jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si...

97

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

95

Page 2: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

Jo për shitje

Page 3: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

1

NJË LIBËR UDHËZUES

MBI METODOLOGJINË E

“TË NXËNIT NËPËRMJET

SHËRBIMIT” NË SHQIPËRI

Page 4: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

2

Titulli: NJË LIBËR UDHËZUES MBI METODOLOGJINË E “TË NXËNIT NËPËRMJET SHËRBIMIT” NË SHQIPËRI

Projekti u drejtua nga: Fondacioni Mary Ward Loreto

Bashkëpunëtorë: Nxënësit e shkollës së mesme “Rogacionistët”, Lezhë dhe komuniteti i Lezhës

Koordinatore Projekti: Afërdita Gjoni, Msc

Grupi i Punës: Arta Suli, Drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Rogacionistët”, Lezhë Alma Zogu, Zv. Drejtoreshë e Shkollës së mesme “Rogacionistët”, Lezhë NikoletaPrendi,mësuesehistoriedhefilozofienëShkollën e Mesme “Rogacionistët” Elsa Nikaj, mësuese e gjuhës dhe letërsisë në Shkollën e Mesme “Rogacionistët”, Lezhë

Redaktimi: Flora Ujkaj

ISBN 978-9928-07-601-4

GEER, 2018

Page 5: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

3

Përmbajtja

Prezantimi i metodologjisë ...................................................................................5

Dy fjalë për Metodologjinë “Service Learning” “Të nxënit nëpërmjet shërbimit në komunitet” ...............................................................................9

Projekti i 1-rë. “Bulizmi në shkolla” ..................................................................10

Projekti i 2-të: “Të kujtojmë për të mos harruar” ...........................................13- Liri e burgosur ....................................................................................................19- Një leksion i çmuar qytetarie ...........................................................................20- Jeta gjatë komunizmit në Lezhë: Tregime ......................................................22

Kalvar i vuajtjeve..................................................................................................22Të jetosh me frikën e vdekjes..............................................................................22Histori kulakësh ..................................................................................................25Liri e burgosur ......................................................................................................27Një kohë që kohën ndali... .................................................................................30Një gjurmë e pazhdukur .....................................................................................33Vuajtjet e familjes sime ........................................................................................35Babai kujton... .......................................................................................................37Gjurmat e komunizmit në familjen time. .........................................................39Gjon Nik Syku, ishte gjyshi i babait tim... ........................................................40Një këndvështrim mbi Heronjtë e Vigut ..........................................................42 ... pionerët duan lirim... .....................................................................................44Kalvari i përndjekjeve komuniste. .....................................................................49Të vuash pa e ditur pse... ....................................................................................51Të rrosh, a të mos rrosh...Kjo ishtë frika ...........................................................53Për të mos u ndarë kurrë .....................................................................................56

Page 6: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

4

Një histori nga periudha e komunizmit… .......................................................58Një kalvar i gjatë vuajtjesh ..................................................................................61Periudha e komunizmit.......................................................................................63Zef Vorf Nekaj .....................................................................................................64Kush jam? Kush jemi ne? ....................................................................................66Sakrificapërshkollimin ......................................................................................68Të intervistoj babain... .........................................................................................69Intervistë me gjyshin ...........................................................................................72Intervistë me mamin ............................................................................................74Copëza kujtimesh nga jeta e tim eti... ................................................................76Bisedë me gjyshin .................................................................................................78Të kujtosh ditët e zymta... ...................................................................................80“Varfëri ekstreme...” ............................................................................................82(Bisedë ne gjyshin dhe copëza kujtimesh nga jeta e tij) ..................................82Jeta gjatë komunizmit në Shqipëri .....................................................................85Nuk kam harruar .................................................................................................87Reflektime .............................................................................................................87Vetmia .................................................................................................................88Ditët e bukura .......................................................................................................88Mbrëmja vjen heret në burg ...............................................................................88Nënës .................................................................................................................89

Falenderime ..........................................................................................................91

Konkluzione ..........................................................................................................92

Page 7: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

5

Prezantimi i metodologjisë

Fondacioni MWL nisi zbatimin e Metodologjsë së të Nxënit përmes Shërbimit në muajin tetor 2018 si projekt studimor pilot. Projekti pilot u zhvillua në partneritet me shkollën e mesme private “Rogacionistët” dhe komunitetin vendor të Lezhës, drejtuar nga Fondacioni Mary Ward Loreto (MWL).

Sistemi arsimor Shqiptar është në tranzicion, duke patur parasysh ndikimin e modeleve e sistemeve të ndryshme nga mbarë bota. Për shembull, shkollat e mesme po përdorin modelin finlandez, ndërsa universitetetpo përdorin modelin e Bolonjës. Si pasojë e këtij faktori, ndryshime të vazhdueshmepondodhinedhenësistemineshkollavefillore.Qasjae ree Shërbimit të të nxënit nëArsim ka sjellë sfida të reja për një strukturëshkollore që po ndryshon.

Shërbimi i të nxënit (ShTN) është një nga metodat më të mira të provuara që ndihmon studentët të angazhohen në mënyrë qytetare. Kjo metodologji i ndihmon ata të bëhen qytetarë më të mirë dhe u mundëson atyre të drejtojnë qënëfillimetetyre.

ShTN i angazhon nxënësit në projekte shërbimi në drejtim të nevojave të komunitetit. Ata, në bashkëpunim me organizatat lokale dhe në sajë të pwrvojës dhe mbështetjes së komunitetit, arrijnë të zbatojnë atë çfarë mësojnë në klasë. Vendimet e marra nga të nxënët duhet të çojnë në veprimtari në komunitet, të cilat do të ndikojnë në ndryshime pozitive konkrete. Nxënësit njëkohësisht mësojnë nga përvoja në fjalë, pasi fillojnë të kenë sukses.Metoda e shërbimit të të nxënit është përcaktuar si një qasje dhe model për zhvillimin e komunitetit, që përdoret si udhërrëfyes për të përmbushur qëllimet e të nxënit, në nivele të ndryshme të arsimit. Ky është një proçes për demokratizimin e sistemeve të të nxënit, që u mëson nxënësve, artin e të qënit të mprehtë e të kuptuarit të shpejtë.

Komuniteti ka punuar me stafin e Shkollës Rogacionistët dhe mepersonelin e MWL. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është që nxënësit vetë, kanëplanifikuarzbatiminekësajqasjeje të re tënxënit.Programi iShTNua ka rritur aftësitë komunikuese dhe zhvillimin ndërpersonal të rinjve të përfshirë në këtë nismë. Përveç kësaj, ata zhvilluan edhe aftësi të tjera si

Page 8: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

6

aftësi personale për të drejtuar, të punuarit në grup, aftësi për përdorimin e teknologjisë dhe aftësi për të marrë vendimet e duhura.

Seanca prezantuese e trajnimit u zhvillua me 16 mësues të shkollës “Rogacionistët”. Këta mësues shprehën një qëndrim pozitiv që ndihmoi të kuptohej më mirë se cilat ishin hapat e ardhshëm të projektit në fjalë. Kështu deri më tani,”qasja e shërbimit të të nxënit” duket si një metodologji interesantedhenëtënjëjtënkohësfiduese.Mësuesiteshkencaveshoqëroreishin shumë të interesuar për këtë metodologji. Pas këtij aktiviteti, 37 nxënës të shkollës u trajnuan për elementët dhe fazat e kësaj metodologjie si dhe u prezantuan me fazat e zbatimit të projektit.

Figura1. Metodologjia e Shërbimit të të nxënit synon të zhvillojë katër shtyllat e arsimit (Delors 1996) që ndërmerren si një instrument i

frytshëm shkollues për të arritur synimmet e UNESCO-s për Arsimin e Shekullit të XXI.

StafiiMWLpunoipërtëforcuarkëtërrjettëpartnerëvelokalënëLezheku metodologjia e ShTN shfrytëzohet nga këta tre rrathë (Shih Figurën 1)

1) I bashkon nxënësit me njëri tjetrin.2) Ata mbështesin njëri tjetrin.3) Cdo nxënës ofron kontributin e tij.4) I ndihmon ata të përballen më mirë në jetën reale me çështje si rritja e

nivelit të papunësisë, varfëria, pabarazia, etj.

StafiiFondacionitMaryWardLoretodhestafiiShkollësRogacionistët,Lezhë, zhvilluan në shkollë, një studim të shkurtër për nevojat e shkollës dhekomunitetitlokal,paszhvillimittëtrajnimitfillestarpërShTN.

Pjesë e këtij studimi u bënë 100 nxënës dhe 100 prindër. Studimi tregoi

Të mësosh për të ditur Të mësosh për të vepruar

Të mësosh për të qënë së bashku

Të mësosh të ekzistosh

Page 9: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

7

semundësitëpërnxënësitepërfshirëishinshumëtëkufizuarpërtëzbatuarpraktikisht çështje të mësuara nga kurrikulat dhe nga informacioni i marrë në shkollë. Një nga treguesit e tjerë të studimit ishte se mbi 70% e studentëve treguan interes në përfshirjen në projekte dhe ofrimin e shërbimeve për qëllime mësimi alternativ nga kurrikulat e tyre teorike.

Së dyti, nga ky studim u kuptua se nxënësit dëshironin të përmirësonin aftësitë jetësore përmes mirëkuptimit shoqëror në komunitet. 78% e nxënësve treguan se lëndët shoqërore, mund t’i ndihmonin në zhvillimin e aftësivejetësore,mëshumësesalëndëtshkencore,simatematika,fizikadhebiologjia (22%).

Së treti, edhe prindërit u përfshinë në biseda. Ata treguan gatishmëri për të kontribuar më së shumti me pjesëmarrjen, ekspertizën dhe përvojat e tyre përkatëse, për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi më të mirë të nxëni për fëmijët e tyre.

Shërbimi i të nxënit është një metodologji inovative mësimdhënieje, e cila përdor një qasje holistike. Ajo inkurajon zhvillimin e aftësive jetësore. Kjo qasje është një reagim ndaj sfidave arsimore të shekullit të21-të dhenevojave të komuniteteve lokale. Një ish patriot dhe mbështetës kryesor ishte CLAYSS, që ofroi trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme për të zbatuar një metodologji të suksesshme të Shërbimit të të Nxënit. Rezultatet e studimit ndihmuan shkollën dhe nxënësit të përcaktojnë natyrën e projekteve që mund të ndërmerreshin nga ata.

GJETJET

*mundësi të ku�zuara për të zbatuar prakti-kisht çështje të mësu-ara nga kurrikulat në kontekstin shoqëror.

*70% e studentëve treguan interes në përfshirjen në projekte dhe ofrimin e shërbi-meve për qëllime mësimi.

PRINDËRIT

Dëshirojnë të kontribuojnë me

*praninë e tyre

*përvojat

*të mbështesin për krijimin mjedisit të duhur për të nxënët.

100 nxënës & 100 prindër të përfshirë në studimin për të matur interesin e të qënurit i përfshirë në projekte të ShTN.

Page 10: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

8

Nëpërmjetanalizëssëkomunitetit,uidentifikuan5çështjeqëstudentëtdëshironin të trajtonin, por më pas ato u kufizuan në dy tema. Temate përzgjedhura ishin: “Bulizmi në shkolla” dhe “Të kujtosh për të mos harruar” (Ndikimi në jetën e Lezhës si qytet post komunist).

Shkolla

OJF Komunite�

Metodologjia e

ShTN-së

Page 11: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

9

Gjimnazi Jo Publik “Rogacionistët” është bërë pjesë e projektit “Service Learning” “Të nxënit nëpërmjet shërbimit në komunitet” nën mbështetjen e Fondacionit Mary Ward Loreto.

Kjo metodologji po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, por po përhapet mjaft shpejt në shumë vende të botës.

Përfitimetkryesoretëkësaj metodolgjie janë sepse kanë në fokus procesin e të mësuarit sipas kurrikulave, por në të njëjtën kohë informacionin teorik që nxënësit marrin në shkollë, kjo metodologji ua ofron për ta zbatuar edhe në praktikë.

Gjitashtu kjo metodologji synon që të rinjtë të rriten me një ndërgjegje qytetare ku ata të ndihen pjesë e komunitetit, e problemeve që shqetësojnë komunitetin dhe gjithashtu të bëhen pjesë e zgjidhjeve për çështjet problematike komunitare.

Pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi, ishte projekti “Kujtesë për të mos harruar”. Ky projekt kishte në fokus të nxirrte në pah gjurmët që ka lënë komunizmi në shoqërinë shqiptare. Intervistat, rrëfimet, reflektimetdhe poezitë e sjella nga nxënësit u bënë tematikat e këtij libri.

Kjo metodologji, e gërshetuar me objektivat e të mësuarit, rriti interesin e të rinjve për të njohur historinë shqiptare si dhe për ta përcjellë atë tek bashkëmoshatarët e tyre. I gjithë ky rrugëtim gjeti mbështetjen e vazhdueshme,frymënebashkëpunimitsidhetëfinancimitngaFondacioniMary Ward Loreto.

“Service Learning” “Të mësuarit nëpërmjet shërbimit në komunitet” përkon me kurrikulën e gjimnazit për formimin e kompetencave, jo vetëm personale, por edhe qytetare në shërbim të komunitetit.

Shpresojmë dhe urojmë që ky libër i thjeshtë në përmbajtje, por me vlerë në këndveshtrimin e kujtesës dhe histroisë së një kombi, të shërbejë si memorie e komunitetit për të vlerësuar lirinë dhe demokracinë dhe për të mos harruar të kaluarën.

Dy fjalë për Metodologjinë “Service Learning”

“Të nxënit nëpërmjet shërbimit në komunitet”

Page 12: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

10

Projekti i 1-rë. “Bulizmi në shkolla”

Synimi i projektit: Zhvillimi i mjeteve dhe instrumentave të dobishme për të luftuar bulizmin në shkolla, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Arsimit në Shqipëri.

Objektivi 1. Mbështetja e një shkolle për të krijuar një model që duhet të përsëritet në institucionet e tjera arsimore.

Objektivi 2. Angazhimi i studentëve, mësuesve, strukturave të qeverisjes vendore dhe anëtarëve të komunitetit për t’u bërë të vetëdijshëm për këtë fenomen dhe për të krijuar një mjedis pa bulizëm në shkollat tona.

Trajnimin me nxënësit, mësuesit, prindërit, psikologët e shkollave, e realizoi një punonjës social nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Këta të fundit ishin pjesë e strukturës së Departamentit të Arsimit dhe psikologët punonin në Drejtorinë Arsimore të Bashkisë së Lezhës.

Pas këtij Trajnimi Trajnerësh (TiT), nxënësit dhe psikologët organizuan një sërë trajnimesh në 3 shkolla të tjera: në Shkollën Rogacionistët, Shkollën ”Nëna Tereza” dhe në shkollën Kallmet. Trajnime të tjera u zhvilluan edhe mefëmijëtdheprindëritnëQendrënKomunitaretëLezhës.

Aftësitë që përftuan nxënësit gjatë zbatimit të projektit të ShTN-së për Bulizmin

Aftësi për të intervistuar, aftësi për të trajnuar,

Aftësi për të folur në publik, aftësi për të dëgjuar gjatë komunikimit,

Vlera e të mbështeturit dhe ndihmuarit të tjerët, për të ndarë rolet dhe përgjegjësitë,

aftësi analitike, aftësi dixhitale

Page 13: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

11

11%

25%

7%

57%

ASPAK PAK NJAFTUESHEM SHUME Prania e bulizmit në shkollë

Nuk ka bulizëm 11%

Pak bulizëm 25%

Mja� raste bulizmi 7%

Shumë raste bulizmi 57%

Foto nga aktivitete të ndryshme

Gjatë zbatimi të projektit nxënësit mundën të zhvillojnë dhe praktikojnë aftësi të caktuara si në vijim:

- Sitëpërgatisinnjëfletëpalosjepërtëpërcjellëmesazhekryesore- Si të krijojnë një video ndërgjegjësuese për bulizmin - Si t’i ndajnë rolet për të përdorur dhe krijuar këto materiale si

instrumenta trajnimi - Në komunitet dhe në shkolla të tjera u organizuan trajnime për

zhvillimin e seancave ndërgjegjësuese.

Page 14: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

12

Një komponent i rëndësishëm i proçesit të trajnimit, ishte përgatitja e një videoje ndërgjegjësuese kundër bulizmit. Nxënësit përgatitën, luajtën dheregjistruantërësishtkëtëfilm.Gjithashtumekëtërasturritënmundësitëe studentëve që të përdorin teknologjinë në të mirën e komunitetit. Kjo video shërbeu si mjet gjatë mbledhjeve ndërgjegjësuese që u zhvilluan me nxënësit dhe grupet e komunitetit.

Përveç njohurive lidhur me bulizmin, nxënësit zhvilluan aftësi për të trajnuar duke angazhuar në mënyrë active, shkolla dhe prindër të tjerë, për këtë shqetësim social. Shqetësimi në fjalë, është bërë i njohur si problem social vetëm në vitet e fundit në Shqipëri. Gjatë këtyre seancave, brenda komunitetitu identifikuanjënevojëemadhepërrritjenendërgjegjësimitkundër bulizmit.

Më tej, seancat e trajnimitndihmuannë identifikimin eviktimave tëbulizmit për të cilët psikologët, prindërit dhe mësuesit ofruan mbështetje. Një pyetësor i kryer në shkollën Rogacionistët tregoi se 13% e nxënësve kishin qenë pjesë e situatave të bulizmit dhe nuk kishin reaguar ndaj situatave të tilla edhe pse ishin dëshmitarë të tyre.

Theks i vecantë i është vënë rolit që adoleshentët mund të luajnë vetë në zbutjen e këtij fenomeni. Ata janë aktorët kryesorë, të cilët janë të përfshirë, kur sjellje të tilla ndodhin mes shokëve të tyre, në mjedisin e shkollës. Doli në pah një problem shtesë si “bulizmi kibernetik”, ku përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale, veç mjedisit shkollor, është një faktor që studentët duhet ta kenë parasysh në botën kibernetike, madje edhe brenda shtëpisë ndonjë herë.

Nxënësit 80%

Komunite� 13% Mësuesit

3%

Psikologët 4%

Numri i personave që për�tuan nga trajnimet për bulizmin

Page 15: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

13

Projekti i 2-të: “Të kujtojmë për të mos harruar”

Zhvillimi i angazhimit qytetar në shoqëri është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, për një sërë arsyesh. Së pari, shoqëria civile nxit përfshirjen e qytetarëve në proçeset e kombit dhe të rajonit. Së dyti, shoqëria civile është e nevojshme në mënyrë që demokracia të lulëzojë. Pa komunitete, shoqëria nuk do të funksiononte në asnjë mënyrë. Ato përfaqësojnë një aspekt thelbësor të përvojës dhe të zhvillimit njerëzor.

Elementi kyç i Shërbimit të të nxënit është kombinimi i:

Në këtë kontekst, projekti i dytë i ndërmarrë nga shkolla, komuniteti dhe nxënësit u quajt “Të kujtojmë për të mos harruar”.

Shqipëria ka kaluar 50 vjet diktaturë dhe sistemi arsimor shqiptar nuketrajtonkëtëçështjenëlëndëtearsimitnënivelinearsimitfillordheparauniversitar.

Në këtë drejtim, është ndërmarrë një projekt që synon objektivat e mëposhtme:

1. Të mësohet më shumë për këtë pjesë të historisë shqiptare gjatë së cilës prindërit dhe gjyshërit e nxënësve kanë vuajtur për 50 vjet;

2. Të mësohen dhe vlerësohen vlerat e jetesës në liri.

3. Të kontribohet për nxënësit e tjerë me një produkt që sjell histori reale nga komunizmi.

Objektivave të të nxënit

me Objektivatë shërbimit

Page 16: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

14

Komuniteti i njerëzve të persekutuar politik është një komunitet mjaft i madh në Shqipëri dhe kjo përfshin edhe qarkun e Lezhës. Kjo ide u prit mirë, pasi Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit, gjë që ende shqetëson të përndjekurit dhe familjet e tyre.

Popullsia e Lezhës është rritur shumë pas vitit 1990, veçanërisht për shkak të migrimit nga rajoni i Mirditës dhe Pukës. Si rezultat, ky projekt përfshiu një larmi të gjerë komunitetesh.

Fillimisht u organizuan trajnime ku morën pjesë 30 nxënës dhe mësuan se si të shkruajnë tregime, elementët kryesorë si të zhvillojnë një intervistë, si të përgatisin një video dhe si të shkruajnë një raport. Më pas, nxënësit mblodhën tregimet dhe i vendosën ato të gjitha në një libër. Në këtë projekt u angazhuan tridhjetë familje të cilat ndanë me brezin e ri atë që nënkuptonte të jetoje në komunizëm.

Nxënësit vizituan Zyrat e Hetuesisë së Policisë së Shkodrës, e cila tani shërben si muze i krimeve të komunizmit. Drejtori i muzeut, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së ish-persekutuarve, u treguan nxënësve historitë e tyre.

Nxënësit vizituan qelitë dhe u informuan për torturat që kishin përjetuar të burgosurit e asaj kohe. Duke parë qelitë me përmasa 2m2, ku jetonin më shumë se gjashtë persona në kushte të tmerrshme jetese, ata patën mundësi të prekin një ilustrim të qartë të asaj që nënkuptonte, të ishte një i burgosur i asaj kohe.

Më pas, nxënësit vizituan Muzeun e Kishës të Urdhrit Françeskan, i cili gjithashtu tregon krimet dhe atë që kisha katolike dhe klerikët pësuan gjatë komunizmit.

Kjo ditë ishte shumë mbresëlënëse për nxënësit. Pas këtij udhëtimi, atapërgatitënnjëmini-dokumentaricilishfaqipërshtypjet,fotografitëdhestatistikat edhe për nxënës të tjerë.

ShTN zhvillohet nëpërmjet një ekuilibri mes synimeve të të nxënit dhe rezultateteve të shërbimit, dhe kur një detyrë publike integrohet dhe arrihet me rritje të ndërgjegjes arsimore.

Shërbimi i të nxënit tani shihet si një qasje inovative dhe globale në mësimdhënie e në të mësuar dhe mundëson përfshirjen sociale dhe të nxënit praktik.

Shërbimi i të nxënit kontribuon në cilësinë e arsimit duke praktikuar njohuri dhe shprehi që i shërbejnë nevojave reale, dhe jo vetëm thjesht të lexohet teorikisht në shtëpi për të kaluar kohën.

Page 17: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

15

Foto të ish-Zyrës së Hetuesisë në Shkodër që është kthyer në Muze për të mbajtur gjallë historinë dhe për të paraqitur torturat e pësuara nga

shumë shqiptarë gjatë komunizmit

Page 18: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

16

Rezultatet e përgjithshme të paraqitura nga nxënësit:

1. Ndikim pozitiv në njohuritë mësimore të nxënësve. Materiali mësimorqëmësohetpërmeszbatimitpraktikdheudhëzimitreflektuespraktikohet jashtë klasave dhe testimit.

2. Ndikon të nxënët ndërpersonal. Nxënësit rishikojnë vlerat dhe synimet personale duke orientuar interesin dhe përkushtimin ndaj projekteve të shërbimit të të nxënit, si dhe drejt krijimit të një lidhjeje dhe përkushtimi me komunitetin.

3. Përmirëson aftësinë e studentëve për të zbatuar atë që kanë mësuar në “botën reale”.

4. Ka ndikim në zhvillime të brendshme të nxënësve, që lidhen me “të menduarit në një mënyrë të re dhe drejtime të reja-duke krijuar një pamje të re, pa u mbështetur në drejtime të vjetra”.

5. Ka ndikim pozitiv në rezultatet e tjera mësimore siç janë kompleksiteti i të kuptuarit, analiza e problemeve, zgjidhja e problemeve, të menduarit kritik dhe zhvillimi kognitiv(nxënësitsfidohentëpërdorinaftësisitëmenduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve në një kontekst që ofron më shumë informacion dhe përvojë për vlerësim nga nxënësit.)

6. Përmirësim i aftësisë për të kuptuar kompleksitete dhe paqartësi. Kjo metodë ofron përvoja qytetare të suksësshme si dhe eksperienca në çështjet e sjelljes. Kjo i ndihmon nxënësit të kuptojnë më mirë çështjet sociale që janë të rëndësishme për komunitetin e tyre.

7. ShTN është efektive për ata që shërbejnë, si dhe për ata që shërbehen. Të nxënit nis me ndikimin e shërbimit të të nxënit në zhvillimin personal dhe ndërpersonal të nxënësve.

Përfitimet e nxënësve:

• Projekti i ndihmoi nxënësit të mësojnë më shumë rreth parimeve demokratike, praktikave dhe lidhjeve të drejtpërdrejta që kanë me komunitetin.

• Ai i ndihmoi në zhvillimin e aftësive për të bërë pyetje kritike për autoritetet lokale.

Page 19: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

17

• Nxënësit zhvilluan aftësi kërkimore, ku përfshihet edhe mënyra e përcaktimit të prioriteteve, midis nevojave të ndryshme të komunitetit.

• Ndërgjegjësim për punën në komunitet.

• Mësuan për mënyra të reja sesi respektohet përfaqësimi gjinor që nga niveli bazë.

Rezultatet Sociale:

• Përmirësim i përgjegjshmërisë sociale dhe aftësive qytetare.

• Përfshirje më e gjerë në shërbimet komunitare pas diplomimit.

• Ndërveprim i frytshëm. Pjesëmarrësit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime të veçanta për shërbimet që po zbatojnë dhe problemet të cilat trajtojnë shërbimet e tyre.

• Shërbimi i të nxënit ofron mundësi për lidhje dhe zhvillim.

Përfitimet e komunitetit nga Shërbimi i të nxënit:

• Kënaqësi nga pjesëmarrja e nxënësve.

• Burime njerëzore me vlerë të nevojshme për të arritur synimet e komunitetit.

• Energji të reja, entuziazëm dhe këndvështrime të ndryshme të zbatuara në punën e komunitetit.

• Marrëdhënie të përmirsuara komunitare me shkollën.

Rekomandime nga mësuesit e përfshirë në projekt:

• Të vijojë hartimi i projekteve të ShTN–së, së bashku me nxënësit dhe komunitetet, në përputhje me kurrikulat e shkollave por me fokusintekkomunitetinërolinepërfituesve.

• Nxënësit vijonë të drejtojnë projekte në partneritet me komunitetin si faktor kryesor që shkakton ndryshime shoqërore.

• Të zgjerohet trajnimi i mësuesve për të njohur dhe zbatuar metodologjinë e SHTN-së.

Page 20: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

18

• Nxënësit përgatiten si trajnerë me synimin për të përmirësuar të nxënit nëpërmjet shërbimeve komunitare dhe nëpërmjet angazhimit në projekte të ShTN-së.

Rekomandime për institucionet arsimore:

• Promovimi i mbështetjes së personelit pedagogjik që të njohin dhe zbatojnë ShTN-në edhe në zona rurale.

• Të krijohen mënyra për të mbështetur projekte shkollore me grante të vogla për të përmirësuar shërbimin arsimor, që nxënësit të përfitojnënjëjetëmëtëmirënëkomunitet.

• Organizim i herëpashershëm i tryezave të rrumbullaketa me rrjetin e shkollave për të shkëmbyer ide, përvoja, dhe praktika me fokusin tek metodologjia e Shërbimit të të Nxënit.

• Shkëmbim i përvojave më të mira të ShTN-së me shkolla e komunitete të tjera.

Page 21: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

19

Liri e burgosur

I nderuar lexues!Në këtë libër me tregime të shkurtra përcillen copëza jete nga kalvari i

dhimbjes se shkaktuar gjatë periudhës së rregjimit komunist.Janë nxënësit e gjimnazit jopublik “Rogacionistet” që risjellin në kujtesë

histori të familjeve të tyre të përjetuara nga prindërit dhe gjyshërit.Nuk kanë penë shkrimtari e as filozofi, porme gjuhë të thjeshtë,me

dashuri dhe respekt sollën histori të shkruara, por të pa treguara më parë.Temat e ngjarjeve pasqyrojne një realitet të jetuar në shoqërinë komuniste

ku persekutimi, internimi burgosja apo pushkatimi prekën shumë familje shqiptare.

Struktura e ngjarjes apo intervistës është sjellë origjinal ashtu si është menduar nga vetë nxënësit.

Detajet e mënyrës së jetuarit në të gjithë realitetin socialist si arsimi, prona, propaganda e deri te veshjet janë shumë origjinale tek intervistat.

Shpesh mësimi ka përfshirë emocionalisht dhe vetë nxënësit, ku përqëndrimet e tyre dhe emocionet shoqërojnë shkrimin.

Në faqet e këtij libri nga njëri tregim tek tjetri, janë përfshirë familje nga treva të ndryshme, por me histori të ngjashme të vuajtjes njerëzore.

Vlerësimi i sakrificës sidhekrenaria eqëndresës së prindërve dhe të gjyshërve të tyre është thelbi i giuhës së përdorur.

Dëshira për të bashkëndarë historitë e familjeve u bë edhe motivimi i këtij libri. Kjo është dhe vlera më e madhe ku siç thotë edhe Papa Françesku: “Kujto për të mos harruar... një brez që kujton ka të ardhme”

Ju urojmë një lexim të këndshëm!

Page 22: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

20

Një leksion i çmuar qytetarie

Një leksion i çmueshëm qytetarie i vjen shoqërisë tonë nga brezi më i ri shkollor, në këtë rast, nga gjimnazi jopublik “Rogacionistët” i qytetit të Lezhës. Një leksion mbi kujtesën kolektive të shoqërisë sonë nën diktaturën totalitare komuniste. Të udhëhequr nga kordinatorja e projektit “Të Mësuarit Nëpërmjet Shërbimit në Komunitet” znj. Afërdita Gjoni, mbështetur nga Fondacioni Mary Ward Loreto, si dhe mësuesja e apasionuar pas historisë znj Nikoleta Prendi, mësuesja e gjuhë letërsisë Znj Elsa Nikaj, gjimnazistët u përfshinënënjëprojektfisniktëpunësmbikujtesën.Teksalexojahistoritëembledhura me thjeshtësi e spontanitet nga këta qytetarë të rinj të Shqipërisë, përshtypja, përgjithësisht e zymtë që kam pasur në lidhje me transmetimin e kujtesës ndër breza, nisi të zhdavaritet, për t’ia lënë vendin shpresës dhe krenarisë, se jo gjithçka do ta përpijë harrimi.

Tregimet, rrëfimet,dëshmitë, jetëshkrimetdhe intervistatembledhuranë këtë libër nga gjimnazistët kanë prekur në një truall të ndjeshëm: në nyjen e brishtë që lidh kujtesën e gjysh/stërgjyshërve me nipat, pra, me brezin e tretë. Çdo vatër shqiptare në një mënyrë a në një tjetër ka një “depozitë” kujtimesh, që duhet përcjellë, duhet përjetuar dhe duhet marrë shumë seriozisht. Është i vetmi shans në kaotikën postmoderne për të lidhur ngushtë skajet e identitetit tonë në një unitet organik, që të fton të meditosh e përsiatësh: nga vijmë, ç’udhë kalvari përshkuan prindërit e gjyshërit tanë? Pseesotmjareflektonkonfuziondhecilësi tëkeqe lirie?Ç’qëndrimështëmbajtur ndaj krimeve të Komunizmit dhe shkatërrimit të vlerave personale e kolektive? A pati drejtësi? A duhej drejtësia në një vend të mbërthyer për 50 vjet në darën e terroit? Si do ta projektojmë ne paqen e përbashkët sociale e kombëtare, pa dhënë mesazhin e drejtësisë, paqes e përvujtnisë para fateve tragjike të dhjetra mijëra familjeve, që morën udhët e kampeve e burgjeve komuniste dhe sot nuk kanë ende një varr për eshtrat e të dashurve të tyre? Si do të projektohet e ardhmja dhe thelbi i lirisë tonë, nëse nuk duam ta njohim, përjetojmë dhe analizojmë përvojën tonë të hidhur, që e shkuara na e shkroi tatuazh mbi lëkurë?

Këto dhe një varg pyetjesh të tjera, të cilave nuk u dha përgjigje shoqëria

Page 23: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

21

postkomuniste shqiptare, duke sugjeruar nën neglizhencën e demagogëve politikë e shtetërorë, e kanë marrë përsipër grupime intelektualësh të vetëdijshëm, ndonëse disi vonë. Ç’është e vërteta, ka një gjallërim të diskursit me të kaluarën. Ka institute, shoqata, OJF e operatarë të ndryshëm privatë, që po bëjnë një punë lavdëruese në këtë drejtim. Ka polemika e replika në media e portale. Një gjë pozitive, sepse diskutohet. Ka gjithashtu përpjekje të mendjeve të mbyllura, që kërkojnë të relativizojnë krimet e komunizmit, t’i vënë në dyshim e madje t’i mohojnë, duke parapërgatitur terrenin recedivist të revanshit e rikthimit të ideologjisë totalitare komuniste. Ka një nostalgji, e cila përkrahet e frymëzohet, për fat të keq, nga persona e segmente të botës akademike, politike e shtetërore. Por thelbësore mbetet qëndrimi ynë aktiv nëkëtodebate,shkallaereflektimittonëdhevullnetiipërfshirjesnëhigjenëne kujtesës. Siç e dime, që pas rënies së diktaturës në shtypin tonë, përmes dosierëve apo studiove televizive ka patur një “luftë kujtesash”. Kujtesa e bëmave të zeza të kumunizmit përpiqet të eklipsojë kujtesën e viktimave të tij. Është çështje morale dhe etike qytetare që të bësh zgjedhjen tënde në bazë të njohjes dhe logjikës së fakteve.

Sot ne, edhe pas 28 vitesh të rënies së diktaturës, përballemi ende me shumë probleme, sidomos të edukimit shkollor e qytetar. Vazhdojmë të kemi ende kurrikula mesimore të padekomunistizuara. Sistemi ynë arsimor duhet medoemos, sidomos në lëndët humanitare, të dekomunistizohet, të mos fshihet e vërteta dhe të mos e kalojnë në heshtje periudhën më tragjike të popullit tonë.

Përgjigja që japin nxënësit e gjimnazit jopulik “Rogacionistët” të Lezhës, është e qartë, fisnike dhe largpamëse: kujtesa e prindërve dhe gjyshërveështëhirikudotërilindësifeniksinjëbreziri,njëvetëdijeere,efisnikëruardhe e pasuruar me pengjet, ëndrrat dhe idealet e etërve dhe gjyshërve. Ky brez do të jetë vazhdimësia e ëndrrave të tyre, përmbushja e tyre, nën dritën e arsyes dhe drejtësisë.

Këta gjimnazistë, janë që tani kolegët tanë të rinj dhe japin një shembull kurajoje civile për shumë bashkëmoshatarë të tjerë anembanë Shqipërisë.

Me përshëndetje të sinqerta.

AGRON TUFADrejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve

dhe Pasojave të Komunizmit.Tiranë, 7 gusht, 2018

Page 24: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

22

Kalvar i vuajtjeve

“Këtë histori të dhimbshme mos e harroni, por mësoni e studioni për të, sepse kush nuk mëson nga e historia, pranon që ajo e kaluar përsëritet.”

Breza shqiptarësh që u rriten dhe lindën për të qënë të fyer, të vuajtur, të dhunuarfizikishtemendërishtqoftëedhepërnjëfjalëgoje.

Të jetosh me frikën e vdekjes

Kur më 9 nëntor 1941, erdhi në pushtet Partia Komuniste si partia e vetme në Shqipëri, një ndër kundërshtarët e saj të parë ishte dhe stergjyshi im. Lleshi ishte i biri i Frrok Dodë Prengës, një nga burrat më të përmendur në vendin e tij. Në katund kishte një ndikim të madh, pleqëronte dhe vendoste drejtësi. Një mëngjes, kur dielli do e ngrohte me rreze të ftohta, bëri që ai mos ta harronte kurrë atë ditë. Ai, si një burrë me nam e me burrëri, mbrojti me besë disa diversantë, duke i fshehur në mal. Pas dy orësh, në

Llesh Frrok Doda

Jeta gjatë komunizmit në Lezhë: Tregime

Page 25: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

23

kullën e tij dykatëshe, ai u arrestua dhe kullën ia dogjën komunistët pa pikën e mëshirës. Mbase ata as që njihnin fjalë mëshirë.

Llesh Frrok Doda kishte 2 fëmijë të mitur, Mriken dhe Pjetrin.U burgos duke e lënë vajzën 8 vjeçe dhe djalin 4 vjeç bashkë me nënën e

tyre, të vetëm dhe mes katër rrugëve. Natën e parë të burgosjes së Lleshit, familja e tij fjeti diku në rrugët e katundit, në ndonjë kasolle apo shtëpi të mbetur shkretë, pa bukë e pa rroba. Ditët e tjera, një derë shtëpie hap e një

Burg internimi i komunizmit.

Page 26: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

24

pjatë e ngrohtë supe iu ofrua nga një kushëri i largët. Stërgjyshja ime vdiq pas gjyqit të të shoqit, Lleshit.

Pas frymës së fundit të të zotit të shtëpisë, kjo familje nuk kishte më të drejta dhe do të vuanin gjithë jetën.

Pasi vdiq stergjyshja, gjyshen dhe Pjetrin, vëllain e gjyshes sime, i mbajti nën strehë xhaxhai e tyre. Jetuan në të njëjtin vend, ku kishin lindur. Vetëm qielli s’kishte ndryshuar me burgosjen e babait të tyre, por çdo gjë tjetër po.

Problemet sa vinin e shtoheshin me rritjen e tyre. U rritën pa nënën e babain, pa dashurinë e tyre dhe pa shkollim. Mëngjeset i prisnin pa asnjë shpresë, por asnjëherë nuk u dorëzuan.

Llesh Frrok Doda u burgos me ardhjen e komunizmit, ku dhe u dënua me vdekje, por Zoti nuk e kishte dënuar. Atij iu fal jeta. Në burg ai përjetoi tortura nga më të ndryshmet: si jeleku i torturës, lihej pa bukë e pa ujë. Në ditët e “festave” kur kishte bukë, e hanin me rracion, nuk e shoqëronin me asgjë tjetër. Ujë pinin nga bora, groshën ua jepnin me krimba, në mënyrë që uria për ushqim të çonte drejt ngrënies se saj. Shumë netë pa gjumë duke qëndruar në këmbë për ditë të tëra, varja me kokën poshtë dhe lidhja e duarve,punëedetyruardhepunënëminiera.Pavarësishtvuajtjevefizike,i mundonte më shumë ajo shpirtërore. Malli për fëmijët, gruan, vëllain e të tjerët ishin më të rënda se të gjitha vuajtjet e tjera.

Doli nga burgu pas 15 vitesh nga një falje, por dukej më shumë si “heqje qafe” ngaqë të gjithë e dinin se po i vinte fundi. E kështu ndodhi. Pas një viti mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Ishte lodhur aq shumë sa forcat i kishin mbaruar, i kishte mbaruar edhe dëshira për të jetur. Në të vërtetë ai kishte 15 vite që vdiste dalëngadalë. Çdo ditë i vdiste nga një frymarrje, i zbehej një rreze dielli dhe shuhej një rrahje zemre.

Sot varri i tij është i përdhosur nga koha, shiu, era e harresa. Varri i tij ështëpersonifikimiigjallëijetëssëtijtëmjerë.Jetautreguaeashpërmetë.Uroj që në botën tjetër, asaj bote për të cilën shpesh bashkonte duart e ulte kokën, t’i ketë dhënë paqen e merituar.

XHOANA FRROKU Shkolla “Rogacionistet “ klasa XI A

Page 27: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

25

Histori kulakësh

Kjo histori, që më kanë treguar mami dhe gjyshja nga mami, është gdhendur thellë në mendjen time.

Unë që po shkruaj këtë histori jam pasardhësi i një të persekutuari komunist shqiptar.

Historia që do të tregoj, vazhdon nga gjyshi i mamit i cili quhej Vat Nika. AiishtenjëfshatarmetokanëfshatinAlktëTales,QarkuLezhë.VatNikakishte dy djem Gjon Vatin dhe Pjeter Vatin, ky i fundit ishte dhe babai i nënës sime. Të dy vëllezërit trashëguan denjësisht pasuritë që iu la babai i tyre. Gjon Vati një kohë, që ishte xhaxhai i mamit tim, rreth viteve 1940 u bë kryeplakifshatit.Ishtezgjedhurngabashkëfshatarët,sepseishteaqsafisnikdhe i zgjuar e njeri i besës.

PasluftëspërçlirimeShqipërisë,erdhiregjimikomunist.Kyishtefillimii terrorit për familjen e dy vëllezërve.

Më1946,nëfshatinGurëz,GjonVatiupushkatuame12vetatëfisittëMiraj, pa gjyq. (Këta të fundit ishin shkolluar jashtë Shqipërisë.) Kjo ndodhi për shkak të zgjuarsisë që këta 13 vetë kishin. Regjimi kishte frikë se ata do filloninndonjëluftëpërçlirimngakomunizmi.

Kjo ishte një humbje e madhe që i ndodhi shtëpisë së Vat Nikës. Pas pushkatimit, gjyshi im nga mami, mbeti vetem me të venë e vëllait dhe gruan e tij. Tortura do vazhdonte akoma.

Gjyshi zotëronte dy shtëpi, një kullë dykatëshe dhe një shtëpi njëkatëshe. Kulla iu mor dhe u bë shkolla e fshatit, ndërsa shtëpia njëkatëshe u nda me dy familje të tjera, përveç asaj të gjyshit, të vesë dhe gjyshes. E gjithë pasuria që zotëronte familja e tyre u morënngashteti,dukefilluarmetokate shumta, bagëtitë, kuajt, napolona ari etj…

Këtu pastaj erdhi dhe emërtimi ‘’Kulak’’.Sikur të mos mjaftonte emërtimi i çuditshëm dhe marrja e të gjithë pasurisë,

atyre iu hoqën thuajse të gjitha të drejtat, si arsimi i mesëm dhe i lartë, plus që s’kishin thuajse fare të drejta përballë shtetit apo bashkëfshatarëve.

Në vitin 1967 lindi mami im, si trashëgimtarja e vetme e familje. Familja e saj, si edhe ajo do quheshin “Kulakë” dhe po ashtu s’do kishte të drejta

Page 28: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

26

për asgjë. Ajo vuajti pasojat e komunizmit që në lindje dhe pastaj në shkollë shihej dhe përçmohej nga bashkëmoshatarët, ndonëse ishte ndër nxënëset më të mira të shkollës. Pavarësisht mesatarës së lartë, asaj iu lejua vetëm arsimi 8-vjeçar.

Në vitin 1979 i vdes i ati. Sikur mos të mjaftonin të gjitha pasojat e regjimit, mami duhej të rritej pa baba.

Pas shumëmundimesh e sakrificash, përmuajme rrallëdheme lutjetë njëpasnjëshme, sa tek një njeri me njohje në parti, sa në Zot, ajo u fut në shkollën e mesme dhe pse një vit më vonë se bashkmoshatarët e saj. Mbaroi gjimnazin si një ndër nxënëset më të mira, por deri këtu ishte rrugëtimi i saj arsimor. Edhe sot mami e ka në mendje dhe peng në shpirt, prandaj mundohet që ne, mua dhe motrës sime, përveç se të na shkollojë, të na plotësojë çdo kërkesë.

Pas ardhjes së demokracisë, mami mori frymë sikur të kishte lindur për herë të dytë.

Më në fund iu dha mundësia të jetonte e lirë.Gjyshja dhe mami, sa herë më tregojnë histori të kohës së komunizmit,

gjithmonë janë me lot në sy e gjithmonë në fund të çdo historie thonë: ”Të lutem Zot, mos e kthe më atë kohë torturash, vuajtjesh dhe tmerresh.”

PUNOI: KEvIN vATA

Page 29: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

27

Liri e burgosur

Liria është oksigjeni i jetës pa të cilen bota do të ishte e prangosur. Vallë a mundemi ne si individë apo si gjeneratë e së ardhmes, të imagjinojmë jetën tonë të ngujuar pa liri të fjalës e mendimit?

Jam e sigurtë që jo. Por, po të hapim dritaret e ndryshkura të së shkuaëes së stergjyshërve, gjyshërve apo edhe vetë të prindërve tanë, do të kuptonim qartë vuajtjet e tyre që i kanë bërë të fortë në karakter, me plagë tëpashërueshmenëshpirt.Dukeshfletuarlibrinegjatëtëjetëssëgjyshërvetë mi, dalin në sipërfaqe vuatje të shkruara me gjak, gjatë shumë periudhave të historisë së Shqipërisë. Nga ky libër kaq i madh, do të doja të nxirrja nga kornizat bardhë e zi, historinë e tyre si të persekutuar në kohën e diktaturës.

Familja e babait tim i ka rrenjët e saj në fshatin Amull të Ulqinit. Pas shpënguljes së tyre në Bogë të Malësisë së Shkodrës, familja nguliti thellë historinë e saj në ato troje, duke u shquar si familje e nderuar dhe me emër. Gjatë luftës së dytë botërore ato mbajtën një qëndrim neutral e pa trazira.

Pas mbarimit të luftës, u rrit pakënaqësia ndaj rregjimit totalitar që mori drejtimin në vend, gjë që bëri krijimin e shumë grupeve antikomuniste. Në zonën e Malësisë u dallua grupi i Ded Shabanit, i cili njihej për trimërinë e tij. Gjyshi i babait tim, duke qenë i njohur në ato troje, kishte pasur miqësi të hershme me kryekomandantin e atij grupi, por nuk kishte pasur asnjëherë lidhje me ta.

Ishte një ditë e bukur pranvere, e vitit 1953, që për familjen shënoi një dimër të vërtetë shpirtëror. Stërgjyshi po zbriste në Shkodër për të blerë ushqime për familjen dhe bagëtitë. Fati i tij i keq bëri që ai rastësisht të takonteDedShabanindhenjerëzitetij.Ndërkohëqëpoflisnin,atakishinqenë të rrethuar nga ushtria e rregjimi. U kapën të gjithë bashkë, i torturuan për vdekje. Më pas, pesë anëtarët e grupit bashkë me stërgjyshin tim, ashtu të lidhur me zinxhirë krah njëri-tjetrin, u pushkatuan pa gjyq. Kjo shënon një dhimbje të madhe për shtatë fëmijët dhe gruan e tij të mjerë, sepse pas kësaj ata shpallen “familje kulake”, kundërshtarë të drejpërdrejtë të Partisë.

...Por kjo nuk ishte asgjë, sepse pas disa ditësh stërgjyshi shpallet i pafajshëm dhe i pushkatuar padrejtësisht.

Page 30: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

28

Vitet vijuese ishin stërmunduese për familjen, e cila kërkoi sërisht të fitonterespektineprestigjinemëparshëm,tëvjedhurpadrejtësisht.Brengae tyre më e madhe, ishte gjetja e eshtrave të kryetarit të familjes, të cilat nuk dihen as sot e kësaj dite. Gjatë asaj kohe, familja arriti të përmirësonte disi gjendjen ekonomike dhe të formonte edhe një herë emrin e një familjeje të respektuar në vend.

Gjithçka mori kthesë ne vitin 1962, kur tre nga djemtë e stërgjyshit të pushkatuar ose xhaxhallarët e vegjël të babait tim, u ndjenë të pakënaqur dhe të shtypur nga rregjimi komunist. Kështu ata vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Pak para se të kalonin kufirin,më i vogli pendohet, pasimendon për të ëmën e cila kishte mbetur e ve dhe e vetme, kështu heq dorë dhe kthehet për në shtëpi, ndërsa të tjerët vazhdojnë rrugën. Sapo hapat ndihen në pragun e shtëpisë, merret vesh mungesa e dy vëllezërve të tjerë. Forcat e policisë e kuptuan largimin e tyre dhe një ditë hynë në shtëpi duke përdorur dhunë mbi çdo pjestarë të familjes. Iu morën të gjithë pasurinë që kishin. U lidhën duart dhe këmbët dhe i torturuan për të treguar të vërtetën. Vëllai i vogël, nga tortura që e gjithë familja po kalonte, vendos të tregoje historinë e largimit të dy vëllezërve dhe kthimin e tij në shtëpi. Pas kësaj, regjimi komunist vendos internimin e familjes në Fiershegan të Lushnjes, ndërsa djalin që u kthye, e fusin në burgun famëkeq të Spacit të Mirditës dhe e dënojnë me 17 vite burg.

Ai kaloi një jetë mes vuajtjesh në atë burg, ku rinia e tij u shua nga torturat. Ndërkohë edhe familja në Lushnje kaloi një jetë me punë të detyrueshme dhe pa e parë diellin e vërtetë me sy.

Dënimi i tyre, fatmirësisht, ishte më i shkurtër. Internimi i tyre zgjati 3 vite. Kthimi bëri ndarjen e familjes. Djali i madh i familjes vendos të kthehej në vendlindje, kurse tre të tjerët, duke menduar keqtrajtimet e bëra dhe kohën e vështirë që kaluan, vendosën të qëndrojnë në Milot.

Në këtë vend jetoi edhe gjyshi im, bashkë me familjen. Jetesa në Milot ishte një lloj qetësie në familje, por gjithmonë u drejtuan me gishtin si të persekutuar. Nuk kishin të drejtë të votës apo pjesëmarrje në parti. Duke qënë se Miloti ishte një vend i vogël dhe me pak njerëz, çdo e keqe që ndodhte, të parët që e mbanin mbi supe ishte familja e babait. Ata ishin si hije e zezë. Nuk patën as të drejtë arsimimi dhe për vite të tëra jetuan me skamje, përndjekje dhe vuajtje. Vitet kaluan dhe ëndërra e shumëpritur e njerëzve zbarkoi në ujrat e tyre. Çdo gjë u përmirësua, pasi fryma demokratike në vend solli për ta një jetë të re, një burim shprese e një botëkuptim tjetër.

Pas gjithë kësaj historie të trishtë, vetëm një gjë më gëzon. Të parët e mi

Page 31: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

29

vuajtën por jetuan me nder. Jam krenare për ta. Shpresoj e besoj shumë, se kjo erë e re në historinë e familjes sime, të jetë

në jetën e gjithesecilit prej nesh, një çmim mbi jetën e vështirë të familjeve tona dhe një arsye mbi të cilën asnjë njeriu nuk duhet t’i mohohet jeta, e drejta dhe mendimi.

PUNOI-KLAUDIA MIKAJ

Page 32: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

30

Një kohë që kohën ndali...

Historia shekullore dhe pozita gjeografike çdo vend e bën përrallor,relievi malor, livadhet plot gjelbërim, ajri i pastër që mushkritë t’i shëron të shtojnë dëshirën për të jetuar deri në pafundësi. Pikërisht, në një fshat të vogël të quajtur Ndërshen- Orosh, në mes të kësaj bukurie unë u linda, plot jetë, plot ëndrra në mes të kësaj mrekullie, ku babai im kishte plot ëndrra si çdo prind që thur për femijën e tij. Por, vallë…vallë për sa kohë do të ishte e bukur jeta për mua, babain, vëllain tim të vogël, gjyshin dhe xhaxhain tim…

Gjithçkaqëdotëndodhtemëpas,historivuajtjesh,ndjenjash,sakrificash,përjetime tragjike, labirinte të errëta ku fjala “dritë” as nuk mund të imagjinohej, do të ishtë një epokë që çiltërsinë do ta kthente në zymtësi.

Është një ndjesi e veçantë kur pasardhësit e tu kërkojnë të dinë për atë kohë, jo vetëm për të mbushur disa faqe që të lihen diku në harresë, por për tëmbajturgjallëkujtimet,përjetimetetëdashurëvetanë,sakrificatetyrepërtë mbajtur gjallë kuptimin e jetës.

Dhe sot, mua Gasper Gjonmarkaj, zemra mu ngroh kur nipi im Gersoni, më kërkoi t’i rrëfej një fragment të shkurtër të vuajtjeve të shumta të jetës sime gjatë asaj kohe: Koha e Komunizmit- një kohë që kohën ndali.

Siçdofëmijëqëmerritjenfillonekuptondisagjëratëvoglapërfamiljen,kuptonkushështënëna,babai,gjyshi,gjyshja,fillontëthurëëndrrapërnjëfamilje të lumtur. Në këtë fazë, unë dhe vëllai im Filipi e ndjenim veten ndryshe nga bashkëmoshatarët tanë. Na mungonte një person i rëndësishëm i familjes sonë, babai ynë i cili u arrestua që në vitin 1945. Gjyshi im Dedë Preng Gjomarkaj u zhduk nga jeta jonë. E njëjta gjë ndodhi edhe me xhaxhain tim Mark Gjomarkaj, një i ri i talentuar, fjalëpakë, i mprehtë, por me një formim të admirueshëm.

Ajo që ndodhi me gjyshin tim ishte e denjë për një histori që sot do të rrënqethte të madh e të vogël… Ai pranoi dënimin më të rëndë dhe sakrificënmëtëmadheqënjëprindmundtëbëjëpërdjalinetij,tëcilitidhajetë, dhe me çdo kusht donte ta mbronte këtë jetë. Pranoi dënimin me varje, kështu djalit të tij të vogël, Markut, do t’i falej jeta. Por litari i ftohtë komunist ia mori atij jetëndukeeekzekutuarnëQafëtëValmeritmëdatë17gusht

Page 33: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

31

të vitit 1949. Dora gjakatare komuniste ishte shndërruar në një përbindësh dhe nuk e ndalte hovin e saj, jo…ajo nuk falte, kërkonte gjak, dhe gjak tek të pafajshmit, tek familjet më të shquara që i kanë dhënë emër historisë së kombit. Një ndër këto familje, është edhe familja e Gjomarkajve. Familje me virtyte dhe atdhedashuri që për 500 vite me radhë mbrojti krahinën e Mirditës, duke e mbajtur larg nga çdo pushtues, dhe kështu trashëgoi vlerat, doket, zakonet dhe traditat e një kombi.

“E kështu, gjyshi im u var në litar (dhe u shua në sytë tanë), ndërsa xhaxhait tim Markut që iu fal jeta ndodhi vetëm përkohësisht, sepse dora gjakataregjakpirësekomunistekishteplanifikuarmirëqë t’i shkatërrontefamiljet me më zë, jo vetem të Mirditës, por të mbarë Shqipërisë. Ai u dënua me 25 vite burg, dhe vdiq në një burg në Shkodër…dhe sot…sot nuk kemi një varr ku ta qajmë, për dhimbjen që na la dhe për rininë e tij që regjimi komunist e preu në mes.”

Dhe sikur të mos mjaftonin ato që rrëfeva me sipër në moshën 4 vjeçare unë dhe vellai im Filipi 2 vjeç, u internuam bashke me nënën tonë Mrika- një gruaqënukgjejdotasnjëpersonifikimpërtapërshkruar,vuajtjetqëajokakaluar nuk gjej fjalë t’i ndaj me ju,... (lot... përshkojne fytyrën me rrudha).

Pas dy vitesh internim në Tepelenë u kthyem neë fshatin tonë të lindjes.Shtëpia jonë ishte shkrumbuar, kishin ngelur vetëm ca qoshe muri dhe asgjë tjetër. Nuk kishim vend ku të fusnim kokën. Një i afërm u tregua bujar dhe na strehoi disa ditë derisa mundëm të ngrinim një kasolle për të futur kokën.

Kaluan dy vjet, unë u bëra 6 vjeç dhe vëllai im 4. Pa na dhënë asnjë shpjegim, së bashku me nënën, të hipur në një kalë dhe pas një rrugëtimi prej dy ditësh, arrijmë në qytetin e Burrelit. Atje, në një vend të rrethuar me tela me gjëmba dhe policë të armatosur, në një vend të frikshëm dhe pa jetë, na fusin në rrethim. Në dritare shfaqet një burrë i madh dhe thotë : “-Hajde u pastë baba”. Oh…, sa ngrohtë tingëlloi ky zë, i cili më kishtë munguar shumë në vitet e para të fëmijërisë sime, dhe do të më mungonte për 30 vite me radhë.

Me mallin e një prindi që djeg, na pyet se si ishim, na jep disa këshilla por nuk patëm mundësi të përqafoheshim…hienat gjakatare të regjimit komunist nuk na lanë… Ishte një skenë pikëlluese për ne fëmijët, por edhe për të rriturit, dhe me dhimbje në shpirt e lot në sy kthehemi në fshatin tonë të lindjes, Ndërshenë të Oroshit, ku dielli depërtonte rrezet nën zinë e komunizmit. Ishte një takim, që na la të kuptonim se babain tonë nuk e lejonin të vinte në shtëpi…ne këtë nuk e dinim, ishim shumë të vegjël kur atë e burgosën.

Page 34: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

32

Arsyeja e burgosjes ishte se ai vete kishte qenë një nëpunësoficer,MajorKuesture në Shkodër dhe kishte mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese edhe në Ministrinë e Brendshme të asaj kohe. Ishte një person qëflistedygjuhë të huaja dhe me shpirtin e tij demokrat ai kurrësesi nuk mund ta toleronte një sistem totalitar si ai i komunizmit që u vendos në Shqipëri. Pjesa tjetër e familjes që kishim mbetur: unë, vëllai, nëna dhe gjyshja, na interrnuan në Tepelen për 4 vjet.

Masakra e ushtruar ndaj familjes sonë do të vazhdonte me ekzekutime, burgime, internime dhe një luftë klasore në bankat e shkollës, ku e ndjenim veten të diferencuar nga pjesa tjeter e shoqërisë. Ishte një regjim që donte të ç’rrënjoste identitetin tonë, kulturën tonë, besimin tonë fetar, donte të shfaroste emrin tonë.

Thellë-thellë kur zhytem në mendime ndihem një prind i lumtur dhe gjysh i lumtur. Ndihem i tillë sepse e kuptoj dhe bëj dallimin e madh të kohërave që kam jetuar. Liria është gjëja më e çmuar në jetën e njeriut. Vetëm atyre që u është mohuar arrijnë ta kuptojnë rëndësinë e saj. Fëmijët e mi kanë një jete shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara sepse atje është vendi i ëndrrave dhe i lirisë. Por përsëri, unë do dëshiroja që ata të jetonin këtu në tokën e tyre. Përsëri thelle-thelle kam shpresa dhe uroj që Shqipëria pavarësisht asaj që ka përjetuar dhe këtij tranzicioni të tejzgjatur, duhet bërë dhe atë duhet ta bëjne të rinjtë, si nipi im Gersoni dhe bashkëmoshatarët e tij që nuk kanë fare lidhje me komunizmin, por duhet ta dine se çfare regjimi përjetuan pararadhësit e tyre..

Shpesh pyes veten: Pse?? Përse nipat dhe mbesat e mi dhe të mijëra gjyshërve si unë nuk rriten në Shqiperi, sepse Shqipëria ka nevojë akoma ta forcojë lirinë dhe demokracinë, ku të ketë sistem meritash dhe vlerash dhe kjo më shumë se askujt i takon të rinjve ta bëjnë Shqipërinë. Të bëjnë Shqipërinë që kanë dashur gjithë ata që kanë dhënë jetën në shekuj për një Shqipëri të lirë, të begatë ku mbizoteron paqja dhe dëshira për t’i dhënë vendin që meriton “Vendit tëShqipeve”qëflutorojnëlartnëqiell.

PUNOI: GERSON GJONI

Page 35: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

33

Një gjurmë e pazhdukur

Komunizmi për mua dhe moshatarët e mi është thjeshtë një organizim politik i Shqipërisë në një periudhë të caktuar të zhvillimit të shtetit Shqiptar. Por, po t’u thuash prindërve ose gjyshërve tanë këtë gjë, atëherë buzët e tyre vijnë fjalë të tjera. Nëpër mendje kalojnë atë kohë që për ta quhet tepër e vështirë. Rregullat e tyre të pakuptimta e pa baza ligjore, por sipas një personi që bënte si ai dëshironte me njerëzit dhe jetën e tyre.

Një ditë ndërsa po lexoja për periudhën e komunizmit më dëgjoi babai dhefilloitëmëtregontepërhistorinëetij.

Një gjurmë e pazhdukur në memorien e babait e cila nuk mbulohet lehtë sado që koha të kalojë ishte burgosja e gjyshit tim. Arsyeja ishte se ai thjeshtë kishte kërkuar të drejtat e tij. Ishte ai që ngriti krye kundër padrejtësive të qeverisë, nuk duronte shfrytëzimin, nuk duronte të shikonte familjen e tij teksa punonte dhe gjithçka i merrej ku vetëm një pjesë e vogël mbetej për ta. Ngritja e zërit për të drejtat e tua është më se normale sot, por për periudhën e komunizmit kjo ishte një shkelje shumë e madhe.

Kur u burgos ishte vetëm 18-vjeç, në atë moshë të gjithë moshatarët e tij bënin ose mendonin për dasëm, por gjyshi im mendonte si të mbijetonte në burg duke ndenjur edhe me ditë pa ngrënë. Një dëshirë e tij ishte ajo e të folur me të tjerët ose për të mbështetur njëri-tjetrin. Ai bashkë me një të burgosur në qelinë ngjitur, kishin krijuar një fjalor të tyre i cili ishte me mënyrën e goditjeve të murit, çdo shkronjë kishte një goditje të caktuar. Kur doli nga burgu ishte 28 vjeç dhe gjatë gjithë jetës së tij statusi i të përndjekurit politik e ka shoqëruar duke e penguar në shumë hapa që ai hidhte. Kjo gjurmë e tij ka ndikuar edhe në jetën e babait tim i cili në gjimnaz ishte me nota shumë të larta, ishte nxënësi më i dalluar i gjimnazit. Dëshira e tij për tu bërë mjek nuk u realizua kurrë. Notat e tij të larta bënë bujë, por nuk i dhanë kurrë atëqëmeritojdheejustifikuanmenjëbursëtëvetërinarisë.Edhesotbabaie ndjen se ëndërra e tij mbeti e parealizuar për shkak të një sistemi që e çoi shoqërinënëregres.Ainukishteivetëmnëkëtë“luftë”pafitore,patiedheshokë me të cilët jeta u tregua shpeshherë mizore dhe e padrejtë. Mëngjeset shpesh kanë qenë të zymta e darkat të rrufeshme,,,por gjithmonë pas shiut

Page 36: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

34

lind dielli. E pas atij shiu të rinisë së tij, lindëm ne, që sot po gëzojmë një ylber të drejtash. Jetët tona ngrihen mbi gjakun e lotët e prindërve tanë dhe duhettëjemimirënjohësetëpërulurpërballësakrificavetëtyre.

PUNOI: ERMELINDA LLESHAJ

Page 37: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

35

Vuajtjet e familjes sime

Regjimi komunist, për pjesën dërmuese të popullsisë shqiptare, ka qenë një periudhë tepër e vështirë dhe me shumë vuajtje. E tillë ka qenë edhe për familjen e gjyshes sime, që ka vuajtur nga regjimi. Babai i gjyshes sime (nga ana e babit) ka qenë i persekutuar nga Komunizmi.

Në vitet 1939-1942, stërgjyshi im, Mark Rroku, kreu tre vite ushtri nën pushtimin italian. Kur erdhi në pushtet Partia Komuniste, atij dhe shumë burrave të tjerë që e kishin kryer shërbimin ushtarak, ju kërkua që të kryenin ushtrinë, si rekrutë, dhe kjo gjë iu kërkua vetëm asaj pjese që ishte e varfër sepse të tjetrët kishin privilegje nga partia.

Stërgjyshi im dhe 27 burra të tjerë të zonës së Zadrimës nuk pranuan dhe donin të dezertonin duke shkuar në Greqi, por për fat të keq, u kapen në Korçë. Kur e pyeten se pse po largoheshin nga atdheu, ata thanë:”Për atdhe dhepërflamurikenabatrevjetushtri,sapartihynëedalin,nenukbajmma shërbime.”

Kuvendi Popullor vendosi që të gjithë, përfshirë edhe stërgjyshin tim, do të pushkatoheshin për shkak të dezertimit ndaj atdheut. Nga të 27, vetëm 5 u pushkatuan. Stërgjyshi im i shpëtoi vdekjes.

Kur gjyshja më tregoi se si i kishte shpëtuar pushkatimit, unë u habita. Ndërkohë që ishte në burg, i lidhur me zinxhirë, ndodhi dicka,,, mund ta quajmë edhemrekulli. Iu këputën zinxhirët. Oficeri shkoi në qeli dhe iavendosi përsëri, por sërish zinxhirët nuk ia lidhnin dot duart. Herën e tretë oficerirrahitëburgosuritetjerë,sepsemendoiseekishinndihmuarqëtëlironte zinxhirët, por një nga të burgosurit, Abaz Jakupi, i tha se edhe po t’i vrisnin të gjithë, Mark Rrokun e kishte shpëtuar nata e Shën Nikollës, dhe ashtu ndodhi.

Pesë u pushkatuan, por të tjerët u denuan me burgim të përjetshëm. Gjysh Marku nuk pranoi dhe i bëri apel Kuvendit Popullor për një gjyq tjetër.

Në gjyqin tjetër u mor vendimi që të bënte 20 vjet burg, të cilin e kreu në burguneGjirokastrës.DukepërfituarngapunaqëbëntedhengafaljapërFestat e Nëntorit, ai bëri vetëm 12 vite burg.

Edhe pas përfundimit të dënimit, persekutimi vazhdonte akoma. Fëmijët

Page 38: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

36

e tij, gjyshja ime, nuk e kishin të drejtën e shkollimit për shkak se babai i saj ishte një i përndjekur politik. Gjyshja më tregoi se i ati, çdo vit, natën e Shën Nikollës, ndizte një qiri, sepse ajo natë i kishte shpëtuar jetën në njëfarë mënyre. Këto veprime i bënte pa marrë parasysh rrezikun se dikush mund ta padiste, sepse feja ishte akoma e ndaluar.

Këto janë disa copëza nga historia që gjyshja më tregon vazhdimisht. Sa herë unë përqafoj tim atë, ajo ulë kokën, bashkon duart, i drejton drejt qiellit ethotë;“QofshiZotittataim.”

STELA LERA

Page 39: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

37

Babai kujton...

Babai im, një fëmijë, një adoleshent, një burrë i cili u njoh me komunizmin në çdo aspekt.

U rrit me frymën e tij, pa gjithçka, zbuloi gjithçka, përjetoi gjithçka. Ai ishte një fëmijë solar, plot jetë, i shkathët e i aftë të përshtatej me çdo situatë. Sytë e tij panë shumë e mendja e tij akoma dhe sot mban mend gjthçka.

Ai kujton dhe mban rrobat e tij dhe të fëmijëve të tjerë. Mban mend mamanë që punonte e stërmunduar në kooperativë. Edhe pse kushtet ishin tëvështira,babaiimfletmeshumënostalgjipërfëmijërinëetijpasikënaqejkur ndihmonte të ëmen për t’i dërguar bukën zitoristeve ose për zhveshjen e misrit. Ai është i pari i tre fëmijëve e shpesh na thotë se të gjitha punët e shtëpisë, si dhe kujdesi për dy vëllezërit e tjerë, ishin në përgjegjësinë e tij, pasi gjyshja ime punonte pothuajse gjithë ditën në kooperativë. Punët nuk ishin të lehta, por punonte në mjeljen e lopëve, mbledhjen e patateve dhe kulturave të ndryshme bujqësore.

Ai kujton ushqimin i cili ndahej në racione të barabarta për çdo njeri, ku buka thotë ai ndahej për frymë në bazë të pjestarëve të familjes. Gjithashtu edhe qumështi ndahej në tre çerek litri për frymë. Ushqimi i preferuar për një fëmijë të asaj kohe ishte buka me sheqer e me “katër” pika ujë sipër të cilat shërbenin të mos merrte era me vete sheqerin mbi bukë.

Kur fëmijët kishin uri midis vaktit të drekës dhe darkës, shpesh gjyshja ime u ngjyente një copë buke në tenxheren e madhe ku ziente fasulet, e kështu fëmijët me barkun gjysëm bosh shkonin e luanin derisa errësohej.

Vitet kaluan, babai u rrit dhe erdhi gjimnazi. Shkolla më e afërt ndodhej në Zejmen dhe babai shpesh na kujton sa me fat jemi ne, pasi dikur ai çdo ditë si në diell, si në shi, si në borë nga Talja e deri në Zejmen ai shkonte në këmbë.

Gjatëasajperiudheishintëndaluararreptësishtflokëtegjata,pantallonate ngushtë e. Vajzat lejoheshin të vishnin vetëm funde të gjata. Ai mban mend mbrëmjet e shumta të vallëzimit që bënin në atë kohë, ku muzika ishte me orkestër ose me kaseta të cilat përmbanin vetëm muzikë shqiptare. do shfaqje apo muzikë e huaj ndalohej rreptësisht. Ai mban mend punët e

Page 40: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

38

shumta vullnetare që kryente në mbledhje kwrminjsh apo zhveshje misri. Gjithashtu,fletpërpjesëmarrjenmasivetëtërinjvenëaktivitetesportiveqëfilloninqëheretmegjimnastikënefamshmetëmëngjesitepastajkishindhetë gjitha sportet e mundshme, nga garat e vrapimit e deri te hedhja e gjyles, e shtizës etj. Atë kohë femrat në këto aktivitete sportive vishnin kilota, ndërsa meshkujt një lloj pantalloni të shkurtër.

Çdo fshat kishte qendra shëndetsore dhe kulturore ku këto të fundit nxisnin talentet e fëmijëve, si dhe i mësonin ata të shkruanin nëpër mure parrulla për partinë. Babai me thotë se çdo njeri, mashkull apo femër, dinte të përdorte armën. Ai thotë se çdo qytetar ishte i gatshëm dhe i ndarë në sektorenërastesulmingaarmiku.Aifletpër“ZBORIN”iciliishtenjëllojstervitje ushtarake e cila përfshinte të gjithë popullsinë.

Nëse kjo ishte jeta në fshat, në qytet, për aq sa mban mend mamaja ime, ishte pak më ndryshe e më pak e lodhshme. Mamaja ka qenë e vogël, por mban rrallën e qumështit që niste që në orën tre të mëngjesit si dhe një episod, kur Koçi Xoxe u shpall tradhëtar, u ndaluan rreptësisht veshja e çorapeve me “X”.

Këto janë kujtimet e rinisë së babait dhe mamasë sime, që nëse mund të themi në vija të përgjithshmë, ato kanë qenë me “fat” pasi familjet e tyre e vetë ata nuk kanë pësuar apo përjetuar persekutime apo përndjekje si shumë të rinj të tjerë e familje të tjera në atë periudhë.

PUNOI: MEGAN LUCA

Page 41: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

39

Gjurmat e komunizmit në familjen time.

Ngjarja zhvillohet ne fshatin Mali Rrëzuar Mnelë. Mbesa e Frrok Dodë Kalës rrëfen...

“Gjyshi im, Frrok Dodë Kala ishte i martuar me Gjela Prend Përndreca nga Gomsiqja e rrethit të Pukës. Frroku kishte marrëdhënie të mira me familjen e gruas. Vjehrri i tij Prend Përndreca bashkë me djemtë, Lukën dhe Kaqelin, ishin të shkolluar jashtë shteti dhe mbështetnin fenë e krishterë. Luka në atë kohë ishte ushtar, ndërsa Prendi dhe Kaqeli rrinin në mal, për shkak se quheshin “kundërshtarë” politikë. Ata ishin kundër ligjeve të komunistëve. Ishin të kërkuar nga shteti.

Frrok Dodë Kala iu ka dhënë bukë dhe ujë. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga qeveri. Disa spiunë komunistë e raportuan këtë veprim dhe Frrok DodëKalaukappoatënatëgjersaflinte.UdërguanëhetuesinëeHajmelitdhe qëndroi aty për një javë.Vendimi ishte marrë që në momentin e kapjes. Pas pak ditësh, atë e dërguan pranë shtëpisë së tij me qëllim që ta vrisnin.

Njëri nga ushtarët që e kishte vrarë, i kishte thënë gruas së Frrokut që para se të lëshonte frymën e fundit, Frroku kishte kërkuar të shikonte tokën e tij edhe një herë. Pas pak ai u var në një dardhë të egër sipër shtëpisë së tij me akuzën “Kundërshtim i ligjeve të Partisë dhe përkrahjen e kundërshtarëve politikë”.

Kjo nuk mbaroi me kaq. Të nesërmen askush nuk guxonte ta lëvizte trupin e tij nga vendi i ngjarjes. Natën fshehurazi, gruaja Gjela e varrosi trupin e burrit të vrarë poshtë pemës ku e kishin varur. Nuk lejohej të varrosej në varreza, madje ndalohej rreptësisht pastrimi dhe vizitat tek varri, edhe pse familjarët i bënin fshehurazi. Në këtë mes nuk kishte vuajtur vetëm Frroku, por edhe brezat pasardhës. Dy djemtë e tij Doda dhe Ndou, nuk kishin të drejtë të kryenin shkollën e mesme edhe pse kishin rezultate të shkëlqyera. Në ushtri ishin me gradat më të ulta dhe nuk lejoheshin të shkonin asnjëherë siushtarënëkufi.PokështuishteedhepërnipëritembesateFrrokut.

Në kohën e demokracisë eshtrat e Frrok Dodë Kalës u varrosën në varrezat katolike te Shën Rrokut në Fushë Pëllumb.

PUNOI:ELSA TUKU

Page 42: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

40

Gjon Nik Syku, ishte gjyshi i babait tim...

Gjon Nik Syku ishte gjyshi i babait tim nga nëna. Ai ishte një njeri shumë me nam në krahinën e tij, në Bregun e Matës. Ishte i tillë para se Regjimi Komunist t’i merrte frymë. Kishte shumë pasuri në atë kohë, kishte bagëti dhe shumë tokë gjithashtu. Kulla e tij ishte ndër më të bukurat, mbahej e përmendej për famën e saj, për burrat që kishte rritur e për burrnitë e dala nga dera e asaj kulle. Në atë kohë nga banorët e vendit, kur donin të tregonin apo të bënin ndonjë krahasim më ndonjë gjë madhështore thonin:” Si kulla e Gjon Nik Sykut”. Përveç pasurisë dhe famës që kishte, mbahej si një burrë me mend. Kur mblidheshin burrat e vendit për të pleqëruar, ai sigurisht që qëndronte në krye të vendit.

...Pas disa vitesh, kur pushteti i kohës shihte se nuk mund t’ia shuanin famën, shpallin urdhër që të shpronësohet, t’i merreshin të gjitha tokat, bagëtitë e t’i digjej kulla. Vetëm në këtë mënyrë “ra” kulla e Gjon Nik Sykut e bashkë me të edhe zoti i saj. U denua me 10 vjet burg në skutat e errta të ndërtuara nga regjimi i kohës. Gjatë kohës kur vuante denimin, pjesëtarët e tjerë të familjes të Sykajve u denuan, u pushkatuan e pjesa tjetër u cilësuan si “Kulakë” dhe armiq të popullit.

Kaluan 10 vite dhe Gjoni doli nga burgu i dërrmuar në të gjitha kuptimet. Pas disa vitesh, Gjergj Kaçeli i kërkon dorën e vajzës për të birin dhe kështu dyfisetlidhinnjëmiqësitëfortë.Edhekëtëherë,regjimigjetinjëpretekstpër t’iu kundërvënë Gjonit, sepse askush nuk duhej të lidhte miqësi me një kulak. Ata ishin hija e zezë e shoqërisë. Gjergji nuk pranon të prishte miqësinë e si “dhuratë” për këtë lidhje, ai denohet me 30 vite burg, por vetëm pas 5 vjetësh, çështja e tij merret në rigjykim. Sipas disa vëzhgimeve, ishte arritur në përfundimin se Gjergji kishte dashur të arratisej, e mbi këtë akuzë të paqënë, e denojnë me vdekje. Fisi i Kaçelëve cilësohet si armik i popullit dhe kulak. Jo shumë muaj më vonë, pas vdekjes së Gjergj Kacelit, një tjetër fatkeqësi do trokasë. Gjon Sykut, mikut të Gjergjit po i vinte fundi. Një natë, një spiun i partisë, troket në derën e shtëpisë së Gjonit ku ai e pret si mik të vërtëtë. Ai se dinte se ky do ishte i fundit mik që do i hapte deren. Pas pak orësh që ai i shtroi sofrën me bukë, forcat komuniste rrethojnë shtëpinë

Page 43: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

41

e tij dhe bëjmë thirrje që ai të dorëzonte mikun. Ai pa ditur të vërtetën, e mbrojti sipas traditës së malësorve mikun. Merr pushkën dhe u lëshon zë të tjerëve që vetëm mbi trupin e tij të vdekur mund ta merrnin mikun e shtëpisë.Qëndresanukzgjatishumësepsenjëplumbpaskokengarevolverii mikut, i dha fund trimërisë, besës e jetës së Gjonit.

Edhe shumë vite pas vdekjes së Gjon Sykut dhe Gjergj Kaçelit, mbeti akoma emri i kulakëve. Babai im e xhaxhallarët e mi, nuk u shkolluan e bënë punëtmëtërëndapërshkaktëbiografisësëtyre.Sot,kurdielliiasajkoheshëndrin mbi pllakat ku shënohen datat e lindjes e të vdekjes së dy burrave të mëdhenj, lavdia e burrëria e tyre këndohet e do këndohet brez pas brezi.

PUNOI: A. S

Page 44: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

42

Një këndvështrim mbi Heronjtë e Vigut

Kuverta e zezë që mbuloi paraardhësit e mi si dhe la gjurmët e saj edhe në ditët e sotme, nis në vitin 1944. Pikërisht me vrasjen e “Heronjve të Vigut”. Ky ishte viti kur fryma e komunizmit sapo kishte nisur të përhapej. (Flitet për pjesën veriore të Shqipërisë, Mirditën.)

Stërgjyshi im Pjetër Lleshi, nga Gjegjani i Pukës, pasi kishte kryer shkollën 6-vjeçare në Shkodër, ishte transferuar për në Vjenë të Austrisë për të kryer studimet e larta. Ai u kthye në atdheun e tij me një kulturë të fituar(theksohejsedinte7gjuhëtëhuajamëleximedheshkrim),uemëruakryetar komune në Vig të Shkodrës. Në vitin 1944 në Vig kishin hyrë disa të panjohur, për të cilët banorët e atij vendi u ankuan tek organi shtetëror më i afërt, në komuna. Këto burra thonin se donin të përhapnin ngadalë dhe pakuptuar komunizmin. Pjetër Lleshi dha urdhër që ata të dorëzonin armët dhe të largoheshin ose sipas zakonit, nëse do të dilte dikush dhe t’i mbante në besen e tij, atëherë nuk do të kishte qenë problem prania e tyre. Por, asnjëri nga banorët nuk ishte dakord dhe donin t’i largonin ata sa më parë nga Vigu. Gjithsesi, urdhëri për të dorëzuar armët ishte akoma i vlefshëm, por që u ndryshua nga ata që u urdhëruan, të cilët në mendjen e tyre ishin të vendosur t’i vrisnin dhe kështu bënë. Në gusht të vitit 1944 ndodhi edhe vrasja e “Heronjve të Vigut”. Kjo përgjegjësi iu ngarkua Pjetër Lleshit, i cili nuk kishte aspak faj për atë që kishte ndodhur. Duke e ditur që nuk kishte shpëtim, u arratis në mal bashkë me disa burra të tjerë. Flitet se Pjetër Lleshi kishte një mendësi të përparuar perëndimore dhe ishte kundër komunizmit, ndryshe nga i vëllai Nikolla që ishte mësues dhe që kishte ideologji komuniste.

Në familjen e Pjetrit ishin dërguar njerëz që të merrnin gruan e tij Marën dhefëmijët(ZefindheFrrokun),tëcilëtdotëinternoheshinnëLezhë.Mëpas ata i kthyen 10 ditë në vendlindjen e tyre në Gjegjan, me qëllim që të bënin Pjetrin të kthehej të shikonte familjen, e kështu mund ta kapnin.

Por ai nuk u tundua nga kjo edhe pse malli për familjen po e digjte në çdo qelizë. Mara me fëmijët u dërguan përsëri në internim në Tepelenë e më pas në Tiranë.

Page 45: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

43

Pjetri gjatë kësaj kohe endej maleve së bashku me burrat e tjerë. Me vete kishte edhe të birin e tij të madh. Djaloshi gjatë arratisjes ishte plagosur dhe plaga i ishte përkeqësuar shpejt e vdekja ishte shumë pranë tij. Pjetri ishte detyruar ta vriste vetë atë për t’i lehtësuar dhimbjet e për të mos lejuar rënien e tij në duar të partizanëve.

Në vitin 1948 spiunët kishin gjurmuar venddodhjen e Pjetrit dhe në Fushë-Lajë ata u arrestuan. Plani i tyre kishte qenë që nëse do të kapeshin, do të luftonin deri në frymën e fundit dhe që vdekja e tyre nuk do të vinte kurrsesi nga partizanët. Nëse do të ishte e nevojshme, ata do të vrisnin njëri-tjetrin. Ky plan u zbatua me përpikmëri nga të gjithë, të cilët pasi luftuan me partizanët, ruajtën plumbin e fundit dhe ia lëshuan njëri-tjetrit. Ata mbetën 6 muaj të vdekur në borë e më pas u gjetën dhe u varrosën.

Pas vdekjes së tij, Mara me fëmijët u kthye nga internimi në shtëpi dhe aty gjetën gjithçka të djeguar e të shkatërruar. Jeta u bë edhe më e vështirë... Kushtet ishin shumë të vështira dhe të drejtat e tyre ishin krejtësisht të mohuara, ashtu edhe si shumë familjeve të tjera. Ajo që i vrau për të dytën herë ishte distancimi. Askush nuk u trokiti në derë për t’i ngushëlluar, për tu dhënë një krah drurë për tu ngrohur e as një kafshatë bukë për jetimët.

Asnjëri nga ata nuk kishte të drejtë të shkollohej. Në vitet e demokracisë, sytë për një të ardhme ishin larg vendit tonë,

përtejdetit.Sakrificateemigrimitrrodhënndërviteevazhdojnëtërrjedhinedhe sot...

SHËNIM:Filmi që është realizuar në nder të “Heronjve të Vigut”, hidhet poshtë nga gojëdhënat e atyre që e kanë jetuar me të vërtetë atë periudhë ngjarjesh.

MELANIKA LLESHI

Page 46: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

44

... pionerët duan lirim...

Ata të të dy lindën në të njëjtin vit, në të njëjtën datë, ishte i njëjti gëzim.IshtevitikurShqipëriafitoipavarësin,kishtenjëqeverimëvetekuaskush

tjetërnukkishtetëdrejtmbitë.Ungritaiflamurkuqezi,meshqiponjënemadhe me dykrenare. Të gjithë ishin të entuziasmuar. Mendimi se tani do të jetonin të lirë dhe të lumtur në trojet e tyre, mbizotronte në mendjen e të gjithëve.

Prendi humbi të atin, tani kishte mbetur vetëm me nënën si “zonjë e shtëpisë” me tre fëmijët e saj, dy vajza dhe një djalë. Një djalë që do të ishte zëvendës i të atit e që do të mbante përgjegjësitë që dikur kishte i ati. U rrit si një fëmijë jetim, pa praninë e atij që duhej të ishte miku i tij më i mirë.

Prendi ishte agresiv, impulsiv dhe nuk duronte asgjë, edhe pse trupi i mesatarë e fytyra e tij ngjëllore tregonin krejt të kundërtën. Ishte një djalë punëtor e i shkathët, i palodhur, të paktën kështu tregojnë për të.

Nga ana tjetër ishte Dranja, një vajzë e urtë, e rritur në një familje me frymën të krishterë, një vajzë e pashme dhe punëtore. Familja e saj ishte nga ata të shtresës së lartë, kështu që e panë të arsyeshme t`i hapnin dyert jetimit, ta ndihmonin të ndryshonte, të bëhej një djalë i mirë, i rregullt,të bëhej djali i tyre.

Me ndihmën e Zotit dhe të miqve ata të dy u martuan. Lidhën kurorë sëbashku në kishë, siç zakoni i të krishterëve e kishte dhe morën bekimin e Zotit. Jeta u tregua zemërgjerë me ta duke u falur 4 fëmijë, një djalë dhe tre vajza. Shtëpia e tyre ishte një vend i qetë pranë një burimi uji e një livadhi të madh ku të kalonin pasditet. Ishte një vend për tu patur me të vërtetë lakmi. Mbanin bagëti për të siguruar jetesën si dele, kishin bletë, në kopësht mbillnin fruta dhe perime. Prendi tregohej i dashur, i sjellshëm në punë e kudo, por nuk duronte aspak fjalët që i thoshte ndonjë, pra tundimi ishte më i fortë se durimi i tij. ( Siç më tregonte vetë “nandaja” për të, pasi kishte jetuar gjatë dhe e kishte njohur dhe qëndruar me të)

….. Ishin Pashkët. Pothuajse në atë periudhë çdo gjë punohej me dorë, këmishat, brezi. Të Shtunën e Madhe kishte qëndruar zgjuar duke qendisur këmishën e të dielës së Pashkëve. Të nesërmen u nis për në kishë,

Page 47: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

45

i veshur dhe e mbathur siç i kishte hije. Në të perënduar të diellit, i grisën e i shkatërruan të gjitha. E kishin ngacmur në oborr të kishës e kur kishte dalë jashtëishtezënë.Ngaatopërleshje,fillikatvetëmkundrejttretëtjerëve,aie kishte pësuar keq.

I shoqi i thoshte gjithmonë, se nuk kishte askënd që mund t’i dilte zot, i duhej e i mjaftonte një pushkë që ta bënte vëlla. Ajo i thoshte se arma e tyre më e fortë ishte rruazorja, por pushkën ai e bleu dhe e mori në shtëpi. Sa herë kishte debate me ndokënd, shkonte e merrte dhe kështu ndihej më i fortë.

Atë kohë shteti vendosi të mblidhte armët në çdo shtëpi. Ndjente se po afrohej një erë e ftohtë e egër, po afrohej komunizmi i cili do të depërtonte thellë në shoqërinë shqiptare. Prendi u egërsua dhe më tepër, doli në mal dhe një zot e di me kë u bë grup. Siç më tregon nëna isha 5-6 vjeç, po luaja në oborr me motrën 4 vjeçe, ndërsa në djep qëndronte e vogla Dile, kurse nëna merrej me punët e shtëpisë, kur te porta duken katër policë të cilët kishin zbuluar se Prendi do kthehej.

Po perëndonte. Rrezet e fundit të diellit e kishin mbuluar qiellin duke i dhënë një ngjyrë të kuqërremtë. “Mbrëmja po binte ngadalë e sapo pashë babain pata atë dëshirën t’i hidhesha në krahë e të luaja me të e ai do më përkëdhelte me atë dashurinë që vetëm një baba të dhuron..

E ai sa i pa policët, hodhi ç’ka kishte në dorë dhe iku nga kishte ardhur e nga ajo natë nuk e pashë më kurrë, asnjë nga ne nuk e pa”.

Kështufilloikalvariivajtjevedhemundimevetëfamiljes.Aidolimalitduke u bërë në grup kundër bolshevizmit e asaj çfarë po hynte në Mirditë, në Shqipëri. Nëna e shkretë kishte shumë punë, ishte tepër e ngarkuar, katër fëmijë,shtëpinë,‘shqetsimetpërtëshoqit’kupohante,flinte,qantehallineatij e nuk dinte çfarë të bënte më parë.

Nuk vonoi koha e internimit,por nuk ishin të vetmit. E morën të shkretën Drane me të katër fëmijët, ku më i madhi ishte Gjoni tetë vjeç, e më pas vinte Mariagjashtëvjeçe,PrendakatërdheDilaevogëldyecilasapokishtefilluartë hidhte hapat e saj të parë. Atje ku i dërguan ishte një katrahanë e vërtetë, njëferr.Meçfarëdotëushqeheshin,kudotëlaheshin,kudotëflinin,ç’llojjetese do të ishte ajo. Atje nuk kishte asgjë, vetëm dhimbje e lot. Vendi ishte i minosur nga lufta. Të rriturit ruheshin disi, por fëmijët nuk ndalnin së luajturi dhe shijuari çdo moment. Mblidheshin të gjithë së bashku, sajonin një top me lecka, e ndonjë lojë tjetër e nuk ndalenin…. E më pas ai moment kur shprthente ndonjë bombë, shiheshin edhe copat e mishit të fëmijëve që flutroninnëqiellinehapur.Tëvrisninshpirtin,dhimbjaqëtëkaplonteetëgërryente të tërën.

Page 48: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

46

Dila e vogël vinte e dobësohej çdo ditë e më tepër. Mungesa e ushqimit poivristepakngapakdhenukzgjatishumë,kurajofluturaidikulargpërtëmos e ndjerë më urinë. E nëna mori një këmishë të madhe të cilën së bashku me ca gra të tjera e prenë dhe i qepën me përmasat më të vogla një fustan e ia veshën Dilës së vogël. I bënë një arkë që do të ishte krevati i saj i ri dhe e varrosën atje. Ajo nuk ishte e vetmja ndër fëmijët….. edhe të tjerë kishin fatin e saj….

Pushtetin e kanë marrë në dorë njerëz të pamëshirshëm...Një herë që e morën Dranen i thanë që duhet të shkonte me ata se ishte

gruaja e një krimineli, një të arratisuri e kështu i ngarkuan thesin me groshë e detyruan ta qonte deri në mencë. Ai thes ishte më i rëndë se trupi i saj i vogël e paksa i kërrusur. Ishte e pamundur për të që të mbante mbi supe një peshë të tillë. Lutej ta ndanin në pjesë pasi kështu do e transportonte më lehtë, por më kot. Ato e godisnin me shkelma në trupin e saj duke e përbuzur dhe e urdhëruan të bënte siç ato thonin. Ndërkohe sytë iu errësuan, gjuri i bë lak e ra përdhe e pafqishme për të qëndruar më tepër e fortë. Ç’bënin të tjerët? E shihnin dhe e tallnin, e shanin….. Dikush aty iu tha:” Mos o njerëz, mjaft se është gjynah. Është nënë e tre fëmijëve të vetëm…”

Ishin ato tre gra të mira që i qëndronin afër njëra-tjetrës e që kishin përjetuar të gjitha vuajtjet së bashku. Kishin dhe lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Aty ishin dhe të familjes së Gjon-Markajve dhe të afërm të Marie Tucit, kishte kishte ushtarë dhe doktorë që kishin ngelur aty që nga lufta pa u kthyer më në atdheun e tyre…… ishte një doktor gjerman që kur u përmend e pa te koka dhe që interesohej mbi shëndetin. I tha se do të qëndronte dhe për pak muaj në spital në atë të Gjirokastrës e do i bënte ilaqe të cilat do i shëronin çdo dhimbje të gjurit e do të ecte përsëri. Pikërisht ashtu ndodhi.

Ndërkohë që ditët e netët kishin të njëjtën ngjyrë të zezë dikush mblodhi burra, gra e fmijë e u tha: “Dëgjoni fëmijë të dashur, me sa po shohim situate sa vjen e po vështirësohet dita ditës, katastrofat nuk kanë të ndalur e çdo cast po vdesin njerëz të rritur e fëmijë nga uria. Çdo ditë shprthen ndonjë mine apo bëhej ndonjë shpërthim gjetiu…… Kemi marrë vesh se nga anët tona do të kalojë shoku Enver me shokun Stali me një makinë të re e ju duhet të dilni përpara e tu thoni pikërisht kështu ”Enver-Stalin, pionerët duan lirim”. Brohoritni me të madhe dhe mos pushoni e mos lejoni makinën të kalojë. Përshëndetini dhe kërkoni ndihmë me të madhe e ndoshta zbresin, e ndoshta falin….”.

Të nesërmen ndodhi asht siç ishte planifikuar. Ata erdhën aty dhefëmijët të bashkuar rrethuan makinën dhe kërkonin falje dhe lirim….. e si

Page 49: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

47

për çudi, dy njerëzve më të egër ndoshta dhe më të pamëshirshëm të kohës iuzbutzemra.Urdhëruansekushka farefise tëafërm, t’imarrin fëmijëte t’i strehonin. Denimin ta kryenin vetëm familjarët, të rritrit, nënat dhe baballarët e tyre.

Fëmijëtepafajshëmetëpambrojturefituanlirinëemendihmëneshtetitu sollën drejt vendlindjes. Nana tregon: “Mua dhe Gjonin na ulën në Naraç te halla…. Prenda e vogël vetëm 5 vjeç nuk pranoi të vinte me ne, megjithëse nëna ishte në spital në Gjirokastër, ajo qante me të madhe dhe thoshte jo nuk e linte nënën vetëm këtu, nuk mundem, nuk mund ta bëj këtë gjë.

Të gjithë sa ishin aty ia shkrehën vajit. Kur na ulën te halla, na lanë në fund të oborrit.Ndezënnjë zjarr e ngohënnjë ‘kazan’meujë, fikënfi sethoninqët’ilaninfëmijëtmefitëkulluarseishimplotmemorranëkokëe në trup. Nxorën rrobat më të mira të fëmijëve të tyre që ishin moshtarë dhe na i veshën e na ushqyen me ushqimet më të mira që kishin në shtëpi”. Pastaj fëmijët i morën dajat në Korthplë. Dranja e sëmurë në spital dërgon fjalë shoqeve t’i nisin vajzën për te dajat e të rrinte atje së bashku me vëllain dhe motrën e madhe, dhe ashtu bënë…. Ishin disa tregtarë të cilët morën Prendën e vogël me amanetin për ta dërguar te dajat e saj.

Dranja qëndroi atje dhe disa muaj derisa shërohet e kthehet përsëri në Tepelenë derisa mbaron dënimin e kthehet te vëllezërit e saj.

Prendi ishte akoma gjallë, kishte dalë malit e kthim pas nuk kishte më për të. Dilte me shokët e tij nga Jugosllavia dhe pse kështu bënte një jetë të keqe e mjaft të vështirë. Shokët i thonin se kishte vetëm një rrugë e sapo të dilnin nga ty do të shtegtonin drejt Amerikës. Ai s’mund t’ia falte vetes një jetë të tillë pa familjarët e tij, e nuk mund t’i braktiste në atë mënyrë, ndonëse i kishte lënë tashme. I kishte lënë ata vetëm, ata që aq shumë i donte. Ishte munduar disa herë t’i takonte fshehurazi por më kot, ishte e pamundur. Emri dhe fytyra e tij kërkoheshin me ngulm nga shteti për ta zhdukur një herë e përgjithmonë. Shokët e tij u largan, kaluan oqeanin drejt një atdheu tjetërepërtëfilluarnjëjetëtëre.

I thanë atij që nuk kishte më kthim pas, nuk kishte falje. Ai u kthye, kishte marrë parasysh gjithçka, u kthye si “cjapi te kasapi. Mendja, zemra, këmbët e qonin drejt familjes së tij, e një buzë mbrëmje para perëndimit të diellit, ai kthehet dhe futet në një shtëpi të braktisur ku dikush e sheh dhe e padit menjëherë. Shtëpia rrethohet nga policë dhe komunistë të cilët e kapin në befasi dhe e detyrojnë të diltë bashkë me shokun me të cilin ishte rritur. Ai kurrë nuk do kishte dashur të ndeshej me Prendin, por ndoshta ashtu ishte shkruar. Prendi paralajmërohet që të dorzohet, por ai refuzon pasi i njihte

Page 50: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

48

mirë ata. E kur bie nata bëjnë të njëjtën gjë. Dikush aty ndez çakmakun e vogël dhe vret shokun e fëmijërisë, të njëjtën gjë bëjnë edhe ata,gjuajnë. E atë natë vriten dy vetë. Në një shpat kodre i kishin hapur varrin dhe lajmërojnë njërën nga motrat e tij, e fusin në varr pa arkivol, pa ceremoni sikur të mos ishte qënie njerëzore. Por e motra qan para tij, e puth në të dy faqet, në ball, heq shaminë e saj dhe i mbulon fytyrën dhe e dëshpëruar vajton për humbjen e vëllait të vetëm që kishte e që tani po i jepte lamtumirën e fundit e fundit.

Ato vite të tmerrshme i lanë rradhë demokracisë më vonë që do të ishte fillimi injë jete tëredhekapërcimi ivuajtjeve tëpafundme.Nëfillimetekëtyre viteve, njëri nga shokët e Prendit kthehet nga Amerika ku tregon ngjarjen, gjithçka që kishin kaluar me detaje dhe hollësitë më të vogla, se si iu lutën Prendit të mos kthehej në shtëpi, por ai refuzoi, refuzoi për të qëndruar me familjen e që gjeti fundin e hidhur të jetës së tij….

PUNOI : M.T

Page 51: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

49

Kalvari i përndjekjeve komuniste.

Pjesë e kalvarit të gjatë të vuajtjeve gjatë komunizmit, ishte dhe familja ime. Edhe pse e di me shumë siguri që historia e atyre mundimeve vjen e zbehtë tek unë e te të gjithë njerëzit e sotëm. Në rrullat e ballit të prindërve tanë fshihen më miliona vuajtje.

Komunizmi nuk la njeri të ngrinte krye. “ Ishin kohë të vështira”- thotë im atë....e vështirë për tu kapërdirë ishte edhe ”Reforma Agrare” e cila shpronësonte pronarët e mëdhenj pa shërblim dhe ua jepte pronën fshatarëve të tjerë për përdorim. Kjo tokë e shpronësuar as nuk shitej, as nuk blihej, pra ishe pronar pa të drejta mbi pronën tënde. Të bërit qëndresë ndaj ligjeve apo çdo reforme, të shpërblehej me burg, internim apo ndonjë dajak të mirë më e pakta.

Një nga ata që e pësuan nga regjimi ishte dhe familja ime. Vuajti përndjekjen komuniste që ishte si “njollë e zezë” për shumë muaj e vite. Ishte e vështirë largimi i çdo “nofke” që të vinte kjo “njollë”, e pasohej në çdo bez pasardhës. Kallmeti njihet si një nga vendet që ka ruajtur dhe ruan me fanatizëm ritet e fesë kristiane.

Një prej mbrojtësve ishte Zef Lorenci i cili u dënua pasi shërbeu në meshën e shenjtë në kishën e Kallmetit dhe se zotëronte një ngastër toke të padorëzuar te “Nëna Parti”. U quajt “Kulak”, duke i prerë një herë e përgjithmonë mundësinë për të patur miq, mundësinë qoftë edhe për t’i takuar. Ai u mbyll në birucat më famëkeqe të diktaturës. Vuajtjet e torturat ishin të papërballueshme. Gjyshi im, nipi i tij, u përpoq ta ndihmonte, ta takonte, por nuk arriti kurrë... Asgjë nuk do përfundonte kaq thjeshte. Gjyshi im ishte një ndër personalitetet e kohës, punoi në ish- Komunitetin e Partisë, LezhëdhenëBankëneShtetit.GjakuqëibashkontemeZefin,bëriqëaitëpërjashtohej nga rradhët e partisë.

Si për të mos mjaftuar me kaq, pjesë e kësaj katrahure u bë edhe xhaxhai, sepse në një nga mbledhjet na paska kërkuar të drejtën e shkollimit dhe ka kundërshuardisaligjeemënyraqeverisje...poraiefilloishkollën,pornukdo ia hidhte kaq lehtë.

Në “aksionet” për tufëzimin e bagëtive në fshat, familja jonë u diktua se

Page 52: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

50

mbante të fshehur një derrkuc dhe kjo çëshje u bë alarmante. Fakultetit ku studionte xhaxhi iu bë një letër ku t’i ndërpriste të drejtën e studimit. Duke qënë një djalë punëtor,por edhe i zgjuar, arriti pas shumë e shumë vuajtjesh ta mbaronte shkollën.

Një kalvar vuajtjesh.. do duhej shumë për t’i përshkruar, por edhe kaq fjalë, të mbushura me ndjenja zemërimi dhe keqardhje, mjaftojnë për të treguar një realitet të largët.

PUNOI: LUIZA GJOKA.

Page 53: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

51

Të vuash pa e ditur pse...

Komunizmi, ajo pjesë e tmerrshme e historisë shqiptare, por sado e errët të ketë qenë, ne nuk mund ta fshehim përgjithmonë. Ashtu si medalja ka dy anë, edhe historia ka dy faqe.

Në njerën faqe qëndron turpi dhe masakrimet e shumta që u bënë për të “vrarë” të drejtën e fjalës, lirinë, kulturën e dijen. Në faqen tjetër qendrojnë kryengritjet që shumë njerëz intelektualë, klerikë, por edhe të afërm tanë ndërmorënpërtëfituar“tëdrejtënejetës”.

Një nga historitë e shumta, por të rralla, është ajo e një të afërmi tim, i cili fatkeqësisht i ka përjetuar të gjitha llojet e dhimbjeve dhe torturat në një nga burgjet më të tmerrshme dhe famëkeqe të asaj kohe, në Burgun e Burrelit, që njihet ndryshe edhe si “Burgu i Ferrit” ose të paktën kështu përshkruhej. Djaloshi në fjalë është Dede Begeja i cili u arrestua për arsye që dot’iquajaabsurde,osemëmirëjustifikimepërtëndaluartëdrejtënefjalësdhe mendimit të lirë.

Ai u denua me 8 vite burg. Gjyqi u realizua më shumë si një formalitet pasi çdo fjalë në mbrojtje që mund të thoshte, kthehej kundër tij. Ndodhte edhe më e keqja, merrej si ofendim ndaj shtetit dhe politikës së kohës.

Asnjëherë nuk u dorëzua për ta thënë atë që mendonte dhe ta luftonte të keqen që po hidhte rrënjë në vendin tonë. Fatkeqësisht, kjo nuk solli asnjë rezultat, pasi më vonë ai u dënua me pushkatim, por familja e tij duke qenë se ishin punëtorë të koperativave dhe njerëz që nuk kishin “thyer” asnjë rregull, vendosën t’i falin jetën, duke e “pushkatuar” me 25 vjet burg në Burrel.

Çdo ditë ka qenë një torturë. E conin të punonte në zonat më të thella e më të vështira. Pas 12 orëve punë, nuk kishte as bukë e as ujë, por vetëm njëshkopqëtëngjeshninbrinjevenëseankoheshe.Shpeshibintetëfikët.Kur temperaturat në burg shkonin nën zero, ata për t’i ndëshkuar i varnin kokën poshtë, duke e lagur me ujë të ftohtë (aq të ftohtë sa ngrihej në gjoksin e njeriut). Gjatë kohës në burg, e lidhnin me zinxhirë që peshonin 25 kg për këmbë e kjo ia vështirësonte më shumë qëndrimin. Me tortura e vuajtje ai kaloi 14 vite në një birucë të fshehur, të fshehur në mesin e botës.

Page 54: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

52

E në fund, pak dritë... Me rënien e sistemit të ashper dhe me ardhjen e njëepoketërefilloitëlulëzonteDEMOKRACIA.Bashkëmetë,njohupakgëzime dhe jeta e shtërmunduar e një njeriu që vuajti pa ditur arsyen.

PUNOI:BRIXHILDA DEDA

Page 55: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

53

Të rrosh, a të mos rrosh...Kjo ishtë frika

Pjetër Mark Ndreca, pas kryerjes së ushtrisë në moshën 18-vjeçare, vazhdoi punën në ushtri për një periudhë 3-vjeçare ku u dallua për aftësitë dhepërgatitjenetij,përtëcilatshumëshpejtmorigradënoficer.Paskësaj,ai u thirr nga partia nën funksionin e kryetarit e me dëshirën e madhe për të zhvilluar zonën e tij, Kashnjetin, ai pranoi.

Vazhdimisht qëndroi në krye, qoftë kryetar këshilli apo kryetar kooperative pas bashkimit të tokave dhe pronave të popullit. Ai ishte njeri i praktikës, pëlqente punën në terren e jo në zyrë dhe ndihmën ndaj atyre që nuk arrinin të plotësonin normën, edhe pse kryetar. Gjithmonë ka qenë nën vëzhgimin e rrjetit të spiunazhit të krijuar nga Enver Hoxha. Ai ishte mjeti që kishte përdorur për të shtrirë pushtetin në çdo cep të Shqipërisë e për rrjedhojë çdo banor jetonte me frikë, jetonte nën censurë pasi tmerroheshin nga sigurimi i shtetit.

Mirëpo, larg në vitin 1953, para se Pjetri të shkonte në ushtri, dera e shtëpisë së babait të tij, Markut. trokiti në mesnatë në një kohë me shi. Ishte xhaxhai i gruas së Pjetrit, i cili kërkonte strehim atë natë. Ai ishte në kërkim dhe donte të arratisej, synonte Amerikën. Atë natë ai qëndroi dhe iu dha bukë nga babai i Pjetri. Edhe pse ishte natë, kjo ngjarje nuk mbeti jashtë vëmendjessëspiunëveapo“hafijeve”siçiquantePjetri.Kjongjarjerëndontembikurrizinetij,eshpeshshfletohejnjëqëdopërdorejpas20viteve.

Gjatë gjithë kësaj kohë, Pjetri ishte gjithmonë subjekt i sigurimit të shtetit ku në çdo lëvizje kishte pas vetes njerëz të besuar partisë. Gjithmonë tentuan tarrëzoninpërmesprovokimevetëhafijeve,kunjëfjalëgojëehidhurkishteshumë peshë, por Pjetri gjithmonë dilte nga këto kurthe me po aq zgjuarsi sa që edhe ngriheshin ato, pasi i besonte vetëm rrethit të tij e miqësisë shumë të ngushtë.

Puna e tij korrekte dhe mirëmenaxhimi i zonës së Kashnjetit bënë të pamundur e ndoshta zgjatën në kohë arrestimin e tij. Më vonë në kohë, hafijet,sievetmjamënyrëqëjukishtembetur,dërguannjëletëranonimePartisë, ku thonin që Pjetri kishte shtruar një darkë për njerëzit disi me pozitë në zonë, për ta akuzuar atë për shpërdorim të fondeve edhe pse në

Page 56: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

54

të vërtetë Pjetri s’kishte marrë pjesë fare në atë darkë pasi e kishte kuptuar lojën që po bëhej.

Në vitin 1979, lëvizjet e sigurimit ishin shtuar shumë, e për këtë arsye Pjetri tentoi arratisjen duke vendosur të lërë gjithë familjen pas. Ai shkon në Pukë, në minierën e Gjegjanit, ku do të gjente mbështetjen e një shoku për t’u arratisur, por atje e pritën shumë mirë e bujarë. Harmonia që i dhanë punëtorët e minierës bëri që ai të kthehej mbrapa, edhe pse e priste sigurimi i shtetit.

Në maj të vitit 1979, ai u arrestua me akuzën e agjitacionit dhe propagandës politike, tradhti ndaj kombit. Në momentin e arrestimit ai e pranoi ngjarjen duke mos hedhur poshtë traditat, burrërinë e bujarinë e një Mirditori të vërtetë, fundja s’kishte bërë asgjë të gabuar. Për këtë u dënua me 25 vjet burg.

Mirëpo, dënimi me burg ishte një goditje fare e vogël në krahasim me atë që iu bë familjarëve të tij. I vëllai, Palushi, rrihej barbarisht, me qëllim që të detyrohejtëflistemePjetrinatjekuvuantedëniminenëpërmespërgjimevetëzbuloninsadopak,porPjetrinëçdotakimndrydhtevetenenukflistemetë vëllanë edhe pse dëshira ishte shumë e madhe. Vëllai tjetër, Gjergji u hoq nga puna e policisë që ushtronte në Shëngjin, ndërsa djali i tij u përjashtua nga shkolla si nipi i një krimineli. Djali i Pjetrit, Gjoka, u hoq nga posti si drejtor shkolle në Kaluer të Kashnjetit, së bashku me bashkshorten Dranen qëishteedukatore.Qëtëdyudërguansipuntorëtëthjeshtënëkooperativë.Djali i motrës së tij, Toma, u hoq gjithashtu nga shkolla e drejtësisë në Tiranë.Gjystja,vajzaePjetrit,nukulejuafillimishttëvazhdonteshkollënpër frutikulturë, por me insistimin dhe mirësinë e drejtoreshës së shkollës e përfundoi atë. Kushërinj të tij u persekutuan gjithashtu.

Krahas goditjeve te familjes, Pjetri vazhdonte të vuante torturat e shumta në burgun famëkeq të Spaçit. Ai rrihej barbarisht dhe gjithashtu duhet të duronte edhe temperaturat e ftohta në zonën e Spaçit. U sëmur e madje shumë rëndë.Qëndronte i gjakosurnëgrahmat e funditdhe askushnukshqetësohej. Ndonëse doktoresha, që Pjetri gëzon një respekt mjaft të madh për të, tentonte ta shpjegonte seriozitetin e rrethanave në të cilat gjendej Pjetri, oficeri nuk pranonte që të merrej nën shërbimin mjekësor. Pjetriqëndronte i gjakosur, i pafuqishëm qoftë edhe për të hapur sytë, por ama ishte i vetëdijshëm për çfarë ndodhte rreth tij. I lutej zotit t’i jepte fuqi për tëhapursytë,vetëmpërtëparëfytyrëneoficerit tëpashpirt.Doktoreshakëmbëngulte dhe ia arriti qëllimit që t’i ofronte shërbim mjekësor Pjetrit. Ai u operua dhe fatmirësisht shpëtoi në çastet e fundit. Më pas e mori veten,

Page 57: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

55

dalëngadalë dhe vazhdoi dënimin deri sa u rrëzua regjimi komunist.Përfundimisht, regjimi komunist ishte forma më e lartë e tiranisë

dhe barbarizmit, ku përdorej çdo mjet i mundshëm apo ndoshta edhe i menduar në funksion të bindjeve të një njeriu. Vuajtje të njëpasnjëshme, varfëri, persekutime, internime, eleminim kundërshtarësh e burrash të zotë, spiunazh e tortura shnjerëzore. E gjitha ngjante me një kaos. Ndoshta ishte një episod shumë i errët për shoqërinë e asaj kohe dhe veçanërisht familjen time, por pavarësisht kësaj, jam krenar për çdo vështirësi që ata arritën ta përballonin.

PUNOI: DIONIS BILANI

Page 58: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

56

Për të mos u ndarë kurrë

Ishte data 9 gusht 1949, kur ndryshoi fati i një familjeje të tërë. Ndodhi ajo që vendosi për fatin e shumë personave. Atë ditë, u vra në Kaçinar të Mirditës, Bardhok Biba. Për vrasjen e tij u dënuan 20 persona. Përveç tyre, të dyshuar ishin dhe dy vëllezër P.Gj dhe Ll.Gj nga Mirdita. Jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë. Nga kjo ngjarje P.Gj. përfundoi i vrarë, ndërsa Ll.Gj pas shumë përpjekjeve e vuajtjeve arriti të arratisej e të shpëtonte.

Largimi i dhuroi trupit të tij qetësi e paqe, por familjes u solli me shume vuajtje e lot. Dukej se vendi i tij ishte ndaluar rreptësisht të mbetej bosh, kështuqë ndonjë pikë gjak i ngrohtë apo ndonjë mish i njomë do e zëvëndësonte shumë shpejt. Për një kohë të gjatë, ushtarët e divizionit e përshëndesnin me ndonjë të shtënë shtëpinë e tij. Kërkonin medoemos të gjenin Ll.Gj.-in. Torturat e familjareve ishin nga më të tmerrshmet. U shkulen thonjt, përdornin torturën e vezëve të ziera e shumë e shumë tortura të tjera, por as një nënë, një motër, një grua nuk mund të tradhëtonin njeriun e tyre. U bënë ballë të gjithave dhe përsëri nuk treguan vendodhjen e Ll.Gj. Fati i tij për një kohë të gjatë ishte i paditur, asnjë nuk e dinte nëse ishte gjallë apo kishte vdekur. Mes ulërimave të torturave e shpresës së ngulitur thellë në zemër, prisnin se mos vinte ndonjë letër, por asnjë shenjë. Çdo gjë e tij ndalohej nga censura, sepse për shtetin shqiptarë ai ishte cilësuar si një tradhëtar.

E vërteta ishte komplet ndryshe. Ai nuk ishte tradhëtar, ishte një viktimë në gjithë atë vorbull.

Unissianijapavela,shkontesipasdrejtimittëerës.Nëfillimeranukishte në favorin e tij dhe e çoi atë drejt “ferrit”. U mbyll në një burg të Jugosllavisë për 3 vite. Kur gjithçka dukej e pamundur dhe se nuk kishte shpëtim,njëflladifuqishëmarrititashpëtontengaerrësirakukishterënë.Herën e dytë velat e trembura e ndalën në brigjet e Amerikës, ku jetoi për shumë vite.

Me ardhjen e demokracisë, arriti të kthehej në vendlindjen e tij e të takonte të afërmit. Thinjat i kishin mbuluar kokën, por edhe shpirtin. Ndjenja e fajit, dëshira e malli për të parë nënën loke e gjithë të tjerët, ia kishte prishur

Page 59: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

57

gjuminçdonatë.Erdhipranjëditëere,kugjithëfisiumblodh.Njëfestëemadhe u bë. Një tupan i fuqishëm dëgjohej deri në lagjen tjetër. Nuk ishte as dasëm, as nuk ishte shtuar dera e ndonjë shtëpie me djalë, por copat e zemrësishimbashkuaregjakufilloitërridhtesidikur,iqetë,ilumturdheplot shpresë për të mos u ndarë më kurrë...

ORNELA LLESHI

Page 60: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

58

Një histori nga periudha e komunizmit…

Tëflasëshpërperiudhënekomunizmitngapersonatqëekanëpërjetuar,nuk është aspak e lehtë dhe aq më pak e besueshme nga brezi i sotëm, që nuk është prekur nga errësira e asaj periudhe. Ndodhitë e mia, si te çdo shqiptari tjetër (dikush më shumë e dikush më pak), janë të dhimshme, aq të dhimshme saqë duken si një makth nga i cili nuk di si të zgjohesh. Të them tëvërtetën,kaqenëgjithmonëevështirëpërmua tëflaspërkëtohistori,por meqënëse dalëngadalë po shuhen të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë periudhë, ashtu si e kam përjetuar unë, ose ndoshta edhe më keq, vendosa t’i lë historisë një tjetër dokument sado të vlefshëm.

Asokohe isha fëmijë, me dy motra e dy vëllezër. Ishim një familje e madhe e si të mos mjaftonte jetonim me tre xhaxhallarët e mi. Të rriturit punonin, por pagat ishin minimale, aq sa s’na dilnin për tjetër veçse për pak bukë. Por le të themi që ishim të lumtur, të paktën ne fëmijët nuk e ndjenim presionin e atij regjimi ashtu siç e ndjenin prindërit. Shkonim në shkollë me rroba që i kishim që dy vite më parë, por të arnuara aty-këtu, apo kishte raste kur prisnim të mbaronin shkollën vëllezërit e motrat e të vishnim rrobat e tyre. Këpucët tona ishin të grisura po ne nuk kërkonim të reja. Ne ishim të lumtur se nuk njihnim të mirë tjetër. Nga të njihnim? Askush nuk ishte në nivel më të mirë se ne dhe ndoshta ishte kjo që na bënte sadopak të lumtur.

Në familjen tonë lutja thuhej çdo natë, edhe pse në heshtje. Ishim të krishterëmebesimtëplotënëZot,ekjoështëzanafillaegjithëhistorisë…

Kur linda unë, xhaxhai im i vogël ishte 26 vjeç. Mbaj mend se kur kam qenëivogëlxhaxhaimëflistegjithmonëpërZotindhekishtenjëlidhjetëveçantë me të, le të themi më të veçantë se ne të tjerët. Kur regjimi u ndaloi shqiptarëve çdo lloj besimi fetar, xhaxhanë tim, asnjë kërcënim nuk e ndaloi të besonte në kishë, te feja, te Zoti. Nuk ishte i vetmi në familjen tonë që vazhdoi të besonte, por babai dhe dy xhaxhallarët e tjerë kishin krijuar tashmë familje dhe e dinin ç’do të thoshte të kujdeseshe për të e çdo dënim që u jepej atyre, na prekte edhe ne. Ai ishte i pamartuar dhe duke shkuar pothuajse çdo ditë në kishë i kishte lindur dëshira për t’u bërë shërbyes i Zotit. E kishin paralajmëruar, i kishin thënë aq shpesh që t’i shkëpuste lidhjet

Page 61: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

59

me kishën, por asnjë regjim, asnjë “Enver” nuk ishte për të më i shenjtë se Zoti.

E mbaj mend atë natë kur xhaxhai erdhi furishëm në shtëpi dhe mori ato pak rroba që kishte e na dha lamtumirën. Unë isha nëntë vjeç dhe s’kuptova mirë se çfarë ndodhi, por më vonë arrita të zbuloja se ai ishte arratisur për në Itali. Sigurimi i shtetit kishte urdhëruar arrestimin e tij vetëm se ishte besimtar.

I kishin ndaluar të drejtën e lirisë vetëm sepse nuk donte të shkëputej nga Zoti. E sigurisht nuk kishte arsye t’i bindej një dënimi të pakuptimtë e pa bazë. Pas përshëndetjes me të, ankthi më pushtoi të gjithë qenien. Edhe pse fëmijë, e kuptova në një farë mënyre se çfarë na priste, e ndjeva se nuk do ta shihja më xhaxhanë tim. Pas një jave, pasi shteti e kishte marrë vesh për largimin, nadërgojnë tre oficerë të na japinurdhrin e internimitdhetë na largojnë menjëherë nga shtëpia. E mbaj mend shumë mirë atë ditë të tmerrshmekuroficerëtu shfaqën teporta evjetër e shtëpisë.Edinimqëkishin ardhur të na jepnin një dënim, sepse në shtëpinë tonë ishte diskutuar me qindra herë kjo temë. Na thanë që kishim 20 minuta kohë për të marrë çfarë kishim e pastaj të ngjiteshim në kamionin që na priste.

Ishin minuta tmerri. Kisha shtangur në një cep të dhomës dhe shikoja nënën dhe nuset e xhaxhallarëve që qanin ndërkohë që shpejtonin të merrnin rrobat tona. Hipëm në kamion, por nuk ishim të vetmit. Aty gjetëm edhe një familje tjetër nga një fshat më i largët nga i yni, por i të njëjtës zonë.

Ishte rruga më e gjatë që kisha bërë ndonjëherë. Ndoshta na dukej kështu, sepse nga të qarat, minutat bëheshin orë. Mamaja na kishte shtrënguar dhe përsëriste vazhdimisht : “Si do t’ia bëjmë tani?!”

Kur mbërritëm, na thanë se ishim në Tepelenë. Më saktë në një fshat të humbur të Tepelenës. Na sistemuan në një shtëpi me kushte të tmerrshmë me një dhomë pa drita, pa ujë e të tjerat arrini t’i imagjinoni vetë. Xhaxhai im i madh kishte dy djem, ndërsa xhaxhai i dytë kishte dy djem dhe një vajzë. Jetonim të gjithë së bashku brenda asaj dhome, në të cilën rrinim, hanim dheflinim.Vëllai im imadhdhe trenga fëmijëtexhaxhallarëveduhej tëfilloninshkollënemesme,porpërfatintonëmjeran,edhekëtënaekishinndaluar. Na kishin ndaluar çdo lloj mundësie për t’u shkolluar apo për t’u punësuar. E vetmja rrogë që merrnim ishte rroga minimale nga puna në kooperativë, që për 16 persona nuk mjaftonte as për mbijetesë. Motra ime e vogël Rajmonda, ishte vetëm nëntë muajshe kur ne u sistemuam në Tepelenë. Pas dy vitesh, kur akoma nuk i kishte mbushur tre vite, u sëmur rëndë. Ne nuk dinim aspak çfarë i kishte ndodhur. Motra qante e bashkë

Page 62: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

60

me të edhe nëna. E dërguam tek qendra shëndetësore e fshatit, por askush nuk mori përgjegjësi. Ishim të huaj, askush nuk na njihte dhe askujt nuk i interesonte edhe sikur të vdisnim të gjithë. Motra humbi jetën. Mua m’u duk sikur e gjithë bota u shkatërrua. Të gjithë qanin, sidomos nëna. Mbaj mend përpjekjet e mëdha të prindërve për t’u kthyer dhe për ta varrosur motrën në vendlinje, por as që morën përgjigje. Trupi i motrës time të mjerë do të pushonte në një vend të huaj.

Vitet kaluan. Kaluan plot 22 vite, 22 vite me mjerim, me vuajtje dhe pa një ditë të bardhë. E vetmja gjë që na mbante gjallë ishte besimi dhe lutja te Zoti. Deri atë ditë nuk kishim marrë asnjë lajm nga xhaxhai. Nuk dinim nëse ishte i gjallë apo i vdekur, i lirë apo i burgosur.

Ishteviti1992kurfillimetedemokracisëkishinpushtuarShqipërinë.Tëgjithë nxitonin të largoheshin nga ky vend që ua kishte bërë jetën ferr. Më saktë, nuk ishte vendi nga i cili donin të largoheshin, por realiteti i hidhur që kishte pushtuar fatet e tyre. Djali i vogël i xhaxhait, Petriti, që ishte 32 vjeç u largua nga Shqipëria për në Itali. Pas 3 muajsh na dërgoi lajmin se ishte takuar me xhaxhain dhe se ai ishte shëndosh e mirë. Kishte vazhduar me misionin e tij të besimit ndaj Zotit dhe ishte bashkuar me kishën duke u bërë prift. Nuk kishim qenë aq të lumtur prej kohësh. Në shtëpinë tonë u duk sikur u rikthye hareja nga ai lajm. Pas një viti edhe ne vendosëm të riktheheshim në fshatin e dikurshëmdhe aty ndërtuam jetën nga fillimi.Disaumartuanedisalindënfëmijë,disaushkolluanedisafilluanpunë.Dukejsikurjetafilloitënabuzëqeshteedheneve.

Tani jam pothuajse në pleqëri, por tani që e mendoj më duket sikur kam lindur i plakur. Regjimi komunist padyshim ishte një epokë e errët për Shqipërinë dhe jetës sime i ka lënë një shije tepër të hidhur, të cilën s’do ta harroj asnjëherë.

PUNOI: DEA DJALA

Page 63: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

61

Një kalvar i gjatë vuajtjesh

Kur dëgjoj prindërit dhe gjyshen teksa tregojnë vuajtjet që kanë kaluar, më ngjajnë si përralla në krahasim me kohën që unë sot po jetoj. Edhe familja ime ka qenë një ndër të shumtat familje që u persekutuan dhe internuan, ishin “Armiq të popullit”. Të parët e mi Dede dhe Llesh Kaziu (Kolziu) ishin pika kyçe e kësaj urrejtje e pikënisja e një kalvari vuajtjesh.

Familja ime ishte e kamur dhe ishte njëkohësisht strehë luftëtarësh. Deda vihet në krye të pushtetit nacional-çlirimtar. Ai e bëri këtë gjë pasi pa se pushteti i ri që ishte vendosur të drejtonte Shqipërinë, po shkelte lirinë e traditat. Ai u bë drejtues i rezistencës antikomuniste.

E përndjekin, e vrasin e trupin e tij të pajetë e përçudnojnë, duke e tërhequr zvarrë nëpër Lezhë. Lleshi, vëllai i tij, edhe pas vdekjes se Dedës, nuk heq dorë,si për të marrë hakun e të vëllait. Nuk kthehet në shtëpi, por shkon në mal, krah për krah me shokët e tjerë.

Në kujtimet e Dom Zef Oroshit shfaqet kontributi i çmuar i Lleshit trim, besnik e drejtues i çetës së tij deri kur forcat e ndjekjes e vrasin në Molung e trupin e tij e tërheqin zvarrë në Rrubik e Rrëshen, si për të kujtuar edhe një herë të vëllain.

Martirë të tjerë të familjes sime janë edhe Ndrec Kaziu, Preng Kaziu. Unë hyra direkt e në temë duke harruar të prezantoj rrënjët e mia. Familja Kolziu, e njohur si Kaziu e ka origjinën nga shtëpia e Dodës, një nga shtëpitë e para te bajrakut të Oroshit të Mirditës. Me shtimin e banorëve, familja ime u nda në tre degë: në lagjen Fangje (Bulshat), Laç (Kurbin) dhe Livadhëz (Orosh). Tëparëtemi,pasurinëetyreefituanmedjersëteballit.Atablininshtëpitëmëdha e bagëtitë e tyre shkonin deri në Fushë –Vjerdh e Fushë –Lugje.

Në luftën e Durrësit më 1914, Llesh Cup Kaziu luftoi heroikisht dhë ra si trim në në luftë, së bashku me trima të tjerë që kundërshtuan Princ Vidin, i sjellë në Shqipëri nga Fuqitë e Mëdha.

GjatëLuftësIBotërore,nëRrubiktëMirditësvritetnjëoficeraustriaknga një banor vendas. Komanda austriake, për t’u hakmarrë, arrestoi 100 burra. Një misionar katolik (me origjinë austriake) duke ditur ekonominë e familjes, kërkoi që me një shumë të madhe paguar kundrejt komandës

Page 64: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

62

austriake, të lëshonte 100 burrat e pafajshëm. Ata me bujarinë me të madhe, pranuan dhe për ata burra prenë një ka të madh (Kaziu).

Bëmat e tjera po i tregoj me modestinë dhe krenarinë më të madhe, pasi siç e thashë ky ishte një kyç i urrejtjes. Persekutimet, vuajtjet, internimet prekën edhe prindërit e mi të cilët nuk i lejuan të vazhdonin shkollën edhe pse me nota të shkëlqyera. Unë rrjedh nga një familje luftëtarësh, atdhetarësh,bujarëshefisnikëshqëgjithnjëkanëbërërezistencëdhekanëderdhur gjakun për atdheun.

PUNOI: FRANCESKA KOLZIU

Page 65: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

63

Periudha e komunizmit

Periudha e diktaturës në Shqipëri, ka qënë një periudhë e dhimbshme për të gjithë, vecanërisht për ata që u internuan, u përndoqën, u burgosen dhe u pushkatuan.

Ishte një periudhë ku shumë prej nesh u vranë padrejtësisht dhe vuajtën shumë. Familja e gjyshes sime ka qenë nga ata, që e kanë vuajtur shumë këtë periudhëpasi janëpërndjekur.Nëfillimikanëfuturnëburg,sepse ishinshtëpia e parë në Malësi të Lezhës. Partia futi në burg xhaxhain e gjyshes sime, pastaj i nxorrën shumë shpifje dhe lajme të cilat ishin të pavërteta. E dënuan dhe pastaj thanë që do ta pushkatonin sepse kishte dalë kundër tyre. Dukej sikur çdo gjë kishte marrë fund dhe askush nuk kishte një zgjidhje për këtë që po ndodhte. Unë jam një ndër ato dëshmitarë të asaj vuajtjeje, dhimbjeje dhe pikëllimi të pafundëm.

Familja Gjoka (të përndjekur nga komunizmi)

PUNOI: XHOANA GJONAJ

Page 66: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

64

Zef Vorf Nekaj

Zefiulindmëdatë19marstëvitit1919,nëfshatinDomgjontëMirditës.Ai mbaroi shkollën “Normale të Elbasanit” për mësuesi. Pas mbarimit të studimeve, dha mësim në Pukë (1939). Një vit më vonë (1940) i caktohet detyra e vështirë për të cuar përpara procesin e hapjes se shkollave shqipe në Kosovë, pasi atje po mësohej vetëm gjuha jugosllave. Ai pranoi me krenari dhe mori me vete gruan dhe dy vellezërit, të cilët u mundua t’i integronte në shoqërinë e kohës ku punësoi njërin dhe tjetrin e futi në bankat e shkollës. U caktua si drejtor i disa shkollave dhe respektohej per intelektualitetin e humanitetin e tij nga i gjithë komuniteti.

Në periudhën e viteteve ‘44 - ‘45 u përkrah lëvizja komuniste në Shqipëri, me në krye Enver Hoxhen. Në të njëjtën kohë edhe në Jugosllavi gllabëronte komunizmi. Për arsye se Zef Vorf Nekaj shfaqte ide demokratike dhe kundërshtuese ndaj komunizmit, ai u burgos nga jugosllavët në Kosovë. Ai qëndroi në burg rreth 5 vite, aty ku pësoi torturat më të tmerrshme, por sërish ai ngriti krye me intelektualitetin e tij dhe mundohej të nxiste shqiptarët për të kundërshtuar këtë lloj qeversijeje që do u merrte frymen të gjithve.

Ai arriti të arratisej.Dallgët e jetës e përplasën në brigjet e Italisë. Fatkeqësisht në Shqipëri

nuk mund të kthehej, pasi ishte e njëjta atmosferë komuniste dhe sërish rrezikontetaburgosnin. Passhumëmundimeve,Zefiarriti tëshkontenëSHBA, në qytetin e New York-ut. Aty ushtroi punë të ndryshme krahu si punëtor i thjeshtë dhe ndërkohë ndiqte edhe shkollën e lartë. Pas mbarimit të studimeve u bë profesor dhe dha mësim në disa kolegje të ndryshme.

Por fatkeqësia u ul këmëbëkryq me familjen e tij. Familja Nekaj njihej si e deklasuar, jo vetëm për faktin se Zef Nekaj ishte larguar nga Kosova, por edhe se në Shqipëri nuk ishte kthyer më. Njerzve të tij iu mohuan një shumë të drejta, pasi ata kishin mes tyre një frymë tjetër, më tolerante se ajo komuniste. Ajo që dihet, ishte se familje nuk mundi të praktikonte fenë kristiane, po ashtu edhe fëmijët e familjes nuk u lejuan të ndiqnin shkollat elarta.Etëmosflasimpërgjendjenekonomikeqësavinteerëndohej,pasi

Page 67: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

65

edhe atë copë toke që kishin patur ia kishte marrë pushteti i kohes...Eh mjerë për ta, mjerë!

Një periudhë mjaft e vështirë si për familjen e Zef Nekaj, ashtu edhe për familjet e tjera që kishin një pjestar të tyre të arratisur.

Ai u kthye në shtëpi me mallë e ndërgjegje të vrarë për vujtjet e familjes së tij. Por edhe ai kishte vuajtur sa herë i kujtonte, sa herë kujtonte nënën, sa herë kujtonte Shqipërinë. U kthye, u kthye vetëm atëherë kur rrezet e diellit e ngrohnin njësoj gjithë tokën, atëherë kur fjala nuk mohohej, kur jeta gëzonte liri.

PUNOI: XHESINA LIKA

Page 68: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

66

Kush jam? Kush jemi ne?

Sa ngrohtësi, qetësi!Ulem dhe bisedoj me babin tim...Papriturfilxhaniposhterron,orapokalondhebisedëssonëpo ivjen

fundi.Qëndrojeulurnënjëceptëdivanit,mesytëmbushurmedhimbjeeduart e mia të vogla shtërgojnë duart e mëdha të babait tim. Më duken aq të njoma, të pafuqishme. Mendoj me vete. “Ç’të bëj? Përse qaj? Përse gjithmonë kërkoj, vetëm kërkoj? Përse ankesat e mia të pafund, sot po shurdhojnë veshët e mi? Kush jam? Kush?”

Jam e bija e Mirot Pllumbaj, një burrë për tu marrë shembull, një burrë që ka arritur aq shumë duke u nisur nga asgjëja. E di si ishte jeta që kaloi?

Ishte ditelindja e tij e 18-të. Po festonte me prindërit dhe vëllezërit. Por, a kalohet një feste pa muzikë? Ja pra, ishin pikërisht tingujt e asaj muzike që po dëgjonte, e cila e çoi drejt një dere të zymtë. Ato tinguj, ajo melodi kaloi fusha e male dhe arriti deri në veshët e atij “tirani”, që sundonte nën melodinë e rrahjeve të një zemre të kalbur. Kjo melodi po e zgjonte nga gjumi i tij i thellë.

Dielli i fundit që pa babai im, ishte po atë ditë. Rrezet e fundit që po i thaninrrobatelagura,imoripoatëditë.Aiishteifunditpërqafimqëidhatë atit, i cili qëndronte në dorë te mëshirës dhe fatit, duke pritur një ndihmë, njësoj si ajo bima që kërkon një dorë përkujdesje për tu rritur. Dhe ja, hapat sa vijnë e ngadalësohen nga frika që do e pushtonte brenda në atë dhomë, birucë më mirë të themi, nga e cila nuk hynte aspak dritë. Kishte vetëm një të çarë në tavan, që ishte dhe ajo e mbushur me beton. Për sa i përket ushqimit... mund të jetojë njeriu me barkun bosh? Ajo pjatë që i ofrohej ishte në gjendje të ngopte vetëm stomakun e një miu.

Dënimi i parë aty brenda, për babain tim, ishte për fakti i të bërit kryq, gjë që i jepte forcë çdo njeriu për të përballuar vështirësitë, sepse në dorë të tyre kishte mbetur vetem lutja. Luteshin, luteshin dhe prisnin në mëshirë të fatit. Ai “tiran” ishte i pashpirt, ishte anti -njerëzor dhe sytë e tij kishin marrë formën e një tornadoje që mezi prisnin të përpinin çdo gjë të pafajshme.

Torturat ishin nga më të ndryshmet, por mjaftonte dhe frika për të

Page 69: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

67

ndjerë një dhimbje aq të madhe. Çdo natë që kalonte, besimi dhe shpresa zvogëloheshin, malli për familjen rritej gjithnjë e më shumë.

Lotët nënës nuk po pushonin. Sytë e saj i ishin drejtuar krevatit që qëndronte bosh dhe pjatës që priste të mbarohej, por më kot. Ajo grua e gjorë nuk kishte të drejtë as të degjonte zërin e të birit e jo me të ndjente aromën e tij. Mjaftonte dhimbja e ndarjes nga prindërit në moshën 4-vjeçare dhe e 24 viteve ne internim, por jo. Ajo ishte e denuar te mbante dhimbje në shpirt.

Në të gjithë vendin ishin vendosur njerez në shërbim të sunduesit. Absurde të kishe frikë të hapje gojën me mendimin se ai njeri ishte i punësuar për të spiunuar. Mirë se nuk bëhej fjalë të jepje ndonjë mospëlqim, se mendimin tënd jo e jo.

Kush jam unë? Kush je ti?Nuk ka e s’mund të ketë njeri si ti. Kërkon vetëm të gënjesh dhe të

sundosh? Mendon se je i lartë apo me vullnet? Jo, ti nuk je Zot. Ti nuk je as i njerzishëm. Ti qëndron në shtyllën e turpit, por sytë e tu nuk janë të aftë të shohin realitetin, sepse asnjë sy i verbuar e asnjë fyt i prerë nuk mund të ngrejë krye. Të gjithë janë bërë kopeja jote, por lotët e të gjitha nënave do të të përmbysin. Do të biesh, do zhytesh aq thellë sa s’do arrish kurrë të dalësh...

... mbaroi, gjithçka mbaroi...

SERENA PLLUMBAJ XIB

Page 70: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

68

Sakrifica për shkollimin

Babai im, vinte nga brezi i katërt i një familje të internuar. E kanw prejardhjen nga Rapsha e Hotit në Malsinë e Madhe. Kjo hisotikisht i ka favorizuar për largimin e tyre nëpër vende të tjera të botes. Kjo nisi në vitin 1958 kur kushëriri i tyre u nis për Gjermani, ende pa lindur babai im, dhe në këtëmënyrë,ailapaspasojashumëtërëndatëgjithëfisiDajani.Disatëtjerë,për arsye të ndryshme propaganduese dhe politike, i internaun në Lushnje, disa të tjerë u burgosën e ata që ishin më fatlum, u arratisën.

Babaiim,qënëfillim,tregoiinterespërshkollëndhepërdijen.Nëklasëne tetë ishte i bindur që donte të shkonte në gjimaz, të merrte një nga dy bursat që do vinin për shkollën e tij, por pengesa më e madhe qëndronte tek familja dhe historia e saj. Gjyshi im, duke e ditur dëshirën e madhe të të birit, iu drejtua Sekretarit të Partisë për fshatin. Ai i kërkoi në këmbim të bursës, të bëntë gjakun ujë e mos kishte më asnjë hyrje ose dalje me kushërinjt e tij. As në gëzime as në hidhërime, këmbët e tij të mos shkelnin pragun e tyre e shikimet e tyre të mos kryqëzoheshin më për këtë jetë.

Padyshim, kjo që kërkohej ishte shumë e vështirë sepse ato ishin gjaku i tijdhenjerëzit e tij,porai sakrifikoi ekështubabai immoribursën për gjimanzin e Veterinarisë në Shkodër. Jo të gjithë, as sot e kësaj dite, nuk e kanë kuptuar vështirësinë e gjyshit tim për marrjen e këtij vendimi. Në dasmës e djalit të tij të madh, nuk i ftuoi sepse ashtu ishte vendosur e kështu dasma u bë me katundin edhe disa kushërinj të largët nga Starja.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se 25 vite nga ajo ditë, në Rapsh të Hotit, unë nuk kam patur mundësi t’i njoh kushërinjtë e mi. Ata nuk e kanë kapërdirë akoma atë që ndodhi. Im atë ndihet fajtor, e kam parë edhe duke qarë sepse e konsideron kapriço dëshirën e tij. Shpesh thotë së i ati i kishte jetuar me turp dhe me mall kish vdekur.

Janëpakatëqëekuptuansakrificënemadhetëgjyshitpërshkollimnedjalittëtij.Sot,nenipëritembesat,gëzojmëdhekrenohemimesakrificënegjyshit,porgjithsesi,kjodombetetpërjetësishtnjëplagëefisittonë,sepsekëtushohimepërçarjenefisevedheproblemetfamiljaretëatijsistemi.Aisistem, pa mëshirë, shkatërroi familjet, qelizat që i japin jetë shoqërisë.

ANTONELA DAJANI

Page 71: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

69

Të intervistoj babain...

Gjatë periudhës së Diktaturës Komuniste, shumë prej familjeve shqiptare janë internuar për arsye të ndryshme. Po ju a keni pasur të afërm që është internuar?

- Po, edhe unë kam pasur të afërm të internuar. Ata kanë qenë kushërinjt e babait tim.

Në çfarë moshe keni qenë ju në atë kohë? Po të afërmit tuaj të internuar?

-Unë kam qenë në një moshë të vogël, rreth 5 vjeç, dhe nuk kujtoj shumë gjëra, por me sa më kanë treguar familjarët, të afërmit e internuar kanë qenë në një moshë madhore. Mund të them se ka pasur vetëm 2 fëmijë të moshës sime dhe të tjerët të rritur.

Pse u internuan? - Janë internuar pasi xhaxhai i tyre ka qenë prift. Në kuadër të mbylljes së

kishave në 1967, për t’i shpëtuar burgut nga regjimi komunist, është arratisur nga Shqipëria dhe ka emigruar në Vatikan, Itali. Ai, për një periudhë disa vjeçare që ka qëndruar në Vatikan, është konsideruar si një nga armiqtë më të mëdhenj të sistemit të asaj kohe. Më pas ai është larguar për në SHBA ku dhe ka shërbyer si famulltar deri sa ka vdekur. Për këtë arsye e gjithë familja e tij, përfshirë dhe kushërinjtë e babait tim janë arrestuar, burgosur dhe internuar.

Çfarë ndodhi ekzaktësisht atë ditë?- Siç të thashë dhe më lart kam qenë i vogël dhe nuk mbaj mend shumë

gjëra, por gjithmonë kam pyetur mbi këtë ngjarje. Prindërit më kanë treguar se një ditë krejt papritur teksa ne po darkonim të gjithë sëbashku, trokiti dera. Forcat e sigurimit hyjnë në shtëpi, morën të afërmit e babait me vete dhe u larguan pa treguar asgjë mbi arsyen se pse po i merrnin. Menjëherë babai im kishte vrapuar pas tyre që të mësonte se çfarë po ndodhte. Edhe pse u munduam shumë që të bënim çdo gjë që të mos internoheshin, askush nuk na pyeti, dhe sigurisht disa i internuan si dhe të tjerët i burgosën.

Page 72: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

70

Sa persona u internuan? - Kanë qenë një familje e madhe me rreth 10 persona ku thash dy prej tyre

ishin famijë të vegjël.

Në çfarë qytetesh u internuan të afërmit tuaj?-Nëfillim janë internuarnëqytetin eLezhësdhegjysmae tjetër janë

internuar në Plug të Lushnjës. Pjesa që është internuar në Lushnje vazhdon të jetojë akoma dhe sot atje.

Si u ndjetë ju në ato momente dhe më pas?- Të shohësh të afërmit tuaj të t’i marrin në një mënyrë të dhunshme

dhe të tmerrshme, normalisht që mërzitesh dhe ke një ndjenjë zemërimi të paadresuar.Ndjenjaqëfilloitëbëhejmëmbizotëruesemëpasishtendjenjaemallit për familjarët. Çdo ditë e më shumë, ne na merrte malli për të afërmit tanë pasi kishim një lidhje të ngushtë shpirtërore me ta.

A u lejuan t’i takonit familjarët edhe pas internimit? - Të them të drejtën nuk na kanë lejuar që të shkonim t’i takonim

asnjëherë gjatë regjimit komunist. Në periudhën pas vdekjes së liderit politik dhe ardhjes se demokracisë, sigurisht që kemi shkuar dhe qëndruar në shtëpinë e tyre ku dhe na kanë treguar për jetën e vështirë që kanë patur.

Me sa të kanë treguar dhe ty të afërmit e tu, si ka qenë jetesa në atë periudhë?

- Në të vërtetë ajo jetesë që bënin në ato kohë, vetëm jetë që nuk mund të quhej. Të gjithë ishin të angazhuar me punë nga më të ndryshmet dhe shumë të rënda vetëm e vetëm që të arrinin të ushqenin fëmijët e tyre. Kjo më mirë mund të quhej si luftë për mbijetesë. Një ndër periudhat më të vështira që nuk shihej një copë buzëqeshje në fytyrat e njerëzvë, vetëm dhimbje dhe trishtim. Kishte patur edhe net që shtriheshin dhe pa ngrënë për të fjetur, kishinfrikëtëtëflininpasimendoninsenukdozgjoheshimtënesërmen.Njëtmerripapërshkrueshëmqëedhenësedoeshihnimsifilmnëditëtesotme do tmerroheshim, pastaj mendoje se si mund të ishte po ta jetoje.

Nëse do ktheheshit pas në kohë, a do të vepronit përsëri si atëherë? A do të bënit përsëri të njëjtat veprime që do dërgonin deri në internim?

- Unë lutem çdo ditë që ato kohë të tmerrshme dhe të zymta të mos

Page 73: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

71

kthehen asnjëherë më, pasi nuk ia uroj askujt vuajtjen që kemi pasur ne gjatë asaj periudhe. Nëse do të kthehesha pas në kohë, mendoj që përsëri të njëjtin veprime do bëja pasi asnjëherë nuk kemi bërë diçka që ka qenë e turpshme, ne vetëm e kemi ndjerë që duhet të besonim në Zot dhe atë kemi bërë.

PUNOI: ANISA NDOKA

Page 74: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

72

Intervistë me gjyshin

A keni pasur ndonjë rast internimi,vrasje ose burgimi nga Qeveria Komuniste në familjen tuaj?

- Jo, familja jonë nuk ka pasur kurrë ndonjë rast internimi, vrasje ose burgimi në periudhën e komunizmit. Jemi munduar të përshtatemi me mënyrën e jetesës që komunizmi na ka imponuar dhe të bashkëjetonim me mendësinë komuniste. Gjithmonë në zemrën tonë ka qëndruar shpresa për një të ardhme më të mirë për ne dhe kryesisht për fëmijët tanë.

Si ishin kushtet e jetës?- Gjëja kryesore që duhet të konsumojë një individ për të jetuar, janë uji

dhe ushqimi, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për të përmbushur nevojat tona. Uji për konsumim dhe larjen e rrobave, merrej nga burimet malore. Për tu ushqyer, na ofrohej çdo muaj një kilogram djathë, një litra qumësht, një pako kafe dhe shtatëdhjetë gram bukë misri për çdo individ të familjes. Deri në vitin 1982 familja jonë ka mbajtur bagëti për të furnizuar dhe për t’i mundësuar familjes sonë prodhime blegtorale si mishi, vezët, djathi dhe kosi, por më pas na u hoq e drejta t’i mbanim.

Gjatë kohës së komunizmit a ka qenë i lehtë punësimi?- Punësimi ka qenë i detyruar për shkak të nevojës së prodhimit të një

numri sa më të madh të produkteve bujqësore. Kooperativa, miniera, ferma ishin vendet ku mund të punësoheshin qytetarët që nga mosha 15 vjeçare, me orar pune nga 06:00-18:00 dhe me një pagesë ditore prej 40 lekë.

Cilat janë anët pozitive dhe a është favorizuar ndopak jetesa familjare nga mënyra e qeverisjes së atëhershme?

- Çdo gjë negative ka dhe anën e saj pozitive, po ashtu edhe komunizmi e ka pasur një të tillë. Komponent të mirëqenies sociale, që ekzistonin gjatë qeverisjes së komunistit Enver Hoxha kanë qenë qetësia, siguria, punësimi i lehtë, dhënia e bursave universitare për nxënësit me mesatare të lartë, mosqarkullimi dhe moskonsumimi i lëndëve narkotike.

Page 75: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

73

Në cilat aspekte jetësore ju eshte kufizuar më së shumti liria?- Në aspektin kulturor ishte i ndaluar dëgjimi i këngëve në gjuhë të huaj.

Në aspektin fetar na ishte hequr e drejta dhe liria të besonim në Zot dhe të festonim çdo lloj feste me karakter fetar. Kishat nuk ekzistonin pasi ishin shndërruar në qendra kulturore dhe të gjithë priftat shqiptar ishin vrarë, burgosur ose emigruar,arratisur më saktë.

A jeni ndjerë ndonjëherë të frikësuar se mos ndokush ju padiste për kryerjen e ndonjë veprimi të jashtëligjshëm ose thënien e ndonjë fjale kundër qeverisë?

- Po, “spiunët” e Enver Hoxhës ndodheshin kudo dhe nuk ishim në dijeni se kush ishin. Prandaj jemi munduar të mbrojmë familjen tonë duke mos krijuar besim tek fshatarët e tjerë dhe duke mbajtur çdo lloj sekreti dhe plani brenda shtëpisë.

A ka ndikuar mendësia komuniste në formimin e personalitetit tuaj? - Unë bashkë me moshatarët e mi besoj se na mungon vetbesimi dhe

guximi për të shprehur opinionin tonë. Frika dhe terrori janë ngulitur në memorien tonë duke reduktuar guximin dhe kurajon tonë. Nga ana tjetër falë komunizmit jemi bërë shumë punëtorë dhe optimist, sepse gjithmonë gjërat janë bërë më mirë kështu, ne jetojmë me shpresën se situata dhe jetesa brenda Shqipërisë do të përmirësohet.

Në qoftë se do të ekzistonte mundësia të kthehej regjimi komunist a do ishit pro apo kundër?

- Jo, nuk do të doja në asnjë mënyrë që nipat dhe mbesat e mia të shikonin ose të përballeshin me ato vështirësi që kam hasur gjatë jetës sime.

PUNOI: KLAUDIA BILAMI

Page 76: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

74

Intervistë me mamin

Torturat dhe vrasjet e shumta vlenin vetëm për besimtarët e krishterë apo edhe për besimtarët që praktikonin fe të tjera?

- Jo, ato vlenin për të gjitha besimet. Ky besoj që ka qenë një ndër problemet më të mëdha të asaj kohe që i hapte një plagë të madhe të gjithë besimtarëve shqiptarë.

A ka qenë i vështirë për ty mohimi i fesë?- Nuk mund të të mungojë diçka që nuk e njeh. Në shoqërinë ku jam

rriturunënukkishteasnjëinformacionnëlidhjemefenëdhenëshkollëflitejgjithmonë negativisht për të. Kështu edhe unë si shumë bashkëmoshatarë të mi, u rritëm pa pasur asnjë ndikim të fesë në jetën tonë familjare dhe sociale.

Si ka qenë fëmijëria në një vend ku informacionet nga jashtë nuk ishin të mundur të merreshin?

- Izolimi në Shqipëri gjatë viteve 45-90 ka qenë i plotë. Në atë kohë lajmet nëtelevizor,gazetatdheradiotflisninvetëmpërarritjetqëkishtevendiynëdhe se sa të “lumtur” ishim që rriteshim në një vend socialist. Mos pasja e mundësive për të krahasuar atë që ne po jetonim me jetesën në vende të tjera të botës, na bënte që të besonim verbërisht në atë që na thonin dhe të ndiheshim me fat për mënyrën se si jetonim.

Pse ju si popull shqiptar nuk jeni bashkuar për t’i dale kundër këtyre padrejtësive që ju bëheshin?

- Shumë veta e provuan këtë, por duke parë fundin e tyre të internuar, të burgosur apo edhe të vrarë, guximi jonë si popull binte. Pushtetasit gjithmonë justifikoninveprimetetyredhegjeninnjëshpjegimpërtëqetësuargjendjene krijuar. Gjithashtu një frikë më e madhe ishte fakti se jo vetëm personi që dilte kundër regjimit do të pësonte, por edhe e gjithë familja e tij rrezikohej nga ky veprim. Ky besoj se ishte dhe faktori qe na frenonte më shumë ne shqiptarëve për t’i dalë kundër asaj që po jetonim.

Page 77: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

75

Po të kishe patur mundësinë të ktheheshe edhe një herë mbrapsht, duke parë fëmijërinë tonë, cilat jane gjërat që do të dëshiroje më shumë të kishe?

-Oh,listaështëshumëegjatë,megjithatëdotëpërmenddisa.Nëfillimdo të ishte me siguri ushqimi. Nuk mund të harroj tollonat dhe rradhët e gjata për të blerë ato pak gjëra që kishte. Më kujtohet kur fshehurazi shihja një reklamë në televizor për “Nutella”, mbaj mend që të kisha mundësinë ta provoja ishte ëndërra ime më e madhe.

PUNOI: E.P

Page 78: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

76

Copëza kujtimesh nga jeta e tim eti...

Si ndiheni kur kujtoni periudhën e komunizmit dhe cilat janë gjurmët që ka lënë ajo në memorien tënde?

- Po të kujtoj këtë kohë menjëherë më vjen në mendje periudha e mbushur me trishtim dhe mërzitje. Ishte një regjim i tillë totalitar i cili merrte përsipër të kontrollonte ritmin e të gjitha elementeve ekonomike, politike, arsimore dhe kulturore në të gjitha nivelet e një shoqërie që prej individit të porsalindur, pioner i rinisë e pleqërisë deri në vdekje.

Më trego pak më shumë rreth mënyrës së jetesës në atë kohë...- Çfarë të të tregoj nuk e di. Një jetesë që vetëm jetesë që nuk quhej. Një

jetë e mbushur me mërzi, ditë të zymta dhe netë të mbushura me frikë. Ne kishim frikë për gjithçka duke qenë se shumë gjëra nuk ishin të lejuara të bëheshin, kishim frikë se mos një verpim që bënim të na rrezikonte jetën tonë dhe të familjes, kishim frikë se mos dikush na spiunonte për ndonjë fjalë që padashje na kishte shpëtuar dhe e kishim thënë kundra regjimit. Një jetë e mbushur në varfëri.

Me çfarë punonit dhe si ishin pagesat në atë periudhë?- Kushtet ishin shumë të mjerueshme si të punës dhe të jetës. Paga e

marrë për punën që bënim ishte mjaft qesharake, pasoja të cilat po i ndjejmë dhe sot. Rroga mesatare e një punëtori varjonte nga 200-450 lekë ndërsa e një kooperavisti nga 120-200 lekë.

Kam dëgjuar se shkolla, arsimimi në atë kohë ka qenë i detyrueshëm vetëm për arsimin e ulët. Çfarë mund të na thuash ti për këtë temë? A keni pasur ju mundësinë për tu shkolluar?

- Po është e vërtetë se arsimimi i detyruar ka qenë vetëm për sistemin 8-vjeçar. Mjetet shkollore kanë qenë të pamjaftueshme, edhe kushtet po ashtu. Kjo do të thotë se ai person që nuk kishte të ardhura të mira ekonomike nuk mund të shkollohej më lart se shkolla 8-vjeçare. Por gjithsesi

Page 79: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

77

në shkollë shkonim të gjithë, megjithëse librat që kishim ishin të pakta dhe nuk mjaftonin. Ne mësonim shumë pasi vetëm kështu mund të arrinim të ndryshonim jetën që bënim. Të paktën jetonim më shpresë për të ardhmen. Kërkesa e llogarisë ishte e madhe dhe mësuesit ishin shumë të rreptë, por pavarësisht kësaj ne shkonim në shkollë.

Keni qenë në një familje me gjendje të mirë ekonomike apo kishte raste kur të ardhurat nuk mjaftonin as për t’u ushqyer?

- Siç e thashë dhe më lart, nuk kemi qenë një familje me të ardhura të mira ekonomike. Ushqimi ishte me racion, por edhe pse ishte i tillë shumë herë mbeteshim dhe pa të. Kishte shumë raste që jo vetëm binim për të fjetur pa ngrënë, por shkonim edhe në shkollë pa futur gjë në gojë. Ishte një sistem i tillë që i gjithë populli i thjeshtë ishte i shtypur dhe i keqtrajtuar, kurse elita ishte ndryshe dhe sipër nesh.

Po të ktheheshit pas në kohë, a do dëshironit të jetonit përsëri në periudhën komuniste?

- Këtë po e quaj si një pyetje absurde, pasi askush nuk do e dëshironte të rikthehej ajo periudhë.

PUNOI: SERXHO DAKAJ

Page 80: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

78

Bisedë me gjyshin

Ju jeni një person që keni lindur pak vite pas ardhjes së komunizmit në vendin tonë. Çfarë kujtoni ju nga fëmijëria juaj e largët?

- Mbaj mend që në fëmijërinë time, fryma komuniste jetonte kudo, madje dhe në shkollë. Figura e drejtuesit Enver Hoxha ndodhej në çdo vend dhe institucion shtetëror. Dukej sikur të gjithë ndodheshim brenda një dhome, ku ajri ishte i pakët dhe të gjithë ata që mund të dilnin, duhet të mohonin fenë e tyre, rrjedhimisht vetveten.

A ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ju regjimi i ashpër komunist?- Të them të drejtën mund të konsiderohesha nga ato shtresa shoqërore

që ishin të privilegjara në priudhën e atëhershme. Mësuesit që në moshë të re vunë re rezutatet e mira dhe më dërguan të bëja një shkollë 4 vjeçare në Shkodër për mësuesi. Me pas kam bërë një praktikë dy vjeçare po në të njëjtinqytetdhepaskëtyredyvitevekamfilluarpunësimësuesnëZadrimë.

Dimë fare mirë punën e rëndë që bënim shumica e popullsisë në punë kooperative. Jeni përfshirë dhe ju në këtë rreth shoqëror?

- Fatmirësisht, siç ju thashë kam punuar gjithmonë me laps e letër, pa përdorur asnjëherë shpinën në punët e lodhshme me orë të tëra.

A ka pasur raste kur keni dëgjuar për raste të ndryshme si vrasje, burgime apo dhe internime që ka dhënë urdhër regjimi komunist?

- Po sigurisht. Unë për vetë kam jetuar një jetë të qetë, por nuk mund të mbyll sytë drejt historive të vrasjeve dhe dënimeve të asaj kohe. Kam qenë në Zadrime në periudhën e vrasjes së Danjel Dajanit e shumë katolikëve të tjerë që u martirizuan për Shqipërinë, por mbi të gjitha për fenë katolike.

Dua të di pak më shumë për ju, se si e keni përjetuar ju periudhën komuniste?

- Me të vërtetë që nuk kam dalë për të punuar me punë të rënda, por përsëri jeta gjatë periudhës komuniste ka qenë e vështirë për mua. Të rrish

Page 81: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

79

çdo ditë me frikën se mos ndonjë spiun i komunizmit të padiste për ndonjë fjalë të thënë padashje, dhe ti përfundoje në burg ose familja jote internohej. Osetëuleshtëfleshmefrikënsemosnukzgjoheshemë.Janëkujtimeshumëtë tmerrshme që nuk më pëlqen t’i kujtoj sepse çdo ditë mundohem t’i harroj.

Po në ditët e sotme, kur koha e errët “komuniste” ka vite që nuk “frymon” më, si e keni përjetuar ndryshimin politik dhe social të vendit?

- Jeta, sigurisht nuk është më njësoj, vendi tashmë është më i lirë, demokracia ka filluar të përhapet kudo. Megjithatë nuk mund të lë papërmendur sigurinë që ajo periudhë mbarte. Në ato kohë ishim më të sigurtë dhe të paktën mund të lëviznim të lirë nëpër rrugë të ndryshme. Në ditët e sotme ekziston frika që të dalësh në rrugë sepse nga momenti në moment mund të të dalë dikush dhe mund të të rrëmbejë apo të kryejë ndonjë krim nga to që po dëgjohen më së shumti në lajme.

PUNOI: DAJANA KOLA

Page 82: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

80

Të kujtosh ditët e zymta...(Intervistë me gjyshin)

Në çfarë moshe ishit ju kur ne Shqipëri u vendos sistemi i errët komunist?-Nëvitin1945kurnëShqipëriuvendossistemikomunistunëfillova

shkollën 4-vjeçare dhe isha vetëm dhjetë vjeç. Në vititn 1945 nuk kishim shkollatëmirfillta,pornemblidheshimnështëpitëndryshmememësuesqë vinin nga larg, kryesisht nga Shkodra dhe Kruja. Shkollën e mbarova katërmbëdhjetëvjeç,megjithësekamkryervetëmshkollënfillore.

Mund të më tregosh pak më shumë rreth rregullave të vendosura gjatë regjimit komunist mbi mënyrën e veshjes?

- Në atë periudhë ne visheshim me veshje kombëtare, unë vishesha me brekushe, qeleshe te bardhe, xhokza, brez, opinga llastiku ose lekure, kjo varej nga mundësitë ekonomike. Ajo ishte veshja që të gjithë burrat mbanin pasi nuk kishte të tjera. Ne i bënim jelekët me leshin e deles në kushte shtëpie. Kryesisht ishin veshje shumë të vjetra dhe të grisura.

Me çfarë ushqimesh jetonit dhe si ishte procedura e punës që duhet të bënit për të fituar para për të marrë ushqime?

- Përpara se të futeshim në kooperativa, ne punonim tokën tonë me qetë dhe mbidhnim prodhime bujqësore (misër, grurë, perime), gjithashtu mbanim dhe dele, lopë ose dhi. Në vitin 1957 kur hynë kooperativat, çdo tokë u bë shtetore dhe për çdo shtëpi la dhjetë krerë bagëti ose një lopë. Nëfillimulatredylymtokëbujqësorepërshtëpi,porpascakohëshuhoqdhe u la vetëm një dylym tokë bujqësore gjithashtu hoqi edhe blegtorinë (dhi, dele, lopë). Kishte raste kur mbanim ndonjë dele fshehurazi pasi nuk lejoheshin. Lejoheshin vetëm shpendët si për shembull pulat. Për sa i përket ushqimeve shteti na jepte bukë, misër, qumësht, perime të gjitha me racion dhe të pakta, për sa i përket mishit rrallë shumë rrallë shpërndahej me sasi të vogla (1-2 kg).

Page 83: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

81

A lejohej festimi i festave të ndryshme,qoftë ato kombëtare, qoftë ato fetare?

- Në atë periudhë meqenëse u prishën edhe kishat edhe xhamitë, i kishim të ndaluara të festonim festat e ndryshme fetare dhe në qofte se ne i festonim fshehurazi ne mund të dënoheshim shumë rëndë. Ne festonim vetëm Vitin e Ri, 1 Maji etj.

Për sa i përket sistemit të taksave do doja të mësoja sa më shumë mbi mënyrën e funksionimit në atë periudhë?

- Përpara kooperativës ne paguanim shumë taksa që në atë periudhë ishin të ndara në “plane”. Ne paguanim planin për vezët, për mishin, për tokën, për leshin e shumë plane të tjera. Ndërsa kur u vendosën kooperativat nuk paguanim aq shumë për shkak se nuk kishim as toka as bagëti. Ishte një periudhë me të vërtetë e vështirë.

Sa ishin pagat në kooperativë dhe çfarë punësh bënit?- Pagat ishin tëpër të ulëta, aq të ulëta sa na mjaftonin vetëm për të

mbajtur frymën gjallë. Ne ditë paguheshim sipas normës së punës që bënim nga dhjetë lek në ditë, por edhe mos më pak. Lodheshim jashtëzakonisht shumë, por s’kishim rrugë zgjidhje tjetër jetese.

Mund të më thuash si ndihesh tani që po kujtoni atë periudhë të zymtë?- Normalisht, ndihem shumë keq kur mendoj për internimet dhe kushtet

e vështira të jetesës që kishim. Nuk kishim të drejta dhe liri. Ndihem shumë me fat që asnjë nga familja ime nuk u internua. Gjithashtu nuk do t’ia uroja askujt që të përjetonte atë periudhë aq të tmerrshme të shoqërisë shqipëtare.

PUNOI: ROZALINDA PALAJ

Page 84: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

82

“Varfëri ekstreme...”(Bisedë ne gjyshin dhe copëza kujtimesh nga jeta e tij)

Si ka qenë strukturimi i shoqërisë gjatë Komunizmit në Shqipëri?- Prona ka qenë privatë dhe njerëzit ishin të ndarë në dy klasa: klasa e

fshatarësisë që punonin në kooperativa dhe kultura të ndryshme të degës së bujqësisë dhë blegtorisë, ndarë në brigata dhe të drejtuar nga sektori dhe kryesia e kooperativës. Ndërsa klasa tjetër ishte ajo punërore që punonin në sektore të ndryshëm si fabrika, industri, etj. Unë kam punuar edhe në kooperativa, por edhe në fabrika të ndryshme. Puna në kooperativa ishte shumë e vështirë dhe me orare të zgjatura.

A e kishit lirinë e fjalës dhe sa të sigurtë ndiheshit në atë periudhë?- Çdo gjë ishte e paracaktuar dhe asnjëri nuk guxonte të ngrinte kokën

kundër regjimit. Ne kemi parë shumë raste ku shprehja e mendimit të lirë denohej në mënyra të ndryshme si internime, përndjekje, vrasje, etj. Kjo na bënte të bindeshim sepse duhej të mbronim familjet tona.

Po ushqimi a ishte i mjaftueshëm për gjithë familjen?- Ushqimi ishte i racionuar dhe racioni për person ishte 700 gr. Rrinim

në rradhë për orë të tëra për të marre bukë ose qumësht dhe kishte raste që shkonim duarbosh në shtëpi. Përveç faktit se çdo gjë ishte e racionuar dhe ushqimi nuk kishte fare shije, asnjë nuk mund të ankohej sepse do të përfundonte në internim. Njerëzit jetonin me frikë dhe në gjendje shumë të veshtirë, me kushte minimale për jetesë.

Po në lidhje me arsimimin çfarë mund të më thoni?- Shkollimi ishte i detyrueshëm për ciklin 8-vjeçar. Nëse nxënësit kishin

nota të larta, shteti u mundësonte bursa studimi brenda vendit, sigurisht që duhettëkisheedhebiografinëemirëmbitëgjitha.Bursatestudimitndaheshinnga Këshilli i Bashkuar. Edhe unë isha një prej atyre të cilëve iu dha mundësia të vazhonte shkollimin në shkollat e mesme. Shkollat ishin profesionale 4-vjeçare. Degët ishin të përcaktuara nga shteti dhe pas përfundimit të shkollës na mundësohej punësimi në qytete të ndryshme në vend.

Page 85: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

83

A ekzistonte liria e shprehjes së mendimit apo liria e shtypit?- Literatura ishte e përcaktuar nga pushteti komunist dhe nuk lejohej

qarkullimi apo leximi i librave e gazetave të cilat nuk ishin të përshtatshme nga shteti për tu lexuar. Lajmet nga brenda dhe jashtë vendit ishin të censuruara dhe njiheshin vetëm me anën e mirë të tyre. Nëse dikush propagonte kundër regjimit komunist, dënimi i tij ishte maksimal dhe ne duhej të pranonim çdo gjë që na ofrohej pasi nuk kishim një rrugë të dytë.

A mban mend ndonjë detaj mbi gjendjen e shtresave të shoqërisë si për shembull të familjeve të së burgosurve?

- Në atë kohë popullsia ishte e ndarë në shtresa. Shtresa më me shumë të ardhura që ishin krerët e lartë të shtetit, dhe pjesa e popullsisë së varfër. Normalisht që të burgosurit vinin nga ajo shtresë e familjeve të varfra, jo se mungonte ndonjë nga të lartët e kjo thjeshtë për të treguar dorën e fortë të shtetit e atë që quhej “barazi”. Nuk ka nevojë për fjalë të shumta për të përshkruar gjendjen e këtyre familjeve, sepse çdo gjë përmblidhet me dy fjalë ‘varfëri ekstreme’.

A ishte e vështirë për ju puna që bënit në atë kohë?- Të punosh në kooperativ ose në fabrika të ndryshme normalisht që nuk

është një punë e lehtë. Jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit që kanë bërë punë të tilla, kjo pjesë ka qenë shumë e vështirë. Kishte raste që ne duhet të shkonim të punonim edhe nëse ishim të sëmurë dhe kjo na bënte ta ndjenim më shumë lodhjen.

A kishte ndonjë ditë të veçantë ku ju lejoheshit të qëndronit pranë

familjes dhe të lirë, domethënë të pavarur nga regjimi komunist?- Këto ditë ishin shumë të rralla, por edhe kur kishte ditë të shënuara ne

ishim të detyruar t’i shërbenim shteti. Ndër këto ditë ishte dhe ditëlindja e themeluesit të Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxhës. Kjo datë supozohej të ishte “gëzim” për të gjithë dhe në këtë ditë ne duhej të punonim më shumë se ditët e tjera. Ky ishte shpërblimi ynë.

Çfarë ndjen në momentet kur i kujton këto kohë?- Në gjithë ato vite komunizmi, kemi jetuar me frikë dhe terror. Në

çdo verpim ndiheshim të kërcënuar dhe nga një fjalë e vetme mund të përfundonim të zhdukur e të vrarë. Vuajtja dhe mjerimi na ka shoqëruar kudo. Por pas gjithë këtyre, familjet tona ishin të bashkuara, edhe pse në

Page 86: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

84

fshehtësi mundoheshim te gëzonim dhë të ruanim atë që na trashëguan të parët.Tëgjithakëtoqëkemiarriturderimësot janëmunddhesakrificë,por edhe shumë gjak i derdhur nga njerëz të pafajshëm që deshën vetëm të shihnin një dritë shprese.

PUNOI: SARA TAHIRI

Page 87: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

85

Jeta gjatë komunizmit në Shqipëri(Intervistë me Adriana Ndocaj, gjyshen time)

Nëpër media të ndryshme, historitë nga gjyshërit apo nga dokumentarët e filmat që kemi parë, kemi arritur të kuptojmë se koha e komunizmit ka qenë një kohë tejet e vështirë për popullin shqiptarë. Ama, do të donim një konkretizim më të qartë nga ana juaj, që keni jetuar gjysmën e shekullit të kaluar. Si ka qenë të jetosh nën sundimin e duarve e ftohta të diktatorit të asaj kohe?

Vitet e diktaturës, ose siç do t’i quanim ne “ditët e terrorit”, “ditët e dhunës”, “të fukarallëkut” mbeten në memorien e çdokujt që ka jetuar dhe e ka njohur atë sistem qeverisës, sado vite të kënë kaluar. Ka qenë një periudhë e vështirë, ku kemi jetuar me frikën se do të humbnim familjarët tanë, me frikën se do të internoheshim si pasojë e preteksteve që na adresoheshin nga qeveria, me frikën se do te na quanin “me pullë të zezë” vetëm për faktin se vinim nga një familje e përgatitur dhe intelektuale. Nuk lejohej konkurrenca, nuk lejohej ideja që dikush te ishte më i ditur se tjetri dhe të gjitha këto ishin në kuadër të barazisë që kërkohej të vendosej.

Ku mendoni se padrejtësia e asaj kohe kishte arritur kulmet? Padrejtësia në atë kohe ishte pjesë e të gjithë qytetareve dhe në gjërat

më minimale dhe jetësore që kërkoheshin, edhe në racionet e ushqimeve kolektive.Qytetarëtngriheshinheret,merastedhenëdytëmëngjesitpërtëzënë radhen për të marrë racionin e tyre të ushqimit, ku ky i fundit ishte me pakicë dhe pavarësisht faktit që ishte ndarë me racione nëpër familje, nuk mjaftonte për të gjithë. Kishte qytetarë që ktheheshin duarbosh, ashtu siç iknin për të zënë radhën. Prodhimet e ushqimet merreshin nga fshati, por ky i fundit nuk i gëzonte aspak, pasi i tëri prodhim ndahej kryesisht për qytetin.

Qytetingjantemëshumësinjërepartushtarak,kunjerëzitngriheshinnga zhurma e çangës dhe vraponin barkthatë për të marrë në dorë punët e tyre që u ishin caktuar. Jeta në ato vite ngjantemë shumë si një film ifrikshëm për të gjithë ata që e njohin vetëm nga historitë, por ky ishte realiteti që jetuam ne.

Page 88: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

86

Ku dukej politika e ulët e qeverisë në atë kohë, sipas mendimit tuaj?Qeveria kishte sistemin e saj të spiunazhit, nëpërmjet të cilit merrej

vesh çdo pakënaqësi e shprehur e popullit, edhe pse ky i fundit e mbante gojën e kyçur ndaj gjërave negative që shihnin e përjetonin. Diktatura ishte e egër, pasi çdo padrejtësi që i bëhej individëve të veçantë, bëhej në emër të popullit.Denoheshinnjerëztëpafajshëmvetëmpërtëjustifikuardështimetnë ekonomi dhe denoheshin grupe të ndryshme njerëzish për të spostuar vëmendjen e popullit nga problemet dhe hallet e përditshme. (I rrjedhin lot nga sytë.)

Cila ka qenë plaga më e vështirë e popullit?Ajo që do të cilësoja unë si plaga më e madhe e popullit, ishte “lufta

eklasave”.Qeveriaekishteqëllimmëvete,qëtëdistancontenjerëzitngafamiljarëtetyre,fisetkrahinoreapoedhengavetëvëllezëritetyre.Përqarjaishte një mënyrë e mirë për t’i mbajtur nën presion. Edhe në ato raste kur fliste,ishintëbashkuara,ekzistontepresioniimadh,presioningalart.

A ka diçka, për të cilen do të të marrë “malli” nga vitet e komunizmit? Po, padyshim që çdo gjë e keqe e ka dhe një të mirë. Krahas gjithë asaj

vorbulle negative, është diçka që në shoqërinë e sotme mungon. Siguria. Në ato vite nuk diskutohej vjedhja, grabitja. Nuk diskutohej të të rrëmbente njeri edhe sikur gjatë natës të dilje nëpër rrugët e qytetit. Nuk diskutohej të të hynte njeri në shtëpi edhe sikur derën ta lije të pakyçur. Faktikisht çelsat ishinvetëmpërarkateparave.(Qesh.) Siguriakaqenëegarantuardhe krimet e shoqërisë ishin shumë të pakta. Frika jonë konsistonte vetëm kundrejt qeverisë dhe vendimeve të tyre që cenonin jetën normale të popullit.

Krahas këtyre, shkollat dhe spitalet kishin krijuar një farë standart shërbimi, që për kohën e atëhershme ishin shumë të mira.

Ju falenderoj për kohën që na kushtuat dhe për kujtimet që ndatë me ne zonja Adriana.

Faleminderit juve. PUNOI: ESTER TUSHAJ

Page 89: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

87

Nuk kam harruar

Ti çele si një lulë,në vetminë time,E gjelbër e kaltër,tiçele,trëndafiliiartë,plotëdritë,dhe unë e mposhta hidhërimin.Le të jesh i internuar,po vetëm në sytë e tu,dhe i burgosur bile të jesh,po vetëm në sytë e tu.Po ku janë, ku janë ata sy?Atje ku je ti është drejtësia e punës dhe e Ligjitnjerëzor dhe i drejtë, mendimi, arti dhe lumturia...

Çdo dashuri ka fundin e vet,Dashuria për ty rron përjetë...Se ëndërra e tokës është Liria.Jo gjaku ynë nuk rrjell më kot në burg.A e ndjen ti murin e rëndë?Deren e hekurt, dritaren e verbër?Jastekun tim dhe shtratin dhe prangat,dhe jetën çdo çast në rrezik?A i di ti të gjitha këto?Ajo që erdhi dje të më shihte,më solli qepë të njoma.Në malet e mia ka ardhur pranvera,cigarjaimembanerëkarafilidhe erë pranverë vinin duart e saj.

Reflektime

Page 90: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

88

Vetmia

Ata që s’jetojnë vetëm,nuk dinë sa frikë i fute njeriut heshtja,sesinjeriufletmeveten,se si rend pas pasqyrave,i dashuruar për një shpirt.Nuk e dinë.

Ditët e bukura

Mua ditët e bukura më morën në qafë.Në ditët e bukura braktisa shtëpinë,Në ditët e bukura mësova të pi duhan,Në ditët e bukura më eci në dashuri,Në ditët e bukura harrova të blej bukë e kripë për shtëpin,dhe sëmundja ime - që të bëja vargje, keqësohej në ditët e bukura.Më morën në qafë ditët e bukura.

Mbrëmja vjen heret në burg

Mbrëmja vjen herët në burg,Je i fortë sa të duash, arsyeja s’të ndihmon,As lufta, as zemra e patrembur dhe trime.ta shkulësh mallin që shpirtin ta ka pushtuar, Asgjë s’të ndihmon.

Mbrëmja vjen shpejt në burg.Shtatë rrjeta të dendura hekuri,shtatë dyer të rënda i mbyllin,dhe pak e oborri i shkretë do të qaj.

Page 91: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

89

Te muri karshi, në degë,dashurohet kajsia me renë e qiellit,Nis jeta e një të burgosuri,Errësirë. Trishtim. Mall.

Në qiellin poshtë dikush këndon nëpër buzë, unë shkoj midis tretërve të vjetër,më një vandak ëndërrimesh në kokë, qesharake, të cuditshme, feminore.

Po sikur të më pushkatojnë,sikur nëpërleshje të vdes?Le të ndodh!Veç prej burri të jetë armiqësia dhe shoqëria, por e di: s’do ndodh as kjo, as ajo,Të dua ty si i çmendur!

Nënës

Tëthinjurflokëtnukikishe,As ballin se kishe të rrullur,Sa herë vjen te unë o nënë!Më shikon me sy t’brengosur.

T’i kujtoj vuajtjet e tua,S’ja arrij mirë e di,Shumë ke vuajtur o nënë me mua,Në këtë jetë dallgë e stuhi.

Kur të shoh të trishtuar,Zemra më mbushet me maraz,Ta shoh shpirtin e pikëlluar,dhe kur më sheh ti buzgaz.

Në mes nesh kur një i tretë,Na vështron pak me habi,Timëfletëmbël,lehtë,lehtë,Ky qe fati bir për ty.

Kur kujtoj kohën e shkuar,Me lot sytë më mbushen plot,Ç’është kjo jetë e mallkuar,që për së gjalli po bëjmë mort.

Zemra jote qelibar,Qëshdërinpërbukuri,Të pikon gjak e coptuar,S’ka gëzim as lumturi.

Page 92: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

90

Kur vjen ora në shtrat me ra,Fillon zemra prap me qa,Pranë shtratit tim e ngrirë,Përshëndet Natën e mirë.

Se përshkruaj dot zemrën tane,Siç e ndjejë në zemër sot,S’ka si zemra e një nane,S’ka asgja në kët botë.

Thamë do të vij dhe lumturia,Qëprettimepadurim,Thamë do të zhduket mërzitnia,Në shpirtin tënd do shoh gëzim

Kur ti ngrihesh në mëngjes,E tek soba ngadal shkon,Të shkëlqen loti në sy,Kur krevatin bosh shikon.

Kur shtron bukën në mëngjes,Sillesh rrotull nëpër dhomë,I vështron me rrallë të gjithë,Zemra pjesën e vet kërkon.

Kur vjen mbrëmja zihet qielli,E mbi dhe s’ndriqon ma dielli,Ti del në derë e larg vështron,si shi loti nga syt t’pikon.

Mbledhur nga dorëshkrimet a babait gjatë kohës së burgimit: SERENA PLLUMBAJ

Page 93: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

91

Falenderime

Një falenderim të veçantë, ia dedikojmë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Lezhë, Departamentit të Psikologëve, Qëndrës Multifunksionale tëKomunitetit që pritën nxënësit dhe prindërit.

Shkollën “Nënë Tereza”, në Lezhë dhe Shkollën e mesme të Kallmetit, Lezhë .

Aktorë kryesor të këtij projekti ishin përfaqësuesit e shoqatës lokale të Ish të Përndjekurve Politik të Lezhës, dhe punonjës të Muzeut të Shkodrës (Ish Drejtoria e Hetimeve) të cilët na mirëpritën dhe ndanë me ne informacione thelbësore lidhur me krimet e komunizmit.

Nuk mund të lëmë pa falenderuar Z. Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve për krimet dhe Pasojat e Komunizmit, veçanërisht për inkurajimin dhe për leximin e pjesëve të para të librit “Liri e Burgosur”.

Bashkimi dhe përpunimi i komponentëve të ndryshëm të këtij libri, ishte një proçes më i vështirë nga ç’e kishim menduar, por shpërblimi dhekënaqësiaepërfituarngakjopunë,ishinmëtëmëdhangaç’ekishimimagjinuar.

Nuk do të ishte realizuar asgjë pa mbështetjen e Motër Imelda Poole IBVM,PresidenteeFondacionitMaryWardLoretodhestafittëMaryWardLoreto, të cilët janë gjithmonë të pranishëm për të mbështetur dhe për të siguruar realizimin e përpiktë të çdo detyre dhe aktiviteti në kuadër të projektit.

Aferdita Gjoni Msc: (Koordinatore e projektit dhe redaktore e librit).

Page 94: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

92

Konkluzione

• Të Nxënit nëpërmjet Shërbimit, mund të realizohet në mënyra tëndryshme. Për aq kohë sa një shkollë, një komunitet dhe një OJF bien dakort të zbatojnë dhe vënë në jetë një çasje të tillë përbashkët, mund të konsiderojmë si sukses qoftë dhe vetëm këtë marrëveshje. Ky bashkëpunim, nëse do jetë i frytshëm, do bëjë që nxënësit (studentët) të bëhen qytetarë më të mirë dhe lider aktivë në komunitetet përkatëse.

• FondacioniMaryWardLoreto, është tashmëzyrtarishtpjesë e rrjetitCLAYSS. Ky fakt na mundëson të prezantojmë çasjen e Të nxënit nëpërmjetShërbimitnëShqipëriosenërrjetineEvropësQendroredheLindore, me qendër në Sarajevë.

• Idea thelbësore e Të nxënit nëpërmjet Shërbimit, mbetet gjithënjëe njëjtë: të ndërmerren nisma me dhe nga nxënësit (studentët), që i shërbejnë komunitetit dhe i ndihmojnë të bëhen qytetarë më të mirë, udhëheqës (lider) të përgjegjshëm dhe shëmbuj për t’u ndjekur nga bashkëmoshatarët.

• MWLdo të jetëorganizatakryesorepërprezantiminekësaj çasjenëShqipëri. Në këtë kuadër, nuk do të mungojnë bashkëpunimet me shkolla të tjera dhe univirsitete.

Page 95: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

93

Page 96: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

94

CIP Katalogimi në botim BK TiranëMary Ward LoretoNjë libër udhëzues mbi metodologjinë e të nxënit nëpërmjet shërbimit në Shqipëri / Mary Ward Loreto ; bashkëpunuan nxënësit e gjimnazit jopublik “Rogacionistët” ; red. Flora Ujkaj. – Tiranë : Geer, 2018

92 f.: me foto ;20.5 cm.

ISBN 978-9928-07-601-4

1.Arsimi 2.Edukimi 3.Komuniteti

4.Udhëzues, doracakë etj.

37.018 (035)

Page 97: Jo për shitje - albaniahope.com · aftësive jetësore, më shumë sesa lëndët shkencore, si matematika, fizikadhe biologjia (22%). Së treti, edhe prindërit u përfshinë në

96

ISBN 978-9928-07-601-4