kadjanizmi dhe profecia e rremë

48
1 KADJANIZMI DHE PROFECIA E RREMË

Upload: justinian-topulli

Post on 04-Jan-2016

88 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Rreth sektit kadjani dhe doktrinave të tij të humbura

TRANSCRIPT

Page 1: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

1

KADJANIZMI DHE PROFECIA

E RREMË

Page 2: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

2

Në vend të parathënies

Materialin që keni para jush në fillimet e tij ishte një broshurë e botuar në vitin 2000, me titullin “Kadjanizmi, humbja e sigurt”. Që nga ajo kohë, kur u përgatit ky material kanë kaluar mbi 15 vjet dhe natyrisht që ka nevojë të rishikohet dhe përditësohet edhe pse ai doli si nevojë emergjente, për t’iu përgjigjur një nevojë që paraqitej në atë kohë, për shkak të futjes në arenën shqiptare të sekti ahmedi kadjani. Kështu që, mjaft çështje në të janë kaluar shpejt dhe shkurtimisht. Gjatë gjithë këtyre viteve i jam kthyer atij disa herë duke redaktuar, korrigjuar, por më së shumti duke shtuar çështje dhe shpjegime të cilat nuk ishin versionin e tij të parë kur u botua. Natyrisht ky nuk është një libër i mirëfilltë studimor dhe është një material i papërfunduar, por që nisur nga nevoja për disa sqarime të rëndësishme që ka në të, në lidhje me sektin ahmedi dhe me disa doktrina islame të keqkutpuara dhe keinterpretuara nga ky sekt, e pashë të nevojshme ta publikoj atë online ashtu siç është.

J. Topulli

Tiranë, 2015

Ç'ËSHTË KADJANIZMI

Kadjanizmi është një sekt jomysliman, i konsideruar si i tillë nga mbarë muslimanët sunij e

shia, i cili përdor emrin e Islamit për të kamufluar doktrinat e tij deviante dhe për të përhapur

besime shkatërruese ndërmjet myslimanëve. Disa nga besimet e tyre më të rrezikshme janë:

1- Pretendimi se prijësi i tyre, Mirza Gulam Ahmed El-Kadjani, është profet i dërguar nga Zoti.

2-Pretendimi se Isai është kryqëzuar, por nuk ka vdekur në kryq.

3- Deformimi interpretativ i teksteve Kuranore.

4- Shfuqizimi i xhihadit.

5-Besimi se ata myslimanë që nuk besojnë “profetin” tyre janë jobesimtarë... etj.

Kandjanitë kanë marrë këtë emër nga Kadjani, vendlindja e Mirza Ghulamit, një qytezë në Indi

në krahinën e Penxhabit.

Page 3: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

3

NJË EMËR TJETËR PËR KADJANIZMIN

Kadjanitë e quajnë veten Ahmedij, dhe shpeshherë deklarojnë se i përkasin xhematit mysliman

Ahmedi. Në këtë mënyrë ata përpiqen të hedhin hi në sytë e myslimanëve, pasi në pamje të

parë duket sikur ata janë ndjekës të të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (paqja qoftë mbi të),

pasi dihet se një nga emrat e tij është edhe emri Ahmed,1 megjithëse në të vërtetë ata nuk kanë

asnjë lidhje me Profetin tonë. Në vendet e tjera, si Pakistan, Indi apo gjetkë njihen me emrin

kadjani.

THEMELUESI

Ky sek, ose më saktë kjo e fe e re, u themelua nga Mirza Ghulam Ahmed El-kadajni në

shekullin e XIX, në kohën kur India sapo kishte filluar të shkëputej nga kolonializmi anglez.

Është vërtetuar historikisht se, Kadjanizmi u themelua vetëm për t'i shërbyer interesave

kolonialiste angleze gjatë kohës që ajo sundonte në Indi. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë

Kadjani në disa nga shkrimet e tij, ku pohon se ai që e mbolli këtë farë ishte kolonializmi anglez

(ashtu siç vepruan edhe me fenë Bahai, në të njëjtën kohë në Persi). Po ashtu ai pranon se është

ndjekës i devotshëm i këtij kolonializmi, ndaj dhe një nga shtyllat e “fesë” së sjellë prej tij është

obligimi i bindjes ndaj kolonizatorëve anglezë. Për të njëjtën arsye hodhi poshtë dhe xhihadin.

Madje ky i vetëshpallur profet, e ka pranuar hapur se ishte kolonializmi anglez ai që e bëri atë

profet. Ky njeri lindi në vitin 1835 apo sipas një të dhëne tjetër në 1839 në fshatin Kadjan, një

nga fshatrat e krahinës së Penxhabit në Indi. Familja e tij ishte e njohur si shërbëtore e

kolonializmit anglez dhe si bashkëpunëtore e ngushtë e sektit Sikh, një nga sektet hinduse më

armiqësore ndaj myslimanëve të Indisë. Po në këtë qytet ai mori mësimet e para në filozofi,

logjike dhe mjekësi. Punoi për disa kohë punë të ndryshme e më pas mori pjesë në një provim

për studime juridike, por nuk doli me sukses, ndaj filloi të merrej me administrimin e punëve

bujqësore të tokës që kishte nën zotërim. Vuante nga sëmundje mendore dhe kriza të forta

nervore,2 dhe për t’i mjekuar përdorte medikamente droguese. Pas vdekjes së të atit, më 1876,

filloi të pretendonte se i vinin frymëzime nga Allahu.

DISA NGA PRETENDIMET E TIJ

Kadjani ndoqi një rrugë të përshkallëzuar në thirrjen e tij, gjë që të kujton metodat që përdorin

grupet batinije (ezoterikë)3 për përhapjen e parimeve të tyre.

1- Në fillim pretendoi se atij i zbriste shpallja në formë inspirimi.

1 Shih për këtë suren Saf ajeti 6. është për tu habitur se ky mashtrues e interpreton këtë ajet sikur ka ardhur për të!

2 Një studiues mysliman evropian shprehej: Në mendjen time nuk ka pike dyshimi se Mirza Ghulam Ahmedi ishte një

i çmendur. Unë nuk arrij të kuptoj se si të afërmit e tij nuk e dalluan dot këtë dhe nuk e çuan atë në spitalin e sëmundjeve

psikike. Sikur Mirza Ghulam Ahmedi të ishte gjallë sot, mjekësia bashkëkohore imagjinatën e tij të tepruar dhe maninë

e persekutimit do ta kishte cilësuar si një sëmundje skizofrenike. Çdo rresht i librave të tij tregon se ai njeri ishte i

sëmurë.

3 Rrymë filozofike, mistike, e nisur nga sekti ismaili, shiit, i cili pohon se tekstet fetare si Kurani, kanë dy anë, anën e

jashtme (dhahir, egzoterike) dhe anën e brendshme (batin, ezoterikë) dhe se këtë kuptim të dytë e njohin vetëm një pjesë

e kufizuar e muslimanëve. Kjo rrymë është tepër e ndikuar nga interpretimet fiolozofike neoplatoniste, kabaliste,

hurufiste, panteiste, moniste etj. Përgjithësisht konsiderohen si rrymë joislame, për shkak të devijime ekstreme nga

doktrina dhe praktika tradicionale islame.

Page 4: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

4

2- Më pas pretendoi se ishte ripërtëritësi (muxhedidi) i kohës dhe se ai i ngjante Mesihut, Isait,

birit të Merjemes në thjeshtësinë dhe mjerimin e tij.

3- Në etapën e tretë pretendoi së ai ishte vetë Mesihu i premtuar, i cili do të zbresë afër Ditës

së Kiametit, vetëm se nuk ishte një profet i plotë, por një profet i pjesshëm.

4- Në vitin 1901 pretendoi se ishte një profet i plotë. Një nga thëniet e tij ishte edhe kjo:

“Thirrja ime është se unë jam resul dhe nebij.”4

5- Dhe së fundi në vitin 1904 shtoi një pretendim të ri, se ai ishte ‘Krishna’, kur dihet se

Krishna për hindusët është si Allahu për myslimanët.

PËRFUNDIMI I TIJ

Në vitin 1907 ky i vetëshpallur profet sfidoi një nga dijetarët e Indisë, i njohur me emrin

Meulana Thenaullah El-Amr Tusrij, i cili vazhdimisht vinte në dukje blasfeminë e Ghulamit.

Më 15 Prill të vitit 1907, Kadjani shkruante duke lutur Allahun që t'ia merrte shpirtin atij që

gënjente prej atyre të dyve, me një sëmundje të rëndë, si murtaja apo kolera. Nuk vonoi shumë

dhe e vërteta doli në shesh. Allahu i Madhëruar e demaskoi gënjeshtarin. Pas 13 muajsh e 10

ditësh Mirza Gulamit i ra në kokë ajo që kërkoi vetë. Ai vdiq nga sëmundja e kolerës, në duke

kryer nevojat personale, më 26 Maj të vitit 1908. Ndërsa dijetari indian Thenaullah jetoi pas tij

edhe dyzet vjet të tjera, deri në 15 mars 1948.5

NDJEKËSIT E KADJANIT

Pas vdekjes së Ghulamit në vitin 1908, rrugën e vazhdoi shoku dhe ndihmësi tij Hakim

Nuredini, i cili thërriste njerëzit në të njëjtën rrugë, derisa vdiq në vitin 1914. Pas vdekjes së

tij, Kadjanitë u përçanë në dy grupe. Secili prej tyre pretendonte se ishte pasardhës i denjë i

Kadjanit. Grupi i parë kryesohej nga Mirza Bashiruddin Mahmudi, i biri Kadjanit. Pas tij erdhi

në krye të këtij grupi Beshirudin Mahmudi, cili deklaroi se nuk ishte Kalif vetëm i Kadjanive,

por i gjithë botës dhe se sundimi i tij i përfshinte të gjitha kontinentet e tokës. Pas tij erdhi i

treti, që ishte i biri i paraardhësit, Nasir Ahmedi, i biri i Beshirudinit, i cili vdiq me 1982.

Udhëheqja më pas u morr nga vëllai u tij i vogël Tahir Ahmad, i cili vdiq më 2003, pra i katërti

në radhë, pas tij në krye të sektit erdhi Mesrur Ahmedi, cili është edhe udhëheqësi aktual i këtij

sekti dhe ashtu si paraardhësi i tij jeton në Britaninë e Madhe. Këta e quajnë veten me emrin

Xhemati Ahmedi. Grupi i dytë kryesohej nga Muhamed Ali (Lahori). Ky grup e quan veten

Ahmedi ose Lahori. Të dyja këto grupe kanë ardhur në Shqipëri. Grupi i dytë ka bërë tentativa

të bashkëpunojë me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si dhe ka pas në projekt në mes të

tjerave të përkthej në shqip versionin e tyre anglisht të Kuranit. Ndërsa grupi i parë dhe më i

madhi, kanë ngritur një xhami me dy minare në autostradën Tiranë-Durrës, pranë qendrës së

4 Në aspektin gjuhësor, fjala 'resul' përkthehet: i dërguar, ndërsa fjala 'nebij' përkthehet: lajmëtarë apo profet. Dijetarët

nuk kanë rënë dakord nëse këto dy emra janë sinonime nga ana fetare apo kanë kuptime të ndryshme, por ata kanë rënë

dakord se kushdo që pretendon se është 'resul' apo 'nebij', ka dalë nga Islami. Më poshtë kjo pike do të sqarohet më

tepër.

5 Shih po në këtë material temën me titullin: A vdiq Mirza nga Kolera?

Page 5: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

5

Vodafonit, si dhe kanë përkthyer dhe botuar shumë libra në gjuhën shqipe, mes tyre edhe

Kuranin.

Të dyja grupet për të mos pasur kontradikta me myslimanet nuk kanë shfaqur fytyrën e tyre të

vërtetë, por janë mjaftuar me thënien se Kadjani nuk ka pretenduar se ishte profet, por vetëm

Mesihu apo edhe Mehdiu, siç behët e qartë edhe në fletushkën e botuar në Zyrih në vitin 1980

dhe është shpërndarë në Shqipëri rreth viteve 90, si edhe në mjaft materiale të tjera të tyre.

Grupi i dytë tregohet, në publik, më i kufizuar se i pari ndonëse të dy e konsiderojnë Kadjanin

për profet, por faktet reale bëjnë të ditur se ata nuk kanë ndonjë ndryshim dhe se kjo është

vetëm një taktikë e tyre për të depërtuar më lehtë në radhët e myslimanëve.

Këtu po japim disa fakte të dokumentuara nga vetë burimet e tyre. Ja se si shprehen ata për

besimin e tyre në një nga gazetat e tyre:

“Ne jemi shërbëtorët e parë të hirësisë së tij Mesisë së premtuar. Ne besojmë se hirësia e tij

ishte i dërguari i Allahut i vërtetë, i cili u dërgua për të udhëhequr njerëzit e kësaj kohe dhe

për t‘i drejtuar ata, ashtu siç besojmë se nuk ka shpëtim veçse në ndjekjen e tij.

(Bigam Sulh, gazetë kadjaniste lahoriste botuar më 7 shtator 1913).

Po ashtu, vetë Muhamed Aliu shkruan:

“Ne jemi bindur se Ghulam Ahmedi është Mesihu i premtuar dhe Mehdiu i pritur dhe ai është

i dërguari i Allahut dhe profeti i Tij, të cilin Allahu e vuri në gradën dhe shkallën e profetëve,

ashtu siç besojmë se nuk ka shpëtim për atë që nuk beson tek ai.” ( Review of Religions, v. 3,

rreshti 11 fq. 411)

Po ky njeri në një vend tjetër thotë:

“Nëse Musai ishte profet i Allahut dhe Isai i dërguari i Tij, atëherë edhe Ghulam Ahmedi është

një profet dhe një i dërguar, sepse të gjitha shenjat, me të cilat njihen profetët e Allahut gjenden

tek hirësia e tij Ghulam Ahmed Kadjani, që iu bëfshin nëna dhe babai im kurban, alejhi salatu

ue selam' (Review of Religions, v.9 rreshti 7, fq.248)

I lutemi lexuesit të nderuar mysliman që të na falë për këto rreshta kaq të paturpshme, por

saktësia e argumentit kërkon që të transmetohen gjërat ashtu siç thuhen, për të bërë më të qartë

kufrin e këtij sekti joislam.

Le të shohim tani se ç'thotë kjo rrymë në një nga gazetat e saj për mashtrimin që duhet të bëjnë

për të fshehur besimin e tyre të vërtetë:

“Ah sikur Kadjanizmi të mos e shfaqte Ghulam Ahmadin me portretin e profetit... Sikur ta

kishin bërë këtë, Kadajanizmi do të kishte hyrë në mbarë botën.' (Bigam Sulh, 17 Prill 1934)

Tani po japim një dëshmi të vetë Muhamed Ali Lahorit, i cili u drejtohet disa kadjanive në

ishullin Marshin:

“Ju nuk duhet të përhapni atje se Ghulam Ahmedi ishte profet, por Ripërtëritës (Muxhedid),

po ashtu nuk duhet të thoni se kush nuk beson në të është jobesimtarë, sepse këto dy gjëra e

kanë dëmtuar Kadjanizmin në Indi.'

Page 6: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

6

(Shkruar nga Muhamed Aliu udhëheqësi i kadjanizmit Lahori për një grup kadjanistësh në

ishullin Marshin, botuar në 'Et-teblig' v.1 rreshti 21)

Po ky njeri, shërbëtor i Kadjanit, thotë:

“Lidhja ndërmjet lëvizjes Ahmedije dhe Islamit është si lidhja mes krishterimit dhe judaizmit.'

(TebdilEl-akaid,fq.12)

Gazeta e grupit të Lahorës e kryesuar nga Muhamed Aliu, nxori një sqarim që e quajti betues:

“Jemi informuar se disa njerëz të mirëpritur (tek ne) kanë përshtypje të keqe për të gjithë ata

që kanë lidhje me këtë gazetë. Ka prej tyre që e shikojnë pozitën e lartë të hirësisë së tij, Mesisë

së premtuar dhe Mehdiut të pritur, alehji salatu ue selam, më poshtë se pozita e tij e vërtetë

apo e shikojnë atë me përçmim. Ne ndjekësit Ahmedij që kemi lidhje me këtë gazetë ‘Biigam

Sulh’ deklarojmë si besimtarë të Zotit, i Cili i di të fshehtat e zemrave, se përhapja e këtij

keqkuptimi rreth nesh është një shpifje e hapur. Ne besojmë se hirësia e tij Mesia i premtuar

dhe Mehdiu i pritur, si profet i kësaj kohe, i dërguari i Zotit dhe shpëtimtari i kohës.” (Biigam

Sulh 16 Tetor 1913)

Këtu nuk po citoj thëniet e grupit të parë pasi ata e pranojnë më haptazi se Kadjani ishte profet

dhe nuk e mohojnë këtë fakt, gjë do të trajtohet më gjatë në faqet në vazhdim.

Pavarësisht nga pretendimet e tyre që të dyja grupet kanë të njëjtin mësues e udhërrëfyes dhe

rrjedhimisht secili prej tyre është jashtë fesë islame. Ata konsiderohen si jomyslimanë dhe nuk

lejohen marrëdhëniet fetare me ta.

PRETENDIMI I PROFETËSISË TEK KADJANITË

Përveç Kadjanit në këtë sekt jobesimtarë u shfaqën edhe të tjerë që pretenduan pas tij se ishin

profetë. Të tillë janë ndjekësit e tij si Muhamed Sadik, Gulam Muhamed Kadjani etj. Kjo është

më se e kuptueshme kur argumentet që ai përdori për vete vlejnë edhe për të tjerët, kështu që

s'ka pse vetëm ai të jetë 'profet' i vërtetë mbas Muhamedit (salallahu alehji eu selem) dhe të

tjerët jo!

SHENJAT E TYRE DALLUESE

Ata nuk kanë shenja tipike të jashtme, pasi veten e quajnë me emra myslimanë dhe shfaqen si

myslimanë, falen agjërojnë dhe japin zekat pak a shumë njëlloj si ata. Pikërisht këtu qëndron

dhe rreziku i tyre më i madh. Ne po përmendim këtu dy gjëra të rëndësishme që duhet të kihen

parasysh:

1- Predikuesit kadjani, kur fillojnë të përhapin thirrjen e tyre ndërmjet myslimanëve shfaqen

vetëm me paraqitjen e tyre të rreme, duke e quajtur çështjen e tyre thjesht si rilindje të

Islamit dhe ripërtëritje. Me këtë gjë ata përpiqen të mashtrojnë myslimanët. Nuk kalon

shumë dhe personi që ndjek ata fillon të ndjej se ata i kanë futur në mendje, mendimin se

Kadjanizmi është Islami i vërtetë.

Page 7: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

7

2- Siç e përmendëm edhe më parë, Kadjani e përhapi ideologjinë e tij në mënyrë graduale,

për këtë arsye qëllon që kadjanitë t’i mashtrojnë myslimanët, duke u paraqitur disa

shprehje të vjetra të Kadjanit, para se ai të pretendonte se ishte profet. Në këto shprehje

ai konsideron si jobesimtar çdo njeri që pretendon se është profet. (A nuk ka gjykuar ai

kështu vetveten me këto fjalë?!) Ata fshihen pas këtyre thënieve për të mbuluar thëniet e

më vonshme të tij, ku pretendon se ai është profet. Është për të ardhur keq që ka pasur

njerëz që janë mashtruar me këto makinacione. Jo vetëm kaq, por për t'iu shmangur edhe

deklaratave të tij të më vonshme, ata ndjekin një rrugë djallëzore, duke interpretuar fjalët

nebij (profet) dhe resul (i dërguar) që përdoren për profetët, thjesht si përdorim metaforik

nga ana e Kadjanit për veten e tij. Sipas tyre këto fjalë mund të përdoren edhe për njerëzit

e thjeshtë! Mirëpo që të gjithë myslimanët e dinë mirë se fjalë të tilla kaq të popullarizuara

për Profetin (sal-lallahu alejhi ue selem) nuk lejohen të përdoren as edhe në mënyre

figurative për njerëz të tjerë, kushdo qofshin këta, pasi këto fjalë kanë një kuptim mjaft

domethënës në fenë islame dhe nuk mund të përdoren vend e pa vend, vetëm se nga njerëz

që duan të luajnë me besimin e muslimanëve.

3- Një pikë tjetër nga e cila ata dallohen është temat të cilat ata trajtojnë, për shembull ata

flasin për ripërtëritjen e Islamit dhe ardhjen e Isait për të cilat ka folur Profeti ynë. Duke

qenë se për ta Isai dhe Mehdiu është vetë Kadjani atëherë ata këmbëngulin për të bindur

myslimanët se Isai ka vdekur, siç edhe mundohen të tallen duke abuzuar me besimin e

myslimanëve për kthimin e Isait, duke sajuar dhe thënë gjëra të pavërteta që myslimanët

nuk i besojnë, dhe këtë në bazë të haditheve të trilluara (meudu) që myslimanët nuk i

besojnë për të vërteta. Dhe kështu me lojëra fjalësh dhe komente të sforcuara alegorike

dalin tek idetë e tyre se ripërtëritja islame është në duart e xhematit Ahmedije dhe

themeluesi i saj, Ahmed Kadjani është Isai i pritur dhe Mehdiu i premtuar!

SHPËRNDARJA E TYRE

Kadjanitë apo Ahmeditë (siç u pëlqen ta quajnë veten e tyre) janë të përhapur në shume vise te

botës. Ata kanë disa qendra në Amerikë, Evropë, Afrikë dhe në Lindjen e Largët. Kryesisht e

kanë përqendruar propagandën e tyre në Afrikë dhe Evropë. Qendra kryesore e tyre gjendet në

Pakistan në një vend që quhet Rebueh, ndonëse sot ata të grupit të parë i ashtuquajturi kalif i

tyre gjendet në Britaninë e madhe.

AKTIVITET E TYRE

Ata merren me një numër të ndryshëm aktivitetesh:

1- Përpilimi dhe hartimi i librave në gjuhë të ndryshme si dhe botimi i gazetave dhe revistave,

kanë me dhjetëra të tilla. Ata po ashtu kanë edhe kanale televizive satelitore, dhe mjaft faqe në

internet.

Page 8: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

8

2- Në fushën e arsimit kanë ngritur disa shkolla si p.sh. El-medresetu E1-kulijeh, etj.

3- I kushtojnë rëndësi gjithashtu ngritjes së qendrave spitalore dhe dërgimit të misionarëve për

përhapjen e sektit të tyre. Të njëjtën gjë ata synojnë të realizojnë edhe në Shqipëri dhe për këtë

arsye tashmë kanë ngritur një xhami me dy minare në autostradën Tiranë-Durrës, ku

udhëhiqeshin deri dje nga Muhammad Zakaria Khan, përkthyes i shumë materialeve kadjaniste

në gjuhën shqipe, në mes tyre edhe Kuranin. Ky njeri ka mbaruar fakultetin e gjuhës dhe

letërsisë shqipe në Prishtinë. Po ashtu, ata kanë përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe disa tituj

librash, tirazhi i të cilëve i kalon dhjetëra mijëra kopje. Sot udhëheqësi i tyre është një indian

me emrin Shahid Ahmed, i cili ashtu si paraardhësi i tij ka mbaruar fakultetin e gjuhës dhe

letërsisë shqipe në Tiranë. Ja disa nga këta tituj e librave të tyre në shqip:

E vërteta rreth Xhematit Ahmadia dhe rreth Themeluesit të tij.

Salat, Libri i Namazit Islamik

Informacione rreth Xhematit Ahmadia

Kur'ani i Shenjtë me komentim

Ajete të zgjedhura të Kur'anit

Hadithe të zgjedhura

Filozofia e Mësimeve të Islamit

Një studim Elementar i Islamit

Vrasje në emër të Allahut

Mësimi ynë

Masihu në Indi

Mesazh i Ahmadiatit

Disa tipare dalluese të Islamit

Rilindja e Religjioneve

Ahmad dhe Sarah shkojnë në Xhami

Keside, Në lavdërim të Hazret Muhammadit, vulë e të gjithë Profetëve, s.a.v.s.

(broshurë)

Unë jam dritë e kësaj epoke të errët (broshurë)

Shikoni dhe dëgjoni (fletëpalosje) etj...

Page 9: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

9

Ky sekt madje në Shqipëri e konsideron veten edhe si një bashkësi më vete, duke u vetëquajtur

si Komuniteti Mysliman Ahmadian, gjë që tregon qartë distancimin që ata mbajnë ndaj

myslimanëve shqiptarë.

[KUR’ANI, KADIANIZMI DHE SHQIPTARËT6

[Vetëm disa vite pasi që themeluesi i Sektit Ahmedia, Mirza Ghulam Ahmedi kishte

ndërruar jetë, misionarët dhe figurat më të larta të këtij komuniteti filluan ta vënë në cak të

veprimtarive të tyre popullin shqiptar si ndër të vetmit popuj evropian me shumicë myslimane,

duke tentuar kështu të krijojnë një popull të tërë misionar për zgjerimin e veprimtarive të tyre

në kontinentin e vjetër e edhe më gjerë në Perëndim. Edhe pse dëshira për kontakt dhe

bashkëpunim i kishte ardhur Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga të dy degët e Ahmedias,

ishte Dega e Lahores ajo që arriti ta mbajë dhe thellojë një bashkëpunim konstruktiv me

Komunitetin Mysliman të Shqipërisë gjatë gjithë viteve të tridhjeta të shekullit XX e deri në

përfundim të Luftës së Dytë Botërore kur kontakti u ndërpre me ardhjen në pushtet të

komunistëve në Shqipëri. Bashkëpunimi ishte aq i thellë sa që literatura Ahmediane e Lahores

(kryesisht ajo që nuk ishte direkt në opozitë të Islamit Sunit) depërtoi me të madhe në

periodikun islamik shqiptar të kohës. Madje një numër i konsiderueshëm i medresantëve nga

Shqipëria u dërguan për shkollim në institucionet Ahmediane të Degës së Lahores dhe në një

kohë të caktuar qarqe të caktuara të myslimanëve shqiptarë u alarmuan me depërtimin finok të

mësimeve rreth Mesisë, rreth Mehdiut të Pritur etj, të cilat po u servireshin atyre nga këta

studentë shqiptarë të Ahmedias nën petkun e Islamit, por që ishin krejt ndryshe nga mësimet

tradicionale që ata i dinin. Në shumë numra të Zanit të Naltë dhe më pas Kulturës Islame gjatë

viteve të tridhjeta dhe në gjysmën e parë të viteve dyzet, kishte përkthime të artikujve me

origjinë nga Dega e Lahores. Figura të njohura të kohës si Sherif Putra, Junus Bulej, Omer

Sharra, Ismail Muçej e të tjerë në mënyrë aktive ishin të lidhur me këtë veprimtari nëpërmjet

përkthimit të literaturës.7 Në periodikun e kohës dhe në librat e përkthyer të Degës së Lahors

kishte edhe përkthime fragmentare të ajeteve Kur’anore sikur edhe komentime të këtyre të cilat

me gjasë i përmbaheshin linjës dhe ideve të përkthyesit në anglisht të Kur’anit, përndryshe

udhëheqësit të Degës së Lahores për një kohë të gjatë, Meulana Muhammad Ali. Interpretimi

i Kur’anit që vinte nga këto veprimtari s’do mend se ishte i frymëzuar në mënyrë indirekte nga

shkrimet e Gulam Ahmedit mirëpo Dega e Lahores ishte e kujdesshme që idetë e tilla të

ndërlidheshin me modernizimin e Islamit të propaganduar edhe nga qarqe të tjera jashtë

Ahmedizmit dhe nga këtu edhe dogmat e ndryshme tipike Ahmediane (Mesia i Pritur, vdekja

e Krishtit, etj) komentoheshin dhe sqaroheshin në shërbim të këtij modernizimi.

I tërë Kur’ani dhe tradita Islame merrte një kuptim më ndryshe nën dritën e këtyre

komentimeve dhe kjo po bartej gjithandej Shqipërisë nëpërmjet literaturës Ahmediane e edhe

nëpërmjet aktiviteteve spontane misionare të nxënësve shqiptarët të Lahores. Nuk është i tepërt

supozimi se po të mos stopohej aktiviteti fetar nga komunistët, Komuniteti Mysliman i

Shqipërisë sot do të ishte një degë e fuqishme e Komunitetit Ahmedia të Lahores.

Kontakti i Degës së Kadianit me shqiptarët dhe ndikimi i këtij në formësimet e

asokohshme të Islamit shqiptar, është i vogël dhe i zbehtë. Bazuar në disa burime të

6 Marrë me shkurtime nga një punim i lexuar nga Halil Ibrahimi në sesionin shkencor "Kur'ani tek shqiptarët",

Dhjetor 2005, Prishtinë. 7 Nathalie Clayer, “La Ahmadiyya lahori et la réforme de l’islam albanais dans l’entre-deux-guerres”, dans

Véronique Bouillier & Catherine Servan-Schreiber, De l’Arabie à l’Himalaya. Chemins croisés en hommage à

Marc Gaborieau, Paris, Maisonneuve et Larose, 2004, faqe 211-228.

Page 10: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

10

Kadianizmit,8 në vitin 1936 me urdhrin direkt të Kalifit të Degës së Kadianit u dërgua në

Shqipëri për veprimtari misionare personi i quajtur Muhammad Din. Sipas burimeve të njëjta

ky person hasi në telashe me pushtetin e asaj kohë në Shqipëri për shkak se njerëzit ishin ankuar

ndaj predikimeve të tij. Bashir Ahmad në librin e tij “Ahmadiyya Movement - British-Jewish

Connection”9 pohon se Muhammad Din pas dëbimit nga Shqipëria e themeloi një qendër të

kultit Ahmedia në Kosovë, mirëpo nuk ka ndonjë të dhënë të sigurt se ai zhvilloi ndonjë

aktivitet në Kosovë. Ajo që dihet me siguri është se ky misionar i Kadjanit me ndihmën e

shqiptarit Sherif Dotsa kaloi nëpërmjet Kosovës në Beograd, prej nga gjithashtu u dëbua për

shkak të predikimeve Kadianiste. Sherif Dotsa ngjan të ketë qenë një nxënës frymor i

Muhammad Din-it dhe në listat zyrtare të Degës së Kadianit ai figuron si shqiptar i persekutuar

dhe si martir i vrarë në Shqipëri për shkak të bindjeve Ahmediane. Me gjasë ai u vra bashkë

me tërë familjen nga komunistët në vitin 1946 nën akuza për bashkëpunim me pushtuesit.10

Përkthimi i Kur’anit dhe aktivitetet e tjera të Degës së Kadianit pas viteve tetëdhjetë

Në kohën kur po shiheshin shenjat e para të rënies së sistemit komunist, trojeve shqiptare ia

mësyu misionari me origjinë pakistaneze Muhammad Zakaria Khan diku në fillim të viteve

tetëdhjetë. Duke pasur parasysh veprimtarinë e hershme të të dy degëve të Ahmedias tek

shqiptarët, nuk ishte e rastësishme rinisja e aktivitetit për botimin e literaturës Ahmediane në

shqip në vitet e tetëdhjeta nga studenti i albanologjisë Zakaria Khan, aktivitet i cili u kurorëzua

edhe me përkthimin dhe komentimin e Kur’anit nga ai në shqip. Zakaria Khan kishte studiuar

gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitet e tetëdhjetë dhe shumë shpejtë pas mësimit

të gjuhës shqipe do të bëhej apostulli i Kadianizmit midis shqiptarëve. Në një vakum të

literaturës islame dhe sidomos në mungesë të botimeve të mirëfillta Kur’anore në shqip,

Ahmedianët i ofronin shqiptarëve një shërbim të tillë mirëpo të mbështjellë me çmimin e

mësimeve kadianiste në të gjitha rastet.

Botimi i parë i Degës së Kadianit në shqip në këtë periudhë duket të jetë broshura e vitit

1988 “Hadithe të zgjedhura (të thënat e Profetit të Shenjtë)” 11 e cila është pasuar një vit

më vonë me përmbledhjen 52 faqëshe “Ajete të zgjedhura të Kuranit të shenjtë” 12

që përmbante sure dhe pjesë të caktuara tematike të Kur’anit të cilat ishin përzgjedhur siç

thuhet nga vetë Hazrat Mirza Tahir Ahmadi, Kryetari suprem i Lëvizjes Botërore Myslimane

Ahmediane13. Përkthimi i ajeteve Kur’anore të kësaj përmbledhjeje është bërë nga Muhammad

Zakaria Khan dhe ky është vetëm versioni i parë i punës së tij në përkthimin e Kur’anit në

shqip. Ajetet dhe suret e përkthyera në këtë broshurë duket të jenë puna e hershme e përkthyesit

dhe lëngojnë nga gabime të shumta gramatikore, leksikore, kuptimore etj, dhe dallojnë në raste

të caktuara dukshëm me përkthimin final të Kur’anit në shqip të kryer nga po i njëjti person.

Në që të dy këto publikime i është kushtuar kujdes i veçantë prezantimit të ideve Kadianiste

rreth shpalljes së profetësisë së supozuar të Mirza Ghulam Ahmedit duke e mbështetur këtë në

rastin e parë me hadithet rreth ardhjes së dytë të Isaut e Mehdiut të Pritur,14 dhe në rastin e dytë

me komentet vetjake të përkthyesit rreth ajeteve Kur’anore që flasin për profetët dhe

8 “Tarikh Ahmadiyya Vol VIII”, faqe.311 cituar sipas Bashir Ahmad në librin e tij “Ahmadiyya Movement - British-

Jewish Connection” 9 Versioni online i librit tek www.alhafeez.org/rashid , kapitulli Underworld of Spies 10 Kalifi’ i IV-të i Xhematit Ahmedia në predikimet e tij të xhumasë prej 16 Prillit deri më 23 Korrik 1999 ka përmendur

një listë emrash të personave të martirizuar për bindjet e tyre Ahmediane. Midis tyre është edhe Sherif Dotsa nga

Shqipëria. Sipas websajtit zyrtar të Xhematit Mysliman Ahmedia www.thepersecution.org . 11 “Hadithe të zgjedhura (Të thënat e Profetit të Shenjtë)” përkthyer nga Muhammad Zakaria Khan, Islam International

Publication Limitted, Tilford – Surrey, United Kingdom, 1988 12 “Ajete të zgjedhura të Kuranit të Shenjtë” përkthyer nga Muhammad Zakaria Khan, Islam International Publication

Limitted, Tilford – Surrey, United Kingdom, 1989 13 ibid, faqja 3 e Parathënies 14 “Hadithe të zgjedhura (Të thënat e Profetit të Shenjtë)” përkthyer nga Muhammad Zakaria Khan, Islam International

Publication Limitted, Tilford – Surrey, United Kingdom, 1988, faqe 25-27.

Page 11: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

11

profetësinë.15 Kjo është pasuar me një sërë publikimesh të tjera në shqip, qoftë të shkrimeve të

Ghulam Ahmedit, qoftë të udhëheqësve shpirtërorë të kultit, që të gjitha të përkthyera nga

Muhammad Zakaria Khan dhe në të gjitha është e qartë fryma Ahmediane e shtjellimit të

Islamit duke filluar nga dogma për vazhdimësinë e profetësisë josheriatbartëse, Mesianizmin e

themeluesit të kultit dhe duke e përforcuar këtë tutje me idetë e pacifizmit Ghulamian të

Islamit dhe rivendosjes së Kalifatit të Ri Islamik të Ghulam Ahmedit. Shumë nga librat e

përkthyer janë ribotuar disa herë, në raste të caktuara gjatë viteve të nëntëdhjeta në dhjetëra

mijëra kopje, veçanërisht në kohën kur synohej fillimi i një fushate grandioze misionare midis

emigrantëve shqiptarë nëpër Evropë.

Në vitin 1990 doli në dritë botimi komplet i përkthimit me komentim të Kur’anit16 në

gjuhën shqipe kryer po nga Muhammad Zakaria Khan. Libri përmban mbi 900 faqe dhe është

pohuar të jetë përkthyer direkt nga arabishtja megjithëse është e qartë se përkthyesi ka përdorur

gjatë punës së tij në mënyrë intensive qoftë përkthimet Kadianiste të Kur’anit në anglisht, qoftë

përkthimet e mëhershme të Kur’anit në gjuhën shqipe. Përderisa kualiteti gjuhësor i përkthimit

është më i mirë se sa te përkthimi fragmentar i botuar në vitin 1989, prapëseprapë janë evidentë

në një duzinë rastesh lëshimet e të gjitha formave. Mirëpo nuk ishte aq shumë përkthimi sa

ishte komentimi i përkthimit kryer nga Zakaria Khan, ai që krijoi polemika të shumta në shtypin

islam të kohës në gjuhën shqipe, veçanërisht në Kosovë. Edhe shtjellimi linguistik i përkthimit

ishte i pranishëm në shtypin islam të kohës dhe mbase pikërisht këto studime të përkthimit i

shërbyen Muhammad Zakaria Khanit si cytje për ripërpunimin e përkthimit të tij i cili u

kurorëzua me botimin e dytë në vitin 2003,17 plotë 13 vite pas publikimit të botimit të parë dhe

në kohën kur Khan duket ta kishte përsosur dukshëm shqipen e tij. Botimi i dytë i rishikuar

është publikuar në 3000 kopje, përmban rreth 1200 faqe dhe sipas autorit të përkthimit dhe

komentimit është pothuajse një përkthim i ri i pasuruar edhe me komente shtesë, duke pasur

parasysh gabimet e shumta tekniko-gjuhësore të botimit të parë, siç pohon edhe vetë

përkthyesi.18

Në kohën sa studioi dhe veproi në Kosovë Muhammad Zakaria Khan, thirrjes dhe punës

së tij iu përgjigjën një numër skajshmërish i vogël njerëzish, mbase gjithsej mezi e kalonin

numrin njëshifror. Duke filluar nga fundvitet tetëdhjetë dhe gjithandej të nëntëdhjetave,

dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës kishin emigruar në vendet perëndimore Evropiane dhe

duket sikur për një kohë aktiviteti i Degës së Kadianit u zhvendos në diasporë pa pushuar tërë

kohën edhe përpjekjet për ngritjen e një dege të fuqishme misionare në Kosovë dhe Shqipëri.

Mirëpo edhe në diasporë numri i pasuesve shqiptarë të Kadianizmit nuk mund të thuhet se ishte

i kënaqshëm megjithëqë herë herë janë dhënë mjaft shifra të fryra nga burime të ndryshme.

Aludimi i parë për një pranim të Kadianizmit në përmasa të mëdha në mesin e emigrantëve

shqiptarë, shihet në librin “Informacione themelore dhe esenciale rreth Xhematit

Ahmadia” të autorit Al-Haxh Ata Ullah Kalim, botuar nga Dega e Kadianit në Gjermani.19

Duke folur rreth disa koncesioneve të cilat i ka aprovuar Kalifi i IV i Degës së Kadianit në

pagesën e taksave për besimtarët ahmedianë, përmenden edhe shqiptarët dhe boshnjakët si dy

komunitete të reja të Ahmedianizmit dhe të cilët për shkak të disa rrethanave ku ata gjenden

15 “Ajete të zgjedhura të Kuranit të Shenjtë” përkthyer nga Muhammad Zakaria Khan, Islam International Publication

Limitted, Tilford – Surrey, United Kingdom, 1989, faqe 10. 16 “Kurani i Shenjtë” përkthim e komentim nga Muhammad Zakaria Khan, Islam International Publication Limitted

Islamabad, Tilford – Surrey, United Kingdom, 1990. (Tash e tutje Botimi i parë) 17 “Kurani Kerim” përkthim e komentim në gjuhën shqipe nga Muhammad Zakaria Khan Islam International

Publication Limitted Islamabad, Tilford – Surrey, United Kingdom, 2003 (Tash e tutje Botimi i dytë)

18 ibid, faqe III 19 “Informacione themelore dhe esenciale rreth Xhematit Ahmadia” nga Al-Haxh Ata Ullah Kalim, Verlag Der Islam,

Frankfurt-Germany, 1996

Page 12: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

12

janë të liruar nga pagesa e 1/6 të të ardhurave të tyre mujore.20 Një publikim tjetër zyrtar i

Degës së Kadianit në gjuhën angleze pohon një shifër pompoze të shqiptarëve të konvertuar në

kadianizëm. Sipas këtij burimi krahas 100'000 refugjatëve boshnjakë që kanë hyrë në

Kadianizëm janë edhe rreth 45'000 shqiptarë të cilët i janë përgjigjur ftesës së Kadianizmit.21

Se shifrat janë pompoze nuk do diskutim dhe ka pasur një sërë kontraverzash të bëra edhe

publike të cilat pohonin mashtrimet e bëra në raste të shumta nga qarqe të caktuara të Degës së

Kadianit gjatë paraqitjes së numrit të pasuesve të saj. Këto shifra të fryra janë përdorur edhe në

shumë burime të tjera neutrale.22

Pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së lirisë së besimit në Shqipëri Muhammad

Zakaria Khan është zhvendosur në Tiranë dhe aty është udhëheqës i misionit të Xhematit

Mysliman Ahmedia.

Përkthimi i Kur’anit nga Muhammad Khan

Përkthimin dhe veçanërisht komentimin e Kur’anit, Muhammad Zakaria Khan e

mbështetë me të madhe në përkthimet dhe komentimet zyrtare në anglisht të Degës së Kadianit

të kryera nga Malik Ghulam Farid dhe Mirza Bashirudin Mahmud Ahmad, edhe pse nuk e ka

bërë në asnjë rast të njohur se i ka shfrytëzuar këto burime por stilistika e përkthimit dhe esenca

e mënyrës së të komentuarit të dërgojnë direkt tek këto dy burime.

Autori i ka dhënë vetvetes liri të pakufizuar të komentimit të Kur’anit dhe ky komentim

jo vetëm që bie ndesh me të kuptuarit tradicional të Islamit, dhe nga këtu i kundërvihet edhe

tefsireve/komenteve të shekujve të hershme të Islamit, por në shumë raste është konfuz dhe

nuk duket që të jetë përfaqësues i denjë edhe i pikëpamjeve zyrtare të Degës së Kadianit.

Qëndrimi zyrtar i Degës së Kadianit është se Muhamedi (salallahu aljehi ue selem) ishte i fundit

nga profetët vetëm në kuptimin që nuk do të ketë më Ligj (Sheriat) apo Libër të Shenjtë pas tij

dhe se deri në fundin e botës do të vijnë profetë të ri të cilët do të jenë nën ombrellën e

profetësisë së Muhamedit (salallahu aljehi ue selem) dhe do të veprojnë me Ligjin dhe Librin

që iu shpallën atij. I tillë ishte Ghulam Ahmedi p.sh ardhja e të cilit edhe është parashikuar në

Kur’an dhe Hadithe, gjithnjë sipas besimeve të kultit. Kjo dogmë ka gjetur mbështetje në një

mori rastesh në komentarin e Muhammad Khanit në shqip dhe është tentuar të argumentohet

gjithandej qoftë edhe nëpërmjet manovrimeve në përkthim. P.sh nga komentimi i ajetit 41 të

sures 33 ku flitet për Muhamedin si përmbyllës të vargut të Profetëve, shihet qartë se është

tradhtuar linja tradicionale e komentimeve Kur’anore në dobi të besimeve Kadjaniste.

Përderisa në botimin e parë 23 të Kur’anit, Muhammad Khan në komentin e tij të ajetit vetëm

ka aluduar se fjalët ‘vulë e profetëve’ nuk nënkuptojnë medoemos se nuk do të ketë profetë të

tjerë pas Muhamedit (salallahu aljehi ue selem), në botimin e dytë24 e ka dyfishuar këtë koment

duke e përmendur në mënyrë eksplicite Mirza Ghulam Ahmedin në konotacionin e Imam

Mehdiut, Mesisë së Pritur dhe vazhduesit të profetësisë së Muhamedit (alehji salatu ue selam).

Në anën tjetër tefsiri i Ibn Kethirit (p.sh si një tefsir i përdorur gjerësisht) dhe të gjithë tefsiret

e të gjithë shekujve fjalët ‘vulë e profetëve’ nga ky ajet i kanë sqaruar me fundin e profetësisë

në të gjitha aspektet. Për më tepër Ibn Kethiri 25 në komentin e tij për shembull jo vetëm që

pohon se nuk do ketë resul por e bën të qartë se nuk do te ketë as nebi pas Muhamedit (alehji

salatu ue selam) dhe këtë e mbështetë edhe me hadithe të profetit Muhamed, përderisa qëndrimi

i Degës së Kadianit i shprehur edhe nëpërmjet komentit në shqip është se dera e profetëve

josheriatsjellës kurrë nuk do të mbyllet. Tërheqja e dallimit midis këtyre dy llojeve të

20 ibid, faqe 46 21 “73 Divisions in Islam and One True Jama'at” nga Dr. Ijaz A. Rauf, versioni online publikuar më 1996-1997 në sajtin

zyrtar të Degës së Kadianit www.alislam.org , kapitulli One Resembling Holy Prophet and His Companions 22 psh www.adherents.com 23 Botimi i parë, faqe 571 24 Botimi i dytë, faqe 776 25 Komentimi i ibn Kethirit për ajetin 41 të sures 33, versioni online tek www.tafsir.com

Page 13: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

13

profetësisë shihet qysh në fillim të përkthimit të Kur’anit nga M. Khan, në pasqyrën tematike

të lëndës, ku janë sjellë tri ajete për ta mbështetur këtë.26 Në këtë konstelacion idesh janë

komentuar edhe një varg ajetesh të tjera duke i paraqitur si profeci për ardhjen e Mirza Ghulan

Ahmedit si Profet dhe Reformator i Islamit.27

Në të gjitha rastet ku dogmat Kadianiste devijojnë nga linja e Islamit, përkthimi me komentim

i Muhammad Khanit është i pajisur me komente të cilat vijnë në mbështetje të besimeve

kadianiste pa dhënë ndonjë referencë ku do të mund të gjente arsyetim komentimi i tillë. Kjo

vërehet për shembull në rastin e mohimit të mrekullive të ndodhura për të cilat flitet në Kur’an

e të cilave këtu u është dhënë konotacioni i alegorisë. Kështu p.sh në rastin e Isait (alehji selam)

është mohuar se ai foli në moshën e fëmijërisë, 28 është mohuar se atij iu dha mrekullia e krijimit

të zogjve nga balta dhe shërimi i të verbërve apo të sëmurëve nga lepra me urdhrin e Allahut.29

E njëjta gjë ndodhë edhe me të gjitha mrekullitë tjera dhënë profetëve për të cilat gjithmonë

është besuar në kuptimin e tyre tekstual nga bashkësia myslimane, bazuar edhe në shpjegimin

që e kanë dhënë hadithet e shumta. Po ashtu janë komentuar në këtë frymë në harmoni me

dogmat kadjaniste dhe në kundërshtim me komentet standarde të Islamit, edhe ajetet të flasin

për xhinët sikur që edhe iu është dhënë kuptimi i simbolikës shumë ajeteve që e përshkruajnë

Ditën e Gjykimit etj. Përkthimi i Kur’anit në shqip nga Dega e Lahores

Diku kah fundi i viteve të nëntëdhjeta e veçanërisht në periudhën prej 2000 – 2003 është

rinisur një bashkëpunim i dendur midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Degës së

Lahores.30 Rifillimi i kontakteve korrespondon me sinjalet që vinin nga Dega e Kadjanit për

nisjen e një fushate të fuqishme të misionarizmit në kohën kur edhe këta të fundit kishin

ndërtuar një xhami të madhe në kryeqendrën Shqiptare. Duke qenë se është mirë i njohur fakti

se Dega e Lahores ka prodhuar literaturë të bollshme e cila i kundërpërgjigjet pohimeve të

Degës së Kadianit rreth çështjeve të fundit të profetësisë dhe të qenit të Ghulam Ahmedit profet

apo jo, ftesa për bashkëpunim ishte mbase pikërisht si rezultat i drojës që do të ketë ekzistuar

në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për veprimtarinë e Degës së Kadjanit. Në këtë kohë

siç mësohet nga deklarimet zyrtare të KMSH dhe Degës së Lahores këta të fundit i ofruan

shqiptarëve dhjetëra mijëra kopje në shqip të librave të mirënjohur të ish udhëheqësit të Degës

Maulana Muhammad Ali, të cilat u shpërndanë nëpërmjet Komunitetit Mysliman

Shqiptar. Përveç kësaj Dega e Lahores është duke e përgatitur përkthimin e Kur’anit në shqip

i cili bazohet me të madhe në përkthimin në anglisht të Muhamed Aliut, Përkthimi është marrë

përsipër të kryhet nga Prof. Dr. Refik Kadija i Universitetit të Tiranës.]31

ÇFARË BESOJNË KADJANITË

26 Botimi i dytë, faqe XXXII, nëntitulli Profetët e Zotit. 27 Psh komentimi i ajetit 21 të sures 36, pastaj ajetit 12 të sures 77, ajetit 2 nga surja 86, ajetet 5 dhe 6 të sures 113, ajeti

5 i sures 93, ajeti 8 i sures 61 etj (Botimi i dytë) 28 Botimi i dytë, komenti i Kur’anit 5:110, faqe 218 29Botimi i dytë, komenti i Kur’anit 3:50, faqe 103 30 Për informacion më të hollësishëm mund të shikoni faqen e tyre në Internet www.muslim.org ku flitet rreth vizitave

të tyre në Shqipëri dhe kontaktet me K.M.SH. 31 Halil Ibrahimi "Kur'ani tek shqiptarët", Dhjetor 2005, Prishtinë

Page 14: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

14

1- Ata besojnë se profetësia nuk është mbyllur me Vulën e Profetëve, Muhamedin (paqja qoftë

mbi të), dhe mohojnë të gjitha argumentet që bëjnë të ditur këtë gjë, me gjithë vërtetësinë dhe

saktësinë e tyre. Për shkak të këtij besimi, kadjanitë pranuan profetësinë e mashtruesit të tyre,

Ahmed Kadjanit. Për të njëjtën arsye disa prej ndjekësve të tij pretenduan se ishin profetë pas

vdekjes së tij. Ja se si shprehen ata për mundësinë e komunikimit të njerëzve me Zotin, duke i

hapur rrugën sharlatanëve që të abuzojnë e të vetshpallen si njerëz të shenjtë, e që u krijohet

mundësia të flasin me Allahun:

“Një ahmadi e fal Namazin si namaz dhe për të fituar lidhshmërinë me Zotin. Ndoshta, dikush

thotë se a nuk falin njerëz të tjerë për të krijuar lidhshmëri me Zotin? Përgjigja ime është se

jo, kurrsesi jo. Nëse mendoni pak do zbuloni se në këtë kohë te myslimanët fatkeqësisht

dominon mendimi se njeriu s'mund të ketë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë me Zotin. myslimanët

mendojnë gabimisht se Zoti nuk flet sot me njerëzit e Vet...!!!

Autori i librit që në fakt është zëvendësi i tretë i Kadjanit, më poshtë thotë:

“Hazrat Mirza Ghulam Ahmadi ia paraqiti botës këtë pohim se Zoti flet me mua dhe jo vetëm

me mua por ai do të flasë me çdo kë që hap që hap pas hapi do të më përcjell mua... (Mesazhi

i Ahmadiatit fq. 43-44)

“Kemi besim se me ndihmën e Kuranit ne mund të kemi kontakt me engjëjt dhe prej tyre mund

të mësohen edhe dituri shpirtërore. Unë vetë jam dëshmitarë i kësaj vërtetësie dhe i kam

përfituar disa dituri prej engjëjve. Një herë një engjëll më mësoi komentin e Sures Al-Fatiha.”

(Mesazhi i Ahmadiatit fq.11)

Vetë Kadjani, dexhali i shek. XIX deklaron:

“Unë disa herë në keshf (vizion që e sheh njeriu i zgjuar) e kam parë Isain dhe jam takuar me

disa profetë kur isha zgjuar. Unë gjithashtu e kam pare edhe Prijësin, Zotëriun dhe

Udhëheqësin tonë, Hazret Muhammedin s.a.s. dhe kam biseduar me të në gjendje zgjimi -në

gjendje zgjimi aq të pastër që nuk ka pasur fare lidhje me gjumë apo dremitje. Po ashtu jam

takuar me disa të vdekur pranë varreve të tyre apo në vende të tjera kur isha zgjuar dhe kam

biseduar me ta. Unë shumë mirë e di se takime të tilla me të vdekurit në gjendje zgjimi janë të

mundshme -Jo vetëm që mund të takohemi, por edhe mund të bisedojmë dhe mund të

shtrëngojmë dorë.” “Nëse dëshiroj dhe vë vëmendjen në këtë fushë, unë me dëshirën e Allahut

xh.sh. mund ta shoh Jezusin apo disa profetë të tjerë në gjendje zgjuar.” (Masihu në Indi,

fq.43,44)

Do të isha kureshtar se si kadjanitë e sotëm, që gjëra të tilla për profetët i interpretojnë si

shprehje metaforike e simbolike do t’i interpretonin këto thënie të dexhalit të tyre?!

Nga këto fjalë tani mund te kuptohet mjaft mirë se sa e lehtë ishte për ndjekësit e Kadjanit të

pretendonin se shpallja e Zotit ka ardhur edhe tek ta.

3- Ata besojnë në një libër tjetër veç Kuranit dhe pretendojnë se ai është i barabartë me të,

madje më i mirë se ai. Ky libër ka 20 pjesë dhe quhet ‘El-kitab El-mubin’ (Libri i Qartë).

4-Ata besojnë se qyteza Kadjan është si Meka e nderuar apo si Medina e Profetit madje më e

mirë se ato të dyja.

Page 15: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

15

5- Ata besojnë se i përkasin një feje më vete dhe se ndahen nga myslimanët në çdo gjë, në

besim, adhurim...etj.

“Ai që në mënyrë të vërtetë nuk më beson mua si Masihu dhe Mahdiu i Premtuar, nuk është

prej xhematit tim.” (Mësimi ynë. fq, 12.)

6-Ata besojnë se Isai alehji selam është kryqëzuar, por nuk ka vdekur në kryq. Sipas tyre ai

paska zbritur nga kryqi i gjallë dhe pasi është mjekuar, është nisur për në kërkim të dhjetë fise

të humbura të Izraelit. Së fundi qenka vendosur në Kashmir ku edhe paska vdekur në moshën

120 vjeçare. Kadjani rreth kësaj teme ka shkruar edhe një libër, tashmë i botuar edhe në gjuhën

shqipe nën titullin “Mesihu në Indi”.

Ja disa nga pohimet e tij:

“Është e natyrshme të besoni se Isaja biri i Merjemes, ka vdekur dhe se varri i tij është në

lagjen Khanjar të Srinegerit në Kashmir (Indi). Për vdekjen e tij Zoti lajmëroi nëpërmjet

Kuranit.” (Mësimi ynë. Fq.10)

“Pra nuk është e çuditshme që Isai a.s. të ketë ardhur në Indi e në Kashmir. Por përkundrazi,

është çudi që ai pa e kryer detyrën e tij të jetë ngritur në qiell !” (Masihu në Indi, fq. 118)

Duke mohuar kështu atë që thuhet në Kuran, por që në emër të ashtuquajturit 'metaforizëm

Kuranor’ është e lehtë të interpretohet, ai thotë:

“Unë do të orvatem që në këtë libër të vërtetoj se Krishti nuk vdiq në Kryq, ai nuk shkoi në

qiell e as nuk duhet të supozohet se ai do të zbresë nga qielli, përkundër kësaj, ai vdiq në

moshën 120 vjeçare në Srinagarn në Kashmir (Indi) dhe se varri i tij gjendet në rrugën Khanjar

të këtij qyteti.' (Masihu në Indi fq.19)

Pra, sipas tij Isai qenka kryqëzuar, megjithëse Kurani mohon këtë gjë në mënyrë kategorike:

“As nuk e vranë e as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk atyre” (Nisa :157) Mirëpo si

gjithmonë edhe këtij pohimi kaq të prerë Kuranor mashtruesi do të mundohet t’i shmanget me

lojëra fjalësh: “Prandaj nuk ka dyshim se Krishti nuk u kryqëzua. Kjo do te thotë se ai nuk vdiq

në kryq” (Masihu në Indi fq.24)

Vërtetë për tu habitur! Sipas tij, mohimi i shkakut do të thotë vetëm mohim i pasojës dhe jo i

shkakut! Pra nëse ndonjëri bie nga kati i dhjetë, thyen këmbë e duar, por nuk vdes, ne mund të

themi se ai nuk ra, sepse nuk ka vdekur nga kjo rënie! Ky lloj interpretimi i hap rruge njëlloj

budallallëku që se ka shokun, ku shumë gjëra mund të thuhet që s'kanë ndodhur pasi edhe

pasoja nuk ka dalë në pah! Çfarë ka për qëllim Allahu të na tregojë në këtë ajet? Cila është ajo

gjë që mohohet në këtë ajet, kryqëzimi apo vdekja? Ajeti është shumë i qartë. Në të mohohen

të dyja. Nëse do të ishte e vërtetë ajo që pretendon Kadjani, në ajetin Kuranor duhej të thuhej:

“As nuk e vranë dhe as nuk vdiq në kryq” Mirpo për fat të keq të Kadjanit, ajeti kuranor është

tepër i qartë, dhe me të nuk mund të bëhet lojëra fjalësh:“As nuk e vranë e as nuk e kryqëzuan”

Në fakt, një logjikë e tillë kadjaniste në këtë përfundim të çon; ku dashur pa dashur akuzohet

Allahu për paqartësi në të shprehur, pasi i jep njerëzve të kuptojnë të kundërtën e asaj që

dëshiron të thotë. Një skizofren i tillë si Kadjani nuk mundet t'i bashkojë dy anët kontradiktore

të tij, veçse me të tilla lojëra fjalësh.

Page 16: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

16

Por ç’ka ngjarë me Isain sipas Kadjanit?

“Ç‘ka ngjarë më së shumti është se ai ishte alivanosur apo ishte dobësuar mjaft.” (Masihu në

Indi. fq.21)

Dhe për të kjo qenka mrekullia: “Pa dyshim, shpëtimi i Krishtit nga vdekja e kryqit, pas

vuajtjeve të mëdha, është një mrekulli” (fq.25)

Kjo teori në realitet është hedhur për herë të parë nga një studiues gjerman i shek. XIX, i cili

duke parë tekstet biblike, i lindi ideja se Jezusi nuk është ringjallur, por vetëm është mjekuar,

pasi ka zbritur i gjallë nga kryqi dhe jo i vdekur. Një ateisti që merr për bazë historike tekstet

biblike të kryqëzimit, nuk është habi që mund t'i krijohet një përshtypje e tillë, preh e të cilës

ka rënë edhe Kadjani. Kadjani në librin e tij “Masihu në Indi” tregohet i anshëm në shqyrtimin

e teksteve biblike pa pasur një pikë referimi të pranueshme për të mohuar diçka dhe për të

pranuar diçka tjetër. Ai e bën këtë thjesht duke u bazuar në hipotezat e tij që më pas i duken si

të vërteta dhe i beson si të tilla.32 I tërë libri i tij është i mbushur me ti tilla pseudo-studime.

7 -Kadjanitë besojnë se ‘Mehdiu’ i tyre është në një gradë me Isain, madje edhe më i mirë se

ai.

“Tash lëvizja Muhamedane e zëvendëson lëvizjen Musajane. Pasardhësi i Musajës (e ka fjalën

për Muhamedin) ishte më i përsosur se ai, kurse pasardhësi i birit të Merjemes (pra vetë

Kadjani) është më i përsosur se ai. Tash, unë, Masihu i Premtuar, erdha në shek. XIV pas

Hazrat Muhammedit s.a.s ashtu siç Masihu, i biri Merjemes erdhi në shek. XIV pas Hazrat

Musajës a.s.” (Mësimi ynë, fq.8)

“Personalisht dëshmoj se vete Zoti më sqaroi se Masihu Muhammedan (pra e ka fjalën për

veten e tij) është më i madh se Masihu Musajan. Kjo nuk do të thotë se unë e mohoj nderin e

Isajes, por përkundrazi atë e respektoj shumë.' (Mësimi ynë, fq.10)

Ç'farë respekti qenka ky, kur ai e ngre veten mbi Isain kur dihet se Isai ishte një nga pesë

profetët më të mëdhenj?! Mos vallë Kadjani është i gjashti?!

Më poshtë ai bën një deklaratë tjetër:

“Unë shpirtërisht jam vazhduesi më i përsosur i hallkës kilafetiane, ashtu sikurse H. Isaja a.s.

në lëvizjen Musajane. Hazreti Isa a.s. në lëvizjen Musajane qe Masihu i Premtuar, sikurse unë

që jam Masihu i Premtuar në Levizjen Muhamedane. Pra kam respekt të veçantë ndaj tij, sepse

ne të dy i përkasim një rangu.”

8- Besimi tyre për botën tjetër nuk përkon fare me besimin e myslimanëve, por më tepër i ngjan

besimit të filozofëve dhe disa rrymave të dala jashtë Islamit. Ata e mohojnë në një mënyrë ose

tjetër jetën materiale në botën tjetër.

“Në kohën tonë, themeluesi i Xhematit Islamik Ahmadia, Hazret Mirza Ghulam Ahmad nga

Kadjani-Indi, e ka paraqitur këtë pikëpamje të ekzistencës shpirtërore përkundër ekzistencës

fizike në librin e vet unik dhe të spikatshëm “Filozofia e mësimeve të Islamit”, Sipas studimit

32 Teksti biblik, i cili flet për kryqëzimin e Jezusit është një nga më problematikët në Bibël dhe nga më kontradiktorët.

Një shqyrtim shkencor të pabesueshmërisë historike që na jep Bibla rreth kryqëzimit e bën edhe Adel Smith në librin e

tij: 'La Crocimania'.

Page 17: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

17

të tij të thellë, jeta në Ahiret nuk do të jetë materiale. Përkundrazi, kjo do të jetë një natyre

shpirtërore prej së cilës ne vetëm mund të përfytyrojmë aspekte të sigurta.” (Një studim

elementarë i Islamit, fq.60)

Besimi i tyre ndaj gajbit (të fshehtës) është mjaft i dobët, kështu që atyre u duhet që çdo gjë që

ka të bëjë me përshkrimin e një bote që nuk shihet me sy ta interpretojnë si shembull metaforik

dhe simbolik i diçkaje shpirtërore. Ja se si e trajton autori i librit të mësipërm jetën përtej varrit:

''Ç'ka ndodh me shpirtin në kohën midis vdekjes së tij fizike dhe të ringjalljes së tij në Ditën e

Gjykimit? Profeti i Shenjtë s.a.s. ka thënë se pas vdekjes sonë, në varr do të hapen dritare; për

njerëzit bamirës, dritaret do të hapen nga ana e xhenetit dhe për njerëzit keqbërës ato do të

hapen nga xhehenemi, Megjithëse, nëse ne e çelim një varrë, ne asnjë dritare nuk do të gjejmë!

Pra, pranimi fjalë për fjalë i këtyre fjalëve nuk do të transmetojë e as nuk do të jap kuptimin

real të kësaj teme. Është e pamundur që Profeti i Shenjtë s.a.s. të na informojë gabimisht, pra

këtu ai flet në mënyrë metaforike.' !!! (Një studim elementare i Islamit, fq.65)

Profeti nuk flet për realitetin tonë, por për atë realitet, të cilin do ta përjetojë njeriu pasi të ketë

kaluar në një jetë tjetër dhe që i përket një bote krejt tjetër. Pra çdo kush prej nesh do ta shohë

me të vërtetë atë për të cilën na informoi Profeti (salallahu aljehi ue selem) në formë reale, të

prekshme për të në atë botë dhe aspak metaforike, siç pretendon ky njeri. Megjithëse ne nuk

mund ta shohim një gjë të tillë, kjo s’do të thotë se ajo nuk ekziston realisht dhe në mënyrë të

prekshme për të vdekurin dhe për botën e tij, pasi mundësitë tona janë tepër të kufizuara në

këtë botë. Për të kuptuar këtë ne mund të japim si shembull gjumin, pasi Profeti e ka quajtur

atë si vëllanë e vdekjes. Pra edhe gjumi është një vdekje e vogël, ndaj dhe ëndrrat që sheh çdo

person janë një lloj realiteti për të, pavarësisht se ne nuk mund t'i shohim dhe t'i ndjejmë vuajtjet

dhe hidhërimet e tij në gjumë. Ndaj nuk ka asnjë arsye që të mos i besojmë këto thënie të

Profetit, ashtu siç janë, pa ndonjë shpjegim metaforik. Aq më tepër që Profeti në mjaft raste na

ka treguar se Allahu i ka bërë të mundur që të shohë shumë prej këtyre fenomeneve të

pakapshme për shqisat e njeriut.

9 - Duke lexuar librat e tyre, gjithmonë të krijohet përshtypja se rryma Ahmedie i afrohet më

tepër një rryme politiko-filozofike që anon më tepër nga materializmi, sesa nga besimi religjioz.

Kjo gjë mund të konstatohet edhe nga fakti se në librin 'Një studim elementarë i Islamit' të

udhëheqësit të shkuar të kadjanizmit në botë, të krijohet përshtypja se ai, dhe sekti që ai

drejtonte, beson në evolucionin darvinist. Ja se si shprehet ai në faqen 67 të këtij libri:

''për ta kuptuar krijimin e dytë, ne kemi nevojë ta kuptojmë mënyrën se si një foshnje merr

trajtën në mitrën e nënës. Këto forma në dukje marrin vetëm nëntë muaj për tu zhvilluar, kurse

në realitet krijimi i jetës është përhapur mbi më shumë se miliarda vjet. Duke shkuar mbrapa

në fillimin e jetës zoologjike foshnja kalon gati nëpër të gjitha fazat e evolucionit të jetës. Nga

fillimi i shtatzënisë, deri në kulminacionin e saj pas nëntë muajve, zhvillimi i foshnjës i reflekton

të gjitha fazat e krijimit. Me fjalë të tjera të gjitha fazat e evolucionit përsëriten gjatë këtyre

nëntë muajve... kjo i mban të gjallë fazat e sistemit të evolucionit dhe prezanton një pikturë të

tij.'

Në të vërtetë ç'mund të presësh nga njerëz të tillë që fenë e kanë një rrobë që mund ta veshin

dhe zhveshin sa herë të duan. Ata shprehen, se nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe myslimanëve.

Zoti i tyre është një Zot tjetër nga Ai i myslimanëve, Islami i tyre nuk është Islami i

myslimanëve, Kurani i tyre nuk është Kurani i myslimanëve, namazi i tyre nuk është namazi i

myslimanëve...etj, për këtë arsye, ata i konsiderojnë myslimanët si jobesimtarë. Ata i kanë të

Page 18: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

18

ndaluara martesat me myslimanët, po ashtu edhe namazin pas një imami myslimanë,

megjithëse ata e bëjnë ndonjëherë për të mos rënë në sy, më pas ata e përsërisin edhe një herë

atë namaz, pasi sipas tyre ai është i pavlefshëm. E pas gjithë këtyre, ata pretendojnë se ndjekin

Islamin, duke përhapur blasfemitë e tyre në emër të Islamit!

Disa pika të besimit të tyre që janë trajtuar shkurtimisht këtu si dhe të tjera sqarohen më tepër

në materialin me titull 'Besimet e Kadjanit' ku do të përcillen, për këtë qëllim, mjaft tekste nga

librat e tij.

KADJANIT NUK I PLOTËSOHET PROFETËSIA

Për këtë do të mjaftohemi me një profetësi që ai bëri gjatë jetës së tij dhe të cilën e propagandoi

së tepërmi dhe e bëri gurë prove për vërtetësinë ose jo të tij. Në 1888 Kadjani profetizoi se ai

do të martohej me një vajzë të quajtur Muhamedij Bigam, e bija e Ahmed Bijk, dhe nëse babai

saj do të pranonte, Allahu kishte për t'i dhuruar atij mirësi dhe mëshirë të madhe, në të kundërt

kjo vajzë do të përfundonte shumë keq, dhe nëse i ati do ta martonte atë më një djalë tjetër ky

djalë do të vdiste brenda dy vjet e gjysmë, ndërsa i ati i vajzës brenda tri vjetëve, dhe prapë se

prapë Kadjani do të martohej me të! Ai e publikoi këtë botërisht dhe pretendoi se kjo ishte një

shpallje që i kish ardhur prej Allahut,33 dhe u shpreh se: “Unë e vendos këtë profetësi si test për

të provuar sinqeritetin tim apo gënjeshtrën time.”34 Mirëpo prindërit e vajzës nuk i pranuan

kërkesat e vazhdueshme të Kadjanit dhe e martuan vajzën e tyre me një djalë të quajtur Sultan

Muhamed. Dy vjet e gjysmë kaluan nga kjo martesë dhe Sultan Muhamedin asgjë e keqe nuk

e gjeti, ai jetoi deri në luftën e parë botërore, u plagos, e megjithatë u shërua dhe përsëri jetoi,

ndërsa Kadjani vdiq më 1908, për të provuar edhe njëherë se “kush bën padrejtësi më të madhe

se ai i cili trillon gënjeshtër ndaj Allahut, apo mohon shenjat e Tij? Vërtet që të padrejtët

kurrë nuk do të jenë të fituar.” (en-am:21)

FALSIFIKIMI I TEKSTEVE KURANORE

Siç e përmendëm edhe në fillim, një nga metodat e tyre të fëlliqura është edhe falsifikimi

dhe keqinterpretimi e teksteve Kuranore dhe ja, për ilustrim, ne do të japim disa shembuj nga

librat e tyre të botuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe nga vetë ata.

1- Allahu i madhëruar në Kuran thotë:

ا م قأداره ألأف سنة م م كان م ض ثم يعأرج إليأه في يوأ رأ ن السماء إلى الأ ر م مأ تعدون( يدب ر الأ )

"Ai (Allahu) rregullon çdo çështje nga qielli në tokë dhe më pas ajo (çështje) ngrihet për tek

33 Athineh kemalat islam fq.552 34 Esmani fejsaleh fq.223

Page 19: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

19

Ai, në një ditë gjatësia e së cilës është sa njëmijë vjet që numëroni ju. " {Sexhde:5}

Ky është përkthimi i saktë i ajetit në fjalë, për kuptimin e të cilit kanë rënë dakord të gjithë

komentatorët e Kuranit në të gjitha kohërat. Mirëpo Kadjanistët nuk janë të një mendjeje. Kjo

shihet shumë qartë nga interpretimi i tyre:

"Allahu ka vendosur në qiell se do ta përhapë këtë mësim (Shariat) të fundit në tokë dhe

kundërshtimi i njerëzve nuk do të krijojë pengesë në rrugën e tij. Por pas kalimit të një kohe,

ky mësim do të fillojë të ngjitet nëpër qiell dhe brenda njëmijë vitesh do të zhduket nga bota. "

(Sexhde:6)

Menjëherë pas këtij përkthimi kaq të çuditshëm, i cili dëshmon për fantazinë e ''pjellore'' të

përkthyesit kadjani, autori i librit duke bërë të qartë qëllimin e tij nëpërmjet këtij ajeti, thotë:

"Nga ana tjetër, profeti Muhamed a.s. tregon se perioda e stabilizimit të fesë do të zgjatet tre

shekuj, siç e kemi përmendur më lart në thënën e tij. Po ashtu edhe Kurani me fjalët (Alif Lamë-

Mimë-Ra) përmend se kjo perioda e stabilizimit të fesë do të zgjatet 271 vjet. Nëse bashkë me

këtë periodë numërojmë edhe 1000 vjet, gjatë së cilës feja do të mbetet në qiell, do të bëhen

1271 vjet. Kjo do të thotë se sipas Kuranit koha e dobësimit dhe e rrënimit të fesë (në formë

praktike) do të zgjatet 1271 vjet apo deri te fundi i shek. XIII35. Pra, siç vërtetohet nga Kur'ani

se në një kohë e tillë do të vijë ndonjë reformator dhe një udhërrëfyes që bota të mos shkoj

tërësisht në dorën e shejtanit... " (Mesazhi i Ahmadiatit, fq. 35)

Çdokush tani mund të kuptojë se përse e kanë falsifikuar në mënyrë kaq të paturpshme ajetin

Kuranor, duke i shtuar nga pas atë interpretim sa të çuditshëm aq edhe të pasaktë vetëm e vetëm

që t'i hapin rrugë pretendimeve të dexhalit të tyre nga Kadjani. Mesa duket kadjanitë bëkan

lidhje ndërmjet shkronjave dhe numrave, gjë që njihet ndryshe edhe si 'llogaria e fjalive', ku

çdo shkronje i korrespondon një numër, si p.sh. Elifit =1 ba=2 ta=400... etj. I përdorur nga

filozofët e vjetër grekë, astrologët, kabalistët, hurufistët, fallxhorët dhe gjithfarë lloj

sharlatanësh. Është interesant fakti se nuskat apo edhe hajmalitë shkruhen nëpërmjet këtij kodi.

Ky është një lloj 'art kodimi' nëse mund ta quajmë kështu, që nuk ka lidhje fare me interpretimin

e Kuranit dhe me fenë. Më së shumti është një sajesë njerëzore që s'ka të bëjë aspak më

shpalljen hyjnore, dhe nuk ka asnjë lloj lidhje ndërmjet kësaj gjëje dhe profetësisë së shpikur

nga kadjanitë.

2- Allahu i Madhëruar thotë:

نحة مثأنى وثالث ورباع ل الأمالئكة رسال أولي أجأ ض جاع رأ ر السماوات والأ د لله فاط الأحمأ

Përkthimi i saktë i këtij ajeti është:

"Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Krijuesit të qiejve dhe i tokës, i cili i bëri engjëjt

lajmëtarë me dy, tre dhe katër krahë. " (Fatir: 1)

Ndërsa kadjanitë i japin këtë interpretim ajetit:

"Kështu ne gjejmë në Kuran ajetin ku flitet rreth krahëve të engjëjve se gjoja i kanë dy, tre

apo katër krahë. 'Krah' do të thotë vetëm atribut dhe fuqi dhe ne besojmë se në këtë kuptim

fjala 'krah' u atribuohet engjujve. " (Një studim elementarë i Islamit,.fq.17)

Të besosh që engjëjt kanë krahë nuk do të thotë se krahët e tyre janë si ato të zogjve, siç

paraqiten engjëjt në ikonat e krishtera. Ata janë krijesa të Allahut dhe Ai i njeh më mirë se

kushdo tjetër. Të interpretosh një realitet të panjohur për ty, do të thotë të flasësh ndaj Allahut

35 Bëhet fjalë për shekullin 13-të sipas kalendarit të Hixhrit e jo sipas kalendarit Gregorian që i bie i shekulli 18-të..

Page 20: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

20

pa dije dhe rrjedhimisht nuk mund të kalosh pa u marrë në përgjegjësi nga Ai.

3- "Ringjallja e një të vdekuri është njëra prej mrekullive të tilla që u atribuohet disa

profetëve. Sado që përshkrime të ngjashme janë gjetur në shumë skripta hyjnore apo në libra

religjioz, sipas Kuranit ato nuk duhet lë merren letrarisht, por kanë një kuptim metaforik." (Një

studim elementarë i Islamit, fq. 35)

Shikoni se si në mënyrë të paskrupullt ky gjysmë ateisti mohon fakte historike në emër të

shpëtimtares së tij 'metaforë' dhe jo vetëm kaq, por shpif edhe në emër të Kuranit kundra

Kuranit.

4- "Po ashtu në rastin e krijimit të zogjve prej deltinës (baltës) dhe mundësia e tyre për

fluturim në emër të Zotit. Këta zogj kanë qenë vetëm qenie njerëzore të cilëve u është dhuruar

aftësia e fluturimit spiritual, në krahasim të njerëzve të kësaj bote. ' !!! (Po 'aty fq. 35)

Nëse do të ishte kështu, përse Allahu na e përmend këtë ndodhi si një mrekulli të veçantë,

ndërkohë që sipas këtij pseudo-interpretimi nuk gjendet asgjë e veçantë në të?!

5- "As nuk përmendet ndonjë profet që është ngritur fizikisht jashtë skutave të universit. Ku

është përmendur diçka e tillë, ka kuptimin e ngritjes shpirtërore, jo ngritja fizike, të cilën

Kurani kategorikisht deklaron se është kundër karakterit të profetëve. (Po aty fq. 35)

Ky njeri kaq i çuditshëm, jo vetëm që me këto fjalë mohon ngritjen e Profetit (paqja qoftë

mbi të) në qiell natën e Miraxhit dhe largimin e Isait nga toka, por bën edhe deklarata të rreme

në emër të Kuranit!

6- Allahu në Kuran thotë:

تلفوا فيه ل ين اخأ نأ شب ه لهمأ وإن الذ ينا وما قتلوه وما صلبوه ولك لأم إل ات باع الظن وما قتلوه يق نأ ع نأه ما لهمأ به م في شك م

Duke komentuar këtë ajet, autori në fjalë thotë:

"Çifutët as nuk e vranë Isanë a.s. dhe as nuk e mbytën atë në Kryq. Jo por ata vetëm ranë në

dyshim se Isai ka vdekur në Kryq. Ata s'kanë ndonjë provë e argument që i bind ata dhe me

anën e të cilit të binden zemrat e tyre se Isai a.s. me të vërtetë vdiq në Kryq.''

Në këto ajete, Allahu xh. sh. tregon se me gjithë faktin se Isai a.s. në dukje ishte gozhduar në

Kryq dhe se çifutët ishin të vendosur ta mbytnin atë, prapë se prapë është një supozim i

gabueshëm i çifutëve dhe i krishterëve se Isai a.s. në realitet vdiq në kryq. (Masihu në Indi. fq.

6)

Sipas Kadjanit ky është kuptimi i ajeteve dhe interpretimi i tyre. Për të bërë më qartë

shtrembërimin që i bën ai Kuranit, po japim përkthimin e saktë dhe ju mund të gjykoni vetë më

pas.

"Por ata as nuk e vranë atë e as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk atyre. Ata që kanë

mosmarrëveshje për këtë, kanë mjaft dyshime në të. Ata nuk kanë aspak dije (të qartë), por

ndjekin hamendjet e tyre, pasi sigurisht që ata nuk e vranë atë (Isain)." (Nisa:157)

Këto janë vetëm një pjesë e vogël, janë vetëm maja e ajsbergut të deformimive dhe

keqinterpretimeve të ajeteve kuranore. E kam lexuar përkthimin dhe komentin e tyre të Kuranit

në shqip, botimin e vitit 2003, pothuajse të gjithin, dhe kam ndeshur në të me qindra broçkulla

të mëdha dhe të vogla. Këtu është e pamundur të paraqiten të gjitha dhe ndoshta do të duhet

një studim i tërë i detajuar për gafat, gabimet, deformimet, keqinterpretimet dhe manipulimet

që janë bërë në të.

7- Ja tani një tjetër devijim, por tashmë me një hadith që transmetohet nga Abdullah ibn

Umeri:

Page 21: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

21

قال أحب شيء إلى الله الغرباء قيل أي شيء الغرباء قال الذين يفرون بدينهم و يجتمعون إلى عيسى ابن مريم

Ky është teksti i hadithit në arabisht, mirëpo ata i bëjnë një përkthim të çuditshëm, për të

hedhur hi në sytë e njerëzve, a thua se arabisht dinë vetëm ata dhe nuk do mund të zbulohen

falsifikimet që bëjnë?!

"Profeti i shenjtë ka deklaruar se më të dashurit në oborrin e Allahut do të jenë ata që janë

të varfër. Iu shtrua pyetja se çka do të thotë "të varfër''? A janë ata të cilët, si Isai a.s., duke e

bartur besimin e tyre, largohen prej vendit të tyre... ? (Masihu në Indi,fq. 66)

Tani po japim përkthimin e tekstit në arabisht që ata vetë e kanë vënë, pa u përpjekur të

kërkojmë burimin, nga i cili e kanë marrë. Mjafton vetëm përkthimi i saktë i asaj që ata kanë

vënë më lart, për të bërë të qartë shkallën e lartë të mashtrimit të tyre:

"Gjëja më e dashur tek Allahu janë të huajt. E pyetën: Cilët janë të huajt? Ai u tha: Ata të cilët

ikin bashkë me fenë e tyre dhe mblidhen tek Isai, biri Merjemes. "

Teskti bën fjalë për ditët e fundit kur Isai do të zbresë në tokë dhe kur besimtarët e devotshëm

do të mblidhen rreth tij. Mirëpo Kadjani nuk beson në zbritjen e Isait, pasi mendon se ai vetë

është në rolin e Isait dhe në të njëjtën kohë, për të Isai ka vdekur dhe është varrosur në Kashmir,

ndaj dhe një përkthim i tillë nuk ka pse të na çudisë.

8- Kadjani e interpreton ardhjen e dexhalit në mënyrë figurative:

"Kështu edhe Daxhali është përdorur në formë simbolike, siç u përdorën fjalët Masihu, Kryqi

dhe Derri. Pra, Dexhali e simbolizon kombin e fuqishëm dhe të madh që dominon jo vetëm në

tokë por edhe në hapësirë (gjithësi). Kryqi dhe derri janë simbole të atij kombi. Të thënat e

Hazrat Muhammedit s.a.s. tregojnë se syri i djathtë i Dexhalit do të jetë qorr, ndërsa syri i tij

i majtë do të jetë shumë i shndritshëm. Ky është shpjegim simbolik i faktit se kombi i tij do të

jetë qorr nga drita e tij shpirtërore, kurse drita e tij materiale dhe arritja materiale do të jenë

të mëdha. " (Rilindja e religjioneve, .fq. 9)

Këto janë vetëm disa nga falsifikimet dhe keqinterpretimet e tyre që nuk përkojnë fare me

besimin e vërtetë të myslimanëve. Në fakt librat e tyre janë të mbushur plot me të tilla

budallallëqe, për më tepër hollësi mund të lexoni materialin 'Besimet e Kadjanit'.

METAFORA DHE INTERPRETIMI GJUHËSOR

Siç mund ta keni vënë re të nderuar lexues, tek ky sekt është mjaft i përhapur i

ashtuquajturi interpretim metaforik e simbolik i teksteve kuranore dhe i haditheve profetike. E

gjithë kjo, sepse ata i japin më tepër rëndësi hamendjes së tyre sesa këtyre dy burimeve

autentike. Ata harrojnë se thelbi i besimit është pikërisht të besosh në atë që nuk shihet, por që

tregohet nga Krijuesi i gjithësisë nëpërmjet të dërguarve të Tij. Ky "besim" i tyre i shtyn ata që

të hedhin poshtë bazat dhe konceptet e pandryshueshme, për të cilat kanë rënë dakord të gjithë

dijetarët myslimanë.

Por a ekziston përdorimi metaforik në tekstet kuranore dhe ato profetike?

Disa dijetarë të mëdhenj, për t'i prerë rrugën këtyre keqinterpretimeve që filluan të futeshin në

Islam në lidhje me çështjet e Dijes së Fshehtë, mohuan ekzistencën e metaforës apo alegorisë

në tekstet kuranore. Ata thonë se gjithçka është në formën reale dhe jo metaforike. Ndërsa

shprehjet dhe fjalët të cilat të lënë një përshtypje të tillë kur lexon Kuranin janë vetëm forma

gjuhësore që përdoren nga njerëzit dhe nuk ka nevojë të interpretohen si jo reale, pasi ato

kuptohen vetë nga konteksti. P.sh. një ajet në Kuran thotë kështu “Dhe pyet fshatin në të cilin

ne ishim.” (Sure Jusuf) Askush nuk kupton prej këtij vargu se duhet të pyeten rrugët e fshatit,

Page 22: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

22

shtëpitë e tij, apo vetë toka. Çdokush e kupton se bëhet fjalë për banorët e fshatit dhe

rrjedhimisht nuk ka asnjë arsye që kjo të interpretohet si metaforë. Këto janë forma gjuhësore

që nuk përdoren shpesh në gjuhën e folur, por janë ekuivalente që përdoren më rrallë dhe të

cilat vetëkuptohen nga mendja e njeriut dhe konteksti, pa pasur nevojë që të vijë dikush dhe t'i

interpretojë ato.

Pa pasur nevojë të hyjmë në debat për këtë pikë, se ka ose jo alegori në Kuran, mund të

themi se, në rast se është i lejuar interpretimi i atyre formave gjuhësore, që kanë të bëjnë me

përdorimin e përditshëm, sepse është i njohur realiteti që synojnë të tregojnë këto forma, me

ç'të drejtë mund të interpretojmë shprehje dhe fjalë që flasin për një realitet të panjohur për ne,

në një kohë kur nuk dihet nëse kjo apo ajo formë është përdorur me kuptimin metaforik apo

real?! Analogjia apo krahasimi në këtë rast nuk vlen fare. Si mund të bëhet analogji ndërmjet

kësaj bote dhe një bote krejt tjetër, të panjohur për ne?! Për këtë arsye, të gjithë besimtarët e

parë i kanë konsideruar këto gjëra si reale, pa u futur në interpretimin e tyre, pasi ndërhyrja në

ato gjëra për të cilat nuk kemi dijen dhe autoritetin e duhur për t'i interpretuar, është diçka e

ndaluar. Në rast se interpretimi metaforik do të përbënte një bazë të interpretimeve fetare, siç

bëjnë disa sekte, atëherë çdo parim, çdo rregull dhe çdo praktikë fetare që vinë nga tekstet

fetare, do të mund të interpretoheshin si shprehje figurative e diçkaje tjetër! Dhe kjo është në

fakt ajo që ndodh me të tilla sekte. Kështu Dita e Gjykimit është metaforë, Ringjallja është

metaforë, Xheneti është metaforë, Xhehenemi është metaforë, engjëjt, xhinët dhe djajtë janë

metaforë, namazi metaforë, agjërimi metaforë, madje sipas kësaj filozofie edhe vetë Allahu

mund të konsiderohet si metaforë! Ndonëse nuk arrihet deri këtu, shumë prej këtyre sekteve

atributet dhe cilësitë e Zotit i interpretojnë si të tilla!

Në raste të tilla qëndrimi jonë duhet të jetë pikërisht ashtu siç na porosit Allahu në Kuran:

“Ai (Allahu) është i Cili të ka zbritur ty (o Muhamed) Librin. Në të ka vargje plotësisht të

qarta të cilat janë themelet e Librit dhe të tjera jo krejt të qarta. Ata, zemrat e të cilëve kanë

devijuar nga e vërteta, ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke dëshiruar me këtë

përçarje (mes myslimanëve) dhe duke dëshiruar njohjen e interpretimit të tyre. Por askush

veç Allahut nuk e di interpretimin e tyre. Ata që kanë dije të palëkundshme thonë: Ne e

besojmë atë, gjithçka vjen prej Zotit tonë. Mirëpo nuk marrin mësim vetëm se ata që kanë

mendje të shëndoshë.”36

Një çështje tjetër mjaft problematike është interpretimi i mjaft fjalëve arabe jashtë kuadrit

terminologjik-fetar. Është tërësisht i gabuar arsyetimi që sjellin disa, tek të cilët futen edhe

kadjanitë, se kjo apo ajo fjalë kanë edhe kuptime të tjera në gjuhën e folur arabe dhe

rrjedhimisht këto kuptime mund të përdoren për të interpretuar ajetet e Kuranit apo hadithet

profetike. Kjo, pasi shumë fjalë që përmenden në Kuran dhe Hadith përmbajnë dy lloj

kuptimesh; kuptimin fetar dhe atë gjuhësor. Mund të ndodhë që për shumë fjalë këto dy

kuptime të mos përputhen plotësisht me njëri-tjetrin. Në raste të tilla, cilin prej tyre mund të

marrim për bazë, kuptimin gjuhësor apo fetar?

Për të kuptuar më lehtë këtë gjë po japim një shembull, në mënyrë që lexuesit të jenë në

gjendje të gjykojnë vetë.

Fjala 'salat' (namaz) dhe fjala 'zekat' në gjuhën arabe kanë përkatësisht këto kuptime: e

para do të thotë thjesht lutje, pa përcaktuar asnjë lloj forme; ndërsa e dyta, pra 'zekat' do të thotë

pastrim, shtim etj. Nëse do t' i interpretonim këto fjalë sipas kuptimit gjuhësor, a do të kishte

njeri' që do të falte namazin apo do të jepte zekatin sipas mënyrës që njohim?

Pra siç mund ta shihni edhe vetë sa herë që përmenden fjalë arabe, të cilat mbartin në

vetvete kuptime fetare të përcaktuara, nuk lejohet në asnjë mënyrë që ato të interpretohen me

çfarëdo kuptimi tjetër edhe nëse fjala e përmban këtë kuptim. Nga kjo gjë bëjnë përjashtime

36 Ali Imran: 7

Page 23: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

23

vetëm disa raste të rralla të njohura mirë nga dijetarët e fesë të cilat edhe vetëkuptohen nga

konteksti, pa qenë nevoja të sforcohemi në interpretim.

Resul apo Nebij

Tradicionalisht këto dy terme janë përdorur për profetët, por në vetvete ato kanë disa ndryshime

gjuhësore. Në aspektin gjuhësor fjala 'resul' do të thotë i dërguar apo mesazhier. Ndërsa fjala

'nebij' do të thotë 'lajmëtar' apo 'profet', pra një njeri që sjell lajme nga Allahu. Fjala e dytë

dallon nga e para, pasi fjala nebij përdoret vetëm për Profetët dhe jo për njerëzit e thjesht, gjë

që nuk ndodh me fjalën resul, e cila mund të përdoret nga ana gjuhësore edhe për njerëzit p.sh.

'resulul melik- i dërguari i mbretit'. Por a ruhet edhe ky dallim në aspektin fetar? D.m.th. a ka

dallim ndërmjet resulit dhe nebijit, sipas Islamit? Shumë dijetarë të hershëm dhe të vonshëm

të Islamit janë të mendimit se fjala resul është më kufizuar se fjala nebij, dhe e përfshin edhe

të parën, pra se çdo resul është nebij, por jo edhe çdo nebij është resul. Një nga mendimet e

paraqitura për dallimin midis tyre është se resuli është një dërguar Allahut i cili sjell një ligj

(sheriat) të ri, apo edhe ndryshon disa prej ligjeve të mëparshme, ndërsa nebiji punon me ligjin

e një dërguari të mëparshëm. Ndërsa grupi tjetër i dijetarëve janë të mendimit se nuk ka asnjë

dallim ndërmjet resulit dhe nebijit, por ato janë thjesht sinonime që kanë të njëjtin kuptim.

Pavarësisht nga kjo, ajo që duam të tregojmë është fakti se ajeti, i cili flet për Muhamedin

(salallahu alehji ue selem) si 'vulë e profetëve' i referohet pikërisht fjalës nebij, pasi në ajetin

Kuranor thuhet 'khatemu nebijin'. Shumë rryma sektare të dala jashtë Islamit duke u bazuar në

interpretimin e fjalëve resul dhe nebij kanë thënë se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ishte

'vula e nebijve' por jo 'vula e resulve' kështu që sipas këtij interpretimi do të vijë një njeri tjetër,

i cili do të jetë 'vula e resulëve'! Mirëpo ky interpretim ka një defekt të madh. Siç u përmend

edhe më sipër, fjala resul e përfshin fjalën nebij, por jo e kundërta. Pra nëse Muhamedi

(salallahu alejhi ue selem) është vula e nebijve, do të thotë që mbas tij nuk do të ketë më nebij,

për rrjedhim nuk do të ketë as resul, pasi një profet nuk mund të jetë resul pa qenë më parë

nebij. Kështu që ai është edhe 'vula e resulëve', e pra vula e të gjithëve. Por, në rast se do të

thuhej në Kuran se, ai ishte 'vula e resulëve', sipas mendimit që bën dallim ndërmjet këtyre dy

termeve, krijohej mundësia për të thënë se ai nuk ishte edhe vula e nebijve. Por, edhe sikur të

ndodhte diçka e tillë a do të thotë kjo që domosdoshmërish duhet të kemi edhe një vulë të

nebijve ndërkohë që kemi një vulë të resulëve?! Përderisa ekziston grada më e lartë ç'vlerë ka

ajo më e ulëta?! Prandaj është përdorur fjala nebij për t’i dhëne një kuptim gjithëpërfshirës.

Duke parë këtë fakt këta lloj njerëzish janë hedhur në një interpretim tjetër. Tashme tek fjala

“khatem” e cila nga ana gjuhësore ka këto kuptime: 1) vulë 2) përfundim i diçkaje, fund 3)

unazë. Për tu habitur është se ata marrin vetëm kuptimin e fundit, pra duke i dhënë kështu një

interpretim të ri e të panjohur më parë nga brezat e hershme islame të fjalës “khatem”. Ata

thonë se Muhamedi ishte “unaza e profetëve”, ashtu siç unaza është zbukurim për gishtin ashtu

edhe Muhamedi (salallahu alehji ue selem) është “bukuria e profetëve”.

Këtë interpretim ne e hedhim poshtë për dy arsye:

E para: Ky interpretim nuk njihet nga gjeneratat e para të myslimanëve, nga shokët e Profetit

dhe nga ata që erdhën më pas, ndaj dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë që Kurani të interpretohet

duke u nisur thjesht nga kuptimet gjuhësore, pa u mbështetur në interpretimet e transmetuara

prej tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për çështjet e besimit. Nëse do t'i hapej rruga një

interpretimi të tillë, çdo jobesimtarë do të gjente mundësinë për të mbrojtur mosbesimin e tij

Page 24: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

24

me anë te Kuranit. Në këtë mënyrë do të ndodhte një çrregullim i madh në besimin e njerëzve,

pasi secili do të argumentonte me anë të Kuranit devijimin e tij.

E dyta: Interpretimi i tyre se Muhamedi ishte “unaza e profetëve” në fakt nuk ia ul vlerën atij,

dhe meqë ata këmbëngulin në këtë interpretim, ne u themi atyre se nuk është aspak e drejtë që

të lihen dy kuptimet e tjera të fjalës “khatem”. Pra Muhamedi ishte “vula e profetëve”, “fundi

i profetëve” dhe “unaza e profetëve”. Të gjitha këto cilësime, sipas kuptimit të fjalës “hatem”,

i përkasin Muhamedit (sal-lallahu alejhi ue selem).

Dhe tani, pasi bëmë këtë sqarim po tregojmë se si Kadjanistët e konsiderojnë Kadjanin si profet

që nuk sjellë ligje të reja, pra një nebij:

“Për sa i përket temës së vazhdimësisë së profetizimit, Islami kategorikisht deklaron se Profeti

i shenjtë i Islamit Hazret Muhammadi s.a.s. është profeti i fundit Shariatbartës (Një studim

elementar i Islamit. Fq.36.)

Pra, sipas tyre do të ketë profetë të tjerë që nuk do të sjellin një sheriat (ligj) të ri. Dhe këtë

autori i librit të më sipërm, e jep edhe më qartë pak më poshtë kur thotë:

“Për sa i përket profecisë lidhur me ardhjen e profetëve pa Shariat, mundësia e vijueshmërisë

dhe të kontinuitetit të tyre është përmendur qartë në Kuran.37 Pra çdo profet që do të paraqitet,

do të paraqitet vetëm si rob i Profetit të Shenjte s.a.s. dhe i Kuranit.”

Më pas ai argumentohet me një ajet të keq përkthyer dhe keqinterpretuar, të cilin e paraqitëm

në kapitullin rreth falsifikimeve kadjanite.

Më poshtë ai vazhdon e thotë:

“Çdo profet i ri që do të paraqitej do të paraqitet tërësisht si ndihmëtar dhe nënshtrues i

Profetit të shenjtë Hazret Muhammadit s. a. s. (po aty fq.37)

‘Ai (Muhamedi a.s.) është Khatamul-Enbija dhe s'ka profet pas tij pos atij që strehohet nën

hijen e Muhammedit s.a.s.” (Mësimi ynë. Fq.10.)

Siç mund ta shihni, pretendimet e tyre se nuk ka profet tjetër veç Muhamedit duhen parë vetëm

nën këndvështrimin e fjalëve të mësipërme, të cilat në fakt tregojnë haptazi kufrin e tyre.

VULA E PROFETËSISË

Profeti Muhamed (alehji salatu ue selam) ishte Profeti i fundit i njerëzimit dhe feja e

ligji i tij është i fundit, deri në Ditën e Gjykimit. Kjo është një nga themelet bazë të kësaj feje

për sa i përket besimit tek Profetët. Kjo gjë është sqaruar më së mirë në librin e Allahut dhe

fjalët e Profetit (salallahu aljehi ue selem). Për sa i përket librit të Allahut, ai sqaron në forma

të ndryshme këtë si p.sh:

37 Ky dexhal, shërbëtor i Kadjanit nuk thotë fare se ku e mbështet këtë thënie të tij. Por siç mund të kuptohet edhe më

sipër një mundësi e tillë nuk ekziston. Pas Muhamedit nuk do të vijë më profet, me ose pa ligj të ri. Kush beson në një

gjë të tillë është jobesimtarë me unanimitet të plotë të të gjithë myslimaneve të të gjitha kohërave.

Page 25: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

25

1-Pas Muhamedit (sal-lallahu alejhi ue selem) nuk do të ketë më profetë: "Muhamedi nuk

është babai i ndonjë burri prej jush, por ai është i Dërguari i Allahut dhe i fundmi (vulë) i

Profetëve. (el-ahzab: 40)

2-Se ai ishte Profet për gjithë njerëzimin, në dallim me të tjerët para tij që nuk ishin të tillë:

"Thuaj (o Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju." (el-

araf:158)

3-Se feja e Allahut është plotësuar dhe përsosur dhe nuk ka më nevojë për as kë tjetër që t'i

shtoj asaj diçka të mangët. "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time,

zgjodha për ju islamin fe" (el-maide: 3).

Profeti gjithashtu e ka sqaruar këtë gjë shpesh herë dhe me shprehi të ndryshme si p.sh:

1-Se me të plotësohej dhe mbyllej vargu i Profetëve: “Bijtë e izraelit udhëhiqeshin nga profetët

sa herë që vdiste njëri prej tyre një profetë tjetër e pasonte atë, e ndërsa pas meje nuk ka më

profet, por do të ketë kalifë (pra udhëheqës dhe jo profetë)”.38

“Shembulli i im dhe i profetëve që qenë para meje është si shembulli i një njeriu që ndërtoi një

shtëpi të cilën pasi e përsosi dhe e zbukuroi, la të zbrazët në një kënd, vendin e një tulle. Njerëzit

që e vizitonin habiteshin me këtë ndërtesë dhe thonin: ah sikur të vihej edhe kjo tullë! Unë jam

ajo tullë dhe unë jam vula (i fundmi) e profetëve."39

2-Se ai dallonte nga gjithë profetët e mëparshëm me disa veçori një ndër to edhe vula e

profetësisë: “Dalloj nga profetët e tjerë në gjashtë gjëra: më janë dhuruar përmbledhja e

fjalëve, jam fuqizuar me frikën që më kanë armiqtë, më është lejuar plaçka e luftës, toka kudo

për mua është xhami dhe pastrim, jam dërguar tek gjithë krijesat (xhinët dhe njerëzit) dhe me

mua iu është dhënë fund profetëve (janë vulosur).”40

3-Se mesazhi hyjnor dhe profetësia mbas tij ishin ndërprerë: “Mesazhi hyjnor (risaleh) dhe

profetësia (nubuetu) janë ndërprerë dhe mbas meje nuk ka as të dërguar (resul) dhe as profet

(nebij)...”41

Inspirimi, ëndrrat, intuita dhe profetësia

Nëse pas Muhamedit (alejhi salatu ue selam) do të kishte Profet ai do të kish qenë Umer ibn

Hatabi: “Nëse pas meje do të kishte Profet ai do të qe Umer ibn Hatabi.”42

Ky hadith profetik na fut në trajtimin e një teme interesante, temën e inspirimit. Ç'kishte të

veçantë Umeri që Profeti të thoshte për të diçka të tillë, dhe çlidhje ka kjo me temën që po

trajtojmë? Këtë na e shpjegon shumë mirë një hadith tjetër ku thuhet: “Para jush tek bijtë e

Izraelit ka pasur burra që ishin të inspiruar (të frymëzuar) pa qenë profetë, nëse në umetin tim

do të ketë ndonjë ai është Umeri.”43 Pra Profeti (salallahu aljehi ue selem) me këto hadithe

sqaron se:

a) ekzistencën e një frymëzimi hyjnor për t'ia qëlluar të vërtetës edhe pa qenë profet

b) nëse këtë inspirim ka njerëz që e posedojnë ata nuk janë profetë ashtu siç nuk qenë as këta

njerëz dhe as Umeri profet.

38 Transmeton Buhariu nr. 3455, Muslimi 1842 etj. 39 Transmeton Buhariu nr. 3534, Muslimi 2287 etj. 40 Transmeton Muslimi nr.523 , Ahmedi 27496 etj. 41 Transmeton Tirmidhi nr.2272 hadith i vërtetë (shih sahih Tirmidhi) 42 Transmeton Tirmidhiu nr. 3686 Ahmedi nr.16952 . hadith i mirë (shih silsiletu el-ehadith es-sahiha nr. 327) 43 Transmeton Buhari nr.3689

Page 26: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

26

Në këtë mënyrë i mbyllet dera hamendjeve, që mund të krijojnë njerëzit kur mund të ndeshen

me njerëz të tillë. Këtu duhet sqaruar se inspirimi për të cilin flitet nuk bien në kundërshtim me

faktin se vahji është mbyllur njëherë e përgjithmonë, pasi ky lloj inspirimi nuk arrin në gradën

e inspirimit të Profetëve dhe si i tillë nuk merret për bazë në fe, dhe nuk vlen si argument.

Gjithashtu një fenomen tjetër që shfaqet tek njerëzit është edhe intuita dhe telepatia. Intuita

është aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e

arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë; aftësi për ta kapur diçka

menjëherë e drejt, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar. Kurse

telepatia është: të mund të kuptosh mendimet dhe ndjenjat e dikujt tjetër në largësi.44 Të tilla

fenomene janë të njohura mes njerëzve, dhe i ndodhin si një besimtari dhe një jobesimtari,

mirëpo bëhen problematike kur njerëzit që i kanë këto pretendojnë se këto janë keramete

(mrekulli) prej Allahut, për të treguar vërtetësinë e këtij njeriu! Dhe më e keqja është kur edhe

të tjerët mashtrohen nga këto fenomene dhe binden se vërtet ky njeri ka mrekulli prej Zotit.

Injoranca nuk ka brirë, por është më e shëmtuar sesa brirët, sepse e bën njeriun lodër në duart

e shejtanit.

Po kështu një fenomen tjetër është edhe ai i ëndrrave, të cilat tek Profetët kanë pasur gradën e

shpalljes, por këto nuk janë të tilla për njerëzit.

“Mesazhi hyjnor (risaleh) dhe profetësia (nubuetu) janë ndërprerë dhe mbas meje nuk ka as të

dërguar (resul) dhe as profet (nebij), dhe njerëzve u erdhi keq për këtë, e ndërkohë Profeti tha:

përveç përgëzimeve. Ata i thanë: o i dërguari i Allahut çfarë janë përgëzimet? Ai u përgjigj:

ëndrra (e mirë) e myslimanit dhe ajo është një pjesë prej pjesëve të profetësisë.” 45

Profeti në këtë në mënyrë mjaft të qartë dhe tepër elokuente sqaron se, dera e profetësisë është

mbyllur njëherë e përgjithmonë dhe kanë mbetur vetëm ëndrrat e vërteta, të cilat ndonëse për

profetët janë pjesë e shpalljes ato për myslimanët nuk janë të tilla, por janë vetëm përgëzime.

Nëse fenomene të tilla si ëndrrat, të cilat për profetët përbënin një pjesë të revelatës hyjnore,

për njerëzit nuk do të ishin të tilla, pasi ato nuk do të kishin vetëm se natyrë përgëzuese, pra jo

vendimmarrëse apo ligjëruese, siç mund të ishin ëndrrat e profetëve. Edhe njëherë këtu shohim

sesi Profeti nuk lë asnjë shteg të hapur për abuzime dhe hamendje për këdo që do t'i shkrepi në

kokë të profetizojë apo ligjëroj për vete a për njerëzit profetësi të reja apo ligje të reja, nën

petkun e inspirimit apo të ëndrrave.

Këtu ia vlen të përmendim një ndodhi mes një dijetari dhe një njeriu të thjesht, i cili po

dëshmonte para këtij dijetari se kishte parë në ëndërr Profetin (sal-lallahu alehji ue selem) dhe

i kishte thënë se kur fillonte Hëna e Ramazanit. Dijetari i mençur i përgjigjet duke i thënë:

porse ne Profeti na thënë, kur kemi qenë zgjuar, që të mos e fillojmë Ramazanin përderisa ta

shohim me sy Hënën e re!

Shikoni pra o myslimanë, sesi dija e nxjerrë njeriun nga mashtrimet e shejtanit. Si mund t'i dilte

Profeti në ëndërr këtij njeriu për ta lajmëruar se kur fillonte Ramazani kur vetë Profeti ishte ai

që e mësoi umetin e tij sesi të vepronte, por edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, veprimi i këtij njeriu

tregon padijen e tij, që kërkonte t'i bënte njerëzit të fillonin agjërimin në bazë të ëndrrës së tij

dhe jo në bazë të Sheriatit të vendosur nga vetë Profeti. Ëndrrat edhe në qofshin të mira nuk

janë argumente në fe, por thjesht përgëzuese dhe nuk lejohet që njeriu tu bindet ëndrrave, kush

vepron ndryshe ka rënë në kundërshtim me fenë e Allahut dhe është bërë pre’ e djallit.

Ardhja e profetëve të rremë

44 Shih Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, si dhe fjalorët e ndryshëm enciklopedik. 45 Shih shën 12

Page 27: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

27

Profeti (alehji salatu ue selam) jo vetëm që la të kuptohej se çdo njeri që do të pretendonte pas

tij profetësinë do të ishte një mashtrues, siç u kuptua kjo nga hadithet e mësipërme, por edhe

pohoi dhe profetizoi se pas tij do të vinin gënjeshtarë duke thënë: “Nuk ka për tu bërë Kiameti

derisa të dalin dexhalë, mashtrues, afërsisht tridhjetë dhe çdo kush do të pretendojë se është i

dërguari i Allahut.”46 Dijetarët janë të mendimit se numri që është përmendur këtu ka vetëm

për qëllim ata të cilët do të kenë ndikim mes njerëzve dhe pushtet tek ta, dhe nuk është qëllimi

për të gjithë ata që do të pretendojnë se janë profet, pasi një numër i tillë nuk mund të kufizohet.

Shokët e Profetit që megjithëse ishin njerëzit më të mirë pas profetëve, asnjeri prej tyre nuk tha

se Allahu iu foli atyre. Dhe ja një pasqyrë e asaj që ata besonin: Me vdekjen e Profetit u ndërpre

edhe Shpallja hyjnore (vahji), pasi Muhamedi ishte Profet i fundit i dërguar nga Allahu. Shokët

e tij ishin mjaft të vetëdijshëm për këtë fakt. Kjo shfaqet mjaft qartë kur Ebu Bekri dhe Umeri

i bën një vizitë Umu Ejmenit, pas vdekjes së Profetit dhe e gjejnë atë duke qarë. Kur e panë në

atë gjendje i thanë: “O Umu Ejmen, përse qan? Ajo që ka përgatitur Allahu për Profetin e Tij

është shumë më e mirë. Ajo u tha: “E di se ajo që ka përgatitur Allahu për profetin e Tij është

më e mirë, por ajo që më bën të qaj është se shpallja u ndërpre nga qielli.'' Kur dëgjuan fjalët

e saj edhe ata të dy filluan të qanin.”47

Mirëpo sipas Kadjanit ata paskan qarë kot, pasi ata nuk e paskan ditur se do te vinin njerëz të

tjerë të cilëve Allahu do tu zbriste shpalljen e Tij! S'është për tu habitur që për të dalë nga

situata, ata mund ta mohojnë vërtetësinë e këtij hadithi apo ta interpretojnë me ndonjë nga ato

interpretimet e tyre “metaforike”. E pra shokët e Profetit e kuptuan kaq mirë këtë gjë saqë pa

asnjë mëdyshje ata iu kundërvunë ashpër të gjithë atyre që pretenduan diçka të tillë, madje edhe

atyre që pasuan ata. Të tillë siç qenë Musjeleme El-kedhab nga fisi beni Temim, El-esued El-

anesij nga Jemeni, Tulejha nga fisi Beni Huzejme, El-muhtar ibn ebij Ubejd nga fisi Beni

Thekif etj. Disa prej tyre u penduan ndërsa të tjerët u shpartalluan bashkë me ndjekësit e tyre

nga shokët e Profetit (alehji salatu ue selam), “me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj

Allahut kurrë nuk do të fitojnë.” (en-nahl:116)

Çështja e profetësisë nuk është diçka e vogël, por ka të bëjë me besimin ose kufrin, me

Xhenetin ose Zjarrin, ndaj edhe nuk mund të mendohet se Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë

lënë këtë çështje pa e sqaruar mirë, duke i lënë njerëzit në dilema dhe pa dije. Kjo gjë as që

mund të mendohet, pasi vë nën akuzë të drejtpërdrejt Allahun, për mangësi në shpallje, në

çështje kryesore si kjo, dhe Profetin si mos sqarues, që e ka lënë umetin e tij në mes të katër

rrugëve. Ndaj të gjithë atyre që u shkon nëpër mend ta venë në diskutim këtë çështje nuk duhet

ta harrojnë kurrsesi këtë fakt. Këtu kemi zgjedhur fjalët e disa dijetarëve të shquar për këtë gjë.

1-Imam Ebu Hanife (150 h.): Një njeri u vetëshpall profet në kohën e Ebu Hanifes dhe tha: Më

jepni kohë deri sa tu japë argumente. Ebu Hanifja tha: Kush kërkon prej tij ndonjë argument

ka dalë nga feja, dhe kjo në bazë të fjalës së Profetit që thotë: "nuk ka profet pas meje".

2- Ibn Hazmi (456 h.): “Allahu me fenë e tij ka anuluar të gjitha fetë dhe u ka imponuar

banorëve të tokës qofshin këta njerëz apo xhin që të ndjekin sheriatin e tij, me të cilin e dërgoi

dhe nuk pranon prej askujt një tjetër. Profeti (alejhi salatu ue selam) është vula e profetëve dhe

nuk ka më profet pas tij, dhe argument për këtë është fjala e Allahut: “Muhamedi nuk është

babai i ndonjë burri prej jush, por ai është i Dërguari i Allahut dhe i fundmi (vulë) i

Profetëve.” (el-ahzab: 40)

3-Ebu Hamid El-gazali (505 h.): “I tërë umeti, unanimisht (me ixhma) ka kuptuar prej këtyre

fjalëve "s'ka profet pas meje" si dhe nga historia e jetës së Profetit se, pas tij nuk ka për të pasur

46 Transmeton Buhari nr.3609, Tirmidhiu nr.2218 etj. 47 Transmeton Muslimi nr.2454.

Page 28: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

28

kurrë as profet (nebij) e as të dërguar (resul). Nuk pranohet asnjë interpretim dhe asnjë

përjashtim, kushdo që del kundra ka dalë kundra Ixhmasë (unanimitetit)."

4-Zemahsheri (538 h.): “Nëse mund të thuhet se, si (Muhamedi) qenka Profeti i fundit ndërkohë

që Isai do të zbresë në kohët e fundit? Kuptimi se ai është Profet i fundit do të thotë se është i

fundit që është bërë Profet, ndërkohë që Isai ka qenë bërë Profet para tij dhe kur të zbres do të

praktikoj sheriatin e Muhamedit duke u falur në drejtim të kibles së tij, sikur të ishte një prej

pjesëtarëve të umetit të tij.”

Pra me besimin se Isai do të rikthehet nuk thyhet aspak besimi se pas Muhamedit (sal-lallahu

alejhi ue selem) nuk ka Profet tjetër, pasi vetë Isai është një Profet që ka ardhur më parë,

rikthimi i tij nuk e bën atë një Profet të ri që vjen pas Muhamedit, fakt të cilin Profeti i Islamit

e ka mohuar qartë, kështu që këtu s’ka asnjë argument për kadjanitë, që mundohen të përdorin

këtë gjë si argument për profetësinë e Kadjanit.

5- El-kadi Ijadh (544 h.): “Kushdo që pretendon për veten e tij se është profet apo e shikon të

mundshme që grada e tij mund të fitohet dhe arrihet duke pastruar zemrën, siç thonë filozofët

dhe sufistat ekstremë, dhe po kështu kushdo që pretendon se atij i vjen shpallja edhe pa thënë

se është profet... që të gjithë këta janë mosbesimtarë (kafirë), përgënjeshtrues të Profetit, i cili

na lajmëroi se nuk ka Profet tjetër pas tij dhe se ai është Vula e Profetëve...”

6-Ibn Kethiri (774 h.) (komentuesi i njohur i Kuranit): “Ky ajet tregon se pas tij nuk ka më

Profet (nebij) dhe me që nuk ka Profet pas tij aq më tepër nuk mund të ketë as të Dërguar

(resul), sepse pozita e të Dërguarit (resulit) është më veçantë dhe e kufizuar se sa ajo e Profetit

(nebij), kjo sepse çdo i Dërguar (resul) është Profet (nebij) dhe jo e kundërta.”... “dhe kushdo

që pretendon këtë pozitë pas tij (Muhamedit) s'ka dyshim që ai është një gënjeshtar, shpifës,

dexhal, i humbur dhe i lajthitur.”

Kështu që ne si myslimanët nuk kemi për të bërë kurrë kompromis me asnjë njeri që pretendon

profetësinë apo shpalljen hyjnore pas Muhamedit (alehji salatu ue selam), qoftë kjo edhe në

mënyrë alegorike. Dhe jemi më se të gatshëm ta sfidojmë atë dhe pasuesit e tij me mallkimin

dhe ndëshkimin e Allahut që në këtë botë.

Sinqeriteti dhe e vërteta

S'ka dyshim se ndërmjet sinqeritetit të një njeriu dhe së vërtetës ka një lidhje të ngushtë e të

pandarë. Sinqeriteti i profetëve ishte një nga argumentet e profetësisë së tyre, sinqeriteti i

pasuesve të tyre ishte një nga shkaqet që njerëzit që nuk i arritën Profetët, të besonin tek ata.

Sinqeriteti është ai që merret për bazë për jetën e një njeriu ose jo, për dënimin apo faljen e tij,

me pak fjalë sinqeriteti është baza mbi të cilin njerëzit gjatë gjithë ekzistencës së tyre kanë

ngritur marrëdhëniet ndër njerëzore.

Si mund ta përkufizojmë sinqeritetin?

Sinqeritet do të thotë që të shprehësh diçka të vërtetë ashtu siç është, që nuk bëhet a thuhet me

prapamendim a me dredhi, që bëhet a thuhet me gjithë shpirt, jo i shtirë; e kundërta e

gënjeshtrës.48 Megjithatë ne në jetën tonë të përditshme na bie rasti shpesh të mos i besojmë në

disa raste disa prej njerëzve të sinqertë, duke e ditur që ata kur flasin nuk kanë për qëllim të

gënjejnë, e megjithatë ne nuk ua marrim për bazë shumë informacione që ata japin. Lind pyetja

përse? Çdo kujt i shkon në mendje përgjigja e kësaj pyetje, e cila është: sepse këta njerëz

ndonëse në vetvete nuk janë gënjeshtarë ata përsëri nuk tregojnë realitetin e plotë dhe kjo vjen

si shkak i një problemi mendor psikik, që ata kanë, por që nuk do të thotë detyrimisht se ata

janë njerëz të çmendur.

48 Shiko fjalorin e gjuhës shqipe.

Page 29: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

29

Ndodh që shpesh të dëgjosh apo shohësh diçka dhe pas njëfarë kohe të mos e mbash

mend atë ashtu siç e pe apo dëgjove dhe të ngulitet në mendje ashtu gabim dhe me kalimin e

kohës të krijohet bindja se e vërteta qëndron ashtu. Pikërisht ky lloj fenomeni tek disa njerëz

është më i theksuar dhe për t'i dalluar këta njerëz nga gënjeshtarët e mirëfilltë njerëzit përdorin

termin fiksim, apo njerëz me fiksime. Kur një fenomen i tillë shfaqet tek një person besimtarë

dhe bëhet i theksuar ai mund të marrë përmasa të atilla të mëdha sa që një njeri i tillë i zhytur

thellë në influencën e fesë, por i pa përgatitur me dije, mund t'i interpretoj shumë fenomene

natyrore normale si mrekulli për të, apo edhe mund të shoh gjoja vegime apo dëgjoj zëra të

cilat mund ta bëjnë të mendoj se ato vijnë prej Zotit. Duke qenë se ky njeri e ndjen veten të

devotshëm, përjashton çdo mundësi që ai të jetë bërë pre’ e shejtanit, dhe kështu ai beson se

Allahu po i jep atij një lloj inspirimi apo vahji, dhe nëse ai nuk ka dije të mjaftueshme për t'i

ikur kësaj vesvese të shejtanit; do mundohet të gjej argumente nga tekstet fetare, konkretisht

Kurani apo Suneti, për të mbështetur pozitën e tij. Këta njerëz pa e kuptuar as vetë janë

vetëmashtruar, mirëpo në ndërgjegjen e tyre ata e ndjenë veten të sinqertë dhe kështu që janë

të gatshëm të betohen e stërbetohen se nuk gënjejnë, dhe kështu shumë prej njerëzve të cilët i

njohin për devotshmërinë dhe sinqeritetin e tyre bien pre’ e këtij vetëmashtrimi duke u besuar,

madje edhe duke i mbrojtur ata me fanatizëm. Të tilla fenomene kanë qenë të pranishme tek të

gjithë popujt, dhe në histori do gjesh me qindra raste të tilla, ku më së shumti këto shfaqen tek

të ashtuquajturit njerëz mistik, apo sufijtë, apo siç njihen tek ne si dervishët dhe shehlerët dhe

tek ata që shpesh i quajnë evlija.

Ibn Xheuzij duke folur për një fenomen të tillë në librin e tij “Telbis Iblis” ku sqaron

portat nga të cilat hyn shejtani tek njeriu thotë:

“E kemi sqaruar edhe më parë se djalli e vë nën kontroll njeriun e paditur, sa më pak

dije që të ketë ai aq më tepër ai bëhet pre’ e shejtanit, dhe sa më shumë dije që të ketë njeriu aq

më të vështirë e ka djalli për ta futur atë në grackë. Ka njerëz që mund të shikojnë në qiell

ndonjë ndriçim apo dritë dhe nëse është muaji Ramazan thonë se ka parë natën e Kadrit, e nëse

nuk është Ramazan thonë se atyre i janë hapur portat e qiellit. Mund të ndodhë që t'i dalë ajo

që kërkon, dhe kujton se kjo është keramet (mrekulli), ndërkohë që ajo mund të jetë rastësi apo

sprovë apo prej kurtheve të djallit. Një njeri i mençur nuk kapet mbas këtyre gjërave edhe nëse

ato janë keramete (mrekulli). Kemi përmendur edhe më parë nga dy dijetarë: Malik ibn Dinar

dhe Habib El-axhmi se ata kanë thënë: Shejtani luan me lexuesit e Kuranit ashtu siç luajnë

fëmijët me arrat, shejtani i ka ndjell disa njerëz zahid (asketë) të dobët, duke u shfaqur gjëra që

u ngjajnë mrekullive, derisa i bëri ata të pretendojnë profetësinë.”

Më pas Ibn Xheuzi tregon për një njeri të quajtur El-harith nga Damasku, i cili ka jetuar gjatë

sundimit të Abdul Melik ibn Meruan. El-harith ishte një njeri që e adhuronte shumë Allahun

dhe kur e lavdëronte Allahun do të mendoje se nuk ka si ky njeri që ta lavdërojë Allahun kaq

bukur, dhe veç kësaj ishte edhe tepër modest sa që sikur ta shikoje të veshur me flori përsëri

do ta shihje kokulur. Njëherë ai i shkruan të atit duke i thënë:

“O babai im eja shpejt pranë meje, sepse unë kam parë gjëra që kam frikë se vijnë prej

shejtanëve”.

Por i ati i tij i kthen përgjigje duke i thënë: “O biri im vepro me atë për të cilën urdhërohesh

sepse Allahu thotë: A t’ju bëj të njohur (o njerëz) se mbi kë zbresin shejtanët? Ata zbresin te

çdo gënjeshtar mëkatar.49 dhe ti nuk je as gënjeshtarë dhe as mëkatarë, ndaj vepro me atë që

je urdhëruar.”

Dhe kështu El-harithi u shkonte njerëzve nëpër xhami dhe i kapte një nga një dhe u

tregonte çështjen e tij, dhe u merrte besën që nëse ishin dakord me ato që ai thoshte ta pranonin

atë, në të kundërt mos t'i tregonin askujt. Ai u shfaqte atyre gjëra të çuditshme: si për shembull

49 Sure Esh-shuara: 221-222

Page 30: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

30

i afrohej ndonjë guri të xhamisë dhe pasi e qëllonte atë me dorë, guri fillonte të bënte tesbih

(madhëronte Allahun). U nxirrte njerëzve frutat e verës në stinën e dimrit, dhe u thoshte ejani

me mua që tu tregojë engjëjt, dhe dilte bashkë me ata tek një vend i quajtur Dir El-miran dhe

u shfaqte atyre disa njerëz mbi kuaj. Dhe kështu çështja e tij mori përmasa të mëdha dhe filluan

ta ndiqnin shumë njerëz, atëherë kalifi i myslimanëve, në atë kohë Abdul Melik ibn Meruan,

vuri njerëz në ndjekje të tij, por nuk mundi dot fillimisht ta shtinte në dorë. El-harith u largua

nga Damasku dhe u fsheh në Kuds (Jerusalem) dhe që aty me ndihmën e pasuesve të tij

vazhdonte thirrjen e njerëzve në fshehtësi derisa një mysliman nga Basra, i cili kish vizituar

Kudsin ra në kontakt me të dhe pasi e dëgjoi, bëri sikur e pranoi atë për profet, dhe ndenji me

të derisa mësoi gjithçka për të dhe për lëvizjet e tij. Më pas myslimani nga Basra i mbush

mendjen El-harithit se ai do të bëjë propagandë për të në Basra dhe kërkoi leje prej tij për këtë

gjë, dhe kështu ai shkoi tek Abdul Melik Ibn Meruan dhe i tregon për El-harithin, Kalifi i jep

atij dyzet njerëz me vetë për ta kapur El-harithin, dhe myslimani nga Basra mbas një plani të

hartuar për kapjen e tij arrin ta zërë atë brenda shtëpisë së tij, të fshehur në një zgavër, të cilën

ai e kishte përgatitur enkas për të shpëtuar nga ndjekjet. Tregohet se rrugës kur po e çonin të

lidhur për tek kalifi ai lexoi ajetin: “Thuaj (O Muhamed): “(Edhe) në qoftë se unë gaboj, do

të gaboj vetëm për humbjen time, por në qoftë se unë mbetem i udhëzuar, kjo është nga

Frymëzimi i Zotit tim ndaj meje. 50 dhe duart iu zgjidhën, por rojet menjëherë u çuan dhe ia

lidhën përsëri ato,51 por gjatë rrugës ai përsëriti ajetin edhe njëherë dhe prangat i ranë për herë

të dytë, por rojet përsëri ia lidhën ato. Kështu të lidhur ata e çuan atë para kalifit, dhe në

prezencë të tij dijetarët i hoqën vërejtje dhe kërkuan prej tij që të pendohet, sepse kjo ishte një

gjë prej shejtanit, mirëpo ai nuk pranoi dhe kështu që Abdul Melik ibn Meruan urdhëroi që ta

kryqëzonin. Gjatë kohës që qëndronte i varur në dru një njeri e goditi atë me heshtë, e cila kapi

në brinjë dhe u thye, atëherë pati njerëz që thanë se profetët nuk i kap arma. Dhe se ky njeri

nuk duhet vrarë. Thuhet se kur Abdul Melik ibn Meruan e pa këtë gjë i tha atij që e goditi: a e

përmende Allahun kur e godite, dhe ai i tha: jo, dhe kalifi i tha: përmende Allahun dhe më pas

godite, dhe ai kështu bëri dhe e la të vdekur në vend.52

Më pas Ibn Xheuzi duke treguar sesi njeriu mund të mashtrohet nga gjëra që i duken si mrekulli

thotë: Një dijetarë, fakih, i quajtur Ebu Imran Ibrahim En-nehai tregon: Njëherë një njeri me

emrin Ferkad më tha: O Ebu Imran! Që kur jam gdhirë sot kam qenë i preokupuar me një borxh

prej gjashtë dirhemësh që unë kam, muaji kaloi dhe unë nuk kam mundësi për t'i kthyer. Iu luta

Allahut dhe kur po ecja buzë lumit Eufrat gjeta disa dirhem, të cilat kur i numërova më dolën

gjashtë. Dhe Ebu Imrani kur e dëgjoi i tha: jepi ato dërhem sadaka, sepse ato nuk të përkasin

ty.

Shiko pra o njeri tek fjalët e dijetarëve sesa larg vetëmashtrimit ata janë, ai i tha Ferkadit se ajo

që pat gjetur ishte një mall i humbur dhe nuk anoi aspak nga fakti se ajo ngjante me një

mrekulli. Mesa duket Ebu Imrani e urdhëroi atë që ta jepte sadaka për të mos kujtuar Ferkadi

se ajo ishte një mrekulli që i ishte dhënë për t'i shpenzuar për hallin që kishte.

Po kështu tregohet se Ibrahim El-hurasani njëherë tha: Një ditë pata nevojë për të marrë abdes

dhe para meje gjeta një enë xhevahiri dhe një misvak prej argjendi, që majën e kishte më të

butë sesa mëndafshi. Dhe unë i pastrova dhëmbët me këtë misvak dhe mora abdes nga kjo enë

dhe më pas i lash ato dhe u largova. Ibn Xheuzi duke komentuar këtë ngjarje thotë: Në radhë

të parë kjo histori tregohet nga njerëz që nuk u kihet besa, por edhe nëse është e vërtetë nuk

tregon gjë tjetër veçse padijen e këtij njeriu, sepse po të kishte njohuri do ta dinte që përdorimi

50 Sure Sebe: 50 51 Kjo ngjarje të kujton atë çka thuhet për një farë Hoxhë Kavaja, që merrej me xhind, të cilin kur e arrestuan në

kohën e komunizmit i lironte prangat. 52 Për më tepër shiko Librin 'Teblis Iblis' të Ibn Xheuzit kapitulli 11.

Page 31: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

31

i një misvaku prej argjendi nuk lejohet, por nga padija e përdori atë. Nëse ai mendoi se kjo

ishte një mrekulli prej Allahut për të, Allahu nuk jep mrekulli që bien në kundërshtim me atë

të cilën feja e Tij e ka ndaluar, vetëm nëse ka dashur ta vërë në sprovë këtë njeri.53

Ne si mysliman nuk i mohojmë kerametet (mrekullitë) që mund tu ndodhin besimtarëve, por

së pari duhet ditur se jo çdo gjë që i ngjan një mrekullie është e tillë dhe vjen prej Allahut, pasi

duhet të kujtojmë hadithet e Profetit (sal-lallahu alehji ue selem) kur ai na flet për Dexhalin

dhe gjërat e jashtëzakonshme që ai do të bëjë, e megjithatë ne e dimë se ai është një mashtrues.

Duhet të kihet parasysh se kerametet që vinë nga Allahu nuk mund të bien kurrsesi në

kundërshtim me fenë dhe Sheriatin e saj, dhe këtë gjë e përcakton një dijetar dhe jo një njeri i

thjeshtë, i cili duke mos pranuar faktin që mund të jetë bërë pre’ e shejtanit, për vetë

devotshmërinë që ai ka ndaj Allahut, vetëmashtrohet duke gjetur gjoja argumente të cilat i

interpreton sipas mendjes së tij. Ky njeri nuk e kupton që shejtani pikërisht ka zgjedhur këtë

portë për ta humbur, sepse e di që nga kjo anë e ka më të lehtë sesa ta shtyjë për shembull në

gjynahe. Përgjithësisht njerëzit e devotshëm e padije, bëhen viktimat e këtij mashtrimi. Shumë

prej të parëve tanë të mirë kishin frikë nga kerametet se mos ato vini prej shejtanit, apo

frikësoheshin se mos ato bëheshin shkak që atyre tu dukej vetja më të mirë se të tjerët dhe

prandaj ata shpesh herë nuk i tregonin ato, por i mbanin ato të fshehta, dhe më së shumti ato

tregoheshin nga të tjerët që i kishin parë dhe jo nga vetë ata. Kjo pikë është tepër e rëndësishme

pasi nga kjo kuptojmë sesi këta njerëz që e njihnin fenë shumë më mirë se njerëzit e sotëm nuk

i shikonin këto keramete si diçka që i vlente gjithë popullit, por si diçka personale, sepse

nëpërmjet tyre ata nuk mund t'i thonë diçka të re nga feja apo të veçantë njerëzve. Nëse ka

njerëz që me tilla fenomene mendojnë se ata janë ngarkuar për tu treguar njerëzve diçka të re

nga Allahu, atëherë ata kanë rënë në kufër, sepse feja është plotësuar dhe nuk nevojë për

shpallje të re. Por nëse këta njerëz pretendojnë se ata janë ngarkuar direkt apo indirekt

nëpërmjet këtyre gjoja mrekullive apo inspirimit për tu komunikuar njerëzve atë që ata kanë

lënë prej fesë, padyshim që edhe kjo është një lajthitje jo si e para, por që mund të shkojë tek

disa persona deri edhe në kufër, nëse ata pretendojnë direkt apo indirekt se u vjen ndonjë lloj

inspirimi apo shpallje prej Allahut. Paçka se këta të fundit mund të thonë se ne nuk themi asgjë

të re dhe asgjë që bie në kundërshtim me Sheriatin. Vetë fakti që ata pranojnë se Allahu nuk e

ka ndërprerë shpalljen pas Muhamedit (sal-lallahu alejhi ue selem) përbën kufër. Islami nuk ka

nevojë për njerëz gjoja të urdhëruar apo inspiruar, që njerëzit t'i kthehen fesë, myslimanët kanë

nevojë për njerëz të ditur dhe punëtorë që tu kujtojnë njerëzve fjalët e Allahut dhe Profetit, tu

kujtojnë atyre obligimet që kanë ndaj Allahut dhe fesë së Tij, paçka se këta njerëz nuk janë të

frymëzuar apo inspiruar në mënyrë të veçantë nga Allahu ndryshe nga të tjerët. Pasardhësit e

Profetëve në këtë umet janë dijetarët, kjo është ajo që na ka dhuruar Allahu pas Muhamedi

(alejhi salatu ue selam). Ai njeri që thërret njerëzit për tek Allahu nuk ka nevojë të tregojë

'kerametet' e tij, që njerëzit të besojnë, dhe nëse ata nuk pendohen dhe kthehen fesë nëpërmjet

thirrjes së tij, një dënim i madh ka për t'i kapur ata! Kjo tregon se ky njeri e bën me vetëdije

apo jo këtë gjë, ai thërret jo tek Allahu, por tek vetja e tij, pasi mëshira apo dënimi i Allahut

pas largimit të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), Profetit të fundit të njerëzimit, nuk është

e lidhur aspak me pranimin e thirrjes nga ky njeri ose jo, një pozitë të tillë e kanë pasur vetëm

Profetët e Allahut, e që sot nuk e ka më askush, e s'ka për të pasur deri në Ditën e Kiametit.

Njerëz të tillë që i japin pozitë vetes pa e kuptuar, dhe lidhin fatin e umetit apo të një populli

me pranimin ose jo të thirrjes së tyre, padyshim që nuk janë vetëm se sharlatanë, dexhalë që

nuk u vlen aspak devotshmëria e tyre përderisa nuk heqin dorë nga të tilla broçkulla. Kurani

dhe Suneti kanë kaq shumë fakte që njerëzit të binden për të besuar sa që nuk është aspak e

nevojshme ekzistenca e tillë njerëzve. Allahu thotë në Kuran:

53 Po në njëjtin kapitull.

Page 32: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

32

“A nuk shohin në sundimin e qiejve dhe të tokës dhe në çdo gjë që ka krijuar Allahu dhe se

mbase fundi i jetës së tyre është fare afër? Në çfarë Fjale (Mesazhi) pas këtij, do të besojnë

pra?”54

Atëherë në çfarë fjale pas këtij (Kurani) do të besojnë ata?55

O myslimanë! Ajo për të cilën kanë nevojë njerëzit dhe ka vlerë në këtë fe është dija fetare e

marrë mbi baza të shëndosha dhe frika ndaj Allahut. Allahu i madhëruar thotë:

“Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robërit e Tij, janë dijetarët.56

Unë e kuptoj se ka prej këtyre njerëzve që në vetvete janë të sinqertë dhe duan të punojnë për

këtë fe, mirëpo kjo nuk është rruga e duhur, kjo është rruga e shejtanit që luan me ta. Njerëzit

më të ruajtur prej shejtanit janë pikërisht ata për të cilët flet ajeti i mësipërm, dijetarët që i

frikësohen Allahut, dhe çdo kush tjetër veç tyre mund të bëhet lehtë pre’ e shejtanit, kushdo

qoftë ai, përveç atij që do Allahu.

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Profetët nuk kanë lënë trashëgimi as dirhem e as dinar,

por kanë lënë trashëgimi dijen, dhe kush e merr atë me të vërtetë ka marrë një kësmet të

madh.”57

Dija e fesë është ajo e cila ka lënë trashëgimi Muhamedi (alehji salatu ue selam) dhe jo

profetësia siç pretendon Kadjani, dhe as frymëzimi apo inspirimi, që askush nuk mund ta dijë

nëse i vjen nga Allahu apo nga shejtani, kush pretendon ndryshe ka pranuar se di gajbin. Dhe

dija e fesë merret me të mësuar dhe jo me inspirim, apo me ëndrra dhe të ashtuquajtura vizione

me sy hapur; Dija merret me të mësuar.58 Ky hadith profetik është përgjigja më e mirë ndaj të

gjithë atyre të paditurve nga ana e fesë, që pretendojnë se u vjen dija nëpërmjet inspirimit.

Kadjanitë nuk janë muslimanë

Megjithëse në materialin e parë që u botua për këtë temë (Kadjanizmi, humbja e sigurt, në vitin

2000) u përmend mjaft qartë dhe me fakte se Kadjani dhe çdo pasues i tij nuk janë mysliman

dhe se të tërë myslimanët i konsiderojnë ata jashtë fesë së tyre, pati prej atyre që shprehën

njëfarë dyshimi për këtë unanimitet islamik duke u justifikuar se vendimi i ‘Lidhjes së Botës

Islame’ me qendër në Mekë qenka i pa mjaftueshëm!

Dihet se Meka ka qenë dhe është zemra e Islamit dhe myslimanëve dhe nuk është aspak

çudi që në të, të ekzistojë një organ që përfaqëson myslimanët e gjithë botës. Aq më tepër që

ky organizëm është përfaqësuesi më i madh dhe më i fuqishëm që mbledh myslimanët nga e

gjithë bota pa dallim race, ngjyre, medhhebi apo ideje. Dhe me të drejtë është përfaqësuesi më

i madh fetar i tyre ashtu siç ‘Konferenca Islamike’ është përfaqësuesi më i lartë i vendeve

myslimane në çështje politike.

Në muajin Prill të 1974, konferenca e ‘Lidhjes së Botës Islame’ në prezencën e

përfaqësuesve të organizatave islame nga e gjithë bota do të vendosnin që sekti Kadjani të

konsiderohej si sekt kafir dhe i dalë jashtë Islamit. Në të u kërkua nga të gjithë myslimanët që

të mos kishin marrëdhënie me ta dhe ata të mos varroseshin në varrezat e myslimanëve.59

54 Sure El-araf:185 55 Sure El-murselat:50 56 Sure Fatir:28 57 Transmeton Ebu Daudi 3641, Tirmidhiu 2682 etj. 58 Hadith i mirë (hasen) transmetohet nga Tabarani, Darekutni etj, shih Es-silsiletu es-sahiha nr.343. 59. Muhamed Ali Sabuni, Es-sunetu nebeuije El-mutahere, fq. 113, shih gazeta ‘Alem El-Islami’ nr.1433 , datë 12

Rexheb 1416 Dr. Abduhu Jemani anëtarë i këshillit themelues në Lidhjen e Botës Islame.

Page 33: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

33

Në vitin 1953 në qytetin e Karaçit u mblodhën tridhjetë e tre përfaqësues të lartë të

organizatave, shoqatave, partive politike dhe personalitete fetare të Pakistanit të cilët njëzëri

kërkuan nga ky takim që qeveria t'i konsideronte anëtarët e sektit Kadjani si pakicë

jomyslimane. Në këtë kohë ishte ministër i jashtëm Dhafirullah Han që i përkiste këtij sekti dhe

për rrjedhojë kjo kërkesë u refuzua gjë që çoi në një lëvizje popullore të pa parë, për shtypjen e

së cilës qeverisë i erdhi në ndihmë shteti anglez duke përdorur ushtrinë, aviacionin dhe

armatimin e rëndë gjë e cila çoi në gjakderdhje dhe vdekjen e më se dhjetë mijë myslimanëve.

Për qetësimin e gjendjes Dhafirullah Han u shkarkua nga posti i ministrit të jashtëm.60

Në Dhjetor të vitit 1974 do të mblidhej Parlamenti qendror në Pakistan për të debatuar rreth

qëndrimit ndaj këtij sekti, ku kadjanitë do të përfaqësoheshin nga kryetari i tyre Mirza Nasir

Ahmed, ndërsa përballë tij do të vihej Muftiu shejh Mahmud, rahmet pastë. Ky debat do zgjaste

rreth tridhjetë orë, në të cilat Nasir Ahmed Kadjani do të shfaqte paaftësinë e tij për tu përgjigjur.

Gjatë këtij debati do të hiqej vello që mbulonte kufrin e kadjanive dhe si rrjedhim parlamenti

do të merrte vendim për ta konsideruar sektin Kadjani si pakicë jomyslimane, gjë e cila do të

shkruhet edhe si nen në kushtetutë.61

Në 1984 me anë të një urdhri zyrtarë të gjitha aktivitetet e tyre joislame do të ndaloheshin dhe

si rezultat i kësaj udhëheqësi i tyre Mirza Tahir Ahmedi do të largohet nga Pakistani dhe do të

vendoset në Londër për të vazhduar prej andej aktivitetin e kadjanive.

Po kështu njëzet e dy dijetarë prej dijetarëve të Shamit (Sirisë, Jordanisë, Libanit, Palestinës)

me datë 1 Dhul –Kade 1375 h. (9/6/1956) Do të jepnin vendimin për kufrin e këtij sekti dhe

daljen e tij jashtë Islamit. Gjithashtu një vendim të ngjashëm do të jepnin edhe dijetarët e Mekës

dhe Medines e pasuar kjo edhe nga Muftiu i Egjiptit Hasenin Muhamed Mahluf.62

Një fetva e ngjashme është dhënë dhe ridhënë nga Ezheri, për shkak se vetë kadjanitë patën

kërkuar para disa vjetësh nga Ezheri që ai të rishkonte qëndrimin e tij karshi grupimit dhe

doktrinave të tyre, duke dërguar edhe një set librash ku ata shtjellonin besimin e tyre dhe

kërkonin që qëndrimi ndaj tyre të bazohej në bazë të këtyre librave. Dhe siç bëri të ditur

komisioni i Doktrinës dhe Filozofisë pranë Akademisë së Studimeve Islame pranë Ezherit, që

mori në shqyrtim me këtë çështje, ahmeditë nuk janë muslimanë, sepse doktrina ahmedije

kadjanije që paraqitet në shkrimet e tyre bie ndesh me atë çka dihet nga feja islame në mënyrë

të domosdoshme. Dr. Abdulmutij Bejumi, përgjegjësi për hartimin e raportit përfundimtar rreth

kësaj çështje shprehet se, komisioni u bazua në materialet e dërguara nga vetë sekti dhe se

botimet e tyre u trajtuan me drejtësi dhe objektivitet. Ai shtoi se, pas verifikimit të imtë të këtyre

librave, shqyrtim që zgjati më shumë se një vit, u bë e qartë se kadjanitë nuk janë muslimanë,

çka rithekson vendimin e mëparshëm të dijetarëve të Ezherit, se ky sekt bie ndesh me fenë

islame dhe nuk ka lidhje me të. Dr. Bejumi vuri në dukje se, librat që dërguan kadjanitë tregojnë

qartë të njëjtat kundërshti të mëparshme, të cilat i bëjnë kadjanitë jomuslimanë, prej tyre fakti

se, Mirza Gulam Ahmedi, themeluesi i kadjanizmit i ka ardhur shpallja (vahji) më shumë seç i

ka ardhur Muhamedit (alejhi salatu ue selam) dhe se ai nuk është vula e profetëve, me kuptimin

e njohur në gjuhën arabe.... Ata thonë, shprehet Dr. Bejumi se, vula e profetësisë, pra profetësia

shfuqizuese i takonte Muhamedit (sal-lallahu alejhi ue selem), ndërsa profetësia e kadjanit nuk

shfuqizon, ndaj nuk bie ndesh me ajetin kuranor “Muhamedi nuk është babai i ndonjë burri

prej jush, por ai është i Dërguari i Allahut dhe i fundmi (vulë) i Profetëve. (el-ahzab: 40)”!!

60 Po aty. 61 “El-meusua El-mujesere lil firek uel medhahib, fq.418. botim i WAMY-it. 62 ibid.

Page 34: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

34

Veç kësaj Dr. Bejumi shtoi se, kadjanitë në librat e tyre kanë shkruar interpretime të reja të

pavërteta dhe mendojnë se me këto interpretime mund të falsifikojnë doktrinën islame...63

Kështu që është jashtë çdo diskutimi, që të ketë thyerje apo mospajtimeve ndërmjet qarqeve më

të larta akademike islame dhe mbarë dijetarëve islam se, kadjanitë nuk janë muslimanë. Kushdo

që bën aludime të tjera dhe kërkon të krijoj gjoja mospajtime të paqena rreth këtij sekti joislam,

tregon ose injorancën e tij ose të qenit mashtrues.

QËNDRIMI I MYSLIMANËVE

Për t'i bërë ballë rrezikut kadjani duhet të veprojmë si më poshtë:

1- Zbulimi i fytyrës së vërtetë të kadjanive, d.m.th. zbulimi i besimeve të tyre të gabuara,

si dhe i metodave intriguese që përdorin ata për mashtrimin e myslimanëve.

2- Shpërndarja e fetvave të dhëna nga dijetarët myslimanë, ku bëhet i qartë kufri i tyre me

të gjitha mjetet dhe mundësitë.

3- Ndërprerja e çdo kontakti me ta dhe distancimi prej tyre në të gjitha fushat e jetës.

4- Kundërshtimi i aktiviteteve të tyre shkatërrimtare me të gjitha mjetet e mundshme të

lejuara, si p.sh. njohja e librave të botuara prej tyre dhe paralajmërimi i myslimanëve të thjeshtë

që të mos bien pre’ e mashtrimeve të tyre.

5- Forcimi i lidhjes me hoxhallarët dhe dijetarët, pasi në saj të dijes dhe përvojës së fituar

ata janë në gjendje të kuptojnë më mirë dhe më thellë mashtrimet e tyre.

6- I bëjmë thirrje të gjithë atyre myslimanëve që kanë më tepër njohuri në lidhje me

aktivitetin e këtij sekti anti-islam të sensibilizojnë imamët e xhamive dhe mbarë komunitetin

mysliman shqiptar për këtë gjë.

Mbështetja e huaj që ka ky sekt e bën mjaft të rrezikshëm atë, sidomos në zonat ku myslimanët

janë të papërgatitur për t'iu kundërvënë rrymave të tilla dhe ku njohuritë fetare nga ana e

popullsisë së këtyre zonave janë mjaft të cekëta për Islamin. Të tilla janë Afrika dhe Evropa ku

kadjanitë kanë gjetur edhe përhapjen më të madhe në dallim me vendet e tjera islame ku

ndërgjegjja në lidhje me rrezikshmërinë e këtij sekti është më e lartë. Kjo ishte dhe arsyeja pse

ndërmorëm këtë hap në përgatitjen e këtij materiali, për t’i paraprirë këtij sekti që në fillimet e

hyrjes së tij në Shqipëri. Allahun e lusim që kjo punë të jetë për hir të Tij dhe të jetë një armë

mbrojtëse në duart e myslimanëve, një vaksinë imunizuese ndaj këtij ‘virusi’ me emrin

Kadjanizëm apo Ahmedizëm.

Literatura e shfrytëzuar:

-Kush është Kadjanizmi, Ebu El-ala El-meududi.

-Kadjani dhe Kadjanizmi, Ebul Hasan En-nedeui.

-Kadjanizmi, Ihsan Ilahi Dhahir.

63 http://www.arabwestreport.info/sites/default/files/pdfs/awr_arabic_ft/Y09W24Art33.pdf , http://dar-

alifta.org.eg/AR/ViewFatwa.aspx?ID=3752&LangID=1&MuftiType=0 , http://www.onislam.net/arabic/fiqh-a-

tazkia/fiqh-papers/8070/100524-2007-08-14%2010-17-34.html

Page 35: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

35

-Pozicioni i Umetit Islam ndaj Kadjanizmit, Grup dijetarësh nga Pakistani.

-Kadjanizmi lindja dhe zhvillimi i tij, Hasan Isa.

-Rryma e Kadjanizmit, Muhamed El-hidr Husejn,

-Disa nga materialet tyre të përkthyera në shqip etj.

A vdiq Mirza nga kolera?

Shkruar nga Fuad El-Atar

Burimi:

http://www.anti-ahmadiyya.org/site/modules.php?name=News&file=article&sid=73

Mashtrimi i Kadjanit me historinë e Thenaullah El-Emritseri

Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Një njeri gënjen aq shumë sa tek Allahu do të

regjistrohet si gënjeshtar.” (Buhariu)

Lexova historinë e mubahales, së Meleui Thenaullah El-Emritseri, të publikuar në faqen

zyrtare arabisht të xhematit ahmedi, dhe vura re aty asgjë që të më habisë. Historia e publikuar

aty nuk është veçse përsëritje e gënjeshtrave të kadjanive, të publikuara edhe në libra dhe faqe

të tjera që ata kanë.

E habitshme është se, kadjanitë që kanë përhapur skenarin e kësaj historie apo e besojnë atë,

nuk i kanë vënë re broçkullat që thotë kadjaniti që sajoi këtë skenar. Ky skenar është kaq

qesharak dhe ka kaq gjepura në të sa që nuk ka nevojë për fakte të tjera për provuar rrënimin

dhe inskenimin e tij.

Para se të diskutoj gënjeshtrat që kanë përmendur ata që sajuan këtë skenar, dua të tregoj

deklarimin që botoi Mirza më datë 15 Prill 1907, në lidhje me kundërshtarin e tij Thenaullah

El- Emritseri. Ky deklarim është boshti i historisë së vërtetë dhe ai duhet lexuar, para se të

pranohet apo refuzohet skenari kadjanist.

Publikimi i paraqitur këtu është ashtu siç ka ardhur në pjesën e tretë të “Koleksionit të

Deklarimeve” që ka botuar xhemati ahmedi, dega e Rebues dhe është në gjuhën urdu.

Materialin e kam shoqëruar me përkthimin në arabisht (këtu në shqip), për pjesën më të madhe

të pjesëve të tij, duke u ndihmuar nga disa ekspertë të gjuhës (urdu). Kam vendosur edhe tekstin

origjinal, për këdo që dëshiron të bindet vetë për saktësinë e përkthimit që kam sjellë këtu.

Page 36: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

36

Publikimi do t’i shokojë ata kadjani që i kanë besuar skenarit qesharak, që ka shpërndarë faqja

e tyre zyrtare.

Shiko më poshtë foton e dokumentit, i cili është një kopje e atij publikimi që ka shkruar Mirza

më datën 15 Prill 1907.

Page 37: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

37

Page 38: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

38

Koleksioni i Deklarimeve v. 3 fq. 578

Kapitulli final në lidhje me kundërshtimin me Meuleui Thenaullah El-Emritseri

Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit

Atë e lavdërojmë dhe salavat biem për të dërguarin e tij fisnik.

“Të pyesin ty: a është i vërtetë ai? Thuaj: po për Zotin, ai është i vërtetë.”

I nderuar Meuleui Thenaullah El-Emritseri, Paqja qoftë me atë që ndjek rrugën e drejtë.

Ju keni një kohë të gjatë që më përgënjeshtroni, në mënyrë të vazhdueshme, në gazetën

tuaj “Ehli Hadith”. Aty ju dëshmoni se, unë jam një shpifës, mashtrues dhe dexhal dhe

se pretendimi im i të qenit Mesia i premtuar është një gënjeshtër dhe shpifje ndaj

Allahut.

Më keni shqetësuar jashtë mase, por kam duruar shumë, por duke qenë se jam urdhëruar

për të kumtuar të vërtetën nga Allahu e ju ndërkohë i largoni njerëzit nga unë, unë

atëherë po ju them se, nëse unë jam gënjeshtar dhe dexhal, ashtu siç ju thoni

vazhdimisht për mua, atëherë vdekja ime do të ndodh gjatë jetës tuaj. Kjo, sepse unë e

di që jetëgjatësia e manipulatorit dhe dexhalit nuk është e gjatë. Në fund ai do të vdes i

poshtëruar e i pashpresë në jetën e armiqve të tij. Pra, është më mirë për të që të vdes,

në mënyrë që të mos i humbë robërit e Zotit. Nëse unë nuk jam gënjeshtar dhe dexhal,

por jam i nderuar me fjalën e Allahut dhe ligjërimin e Tij dhe jam Mesia i premtuar,

unë shpresoj që me mirësinë e Allahut dhe sipas ligjit të Tij ju të mos shpëtoni nga

ndëshkimi që meritojnë gënjeshtarët.

Nëse nuk do të jesh ti, gjatë jetës time, viktima e ndëshkimit, jo nga dora e njerëzve,

por gjithçka nga dora e Zotit, si për shembull të të zërë ndonjë sëmundje e rëndë si

murtaja ose kolera, ose diçka tjetër, atëherë unë nuk vij prej Allahut të Lartësuar.

Kjo nuk është një profeci nëpërmjet frymëzimit (ilhamit), por një përgjërim ndaj

Allahut të madhëruar. E kam lutur Allahun e Lartësuar me këtë lutje që të ndajë mes

nesh. Pra, unë i lutem Allahut: O Mbreti im, Vështruesi, i Gjithëfuqishmi, i Dituri,

Njohësi; Ti e di se çfarë kam unë në veten time; nëse pretendimi im i të qenit Mesia i

premtuar është shpifje ndaj Teje dhe unë në vështrimin Tënd jam manipulues mashtrues

dhe shpifja është preokupimi im natë e ditë, o Mbreti im unë të lutem duke tu përgjëruar

me këmbëngulje të më vdesësh mua para Meulevi Thenaullah dhe ta gëzosh atë dhe

xhematin e tij me vdekjen tim! Amin! Por, o Zoti im, i Përsosuri, i Vërteti, nëse Meulevi

Thenaullah nuk është në hak, duke më akuzuar mua, unë të lutem me përgjërim ta

vdesësh atë gjatë jetës time, por jo me dorën e njerëzve, por me një sëmundje të rëndë

si murtaja ose kolera ose diçka tjetër, vetëm nëse ai shpall pendesën e tij -duke

prezantuar tek unë dhe xhemati im- për të gjitha ato cilësimeve të ulëta dhe fjalë të

këqija, të cilat i ktheu në profesionin e tij zyrtar dhe të cilat më kanë shkaktuar dhimbje

të vazhdueshme! Amin! O Zot o botëve Amin..!”

“Unë e shoh se Meulevi Thenaullah dëshiron të shpërbëjë xhematin tim, nëpërmjet

atyre shpifjeve dhe të shkatërrojë këtë kështjellë që unë ngrita me duart e Tua, o Zoti

Page 39: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

39

im, o Dërguesi im. Për këtë shkak, unë të përgjërohem Ty, me Madhështinë Tënde dhe

Mëshirën Tënde, të ndash mes meje dhe Thenaullahit me hak! Ai që në vështrimin Tënd

është dexhal dhe mashtrues, bëje ta lërë këtë botë në jetën e të vërtetit, ose dënoje me

ndonjë sprovë e cila barazon me vdekjen! O Zot im i dashur, ndaj mes nesh me këtë

mënyrë! Amin! Amin! O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je

Gjykatësi më i mirë! Amin!

Dhe së fundi kërkoj nga Meulevi që ta botojë këtë temë në gazetën e tij dhe të shkruaj

poshtë saj çfarë të dojë. Dhe tani gjykimi mes nesh është në dorë të Allahut.

E shkroi: Abdullah Es-Samed Mirza Gulam Ahmed, Mesia e Premtuar, Allahu i dhëntë

shëndet dhe e ndihmoftë

Më datën 15 Prill 1907 e.s.”

Siç e shihni Mirza nuk ka përmendur fare çështjen e muabahalas (mallkimit të dynashëm) në

deklarimin e tij, madje as i ka kërkuar Meulevi Thenaullahit të lutet nga ana e tij me ndonjë

dua. Deklarimi i tij është thjesht një lutje vetëm nga njëra palë, që të vdes mashtruesi në jetën

e të vërtetit, nëpërmjet sëmundjes dhe kjo është ajo që ndodhi në fakt. Mirza vdiq i sëmurë

gjatë jetës së Meulevi Thenaullah, i cili jetoi pas tij edhe disa dekada.

Por, kadjanitë sajuan një skenar të çuditshëm për ngjarjen, duke dashur të na bindin se, çështja

kishte të bënte me një sfidë për mubahale (mallkim i dyanshëm) nga ana e Mirzës dhe se

Meulevi Thenaullah refuzoi të bënte diçka të tillë! Duke qenë se kadjanitë nuk e provojnë dot

këtë pretendim, nuk u ngelet vetëm se të sajojnë gënjeshtra, siç bëjnë zakonisht, fakt ky që del

sheshit në këto pika si më poshtë:

1- Mashtrimi i qartë në përkthimin e pjesëve të deklarimit.

2- Aludime dhe hile në përcjelljen nga librat e Mirzës.

3- Shkëputje të pjesëve të deformuara nga deklarimi i vitit 1907 dhe pleksja e tyre në një

skenar, me një histori të vitit 1902.

4- Pretendimi se çështja kishte të bënte me ftesën për mubahala (mallkim i dyanshëm),

ndërkohë që ka qenë lutje vetëm nga njëra palë.

5- Pretendimi se Meulevi Thenaullah vdiq i poshtëruar, pasi e kishin konsideruar si qafir

dijetarët e Mekës!

6- Përgënjeshtrimi i së vërtetës se Mirza vdiq nga kolera.

Duke qenë se barra e provës bie mbi akuzuesin, unë do të sjell disa argumente për pikat që

përmenda më sipër.

1) Mashtrimi i kadjanive në përkthimin e pjesëve të deklarimit

Shembulli i parë: faqja e xhematit ahmedi thotë:

Page 40: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

40

“zotëria ynë Ahmedi e njihte natyrën frikacake të Meulevi El-emrtesarit, ndaj zotëria e

tij u shpreh qartë se El-emrtesari kishte paraqitur një propozim të mirë dhe shpresojmë

t’i qëndrojë atij.” Më pas shtojnë: “nëse Meulevi Thenuallah ishte i sinqertë në sfidën

e tij që të vdiste gënjeshtari në jetën e të vërtetit... atëherë do të vdesë Thenaullahi së

pari.” (Koleksioni i Deklarimeve v.3 fq. 578.)

Siç e vini re, referenca e përmendur është e deklarimit të përkthyer më sipër, të cilin Mirza e

ka shkruar në 15 prill 1907. Kushdo që lexon deklarimin e di se fjalia që ka përcjellë faqja e

kadjanive nuk ndodhet fare në atë deklarim. Ajo është një gënjeshtër e pastër. Mirza qe ai që

hodhi sfidën dhe e luti Allahun që ta vdesë gënjeshtarin në jetën e të vërtetit.

Shembulli i dytë: faqja zyrtare e xhematit ahmedi thotë:

“deklarimi u mbyll me fjalët e zotërisë sonë Ahmedit, në të cilën ai thotë: “dhe së fundi

kërkoj nga Meulevi Thenaullah të publikojë këto fjalë të miat në gazetën e tij “Ehli

Hadith” dhe të komentojë çfarë të dojë në fund të tyre dhe t’ia lërë gjykimin Allahut të

Lartësuar.”

Vini re sesi e deformojnë kadjanitë fjalinë e fundit në deklarim në “dhe t’ia lërë gjykimin

Allahut të Lartësuar” ndryshe nga si ishte në origjinal “Dhe tani gjykimi mes nesh është në

dorë të Allahut.” Fjalia origjinale vërteton se, Mirza ishte ai që së pari parashtroi deklarimin e

tij përfundimtar, që ishte lutja që të vdes gënjeshtari dhe më pas të priste gjykimin e Allahut.

Por, ndërkohë fjalia e deformuar “dhe t’ia lërë gjykimin Allahut të Lartësuar” i jep përshtypjen

lexuesit se ka të bëjë me pritje nga ana e Meulevi Thenaullahit, që ai t’ia lërë pas kësaj gjykimin

Allahut!

2) Hile dhe mashtrim në përcjelljen e fjalëve nga librat e Mirzës

Në faqen e xhematit ahmedi (në arabisht) thuhet:

“Sapo zotëria e tij mori deklarimin e Meulevi El-emrtesarit e botoi të shoqëruar me

pranimin e propozimit që bëri Meulevi dhe u shpreh qartë duke thënë: “E lexova

deklarimin e Meulevi Thenaullah El-emrtesarit, në të cilën pretendon se ka dëshirë të

sinqertë, që secili prej nesh të lutet, që mashtruesi mes nesh të vdes sa është gjallë tjetri.”

(Ixhaz Ahmedi fq. 14, el-hazain er-ruhanije v.19, fq. 121)

Dhe tani të shohim realisht se çfarë është thënë në faqet 121 dhe 122 nga libri “el-Hazain er-

ruhanije, v.19)

Page 41: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

41

Mirza në dokumentin e paraqitur më sipër thotë:

“Në realitet e lexova deklarimin e Meulevi Thenaullah El-emrtesarit, në të cilin ai

pretendon se ka dëshirë të sinqertë, që secili prej nesh të lutet, që mashtruesi mes nesh

të vdes sa është gjallë tjetri. Gjithashtu ai ka shprehur dëshirën e tij që të shkruaj një

libër si libri im “Ixhaz Ahmedi” në mënyrë që të jetë njëlloj tërheqës dhe i detajuar dhe

që ai të përmbajë të njëjtat qëllime.

Nëse Meulevi Thenaullah ato kërkesa që bëri i ka nga brendia e zemrës dhe jo si

hipokrizi, atëherë nuk ka gjë më të mirë se kjo, ai me këtë do t’i shërbej popullit të tij

në këtë kohë përplasjesh dhe nëse kjo ndodh është si luftëtari që në kulmin e betejës del

në ballë dhe ndan mes të vërtetës dhe të kotës me këtë mënyrë. Padyshim se ka sjellë

një propozim të mirë, por e rëndësishme është t’i qëndrojë asaj ashtu.

Nëse një gënjeshtar i vetëm e braktis këtë botë dhe njerëzit si rezultat udhëzohen për

shkak të kësaj, në këtë rast ky person që e kryen këtë “dyluftim me lutje” është në

vendin e një Profeti. Por, ne nuk e iniciojmë dot sfidën e mubahales “dyluftim me lutje”,

dhe kjo sepse, premtimi që i kemi dhënë qeverisë na ndalon ne nga kjo sfidë. Natyrisht,

kjo nuk e ndalon Meulevi Thenaullah dhe as dikë tjetër prej kundërshtarëve të na

përgjigjen neve me replikë nëpërmjet nxjerrjes së të tilla sfidave, qoftë kjo prej Meulevi

Thenaullah apo një mullai tjetër, që ka reputacion dhe autoritet në xhematin e tij, në

mënyrë që të dëshmojnë pesëdhjetë vetë të respektuar për deklarimin e tij. Duke qenë

se Meulevi Thenaullah duket që është i gatshëm për këtë sfidë, siç tregojnë shkrimet e

tij, ne nuk e kundërshtojmë këtë sfidë, në realitet ne i japim atij nga ana jonë

kompetencën se sfida e njëanshme prej tij mjafton për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Por, është kusht që vdekja të mos vijë nëpërmjet vrasjes, por nga sëmundja, si murtaja,

kolera ose diçka e ngjashme, në mënyrë që kjo gjë të mos i shkaktojë asnjë frikë

funksionarëve të qeverisë.”

E ndërsa kadjanitë, pretendojnë se Mirza sfidoi Meulevi Thenaullah në vitin 1907 me

mubahale, por Meulevi u frikësua dhe refuzoi këtë sfidë, ata pa e kuptuar as vetë provojnë se

Mirza theu marrëveshjen që i kishte dhënë qeverisë britanike, për të mos sfiduar asnjë njeri me

Page 42: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

42

mubahale, në të kundërt le të provojnë se Meulevi Thenaullah e publikoi sfidën e mubahales të

firmosur nga pesëdhjetë vetë, siç e kërkoi Mirza në deklarimin e tij të vitit 1902. E vërteta është

se, Mirza në deklarimin e tij të fundit në lidhje me këtë çështje në vitin 1907, ishte lutje vetëm

nga njëra palë, që të vdiste mashtruesi në jetën e të vërtetit, kështu që ai me këtë deklarim, nuk

inicioi ndonjë sfidë kundrejt ndonjë personi tjetër. Teksti i deklarimit përfundimtar të vitit

1907, që është cituar më lartë, është argument dërmues për këtë gjë, kuptohet për ata njerëz që

kanë zemër, dëgjojnë dhe janë dëshmitar për këtë gjë. E megjithatë Mirza pavarësisht

marrëveshjes që kishte, për të mos u lutur kundra kundërshtarit të tij, që të vdiste mashtruesi

në jetën e të vërtetit, ai e theu atë.

3) Përzierje të pjesëve të deformuara nga deklarimi i vitit 1907 me ngjarjen e vitit 1902,

në një skenar të vetëm.

Siç e pamë edhe në pikën e parë kadjanitë deformuan një pjesë të tekstit të deklarimit dhe folën

për sfidën që i bëri Mirza Meulevisë edhe pse kjo nuk përmendej në deklarim. Por akoma

qesharak sesa ky veprim është aludimi i tyre se ato fjalë është thënë në 1902, ndërkohë që iu

referuan deklarimit të vitit 1907. Le ta lexojmë paragrafët së bashku që të bëhet qartë se deri

ku arrin gënjeshtra e skenarit kadjanist. Faqja e xhematit ahmedi thotë:

“Analet historike tregojnë se Meulevi El-emrtesari e injoroi këtë sfidë për pesë vjet, por ai në

vitin 1902 – ndoshta nga trysnia e disa prej miqve të tij- inicioi një sfidë mubahala ndaj zotërisë

sonë Ahmed. Sapo zotëria e tij mori deklarimin e Meulevi El-emrtesarit e botoi të shoqëruar

me pranimin e propozimit që bëri Meulevi dhe u shpreh qartë duke thënë: “E lexova deklarimin

e Meulevi Thenaullah El-emrtesarit, në të cilën pretendon se ka dëshirë të sinqertë, që secili

prej nesh të lutet, që mashtruesi mes nesh të vdes sa është gjallë tjetri.” (Ixhaz Ahmedi fq. 14,

el-hazain er-ruhanije v.19, fq. 121) dhe zotëria ynë Ahmedi e njihte natyrën frikacake të

Meulevi El-emrtesarit, ndaj zotëria e tij u shpreh qartë se El-emrtesari kishte paraqitur një

propozim të mirë dhe shpresojmë t’i qëndrojë atij. (referenca e mëparshme) më pas ai shtoi:

“nëse Meulevi Thenuallah ishte i sinqertë në sfidën e tij që të vdiste gënjeshtari në jetën e të

vërtetit... atëherë do të vdesë Thenaullahi së pari.” (Koleksioni i Deklarimeve v.3 fq. 578.)

4) Emërtimi i çështjes si ftesë për mubahale, ndërkohë që ka qenë lutje vetëm nga njëra

palë:

Kadjanitë këmbëngulin ta emërtojnë ngjarjen si ftesë për mubahale nga ana e Mirza Kadjanit,

ndërkohë që kadjanitë e hershëm e pranonin se çështja ishte vetëm lutje nga njëra palë dhe

pretenduan se Meulevi Thenaullah e quajti atë mubahale pas vdekjes së Mirzas.

Shiko p.sh. se çfarë ka shkruar vetë Mirza Gulam Ahmed Kadjani në gazetën kadjaniste Bedr

me datë 25 Prill 1907 fq. 7 kolona 3, ku ai thotë:

“Atë që kam shkruar për Meulevi Thenaullah baza e saj qe nga Allahu. Kur iu drejtova Allahut

në veçanti për të, në atë natë Allahu më shpalli frymëzimin e mëposhtëm: “Përgjigju thirrjes

së ftuesit”. Për sa i përket sufive mrekullia më e madhe është përgjigja e lutjes dhe çdo gjë

tjetër veç saj është veçse zgjatim i saj.”

Shih se çfarë ka shkruar kalifi i dytë i kadjanit Mirza Mahmud i biri i Gulam Ahmed Kadjanit

në “Teshhidh el-edhhan” (v. 3, nr. 6 dhe 7, fq. 284) ku ai thotë:

Page 43: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

43

“Thenaullah botoi një deklaratë pas vdekjes së hirësisë së tij –Mirza Gulam Ahmed Kadjani-

dhe tha se “Mirza vdiq si rezultat i mubahales me mua, vdiq gjatë kohës që unë jam akoma në

jetë.” Ky person –Thenaullah- e quan lutjen mubahele, ndërkohë që ai e kishte refuzuar atë. Ai

kishte shkruar një temë kundra hirësisë së tij– Mirza Gulam- ku thoshte: “Mubahale ndodh kur

të dyja palët janë nën betim” dhe në të njëjtën temë Thenaullah thotë: “ka dallim ndërmjet

betimit dhe mubaheles, ishe ti ai që fole për betimin se ai është mubahale dhe askush tjetër.”

Dhe tani çdo njeri me logjikë mund ta kuptojë se vetë Meulevi Thenaullah e pranoi se rënia e

të dyja palëve nën betim është mubahale, ndërsa të flasësh se mubahale është diçka tjetër, është

gënjeshtër e pastër. Nëse ajo nuk quhet munbahele, atëherë është sajesë prej tij, e çfarë mund

të jetë tjetër? As hirësia e tij –Mirza Gulami- dhe as Thenaullahi nuk thanë diçka nën betim në

këtë lutje, kështu që kjo provon se ai –Thenaullahi- është gënjeshtar dhe kjo sipas vetë kritereve

të tij, kështu që nuk duhet që askush të mashtrohet me mashtrimin e tij.”

Shiko po ashtu se çfarë ka shkruar gazeta kadniste Beder fq. 8, kolona 1, me datë 22 Gusht

1907, në të cilën përmendet:

“Hirësia e tij –Mirza Gulam Ahmed Kadjani- botoi një deklaratë me titullin “Kapitulli i fundit

në mosmarrëveshjen me Meulevi Thenauallah” në të cilin ai kërkoi gjykimin përfundimtar nga

Allahu nëpërmjet lutjes dhe çështja nuk ishte mubahale.”

Në revistën kadjaniste “Muraxheatul edjan” v. 7, nr. 6 dhe 7 Qershor –Korrik fq. 23, Meulevi

Ahsen Emruhavi shkruan:

“Hirësia e tij –Mirza Gulam Ahmed Kadjani- kërkoi gjykim nga Allahu vetëm nëpërmjet lutjes,

dhe është e shkruar qartë në atë mesazh se kjo lutje nuk është frymëzim ose shpallje, edhe vetë

Thenaullah e pranon këtë. Pra, kjo lutje është argument i qartë i vërtetësisë së hirësisë së tij –

Mirza Gulamit- në pretendimet e tij. Sepse, nëse ai nuk do të ishte besimtar i sigurt në caktimin

e tij nga Allahu, pse atëherë ai do të përdorte këto fjalë në atë mesazh, deri edhe vetë lutja e të

Dërguarit @ në këtë rast nuk do të plotësohej”

5- Pretendimi se Meulevi Thenaullah vdiq i poshtëruar dhe se dijetarët e Mekës e nxorrën nga

feja!

Edhe pse nuk shoh ndonjë nevojë të diskutojë këtë gënjeshtër, por do t’i përgjigjem asaj, sepse

një pjesë e mirë e lexuesve nuk e dinë vlerën e hoxhës Thenaullah El-Emritseri tek dijetarët e

Hixhazit në përgjithësi. Ata gjithmonë e kanë etiketuar atë në librat e tyre si “shejhul islam”,

“luani i Penxhabit” dhe “Alameh” dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Unë këtu nuk do të diskutoj

nëse Meulevi i meritonte këto emërtime, por i ceka vetëm për të treguar se si gënjejnë dhe

shpifin ndjekësit e Mirza Kadjanit.

Kadjanitë kanë shfrytëzuar një mosmarrëveshje të përkohshme që pati në mes Meulevi

Thenaullahit dhe ndërmjet disa prej dijetarëve të hadithit rreth interpretimit që i bënte Meulevi

disa prej atributeve të Zotit, siç është istivaja. Shejh Abdul-Hak El-Gazneui dhe të tjerë e kishin

kritikuar Meulevin për këtë çështje, aq sa kjo temë shkoi në atë kohë deri mbreti i Arabisë

Saudite Abdulazizi, i cili ndërmjetësoi nga ana e tij për të zgjidhur mospajtimin. Ai i mblodhi

të dyja palët dhe e zgjidhi çështjen, ku Meulevi tërhiqej në ato pika për të cilat kishte folur El-

Gazneui. Më pas Meuelvi Thenaullah pas pajtimit shkroi edhe një letër me titulli “Pajtimi i

vëllezërve me ndërmjetësinë e mbretit”. Kjo çështje është zgjidhur në vitin 1927, ndërkohë që

kadjanitë duan të na e hedhin duke auluduar se Meulevi që vdiq në 1948 vdiq i poshtëruar për

shkak të kësaj ngjarje që zgjidhur me mirëkuptim 22 vjet para vdekjes së tij, ndërkohë që

Page 44: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

44

dijetarët e Mekës nuk ishin palë në mosmarrëveshje, por palë në zgjidhjen e saj. Por kadjanitë

nuk i vënë veshin faktit të vërtetë se Mirza Kadjani ishte ai që vdiq pasi e kishin nxjerrë nga

feja dijetarët e umetit, sepse ai pretendoi rrejshëm se ishte Profet.

A vdiq Mirza nga Kolera?

Kadjanitë këmbëngulin se Mirza Kadjani ndërroi jetë me një vdekje të qetë dhe se ai në

momentet e fundit të jetës përsëriste kjo fjalë “O i Dashuri im! O i Dashuri im! O Allah, O i

Dashuri im!”

Por, le të shohim sesa e vërtetë është kjo, duke cituar fjalët e njerëzve më të afërm dhe ndjekës

të tij, të cilët prezantuan në momentet e vdekjes së tij.

Dëshmitari i parë: Mir Nasir Neuab, një nga ndjekësit e Mirza Gulam Kadjanit, ndërkohë dhe

i ati i gruas së Gulamit. Ky njeri ka përshkruar çastet e fundit të Kadjanit në librin e tij “Hajat

Nasir” dhe ndër të tjera në fq.14 ai shkruan: “Deri në momentin që ai njeri i nderuar –Mirza

Kadjani- udhëtoi për në Lahorë, në udhëtimin që konsiderohet udhëtimi i tij për në botën tjetër,

deri në ato çaste ky rob (pra vetë autori Mir Nasir Neuab) ka qenë shoqërues i tij.”

Mir Nasir Neuab shton dhe thotë: “Në natën që hirësia e tij –Mirza Gulami- ndjeu sëmundjen,

unë isha larguar nga vendi im dhe kisha shkuar në shtrat për të fjetur. Më zgjuan kur ai po

ndjente dhimbje të mëdha. Kur arrita te hirësia e tij dhe pashë gjendjen e tij ai mu drejtua dhe

më tha: “zotni Mir, mua më ka kapur sëmundja e kolerës.” Pasi tha këtë, nuk besoj se tha ndonjë

fjalë që kuptohej. Gjendja e tij vazhdoi e tillë deri në ora dhjetë të mëngjesit të ditës së nesërme,

kur ai edhe vdiq.”

Më poshtë është i tekstit origjinalë, nga libri “Hajat Nasir” e Mir Nasir Neuab, fq. 14.

Page 45: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

45

http://www.anti-ahmadiyya.org/Files/topics/attar/25_3.jpg

Dëshmitari i dytë: Mirza Beshir Ahmed, i mbiquajtur edhe si “hëna e profetëve”, i biri i Mirza

Gulam Kadjanit, i cili në librin e tij “Siiretu El-Mehdi” v. 1, fq. 9-11, trasmetimi nr.12 thotë:

“Ky person modest –(pra vetë autori Mirza Beshir)- thotë përmbledhtazi se, hirësia e tij Mesia

i premtuar ishte plotësisht në gjendje të mirë në datën 25/5/1908, pra dua të them në mbremjen

e ditës së hënë. Në atë natë, pas namazit të jacisë u ktheva në shtëpi dhe e gjeta të ulur mbi

krevat bashkë me nënën e nderuar, ai po hante bashkë me të ushqim. Shkova në shtrat u shtriva

të fle. Në pjesën e fundit të asaj nate, afër sabahut, më zgjuan ose ndoshta u zgjova vetë, për

shkak të ecjes së njerëzve pranë meje dhe fjalëve të tyre. Pas kësaj pashë Mesinë e Premtuar

a.s. që ishte mjaft i sëmurë, ankohej nga diareja. Gjendja e tij ishte e paqëndrushme, mjekët

dhe njerëzit rreth tij ishin të preokupuar me gjëra të ndryshme në çdo drejtim, por gjendja e tij

vazhdoi të ishte i rëndë deri në agim. Kur doli drita, hirësia e tij, Mesia i premtuar pyeti nëse

kishte hyrë koha e namazit, pastaj u ngrit të falej duke marrë tejemum në shtratin e tij, duke i

rënë me duar (ndonjë objekti apo dheu), më pas filloi të falej duke qenë i shtrirë në shtratin,

por nuk kaloi shumë dhe humbi ndjenjat dhe nuk mundi ta vazhdonte namazin. Pas një farë

kohe pyeti përsëri, nëse kishte hyrë koha e namazit të sabahut, iu përgjigjën se kishte hyrë, ai

filloi përsëri të falej, por mua nuk më kujtohet nëse mundi ta përfundontë atë apo jo. Gjatë

gjithë kësaj kohe ishte në një gjendje shumë të keqe dhe nuk bënte rehat. Në ora 8 ose 8.30 të

mëngjesit, mjeku e pyeti se çfarë i dhimbte, por se ai nuk mundi t’i përgjigjej, ndaj i dhanë një

laps dhe një letër dhe u mundua të shkruante diçka dhe të ngrihej nga shtrati, u mbështet në

dorën e tij të majtë, por ai nuk arriti të shkruante veçse dy ose katër fjalë, ndërkohë lapsi filloi

t’i rrëshqasë mbi letër, për shkak të dobësisë së madhe që kishte. Ra përsësi mbi shtrat. Në ora

9 të mëngjesit gjendja e hirësisë së tij u bë edhe më e keqe dhe filloi të gargarisë, por nuk

Page 46: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

46

nxirrte zë, çdo frymëmarrje i merrte kohë për të dalë. Dhe ky njeri modest –(vetë autori Mirza

Beshir) – qëndronte në këmbë te koka e shtratit të tij. Në këtë kohë doktor Muhamed Husejn

Shah Lahori i vuri një dozë ilaçi në formën e një spërkatje mbi gjoks, afër thimkës, sepse ai

vend ishte pak i fryrë, por edhe pas kësaj nuk vumë re ndonjë përmirësim. Gargara vazhdoi

dhe koha e ndërprejes së frymëmarrjes u bë më e gjatë derisa mori frymë thellë dhe pas saj

shpirti i tij shkoi në shoqërinë e më të Lartit.”

Dëshmitari tretë: Nusret Xhihan, bashkëshortja e Mirza Gulam Ahmed Kadjanit

Mirza Beshir Ahmed në librin e tij “Siretul Mehdi” v.1 fq.11 shton dhe thotë:

“Kur ky njeri modest – (pra vetë autori)- po diskutonte vdekjen e hirësisë së tij, Mesisë së

premtuar, me nënën e nderuar, ajo më tha: “Kriza e parë e kapi hirësinë e tij, Mesinë e premtuar,

kur ai po hante ushqim, por pas kësaj unë i bëja masazh shputave të tij, derisa sa ai u shtri mbi

shtrat dhe ra në gjumë, pastaj edhe unë fjeta, por pas pak kohe ai ndjeu se kishte nevojë të

kryente nevojat personale dhe shkoi një ose dy herë në banjë. Pas kësaj ai ndjeu dobësi të

madhe dhe më zgjoi me dorë dhe kur u zgjova ai ndjente dobësi dhe u shtri mbi shtrat, ndërkohë

unë i bëra masazh shputave. Pas një farë kohe më kërkoi të bija dhe të flija, por unë refuzova

dhe i thashë se do t’i bëja masazh shputave. Pas një kohe të shkurtër e kapi një krizë tjetër dhe

kësaj here ishte mjaft dobët, aq sa nuk shkonte dot në banjë, kështu që rregullova gjërat pranë

shtratit ku ai u ul aty për të kryer nevojat e tij, më pas u ngrit dhe u shtri mbi shtrat dhe unë i

bëra masazh shputave të tij, por ishte shumë i dobët. Pas kësaj e kapi përsëri kriza dhe volli.

Pasi përfundoi së vjelli u mundua të shtrihej, por kësaj here dobësia ishte më e madhe, aq sa

nuk i mbanin duart dhe u përmbys mbi shpinë dhe koka i goditi te dërrasa e krevatit.”

Më poshtë pasqyrohen fjalët e dëshmitarit të dytë dhe të tretë nga libri “Siiretul Mehdi”

http://www.anti-ahmadiyya.org/Files/topics/attar/25_4.jpg

Page 47: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

47

Page 48: Kadjanizmi Dhe Profecia e Rremë

48

Shenjat e sëmundjes së kolerës

Tani le të shohim se çfarë thotë mjekësia për shenjat e kolerës. Shiko për verifikim linkun e

mëposhtëm:

http://www.feedo.net/MedicalEncyclopedia/MedicalGlossary/Cholera.htm

1- Diarre e theksuar. (shih se çka thënë i biri i Kadjanit dhe e shoqja e tij rreth diarresë së

rëndë që kishte)

2- Të vjella (fakt i përmendur nga e shoqja e Kadajnit)

3- Tkurrja e muskujve të këmbëve (gruaja e Kadjanit i bënte masazh të vazhdueshëm

shputave të këmbëve për ta lehtësuar)

4- Humbja e shpejtë e lëngjeve të trupit, çka shkakton dehidratim (diarre dhe vjellje,

përmenden nga e shoqja dhe i biri)

5- Nëse nuk merret mjekim, njeriu mund të vdes brenda disa orësh (e shoqja dhe i biri

tregojnë sesa shpejt precipitoi gjendja e tij brenda disa orëve, që nga ngrënia e darkës)

Për sa i përket marrjes së kolerës, kjo mund të ketë ndodhur nga pirja e ujit ose ushqimit të

ndotur me virusin e kolerës. Me sa duket shenjat i janë shfaqur menjëherë pasi ka ngrënë darkë.

Por, kadjanitë nuk e pranojnë këtë, duke lënë mënjanë dëshmitë e vjehrrit, gruas dhe djalit të

Kadjanit. Për çudi kanë sajuar edhe një histori për vdekjen e tij, pas tre vjetësh, ku thonë:

“Kur hirësia e tij, Mesia i premtuar, dëgjoi ezanin e sabahut, pyeti ata që kishte përreth: “A

hyri sabahu?” dhe pasi dëgjoi përgjigjen, bëri nijetin e namazit dhe u fal. Dhe pak para se shpirti

i tij të shkonte në shoqërinë e më të Lartit tha këto fjalë: “O i Dashuri im! O i Dashuri im! O

Allah, O i Dashuri im! O Allah, O i Dashuri im!” (Revista “Urtësitë Kadjaniste” v. 19, nr. 19-

20, datë 21-28/5/1911)

Shikoni sesi thonë, se ai e fali namazin, ndërkohë që i biri thotë se pasi kishte dalë drita ai u

përpoq dhe i ra të fikët.

Shiko se çfarë thonë se paska thënë në fund të jetës së tij, ndërkohë që njerëzit më të afërm të

tij nuk thonë asgjë të tillë, madje vjehrri i tij thotë se Mirza nuk mundi të thoshte asnjë fjalë të

kuptueshme derisa vdiq. Vjehrri i Mirzës është që thotë se Mirza i tha atij se, atë e kishte kapur

kolera. Kjo përforcohet edhe nga shenjat që përmend i biri dhe e shoqja e Mirza Kadjanit, që

janë shenjat e kolerës. Ndërkohë kadjanitë nuk kanë gjetur dëshmi tjetër për të hedhur poshtë

këtë fakt vetëm se të thonë se, rrobat e Kadjanit i shpërndanë mes pasuesve të tij, për mbarësi

dhe bereqet dhe thonë se ky është argument që nuk kishte kolerë! Kjo gjë nëse është e saktë,

është një kundërshtim pavlerë, sepse sëmundja e kolerës nuk përhapet nga personi i sëmurë te

një tjetër i shëndoshë nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe as nga rrobat.