kanceri i pulmoneve te femrat
TRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
DEPARTAMENTI I MJEKËSISË
MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE
PEDAGOG UDHËHEQËS :VIOLETA ZANAJ
VITI: 2012-2014
TEMË DIPLOME:
KANCERI I PULMONEVE TE FEMRAT
PUNOI: KRISTIANA GJIKDHIMA
2
ABSTRAKTI
Në qëndër të këtij punimi është studimi i të dhënave për ndikimin e disa faktorëve që çojnë në
zhvillimin e kancerit të pulmoneve tek femrat.
Ky studim është bazuar tek statistikat e marra në spitalin universitar të sëmundjeve të
mushkërive "Shefqet Ndroqi”.
Hipoteza kryesore e këtij studimi është: Abuzimi me mënyrën e jetesës çon në zhvillimin e
kancerit të pulmoneve tek femrat.
Ky studim nis me prezantimin e hyrjes,vjen natyrshëm një analizë e literaturës që trajton, ç’është
kanceri ipulmoneve, simptomat e tij, etiologjin, faktorët nxitës, klasifikimin e kancerit të
pulmoneve, paraqiten mënyrat e trajtimit, mënyrat e përcaktimit të diagnozës dhe ndërhyrjet
infermierore.
Pas literaturës prezantohen të dhënat statistikore bashkë me analizën e tyre, konkluzionet e
nxjerra gjatë këtij studimi si dhe rekomandimet.
3
MIRËNJOHJE
Pikë së pari, përpara se të filloj të paraqes punimin tim, nuk mund të harroj pa falënderuar ata
persona që dhanë ndihmesën e tyre për të realizuar këtë detyrë.
Mirënjohje për të gjithë pedagogët që më udhëhoqën të realizoj me sukses studimet master, duke
qenë korrekt dhe të predispozuar për të na dhënë maksimumin e mundshëm, brenda afatit kohor
që kishin në dispozicion.
Mirënjohje të veçantë dhe falënderime për udhëheqësin e këtij studimi, Msc. Violeta Zanaj e
cila më udhëhoqi me durim, duke më orientuar dhe këshilluar në çdo hap të këtij studimi.
Mirënjohje e veçantë shkon për Universitetin ‘’Aleksandër Moisiu’’, për mundësinë e ofruar, si
dhe për të gjithë pedagogët me të cilët kam patur kënaqësinë të ndajmë së bashku orët e
leksioneve duke na u përkushtuar në maksimum.
4
PËRMBAJTJA
1. HYRJA
2. QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
KAPITULLI 1
1.1 ÇFARË ËSHTË KANCERI I PULMONEVE
1.2 SIMPTOMAT
1.3 ETIOLOGJIAE KANCERIT TË PULMONEVE
1.4 CILI ËSHTË SHKAKU I FORMIMIT TË KANCERIT
KAPITULLI 2
2.1 FAKTORËT NXITËS TË KANCERIT TË PULMONEVE
2.2ÇFARË E SHTON RREZIKUN E KANCERIT
2.3PJESA MË E PREKUR NGA KANCERI
2.4KLASIFIKIMI I TUMOREVE TË PULMONEVE
KAPITULLI 3
3.1 DIAGNOZA
3.2 MËNYRAT E TRAJTIMIT
3.2.1 PËRCAKTIMI I NDËRHYRJES KIRURGJIKALE
3.2.2 SI VEPRON TERAPIA KIMIKE
3.2.3 TRAJTIMI I DHIMBJES
3.3 DIAGNOZA INFERMIERORE
3.4 VEPRIMET INFERMIERORE
3.5SI TA PARANDALOJMË KANCERIN
KAPITULLI 4
METODOLOGJIA
STATISTIKA
KONKLUZIONE
REKOMANDIME
REFERENCA
5
Hyrja
uke parë që në vendin tonëështë në rritje kjo sëmundje unë vendosa të merrja këtë temë për
të bërë ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e pacientëve për rrezikun që shkakton kjo sëmundje e
rrezikshme.
Sipas studimeve dhe statistikave të fundit në vendin tonë rezulton një numër i madh femrash
të prekura nga kjo sëmundje e cila po vret çdo ditë.
Me anë të kësaj teme unë kam dëshirë të jem pjesë e asaj ndihme sado të vogël që mund ti
jepet këtyre njerëzve që rriskohen nga kjo sëmundje.
Kjo sëmundje radhitet e dyta për nga rrezikshmeria pas sëmundjeve seksualisht të
transmetueshme. Shoqëria dhe studimet njerëzore kanë përparuar shumë në lidhje me këtë
sëmundje. Por nuk duhet ta anashkalojmë faktin se indiferenca e njerëzve ka lënë shumë hapësira
që kjo sëmundje të përparojë në dëm të shëndetit të tyre.
D
6
Qëllimi dhe objektivat
Qëllimi i kësaj teme është të njohë shenjat dhe simptomat e kancerit tek femrat, të parandalohet
zhvillimi i këtij kanceridhe të ulet numri i femrave me kancer të pulmoneve.
Objektivat; Është e nevojshme të dimë:
- Çfarë është kanceri i pulmoneve
- Shenjat dhe simptomat e kancerit të pulmoneve
- Etiologjinë e kancerit të pulmoneve
- Faktorët rriskues të kancerit të pulmoneve
- Kujdesjet që duhet të kenë pacientët
- Mënyrat e parandalimit të kancerit
- Të mbeshtesim emocionet e pacientëve me kancer në pulmone
- Të bëjë një edukim shëndetësor të përshtatshëm
Hipoteza: Abuzimi me mënyrën e jetesës çon në zhvillimin e kancerit të pulmoneve tek
femrat.
7
KAPITULLI 1
1.1 Çfarëështë kanceri i pulmoneve?
istoria e tij është relativisht e re, ajo numëron 200 vjet. Konceptin e parë mbi kancerin
e pulmoneve e dha për herë të parë Bayle në vitin 1810, kurse Walsche përdori i pari
termin kancer i pulmoneve. Ai sot përben një problem shqetësues për mjekësinë. Kanceri i
pulmoneve është tumori malinj primar më i shpeshtë dhe përfshin 95% të të gjithë tumoreve të
pulmoneve.
Si tumor malinj ai ka të gjitha veçoritë e neoplazmave të cilat janë:
1. Proliferim të shtuar në dukje i pa kufizuar.
2. Depërtim në indin normal dhe shkatërrimin e tij.
3. Vetia për reçidiv lokale.
Kanceri i pulmoneve është kanceri i trakesë, bronkeve ose i alveolave.Më i shpeshtëështë
kanceri i bronkeve, “vrasësi” më i madh.
Kanceri i pulmoneve është kanceri më i madh “vrasës” në Europë dhe në të gjithë botën.
20% e vdekjeve nga kanceri i përkasin kancerit
të pulmoneve
( 28% tek meshkujt dhe 10% tek femrat).
Tek femrat, kanceri i gjirit është shkaktari
kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por në
disa vende si p.sh. në Angli vdekjet e femrave
nga kanceri i pulmoneve janë më të larta se
vdekjet prej kancerit te gjirit.
Me zhvillimin e shkencës dhe teknikës si
dhe të ngritjes së nivelit mjekësor, shumë sëmundje të rënda dhe të rrezikshme nuk janë më të
pakurueshme. Por pjesa më e madhe e sëmundjeve kanceroze është ende e vështirë të shërohet,
H
8
prandaj tani kanceri është bërë një nga problemet më të mëdha të shëndetësisë publike në mbarë
botën.
Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2000 në gjithë botën vdiqën mbi 6 milionë e 200 mijë
njerëz nga kanceri. Por, ndaj kancerit nuk jemi krejt të paaftë, në mjekimin e kancerit në fazën e
hershme mund të arrihen rezultate relativisht të dëshirueshme. Prandaj Organizata Botërore e
Shëndetësisë ka paraqitur se po të kurohet me sukses në fazën e hershme, 1/3 e kancerit mund të
shërohet plotësisht. Kushti paraprak i kurimit me sukses në fazën e hershme të kancerit është
zbulimi i tij i hershëm.
Kanceri ose “tumori i keq” është një sëmundje e shumimit të parregullt të qelizave dhe e
përhapjes së tyre në trup. Gjatë kurimit të kancerit, zbulimi, diagnoza dhe mjekimi i tij në fazën e
hershme kanë rëndësi shumë të madhe. Kështu p.sh. po të mjekohen që në fazën e hershme rreth
90% e pacientëve që vuajnë nga kanceri në zorrën e trashë mund të jetojnë mbi 5 vjet dhe po të
mjekohen në fazën e vonshme vetëm 5-7% të pacientëve mund të jetojnë mbi 5 vjet.
Kanceri i pulmoneve është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i
vdekjeve. Në radiografi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i pulmoneve
arrin madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj radiografitë nuk janë të mira
për diagnostikimin e hershëm.
1.2 Simptomat
Kanceri i mushkërive ka këto simptoma:
1. Fatigabilitet
2. Kollë
3. Dhimbje
4. Masë abdominale ne hipokondrum dextrum, e cila mund të jetë e palpueshme.
5. Asçid hemoragjik
6. Rritje të fosfatazës alkaline dhe fotoproteinës. Kjo vërehet nga kryerja e analizave
laboratorike.
7. Vështirësi respiratore
8. Inapetencë, sidomos për ushqimet shtazore.
9. Probleme me gjumin
9
10. Humbje në peshë
11. Nausea
12. Vështirësi në përqëndrim
13. Ankth
14. Depresion
Pjesa më e madhe e femrave nënvlerësojnë shenjat e sëmundjeve serioze, nuk i marrin
seriozisht dhe nuk shkojnë tek mjeku që në fazat e para të sëmundjes, kjo bën që gjendja të
rëndohet, kurimi të bëhet i vështirë dhe ndonjëherë i pamundur.
Më poshtë do japim 20 shenjat e sëmundjeve kanceroze të nënvlerësuara nga femrat sipas
revistës “Reader's Digest” në vitin 2013:
1. Bllokim dhe probleme në respirim: një nga shenjat e para që mbajnë mend të sëmurët
me kancer në pulmone është bllokimi dhe problemet respiratore.
2. E kollitur kronike dhe dhimbje në kraharor: shumë lloje të kancerit përfshirë këtu
leuçeminë dhe tumorin e pulmoneve mund të fillojnë me një kollë, kjo mund të ngatërrohet me
një bronkit. Faktikisht në rastet e sëmundjeve të kancerit problemet shfaqin pak “kokëfortësi” dhe
nëse zhduken për një periudhë kohore, ato mund të shfaqen përsëri më vonë. Disa të sëmurë të
prekur nga kanceri i pulmoneve pohojnë se përjetojnë dhimbje të forta gjoksi të cilat përhapen më
pas deri poshtë krahut.
3. Temperaturë e shpeshtë ose infeksion: këto mund të jenë shenja të leuçemisë.
Leuçemia shkakton një prodhim anormal të leukociteve. Këta qeliza zhdukin dhe aftësinë e trupit
në luftimin e infeksionit. Në shumicën e rasteve mjekët e kuptojnë që është leuçemi pasi i rrituri
apo fëmija kalon disa here temperaturë, lodhje ose ankesa si grip apo ftohje.
4. Vështirësi në gëlltitje: një nga shenjat më të përhapura të kancerit të ezofagut apo fytit
është vështirësia në gëlltitje. Kjo ankesë mund të jetë dhe shenjë e kancerit të pulmoneve.
5. Gjëndra limfatike të fryra ose fryrje në qafë, nën zonën aksilare: gjëndrat e rritura
limfatike e pasqyrojnë ndryshimin në sistemin limfatik. Edhe kjo mund të jetë një shenjë e
10
kancerit. P.sh fryrjet nën krahë apo fryrjet e gjëndrave limfatike ndonjëherë mund të jenë dhe
shenja të kancerit të gjirit. Një fryrje pa dhimbje nën regjionin aksilar radhitet në shenjat e para të
leuçemisë.
6. Hemorragji e pandërprerë: është një gjendje anormale në lidhje me eritrocitet dhe
trombocitet. Krahas pikave të kuqe në fytyrë, qafë dhe gjoks një femër me leuçemi raportohet se
ka pasur dhe nxirje, skuqje në vende të tjera të ndryshme të trupit.
7. Lodhje dhe mungesa e fuqive: një lodhje e përgjithshme apo mungesa e forcave për t’u
ngritur është një nga shenjat e shumë llojeve të ndryshme të kancerit. Ju duhet të analizoni dhe
shenjat e tjera për të kuptuar më mirë llojin e kancerit. Nëse vazhdonlodhja dhe nuk kalon edhe
paspushimit apo gjumit atëherë duhet të kryhet një vizitë tek mjeku.
8. Fryrje abdomenale: tek shumica e femrave me kancer të vezoreve është evidentuar një
fryrje e pashpjegueshme e cila shfaqet papritur dhe vazhdon për një kohë të gjatë.
9. Të ndihesh e ngopur dhe të mos konsumosh ushqim: një shenjë tjetër e kancerit të
vezoreve është dhe mungesa e oreksit dhe moskonsumimi i ushqimit megjithëse mund të mos
keni ngrënë për një kohë të gjatë.
10. Dhimbje abdomenale: dhimbja abdomenale mund të jetë shenjë e një cisti të vezoreve
apo ndonjë sëmundjeje tjetër e lidhur me sistemin riprodhues. Krahas kësaj dhimbjet e forta
abdomenale janë dhe shenjë e kancerit të vezoreve.
11. Hemorragji rektale ose defekim me gjak: megjithëse njerëzit mendojnë se shfaqja e
hemorragjisë rektale lidhet me hemorroidet, hemoragjia rektale mund të jetë dhe shenjë e kancerit
kolorektal.
12. Dobësim i pashpjeguar: nëse nuk mban dietë dhe vihet re një rënie në peshë
megjithëse nuk ka pasur ndryshime në mënyrën e ushqyerjes atëherë duhet të kërkohet shkaku i
dobësimit. Rënia në peshë mund të jetë shenjë e hershme e kancerit të kolonës apo sistemit
nervor.
11
13. Çrregullimet e stomakut ose dhimbje stomaku: megjithëse mund të duken shenja
shumë të thjeshta dhe mjekët mund ta diagnostikojnë si ulçer ato mund të paralajmërojnë dhe
tumorin e heparit ose kancerin kolorektal.
14. Gjoks i fryre dhe i skuqur: të gjithë mund të kontrollojnë vetë gjoksin nëse ka apo jo
fryrje ose pjesë të skuqura. Këto shenja janë shumë të rëndësishme sepse mund të paralajmërojnë
një kancer të gjirit. Shumë gra mund të shohin mbi gjoks të fryra të ngjashme me celulitin. Ndërsa
të tjera mund të kenë fryrje, të ndjejnë djegie apo shqetësime tjera.
15. Cikël menstrual i gjatë dhe me dhimbje: shumë femra pohuan se këto shenja janë të
kancerit të mitrës ose atij endometrial. Fatkeqësisht shumica e femrave i nënvlerësojnë këto
shenja.
16. Fryrje e fytyrës: është raportuar se tek shumë të sëmurë me kancerin e pulmoneve
shfaqen fryrje, skuqje të fytyrës. Disa qeliza të kancerit të pulmoneve bllokojnë enët e gjakut në
gjoks dhe ndalojnë qarkullimin e gjakut nga koka në fytyrë.
17. Plagë e pashërueshme, e shoqëruar me hemorragji: shumica prej nesh e dimë shumë
mirë që duhet të kontrollojmë shenjat ose nishanet në trup për të kontrolluar kancerin e lëkurës.
18. Ndryshimet tek thonjtë: ndryshimet e pashpjeguara të thonjve mund të jenë një nga
shenjat e llojeve të kancerit. Vizat e zeza ose ngjyrë kafe nën thua mund të paralajmërojnë
kancerin e lëkurës. Deformimi i kockave të gishtërinjve të këmbës mund të paralajmërojë
kancerin e pulmoneve. Ndërsa thonjtë e bardhë dhe të zverdhur mund të jenë shenjë e kancerit të
heparit.
1.3 Etiologjia e kancerit të pulmoneve.
Në përgjithësi vazhdon të mbetet një problem i hapur megjithëse numërohen shumë
shkaktarë të mundshëm të kancerit të pulmoneve. Më poshtë janë të rradhitura sipas vlerës rritëse
të tyre.
- Proçeset inflamatore kronike të çdo origjine rezistente ndaj mjekimit.
12
- Inhalimi i disa substancave ekzogjene:
a) supstanca kancerogjene profesionale
b) gazet e automobilave dhe industritë.
c) tymi i duhanit që thithet në mënyrë aktive ose pasive.
- Teoria virusale
- Trashëgimia që shihet si faktor predispozues.
Sjelljet e rrezikshme që sot popullata i kryen me vetëdije, janë edhe shkaktarët kryesorë të
këtyre sëmundjeve.Ndër më të rëndësishmit mjekët rendisin duhanin, alkoolin, drogat,
malnutricionin, obezitetin, stresin dhe dhunën.Duhanpirja është përgjegjëse për afërsisht 90% të
rasteve me kancer të pulmoneve. Duhanpirja pasive rrit rrezikun për kancer të pulmoneve tek ata
që nuk pijnë duhan.Faktorë të tjerë “kancerogjenë” mund të rrisin rrezikun e kancerit të
pulmoneve vetë ose në kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substanca të
ndryshme kimike). Numri i rasteve që këto të fundit shkaktojnë është krejt i vogël në krahasim
me kancerin e pulmoneve që shfaqet tek duhanpirësit.
Specialistët e Shëndetit Publik, kërkojnë bashkëpunim me të gjitha strukturat
përkatëse.“Prevalenca e këtyre sëmundjeve vazhdon të rritet si pasojë e ndryshimeve të moshës
dhe të mënyrës së jetesës. Nëse në fillim të viteve ‘90 ka pasur rreth 6 mijë vdekje në vit nga
sëmundjet kardiovaskulare, aktualisht ky numër është mbi 8 mijë”, kanë pohuar specialistët e
shëndetësisë. Sipas tyre, numri i madh i këtyre rasteve të vdekjeve ka të bëjë me kapjen e
sëmundjes në stade të avancuara. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se gjysma e
mjekëve në vend i vlerësojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe se vetëm 40% e mjekëve të
përgjithshëm e kryejnë vlerësimin e tensionit të gjakut në formën e një depistimi rutinë tek
personat në dukje të shëndetshëm. Po kështu, rezultatet në lidhje me matjen e faktorëve të tjerë të
riskut për sëmundjet kardiovaskulare janë akoma më të ulëta. Mjekët i vlerësojnë nivelin e
sheqerit në gjak, mbipeshën, mënyrën e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe nivelin e stresit,
vetëm në prani të shenjave klinike apo ankesave nga pacientët.
13
1.4 Cili është shkaku i formimit të kancerit?
Nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen
si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus
dhe/ose nga përdorimi i gjatë i duhanit.
Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i
trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë
mund të kenë vuajtur nuk do të thotë se ne
jemi të dispozuar që të kalojmë të njëjtën
sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj ‘helmit’ të duhanit mund të
dënojë me këtë sëmundje (mjafton të
mendojmë të gjithë ‘të dashuruarit’
marrëzisht pas duhanit që nuk janë sëmurur
kurrë).Sidoqoftë, asnjë substancë
kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë
shkaku direkt i kancerit; por, provokon
forma malinje vetëm nëse shkakton
ndryshime kimike në brendësi të qelizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i
formimit të kancereve.
Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike, që në kushte të
vëçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin
e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmet
e ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve te ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet
diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike.I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë
kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit
tek njeriu.Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjirin, hormonët mund të jenë
ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të kavitet oral (dhe të
buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza
jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis
gishtërinjve).
14
KAPITULLI 2
2.1 Faktorët nxitës të kancerit të pulmoneve
1. Duhani njihet si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tumoreve në pulmone.
2. Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojnë kancer të pulmoneve dhe menopauze tek
femrat.
3. Kimikatet që gjenden në shtëpi janë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit në
pulmone.
4. Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjësit në këto sektore janë shkaktar për shumë
tumore.
5. Produktet farmaceutike nëse janë të pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes së tumoreve të
ndryshme.
2.2 Çfarë e shton rrezikun e kancerit
Nëse në familje ka histori të të afërmve të tjerë të prekur nga kanceri.
Nëse përdorni apo keni përdor produkte të duhanit, siç janë cigaret apo llullat e posaçme
për të pirë duhan.
Konsumimi i rregullt i alkoolit.
Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë jetës.
Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rentgenogram dhe rrezet ultraviolet.
Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirje të lëkurës.
Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirje të lëkurës.
Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë metalet apo pesticidet.
2.3 Pjesa me e prekur nga kanceri.
Në shumicën e rasteve kanceri ipulmoneve zhvillohet nga:
- Epiteli i bronkeve
15
- Epiteli i gjëndrave submukoze dhe me rradhë nga epiteli i gjëndrave peribronkiale.
- Epiteli i alveolave të mushkerive, që është akoma i dukshëm.
Nga vendi i lindjes kanceri përhapet në vendet fqinje zakonsisht me tri rrugë;
- Me anë të infiltrimit uniform të indeve përreth.
- Me rrugë infogjene bronkiale(mukoze) dhe peribronkiale
- Me rrugë intrakanalikulare.
2.4 Klasifikimi i tumoreve të pulmoneve
Tumoret klasifikohen në:
1. Tumore primare
2. Tumore sekondare
Tumoret primare të pulmoneve ndahen në:
1. Tumore beninje
2. Tumore gjysëmmalinje
3. Tumore malinje
Tumoret dytësore të pulmoneve:
1. Metastazat pulmonare hematogjene
2. Metastazat pulmonare limfogjene:LYMPHANGIOSIS carcinamatosa
3. Metastazat bronkogjene
4. Tumoret e organeve fqinje qëdepërtojnë në pulmone
Kanceri i pulmoneve klasifikohet sipas histologjisë. Klasifikimi është i rëndësishëm për të
përcaktuar mënyrën e trajtimit dhe për të ditur prognozën e sëmundjes. Kanceri i pulmoneve
mund të jetë karcinoma, që është malinje dhe zhvillohet nga qelizat epiteliale.
16
Për qëllime terapeutike klasifikohet në dy forma:
1. Kanceri i pulmoneve me qeliza jo te vogla (NSCLC-non-small lung cancer)
2. Kanceri i pulmoneve me qeliza të vogla (SCLC-small cell lung cancer)
Forma më e shpeshtë e kancerit të pulmoneve është ajo me qeliza jo të vogla (NSCLC),e cila ka
mbijetesë më të gjatë se kanceri i pulmoneve me qeliza të vogla (SCLC), që ka tendencë të
përhapet më shpejt.
Adenokarcinoma ( Kanceri me i shpeshtë)
Kanceri më i shpeshtë tek joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të pulmoneve, afër
pleurës. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e
adenokarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
-- Karcinoma bronkoalveolare. Zakonisht gjendet në periferi të pulmoneve, afër pleurës. Nuk
ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen disa si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të
sheshta).
-- Karcinoma me qeliza të mëdha. Zakonisht gjendet në periferi të pulmoneve, afër pleurës.
Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
-- Karcinoma me qeliza skuamoze. Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga
duhani.
-- Karcinoma bronkogjene. Shkakton hiperkalçemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
-- Karcinoma me qeliza të vogla. Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i
ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës.
Sekreton hormone: 1) mund të sekretojë ACTH
2) mund të sekretojë ADH.
-- Tumori karcinoid bronkial. Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT).
Shenjat/simptomat: diarhe, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes
në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi
përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
17
KAPITULLI 3
3.1 Diagnoza
Duke u bazuar në të dhënat e literaturës dhe të përvojës sonë mendojmë se diagnoza e hershme e
kancerit pulmonar duhet të bazohet në një planifikim që përbëhet nga disa etapa:
1. Depistimi i grupeve që përbëjnë një rrezik për shfaqjen e kancerit pulmonar.
2. Vlerësimi i drejtë i të dhënave rentgenologjike dhe të ekzaminimit klinikë.
3. Simptomatologjia rentgenologjike e kancerit të hershëm.
4. Ekzaminimet plotësuese të tjera që mund të sigurojnë një diagnozë të hershme.
Në fillim kryhet një radiografi e toraksit tek një person që paraqet simptoma të dyshimta për
praninë e një kanceri të pulmonit. Scaner CT kryhet për të marrë më shumë informacion në
lidhje me ecurinë e sëmundjes. Nëse është e nevojshme merret dhe masë për biopsi dhe kryhet
ekzaminimi histopatologjik.
3.2 Mënyrat e trajtimit
Trajtimi mund të përfshijë:
1. Kirurgjinë
2. Radioterapinë
3. Kemioteapinë
Kto mund të bëhen të kombinuara së bashku ose të ndara nga njëra- tjetra. Trajtimi duhet të jetë
individual në varësi të tipit dhe stadit të sëmundjes. Kohët e fundit është bërë një hap përpara në
kirurgji falë rrezeve laser,që duke mundur të përdoren direkt në mënyrë shumë të saktë,
parandalojnë infektimin e qelizave të shëndosha. Një teknik tjetër e re është criochirurgia, që
përdor të ftohtin në vend të bisturisë. Kjo mënyrë operimi pengon gjithashtu rrjedhjen e gjakut
duke reduktuar kështu mundësinë e përhapjes së kancerit ndërmjet qarkullimit të gjakut. Në të
kaluarën janë bërë shumë eksperimente të ndryshme për të zbuluar mjekimin për shërimin e
kancerit. Në ditët e sotme vihen në përdorim edhe metoda të ndryshme kompjuterike për të ja
arritur qëllimit. Por edhe rezultatet e sotme nuk janë edhe aq të kënaqshme, sidomos kur kanceri
zbulohet në fazat e vonshme të zhvillimit te tij.Kirurgjia për heqjen e kancerit pulmonar eshte e
mundur vetem ne nje numer te kufizuar rastesh.
18
3.2.1 Përcaktimi i ndërhyrjes kirurgjikale
Diagnoza e sigurtë ose e supozuar e një karcionome bronkiale është e barabartë me indikacion
për operacion, në rast se në atë moment nuk ka kundërindikacione për operacion. Nga të dhënat e
literaturës dhe përvoja jone shenjat rentogenologjike të paoperushmërisë janë:
Prekja e trakesë.
Zmadhimi i këndit të bifurkacionit.
Pareza e nervit rekurent dhe nervit frenik nga metastazat mediastinale.
Zbulimi i metastazave mediastinale, sidomos paratrekeala dhe paraezofagale.
Depërtimi i kancerit në ezofag.
Pleuriti eksudativ hemoragjik.
Depërtimi i tumorit në muret e kraharorit me destruksion të brinjëve.
Prekja e venave kava dhe azigos që përcaktohen në kavagrafi dhe azigografi.
Prekja e trungut te artieries pulmonare ose të një dege të saj kryesore, ose ngushtim
arteriesh të dy lobeve.
3.2.2Si vepron terapia kimike?
Qelizat normale zhvillohen dhe vdesin në mënyrë te kontrolluar. Por kanceri paraqitet atëherë
kur këto qeliza fillojnë të ndahen dhe të formohen pa kontroll e rregull.E pashpjeguar
shkencërisht, këto qeliza në mënyrë të befasueshme fillojnë të bëjnë "vetëvrasje", pra fillon
dëmtimi i organeve të trupit. Medikamentet antikancer shkatërojnë qelizat kanceroze duke i
ndërprer atyre rrugën e zhvillimit dhe shumëfishimit.Terapia kimike vepron më me sukses së
bashku me kombinimin e medikamenteve të tjera. Kjo quhet terapi kimike e kombinuar.
Ku do të marret terapia kimike?
Marrja e kimioterapisë mund të kryhet në spital ose në klinikat e profesionalizuara për ketë
fushë. Por kjo varet më se shumti nga lloji i medikamenteve, gjendja e pacientit si dhe natyrisht
nga propozimi i mjekut.
19
Sa herë do të marr terapinë kimike, dhe sa zgjat ajo?
Terapia kimike zakonisht kryhet me ndërprerje, me qëllim që trupi të ketë raste të ndërtojë qeliza
të reja e të shëndosha, si dhe te rifitoj fuqinë dhe vitalitetin.
A ka dhimbje gjatë terapisë kimike?
Përgjithësisht dhimbjet nuk janë prezente, por efektet janë shumë të mëdha si psh:
Alopeci nga kimioterapia
Dhimbje koke
Depresion
Vomitus
Temperaturë
Alergji të ndryshme
Humbje peshe
Probleme në defekim
Inapetencë
Vertigo
Ethe dhe dridhje të ekstremiteteve
3.2.3 Trajtimi i dhimbjeve
Trajtimi i mirë i dhimbjeve kronike nga kanceri është menaxhimi medikamentoz i cili përfshin
këto principe:
1. Infermjeri duhet të administrojë analgjezikët narkotik dhe jonarkotik në doza korrekte, në
intervalet e duhura të kohës dhe në rrugë korrekte, analgjezikët tek kanceri kronik shpesh
administrohen me rrugë orale dhe nëse dhimbja persiston gjatë gjithë ditës analgjezikët
jepen me orare të caktuara.
2. Infermjeri duhet të dallojë dhe të trajtojë efektet anësore të analgjezikëve sa më herët.
Efektet anësore përfshijnë: nausea, vomitus, konstipacion, sedacion, prurit dhe
20
çrregullime respiratore. Shfaqja e këtyre shenjave nuk do të thotë se duhet të ndalohet
dhënia e këtyre medikamenteve.
3. Infermjeri përdor edhe medikamente që janë përshkruar dhe nga mjeku për të ndihmuar
rritjen e efikasitetit të narkotikëve. Këtu përfshihen antidepresivet triciklikë,
antihistaminikët, dextroamfetaminat, steroidet, phenotiazinë dhe antikonvulsivantët.
4. Monitoron pacientin për shenja dhe simptoma të tolerancës dhe kur dhimbja shfaqet
infermjeri diskuton me mjekun për trajtimin. Pacientët me dhimbje kronike shpesh
kërkojnë shtim të dozës së narkotikëve.
5. Infermjeri tregohet i vëmendshëm për mundësinë e varësisë fizike në pacientët që marrin
narkotik për periudha të gjata kohore, tek këto pacient narkotikët nuk duhen ndaluar
menjëherë sepse pacientët mund të shfaqin diskomfort.
6. Infermieri vlerëson efektivitetin e analgjezikëve në intervale të rregullta dhe të shpeshta
kohore, pas administrimit e sidomos pas dozës fillestare.
3.3Diagnozat infermierore
Shkëmbim i dëmtuar i gazeve si pasojë e masës tumorale.
Defiçit të volumit të likideve lidhur me nausea dhe vom.
Intolerancë në aktivitete nga vështirësia respiratore.
Rritje e rrezikut për infeksione si pasojë e uljes së imunitetit.
Ulje në peshë si pasojë e humbjes së oreksit.
Ankth dhe frikë në lidhje me prognozën e sëmundjes
3.4Veprimet infermjerore.
Infermjeri askulton zhurmat e frymëmarrjes çdo 2 – 4 orë,duke monitoruar :
- Për pakësimin të zhurmave ose pranin e zhurmave të pleurave.
- Monitoron oksigjenimin,raporton sat o2 ≤ 92% ,sepse kjo mund të indikojë nevojën për
oksigjeno-terapi.
21
- Sigurohet nësa ka sisteme drenimi në gjoks dhe nëse funksionojnë ato. Pozicionon
pacientin në pozicionin Semi-Foëler.
- Nëse përshkruhet terapi infermjeri sqaron pacientin dhe dokumenton progresin e
pacientit.
- Për pacientët me eufuzion të shtuar pulmonar, infermjeri këshillon pacientit të bëjë
ushtrime për frymëmarrje të thellë.
- Tç qëndrojë drejtë në këmbë, pozicionon gishtat poshtë klavikulës, merr frymë thellë dhe
e mban frymën për disa sekonda dhe pastaj ekspiron pasivisht.
- Ky ushtrim kur bëhet me intervale të shpeshta ndihmon në zhvillimin e indeve pulmonare
dhe lëviz sekrecionet.
3.5 Si ta parandalojmë kancerin.
Kriteret që duhet të kontrollohen
Pirja e alkoolit në sasi të mëdha
Sasia e duhanpirjes
Ushqyerja e pabalancuar
Mbipesha dhe obeziteti
Menaxhimi i keq i stresit
Tensioni i lartë i gjakut
Niveli i sheqerit në gjak
Kolesteroli i lartë
Shkaktarët e sëmundjeve të zemrës
Aktiviteti fizik
Malnutricioni
Nëse vuani nga kanceri në pulmone është mirë të hani shumë perime të gjelbra. Ka ardhur
koha që ushqimi të mund të shërbejë jo vetëm për të parandaluar këtë sëmundje, por edhe të
ndihmojë në mjekimin e saj. Mjekësia alternative ka disa kohë që rekomandon ushqime
22
vegjetative dhe mirobiotike për pacientët me kancer, duke përfshirë këtu edhe kancerin në
pulmone.
Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit e ushqimit, siç është betakaroteni, mund të
sulmojnë dhe të zhdukin qelizat tumorale, duke penguar kështu rritjen dhe zhvillimin e tij.
Hulumtimet e fundit të Institutit për Zbulimin e Kancerit (Universitet në Havai) kanë treguar se
fuqia kimioterapike e perimeve e pengon përparimin ose avancimin e tumorit dhe rrit periudhën
e jetëgjatësisë.
Në një studim të bërë midis 463 meshkujve dhe 212 femrave me kancer nëpulmone, u zbulua
se marrja e shumë perimeve dhe frutave nga të gjitha llojet e rrit periudhën e mbijetesës te
femrat. Në këtë provë femrat që kanë konsumuar shumë perime, sidomos lulelakër, kanë pasur
shanse të mbijetojnë 33 muaj, kurse ato që kanë ngrënë më pak nga kjo perime, kanë jetuar më
pak se 28 muaj. Ndërsa përmirësimi dhe rritja e mbijetesës te meshkujt me kancer në pulmone ka
ardhur si pasojë e konsumimit të domateve dhe portokajve.
Por edhe betakaroteni ka pasur shumë efekte pozitive, sepse në eksperimentin që u krye ai i
zhdukte qelizat e tumorit. Duke ngrënë karota të freskëta së paku 2 herë në ditë, rreziku nga
kanceri në pulmone ulet në masën 60%. Ndërsa një gotë me lëngun e lulelakrës së bardhë të
freskët më shpesh se një herë në ditë e zvogëlon rrezikun në 70 % dhe spinaqi i fresket 40 %.
Një studim i publikuar në revistën “Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre
perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata që kanë
riskun gjenetik. Studimi është kryer nga “International Agency for Cancer Research” (Iacr) ne
Lion të Francës dhe, sipas tij, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë
për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre. Sipas ekspertëve, përfundimet e studimit gjejnë më
tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. Dy gjenet
e vëna “në shënjestër” janë “Gstm1” e “Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga
disa lëndë toksike.
Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike,
të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri pulmonar. Veçse normalisht këto
molekula eliminohen nga organizmi me anë të disa enzimave pastruese, të prodhuara pikërisht
nga këta dy gjene. Studiuesit e “Iacr” kanë marrë nën shqyrtim rastet e 2141 pacientëve të prekur
23
nga tumori në pulmone dhe 2168 persona të shëndetshëm të ardhur nga Polonia, Sllovakia,
Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Hungaria (të gjitha vende qe i përdorin çdo ditë këto
perime). Këtyre personave u është marrë një kampion ADN-je dhe u është monitoruar dieta. Në
këtë mënyrë është vërejtur se te personat me version aktiv të këtyre dy gjeneve, konsumimi i
këtyre perimeve nuk kishte efekt mbrojtës. Por, në të njëjtën kohë, mjaftonte të hahej të paktën
një herë në javë për të ulur rrezikun me 33% te personat që kishin një formë jo aktive të gjenit
“Gstm1” (element i zakonshem për gati 50% të popullsisë). Ndërsa për ata që kishin “Gstt1” “të
fikur” efekti mbrojtës shkonte deri në 37% (rreth 20 % e popullsisë ka këtë version gjenesh). Jo
vetëm kaq, te personat që i kishin të dyja gjenet joaktive (gati 10% e popullsisë) mbrojtja
shkonte deri në 72%.
Këto të dhëna, sipas Paul Brennan, njëri prej autorëve të studimit, japin të dhëna interesante rreth
efektit mbrojtës të perimeve, që i përkasin familjes së lakrave kundër kancerit në pulmone.
Sipas Institutit të Shoqatës Amerikane të Kancerit çdo vit 440 000 amerikan vdesin vetëm
nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit vret më shumë amerikan se alkooli, aksidentet me makina,
vetëvrasjet, SIDA, vrasjet dhe te gjitha drogat ilegale së bashku. 30% të vdekjeve nga kanceri
kanë rrjedhojë pirjen e duhanit. Ndërsa 87% të vdekjeve nga kanceri i pulmoneve janë shkaktarë
të pirjes së duhanit. Duhanpirja është përgjegjëse për afërsisht 90% të rasteve me kancer të
pulmoneve.
Mjeku përgjegjës i spitalit të tumorëve pranë Akademisë së shkencave mjekësore të Kinës z.Shi
Yuan Kai tha:
"Me përparimin e shkencës dhe teknikës si dhe me ngritjen e nivelit jetësor të popullit, mënyrat
dhe ilaçet për mjekimin e tumorëvev janë shtuar pandërprerë, efektiviteti i kurimit është ngritur
në një farë shkalle, ndërsa pacientët që mjekohen që në fazën e hershme kanë efektivitet më të
mirë se ata që mjekohen në fazën e vonshme."
Ai tha se shumë tumorë në fillim kanë simptoma paralajmëruese në trup, si masa të palpueshme,
dhimbje, zë të ngjirur, tretje jo të mirë etj. P.sh. melena tek 40 deri 60% të pacientëve që vuajnë
nga kanceri në zorrën e trashë, masë e palpueshme në gji tek shumë pacientë që vuajnë nga
kanceri në gji në fazën e hershme etj. Këto simptoma janë shumë të ngjanshme me ato të
24
sëmundjeve të zakonshme, por kujdesi dhe vëmendja e duhur e pacientëve dhe mjekëve për këto
simptoma ndihmojnë në përcaktimin sa më parë të diagnozës.
Kina është një nga vendet që ka më shumë pacientë që vuajnë nga kanceri. Në vitin 2000, numri
i të vdekurve nga kanceri në Kinë i kaloi 500 mijë. Tani ndër 5 të vdekur në Kinë, njeri vdes nga
kanceri. Prandaj qeveria kineze i ka kushtuar dhe i kushton gjithmonë vëmendje të madhe
parandalimit dhe kurimit të kancerit. Zbulimi i hershëm i kancerit si një mënyrë e rëndësishme
po përhapet gjerësisht tani në Kinë.
Që në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, në Kinë filloi puna e zbulimit të hershëm të kancerit. Por
faktet e mëvonshme kanë vërtetuar se një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të kontrollit nuk
kanë patur efekt, kurse në disa punë të tjera janë arritur rezultate të dukshme. Kështu. P.sh në
zonat e përhapjes së kancerit në qafën e mitrës është aplikuar kontrolli citologjik dhe janë
mjekuar në kohë të sëmurat. Si rezultat është ulur shumë përqindja e kancerit në qafën e mitrës.
Tani në Kinë numri i të vdekurve nga kanceri është në ngritje. Për të përballuar aktivisht sfidën e
kancerit dhe për të mbrojtur shëndetin e popullit, sektorët përkatës kinezë kanë hartuar planin e ri
të parandalimit dhe kurimit të kancerit. Funksionarja e Drejtorisë së kontrollit të sëmundjeve
pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Kinës zonja Kong Lingzhi tha:
"Në dhjetor të vitit 2003, Ministria e Shëndetësisë shpalli "programin kinez për parandalimin dhe
kontrollin e kancerit", në të cilin theksohen zbulimi, përcaktimi i diagnozës dhe kurimi në fazën
e hershme të kancerit."Pas publikimit të këtij programi, sektorët përkatës kinezë janë aktivizuar
menjëherë dhe kanë bërë shumë punë, p.sh. disa specialistë shkruan broshurën "Udhëzime në
kontrollin seleksionues të kancerit, përcaktimi i dagnozës dhe kurimi i hershëm", në të cilin janë
parashtruar mënyrat e standardizimit të diagnozës dhe kurimit të hershëm.
Në Kinë janë krijuar mënyra të mira për kontrollin seleksionues të kancerit në qafën e mitrës, për
përcaktimin e diagnozës dhe kurimin e tij, prandaj Kina e ka vënë theksin e punës në këtë
drejtim. Kontrolli seleksionues i kancerit në gji dhe në zorrë të trashë kërkon burime të
mjaftueshme higjenike, kështu kjo punë zhvillohet tani vetëm në qytetet dhe zonat me kushte të
duhura. Në zbulimin e hershëm të kancerit në ezofag, në mëlçi, nuk ka akoma projekte kontrolli
që të pranohen në arenën ndërkombëtare, por pas kërkimeve praktike shumëvjeçare Kina ka
25
grumbulluar shumë përvoja në përputhje me kushtet konkrete të vendit , prandaj do të krijohen
pika eksperimentale të zbulimit të hershëm të kancerit në këto organe dhe do të përsosen
gradualisht projektet teknike dhe do të kërkohet sistemi efikas i qarkullimit në zonat ku ka shumë
raste të kancerit.
Vitamina D
Gjatë studimit me rreth 14 mijë amerikanë, shkencëtarët arritën në përfundimin se personat që
kanë nivele të larta të vitaminës D në gjak janë të prirur të kenë pulmone më të shëndetëshme
sesa ata që kanë vitaminë D në nivele të ulta. Kjo u vu re më qartë tek personat mbi 60 vjeç dhe
tek ata që pijnë duhan. Studime të mëparëshme kanë treguar mbi të mirat e vitaminës kundër
ostoeporozës, hipertensionit, diebetit dhe disa llojeve të kancerit. Përsa i përket pulmoneve,
shkencëtarët thonë se ka të ngjarë që vitamina D duket se ndihmon në rigjenerimin e qelizave të
dëmtuara. Vitamina D, thonë ata, mund të veprojë tërthorazi edhe nëpërmjet sistemit imunitar.
26
KAPITULLI 4
METODOLOGJIA
Për kryerjen e këtij studimi janë sfrytëzuar statistika të cilat janë bërë nga mjekët specialistë në
spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive "Shefqet Ndroqi".Studimi është shtrirë në
harkun kohor të tre dyvjeçarëve dhe janë shqyrtuar 1476 pacientë të ndarë në tri grupe.
Grupi i parë i tyre është ekzaminuar në vitet 2004 dhe 2005 dhe janë përfshirë në studim 420
pacientë, nga këto 200 femra dhe 220 meshkuj.
Grupi i dytë i të sëmurëve që janë marrë në shqyrtim ka qenë në vitet 2007 dhe 2008 me 412
pacientë, nga këto 210 femra dhe 202 meshkuj.
Grupi i tretë i të ekzaminuarave ka qenë në vitet 2010 dhe 2011, janë përfshirë në studim 644
pacientë, nga këto 376 femra dhe 268 meshkuj.
27
STATISTIKA
Mosha mesatare e të prekurve nga sëmundjet malinje të mushkërive në grupin e parë është 58
vjeç, në grupin e dytë 60 vjeç dhe në grupin e tretë 64 vjeç. Kështu, mosha e shfaqjes së
problemeve të mushkërive është duke ardhur drejt rritjes.
Tab. 1 Numri i pacientëve
Grupi I Grupi II Grupi III
2004-2005 420
2007-2008 412
2010-2011 644
Tab. 2 Mosha mesatare e pacientëve
2004-2005 2007-2008 2010-2011
Grupi I 58 vjeç
Grupi II 60 vjeç
Grupi III 64 vjeç
54
56
58
60
62
64
2004-2005 2007-2008 2010-2011
58
60
64
mo
sha
me
sata
re
vitet sipas grupeve
Mosha mesatare
Grupi I
Grupi II
Grupi III
28
Siç shikohet nga tabela dhe grafiku mosha mesatare e pacientëve të prekur nga kanceri i
pulmoneve gjatë këtyre viteve ka ardhur duke u rritur.
Tab. 3
Femra Meshkuj
Grupi I 200 220
Grupi II 210 202
Grupi III 376 268
Përveçse numrit në rritje të moshës mesatare shikohet edhe nje rritje e numrit të pacientëve
femra të prekura nga kanceri i pulmoneve në lidhje me meshkujt. Siç shikohet nëse në vitet
2004-2005 numri i femrave të prekura është 200 ky numër ka ardhur duke u rritur me kalimin e
viteve dhe në vitet 2010 dhe 2011 ka arritur në 376 femra.
Lind kjo pyetje: Pse ka ardhur duke u rritur numri i femrave të prekura në krahasim me
meshkujt?
Për ti dhënë një përgjigje duhet të bazohemi në tabelat dhe grafiqet e mëposhtme, të cilat kanë
lidhje me abuzimet në pirjen e duhanit, alkoolit, me trashëgiminë, me ndotjen e mjedisit ku
jetojnë (Zona urbane apo rurale)
0
50
100
150
200
250
300
350
400
Grupi I Grupi II Grupi III
200 210
376
220 202
268
Numri femra-meshkuj
Femra
Meshkuj
29
Tab. 4
Duhanpirëse Joduhanpirëse
Grupi I 132 68
Grupi II 144 66
Grupi III 205 171
Tab. 5
Me histori familjare me
kancer
Pa histori familjare me
kancer
Grupi I 142 58
Grupi II 156 54
Grupi III 215 161
0
50
100
150
200
250
Grupi I Grupi II Grupi III
132 144
205
68 66
171
Konsumimi i duhanit
Duhanpirese
Joduhanpirese
0
50
100
150
200
250
Grupi I Grupi II Grupi III
142 156
215
58 54
161
Histori familjare me ose pa kancer
Me histori familjare me kancer
Pa histori familjare me kancer
30
Tab. 6
Mjedisi rrethues i ndotur Mjedisi rrethues me pak i ndotur
Grupi I 120 80
Grupi II 129 81
Grupi III 192 184
Bazuar në tabelat dhe grafiqet 4,5,6 duket qartë se janë më shumë të prekura femrat që janë
konsumatore të duhanit numri i tyre ka ardhur duke u rritur ndër vite. Faktor tjetër i prekjes së
femrave nga kjo sëmundje është trashëgimia. Dihet që incidenca e prekjes nga kanceri rritet tek
personat që kanë familjarë që vuajnë prej kancerit, kjo vihet re dhe nga tabela numër 5. Ndërsa
tabela 6 tregon se një ndër faktorët e prekjes nga kanceri i pulmoneve është dhe ndotja e mjedisit,
sidomos në zonat industriale, ku faktorët ndotës të mjedisit janë në nivele më të larta. Kjo vihet
re më shumë në zonat urbane.
0
20
40
60
80
100
120
140
160
180
200
Grupi I Grupi II Grupi III
120 129
192
80 81
184
Ndotja e mjedisit
Mjedisi rrethues i ndotur
Mjedisi rrethues me pak i ndotur
31
KONKLUZIONE
Në bazë të analizave të të dhënave gjatë këtij studimi u arrit në përfundimin se:
Numri i femrave të prekura nga kanceri i pulmoneve është gjithnjë e në rritje. Kjo
vjen si pasojë e disa faktorëve të cilët janë të brendshëm dhe të jashtëm.
Ndër faktorët e brendshëm mund të përmendet trashëgimia. Ndonëse jo një faktor
kyç.
Ndër faktorët e jashtëm mund të përmendet:
- Duhanpirja. Si një faktor nxitës i kësaj sëmundje. Kjo vjen si shkak i
shtimit të numrit të femrave që abuzojnë me konsumimin e duhanit.
- Ndotja e mjedisit, punësimi në zonat industriale me përmbajtje të lartë
substancash kimike të rrezikshme.
REKOMANDIME
1. Për këtë kontingjent të sëmurësh këshillohet pushim për disa ditë në klimë malore, për
shkak të gjelbërimit, ajrit më të pastër dhe temperaturave të mjedisit, që janë më të ulëta.
Por nuk kanë pse të privohen edhe nga klima detare, mjafton të tregohen të kujdesshëm.
2. Këtyre personave u rekomandohet të shëtisin një orë në mëngjes herët dhe në darkë vonë,
të evitojnë qëndrimet në diell, qoftë dhe nën çadër dhe futjen në det.
3. Këshillohet marrja e lëngjeve për të shtuar sasinë e gjakut qarkullues, që mund të ketë
pasojë uljen e tensionit arterial.
4. Të bëjnëushtrime të lehta gjimnastikore, sidomos të kraharorit.
5. Të ndalohet përdorimi i duhanit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ku pihet
6. Rekomandohet një menu e pasur me vitamina, me shumë kalori dhe që të përmbajë
ushqime që treten lehtë.
7. Këta pacientë duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj qëndrimit nën ventilatorë,
kondicioner, përdorimin e pijeve të ftohta dhe shmangien nga korrentet e ajrit.
8. Personat që kanë familajrë që kanë vuajtur nga kanceri i pulmoneve apo dhe tumore të
tjera duhet të kryejnë më shpesh kontrolle dhe analiza, në mënyrë që të zbulohet
sëmundja sa më herët.
32
REFERENCA
P. Karaj / K. Preza -- Rentgendiagnostika e sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes Tiranë 1985
Informacion nga leksionet e kirurgjisëhttp://www.voanews.com/albanian/archive/2006-01/2006-
01-24-
voa2.cfm?renderforprint=1&textonly=1&&TEXTMODE=1&CFID=108270621&CFTOKEN=9
0226531
http://sq.Wikipedia.org/Wiki/Tumoret_e_mushk%C3%ABrive
http://www.mjeksia.net/kanceri-i-
mushkerive/http://www.dardania.de/vb/upload/shoWthread.php?t=22528
http://www.publiku.com/blog.php?user=mjeksi¬e=8467
33
.
34