kapitulli i ndËrmarrËsi dhe ndËrmarrËsia

34
Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA Prof. Ass. Dr. Halit Shabani MSc. Fisnik Morina PhD (c) Pejë, 2017

Upload: others

Post on 01-Oct-2021

16 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Kapitulli I

NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Prof. Ass. Dr. Halit Shabani

MSc. Fisnik Morina PhD (c)

Pejë, 2017

Page 2: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

• Mund të themi se ndërmarrësi është personi i cili është i gatshëm që me rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja (prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës.

• Ndërmarrësi përgatit, zbaton dhe kontrollon projektin e vet dhe vendimet zakonisht i merr vetë.

PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT

Page 3: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

• Ndërmarrësi, për dallim nga pronari, është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vet dhe vazhdimisht aplikon risi. Nga ana tjetër, pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi, përpiqet që afarizmin e vet ta mbajë në nivelin aktual.

• Po ashtu, vlen të theksohet se ndërmarrësit mund të jenë të punësuar në një kompani të madhe dhe të mos jenë pjesëmarrës në pronësi.

• Fjala është për menaxherët ndërmarrës që si punëdhënës, me ndihmën e novacioneve, përkatësisht të produkteve të reja, orientohen në zgjerimin e prodhimit

PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT

Page 4: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

• Sipas D.K. Traverso, dallimi ndërmjet ndërmarrësit dhe njerëzve të tjerë qëndron në sa vijon: ndërmarrësit vazhdimisht fillojnë projekte të reja, kurse njerëzit e “zakonshëm” ndërmjet projekteve pushojnë. Që të ndihen të suksesshëm ndërmarrësit duhet të fitojnë shumë, shumë para; njerëzit e tjerë thjesht kënaqen me vetë fitimin, dhe mu kjo bënë që të ndihen të suksesshëm.

• Për dallim nga ndërmarrësi, menaxheri është ekspert i shkolluar i cili merr përsipër detyrën dhe funksionet e qeverisjes në ndonjërin nga nivelet e kompanisë lidhur me llojin e caktuar të aktivitetit afarist. Këta ekspertë specializohen për funksionin e menaxherit (planifikimi, organizimi, udhëheqja dhe kontrolli) ose për njërën prej sferave të veprimtarisë afariste (financat, marketingu, shitja etj.)

PËRKUFIZIMI KUPTIMOR I NDËRMARRËSIT

Page 5: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

• Çdo ndërmarrës, që të jetë i suksesshëm, duhet të posedojë veçori të caktuara.

• Ato janë të shumta dhe asnjëra prej tyre veç e veç nuk ka domethënie të madhe dhe nuk mund të ketë ndikim vendimtar në arritjen e suksesit.

• Mirëpo, kombinimi i këtyre veçorive do të ndikojë qenësisht në realizimin ose dështimin e projektit.

VEÇORITË E NDËRMARRËSIT

Page 6: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

VEÇORITË E NDËRMARRËSIT

Page 7: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

VEÇORITË E NDËRMARRËSIT

Page 8: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

IDEJA E NDËRMARRËSIT

• Se nuk është e lehtë të jesh ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëm dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë.

• Për fat të keq, suksesin nuk e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një strategjie sa më të mirë të afarizmit e cila çon drejt qëllimit të caktuar.

Page 9: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

IDEJA E NDËRMARRËSIT

• Për të vlerësuar se a është ideja jonë njëkohësisht edhe rast I volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje:

• A e do tregu atë që ne e ofrojmë?

• A është i gatshëm tregu për ofertën tonë?

• A do të na e mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm?

• A është ideja e jonë novacion?

• Cilat elemente përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg?

Page 10: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Analiza dhe realizimi i aksionit

Page 11: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

PROCESI I NDËRMARRËSISË

• Që të mund të realizohet një ide është e nevojshme, para së gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë.

• Pastaj, është e nevojshme të definohet strategjia, përkatësisht mënyra sipas së cilës do t’i realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie.

• Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të ndërmarrësisë

Page 12: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Definimi i qëllimeve

• Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme të subjektit ekonomik.

• Kjo është pika e fundit drejt të së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vet të cilin e synon.

• Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprokisht të harmonizuara.

Page 13: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Përcaktimi i strategjisë

• Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit, përkatësisht tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet e parashtruara.

• Mund të thuhet se qëllimet japin përgjigjen në pyetjen ÇKA dëshirojmë të arrijmë, kurse strategjia në pyetjen

• SI mendojmë që këtë ta realizojmë.

Page 14: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Realizimi i strategjisë

• Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’i krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit.

• Në këtë fazë ndërmarrësi do të duhej të verifikonte:

• A ka burime dhe mjete të mira?

• Sa është e fortë ndërmarrja?

• Çfarë janë mundësitë dhe afinitetet e saj?

Page 15: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË

• Sikur edhe shumica e kuptimeve, edhe përkufizimi dhe kuptimi i ndërmarrësisë kanë pësuar ndryshime gjatë kohës.

• Mund të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet; roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore; kuptimi i tregtisë së jashtme; inflacioni dhe papunësia; monopolet dhe dështimet e tjera në treg; sovraniteti i konsumatorëve; ideja për ekonominë si sistem vetërregullues: të gjitha janë këtu.

• Të gjitha këto ai që moti i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë.

• Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në ofertën e tyre.

Page 16: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË

• Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, në skenën ekonomike paraqitet lëvizja e quajtur “margjinalizmi”.

• Në këtë periudhë gjithnjë e më pak mendohet për shpenzimet e prodhimit, e gjithnjë e më shumë për “vlerën” e mallit, përkatësisht për dobinë nga ndonjë prodhim ose shërbim si kategori subjektive.

• Në fillim të shekullit të 20-të ekonominë botërore e godet kriza e madhe ekonomike e cila përfundoi kah fundi i Luftës së Dytë Botërore.

• Teoria e përgjithshme e punësimit, kamata dhe paraja, i autorit J. M. Keynes, e shënon këtë periudhë, e cila shpeshherë quhet edhe periudha e revolucionit kejnesian.

Page 17: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KUPTIMI DHE RËNDËSIA E NDËRMARRËSISË

• Në fund të viteve të 70-ta ishin pjekur kushtet për braktisjen e hierarkisë dhe të planifikimit.

• Ekonomia me një rritje të re i kthehet tregut dhe demokracisë.

• Afarizmi financiar dhe lidhjet shkak-pasojë të investimeve dhe rezultateve të ndryshme bëheshin gjithnjë e më të rëndësishme. Njëkohësisht merr hov zhvillimi i elektronikës që hap mundësi të reja.

• Suksesi i Microsoftit dhe i kompanive të ngjashme e vë sërish në plan të parë njeriun e rëndomtë dhe ndërmarrësinë.

• Ky trend ka vazhduar deri më sot, edhe pse jo në përmasa të njëjta, mirëpo, ndërmarrësia edhe më tutje mbetet forca që i vë në lëvizje ekonomitë e zhvilluara.

Page 18: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË - SHBA

• Rregullimi ligjor dhe organizimi i ndërmarrjeve të vogla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillon në vitin 1953, pas nxjerrjes së Ligjit për ndërmarrjet e vogla (Small Bussiness Act).

• Me ligj është definuar se subjekt i vogël ekonomik është ai që në pikëpamje të pronësisë është i pavarur dhe që vepron në mënyrë të pavarur dhe nuk dominon në fushën e veprimtarisë së vet.

Page 19: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË - SHBA

Page 20: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË – BRITANIA E MADHE

• Ndërmarrësia në Britani të madhe është ndër më të zhvilluarat në Evropë, kryesisht ngase ky vend me kohë e ka vërejtur rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla.

• Për këtë qëllim qeveria britanike ka formuar Komitetin për Mbështetjen e Subjekteve të Vogla Ekonomike (The Committee of Inguairy on Small Firms).

• Ndërmarrësi duhet t’i plotësojë dy nga tre kriteret e mundshëm që të mund të radhitet ndër subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike. Këto janë kriteret:

Page 21: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

KARAKTERISTIKAT E ZHVILLIMIT TË NDËRMARRËSISË NË BOTË – BASHKIMI EVROPIAN

• Komisioni Evropian, po ashtu, i cakton kriteret për përkufizimin e subjekteve të vogla dhe të mëdha ekonomike. Ato sot përkufizohen në këtë mënyrë:

Page 22: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

PIKËNISJET THEMELORE TË NDËRMARRËSISË

• Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha sipas mendimit të M. Shkrtiq:

ndërmarrjet e vogla pasurojnë llojllojshmërinë e ofertës dhe të kërkesës

ndërmarrjet e vegla kryesisht plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime

një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vet në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë

Page 23: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

PIKËNISJET THEMELORE TË NDËRMARRËSISË

Ndërmarrjet e vogla e mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjidhjeve të reja teknologjike.

Struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë.

Për një afarizëm të suksesshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë.

Page 24: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

NDËRMARRËSIA DHE MENAXHMENTI

Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë.

Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vettë gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik.

Pikërisht mbi bazën e kësaj mënyre të të menduarit po hapet një numër gjithnjë e më i madh i shkollave afariste që kanë për qëllim arsimimin e ndërmarrësve për disiplinat e caktuara të menaxhimit.

Page 25: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

FORMAT E NDËRMARRËSISË

Page 26: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

PRAKTIKA E NDËRMARRËSISË

Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet, mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit.

Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimisht kërkon mënyra të reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues, ndërmarrësin e ri ose franshizën.

Page 27: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Subjekti ekonomik i ri i formuar

Sipas mendimit të P. Druckerit duhet shqyrtuar me kujdes sa vijon:

Page 28: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Blerja e ndërmarrjes (firmës) ekzistuese

Këtu bëhet fjalë për një tjetër mundësi të fillimit të punës vetjake.

Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe – nëse është fjala për një ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt, shanset për vazhdim të suksesshëm të veprimtarisë janë shumë më të mëdha, ndërkaq krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.

Page 29: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Franshiza

Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge franchir, që do të thotë “të lirohet”.

Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit – kontratë që blerësit (frashizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (frashizorit).

Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. Sipas Strauss-it anët e mira të saj janë:

1. blihet një sistem i verifikuar, e kjo teoretikisht zvogëlon rrezikun e mossuksesit,

2. franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë,

3. mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale.

Page 30: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

SPECIFIKAT E NDËRMARRJEVE TË VOGLA

Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e zhvilluara të botës.

Padyshim se ekonomia e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat, në numrin e gjithmbarshëm të ndërmarrjeve, marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish, ndërkaq është tejet e rëndësishme edhe pjesëmarrja e tyre në prodhimin e gjithmbarshëm shoqëror..

Page 31: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Përparësitë e ndërmarrjeve të vogla

Njëra prej përparësive është PAVARËSIA e iniciuesit të punës, i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur.

Krahas kësaj, ndërmarrësit e vegjël do të fitojnë më shumë se sa po që se do të ishin të punësuar në ndonjë subjekt të madh ekonomik, kështu që MUNDËSITË FINANCIARE janë njëri prej faktorëve që i numërojmë ndër-përparësitë që i sjellë inicimi i punës vetjake.

Derisa të punohet pozitivisht, është e garantuar SIGURIA E PUNËS.

Ndërmarrësi është njëkohësisht edhe menaxher, andaj vendos vetë se sa dhe kur do të punojë.

Themelimi i veprimtarisë vetjake mundëson edhe PUNËSIMIN E FAMILJARËVE, përkatësisht punësimin e anëtarëve të familjes së vet.

Page 32: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Të metat e ndërmarrjeve të vogla

Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është FLUKTUIMI I SHITJES.

KONKURRENCA është vështirësia e dytë me të cilën përballet ndërmarrësi. Në fillim puna mund të shkojë shumë mirë, por pas disa vitesh mund të shfaqet konkurrenca e pakapërcyeshme.

PËRGJEGJËSIA E SHTUAR mund ta ngarkojë dukshëm ndërmarrësin, andaj është e dëshirueshme që në kohën e rritjes, punët e caktuara t’u besohen ndërmarrësve të specializuar nga sfera e financave ose e marketingut.

HUMBJET FINANCIARE jo vetëm që mund të ndikojnë në humbjen e besimit ndaj ndërmarrësit dhe në shkapërderdhjen e partnerëve afaristë, por edhe në bankrotim.

E meta më e madhe e inicimit të punës ndoshta është rreziku nga falimentimi.

Page 33: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla

Rreziku mund të shkaktojë pasiguri, humbje ose dështim, përkatësisht paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mund të ndikojnë në realizimin e qëllimit.

Sipas Gj. Horvatit dhe M. Kovaçiq, modelet e mbrojtjes nga rreziqet nënkuptojnë sa vijon

Page 34: Kapitulli I NDËRMARRËSI DHE NDËRMARRËSIA

FUNDI I KAPITULLIT TË PARË