karta - amf.gov.al« _drejtave/karta e të drejtave të konsumatorit dhe...2. e drejta për...

46
etë drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së KARTA

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • e të drejtave

    të konsumatorit dhe

    investitorit për

    tregjet nën

    mbikëqyrjen e

    AMF-së

    KARTA

  • Karta e të drejtave të konsumatorit

    dhe investitorit për tregjet nën

    mbikëqyrjen e AMF-së

    Kjo Kartë përcakton të drejtat themelore që gëzon

    konsumatori dhe investitori në marrjen e shërbimeve

    në tregun financiar jobankar, në përputhje me

    legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare:

    Ligji nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e

    Mbikëqyrjes Financiare” (i ndryshuar), si edhe ligjeve

    specifike, të cilat rregullojnë secilin treg financiar

    jobankar.

    (Ligji nr. 52 datë 02.05.2014 “Për veprimtarinë e

    sigurimit dhe risigurimit”, Ligji nr. 10 076, datë

    12.02.2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin

    2 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • e Transportit”, Ligji nr. 62/2020 “Për tregjet e kapitalit”,

    Ligji nr. 56/2020 “Për sipërmarrjet e investimeve

    kolektive”, si dhe Ligji nr. 10 197, datë 10.12.2009 “Për

    fondet e pensionit vullnetar”).

    Ky dokument paraqet informacion të përmbledhur

    dhe të qartë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të

    konsumatorit dhe investitorit në tregjet financiare nën

    mbikëqyrjen e AMF-së.

    Të drejtat e konsumatorit dhe investitorit të

    shprehura në këtë Kartë burojnë si rezultat i detyrimit

    për zbatim nga të gjitha subjektet e licencuara nga

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ushtrojnë

    veprimtarinë në tregjet financiare jobankare.

    Informacioni i siguruar në këtë dokument është i

    arritshëm në faqen zyrtare “Web” të AMF-së. Informacion

    mbi të drejtat e konsumatorit dhe investitorit gjendet

    edhe në faqet e subjekteve nën mbikëqyrje.

    3 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • Kjo Kartë përmban:

    1 TË DREJTAT E KONSUMATORIT/TË SIGURUARIT NË TREGUN E SIGURIMEVE

    2 TË DREJTAT E INVESTITORIT NË TREGJET E KAPITALIT

    TË DREJTAT E INVESTITORIT NË

    SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE

    TË DREJTAT E ANËTARIT NË

    FONDET E PENSIONIT

    rta e të drejtave të konsuma 4

    Ka torit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    3

    4

  • I. TË DREJTAT E

    KONSUMATORIT/ TË SIGURUARIT

    5 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 1. E drejta për informim dhe ndihmë aktive gjatë procesit të marrjes së sigurimit

    6 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Konsumatori, përpara nënshkrimit të kontratës,

    informohet nga shoqëria e sigurimit, agjenti apo brokeri

    në lidhje me subjektin e sigurimit, mbulimin në sigurim,

    si për periudhën para nënshkrimit të kontratës dhe

    gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj.

    Konsumatori merr me shkrim çdo informacion nga

    shoqëria e sigurimit apo ndërmjetësi, lidhur me:

    • Llojin përkatës të sigurimit;

    • Emrin e shoqërisë;

    • Adresën e degës qendrore të shoqërisë dhe selinë e degës ku do të nënshkruhet kontrata;

    • Procedurën e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim dhe strukturën përgjegjëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

    • Mundësitë për ndryshimin e kontratës dhe afatet e përfundimit të saj;

    • Metodën e llogaritjes së primit, afatet dhe mënyrën e pagesës së tij;

  • • Kërkesën dhe afatet për pagesën e dëmshpërblimit;

    • Procedurat jashtëgjyqësore për zgjidhjen

    e mosmarrëveshjeve;

    • Përfundimin e njëanshëm të kontratës;

    • Të dhënat mbi taksa/tatime dhe komisione mbi

    kontratën e sigurimit.

    Konsumatori ka të drejtë t’i drejtohet Qendrës së

    Informacionit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes

    Financiare, në mënyrë që të njihet me të dhënat e palëve

    në aksident, sipas të drejtës që ka për kompensim, ku

    përfshihen: emri i shoqërisë përgjegjëse të siguruesit,

    numri i kontratës së sigurimit, emri i shoqërisë së

    përfaqësuesit të dëmtuar.

    Konsumatori mund të aksesojë qendrën

    e informacionit në “Web” faqen e Autoritetit:

    https://amf.gov.al/mtpl.asp.

    7 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • Gjithashtu, para nënshkrimit dhe gjatë periudhës së

    vlefshmërisë së kontratës, konsumatori gëzon të drejtën

    e marrjes së ndihmës aktive nga shoqëria e sigurimit,

    duke u mbështetur në parimin e mirëbesimit, për të

    kuptuar aspektet teknike të mbulimit në sigurim dhe

    elementet e tjera të kontratës së sigurimit. Kjo ndihmë

    konsiston në dhënien e informacionit nga shoqëria e

    sigurimit apo ndërmjetësi, me gojë dhe me shkrim, duke

    mos vepruar në mënyrë mashtruese dhe çorientuese.

    8 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 2. E drejta për transparencë Konsumatori informohet nga shoqëria e sigurimit

    lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore, e cila publikon,

    informon dhe shpjegon politikat, objektivat dhe

    procedurat e saj. Ky informacion i jepet konsumatorit i

    qartë dhe i mjaftueshëm përpara nënshkrimit të

    kontratës.

    3. E drejta për t’u siguruar Konsumatori gëzon të drejtën për t’u siguruar dhe

    shoqëria e sigurimit nuk mund të refuzojë kërkesën

    për të lidhur kontratën e sigurimit, pasi ai ka pranuar

    kushtet, sipas të cilave shoqëria e sigurimit e zbaton

    këtë sigurim.

    9 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 4. E drejta për trajtim të barabartë dhe mosdiskriminim

    Konsumatori gëzon të drejtën e trajtimit të barabartë

    nga shoqëria e sigurimit në ofrimin e shërbimit. Dhënia

    e informacionit dhe ofrimi i shërbimit nuk mund të

    mohohet për arsye diskriminuese lidhur me: gjininë,

    racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, bindjet

    politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike,

    arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë

    prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen

    familjare ose martesore, apo çdo shkak tjetër.

    10 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 5. E drejta për të marrë njoftim për çdo ndryshim të legjislacionit për sigurimet

    Siguruesi dhe ndërmjetësit informojnë të siguruarin/

    konsumatorin për çdo ndryshim të legjislacionit të

    sigurimeve, falimentimit, bashkimit, zotërimit,

    likuidimit apo mbylljes së shoqërisë në çdo lloj mënyre,

    revokimit të licencës për një klasë të caktuar apo për të

    gjitha klasat e sigurimit, si dhe për çdo ndryshim apo

    ngjarje tjetër, e cila ndikon në të drejtat dhe detyrimet

    e të siguruarit, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e

    ndodhjes së ngjarjes.

    Njoftimi bëhet në gjuhën shqipe dhe përmbajtja e

    njoftimit, shprehet në mënyrë të qartë dhe të saktë.

    11 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 6. E drejta për zgjidhjen e kontratës

    12 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Konsumatori ka të drejtë të zgjidhë kontratën dhe të

    kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nëse

    shoqëria e sigurimit ose ndërmjetësi nuk përmbush

    detyrimin për informim, jep informacion të natyrës

    mashtruese dhe çorientuese, nuk jep informacionin e

    duhur, ose informacioni i dhënë është në kundërshtim

    me faktet e ndodhura përpara nënshkrimit apo gjatë

    periudhës së vlefshmërisë së kontratës, si dhe nëse ky

    informacion ka ndikuar në vendimmarrjen e

    konsumatorit.

    7.E drejta për dëmshpërblim • Bazuar në kushtet e policës së sigurimit, pala

    e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë për

    dëmshpërblim me shkrim ose në rrugë elektronike tek

    shoqëria e sigurimit.

    • Lidhur me rastet e sigurimit të detyrueshëm

    motorik, palët e dëmtuara kanë të drejtë të paraqesin

  • kërkesë për dëmshpërblim me shkrim ose në rrugë

    elektronike për dëmet pasurore dhe jopasurore te

    shoqëria e sigurimit, ku është siguruar mjeti me të cilin

    është shkaktuar aksidenti.

    • Pala e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë për

    dëmshpërblim pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit

    (BSHS) kur:

    - Palës së dëmtuar i është shkaktuar dëm nga një

    mjet i pasiguruar, apo i paidentifikuar;

    - Palës së dëmtuar i është shkaktuar dëm nga një

    mjet motorik, me regjistrim të huaj dhe me dokument

    të siguracionit ndërkombëtar;

    - Palës së dëmtuar i është shkaktuar dëm nga një

    mjet motorik, me regjistrim të huaj dhe i siguruar nga

    shoqëri sigurimi vendase.

    Pala e dëmtuar mund të kontaktojë Byronë Shqiptare

    të Sigurimit nëpërmjet “Web” faqes zyrtare:

    http://www.insurers-al.org, ose nëpërmjet

    numrave të telefonit të publikuar në faqe.

    13 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/http://www.insurers-al.org/

  • • Për të gjitha llojet e sigurimit, konsumatorit i buron e

    drejta për të përfituar dëmshpërblim nëse vepron

    sipas kushteve të kontratës së sigurimit, në të kundërt

    shoqërisë së sigurimit i lind e drejta të mos paguajë

    dëmshpërblimin/shumën e sigurimit.

    • Konsumatori humbet të drejtën për t’u

    dëmshpërblyer nga shoqëria e sigurimit, nëse kërkesa

    për dëmshpërblim është kryer pas afatit 2-vjeçar nga

    data e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.

    14 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 8. E drejta për t’u informuar lidhur me kërkesën për dëmshpërblim

    15 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Çdo kërkesë për dëmshpërblim trajtohet nga shoqëria

    e sigurimit përgjegjëse dhe në përfundim të saj:

    • Pala e dëmtuar njoftohet për masën e

    dëmshpërblimit të vlerësuar prej saj, kur është

    vërtetuar detyrimi i shoqërisë së sigurimit

    përgjegjëse për të paguar dëmshpërblim që rrjedh

    nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta;

    • Pala e dëmtuar njoftohet me shkrim në rast të

    refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim, si dhe për

    shkaqet ligjore për të cilat është refuzuar.

  • 9. Të drejtat në lidhje me afatin e trajtimit të dëmeve

    16 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Lidhur me rastet e sigurimit të

    detyrueshëm motorik:

    - Për dëme jopasurore, pala e dëmtuar njoftohet nga

    shoqëria e sigurimit përgjegjëse brenda 90 ditëve nga

    data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron

    kërkesën për dëmshpërblim.

    - Për dëme pasurore, pala e dëmtuar njoftohet nga

    shoqëria e sigurimit përgjegjëse brenda 30 ditëve nga

    data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim.

    Në rast të mosrespektimit të afateve të përcaktuara

    më sipër, konsumatorit i lind e drejta të përfitojë

    interes të pagueshëm për çdo ditë vonese në shlyerjen

    e dëmshpërblimit, duke filluar nga data e paraqitjes së

    kërkesës.

    Në rast se shoqëria e sigurimit nuk përgjigjet brenda

    afateve të përcaktuara me sipër, konsumatori ka të

    drejtë të ngrejë padi ndaj saj në gjykatën civile.

  • 10. E drejta për zgjidhje efektive të mosmarrëveshjeve

    17 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Konsumatori, si pjesë e kushteve të kontratës së

    sigurimit, ka të drejtë të informohet për rregullat e

    zgjidhjes jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve.

    Zgjidhja e mosmarrëveshjeve bëhet duke interpretuar

    kushtet në favor të të siguruarit kur ato kanë lindur

    për shkak të paqartësive të krijuara si rezultat i gjuhës

    së përdorur në hartimin e kushteve të kontratës së

    sigurimit nga shoqëria e sigurimit.

    11.Mbrojtja e të dhënave personale dhe ruajtja e konfidencialitetit

    • Konsumatori gëzon të drejtën e ruajtjes dhe

    mospërhapjes në mënyrë të paautorizuar dhe pa shkaqe

    ligjore të të dhënave të tij të nevojshme për nënshkrimin e

    policave të sigurimit dhe zgjidhjen e ankesave, nga

    shoqëria e sigurimit dhe ndërmjetësi.

  • • Konsumatori gëzon të drejtën e ruajtjes së

    konfidencialitetit përsa i përket të dhënave, fakteve dhe

    rrethanave të tij dhe të çdo informacioni të klasifikuar si

    “jopublik që shoqëria e sigurimit ose ndërmjetësi merr

    dhe përpunon gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj/tij.

    18 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    12. E drejta për të paraqitur ankesë

    Konsumatori ka të drejtë të ankohet kundër çdo

    veprimi pranë shoqërisë së sigurimit nëse konstaton

    se nuk janë përmbushur kushtet e vendosura në

    kontratën e sigurimit. Konsumatori ka të drejtën e

    marrjes së përgjigjes së ankesës me shkrim ose në

    formë elektronike dhe të çdo informacioni të kërkuar

    që ka lidhje me kontratën e sigurimit, brenda 15 ditëve

    pune nga data e marrjes së ankesës.

    Konsumatori ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare për çdo pakënaqësi në lidhje

    me trajtimin e ankesës nga shoqëria e sigurimit.

    Ankimi mund të kryhet në format e mëposhtme:

  • - Me shkrim e depozituar në zyrën e protokollit të

    Autoritetit ose e depozituar në rrugë elektronike në

    adresën: [email protected] ose [email protected];

    - Me telefon në numrat e publikuar në “Web”

    faqen zyrtare të Autoritetit: https://amf.gov.al/.

    19 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    mailto:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]

  • II. TË DREJTAT E INVESTITORIT NË

    TREGJET E KAPITALIT

    20 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 1. E drejta për informim • Investitori gëzon të drejtën për t’u informuar qartë

    për natyrën e investimit, detyrimet, kostot dhe rreziqet

    që lidhen me investimet individuale dhe portofolin e tij

    të përgjithshëm, përpara se të ndërmarrë investimin,

    në mënyrë që të marrë një vendim të mirëinformuar;

    • Investitori gëzon të drejtën për t’u informuar për

    rregullat dhe procedurat e subjektit të licencuar, mbi

    mënyrën e ekzekutimit të urdhrave;

    • Investitori gëzon të drejtën për t’u informuar në

    mënyrë të qartë në lidhje me rrezikun e humbjes pjesore

    apo të plotë të kapitalit që do të investojë, veçanërisht

    në rastet kur investon në instrumentet komplekse, siç

    është borxhi i varur;

    • Investitori gëzon të drejtën për t’u informuar mbi

    rrezikun që mbart tregtimi në platformën e tregtimit;

    • Investitori gëzon të drejtën e informimit nga

    emetuesi, lidhur me një proces të përcaktuar qartë për

    ngritjen dhe zgjidhjen e një ankese.

    21 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 2. E drejta për këshillim në investime

    22 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    • Investitori gëzon të drejtën e këshillimit nga një

    profesionist i investimeve, sipas zgjedhjes së tij, i cili e

    ndihmon në qartësimin e qëllimeve të investimit dhe

    tolerancën ndaj riskut, si dhe në arritjen e objektivit të

    caktuar.

    • Investitori gëzon të drejtën e pajisjes me

    rekomandime mbi alternativa të arsyeshme

    investimesh, të dizajnuara për të përmbushur

    objektivat e tij të investimit, përfshirë: horizontin

    kohor, tolerancën ndaj riskut, përfitimet, kostot, dhe

    çdo objektiv tjetër apo kufizim të përcaktuar prej tij;

    • Investitori gëzon të drejtën e marrjes së

    shpjegimeve në mënyrë të përshtatshme të kuptimit të

    çdo rekomandimi të bërë nga ofruesi i rekomandimeve.

  • 3. E drejta për transparencë

    23 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    • Investitori ka të drejtë të informohet qartë nga

    shoqëria që ofron shërbime investimi për të gjitha

    tarifat/kostot që lidhen me shërbimin në investime që

    ai do të ndërmarrë;

    • Investitori ka të drejtë të informohet mbi identitetin e

    agjentit dhe shoqërinë e brokerimit në emër të së cilës

    agjenti është duke vepruar;

    • Investitori ka të drejtë të informohet mbi identitetin

    e ofruesit të rekomandimit në rast të dhënies së

    rekomandimit nga palët e treta;

    • Investitori ka të drejtë të informohet për interesat

    dhe konfliktet e interesit lidhur me ofruesin e

    rekomandimit dhe mënyrën e menaxhimit të pasojave

    negative të çdo rasti që përbën konflikt interesi;

    • Investitori ka të drejtë të marrë përshkrime të qarta

    dhe të sakta për të gjitha transaksionet e tij, si dhe

    deklarata dhe komunikime të tjera nga shoqëria e tij e

    shërbimeve financiare;

    • Investitori ka të drejtë të ketë një kopje të të gjitha

    kontratave origjinale ose dokumenteve të tjera për

  • transaksionet e kryera në emër të tij, menjëherë pas

    përgatitjes së këtyre dokumenteve ose pas marrjes së

    tyre.

    24 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    4. E drejta e trajtimit në mënyrë profesionale • Investitori gëzon të drejtën që të trajtohet në

    mënyrë të drejtë, etike në të gjitha bashkëveprimet me

    një shoqëri të shërbimeve financiare, punonjësit e saj

    dhe bashkëpunëtorët;

    • Investitori gëzon të drejtën që të përfitojë një

    shërbim, ku subjekti i licencuar mban përgjegjësi

    përpara klientëve për çdo shërbim investimi dhe/ose

    shërbime ndihmëse që ka kryer ose propozuar të kryejë,

    për çdo pakujdesi, mashtrim ose gabim, si edhe për çdo

    mosveprim nga ana e tij ose nga ana e punonjësve të tij,

    agjentëve të tij të lidhur dhe/ose çdo palë tjetër që ai

    ka kontraktuar për ofrimin e shërbimeve ndihmëse për

    veprimtarinë e vet tregtare;

  • • Investitori ka të drejtë të njoftohet menjëherë dhe

    pa vonesë nga emetuesi, lidhur me rrethana apo ngjarje,

    të cilat përbëjnë fakte me rëndësi materiale që ndikojnë

    në çmimin e titujve në treg;

    • Investitori ka të drejtë të njoftohet nga subjekti i

    licencuar për marrjen/ndryshimin apo anulimin e

    urdhrit të tij, jo më vonë se dita e parë e punës pas

    marrjes së urdhrit.

    5.E drejta e mbrojtjes së interesit

    • Investitori gëzon të drejtën që të përfitojë një

    shërbim nga subjekti i licencuar në përputhje me

    interesin më të mirë të investitorit, me ndershmëri e

    profesionalizëm në zbatim të rregullave profesionale,

    praktikën më të mirë tregtare dhe aktet ligjore në fuqi

    në Republikën e Shqipërisë;

    • Investitori gëzon të drejtën që të përfitojë një

    shërbim, ku transaksionet e kryera në emër të tij janë

    kryer me kushtet më të mira të mundshme.

    25 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • • Investitori gëzon të drejtën që të përfitojë një

    shërbim, ku ofruesi i rekomandimit dallon qartë faktet

    nga interpretimet, vlerësimet, opinionet dhe llojet e

    tjera të informacioneve jofaktike, përdor burime të

    besueshme ose, kur ka ndonjë dyshim lidhur me

    besueshmërinë e ndonjë burimi, e tregon në mënyrë të

    qartë.

    6. E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit • Investitori gëzon të drejtën e ruajtjes së sekretit

    lidhur me informacionin e tij, gjendjen dhe veprimet e

    llogarisë së tij, si edhe çdo informacion tjetër për të

    cilin, subjekti i licencuar apo të punësuarit e tjerë, kanë

    marrë dijeni gjatë ofrimit të shërbimeve të investimit.

    26 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 7. E drejta për të paraqitur ankesë

    27 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Investitori ka të drejtë të depozitojë ankesë kundër

    një subjekti, vetëm për veprimtari, të cilat janë të

    rregulluara dhe të mbikëqyrura në zbatim të Ligji nr.

    62/2020 “Për tregjet e kapitalit”. Fillimisht, të gjitha

    ankesat i drejtohen drejtpërdrejt subjektit të licencuar

    në fjalë.

    Ankimuesi ka të drejtën t’i drejtohet Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare lidhur me një veprim ose

    mosveprim tësubjektittë licencuar, vetëm pas shterimit

    të rrugëve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

    Ankimi mund të kryhet në format e mëposhtme:

    - Me shkrim e depozituar në zyrën e protokollit të

    Autoritetit ose e depozituar në rrugë elektronike në

    adresën: [email protected] ose [email protected].

    al;

    - Me telefon në numrat e publikuar në faqen zyrtare

    të Autoritetit: https://amf.gov.al/.

    mailto:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]

  • III. TË DREJTAT E INVESTITORIT NË SIPËRMARRJET E

    INVESTIMEVE KOLEKTIVE

    28 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 1. E drejta për informim parakontraktual

    Personi i interesuar për të investuar në sipërmarrjet e

    investimevekolektive, përparanënshkrimittëaksioneve

    ose kuotave të sipërmarrjes së investimeve kolektive

    me ofertë publike ose të nënfondit, ka të drejtë t’i vihet

    në dispozicion pa pagesë nga shoqëria administruese,

    prospekti i SIK në lidhje me çdo sipërmarrje të veçantë

    të investimeve kolektive me ofertë publike dhe çdo

    nënfond, në formë të shtypur në letër, në format

    elektronik nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm

    komunikimi, si dhe vendoset për t’u shkarkuar në faqen

    e internetit të shoqërisë administruese.

    29 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 2. E drejta për informim në vazhdimësi

    30 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    • Investitori në sipërmarrjet e investimeve kolektive

    me ofertë publike ka të drejtë të kërkojë dhe t’i vihet

    në dispozicion pa pagesë nga shoqëria administruese,

    prospekti aktual SIK, dokumenti me informacione

    kryesore për investitorin, raportet më të fundit vjetore

    dhe të ndërmjetme dhe pasqyrat financiare për secilën

    sipërmarrje të veçantë të investimeve kolektive me

    ofertë publike dhe për secilin nënfond të sipërmarrjes

    ombrellë të investimeve kolektive me ofertë publike që

    ka ajo në administrim.

    • Në rastin e bashkimit të nënfondeve ose fondeve të

    investimeve me ofertë publike, mbajtësit e kuotave në

    sipërmarrjet ose nënfondet bashkuese dhe marrëse

    informohen për planet e bashkimit pasi është dhënë

    miratimi nga Autoriteti për bashkimin dhe të paktën 30

    ditë përpara se të përfundojnë të drejtat e shlyerjes apo

    këmbimit të kuotave nga mbajtësit. Informacioni që u

  • vihet në dispozicion mbajtësve të kuotave përfshin:

    - Arsyetimin e bashkimit të propozuar;

    - Ndikimin e mundshëm financiar tek mbajtësit e

    kuotave;

    - Një përshkrim të të drejtave të mbajtësve të kuotave

    në lidhje me bashkimin;

    - Hapat procedurale dhe datën e planifikuar të hyrjes

    në fuqi të bashkimit;

    - Dokumentet me informacionin kryesor për

    investitorin e sipërmarrjes marrëse.

    • Në rastin e mbylljes apo likuidimit vullnetar të

    fondit/nën-fondit të investimit, mbajtësit e kuotave

    informohen lidhur me likuidimin vullnetar pas dhënies

    së miratimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

    Informacioni që u vihet në dispozicion mbajtësve të

    kuotave, përfshin:

    - Arsyet e likuidimit;

    - Pasojat e mundshme për mbajtësit e kuotave;

    - Kostot përkatëse;

    - Pasqyrat e aftësisë paguese;

    - Datën e planifikuar të përfundimit të likuidimit;

    - Datën e pagesës së vlerës së aksioneve /kuotave.

    31 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • • Në rastin e mbylljes apo likuidimit vullnetar të

    fondit/nën-fondit të investimit, mbajtësit të kuotave/

    investitorit i dërgohen raporti dhe pasqyrat financiare

    përfundimtare të audituara të tij, brenda 4 muajve pas

    përfundimit të periudhës kontabël vjetore

    përfundimtare ose pas mbylljes së fondit/nën-fondit të

    investimeve.

    3.E drejta për t’u pajisur me “Certifikatën e Blerjes”

    • Investitori në sipërmarrjen e investimeve kolektive

    ka të drejtën e marrjes së “Certifikatës së Blerjes”, e

    cila lëshohet nga shoqëria administruese me kërkesë

    të investitorit brenda 7 ditëve nga data e marrjes së

    pagesës së bërë në sipërmarrjen e investimeve kolektive

    me ofertë publike.

    • Në rastin e shlyerjes së kuotave të fondit me

    pjesëmarrje të hapur ose me interval me ofertë publike,

    arkëtimet i dërgohen mbajtësit, brenda 7 ditëve

    32 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • kalendarike pas kryerjes së shlyerjes së kuotave që

    bëhet pas marrjes së një urdhri të vlefshëm për shlyerje.

    4. E drejta për të këmbyer dhe transferuar kuota

    • Pjesëmarrësi në fondin e investimeve me ofertë

    publike ka të drejtë t’i transferojë kuotat e mbajtura

    në regjistër nëpërmjet një akti transferimi të

    pronësisë në çfarëdo lloj forme që miratohet nga

    shoqëria administruese, si entitet përgjegjës për

    regjistrin.

    • Mbajtësi i kuotave të fondit të investimeve me ofertë

    publike me pjesëmarrje të hapur ose me intervale ka

    të drejtë t’i këmbejë kuotat e veta me kuota të një

    fondi tjetër të investimeve me pjesëmarrje të hapur.

    33 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • • Në rastin e bashkimit të nënfondeve ose fondeve të

    investimeve me ofertë publike, deri në 5 ditë pune

    përpara datës së hyrjes në fuqi të tij, mbajtësi i kuotave

    të sipërmarrjeve bashkuese dhe marrëse ka të drejtë

    t’i shlyejë kuotat e tij pa pagesë ose t’i këmbejë kuotat

    e sipërmarrjes që do të bashkohet me kuota të një

    sipërmarrjeje tjetër me natyrë të ngjashme investimi, e

    cila administrohet nga e njëjta shoqëri administruese.

    • Në rastin e likuidimit vullnetar të sipërmarrjes ose

    nënfondit, mbajtësi i kuotave ka të drejtë të përfitojë

    marrjen e kuotave nëpërmjet shpërndarjeve të

    ndërmjetme dhe përfundimtare të tyre nga depozitari,

    në mënyrë përpjesëtimore me të drejtën e kuotave

    përkatëse të mbajtësit.

    34 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 5. E drejta për të paraqitur ankesë

    35 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    Investitori në sipërmarrjen e investimeve kolektive

    ka të drejtë të depozitojë ankesë kundër një pale tjetër,

    vetëm për veprimtari, të cilat janë të rregulluara dhe të

    mbikëqyrura në zbatim të Ligjit nr. 56/2020 “Për

    sipërmarrjet e investimeve kolektive”. Fillimisht, të

    gjitha ankesat i drejtohen drejtpërdrejt subjektit të

    licencuar në fjalë.

    Ankimuesi ka të drejtën t’i drejtohet Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare lidhur me një veprim ose

    mosveprim të subjektit të licencuar, vetëm pas shterimit

    të rrugëve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

    Ankimi mund të kryhet në format e mëposhtme:

    - Me shkrim e depozituar në zyrën e protokollit të

    Autoritetit ose e depozituar në rrugë elektronike në

    adresën: [email protected] ose [email protected];

    - Me telefon në numrat e publikuar në faqen zyrtare

    të Autoritetit: https://amf.gov.al/.

    mailto:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]

  • IV. TË DREJTAT E ANËTARIT NË

    FONDET E PENSIONIT

    36 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 1. E drejta për informim parakontraktual

    37 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    • Individi, i cili dëshiron të bëhet anëtar në fondin e

    pensionit, ka të drejtë të informohet hollësisht nga

    shoqëria administruese mbi rreziqet që lidhen me

    investimin në fondin e pensionit, riskun e agjencisë,

    riskun e kredisë, riskun e tregut dhe çdo risk tjetër.

    • Individi, i cili është i interesuar të bëhet anëtar në

    fondin e pensionit, para se të lidhë kontratë fondi të

    pensionit, ka të drejtë t’i vihet në dispozicion nga

    shoqëria administruese apo agjentët efondittë pensionit

    një kopje e prospektit, i cili i bashkëlidhet kontratës së

    fondit të pensionit.

    • Individi, i cili është i interesuar të bëhet anëtar në

    fondin e pensionit, ka të drejtë që t’i bëhen të njohura

    të gjitha tarifat e zbatuara nga shoqëria administruese

    në kontratën e fondit të pensionit.

  • 2. E drejta për informim në vazhdimësi

    38 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    • Anëtari në fondin e pensionit ka të drejtë të

    informohet nga shoqëria administruese për çdo rritje

    të tarifave të zbatuara, të paktën, dymbëdhjetë muaj

    para se ato të hyjnë në fuqi.

    • Anëtari në fondin e pensionit ka të drejtë të

    informohet, të paktën çdo 30 ditë, nga shoqëria

    administruese, mbi vlerësimin e vlerës neto të aseteve

    në llogarinë e anëtarit, datat e kontributeve dhe

    transferimet e aseteve të bëra nga ose në emër të tij

    gjatë periudhës përkatëse, si dhe shndërrimin e këtyre

    kontributeve e të aseteve në kuota pensioni.

    • Anëtari në fondin e pensionit ka të drejtë të

    informohet mbi vlerën neto të aseteve dhe vlerën neto

    të kuotës së fondit në ditën e vlerësimit nëpërmjet

    publikimit në faqen “Web” të shoqërisë administruese

    të fondit të pensionit.

  • • Para përfundimit të veprimtarisë së saj, anëtari në

    fondin e pensionit ka të drejtë të informohet nga

    shoqëria administruese që pushon së ekzistuari për

    mbylljen e veprimtarisë dhe në lidhje me të drejtat apo

    detyrimet që lindin në këtë rast, si pasojë e bashkimit

    me një shoqëri tjetër administruese.

    3. E drejta për t’u anëtarësuar në një fond pensioni

    • Çdo individ ka të drejtën që të bëhet anëtar në një

    fond pensioni, vetëm pasi të ketë lidhur një kontratë

    fondi pensioni me shoqërinë administruese.

    39 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • • Në rastin e pensionit profesional, çdo punëmarrës

    ka të drejtë:

    - Të mos diskriminohet për t’u anëtarësuar në një

    fond pensioni;

    - Të mos detyrohet të marrë pjesë apo të vazhdojë të

    marrë pjesë në kontratën e planit të pensionit

    profesional si kusht për t’u punësuar ose për ndonjë

    qëllim tjetër;

    - Të mos i bëhet asnjë zbritje nga paga për kontributet

    në fondin e pensionit pa miratimin me shkrim të tij.

    • Nëse anëtari, përkohësisht ose përgjithmonë,

    pushon së kontribuari në fondin e pensionit, ai mbetet

    anëtar në fondin e pensionit dhe ka të njëjtat të drejta

    si anëtarët e tjerë të fondit të pensionit.

    • Në rastin e pensionit profesional, nëse punëmarrësi

    ndërpret marrëdhënien e punës, ai ka të drejtë të mbetet

    anëtar në fondin e pensionit duke lidhur një kontratë të

    fondit të pensionit me shoqërinë administruese, me të

    njëjtat kushte si kontrata e mëparshme që kishte gjatë

    kohës që ka qenë i punësuar.

    40 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • 4. E drejta e përfitimit të pagesave të pensionit

    Anëtari i fondit të pensionit, në varësi të zgjedhjes

    së tij, ka të drejtë të marrë pagesën e menjëhershme të

    vlerës neto të aseteve në llogarinë e vet ose pagesat

    periodike, në formë pensioni, që i përgjigjen kësaj vlere:

    - Kur mbush moshën e

    pensionit të parashikuar me ligj

    për sistemin e pensionit të

    detyrueshëm, që zbatohet për

    atë anëtar;

    - 5 vjet përpara se të mbushë

    moshën e pensionit;

    - Kur bëhet i paaftë për punë në

    mënyrë të përhershme dhe që

    vërtetohet, në përputhje me

    legjislacionin në fuqi.

    Shoqëria administruese mund t’i propozojë anëtarit

    t’i investojë asetet e tij në produkte të tjera financiare,

    para se të kryejë pagesën te ky anëtar, por duhet t’i

    shpjegojë qartë dhe me shkrim se ai ka të drejtën e

    41 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • pakushtëzuar për të marrë pagesën e të gjitha aseteve

    të veta në fondin e pensionit.

    Nëse anëtari vdes para se të marrë pagesën e të gjitha

    aseteve të veta, sipas përcaktimeve të mësipërme,

    asetet në llogarinë e tij u shpërndahen trashëgimtarëve,

    në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë

    trashëgiminë.

    5.E drejta për të tërhequr asetet në mënyrë të parakohshme

    • Anëtari i fondit të pensionit ka të drejtë të tërheqë

    asetet nga llogaria individuale e fondit të pensionit,

    para plotësimit të kushteve të përfitimit të pagesave të

    pensionit, por kjo tërheqje, e cilësuar si “tërheqje e

    parakohshme”, shoqërohet me penalitete, të cilët

    llogariten në raport me kohën e përmbushur nga anëtari

    nga çasti i kontributit të tij të parë e deri në çastin e

    tërheqjes.

    42 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • • Në rastin e pensionit profesional, anëtari ka të drejtë

    të përfundojë, zvogëlojë ose rrisë kontributet në çdo

    kohë pa ndikuar në shumën e kredituar në llogarinë e

    tij, pavarësisht nëse kjo shumë është krijuar nga

    kontributet e bëra nga punëdhënësi apo nga

    punëmarrësi.

    43 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    6. E drejta për të transferuar asetet në një fond pensioni tjetër

    Anëtari ka të drejtë që, në çdo kohë, të transferojë

    asetet e veta nga një fond pensioni në një tjetër, i cili

    administrohet nga e njëjta ose nga një tjetër shoqëri

    administruese.

    Në rastin e pensionit profesional, punëmarrësi, i cili

    ndërpret marrëdhënien e punës me punëdhënësin, ka

    të drejtë që t’i transferojë asetet e tij të mbledhura,

    sipas planit të pensionit profesional fillestar, te një fond

    tjetër pensioni.

  • Transferimi i aseteve në fondineriduhettë përfundojë

    jo më vonë se dita e parë e punës pas dhjetë ditësh pune,

    pasi shoqëria administruese e fondit të mëparshëm të

    pensionit të ketë marrë njoftimin nga anëtari dhe tarifa

    e transferimit është 0.5% e shumës së transferuar.

    7. E drejta për të paraqitur ankesë

    Anëtari i fondit të pensionit ka të drejtë të depozitojë

    ankesë kundër një pale tjetër, vetëm për veprimtari, të

    cilat janë të rregulluara dhe të mbikëqyrura në zbatim të

    44 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

  • Ligjit nr. 10 197, datë 10.12.2009 “Për fondet e

    pensionit vullnetar”. Fillimisht, të gjitha ankesat i

    drejtohen drejtpërdrejt subjektit të licencuar në fjalë.

    Ankimuesi ka të drejtën t’i drejtohet Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare lidhur me një veprim ose

    mosveprim të subjektit të licencuar, vetëm pas shterimit

    të rrugëve të tjera të zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

    Ankimi mund të kryhet në format e mëposhtme:

    - Me shkrim e depozituar në zyrën e protokollit të

    Autoritetit ose e depozituar në rrugë elektronike në

    adresën: [email protected] ose [email protected];

    - Me telefon në numrat e publikuar në faqen zyrtare

    të Autoritetit: https://amf.gov.al/.

    45 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    mailto:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]:[email protected]

  • 46 Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së

    http://www.amf.gov.al/mailto:[email protected]