katalogu total 4 shkurt

60
KONKURSI MEDIATIK “RRATHË” Video-dokumentarët e Konkursit Mediatik “RRATHË” “Shqipëria nën gërshërë” Nga Mirel Gjyzari “Painted Red” Nga Anis Leka “Ninullat” Nga Gjergj Gjeli “Agustini” Nga Eriona Çami “25 Vjeç” Nga Elisa Gjerani “Të Gërmosh Jetën” Nga Gert Selenica “Bullizmi” Nga Amela Caci & Anxhela Koci “Merimanga” Nga Emiljo Leka ... dhe 41 të tjerë Rrathë

Upload: redi-vlore

Post on 12-Jul-2016

56 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Katalogu Total 4 Shkurt

TRANSCRIPT

Page 1: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

Video-dokumentarët e Konkursit Mediatik “RRATHË”

“Shqipëria nën gërshërë”Nga Mirel Gjyzari

“Painted Red”Nga Anis Leka

“Ninullat”Nga Gjergj Gjeli

“Agustini”Nga Eriona Çami

“25 Vjeç”Nga Elisa Gjerani

“Të Gërmosh Jetën” Nga Gert Selenica

“Bullizmi” Nga Amela Caci& Anxhela Koci

“Merimanga”Nga Emiljo Leka

... dhe 41 të tjerë

Rrathë

Page 2: Katalogu Total 4 Shkurt
Page 3: Katalogu Total 4 Shkurt

Video-dokumentarët e Konkursit Mediatik

“RRATHË”

Rrathë

Në partneritet me:

Page 4: Katalogu Total 4 Shkurt

4

“Rrathë” që përhapen...Projekti “rrathë”, i realizuar nga Fondacioni Soros,

lindi andej nga fillimi i 2012 si një nevojë për të nxitur, seleksionuar e edituar një mënyrë të re të pasqyrimit të realitetit shqiptar. të gjithë jemi të vetëdijshëm se mediat tona, kombëtare apo lokale, me gjithë punën kolosale që kryejnë, e kanë ende të vështirë, për shumë motive, që ta afrojnë sasinë e infomacionit me problematikën e individit të thjeshtë shqiptar. Në më të shumtën e rasteve ajo që shohim ndër ekranet e televizorëve është e skeduar sipas rëndësisë që vetë mediat përcaktojnë, dhe jo sipas shkallës së rëndësisë që pret vetë publiku i shumëllojshëm. Shumë kategori sociale madje as që nuk e shohin fare veten në kronikat e zakonshme televizive. kjo gjë varet edhe nga shumë stereotipe të krijuara në 20 vjet të mediave në demokraci, nga rutina e përditëshme

që është e pashmangshme në media, nga niveli kulturor dhe interesat e secilit prej edituesve, nga vështirësitë ekonomike, teknike dhe financiare e kështu me radhë.Pak, nga pak, nga një bisedë e thjeshtë e deri te formulimi i tij, thuajse si instiktivisht, projekti mori edhe emrin “rrathë”. ideja ishte që ky hap i parë i afrimit të forcave të reja krijuese dhe i ‘medias me pjesëmarrje’ të mos mbetej vetëm një gjë e mbyllur, por, njësoj si një gur i hedhur në ujë, të përhapte “rrathët” e tij në një sipërfaqe sa më të gjerë mediatike.edicioni i parë i “rrathëve” e kaloi me sukses objektivin e tij. ai arriti që të afrojë rreth vetes gazetarë të rinj, krijues, studentë, sociologë, njerëz të interesuar që minibotën e tyre tua bënin të njohur të tjerëve, sipas këndvështrimeve, teknikave dhe ideve krejt të ndryshme nga ato të

Page 5: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

zakonshmet. Përgjatë 2012 ”rrathët” u afruan te njerëzit dhe njerëzit te “rrathët”. ishte një goxha hap i madh për një emision që duhej të transmetohej barabar me shumë analogë që kishin edhe mbi një dekadë në transmetim.Suksesi i edicionit të parë na shtyu që atë gurin në ujë të “rrathëve” të rihidhnim edhe një herë në ujin e publikut. kështu lindi “rrathë 2”, i cili u realizua gjatë viti 2013. këtë herë objektivi ishte më fort cilësia. Numri i aplikuesve, nisur edhe nga suksesi i një viti më parë, ishte ku e ku më i madh. interesi i të rinjve anë e kënd vendit, dhe shumë herë edhe matanë kufijve të Shqipërisë, madje edhe i gjmnazistëve, ishte gjithnjë e në rritje, konkurenca më e rreptë dhe kërkesat e përmbajtjes dhe ato teknike shumë më të larta. kështu, pas muaj e muaj pune sistematike u përzgjodhën 25 video-dokumentarë, të cilët u transmetuan në top Channel falë bashkëpunimit të Fondacionit “Dritan hoxha”. Fate njerëzish të harruar, fëmijë të lënë vetëm në ëndrrat e tyre, qytete që mezi e përballojnë peshën e vrazhdë të modernizmit të pakontrolluar, peisazhe

që ndryshojnë me minuta, pakica sociale dhe etnike që luftojnë për identifikimin e tyre të plotë, por edhe individë që i vënë shpatullat jetës në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, shumë prej këtyre temave janë trajtuar në “rrathë” e 2013.Në përfundim të projektit, i takoi një jurie të posaçme specialistësh që të përzgjedhë fituesit, porse për ne, “fitues” janë të gjithë ata pjesmarrës, të tranmsetuar ose jo, që vranë mendjen, u rropatën rrugëve dhe fshatrave, në krah të njerëzve përndryshe “të padukshëm”, me qëllimin fisnik që të na sjellin në shtëpitë tona Shqipërinë dhe shqiptarët e vërtetë, ata të cilët realisht e mbajnë në këmbë këtë vend, ata të cilët në jetën e përditëshme në rastin më të mirë përbëjnë një “lajm të vogël” në lajmet e ditës, por që të tërë bashkë formojnë “lajmin më të madh” të mundshëm në Shqipëri. Fatos BaxhakuDrejtor i Redaksisë “RRATHË” Janar 2014

Page 6: Katalogu Total 4 Shkurt

6

Dy fjalë për projektin...Në kuaDër të Programit të Medias të Fondacionit

Shoqëria e hapur për Shqipërinë-Soros, me qëllim nxitjen dhe promovimin e punës së të rinjve , mbulimin më të gjerë mediatik të çështjeve sociale të vendit, si dhe promovimin e formave të reja të medias qytetare, në tetor të vitit 2011 dhe Prill të vitit 2013, Fondacion Sorosi shpalli një konkurs të hapur drejtuar të rinjve te apasionuar pas medias, gazetarisë dhe filmit, për prodhimin e video-dokumentarëve 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.Në përfundim të fazë së parë të konkurrimit në të dy ciklet e aplikimit, u paraqitën rreth 250 aplikime, nga të cilat u përzgjodhën për tu financuar për prodhimin e video -dokumentarëve 49 prej tyre (profesionistë dhe amatorë; gjimnazistë; studentë; gazetarë dhe regjizorë

të rinj : 24 vitin e parë dhe 25 vitin e dytë të konkursit. Video-dokumentarët tentojnë të ndërthurrin elementë të gazetarisë sociale me median qytetare, duke synuar të sjellin një problematikë të një jete apo komuniteti, në një mënyrë e formë ndryshe dhe origjinale, për të bërë të mundur përcimin sa më gjerë të mesazhit dhe impaktin sa më të madh të dëshmisë së treguar te publiku i gjerë. komisioni Vlerësues dhe këshillues (redaksia e këtij Programi) ka qenë e përbërë nga :

Fatos Baxhaku – Drejtor i redaksisëklodiana kapo – editore e Përmbajtjesreard Gjermani – editor i Figurës dhe ZëritBrunilda Bakshevani – koordinatore e Projektit

Page 7: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

këta video-dokumentarë u organizuan në 17 programe/cikle televizive rreth 30 minuta (një program permban 3 video-dokumentarë). Programi televiziv u titullua “rrathë”.transmetimi i tyre u realizua nga televizoni top Channel cdo të shtunë ora 17:00, gjatë 4 muajve : “rrathë i” maj-qershor 2012 dhe “rrathë ii” nëntor-dhjetor 2013. ky transmetim u mundësua nga bashkëpunimi i Fondacioni Soros me Fondacionin “Dritan hoxha”, duke qënë ky i fundit partneri mediatik në këtë projekt.

Në përfundim të transmetimit të rrathë i, një juri e posacme u perzgjodh, e përbërë nga: enkel Demi, iris Luarasi dhe Blendi Salaj.

kjo juri përcaktoi edhe tre çmimet e para të “rrathe i” :Çmimi i Parë “Shqipëria nën gërshërë” – autor Mirel Gjyzari Çmimi i Dytë “Painted red” – autore anis LekaÇmimi i Tretë “Ninullat” – autor Gjergj Gjeli

Çmimi special u dha nga Fondacioni “Dritan hoxha”. ky çmim shkoi për Video-dokumentarin “agustini”, me autore eriona Cami.

Ndërsa jurina e “rrathë ii” përbëhet nga: enkel Demi, Besar Likmeta, indrit kasmi

Çmimet e edicionit të dytë janë :

Çmimi i parë “25 Vjeç “ - autore elisa GjeraniVideo-dokumentari më i mirë “të Gërmosh jetën” – autor Gert SelenicaÇmimi për Median me Pjesëmarrje “Bulizmi”- autore amela Caci dhe anxhela kociÇmim Inkurajues për Median Investigative “Fun€ral”- autor kreshnik ibrahimi

Çmim Special nga Fondacioni “Dritan hoxha”: “Merimanga”- autor emiljo Leka

Page 8: Katalogu Total 4 Shkurt

8

1 SHQIPËRIA NËN GËRSHËRË MIREL GJYZARI2 PAINTED RED ANIS LEKA 3 NINULLAT GJERGJ GJELI4 AGUSTINI ERIONA ÇAMI5 ÇUNAT E LAGJES TAN KAZAZI6 I VARFËR POR JO NË SHPIRT PEZANA REXHA7 TË FSHEHUR MES JUSH KRISTI PINDERI8 ZANAT I HARRUAR LIRIM ABAZI9 SAKRIFIKIMI LAURETA HALILAJ10 14-15 SHKURT EMILJO LEKA11 PËRALLA NË PËLHURË DRITAN MESAREJA12 8 MINUTA UDHËTIM ELIS GJONI13 NE DHE LUMI YLLKA KAMENICA14 NJERIU I BUAJVE ERVIS KOÇI15 NJERËZIT E PLEHËRAVE LORI MIXHA16 HERONJTË E RRUGËS ERGYS KAVAJA 17 LODRAT ZIRINA LLAMBRO18 LOTI I NËNËS NUSRET GJOKAJ 19 2 FËMIJË ILIR KLLOJKA20 RRUGA E QUMËSHTIT BELINDA GUGA21 XHEKU I KRINËS ERION ÇUKU 22 NJERËZIT E UJIT BERANDA VLADI 23 ËNDRRAT E FËMIJËVË ANJEZA CIKOPANO, ANXHELA CIKOPANO24 BAGËTI E BUJQËSI ANDI HAXHIHYSENI

RRATHË 1

Page 9: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

01Titulli

“Shqipëria nën Gërshërë”Autor MIREL GJYZARI

A e dini se berbërët janë analistë të mëdhenj? Tre berberë në tre qytete të Shqipërisë, bëjnë analizën e së shkuarës tonë dhe përcaktojnë të ardhmen. Një lloj analize nën gërshërë.

http://www.youtube.com/watch?v=9I5DP_zyekAFitues i Çmimittë Parë të Edicionit “RRATHË I”

1

Shqipëria nën Gërshërë

Page 10: Katalogu Total 4 Shkurt

10

02Titulli

“Painted Red”Autor ANIS LEKA

Jeta kaq afër Tiranës dhe kaq afër rrezikut. Një komunitet i tërë që ka ngritur banesat dhe jetesën e tyre vetëm pak metra larg shinave të trenit, në segmentin Tiranë-Vorë, duke riskuar cdo ditë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

http://www.youtube.com/watch?v=igbS3XioykEFitues i Çmimittë Dytë të Edicionit “RRATHË I”

2

Page 11: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

03Titulli

“Ninullat”Autor GJERGJ GJELI

Janë të pafajshëm, dhe nuk e dinë që kur të vijnë në jetë nuk do të kenë askënd në jetë. Nënat e tyre i kanë braktisur për të mos i parë më kurrë. Ata qëndrojnë në shtëpinë e foshnjës, ku marrin të gjithë përkujdesin e duhur, por jo gjithë dashurinë për të cilën kanë aq shumë nevojë.

http://www.youtube.com/watch?v=9h16cG9BH5oFitues i Çmimittë Tretë të Edicionit “RRATHË I”

3

Page 12: Katalogu Total 4 Shkurt

12

04

Titulli

“Agustini”Autor ERIoNA ÇAMI

Agustini – djali 15 vjecar i mbërthyer në një karrocë me rrota që i vogël, me një mendje e shpirt të pasur, plot dëshira e ëndrra, që mundohet të sfidojë vështirësitë e lëvizshmërisë së tij fizike, e amplifikuar kjo dhe nga mungesa e rampeve në ambientet publike.

http://www.youtube.com/watch?v=kksI73K_zjE

Fitues i Çmimit Special dhënë nga Fondacioni “Dritan Hoxha”

Page 13: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

05

Titulli

“Çunat e Lagjes”Autor TAN KAZAZI

Çunat e lagjes së parafabrikateve. Rregullat e vendosura vetë, miqësia e forcuar edhe më shumë nga një jetë që kërkon vetëmbrojtje dhe një gjuhë e sajuar vetëm për ta. Një jetë e mbyllur vetëm në pak qindra metra katror.

http://www.youtube.com/watch?v=Rc3poMJvOuE

Page 14: Katalogu Total 4 Shkurt

14

06Titulli

“I varfër por jo në shpirt”Autor PEZANA REXHA

Të jesh kafshë e njeri në një metropol të madh. Historia e dy personazheve të kryeqytetit, njëri lypës dhe i dhimbsur, tjetri i fortë dhe zemërhekur. Një marëdhënie e ndërlikuar mes kafshëve dhe njerëzve në një qytet që ka nisur të bëhet gjithnjë e më indiferent.

http://www.youtube.com/watch?v=oh4IRZnKUGc

Page 15: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

07Titulli

“Të fshehur mes jush”Autor KRISTI PINDERI

Në cfarë besojnë ata; kush janë ëndrrat e tyre; si dashurojnë dhe ndjejnë; kush është frika me të cilën përballen cdo ditë; ku e gjejnë ata kurajon për të jetuar ‘të fshehur mes jush’. Historitë e vajzave dhe djemve të komunitetit LGBT në një dokumentar të realizuar nga ata vete.

http://www.youtube.com/watch?v=MpeI8l7rMz4

Page 16: Katalogu Total 4 Shkurt

16

08Titulli

“Zanati i Harruar”Autor LIRIM ABAZI

Historia është vendosur në një fshat të Librazhdit, atje ku ende vazhdon të mbijetojë një profesion tashmë i harruar, ai i kovaçit.

http://www.youtube.com/watch?v=LpWJIskoXs0

Page 17: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

09

Titulli

“Sakrifica”Autor LAURETA HALILAJ

Historia klasike e dhunës në familje. Historia e një gruaje dhe fëmijëve të saj që ende vazhdojnë të përballen me dhunën të rrethuar nga indiferenca totale.

http://www.youtube.com/watch?v=pjV7D2obetc

Page 18: Katalogu Total 4 Shkurt

18

10Titulli

“14-15 Shkurt”Autor EMILJo LEKA

Në rrugët e kryeqytetit ndeshesh cdo ditë me fëmijë që shfrytëzohen që foshnjë nga prindërit, gjyshërit apo të afërmit e tyre. Në temperatura të acarta, apo përvëluese, ata duhet të qëndrojnë aty, të përkulur dhe me dorën e shtrirë. Atyre i duhet të lypin. Shteti duhet ti mbrojë.Ligjet dhe strukturat egzistojnë, por askush nuk kujtohet për ta.

http://www.youtube.com/watch?v=nwwjLUg3rmo

Page 19: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

11Titulli

“Përralla në pëlhurë”Autor DRITAN MESAREJA

Shqipëria dhe të gjitha ngjarjet politike, të dhunshme, të përgjakshme apo rrënuese, kanë lënë shenja në jetën e një të riu që sapo ka përfunduar arsimin e lartë. Një regjisor i ri përcjell përmes syve të shpirtit , gjurmët, por edhe ndjesitë që i ka lënë fëmijëria gjatë viteve 90, dhe ndryshimet e vrullshme që shoqëruan rininë e tij e që përkojnë me vitet e tranzicionit.

https://www.youtube.com/watch?v=IPEFdpqxvO4

Page 20: Katalogu Total 4 Shkurt

20

12Titulli

“8 Minuta Udhëtim”Autor ELIS GJoNI

Tre persona, të cilët gjatë jetës kanë humbur shikimin,dëgjimin, por edhe të folurin, cdo ditë përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar.Zëri i tyre dëgjohet rrallë, ndaj ky është një udhëtim i tyre në botën tonë.

http://www.youtube.com/watch?v=0kUPKTMaGzg

Page 21: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

13Titulli

“Ne dhe Lumi”Autor YLLKA KAMENICA

Tiranën e përshkron një lum që mban të njëjtin emër, e që ka parë shumë gjatë këtyre viteve. Në sytë e këtij lumi kanë humbur jetën disa fëmijë, buzë tij jetojnë qindra familje, të cilat kanë nga një histori, që lidhet padashur edhe me lumin e Tiranës.

http://www.youtube.com/watch?v=k73R-1d0iVQ

Page 22: Katalogu Total 4 Shkurt

22

14Titulli

“Njeriu i Buajve”Autor ERVIS KoÇI

Para shume vitesh, buallicat ishin kafshët më të vyera në Myzeqe. Qumështi i tyre kishte vlera të mëdha dhe ishte shumë i shëndetshem për fëmijët. Sot këto kafshë, fare të rralla, qumështi i të cilave përdoret për prodhimin e djathit mozarrella, egzsitojnë, por në numër shumë të vogël, pasi duhet shumë punë dhe sakrificë për kujdesin e tyre

https://www.youtube.com/watch?v=fAJqV-6Y-PU

Page 23: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

15Titulli

“Njerëzit e Plehërave”Autor LoRINA MIXHA

Kjo është historia e dy djemve që jetojnë mbi plehra. Endrrat e njerëzve që e nxjerrin bukën e gojës nga mbetjet gjigande që përcjell çdo ditë kryeqyteti. Një histori dhimbjeje, por hera-herës edhe gazmore.

http://www.youtube.com/watch?v=mGgGun5jgLw

Page 24: Katalogu Total 4 Shkurt

24

16Titulli

“Heronjtë e Rrugës”Autor ERGYS KAVAJA

Këtu do të njiheni me të tjerë njerëz të varfër. Ata punojnë natën. Profesioni i tyre është të mbajnë Shkodrën pastër. Një tjetër pamje e kryeqendrës së Veriut.

http://www.youtube.com/watch?v=u8jYR0jmSuU

Page 25: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

17Titulli

“Lodrat”Autor ZIRINA LLAMBRo

Kjo video ka të bëjë me lodrat. Përse shumë prej tyre janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, përse askush nuk e vret mendjen për ta rregulluar këtë gjendje?

http://www.youtube.com/watch?v=o9BiMESgVW4

Page 26: Katalogu Total 4 Shkurt

26

18Titulli

“Loti i Nënës”Autor NUSRET GJoKAJ

Lotët e nënës, trishtimi i saj. Një student i arteve rëfen hsitorinë e nënës së tij. Nga 11 fëmijët që ka nxjerrë në dritë, vetëm më i vogli, autori i dokumentarit, është ai që e sheh herë pas here.

http://www.youtube.com/watch?v=8eda9jxwi0A

Page 27: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

19Titulli

“Dy Fëmijë”Autor ILIR KLLoJKA

Fëmijët dhe telashet e tyre në një Tiranë që është gjithnjë e më e zhurmshme. Zhdukja e hapësirave të lira rreth e qark pallateve dhe pamundësia për të zhvilluar edhe lojerat më të thjeshta.

http://www.youtube.com/watch?v=1NWYm3dYMYE

Page 28: Katalogu Total 4 Shkurt

28

20Titulli

“Rruga e Qumështit”Autor BELINDA GUGA

Ky video-dokumentar na njeh me mëndeshat e kryeqytetit, shitëset e qumeshtit që çdo mëngjes që pa gdhirë e furnizojnë kryeqytetin e madh me qumësht.

https://www.youtube.com/watch?v=Mg_CaZbNYIY

Page 29: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

21Titulli

“Xheku i Krinës”Autor ERIoN CUKU, ELToN BAXHAKU

Xheku-fshatari që u bë gazetar në fshatin e tij, vetëm për një ditë, një përgjegjësi që u shndërrua pothuaj në mision të pamundur, kur në mikrofonin e tij nuk pranoi të fliste vec ai vetë.

http://www.youtube.com/watch?v=JiqLOi99v6k

Page 30: Katalogu Total 4 Shkurt

30

22Titulli

“Njerëzit e Ujit”Autor BERANDA VLADI

Uji dhe Bovilla, kaq të rëndësishëm për banorët e Tiranës, mbajnë të izoular nga qytetërimi dhe cdo lloj shërbimi jetësor 40 familjet e fshatit Bruzall, që ndodhet në anën tjetër të liqenit të Bovillës, vetëm 40 km larg Tiranës.

http://www.youtube.com/watch?v=6vkv_HlVOHE

Page 31: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

23Titulli

“Ëndrrat e Fëmijëve”Autor ANJEZA CIKoPANo

Janë fëmijë që po rriten në kohën e internetit dhe teknologjive të reja, por dëshirat e tyre nuk kanë lidhje me to dhe janë shumë të ndryshme nga dëshirat e bashkëmoshatarëve rritur në qytetet e mëdha.

http://www.youtube.com/watch?v=88pYuKJnxXo

Page 32: Katalogu Total 4 Shkurt

32

24Titulli

“Bagëti e Bujqësi”Autor ANDI HAXHIHYSENI

Marrëdhënia sa e hershme dhe e komplikuar e njeriut me kafshën. Akoma më e komplikuar mardhënia e njeriut me njeriun. Shumë herë nuk bën dot dallim mes tyre.

http://www.youtube.com/watch?v=gnNPM6AqlWQ

Page 33: Katalogu Total 4 Shkurt

1 ANIJE TË MBYTYRA ERMELA TELI1 MERIMANGA EMILJO LEKA 2 25 VJEC ELISA GJERANI3 LARG SYRIT PAUL KURTI 4 SOT SI HISTORI TAULANT ZHARRI5 BULLIZMI AMELA CACI; ANXHELA KOCI6 APATI VIRON ROBOCI 7 FUNERAL KRESHNIK IBRAHIMI8 PËRTEJ KUFIRIT NUSRET GJOKAJ 9 FETUS EDLIRA BAHOLLI10 NË JETOJMË NË TIRANË XHOANA FERRA; ENID MERO12 TIRANË ERIONA CAMI; ELTON BAXHAKU13 TEK A CIFT FABIOLA HARSHOVA14 TË GËRMOSH JETËN GERTI SELENICA15 PËR NJË BOTË PLOT SHKËLQIM GRUPI ‘VIZIONI RINOR’, LEZHE16 ISH ANIS LEKA 17 WC BRIKENA BOGDO18 PA FILL ROMINA RUDA ; ERJON MITROVICA19 CFARË PO HAMË? LORINA MIXHA20 GJAZUJ I ARTË MIREL GJYZARI 21 NËN QIELL TË HAPUR MANJOLA VEIZI22 VI BAST -BINDU ! KELMEND KARUNI 23 ULTRAS EDRI PACRAMI24 COBANI QË E BËN DRURIN TË FLASË ENEA SERJANI25 NË SYRIN E TË FORTËVE TAN KAZAZI

RRATHË 2

Page 34: Katalogu Total 4 Shkurt

34

01Titulli

“25 Vjeç”Autor ELISA GJERANI

Historia e gruas së një të dënuari për vrasje. Si është jeta e saj e përditëshme, vizitat e saj në burg dhe shpresat e vakëta të një jete të thyer.

http://www.youtube.com/watch?v=4puOJ7T_ZUUFitues i Çmimittë Parë të Edicionit “RRATHË II”

1

Page 35: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

02Titulli

“Të Gërmosh Jetën”Autor GERTI SELENICA

Jeta qindra metra në thellësi të tokës me rrezikun e përhershëm të shembjeve të masiveve të gurëve. Beteja e përditëshme me vdekjen e minatorëve tanë.

http://www.youtube.com/watch?v=XRg5G87lM5QFitues i ÇmimitVideo-dokumentari më i mirëi Edicionit “RRATHË II”

Page 36: Katalogu Total 4 Shkurt

36

03Titulli

“Bullizmi”Autor AMELA CACI, ANXHELA KoCI

Dhuna brenda klasave . Dy gjimnaziste tregojnë se ç’është bulizmi, dhuna psikologjike dhe fizike ndërmjet nxënësve dhe fenomenin e përhapjes së shpejtë të tij në shkollën ku ato mësojnë.

http://www.youtube.com/watch?v=eaO82iADet4Fitues i Çmimitpër Median me Pjesëmarrjei Edicionit “RRATHË II”

Page 37: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

Titulli

“Fun€ral”Autor KRESHNIK IBRAHIMI

Biznesi i vdekjes. Një takim me njerëzit që mbase janë të vetmit të kënaqur kur dikush vdes. Një udhëtim në botën e funeraleve dhe të varrezave të superpopulluara të Tiranës.

04http://www.youtube.com/watch?v=wZ-vc4-vjwM

Fitues i Çmimit Inkurajuespër Median Investigativei Edicionit “RRATHË II”

Page 38: Katalogu Total 4 Shkurt

38

05Titulli

“Merimanga”Autor EMILJo LEKA

Tirana- jeta në një kryeqytet të mbërthyer nga një lëmsh i rëndë dhe i ngatërruar telash. Interneti, telefonia, rrjetet toksore, të gjitha këto na kanë mbyllur brenda një rrjete gjigande merimange.

http://www.youtube.com/watch?v=aULQuoTjTWwFitues i Çmimit Special dhënë nga Fondacioni “Dritan Hoxha”

Page 39: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

06Titulli

“Sot, si histori”Autor TAULANT ZHARRI

Sa e lehtë është të ndryshojmë flamujt e politikës! Një etyd mbi simbolikën e politikës tonë të zhurmshme dhe lidhjen e qytetarit të thjeshtë me të.

https://www.youtube.com/watch?v=R1Tyt4gefrw

Page 40: Katalogu Total 4 Shkurt

40

06Titulli

“Apati”Autor VIRoN RoBoCI

Një histori nga Delvina, atje ku në tubacionet e qytetarëve uji mbërriti i përzier me naftë. Heshtja e frikshme e banorëve dhe një kërkim i gjatë për të gjetur shkakun e këtij fenomeni të rrezikshëm.

APATI

dokumentar nga : VIRON ROBOCI

07http://www.youtube.com/watch?v=ozKPoOlkURU

Page 41: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

Titulli

“Ne jetojmë në Tiranë”Autor XHoANA FERRA, ENID MERo

Katër pasione të ndryshme, katër jetë të ndryshme, katër perspektiva, por një qytet i vetëm: Tirana. Pasionet e të rinjve kryeqytetas, adrenalina e lartë dhe kërkimi për një jetë të ndryshme nga ajo e rrugëve plot pluhur e zhurmë.08http://www.youtube.com/watch?v=knlHYo-vHOw

Page 42: Katalogu Total 4 Shkurt

42

09Titulli

“Fetus”Autor EDLIRA BAHoLLI

Shqiptarët janë bërë më zemërgjerë? Një aktiviste e mbrojtjes së kafshëve rrëfen se si një grup të rinjsh adoptojnë kafshë të braktisura dhe të aksidentuara. Mënyra më e fundit për të shprehur dhembshurinë e fshehur brenda nesh.

http://www.youtube.com/watch?v=ITArDqi-ogc

Page 43: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

10Titulli

“Përtej Kufirit”Autor NUSRET GJoKAJ

Ditën emigrant dhe natën sërish në shtëpinë e tij të vjetër. Historia e një fshatari që kapërcen cdo ditë kufirin me Malin e Zi për të fituar bukën e përditëshme. Beteja e tij e ashpër me varfërinë, urinë, harresën.

http://www.youtube.com/watch?v=aULQuoTjTWw

Page 44: Katalogu Total 4 Shkurt

44

Titulli

“Anije të Mbytyra”Autor ERMELA TELI

Rikthim në historinë e gjatë të lundrimit në Shkodër. Anije të mbytura në Bunën përbri Rozafës shekullore dhe një ëndërr e kaherëshme: ajo e ndërtimit të një muzeu naval në qytetin e lashtë

11http://www.youtube.com/watch?v=ulpQ6KdPa-Q

Page 45: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

Titulli

“Tek a Çift”Autor FABIoLA HARSHoVA

Dikur fëmijët luanin bashkë lojëra të thjeshta, pinca, cingla, peta. Tani secili prej tyre mbyllet i vetëm në shtëpi përballë kompjuterit. Lindja e një fëmijërie ndryshe.

12http://www.youtube.com/watch?v=k-3X1ysdu3k

Page 46: Katalogu Total 4 Shkurt

46

13Titulli

“TIR-ANË”Autor ERIoNA CAMI, ELToN BAXHAKU

Smogu, armiku më i ri i shqiptarëve. Si jetohet dhe çfarë rreziqesh fsheh për banorët e kryeqytetit kurthi i ri që ngriti zhvillimi i shpejtë, një lloj përzierje gati vdekjeprurëse mes dioksidit të karbonit, gazrave të tjerë, grimcave dhe avujve.

http://www.youtube.com/watch?v=LLJqHoXL-0s

Page 47: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

Titulli

“Larg Syrit”Autor PAUL KURTI

Ëndrrat fëminore në një Shqipëri që ndryshon me ditë. Historitë e tre personazheve fëmjë në tre qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dëshirat, lojrat, planet, por edhe pasiguritë për të ardhmen.

14http://www.youtube.com/watch?v=rO6He9wUHuc

Page 48: Katalogu Total 4 Shkurt

48

15 16

Titulli

“Për një Botë plot Shkëlqim”Autor GRUPI ‘VIZIoNI RINoR, LEZHë

Solidaritet dhe kontribut në komunitet nga të rinjtë për të rinjtë. Një panair dhe një koncert për të mbledhur fonde për rregullimin e shkollës. Historia e nxënësve të Malecajt që nuk presin më asgjë nga zyrtarët indiferentë.

KUSH?Vullnetarë nga zona të ndryshme të rrethit Lezhë, të cilët kanë ardhur së bashku në një lëvizje rinore, për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre dhe më gjerë.

Të rinjtë për ndryshim!

ÇFARË?• Ndërgjegjësimin e publikut

për situatën aktuale të lagjes “Kampi i burgut”, Malecaj dhe shkollës së fshatit.

• Ri-konstruktim i shkollës 9-vjeçare, Malecaj.

SI?• Aplikimi në konkursin mediatik “Rrathë

II”, të fondacionit “SOROS” dhe realizimi i një videoje rreth 12-minutëshe, si dokumentim i hapave të nismës tonë.

• Realizimi i një panairi me produkte artizanale.

• Realizimi i një koncerti bamirësie, me të ftuar artistë me emër.

• Takime të shumta me donatorë (institucione, biznese, shoqëri civile, individë etj.)http://www.youtube.com/

watch?v=EXdZ0Mdur-0

Page 49: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

16

Titulli

“ISH”Autor ANIS LEKA

Ekspozita e madhe që nuk është më. Zhdukja e beftë e njërës prej godinave simbol të Tiranës së viteve ’70-80. Humbja e kujtesës së një qyteti që po transformohet cuditshëm çdo ditë.

http://www.youtube.com/watch?v=0GoiVrAL_kE

Page 50: Katalogu Total 4 Shkurt

50

17Titulli

“WC”Autor BRIKENA BoGDo

Shkolla me banjo të mbyllura me çelës, një higjenë që vetëm emrin ka të tillë. Një vëzhgim në anën e padukshme të disa shkollave të Tiranës.

http://www.youtube.com/watch?v=hrnL0DFbMaQ

Page 51: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

18Titulli

“Pa Fill”Autor RoMINA RUDA, ERIoN MITRoVICA

Të rinj që jetojnë në një botë virtuale, mesazhe, face-book, twitter, një rreth informatik që duket sikur i largon nga jeta e përditëshme toksore.

http://www.youtube.com/watch?v=n06r4RUqdRo

Page 52: Katalogu Total 4 Shkurt

52

19Titulli

“Çfarë po Hamë?”Autor LoRINA MIXHA

Çfarë ushqimesh konsumojmë përditë? Specialistët japin alarmin: Bëni kujdes me ato që konsumoni. Ndërsa kontrollet e shtetit janë ende të pandjeshme.

https://www.youtube.com/watch?v=Ff3FPTtS9JM

Page 53: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

20Titulli

“Gjazuji i Artë”Autor MIREL GJYZARI

Të jesh krejt i varfër mbi një shtresë floriri. Historia e fshatarëve të “Kolorados” shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=IjeSYNiECFc

Page 54: Katalogu Total 4 Shkurt

54

21Titulli

“Nën Qiell të Hapur”Autor MANJoLA VEIZI

Jeta nën qiell të hapur përbri pallateve që prej kohësh rrinë bosh. Romët e kryeqytetit rrëfejnë telashin e tyre më të fundit përmes një video-dokumentari të bërë prej tyre vetë.

https://www.youtube.com/watch?v=KKd_7LxZXJo

Page 55: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

22Titulli

“Vi Bast – BINDU!”Autor KELMEND KARUNI

Baste dhe bastexhinj. Një udhëtim ndër vendet dhe mes personazheve të etheve më të fundit të shqiptarëve: basteve sportive.

https://www.youtube.com/watch?v=FktjQqoV7R0

Page 56: Katalogu Total 4 Shkurt

56

23Titulli

“(Ish) Ultra-Vllaznit”Autor EDRI PACRAMI

Si të ndryshon jeta për një gol në minutën e fundit. Si është kur thuajse e tërë qënia jote rrotullohet rreth skuadrës së zemrës? Rrëfimi plot humor i tifozëve legjendarë të Vllaznisë së Shkodrës.

https://www.youtube.com/watch?v=3cGrY-0162I

Page 57: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

24Titulli

“Çobani që e bën drurin të flasë”Autor ENEA SERJANI

Historia e cobanit nga Gjirokastra që la krrabën e bariut për daltën e gdhendjes së drurit. Historia e të riut që me pasion dhe shumë punë ka arritur me sukses të hapë një dyqan të tijin në metropolin Shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=C-FeCB9vBHY

Page 58: Katalogu Total 4 Shkurt

58

25Titulli

“Në sytë e të Fortëve”Autor TAN KAZAZI

Çfarë nënkuptojnë me forcë njerëz të ndryshëm, në situata të ndryshme, me jetë të ndryshme. A është forca virtyt apo mjet për mbijetesë?

https://www.youtube.com/watch?v=AVKmVy2uDJc

Page 59: Katalogu Total 4 Shkurt
Page 60: Katalogu Total 4 Shkurt

KonKursi MediatiK “rratHË”

“Painted Red”Nga Anis Leka

Video-dokumentarët e Konkursit Mediatik “RRATHË”

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërine”Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tirana, AlbaniaTel: +355 4 22 34 621/ 22 34 223/ 22 35 856Fax: +355 4 22 35 855E-mail: [email protected]