ked zbardh tentativat e metës për thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore,...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Martë 7 Janar 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Shqiptarët urojnë vit me mbarësi, opozitarët mallkojnë Rama të ikë Nga Kastriot ALIAJ Nga Besi BEKTESHI Dashuria për vendin “without” individin! Fundi i filozofisë ironike, që plazmoi kriminalizimin e shoqërisë Faqe 6 Mosmarrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë thelluar edhe më tej. Viti 2020 pritet që të jetë i nxehtë në aspektin politik, por po jepen sinjale se ky vit do të jetë vendimtar edhe sa i takon bashkëpunimit mes PD dhe LSI. Përveç mosfirmosjes... Thellohen përplasjet, Basha gati draftin për reformën zgjedhore, Kryemadhi del hapur kundër financimit të partive nga shteti KED zbardh tentativat e Metës për të kapur Kushtetuesen, ja si kërkoi llogari për skualifikimin e Zhaklin Petos, shkresë urgjente Dvoranit Rreth 4 mijë denoncime janë kryer nga qyte- tarët për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gjatë dy viteve të fundit. Pranë Komisionit të Pa- varur të Kualifikimit janë dorëzuar mijëra dosje për aferat në drejtësi, ku shumë qytetarë kërkojnë hetim të thelluar për padrejtësitë... Qeveria ka nisur procedurat për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama në datën 2 dhjetor kërkoi nga bashkitë e zonave emergjente që të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, ashtu siç u paralajmërua, ndërsa dje, ministri për Rindërtimin... Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis këtë vit artistik me komedinë e suksesshme“Boeing Boeing”. Komedia rikthehet për publikun nga e mërkura deri mbrëmjen e të dielës në skenë te “ArTurbina”. Një komedi e jashtëzakonshme për institucionin, e cila vjen në skenë dhe këto ditë të muajit të... Qytetarët valë denoncimesh për gjyqtarët dhe prokurorët, mbi 4 mijë dosje për aferat në drejtësi, ja si KPK i ka refuzuar në shumicën e rasteve Tërmeti, qeveria nis procedurat e rindërtimit të banesave, qytetarët duhet të aplikojnë në bashki, përfitojnë edhe objektet pa leje Komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e “ArTurbinës” Ndizen motorët për Byronë e Hetimit, angazhohen FBI dhe ICITAP, amerikanët gati planin për hetime dhe arrestime në nivele të larta, zbardhen detajet Viti 2020 rikthen përplasjet politike, nga izolimi dhe shkarkimi i Metës, te Gjykata Kushtetuese dhe debati për zgjedhjet e parakohshme Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e gji- tha në dorë të amerikanëve. Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit kanë kontribuar për të gjithë reformën në drejtësi, por sa i takon BKH ata do të kenë rolin kryesor. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hapur faqen e saj zyrtare në internet “spak.al”, ku ka publikuar të dhëna të qarta mbi mënyrën se si do të ngrihet Byroja Kombëtare... Faqe 8 Faqe 9 Faqe 19 Faqe 2,3 Zhvillimet gjatë regjimit komunist, ja si Enver Hoxha fliste për komplote kundër qeverisë dhe nisja e distancimit nga Kina Dalin në pah të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Mediat britan- ike kanë raportuar për këto zhvillime duke u fokusuar te diktatori Hoxha. Ato kanë treguar detaje nga viti 1976 kur Hoxha fliste për... Faqe 14 Ndryshon ligji për pensionin vullnetar, kufizohet tërheqja e parakohshme dhe ndryshon vlera për uljen e tatimit Institucionet shtetërore kanë planifikuar të ndryshojnë procedurat për pensionin vullnetar. Të gjithë ata të cilët nuk janë të kënaqur më pensionin shtetëror shumë lehtë mund të krijojnë një fond pensioni në... Faqe 10 Faqe 4,5 Fatos Klosi: PD e trembur nga SPAK, Berisha s’mund të shpëtojë pa u lagur nga afera e CEZ, ja pse Basha nuk ka asnjë fuqi në parti Faqe 7 Gati dosjet për pushtetarët me prona sheikësh, deputetë, ministra e krerë bashkish kanë fshehur mbi 100 mln euro pasuri në 16 vite

Upload: others

Post on 25-May-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Martë 7 Janar 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Shqiptarët urojnë vit me mbarësi, opozitarët mallkojnë Rama të ikë

Nga Kastriot ALIAJ

Nga Besi BEKTESHI

Dashuria për vendin “without” individin!

Fundi i filozofisë ironike, që plazmoi kriminalizimin

e shoqërisë

Faqe 6

Mosmarrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë thelluar edhe më tej. Viti 2020 pritet që të jetë i nxehtë në aspektin politik, por po jepen sinjale se ky vit do të jetë vendimtar edhe sa i takon bashkëpunimit mes PD dhe LSI. Përveç mosfirmosjes...

Thellohen përplasjet, Basha gati draftin për reformën zgjedhore, Kryemadhi del hapur kundër financimit

të partive nga shteti

KED zbardh tentativat e Metës për të kapur Kushtetuesen, ja si kërkoi llogari për skualifikimin e Zhaklin Petos, shkresë urgjente Dvoranit

Rreth 4 mijë denoncime janë kryer nga qyte-tarët për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gjatë dy viteve të fundit. Pranë Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit janë dorëzuar mijëra dosje për aferat në drejtësi, ku shumë qytetarë kërkojnë hetim të thelluar për padrejtësitë...

Qeveria ka nisur procedurat për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama në datën 2 dhjetor kërkoi nga bashkitë e zonave emergjente që të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, ashtu siç u paralajmërua, ndërsa dje, ministri për Rindërtimin...

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis këtë vit artistik me komedinë e suksesshme “Boeing Boeing”. Komedia rikthehet për publikun nga e mërkura deri mbrëmjen e të dielës në skenë te “ArTurbina”. Një komedi e jashtëzakonshme për institucionin, e cila vjen në skenë dhe këto ditë të muajit të...

Qytetarët valë denoncimesh për gjyqtarët dhe prokurorët, mbi 4 mijë dosje për aferat në drejtësi, ja si KPK i ka

refuzuar në shumicën e rasteve

Tërmeti, qeveria nis procedurat e rindërtimit të

banesave, qytetarët duhet të aplikojnë në bashki, përfitojnë

edhe objektet pa leje

Komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing” rikthehet në skenën e “ArTurbinës”

Ndizen motorët për Byronë e Hetimit, angazhohen FBI dhe ICITAP, amerikanët gati planin për hetime dhe arrestime në nivele të larta, zbardhen detajet

Viti 2020 rikthen përplasjet politike, nga izolimi dhe shkarkimi i Metës, te Gjykata Kushtetuese

dhe debati për zgjedhjet e parakohshme

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e gji-tha në dorë të amerikanëve. Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit kanë kontribuar për

të gjithë reformën në drejtësi, por sa i takon BKH ata do të kenë rolin kryesor. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka

hapur faqen e saj zyrtare në internet “spak.al”, ku ka publikuar të dhëna të qarta mbi mënyrën se si do të ngrihet Byroja Kombëtare...

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 19

Faqe 2,3

Zhvillimet gjatë regjimit komunist, ja si Enver Hoxha fliste për

komplote kundër qeverisë dhe nisja e distancimit nga Kina

Dalin në pah të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Mediat britan-ike kanë raportuar për këto zhvillime duke u fokusuar te diktatori Hoxha. Ato kanë treguar detaje nga viti 1976 kur Hoxha fliste për... Faqe 14

Ndryshon ligji për pensionin vullnetar, kufizohet tërheqja

e parakohshme dhe ndryshon vlera për uljen e tatimit

Institucionet shtetërore kanë planifikuar të ndryshojnë procedurat për pensionin vullnetar. Të gjithë ata të cilët nuk janë të kënaqur më pensionin shtetëror shumë lehtë mund të krijojnë një fond pensioni në... Faqe 10

Faqe 4,5

Fatos Klosi: PD e trembur nga SPAK, Berisha s’mund të shpëtojë pa u lagur nga afera e CEZ, ja pse Basha nuk ka asnjë fuqi në parti Faqe 7

Gati dosjet për pushtetarët me prona sheikësh, deputetë, ministra e krerë bashkish kanë fshehur mbi 100 mln euro pasuri në 16 vite

Page 2: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT2 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,12,13,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gati dosjet për pushtetarët me prona sheikësh, deputetë, ministra e krerë bashkish kanë fshehur mbi 100 mln euro pasuri në 16 vite, dalin të dhënat

ILDKP, të dhëna për të gjitha pasuritë e pajustifikuara të pushtetarëve

Vendimi për negociatat në maj, BE sytë nga SPAK e BKH, pritet të ndiqet shembulli kroat e rumun për shfarosjen e korrupsionit

Viti 2020 do të jetë vendimtar për luftën ndaj korrupsionit. Në tetor u refuzua hapja e negociatave dhe BE do të vendosë për fatin e Shqipërisë në maj. Por një ndër kushtet kryesore është lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta. Pra me pak fjalë kërkohen arrestime “VIP”. Kjo do të thotë se BE kërkon që dhe te ne të veprohet si në Kroaci e Rumani. Ashtu siç u ngrit SPAK në vendin tonë, në Kroaci funksionon USKOK, ndërsa në Rumani DNA. USKOK u krijua në vitin 2002 duke pasur nën juridiksion gjithë ter-ritorin e Kroacisë. Në mënyrë që të ishte sa më

efektive në vitin 2010 krijuan një polici specifike – Zyra Kombëtare e Policisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në Kroaci (PNUSKOK). Këtë rol te ne do e kryejë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo është vijuar me krijimin e departamenteve të veçantë të USKOK për të gjykuar raste të USKOK, në të katër gjykatat më të mëdha të Kroacisë- Zagreb, Osijek, Rijeka dhe Split. Aktiviteti i USKOK përgjatë viteve është karakterizuar nga suksesi dhe eficenca. Gjatë viteve 2007 - 2014 janë kryer mijëra hetime dhe 3.454 persona janë akuzuar

dhe janë dërguar përpara gjykatës 3098 perso-na, 2915 prej të cilëve janë dënuar. Lidhur më Krimin e Organizuar, USKOK ka ndërmarrë veprimtari të shumta ndaj grupeve të krimit të organizuar dhe organizatave kriminale të përf-shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës kokainës nga vende të Amerikës së Jugut, kontrabandimi i cigareve, pijeve alkoolike etj. Lidhur me aferat korrup-tive, USKOK ka ndërmarrë një sërë veprimesh për hetimin e të gjithë formave të korrupsionit

duke aplikuar “Tolerancë Zero” kundër çdo lloj korrupsioni. Zyrtarë të nivelit lartë janë akuzuar dhe dënuar përfshirë ish- kryeministrin e Kroac-isë, dy zëvendësministra, ministri i Brendshëm, Ambasadori i Kroacisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Gjeneralë të Ushtrisë Kroate si dhe zyrtarë të lartë të Agjencisë së Sigurimit dhe Shërbimeve Inteligjente. Ndërsa në Rumani, që nga viti 2004 e deri më tani janë arrestuar plot 1.500 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë, minis-tra, kryebashkiakë, drejtorë, etj, ndërsa u dënua dhe ish-kryeministri Viktor Ponta.

Kliti TOPALLI

Politikanët me pasuri të lartë duket se janë preja më e lehtë e SPAK. Gjatë muajit janar do të mbyllet trans-

ferimi i dosjeve të SPAK dhe pastaj do të krijohet mundësia për nisur hetime të reja. SPAK një vëmendje të veçantë do të ketë për pasuritë e pushtetarëve dhe njerëzve të botës së krimit. Por për shumë emra të njohur, të dhënat duket se janë bërë gati nga ILDKP. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka një bilanc të qartë të atyre që kanë fshehur pasuri ndër vite dhe vlerat reale të pronave. Si-pas raporteve vjetore të ILDKP, nga viti 2003 deri në 2017, pushtetarët kanë fshehur plot 80 milionë euro prona. Sipas ILDKP, bëhet fjalë për pasuri që nuk rrjedh nga burime të ligjshme dhe është e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore. ILDKP ka njoftuar se për ta janë informuar dhe autoritet e tjera përkatëse, ku ka pasur kallëzime në Prokurori dhe janë dorëzuar të dhëna pranë Drejtorisë së Pas-trimit të Parave. “Kallëzimet penale të zyrtarëve të nivelit të lartë për periudhën 2003-2014 përkojnë me një shumë prej rreth 1.2 milion euro pasuri, e cila nuk rrjedh nga burime të ligjshme dhe është e pam-buluar me dokumente justifikuese ligjore, ndërsa për periudhën deri 31.12.2017 kjo shumë ka arritur në vlerën prej rreth 80 milion euro pas-uri të dyshuar të krijuar nga burime jo të ligjshme dhe e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore. Kjo tregon, për rritjen e goditjes dhe fuqisë vepruese të institucionit të ILDKPKI ndaj veprave penale të fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe krimit ekonomik”, thuhet në raport. Por burime jo zyrtare i thanë gazetës se nëse shtojmë dhe fshehjet e pasurive për vitet 2018 dhe 2019, bëhet fjalë për rreth 100 milionë euro pasuri të pajustifikuar. Sipas legjislacionit, çdo hetim për deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra, kryetarë bashkish dhe funksionarë të tjerë janë kom-petencë e SPAK. Kjo do të thotë se sapo të nisë mirë puna, mjafton të shihen kallëzimet e ILDKP dhe të gjithë fundosen, kjo pasi në shumë

Kërkesat e BE për të shfarosur korrupsionin Në vitin e ardhshëm, Shqipëria

duhet të: Përparojë më tej me krijimin e një regjistri për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të vëna nga veprat penale të korrupsion-it; të thellojë më tej hetimet financiare; të finalizojë procedurat për themelim-in e organeve të specializuara antiko-rrupsion, të përbërë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kom-bëtare e Hetimeve për të ndëshkuar korrupsionin e nivelit të lartë deri në nivel politik; të vazhdojë të përmirëso-jë aksesin në regjistrat kombëtarë elektronikë për autoritetet e zbatimit të ligjit. Përgjigjet e drejtësisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë kanë filluar të jenë konkrete dhe kjo duhet të vazhdojë.

Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e reformës në dre-jtësi. Rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka avancuar dhe ka prodhuar rezultate të konsid-erueshme. Për shkak të rezultateve të vetingut, organet e reja të drejtësisë (Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) u krijuan në dhjetor të 2018. Shkarkimet nga vetingu kanë krijuar vakanca në disa organe të tjera kyçe, veçanërisht në Gjykatën e Lartë. Gjykata Kus-htetuese ka humbur kuorumin sepse nga nëntë gjyqtarë që duhet të ketë në zyrë, ka vetëm një. Organet e reja të sistemit të drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe po vijojnë punën që të zgjidhet kjo situatë dhe periudhë tranzitore.

Shqipëria duhet të bëjë për-parim të mëtejshëm të dukshëm në zbërthimin efektiv të grupeve të krimit të organizuar, dhënien e dënimeve parandaluese, heqjen e të ardhurave nga krimet e tyre përmes konfiskimit të pasurisë dhe trajtimin e pastrimit të parave; të krijojë ose caktojë një zyrë të rikuperimit të aseteve që është përg-jegjës për identifikimin dhe gjurmim-in e pasurive kriminale; të miratojë një strategji të re dhe plan veprimi për drogat, të intensifikojë luftën kundër trafikimit të drogave të rënda; të mira-tojë një strategji për krimin kibernetik dhe të krijojë një përgjigje më efektive të zbatimit të ligjit...

raste prokuroria ka pushur hetimet dhe është lehtësisht e mundur të rihapen dosjet.

Të dhënat për vitin 2019 Gazeta ka siguruar të dhënat

e ILDKP për verifikimet gjatë vitit 2019. Për periudhën janar-tetor 2019, janë paraqitur rreth 101 raste referimesh, ndërsa deri në dhjetor 2019 janë 12 raste të tjera, pra në total, janar-dhjetor 2019 janë 113

raste referimesh në polici, proku-rori apo Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Pra vetëm vitin që lamë pas ka pasur bum fshehjesh pasurie dhe kjo nuk është çudi, pasi 2019 ishte viti i themelimit të SPAK dhe të gjithë janë trembur.

Masat administrativePërveç kallëzimeve penale të

dorëzuara në prokurori dhe refer-imeve në polici apo te Drejtoria

a) ushtron kontrollin e drejtpër-drejtë të deklarimeve në emërtesë të tij;

b) mbledh të dhëna, kryen hetime dhe kërkime administrative rreth deklarimeve të personave që kanë detyrimin për deklarim, sipas këtij ligji, në përputhje me Kodin e Proce-durave Administrative. Mbledhja e të dhënave bëhet në përputhje me ligjin

nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, dhe me legjislacionin në fuqi për infor-macionin e klasifikuar.

c) bashkëpunon me autoritetet përgjegjëse të institucioneve shtetërore për zbatimin e këtij ligji, legjislacionit për parandalimin e konflikti të inte-resave në ushtrimin e funksioneve

publike, si dhe ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve;

ç) bashkëpunon me organet e auditimit dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për luftën kundër korrup-sionit dhe krimit ekonomik.

d)bashkëpunon me institucionet e tjera sipas parashikimeve në legjis-lacionin në fuqi.

KOMPETENCAT E ILDKP

ILDKP çdo vit dërgon për hetim me qindra zyrtarë, përfshirë dhe de-putetë e ish-ministra, por problemi qëndron te organi i akuzës. Deri më sot prokuroria nuk ka dërguar në gjykatë asnjë dosje për personal-itete. Të vetmit që janë hetuar kanë qenë drejtorë drejtorie edhe pse IL-DKP ka kapur deputetë me shkelje. Vitin që lamë pas u kallëzuan plot

7 deputetë për fshehje pasurie dhe askush nuk ka shkuar në gjykatë. Nga ana tjetër favori është se in-stitucionet fshehin identitetin. Duke u bazuar te ligji për privatësinë, ka shumë zyrtarë që janë në shkelje flagrante po emrat nuk dalin në media. Duke mos u bërë publike, dosjet përfundojnë në arkiva dhe jo në gjykatë.

DËSHTIMI I PROKURORISË e Pastrimit të Parave, ILDKP ka vendosur dhe gjoba për ata që kanë refuzuar të deklarojnë pasuritë. “Në total për periudhën 2014-2018 rezu-lton të jenë aplikuar 1.812 masa ad-ministrative "gjobë". Për periudhën janar-dhjetor 2019, janë aplikuar 52 masa administrative “gjobë”. Për t’u theksuar është fakti, se të gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati i Lartë janë lënë në fuqi nga gjykatat administra-tive, me përjashtim të një numri të pakonsiderueshëm, për të cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e ILDKP. Më tej bëhet e ditur se ILDKPKI për periudhën 2014 – 2018 ka sanksionuar me masë administrative “gjobë” në total rreth 1.672 zyrtarë si dhe ka aplikuar 140 masa administrative me “gjobë” në kuadër të ligjit nr. 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbro-jtjen e Sinjalizuesve”.

Page 3: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ne jemi një njësi e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, sikurse autorizohet në ligjin me titull ”Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. (Ligji për SPAK-un),

2016. Ne punojmë së bashku me një skuadër prokurorësh të posaçëm që në mënyrë proaktive hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që dyshohen që janë të përfshirë në vepra penale në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në faqen zyrtare të SPAK e BKH.

BKH TREGON QËLLIMET

1. Plotësimi i një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

2. Një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;

3. Një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;

4. Një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komuni-kimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me

efiçencë;5. Një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën

fizike;6. Një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se

personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale; dhe

7. Të ketë dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit dhe atij të riemërimit.

PROCEDURAT PËR TË QENË PJESË E BKH

Spartak Ngjela: Ja kush janë 11 fushat që duhet të hetojnë SPAK dhe BKH, kanë shkaktuar korrupsion të lartë shtetëror

Avokati Spartak Ngjela ka listuar disa nga faktorët që kanë ndaluar zhvillimin e vendit ndër vite dhe që sipas tij duhet të përfshihen në hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Ngjela u shpreh se SPAK duhet t’i shtrijë hetimet që nga arsimi, shkenca, gjuha dhe komunikimi e deri tek liria e shtypit dhe fjalës së lirë. “Korrupsioni i lartë shtetëror ka ndaluar historinë evolutive të Shqipërisë. Historia reale

e një kombi ndalon atëherë kur kësaj shoqërie i ka ndaluar evolucioni. Korrupsionet kryemi-nistrorë që pasuan njëri-tjetrin në Shqipëri, tani kuptohet se kanë ndaluar evolucionin e shoqërisë shqiptare. Ndalimi i evolucionit shoqëror, në thelb është ndalim i historisë evolutive për atë shoqëri. Por, cilët janë ingredientët e një evolucio-ni në zhvillimin kombëtar në një shtet apo në një shoqëri të caktuar? Ata janë: Arsimi, prodhimi, shkenca, gjuha, komunikimi, liria shoqërore,

liria politike, liria ekonomike, liria e shtypit, media dhe fjala e lirë, drejtësia. Të gjithë këta ingredientë në Shqipëri janë jashtë zhvillimit, prandaj ka ndaluar evolucioni shqiptar, i cili ka ndaluar evolucionin e koshiencës shqiptare dhe njëherësh, ka ndaluar vetë historinë”, u shpreh Spartak Ngjela. Më tej avokati ngre pyetjen nëse Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të mund të hetojë korrupsionin në këto 11 fusha apo jo. “E pse të

zgjatemi: pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: A do ta hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion këtë batërdi antishqiptare? Këta duhet ta hetojë, sepse heti-mi dhe agjencitë informative amerikane i kanë të faktuara, kurse shqiptarët duan të dëgjojnë të vërtetën nga hetimet: përse gjithë ky mllef antishqiptar kundër prosperitetit të shoqërisë shqiptare”, u shpreh avokati Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kliti TOPALLI

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e gjitha në dorë të amer-ikanëve. Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit

kanë kontribuar për të gjithë reformën në drejtësi, por sa i takon BKH ata do të kenë rolin kryesor. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hapur faqen e saj zyrtare në internet “spak.al”, ku ka publikuar të dhëna të qarta mbi mënyrën se si do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit. Që në fillim bëhet e ditur se ky institucion është investim amerikan, duke dërguar një mesazh të qartë për klasën e politikanëve të kor-ruptuar në vend. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është partner kryesor në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në faqe. Por si SHBA do të marrë në dorë BKH? Aty janë treguar me detaje rolet që do të kenë institucionet amerikane, që nga FBI, deri te ICITAP. Në faqen zyrtare bëhet me dije se rolin kryesor në ngritjen e BKH e ka padyshim FBI. Byroja Federale e Hetimit do të asistojë për vite me radhë që bosët e krimit dhe të korruptuarit të shkojnë pas hekurave. “Në vitin 2016 u ra dakord që Qeveria e SHBA-ve do të ndërmerrte rolin udhëheqës në krijimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Qeveria shqiptare shprehu dëshirën që BKH-ja të reflektonte ngushtësisht standardet profesionale dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Kjo ambicie ka rezultuar në procesin e mëposhtëm të përzgjedhjes për BKH-në, që ndjek të njëjtin model si FBI-ja dhe një regjim trajnimi që do të sigurohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo nga trajnerët e FBI-ja. Mbi 60 persona të përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin 2020 për t’iu nënshtruar trajnimit në Akademinë e FBI-së në Kuantiko, Virxhinia”, thuhet më tej.

Gati planet dhe rregulloret Po ashtu është bërë i ditur dhe roli i

ICITAP. Kjo organizatë do të përqendro-het te aspekti financiar, infrastrukturor dhe teknik. Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se janë gati rregulloret dhe planet për zgjedhjen e kreut të BKH dhe hapjen e garës për hetues. Pra të gjitha aktet nënligjore që do të mundësojnë arrestimet e bujshme janë hartuar nga amerikanët, duke treguar qartë se ata kanë një plan konkret për të shfarosur korrupsionin. “Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ka

Prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve për privatizimin e ish-OSHEE

Ndizen motorët për Byronë e Hetimit, angazhohen FBI e ICITAP, amerikanët gati planin për hetime

dhe arrestime në nivele të larta, ja detajetSPAK pushon hetimet për gjyqtarët, reagon Berisha

Prokuroria e Posaçme vendosi dje që të pushojë hetimet për çësht-jen penale ndaj tre gjyqtarëve, të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim. Edhe pse gjykata nuk pranoi, nuk mungoi reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quan vendimin skandaloz dhe kriminal. Sipas Ber-ishës personi që qëndron pas kësaj është vetë kreu i qeverisë Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetin so-cial Facebook, ish-kryeministri ka shkruar se ky është një fillim krim-inal nga ana e SPAK, teksa shton akuzat ndaj Ramës, duke thënë se ky i fundit ka urdhëruar lëvizjet. “Ata, në një akt të papërgjegjshëm, me urd-hër të kreut të meduzës shfajësuan narkogjykakësit që dënimin përjetë të Dritan Dajtit, i cili ekzekutoi në verën e vitit 2009 në plazhin e Dur-rësit katër oficerë policie, me një vendim kriminal e shndërruan me gjykim të shpejtuar në 25 vite burg”, ka deklaruar Berisha.

Shqipëria në krye të OSBE, reagon Këshilli

i AmbasadorëveShqipëria do të jetë në krye të

OSBE për vitin 2020. Këshilli i Am-basadorëve Shqiptarë e ka cilësuar këtë si një vendim që përmbush një synim të kahershëm të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Kryesia duhet t’i shërbejë çuarjes përpara të objektivave strategjike të Shqipërisë, të cilat gëzojnë mbështet-jen e të gjithë spektrit politik në vend. “Drejtimi i OSBE-së është një arritje madhore e vendit, tregues i besimit të anëtarësisë së OSBE-së në trans-formimet demokratike të Shqipërisë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, si dhe kontributit të dhënë ndër vite nga diplomacia shqiptare për Organiza-tën dhe jo vetëm”, thuhet në njoft-imin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Kujtojmë se OSBE është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe hapjes ndaj perëndimit. Vëmendja e pritshme e kryesisë shqiptare tek zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, është një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal.

ofruar mbështetje të gjerë në procesin në vazhdimësi të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). ICITAP-i ka ndihmuar në hartimin e drafteve për procedura dhe rregullore të ndryshme pune që do të rishikohen për aprovim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sapo ai ose ajo të emërohet. Kjo punë është përqendruar në hartimin e një

procesi rigoroz përzgjedhjeje dhe në një program trajnimi që do të sjellë shumë nga standardet dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (BKH-së)”, thuhet në faqen e SPAK. Në faqe është publikuar dhe një deklaratë e Z. Steve Bennett, Drejtuesi i Programit ICITAP në Shqipëri, i cili është besimplotë që planifikimi i detajuar do të japë rezultate

pozitive për BKH-në, SPAK-un dhe qytetarët e Shqipërisë. “Planifikimit për BKH-në i është kushtuar shumë vëmend-je dhe punë. Ne jemi duke punuar për të përmbushur pritshmëritë e larta të qytetarëve të Shqipërisë për një njësi të policisë gjyqësore që shfaq standardet më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe efikasitet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai. Byroja e Hetimi do ketë rol kryesor në kopsitjen e dosjeve për pushtetarët. Momentalisht rolin kryesor e kanë pasur prokurorët, të cilët i kanë përdorur faktet sipas intere-save. Por BKH do jetë më shumë se një polici gjyqësore dhe nëse kopsiten që aty provat, as prokurorët dhe as gjykatësit nuk kanë se çfarë të bëjnë. Në ditët në vijim SHBA do sjellë ekspertë në vend dhe pajisje teknologjike, që do të asistojnë në punën e hetuesve dhe prokurorëve.

Page 4: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

4 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Por teksa Gjykata Kushtetuese ka hedhur piketat e para, pasi momentalisht është me pesë anëtarë, ngritja e saj pritet që të reflektojë përplasje politike. Protagoniste do të jetë sërish mazhoranca qeverisëse dhe Presidenca. Kjo e fundit këmbëngul se vakanca e plotësuar nga ajo është ligjore, ku si përfaqësues të saj në Kushtetuese ka Marsida Xhaferllarin. Por mazhoranca nuk e njeh zonjën Xhaferllari, me ar-

syetimin se presidenti Meta e zgjodhi atë në shkelje të afateve ligjore dhe kushtetuese. Në këtë pikë, socialistët njohin si anëtar të Kushtetueses dhe që i përket Presidencës, zonjën Arta Vorpsi. Por kjo mbivendosje pritet që të përshkallëzojë luftën mes Ramës dhe Metës dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë se kujt i takon vendi në këtë gjykatë, zonjës Vorpsi apo zonjës Xhaferllari.

NGRITJA E GJYKATËS KUSHTETUESE

Rudina Hajdari: Do shoh mundësinë të jap kontributin tim përmes krijimit të një partie të re, opozita e pavendosur për shkarkimin e Metës

Dominimit të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në skenën politike shqiptare duket se do t’i vijë fundi. Të paktën kështu mendon deri më tani deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e cila pritet që të shfrytëzojë përplasjen dhe jetëgjatësinë e këtyre dy par-tive politike për t’u bërë protagoniste. Gjatë një prononcimi për mediat, deputetja Hajdari deklaroi dje se në kushtet kur partitë e mëdha po përplasin brirët me njëra-tjetrën, opozita e re do të shfrytëzojë kapacitet e saj, sikundër është ngritja e një partie të re, në mënyrë që të

përfaqësojë qytetarët e zhgënjyer nga PD, PS, etj. “Nuk do ndalem, do shoh mundësinë të jap kontributin tim modest. Demokracia në vend ka çaluar vitet e fundit dhe mendoj se 2020 duhet të jetë rikthimi në bazë dhe ringritja e një demokracie të shëndoshë”, deklaroi ajo. Ndërkohë, një tjetër çështje e nxehtë politike që do na shoqërojë dhe në 2020, është nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. E pyetur nëse shumica qeverisëse do ta ketë votën e saj për ta shkarkuar kreun e shtetit, Hajdari u përgjigj se është ende herët

për të vendosur dhe se opozita do të vendosë në finale në bazë të hetimeve të komisionit hetimor. “Si ligjvënës mendoj se nuk duhet të shpejtojmë dhe të marrim hapa radikalë, sepse nxisin hapa të tjerë radikalë. Nuk është diçka emergjente, sepse mbi të gjitha njerëzit kanë nevojë për procese transparente dhe të drejta”, u shpreh ajo. Më tej, deputetja Hajdari deklaroi se reforma zgjedhore do të jetë gati. Madje, për herë të parë zonja Hajdari zbut qëndrimin dhe ndaj Partisë Demokratike në këtë proces, duke i lënë hapur derën për ta miratuar së bashku

reformën. “2020 do jetë patjetër përfundimi i reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, do jetë vit i rëndësishëm pas vitit që lamë pas, do jetë i vështirë po ashtu, por një vit i së vërtetës. Partia Demokratike, por edhe partitë e tjera opozitare e panë veten ngushtë se nuk kishin mundësi për të dhënë kontributin brenda Parlamentit. Janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm se një vit më parë se po ta mbani mend, një vit më parë ishin më pak te predispozuar për t'u marrë me reformën zgjedhore”, nënvizoi depu-tetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

Rigels SELIMAN

Gjatë vitit 2020 pritet të thello-hen edhe më tepër përplasjet politike. Teksa 2019-ta nisi me një përplasje Rama-Basha dhe

u mbyll me një përplasje Meta-Rama, 2020-ta pritet të rikthejë përplasjet poli-tike. Gazeta ka bërë një përmbledhje të çështjeve që pritet që të na shoqërojnë këtë vit, ku padyshim fokusin kryesor do ta marrë nisma e mazhorancës për izolimin e kreut të shtetit dhe nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra. Më konkretisht shumica qever-isëse në 8 korrik të vitit që lamë pas ngriti një komision hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e presidentit Meta në kuadër të ush-trimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të ndjekura prej tij në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Ky komision u ngrit nën një klimë të tensionuar politike, pasi gjatë kohës që ligjvënësit votonin në Parlament ngritjen e tij, opozita zhvillonte protestën e 10 kombëtare anti-qeveritare. Por pa-varësisht se ky komision duhet të kishte përfunduar misionin e tij në datën 8 tetor, mazhoranca i shtyu me dy muaj afatet e tij, pasi ishte në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Mirëpo edhe pse opinioni i Venecias erdhi, mazhoranca nuk ishte e bindur nëse duhet ta mbyllte raportin për shkarkimin e Metës dhe ta dërgonte në Kuvend. Për këtë arsye pak para se të përfundonte afati i komi-sionit në muajin dhjetor të vitit 2019, mazhoranca kërkoi sërish shtyrjen e afateve të komisionit, duke e çuar misionin e tij deri në 8 prill të këtij viti. Kështu që, këta muajt e parë të këtij viti pritet ta përplasin sërish mazhorancën me presidentin Meta. Madje, ka zëra se kjo përplasje do arrijë kullin gjatë kohës që Kuvendi do të votojë për shkarkimin ose jo të Metës nga detyra, pasi mëso-het se ky i fundit në shenjë hakmarrje ndaj mazhorancës pritet të shpërndajë Parlamentin.

Izolimi i presidentit MetaPor shkarkimi nga detyra nuk

është e vetmja arsye që pritet të ndezë gjakrat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Një tjetër çështje që pritet t’i hedhë benzinë zjarrit gjatë 2020-

Ngritja e Kushtetueses dhe reforma zgjedhore priten të shkaktojnë “luftë” politike

Viti 2020 rikthen përplasjet politike, nga izolimi dhe shkarkimi i Ilir Metës, te Kushtetuesja dhe debati për zgjedhjet e parakohshme

Kërpaçi: Shqipërinë e nxjerr nga kriza vetëm LSI

Ish-deputetja e Lëvizjes Social-iste për Integrim, Floida Kërpaçi është shprehur e bindur se vetëm LSI mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ku e ka futur Partia Socialiste. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kërpaçi theksoi dje se “arma” e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të rinjtë. “Ne të gjithë, brezi i ri mbi të gjitha, duhet të jemi gati për të përqafuar dhe çuar përpara vizionin e ri që kemi nevojë. LSI, që në themelim të saj ka pas misionin për të qenë pranë qytetarëve, e nëpërmjet politikave të dedikuara t’u jap zgjidhje problemeve të Shqiptarëve. Ne besojmë se an-gazhimi dhe mbështetja fuqimisht e të rinjve të vendit është shansi për të nisur dekadën e shpresës, rikthimit të besimit e ringritjes kombëtare! Është momenti për të ecur më shpejt për t’u dhënë shanset të gjithë Shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të mundësive të mëdha”, deklaroi ish-deputetja Kërpaçi.

Panariti: Shqipëria duhet të rreshtohet krah SHBA

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti deklaroi dje se qëndrimi i Shteteve të Bashkuar të Amerikës kundër Iranit duhet mbështetur, si një mision që kërkon të mos sjellë rrezikun e luftës pranë Europës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministri sqaroi se lëvizjet e fun-dit të Iranit për krijimin e bombës bërthamore janë të ngjashme me ato të Koresë së Veriut dhe SHBA synon që kjo të mos ndodhë. “Mbështetje e fortë, e qartë dhe e prerë për Amerikën ndaj Iranit, për të mos e sjellë Korenë e Veriut në Gjirin Persik dhe rrezikun e luftës pranë nesh. Fakte: Vitin që shkoi, Irani shkeli kuotën e uraniumit të pasuruar të përcaktuar në mar-rëveshjen e 2015; Ekspertët thonë se kjo i mundëson që brenda pak muajve të krijojë sasinë e uraniu-mit të pasuruar për të patur bombë bërthamore. Prandaj mbështetje e fortë e Amerikës për të ndaluar lindjen e Koresë së Veriut në Gjirin Persik”, deklaroi Panariti.

ës është edhe nisma e mazhorancës për të izoluar kreun e shtetit. Mazhoranca ka vendosur që në shenjë hakmarrje ndaj qëndrimeve kryeneçe të Metës, sikundër ishte futja në kaos e Gjykatës Kushtetuese me dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të saj jashtë afateve, të bëjë ndërhyrje në dy ligjet, sikundër janë ai “Për organizimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe “Për sta-tusin e gjyqtarëve e prokurorëve”. Në

draftin që disponon gazeta dhe pritet të diskutohet në komisionet parlam-entare, gjyqtari i emëruar në Gjykatën Kushtetuese që nuk thirret për betim në Presidencë mund ta bëjë atë pranë institucionit ku është emëruar. Po ashtu, drafti i propozuar nga Partia Socialiste, synon të nxjerrë jashtë loje Metën, duke i hequr të drejtën e betimit për anëtarët e SPAK, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, pasi kjo kategori do beto-

het me shkrim. Pra, këto dy ndërhyrje të mazhorancës pritet ta thellojnë luftën mes Qeverisë dhe Presidencës.

Zgjedhjet e parakohshmePor duket se gjatë 2020-tës

mazhoranca pritet të përplaset edhe me opozitën, sikundër është lufta poli-tike. Opozita prej gati një viti kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa për të sfiduar mazhorancën ka bërë edhe protesta anti-qeveritare. Por kjo kërkesë e opozitës duket se ka rënë në vesh të shurdhët, pasi jovetëm që nuk është plotësuar, por kryeministri Rama ka sfiduar pakicën, ka shtyrë deri në fund të marsit gjendjen e jashtëzakonshme, e diktuar kjo sipas tij, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Kjo do të thotë se gjatë kësaj kohe sipas ligjit nuk mund të zhvil-lohen protesta apo të mbahen zgjedhje, ç’ka e thellon edhe më shumë përplasjen mes shumicës dhe pakicës, pasi nëse do të mbahen zgjedhje, periudha më e mundshme do të jetë vjeshta e këtij viti.

Një tjetër çështje e cila pritet që të rikthejë përplasjet politike gjatë vitit 2020 është reforma zgjedhore. Teksa opozita parlamentare këmbëngul tek ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ka akuzuar Partinë Socialiste se po flirton me Partinë Demokratike, duke bërë pazar me njëra-tjetrën, edhe mazhoran-ca dhe opozita kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore sipas rekomandi-

meve të OSBE/ODHIR. Mazhoranca ka një draft të sajin për reformën zgjedhore, me të cilin përputhen edhe disa nga propozimet e demokratëve. Por duket se këtë lojë e ka nuhatur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka deklaruar se do të dalë me draft të saj sa i takon reformës zgjedhore. Kështu që, kjo çështje pritet që të përplasë politik-isht këto katër grupime me njëra-tjetrën.

Miratimi i reformës zgjedhore

Page 5: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Sipas kësaj shkrese, e cila i drejtohet njëkohë-sisht Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Avokatit të Popullit, pas parashtrimit të një arsyetimi të gjatë sipas këndvësh-trimit të Tij mbi mënyrën e interpretimit të Kushtetutës dhe ligjit për radhën e plotësimit të vendeve vakante, Presidenti i Republikës konkludon se, së pari, ka ven-

dosur të "pezullojë” procesin e tij të ushtrimit të së dre-jtës për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese në vakancën e plotë të shpallur në datën 04.03.2019 derisa Kuvendi të ushtrojë të drejtën që i takon të zgjedhjes së një gjyqtari të Gjykatës Kushtuese apo të përfundojë afati 30 ditor për këtë organ emërtese”, thuhet në raportin vjetor të KED.

Ja si Meta kërkoi pezullimin e garës për Kushtetuesen

Koncesioni i sterilizimit, PD akuza ndaj qeverisë: Kontratë abuzive, i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë

Koncesioni i sterilizimit prej pak kohësh ka nxitur sulmet e Partisë Demokratike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Edhe ditën e djeshme PD ka sulmuar ashpër qeverinë në lidhje me këtë çështje. Sipas demokratëve ky koncesion është bërë me kontratat abuzive. Në një dalje publike nga selia e PD-së, ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se ky koncesion është një nga provat më flagrante të korrupsionit të qeverisë, ndërsa theksoi se synim i Ramës është pasurimi i paligjshëm. Pampuri pretendon se ky koncesion 10-vjeçar, i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar sipas saj

në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. “Koncesioni i sterilizimit të instru-menteve kirurgjikalë, njësoj si ai i chek up-it apo ai i laboratorëve, përbën një nga provat më fla-grante të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni i sterilizimit është dëshmi se prioritet i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm, duke u fshehur pas identiteteve fasadë, të siguruar nga Ilir Beqja. Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10-vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë

euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. Edhe urdhri për të kryer më pak operacione, nga Ministria e Shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP-ve dhe koncesioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve”, ka deklaruar Pampuri nga selia blu. Më tej ajo ka vijuar duke thënë se ulja e numrit të opera-cioneve çon detyrimisht në një rritje të nivelit të pritjes nga ana e pacientit, që rrjedhimisht ndikon

edhe në përkeqësimin apo dobësimin e gjendjes shëndetësore të pacientit. Pampuri ka theksuar po ashtu se vetë mjekët kanë bërë denoncime sa i takon dhënies së sterilizimit me koncesion, ku shton se kostoja ishte më e vogël kur e paguante shteti. “Kështu ulja e numrit të operacioneve bën që pacientët duhet të presin në radhë gjë që agravon maksimalisht gjendjen e tyre. Mjekët vetë kanë denoncuar se kur shteti e bënte vetë sterilizimin kosto shkonte në 2.4 euro për një set kirurgjikal, sot që ky shërbim është dhënë me koncesion kushton 190 euro një set kirurgjikal. Pra 80 herë më shumë”, tha ajo.

Elisjeda KIKO

Zbardhen të tjera tentativa të presidentit Ilir Meta për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Prej disa muajsh ka nisur një

luftë e fortë mes tij, KED dhe Parla-mentit duke treguar edhe një herë se politika po bën çdo gjë për të pasur në dorë organet e drejtësisë. Kushtetuesja do vendosë fatin e presidentit dhe ky i fundit duket se po punon fort që të vendosë aty emrat e besuar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar ditën e djeshme raportin vjetor të 2019, ku ka treguar ndërhyrjet flagrante që ka kryer kreu i shtetit për kapjen e Kushtetueses. Sipas raportit, Meta i ka kërkuar sqarime KED se përse skual-ifikoi nga gara kandidaten Zhaklin Peto. Nëse kthehemi pas në kohë, pas skualifikimit, Zhaklin Peto e apeloi vendimin e KED në Gjykatën Adminis-trative të Apelit, e cila e rikthehu sërish në garë. Por sërish KED nuk e pranoi dhe e largoi nga gara. “Nisur nga rasti i shqyrtimit gjyqësor të ndalimit të kandidimit të kandidates Zhaklina Peto dhe duke e shtrirë parashtrimin e disa qëndrimeve të tij edhe për çështje të tjera të lidhura me procesin dhe pro-cedurat e verifikimit të kandidaturave, Presidenti i Republikës i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 2941/1 datë 31.08.2019. Gjithsesi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke zbatuar urdhërimet dhe orientimet e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, i rishqyrtoi të dy rastet e kandidimit të kandidates Zhaklin Peto dhe pas kryerjes së të gjitha procedurave përkatëse, duke ardhur në të njëjtat përfundime nisur vetëm nga ligji i zbatueshëm dhe gjetjet në procedurën e verifikimit, vendosi përsëri ndalimin e kandidimeve të kësaj kandidateje për mosplotësim të kriterit ligjor të integritetit pasuror”, thuhet në raportin vjetor të KED. Pyetja që sht-rohet është: Përse presidenti i kërkon sqarime një institucioni të pavarur? Vërtet ai e shpalli vakancën, por është e drejtë totale e KED që të vendosë për kandidatët. Duke i kërkuar sqarime, sigurisht që shkelet paanësia dhe ligji. Por nga ana tjetër tregohet qartë lufta e Metës për Kushtetuesen. Duhet thek-suar se zonja në fjalë ka kandiduar në disa vakanca të shpallur nga Presidenti.

Ardian Dvorani kërkon ndërhyrjen e Kuvendit pas përplasjes me presidentin

KED zbardh tentativat e Ilir Metës për të kapur Kushtetuesen, ja si kërkoi llogari për skualifikimin e Zhaklin Petos, shkresë urgjente Ardian Dvoranit

Vetingu, Alkelina Gazidedja del para KPK

Pas pushimeve të fundvitit, or-ganet e vetingut janë rikthyer sërish në punë. Në datën 9 janar 2020 para Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit do të dalë për tu vlerësuar në 3 kriteret e vetingut, atë të pasurisë, integritetit moral dhe pastërtisë së figurës gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KPK bëri me dije se trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa (Bungo). “Subjekti: Znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Apelit’; Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pal-lati i Kongreseve), Salla B, Kati 0; Trupa Gjykuese: Suela Zhegu,Firdes Shuli , Genta Tafa (Bungo)”, thuhet në njoftimin e KPK. Pas vlerësimit në 3 kriteret, pritet për tu parë nëse gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidedja justi-fikon pasurinë e saj dhe nëse ajo do të konfirmohet ose jo në detyrë.

Ankimimi për Besnik Canin, KPA mblidhet

në datën 8 janarKolegji i Posaçëm i Apelimit do

të gjykojë në datën 8 janar animimin e Komisionerit Publik për vendimin e KPK, i cili konfirmoi në detyrë prokurorin Besnik Cani. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, KPA bën me dije se kjo seancë do të kryeso-het nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo. Seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orum 10:00. “Ditën e mërkurë, më datë 08.01.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.12/2019, datë 22.02.2019 që i përket ankimit të para-qitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Cani. Trupi gjykues për gjy-kimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz; Relator: Ardian Hajdari; Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo”, thuhet në njoftimin e KPA.

në Gjykatën Kushtetuese, ekzistencën, rastet, kuptimin dhe mënyrën e zbatim-it të rregullit të paraqitjes së dy listave me gjyqtarë dhe jo gjyqtarë kur ka më shumë se një vend vakant në shqyrtim nga i njëjti organ emërtese lidhur me afatet, hapat proceduralë, komuni-kimin, kompetencat dhe përgjegjësitë

e organeve të emërtesës në procesin e plotësimit të vendeve vakante si edhe për të harmonizuar në tërësi gjuhën dhe rregullat materiale dhe procedurale të këtij ligji të posaçëm me ato të ligjit të 2016 që përmban rregullime të natyrës më të përgjithshme”, thuhet në raportin vjetor të KED.

Ajo ka shfaqur interes dhe për vendin vakant të lënë nga Besnik Muçi, edhe pse është skualifikuar dy herë.

Ndërhyrja e KuvenditPor për të shmangur përplasjet me

presidentin Ilir Meta, kreu i KED Ard-ian Dvorani ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, që të miratojë një paketë nor-mash të reja me shtesa dhe ndryshime ligjore. Dvorani kërkon në mënyrë specifike nga Kuvendi që të rregullat e reja të miratohen për plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për afatet dhe kompetencat për zgjedhjen e tyre. “Në aspektin e procesit legjislativ, edhe në ligjin nr.8577/2000 mund të diskutohen dhe miratohen nga Kuvendi disa shtesa dhe ndryshime, veçanërisht në nenet 7/b, 7/c dhe 7/ç për të qartësuar procedurat që ndiqen nga organet e emërtesës dhe nga KED-ja për plotësimin e vakancës

Në raportin vjetor, KED thekson se për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese i ka dërguar brenda një jave listën përfundimtare të kandidatëve si Presidencës ashtu edhe Kuvendit. “Brenda shtatë ditëve nga dërgimi i listave përfundimtare të renditjes së kandidatëve, Raporteve të arsyetuar për renditjen dhe akteve

përkatëse të sip 15.10.2019, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr.11313 ka emëruar gjyqtar të Gjykatës Kus-htetuese zotin Besnik Muçi, i renditur i treti në Listën Përfundimtare të Rendit-jes së Kandidatëve për vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presi-denti i Republikës në datën 07.02.2018”, thuhet në raportin vjetor të KED.

KED: Lista e kandidatëve për Kushtetuese u dërgua brenda 7 ditëve

Page 6: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

6 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, reagon Dashamir Shehi: Jo ndryshim të sistemit, ja ku do fokusohemi

Opozita është mbledhur ditën e djeshme sa i takon reformës zgjedhore dhe ka njoftuar se do të dalë me propozime konkrete mbi këtë të fundit. Një nga aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, ka zbardhur dje një pjesë të platformës së opozitës sa i përket zgjedhores. Ishte kreu i PD Lulzim Basha, ai që deklaroi se shumë shpejt do të bëhet publike platforma e opozitës për reformën zgjed-hore, ndërkohë që dje kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zbuluar se plat-forma është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit.

Shehi theksoi se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e zgjedhjeve. I pranishëm gjatë një diskutimi tek Akademia e Shkencave, Dashamir Shehi deklaroi se nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po. “Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prod-hon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sistemit, nuk

ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore ose administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihet çdo lloj sistemi”, deklaroi Shehi. Rikujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi aleatët e tij në një mbledhje të posaçme sa i takon reformës zgjedhore. Sakaq është bërë me dije se

ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë përsëri reforma zgjedhore, por edhe aksioni opozitar. Kujtojmë se tri grupet janë, grupi i oponencës të përbërë nga Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho. Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biom-etrik dhe elektronik dhe financimi, ku bën pjesë Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari. Ndërsa grupi i tretë është grupi i vullnetit politik, ku bën pjesë Oerd Bylykbashi.

Kryemadhi: Taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për aktivitetet e partive politike

Thellohen përplasjet, Basha gati draftin për reformën zgjedhore, Kryemadhi del hapur

kundër financimit të partive nga shteti

“Nëse ne nuk do të digjnim mandatet, nëse ne nuk do të bënim atë proces për bojkotin e votimeve të Ramës të 30 qershorit, ne do të vazhdonim dhe do të kishim një raport si ai i zgjedhjeve të 2017, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të mos harroni që kur ndërroi qeverinë Rama në fund të 2018-s, opozitës nuk iu dha e drejta për të diskutuar për ndryshimet në qeveri. Rama gënjen sepse shquhet për këtë gjë. Por nuk dua të hyj fare te zoti Rama, mjafton që ne të kujtojmë që ku, në cilin vend të botës, kur bëhen ndryshime në qeveri, e kam me rregullore të Parlamentit, e kam me Kushtetutë, që kam të drejtën të diskutoj për qever-isjen, edhe ne na e hoqën të drejtën për të diskutuar kur u ndërrua qeveria”, tha Kryemadhi.

LSI: DJEGIA E MANDATEVE, E VETMJA MËNYRË PËR TË DEMASKUAR RAMËN

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar dje në një studio televizive teksa foli për reformën zgjedhore, dha opinion e saj edhe për sistemin zgjedhor të duhur sipas saj. “Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi, por dekriminalizimi i procesit sepse në një periudhë kohë mazhoritari ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët, bodyguardët që kishin mundësi etj, u dolëm, shkuam në proporcional që të mbahej përgjegjësia te kryetarët e partisë. Ne kemi qenë për proporcional, me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara”, tha ajo.

KRYEMADHI: NUK KA TË BËJË SISTEMI, POR DEKRIMINALIZIMI I PROCESIT

Arbjona ÇIBUKU

Mosmarrëveshjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë thel-

luar edhe më tej. Viti 2020 pritet që të jetë i nxehtë në aspektin politik, por po jepen sinjale se ky vit do të jetë vendimtar edhe sa i takon bashkëpunimit mes PD dhe LSI. Përveç mosfirmosjes së koalicionit, një çështje e nxehtë që përplas palët është edhe reforma zgjedhore. Gjatë kësaj jave, opozita pritet të dalë me propozime konkrete sa i takon re-formës zgjedhore, por pika që ndan opozitën është financimi i partive nga shteti. Në artikulimin e saj në daljet publike, Partia Demokratike e ka bërë të qartë se është dakord që paritë të financohen nga shteti. Sakaq LSI nuk e mbështet këtë pikë, duke bërë kështu që të distancohet nga Partia Demokratike.

Basha mbledh grupin për reformën zgjedhore

Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi dje grupin e punës për çështjen e reformës zgjedhore. Ba-sha dhe aleatët e tij janë shprehur se reforma zgjedhore është rruga më e sigurt për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pritet që PD të dalë me propozime konkrete pas kësaj mbledhje, të cilat do t’i hapin rrugë një debati dhe konsul-timi publik. Theksojmë se procesi i reformës zgjedhore ka pësuar një ngërç, pavarësisht se kjo reformë dhe finalizimi i saj ka qenë një nga kus-htet e Bundestagut. Sakaq një nga akuzat që PD ka hedhur ndaj qever-isë ka qenë së shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit, ishte një tentativë për të penguar reformën zgjedhore. Mes të tjerash u bë më dije se, me propozimet konkrete për reformën zgjedhore, PD synon veç të tjerash, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

LSI kundër PDPor po dje kryetarja e Lëviz-

jes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë hapur kundër kreut demokrat Lulzim Basha sa i

Platforma e opozitës, Vasili: Dënim ekstrem dhe të pamëshirshëmMbledhja e grupit opozitat për

platformën e reformës zgjedhore ka sjellë edhe reagimet e opozitarëve të tjerë. Në vijim të deklaratës së bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së Pe-trit Vasili. Ai shprehet se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e zgjedhjeve. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi, çka dëshmon se opozita në këtë pikë është në uni-son, e vetmja pikë që i ndan ata është financimi i partive politike nga shteti. “Asgjësimi i shitblerjes dhe kriminal-izimit të votës kjo po është reforma, të tjerat. Reforma zgjedhore ka vetëm një çështje për të zgjidhur. Ka vetëm një problem që shkatërron zgjedhjet. Ka vetëm përgjigje që duhet të japë. Është kriminalizimi dhe shitblerja e votës. Dënimi ekstrem dhe i pamëshirshëm i këtyre, kjo është reforma zgjedhore e vërtetë”, ka deklaruar Vasili.

Zgjedhorja, Mehmetaj: Shumë shpejt opozita me

propozime konkreteReforma zgjedhore ka ndezur

zërat e opozitës sërish ditën e djeshme. Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin e reformës, shumë zëra nga opozita kanë reaguar sa i takon zgjedhores. Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në një studio televizive, teksa foli për aktualitetin në vend, Shengenin Ballkanik, vendosi theksin tek reforma zgjedhore. “LSI është pjesë e një grupi të përbashkët pune që opozita ka ngritur, i cili do të paraqesë propozimet e saj. Puna do të rimerret tani në Janar, shumë shpejt do të kemi një qëndrim të përbashkët. Ne kemi kërkuar si LSI vazhdimisht dënimin e shit-blerjes së votës, evitimin e bandave, krimit të organizuar dhe gangsterëve në zgjedhje, barazinë e votës. LSI është për një demokraci akoma më të madhe në dorë të qytet-arëve. Sado të mira t’i bëjmë reformat në letra, nëse nuk ka vullnet për ndry-shim dhe sa më të shpejtë të situatës, kot që bëjmë reforma. Duhet të jetë jo vetëm në letra, por të implementuara në çdo hallkë”, tha ajo.

takon reformës zgjedhore, duke re-fuzuar financimin e partive nga shteti. Teksa ishte e ftuar dje në një studio tel-evizive, Kryemadhi foli për reformën zgjedhore, ajo tha se opozita nuk është duke negociuar me kryeministrin Edi Rama për këtë reformë, si edhe përmendi qëndrimin e opozitës në tryezat e mbajtura nga OSBE-ODIHR. Më tej ajo sqaroi edhe pikën se ku ndahet LSI nga PD, që është ajo të cilën e përmendëm edhe më sipër, pra financimi i partive. “Nuk kemi qëndrim ndryshe sa i takon tryezave të OSBE dhe ODIHR, por kemi një

qëndrim ndryshe sa i takon financimit të partive nga buxheti i shtetit. Por pothuajse po biem dakord edhe me PD për këtë, sepse ne mendojmë që taksapaguesit shqiptarë nuk kanë pse të paguajnë për aktivitetet e partive politike qofshin ato parlamentare ose jo. Taksat e shqiptarëve nuk dalin për arsim edhe shëndetësi”, ka deklaruar dje Kryemadhi. Më tej kryetarja e LSI u pyet nga gazetari i TCH në lidhje me financimin e fushatave të partive politike. Duke qenë se LSI nuk është dakord që financimi të bëhet nga bux-heti i shtetit, ai e pyeti Kryemadhin se

si do të realizohen këto fushata duke qenë se disa prej tyre kanë qenë vërtet luksoze dhe kanë kushtuar shumë. Sakaq Kryemadhi është përgjigjur duke thënë se partitë mund t’i finan-cojnë vetë këto fushata pasi nuk kanë shumë kosto. “Partitë mund t’i bëjnë vetë nga financimet e tyre, nuk nevo-jitet kosto shumë e madhe. Fushata më luksoze janë bërë nga partitë kur kanë qenë në qeveri. Mjafton të masni metër katrorët e banesave për të kuptuar se sa kushtojnë. Flamujt nuk kanë aspak kosto, i porosit në Kinë dhe u zgjidh”, u shpreh Kryemadhi.

Page 7: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

..............GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

FATOS KLOSI:

Unë nuk mendoj dot se nuk kam asnjë eksperiencë në këtë aspekt, pasi SPAK sapo është ngritur. Nga kjo pikëpamje unë shpresoj se SPAK nuk do të jetë një strukturë formale, por do të jetë një strukturë e cila do të luftojë korrupsionin me themel. Kësh-tu që, di të them se SPAK do të luftojë korrupsionin në nivel të lartë pushtetarësh. Si përfundim urojmë që vitit 2020 do të jetë viti i fillimit të luftës kundër korrupsionit...

“Prokuroria kot u ngut që kërkoi pushimin e hetimeve për Berishën”

PD partia më e trembur nga SPAK, Berisha nuk mund të shpëtojë pa u lagur nga afera e CEZ, ja pse Basha nuk ka asnjë fuqi në parti

Zhvill imet pol i t ike të vitit 2019-të dhe ato që pritet të ndodhin gjatë 2020-tës, ngritja e SPAK,

marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës, apo raportet mes mazhorancës qeverisëse dhe presi-dentit Ilir Meta kanë qenë disa nga çështjet të cilat janë komentuar nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, teksa u ndal tek ngritja e SPAK, deklaroi se kjo strukturë duhet të nisë punën me dosjet e bujshme, të cilat gjatë këtyre viteve janë mbyllur qëllimisht apo presin të hapen. Sipas tij, të gjithë sytë e qytetarëve shqiptarë janë tek SPAK dhe kësisoj dosjet e bu-jshme duhen hapur. Ndërkohë, duke komentuar faktin që prokuroria pak ditë më parë kërkoi pushimin e hetimeve për ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon çështjes “CEZ”, ish-kreu i SHISH theksoi se ky është një veprim i nxituar nga ana e institucionit të akuzës. Në këtë kontekst, zoti Klosi teksa shprehu keqardhje që Prokuroria gjatë këtyre viteve ka qenë inek-zistente në punën e saj, u shpreh se Berisha nuk mund të shpëtojë nga afera e CEZ dhe se sipas tij, kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK. Sa i takon marrëdhënieve brenda opozitës dhe sidomos brenda Par-tisë Demokratike, ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fa-tos Klosi theksoi se kryedemokrati Lulzim Basha nuk është lider dhe për rrjedhoje, sipas tij, ai nuk ka fuqi në parti.

-Zoti Klosi, pak ditë më parë u mbyll viti 2019. Në aspektin politik si mund ta quajmë këtë vit?

Viti 2019-të nën gjykimin tim do ta konsideroja një vit të brishtë dhe i mbushur me shumë trazira të forta politike. Domethënë politika nuk arriti ta justifikojë dëshirën që kanë njerëzit tek ajo, shpresën që kanë njerëzit tek ajo për ta çuar vendin përpara. Viti 2019 u shoqërua me përplasje të forta, kështu që në pikëpamjen time do ta konsideroja si një vit të mbrapshtë politik. Kjo nuk ka nevojë për diskutim, pasi më shumë pati regres se progres.

-Megjithatë, viti që lamë pas solli edhe shumë përplasje politike, ku padyshim përplasja më e fortë është ajo mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Pse erdhi kjo përplasje?

Për mendimin tim përplasja më e fortë sa i takon vitit që lamë pas ishte përplasja mes partive politike

dhe jo ajo midis individëve apo politikanëve të caktuar. Në këtë pikë dua të shtoj që, vetëlargimi i opozitës nga Kuvendi i Shqipërisë ishte në një farë mënyre përplas-ja më e fortë për mua. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe e paprecedentë, ku një pjesë e politikës largohet nga tempulli i demokracisë. Parlamenti është tempulli dhe vendi ku gatuhen lig-jet, bëhen diskutimet dhe të gjitha debatet, madje edhe lufta politike. Por lufta u spostua nga Kuvendi në rrugë. Kështu që, largimi i opozitës ishte më e forta. Pastaj që të rikthe-hem tek pyetja juaj, kemi të bëjmë me një marrëdhënie mes njerëzve, ku secili bën luftë për territorin e tij. Pra, përplasja mes Ramës dhe Metës ka ardhur si rezultat i luftës politike dhe në këtë rast është pa-sojë. Thënë ndryshe lufta politike qe shumë e fortë dhe u reflektua në qëndrimet e tyre personale, ku padyshim që secili e bën për kredo politike dhe për të ruajtur interesat personale.

-Partia Socialiste iu drejtua sërish Komisionit të Venecias, duke shtyrë në një farë mënyre shkarkimin e presidentit Meta. A ka një hezitim nga ana e mazhorancës për të shkarkuar kreun e shtetit?

Nuk mund ta them këtë. Por di të them që përderisa mazhoranca i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra, tregon se shumica nuk i ka gjërat aq të qarta. Domethënë çuarja sërish tek Venecia, tregon qartë se mazhoranca ka nevojë për ndihmë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë dhe ta kopsitë shkarkimin e Metës.

-Një zhvillim i ditëve të fun-dit është ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. A men-doni se viti 2020 do të sjellë hetime edhe në radhë pushtetarësh?

Shiko! Unë nuk mendoj dot se nuk kam asnjë eksperi-encë në këtë aspekt, pasi SPAK sapo është ngritur. Nga kjo pikëpamje unë shpresoj se SPAK nuk do të jetë një strukturë formale, por do të jetë një strukturë e cila do të luftojë korrup-sionin me themel. Kështu që, di të them se SPAK do të luftojë korrup-sionin në nivel të lartë pushtetarësh. Si përfundim uro-jmë që viti 2020

do të jetë viti i fillimit të luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është jetike dhe tejet e rëndësishme.

-Teksa SPAK po merr jetë po shihen edhe tentativa për të shpëtuar emra të caktuar. Rasti më flagrant është ai i skandalit të CEZ, pasi prokuroria pak ditë më parë kërkoi pushimin e hetimeve për ish-kryeministrin Sali Berisha. Si i shihni këto zhvillime?

Mendoj se Prokuroria kot u ngut që kërkoi pushimin e hetimeve për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ne kemi shpresuar ose më saktë kështu na kanë mbushur mendjen, që SPAK do të merret me të gjitha dosjet e bujshme, qofshin këto të vjetra apo të reja. Sidomos dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin në nivele të lartë si rasti në fjalë, që janë dosje që deri më tani nuk janë shqyrtuar. Shiko! Nuk kemi parë luftë kundër korrupsionit në nivele të larta, ndonëse të gjithë e kemi pranuar dhe kemi parë që në Shqipëri ka korrupsion. Kështu që, Prokuroria po ngutet kot që po kërkon pushimin e hetimeve dhe do në një farë mënyrë që të shmangë SPAK. Në këtë aspekt di të them se SPAK apo institucionet e reja të drejtësisë janë kr-ijuar pikërisht për të hetu-ar korrup-s i o n i n në nivel

politikanësh dhe zyrtarësh të lartë, kështu që duhet t’i lëmë të kryejmë punën e tyre. Mos harroni që kjo prokurori që nuk e ka zbardhur këtë çështje e tregoi veten e saj që nuk ishte në gjendje të punonte, kështu që tani sytë janë tek SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrup-sion për këtë punë është ngritur të hetojë pushtetarët. Nga ana tjetër, mendoj se duhen hapur të gjitha dosjet dhe këtu hyjnë të gjitha, jo vetëm ato të bujshmet apo sensi-tivet. Unë nuk e kam merakun tek dosjet sensitive, pasi ky term është subjektiv, por problemi është që ka ardhur koha që të hapen të gjitha dosjet në mënyrë që gjithçka që ka mbetur pa u zbardhur apo pezull, apo që është mbyllur pa të drejtë të hapen dhe të gjejnë rrugën e tyre për zgjidhje. Domethënë njerëzit që kanë bërë korrupsion të japin llogari.

-Nga ana tjetër, në fund të muajit që lamë pas ka pasur një dënim për ish-kryeministrin Ber-isha, të cilin gjykata e ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. A mendoni se pushteti i Berishës mbi drejtësinë në Shqipëri po dobësohet?

Nuk e di, të shohim. Por nga ana tjetër më vjen për të qeshur që ish-kryeministri Sali Berisha dëno-het për shpifje. Kjo punë është si ato kafetë e Byrosë Politike. Është për

të qeshur.-Si i shihni marrëdhëniet

mes PD dhe LSI, pasi ende nuk kemi një koalicion zyr-tar mes këtyre dy forcave politike?

Nuk e di, pasi do parë kjo punë nëse Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim iu leverdis që të kenë një bash-

këpunim mes njëra-tjetrës. Por mendoj se PD dhe LSI duhet të dalin dhe të flasin,

madje t’i sqarojnë gjer-at. Kam dëgjuar

që Monika Kryema-

dhi e ka nisur luftën politike dhe e ka ngritur siparin e kësaj lufte për këtë vit të ri politik dhe foli në emër të opozitës së bashkuar. Kjo krijon idenë se ata do të punojnë së bashku. Por mbetet të shohim.

-A mendoni se Lulzim Basha do të sjellë një gjë ndryshe në PD apo tek kjo parti vijon ende të bëjë ligjin Berisha?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha s’është kërkushi. Ba-sha nuk është kërkushi. Kështu që, nuk kam çfarë të them, pasi Basha nuk ka asnjë lloj pushteti në opozitë dhe për rrjedhojë nuk ka çfarë të japë. Basha mund të jetë një njeri i ngrehur dhe i krehur bukur, por deri këtu e ka takatin.

-Opozita joparlamentare kërkon zgjedhje të parakohshme. A mendoni se këto zgjedhje do të ndodhin këtë vit?

Shiko! Opozita joparlamnetare ka kërkuar gjithmonë zgjedhjet të parakohshme, madje kjo kërkesë është artikuluar edhe një ditë pasi janë mbajtur zgjedhjet dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë një kërkesë e vjetër e opozitës. Kjo e fundit gjithmonë këtë ka pasur si slogan dhe kërkesë, duke u shprehur se na i vodhën zgjedhjet, na i blenë zgjedhjet. Opozita po të jetë e zonja le të bëjë zgjedhje. Por problemi është që a ia del dot opozita që të fitojë zgjedhjet. A ka opozita forca dhe njerëz që i votojnë dhe që i vjen pas valles që të bëhen faktor? Opozita nuk është faktor. Madje, ajo u defaktorizua vetë qëkur iku nga Parlamenti, duke u mburrur që do të bënin një luftë të fortë politike. Por që në fund të gjithë e pamë që opozita dhe kauza e saj është “tretur si kripa në ujë”, thotë populli. Por nuk bëhet kjo punë me deklarata, pasi duhet edhe aksion.

-PD ka nisur një revansh ndaj SPAK dhe sidomos anëtarëve të kësaj strukture. Si i cilësoni këto sulme?

Kjo tregon se Partia Demokra-tike i trembet Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Të gjitha akuzat tregojnë që PD i trembet SPAK-ut. Edhe Sali Berisha ka qenë i madh në kohën e regjimit komunist edhe unë edhe i tjetri, etj. Të gjithë kemi bërë punët tona në atë kohë. Kështu që, të merresh me atë periudhë pas 30 vjetësh do të thotë se ke diçka që të mundon. Pra, demokratët kanë diçka që i mundon dhe i frikësohen SPAK. Si përfundim mendoj se PD dhe sidomos krerët e saj kanë frikë nga SPAK.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Page 8: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

8 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

186 vendime të dhëna nga KPK në gati 20 muaj, ku 37 vendime të KPK për dalje në pension, ndërprerje apo dorëheqje

60 subjekte të shkarkuara në KPK, nga të cilat 27 gjyqtarë, 22 prokurorë, 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe 2 ndihmës ligjor.

76 subjekte të konfirmuara nga KPK, nga të cilët 28 gjyqtar, 35 prokuror, 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë, 2 gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, 5 këshilltar dhe 2 ndihmës ligjor.

22 subjekte janë shkarkuar për shkak të mosjustifi-kimit të pasurisë, 1 për shkak të problemeve me bes-ueshmërinë e figurës dhe 37 të tjerë janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

31 vendime të marra nga KPA, për të cilat 18 është lënë në fuqi vendimi i KPK-së, 9 është ndryshuar vendimi, 3 janë pushuar si çështje dhe 1 është prishur vendimi i mëparshëm.

62 janë çështjet që janë ankimuar në KPA si shkalla e fundit e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

JA BILANCI I VETINGUT

Situata pas tërmetit, Rovena Voda: Qeveria ka plan të mirëfilltë për rindërtimin e banesave, banorët kanë përfituar bonus qeraje

Familjet e prekura nga tërmeti tashmë kanë një afat konkret në lidhje me planin e rindërtimit. Zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda dha më shumë detaje në lidhje me këtë plan rindërtimi për familjet e prekura nga tërmeti. Gjatë një interviste televizive, ajo deklaroi se qeveria ka një listë të saktë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shtuar se do të ndërto-hen lagje të reja moderne me një plan të mirëfilltë urban. “Tashmë mund të them se ne kemi një listë të qartë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në bashkitë kryesore të cilat prej kohësh këto bashki

në bazë dhe të idesë që kryeministri e ka hedhur në mbledhjen e qeverisë dhe në diskutimet e tjera nëpër media se ideja për të ndërtuar lagje të reja moderne, me një plan të mirëfilltë urban, ka bërë që bashkitë prej kohësh të merren me identifi-kimin e hapësirave të lira shtetërore. Përsa i përket Bashkisë së Durrësit, kemi identifikuar një territor të madh të vizituar edhe nga kryeministri Rama që ndodhet pranë pronës së Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës është një zonë goxha e madhe, mbi 110 hektarë tokë shtetërore që është një zonë afër me qytetin dhe me detin dhe që sigurisht do të

jetë gati për të hartuar një prim plan të mirëfilltë urbanistik. Megjithatë po shikohen edhe sipërfaqe të tjera, por kjo është zona e pikasur si fillim si tokë shtetërore”, tha Voda. Më tej, zv.ministrja e Brendshme shtoi se banorët e prekur nga tërmeti janë larguar nga hotelet dhe të gjithë kanë përfitu-ar bonusin e qerasë. “Absolutisht, asnjë person nuk largohet pa përfituar bonusin e qerasë. Bashkia e Durrësit ka miratuar një listë prej 3863 aplikime për bonus qeraje nga të cilët kanë marrë pagesën 1034 kryefamiljarë dhe një pjesë e këtyre janë dhe banorë nëpër hotele, një pjesë sigurisht janë dhe

nga ata që nuk përmbushin kushtet që kanë qenë me qera, por ju kemi lënë kohë që të gjejnë sërish një banesë tjetër me qera siç kanë qenë më parë. Sigurisht që tregu ka lëvizur edhe janë vërejtur dhe tendenca për rritjen e çmimeve të qerasë, por unë besoj se e ka zbutur shumë pjesën apo ka shërbyer si rregullator kriteri që ne hoqëm që ishte kontrata e qerasë. Tashmë me heqjen e saj kemi vënë re se kjo ka shërbyer si një rregullator në treg për të gjetur mundësi banimi. Në shumë raste flas për Durrësin një pjesë e banorëve për shkak dhe të punës kanë marrë shtëpi në Tiranë”, tha Voda.

Elisjeda KIKO

Rreth 4 mijë denoncime janë kryer nga qytetarët për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar gjatë dy viteve

të fundit. Pranë Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit janë dorëzuar mijëra dosje për aferat në drejtësi, ku shumë qytetarë kërkojnë hetim të thelluar për padrejtësitë që janë bërë ndaj tyre. Edhe pse në fillim qytet-arët shprehën skepticizëm në lidhje me ecurinë që do kishte reforma në drejtësi, pasi gjatë muajit tetor 2017 u bënë vetëm dy denoncime, numri tyre filloi të rritej nga dita në ditë. Pas thirrjes së KPK, e cila inkurajoi qytetarët përmes formularit të de-noncimeve që të depozitonin prova për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, numri i denoncimeve filloi të rritej ndjeshëm. Kështu, sipas të dhënave të siguruara nga gazeta, gjatë muajit nëntor 2017 numri i denoncimeve u rrit në 112 dhe në dhjetor akoma më shumë pasi numri qytetarëve që denonconin aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve shkoi në 321. Një detaj ky që tregon se qytetarët kanë rritur besimin akoma më shumë tek reforma në drejtësi.

“Bum” denoncimesh gjatë muajve të verës

Por krahas kësaj, numri i qyte-tarëve që kanë depozituar prova pranë KPK edhe gjatë 2018-ës, ka ardhur gjithmonë në rritje. Sipas të dhënave të KPK, gjatë muajit janar u bënë 187 ankesa në drejtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa në shkurt 134. Por krahas këtyre muajve, gjatë marsit pati një ulje të ndjeshme denoncimesh pasi numri u ul në 115. Ndërsa në muajin prill pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, numri i denoncimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve arrit në 146. Por efek-tet e procesit të vetingut gjatë peri-udhës maj, nga ku u shkarkuan një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh, duket se ndikuan që qytetarët të rrisnin ndjeshëm besimin tek KPK. Gjatë muajit maj numri i denonci-meve arriti në 171 dhe në qershor në 170. Por krahas kësaj numri i qytetarëve që denoncojnë aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u rrit akoma më shumë gjatë muajve të nxehtë të verës. Përgjatë korrikut

Vetëm në vitin 2019 u regjistruan 1606 denoncime nga qytetarët

Qytetarët valë denoncimesh për gjyqtarët dhe prokurorët, mbi 4 mijë dosje për aferat në drejtësi,

ja si KPK i ka refuzuar në shumicën e rasteveManjani thirrje opozitës:

Lini të shkuarën e shihni të ardhmen

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manja-ni i ka drejtuar një thirrje opozitës që të tregojë se përse është cilësisht ndryshe nga Rilindja. Përmes një postimi në rrjetin social, ai tha se opozita duhet të lërë pas të shkuarën dhe të shohë drejt së ardhmes për të mirën e vendit. “Është momenti të tregoni se përse jeni cilësisht ndryshe nga Rilindja. Duhet ta tregoni tani, sa më shpejt cili është plani, kush janë ligjet e reja që do rivendosin demokracinë pluraliste në shinat e një shteti ligjor dhe me ekonomi tregu të lirë. Duhet të tregoni sa shpejt bëhet! Nuk pret më dekiku, ndaj nuk ka kohë për dekada! Se kush është Rama e shpura e tij nuk ka mbetur peshk që se di! S’ka nevojë të harxhohet kohë e çmuar duke i dhënë legjitimitet atij, qoftë edhe duke e sharë. Akoma se keni kuptuar se Ai këtë do, pra vëmendjen dhe kohën tuaj të çmuar?! Vështroni nga e ardhmja, lëreni mënjanë dhe partitë për një moment dhe projektoni Shqipërinë në shinat e zhvil-limit të së ardhmes. Boll me të shkuarën! Kur them e ardhmja, kam parasysh dekikun jo dekadë”, tha ai.

Paloka: 30 qershori tregoi dështimin e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se 30 qershori nuk ishte dështim i opozitës, por sipas tij tregoi se sa është Rama i urryer si kryeministër. Gjatë një interviste, ai tha se shefi i qeverisë tashmë është me mbështetjen më të ulët që ka patur në histori një parti e madhe. “Shqiptarëve nuk do ju ndahen fatkeqësitë sa të jetë Rama kryeministër. Ai është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë këtij vendi! 30 qershori nuk ishte “dështim” i opozitës, përkundrazi e nxori Ramën lakuriq jo vetëm para shqiptarëve, por përpara gjithë botës. 30 qershori tregoi se Rama nuk heq dorë nga të inkriminuarit dhe vjedhja e votës edhe kur është i vetëm. 30 qershori tregoi se Rama është në pikën më të ulët të mbështetjes që ka patur ndonjëherë një parti e madhe. 85% e shqiptareve kërkojnë largimin e tij. Opozita nuk ka harruar të thërrasë “Rama ik” se edhe sikur “të harronim” nuk na lënë qytetarët që e kanë kthyer në himn nga rrugë në stadiume. Rama është sot kryeministri më i urryer nga shqiptarët këtej e andej kufijve”, tha ai.

saj për shkak të pushimeve, numri i denoncimeve arriti në 106. Pra detaj ky që tregon se qytetarët kanë rri-tur besimin tek KPK dhe presin që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të shkarkohen nga detyra dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha aferat që kanë bërë. Por edhe gjatë vitit 2019 ka pasur një numër të konsiderueshëm de-noncimesh. Nga muaji Janar deri në muajin tetor pranë KPK janë regjistruar rreth 1600 denoncime nga qytetarët. Gjatë 2019 numri më i lartë i denoncimeve u regjistrua në muajin prill me 227 denoncime, ndërsa numri më i ulët i denonci-meve u shënua në muajin gusht me 74 denoncime. KPK refuzon shumicën e denoncimeve

Por edhe pse në drejtim të Komisionit të Pavarur të Kualifi-kimit janë bërë përgjatë 25 muajve

3.899 denoncime nga ana e qyte-tarëve në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shumica e tyre nuk janë marrë parasysh. Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit ka argumentuar në vendimet e publi-kuara të subjekteve të rivlerësimit se edhe pse ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve ka pasur denoncime të shumta ato nuk janë marrë parasysh se nuk kanë pasur prova bindëse. Kjo për faktin se shumi-ca e qytetarëve kanë depozituar pranë KPK, vendimet e gjykatave apo çështjeve të ndryshme penale dhe jo prova që tregojnë lidhjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve me krimin apo duke marrë ryshfet nga ana e personave të ndryshëm. Pikërisht kjo gjë ka bërë që KPK të rrëzojë një pjesë të denoncimeve dhe të fokusohet vetëm tek ato ku paraqiten prova bindëse.

numri i qytetarëve që depozituan denoncime pranë KPK arriti në 224. Ndërsa gjatë muajit gusht, muaj ky kur KPK ndërpreu dhe aktivitetin e

Janar-153 denoncime Shkurt-184 denoncime Mars-142 denoncime Prill-227 denoncime Maj-218 denoncime Qershor-173 denoncime Korrik-176 denoncime Gusht-74 denoncime Shtator-124 denoncime Tetor-135 denoncime

Ja denoncimet e qytetarëve

gjatë vitit 2019

Page 9: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

..............GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Tërmeti, qeveria nis procedurat e rindërtimit, qytetarët duhet të aplikojnë në bashki, përfitojnë edhe objektet pa leje

Ahmetaj: Bashkitë janë të detyruara të sjellin brenda afatit të gjithë verifikimin e trojeve

“Revolucioni dixhital” nis punën, 472 shërbime do të kryhen online, Rama: Shmangni dokumentet e panevojshme

Viti 2020 nis me risi në institucionet shtetërore. Dje, kryeministri Edi Rama tha se plot 472 apli-kime për shërbime kanë kaluar online. “Revolu-cioni dixhital”, siç e quan kryeministri ka nisur punën dje dhe për ditën e parë të kësaj nisme Edi Rama vizitoi Qendrën Kombëtare të Biznesit, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Anila Denaj dhe drejtoresha e AKSHI-t dhe e QKB-së. "Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin

kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin në tërësi natyrisht. Nga sot do ta keni të mundur ta bëni punën pa ardhur këtu fare, mjafton të hyni te portali, tek QKB të bëni aplikimin dhe nga sot nuk do të keni nevojë të sillni dosjet që keni në duar, ku të ketë dokumente shtetërore, pasi të gjitha do të duhet t’i marrë për ju vetë QKB-ja dhe kështu në shërbimet e tjera. Ju thjesht duhet të aplikoni dhe të vendosni doku-mentet private. Pastaj përgjigjen e merrni në kohë,

regjistrimin e biznesit e bëni në pak minuta", tha Rama. Ky i fundit gjithashtu kërkoi që të shman-gen dokumentet që nuk janë të nevojshme, duke i cilësuar se krijojnë zvarritje brenda administratës. "Ju vijoni krasitjen e dokumenteve...duhet të jetë e thjeshtë, shumë elementare. Ato dokumente që kërkohen pa fund janë vetëm problem për njerëzit, pasi krijojnë stres dhe zvarritje brenda adminis-tratës", tha Rama. Më tej, fjalën e mori ministrja Anila Denaj, e cila foli më shumë për avantazhet që do të sjellë shërbimi online. “Me shërbimin e ri që do ofrojmë sot janë 114 shërbime të cilat kalo-

jnë online. Aktualisht kemi 152 mijë aplikime nga regjistri dhe 11 mijë aplikime për regjistrimin e klientëve. Në total me shërbimin online do kurse-jmë 3159 ditë pune. Janë 248 dokumente që do reduktohen. Mendojmë që ky është një hap shumë i madh përpara edhe për adresimin e kërkesave të biznesit, por edhe për të parë nga pjesa jonë e brendshme të gjitha dokumentet që janë të nevo-jshme, por jo të domosdoshme”, u shpreh Denaj, ndërsa shtoi më tej se ndërkohë po realizohen shërbimet online edhe në institucione të tjera në varësi të Ministrisë së Financave.

Ornela ÇELPICA

Qeveria ka nisur proce-durat për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama në datën 2 dhjetor kërkoi nga bashkitë e zonave emergjente që të vazhdojnë procesin e përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane, ashtu siç u paralajmërua, ndërsa dje, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, sqaroi sesi do të veprohet për këtë procedurë, duke bërë të ditur se bashkive të prekura u është vendosur një afat. “Dua të theksoj gjithashtu për qytetarët para se të shpjegoj se çfarë janë këto vendime, që procesi konkret ka filluar që në 26 nëntor, ka vazhduar me akomod-imin e gjithë qytetarëve humbën shtëpitë e tyre apo atyre shtëpitë e të cilëve u përcaktuan nga vlerësi-mi në vazhdim si të pabanueshme. Bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjet dhe qytetarët deri në momentin e rikthimit në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë që do të ndërtohen në bazë të programeve të rindërtimit, të kenë mundësinë e një shtëpie me qira dhe në datën 2 janar. Kryeministri ka kërkuar nga bashkitë në zonat e definuara si zona të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të fillojnë procesin ligjor, të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane. Brenda 15-20 ditë do të kemi të përcaktuar të gjithë territorin që është definu-ar si i dëmtuar nga tërmeti. Pra, të gjitha këto bashki, janë të detyru-ara brenda afatit të kërkuar nga Kryeministri, të sjellin në Këshillin e Ministrave të gjithë verifikimin dhe përcaktimin e tokave/truallit ku do të ndërtohen banesat individuale dhe qytezat urbane”, tha ministri.

Apeli i qeverisëMinistri Ahmetaj pasi shp-

jegoi procedurën e rindërtimit të banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u bëri thirrje qytet-arëve të prekur që të aplikojnë në bashki. Ahmetaj e cilëson këtë si hallkën e parë të nisjes së punës për rindërtimin e banesave të rrënuara. “Është hera e parë që kemi një ligj të posaçëm për një situatë emerg-jente. Kemi procedurat përkatëse

për programin e rindërtimit. Nesër ka një takim të posaçëm me krye-tarët e bashkive, ku do të bëjmë një listë të familjeve që kanë humbur shtëpitë dhe që banesat e tyre janë vlerësuar si të pabanueshme ose banesa që kanë nevojë për rikon-struksion. Në bazë të vendimit, duke nisur nga nesër, kryetarët e bashkive duhet të ngrenë platformë aplikimi për qytetarët. Aplikimi do të jetë tepër i thjeshtë. Ju lutem, të gjithë familjarëve që banesat e tyre janë quajtur të pabanueshme ose të dëmtuara, të mund të drejto-hen në institucione, ku do të bëhet

financimi përmes njësive vendore ose entiteteve që do të autorizohen nga Këshilli i Ministrave. Ky është vendim shtyllë, sepse detyron të gji-tha bashkitë që në bazë të tokave që do të caktojnë (ne kemi rekoman-duar tokat shtetërore) për 30 ditë tokat ku do të ndërtohet. Pa këto, nuk kalohet dot tek rindërtimi. Ne nuk kemi lënë asnjë qytetar jashtë. Do të bëhen edhe rikonstruksione në bazë të dëmtimeve dhe do kemi garantë për këtë gjë”, deklaroi ministri Ahmetaj. Gjithashtu Arben Ahmetaj lajmëroi se nga plani i rindërtimit të banesave të shkatër-

ruara nga tërmeti i 26 nëntorit, përfitojnë dhe banesat pa leje ndër-timi. “Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe planifikohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme të shpronësohet. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Komisioni i Rindërti-mit, kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funk-sioni i tij", tha Ahmetaj.

Niko Lera: Banesat pa legalizim përfitojnë

nga ligji i riNiko Lera, Drejtori i Përg-

jithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave sqaroi dje se ligji i ri për Rivlerësimin e Pas-urive të Paluajtshme përfshin edhe ata në proces legalizimi dhe ata që deri sot e kanë patur të pamundur të regjistrohen për legalizim. Në një intervistë televizive, Lera tha se në këtë ligj përfshihen të gjithë qytetarët që janë të interesuar të rivlerësojnë pasuritë e tyre në vlerën reale të tregut sot. “Në fakt ishte iniciativë e Kuvendit, një grupi deputetësh që miratoi një ligj për pasuritë e paluajtshme. Në thelb ky projektligj i jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e palua-jtshme dhe të aktualizojnë vlerën e tyre. Pse kanë interes për rivlerësim? Nëse do ta shesë, do paguajë taksë 15% të fitimit kapital, nëse individi bën rivlerësimin atëherë ai vlerën e rivlerësimit e barazon me vlerën e tregut, paguan 3% dhe e shet pasur-inë dhe pas shitjes fitimi kapital do të jetë shumë i vogël ose zero”, tha ai.

Moti i acartë në vend, akset kombëtare të paprekura

Temperaturat në vend janë par-ashikuar që sot të ulen nën 11 gradë nën 0, duke e cilësuar të martën e 7 janarit si një ndër ditët më të ftohta të vitit. Por edhe një ditë më parë, situata në vend ishte e acartë, ku temperaturat disa gradë nën zero mbizotëruan në pjesën më të mad-he të vendit. Lidhur me situatën e rrugëve, akset kombëtare ishin të gji-tha të hapura, por në disa akse krye-sisht në verilindje dhe veri ka ngrica e prani akulli. Sipas të dhënave zyrtare, në rrugën e Vermoshit, mak-inat lëvizin me zinxhirë. Në qarkun e Kukësit, ARRSH-ja bën të ditur se rrugët janë të kalueshme edhe pse në disa prej tyre ka shtresë dëbore. Ndërsa në Tropojë ka “mbërritur” ngrica, por nuk ka bllokim rrugësh. Ndërsa Shtabet e Emergjencave bë-jnë të ditur se në të gjithë vendin janë marrë masa për të mbajtur hapur të gjitha rrugët. Të prekur nga moti janë edhe portet më të mëdha në vend.

4 ditë më parë, ishte afati i fundit që qeveria kishte vendosur për banorët e prekur nga tërmeti që të lënë hotelet, për të dalë në shtëpi me qira, paguar nga shteti. Por, kjo datë është shtyrë për disa kategori. Sipas Bashkisë Durrës, 480 familjet në banesa me qira kur ra tërmeti i 26 nëntorit, duhet të dalin nga hotelet që janë vendosur dhe

ku kaluan festat e fundvitit. 25 familje që aktualisht janë në hotel, por që kanë përfituar bonusin duhet të largohen për të gjetur banesat me qira. Familjet që u është shembur shtëpia apo është bërë e pabanueshme, por që janë në proces të marrjes së bonusit të qirasë do të vijojnë që të qëndrojnë në hotele deri në një urdhër të dytë.

SHTYHET AFATI PËR LARGIMIN E BANORËVE NGA HOTELET

Mëngjesin e 26 nëntorit vendi ynë u godit nga një tërmet 6.5 ballë duke lënë viktima, por edhe dëme të shumta materiale. Të paktën 52 qytetarë humbën jetën, e shumë të tjerë mbetën të pastrehë. Që nga ky moment, të prekurit u akomoduan në hotele, ndërsa vijonte puna për të verifikuar banesat.

Përpos banesave të shkatërruara plotësisht, shumë të tjera u cilësuan si të pabanueshme. Të prekur nga tërmetet ishin Durrësi, Thumana, ish- Këneta, Krujë, Lezhë, Kavajë, Tiranë, ndërsa dëmet më të shumta u regjistruan në Durrës dhe Thumanë, nga ku humbën edhe jetë njerëzish.

PASOJAT E TËRMETIT TË 26 NËNTORIT, 52 TË VDEKUR

Procesi konkret ka filluar që një ditë pas tërmetit ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre, bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjarët të vazhdojnë të kenë mundësinë e një shtëpie me qira

Page 10: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT10 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Ndryshon ligji për pensionin vullnetar, kufizohet tërheqja e parakohshme

dhe ndryshon vlera për uljen e tatimit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAMF vendos pragun 10 vjet për tërheqje të parakohshme të pensionit vullnetar

Esmeralda HIDA

Institucionet shtetërore kanë planifikuar të ndryshojnë procedurat për pensionin vull-netar. Të gjithë ata të cilët

nuk janë të kënaqur më pensionin shtetëror shumë lehtë mund të krijojnë një fond pensioni në in-stitucionet bankare ose jobankare për të përfituar një shumë të ard-hurash. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë dje për konsultim ndryshimet ligjore për ligjin mbi pensionin vullnetar. Ndryshimi i ligjit bëhet me qëllim përshtatjen me zhvillimet e fundit në fushën e pensioneve vullnetare, me direktivat e BE-së, si dhe në zbatimit të MSA-së dhe rekoman-dimeve të progres raporteve të BE-së. Ndërkohë dy ndryshimet kryesore të evidentuara në rel-acionin shoqëruar projektligjit janë: kufizimi i tërheqjes para-kohshme të pensionit si dhe rritja e vlerës për përfitim të lehtësirave tatimore. Neni 17 i ligjit aktual lejon tërheqjen e parakohshme të pensionit nga çdo anëtar, por ky veprim shoqërohet me penalitete. “Tërheqja e parakohshme shoqëro-het me penalitete, që llogariten në raport me kohën e përmbushur nga anëtari nga çasti i kontribu-tit të tij të parë e deri në çastin e tërheqjes së parakohshme”, thuhet

në ligj. Ndërsa me ndryshimet e reja, nuk lejohet asnjë person të realizojë tërheqjen e parakohshme pa plotësuar 10 vjet nga nisja e derdhjes së kontributeve.“ Tërheq-ja e parakohshme nuk mund të kryhet nëse anëtari ka më pak se 10 vjet anëtarësi në fondin e pensionit. Ky parashikim është shtuar me kërkesë të ekspertit të BB në përputhje me parimin bazë të krijimit të fondeve të pensionit, atë të kontribuimit akumulativ në vite. Vendosja e një kufizimi kohor

për tërheqjen e parakohshme për 10 vjet dekurajon daljen nga ske-ma”, thuhet në relacion. Ndërkohë ndryshime janë bërë edhe në nenin 20 në lidhje me shpenzimet për kontributet e bëra nga punëdhënë-si në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional, deri në shumën e përcaktuar me ligj. “Ligji parashikon se kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 240,000 lekë dhe 15 %të

ardhurave vjetore bruto të anëtarit ndërsa neni 89, parashikon se kon-tributet e bëra nga punëdhënësi në favor të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional kon-siderohen shpenzime të njohura, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë”, thuhet në relacion.

Reduktim i tarifaveProjektligji i ri parashikon

gjithashtu edhe disa lehtësira për

Forcohet sërish euro, shkëmbehet me 121.97 lekë në këtë fillim jave

Ndarja e shpenzimeve për 2020, e para shëndetësia me 500 mld lekë

Pas rënieve që ka pësuar javët e fundit, monedha e përbashkët europiane është forcuar ndjeshëm kundrejt monedhës vendase. Të dhënat e kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro ka fituar pikë në raport me lekun, duke u këmbyer ditën e djeshme me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë. Në të dhënat e përjavshme të pub-likuara nga kursi i këmbimit rezulton se në vitin që lamë pas euro ka pësuar luhatje. E shprehur në shifra, kursi me-satar i euros për gjithë vitin 2019 ishte 123 lekë nga 127.6

lekë në 2018, duke shënuar një nënçmim prej 4.6 lekësh, ose 3.6%. Ndërkaq niveli i regjis-truar këtë fillim jave është afër mesatares vjetore minimale historike qëkur euro ka dalë si monedhë fizike, të arritur në vitin 2008 prej 122.8 lekësh. Të dhënat tregojnë se gjatë 9 mujorit të vitit 2019 janë blerë 99.3 milionë euro. Ndryshe nga viti 2018, kur bleu mbi 450 mln euro për të frenuar rënien e pazakontë të monedhës së përbashkët, këtë vit BSH ka ndërhyrë në treg vetëm për efekt të rritjes së rezervave të saj valutore.

Ministria e Financave ka publikuar vlerat përfun-dimtare që do të shkojnë për çdo sektor nga buxheti i 2020. Sipas të dhënave të publikuara, vlera totale e shpenzimeve buxhetore për këtë vit do të arrijnë masën e 549.3 miliardë lekëve. Në shifrat e publikuara vihet re se pjesa më e madhe e buxhetit shkon për mbrojtjen sociale rreth 163.6 miliardë lekë. Konkretisht vlera më e lartë në raport me zërat e tjerë pasi në të përfshihen të gjitha pag-esat, si ato për pensionet, për ndihmën ekonomike, asist-

encën sociale dhe mbështetje të tjera. Fill pas këtij sektori renditet sektori i shëndetësisë, për të cilën shkojnë rreth 52.8 miliardë lekë të buxhetit të shtetit. Në ketë zë pjesa më e madhe e shpenzimeve do të shkojë për pagat e mjekëve. I treti në radhë vjen sektori i arsimit, për të cilin është vënë në dispozicion një fond prej 45 miliardë lekësh. Qysh prej prezantimit të këtij buxheti, Qeveria është shprehur se këta tre sektorë do të jenë prioritarë për vitin 2020. Ndër-kohë, çështjet ekonomike marrin afro 40 miliardë lekë.

10 janari, afati i fundit për dorëzimin e librave të shit-blerjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur 10 janarin si ditën e fundit për dorëzimin e librave të të dhënave nga bizneset. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyr-tare DPT u bën thirrje të gjithë bizneseve që të dorëzojnë li-brat e blerjeve-shitjeve brenda afatit të caktuar. Referuar ligjit mbi procedurat tatimore bëhet e qartë se, librat e shit- bler-jeve janë të detyrueshëm të mbahen nga të gjithë personat e tatueshëm dhe të dorëzo-hen elektronikisht për çdo periudhë tatimore. Ato duhet

të tregojnë numrin e identifi-kimit, emrin e personit të tat-ueshëm, periudhën për të cilën deklarohet dhe çdo të dhënë tjetër të kërkuar. Ligji detyron tatimpaguesit që të dorëzojnë librin e shit-blerjes përpara dorëzimit të deklaratës së TVSH-së të periudhës për-katëse dhe jo më vonë se data 10 e muajit që pason periud-hën tatimore që deklarohet. Nëpërmjet një njoftimit zyrtar Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit për përmbush-jen korrekte vullnetare, të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor.

anëtarët e fondit për pensionin vullnetar. Ndryshimet e bëra përkojnë me lehtësi nga disa ta-rifa gjatë depozitim. “Depozitari nuk ka të drejtë të kërkojë tarifa, komisione, apo pagesa të tjera të ngjashme nga anëtari i fondit të pensionit. Ky paragraf është shtuar si pasojë e problemeve të dala në praktikë nga inspektimet e ndryshme që Autoriteti ka kryer tek depozitari i fondit të pension-it”, theksohet në relacion. Më tej sqarohet se depozitari i fondit të pensionit sipas marrëvesh-jes me shoqërinë administruese nuk mund tu mbajë tarifa shtesë anëtarëve të fondit. Ndërkaq e vet-mja tarifë që anëtari paguan është ajo për shoqërinë administruese ku përfshihen të gjitha kostot. Më tej bëhet e qartë se anëtarët e fondit nuk janë të detyruar të bëjnë asnjë shpenzim tjetër përveçse tarifës së administrimit të përcaktuar në ligj. “Anëtari i fondit të pensionit nuk ngarkohet me asnjë shpenzim shtesë përveç tarifës së administrimit të fondit të mbajtur nga shoqëria adminis-truese. Kjo dispozitë është shtuar për të qartësuar se anëtari i fondit paguan vetëm tarifën e përcaktuat në kontratë të gjitha kostot e tjera përfshirë edhe ato të depozitarit do të mbulohen nga kjo tarifë”, sqarohet në relacion.

Agjencia e Trajtimit të Pronave do fillojë me 13 janar pranimin e kërkesave për kom-pensim financiar të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet informale. Kështu ka bërë të ditur ATP nëpërmjet një njoftimi ku i bën thirrje çdo aplikanti të paraqitet pranë zyrave me dokumentacionin për-katës. “Në zbatim të VKM “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndrysh-uar, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton:

fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 13.01.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në njoftim. Më tej ATP sqaron se çdo individ që preten-don se duhet të kompensohet bazuar së pari duhet të plotësoj një kërkesë si aplikantë të ofruar nga ATP. “Të gjithë subjektet e in-teresuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.

54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës”, thuhet në njoftim. Ndërkaq referuar njoft-imit, dokumentet që duhet të posedojë çdo aplikant janë: kërkesa për kompensimin e pronës;dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfi-tues, sipas radhës së trashëgimtarëve; vërte-timin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues; fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë, si dhe prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim. Në këtë pikë ATP sqaron se në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar paraqet kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

13 janari hap aplikimet për kompensimin e pronave, ja dokumentet

Page 11: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Thellohet kriza në Kosovë, Albin Kurti zhvillon takimin me Thaçin, nuk pranon

mandatin për krijimin e qeverisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKurti: LDK ka rastin të dëgjojë zërin e qytetarëve që votuan

Andi LAMKO

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kryer takimin e vonuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, por nuk

ka marrë mandatin e qeverisjes dhe as ka propozuar një emër kryeministri, megjithëse më herët ka dhënë emrat e ministrave të mundshëm nga radhët e partisë që drejton. Presidenti Thaçi tha pas takimit të shkurtër konsultues me Kurtin, se ka përsëritur kërkesën e caktimit të kryeministrit dhe formimit të shpejtë të qeverisë së re. Ai sugjeroi që Kurti ta bëjë këtë brenda 48-orëve. “Sot, kryetari i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetorit, z. Kurti, më në fund erdhi në zyrën time për të bërë hapin kushtetues të kërkimit të mandatit për kryeministër. Për fat të keq, ai nuk e bëri një gjë të tillë. Tani jemi shumë vonë për formimin e qeverisë. Shpresoj që brenda 48 orësh z. Kurti do të mund të nominojë një kandidat për kryeministër, pasi populli, parlamenti dhe aleatët tanë presin këtë hap nga ai. Ai mund të tentojë të krijojë vonesa, por kjo do të jetë zhgënjim i madh për popullin e Kosovës dhe rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese. Si president i vendit do ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.

Kurti: Ende s’jam mandatarNdërsa kreu i Vetëvendosjes nuk

i dha rëndësi zhvillimit duke thënë se takimi me presidentin Thaçi nuk ka efe-

Zoran Milanoviç zgjidhet president i ri i Kroacisë

SHBA kërcënon Irakun me sanksione nëse detyron largimin e trupave

K a n d i d a t i i S o -cialdemokratëve kroat, Zoran Milanoviç, do të jetë president i ri i Kroacisë. Kur janë numëruar pothuajse të gjitha votat e hedhu-ra në zgjedhjet e së dielës, Zoran Milanoviç ka fituar 52.7 për qind, duke lënë prapa presidenten ak-tuale Kolinda Grabar-Kitaroviç, nga partia konservatore Bash-kimi Demokratik Kroat, me 47.3 për qind të votave. Në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë, Milanoviç kishte fituar ndaj 11 kandidatëve të tjerë, duke marrë 29.6 për qind të votave. Ai

doli para presidentes në detyrë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, cila mori 26.7 për qind të votave. Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Presidenti nuk mund t’i vë veton ligjeve, por është komandant i ushtrisë dhe përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare. Kroacia, e cila mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar 2020, do të mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vjeshtë. Zoran Milanoviç, i cili ishte kryeministër i vendit nga 2011 deri në 2015.

Iraku do të përballet me sanksione po aq të rënda sa Irani nëse detyron largimin e trupave amerikane pa mbuluar kostot e një baze ajrore, ka thënë presi-denti amerikan Donald Trump. “Ne kemi aty një bazë shumë të kushtueshme ajrore. Ndërtimi i asaj ka kushtuar miliarda dol-larë, para se unë të vija në zyrë, kështu që ne nuk largohemi pa u paguar për kostot”, tha Trump për gazetarët. Ai shtoi se masat ndëshkuese ndaj Irakut do të jenë më të rënda se ato ndaj Iranit, pasi parlamenti i Bagdadit miratoi

rezolutën për largimin e trupave SHBA pas vrasjes së kreut të ush-trisë iraniane Kasem Soleimani, në Bagdad. “Nëse na kërkojnë të largohemi, dhe nëse kjo nuk bëhet në mënyrë miqësore, do të vendosim sanksione si ata nuk kanë parë ndonjëherë”, tha Trump. Ndërkohë raportuesja e OKB për vrasjet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard, tha vrasja e gjeneralit iranian, Kassem Soleimani ndodhi jashtë kontek-stit të konflikteve në rajon dhe si e tillë ka shkelur ligjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Vuçiç: Kosova mund të bëjë ligj për liritë fetare, njësoj si Mali i ZiPresidenti i Serbisë, Alek-

sandar Vuçiç, tha dje se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të mira-tojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi. "E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe", tha Vuçiç për gazetarët në Beograd. Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t'iu thuhet se "nuk mund të

ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumen-tet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore". Kisha Ortodokse Serbe e cilëson ligjin malazez si "përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi". Qeveria malazeze e mohon. Ligji thotë se "të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bash-kësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor".

Kosova paralajmëron shtetasit gjatë

qarkullimit në Serbi

SHBA, Bolton i gatshëm të dëshmojë në

gjykimin e Trumpit

Merkel takon Putin më 11 janar

Kremlini bëri të ditur se kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar. Shërbimi për media i Kremlinit tha se Putin e Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar. Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur dje vendosmërinë e tij se nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore. Në një koment në llogarinë e tij zyrtare ai shkroi me germa të mëdha: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore!”. Komentet vijnë një ditë pasi Teherani njoftoi se po tërhiqet nga aspekte të tjera të marrëveshjes ndërkombëtare që ndalon për-dorimin ushtarak të teknologjisë së tij bërthamore, nën mbulimin e industrisë civile atomike. Ndërkohë qindra mijëra qytetarë të Iranit u mblodhën dje në qendër të Teheranit për t’i dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani. Shumë prej pjesëmarrësve mbanin portrete të Soleimanit dhe flamur të Iranit, ndërsa të tjerë nuk kanë hezituar të mbajnë mbishkrime si “Poshtë SHBA”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha dje se vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nuk duhet të kalojë pa kundërpërgjigje. “Besoj se vrasja e një komandanti të majës së ushtrisë në çdo vend nuk do të lihej pa përgjigje. Është thelbësore që tani të merret kontrolli i krizës që mund të shkaktojë dëme për të gjitha palët e përfshira”,tha ai. Në një formë apo në një tjetër, presidenti turk ka paralajmëruar se ai beson se Irani nuk do të qëndrojë duarlidhur para asaj që ka ndodhur, ndonëse nuk ka sqaruar nëse e mbështet një gjë të tillë apo jo. Turqia është një vend që ka ndërmarrë së fundmi një angazhim ushtarak në Libi, akt për të cilin ka hasur në kundërshtime të SHBA. “Ushtria turke është atje për të garantuar armëpushim, jo për të luftuar,” tha Erdogan.

Donald Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore Erdogan: Vrasja e një gjenerali si Soleimani, nuk kalon pa përgjigje

kte juridike. “Sot isha në takim me pres-identin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Unë dëgjova presidentin në këtë takim disa-minutësh, unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju nevojitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, thotë Kurti, i cili pjesën kryesore të mesazhit ia dedikoi mundë-sisë së krijimit të koalicionit edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Sot propozova emrat për kabinetin e ri qeveritar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i bëra thirrje edhe LDK që të bëjë të njëjtën gjë. Gjithashtu u takova edhe me Presidentin. Qytetarët votuan për

ndryshim dhe LDK ka mundësinë unike për ta dëgjuar zërin e qytetarëve dhe ta bëjë pjesën e saj. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

LDK e gatshme të vazhdojë bisedimet

Lidhja Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë së partisë të mbajtur dje, trajtoi situatën pas Konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë të vazhdojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qever-isë. Në një komunikatë për media pas takimit të Kryesisë thuhet se, LDK vlerëson se është në interesin më të mirë të vendit implementimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe kri-jimi i institucioneve. “LDK konsideron

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka kërkuar dje nga shteta-sit e Kosovës që të tregojnë kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territor-in e Serbisë, pas arrestimeve të fundit të qytetarëve të Kosovës në Serbi. “Njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qa-rkullimin nëpër territorin e Serbisë. Ky njoftim vjen si rezultat i arresti-meve të vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ish-këshilltari për siguri kom-bëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha dje se është i gatshëm të dëshmojë në gjykimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Senat. "Kam konstatuar se nëse Senati lëshon thirrje për dëshminë time, unë jam i përgatitur të dëshmoj", tha të hënën Bolton. Më herët, ai ka vepruar në përputhje me udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë për të mos bash-këpunuar me hetimet që po udhëhe-qin demokratët kundër presidentit.

Sot propozova emrat për kabinetin e ri qever-itar nga Lëvizja Vetëven-dosje dhe i bëra thirrje edhe LDK që të bëjë të njëjtën gjë. Gjithash-tu u takova edhe me Presidentin. Qytetarët votuan për ndryshim dhe LDK ka mundësinë unike për ta dëgjuar zërin e qytetarëve dhe ta bëjë pjesën e saj...se partisë që ka dalë e para i takon përgjegjësia për të themeluar in-stitucionet. LDK edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit”, thuhet në komunikatë. Më tej thuhet se LDK vlerëson se pushtetet e balan-cuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koali-cionit të mundshëm, si dhe për funk-sionimin demokratik të institucioneve. “LDK fton Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë mbi bazën e këtij parimi, në bazë të të cilit edhe është ndërtuar qëndrimi i LDK-së lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancimin ndërmjet tyre”, thuhet në komunikatë.

Page 12: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT12 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Në seancën e zhvilluar mes-ditën e djeshme GJKKO ka

vendosur që të mos e pranojë kërk-esën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion ose ndryshe SPAK për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për autorin e masakrës së Durrësit.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraProkuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi pushimin e çështjes

I shpëtoi burgut përjetë, zbardhet vendimi i lirimit të Viktor YmeritViktor Ymeri, një ish-anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, i

dënuar për dy vrasje të kryera në vitin 1999, u lirua ditët e fundit të dhjetorit nga burgu. Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani më 27 dhjetor vendosi për lirimin e tij të menjëhershëm, me ar-gumentin se atij duhet t’i njiheshin edhe ditët e punës që kishte kryer në burgun e Peqinit, siç rezulton nga vendimi i zbardhur, i siguruar nga gazeta. Ymeri u arrestua më 29 qershor të vitit 1999 për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Më 20 prill të vitit 2000 u dënua nga Gjykata e Durrësit me burg përjetë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit një vit më pas, ndërsa Gjykata e Lartë e refuzoi rekursin e kërkuar nga i dënuari. Por në 28 tetor të vitit 2015 Viktor Ymeri iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë për rishikim të vendimit, e cila e ktheu dosjen në gjykatën e Durrësit. Kjo e fundit e dënoi sërish me burg përjetë, por me 14 nëntor të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Durrës e prishi dënimin me burg përjetë dhe e dënoi përfundimisht me 25 vjet burg.

Gjyqi ndaj “skifterit” 31-vjeçar, njoftohen mbi 30 shtetas gjermanë

Gentjan Duraku, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori pjesë në mbi 30 grabitje në Gjermani do të dalë përpara gjykatës më 9 janar. Në këtë seancë pritet të jenë të pranishëm edhe shtetasit gjermanë të cilët ranë pre e grabitjeve të Gentjan Durakut dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Pjesëmarrja e gjer-manëve është lënë në dorën e tyre, ku secili që dëshiron mund të marrë pjesë. 31-vjeçari në sallën e gjyqit do të përballet me akuzën për “Vjedhje me dhunë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, në Gjermani janë duke u gjykuar dhe anëtarët e tjerë të kësaj bande grabitësish. Banda që drejtohej nga Duraku ishte kthyer në një problem serioz për autoritetet gjermane, por jo vetëm pasi siç është raportuar më herët ata janë përgjegjës edhe të disa grabitjeve të tjera në Francë. Grupi u arrestua në korrik të 2018 në bashkëpunim me policinë shqiptare, gjermane, franceze dhe Europolin.

Dosja “Shullazi”, GJKKO shtyn për herë të dytë seancën

Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Kor-rupsionit ka shtyrë për herë të dytë, seancën gjyqësore për grupin “Shullazi”. Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e palës mbrojtëse të grupit, që i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku i kërkon të shprehet për dy gjyqtarët, Artur Kalaja dhe Etleva Temo. Sipas të pandehurve, dy gjyqtarët nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, që u formua në muajin dhjetor. Pavarësisht se shkresa ka shkuar në KLGJ që më 23 dhjetor, ende nuk ka një përgjigje, duke bërë që gjyqi i Shullazit të shtyhet sërish. Edhe në gjykatën e mëparshme, grupi Shullazi ia doli të mos marrë dënimin me anë të shtyrjes si një telenovelë të seancave për shkak të mos-pranimit të gjyqtarëve. Grupi “Shullazi” është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga gru-pi, ndërsa Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg.

Elvis MYRTA

Gjykata Kundër Kor-rupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ven-dosur të mos pranojë

kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Në seancën e zhvilluar mesditën e djeshme, GJKKO ka vendosur që të mos e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan ven-dimin për autorin e masakrës së Durrësit. Mësohet se ka qenë gjyqtarja Miljana Muça, ajo që i ka kërkuar SPAK që të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që “shpëtu-an” Dajtin nga burgimi i përjet-shëm, duke e dënuar më 25 vite burg. Për Skënder Daminin, Petrit Aliajn të dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Vlorës dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Apelin e Shkodrës ka rinisur procedimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të drejtë-sisë dhe shpërdorim detyre”, pasi pranuan kërkesën për gjy-kim të shkurtuar nga mbrojtja. Pas një viti hetimi dhe zgjatje dy herë të hetimeve, prokuroria iu drejtua gjykatës për pushim. Kjo kërkesë e SPAK u rrëzua ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme të vendosë se çfarë veprimesh do të kryejë për këtë dosje. Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale. Ata kanë shtuar se vendimi është marrë në zbatim të ligjit dhe se nuk kanë marrë asnjë kërcënim. Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërk-esës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy gjyqtarët nga trupa me 5 anëtarë që votuan për lënien në fuqi të dënimit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim.

Kërkesa e ProkurorisëI sh te Prokuror ia e

Posaçme ajo e cila kërkoi push-imin e çështjes penale ndaj

tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkruar për Dritan Dajtin. Vendim i cili e shpëtoi atë nga burgu i përjetshëm për vrasjen e katër policëve dhe dënimin me vendim të formës së prerë me 25 vite burgim. Në kërkesën që gazeta “SOT” disponon, prokurori Klod-jan Braho kërkon pushimin e çështjes penale nr.30 viti 2019, të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtë-sisë”, të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç të Kodit Penal. Po kështu prokurorët kërkojnë të asgjësohen përgjimet e bise-dave dhe komunikimeve telefo-nike të kryera për tre gjyqtarët. Ndërkohë sa i përket sendeve të sekuestruara, bazuar në nenin

190/1, gërma (b) dhe (ç) të Kodit të Procedurës Penale, proku-rorët kërkojnë të disponohet shuma monetare prej 17.000 euro, qeset me mbishkrimin “Pal Zileri” t’i kthehen gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini. Aparati i telefonit celular i markës iPhone X, t’i kthehet gjyqtarit Skënder Damini dhe shuma prej 1500 eurosh, një portofol si dhe aparati i telefonit celu-lar i markës Nokia t’i kthehet shtetasit Petrit Aliaj; aparati i telefonit celular i markës Sam-sung S7, t’i kthehet shtetasit Aleks Nikolli. Në shkurt të vitit 2019, në atë kohë me urdhër të Gjykatës për Krimet e Rënda, policia ushtroi kontrolle në 5 banesa të 3 gjyqtarëve, të cilët pranuan gjykimin e shkurtuar

Shtyhet seanca për “dosjen 339”, Avdylajt kërkojnë ballafaqim me prokurorëtGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit

të Organizuar, GJKKO, ka shtyrë seancën në ngarkim të grupit të Avdylajve, të akuzuar si pjesë e dosjes 339, për trafik droge. Në këtë dosje janë marrë të pandehur 19 persona, ku mes tyre janë dhe Astrit e Altin Avdylaj me pseudonimin“Niçja”. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake për këtë dosje është bërë mungesa e proku-rorit Vladimir Mara. Në seancën e djeshme Astrit Avdylaj kërkoi praninë e dy prokurorëve të dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi të cilët u bënë pjesë e SPAK disa ditë më parë. Në sallë mungoi Vladimir Mara, i cili ndodhet në një udhëtim jashtë vendit për arsye pune. Astrit Avdylaj pretendoi se dy prokurorët kanë manipuluar provat dhe kërkoi ballafaqim me ta. Në këto kushte SPAK, nuk arriti

t'i komunikojë akuzat grupit Avdylaj, duke vendosur 16 janarin si datë të seancës së radhës për të shprehur për-fundimet e akuzës për grupin e parë të dosjes 339. Pas më shumë se 15 muaj hetime, ndaj grupit janë ngritur akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike” në forma të posaçme, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim i pro-dukteve të veprës penale” dhe “Kryerja e veprave penale në formën e grupit të strukturuar kriminale”. Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga proku-rori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar disa persona, tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria mori informacion se prapa shpërndarësve të heroinës, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Tur-qia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Në përgjime nisën të dalin Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan dy korrierë. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdylaj, i njohur si “bosi i Shijakut” dhe Gjevi Ndoka, vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës. Nga dosja për trafikun e drogës lindi edhe dosja 339/1, ku nga përgjigjet dyshohet të flitet për shitblerje të votave në zg-jedhjet parlamentare të 2017-ës, në Durrës, duke bërë që të ngrihen akuzat e “Korrupsionit zgjedhur” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë çështje.

për Dritan Dajtin, duke i hequr dënimin me burgim të përjet-shëm. Kërkesa për kontrollin e banesave është bërë nga Prokuroria që mbante emrin e Krimeve të Rënda, e cila vuri nën hetim për akuzën e korrup-sionit tre gjyqtarët që pranuan gjykimin e shkurtuar për Da-jtin, vendim i cili çoi dënimin me 25 vite burg të tij, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Më 8 shkurt të vitit 2019 Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës gati 11 vjet më parë, u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm. Vendimi u dha nga një pesëshe gjyqtarësh nga Apeli i Vlorës dhe Shkodrës, ku kryesues ka qenë Fuat Vjerdha. Në këtë mënyrë u mbyll ndoshta gjyqi më i gjatë penal i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Gjithç-ka nisi më 7 gusht të 2009, ku në një përplasje me armë mes policisë dhe Dajtit, në plazhin e Durrësit, u vranë katër policët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kas-triot Feskaj dhe Saimir Duçkol-larri. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe vetë Dritan Dajti dhe u vra miku i tij Ledio Mara. Në Shkallën e Parë Dajtit nuk ju pranua gjykimi i shkurtuar dhe u dënua me 4 burgime të përjetshme.

Gjykata rrëzon Prokurorinë e Posaçme, urdhëron rihetimin e gjyqtarëve që

shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë

Page 13: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Sipas burimeve poli-core mësohet se au-torët, ende të paidenti-fikuar kanë pritur jashtë restoran-tit dhe e kanë ruajtur 47-vjeçarin deri në momentin që ka dalë nga restoranti. Më pas, sapo e kanë parë të kalojë derën e biznesit...

Elvis MYRTA

Pas gati dy dekadash qetë-si, pak para mesnatës së të dielës, një atentat i tipit mafioz ka tronditur

Tropojën. Ishte ora rreth 23:35 kur biznesmeni Guxim Gjyriçi 47 vjeç, do të ekzekutohej me breshëri kallashnikovi përpara karburantit të tij në qytetin ver-ior. Babai i dy fëmijëve u qëllua me breshëri nga një automjet tip “Ford Fiesta” në ecje. Autorët pasi kryen krimin u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët. Sipas burimeve policore mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë pritur jashtë restorantit dhe e kanë ruajtur 47-vjeçarin deri në momentin që ka dalë nga restoranti. Më pas, sapo e kanë parë të kalojë derën e biznesit të tij, atentatorët e kanë qëlluar në ecje nga automjeti i llojit “Ford Fiesta”, makinë e cila mëngjesin e djeshëm u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sekuestruar nga grupi i hetuesve. Filmimet u janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor në mënyrë që të zbardhen detaje në lidhje me autorët. Ndërkohë mësohet se në Tropojë kanë zbarkuar forcat e FNSH-së dhe grupi hetimor për krehjen e zonës dhe për të mbikëqyrur vend-ngjarjen për gjetjen e autorëve. Guxim Gjyriçi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probleme. Ai nuk rezulton të ketë pasur precedent të mëparshëm penal, kështu që pistat ku po heto-het janë dy: konflikte të vjetra dhe konkurrenca për shkak të bizneseve të tij. Guxim Gjyriçi ishte pronar i një karburanti dhe një restoranti në Bajram Curr. Ai ishte djali i tezes së Fatmir Halkajt dhe njihej si një njeri i qetë në zonë dhe pa probleme. Gjithashtu hetimet e Policisë së Tropojës janë përqendruar edhe

tek hakmarrja. Kjo shihet nga grupi hetimor si një nga pistat kryesore, pasi viktima përgjatë viteve 1997-2000 ka qenë në grupin e të ashtuquajturve “bur-rat e Haklajve”. Familja e Hakla-jve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha për shkak të trazirave të vitit 1997, në të cilat u përfshinë djemtë e kësaj familjeje. Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte Policinë e Tropojës dhe bashkë me vëllezërit e tij u kthyen në “bajraktarët” e qytetit të veriut, por ata u ekzekutuan një nga një.Kamerat e sigurisë zbardhin

dinamikën e atentatitKamerat e sigurisë të bizne-

sit të viktimës, tashmë të sekues-truara nga grupi hetimor, kanë zbardhur të gjithë dinamikën dhe kronologjinë e ekzekutimit të biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë, i cili u ekzekutua në orët e vona të së dielës në mo-mentin kur doli nga restoranti i tij. Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar kanë pritur jashtë restorantit dhe e kanë ruajtur 47-vjeçarin deri në momentin që ka dalë nga aty. Më pas, sapo e kanë parë të kalojë derën e

biznesit të tij, atentatorët kanë qëlluar në ecje nga automjeti i llojit “Ford Fiesta”, makinë e cila në orët e para të mëngjesit të djeshëm u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Men-jëherë pas ngjarjes dy grupe të FNSH-së dhe efektivë të policisë kanë zbarkuar në Tropojë për të bërë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe arrestimin e ekzekutorëve të biznesmenit Guxim Gjyriçit. Për këtë ngjarje reagoi edhe kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, i cili është shprehur se viktima njihej

në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. “Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve”, është shprehur ai. Ndërkohë në lidhje për këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i policisë së qarkut të Kukësit, Zef Laska. Ai ka thënë se ende nuk ka shoqërime lidhur me vrasjen e dy ditëve më parë në Tropojë të Guxim Gjyriçit. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se po verifikohen pamjet filmike nga kamera e sigurisë.

Makina e atentatorëve u gjet e djegur në Has

Atentat djalit të tezes së Fatmir Haklajt, babai i dy fëmijëve ekzekutohet përpara

biznesit së tij, ja pista ku po hetohet

Futet me kallashnikov në restorant, arrestohet i riu nga Kavaja

Një 33-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi u kap në lagjen 13 të Durrësit teksa futej në një restorant duke mbajtur një kallashnikov të fshehur poshtë xhupit. Në prangat e uniformave blu përfundoi shtetasi me inicialet L. B., 33 vjeç. Shër-bimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti. Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arres-timin në flagrancë të të riut, i cili është banues në Kavajë. 33-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi është me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Akuzohen për vjedhje banesash, arrestohen dy të rinjtë vlonjatë

Zbardhet grabitja e banesës së të moshuarit në Memaliaj, 3 në pranga, 1 në kërkim

Pa kaluar 48 orë nga grabitja e një banese të një të moshuari në Memaliaj policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, duke venë në pranga tre autorët e dyshuar dhe shpallur në kërkim një tjetër. Katër të rinj nga Shijaku kishin formuar një grup të quajtur Etalon dhe kryenin grabitje në zona të ndryshme të vendit. Veprimtaria e paligjshme u zbulua pasi të shtunën ata grabitën e dhunuan një të moshuar në Memaliaj. Tre u vunë në pranga dhe një mbetet në kërkim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se katër të rinjtë nga Shijaku janë autorët e dyshuar të grabitjes së dhunshme të 1.2 milionë lekëve në banesën

e Hiqmet Ramadanit në Memaliaj. Policia e Gjirokastrës thotë se pas veprimeve hetimore arriti të identifikojë dhe të vërë në pranga Erald Allushin 23 vjeç, Fatjon Resulin dhe Armando Rekën. Ndërsa në kërkim shpalli shtetasin Migel Shabani. Sipas policisë ata kishin formuar një grup nën pseudonimin Etalon, ndërsa dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në qarqe të tjera të vendit. Të shtunën ata u futën në banesën ku i moshuari Ramadani ndodhej i vetëm. Sipas dëshmisë së tij, ata e lidhën me kabull dhe i morën shumën e parave që ai thotë se kishte tërhequr nga banka vetëm pak ditë më parë. Por duket se

të rinjtë kanë bërë gabime. Pasi grupi hetimor që ndoqi rastin arriti t’i zbulojë shumë shpejt. Në kuadër të operacionit të përbashkët mes disa drejtorive të policisë, ata u vunë në pran-ga. Gjatë operacionit, policia sekuestroi një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë, një automjet dhe dy doza kokainë. Policia thotë se po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku autorë të dyshuar janë katër të rinjtë nga Shijaku. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Shpërndanin heroinë në kryeqytet, pranga katër të rinjve

Katër të rinj të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Unifor-mat blu të kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e shtetasve me inicialet G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues në Rrëshen. Ata u arrestuan në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa të rinj po shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës. Patrullat e Përgjithshme të Komisariat të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë tre të tjerët A. T., M. Gj., dhe J. P., policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë, të futura në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gramë., të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dy djem të rinj janë vënë në prangat e Policisë së Vlorës, të dyshuar për vjedhje. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar të Vlorës përfundoi shtetasi me inicialet D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë ai dyshohet si autor i vjedhjes së një banese. Arrestimi i tij u bë pasi më 20 dhjetor, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet F. M., në fshatin Babicë të Vlorës, duke marrë disa sende me vlerë. Gjithashtu, burime zyrtare thanë se në pranga përfundoi edhe shtetasi me inicialet G. M., 25 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi më 5 dhjetor, në fshatin Radhimë të Vlorës, dyshohet se ka vjedhur një motor në pronësi të shtetasit me inicialet Sh. Gj.. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Page 14: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

14 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

www.sot.com.ald o s s i e rJa situata gjatë regjimit komunist rreth viteve 1976

Zhvillimet gjatë regjimit komunist, ja si Enver Hoxha fliste për komplote kundër

qeverisë dhe nisja e distancimit nga KinaDalin në pah të tjera zhvillime

gjatë regjimit komunist. Me-diat britanike kanë raportu-ar për këto zhvillime duke

u fokusuar te diktatori Hoxha. Ato kanë treguar detaje nga viti 1976 kur Hoxha fliste për komplote kundër tij, ndërsa tregohen detaje dhe nga prishja e bashkëpunimit me Kinën.

1 maj 1976Shqipëria shtyp komplotin

antiqeveritarPartia Komuniste e Shqipërisë ka

ekspozuar dhe siç tha “ka zhdukur” një komplot për të bërë që vendi të prishë lidhjet me Kinën dhe të rikthehet te Kremlini, njoftoi të premten udhëheqë-si Enver Hoxha. Lajmet për shtypjen e një komploti vijnë disa muaj pas rapor-timeve të mediave lindore se spastrime të ashpra dhe luftë për pushtet po bëhet në Shqipëri. Vendi ka prishur lidhjet me Moskën për çështje ideologjike 15 vjet më parë. Në fjalimin e Hoxhës thuhej se “armiqtë dhe tradhtarët e brendshëm” po përpiqeshin të minonin miqësinë e Shqipërisë me Kinën, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Hoxha dha fjalimin në një qendër metalurgjike që po ndërtohet nga kinezët në Shqipëri. Më herët udhëheqësi kishte deklaruar se armiqtë e regjimit të tij “dëshirojnë të sabotojnë socializmin dhe të shkatërro-jnë themelet “e atdheut tonë socialist””, por ata thanë se ishin zbuluar nga partia dhe ishin zhdukur. Gjuha e ash-për e Hoxhës sugjeron se ka vepruar me brutalitet ndaj “tradhtarëve” dhe se opozicioni pro-sovjetik tashmë është zhdukur. Por në një pjesë tjetër të fjalim-it të tij, Hoxha thotë se Kina e Shqipëria do të shtypin të gjithë komplotuesit revizionistë, kudo që ata janë.

2 nëntor 1976Udhëheqësi shqiptar sinjalizon

më pak varësi nga KinaDiktatori shqiptar Enver Hoxha

ka sinjalizuar sot se kombi i tij i vogël në Adriatik, që ka qenë për shumë vite aleat i Pekinit dhe i varur ekonomikisht prej tij, po avancon drejt zvogëlimit të mbështetjes ideologjike dhe materiale nga Kina. Hoxha sugjeroi metodën e re në fjalimin e hapjes të Kongresit të Shtatë të partisë në Tiranë. Sipas Ag-jencisë Telegrafike Shqiptare, Hoxha i tha Kongresit se “partia dhe populli ynë shprehin mirënjohje të thellë për ndihmën e popullit kinez dhe Par-tisë Komuniste kineze. Por megjithë rëndësinë e saj, faktori i jashtëm është vetëm dytësor dhe suplementar dhe jo vendimtar”, tha udhëheqësi 68-vjeçar. Ai shtoi se prandaj ishte vitale për Shqipërinë arritja e parimit të vetëm-jaftueshmërisë. Kongresi në Tiranë mbajti një minutë heshtje për vdekjen e udhëheqësit kinez Mao Ce Dun, i cili u përshkrua si “udhëheqësi më i madh i popullit kinez dhe mik i dashur i pop-ullit shqiptar”. Në fjalimin e tij Hoxha nuk i bëri lavde udhëheqjes së re kin-eze të drejtuar nga Hua Kua Feng. Në Perëndim ka spekulime se gjatë luftës së pushtetit në Kinë në kohës e vdekjes së Maos, Hoxha dhe mbështetësit e

tij ishin palë me radikalët, që krye-soheshin nga e veja e Maos, të cilët më vonë u spastruan kur Hua mori kontrollin duke u bërë kryetar. Kin-ezët nuk kishin dërguar delegacion në kongresin shqiptar të këtij viti, por Hua dërgoi një mesazh ku thuhej se miqësia shqiptaro-kineze nuk mund të cenohet kurrë nga asnjë forcë. Teksa në dukje është duke përdorur një qasje pritjeje për të vepruar me udhëheqjen e re të Pekinit, Hoxha gjithashtu ka refuzuar lëvizjet e fundit të Moskës për riafrim. Ai ka vazhduar të denoncojë BRSS dhe vendet evropiano-lindore duke i akuzuar se po i hapin rrugë “rivendos-jes së kapitalizmit”.

2 nëntor 1976Shqipëria refuzon hapjet sovjetike

Diktatori shqiptar Enver Hoxha ka refuzuar sot kategorikisht një ofertë të fundit të udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnjev për rivendosjen e mar-rëdhënieve miqësore mes dy vendeve komuniste. Duke folur në Kongresin e Partisë Komuniste, Hoxha nuk speci-fikoi cila ishte oferta e Brezhnjev, por sulmet e ashpra ndaj atij dhe BRSS e bënë të qartë se komunistët shqiptarë nuk duan riafrim. 67-vjeçari Hoxha foli për disa orë të hënën në hapjen e Kon-gresit, ku theksoi se Shqipëria përballet me agresionin e mundshëm ushtarak pasi është e rrethuar me vende armike. Sot ai citoi shembullin e Vietnamit për të ilustruar se “edhe vendet e vogla mund të diktohen nga superfuqitë nëse ato janë të vendosura të luftojnë

deri në fund”. Popullsia e Shqipërisë është 2.3 milionë. Hoxha tha më tej se superfuqitë si SHBA dhe Bashkimi Sovjetik janë të mëdha dhe agresive. “Politika e revizionistëve sovjetikë është kolonialiste dhe neo-koloniaslite, siç ata e kanë dëshmuar në Lindjen e Mesme, në Mesdhe, në Amerikën Latine dhe në Afrikë”, u shpreh Hoxha. Më 25 tetor në fjalimin para Komitetit Qendror të partisë sovjetike, Brezhnjev ka thënë: “Teksa marrëdhëniet tona me Shqipërinë po nisin të përmirësohen, ne besojmë se nuk ka faktorë që na ndajnë megjithëse nuk kemi lidhje prej vitit 1961”. Ndërkohë kryetari i ri i partisë kineze Huo Kuo Feng dërgoi një mesazh për Kongresin shqiptar ku tho-shte se “askush nuk ndan dot miqësinë mes dy vendeve tona”. Shqipëria është aleatja kryesore e Kinës në Evropë po kësaj here nuk ka dërguar delegacion në kongresin shqiptar dhe gjithashtu nuk ka pasur delegacion shqiptar në Kongresin e fundit të partisë kineze.

20 korrik 1977Ballkani bashkohet nga frika

e pushtimit sovjetikE vetmja gjë që rumunët dhe

shqiptarët kanë të përbashkët, përveç përçmimit të sovjetikëve dhe jugosl-lavëve, është dëshira për të mbrojtur Jugosllavinë nga BRSS. Çdo vend i Ballkanit i përçmon këto të dyja si heretikë të rrezikshëm, por të gjithë janë të lidhur nga frika e madhe e pushtimit ose nënshtrimit sovjetik. Por përveç Shqipërisë asnjë nuk e pranon

haptazi, kjo sepse është turp të pranosh se mund të pushtohet nga një vend aleat komunist. Por tashmë nëntë vjet pas pushtimit rus të Çekosllovakisë në 1968, vendet e Ballkanit janë bërë më shumë të përkushtuar për pavarësinë e tyre edhe pse janë të ndërgjegjshëm për pasojat. Këto vende e dinë mirë se nuk kanë fuqinë ushtarake të BRSS dhe se në rast nevoje Perëndimi nuk do t’i ndihmojë, prandaj duan ta bë-jnë të qartë se do të luftojnë gjithsesi. Për të garantuar këtë Rumania dhe Jugosllavia (gjithashtu dhe Shqipëria) kanë nisur nene të reja në Kushtetutat e tyre ku dënohet me tradhti dorëzimi ndaj armikut. Kjo bëhet për të dekura-juar një pushtim nga sovjetikët duke i kujtuar se sulmi do të ishte një punë e keqe ose një “Vietnam ballkanik” dhe jo diçka e shpejtë dhe e pastër siç ndodhi në Çekosllovaki. Çauçesku i Rumanisë dhe Hoxha në Shqipëri janë udhëheqës komunistë, por kjo mund të thuhet dhe për Maria Callas, Doris Day apo Mick Jagger, që janë të gjithë këngëtarë. Nga vendet e Ballkanit, Jugosllavia është disi e liberalizuar ndërsa Shqipëria është një riprodhim me buxhet të ulët i Kinës në Ballkan. Për rumunët që kanë kufi me BRSS liria e manovrimit në politikat ndërkombëtare duhet paguar me mirësjellje ndaj Moskës dhe ruajtje të anëtarësisë në Paktin e Varshavës. Ndërsa Shqipëria tashmë nuk ka kufi me vendet e Paktit të Varshavës prandaj mund të jetë haptazi e pasjellshme ndaj Moskës. Ata kanë përçmuar politikat e

Titos dhe trajtimin e minoritetit shqiptar në Jugosllavi, por gjithsesi kanë bërë të qartë se do të mbrojnë Jugosllavinë nga një sulm sovjetik. Edhe rusët nga ana tjetër nuk mund të arrijnë në Shqipëri pa kaluar nga Jugosllavia.

25 korrik 1977Shqipëria e Pekini drejt ndarjes

Shqipëria e vogël ka kërkuar që Pekini të tërheqë të gjithë këshilltarët e tij teknikë nga vendi, duke kërcënuar me prishjen e aleancës 16-vjeçare që i dha Kinës të vetmin post diplomatik në Evropë, njoftojnë sot burimet diploma-tike. Informatorët thonë se kërkesa është bërë me anë të ambasadës kineze në Tiranë. Në Shqipëri ka aktualisht 1000 deri në 2000 ekspertë teknikë kinezë. Shqipëria është kombi i vogël ballka-nik që shquhet për politika radikale izolacioniste, por ishte bërë palë me popullatën më të madhe në botë në 1961, pak pas prishjes me Bashkimin Sovjetik në një debat të ideologjisë komuniste. Nuk ka pasur komente nga Moska për lëvizjen e fundit të Tiranës, por kjo duket se vjen nga reduktimi i ndihmës ekonomike kineze teksa udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha nuk ka treguar shumë entuziazëm për kryetarin e ri të Kinës, Hua Kuo Feng. Moska peri-odikisht ka dërguar sinjale paqeje për Shqipërinë, por ato janë refuzuar nga 69-vjeçari Hoxha, i cili ka drejtuar që prej zgjedhjes në 1946. Përkeqësimi i marrëdhënieve me Kinën u bë i qartë në fillim të këtij muaji kur gazeta shtetërore Zëri i Popullit sulmoi haptazi Pekinin. Pa e përmendur me emër atë, gazeta denoncoi politikat e “Botës së tretë” të afrimit me SHBA. Në editorialin e gjatë të datës 8 korrik sulmohej linja kineze si-pas së cilës imperializmi amerikan është më pak i rrezikshëm se social-imperi-alizimi sovjetik. Gjithashtu denoncohej “shkelja flagrante e mësimeve të mark-sizëm-leninizmit” në lidhje me pozitën e Kinës se vendet e botës së tretë, duke përfshirë dhe ato jo-socialiste, janë forca kryesore revolucionare dhe mburojë kundër imperializmit dhe superfuqive. Editoriali insistonte se nuk mund të ketë kompromise në ideologjinë komuniste dhe se partia shqiptare është e vetmja marksiste-leniniste në botë. Agjencia sovjetike TASS botoi një përmbledhje të gjatë të artikullit, duke reduktuar kritikat e tij ndaj politikave evropiane e sovjetike. Hoxha pretendon se lufta me imperializmin është e paevitueshme dhe quante ish-liderin e ndjerë sovjetik Nikita Krushov “tradhtar të doktrinës komuniste”. Në një kongres të partive komuniste në Moskë në 1960 pas një debati me Hoxhën, Krushovi tha me zë të lartë: “Shoku Hoxha, ju derdhët një kovë me pisllëk mbi mua, kështu që tani do të duhet ta pastroni”. Por Hoxha nuk u përul dhe marrëdhëniet u ndërprenë në 1961. Nëntorin e shkuar udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev tha në një fjalim se Kremlini është i gatshëm të rivendosë marrëdhëniet me Shqipërinë. Por Hoxha e refuzoi këtë në një fjalim në kongresin e partisë dhe akuzoi “re-vizionistët sovjetike” se janë “agresivë, kolonialistë, neokolonialistë”.

Në fjalimin e Hoxhës thuhej se “armiqtë dhe tradhtarët e brendshëm” po përpiqeshin të minonin miqësinë e

Shqipërisë me Kinën, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Hoxha dha fjalimin në një qendër metalurgjike që po ndërtohet nga kinezët në Shqipëri. Më herët udhëheqësi kishte deklaruar se armiqtë e regjimit të tij “dëshirojnë të sabotojnë socializmin...

Page 15: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 15

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Ylli MEÇE

Eshtë për tu çuditur, por është dhe një fakt i pamohueshëm, se për gati 30 vite politika e

jashtme shqiptare dhe vija e saj që ka ndjekur në marrdhënie me Evropën, ka qenë më servilja e të të gjitha kohërave, politikë që në emër të interesave kombëtare, ka qenë më antikombëtarja duke mbajtur qëndrimin “gatitu” ndaj eprorëve evropianë, amerikanë madje dhe atyre jugosllavë (nënkupto serbë). Po të ishte gjallë Ahmet Zogu do xhelozonte dhe do habitej se paska më tradhtarë se vet ai që e pat dënuar historia, teksa po të ishte gjallë Enveri..... nat-yrisht që nuk do ishte ndonjë nga këta i gjallë. Edhe nëse aty nga fundi i shekullit që sapo kaloi, gjatë luftës çlirimtare të vëllezërve tanë dardanë të një toke e të një gjaku, u manifestuan shumë cilësi e virtyte luftarake dhe ndjenjë e lartë atdhedashurie, përsëri shumë nga këta ngelën në mes të rrugës. Po pse? Mos vallë shqiptarët nuk janë popull luftarak dhe pajtohen me nënshtrimin? Jo kjo nuk është aspak e vërtetë sepse qysh nga vendimet e Kongresit të Berlinit 1878, atdhetarët shqiptarë nuk u pajtuan me këto vendime dhe vet Lidhja e Prizrenit kishte si qëllim parandal-imin e copëtimit të Shqipërisë që të mos të bëhej kafshatë oreksi për fqinjët serbë, grekë e italianë. Por ja që historia këtë popull të vogël e autokton, madje nga më të vjetrit në Europë e paskësh anatemuar keq dhe sikur të mos mjaftonte kjo, do të na duhej një Londër e vitit 1913 dhe një Londër e dytë edhe me fshehtë e vitit 1915, që të merrej përsëri me çështjen shqiptare, për ta tkurrur edhe më shumë, duke e bërë Shqipërinë pjesë të pazarllëqeve të tyre, për ta rishitur e riblerë atë si në lojërat e kumarit. Shqipëria e bukur si ajo gruaja që i vdes burri i parë, (perandoria osmane) u bë lakmi e një burri tjetër të dytë, ky i fundit ndryshe nga i pari, ishte pa çallmë në kokë e pa tumane “al-laturka”, por me kostum elegant “allafrënga” me papion e bastun elegance. Historia dëshmon se nënën Shqipëri herë e poshtëronin serbët sa ishte Zogu në mbretëri dhe herë italianët e gjermanët deri në për-fundimin e Luftës së Dytë Botërore, nga ku me ven-dosjen e pushtetit popullor do të përfundonin një herë

Nga Kastriot ALIAJ

Ajo që i veçon oligarkët e politikës shqiptare, nga apologjia e "uni-versit" demokratik,

është se ata nuk krijuan balanca midis jetës dhe punës, por midis krimit dhe pasurimit të tyre në infinit. Kjo strategji e tyre e ndërtuar mbi filozofinë ironike të mbushur me egocentrizëm, cinizëm, urrejtje dhe hakmarrje politike, dhunoi dhe kontaminoi rëndë hapësirat e universit demokratik në Shqipëri. Kështu shoqëria jonë, që aspiroi aq shumë për këto hapësira, u gjend gafil duke mos përjetuar prioritetet demokratike të debatit publik, tolerancës, komunikimit dhe bashkëpunimit institucional për interesat kombëtare. Këto parime mbi të cilat ngrihet dhe funksionon çdo shoqëri demokratike, janë dhe mbeten sinteza në të gjithë hapësirën e saj. Por ajo që ndodhi në këto vite jo të pakta tranzicioni, për-bën ironinë e një demokracie që nuk u përjetua si e tillë, por u dhunua dhe u deformua nga amoraliteti i oligarkëve të politikës. Kështu ata nuk zgjodhën parimet e moralit demokratik, ligjin, drejtësinë, virtytet e shoqërisë sonë, por vunë mbi to pasurimin e familjeve dhe klaneve rrotull tyre. Këto figura që vazhdojnë të na bëjnë moral, me filozofinë e ironisë së fatit të tyre, janë shembulli më i keq në historinë e marrëdhënieve tona shoqërore. Ata në vend të klimës së shëndetshme publike, të besueshmërisë në pushtetin e ligjit, të respektimit të virtyteve, prenotu-

Fundi i filozofisë ironike, që plazmoi kriminalizimin e shoqërisëan jetën e tyre private të mbushur me luks, djallëzi, hipokrizi e përçmim. Të ngritur në majat e pushtetit dhe partive politike, vazhdojnë të përjetojnë këto kën-aqësi, pavarësisht se akuzohen për shpërdorim dhe kriminalizimin e shoqërisë. Më sa duket këtë porosi e kanë marrë nga gruaja e diktatorit kinez Mao Ce Dun, e cila deklaronte para gjyqit se: "Kënaqësia që të jep pushteti është kënaqësia më e madhe që përjeton njeriu, prej kësaj kënaqësie njeriu kurrë nuk heq dorë, por vetëm kur ja rrëmbejnë". Prandaj revolucioni në drejtësi, i mirëpritur aq shumë nga publiku i gjerë, duhet të bëjë autopsinë e kësaj klase politike, që po i rëndon padrejtësisht kësaj shoqërie. Duke mos ju nënshtruar ndëshkueshmërisë, si protagonistë të ngritjes së perandorisë së krimit, ata ndihen jo vetëm të fortë, por kanë kurajo të bëjnë moral e të mbajnë të karikuar "ushtrinë" e tyre të dhunës dhe propagandës anti-shtet, anti-ligj e anti- ndryshim. Po çfarë i ka karakterizuar ata, gjatë këtyre tri dekadave në krye të shtetit dhe partive politike? Demagogjia e mashtrimit dhe injorimit të vërtetës, për t'i dhënë përparësi jetës private të luksit, të ngritur mbi mjer-imin dhe varfërinë e qytetarëve të këtij vendi. Por mbi të gjitha spekulimet politike për të ndërtuar programe farsë, jashtë çdo kriteri demokratik. Kjo filozofi e përfaqësuar nga doktrina famëkeqe ber-

e mirë të gjitha ëndrrat shoviniste jo vetëm të fqinjëve, por do tu hiqej dhe e drejta “zotërinjëve të mëdhenj evropianë” të vendosnin për çështjen shqiptare. Por koha e Enver Hoxhës u tradhtua. Kishte perënduar vërtet koha, por ëndrrat e vjetra të shovinistëve mbas vdekjes së tij, ishin zëvendësuar me të reja ashtu si-kurse dhe ai kishte theksuar se për Ballkanin do vinte koha që të gërryhej nga brenda prej nacionalizmit të ngushtë e të egër që e kishte mbërthyer atë në shekuj duke u bërë kështu si dikur një rrezik, për popujt e vet këtij rajoni. Sot për sot dhe aktualisht liderët shqiptarë, si përkëndej, por dhe matanë kufijve deri në Dardani janë shumë të ngazëlluar me politikën e tyre të lëshi-meve dhe kompromiseve të paskrupullta, duke na i proklamuar ato si arritje të mëdha e të papara ndon-jëherë në historinë e këtij kombi. Europa plakë, duke luajtur në tavolinën e kumarxhinjve mban “asin” nën mëngë dhe ky “as” është Ballkani Perëndimor sikurse ka dëshirë ta etiketojë ajo dhe po aq dëshirë dhe disa nga liderët e saj. Po pse Evropa luan hera herës me plotësimin e kushteve dhe rekomandimeve të BE e hera herës me tezën e “Ballkanit Perëndimor” apo dhe “Minishngenin Ballkanik”? Jo! Evropa aspak nuk e ka mendjen dhe as që e ha meraku për Shqipërinë, Malin e Zi, e Maqedoninë! Ajo më shumë ka për shpirt Serbinë duke e përkëdhelur atë dhe kokolisur, të cilat më shumë janë mesazhe të heshtura për Rusinë. Dihen lidhjet tradicionale të Rusisë me ish-Jugosllav-inë e Titos dhe mbas Titos. Acarimi i marrëdhënieve dhe mos plotësimi i dëshirave serbe, do të thotë atakim dhe i Rusisë, por një atakim kundër Rusisë do ta zemëronte Francën, Holandën dhe vet Greqinë, pa folur këtu për pansllavizmin në përgjithësi. Në këto kushte Gjermania edhe pse de facto ekonomikisht është lider e BE, nuk bën dot pa këto shtete që sapo përmendëm. Ajo (Gjermania) e ka të qartë se Franca në rastin më të parë me ashpërsimin e kontradiktave do veprojë ashtu sikurse veproi dhe Anglia, por dalja e Francës nga BE apo dhe e ndonjë vendi tjetër, do të vinte në dyshim dhe pikëpyetje të madhe jo vetëm unitetin evropian, por dhe vet këtë organizëm dhe Brukseli këtë gjë e ka fare të qartë. E ka të qartë sepse historikisht Franca asnjëherë nuk e ka pranuar heg-jemoninë teutone gjermane, për të qenë ata lidershipe të rajonit sikurse dhe anasjelltas. Në kushte të tilla, këto vende mundohen të krijojnë rreth vetes së tyre aleatë mbështetës brenda për brenda vet rajonit ev-

të drejtave të tyre demokratike. E themi këtë sepse binomi Berisha-Meta, jo vetëm që nuk denoncuan kurrë korrupsionin dhe krimin serial në vite, por ata u bënë bartës dhe inspirues të klaneve në shër-bim të politikës, deri dhe brenda familjeve të tyre. Dokumente të shumta flasin se fijet e veprimtarisë së tyre në dëm të shtetit dhe demokracisë, nuk janë vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Lidhjet me figura të ndryshme të politikës në Serbi, Greqi, Rusi, Maqedoninë e Veriut deri në Lindjen e Largët, flasin për lobime e shkatërrime të sistemit refor-mues të institucioneve demokratike. Këto marrëzi ngjallën në mjedisin politik e shoqëror sindromën e pamundësisë për të bërë shtet me ligje për të gjithë. Këto figura edhe sot nuk e duan shtetin, sepse ata i braktisën institucionet, procesin reformues të tyre, duke nxitur anarkinë dhe ngjallur ndjenjën e dhunës për revolucion proletar. Por në kushtet e ndryshi-meve që po mundohet të arrijë shoqëria shqiptare, ajo që merr përparësi është pastrimi i kësaj politike karikaturë, për t'u çliruar njëherë e mirë prej saj. Për bëmat e tyre të kundraligjshme, i del për të detyrë drejtësisë së ringritur, që të bëjë denoncimin dhe ndëshkueshmërinë e kësaj klase abuziviste, në mënyrë që Shqipëria dhe qytetarët e saj t'i kthehen jetës normale, si në çdo vend tjetër demokratik.

Kur nisëm luftën nuk pyetëm askënd, përse për bashkim paqësor me Shqipërinë

u dashkan pyetur Europa, Rusia dhe Serbia?!

ishizëm, në bashkëpunim me krahun e majtë, që zbatuan porosinë e Katovicës, duke vënë themelet e së keqes në shoqërinë e porsadalë nga sistemi diktatorial, u bë udhëheqje për veprim e sundim. Me kompromisin e turpshëm historik për mos bërjen e ligjit të ilustracionit, e gallamosën dhe kontaminuan edhe më shumë universin e zhvillimeve demokra-tike. Berishizmi përdori dosjet e komunizmit, për të shantazhuar kundërshtarët politikë, megjithëse vin-in nga i njëjti sistem dhe me të njëjtën ideologji. Kjo strategji e tij ishte sa hipokrite aq dhe mashtruese, për t'u maskuar për çka kishe bërë në komunizëm, por dhe për t'u shitur si flamurtar i demokracisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por e vërteta sado që të anatemohet, nuk mund t'i shpëtojë analizave dhe ballafaqimit me të pavërtetat, që na janë servirur në këto tri dekada. Bashkimi i kësaj doktrine me prag-matizmin spiritualo-agnostik të formacionit politik LSI të Ilir Metës, që i lidhin të njëjtat parime e ide për pasurimin familjar e klanor, bëri që harta e krimit në Shqipëri të marrë përmasa të pallogaritshme. Militantizmi që pushtoi institucionet në këmbim të votave e vendeve të punës, e zbriti programin e qeverisë në nivelin e rrugës. Zymtësia e qeverisjes së tyre bëri që qytetarët ta ndiejnë veten si në xhungël, pa hapësira për një jetë normale dhe ushtrimin e

kjo? Mos vallë Evropa nuk i njihte aspiratat e këtij populli të copëtuar në shekuj vazhdimisht e vazh-dimisht?! Mos vallë Evropa nuk e di se Dardania është tokë shqiptare e se gjuha, doket, zakonet, traditat, tregojnë se kemi të bëjmë me një popull autokton?! Sigurisht që i njihte dhe i njeh, por ajo me këtë rast i jep një tjetër mundësi shovinizmit pansllav. Ajo (Ev-ropa) e njeh Kosovën si shtet më vete, por si një shtet që nuk na paska të bëjë aspak me Shqipërinë dhe për më tepër duke i vënë kufij, kanë tjetër qëllim. Me këtë rast, Evropa bie në unison jo vetëm me Serbinë sho-viniste, por dhe me Rusinë, duke lënë të kuptohet se kjo nuk është aspak tokë shqiptare. Sipas mendësive evropiane (dhe sipas dëshirave të shovinistëve ser-bo-mëdhenj) kjo as më shumë e as më pak, na qenka një tokë tjetër e një popull tjetër, që janë disi të ng-jashëm, por krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ky status i Kosovës e bën atë dhe e çon në pozita izoluese nga Shqipëria amë, që do të thotë se në rast të një konflikti tjetër Serbi-Kosovë, shqiptarët e Shqipërisë nuk duhet të ndërhyjnë ngaqë kjo na qenka një çështje e brendshme e vet këtyre shteteve. Këtë qëllim Evropa e arriti qysh me 1999, ku i urdhëron-te qarqet shqiptare të rrinin sehirxhinj ndaj vëllezërve të një gjaku e të mos ndërhynin në konflikt. Me këtë situatë u pajtuan edhe udhëheqësit trutharë shqiptarë, por dhe trimat e çatisur dardanë, të cilët mbas lufte u bënë si pula ndaj eprorëve evropianë. Ata (të dy palët), si shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Dardanisë nuk e patën kurajën të vetëvendosnin. Kur nisëm luftën për tu shkëputur nga vargonjtë skllavërisë serbo-madhe, nuk pyetëm njeri, pse për bashkimin paqësor me Shqipërinë mëmë, u dashka pyetur Evropa, Rusia dhe Serbia? Loja imperialiste me Shqipërinë, Kosovën, pse jo dhe me popujt e vegjël si me Malin e Zi dhe Maqedoninë do të vazhdojë, do të vazhdojë për aq kohë sa këto fuqi të kenë interesat e tyre në këtë rajon. Qeveritë e këtyre vendeve janë marioneta kukull në dorë të fuqive të mëdha imperialiste, që luajnë teatër për kalamajtë e vendeve të tyre. Ata kanë kohë që nuk ecin drejt e me kurajë atdhedashurie, por gjysmë të përkulur ndaj kapitalit të madh imperialist, të cilët nuk e kanë për asgjë të shesin lirinë e popujve e të kombeve për interesat e tyre strategjike. Nuk ecin dot drejt, por të përkulur, ngaqë nuk kanë taban të fortë dhe shtyllë kurrizore të drejtë e të qën-drueshme.... por të dobët e të përkulshme.

ropian. Mesazhet e para për përkëdheljet ndaj “sllavit të llastuar” Evropa i dha që para se të fillonte lufta çlirimtare e Kosovës. Ata ishin kundër kësaj lufte për dy arsye: Së pari, në parim janë kundër çdo lufte çlirimtare për liri e pavarësi, sepse ato janë njëkohë-sisht dhe një shembull për popujt e rajonit, një tregues i madh se kur popujt zgjohen dhe marrin në dorë fatet e veta, nuk ka forcë që t’i ndalojë. Kjo nuk i leverdis aspak Evropës reaksionare. Së dyti, në rraf-shin e ruajtjes së ekuilibrave, Evropa dhe pse e urren nuk e ka fort për zemër ta prishi me Rusinë. Mirë Amerika që është me mijëra km larg dhe në kësi rastesh Rusia apo dhe vet Amerika, vështirë se do të konfrontoheshin direkt e ballë për ballë me njëra-tjetrën (këtë konfrontim ato mund ta bëjnë vetëm në vende të tjera, ku duan t’i rrëmbejnë njëra-tjetrës in-fluencën ekonomike), por ama ajo (Evropa) si t’ia bëjë hallit se gjeografikisht është e “dënuar” që Rusinë ta ketë në shpinë. Europa thuajse në të gjitha fushë betejat historikisht eksperiencat i ka patur të hidhura me Rusinë dhe këtë ajo nuk e harron, ashtu sikurse nuk e harroi Gjermania kapitulluese e dënuar në vagonin e poshtërimit që përdorën për firmë francezët gjatë Luftës së Madhe duke e gjunjëzuar Gjermaninë. Në këto kushte, Evropës i pëlqen periudha e “paqes” me Rusinë veçse duke menduar vazhdimisht, si ta shkatërrojë atë me luftë paqësore. Hera herës me lëshime e hera herës me sanksione, për të mos e zgjuar e për të mos e nxjerrë nga strofkulla të zemëruar “ariun rus”. Në periudhën e luftës çlirimtare të Kosovës, parullat e ruajtjes së qetësisë, vetëpërmbajt-jes, luftës kundër separatizmit dhe këshillat që jepte Rusia imperialiste gjoja për Ballkanin (por në fakt ishin “këshilla” për luftëtarët e UÇK-së) i hidhte çu-ditërisht dhe Evropa po aq imperialiste duke luajtur rolin e zjarrfikësve të luftërave nacional-çlirimtare, sikurse bënë me Kosovën. Kur lufta mori përpjesëtime të mëdha dhe që u bë faktor vendimtar ( 1999) avionët e disa shteteve të NATO-s i hidhnin bombat në det dhe nuk e godisnin Serbinë fashiste, sikurse bënë edhe më vonë mbas lufte që “trupat paqe ruajtëse” i ven-dosën te populli shqiptar dardan, që luftonte për paqe e jo te agresorët dhe shovinistët serbë. Me këtë rast kjo Evropë, bëri çmos (edhe pse e njihte mirë betimin e UÇK-së, i cili në thelb krahas luftës për çlirim kishte dhe bashkimin me Shqipërinë), që Kosova të njihej shtet më vete e jo të bashkohej me Shqipërinë. Po pse

Page 16: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

16 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

Nga Vullnet KARAFILAJ

KLSH, si institucioni i pavarur më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm, me detyrimin që i ngarkon ligji 514/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e

Kontrollit të Lartë të Shtetit”, kryen auditimin e përdorimit, administrimit dhe mbrojtjes së fond-eve publike në përputhje me Kushtetutën, ligjet, aktet nënligjore, manualet në fuqi, si dhe stand-ardet ndërkombëtare të auditimit të INTOSAI-t. Këto auditime kryen në mënyrë të vazhdueshme në njësitë e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore edhe në fushën e prokurimeve publike, një fushë kjo jetike për interesat e taksapaguesit shqiptar dhe përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të parasë publike. Auditimet në fushën e prokurimeve ndikojnë pozitivisht në luftën kundër korrupsionit, si premtim i poli-tikës ndaj taksapaguesve shqiptarë, por edhe si plotësim i detyrimeve për integrimin europian. Rëndësia e auditimit të prokurimeve publike vjen edhe si rezultat i kërkesave të Bashkimit Evropian, Komisionit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankë Botërore etj, që insistojnë me ngulm që të merren masat e nevojshme për të përmirësuar sistemet e prokurimeve, bazuar në kriteret e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Nga auditimi i të dhënave të kontratave dhe krahasimi i tyre me të dhënat e dërguara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, konstatohen raste të kontratave të lidhura me shuma më të larta se fondet e miratuara, pra fondi limit pa TVSH sipas shpalljeve është në vlera më të larta se fondi disponibël i regjistruar në Sistemin e Informacionit Financiar Qeveritar në total, me një diferencë të fondit disponibël rreth 2.6 miliardë lekë (ose 21.3 milionë euro). Nga 8,400 procedura të shpallura për vitin 2018 nga sistemi elektronik i prokurimit, 2,353 pro-cedura janë anuluar dhe 6,047 kanë vazhduar, ndërkohë që 5,116 prej tyre kanë përfunduar me fitues. Shkalla e anulimit të procedurave prej 28 % dhe mos shpallja e fituesve për 16 % të procedurave tregon se jo vetëm autoritetet kon-traktuese publike duhet të përmirësojnë punën në përgatitjen e procedurave të prokurimit, por edhe Agjencia e Prokurimeve Publike duhet të

Nga Alketa KALLESHI

Për vite me radhë në raportet e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit shënohet si gjetje, veç abuzimeve edhe fakti se një pjesë e mirë e shpenzimeve kapi-

tale realizohen në muajin e fundit të vitit. Në raportin e KLSH të vitit 2018 shpenzimet ka-pitale me financim të brendshëm u realizuan në dhjetor në masën 32 për qind (16,2 miliardë lekë nga 52,2 miliardë lekë totali) një shifër shumë e lartë që dëshmon për një planifikim të dobët të investimeve publike nga ana e in-stitucioneve buxhetore. Ky planifikim jo i mirë dhe shpenzimet e grumbulluara në muajin e fundit të vitit, i cili dëshmohet edhe me trans-ferim fondesh nga një projekt në tjetrin, siç kanë konstatuar kontrollet e KLSH-së, shton qartazi riskun e keqmenaxhimit të projekteve dhe mundësitë e abuzimeve. Fenomeni është konstatuar dhe trajtuar nga KLSH, por edhe Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar prej vitesh, por pavarësisht ndikimit të madh që ai ka drejtpërdrejt në eficencën e projekteve të investimeve publike, masat e marra për të përmirësuar situatën nuk kanë mbërritur të ndryshojnë gjendjen. Ndërkohë këtij fenomeni i shtohen një sërë problemesh të tjera të gjetu-ra në vijimësi prej auditit të KLSH, përfshi transferime fondesh nga një projekt në tjetrin apo financim projektesh që nuk janë miratuar sipas procedurës së detajuar të buxhetimit, duke zvogëluar transparencën dhe rritur mundësitë për abuzime. Buxhetimi i Investimeve Publike dhe përgjegjësitë e aktorëve pjesëmarrës në këtë buxhetim janë të rregulluara në ligje. Që nga Kushtetuta, neni 155, pika 2 që përcakton bazat e buxhetit: “Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit”. Deri të Ligji Organik i Buxhetit apo vendimet e qeverisë bazuar mbi

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shpenzimet e dhjetorit, sindromë e planifikimit të dobët të buxhetit

këtë ligj që kanë përcaktuar qartë procesin e Buxhetimit të Investimeve Publike, i cili kalon në fazat e identifikimit, vlerësimin dhe përgatitjen e projektit, aprovimin dhe financimin, zbatimin, monitorimin e zbatimit, raportimin dhe auditi-min. Por ajo që kontrollet e KLSH në vijimësi gjejnë janë ndryshime apo projekte në vlera prej qindra milionësh lekë, të cilat nuk i kalojnë këto faza apo anashkalojnë një pjesë të mirë të tyre, ndërsa investitori kryesor që në këtë rast është publiku mbetet në “errësirë”. Është e qartë, se si kontribuuesi kryesor në buxhetin e shtetit, publiku ka të drejtë të jetë i informuar se si fondet publike janë duke u shpenzuar dhe nëse fondet janë duke u shpenzuar si duhet. Ai duhet të dijë nëse projektet e planifikuara po shkojnë siç duhet dhe nëse procesi po monitorohet. Por ndryshimet në vijim të buxhetit (kalimi i fondeve nga një projekt në tjetrin) dhe financimi i pro-jekteve që nuk kalojnë përmes gjithë hallkave të parashikuara në ligj apo shpenzimet në masa të mëdha në fund të vitit, lënë pak hapësirë për shpërndarje të informacionit dhe për transpar-encë. Pa këto dy elementë shumë të rëndësishëm të mirëqenies së një vendi, të cilët e mbajnë ad-ministratën publike përgjegjëse dhe e detyrojnë atë të njohë mirë kompetencat e saj dhe të mos dalë jashtë kufijve të tyre, abuzimet janë gati të pashmangshme. Në raportin e KLSH-së për vitin 2018 konstatohen pikërisht gjetje të kësaj natyre që pamundësojnë informimin e mirë të publikut dhe që krijojnë hapësira për abuzime. Por nuk është vetëm ky detaj që dëshmon në tërësi mungesë të transparencës dhe keqplani-

analizojë rastet duke marrë masat e duhura në drejtim të përmirësimeve ligjore, zhvillimit të kualifikimeve e trajnimeve si dhe masave të tjera të përcaktuara në ligj. Gjatë auditimeve në fushën e prokurimeve të punëve, mallrave dhe shërbi-meve, nga ana e KLSH-së janë hasur shkelje dhe mangësi që kanë shmangur konkurrimin e ndershëm, duke devijuar nga ligji “Për prokurim-in publik”, qëllimi i të cilit është të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit dhe të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik. Kryerja e procedurave të prokurimit publik nëpërmjet sistemit elektronik, i kufizon strukturat prokuruese për shkeljen e ligjit. Këto struktura “stërmundohen” për të gje-tur mënyrën “ligjore” për të favorizuar klientët e vet, apo për të përfituar edhe financiarisht për shkak të detyrës. Metodat e sofistikuara tani nuk janë më vetëm në skualifikimin e padrejtë të operatorëve ekonomikë, por kanë të bëjnë me hartimin e dokumenteve të tenderit, kërkesave të veçanta për kualifikim dhe specifikimeve teknike, që në shumë raste janë hartuar qëllim-shëm për të mos mundësuar trajtim të njëjtë për të gjithë ofertuesit, duke u bërë pengesë për një konkurrim të drejtë. Gjatë auditimeve të kryera nga KLSH, janë zbuluar raste kur kërkesat e veçanta për kualifikim janë hartuar jo të lidhura ngushtë me natyrën dhe përbërësit e projektit të punës. Këto kërkesa duket sikur janë të hartuara në zyrat e operatorëve ekonomikë të privilegjuar, kandidatë për fitimin e tenderit dhe jo në zyrat e shtetit. Kjo ka bërë që nga ana e autoriteteve kontraktore të mos krijo-hen kushte të përshtatshme për konkurrim të

domosdoshme dhe madje prioritare nga ana e aktorëve pjesëmarrës në procesin e buxhetimit, zbatimi i rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit me qëllim garantimin e përdorimit me efikasitet të fondeve publike. Qeveria duhet të përmirësojë minimalisht cilësinë e dokumentit të Planit Buxhetor Afatmesëm me qëllim minimizimin e riskut të ndryshimit të buxheteve në fazën e zbatimit të tij dhe si rrjedhojë minimizimin e vonesave që mund të krijohen në financim dhe ecurinë e projektit dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura. Gjithashtu përmirësimi i cilësisë së dokumentit të Planit Buxhetor Afatmesëm, do të ndikonte pozitivisht në eliminimin e praktikave të re-alizimit të investimeve kapitale në mbyllje të vitit buxhetor dhe do të shtonte vëmendjen në menaxhim më të mirë të riskut gjatë procesit të menaxhimit të projekteve. Qeveria dhe aktorët e përfshirë në buxhetim duhet të ndërmarrin nisma që mund të fuqizojnë burimet njerëzore, të cilat merren me menaxhimin e investimeve publike. T’i japin më shumë fuqi rolit të auditit të brendshëm, duke ulur kështu mundësitë për abuzime dhe rritur transparencën. Konsultimet publike dhe ato me grupet të interesit nuk duhet të jenë vetëm formale, por të tilla që të mundëso-jnë identifikimin real të nevoja. Ndërkohë veç këtyre sa më sipër, është e domosdoshme shpërndarja e njëtrajtshme e shpenzimeve kapitale gjatë gjithë muajve të vitit, me qëllim shmangien e shpenzimeve ineficente dhe jo transparente në fund të vitit dhe shmangien e krijimit të detyrimeve të prapambetura.

KLSH dhe kontributi në prokurimet publike

fikim. Nga auditimi mbi planifikimin, detajimin dhe rishpërndarjen e fondeve buxhetore për Shpenzimets Kapitale me Financim të Brend-shëm u konstatuan një sërë parregullsish dhe vendimmarrje që kapërcente “kriteret e për-caktuara ligjore dhe hapat e përcaktuara qartë të planifikimit të buxhetit”. Auditi gjeti çelje të projekteve të investimeve në proces me Akte Normative, çelje të investimeve publike “pa kaluar procedurat e menaxhimit të investimeve publike” dhe një sërë problemesh të tjera. Një pjesë e këtyre projekteve, me vlerë 8.5 miliardë lekë u çelën në thesar pa përshkrim, krejtë-sisht në kundërshtim me ligjin 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Ngjashmërish auditi gjeti se një pjesë e projekteve me vlerë 4.3 miliardë lekë nuk kaluan procedurat e miratimit të investimeve publike dhe nuk ishin miratuar në investimet e planifikuara në projekt-buxhetin e vitit 2018. E gjithë kjo në shkelje të ligjit për menaxhimin e buxhetit, i cili kërkon specifikisht që investimet të përfshihen në listën e financimeve “vetëm kur objekti ka kaluar në procedurat e miratimit të investimeve të publikuara”. Një tjetër fenomen që dëshmon planifikim të dobët nga Ministria e Financave ishte transferimi i fondeve nga njëri projekt në tjetrin brenda të njëjtit program buxhetor në vlerën 2.7 miliardë lekë. Veprime të tilla japin impakt të ndjeshëm në uljen e eficencës së investimeve publike dhe cenojnë qëllimin kryesor të këtyre investimeve, që du-het të jetë mirëqenia dhe përmirësimi i situatës ekonomike të vendit. Në këto kushte është e

htet e kontratës nga një procedurë në tjetrën. Kjo procedurë duhet të zbatohet vetëm kur nuk ka asnjë ofertë, nuk ka oferta të përshtatshme, ose nuk është paraqitur asnjë kërkesë në përgjigje të procedurës së hapur ose të kufizuar, me kusht që në kushtet fillestare të kontratës të mos bëhet asnjë ndryshim thelbësor. Në auditimet e KLSH-së konstatohen shkelje në mënyrën e vlerësimit të ofertave në tender, të bazuara kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe kriterin e ofertës më të ulët të vlerësuar. Konstatohen çmime të dyshimta që nuk përputhen me çmimet e tregut, duke dëmtuar paranë publike. Nënvizo-jmë se shkeljet në prokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit, e cila i detyron institucionet që të sigurojnë një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tre-gut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si dhe të dre-jtat ligjore të barabarta për të gjithë investitorët e brendshëm dhe të jashtëm. KLSH u rekomandon të gjitha institucioneve përkatëse, përgjegjëse për implementimin e ligjit “Për Prokurimin Publik” dhe organeve të prokurimit publik, që të ndër-marrin veprimet e nevojshme për shmangien e praktikave të tilla, të cilat vështirësojnë edhe më tej konkurrencën e lirë dhe mjedisin tashmë të vështirë për të bërë biznes në vend. Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik do të ndihmonte po ashtu në masë të madhe edhe menaxhimin e financave publike dhe realizimin e Strategjisë së Rishikuar të Financave Publike 2019-2022, duke eliminuar mundësitë e shpërdorimit të parasë së taksapaguesve.

paanshëm ndërmjet kandidatëve ofertues, duke përcaktuar paraprakisht fituesin e tenderit, në kundërshtim të plotë me ligjin, i cili kërkon nga autoritetet kontraktuese që të hartojnë kërkesa në mënyrë që të sigurohet një qasje sa më e madhe e mundshme për të gjithë operatorët dhe ofertuesit e interesuar ekonomikë dhe në të njëjtën kohë, të mos përpilojnë kërkesa që fa-vorizojnë një ose më shumë operatorë. Veprime të tilla, përveçse kanë ulur besimin publik në strukturat shtetërore në lidhje me paanshmërinë në prokurimin e fondeve publike, në shumicën e rasteve shoqërohen me përdorimin e këtyre fon-deve pa ekonomicitet, pasi për të njëjtën punë të parashikuar për t’u kryer, harxhohen më shumë para nga taksapaguesit. Shkeljet në prokurimin publik rezultojnë nga mënyra se si formulohen specifikimet teknike. Në shumicën e rasteve ato përcaktojnë paraprakisht fituesin e tenderit në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të Lig-jit, i cili kërkon nga autoritetet kontraktuese që të hartojnë specifikime teknike në mënyrë që të sigurohet një qasje sa më e madhe e mundshme për të gjithë operatorët dhe ofertuesit e interesu-ar ekonomik dhe në të njëjtën kohë i ndalon autoritetet kontraktuese që të përpilojnë speci-fikime teknike që favorizojnë një ose më shumë operatorë ekonomikë. Konstatohen shkelje në zgjedhjen e procedurës së prokurimit “me ne-gocim pa shpallje të njoftimit të kontratës”. Në disa raste kjo bëhet në kundërshtim me, neni 33 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit” te ligjit “Për Prokurimin Publik” të vitit 2006 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kreu IV, pika 5, për arsye se autoritetet kontraktore kanë ndryshuar kus-

Page 17: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 17

Nga Bardhyl BEJKO

Në këtë fillim janari ashtu si në pra-gun e ndërrimit të viteve, siç e do tra-

dita, gjithë shqiptarët ngado që janë, urojnë për një vit të mbarë e të lumtur. Pas trag-jedisë së rëndë të 26 nëntorit, ku tërmeti rrënoi mijëra shtëpi dhe mori 51 jetë, të gjithë luten që viti i sapo nisur të sjelli gëzime dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare. Urim ky që shkon në çdo cep të botës ku jetojnë e punojnë bashkëkombësit tanë, ata që në momentet e vështira shpalosën shpirtin e madh dhe dhuruan gjithçka kishin për vëllezërit në nevojë mbetur pa shtëpi dhe mbuluar nga dhimbja e thellë e humbjes dhe lëndimit të të afërmve të tyre. Ky urim shkon për të gjithë ata që në momentet e vështira na u gjendën pranë dhe kontribuan për të shpëtuar jetë njerëzore të kërcënuara nga tonelatat e betonit e tullave. Dhe ia arritën. Sapo ka nisur faza e ringritjes dhe shërimit të plagëve. Dalëngadalë jeta po futet në hullinë e vet të normalitetit. Po hidhen hapa drejt rindër-timit të vendit dhe organizimit të Konferencës së Donatorëve, që do i japë përmasa rindërtimit. Shumë objektiva qëndrojnë para politikës dhe faktorëve qeverisës të Shqipërisë në këtë vit të ringritjes dhe triumfit mbi të keqen dhe rritjen e mirëqenies. Themelore, ajo që mbisundon në urimet njerëzore është sa më shpejt shqiptarët e dëmtuar të strehohen në banesat e tyre për një normalizim të shpejtë të jetës së tyre dhe fëmi-jëve. Ringritjen e godinave arsimore të rrënuara e ato spitalore, që shqiptarëve të mos u mungojnë shërbimet dhe arsimimi i fëmijëve të vijojë sipas programeve të përcaktuara. Kuptohet, jeta nuk ecën në rrugë të shtruara dhe jo gjithçka është

Nga Besi BEKTESHI

Bota këtë vit të ri, ka ardhur disi e trondi-tur! E tronditur nga sulmi amerikan i

urdhëruar nga presidenti Trump mbi gjeneralin irani-an, i cili ishte ideatori i një "inatosje" kundër sauditëve, izraelitëve, amerikanëve dhe sunitëve. I një gjenerali që tashmë po përkëdhelej dhe po bëhej një i "padiskutueshëm" i vendit të mrekullueshëm të quajtur Iran, por që Ajetullahët e kthyen në një sistem demoniak regjimi kundër lirisë dhe demokracisë, tepër frikësues në atë zonë. Vrasja e tij ka ndarë botën, sepse në radhë të parë ka ndarë Amerikën mbi dyshimin e këtij lloj urdhri. Përballja e Kongresit Amerikan me presidentin Trump nuk është çështje e opinioneve tona, por një problem i demokracisë më të madhe të botës. Në një moment të tillë ku për presidentin përgatitet një "impeachment", përballja me një konflikt të mundshëm ka dhe mënyrat e qarta të një sistemi përballje demokratike në botën e tillë dhe acarimi të fortë dhe të qartë në botën arabe apo dhe në zonën ku tashmë Irani ka menduar të "zmadhojë" perandorinë e Ajet-ullahve! Ndërkohë Europa nuk është ngutur të aprovojë apo të lavdërojë sulmin duke qenë se është ajo që ka dashur të ndërtojë sëbashku me ish-presidentin amerikan Oba-ma paqen me Iranin! Kurse gjenerali i var-rosur me nderime të mëdha në Teheran ishte njeriu që "luftoi ISIS-in" afër amerikanëve dhe fuste fitilat e luftës në Siri, Liban apo dhe kudo në zonë për modelin përçarës fetar dhe hakmarrës ndaj Amerikës dhe sigurisht miqve të saj sauditët dhe Izraelin! Europa në

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Dashuria për vendin "without" individin!

mëdyshje dhe në vështirësi të madhe pronon-cimi dhe lidershipi, Turqia e Erdogan në mos aprovim, por jo qortim për arsye të luftës së Gjerneralit kundër Sunitëve, Rusia dhe Kina të shqetësuara nga përshkallëzimi dhe jo da-kord me rimarrjen e USA-s të rolit të humbur në zonë dhe në fund, UNO në lodhjen e saj të humbjes së madhe të peshës së fjalës dhe vendimeve tashmë si përballë USA dhe botës mbarë. Sigurisht bota në fillim të vitit 2020-të nuk është e qetë dhe sigurisht shumë më e pasigurtë. Alarmante deklarata e presidentit mbi mundësinë e reagimit dhe kundër sit-eve kulturore perse në Iran, megjithëse Pompeo e rregulloi paksa gjuhën e një shkatërrimi të tillë të pafajshëm arkeologjik dhe kultu-ror në vendin e mrekullueshëm të kulturës perse dhe iraniane! Por bota në mënyrë të çuditshme, po duket sikur po luan mendsh. Gjithsesi nuk e kam fjalën këtu, por te gabimi që ne bëjmë duke barazuar dashurinë dhe respektin për vendin (cilido qoftë ai), me individin shpesh herë në krye të tij. Shumë vendeve në botë ju ka ndodhur që mbi to të vijë një individ me format nga më të ndrys-hmet dhe pa pjesëmarrje reale të qytetarëve të këtij vendi. Po dhe të turpërojë pikërisht atë vend të mrekullueshëm! Biles ka ndodhur të vijnë dhe klika! Po po dhe diktatura dhe tirani. Por si dje dhe sot, dashuria për vendin

rozë dhe këtu tek ne punët janë të gjitha në lartësinë e duhur. Shqipëria ka pengjet e veta dhe hallet e qytetarëve nuk janë të pakta. Pikërisht për t`u dhënë drejtimin e duhur, për t`i zgjidhur shqetësimet dhe për të përparuar zhvillimin për të siguruar qetësinë dhe luftuar korrupsionin e sorollatjet e qytetarëve, për të siguruar investime të brendshme e të jashtme, për një politikë të harmonizuar me shtet mike si dhe për të ecur drejt BE-së që vendi ynë të zërë vendin që i takon në familjen europiane. Shqiptarët luten për harmoninë, të mirën, mbarësinë, përparimin. Këto kanë qenë mesazhet më të natyrshme dhe më të zakonshme tërë këto ditë nga qytetarët e zakonshëm. Shqiptarët i gëzohen jetës dhe kërkojnë qetësi dhe harmoni. Politika të matura, të mirëmenduara. Punë për të mirën e shoqërisë. U thonë jo tronditjeve dhe destabilizimit. I duan larg politikanët sherrxhinj dhe fatkeqësindjellës. Nuk janë për dhunë dhe protestat aq më pak nuk pajtohen me synimet për përmbysje të qeverisë në interesat e atyre që duan me çdo çmim pushtetin, jo në rrugën normale përmes votës së popullit, po me revolucione alla 2019. Po ç`po ndodh në javën e parë të janarit të 2020-ës? Cila është prognoza politike e qeverisë dhe opozitës? Krahas urimeve që janë të natyrshme dhe logjika e marrëdhënieve mes qytetarëve që nuk kanë hall pushtetin, përball me urën e zjarrit në gojë, me deklarata bombastike, ultimatume, mallkime, sharjet, urrejtje e akuza, qëndrojnë liderët opozitarë. Konventa e LSI-së, e cila duhet të ishte vendi ku bëhet politikë dhe merren ven-dime për të ardhmen e partisë dhe programohet strategjia për ngritjen e saj në garat e pritshme elektorale për pushtet, pjesën më të madhe të kohës. Pothuaj e tërë konventa nuk u mor me partinë. Veçanërisht fjalimet e deklaratat e lid-erëve të partisë, u kufizuan me kërkesat ultima-tive për një vit të ri pa Ramën kryeministër. Një kërkesë permanente kjo e kësaj force politike,

të tilla të acarta, që tonet e luftës dhe marrë-zia kolektive nuk njohin kufi! Ato prodhojnë armiqësi popujsh dhe një frikë kolektive të tejskajshme! Mirëpo nga kjo frikë dhe pasig-uri ndërtohen dhe projektohen përfitime të mëdha politike dhe financiare. E kjo është pjesa më negative e diskursit! E nuk është vetëm sot dhe nuk ka qenë vetëm dje! Kam një ide se nuk do të jetë vetëm në të nesërmen e afërt. Por ne nuk mund të zemërohemi me vendin për arsye të individit apo sundimit të tij! Sidomos te një vend që ka institucione demokracie dhe që ka mbrojtur demokracinë kudo në botë, e ka eksportuar atë dhe e mbron dhe sot e kësaj dite. Që ka institucione që frenojnë edhe delirin e individit në politikë, financa dhe luftë. Që ka parime dhe mbron ideale demokracie. E sigurisht ky vend i madh në botë është Amerika. Mikja jonë e madhe dhe padyshim shteti që prodhon individët të lartë të demokracisë, lidershipit botëror dhe padyshim atij kombëtar në tokën e bekuar të demokracisë. Shqiptarët dhe Shqipëria duan pa asnjë kondicionim Amerikën dhe lirinë e saj! Duan dhe lidershipet e presidentëve të lartë amerikanë ndër kohëra. Por sigurisht duan vendin e lirisë dhe demokracisë me pa-rimin e "dashurisë së madhe dhe pakufishme" pa pasur parasysh individin. Shqiptarët duan Amerikën dhe kanë për ta dashur gjithmonë!

Shqiptarët urojnë vit me mbarësi, opozitarët mallkojnë Rama të iki

duhet të jetë pa (e ndarë) individin sipër tij. E kam fjalën, nuk mund të kondicionohet nga rasti i një individi cilido qoftë ai. Është njësoj sikur të themi se "e mallkoj Shqipërinë se ka pasur kryeministër Sali Berishën dhe sot Edi Ramën". Sa për të marrë një shem-bull në demokraci - sigurisht! Sepse mund të them “e mallkoj Shqipërinë pse ka pasur sipër saj Enver Hoxhën”. Po kjo do të ishte fatkeqësi dhe sigurisht një marrëzi! Vendin më të bukur të botës apo Shqipërinë, ta mallkoj se ka pasur Enverin? Apo të mallkoj vendin tjetër më të dashur të shqiptarëve ose Gjermaninë, se ka pasur Hitlerin?! Apo sot e kësaj dite shajmë Rusinë se ka pasur Stalin-in, apo Putinin?! Po pra Rusinë e Çajkovskit, Shollohovit, Rjepinit dhe Balshoj-it. Teatër! Zemërohemi si me veten dhe me vendin, sepse shoqëria lejon nganjëherë dhe individë të çu-ditshëm dhe tiranë mbi atë vend të bekuar! Ti zemërohemi Italisë pse ka lejuar Mussolinin! E të harrojmë se ka mes saj shumë mrekulli njerëzore dhe Da Vinçin! Histeria e rrjeteve sociale sot në kohën e një marrëzie botërore në jo stabilitet, sjell armiqësi me vendet mes tyre, me shtete mes tyre, shoqërive mes tyre, sepse veprimtaria e individit sipër apo klikës së tij, apo dhe pjesës së tij politike krijon acarim - është një retro kulturë, e cila po bën dëm të madh shoqëror. Ka shumë momente

deri tek “ura e Tabakëve”. Kanë mbetur poshtë dritares së Kryeministrisë. Përkundër dashurisë që shprehin shqiptarët për njëri-tjetrin, urimeve që dërgojnë, buzëqeshjeve që falin, përqafimeve që japin, këto ditë kur sapo ka ngritur siparin viti i ri, liderët e opozitës se ç`ndjenë kënaqësi të mallkojnë dhe t`i drejtohen zotit për t`i shpëtuar nga fatkeqësia më e madhe që u ka rënë mbi supe, sundimi i Ramës. PD nuk mund të mbetet jashtë këtyre kërcënimeve. E njëjta strategji edhe për të. Edi Paloka, funksionar i PD-së në emër të partisë, shpalli Revolucionin Bolshevik me parullën e njohur “Rama ik”! E njëjta strategji kundër mazhorancës. Edhe deklaratat e Palokës nuk thonë asgjë të re. Minimizohen, jo në strateg-jinë politike të partisë më të madhe opozitare, po në ngritjen e popullit kundër kryeministrit legjitim. Edhe ky vit me politikë rrumpallë për partitë opozitare. Dhe si gjithnjë, Paloka, shu-micën që mbështet partinë e tij e llogarit me ata që nuk morën pjesë në zgjedhjet e qershorit të 2019-ës, referuar listave, ku gjysma e votuesve janë jashtë Shqipërisë. Si argument të largimit të qeverisë, Paloka, i referohet, shifrës 85 për qind të atyre që nuk morën pjesë në zgjedhje. Llogari pa hanxhinë. Të kënaqesh me para kallfe. Kush dëgjon një shifër të tillë, llogaritur si mbështetje për partinë e Palokës dhe Bashës, buzëqesh dhe tallet me ata që i shesin si mbështetje për opozitën në një kohë kur frika për tu matur në fushëbetejën zgjedhore është katastrofike. Të matesh me përqindje dhe shifra ireale, është t`i japësh vetes kurajo dhe të luash me realitete që nuk kanë asgjë racionale. Po në këtë fillim viti, Paloka i bashkohet koristëve të LSI, duke e kufizuar kauzën opozitare për vitin 2020 në sloganin e dalë boje: “Rama të iki”. Në kontrast me shqiptarët që urojnë për një vit me mbarësi, opozita jonë mallkon “Rama të iki”! Po deri sa e gjithë politika opozitare do bëhet me slogane edhe fitoret do jenë thjesht imagjinare!

mbisunduese në çdo ditë të vitit që lamë pas. Kërkesë që nuk bëhet për herë të parë. Thuajse është lajtmotiv politik, kryestrategjia e LSI-së. Një tkurrje e politikës në një qëllim të vetëm, largimin e Ramës me çdo çmim. Eliminimi i një individi, largimi nga skena politike, qoftë ai edhe kryeministri i Shqipërisë nuk është baras me pushtet të LSI-së. Qëndrim ky që nuk e bën LSI-në më të madhe, më të fuqishme, besueshme e as më të rëndësishme. Nuk e afron asnjë cen-timetër në fitoren përmes votës. Me sa duket, LSI nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga aventurat e vitit që sapo u mbyll. Nuk ka llogaritur dështimin e madh të largimit nga institucionet. Bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Luftën me të gjitha kancelaritë dhe ambasadat e akredituara në vendin tonë. Fatkeqësisht, asnjë ndryshim në gjuhën e përdorur. Asnjë moderacion. Kurs i përmirësuar. Strategji e riprogramuar. Mungojnë risitë. Fjalimet sikur janë nxjerrë nga sirtarët dhe janë shkruar në shkurt, mars, prill apo nëntor 2019. Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, që presupozohet se jep edhe direktivat si do të ecet në të ardhmen, në të gjithë fjalimin e saj e kishte hallin me Ramën. As melodia, fyelli, muzika, teksti nuk kishin ndryshuar qoftë edhe një grimë. E gjithë strategjia e shpallur prej saj me nerv dhe pasion ishte: Një vit i ri pa Ramën kryeministër. Për të arritur këtë nuk u referohet zgjedhjeve të kohshme a të parakohshme, po revolucionit të rrugës, ngritjes së qytetarëve kundër qeverisë, etiketuar si gjithnjë “bandë në pushtet që zhvat shqiptarët, rrënon ekonominë, tradhton Kosovën”. Monika Kryemadhi është në të drejtën e vet të bëjë politikë dhe të mbajë me kurajo anëtarësinë dhe mbështetësit e vet. Po kurrsesi këtë nuk mund ta arrijë këtë duke fyer e mallkuar si fallxhore kundërshtarët politikë. Me lutje, me fjalë, sharje, mallkime asgjë nuk arrihet. Vota vendos. Me dhunë e ka provuar. Revolucionet imagjinare nuk i kanë çuar as

Page 18: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT18 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Projekti “Nivica” u prezantua në konferencën e përvitshme të Institutit të Arkeologjisë Amerikane. Ky institucion shkencor më i vjetri në Amerikën e Veriut mbledh arkeologë dhe studiues nga e gjithë bota për të prezantuar projekte dhe kërkime me interes të rëndësishëm ndërkombëtar. Konferenca fundjavën e kaluar u mbajt u mbajt në ambientet e hotelit Renaissance Washington, DC, ku krahas një numri prezantimesh të projekteve ndërkombëtare u prezantua edhe “Nivica”. Projekti është një bashkëpunim shqiptaro çek i iniciuar dy vite të shkuara për të studiuar krahinën malore të Kurveleshit, një krahinë e jugut shqiptar midis Tepelenës dhe bregdetit. Ky projekt, i cili është pjesë e një projekti ambicioz për të rimëkëmbur këtë krahinë me potencial të madh turistik ka mundur të tërheq interesin e studiuesve dhe arkeologëve të Uni-versitetit të Bernos dhe Universitetit të Karlit në repub-likën Çeke, të cilat sëbashku me bash-kinë e Tepelenës kanë vendosur një bashkëpunim afat-gjatë në fushën e trashëgimisë kul-turore. Projekti “Nivica” është tashmë një mod-el i suksesshëm jo vetëm i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, por edhe si një mundësi e lidhjes së zonave bregdetare me ato malore për të krijuar një produkt unik turistik. Si pjesë e këtij vizioni janë edhe kërkimet dhe studimet historike të zonës, ku tashmë një inventar i siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës janë hedhur në sistemin GIS, si bazë për të hulumtuar më tej rëndësinë e tyre historike. Prezantimi i projektit “Nivica” në një konferencë kaq të rëndësishme të arkeologjisë botërore është një fillim i mbarë për zbulime të mëtejshme me rëndësi në krahinën e Kurveleshit, e cila fsheh në gjirin e saj site arkeologjike me rëndësi ndërkombëtare. Nivica, gjithnjë e më shumë po tërheq interes nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në tetor 2018 u bë me dije se edhe një ekip i “National Geographic Explorer” përzgjodhi projektin “Nivica” si pjesë e serive dokumentare të këtij televizioni, të titulluar “Vende që frymëzojnë”. Ekipi xhiroi në malësitë e thella të Kurveleshit për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone, por edhe përpjekjet që bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike.

Specialistët shprehen se është shkatërruar sistemi i vlerave në institucione

e tij. E kam fjalën për projektet e BE, që janë të orientuara që nga Brukseli drejt firmave private, pra duke eliminuar gjithë sistemin që përgatitet.”, thotë arkeologu i njohur. Në reagimin e tij, arkeologu Neritan Ceka vijon se sot të rinjtë që dalin specialistë të trashëgimisë nuk kanë mundësi me projekte. “Fakulteti Histori-Filologji ka një degë të veçantë që përgatit specialistë të trashëgimisë, që dalin të papunë, por dhe Fakulteti i Arkitekturës që ka një kurs për përgatitjen e special-istëve në fushën e trashëgimisë kul-turore që është i papunë, edhe pse një vendim i këshillit të ministrave i jep prioritet për të gjithë projektet, ndërkohë Ministria e Kulturës në bashkëpunim me zyrën e BE në Tiranë punojnë për firmat private”, thotë arkeologu Ceka.

Trashëgimia përtokëSpecialisti i trashëgimisë kul-

turore Ajet Nallbani shprehet se me rëndësi është, që të bëhen ndë-rhyrje të duhura atje ku ka vërtetë probleme në monumente. “Ato pak ndërhyrje nuk bëhen në drejtim të konservimit, por në drejtim të rindërtimeve. Kjo është ideja e përgjithshme. Edhe ndërhyrjet nga

kompani të huaja janë të tilla, që më tepër realizohen në rindërtime dhe jo në konservime. Unë se di çfarë kanë objektiva këtë vit institucionet, por mendimi im është që nëse janë 1 mijë plagë le të hiqen sado pak plagë, por jo të bëhen punë vend tjetër kot, ku nuk janë plagët”, thotë specialisti Nallbani. Në javën e partë të 2020 me kritika për institucionet shprehet dhe arkitekti dhe restaura-tori Kliti Kallamata. Sipas tij, mung-esa e specialistëve në institucione sjell jo pak probleme për ruajtjen e vlerave. “Trashëgimia është për-tokë dhe institucionet janë përtokë. Kur mungojnë specialistët në in-stitucione mungon dhe vëmendja e shtetit karshi këtyre monumenteve, vlerave të trashëgimisë kulturore . Sado të bërtasin apo të thonë që kemi dhënë fonde, varet se kujt ia jep ato. Ia jep njerëzve që nuk janë specialistë dhe ata do ti bëjnë punët shkel e shko, dhe këtë e vuan monumenti, e vuajnë vlerat”, pohon arkitekti Kallamata. Edhe më parë specialistë të ndryshëm janë shpre-hur me kritika për institucionet, ku dhe në javën e parë të këtij viti ata kërkojnë më shumë vëmendje për monumentet e kulturës.

Projekti “Nivica”, në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane

Specialistët e trashëgimisë: Zero angazhim nga institucionet për monumentet e kulturës,

kanë punuar vetëm si t’i kthejnë në PPPJulia VRAPI

Institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore në vend nuk kanë programe për punën që duhet në monumentet e kulturës,

dhe sipas specialistëve degradimet vazhdojnë. Specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore, shprehen se është shkatërruar sistemi i vlerave në institucione dhe në 2020 monumentet e kulturës përballen me mungesën e vëmendjes. Specialistët vazhdo-jnë me kritika ndaj institucioneve shtetërore, që sipas tyre nuk kujde-sen si duhet për të ruajtur këto vlera të trashëgimisë kulturore. Arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka shprehet se institucionet duket se kanë punuar vetëm për PPP. “Institucionet janë në nivelin zero sa i përket monumenteve të kulturës. Kanë punuar vetëm si ti kthejnë në PPP, por nuk kanë asnjë program. Janë inkompetentë duke filluar që nga drejtorët, drejtoresha e IMK dhe poshtë. Është shkatër-ruar i gjithë sistemi i vlerave, që ka pasur Instituti i Monumenteve të Kulturës, i karrierës. Kemi 50 arkitektë atje dhe asnjë nuk punon. Më vjen shumë keq për këta të rinj, që nuk po e kuptojnë që ky sistem po i shkatërron karrierën, të ardhmen, dhe do mbeten pa grada shkencore, pa punime shkencore dhe pa ve-pra”, shprehet arkeologu Ceka. Një nga zërat kritikë në drejtim të in-stitucioneve, profesor Neritan Ceka shton më tej se vendi ynë nuk krah-asohet as me Kosovën për vëmend-jen dhe kujdesin në monumentet e kulturës. “Kjo është katastrofë për gjithë këtë sistem në vendin tonë, i cili në raport me vendet e tjera fqinje është i atrofizuar. Mos flasim për Italianë dhe Greqinë, por dhe në kra-hasim me Kosovën jemi ku thërret qameti”, vijon arkeologu. Me kritika arkeologu dhe studiuesi Neritan Ceka shprehet dhe për institucio-net ndërkombëtare, duke shtuar se nuk kanë ndihmuar. “E dyta, është që institucionet ndërkombëtare që kujdesen në këtë drejtim, jo vetëm që nuk kanë ndihmuar që ky sistem të shkojë drejt profesionalizmit, por ndihmojnë dhe shkatërrimin

Shfaqja “Le Prenom”, me aktorët e rinj shqiptarë në Zvicër

Festa ortodokse, Margariti uron me ikonën e Gjon Pagëzorit

Më 1996, me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë u themelua teatri shqiptar “Kurora”, i qytetit të Niont të kantonit Vaud në Zvicër, i cili ka dhënë shumë shfaqje në shqip dhe frëngjisht përgjatë këtyre 23 viteve. Teatri do të vërë në skenë pjesën teatrale “Le Prenom” më 16,18 dhe 19 janar, ku do të interpretojnë aktorë shqiptarë dhe zviceranë. Në këtë pjesë teatrale janë të angazhuar një grup me të rinj i përbërë nga Gilles Faivre, Zymer Lutfiu, Dafina Berisha, Jehona Osdautaj, Arbër Gashi,

Jasper Crokaert, Yves Develay. Regjisor i pjesës teatrale është Visar Qusaj. Vepra do të shfaqet në Signy- Rue irard 3, 1274 Signy. Teatri si pjesë përbërëse e artit përmbledh në vetvete shumë forma dhe disiplina artistike: literaturë, muzikë, koreografi, dizajn, arkitekturë, pikturë, prozë, poezi, etj. Dhe, të gjitha këto forma të artit i mundëson publikut të shohë, të ndiejë, të përjetojë e të jetojë drejtpërdrejt një histori reale, të dukshëm falë vënies në skenë dhe prezencës së drejtpërdrejtë të aktorëve.

Në festën ortodokse të Ujit të Bekuar, ministrja e Kulturës Elva Margariti uroi me ikonën kushtuar Gjon Pagëzorit. Ministrja shpre-het se këtë ikonë të gjithë vizitorët mund të gjejnë në muzeun e Beratit. “Ju uroj një ditë të mbarë me ikonën kus-htuar Gjon Pagëzorit. Vepër e shekullit të XVI, realizuar prej mjeshtrit të ikonografisë, Onufri. Mund ta vizitoni në muzeun kombëtar ikono-grafik, “Onufri”, në Berat”, shprehet ministrja, ndërsa janë publikuar dhe imazhe

të ikonës. Muzeu kombëtar “Onufri” është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit të XVI. Muzeu ka tri salla kryesore. Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikon-ostasin e praruar të kishës, të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetri.

Muzeu Kombëtar: Fan Noli, një nga figurat e ndritura

Muzeu Historik Kom-bëtar përkujtoi në ditën e lindjes Fan Stilian Noli, i cili lindi më 6 janar 1882. Muzeu shprehet se Fan Noli ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. “Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë”, shkruan muzeu. Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfun-doi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe

u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në gre-qisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, kri-joi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Noli u nda nga jeta më 13 mars 1965, Fort Lauderdejl, Florida.

Page 19: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

E nëse ti mendon se puna me rolin ka mbaruar në momentin që del premiera është shumë gabim. Pikërisht aty fil-lon gjysma e punës dhe shijimi i per-

sonazhit, që në këtë rast ndjehem me fat dhe jam duke e shijuar çdo ditë.

Më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër Sandër Prosi, i cili do të bëhej më vonë një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar. Në këtë përvjetor, ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se nuk kishte rol të madh apo të vogël për aktorin Sandër Prosi. “Kur ishim fëmijë shumë prej nesh mendonin se ai burri i urtë me mjekër të bardhë, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte me të vërtetë Ismail Qema-li. Nuk do të kishte qenë kështu, pa lojën e mrekullueshme të aktorit Sandër Prosi, të cilin e kujtojmë sot në 100-vjetorin e lindjes. Nuk kishte rol të madh apo të vogël për të, ai dinte se si të ishte protag-onist, duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ek-stremet, që nga burri i shtetit te hamalli, nga profesori te luftëtari. Sandër Prosi na ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj”, shpre-het Margariti. Edhe Teatri Kombëtar kujtoi në 100-vjetorin lindjes aktorin e madh, duke risjellë në vëmendje aktivitetin e tij ndër vite pranë teatrit dhe filmit. Sandër Prosi pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Merr pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkon për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike. Teatri Kombëtar shkruan se Sandër Prosi bën pjesë në ata profesionistë me arritje të shënuara. “Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ky aktor krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Lëvonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj”, shkruan teatri. Sandër Prosi interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë. Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kin-ematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhra e medalje.

Teatri Eksperimental nis vitin artistik, me veprën e autorit francez Marc Camoletti

Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert.

Një fillim i mbarë artistik Aktore në komedi Alesia Xhe-

malaj rikthehet në skenë para pub-likut. Një vepër e suksesshme, që si-pas saj shënon dhe një fillim artistik të mbarë në teatër. “Nuk mendoj se mund ta nisja më mbarë se me “Boe-ing Boeing” vitin. Në momentin që flasim do të jepen 10 shfaqje rresht dhe biletat po fluturojnë si përherë. Ka njerëz që e shohin për herë të 10-të dhe kjo gjë më mbush me gëzim. Kam lexuar diku që “i vetmi mëkat që mund të ketë teatri është indif-erentizmi i spektatorit” dhe është më se e vërtetë”, shprehet aktorja e njohur Alesia Xhemalaj, një nga emrat e vlerësuar të skenës teat-

rore me aktivitetin e saj artistik. Në komedinë franceze aktorja vjen me personazhin e stjuardesës Zhaklin. Aktorja shprehet se u bënë dy vite tashmë që luhet “Boeing Boeing”, dhe Zhaklin është roli që ka luajtur më shumë herë deri tani. “Plot 118 herë. E nëse ti mendon se puna me rolin ka mbaruar në momentin që del premiera është shumë gabim. Pikërisht aty fillon gjysma e punës dhe shijimi i personazhit, që në këtë rast ndjehem me fat dhe jam duke e shijuar çdo ditë. Shfaqja dhe kar-akteri në thelb është e njëjta, por e ndryshme çdo shfaqje. Kemi arritur një kimi me gjithë grupin e kolegëve sa kuptohemi në ajër. Uroj të zgjasë sa më shumë”, pohon aktorja. Për veprën që vjen në skenë në datat 8, 9, 10, 11 dhe 12 janar, kostumografia është nga Sofi Kara dhe skenografia nga Gerta Qyrku.

Margariti: Sandër Prosi, pikë referimi

për brezat e rinj

Komedia e jashtëzakonshme “Boeing Boeing” rikthehet te “ArTurbina”

Julia VRAPI

Teatri Kombëtar Eksper-imental "Kujtim Spa-hivogli" nis këtë vit ar-tistik me komedinë e

suksesshme “Boeing Boeing”. Komedia rikthehet për publikun nga e mërkura deri mbrëmjen e të dielës në skenë te “ArTurbina”. Një komedi e jashtëzakonshme për institucionin, e cila vjen në skenë dhe këto ditë të muajit të parë të 2020. “Për t'ju falur argëtimin e duhur në fillim vitin e ri rikthehet "Boeing Boeing". Komedia më e kërkuar nga publiku rikthehet nga e mërkura deri të dielën në ora 20.00 në “ArTurbina””, shkruan teatri. Me mbi 100 shfaqje në ske-na, aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthy-er me mjeshtëri nga Nasi Lera dhe me regji nga Kiço Londo. Rolet në vepër interpretohen nga aktorët Amos Muji Zaharia, Gentian Zene-laj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhe-malaj, Adriana Tolka dhe Katertina Fili. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbejë dy çmime, Tony Aëard në 2008 dhe Broadway Revival Edicion, po atë vit. Ngjar-jet në “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashu-rore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjet-ra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhon-glerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apar-tament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur.

Rugovë, zbulohet një gur i rrallë prehistorik

KKR miraton projektin për manastirin e Shën Mërisë

Një gur i rrallë parahis-torik, i zbuluar në Rugovë të Pejës nga veprimtari e humanisti, Besnik Laj-qi, ka ngjallur interesimin edhe të arkeologëve dhe të historianëve të njohur shqiptarë. Sipas tyre ky gur mendohet se është 4 mijë vjet i vjetër. Arkeologu i njohur Neritan Ceka, ka bërë “leximin” e këtij guri të rrallë, duke pohuar se ky gur duhet dorëzuar në muzeun e Prishtinës. “Shenja të tilla në shkëmbinj, apo pllaka guri ndeshen në dy epoka

të ndryshme. Së pari në pre-histori, në epokën e bronzit, rreth 4000 vjet më parë. Një periudhë të dytë e kemi në mesjetën e hershme, rreth 1200 vjet më parë, kur shoqërohen me skena njerëzore. Në këtë rast du-het të jetë një objekt pre-historik, që duhet dorëzuar në muzeun e Prishtinës”, thotë arkeologu Ceka. Rugo-va është trevë malore në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Në vitin 2013 Rugova u shpall park kombëtar në Kosovë.

Këshilli Kombëtar i Res-taurimeve ka miratuar pro-jektin e restaurimit “Rrënojat e Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë”, Vuno. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kul-turore shprehet se projekti i hartuar nga Drejtoria Rajon-ale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështet-je, që kontribuon në ruajtjen

e trashëgimisë sonë kultu-rore. Kisha është monument kulture i kategorisë së parë dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshtë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 metra. Ajo përbëhet nga salla qendrore dhe hajati, që ndodhet në pjesën perën-dimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore. Ky objekt i trashëgimisë kulturore është vlerësuar edhe më parë me shumë rëndësi nga special-istët e fushës.

“Financial Times” vlerëson Shqipërinë si destinacion turistik

Shqipëria radhitet ndër nëntë destinacionet krye-sore turistike të 2020. “Fi-nancial Times” shkruan se bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr vizitorët e huaj. “Vizitorët janë të tërhequr nga malet, kanionet, lumen-jtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e qyteteve greke dhe romake, qytezat otomane si dhe mikpritja rurale”, shkruan prestig-jiozja "Financial Times" për Shqipërinë. Një ndër 9 desti-nacionet kryesore gjatë 2020 për gjithë botën, vendi ynë

është përzgjedhur së bashku me Norvegjinë, Çadin, Ar-meninë, Japoninë, Republikën Domenikane, etj. Rëndësi në shkrimin e “Financial Times” i jepet dhe qendrave historike, që janë në listën e UNESCO-s, si dhe alpeve të vendit tonë. “Aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë, i shohin Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë, si një alternativë e alpeve”, thuhet në artikull, duke shtuar rëndësinë e tureve historike, sidomos në zonat e mbrojtura UNESCO, si Butrin-ti, Gjirokastra e Berati.

Page 20: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT20 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tirana është një prej skuadrave që lakmon trofe këtë sezon dhe është në garë për të dy trofetë, pra si kampionatin, ashtu dhe Kupën e Shqipërisë. Por një sërë zh-villimesh duket se nuk i japin të drejtë në këto objektiva, pasi ka futbollistë cilësorë që duan të largohen nga gjiri i bardhebluve dhe shenja e parë u dha dje zyrtarisht. Kështu, Eni Imami nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i largimit të tij nga bardheblutë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi kryeqytetas ka falënderuar klubin bard-heblu për mundësinë që i ka dhënë, duke folur me fjalë zemre dhe falënderime për

stafin. Njëkohësisht, Imami është ndalur dhe te tifozët për të cilët ka falënderime dhe i ka kërkuar falje nëse ka gabuar diçka duke i garantuar se asgjë nuk e ka bërë me dashje. Tashmë pritet që zyrtarizohet në skuadrën e re ku me shumë gjasa do të jetë pjesë e skuadrës së Bylisit. “Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit futbollit Tiranës! Një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptim nga të dy palët, me këtë rast gjej dhe mundësinë të falënderoj presidentin, trajnerët Ze Maria dhe Ardi Memën që patën besim te unë, më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qytetit tim! Në fund një faleminderit për

tifozët e Tironës që pavarësisht se s’kemi dhënë pritshmëritë që ata duan, kurrë s’na kanë lënë vetëm! Uroj që detyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysmë t’i kem zbatuar më së miri, nëse diçka e kam bërë gabim kërkoj falje por asnjëherë s’e kam bërë me dashje! Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami. Kjo lëvizje mund të ketë ndikim negativ në skuadër, pasi “promovon” largimet tek një skuadër që ka ambicie për titullin, ose më e pakta trofe dhe rikthimin në kupat e Europës. largimi i Imamit mund të jetë shenjë negative për imazhin e klubit, pikërisht në një periudhë merkatoje transitore si kjo e janarit.

Tirana pëson “firon” e parë, Eni Imami largohet nga bardheblutë

Flamurtari ka shpresa të dalë nga situata e pazakontë e krizës ku ndodhet prej disa muajsh dhe t’i ikë fundit të ta-belës së renditjes. Në Vlorë nisi nga puna trajneri brazilian, Marselo Troisi. Madje, te Flamurtari do të ketë prurje dhe janë lojtarë që e njohin kampionatin tonë dhe jo vetëm. Shqiptarë që luajnë në Greqi por edhe brazilianë që kanë qenë jo shumë vite më parë pjesë e futbollit tonë elitar. Nga sa bëhet e ditur dhe siç konfir-mon trajneri Troisi është Bruno Lipi që ka luajtur në ligat e ulëta në Greqi dhe për herë të parë ka ardhur në Ballsh në Superiore në sezoni 204-2015. Por edhe te Turbina e Laçi. Jo vetëm ai por pritet që në Vlorë të afrohen 10 futbollistë edhe nga Brazili e Afrika.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj është huazuar te skuad-ra e Këln në Bundesligë. 22-vjeçari është në pronësinë e Volfsburg teksa ka debu-tuar edhe në Bundesligë duke realizuar edhe dy gola, mirëpo për të gjetur më shumë mundësi aktivizimi është parë si ideja perfekte huazimi te Këlni. Ndër-kohë, Këln ka edhe të drejtën e blerjes përfundimtare. Sakaq, Rexhbecaj është aktivizuar me Kombëtaret e moshave të Gjermanisë, ndërsa në të kaluarën është shprehur se pret grumbullimin me Kombëtaren A të gjermanëve dhe do t’i thoshte jo një ftese si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Megjithatë, dy-ert nuk janë përfundimisht të mbyllura.

TRAJNERIPresidenti i të kuqve optimist për realizimin e objektivave me teknikun e sprovuar më parë

Demi komenton ardhjen e Sormanit: Hera e parë tek Partizani që trajneri

gëzon simpatinë e të gjithëveAdriatik BALLA

Partizani nuk priti shumë për të gjetur trajnerin e ri. Dhe ashtu sikurse ishte parashi-kuar, presidenti Gazmend

Demi zgjodhi sërish një italian në krye të ekipit të kuq, duke i besuar kështu traditës së viteve të fundit ku ai vazhdimisht ka zgjedhur teknikë nga shkolla italiane për objektivat e klubit të tij. në një kohë që rivaliteti për titull këtë vit është shumë më i fortë se sezonin e shkuar, ku në skenë është ngjitur edhe Tirana, një rivale që nuk duhet nënvlerësuar, por edhe me një Kukësi më am-bicioz, apo dhe një Teutë e Laçi që kanë surpriza, duket se për Partiza-nin kërkohet një sforco më e madhe për të përmbushur objektivat.

Demi: Sormani zgjedhje e pakontestuar

Ajo që pritej me Partizanin ndodhi dhe në mënyrën se si e përshkruan numri një i klubit, Gazmend Demi, nuk lë vend për interpretime anësore e të kundërta. Partizani ka nisur tashmë fazën përgatitore në Turqi, pasi kishte emëruar trajnerin italian Adolfo Sorm-ani. Presidenti Gazmend Demi ka theksuar se ishte një kënaqësi që dre-jtimin e skuadrës e ka marrë italiani. Ndër të tjera, në intervistën për RTSH-në, ai tha se kjo është hera e parë që një trajner te Partizani gëzon të gjithë simpatinë e dashamirësinë e stafit dhe drejtuesve. “Është një kënaqësi për ne

që drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri Adolfo Sormani. Stafi teknik është kompletuar në këtë mënyrë dhe ky staf nuk do të jetë thjesht pjesë e ekipit të parë, por edhe e investimit gjigant që tashmë ka filluar të vihet në jetë, siç është kompleksi gjigant sportiv. Kjo është hera e parë që një trajner që vjen te Partizani gëzon gjithë simpatinë dhe dashamirësinë e stafit dhe drejtuesve”, tha Demi. Është e qartë që presidenti me këtë zgjedhje u ka mbyllur gojën edhe “zërave kundër” në klub, apo atyre që kanë “mendim ndryshe”, pasi Sorma-ni është zgjedhje që nuk kontestohet dhe e dëshironin të gjithë në krye të skuadrës. Për këtë meritën e ka vetë Sormani që është i sprovuar më parë në krye të “demave të kuq”.

Trajneri/ Martini: Teuta kërkon merkato me emra cilësorë

Teuta nisi fazën përgatitore me moral të lartë dhe me ambicie, që duket se ka mobilizuar maksimalisht edhe trajnerin Edi Martini. “Normalisht jemi në ngarkesë, të cilën e kemi filluar në datën 3, pas 4 ditësh pushim. Përveç Kuros, që ka probleme në gju, të tjerët janë shumë mirë dhe madje edhe kushtet i kemi shumë të mira. Djemtë po punojnë shumë dhe mirë, gjë që më jep garanci dhe shpresë për të ardh-men”, tha tekniku shkodran. Më pas vjen komenti për merkaton e janarit, përgjithësisht e vakët, megjithatë Teuta ka nevojë për përforcime, por Martini mendon se nuk është nevoja për t’u nx-ituar. “Po kërkojmë dhe them se jemi në rrugën e duhur. Kam kërkuar që të mos

Një takim yjesh do të zhvil-lohet në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë më 10 janar, por këta yje i përkasin brezit të veteranëve tashmë. Kështu, më datë 10 janar në “Air Albania Stadium” do të zbresin në fushë disa nga legjendat më të spikatura të Kombëtares kuqezi, të cilët do të përballen me lojtarët ish-kampionë bote të Italisë si edhe ish-kampionë Europe të Greqisë, ndërsa pjesëmarrës do jenë edhe ish-futbollistë të Turqisë. Një event i cili organizohet për t’i ardhur në

ndihmë familjeve që më së shumti u goditën nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Një nga organizatorët e këtij eventi është edhe Andi Lila. Së fundmi, nëpërmjet disa pyetje-përg-jigjeve në Instagram, mbrojtësi ka zbuluar detaje nga eventi i 10 janarit. Kështu, më datë 10 janar do luhen dy ndeshje gjysmëfinale nga 35 minuta dhe më pas vjen finalja. Do jenë dy të ftuar nderi dhe bëhet fjalë për Agustin Kolën dhe Geri Çipin. Trajneri i Italisë do jetë ish-tekniku i Kombëtares së Shqipërisë,

Xhani De Biazi. Lila nuk ka harruar të konfirmojë se i pranishëm do jetë edhe portieri legjendar Foto Strako-sha, ndërsa pret për pjesëmarrjen e Roberto Baxhios. I pyetur nëse do luaj vetë në fushë, Lila ka theksuar se nuk luan, pasi në fushë do jenë ata që vendosën themelet për një Kombëtare kaq të fortë. Mbetet të shihet se si do të organizohet ky takim dhe cilët do të jenë “yjet” që do të konfirmojnë pjesëmarrjen, por e sigurt është se shumica do të jenë prezent në këtë ndeshje të veçantë.

Legjendat, Lila zbulon detaje të reja nga takimi i “yjeve” në “Air Albania”

Rexhbacaj harron Shqipërinë dhe Kosovën, kalon në Bundesligën 2

Troisi zbarkon në Vlorë, sjell në ekip disalojtarë brazilianë

Grezda mbyll hesapet me Rejnxhërs, pritet

kthimi tek Osijek

LEGJIONARËT

LËVIZJA

ngutemi, por të arrijmë të afrojmë lojtarë cilësorë, që të na shërbejnë”, tha Martini. Tekniku shkodran e drejtoi skuadrën në dy ndeshjet e fundit të 2019-ës duke sigu-ruar 6 pikë, ndërsa vlerësimi i 45-vjeçarit duke u bazuar tek ato dy takime është maksimal. “Për ato dy ndeshje jam mjaft i kënaqur, pasi djemtë punuan edhe në stërvitje, por edhe në ndeshje, duke treguar një grintë të jashtëzakonshme”, shtoi Martini.

Vllaznia nuk humb kohë, bën lëvizjen e parë afrueseVllaznia ka bërë afrimin e parë

në merkaton e janarit dhe ka afru-ar në skuadër mbrojtësin Mevlan Avdili. Ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Shkupit, është prezantuar sot te shkodranët dhe ka thënë fjalët e tij të para si futbollist i kuqebluve, duke pohuar se do të tentojë të bindë dhe të tregojë se nuk kanë gabuar me të. “Zgjodha Vllazninë sepse më pëlqen si klub me shumë traditë 100 vjeçare, përpos kësaj kushtet që mu ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë arritëm këtë marrëveshje me sukses. Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz që është shumë i njohur në vendin tonë ngaqë ka qenë edhe trajner i kom-bëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambientohem sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të. Me Vllazninë do të dëshiroj të arrij objektivat e klubit në radhë të parë dhe e dyta, të tregoj dhe t’u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan”, tha Avdili.

Eros Grezda ka mbyllur aven-turën e vështirë me klubin e Rejnxhërs, teksa pritet zyrtarizimi i rikthimit të tij tek Osijek. Sulmuesi qëndroi në Skoci për një vit e gjysmë, megjithatë nuk arriti asnjëherë të shndërrohej në një futbollist të vlefshëm për trajnerin Stiven Xherrard. Lojtari i Kombëtares pati fat të keq me dëmtimet të cilat nuk e lejuan të tregonte potencialin e plotë, megjithatë ishte autor edhe i disa gabimeve në lidhje me sjelljen. Të gjitha këto ndikuan te Rejnxhërs të cilët kërkonin të shpëtonin sa më shpe-jt nga paga e Grezdës, duke qenë se gjakovari kishte edhe dy vite e gjysmë të mbetura në kontratë. Tashmë, 24-vjeçari do fillojë edhe njëherë nga ekipi ku mori famë, Osijeku.

Page 21: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kalendari i kësaj jave në kampionatin ital-ian, kishte rezervuar përballjen mes SPAL-it dhe Veronës. Pjesë e këtij takimi ishin edhe tre futbollistë shqiptarë. Kështu, për SPAL aktivi-zohet portieri Etrit Berisha ndërsa me Veronën luajnë dy mbrojtësit, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. Në fund të 90 minutave ata që dolën fitimtarë ishin lojtarët e Veronës duke mposhtur Berishën me shifrat 0-2. Megjithatë, në notat e paraqitura nga “Eurosport”, tre futbollistët shqiptarë janë vlerësuar maksimalisht. Kështu, pavarësisht disfatës Berisha është vlerësuar me notën shtatë. “Nëse SPAL qëndron në garë deri në fund të ndeshjes është vetëm meritë e Berishës. Ndeshje e shkëlqyer, shumë ndërhyrje

vendimtare dhe të mëdha. Mbi të gjitha ajo ndaj Paçinit i cili ishte në pozicion jashtë loje, por edhe në një rast ndaj Rrahmanit”, shkruhej në përshkrimin e ndeshjes së Berishës. Ndërkaq, nga ana tjetër, për Kumbullën, “Eurosport” kishte vendosur notën 6.5. “Personaliteti nuk mungon. Disa pasiguri, por në fund ka një paraqitje me vendosmëri dhe si gjithnjë në komandë të prapa-vijës”, ishin fjalët për Kumbullën. Ndërkohë, Rrahmani është vlerësuar me notën shtatë. “Një nga më të mirët. I shkëlqyer në fazën defensive, madhështor edhe në tentativat në ofensivë. Disa herë pranë rrugës së rrjetës”, shkruhej nga “Euro-sport” për Rrahmanin. Ndërkohë, Armando Sadi-ku ka shënuar në ndeshjen e fundjavës që lamë

pas për Malagën në transfertë ndaj skuadrës së Oviedos. Sulmuesi ishte protagonist për skuad-rën e tij, e cila deri para golit të shqiptarit ishte duke u mposhtur me rezultatin 1-0. Por, elbasa-nasi nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin. Ky ishte goli i shtatë për 28-vjeçarin në 16 ndeshjet e këtij sezoni, teksa është kthyer në një futbollist mjaft të rëndësishëm për të ekipin e tij duke i udhëhequr në sulm. Ndërkohë, për Malagën si gjithnjë titullar ishte edhe Keidi Bare i cili u aktivizua për 90 minuta të plota. Malaga vazhdon të vuajë në klasifikim edhe pas kësaj ndeshje, teksa renditet në vendin e 16 me 23 pikë të grumbulluara vetëm një pikë larg zonës e cila të dërgon një kategori më poshtë.

Në Itali spikasin Berisha, Kumbulla e Rrahmani, në Spanjë spikat Sadiku

Ish-portieri i Laçit, Gentian Selm-ani, shihet nga klubi si një futbollist që mund të ndihmojë edhe arkat e klubit në të ardhmen dhe pritet që të ketë lëvizje në merkato për të. Megjithatë, janari do të jetë pushim për Selmanin. Pavarësisht ofertave karshi tij, ai nuk do të largohet dhe diçka të tillë e ka konfir-muar trajneri i skuadrës së Menemen-sporit, Cenk Laleci. Në një prononcim për mediat turke, ai u shpreh se ofertat nuk mungojnë për të, por do të qëndrojë deri në fund të sezonit. “Kemi oferta nga Italia dhe Gjermania për portierin Selmani. Klube nga Superliga turke duan edhe Mustafa Çeçenoglu, por të dy futbollistët do të qëndrojnë me ne”, u shpreh trajneri Laleci.

Merkato e janarit pritet me in-teres nga shumë futbollistë shqiptarë. Kështu, sulmuesi kosovar Mërgim Berisha është rikthyer te Salzburgu. Ai ka qenë i huazuar te Altahu për një vit. Në sezonin e fundit, te Altahu në Bundesligën austriake, Berisha ka shënuar 7 gola në 17 paraqitje. Në se-zonin e mëhershëm kishte shënuar po ashtu 7 gola, por në atë periudhë këtë numër golash i realizoi në 14 ndeshje të luajtura. Siç dihet, lojtari shqiptar që ka spikatur më shumë tek Salcburgu është sulmuesi aktual i Lacios, Valon Berisha, i cili ka gjasa të kthehet tek kjo skuadër nëse nuk gjen vetveten tek Lacio. Gjithçka duket e hapur për dy Berishët e sulmit shqiptar.

PORTIERIMbrojtësi kërkon largimin, Napoli kundër. Edhe Memushaj i shqetësuar tek Peskara

Acarohen marrëdhëniet e Hysajt me Napolin, de Laurentis i bën

“bllok” largimit të mbrojtësit kuqeziAdriatik BALLA

Napoli dhe Elseid Hysaj nuk janë të aftë të gje-jnë gjuhën e përbashkët. Shkak është bërë postimi i

mbrojtësit kuqezi nga titullar që ishte para se të vinte Ançeloti në lojtar rezervë, një status që po e mban ende pavarësisht se Ançeloti ka një muaj 1që është larguar nga napolitanët. Vetë mbrojtësi shqiptar së bashku me menaxherin e tij Mario Xhiufredi kanë kërkuar largimin e për këtë duan mirëkuptimin e Napolit, por dje klubi u ka dhënë një përgjigje negative, si duket në përpjekje që të arrijë maksimumin në këtë mer-kato, pra për ta shitur Hysajn sa më shtrenjtë të mundet. Por ka dhe një arsye tjetër, që me sa duket është e karakterit sportiv, pasi presidenti De Laurentis beson se Hysaj është fut-bollist i “prerë” për Napolin dhe i bën punë skuadrës. Ai asnjëherë nuk ka dashur që shkodrani të largohet nga ekipi i tij. Referuar medieve sportive italiane, Hysaj në këtë moment është në udhëkryq, por edhe i shqetësuar për shkak të sjelljes së papritur re-fuzuese të Napolit. Sepse, - sikurse shkruajnë ato, - Napoli nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Elseid Hysajt në janar, edhe pse vetë mbro-jtësi shqiptar dhe menaxheri i tij Xhiufredi që gjatë merkatos së verës u shprehën se kishte ardhur momenti për të ndryshuar ambient. Problemet

që po kalon skuadra e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo në prapavijë kanë ndryshuar situatën e shkodranit. Ghulam nuk luan prej muajsh dhe nuk është grumbulluar as për ndesh-jen me Interin. Drejtori sportiv Xhi-untoli synon t’i gjejë një destinacion të ri algjerianit, me shumë mundësi në Francë, ku do të merrte minutat e nevojshme në këmbë. Malkuit është në fazën riaftësimi për shkak të një dëmtimi, ndaj alternativat në prapa-vijë kanë shteruar. Kjo është arsyeja pse klubi napolitan ka vendosur të mos e shesë shqiptarin. Ndërkohë, një qëndrim i tillë “as mish e as pe-shk” për mbrojtësin kuqezi, duke mos i dhënë hapësirë në fushë, por edhe duke mos e lejuar të largohet, nuk e ndihmon futbollistin të rikthehet

në ditët e tij më të mira, kur ishte titullar i padiskutuar në formacionin napolitan, e në të njëjtën kohë edhe lider i përfaqësueses kuqezi, si një nga futbollistët më të shtrenjtë e më të qëndrueshëm të saj.

Memushaj në hall, Peskara nuk e lejon të largohet

Nga legjionarët e Kombëtares tonë, duket se Ledian Memushaj ruan një staturë të fortë profesionisti, nisur nga kontributi në karrierën e tij në radhët e përfaqësueses, por njëherësh dhe si një nga lojtarët me më shumë minuta e me aktivizim të gjatë në kampionatin italian, aktu-alisht tek Peskara në Serie B, si një nga lojtarët me karrierën më të gjatë në këtë ekip. Por së fundmi vlonjati ka pasur probleme me këtë skuadër,

Nëse ka një futbollist të Kom-bëtares që e ka mbyllur me shumë sukses vitin 2019 në aspektin e klubit, është padyshim Thomas Strakosha, i cili pikërisht në ditët e fundit të vitit që lamë pas ishte fitues i Superkupës së Italisë, pasi mposhti në duelin final Juventusin e Kristiano Ronaldos. Ndërkohë, të shtunën, në kuadër të Serisë A u luajt edhe ndeshja mes Breshias e Lacios, ku në fushë titullar ishte dhe gardiani i përfaqësueses tonë kuqezi, Tomas Strakosha, performanca e të cilit

ishte në vazhdën e paraqitjeve të tij të fundit, domethënë e mirë, si një lider i konfirmuar tashmë në prapa-vijën e Lacios. Dhe me të vërtetë, Tomas Strakosha me Lacion e tij ia dolën të merrnin fitoren e radhës teksa mposhtën me rezultatin 1-2 Breshian, duke nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020. Kryeqytetasit pësuan golin e parë nga Baloteli, ndërsa Strakosha nuk mund të neutralizonte rastin. Megjithatë, falë dy golave të Imobiles u realizua përmbysja dhe bardhekaltrit tashmë

janë në kuotën e 39 pikëve. Sakaq, në notat e vendosura pas ndeshjes nga “Eurosport”, paraqitja e portierit të Kombëtares është vlerësuar me notën 6. “I surprizuar nga Baloteli në fillim, por më pas nuk i duhet të bëjë mrekulli. Në vazhdim ka ad-ministrimin e zakonshëm”, shkruhej nga “Eurosport”. Strakosha po kalon një prej momenteve më të mira në karrierë dhe këtë fakt e evidentojnë qartazi edhe mediumet sportive italiane, që shohin tek Strakosha një lider të prapavijës në radhët e Lacios.

Portieri/ Strakosha me notën 6, Baloteli e stresoi por Lacio e tij fitoi

Dy “Berishë” mund të rikthehen tek Salcburgu

E zbulojnë turqit, Selmani në fokusin e

shumë klubeve gjermane

Lenjani në garë për “golin më të bukur” në Zvicër

MERKATO

MESFUSHORI

ku pjesëtarë të stafit e kanë akuzuar atë se sillet keq me futbollistët e tjerë, duke e futur kështu Memushajn në kanalet e kritikave të brendshme, që mund të sjellin pasoja për qëndrimin e tij të mëtejshëm në klub. Sikurse shkruajnë edhe vetë mediat sportive italiane, Ledian Memushaj mbetet një nga emrat më të diskutuar në Serinë B italiane. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, pas për-plasjes me trajnerin Luçiano Zuari dhe përjashtimin nga skuadra për ndeshjen e fundit të vitit, ka kërkuar zyrtarisht që ta lënë të largohet në merkaton e janarit. Por presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani, ka insistuar përsëri edhe nëpërmjet valëve të emisionit prestigjioz “La Domenica Sportiva” se nuk ka ndër mend të lejojë Memushajn të largo-het sepse e sheh si një emër shumë të rëndësishëm për të tijtë. “Klubi ka in-vestuar shumë mbi të. Për në dhe për Zaurin nuk ka asnjë problem. Deri më sot nuk ka pasur asnjë sqarim mes palëve vetëm sepse lojtarët po kthehen në këto orë nga pushimet. Por ju siguroj se nuk do të ketë asn-jë problem”, tha presidenti i klubit. Në fakt, ai ka organizuar për sot një takim mes lojtarit dhe trajnerit për të mbyllur përfundimisht dis-kutimet mes tyre, pasi Memushaj vlerësohet si një nga elementët më cilësorë të Serisë B dhe Peskara do të merrte një goditje të rëndë po të humbiste shërbimet e tij.

Emir Lenjani është kthyer protag-onist, duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke ndihmuar Sionin me asiste. Në vitin 2019, Lenjani ka provuar pozicione të ndryshme në fushë dhe thuajse në të gjitha ka shkëlqyer. Golat e bukur nuk i kanë munguar dhe i tillë është ai që ka shën-uar në kampionat dhe është përzgjed-hur mes më të bukurve. Goli i shënuar nga futbollisti i kombëtares është bërë pjesë e konkursit për golin më të bukur të vitit të shënuar në kampionatin zviceran dhe në fakt është një gol i denjë për të marrë pjesë. Një goditje e fuqishme nga distanca, u ndal vetëm në rrjetën e portierit. Vetë Lenjani ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve në “Facebook” për të votuar për të.

Page 22: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

22 GAZETA SOTE Martë 7 Janar 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Brad Pitt: Jeniffer Aniston, është një shoqe e mirë

Aktori i famshëm hollivudian Brad Pitt u nderua sërish me çmim, në “Golden Globes”. Gjatë kësaj ceremonie të zhvilluar së fundmi aktori i njohur u vlerësua “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”. Në një intervistë për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq, aktori u pyet për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-partneren Jennifer Aniston, me të cilën po përflitet sërish për një lidhje. Por Brad Pitt sqaroi se mes tyre ka vetëm miqësi dhe asgjë më shumë se kaq. “Ajo është një shoqe e mirë”, u shpreh aktori, duke shtuar se i rastis të takohet shpesh me Jennifer. Meg-

jithatë gjatë fjalimit të tij, Jennifer e shikonte Bradin me shumë dashuri dhe të gjithë sytë ishin kthyer nga ajo. Brad Pitt u takua me aktoren Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit të njohur “Mr. and Mrs. Smith”, kur ai ishte ende i martuar me Jennifer Aniston në vitin 2004. Brad dhe Jennifer njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2005. Në po të njëjtin vit Jennifer Aniston u martua me aktorin Justin Theroux. Ndarja ishte e vështirë për të, e cila ishte veçanërisht e lënduar nga fakti se Angelina Jolie kishte hyrë mes tyre kur Brad Pitt ishte ende i martuar me Aniston.

7 2 3

5 2

2 1 5 3

6 9 4

4 7

3 5 6

4 6 5

5

3 9

2 3 4

1 6

7 8

6 5 8

1 2 7 9

7 8 3 5

4 3

6 7 2

5 6 7 9

5 8 7

3 1 6

8 2 6

1 8

3 1 9

9 5 4

8 2 5

3 1 7 5

Kidman dhe Urban, 500 mijë dollarë për Australinë

Aktorja e njohur Nicole Kid-man dhe bashkëshorti i saj Keith Urban kanë vendosur të japin një donacion të madh për të ndi-hmuar në luftën kundër zjarreve në Australi. Ata kanë dhuruar 500.000 dollarë, donacion ky që do t’u jepet shërbimeve rurale të zjarrfikësve. Deri më tani zjarret në Australi kanë shkak-tuar vdekjen e 24 njerëzve, kanë ngordhur qindra miliona kafshë, ndërsa janë djegur mbi 1.500 shtëpi. Edhe shtëpia e Kidman dhe Urban në Australi është në rrezik, mirëpo deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri. Çifti ka thënë se e kanë bërë publik donacionin e tyre, në mënyrë që të rritin vetëdijesimin dhe t’i frymëzojnë të tjerët për të grum-bulluar sa më shumë fonde.

1-Ka për kryeqytet Peruja 2-Është organizatë terroriste në Spanjën Veriore 3-Emër i përhapur i një qeni gjerman 4-Tel që nuk jepet, shumë i fortë 5-Organizatë terroriste në Irlandë 6-Përemër vetor 7-I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë 8-“Mbreti” i Kuvajtit, është titull mbretëror 9-Pjesë loje në volejboll 10-Instituti i lartë 11-Atëherëa për Italianët 13-Masë gjatësie sa pjesa e parakrahut e deri te gishtërinjtë të shtrirë plotësisht 14-Ndryshimi që pëson emri gjatë lakimit 16-Pjesë parash për të larë kredinë 17-Bimë me farëza të hidhura dhe djegëse, përdoret në mjekësi për të përgatitur mustardën 18-Autobuzi urban 20-Një ekip futbolli italian 21-Dru halor me trung të drejtë e të gjatë, i thonë ndryshe edhe selvi 22-Është qytet bregdetar italian në jug 23-Janë erërat e ngrohta të oqeanit indian, i pashquar 24-Vrapon 25-Model i një vepre në miniaturë 26-Kështu thirrej kryeministri në kohën e sulltanit 27-Banfi i humorit italian 29-Veprim për të mashtruar kundërshtarin 30-I thonë drenushës 31-Kuqaki i shkrimeve 33-Fuçi druri për bylmet 34-Zotëroj 35-Këngëtarja italiane Rita ... 36-Fatmiri i politikës në inic 37-Përemër vetor.

1- Këngëtarja sllave... Breda 4-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera 7-Aktori i humorit italiani Kristian...12-Italia në tabelë 13-I thonë dardhës italianët 14-Bën pjesë në kompletin e grimit për femrat 15-I posh-tër, imoral 17-Ndryshe për mbledhjen 18-Hyrja në Somali 19-Ndryshe për provimin 20-Kështu quhej më parë Egjipti i sotëm 21-Përfitim, leverdi 22-Pa asgjë brenda 23-Janë predha luftarake me lëndë plasëse24-Per-sonazh te komedia “Pallati 176” 25-Një ditë jave, pa fund 26-Vihet në fund të shkresave zyrtare 27-Njëlloj si numri 1 horizontalisht 28-Tokë e punuar dhe e mbjellë 29-Llogari, ndryshe i thonë... 30-Zelihaja e këngës lirike 32-Aktori amerikan Istvud në inic 33-Një dythundrak i egër i viseve të Amerikës së veriut me një gungë mbi shpatulla 34-Shikoj me endje, vështroj 36-Janë për të qëndisur, pa fund 37-Organizata e Atlantikut të Veriut 38-Fringo fare i porsa dalë nga fabrika 39-Fletore shkrimi 40-Një gazetë e përditshme 41-Njutoni, një filozof anglez edhe shkrimtar.

Sensi i humoritNjë çift, i cili kishte disa vite që

ishin martuar bisedojnë rreth prob-lemeve të tyre. Në një moment bash-këshortja e pyet burrin e saj:

-I dashur, çfarë të pëlqen më tepër tek unë, karakteri, apo fiziku?

Burri pasi mendohet paksa përg-jigjet:

-Sensi yt i humorit, e dashur.

Në ashensorNë një ashensor të një gradaçele

tepër të lartë, ndodhen një i bardhë dhe një person me ngjyrë. Personi i bardhë është një racist i vërtetë, ndërsa personi me ngjyrë qëndron për llogari të tij, pa e bezdisur fare, por që në të njëjtën kohë është tepër i gjatë dhe ka një trup të formuar. I bardhi mendon:

-Jemi në katin e 12 dhe personi me ngjyrë është sërish me mua, unë nuk mund të rezistoj dot më.

Ngjiten në katin e 25 e me radhë, por në një moment njeriu i bardhë nuk qëndron dot më pa folur dhe i drejtohet tjetrit:

-Zezak i ndyrë, i pisët dhe i keq.Njeriu me ngjyrë pasi e sheh

nga lart, sepse gjatësia e tij ishte 1.90 i përgjigjet:

-Mirë, nëse kjo është një gjëeg-jëzë, përgjigja është njeriu i bardhë që kam përpara. Nëse nuk është një gjëegjëzë, atëherë je i vdekur.

Page 23: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT E Martë 7 Janar 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorMundohuni që të mos e

shkarkoni në raportin në çift, tensionin e akumuluar nga puna. Kjo periudhë është mjaft e favorshme sa i takon ndjen-jave, por varet nga ju.

23 shtator-22 tetor

E marta do jetë mjaft pozi-tive dhe çdo situatë do të duket shumë e lehtë për tu menax-huar, edhe raportet me të tjerët. Edhe në punë gjatë këtyre ditëve, gjërat po ecin mirë.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Kjo ditë do të sjellë rikuper-im të ndjeshëm, me ato që keni lënë pas, por do të jeni disi të tensionuar. Në dashuri ka diçka që nuk shkon, kjo për shkak se keni një sërë problemesh.

Ju pret një e martë shumë e bukur sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës dhe Venusit. Sa i takon punës, jeni në kërkim të mundë-sive të reja, ndaj shihni përreth.

Yjet do të jenë në anën tuaj dhe dashuria do të jetë protagoniste. Çiftet do të je-tojnë një moment qetësie. Në punë, duhet të mundoheni që të gjeni rrugën e duhur.

Demi

Mundohuni që të mos ushqeni polemikat dhe ti menaxhoni problemet në mënyrën më inteligjente të mundshme, duke shmangur nervozizmin.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Përpiquni që të shmangni debatet dhe polemikat në dashuri. Bëni mirë që ti shtyni për pjesën e dytë të muajit. Do ju duhet shumë punë për të bërë për vete një person.

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur për shkak të ndik-imit të kundërt të Hënës. Në dashuri, historitë e që kanë pasur probleme do të vihen më tej në provë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majPas disa ditëve mjaft të

lodhshme, tashmë gjërat do ecin më mirë në raportet ndërper-sonale, sidomos në disa raporte të vështira. Edhe në punë, para-shikohen një sërë zhvillimesh.

Tableti 5G, në tre mujorin e parë të 2020

Dita do të jetë nën rit-min e duhur dhe e mbushur me nervozizëm. Në vendin e punës mund të ketë vështirësi, dhe zgjidhjet do të vijnë vetëm në pjesën e dytë të muajit.

Horizontal

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, dhe gjatë saj mund të merrni lehtësisht disa rezultate. Nëse keni kaluar një krizë do të keni mundësi të shumta për ta kaluar.

E marta do jetë mjaft e nga-r kuar sa i takon punës, por bëni mirë të mos i turbulloni ujërat. Në dashuri janë mjaft të favori-zuara takimet dhe ekziston mundësia, që të lindë një ndjenjë.

Në vitin 2019 pamë që telefonat e parë inteligjentë 5G dolën në treg, por për fat të keq ishte mjaft qetë në skenën e tabletëve. Sidoqoftë, nëse jeni në treg për një tablet 5G, Samsung ka konfir-muar që në tremujorin e parë të vitit 2020, kompania do të lançojë atë që ata po e quajnë tabletin e parë 5G në botë. Kjo vjen në formën e Samsung Galaxy Tab S6 5G, i cili do të lançohet fillimisht në Korenë Jugore. Për sa i përket speci-fikave, tableti do të jetë pothuajse i njëjtë me versionin e rregullt Galaxy Tab S6, me lidhjen 5G si ndryshimin kryesor. Bëhet fjalë për përdorimin e një ekrani 10.5 inç 2560 × 1600, me një procesor Qualcomm Snapdragon 855, do të ofrohet gjithashtu në opsione RAM 6 GB ose 8 GB.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Indonezi, çel një nga lulet më të mëdha në botë

1- Lloj kapelje 6-Indiani...Khajami, i famshmi i rubairave, poet dhe atronom 7-Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë 8-Mbeturinat e prushit në oxhak 9-Industri ndërtimi 10-Zihniu shkrimtar, pa të fundit 11—Iliri regjizor 12-Josa i futbollit 16-Rracë e përzier 17-Shkencëtari rus për trurin Pav-llov 18-Kaa për kryeqytet Estonia 16-Lojë në fushën e shahut 20-Gurët e bilardos 22-Himni ndërkombëtar 23-Letër në format të madh 24-Aktori amerikan Istvud në inic 25-Shok pune 26-Stacioni televiziv Al... 27-Nofkë që i vihet dikujt për ta lavdëruar apo për ta fyer 29-Aktorja italiane ...Dalla. 30-Kofi... ish sek-retar i OKB-së 31-Protagonist te filmi “Debatik” 32-Dashuri e pastër dhe e sinqertë 33-Takije prej cope që mbajnë myzeqaret në kokë 35-Shkrimtari Dushi 36-Njëlloj si smirë apo zili 37-Organizatë sioniste 38-Shkrimtari turk ....Aziz 39-Fillo i hollë pambuku 40-Një film me ngjarje nga lufta Nacional Çlirimtare 41-Mjet sinjalizues për anijet 42-Personazh te filmi “Treni niset në shtatë pa pesë” 43-Masë ose...

1- Luftëtar që del malit për liri 2-Thuhet kur mbaron lutja 3-Një zotëri anglez 4-Rikardo ish futbollist brazilian në inic 5-Janë veshje dimërore shumës 8-Ish futbollist turk Shukur 10-Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 11-Fshat i pasur i mbasluftës në vendin tonë 12-Butak i vogël vezak me guaskë me ngjyrë të errët gjindet buzë detit në koloni 13-Shkrimtari rus Turgen-jev 14-Patrioti nga Rugova Sadria, komandant dhe strateg ushtarak, vdiq me 1946 15-Aktori Nelku në inic 16-Lloj vere pa fund 18-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore 20-Një gjitar i madh deti 21-Një gazetë e përditshme 23-Shuma e përg-jithshm, pa fund 24-Aktori amerikan Istvud në inic 25-Medikament që lufton malarjen 26-Predhë luftarake që funksionon edhe në ujë 28-E akuzoj, kallzoj 29-Një shpend shtëpiak mashkull 31-Një shtet në zemër të Europës 32-Pikturë e një shenjtori në dru 33-Ajo e Helsinkit 34-Vërteton identitetin 36-I padjallëzuar, pa përvojë, beson lehtë 38-Një numër 39-Shprehje që përdorim kur luajmë poker 40-Patrioti këngëtar në inic 41-Notë në pentagram.

Një lule 117 centimetra e gjatë në Indonezi, është cilësuar si një nga më të mëdhatë në botë. Raf-flesia tuan-mudae ka petale të mëdha dhe lulëzoi në pyllin e shiut në Indonezi. Raportet lokale pretendojnë se lulja është e para e një grupi prej pesë luleve, që pritet të lulëzojnë. Ade Putra, nga bordi i ruajtjes në Indonezi, tha se për këtë lloj specie diametri është mjaft i madh. “Në vitin 2017 kemi hasur në të njëjtën lule me një diametër 107 cm”, tha ai. Rafflesia është emri i një grupi të madh të bimëve, që mbajnë erë mishi të kalbur për të tërhequr mizat dhe brumbujt. Bimët jetojnë si një parazit në har-dhi, por lulëzojnë vetëm për disa ditë në të njëjtën kohë.

Page 24: KED zbardh tentativat e Metës për Thellohen …...shira në trafikimin e qenieve njerëzore, kontra-bandë ndaj emigrantëve, trafikimi i armëve në vende të BE-së, heroinës

GAZETA SOT24 E Martë 7 Janar 2020

2,7,9,10,11,12,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Merkato në Eu-ropë ka nisur me mjaft forcë, ku klubet e mëdha

nuk duan t’i lënë asgjë ras-tësisë e për këtë janë gati të bëjnë sakrificën e radhës në aspektin financiar për të përmbushur objektivat e tyre në treg. Natyrisht, fok-usi është tek klubet e mëdha, të cilat kanë pretendime jo vetëm për titullin kampion në kampionatet e tyre, por edhe titullin e UEFA Cham-pions League. Dhe lëvizjet e para kanë nisur, por më shumë se kaq, përgjatë këtij muaji do të tentojnë të bë-jnë goditjet “big”, goditje që janë në gjendje të bëjnë diferencë dhe në futbollin italian, në garën për titull të këtij edicioni, Interi synon të bëjë lëvizje të forta për të rivalizuar me Juventusin deri në fund. Në këtë luftë të hapur objektivash, duket se për Interin kishte një shpresë në këtë merkato janari dhe ai lidhej me em-rin e mesfushorit kilian të Barcelonës, Arturo Vidal, i cili dje mori një përgjigje

AMBICIA/ Juve s’humb kohë, nis procedurat për Mauro Ikardin

SERIE A Juventus e nis mbarë vitin 2020, sepse mposhti thellë 4-0 Kagliarin në “Allianz Stadium”. Pasi dështuan në Superkupën e Italisë përballë Lacios, në ndeshjen e fundit për vitin që lamë pas, të besuarit e Sarrit u impenjuan dje dhe dominuan takimin gjatë 90 minutave, duke mbyllur kundërsh-tarin në gjysmëfushë. Nga ana tjetër sardët u mbrojtën mirë në pjesën e parë, duke lënë shumë pak hapësira, por një gabim në prapavijë në fillim të pjesës së dytë, u kushtoi shtrenjtë, pasi

Kristiano Ronaldo përfitoi maksimal-isht dhe dërgoi topin në rrjetë. Më pas bardhezinjtë arritën të shënojnë edhe tre herë të tjera, me Higuain dhe Kris-tiano Ronaldon që kompletoi tripletën, duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes dhe duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Milani nuk fiton as me Zlatan Ibrahimoviç në fushë, me suedezin që pasi tërhoqi vëmendjen e botës me transferimin te kuqezinjtë, nuk arriti të bëjë asgjë për t’i dhënë skuadrës fitoren në ato 35 minuta që qëndroi

në fushë përballë Sampdorias. Pioli preferoi të nisë ndeshjen me Piatek nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 55-të polaku i la vendin Ibrës, por pavarësisht dominimit dhe mundësive për shënim, asnjë prej kuqezinjve nuk arriti të shtyjë topin në rrjetë. Vijon të dhurojë spektakël Atalanta, që pasi mposhti Milanin 5-0, të njëjtin rezultat e përsëriti edhe dje përballë Parmës, duke konfirmuar se ka sulmin më të mirë dhe u ngjit në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Roma e vendit të katërt.

MERKATO SULMUESI SURPRIZA

Kavani parakontratë me Atletikon, lëvizja në verë

Adrien Rabiot duket se me shumë mundësi do të lar-gohet nga Juventusi që gjatë muajit janar. 12 ndeshje me fanellën bardhezi për pjesën e parë të kampionatit, janë shumë pak për 24-vjeçarin, që u transferua në verë nga Paris San Zhermen. Futbol-listi nuk po arrin t’i bindë aspak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët mendojnë ta shesin futbollistin. Ofertat në drejtim të francezit nuk mungojnë, me Evertonin që është gati të shpenzojë 30 milionë euro për lojtarin që e intrigon jo pak aktivizimi në kampionatin anglez, por

Merkato e janarit po merr “zjarr”, por edhe pse fliten shumë emra, goditjet “big” ende nuk kanë ndodhur. Ndërkohë, mësohet se Edin-son Kavani ka arritur mar-rëveshjen me Atletikon e Ma-dridit, ky nuk është një lajm i ri, por mbetet ende e paqartë nëse transferimi do të ndodhë në janar, apo në përfundim të sezonit. Sipas raportimeve të fundit, “El Matator” preferon ta mbyllë sezonin në Paris, për të përfunduar kontratën me skuadrën ku aktivizohet që nga viti 2013, më pas do të vihet nën urdhrat e Simeones. 32-vjeçari tashmë e ka nënsh-

Mesfushori italian, Dan-iele De Rosi, i dha fund mar-rëveshjes me klubin argjenti-nas, Boka Xhuniors, pa pritur mbylljen në mars të kontratës. Shkak sipas medieve në Arg-jentinë bëhen arsyet personale të futbollistit. Lajmin e bënë të ditur mediat argjentinase të cilat zbuluan se pas një takimi me presidentin e ri të klubit, Horge Amor Ameal, si dhe drejtuesit Rikelme, palët vendosën të mbyllnin mar-rëveshjen mes tyre. Mediat argjentinase insistojnë se De Rosi ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes pasi kishte probleme personale familjare

pavarësisht kësaj francezi e ka refuzuar ofertën, pasi ka zgjedhur të qëndrojë te bard-hezinjtë, me të cilët dëshiron të rikthehet në nivele të larta.

dhe i duhej të kthehej në Itali. Ndërkohë, në Itali flitet për ofertën që i ka bërë Roma për ta përfshirë në stafin e trajner-it Fonseka.

negative për dëshirat e tij të shprehura qartë që të veshë fanellën zikaltër në këtë periudhë. Kështu, referuar medieve sportive spanjolle, transferimi i Arturo Vidalit tek Interi gjatë merkatos së janarit duket se do të mbetet thjesht në ëndërr për Antonio Konten dhe tifozët zikaltër. Mesfushori kilian gjatë javëve të fundit është ka qenë në qendër të zërave të merkatos, por, sikurse raporton e përditshmja kat-alanase, “Sport”, klubi “blau-grana” i ka komunikuar fut-

Barça nuk lejon kalimin e Vidal tek Interi, Konte hidhet në aksion për Eriksenin e Totenhemit

bollistit se nuk do të lëvizë në këtë merkato dimri, për rëndësinë që ka prania e tij në skuadër. Drejtuesit e Interit, të kishin kërkuar ta mbyllnin marrëveshjen me përfaqësuesit e lojta-rit, tashmë janë para një pengesë të pakapërcyeshme. Barcelona është e bindur që me komunikimin e fundit që ka patur me Vidal, ky i fundit nuk do të këmbëngulë më tej për t’u larguar, të paktën jo në janar. Po sipas “Sport”, Vidal është konsideruar i paprek-shëm nga trajneri Ernesto

Mesfushori kilian dëshironte kthimin në Serie A, këtë herë tek zikaltrit, por klubi katalanas refuzon çdo ofertë, duke e quajtur lojtar të rëndësishëm

kruar parakontratën e pret të ta mbyllë me trofe me kampi-onët e Francës, për të nisur një etapë të re në Spanjë, ku nuk ka luajtur kurrë më parë.

Refuzoi Evertonin, Rabiot mund të qëndrojë tek Juventusi

Ronaldo tripletë ndaj Kaljarit, Ibra start të dobët me Milanin

Te Juventusi po shpreso-jnë që në fund të këtij edicioni të sigurojnë shërbimet e sul-muesit argjentinas Mauro Ik-ardi, përcjellë sajti italian “Cal-ciomercato” të hënën. Ikardi këtë edicion është i huazuar te Paris San Zhermen nga Interi kurse te skuadra e Juventusit shihet si përforcim i madh për edicionin 2020/21. Për kartonin e Ikardit, Juventusi është i gat-

shëm t’i paguajë Interit dëmsh-përblim mbi 70 milionë euro. Ikardi nuk bën pjesë në planet e Interit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022 dhe në fund të këtij edicioni pritet të largohet përfundimisht nga ekipi. 26-vjeçari, gjatë këtij edicioni ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje për ekipin francez, i cili ka të drejtën e blerjes së tij në verën e këtij viti.

MLN euro është gati të ofrojë Juventusi për kar-tonin e Mauro Ikardit, por kjo shifër në kohë merka-toje është e diskutuar. Për një futbollist të tillë është

normale që shifra të arrijë deri në 100 mln euro, paçka se “Zonja e Vjetër” vështirë se do të paguante kaq para për një lojtar që mund të qëndronte në stol në kohën kur në fushë luan Ronaldo.

70

De Rosi ikën nga Boka Juniors, pritet kthimi tek Roma

Valverde, i cili i ka premtuar aktivizimin në vazhdimësi. Më zbehjen e pistës “Vidal”, drejtuesit zikaltër do të jenë të fokusuar në afrimin e Kristian Eriksenit, një alter-nativë me e mundshme duke pasur parasysh faktin që në verë Totenhemi do ta humbte danezin me parametër zero. 27-vjeçari vazhdon të ëndër-rojë Real Madridin, por Interi është gati të shpen-zojë 25 milionë euro për kartonin e tij, shumë të cilën klubin londinez nuk do të mund të refuzonte. Mbetet të shihet deri në fund se çfarë veprimesh konkrete do të marrë Interi dhe trajneri Antonio Konte në këtë muaj vendimtar, pasi është fakt i pamohueshëm që Interit i duhen lëvizje të forta nëse dëshiron të fitojë rivalitetin me Juventusin në garën për titullin kampion në Itali. Di-het që “Zonja e Vjetër” është favorite, nisur jo vetëm nga pozitat në renditje që kanë të dy ekipet, por edhe për kapacitetet kualitative të lo-jtarëve të saj, ku spikat Kris-tiano Ronaldo, i cili është një makineri golash, i sprovuar kudo ku ka luajtur.