kk.rks-gov.net · web viewrepublika e kosovËs republika kosova – republic of kosovo ko mu na e...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E KOSOVËSRepublika Kosova – Republic of Kosovo
Komuna e MitrovicësOpština Mitrovica – Municipality of Mitrovica
DREJTORIA PËR SHËNDETËSI
Plani i Punës 2018
Mitrovicë
Dhjetor 2017
1
Drejtoria e Shëndetësi do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
a. Është përgjegjëse për sigurimin dhe zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore në komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
b. Inspektimin e qendrave private të përkujdesit parësor shëndetësor;c. Organizon dhe zbaton mbikëqyrjes profesionale dhe juridike të shëndetësisë primare;d. Planifikon dhe menaxhon buxhetin e bazuar ne nevojat lokale, duke u mbështetur në
udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë;e. Kujdesin shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi; f. Mbikëqyrë situatat në raste të epidemive në nivel komunal;g. Kujdeset për cilësinë e ujit të pijshëm dhe artikujve Higjenik;h. Përkujdeset për zbatimin e ligjeve kundër përdorimit të duhanit dhe ndotjes së ajrit;
Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësinë primare;i. Vendosjen e objektivave për kujdesin primar shëndetësor;j. Zbaton dispozitat ligjore dhe rregulloret komunale në fushën e shëndetësisë primare;k. Zbaton normat, standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;l. Përcaktimi i prioriteteve lokale dhe objektivave në bazë të informatave, konform strategjisë së
kujdesit parësor shëndetësor;m. Mbikëqyrë dhe koordinon Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare;
ushtron edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, statuti i komunës, akte nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror.
Drejtoria për Shëndetësi detyrat dhe përgjegjësit e veta i ushtron përmes:
1. Sektorit për punë financiare, juridiko-administrative dhe mjekësore
2. Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Quni”
2
NrPlani Strategjik
Qëllimet/ObjektivatAktivitetet
Gjasat dhe rreziqet Përgjegjësit Afati kohor Buxheti
1. Përgatitja e raportit të punës për vitin 2017 Gjasat reale për ta përpiluar DSH 01-15
Janar 2018 -
2.
Krijimi dhe sigurimi i një politike kyçe të mbikëqyrjes dhe të monitorimit mbi punën dhe
aktivitetet e QKMF-së, me qëllim të zbatimit të ligjit të shëndetësisë të
Kosovës, akteve nënligjore dhe strategjisë sektoriale
Gjasat reale për ta zbatuar DSH
Janar-
Dhjetor-
2018
3.
Krijimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me donatorët,
OJQ-të e ndryshme dhe me partnerët tjerë të interesuar për të
ndihmuar zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Gjasat reale për ti zbatuar projektet të ndryshme në
partneritet
DSH&
OJQ-të&
Donatort
Janar-
Dhjetor-
2018
5,000.00
4.Ndihma momentale me mjete
financiare personave qe vuajnë nga sëmundjet e ndryshme
Gjasat reale për ta zbatuar DSH
Janar-
Dhjetor-
2018
18,195.00
5. Hartimi i paramanës dhe
parallogaris për investimet kapitale dhe realizimi tyre
Gjasat reale për ta zbatuarDSHDPUDP
Mars-
Nëntor-
2018
-
6. Planifikimi i buxhetit për DSHPlanifikimi buxhetor bëhet në bashkëpunim me DSH,
QKMF
DSHDBF
QKMF
15 maj -31shtator 2017 -
7. Procedimi i Gjendjes se Shëndetësisë ne Mitrovicë në Kuvend Gjasat reale për ta zbatuar DSH
QKMF Qershor 2018 -
8.
Vizitat të rregullta në QKMF,QMF,AMF, qëllimi i së
cilave ka për rrjedhojë vënien në pah të dukurive dhe zhvillimeve që karakterizojnë natyrën e punës.
Planifikimi buxhetor bëhet në bashkëpunim me DSH,
QKMF
DSHQKMFQMFAMF
Gjatë tërë vitit -
9.Bashkëpunim permanent me grupin
e trajnerëve për edukim te vazhdueshëm infermieror.
DSHQKMF
Janar-.
Dhjetor -
2018
-
10. Bashkëpunimi me grupin e trajnuesve të QKMF-së në
organizimin e ligjeratave nëpër shkollat e mesme me qëllim të
sensibilizimi të adoleshenteve mbi edukatën seksuale, hiv aids , higjena
Kjo ligjëratë do të mbahet nëpër shkollat e mesme dhe
do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë
e Arsimit.
DSHQKMFDKA
Janar - Dhjetor 2018
-
3
Orale etj.
11.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me stafin menaxhues Kryeinfermierin e
QKMF-së
Kryeinfermierin e MF-së
Takime të rregullta me kryeinfermierët me qëllim të
zbatimit të strategjisë politike në Kujdesit Parësor
Shëndetësor si dhe evidentimin e problemeve që
mund të na kanosen.
DSHQKMF
Janar-
Dhjetor -
2018
-
12Takimet e rregullta me stafin e
QKMF, Shefat e sektorëve.Takime Periodike
Marrja e vendimeve për çështje të ndryshimeve si
dhe përcjellja e zbatimit të tyre.
DSHQKMF Gjatë vitit -
13.
Konsultimi me palët që kanë takim me drejtorin dhe e njoftoj atë
paraprakisht.
Shpjegimi i procedurave administrative për palët që
kanë të bëjnë me kërkesat,ankesat sugjerimet
ndaj DSH-së.
DSH Gjatë tërë vitit
-
14.
Realizimi i projekteve kapitale
Mirëmbajtja e Objekteve Shëndetësore (QKMF, QMF, AMF)
Ngrohja qendreore Ilirid - Bare
Gjasat reale për tu impementuar
DSHDPUDP
Gjatë tërë vitit 16,394.00
15.Autoanalizator Hematologjik -
Biokimik Pajisje Speciale MjekësoreGjasat reale për tu
impementuarDSH
QKMFDP
Gjatë vitit 30,000.00
16. Hartimi i planit te punës për vitin 2018 Gjasat reale për ta përpiluar DSH Dhjetor 2017 -
4
BUXHETI I VITIT 2018
Kodi i programi
t Pershkrimi Stafi Paga dhe
mëditjeMallra dhe shërbime
Shpenzimet
KomunaleSubvencionet Shpenzime
t Kapitale Totali
730 DSH 302 1,944,645.00 243,231.00 80,000.00 23,195.00 46,394.00 2,337,465.00
Grantet Qeveritare 1,919,645.00 193,231.00 80,000.00 13,195.00 46,394.00 2,252,465.00
Të hyrat vetanake 25,000.00 50,000.00 0.00 10,000.00 0.00 85,000.00
Financimi i jashtëm
73031 ADMINISTRATA 6 26,942.00 12,569.00 0.00 23,195.00 46,394.00 109,100.00
Grantet Qeveritare 26,942.00 12,569.00 13,195.00 46,394.00 99,100.00
Të hyrat vetanake 10,000.00 10,000.00
Financimi i jashtëm
74300 QKMF 296 1,917,703.00 230,662.00 80,000.00 0.00 0.00 2,228,365.00
Grantet Qeveritare 1,892,703.00 180,662.00 80,000.00 0.00 2,153,365.00
Të hyrat vetanake 25,000.00 50,000.00 75,000.00 Financimi i jashtëm
PROJEKTET KAPITALE
Nr Programi/Emërtimi i projektit
Viti 2018 buxheti Fillestar
Kostoja totale 2018
Granti qeveritarë 10
Të hyrat vetanake
212019 2020
1 Shëndetësia 46,394.00 36,394.00 - 66,529.00 88,599.00
1.1 Mirëmbajtja e Objekteve Shëndetësore (QKMF, QMF, AMF) 9,500.00 9,500.00
1.2 Autoanalizator Hematologjik - Biokimik Pajisje Speciale Mjekësore 30,000.00 20,000.00
1.3 Ngrohja qendreore Ilirid - Bare 6,894.00 6,894.00
1.4 Aneks QMF Shipol 40,000.00
1.5 Inventar dhe Mobilje per QMF Bair 2 10,000.00
1.6 Pajisje Speciale Mjekësore Bair 2 10,000.00
1.7 Karrika te punktimit Laborator 6,529.00
1.8 RTG per QKMF 40,000.00
1.9 Autoabulanc 40,000.00 1.10 Kompjuter dhe Pajisje te teknologjisë informative (QKMF, QMF, AMF) 5,000.00
1.11 Softuer për Laborator 3,599.00
5
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE
“Dr. NEXHAT ÇUNI”
MITROVICË
PLANPROGRAMI I PUNËS PËR VITIN 2018
Mitrovicë UD.i Drejtorit të QKMF
Qershorë 2017 Dr.Vllaznim A. Hoti
6
I. OBJEKTIVAT PËRGJITHSHME TË QKMF- së
Ofrimi i kujdesit parësor shëndetësor popullatës së Komunës së Mitrovicës përmes zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare në kuadër të sistemit unik shëndetësor të Kosovës.
Shërbimet e kujdesit shëndetësorë për përparimin, parandalimin, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin që kanë të bëjnë me sëmundjet, çrregullimet dhe lëndimet
Edukimin shëndetësorë dhe shërbimet e kujdesit parandalues, imunizimin dhe vaksinimin, promovimin dhe monitorimin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve deri në moshën 5 vjeç dhe parandalimin e kariesit të dhëmbëve
Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor, kujdesin akut përfshirë ofrimin e kujdesit emergjent, stabilizimin dhe transportin deri në institucionet referente, kujdesin për sëmundjet kronike si dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike
Kujdesin për shëndetin mendor të bazuar në bashkësi Rehabilitimin dhe kujdesin paliativ/terminal të bazuar në bashkësi Kujdesin shtëpiak përmes vizitave në komunitet Edukimi shëndetësor i stafit dhe popullatës, Imunizimit dhe Vaksinimit. Përcaktimi i diagnozës fillestare dhe kujdesi elementar shëndetësor përfshirë edhe ndërhyrjet e
vogla kirurgjike. Promovimi i shëndetit oral parandalimin e kariesit të dhëmbëve si kujdesi themelor stomatologjik . Kujdesin shëndetësor riprodhues Zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse. Ofrimi i shërbimeve shëndetësore diagnostike-analizave laboratorike dhe rentgenogjike në kuadër
të Kujdesit Parësor Shëndetësor. Zhvillimi i vazhdueshëm Profesional i personelit shëndetësor dhe atij jo shëndetësor Menaxhimi dhe distribuimi i barërave për KPSH. Rritja e të hyrave përmes ngritjes së participimit.
Objektivat do të zbatohen duke u udhëhequr nga parimet vijuese:
Barazia Cilësia Ndershmëria dhe përgjegjësia Gjithpërfshirja dhe jo diskriminimi Financimi i qëndrueshëm Financimi kosto-efektiv Bashkëfinancimi
7
PLANI I PUNËS I QENDRËS KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE
8
OBJEKTIVATREALIZIMI
I OBJEKTIVAVE
PLANIFIKIMI I REALIZIMIT
VËREJTJE
Përgatitje e raportit të punës për vitin 2018
QKMF JANAR
Dinamika e zhvillimit të burimeve njerëzore qëllim të arritjes së standardit një mjek në 2000 banor si dhe një stomatolog në 6000 banorë.
DKSH
QKMF
MF
Gjatë vitit
Arritja e standardeve do të mundëson ofrim më cilësor të Sh.Sh
Politika e punësimit të punëtorëve shëndetësor me theks të posaçëm në kuadrat me përgatitje superiore–doktor të mjekësisë dhe plotësimin e vendeve të zbrazëta me punëtorë të cilat vende janë lejuarë nga MAP-i
DKSH
QKMF Gjatë vitit
KPSH/QKMF të punësoj doktorët e mjekësisë dhe stafit tjetër të nevojshëm. Punësimi i stafit shëndetësor do të mundësonte qasje në ofrimin e shërbimeve më afër popullatës sidomos në viset rurale
Avancimi i punës ekipore
QKMF
Gjatë vitit
Emërtimi i Përgjegjësve në QMF të specialistëve nga MF të cilët kanë përfunduar Shkollimin Specialistik post diplomik në Mjekësinë Familjare
Orientimi i mjekëve ne shkollimin specialistik në M.F.
MSS
DKSH
QKMF
Gjatë vitit
Trajnimi i mjekëve në shkollimin specialistik nga Mjekësia Familjare gjatë viteve të kaluara ka mundësuar që një numër i konsiderueshëm i mjekëve në KPSh të marin njohuri dhe shkathtësi të nevojshme profesionale.
Vazhdimi i aktiviteteve në QTMF
MSh
QKMF Gjatë vitit
QTMF do ti plotësoj angazhimet në kuadër të SH.SH.në MF si dhe objektivat e zhvillimit të konceptit të MF
9
QTMF
Vazhdimin e bashkëpunimit në mes QKMF-së dhe AQH-së
QKMF
AQH Në kontinuitet
Bashkëpunimi do të vazhdohet gjatë tërë vitit si furnizimi me pajisje te nevojshme mjekësore ashtu edhe me furnizim me material edukativ për sëmundjet kronike jo ngjitëse (diabet dhe hipertension )
Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional i kuadrove ekzistuese, mjek dhe infermier.
Komiteti për ZHVP
QKMF
QZHMF
QTMF
Në kontinuitet
ZHVP do të realizohet në bazë të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, rregullave, standardeve dhe normave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, mbështetur në arritjet bashkëkohore të Mjekësisë Familjare, sipas standardeve të Federatës Botërore për Edukim Mjekësor dhe në bashkëpunim me FM dhe Kolegjin Mbretëror të Mjekëve Familjarë të Britanisë së Madhe.
Vlerësimi i performancës së stafit
Përgjegjësit e Sektorëve
Zyra e Burimeve Njerëzore
Administrata e QKMF
Dhjetor
Performanca e stafit do të jetë bazë për ngritjen e indikatorëve të vlerësimit të përmbushjes së detyrave, disiplinës , dhe ofrimin cilësor të Sh.Sh.
Aktivitetet të mëtutjeshme në Implementimin e Mjekësisë Familjare.- zonimi dhe regjistrimi i pacientëve nëpër QMF
- avancimi i punës ekipore dhe rrjedhës së pacientëve.
Ndarja e kërkuesve të shërbimeve shëndet dhe familjeve ndërmjet Ekipeve të Mjekësisë Familjare dhe Institucioneve të KPSH duhet bërë ashtu që të garantohet e drejta e shfrytëzuesve për të zgjedhur mjekun e tyre dhe për
10
- caktimi i vizitave kontro-
lluse me termin.
Pajisja dhe furnizimi me pajisje dhe inventar të nevojshëm e QMF-Bair-2 ne mënyrë që ta funksionalizojmë këtë QMF.
Ndërtimin e QMF-së Koshtovë pasi është ndarë edhe lokacioni
QKMF
QMF
DKSH
QKMF
MSH
DKSH
Në kontinuitet
Janar-Maj
Gjatë vitit
të pasur qasje të lehtë në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore në institucionin më të afërt shëndetësorë të KPSh.
Vazhdimi i punës me kartela shëndetësore dhe plotësimi kualitativ i tyre.
QKMF
QMF Në kontinuitet
Qytetarët duhet të regjistrohen dhe të posedojnë dokumentacionin e nevojshëm në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta, duke u mundësuar që të zgjedhin mjekun familjar.
11
AMF
Vazhdimi i Implementimi të KAN-it (Kujdesit antenatal)
nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
QKMF
QMF Në kontinuitet
Projekti është në përputhshmëri me Politikat Zhvillimore të Strategjisë së MSh për popullatë të shëndoshë. Duhet zbatuar nga të gjithë profesionistet Mjekë dhe infermier të sektorit të Mjekësisë Familjare. Shërbime të KAN-it momentalisht ofrohen në 8 QMF.
Përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve të planifikimit familjar dhe shëndetit riprodhues si pjesë e përmirësimit të shëndetit reproduktiv.
QKMF
QMF
AMF
Gjatë vitit
UNFPA (Fondi për Popullatë e Kombeve të Bashkuara do të vazhdon të siguron rregullisht kontraceptivët nëpërmes MSH.
Zbulimi dhe lajmërimi me kohë i sëmundjeve infektive,sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve malinje.
Mjekë Familjar
Mjekët e Praktikës së përgjithshëm
Në kontinuitet
Raportimi në Institutin Regjional të Shëndeti Publik (IRSHP) është pjesë obligative sipas UA në fuqi
Identifikimi me kohë i sëmundjeve kronike dhe përcjellja e tyre. Edukimi në lidhje me faktorët e rrezikut për sëmundje të caktuara.
Mjekët Familjar,
Mjekët e Praktikës së
përgjithshme,
Infermierët
Në kontinuitet
Raportimi në Institutin Regjional të Shëndeti Publik (IRSHP) është pjesë obligative sipas UA në fuqi
Vazhdimi i bashkëpunimit me organizatën Save the Children per identifikimin , menaxhimin dhe trajtimin e fëmijëve parashkollor me nevoja dhe vështërsi.(nese vazhdohen projektet nga save the children)!
DKSH
QKMF
Save the Children
Në kontinuitet
Fëmijët e moshës para shkollore janë kategori e veçantë për shkak të rritjes dhe zhvillimit aktiv karakteristik për moshën, prandaj si kategori e veçantë që janë kërkojnë edhe kujdes të veçantë shëndetësor
12
Ngritje të cilësisë së SH.SH do të bëhet nga nevojat e brendshme të QKMF-së apo QMF-ve.
QKMF
QMF
AMF
Gjatë vitit
Koordinatori për sigurimin e cilësisë ka bërë planin detal me qëllim të plotësimit të standardeve minimale të cilësisë.
Përgjegjësit e QKMF-së , QMF-ve dhe AMF-ve do të raportojnë në mbledhjet e rregullta të Komitetit për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore (KSCSHSH) lidhur me aktivitet e ndërmarra për përmirësimin e praktikave/shërbimeve shëndetësore dhe për shkallën e plotësimit të standardeve minimale të cilësisë.
Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore do të realizohet përmes: 1. Auditeve mjekësore (Identifikimi dhe caktimi i standardeve për zgjedhjen e tij).
2. Rishqyrtimeve Kolegjiale.
3. Përdorimit të i Udhërrëfyesve për sëmundje të caktuara.
4. Qeverisjes Klinike .
5. Monitorimit/evaluimit të standardeve minimale të
cilësisë.
6. Hulumtimit të satisfaksionit të
pacientëve me shërbimet
shëndetësore (anketimi
-Komiteti dhe Koordinatori
për sigurimin e cilësisë.
- Komiteti për zhvillim të
Vazhdueshëm Profesional
Në kontinuitet
I gjithë personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor duhet të angazhohet në drejtim të ngritjes së cilësisë të shërbimeve të ofruara. Do të analizohen praktikat e përshkrimit të antibiotikëve nga ana e mjekëve në KPSH si dhe referimet në nivelin sekondar.
13
anonim i
pacientëve)
7. Aplikimi i Mjekësisë së bazuar në fakte etj.
8. përdorimi i Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike.
Takimet e rregullta të Këshillit Drejtues, Këshilli Profesional dhe Trupave tjera Profesionale të QKMF.
QKMF Gjatë vitit
Marrja e vendimeve për çështje të ndryshimeve si dhe përcjellja e zbatimit të tyre bazuar në Statutin e QKMF
Avancimi i punës në Njësinë e Sistemit Informativ Shën-detësor (SISH) . Analiza e të dhënave sistematizimi dhe raportimi i rregullt.
Mjekët
Infermierët
Operatorët
Në kontinuitet
Raportimi mujor në IKSHP përmes kopjimit të bazës se të dhënave nga SISH.
Funksionalizimi dhe avancimi i punës së SISH si dhe mundësia e lidhjes të gjitha QMF-ve me serverin qendror të QKMF-së
QKMF
QMF
SISH
Gjatë vitit
Është bërë lidhja dhe konfigurimi i të gjithë kompjuterëve në bazën e të dhënave.
Sigurimi i Vaksinimit kontinuel QKMF Vaksinimi kontinuel do të
14
dhe imunizimit . QMF
Shërbimi i Vaksinimit
Në kontinuitet realizohet në e QKMF dhe në QMF tjera.
Në kontinuitet
Sigurimi i buxhetit dhe donacioneve për furnizim me reagensë, dhe terapi për menaxhimin e rasteve me nivel të ngritur të Pb si dhe përkrahja institucionale .
Sipas vlerave do të trajtohen gjithë personat me kelate orale për rastet me vlera mbi 45mcg/dl
Aktivitetet në “Njësinë për Shëndet dhe Metale të Rënda”. Vazhdimi i skreni-ngut të fëmijëve të moshës
0-6 vjeç dhe shtatzënave,me theks të posaçëm për komunitetin RAE të rikthyer nga kampet në pjesën Veriore
MSh
DKSH
QKMF
Njësia për Shëndet dhe
Metale të Rënda
Barnatorja qendrore do vazhdon distribuimin e barnave nga Depoja e QKMF-së në QMF dhe Ambulanta bazuar në planifikimin e mirëfilltët si dhe buxhetit në dispozicion .
Barnatorja qendrore
Në kontuinitet
Furnizimi në kontinuitet me medikamente dhe material sanitar nga si kualitativ dhe kuantitativ MSh me nga lista e barnave esenciale do të eliminonte nevojën e blerjes së barnave për Sektorin Emergjent.
Sektori i shëndetit Oral do të ofron shërbime preventive e stomatologjike si dhe ofrimin e shërbimeve urgjente stomatologjike 24 orë.
QKMF
Sektori i Shëndetit oral
Në kontuinitet
Bazuar në legjislacion në KPSH ofrohen shërbime preventive stomatologjike me mundësi të disperzimit të shërbimeve në QMF.
15
Sektori i kujdesit Emergjent do te ofroj shërbime 24 orë me ekipe mjekësore që do të punojnë me ndërrime.
QKMF
Sektori i Kujdesi Emergjent
Në Kontuinitet
Angazhime të vazhdueshme të tërë stafit për ofrimin e kujdesit akut dhe urgjent bazuar në legjstalcioin në fuqi sa ma të mirë të këtij sektori dhe krijimi i kushteve sa ma të mira për punë.
Planifikimi i buxhetit për KPSH Drejtori i QKMF dhe Përgjegjësi i Administratës
Nëntor
15 mars-01.09.2017
Vazhdimi i vizitave te foshnjave dhe nenave ne shtëpi aktivitet i cili implementohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe përkrahet nga UNICEF-i
MSH
QKMF Ne kontinuitet
Dërgimi i kuadrove profesi-onale nëpër konferenca të ndryshme ndërkombëtare, seminare, simpoziume me çka do të mundësohej ngritja profesionale e tyre dhe grumbullimi i pikëve të nevojshme për relicencim.
MeSH
DSHMS
QKMF Ne kontinuitet
Sipas mundësive buxhetore pjesëmarrja edhe në takime të tilla jashtë Kosovës. Edukimi i personelit përmes zhvillimi të vazhdueshëm profesional është obligativ për të gjithë profesionistët shëndetësor.
Qasje e vazhdueshme në Internet dhe qasje në të dhëna të reja mjekësore. QKMF
Mjekët Familjar
dhe Infermierët
Në kontinuitet
Kyçja në Internet të gjitha Institucioneve edhe e Qendrave tjera të Mjekësisë Familjare ,sipas mundësive buxhetore .
16
Organizimi i kurseve të Emergjencës mjekësore.
Mjek,
Infermier që punojnë në Emergjencë
Ne kontinuitet
Kurse të tilla janë të parapara me ligjin për Emergjencën dhe vijohen në Departamentin e Emergjencave mjekësore të Qendrës Universitare.
17
EDUKIMI I POPULLATËS
Edukimi i pacientve i fokusuar në:
- sëmundje kronike.
- sëmundje infektive
- shëndetin reproduktiv
- fëmijëve deri në moshën 5
vjeçare.
- Kujdesin paliativ.
- pacientët me nevoja
speciale.
-Shëndetin mendor etj.
QKMF
QMF
Infermieret për
Edukim Shëndetësor
Ne kontinuitet
Raportet e obliguara mujore në lidhje me punën në Komunitet nga secila QMF dhe AMF të cilat pastaj dërgohen në IRSHP.
Edukimi Shëndetësor ii fëmijëve në institucionet parashkollore, nxënësve të shkollave fillore për higjienën personale dhe orale.
QKMF
Infermierët për
Edukim
Shëndetësor
IRSHP
Në kontinuitet
Bashkëpunimi me drejtorët dhe mësimdhënësit në institucione me qëllim të ngritjes së higjienës personale dhe orale me theks të posaçëm në parandalimin e kariesit të dhëmbëve.
Edukimi i të rinjve nëpër shkolla i orientuar në tema mbi dukurit negative me të cilat ballafaqohet rinia si:- droga
- alkooli
- sëmundjet seksualisht transmisive,HIV/AIDS.
- shtatëzanitë e pa dëshiruara
QKMF
Infermierët për
Edukim
Shëndetësor
IRSHP
Në kontinuitet
Hulumtimi i donatorëve të ndryshëm për realizim të projekteve në shkolla, me qëllim të furnizimit me material edukativ (fletushka, revista etj.)
Aktivitete edukativo mësimore nga lëmit e ndryshme për mjek familjar, të përgjithshëm dhe infermiere. Komiteti për ZHVP Në kontinuitet
Pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
18
Plani është paraqitur në pika të shkurta dhe elementare. Varësisht nga buxheti, donatorët dhe situatat që mund të paraqiten, plani mund të korrigjohet,
përmirësohet dhe realizohet. Plani mund të riformartizohet nga implementimi i legjislacionit dhe politikave shëndetësore të
Qeverisë, MSh,DKSH
INDEXI
KPSH – Kujdesi Primar Shëndetësor
QKMF- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
19
QMF- Qendra e Mjekësisë Familjare.
MSH - Ministria e Shëndetësisë.
DKSH- Drejtoria Komunale për Shëndetësi.
IRSHP - Instituti Regjional i Shëndetit Publik
ZHVP - Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional
IKSHP - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik
SISH - Sistemi Informativ Shëndetësor
QZHMF- Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare
ESP-Edukimi Specialistik Pasdiplomik
KDI - Këshilli Drejtues i Institucionit.
20
MITROVICË 2018, DREJTORIA E SHËNDETËSISË
21