koha e dhive - luan starova

128
1 Luan Starova - Koha e dhive Me këtë roman autori nga Maqedonia me prejardhje shqiptare,Luan Starova,e mori çmimin "Romani më i Mirë Europian" në vitin 1993.Është përkthyer në nëntë gjuhë.Lexim të këndshëm! -------------------- KREU I Sapo u vendosëm pranë brigjeve të lumit, Kështjella na i robëroi vështrimet dhe u skalit përgjithmonë thellë në shpirtërat tanë. Për një kohë të gjatë, që nga skela e gurtë vështronim atë që lufta e fundit i kishte lënë fortesës, sidomos topat e vjetër, buchima e të cilëve përshëndeste festat kryesore të atyre që kishin fituar: Një Majin, Ditën e Fitores, Ditën e Republikës. Për ne, që kishim ardhur rishtas në qytet, Kështjella ishte një ballkon në qiell të hapur, krenaria e qytetit. Ai që donte të mbërrinte në rrëzë të sukës mbi të cilën ngrihej fortesa, duhej ta kapërcente Urën e Drunjtë. Me ta kaluar këtë vepër të bukur prej druri, para syve shfaqej një pallat i vërtetë, një pallat krejtësisht i bardhë, mbi fasadën e dalë të të cilit, si për ta mbrojtur, qëndronte një radhë statujash, kariatida me trup njeriu, e përbri tyre maska prej guri me shprehje nga më të ndryshmet. Kjo ngrehinë ishte Teatri, godina e përnderuar e stilit neoklasik, e ngritur këtu, por që linte përshtypjen që, nga Viena, Roma ose Parisi, ishte ngulur drejt e në zemër të Ballkanit. Kjo godinë e kohëve të vona, si edhe Shtëpia e Ushtrisë aty pranë, e ngritur në truallin e një xhamie në formë unaze e që njihej me emrin e Burmali Xhamisë ose të Xhamisë së Unazës, kjo godinë, thoja unë, si edhe banka e madhe, e ndërtuar përballë dhe stacioni qëndror njëri nga më të bukurit e Gadishullit Ballkanik e në një vend që i ngjante ende mjaft një kasabaje orientale ishin ngritur me pikësynim që të nxirrnin në pah fuqinë e shtetit të ri. Në fakt, nja njëzet vjet pas formimit të tij, si rrjedhim i Traktatit të Versajës, kapitali i huaj tashmë kishte përcaktuar simbolet e fuqisë të kohës së re. Këto ndërtime të reja, ashtu si edhe Ura e Gurit dhe fortesa shumë e madhe, që ngrihej mbi të gjitha, e njohur që prej kohësh të lashta si pika kryesore e mbështetjes së të gjitha perandorive në Ballkan, përbënin tashmë ato tipare, të cilat

Upload: ciki1

Post on 18-Apr-2015

236 views

Category:

Documents


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: Koha e Dhive - Luan Starova

1

Luan Starova - Koha e dhive

Me këtë roman autori nga Maqedonia me prejardhje shqiptare,Luan Starova,e mori

çmimin "Romani më i Mirë Europian" në vitin 1993.Është përkthyer në nëntë

gjuhë.Lexim të këndshëm!

--------------------

KREU I

Sapo u vendosëm pranë brigjeve të lumit, Kështjella na i robëroi

vështrimet dhe u skalit përgjithmonë thellë në shpirtërat tanë. Për një kohë

të gjatë, që nga skela e gurtë vështronim atë që lufta e fundit i kishte

lënë fortesës, sidomos topat e vjetër, buchima e të cilëve përshëndeste

festat kryesore të atyre që kishin fituar: Një Majin, Ditën e Fitores, Ditën

e Republikës.

Për ne, që kishim ardhur rishtas në qytet, Kështjella ishte një

ballkon në qiell të hapur, krenaria e qytetit. Ai që donte të mbërrinte në

rrëzë të sukës mbi të cilën ngrihej fortesa, duhej ta kapërcente Urën e

Drunjtë. Me ta kaluar këtë vepër të bukur prej druri, para syve shfaqej një

pallat i vërtetë, një pallat krejtësisht i bardhë, mbi fasadën e dalë të të

cilit, si për ta mbrojtur, qëndronte një radhë statujash, kariatida me trup

njeriu, e përbri tyre maska prej guri me shprehje nga më të ndryshmet.

Kjo ngrehinë ishte Teatri, godina e përnderuar e stilit neoklasik, e

ngritur këtu, por që linte përshtypjen që, nga Viena, Roma ose Parisi, ishte

ngulur drejt e në zemër të Ballkanit. Kjo godinë e kohëve të vona, si edhe

Shtëpia e Ushtrisë aty pranë, e ngritur në truallin e një xhamie në formë

unaze e që njihej me emrin e Burmali Xhamisë ose të Xhamisë së Unazës, kjo

godinë, thoja unë, si edhe banka e madhe, e ndërtuar përballë dhe stacioni

qëndror njëri nga më të bukurit e Gadishullit Ballkanik e në një vend që i

ngjante ende mjaft një kasabaje orientale ishin ngritur me pikësynim që të

nxirrnin në pah fuqinë e shtetit të ri. Në fakt, nja njëzet vjet pas

formimit të tij, si rrjedhim i Traktatit të Versajës, kapitali i huaj tashmë

kishte përcaktuar simbolet e fuqisë të kohës së re. Këto ndërtime të reja,

ashtu si edhe Ura e Gurit dhe fortesa shumë e madhe, që ngrihej mbi të

gjitha, e njohur që prej kohësh të lashta si pika kryesore e mbështetjes së

të gjitha perandorive në Ballkan, përbënin tashmë ato tipare, të cilat

Page 2: Koha e Dhive - Luan Starova

2

premtonin një fizionomi të qëndrueshme për qytetin.

Në mesin e këtyre ngrehinave shtrihej sheshi i madh ndoshta i vetmi

në Ballkan për përmasat e tij me dalje nga Ura prej Guri dhe rruga

kryesore që çonte në stacionin hekurudhor. Aty, tren par ekselans ishte

Orient-Ekspresi, i cili e lidhte qytetin si me Evropën Veriore e

Perëndimore, ashtu edhe me pjesën jugore dhe lindore të Gadishullit.

E mbiquajtur "Kështjella" që nga koha osmane, kur shërbente si

kazermë, fortesa mbeti përfundimisht i vetmi simbol i perandorive të

zhdukura, i secilës prej atyre perandorive të dënuara me rënie të

pashmangshme e me harresë, si lapidarët e tyre tani mes gërmadhave të

blloqeve të gurëve ciklopikë, të larëzuar me mesazhe në shenja e alfabete të

ndryshme, të zhvendosura vazhdimisht nga pushtues të rinj ose nga lëkundjet

e tokës.

Këto shkronja, të gdhendura në grumbullin e gurëve, me kalimin e kohës

fshiheshin, duke e chliruar historinë e duke dëshmuar për paqëndrueshmërinë

e gjërave. Koha e qytetërimeve të zhdukura prehej mes këtyre mureve

gjigante. Nuk kishte forcë në botë që mund t'i fshinte, përvech, ndoshta,

termeteve katastrofike, të cilat e godintin dhe e rigoditnin qytetin në chdo

pesqind vjet. Pikërisht në këtë fortesë kohët ballkanike ishin ndalur më

shumë se kudo tjetër. E në mesazhet, të lëna nga pushtuesit e këtyre gurëve,

mund të shikoheshin vetëm epitafet e forcës së tyre të dikurshme shumë të

madhe.

Kështu, pas shpërnguljes së madhe e braktisjes së qytetit tonë në

bregun perëndimor të Liqenit, ndaluam në brigjet e këtij lumi me rrjedhë të

shpejtë dhe u vendosëm në një banesë të vjetër aristokratike e të

shkatërruar, të mbuluar nga hijet e katër plepave shumë të mëdhenj, të cilët

radhiteshin ndërmjet Urës së Drunjtë dhe Liceut të vjetër të Vajzave lice

që më vonë do të merrte emrin e Josip Broz Titos- dhe që, i tundur nga

dridhja e fundit e tokës, më vonë do të shembej fare (megjithëse edhe mund

ta kishin shpëtuar) për t'i lënë hapësirë një ndërtese me tri nivele, me

pamjen e një palloi, ku qe vendosur Komiteti Qendror i Partisë Komuniste e

qëndroi deri më rënien e saj.

Megjithëse e shungulluar dhe e sakatosur nga termeti që i kishte

shembur kazermat ngjyrë tulle, ku më vonë ishte ngritur Muzeu i

Revolucionit, vetëm Kështjella u rezistoi kohëve.

Kurse ne fëmijët, sapo filluam të jetonim në këtë qytet dhe pasi u

Page 3: Koha e Dhive - Luan Starova

3

zhdukën gjurmët e fundit të luftës, ne ndiem se po na zgjohej dëshira

ndoshta e nxitur nga ndonjë instinkt i papërcaktuar, të trashëguar nga

disfafat tona që edhe ne të pushtonim dichka. Kjo na chonte përtej Teatrit

dhe, pasi depërtonim aty që atëherë përbënte Bllokun e Chifutëve, arrinim

rregullisht rrëzë kodrinës aty pranë. Aty, para nesh, papritur ngrihej

barku, tërë hulliza e të gdhendura në argjilë, i kodrës, që koha i kishte

gërmuar në pjesët e tij më të buta vechanërisht gjatë shirave të mëdhenj

ose vërshimeve të lumit - dhe kishte formuar guva të thella, dredha-dredha,

nga të cilat ishin ndërtuar strehimet e sotme për mbrojtje nga bombardimet

dhe nga sulmet e tjera kundër qytetit.

Me t'u ngjitur në Kështjellë, nga zemra e saj, ne mund ta përthekonim

tërë qytetin. Atje poshtë, në sytë tanë rridhnin ujërat e lumit blu të

zbehtë ose të një të gjelbre në të verdhë dhe ne e përfytyronim veten në

majën e direkut të një anijeje që notonte në kohë.

Sodisnim ecejaket e njerëzve, pajtonët e vjetër, ngjyrat e tregut të

madh, rrjedhën e përjetshme të lumit. Megjithatë, pothuajse nga të gjitha

këndet e vështrimit, ishte sheshi i gjerë ai që na e tërhiqte gjithmonë

shikimin. Në pjesën më të madhe të kohës, aty ishte ndalur historia ose prej

aty kishte filluar. Pikërisht nga ky vend, pushtuesit dilnin për parakalimin

e tyre të parë, chliruesit shpallnin fitoren, punëtorët organizonin

manifestimet e tyre të mëdha, politikanët mbledhjet e tyre të gjera.

* * *

Një mëngjes pranvere, kur, sipas zakonit, qemë ngjitur në Kështjellë,

shikimet tona u drejtuan nga sheshi dhe hasën në një bardhësi të pazakontë

lëvizëse, e cila kishte pushtuar tërë hapësirën. Kur e mprehëm shikimin dhe

mundëm të dallonim qartë atë që po ndodhte në shesh, njëri prej nesh

bërtiti:

- Dhi, me mijëra dhi e njerëz në shesh!

Ne vështruam në të gjitha drejtimet, nga të katër anët e qytetit.

Gjithandej, dhi dhe njerëz chanin nëpër rrugë dhe, në një turmë të stërmadhe

të bardhë, grumbulloheshin në shesh.

- Miting dhish! thiri një tjetër, të cilit me siguri i ishin kujtuar

grumbullimet e shpeshta që organizoheshin aty.

- Ky nuk është miting, por një parakalim dhish! shkoi edhe më larg i

Page 4: Koha e Dhive - Luan Starova

4

treti, të cilit i kishte shkuar mendja te parakalimet e shpeshta që

zhvilloheshin aty.

Për pak kohë nuk mbeti as një pëllëmbë pa u mbushur me dhi e njerëz.

Dhiarët që vinin nga fshatrat malore dhe që tërhiqnin pas vetes tufa të tëra

dhish me cjeptë e tyre të fuqishëm, u ngjitën në platformën e gjerë, të

ngritur në mes të sheshit, ku qëndronin, zakonisht gjatë paradave,

parakalimeve ose mitingjeve të rëndësishme, autoritetet më të larta të

Republikës së re të Maqedonisë, pjesë e Federatës së re Socialiste të

Jugosllavisë.

Në atë chast, në atë platformë, dhiarët prisnin orën e takimit të tyre

të parë me autoritetet komunale dhe me Partinë.

Po, ch'po ndodhte vërtet në atë shesh?

Ne, atje lartë, nga Kështjella nuk e kuptonim dot se ch'po ndodhte,

por e kishim të qartë se ishte fjala për dichka shumë të madhe, historike

thoshin më të vjetrit, për dichka, që do ta kuptonim më vonë, me kalimin e

kohës.

Nga zonat malore rreth e përqark, fshatarët që nuk ishin futur në

kooperativat e puntorëve "vullnetarë" kishin zbritur në qytet bashkë me

dhitë e tyre besnike, meqenëse autoritetet shpresonin se këta dhiarë do të

shndërroheshin me të shpejtë në klasë punëtore, së cilës i qe ngarkuar

kryerja e revolucionit socialist. Ja se chka duhej të zbulonte koha për ne.

Por kush mund ta kuptonte atëherë?

Qyteti po gjallërohej falë puhizës së maleve që i ia sollën këta

banorë të rinj. E këta njerëz nuk ishin ndarë pa dhembje në shpirt nga viset

e tyre të lindjes që deri atëherë i kishin bërë të lumtur apo fatkeqë. I

kishin lënë shkret vatrat ku kishin lindur, me shpresë se do të ktheheshin

një ditë. S'kishin sjellë gjë me vete pos më të domosdoshmeve, por secili

kishte marrë chelsat e shtëpisë në të cilën, me siguri, nuk do të ktheheshin

kurrë. E kishin pasur të rëndë të nadaheshin edhe nga kafshët nga gjedhët

që zakonisht duhej të mbeteshi në kooperativa që të ngelnin në fund vetëm

me dhitë, por, kur ishte fjala për këto të fundit, nuk kishte as ligj e as

forcë që mund të fuste pykë ndërmjet tyre dhe njerëzve.

Dhitë qëndronin përbri tyre si të ishin anëtarë me të drejta të

barabarta të familjeve të tyre të mëdha. Në të vërtetë, ato kishin arritur

të shpëtonin një numër të madh të tyre gjatë viteve të mallkimit e të

skamjes sa kishte zgjatur lufta. Mund të gjendeshin për chdo familje shumë

Page 5: Koha e Dhive - Luan Starova

5

breza dhish, të parët e të cilave ishin përzier në konfliktet e fatkeqësitë

e mëparshme që kishin ndodhur në Ballkan. Ishte e sigurt që pa dhitë nuk do

të kishin qenë kurrë as këta njerëz e as ato jetë sapo të ardhura në botë...

Për herë të parë në jetën e tyre, shumica e grave të barinjve ishin

ndërruar e kishin veshur kostumet e tyre shumë të bukura kombëtare, të

qëndisura me fije ari e argjendi që xixëllonin në një ndërthurje ngjyrash

dhe shkëlqimi të chuditshëm, me një blu që shkonte kah chiviti në të blertë

me reflekse të verdha, nuanca që hasen vetëm në disa zona malore të vendit.

Nisja për në kryeqytet paraqiste një kthesë për këto familje deri

atëherë të shpërndara nëpër qafa, shpatije, lugina, madje edhe mbi kreshtat

e maleve të larta ballkanike.

Për të arritur në qytetin e madh, nga disa vende duhej të udhëtoje me

ditë e net, kurse nga disa të tjera mund të arrije aty edhe brenda një dite.

Si me një marrëveshje të heshtur, barinjtë kishin barktisur shtëpitë,

fshatrat e tyre të vegjël në ato vise të larta. Po, ishte e qartë se ata

qenë marrë vesh mes vete që më parë. Kishin udhëtuar së bashku në kolonë.

Pas familjeve me shumë fëmijë ecnin dhitë, edhe ato të shumta në numër, dhe

më rrallë ndonjë cjap.

Ndodhte që kolona të ndalej në rrugë, se nuk pushonin dot të qarat e

ndonjë fëmije apo të disave njëherësh. Atëherë, ndaleshin edhe dhitë. Ato

vetë ishin të gatshme t'i jepnin gji fëmijës së mbytur në lot, të strukur te

nëna e vet e uritur dhe pa pikën e qumështit në gji.

Gjatë udhës, dhitë kullotnin e këputnin chdo gjë që gjenin: gjethnajë,

degëza, kërcej, bar, chdo gjë që kishte vlerë ushqyese, sado e varfër që të

ishte ajo. Ato ishin rezerva shetitëse ushqimi të lëngshëm për këta njerëz,

të cilët, me hapin e fitimtarëve të luftës, drejtoheshin nga sheshi i madh i

kryeqytetit të Repulikës. Po, dhiarë e dhi qumështore marshonin përpara si

të ishin pjesë e fitimtarëve të vërtetë të luftës. Në rrugë, ata hasnin në

ushtarë të rraskapitur nga vitet e gjata të luftës, me gjokset e mbushura me

dekorata, të rinj vullnetarë që punonin nëpër rrugë. Ndaleshin, i

përshëndetnin dhe ndanin me ta atë që u kishte mbetur nga qumshti e djathi i

dhive, shenjë e mirësisë së natyrshme të malësorëve. Dhe kështu pra, dhitë e

dhiarët, nën përshëndetjen e vështrimeve tona fëmijërore që lart nga

fortesa, zbarkuan në kryeqytet atë mëngjes pranvere.

* * *

Page 6: Koha e Dhive - Luan Starova

6

Drejtuesit e lartë të shtetit e të partisë ishin në dijeni të plotë

për arritjen në qytet të këtyre banorëve të rinj që kishin zbritur nga

katundet e vogla, e që ishin tharmi i klasës punëtore dhe vëllezër klase.

E kishin marrë me mend se të ardhurit me dhembje do të ndaheshinn nga

trualli i tyre i lindjes dhe pritej të arrinin kush me një mace, kush me një

qen ose këndez, kush me një dele ose dhi. Askush s'mund ta merrte me mend as

në ëndërr e kishte parë një vërshim të tillë të dhive në kryeqytet. Asnjeri

nuk do ta kishte besuar vërtet që, vetëm pak ditë pas paradës për Ditën e

Fitores, dhitë do të vinin të parakalonin po në këtë shesh.

Drejtuesit e lartë të shtetit e të partisë ishin gëzuar për arritjen e

këtyre rekrutëve të rinj të klasës punëtore, të cilët ishin ndarë

përfundimisht nga doket e zakonet e maleve dhe që tani, pa pikë

dyshimi, do t'i jepnin një goditje fatale armikut të brendshëm e të jashtëm

të klasës. Mirëpo, ja që ky "kundërrevolucion dhish", ky invazion vërtet i

bardhë, po i zvarriste, po i asgjësonte planet strategjike të ideologëve dhe

të mendimtarëve të partisë.

Të mësuar të punonin gjithmonë sipas direktivave të instancave më të

larta, këshilltarët bashkiakë po bënin chmos të ndërmerrnin dichka, por nuk

mund t'i jepnin dum kësaj pune pa udhëzimet konkrete për qëndrimin që duhej

të mbanin kundrejt dhiarëve e kafshëve të tyre.

Në të vërtetë, nuk kishte më kohë as për këshillime urgjente: dhitë

ishin në shesh dhe dhiarët, fëmijët dhe nënat e tyre pritnin një zgjidhje të

shpejtë. Sipas formulës që do ta përdornin pak më vonë disa kuadro të

partisë, qyteti po përballej me një "pushtim dhish".

Sekretari i komitetit të partisë të qytetit dhe kryetari i komitetit

ekzekutiv u ngjitën në platfomën e paradës me qëllim që të takonin prijësit

e dhiarëve. Dhiari i Madh, që padyshim ishte edhe prijësi i të tjerëve, që

quhej Changa dhe mbante një lloj gune prej leshi dhie dhe një kësulë prej

lëkure dhie që i ngjasonte kapelës së Titos, u përshëndet i pari me zyrtarët

e lartë të qytetit. U pa sheshit se ai u hutua shumë nga fjalët e sekretarit

të partisë, i cili iu drejtua i pari:

- Mirë se erdhët, vëllezër fshatarë, ndërtues të të ardhmes sonë të

ndritur, të shoqërisë sonë pa klasa! Ne ju prisnin ch'prej ditësh, por

vetëm, pa këto dhi. Ku ka vend për ju, vëllezër, bashkë me këto kafshë? A

besoni ju se do të mund të jetoni e punoni bashkë me to në këtë qytet? A nuk

Page 7: Koha e Dhive - Luan Starova

7

thotë fjala e urtë popullore: "Nuk punohet toka me vjeta"? E lëre më në

shoqërinë pa klasa, në komunizëm...

Changa e pati mjaft të vështirë ta mblidhte veten pas këtij fjalimi të

papritur në vend të fjalëve të mirëseardhjes. Megjithatë, kur sekretari i

partisë përmendi fjalën "komunizëm", prijësi i dhiarëve e ndërpreu për t'ia

vënë në dukje, jo pa dinakëri, se:

- Ne, o vëlla, me dhitë tona, ne vijmë nga komunizmi, ndërsa ju të

tjerët, tani sapo jeni futur në rrugën që chon në realizimin e tij. Po, ne

të tjerët, me dhitë tona kemi jetuar natyrshëm, së bashku, në mënyrë

parakomuniste. Së bashku ne kemi ndarë tallanditë e fatit. Me dhitë tona, ne

kemi jetuar, sich do të thoshit ju, në një "shoqëri pa klasa". Me këto dhi e

kemi duruar fashizmin dhe falë tyre kemi mbetur gjallë. Po, sikur të mos

kishin qenë dhitë tona, ne nuk do të kishim arritur kurrë deri këtu për t'u

bashkuar me ju dhe për të formuar së bashku një klasë punëtore...

Dhiarët përreth shprehën me zë të lartë miratimin e tyre; masa e

bardhë filloi të lëvezte. Sekretari i partisë nuk kishte pritur një

përgjigje të tillë. Ndërsa po kërkonte fjalë më të përshtatshme, e tërë masa

e mbledhur në shesh filloi të përhapte atë që tha ai dhe pastaj nuk u dëgjua

më asgjë.

Lajmi për invazionin e bardhë të dhive u përhap në qytet. Sapo Ne

fëmijët sapo i pamë dhitë e grumbulluara në shesh, u shpërndamë duke vrapuar

nga të gjitha anët për ta përhapur lajmin. Në fillim, njerëzit nuk deshën

t'u besonin fjalëve tona, duhet të pranojmë se ato vështirë besoheshin

por shpejt ata u derdhën nga të gjitha anët për në sheshin e madh.

Askush nuk arrinte të kuptonte se chfarë po ndodhte në qytet, askush

nuk ishte në gjendje të nxirrte kuptimin e fshehur të këtij vërshimi të

furishëm të dhive.

Secili shkonte aty sipas mendjes së vet.

Për disa, dhitë paralajmëronin një "kundërrevolucion të bardhë"; për

disa të tjerë, ardhja e tyre ishte rrjedhim i "reagimit të fshatarëve

kundrejt ngritjes së detyruar të kooperativave"; për të tjerët, Stalini nuk

mund të përjashtohej nga tërë kjo.

Në ato chaste, shumë qytetarë u përzien me dhiarët. Kur këta të fundit

u qetësuan, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, me fjalë të zgjedhura dhe me një

ton qetësues, iu drejtua kështu Changës:

- Ne ju prisnim më herët: madje, qenë rezervuar kamionë për të ju

Page 8: Koha e Dhive - Luan Starova

8

chuar deri në qytet. Por chfarë ka ndodhur,vallë, gjatë rrugës?

- Ne e bëmë udhën më këmbë për shkak të dhive. Nuk kishte vend për to

në kamionë. Po, ne nuk deshëm kurrqysh të niseshim pa to, - u përgjigj

Changa.

- E kuptoj, e kuptoj..., - ia priti kryetari me një pamje të

merakosur, por chfarë do të bëni tani me këto dhi? Do t'i shitni, do t'i

therni, apo...?

Changa u kreshpërua kur dëgjoi këto fjalë. Ai dëshi t'i hidhej në fyt

kryetarit, por e zotëroi veten. Po kjo ndjenjë i përfshiu dhiarët që

ndodheshin aty afër, pastaj tërë turmën, dhiarë, fëmijë, gra e pleq. Masa e

bardhë turfulloi në shenjë mosmiratimi dhe u ngrit si për ta transmetuar

këtë mesazh nëpërmjet gojës së Changës:

- Dhitë janë pjesë e familjeve tona, e jetës sonë. Pa dhitë, ne nuk

jemi plotësisht vetvetja, ndërsa me to ne ndjehemi më të fortë. Sikur të mos

kishin qenë dhitë...

- E kuptoj, e kuptoj..., - e ndërpreu kryetari me një ton pajtues.

- Jo, ju nuk mund ta kuptoni kurrë se chka janë dhitë për ne!...

Megjithatë, ju do t'i shihni shpejt të mirat e tyre edhe këtu në qytet, -

tha Changa, i cili deshi ta paraqiste deri në fund pikëpamjen e tij.

Kur dëgjoi fjalët e Changës, sekretari i partisë ktheu kokën me një

pamje dyshimi dhe kërcënimi. Ai deshi të shtonte dichka, dichka të prerë,

por u tërhoq e Changa përfitoi nga heshtja e tij dhe vazhdoi:

- A i keni vënë re, qytetarët të nderuar, fëmijët tanë të fortë, me

faqe të kuqe si molla, aq të ndryshëm nga fëmijët shëndetligë dhe të

paushqyer të qytetit tuaj? Pas secilit prej fëmijëve tanë rri një dhi. I

shpëtuari rri në shoqëri të shpëtimtarit të tij. Fëmijët tanë kanë nënat që

i kanë lindur, por ata kanë edhe dhitë që i kanë mbajtur në jetë.

Sekretari i partisë dhe kryetari i komitetit u shikuan mes tyre për

një chast si të chinkurajuar.

Changa ishte nga ata që e thoshin copë atë që mendonin.

Fjalët e dhiarit, mendoi sekretari, nuk ishin aspak në përputhje me

normat e partisë. Kushdo tjetër që t'i kishte shqiptuar ato, madje edhe t'i

ishte kundërvënë me fjalë edhe më të buta, do të kishte mbajtur përgjegjësi

e do t'i ishte treguar vendi, atij e edhe të tjerëve si ai. Sepse, aluzionet

e këtij lloji për regjimin, partinë, klasat shoqërore, socializmin, të thëna

botërisht, madje shumë më të moderuara, ishin të pakuptueshme për njerëzit e

Page 9: Koha e Dhive - Luan Starova

9

thjeshtë të kryeqytetit.

Me qëllim që të rifitonte autoritetin që i qe lëkundur përpara

vartësve të vet, sekretari i partisë iu drejtua Changës me një ton të qetë e

të matur, por me zë të lartë, që ta dëgjonin edhe dhiarët e tjerë:

- Ne po ndërtojmë socializmin, i cili duhet të chojë në komunizëm, në

shoqërinë pa klasa. Kjo do të thotë se ne mund të ndërtojmë uzina, rrugë,

ura vetëm me kusht që të jemi të lidhur bashkë, t'i bashkojmë të gjitha

forcat, ne, punëtorë e fshatarë. Ne kemi nevojë për një industri të

fuqishme. Na mungojnë digat, hidrocentralet. Qytetet tona nuk janë

rimëkëmbur ende, ne nuk kemi blloqe banimi aq të mëdha sa t'i strehojmë të

gjithë njerëzit. Sa për shtëpitë ekzistuese, ato janë të vogla, të ndërtuara

për të strehuar familje me shumë pak anëtarë.

Sekretari i partisë heshti një chast për të parë efektin e fjalëve të

tij, pastaj, duke marrë zemër nga qetësia, rifilloi:

- Me shumë vështirësi kemi arritur t'ju sigurojmë një kulm. Kemi

ngritur baraka. Mund të ju pranojmë jo pa mund. Por ja që ju na keni mësyrë

me dhitë tuaja!... A mendoni se me këto mund të shkohet përpara në

socializëm?...

Dhiarët i kishin dëgjuar më parë shtjellimin e këtyre lloj ideve dhe

Changa ia preu fjalën me një ton kategorik:

- Pa dhitë tona, s'do të bëjmë chap përpara në socializëm. Ne do të

qëndrojmë me to këtu ku jemi. Por, jemi të gatshëm edhe të kthehemi

menjëherë me to atje prej nga kemi ardhur. Atje, sich ju thamë, ia kemi dalë

në krye edhe fashizmit me to; e me socializmin, sich thoni ju, duhet ta kemi

edhe më lehtë...

Sekretari i partisë filloi të mërmëriste dichka me vete, pastaj

heshti. Ai nuk donte ta vazhdonte më tej bisedën. Priste udhëzimet. Nuk

donte të rrezikonte të humbiste edhe më autoritetin, të cilin, dukej

sheshit, se dhiarët ia kishin tronditur shumë.

Kryetari i bashkisë ishte një burrë i pjekur dhe i matur, i

vetëdijshëm për kufizimet e pushtetit të tij, e, kur ndodhej përballë

sekretarit të partisë, ia linte atij nismën. Megjithatë, kësaj here e kuptoi

se i takonte ta merrte vetë inisiativën, madje menjëherë. Urdhërat e

instancave qeveritare, të cilat ishin në përputhje me direktivat e partisë,

ishin aq të qarta sa më s'bëhet: qyteti duhej t'i pranonte këta dhiarë dhe

s'duhej lejuar të ktheheshin kurrsesi. Në të kundërtën, kjo do të thoshte të

Page 10: Koha e Dhive - Luan Starova

10

pranoje disfatën. Nga kjo rridhte që dhiarët duhej të strehoheshin me

familjet e tyre dhe, meqë ngjarjet rrodhën asisoji, bashkë me dhitë. Kjo qe

vija e përgjithshme.

Kryetari i bashkisë e kishte shqyrtuar se "ch'përgjegjësi personale"

do të kishte, po të ktheheshin dhiarët. Ai i hodhi një vështrim të mprehtë

sekretarit të partisë. Të dy u kuptuan fare mirë mes tyre.

Sekretari i partisë ishte paralajmëruar për fshehtësinë e udhëzimit,

por ai e solli edhe një herë ndër mend përmbajtjen e tij. Ai e ruante

tekstin në zyrën e vet, në kasafortën e madhe, aty ku e linte edhe

revolverin. Gjërat ishin të qarta dhe s'kishte vend këtu për dredhi. Edhe

kryetari e kishte kuptuar këtë, prandaj e theu heshtjen duke thënë:

- T'i lëmë diskutimet për më vonë. Ne duhet të merremi vesh patjetër!

Le t'u qasemi problemeve praktike. E dëgjuat se banesat që kemi për ju

dhiarët janë të vogla. Ato kanë pak dhoma. Është parashikuar një dhomë për

familje . Konkretisht, nuk shoh vend për dhitë tuaja. Do të mund të

vendoseshin në zonën e ndërtesave të papërfunduara të uzinave ose në

torishtet e kooperativave fqinje këtu pranë?

Kryetari rrëmoi edhe më në mendimet e tij në kërkim të ndonjë vendi ku

mund t'i futnin dhitë, por Changa ia preu fjalën:

- Ne jemi të gatshëm të flemë me dhitë tona në chfarëdo dhome...

Fëmijët tanë janë mësuar, në dimër, të shtrihen pranë tyre për t'u ngruhur

nga ato; e po kështu edhe gratë e pleqtë tanë...

Kryetari e tërhoqi mënjanë sekretarin e partisë; ata nuk e dëgjuan

deri në fund arsyetimin e dhiarit. Dukej qartë se ai dhe të tjerët si ai nuk

do të lëshonin pé.

Sekretari i partisë ziente nga zemërimi, por arrinte ta përmbante

veten. Ai i kishte të qarta pasojat që mund të kishte udhëzimi për karrierën

e tij. I druhej zemërimit të të gjithë atyre që i kishte pritur me këmbët e

para që kur ishte në pushtet e ata nuk ishin vetëm një grusht njerëzish. Ai

nuk ishte ndodhur kurrë deri atëherë përballë një rezistence aq të ashpër,

as kur kishte qenë komisar në ushtri, gjatë luftës, as kur qe bërë personi

numër një i kryeqytetit, pas Chlirimit. Këtu, në këto chaste vendimtare e

kishte humbur inisiativën dhe qe detyruar t'ia lëshonte tërësisht kryetarit.

E, për më tepër, Changa kishte arritur t'ia mbyllte sqepin. Po do ta

paguante sapo t'i vinte rasti! Ah, sikur të mos ishte ai udhëzim i

mallkuar...

Page 11: Koha e Dhive - Luan Starova

11

Në një chast kthjellimi, ia përshkoi trurin mendimi se udhëzimi u

referohej dhiarëve dhe jo dhive. Por nuk guxonte të niste me dhiarët një

diskutim të ri, i cili rrezikonte ta fuste përsëri në qorrsokak. Po,

udhëzimet kishin të bënin vetëm me dhiarët, dhe jo me ato bardhoshet

djallëzore të mallkuara që mund t'ia shkatërronin karrierën. U bind se duhej

të heshtte, që të mos e rrezikonte më tej autoritetin e vet. Para së

gjithash, mendoi ta mblidhte byronë e komitetit të partisë të qytetit, më

shumë për ta ndarë përgjegjësinë me të, por nuk kishte kohë , dhe, për më

tepër, ai vetë nuk ishte i sigurt se do ta arrinte efektin e shpresuar.

Ch'është e vërteta, ishin edhe forcat e armatosura dhe policia, por ai duhej

të këshillohej urgjentisht me të gjitha instancat e Republikës. Por kishte

frikë të ndërmerrte një gjë të tillë . Ja përse ia la në dorë, si me

djallëzi, chështjen kryetarit të bashkisë...

Nata po zbriste ngadalë mbi qytet. Atje larg në fortesë kishin filluar

t'i ndiznin fenerët. Dhiarët dhe kafshët e tyre nuk po e lëshonin sheshin.

Fëmijët u hidhnin dhive gjethnajën e fundit, të tharë, që kishin mbledhur

gjatë rrugës.

Sekretari i partisë dhe kryetari i bashkisë thërritën një mbledhje të

shërbimeve kompetente të komunës në prani të anëtarëve të komitetit të

partisë të qytetit. U vendos që të lejoheshin dhiarët të vendoseshin

përkohësisht me dhitë e tyre nëpër shtëpitë dhe banesat e parashikuara për

këtë qëllim. Sa i përket problemit të dhive, ranë në ujdi që të gjendej një

zgjidhje në përputhje me udhëzimet që priteshin nga instancat e larta të

partisë. Megjithatë, të gjithë pjesëmarrësit ishin plotësisht të bindur e

këtë e theksuan më se një herë se dhiarët do të hiqnin dorë shpejt nga

kafshët e tyre kur ta kuptonin se ch'i priste ato.

Natën shumë vonë, sekretari i partisë dhe kryetari i bashkisë u kthyen

në shesh me bashkëpuntorët e tyre për t'ua njoftuar Changës dhe dhiarëve të

tjerë vendimin për vendosjen e përkohshme të njerëzve dhe të dhive nëpër

banesat që kishte në dispozicion kryeqyteti.

Fëmijët më të vegjël tashmë po koteshin mes dhive që po flinin përtokë

dhe po ngroheshin nga nxehtësia e trupit të tyre. Pa u merzitur se pjellën e

tyre e kishte zënë gjumi, nënat përgatisnin darkën me tepricat e fundit që

kishin mbetur nëpër trastat e tyre.

Papritmas u krijua një tollovi e madhe.

Dhiarët po festonin fitoren e parë në kryeqytet. Befas u dëgjua një

Page 12: Koha e Dhive - Luan Starova

12

këngë revolucionare, së cilës ia mbajtën ison edhe dhitë. Të trembur,

fëmijët u zgjuan duke u chirrur. Thirrjet e gëzimit u përzien me këto të

qara dhe me blegërimën e dhive.

Nëpër rrugët e qytetit filloi të chante kolona e bardhë, për t'u

dyndur dhe zhdukur pastaj në shumë banesa të braktisura.

KREU II

Qyteti filloi të jetonte kohën e dhive.

Kur fshatarët zbarkuan me bagëtitë e tyre, banorët e familjeve të

vjetra filluan t'i shihnin me frikë, duke vrarë mendjen se mos kulachi i

mjerimit do të ndahej në copëza të vogla, tepër të vogla, dhe se mos,

kështu, do të përfundonin në uri.

Por nuk ndodhi asgjë.

Në të vërtetë, dhiarët po përshtateshin shpejt në qytet. Nuk vonoi e

ata filluan ta rishikonin hapësirën e shtëpive të braktisura ose gjysmë të

zbrazura dhe t'ua shtonin banesave kasollet për dhitë, për gjethnajën e

tharë dhe sanën.

Me kalimin e kohës, popullsia e vjetër qytetare, duke filluar prej

atyre që ishin në shënjestër të "luftës së klasave" dhe që pushteti i ri u

kishte zhvatur pothuaj chdo gjë, filluan të lidhnin miqësi me dhiarët. Edhe

funksionarët me peshë të pushtetit të ri, që kishin shumë kalamaj e me

rrogat e tyre të vogla e kishin të vështirë ta lidhnin muajin me muaj në

këtë periudhë skamjeje, filluan të tregonin mirëkuptim ndaj dhiarëve dhe

dhive të tyre, prej të cilëve blenin qumësht me chmime të arsyeshme,

megjithë mbikëqyrjen vigjilente të autoriteteve të partisë.

Nuk kishte më pikë dyshimi se dhitë po e pushtonin kryeqytetin. Nuk

vonoi aty të dëgjohej përsëri potera e fëmijëve, hapat e të cilëve u bënë më

të sigurt, lojërat më të zgjatura, sukseset në shkollë më të mira. Por, për

keqardhjen e të gjithve - përvech të ideologëve dogmatikë të partisë

partia dhe qeveria shumë shpejt e pezulloi lejën për mbajtjen e dhive në

qytet. Sipas një marrëveshjeje të arritur në parti, e cila iu bë e njohur

fshehtas Changës në kohën e duhur, dhitë duhej të ktheheshin në fshatrat e

Page 13: Koha e Dhive - Luan Starova

13

tyre e të therreshin, ose t'u dorëzoheshin mensave popullore këtu në qytet.

Por, me përjashtim të disa kuadrove të papërkulshëm, të gjithë njerëzit,

duke përfshirë edhe funksionarët e rangut të lartë apo të ulët,

furnizoheshin fshehurazi me bulmet e qumësht të dhive. Disa aparatchikë u

dënuan, por për njerëzit me pozitë u mbyll një sy e një vesh. Nga ana e tij,

Changa u dërgoi sekretarit të partisë dhe kryetarit të bashkisë nga një kade

djathë dhish të cilësisë së parë për festa. Kështu, ligji i heshtjes

mbisundoi në kryeqytetin e Republikës më jugore të Federatës, banorët e së

cilës qenë përfshirë në rrjetin e "mafias të dhive", sich pëshpërisnin ndër

dhëmbë ideologët ortodoksë.

Uria dhe skamja kishin pllakosur vendin. Vetëm disa vjet pas betejës

së përbashkët të shumë kombeve kundër fashizmit, në botë filloi të

mbretëronte lufta e ftohtë. Koha bënte të vetën. Kooperativat bujqësore e

blegtorale nuk kishin dhënë frytet e parashikuara. Në qytet prodhoheshin

shumë pak ushqime. Fshatarët e kishin të vështirë të ktheheshin në kalsë

punëtore. Nuk u arritën rezultate të mëdha nga dëmshpërblimet e luftës, nga

e tërë puna e kryer në mënyrë kolektive, e mbajtur me dhunë, dhe e nxitur me

dekorata, parulla, e medalje të punëtorëve pararojë. Nuk u arrit të

ndërtoheshin uzinat, shkollat, rrugët urat e planifikuara. Uria po trokiste

në dyert e pothuaj chdo familjeje. Megjithatë, direktivat e partisë mbetën

katgorike: "Duhet të krijohet një klasë punëtore dhe, për këtë arsye, duhen

shtypur deri në një armiqtë e klasës!"

Të gjithë përgjegjësit politikë në qytet, të gjithë ata të cilëve u

kishte arritur "direktiva sekrete për shndërrimin e blegtorëve (që

numëroheshin me miliona në të gjithë vendin) në klasë punëtore", herë nën

trysninë e urisë e herë të zgjidhjeve fatlume të dhiarëve, druheshin

gjithnjë e më shumë se, po të mos zbatohej direktiva, do të kërkohej

asgjësimi i plotë i tufave të dhive në tërë vendin.

Të gjithë i trembeshin kësaj direktive kobzezë, që vinte Zoti e di pas

sa të tjerave dhe që do të shënonte jo vetëm fundin e pashmangshëm të dhive,

por edhe të pamjes tërë shëndet që ishte kthyer në fytyrat e njerëzve për

herë të parë pas luftës e Chlirimit.

Ashtu si u shpërndaheshin ndihmat ushqimore të komunitetit

ndërkombëtar mbi bazën e triskave dhe pikëve, ashtu shpërndahej edhe frika

përmes racionit të qumështit që merrnin njerëzit.

Drejtuesit e kryeqytetit kishin frikë nga mallkimet e nënave të

Page 14: Koha e Dhive - Luan Starova

14

kërthinjve të vet, të fëmijëve të tjerë dhe gjithë të rinjve, po të merrnin

urdhër t'i therrnin dhitë. Të tëra këto së bashku përbënin një rreth të

mallëkuar, të cilit e kishin vështirë t'i iknin sekretari i partisë,

kryetari i bashkisë dhe vartësit e tyre nëpër postet e tyre përkatëse.

Kështu, koha e dhive rridhte me logjikën e saj të pamëshirshme dhe me një

forcë edhe më të madhe se ideologjia që këta të fundit përpiqeshin ta

impononin me chdo kusht.

Për strategët e partisë, të ngarkuar me zhvillimin e qytetit, po

bëhej gjithnjë e më e qartë që blegtorët po largoheshin përfundimisht nga

direktiva e përgjithshme që kishte arritur nga kryeqyteti federal dhe që i

urdhëronte të bëheshin me chdo kusht pjesë përbërëse e klasës punëtore gjatë

planit të parë pesëvjechar të zhvillimit.

* * *

Sekretari i komitetit të partisë të qytetit nuk mbylli sy për net të

tëra qysh kur dhitë ishin vendosur në kryeqytet. Ai mendonte, bënte chmos të

zbulonte nga cila kokë kishte dalë ajo direktivë lidhur me shfarosjen e

dhive nga komiteti ekzekutiv, nga Republika, nga Federata apo nga

bashkësia e vendeve motra socialiste? Nga ajo pak histori e klasës punëtore

që kishte lexuar e me ndihmën e disa vëllimeve që kishte në dhomën e tij të

punës, ai sforcohej të kuptonte pak e nga pak se si fshatarët do të mund të

shndërroheshin menjëherë në klasë punëtore, vechanërisht kur ishte fjala për

barinj të thjeshtë ose për dhiarët. Ai e kishte shumë të vështirë të

kuptonte se përse i futnin në burg zejtarët. Këta brez pas brezi kishin

mësuar një zeje, ashtu si edhe barinjtë, të cilëve që prej asaj dite e

mbrapa ua ndalonin të ishin barinj, profesion që askush nuk mund ta

ushtronte më mirë se ata. Nuk kuptonte asgjë nga të tëra këto dhe trembej

nga mendimet e veta. Ai mendonte me vete, por shpesh tmerrohej kur e shkonte

nëpër mend, se dikush, kohë më parë, para shumë kohësh, duhet të kishte bërë

gabim duke marrë vendimin që brenda ditës të pasurit të bëheshin të varfër

dhe të varfërit të pasur. Sipas mendjes së sekretarit të partisë, pikërisht

aty qëndronte gabimi që askush nuk kishte mundur ta korrigjonte që atëherë.

E ja përse, në kohën kur kjo mënyrë e të kuptuarit po shembej, ishin shfaqur

dhitë, si t'i kishte dërguara Zoti për ta ndrequr këtë padrejtësi.

Sekretarit të partisë s'i ndaheshin këto mendime, megjithatë, kur e

ndiente se po bëhej rob i tyre, e mblidhte veten shpejt e shpejt. Atëherë e

Page 15: Koha e Dhive - Luan Starova

15

thërriste ndihmësin, i kërkonte një kafe pikërisht për t'u ikur arsyetimeve

që bluante në kokë. Më vonë, pasi e kishte pirë kafen, i qetësuar, ai

përpiqej të ngushëllohej duke mendur se në fund të fundit nuk i takonte atij

të thartonte trutë për një të ardhme aq të largët, atë të komunizmit: për

këtë ekzistonin mendje të tjera më të fuqishme.

Si një përrua i rrëmbyer, koha e dhive po përfshinte kryeqytetin e

tërë Republikën Jugore. Vendi po kalonte një periudhë provash fatale:

"gjuetia e shtrigave" ndiqte rrugën e vet, proceset kokë e këmbë të montuara

ndiqnin njëri -tjetrin, në emër të luftës së klasave kryheshin plachkitje të

dhunshme, persekutimet fetare e ideologjike vazhdonin më shumë se më parë;

shkurt, gjaku rridhte, një gjak që ndotej nga grabitjet dhe likuidimet që

kryheshin fshehurazi apo sheshit. Por, fatmirësisht, në qytet rridhte edhe

një rrëke e bardhë dhe e begatë qumështi dhie, i cili, përkundër gjakut të

shprishur nga të gjitha përcharjet, i afronte qeniet e të gjitha kombeve,

besimeve e prejardhjeve shoqërore. Gjatë kësaj kohe të vështirë, kur njeriu

për njeriun bëhej ujk, qumështi i dhive u bë një eliksir solidariteti,

përbërjen e apo formulën e të cilit nuk mund ta përcaktonte asnjë dokument

që dilte nga partia, asnjë plan për krijimin e njeriut të ri.

Nga bashkëjetesa me dhitë, njeriu i qytetit u gjet më afër rrënjëve

të jetës. Në historinë e këtij rajoni, nuk mbahej mend një mirëkuptim kaq i

thellë ndërmjet njeriut dhe kafshës, ashtu sich nuk mbahej mend që njerëzit

e kryqytetit të ishin ndier ndonjëherë aq të afërt me njëri-tjetrin. Për

chdo familje të qytetit mund të shkruhej një kronikë ku dhitë do të zinin

vendin kryesor. Në atë kohë, këdo që pyesje, qoftë babanë apo nënën, së sa

fëmijë kishte, do të përgjigjej, për shembull, se kishte katër: dy djem e dy

dhi, ose tre: dy çuna e një dhi.

Nëse atë vit ditët e ftohta të dimrit nuk iu dukën aspak të gjata

njerëzve të qytetit, kjo ndodhi falë dhive. Gjatë kësaj periudhe ngasjesh të

mëdha, lidhjet ndërmjet njerëzve dhe kafshëve u bënë edhe më të ngushta,

përkundër të gjitha orvatjeve dhe dëshirave të përfaqësuesve të Partisë e të

Shtetit me pozitë në kryeqytet. Pas atij dimri të ngrohtë nuk kishte forcë

që mund t'i ndanet njerëzit nga dhitë. Pikërisht për këtë arsye, mëhalla

jonë pranë lumit, ndërmjet Urës së Drunjtë dhe Parkut, u mbiquajt Lagjja e

Dhiarit.

Sa për ne, fëmijët e Lagjës së Dhiarit, ne prisnim me padurim ditët e

para të pranverës; prisnim që lumi të gjallërohej nga ujërat e rrëmbyera që

Page 16: Koha e Dhive - Luan Starova

16

vinin nga shkrirja e dëborës së grumbulluar nëpër kreshta e shpate të

maleve; prisnim që të korijet e shelgjeve në breg të lumit të zbukuroheshin

me gjethe, e prisnim edhe kohën që t'i chonim dhitë për të kullotur.

Në pranverë, me shkrirjen e dëborës dhe gjallërimin e natyrës,

njerëzit u bënë edhe më guximtarë, më të vendosur dhe të zhdërvjelltë

natyrisht brenda asaj që lejonte partia.

Edhe dhitë morën forcë e gjallëri. Ato të krijonin përshtypjen sikur

përtypnin gjithchka, madje dhe vetë tokën, për t'ia nxjerrë pikën e fundit

të lëngut para se të zhdukeshin edhe ato vetë nën po atë tokë. Changa,

përmes dhiarëve i dërgoi shpejt sekretarit të partisë një kade të vogël me

djathë të bardhë të njomë që, i lezetuar me pak qepë, përbënte rregullisht

mezen e tij. Por sido që të ishte, këto dhi Partia i kishte halë në sy, dhe

kuadrot e saj ishin gjithnjë të gatshëm të kalonin në veprim, në kasaphanë,

në asgjësim.

Po të ishin në dijeni të udhëzimit të fshehtë lidhur me shndërrimin e

barinjve në proletariat industrial, elementët më dogmatikë mes këtyre

kuadrove me siguri se do t'ia rregullonin qejfin sekretarit të Partisë. Por,

tani për tani ai jetonte e punonte ende i qetë gjatë kësaj amullie të

shkurtër që u paraprin në përgjithësi ngjarjeve të pashmangshme ngjarje

që, me sa dukej, nuk do të kishin kahje të favorshme për të.

Në anën tjetër, elementët më të moderuar të komitetit të Partisë nuk

kishin votuar as pro dhe as kundër dhive. Ata e kishin lënë chështjen të

merrte kahjen e vet. Të dalë ku të dalë! Askush nuk mund t'i shpëtojë fatit

të vet. Gjithashtu, këta elementë a nuk ishin qortuar në raste të ndryshme

nga elementët dogmatikë në gjirin e komitet se po tregoheshin fatalistë,

fatalistë të dëmshëm. Sidoqoftë, tendenca që dëshironte të ruhej një ton më

pajtues ndaj dhiarëve e dhive të tyre nuk mbështetej nga një numër i madh e

nuk ishte edhe aq e zëshme, sepse druhej nga manipulimet që mund t'i bënin

kuadrot, të cilët ishin shprehur me kokëfortësi kundër.

Doli që partia në tërësi nuk kishte ende një qëndrim të fortë kundrejt

dhive. Përvech kësaj, dukej se po fitonte përparësi vetëdija se fundi i

dhive rrezikonte të sillte më shumë të këqia se sa të mira, të krijonte më

shumë chrregullime se rregull. Megjithatë, gjatë ditëve që rodhën,

kundërshtarët e dhive ngulmuan edhe më shumë. Ata madje arritën të kërkonin

mbajtjen e mbledhjeve publike, gjatë të cilave do të shtrohej qartë chështja

e zgjedhjes mes dhive e partisë.

Page 17: Koha e Dhive - Luan Starova

17

Këto kërkesa po e preokuponin gjithnjë e më shumë sekretarin e partisë

dhe, kur gjatë një mbledhjeje u theksua së tepërmi fjala "dorëheqje", ai

kishte menduar shpesh t'i braktiste funksionet. Megjithatë ai shpejt hoqi

dorë nga ky plan, se, po të tërhiqej, një sekretar i ri do të zgjidhej në

vendin e tij dhe sapo të hapte kasafortën, menjëherë do të zbulonte

udhëzimin e fshehtë dhe mund ta vinte në jetë, nga njëra anë për arsye të

agresivitetit të dukshëm të dhive, e nga ana tjetër me qëllim që të

përshpejtonte me merifet ngjitjen në shkallët e karrierës. Kurse ai, deri

dje i pari i qytetit, nuk do t'i shpëtonte një fundi tragjik. Ndërsa e hapte

shpesh kasafortën dhe lexonte kushedi për të satën herë direktivën, nuk

linte pa e prekur pistoletën e vet. Në mënyrë të pavetëdijshme, por

rregullisht, ai i lidhte në mendje direktivën dhe armën. E për këtë arsye,

kishte arritur në përfundimin se ishte më mirë që të mos e hapte kasafortën

dhe të mos u jepte rast as të tjerëve që ta hapnin...

Dhitë i marrtë e mira i marrtë! u tërrbuan fare asaj pranvere. Të

pashoqëruara nga askush, ato hallaviteshin nëpër qytet si fantazma

bardhoshe, shpesh në tufë, të ndezura flakë, sidomos kur shkonin të takonin

cjeptë e Changës.

Atëherë u duhej të kalonin pranë godinës së Komitetit të Partisë të

Qytetit, tamam nën dritaren e sekretarit, i cili mbyllte kanatat për të mos

shikuar e për të mos dëgjuar asgjë. Por kjo nuk e pengonte të kuptonte e të

nuhaste edhe komentët nën zë, sipas të cilave nuk ishte e largët dita të

paktën kështu i dukej-, kur dhiarët do të pushtonin qytetin me dhitë e tyre,

dita kur, në krye të këtij kundërrevolucioni të bardhë, Dhiari i Madh, me

kapelen si të Titos, të punuar nga lëkura e dhisë, do t'ia rrëmbente

kolltukun!

Sidoqoftë, Komiteti i Qytetit filloi të mblidhte ankesat e organiztave

bazë të partisë, të cilat qaheshin nga sjellja e papërshtatshme e dhive në

vende të ndryshme publike të kryeqytetit. Kështu një ditë arriti një ankesë

e organizatës së partisë të Teatrit. Kishte pasur raste që dhiarët të kishin

ardhur në shfaqje së bashku me dhitë. Ishte folur pë to si për fëmijët, e si

të tilla ato duhej të ishin nën përkujdesjen e prindërve të tyre! E kishte

arritur deri në atë pikë sa një dhi kishte hyrë në skenë kur po shfaqej

Karmeni. Për fat, kafsha vetëm ishte endur në skenë. Megjithëse publiku nuk

kishte kuptuar asgjë, se kishte besuar se dhia inteprtetonte rolin e saj në

teatër, asnjëri prej nëpunësve të Operas nuk kishte mundur të ruante

Page 18: Koha e Dhive - Luan Starova

18

gjakftohtësinë për këtë skandal. E kështu ankesa kishte arritur deri te

sekretari i partisë të kryeqytetit.

E ankesat vazhdonin të vërshonin nga të gjitha anët. Dhitë hynin në

sallat e kinemasë, në magazina, farmaci, në tregje. Tani të gjitha

vështrimet ishin ngulur te sekretari i partisë. Me urti, ky ruhej të mos e

thyente heshtjen. E dinte se askush nuk ishte i gatshëm të bënte hapin

vendimtar, sepse që të gjithë ishin të varur dhe të magjepsur prej tyre. E

edhe ai këtu mund të gjente arsye për ngushëllim...

KREU III

Ne banonim në zemër të Lagjës së Dhiarit, në një shtëpi të vjetër

dykatëshe, fare pranë lumit, në mes një kompleksi godinash, të cilat, sipas

shijes së fillimit të shekullit, përzienin modelet arkiteturore osmane me

huazimet e dukshme të stilit evropian.

Kjo ngrehinë kishte një oborr të zgjatë që shpinte në një kopësht të

gjerë, të rrethuar me muret e shtëpive fqinje.

Jeta buzë lumit me ujëra të rrëmbyeshme krijonte iluzionin se ishim

gjithnjë në nisje. Kështu, shtëpia jonë e re përputhej plotësisht me

shpirtin aventuror te babait tonë.

Lumi si një thirrje e përhershme, na ftonte të vazhdonim shtegtimet

tona drejt viseve të panjohura, përtej detit, përderisa i kishim prerë

rrënjët që na lidhnin me truallin e të parëve tanë. Kur jeta na bëhej e

rëndë, lumi na përkujtonte gjithmonë alternativën tjetër, por megjithatë ne

u ngulëm përgjithmonë këtu.

Babai im ishte i lumtur që shtëpia kishte mjaft mansarda, të mëdha e

të thella, ku mund t'i stivonte shkrimet e vjetra, librat, hartat,

dorëshkrimet, të gjitha të vjetra e të shpëtuara nga mbartjet e luftërat e

shumta, nga zjarret e përmbytjet e shumta. Ai kishte arritur në këtë qytet

të panjohur me një pirg librash dhe me familjen me shumë fëmijë, pasi kishte

braktisur vatrën e prindërit në bregun e një liqeni të mrekullueshëm.

Pas humbjes së liqenit, jeta buzë lumit përbënte njëfarë ngushëllimi,

por shpërnguljet janë gjithnjë të ngarkuara me fatkeqësi dhe pasiguri, se

për të të sjellë dichka, të marrin të tjerat. Kështu mbyllej rrethi i fatit

të një familjeje ballkanike të chrrënjosur. Chfarëdo që të ndodhte, në

kthesat e këtij fati, librat i sillnin babait ngushllimin më të madh. Po, ai

Page 19: Koha e Dhive - Luan Starova

19

i kishte shpëtuar nga lufta e katastrofat dhe ata ia tregonin rrugën e

shpëtimit në kohët pak më të qeta, megjithëse të ngarkuara me pasiguri.

Librat e babait e zgjeronin rrethin familjar.

Mund të themi se leximi i tyre na jepte forcë në luftën me kohën. Kur

duhej të merrnin vendime vitale për familjen, babai kalonte net të tëra duke

rrëmuar në librat e tij në kërkim të një zgjidhjeje. Po këta libra e

ndalonin edhe të merrte vendime të shpejta në jetë.

Në mansardat e shtëpisë sonë të re, babai ruante lloj-lloj vëllimesh

të shenjta e shkencore, shkrime me alfabet arab, latin apo cirilik. Ai

kishte enciklopoedi të vjetra, vepra nga fusha e astronomisë, e historisë, e

së drejtës, e historisë së feve, pa numëruar fjalorët, gramatikat, hartat e

atlaset.

Të mbyllur brenda kufijve gjithnjë në lëvizje dhe të paqartë të

Ballkanit, librat na zgjeronin hapësirën, na chonin larg. Ata të babait

fshihnin njëfarë rregulli që krijonte një lidhje jo të rëndomtë me rregullin

e zakonshëm të gjërave. Ata përbënin lumturinë tonë familjare. Në të

vërtetë, këto vëllime ishin qëmtuar shpesh gjatë rrugës së pasigurt që

kishte ndjekur familja jonë.

Nëna ime, e shkreta, merrte pjesë në mënyrën e vet në dashurinë e

babait për librat. Në një farë mënyre, kjo ishte njëri ndër elementet e

dashurisë së tyre të qëndrueshme e të qetë. Megjithatë, asaj i kishte

kushtuar shtrenjtë që për shkak të tyre, i ishte dashur të braktiste ndonjë

pajisje shtëpiake gjatë shpërnguljeve. Për shembull, ajo nuk ia kishte falur

kurrë vetes që, për të shpëtuar disa vëllime të babait, kishte pranuar të

sakrifikonte një makinë dore për prodhimin e makaronave, të cilën e kishte

blerë gjatë të vetmit udhëtim në Itali. Por, thellë në vete, mendonte se në

libra, ndoshta pikërisht në ata libra, ishte fshehur dichka shumë më e

rëndësishme, shumë më jetësore për fatin e familjes, se sa pajisja e vetme

për prodhimin e makaronave në qytet.

Kështu, të gjithë librat e babait kishin marrë një karakter të shenjtë

në sytë e nënës, e cila na transmetoi këtë dashuri neve, fëmijëve.

Na kishte nodhur që, gjatë shpërnguljeve tona në kohë lufte, kur ecnim

në transhe, të merrnim librat në vend të mbulojës, jastëkut ose trajsës.

Por, kur u vendosëm në shtëpinë buzë lumit me ujëra të rrëmbyeshëm dhe kur

filloi të na sfilitte uria në atë kohë të pasluftës, babai, pa prindërit e

të afërmit me të cilët kishte ndarë me zemër të hapur copën e fundit të

Page 20: Koha e Dhive - Luan Starova

20

bukës, dhe i zhytur në lexim të pafund të librave, filloi t'i ngjasonte

gjithnjë e më shumë një Don Kishoti ballkanik, i pazoti të gjente chfarëdo

rrugëdalje për familjen, në derën e së cilës skamja po trokiste me goditje

gjithnjë e më të forta. Nëna nuk mund ta kuptonte përse, në një vend ku

familja e saj po lëshonte rrënjë dhe tani e tutje duhej të jetonte përkrah

të huajve, ai vazhdonte të rrinte i vetëm me librat e tij deri natën vonë.

Kur futej pa u ndier në dhomën e tij të punës, për t'ia chuar chajin

ose pak nga ndonjë gjellë të përgatitur për fëmijët, ajo shihte, të

përhapura gjerësisht mbi tavolinë, libra, enciklopedi, atlase, traktate

astronomie, zologjie, botanike...

Ajo kundronte fotografitë e fluturave gjigante, të yjeve, të dhive që

ishin paraqitur në faqet e këtyre librave dhe nuk arrinte të kuptonte llojin

e zgjidhjes që kërkonte me ngulm babai pikërisht në kohën kur mungonin

burimet e nevojshme për ushqimin e fëmijëve. Dichka ia shtrëngonte zemrën

ndërsa ne, fëmijët, ne shtriheshim në shtrat me barkun bosh , ose kur na

shihte që, në vend të darkës, ne ndanim kokërr për kokërr ato pak qiqra që

mund të kishim. Kurse nëna me babanë mbeteshin edhe pa kokër qiqre.

Megjithatë babai nuk pushonte së menduari, shfletuari, lexuari për net të

tëra. Ndodhte shpesh që rrezet e para të diellit ta shuanin llambën, e cila

ndrichonte mbi librat e babait tërë natën.

Nënës i kujtohej njëra nga këto net, në shtëpinë buzë liqenit, kur

babai kishte zbuluar në shkrimet shumë të vjetra të Konstandinopojës, të

hartuara me shkrim dore arabisht, por që kishin të bënin me qendrat e

afërta, vendin ku ndoshta gjendej një shtresë kromi. Ai ishte përpjekur që

për këtë t'i njoftonte autoritetet lokale, ministrat, deri edhe sovranin.

Kishte shkruar, dërguar letra, por askush nuk e kishte thërritur, asnjëri

nuk e kishte pritur. Megjithatë, më vonë, na tregonte nëna, kishin filluar

gërmimet dhe nxjerrja e mineralit në atë vend, sigurisht duke u nisur nga

shënimet e babait. Meqë damari i zbuluar dukej se chonte deri në bark të

malit dhe mund të gërmohej me shekuj, njërëz më të djallëzuar, thoshte nëna,

erdhën dhe u vunë të gërmonin atye që të pasuroheshin, ndërsa babai mbeti,

ashtu sich do të mbetej tërë jetën, pa gjë, përvech librave.

Sa qe gjallë babai, nëna nuk e zuri kurrë në gojë këtë gjë. Por, duke

e parë të rrëmbyer nga librat e tij, në atë kohë skamjeje, kur vdekja po

trokiste për herë të parë në derën tonë, nëna filloi të trembej se mos po

ndodhte si me mineralin e kromit: që babai të zbulonte dichka, dhe të tjerët

Page 21: Koha e Dhive - Luan Starova

21

të shijonin frytet e zbulimit të tij. Poashtu, tash ajo i trembej vdekjes

dhe pasojave tragjike të saj për familjen. Babai heshtte në një mënyrë

enigmatike, por e qetësonte nënën me durim me vështrimin e butë të syve të

tij të kaltër që rrezatonin përherë shpresë. Kështu, durimi i tij përchohej

te nëna në formën e një shprese të qetë, të cilën ajo na e përchonte neve,

fëmijëve. E, ne i intepretonim në mënyra të ndryshme mesazhet që ajo na

sillte nga dhoma e punës së babait. Kur ndonjëri prej nesh zgjohej në mes të

natës nga ndonjë ëndërr e frikshme, ne rrinim të gjithë zgjuar, të munduar

nga uria, dhe prisnim agimin me shpresë se do të na sillte pak bukë. Kjo

ndjenjë forcohej nga drita e verdhë që lëshonte vazhdimisht llamba e babait,

dritë që mbeti përgjithmonë për ne simbol i kërkimit të një zgjidhjeje, kur

jeta për ne bëhej vechanërisht e rëndë.

Babai sigurisht e ndjente që uria, kjo uri pothuajse kronike që bënte

kërdinë në familjen tonë, po na i fishkte shpirtërat; ai e kuptonte se si

ajo po e prante poteren tonë atë zhurmë që ishte e domosdoshme për të mos

iu shuar vrulli për të lexuar e menduar.

Me atë pak miell që kishte, nëna mbrunte brumin, një brumë më se të

zakonsh, por me një shkathtësi që s'kish të sharë, për të na thyer urinë në

saje të formave të ndryshme që u jepte jufkave dhe byrekëve. Kështu, na

krijohej përshtypja se shijonim chdo ditë nga një gjë tjetër, ndërkohë që

hanim vazhdimisht po të njëjtin brumë. Dhe kur babai sillte ndonjë domate

ose nëna i vilte në kopësht, pasi kishte pritur të piqeshin, ngjyra e brumit

të përhershëm ndryshonte krejtësisht për ne. Ajo bëhej e kuqe e ndezur, me e

chelët ose me një nuancë që shkonte nga bojëgjakja. Ishte një drekë e

vërtetë feste, gjellë për të lëpirë gishtat! Por babai e dinte fort mirë

nëna nuk kishte nevojë që ta bindnin për këtë që për të na u forcuar trupi

dhe që të mund të ecnim në jetë me hap të sigurt e trupin drejtë, kishim

nevojë për qumësht, shumë qumësht, gjithnjë qumësht!

* * *

Ish i diplomuar i Universitetit të Konstantinopojës, babai, i cili

kishte refuzuar të bënte karrierë në funksione të larta publike të regjimit

të ri turk atëhere kur gëzonte përkrahjen e vetë Ataturkut (pas një takimi

që kishte pasur me të, por për të cilin nuk fliste kurrë, sidomos gjatë

periudhës staliniane), babai ishte një njohës i shquar i shkrimit të vjetër

Page 22: Koha e Dhive - Luan Starova

22

osman me shkronja arabe. Ai gjithashtu kishte zbuluar gjurmët që kishin lënë

tre shekuj të historisë mbi popujt e Bllkanit dhe me këtë mënyrë kishte

arritur të ruante familjen. Njohës i përkryer i sheriatit, si edhe i së

drejtës moderne evropiane, babai ruante një si ndjenjë atavike të gjendjes

ballkanike që rëndonte mbi të, por prapëseprapë nuk arrinte të chlirohej nga

shpirti i aventurës që i jepte gjallëri. Valët e fatit e kishin hedhur

përfundimisht në breg të këtij lumi e në këtë qytet, ku ai synonte përsëri

të jepte prova, që me familjen e tij të shkulur nga rrënjët të zinte përsëri

rrënjë, i ballafaquar për herë të parë me urinë e vet dhe të të vetve. Me

barkun bosh, me familjen mbi supe, me një rrogë me të cilën mezi e lidhte

muajin me muaj, babai, duke gërmuar në dijet e atëhershme dhe në të gjitha

veprat e Lindjes dhe të Perëndimit që mbushnin bibliotekën e tij, përpiqej

të kuptonte besimin e ri me të cilën tani betoheshin njerëzit, domethënë

socializmin, komunizmin.

Ai e njihte mirë këtë ide që ishte nxjerrë nga burimet e Perëndimit,

por nuk arrinte të vendoste lidhjet midis saj dhe urisë, midis saj dhe

varfërisë kronike të gjithë atyre njerëzve, të cilët, edhe pa pasur uzina,

hekurudha, kooperativa, nuk kishin vuajtur nga uria sich po vuanit tani.

Ai dyshonte se mos kjo ide ishte nxjerrë nga librat në mënyrë të

gabuar dhe pastaj mos ishte artisur në jetë në mënyrë edhe më të gabuar.

Pikërisht nga kjo, ai kishte më shumë frikë dhe me të i dukej se ishte më

afër së vërtetës.

Përsiatjet e tij të shpeshta e kishin chuar në përfundimin se, nëse

Ballkani kishte vuajtur shpesh nga vënia në jetë e "ideve" të gabuara, ai

kishte qenë po aq viktimë e "ideve" të imponuara nga të tjerët, pushtues ose

perandori më të fuqishme. Sido që të ishte, nuk ishte më koha që të gërmohej

në ide të gabuara; duhej të gjendej një zgjidhje për familjen, një mënyrë që

i mundësonte të shpëtonte nga skamja.

Në ato chaste të vetmisë kristalore në piskun e natës ballkanike, ku

zhytej pa mund deri në nënvetëdije, ai mendonte se gjendja ku ndodhej

familja e tij mund të ishte një hakmarrje e Fatit. A nuk e kishte hedhur

poshtë kur i ishte ofruar nën dritën e tij më të shkëlqyeshme? Ch'është e

vërteta, konflikti i tij me Perandorinë Osmane kishte një gjenezë të gjatë.

Ai trembej nga rrethet e padukshme të ferrit të jenicherëve. Kishte në

bibliotekën e tij shumë vepra kushtuar këtij rendi, të cilit Perandoria

Osmane i kishte borxh zhvillimin dhe rënien e saj. Deri në fund, babai do ta

Page 23: Koha e Dhive - Luan Starova

23

mbronte tezën, sipas së cilës, nëse ishin zhdukur perandoritë në Ballkan,

nuk ishte zhdukur shpirti i jenicherëve që i lidhte ato mes tyre. Ai kishte

frikë se mos vetë dhe familja e tij bëheshin pre e këtij shpirti. Trembej se

mos kontradiktat e Perandorisë Osmane, të cilat i njihte dhe i kuptonte aq

mirë, do të vazhdonin të ekzistonin në ato kohët e reja të socializmit, të

komunizmit - në pamjen e një totalitarizmi. Pra ai kishte frikë se mos vinte

dikush që, nën një fromë të re, të mbillte ideologjinë e jenicherisë ndër

popujt e Ballkanit, të cilët i donte shumë.

Jeta e babait në Ballkan përfshiu tre cherekët e parë të shekullit XX.

Ai ishte ndodhur shpesh përballë ngjarjeve kyche të historisë ballkanike.

Mendonte se ishte më mirë që njeriu të ndiqte rrjedhën e historisë,

megjithëse vetë e bënte këtë me gjysmë zemre: ai do të mbetej përherë i

bindur se ngadhnjyesit janë ata që shkruajnë historinë, nga frika e një

hakmarrjeje, e pra e një dështimi.

Sipas vetë fjalëve të tij, im atë i besonte vetëm historisë të së

vërtetës. Por kjo histori ende nuk ishte shkruar.E mira ishte që dikush të

ngarkohej ta bënte këtë. Sidoqoftë, për ta zbuluar atë histori, sipas babait

tim, duheshin lexuar librat e të gjitha kohëve. E pikërisht kësaj ai ia

kushtoi tërë jetën...

Dhe kështu, në konflikt me fatin, jeta e kishte hedhur në brigjet e

këtij lumi për të jetuar mes njerëzve që do të ishin viktima të kësaj

"ideologjie të re të jenicherëve", sich ishte ideologjia komuniste. Sa i

përkiste atij, ai e mendonte komunizmin njësoj si ideologjitë e tjera, me

fjalë të tjera si fasada të thjeshta të jetës së vërtetë.

Ai kishte bindjen e thellë që një idologji e vetme ose, më mirë, një

besim, i mjaftonte chdo njeriu në vechanti, e njerëzimit në përgjithësi.

Mendonte që po të shfaqeshin dy besime, e në qoftë se në këtë rast komunizmi

do t'i kundërvihej fesë, në mënyrë të pashmangshme do të shpërthenin luftëra

të dëmshme e shkatërruese mes njerëzve.

Kishte frikë se mos pasojat e një "besnikrie të dyfishtë imponuar",

domethënë rigjallërimi i "jenicherisë" në Ballkan, do të ishin edhe më të

egra sesa ato që kishte njohur historia në pjesët e tjera të botës.

Ndërsa mendonte për të ardhmen e pasardhësve të tij në Ballkan, ajo që

e trembte më shumë ishin shpërthimet që mund të rridhnin nga besimi i

dyfishtë ndaj dogmave të shumta. Për ta mbështetur këtë tezë, ai i referohej

Page 24: Koha e Dhive - Luan Starova

24

qërimit të përgjakshëm të hesapeve të komunistëve me klerikët e të gjitha

besimeve. E konsideronte si të përbindshme idenë e krijimit të muzeve të

ateizmit. Kishte frikë se mos në zonat më të prapambetura të Ballkanit e

Ballkani ishte i tillë pothuaj në tërë territorin e tij qërimi i hesapeve

me klerikët do të ishte më i ashpër, do të zgjatte më shumë dhe do të kishte

pasoja edhe më të rënda. Ai ushqente respekt për vendet ku besimi mbahej

larg shtetit dhe ideologjisë dhe ndiqej një kurs sa më i qetë që të ishte e

mundur.

* * *

Ja pra përse im atë nuk mund ta zgjidhte aq lehtë enigmën e kohës së

dhive, të hynte në thelbin e saj dhe t'i nënshtrohej asaj me gjithë zemër.

Sipas tij, chështja banale e ndalimit të mbajtjes së dhive gjatë viteve të

para të komunizmit mori formën e një tundimi të vërtetë, të pengesës së parë

ku zuri në thua komunizmi dhe prej atij chçasti filloi të shkatërrohej e të

shembej, i pafuqishëm të matej për kohë të gjatë me realitetin e gjallë të

jetës.

Por, nëna nuk e ndjente peshën e historisë ashtu si babai, i cili u

trembej gjërave në mendimet e veta. Për nënën, historia ishim ne fëmijët, pa

dhi, të cfilitur nga uria si të gjithë kalamajtë e tjerë, përfshirë këtu

edhe ata, familjet e të cilëve mbanin dhi...

KREU IV

Nëna futej rrallë, shumë rrallë, në dhomën e punës të babait, gjatë

netëve të gjata, kur ai e vriste mendjen përmbi libra të hapur e të përhapur

mbi tryezë. Në të vërtetë, mund të numëroheshin me gishtat e dorës sa herë

kishte hyrë aty. Në të tilla raste, babai ishte i sigurt se shpirtin e nënës

e shqetësonte dichka shumë e rëndësishme.

Në këto chaste, babai e gozhdonte shikimin në fytyrën e brengosur të

nënës dhe që andej nxirrte përfundimin se ajo kishte bërë gjithchka që mund

të bëhej për të zgjidhur problemet, të cilat, në pjesën më të madhe të

kohës, e turbullonin tërë familjen. Ai e dinte se kishte ardhur koha për të

marrë një vendim të menduar mirë.

Vendimet e rëndësishme për fatin e familjes piqeshin për kohë të gjatë

Page 25: Koha e Dhive - Luan Starova

25

në mendjet e prindërve të mi. Kur vinte koha, ato shkriheshin në një të

vetëm, të përbashkët, pa nxituar kurrë as njëri as tjetri.

Pra, një natë, nëna hyri pa zhurmë në dhomën e punës. Babai e njohu

hijen e saj që ra përmbi librat e tij. Ai ngriti kokën e përkulur mbi

vëllimet e hapura dhe me një shprehje të butë, që nuk e hiqte kurrë nga

fytyra, kapi vështrimin e shqetësuar të nënës.

- Më fal që po të bezdis në këtë orë, - filloi ajo menjëherë, - Por

s'mund të bëja ndryshe. Fëmijët, më raftë pika, më raftë, kanë rënë pa asnjë

kafshatë buke, me barkun bosh. Nuk kemi asgjë, as miell, as një trohë bukë.

Pas këtyre fjalëve, babai e largoi vëmendjen nga librat, hoqi syzet,

mblodhi forcat për ta qetësuar nënën, të cilën nuk e kishte parë kurrë në

atë gjendje, dhe i tha:

- Për nesër më kanë premtuar një thes me miell. Me të mund ta shtyjmë

deri te triskat e te rroga e muajit të ardhshëm...

- Fëmijët janë ngopur me pite, me jufka e miell me ujë...Ka javë të

tëra, e mjera unë, që nuk kanë shijuar pikë qumështi, - vazhdoi nëna me po

atë zë të shqetësuar.

Babai e kuptoi menjëherë se ajo e kishte fjalën për dhitë, dhitë e

fqinjëve, dhitë e të gjitha familjeve të Lagjes së Dhiarit. Nuk nxori fjalë

nga goja. Heshtja qe më e fortë se chdo përgjigje. Ata kuptoheshin pa thënë

asnjë fjalë.

Frymëmarrja e zhurmshme dhe e rënduar e fëmijëve thyente qetësinë e

natës, ashtu si edhe blegërimat e herëpashershme të dhive të fqinjëve më të

afërt.

Babai vazhdoi të heshtte. Ai i hodhi një vështrim të butë nënës drejt

e në sy, ku po i shkëlqenin ca pika loti, që babai e ndjeu se do të rridhnin

sapo të formoheshin plotësisht.

Nëna e kishte zakon të mos ia ndërpriste babait leximin dhe mendimet

gjatë natës, vech kur duhej t'i thoshte dichka shumë të rëndësishme. Pra, me

siguri, ajo nuk kishte shkuar për t'i thënë se fëmijët kishin uri. Se uria

s'ishte gjë e re për ta. Nëna mund ta ndërpriste vetëm kur e parandjente se

vdekja po trokiste në derën tonë, e gatshme të rrëmbente ndonjërin prej

nesh, fëmijëve të saj tashmë të sfilitur. Por këtë herë nëna, nëse kishte

shkuar aty, kishte shkuar për t'i treguar se në barkun e saj të munduar

mbante një fryt të ri.

Familjet e varfëra janë të lumtura ose fatkëqija në të njëjtën mënyrë.

Page 26: Koha e Dhive - Luan Starova

26

Në vuajtje apo gëzime, ato duken njësoj të përmbajtura. Babai e kishte të

vështirë të mësohej me këto kohë revolucionare ku breza e breza do të

jetonin të shkulur nga rrënjët dhe u duhej të rifillonin nga zeroja.

Ndërsa njerëzit besonin më shumë se do t'i shpëtonin dhitë sesa idetë

revolucionare, babanë e kishte rrëmbyer shumë ajo kohë e mallkuar në të

cilën po depërtonte gjithnjë e më thellë. Ai vuante bashkë me nënën kur

mendonte se nuk po arrinte të ushqente familjen, por bënte chmos të kuptonte

thelbin e problemit, të kërkonte rrugët për një zgjidhje të mundshme. Kurse

ne, fëmijët, që e dinin se përse kishte hyrë nëna në dhomën e babait, edhe

ne prsinim një zgjidhje. Ndërkohë ne vizitonim fqinjët tanë më të afërt dhe

gëzoheshim që ata kishin dhi. Shpesh, ata na dhuronin nga një gotë qumësht

ose nga një rriskë bukë të lyer me ajkë.

Tërë kalendarin e familjes sonë e përbënin vdekjet dhe lindjet. Ato

vinin njëra pas tjetrës si një mallkim. Nëna zëvendësonte fëmijët e saj të

vdekur me lindje të reja. Pikërisht kështu ajo e ruante jetën brenda

familjes, por në atë kohë skamjeje ajo ishte më e drobitura. Sa i përket

babait, atë e hutoi ardhja e një fëmije tjetër në ato rrethana që kurrë nuk

kishin qenë më të rënda. Ch'kuptim kishte ky pinjoll i ri në atë mjerim të

zi, kur familjes s'i kishte mbetur tjetër pos mundësisë të ballafaqohej me

shumë goditje. E aq më tepër kur, si gjithnjë në Ballkan, gjithchka mbetej e

pasigurt në atë periudhë të mallkuar, në gjysmën e një shekulli të trazuar,

të damkosur me rënien e dy perndorive, me dy luftëra botërore që qenë ndezur

para se të ishte zhdukur kujtimi i konflikteve ballkanike. S'kishte familje

që t'i kishte shpëtuar kësaj historie tejet tragjike, ku jeta e vdekja ishin

kryqëzuar e përplasur në mënyrë të pashmangshme.

Kështu, babanë e rrëmbenin mendime të shumta e të thella. Sipër

librave të tij, llamba e verdhë nuk fikej për net të tëra. E munduar nga

barra e lindjes së afërt, e shqetësuar nga uria e fëmjëve që kishte sjellë

në jetë, nëna e vështronte gjatë, deri natën vonë, ndrichimin e trishtë të

llambës së babait, drita e së cilës nuk arrinte t'ia ndrichonte të vërtetën.

Babai ndiqte rrjedhën e ngadalshme të mendimeve të veta, kur zgjidhja

s'kish si të ishte më e lehtë: duhej të blinim një dhi ashtu si të tjerët.

Hyrja e befasishme e nënës e nxiti të mendonte për problemin e dhive, jo më

vetëm në mënyrë filozofike, por në një formë më se konkrete, realiste, sich

ishte dhe vetë jeta.

Kur doli nga dhoma e punës së babait, nëna, pa u vënë re, la mbi

Page 27: Koha e Dhive - Luan Starova

27

tryezë të fundin nga napolonat e artë që i ndjeri vjehrri i saj ia kishte

dhuruar shumë kohë përpara, me kusht që ajo t'i përdorte në ditët më të

vështira.

Një herë në rininë e tij, babai, në saje të njërit prej këtyre

napolonave, kishte mundur të shpëtonte kokën kur një ushtri e huaj e kishte

rrasur në burg për shkak të zhgënjimit të tij nga regjimi i ri pushtues.

Gjyshi e kishte lutur atëherë nënën që ta ruante këtë napolon të

fundit, si beben e syrit. Gjithchka kalonte kaq shpejt në jetë... Por nëna e

kishte ndier se kishte ardhur koha, sepse uria po kërcënonte tani të zhdukte

tërë familjen. Monedha e artë ndritte nën shkëlqimin e llambës së babait.

Porosia ishte e qartë.

Babai, pra, filloi të mendonte në mënyrë konkrete e realiste për të

blerë një dhi.

Kështu kishte gjykuar nëna.

Kështu e kishte vendosur fati.

Babai e dinte se, po të blinte një dhi e pushteti të lëshonte një

urdhër të prerë për të ndaluar mbajtjen e tyre, ai, duke qenë "pa parti", do

të ishte i pari që do të binte nën goditjen e kësaj mase. Tashmë lidhur me

këtë qarkullonin fjalë, që kishin dalë nga qarqet e afërta me pushtetin, se

ishte zënë me gojë një ndalesë e tillë. Por babai e njihte mirë veten: nëse

rradhitej përkrah dhiarëve, ai do t'u përkushtohej me gjithë shpirt atyre,

do t'i drejtonte, do t'ua zbulonte të fshehtën e librave të tij kushtuar

dhive, do të përfshihej plotësisht në kohën e dhive. Nuk u trembej, pra,

dhive sa i trembej vetes. E dinte se atë ditë kur njerëzit nuk do të

pranonin të mos mbanin dhi, do të shfaqnin revoltën e tyre, do të shprehnin

mospajtim, do të nisnin luftën. E dinte gjithashtu se në një luftë të tillë

do të radhitej ndër të parët.

Por, si i ardhur rishtas në këtë qytet e, për më tepër, si i huaj,

babai nuk ishte një i shpërngulur i brendshëm si tërë dhiarët, por një i

ardhur, një njeri që kishte kaluar kufirin, që duhej të tregohej sheshit

lojal, të mos mërziteshin fare, ai dhe familja e tij, as edhe vetëm një

ditë, po të dëshironte të merrte shtetësinë e kërkuar, të kishte në dorë

certifikatën e duhur të lojalitetit kundrejt vendit që e pranonte.

Po ja që blerja e një dhie e vinte babanë përballë dy të këqijave. I

duhej të zgjidhte më të voglën, por nuk e dinte ende se cila ishte ajo.

Page 28: Koha e Dhive - Luan Starova

28

KREU V

Një mëngjes babai doli nga shtëpia më herët se zakonisht, si të ishte

rrëmbyer nga ndonjë mendim, i cili i kishte shkrepur në kokë kur nata ndahej

nga dita.

Për chudi, nuk e mori me vete chantën e zezë e të rrjepur, pa të cilën

nuk shkonte kurrë në punë.

Nëna e ndieu që babai po dilte, por, e sfilitur nga barra, nuk mundi

të ngrihej e ta shoqëronte deri te dera, sich e kishte pasur zakon të bënte

gjithmonë, që nga fillimi i jetës së tyre të përbashkët e t'i falte

buzëqeshjen e ëmbël, e cila, në heshtje, shprehte shpresën se do ta shihte

të kthehej i gëzuar në shtëpi. Në moshën e rinisë, ky shoqërim kishte marrë

pothuajse formën e një rituali të vogël, me një prekje të lehtë buzësh, por

tani, të njëjtën dashuri, e shprehnin vështrimet e ëmbla që ia hidhnin

njëri-tjetrit.

Në mesditë, kur ne fëmijët ishim hutuar nga lojërat në oborr, nëna

mblodhi forcat e saj të fundit dhe, me miellin që kishte sjellë babai, u

mundua të të na përgatiste drekën e re, ndryshe nga e një dite më parë, falë

magjisë dhe gishtave të sajë që e ngjeshnin me shkathtësi po atë brumë të

pandryshueshëm, si të mos i kishte prekur fare lodhja e tërë trupit të saj.

Ne të tjerët, zakonisht më të vegjëlit, që na merrte më shpejt uria,

shpesh futeshim me vrull në kuzhinë për të parë se ch'gjë të re kishte

gatuar nëna. Në të vërtetë, ne ktheheshim aty vazhdimisht më shumë për të

kontrolluar gjendjen shëndetësore të saj, pas qëndrimit për një kohë të

gjatë në shtrat nga dhembjet që kishte në mëngjes, sesa për të parë

përgatitjen e drekës. E, kur shikonim se si gishtat e shkathët të nënës

ngjeshnin brumin për t'i dhënë forma nga më të paimagjinueshmet, ne dilnim

më të këndellur në oborr dhe e harronim urinë e madhe.

Kështu ndodhi edhe herën e fundit, ndërsa po zbrisnim nëpër korridorin

e gjatë, që lidhte kuzhinën me oborrin, kur dalluam qartë një blegërimë, që,

përmes portës së madhe të oborrit, mbushi shtëpinë. Thamë se ishte fjala për

ndonjë dhi të ndonjërit prej fqinjëve, që do ta kishte ngatërruar rrugën.

Por ne i njihnim mirë blegërimat e tyre, kurse ajo kishte një timbër të

ndryshëm.

Ja se si pra, ende pa arritur të dilnim në oborr, na doli përpara një

Page 29: Koha e Dhive - Luan Starova

29

kec. Babai e ndiqte nga pas.

- E gëzofshi dhinë! Thirri ai me gëzim.

- Babai paska blerë një ftujë! Babai paska blerë një ftujë! bërtitëm

secili më fort se tjetri që të dëgjonin si nëna, ashtu edhe fqinjët, dhitë e

tjera, e gjithë Lagjja e Dhiarit, qyteti, partia, shteti dhe tërë

Ballkani...

Në gjirin e familjeve të varfëra, në fëmijëri, gjithmonë vjen një

chast i dëshiruar shumë, i dëshiruar dhe i pritur gjatë, kur hapen dyert e

fatit që shpien në një të ardhme tjetër. Për ne fëmijët, si edhe për

familjen tonë, ftuja që kishte blerë babai ishte ajo që e shtyu këtë

derichkë dhe kështu ne të sigurt dhe përfundimisht u futëm në kohën e dhive.

Shumë shpesh fëmijëria përzihet me parajsën. Ne u ndodhëm aty falë

kësaj dhie. Nuk i fshinim dot nga kujtesa kujtimin e imazhet e udhëtimit

tonë të parë e të fundit kur, me një varkë të vogël si barka e Nojes, të

drejtuar nga një mik besnik i babait, kaluam kufirin dhe e braktisëm

parajsën tonë të parë fëmijërore, pa kuptuar mirë arsyet që e kishin shtyrë

tim atë në këtë udhëtim të papritur.

Në dritë të hënës, liqeni, mbi të cilin rrëshqiste varka e vjetër,

mbeti i skalitur në mendjen tonë me përmasat e një deti, i cili, me kalimin

e viteve, u zmadhua edhe më shumë në kujtimet tona, pothuajse u shndërrua në

oqean. Kështu, në këtë përplasje valësh, ne e humbëm përgjithmonë nga pamja

bregliqenin e lindjes që, megjithatë, kurrë nuk na u fshi nga kujtesa.

Tani, ishte pikërisht ftuja që na lidhte me parajsën tonë të humbur.

Pjesëtarë të një familjeje të madhe që u shpërbë, të hedhur me një varkë

deri në bregun kundruall, na u desh të gjenim një kulm tjetër, miq në vend

të prindërve dhe të afërmve që u zhdukën sa hap e mbyll sytë. Por, pas

gjithë atyre që provuam, a s'ishte kjo dhi që do të na ndihmonte të

përshtateshim me këtë truall të ri, me bregun e ri të jetës sonë, të na

ndihmonte të plotësonim atë që kishim humbur e që na mungonte shumë në

fëmijërinë tonë? Pikërisht miqtë e parë të afërt, miq vërtet të ngushtë të

familje sonë, u bënë dhitë, falë ftujës që bleu babai në atë ditë të gëzuar

të historisë së familjes sonë.

Ftuja do të na afronte edhe me njërëzit e tjerë të këtij vendi të

huaj, me popullsi të ndryshme. Ne e pranuam ftujën si fëmijët të dalë nga

barku i nënës sonë. Por, filluam të trembeshim edhe më shumë për të ardhmen,

sepse, përvech frikës se mos vdiste babai dhe nëna, na u shtua edhe frika se

Page 30: Koha e Dhive - Luan Starova

30

mos na ngordhte dhia jonë e vockel.

Vërritja e ftujës përshkoi gjithë shtëpinë përpara se të dëgjoheshin

të qarat e bebes që priste nëna, e cila, e zënë me punë në kuzhinë, nuk

kuptoi mirë chka po ndodhte në oborr. Ajo u tërhoq deri aty me forcat e

fundit që i kishin mbetur dhe u bashkua me gëzimin tonë. Ia nguli vështrimin

syve të babait me tërë dashurinë e dhembshurinë e ndjenjave dhe të mendimeve

të saj, por jo edhe pa një hije shqetësimi se mund të vinte një ditë kur do

të kishim nevojë për atë monedhë të fundit prej floriri që ishte shpenzuar

tani. Por gëzimi i fëmijëve fitoi mbi chdo gjë tjetër. Sigurisht që pothuaj

të gjitha familjet e varfëra përjetojnë lumturi ose fatkeqësi në mënyrë të

ngjashme, por e vetmja gjë e sigurt është që pasuria e familjeve të varfëra

janë fëmijët, të cilët për ata janë jeta vetë. Këtu, prindërit tanë na

kishin vetëm ne dhe ne i kishim vetëm ata e tani edhe dhinë...

- Babi ka blerë një dhi të vockël! Babi ka blerë një dhi të vockël!

thirrisnim ne duke e përqafuar fort nënën dhe duke e tërhequr kecin deri te

ajo.

Tërë ngazëllim, nëna na përkëdhelte njërin pas tjetrit. Lumturia jonë

i jepte kuptim jetës së saj dhe ky gëzim yni ishte pjesë e asaj lumturie.

Kështu, pra, sapo kishte trokitur ora e një ngjarjeje të shquar të

fëmijërisë sonë. Ftuja krejtësisht e bardhë mes nesh, me një tufë qimesh

ngjyrë floriri në ballë, që shkëlqenin si rrezet e diellit, filloi të

vërriste.

- Është krejt e praruar! thira unë.

- Është krejtë e praruar, krejtë e artë! ia pritën të tjerët në kor.

Lajmi që babai kishte blerë dhi s'vonoi e u përhap në Lagjen e

Dhiarit. Të parët vrapuan fëmijët e fqinjëve tanë më të afërt dhe gëzimi ynë

u bë edhe i tyri.

Lajmi u përhap edhe nëpër qytet. Dhiarët, të njohur e të panjohur,

erdhën ta përgëzonin babanë që kishte blerë dhi.

- Urime e për hajr ju qoftë, o komshi ! Ju jeni tash i yni. Me ju dhe

me dhinë tuaj, ne do të jemi edhe më të fortë!

Babai, të cilin valët e fatit e kishin hedhur në këtë mëhallë që iu bë

e afërt, në këtë shtëpi të vjetër në breg të lumit, nën hijen e plepave të

mëdhenj të mbjellë në periudhën e Perandorisë Osmane, e pati të vështirë të

përshtatej me kohën e dhive. Me një kapele gri me një gajtan të zi që kishte

filluar ta mbante që në vitet njëzetë të këtij shekulli, atëherë kur ndiqte

Page 31: Koha e Dhive - Luan Starova

31

studimet në Stamboll, i strehuar tek ca kusherinj të largët nga ana e nënës,

me këtë kapele, pra, prej së cilës nuk u nda deri në fund të jetës, me

chantën e zezë të mbushur dëng me libra, shkrime të vjetra osmane, im atë

rrinte në njëfarë mënyre i vechuar nga këta njerëz që ishin gjithnjë në

lëvizje. Por atij i mjaftoi një hap i vetëm ch'është e vërteta një hap

vendimtar për të blerë një dhi dhe me këtë veprim ai u bë i tyri. Ja se si

u gjend me njerëz që nuk lexonin, me njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve

madje nuk kishin parë libër me sy gjatë tërë jetës, sidomos ata që kishin

zbritur nga malet më të larta me dhitë më të forta. Deri atëherë, këta

njerëz e kishin shikuar babanë me një dhembshuri të madhe kur bridhte me

chantën e zezë plot libra duke mos arritur të ushqente si duhet fëmijët e

tij shëndetligë. Ata ia qanin hallin që nuk ishte në gjendje të blinte qoftë

edhe një chfarëdo dhie për të shpëtuar familjen! Kurse të tjerët, paria, të

cilëve dhitë dukshëm ua kishin ndryshuar jetën, ata, në vatrat e të cilëve

dhitë kishin sjellë siguri materiale, edhe ata dëshironin, por për arsye të

tjera, ta shihnin babanë të kishte një dhi.

Në të vërtetë, ishin përhapur lloj-lloj interpretimesh pse babai

s'kishte blerë dhi. Disa në Lagjen e Dhiarit dhe në qytet kishin përhapur

fjalë që im atë, i vendosur nga pushteti në këtë lagje, ishte marrë vesh

fshehurazi me partinë për të syrvejuar, sich thoshin, marrëdhëniet ndërmjet

banorëve dhe dhive. Por pas njëfarë kohe nuk kishin arritur ta shpjegonin

urinë që mbretëronte në familjen tonë vetëm pse im atë nuk pranonte kurrsesi

të blinte, si gjithë njerëzit normalë, një dhi për fëmijët e vet. Pas kësaj,

kishin arritur në përfundim që babai ishte një militant i partisë, i tërbuar

e fanatik, më i gatshëm të shifte vdekjen e fëmijëve të vet se sa të

devijonte nga "vija" lidhur me problemin e dhive. Qarkulluan edhe zëra,

sipas të cilëve babai ishte i lidhur me shërbime informative të huaja, madje

njëkohësisht me tri prej tyre! Por, këtyre zërave u kundërviheshin të tjerë

që e mbanin tim atë kundërshtarë të vendosur të socializmit dhe të

komunizmit, një armik klase që nuk pranonte të solidarizohej me klasën e re

të "barinjve të bashkuar". Disa nga këto fjalë që thuheshin poshtë e lart

kishin arritur edhe te ne, por ajo që ne na dukej më e rëndësishme, ishte që

babai kishte blerë një dhi dhe që nëna ishte po aq e kënaqur sa edhe ne,

fëmijët e saj. Këto thashetheme nuk vonuan të pushonin. Me kalimin e kohës,

im atë fitoi një autoritet gjithnjë e më të madh ndër barinj. Me një fjalë,

Lagjja e Dhiarit më në fund na pranoi.

Page 32: Koha e Dhive - Luan Starova

32

KREU VI

Para se ta blinte dhinë, babai kishte menduar gjatë e thellë për

pasojat e "luftës së klasave" në Ballkan. Ai nuk arrinte ta kuptonte për

ch'arsye kjo ide, e bartur në Gadishullin Ballkanik që nga Revolucioni

Francez dhe ai i Tetorit, pësoi në formën e saj degjenerime që shkaktuan

shumë viktima. Në emër të "luftës së klasave" qenia njerëzore nuk ishte

poshtëruar kurrë kaq shumë.

Babai nuk ishte larg mendimit që, në këto vise ballkanike, dhitë i

zbusnin, aq sa ishte e mundur, pasojat e urryera të "luftës së klasave". Në

emër të antistalinizmit, strategët e atëhershëm të komunizmit mendonin

njësoj, por nuk e shprehnin publikisht, sepse dhitë mund të nxisnin

"kundërrevolucionin e klasave të përmbysura". Sipas tyre s'mund të

përjashtohej aspak që dhitë mund të kontribuonin në afrimin e "klasave

antagoniste": zejtarë e punëtorë, privatë e nëpunës të shërbimeve puiblike,

besimtarë e ateistë, të mundur e ngadhnjimtarë. Në disa raporte sekrete të

partisë arrinin madje të parashikonin që, në rast se nuk do të merreshin

masa urgjente, parulla: "Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!", shumë

shpejt do të ndryshonte në: "Barinj të të gjitha vendeve bashkohuni!"

Babait atëherë iu kujtua ideja sipas së cilës partia, pasi e kishte

mundur fashizmin dhe i kishte bërë të vetat modelet e Revolucionit Francez,

të rimarra dhe të varfëruara nga protagonistët e Revolucionit të Tetorit,

nuk mund të mos e kishte parasysh që në Ballkan, ku kishte lënë gjurmë

sundimi pesëshekullor osman, lufta e klasave kishte rrezik të përfundonte në

një gjë rrënjësisht tjetër. Babai sheshit kishte frikë se mos dhitë, në një

të ardhme jo të largët, do të ngatërroheshin padashje në të mallkuarën

"luftë klasash". Nëse s'ishte i sigurt se kur do të ndodhte kjo, ishte i

sigurt që partia që tani e kishte caktuar ditën "D" kur do të viheshin para

akuzës e pastaj të asgjësoheshin përfundimisht dhitë.

Babai ishte munduar t'ia shpjegonte tërë këtë nënës, me fjalë të

përshtatshme, në mënyrë që ta shtynte nga dita në ditë blerjen e dhisë. Por

e varfëra nënë, e shtyrë nga instinkti i pagabueshëm që e udhëhiqte të

mbante në jetë fëmijët e saj, iu kishte përgjigjur qartë e shkoqur se mund

të ndodhte që fëmijët të vdisnin para se të vinte dita "D"! Pra më mirë të

jetonin fëmijët edhe në rast se dhitë duhej të ngordhnin pastaj! Pa thënë

Page 33: Koha e Dhive - Luan Starova

33

asnjë fjalë, babai u bashkua me këtë arsyetim logjik, i cili, pa dyshim,

kishte luajtur një rol vendimtar për të blerë dhi dhe për t'i shtyrë për më

vonë mendimet e zeza që kishte për të ardhmen.

Babai ushqente thellë në vete një mirëkuptim të madh dhe të natyrshëm

ndaj barinjve, e, duke blerë një dhi, ai tani e tutje do të lidhte fatin e

vet dhe të familjes me ta. Barinjtë ishin shpërngulur nga vatrat e tyre

nëpër male, si ne nga vendlindja jonë buzë liqenit. Megjithëse për arsye të

ndryshme, ne të gjithë kishim ardhur rishtas në këtë qytet, të munduar nga

historia.

Partia u kishte premtuar gjithë këtyre njerëzve një të ardhme të

shkëlqyer: duhej vetëm të zbrisnin nga malet për t'u shndërruar në një

entitet të ri, në klasë punëtore, të fortë, të kalitur si cheliku, tërë

vrull, shembullore, të guximshme, të pamposhtur, që do t'i jepte një goditje

vdekjeprurëse klasës së përmbysur ose mbeturinave të saj. Ata duhej të

bëheshin një klasë e re! Kështu ishte dekretuar, planifikuar. Por sapo

zbritën nga kreshtat, barinjtë, të cilët deri atëherë u kishin shpëtuar

kooperativave të mëdha bujqësore, ranë tani, sipas babait, në kurth. Në të

vërtetë ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për regjimin e ri që

të krijonte nga këta njerëz brenda ditës klasën punëtore, për të cilën

kishin ëndërruar...

Ishte periudha e rëndë e pasluftës. Fashizmi ishte mposhtur. Komunizmi

kishte shpallur një epokë të re. Perdja e hekurt kishte rënë, Evropa po

ndahej më dysh nga Muri i Berlinit. Me paktin që kishte arritur që para

luftës me hitlerizmin, stalinizmi e kishte komprometuar të ardhmen e

komunizmit. Ndërkaq naivët vazhdonin t'u besonin mrekullive. Megjithë kampet

e vdekjes, deportimet, gulagët, në Ballkan vazhdonin t'i besonin komunizmit

sovjetik. Këtu, me një vonesë kronike, pra, me chmimin e pasojave gjithnjë e

më të mprehta, zgjidhej nyja e kontradiktave tanimë në agoni në pjesët e

tjera të Evropës. Tani po ngrihej një mur ballkanik mes popujve. Në fillim

fshehurazi, pastaj fare hapur, Stalini kishte filluar të kërcënonte me plane

pushtuese kokëfortët ballkanas. Ja përse strategët e shndërrimit të miliona

barinjve në klasë punëtore duhej të kishin pritur kohë më të qeta, madje të

hiqnin dorë nga asgjësimi masiv i dhive, ndërsa barinjtë dhe dhitë të

viheshin deri atëherë nën mbikëqyrjen vigjilente të partisë komuniste dhe të

pushtetit popullor!

Në përsiatjet e përgjithshme lidhur me chështjen e dhive, babai

Page 34: Koha e Dhive - Luan Starova

34

shikonte qartë që regjimi dispononte variante të shumta që t'u jepte fund

dhive në secilën republikë jugosllave vech e vech, në varësi të shkallës së

zhvillimit dhe të mendësisë të banorëve. Babai kishte përshtypjen që partia

dhe qeveria kishin ngarkuar instanca të specializuara me misionin që të

thelloheshin mirë në arsyet e lidhjeve të njerëzve me dhitë në Ballkan.

Punohej në mënyrë të vechantë mbi dosjet që kishin lidhje me natyrën

dëmprurëse të dhive. U zbuluan të gjitha të dhënat e mundshme që kishin

lidhje me këtë dukuri. Përmes rrugëve të fshehta u sigurua një dokumentacion

i huaj, u konsultuan bibliotekat, u grumbulluan shembuj të njohur të dëmeve

që kishin shaktuar dhitë, por u lanë menjanë librat që trajtonin cilësitë e

tyre pozitive. Si t'i kishte vënë detyrë vetes që të mbronte këtë tezë të

fundit, babai u vu të zbulonte një kundërdokumentacion të përbërë nga libra

që mbronin dhitë. Fundi i fundit, vepra të kësaj natyre gjendeshin në

bibliotekën e tij shumë para se të ishte shtruar problemi i dhive. Vetëm mbi

bazën e veprave të babait do të mund të hartohej një histori e vërtetë për

dhitë dhe barinjtë në Ballkan, në viset mesdhetare, madje edhe në pjesën

tjetër të Evropës?

Babai kishte vepra, në të cilat shpjegohej gjerë e gjatë se si dhitë

kishin shkatërruar pyjet e Spanjës, të Siclisë dhe të Korsikës, shpatet e

maleve të Atlasit në Afrikën e Veriut, të gjitha viset që shtriheshin deri

te Deti i Zi. Ai kishte vepra që trajtonin ndarjen e madhe në Evropë, në

fillim të shekullit, ndërmjet ithtarëve dhe kundërshtarëve të dhive.

Mendimit të përgjithshëm që shtronin kundërshtarët e dhive lidhur me

cilësitë dëmtuese të tyre, mbrojtësit e tezës së kundërt ia kundërvinin këto

argumente: dhia kishte zbuluar kafen, ajo kishte zbuluar se si merret më

shumë rrush duke i krasitur hardhitë, duke krahasuar peshën e saj me atë të

lopës, dhia jepte tetë deri dhjetë herë më shumë qumësht sesa lopa. Por,

sipas babait, zbulimi më i madh që kishte bërë në librat e tij, qëndronte në

faktin që shkencërisht ishte provuar që kazeina e qumështit të dhisë tretej

jashtëzakonisht mirë, sepse, për nga natyra e saj e lehtë dhe e tretshme,

vechoritë e saj koaguluese u afroheshin shumë atyre të qumështit të nënës.

Babai kishte nxjerrë këto të dhëna nga një vepër tepër e rrallë, së cilës,

si të thuash, nuk i gjendej asnjë kopje tjetër në tërë Ballkanin. Ai ishte

mrekulluar nga kjo afërsi që ekzistonte ndërmjet qumështit të dhisë dhe

qumështit të nënës. Ky, ndoshta, ishte argumenti kryesor në debatin e

ndërmarrë kundër kundërshtarëve të dhive. Po kujt t'ia thoje këtë?! Megjithë

Page 35: Koha e Dhive - Luan Starova

35

cilësitë e mira për njerëzit, sidomos për më të varfërit që i shpëtonte nga

uria, nga sëmundja, nga vdekja, dhia mbetej për shumicën e njerëzve kafsha

shtëpiake më e nënchmuar nga gjithë të tjerat. Në shumë vende, njerëzit e

pasur a nuk e shikonin gjithmonë me urrejtje "këtë lopë ballkanike të të

varfërve"? Librat e babait përmbanin shumë, shumë të fshehta për dhitë. Por

askujt në familje, e aq më pak në Lagjen e Dhiarit, nuk ia merrte mendja se

ekzistonin këto libra kushtuar dhive. Mund të thuhej që babai kishte

traktate ku trajtoheshin të gjitha vështirësitë nëpër të cilat mund të

kalonte Ballkani. Por, ch'të bësh, e tillë ishte koha e dhive...

KREU VII

Dhia po e ndryshonte shpejt jetën e familjes sonë. Nuk kalonte ditë që

babai të mos zbulonte të dhëna të reja lidhur me dhitë dhe pronarët e tyre.

Prej vitesh, fqinjët e kishin vështruar me dyshim të vetmin banor të lagjes

që mbante kapele, të dilte chdo ditë në të njëjtën orë nga shtëpia me

chantën e tij të zezë dhe të kthehej rregullisht në një orë të vonë. Tani

babai ishte bërë për këta njerëz një njeri tjetër. Ishte bërë njeri i tyre.

I madh ishte numri i atyre që vinin tani në shtëpinë tonë e dëgjonin me

kënaqësi dhe ngazëllim bisedat lidhur me dhitë që zhvilloheshin aty. Ata u

bënë miq të rinj të babait.

Një mëngjes babait i erdhi për vizitë Dhiari i madh Changa, legjenda e

gjallë e kohës së dhive, i shoqëruar nga disa barinj të njohur . Kishte

shtat të lartë, të fuqishëm, flokë të gjatë e të verdhë, hundë shqiponje,

fytyrë të plotë e tërë shëndet dhe ballë të lartë. Ishte analfabet, por

mjaft i zgjuar dhe i guximshëm. Po të mos kishte qenë Changa, dhitë do të

kishin mbetur në mes të rrugëve të kryeqytetit gjatë atij dimri të parë pas

Chlirimit. Ai vetë kishte një tufë të tërë dhish të përzgjedhura nga një

racë vendore me lesh angora, me ngjyrë të chelët e të ndritshme, si edhe

shumë cjepë me qime të gjata, të cilëve chdo pranverë u dërgonin shumë femra

për ndërzim.

Duke mos qenë anëtar partie, Changa hynte lehtë në biseda me tim atë.

Meqenëse nga disa anë të karakterit e plotësonin njëri- tjetrin, ata u

afruan shumë shpejt mes tyre. U bënë miq të mirë e më vonë të pandashëm.

Vetëm atëherë, ne fëmijët e kuptuam që Changa ishte nofka e tij, se ai në të

vërtetë quhej Melko Melovski. Babai dhe Changa u afruan me njëri-tjetrin

Page 36: Koha e Dhive - Luan Starova

36

duke i kullotur dhitë. Kështu, Dhiari i Madh filloi të na bënte vizita të

shpeshta, gjë që ndihmoi dukshëm në rritjen e prestigjit të familjes sonë si

ndër brianjtë e Lagjes së Dhiarit, ashtu edhe në pjesën tjetër të qytetit,

megjithëse ne kishim gjithmonë vetëm një kec të brishtë, por që na dukej i

larë në ar.

Changa ecte me hap të rëndë e të sigurt. Sapo dëgjonim që kërcisnin

shkallët që shpinin në dhomën e punës të babait, ne e kuptonim që kishte

ardhur ai. Hynim pastaj aty që ta shikonim dhe ta përshëndesnim Changën. Ai

shpesh na fuste tinës ndonjë dyshkë në dorë. Tërë gëzim, dilnim pastaj me

kecin për ta thënë me zë të lartë në gjithë lagjen emrin e atij që ishte për

vizitë në shtëpinë tonë. Të gjithë na dëgjonin me ngazëllim.

Megjithëse ne nuk mund ta kuptonim kurrë plotësisht atë për të cilën

flisnin babai e Changa, e dinim që, në këtë bisedë, dhitë ishin gjithmonë të

pranishme e bashkë me to edhe e ardhmja jonë.

Changa nganjëherë qëndronte deri në agim së bashku me babanë e librat

e tij. Babai i lexonte atij dhe i shpjegonte, duke u bazuar në librat që i

kishte hapur, disa nga të cilët ishin të ilustruar me gravura dhish. Changa

dëgjonte i mahnitur. Ai vështronte figurat. Në vechanti e kishte robëruar

një litografi e vjetër ku dukej shumë mirë se një dhi e racës sonë vendore

me floknajë të chelur mëndte një këlysh luani. Me një pamje dyshuese ai

pyeste e ripyeste babanë se a ishte e mundur që një dhi të mëkonte një luan

të vogël. Babai e bindte që kjo ishte e mundur, plotësisht e mundur.

Atëherë, për herë të parë Changës i erdhi keq, thellësisht keq, që nuk

dinte të lexonte, i erdhi keq që ai kishte mbetur analfabet, i pamësuar deri

thellë në shpirt. Ai iu lut me trishtim babait që ta mësonte të shkruante,

që t'ia nguliste nocionet elementare të njohurive.

Duke i lexuar libra që u kushtoheshin dhive, babai filloi, pra, ta

arsimonte. I pajisur nga natyra me një mendje të zgjuar dhe të gjallë,

Changa i mësoi pa vështirësi "shkronjat e vogla", sich i quante ai duke

qeshur me babanë. Ne të tjerët, fëmijët, shikonim se si pas një bisede të

gjatë me babanë, ai largohej duke marrë me vete ndonjë libër ose shënime. Më

vonë e pati Changa radhën që t'i sillte babait, falë lidhjeve të tij me

pjesën tjetër të Ballkanit e gjetiu, vepra të reja për dhitë, të cilat i

lexonin dhe i komentonin së bashku.

Kështu, Changa mësoi nga librat e babait që dhitë kishin qenë kafshët

e para, qumshtin e të cilave e kishte shijuar njeriu.

Page 37: Koha e Dhive - Luan Starova

37

Chdo gjë kalonte si të ishte bërë shtëpia jonë universiteti i parë për dhitë

në Ballkan, student i vetëm i të cilit ishte Changa, por, përmes tij, të

gjithë barinjtë e tjerë. Në shenjë mirënjohjeje ai deshi të na dhuronte një

dhi. Babai nuk deshi kurrsesi ta pranonte këtë dhuratë. Mirëpo Changa iu

përgjigjej me një ton të prerë që ai nuk e kishte lutur asnjëri në jetën e

vet dhe babai, pasi hodhi vështrimin mbi ne, fëmijët, lëshoi pe. Kjo qe një

festë e vërtetë për familjen tonë: kishim marrë një dhi nga Changa, Dhiari i

Madh! Changa deklaroi që familja jonë e meritonte një tufë të tërë për arsye

të gjithë atyre të mirave që babai u kishte bërë pa kursim dhive e banorëve

të qytetit.

Në të vërtetë, nëse Changa kishte mësuar shumë nga librat kushtuar

dhive, edhe babai mësoi shumë nga Changa për jetën e pikërisht për ato që

kishin të bënin me sjelljen e dhive. Kur babai u bind plotësisht se gëzonte

besimin e Changës, ai filloi t'i hapej atij për dyshimet që i ngjallte fati

i dhive në kontekstin e "moskryerjes së luftës së klasave", fjalë që

përdoreshin shpesh nëpër parullat kryesore të afishuara nëpër qytet. Por,

kur babai ishte me Changën, shpirti i tij hapej deri në atë shkallë, sa i

largohej frika. Përkundrazi Dhiari ishte sypatrembur. Megjithëse ishte

rritur pothuajse në simbiozë me dhitë, ai i njihte po aq mirë edhe njerëzit.

Vech tjerash në qytet nuk kishte pronar dhish, anëtarë ose jo i partisë, që

të mos ishte shërbyer me cjeptë e Changës për t'i mbarsur dhitë. Por kjo

s'ishte e tëra. Me një shpirt të mirë e bujar, Changa ishte i pari që u

vinte në ndihmë të uriturve dhe banorëve vendas të qytetit: ai u ndante

qumësht dhe ushqime dhe ishte gjithmonë i gatshëm t'u jepte më të skamurve

ndonjë kec nga lindja e fundit e kafshëve të tij. E këto ishin pjellore,

vërtet shumë pjellore.

Doli që tufa e Changës, në rast se aty përfshiheshin këlyshët e dhive

të ndërzyera nga cjeptë e tij, u zgjerua shumë shpejt në tërë qytetin e

pastaj në Republikë. Në këtë mënyrë Changa hyri në shtëpitë e drejtuesve të

partisë, të pëfaqësuesve të pushtetit, të kuadrove të ushtrisë. Në të

vërtetë, këta funksionarë kundërshtonin, nuk donin ose nuk guxonin, në

parim, të mbanin dhi. Po fëmijët e të afërmit e tyre nuk mund të bënin pa

qumështin e këtyre kafshëve. Fshehurazi, nëpërmjet barinjve të tij besnikë,

Changa bënte që qumështi e djathi i bardhë të arrinin te këta persona të

njohur, sa që i kishte të gjithë "në grusht të dorës", sich iu rrëfye një

ditë babait me një ton tallës.

Page 38: Koha e Dhive - Luan Starova

38

Ndërkaq, brenda më pak se një viti, Changa kishte arritur të lexonte

mirë. Vitin tjetër ai merrte më shumë e më shpesh vepra nga biblioteka e

babait, jo vetëm të tilla në të cilat flitej për dhitë, por edhe të atilla

që kishin të bënin me tema të tjera. Biseda e tyre tani nuk rridhte më vetëm

për dhitë.

Babai iu hap Changës për jetën e vet. Historia e familjes sonë për një

kohë të gjatë kishte mbetur një fshehtësi e madhe për të gjithë, si në

Lagjen e Dhiarit, ashtu edhe në pjesën tjetër të qytetit. Të ardhur së voni,

me një gjuhë dhe një besim tjetër, por nën të njëjtën ideologji, të ngarkuar

me libra, thjesht si të ishim hedhur në këtë qytet buzë lumit, ne për një

kohë të gjatë mbetëm si një ishull i vetmuar.

Babai kryente me zell punën e tij që konsistonte kryesisht në

përkthimin e dorëshkrimeve të vjetra nga periudha osmane e shekujve XVI-XIX,

që kishin rëndësi për të gjithë në këtë pjesë të Ballkanit. Këto dokumente i

kishte zbuluar ai vetë gjatë njërit nga kërkimet e shumta që kishte

ndërmarrë. Një mbrëmje, babai i tregoi Changës që duke shkruar mbi temën e

dhive, duke gjurmuar nëpër shumë të dhëna që ai dispononte për mënyrën e

jetesës së tyre në simbiozë me njerëzit, ai kishte pasuruar veprën e jetës

së tij, një histori të perandorive ballkanike, në të cilën ishin përzier

dhitë. Ai përpiqej të vendoste një lidhje ndërmjet mendimeve që i frymëzonin

dhitë dhe njohurive që kishte mbledhur mbi jenicherët, këtë element të

përhershëm të të gjitha perandorive ballkanike, gjithnjë i pranishëm me një

emër tjetër. Përmes fatit të jenicherëve, ai donte të evokonte të gjithë

pushtuesit e tjerë të Gadishullit.

Changa e dëgjonte i mahnitur babanë, megjithëse i mungonin shumë

njohuri e nocione që do t'ia mundësonin ta kuptonte shumë mirë tërë këtë.

Por kjo nuk e pengonte që në chdo rast që babai përmendte dhitë, gjithë

mendja e tij të përpiqej të kapte kuptimin e fjalëve që thoshte ai. Kur

babai mbaroi paraqitjen e kësaj lidhjeje të vechantë, Changa nuk mundi pa

bërë vërejtje:

- Unë nuk e kuptoj mirë lidhjen ndërmjet dhive dhe jenicherëve.

Babai u befasua shumë nga vërejtja e Changës, e formuluar me aq

mprehtësi dhe që përkonte me frymën e mendimeve më të rëndësishme të tij. Ai

harronte shpesh që kishte të bënte me një njeri që sapo kishte dalë nga

anlfabetizmi dhe që duhej t'i zgjidhte konceptet për të. Por ishte e vërtetë

edhe që Changa ishte i mprehtë dhe me humor. Fjalët sikur dilnin nga shpirti

Page 39: Koha e Dhive - Luan Starova

39

i tij. Ai kishte kohë që e njihte alfabetin e mendimeve dhe të jetës, aq

mirë sa që shenjat e paraqitjes shkencore të tyre, të cilat ai tani i

zotëronte, vetëm sa e kishin shpejtuar rrjedhën e mendimit të tij të

kthjellët. Vech tjerash, Changa mbante mend me qindra këngë, fjalë të urta e

tregime.

Babai e shikoi me një vështrim ëndërrues dhe pas një heshtjeje iu

përgjigj:

- Është vështirë të përcaktohet se kur janë shfaqur për herë të parë

dhitë në Ballkan dhe edhe më vështirë të përcaktohet se a ishin autoktone

apo kishin ardhur aty në një periudhë pak a shumë të vjetër.

Pasi që i bëri një shpjegim shtesë lidhur me kuptimin e fjalët

"autokton", babai vazhdoi:

- Në një libër gjerman është shkruar që dhitë janë shfaqur në Evropë

në kohën e dyndjeve barbare. Ndoshta, që atëherë, kanë lindur paragjykimet e

evropianëve për Ballkanin. Po kush mund ta përcaktojë cilët ishin barbarët

dhe cilët indigjenët e qytetëruar? Për shkak të këtij mallkimi nuk kanë

pushuar qërimet e hesapeve mes perandorive, mes popujve e, si rrjedhim,

s'kanë marrë fund edhe ndarjet. Vetëkuptohet që fajtorët të shumtën e herëve

kanë qenë vetë ballkanasit, të cilët luanin rolin e pronarëve të

papranishëm, duke i hedhur mallkimet sa më larg vetes, pra në Ballkan,

meqenëse dukej se s'kishte vend më të volitshëm për ta bërë këtë...

Changa dëgjonte me një vëmendje më të përqendruar se kurrë. Kohë pas

kohe hija e tij, që projektohej nga llamba e ndezur, lëvizte mbi librat e

babait.

- Por, - vazhdoi babai duke ndjekur fillin e mendimit të vet, - kam

lexuar në libra të tjerë që dhitë jetonin bashkë me njerëzit që në kohën e

qytezave palafite, në shtëpitë liqenore, shtëpitë më të vjetra që kish

ndërtuar dora e njeriut...

Që kur se e kishte mësuar shpejt artin e të lexuarit dhe të të

shkruarit,Changa nuk ndahej kurrë nga një bllok i verdhë ku shënonte

vazhdimisht ndonjë gjë të re, ose plotësonte ndonjë gjë që ishte shënuar më

parë. Babai priti që ai të mbaronte së shkruari dhe vazhdoi:

- Ta kam borxh një përgjigje për pyetjen që ka të bëjë me lidhjen

ndërmjet dhive dhe jenicherëve. Në vështrim të parë, duket se nuk ka asnjë

lidhje të vechantë ndërmjet tyre. Por, dëgjo, dhitë nga një pikëpamje janë

"jenicherë" në rendin e kafshëve shtëpiake. Nga shumë pikëpamje dhitë i kanë

Page 40: Koha e Dhive - Luan Starova

40

tradhtuar të parët e tyre të egër për t'iu afruar njerëzve...

- Është pikërisht kështu! thirri Changa me kënaqësi.

- Por, mua më ka shkuar mendja edhe për një gjë tjetër! Të gjithë

"barbarët" që kanë depërtuar këtu, në Ballkan, përmes detit, rrugëve

tokësore ose lumenjve, kishin një organizim ushtarak të fuqishëm. Ishte

fjala për pushtues të hapësirave të mëdha. Të gjithë dëshironin që Ballkani

të ishte etapa e fundit e ekspeditave të tyre pushtuese. Të tillë ishin

romakët, bartës të një qytetërimi të madh. Ata e pushtuan Ballkanin me idenë

përchaj e sundo. Bizantinët erdhën pas tyre dhe e përmirësuan edhe më shumë

strategjinë e romakëve. Vazhduan ndarjet, u thelluan dallimet, u përchanë

popujt. Ia behën pastaj osmanët. Ata u fortifikuan në qytetin tonë për t'u

ngulur aty për shekuj të tërë e pastaj vazhduan rrugën e tyre në drejtim të

Evropës, por i ndaluan në dyert e Vjenës. Ata qëndruan në Ballkan për më

shumë se pesë shekuj. Deri në shekullin tonë. Edhe ata trashëguan devizën e

vjetër përchaj e sundo. Ata mësuan mjaft shembuj nga perandoritë evropiane,

të cilat u kishin paraprirë, por ata nuk e lanë menjanë edhe përvojën e

trashëguar nga paraardhësit irano-aziatikë. Ja përse s'ka prova që Ballkani

të mos i ketë përjetuar. Ndarje të reja lindën kështu mbi një bazë para se

gjithash fetare. Në këtë kontekst u krijuan jenicherët e rinj. Ata duhej ta

chonin perandorinë në kulmin e saj, por ia shkaktuan edhe rënien. Duke u

bërë të huaj ndaj gjakut të vet, të rrëmbyer me forcë nga babai, nëna,

vëllezërit e motrat si edhe nga gjithë të afërmit, në moshë të njomë

dymbëdhjetë deri pesëmbëdhjetëvjechare, në emër të ligjit të larjes së

taksës në gjak ose të devshirmesë, ata formoheshin në Stamboll në shkolla

ushtarake speciale, ku u mësonin tërë mjeshtrinë e arteve luftarake. Në fund

të formimit të tyre, ata radhiteshin si jenicherë në njësitë e elitës.

Jenicherët rekrutoheshin, si të thuash, mes gjithë ballkanasve: serbë,

shqiptarë, maqedonas, malazez, bullgarë...

Changa nuk e kuptonte gjithmonë se ku donte të dilte babai. Duke qenë

ëndërrimtar, ai kërkonte që lidhja t'i bashkonte drejtpërdrejt dhitë me

jenicherët ballkanikë dhe ai si t'i fliste më tepër vetes, tha:

- Kështu, pra, dhitë paskan qëndruar në anën e njerëzve gjatë tërë

kohërave të vështira që ka kaluar Ballkani?

- Po, - pohoi babai, - dhitë kanë qëndruar në anën e njerëzve gjatë të

gjitha periudhave të rënda që ka kaluar Ballkani, duke qenë se ato ishin

përhapur në një hapësirë më të gjerë përreth Mesdheut e deri në Lindjen e

Page 41: Koha e Dhive - Luan Starova

41

Largme. Më saktë, dhitë "jenichere" kanë shpëtuar njerëzit nga kthetrat e

jenicherëve të "tyre", të atyre të formuar nga perandoritë e mëdha.

Megjithatë, në Ballkan, kjo luftë ende nuk ka marrë fund. Dhia aty ka mbetur

në anën e të varfërve, të të shtypurve, të braktisurve, dhe të atyre që

rezistonin?

- Që këtej pra paska ardhur edhe fjala e urtë ballkanike: "I ngordhtë

dhia fqinjit!³- thiri Changa jo pa u krekosur.

- Ashtu duhet të jetë! - e pranoi babai. Por kjo shprehje mund të jetë

edhe si përgjigje flakë për flakë e dalë nga populli kundër devizës

perandorake "Përçaj e sundo!" Megjithatë, nuk mund të përcaktohet se nga

cila periudhë ose nga koha e cilës perandori daton kjo fjalë e urtë.

Ra një heshtje e gjatë.

Që të dy filluan të kërkonin nëpër libra. I pari i ngriti sytë Changa,

për t'i hedhur pastaj mbi figurën e dhisë që mëndte këlyshin e luanit. Ai e

pyeste shpesh babanë nëse ishte e mundur që një dhi të ushqente në këtë

mënyrë një luan të vogël, apo mos ky ishte një trillim i kulluar prej

artisti. Duke qenë se e kishte futur Changën në thelbin e miteve, babai u

përpoq ta plotësonte përgjigjen që ai ia kishte bërë më parë:

- Legjenda mitologjike e paraqet dhinë si një të dërguar të Perëndisë,

të dhisë, që në formën e Amaltesë së bukur dhe të hirshme qe ftuar të mëndte

Zeusin fëmijë, atë që romakët më vonë e quajtën Jupiter.

- Kush ishte Zeusi? Pyeti Changa.

- Zeusi ishte më i madhi i perëndive, Perendia i qiellit, i vetëtimës

dhe i bubullimës.

Changës iu desh të pyeste pse babai kishte përzier planetin Jupiter me

një perëndi me të njëjtin emër. Dhiari u kujtua që edhe në vendin e tij të

lindjes, dhive u ishin kushtuar legjenda të vjetra. Ai krahasonte,

zbulonte... Edhe në ato legjenda, dhitë paraqiteshin si të dërguara të

perëndive dhe si mbrojtëse të të skamurve...

KREU VIII

Kur largohej nga shtëpia jonë me librat nën sqetull, natën vonë, e

ndonjë herë kah agimi, Changa fluturonte nga gëzimi.

Tejet i lumtur, ai u kthehej dhive të veta, kënaqej me to, i milte dhe

i nxirrte në kullotjen e mëngjesit. Ndërsa ato kullotnin, ai u lexonte

Page 42: Koha e Dhive - Luan Starova

42

dhiarëve pjesë nga librat e babait. Dhiarët e dëgjonin me vëmendje, por,

nganjëherë, tundnin kokën si me dyshim, sepse nuk e kishin aq të lehtë ta

kuptonin atë që thuhej në këta libra.

Vërtet, si ishte e mundur, që këto dhi, të cilat kullotnin qetësisht,

të ishin përzier deri në këtë shkallë në historinë e njerëzve dhe të

planetit të tyre? Ata e kishin edhe më të vështirë të besonin se dhitë mund

të mëndnin këlyshë luani, edhe pse Changa betohej për këtë...

Lajmi se Changa u lexonte dhiarëve kur kullotnin dhitë, nuk vonoi e u

përhap në qytet. Por Changa nuk ishte një dokushdo në qytet. Policia i

ndiqte me vigjilencë ecejaket e tij; partia fjalët e tij; pushteti dhitë e

tij. Changa filloi t'u shkaktonte shqetësime të fshehta kuadrove të partisë

që ishin ngarkuar me dosjet sekrete për dhitë.

Ajo që i chudiste dhe i shqetësonte më së shumti njerëzit e partisë,

ishte që Changa i bënte vizita babait dhe këta tani i lidhte një ndjenjë

miqësie. Ata e kishin halë në sy këtë gjë. Chfarë mund t'i afronte deri në

këtë masë këta të dy, të paparti, të sapoardhur në qytet, njëri i pajisur me

njohuri universitare, tjetri një dhiar i thjeshtë dhe analfabet?

Në të vërtetë, askush nuk kishte kuptuar se dhitë ishin ato që i

kishin afruar aq shumë babanë dhe Changën. Kjo miqësi i shqetësonte mjaft të

gjithë njerëzit e pushtetit, të partisë e të policisë. Kuadrot e ngarkuara

me dosjen dridheshin madje edhe vetëm nga ideja e kësaj miqësie, sepse,

ndëmjet Changës e babait po krijohej ajo kundër së cilës luftonin ata:

lidhja e ngushtë ndërmjet klasave të përmbysura dhe klasës fitimtare.

Dhiarët duhej që, brenda një afati të shkurtër, të shndërroheshin në

klasë punëtore.

Kështu e kishin parashikuar, kështu kishin vendosur organët më të

larta. Në ndërkohë, partia duhej ta prëgatiste popullsinë të ndihmonte pa u

ndier në shfarosjen e dhive dhe kështu të shmangej chdo përpjekje për ta

kundërshtuar këtë . Por kush mund ta ndalonte dashurinë e Changës për dhitë,

njerëzit, jetën?

Të gjithë drejtuesit trembeshin nga autoriteti e ndikimi i Changës.

Nëse nga njëra anë donin të ndalonin Changën e dhitë, për arsye të

"interesave të larta të partisë", nga ana tjetër, thellë në ndërgjegjen e

tyre, donin që Changa e dhitë e tij të mbeteshin, sepse këto ishin shumë të

dobishme edhe për ta, njerëzit e partisë, njerëzit e pushtetit. Tani për

tani, ata bënin pyetje dhe përpiqeshin ta kuptonin atë që i lidhte babanë e

Page 43: Koha e Dhive - Luan Starova

43

Changën. Chfarë komploti po kurdisnin ata? Kuadrot e partisë, të

specializuar në chështjen e dhive, e dinin fort mirë se chka ishte në

gjendje të bënte me dhitë një Changë analfabet, por nuk kishin menduar se

chfarë do të mund të bënte kur të arsimohej, të pajisej me njohuri të reja

për dhitë. Ata shkruanin raporte me karakter tejet të fshehtë mbi bazën e të

dhënave të rregullta dhe të fshehta që mblidhnin për aleancën ndërmjet

Changës e babait, intelektualit e Dhiarit, kundër luftës së klasave.

Aktivistët e rinj të partisë, të etur për karrierë të shpejtë, shkonin

edhe më larg në hamendjet e tyre. Ata i dinin deri edhe titujt e librave të

babait që i kishte Changa. Po të kishin dashur, vetëm duke u bazuar në këtë

listë, ata do të kishin mundur fare lehtë t'ia rregullonin një herë e

përgjithmonë qejfin babait dhe miqësisë së tij me Changën.

Në të vërtetë, babai mund të akuzohej lehtë për propagandë

properëndimore dhe për përhapjen e ideve kapitaliste. Të tjerëve u kishin

kërkuar llogari qoftë edhe për një libër me prejardhje nga Perëndimi. Po,

mund t'ia rregullonin kurdo dhe fare lehtë qejfin babait, por kishin frikë

nga Changa.

Por edhe babai nuk ishte aq naiv sa të mos e merrte me mend se prej

nga vinte rreziku. Ai e nuhatte gjithmonë, në një mënyrë apo tjetrën, qoftë

dhe instinktivisht, edhe kur për këtë nuk kishte asnjë shenjë konkrete .

Te Changa ai chmonte sinqeritetin e natyrshëm, ndjenjën e tij për

realitetin, aftësinë për t'u shkrirë me jetën, intuitën që ia mundësonte të

parandjente të ligën, gjurmët e djallit.

Gjatë gjithë ditës, Changa lexonte librat e babait që flisnin për

dhitë dhe lidhjen e tyre me jetën, ndërsa perëndeshat e bardha para syve të

tij mblidhnin mbulesën e gjelbër të tokës. Të mësuara me praninë e Changës,

kafshët kullotnin në qetësi.

I ngazëllyer nga leximi i librave, Dhiari i harronte dhitë e gjalla.

Nëse ndonjëra largohej, dhiarët e tjerë ia sillnin e Changa, në shenjë

mirënjohjeje, u lexonte shkrime të reja për kafshët. Një herë iu hap babait

e i tha se i vinte keq që nuk kishte mësuar të lexonte që fëmijë dhe se

kështu kishte bjerrë një jetë të tërë. Babai iu përgjigj se ai vetë, e jo

Changa, kishte humbur një jetë të tërë, një jetë në kuptimin e vërtetë të

fjalës, duke lexuar shumë libra. Pohimi se kishin lënë t'u shpëtonin në jetë

raste aq të ndryshme e madje të kundërta, pa dyshim se i afroi shumë.

Me kalimin e kohës, Changa ndiente një entuziazëm gjithnjë e më të

Page 44: Koha e Dhive - Luan Starova

44

madh për planin e babait për të hartuar historinë e perandorive ballkanike

duke e përshkruar nën këndvështrimin e rënies së tyre, histori në të cilën

dhitë do të kishin pjesën e tyre. Ai shpresonte se edhe vetë do të luante

njëfarë roli në këtë hartim.

Një mbrëmje, Changa po dëgjonte me kënaqësi babanë që, i ngazëllyer

nga subjekti i tij, po i tregonte se si dhitë kishin arritur të kalonin

perandoritë romake, bizantine osmane dhe tani të depërtonin edhe nëpër

perandorinë staliniste. Duke vlerësuar që për vetveten tanimë nuk kishte

shpëtim, babai trembej se mos Changa, nën ndikimin e rrezikshëm të leximit,

përfundonte në një Don Kishot ballkanik, i cili, duke iu nënshtruar ideve që

përmbanin librat, do të largohej shumë nga jeta.

- Dhitë, - filloi atë natë babai me një pamje të menduar, - nuk kanë

pushuar së dukuri dhe së zhdukuri mes popujve, shteteve, perandorive, gjatë

gjithë historisë së vendeve ballkanike...

- Kur janë dukur e kur janë zhdukur? E ndërpreu që në fillim Changa.

Babai i hodhi një sy vargut të veprave në bibliotekën e tij që kishin

të bënin me perandoritë e Ballkanit. Pastaj, me një ton emfatik, si ta

kishte harruar pyetjen e dhiarit, vazhdoi:

- Changë, o miku im, ne, njerëzit, kemi pasur me dhitë e me kafshët e

tjera shtëpiake një ëndërr të përbashkët qysh prej kohësh më të vjetra.

Kohët kanë rrjedhur, përparimi na ka larguar gjithnjë e më shumë nga

paraardhësit tanë, por kjo ëndërr e përbashkët, kjo ëndërr prej së cilës

njerëzit nuk kanë mundur të chlirohen në asnjë mënyrë, ka vazhduar dhe u ka

kujtuar atyre farefisin pikërisht kur më së pakti pritej.

- Po me dhitë, chka ka ndodhur me dhitë? pyeti Changa me një ton të

shqetësuar.

- Janë pikërisht dhitë,- vazhdoi babai me gjallëri,- që ia kanë

kujtuar më së shumti njeriut ëndrrën e qëmotshme të përbashkët me kafshët.

Më kot njeriu ka ngulmuar, me vetëdije a pa vetëdije, të harrojë, të zhdukë

në vete pjesën kafshërore të ëndrrës. Ato ishin kohë të vështira për njeriun

në këtë planet, sepse nuk e kishte të lehtë të ndahej nga natyra e tij

fillestare. Dhitë, më shumë se të gjitha llojet e tjera, e kanë kthyer kah e

vërteta e ëndrrës së përbashkët.

- Ah, si është ngatërruar chdo gjë në kohë! thirri Changa.

- Gjithchka është përzier, po, chdo gjë është ngatërruar!

- E tani, dhitë po e kthejnë njeriun në ëndrrën e tij të parë, në

Page 45: Koha e Dhive - Luan Starova

45

bashkësinë e vjetër. Ato po e shpëtojnë.

Babai u pajtua.

Changa kuptonte chdo ditë e më shumë, gjithnjë e më qartë, shpjegimet

që babai jepte për mënyrën se si njerëzit u ktheheshin dhive në ato kohë të

mallkuara kur ishte mbjellë fara e ndasisë, kur kafshët shpëtonin njerëzit,

fëmijët e tyre, kur ato rizgjonin te njeriu ëndrrën e mëparshme të

përbashkët.

Sa herë që Changa donte të thoshte dichka të rëndësishme për dhitë, ai

e fillonte gjithmonë duke i hedhur, i mahnitur, një vështrim figurës së

dhisë që mëndte këlyshin e luanit.

Pa dashur, babai ia preu shkurt hovin, duke i treguar një gravurë

tjetër në të cilën një dhi përkundte një kërthi në djepin e tij pranë nënës

së drobitur nga punët e shtëpisë. Changës nuk i mbetej tjetër, përvech se të

përsëriste:

- Vërtet, a është e mundur kjo? A është e mundur kjo?

Babai vazhdoi temën e parë të bisedës:

- Chdo herë që ëndrra mizore është ndezur tek njerëzit e Ballkanit

tonë të mallkuar, chdo herë që janë përmbysur perandoritë, që janë shfaqur

luftërat vëllavrasëse, dhitë, këto perëndesha të gjalla në mjedisin e

njerëzve, i kanë strehuar këta në ëndrrën e tyre të përbashkët...

Changa u ngrit, iu afrua librave që trajtonin perandoritë ballkanike,

filloi t'i shfletonte e t'i vështronte ilustrimet. Ai mahnitej me alfabetet

e ndryshme. I vinte keq që kishte mësuar të lexonte e të shkruante vetëm një

gjuhë dhe se nuk kishte studiuar gjuhët e popujve të tjerë të Gadishullit.

Babai, si të parandjente pyetjen që donte t'i bënte Dhiari, vazhdoi:

- Të ngulura në thellësinë tonë, thellë në kujtesën tonë, ekzistojnë

festa të harruara, të humbura, që ruajnë kujtimin e krijimit tonë, të

formimit të fatit tonë të përbashkët. A mos duhet dhitë të na rikujtojnë ato

festa...

Changa nuk u orvat të thellohej në mendimet e babait. Shpjegimi i tij

rodhi në vazhdë të mendimeve që ai bluante:

- Luani nuk e sulmon kurrë luanin, as tigri tigrin. Vetëm njeriu vret

njeriun...

- Kur njeriu është i plagosur, është i gatshëm për vig, përkundrazi,

kur plagoset luani, ai atëherë sulmon me të gjitha forcat, - shtoi babai.

- Përse ndodhë kështu? pyeti Changa.

Page 46: Koha e Dhive - Luan Starova

46

- Kur njeriu është buzë vdekjes, mendon për Zotin. Kafshët nuk kanë as

Zot as kujtesë për të kaluarën. Ato kanë vetëm të tashme. Ato tërë kohën e

përjetojnë në një chast.

- Vdekja mund të jetë për njeriun burim i një ankthi të madh, por kjo

lloj ndjenje është e huaj për kafshët! tha Changa paksa i chuditur.

- Edhe fëmijët nuk e përjetojnë këtë ndjenjë përsa kohë nuk dijnë se

ekziston vdekja. Deri atëherë ata jetojnë në parajsë. Por kur u mbaron

fëmijëria, merr fund edhe parajsa!

- Kjo do të thotë se ndjenja e mosekzistencës së vdekjes përbën të

vetmen arsye të dashurisë së pakufishme që i bashkon fëmijët tanë me dhitë,

- përfundoi Changa.

Babai e Changa mblidhnin prova të reja në mbështetje të tezës sipas së

cilës dhia shfaqej në historinë e popujve ballkanikë sa herë që njeriu e

grishte në emër të ëndrrës së tyre të dikurshme të përbashkët. Por kjo

ndodhte vetëm pasi shpërthente urrejtja mes njerëzve, pasi përcharjet,

mosmarrëveshjet dhe mallkimet bëheshin tejet mbytëse.

Changën e revoltonte shpirti i keq i tërë këtyre njerëzve të

tejngopur, të gatshëm të hiqnin qafe dhitë duke i cilësuar kafshë të

neveritshme, të liga dhe të pangopura.

A nuk ishte pikërisht natyra e njeriut, që, sipas Dhiarit, i

përgjigjej këtij përshkrimi?

Të vetëdijshëm për komplotin e gjerë që po kurdisej kundër dhive,

babai e Changa i bashkonin provat për rolin e chmuar, të pazëvendësueshëm të

dhive në historinë e kaluar e të tanishme, vechanërisht në historinë e

tanishme.

Ata u përpoqën shumë të mblidhnin si prova lokale ashtu edhe

universale. I pamposhturi Dhiari Changa, i cili ishte kalitur në beteja të

shumta për të shpëtuar dhitë, si gjatë edhe pas luftës, zotëronte prova me

rëndësi lokale. I takonte babait të merrej me prova me rëndësi universale,

planetare, që ishin në favor të dobisë së madhe të dhive.

Babai e Changa së bashku, me vetëdije apo pa vetëdije, ngrinin një mur

të lartë të fortifikuar që rrethonte dhitë me qëllim që t'i shpëtonin

kafshët e njerëzit nga goditjet e pashmangshme që partia dhe qeveria po

përgatiteshin t'ua jepnin.

Edhe njëri edhe tjetri e njihnin mirë mendësinë ballkanike: në të

ishte ngulitur sindromi i mallkuar i vetëshkatërrimit, i cili bënte që

Page 47: Koha e Dhive - Luan Starova

47

njeriut ose popullit që kishte dhi, t'i vinte mirë, pa arsye të thellë e

thelbësore, t'i ngordhte dhia fqinjit. Pikërisht për këtë arsye, chdo libër

i zbuluar në bibliotekën e babait, chdo vepër që u kushtohej dhive e që ai i

gjente nëpër burime të ndryshme, përbënte për Changën gurë të chmuar për

ngritjen e kësaj fortese të lartë. Në këtë kontekst, mund të merret me mend

gëzimi i pakufishëm që ndjente ai kur ndonjëra prej këtyre veprave i

zbulonte se dhia ishte, për shembull në Indi, simboli i lëndës thelbësore

fillestare, pracrit dhe nënë e botës. Ai pyeste përse dhia në Kinë ishte

lidhur me idenë e bubullimës. Ishte mahnitur me lidhjet që ekzistonin

ndërmjet dhive dhe hyjnive, qe entuziazmuar nga tregimi mitik që në Delf

dhitë kishin zbuluar orakullin duke lodruar rreth tymit.

Changa gëzohej gjithashtu kur zbulonte ndër librat e babait ndonjë

vepër të poetit antik latin nga Verona, Katuli, i zbukuruar me gravura të

forumit romak ku dhitë endeshin të lira. Ai ua mvishte këtyre ilustrimeve

një kuptim krejt të vechantë dhe kishte ndër mend që këto t'ua tregonte një

ditë krerëve të qytetit tonë.

Në fund të chdo takimi të tyre,Changa i lutej babait që t'ia huazonte

ndonjë libër nga biblioteka e tij, që t'ua lexonte dhiarëve. Babai ndjehej i

gëzuar që porositë që përmbanin veprat që i kishte mbledhur gjatë gjithë

jetës së tij, tash po arrinin tek "lexuesit-dëgjues" të rinj ndër dhiarë.

Atë mbrëmje, ai ia dha librin e tregimeve të Alfons Dodesë në të cilin ishte

tregimi i famshëm Dhia e zotit Sëge.

KREU IX

Që kur kishte mbaruar së lexuari tregimin e Dodesë kushtuar dhisë së

Zotit Sëgen, Changa nuk mundi të mbyllte më sy. Ai qe tronditur thellë nga

fati i kësaj dhie që fliste dhe i kërkonte të zotit që ta linte të bridhte

lirisht nëpër mal. E shkreta nuk e dinte se chfarë rreziqesh e prisnin nëpër

male, me chfarë ligji sundonin ujqërit atje lart.

Segeni, i cili nuk dëshironte ta humbte dhinë e vet, e kishte mbyllur

mirë me dy të rrotulluara chelësi në një haur të errët, por kjo nuk e pengoi

dhinë që të gjendej shumë shpejt në mal, sepse ai kishte harruar që dritarja

kishte ngelur hapur. Gjethnajat e gështenjave përkëdhelnin cullufet e bardha

dhe të ndritshme të dhisë, ndërsa ajo kalonte si një mbrtëreshë nën hijet e

tyre të gjelbëra. Nga larg, nën verra xixëllinin sytë e blertë të diellit.

Page 48: Koha e Dhive - Luan Starova

48

Dhia arriti në parajsën e kreshtave. Mali po i bënte një pritje të

përzemërt. Ndoshta një gëzim kaq i madh dhe i mahnitshëm përjetohet vetëm

një herë gjatë gjithë jetës.

Dhia e vogël po ngopej me gjethnajë e bar të njomë. "Oh sa e lumtur

ishte dhia e vogël"!- Komentonte Changa me zë të lartë, duke u zhytur në

peripecitë e tregimit. "Por do të ndodhë ndonjë gjë," shtonte ai me një

pamje tërë frikë dhe mendonte ta ndërpriste leximin. Por fati i kecit e

kishte ngacmuar shumë e s'mund ta bënte këtë.

Më vonë, barinjtë e tjerë, të cilëve Changa do t'ua lexonte tregimin,

do të shfaqnin ndjenja të njëjta. Disa do t'i jepnin të drejtë Sëgenit, të

tjerët jo. Changa, me urtësi, nuk u shpreh; ai e la që ngjarja të zbulohej

vetiu deri në fund, ai nuk donte ta shpejtonte rrjedhën e gjërave. Ishte i

bindur që, po të ishte ndodhur keci në malet e Ballkanit, fati i tij do të

kishte qenë krejt ndryshe. Në të vërtetë, në chastet e para të leximit,

Changa nuk e kishte parashikuar që do të përzihej ujku në tregim. Por ky i

fundit u paraqit shumë shepjt. Changës i kishte lënë mbresë sidomos guximi i

kecit dhe dashuria e tij për liri. Si shumica e zotërve të tyre, dhitë që

kemi në Ballkan s'kanë arritur kurrë të lirohen plotësisht nga frika. Kjo e

shqetësonte shumë Changën. Bardhoshja e ëmbël e Zotri Sëgenit nuk e dinte

ch'ishte frika.

Më vonë, barinjtë do t'i shpjegonin Changës që frika, që kishin

njerëzit në Ballkan, ishte bartur edhe te dhitë. Ai e ruante në mendje që

dhitë endeshin lirisht nëpër forumet romake dhe i bëri të gjitha përpjekjet

që dhitë të mund të bridhnin lirisht edhe në qytetin tonë. Kjo i tërboi

kuadrot e partisë që ishin ngarkuar me chështjen e dhive, gjë që nuk i

pengoi dhitë të vepronin sipas kokës së tyre. Do të vijë dita kur dhitë dhe

barinjtë do të na paguajnë këtë; do të vijë dita kur kjo kohë e mallkuar e

dhive do të marrë fund një herë e përgjithmonë, shtonin për t?u ngushlluar

drejtuesit e lartë të komitetit të partisë të qytetit. Megjithtë, ata e

kërcënonin Changën, i cili, sipas tyre, u lexonte barinjve literaturë

borgjeze perëndimore. Ata kishin arritur deri aty sa të fusnin simpatizantë

mes barinjve, të cilëve u lexonte Changa. Pastaj ata përpiqeshin brenda

komitetit, që, në bazë të raporteve konfuze, të rindërtonin mozaikun e së

vërtetës, por, duke qenë të paaftë, deshën apo s'deshën, u detyruan të

thoshin:

- Po kush është, vallë, ky zotni Sëgeni me kecin e tij? Kjo është një

Page 49: Koha e Dhive - Luan Starova

49

propagandë e kulluar borgjeze! Literaturë perëndimore që ka për qëllim të

helmojë barinjtë tanë, anëtarët e ardhshëm të klasës punëtore...

Sido që të ishte, tregimi i Dodesë nuk mbaronte aty: ai vazhdonte me

një zgjidhje, pastaj me epilogun.

Zgjidhjen e sillte ujku. E kush mund të duronte një fat të tillë?

Atëherë Changës i shkonte mendja te Ballkani dhe te Stalini.

Keci e ndiqte rrugën e vet duke soditur nga larg shtëpinë e Segenit, e

cila deri dje kishte qenë burgu i tij. Ishte në kulmin e gëzimit. Megjithëse

ujku ende nuk i kishte dalë para syve, Changa po merakosej për fatin e tij.

Pas një dehjeje të tillë, pas një lumturie aq të madhe do të ishte fatale që

ta pësonte, shtonte Changa sipas zakonit të vet, duke e ndjekur leximin.

Keci, i shtyrë nga instinkti i të parëve të vet të egër, u ngjit lart,

fare në majë, sa që shtëpiza e Sëgenit iu duk fare e vogël, sa grima, e

mandej vetëm sa një pikë.

Ndërsa po ua lexonte barinjve të vet këtë pjesë, Changa ishte rrëmbyer

deri në atë shkallë nga rrjedha e ngjarjeve dhe ndërhynte aty me aq shtesa

nga mendja e vet, sa që erdhi një chast ku barinjtë e kishin të pamundur të

bënin dallimin ndërmjet tregimit të Dodesë dhe historisë sipas Dhiarit:

"...Pastaj mbretërisë së ditës po i vinte fundit. Yjet e parë po

lajmëronin mbretërinë e natës. Sa hap e mbyll sytë, mali humbi buzëqeshjen e

tij ditore për t?u hijezuar në manushaqe e pastaj në të zezë. Nga larg u

dëgjua zëri i ëmbël që të kujtonte se dhitë duhej të ktheheshin në vatër.

"Keci e humbi gëzimin me dritëzat e ditës. Shumë larg, dallohej vetëm

tymi që ngrihej nga oxhaku i shtëpisë së Sëgenit. Këtij, vetëm në shtëpi, me

një plagë të hapur në shpirt, po i vinte keq që e kishte braktisur dhia e

tij e fundit.

"Ra nata, duke përpirë në heshtjen e saj ditën që u zhduk. Zëri i

Sëgenit tingëlloi edhe një herë. Heshtje. Vallë dhia e vogël a do të

ndërronte mendje? A nuk do të dëgjohej pastaj një blegërimë plot pendim..."

Barinjtë dëgjonin, të frikësuar, leximin tërë ankth të Changës.

Mendimi u shkonte te dhitë e veta. Ata i afronin më të vegjëlit ngjitur pas

vetes. Edhe të tjerat ishin aty.

Changa, me dëshirën për t'i qetësuar barinjtë, u shpjegonte se ishte

fjala vetëm për një tregim të thjeshtë dhe që s'duhej të vendosej as lidhja

më e vogël mes atij dhe dhive tona.

Por ata nuk ishin aq naivë sa t'u besonin fjalëve të tij, për më tepër

Page 50: Koha e Dhive - Luan Starova

50

që edhe zëri i tij dridhej. Leximi i këtij tregimi të mallkuar zgjonte te

Changa një parandjenjë që paralajmëronte se pas kohës së dhive do të mund të

vinte fare mirë ajo e ujqërve.

Më kot ai u mundua që të chlirohej nga këto mendime ugurzeza. Nga chdo

pikëpamje e kishte të pamundur që ta ndryshonte rrjedhën e fatit të dhisë së

vogël të Zotit Sëgen.

Ujku ishte aty, s'mund të ndryshohej asgjë. Fati ishte fat. I takonte,

pra, Changës t'i lajmëronte barinjtë për hyrjen e ujkut në skenë. Dëgjuesit

e shikonin me dëshprim, duke pyetur se mos mund t'i kursente nga ky episod i

ujkut. Por Changa nuk mund ta ndryshonte vazhdimin e ngjarjeve.

Keci do të mund të vërrinte fort në mënyrë që Sëgeni të shkonte ta

merrte. Por përsëri do ta priste kapistra, gardhi, burgu. Kështu, thirrja e

fundit e Sëgenit drejtuar dhisë së vogël u shua në heshtje. Madje dhia i

kishte thënë lamtumirë tërë shpresës për t'u kthyer. S'mbetej gjë, përvech

shpresës që të priste lindjen e diellit të mëngjesit të ardhshëm. Edhe

barinjtë, të trishtuar, bashkoheshin me këtë shpresë.

"... Fare afër, gjethnaja filloi të shushurinte. Heshtja e natës u

thye në mënyrë të panatyrshme. Dhia e vogël e parandjeu që ujku ishte aty.

Para saj ngrihej tërë egërsi masa e pyllit.

"Ujku qetë-qetë e shikonte viktimën e tij të sigurt. Për herë të parë

dhia e vogël e ndjeu veten të humbur përgjithmonë.

"Ajo solli ndër mend dhitë motra, njëra nga të cilat, Renoja e vjetër,

megjithëse kishte luftuar tërë natën me ujkun e mallkuar, në mëngjes kishte

përfunduar në dhëmbët e tij. Dhisë papritur i shkoi ndër mend që t'i

nënshtrohej ujkut për të mos e zgjatur ankthin..."

Barinjtë ishin shtangur. Një vazhdim i tillë i ngjarjeve bëri që t'u

rridhnin lotët më të ndjeshëmve. Disa të tjerë, duke qenë plotësisht

analfabetë, shprehnin mosbesimin e tyre duke kërkuar nga Changa që t'u

tregonte vendin e saktë ku ishte shkruar që ujku po përgatitej ta sulmonte

dhinë e vogël. Shikoni, është këtu, u thoshte Changa, duke treguar me gisht

pjesën.

"... Përbindshi u afrua. Dhia e vogël u ngrit me krenari, ia drejtoi

brirët..."

Ajo do të luftonte në emër të gjithë fisit të dhive, në emër të këtyre

barinjve të varfër që dëgjonin historinë e saj në krye me Changën. Në të

vërtetë, më shumë ia vlente të luftonte sesa ta humbiste lirinë. Chmimi i

Page 51: Koha e Dhive - Luan Starova

51

lirisë ishte më i lartë se vdekja!

"...Dhia e Zoti Sëgenit ishte trime. Merreni me mend, dhjetë herë

rresht ujku u detyrua të tërhiqej për t'u mbushur frymë dhe për t'i mbledhur

forcat, para se të hidhej në sulm", - lexonte Changa gjithë duke treguar me

krenari vendin ku ishin shkruar këto.

Barinjve ju kthye besimi në vetvete, se, si dhitë edhe barinjtë e

ndjenin se do të vinte dita kur do të përballeshin me ujqit e kohë sonë, por

pa e chuar fare ndër mend dështimin.

"...Duke pritur që ujku të mblidhte sërish forcat, dhia e vockël po

kënaqej së kulloturi ndonjë fije bari të njomë e tërë lëng, me rrënjë të

thella,si t'i mblidhte forcat edhe ajo vetë nga thellësitë e tokës."

- Toka, rrënjët mbanin anën e dhisë së vockël..., - theksonte Changa,

si të komentonte.

Barinjtë, të trembur, e lusnin, e përgjëronin Changën që ta ndërpriste

aty, që të mos shkonte deri në fund të tregimit. Por, Changa vazhdoi. Ai e

trimëroi atë Bardhoshen që ta përballonte një goditje të re të ujkut.

Barinjtë, me sytë drejtuar nga vallja mbrëmesore e yjeve, të përtërirë nga

influksi tokësor që ua kishin përcjellë fijet e fundit të barit që kishte

kullotur dhia e vogël, shikonin në drejtim të qiellit sikur t'i luteshin

Zotit që ta mbante në jetë kecin trim deri në dritëzën e parë të agimit.

"... Njëri pas tjetrit, yjet u shuan", lexonte i trishtuar Changa.

Barinjtë dëgjonin me sy të përlotur. Madje disa shikonin lot edhe në

sytë e dhive të tyre, ose të paktën këtë përshtypje kishin.

" Dhia e vockël përdori për herë të fundit brirët, ndërsa ujku, me një

tërbim të madh, dhëmbët...

"Një dritë e zbehtë u duk në horizont. Dielli po e chante me

vështirësi rrugën e vet..."

- Po lind dielli, po lind dielli! përsërisnin barinjtë.

"U dëgjua nga larg kënga e këndezit..."

Po, vërtetë dielli po lindte, por shumë vonë!

"Kur tutje larg dielli po lindte, dhia e vogël s'kishte më shpëtim,

por shpresonte t'i bashkohej diellit, në amshim. Ajo u shtri përtokë në

gëzofin e saj të bardhë, të mbuluar në gjak..."

Barinjtë ishin ngritur, si të donin edhe ata vetë të merrnin pjesë në

epilogun e tregimit. Shtrengonin dhitë e tyre. Për herë të parë në jetën e

tyre panë Changën t'i fshinte lotët. Në këtë chast i ngritën sytë nga

Page 52: Koha e Dhive - Luan Starova

52

qielli, i cili po mbulohej me re. Atje tej, i vijëzuar nga ndrichimi i

papritur i një vetëtime të mahnitshme, qielli u përflak menjëherë.

Barinjtë u trembën nga ky agimi i pashpirtë i parakohshëm. Ata patën

frikë nga ky ogur i keq, që paralajmëronte fundin e kohës së dhive përmes

këtij agimi të mallkuar.

Vetëtima paralajmëronte shiun.

Changa e futi librin në strajcë.

Barinjtë nuk donin ta shikonin më me sy këtë libër. Në këtë chast

atyre nuk u vinte keq që s'dinin shkrim e lexim; madje disa nga më të

vjetrit shprehën keqardhjen që Changa kishte mësuar shkronjat.

KREU X

Vdekja kishte hyrë e dalë sipas qejfit në familjen tonë gjatë kohëve

të luftës, të ekzodeve, të thatësirave dhe të urisë. Në këto rrethana,

shumica e kërthive të brishtë të nënës vdisnin shpejt, e kështu gishtat e

vegjël të të sapolindurit nuk vononin e shkëputeshin nga gjiri i shterur i

nënës, pa arritur të kapeshin si duhet aty.

Ndërmjet secilit prej nesh që kishim mbijetuar, kishte një vëlla ose

një motër të vogël që na e kishte rrëmbyer vdekja dhe ne s'gjenim ngushëllim

nga kjo. Filluam të besonim që të gjithë që keci ynë tani e tutje do ta

ndalonte vdekjen të hynte si në han në shtëpinë tonë. Zia e bukës pllakoste

vendin, por në Lagjen e Dhiarit koha e lumtur e dhive shkëlqente me një

ndrichim të madh. Askush nuk e dinte se deri kur do të vazhdonte kështu, por

sado që të zgjaste kjo, ishte e rëndësishme të shfrytëzohej për të forcuar

jetën tonë, për të kaluar nga fëmijëria në rini, nga rinia në pjekuri.

Në agim, qyteti zgjohej me pankarta të mbuluara me parulla të reja:

"Rroftë socializmi! E ardhmja jonë është komunizmi! E ardhmja është

Titoja dhe Stalini! Vdekje armikut të klasës! Vëllazërim bashkim! Vdekje

spekulatorëve! Rrofshin kooperativat! Vdekje..."

Vdekje këtij, vdekje atij! Ne nuk e kuptonim përmbajtjen e këtyre

parullave. Vinim re vetëm që sa më shumë që kishte nga këto, aq më tepër

boshatiseshin dyqanet, aq më tepër butikë pa gjë brenda mbylleshin e aq më

tepër ngriheshin chmimet. Ja përse ne, fëmijët, kishim frikë nga parullat e

reja. Mbi të gjitha ne kishim frikë se mos një ditë do të shfaqej edhe

parulla vdekje dhive!

Page 53: Koha e Dhive - Luan Starova

53

Nëna ishte në prag të lindjes së fundit, por pa arritur të shkëputej

kurrsesi nga barra e punëve të shtëpisë, si të donte të përjetësonte një

rend të pandryshueshëm. Ajo që ndodhej, si të thuash, kah fundi i forcave të

saj për të lindur, ishte futur në një luftë të papërcaktuar ndërmjet

mundësive të trupit të saj dhe energjisë vitale të frytit të ri në barkun e

saj.

Lindja ishte si një kundërgoditje e fatit, një shteg, një kthim

shprese pas shumë dështimesh. Mund të thuhet që Zoti u dhuronte jetë më të

gjatë nënave të Ballkanit sesa fëmijëve të tyre. Të veshura krejt në të

zeza, ato treteshin të fundit si qirinj të mëdhenj që simbolizonin familjen,

jetën. Kur u ndodhte të humbnin ndonjë bir apo bijë të rritur, ato mallkonin

Zotin që nuk ishte kujtuar për ato. Por Zoti i falte shpirtit të tyre në zi

një forcë të re që i bënte të qëndronin edhe më tej. Askush nuk mund ta

kuptonte përmbajtjen e këtij cikli zie dhe jete...

Chdo lindje e re ishte një arsye për festë në Lagjen e Dhiarit. Të

gjithë gëzoheshin si të ishte fëmija i tyre. Ishte jeta që vazhdonte, që

vinte pas shumë vdekjesh gjatë Luftës së Madhe. Dallgët e kësaj lufte kishin

përplasur aty varkat e Nojes të mbushura me familje me prejardhje nga të

gjitha vendet ballkanike, madje edhe nga më larg, të cilat e kishin shpëtuar

kështu jetën. Për shembull, kishte aty edhe familje jevrejësh sefaradë, një

familje muzikantësh armenë, një familje ruse që kishte ikur nga Revolucioni

i Tetorit, disa familje turke, familje të tjera që kishin ardhur nga

Maqedonia Greke. Në këtë republikë të vogël barinjsh ndodhej edhe familja

jonë shqiptare në mesin e një popullsie të madhe sllavo-maqedonase. Por kjo

s'ishte e tëra: kishte edhe familje të tjera të huaja që zbarkonin në Lagjen

e Dhiarit ose e braktisnin atë. Kështu kombësi, besime dhe zakone

përziheshin, ndërsa njerëzit, duke jetuar në mirëbesim, mirëkuptim, i

përballonin më mirë së bashku goditjet e fatit në këto kohë të pasigurta.

Meqenëse luftërat dhe strategjitë e atyre që i kishin nxitur ato nuk i

kishin trazuar në mënyrë fatale, nuk u kishin imponuar konflikte

vëllavrasëse sich kishte ndodhur në vise të tjera të Ballkanit, as nuk i

kishin shfarosur, njerëzit në këtë epokë nuk kishin arsye që të mos e

ndjenin veten edhe më afër me njëri-tjetrin, të mos respektoheshin, të mos i

vuanin së bashku humbjet, të mos u gëzoheshin së bashku lindjeve të reja, të

mos përziheshin, të mos festonin bashkërisht martesat dhe të gjitha festat

fetare e në fund të mos besonin, të gjithë pa përjashtim, në kohën e dhive,

Page 54: Koha e Dhive - Luan Starova

54

kohën më të bukur që kishte njohur toka.

Fëmija i fundit i nënës sime lindi me ndihmën e fqinjës sonë më të

afërt, me plakën Rusinka, e cila jetonte me dy djemtë e saj. Ajo kishte një

përvojë të madhe dhe e donte familjen tonë si të vetën. Ne, fëmijët, e donim

si të ishte gjyshja jonë, meqenëse gjyshërit tanë të vërtetë kishin mbetur

në anën tjetër të kufirit, njëri i gjallë e tjetri nën tokë.

Gjatë ditëve të zisë së bukës, në kohën kur babai nuk e kishte blerë

ende dhinë, gjyshe Rusinka na thërriste shpesh ne, fëmijët, dhe nuk na

lëshonte kurrë pa një fetë bukë të lyer me gjalpë dhe një gotë me qumësht

dhie. Tani, për lindjen e fundit të nënës, ishte përsëri gjyshe Rusinka që i

ndenji te koka nënës sonë për ta ndihmuar në këtë luftë për jetë a vdekje.

Ne na zinte veshi klithmat e mbytura që dhimbjet e mëdha ia shkaktonin

nënës. Ne, më të vegjëlit, qëndronim të shtangur prapa derës. Kishim frikë

se mos dikush do të na e rrëmbente nënën. Prisnim që të qarat e vëllait apo

motrës sonë të vogël do t'i ndryshonin klithmat e dhimbjes së nënës në

thirrje të qetësuara e të gëzuara dhe frikën tonë në ngazëllim. Në prag të

lindjes së fëmijës, pranë nesh qëndronte dhia jonë e vockël, fati ynë i

mirë.

Zemrat tona rrihnin më shpejt. Në këto chaste të lindjes, ne i

trembeshim vdekjes. Shpesh, shumë shpesh, vdekja dhe jeta qenë përplasur në

kronikën e familjes sonë, por kishte ndodhur shumë rrallë që ato vetëm të

ishin kryqëzuar. Por, këtu ne e kishim gjyshe Rusinkën, atë plakë të vogël

që të ngjallte respekt, trashaluqen me flokë të gjatë të bardhë në të

verdhë, me baluke të praruara që i binin mbi ballin e gjerë, me vetulla

kaleshe dhe me sy të butë bojëqielli, që e mbronte nënën tonë nga vdekja.

Gjatë luftës, kur ishim vetëm dhe nëna ishte më e re, i kishte ndodhur

të lindte vetëm, pa ndihmën e askujt. Tani ajo ishte pak më e moshuar.

Më në fund u dëgjuan të qarat e pritura e ne menjëherë u lehtësuam. U

përqafuam me njëri- tjetrin e përqafuam edhe dhinë e vogël dhe kjo filloi të

vërriste me gëzim. Zëri i të sapolindurit dhe vërrimat e dhisë së vogël u

përzien. Gjyshe Rusinka na ftoi të hynim në dhomë. Ngadalë e hapëm derën dhe

hymë bashkë me dhinë. Nëna na hodhi një sy, tejet e lumtur, pastaj u zhyt në

gjumë të thellë. Gjyshe Rusinka e ngriti beben duke e kapur me një dorë nga

të dy këmbëkat dhe tha me një zë të ëmbël:

- Ja një vëlla i vogël, një vëlla i vogël, fëmijët e mi...

Në qoftë se parajsa ekziston, ajo ishte aty, e ne ndodheshim në të në

Page 55: Koha e Dhive - Luan Starova

55

këto chaste, kur po e sodisnim nënën që ishte gjallë me të porsalindurin

përbri saj.

Me dhjetëvjetsha të tërë nuk kam arritur ta zbuloj një imazh, një ide

që përjetëson parajsën e humbur të fëmijërisë. Vetëm më vonë, shumë më vonë,

gjatë një ekspozite të Shagallit në Paris, m'u shfaq para syve në një

pikturë të madhe periudha jetëshkurtër e parajsës së fëmijërisë në gjirin e

familjes sonë të chrrënjosur.

Në kaltërsinë e pafund të pikturave të Shagalit, mes atyre ngjyrave

kaltëroshe ku përzihen qielli e toka, më zunë sytë familje me dhi ndërmjet

qiellit e tokës. Në të vërtetë ishte e pamundur që t'u caktoje një vend,

sepse ato i përkisnin po aq qiellit sa edhe tokës.

Po, edhe ne, fëmijët, të rrethuar nga nëna që e plotësonin fëmija dhe

dhija e vogël, ne nuk e dinim mirë nëse po ngjiteshim në qiell apo po na

mbante ende tërheqja tokësore. Pikërisht si në pikturën e Shagallit.

KREU XI

Kështu, pra, një jetë e re kishte ardhur në shtëpinë tonë. Festa e

lindjes! Pas shumë dështimesh në familje, i sapolinduri krijonte vetvetiu

një atmosferë feste.

Kur humbisnim një vëlla ose motër të vogël, ne prisnim frytin e ri të

barkut të nënës si një kthim të vëllezërve dhe motrave që kishin vdekur.

Vetëm më vonë, kur u rritëm, e kuptuam që nuk ishte kështu. Ndërkaq,

lumturia jonë thurej nga këto chaste ku e kishte burimin chdo gjë.

Kështu rriteshim, pra, duke na plakur chdo vdekje për dhjetë, për

njëqind vjet. I takonte nënës të na shpëtonte, të na zëvendësonte këtë kohë

të humbur të familjes, të na udhëhiqte në skamje, kësaj viktime në kufi të

jetës e të vdekjes, qiri familjar që nuk tretej kurrë.

Kur e ndjente që vdekja i vinte rrotull ndonjërit prej fëmijëve të

saj, e shkreta nënë, nuk gjente më forcë sa duhet në vetvete. I dorëzohej

disi vdekjes duke i hapë rrugë një etheje vdekjeprurëse që s'i shqitej me

ditë të tëra. Ajo s'kishte më forcë as të ankohej, as të qante, kur vdekja

mizore ia rrëmbante foshnjën. Shpirti i thahej më shumë se vetë shkretëtira.

Vdekja e fëmijës e largonte nga ëndrrat e frikshme. Ajo rrifillonte pastaj

të lëvizte në rrethin familjar dhe ta vazdonte aty kronikën e përbashkët të

jetës dhe të vdekjes. Në këto ditë pa rrugëdalje, fati i familjes do të

Page 56: Koha e Dhive - Luan Starova

56

kishte qenë sigurisht i ndryshëm, po të kishim gjetur pak penicilinë ose

ndonjë antibiotik tjetër. E meqë për këtë as mund të flitej, chdo gjë duhej

të zgjidhej në shpirtin e gjerë e në trupin e munduar të nënës, të kësaj

roje të shenjtë të dyerve të familjes sonë të çrrënjosur, mbi të cilën

peshonte mallkimi që e kishte Ballkanin atdhe...

Në krahasim me të mëparshmet, lindja e fundit e nënës sime ndodhi kur

dhia tashmë kishte hyrë në shtëpinë tonë dhe ishte bërë shumë shpejt

pjesëtare e familjes sonë. Megjithëse ne e trajtonim vazhdimisht si kec, ajo

tani më ishte bërë tamam dhi, që na jepte qumshtin e saj të parë. Pra ishte

dhia jonë që, në vend të nënës, së cilës i kishte shteruar gjiri, e mëndi

vëllanë tonë të vogël. Ky qe një lëhtësim i madh për ne, i cili bëri që

foshnja e fundit e nënës të mbetej gjallë.

Vëllait tonë të vogël ia vumë emrin "Agim". Me fatin që kishim pasur

ne, babai, në të vërtetë, nuk donte që emrat e fëmijëve të tij të kishin

sado pak lidhje me shenjtorë, kapitenë të mëdhenj, ose me njerëz të tjerë të

shquar. Ai thoshte se gjithkush kishte fatin e vet dhe ishte i mendimit që

fëmijët të quheshin "Luan", "Dritë", "Vullnet", "Dëshirë", "Ditë", "Jetë"?

Në të vërtetë nëna kujdesej më shumë për mbarëvajtjen e brendshme të

familjes, kurse babai për atë të jashtmen, por si njëri ashtu edhe tjetri

vepronin gjithnjë në bazë të një marrëveshjeje të fortë e të ndërsjellë. Kur

rriteshim, fëmijët më të mëdhenj merrnin mbi vete një pjesë të detyrimeve

familjare, pasi që kishin marrë diplomën e ndonjë institucioni të arsimit të

mesëm më shpesh teknik e pastaj, duke filluar menjëherë punën, u hapnin

më të rinjve perspektivën për studime universitare. Shumica e tyre

përcaktoheshin për mjekësi.

Vëllezërit e mi dhe motra nuk mund ta harronin luftën e pashpresë të

nënës për të ruajtur të gjallë foshnjet që kishin vdekur për mungesë të

barnave. Kështu, fëmijët që kishin mbetur gjallë e studionin mjekësinë në

mënyrë që më vonë t'u vinin në ndihmë nënës dhe pjesës tjetër të familjes.

Nga ana tjetër, babai vlerësonte që ishte mirë që familjet e

shpërngulura të kishin më shumë mjekë të përgjithshëm në radhët e tyre, në

mënyrë që të mund t'u shkonin në ndihmë të gjithëve dhe të ishin më të

sigurt edhe t'i ndihmonin të vetët edhe të jetonin mirë në këto kohë të

pasigurta e të mallkuara që përvijoheshin në Ballkan.

Megjithatë, babai e kishte më të lehtë të ndikonte në zgjedhjen e

profesioneve e, para se gjithash, të zgjidhnim porofesionin e mjekut, të

Page 57: Koha e Dhive - Luan Starova

57

veterinarit, të kuadrove mjekësore sesa të na mbante larg ndikimit të

ideologjisë të partisë dhe të pushtetit.

Nëna e bekonte socializmin që i kishte krijuar mundësitë, deri tani të

padëgjuara, për t'i chuar fëmijët nëpër shkolla të dobishme. Kurse babai

gjurmonte me shqetësim kufizimet e sistemit. Ai kishte një përvojë të madhe

lidhur me trazirat ballkanike të kaluara dhe kishte arritur me shkathtësi ta

ruante familjen nga ideologjitë, nga fashizmi deri te stalinizmi, si edhe

nga përzierja në fe dhe politikë.

Babai vlerësonte që, po të filloje të merreshe me politikë për ta

nxjerrë familjen nga mjerimi, do të ishte një hap i gabuar, madje fatal. I

ardhur rishtas, ai vërtet ishte përzier në organizatën e emigrantëve, por,

sapo e kishte marrë shtetësinë, ai ishte larguar me gëzim nga këto

aktivitete për t'iu kushtuar përfundimisht dorëshkrimeve të vjetra orientale

të harruara, interpretimit të të fshehtave të tyre, gjetjes së chelësit të

tyre. Thellë në shpirt ai dëshironte që fëmijët e tij të mos merreshin me

politikë, në mënyrë që kjo të mos merrej me ta. Por, për këtë, s'kishte

asnjë masë, asnjë kufi. Kështu që ai arriti të hiqte dorë nga ky mendim.

Ja përse, kur njëri nga vëllezërit e mi më të mëdhenj e njoftoi që

kishte paraqitur kandidaturën që të pranohej në parti, babai nuk reagoi

negativisht, sich mund të pritej. Kurse nëna filloi të dridhej me ta dëgjuar

këtë: ajo trembej se mos prishej qetësia dhe harmonia që kishte mbretëruar

deri atëherë në familje e që babai, që ishte "pa parti", e kishte ruajtur me

aq sukses. Ajo me të vërtetë kishte frikë. Aq më tepër që babai nuk i kishte

mbyllur hesapet me komunizmin.

Sipas tij, kjo ide ishte s'ka më fisnike, shumë vështirë për t'u vënë

në jetë, një ide që të varfërit dhe të paditurit mund ta përqafonin me

lehtësi. Në të vërtetë, kur njerëzit nuk kanë zgjidhje konkrete për situata

të caktuara, ata kërkojnë rrugëdalje në ide të mëdha e të përgjithshme. Në

emër të këtyre ideve të mëdha janë shtyrë vazhdimisht zgjidhjet konkrete.

Kështu ka ndodhur edhe me besimin te Perendia, por kjo ide pati jetë më të

gjatë në historinë e njerëzimit. Por të besosh njëkohësisht në dy dogma të

ndryshme ishte jo praktike, mendonte im atë. E për këtë ai kishte të drejtë.

Ai do të donte ta bindte për këtë të birin të prirur për politikë, po

nuk arriti. Në të vërtetë babai nuk dëshironte në asnjë mënyrë t'i

ndryshonte bindjet e të birit, t'i kthente fëmijët nga rruga që duhej të

zinte fill te vetë ata. E kjo jo vetëm që ai nuk dëshironte të ndërhynte nga

Page 58: Koha e Dhive - Luan Starova

58

frika se mund të shkaktonte një reaksion të kundërt, por sepse ai e kishte

si rregull t'i linte vendimet të piqeshin vetiu. Ja përse ai nuk tregohej

kurrë kategorik as në situatat kur gjërat ishin aq të qarta, sa mund të

përgjigjej vetëm me një po ose jo.

Para se të futej në parti, vëllai duhej të merrte pjesë në një aksion

vullnetar të rinisë që kishte të bënte me rindërtimin e një hekurudhe të

shkatërruar në njërën nga republikat qendrore të vendit, pastaj në ndërtimin

e autostradës Vëllazërim-Bashkim që do ta lidhte vendin tonë me Evropën e

Azinë, e në fund në rregullimin e një liqeni arfificial në republikën tonë,

përmes drenazhimit dhe tharjes së një kënete.

Thellë në shpirt nëna s'kishte dëshirë ta linte që të shkonte në rrugë

që ishin të pasigurta për të. Ajo thoshte me vete që shpirti për aventura,

tipik për babanë, kishte pushtuar edhe shpirtin e vëllait, me të vetmin

dallim që babai ishte larguar në kohët kur kërcënonte lufta. Ajo mund t'i

kuptonte këto shpërngulje, megjithëse ato qenë shkak që ajo kishte mbetur

vetëm. Përkundrazi, e kishte të vështirë të pranonte që të largohej djali i

madh. Babai, besnik ndaj parimeve të veta, në fund të fundit nuk donte të

bëhej pengesë që vëllai të hynte në parti, por frikësohej se mos i biri

rrëmbehej shumë nga premtimet që bëheshin aty dhe se mos vëllezërit e tjerë

e ndiqnin shembullin e tij. Por të ndodhte ç'të ndodhte...

Vetëm kur lindi problemi që t'i vinim një emër të përshtatshëm dhisë,

babai e kuptoi qartë që vëllai synonte t'ia hynte mirë politikës. Meqenëse

në përputhje me traditën e familjes fëmijëve u ishin vënë emra asnjanës,

s'kishte fare arsye të mos veprohej kështu edhe me dhinë. Por, me rastin e

pagëzimit, vëllai, militant i ardhshëm i partisë, sugjeroi vetëm emra

personalitetesh që i përkisnin historisë më të re. Duke qenë se të gjithë

ishin të gjinisë mashkullore, këta emra nuk mund të pranoheshin kurrsesi.

Besnik ndaj zakonit të vet, babai nuk bëri asnjë vërejtje kur vëllai na la

të gjithëve gojëhapur duke propozuar:

- T'i vemë pra një emër që na kujton atë të chliruesit tanë, të

gjeneralisimit tonë... Ta quajmë Stalineshë!

Mbetëm pa fjalë. Heshtjen e prishën të qarat e vëllait të vogël, të

cilin po e ndërronte nëna. Ajo e la që ta mëndte pak dhia dhe foshnja u

qetësua. Kurse ne, fëmijët e tjerë, qemë gati të shpërthenim në lot për

shkak të emrit që kishte propozuar vëllai.

Të gjithë ia ngulëm sytë babait. Kishte ardhur chasti që të vendoste

Page 59: Koha e Dhive - Luan Starova

59

ai. Dorën në zemër, u duk se edhe babai u zu ngushtë. Ai nuk arrinte ta

mblidhte veten, pasi e kishte peshuar se sa thellë ishte futur i biri me

qëllim që të bënte karrierë, në kundërshtim me shprehitë e familjes, vërtetë

të kufizuara, por aq të rëndësishme për mbijetesën e saj. Ai u përpoq të

gjente te vetja e vet, te qëndrimi larg partisë që kishte mbajtur, arsyet që

e kishin shtyrë të birin në krahët e saj e të politikës në përgjithësi. I

munduar nga shpërnguljet dhe pasojat e tyre, ai nuk kishte pushuar së

pyeturi me frikë se a do të arrinte ndonjëherë të lëshonte rrënjë në këtë

vend të ri, sepse nuk ishte e thjeshtë për një familje të lidhur prej

brezash në një tokë, të shkulej nga ajo dhe t'i përshtatej mënyrës së

jetesës të një vendi tjetër.

Duke pasur frikë gjithmonë nga vendime të prera, babai, zemra e të

cilit ishte zbutur gjatë shpërnguljeve e goditjeve të fatit, kërkonte tani

që të bijtë të chliroheshin nga këto frustrime. Kishte frikë se mos kjo gjë

shkaktonte në mjedisin e tyre të ri një efekt të kundërt dhe se mos, si

rrjedhim, kështjella morale që kishte ndërtuar, do të shembej.

Në fund, babai nuk ishte trembur aq nga karriera e mëtejshme e të

birit në parti sesa nga paaftësia për ta kuptuar vetveten dhe ai i kërkonte

arsyet e asnjanësisë së vet të vazhdueshme në prirjen e përhershme për

kompromis kaq karakteristike për statusin e tij si emigrant aty ku nuk

kishte ndoshta fare arsye objektive për ta bërë këtë.

Ne prisnim që ai të mos pranonte që dhia jonë të pagëzohej me emrin

Stalineshë, sich kishte propzuar vëllai, kandidat për t'u pranuar në gjirin

e partisë; por në atë chast nuk tha asgjë që mund të intepretohej si një

qëndrim pro apo kundër.

Pra, kështu dhisë sonë ia vumë emrin Stalineshë. Në të vërtetë ne,

fëmijët, nuk e dinim me saktësi se cili ishte Stalini, e as vëllai ynë,

kandidat i partisë, që e kishte propzuar këtë emër. Ne e shikonim Stalinin

në fotografinë që rrinte në krye, përbri asaj të Titos, mbi shtretërit tanë

të vegjël, në dhomën e madhe të ndenjës, të cilën e përdornim edhe si dhomë

gjumi. Ne e shikonim Stalinin me vështrim të rëndë, me vetulla të trasha dhe

mustaqe të dendura. Mendonim që një njeri kaq i fuqishëm do të dinte ta

mbronte dhinë së bashku me familjen tonë.

KREU XII

Page 60: Koha e Dhive - Luan Starova

60

Kur partia mori vesh për emrin Stalineshë, me të cilin e kishim

pagëzuar dhinë tonë, ideologët e saj shprehën pakënaqësi, por vetëm më vete.

Në të vërtetë ata nuk mund të reagonin hapur ose disi ndryshe, sepse kishin

frikë se do të keqkuptoheshin, madje të cilësoheshin si kundërshtarë të

Vëllait të Madh. Vech kësaj, partia nuk dëshironte ende të përzihej në

chështjen e dhive, ajo nuk kishte marrë atëherë udhëzime nga instancat e

republikës për të vepruar në këtë drejtim megjithëse dosja po fryhej

gjithnjë e më shumë në kasafortën e zyrës së sekretarit të komitetit të

qytetit. Stalinesha jonë pa dyshim tanimë duhej të figuronte aty. Po kush

mund ta dinte këtë? Changa, miku i babait, megjithëse për një chast u habit

shumë kur dëgjoi emrin e dhisë sonë, nuk e vuri asnjëherë në dyshim

ndershmërinë e babait, chfarëdo që të mund të dëgjonte për të. Përkundrazi,

ai nuk e kuptoi kurrë se si njëri nga cjeptë e tij të mëdhenj kishte arritur

të quhej Stalin. Ai nuk e kishte lejuar një gjë të tillë asnjëherë.

Familjet shumanëtarëshe të Lagjës së Dhiarit mund të kishin deri në

tre, katër, ose pesë dhi, por pothuajse kurrë ndonjë cjap. Barinjtë më në

zë, në radhë të parë Changa, ia lejonin vetes të kishin dy deri tre cjepë

për tërë tufën, kjo gjë vetëkuptohet por gjithashtu për t'i mbuluar edhe

dhitë e tjera. Në këto vite urie, askush nuk kishte interes të mbante cjepë

për hatër të disa dhive. Edhe Changa, si të tjerët, mund t'i kënaqte të

gjitha dhitë e tufës së vet me dy cjepë, por ai, si ata, ishte solidar me

familjet e barinjve të varfër.

Pasi u rrit Stalinesha jonë e u bë tamam dhi, e shikonim që herë pas

here e kapte një shqetësim i chuditshëm. Ajo jepte më pak qumësht, ikte

papritur sapo dëgjonte që i chonin dhitë e tjera pas ndonjë cjapi në ndonjë

qoshe të parkut. Ne mundoheshim ta mbanim, por pa e ditur se chfarë delli i

kërcente. Merziteshim për shkak të sjelljes së Stalineshës sonë pa e ditur

fare se chfarë sëmundje e mundonte. Por, një ditë që Changa po kalonte me

kopenë e vet afër shtëpisë sonë, Stalinesha dalloi nga larg dhitë dhe cjeptë

dhe u nis në drejtim të tyre. Vetëm në këtë chast ne e zbuluam gjithë të

vërtetën: kishte ardhur koha që dhinë tonë ta chonim te cjapi. Po kështu

vepruan me dhitë e tyre fëmijët e fqinjëve. Këtu nuk mund të kishte

përjashtim nga rregulli dhe ne u qetësuam kur zbuluam arsyen e shqetësimit

të dhisë sonë.

Kështu, erdhi një ditë pranvere, një e djelë, ditë pushimi. Ne ishim

përgatitur pothuajse gjatë gjithë javës që të shkonim me dhinë te tufa e

Page 61: Koha e Dhive - Luan Starova

61

Changës. Ai ishte miku i babait dhe besonim që puna do të kryhej më shpejt

me të.

Atë ditë u zgjuam me këngën e këndezit. Zbritëm në oborr. Stalinesha

ishte zgjuar, e gatshme dhe me padurim për t'u nisur. Ne e stolisëm si ditëm

më mirë. E parfumosëm me parfum nga një shishe e vogël që nëna nuk e

përdorte kurrë. I vumë në qafë një gjerdan lulesh nga kopshti i nënës.

U nisëm për tek cjapi.

Changa ishte në këmbë. Dhitë kishin dalë nga stallat dhe ndodheshin në

mes të oborrit të madh të shtëpisë së Dhiarit. Ai na vuri re që nga larg dhe

nxitoi të na hapte derën.

Dhitë kullotnin mbeturinat e një sane që ua kishin qitur më parë. Disa

cjepë qëndronin larg dhive. Dy kafshë më të reja, me qime të bardha në të

florinjtë dhe me brirë të lartë të lakuar, matnin forcat e tyre duke ia

drejtuar brirët njëri-tjetrit. Njëri nga cjeptë, më i madhi, e vështroi

Stalineshën tonë. Shqetësimi që e kapte më përpara, e zuri përsëri, por me

një forcë më të madhe.

Changa na priti shumë mirë dhe na nxori qumësht të ngrohtë dhie. Ai e

vuri re menjëherë hutimin tonë. Ne, të turpëruar, nuk dinim si t'ia

shpjegonim arsyen e ardhjes sonë. Ai filloi të qeshte e, për të na qetësuar,

na pyeti për babanë, për familjen. Në Lagjen e Dhiarit dhitë e tjera dhe

cjeptë kishin emra që lidheshin pak a shumë me emrin e Stalinit, por ne nuk

e dinim që i tillë ishte edhe emri i cjapit kryesor të changës, të atij që

sapo ia kishte hedhur vështrimin Stalineshës.

Vështrimi i Stalinit nuk i shpëtoi dhisë sonë. Ajo filloi ta tundte

bishtin dhe u përpoq të chlirohej nga litari që ia kishim vënë rreth qafës.

Changa na fliste për gjëra të ndryshme për të na larguar vëmendjen. Me

një përpjekje të fuqishme, Stalinesha arriti të chlirohej nga litari, që i

binte lirshëm. Changa na bëri me shenjë që ta linim të shkonte. Ne ishim

tmerruar nga forca e cjapit të madh. Megjithëse Stalinesha jonë kishte atë

emër, ajo ishte e brishtë, kurse cjapi i fuqishëm i Changës e meritonte

emrin e tij pa fije dyshimi. Ai ishte një gjigant i vërtetë me një qafë të

trashë dhe të fuqishme, me brirë të gjatë si heshta, gati për t'u sulur, me

nofulla të forta. Stalinesha filloi t'i afrohej cjapit me turp e pastaj tërë

naze. Mashkulli u ngrit nga vendi ku ishte shtrirë, u rrotullua nja dy herë,

pastaj u chua mbi dy këmbët e prapsme duke harkuar trupin e tij muskuloz.

Dhitë e Changës qëndronin larg nga frika se mos provonin mbi kurriz të tyre

Page 62: Koha e Dhive - Luan Starova

62

që në orët e para të mëngjesit mësymjen të papërballueshme të Stalinit. Ato

e dinin nga përvoja mënyrën se si Stalini i mbërthente ato. Ndodhte që dhitë

të arrinin të liroheshin me vështirësi të madhe nga kthetrat e tij dhe të

shpëtonin jetën pas shtrëngimit të gjatë e dehës të cjapit të papërmbajtur.

Si ta dinin që do t'u vinte radha, dhitë e Changës nuk e morën si

provokim suljen e cjapit drejt kësaj dhie të panjohur dhe mënyrën se si ra

papritmas para saj. Stalinesha i kishte bërë pa u ndier hapat e saj të parë,

e ne, qysh kur e vumë re cjapin, do të donin ta kthenim prapa dhinë tonë,

por ishte shumë vonë! Cjapi qëndroi për një kohë të gjatë mbi thundrat e tij

të prapme si një hyj i bardhë dashurie. Stalinesha iu afrua me dashamirësi

dhe ia nxiti ndezjen jo si një virgjëreshë që ishte, por si një dashnore e

përkryer. Me buzë të buta, me hojzat që hapeshin e mbylleshin, me gjuhën e

bukur që i dilte si një flakë e kuqe, ajo e chiku cjapin. Ky, i përndezur,

drejtoi trupin e më një kërcim prej akrobati e përfshiu Stalineshën tonë në

përqafimin e tij të gjerë. Ai ia mbërtheu kokën mes dy thundrave të përparme

dhe me këmbët e prapme e tërhoqi pas vetes prapanicën trëndafilí të dhisë

sonë. Ata qëndruan kështu të ngjitur për disa chaste.

Duke e shikuar Stalineshën të zënë si nën darë nën trupin e madh të

cjapit, ne, fëmijët, ishim gati të shpërthenim në vaj dhe të nxitonim ta

lironim e ta shpëtonim dhinë tonë. Por Changa na ndaloi. Kur mashkulli u

largua, ne shkuam drejt Stalineshës. Më e qetë se kurrë ndonjëherë, ajo i

hapte shumë sytë e saj të butë. Ne u gëzuam që ajo ishte mbarsur dhe tani do

të ishte në gjendje të na lindte një kec, por mbi të gjitha ne u gëzuam që

ajo kishte shpëtuar pa pasoja nga shtrëngimi i fuqishëm i Stalinit. Ne ishim

të kënaqur që Stalinesha jonë ishte mbajtur mirë. Na gëzonte mendimi që ajo

qe mbarsur pikërisht nga Stalini si dhe perspektiva që një ditë mund të

kishim edhe ne një cjap të kategorisë së parë.

Dielli përfshiu horizontin. Dhitë e Changës ishin gati të niseshin për

kullotë buzë lumit dhe nëpër kodrina. Të prirë nga Stalini, cjeptë dolën të

parët. Dhitë ecnin prapa ngadalë.

Ne, po ashtu, shkuam pas kopesë së Changës bashkë me dhinë tonë ende

në qejfin e saj. Edhe Changa dukej i gëzuar. Ai na hidhte vështrimin e tij

fisnik e të butë, i cili, si një rrezatim njerëzor depërtonte thellë në

shpirt.

KREU XIII

Page 63: Koha e Dhive - Luan Starova

63

Krenar, shumë krenar, ne ecnim përbri dhive të Changës dhe Stalineshës

sonë si të kishim korrur ndonjë fitore, por pa e ditur me saktësi se ndaj

kujt. Deri dje, ne e sodisnim pas shtëpisë sonë me nostalgji dhe me një zili

të thellë këtë detashment dhish që kalonte me Changën dhe cjeptë përpara.

Kurse tani ne ishim pjesë e tij.

Dukej se Changa e kishte të skalitur në vetvete një si lloj busulle,

përmes së cilës nuhaste drejtimin e natyrshëm të historisë. Ai ishte

personfikim i natyrës. Pasioni i tij për dhitë ishte pjesë përbërëse e kësaj

natyre. Ai e dinte mirë që këto kafshë të bardha, me vështrim të ëmbël dhe

me trup të mbushur, ashtu sich duhet ta kenë për mbarsje, ishin gjithmonë të

gatshme të thithnin lëngun e tokës së zezë për ta shndërruar në qumësht të

bardhë. Kur pa se si i ndoqën vëllezërit e vet nga malet dhe i detyruan të

zbrsisnin në qytet me dhitë e tyre për t'i rrokur në duar mjetet e rënda,

për t'u shndërruar në klasë punëtore të kalitur si metali, Changa kishte

menduar se dikush me qëllim kishte dashur ta hidhte në erë rendin e

natyrshëm të planetit. Nga thellësia e qenies së tij ai nuk mund të pranonte

qëllimin e pushtetit të ri: pse t'i prishnin shtëpitë e tyre, të mirat e

tyre, familjet, për t'i bashkuar përsëri pastaj me lidhje të reja në gjirin

e kolektivizimit që ishte në kundërshtim me natyrën? Përse i detyronin

malësorët që banonin atje lart, të cilët nuk kishin asgjë nga chka të

ndaheshin, përvech dhive të tyre, që të zbrisnin në qytet e sa hap e mbyll

sytë të shndërroheshin në klasën e re punëtore?

Changa e shikonte si një fatkeqësi të madhe përpjekjen e klasës së re

fitimtare për t'i shtruar idetë e socializmit mbi letër, sich veprohet me

një plan, e pastaj t'ua përplaste në fytyrë njerëzve si për t'i dënuar për

gabimin e tyre të fundit.

Megjithëse i lidhur me ritmin dhe frymëmarrjen e bjeshkëve, të

përrenjve, të shtërngatave, Changa vazhdonte ta ruante në këtë kryeqytet të

mallkuar instinktin që ia mundësonte ta ndiente pulsin e jetës. Këmbëngulës

në rrugën e tij, si lumi në rrjedhën e vet, ai kishte sjellë në qytet dhi e

njerëz dhe e kishte të qartë se nuk duhej t'i braktiste në mes të rrugës.

Ne e vështronim në atë cep të ledinës, të menduar, afër dhive që

harbonin në këtë peizazh të mrekullueshëm baritor. Ishim për herë të parë në

shoqërinë e kafshëve të tij dhe të Stalineshës sonë. Sapo e shihnin,

barinjtë e tjerë i afroheshin me kopetë e tyre për të kaluar pak kohë bashkë

Page 64: Koha e Dhive - Luan Starova

64

me të. Në rast se e shihnin se ishte në qejf, ata e hapnin bisedën për dhitë

ose i kërkonin që t'u lexonte ndonjë pjesë nga librat e babait.

Në të tilla raste, Changa u lexonte libra që u ishin kushtuar dhive të

të gjithë botës, në mënyrë që të zbulohej vendi i vërtetë që zinte varieteti

vendor i dhive të Ballkanit. Ai u shpjegonte barinjve tiparet e dhisë së

Mongolisë dhe të Tibetit, leshi i të cilave ishte shndërruar në kashmir të

mrekullueshëm. Barinjtë ngazëlleheshin nga mendimi që dhia e Kaukazit mund

të lindte dy keca. Ata e pyesnin Changën se si mund të ndodhte kjo, por ky

nuk ishte në gjendje t'u përgjigjej saktë. Kështu ai e kthente bisedën tek

dhia angora, që njihej në Turqi, në Iran, në Pakistan, në Rusi, në Australi

e në Amerikë. Barinjtë ngazllesheshin edhe më shumë. Disa dëgjonin për herë

të parë që përmendeshin këto vende, kurse për dhinë e Maltës, për dhinë e

Apenineve dhe për dhinë mesdhetare, nuk u kishte folur kërkush deri atëherë.

Barinjtë e lusnin Changën t'u tregonte përsëri e përsëri tregimin e

dhisë së zotit Sëge, sepse ata vazhdonin të tronditeshin nga fati tragjik i

saj. Nuk mund të pajtoheshin me vdekjen e dhisë së vogël, të cilën e kishte

shqyer ujku, e kishin frikë nga mendimi që ekzistonin edhe ujqër të tjerë.

Por Changa nuk kishte shumë kohë t'u kushtohej barinjve. Ai ishte

zhytur në qetësinë e bardhë të bjeshkëve. Me sa dukej e brente një mendim i

ri. Balli i tij i gjerë mblidhej e tendosej, duke formuar rrudha të reja që

tregonin rrugëtimin e mendimit të tij. Barinjtë ditën ta shpjegonin këtë

heshtje të Changës dhe e lanë të qetë si qiellin e verës përpara

shtërngatës. Në këto kohë të pasigurta, kur chdo gjë mund të ndryshonte, e

të prishej sich mbulohet qielli nga retë sa hap e mbyll sytë sipër maleve,

kur fare lehtë mund të mbillej fara e përcharjes në shpirtin e popullit, kur

mund të arrinte nga "qiej të tjerë" një udhëzim që mund të trondiste chdo

gjë, të errësonte chdo gjë, qetësia që rrëzëllente nga Changa ishte si një

shpresë e fundit për njerëzit.

Syri i kuq i diellit po mbyllej tutje larg e retë, si kopetë e

humbura, shpërndaheshin nga të katër anët. Kur ndrichoi ylli i bariut,

Changa u nis drejt qytetit së bashku me dhitë e kënaqura e të ngopura. Ai i

hodhi një vështrim të fundit qiellit, por mendimi i tij nuk iu kthjellua si

në mëngjes.

Dhitë zbritën drejt qytetit. Cjeptë tani ecnin prapa dhive, që e dinin

edhe vetëm rrugën. Madje ndodhte që Changa t'i linte vetëm e ato të arrinin

në shtëpi pa u ngatërruar.

Page 65: Koha e Dhive - Luan Starova

65

Kishim kaluar një ditë si në ëndërr me Changën, dhitë dhe barinjtë.

Fëmijët e Lagjes së Dhiarit na shikuan me zili kur po kalonim para tyre me

tufën e Changës. Arritëm kështu në shtëpinë tonë buzë lumit dhe ndaluam. Të

përfshirë nga një gëzim i thellë dhe që të mund të na dëgjonin të gjithë, ne

filluam të këndonim këngën që më së shpeshti dëgjohej në atë kohë, një këngë

së cilës nuk ia dianim mesazhin dhe përmbajtja, atëherë e pakuptueshme për

ne, na u zbulua vetëm më vonë: Amerika dhe Anglia do të bëhen proletare.

Changa ia plasi gazit, e ne, duke pasur në gojë refrenin e kësaj kënge

që nuk e dinim të tërën e të shoqëruar nga Stalinesha, pasi kaluam përgjatë

rrugicës së rrethuar me gardh, hymë në oborr. Të shqetësuar nga mungesa jonë

gjatë gjithë ditës, prindërit tanë kishin dalë në prag të derës. Changa i

përshëndeti, kurse babai e ftoi që të vinte të pinte një gotë. Changa

pranoi, kurse bagëtia ndoqi vetëm rrugën drejt vatrës.

Duke i prirë Changës, babai ngjiti shkallët prej druni që shpinin në

chardak, ndërkohë që kënga jonë vazhdonte të jehonte në oborr. Nëna solli

raki e meze, e fshiu ngadalë tryezën, pastaj u largua.

- A do të mundemi të shkretët ne, proletarët, bashkë me dhitë tonë t'i

arrijmë Amerikën e Anglinë, që na janë caktuar si cak mbrritjeje?- ia filloi

Changa.

- Shakatë mënjanë, me Stalinin asgjë s'mund të dihet! Ngjarjet nuk po

marrin kthesë të mirë! u përgjigj babai duke kthyer rrjedhën e bisedës.

- Me Stalinin ose pa të, ne do të mbesim me dhitë tona! e ndërpreu

Changa.

- Me Stalinin ose pa të, - ia ktheu babai, - mund të jemi të sigurt që

nuk do të vonojë e të shfaqen këtu "planet lidhur me ndërtimin e ri të

socializmit", të cilat nuk do të lënë pa i përfshirë aty edhe dhitë.

- Edhe mua ma ndjen zemra një gjë të keqe. E, në të vërtetë, a mund të

zgjasë kaq shumë lumturia në Ballkanin tonë? Do të gjendet ndonjë që do të

urdhërojë të vriten dhitë tona! E kush tjetër mund të jetë, në mos ndonjëri

nga tanët! bërtiti Changa i menduar.

- Mirë e ke,Changë! Armiqtë tanë më të ligj ndodhen mes nesh.

- Por ne nuk do të qëndrojmë duarlidhur!

- Në rast se do të vendosin të hidhen në sulm kundër dhive, do të jetë

e vështirë t'u pritet rruga.

- Do ta shohim, do ta shohim..., - përfundoi Changa.

Ra një heshtje e thellë.

Page 66: Koha e Dhive - Luan Starova

66

Mendimet po këmbesheshin tani pa fjalë. Ishte ora e një emisioni

radiofonik të huaj për dëgjuesit e vendit tonë. Në valët radiofonike babai

kërkonte stacionin në radion në formë të bishtit të palloit. Gongu ra dhe

emisioni filloi. Menjëherë filloi me problemin e Titos dhe të Stalinit.

Changa dhe babai dëgjonin me pamje të merakosur. Ata e parandjenin që mbi

vendin tonë do të përplaseshin dallgë të reja të historisë. Kurse ne,

fëmijët, falë një lodhjeje tërë lumturi, nuk vonoi e na zuri gjumi.

Babai dhe Changa chapitën tërë natën nëpër dhomë, duke kërkuar e

rikërkuar nëpër libra.

Megjithëse pothuaj e sfilitur nga lindja e saj e fundit, nëna e kishte

rifituar ritmin e saj të mëparshëm të punës dhe ndiqte sërish netët pa gjumë

të babait. Ajo gjithashtu e ndjente se po ndodhte ose mund të ndodhte një

gjë e rëndësishme.

KREU XIV

Lagjja e Dhiarit jetonte në ankth, në pritje të dënimin me vdekje që

do të godiste dhitë. Rrugët ishin të shkreta, fëmijët të heshtur, kafshët

fshiheshin nëpër podrume. Mbretëronte frika si para luftës. Njerëzit

grumbullonin rezerva. Edhe pse ishin të pakta, ato viheshin me një anë në

pritje të ditëve të vështira.

Pa dhitë, ishim të bindur se nuk do t'i shpëtonim urisë. Kur u mor

vesh që partia po përgatiste masa speciale kundër kafshëve, kishim frikë se

do të shpërthenin mes njerëzve grindjet e vjetra, pothuajse të harruara.

Terrori kaploi zemrat tona fëmijërore. Megjithëse në familjet e

varfëra frika hyri në një derë për të dalë nga tjetra, ne po na shkatërronte

mendimi që dikush mund të na rrëmbente, të na vriste dhitë tona. Kjo frikë

do t'i pushtonte për shumë kohë të gjithë pronarët e kafshëve. Me ditë të

tëra ne nuk i çuam të kullosnin. Ua morëm edhe pikën e fundit të qumështit.

Me t'u fshehur kohorta e bardhë dhe zhurmuese, qyteti u shkretua. Pritja e

madhe filloi.

- Regjistrim, regjistrim, regjistrim! u dëgjua një mëngjes në Lagjen

e Dhiarit.

Lajmi arriti deri në familjen tonë.

- Po për chfarë regjistrimi është fjala, dreq o punë? A nuk e bënë

regjistrimin e njerëzve vjeshtën e shkuar? Thirri nëna duke lënë trikon

Page 67: Koha e Dhive - Luan Starova

67

aty pranë në chardakun e lartë, ku qe ulur përbri babait që po shfletonte

një libër të vjetër.

Ai e lëshoi librin ngadalë, i hoqi syzat. Para se të arrinte të

komentonte fjalët e nënës, në chardak hyri me rrëmbim vëllai që militonte në

radhët e partisë, duke bërtitur që nga larg:

- Regjistrim, regjistrimi i gjithë dhive me urdhër të instancave më të

larta të partisë. Autoritetet duhet ta organizojnë këtë sa më shpejt!

Babai mbahej se në përgjithësi ishte i informuar mirë. Ai dëgjonte

pothuajse chdo natë stacionet e radiove vendore dhe të huaja, të Lindjes dhe

të Perëndimit. I dëgjonte nganjëherë deri në orët e para të agimit, në

mënyrë që të krijonte versionin e vet për të vërtetën. Ai ishte një njeri i

matur, i cili nuk binte lehtë në kthetrat e entuziazmit dhe të optimizmit.

Vech kësaj, ai ishte kaq mirë i informuar, sa që kurrë s'mund të ishte

optimist. Shpesh na thoshte që vetëm njerëzit të keqinformuar mund ta

shikonin të ardhmen fushë me lule. Përvech Changës dhe anëtarëve të

familjes, ai s'kishte njeri me të cilin t'i ndante mendimet e veta. Mund të

thuhej se ai e plotësonte këtë mungesë me zërat e radios: ai vetë komentonte

shpesh me zë të lartë lajmet e rëndësishme si të hynte në bisedë me

bashkëbisedues të papranishëm.

I ardhur rishtas në këtë qytet, babai nuk kishte as prindër, as të

afërm (me përjashtim të dhive, këtyre organizmave të huaja për familjen, por

që me kohë arritën të bashkëjetonin deri në atë shkallë me të, sa që u bënë

pjesë përbërëse e saj) dhe s'kishte mundur ta harronte kurrë hyrjen e

vëllait në parti. Sipas tij nuk ishte dichka me mend që të përziheshe në

punët e autoktonëve, sepse këta të fundit kish rrezik të mos na besonin edhe

në rastet kur ne do të kishim arsye. Kur vëllai i madh kishte vendosur të

merrej me politikë, babai nuk kishte lënë pa e këshilluar dhe pa ia ulur

vrullin, vendimet e tij radikale, reagimet e tepruara, kuturisjet,

iluzionet...

Lajmi për regjistrim që na solli vëllai i madh e mblodhi familjen në

chardak.

- Regjistrim dhish? tha nëna, duke e thyer e para heshtjen. Kjo

nuk është shenjë e mirë!

- Duan ta shikojnë sa dhi kemi, për t'i therur më mirë! shpjegoi

njëri nga vëllezërit e mëdhenj.

Ne, më të vegjëlit, gati sa s'po ia plasnim vajit, pasi dëgjuam të

Page 68: Koha e Dhive - Luan Starova

68

flitej për regjistrimin e dhive. Në fillim babai s'nxori fjalë nga goja, por

vështrimi që shkëlqente në sytë e tij të kaltër, na qetësoi edhe kësaj here,

megjithëse vdekja tanimë kishte trokitur në dyert e shtëpive të Lagjes së

Dhiarit. Na pushtuan lloj-lloj mendimesh dhe parandjenjash për të mos na

lënë më rehat. Dhitë, si të thuash, bënin pjesë në jetën tonë. Kurrë

ndonjëherë në këto vise të Ballkanit njeriu s'ishte afruar e s'ishte

bashkuar kaq shumë me një kafshë. Instinkti i ruajtjes, që i mbante gjallë

dhitë dhe njerëzit, ishte shkrirë në një forcë qëndrese kolektive që nuk

mund të thyhej.

Prej kohësh, duke u mbështetur në koleksionin e librave të vjetër me

prejardhje nga të gjitha anët e Ballkanit e edhe nga vende të tjera, babai

na kishte transmetuar idenë që pothuajse të gjithë popujt e gadishullit ua

detyronin jetën dhive. Madje ai i kishte thënë një herë Changës se, në qoftë

se hartohej ndonjëherë një histori për dhitë në këtë pjesë të botës, ajo do

të përbënte me siguri njërën nga historitë më të bukura të popujve të

Ballkanit.

Në Lagjen e Dhiarit po përhapeshin, po shtoheshin, po ndryshonin

lajmet lidhur me regjistrimin e dhive. Në të vërtetë, askush nuk e dinte se

për chfarë lloj regjistrimi bëhej fjalë. Por, një mëngjes herët, chdo gjë u

sqarua, kur komisionet e regjistrimit filluan të hynin në shtëpitë që mbanin

dhi. Kur operacioni filloi me të vërtetë, lagjen e pllakosi një heshtje prej

varri, si të kalonin nëpër të funerale të pafund...

Nëna ishte ngritur në këmbë me të zbardhur drita. Ky ishte një rregull

që e kishte vendosur gjatë viteve. Në kopësht ajo e para përshëndeste

lulëzimin në lehet e saj, ngjyrën e një fruti të sapopjekur për të

përfunduar me tri dhitë tona.

Ekipi i regjistruesve u ndodh ballë për ballë me të kur ajo po i

ujiste lulet e kopështit me ujin që nxirrte nga pusi. Ajo nxitoi t'i fuste

në chardak.

Në pamundësi për të mbyllur sy, ne fëmijët tanimë ishim zgjuar. Nëna u

nxori anëtarëve të komisionit rechel manash në sherbet të trashë, të

shoqëruar me një gotë uji të freskët. Pastaj zbriti babai nga dhoma e tij e

punës. Ata u përshëndetën. Ne u kthyem nga dhitë me mendimin që i kishim

fshehur mirë dhe u kishim lënë mjaft gjethnajë.

Komisioni përbëhej nga tre anëtarë. Nuk e patëm fare të vështirë të

zbulonim shefin, i cili, sich mund të pritej, kishte veshur një mantel

Page 69: Koha e Dhive - Luan Starova

69

lëkure dhe, sipas zakonit, kishte edhe mustaqe. Njerëzit me mustaqe dhe

mantel lëkure i përkisnin zakonisht policisë, administratës ose partisë.

Ligji dhe drejtësia ishin bërë pronë e tyre. Vetëm një fjalë e tyre mund të

ndryshonte rrjedhën e jetës së chdo familjeje. Vështrimet tona prej fëmijësh

të frikësuar ishin ngulur mbi burrin me mantelin e gjatë prej lëkure të

zezë, me mustaqe të gjata që i jepnin një shprehje të ashpër edhe kur një

buzëqeshje fare e lehtë përvijohej në fytyrën e tij. Për t'i larguar

vështrimet që i kishim ngulur mbi të dhe për ta ulur tensionin, ai i pari

filloi të na drejtohej neve me një mirësjellje aspak të natyrshme:

- Nga se keni kaq frikë, chuna? Ky është një regjistrim, një

regjistrim si të tjerët. Vetëm se në vend të atij të njerëzve, është ai i

dhive. Ch'ka për t'u trembur këtu? Shteti do ta dijë thjesht se chfarë ka.

Këto fjalë të shefit të komisionit, që nuk priteshin nga ai, nuk

mjaftuan që të qetësoheshim.

Duke i fshirë lotët, më i vogli nga vëllezërit pyeti:

- Xhaxhi, ju nuk do t'i vrisni dhitë tona, apo jo?

- Sigurisht që jo, vogëlushi im. Ne nuk vrasim dhi.

- As nuk do të na i rrëmbeni?

- Jo, jo, ne vetëm do të bëjmë një regjistrim të vogël! përfundoi

ai, duke i hedhur një vështrim anëtarit të dytë të komisionit. Ky i dyti

nxori nga një chantë lëkure të rrjepur disa fletë regjistrimi ngjyrash të

ndryshme, si edhe një regjistër të verdhë me prerje pak më të mirë. Ne nuk e

patëm aspak të vështirë të njihnim këto fletë që ishin të njëllojta me ato

të regjistrimit familjar të fundit dhe kjo na qetësoi pak a shumë.

Nëna u nxori sërish nga ëmbëlsira e saj anëtarëve të komisionit dhe

shefi piu edhe një kupë raki manash.

Babai i menduar shikonte nga dritarja e madhe e chardakut. Vështrimi i

tij dukej sikur e kthente prapa, ndësa shkrihej me rrjedhën e lumit. Po këto

ndjenja e kishin rrëmbyer gjatë shtegtimeve në rini të tij. Por tani ai e

kishte vështirë të dilte nga ky kafaz ballkanik, sepse, në rast se njeriu

mund të kalonte gjithmonë nga një kafaz në një tjetër, ishte pothuajse e

njëjta gjë si të rrije tek i pari. Ai parashikonte ngjarje që së shpejti do

të zhvilloheshin, ndërkohë që ne jetonim chastet kalimtare të fjalëve

ngushlluese.

Heshtja u thye nga zëri i ashpër i anëtarit të dytë të komisionit:

- Tani duhet të ju njoh me mënyrën e regjistrimit. Kemi një libër

Page 70: Koha e Dhive - Luan Starova

70

kryesor dhe ai e tregoi regjistrin e verdhë e gjithashtu kemi edhe fletë

të vechanta për chdo dhi.

Megjithëse fjalët e shefit na kishin qetësuar, anëtari i dytë i

komisionit me zërin e tij të vrazhdë na ktheu përsëri frikën.

Babai i dëgjonte i qetë fjalët e regjistruesit, i cili ia kujtonte

vazhdimisht që duhet të jepeshin të dhëna të sakta për regjistrimin,

përndryshe do të përgjigjeshim para ligjit... Por ne, fëmijët, të tmerruar,

u strukëm në gjirin e nënës. Shefi, të cilit s'i shpëtonte asgjë, e ndërpreu

vartësin e vet:

- Në këtë familje i njohin ligjet. Kalo në pyetjet.

Kjo gjë na qetësoi menjëherë, por fytyra e babait mori një pamje të

shqetësuar. Regjistruesi na u duk pak si i hutuar. Shefi e qortoi:

- Fillo, pra, pa humbur kohë me pyetjet! Na pret një punë e madhe, ka

shumë kafshë në Lagjen e Dhiarit.

- Kur fatkeqësia ndahet me të tjerët është më e lehtë! pëshpëriti

nëna si të fliste me vete, por te ne, fëmijët, atëherë depërtonte madje edhe

heshtja, kështu që ne e kuptuam se ch'deshi të thoshte nëna.

Nëpunësi vuri syzat dhe me një zë më të lartë bëri pyetjen e parë:

- Mbiemri i familjes?

Në vend të përgjigjes, edhe babai bëri një pyetje:

- Për chfarë familje e keni fjalën?

Shefi ndërhyri me egërsi:

- Po ki kujdes, o idiot! Këto fletë i përkasin regjistrimit të

njerëzve, jo atij të dhive. Sa herë duhet të ta përsëris këtë?

Babai buzëqeshi fshehurazi. Vetëm ne e vumë re dhe menduam që ngjarjet

do të merrnin një kthesë të gëzuar. Nëpunësi i vështronte fletët i hutuar.

Ai nuk ishte në gjendje të gjente në këta formularë që kishin ngelur nga

regjistrimi i fundit të njerëzve se chfarë duhej të bënte për t'ia

përshtatur regjistrimit të dhive. Vështrimi i ashpër i shefit ia shtonte

hutimin. Pasi më në fund e mblodhi mendjen, ai vazhdoi ta pyeste babanë:

- Sa dhi keni?

- Tri.

- Emri, mbiemri dhe emri i babait?

Të gjithë ia plasëm gazit, madje edhe ne, fëmijët. Njëri nga ne arriti

të shqiptonte:

- Dhitë tona kanë vetëm e emra!

Page 71: Koha e Dhive - Luan Starova

71

Shefi s'mund të përmbahej më:

- Dihet që dhitë kanë vetëm emra! Ja se ch'ndodh kur të fusin

analfabetë në komision.

I tërbuar nga zemërimi, shefi e vazhdoi vetë pyetjen pa i hedhur asnjë

vështrim tekstit të pyetjeve, sepse, me sa duket, edhe ai vetë ishte

analfabet. Në fund të fundit ishte shef i komisionit, jo për të lexuar e për

të shkruar aty. Duke qenë i detyruar t'i përsëriste shumë herë pyetjet, ai

kishte arritur t'i mësonte të gjitha përmendsh, aq mirë, sa i vazhdoi

pyetjet si të lexonte ch'ishte shkruar:

- Emrat e dhive?

- Bardhoshe, Stalineshë, Shtriga, - u përgjegj babai.

Nëpunësi kishte filluar t'i shkruante emrat duke i prësëritur me zë të

lartë:

- Bar? dho? she, Sta.. li? ne? shë?, - por shefi e ndërpreu në mënyrë

të prerë dhe iu drejtua me një ton të ashpër babait:

- Nuk e kuptoj se si fill pas emrit të Stalineshës vjen ai i Shtrigës.

Jo, këtë unë vërtet nuk e kuptoj!

Këtë chast zgjodhi nëna për të ndërhyrë me lezet:

- Bardhoshe, sepse ajo hyri në shtëpinë tonë si një dhuratë nga

Perendia në mënyrë që ditët tona të ishin përgjithmonë të bekuara nga një

dritë e bardhë. Sa i përket Stalineshës, ajo erdhi në shtëpinë tonë kur unë

po e lindja fëmijën e fundit. Më parë unë kisha humbur shumë fëmijë. Kur e

blemë të tretën, ajo ishte një mrekulli, e që të mos e zinte syri i keq

Stalineshën, shpëtimtaren tonë, ne e pagëzuam të tretën Shtriga. Shkurt, me

Shëmtaken ne synonim ta mbronim Stalineshën e me Stalineshën fëmijët tanë!

Shefi, krejt i hutuar, po e shikonte nënën. Ai nuk dinte më si ta

vazhdonte regjistrimin dhe tha:

- Djema, mund të themi se kjo familje është një mishmash i vërtetë! Ku

është parë e dëgjuar ndonjëherë që një dhi të ketë emrin e Chlirimtarit të

Madh të të gjithë popujve! Të kishte qenë të paktën cjap... Por jo,jo, kjo

nuk do të shkonte as për cjapin. Megjithatë, nën këtë kulm ju keni edhe

portretin e Stalinit. Mirëpo Stalini mbetet vëllai ynë chfarëdo që të

ndodhë. Vërtet ka pëshpëritje..., por Stalini na ka chliruar të gjithëve.

Emri i tij është një emër i shenjtë për secilin nga ne!

- Për ne edhe dhitë janë të shenjta! ia ktheu nëna.

- E kuptoj, e kuptoj, por, sidoqoftë, dhia mbetet dhi!

Page 72: Koha e Dhive - Luan Starova

72

Përsëri ra heshtja e bashkë me të edhe frika. Ne trembeshim se mos

babai do të përgjigjej tani në mënyrë fyese lidhur me Stalinin. Raste të

tilla kishte pasur. Një rrezik i tillë ekzistonte që nga dita kur vëllai,

anëtar partie, kishte vendosur që dhia jonë të quhej Stalineshë. Tani kishte

rrezik që regjistrimi të përfundonte në mënyrë fatale jo vetëm për dhitë,

por për familjen. Shefi u konsultua me anëtarin e tretë të komisionit, i

cili po heshtte, e pastaj tha:

- O njerëz, Stalinesha juaj nuk mund të figurojë në asnjërin formular

të regjistrimit.

Ashtu sich ndahej fatkeqësia në pjesë të pabarabarta, por në

përgjithësi njëlloj për pjesën më të madhe të popullsisë, po ashtu ndahej

edhe frika. Po frika shkonte duke u rritur në përputhje me hierarkinë e

pushtetit, ndërkaq që tek të varfërit dukej gjithnjë se mund të mposhtej.

Shefi, i cili, me sa dukej, dëshironte që ta ndante frikën me anëtarin e

tretë të komisionit, vazhdoi:

- Emri i dhisë suaj, Stalineshë, mund të interpretohet në mënyra të

ndryshme. Por, listat do të paraqiten deri në instancat më të larta, deri në

Federatë. Mund të bien shumë koka qoftë edhe vetëm për një emër të thjeshtë.

Prandaj vërini një emër tjetër asaj dhe do të jemi të gjithë të qetë. Të

quhet, të quhet si të doni ju, por jo Stalineshë!

Ne nuk mund ta harronim ditën kur vëllai, anëtar partie, kishte

menduar që duhej ta pagëzonim kështu dhinë tonë e babai ishte pajtuar disi

me këtë, megjithëse ai i përmbahej postulatit, sipas të cilit duhej të

hiqnim dorë nga emrat e kapitenëve të mëdhenj, të shenjtorëve, të chliruesve

dhe t'u përmbaheshim emrave të zgjedhur mes lulesh ose në natyrë. Ne, pra, e

kthyem vështrimin nga vëllai ynë, anëtar partie, i cili po përpiqej

vazhdimisht të thoshte një gjë e më në fund ia preu në mënyrë energjike:

- Në vend të Stalineshë shkruani Lirineshë, sepse për ne emri Stalin

do të thotë liri!

Shefit i shkëlqeu fytyra nga gëzimi e tha:

- Ti, biro, do të arrish shumë larg po të hysh në parti!

- Unë tanimë kam hyrë në parti! Pohoi vëllai, jo pa u krekosur.

Tani, plotësisht i kënaqur, shefi la që regjistrimin ta vazhdonte

sërish vartësi:

- Shkruaj Lirineshë e ki kujdes të mos ngatërrohesh përsëri me

pyetjet.

Page 73: Koha e Dhive - Luan Starova

73

- Gjinia? Vazhdoi nëpunësi.

- Natyrisht që femërore! tha shefi duke e qortuar.

- Por fare mirë mund të ishte një cjap! u përgjigj nëpunësi, për

herë të parë i krekosur si gjel.

- Ne i chojmë dhitë tona te cjeptë e bariut Changa nga ana tjetër e

Urës së Drunjtë, - saktësoi njëri nga vëllezërit më të vegjël.

Nëpunësi u hutua përsëri. Shefi ia nguli vështrimin e tij arrogant dhe

i kërkoi që të vazhdonte.

- Kombësia?

Këtë herë babai ia plasi gazit. Ne, fëmijët, u gjallëruam.

I trimëruar nga lëvdatat që i kishte bërë shefi, vëllai, anëtar

partie, u përgjigj i parti:

- Ballkanike!

- Ballkanike! Shkroi nëpunësi.

- Dhitë nuk kanë kombësi. Dhitë kanë racë. Pyet, pra, për racën! tha

si me kërcënim shefi. Në këtë rast ajo që vlen nuk është kombësia, por

raca! Cilës racë i takojnë dhitë tuaja?

- Racës angora me lesh të bardhë, - u përgjigj babai.

Nëpunësi sërish e kaloi masën:

- Besimi?

Shefi u nxe edhe më shumë:

- Gomar i dreqit, dhitë nuk kanë fe!

Nëna pëshpëriti:

- Kanë, kanë, si s'kanë, dhitë kanë fe, nganjëherë më shumë edhe se

njerëzit.

- Mosha e dhisë? Vazhdoi nëpunësi.

- Nuk dihet!

- Ngjyra e lëkurës dhe shenja të vechanta?

- Bardhoshja është krejt e bardhë, Stalinesha, më fal, Liriesha është

e bardhë me qafë gështenjë, kurse Shëmtakja është e bardhë me topa të zi.

Nëpunësi kishte mbaruar me pyetjet.

- Mendoj që mbaruam! tha shefi duke u krekosur.

Ai piu një gotë të fundit rakie, pastaj, duke u nisur, përsëriti:

- Do të shkonte shumë më shpejt, sikur në radhët tona të mos kishim

kaq shumë analfabetë.

Page 74: Koha e Dhive - Luan Starova

74

KREU XV

Kur babai i pëshpëriste fshehurazi nënës që me Stalinin kishte marrë

fund chdo gjë, ne, fëmijëve, na shkonte mendja menjëherë tek Stalinesha jonë

e shkretë. Me sytë tërë lot, ne zbrisnim për ta parë, për ta përkëdhelur dhe

për ta shtrënguar në krahët tanë. Si gjithmonë, Stalinesha na priti me

shkujdesje dhe ëmbëlsi dhe pastaj e ktheu vështrimin nga fijet e barit të

njomë.

Për ne, grindja ndërmjet Titos e Stalinit merrte aq kuptim sa kishte

të bënte me dhitë tona, e në vechanti me Stalineshën. Ne i dyfishuam

përpjekjet tona për të kuptuar fjalët që i pëshpëriste babai lidhur me

Stalinin sapo merrte vesh ndonjë lajm të ri.

Nëna reagonte gjithmonë njëlloj, duke përsëritur fjalët:

- Vetëm luftë të mos ketë! Vetëm luftë të mos ketë!

Ne nuk e thërrisnim më Stalineshën me emrin e vet. Ajo, e mësuar me

këtë emër, sillej në mënyrë jonormale kur ne nuk e përmendnim atë. Por, në

kokat tona fëmijërore, ne kishim frikë se mos, po ta shqiptonim shpesh, do

të vinin të na i rrëmbenin e të na i vrisnin dhitë.

Me lajmin për fundin e marrëdhënieve ndërmjet Titos dhe Stalinit po

afrohej koha e fundit të dhive. E tërë Lgjja e Dhiarit, gjithë qyteti,

gjithë vendi dridheshin nga kjo perspektivë. E ne, për shkak të Stalineshës,

kishim më tepër frikë sesa të tjerët. Jo vetëm që mund të na i rrëmbenin e

të na i vrinsin dhitë, por për shkak të Stalineshës mund ta dënonin edhe

familjen. Ne bënim lloj-lloj planesh për t'i shpëtuar kafshët tona, duke

filluar nga Stalinesha. Planifikonim të merrnim një sasi ushqimesh me vete e

pastaj të shkonim të fshiheshim bashkë me dhitë nëpër shpellat e malit fqinj

e aty të jetonim me qumështin e tyre e, kur gjërat të qetësoheshin, kur të

vendosej liria, të ktheheshim në qytet. Ne nuk arrinim ta kuptonim se chfarë

dëmi të madh shkaktonin dhitë që tani donin t'i zhduknin. Sich mund të

lexohej në librat e babait, këta njerëz kishin mbijetuar falë dhive. Chfarë

do të ndodhte me ta pas kësaj? Lagjja e Dhiarit për ne kishte marrë kuptimin

e një fortese të bardhë jetësore përbri kështjellës së madhe prej guri.

Nënat ua rrëmbenin vdekjes nga duar foshnjët falë qumështit të dhive.

Dashuria ndërmjet njerëzve e dhive në Ballkan ishte e pastër, e plotë, e

shenjtë. Në saje të dhive afroheshin më lehtë njerëzit e besimeve dhe e

kombësive të ndryshme. Sa më shumë që ishin munduar t'i bindnin njerëzit që

Page 75: Koha e Dhive - Luan Starova

75

nuk ekzistonte Zoti, në ato vite të komunizmit të pasluftës, aq më tepër ata

besonin se Zoti ekzistonte përmes dhive që i kishte dërguara këtu poshtë për

t'ua zgjatur jetën.

Familjet e Lagjes së Dhiarit që kishin dhi, hartonin me mendje

lloj-lloj planesh për të shpëtuar kafshët, qoftë në mënyrë individuale ose

kolektive. Në familjen tonë, sapo babai nisej për punë, ne gjithnjë e më

shpesh e hapnim radion me shpresë se do të ishim të parët ne, fëmijët, që ta

kapnim lajmin për urdhërin e asgjësimit të dhive e të parët të bënim dichka.

Në ato ditë, prindërit tanë nuk flisnin për dhitë në mënyrë që të mos

na shqetësonin e të na trishtonin. Megjithatë, një mëngjes, radioja më në

fund dha lajmin e parë që kishte të bënte me fundin e dhive.

- Dhitë, - thoshte spikeri, zëri i të cilit tingëllonte me forcë, -

janë armiq të betuar të socializmit. Për shkak të dhive, klasa jonë e

lavdishme punëtore mund të mos arrijë kurr në komunizëm. Dhitë shkatërrojnë

pasuritë e socializmit: drurët, pyjet. Për këtë arsye të gjithë të bashkuar

duhet t'i zhdukim ato...

Këto fjalë që dilnin nga radioja, si shigjeta të helmatisura, na

pikëllonin thellë në zemër. Megjithëse nuk e dinim kuptimin e fjalëve

"socializëm", "komunizëm", "klasë punëtore", ne, fëmijët më të vegjël,

mendonim që këto fjalë, që llomotiteshin më shpesh, ishin edhe më të

rrezikshmet për dhitë tona. Nga ato ne ia plasnim vajit. Zbritnim në

podrumin që nxirrte në oborr për të vërtetuar nëse dhitë tona vazhdonin të

ishin aty, për t'i marrë me vete atje lartë në dhomat tona e për t'i fshehur

në musandra ku babai ruante libat e tij të vjetër.

Duke qenë se Stalinesha ishte më e kërcënuara, atë të parën e chuam

lart, por radha u erdhi edhe të tjerave. Zëri i spikerit vazhdonte të

buchiste me theks emfatik nga radioja:

- T'i zhdukim dhitë! Ta shpëtojmë vendin! Pa dhitë planet pesëvjechare

do të ecin më mirë...!

Vëllai, anëtari i partisë, që ishte kumbar i Stalineshës, ishte ngulur

pranë radios në formë të bishtit të palloit. Për të na qetësuar, ai përpiqej

të na shpjegonte fjalët që ishin të panjohura për ne, por s'arrinte gjë

tjetër, përvech efektit të kundërt.

Ne e kuptonim gjithnjë e më pak.

Vaji i më të vegjëlve nuk pushonte.

Dhitë shetisnin krenare nëpër dhomë.

Page 76: Koha e Dhive - Luan Starova

76

Zëri i spikerit vazhdonte me të njëjtën forcë:

- Kur t'i zhdukim dhitë, fushat dhe drurët do të lulëzojnë sërish, një

energji e fuqishme do të lirohet; toka, me punën tonë, do të shndërrohet në

kopësht të Edenit. Me mijëra barinj në tërë vendin do të shndërrohen në

klasën punëtore të pamposhtur, të kalitur si chelik. Ata do të ngrenë uzina

të mëdha, ndërsa minatorët do të gërmojnë në thellësitë e tokës...

Radioja jehonte me forcë. Dhitë tani bridhnin nëpër dhomë të

frikësuara. Ne as që vumë re që babai ishte kthyer. Në këtë orë ai zakonisht

ishte në punë. Sytë tanë të mbushur me lotë iu drejtuan atij. Si chdo herë

kur na godiste një grusht i rëndë, ne prisnim ngushëllim nga vështrimi i tij

i ëmbël, nga shkëlqimi i gëzuar kaltërosh i vështrimit të tij qetësues, që

na largonte nga këto kohë të vështira.

Babai i njihte gjithë fshehtësitë e familjes dhe të dhive. Prania e

tij kishte gjithmonë një efekt qetësues. Ai e uli zërin e radios, dhitë u

qetësuan. Ne vazhduam ta dëgjonim zërin e spikerit:

- Barinj, ejani në vete para se të mos jetë shumë vonë, lërini dhitë

tuaja! Ju presin traktorët, ekskavatorët, lokomotivat. Mos mendoni, vallë,

se mund t'i tërhiqni këto makina me dhi! Sich thoshin të parët tuaj, as toka

nuk prashitet me dhi...

Nëna kishte dëgjuar që ishte kthyer babai. Ajo në chast u shfaq para

nesh. Edhe ajo i ndiente goditjet e fatit deri thellë në shpirt. Ajo erdhi

që ta dëgjonte së bashku me ne radion, nga e cila i njëjti zë thoshte:

- Barinj të rinj e të vjetër, nëna dhe fëmijë, partia jonë e

pamposhtur sërish po ballafaqohet me një armik. Partia jonë e lavdishme, e

cila në mënyrë ngadhnjimtare e udhëhoqi popullin tonë në luftë kundër

fashizmit, mund t'i qërojë hesapet fare lehtë edhe me dhitë, me këta djaj të

bardhë, të cilat i shfrytëzon armiku i klasës. Armikut i janë marrë pronat,

dyqanet, kështu që nuk i ka mbetur asgjë, përvech shpirtit të së keqes; sich

mund të pritej, ai është marrë vesh me dhitë...

Babai dëgjonte me një pamje të shqetësuar zërin që dilte nga radioja .

Sado që bëri të pamundurën për ta fshehur para nesh ankthin e vet, nga

vështrimi i tij u zhduk ajo qetësi kaltëroshe ku lundronte anija e mendimeve

tona fantazmë.

Babai e ndiente që masat do të ishin të ashpra. Fjalët e tjera që

dilnin nga radioja ky aparat i mallkuar, si një kopje e fatit, ia kujtonte

familjes sonë si të kaluarën, ashtu edhe të ardhmen, - ishin më pak të

Page 77: Koha e Dhive - Luan Starova

77

dhimbshme e më pak të ngarkuara me pasiguri.

E, spikeri vazhdonte:

- Shokë, burra e gra, fshatarë e fshatare, të rinj e të reja, na pret

një aksion i gjerë në shkallë mbarëpopullore. Armiku i klasës po ngre si

shumë krye. Duhet t'ia presim. Ne kemi organizuar kolektiva prodhuese e ata

po i sabotojnë; ne ndërtojmë kooperativat e konsumit e ata i kërkojnë

dyqanet e tyre. Por partia jonë ka një përvojë të lavdishme e më në fund ne

do të fitojmë dhe dhitë do të munden... Ju bëjmë thirrje të gjithëve ta

kuptoni si duhet aksionin tonë, t'i hiqni qafe vetë dhitë, në mënyrë që të

na kurseni kohë dhe mjete. Partia është me ju. Ajo ka një përvojë të gjerë

revolucionare në fushën e asgjësimit të armikut cilido qoftë ai...

Ne dëgjonim radion pa ia hequr për asnjë chast sytë babait. Fytyra e

tij tani kishte marrë një pamje të qetë. Sytë e tij kishin marrë shkëlqimin

e gjallë kaltërosh që na qetësonte. Dukej sheshit që agresiviteti i fortë i

radios pasqyronte dobësi. Babai u trembej më së shumti goditjeve të

papritura e tinzare të fatit. Por, kur e paralajmëronin si kësaj here, ai

kishte kohë që të përgatitej për t'i përballuar sa më mirë ato. Pikërisht

për këtë arsye ai ishte i qetë, megjithëse zëri i radios vazhdoi me tone që

na sillnin ndër mend humbjen tonë:

- Plani për asgjësimin e dhive është hartuar në hollësitë më të imta,

në instanca të larta të Republikës dhe në nivelin më të lartë federativ.

Atje lartë nuk gabojnë kurrë. Sa më lartë aq më të shenjta janë gjërat. Ne

në qytetin tonë jemi më të prekurit nga dhitë. Por chfarë kryeqyteti mund të

jetë ky me tërë këto dhi të zgjebosura, me Lagjen e Dhiarit në qendër, me

këtë vatër të mallkuar të kundërrevolucionit të bardhë? Merreni me mend që

ka familje që kanë nga tri deri pesë dhi e ka barinj fanatikë me kope të

tëra...

Babai komentoi për herë të parë fjalët e spikerit në chastin kur ai

përmendi kafshët e Lagjes së Dhiarit:

- Dëgjoni, kjo ndodh pikërisht se në këtë lagje ka më shumë dhi, sepse

aty jetojnë njerëzit më të varfër!

Po kush e dëgjonte babanë? Spikeri, me një ton të ngritur, që tregonte

se ishte në përfundim, deklaroi:

- Shokë, burra e gra, armiku nuk duhet të na gjejë në gjumë! Partia

tashmë ka ndërmarrë masat e duhura për aksionin kundër dhive. Udhëzimet janë

dhënë. Me procedura të shpejtuara, Kuvendi Kombëtar do të miratojë ligjin

Page 78: Koha e Dhive - Luan Starova

78

për ndalimin e mbajtjes së dhive. Kurse Fronti Popullor që tani do të

fillojë fushatën e shpjegimeve të duhura. Vdekje dhive, liri popullit!

* * *

Më në fund pushoi zëri mbytës, që i kishte dhënë një shije të hidhur

jetës së chdo familjeje në Lagjen e Dhiarit.

Pasuan këngët masive revolucionare. Që në tingujt e parë, babai e fiku

radion. Kishim dëgjuar shumë atë ditë. Madje tepër. Për ta ulur tensionin

dhe për të na treguar që nuk ishim në prag të ndonjë fatkeqësie, nëna filloi

të na pyeste për ca gjëra të zakonshme të shtëpisë. Pastaj ne vrapuam te

dhitë tona, me sy të fryrë nga të qarët i përqafuam fort si të ndaheshim nga

ato. E kush mund të hynte mes shpirtërave tanë dhe shpirtërave të këtyre

qenieve të gëzuara dhe me pamje të qetë, të cilat e bashkëndjenin

poshtërimin tonë në këto kohë të mallkuara të trazirave dhe të pasigurisë

ballkanike?

Ne ishim pjesë përbërëse e kësaj mase të bardhë, e cila, pikërisht në

chastin vendimtar të lindjes sonë dhe të rritjes sonë, ishte shpërndarë në

brendinë tonë, me fluksin e padukshëm të qumështit.

Por, ja që, tani donin të na ndanin nga dhitë tona, të na ndanin nga

vetja jonë.

A mund të kishte mallkim më të lig?

A kishte nevojë stalinizmi që t'i vinte në provë deri në këtë shkallë

shpirtërat tanë për t'i bërë komunistë?

Pse duhej të pranoheshin e të thitheshin aq thellë këto ide që nuk

ishin provuar ende askund?

Para se gjithash ne e shtrëngonim Stalineshën tonë, sepse ajo na

dhimbsej për shkak të kthesës së papritur që kishin marrë marrëdhëniet e

vendit tonë me Stalinin. Sigurisht të parën do të na rrëmbenin atë.

Babai e kishte humbur ritmin e zakonshëm ditor. Ne ndiqnim të gjitha

veprimet dhe gjestet e tij. Madje edhe gjatë humbjeve që kishte pasur

familja, ai nuk e kishte ndryshuar deri në këtë shkallë sjelljen dhe

shprehjen. Sytë e tij ishin pasqyrë e shpirtit të tij, i cili tani

pasqyronte pa asnjë dyshim mendime të zeza. Tani nën këtë dritë do ta

shikonte fatkeqësinë kolektive. Megjithëse ne në njëfarë mënyre ishim

ngushëlluar me thënien e nënës, sipas së cilës fatkeqësia që ndahet e bën

Page 79: Koha e Dhive - Luan Starova

79

atë më të lehtë, vdekja do të trokiste me siguri në dyert tona. Kësaj here

ajo ia drejtonte thirrjen familjes sonë dhe tërë Lagjes së Dhiarit. I

nervozuar, babai iu afrua përsëri radios. Ai dëshironte të informohej deri

në fund për rrjedhën e ngjarjeve. Radioja përhapte tani tingujt e një zëri

tjetër:

- Shokë, burra e gra, përfaqësues të klasës punëtore dhe të klasës

fshatare, tani do të dëgjoni komunikatën e Komitetit Qendror të Lidhjes së

Komunistëve të Jugosllavisë. Tani e tutje jemi të vetëm në oqeanin e

komunizmit. Shtrëngojini radhët uaja. Stalini na ka përjashtuar nga kampi

socialist. Ai dëshironte ta nënshtronte partinë tonë të lavdishme, të

kalitur në luftën kundër fashizmit. Ai donte të na skllavëronte, por ne nuk

u dorëzuam. Udhëheqësi ynë, i cili na ka drejtuar në Luftën

Nacionalchlirimtare, e ka fituar edhe luftën e fundit për shpëtimin e vendit

tonë.

Dukej që radioja mbillte tmerr në këtë shtëpi, e cila pati frymuar në

qetësi. A mund të grumbullohej dhe të përqendrohej deri në këtë shkallë

historia, për t'u përhapur,pastaj, më mirë në hapësirë brenda vetëm një

dite? Vërtet që në Ballkan historia kishte qenë e tillë: vinte e kalonte

përnjëherë, duke lënë në shpirtërat e njerëzve një shtresë akulli që

vështirë mund të shkrihej.

Radioja si të ishte chmendur. Prej vitesh babai ia kishte ulur zërin

radios që të mos e dëgjonim në radhë të parë fëmijët, pastaj nëna, në mënyrë

që të mos mbillej shqetësim në zemrat tona. Ai në radhë të parë donte të

pastronte parullat e ashpra që synonin ta ndërtonin shpirtin e qytetarëve si

me chekan. Por kësaj here në shtëpi kishte pushuar së sunduari rendi i

zakonshëm i gjërave dhe gjithsecili duhej ta paguante me shpërthimin e

ankthit të vet.

Fjalët e fundit të spikerit lidhur me prishjen përfundimtare me

Stalinin na zhytën në një frikë edhe më të madhe. Kuptohet që ne shkuam

përsëri pranë Stalineshës sonë. Ne tanimë e dinim që për të s'kishte më

shpëtim. Sido që të vërtiteshin punët, ajo e shkreta do ta pësonte. Po të

kishim mbetur në marrëdhënie të mira me Stalinin, do të na kishin akuzuar se

po talleshim me emrin e tij të lavdishëm; por me që ishim prishur, do të na

akuzonin si stalinistë. Ne të gjithë e përqafonim tani dhinë tonë të vogël,

e donim që ajo ta kuptonte që ne nuk do të gjenim kurrë ngushllim për

humbjen e asaj që me kaq zemërgjerësi na kishte shpëtuar jetën dhe e cila,

Page 80: Koha e Dhive - Luan Starova

80

pa pikë dyshimi, do të ishte viktima e parë e antistalinizmit në këta kufij

jugorë të Ballkanit...

Nga radioja u përhapën sërish këngë revolucionare: "Populli të ka

madhëruar o Jugosllavi... Me marshallin Tito, birin heroik të popullit, ne

nuk do të na ndalë as ferri...³

Po paralajmërohej ferri, ferri! Të shkretët ne, të shkretat dhi! Do të

na e rrëmbenin kohën tonë të përbashkët...

Vazhduan sërish këngët revolucionare.

Babi e fiku radion, e hoqi nga priza, e choi në dhomën e vet këtë

aparat që qe chmendur dhe që për një kohë kaq të shkurtër kishte mbjellë aq

shumë trazira. Shtëpia u zhyt në qetësinë e dikurshme familjare, një qetësi

që të përpinte e që ritmonte me ngashërimet tona...

Dolëm me Stalineshën e dhitë e tjera. Iu afruam lumit si të donim ta

verifikonim aty rrjedhën e re që kishte marrë historia. Por lumi rridhte si

zakonisht, ndërkohë që hijet e plepave të lartë luanin me ujërat e kaltëra

në të blertë.

U drejtuam së bashku nga korijet e shelgjeve të mbjella përgjatë

brigjeve, në kërkim të ujit të kulluar e të gjethnajave të njoma. Si t'ia

kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit, të gjithë së bashku, barinj e dhi, të

Lagjes së Dhiarit shkonin drejt lumit, pasi e kishin marrë vesh se do të

kishte zhvillime të reja.

Buzë ujërave të kaltëra në të blertë të lumit përftoheshin brigje të

bardha, të lëvizshme, ndërkohë që nga deti, tutje në jug, vinin fluturimthi

pulëbardhat. Qenë chastet e fundit të parajsës sonë fëmijërore pranë dhive.

KREU XVI

Po të dëshironim të shihnim borën më të bukur e më të trashë të jetës

sonë, duhej të ktheheshim prapa në fëmijërinë tonë, në kohën e dhive. Në të

vërtetë borërat e pastra dhe të mëdha janë zhdukur përgjithmonë nga qyteti

ku jemi rritur dhe ku kemi lëshuar rrënjë. Edhe po të ndodhte që, pas shumë

e shumë vitesh, të binte borë e madhe, ajo ndotej dhe shëmtohej shumë

shpejt. Pastaj ajo fillonte të shkrinte pak e të ngrinte sërish, duke e

mbajtur, këstu, qytetin të robëruar nën pushtetin e akullit dhe të acarit.

* * *

Page 81: Koha e Dhive - Luan Starova

81

Gjatë fëmijërisë sonë, kur binte borë e madhe, qyteti merrte një pamje

magjike, krejt të bardhë, si në ato përrallat me zana. E para që e hapte

rrugën ishte një karrocë e vjetër e fillimit të shekullit. Nëpër oborre,

hejet e akullit që formoheshin nëpër kroje përftonin pallate, fortesa nga më

të jashtëzakonshmet që ishin parë ndonjëherë. Ne futeshim në këtë bardhësi

bashkë me dhitë. Të bardha si vetë bora, me sytë e që u shkëlqenin si shumë

diej të vegjël, ato ngrohnin fëmjërinë tonë. Ne nuk mund ta përfytyronim, as

në ëndërr e kishim parë, se ky ishte dimri i fundit me dhitë.

Vetëm pas trazirave që e kishin tronditur vendin për shkak të grindjes

me Stalinin dhe pasojave që kishin rrjedhur pastaj: izolimi i madh i vendit

dhe thellimi i urisë në fillim, pastaj pakot e paharrueshme që vinin nga

Amerika, të cilat do t'i kujtojmë përgjithmonë: nga mishi te sheqeri, te

vezët e te qumështi pluhur; vetëm pas incidenteve kufitare dhe viktimave të

para që ranë në kufi të vendit tonë dhe të fqinjëve socialistë, vetëm pas

gjithë këtyre u miratua ligji që ndalonte mbajtjen e dhive, por, meqenëse

ende nuk ishte shpallur në gazetën zyrtare të Republikës, kishte qenë e

pamundur deri atëherë të vihej në zbatim. Por humnera u hap, orteku u lëshua

me rrokullisjen e borës së argjendtë.

Si në prag të luftës, frika s'u ndahej njerëzve. Frika nga lufta që

sapo kish përfunduar, nga të vdekurit, nga kampet, nga deportimet, nuk ishte

zhdukur ende, kur zuri fill frika e shkaktuar nga lufta kundër dhive.

Ligji ishte i ashpër, e s'mund të ishte më i ashpër: dhitë duhej të

asgjësoheshin dhe pikë. Në qoftë se pronarët e dhive nuk do të bindeshin, në

vend paraqitej një treshe e stërvitur në mënyrë vechantë, vetëkuptohet të

pajisur me thika. Nuk mbetej gjë tjetër, pos që të zgjidhej mënyra e

vdekjes. Po kujt mund t'i shkonte në mendje t'ua fuste thikën këtyre dhive,

si t'ia fuste vetvetes?

Grindja me Stalinin na dha, për një kohë të shkurtër, njëfarë shprese

se dhitë mund të shpëtonin. Ne mendonim se një herë e përgjithmonë ishim

chliruar nga stalinizmi, por ai ishte vendosur te ne për një kohë të gjatë,

kurse te disa ai do të mbetej përgjithmonë i rrënjosur. Për ne gjëja më e

rëndësishme ishte që dhitë tona të mbeteshin gjallë, edhe nëse do të na

duhej për këtë të pajtoheshim me Stalinin dhe t'i pranonim para tij

"gabimet" tona. Kështu, pra, qoftë në pranverë o në verë, gjatë vjeshtës ose

dimrit, pas grindjes së madhe ndërmjet Titos dhe Stalinit, ne mendonim dhe e

Page 82: Koha e Dhive - Luan Starova

82

ndjenim gjithnjë e më tepër që po i shetisnim dhitë tona për herë të fundit.

Si në tregimin për dhinë e vogël të zotit Sëgen, ne e dinim që ujku na

ndiqte hap pas hapi. Po, ujku ishte aty, por dhitë tona nuk ishin vetëm. Ne

do t'i mbronim ato, qoftë edhe me jetën tonë, për këtë ne betoheshim! Kurse

ato të shkretat, ato nuk kundërshtonin, as nuk miratonin. Ato kërkonin vetëm

bar, këtë qumësht të ardhshëm shpëtimtar.

Kur arriti ligji që ndalonte mbajtjen e dhive dhe ndërkohë që ende

s'ishte vënë në zbatim, ne i merrnim dhitë gjithkund me vete, madje edhe në

shkollë. Nëse donin të na i merrnin, le t'i merrnin, por edhe neve bashkë me

to!

Atë ditë kur ra bora e parë shumë e madhe, ne e patëm shumë të

vështirë që të shkonim vetëm në shkollë. I lutëm prindërit që t'i ruanin

mirë dhitë deri sa të ktheheshim. Në oborrin e shkollës nuk dëgjohej më ajo

tollovi e përhershme; ajo nuk mund të ekzistonte për shkak të qilimit të

trashë të borës. Megjithatë, edhe kur binte borë në vitet e mëparshme, asgjë

nuk mund ta shuante në shkollë këtë tollovi të fëmijëve. A mos kishte

ndodhur, vallë, ndonjë gjë e vechantë? Zemrat tona filluan të rrihnin si të

chmendura.

Mësuesi ynë kishte tre fëmijë dhe një dhi të vogël, Miroshen. Në

chfarëdo lloj stine ajo gjendej përballë shkollës, para shtëpisë së

mësuesit. Kur i chonim dhitë tona me kullotë, ne e merrnin edhe Miroshen.

Kishim vendosur atëherë njëfarë radhe se kush do ta merrte dhe kur, sepse

gjithsecili dëshironte ta kishte me vete, jo aq për shkak të mësuesit, sesa

për fëmijët e vegjël që kishin ngelë jetimë pa nënë shumë herët. Kur erdhi

koha, ne e chuam edhe Miroshen te Changa. Tamam si të ishte dhia jonë.

Por ja që, për herë të parë, ajo nuk ndodhej përpara shkollës! Më

shumë për ta qetësuar veten, menduam se ndoshta e kishin futur diku tjetër

për shkak të borës, por nuk ishte aspak kështu...

Mësuesi ynë ishte vetëm para portës së shkollës. Para se të arrinim ta

pyesnim, ai na tha se Miroshja ishte shëndosh e mirë dhe se do të kthehej.

Edhe fëmijët e tij ishin aty, por shumë të trishtuar. Ne e dinim që

pikërisht Miroshja i kishte shpëtuar fëmijët e mësuesit nga vdekja e sigurt,

pa vdekjes së nënës së tyre.

"Ku është Miroshja?"- pyetëm ne, por chfarë i kishte ndodhur asaj ne e

kuptuam vetëm më vonë, ose, me thënë të vërtetën, ne nuk e kuptuam

plotësisht asnjëherë.

Page 83: Koha e Dhive - Luan Starova

83

Para se ta fshihte Miroshen, mësuesi ynë kishte marrë nga gjykata një

fletë-padi për mbajtjen e ndaluar të dhisë. Vërtetë, edhe më parë kishte

pasur paralajmërime lidhur me këtë që kishin ardhur nga prindër të nxënësve

që ta hiqte dhinë, por mësuesi kishte vazhduar ta mbante Miroshen e vet, se

familja e tij nuk mund të bënte pa të. Po të kishte qenë mësuesi anëtar

partie, ndoshta do t'ia kishin dërguar pak më vonë fletë-padinë. Por, meqë

nuk ishte, Mirushja ishte ndër të parat që u gjet në listën e kafshëve për

asgjësim, sepse mësuesi, me dhinë e vet të vogël në prag të shkollës, ishte

një pamje që ua vriste sytë një numri të madh njerëzish.

Në fund të fundit, pushteti dhe partia kishin një strategji të qartë:

po t'i zhduknin menjëherë dhitë e një grushti intelektualësh të njohur në

jetën shoqërore-kulturore, do ta kishin pastaj shumë më lehtë që t'u jepnin

fund atyre të barinjve të thjeshtë. Kështu, mësuesi e firmosi fletë-padinë

dhe hyri në këtë mënyrë në rrethin e atyre që ishin vënë në shënjestër nga

ligji. Në atë kohë, po të viheshe në shënjestër, ishte e sigurt se do të të

godisnin, sepse, nëse nuk dihej se kush shtinte, kush qëllonte veten, dikush

për shkak të dhive e dikush për të bërë karrierë, mësuesi përkundrazi e

dinte që fletë-padia sigurisht të shpinte në gjyq e për këtë arsye dhitë

shkonin në thikë e ai vetë në burg. Pra, ai nuk kishte rrugëdalje tjetër.

Para rënies së borës së madhe, një mëngjes në dritën e zbehtë të

agimit, mësuesi e mori Miroshen dhe u drejtua në mal. Dukej se do të

përsëritej, vetëm Zoti e di se në ch'formë, varianti ballkanik i vdekjes së

dhisë së zotit Sëgen. Edhe këtu, si në atë tregim, kishte një ujk, por nuk

dihej se cili ishte ai. Në të vërtetë kishte shumë të tillë.

Pra, Miroshja u nis për rrugë. Ajo e pranoi në heshtje këtë rrugë

chuditërisht të panjohur nëpër kreshta që e shpinin deri në majë të malit në

një kasolle të vetmuar, në një lirishte ku fëshfërinte era. Aty jetonte, e

harruar nga të gjithë, një familje tejet e varfër: një plak, një plakë, një

kec; fëmijët e tyre prej kohësh kishin shkuar larg e s'u dihej as nami as

nishani e pleqtë s'kishin marrë lajme prej shumë vitesh.

Që kur i kishte zbuluar këta njerëz të humbur në vetminë e malit,

mësuesi kishte filluar t'i donte si t'i kishte njerëz të vet. Tri herë në

vit ai ngjitej atje lart për t'u dërguar rrobe të ngrohta, ushqime, sheqer e

kripë. Pleqtë, të ngujuar atje në majë që prej kohësh dhe të paaftë që të

zbrisnin në fund të luginës, e pritën Miroshen si fëmijën e tyre. Për

njëfarë kohe, u tha mësuesi, pa e ditur as vetë se sa do të zgjaste kjo

Page 84: Koha e Dhive - Luan Starova

84

kohë. Ai shpresonte vetëm që do të gjindej mënyra që të zgjaste koha e

dhive. Ndërkaq pleqtë do të jetonin me ato dhe për ato. E, nëse kjo shpresë

ishte e kotë, ato do të mbeteshin të lira në pyll e kafshët e egra me

siguri ujqërit në fund të fundit do t'i copëtonin si dhinë e vogël të

zotit Sëgen. Megjithatë, mësuesi ishte i gëzuar që Miroshën dhe dhitë e

tjera nuk do t'i therte dora e njeriut mosmirënjohës.

Mësuesi nuk u kthye nga mali. Bora binte pa pushim dhe me siguri ia

kishte mbyllur rrugën. Askush nuk e dinte se chfarë i kishte ndodhur atij

gjatë kthimit. Erdhën ata të gjykatës, erdhën edhe përmbaruesit. Mësuesi

askund. Aty ndodheshin vetëm fëmijët e tij. Ne i ushqyem, u dërguam qumësht

dhe bukë për të bërë bukëvalë. Njerëzit e gjykatës na morën në pyetje edhe

ne. Mes tyre ne njohëm nëpunësin e komisionit të regjistrimit. Ata na pyetën

se ku fshiheshin mësuesi dhe Miroshja. Na detyruan të shkonim deri te vendi

ku e kullotnim Miroshen bashkë me dhitë tona. Ata na trembnin duke na

kërcënuar se do të na chonin nëpër shtëpitë e riedukimit se ishim shumë të

vegjël për burg. Më në fund, e kuptuan që ne nuk dinim asgjë. Ata kërkuan

edhe në mal, por mësuesin nuk e gjetën. E nuk u kthye as në pranverë, pasi u

shkri bora. Fëmijët e tij i chuan në jetimore dhe ne nuk i pamë më kurrë ata

dhe as mësuesin e Miroshen.

Më vonë, kur u rritëm, chdo herë që binte borë e madhe, ne e shikonim

bardhësinë e saj me shpresë se mos zbulonim aty gjurmët e thundrave të

Miroshes që kërkote mësuesin, fëmijët e, po ashtu, të gjithë ne që kishim

jetuar kohën e dhive.

KREU XVII

Me t'u përhapur lajmi i parë për ndalimin e dhive, një frikë e madhe e

pushtoi Lagjen e Dhiarit. Kjo frikë u rrit edhe më shumë kur u mor vesh që

Changa ishte zhdukur bashkë me tufën e tij të madhe. Chdo familje kishte, si

të thuash, një plan se si t'i shpëtonte dhitë e veta. Në shtëpinë tonë, ne

ishim po aq të shqetësuar për zhdukjen e Changës, sa edhe për fatin e

kafshëve tona.

Të gjithë pyesnin se ku ndodhej Changa, ku e kishte chuar kopenë e

vet. Lloj-lloj historish qarkullonin nga të tëra anët. Partia i përhapi

fjalët, sipas të cilave Changa me dhitë e tij u ishin dorëzuar autoriteteve.

Sipas ca të tjerëve, ai ishte larguar bashkë me dhitë përtej kufirit. Disa

Page 85: Koha e Dhive - Luan Starova

85

njerëz keqdashës thonin duke pëshpëritur se ai kishte qenë një spiun i futur

në lagje, që kishte bashkëpunuar me autoritetet që në fillim dhe i kishte

lënë tani banorët me gisht në gojë. Askush nuk u besonte këtyre

thashethemeve, por nuk mund t'i përgënjeshtronin, përderisa Changa të mos

dukej me kafshët e veta. Pa të, pa dhitë e cjeptë e tij, në Lagjen e

Dhiarit, madje në tërë qytetin, zotëronte një atmosferë pikëllimi. Ne të

gjithë prisnim që të kthehej. Ai duhej të kthehej.

Në të vërtetë, Changa nuk mund të përshtatej në atë socializëm që

asgjësonte dhitë. Pas shumë e shumë bisedash me babanë dhe me barinjt e

tjerë të njohur, ai kishte vendosur që të shkonte pranë autoriteteve

federative, deri në instancat më të larta të vendit, për të biseduar, po qe

nevoja, edhe me strategun kryesor për chështjen e dhive. Ai mendonte madje

t'i bënte vizitë edhe vetë Udhëheqësit. Babai ia përsëriste që nuk do të

arrinte kurrë në hierarkinë më të lartë dhe se do të ngatërrohej në rrjetin

e niveleve më të ulëta.

Changa e kishte zakon ta chonte deri në fund chdo gjë që planifikonte

të bënte. Nuk kishte forcë që mund ta ndalonte, sidomos kur ai nxitej nga

instinkti i së vërtetës. Gjatë njërës nga bisedat me të, babai kishte hedhur

mendimin së përgjegjësi kryesor për chështjen e dhive ndoshta gjendej jashtë

vendit. Changa e dinte fare mirë që babai e kishte fjalën për Stalinin.

Kështu, pas pak ai tha:

- Nëse do të jetë e nevojshme që të sqarohet chdo gjë lidhur me dhitë,

unë do të shkoj deri te vetë Stalini!

Babai e tundi kokën me dyshim. Ishte koha, kur s'kish rrezik më të

madh se të zije në gojë emrin e Stalinit, e jo më të shkoje tek ai.

Changa kishte lidhje të rëndësishme dhe të pabesueshme nga të gjitha

anët, përfshirë këtu edhe disa vende të Lindjes, ku problemi i dhive ishte

po aq aktual. Sipas tij, madje edhe Informbyroja kishte filluar të merrej me

të. Meqenëse nuk mund të mbahej një qëndrim i përbashkët, ishte lënë që chdo

parti motër ta zgjidhte problemin sipas specifikës së vendit të vet. E duke

qenë se socializmi tek ne ndërtohej në kushte të vechanta, mendonte Changa,

problemi i dhive këtu duhej të zgjidhej pa hedhur ndonjë hap të gabuar. Por,

vech të tjerash, edhe fakti që shteti ynë përbëhej nga shumë republika, e

turbullonte pak këtë arsyetim të mirë dhe i ndërlikonte gjërat.

Babai kishte qenë dëshmitar i mjaft dukurive jo të zakonshme që kishin

ndodhur në Ballkan, por kjo që po ndodhte me dhitë, për të ishte më e

Page 86: Koha e Dhive - Luan Starova

86

vechanta dhe më e pabesueshmja nga të gjitha. Në fillim të shekullit, ai

kishte qenë dëshmitar i rënies së Perandorisë Osmane. Pastaj kishte kaluar

Luftërat Ballkanike, Luftën e Madhe, Luftën e Dytë Botërore, por deri më

tani askush nuk ishte marrë me dhitë. Shekulli kishte kaluar së bashku me

to. E si mund të merreshin me dhitë, të cilat, gjatë gjithë këtyre

luftërave, nuk i kishin tradhtuar as mundësit as të mundurit. Ato u kishin

shërbyer me besnikëri që të gjithëve. Për më tepër, në Ballkan asgjë nuk

ishte në thelb kaq e qëndrueshme sa dhitë. Por ja që po i asgjësonin!Ch'kohë

e mallkuar!...

Në mungesë të Changës parashikohej që në Lagjen e Dhiarit të ndodhnin

ngjarje tragjike. Njerëzit filluan t'i fshihnin dhitë, gërmonin nëpër oborre

podrume nëntokësore, llogore. Dukej se chdo shtëpi shndërrohej në një

fortesë të vogël, thuajse të gjithë prisnin apokalipsin! Por një mëngjes,

vetë Zoti i zgjoi njerëzit e Lagjes së Dhiarit.

Ishte kthyer Changa!

Changa ishte kthyer!

Kënga e tij jehonte në tërë qytetin si dikur këngët revolucionare, ato

të fitimtarëve. Dhitë u shfaqen si zogjtë shtegtarë në fluturim. E kur po

zgjoheshim, nuk e kuptonim nëse ktheheshim në ëndrrën tonë apo fillonim një

ëndërr të re. Nën thundrat e dhive ngrihej pluhuri i qytetit që nuk ishte

ngritur prej shumë kohësh. Jeta me zhurmat e saj po kthehej nga të tëra

anët.

- Changa po kthehet! Rroftë Changa! Rrofshin dhitë! Tito Changa!

Dëgjohej kudo si në kohën kur brohoritej "Tito Stalin!".

Dhitë po rishfaqeshin, po rreshtoheshin me barinjtë pas tufës së

famshme të Changës si për parakalimin e madh të Një Majit. Shpëtimtari ynë i

madh ishte kthyer fshehurazi. Nënat e krahasonin me Zotin, ne me Stalinin

kuptohet fshehurazi sepse ne mendonim që pas zhdukjes së portrtetit të

tij, i cili dikur qëndronte përbri atij të Titos, na duhej të kishim një

tjetër Stalin! Changa mund të ishte ky Stalin i ri, mbrojtësi i dhive tona,

mbrojtësi i jetëve tona. Ata më të guximshmit, analfabetët ose njerëz më pak

të informuar, duke mos qenë të ndërgjegjshëm për rrezikun, bërtisnin edhe:

"Changa Stalin!". Disa, madje, arrinin të ngjisnin afishe, të shkruanin

trakte, të ngjitnin pllakata me parulla e figura të suksesshme në favor të

dhive. Mund të lexoheshin parullat si: "Rroftë dhia e komshiut!", "Përpara

me dhitë për fitore të reja në frontin e punës!"...

Page 87: Koha e Dhive - Luan Starova

87

Brenda një kohe të shkurtër, Changa u ndodh mes sheshit, mes mijëra

njerëzish e dhish. Pushteti dhe partia, policia, ishin hutuar. Përvech

Changës, askush nuk ishte përgatitur për një kthesë të tillë të gjendjes në

kryeqytet. U dërguan menjëherë telegrame urgjente në organet më të larta të

pushtetit. U kërkuan udhëzime për të shmangur zgjerimin e këtij

"kundërrevolucioni të bardhë". Duhej të hynte në fuqi patjetër një ditë

ligji që ndalonte mbajtjen e dhive! Por pushteti mbeti i heshtur dhe pa

inisiativë. Ligji nuk mund të zbatohej ende, pos të veprohej në mënyrë të

paligjshme. Ndërkaq i mbetej pushtetit vendor që të vendoste vetë se chfarë

mund të ndërmerrte kundër Changës e dhive. Por nuk e kishin të lehtë, sepse

tërë qyteti po radhitej tani përbri Changës.

Changa priste të ballafaqohej në estraden e sheshit me përfaqësuesit e

pushtetit dhe të partisë, ashtu sich kishte ndodhur ditën kur ai kishte

zbritur në qytet në krye të dhive e të barinjve kur të gjithë kishin ndaluar

në qendër të qytetit. Kishin rrjedhur shumë ujëra nën urë që atëherë. Por

sot, atë dhe barinjtë po i prisnin me bukë e kripë; po përpiqeshin t'u

gjenin një kulm mbi krye; madje edhe ndaj dhive po tregoheshin më të

kujdesshëm. Por, pikërisht në atë chast, filloi të lindte dyshimi brenda

partisë dhe pushtetit.

Një gjë ishte më se e qartë: barinjtë nuk ishin kthyer fare në klasë

punëtore. Ishin tradhtuar idealet e mëdha të partisë e të ndërtuesve të

socializmit. Barinjtë nuk i kishin hequr qafe dhitë e tyre, nuk ishin

shndërruar në punëtorë të rinj. Përkundrazi, fëmijët ishin rritur, ata që

ishin e ardhmja e vendit... e po të mos kishin qenë dhitë?

Changa mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm. Ai paraqiti dëshmi për

kohën e dhive që nga origjina e deri sot. Ishte përgatitur mirë. Ai e dinte

që këto fjalë do të radhiteshin e do t'u dërgoheshin autoriteve të

republikës, pushtetit federativ, udhëheqësve të partisë, e për këtë arsye

kujdesej që të mos harronte gjë. S'kish pikë dyshimi që ai e kishte mposhtur

frikën. Ai donte që tani t'ua largonte frikën tërë barinjve, të rinj e të

vjetër.

Babai nuk ndodhej në sheshin e madh. Ai nuk e dinte se ch'po ngjiste.

Ishte në gjykatë për një punë, të cilën s'mund ta shtynte. Po ta kishte

ditur që ishte kthyer Changa dhe për grumbullimin në shesh, me siguri do të

kishte lënë menjanë chdo punë tjetër. Ai e kishte shfaqur hapur shqetësimin

që s'kishte marrë lajme prej shumë kohësh nga Changa. Dhe ja që lajmi i ri i

Page 88: Koha e Dhive - Luan Starova

88

ditës erdhi kur nuk e priste fare! Po ashtu ai nuk arriti ta besonte atë që

i treguam kur u kthyem në shtëpi me tri dhitë tona pas tubimit. Me një pamje

të shqetësuar, ai na përkëdheli flokët dhe në fytyrën e tij u shfaq ajo

buzëqeshje që na trimëronte sa herë që kishim nevojë ta ruanim shpresën.

Të mëdhenj e të vegjël ishim në dijeni për lajmet e radios, për

kërcënimet e Stalinit, për sulmet kundër dhive. Kështu, ne prisnim dënimin e

fundit, fundin e kohës së dhive. E ndërkaq, ne po e përjetonim këtë chast të

shkurtër lumturie.

E tillë ishte gjendja në familjen tonë: i kishim lejuar vetes të

rronim në gëzim para se të na godiste fundi fatkeq i dhive, sepse ne nuk

donim të humbnim asgjë nga chastet e lumturisë sonë të fundit me ato.

Nëna po na priste e qetë në pragun e shtëpisë. Kur na pa me dhitë,

fytyra e saj u ndrichua nga një shprehje që i shfaqej sa herë që ishim të

gjithë së bashku. Ajo kishte një tufë pyetjesh për të na bërë, por e ruante

qetësinë. A do të na i rrëmbenin dhitë, a do të na i vrisnin? A ishte e

vërtetë që në republikat e tjera i masakronin dhitë në masë me mitraloza e

madje me topa? E barinjtë, a ishin burgosur, a ishin gjykur, a ishin

internuar?

Babanë e kishte mësuar jeta që të mos i dorëzohej fatkeqësisë para

kohe, por të kërkonte në mendjen e tij, për atë kohë që i mbetej, forcat që

do t'ia mundësonin të qëndronte.

- Changa qenka kthyer, me siguri ditë më të mira do t'i presin dhitë,

- tha nëna, duke thyer heshtjen.

Ne prisnim me padurim që rrjedha e bisedës të kthehej në të mirë të

Changës e të dhive.

- Changa është kthyer, - pohoi babai, - por problemi mbetet. Tani vjen

periudha më e vështirë, duhet të kemi kujdes...

Qortimi pothuaj i padukshëm i drejtohej nënës. Ishte ajo që na kishte

shtyrë të dilnim me dhitë. Ajo e pranoi me një zë që i dridhej:

- Të gjitha dhitë e lagjes ishin jashtë me fëmijët e barinjtë e unë

thash që...

- Po, po, të gjithë kishin dalë me dhitë! pohuam ne njëzëri.

- Mirë, mirë, keni bërë mirë, - përsëriti babai. por tani e tutje

kini kujdes. Ujku nuk qetësohet vetëm duke i parë dhitë. Edhe pa ato, ne

fare mirë mund të jemi ndër të parët që mund të goditemi!

Për herë të parë e tha qartë e shkoqur atë që mendonte për fatin tonë

Page 89: Koha e Dhive - Luan Starova

89

dhe të dhive. Por nëna, e cila, natyrisht, donte të na qetësonte, iu drejtua

atij me një ton tjetër:

- Changa me siguri ka sjellë lajme të mira.

Kështu ajo u kthye te mendimi i saj i parë.

Babai nuk tha asnjë fjalë, megjithëse kishte shumë për të thënë.

Fliste shumë heshtja e tij. Ai na la në mendimet tona. Ai e njihte shpirtin

e mirë të Changës. Në ato kohë lufte për mbijetesë, ku chdo gjë ishte e

ndërlikur në Ballkan, dhe kur padurimi për t'u arritur një zgjidhje paqësore

shtynte më shpesh që t'ia drejtoje tjetrit thikën, sinqeriteti i ndërsjellë

i kishte bashkuar zemrat e tyre deri në atë shkallë, sa që ato ishin shkrirë

me njëra-tjetrën. Ai e ndjente qartë që Changa kishte rënë në dëshpërim të

thellë. E kishte të qartë që nuk kishte, që nuk mund të kishte lajme të mira

(përgjigje që duhej t'ia kishte thënë nënës) dhe që duhej të ndërmerrte chdo

gjë që ishte e mundur.

Pasi hëngrëm në heshtje, babai u tërhoq në dhomën e tij për të pushuar

si zakonisht. Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë. Me siguri e priste

Changën.

Koha po kalonte ngadalë. Pritja ishte e tillë sa ne na dukej që edhe

lumi rridhte më ngadalë. Frynte një erë e lehtë që vinte nga lumi dhe

përhapej mbi gjethet e shkëlqyeshme të plepave gjigantë, të cilët prej

kohësh ngriheshin përballë fortesës si të donin t¹ia kalonin asaj në

lartësi. Me mijëra stërqokë nisnin fluturimin e tyre nga të charat dhe

zgavrat e mureve të kështjellës. Me një fluturim melankolik, duke lëshuar

një zë si në kor, që dukej papritur sikur mbronte kaltërsinë e qiellit e

sikur ftonte në një udhëtim të largët drejt së panjohurës, ata ndalonin në

degët e plepave. Në fluturim e sipër, në një rresht tepër të gjatë, ata

mbulonin lumin si me një re të zezë. Fluturimi i stërqokëve që kalonin dhe e

rikalonin lumin, ishte pjesë përbërëse e peizazhit dhe ne nganjëherë e

merrnim si një thirrje fatkeqësie. Atëherë, me zërat tonë fëmijërorë, ne

përpiqeshim të zbulonim zërin e stërqokëve, në fillim të fshehur nën kurorën

e plepave të stërmëdhenj, e pastaj në zgavrat që kishte gërryer koha në

muret e fortesës dhe në kullat e saj prej guri. Por, atë ditë, fluturimi i

stërqokëve që vinin nga kulla kishte pushuar, para se të jehonin zërat tonë

fëmijërorë.

Lagjia e Dhiarit po zhytej në ëndrra shqetësuese. Këto ëndrra

ndryshonin nga njëra-tjetra, por, te secila prej tyre, heroi kryesorë ishin

Page 90: Koha e Dhive - Luan Starova

90

dhitë tona.

Edhe ne notonim mes ëndrrës dhe realitetit; e prisnim Changën. Ishim

ende as në gjumë as zgjuar, kur në derë tingëlloi zilja që e njihnim mirë.

Nëna u ngrit e para të hapte derën.

Me një hap të shpejtë, Changa i ngjiti shkallët që shpinin në dhomën e

punës të babait. Drita e verdhë e përhershme derdhte rrezet e saj mbi libra.

Chdo gjë ishte si më parë, gati për t'u nisur në një udhëtim mbi valët e

kohës, me faqet e librave të hapuar.

Nëna hyri në dhomën ku kishim fjetur, por që tani ishim zgjuar

plotësisht, për të na mbuluar e rimbuluar me kujdes. Ajo nuk foli,

megjithëse e kuptoi që nuk po flinim. E dinim që ajo nuk do të mbyllte sy

përderisa do të ndrichonte llamba e verdhë në dhomën e punës të babait. E ne

si të kishim lidhur të gjithë një marrëveshje të shenjtë me heshtjen e

shtëpisë së vjetër. Arrinim jo vetëm të zbulonim me saktësinë më të madhe

edhe gërvishtjen më të vogël që e prishte këtë qetësi, por edhe ta

shpjegonim atë edhe me qartë se uji që rridhte nëpër lumë.

Gjatë netëve të ngrohta e të qeta të verës, nëna e kishte zakon t'i

hapte dritaret sa ne arrinim të dallonim edhe frymëmarrjen e lumit që na

lidhte me gjallëri me rrjedhën e jetës. Lumi depërtonte në ëndrrat tona dhe

e ndryshonte thelbin e tyre. Tani, më qartë se kurrë, dëgjonim pëshpëritjen

e qetë të gjetheve të plepave që lageshin nga ujërat e tij.

Babai e kishte pritur Changën në heshtje, duke kthyer edhe një faqe të

librit që po mbante para vetes. Dhiari u përthith menjëherë nga qetësia e

babait, fryt i leximit të tij të përhershëm. Në këtë chast, ai do të donte

të derdhte para librave të babait tërë rezervën e fjalëve që kishte

mbledhur, tërë ch'ishte grumbulluar në shpirtin e tij që nga hera e fundit

që ishin parë. Do të kishte dashur që, në qetësinë e kësaj fortese librash

të të gjitha kohëve, të kthente qetësinë e vet të dikurshme. Zemërimi dhe

qetësia, tërbimi dhe mirësia, hidhërimi dhe gëzimi, fuqia dhe pafuqia

ndërthureshin tek ai deri në atë shkallë, sa që ishte e vështirë t'i ndaje.

Ndoshta pikërisht për këtë arsye ai i ishte afruar kaq shumë babait. Para

babait, chfarëdo që mund të thoshte për t'u chliruar, chfarëdo që duhej ta

largonte nga shpirti i tij, ai mbetej gjithnjë ai vetë: Changa. Po të kishte

qenë fjala për të tjerët, kjo kishte ndodhur më se një herë gjatë këtyre

ditëve kur ai përpiqej aq shpesh të lirohej nga barra që i rëndonte në zemër

- me siguri do të kishte përfunduar në grindje e përleshje të vazhdueshme.

Page 91: Koha e Dhive - Luan Starova

91

Po edhe babai, sado që ia hapte shpirtin e vet Changës, prapë mbetej ai

vetë.

Pasi qe vendosur heshtja e zakonshme e takimeve të tyre të mëparshme,

Changa qe i pari që ndërhyri:

- Po hyjmë në kohë të vështira dhe askush s'e di se ch'do të na

sjellin ditët e ardhshme...

- Kohë të vështira, tepër të vështira, - ia ktheu babai. por në

Ballkan kohët e lumtura nuk kanë zgjatur kurrë. Është pothuajse rregull që

pak paqe dhe pak lumturi të paguhen me ngjarje sa tragjike, aq edhe të

papritura.

- Ne kurrë nuk e dimë se kur do të marrin për mirë gjërat: djalli

është gjithmonë aty edhe kur ne e kemi vështirë ta dallojmë praninë e tij.

- Ka kohë që s'je dukur.

- Kam udhëtuar; edhe nëpër republikat e tjera.

- Chka po ndodhë atje? Si udhëtoje? Deri ku ke shkuar?

- Kam udhëtuar nëpë gjithë vendin më këmbë, me tren, me kamionë.

Mënyra e udhëtimit varej nga vendi. Kam qenë në republikat e tjera, ku

barinjtë janë diku më shumë e diku më pak. Kam kaluar fshehurazi kufirin, në

kërkim të së vërtetës për dhitë. Në vendet e tjera të Lindjes miqtë dhe

vëllezërit tanë të deridjeshëm instancat më të larta po përpiqen, si këtu,

ta zgjidhin këtë problem...

Biseda e Changës e befasoi babanë. Ai nuk e kishte besuar që

ekzistonin lidhje të tilla mes problemit të dhive dhe politikës së madhe, që

kjo chështje mund të "ndërkombëtarizohej" kështu. Para se gjithash priste me

padurim ta merrte vesh se chfarë ndodhte brenda vetë Jugosllavisë, në

republikat e tjera, ku barinjtë "ngrenin peshë". Babai ishte mjaft i

informuar nga lajmet që transmetonin radiostacionet perëndimore, por tani

donte t'i verifikonte nga një dëshmitar okular.

Changa ia kuptoi mendimin dhe vazhdoi:

- Në republikat ku barinjtë "ngrenë peshë" ndodhin gjëra të frikshme

si për njerëzit, ashtu edhe për dhitë. Unë kam parë familje të veshura në zi

pas vdekjes së burrave dhe të dhive! Toka është tharë si dhe gjinjtë e

nënave. Aq shumë fëmijë janë zhytur në pikëllim! Me asgjësimin e dhive, po

lahen hesapet e mochme që kanë mbetur jo vetëm nga lufta e fundit, por edhe

nga të tjerat edhe më të vjetra se kjo. Të fuqishmit kërkojnë të imponohen

sërish. E për chdo gjë fajtore janë dhitë! Meqë me chdo kusht duhet të

Page 92: Koha e Dhive - Luan Starova

92

ekzistojë një armik i përhershëm, tani kërkojnë ta nxjerrin nga radhët e

dhive, në mënyrë që socializmi ta ndjekë i sigurt rrugën e vet! Tani dhitë

janë fajtorët kryesorë. Dikur sakrifikoheshin vetëm cjeptë emisarë...

Changa, të cilin babai nuk e ndërpreu, iu lëshua rrjedhës së

paparashikuar të mendimeve të veta. Pas një heshtjeje të shkurtër, për

kushedi të satën herë, ai shtroi pyetjen e përjetshme:

- Po, pse, pra, e kanë kapur kaq keq me dhitë? Pse kjo luftë

vëllavrasëse kundër tyre?

Babai nuk pati ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë për të. Edhe po ta

kishte kërkuar, ai nuk do ta gjente, sepse nuk ekzistonte. Shprehja "luftë

vëllavrasëse kundër dhive" atij iu duk e chuditshme. Changa, me sa dukej, me

atë fshihte dichka të pathënë. Megjithatë ishte i sigurt që ajo bazohej në

ngjarje të jetuara. Dhiari vazhdoi:

- Me sa duket, duke u bazuar në udhëzimet e përgjithshme të Federatës,

chdo republikë është dashur të zbatonte strategjinë e vet për asgjësimin e

dhive. Gjithashtu, thuhet që chdo komune i është dashur ta hartonte taktikën

e vet. Dreqi e merr vesh se ch'po ndodh!

-Thuhet se ka udhëzime të vechanta për republikat me kombësi dhe

besime të ndryshme. Pritet që aty të ketë kundërshtime dhe trazira të mëdha.

Nuk ka shtëpi ku të mos jetë asgjësuar një dhi. Qërimi i hesapeve me dhitë

dhe me barinjtë, me sa duket, ka qenë nga më të ashpërit në Republikën

Qendrore, të cilën e mbajnë si nga më të përzierat. Atje ma kanë rrëfyer një

ngjarje të pabesueshme, të pashoqe në kronikën e shfarosjes të dhive brenda

republikave jugosllave:

-Një familje kishte tre fëmijë e shtatëmbëdhjetë dhi. Ajo u vu në

shënjestër sapo u shpall ligji për ndalimin e mbajtjes së dhive. Merre me

mend, shtatëmbëdhjetë dhi! Komisioni erdhi dhe chdo ditë vrau nga një dhi.

Megjithë përpjekjet e bariut fatkeq për t'i fshehur dhitë, ai nuk kishte

arritur t'i fshihte të gjitha. Por, autoritetet a nuk kishin të dhëna të

sakta nga regjistrimi i fundit i dhive? Sipas këtyre, ata duhej të kishin

gjashtëmbëdhjetë dhi. Por një dhi kishte pjellë pas regjistrimit...

-Familja e bariut fatkeq do të mbante gjashtëmbëdhjetë plagë në

shpirt. Komisioni mallkuar qoftë! erdhi përsëri ditën e

gjashtëmbëdhjetë, e theri dhinë e fundit dhe u largua. Ai vepronte,

vetëkuptohet, në bazë të fletëvet të regjistrimit. Pra, chdo gjë ishte në

rregull, por bariu e dinte që ata të mallkuar do të vinin përsëri për

Page 93: Koha e Dhive - Luan Starova

93

kontroll .

-Gjatë gjithë natës, bariu mendoi se chfarë mund të bënte. A mund t'i

shpëtojë njeriu asaj që është shkruar? Jo, asaj nuk mund t'i shpëtohej!

Megjithatë, në kokën e tij u ngatërruan një mijë mendime. Më në fund i lindi

një që ia ndrichoi mendjen: ai kishte lëkurën e një qengji të sapolindur. Do

t'ia qepte, vendosi ai, kecit. Tërë natën, me ndihmën e gruas dhe nën

vështrimin e shqetësuar të fëmijëve, ai iu vu punës për ta qepur lëkurën e,

në mëngjes, keci ishte bërë qengj!

-Trokiti dera për herë parë gjatë ditës: komisioni! Verifikimi i

fundit, thanë anëtarët, megjithëse sipas fletëve të regjistrimit chdo gjë

ishte e qartë dhe më se e qartë. Ata kërkuan, kontrolluan, ndaluan para

kecit të shndërruar në qengj, e studiuan me kujdes, madje e përkëdhelën.

S'ke ch'thua, një qengj i mrekullueshëm, thanë në fund ata.

-Ata u përgatitën të niseshin, por ja që qengji mallkuar qoftë!

filloi të vërriste si një dhi e zakonshme para se anëtarët e komisionit të

largoheshin...

-Ata u kthyen menjëherë. Shefi e rrëmbeu qengjin me të dy duart, e

ngriti, e tundi në mënyrë që ai mos të prekte tokën. Kafsha filloi të

vërriste edhe më shumë. Lëkura që ia kishin qepur, u shqep dhe prej saj doli

keci. Në shtëpi u bë një rrëmujë e vërtetë. Bashkë me dhinë e morën me vete

edhe bariun dhe kjo shtëpi qe njëra nga ato që u vesh me të zeza..."

Changa e tregonte këtë ngjarje me lot në sy. Me siguri edhe babai

qante. Kishte edhe tragjedi të tjera të kësaj natyre në Republikën Qendrore.

Ngjarje edhe më të zeza që s'mund të merren me mend. Në fund, Changa bëri

pyetjen që tingëllonte si refren i tërë asaj që tregonte:

- E pse, xhanëm, i vrasin dhitë?

Babai dukej hapur se ishte tronditur nga tërë ato që tregonte Changa.

Mendimet e tij qenë përforcuar. Por ai ishte larg përgjigjes që kërkonte

Changa. E ndoshta nuk kishte një përgjigje të saktë.

Babai prirej të kërkonte përgjigjen për këtë chështje në ndonjë rreth

vicioz, ku gjithmonë arrin në pikën e nisjes, një variant ballkanik i

absurdit. Por për ch'arsye e kishte turbulluar tani Changa me mendimet e

veta për absurdin, përderisa jeta fliste vetë?

Në të vërtetë, babai kishte menduar gjatë për këtë chështje, për ta

kuptuar se përse i vrisnin dhitë, sidomos pasi ishte larguar Changa. Ai

kërkonte, duke gërmuar në burime të sigurta, por sa më shumë që lexonte

Page 94: Koha e Dhive - Luan Starova

94

nëpër libra e në vechanti për ato që thuheshin aty për dhitë, aq më shumë

largohej nga përgjigjet që ofronte jeta. Kjo armiqësi e pashoqe që tregonin

disa njerëz kundër dhive, drejtohej në të vërtetë kundër vetë atyre. Duke

paraqitur mendimin që shtjellohej në librat për dhitë dhe historinë e "Romës

së Tretë", babai, duke menduar me zë të lartë, tha:

- Tani në perandorinë e stalinizmit, në vend që ta flijojnë cjapin

kryesor, i masakrojnë dhitë...

- Po, pohoi Changa, i vrasin dhitë!

Babai ishte i magjepsur nga mendimi i shëndoshë i Changës. Ai

përqendrohej gjithmonë në objektivin që kishte rëndësi jetësore. Mendimi i

tij ndiqte një rrjedhë të padukshme, e cila e orientonte drejt së vërtetës

pa u shmangur kurrë nga realja, duke gërmuar në burimin e natyrshëm të

jetës. Por ai kishte edhe rrugëdalje të qarta nga kurthet e "izmave" të

ndryshëm.

Rruga e Changës që e shpinte gjithmonë drejt së vërtetës, nuk ishte

ajo që ndiqte më shpesh babai. Por, mendimet e tyre bashkoheshin, duke

konverguar drejt qëllimit të tyre të përbashkët. Babai tregohej i durueshëm

në këto biseda me Dhiarin. Ai donte të mënjanonte qoftë edhe fyerjen më të

vogël të këtij shpirti të madh.

Changa kishte mbledhur informata të reja nga republikat e zhvilluara

të veriut dhe të republikave më pak të zhvilluara qendrore dhe jugore për

fatin e dhive dhe të barinjve. Ai kishte arritur, kështu, të mësonte që

njëri nga drejtuesit ndër më të lartët e shtetit jugosllav, i cili lexonte

shumë, si babai, dhe të cilit Udhëheqësi i besonte më së shumti e që për një

kohë kishte gëzuar edhe besimin e Stalinit, duke u marrë me mikokulturë dhe

mikologji, e në mënyrë të vechantë me kërpudhat e republikës së tij, në

veri, kishte menduar ta chlironte vendin nga barinjtë dhe ta shndërronte në

kopsht të lulëzuar të mbuluar me kërpudhat e tij të dashura. Ai kishte

bindje të palëkundur për këtë. Kishte bërë për vete edhe personalitete të

tjera, shumica me prejardhje nga republikat e veriut; ata së bashku kishin

ardhur në përfundimin që malësorët, barinjtë dhe blegtorët, sich ishin

banorët e jugut, duhej të shndërroheshin në forcë punëtore industriale, të

fuqishme, të kalitur si cheliku, të fortë si graniti, që njihet me emrin

klasë punëtore.

Duke i vazhduar kërkimet e veta mbi bazën e të dhënave që Changa i

kishte qëmtuar nga jeta e gjallë, babai në fund do të arrinte në vlerësime

Page 95: Koha e Dhive - Luan Starova

95

shumë më të gjera lidhur me fatkeqësitë e Ballkanit, sidomos në kohën e

dhive. Ai ishte tmerruar kur kishte vënë re se deri në ch'shkallë kjo pjellë

e re e stalinizmit, problemi i dhive, kishte përfshirë kuadrot e partisë,

njerëzit e pushtetit. Besnikëria fanatike ndaj partisë shpinte fare lehtë në

një mizori të përgjakshme ndaj dhive, ndaj fëmijërisë sonë. Vallë, a ishin

verbuar deri në këtë shkallë sa që të mos i shihnin pasojat e asgjësimit të

dhive? Ata përpiqeshin t'i mbeteshin besnikë një gjëje të papërcaktuar që

madje nuk ishte as ideal. Po të ishte të paktën fjala për këtë, atëherë mund

të kishte ndonjë perspektivë për ndryshimin e mënyrës së të menduarit të

tyre, e, pra, ndonjë shpresë...

I nxitur nga kërkimi i një përgjigjeje për pyetjen që ia shtronte

Changa "pse, vallë, i vrasin dhitë?" babai ishte i prirur të shtonte një

kapitull të ri në librin që mendonte ta shkruante për perandoritë ballkanike

të para nën këndvështrimin e rënies së tyre. Ky kapitull i ri do të bazohej

në mitin e vetasgjësimit ballkanik që njihet nën emrin "sindromi i

likuidimeve", të cilit nuk ka arritur t'i shpëtojë asnjë popull i Ballkanit.

Atë e kishte rrëmbyer miti i murimit të nënës nga arkitekti, në Shkodër, në

brigjet e Bunës, dhe mitet e tjera që lidheshin me kategorinë tragjike të

ndërtimit dhe të shkatërrimit. Ai dëshironte ta interpretonte, kështu,

masakrën e dhive nën dritën e të gjitha miteve të tjera ballkanike, por

mendoi se interesi i Changës ndalej këtu.

A mund të kishte i hapej Changës, duke përdorur fjalë të

prështatshme mallkim më të lig, kurban më të keq e më të pakuptueshëm sesa

të ndërtosh një gjë, ta chosh deri në fund e mandej ta shkatërrosh, ta

asgjësosh?

Vetëkuptohet se Changa mendonte për të gjitha dhitë që i kishin rritur

e mbajtur gjatë shekujve e që donin t'i zhduknin tani. Babai shikonte te

Changa një lloj Sizifi të mallkuar që luftonte për dhitë, këta gurë të

bardhë që ishte thënë të shembeshin vazhdimisht. Kështu shkonin punët në

Ballkan ch'prej mijëra vjetësh: shkatërro e rindërto!

Tani që, në lirinë pas fitores mbi fashizmin, duhej të paguhej njëfarë

harachi, viktimat e absurdit ishin dhitë që do të asgjësoheshin, dhitë, baza

shekullore e mbijetesës së njerëzve në këto vende shkëmbore të relievit të

paparashikuar ballkanik. Vërtetë, a duhej ende t'i paguhej historisë së

Ballkanit ky harach? Pse ngadhnjimtarët e rinj po i godisnin dhitë, këto

kafshë të shenjta për të gjithë të mjerët e Ballkanit? Atëherë, jo pa arsye

Page 96: Koha e Dhive - Luan Starova

96

përsëritet më i ligu nga mallkimet ballkanike: i ngordhtë dhia fqinjit! Po

tani, në emër të kujt apo të chfarë gjëje duhet të ngordhin të gjitha dhitë?

KREU XVIII

Shfaqja e befasishme e Changës dhe e dhive të tij bëri që qyteti të

dukej si i pushtuar. Fillimisht të hutuar, autoritetet e partia e mblodhën

shpejt veten. Qendrat e vendosjes të Republikës dhe të Federatës nuk vonuan

të miratonin udhëzimet. Sipas tyre, më mirë ishte t'i lihej Changës hapësirë

të luante me dhitë e tij rolin e magjistarit, që t'i tërhiqte pas vetes të

tëra dhitë e të gjithë dhiarët që deri tani kishin mundur të fshiheshin. Me

t'u arritur kjo, do t'i kapnin të gjithë.

Nga ana e tij, Changa kishte parasysh fjalët e babait, sipas të cilave

të gjitha perandoritë ballkanike nga romakja, bizantinja, e deri te

osmanja, gjatë shekujve ishin mbajtur në pushtet duke përdorur disa

strategji elementare, të ripërtërira me mjeshtëri, të llojit "përçaj e

sundo".

Mes këtyre dinakërive ishte edhe jenicheria, e në fund deviza: lëre

kokën të ngrihet, për ta prerë më mirë!

Babai e donte dhe e respektonte pa fund Changën, mikun e jetës së tij.

Për asgjë në botë nuk do të donte që t'i ndodhte ndonjë gjë e keqe atij. Atë

e trembte mendimi që ishte shumë i afërt me të vërtetën që Changa, në

një chast apo në tjetrin, mund të bënte ndonjë chmenduri me dhitë e tij, që

të bashkonte rreth vetes në një marsh triumfal të gjithë ata që pajtoheshin

me mendimet e tij anëtarë në pritje të "klasës punëtoro-dhiore!" dhe t'i

jepte kështu fund njëherë e përgjithmonë problemit të fshatarsisë në

socializëm.

Ruajtja e dhive përbënte për babanë njërin nga kapitujt më të

rëndësishëm të evolucionit njerëzor. Që andej edhe kufijtë e njerëzimit,

njeriu duhej ta kthente njeriun në natyrën e tij të humbur. T'i mbroje

dhitë do të thoshte t'i mbroje këto qenie memece të pafuqishme që Zoti i

kishte krijuar dhe i kishte dërguar që njeriu, me ndihmën e tyre, të mbronte

veten. Sipas mendimit të babait, Changa dukej kështu si një lloj

shpëtimtari, jeta e të cilit tani luhatej ndërmjet rrugës drejt sakrificës

së shenjtë dhe asaj reale.

Page 97: Koha e Dhive - Luan Starova

97

Në dallim nga babai, i cili prej kohësh kishte mësuar të vërtetat e

jetës nga libra të zgjedhur, Changa e kishte zbuluar po këtë jetë në

përplasje me të. Vetëm dy qenie me një forcë karakteri të tillë mund të

ndjeheshin kaq të afërta me njëra-tjetrën, ta përqafonin chështjen e dhive

në tërë aktualitetin e saj, t'i zhduknin dallimet etnike ballkanike, atë që

s'kishin arritur ta bënin as fetë as ideologjitë e të gjitha perandorive të

përmbysura. Ata i bashkonte përvoja e vuajtjeve të mëdha që u kishin

shkaktuar kthesat në jetë. Volontarizmi i Changës bëhej ideal i pranueshëm

për babanë e mendimet e babait bëheshin vullnet i Changës. Ata e plotësonin

njëri-tjetrin me kënaqësi, duke e ruajtur njëkohësisht autonominë e tyre.

Si një princ dhish, Changa mbretëronte në qytet. Ai ecte, i përcjellë

nga tufa e engjëjve të bardhë të tij, të lehtë, të shkathët, të hallakatur.

Si të gjithë ata që kishin dhi, edhe njerëzit e Lagjes së Dhiarit kishin

pasur një përvojë të hidhur nga komisionet e regjistrimit: disave u ishin

rrëmbyer dhitë me egërsi; disave u ishin therë në prani të anëtarëve të

familjes; e të tjerë kishin përfunduar edhe në gjyq së bashku me kafshët e

tyre. Megjithatë, komisionet nuk kishin arritur të asgjësonin të gjitha

dhitë, dhe as që kishin arritur t'i identifikonin të gjitha. Ato dilnin tani

si nga thellësia e tokës për t'iu bashkuar Changës dhe tufës së tij që

lodronte në mes të qytetit. Po, kishte pasur njerëz me fat që kishin arritur

ta kalonin "rrethin e ferrit" të komisioneve të plotëfuqishme dhe kishin

arritur kështu t'i shpëtonin dhitë për këtë ditë të ringjalljes së tyre nën

drejtimin e Changës. Kështu, në sheshin e madh tani parakalonin të gjitha

dhitë e qytetit që kishin shpëtuar dhe të gjitha ato të Changës që qenë

larguar para pak kohe. Mbretëronte një solemnitet si dikur në parakalimet e

mëdha të Një Majit dhe në paradat ushtarake.

Njerëzit, që i ruanin të freskëta kujtimet e ngjarjeve tronditëse që

kishin kaluar, dilnin te pragu i shtëpisë për ta përshëndetur Changën me

shpresë se do të kthehej përfundimisht koha e dhive. Por, të tjerët e

parandienin se Changa e dhitë e tij po shkonin drejt vdekjes.

Sy të fshehur, por të beftë, ndiqnin lëvizjet e Changës. Ishte caktuar

dita "D" i qërimit të hesapeve një herë e mirë me atë dhe dhitë e tij, me

dhitë e gjithë qytetit, me të gjitha dhitë e kohës sonë. Informata për

ecejaket e Changës dhe të dhive grumbulloheshin tani vetëm në një qendër.

Në republikat e tjera, chështja e dhive tashmë ishte "zgjidhur" ose

ishte në prag të zgjidhjes. Kishte tregues të saktë që vinin nga fshatrat e

Page 98: Koha e Dhive - Luan Starova

98

vogla malore, nga qytezat, nga luginat, nga të gjitha vendet, madje shumë të

thella, për asgjësimin e miliona e miliona dhive. Strategët e shoqërisë

komuniste kishin statistika të hollësishme për numrin e barinjve, të

shndërruar rishtas në klasë punëtore, me ndihmën e të cilëve do të

ndërtoheshin uzina, ura, rrugë, diga, hidrocentrale. Natë e ditë arrinin

raporte në Qendër si veprohej me dhitë, udhëzime të shifruara dërgoheshin

nëpër kryeqytetet e republikave, shqyrtoheshin përvoja, dërgoheshin porosi

dhe udhëzime, sugjerime me qëllimin përfundimtar për ta shtypur

"kundërrevolucionin e bardhë". Qytetin e kishin rrethuar forcat e policisë

dhe të ushtrisë. Venddaljet nga qyteti dhe vendkalimet kufitare

kontrolloheshin rreptësisht. Shtypeshin udhëzime, afishe, urdhërndalime me

figurën e Changës dhe të dhive të tij. Premtoheshin shpërblime. Duhej

menduar për chdo gjë. Në të vërtetë Changa mund të merrte arratinë me disa

dhi e ndonjë cjap, të fshihej diku e pastaj, pas shumëzimit të dhive, në

chastin e duhur, të kthehej me forcë në qytet.

Chdo gjë duhej të planifikohej!

Ishin në pyetje arritjet e revolucionit!

Ishte në pyetje socializmi!

Nuk mund t'i lije pa ndëshkuar këto dhi që donin ta ndalonin rrjedhën

e historisë, ndërtimin e sigurt të shoqërisë së re socialiste, për të cilën

garanci kryesore ishte klasa punëtore! Duhej korrigjuar ky "gabim gjenetik".

Duhej, duhej, duhej! Jehonte nga të gjitha anët.

Në vigjilje të ditës "D", Changa ftoi të gjithë barinjtë, të vjetër e

të rinj, përfshirë këtu edhe ata të cilëve u kishin vrarë dhitë, që të

shkonin në pjesën e egër të parkut të qytetit, në breg të lumit, për të

festuar, së bashku me të afërmit, kthimin e tij dhe të dhive.

Njerëzit u chuditën: chfarë mendimi mund të kishte lindur në kokën e

Changës? Chfarë festimi mund të shënonte kthimi i tij, kur ishte bërë gati

litari për ta varur, kur ditët e tij e të dhive ishin të numëruara?

Më kujtohet një përgjigje që ia dha Changa babait, mesazhin e së cilës

e kam kuptuar vetëm në këto kohë. Gjatë një bisede, babai e kishte pyetur:

- A ekziston ferri?

- Po, ekziston!

- Ku kështu?

- Kur njeriu e humb shpresën! ishte përgjigjur ai.

Me sjelljen dhe qëndrimin që mbante, Dhiari tregonte që shpresa ishte

Page 99: Koha e Dhive - Luan Starova

99

një instinkt të cilin mund ta vriste vetëm mendimi. Dhitë, këto qenie, në

ndërgjegjen e të cilave dukej se ishte shkrirë, tregonin se nuk e njihnin

dëshpërimin. Vetëm prej tyre i buronte forca për të qëndruar.

Njerëz e dhi nxitonin nga të tëra anët drejt lumit. Të rinj dhe pleq.

Nëna dhe gra që do të lindnin. Të gjithë, të gjithë ata që ua detyronin

jetën dhive dhe Changës. Dukej se shkonin në qendër të jetës për të shembur

pengesën e rrjedhës së saj. Asgjë nuk mund ta ndalonte këtë lëvizje

njerëzish e kafshësh nën komandën e Changës. Autoritetet nuk pranonin në

asnjë mënyrë të shpejtonin aksionin, rrjedha normale e të cilit kërkonte të

kalonin edhe disa orë të natës. Atëherë, dhitë do të fluturonin në qiell. Do

të burgoseshin barinjtë, por, kuptohet, jo të gjithë. Do të kapeshin, për

shembull, më luftarakët, më të paepurit. Duhej me chdo kusht të kapej

Changa, gjallë. Do t'i organizohej një proces gjyqësor i madh. Në këtë

proces do të ftoheshin përfaqësues nga të gjitha republikat, do të lejohej

prania e vëzhguesve të huaj. Do të ishte ky një proces i madh gjyqësor në

Republikën Jugore. Duhej ta kuptonte bota se cila ishte Republika Jugore dhe

rruga e saj drejt socializmit. Se mos këta barinj të mallkuar do të mund ta

ndryshonin rrjedhën e historisë? A mos, vallë, me dhitë e tyre do të mund ta

lavronin tokën, të ndërtonin hekurudha, të ngrinin ura, të prodhonin

traktorë, lokomotiva? Ah këta djaj të bardhë!

Radhët e bardha bashkoheshin tërë ngazëllim në një brez të gjerë që

mbaronte në fund të pyllit në një vend pothuajse të panjohur për shumicën.

Kishin ardhur të gjithë, barinj besnikë, përfshirë edhe ata nga qytete të

tjera. Ata kishin arritur të përbiroheshin me shkathtësi, megjithëse

vendkalimet për në kryeqytet ishin mbyllur.

Changa përshëndetej me të gjithë. Ai kishte veshur një gunë të gjatë

madhështore prej lesh dhie, të punuar me mijëra fije të bardha që shkëlqenin

si rrezet që kurorëzojnë Mbretin-Diell të dhive.

Babai zakonisht nuk merrte pjesë në manifestimet e barinjve. Ai

dëshironte t'u qasej ndryshe problemeve të tyre. Merrte pjesë në chështjen e

dhive kryesisht përmes miqësisë dhe bashkëpunimit me Changën. Të gjithë

ishin në dijeni të "aleancës dhiore" dhe lidhjes ndërmjet Dhiarit e

Intelektualit.

Ndërkohë që ne fëmijët po përgatiteshim të niseshim drejt parkut për

takimin tonë të madh e të fundit me Changën e dhitë e tij, babai na ndaloi

te pragu e na tha ta prisnim, sepse dëshironte të vinte me ne. U habitëm e u

Page 100: Koha e Dhive - Luan Starova

100

hutuam edhe më shumë kur nëna u bashkua me ne.

Kur dilte nga shtëpia, babai e merrte gjithmonë kapelen. Kështu bëri

edhe këtë herë. Nëna i tha që atë ditë të bënte një përjashtim nga rregulla

e tij e ta linte kapelen në shtëpi. Nuk i kishte hije që të shkonte me

kapele midis dhiarëve! Babai nuk hoqi dorë e nëna nuk nguli këmbë më tej. Ne

u nisëm të gjithë së bashku në takim me dhitë.

Kur Changa e vuri re nga larg babanë me kapelen e tij, nuk u besoi

syve të vet. Ata u përqafuan me përzemërsi me njëri-tjetrin. Me sytë mbushur

me lotë, nëna e përshëndeti Dhiarin. Ne lexuam në sytë e saj se ajo

parandjente dichka.

Changa i pëshëndeste të gjithë me dashamirësi. Ai kishte sjellë kade

të mëdha me djathë të bardhë, të cilin ua shpërndante të gjithëve. Kishte

për këdo një fjalë të ëmbël dhe i kujtohej chdo dhi, duke përfshirë këtu

edhe ato që ishin therë.

Qyteti nuk kishte parë kurrë manifestim më madhështor. Kishin mbetur

në harresë vigjiljet e festave me netët e ndrichuara nga fishekzaret që

fillonin me buchimat e topave e që paralajmëronin Ditën e Punës, Një Majin,

Ditën e Fitores, Ditën e Ushtrisë...

Për ne të tjerët, kjo festë e Changës dhe e dhive të tij ishte më e

bukura në botë. Gjatë solemniteteve të tilla, si të ishte fjala për një

rregull, qytetin e pushtonte një melankoli dhe pasiguri. Por kujt mund t'i

shkonte mendja për fatkeqësi në këtë gëzim të përbashkët të njerëzve e të

kafshëve? Oh, sa shumë njerëz po dëshmonin se e kishin mposhtuar egërsinë

brenda vetes, e sa shumë dhi kishin chliruar nga thellësia e vetes atë pjesë

njerëzore që kishin!

Kurse ata mallkuar qofshin! që po e përgatisnin rrethimin, ata

dinin vetëm t'i ndanin njerëzit në klasa, në miq dhe armiq të klasës, e

pastaj, t'ia nxirrnin sytë njëri-tjetrit! E, si do të mund të kuptonin ata

praninë e këtyre njerëzve përkrah dhive? Të dhive përkrah këtyre

njerëzve?...

Buchiti kënga. Ishte një melodi revolucionare ku emri i Changës kishte

zëvendësuar atë të Stalinit. Edhe dhitë përmendeshin në refrenin e saj.

Këndonin me sa zë që kishin në atë natë të qetë. Nëpër brigjet e lumit,

kënga arrinte në rethinat e qytetit e deri në shesh. Fishekzaret fluturonin

në qiell, nga një, dy, tre e hapeshin në buqeta të mrekullueshme kalteroshe,

të verdha, të kuqërremta e qiellin si ta mbulonte një shi yjesh.

Page 101: Koha e Dhive - Luan Starova

101

Në qytet, shqetësimi nuk fshihej dot. Nuk mund të ndërmerrej asgjë pa

udhëzime e ishte e pamundur që ato të vinin menjëherë. Kush tjetër përvech

Changës mund t'i kishte siguruar ato fishekzare, për të cilat ne, fëmijët,

thamë se ishin më të bukura se ato të Një Majit?!

Erdhi mesnata. Qielli u mbulua me re të errëta. Pikat e para të shiut

rrëshqitën mbi gjethe. Njerëzit filluan të largoheshin. Të gjithë me radhë

përshëndeteshin me Changën e kjo sikur e shkurtoi natën. Ne qemë të fundit

që u përshëndetëm. Mua, që isha kanakar i tij, Changa më dhuroi një thikë me

dorezë prej briri të dhisë. Ai u pëshëndet në fund me babanë. Nuk i thanë

asgjë njëri-tjetrit. Por ai ishte një nga ato chaste që flisin më së shumti.

Miqësia e vërtetë është pëshpëritje e shpirtit që asgjë nuk mund ta

zëvendësojë, që nuk ndërrohet me asgjë në botë, që është, tekembrama,

gjithchka.

Ne u nisëm. Changa mbeti vetëm... Por jo, jo, nuk ishte vetëm! Me të

kishin mbetur të gjitha dhitë. Ndër ato që e rrethonin, disa kishin fytyrë

të madhe e të lëmuar e lëshonin zëra si të njerëzve. Pa dyshim ato ishin si

qenie njerëzore...

Kur arritëm në shtëpi, babai lexoi deri natën vonë. Kurrsesi të fikej

llamba e tij e verdhë. Duke thurur trikon, nëna vazhdonte të shpikte sytha

të rinj, ndërsa ne, fëmijët, ripërtypnim kujtimet për dhitë tona, për kohën

kur ne jetonim së bashku. Ato tani ishin me Changën, që, fill i vetëm, duhej

t'i mbante gjallë, t'i shpëtonte nga vdekja. Changa, i vetmi që s'i trembej

vdekjes, heroi i kohës së dhive.

KREU XIX

Kështjella pëballë një agimi me rrëzëllitje margaritarësh.

Ne po ia linim shëndenë ëndrrës sonë të përbashkët me dhitë. Dita "D"

kishte ardhur. Dita e mbramë për dhitë e Changën. Fundi i kohës së dhive!

Dita "D" ishte jashtëzakonisht e bukur, një dhuratë e vërtetë nga

qielli. Një ditë e mahnitshme që s'ishte parë ndonjëherë. Një ditë e

shtrenjtë sa jeta.

Si zakonisht, nëna ishte ngritur herët për të rregulluar shtëpinë,

megjithëse këtë e kishte bërë një ditë më parë, para se të shkonte të

flinte. Kjo ishte mënyra e saj për ta mbyllur qarkun e ditës dhe të natës.

Me kujdes, si gjithnjë, ajo u drejtua nga oborri për të parë dhitë, por

Page 102: Koha e Dhive - Luan Starova

102

ndërroi mendje shpejt, kur iu kujtua se kafshët i kishim lëshuar me ato të

Changës që të ndanin fatin e përbashkët.

Pastaj, ajo u drejtua nga porta që nxirrte në rrugë kah lumi, plepat e

gjatë, kështjella. I ra në sy makina e kuqe e madhe e zajrrfikësve që po

nxitonte drejt parkut. Vuri re edhe qindra milicë, ushtarë me veshje të

chuditshme maskimi, të armatosur me shkopinj e me mburoja, që, edhe ata,

shkonin drejt parkut. Njerëzit që i shihte zakonisht në atë orë, si shitësin

e gazetave në cakun e tij, pikrëisht në fillim të Urës së Drunjtë, apo

shitësin e qumështit, nuk ndodheshin në vendet e tyre. Nuk kishin dalë as

ata që ngriheshin herët. Vetëm ciciërima e zogjve të kujtonte ditët e

zakonshme.

- Nuk është shenjë e mirë kjo, - mërmëriti nëna duke kaluar përmes

oborrit në kuzhinën verore.

Si në kohën e dhive, ne qemë ngritur të gjithë. Ende i përgjumur, unë

dola i fundit nga dhoma, duke tërhequr këmbët zvarrë. Në krye të tryezës së

gjatë, babai po priste chajin. Rendi i zakonshëm i gjërave dukej se ishte

prishur. Shumë e zbehtë, nëna hyri në guzhinë, duke mposhtur me mundim

ndjenjën që e kishte pushtuar. Gjendja shpirtërore i pasqyrohej në sy e prej

tyre ne fëmijët e kuptonim qartë se chka ndjente ajo. Në të vërtetë, nëna na

fliste me shkëlqimin e syve të saj para se të gjente një shprehje të

kuptueshme për të gjithë. Me zë të ulët ajo na tregoi se çfarë kishte vënë

re. Kurrë nuk kishte parë aq shumë njerëz me unifromë, edhe kur një herë e

një kohë kishte pritur ushtri të ndryshme te pragu i shtëpisë sonë, atje

tutje, buzë liqenit. Por tani rronim në kohë të tjera, në një epokë lirie,

por megjithatë kishte kaq shumë ushtarakë, kaq shumë policë, të armatosur me

shkopinj e mburoja... Jo, ajo vërtetë s'po kuptonte asgjë. Po të mos ishte

fjala për fatin e dhive, gjithchka do të kishte marrë një kthesë tjetër.

Babai u mundua ta qetësonte, ta kthente rrjedhën e mendimeve tona të

shqetësuara:

- Pa dyshim se është fjala për ndonjë stërvitje ushtarake. Do të

kalojë shpejt.Ch'gjë tjetër nuk ka kaluar shpejt në Ballkan?...

Fjalët e babait nuk na qetësuan dot. Nëna e shërbeu chajin ngadalë.

Ajo po mundohej të rivendoste rendin e zakonshëm të gjërave, ndërsa babai

shtoi se asgjë e keqe nuk mund t'u ndodhte dhive. Por ne të tjerët, fëmijët,

vendosëm menjëherë një lidhje ndërmjet dy ngjarjeve. Qesh i pari që

shpërtheve në vaj, ndërkohë që vëllezërit e motrat u turrën drejt portës.

Page 103: Koha e Dhive - Luan Starova

103

Vetëkuptohet se qëllimi i tyre ishte të shkonin në park pranë dhive, t'i

arrinin, pastaj t'i kalonin radhët e ushtarëve e të policëve, t'ia tregonin

të gjitha Changës dhe t'i merrnin përsëri dhitë tona. Babai i ndaloi:

- Pritni, fëmijë, qetësohuni! Duhet të presim me durim. Mos dilni të

parët!

Ai e rrotulloi dy herë chelësin e portës. Secili u kthye në vendin e

vet. Nëna mblodhi pjatat. Askush nuk e kishte prekur gjellën. Ne filluam të

endeshim nëpër shtëpi e nëpër oborr, të burgosur, të pafuqishëm pa dhitë

tona, duke u rrotulluar si kali në lëmë. Babai nuk lejonte as që të shikonim

nëpër dritare rrugicën që shpinte në park.

Më në fund, vëllai më i madh u ngjit mbi manin e lartë, mjaft të lartë

sa për ta parë rrugën, kejin, Kështjellën. Edhe ne hipëm në majë të tij.

Prindërit tanë nuk mundën më të na ndalonin.

Rruga ishte e shkretë; nuk kishte qenë kurrë aq e shkretë. Herë pas

here kalonte e rikalonte vetëm makina e kuqe e zjarrfikësve. Në qytet nuk

kishte rënë zjarr që prej vitesh. Të kishin shpërthyer kaq shumë zjarre për

një kohë kaq të shkurtër?! Jo, ishte e pabesueshme. Ne prisnim të qetë, të

ngujuar atje majë peme. Qemë përfshirë nga parandjenja e një oguri të keq.

Fqinjët fshiheshin, sigurisht pre e vuajtjes nga pasiguria. Një mendim na

bashkonte të gjithëve: chfarë po u ndodhte Changës e dhive? Uturima e

kamionëve të zbrazët që po shkonin drejt parkut, na shkëputi nga mendimet,

duke na shtuar edhe më frikën. Me siguri i kishin masakruar Changën e dhitë.

Ishte më se e sigurt se tani do t'i mblidhnin e t'i hidhnin në kamionë.

Kurse ne, të shkretët, e kishim mendjen para së gjithash te fati i dhive

tona, Bardhoshes, Shëmtakes e Stalineshës (që ishte bërë Lireshë). Ndjemë të

ftohtë në shpirt, një të ftohtë që nuk e kishim provuar kurrë deri atëherë.

Goditjet në portë, në fillim të lehta, pastaj të forta, na ndërprenë

ethet e pritjes. Ashtu si gjatë luftës, kur ushtarët vinin e i binin derës,

nëna shkoi ta hapte. Babai deshi ta ndalte, por ajo u gjet te porta. Ne

zbritëm me nxitim nga mani. Nëna e hapi derën ngadalë. Ishin tre veta.

Përnjëherësh e njohëm shefin e komisionit të dikurshëm të regjistrimit,

tipin nga policia me pardesynë e tij prej lëkure dhe mustaqet që tani i

kishte edhe më të gjata. Kjo na lehtësoi pak. Por, atë e shoqëronte një

ushtar që na kishte drejtuar automatikun dhe një person i tretë i panjohur.

S'thanë asnjë fjalë. Në të vërtetë kjo heshtje fliste shumë: komision

i ri, verifikime, proces-verbale. Dhe e gjithë kjo për dhitë e shkreta! E

Page 104: Koha e Dhive - Luan Starova

104

kush do të mund t'i kuptojë ndonjëherë banorët e këtij Ballkani të mallkuar?

Babai dinte dichka për heshtjen: ai mësonte duke lexuar e deri tash kishte

lexuar libra sa për shumë jetë.

- Mirëdita, trima! tha nëna në shenjë të mirëseardhjes.

- Zoti t'i dhashtë të gjitha të mirat, nënë! u përgjigj shefi.

Babi e vështroi shefin i chuditur. Ai i pafe, të shprehej në atë

mënyrë!? E, kush mund ta dinte se ch'bluante ai në mendje? Ndoshta e kishte

zakon t'u drejtohej më të moshuarve kështu, apo qe ndier më i lirë në

mungesë të ndonjë përfaqësuesi të partisë?!

Duke menduar ndryshe nga babai, nëna u përgjigj:

- Zoti të ndihmoftë!

- Zoti ndihmon ata që dinë të kujdesen për veten!

Babai kuptoi se ku donte të dilte shefi dhe nuk deshi të ndërhynte.

- Nëse nuk gabohem, - rifilloi polici, - ju keni tri dhi, apo jo? Ku i

mbani?

- Ne i kemi dorëzuar! tha nëna, që ishte mësuar të përgjigjej e para

kur trupat e huaja hynin në shtëpi, kur s'ishte babai.

- Kujt ia keni dhënë dhitë? vazhdoi shefi, ndërkohë që shpura e tij

kontrollonte oborrin e shtëpinë.

- Atje, atje i chuam dhitë! ia priti nëna butë, duke bërë shenjë në

drejtim të parkut.

- Ku atje? Më saktë: kujt?

Nëna i hodhi një shikim të hutuar babait. Nuk pati kohë ta kuptonte

reagimin e tij.

- Ia keni lënë Changës, hë?

- Changës...

- Changës, Changës! Të gjithë ia kanë dorëzuar Changës dhitë e tyre të

mallkuara! kërciti dhëmbët shefi. E ku ndodhet tash Changa juaj?

Ne fëmijët thirrëm njëzërit:

- Changa është në park!

- Mos more, në park, hë! Gjepura! Nuk është më aty! Ia ka mbathur!

- Po dhitë? Edhe ato nuk janë më? - thirra unë duke u qaravitur.

- Edhe dhitë, edhe dhitë, edhe dhitë!

- E ku mund të iket me aq shumë dhi? guxoi të thoshte vëllai që

ishte anëtar partie.

- Edhe ne po pyesim se ku! E po ju pyesim edhe juve: ku janë dhitë

Page 105: Koha e Dhive - Luan Starova

105

tuaja?

- Ju e keni më lehtë se ne ta merrni vesh! ia ktheu nëna.

- Mos keni gajle. Do të arrijmë të mësojmë gjithchka! Qyteti është

rrethuar nga të gjitha anët. Nuk mund të shpëtojë as miza. Kurse dhitë?

Heee, ato mund të shpëtojnë vetëm po të fluturojnë në qiell...Po, gjithsesi

atje do të përfundojnë. S'ka zgjidhje tjetër...

Megjithë këto, nëna u bë gati t'i qeraste me rechel manaferrash dhe

t'u piqte kafe, por shefi e ndërpreu:

- Ne po shkojmë. Nëse merrni vesh dichka për Changën e dhitë,

paraqituni menjëherë në postën më të afërme të milicisë...

Morëm guxim dhe dolëm nga shtëpia. Në rrugë lëviznin patrullat e

ushtarëve e të policëve. Të gjithë e kërkonin Changën dhe dhitë.

Ne fëmijët qemë të parët që dolëm, pastaj të rriturit. Tërë qyteti u

dha në kërkim të dhive e të Changës. Ishin zhdukur pa nam e pa nishan.

Komisioni ia grahte punës. Nuk mundi të gjente as edhe një kec e, nga

përfundimi i nxjerrë nga ata që u pyetën, doli që të gjitha dhitë ose u

ishin rrëmbyer pronarëve, ose ishin masakruar gjatë bastisjeve dhe

kontrolleve të mëparshme. Ato që kishin mbijetuar ishin përzier me tufën e

madhe të Changës. Të paktën kështu nxituan ta besonin në radhët e policisë e

të partisë dhe hetimet filluan në një rrah tjetër. Që atëherë u zgjerua gama

e motiveve të kërkimit të Changës. Iu qepën këmba këmbës ideologët kryesorë

të partisë e të ndërtimit të shoqërisë socialiste që qëndronin në zanafillë

të tragjedisë së dhive. U takonte të atyre që ta provonin se socializmi

duhej të fitonte pas fazës së kolektivizimit të detyrueshëm dhe të

shtetëzimit, ashtu sich duhej të krijohej në mënyrë të pashmangshme klasa

punëtore nga miliona barinj, pas asgjësimit të kafshëve të tyre. Përndryshe,

me paradën e tij të chmendur, Changa tani mund ta kthente mbrapsht rrjedhën

e historisë. Ja përse duhej të vritej ose të kapej me chdo kusht.

Të gjithë e kërkonin Changën me shpresë që ai do t'ua kthente kohën e

dhive. E kërkonin gratë e reja shtatzëna me kërthinë e njomë në bark. E

kërkonin nënat që u kishte shteruar gjiri. Të gjithë e kërkonin e ai ishte

njëkohësisht tek të gjithë. Ai nuk kishte krijuar familje, kishte qëndruar

me dhitë, por nëprëmjet tyre ishte lidhur me chdo vatër familjare. Nënat,

fëmijët e të cilave kishin shpëtuar me ndihmën e dhive, ruanin pranë ikonave

familjare fotografinë e Changës e të dhive që ishte botuar atyre ditëve në

ndonjë gazetë.

Page 106: Koha e Dhive - Luan Starova

106

Nuk vonoi e të gjithë e kuptuan që Changa kishte arritur t'u punonte

një rreng strategëve të Republikës e Federatës, të cilët po kurdisnin një

proces gjyqësor për të, që do të mbahej mend për atë dhjetëvjechar në

Republikën Jugore. E me këtë, synonin të realizonin një nga ato planet

vendimtare, një superplan: duhej të tregohej shtrirja planetare e pushtetit

të ri. Mirëpo në këtë kuadër, një Changë i vdekur nuk do të hynte shumë në

punë, sidomos, nëse ky Changë, në të gjallë, e kishte futur një këmbë në

rrethin e shenjtorëve e të martirëve, i vdekur, do të ngjitej përfundimisht

në rangun e tyre. Prandaj duhej të tregohej shumë, shumë kujdes. Prandaj

Dhiari i Madh duhej të kapej i gjallë. Të tilla ishin edhe udhëzimet e

fundit republikane e federative. Madje kishin sugjeruar që do të ishte mirë

që, po të mos arrinin ta sillnin Changën të gjallë, të organizonin kundër

tij një proces "të montuar" me ndihmën e një sozie. Atëherë atij do t'i

mvishnin ch'të donin dhe, po të ishte e nevojshme, do ta detyronin të fliste

edhe kundër dhive të veta!

Megjithatë kjo ide u shkoi huq. Në të vërtetë nuk kishte njeri që të

mos e njihte Changën, i cili kishte një mendje të mprehtë dhe të

paparashikueshme dhe nuk ishte lehtë që t'i punonin një rreng të keq. Duhej

pra të kihej para sysh që banorët do ta zbulonin shpejt e pa vështirësi

mashtrimin, kështu që fama e Changës do të rritej edhe më, kurse ajo e

socializmit dhe e partisë do ta pësonte rëndë.

Brenda një kohe filluan të bëhen më të shpeshta propozimet që Changa

të gjykohej në mungesë për tradhti ndaj shtetit. E shqyrtuan këtë mundësi

nga të gjitha anët. Ideja ishte gati të miratohej në të gjitha nivelet e

qytetit e të Republikës, por nuk i qëndroi kritikës që erdhi nga kreu i

partisë dhe autoritetet federative. Atje lartë u gjet një i zgjuar që e

kundërshtoi, duke thënë se me këtë rritej prestigji i Changës, gjë që nuk

ishte aspak e nevojshme. Megjithëse e gjitha kjo që kishte ndodhur deri tani

në qytet me dhitë kishte marrë bekimin e Federatës, ndodhte shpesh që një

zënkë e ashpër t'i vinte përballë njëra-tjetrës instancat e larta. Megjithë

mospajtimet, hipoteza e procesit gjyqësor në mungesë vazhdoi të mblidhte një

numër gjithnjë e më të madh ithtarësh, kështu për pak sa nuk u arrit të

miratohej edhe në krye. Pikërisht në këtë kuadër vendosën të merrnin edhe

mendimin e republikave e krahinave të tjera, madje e, në rast nevoje, të

këshilloheshin me Udhëheqësin për t'i dhënë fund njëherë e mirë problemit të

Changës në Republikën Jugore.

Page 107: Koha e Dhive - Luan Starova

107

Përgjigjet filluan të vërshonin shpejtë. Më të hollësishme ishin

mendimet që vinin nga republikat me kombësi e besime të ndryshme. Sipas

tyre, nuk mund të pritej asgjë e mirë nga skenarët që këshillonin që Changa

t'i kalonte gjyqit, qoftë në karrigen e të pandehurit, qoftë në mungesë, i

gjallë apo i vdekur, sepse kjo, në fund të fundit, do të kontribuonte që ai

të bëhej një herë e mirë apostull i shenjtë i dhive dhe do të rrezikonte po

ashtu që ta arrinte e kalonte famën e heronjve të luftës, madje edhe atë të

udhëheqësve të lartë të tanishëm. Jo, përfundimisht, asgjë e mirë nuk mund

të pritej nga një proces gjyqësor apo nga vrasja e Changës, sepse askush në

vend nuk kishte arritur deri atëherë të bashkonte, fitonte, donte, afronte

deri në atë shkallë aq shumë njerëz të besimeve e kombësive të ndryshme, e

të bëhej pastaj si një Zot i tyre në ato orë vendimtare.

Strategët e partisë kishin frikë nga zemërimi i paparashikuar i atyre,

me të cilët e kishin fituar luftën, kishin kryer revolucionin, kishin

bashkuar banorët, kishin filluar ta drejtonin vendin. Në nivelin e

Federatës, trembeshin gjithashtu se mos, me rastin e një procesi gjyqësor

kundër Changës, ndërkombëtarizohej problemi i dhive duke u nisur nga

Republika Jugore.

Reagimet ndaj proceseve staliniste, që ishin zhvilluar në disa vende

të bllokut të Lindjes, ishin ende të freskëta. Bota kishte hyrë në epokën e

luftës së ftohtë. Titoja kishte arritur më në fund të chlirohej nga Stalini,

por njerëzit e ruanin në shpirt, e s'e shkulnin dot prej tij edhe për një

kohë të gjatë Udhëheqësin e Madh Sovjetik. I kishin zhdukur nga shtëpitë

portretet e Stalinit, por, duke u dridhur nga frika, i kishin fshehur

ndokund, të mësuar me paqëndrueshmërinë e historisë në Gadishullin

Ballkanik.

Prishja me Stalinin sigurisht që i kishte zbutur strategët tanë të

shquar të socializmit dhe chështjen e dhive. Ata do të kishin qenë të lumtur

të shihnin të zhdukeshin vetiu edhe Changa edhe dhitë, dhe do të gëzoheshin

edhe më shumë sikur të mos ngrihej më pluhur në Republikën Jugore. Por si

t'u ndërrohej mendja udhëheqësve të kësaj Republike?

Oh, ch'fat që kishim arritur të prisheshim me Stalinin, ch'fat që

kishim pasur që stalinizmi nuk kishte arritur atë skallë zhvillimi në vendin

tonë si në vendet fqinje! Për shembull, ne kishim pasur fatin e mirë të

prisheshim me Stalinin para se të konkretizohej ideja e themelimit të muzeut

të ateizmit. Chfarë do të kishte ndodhur nëse këto muze, këto kampe të

Page 108: Koha e Dhive - Luan Starova

108

vërteta përqendrimi të shpirtit, do të qenë ngritur edhe tek ne? Me të tilla

muze, sigurisht projektohej ch'ide e mallkuar! të vritej përgjithmonë

Zoti tek njeriu, si edhe të zhdukej chdo dallim mes besimeve... Në nivel

federate, bëheshin bilance të ndryshme që përmbanin shënime për krime e

fatkeqësi të shumta që ishin shmangur duke u prishur me Stalinin. E, për

këtë arsye, aty mbizotëronte mendimi, sipas të cilit ishte më e përshtatshme

të mos shkohej shumë larg me chështjen e dhive, sepse mund të ishte edhe kjo

një ide staliniste! Megjithatë, dukej se partizanët e zgjidhjes radikale të

problemit, të zhdukjes së të gjitha dhive, nuk do të bënin asnjë lëshim.

Mirëpo, në Republikën Jugore mbizotëronte forca e inercisë. Aty, me siguri

stalinizmi do të kishte vazhduar, sikur Federata dhe Udhëheqësi të mos

kishin folur me të madhe kundër tij. Ja përse, përsëri dhe krejt pa dobi,

tërë vendin e shqetësonte vetëm një problem, problemi i mallkuar dhe i

ngatërruar i dhive.

Në të vërtetë, në nivel federate ishin shqetësuar më shumë se kurrë.

Përfaqësuesit e Republikës sonë, në pritje të një përfundimi, vazhdimisht

heshtnin për këtë temë gjatë mbledhjeve. Në fund u tha hapur se Republika

Jugore nuk kishte si të përfshihej në planet e mëdha, pasi herë ishte më e

ngadalshme, e herë më e shpejtë në orientimet strategjike themelore.

Autoritetet federative kishin besuar se pikërisht në Republikën Jugore

chështja e dhive nuk do të paraqiste ndonjë problem të madh. Ato i

konsideronin drejtuesit e saj të bindur, vasalë. E, si mund të mos ishte

kështu?

Por ja që tani, kot fare, në një kohë krejt të papërshtatshme, kur

vendi po chlirohej nga Stalini, banorët e Republikës Jugore kishin shpikur

këtë Changë të mallkuar! E kishin pasur të gjallë në dorë, e këta marroqë e

kishin lënë t'u ikte! Kur s'qenë në gjendje të ruanin dy, tri dhi, si mund

t'u besohej shteti atyre! Në vend që të vinin dorë mbi Dhiarin apo ta

zhduknin pa nam e pa nishan, ata kishin pritur ditën e famshme "D". Vërtetë

mendjelehtë! A nuk e kishin kuptuar pra se dita e mallkuar "D" nuk u

përkiste atyre? Dita "D" u përkiste para se gjithash republikave veriore.

Por, si për chudi, gjërat kishin kaluar si s'ka më mirë atje. Ato i kishin

dorëzuar urtë e butë të gjitha dhitë e tyre. Ch'është e vërteta, atje lartë,

nuk kishin nevojë të farkëtonin aty për aty një pseudoklasë punëtore!

Page 109: Koha e Dhive - Luan Starova

109

KREU XX

Qysh nga zhdukja e Changës me dhitë, babait i silleshin e i

stërsilleshin në kokë mendime të errëta. Problemi e turbullonte si në planin

personal, ashtu edhe në atë të përgjithshëm. Ai kishte humbur njërin prej

miqve të mëdhenj të tërë jetës së tij, një burrë tek i cili kishte zbuluar

madhështinë e spontaneitetit, një burrë, në saje të të cilit kishte kuptuar

se vetëm thjeshtësia mund të ishte e shenjtë tek një qenie njerëzore. Për më

tepër, babai i kishte provuar, me kutin e përvojës praktike të Changës, të

gjitha aspektet që lidheshin me zhvillimin dhe zbatimin e njohurive që

kishte nxjerrë nga veprat e ndryshme.

Ai që di të përmbahet pas fitores, është ndoshta i vetmi ngadhnjimtar

i vërtetë, mendonte babai, i nxitur nga shembulli i Changës e i dhive.

Pas zhdukjes së dhive, babai u bind se ngadhnjimtarët do të pësonin

sërish humbje. Në vetvete, atij i vinte keq që një sistem i menduar me aq

mendjehollësi ishte shkruar të dështonte në mënyrë të pashmangshme në të

ardhmen. Megjithatë, një hollësi i kishte mbetur e panjohur: data se kur do

t'ia behte dështimi.

Qërimi i hesapeve me Changën ishte vetëm një shenjë pararendëse e

këtij dështimi të afërt. Thellë në vete, atij i vinte keq sinqerisht që një

brez i pasardhësve të tij medoemos do të vuante. Angazhimi i tij në favor të

evolucionit të natyrshëm të gjërave dhe të qenieve, të zbulimit dhe të

studimit të ligjeve të tij specifike, këtu, në Gadishull, i ngjante me

njërin prej atyre iluzioneve të shumta, aq të shpeshta tek shumë

intelektualë autodidaktë të Ballkanit. Ai kishte disa libra që i

kushtoheshin Darvinit dhe teorisë së tij. Në vazhdë të këtij mendimi, ai do

të kishte dashur të shqyrtonte, sipas këndvështrimit të evolucionit të

natyrshëm, gjithchka që mungonte në Ballkan si pasojë e prapambetjes së

mallkuar që i mbante banorët e tij shumë prapa popujve të tjerë të Evropës.

Ai ishte tronditur thellë dhe ishte përfshirë nga ankthi për faktin

se, në Ballkan, chdo familje, chdo bashkësi duhej rregullisht të rifillonte

të ngrihej mbi gërmadhat e grumbulluara nga humbjet e brezave paraardhës, pa

arritur të lidhej kurrsesi me vazhdimësinë e natyrshme të vlerave. Duke

nxjerrë mësime nga librat që i kushtoheshin rënies së perandorive të mëdha

dhe duke pasë përjetuar vetë në Stamboll rënien e Perandorisë Osmane, ai

ndjente keqardhje të thellë që jeta e tij dhe e familjes së tij kishin

Page 110: Koha e Dhive - Luan Starova

110

përkuar me kohën e fashizmit, pastaj me atë të stalinizmit.

Ai kishte frikë se mos, në rast se Stalini s'do të ishte i zoti të

përmbahej pas fitores, do të nxirrte krye një jenicher dosido dhe të

përfshihej në ingranazhet pa fund të shpalimit dhe të afirmimit të egos së

tij në një rindarje të re të botës. Hulumtimet e tij për perandoritë

ballkanike e kishin chuar në përfundimin se, chdo herë që një

perandor-jenicher hipte në krye të një shteti të tillë, ai, me dëshirën për

të treguar madhështinë e shpirtit të tij të ndryshueshëm, gjithnjë prirej të

ruante iluzionin e fitores me chmimin e dështimeve të të tjerëve, por edhe

të dështimeve të veta. I tillë ishte paradoksi i këtyre shpirtërave

jenicherë, i cili në Ballkan ndjehej edhe më i egër. Ata i udhëhiqte njëfarë

terrori që u ishte rrënjosor thellë dhe përchohej në perandoritë e tyre në

formë edhe më mizore.

Kështu zhytej babai në këto përsiatje kimerike për perandoritë. Për

këtë, atij i mjaftonte edhe një shkas fare i vogël. Por kësaj radhe, shkasi

nuk ishte i vogël. Bëhej fjalë për Changën, tiparet e të cilit skicoheshin

në mendimet e babait si të një njeriu të vërtetë kundërperandorak ballkanik.

Përvech kësaj, babai nuk mendonte vetëm për Changën kur u lëshohej krahëve

të ëndrrës, utopisë e mitit. Fati i Dhiarit e përfshinte fatin e secilit. Ai

ishte fati i të gjithëve. Të rinj apo pleq, të gjithë ishin shqetësuar shumë

për fatin e tij dhe të dhive. Por mendimet e babait për Changën shkonin

sigurisht më thellë, duke qenë se bazoheshin në përvojën që kishte

përjetuar.

Pas zhdukjes së Dhiarit, babai filloi të zhytej në librat e tij edhe

më shpesh se zakonisht. Natën, kur ne të gjithë pëfshiheshim në krahët e

gjumit e të ëndrrave nëpër të cilat bridhnin edhe dhitë tona, babai rrinte

gjatë në hapësirën e kufizuar nga rrezet e llambës sipër librit të hapur.

Kur nëna, që dukej se ndiqte hijen e gjumit të babait, nuk dremiste

edhe ajo, vinte, fikte llambën, e vinte librin në vend, jo pa vënë shenjë në

faqen e fundit ku kishte lexuar babai, dhe e mbulonte atë lehtë-lehtë nga

frika se mos zgjohej. Kurse ai, nganjëherë gjysmë i zgjuar, ndiqte lëvizjen

e hijes së të shoqes mbi librat e tij. Po, pa dyshim, vetëm pasi nëna vinte

rrotull dhomës, ai zhytej me të vërtetë në gjumë.

Por ja që, ditëve të fundit, që kur ishin zhdukur Changa e dhitë,

babai nuk e ngrinte kokën nga librat e tij. Nëna e kishte vështirë ta

dallonte se kur ishte zgjuar dhe kur dremiste. E, meqë tani, me sa dukej, ai

Page 111: Koha e Dhive - Luan Starova

111

nuk mbyllte sy fare, ajo ngurronte të hynte në dhomën e tij të punës.

Rrallë ndodhte, vërtetë shumë rrallë, që babai, pasi kishte menduar

thellë, të lëshonte një klithmë të fortë, më shpesh në agim, kur e braktiste

thekshëm gjumi, kur nata ia lëshonte vendin ditës. Dukej sikur qetësia e

përmbajtur, që lëkundej brenda tij mes poleve të qenies e mosqenies, i

buronte nga thellësia si një zë i ngjirur e i prerë, si një klithmë që

prishte heshtjen rreth e përqark. Ishte një vërshim i fuqishëm i njerëzores;

si një shpërthim qetësie pas shumë rrahamendjesh të brendshme, kthesash e

qorrsokaqesh në labirintin e jetës së brendshme të babait. Si poliglot i

përkyer që ishte, zotëronte shumë gjuhë, disa në mënyrë të përkryer, të

tjerat në mënyrë pak më pasive ai kishte zhvilluar gjatë jetës më se një

betejë me fjalët. Jo pa vështirësi, ai i kishte nënshtruar edhe shprehjet më

të pazbërthyeshme gjatë përsiatjeve për pafundësinë, gjatë mendimeve për

tërësinë. Por dukej se ai zotëronte edhe një gjuhë të brendshme të vetën,

gjuhën e heshtjes, së cilës ia besonte mendimet e veta më pak të rrëgjueshme

se cilado gjuhë me të cilën komunikonte me botën. E kështu nuk ndodhte që të

kumbonte një klithmë e tillë pa qenë e parashikuar, pa qenë e pjekur, pa

ardhur koha që ajo të jehonte. Por kur kumbonte, kjo klithmë e babait

nënkuptonte se mendimi i tij festonte një fitore të re mbi fjalët, se kishte

arritur t'i nënshtronte ato.

Nëna e shkretë i priste e zgjuar këto klithma të babait që lëshonte

herët në mëngjes. Herën e parë ajo ishte trembur se mos e kishte humbur

mendjen në ndonjërin prej labirinteve të librave të tij që i mbante hapur.

Kur kishte qenë e re, në qytetin buzë liqenit, ajo kishte dëgjuar se

njëri nga bashkatdhetarët e tyre, poet, shetiste buzë ujërave të liqenit

duke folur me vete. Mirëpo, babai i mbante në bibliotekë të gjitha veprat e

këtij poeti. E, kur babai kishte klithur për herë të parë, nëna kishte thënë

me vete se mos po i ndodhte burrit të saj ajo që kishte ndodhur me poetin. A

mos ishte klithma e fundit e arsyes së tij? Mos e dhëntë Zoti! Pastaj nëna e

kishte mbledhur mendjen shpejt.

Babai kishte dëgjuar hapat e saj nëpër shkallare. Ishte ngritur ta

priste dhe asaj i ishte kthyer qetësia. Kur, disa muaj më vonë, ajo dëgjoi

për herë të dytë klithmën e babait, e priti më me qetësi, por, megjithatë,

nuk arriti të kuptonte se ch'shprehte ajo.

Këtë herë nuk ishte si më parë. Klithma që kishte lëshuar babai ishte

vetëm një fjalë: Kështjella! Nëna e kuptoi menjëherë se kjo klithmë

Page 112: Koha e Dhive - Luan Starova

112

ndryshonte nga të mëparshmet. Tani babai po e përsëriste fjalën shumë herë,

me egërsi e furi. Ajo hyri në dhomën e tij të punës. Megjithëse librat e

babait i përkëdhelnin rrezet e lëvizshme të diellit, llamba nuk ishte fikur.

Ka të ngjarë të mos ketë mbyllur sy tërë natën, mendoi ajo. Por, babai e

priti me një fytyrë të chlodhur, me chehre të freskët, të ëmbël e të

këndshme.

Zakonisht babai nuk i fliste kurrë nënës për përmbajtjen e librave që

kishte lexuar. Kurse nëna, megjithëse kujdesej për librat e tij si për gjëra

të shenjta, kurrë nuk përzihej në botën e tyre. Jeta familjare ishte për të

i vetmi libër i madh që ajo mbante të hapur, shumë faqe të të cilit u

kushtoheshin ditëve të saj. Megjithatë, ishte hera e parë që babai ia tha

një fjalë që u duk se e nxori nga libri:

- Është e qartë si drita e diellit! Changa bashkë me dhitë fshihet në

kështjellë! Në kështjellë dhe askund tjetër!

KREU XXI

Nuk ishte shumë e vështirë të zbulohej se si babai kishte arritur te

mendimi se Changa ndodhej në kështjellë bashkë me dhitë. A nuk fshiheshin në

librat e tij përgjigjet më të mprehta për chështjet kyche të vetë jetës së

tij? Ai ishte bindur përfundimisht se Dhiari ndodhej atje, kur, pas një nate

të tërë pa gjumë, duke kërkuar imtësisht nëpër libra, i ishte kujtuar

papritur një mendim që kishte shprehur Changa gjatë bisedave të tyre të

fundit për leximet.

- Kafshët, - i kishte thënë atëherë Changa, - kërkojnë gjysmëhije kur

u afrohet vdekja.

- Kurse njeriu të kundërtën, - ishte përgjigjur babai. kur i afrohet

vdekja, ai kërkon, nuk e di përse, dritë, qoftë kjo një rreze sado e vockël

si të bënte chmos ta merrte këtë ndrichim në mbretërinë e hijeve, në vdekje!

- Përse, vallë, ndodhë kështu? kishte këmbëngulur Changa.

Pastaj babai kishte vazhduar me një pamje të menduar. Kishte shprehur

idenë që vdekja në të vërtetë zbulon tek njeriu pafuqinë e tij. Nëse gjatë

gjithë jetës do të mësohej me idenë e vdekjes, njeriu do të kërkonte më pak

dritë kur t'i vinte fundi. Me afrimin e vdekjes, ai ndjen se si i ngushtohen

rrathët e ndritshëm që për të janë familja, atdheu, bota...

- Kafshët nuk kanë atdhe; ato nuk kanë për të mbrojtur asnjë dritë!

Page 113: Koha e Dhive - Luan Starova

113

e kishte ndërprerë Changa duke vazhduar vërejtjet e tij.

As babai as Changa nuk e kishin përgjigjen përfundimtare, por, në

mendjen e Changës pa dyshim kishte zënë vend ideja se kafshëve u pëlqente të

vdisnin në gjysmëhije...

Ky tregues, pra, e kishte shpënë babanë te mendimi se Changa kishte

zgjedhur për varr strehimin e madh të kështjellës, varr që i ishte caktuar

nga fati, si atij vetë ashtu edhe dhive, të gjitha dhive të qytetit, sepse

dëshironte, kështu, që deri në fund e deri në vdekje, të mbetej i denjë për

këtë dashuri të madhe. Në vazhdë të kësaj, babait i ishin kujtuar të gjithë

librat që Changa ia kishte marrë hua dhe që flisnin për historinë e

Kështjellës. Po, Changa vërtet ishte magjepsur nga historia pothuajse

mistike e Kështjellës. Kur kalonte me kafshët e tij përanë kodrës ku ngrihej

fortesa, dhitë, si të shtyra nga ndonjë instinkt i ringjallur që e kishin

trashëguar sigurisht nga paraardhësit e egër, të cilët kishin sunduar si

zotër të vërtetë nëpër kreshtat e maleve të thikta të Ballkanit, kishin

kaptuar më se një herë me shpejtësi të madhe shpatet e bokërrimta dhe të

hijezuara të kësaj majëkodre ku nuk kishte mundur të shkelte këmbë njeriu...

Babai mendonte se ato që tregonin librat për historinë, ishin vetëm

një ëndërr e njerëzimit, e gjatë, tronditëse, e pasigurt, që nuk përsëritej

kurrë dhe as lidhej me ndonjë ëndërr të mëparshme. Gjithmonë krijohej një

ëndërr e re, e ndryshme nga ajo që i kishte paraprirë.

Babai e kishte provuar në lëkurën e vet sa tragjike është historia kur

jeta përplaset me shpërngulje, me luftëra, me ndarje. Kur fati e solli në

rrëzë të kësaj kështjelle, atëhere iu shfaq edhe ëndrra e vjetër për ta

ngjallur kronikën e rënies së perandorive ballkanike. A nuk ishte kjo

fortesë një gërmadhë e këtyre perandorive?...

Me të shpejtë, babai dyfishoi, trefishoi koleksionin e librave që i

kushtoheshin Kështjellës. Ai mësoi se ajo kishte qenë e banuar që prej

kohëve parahistorike, që nga neoliti dhe epoka e vjetër e bronzit, katër

mijëvjecharë para erës sonë, sich dëshmonin ende mbeturinat e strehimit, të

fundosura në dhe, kasollet, gardhet.

E ngrirë në vend si një fanar ndrichues në oqeanin e kohës, Kështjella

kishte mbetur si shesh i armëve ku perandoritë kishin zëvendësuar

njëra-tjetrën. Breza pushtuesish, të njohur e të panjohur, vinin e

fortifikoheshin këtu si përgjithmonë, kthenin së prapthi blloqet ciklopike

që ishin grumbulluar nga pushtuesit e mëparshëm, i vendosnin sipas rregullit

Page 114: Koha e Dhive - Luan Starova

114

të vet, futnin aty ose nxirrnin që andej blloqe të reja.

Chfarë intepretimi t'i jepej së vërtetës njerëzore të ngurosur në atë

kohë si shkëmb, së vërtetës së paqëndrueshmërisë së gjërave, pranë këtij

lumi të përjetshëm që derdhej fare afër në Mesdhe? Ishte shfaqur një

perandori, pastaj një e dytë, pastaj një e tretë. Secila kishte shprehur në

gurë fuqinë e vet, pastaj ishte zhdukur. Kështu kishte vazhduar në rrethin e

përjetshëm të ekzistencës. Chdo herë që pushtuesit e ri të qytetit mbërrinin

të bëheshin kapitenë të mëdhenj, Kështjella bëhej pré e shpresave të tyre

për të arritur këtu përjetësinë. Nën hijen e saj kishin qëndruar strategë

perandorakë të zhytur në persiatjet e tyre, kronistë, poetë. Secili kishte

shpalosur vizionin e vet përpara perandorit të lumturuar. Porosia e të

gjithëve ishte e qartë: kushdo që sundonte Kështjellën, shtrëngonte frerët e

pushtetit mbi shpirtin e qytetit dhe para tij hapej rruga që shpinte në

luginat e Veriut dhe në ato të Jugut, drejt detit...

Po, me vetëdije a pa vetëdije, hapat e chonin Changën shpesh drejt

Kështjellës. Ndërsa dhitë kullotnin qetë ose harbonin në kodrinë, ai endej

rreth Kështjellës. Vëzhgonte pllakat dhe blloqet e mëdha dhe habitej që i

shihte në atë fortesë, duke qenë se vinin nga rajone të ndryshme.

Pas njërës prej endjeve pranë Kështjellës, Changa kishte pyetur babanë

me interesim nëse kishte libra ku flitej për të kaluarën e fortesës.

Pikërisht atëherë ai kishte zbuluar se babai interesohej shumë, shumë, për

Kështjellën, për historinë e saj, për të fshehtat e saj, e, kuptohet,

motivet e tij ndryshonin prej atyre të Dhiarit dhe interesit që ky tregonte

për fortesën që ngrihej mbi qytet. Babai i tregonte atij vepra të vjetra e

bashkëkohore që flisnin për Kështjellën. Changa mund të besonte gjithë chka

përfshinin librat, por s'kishte gjë në botë që ta shtinte ta pranonte

pohimin që, sipas gjurmëve e strehimeve të fundosura në dhé dhe mbeturinave

të kasolleve, Kështjella rridhte që prej rreth katër mijë vjet më parë.

Ndërsa babai ia lexonte atë që arkeologët kishin zbuluar lidhur me

vjetërsinë e Kështjellës, Changa nuk mund të përmbante një zgërdheshje

dyshimi. Në të vërtetë, vetë ai i kishte diktuar mbeturinat e ndryshme

materiale duke kullotur dhitë e tij, por kush mund të mendonte e besonte

atëherë se ato ishin nga më të vjetrat?

Tregimet për Kështjellën nëpër librat e babait, që i përshkruante

Evlia Chelebija në udhëtimet që kishte bërë në kohën e Perandorisë Osmane, e

tërhiqnin më së shumti Çangën. Ai tregonte njëfarë interesimi edhe për

Page 115: Koha e Dhive - Luan Starova

115

dëshmitë e Marselinit e të Prokopit që përmbanin veprat e babait, sipas të

cilave bedeni i gjatë i fortesës, i cili shëmbëllente me muret antike

ciklopike, shtrihej në kohë që në epokën e perandorit bizantin Justinianit

të Parë. Një pjesë e blloqeve prej guri të fortesës ishin bartur atëherë nga

gërmadhat e qytetit antik të Skupit aty afër, i cili, në vitin 518 ishte

tronditur nga një tërmet i fuqishëm të paparë deri atëherë për Ballkanin.

Këto blloqe prej guri, Changa i shihte me sy. Pikërisht kjo e bindte për

vertetësinë e historisë së Kështjellës.

Babai i lexonte Changës edhe pjesë të tjera të librave që flisnin për

fortesën, por atëherë vëmendja e tij shpërqendrohej lehtë. Por Dhiari

gjallërohej në mënyrë të pazakontë kur babai i lexonte shënimet që Evlia

Chelebija ia kishte kushtuar Kështjellës. Pjesët e lexuara i dukeshin të

kohëve të vonshme, të vëzhguara mirë, të verifikuara me kujdes. Kështu

përshkrimi i mëposhtëm atij iu duk vechanërisht me interes:

"Nga ana perëndimore rrjedh Lumi Vardar. Nga kjo anë, një rrugë chon,

nëpër shpella, deri tek kulla e ujit, e cila ngrihet në breg të lumit. Në

këtë anë të qytetit ekziston një zgafellë e tmerrshme si thellësia e ferrit.

Nuk ka dalje dhe as nuk mund ta ketë. Përrenj të thellë e rrethojnë qytetin

në lindje, juglindje dhe veri. Një urë druri është hedhur përmbi përroin

përballë hyrjes së qytetit. Nga koha në kohë, rojet e ngrenë këtë urë me

ndihmën e një chekërki dhe krijojnë njëfarë mbrojtje para hyrjes".

Babai vazhdonte leximin, ndërsa Changa lëshoheje me gjallëri në

kujtimet për endjet e tij të mëparshme përanë fortesës, vetëm ose bashkë me

dhitë. Ndërsa babai lexonte me zë të lartë, Changa shtonte po me zë të lartë

dichka si për vete, bënte ndonjë verifikim. Atëherë babai e ndërpriste

leximin, hiqte syzet, por Changa në chast i lutej të vazhdonte. Në të

vërtetë, gjatë leximin të babait, ai donte të plotësonte historinë e

Kështjellës nga këndvështrimi i vet dhe vihej të kërkonte nëpër kujtimet e

veta "rrugën që chonte, nëpër shpella, deri tek kulla e ujit"...

Changa e merrte me mend që lumi, me përmbytjet e tij të rregullta dhe

të papërmbajtshme, kishte gërmuar shpella të shumta që ndodheshin në

brendësi të Kështjellës. Kur lumi tërhiqej pas periudhës së prurjeve të tij

pranverore ose vjeshtore, këto shpella thelloheshin edhe më shumë dhe disa

ishin lidhur me njëra-tjetrën. Gjatë kohës, pothujase të gjithë perandoritë

kishin dashur të përmbanin rrjedhat e bujshme të lumit. Për shumë kohë, ky

mendim nuk qe kurorëzuar me sukses. Por në fund, falë bordurave prej guri që

Page 116: Koha e Dhive - Luan Starova

116

u ngritën gjatë shekullit të fundit të sundimit të Perandorisë Osmane, lumi,

po, më në fund, u mposht. Kjo nuk ia lëkundte bindjen Changës që uji

vazhdonte nganjëherë të arrinte shpellat. Nga ana tjetër ai e dinte se

shpellat në Kështjellë, gjatë kohëve të fundit, ishin lidhur me

njëra-tjetrën, ishin betonuar, madje rregulluar. Gjatë viteve të Luftës së

Dytë Botërore, aty kishin ndërtuar strehime, që kishin shërbyer edhe për

qëllime të tjera. Cilat? Babai dhe Changa nuk ishin interesuar aq për këto.

E këto strehime ishin nën kontrollin e ushtrisë dhe të policisë...

Babai nuk kishte përse të zhytej në kujtime për të zbuluar prova të

reja që ndonjëra prej shpellave në brendësi të kështjellës do të bëhej varr

i përbashkët i Changës e i dhive. Meqë ishte shkruar që këto dhi duhej të

vdisnin, Changa dëshironte të paktën që t'ua zgjidhte një vdekje të denjë,

në gjysmëhije, në përputhje me atë që ua diktonte instinkti i tyre. E, ai,

Changa, mund të bënte gjithchka si para vdekjes edhe pas saj...

Të paktën kështu mendonte babai.

KREU XXII

Kishin kaluar tri ditë nga zhdukja e Changës.

Babai besonte se Dhiari së bashku me dhitë ndodhej brenda kështjellës

dhe se tani ai dhe ato ishin në kufirin midis jetës e vdekjes.

Nëna nuk e kishte parë kurrë babanë të chapitej aq shpejtë nga njëri

cep i dhomës së tij të punës te tjetri, nëpër chardakun e lartë, nëpër

oborr. Për orë të tëra nuk arrinte të qetësohej. Dichka vlonte në trurin e

tij.

Nëna s'kishte qenë kurrë më e shqetësuar. Edhe ne fëmijët, pa dhitë

tona, pa lojërat tona që tanimë e kishin humbur kuptimin, ndiqnim të

pafuqishëm ecejaket e babait përanë nesh. E ai thuajse nuk na shihte.

Sigurisht ishte më i shqetësuari nga të gjithë, sepse, me ndjenjën e lartë

të përgjegjësisë që kishte, e ndiente se s'kishte mundësi ta ndihmonte mikun

më të ngushtë të jetës së tij kur ky po përballej me sprovën më të vështirë.

Familja e kishte humbur qetësinë e dikurshme, sigurinë e babait.

As gjatë bombardimeve, atje në brigjet e liqenit, që e shtrëngonin

babanë të nisej në ndonjërin prej atyre udhëtimeve të fshehta, nga të cilat

kthehej vetëm kur vërtetohej se ishte vendosur njëri apo tjetri pushtues,

Page 117: Koha e Dhive - Luan Starova

117

nëna dhe vëllezërit e mi më të mëdhenj nuk e kishin parë kurrë më të

shqetësuar, më të tronditur.

Kur nuk mbeti asnjë qoshe e shtëpisë që nuk e kishte shkelur këmba e

tij, babai, i bindur plotësisht se Changa fshihej bashkë me dhitë në

thellësitë e kështjellës, na mblodhi ne, të gjithë fëmijët e tij, për të na

besuar të fshehtën e madhe të tij.

U gjetëm sërish të tërë nën hijen e prindërve. Kjo familje, pothuajse

e sfilitur nga mërgimet e papritura, duke lënë pas vetes të afërmit e saj,

shtëpinë dhe fushat, qe thënë nga fati të mësohej pa pushim me njerëz deri

atëherë të panjohur, dhe me zakone që ishin krejtësisht të reja për të.

Babai ishte zhytur në mendime si të kujtonte kthimet nga udhëtimet e

tij të gjata nëpër Ballkan, të ndërmarra me qëllim që të sillte shpresën për

një jetë më të mirë. Vetëm atëhere u jepte fund ecejakeve të tij, i vetmuar

dhe në mendime, në brigjet e liqenit, përgjatë të cilave sodiste lojën e

sajnave dhe e krahasonte jetën me fatin e këtyre valëve që duhej të

rimerrnin pa pushim rrugën drejt bregut.

Tash, duke u ndodhur përanë këtij lumi që rridhte, pa dyshim, drejt

një caku të përcaktuar e që i kujtonte se edhe jeta po ashtu mund të kishte

një fund, por aty, në këmbët e Kështjellës, që ngrihej lartë e të kujtonte

se shpresa vazhdonte të ekzistonte, babai, duke kryqëzuar gishtërinjtë, sich

e kishte zakon chdo herë ku kishte dichka të rëndësishme për të na thënë, ia

nisi shtruar:

- Fëmijët e mi të dashur, kaluan tri ditë pa Changën dhe pa dhitë.

Sigurisht ai fshihet në brendësi të Kështjellës...

- Bashkë me dhitë? e ndërpremë ne në kor.

- Bashkë me dhitë!

Na përshkuan të dridhura. Jeta vërshoi në trupat tanë, gjaku filloi të

na rridhte nëpër damarë me një ritëm të shpejtuar.

Changa ishte gjallë! Dhitë ishin gjallë!

A mund të kishte gëzim më të madh atë ditë?

Por babai na ndërpreu gëzimin kur shtoi gjithnjë shtruar:

- Me siguri Changa ka zgjedhur vdekjen ose, më saktë, rrugën që të

chon në vdekje, me një shpresë të vogël për shpëtim, për të dalë nga

Kështjella. Kam menduar, fëmijët e mi, e kam vrarë mendjen për një kohë të

gjatë, duke shfletuar nëpër faqet e librave e nëpër kujtimet e bisedave me

Changën. Ne kemi folur gjatë me ditë të tëra për kështjellën, unë duke ia

Page 118: Koha e Dhive - Luan Starova

118

lexuar shumë pjesë të librave të mi, e ai duke vërtetuar historinë me chdo

shteg, chdo gur në kështjellë... Në murin rrethues të saj, më saktë në pikën

më të lartë të saj, pikërisht përpara kazermës, ndodhet një pus i thellë që

chon në strehime. Nga ky pus ajri përshkon tërë strehimet. Nga ai merr frymë

brenësia e fortesës, frymon Kështjella. Kështu të paktën del nga shumë

dokumente. Sot pusi është pothuajse i mbushur. Nëse ai ende komunikon me

strehimet dhe nëse nuk është zënë plotësisht, ne mund të jemi të sigurt se

Changa dhe dhitë janë ende gjallë...

- Kjo do të thotë se ka shpresë..., - e ndërpreu vëllai i madh duke

folur më shumë më vete.

- Shpresa ekziston deri sa njeriu është gjallë, - u përgjigj babai.

kam menduar, fëmijët e mi, për mënyrën se si mund ta shpëtojmë Changën dhe

dhitë, nëse ekziston edhe mundësia më e vogël për shpëtim. Kam menduar për

veprimet që mund të ndërmarrim për të hedhur në pus ushqimet e nevojshme për

Changën dhe për dhitë.

Tani e kishim fare të qartë se chka synonte babai. Ai ishte i gatshëm

të flijohej, të na flijonte të gjithëve, vetëm që ta shpëtonte Changën e

dhitë.

Nëna e ndiqte me lemeri bisedën. Ajo e kuptonte madhështinë e flijimit

të babait. Por fëmijët e saj, me të cilët kishte kaluar aq fortuna e

luftëra, pra frytet e barkut të saj, që ushtria nuk kishte mundur t'ia

rrëmbente, duhej tani të hidheshin në gojë të ujkut, të kësaj kështjelle të

mallkuar që do t'i kapërdinte dhitë, pikërisht sich ishte në tregimin për

dhinë e zotit Sëgen. Ftuja, për fat të keq, kishte zgjedhur malin, lirinë.

Natyrisht ajo kishte luftuar me guxim kundër ujkut, por vdekja, megjithatë,

e kishte rrëmbyer. Pikërisht këtë lloj zgjedhjeje kishte bërë edhe Changa

bashkë me dhitë. Ishte e qartë se ai që do të guxonte ta provonte për t'i

shpëtuar nga vdekja, do t'ia shqiptonte vetes dënimin. Nëna e luti babanë që

të hiqte dorë, sepse nuk mund t'i bihej murit me kokë. Por vendimi ishte

marrë dhe s'mund të prapsej.

Po atë natë, babai i shoqëruar nga dy vëllezërit e mi më të mëdhenj,

shkoi nëpër familjet më të afërta. Lajmi dhe plani i parashikuar për të

kaluar në veprim u përhapën me shpejtësi plumbi nëpër Lagjen e Dhiarit,

gjithnjë e gatshme për të sakrifikuar për shpëtimin e Changës e dhive.

Patrullat e ushtarëve dhe të policëve qenë rralluar, nuk ishin më si

ditën e parë. Autoritetet ishin qetësuar, duke qenë të sigurt se Changa qe

Page 119: Koha e Dhive - Luan Starova

119

zhdukur dikah. Për më tepër, udhëzimet që dilnin nga Federata kërkonin që të

qetësohej situata, të mos provokoheshin masat. Edhe ushtria qe tërhequr

nëpër kazerma, megjithëse një pjesë e forcave të saj ende ishte e vendosur

përreth Kështjellës. Kurse ne, po atë natë, me grupe të vogla, si vjedhës, u

përvodhëm deri te Kështjella pa na vënë re patrullat.

Babai mbante një llambë dhe një hartë, të cilën e ndrichonte

vazhdimisht. Arritëm te pusi. Ai ishte i mbuluar me dërrasa mjaft të trasha

dhe i fshehur nga barërat. E zbuluam pa vështirësi. Para syve na doli gryka

që chonte tek strehimet.

Babai u gëzua kur pa se pusi nuk qe i mbushur e se ajri depërtonte me

siguri deri te strehimet, prandaj nuk kishte rrezik që Changa dhe dhitë të

vdsinin nga asfiksia. Me llambën e tij, babai këqyri thellësinë e pusit.

Drita nuk mund të arrinte larg dhe ai dukej i pafund. U ndrichuan faqet e

mureve me gurë të rrumbullakët të cilët i kishte mbuluar rrjeta e

marimangave. Gjatë tërë natës, ne dhe grupet e tjera, të organizuar mirë,

hodhëm degëza me gjethe për dhitë, si edhe ushqime për Changën. Grupet

ndërronin njëri- tjetrin, sillnin gjethnaja nga të gjitha anët, ndërkohë që

krejt qyteti kishte rënë në gjumë të thellë.

Nuk pati ndonjë përgjigje, por nuk mund të pritej që ajo të vinte

menjëherë.

Në agimin e ditës së dytë, njëri nga barinjtë e vegjël, duke zbritur

nga fortesa nëpër një shteg më të largët, vuri re se një lëng i bardhë po

dilte nga një burim i vogël, që parë kishte qenë i shterur. Pasi u sigurua

se ishte qumësht, ai i choi aty djemtë e tjerë dhe u tha:

- Po rrjedh qumësht dhish nga kodra.

Lajmi u përhap shpejt nëpër Lagjen e Dhiarit.

Changa ishte gjallë! Dhitë ishin ende gjallë!

Pa kaluar tri ditë pas zhdukjes së tyre, pasojat e mungesës së

qumështit të dhive dukeshin qartë: faqet e fëmijëve tashmë e kishin humbur

ngjyrën, sepse qumështi i dhive ishte ushqimi kryesor, nëse jo i vetmi, i

shumë familjeve në Lagjen e Dhiarit, si edhe në pjesën tjetër të qytetit dhe

po ashtu gjithkund në këtë republikë jugore, pasive dhe të varfër, që duhej

sa hap e mbyll sytë, si me komandë, të arrinte një zhvillim industrial të

shpejtë. Si nuk e kuptonin dot këta dhiarë të mallkuar? Dhe nuk e shihnin se

udhëzimet nga lart sikur kërkonin të bëheshin lëshime? Në radio kishin

pushuar akuzat kundër dhive, që shoqëroheshin me këngë revolucionare.

Page 120: Koha e Dhive - Luan Starova

120

Qyteti pa Changën ishte kthyer në një tjetër qytet.

Dhe ja, tani, kishte filluar papritmas të rridhte qumështi! Për

njerëzit e Lagjes së Dhiarit!

Edhe kur mund t'i vinte vdekja, Changa, Changa i madh mendonte për ne,

për miqtë e tij të lagjes, për fëmijët, për nënat, për pleqtë! Njerëzit u

organizuan me të shpejtë për të mbledhur qumështin që buronte nga toka.

Disa, sapo mbërrinte nata, chonin ushqime, të tjerët, në të gëdhirë merrnin

me vete qumështin.

Njerëzit pyesnin se si mund të gufonte qumështi nga fortesa. A ishte

Changa ai që arrinte të milte i vetëm qindra dhi, apo vetë dhitë e zbraznin

qumshtin e tyre në rrëke? E chfarë të fshehtash të tjera nuk kishte brenda

Kështjellës!

Në qytet besonin se kjo mrekulli do të sillte të tjetra. Po kthehej

shpresa. Changa duhej të fitonte. Edhe një, dy, tri ditë dhe...një urdhër

nga Federata do të mbërrinte. Do të tregoheshin të mëshirshëm edhe ata kur

vetë Zotit i vinte keq për fatin e njerëzve të varfër të Lagjes së Dhiarit.

Nuk ishte më as Stalini. Pasi na ishte hequr qafe, ne ishim bërë zotër të

vetvetes, apo jo, dhe ata nga lart, pra, mund të merrnin një vendim të

thjeshtë. Nëse njerëzit e Federatës ishin në dijeni të gjërave, nëse e

vërteta lidhur me dhitë arrinte deri tek Udhëheqësi suprem, ishte e qartë se

ata do të lëshonin pe, pas aq shumë lutjesh, të fshehta apo publike, që u

kishin drejtuar nënat. Tani, shpresa po kthehej me siguri në Lagjen e

Dhiarit.

Por babai, që e njihte shumë mirë natyrën e stalinizmit, nuk mund të

tregohej optimnist për fatin e Changës dhe të dhive. Edhe pas fundit të

periudhës staliniste, gjërat ndryshonin me vështirësi, megjithëse

vazhdimisht thuhej se gjithchka që bëhej, bëhej në emër të përparimit, të

ndryshimit dhe të lumturisë së njeriut.

A s'ishte arritur deri aty sa të lindte parulla e përjetshme, sipas së

cilës njeriu ishte pasuria më e madhe e socializmit? Po, por nuk lejohej

kurrsesi të bëhej ndonjë hap prapa! Megjithëse ishin bërë gabime në vendet e

bllokut socialist, nuk kishte korrigjime, vështrime prapa, hapa në drejtim

të kundërt. Gabimet nuk pranoheshin kurrë. Sa u përket shteteve socialiste,

ku stalinizmi ishte ruajtur edhe pas zhdukjes së Stalinit, kjo doktrinë

kishte vazhduar, por nën një formë të bastarduar dhe si të pllenuar me

fantazmat lokale. Në një mënyrë absurde, ishin ngritur kufij-mure, e më të

Page 121: Koha e Dhive - Luan Starova

121

lartit në brendësi të Ballkanit, ishin ndërtuar bunkerë të rinj prej betoni,

të vendosur nëpër tempuj të vjetër të fesë, dhe e gjithë kjo në emër të

lumturisë së njeriut! Gjithchka kalonte si të ekzistonte një qendër e madhe

e ngarkuar për të planifikuar lumturinë e secilit dhe të të gjithëve. Dhe,

në këtë qendër, nuk gabohej kurrë!

Babai e dinte mirë se në socializëm nuk kishte "kthim prapa"! Dhe kjo

e trembte më shumë kur mendonte për fatin e dhive dhe të Changës. Ata ishin

flijuar. Dhi e cjepë të flijuar, fëmijëri të flijuara, Changa i flijuar!

Tani që ishte e sigurt se Changa e dhitë ishin ende gjallë, tani që kishin

ngritur një urë ndërmjet vdekjes që kishte zgjedhur Changa dhe jetës ende të

mundshme, tani që shpresa ishte kthyer tek të gjithë ata që vuanin, babai

ndjehej edhe më i molisur, më i kapitur, se nuk mund të ndërmerrte hapin

shpëtimtar. Por, një veprim i tillë nuk ekzistonte. Kudo që ta chonin

këmbët, cilindo qoftë autoritet që ai mund ta bindte, - e, për më tepër, nuk

do të pranohej nga partia, - nuk do të vononte të bëhej një figurë e

dyshimtë. Do ta vënin nën mbikëqyrje, do të ringjallnin nga e kaluara plagët

që sapo ishin dregëzuar. Tekembrama, cili ishte ai? Një njeri i ardhur

rishtas nga një vend i huaj, armiqësor, e jo vetëm kaq, po edhe emigrant! E

a mos ishte ai, një emigrant, që duhej të na thoshte se chfarë ishte më mirë

të bënim?

Nëna përpiqej më kot ta bindte të hiqte dorë edhe nga dhitë edhe nga

Changa, që të mos fundoseshim të gjithë në humnerë. Të flijuarit le të

mbeteshin të flijuar. E ch'mund të bëhej në fund të fundit? Babai qëndronte

i ngujuar në kështjellën e mendimeve të veta, pranë librave të heshtur, edhe

ata të pazotë të jepnin tani qoftë edhe më të thjeshtën pëgjigje, sikur të

ishin zbrazur nga kuptimet. Kishte ndodhur nganjëherë që këta libra i kishin

dhënë pështypjen se hapeshin vetë në faqen e përshtatshme kur jeta bëhej

shumë e rëndë për të, por kur, megjithatë, ekzistonte ndonjë shtegdalje.

Por, tani...

Nuk kishte kaluar as gjysmë ore që kur ai i kishte dërguar të dy

vëllezërit e mi më të mëdhenj në fortesë ishte radha e tyre të chonin

ushqime kur u dëgjua, tri herë, goditja e chokut metalik në formë dore mbi

kokën metalike në portën e jashtme. Kush mund të ishte, vallë? Vëllezërit

sapo kishin dalë dhe nuk mund të ktheheshin para tri orëve. Zemrat na rrahën

si sahati. Por ishte e qartë: qenë dëgjuar qartë tri goditje. Me siguri qe

ishte shenja e vëllezërve. Ne kërcyem në këmbë. Nëna u gjet e para te dera.

Page 122: Koha e Dhive - Luan Starova

122

U qetësua kur pa të dy djemtë e saj, sepse ajo që ata do të tregonin nuk i

dukej më e rëndësishme asaj. I përfshirë nga nervozizmi, babai priste me

padurim shpjegimin:

- Kështjellën e ka rrethuar nga të gjitha anët ushtria e policia. Ata

kanë vënë roje që nga Ura e Drurit. Askush nuk mund t'i afrohet fortesës nga

cilado anë qoftë! ia priti vëllai më i madh.

Babai po kullonte djersë. Nëna ishte më e qetë: ne ishim në numër që

duhej të ishim. Për të tjerat...

* * *

Frika pllakosi përsëri në shtëpinë tonë dhe në tërë Lgjen e Dhiarit

kur, pas asaj pak shprese, filluam të mendojmë se Changa na kishte

braktisur. Nëse dikush kishte spiunuar, me siguri nuk do të vonononin të

trokisnin në portën tonë, si edhe të të gjitha shtëpive të tjera të lagjes.

Tani chdo shtëpi, si Kështjella, u kthye në fortesë frike. Valë të reja

shqetësimi filluan të luanin pa u ndier nëpër rrudhat e ballit të nënës. Kur

hynim në shtëpi, droja shfaqej e pastaj zhdukej në fytyrën e saj. Ne nuk

mbyllnim sy gjatë tërë natës. Prisnim që të vinin ta merrnin babanë e

vëllezërit më të mëdhenj. Por nuk u duk askush.

Atë mëngjes, si zakonisht, nëna qe e para që e hapi derën e jashtme.

Dielli e kapërceu pragun. Rruga ishte e qetë, e shkretë. Ajo e kaloi dhe u

ndodh në skelë, para murit mbajtës që zgjatej rrjedhës së ujit, nën hijen e

plepave viganë. Nga ana tjetër e lumit, mbi shpatet e kodrës ku ngrihej

Kështjella, ushtarët, të armatosur me pushkë, qëndronin të rreshtuar, por në

largësi nga njëri- tjetri. Fortesa ishte rrethuar, por nuk viheshin re

lëvizjet e njësive ushtarake.

Nëna mësoi nga dhiarët e parë që takoi se askush prej tyre nuk ishte

pyetur dhe se nuk kishte pasur asnjë bastisje nëpër shtëpitë. Atë natë

kishte ndodhur një mrekulli në kështjellë. Askush nuk mund të thoshte se

ch'mrekulli ishte ajo, por babai arriti deri në drekë të rindërtonte tërë

mozaikun e ngjarjeve të natës.

Mundësia që dikush të kishte spiunuar, u hodh poshtë. Një vëllazërim i

plotë mbretëronte mes dhiarëve. Kurrë nuk ishte parë që, brenda një kohe aq

të shkurtër, të fshiheshin aq shpejtë dhe të shndërroheshin në besim të

përbashkët dallimet që ekzistonin mes gjithë këtyre njerëzve. Jo, nuk kishte

Page 123: Koha e Dhive - Luan Starova

123

asnjë hafije në mesin e dhiarëve. Babai e kishte marrë me mend më parëpor

tani ai kishte shenja konkrete se brenda dispozitivit bashkiak të luftës

kundër dhive kishte qenë edhe hipoteza sipas së cilës Changa mund të fshihej

brenda Kështjellës. Po ky variant nuk kishte qenë objekt i një shqyrtimi më

të thellë, meqenëse kishte hipoteza të tjera më të besueshme, e më në fund

ishte vendosur që për chdo rast e më shumë nga rutina të bëhej një kontroll

në strehimet e ndërtuara nën Kështjellë. E chka kishin zbuluar? Që të gjitha

hyrjet ishin muruar e para chdo dere ngrihej nga një pirg kakërdhish. Prej

tyre kutërbonte një erë e rëndë. Qendra u përfshi nga një shqetësim i

vërtetë.

Gjatë natës, chështja e dhive u ndez dhe u bë përvluese. Telefonuan,

telegrafuan nga të gjitha anët. U zgjuan drejtuesit. Megjithatë u ruajtën të

mos alarmonin Federatën. Atje lart, titullarët e posteve kyche prireshin nga

qetësimi. Por kush do të qetësonte tash instancat republikane dhe

vechanërisht kundërshtarët e përbetuar të dhive? Nuk vonoi dhe këta u

mblodhën dhe kërkuan menjëherë që të përsosej studimi i skenarit

"Kështjella". Por kush mund ta parashikonte që Changa do t'i muroste hyrjet

e strehimeve dhe do t'i ndërpriste kështu të gjith shtigjet që chonin në

brendësi të fortesës? Përdorën eksplosiv. Muri i parë u prish, por pas tij

vinte një tjetër. Një shpërthim i ri, por, ja, edhe një mur i tretë dhe

midis mureve grumbuj kakërdhish. Ja se chfarë pritjeje u kishte rezervuar

Changa ndjekësve të tij.

I rrëzuan të gjitha muret dhe u gjetën në një labirint kakërdhish. Nuk

po arrinin më të vendosnin një lidhje logjike me atë që shihnin: porta të

mbyllura, të murosura dhe degëza të mbledhura rishtas! Askujt nuk po i

shkonte mendja tek pusi që buronte nga maja e fortesës. Pishtarët digjeshin,

të ndihmuar nga rryma e ajrit që qarkullonte ndëmjet portave të hapura dhe

pusit. Vazhduan kërkimet për Changën dhe dhitë. I thirrën të dorëzohej, por

Changa e dhitë ishin zhdukur pa nam e nishan.

Pas pak kohësh, ndjekësit u gjetën para një kazani gjigant të lidhur

me dy gypa që dilnin në shpat të kodrës. Ja, pra, ku buronin rrëketë e

qumështit që tani kishin shteruar. Ushtarët e policët, bashkë me

përfaqësuesit e pushtetit e të partisë, pikërisht ata që ishin ngarkuar me

chështjen e dhive, kërkuan me kot, gjatë tërë natës, të ikurit. Ata ishin

lidhur me radio me drejtuesit e Republikës, të vendosur në shpatet e kodrës

përballë e më të lartë. Në të aguar, u dha udhëzimi që të ndërpriteshin

Page 124: Koha e Dhive - Luan Starova

124

kërkimet në strehime.

U vunë në dijeni personat e shërbimit të pandërprerë në seli të

Federatës. Atje, gjërat nuk nxitën asnjë reagim të autoriteteve kompetente,

të cilët nuk e panë të arsyeshme të zgjonin udhëheqësin për një rrëmujë të

tillë lokale. Fundi i fundit, ky nuk bëhej aq merak për problemin e dhive, i

cili i takont më shumë ideologut kryesor të partisë dhe satrategut numër një

të regjimit. Por ky personalitet mungonte. Ai ndodhej atë kohë në Republikën

Veriore prej nga e kishte origjinën. S'kishte kuptim ta shqetësoje në një

orë aq të vonë.

Kështu vazhdoi gjahu i natës në brendësi të Kështjellës. Vendosën t'i

digjnin degëzat, gjethnajat dhe kakërdhitë e dhive, për t'ua zënë, më në

fund, frymën Changës e dhive, në rast se ende ishin gjallë. Një të thënë e

një të bërë. Pikërisht në atë chast vunë re se nga pusi dilte tym dhe e

kuptuan se Changa dhe kafshët kishin marrë ushqim nga dhiarët që kishin

ditur të organizoheshin mirë. E kush mund t'ia dilte në krye kësaj tribuje

të bashkuar dhiarësh? I kishin kontrolluar qoshet më të futura të

strehimeve. Nuk kishte gjurmë Change. Sigurisht ai ishte zhdukur bashkë me

dhitë. Duhej të ishte futur thellë në të charat e tokës, nëse nuk kishte

përdorur ndonjë dredhi tjetër...

Kur erdhi mëngjesi, drejtuesit e Republikës i raportuan për herë të

fundit federatës:

"Çanga u likuidua përfundimisht bashkë me të gjitha dhitë! Problemi i

dhive u zgjidh një herë e mirë në Republikën e Jugut. Kjo është e sigurt.

Këtej e tutje, pas kryerjes me sukses të kolektivizimit, mund të ecet me

hapa të mëdhenj drejt industrializimit. Në fillim, sigurisht do të jetë e

vështirë të riedukohen menjëherë këta dhiarë, në mendjen e të cilëve

kujtimet për dhitë do të mbeten të ngulitura përgjithmonë. Është e sigurt se

ata do ta kuptojnë më në fund të vërtetën për komunizmin. Nuk kanë

alternativë tjetër. Nuk kanë të ardhme tjetër..."

Më në fund në federatë mundën të merrnin frymë lirisht.

Në Republikën Jugore, qe zgjidhur problemi strategjik më i rëndësishëm

për zhvillim. Sigurisht mbetej chrrënjosja e analfabetizmit, por, sipas

parashikimeve, ky nuk ishte një problem aq i madh sich ishte, për shembull,

elektrifikimi.

Po dhitë, dhitë kishin qenë pengesë e madhe në rrugën për komunizëm.

Tani të gjitha udhët ishin hapur.

Page 125: Koha e Dhive - Luan Starova

125

Chështja e dhive ngacmoi edhe një herë shpirtërat në Repuiblikë dhe në

Federatë. Nuk dinte as të gërmonte as të punonte, kjo shejtan-dhie e

vazhdonte të ishte e pranishme! Megjithëse, pas hapjes së vendit dhe

destalinizimit, u munduan ta nxjirrnin në plan të dytë këtë chështje dhe atë

të kolektivizimit të pjesshëm apo edhe të pasuksesshëm, nuk arritën, sepse,

pas prishjes së Titos me Stalinin, pas përjashtimit të Jugosllavisë nga

blloku i Lindjes dhe radhitjes së saj krah Perëndimi, s'mundën t'i pengonin

gazetarët të vizitonin gjithnjë e më shpesh vendin për të parë se chka

ndodhte pas "perdes së hekurt", e këta biramelë të mallkuar- reporterë

perëndimorë, duke futur hundët ku nuk duhej, donin t'i rigjallëronin

problemet kur ato ishin zgjidhur një herë e mirë.

Qysh në fillim në federatë u treguan shumë të rezervuar kundrejt

këtyre korrespondentëve të jashtëm, por ia vlente më në fund të lëshonin pe.

Këta shpesh kishin kërkuar të vizitonin Republikën Jugore. Për herë të parë

pas luftës, të dërguar specialë nga agjencitë e lajmeve, emrat e të cilëve i

dëgjonim vazhdimisht në radio, u gjetën këtu. Që nga lufta, në qytet kishte

edhe konsullata, të cilat, nëpërmjet kanaleve të veta, kishin përhapur të

vërtetën për kohën e dhive. Changa ishte bërë shpesh figurë heroike nëpër

buletinet informative. Në të vërtetë, korrespondetët e jashtëm kishin të

dhëna të hollësishme për ato që kishin ndodhur me të e me dhitë. Ata dinin

t'i futnin hundët atje ku, sipas autoriteteve, nuk do të duhej. Disa erdhën

deri te babai. Kur i vuri re nëna, ashtu me mjekra dhe me kamera, u tremb e

nuk i lejoi të hynin në shtëpi, duke u arsyetuar se nuk ndodhej askush aty,

përvech asaj. Ajo i luti të vinin më vonë, por ata kishin filluar të

bisedonin me dhiarët dhe nuk u kthyen në shtëpinë tonë. Babai i hodhi një

vështrim të papërcaktuar nënës kur mësoi për qëndrimin e saj, por pastaj i

tha se kishte bërë mirë që kishte vepruar ashtu. Ai nuk donte që të dihej

shumë për të. Të tjerët e kishin më lehtë të bënin deklarata.

Babanë e kishte angazhuar një mik i cili përgatiste buletinet

qeveritare për atë se chfarë shkruante shtypi ndërkombëtar për vendin, që të

përkthente apo të ndihmonte për të përkthyer artikujt e shtypit të huaj. Me

të shpejtë ai do të plotësonte ose ta mjegullonte më shumë në ndërgjegjen e

vetë të vërtetën për Changën dhe dhitë. Me padurim ai deshifronte titujt e

artikujve që botonin gazetat perëndimore me tirazh të madh dhe nxirrte

shënim për përmbajten e tyre. Pati rast të lexonte edhe formulime të tilla,

si:

Page 126: Koha e Dhive - Luan Starova

126

" Faraoni Changa mori fund në piramidën e tij bashkë me dhitë...

Changa dhe dhitë besnike të tij të asfiksuara në strehimet

ushtarake...Changa mund të ketë zbuluar një dalje të fshehtë për t'u larguar

nga fortesa...Në Ballkan, vrasjet e proceset kundër dhive kanë vazhduar si

vrasjet në kohë të luftës... Nuk ka paqe në Ballkan..."

EPILOGU

Babai e kishte tejet të vështirë të pajtohej me humbjen që kishte

pësuar.

Nëna dhe ne, fëmijët, ishim të tronditur edhe që babai e kishte humbur

qetësinë. Vetëkuptohet që ne kurrë nuk do të mund të ngushëlloheshim për

shkak të humbjes së dhive tona. Fëmijëria jonë do të vazhdonte, por me plagë

të thella në shpirtërat, që nuk do të shëroheshin kurrë.

Kur babai iu kthye sërish librave, nëna më në fund u ndje e lehtësuar.

Ajo besonte që edhe familja do t'i fillonte ditët e saj të qeta si një herë

e një kohë. Babai vazhdoi të kërkonte nëpër vepra dhe dorëshkrime për ta

plotësuar hartimin e hisotrisë së perandorive ballkanike, të para nën

këndvështrimin e rënies së tyre. Ai i ndryshonte vazhdimisht titujt e librit

që do të ishte fryt i përpjekjeve të tij. E dinte që nuk do ta përfundonte

kurrë, por vetëm kështu ai arrinte t'i ruante iluzionet e pashtershme

ballkanike. Tani, si të donte t'i linte me një anë veprat të cilat i

shfrytëzonte, ai përpiqej të shkruante dëshmi të gjalla lidhur me rënien e

paralajmëruar të perandorisë staliniste. Pas qërimit të egër të hesapeve me

dhitë e barinjtë, që s'ishte shkruar të bëheshin klasë punëtore, pas

kolektivizimit dhe pasojave të tij tragjike, pas luftës kundër fesë dhe

ndërtimit të muzeve të ateizmit nëpër tërë perandorinë, babai ishte i bindur

për shembjen e shpejtë të stalinizmit...

Qyteti qe qetësuar pas tronditjes së kohës së dhive. S'guxonte njeri

as t'i zinte me gojë e jo më t'i mbante ato. Masat që ishin dekretuar ishin

të ashpra dhe bënin punën e vet.

Kur i linte librat, babai dilte në shetitjen e tij të zakonshme. Ai

zbriste drejt kejit, pastaj kthente përgjatë lumit, e kapërcente Urën e

Drunjtë, i hidhte një sy në të djathtë ndërtesës së teatrit, kariatidet e së

cilës i bënin roje një rendi të chuditshëm që kishte perënduar. Pastaj

kalonte nëpër Lagjen e Chifutëve dhe merrte rrugën që shpinte deri rrëzë

Page 127: Koha e Dhive - Luan Starova

127

pjesës perëndimore të Kështjellës. Ndalonte para hyrjes së saj dhe, përmes

vrimave të portës metalike, hidhte vështrimin në sytë e errësirës, në sytë e

mijëra dhive. Rruga e shpinte pastaj në kullën e ujit mbi lumë. Dikur ai

kishte zbuluar atje një cisternë të braktisur, të thellë, të errët, të

pafund. Ai i afrohej asaj. Nganjëherë, kur ishte i sfilitur nga një natë që

ia kishte kushtuar plotësisht leximit, ai dëgjonte një gurgullimë të mbytur

dhe të ndërprerë që ngrihej nga thellësitë e kësaj cisterne. Babai nuk mund

ta përcaktonte me saktësi a kishte të bënte me një të qeshur groteske të

Changës drejtuar atyre që e ndiqnin dhe ua kishte hedhur, si edhe gjithë

epokës staliniste, apo me njëfarë përshëndetjeje që ai ia drejtonte atij,

mikut të vet. Babai entuziazmohej nga mendimi që gurgullima që dilte nga

cisterna tregonte rrjedhën e ujit deri te strehimet te shpellat. Ishte një

gjë pothuajse e paimagjinueshme, e denjë për vepra fantastiko-shkencore,

por, pas zhdukjes së Changës e të dhive në thellësi të Kështjellës, babait i

duhej që, në një mënyrë apo tjetrën, të gjente një strehim ku t'i fshihte

mendimet e veta plot shqetësim.

Pasi e dëgjonte për një kohë të gjatë këtë gurgullimë që dilte nga

cisterna, këtë gjuhë të pakuptueshme të rropullive të tokës, ai kthehej me

nxitim nëpër të njëjtën rrugë. Shkonte drejt e të librat e tij, fillonte t'i

shfletonte, të kërkonte, të gërmonte herë në fletët e tyre, herë në kujtesën

e tij.

Mendimet e tij përfundonin tek liqeni i madh, në brigjet e të cilit

kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia e tij e ku shpresonte të kthehej në

pleqëri. Shpresë mashtruese ballkanike! Edhe atje, në ditët e rinisë së tij,

ishte munduar ta kuptonte se mos ujërat e liqenit dhe të lumit përziheshin

nën luginat e ndara nga masivi malor, se mos i lidhnin tunele të shumta të

nëndheshme, sich thuhej nëpër disa legjenda e sich supozonin disa shkrime të

ndryshme shkencore. Por ai s'kishte marrë përgjigje as atëherë buzë liqenit,

as tani pra kësaj cisterne buzë lumit, nga thellësitë e së cilës dëgjonte

thirrjet e Changës e vërritjen e dhive.

Megjithëse, me kalimin e kohës, babai filloi të mos shkonte më te

cisterna, dielli i Changës vazhdoi të lindte dhe të perëndonte në kujtesën e

tij.

Pas shumë muajsh, babai arriti ta largonte nga mendja e tij edhe

supozimin e fundit se Changa, me dhitë e tij, mund të kishte zbuluar një

rrugë nëntokësore që shpinte nga fortesa në cisternë. Madje arriti të mos

Page 128: Koha e Dhive - Luan Starova

128

mendonte më fare për këtë cisternë, varrezë e harruar e paqëndrueshmërisë së

gjërave.

Pikërisht këtu mori fund për babanë misteri për Changën e dhitë e tij.

Për nënën, ky epilog shënoi kthimin e gëzuar të babait nga bota e librave në

atë të jetës, e për ne, fëmijët, fundin e epokës më të bukur në botë, atë të

kohës së dhive.

FUND