kolegji universitar i biznesit | guida studentore 2018-2019...
TRANSCRIPT
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 2
GUIDA STUDENTORE
VITI AKADEMIK 2018-2019
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 3
Përmbajtja Fjala e Presidentit të KUB ......................................................................................................................... 4
Pse duhet të zgjidhni KUB ........................................................................................................................ 5
Historiku ..................................................................................................................................................... 6
Misioni & Vizioni ....................................................................................................................................... 7
Licencime & Akreditime ........................................................................................................................... 9
Organigrama ............................................................................................................................................ 11
Fakultetet dhe Programet e Studimit ................................................................................................... 12
Rregullore & Etika ................................................................................................................................... 14
Si mund të njihem me institucionin përpara se të vij për regjistrim ................................................ 15
Ku mund të konsultohem përpara regjistrimit të programit të studimit ........................................ 16
Procesi i regjistrimit ................................................................................................................................ 17
Si mund t'i transferoj studimet në institucion ..................................................................................... 19
Si mbrohen të dhënat e mia në institucion .......................................................................................... 20
Cilat janë zyrat që ofrojnë shërbim ndaj studentit ............................................................................. 20
Si do të komunikoj institucioni me mua .............................................................................................. 22
A më duhet dhe ku mund t'i blej librat për studimet e mia .............................................................. 23
A mund ta ndryshoj programin e studimit gjatë viteve të studimit ................................................ 23
Çfarë ndodh nëse mungoj vazhdimisht ............................................................................................... 23
Si bëhet vlerësimi nga ana e pedagogut ............................................................................................... 24
A mund ta ankimoj rezultatin pas provimit ....................................................................................... 24
A kam të drejtë të përmirësimit të lëndëve në vjeshtë ....................................................................... 24
Çfarë duhet të kem me vete gjatë provimit ......................................................................................... 25
Si informohem për periudhën e provimeve ........................................................................................ 25
A mund t'i pezulloj studimet ................................................................................................................. 25
A mund të tërhiqem dhe çregjistrohem nga programi i regjistruar ................................................ 26
Si mund ta përdor infrastrukturën kompjuterike në institucion ...................................................... 26
Si mund t'i përdor facilitetet në institucion ......................................................................................... 26
Tarifat e studimit dhe mënyra e pagesës ............................................................................................. 27
Bursat e studimit ..................................................................................................................................... 28
Këshilli Studentor .................................................................................................................................... 28
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 4
Aktivitetet studentore ............................................................................................................................. 29
A lejohet cigarja dhe alkoli në institucion ............................................................................................ 29
Ku zhvillohen praktikat profesionale ................................................................................................... 30
Çfarë rregullash duhet të ndjek për procesin e diplomimit .............................................................. 31
A mund të vazhdoj jashtë vendit pas mbarimit të një programi në KUB ....................................... 31
Alumni ...................................................................................................................................................... 31
Vendndodhja & Kontaktet ..................................................................................................................... 32
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 5
Fjala e Presidentit të Kolegjit Universitar të Biznesit
Të dashur studentë,
Periudha e kalimit në universitet është
sa e bukur po aq dhe e vështirë, pasi
zgjedhja juaj përcakton profesionin tuaj
në të ardhme. Por në ditët e sotme ju
keni të gjithë informacionin e
nevojshëm për të vlerësuar dhe bërë
zgjedhjen tuaj. Ndaj dëshiroj t'ju kujtoj
të gjithëve, që studenti nuk është një
qenie e predispozuar gjenetikisht për
t'u bërë x apo y, as origjina dhe as
kushtet familjare nuk vendosin kush do të bëhet ai në të nesërmen.
Kolegji Universitar i Biznesit gjatë gjithë historisë së vet ka ofruar mbi 550 bursa studimi
për të gjithë studentët me rezultate të larta, studentë aktiv, studentë me kushte të
vështira ekonomike, etj.
Ndaj ju, pa përjashtuar askënd i keni të gjitha mundësitë, kushtet dhe mbështetjen tonë
për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe të arritur sukses në jetë.
Kolegji Universitar i Biznesi është gjithmonë partner dhe mbështetës i studentëve edhe
pas përfundimit të studimeve, duke ju mundësuar atyre mundësi këshillimi karriere,
trajnime dhe mbi të gjitha punësim.
Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!
President i KUB
Prof. Ass. Dr. Ylber BEZO
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 6
Pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit?
10 arsye pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit
Në ditët e sotme fatmirësisht mundësitë për arsimim janë të shumta dhe nga më të
shumëllojshmet.
Por ja 10 arsye të forta pse duhet të zgjidhni Kolegjin Universitar të Biznesit:
1. Stafi akademik i kualifikuar;
2. Ofrojmë bursa për studentët ekselencë dhe studentët aktiv;
3. Mbi 90% e studentëve të diplomuar janë të punësuar në profesion;
4. Partner me universitetet europiane;
5. Mbështesim dhe financojmë iniciativat studentore;
6. Programe mësimore atraktive;
7. Përgatitje praktike dhe punësim të studentëve;
8. Mjedise dhe infrastrukturë bashkëkohore;
9. Kampusi një qytezë e vërtetë;
10. Këtu do të gjeni shumë miq me të cilët do t'u lidhin interesat.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 7
Historiku
KUB si institucion i arsimit të lartë jopublik, shënon fillesat e veta të veprimtarisë në sistemin e arsimit të lartë shqiptar në vitin akademik 2011-2012. Kolegji Universitar i Biznesit lindi si një iniciativë e sipërmarrjes së lirë, mbështetur në filozofinë e një edukimi cilësor, me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit në vendin tonë.
KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).
Në vitin 2018, KUB mori licencën dhe për programet profesionale duke krijuar njësinë Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 8
Misioni & Vizioni
Misioni
KUB ka për mision të:
1. formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.
2. krijojë, zhvillojë, përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive inovative e profesionale për fushën e Ekonomisë dhe Drejtësisë.
3. ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës;
4. integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor; 5. nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë. 6. krijojë dhe mbështesë standardet më të larta në fushën e mësimdhënies dhe
kërkimit shkencor në përputhje me Standardet e Hapësirës Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL), duke reflektuar objektivat e procesit të Bolonjës.
KUB karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për arritje cilësore, duke pasur si synim që të jemi konkurrues dinjitozë në cilësinë e përgatitjes së specialistëve të fushës së ekonomisë dhe të fushës së drejtësisë. KUB ka zhvilluar projektin e vet strategjik në larminë e veprimtarisë kombëtare në arsim, për zgjerimin e demokratizimit dhe reformës institucionale me vështrim ndaj modernizimit dhe integrimit europian. Programet e studimit në “KUB” janë të hartuara duke iu përshtatur kërkesave të Kartës së Bolonjës, të cilat mundësojnë transferimin e krediteve dhe nxitin lëvizshmërinë akademike edhe te partnerët tanë jashtë vendit.
Vizioni
Vizioni i KUB është: Të konsolidojë profilin e tij në tregun e Arsimit të Lartë, si një institucion i Arsimit të Lartë që konkurron në këtë treg përmes vlerave që ofron, me standarde të mirëpërcaktuara akademike dhe identitetin e një stafi të dalluar në fushën e arsimit dhe shkencës, kryesisht në fushat e ekonomisë dhe të jurisprudencës.
Vizioni i KUB-it fokusohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një IAL të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht dhe kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit.
Vizioni ynë është:
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 9
Të forcojmë trashëgiminë dhe reputacionin akademik e shkencor për të krijuar një model të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet më bashkëkohore;
Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë bashkëpunimi;
Të përdorim njohuritë bashkëkohore për të ndryshuar perspektivat e jetës së brezave të studentëve, duke kontribuar kështu për formësimin e një gjenerate të re dhe të një shoqërie produktive të begatë;
Të mundësojmë një ofertë akademike elastike, duke krijuar një përvojë aktive te studentët, kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 10
Licencime & Akreditime
Licencimi i institucionit
KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. Me Urdhër nr. 3, datë 05.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës ky institucion është pajisur me leje për fillimin e veprimtarisë mësimore e kërkimore dhe akademike të programeve të studimit në përputhje me licencën e dhënë, duke filluar veprimtarinë e saj akademike qysh në fillim të vitit mësimor 2011-2012, në të dy fakultetet e saj (Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë).
Licencimi i programeve të studimit
Programet e studimit Bachelor & Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë licencuar bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011.
Programet e studimit në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale janë licencuar bazuar në Urdhrin Nr. 139, datë 23.03.2018
Programi i studimit Bachelor në "Informatikë Biznesi" është licencuar bazuar në Urdhrin Nr. 392, datë 10.07.2018
Programi i studimit Master në "Komunikimi Multikanal" është licencuar bazuar në Urdhrin Nr. 635, datë 05.10.2018
Programi i studimit Master në "Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci" është licencuar bazuar në Urdhrin Nr. 657, datë 11.10.2018
Akreditimi Institucional
Akreditimi institucional i IAL “Kolegji Universitar i Biznesit” është bërë me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr. 557 datë 16.11.2012, “Për akreditimin institucional të Kolegjit Universitar të Biznesit”.
Gjithashtu gjatë vitit 2017 institucioni kreu akreditimin periodik nga agjencia shqiptare ASCAL dhe agjencia britanike QAA, ku në bazë të vendimit nr. 100, datë 10.11.2017 u akreditua me 4 vite akademike.
Akreditimi i programeve të studimit
Akreditimi i programeve Bachelor në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012 dhe riakreditimi periodik në Urdhrin Nr. 74, datë 27.10.2018
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 11
Akreditmi i Programeve Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditmi në Urdhrin Nr. 75, datë 27.10.2018, programi "Drejtësi" dhe Urdhrin Nr. 76, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Biznesi".
Akreditimi i programeve Master Profesional në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 500 datë 18.10.2012
Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Ekonomi bazohet në Urdhrin Nr. 553 datë 23.11.2016 dhe Urdhrin Nr. 562, datë 30.11.2016
Akreditimi i programeve Master i Shkencave në Drejtësi bazohet në Urdhrin Nr. 545, datë 13.11.2012 dhe riakreditmi periodik Urdhrin Nr. 77, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Civile & Tregtare" dhe Urdhrin Nr. 78, datë 27.10.2018, programi "E Drejtë Penale".
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 12
Organigrama
KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT përbëhet nga dy fakultete, 6 departamente mësimore si dhe struktura të tjera funksionale që i shërbejnë drejtimit të Institucionit dhe fakulteteve të tij.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 13
Fakultetet dhe Programet e Studimit
Fakulteti i Ekonomisë
Fakulteti i Ekonomisë është i përbërë nga 3 departamente:
1. Departamenti i Financë dhe Kontabilitetit 2. Departamenti i Menaxhimit 3. Departamenti i Ekonomiksit & Informatikës
Fakulteti i Ekonomisë ofron studime në ciklin Bachelor (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS) në 4 programe:
1. Financë Kontabilitet 2. Administrim Biznesi 3. Banka dhe Institucione Financiare 4. Informatikë Biznesi
Fakulteti i Ekonomisë ofron studime në ciklin Master Profesional dhe Masterin e Shkencave në këto programe:
Master Profesional (1 & 2 vite akademike me 60 & 120 kredite/ECTS):
1. Kontabilitet Financë 2. Menaxhim Biznesi 3. Komunikim Multikanal
Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS):
1. Kontabilitet Financë 2. Menaxhim Biznesi
Fakulteti i Drejtësisë
Fakulteti i Drejtësisë është i përbërë nga 3 departamente:
1. Departamenti i të Drejtës Publike 2. Departamenti i të Drejtës Civile & Tregtare 3. Departamenti i të Drejtës Penale
Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Bachelor/Integruar (3 vite akademike me 180 kredite/ECTS ) në 2 programe:
1. Drejtësi
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 14
2. E Drejtë Biznesi
Fakulteti i Drejtësisë ofron studime në ciklin Master i Shkencave (2 vite akademike me 120 kredite/ECTS) në 3 programe:
1. E Drejtë Civile & Tregtare 2. E Drejtë Penale 3. Shërbimet Inteligjente dhe Policimi në Demokraci
Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale
Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale ofron studime në 2 programe me nga 3 profile studimi:
Programe “Administrative" me 3 profile:
Asistent i Lartë Administrativ Asistent i Lartë Kontabël Asistent i Lartë Ligjor
Programe "Teknike" me 3 profile:
Teknik i Lartë Sistemesh Kompjuterike Teknik i Lartë Sistemesh Elektrike Teknik i Lartë Sistemesh Motorike
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 15
Rregullore & Etika
Rregullat e brendshme akademike
Rregullat dhe udhëzimet e brendshme akademike shërbejnë për mbarëvajtjen dhe menaxhimin e
standardeve akademike në KUB. Rregulloret përmbajnë informacione dhe të dhëna mbi procesin
e studimit, provimet, bursat, vlerësimet, proceset e disiplinës, këshillit studentor, etj.
Çdo student i KUB duhet t'i respektoj me rigorozitet rregulloret e institucionit. Gjatë procesit të
regjistrimit ju njiheni paraprakisht me kushtet dhe detyrimet që ju lindin nga mjedisi i
përbashkët. Për çdo student i cili i thyen këto rregullore merren masa për paralajmërimin deri në
përjashtimin e tij në rast se shkelja përsëritet.
Për më tepër informacion të detajuar rreth rregulloreve të institucionit do të njiheni dhe në vijim
të guidës, mund t'i gjeni të afishuara në hollin e institucionit si dhe faqen web të institucionit
www.kub.edu.al
Etika
Gjatë periudhës së studimeve tuaja në mjediset e KUB do të jeni vazhdimisht në marrëdhënie me
stafin akademik, administrativ, drejtuesit, kolegë si dhe punonjës të tjerë të institucionit, ndaj
kërkohen me rigorozitet vlerat më të larta qytetare.
Ne si institucion kërkojmë zbatimin e rregulloreve të brendshme, respektimin e kolegëve në
auditor, respektimin e profesorëve, respektimin e stafit administrativ, respektimin e dhe
mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, debatet dhe sherret brenda në institucion, pirja e
duhanit dhe alkolit në mjediset e institucionit, etj.
Për çdo student i cili i nuk përdor etikën gjatë komunikimit dhe sjelljes me këta faktor merren
masa të menjëhershme për paralajmërimin deri në përjashtimin e tij.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 16
Si mund të njihem me institucioni paraprakisht?
Social Media & Web
Jetojmë në epokën e internetit dhe teknologjisë së avancuar, ndaj mjafton një kërkim i lehtë dhe ne jemi fare pranë jush duke ju ofruar të gjithë informacion e nevojshëm. KUB ka disa platforma online të cilat ju shërbejnë studentëve por jo vetëm për njohjen e institucionit, pasqyrimin e punës dhe aktiviteteve, dhënien e njoftimeve, etj. Tashmë KUB-in mund ta gjeni në këto platforma sociale: facebook, twitter, instagram, linkedin, youtube dhe web
Broshura
Përveç informacionit online, KUB kujdeset çdo vit që nëpërmjet broshurave të tij informacioni të jetë i qartë dhe i arritshëm nga të gjitha shtresat dhe grupmoshat e popullsisë.
Këshillim Karriere & Promovim
Në bashkëpunim me MASR dhe DAR-et, KUB ofron këshillim karriere dhe promovim të institucionit dhe ofertës akademike në çdo cep të Shqipërisë.
Panaire
Falë bashkëpunimit që KUB ka me partner të tjerë, vazhdimisht merr pjesë në panairet kombëtare të arsimit të lartë në vend, duke ofruar gjithë informacionin e nevojshëm për studentët e interesuar.
Reklamat TV & Radio
KUB vazhdimisht investon në spote publicitare dhe reklama të ndryshme çdo vit për t'ju sjellë me shumë informacion pavarësisht vendndodhjes tuaj.
KUB 3D
KUB 3D është risia fundit që KUB ka sjellë për të gjithë studentët e rinj të cilët nuk kanë mundësinë ta vizitojnë nga afër institucionin. KUB 3D ju jep mundësinë që nëpërmjet një platforme 3D ju të njiheni me mjediset e institucionit live pa qenë nevoja të shpenzoni të ardhurat tuaja. KUB 3D mund ta ndiqni nga kompjuteri ose smartphon-i juaj.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 17
Ku mund të konsultohem përpara përzgjedhjes përfundimtare të programit të studimit?
Zyra e Këshillimit të Karrierës
Në KUB ju do të gjeni zyrën e këshillimit të karrierës, e cila udhëhiqet nga profesor dhe persona të kualifikuar, të cilët do t'ju njohin me programet, përfitimet, puna dhe perspektivat që mund t'i keni në të ardhmen.
Zyra e Pranimeve
Përveç zyrës së këshillimit të karrierës në KUB do të gjeni dhe zyrën e pranimeve, e cila ju njeh dhe ju jep të gjithë informacionin e nevojshëm për programin e studimit, kushtet, dokumentet, tarifat, etj.
Social Media & Web
Mjafton një kërkim i lehtë dhe ne jemi fare pranë jush duke ju ofruar të gjithë informacion e nevojshëm. KUB ka disa platforma online të cilat ju shërbejnë studentëve por jo vetëm për njohjen e institucionit, pasqyrimin e punës dhe aktiviteteve, dhënien e informacioneve dhe njoftimeve, etj. Tashmë KUB-in mund ta gjeni në këto platforma sociale: facebook, instagram, twitter, linkedin, youtube dhe web në të cilat KUB është vazhdimisht online për t'ju sjellë në kohë reale informacioni si dhe t'ju përgjigjen pyetjeve tuaja.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 18
Procesi i Regjistrimit
Procesi i regjistrimit në ciklin Bachelor
Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Procesi i regjistrimit për studentët e ciklit Bachelor nis që nga aplikimi nëpërmjet portalit U-Albania, ku studenti përzgjedh fakultetin dhe programin e studimit ku dëshiron të studiojë. Institucioni nga ana tjetër duke marrë parasysh kriteret e vendosura çdo fillim viti, kapacitetet, etj., shpall fitues studentin, i cili në data të përcaktuara nga MASR paraqitet personalisht në KUB.
Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:
1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga
institucioni.
Gjatë procesit të regjistrimit të studentëve në ciklin Bachelor merret gjithmonë në
konsideratë VKM për notën mesatare Nr. 216, datë 20.4.2018
Procesi i regjistrimit në ciklin Master
Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Për regjistrimin në ciklin Master studentët duhet të paraqiten në institucion për të bërë aplikimin. Pas aplikimit procesi i përzgjedhjes dhe regjistrimit bëhet në një datë të përcaktuar nga udhëzimet e MASR-së.
Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:
1. Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit Bachelor 2. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 3. Fotokopje të mjetit të identifikimit 4. Dy fotografi 5. Dokumenti që vërteton mbrojtjen e 1/5 gjuhët e huaja të përcaktuara nga MASR 6. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga
institucioni.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 19
Procesi i regjistrimit në ciklin e studimeve profesionale
Procesi i regjistrimit bëhet çdo vit bazuar në udhëzime të veçanta të nxjerra nga MASR. Procesi i regjistrimit për studentët e ciklit Profesionale nis që nga aplikimi nëpërmjet portalit U-Albania, ku studenti përzgjedh fakultetin dhe programin e studimit ku dëshiron të studiojë. Institucioni nga ana tjetër duke marrë parasysh kriteret e vendosura çdo fillim viti, kapacitetet, etj., shpall fitues studentin, i cili në data të përcaktuara nga MASR paraqitet personalisht në KUB.
Për procesin e regjistrimit janë te nevojshme këto dokumente:
1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga
institucioni.
Shënim: Nota mesatare nuk është kusht pranimi në programet profesionale.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 20
Si mund t'i transferoj studimet në KUB
Çdo fillim viti akademik bazuar në udhëzime të MASR-së studentëve ju lind e drejta e transferimit të studimeve. Për transferimin e studimeve duhet që studenti të vij nga i njëjtë program studimi ose i ngjashëm.
Procesi
Studenti paraqitet në institucion së bashku me një listë notash nga institucioni ku ndodhet aktualisht. Pranë zyrës së pranimeve ai depoziton kërkesën me shkrim drejtuar institucionit lidhur me kërkesën për transferim. Gjithashtu pranë zyrës së pranimeve studenti gjithashtu depoziton listën e notave, e cila më pas i kalon komisionit të transferimeve. Pas shqyrtimit të listës së notave, komision shpall vendimin me lëndët që i njihen studentit. Pas shpalljes së vendimit, studentit i komunikohet sesa lëndë dhe kredite i janë njohur, çfarë viti kalon si dhe të drejtat dhe detyrimet që lindin nga transferim. Në rast se studenti është dakord, atëherë ai paraqitet me të gjitha dokumentet e nevojshme për të kryer procesin e regjistrimit.
Dokumentet
Për transferimin e studimeve në një nga programet e KUB ju nevojiten këto dokumente:
1. Kopje të noterizuar të diplomës së gjimnazit 2. Fotokopje të mjetit të identifikimit 3. Dy fotografi 4. Vërtetim çregjistrimi 5. Listë notash 6. Syllabuse për lëndët e marra në institucionin tjetër 7. Dokumentet e tjera si kontrata, formular aplikim, etj., për plotësim jepen nga
institucioni.
Shënim: Gjatë procesit të transferimit të studimeve në ciklin Bachelor merret në
konsideratë VKM për notën mesatare Nr. 216, datë 20.4.2018
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 21
Si mbrohen të dhënat e mia?
Nga momenti i regjistrimit në institucion krijohet dosja juaj me të dhënat dhe dokumentet përkatëse. Informacioni i dosjes është kofidencial dhe ruhet vazhdimisht në vende të sigurta ku nuk ka akses përveç sekretarisë së fakultetit dhe drejtueseve të institucionit.
Si mund t'i përditësoj të dhënat e mia?
Shpesh ndodh që studentët ndryshojnë adresën apo numrin e celularit, ndaj për çdo ndryshim/përditësim është e nevojshme paraqitja pranë sekretarisë dhe përditësimi i të dhënave.
Cilat janë zyrat që ofrojnë shërbimin ndaj studentit?
Në mjediset e KUB ju do të keni mundësinë të gjeni zyra të ndryshme të cilat ju ofrojnë asistencën dhe ju japin informacionin e duhur. Konkretisht në KUB funksionojnë këto zyra:
Sekretaria e Fakultetit
Pranë sekretarisë së fakultetit ju mund të merrni të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me procesin mësimor përgjatë gjithë vitit akademik por jo vetëm. Studenti për çdo informacion do të duhet të drejtohet pranë sekretarive duke bërë kërkesë me shkrim për çfarëdo arsye që paraqitet. Të tilla kërkesa mund të jenë: vërtetim, kërkesë për rishikim note, kërkesë për të marrë pjesë në provimet e sezoneve ekstra, etj.
Në KUB funksionojnë 3 sekretari:
Sekretaria e Fakultetit të Ekonomisë Gjendet në godinën A të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]
Sekretaria e Fakultetit të Drejtësisë Gjendet në godinën A të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]
Sekretaria e Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale Gjendet në godinën B të institucionit. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 22
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Kjo zyrë i shërben studentëve për njohjen rreth aktiviteteve, eventeve, njoftimeve dhe gjithçka tjetër ndodh në KUB. Zyra e MP informon në kohë reale studentët rreth aktiviteteve brenda institucionit po ashtu dhe jashtë tij. Njoftimet e zyrës së MP mund t'i gjeni vazhdimisht të përditësuara në rrjetet sociale, web dhe portalin e studentit në KUB. Për çdo pyetje, kërkesë apo informacion mund t'i drejtoheni në [email protected]
Libraria & Fotokopja
Libraria dhe fotokopja është një zyrë tjetër e rëndësishme në institucion për sa i përket ofrimit të informacionit dhe faciliteteve të studentëve në KUB. Në librari do të keni mundësinë të gjeni të gjitha librat dhe informacionet e nevojshme për çdo lëndë që ju zhvilloni. Libraria ju ofron studentëve facilitete për gjetjen e librave në mënyrë që ata t'i gjejnë në institucion dhe mos humbasin kohën dhe mësimin duke kërkuar se ku t'i blejnë librat. Ndërsa fotokopja po ashtu ka funksionin e krijimit të faciliteteve për studentët siç janë shumëfishimet e leksioneve të lëna nga pedagogët përkatës, fotokopjimin e detyrave të kursit dhe gjithçka tjetër që studentit i nevojitet. Kostoja për këtë shërbim është modeste dhe ideuar dhe e përshtatshme për studentët. Libraria & Fotokopja gjenden në të dyja godinat e KUB dhe janë të hapura me orare të caktuar gjatë ditëve të mësimit.
Biblioteka
Biblioteka është një tjetër facilitet shumë i çmuar për studentët, e cila u shërben atyre për zgjerimin e njohurive dhe krijimin e mundësive për studim dhe realizim të detyrave të tyre. Në KUB ju do të gjeni ambientet e përshtatshme për një studim cilësor. Përveç sallës së bibliotekës, KUB ofron dhe bibliotekë të dedikuar online të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë duke punuar nga shtëpia apo ambiente të tjera. KUB ofron dy biblioteka të dedikuara me mbi 83.000 libra dhe 10 milion artikuj për secilin nga fakultetet.
Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës
Pjesë e rëndësishme e KUB është zyra e studentit dhe këshillimit të karrierës, e cila ju ofron studentëve vazhdimisht informacione rreth mundësive të ndryshme që institucioni në bashkëpunim me partnerët ofron, siç janë: trajnimet, aktivitete të ndryshme, internshipe, praktika profesionale dhe punësim i studentëve. Kjo zyrë ka një rubrikë të dedikuar në web si dhe një fanpage në rrjetin social facebook ku shpërndan vazhdimisht informacione për studentët.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 23
Financa
Financa është një tjetër facilitet për studentët duke ju dhënë mundësi të shmangin radhët e gjata dhe ta bëjnë pagesën pranë institucionit. Gjithashtu financa shërben dhe si një pasqyrë për gjendjen e studentëve të cilët mund të verifikojnë herë pas herë detyrimet ndaj institucionit.
Si do të komunikoj institucioni me mua?
Gjatë periudhës së regjistrimit në KUB ju plotësoni një formular me të dhënat dhe kontaktet e tuaja, kontakte të cilat administrohen vetëm sekretaria e institucionit. Në rast se gjatë periudhës së studimeve studenti ndryshon adresë, kontakte, etj., është i detyruar të paraqitet në sekretari për përditësimin e të dhënave. Gjatë periudhës së studimeve institucioni krijon adresa personale emaili, të cilat përdoren nga studenti për t'u loguar në portal, marrë informacion, etj. Por kanalet e komunikimit mes institucionit dhe studentëve në ditët e sotme janë të pafundme. Komunikimi midis studentit dhe institucionit bëhet nëpërmjet kontakteve:
Zyra e Informacionit: Cel. 069 88 99 999 / E-mail: [email protected]
Sekretaria e FE-së: Cel. 067 40 08 880 / E-mail: [email protected]
Sekretaria e FD-së: Cel. 069 88 99 999 / E-mail: [email protected]
Sekretaria KSLP-së: Cel. 067 40 08 881 / E-mail: [email protected]
KUB zotëron websit-in www.kub.edu.al / Portalin e studentit, gjithashtu dhe platformat sociale online:
Facebook: https://www.facebook.com/www.kub.edu.al/
Instagram: https://www.instagram.com/kolegji_universitar_i_biznesit/
Linkedin: https://www.linkedin.com/in/universitetiibiznesit/
Twitter: https://twitter.com/APB_2011
Ndaj komunikimi me studentin është lehtësisht i arritshëm dhe për më tepër në kohë reale.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 24
A më duhet t'i blej librat që më nevojiten dhe ku?
KUB që në fillimet e veta në fokusin e tij ka krijimin e faciliteteve për studentët për t'ju dhënë atyre të gjitha mundësitë të kenë një shkollim të suksesshëm. Të gjithë librat që i nevojiten një studenti gjatë vitit akademik mund t'i gjej në KUB. Librat gjenden pranë librarisë & fotokopjes dhe mund të blihen ose fotokopjohen kur profesori ka të drejtën e autorit të librit. Gjithashtu, në rastet kur leksionet janë të krijuara nga vet pedagogu i lëndës atëherë përdoret mënyra e dërgimit me email ose fotokopjimi pranë fotokopjes me një kosto simbolike studentore.
A më ta ndryshoj programin e studimit gjatë viteve të studimit?
Po, çdo student ka të drejtën e ndryshimit të programit në programe të përafërta brenda institucionit brenda vitit të dytë vetëm në fillim të vitit akademik. Pra, ju mund të ndryshoni programin nga Administrim Biznesi në Financë Kontabilitet. Por kujdes; nuk lejohet ndryshimi i programit të studimit nga programet profesionale në ato Bachelor ose nga Master Profesional në atë Shkencor.
Çfarë ndodh nëse mungoj?
Bazuar në rregulloren e brendshme të institucionit në rast se studenti ka nevojë për leje ose mungon duhet të paraqes një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë së fakultetit dhe sekretaria e përcjell në instancat më të larta. Në rast se studenti ka probleme shëndetësore, atëherë duhet të sjellë raport mjekësor për të vërtetuar dhe justifikuar mungesën e tij. Për studentët të cilët nuk i zbatojnë kushtet e mësipërme, merren masa administrative për paralajmërim për përjashtim, mos lejimi në provime dhe deri tek përsëritja e vitit akademik.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 25
Si bëhet vlerësimi nga ana e pedagogut?
Sistemi vlerësimit në KUB është i ndarë në këtë mënyrë:
Kriteri I: Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive – 20 pikë
Kriteri II: Testim mes-semestral/ Punim Ese/D.Kursi – 20 pikë
Kriteri III: Provimi përfundimtar – 60 pikë
Vlerësimi me pikë (përfshire pikët e vlerësimit gjatë vitit) do te jetë: 100 pikë.
Vlerësimi në pikë Nota përfundimtare
91-100 10 (dhjetë)
81-90 9 (nëntë)
71-80 8 (tetë)
61-70 7 (shtatë)
51-60 6 (gjashtë)
41-50 5 (pesë)
Me shkrim dhe ose me gojë
A mund ta ankimoj rezultatin pas provimit?
Mbështetur në rregulloret e brendshme të institucionit, studenti ka të drejtën e apelimit në rast se rezultati i arritur nuk është ai që priste. Studenti sapo i komunikohet nota nga sekretaria, ka të drejtën e depozitimit të kërkesës me shkrim pranë sekretarisë. Pas këtij momenti lihet një takim me profesorin e lëndës ku rishikohet provimi. Pas rishikimit të provimit, në rast se studenti është i kënaqur me notën që ka marr e mbyll këtu procesin, në të kundërt e ankimon dhe kërkon mbledhje të komisionit të vlerësimit ku përballet me profesorin e lëndës.
A kam të drejtën e përmirësimit të lëndëve në vjeshtë?
Në rastet kur studenti nuk ka marrë rezultatin e pritur gjatë provimit, atëherë i lind e drejta e përmirësimit të lëndës gjatë sezonit të vjeshtës. Gjatë sezonit të vjeshtës studenti ka të drejtën e përmirësimit të 2 lëndëve mësimore të vitit aktual akademik pa kosto financiare shtesë. Nëse studenti nuk e jep lëndën për përmirësim gjatë sezonit të përcaktuar, atëherë i humb përfundimisht e drejta e dhënies më pas. Gjatë dhënies së lëndës për përmirësim, bazuar në rregulloret e institucionit, studenti mund të mbaj notën (rezultatin) më të lartë të arritur.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 26
Çfarë duhet të kem me vete gjatë provimit?
Studentët gjatë procesit të provimeve duhet të kenë me vete këto elementë: mjet identifikimi, stilolaps, makinë llogaritëse dhe të gjithë mjetet logjistik të nevojshëm për provim. Studentët të cilët kapen me materiale, kopje dhe celular përjashtohen nga provimi dhe merren masa administrative.
Si informohem për periudhën e provimeve?
Gjatë vitit akademik sezonet e rregullta të provimeve janë gjatë muajve shkurt, qershor dhe shtator. Ndërsa mini sezonet për studentët të cilët kanë ardhur me transferim ka një mini sezon në muajin prill. Gjatë periudhës së provimeve studentët kanë mundësi të marrin informacion rreth kalendarit të provimeve në hollin e institucionit ku janë të afishuara njoftimet, pranë sekretarisë si dhe në web, portal dhe rrjetet sociale. Pra çdo informacion/njoftim që publikohet afishohet qoftë në mjediset tona dhe qoftë në rrjetet tona sociale, web, etj. Pra studenti ka një sërë kanalesh komunikimi nga të cilat mund të marr informacionin e nevojshëm.
A mund t'i pezulloj studimet në KUB?
Për arsye të ndryshme që nuk varen gjithmonë nga studentët ndodh që studenti mos të ketë mundësi për të ndjekur studimet në vitin kur është regjistruar. Në të tilla raste studenti duhet të paraqes një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë për pezullimin e studimeve për një periudhë të caktuar. Vlefshmëria ose aktivizimi i studimeve nga studenti duhet të bëhet brenda periudhës kohore sa dyfishi i periudhës së studimeve. Për shembull: Në programet e studimit studenti duhet t'i riaktivizoj studimet brenda 6 (3 vite x 2) viteve. Në Master ose programet profesionale brenda 4 (2 vite x 2) viteve.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 27
A mund të tërhiqem dhe çregjistrohem nga programi i regjistruar në KUB?
Bazuar në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloreve të brendshme të institucionit, studentit i lind e drejta e çregjistrimit nga programi dhe IAL-ja ku është regjistruar. Procesi i çregjistrimit të studentëve bëhet duke drejtuar sekretarisë me një shkresë ku kërkon tërheqjen nga studimet. Për të tërhequr dokumentet studenti duhet të paguaj dhe një tarifë për procedurat administrative.
Si mund ta përdor infrastrukturën kompjuterike në institucion?
Infrastruktura kompjuterike është prioritet në KUB. Në KUB do të keni mundësi për të përdorur infrastrukturën kompjuterike në sallën e bibliotekës, laboratorët kompjuterikë si internet kafenë. Gjithashtu të gjitha ambientet e KUB janë të mbuluara me internet wireless.
Si mund t'i përdor facilitetet në institucion?
KUB vazhdimisht punon për krijimin dhe përmirësimin e faciliteteve të studentëve me qëllim ofrimin e kushteve në standardet më të larta në procesin e mësimit por jo vetëm. Në KUB do të gjeni një sërë facilitete, të tilla si:
Trajnime & Workshop-e; KUB vazhdimisht nëpërmjet stafit, zyrës së këshillimit të studentit dhe të ftuarve ofrojnë trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e softskills-eve siç është komunikimi, promovimi i vetes, aplikimi për punë, intervista pune, etj., të cilat i shërbejnë studentit për të pasuruar CV dhe për më tepër për tregun e punës.
Praktika & Vizita Studimore; Fal bashkëpunimit që KUB ka me institucione dhe kompani private u mundëson studentëve praktika të ndryshme dhe vizita studimore në mjediset e këtyre kompanive.
Mjediset; KUB ofron mjedise me gjelbërim, çlodhëse, internet kafe për realizimin e detyrave, parkim, etj.
Biblioteka; Është një tjetër facilitet shumë i çmuar për studentët, e cila u shërben atyre për zgjerimin e njohurive dhe krijimin e mundësive për studim dhe realizim të detyrave të tyre. Në KUB ju do të gjeni ambientet e përshtatshme për një studim cilësor. Përveç sallës së bibliotekës, KUB ofron dhe bibliotekë të dedikuar online të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë duke punuar nga shtëpia apo ambiente të tjera. KUB ofron dy biblioteka të dedikuara me mbi 83.000 libra dhe 10 milion artikuj për secilin nga fakultetet.
Libraria & Fotokopje; Libraria dhe fotokopja është një zyrë tjetër e rëndësishme në institucion për sa i përket ofrimit të informacionit dhe faciliteteve të studentëve në KUB. Në librari do të keni mundësinë të gjeni të gjitha librat dhe informacionet e
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 28
nevojshme për çdo lëndë që ju zhvilloni. Libraria ju ofron studentëve facilitete për gjetjen e librave në mënyrë që ata t'i gjejnë në institucion dhe mos humbasin kohën dhe mësimin duke kërkuar se ku t'i blejnë librat. Ndërsa fotokopja po ashtu ka funksionin e krijimit të faciliteteve për studentët siç janë shumëfishimet e leksioneve të lëna nga pedagogët përkatës, fotokopjimin e detyrave të kursit dhe gjithçka tjetër që studentit i nevojitet. Kostoja për këtë shërbim është modeste dhe ideuar dhe e përshtatshme për studentët. Libraria & Fotokopja gjenden në të dyja godinat e KUB dhe janë të hapura me orare të caktuar gjatë ditëve të mësimit.
Laboratorët; Në KUB ju do të gjeni laboratorë të dedikuar për çdo program studimi. Programet e studimit që kanë praktika gjatë procesit mësimore mund t'i kryejnë ato në laboratorët e informatikës, mekanikës, elektrikë, etj.
Tarifat e studimit dhe mënyra e pagesës
Tarifat në programet e studimit në KUB janë tarifat më konkurruese në tregun e arsimit të lartë jo publik. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë përkatësisht 1600 euro viti akademik për çdo program studimi Bachelor. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Master në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë janë përkatësisht 1600 euro viti akademik për çdo program studimi Master Profesional apo Master i Shekncave. Tarifat e studimit në ciklin e studimeve Profesionale në Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale janë përkatësisht 1500 euro viti akademik për çdo program studimi.
Mënyrat e pagesës janë:
Kategoria I
70% e tarifës në momentin e regjistrimit;
30% e tarifës brenda sezonit të parë të provimeve (brenda muajit Janar).
Kushtet dhe mënyra e pagesës është fleksible në varësi të kushteve ekonomike të studentit. Tarifa mund të ndahet dhe me 3 këste nëse bihet dakord me zyrën e pranimeve.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 29
Bursat
KUB në të gjithë veprimtarinë dhe pritshmërinë e tij, synon të renditet në top-listën e
universiteteve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë më cilësor në vend. Për këtë arsye, përveç
përzgjedhjes së stafit akademik shumë cilësor dhe shumë profesional, me tituj dhe grada
shkencore, që procesi mësimor të realizohet me efektshmërinë më të lartë, KUB ndjek një
politikë speciale edhe për sa i takon pranimeve të studentëve. Me qëllim që në auditorët tonë të
ketë studentë të përgatitur dhe cilësor, KUB ofron mundësi dhe mbështetje për të gjithë studentët
aktiv dhe me mesatare të lartë.
Studentët me mesatare nga 9-9.5 përfitojnë gjysmë bursë!
Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë bursë të plotë!
KUJDES: Kriter për përfitimin e bursës është që studentët duhet të aplikojnë gjatë raundit të
parë të aplikimeve me Formularin A2 duke përzgjedhur KUB, ndryshe raundet e tjera ju humbet
e drejta e përfitimit.
Gjithashtu, KUB ofron bursa studimi dhe për talente!
Veç kësaj për kategoritë e tjera të studentëve në nevojë ekonomike, u ofrohet mundësia që
studentët, të marrin kredi lehtësuese sipas marrëveshjeve që KUB ka realizuar me bankat
tregtare në vend. Një tjetër mundësi për të vazhduar studimet pranë KUB-it është edhe pagesa e
tarifës me këste, sipas kushteve ekonomike të studentit.
Që nga krijimi i tij Kolegji Universitar i Biznesit ka dhënë mbi 550 bursa për studentët me
mesatare të larta, talente dhe studentë me nevoja ekonomike dhe sociale.
Këshilli Studentor
Këshilli Studentor është organi i cili përfaqëson dhe mbron interesat studentore. Këshilli
Studentor zgjidhet çdo dy vjet në mënyrë demokratike nga vet studentët si dhe me mbikëqyrjen
e një grupi të posaçëm pedagogësh.
Qëllimet e Këshillit Studentor janë:
Përfshirja në mënyrë të vazhdueshme e studentëve ne aktivitete të ndryshme;
Nxitja dhe përfshirja e studentëve në kompeticione jashtë institucionit;
Hartimi dhe krijimi i projekt propozimeve të ndryshme;
Organizimi i takimeve këshilluese dhe orientuese për studentët;
Përfshirja në diskutime të ndryshme, etj.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 30
Aktivitetet Studentore
KUB i jep një fokus dhe rëndësi të veçantë aktiviteteve dhe nismave studentore. Përveç procesit
mësimore KUB falë bashkëpunimit të ngushtë që ka me Këshillin Studentor, organizojnë
vazhdimisht aktivitete studentore me qëllim krijimin e një klime me qytetari aktive.
KUB ofron për studentët:
konferenca studentore;
leksione të hapura;
trajnime;
workshop-e;
gjyq stimulues;
vizita studimore;
praktika mësimore;
financon nismat studentore, etj.
Fal gamës së gjerë të aktiviteteve, studentët e gjejnë veten në aktivitete të ndryshme dhe bëhen
pjesë aktive e nismave të tjera në vijim.
A lejohet cigaria dhe alkoli në mjediset e institucionit?
Në mjediset e KUB ndalohet rreptësisht përdorimi i pijeve alkoolike dhe cigares gjatë orëve të
mësimit si dhe në mjediset e brendshme të institucionit.
Në lokalin e institucionit i cili shërben si internet kafe, nuk shërbehet alkool deri në përfundimin
e mësimit.
Për studentët që kapen duke konsumuar cigare dhe alkool në mjediset e brendshme të
institucionit, merren masa me gjobë financiare dhe deri në paralajmërim për përjashtim nga
KUB.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 31
Ku zhvillohen praktikat profesionale?
Falë bashkëpunimit që Kolegji Universitar i Biznesit ka me aktorë vendas dhe të huaj nga fusha e
drejtësisë dhe ekonomisë, bëjnë të mundur dhe realizimin e shumë vizitave studimore dhe
praktikave të ndryshme profesionale. Gjatë zhvillimit të këtyre vizitave studimore, studentët
kanë mundësinë të njihen me disa element të të cilët ata i studiojnë nga ana teorike, të tillë
element janë:
Njohja me kompaninë;
Njohja me procesin e prodhimit;
Njohja me procesin e menaxhimit;
Njohja me procesin e ambalazhimit dhe marketingut;
Njohja me procesin e shitjeve;
Njoha me financën;
Njohja me procesin e mbajtjes së llogarive;
Njohja me proceduat ligjore;
Ndërthura e teorisë me praktikën është një sukses i garantuar për studentët e së nesërmes në
tregun e punës. Studentët e KUB-it të cilët kanë qenë pjesë e këtyre vizitave studimore,
praktikave profesionale si dhe intershipeve të ndryshme, sot janë të punësuar në pozicione kyçe
në administratën publike si dhe biznese lider në Shqipëri.
Disa nga bizneset dhe institucionet ku studentët e KUB-it kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë dhe
të kryejnë praktika si dhe internshipe, janë:
Antea Cement, Titan Group;
Coca Cola;
Dogana e Rinasit;
Dogana e Durrësit;
Kryeministria;
Zyra e Mbrojtjes nga Diskriminimi;
Gjykata Administrative;
Gjykata e Shkallës së Lartë;
Prokuroria;
Raiffeisen Bank;
First Investment Bank;
Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
Mercedez Benz Albania, etj.
Gjithashtu, KUB ofron dhe laboratorë të dedikuar për programet profesionale.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 32
Çfarë procedurash duhet të ndjek për procesin e diplomimit?
Pas përmbylljes me sukses të të gjitha provimeve si dhe mbrojtjes së praktikës profesionale,
studenti ka të drejtë të futet në procesin e mbrojtjes së diplomës.
Bazuar në rregulloret e brendshme të institucionit studenti njihet me udhëzimet dhe procedurat
lidhur me temën e diplomës dhe profesorin që duhet të zgjedh për udhëheqje. Pas këtij momenti
studenti njihet nga profesori udhëheqës me udhëzimet e nevojshme për të vazhduar më tej me
procesin e kërkimit dhe realizimit të temës. Pas përfundimit të temës studenti duhet ta dorëzoj
në 2 kopje fizike dhe në disk sipas standardeve dhe formateve të përcaktuara nga institucioni. Pas
këtij momenti atij i lind e drejta për ta mbrojtur përpara një komisioni të posaçëm të përcaktuar
nga KUB.
A mund t'i vazhdoj studimet jashtë vendit pas mbarimit një programi studimi
në KUB?
KUB është një institucion i arsimit të lartë jo publik i licencuar dhe akredituar sipas ligjeve
përkatëse shqiptare, dhe funksionon sipas Kartës së Bolonjës, që do të thotë njohja e diplomës
tuaj bëhet në bazë të krediteve të grumbulluara gjatë studimeve. Diplomat e KUB njihen
ndërkombëtarisht në të gjithë botën. Pas përfundimit të studimeve Bachelor ose Master ju mund
të aplikoni për një program tjetër studimi jashtë vendit pa problem. Që prej 7 vitesh nga KUB
është një numër i konsiderueshëm studentësh që kanë vazhduar studimet në Itali, Francë,
Norvegji dhe SHBA.
Alumni dhe Punësimi
Studentët e diplomuar pranë Kolegjit Universitar të Biznesit vazhdojnë të jenë pjesë e
rëndësishme e komunitetit tonë edhe pas diplomimit të tyre. Ndërmjet një shumëllojshmërie
shërbimesh ne kemi për qëllim mbështetjen, këshillimin dhe orientimin e studentëve tanë drejt
tregut të punës.
Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme, miqësi e përjetshme, interesa të përbashkëta, lidhje të
përbashkëta, etj., e bëjnë komunitetin tonë alumni një vlerë të shtuar të
institucionit dhe diplomës së tij.
Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucione, biznese dhe partner ne ju kemi mundësuar
studentëve mundësi reale punësimi në sektor të ndryshëm të ekonomisë.
Komuniteti jonë alumni përbëhet nga mbi 700 studentë të diplomuar ndër vite, prej të cilëve mbi
90% e tyre janë të punësuar në sektor të ndryshëm të ekonomisë dhe drejtësisë.
Kolegji Universitar i Biznesit | Guida Studentore 2018-2019 33
Vendndodhja dhe Kontakte
Kolegji Universitar i Biznesit gjendet pranë sheshit "Shqiponja", Rr. Vangjel Noti, Nr. 25,
Laprakë, Tiranë
Kontaktet e institucionit janë:
Tel. +355 42 45 48 93
Cel. +355 69 88 99 999
Cel. +355 69 20 46 75 7
Cel. +355 67 40 63 042
E-mail: [email protected]
Web: www.kub.edu.al
Kontakte të tjera:
Rektori: [email protected]
Presidenti: [email protected]
Dekani i FE-së: [email protected]
Dekani i FD-së: [email protected]
Zyra e Burimeve Njerezore: [email protected]
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun: [email protected]