kolegji universitar “logos” www. shlplogos.edu · organigrama fakulteti i shkencave të...

48
GUIDA E STUDENTIT KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu.al

Upload: hahanh

Post on 19-Sep-2018

226 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

GUIDA

E STUDENTIT

KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”

www. shlplogos.e

du.al

Page 2: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të
Page 3: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

Guida e Studentit

Kolegji Universitar

“Logos”

Botimet “Ngjallja”Tiranë 2016

Page 4: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

Mirë

se v

ini n

ë “L

OG

OS”

Informacioni që gjendet në këtë broshurë është i saktë në kohën e printimit. Në varësi të rrethanave ky informacion mund të ndryshojë.Kolegji Universitar “Logos” rezervon të drejtën për të pasuruar këtë informacion në dinamikë. Për çdo paqartësi vizitoni faqen tonë të web: www.shlplogos.edu.al

Redaktore: Aida ZotoPërgatiti për botim: Dorina MinxuriGraphic design: Nikolin Hanxhari© Të gjitha të drejtat e rezervuaraBotimet “Ngjallja”Tiranë 2016

Page 5: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

5

Mirë

se v

ini n

ë “L

OG

OS”

Në emër të gjithë stafit akademik ju uroj mirëseardhjen në Kolegjin Universitar “Logos” për vitin akademik 2016-2017. Ky institucion e merr fillesën në vitin 2000 dhe që prej kësaj kohe është rritur dhe zhvilluar hap pas hapi duke përmirësuar dhe pasuruar programet e studimit.Kolegji Universitar “Logos” ofron programe të standardeve bashkëkohore në fushat e Mjekësisë (Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë), Ekonomisë (Financë-Kontabilitet, Menaxhim Biznes dhe Menaxhim Turizëm) dhe Informatikës. Këto programe synojnë përgatitjen shkencore dhe profesionale të studentëve për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës dhe janë të orientuara në përparësitë e zhvillimit të vendit.

Përshëndetja e rektorit

Të dashur studentë!

Në këto vite nga ky institucion janë formuar shumë profesionistë të rinj që sot, punojnë pranë institucioneve publike dhe private duke qenë krenaria e tyre dhe e jona. Kolegji Universitar “Logos” synon vazhdimisht të rrisë nivelin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe aftësimit praktik të studentëve për t’iu përshtatur standardeve të tregut të punës brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi ambicien dhe vullnetin për t’i realizuar këto objektiva shpejt, në mbështetje të interesave të studentëve dhe shoqërisë.

Faleminderit që zgjodhët dhe besuat në “Logos”.

Prof. Dr. Xhezair TelitiRektor i Kolegjit Universitar “Logos”

Page 6: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

6

Rreth universitetit

Ku ndodhemi

Misioni dhe objektivat

Pse “Logos”

Një ditë në “Logos”

Shërbimet mbështetëse ndaj studentit

Organigrama

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Departamenti Informatikë e Zbatuar

Fakulteti Ekonomik

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Departamenti Financë - Kontabilitet

Master Profesional ne Financë Kontabilitet

Perspektiva në “Logos”

Aplikimi dhe regjistrimi në “Logos”

Pranimi i studentëve në programet e studimittë ciklit të dytë (Master)

Viti akademik

Diplomimi

Qëndra e Kërkimit Shkencor

Të drejtat dhe detyrat e studentit

Detyrat e studentit

Këshillat studentore

Struktura dhe organizimi i Kolegjit Universitar “Logos”

Kalendari 2016-2017

7

8

9

10

11

11

15

16

18

20

22

24

26

28

30

32

33

37

40

41

42

42

43

44

46

Përmbajtja

Page 7: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

7

Rreth universitetit

Në një moment të rëndësishëm, kur shoqëria shqiptare, për të plotësuar kërkesat e tregut të punës kërkonte specialistë të profesioneve të ndryshme, pikërisht në vitin 2000, u krijua Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” si një shkollë jo publike dy vjeçare me kohë të plotë, i ideuar, i mbështetur financiarisht dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të Fortlumturisë së Tij Prof. Dr. Anastasit.E veçanta e këtij institucioni qëndron në faktin se është ndër të parat institucione jopublike të profilizuara në degët: Specialistë për Llogari të Kompjuterizuara (Financë-Kontabilitet),

Kuadër Menaxher (Menaxhim Biznesi), Informatikë (Informatikë e Zbatuar) dhe Laborantë Mjekësorë (Teknikë e Lartë Laboratorësh Mjekësorë), që bëri të mundur përgatitjen dhe afirmimin e shumë profesionistëve të rinj me njohuri bashkëkohore duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave të tregut dhe duke i sjellë një dobi shoqërisë shqiptare në drejtim të kualifikimit dhe civilizimit të saj.Praktika shumëvjeçare e funksionimit të këtij institucioni, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërtetuar një ecuri normale, si institucion i licencuar nga Ministria e Arsimit në përputhje me udhëzimet e Komunitetit Evropian, me plane dhe programe mësimore të shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe me disiplinë korrekte. Programi mësimor u ka ofruar studentëve në të gjitha degët edhe mësimin e dy gjuhëve të huaja, si dhe njohuri të thella të programeve kompjuterike, të konsideruara si kërkesa të kohës. Një peshë të rëndësishme të programit mësimor ka zënë edhe puna praktike, e cila kryhet në laboratorë të mirë pajisur, pjesë e këtij institucioni.

Kolegji Universitar “Logos” me një përvojë shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies ofron një model edukimi dhe specializimi bashkëkohor, në përgjigje të kërkesave të kohës për arsimin e lartë që garanton një formim bashkëkohor teoriko-praktik të studentëve në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe ciklit të dytë “Master Profesional” në fushat e ekonomisë, teknikës laboratorike mjekësore dhe informatikës.

Page 8: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

8

Ku ndodhemi

Adresa: Rruga “Dritan Hoxha” Pallatet Komfort mbi NBG BankTirana, AlbaniaTelefon: 042405355Fax: 042405356Website: www.shlplogos.edu.al

Page 9: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

9

MISIONI DHE OBJEKTIVATKolegji Universitar “Logos” ka si mision të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor me qëllim që të formojë profesionistë në përputhje me përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit.

> Të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor;> Të formojë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;> Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ;> Të mbështesë përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit;> Të ofrojë mundësi për të diplomuarit që të përfitojnë nga të “mësuarit gjatë gjithë jetës” ;> Të vendosë marrëdhënie partneriteti me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit.

> Të garantojë autonominë e Kolegjit Universitar “Logos”, lirinë akademike si dhe të drejtat e studentëve;> Të ofrojë programe studimi të mbështetura në përvojën dhe praktikat me të mira të vendeve evropiane dhe sipas kritereve të sistemit të Bolonjës, të vlerësuara me ECTS;> Të sigurojë dhe të ruajë cilësinë e institucionit dhe të programeve të studimit që ofron;> Të zhvillojë kërkim shkencor në përputhje me fushat e programeve të studimit që ofron dhe me kërkesat e ligjit për arsimin e lartë;> Të garantojë integrimin e veprimtarisë kërkimore shkencore me atë të mësimdhënies;> Të mbështesë aftësimin e personelit akademik në funksion të misionit të tij;> Të garantojë sigurimin e brendshëm të cilësisë në Kolegjin Universitar “Logos”.

MISIONI OBJEKTIVAT

Page 10: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

10

Programet e studimit universitar janë të standardeve evropiane dhe synojnë një përgatitje teoriko-shkencore dhe profesionale të studentëve që t’iu përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të orientuara në përparësitë e zhvillimit të vendit si dhe të krijojnë mundësi për studime të mëtejshme.

Kolegji Universitar “Logos” ofron tarifat më konkurruese në treg dhe pagesa mund të shpërndahet në disa këste gjatë vitit.Për studentët më të mirë ky institucion ofron mbështetjen e tij duke i pajisur me bursa të pjesshme ose të plota për programet e studimit që ai ofron.

Kolegji Universitar “Logos” ofron mjedise të standardeve bashkëkohore ku studentët aftësohen në praktikën profesionale dhe përgatit specialistë në përputhje me nevojat e tregut. Laboratorët pranë këtij institucioni dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera sigurojnë kryerjen e praktikave profesionale dhe aftësimin e studentëve në këtë drejtim.

Pranë këtij institucioni japin mësim pedagogë me tituj akademikë si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës.

Kolegji Universitar “Logos” ofron programet të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve universitare, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS). Në përfundim të programeve të ciklit të parë Kolegji Universitar “Logos”, jep diplomën “Bachelor” në fushën e studimeve të kryera.

Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” i pajisin studentët me njohuri të thelluara profesionale në një fushë të caktuar. Studimet në ciklin e dytë përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre, jepet diplomë “Master Profesional” në fushën e studimeve të kryera.

E veçanta e këtij institucioni qëndron në faktin se është ndër të parat institucione jopublike profesionale të profilizuara. Praktika disa vjeçare e funksionimit të këtij institucioni, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërtetuar një ecuri normale të Institutit, si shkollë e licencuar nga Ministria e Arsimit në përputhje me udhëzimet e Komunitetit Evropian, me plane dhe programe mësimore të shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe me disiplinë korrekte.

PSE “LOGOS”?

> Programe të standardeve evropiane

Page 11: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

11

NJË DITË NË “LOGOS”

Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për mbajtjen e shënimeve akademike të tilla si përpunimi i transkriptimeve, verifikimi i regjistrimit, mbajtja e shënimeve në bazën e të dhënave të studentëve, përpunimi i listave të klasës dhe aplikimi i diplomimit.

Zyra e Marketingut është përgjegjëse për shpërndarjen e informacionit mbi çështjet e lidhura me Kolegjin Universitar “Logos”. Zyra është përgjegjëse për koordinimin e kërkesave për informacion të mediave, intervista, komunikata për shtyp, njoftime publike, fjalime nga autoritetet e Kolegjit Universitar “Logos”, shpalljen e aktiviteteve dhe nxitjen e lehtësimin e shpërndarjes për mediat të njoftimeve, të urdhrave etj., në lidhje me aktivitetin e Kolegjit Universitar “Logos”. Ajo administron informacionin e botuar në faqen e internetit të Kolegjit.

Page 12: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

12

> Biblioteka Kolegji Universitar “Logos” ka një bibliotekë të pasur në dispozicion të studentëve dhe të stafit akademik. Biblioteka ofron një gamë të gjerë librash universitarë si dhe teza diplomash, të nevojshme për studime të ndryshme nga studentët. Gjithashtu ofron akses online të e-journals me anë të bashkëpunimit të saj me Universitetet bashkëpunuese. Ajo vendos lidhjet me bibliotekat simotra brenda dhe jashtë vendit dhe bashkëpunon me Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit për krijimin, administrimin dhe shfrytëzimin e bibliotekës digjitale.

Biblioteka on-line www.digilib.lib.unipi.gr/ket

> Zyra e Këshillimit të Karrierës Zyra e Këshillimit të Karrierës është pjesë përbërëse e strukturës së Kolegjit Universitar “Logos” që vendos në qendër të vëmendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale të tyre. Ajo është një nga hallkat kryesore të lidhjes së institucionit tonë me nevojat e tregut të punës dhe atë të investimeve. Zyra e Këshillimit të Karrierës ka për qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat për informim të studentëve mbi procesin mësimor; për kryerjen e praktikave mësimore; për procesin e diplomimit; për mundësitë e punësimit dhe sipërmarrjes, etj. Përbëhet nga dy seksione: seksioni stimulimit të karrierës profesionale dhe seksioni i startup-it dhe i stimulimit të biznesit.

Stimulimi i karrierës profesionale:• Informimi i studentit me elementët përbërës të procesit mësimor, këshillimi i tyre për vlerat e programit që kanë zgjedhur, rëndësinë e praktikave mësimore, rruga që duhet ndjekur gjatë procesit të diplomimit.• Njohja e vazhdueshme e nevojave të tregut të punës për specialitetet që studentët përvetësojnë në auditorët e Kolegjit Universitar “Logos”.• Shfrytëzimi i praktikave mësimore të studentëve në funksion të perspektivave të ardhshme për një vend pune pas përfundimit të shkollës.• Ndihma praktike e studentëve për plotësimin e CV-së, në përputhje me vendin e punës ku do

të konkurrojnë qoftë ky me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë për vitin e fundit.• Këshillime mbi përgatitjen e duhur psikologjike për të përballuar një intervistë pune që ka si qëllim evidentimin e aftësive të tyre individuale.• Lidhja e domosdoshme me qendrat e specializuara të gjetjes së punës pas përfundimit të shkollës dhe klasifikimi i dëshirave dhe mundësive që ka çdo student për një vend pune.• Metodika e kërkimit të një vendi pune me anë të internetit, shtypit periodik etj. dhe lidhja e shkollës me qendrat e punësimit pranë bashkive.

Page 13: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

13

> Çështjet e startup-it dhe stimulimit të biznesit:• Stimulimi i shpirtit sipërmarrës të studentëve nëpërmjet përgatitjes së duhur psikologjike dhe evidentimit të talentit personal në “tryezën e ideve” të zyrës.• Përvetësimi i metodave për vlerësimin dhe matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi.• Lidhja me shoqatat e startup-it në Shqipëri dhe jashtë saj për ballafaqimin e ideve të biznesit.• Ndërtimi i prototipave për produkte që hyjnë në sistemet e startup-it.• Nxitja e pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për paraqitjen e një ideje biznesi.• Nxitja e patentave për produkte të ndryshme intelektuale apo ide biznesi të materializuara me ndihmën e sistemeve që ofron Euroaxess Albania.• Gjetja e formave optimale për financimin e studimit të një biznesi start-up mbi bazën e politikave shtetërore apo private në këtë drejtim. zyraekarrierë[email protected]

> Laboratorët Kolegji Universitar “Logos” ofron të gjitha strukturat mbështetëse për procesin mësimor. Ai është i pajisur me laboratorë bashkëkohorë ku studenti fiton aftësi praktike që do t’i shërbejnë për formimin profesional dhe përshtatjen me nevojat e tregut të punës. Këta laboratorë janë një mbështetje e madhe dhe për kryerjen e temave të diplomave të studentëve me orientim praktik dhe kërkimor.

Laboratori biokimisë klinike Laboratori i biokimisë klinike pranë departamentit “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” është i pajisur me të gjitha mjetet për realizimin e praktikave të biokimisë klinike. Në këtë laborator studentët punojnë në grupe të vogla ose individualisht për ekzaminimin biokimik të lëngjeve biologjike, gjakut, urinës etj. Gjatë praktikave në këtë laborator ata aftësohen në procesin e marrjes së mostrës biologjike, manipulimin me të, matjen e parametrave biokimikë, përdorimin e aparaturave, nxjerrjen e rezultatit dhe kontrollit të saj.

Laboratori mikrobiologjikKy laborator u shërben studentëve në degën “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” për aftësimin e tyre praktik në kryerjen e analizave mikrobiologjike. Gjatë punës këtu studenti merr njohuri për sigurinë në laborator, kushtet e marrjes dhe ruajtjes së mostrës biologjike, ngjyrimet e materialit, terrenet dhe rritjen e mikroorganizmave në kulturë dhe nxjerrjen e interpretimin e rezultateve.

Page 14: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

14

Laboratori histopatologjikKy laborator u vjen në ndihmë studentëve në degën “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” për aftësimin praktik të tyre dhe përforcimin e njohurive të marra gjatë procesit mësimor në lëndët e histologjisë, hematologjisë dhe histologjisë patologjike. Gjatë punës në këtë laborator studentët aftësohen për përgatitjen e preparateve histologjike dhe strishove të gjakut, metodat e fiksimit dhe ngjyrimit dhe punën në mikroskop.

Laboratorët e informatikësDepartamenti i Informatikës pranë Kolegjit Universitar “Logos” është i pajisur me tre laboratorë informatike të standardeve bashkëkohore që mundësojnë aftësimin praktik të studentëve dhe orientimin e tyre sipas kërkesave të kohës dhe teknologjisë që ndryshon me ritme të shpejta.

Shërbimi Shëndetësor Kolegji Universitar “Logos” është i pajisur me një dhomë të veçantë ku ofrohet ndihma e parë në rastet që kanë nevojë për asistencë mjekësore. Ky mjedis është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar këtë shërbim. Mjekët, që janë edhe pjesë e stafit akademik të këtij institucioni, japin ndihmën e tyre për të gjithë studentët që kanë nevojë.

PalestraStudentët dhe stafi akademik i Kolegjit Universitar “Logos” kanë në dispozicion të tyre një palestër me ambiente të këndshme dhe bashkëkohore. Palestra është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer një aktivitet fizik të shëndetshëm. Çdo ditë, gjatë kohës së lirë, studentët mund të përdorin falas mjediset e palestrës dhe pajisjet për aerobi dhe fitness.

Institucionet bashkëpunuesePër realizimin e qëllimit të tij Kolegji Universitar “Logos” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një sërë institucionesh brenda dhe jashtë vendit të cilat sigurojnë shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve dhe stafit akademik, përditësimin e njohurive shkencore dhe kualifikimin profesional të tyre. Kolegji Universitar “Logos” ka marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione publike e private në fushat e ekonomisë, mjekësisë dhe informatikës brenda vendit ku studentët kryejnë praktikën, shkëmbejnë eksperiencat dhe fitojnë aftësi profesionale.Universitetet brenda dhe jashtë vendit me të cilat bashkëpunon Kolegji Universitar “Logos”, mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave shkencore mes stafit akademik dhe studentëve, përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe angazhimin në projekte të përbashkëta.

Page 15: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

15

Organigrama e Kolegjit Universitar “LOGOS”

Senati AkademikAsambleja e Personelit Akademik

Njësia Qendrore e Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë

Komisionet e përhershmeKëshilli i Etikës Rektorati

Rektori

Zëvendës rektori

Fakulteti Ekonomik

Dekanati

Dekani/Zv Dekani

Administratori i Njësisë Kryesore

Dekanati

Dekani/Zv Dekani

Administratori i Njësisë Kryesore

Asambleja e Personelit Akademik

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit

Departamenti i Menaxhim

Turizmit

Deparatmenti i Menaxhim

Biznesit

Sekretaria MësimoreBiblioteka

Zyra e burimeve njerëzore dhe e Protokollit e Arkivës Zyra e marrëdhënieve me jashtë, pranimeve dhe këshillimit për karrierën

Zyra e Financës dhe Shërbimeve

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Departamenti Teknikë Lartë në Laborator

Departamenti i Informatikës së zbatuar

Qëndra e Kërkimit Shkencor

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Drejtuesi i Njësisë

Bazë

Fakulteti i Shkencave

të Aplikuara Asambleja ePersonelit Akademik

BordiAdministrimit

KëshilliStudentor

Kolegji Universitar “Logos” ofron bursa studimi për studentët më të mirë. Për studentët e ekselencës rimbursimi bëhet 100%. Studentët të cilët përfitojnë bursë studimesh nga Kolegji, mund të gëzojnë të drejtën e bursës edhe në vitin pasardhës nëse përmbushin kriteret e suksesit akademik të përcaktuara nga Senati.

Page 16: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

16

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos”, për studentët e interesuar, do të ofrohet mundësia e ndjekjes së programit Master profesional me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për teknikë laboratori të aftë. Ky program përgatit laborantë të lartë në fushat e mikrobiologjisë së përgjithshme, të biokimisë, histopatologjisë dhe të laboratorëve klinikë.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë”, u mundësojnë atyre më pas ndjekjen e një karriere profesionale, kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”. Procesi i përgatitjes së specialistëve për teknikë të lartë laboratorësh mjekësorë mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Biokimi klinike, Mikrobiologji, Histopatologji, Imunologji, Teknologji aparatesh dhe Formim profesional.

Page 17: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

17

Lënda 1-Mikrobiologji2-Anatomi Normale 3-Fiziologji Normale4-Biologji5-Biokimi e përgjithshme 16-Biokimi e Përgjithshme 27-Anglisht I8-Anglisht II9-Greqisht I10-Greqisht II11-Bakteriologji 12-Biosiguria në Laborator13-Histologji14-Teknologji Aparatesh15-Psikologji Mjekësore

Viti i parëKreditet

633366332266344

Total kredite 60

Lënda 1-Hematologji I2-Hematologji II3-Analizë lëngjesh biologjike/urine 4-Mykologji5-Kimi Inorganike6-Kimi Organike7-Informatikë I8-Informatikë II9-Anglisht III10-Anglisht IV11-Greqisht III12-Greqisht IV13-Virusologji14-Parazitologji15-Biokimi Klinike

Viti i dytëKreditet

664533233322666

Total kredite 60

Lënda 1-Infeksione Spitalore2-Sigurim Teknik3-Fizpatologji4-Imunologji 5-Hispatologji6-Njohuri Formimi Profesional7-Njohuri Formimi Profesional II8-Lëndë me zgjedhje9-Hematologji Klinike10-Imunologji Klinike11-Legjislacion Mjekësor12-Diploma

Lëndë me zgjedhjeBiologji molekulareGjenetikë mjekësore

Kredite33

Viti i parëKreditet

643636736637

Total kredite 60

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos”, për studentët e interesuar, do të ofrohet mundësia e ndjekjes së programit Master profesional me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për teknikë laboratori të aftë. Ky program përgatit laborantë të lartë në fushat e mikrobiologjisë së përgjithshme, të biokimisë, histopatologjisë dhe të laboratorëve klinikë.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë”, u mundësojnë atyre më pas ndjekjen e një karriere profesionale, kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”. Procesi i përgatitjes së specialistëve për teknikë të lartë laboratorësh mjekësorë mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Biokimi klinike, Mikrobiologji, Histopatologji, Imunologji, Teknologji aparatesh dhe Formim profesional.

Page 18: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

18

MASTER PROFESIONAL NË TEKNIKË E LARTË NË LABORATORË MJEKËSORË

PËRSHKRIMI I KURSIT FUSHAT E STUDIMITProgrami Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” synon të plotësojë studentët që zotërojnë një diplomë universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.

Biokimi klinike, Histopatologji, Mikrobiologji, Biologji molekulare, Imunologji klinike etj.

Ky program ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshme dhe të arritshme, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë në:> Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor;> Përgatitjen e specialistëve të profilizuar për laboratorët mjekësorë dhe të aftë të njohin e të përdorin teknologjinë e aparaturave bashkëkohore të laboratorëve mikrobiologjikë, biokimiko-klinikë dhe histologjisë, e t’i mirëmbajnë ato;> Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e laboratorëve i cili do të jetë në gjendje të kryejë analiza me cilësi të lartë dhe të dijë të përdorë teknologjinë bashkëkohore me të cilën kryhen analizat;> Diploma “Master Profesional” në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

KARRIERA

Page 19: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

19

Stafi akademik

Përgjegjës DepartamentiDr. Ridvana MediuStafi AkademikProf. Dr. Aleksandër SallabandaOlta Noti PhDDr. Erjola ReufiProc. Dr. Ariol RamaProc. Dr.. Alketa BakiriMSc. Blerina Resulaj

Viti i parë (Semestri I dhe II)

Sëmundjet infektive

Total 60 kredite

6

6

6

6

6

6

6

6

6

6

6

LËNDA

Hematologji klinike e avancuar

Imunologji klinike e avancuar

Bakterologji klinike e avancuar

Biokimi klinike e avancuar

Histopatologji e avancuar

Analizë klinike e gjakut dhe lëngjeve të tjera biologjike

Kimi analitike

Metodologji e kërkimit shkencor

Me Zgjedhje:

Biologji molekulareGjenetikë mjekësore

Viti i dytë

Total 30 kredite

5

10

15

LËNDAKredite Kredite

Epidemiologji

Praktikë profesionale

Mikroteza

Pranë departamentit të “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës.

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos”, për studentët e interesuar, do të ofrohet mundësia e ndjekjes së programit Master profesional me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Page 20: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

20

Objektivi kryesor i programit të studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” është t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për informaticienë të aftë, të përballojnë të gjitha kërkesat e shoqërisë së informacionit.

Ky program përgatit specialistë për gjuhë programimi, për teori dhe praktikë rrjetesh kompjuterike, për sisteme operative, për teknologjinë e informacionit, për zhvillimin e faqes web etj.

DEPARTAMENTI INFORMATIKË E ZBATUAR

Bachelor në Informatikë të Zbatuar

Programi Cikli Tarifa Kohëzgjatja

Informatikë e zbatuar

Bachelor 170,000 lekë/vit 3 vjet

PËRSHKRIMI I KURSIT

FUSHAT E STUDIMIT

Page 21: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

21

Përgjegjës DepartamentiProf. Dr. Ilia Ninka

Stafi AkademikProf. Dr. Xhezair TelitiProc. Dr. Erion ShehuMSc. Olta PetritajMSc. Xhezmije PalushiMSc. Gazmira BrahushiMSc. Luan Sinanaj

LËNDA

Viti i parë

KREDITETHyrje në InformatikëPërpunim tekstiLlogaritje të kompjuterizuaraPërdorim i sistemeve OperativeAdministrim i sistemeve WindowsMatematikë e përgjithshme IMatematikë e përgjithshme IIBazat e programimitProgramim në gjuhën CHyrje në bazë të dhënashSQLAnglisht IAnglisht IIGreqisht IGreqisht II

444444466553322

Total kredite 60

LËNDA

Viti i dytë

KREDITETProgram i orientuar në objekte me C++Bazat në Web DesignElemente të Avancuara në Web DesignTeori rrjeteshPraktikë rrjeteshAdministrim dhe siguri në rrjeteJavaJava e avancuarAnglisht IIIAnglisht IVGreqisht IIIGreqisht IVMe zgjedhje:Graphic Design Implementime multimediale për Web Punime 3D Përpunime multimediale

655655663322

6666

Total kredite 60

LËNDA

Viti i tretë

KREDITETHyrje në sistemin LinuxLinux i avancuarPërpunime multimedialeHardwareProgramim në VB. NETProgramim në Web me PHPProgramim në OracleSisteme shfrytëzimiAdministrim ScriptingArkitektura X86 gjuha assemblerZhvillim aplikacionesh me bazë të dhënashDiplomë

453666644556

Total Kredite 60

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.Procesi i përgatitjes së specialistëve për informatikë mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Pranë departamentit të Informatikës të Zbatuar japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapur nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës (kompani të zhvillimit të aplikacioneve).

KARRIERA STAFI AKADEMIK

Page 22: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

22

Përgjegjës DepartamentiDr. Parashqevi DraçiStafi AkademikBledar Ilia PhDDr. Bashkim BerberiMSc. Elton LekaMSc. Irena PapingjiMSc. Enida AbaziMSc. Iva Sulaj

Stafi akademik

Fushat e studimitMenaxhim biznesi, menaxhim i burimeve njerëzore, mikroekonomi, makroekonomi, administrim publik, kontabilitet etj.

Pranë departamentit të Menaxhim Biznesit japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë nga institucionet publike të drejtimit dhe menaxhimit si dhe kompani të biznesit.

FAKULTETI EKONOMIK• Menaxhim biznes• Financë kontabilitet• Menaxhim turizëmBachelor në Menaxhim BiznesProgrami i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” Menaxhim Biznesi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ky program është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite. Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

KarrieraProgrami universitar i studimit “Menaxhim Biznesi” ka objektiva të qarta formuese përmes të cilave synohet:> Rritja e nivelit të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit;> Përgatitja e specialistëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të biznesit;> Krijimi i figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit biznesit i aftë të realizojë programimin e projekteve në kompani dhe në firmat e biznesit.> Ky program synon të formojë specialistë me formim në fushën e menaxhimit dhe të administrimit të biznesit si:> Specialistë menaxhimi në sektorë operacionalë të prodhimit, në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha;> Ekonomistë të specializuar në problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të bizneseve;> Specialistë në fushën e administrimit publik dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore;> Specialistë marketingu dhe komunikimi për të gjitha llojet e bizneseve.> Procesi i përgatitjes së specialistëve për menaxhim në fushën e biznesit mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe garanton një trajnim të mirëfilltë profesional në përshtatje më kërkesat e tregut të punës.

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Menaxhim biznesi

Programi Cikli Tarifa Kohëzgjatja

Bachelor 3 vjet150,000 lekë/vit

Page 23: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

23

LËNDA

Viti i parë

KREDITETMatematikë e Përgjithshme IMatematikë e Përgjithshme IIMikroekonomiMakroekonomiBazat e të DrejtësE Drejtë BiznesiInformatikëInformatikë Bazë të DhënashParimet Bazë të KontabilitetitAnglisht IAnglisht IIGreqisht IGreqisht II

6666646463322

Total Kredite 60

LËNDA

Viti i tretë

KREDITETKontabilitet FinanciarKontabilitet i KompjuterizuarKontabilitet KostoKontabilitet DrejtimiAdministrim PublikEkonomi PuneMenaxhim i Burimeve NjerëzoreSisteme ShpërblimiDrejtim FinanciarInvestimParaja dhe BankaAnaliza Ekonomike FinanciarePraktikë ProfesionaleDiplomë

42334464644466

Total Kredite 60

Lëndë me zgjedhje:Histori e Mendimit EkonomikMarrëdhënie PublikeMenaxhim i Shërbimeve TuristikeDemografi

2222

LËNDA

Viti i dytë

KREDITETMatematikë EkonomikeStatistikë IStatistikë IIMenaxhim dhe Drejtim BiznesiMenaxhim i Biznesit të VogëlBazat e FinancësFinancat PublikeBazat e MarketingutDrejtim MarketinguLëndë me Formim Historiko-EkonomikeAnglisht IIIAnglisht IVGreqisht IIIGreqisht IV

55566454643322

Total Kredite 60

Page 24: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

24

DEPARTAMENTI I MENAXHIM TURIZMIT

Menaxhim Turizmi

Programi Cikli Tarifa Kohëzgjatja

Bachelor 3 vjet150,000 lekë/vit

BACHELOR NË MENAXHIM TURIZËMPËRSHKRIMI I KURSIT

FUSHAT E STUDIMIT

KARRIERA

STAFI AKADEMIK

Ky program i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ai është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite. Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive dhe agjencive turistike. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplome universitare të ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Mikroekonomi, makroekonomi, marketing turistik, turizëm ndërkombëtar, strategji turizmi, organizim i agjencive turistike etj.

Programi i studimit Menaxhim Turizmi ka objektiva të qarta formuese përmes të cilave synohet:• Rritja e nivelit të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit;• Përgatitja e specialistëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të ndërmarrjeve turistike;• Krijimi i figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të turizmit, i aftë të realizojë programimin e projekteve të zyrave turistike dhe ndërmarrjeve të këtij biznesi.Ai synon të përgatisë specialistë me formim në fushën e turizmit, më konkretisht ky program përgatit:• Specialistë në sipërmarrje private turistike;• Specialistë për strukturat turistike në nivel qendror dhe lokal;• Specialistë për menaxhimin e projekteve turistike;• Konsulentë në sektorin e turizmit si në atë publik dhe privat.

Pranë departamentit të Menaxhim Turizmit japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Ph.D” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapur nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës (specialistë nga institucionet publike të drejtimit dhe menaxhimit si dhe kompani të biznesit).

Përgjegjës DepartamentiPh.D Guxim Kola Stafi AkademikDr. Blerta AvdiaMSc. Nikolin ManeMSc. Enxhi MarkuMSc. Denajda ÇibukuMSc. Aida Zoto

Page 25: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

25

LËNDA

Viti i parë

KREDITETMatematikë e Përgjithshme IMatematikë e Përgjithshme IIMikroekonomiMakroekonomiBazat e të DrejtësE Drejtë BiznesiInformatikë Informatikë Bazë të DhënashParimet Bazë të KontabilitetitGjeografi TuristikeAnglisht IAnglisht IIGreqisht IGreqisht II

55665454643322

Total Kredite 60

LËNDË ME ZGJEDHJE Administrim MjedisiShëndet PublikMarrëdhënie PublikeEtikë/ Komunikim BiznesiSigurimet (Jetës dhe jo jetës)

22222

LËNDA

Viti i tretë

KREDITETOrganizimi i Ndërmarrjeve TuristikeOrganizimi i Agjencive Udhëtimeve Turistike/ Produktet dhe Shërbimet/ Programi GalileoTurizëm NdërkombëtarE Drejtë NdërkombëtareKontabilitet KostoKontabilitet DrejtimiDrejtim FinanciarMenaxhim i Burimeve Njerëzoretë Ndërmarrjeve Turistike (2+2+2)Formim Social-MjedisorPraktikëDiplomë

6

6644366676

Total kredite 60

LËNDA

Viti i dytë

KREDITETStatistikë IStatistikë IIBazat e MarketingutMarketing TuristikSociologji TuristikeBazat e FinancësFinancat PublikeKontabilitet FinanciarBazat e TurizmitStrategji TurizmiAnglisht IIIAnglisht IVGreqisht IIIGreqisht IV

55465454663322

Total Kredite 60

Page 26: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

26

DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET

Financë-kontabilitet

Financë-kontabilitet

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos”, për studentët e interesuar, do të ofrohet mundësia e ndjekjes së programit “Master Profesional” me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Programi Cikli Tarifa Kohëzgjatja

Bachelor

Master profesional

3 vjet

1,5 vjet

150,000 lekë/vit

150,000 lekë/vit

BACHELOR NË FINANCË KONTABILITETPËRSHKRIMI I KURSIT

FUSHAT E STUDIMIT

KARRIERA

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ai është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet, në përfundimin e të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit apo sistemit bankar dhe financiar. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë “Bachelor”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Mikroekonomi, Makroekonomi, Kontabilitet, Financë, Menaxhim i burimeve njerëzore, Auditim, Teknika bankare.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Financë Kontabilitet” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”. Procesi i përgatitjes së specialistëve për Financë Kontabilitet mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, dhe garanton një trajnim të mirëfilltë profesional në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.Ai synon të formojë specialistë në fushën e financës dhe kontabilitetit, më konkretisht ky program përgatit:• Specialistë finance dhe kontabiliteti në kompanitë e biznesit;• Specialistë për strukturat e sistemit bankar dhe financiar;• Specialistë të degëve të tatim–taksave, të sistemit doganor etj;• Specialistë të auditimit dhe kontrollit;• Specialistë të tregjeve financiare dhe bursave;• Specialistë të shoqërive të sigurimit, fondeve të pensionit, fondeve të investimeve etj.

Page 27: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

27

LËNDA

Viti i parë

KREDITETMatematikë e Përgjithshme IMatematikë e Përgjithshme IIMikroekonomiMakroekonomiBazat e të DrejtësE Drejtë BiznesiInformatikë Informatikë Bazë të DhënashParimet Bazë të KontabilitetitAnglisht IAnglisht IIGreqisht IGreqisht II

6666646463322

Total Kredite 60

LËNDË ME ZGJEDHJE Histori e Mendimit Ekonomik Marrëdhënie Publike Sigurime Bazat e Financave Ndërkombëtare 

2222

LËNDA

Viti i tretë

KREDITETKontabilitet KostoKontabilitet DrejtimDrejtim FinanciarInvestimeParaja BankaTeknika BankareKontabilitet i Kompjuterizuar IKontabilitet i Kompjuterizuar IIAnalizë Ekonomike FinanciareAuditimPraktikë ProfesionaleDiplomë

666666224466

Total Kredite 60

LËNDA

Viti i dytë

KREDITETMatematikë EkonomikeStatistikë IStatistikë IIBazat e FinancësFinancat PublikeKontabiliteti Financiar IKontabiliteti Financiar IIBazat e MarketingutDrejtim MarketinguMenaxhim dhe Drejtim BiznesiMenaxhim i Burimeve NjerëzoreLëndë me Formim Historiko-FinanciarAnglisht IIIAnglisht IVGreqisht IIIGreqisht IV

5556643325243322

Total Kredite 60

Page 28: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

28

“MASTER PROFESIONAL” NË FINANCË-KONTABILITET

PËRSHKRIMI I KURSITProgrami i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet synon t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.Garanci për aftësimin profesional dhe kërkimit shkencor për studentin e Masterit, shërben zhvillimi i praktikës mësimore që zhvillohet në semestrin e tretë pranë kompanive të biznesit, institucioneve financiare dhe bankare nën drejtimin e pedagogut përgjegjës.Procesi i diplomimit të studentit të Masterit nën drejtimin e udhëheqësit shkencor të kualifikuar për përgatitjen dhe mbrojtjen e mikrotezës, përbëjnë një tjetër garanci të aftësimit profesional të studentit.

FUSHAT E STUDIMIT

Kontabilitet, Financë, Tregjet dhe institucionet financiare, Drejtim i riskut financiar, Menaxhim i burimeve njerëzore etj.

KARRIERAProgrami i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshme dhe të arritshme që konsistojnë në:> Rritjen e nivelit të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet “Bachelor” ;> Përgatitjen e specialistëve të aftë për problemet financiare dhe të kontabilitetit të institucioneve bankare, të shoqërive të sigurimit, për kompanitë e biznesit si dhe studiues shkencorë për problematikat financiare dhe të kontabilitetit;> Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e financave dhe të kontabilitetit i cili do të jetë në gjendje të realizojë programimin e projekteve në institucionet financiare dhe kompanitë e biznesit;> Diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

Page 29: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

29

LËNDA

Viti i parë

KREDITETTaksim biznesiEkonomiks menaxherialDrejtim financiar i avancuarKontabilitet PublikKontabiliteti financiar i avancuarTeoria dhe drejtimi i portofolitTregjet dhe institucionet financiareDrejtim risku - Risku financiarLizingu financiarMe Zgjedhje:Historia ekonomike dhe politike evropianeSistemi monetar evropian

666666666

56

Total kredite 60

LËNDA

Viti i dytë

KREDITETMenaxhim strategjik i burimeve njerëzorePraktikë profesionaleMikrotezë

* Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos”, për studentët e interesuar, do të ofrohet mundësia e ndjekjes së programit “Master Profesional” me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

5

1015

Total kredite 30

STAFI AKADEMIK

Pranë departamentit Financë-Kontabilitet japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruara nga pedagogët. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës (sistemi bankar, sistemi financiar, shoqëritë e sigurimit, etj.)

Përgjegjës DepartamentiProf. As. Dr. Beatriçe PoloStafi AkademikPh.D Leonora ZotoDr. Jehona GermiziProc. Dr. Blerina BanushiMSc. Nevila MullajMSc. Elvis XhorriMSc. Klejda Gabeshi

Page 30: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

30

PERSPEKTIVA NË “LOGOS”

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE I KOMUNIKIMIT GJUHËSOR

• Arsim parashkollor;• Gjuhë dhe civilizim; grek• Studime në teologji sociale.

Misioni i programit të studimit “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” është:Të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies e kërkimit shkencor. Të formojë specialistë të lartë në fushën e arsimit parashkollor në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Të krijojë mundësi për aftësimin metodik, pedagogjik dhe edukues të studentit. Ky program synon të formojë specialistë në fushën e arsimit parashkollor, më konkretisht ky program përgatit:• Edukatorë me aftësi profesionale në rritje, që të jenë të aftë:a) Të jenë përgjegjës ndaj fëmijëve;b) Të bashkëveprojë me fëmijët duke demonstruar dashuri dhe respekt;c) Të inkurajojë fëmijët të përdorin gjuhën si mjet komunikimi;ç) Të inkurajojë pavarësinë e fëmijës sipas moshës dhe zgjedhjeve të zhvillimit;d) Të krijojë mundësi për inkurajimin e bashkëveprimit fëmijë-fëmijë;dh) Të jenë të aftë të nxisin motivimin e brendshëm për t’i ndihmuar fëmijët të njohin botën që i rrethon, të fitojnë njohuri, aftësi dhe vlera.

Bachelor në mësuesi për arsim parashkollor

Page 31: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

31

BACHELOR NË GJUHË DHE CIVILIZIM GREK

Kolegji Profesional Agroushqimor

Kolegji Profesional Agroushqimor në këtë institucion synon përgatitjen e profesionistëve në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit. Ai ka në përbërje të tij dy departamente:1. Departamenti i menaxhimit të fermave bujqësore2. Departamenti i marketingut të produkteve agroushqimore

“BACHELOR” NË STUDIME NË TEOLOGJINӪ SOCIALE

> Programi i studimeve “Gjuhë dhe Civilizim Grek” synon të formojë specialistë në fushën e gjuhësisë, më konkretisht ky program përgatit :

• Mësues të gjuhës dhe civilizimit grek me aftësi profesionale në rritje, që të jenë të aftë të përgatisin breza studentësh me nivel të lartë specialitetin e tyre;• Përkthyes të gjuhës greke duke iu përshtatur kërkesave gjithnjë e më të larta të tregut të punës.

> Specialistët e kësaj fushe (gjuhë dhe civilizim grek) që kanë interes për zhvillimin e njohurive në këtë fushë kanë të drejtë të thellojnë njohuritë e tyre nëpërmjet kualifikimeve të mëtejshme.

Qëllimi i programit “Studime në Teologjinë Sociale” është realizimi i synimeve të mëposhtme:Përgatitja e ekspertëve tӫ aftë për të punuar në organizma arsimore, sociale, kulturore, religjioze, institute kërkimore dhe organizma ndërkombëtare;Studimi i marrӫdhӫnieve tӫ teologjisë sociale me shkencat e tjera: - Filozofi - Histori - Arkeologji - Jurispondencӫ - Mjekësi - Shkencat e Natyrës; Përgatitja e kuadrove tӫ specializuar për studimin, menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë së krishterë kulturore në Shqipëri dhe në Evropë;Studimi dhe kërkimi shkencor historik i Kristianizmit Orthodhoks dhe më gjerë, thellimi i njohurive në shkencat religjioze;Njohja dhe studimi diakronik i religjionit nga pikëpamja sociale, psikologjike, filozofike, historike dhe e së drejtës;Aftësimi teorik dhe praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e objekteve tӫ trashëgimisë kulturore religjioze tӫ Shqipërisë (restaurime, studime promovuese, muze, galeri, veprimtari artistike etj.); Studimi i problemeve sociale dhe kontributit tӫ komuniteteve religjioze në nevojat e zhvillimit të Shqipërisë;Kontributi në dialogun ndӫrfetar në botë.

Page 32: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

32

APLIKIMI DHE REGJISTRIMI NË “LOGOS”Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit

të parë (“Bachelor”)

Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në një program studimi të ciklit të parë, nëse mbi bazën e kritereve të vendosura nga njësia bazë dhe të miratuara nga dekanati, renditen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në listën e fituesve, për atë program.Regjistrimi i studentëve në Kolegjin Universitar “Logos” (përfshirë dhe transferimet) bëhet në periudhën gusht-shtator të çdo viti.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

• Formulari i aplikimit (origjinal i plotësuar pa korrigjime dhe i nënshkruar) ;• Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti) ;2 fotografi dokumentesh;• Mandati i pagesës së regjistrimit (faturës) ; • Diplomë e maturës shtetërore (origjinale) ;• Listë e notave (origjinale) ; • Numri i identifikimit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) (shkresa origjinale).

Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik sipas kontratës me institucionin. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.

Page 33: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

33

Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë Bachelor në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, të përcaktuara në programin e studimit. Studentët mund të regjistrohen sipas dy programeve të mëposhtme:• Programe studimi të ciklit të parë, që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi). • Programe studimi të ciklit të parë, që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë me plotësime të njohurive formuese (me debite formimi).

Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve brenda vitit të parë.Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me më shumë se 30 kredite debite, duhet t’i plotësojnë ato para se të regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë. Fakulteti u krijon kushte për frekuentimin e disiplinave përkatëse dhe dhënien e provimeve.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim• Diploma Bachelor;• Suplementi i diplomës, (ose dokumenta të tjerë të barasvlershme me të);• Certifikatë lindjeje;• Dy fotografi;• Fatura e pagesës së tarifës së regjistrimit në institucionin e arsimit të lartë.

Regjistrimi në vitet pasardhëse. • Studenti fiton të drejtën e kalimit në vitin e dytë, në qoftë se ka grumbulluar nga viti i parë jo më pak se 30 kredite. • Studenti fiton të drejtën e kalimit në vitin e tretë, në qoftë se ka grumbulluar nga dy vitet e para jo më pak se 90 kredite. • Studentët e vitit të dytë dhe të tretë regjistrohen një javë para të fillimit të vitit të ri akademik. Në rast se studentët nuk kanë shlyer pagesën e shkollimit të vitit të mëparshëm sipas kushteve të përcaktuara nga Kolegji, ata nuk mund të përtërijnë regjistrimin.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimStudentët e vitit të dytë• Mandatin e pagesës së regjistrimit. Studentët e vitit të tretë • Dy fotografi dokumentesh;• Mandatin e pagesës së regjistrimit

Në rast se studenti nuk regjistrohet brenda afatit kohor, konsiderohet i çregjistruar për atë vit akademik. Kur kandidati për student nuk mund të kryejë vetë regjistrimin për shkaqe të arsyeshme, procedurat përkatëse mund të ndiqen nga një person i autorizuar prej tij.

Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë (Master)

Page 34: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

34

Studentët të cilët kanë bërë regjistrimin përfundimtar, si dhe ato që kanë ripërtërirë regjistrimet pajisen me kartë identifikimi me fotografi, të vlefshme për periudhën e studimeve, e cila tregon se mbajtësi është student.

Studenti mund t’i ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit për arsye personale apo objektivisht të pranueshme për një afat jo më tepër se një vit dhe mund t’i rifillojë ato duke respektuar kohëzgjatjen maksimale të përfundimit të studimeve të parashikuara nga kjo rregullore. Studenti nuk detyrohet të paguajë tarifën e shkollimit për periudhën e ndërprerjes së studimeve. Në rast ndërprerjeje të studimeve, studentit nuk i kthehet pagesa mësimore që ka kryer. Në çdo rast, studenti është i detyruar të njoftojë me shkrim dekanatin për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve. Studenti mund t’i rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik, ku i ka ndërprerë, në fillim të semestrit gjatë të cilit ai i ka ndërprerë ose të vitit akademik, gjithmonë duke iu përshtatur kritereve aktuale të funksionimit. Kërkesa për kohëzgjatje të ndërprerjes së studimeve përtej afatit 1 (një) vit përcaktohen rast pas rasti me vendim të Senatit.

Kolegji Universitar “Logos” në përputhje me ligjin nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe me sistemin e krediteve të ndërtuara sipas parimeve të procesit të Bolonjës ofron mundësi për transferimin e studentëve në vite të ndërmjetme, që vijnë nga institucione publike apo private të arsimit të lartë vendas apo të huaj, ku zhvillohen programe studimi universitare të ciklit të parë, ose jo-universitare profesionale dyvjeçare, pas shkollës së mesme. Institucioni lejon gjithashtu transferimin e studentëve të tij në institucione të tjera të arsimit të lartë vendas apo të huaj.

Dokumentacioni i përcillet fakultetit përkatës, i cili bën vlerësimin e lëndëve sipas programeve të tij mësimore, përcakton programin e studimit ku mund të vazhdojë aplikanti dhe provimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë, nëse është e nevojshme.Rektorati, pasi merr mendimin e dekanatit të fakultetit, njofton kërkuesin për pranimin e kërkesës dhe urdhëron regjistrimin e tij. Në çdo rast, kërkuesi duhet të pranojë dhe të kryejë pagesën e tarifave përkatëse.

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim

• Një kërkesë Rektoratit të këtij institucioni, ku të parashtrojë arsyet e transferimit; • Një kopje të diplomës së shkollës së mesme (të noterizuar); • Detyrimet e shlyera në institucionin dërguese me notat përkatëse; • Një kopje të programeve të disiplinave të shlyera;• Certifikatën e lindjes me fotografi;• Dokument identifikimi;• Mandatin e pagesës për regjistrim.

Karta e identifikimit të studentit

Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve Transferimi i studentëve

Page 35: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

35

Transferimi nga Kolegji Universitar “Logos”

Transferimi horizontal brenda institucionit

Ndërprerja e studimeve dhe ndryshimi i programit tӫ studimit

Largimi nga Kolegji

Studenti që dëshiron të transferohet nga Kolegji Universitar “Logos” në një institucion tjetër të arsimit të lartë, duhet t’i paraqesë një kërkesë me shkrim sekretarisë mësimore pas miratimit nga Dekani i Fakultetit, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e institucionit të arsimit të lartë në të cilin kërkon të transferohet. Formulari i kërkesës për transferim tërhiqet në Sekretarinë e Kolegjit.

Me kërkesë të studentit, Kolegji Universitar “Logos” e pajis atë me: • Certifikatën e transferimit;• Vërtetimin për detyrimet;• Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera.

Me kërkesë të institucionit pritës të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “Logos” përgatit edhe një karakteristikë me të dhëna të hollësishme mbi sjelljen dhe rezultatet e studentit për periudhën e frekuentimit nga ana e tij në këtë shkollë.

Studentët që kanë kryer të paktën dy semestra në një program mund të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore brenda afateve të caktuara akademike për t’u transferuar horizontalisht në një program tjetër brenda Kolegjit Universitar “Logos”, në përputhje me parimet e vendosura nga ana e Senatit. Kërkesa shqyrtohet nga departamenti, në të cilin kërkon të transferohet studenti dhe mbi bazën e propozimit të departamentit, Dekanati merr vendimin përkatës.

Studenti që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

Studenti që dëshiron të largohet nga Kolegji me dëshirën e vet duhet t’i drejtohet me shkresë dekanit të fakultetit ku studion. Studenti është i detyruar të shlyejë pagesën mësimore për të gjithë semestrin në të cilin ndodhet. Ai çregjistrohet me të paraqitur dokumentin, ku dëshmohet se nuk ka asnjë detyrim ndaj Kolegjit Universitar “Logos” dhe i kthehen diplomat dhe dokumentet e tjera të depozituara në momentin e regjistrimit fillestar. Studenti i çregjistruar mund të kërkojë një vërtetim për periudhën e frekuentimit në Kolegj. Me kryerjen e çregjistrimit informohet me shkrim autoriteti përgjegjës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Page 36: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

36

Studentët që dërgohen në Universitetet jashtë vendit në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe

Kolegji Universitar “Logos” mund të dërgojë studentët e tij për një ose dy semestra në universitetet e huaja nëpërmjet programeve të shkëmbimit të studentëve në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara me këto universitete. Regjistrimi i studentit në Kolegjin Universitar “Logos” vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe, e cila llogaritet në kohëzgjatjen e arsimimit.

Page 37: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

37

VITI AKADEMIK

Programet e studimit

Kolegji Universitar “Logos” ofron studime të ciklit të parë dhe të dytë.

• Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike; sasia normale e krediteve të grumbulluara gjatë një viti akademik, është 60.Një krediti të formimit universitar i korrespondojnë 25 orë mësimore pune të studentit (1 orë mësimore llogaritet 60 minuta). Studenti fiton kreditet korresponduese për çdo veprimtari formuese si lëndë, praktika, diplomë etj. vetëm në rastin e një vlerësimi pozitiv në verifikimin përfundimtar të dijeve të fituara prej tij.

• Programet e studimeve “Master Profesional” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar, përmbajnë 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik.

• Në programet e zhvillimit, Kolegji Universitar “Logos” parashikon programe studimi 5-vjeçare (të integruar). Programet e studimit organizohen me 300 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është pesë vite akademike. Në përfundim të programit të studimit 5-vjeçar lëshohet diploma “Master i Shkencave” në fushën e arsimit të kryer, procedurat organizative të të cilit janë të njëjta. Programet e studimit në Kolegjin Universitar “Logos” ofrohen si rregull në gjuhën shqipe.

Gjatë vitit akademik ka tre sezone provimesh:

• Sezoni i dimrit (pas përfundimit të semestrit të parë);

• Sezoni i verës (pas përfundimit të semestrit të dytë);

• Sezoni i vjeshtës (pas pushimeve verore deri para fillimit të vitit të ardhshëm akademik).

ORARI I MËSIMITOra mësimore akademike zgjat 60 minuta. Ngarkesa javore në auditor e studentit përcaktohet në bazë të udhëzimeve përkatëse. Koha dhe pedagogu i zhvillimit të orës mësimore pasqyrohet në orarin e shpallur nga sekretaria mësimore. Orari është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm.

FREKUENTIMI Studenti ka detyrimin të ndjekë 75% të veprimtarisë mësimore (leksione, seminare) dhe 100 % të veprimtarisë kërkimore aplikative (laboratorë, praktika). Studentët të cilët nuk i përmbushin këto norma, nuk hyjnë në provimin përfundimtar semestral. Studentët që kanë frekuentuar më pak se 50% të orëve mësimore të lëndës, humbasin të drejtën e provimit dhe detyrohen të përsëritin lëndën në vitin akademik vijues.

Viti akademik dhe semestrat

> Viti akademik ka 30 javë mësimore. Ai fillon në tetor dhe përfundon në shtator.

> Viti akademik ndahet në dy semestra. Secili semestër ka 15 javë mësimore.

> Çdo javë ka të paktën 20 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë, struktura e të cilave pasqyrohet në programet e studimeve përkatëse.

Page 38: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

38

Kontrolli dhe vlerësimi i dijeve Në Kolegjin Universitar “Logos”, kontrolli dhe vlerësimi i dijeve bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Për vlerësimin e studentit në çdo modul merren për bazë frekuentimi, testi i dijeve në mes të modulit, detyra e kursit dhe provimi në fund të semestrit. Shkalla e përvetësimit të dijeve bëhet me sistemin e vlerësimit me pikë (nga 0 deri në 100), të cilat konvertohen në notë sipas tabelës së mëposhtme. Nota më e ulët kaluese është 5 (pesë), ndërsa më e larta 10 (dhjetë).

PikëtNota

55 - 646

1 - 444

65 - 747

45 - 545

75 - 848

85 - 949

95 - 10010

Pedagogu vlerëson pjesëmarrjen e studentëve në diskutime gjatë seminareve dhe praktikave laboratorike duke mbajtur shënimet përkatëse. Organizon një test dijesh për çdo modul, rezultatet e të cilit merren parasysh gjatë vlerësimit në provimin përfundimtar të modulit. Në vendosjen e notës përfundimtare merren parasysh frekuentimi, vlerësimi përgjatë semestrit dhe testi i dijeve.

PROGRAMET DHE VENDI I PROVIMEVE; PROVIMET E SHTYRAProgramet e provimeve përcaktohen nga dekanatet përkatëse dhe shpallen të paktën dy javë para fillimit të sezonit të provimeve. Studentët, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë hyrë në provimet e fundit të semestrit, e ruajnë të drejtën e hyrjes në provim gjatë semestrave pasardhës. Në këto raste, brenda një jave nga data e mbajtjes së provimit të fundit të semestrit, studenti duhet të paraqesë një kërkesë në sekretarinë mësimore, të shoqëruar me dokumentet që provojnë shkakun e mosparaqitjes në provim. Në rast se shkaku i mosparaqitjes pranohet nga dekanati përkatës, studenti ka të drejtë të hyjë në provim në periudhën e ardhshme kur hapen provimet e lëndës në sezonin përkatës.

PROVIMETNë fund të çdo semestri, pas përfundimit të procesit mësimor, organizohet sezoni i provimeve. Provimet zhvillohen në tre sezone: • Sezoni i të dimrit, i cili zhvillohet në fund të semestrit të parë. • Sezoni i verës, i cili zhvillohet në fund të semestrit të dytë. • Sezoni i vjeshtës, i cili zhvillohet në muajin shtator. Për studentët e viteve të fundit që kanë deri në tre provime të prapambetura, me vendim të dekanatit mund të shpallet një sezon i veçantë para provimit të formimit (mini-sezon). Studenti i vlerësuar përsëritës në sezonet e rregullta të provimit ka të drejtë të riprovohet në sezonin e vjeshtës. Në sezonin e vjeshtës futen ata studentë që kanë frekuentuar jo më pak se 50% të lëndës.Nuk lejohet dhënia e dy provimeve në një ditë.

Page 39: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

39

FORMA E PROVIMITProvimi i një lënde mund të bëhet nëpërmjet:• Provimit me shkrim;• Provimit me gojë; • Provim me shkrim dhe gojë. Mënyra e organizimit të provimit është në funksion të natyrës së disiplinës. Ai përcaktohet nga pedagogu i lëndës, mbështetur në programin e lëndës dhe miratohet nga përgjegjësi i departamentit. Në format e kontrollit me shkrim përdoret sistemi i vlerësimit me pikë, rezultati i të cilit kthehet në notë. Studenti është i detyruar të paraqitet në provim me kartën e identifikimit të Kolegjit Universitar “Logos”. Në të kundërt, ai nuk lejohet të marrë pjesë në provim. Studenti merr vlerësimin kalues në një lëndë / modul, kur: • Ka plotësuar të gjitha parakushtet e përcaktuara sipas programit mësimor • Vlerësohet me notë kaluese sipas formës së kontrollit që parashikon programi Në rast të kundërt, studenti nuk konsiderohet kalues.

Studenti ka të drejtë të ankohet në rast se ndaj tij janë shkelur rregullat procedurale gjatë zhvillimit të provimit ose nuk është dakord me vlerësimin e bërë. Ankesa depozitohet me shkrim në departament brenda 24 orësh nga shpallja e rezultatit, shqyrtohet nga përgjegjësi i tij, i cili njofton për ankimimin komisionin e provimit, që e konsideron dhe i kthen përgjigje studentit.

Studentëve në përfundim të programit të studimit u njehsohet nota mesatare e ponderuar duke marrë në konsideratë edhe kreditet respektive për çdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese. Llogaritja e notës mesatare të ponderuar bëhet në bazë të udhëzimit nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Studenti është i detyruar të ndjekë praktikat profesionale të parashikuara në planin mësimor. Studenti që nuk realizon praktikat profesionale, u nënshtrohet rregullave të vendosura si për të gjitha detyrimet e tjera.Praktikat profesionale zhvillohen në institucionet e caktuara nga dekanati dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga fakulteti. Praktikat profesionale vlerësohen me nota e kredite, njëlloj si detyrimet e tjera. Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit ku kryhet praktika profesionale.

NOTA MESATARE E PONDERUAR

DETYRIMI I PRAKTIKËS PROFESIONALE

Page 40: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

40

PUNIMI I DIPLOMËS “BACHELOR”

Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Studentët me notë mesatare të lartë mund të përgatisin punim diplome. Pragu i notës mesatare caktohet nga departamenti përkatës. Studenti nuk mund të hyjë në provimin e përgjithshëm përfundimtar ose të mbrojë punimin e diplomës pa shlyer më parë të gjitha detyrimet akademike dhe pa fituar numrin e krediteve të parashikuara në planet mësimore të programit përkatës të studimit.Studenti, para hyrjes në provimin e përgjithshëm përfundimtar ose të mbrojë punimin e diplomës, duhet të ketë likuiduar të gjitha detyrimet financiare dhe materiale që mund të ketë me Kolegjin Universitar “Logos” etj.

Punimi e diplomës “Bachelor” është një punim, në formën e një projekti apo përmbledhjeje punimesh të kryera në fushat e programit përkatës të studimit. Punimi i diplomës përmban kërkesa, mënyra e parashtrimit të të cilave i jep mundësi studentit që, nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit, të tregojë aftësitë e tij për të zgjidhur elementë të veçantë të detyrave projektuese, probleme të prodhimit apo për të punuar me literaturën në fushën përkatëse. Punimi i diplomës përcaktohet në mënyrë të tillë që të përfshijë domosdoshmërish eksperimentin ose kërkimin apo vjelje të dhënash në terren.

DIPLOMIMI

Page 41: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

41

PUNIMI I DIPLOMËS “MASTER”

QENDRA E KËRKIMIT SHKENCOR

Punimi i diplomës “Master” është punë e pavarur dhe krijuese e studentit në formën e një projekti apo studimi me karakter përgjithësues në fushën e programit të studimit që ka kryer. Punimi i diplomës përmban një sërë detyrash e kërkesash, mënyra e shtrimit e të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit dhe punës konkrete studimore e projektuese, të tregojë aftësitë e tij profesionale dhe kompetencën për të kryer studime e projektime në fushat përkatëse.Studenti ka të drejtë të shprehë dëshirën e tij në lidhje me temën e punimit të diplomës që kërkon të zhvillojë, udhëheqësin dhe konsulentin e tij. Ai mund të propozojë edhe vetë një tjetër temë diplome së bashku me udhëheqësin përkatës. Departamenti shqyrton

Pranë Kolegji Universitar “Logos” funksionon Qendra e Kërkimit Shkencor si njësi bazë. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet pranë Kolegji Universitar “Logos” synon në radhë të parë rritjen e cilësisë në procesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.Qendra e Kërkimit pranë Kolegji Universitar “Logos” kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, në Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të shkollës si dhe në rregulloren e funksionimit të Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit Shkencor të Kolegji Universitar “Logos”.Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ajo ka për qëllim:• Rritjen e vazhdueshme të nivelit të mësimdhënies nëpërmjet përsosjes së vazhdueshme të kurrikulave mësimore, unifikimin e lidhjeve të dijeve ndërdisiplinore me qëllim që studentët të kalojnë nga njohja e pjesës tek njohja e së tërës;• Rritjen e nivelit shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore, pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë

vendit dhe përfshirjes së tyre në projekte të ndryshme pranë institucioneve shtetërore, dhe organizmave ndërkombëtare;• Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare;• Forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore të Kolegjit Universitar “Logos” nëpërmjet binjakëzimit, bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të eksperiencës me universitete brenda dhe jashtë vendit;• Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetëm studentëve të kësaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.

Stafi Kërkimor

Prof. Dr. Mersin MersinllariProf. As. Dr. Tefta RotaDr. Steljan BuzoMSc. Dorina MinxuriMSc. Viola GavaniMSc. Entela Kostrista

të gjitha kërkesat specifike të studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale, pa cenuar nivelin e cilësinë e punimeve të diplomave.

Provimeve e përgjithshme të formimitKolegji Universitar “Logos” organizon dy sesione për provimet e përgjithshme të formimit: në verë dhe në vjeshtë. Programi i provimit të formimit është gjithëpërfshirës, me tematika nga fushat kryesore që mbulon programi i studimit. Ai realizohet përpara një komisioni të posaçëm, të përbërë nga pedagogë efektivë dhe të jashtëm, të fushave që mbulon programi i provimit. Teza e provimit përmban pyetje nga të gjitha fushat që përfshihen në programin e studimit.

Page 42: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

42

DETYRAT E STUDENTIT

TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTITTË DREJTAT E STUDENTIT> Të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor;> Të kërkojë një vlerësim të drejtë dhe objektiv të përpjekjeve dhe të ecurisë së tij gjatë viteve;> Të përdorë mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e Kolegjit për realizimin e programit mësimor;> Të kërkojë ndihmë apo këshillim nga ana e organeve kompetente të institucionit për njohjen e rregullave të tij dhe të mundësive që ai ofron për studime, specializime dhe kualifikime; > Të bëjë vlerësimin e pedagogut pas përfundimit të disiplinës/modulit përkatës; > Të njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe të kërkojë këshillim lidhur me përzgjedhjen që duhet të bëjë për të fituar një diplomë të caktuar apo specializimin e dëshiruar;> Të mos lejojë të bëhen të njohura të dhënat e tij personale dhe rezultatet e arritura prej tij, gjatë viteve të studimit;> Të përfaqësohet në organet drejtuese dhe vendimmarrëse të institucionit;> Të angazhohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse;> Të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga Kolegji

Studenti është i detyruar:> Të njohë me hollësi rregullat e Kolegjit dhe detyrimet ndaj tij. Kolegji nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;> Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja e Kolegjit, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor për arsimin e lartë;> Të respektojë normat shoqërore dhe rregullat e pranuara etiko-morale në procesin mësimor; > Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve, për të bërë të mundur fitimin e krediteve të nevojshme;> Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Kolegjit, për keqpërdorimin e mjediseve dhe mjeteve didaktike të institucionit, të vëna në përdorim të tij. Në rast se ka shkaktuar një dëm material, detyrohet ta zhdëmtojë në masën që e gjykon dekanati;> Të paguajë rregullisht tarifën e shkollimit.

jashtë procesit mësimor;> Të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit;> Të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër tij; > Të ankohet dhe të dëgjohet nga organizmat përkatëse, kur mendon se vlerësimi për të nuk është i drejtë; > Të përdorë emrin dhe simbolet e Kolegjit në aktivitete artistike dhe kulturore të organizuara, pas marrjes së lejes nga Rektorati; > Të sigurohet nga Kolegji në një ndër shoqëritë e sigurimit, në përputhje me kërkesat e Ligjit 80/2015, neni 98 pika d dhe udhëzimet e Ministrit përgjegjës për arsimin dhe Ministrit të Financave; > Të ndihmohet nga institucioni për t’u pajisur me kartën e studentit, dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e caktuara në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, neni 100 dhe udhëzimet e vendimet e MAS;> Të kërkojë njohjen e krediteve apo transferimin e studimeve brenda apo jashtë Kolegjit, në përputhje me Ligjin 80/2015;> T’i pezullojë studimet dhe rifillojë ato, në përputhje me Ligjin.

TË DREJTA TË STUDENTIT PËR RISHIKIM NOTE

Studenti ka të drejtë që për çdo vit akademik të përmirësojë deri në 3 (tri) lëndë, në sesionin e riprovimeve (vjeshtë). Një lëndë ka të drejte ta përmirësojë pa pagesë dhe dy lëndë të tjera kundrejt pagesës. Kërkesa i paraqitet dekanatit para sesionit të riprovimeve. Studenti që kërkon përmirësimin e notës provohet vetëm një herë, pas kësaj mbetet në fuqi nota me të cilën vlerësohet në fund.

Page 43: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

43

Shkelje e rregullave të Kolegjit konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga studenti që përbëjnë cenim të normave shoqërore etiko-morale, kur nuk përmbajnë elementë të veprës penale, sidomos aktet e mëposhtme:

• Cënimi i dinjitetit të mësimdhënësit, të studentit dhe të çdo punonjësi të Kolegjit;• Kopjimi në provime;• Falsifikimi i dokumenteve;• Aktet e vjedhjes të së drejtës së autorit;• Mosrespektimi i rregullave të citimit që sanksionojnë pronësinë intelektuale;• Aktet e rrugaçërisë, vjedhjes së pasurisë dhe

Këshilli studentor zgjidhet nga studentët për një periudhë dyvjeçare. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e Kolegjit Universitar “Logos” realizohet nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese: në Senatin Akademik, në Këshillin e Etikës dhe në Komisionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.Bashkëpunimi dhe konsultimi me studentët shprehet dhe në takimet e rregullta me Rektoratin, në tavolinat e rrumbullakëta tematike që zhvillohen me grupe studentësh.Institucioni tërheq mendimin dhe vlerësimin e studentëve në përfundim të çdo lënde, duke u kërkuar të plotësojnë në kushte konfidenciale formularin përkatës, ku shprehin lirshëm opinionin mbi ecurinë e kursit, mbi performancën dhe përkushtimin e pedagogut gjatë procesit mësimor. Mendimet dhe vlerësimet e studentëve i nënshtrohen një vlerësimi realist që çon domosdoshmërish në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të programeve mësimore. Studentët organizohen në këshillin studentor në nivel njësie kryesore, dhe në nivel të Kolegjit Universitar “Logos”. Këshilli i Studentëve zgjidhet çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në Këshillin e Studentëve përfundon

MASAT DISIPLINORE NË RAST SHKELJEJE

KËSHILLAT STUDENTORE

Gjatë periudhës së studimeve në Kolegjin Universitar “Logos” studentët përfaqësohen me: • Përfaqësues në Këshillin e Studentëve; • Përfaqësues në Dekanat;• Përfaqësues në Senatin Akademik; • Përfaqësues në Këshillin e Etikës;• Përfaqësues në Komisionin e përhershëm të garantimit të standardeve;• Përfaqësues në Komisionin e përhershëm të mbarëvajtjes së veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët.

PËRFAQËSIMI I STUDENTËVE

studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur. Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Kolegjit Universitar “Logos”, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

sjellja e papëlqyeshme në auditor dhe jashtë tij;• Dhënia e mitës;• Cënimi i pronës etj;Ndaj studentit që kryen veprime të tilla merren këto masa disiplinore:• Vërejtje me shkrim;• Përjashtim për një vit nga Kolegji Universitar “Logos”;• Përjashtim përgjithmonë nga Kolegji Universitar «Logos». Vendimin për masat disiplinore dhe përjashtimin e studentit e merr Këshilli i Etikës.

Page 44: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

44

Organet drejtuese akademike

• Senati Akademik;• Asambleja e Personelit Akademik;• Rektorati;• Dekanati;• Këshilli i Etikës;• Komisionet e përhershme drejtuese, të përcaktuara me Rregulloren e Kolegjit Universitar “Logos”.

Senati Akademik është organi kolegjial më i lartë akademik i Kolegjit Universitar “Logos”, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Ai kryesohet nga Rektori dhe përbëhet nga 7 anëtarë: Rektori, 5 anëtarë personel akademik, të cilët zgjidhen nga Asambleja e Personelit Akademik, si dhe 1 përfaqësues i studentëve. Mandati i anëtarëve të Senatit Akademik është katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë. Mandati i studentit anëtar të Senatit Akademik është njëvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore. Ajo zgjedh anëtarët e Senatit Akademik dhe në marrëveshje me Bordin e Administrimit, krijon dhe zgjedh anëtarët e komisioneve të përhershme të njësisë kryesore.

Rektorati është organ kolegjial që drejtohet nga Rektori dhe përbëhet nga: a) Rektori; b) Zëvendësrektorët; c) Administratori; d) Drejtuesit e njësive kryesore; e) Kryetari i Komisionit për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë; e) Përfaqësuesi i zyrës juridike. Rektorati kryen bashkëpunimin, marrëdhëniet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.Ai harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, mbështetur në propozimet e njësive bazë dhe kryesore të institucionit, si dhe ato që rrjedhin nga bordi i administrimit apo administratorëve dhe koordinon veprimtarinë e njësive kryesore.

Dekanati është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të fakultetit. Ai përbëhet nga Drejtuesi i Njësisë Kryesore, përgjegjësit e njësive bazë, përgjegjësi i qendrës kërkimore shkencore të fakultetit, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Studentor. Drejtues i Dekanatit është drejtuesi i njësisë kryesore. Mandati i anëtarëve të Dekanatit përcaktohet nga kontrata e punës. Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij dhe koordinon veprimtarinë e tyre.

STRUKTURA DHE ORGANIZIMI I KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

SENATI AKADEMIK

ASAMBLEJA E PERSONELIT AKADEMIK

REKTORATI

DEKANATI

KËSHILLI I ETIKËS Këshilli i Etikës është organ kolegjial vendimmarrës, i cili promovon dhe mbron vlerat pozitive në komunikimin midis anëtarëve të personelit akademik e administrativ. Ai ngrihet pranë Kolegjit Universitar “Logos” si një strukturë e përhershme, për të shqyrtuar sjelljen e personelit akademik dhe atij ndihmës, në rast se shkeljeje të etikës dhe integritetit akademik. Këshilli i Etikës merr në shqyrtim gjithashtu edhe sjellje të studentëve gjatë veprimtarisë së tyre mësimore e kërkuese në institucion, nëse ato përbëjnë shkelje të etikës së studentit. Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë dhe kryesohet nga Administratori. Tre anëtarë përzgjidhen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit, ndërsa një anëtar përzgjidhet nga Këshilli Studentor.

Page 45: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

45

Godina 1Kati 0Kati 1Kati 2

Kati 3

Kati 4

Kati 5

Kati 6

Kati 7

Kati 8

Kati 9

Kati 10

Godina 2Kati 7Kati 8

Kati 9

Kati 10

HyrjaMagazinaSekretaria mësimoreZyra e financësZyra e presidentitSalla e konferencaveFotokopje, printimDepartamenti i InformatikësSalla leksionesh dhe seminareshTualetLaboratori mikrobiologjikLaboratori histopatologjikSalla leksionesh dhe seminareshStafi akademik i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”Grumbullim mbetjeshSalla leksionesh dhe seminareshNdihma e shpejtëTualetLaboratorët e informatikësSalla leksionesh dhe seminareshLaboratori biokimik-klinikStafi akademik i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”Përgjegjësi i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”TualetRektoriKancelariDekani i Fakultetit të Shkencave të AplikuaraSalla e mbledhjevePërgjegjësi i Departamentit “ Informatikë e zbatuar”BibliotekaSalla leksionesh dhe seminareshQendra e Kërkimit ShkencorDekani i Fakultetit ekonomikLaborator informatikeSalla leksionesh dhe seminareshBar kafe

PalestraSalla leksionesh dhe seminareshZyra e karrierësPërgjegjësi i Departamentit Kontabilitet- FinancëPërgjegjës i departamentit Menaxhim TurizëmPërgjegjës i Departamentit Menaxhim BiznesTualetDekani i Fakultetit EkonomikStafi akademik Financë- kontabilitetStafi akademik Menaxhim TurizëmStafi akademik Menaxhim BiznesTualeteSalla leksionesh dhe seminaresh

Page 46: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

46

KALENDARI2016-2017

STRUKTURA E VITIT AKADEMIK 2016-2017

1 Ditë mësimi 2 Testet 3 Pushime 4 Provime 5 Sezoni vjeshtës 6 Përmirësim note7 Provim paradiplomimi 8 Mbrojtje diplome

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 1 23 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13 14 15 1617 18 19 20 21 22 23 I I Mësim24 25 26 27 28 29 30 I II Mësim31 I III Mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 6 I III Mësim

7 8 9 10 11 12 13 I IV Mësim14 15 16 17 18 19 20 I V Mësim21 22 23 24 25 26 27 I VI Mësim28 29 30 I VII 28 - 29 nëntor pushim zyrtar/ datë 30 nëntor mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 I VII Mësim

5 6 7 8 9 10 11 I VIII Testi I12 13 14 15 16 17 18 I IX Testi I19 20 21 22 23 24 25 I X Mësim26 27 28 29 30 31 Pushimet Dimërore

H M M E P Sh D1 Pushimet Dimërore

2 3 4 5 6 7 8 Pushimet Dimërore9 10 11 12 13 14 15 I XI Mësim

Janar 2017

Shënime

Nëntor 2016

Dhjetor 2016

Tetor 2016 SEM JAVA

16 17 18 19 20 21 22 I XII Mësim23 24 25 26 27 28 29 I XIII Mësim30 31 XIV Mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 I XIV Mësim

6 7 8 9 10 11 12 I XV Mësim13 14 15 16 17 18 19 I Mësim deri më datë 15-02-2017, datë 16+ sezoni provimeve20 21 22 23 24 25 26 I Sezoni provimeve27 28 I Sezoni provimeve

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 I Sezoni provimeve

6 7 8 9 10 11 12 II Mësim13 14 15 16 17 18 19 II I Mësim/ datë 14 mars pushim zyrtar20 21 22 23 24 25 26 II II Mësim/ datë 22 mars pushim zyrtar27 28 29 30 31 II III Mësim

H M M E P Sh D1 2

3 4 5 6 7 8 9 II IV Mësim10 11 12 13 14 15 16 II V Mësim17 18 19 20 21 22 23 II VI Datë 17 prill pushim zyrtar/ datë 18 fillon mësimi24 25 26 27 28 29 30 II VII Mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 6 7 II VIII Testi II/ datë 1 maj pushim zyrtar8 9 10 11 12 13 14 II IX Testi II

15 16 17 18 19 20 21 II X Mësim22 23 24 25 26 27 28 II XI Mësim29 30 31 II XII Mësim

H M M E P Sh D

Shkurt 2017

Maj 2017

Qershor 2017

Mars 2017

Prill 2017

Page 47: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

47

1 2 3 4 II XII Mësim5 6 7 8 9 10 11 II XIII Mësim

12 13 14 15 16 17 18 II XIV Mësim19 20 21 22 23 24 25 II XV Mësim deri më datë 21-qershor-2017, datë 22+ sezoni provimeve26 27 28 29 30 II Sezoni provimeve/ datë 26 qershor pushim zyrtar

H M M E P Sh D1 2 II Sezoni provimeve

3 4 5 6 7 8 9 II Sezoni provimeve10 11 12 13 14 15 16 II Sezoni provimeve17 18 19 20 21 22 2324 25 26 27 28 29 3031

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 6

7 8 9 10 11 12 1314 15 16 17 18 19 2021 22 23 24 25 26 2728 29 30 31

H M M E P Sh D1 2 3

4 5 6 7 8 9 1011 12 13 14 15 16 17 Sezoni i vjeshtës18 19 20 21 22 23 24 Sezoni i vjeshtës25 26 27 28 29 30 Sezoni për përmirësim note

Korrik 2017

Gusht 2017

Shtator 2017

16 17 18 19 20 21 22 I XII Mësim23 24 25 26 27 28 29 I XIII Mësim30 31 XIV Mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 I XIV Mësim

6 7 8 9 10 11 12 I XV Mësim13 14 15 16 17 18 19 I Mësim deri më datë 15-02-2017, datë 16+ sezoni provimeve20 21 22 23 24 25 26 I Sezoni provimeve27 28 I Sezoni provimeve

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 I Sezoni provimeve

6 7 8 9 10 11 12 II Mësim13 14 15 16 17 18 19 II I Mësim/ datë 14 mars pushim zyrtar20 21 22 23 24 25 26 II II Mësim/ datë 22 mars pushim zyrtar27 28 29 30 31 II III Mësim

H M M E P Sh D1 2

3 4 5 6 7 8 9 II IV Mësim10 11 12 13 14 15 16 II V Mësim17 18 19 20 21 22 23 II VI Datë 17 prill pushim zyrtar/ datë 18 fillon mësimi24 25 26 27 28 29 30 II VII Mësim

H M M E P Sh D1 2 3 4 5 6 7 II VIII Testi II/ datë 1 maj pushim zyrtar8 9 10 11 12 13 14 II IX Testi II

15 16 17 18 19 20 21 II X Mësim22 23 24 25 26 27 28 II XI Mësim29 30 31 II XII Mësim

H M M E P Sh D

Shkurt 2017

Maj 2017

Qershor 2017

Mars 2017

Prill 2017

www. shlplogos.e

du.al

Adresa: Rruga “Dritan Hoxha” Pallatet Komfort mbi NBG BankTirana, AlbaniaTelefon: 042405355Fax: 042405356Website: www.shlplogos.edu.al

Page 48: KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” www. shlplogos.edu · Organigrama Fakulteti i Shkencave të Aplikuara ... shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të

48

www. shlplogos.e

du.al

Adresa: Rruga “Dritan Hoxha” Pallatet Komfort mbi NBG BankTirana, AlbaniaTelefon: 042405355Fax: 042405356Website: www.shlplogos.edu.al