komente dhe recensione - webnode · web viewdhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve...

87
Bedri TAHIRI PËR FLAMURIN KUQEZI... (Komente, fjalime, kumtesa, recensione) Prishtinë 2010 .................................................................. .................................................................. ............ Boton: SMS Redaktor: Mr. Xhavit ALIU Recensues: Mr. Miftar KURTI Lektor: Driton TAHIRI, prof. .................................................................. .................................................................. ............ Kumtesa .................................................................. .................................................................. ............ GALICA NËPËR VITE E SHEKUJ 1

Upload: others

Post on 06-Mar-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Bedri TAHIRI

PËR FLAMURIN KUQEZI...(Komente, fjalime, kumtesa, recensione)

Prishtinë2010

................................................................................................................................................

Boton: SMSRedaktor: Mr. Xhavit ALIURecensues: Mr. Miftar KURTILektor: Driton TAHIRI, prof.

................................................................................................................................................

Kumtesa................................................................................................................................................

GALICA NËPËR VITE E SHEKUJ

(Emision televiziv i realizuar në Galicë, në verën e vitit 2007, nga gazetarja Teutë Shala për emisionin Trashëgima jonë, por që deri sot nuk emetua nga RTK-ja)

Galica është një vendbanim i lashtë, që në dokumentet e shkruara e gjejmë qysh më 1455. Emri i saj lidhet me Kolën (toponimi Livadhi i Kolbibës) që tregon vjetërsinë e saj të periudhës paraosmane.

Galica, nëpër vite e shekuj, bëri emër trimërie dhe zuri vend nderi në historinë tonë. Sinonim i të gjitha këtyre lavdive mbetet Azem Bejtë Galica, i biri i Bejtë Galicës, i cili ishte udhëheqës i shquar i kryengritësve antiosmanë dhe ra në luftë kundër Shemsi Pashës, në malet e Deviçit, më 1907. Azem Galica me Nusen e Maleve, Shotë Galicën, dhe me bashkëluftëtarët e tij besnikë, për 12 vjet rresht nuk i lëshuan armët nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare kundër pesë pushtuesve të kohës:

1

Page 2: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

- Kundër Turqve të Rinj (1908- 1912),- Kundër Serbisë së Parë (1912- 1915),- Kundër austrohungarëzve (1915- 1918),- Kundër bullgarëve (1915-1918) dhe- Kundër Mbretërisë SKS (1918- 1924, 1926).Luftërat e Azem Bejtë Galicës kishin karakter mbarëkombëtar. Ai ishte i lidhur ngushtë

me Hasan Prishtinën dhe me Komitetin e Shkodrës. Kështu, më 1918, forcat e tij çlirimtare arritën ta çlirojnë nga austrohungarezët Drenicën, Istogun dhe Pejën.

Se Azem Bejtë Galica punonte me PROGRAM tregon edhe fakti: Në Kryengritjen e madhe të vitit 1919, e cila nisi në Drenicë dhe mbaroi në Llapushë, ai kishte arritur të mobilizonte 12 mijë luftëtarë nga të gjitha krahinat shqiptare. Nisur nga kjo, Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës, njëzëri e kishte caktuar Azem Bejtë Galicën kryekomandant të të gjitha çetave çlirimtare shqiptare.

Zona e Lirë e Drenicës

Qeveria serbe, në pamundësi për ta shuar Lëvizjen çlirimtare shqiptare, detyrohet të hyjë në bisedime me prijësit e saj.

Në vitin 1923 krijohet Zona e Lirë e Drenicës e njohur si ARBËRIA E VOGËR apo SHQIPNIA E VOGËL. Kryheroi Azem Bejtë Galica ngriti Kullën, të tretën me radhë, dhe përfundimisht vendoset në vendlindjen e tij, në Galicë. Kjo bërthamë e parë shtetërore, në fillim përfshinte të gjitha fshatrat e komunës së Prekazit e më vonë reduktohet vetëm në tri: Galicë, Lubovec e Mikushnicë.

Kjo Kullë dhe kjo Zonë e Lirë, patën efekte të mëdha në popull, njerëzit morën zemër të qëndrojnë në trojet e veta stërgjyshore.

Në Beograd reagimet ishin të ashpra. Më 11. X. 1923, deputeti i Kosovës, Jovan Magovçeviqi, i inatosur tha: “Zotërinj, unë i kam dy vota; një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Beteja e fundit e Azem Galicës

Krajli serb nuk qetësohej dot pa e shkatërruar Arbërinë e Vogël të Azem Bejtë Galicës. Kështu, më 15 korrik 1924, ditën e martë, ditën e tretë të Bajramit të Vogël, forca të mëdha ushtarake serbe, mbi 1200 veta, nga garnizoni i Shkupit, në krye me Zhupanin, i rrethojnë të tri katundet: Galicën, Lubovecin dhe Mikushnicën. Ata me vete kishin marrë edhe shtatë topa të mëdhenj, të cilët i vendosin në kodrat përreth.

Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati gjithë ditën. Kryetrimi me ata pak luftëtarë që ishin këtu, shumica ishin në shtëpitë e veta, qëndruan heroikisht dhe arritën të shpërthejnë të tre rrathet. Atë ditë, nga të dy palët, pati shumë të vrarë: 90 serbë e 83 shqiptarë (shumica gra, pleq e fëmijë).

Azem Bejtë Galica, i plagosur rëndë, jetoi deri më 25 korrik 1924, kur vajti në atë botë, duke ngelur enigmë për të gjithë, përveç atyre pak shokëve që ishin aty. Trupi i tij u varros në varrin më të thellë në botë, në shpellën “Çuku që kërcet” të Përçevës. Aty qëndroi plot 47 vjet. Më 1971, atdhetari Abdyl Krasniqi nga Drenoci, i nxori eshtrat e këtij trimi dhe, me dëshirën e vajzës së vetme të trimit, Azemines, ata u varrosën mu këtu, në truallin e vet.

Më 25 korrik 1990 galicasit ia bënë një obelisk, por barbarët serbë, më 15 mars 1999, e shkatërruan plotësisht.

2

Page 3: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Shotë Galica e vazhdoi luftën edhe tri vjet të tjera. Më 1927 ajo vdes në Fushë- Krujë. Më 1962 shteti shqiptar e shpalli Heroinë të Popullit dhe ia bëri një Lapidar të shkëlqyeshëm në Fushë- Krujë (tashmë është shkatërruar plotësisht) dhe një tjetër në Kukës.

Azem Galica në prizmin e trashëgimisë

Figurat madhore të Azem e Shotë Galicës paraqesin pasuri të madhe edhe në prizmin e trashëgimisë sonë, duke reflektuar në shumë aspekte:

a) Historik: ata u bënë sinonim të luftërave tona për liri e bashkim kombëtar. Emrat e tyre frymëzuan brezat dhe mbajtën gjallë atdhedashurinë. Thirrja:”O prite, prite Azem Galicën” i udhëhoqi luftërat dhe betejat tona çlirimtare deri tek këto të fundit, luftërat dhe betejat e UÇK-së. Takimin e fundit që pata me strategun Hamzë Jashari, dy javë para se të binte në Altarin e Pavdekësisë, e pashë ndikimin që ushtronte figura e Azem Galicës tek ai, sepse, në çantën e tij luftarake, krahas bombave e fishekëve, mbante edhe librin “Azem Bejtë Galica”. Paskëtaj, këtu, para varrit të kryetrimit dhanë betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës djemtë galicas kur formuan Njësitin e tyre luftarak dhe shumica e komandatëve të UÇK-së.

b) Etnografik: mjafton të vështrohet kujdesshëm fotoja e këtyre dy bashkëshortëve e bashkëluftëtarëve, e bërë në Shkodër më 1920 nga Kel Marubi, e cila është monument kapital edhe për Etnografinë. Aty gërshetohem bukur e mjaft harmonishëm veshjet tona popullore: tirqit galana të Drenicës, xhamadanat me gajtana e me sumbulla, qostekët e orëve të xhepit, nagantat në brez, plisat e bardhë e majemprehtë, qelibari, rrethatorët e vezmët me barutë etj. Konsuli francez i asaj kohe në Shkodër u impresionua nga fotoja, të cilën e botoi në gazetën e Parisit “La Petit Parisien” të datës 28. 5. 1921 dhe Shotën e quajti “Zhan D’Arka Shqiptare”.

“Kjo fotografi e Kel Marubit, shkruan Qerim Vrioni, është fotografia më e realizuar artistikisht, ku shkrihen natyrshëm tema e luftës për liri me atë të emancipimit të familjes”.

c) Kulturor: Kulla e Azem Bejtë Galicës ka ngelur simboli më i qëlluar i rezistencës për liri. Ajo, më shumë se të tjerat, del në këngët tona popullore, duke u ngritur në kult të pathyeshmërisë. Ajo u bëri ballë topave serbë, por u shkatërrua nga dora e tyre vandale. Më 1926, gurët e saj u bartën në Prekaz të Epër, ku, me urdhrin e Pashiqit dinak, u ngrit shkolla.

Nisur nga kjo, sot e do nevoja që ata gurë të rikthehen në vendin e vet dhe të qëndrojnë në muret e Kullë së re, për të sfiduar historinë njerkë...

BETEJA E FUNDIT E AZEM GALICËSLiria është perëndia e shpirtit tim.

(Petëfi)Të respektuara poetesha dhe artiste shqiptare!Të nderuar të pranishëm!Sot gjendeni në truallin ku, më 15 korrik 1924, u zhvillua beteja e fundit e Azem e Shotë

Galicës, e cila në histori njihet me emrin Epopeja e Arbërisë së Vogël. Ardhja Juaj është një nder i veçantë për ne dhe për heronjtë, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë! Azem Galica, që nga rinia e hershme u radhit në çetat e lirisë dhe për 12 vjet rresht, bashkë me Nusen e maleve- Shotë Galicën, nuk i lëshuan armët nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare kundër pesë pushtuesve të mëdhenj perandorakë: Turqve të rinj (1908-1912), Serbisë së Parë (1912- 1915), austro-hungarezëve dhe bullgarëve (1915-1918) dhe Mbretërisë SKS (1918- 1924).

3

Page 4: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Luftërat e tyre kishin karakter mbarëkombëtar dhe dirigjoheshin nga ideologu i madh, Hasan Prishtina dhe Komiteti i Shkodrës. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti që, gjatë Kryengritjes së madhe të vitit 1919, e cila nisi në Drenicë e përfundoi në Llapushë, ishin të mobilizuar 11 mijë luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua të lëshonte pe karshi luftëtarëve shqiptarë. Kështu u krijua Zona e lirë e Drenicës, që më shumë njihet si ARBËRIA E VOGËL, e cila fillimisht përfshinte të gjitha fshatrat e komunës së atëhershme të Prekazit e më vonë kufizohet në: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë. Kjo bërthamë shtetërore, për ca vite rrezatoi atdhedashuri mbi të gjitha trojet shqiptare dhe frymëzoi luftërat për liri...

Në Beograd, atëbotë, reagimet ishin të ashpra. Më 11. X. 1923, deputeti i Kosovës, Jovan Magovçeviqi, i inatosur tha: ”Zotërinj, unë i kam dy vota: një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Mirëpo, Serbia dinake, më 15 korrik 1924, ditën e tretë të Bajramit të Vogël, në mënyrë tinëzare, me mbi 12oo veta, ushtarë e xhandarë, rrethojnë këto tri fshatra. Ata me vete kishin marrë edhe shtatë topa, të cilët i vendosën nëpër kodrat përreth...

Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati gjithë ditën. Kryetrimi, me ata pak luftëtarë që i kishte këtu, sepse shumica kishin vajtur nëpër shtëpitë e tyre për të festuar, arritën t’i çajë të tri rrethimet.

Atë ditë të përgjakshme, nga të dy palët pati shumë të vrarë: 90 serbë e 83 shqiptarë, kryesisht pleq, gra e fëmijë (në Galicë 35, në Mikushnicë 23 dhe në Lubovec 24).

Kapedani i plagosur rëndë jetoi deri më 25 korrik 1924. Shokët e tij besnikë dhe e shoqja, Shotë Galica, trupin e tij e varrosen në varrin më të thellë në botë (73 m), në shpellën “Çuku që kërcet”, në malet e Përçevës.

Në krye të Çetës kreshnike u vu Shotë Galica, e cila me ca fëmijë jetimë kaloi në Shqipëri, derisa vdiq në mjerim të plot, më 4 korrik 1927, në Fushë- Krujë. Shteti shqiptar, trimëreshën Shotë Galica, e shpalli Heroinë dhe ia ngriti një Lapidar të mrekullueshëm në Fushë- Krujë dhe një shtatore në Kukës.

Edhe Azem Galicën, Sali Berisha, më 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me “URDHRIN E KLASIT TË PARË”.

Sot, siç po e shihni edhe vetë, kapedani pushon në Galicën e tij të dashur, eshtrat e tij i nxori nga shpella atdhetari Abdyl Krasniqi më 1971. Ama, ai disi është i shqetësuar, sepse ky Kompleks, i filluar më 2004, në 80-vjetorin e Epopesë së Arbërisë së Vogël, ka ngelur në fazën fillestare dhe se po i mungon Shota..

Varri i zbrazët i Shotës në Galicë është kenataf i llojit të vet, për të cilin grekët e vjetër do të bënin çmos!!!

Bashkimi i tyre nënkupton bashkimin tonë shpirtëror e kombëtar! Ju faleminderit!

(Kumtesë e lexuar në Galicë, në Kompleksin ”Azem e Shotë Galica”, para poeteshave shqiptare më 6 prill 2008)

SHOTË GALICA NË LETËRSINË SHQIPTARE

Këtu keni lindur, këtu të rroni me mish eme shpirt, qoftë dhe me dhimbje!

(M. Kuteli) Historia jonë është përplot data dhe ngjarje, në të cilat, krahas burrave, morën pjesë edhe

gratë shqiptare. Ato me forcën dhe fuqinë e vet, kur kërkohej mbrojtja e atdheut, nuk i përfillnin

4

Page 5: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura, por dilnin maleve, përkrah vëllait, burrit apo djalit dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Pjesëmarrja e tyre në beteja tregon se luftërat tona ishin të drejta dhe çlirimtare. Këtë e vërteton edhe thënia e Sami Frashërit: “Në cilën anë të luftës sheh se gratë kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën që ka ajo anë, sepse gruaja nuk i kap armët pa qenë gjendja e padurueshme”.

Në mesin e gjithë atyre grave e vajzave shqiptare, që bën emër në histori, qëndron si një kurorë lavdie NUSJA E MALEVE, Heroina e Popullit, amazonja shqiptare, Qerime Halil Radisheva, e skalitur në faqet e historisë me emrin SHOTË GALICA (1895 - 1927).

Shota u lind më 1895 në Radishevën heroike. Vajzën topolake, te vetmen motër midis gjashtë vëllezërve, e pagëzuan Qerime, por nga dashuria e thërrisnin SHOTË. Ky emër përkëdhelës dalëngadalë do ta zëvendësojë emrin e saj të vërtetë dhe do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në altarin e pavdekësisë.

Më 1912, Azemi e Shota fejohen. Mirëpo koha rrodhi ndryshe. Trimi po vuante në burgjet e Serbisë, ndërsa Vasha po e përgatiste pajën e nusërisë. Dhe, një ditë u thyen dyert e burgjeve, u vranë rojat, u kapiten malet dhe, sakaq, Trimi u gjend në Radishevë. Ishte fundi i vitit 1915. Shota, shpejt e shpejt, u bë gati, lidhi gërshetat, e vuri plisin e bardhë në kokë dhe e futi nagantin në brez. Trimi dhe Vasha, hipur mbi kuaj e të përcjellë nga bashkëluftëtarët vajtën në Galicë e prej andej në male.

Dalja e Shotës në mal, e veshur si burrë, kishte rëndësi të dyfishtë: e luftonte armikun, që ua kishte marrë lirinë dhe, në anën tjetër, i luftonte zakonet prapanike, të cilat femrën shqiptare e kishin robëruar dyfish

Krahas luftës me armë, Shota e çmonte edhe luftën me penë. Ajo thoshte: “Shtylla e kombit është shkolla në gjuhën e nanës”. Shoqërohej shumë me Igballe Prishtinën dhe librat që ua sillte Hasani nga mërgimi i shpërndanin në popull. Edhe vetë sa ishe në “Zonën Neutrale të Junikut” e kishte mësuar shkrim-leximin nga mësuesi patriot Nimon Ferizi.

Shotë Galica nuk iu nda burrit deri në vdekje. Pas varrosjes së tij në thellësinë e shpellës “Çuku që kërcet” (73 m), Çetën do ta kryesoj Shota, e cila zhvilloi edhe disa beteja fitimtare.

Pas betejës së fundit në Llaushë, në vjeshtën e vitit 1926, ku edhe plagoset rëndë, ajo me disa fëmijë të shokëve të vrarë, niset për në Shqipëri. Në fillim u vendos në Shullaz e më vonë në Derven të Fushë-Krujës, në një shtëpi përdhese. Plaga e rëndë, mërzia për Kosovën e robëruar e të lënë në mjerim, dhembja për jetimët kosovarë, që po hiqnin të zitë e ullirit e dobësuan shumë. Gishtat e dorës së djathtë ia prenë mjekët se iu kishin ngrirë nëpër male duke e mbajtur pushkën. Mezi e siguronte kafshatën e bukës për vete dhe për jetimët që i rriste. Nga skamja u detyrua ta shes edhe pasurinë e fundit që e kishte, kalin e Azemit, Allçin.

Më 10 korrik 1927, në moshën 32-vjeçare, në gjendje të mjerueshme, i mbyll sytë njëherë e përgjithmonë heroina shqiptare Shotë Galica. Varrimi i saj në Fushë- Krujë, nuk u bë në heshtje, siç dëshironte qeveria e Ahmet Zogut. Në përcjelljen e saj të fundit erdhën shumë njerëz nga rrethe të ndryshme.

Në vitin 1962, Shteti Shqiptar ia ngriti lapidarin në Fushë-Krujë duke e nderuar edhe me titullin e lartë HEROINË E POPULLIT.

As në Kosovën martire kujtimi për këtë heroinë nuk u shua kurrë. Por, edhe sot e kësaj dite, urimi më i dashur që u bëhet vajzave kosovare është t’u thuash “U BËFSH SI SHOTË GALICA!”

Francezët e pagëzuan “Zhan d’Arka shqiptare” që më 1920 kur e panë foton e saj në fonotekën e Kel Marubit në Shkodër.

* * *

5

Page 6: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Heroina Shotë Galica mbetet simbol i qëndresës së femrës shqiptare për të gjitha kohët. Ajo, me trimërinë e saj, frymëzoi dhe cyti të gjitha mendjet krijuese. Kështu, për të u thurën këngë, u skalitën lapidarë, u hartuan poezi, u shkruan tregime, romane e drama.

Meqë tema është e gjerë dhe, fillimisht më takonte t’i them ca fjalë për jetën dhe veprimtarinë e saj luftarake, punimi më doli i gjatë, por, me qëllim që t’u lë hapësirë referuesve të tjerë, do të lexoj shkurt.

Si përherë, përmendoren e parë dhe më të bukurën ia bëri krijuesi popullor me vargjet e tij brilante. “Ajo pasqyrohet këtu, ndër të tjera, me vlera kulminante të së bukures dhe të së moralshmes kombëtare historike”(Dr. Ilaz Metaj: Shotë Galica- Heroinë e Kombit, Prishtinë, 2003, f. 246).

Kënga thotë:N’Drenicë lindi nji trimëreshë, E ka lind nana me armë ngjeshë,N’kapuç t’bardhë e n’tirq të ziBoll e bukur me pa me sy.

Që ditën kur ajo bashkohet me Azemin, lidhje kjo që simbolizon unitetin dhe bashkimin kombëtar të të dy gjinive në luftë për çlirim kombëtar, krijuesi popullor e cilëson si bashkim të dy luanëve, duke e quajtur Nuse të luftës, emër ky që do ta përcjell deri në amshim:Mëngjes i bardhë, në të agueNuse Shota n’luftë ka shkue.Hoqi unaza e jelek,Ngjeshi gjerdanin me fishekë.Mbete ti Nuse e Luftës.

Trimëria dhe heroizmi i saj pasqyrohet në shumë këngë, por pa u thelluar në to, nuk mund ta kapërcejmë atë që flet për vrasjen e naçallnikut të Mitrovicës, më 1921, kur ia numëron plumbat në ballë:Naçallnik, he fytyrziBoll ke dalë shpi për shpiBoll me gra ke ba mahiKe vra fëmi tuj pi n’gjiTash po sheh grua me syE djeg veten të vret ty.Rreptë po qet Shota alltiDuken n’tokë e ka shtri.

Kjo heroinë del edhe me emra të tjerë, si: Kreshnike, Dada Shotë, Burrë mbi burra etj.* * *

Edhe poetët e poeteshat tona ia kushtuan vargjet më të bukura kësaj heroine. Në to, Shotë Galica, del luftëtare e paepur, që here- herë ua kalonte edhe burrave. Pena e tyre nuk është lodhur shumë për bukurinë e saj fizike, por më tepër për atë shpirtërore, luftarake e kombëtare. “Fytyra e gruas zbehet dhe zhbëhet para portretit të bashkëluftëtares”- konstaton Sala Ahmeti (Shotë Galica- Heroinë e Kombit, Prishtinë, 2003, f. 101).

Epitetit Nuse e luftës që ia dha këngëtari popullor nuk kanë mundur t’i largohen as poetët. Kështu, Dritë Azemi-Kelmendi, shkruan:

6

Page 7: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

A e mban mend Qyqavicë plakë?Nusen e Maleve mbi kalëA të kujtohet moj Galicë?Nusja trime në Drenicë…

Ndërkaq poeti Zeqir Gërvalla do të thotë:Azemi - sokol djaliBurrë me Besë e TrimëriShota - Nuse MaliRreze mbi Arbëri

Përafërsisht kështu shkruan edhe poeti Agim Gjakova:Shotë, ata s’të kishin paAs vajzë, as nuseAs grua, as burrë.Të panë me pushkë.

Edhe atdhetari, Abdyl Krasniqi, shprehet kështu:Kush ta bëri dasmën malit?Azem Bejta pika e djalit!Kush ta dhuroi xhamadanin?Kush ta dha jataganin?Azem Bejta ai shkëmb mali!

Poeti tjetër, Nuhi Potoku, përmes këtyre dy figurave kombëtare personifikon bashkimin e trojeve tona dhe në fund edhe katandisjen e heroinës në mjerim marramendës:Gjëmë kanë malet nuk hesht Drenica,I ka bashkuar çetat Azem GalicaHerë bëhet Kosovë herë ArbëriNuse bëhet Shota në secilën shtëpi

Ç’të mori shpella Nuse Shotë GalicaGjithë nusërinë ta përtëriu DrenicaPo ajo plagë pa bukë pa ujëGjëmë e madhe jotja doli në Fushë- Krujë

Se Shota nuk ishte hyjnore, por një trimëreshë e lindur në trojet tona të nëpërkëmbura nga barbarët, tregojnë edhe vargjet e Vasil KOÇIT:S’ke lindur nga përrallat, nga legjendat as nga hyjnitë mitologjike, të lindën hallet, vuajtjet, brengat dhe koha jote e madhe epike

Miëpo, Azemi dhe Shota ishin unikat, të papërsëritshëm apo siç thotë Hasan Hasani “Ishin dy Shqiponja që njëherë i ka shkrepur rrufeja”. Ose siç shkruan poeti tjetër, Rustem Bajraktari:Azem Bejta me sytë flakëDhe ti shqiponjë prej fisiMe komitët trima skofiarëProre ishit tmerri i armikut

Kjo trimëreshë sypatrembur nuk do të gjejë prehje as në pavdekësi, sepse Atdheu i saj ende vuan, i ndarë e i copëtuar, andaj Jakup Ceraja thotë:

7

Page 8: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Me fis e pa fisNë derë të historisëE re për LondërPa krah për ParisShotë amazonjaHartë e Arbërisë.

Nisur nga kjo, Edi Shkuriu konstaton:“Ende duhet të ecim bashkë Shotë“. Dhe, ashtu ngjau. Vashat tona luftëtare të UÇK-së, si Xhevë Krasniqi- Lladrovci, Fatime Hetemi, Luljetë Shala, Antigonë Fazliu etj. përtërinë amanetin e saj, andaj poeti durrsak, Baftiar Nanaj konstaton se ”Shotë Galica qenka gjallë”. Apo “ajo kishte lindur për ta mposhtur harrimin”, siç shkruan Qibrije Demiri.

* * *Kjo figurë madhore e kombit zë vend të rëndësishëm edhe në prozën tonë tregimtare e

romaneske. Kësaj radhe jemi ndalur të dy tregimet e Shefqet Tiganit: “Plisat e bardhë” dhe “Pushkët e Galicës” dhe të tregimi “Nusja e Maleve dhe Trimi” të Adem Gashit. Nga ky i fundit shkëpusim përshëndetjet e plakut galicas kur i thotë:

“Mirë së na erdhe, o Nusja e Trimit, por ne do të të thërrasim NUSJA E MALEVE, se ti qenke burrë e shkuar burrit. Këto male do ta ruajnë hijeshinë tënde, se ti ua fale nusërinë atyre”.

Në to, edhe pse me temë historike, nuk dominon faktografia historike, por artistikja dhe përgjithësimi i ngjarjeve reale të kohës. Duhet cekur se të tregimi “Pushkët e Galicës” na del edhe një heroinë tjetër, Sherife Galica, nëna e Azem Galicës, e cila, kur rrethohet në kullë vetëm me Shotën luftojnë dhe qëndrojnë derisa u shkojnë në ndihmë galicasit.

Ndërkaq, në botën romaneske jam fokusuar tek romanet: „Shota dhe Azem Galica“ të Ajet Haxhiut, „Prijësja e komitëve“ të Sylejman Krasniqit, „Shote Galica“ të Mehmet Kajtazit dhe „Nusja e Maleve“ të Riza Greiçevcit.

Me përjashtim të veprës së parë, ku dominon faktografia historike, në tri të fundit, Shota është si strumbullar rreth të cilës krijohen subjekte, tabllo e karaktere që pasqyrojnë artistikisht atë periudhë të artë historike. Kryesore, ajo kudo del simbol i heroizmit dhe atdhedashurisë, ajo është lavdia e gruas shqiptare, ajo është vetë Kosova në rrugën e saj luftarake.“Ajo na del si mishërim i vlerave morale pozitive, prandaj edhe përfaqëson konstitucionin shpirtëror të shqiptares“(Fazli Hajrizi: Shotë Galica- Heroinë e Kombit, Prishtinë, 2003, f.222).

Gjatë përgatitjes së kësaj teme iu kemi referuar edhe dy dramave; „Gurët e Kreshanës“ të Loni Papës dhe „Gërsheti i Luftërave“ të Avni Mulës, tek të cilat dominon imagjinata krijuese dhe trilli letrar, ku edhe vetë Shota e Azemi dalin me emra të tjera, megjithëse fare lehtë nënkuptohet historia reale.

Në të përfunduar, kërkoj falje nga të gjithë ato pena që kanë skalitur ndonjë varg për Shotë Galicën e që, në mungesë informacioni, nuk i kam përmendur kësaj radhe.

Ju faleminderit për vëmendje!(Kumtesë e lexuar në Vushtrri, në “Takimet e

Poeteshave Shqiptare 2008”)

RIFAT GALICA- LUFTËTAR I SHQUAR I LËVIZJES PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR

8

Page 9: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Heroizmi është fitorja e shpirtit mbi trupin. (Anjeli)Lufta e Drenicës, e udhëhequr nga tribuni popullor, Shaban Palluzha dhe strategu

Mehmet Gradica, është një kaptinë e veçantë e historisë sonë të lavdishme, e cila, edhe pse është trajtuar nga shumë historianë e studiues, ende lë për të dëshiruar. Ajo qe e rrufeshme, e përgjakshme dhe shumë kompleksive, andaj pasqyrimi i saj real, gati-gati bëhet i pamundshëm. Pjesëmarrja aq masive e njerëzve në të, jep mundësi për vështrime nga kënde të ndryshme të saj. Secili luftëtar i atyre betejave, paraqet histori në vete. I tillë, pa dyshim, është edhe trimi, udhëheqësi dhs strategu i shquar i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar, Rifat Hysen Galica (1900- 1945).

Që nga fëmijëria bashkëjetoi me armënNjë natë pa hënë, të vjeshtës së vonë të vitit 1900, tri krisma pushke trazuan heshtjen

memece që kishte kapluar Galicën. Ato lajmëronin ardhjen në këtë botë të djaloshit që do ta pagëzojnë me emrin Rifat. Prindërit e tij, Hyseni dhe Azizja (ishte motra e trimit të njohur të Lëvizjes Kaçake, Lec Gradica) patën gjashtë fëmijë; tre djem: Feratin, Ahmatin e Rifatin dhe tri vajza: Dinoren, Sofijen dhe Bahtijen.

Fëmijëria dhe rinia e Rifatit, qenë të njëjta me ato të moshatarëve të tij. Që në djep u nanuris me krisma armësh, andaj shpirti i tij njomëzak brumosej me ndjenjën e pastër të atdhedashurisë. Bashkë me vëllanë më të madh, Ahmatin, përjetuan dhe mbijetuan Epopenë e lavdishme të Arbërisë së Vogël, të kryetrimit Azem Bejtë Galica, që u zhvillua më 15 korrik 1924 dhe, po atë ditë, u betuan se kurrë nuk do të pajtohen me robërinë dhe se përherë do të jenë në ballë të luftërave dhe përpjekjeve për liri e bashkim kombëtar.

Gjatë viteve 1941- ‘44, përreth Kosovës vepronin banda të shumta çetnikësh. Në afërsi të Mitrovicës vepronte divizioni Çetnik i Ibrit, nën komanden e Zhika Markoviqit. Më 15 nëntor 1941 ata provuan për të depërtuar edhe në trojet shqiptare. Mirëpo populli ynë, me kohë kishte formuar grupe të mëdha luftëtarësh vullnetarë dhe suksesshëm iu kundërvue së keqës.

Në të vërtetë, tri ditë pasi Gjermania dhe Italia sulmuan Jugosllavinë monarkiste, pra më 9 prill 1941, Paria dhe intelektualët e njohur të Drenicës dhe të viseve të tjera shqiptare, duke parandjerë rrezikun që u kanosej nga këto banda shfrenuese, thirren Kuvendin e Palluzhës, i cili u mbajt në Kullën trikatëshe të Shaban Palluzhës, ku u formua edhe Shtabi Luftarak, në krye të të cilit u emërua Shaban Palluzha.

Që punët të shkonin edhe më mirë, u formuan edhe Shtabet Regjionale. Kështu, Shtabi numër 5, për Galicë, Ashlan e Dubovc kishte këtë strukturë komanduese: Ahmat Galica, Hazir Gjaka, Sefer Dubovci, nën udhëheqjen e Rifat Galicës (A. Hajdini-Xani, Lufta e Artakollit, Prellocit, Skënderajt…Prishtinë, 2006, f. 28-38).

Burrat e Galicës, nën udhëheqjen e Ahmat e Rifat Galicës, që në betejën e parë, që u zhvillua në Artakoll, treguan heroizëm të vërtetë. Të mos harrojmë se Artakollin e patën shpëtuar Mehmet Gradica e Shaban Palluzha me trimat e Drenicës. Kur luftëtarët e Artakollit, të prirë nga Fejzullah Saraçi e Sadri Klinaku, kërkuan ndihmë në Drenicë, të parët që shkuan atje ishin trimat e Njësitit ushtarak “SHQIPONJA”, nën komandën e Zukë Xanit dhe Rifat Galicës...

Atë ditë, më 10 prill 1941, aq shumë kishin luftuar të dy vëllezërit nga Galica, saqë daja i tyre, trimi Mehmet Gradica, nuk ishte duruar pa u thënë në sy të të gjithëve: U lumtë pushka, o Ahmat e Rifat Galica!

Luftë për vete, luftë për të tjerët Me të hyrë gjermanët në Kosovë, shqiptarët u organizuan dhe filluan të vendosnin administrimin e vet sundues. Kështu, edhe kjo punë së pari nisi në Drenicë, më 15 prill 1941, kur u

9

Page 10: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

sulmua stacioni i xhandarmërisë në Prelloc, të cilin e udhëhiqte Krsta Qollakoviqi. “Para se të fillojë sulmi, Shtabi luftarak i Drenicës, i kryesuar nga Shaban Palluzha, kishte hartuar planin e detajizuar operativ të luftës me sa vijon: a) Njësitë ushtarake, nën komandën e Rifat Galicës, Sefer Shabanit dhe Ahmat Galicës, të rreshtohen në frontin në veri të stacionit të xhandarmërisë në Prelloc;

b) Njësitë ushtarake, nën komandën e Zukë Xanit e Ajet Rexhepit të pozicionohen në krahun e djadhtë të forcave ushtarake të Rifat Galicës;

c) Njësitet luftarake, nën komandën e Nurë Mehmetit, Ramadan Sejdisë, Rexhep Shabanit dhe Riza Krasaliqit, të rreshtohen përballë stacionit të xhandarmërisë dhe objekteve të tjera, ku forcat e armikut ishin fortifikuar dhe të sulmohen nga ky pozicion (Azem Hajdini- Xani: Po aty, f. 108).

Sulmi qe i suksesshëm, me ç’rast vritën njëzet e tre xhandarë serbë e disa kolonë të armatosur. Nga tanët u vra Dan Prelloci (Ramadan Sejdiu) dhe u plagos Ahmat Galica

Galicasit vazhduan edhe më tutje. Grupe-grupe vajtën edhe në luftërat e Kolashinit, Sangjakut, Pazarit të Ri e deri te Rashka. Atje u dalluan si luftëtarë: Ahmat e Rifat Galica, Halit Syla, Vesel Haxha- Galica, Hasan Sinani, Zenel Neziri, Tahir Shabani, Hajrullah Haziri, Jahush e Zenel Haxha, Milazim Osmani, Tafil Islami, Vesel Ferizi, Vesel Ujkani, Sahit Syla, Hashim Bahtiri, Ukshin Halili, Halil Alia, Hajriz Syla, Brahim Ferizi, Murat Velia, Hamzë Zena, Ajet Kamberi etj. Prej tyre, atje ra dëshmor Halit Syla.

Betejën më të përgjakshme, por edhe më të rëndësishmen, ata e zhvilluan për ta marrë manastirin e Gjorgjevi Stubës.“Prej luftëtarëve të Drenicës heroizëm të madh kanë treguar Ahmat e Rifat Galica. Kurrë nuk harrohet momenti kur ndahej municioni. Rifat Galicës i thanë ty nuk të takon municion, atë duhet ta kërkosh përmes Bajraktarit të Shtuticës. Ai u nervozua dhe e mori pa i pyetur hiç, duke u thënë:”Unë nuk jam bajraktar, por jam nipi i Azem Galicës dhe askush nuk mund të ma shkel këmbën. Ashtu edhe ndodhi, ai me të vëllanë dhe me trimat e vet e mori manastirin e Gjorgjeve Stubës, pikën më të rëndësishme”,- rikujton dëshmitari i asaj lufte, Asllani Dibran Jashari nga Prekazi i Poshtëm (nëntor 2007).

Pra, siç po shihet, në të gjitha këto aksione të suksesshme të luftëtarëve shqiptarë, të cilët, po mos t’i pengonin herë- herë nga forcat gjermane do të shkonin deri në Rashkë, u dallua edhe luftëtari Rifat Galica.. “Qëndresa dhe lufta për mbrojtjen e Pazarit të Ri nën komandën e Aqif Blytës, e ndihmuar nga forcat vullnetare të Kosovës dhe repartet e Ushtrisë Shqiptare, zgjati rreth pesë javë dhe përfundoi me disfatën e forcave çetnike. Kështu Pazari Ri dhe pjesa më e madhe e Sangjakut mbeti në kuadrin e shtetit shqiptar” (Prof. dr. Muhamet Shatri; Mbrojtja e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, E djathta shqiptare në

mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren, 2007, f. 62).

Krah për krah me Shaban PalluzhënNë Kosovë lufta qe edhe më e ngatërruar. Në trojet tona stërgjyshore kryqëzoheshin edhe

interesat e fuqive të mëdha, andaj, në të përfunduar të Luftës së Dytë Botërore, këtu u bë mishmash i vërtetë, sa nuk e njihte qeni të zonë. Kur u përzunë nazifashistët, mbi shtatin tonë të gjakosur u lëshuan si lukuni ujqërish brigada të shumta partizanoçetnike. Këtë hile e kuptuan shpejt edhe shqiptarët, të cilët u tubuan rreth tribunit Shaban Palluzha dhe i dolën zot atdheut. Brigadës së tij iu bashkëngjitën të gjithë ata që e ndjenin veten shqiptarë...

10

Page 11: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Dhe, në të kthyer nga Podujeva, që në Babimoc, nisi përgjakja e çlirimtarëve tanë. Brigada e 26-të serbe sulmoi me mitraloza të rëndë. Aty ra edhe dëshmori i parë, Imer Sheshivari nga Duboci dhe u plagosen Xhemë Lutani e Dibran Prekazi. Edhe beteja e Kollës qe e përgjakshme, ku ranë Man Perçuku nga Cecelia dhe Isuf Veseli e Ramadan Hetemi nga Kolla. Nga ana e armikut pati më shumë të vrarë e të zënë robër...

Për heroizëm dhe trimëri të rrallë, SHTABI dhe komandanti, Shaban Palluzha, në mbledhjen e mbajtur më 23 janar, në odën e Shaq Muzaqit nga Sibofci, Rifat Galicën e gradojnë major.

Nata kobtare Pasi ranë për të mos vdekur kurrë Prijësit e Lëvizjes, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, edhe Rezistenca shqiptare thuajse u shua dhe mori fund. Megjithatë, shumë luftëtarë nuk u dorëzuan, por ngelën maleve. Ashtu veproi edhe Rifat Galica. Ai kishte ndarë mendje që për të gjallë të mos binte në dorë të të pashpirtëve. OZN-a dhe kolonisti Spasoje, të cilit ia kishte rrënuar themelet që dhunshëm ishte përpiqur t’i nguliste në tokën e tij, duke e dëbuar fare nga Galica, ishin vënë në ndjekje të tij...

Dhe, një natë kobtare, një natë të zymtë të dhjetorit të egër të vitit 1945, ngjau hataja. Atë natë trimi ishte kthyer në shtëpinë e vet në Galicë dhe, pasi ishte çmallur me fëmijët e vet, Hatemen dhe Hysenin, e kishte mashtruar gjumi lozonjar...

Ende pa aguar mirë, ishin dëgjuar krisma në derë dhe britma lemëritëse: „Dorëzohu, o Rifat Galica, se je i rrethuar nga të katër anët! Dhe, pas një përleshjeje të përgjakshme, i vetmuar kundër forcave të shumta gjakatare e me pushkën e dëmtuar nga një dorë e shëmtuar e tinëzare, trimi bie në altarin e lirisë.

Gjaku që skuqi dëborën dhe fëmijët që kishin ngelur të nemitur në dritare u bënë dëshmitarë besnikë të asaj nate kobtare, kur historisë sonë iu shtua edhe një faqe e re e lavdisë.

(Kumtesë e lexuar në Ferizaj, më 27 korrik 2008, në Konferencën e organizuar nga e Djadhta Shqiptare)

GJAKU I TYRE- DRITË LIRIEDo të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai

kërkon prej meje. (Marin Barleti)

Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!Të nderuar të pranishëm!Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u

bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lavdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta. Dhe, kush nderon historinë, krijon ardhmërinë. Përndryshe, kush nuk e kupton historinë është i dënuar ta përsërisë atë. Kësaj here, mbase jemi vetëdijësuar dhe nuk do ta pësojmë këtë dënim që na përcolli nëpër shekuj. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari, sublimoi dhe kurorëzoi gjithë përpjekjet tona liridashëse. Ajo qe një luftë mbarëkombëtare, andaj edhe patëm përkrahjen e botës së civilizuar dhe fituam.

11

Page 12: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Si çdo luftë, edhe kjo e fundit, ka betejat dhe dëshmorët e vet. Njëra nga këto beteja është edhe kjo që sot, në 10-vjetorin e saj po e përkujtojmë, Beteja e Apterushës. Atë ditë, pra më 6 nëntor 1998, në Altarin e lirisë u përjetësuan edhe 5 të pavdekshëm: Xhelal Hajda-TONI, Selajdin Mullabazi- MICI, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri, të cilët kanë vetëm datëlindje dhe vetëm një emër: Dëshmorë të lirisë! Ata nuk njohin ndarje. As ne nuk po i ndajmë, por, që të mos bëhemi të mërzitshëm, referimin e kemi bërë në dy pjesë. Mua mu besuan tre të fundit:

Fshatrat e Artakollit, përherë qenë të gatshme për t’u kacafytur me pushtuesit sojzinj. Këtë më së miri e dëshmon vetë mësuesja e jetës- historia jonë, e djeshma dhe e sotmja. Jashtë këtyre rrjedhave nuk ngelën as Strofci, as Bequku, as Liqejt. Gjaku i bijve të tij, sidomos në luftën e fundit çlirimtare, u bë dritë lirie dhe udhërrëfyes për brezat e ardhmërisë. Në mesin e tyre, si kurorë lavdie, qëndrojnë edhe dëshmoriët: Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti e Nezir Imeri.

***Hamdi Hajrizi vjen nga Strofci heroik, i cili denbabaden ka qenë djep i atdhetarizmës.

Edhe familja Hajrizi ka traditë të shkëlqyer patriotike. Që nga viti 1912 pjesëtarët e saj nuk i lëshuan nga dora armët e lirisë. Ata, në çdo periudhë, gjatë Lëvizjes Kaçake të Azem Galicës, gjatë Luftës së Shaban Palluzhës, gjatë Lëvizjeve ilegale, gjatë demonstratave të vitit 1981 e sidomos gjatë luftës së UÇK-së, ishin shërbim të kombit e të atdheut.

Në mesin e tyre qëndron edhe dëshmori i UÇK-së Hamdi Hajrizi. Ai u lind në Strofc të Vushtrrisë më 13 mars 1973. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Kastriot. Dashurinë për atdheun e mësoi nga familja e tij atdhetare. Stërgjyshi i tij, Zymer Hajrizi ishte pushkatuar më 1921 nga barbarët serbë, kurse gjyshi Zeneli dhe i kushëriri Zeqiri ishin dënuar nga regjimi titist. Për një kohë qëndroi në Preshevë ku ushtroi karaten. Kushtrimi i Adem Jasharit trokiti ashpër në zemrën e djaloshit sypatrembur. Më 11 dhjetor 1997, pas kontaktit me trimin e orëve të para, komandant Ilaz Kodrën, ai bëhet anëtar i UÇK-së.

Epopeja e Jasharëve edhe më ia shton ndjenjën e liridashësisë. Kur shpërthen lufta frontale shkon në Likoc dhe për disa ditë bën stërvitje ushtarake. Atje, me sygjerimin e Iliaz Kodrës dhe Rexhep Selimit kthehet për të vepruar në Artakoll. Bashkë me të vallanë Samiun dhe kushëririn Musanë, në Strofc formojnë celulën e parë të UÇK-së, e cila shpejt rritet me luftëtarë të tjerë si: Jashar Jashari, Bektesh Haliti, Habib Mustafa, Mehmet Aliu, Izet Hajrizi, Zekë Hajrizi, Xhevat Hajrizi, Sami Hajrizi, Afrim Hajrizi etj. Hamdiu ishte emëruar komandant skuadre, në kuadër të Brigadës së ardhshme 142 të ZO të Shalës.

Aksionet dhe betejat e tij luftarake nuk kanë të sosur. Mjafton të përkujtohet ajo e Hamidisë, e 11 qershorit 1998, kur nën drejtimin e Jashar Jasharit, i njohur si komandant DURAKU, e cila qe mjaft e suksesshme dhe ishte konfrontimi i parë i UÇK-së me forcat serbe në këtë zonë.

Betejat dhe luftimet shtoheshin dita- ditës e armatimi mungonte. Grupet e vullnetarëve kishin mësyrë drejt kufirit shqiptaro- shqiptar. Edhe Hamdiu kishte vajtur me grupin e dytë në Shqipëri. Në të kthyer kaluan nëpër Zonën e Pashtrikut. Për të kaluar në Drenicë i shoqëruan edhe TONI e MICI. Ishte 6 nëntori i vitit 1998. Në Apterushë të Rahovecit, dy veturat me ushtarë të UÇK-së ranë në pritën serbe. Pas një lufte të rreptë, aty ra për të mos vdekur kurrë edhe Hamdi Hajrizi. Ajo rënie madhështore pati tri ngritje të mëdha: babë Qamili dhe vëllezërit Ruzhdiu e Avniu rrokën armët e lirisë dhe vazhduan luftën çlirimtare.

***Bektesh Haliti erdhi në këtë botë në muajin e bukur të luleve e të trimërisë, pikërisht më

25 mars 1976. Atë ditë Bequku gdhiu buzagaz, sepse iu shtua edhe një pushkë. Rridhte nga një trung me rrënjë të thella e degë të gjera. Bekteshi, fëmija i pestë me radhë, për shumçka dallohej

12

Page 13: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

prej të tjerëve. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “LIRIA” të Strofcit kurse të mesmet në Kastriot. Rrethanat e krijuara në Kosovë e detyruan ta lë shkollën dhe t’i rreket çështjes së madhe kombëtare. Tashmë e kishte edhe më lehtë. I vëllai, Shabani, ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai, që nga 24 marsi 1998, kishte dalë në Drenicë, gjegjësisht në Prelloc, dhe vepronte nën komandën e njërit nga themeluesit e celulave të para të forcës çlirimtare, komandant Jakup Nurës.

- O komandant, dua të vete në Shqipëri të marrë armë dhe të bëhem ushtar për ta mbrojtur vendin tim!- iu drejtua një ditë komandant Jakup Nurës i riu me emrin Bektesh.

Vërtet nuk shkoi shumë gjatë dhe ëndërra e tij u bë realitet. Në Artakoll veç kishte lëshuar rrënjë embrioni i farës liridashëse. Njësitet luftarake në krye me komandant DURAKUN (Jashar Jasharin), tashmë kishin bërë emër. Më 25. 05. 1998 edhe Bektesh Haliti veshi uniformën laroshe të UÇK-së. Ai i takonte Togut të II të Bataloinit I në Qyqavicë, në Brigadën 142 të ZOSH-it. Bashkëluftëtarët e tij më të ngushtë ishin: Hamdi Hajrizi, Kujtim Saraçi, Jashar Jashari, Aziz Bici, Safet Murati, Naser Haliti, Remzi Salihu, Samedin Salihu etj.

Vërtet Bekteshi ishte i pranishëm në çdo aksion e betejë luftarake, por, mbi të gjitha ka ngelur në kujtesë beteja e Hamidisë, e 11 qershorit 1998...

Koha ecte e betejat nuk kishin të ndalur. Armët mungonin. Grupet e para kishin shaluar Alpet Shqiptare. Në tetor të vitit 1998 asaj rruge niset edhe vetë Bekteshi. Atje, në shtetin amë, pasi ushtrohen dhe armatosen mirë e mirë, nisen për në Kosovë. Pas peripecive dhe vëshitirësive të shumta, Behxhet Haliti, Hamdi Hajrizi, Kujtim Saraçi, Nezir Imeri dhe Lulzim Imeri arijnë deri në Shtabin e UÇK-së në Rahovec. Aty takohen edhe me eprorët e UÇK- së për Rahovecin, me Xhelal Hajdën-komandant TONIN dhe Selajdin Mullabazin- zv. komandant MICIN. Pasi pushojnë dhe e marrin pakëz veten, të gjithë tok, me dy automjete, nisen për në Apterushë

Dhe, rrugës, ngjau hataja. Sakaq, papritur, te Kryqi i Apterushës, afër Rahovecit, bien në pritën kobtare. Cerberët e stepave karpatiane nga pusia i sulmojnë me të gjitha mjetet dhe me të gjitha llojet e armëve. Në atë kacafytje dhëmbë për dhëmbë bien për të mos vdekur kurrë: Komandantët TONI e MICI, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Imeri. Me nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë në shtat arrijnë të mbijetojnë Kujtim Saraçi dhe Lulzim Imeri.

*** Nezir Imeri- u lind më 5 korrik 1977 në Liqej të Artakollit liridashës. Në fakt, rrënjët e tij të

shpiejnë në Drenicën heroike, në Klinë të Poshtme të Skënderajt. U rrit dhe u shkollua në një gjendje tejet të rëndë ekonomike, për çka edhe zuri të burrërohej para kohe. Të gjitha këto i harronte karshi mjerimit dhe katandisjes se popullit shqiptar në kthetrat e robërisë së padurueshme.

Ngjarjet e viteve 90-ta ia kaliten edhe më shpirtin liridashës të djaloshit sypatrembur. Me të dalë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Neziri, bashkë me djemtë e axhallarëve, Lulzimin e Avniun, pa u hamendur fare, bëhen ushtarë të lirisë, duke u radhitur në Batalionin II të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës.

Pushka e këtij luftëtari dëgjohej kudo ku e lypte nevoja. Pjesëmarrja nëpër beteja e kishin kalitur aq shumë sa të gjithë ia kishin lakmi.

Sa më shumë që zgjasnin luftërat e betejat aq më shumë ndihej mungesa e armatimit. Edhe rrugën për në shtetin amë e mori me shumë dëshirë. Mirëpo, në të kthyer, bien në pritën kobtare serbe në Kryqin e Apterushës së Rahovecit. Pas një lufte të rreptë bie vetë i pesti në Altarin e lirisë. Në atë betejë plagosën rëndë Kujtim Saraçi dhe Lulzim Imeri.

Trupat e këtyre tre dëshmorëve sot pushojnë në Varrezat e Dëshmorëve në Bletajë të Vushtrrisë.

13

Page 14: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Sot, në këtë 10-vjetor të Betejës së Apterushës dhe në 10-vjetorin e Epopesë jashariane kemi obligim moral e kombëtar që ta nderojmë dhe ta lartësojmë veprën e madhe të UÇK-së, formacionit më të lavdishëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij, ta nderojmë gjakun e dëshmorëve që na solli ditën e bardhë. Në të kundërtën, amaneti tyre mbetet peng dhe paskëtaj, vaj halli për ne, na mallkon historia, na mallkojnë brezat e ardhmërisë!

Lavdi të gjithë të rënëve për LIRI!(Kumtesë e lexuar në Prishtinë, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Akademinë

Përkujtimore kushtuar 10- vjetorit të rënies së Dëshmorëve në Apterushë të Rahovecit)

LISI GJASHTËNJAKË- KUSHTRIMTAR LIRIEKur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë

e si të vdesim me nder. (Jani Vreto)

Të nderuar familjarë të dëshmorëve që sot po i përkujtojmë!Të respektuar luftëtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së!Të nderuar të pranishëm!Të flasësh për dëshmorët, është sa krenari aq edhe përgjegjësi. Ata, me gjakun e tyre u

bënë themeltarë të lirisë e të shtetësisë sonë. Ata nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, sepse vetë janë të mëdhenj, ata nuk kanë nevojë për lavdata, sepse janë lavdia vetë, ata nuk kanë nevojë për ne e ne kemi nevojë të krenohemi me ta. Dhe, kush nderon historinë, krijon ardhmërinë. Përndryshe, kush nuk e kupton historinë është i dënuar ta përsërisë atë. Kësaj here, mbase jemi vetëdijësuar dhe nuk do ta pësojmë këtë dënim që na përcolli nëpër shekuj. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari, sublimoi dhe kurorëzoi gjithë përpjekjet tona liridashëse. Ajo qe një luftë mbarëkombëtare, andaj edhe patëm përkrahjen e botës së civilizuar dhe fituam.

Si çdo luftë, edhe kjo e fundit, pati betejat dhe dëshmorët e vet. Njëra nga këto beteja është edhe kjo që sot, në 11-vjetorin e saj po e përkujtojmë, Beteja e Qirezit dhe Likoshanit, e cila bëri kthesë historike dhe i dha kuptim të ri luftës sonë çlirimtare. Ajo qe hyrje e Epopesë së madhe, që njihet me emrin Lavdia e UÇK-së e që zgjati deri më 12 qershor 1999.

Dëshmitari më besnik i asaj ngjarjeje të madhe historike, padyshim, është Lisi Gjashtënjak i Likoshanit, të cilin unë e quajta Lisi kushtrimtar! Po të kishte gojë ai do të rrëfente:

E shtuna e 28 shkurtit 1998, gdhiu e zymtë fare. Edhe dielli përtueshëm lëshonte rreze mbi Qyqavicën mitike. Masakrimi i Abdulla Nikës nga Gllanasella, në vendin e tij të punës nga barbarët serbë, kishte shtuar ankthin e frikës në këto anë. Mirëpo trimat e lirisë dhe komandant Adem Jashari kishin ngjeshur armët dhe kishin dhënë betimin: O sot, o kurrë!

-Ju lumtë, o trima!- bekoi populli, dhe, që nga beteja e Klysyrës, sidomos pas varrimit të mësuesit Halit Geci, ku UÇK-ja doli hapur, ai hapi zemrën e madhe për ushtrinë e vet çlirimtare.

Dhe, atë ditë, në orën 11 e 30 minuta, para shitores së Likoshanit, policët serbë ndalojnë traktorin që shkonte për ngushëllime në Gllanasellë. Sakaq, nga Dobrashefci erdhi vetura Pasat dhe kaloi pranë tyre. Cerberët e nuhatën dhe iu turren pas. Trimat: Musë Jashari, Rasim Kiçina, Sabit Lladrofci dhe Jahir Hajdari, taktikisht e tërhiqnin zjarrin jashtë katundit. Te Lisi Gjashtënjakë, sikur shkreptiu moti për së kthjellti. Mortaja e Musë Jasharit volli zjarr dhe “NIVA” fluturoi në erë. Kukulelet e bishave u shuan shpejt nga armët e luftëtarëve të lirisë.

Toka mëmë u ujit edhe me gjakun e lirisë. Rasim Kiçina ndihmonte të plagosurin rëndë, Sabit Lladrofcin. Nga radiolidhja e 405- it u përhap lajmi kushtrimtar. Sakaq, një veturë nxitonte drejt flakës së luftës. Sabit Geci merr të plagosurit dhe niset drejt Gofileve të Prellocit. Helikopteri

14

Page 15: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

i ndjek pas, duke i mitraluar pa pra. Të plagosurit marrin plagë të reja. Plagoset edhe Musa, plagoset edhe vetë Sabiti. Vetura e tij humb drejtimin dhe përplaset në murin e një shtëpie bri rrugës. Mitralozi i komandant Adem Jasharit, i cili tashmë me bashkëluftëtarë kishte mbërritur aty, e detyron helikopterin të largohet nga fushëbeteja...

Dielli po u afrohej Bjeshkëve të Nemuna e flaka e luftës nuk po pushonte. Edhe “NIVA” tjetër, që erdhi përforcim, u asgjësua me gjithë policë, nga njësiti tjetër i UÇK-së, që atë natë ishte në Qirez, në shtëpinë e atdhetarit, Brahim Rexhepi, babai i të cilit, Ajeti, ishte komandant i Gardës Kombëtare në Brigadën e Shaban Palluzhës. Aty ishin ushtarët: Xhemë Kodra, Beqir Mehaj, Skënder Gjeli, Isë Beqiri e Beqir Beqiri. Ky i fundit ishte ndër themeltarët e celulës së parë, i 18-ti me radhë, në regjistrin e Adem Jasharit. Kur krisi pushka, atyre iu bashkëngjitën edhe Rexhepi 63 vjeçar me nipin, Zeqirin, si dhe Naser Gjeli, i cili, me armën që ua mori policëve të vrarë, bashkë me të atin, Muhametin, qëndruan derisa ranë heroikisht në oborrin e shtëpisë së vet.

Djajtë u tmerruan fare. Hakmarrje!...Hakmarrje! Hakmarrje!- ulërinin krerët nga Beogradi.Dhe, toka zu të dridhej nga tanket e helikopteret. Ata sollën përforcime të shumta. Pos

helikopterit të parë erdhi edhe një tjetër që mbante lidhje dhe barte të vrarët dhe të plagosurit serbë në spitalin ushtarak të Beogradit. Erdhën edhe 47 autoblinda e mjete të tjera ushtarake. Qielli nuk dukej nga tymi e nga flaka. Trimat e Adem Jasharit me gjokse e me dhëmbë sfidonin mordjen e zezë...

Gjakatarët e stepave karpatiane zunë të shfrenin me tërbim të paparë mbi popullsinë duarthatë. Gjurmëve të gjakut të Rexhepit të plagosur ata u futën edhe në shtëpinë e Ahmetajve të Likoshanit dhe masakruan të gjithë meshkujt që gjendeshin aty. Sefer Nebihut nga Qirezi ia ekzekutuan renë shtatëzënë, Rukien, dhe djalë Xhemshirin...Sheremet Sejdiut ia shuan katër drita rinore...Ata vranë edhe shumë të tjerë...

Fill pas stuhisë, më 3 mars 1998, Qyqavica ishte veshur me të zeza. Pranë këmbëve të saj, në kodrën midis Qirezit dhe Likoshanit, hapeshin plagë të reja. Njëzet e katër varre hapnin gojën, sikur donin të na përbinin të gjithëve të gjallë. Lumenjtë mortorë rridhnin nga çdo anë. Aty, në zemër të Drenicës, bashkohej Kosova, bashkohej Shqipëria. Përpara binës së improvizuar radhitën 24 flamuj lirie, të cilët, të gjithë tok do ta kenë një emër: DËSHMORËT E QYQAVICËS!

Pra, atë ditë, në Altarin e lirisë, me gjak të njomë u skalitën edhe këta të pavdekshëm:

Ilir Nebihu (30)- Qirez,Rukie Nebihu (27)- QirezXhemshir Nebihu (33)- Qirez,Rexhep Rexhepi (63)- Qirez,Beqir Rexhepi (30)- Qirez,Beqir Sejdiu (26)- Qirez,Nazmi Sejdiu (24)- Qirez,Bedri Sejdiu (24)- Qirez,Bekim Sejdiu (23)-Qirez,Ismail Behrami (30)-, Baks,Behram Fazliu (50)-, Gradicë,Ahmet Ahmeti (50)-, LikoshanElhami Ahmeti (16)- Likoshan,Shemsi Ahmeti (21)- Likoshan,Lumni Ahmeti (20)- Likoshan,

15

Page 16: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Naim Ahmeti (22)- Likoshan,Driton Ahmeti (23)- Likoshan,Hilmi Ahmeti (48)- Likoshan,Basri Ahmeti (20)- Likoshan,Hamzë Ahmeti (44)- Likoshan,Gani Ahmeti (46)- Likoshan,Ibish Rama (38)- Likoshan Muhamet Gjeli (70)- Likoshan dheNaser Gjeli (38)- Likoshan.

Sot, në këtë 11-vjetor të Betejës së Qirez- Likoshanit kemi obligim moral e kombëtar që ta nderojmë dhe ta lartësojmë veprën e madhe të UÇK-së, formacionit më të lavdishëm që ka krijuar populli shqiptar në historinë e tij, ta nderojmë gjakun e dëshmorëve që na solli ditën e bardhë.

Pra, shpirti i bardhë i atyre që fituan pavdekësinë, sot sikur po frymon më lirshëm, sepse, pikërisht në muajin shkurt, u arrit PAVARËSIA dhe lindi shteti më i ri në gjithë globin, me emrin REPUBLIKA E KOSOVËS! Ështe ky edhe një hap i madh drejt realizimit të synimit të brezave, që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari, drejt BASHKIMIT KOMBËTAR, gjegjësisht të krijimit të SHQIPËRISË REALE, SHQIPËRISË ETNIKE!

Lavdi të gjithë të rënëve për LIRI!(Kumtesë e lexuar në Drenas, më 28 shkurt 2009, në 11-vjetorin e betejës së Likoshan-

Qirezit)

H A S A N P R I S H T I NATRURI I LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

Vdekja për të mirë të mëmëdheut është më e ëmbla e më e ndershmja nga të gjitha. (Thimi Mitko)

Kur, më 1771, një plak imëtak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaçka, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndërmend se i nipi do të bëhej aq i madh, sa do ta trandë Perandorinë Turke në themel dhe do t’u prijë shqiptarëve në luftëra e beteja për çlirim e bashkim kombëtar. Ishte ky Ali Berisha i Polacit të Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familjeje që vdiq dhe u varros në Polac.

Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873. Deri më 1908 është quajtur Hasan Berisha-Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse prej kur zgjedhet deputet i Prishtinës, nënshkruhet Hasan Prishtina. Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mësimet e para i mbaroi në vendlindje, ku mësues letërsie e pati profesorin e Prekazit, Hafëz Arifin, të mesmet në Selanik dhe Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll.

Gjatë shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e përparimtare evropiane. Ai shumë shpejt u bë një erudit i madh, dhe pos shqipes njihte mirë: anglishten, arabishten, frëngjishten, çerkezishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten dhe turqishten.

Si deputet shqiptar në Parlamentin turk ngriti zërin kundër barbarisë së Turqve të Rinj. Me diskutimet e tij të zjarrta trazoi gjithë Parlamentin. Largpamësinë e tij, për rrezikun që vinte nga Aleanca Ballkanike, si për perandorinë, si për shqiptarët, nuk donin ta kuptonin fare.

Kryengritja e Madhe në Kosovë, e vitit 1910, u shua me gjak nga Hilmi Pasha. Kjo e tmerroi Hasan Prishtinën, i cili u ngrit në Parlament, kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i

16

Page 17: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Haki Pashës dhe i bëri me dije për shpërthimin e një kryengritje shqiptare, në ballë të të cilëve do të dilte edhe vetë.

Më 5 maj 1912, Hasani, ashtu siç kishte paralajmëruar, doli në Drenicë dhe krerëve të tubuar në Kullë të Ahmet Delisë së Prekazit iu drejtua me një fjalë të zjarrtë, duke përfunduar: “Më mirë një pushkë në male se një thes fjalësh në Parlamnent”.

Besëlidhje dhe tubime të tilla u mbajtën kudo, por Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912), mori vendime për një kryengritje të përgjithshme, duke u dërguar fuqive të mëdha Memorandum prej 14 kërkesash, që më vonë do të njihen si “14 pikat e Hasan Prishtinës”.

As dorëheqja e xhonturqve s’dha rezultate. Shqiptarët ishin të vendosur në kërkesat e tyre. Ata e çliruan Prishtinën, Ferizajn dhe u nisën drejt Shkupit…

Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të re. Fitorja e 28 Nëntorit 1912, ishte e brishtë dhe fare gjysmake. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Shumica e udhëheqësve dhe krerëve të Lëvizjes, në mesin e tyre edhe truri saj, Hasan Prishtina, ishin burgosur dhe mbaheshin në burgun e Kalemegdanit në Beograd.

Hasan Prishtina është unikat edhe në fushën e arsimit kombëtar. Me nismën e tij, u organizua Kongresi i Alfabetit në Manastir (14- 22 nëntor 1908). Atë vit do të nisë punën edhe Shkolla Normale me në krye Luigj Gurakuqin, ku do të mësojnë edhe shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinës.

Shqiptarët, edhe pse i kuptonin qëllimet imperialiste të Vjenës, i shfrytëzuan rrethanat e krijuara dhe brenda një kohe të shkurtër u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe. Ndër qytetet që i shfrytëzuan këto rrethana ishte edhe vendlindja e Hasanit, Vushtrria, ku, që në fund të vitit 1915 e gjejmë shkollën shqipe. Në të njëjtën kohë, ai e kishte hapur edhe një shkollë shqipe në Polac të Drenicës.

Atdhetarët shqiptarë, krahas çeljes së shkollave në gjuhën shqipe, u angazhuan edhe në organizimin e luftërave çlirimtare. Kështu, në verën e vitit 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Galica, u takuan në Vushtrri dhe për tri ditë rresht, trajtuan shumë probleme madhore kombëtare. Nga ky moment u punua paralelisht në dy fronte:

1) Në hapjen e sa më shumë shkollave shqipe, të cilat do të punojnë deri në vitin 1918 dhe2) Në përgatitjen e një kryengritjeje të armatosur me karakter gjithëkombëtar. Se tash e tutje punohej me Program të qartë shihet edhe në takimin e Azem Galicës me

inspektorin e përgjithshëm të Beogradit, Mihajlo Ceroviqin, në tetor të vitit 1919, në Fushë të Zhabarit, ku, në mesin e kërkesave të tij ishin edhe këto: ”Të lejohet hapja e shkollave shqipe; gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, dhe nëpunësit e huaj të zëvendësohen me nëpunës shqiptarë...

Të nxitur nga momentet historike, një grup intelektualësh e atdhetarësh shqiptarë, nën udhëheqjen e Hoxhë Kadri Prishtinës, më 1 maj 1918, u grumbulluan në Shkodër dhe formuan Komitetin “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS”, i cili, pa humbur kohë Azem Galicën e cakton Komandant të të gjitha çetave çlirimtare.

Pas Luftës së Parë Botërore, disa popuj fituan lirinë dhe pavarësinë. Shqiptarët, sërish mbetën të robëruar. Pa humbur kohë borgjezitë serbe- kroate- sllovene, më 1 dhjetor 1918 formuan shtetin e përbashkët me emrin Mbretëria SKS, e cila u vërsul egërsisht mbi shqiptarët.

Përkundër masave represive, Çetat e lirisë, të udhëhequra nga Azem Galica, po vepronin kudo. Ai, bashkë me Hasan Prishtinën, me Hoxhë Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramën përgatiteshin për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë.

17

Page 18: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Mirëpo, Ahmet Zogu vazhdonte ndjekjet dhe dënimet e atdhetarëve shqiptarë. Kështu, për vrasjen e Hasan Prishtinës, u premtuan 2000 franga ari si shpërblim. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Azem Galicën, të cilin e kishte dënuar me vdekje, në mungesë.

Hasan Prishtina ishte i vendosur në rrugën e tij atdhetare e revolucionare. Ai nuk i trembej aspak vdekjes dhe letrën që vinte nga Vjena e përfundonte kështu: “Mua në iden teme patriotike nuk ka mujt as nuk do të mund me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet. Ka me më shtrue vetëm vdekja!”

Jeta e atdhetarit të madh shqiptar në mërgim po vështirësohej dita- ditës. I vënë në krye të organizatës “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” besnikërisht përcolli rrjedhat e ngjarjeve në atdhe dhe për të gjitha këta raportonte në Lidhjen e Kombeve dhe në organet më të larta evropiane.

Sakaq në gjurmë të tij ishin lëshuar shumë shpirtshitur, të cilët e ndiqnin këmba- këmbës. Kjo edhe e detyronte që shpesh t’i ndërronte vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qëndrimet. Sa ishte në Paris fati e goditi pamëshirshëm. Atje i vdiq bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja, Igballe Prishtina. Ky qe grushti më i rëndë i jetës për këtë vigan të papërkulur.

Së fundi, i lodhur, i mërzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtërisht, u dëbua nga Vjena dhe u vendos në Selanik, në banesën ku jetonin e ëma dhe i vëllai, Ymeri. Ishte mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisë. Spiuni i regjur, Ibrahim Çelo nga Resnja e Maqedonisë, i cili kishte mbi gjashtë muaj që po e përcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe këtu.

Më 14 gusht 1933, në rrugën Çimisku të Selanikut, derisa po shëtiste, ai i doli Hasan Prishtinës pas shpine dhe e qëlloi me katër plumba. Krismat e këtij atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenë të ndryshme. Tirana dhe Beogradi vrasjen e festuan si fitore të madhe. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ishte Hasan Prishtina.

Për një kohë, emri dhe vepra e të madhit Hasan Prishtina, mbetën nën tisin e harresës. Madje, deri në vitin 1962, nga Tirana zyrtare ai cilësohej si tradhtar i kombit. Në vitin 1977, me një ceremoni zyrtare, eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri. Ata u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Kukës. Me dekret presidencial nr. 435, datë 26.01.1993, atdhetari dhe luftëtari Hasan Prishtina është dekoruar me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë, me këtë motivacion: ”Udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithëkombëtare për pavarësinë që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912”.

Në Kosovë puna qëndroi më ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e mbajti në mendje e në zemër.

Mirëpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e anatemoi dhe e ndaloi dhunshëm. Emri dhe bustet e tij nëpër shkolla e institucione të tjera ishin caqe të vandalëve mesjetarë të stepave karpatiane.

Sot, më shumë se kurrë, është koha që kjo figurë madhore kombëtare, të vlerësohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar në histori. Emri dhe fotot e tij nëpër shkolla, rrugë e institucione, nuk mjaftojnë. Ai meriton shumë më shumë. Ai dhe vepra e tij duhet përkujtuar e nderuar me konferenca e simpoziume shkencore dhe duhet përjetësuar në lapidarë e në shtatore madhështore anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare. Me Hasan Prishtinën krenohen të gjithë, por kjo më se shumti i takon vendlindjes së tij, Vushtrrisë. Dhe, këtë e dëshmon edhe mbajtja e këtij Sesioni Shkencor, mbase i pari në të gjitha trojet shqiptare.

Mirëpo, para krijuesve, veçan historianëve, shtrohet edhe një obligim i veçantë; ata duhet të posedojnë guximin intelektual dhe ta mbrojnë të vërtetën historike, në çdo kohë e në çfarëdo rrethanash, nga cilidoqoftë që përpiqet ta ndryshojë atë për qëllime të ngushta e nostalgji familjare, fisnore e krahinore. Përndryshe, mos ta harrojmë thënen e Hasan Prishtinës:“Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur jepni mendimin tuaj!

18

Page 19: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

(Kumtesë e lexuar në Sesionin shkencor kushtuar Hasan Prishtinës, mbajtur në Vushtrri, më 9. 10. 2009)

.......................................................................................................................................................

Recensione.......................................................................................................................................................

ANTOLOGJI PËR KRESHNIKËT

(Dr. Zymer Neziri: Këngë të kreshnikëve, Libri shkollor, Prishtinë, 2001)

Këto ditë (korrik, 2001), Shtëpia Botuese “LIBRI SHKOLLOR”, për herë të dytë, nxori në dritë veprën “Këngë të kreshnikëve”, përgatitur me pedanteri e përkushtim të pashoq nga studiuesi dhe epikologu i shquar Dr. Zymer Neziri.

Ky vëllim këngësh të kreshnikëve është zgjedhje e disa krijimeve më të bukura të këtij lloji të epikës sonë heroike legjendare. Nxënësit tanë do të kenë mundësi t’i lexojnë dhe t’i shijojnë më mirë vlerat e larta artistike të këtyre hartimeve të epikës sonë heroike, të cilat janë ndër dëshmitë më të përsosura të gjithë begatisë sonë popullore, që nga lashtësia e deri sot. Dhe, siç thekson edhe vetë zgjedhësi i lëndës, kjo është hera e parë, ku në një vëllim të veçantë të lekturës shkollore përfshihen vetëm këngë të këtij lloji të epikës sonë legjendare.

Libri “Këngë të kreshnikëve” përfshin tridhjetë këngë të kënduara nga tridhjetë lahutarë të krahinave të ndryshme etnografike shqiptare, që në fakt simbolizojnë tridhjetë kreshnikët tanë. Motivet kryesore të këtyre këngëve janë: fuqia fizike e kreshnikëve dhe zanat, martesat me pengesa të shumta, mbrojtja e nderit të atdheut, mbrojtja e nderit familjar etj.

Heronjtë kryesorë të këtyre këngëve janë vëllezërit Muji dhe Halili, trimat më në zë e më të zotë ndër gjithë kreshnikët, për çka shpesh në literaturë e hasim edhe si Cikli i Mujit dhe i Halilit. Ata janë të fuqishëm, besnikë, bujarë dhe trima të ndershëm. Krahas tyre dalin edhe Musa Qesexhi, Ali Bajraktari, Gjergj Elez Alia etj.

Këngëtari ynë popullor ka qenë shumë realist. Ai edhe kundërshtarët i paraqet të fuqishëm, me çka ua shton vlerat kreshnikëve tanë. Vlerë të veçantë paraqesin edhe lahutarët, si: Mhill Preka, Shaban Groshi, Haxhi Metaj- Nilaj, Sef Gashi, Zef Tisha, Hysen Alimusaj, Riza Bllaca, Mirash Gjoni, Sokol Avdia, Avdi Bruçaj, Sadik Mehmeti, Lan Bardhi, Gjon Pali, Osman Arifi, Rexhep Ukshini, Sokol Martini, Mirash Ndou, Tom Sokoli, Dodë Nikollë Loshi, Palik Ujka, Cen Latifi, Ejup Gërbeshi, Murtezan Bajrami, Halim Dauti, Ndue Lulashi, Nezir Keça etj. Ata përfaqësojnë : Krajën, Malësinë e Madhe, Shalën, Shoshin, Nikajt, Mërturin, Bregun e Matës, Pukën, Malësinë e Vogël, Plavën, Gucinë, Rugovën, Rrafshin e Dukagjinit, Llapushën, Drenicën, Shalën e Bajgorës, Rrafshin e Kosovës, Llapin, Gallapin, Kërçovën etj.

Pos brumit kryesor, këngëve, libri përcillet edhe me aparaturë të pasur shkencore: me parathënie koncize, me fusnota e sqarime, me burime e literaturë të pasur, me fjalorth shpjegues e me regjistra emrash..

19

Page 20: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Për t’i kapur më lehtë rreth tetëmijë vargjet e këtij vëllimi, Dr. Zymer Neziri lexuesit i del në ndihmë edhe me mendime të zgjedhura të: Zihni Sakos, Qemal Haxhihasanit, Alfred Uçit, Andomaçi Gjergjit, Demush Shalës, Enver Mehmetit, Gjergj Zhejit, Ismail Kadaresë, Mahir Domit, Mina Skafte Jemsen e të Injac Zamputit.

Kjo antologji e parë me këngë të kreshnikëve, që paraqet një thesar të çmuar me vlera kombëtare, në mënyrë të veçantë është mirëpritur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e viteve të para të shkollave të mesme, të cilët e kanë lekturë parësore në çdo fillim të vitit të ri shkollor. Por, sërish brengos një gjë: tirazhi prej 2000 kopjesh ende nuk i plotëson kërkesat e 20000 shkollarëve, që nisin vitin e parë në shkollat e mesme të Kosovës. Shpresojmë edhe për ndonjë ribotim me një tirazh më të madh!

LIBËR HISTORIK I PRITUR ME DEKADA

(Jetish Kadishani: Sadik Rama- Gjurgjeviku (1872- 1944), DRENUSHA, Prishtinë, 2003, f. 480)

Para pak ditësh doli nga shtypi libri “Sadik Rama-Gjurgjeviku 1872- 1944”, monografi historike e autorit të mirënjohur Jetish Kadishani, në botim të NBL “Drenusha” të Prishtinës. Libri ka 480 faqe dhe është ndarë në pesë kapituj përmbajtësorë, i ilustruar me shumë dokumente arkivore, fotografi dhe dëshmi kohe për bëmat e Luanit të Kosovës- Sadik Ramë Gjurgjevikut.

Autori i librit, që tashmë është i njohur për lexuesit shqiptar me shkrimet e tij publicistike, fejtonistike e si mbledhës folklori, mbi të gjitha ka bërë emër si autor monografish historike.

Jetish Kadishani deri tashti ka botuar 10 tituj librash të zhanreve të ndryshme letrare, por talenti i tij prej krijuesi eminent shihet sidomos në hartimin e monografive historike (deri sot i ka botuar 6 sosh), të cilat kurdoherë janë pritur mirë nga lexuesit kureshtarë dhe janë shitur shpejt, saqë disa është dashur të ribotohen.

Megjithatë, vepra kryesore e këtij krijuesi të zellshëm, që padyshim do t’i sigurojë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare është libri i tij i fundit “Sadik Rama-Gjurgjeviku (1872- 1944)”, e cila tashmë gjendet në duart e lexuesve.

Ky libër mjaft voluminoz (ka 480 faqe), i hartuar kronologjikisht mbi të bëmat dhe veprimtarinë politike e luftarake të komandantit të qëndresës shqiptare në Kosovë e në Shqipëri prej pesë dekadash, Luanit të Kosovës (Sadik Ramës nga Gjurgjeviku i Madh i Llapushës), është bazuar në shumë burime arkivore e dokumentare historike, pa dyshim se është pritur me dekada dhe, besoj se do të poltësojë një zbrazëtirë në historiografinë tonë.

Duke e shfletuar këtë libër monografik, lexuesi do të mësojë shumë ngjarje dhe luftëra e të bëma të këtij trimi të devotshëm, i cili, qe i anatemuar, i harruar dhe i injoruar nga regjimi komunist si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por i kujtuar, i respektuar dhe i paharruar përjetë nga populli shqiptar.

Gjatë shfletimit të këtij libri do të hasesh veprimtarinë e bujshme politike e luftarake të prijësit të madh të luftërave për lirinë e Trojeve Etnike Shqiptare, Sadik Ramës, duke filluar që nga pjesëmarrja e tij si 21 vjeçar në Luftën e Drenicës kundër turqve në vitin 1893, në Marinë e në Llaushë, e deri në ditët e fundit të jetës së tij, kur vdiq në Rahovec, më 28 shkurt 1944.

Një jetë në shërbim të atdheut, e Komandantit të çetave kryengritëse shqiptare të Kosovës kundër hordhive turke dhe sllave, e bëri në bashkëveprim me atdhetarët e mëdhenj të kohës që kishin një ideal të përbashkët: çlirimin e Trojeve Etnike Shqiptare nga okupatorët e ndryshëm dhe bashkimin në një shtet etnik, siç ishin: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Galica, Idriz Seferi,

20

Page 21: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Hasan Hysen Budakova, Ramadan Shabani, Bajraktari i Astrazubit, Zef Gjidoda, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj. dhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në krye me Hoxhë Kadri Prishtinën me seli në Shkodër. E tërë kjo veprimtari e këtyre njerëzve të mëdhenj të kombit tonë nuk ka se si të quhet ndryshe përveç se: Epope e luftërave çlirimtare për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (1941- 1945).

Në faqet e kësaj monografie, trimi Sadik Rama përshkruhet me të bëmat e tij si prijës luftërash e betejash me syrin pishë, si në luftë, si në Kuvend dhe kudo tjetër që e ka kërkuar nevoja.

Autori librin e ka ndarë në pesë kapituj përmbajtësorë, secilin prej tyre të mbështetur në fakte historike, dokumente arkivore, fotografi të kohës dhe me plotësim deklaratash të bashkëluftëtarëve dhe bashkëkohanikëve të këtij trimi, të cilat autori i ka mbledhur, sistemuar dhe plotësuar qysh prej tri dekadash në Llapushë, në Dukagjin, në Drenicë dhe në vise të Shqipërisë Veriore dhe kudo tjetër që ka pasur mundësi t’i hulumtojë. Autori ka gjurmuar edhe dokumente arkivore në dy Arkivat Kombëtare, në Prishtrinë e në Tiranë, në dy Bibliotekat Kombëtare, në Prishtinë e në Tiranë dhe në shumë vende të tjera ku kanë ekzistuar të dhëna për veprimtarinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të asaj kohe.

Në Kapitullin e Parë përfshihen materialet rreth historikut të krahinës së Llapushës dhe fshatit Gjurgjevik i Madh, vendlindjes së Sadik Ramës.

Në Kapitullin e Dytë përfshihen materialet që bëjnë fjalë për gjenealogjinë e familjes së Alimetëve të Nepolës dhe pastaj të Sadikramëve të Gjurgjevikut të Madh të Llapushës.

Në Kapitullin e Tretë bëhet fjalë për veprimtarinë e gjithëmbarshme të Sadik Ramës, që nga pjesëmarrja e tij në Kryengritjen e Drenicës (1893) dhe të Dukagjinit (1903) kundër turqve, në Kuvendin e Parë të Besëlidhjes te Verrat e Llukës më 1904, etj.

Kapitulli i Katërt përfshin materialet që flasin për rrugët jetësore dhe luftarake të të bijve dhe nipave të Sadik Ramës.

Në Kapitullin e Pestë bëhet fjalë për rrugën e sakrificave të mëdha, në të cilën eci Sadik Rama. Në vazhdim jepen të dhëna historike dhe dokumentare për pjesëmarrjen e tij në besëlidhjet dhe në kuvendet shqiptare për mobilizim të përgjithshëm kundër shtypjes dhe dhunës së të huajve ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre.

Në përfundim të këtij kapitulli botohen katër portrete fytyrash eminente të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës: Haxhë Kadriu- Kadri Prishtina (1878- 1925), Ramadan Shabani (1861- 1931), Zef Gjidoda (1878- 1948) dhe Met Ymeri (1886- 1927).

Ndërkaq, në Shtojcë, botohen trajtesa për Sadik Ramën- Gjurgjevikun, në Sesione shkencore, shtypi i kohës për luftërat e Sadik Ramës, nga dokumentet arkivore dhe pasqyra kalendarike e jetës së Sadik Ramë Gjurgjevikut.

Në fund të parathënies së librit autori konkludon se: “Me këtë studim konsiderojmë se ia kemi larë sadopak një borxh modest Sadik Ramë Gjurgjevikut për luftën që bëri për çështjen kombëtare”.

Duke pasur parasysh përmbajtjën e një libri të tillë, ia vlen që ta kemi të gjithë në dorë, që të mësojnë e të dimë më shumë për periudhat e caktuar historike, të panjohura deri me tash.

LUFTA E ÇELISË NË NJË LIBËR

21

Page 22: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

(Jetish KADISHANI:“Lufta e Çelisë dhe Komandant Shaban Sadiku”, botoi SHB “DRENUSHA”, Prishtinë, 2005, f. 200)

Autori këtë monografi historike e boton me rastin e 60 vjetorit të epopesë heroike të Luftës së Çelisë së Siçevës, të zhvillur më 13 shtator 1945, në mes të luftëtarëve të Çetës së Shaban Sadikut dhe Brigadës III Partizane Bokele malazeze - çetnike, e cila kishte ardhur nga Boka e Kotorrit të Malit të Zi.

Siç thotë edhe autori në parathënie, libri është ndarë në gjashtë kapituj, ku secili prej tyre trajton nga një temë të veçantë dhe në përgjithësi kanë lidhshmëri përmbajtësore me titullin e librit për Luftën e Çelisë.

Luftërat dhe sakrificat e luftëtarëve deri në arritjen në Luginë të Çelisë

Autori në vend të hyrjes flet për ndarjen e librit dhe përmbajtjen e shkurtër të secilit kapitull, ndërkaq në vazhdim trajton të bëmat e vitit 1945 në Kosovë, kohë kjo, e cila, siç thotë edhe vetë autori:”Viti 1945 vit i fatkeqësive të mëdha për shqiptarët e Kosovës”, vërtet ishte kohë dhe vit fatal, që do të mbahet mend nga brezi në brez.

Në kreun e parë autori trajton rrugën luftarake të Çetës së Ukë Sadikut, për afro një vit sa rrugëtoi ajo në krahinën e Llapushës, Anadrinit, Rrafshit të Dukagjinit, Drenicës e deri në Shalë të Bajgorës. Këtu për herë të parë botohen emrat e 90 luftëtarëve të kësaj çete heroike, që autori me mund të madh ka arritur t’i zbulojë nga dy luftëtarë të gjallë të kësaj çete dhe nga familjet, të cilat kanë pasur bijtë e tyre të inkuadruar në të, por edhe nga deklaratat në hetuesi të OZN-së, nga disa pjesëmarrës të Kuvendit të Dobërdolit, të cilët janë zënë dhe dënuar nga pushteti ushtarak e komunist.

Në kreun e dytë bëhet fjalë për Kuvendin e Dobërdolit, të mbajtur në Llugë të Dan Pjetrit, më 4 e 5 gusht 1945, nën udhëheqjen e Ukë Sadikut, komandant luftarak, prof. Ymer Berishës, udhëheqës politik, e në të cilin morën pjesë prijës të kryengritjes shqiptare pothuaj nga të gjitha viset shqiptare, nga Rozhaja e Tregu i Ri. Aty morën pjesë edhe tre kolonelë ushtarakë: një gjerman, një anglez dhe një shqiptar, çka do të thotë se ky Kuvend ishte i një rëndësie të veçantë dhe kishte karakter kombëtar e mbarëkombëtar. Në të u formuan 12 rajone lufte me komandantët e tyre dhe u quajtën “12 Këshillat Luftarake”. Po në këtë kapitull trajtohen luftërat dhe sakrificat e luftëtarëve të kësaj çete deri në arritjen në Luginë të Çelisë.

Në kapitullin e tretë bëhet fjalë për epopenë e Luftës së Çelisë së Siçevës, më 13 shtator 1945, të udhëhequr nga i vëllai i Ukës, Shaban Sadiku. Pra, këtu tregohet se Uka së bashku më 8 bashkëluftëtarët e tij të ngushtë dhe më 16 të tjerë, që i kishin si truproje, kishte shkuar më parë në një takim me Muharrem Bajraktarin e Lumës, diku në Male të Sharrit (në Opojë) e pastaj do të shkonin në Kuvendin e Mirditës, i cili ishte planifikuar të mbahej në ditët e para të shtatorit.

Në paraditën e 13 shtatorit, luftëtarët e Çetës së Shaban Sadikut, që asaj radhe ishin vetëm 40, u rrethuan papritmas nga Brigada III Bokele e Malit të Zi, e cila prej disa ditësh kishte arritur në Istog e rrethinë dhe po bënte kërdi...

Në këtë luftë të pabarabartë nga Çeta e Shaban Sadikut u vranë 32 luftëtarë, ndërsa dolën të gjallë, por me shumë plagë në trup 8 luftëtarë, bashkë me komandantin e tyre Shaban Sadikun.

I vetmi luftëtarë nga ata të tetë që dolën nga skëterra e Çelisë, sot është gjallë vetëm një Ali Meta nga Gjurgjeviku i Madh i Llapushës, i cili jeton në Durrës, në moshën 80-vjeçare.

22

Page 23: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

E vetmja femër në këtë çetë, shkodranja, Marie Shllaku, doli gjallë nga Çelia, me shumë plagë në trup, por u hetua nga spiunët e OZN-së në Açarevë të Drenicës dhe u zu tradhtisht. Në Gjyqin e Prizrenit, në vitin 1946, u dënua me pushkatim bashkë me tre shkodranët e tjerë: Atë Bernard Llupin, Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin.

Lufta e Çelisë barti me vete edhe pasoja për banorët e fshatrave përreth kësaj lugine ogurzezë. Nga fshatrat: Siçevë, Jelloc, Shtarisë dhe Gjurgjevik i Madh, u morën dhe u pushkatuan 17 fshatarë, por edhe disa kalimtarë rasti që u zunë nga ushtria malazeze.

Në kreun e katërt bëhet fjalë për historikun e fshatit Siçevë, ngase vetë njerëzit e këtij fshati i lidh fati me brendinë e këtij libri, andaj autori pati parasysh që të shkruaj historikun e këtij fshati dhe jetën e njerëzve të tij. Në këtë kapitiull u shkrua shkurtimisht edhe për historikun e fshatrave Uçë e Burimit (Istogut), ngase nga ai fshat këtu u vranë katër luftëtarë, pastaj të Jellocit dhe të Gjurgjevikut të Madh.

Kreu i pestë përmban shënimet për portretet historike të dy prijësve të kësaj çete, dy vëllezërve:Ukë e Shaban Sadiku dhe për dy luftëtarët e denjë të kësaj çete: Marie Shllakun dhe Pjetër Tomë Berishën nga Dobërdoli.

Në kreun e fundit (kreun e gjashtë) botohen disa kumtesa shkencore të trajtuara në simpoziume të ndryshme shkencore brenda vendit e në mërgatë, që lidhën kryesisht me Luftën e Çelisë.

Kumtesa e parë është e autorit Tomë Mrijaj, i cili jeton dhe vepron në Nju-Jork të SHBA-ve me titull: “Babë e bir, Zef e Mark Sokoli u flijuan për atdhe”, e dy të autorit të librit me titujt: “Ali Meta- trimi që mbijetojë Luftën e Çelisë” dhe “Çeta e Ukë Sadikut në mbrojtje të Trojeve Etnike Shqiptare”.

Libri përmbyllet me mendimin e recensuesit dr. Riza Sadiku dhe me burime arkivore dhe literaturë të bollshme shkencore e historike. Monografia plotësohet me fotografi të shumta të personaliteteve dhe ngjarjeve historike, të Luginës së Çelisë dhe fshatrave përreth, foto të dy pjesëmarrësve të gjallë rë kësaj çete dhe të dëshmitarëve okularë.

Në ballinë është fotoja e Çelisë, ndërsa në kopertinën e fundit, përveç fotos së autorit të librit dhe listës së libtrave të tij të publikuara deri me tash, është edhe një foto e gurëve të Kishës shqiptare në Çeli, e cila deri sot nuk është hulumtuar nga ndonjë ekip arkeologësh të Muzeut Arkeologjik të Kosovës dhe të atij të Shqipërisë.

Në përfundim: Autori Jetish Kadishani ka arritur që këtë monografi historike ta realizojë me mjaft sukses dhe ashtu siç i ka realizuar edhe ato të mëparshmet, e bëjnë më tërheqëse, më të kërkuar nga lexuesit, jo vetëm të trevës që i takon, por mbarë lexuesve shqiptarë, në vend e në mërgatë.

PORTRETIZIMI ARTISTIK I FIGURAVE KOMBËTARE

(Jetish Kadishani- Tomë Mriaj: Ngjarje e portrete, DRENUSHA, Prishtinë, 2006)

Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë! Kështu është thënë që nga lashtësia, por ne shqiptarët sikur e kuptuam më vonë së të tjerët.

Por, ani, më mirë vonë së kurrë!Dhe, kohëve të fundit, me të madhe, po bëhen përmendore e lapidarë, po hartohen libra e

monografi për dëshmorët e për trimat tanë që gjatë historisë, me gjakun e tyre fituan pavdekësinë. Në këtë vazhdë qëndron edhe libri më i ri i autorëve tashmë të njohur, Jetish Kadishani e Tomë Mrijaj, i titulluar “Ngjarje dhe portrete historike”.

23

Page 24: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Duke e lexuar me kujdes e ëndje dorëshkrimin, erdha në përfundim se libri “Ngjarje dhe portrete historike” do ta plotësojë dukshëm një zbrazëtirë të historiografisë sonë. E them këtë, sepse autorët kanë qëmtuar kryesisht në një terren gati-gati të pashkelur, iu kanë rrekur ca ngjarjeve e figurave kombëtare, që për një kohë thuajse ishin tema tabu. Dhe, duke punuar me përkushtim, me zell, me pasion, me dashuri e me seriozitet të shtuar, ia kanë dalë mbanë, kanë arritur t’ua hequr tisin e pluhurit dhe t’i nxjerrin në dritë ato ngjarje e portrete historike, të cilat mësuesja e jetës paksa i kishte “harruar”.

Gërshetimi i lehtë dhe fare i natyrshëm i faktografisë së bollshme historike me folklorin e pastër autokton, ia shtojnë vlerat librit dhe e bëjnë edhe më tërheqës, më të kapshëm e më të lexueshëm.

Libri, siç tregon edhe vetë titulli, përbëhet nga dy kapituj. Në të parin përfshihen dhe pasqyrohen tri ngjarje të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme (Kuvendi i Dobërdolit, Lufta e Çelisë së Siçevës dhe Lufta e Tërdevcit të Drenicës), ndërkaq në të dytin portretizohen me mjeshtri e pedanteri pesëmbëdhjetë luftëtarë e veprimtarë të denjë të çështjes sonë kombëtare, të cilët në periudha të caktuara kohore nderuan kombin dhe atdheun. Secili prej tyre ka specifikat dhe të veçantat e veta, vijnë nga krahina, mentalitete e nga besime të ndryshme, por që të gjithë i bashkon ideali i njëjtë: çlirimi dhe bashkimi i Trojeve Etnike Shqiptare!

Duke shëtitur nëpër faqet e këtij libri, lexuesi kureshtar dhe në veçanti studiuesi i ardhshëm do të mësojë për jetën dhe të bëmat e Shaban Kotorrit e të Palush Ndue Marlekut, të Haxhi Destan Kabashit e të Kapidan Ndue Gjon Markut, të Xhemë Lutanit e të Mark Dedë Rekajt, të Hoxhë Breznicës e të Nikollë Pren Mrijajt, të Hasan Jashar Hotit e të Zef Sokolit, të Adem Dushit e të Mark Avdylit, të Mulla Maliq Gashit e të Mark Januzit, të Brahim Lumës e të Mark Sokolit.

Libri “Ngjarje dhe portrete historike” është begatuar edhe me fotografi, shënime e dokumente arkivore, për çka bëhet shumë më tërheqës dhe më interesant për lexuesit e të gjitha moshave. Me një fjalë ai është një libër i kompletuar, është një dokumentar i shkëlqyer, është një histori e llojit të vet, është një antologji e bukur me biografi atdhetarësh, që duhet të zë vend në secilën bibliotekë e në secilën shtëpi.

Mbase, në fund të fundit, ky duhet të jetë edhe një shembull i mirë për brezat se si duhet punuar dhe nderuar ata që u flijuan për Ditën e Bardhë!

PËRJETËSIMI I DËSHMORËVE TË LIRISË

(Ramiz Spahiu: KLASA E LIRISË, botoi DRENUSHA, Prishtinë, 2007)

Që nga lashtësia e deri sot, tema më e preferuar që përherë ka cytur mendjet e krijuesve ka qenë tema e luftës. Kjo ngjet, sidomos, me popujt e robëruar, të cilët zakonisht bëjnë luftë të drejtë, luftë çlirimtare. Në këtë mes, padyshim, në krye të vendit qëndron populli ynë i përvuajtur.

Shqiptarët, si më të vjetrit në Ballkan, përherë jetuan në trojet e veta stërgjyshore, por kurrënjëherë nuk qenë të lirë. Të gjendur denbabaden përballë rreziqeve, doemos u detyruan edhe të bëjnë luftëra të vazhdueshme mbrojtëse e çlirimtare.

Dhe, nisur nga kjo, çdo epokë i nxori heronjtë e vet. Mirëpo, ajo që kurorëzoi suksesshëm gjithë përpjekjet tona shekullore për liri, qe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Krahas kësaj, është fat i mirë, se kohëve të fundit, në Kosovë, ka zënë të krijohet një letërsi e re, një letërsi që mëton të pasqyrojë e të ndriçojë jetën dhe veprën luftarake të atyre që me gjak mbëltuan LIRINË dhe sollën DITËN E BARDHË!

24

Page 25: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë!- këshillojnë njerëzit e ditur.Këtë, të gjithë, duhet ta kuptojmë mirë e drejtë dhe të bëjmë çmos për ata që u sakrifikuan e

u shkrinë për ne. Dëshmorët nuk kanë nevojë për himnizime e për lavdinë tonë, ata janë lavdia vetë!

Siç duket, këtë e ka kuptuar fort mirë edhe autori i librit më të ri, që po e promovojmë sot, i librit me titullin mjaft domethënës “KLASA E LIRISË”, z. Ramiz Spahiu. Dhe, s’ka si të mos e kuptonte, kur edhe vetë qe ushtar i lirisë.

Vetë titulli “KLASA E LIRISË” ka simbolikë të veçantë dhe mbase është rast unikat në gjithë globin, ashtu siç është edhe brumi i saj, i papërsëritshëm. Libri është shkruar me frymëzim dhe përkushtim. Ato shkrime shihet se kanë dalë nga zemra dhe janë përjetim i drejtpërdrejtë i ngjarjeve. Autori personazhet e vet (gjashtë mësimdhënësit dhe tridhjetë e tre nxënësit e SHMT “Anton Çetta” të Skënderajt) i ka njohur nga afër, i ka pasur kolegë e nxënës në shkollë, ndërkaq, bashkëluftëtarë e komandantë në beteja. Të gjitha këto ia shtojnë vlerat librit dhe e bëjnë origjinal.

“KLASA E LIRISË”, edhe pse është libri i parë i këtij autori, është një realizim i suksesshëm i një pune disavjeçare. Në të, pos që bëhet portretizimi i dëshmorëve të lirisë, jepet edhe një pasqyrë e mirë e zhvillimit të arsimit shqip, në përgjithësi, dhe atij komunal, gjegjësisht të SHMT “Anton Çetta”, në veçanti, gjë që është për t’u lakmuar. Paskëtaj, thëniet dhe fjalët e urta të vëna në krye të çdo kapitulli dhe aparatura shkencore (fusnotat dhe literatura), bëjnë që libri t’i kalojë caqet amatoreske dhe të radhitet krahas veprave studimore.

Pa dashur të hyjmë në analizë më të thellë të librit, i cili lexohet me një frymë, sepse për këtë fjalën kryesore e japin gjykatësit më meritorë, lexuesit, që besoj se do t’i këtë të shumtë, përfundojmë me një përgëzim për autorin: Urime, të punoftë mendja e dora dhe të na dhurosh edhe libra të tjerë!

Skënderaj, 29 mars 2007

NJË MONOGRAFI HISTORIKE ME PËRMASA GJITHËKOMBËTARE

(Mr. Jetish KADISHANI: “Ukë Sadiku-Komandant i Forcave Kryengritëse të Kosovës (nëntor 1944-shkurt 1947), botoi: SHB “Drenusha”, Prishtinë, 2007, f. 352)

Mr. Jetish Kadishani, tani katër dekada është i pranishëm me shkrimet e tij në letrat shqipe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe mërgatë. U lind në Qëndresë (Tërstenik) të komunës së Drenasit (Drenicë) më 28 maj 1948. Aty kreu shkollën fillore, të mesmen e në Prizren, Fakultetin Filologjik në Prishtinë, magjistroi më 2006, në Fakultetin Filologjik të Prishtinës në temën nga bibliotekaria: “BIBLIOGRAFIA E LETËRSISË DHE E KRITIKËS LETRARE SHQIPTARE”, të Prof. dr. Isak Shema. Është autor i 15 librave, të cilat tashmë janë në duar të lexuesve të shumtë anembanë globit tokësor, deri në Amerikën e Australinë e largët, kudo ku ka shqiptarë.

Ky autor (sipas të dhënave që na jep në librin e tij “Bibliografia personale 1968-2004”, Prishtinë, 2004, f. 180), filloi veprimtarinë e tij në vitin 1968, me botimin e thesarit popullor të krahinës së Drenicës dhe të Llapushës në faqet e gazetës “Flaka e vëllazërimit” të Shkupit, të gazetës “Rilindja” në Prishtinës e në gazetat dhe revistat e tjera shqiptare të kohës.

Në vitin 1974, Jetish Kadishani botoi librin e parë me poezi me titull “Ecni ballëhapur”, librin e dytë nga thesari popullor “Fjalë të urta dhe shprehje popullore” e botoi në vitin 1988, të tretin me humor popullor “Dertet e dynjasë”, në vitin 1992, të katërtin monografi historike “Qazim Bajraktari- prijës i Bajrakut të Astrazupit” (botim i parë), në vitin 1999 e botoi librin e pestë

25

Page 26: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

monografi për veteranin e arsimit ferizajas-Munish Ramadanin “Pishtari i dritës”, librin e gjashtë me poezi për të rritur “Lot në bebëza” e botoi në vitin 2000, më 2001 botoi dy libra: botimin e dytë të librit “Qazim Bajraktari-prijës i Bajrakut të Astrazupit” dhe monografinë historike “Alush Smajli-Qerrataja (1899-1946)”; në vitin 2002 botoi monografinë “Ndue Përlleshi-trimi i Dukagjinit”, në vitin 2003 botoi librin monografik “Sadik Rama-Gjurgjeviku (1872-1944), në vitin 2004 botoi dy libra: Ngjarje dhe portrete historike I (bashkautor me Tomë Mrijajn) dhe “Bibliografia personale (1968-2004)”; në vitin 2005 botoi librin “Lufta e Çelisë së Siçevës dhe Komandant Shaban Sadiku”, në vitin 2007 botoi dy libra: “Bajram Çukovci-Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit shqiptar” dhe “Ukë Sadiku-Komandant i Forcave Kryengritëse të Kosovës”.

Jetish Kadishani është bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës (një mandat edhe kryetar i saj 2000-2002), Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në Mërgim, me seli në Nju Jork të SHBA-ve, nga viti 2000. Punoi si gazetar në mjete të informimit në Kosovë për 40 vjet, recensent, redaktor dhe botues i shumë librave të autorëve nga Kosova dhe diaspora (SHBA), është drejtor i Shtëpisë Botuese “Drenusha” në Prishtinë etj.

Në këtë vit që jemi, me rastin e 60-vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të veprimtarisë së këtij autori do të dalin deri në maj edhe dy libra: “Sefer Kleçka-në ballë të luftërave dhe të kuvendeve” dhe “Cufë Kadishani-rapsod i një shekulli”.

Vështrim mbi librin “Ukë Sadiku- Komandant i Forcave Kryengritëse të Kosovës

Pas një hyrjeje për veprimtarinë e gjithmbarshme të këtij autori tepër të suksesshëm të letrave shqipe, po ndalemi në librin e tij, që doli nga shtypi këto ditë, monografinë historike me titull “Ukë Sadiku- Komandant i Forcave Kryengritëse të Kosovës”, që është libër i tretë për historinë e lavdishme të familjes së madhe atdhetare të Sadikramëve të Gjurgjevikut të Madh të Llapushës.

Ky libër është ndarë nga autori në XI kapituj përmbajtësorë.Në Kapitullin e parë bëhet fjalë për gjenealogjinë e familjes së Alimetëve të Nepolës dhe

Sadikramëve të Gjurgjevikut të Madh.Në Kapitullin e dytë flitet për trimin e paepur të atdhetarizmës shqiptare, Komandantin

Ukë Sadikun (1907-1947)-një jetë për Shqipërinë Etnike.Në Kapitullin e tretë shkruhet për kthimin e Sadikramëve nga Shqipëria në Kosovë dhe

hyrjen e tyre në rrebeshin e luftërave çlirimtare për lirinë e Kosovës.Në Kapitullin e katërt bëhet fjalë për formimin e Çetës së Ukë Sadikut dhe rrugën e saj

luftarake (nëntor 1944-shkurt 1947).Në Kapitullin e pestë tregohet për pjesëmarrjen e Ukë Sadikut në Kuvendin e Drenicës

dhe shkuarjen e tij bashkë me dyzet luftëtarë në ndihmë Shaban Palluzhës në Luftën e Drenicës gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1945.

Në Kapitullin e gjashtë bëhet fjalë për kthimin e Ukë Sadikut së bashku me çetën e tij, pas përfundimit të Luftës së Drenicës, sërish në malet e Llapushës dhe vazhdimi i qëndresës së armatosur kundër brigadave partizane-çetnike në këtë krahinë heroike.

Në Kapitullin e shtatë përshkruhet mbajtja e Kuvendit të Dobërdolit më 4-5 gusht 1945 dhe jehona e tij në qarqet ballkanike dhe evropiane.

26

Page 27: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Në Kapitullin e tetë kemi ngjarjën kryesore: Luftën e Çelisë së Siçevës, më 13 shtator 1945, në të cilën merr fund kjo çetë heroike në dyluftim me Brigadën VI Bokele të Kotorrit të Malit të Zi.

Në Kaptullin e nëntë bëhet fjalë për rrugët e ngushtuara për komandantin e pathyeshëm, Ukë Sadikun.

Në Kapitullin e dhjetë flite për atentatin e përgatitur tradhtisht kundër Ukë Sadikut, Qazim Bajraktarit dhe Halil Sadrisë, në Sferkë të Gashit, më 17 shkurt 1947. Në këtë atentat vriten Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria, kurse shpëton i plagosur Ukë Sadiku, i cili ikën në drejtim të panjohur.

Në Kapitullin e njëmbëdhjetë përshkruhet Procesi gjyqësor kundër Ukë Sadikut dhe bashkëmendimtarëve të tjerë në Prishtinë dhe dënimi i katër prej tyre me pushkatim; Ukë Sadikut, Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit dhe Osman Bunjakut dhe dënimi i të tjerëve deri në njëzet vjet burgim të rëndë.

Në Kapitullin e dymbëdhjetë (të fundit) autori boton shumë portrete të bashkëluftëtarëve të Ukë Sadikut: Ajet Gërgurin, Marie Shllakun, Gjon Serreçin, Osman Bunjakun, Hilmi Zariqin, Ymer Berishën dhe Mustafë Ibishin.

Në pjesët e fundit të librit botohen të dhëna për jatakët e Ukë Sadikut dhe çetës së tij, pastaj Ukë Sadiku sipas dokumenteve arkivore, Kulla e Shaban Mrasorit-kullë e katër huduteve, Pasqyra kalendarike e jetës së Ukë Sadikut dhe një album familjar të Ukë Sadikut.

Libri përfundon me shënimet biografike për autorin e librit, burimet arkivore dhe literatura e shfrytëzuar për këtë monografi të rëndësishme historike.

Ky libër monografik është edhe një vepër kulmore e autorit të njohur të monografive historike, mr. Jetish Kadishanit, i cili punon vazhdimisht në këtë zhanër të rëndësishëm krijimtarie, duke i dhënë një kontribut të çmuar historiografisë shqiptare, sidomos asaj të periudhës 1939-1949, në brendinë e së cilës është Lufta e Dytë Botërore (1941-1945).

NJË RIBOTIM I VLEFSHËM SHKENCOR

(Dr. Jusuf Osmani: “VENDBANIMET E KOSOVËS 15, DRENICA”, Prishtinë, 2008)

Këto ditë, në mbështetje të Fondacionit për ngritjen e Kompleksit Përkujtimor “ADEM JASHARI” në Prekaz, u ribotua libri i dr. Jusuf Osmanit: “VENDBANIMET E KOSOVËS 15, Drenica”, ngase botimi i parë kishte shkuar shumë shpejt dhe interesimi për të ishte tepër i madh.

Doktori i parë i arkivistikës në Kosovë dhe kandidati i parë nga Kosova që ka mbrojtur temën nga kjo lëmi në Universitetin e Lubjanës, dr. Jusuf Osmani, ka bërë dhe po bën punë aq të madhe shkencore e studimore, punë kjo e zorshme edhe për ekipe të tëra institucionale, saqë, meriton lavdata e mirënjohje të veçantë.

Ky punëtor i palodhur, që aktualisht është edhe drejtor i Arkivit të Kosovës, dijet e veta specialistike në fushën e arkivistikës i ka thelluar edhe më tej nëpër disa qendra botërore. Krahas punimeve shkencore e profesionale, të botuara nëpër gazeta e revista vendore e ndërkombëtare, si në Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Maribor, Sarajevë, Strugë, Munih, Stamboll etj. deri tash ka botuar shumë e shumë vepra, nga të cilat po i veçojmë:

Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941 (1996),

27

Page 28: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Leksikon i termave dhe shprehjeve të arkivistikës (1996)Vrasjet në Pragë e Cena Beut-1927 dhe e Aliqiviadh Bebit-1928 sipas burimeve arkivore (1997)Kolonizimi serb i Kosovës (recensent prof. dr. Noel Malcolm nga Londra) 2000,Arkivistika- teoria dhe praktika (2005)Vendbanimet e Kosovës, 1-20 (2003- 2006),Vlerësimi i dokumentacionit arkivor (2006),Fjalor terminologjik i arkivistikës (2007),Mbrojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore (2007),Sabit Uka- intelektual i vizioneve (2007) etj.

Mirëpo, sidoqoftë, monument të pazëvendësueshëm për historinë, trashëgiminë, toponiminë, gjeografinë, lashtësinë dhe kulturën tonë në përgjithësi, paraqet seria e librave ”VENDBANIMET E KOSOVËS”, ku me fakte të shkruara e me rrëfime direkt nga terreni jepet një pasqyrë e saktë për secilin vendbanim të Republikës së Kosovës. Merre me mend çfarë pune e mundi duhet për ta bërë këtë punë!

Kësaj radhe jemi ndalur te libri “VENDBANIMET E KOSOVËS 15- Drenica”, i cili këto ditë u ribotua nga Fondacioni për ngritjen e Kompleksit Përkujtimor “ADEM JASHARI” në Prekaz. Dhe, kjo u bë me kërkesat e shumta të lexuesve të interesuar që ta kenë këtë libër në bibliotekat e veta, të cilat i kuptoi drejt dhe ua realizoi kryetari i Fondacionit në fjalë, z. Shaban Hoxha, për çka autori është shumë mirënjohës.

Drenica, treva më luftarake në të gjitha kohët, në të cilën armiqtë kurrë nuk patën vend, në këtë libër është trajtuar si tërësi, pa i përfillur ndarjet e qëllimta administrative të politikës së dikurshme diskriminuese. Vendbanimet e Drenicës u përkasin gjashtë komunave: Skënderajt (52), Drenasit (36), Lypjanit (7), Shtimes (3), Vushtrrisë (3) dhe Malishevës (2).

Autori, fillimisht, jep një vështrim të thuktë gjeografik e historik të kësaj treve, duke nisur që nga lashtësia e saj dardane e deri tek lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e udhëhequr nga komandanti saj legjendar, Adem Jashari.

Një kapitull i veçantë i këtij libri u kushtohet edhe botimeve të deritashme të autorëve serbë për Drenicën dhe vendbanimet e saj. Ai, me fakte të dokumentuara, u kundërvihet disa punimeve antishkencore të autorëve serbë, të cilët ishin përpiqur ta shtrembëronin historinë. Në mesin e tyre dallohet Tatomir Vukanoviqi me veprën:”Drenica, Druga srpska Sveta Gora” (“Drenica, mal i dytë i shenjtë serb”), në të cilën dominojnë të pavërtetat, trillimet, falsifikimet gënjeshtrat dhe qëllimet e tij shoviniste, antishqiptare, antinjerëzore e antishkencore.

Megjithatë, pjesa kryesore e librit u kushtohet 103 vendbanimeve të Drenicës. Ato jepen me një tërësi faktografike, duke paraqitur historikun e shkurtër të çdo vendbanimi veç e veç. Çdo vendbanim përcillet me të gjitha shënimet kryesore: pozita dhe shtrirja gjeografike, tipi i vendbanimit, lagjet, mikrotoponimet kryesore, gjurmët dhe dëshmitë arkeologjike për vjetërsinë e vendbanimit, burimet e shkruara historike arkivore për atë vendbanim, shpërnguljet jashtë atdheut, vrasjet, masakrat në popullatë, shkatërrimi i atij vendbanimi, numrin e banorëve dhe të familjeve, në bazë të regjistrimeve ose të ndonjë shënimi tjetër e deri te shënimet për pësimet në luftën e fundit të agresorit serb, në vitin 1998- 1999. Dhe, kur dihet se këto ngjarje janë shumë më të theksuara në Drenicë se sa në vendbanimet tjera, libri bëhet edhe më interesant dhe më i lexueshëm. Në fund të shkrimit për secilin vendbanim, jepen informatorët, dokumentet dhe burimet e shfrytëzuara.

28

Page 29: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Libri është mjaft funksional dhe praktik, i cili përcillet edhe me aparaturën e domosdoshme shkencore. Shfrytëzimi dhe konsultimi i burimeve të shumta arkivore dhe literaturës së pasur shkencore ia shtojnë edhe më vlerën librit, duke e radhitur ndër dokumentet e rëndësishme të Fondeve të arta të literaturës mbarëshqiptare.

Ribotimi i këtij libri është një akt mjaft i qëlluar, sepse ai meriton të gjendet në secilën shtëpi drenicase, në rend të parë dhe tek çdo lexues e studiues shqiptar, në përgjithësi. Botimi i dytë, siç thotë edhe autori, është begatuar me të dhënat e reja nga defterët kadastral osman të Sanxhakut të Vushtrrisë të viteve 1477 dhe 1487, të cilët janë sjell nga Arkivi Shtetëror pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë dhe tani ruhen në Arkivin e Kosovës dhe me të dhëna të reja të marra nga informatorët e ndryshëm në disa fshatra të Drenicës.

Shpresojmë se edhe ky ribotim shpejt do të përpihet nga të interesuarit kureshtarë! Autorit i dëshirojmë punë të mbarë e suksese e librave të tij botime e ribotime të tjera!

HISTORIA NË PRIZMIN E KRONISTIT TË LUFTËS

(Azem Hajdini- Xani:Lufta e Artakollit, Prellovcit, Skënderajt dhe plani serbo-malazez për likuidimin kolektiv të shqiptarëve, prill 1941 (Dëshmi dhe kujtime të kronistit të luftës, 4),

Prishtinë, 2006)

Që nga lashtësia është thënë: Kur gjëmojnë armët, muzat heshtin! Ama, edhe në këto raste ka ndonjë penë që skalit ngjarjet e kohës dhe ashtu bën shërbim të dyfishtë, duke u bërë edhe dëshmitar besnik i tyre.

Dhe, siç na mëson kujtesa historike, ato shkrime bëhen burime kryesore për historiografinë. Për këtë nuk ka hamendje. Mjafton ta zëmë në gojë një shembull: Për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, deri sot, në literaturën e përbotshme janë publikuar rreth njëmijë shkrime të zhanreve të ndryshme, por bazament i të gjithave mbetet libri i kronistit të asaj lufte, Marin Barletit.

Çka do të thotë kjo?Një e vërtetë që nuk do koment! Kronikat dhe ditarët e luftës kanë qenë dhe mbesin

argumente të fuqishme për bërjen e historisë.Një rast të tillë konkret e kemi edhe sot këtu para nesh, e kemi kronistin e ngjarjeve më

tragjike të popullit shqiptar të ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, përjetuesin dhe mbijetuesin e ferrit shqiptar, masakrës së Tivarit, z. Azem Hajdini- Xani.

Krahas të tjerave, nga pena e tij e zellshme doli edhe seria e librave për Luftën e Drenicës dhe kryepersonazhet e saj, tribunin Shaban Palluzha e strategun Mehmet Gradica. Në to, më mirë se gjetkë, e mësojmë edhe një të vërtetë, që shpeshherë është mjegulluar, marrëdhëniet përherë të mira të dy vigajve të kësaj lufte. Mjafton të lexohet me vëmendje arrestimi i familjes së Shaban Palluzhës nga Gestapoja. Mehmet Gradica, si komandant xhandarmërie në Skënderaj, detyrohet të marrë pjesë në rrethimin e Shaban Palluzhës, por më parë i kishte çuar fjalë dhe ia kishte treguar shtegun e daljes nga rrethimi. Edhe kujdesi i tij për familjen e burgosur tregon afrinë e këtyre dy trimave...

Edhe libri që sot, në kuadër të krijimtarisë së tij po e përurojmë, “Lufta e Artakollit, Prellovcit e Skënderajt...” ecën në vazhdën e tyre dhe paraqet një monument përjetësie për periudhën më të ndërlikuar të historisë sonë, pranverën e përgjakshme të vitit 1941.

29

Page 30: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Artakolli dhe Drenica, sikurse vëllezërit siamezë, denbabaden ishin të pandara dhe të mekura me qumësht ambrozi nga zanat e Qyqavicës për të bërë luftëra mbrojtëse e çlirimtare kundër çdo pushtuesi që synonte trojet tona stërgjyshore.

Libri që kemi përpara, pa pretendime hulumtuese e studimore, por me përshkrime origjinale e autentike, pasqyron ngjarje, beteja e figura personalitetesh nga golgota shqiptare brenda asaj periudhe të ngatërruar të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Duke qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i shumicës së atyre ndodhive, autori sikur na i sjell në retrospektivë gjithë heroizmin, tragjikën, dredhitë, pabesitë, mashtrimet dhe hipokrizitë e kohës zezonë.

Sado që kjo periudhë nuk është edhe aq e largët, për ta mbuluar tisi i harresës, sepse ende kemi përjetues të gjallë të saj, shumica, në mesin e tyre edhe unë, nuk e kemi ditur se Lëvizja Antifshiste Demokratike për mbrojtjen e Trojeve të Shqipërisë Etnike në krye me Shaban Palluzhën, në bërthamë ekzistonte qysh nga prilli i vitit 1941. Këtë e mësojmë që në fillim të librit, për t’u bindur më tutje në organizimin dhe fuqinë e tyre, kur me sukses zmbrapsin hordhitë çetnike që kishin mësyrë Artakollin, dëbojnë forcat serboçetnike nga stacioni i Prellocit dhe ai i Skënderajt, për të vazhduar më vonë me përballje të njëpasnjëshme kundër formacioneve të shumta partizane serbe-sllavokomuniste e çetnike e madje, mjerisht, edhe kundër atyre shqiptare.

Gjysmën e dytë të librit e begatojnë dhe e bëjnë të larmishëm e mjaft interesant biografitë e mbi 26 dëshmitarëve e veprimtarëve të asaj periudhe, të cilët e zbërthejnë enigmën që për disa dekada ishte ngulfatur nga aureola mistike e krijuar nga pushtetit totalitar komunist. Këtu do ta përmend vetëm njërin prej tyre, plakun Asllan Dibran Jasharin nga Prekazi, prej të cilët edhe vetë mora shënime dhe më doli një fejton i mirë prej 40 faqesh. Pra, para nesh shtrohet një porosi e madhe: t’i shfrytëzojmë sa të mundemi këta arkiva të gjallë!

Pos tjerash, brenda faqeve të këtij libri, gjejmë edhe një Dokument fort të rëndësishëm, i cili zbulon planet djallëzore të Titos që, krahas Elaboratit të V. Qubriloviqit e Projektit të I. Andriqit, mendonte e vepronte për një spastrim të heshtur të Kosovës nga banorët autoktonë, nga shqiptarët. Fjala është për Marrëveshjen jugosllave- turke, të vitit 1953, të njohur me emrin “Xhentelimen”, e arritur mes Titos dhe përfaqësuesit turk Fuad Kuprilli, e cila përtërinte, jetësonte dhe sendërtonte Konventën e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve.

Meqë, asgjë në këtë botë nuk është e përkryer, edhe ky libër nuk kursehet nga mangësitë e paqëllimta. Këtë e ka të qartë edhe vetë autori, i cili paraprakisht edhe ka kërkuar falje, sepse kujtimet e veta dhe ato të bashkëkohanikëve, regjimi i egër serbokomunist për pesëdhjetë vjet rresht ia ka dalë që, deri diku, t’i zbehë e t’i mjegulloi. Tekefundit, vlerësimin më të mirë e bën gjykatësi meritor- lexuesi i nderuar.

Sidoqoftë, libri që tashmë e kemi në dorë, në vete ngërthen një material shumë të vlefshëm për historiografinë tonë, andaj autorit i dëshirojmë suksese të reja, në ndriçimin e mëtejmë të ngjarjeve të tilla, me urimin e përzemërt: Të punofshin mendja e dora, o baca Azem!

Ju faleminderit për vëmendje!

MIQËSIA E POPUJVE DHE ARDHMËRIA

(Hamit F. Gurguri: “Kur takohen flamujt”,”SHOTA”, Gislaved, Suedi, 2009)

(Fragment recensioni)

30

Page 31: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Historia e ka dëshmuar se arti, në përgjithësi, dhe letërsia, në veçanti, janë pronë e të gjithëve, e atyre që e duan me shpirt dhe u fle në zemër. Për këtë na bind edhe Hamit Gurguri, i cili, edhe pse jurist, nuk rresht se krijuari vepra letrare, kryesisht në prozë. Në këtë vazhdë ecën edhe dorëshkrimi me njëmbëdhjetë novela, të futura nën titullin e përbashkët ”Kur takohen flamujt”, të cilin e lexova me një frymë dhe dhashë mendimin që të botohet..

Titulli është mjaft simbolik dhe sugjestiv, i cili, në fillim, të ngjallë asociacione të ndryshme. Mirëpo, kur i bie në fund leximit e kupton porosinë e tij: takimi i dy flamujve, atij shqiptar dhe atij suedez, nënkupton takimin e dy popojve miq, e dy kluturave, e dy mentaliteteve që, sado të largëta gjeografikisht, janë shkrirë në një brum të përbashkët të ardhmërisë, të civilizimit evropian.

Edhe pse tematika e tyre është e larmishme dhe shtrihen brenda një periudhë njëshekullore të historisë sonë së përvuajtur, për çka secila qëndron me vete, prapë se prapë, shikuar hollë e hollë, ato sikur i përshkon një pe i kuq i akceptimit koherent me prirjen e tragjizmit individual e shoqëror dhe synimit drejt vendit paqësor e human, Suedisë. Miqësia e këtyre dy popujve, duke nisur që më 1909, nga studenti Petrit Konica e deri më 2008, kur mësuesja Shotë bashkon flamujt, shkon e forcohet si lajtmotiv qendror dhe ngritet deri në një gjakim shpirtëror a kult adhurimi.

Personazhet dhe ngjarjet e shumta, qoftë reale, qoftë të imagjinuara, të cilat autori i mishëron natyrshëm dhe i njeh fort mirë, që është për ta lakmuar, janë të qëlluara dhe mjaft interesante. Mirëpo, njëherësh, ato janë edhe aq të gjera, saqë brenda zhanrit të tij të preferuar është vështir të kapërdihen, andaj, herë- herë, niveli i realizimit të tyre artistik lë për të dëshiruar.

Sidoqoftë, tashmë, ky krijues e ka krijuar profilin e vet artistik dhe libri që së shpejti do ta kemi në dorë do t’i këtë admiruesit e vet. Shpresojmë dhe urojmë që pena e tij e palodhshme të vete duke u stërholluar edhe më, prej të cilës lexuesi kureshtar pret edhe vepra të tjera...

Galicë, 20. 8. 2008 FRAGMENT RECENSIONI

(Avdyl Uka: ”Mbrojtja e pragut të shtëpisë”, Prishtinë, 2009)

…Populli ynë i stërlashtë, denbabaden, jetoi në trojet e veta. Dhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e pagoi shtrënjtë, me gjak e me kokë.

Nisur nga kjo, mbrojtja e nderit familjar dhe e pragut të shtëpisë u bë kult adhurimi, duke marrë përmasa mitologjike. Cënimi i tyre do të thoshte vdekje. Mbase edhe më shumë se vdekje. Po, po, vdekje e shkuar vdekjes! Kështu e kishte kuptuar edhe familja Uka e Vushtrrisë, andaj, mu në kohën kur gjarpri i zi lëshonte helm mbytës mbi Kosovën martire, biri i saj, Avdyl Uka, qiti pushkë burrërore dhe zbardhi fytyrën e shqiptarisë…

Për rrjedhën e kësaj ngjarjeje, që atëbotë, më 1991, trandi gjithë vendin, mund të mësoni nga rrëfimet autentike të vetë kryepersonazhit, të futura nën një çati me emrin “Mbrojtja e pragut të shtëpisë”…

Vushtrri, 2009KUR DASHURIA MUND URREJTJEN

(Liridon Miftari: Dhjetë vezët e Dragoit Parkalipso, KOHA, Prishtinë, 2008)

31

Page 32: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Është kënaqësi dhe krenari e veçantë për të gjithë mësimdhënësit kur nxënësit e tyre arrijnë rezultate në mësime, por edhe më shumë kur ata kapërcejnë ato caqe dhe bëjnë emër duke lënë gjurmë edhe në krijimtarinë artistike. I tillë është edhe Liridon Miftari që sot na ka tubuar për të mirë, për ta përuruar librin e tij të parë “Dhjetë vezët e Dragoit Parkalipso”.

Kënaqësia ime është e dyfishtë, meqë unë, pos si nxënës, tashmë e kam edhe koleg, andaj, pasi më është besuar fjala, po e jap vlerësimin tim për librin dhe autorin.

Kushdo që e lexon librin “Dhjetë vezët e Dragoit Parkalipso” dhe nuk do ta dinte moshën e autorit, padyshim, do të krijojë përfytyrim tjetër për të, do ta mendojë më të rritur, më të pjekur, më të moshuar.

Pse e them këtë?!E them me plot arsye, sepse, niveli artistik dhe tematika e librit nuk përkojnë aspak me

moshën e tij. Shtjellimi i ngjarjeve, mbushur me situata, rrëfime e intriga misterioze të peridhës së mitologjisë helenistike dhe përmbyllja e tyre në dobi të së mirës, lë për t’u lakmuar edhe nga penat më të sprovuara. Dhe, ma thotë mendja, e gjithë kjo është rezultat i imagjinatës së tij të bujshme krijuese dhe i leximeve të shumta kureshtare nga kjo fushë.

Ngjarjet, edhe pse, të shumtën, rravgohen nëpër tisin e mjegulluar mitik e mistik, kanë një rrjedhë të mbarë dhe gjithmonë priren drejt pozitivizmit, drejt përmirësimit, për të kulmuar në një rrafsh konvencional të triufalitetit të dashurisë mbi urrejtjen, të së mirës mbi të keqen, të së bukures mbi të shëmtuarën...

Të gjithë personazhet, me përjashtim të Uran Shkrelit, dhe mbarë gjeografia e veprimeve rrëfimore janë ireale. Megjithatë, meritë e autorit është se ata emra e toponime i ka trilluar vetë, pa i huazuar e pa u mbështetur në tabanin e ndonjë mitologjie. Ata vërtitën nëpër labirinthet e botës së mistershme në kërkim të vezëve të Dragoit Parkalipsa.

Kryeheroi i romanit, PINOJA, të përkujton Odiseun homerik. Ai është këmbëngulës dhe, që nga momenti kur Lorosi ia lë amanet anijën dhe shtegëtimin, nuk ndalet së vepruari deri në fitoren përfundimtare. Në figurën e tij mishërohen natyrshëm dashuria, mirësia, pastërtia, guximi, sinqeriteti. Në përpjekje për të zbuluar fijën e lëmshit të enigmës e ndihmojnë që të gjithë shpirtbardhët, madje edhe sirenë Etona.

Gjatë aventurave të tij të rrezikshme e sakrifikuese, hasim episode të larmishme që në formë dromcash pasqyrojnë ngjarje nga më të ndryshmet. Ta zëmë, vlen të përmendet dashuria e Pinos me vajzën e bukur Aferozë, e cila, si një pe i kuq, e përshkon veprën fund e krye. Apo, më e qëlluar se të tjerat është rinjohja e tij me të motrën, Enegjininë, një motiv i njohur që nga lashtësia dhe shumë i përhapur në letërsinë tonë popullore dhe atë botërore.

Dashuria për librin, për diturinë dhe për çelësin e kësaj bote, mësimin, dalin të sublimuara suksesshëm në personazhin e vetëm të botës shqiptare, te Uran Shkreli. Ai është një njeri i vetmuar e i izoluar, që, edhe pse gjeni, të gjithë injorantët e marrin për të çmendur, një realitet i hidhur që historinë e përcjell në vazhdimësi. Vetëm përmes mësimeve që dalin nga librat e tij të shumtë zbulohet enigma që mban pezull gjithë ngjarjen: Dragoi i fundit, Parkalipso, katër ditë para se vdiste, dhjetë vezët e tij i fshehu në një shpellë të malit Antër. Ato ia la dhuratë njerëzimit, por e pengonin malin për t’u rritur, andaj mali, po nuk u lirua prej tyre, do t’i mallkonte njerëzit. Mirëpo, për t’i zbuluar ato, duhej gjetur harkun dhe shigjetën e artë.

Uran Shkreli, edhe kur po jipte shpirt nga dora e Morosit shpirtzi, thotë: Unë po shkoj, por po ua lë pas dritën që gjithmonë do t’u ndriçoj! Këtu edhe konsiston poenta e librit se çelësi i kësaj bote është libri!

Dhe, rrjedha e ngjarjeve pëson thyerje, enigmën e zbulon dikush tjetër, e zbulon ajo që personifikon urrejtjën dhe smirën, e zbulon Heberona e Re. Por, pushteti i saj tiranik, qe

32

Page 33: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

jetëshkurtër. Sakaq, në skenë del shpëtimtari i vërtetë, Pinosi. Ai, në dyluftim, e plagos Heberinën e Re, e cila, para se të vdes pendohet, duke iu dorëzuar e tëra Pinosit e duke thënë se mallkimi i vërtetë është: Ta urresh dashurinë!

Një përfundim të ngjashëm nxjerr edhe autori kur thotë: Triumfoftë gjithmonë dashuria mbi urrejtjen, lakminë, pasurinë, pushtetin!

Një mësim i mirë për të gjithë e përgjithmonë!Prandaj, duke e përmbyllur fjalën time, edhe njëherë autorit, i cili premton shumë, i

dëshirojë jetë të gjatë dhe suksese në mësime e në krijimtari!Ju faleminderit për vëmendje!

Vushtrri, më 7 maj 2010

.......................................................................................................................................................

Komente- Letra .......................................................................................................................................................

PLUMBAT E “DEMOKRACISË” PËRGJAKEN RRUGËT E PRISHTINËS

Më mirë të vdesësh në këmbë,se sa të jetosh i gjunjëzuar.

(Popullore)Demokracia.Një fjalë e bukur, e ëmbël dhe e butë, të cilën, ne shqiptarët, në përgjithësi e kemi ëndërruar

me shekuj. Dhe, më në fund, pas gjithë atyre përpjkjeve e sakrificave, sikur e arritëm të uruarën. Madje-madje, ne në Kosovë, një demokraci të shumëfishtë. Demokracia e gjithë botës u zbraz si me gurgule në Kosovën tonë të vockël, sa një lagje kushërinjsh në periferi të Pekinit.

- Lum kush do ta presë e do ta gëzojë atë ditë!- shpreheshin ata që dhanë edhe jetën për të.- Lum për ne!- uruam ne mjeranët e gjallë, pa e ditur se do të na dilte për maje të hundës.Vallë, nga i gjithë ky si mallkim historik?!!!Mbase morëm në thua herët, kur po bënim çapin e parë prej çilimiu. Po, po, mu atëherë, në

të feksur të ditës së bardhë. Një hoxhë i vjetër drenicas që në ditët e para u kishte thënë luftëtarëve të lirisë se, edhe pse është e ndaluar, po të më rrokte zori, do të shkelja edhe Kur’anin, do të shkelja edhe bukën, por kurrë nuk do të shkelja mbi gjakun e dëshmorëve të lirisë!

- Po ju ç’zor patët, ore të uruar, që gati me të dy këmbët shkelet mbi atë gjak!- do të pyeste hoxha, po të qe gjallë, sepse edhe ai vetë ra dëshmor në betejat e marsit 1999.

- Hiç fare!- do të gjegjeshim, më shumë me rrudhje krahësh, pa ditur t’i japim përgjigje, edhe pse mbi kurriz po e ndjemë atë si mallkim që po na përcjell si ogur ndjellazi.

- O popull liridashës e liribërës, këndellu, bëji sytë katër dhe merre rrugën e mbarësisë, sepse Atdheu është në rrezik!!!

Kështu sikur më vegohen ca zëra nga nëndheu, nga varret e të parëve e të luftëtarëve të lirisë. Odiseu dëgjonte zërin e sirenave magjepse që e ftonin në ishullin e vdekjes, por të tjerët i kishin mbyllur veshët me dyllë dhe çanin përpara nëpër ujërat e trazuar nga Posejdoni idhnak.

33

Page 34: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Bjeri kah të duash dhe prapë nuk ke derman pa u takuar me të madhin Faik Konica, i cili thoshte: Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet dhe e fundosën politikanët!

Aman, aman sa keq! Të vije për të plasur nga marazi i shkretë me ca politikanë tanë kokëgdhe. Që nuk kanë gjë në dorë, e dimë të gjithë, edhe kalamajtë, dhe i arsyetojmë. Por, kur krekosen dhe të pispillosur si gjelat e detit, duke na dhënë dushk për gogla, nuk durohen dot, ore të keqen vëllai.

Dhe, pika-pika mbushet pusi!Pavarësia jonë- mollë sherri e dardhë me bisht.Pakoja e z. Ahtisari si Kutia e Pandorës. Nga gjithë ato folje e përfolje, ngeli vetëm ajo e

fundit- Shpresa! Shpresa dhe ëndrrat.Obobo!!!A jetohet me to?!Jo, ore jahu, jo!Ah, më falni, se u nxitova. Jetohet, si nuk jetohet. Me shpresë jeton populli, ndërkaq me

ëndrra jetojnë politikanët!Ama, gjaku që vlon, nuk duron shumë. Ai shpërthen e brufullon si vullkan i pashuar kundër

padrejtësive, sepse nuk beson në ëndrrat syhapur e ditën për diell.

Jo negociata- Vetëvendosje!

Kjo është motoja e atyre që për datën 10 shkurt 2007 organizuan demonstratë të qetë e paqësore nëpër rrugët e kryeqendrës sonë.

Asgjë e keqe, do të logjikonte çdo mendje normale e botës së qytetëruar. Kështu veprohet kudo në globin tokësor. Një shprehje e pakënaqësisë në mënyrë demokratike.

Dhe, në orën 14, sheshet dhe rrugët e Prishtinës gumëzhinin nga njerëzit e moshave, gjinive e profesioneve të ndryshme. Të gjithë kishin një hall e një brengë: Fati i Kosovës martire, që pas një shekulli robërie, sërish ishte vënë në shtratin e Prokrustit!

Mirëpo, sakaq shkrehu si moti për se kthjelli. Turmës së qetë ia kishin zënë rrugën forca të shumta policore. O Zot, çfarë paradoksi! Sërish të huajt, në bashkëpunim me tanët, po na e cenonin lirinë e lëvizjes e të shprehjes. Jo vetëm kaq. Ata po kërkonin edhe sherr. Si duket do të hakmerreshin në djelmoshat me të bardha, të cilët më 28 nëntor 2006 kishin skuqur muret e ndërtesave qeveritare.

Hajde mendjekrisur, hajde! Ata me ngjyrë e këta me gjak!Keni parë kështu?!Jo, as në filma horror!Kontrast çmendurak: Ngjyra dhe Gjaku!Dhe, pa një, pa dy, plasën bombolat me gaz lotësjllës, krisën armët me plumba sferikë. Një

armatë e tërë, me mjetet më të përsosura kundër njerëzve duarthatë...Në fillim, gati nuk më besohej. Fët e fët mendja më fluturoi në Pranverën ’81 e në vitet e

mëvonshme, kur demonstronim kundër regjimit shtypës serbosllav. Një copë herë i blova dhe i krahasova në mendjen time. Për çudi, ato më dilnin si të klonuara, identike. Madje, shikuar hollë e hollë, këto edhe ua kalonin atyre, ishin më të sofistikuara e më të përsosura. Ta zëmë, atëbotë nuk qe përdor shumëtytëshi dhe rrallëherë është qëlluar me plumba drejt në kokë e në fytyrë...

34

Page 35: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Tek kur më ranë njerëzit e përgjakur para këmbëve, erdha në vete dhe mora kthesën e parë pas hotel “Ilirisë”.

Sheshi “Nenë Tereza” për tri orë rresht u shndërrua në arenë gladiatorësh. Kudo tym, flakë, gjak...Autoambulancat, me sirenat alarmuese, bartnin sa mundnin të plagosur për në Emergjencë. Gjaku i njomë i rinisë sonë skuqi asfaltin e zi. Plumbat e “demokracisë” shitonin më keq se ata të tiranisë. Policët ndërkombëtarë, të ardhur nga anë e botës e të dalë nga gjene të prishura fisesh endacakësh, lëviznin si robotët pa ndjenja dhe shfrenin pamëshirshëm mbi njomëzakët sypatrembur, që nuk kërkonin gjë tjetër pos atë që na takonte: PAVARËSINË.

Rrugët dhe sheshet u skuqen nga plumbat e demokracisë.Por, nuk e di a u skuqen ata që përdorën dhunën, ata që morën jetët, ata që plagosen mbi

tetëdhjetë veta!!!A thua a do t’i vete mendja ndonjërit nga eprorët a qeveritarët që të skuqen, makar kur të

shkojnë në varrimin e të vrarëve e në ngushëllimin e familjarëve të tyre, apo, Zoti mos e dhëntë, të ofrojnë dorëheqje nga postet e tyre?!!!

Kurrë nuk e besoj një gjë të tillë! Ata që kanë ardhur janë të pacipë fare e tanëve ka zënë t’u griset e shkreta. Si zakonisht, edhe kësaj here, do të luhet loja e strucit dhe do të vijë në shprehje logjika sllaviste: secila çudi zgjat veç tri ditë!

Edhe këta rreshta, që më dolën nga zemra, gjatë përjetimit të drejpërdrejtë të atyre skenave tmerruese, besoj nuk do t’u pëlqejnë atyre që e kanë mizën nën kësulë dhe, nëse pranon t’i botojë ndonjëra gazetë, e do të lexohen nga ata, ka gjasa të prekën në “sedër”...

Bilanci matematikor i asaj dite qe: Tetëdhjetë të plagosur e dy të vrarë: Man Balaj nga Podujeva dhe Arben Xheladini nga Prishtina. Dëshmorët më të rinj të përpjekjeve tona për Liri, Pavarësi e Bashkim Kombëtar edhe njëherë trokitën ashpër në veshin e shurdhër të demokracisë botërore. Ata që bënë krimin, rumunët, ikën pa ferrë në këmbë...

Paqin faqën e zezë dhe ndjenja e fajësisë i mbuloftë edhe në varr!!!

Prishtinë, 15 shkurt 2007

PËR FLAMURIN KUQEZIPër Flamur e për Atdhe,Japim jetën si me le...

(Populli)Flamuri!Një emër krenarie, që në vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen për

mrekulli: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi të gjitha sakrificat tona shekullore për liri e pavarësi.

Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi. Ngjyra që flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak. Flamuri ynë histori në vete. Pas atij të Danimarkës, më i vjetri në Evropë. Sa bukur! Sa krenari! Sa madhështi! Mbi pesë shekuj jetë e rezistencë. Për herë të parë valoi në Krujën legjendare. Ishte 28

Nëntori 1443. Ditë e mbarësisë që u skalit përjetësisht në faqet e historisë sonë. Plot njëzet e pesë vjet rresht frymuan lirshëm trojet e Arbërisë dhe mbarë krishterimi evropian. Por, sakaq, fatkobe të

35

Page 36: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

tjera u rrokullisen drejt nesh. Barbarët sërish u vërsulen këtej, duke përlarë çdo gjë nga Etnosi ynë. Edhe flamurin e përpiu vala shkatërrimtare...

Dhe, kur të mallkuarit menduan se ai humbi e treti përjetë, ngjau katarzisi në shpirtrat tanë. Mendjendrituri ynë, i madhi Faik Konica, duke qëmtuar thellë e thellë në histori, e rizbuloi dhe, pas katërqind e ca vitesh, sërish në trojet tona valoi Flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut...

Koha dhe ngjarjet rridhnin lumë. Të robëruarit kërkonin atë që u mungonte, L I R I N Ë. Atdhetarët tanë nuk pushonin së vepruari. Me penë e me pushkë, brenda e jashtë. Çetat çlirimtare kishin mbushur malet. Qielli i Kosovës përflakej nga betejat e pareshtura. Këtij djepi të shqiptarizmës i takoi fati ta përgatiste edhe terrenin e shpalljes së Pavarësisë. Në gjakun e derdhur brenda viteve 1910-1912 zuri embrion shteti i vockël shqiptar...

Dhe, më në fund, ditë e bardhë agoi. 28 Nëntor 1912. Vlora kishte festë, ajo do bëhej nuse dhe tundej e hidhej nga gëzimi. Po hynte në histori për të ngelur legjendë. Plaku shtatëdhjetëvjeçar, Ismail Qemali, po dridhej nga entuziazmi. Mezi e mbante në dorë flamurin e Marigonës, që e kishte qëndisur brenda natës. Brohoritjet e fuqishme: Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!- e ngazëllyen edhe më flokëthinjurin. Me mund nguli shtizën në ballkonin e shtëpisë së vjetër stërgjyshore dhe masës së pafund iu drejtua:

“-Vëllezër shqiptarë!...Ja, pra, ky është Flamuri ynë...Sot dhe këtë minutë Kongresi shpall MËVETËSINË E SHQIPËRISË...”

Flamuri ynë i shenjtë, edhe në trojet e mbetura jashtë kufijve londinez, vazhdoi jetën e tij të përvuajtur nëpër arkat e nusërisë, në djepat përplot e në zemrat e ndrydhura të kosovarëve të panënshtruar. Ai veçan qëndroi krenar në ballë të çetave çlirimtare te Shaqir Smakës, Azem e Shotë Galicës, Bajram Currit, Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës, Ukshin Kovaçicës, Tahir Mehës e shumë e shumë luftëtarëve tjerë, të cilët kurrë nuk u pajtuan me robërinë.

Edhe më vonë i njëjti avaz. Rrahje, burgosje, vrasje. Qëndresë, heroizëm, pathyeshmëri. Sa e sa gjak u derdh për këtë të shenjtin e të shtrenjtin Flamur! Mësuesi atdhetar, Fazli

Greiçevci, vulosi dashurinë për këtë simbol kombëtar.Dhe, fare në fund, edhe këtyre trojeve u buzëqeshi fati. Më 28 Nëntor 1955, në Prekaz

ngjau mrekullia, u lind Adem Jashari, njeriu që do ta ndërrojë rrjedhën e historisë. Edhe shumë fëmijë u lindën atë ditë, edhe shumë djepa u nanurisën, por vetëm ky kishte dhuntinë e shqiponjës. I ati, mësuesi Shaban Murat Jashari, e mbështolli me flamurin kuqezi dhe duke ia vënë armën në djep i uroi fat në rrugën e madhe të lavdisë. Kjo nuk qe rastësi. Jo, jo, kjo qe një mrekulli, që rrallë përsëritet nëpër shekuj...

Dhe, kështu, me këtë Flamur u mishëruam dhe u bëmë NJË Me të jetonim, me të gjallonim, me të mbijetonim. Për të sakrifikonim e për të vdisnim. Me të kudo: në lindje, në dasma, në vdekje. Ai përherë në ballë të luftërave tona çlirimtare.

Po me këtë Flamur fituam edhe LIRINË, të cilën sot po e gëzojmë!!! Kryekomandanti ynë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili më shumë së askush tjetër u identifikua me të, po me këtë Flamur e nisi dhe e mbrojti dinjitetin tonë kombëtar. Me fjalë të tjera Flamuri është vetë jeta. Pa të nuk mund ta paramendojmë fare ekzistencën. Edhe më parë patën provuar të hedhin ndonjë njollë përmbi Të, por nuk i duroi dot, shpejt i hodhi si lecka të pavlera.

E sot, pas 564 vjetësh, ç’duan vallë?!!!Ne, asgjë. Tekefundit, Populli jo. Ai, asgjë nuk do më shumë së të tjerët dhe asgjë nuk do të

durojë që të bjerë ndesh me pastërtinë e Tij kombëtare. Jo, ore jo! Nuk mund të heq dorë dot nga shpirti i vet, nga pjesa kryesore e qenies së tij, pa të cilën nuk mund të rrojë as edhe një ditë! Jo që

36

Page 37: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

është i prapambetur, arkaik e folklorik, siç edhe mund të mendojë ndonjë miop trurrjedhur, por mu pse është autokton, heroik e autentik.

- Këtë po e duan të tjerët, arsyetohet dikush tjetër. - Ani, ata lë ta bëjnë dhunshëm. Çdo gjë e dhunshme është e përkohshme dhe e

paqëndrueshme. Tanët, dihet botërisht se nuk kanë gjë në dorë, por, mjerisht, të verbuar nga lakmia a mosdija, herë-herë bëhen rrahagjoksë dhe ia kthejnë grykën vetes, siç thoshin të vjetrit.

- Ah, sa keq! - Veç mos të harrojnë së ngado që të pështyjnë në gjokset e tyre u bie pështyma! Edhe

konkurruesit për bërjen e një “Flamuri”të tillë, pa asgjë kombëtare, nuk di ku e marrin gjithë atë vullnet e gjithë atë guxim!!! Mbase, edhe ata nuk e bëjnë me gjithë zemër, por nga babëzitja për t’i marrë ca para!!! Sakaq, seç mu kujtua Ernest Koliqi dhe libri i tij “Tregtar famujsh”! Është mirë që edhe ata ta lexojnë këtë vepër apo skicën e Nonda Bulkës “Njëqind flamurë pa një”.

Hajde botë, hajde! Hiç nuk ma merr mendja se do të ndjehet mirë akëcili, që do ta fitojë konkursin dhe që nesër do të thuhet: Ja Flamuri i filanit!!! Jo, jo, veçse kjo do të zgjasë fare pak, ai flamur ka për të qenë jetëshkurtër.

Vallë, cili popull, me dëshirë, do të hiqte dorë nga simboli i vetë kombëtar?!!!Asnjëri, as edhe pjesëtarët e fiseve që ende komunikojnë përmes gishtërinjve!Andaj, ç’kërkoni nga ne, zotërinj të nderuar?! Mos na ngushtoni deri aty ku nuk do të

duronit as vetë! JU zotërinj kërkoni prej nesh të pamundurën, na thoni ta mohojmë vetveten!!! Nuk jemi aq naivë sa na pandehni. Jo, jo. E dimë që shteti i ri kërkon edhe një Flamur të ri.

Dakord. Edhe ne pajtohemi me ndonjë ndryshim të arsyeshëm. Ama, jo të heqim dorë nga

simbolika thelbësore, nga ngjyra kuqezi! Kjo do të thotë të heqim dorë nga gjaku ynë i derdhur nëpër shekuj. Ah, na falni, këtu nuk mund të pajtohemi kurrsesi!!! Kjo është e tepërt. Edhe nëse ne të gjallët i mbyllim sytë dhe bëjmë sikur pajtohemi, një gjë të tillë nuk do ta lejojnë të pavdekshmit, ata që dhanë jetën mu për këtë Flamur, DËSHMORËT! Mallkimi i tyre do të na zërë dhe më nuk do të na lëshojë përjetë!!! Sigurisht, një gjë të tillë nuk do ta pranonit as ju për veten Tuaj! Bëhuni realist dhe pranojeni këtë të vërtetë. Mos na sakrifikoni sërish për teke të atyre që historikisht e kanë në shpirt ligësinë dhe gjakpirësinë! Edhe kësaj here, nëse nuk i keni kuptuar hilet dhe djallëzitë e tyre, më kurrë s’do t’i kuptoni! E ne shqiptarët, që nga lashtësia jemi udhëhequr nga parimi: Atë që nuk e do për vete mos ia bëj askujt! Është mirë që edhe Ju të mos i gjykoni punët në stilin: E drejta në anën e të fortit! Zotërinj të respektuar, Ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë dhe që po bëni për ne, por, nëse doni ta qetësoni këtë Ballkan të trazuar, mos na ngacmoni, duke luajtur me nderin dhe sedrën tonë. Mos na i shprushni plagët, që ende kullojnë gjak. Ne për to (Flamur, Besë e Dinjitet) jetojmë dhe për to edhe vdesim! Pra, kujdes!!! Për çdo gjë që do të ndodhë, ne nuk jemi fajtorë! Atë po na imponojnë rrethanat, po na e impononi Ju, andaj edhe përgjegjësia bie mbi Ju!

Edhe njëherë kujdes, sa nuk është bërë vonë!!!Galicë, 10 korrik 2007

BABAZOTËT RRAHAGJOKËS

Virtyti është fitorja e shpirtmadhësisëmbi interesin.

(Levis)

37

Page 38: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Kujtesa njerëzore, që nga lashtësia, gjërat me vlerë e të vërtetat i ka ngulitur thellë në korën trunore dhe i ka bartur vath në vesh deri në ditët tona. Ta zëmë, gjithmonë e jetës është thënë: Çdo kohë i ka heronjtë e vet!

E saktë! E mrekullueshme! Ata janë nderi dhe krenaria e secilit popull dhe e secilit vend. Gjaku i tyre vulos fatin e

historisë. U lumtë! Krahas tyre qëndrojnë edhe njerëzit e mirë: mentarët, urtakët, besnikët, bujarët, punëtorët,

trimat, atdhetarët...Por, mjerisht, çdo kohë dhe çdo vend i ka edhe batakçinjtë e vet: syleshkot, trutharët,

kodoshët, mendjekrisurit, hilexhinjtë, puthadorët, sehirxhinjtë, smirzinjtë, matrapazët, dashakëqinjtë, lavdaçët, fjalamanët, thashethemxhinjtë, grinavecët, inatçorët, kokëgëdhenjtë, burravecët, tinëzarët, mizantropët, shtinësit, gojëkëqinjtë, spiunët, mburravecët, shpirtshiturit, tradhtarët...

Edhe vendi ynë, i djeshmi dhe i sotmi, kurrë nuk mbeti pa këto karaktere të liga. Mirëpo, kësaj radhe do të merrem me ata, që, për momentin më janë bërë halë në sy dhe më duken të rrezikshëm e që më lart nuk i zura fare në gojë, me babazotët rrahagjokës.

Ah, sa shumë që janë! Jo, në fakt, në numër, nuk janë edhe aq shumë. Pa, pa, pa- ç’dërdellisë edhe kjo rradakja ime! Nuk janë shumë, mbase mund t’i numërosh

vetëm me gishtat e duarve, ama, mjafton që janë në ballë të oxhakut. Janë ajka e shoqërisë apo babazotët e kombit- siç i thonë vetes ata derëzinj.

Dhe, ke parë ti vëllaçko, koka sado e vogël që është e udhëheq gjithë atë alamet trupi. Sherri i kokës, të shumtën, vuajnë edhe këmbët e shkreta. Po, po, vuajnë dhe heqin të zitë e ullirit pa pikë faji. Kështu po i ngjet edhe popullit tonë të gjorë. Ata fol e llomotit, ai dëgjo e hesht. Ata krekosen e rrahin gjoks e ai punon dhe e mban frymën nga kureshtja.

- Ju lutëm keni durim! Punët e mira e punët e mëdha bëhen ngadalë! Pse nuk i besoni asaj fjalës: Avash, avash, qengji bëhet dash! Ajo që e kemi pritur me vite e shekuj, nuk është larg. Ajo ditë veç sa nuk ka aguar. Kjo është punë e mbaruar. Është çështje jave a dite!- pohojnë me plot gojën babazotët rrahagjokës, duke u fryrë si gjeldetat para foltoreve e para mediave.

Dhe, të gjithë, i madh e i vogël, tërë sy e vesh, presin e presin. Presin dhe shpresojnë. Shpresa është e vetmja që pati ngelur në fundin e kutisë së Pandorës. Ajo është shpirti i botës, ajo e mban gjallë njerëzimin.

Vuan dhe pret skamnori, i cili nuk ka bukë për kalamajtë cullëshpluar! Vuan dhe pret i papuni, i cili u lakmon atyre që lozin pamëshirshëm me djersën e tjetrit!Vuan dhe pret jetimi, babai i të cilit ka ngelur në majat e Alpeve Shqiptare, në vijën e

kufirit të mallkuar! Vuan dhe pret Nënëlokja me duar në gji e me sytë e përloshur drejtuar nga dera e oborrit! Vuan dhe pret motra shamizezë për vëllain që ende nuk ia di as varrin!Vuan dhe pret vëllai vëllain që ende dergjet prapa grilash! Vuan dhe pret gruaja eshtrat e të shoqit tretur diku në dheun e barbarëve!Vuan dhe pret Kosova!

Vuan dhe pret Shqiptaria!Pra, të gjithë presin e presin. Presin dhe heshtin.

38

Page 39: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Heshtin dhe vuajnë. Pritje, heshtje, vuajtje. Sa keq! Vetëm dikush nuk pret, vetëm dikush nuk vuan, vetëm dikush nuk hesht. Ata janë babazotët rrahagjokës!!! Ata, jo që nuk heshtin, por, përkundrazi, gjuha e tyre kur nuk zë vend në gojë. Me t’u

dhimbs e shkreta gjuhë, edhe pse është prej tuli dhe vete kah të duash. Flasin e flasin. Aq më keq, flasin edhe çirren edhe për gjëra që nuk varën prej tyre. Caktojnë data e ditë për Nusen me emrin PAVARËSI! Ata ende ndërtojnë kulla prej rëre, të cilat shkrihen para se t’i prek një valëz e vockël dhe shtirën sikur po luftojnë me mullinjtë e erës. Donkishotët e mjerë! Flasin me një tonalitet kinse autoritativ e aktrojnë me gjeste e me duar prej artistëve holivudianë. Paksa i pengojnë xhepat e fryrë, por ia dalin mbanë. Ua bëjnë qejfin padronëve, të huajve që na u bënë zot shtëpie (Lidhe kalin ku të thotë zotëria!), dhe u hedhin hi syve e ua bëjnë mendjen vërdallë atyre që ua kanë besuar mandatin.

Hajde kokë, hajde! Të gjorët miopë! Ende me avazin e vjetër e të tejkaluar. Ehu, po tashmë sikur i doli boja

asaj kënge! Sazet kanë filluar të lozin ndryshe. Tashmë ka nisur këngë e re, kënga për Nusen e Praruar me emrin BASHKIMI KOMBËTAR!!!. Aman, aman! Oratorisë së tyre do t’i lakmonte edhe vetë Ciceroni i lashtë. Veçse, këtu ekziston një ndryshim i madh. Fjalori i tyre është aq i varfër sa s’bënë. Ato pak fjalë që i dinë (ca zor që i kuptojnë edhe vetë), i përsërisin vazhdimisht, sa i kanë mësuar përmendësh, si papagajtë. Shumë prej tyre tashmë i kanë mësuar edhe fëmijët dhe i mërmërisin para tyre. Kjo ka një të mirë, tregon se mësuesin e latinishtes e kanë pasur të suksesshëm, sepse nuk e kanë harruar atë thënien e vjetër së përsëritja është nëna e dijës!

Çudi, edhe kur gabojnë, nuk skuqen fare. Mbase kanë të drejtë, sepse aq shumë gabojnë sa përherë do të ngelnin të skuqur spec. Më falni, që të mos u mbetët hatri e të mos më marrin mëri, më mirë është të themi, rrallëherë ia qëllojnë. Edhe atëherë, si pula qorre: njëqind herë tokës, njëherë kokrrës.

Vallë, a shikohen ata ndonjëherë në pasqyrë?!Hi-hi-hi,- do të qeshet ndonjëri përplot ironi, duke më marrë për të krisur. - Ç’janë këto llafe, ore jahu, po ata gati gjithë kohën e kohës e kalojnë para pasqyrës! - Nejse, nejse, unë nuk e pata të frizurat, kostumet e të kollaret e tyre, të larmishme e tërë

shkëlqim. Aman, të keqën vëllai, mos më ngatërro se unë e pata gjetkë...- Kur nuk ke pasqyrë mbushe një enë me ujë dhe këqyre veten,- më qortonte ime gjyshe,

ndjesë pastë, kur pahiri bëja ndonjë proçkë prej çilimiu naiv.Po mirë, nëse ata nuk e shohin veten, a është dikush që duhet t’i shoh ata?! Sigurisht po.

Pikë së pari ata që rrinë afër tyre dhe që të babëzitur, vjelin fruta e fruta në bashqet e tyre të begata. Prapë u tregova çilimi e shkuar çilimiut. Kush është ai që e prish grazhdin e vet?!!! Nga soji i tyre, askush!

Tekefundit, ata duhet t’i shohim të gjithë. Po, po, të gjithë, sepse pasojat e veprimeve dhe sjelljeve të tyre të pamatura po i vuajmë të gjithë. Apo, mos po sillemi e po veprojmë si në atë përrallën e moçme, kur mbreti shëtiste rrugës lakuriq e askush nuk kishte guxim t’ia thoshte të vërtetën! Sot, mbase, është ndryshe, është tjetër kohë dhe frika nuk e ka krejt fajin. Atë e kanë zëvendësuar: interesi, lakmia, smira, ligësia, pasuria, pangopësia...

39

Page 40: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Dhe, fare në fund, këtë shkrim, që doli vetvetiu nga përditshmëria jonë e hidhur pelinë, dhe që nuk ka prirje tendencioze, do ta ilustroja me një anekdotë: Nastradin Hoxha vajti në një katund si imam xhamie. Kur erdhi koha e namazit, hipi në minare për ta thirrë ezanin, por nuk dinte. Namazxhinjtë pritën e pritën dhe kur u mërzitën i thanë: Mirë, hoxhë efendi, nëse nuk di me këndue, a di me zbrit poshtë!

- No comment!!!- O Zot, fali mëkatënorët!- do të luteshin sërish shumica, edhe pse babazotët rrahagjokës u

kanë ardhur në maje të hundës dhe që ende nuk janë në gjendje të provojnë diç për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese.

- O Zot, mbushi mend e falja një grimë guxim deleve të grigjës së Perëndisë, që një ditë të lirohen nga durimi e vuajtja prej oshënari !!!- do të lutej, në anën tjetër, çdo mendje e kthjelluar.

Galicë, 6 gusht 2007VUSHTRRIA NDERON ÇAMËRINË

Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve,bën punën e hyjnive.

(Plutarku)Çamëria!Një emër që në vete ngërthen: dashuri, krenari, atdhetari, heroizëm, dhembje, tragjedi. Një copë e shkëputur dhunshëm nga shtati ynë i gjymtuar, pa të cilën nuk ka se si të

funksionojë normalisht.Çamëria, një plagë që kullon gjak e që dhemb shumë. Pa Kosovë e Çamëri nuk ka as Shqipëri!Një e vërtetë e pamohueshme. Kosova që deri dje ka hequr shumë e ndjen më së miri fatin

e vëllezërve të vet çamë. Dashuria për ta është aq e madhe, është aq e pashuar, saqë është ngritur në ideal jetësor.

Këtë ndjenjë e ka edhe Vushtrria e lashtë e Hasan Prishtinës. Letërnjoftimi më i ri i saj (emërtimet) përmbledh në vete gjithë historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë Etnike. Komisioni që unë drejtova, Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve të Vushtrrisë, e ndjeu si obligim kombëtar që t’i nderojë çamët duke i vënë një rruge të qytetit emrin ÇAMËRIA.

Përveç fatit tragjik ende të pazgjidhur të kësaj treve heroike, vushtrriasit i nxiti për një akt të tillë edhe manifestimi gjithëkombëtar “Takimet e poeteshave shqiptare- Vushtrria 2008”, ku vendin e parë e zuri pikërisht poetja çame, znj. Fatime Kulli. Kështu lidhja Kosovë- Çamëri u fuqizua edhe më për të mbërritur aty ku dhemb dhëmbi- Bashkimin tonë Kombëtar!

Unë, personalisht dhe në emër të Galicës së Drenicës heroike, shfrytëzoj rastin për ta uruar dhe përgëzuar edhe gazetën “Ndryshe”, e cila po bënë punë të mëdha në paraqitjen e vlerave historike e nacionaliste që shpiejnë në realizimin e aspiratave tona shekullore dhe në sendërtimin e amanetit të brezave liridashës, pra në BASHKIMN KOMBËTAR! Kjo gazetë është e të gjithë shqiptarëve, andaj e duam edhe ne në Kosovë. Ju lutemi gjeni formë për ta shpërndarë për çdo ditë edhe këtej!

Nderim i veçantë i takon drejtorit të saj, z. Bashkim Nikolla, i cili si atdhetar sypatrembur, i dha hapësirë të mjaftueshme Apelit të poeteshave shqiptare, hartuar e nënshkruar nga Fatime Kulli, (në Kosovë ende nuk e ka publikuar asnjë gazetë) me të cilin u drejtohen organeve më të larta shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë që sa më parë ta bëjnë të mundur kthimin e eshtrave të heroinës Shotë Galica në Galicë, ku e pret varri i zbrazët pranë bashkëluftëtarit dhe bashkëshortit, Azem Galica!

40

Page 41: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Edhe njëherë: E gëzofsh emrin ÇAMËRI!Urime gazeta “Ndryshe”!Të lumtë Bashkim Nikolla!Të lumtë Fatime Kulli!Të lumtë Redaksi!

Rroftë Shqipëria e bashkuar me kufijtë e saj real!Vushtrri, nëntor 2009

QYTETARË TË NDERUAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Një atdhe përbëhet nga të vdekurit që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë. (Renan)

Historia jonë, në përgjithësi dhe, lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kamandanti legjendar, Adem Jashari, në veçanti, ishte sa e dhimbshme aq edhe krenare.

Është krenare, sepse gjithmonë qe e drejtë dhe çlirimtare. Kurrë askujt nuk i ramë në qafë, por përherë i mbrojtëm trojet tona stërgjyshore nga grykësitë e ndryshëm lakmiqarë, veçan të atyre që erdhën nga stepet karpatiane, nga serbët e pabesë.

Edhe dhimbja qe e madhe, ngase e paguam shtrenjtë e me gjak. Pa u kredhur në histori, vetëm në luftën e fundit 1998/ 99, dhamë mbi 10.000 viktima, mbi 2000 dëshmorë, shumë të zhdukur, shumë të plagosur, shumë invalidë, shumë të sakatosur e të dhunuar, shumë të dëbuar, shumë të traumatizuar. Sa u pëkëtë dëmeve materiale, mos të flasim fare, humbëm çdo gjë që patëm mbi dhe, madje edhe themelet e shtëpive.

Dhe, e gjithë kjo e keqe erdhi nga një përbindësh i pangopur me emrin Serbi!Por, a mjaftojnë fjalët për ta dënuar fajtorin që tashmë e njeh mbarë globi ? Jo. Fjalët i merr era, shkrimet mbesin,- thonë latinët e lashtë. Ne, mjerisht, në këtë drejtim,

jemi të mangët. Më shumë jemi të prirë të flasim se sa të lëmë gjurmë në letër, pra të shkruajmë. Që sa kohë ka kaluar ajo zezonë llahtarie e ne ende nuk kemi dosje të kompletuar për gjithë ato humbje! Gjyqet e drejtësisë botërore nuk bëhen duke u bazuar në fjalë. Ato duan fakte e argumente të shkruara. Kam lexuar diku se një gjykatës i njohur botëror thoshte: “Ma jepni një gjysmë faqeje të shkruar dhe unë, edhe më të pafajshmin do të mundem ta dënoj”.

Sidoqoftë, në mesin tonë kurrë nuk kanë munguar idealistët, që me altruizmin e tyre nositian, u vunë në shërbim të atdhetarizmës. Kështu vepruan edhe juristët drenicas: Jahir Bejta, Kadri Osaj e Bekim Veliqi, të cilët, këto ditë formuan Shoqatën: Organizata Joqeveritare Bamirëse “NGRITJA E ZËRIT” në Skënderaj. Siç mësojmë nga Statuti i saj, qëllimi kryesor i saj është t’u dalë në ndihmë të gjithë të dëmtuarëve nga lufta, duke grumbullaur të dhënat e sakta për të gjitha dëmet: njerëzore, ekonomike, materiale, kulturore etj. dhe, pastaj, në emër të tyre të ngris padi kundër Serbisë dhe ta vejë atë para drejtësisë botërore për ta detyruar që të paguaj dëmshpërblimin.

Mua më pëlqeu kjo nismë e mbarë, andaj edhe e tumira me gjithë zemër. Dhe, mbase për koinçidencë, kjo nismë vjen mu nga vendi ku zuri embrion fara e lirisë, nga Drenica heroike, për të lëshuar rreze në mbarë Kosovën, gjegjësisht kudo ku frymohet e ku flitet shqip.

Qytetarë të nderuar të kombit tim të përvuajtur!Mos hezitoni e mos e humbëni shansin për ta kërkuar atë që u takon. Dhe, këtë mund ta

41

Page 42: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

realizoni më së miri e më së lehti, pa paguar asgjë, duke u anëtarësuar në këtë Shoqatë, e cila, së shpejti do t’i shtrijë krahët anë e kënd Kosovës e kudo në Trojet Etnike Shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për Ju bashkatdhatarë, kudo që jeni në mërgatë. Mjafton të hapni vebsajtin e Shoqatës, ku e keni aplikacionin e specifikuar, të cilin mund ta shkarkoni e ta plotësoni dhe të bëheni anëtar i saj.

Vetëm një gjë nuk kompensohet dot: Jeta e më të dashurve Tuaj, por atë e ka shpaguar LIRIA!

Dhe, fare në fund, nismëtarët e kësaj pune i përgëzojmë me urimin: U vaftë mbarë dhe dalshi faqebardhë!

Galicë, më 9. 11. 2008 (Opinion për Shoqatën: OrganizataJoqeveritare Bamirëse “Ngritja e Zërit”Skënderaj)

.......................................................................................................................................................

NË VEND TË LETRËS SË HAPUR

Për: Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Fatmir SEJDIU Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim THAÇI Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, z. Jakup KRASNIQI Ministrin e Transporteve dhe Post-Telekomunikacionit, z. Fatmir LIMAJ

Të nderuar Pushtetarë!

Ne banorët e fshatrave Galicë, Lubovec e Mikushnicë, që dikur përbënim Arbërinë e Vogël apo thënë ndryshe bërthamën e parë shtetërore, të formuar më 1923, sot kemi ngelur midis komunash, si Gurrëshosha të “Fshati midis ujërash” i Kolë Jakovës, të harruar nga robi e nga zoti, të injoruar, të izoluar, të shpërfillur. Në fakt, edhe pse juridikisht jemi të ndarë (Galica me Vushtrri ndërsa Luboveci e Mikushnica me Skënderaj) kemi ngelur ashtu siç ishim, të pandarë, në një rreth të mbyllur vicioz, pa rrugë, pa zhvillim, pa infrastrukturë. Dhe, një gjë e tillë na ka irituar shumë, saqë herë- herë, na vete mendja tek thënia: Mbreti i ri- zakoni i vjetër! Sa ishte pushteti i paraluftës e dinim pse na linte pasdore dhe aspak nuk na ngelte hatri. Edhe qeverisjet e brishta e tekanjoze të pasluftës, me orientime e ngjyrime tjetërfare, nuk i honepsem dot, sepse, mbase edhe ashtu ua vrisnim syrin. Mirëpo, sot është krejt ndryshe. Ata, me të cilët bëmë luftën dhe mezi pritëm tua besojmë mandatin, të na e kthejnë shpinën kaq bëftë, as nuk e kemi besuar, as nuk e kemi menduar.

Të nderuar dhe shumë të respektuar Pushtetarë!

A e kemi merituar një gjë të tillë, kur historikisht dihet se në këto treva, një shekull rresht nuk ka pushuar kënga e grykëhollave dhe nuk është shuar flakadani i lirisë?!

Sigurisht jo! Azem Galica me heroinën Shotë dhe me Çetën e vet kreshnike për 12 vjet rresht u bëri

ballë pushtuesve të ndryshëm dhe përherë qe frymëzues i luftërave tona çlirimtare!!! Shumica e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, madje edhe disa nga Ju, nëse nuk keni harruar, mu para varrit të Azem Galicës patët dhënë betimin.

42

Page 43: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

O tempora, o mores!!!

Mllefi dhe zhgënjimi ynë i kanë arsyet e veta bindëse:

1. Që nga paslufta nuk kemi lënë derë pa trokitur për të gjetur përkrahje e mundësi që eshtrat e Shotë Galicës të bashkohen me ata të burrit dhe bashkluftëtarit të saj Azem Galica, sepse Lapidari i shkatërruar në Fushë- Krujë dhe varri i saj i zbrazët në Galicë, një kenataf bashkëkohor, po na turpërojnë karshi botës së civilizuar.

2. Sa e sa herë kemi kërkuar që të ndihmohet ngritja e Kullës së kryetrimit, e cila ka qenë simbol i atdhedashurisë dhe i krenarisë sonë kombëtare.

3. Mospërkrahja institucionale e realizimit të filmit artistik ”Trimi i trimave”, projekti i parë filmik kushtuar Azem Galicës.

4. Zoti President dhe zoti Kryeministër, ajo që na ka habitur më së shumti është hezitimi dhe injorimi i heshtur i kërkesës sonë, besojmë të arsyeshme që, sivjet (më 15 korrik 2009), në 85- vjetorin e Epopesë së Arbërisë së Vogël, t’i dekoroni me Urdhrin HERO TË KOMBIT Kryekomandantin e të gjitha forcave çlirimtare shqiptare (1919- 1924), Azem Bejtë Galicën, dhe Nusen e Maleve- Shotë Galicën!!!

Të nderuar Pushtetarë!

Me keqardhje, por duhet ta themi edhe një fakt tjetër që vështir mund të kapërdihet, nëse gjykohet me logjikën e shëndoshë e që, më shumë i bie hise ministrit të respektuar z. Fatmir Limaj, tek i cili kemi pasur besim të plotë. Rruga Duboc- Galicë- Lubovec- Vojtesh, e cila lidh dy magjistralet, atë Mitrovicë- Pejë dhe këtë që ende nuk është kryer Vushtrri- Skënderaj, le që nuk e ka ndërmend të asfaltohet, por për momentin është bërë e pakalueshme, ngase kamionët e firmave rrugore e kanë dëmtuar plotësisht. Po u drejtohemi Juve, ngase komunat na kanë thënë se këtë rrugë e ka marrë Ministria e Transportit!!! Mbase puna nuk qëndron kështu, po ku ta dimë në banorët e shkretë kur nuk kemi njerëz tanë aty ku merren vendimet e ku për çdo ditë asfaltohen rrugë e rrugica të një rëndësie dytësore.

Vallë, a nuk është edhe ky injorim për këto anë, që gjatë gjithë historisë bartën barrën kryesore të rezistencës dhe në luftën e fundit u dogjën e u poçën rrafsh me tokë, duke i dhënë lirisë dhjetëra e dhjetëra dëshmorë, martirë e viktima lufte!!! A nuk meritojnë nderim, hiç më shumë së të tjerët, Azem e Shotë Galica, Halit Bajrami e Shaban Manxholli!!!

Të dashur Pushtetarë!

Thënë të drejtën, nuk ishim për një dialog të tillë, por, veprimet Tuaja mospërfillëse ndaj nesh, na e nxorën gjuhën dhe për çdo ditë po na vënë në zgripc të një zhgënjimi të thellë që po bie ndesh me atë që e kemi ëndërruar e për të cilën jemi sakrifikuar. Sidoqoftë, edhe kështu të

43

Page 44: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

përbaltur, të izoluar e të injoruar, të përgjysmuar, ne nuk heqim dorë nga idealet tona të shenjta kombëtare dhe shpresojmë se kësaj here zëri ynë nuk do të has në vesh të shurdhër.

Me respekt të thellë e dashamirësi të sinqertë!Arbëri e Vogël, 12 gusht 2009

.......................................................................................................................................................

Letër e hapur z. Enver Hoxhaj dhe z. Fatmir Sejdiu

ATENTAT NË VLERAT KOMBËTARE PËR NOSTALGJI FAMILJARE

PRESIDENTI I KOSOVËS ”DEKORON” AZEM BEJTË GALICËN ME HEQJEN E EMRIT TË TIJ NGA SHKOLLA E KËRPIMEHIT

Lajmi për heqjen e emrit të Kryekomandantit të të gjitha çetave çlirimtare shqiptare gjatë viteve 1918- 1924, Azem Bejtë Galica, nga shkolla e Kërpimehit na ka indinjuar aq thellë sa, thënë të drejtën, edhe pasi u lansua në media, nuk na besohej. Dhe, të gjithë ata që dëgjuan dhe panë, kishin arsye të mos besonin një gjë të tillë.

Vallë, a ka logjikë të shëndoshë e me dy kokrra mendë që mund ta kap këtë veprim kaq të pajustifikueshëm e të një niveli të ultë njerëzor e kombëtar?!

Ata, që sadopak e njohin historinë, jo. Azem Bejtë Galica është unikat në gjithë historinë tonë. Ai, për më shumë së 12 vjet rresht nuk i hoqi armët nga dora, duke u bërë ballë tri perandorive më të fuqishme të kohës, duke zhvilluar mbi 60 beteja fitimtare dhe duke arritur ta formoi bërthamën e parë shtetërore me emrin “Arbëria e Vogël”. Por, jo, nuk është halli gjithaq të kryetrimi, sepse Ai dhe dëshmorët e tjerë, nuk kanë nevojë për ne, ne kemi nevojë për lavdinë e Tyre. Ai, madje, prej kohësh është shpallur HERO nga shteti amë dhe e ka vendin e vet në Altarin e Pavdekësisë. Puna qëndron më shumë tek historia e emërimit të kësaj shkolle dhe të familjarizmi i historisë.

I nderuari z. Enver Hoxhaj!

Vendimi Juaj për zyrtarizimin e ndërrimit të emrit të shkollës së Kërpimehit të Podujevës, pavarësisht nga rrethanat që ke vepruar, ndoshta nën presion, ka qenë i ngutshëm dhe i pa menduar mirë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se propozimet vijnë nga baza, por ato duhet analizuar mirë e me kujdes, përndryshe mund të biesh në pozita të palakmueshme, siç ke rënë në rastin konkret. Më habit fakti si more guxim moral e intelektual ta nënshkruash një akt të tillë kundër kryeheroit kombëtar, kur ke përplot shkolla të reja për t’i kënaqur orekset e sëmura të ca individëve. Në mos për asgjë tjetër, ky emër nuk është dashur të preket për atë se daton që nga koha ministrit të atëhershëm shqiptar, z. Ernest Koliqi, i cili, për ta mëkëmbur arsimin shqip në Kosovë, dërgoi 200 mësues. Dhe, me pëlqimin e tij e me nismën e mësuesit vushtrrias, Burhan Badivukut, ajo shkollë që më 1942 u pagëzua “AZEM BEJTA”. Pra, llapjanët duhej të ndjeheshin krenarë, ashtu edhe ndjeheshin ata të kolektivit të asaj shkolle sa herë që i vizitoja, sepse qysh para 67 vjetësh, kur

44

Page 45: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

emri i këtij trimi të pashoq ishte i ndaluar, edhe për t’u zënë në gojë, ata e vunë në ballë të shkollës së tyre.

I respektuari Ministër i Arsimit, z. Enver Hoxhaj, nëse do që ta kesh ndërgjegjen e pastër dhe të jetosh i qetë gjithë jetën, rishqyrtoje vendimin dhe ktheje në vend emrin e Kryetrimit Azem Bejtë Galica, sepse, vetëm ashtu lajmë pakëz borxh ndaj atyre që me gjakun e vet sollën LIRINË!

I nderuar zoti Fatmir Sejdiu!

E thashë në fillim, po e përsërisë sërish: Lajmin e ndërrimit të emrit të shkollës në Kërpimeh nuk doja ta besoja kurrësesi. Nuk doja të besoja, sepse nuk mund ta merrja me mend se Ju si burrështetas i matur e i dijshëm të bëni një shkarje të tillë lajthitëse, duke i sakatosur vlerat kombëtare për nostalgji emocionale familjare. Beso, po më dhimbsesh, se kjo nuk i shkon natyrës tënde dhe nuk të nderon fare. Përkundrazi, të dëmton e të turpëron para historisë e para kombit dhe po të ishin gjallë burrat e motit do të këlithnin: Ah, mjerë katundi sa poshtë paska ra!!!

I nderuari zoti President!

Nëse të funksionojnë mirë qatipat e tu, më 15.06.2009, të ka ardhur një Propozim i nënshkruar nga Prof. dr. Liman Rushiti dhe nga Bedri Tahiri, me të cilën u kërkua nga Ju, që, sivjet, pikërisht më 15 korrik 2009, në 85-vjetorin e Luftës së fundit të Azem Galicës, të mbanit një Akademi përkujtimore dhe t’i dekoronit me Urdhrin Hero të Kombit Azem e Shotë Galicën (Për këtë i ruajmë kopjet e protokoluara nga Zyra jote).

Dhe, pritëm kot, nuk na ktheu kush kurrfarë përgjigje. Kjo po na habiste tej mase. Mirëpo heshtja Juaj, doli se paska qenë e qëllimtë. Shkresa jonë, siç duket t’i paska zgjuar ndjenjat e një nostalgjie të hershme familjare dhe, hiç më shumë se për një muaj (kështu mësuam nga artikulli i Besnik Krasniqit në “Koha ditore” të datës 24 shtator 2009), u përcaktove për një egoizëm shpirtngushtësie dhe e realizove atë që nuk e priste askush, mbase as Ju vetë. Galicasit e mi prisnin e prisnin. Prisnin e shpresonin, sepse gati për çdo ditë jepje dekorata e mbaje Akademi. Mirëpo Azem Bejtë Galicës nuk po i vinte rendi. Punë me mend; nuk mund të dekorohej ai, të cilit po i përgatitej atentati!

O tempura, o mores!Kjo i ka ngjarë sa e sa herë Azem Bejtë Galicës, por nga cerberët e përtej Tunës. Ata,

gjithmonë, edhe në varr, e kishin frikë emrin e tij. E sot, në liri, kush po e trazon shpirtin e trimit, i cili bëri shumë edhe për shkollën shqipe dhe mu në ato anë, në Murgullë, mbajti Kuvendin gjithëkombëtar?!

Obobo! “Në Ballkan historinë e gdhendin, e skicojnë dhe e shkruajnë pushtetarët- tamam ashtu siç

veproi këto ditë edhe kryetari i Kosovës, i cili mori pjesë në hapjen e një shkolle që tani mban emrin e gjyshit të tij”- shkruan Enver Robelli në “Koha ditore” të datës 27 shtator 2009.

Dhe, ditën që u krye linçimi, plaku më vjetër i Galicës, i cili nuk lëshon lajm televiziv pa përcjellur, erdhi tek unë dhe i prekur në sedër, se të kishte parë me gërshërë në dorë, duke prerë shiritin e duke buzëqeshur, erdhi e më tha: “Presidenti Sejdiu e “dekoroi” Azem Bejtën me heqjen e emrit tij nga shkolla e Kërpimehit”.

Unë nuk i thashë asgjë. Sakaq m’u kujtua Hasan Prishtina që na porosiste:”Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos harroni atë kur jepni mendimin tuaj”!

45

Page 46: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Pushtetarë të nderuar; z. Enver Hoxhaj dhe z. Fatmir Sejdiu, pezmi i mbledhur lëmsh në zemrat e qytetarëve anekënd trojeve shqiptare, sa vjen e po rritet dhe një ditë mund të shpërthej keq e me pasoja, andaj, sa nuk është bërë vonë, korrigjojeni veten e mos prekni aty ku shkaktoni plagë kombëtare!!!

Galicë, 20 shtator 2009 .......................................................................................................................................................

SAKRILEGJET TONA

Zakonet e një populli skllav janë pjesë e robërisë së tij; zakonet e një populli të lirë janë pjesë e lirisë së tij. (Monteskje)

- O Zot i madh e mëshirëplot, fali mëkatënorët e padijshëm!Kështu, gjithmonë e jetës, natën e ditën, namatisnin me sytë lart në qiell shërbëtorët tanë

besnikë të Perëndisë: etërit, priftërinjtë, fretërit, murgjit, abatët, hoxhallarët, dervishët, myderrizët, imamët, shehëlerët etj. nëpër tempujt e faltorët hijerënda e përplot zymtësi, ku nuk dëpertojnë dot, as rrezet e diellit, as zërat blasfemues e plangprishës të laikëve.

Dhe, zakonisht, rastet e tilla mëshirohen, zbutën dhe falen prej ndëshkimeve të rënda. Ata që dinë pak, gabojnë pak. Thënë më qartë, ata që nuk dinë shumë, gabimet i kanë më të vogla e më të lehta. Kjo është logjika e vjetër e trashëguar prej kodikëve të pashkruar mistikë, sipas të cilëve, atëbotë, kryheshin: anatemimi, linçimi, çkishërimi, leçitja, kryqëzimi, varja, damkosja, poshtërimi, gijotimi, gurëzimi, varrosja për së gjalli...

Mirëpo, uratat e tilla, domosdo, nuk vlejnë çdoherë e për çdokend. Ato, as dje, as sot, as nesër, nuk ndihmojnë secilin mëkatënor. Jo, ore jo! Ato, veçan, nuk i lehtësojnë, kurrësesi, mëkatet e rënda e të pafalshme, kur fyhen, cënohen, përdhosen e dhunohen gjërat e vlefshme që mbahen si të shenjta, që ndryshe quhen sakrilegje.

- Kush bën sakrilegje?!- mund të të pyes me hakërrim kërcënues ndonjëri, që ende është i përgjumur e mendjemjegulluar.

- Të gjithë, ore jahu, të gjithë ata që u shkon fjala!- gjegjet tjetri, ashtu kuturu, pa e vënë hiç në shenjë, duke i përgjithësuar gjërat, të larat e të palarat, të bërat e të pabërat.

- Ngadalë burrë, ngadalë, mos i fut të gjithë në një thes, si miellin e lypësares, se kjo nuk qëndron fare,- kërcen i treti, duk u përpiqur t’i jep sqarime...

* * *Kështu, grigja e bekuar e Perëndisë, Populli, përherë, në udhëkryqet e fatit të historisë,

hutohet nga trillet e jetës hileqare dhe nga veprimet e pamatura të kryeparëve. Në emër të Tij merren vendime e vulosën faqe të tëra të historisë, qoftë edhe në kundërshtim me mendësinë e tij. Në kapërcyelle të tilla, i gjendur shpesh midis dilemash hamletiane, atij sikur i humbet rruga mu në oborr dhe i duhet kohë për t’u këndellur.

Sot, shqiptarët e Kosovës, edhe pse i kanë kurorëzuar shumë prej synimeve shekullore, e kanë shpallur Pavarësinë dhe e kanë shtetin e tyre, para vetes kanë dy rrugë: O t’i ruajnë vlerat kombëtare dhe traditën e, paskëtaj, nga të huajt, që për vete mendojnë krejt ndryshe, të cilësohen nacionalistë fanatikë e folklorikë të prapambetur, o të heqin dorë prej tyre, të bëhen humbës të mëdhenj dhe të shndërrohen në palaço të hibridizuara.

Obobo, sa keq!!!- Po vendimmarrësit, ç’bëjnë vallë?!

46

Page 47: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

- Ç’të bëjnë të shkretët, pos ta lidhin kalin ku u thotë zotëria!- Nuk bën ndryshe, o Popull!- mërmërisin ata me vete e nëpër dhëmbë, pa e pranuar hapur

realitetin ekzistues, i cili shihet nga qielli e kuptohet edhe nga fëmijët në djepa.* * *

Megjithatë, koha ecën me ritmin e saj të patrazuar dhe, dashur e padashur, gjërat ndryshojnë. Ndryshojnë për të mirë e, nganjëherë, mjerisht, edhe për të keq.

Dhe, në mugëtirat mynxyrore të makutërisë bezdisëse bashkëkohore, sërish në skenë Populli i pagabuar. Verdikti i tij është më i fuqishmi e më meritori për çdo gjë. Është më i fuqishëm edhe se vetë ligjet e shkruara.

Fjala e Popullit- Fjala e Zotit!Zoti vonon, por nuk harron!Populli vonon, por nuk gabon!Paria jonë, herë- herë, e shtrënguar dhe e kushtëzuar, sikur nxiton dhe, paskëtaj, edhe

gabon. Shkel e prek aty ku nuk duhet, duke shkarë në sakrilegje të pafalshme!Kë parë ti, ore të keqen vëllai, në shekullin 21, të ngjizet lindja e një kombi të ri, kombit

kosovar?! Pa, pa, pa- ç’na gjeti ne, ç’na gjeti,- do të çirrej me zë e do shkulte flokët e thinjur Hanko

Halla, po të qe gjallë. Por, për fat, aborti i embrionit, që në nismë, është i pashmangshëm. Mbetet për t’i qarë me lot vetëm dhembjet e lehonës...

Pafalshmëria e tyre kulmon me simbolin e krenarisë sonë kombëtare, Flamurin kuqezi. Dita e Flamurit, sakaq, u bë Dita e shqiptarëve!

Oi, oi, oi! Një ogur ndjellakeq. Ditë që nuk figuron as në kalendarin festiv!!! Hajde mendjekrisur, hajde. Ç’të bën vetja, nuk të bën jeta,- thoshin të mençurit. Kësaj here, plasi damllaja e madhe dhe maja e thikës helmuese preku palcën tonë kurrizore. Lëndim i pashërueshëm për Etnosin më të stërlashtë ballkanas, të cilit i xhelozonte mbarë njerëzimi. Flamuri ynë i shenjtë, që sivjet kremtoi 556 vjetorin e lindjes, e ka të vështirë të durojë fyerje të tilla. Ai, tekefundit, është gjaku ynë që nuk falet.

Ju lutëm, më thoni, rron dot njeriu pa gjak? Jo, xhanëm, jo, asësi!Andaj, atë që nuk e bënë kuvendarët, politikëbërësit e ligjvënësit, e bëri tradita, e bëri

Populli.Dhe, ditën e mbarësisë, më 28 Nëntor 2009, kudo, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë, pati

festë, pati gëzim, pati hare, pati lumturi, pati dashuri, pati harmoni.Tashmë, pas luftës lavdiplote të UÇK-së, 28 Nëntori është begatuar dhe është bërë Festë e

trefishtë Kombëtare. Aty, në një moment, pushon edhe gjithësia, edhe dielli, edhe yjet, edhe hëna, sepse ngjet mrekullia, ngjet madhështia, kur në një pikë të vetme puçen pandashëm:

Dita e Flamurit!Ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit!Ditëlindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Sidoqoftë, Flamuri ynë Kombëtar, Flamuri kuqezi, valoi pandalshëm mbi kulmin e çdo shtëpie shqiptare. Ndryshe, as që bënte, ore ju paça për jetë të jetëve. Me të, denbabaden, jemi të pandarë, si vëllezërit siamezë. Ai na përcolli nëpër histori. Me të u lindëm, me të jetuam, me të luftuam, me të qëndruam dhe me të edhe u përjetësuam.

47

Page 48: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Dhe, më 28 Nëntor 2009, Orakulli ndjellamirë, hipi lart, në majen e majës së Tomorit, atje ku rrinë e bëjnë sehir perënditë dhe, që andej thirri me sa zë që kishte për Bashkim Kombëtar, nën moton e lashtë mitike, profetike e jetike:

Një Komb!Një Flamur!Një Atdhe!

Që andej u përgjerua qartë edhe amaneti i të gjithë brezave tanë liridashës për Parinë tonë që, gjithmonë e jetës, t’i vënë gisht kokës e të mos humbasin torruan, por të kridhët pas Popullit, sepse vetëm Populli është i pagabuar.

Rroftë 28 Nëntori dhe Flamuri ynë Kombëtar!!! Galicë, 28 Nëntor 2009

.......................................................................................................................................................

Fjalime .......................................................................................................................................................

SHQIPET NUK VDESIN

(Fjalë mortore në varrimin e vajzës së vetme të Azem Bejtë Galicës, Azemines, në Galicë, më 11 gusht 1999)

- E gëzofshi lirinë, o vëllezër!- na the, oj dada Azemine, ditën e parë që zbritëm nga malet.Dhe, të gjithë u gëzuam. Pinjolli i fundit i familjes që u shkri për lirinë e Kosovës, e kishte

mbijetuar llahtarinë. Nuk ishte edhe çudi. Jeta Jote, fund e krye u takonte maleve. Edhe kur erdhe në këtë botë, erdhe në male, në dushqet e Shkozës së Vërbocit. Ishte fundi i korrikut 1924. Babanë nuk e njohe fare, se kur Ti vije në jetë, Ai futej në varrin më të thellë në botë, në Çukun që kërcet për t’u bërë legjendë. Më vonë mësove për të, nga të tjerët. Kudo që shkove të përcolli emri i Tij amanet dhe këngët, që s’i zuri dot shpella.

Kur u bëre shtatë vjeçe erdhe në Galicën e djegur. Rrafsh me tokë e kishin bërë dushmanët e zinj me shpirt piromani. Nuk besoje se kjo e keqe mund të përsëritej ndonjëherë... Dhe, ditën që u ktheve për të fundit herë, e gjete edhe më zi. E lodhur fare, e mbijetove zezonën dhe e munde mortjen, se doje ta prisje LIRINË. Ajo qe amaneti i pashuar i kryetrimit, të cilën brezat e ruajtën besnikërisht derisa Adem Jashari me bashkëluftëtarë e bëri realitet.

- Edhe të shkatërruar e të bërë hi e pluhur, kur e shoh Galicën time se si më ripërtërihet fuqia,- më the ditën e fundit kur të gjeta të shtrirë në shtrat.

Unë s’thashë gjë, sepse në sytë e tu, të stërlodhur, lexoja shumçka...- Oj dada Azemine, e di se si maje thike në zemër të ranë copat e përmendores së babait.

Këtë punë të ndyrë nga frika e smira e kanë bërë vandalët e shëmtuar të stepave karpatiane, por kot. Ashtu veçsa ia shtuan madhështinë kapedanit të Arbërisë së Vogël. Nesër, populli dhe ata që e sollën lirinë, do t’ia bëjnë edhe më të mirë, edhe më të madhe.

Gëzuar liria dhe me fat ditëlindja e njëqind e dhjetë, o Azem Bejtë Galica!- shugulluan malet përreth...

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dada Azemine!

48

Page 49: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

KULLA E TRIMËRISË

(Fjalë përshëndetëse me rastin e fillimit të ndërtimit të kullës së Halit Bajramit në Lubovec, më 19 maj 2007)

Të nderuar pjesëmarrës!Sot na ka bashkuar një vepër e madhe: Kujtesa historike.Dhe, kush nderon historinë, krijon ardhmërinë! Pra, po e nderojmë Arbërinë e Vogël, duke

vënë gurin themeltar të Kullës së Halit Bajramit, bashkëluftëtarit të ngushtë të Azem Bejtë Galicës. Po i vëmë themelet e një kulle që simbolizon heroizëm, qëndresë e atdhedashuri.

Vërtet, themelet e saj ekzistojnë prej vitesh dhe shumë e shumë herë janë larë me gjak lirie. Pranë tyre lanë kockat e brirët shumë cerberë karpatianë. Mjafton të përkujtohet janari i egër i vitit 1922, kur bandat kriminale serbe i thyen turinjtë mu këtu, në këtë pikë strategjike.

Trimi Halit Bajrami, edhe pse i moshuar, kurrë nuk iu nda Çetës së Azem Bejtë Galicës. “O Azem Galica, vështir qenka plak e kaçak, por dashuria për lirinë e këtyre trojeve dhe urrejtja për shkëlësit e huaj po më japin fuqinë e të riut”- i thoshte shpesh ai kapedanit të vet.

Edhe më 15 korrik 1924, kur u rrethua Arbëria e Vogël, mu nga kjo kullë i erdhi ndihma kryesore Kryekomandantit të çetave çlirimtare, Azem Bejtë Galicës. Këtë më së miri e spikat kënga popullore:

Krisi topi i ra ziditPo i thrret Azemi Halitit:-Ku t’kam vlla Halit BajramiPritmi shkjet okolla gardhi...

Heroizmi dhe trimëria e këtyre burrave që nderuan kombin e atdheun u bënë frymëzim për brezat e ardhmërisë. Ata ranë duke e mbrojtur bërthamën e parë shtetërore, Arbërinë e Vogël, e cila për disa vjet rresht i qëndroi karshi dhe i bëri ballë një mbretërie barbare me emrin SKS.

Emri i këtyre trimave na priu edhe në betejat e fundit çlirimtare e fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Amanetin e Halit Bajramit e dërguan në vend nipërit e tij, Enveri dhe Murati, të cilët me gjakun e tyre mbëltuan L I R I N Ë.

Ne galicasit ju përgëzojmë për këtë nismë të mbarë, e cila duhet përkrahur nga të gjithë. I mbetem borxh një historiani të njohur nga Tirana, i cili, para ca ditësh e vizitoi Kompleksin “Azem e Shotë Galica” në Galicë dhe, gjatë bisedës më tha:”Shteti i Kosovës e paska të lehtë të investojë në historinë e shqiptarisë, sepse ajo u përmblidhka brenda pak kilometrash”. Pikërisht e kishte fjalën për këtu. Pra, nesër, kur vizitori, brenda një ore shëtit nëpër kullat e Ahmet Delisë, Azem Galicës, Halit Bajramit, Xhemë Tërnavcit, Shaban Manxhollit, Tahir Mehës e të Komandantit legjendar, Adem Jasharit, do të mësojë historinë e një shekulli të tërë.

Lavdi dëshmorëve të të gjitha kohërave!

E GËZOFSHI SHKOLLËN E RE!

(Fjalë përshëndetëse, mbajtur në Prekaz të Epër, më 10 korrik 2008, me rastin e vënies së gurthemelit të shkollës së re dhe fillimit të kthimit të gurëve të Kullës së Azem Bejtë

Galicës në Galicë)

49

Page 50: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Të nderuar ministra!Të nderuara struktura arsimore e politike të Republikës së Kosovës e të komunave Skënderaj e Vushtrri!Të respektuar të pranishëm!Më lejoni që në emër të Galicës ta përshëndes këtë eveniment të rëndësishëm: Vënien e

gurthemelit të shkollës së re, e cila me krenari mban emrin “AZEM BEJTA”.Kjo ditë ka simbolikë të veçantë, sepse konsistojnë dy përvjetorë të mëdhenj:

- 84-vjetori i themelimt të kësaj shkolle dhe - 40-vjetori i pagëzimit të saj me emrin e Kryekomandantit

të të gjitha çetave çlirimtare shqiptare, Azem Bejtë Galica.Dhe, që të dy përvjetorët i kanë të veçanatat e veta shumë domethënëse:E para: Më 1926, dy vjet pas shkatërrimit të Kullës së Azem Bejtë Galicës me topa e zjarr,

Qeveria serbe e Nikollë Pashiqit, urdhroi që gurët e saj të bartën me punë angarie deri këtu për ta ndërtuar këtë shkollë që po e shohim ende në këmbë para nesh. Dhe, kështu, siç do të shprehet më vonë plaku i urtë Anton Çetta “Vatra e trimërisë u shndërrua në vatër të diturisë”.

E dyta: Më 1968, kur shqiptarët e Kosovës mezi merrnin frymë nga ngulfatja golgotiane serbosllave, Prekazi e shkrepi koburën: shkollën e tyre e pagëzuan “AZEM BEJTA”, duke sfiduar kështu aureolën mistike që ishte krijuar rreth figurës së këtij trimi të pashoq.

Andaj, Ju nxënës dhe arsimtarë të kësaj shkolle, mbahuni krenarë siç keni qenë gjithmonë, sepse, vërtet e meritoni këtë emër të lavdisë sonë kombëtare.

Prekazin e falënderojmë edhe për ruajtjen me besnikëri të gurëve të Kullës së Azem Bejtë Galicës, të cilët sot po e marrin rrugën drejt truallit të vet, drejt Galicës, për t’u lartësuar në Monument Përjetësie, në Kullën e re të Azem Bejtë Galicës.

Urime dhe e gëzofshi shkollën e re!

AZEM GALICA MERITON MË SHUMË

(Fjalë me rastin e fillimit të xhirimit të filmit kushtuar Azem Bejtë Galicës)

Të nderuar të pranishëm!Fillimisht Ju përshëndes dhe Ju dëshirojë mirëseardhje në bërthamën e parë shtetërore të

asaj kohe, në “Arbërinë e Vogël”!Sivjet u mbushën plot 85 vjet nga Beteja e fundit e Azem Bejtë Galicës. Ky përvjetor i

madh i lavdisë sonë kombëtare është menduar të përkujtohet krejt ndryshe:

- me përurimin e Kullës së Kryetrimit;- me sjelljen e eshtrave të heroines Shotë Galica;- me shpalljen Hero të Azem e Shotë Galicës etj.

Mirëpo, hezitimi për një përkrahje institucionale të këtyre çështjeve atdhetare, po bie ndesh me idealet e liridashësve tanë. Figura e Azem Bejtë Galicës, i cili për dymbëdhjetë vjet rresht nuk i lëshoi armët nga dora, duke zhvilluar mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare, kundër tri perandorive të kohës, është unikate, dhe, ende, sot e kësaj dite, nuk e ka vendin e merituar në Altarin e

50

Page 51: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Pavdekësisë. Për këtë duhet pasur kujdes, sepse i madhi Hasan Prishtina na këshillonte:”Para se gjithash duhet ruajtur nga mallkimi i historisë”.

Sidoqoftë, ne jemi mësuar të gjallojmë midis sfidash dhe të qëndrojmë vertikalisht mbi këta shkrepa të thepisur strallor, edhe atëherë kur nuk e kemi mbështetjen e duhur.

Pra, këtë jubile të rëndësishëm po e shënojmë me një ngjarje të madhe kulturore, me hapjen solemne të xhirimit të filmit “TRIMI I TRIMAVE”, kushtuar kryekomandantit të të gjitha çetave çlirimtare shqiptare, Azem Bejtë Galicës.

Dhe, kjo po ngjet, pikërisht nën Lisin Trenjakë, ku, para nëntëdhjetë e gjashtë vjetësh, Azem Bejtë Galica formoi Çetën e tij heroike, e cila më vonë u quajt “NANA E ÇETAVE”.

Të respektuar të pranishëm!Sot kemi festë të madhe. Sot po ngjet një mrekulli: Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve

e me bashkëluftëtarët e tij sypatrembur po përjetësohen edhe në artin e shtatë, në Film.Përzgjedhja e librit tim për skenar filmi, sa më nderon dhe më priveligjon, aq më obligon

dhe më ngarkon me një përgjegjësi të madhe shoqërore e kombëtare. Megjithatë, secila kohë i ka heronjtë dhe njerëzit e vet. Guximi, dija dhe vullneti i regjisorit dhe aktorit të njohur Halil Budakova me stafin e vet realizues, ku është mbledhur ajka e aktorëve tanë, më japin shpresë se filmi artistik për Azem Galicën shumë shpejt do të bëhet realitet. Madje, jo vetëm kaq, por me vlerat e veta do t’ju bëjë konkurrencë edhe realizimeve më të suksesshme të kineastëve botërorë.

Falënderim i veçantë u takon atyre që e mbështetën Projektin materialisht, në krye të të cilëve, për momentin, qëndron PTK-ja, me drejtuesin e suksesshëm prof. dr. Shyqyri Haxhën. Shpresojmë së kësaj rruge të mbarë do të ecin edhe donatorë të tjerë, në rend të parë Ministria e Kulturës, sepse vetëm ashtu lajmë një borxh të vockël ndaj atyre që sollën Ditën e Bardhë- LIRINË!

Edhe njëherë, në emër të banorëve të kësaj ane, e falënderojmë regjisorin, i falënderojmë aktorët dhe u dëshirojmë suksese, i falënderojmë donatorët, u falënderojmë të gjithë Juve që me pjesëmarrjen Tuan nderuat Arbërinë e Vogël të Azem Bejtë Galicës, nderuat gjakun e atyre që sollën lirinë, nderuat historinë, nderuat kombin!

U lumshin këmbët e qofshi faqebardhë!Galicë, 22 gusht 2009

BURRI QË SFIDOI VDEKJEN ( Fjalë mortore me rastin e varrimit të atdhetarit Abdyl Krasniqi)

Të nderuar të pranishëm!Kumti i zi, që dje shkrepi si rrufe prej qielli, për ikjen në atë botë të të madhit Abdyl

Krasniqi, na pllakosi të gjithëve. Ai lajm i hidhur egërsoi edhe natyrën. Ajo po loton në heshtje dhe loti i saj është i bardhë, ashtu siç ishte shpirti i mësuesit, historianit, atdhetarit dhe veprimtarit të palodhur të çështjes sonë kombëtare z. Abdyl Krasniqi.

Besoj, kudo, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë do të përjetohet rëndë kjo ndarje fizike nga burri që bëri shumë e dha shumë për kombin e atdheun. Mirëpo, ne galicasit, këtë e përjetuam dyfish. Baca Dyl më shumë ishte i Galicës se i Drenocit. Ai na nderonte dhe ne e nderonim. Fati i tij ishte lidhur ngusht me Azem Galicën. Dhe, që nga momenti kur zbriti në varrin më të thellë në botë, në shpellën “Çuku që kërcet” të Përçevës, dhe prej andej doli bashkë me kryetrimin, ai u bë i pavdekshëm. Ata i lidhi diçka hyjnore, mosha 35 vjeçare, aq pati trimi kur vajti në pavdekësi, aq

51

Page 52: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

pati Abdyli kur i zbuloi eshtrat e tij, dhe u shkrinë e u bën NJË, saqë, duke bashkërendur nëpër vite u shndërruan në sinonime:

Mjafton të thuash Azem Galica dhe ke thënë Abdyl Krasniqi!Mjafton të thuash Abdyl Krasniqi dhe ke thënë Azem Galica!Abdyl Krasniqi, me punën dhe veprat e tij madhore, u bë frymëzues i brezave liridashës e

liribërës. Atë atdhedashuri suksesshëm e barti edhe tek të tjerët, veçan tek fëmijët e tij, të cilët, pa hezituar, iu rreken rrugës së lirisë. Vajza e tij, e madhja, heroina Xhevë ringjalli Shotë Galicën e dhëndri, Fehmiu, ringjalli idolin e tij jetësor, Azem Galicën.

Unë, veçan të tjerëve, ndarjen nga bacë Abdyli e kam përjetuar shumë rëndë, ngase kohët e fundit kam qenë i lidhur ngusht me të. Ai ma ka besuar hartimin e një monografie, që në konsultim të përhershëm me të, ia kam dalë ta rrumbullakësoj dhe së shpejti pritët ta shoh dritën. Më vjen keq që nuk e priti librin, por, këtë amanet do t’ia përmbushi besnikërisht, ndërkaq, Kompleksi “Azem Galica” në Përçevë, i mbetur gjysmë dhe shumë nisma të tij të mbara, le të trokasin vazhdimisht në ndëgjegjen tonë mbarëkombëtare.

Andaj, sot, kur trupin e tij po e përcjellim në amshueshmëri, Ju familjarë, qëndroni të fortë e krenarë, sepse lavdia e Tij do t’ju përcjell për jetë të jetëve.

Lavdi jetës dhe veprës së Abdyl Krasniqit! Drenoc, 19 dhjetor 2009

Fjalë rasti për MURSEL AHMET DELINË (1881 - 1931)

Prekazi kurrë nuk e vrau këngën e vet

I nderuari kryetar i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti!

Të respektuar të pranishëm nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare!

Sot, në 11 marsin e trimërisë studentore shqiptare, na ka bashkuar ideali i brezave liridashës dhe ky evenimet i madh kulturor historik: zbulimi i Pllakës Përkujtimore për trimin e Prekazit e të Drenicës, Mursel Ahmet Delinë, i cili, që atë botë çau kufijtë artificial në trupin e gjakosur të Shqipërisë Etnike.

Fundviti i 1912-ës Kosovën e gjeti më keq se kurrë. Betejat e përgjakshme disamujore me hordhitë osmane e kishin sfilitur për vdekje. Dhe, ende pa marrë frymë, cerberët e përtej Tunës u vërsulën tinëzisht mbi trupin e saj që kullonte gjak.

Në këtë katrahurë ogurzezë shkreptiu një rreze drite nga Drenica heroike. Oxhaku i Deli Zenelit nga Prekazi sfidonte barbarinë. Djali i madh i tij, Rexha si burrë atdhetar bëri emër për të mirë dhe u dërgua delegat në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 1878. Pas Kuvendit, duke u kthyer, bie në pritat që kishte kurdisur ushtria e Xhavit Pashës dhe për shtatë vjet rresht do të vuaj brenda mureve të gurta të burgut famëkeq të Shkupit...

Mirëpo, ai që vulosi faqet e lavdisë sonë mbi 30 vjeçare ishte Ahmet Delia. Ai mbetet shembulli më emblematik i mbrojtjes se nderit dhe identitetit kombëtar. Betejat, luftërat dhe kuvendet që organizoi ai janë të panumërta dhe për të tashmë është shkruar edhe një monografi përplot lavdi...Në kullën e tij bëri betimin edhe i madhi Hasan Prishtina...

52

Page 53: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Nga ky trung i lashtë trimërie doli edhe Mursel Ahmeti. Ky burrë i madh i kombit u lind më 1881 në Prekaz të Drenicës heroike dhe ishte djali i dytë i Ahmet Delisë. Trimëria dhe fuqia tij titanike u hetuan herët. Qysh në betejën e parë kundër bandave çetnike serbe, më 25 dhjetor 1925, bashkë më të atin, Ahmet Delinë dhe kushërinjtë Ramë Islamin me djalë Jetullahun, ai u tregua hero i vërtetë, kur ua grabiti pushkën serbëve dhe me të i vret pesë prej tyre e Jovanin e lë pa mend në kokë.

Më vonë, ai bëhet bashkëluftëtari më i ngushtë i Azem Galicës. Kapedani e donte shumë dhe e bëri truproje besnike,duke mos e ndarë kurrë nga vetja, madje as në takimet më të rëndësishme si në Zhabar, në Junik, në Shkodër, në Tiranë, në Durrës etj.

Mursel Ahmeti, pos që ishte luftëtar i shquar në Çetën kreshnike të Azem e Shotë Galicës, gëzonte autoritet të madh edhe në popull. Kështu, me sugjerimin e Lëvizjes, në vitin 1921, Murseli u zgjodh kryeplak i fshatit Prekaz, për të mundur në këtë mënyrë që ta ruajë popullin dhe Lëvizjen.

Kur, në korrikun e vitit 1924, ra heroikisht Azem Galica dhe u shkatërrua Arbëria e Vogël, Murseli kishte qarë me zë, sepse atë ditë nuk kishte qëlluar në shtëpi për t’i vajtur në ndihmë.

Vitet e fundit të jetës Murseli i kaloi në lëngatë të gjatë. Për disa vjet rresht qëndroi i sëmurë, shtrirë në shtrat. Disa muaj jetoi ilegalisht në Mitrovicë, te të afërmit. Pastaj, me insistimin e tij, më qëllim që edhe të takohej me atdhetarë e veprimtarë të Lëvizjes për liri e bashkim kombëtar, të cilët asokohe vepronin këtej, e sollën këtu, në spitalin e Shkupit, ku edhe ndërroi jetë, më 1931. Sipas të gjitha gjasave, me të marrë vesh kush ishte dhe pse kishte ardhur, dora e zezë organizoi helmimin e tij. Këtu, në xhamin e Allaxhës në Bit Pazar, edhe është varrosur, mëqë xhandarmëria serbe nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën e tij në Kosovë. Siç tregojnë ata që i kishin parë, për një kohë të gjatë varri i tij ishte ruajtur nga forcat e sigurisë serbo-maqedone!

Dhe, koha ecte me ritmin e saj. Brezi brezit amanet. As pas luftës së Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës trojet tona nuk po shihnin ditë të bardhë. Sërish Prekazi u dashtë ta jep kushtrimin. Pushka e Tahir Mehës jehoi larg e larg. Në varrimin e tij u dha një betim, i cili edhe u realizua. Heroizmi i pashoq i Adem Jasharit me gjithë familje dhe lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurorëzoi synimet tona shekullore. Edhe trungjet e lartpërmendura qindvjeçare bulbëruan hareshëm. Kështu Besim Rama, Rafet Rama, Bahri Rama etj. ishin krahë të fortë të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila riktheu nderin, krenarinë dhe dinjitetin tonë të nëpërkëmbur, e cila solli Ditën e Bardhë, solli LIRINË!

Zjarri i këtij Flakadani ndezi zemrat edhe në Iliridën tuaj. Muhedin Aliu, Ismet Jashari- Kumanova e shumë luftëtarë të tjerë, ecen rrugës së Xhemë Gostivarit, shaluan majat e Sharrit plak dhe me zjarr në gji u kthyen sërish këtej për t’i dhënë jetë ardhmërisë.

Mirëpo, gjithmonë është thënë se trimat nuk vdesin kurrë. Kjo është e vërtetë. Dhe, sot, pas 79 vjetësh, përjetësimi i Mursel Ahmet Delisë në mermer, mu në qendrën më të njohur të shqiptarisë, në Shkupin historik, është shenjë e mirë e një vetëdijësimi mbarëkombëtar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë! Ky është edhe një ogur ndjellabardhë dhe një hap drejt synimit përfundimtar të dëshmorëve- BASHKIMIT KOMBËTAR!

Edhe njëherë Ju përgëzojmë për këtë punë të mbarë: U lumtë!!! Shkup, më 11 mars 2010

...............................................................................................................................................................

53

Page 54: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Shënime për autorin

Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë. Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

Azem Bejtë Galica, 1995 Përmendorja që mungon, 1997 Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998 Adem Jashari- legjendë e legjendave (u ribotua nëntë herë), 1999 Përjetësia, 2000 Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001 Drenica- një shekull trimëire (u ribotua tri herë), 2002 Përtëritja, 2002 Flakadanët e lirisë1, 2004 Drejtësia në sprovë, 2005 Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar), 2005 Flakadanët e lirisë 2, 2oo6 Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7, Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008, Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008, Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009, Diferencimi (Tregime), 2010, Vesel Galica- mentar dhe atdhetar i shquar, 2010.

Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim:

54

Page 55: Komente dhe recensione - Webnode · Web viewDhe, duke i rënë hise të jetojë në mesin e armiqve të pabesë, përherë i mungoi liria e plotë, të cilën e çmoi shumë dhe e

Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi, Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),

Përshtypje nga Franca... Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu. Ky është libri i tij i njëzet.

ISBN 978-9951-562-04-1...............................................................................................................................................................Librin PËR FLAMURIN KUQEZI , mund ta porositni përmes postes elektronike, të autori i librit Bedri Tahiri, përmes redaksisë së unitart-it [email protected]

.............................................................................................................................

Shtator 2010 (e përgatiti për Web durim fylli- /001254-AAbt/df)

55