komunikimi dhe ndikimi i liderËve partiak nË …€¦ ·  · 2017-04-25local elections...

27
243 UDC 392.8:316.77(497.115) MA Gëzim QERIMI, PhD candidate. 286  KOMUNIKIMI DHE NDIKIMI I LIDERËVE PARTIAK NË FUSHATAT ZGJEDHORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, RAST STUDIMI: RAPORTIMI I FUSHATËS ZGJEDHORE NË GAZETAT DITORE КОМУНИКАЦИЈАТА И ВЛИЈАНИЕТО НА ПАРТИСКИТЕ ЛИДЕРИ НА ИЗБОРНАТА ВО РЕПУБЛИКА КОСОВО, СТУДИЈА: ИЗВЕШТАЈ ЗА ИЗБОРНАТА КАМПАЊА ВО ДНЕВНИТЕ ВЕСНИЦИ COMMUNICATION AND INFLUENCE OF POLITIC LEADERS IN ELECTION CAMPAIGNS IN REPUBLIC OF KOSOVA AND REPORTING OF THE CAMPAIGN IN DAILY PAPERS Abstract  This work treats the role and influence of party leaders communication in election campaigns and daily papers reporting of local elections 2009/2010. In this work is argued the fact that during election campaign the participation of leaders in organizations and meetings was very important and played crucial role. In our society, where the role of leader in politics has an irreplaceable importance during the election campaign, their participation has essential importance. The public opinion values 286 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës, [email protected]; [email protected]

Upload: tranbao

Post on 26-Apr-2018

217 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

243

UDC 392.8:316.77(497.115) 

MA Gëzim QERIMI, PhD candidate.286 

KOMUNIKIMI DHE NDIKIMI I LIDERËVE PARTIAK NË FUSHATAT ZGJEDHORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, RAST

STUDIMI: RAPORTIMI I FUSHATËS ZGJEDHORE NË GAZETAT DITORE

КОМУНИКАЦИЈАТА И ВЛИЈАНИЕТО НА ПАРТИСКИТЕ ЛИДЕРИ НА ИЗБОРНАТА ВО РЕПУБЛИКА КОСОВО, СТУДИЈА: ИЗВЕШТАЈ ЗА ИЗБОРНАТА КАМПАЊА ВО

ДНЕВНИТЕ ВЕСНИЦИ

COMMUNICATION AND INFLUENCE OF POLITIC LEADERS IN ELECTION CAMPAIGNS IN REPUBLIC OF KOSOVA AND

REPORTING OF THE CAMPAIGN IN DAILY PAPERS

Abstract  

This work treats the role and influence of party leaders

communication in election campaigns and daily papers reporting of

local elections 2009/2010. In this work is argued the fact that during

election campaign the participation of leaders in organizations and

meetings was very important and played crucial role.

In our society, where the role of leader in politics has an

irreplaceable importance during the election campaign, their

participation has essential importance. The public opinion values

286 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Republika e Kosovës,

[email protected]; [email protected]

C E N T R U M 2

244

very much the participation of leaders in every electoral meeting.

The politic parties’ leaders in Kosova took this fact in consideration

and contributed in “beautification” of electoral meetings, especially

leaders of main parties.

Almost in every country of the world the politicians commu-

nicate with voters mainly through media. The politicians meet

voters even face to face in meetings, but media and press play a

crucial role of intermediation between people and politic system.

Key words: politics, local election, politic leaders, daily papers,

politic parties, election campaign, information, communication with

public, written media.

Abstrakt Ky punim trajton rolin dhe ndikimin e komunikimit të

liderëve partiakë në fushatat zgjedhore si dhe raportimin e gazetave

ditore për zgjedhjet lokale 2009/2010. Ne këtë punim argumentohet

fakti së gjatë fushatës zgjedhore pjesëmarrja e liderëve nëpër organi-

zime dhe takime ka qenë shumë e rëndësishme dhe ka pasur rol

thelbësor. Në shoqërinë tonë, ku roli i liderit në politikë ka rëndësi

të pazëvendësueshme në kohën e fushatave zgjedhore, pjesëmarrja e

tyre ka rëndësi esenciale. Opinioni e vlerëson shumë pjesëmarrjen e

liderëve në çdo takim elektoral. Liderët e partive politike në Kosovë

e kanë pasur parasysh këtë fakt dhe kanë kontribuar në “zbukurimin”

e takimeve elektorale, sidomos liderët e partive kryesore.

Pothuajse, në çdo vend të botës politikanët komunikojnë me

votuesit kryesisht nëpërmjet medias. Politikanët i takojnë votuesit

edhe ballë për ballë në mitingje, por mediat dhe shtypi luajnë rolin

kyç të ndërmjetësimit midis njerëzve dhe sistemit politik.

Fjalët çelës:, politika, zgjedhjet lokale, liderët partiak , gazetat ditore, partitë politike, fushata elektorale, informimi, komunikimi me publikun, mediat e shkruara.

C E N T R U M 2

245

Roli i medias në fushatat zgjedhore  

Roli i medias, si komunikuesja kryesore, është ende më i

rëndësishëm gjatë zgjedhjeve, ku mediat kanë detyrën e rëndësishme

që t’i ndihmojnë votuesit të kuptojnë çështjet kyçe të zgjedhjes, me

qëllim që të marrin vendimin më të mirë se për kë të votojnë. Shtypi

ditor duhet t’i ndihmojë votuesit të bëjnë zgjedhje të informuara.

Natyrisht që nevoja e votuesve është që të jenë të informuar për

aktorët politikë: vizionet, politikat e tyre dhe pasojat e këtyre

politikave. Në një nivel më personal: kush është politikani? A i zihet

besë atij, apo asaj?

Informacioni i besueshëm: ky është çelësi i suksesit të një

gazete ditore. Lexuesi i gazetës duhet të ketë besim në informacionin

tuaj, pasi nëse nuk ka besim, pse do ta blejë produktin tuaj, në këtë

rast gazetën. Pra, nëse dëshironi që në mediat tuaja të ketë më tepër

se sa thjesht zbavitje, duhet të tregoni maturi për besueshmërinë e

lajmeve tuaja. Në përgjithësi shtypi modern nuk e ka pranuar

nocionin e objektivitetit. Nuk është se shtypi modern nuk përpiqet

të jetë objektiv në raportim, por ai e ka kuptuar se objektiviteti i plotë

është i paarritshëm.

Në vend të qëllimit aspak realist për objektivitetin, qëllimi i

shtypit modern duhet të jetë pasqyrimi i drejtë, i balancuar dhe i paanshëm. Këto tri fjalë duhet të përbëjnë themelin e qëndrueshëm

mbi të cilën bazohet çdo pasqyrim për zgjedhjet.

Funksionet e partive politike Pa partitë, të cilat në shumë aspekte luajnë rolin e ndërmjetësit

mes qytetarëve dhe organeve kushtetuese, shoqëria moderne nuk

mund të mendohet.

Funksioni programor: Partitë integrojnë interesat e ndryshme

në një përfytyrim të përbashkët për politikën, në një program politik,

për të cilin mundohen të fitojnë pëlqimin dhe votat e shumicës.

C E N T R U M 2

246

Funksioni pjesëmarrës: Partitë vendosin lidhjen mes qyteta-

rëve dhe sistemit politik, ato bëjnë të mundur pjesëmarrjen politike

të individëve dhe grupeve me shpresë për sukses.287

Funksioni legjitimues: Duke vendosur lidhjen mes qytetarëve,

grupeve shoqërore dhe sistemit politik, partitë ndihmojnë sanksioni-

min e rendit politik në vetëdijen e qytetarëve dhe grupeve

shoqërore.288

Vlerësimi i liderëve të partive kryesore në fushatë  Gjatë fushatës zgjedhore pjesëmarrja e liderëve nëpër organizi-

me dhe takime ka qenë shumë e rëndësishme dhe ka pasur rol

thelbësor. Në shoqërinë tonë, ku roli i liderit në politikë ka rëndësi

të pazëvendësueshme në kohën e fushatave zgjedhore, pjesëmarrja e

tyre ka rëndësi esenciale. Opinioni e vlerëson shumë pjesëmarrjen e

liderëve në çdo takim elektoral. Liderët e partive politike në Kosovë

e kanë pasur parasysh këtë fakt dhe kanë kontribuar në “zbukurimin”

e takimeve elektorale, sidomos liderët e partive kryesore.

Hashim Thaçi289. Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e

cila është partia më e madhe në Kosovë, po ashtu edhe kryeministër

i Republikës së Kosovës që e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur

dhe sovran më 17 shkurt 2008. Të gjitha këto bënin që ky lider të

kishte primatin kryesor të vlerësimit gjatë fushatës zgjedhore për

zgjedhjet lokale 2009. Duke bërë hulumtimin tonë në të gjitha gaze-

tat ditore që botoheshin gjatë zgjedhjeve lokale 2009 në Kosovë vë-

rejmë qartë ndikimin e madh që kishte personaliteti i tij si promotor

i fushatës elektorale të PDK-së për zgjedhjet lokale 2009. I pari i

PDK-së ka përkrahur dhe mbështetur të gjithë kandidatët e subjektit

të tij që kanë garuar për postin e kryetarit të komunës në tërë

287 Bernhard Sutorç nga: Politik. Ein Studienbuch zur politischen Bildung,

Paderborn 1994. 288 Backes, Uwe, Jesse, Eckhard, Informationen zur politischen Bildung, Parteiendemokratie, Bonn BpB, 1996, faqe 207. 289 Për më tepër: http://sq. wikipedia.org/wiki/Hashim_Tha%C3%A7i (shikuar më

16.03.2014).

C E N T R U M 2

247

Kosovën. Duke marrë pjesë në të gjitha tubimet elektorale, ai ka

premtuar ndihmë për qytetarët e komunave përkatëse dhe përkrahje

të vazhdueshme për kandidatët e atyre komunave. Premtimet vario-

nin nga vendi në vend, sipas nevojave që kanë pasur komunat e

caktuara, por ka pasur edhe premtime të njëjta për të gjitha komunat.

Premtimi kryesor që lideri i PDK-së ka bërë gjatë fushatës ishte

buxheti më i madh për të gjitha komunat e Kosovës dhe hapja e uni-

versiteteve publike në qytetet kryesore të Kosovës. Për ta ilustruar

këtë, kemi rastin kur lideri Hashim Thaçi, premton 155 milionë euro

për Pejën290: “Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së ka ulur pazarin për Pejën në krahasim me 170 milionët e premtuar një ditë më parë për Prizrenin. Për Pejën e udhëhequr nga Ilhami Gashi nëse del fitimtar, ka premtuar 155 milionë euro.” Rast tjetër është kur lideri Thaçi i

premton miliona dhe universitet publik qytetit të Gjakovës, nëse

fiton kandidati i tij291: “’Kemi planifikuar që në katër vitet e ardhsh-me në komunën e Gjakovës të investojmë 130 milionë në projekte kapitale dhe do ta themelojmë edhe universitetin e tretë publik’, është shprehur Thaçi para simpatizuesve të PDK-së... Ai është shpre-hur se PDK-ja është e gatshme të veprojë edhe në Gjakovë...”. Duke

lënë anash premtimet dhe pjesëmarrjen individuale të liderit të

PDK-së nëpër tubimet elektorale, mund të vlerësojmë edhe një

element tjetër ku me një farë forme vërehet një tendencë ashpërsie

se këto premtime realizohen vetëm atëherë nëse kandidati i subjektit

në fjalë del fitues në komunën e caktuar. Duke vërejtur ndikimin e

madh të Thaçit në fushatën elektorale, partitë oponente gjatë tërë

kohës kanë reaguar dhe dërguar mesazhe pakënaqësie për premtimet

marramendëse të liderit të PDK-së, njëkohësisht duke ia rikujtuar

atij se është edhe kryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës. Si

përfundim mund të vlerësohet që figura më karizmatike e zgjedhjeve

lokale 2009 ishte lideri i PDK-së, kryeministri i Kosovës, Hashim

Thaçi, i cili arriti t’i fitonte zgjedhjet lokale 2009 dhe ai e konsideroi

këtë fitore si referendum për vlerësimin e qeverisjes së mirë.

290 Gazeta Koha Ditore, 23 tetor 2009, faqe 9. 291 Gazeta Express, 20 tetor 2009, faqe 7.

C E N T R U M 2

248

Fatmir Sejdiu292. President i Republikës së Kosovës, de fakto

edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa de jure i

deklaruar që ka bërë ngrirjen e këtij posti. Për dallim nga zgjedhjet

nacionale dhe lokale të vitit 2007 ku ishte mjaft aktiv në fushatë

elektorale, presidenti Sejdiu gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2009 kishte

shumë ndikim në LDK dhe në fushatën e saj, por nuk ishte pjesëmarrës

në tubimet elektorale të LDK-së, ngase në postin e Presidentit të

vendit e kishte të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në

tubimet elektorale të subjektit të tij politik. Kjo embargo ligjore, që e

privonte të merrte pjesë në tubimet elektorale për të mbështetur LDK-

në, krijoi një hendikep të madh në opinionin publik, sidomos të

simpatizantëve të kësaj partie. Figura e liderit Sejdiu u zëvendësua me

treshen Lutfi Haziri293, Isa Mustafa294 dhe Eqrem Kryeziu295. Kjo treshe

e udhëhoqi fushatën elektorale të LDK-së, ku në shumicën e rasteve

nxitën polemika duke akuzuar liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, për

premtime mashtruese dhe të paarritshme. Për ta ilustruar këtë kemi

reagimin e Lutfi Hazirit296: “Thaçi nuk vendos sa buxhet t’u ndahet komunave... por ai buxhet ka me kalue në Parlamentin e Kosovës. Ashtu qysh pretendohet mu nda njëanshëm do të ketë vështirësinë e vet, sepse pjesën për atë buxhet e kanë 120 deputet që vijnë nga shumë parti politike dhe ata do ta japin vulën e rezultatit.” Performanca e

LDK-së gjatë fushatës mund të vlerësojmë që ishte më e zbehtë në

raport me partinë kryesore oponente, PDK-në dhe shumë herë nga

analistë dhe njohës të rrethanave politike u cilësua si fushatë

dyfytyrëshe dhe pa sens morali, pasi që LDK-ja ishte në koalicion me

PDK-në duke bashkëqeverisur në nivel qendror dhe luante rolin e

opozitës në raport me politikat e qeverisë së Republikës së Kosovës.

292 Për më tepër: http://sq.wikipedia.org/wiki/Fatmir_Sejdiu (shikuar më

09.03.2014). 293 Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 294 Kryetar i komunës së Prishtinës dhe kandidat për mandatin e ardhshëm për këtë

komunë nga radhët e LDK-së. 295 Nënkryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryetar i komunës së

Prizrenit. 296 Gazeta Koha Ditore, 23 tetor 2009, faqe 6.

C E N T R U M 2

249

Ramush Haradinaj297. Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e

Kosovës dhe ish-kryeministër i Kosovës. Ishte ndër figurat kyçe në

fushatën e zgjedhjeve lokale 2010. Me autoritetin e tij, ai arriti të

mbledhë rreth vetes disa kandidatë për kryetar komune që ishin me

autoritet në komunat e tyre dhe që më herët shquheshin për aktivite-

tet e tyre politike në partitë e ndryshme politike. Diskursi i tij gjatë

fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale 2009 ishte shumë i ashpër

dhe kishte gabuar kursin e natyrës së zgjedhjeve sepse fushata bëhej

për zgjedhje lokale kurse diskursi i tij ishte për zgjedhjet nacionale.

Gjuha e tij ishte e ashpër sidomos në raport më liderin e PDK-së

Hashim Thaçin. Arritjet në zgjedhjet lokale 2009 mund të konsidero-

hen si arritjet më të suksesshme të AAK-së, prej themelimit të saj e

deri më tani, duke ia shtuar apetitet për një rimarrje të qeverisë në

zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Veçojmë disa shembuj që

ilustrojnë gjuhën e ashpër dhe diskursin e gabuar të liderit Haradinaj

gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale 2009. Në një artikull në

gazetën Zëri, të datës 26 tetor 2009, me titull Haradinaj: Qeveria Thaçi bën politika ekonomike të grupacioneve, ai, gjatë një takimi

elektoral në qytetin e Skenderajt, thekson: Qeveria e Thaçit, strukturat e tij, janë duke harxhuar Kosovën, vlerën politike, vlerën e sigurisë. Ata janë duke bërë politika ekonomike të grupacioneve, me ç’rast përfitojnë individ por që dëmtohet një popull dhe një vend... Po u shkruhet se totalitarizmi e ka burimin këtu.298 Kurse në

një artikull të gazetës Koha Ditore, i pari i AAK-së, në një takim

tjetër gjatë fushatës së mbajtur në qytetin e Kaçanikut, kërkoi votën

për formimin e qeverisë Haradinaj299 ku shihet qartë humbja e kursit

të natyrës së zgjedhjeve, pasi fushata elektorale ishte për qeverinë

lokale të Kaçanikut, kurse kreu i AAK-së kërkonte votën për veten

dhe qeverinë e tij.

297Për më tepër: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ramush_Haradinaj (shikuar më

05.03.2014). 298 Gazeta Zëri, 26 tetor 2009, faqe 13. 299 Gazeta Koha Ditore, 23 tetor 2009, faqe 14.

C E N T R U M 2

250

Behxhet Pacolli300 dhe Nexhat Daci301. Pacolli lider i Aleancës

Kosova e Re dhe Daci lider i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, janë

dy liderë të tjerë që mund të vlerësojmë se ishin figurat kryesore në

fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale 2009 për subjektet e tyre që

ishin në koalicion për kryetar komunash, kurse për këshilltarët ko-

munalë garonin ndaras. Megjithëkëtë vlerësohet se, edhe me gjithë

prezencën e tyre në tubimet elektorale, ndikimi i tyre në opinion

ishte dukshëm më i zbehtë se sa i liderëve të PDK-së dhe AAK-së. Si

duket, kursi i tyre gjatë fushatës elektorale nuk ishte i qëlluar, si dhe

koalicioni parazgjedhor kishte hutuar dhe krijuar pakënaqësi në

elektoratin e dy kampeve. Fakti që edhe hyrja në garë me koalicion

parazgjedhor dhe dalja me një rezultat të dobët në zgjedhje e

dëshmon këtë vlerësim.

Imazhi i kandidatëve për kryetarë komunash në fushatë Pas ndryshimit të sistemit zgjedhor për zgjedhjet lokale të

Republikës së Kosovës vërehet qartë që figurat kyçe për zgjedhjet

lokale janë kandidatët e partive politike për kryetar komune, pasi që

me sistemin e ri zgjedhor kryetarët e komunave zgjidhen drejtpër-

drejt nga vota e qytetarëve e jo si ishte më parë që zgjidhej nga

këshilltarët e kuvendeve komunale. Ky element ka bërë që partitë

politike të jenë shumë të kujdesshme dhe t’i kushtojnë rëndësi më

shumë përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të komunës, sepse

imazhi i tyre në opinion duhej të ishte pozitiv dhe me një të kaluar

të mirë morale dhe profesionale. Subjektet politike, që kanë garuar

në zgjedhjet lokale 2009, janë munduar të gjejnë kandidatë sa më të

fuqishëm, në mënyrë që të ndikojnë në opinion dhe të marrin votën

e tyre. Në vazhdim do të elaborojmë imazhin e kandidatëve të parti-

ve kryesore politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale 2009-2010. Ky

300 Për më tepër: http://sq.wikipedia.org/wiki/Behgjet_Pacolli (shikuar më

05.03.2014). 301 Për më tepër: http://sq.wikipedia.org/wiki/Nexhat_Daci (shikuar më

05.03.2014).

C E N T R U M 2

251

elaborim do bëhet për qendrat kryesore të Kosovës siç janë:

Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Peja, Ferizaj dhe Gjakova.

Raportimi i drejtë dhe i balancuar i zgjedhjeve Njerëzit asnjëherë nuk gënjejnë më shumë se pas gjuetisë, gjatë

luftës dhe para zgjedhjeve.302

Otto von Bismarck

Pothuajse, në çdo vend të botës politikanët komunikojnë me

votuesit kryesisht nëpërmjet medias. Politikanët i takojnë votuesit

edhe ballë për ballë në mitingje, por mediat dhe shtypi luajnë rolin

kyç të ndërmjetësimit midis njerëzve dhe sistemit politik.303

Roli i medias, si komunikuesja kryesore, është ende më i

rëndësishëm gjatë zgjedhjeve, ku mediat kanë detyrën e rëndësishme

që t’i ndihmojnë votuesit të kuptojnë çështjet kyçe të zgjedhjes, me

qëllim që të marrin vendimin më të mirë se për kë të votojnë. Shtypi

ditor duhet t’i ndihmojë votuesit të bëjnë zgjedhje të informuara.

Natyrisht që nevoja e votuesve është që të jenë të informuar për

aktorët politikë: vizionet, politikat e tyre dhe pasojat e këtyre

politikave. Në një nivel më personal: kush është politikani? A i zihet

besë atij, apo asaj?

Shtypi modern dhe zgjedhjet Informacioni i besueshëm: ky është çelësi i suksesit të një

gazete ditore. Lexuesi i gazetës duhet të ketë besim në informacionin

tuaj, pasi nëse nuk ka besim, pse do ta blejë produktin tuaj, në këtë

rast gazetën. Pra, nëse dëshironi që në mediat tuaja të ketë më tepër

se sa thjesht zbavitje, duhet të tregoni maturi për besueshmërinë e

lajmeve tuaja. Në përgjithësi shtypi modern nuk e ka pranuar

nocionin e objektivitetit. Nuk është se shtypi modern nuk përpiqet

302 http://www.brainyquote.com/quotes/authors/o/otto_von_bismarck.html

(shikuar më 14.05.2014). 303 Hansen, Henrik Keith, Raportimi i drejtë dhe i balancuar i zgjedhjeve, Instituti

Shqiptar i Medias, Tiranë, 2009, faqe 9.

C E N T R U M 2

252

të jetë objektiv në raportim, por ai e ka kuptuar se objektiviteti i plotë

është i paarritshëm.

Në vend të qëllimit aspak realist për objektivitetin, qëllimi i

shtypit modern duhet të jetë pasqyrimi i drejtë, i balancuar dhe i paanshëm. Këto tri fjalë duhet të përbëjnë themelin e qëndrueshëm

mbi të cilën bazohet çdo pasqyrim për zgjedhjet.

Këshilli i Evropës rekomandon si më poshtë:304

Këshilli i Evropës: pasqyrimi duhet të jetë i drejtë, i

balancuar dhe i paanshëm

Pasqyrimi në media duhet të jetë i drejtë, i balancuar dhe i

paanshëm dhe kjo duhet të respektohet si nga transmetuesit publi-

kë, ashtu edhe nga ata privatë.

Pasqyrimi në media duhet të nxisë dhe të krijojë mundë-

sinë për një shprehje pluraliste të mendimeve.

Autoritetet publike nuk duhet të kenë trajtim të

privilegjuar

Autoritetet publike nuk duhet të ndërhyjnë në punën e

gazetarëve me qëllimin e ndikimit në zgjedhje.

Megjithatë, çdo gazetar i mirë e informon publikun nëse ka

ndonjë ngjarje të rëndësishme që kërkon shpjegime. Shtypi modern

është kritik dhe bazohet në një nivel të lartë profesional drejtësie.

Edhe gazetarët që punojnë në media, nën pronësinë e partive politike

apo interesave të sektorëve të biznesit dhe grupeve të interesit, duhet

të përpiqen të jenë të drejtë dhe të hapur për të gjitha pikëpamjet.

Kjo është një çështje etike gazetarie dhe një krenari profesionale.

Megjithatë, zakonisht, këta gazetarë gjenden nën trysni të madhe për

të shkruar artikuj që bëjnë propagandë për mendimet e pronarëve të

tyre, kështu që detyra e tyre gazetareske nuk është e lehtë.

304 Shih rekomandimin nr. R(99)15 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të

Evropës mbi masat në lidhje me pasqyrimin e fushatave zgjedhore në media dhe

memorandumin e tij shpjegues http://www.coe.int/document-

library/default.asp?urlëcd=https://ëcd.coe.int/VieëDoc.jsp?id=419167 (shikuar më

01.06.2014).

C E N T R U M 2

253

Raportimet e gazetave ditore për zgjedhjet lokale 2009/2010 Gjatë zgjedhjeve lokale 2009/2010 në Kosovë botoheshin nëntë

gazeta të përditshme. Këto gazeta kanë përcjellë vazhdimisht fusha-

tën e zgjedhjeve lokale 2009/2010, si dhe tërë procesin zgjedhor. Në

bazë të hulumtimit tonë analitik dhe përmbajtjesor është vërejtur

qartë që gazetat nuk kanë pasur një balancë të raportimit të drejtë të

fushatës zgjedhore nga aspekti përmbajtjesor i raportimit. Ky fakt i

yni vetëm sa vërtetohet edhe nga raportet e organizatave të ndrysh-

me vendore dhe ndërkombëtare që kanë monitoruar procesin e

fushatës elektorale dhe të raportimit të mediave për këtë proces. Në

vazhdim ne do japim raportimin e gazetave ditore për zgjedhjet

lokale 2009/2010 nga aspekti statistikor. Do të fokusohemi tek

monitorimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale

2009 në Kosovë, ndërsa këto të dhëna statistikore do të plotësohen

me analizat tona të nxjerra nga hulumtimi ynë nga monitorimi i

gazetave ditore të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore, nga perspektiva

përmbajtjesore e tekstit dhe paanësia politike e politikave editoriale.

Gazeta Express305

dhe pse Express është vërejtur të ketë anuar në favor të PDK-

së, hapësira që kjo gazetë u ka dhënë raportimeve të aktiviteteve të

partive politike gjatë fushatës ka qenë e balancuar dhe proporcionale.

305 MediaWorks është kompani e re mediale në Kosovë, e themeluar në vitin 2004,

nga një grup redaktorësh dhe gazetarësh të Kosovës, me ndihmën e kompanisë

IPKO. Gazeta e përditshme Express, produkt kryesor i kompanisë MediaWorks, ka

hyrë vrullshëm në diskursin publik në Kosovë, duke botuar artikuj relevantë, të

hulumtuar mirë, dhe opinione autoritative. Profesionalizmi i gazetës Express është

vërejtur edhe jashtë Kosovës. Express është përmendur si burim kredibël i infor-

matave gjatë raportimit të mediave botërore nga Kosova. New York Times, Time,

The Economist, Associated Press, Reuters, etj, u janë referuar - dhe vazhdojnë t'ju

referohen - artikujve dhe fotografive të botuara në këtë gazetë. Stafi editorial i

Express është i dedikuar të prodhojë një gazetë të përditshme me shtojca speciale,

ashtu që lexuesve t'u sjellë përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar

njëkohësisht një frymë të re profesionale në gazetari.

C E N T R U M 2

254

Fenomeni i diskriminimit të partive të vogla ka qenë prezent edhe

në këtë gazetë. Gazeta Express, në aspektin e raportimit, është

treguar më e balancuar, si në aspektin sasior, ashtu edhe në aspektin

e balancimit dhe paanshmërisë të raporteve të fushatës elektorale.

Në aspektin sasior, hapësirë më e madhe i është dhënë koalicionit

AKR-LDD. Kjo gazetë, në gjithsej 28 % të hapësirës së saj, ka rapor-

tuar për fushatën elektorale të këtij koalicioni, ndërsa subjekteve

politike: PDK-së, LDK-së dhe AAK-së ju ka dhënë hapësirë nga 24

% secilës, për të raportuar për aktivitetet e tyre elektorale. Po ashtu,

nga hulumtimi ynë për formën e raportimit nga gazetat ditore, gjatë

zgjedhjeve lokale 2009, kemi vërejtur qartë që gazeta Express është

munduar të bëjë një balancim të raportimit. Për ta argumentuar këtë

marrim si mostër gazetën Express të botuar më 28 tetor 2009, ku në

ballinë jepen shkurt raportet për aktivitetet e katër subjekteve politi-

ke, duke filluar me këto citime radhazi: Plus një Universitet, Hashim

Thaçi i premton edhe Gjilanit një Universitet Publik. Sipas tij, PDK-

ja ka plane të mëdha për Gjilanin. Qemajl Mustafa ua ka kërkuar

votën bashkëqytetarëve të tij për të mos u ndalur edhe në katër vitet

e ardhshme.306 Pastaj vazhdon me të njëjtën hapësirë raporti nga

aktiviteti i LDK-së ku thuhej: Jemi më të mirët, LDK-ja hapi fushatën

e saj në Kastriot. Thotë se nuk premtojnë miliona si të tjerët, por do

të jenë realistë. Thonë se partitë e tjera nuk janë të këqija, por ata

janë më të mirët në mesin e gjithëve. Sabri Hamiti tha se LDK-ja nuk

është përrua shiu, por është burim i tokës dhe oqean i cili prek të

gjitha brigjet.307 Po ashtu, në gazetën Express, gjatë analizës së fusha-

tës zgjedhore është vërejtur një tendencë e përkrahjes së partisë së

parë. Më këtë rast, hapësira në këtë të përditshme, shumë herë, nuk

ka qenë edhe e balancuar, ngaqë hapësira kryesore i është rezervuar

liderit të partisë kryesore.308

306 Gazeta Express, 28 tetor 2009, faqe 1 dhe 6-7. 307 Gazeta Express, 28 tetor 2009, faqe 1 dhe 6-7. 308 Krasniqi, Milazim “Ndikimi i reklamuesve në politikat editoriale gjatë fushatës

parazgjedhore ” në Media 2, Revistë kërkimore, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

2010, faqe 95.

C E N T R U M 2

255

Për të pasur më të qartë raportimin e gazetës Express mund të

shihni grafikun dhe tabelën e mëposhtme:309

Grafiku 3. Raportimet për fushatat e partive politike në zgjedhjet lokale

botuar në gazetën Express

Tabela 5. Raportimet për fushatat parazgjedhore të partive politike në

gazetën Express

Infopress310 

Infopress, një gazetë që shihet të jetë e afërt me PDK-në, i ka kushtuar

aktiviteteve parazgjedhore të kësaj partie hiç më pak se 36.64% të

309 Shih grafikun 3 dhe tabelën 3. 310 Infopress është gazetë e përditshme nga Kosova, e themeluar në vitin 2006.

Botohet në Prishtinë nga Rexhep Hoti. Gjatë zgjedhjeve lokale 2009-2010, kjo

gazetë ishte e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa botuesi i saj Rexhep

Hoti, gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë

në fund të vitit 2010, ishte kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike

të Kosovës, por nuk arriti të fitonte për shkak të numrit të vogël të votave të fituara.

Aktualisht, kjo gazetë, së bashku me gazetën Tribuna Shqiptare, njihen si kundër-

shtare të rrepta të kryeministrit Hashim Thaçi dhe njihen si të afërta me deputetin

e PDK-së, Fatmir Limajn.

C E N T R U M 2

256

hapësirës totale kushtuar fushatës parazgjedhore. Partitë e tjera në

Infopress kanë pasur shumë më pak hapësirë në krahasim me PDK-

në. Ky fenomen është përsëritur edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Po ashtu, Gazeta Infopress, gjatë gjithë fushatës, pothuajse ka shërbyer

si një zë propagandues i partisë kryesore të vendit, e cila njëherësh

është partia kryesore qeverisëse. Fushata parazgjedhore në këtë të

përditshme, ka nisur para kohës së caktuar ku përmes shkrimeve, apo

intervistave të cilat në një formë kanë pasur më shumë karakter

promocional, është folur për fitoren e tyre pas zgjedhjeve. Kjo e

përditshme ka nisur vrullshëm edhe fushatën, duke qenë përkrahëse

e pandarë e partisë së parë deri në fund. Kjo përkrahje ka ardhur si

rezultat i ndikimit politik reklamues në politikat redaktuese editoriale.

Reklamat e fushatës, pra të kësaj partie, kanë qenë të orientuara

kryesisht në këtë gazetë. Një mbështetje tjetër, që ka ndikuar në

politikat redaktuese të kësaj të përditshmeje, janë edhe reklamat e

institucioneve qeverisëse të cilat po ashtu kanë qenë të shumta. Ky

reklamim i pa balancuar në shtypin ditor ka ndikuar edhe në renditjen

dhe propagandimin e lajmit. Hapësira kryesore e Infopressit ka qenë e

rezervuar për partinë kryesore, ndërkaq, aktivitetet e tjera kanë qenë

dytësore. Është rast interesant për t’u elaboruar se kjo e përditshme,

në momente të caktuara, ka luajtur edhe rolin e mbrojtësit, duke u

munduar që t’i eliminojë apo t’i largojë nga loja kundërshtarët e tjerë

politikë. Kjo ka ndikuar që brenda fushatës të kemi shumë herë edhe

tensione të ndryshme. Kjo e përditshme, në ditët e fundit të fushatës,

ka publikuar edhe një sondazh të hulumtuar nga kjo gazetë, në të cilën

janë renditur edhe fituesit e zgjedhjeve, e që pa dyshim e para është

renditur partia e përkrahur gjatë tërë kohës. Ngjashëm më të

përditshmen Infopress, ka vepruar edhe e përditshmja tjetër Tribuna shqiptare.311 Në vijim mund të shihni në formë grafike dhe tabelare

raportimin e gazetës Infopress gjatë zgjedhjeve lokale 2009/2010:312

311 Krasniqi, Milazim, “Ndikimi i reklamuesve në politikat editoriale gjatë fushatës

parazgjedhore ” në Media 2, Revistë kërkimore, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

2010, faqe 94-95. 312 Shih grafikun 4 dhe tabelën 4.

C E N T R U M 2

257

Grafiku 4. Raportimet për fushatat e partive politike në zgjedhjet lokale

botuar në gazetën Infopress

Tabela 6. Raportimet për fushatat parazgjedhore të partive politike në

gazetën Infopress

Koha Ditore313

313 Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova, e themeluar në vitin 1997.

Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovare Flaka

Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami. Gjatë bombardimeve të

NATO-s, Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni. Koha Ditore është ndër

gazeta më të lexuara dhe më e shitura në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës

Ditore mund të blihet në vende të caktuara, pothuajse në të gjithë Evropën. Pas

inkuadrimit në politikë të Veton Surroit, botuese e gazetës është motra e Surroit,

Flaka Surroi. Në të gjitha hulumtimet e lejueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11

vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si njëra ndër gazetat më të lexuara dhe më

e besuara. Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur

amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në gazetën

Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The

New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.

Gazeta Koha Ditore është themeluar me ndihmën e donacioneve ndërkombëtare.

C E N T R U M 2

258

Gazeta Koha Ditore, e cila njihet për profesionalizëm, paanshmëri

dhe pavarësi politike, edhe një herë e ka dëshmuar profesionalizmin

e saj me raportimet e balancuara për aktivitetet e partive politike.

Hapësira që kjo gazetë i ka kushtuar partive politike ka qenë

proporcionale dhe e drejtë. Po ashtu, hapësira e ndarë për partitë

politike në ballinën e kësaj gazete ka qenë e balancuar dhe e ndarë

në mënyrë goxha të drejtë për partitë politike. Gjatë raundit të dytë,

Koha Ditore u ka dhënë një hapësirë prej 4% edhe partive të

diskualifikuara nga gara, të cilat kanë mbështetur kandidatët e

partive të tjera. Ndërsa, partive në garë u ka dhënë hapësirë

proporcionale në bazë të kandidatëve që ato kanë pasur në garë. Por,

Gazeta Koha Ditore është njëra nga gazetat që ka krijuar një hapësirë

racionale për partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Mosreklamimi

i njëanshëm i partive politike, si dhe mungesa e reklamave

qeveritare, ka ndikuar që politika redaktuese të mos jetë e ndikuar

në fushatë. Nga analizat e bëra është vërejtur se në këtë të

përditshme, gjatë fushatës zgjedhore, ka pasur ngritje të kritikave në

drejtim të institucioneve qeverisëse, hiperbolizim të Rastit Bllaca,

por edhe tendencë për krijim të tensioneve mes partnerëve të

koalicionit.314 Më poshtë mund t’i shihni të dhënat të paraqitura edhe

në formë tabelare dhe grafike:315

Partia politike Faqet e

zgjedhjeve Faqja e parë Total

%

51. PDK 25.9 0.3 26.1 26.98%

77. LDK 24.1 0.3 24.3 25.53%

114. LDD-AKR 23.95 0.2 24.15 25.41%

46. AAK 20.8 0.2 21 21.88%

Total 95 1 95.554 100%

Tabela 7. Raportimet për fushatat parazgjedhore të partive politike në

gazetën Koha Ditore

314 Krasniqi, Milazim, “Ndikimi i reklamuesve në politikat editoriale gjatë fushatës

parazgjedhore” në Media 2, Revistë kërkimore, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,

2010, faqe 96. 315 Shih tabela 5 dhe grafiku 5.

C E N T R U M 2

259

Grafiku 5. Raportimet për fushatat e partive politike në zgjedhjet lokale

botuar në gazetën Koha Ditore

Përfundim  

Konkluzionet e këtij punimi argumentojnë rolin e madhe të

politikës dhe mediave në shoqëri , thelbi i tematikës në këtë punim

ishte shtjellimi i lidhshmërisë së mediave dhe politikës: a është

përgjegjëse politika për rregullimin e ambientit të përshtatshëm për

veprimtarinë e lirë të shtypit dhe mediave, apo shtypi i lirë dhe

mediat janë parakusht për një shoqëri të lirë?

Në zgjedhjet lokale 2009/2010, raportimi i mediave të shkruara

nuk ka shkuar përtej rrëfimit se si kanë shkuar dhe si janë realizuar

takimet zgjedhore, pa hyrë thellë në hulumtimin dhe analizimin e

rrethanave. Nuk janë bërë krahasime me premtimet e zgjedhjeve të

mëhershme dhe nuk janë bërë as vlerësime se sa janë gjasat reale që

të realizohen premtimet e bëra gjatë kësaj fushate. Këto çështje nuk

janë paraparë nga politikbërësit editorialë të mediave të shkruara në

Kosovë, gjatë këtyre zgjedhjeve.

Është e padiskutueshme se mediat e shkruara luajnë një rol të

domosdoshëm për funksionimin adekuat të shoqërisë. Debatet për

C E N T R U M 2

260

ndikimin e mediave të shkruara, zakonisht, përqendrohen në rolin e

tyre të “kujdestarisë”: duke analizuar dhe diskutuar mbi sukseset dhe

dështimet e pushtetit, në rastin tonë pushteti lokal, mediat mund të

informojnë publikun për nivelin efektiv në të cilin përfaqësuesit e saj

i kanë kryer detyrat dhe u ndihmojnë t’i kenë këto parasysh. Megji-

thatë, mediat e shkruara munden, po ashtu, të kenë një rol më speci-

fik duke bërë të mundur pjesëmarrjen publike të plotë në zgjedhje,

jo vetëm duke raportuar për kryerjen e punës së qeverisë lokale, por

edhe në shumë mënyra të tjera:

- duke edukuar votuesit se si të ushtrojnë të drejtat e tyre për

të votuar,

- duke raportuar për zhvillimin e fushatës elektorale,

- duke u siguruar një platformë partive politike për t’ia

kumtuar mesazhin e tyre votuesve,

- duke u mundësuar partive të debatojnë me njëra-tjetrën,

- duke raportuar për mbarëvajtjen e ditës së votimit,

rezultatet e tij dhe duke monitoruar numërimin e votave.

Monitorimi i mediave, gjatë periudhave të zgjedhjeve, është

bërë një praktikë gjithnjë e më e rëndomtë, duke përdorur një kom-

binim të analizës statistikore dhe teknikën e studimeve dhe të

analizave të diskursit të mediave, si dhe teknikën e studimeve dhe të

analizave të diskursit nëse përfshirja ka qenë e drejtë. Mbi këtë parim

është bazuar edhe puna jonë.

Gjatë punës sonë është vërejtur një raport trepalësh, që i kanë

të drejtat e tyre të ndërlidhura:

e drejta e votuesve për të bërë përzgjedhjen e informimit të

plotë prej mediave,

e drejta e kandidatëve për kryetarë komune për të shprehur

qartë politikën e tyre,

e drejta e mediave për të raportuar dhe shprehur pikëpamjet

e veta mbi çështjet me interes publik.

Fakti që pavarësia financiare e mediave të shkruara në Kosovë

nuk është e rregulluar dhe e qëndrueshme, na bën të arrijmë në

përfundimin se liria e mediave dhe pluralizmi gjatë periudhës së

C E N T R U M 2

261

zgjedhjeve nuk janë në nivelin e duhur dhe ky mund të jetë një in-

deks tepër i ndjeshëm i respektimit të lirisë për shprehjen në për-

gjithësi, që është parakusht qenësor për demokracinë funksionale.

Përkundrazi, zgjedhjet mund të jenë një gjasë ideale për të arsimuar

si autoritetet për obligimet e tyre ndaj respektimit të rregullave dhe

për të shtuar lirinë e mediave, në rastin tonë të mediave të shkruara,

po ashtu dhe mediat për përgjegjësitë e tyre për ta mbështetur

procesin demokratik, pjesë e të cilit janë edhe zgjedhjet.

Një përfundim tjetër në të cilin kemi arritur është se pronarët

dhe redaktorët e mediave, të cilët hartojnë politikat editoriale për

gazetat e tyre, duhet që gjatë kohës së zgjedhjeve të kenë një rritje të

stafit profesional, të përgatitur në mënyrë të veçantë për raportimin

e zgjedhjeve, si dhe duhet t’i rrisin kapacitetet operacionalo-teknike,

në mënyrë që të ketë një mbulim sa më gjithëpërfshirës të aktivi-

teteve zgjedhore.

Ky punim vlerësojmë se është një kontribut modest shkencor.

Punimi trajton tematika të ndryshme që ndërlidhen me zgjedhjet

dhe me politikat editoriale që gazetat ditore zbatojnë gjatë kohës së

zgjedhjeve, duke filluar nga kapitulli i parë ku kemi paraqitur një

kronologji të zgjedhjeve lokale në Kosovë, me theks të veçantë zgje-

dhjet lokale 2009/2010, duke vijuar me thelbin e këtij punimi rreth

politikave editoriale, definimit të politikave editoriale, formimit të

tyre, me theks të veçantë në zgjedhje, duke elaboruar edhe një model

praktik.

Më pas, gjatë punimit kemi pasqyruar llojet partiake dhe

sistemet politike që janë lojtarët kyç në zgjedhje dhe në qeverisje.

Kemi paraqitur tërësinë e organizimit dhe funksionimin e tërë

sistemit politik në Kosovë, duke i specifikuar edhe orientimet pro-

gramore të partive kryesore në zgjedhjet lokale 2009/2010. Gjith-

ashtu, është bërë edhe një vlerësim i rëndësisë së liderëve partiakë

në fushatë zgjedhore, ku jemi munduar të paraqesim profilet dhe

ndikimet e tyre të drejtpërdrejta në elektorat. Duke ditur që shkenca

bazohet në faktografinë empirike kemi bërë një hulumtim analitik

dhe statistikor për raportimet e gazetave ditore të Kosovës për

C E N T R U M 2

262

zgjedhjet lokale 2009/2010. Dhe në fund të punimit kemi analizuar

në mënyrë krahasuese raportimet e gazetave ditore, duke krahasuar

hapësirat që këto gazeta u kanë dhënë partive dhe kandidatëve

politikë për t’u promovuar dhe për të fituar elektorat.

Bibliografia Literatura bazë: 

Hansen Henrik K., Raportimi i drejtë dhe i balancuar izgjedhjeve, Instituti Shqiptar i Medias, Shqipëri, Tiranë, 2009.

Heywoor, Andrew, Politika, Brezi ’81, Kosovë, Prishtinë, 2008.

Kabashi, Shaip, Roli i opinionit publik në jetën politike,

Prishtinë 2004

Krasniqi, Milazim, Hyrje në gazetari, Rozafa, Prishtinë, 2008.

Kuhn, Raymond; Neveu, Erik, Gazetaria Politike, Instituti

Shqiptar i Medias, Shqipëri, Tiranë, 2002.

Lambeth, Edmund B., Gazetaria me përkushtim, Dituria,

Shqipëri, Tiranë, 1998.

Mekuli, Gëzim, Mediat dhe politika, Mekuli Press, Oslo, 2006.

Oletiq, Ksenija, Hyrje në marrëdhënie me publikun, LSPR,

Kroaci, Zagreb, 2005.

Orozi, Ledio, Hyrje në Teorinë e Komunikimit, Shtëpia

Botuese Universitare U.F.O. Press, Shqipëri, Tiranë, 2010.

ABC Editorial Policies – Principles and Standards, Australian

Broadcasting Corporation, 2011

Backes, Uwe; Jesse, Eckhard, Informationen zur politischen Bildung, Parteiendemokratie, Bonn BpB, 1996.

Baker, Edwin C., Media, Markets, and Democracy, Cambridge

University Press, Cambridge, 2004.

Berisha, Ibrahim, Media dhe tranzicioni, AAB, Prishtinë, 2007

C E N T R U M 2

263

------------------ , Media Agjensët e Komunikimit, Universiteti

AAB & Pen Qendra e Kosovës, Kosovë, Prishtinë, 2009.

Boriçi, Hamit; Gjergji, Bashkim; Tirana, Genc; Rambaja, Sadri,

Gazetaria, SHBLU, Shqipëri, Tiranë, 2000.

Boriçi, Hamit, Gazetaria 2, SHBLU, Shqipëri, Tiranë, 2004.

Danesi, Marsel, Dictionary of Media and Communications, M.E.Sharpe, Inc., New York, 2009.

Dominick, Joseph R., Dinamika e komunikimit masiv, UET

Press, Shqipëri, Tiranë, 2010.

Eco, Umberto, Si të shkruhet një punim diplome, Dituria,

Shqipëri, Tiranë, 2006.

Fevziu, Blendi, Histori e Shtypit Shqiptar 1848-2005, ONUFRI,

Shqipëri, Tiranë, 2005.

Fuga, Artan, Brirët e dhisë, ORA botime, Tiranë, 2008.

Grup Autorësh, Gazetarët dhe zgjedhjet, Shoqata e Gazetarëve

të Kosovës, Kosovë, Prishtinë, 2001.

Raimo M. & Midgard N., Mediat dhe Politika, Rozafa 2007,

Prishtinë

Gazetat: 

Koha Ditore (15 tetor - 20 nëntor 2009, 1 janar - 15 mars 2010)

Kosova Sot (15 tetor - 20 nëntor 2009, 1 janar - 15 mars 2010)

Infopress (15 tetor - 20 nëntor 2009, 1 janar - 15 mars 2010)

Express (15 tetor - 20 nëntor 2009, 1 janar - 15 mars 2010)

Publikime: 

Programet e partive politike kryesore PDK, LDK, AKR, AAK

dhe LDD

Monitorimi i Demokracia në Veprim (Matjet e bëra të

popullaritetit të liderëve, Struktura e koalicioneve, përmbajtja e

spoteve televizive dhe bilbordave)

C E N T R U M 2

264

Demokracia në Veprim, Monitorimi i Mediave gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, Prishtinë, Mars 2010.

Demokracia në Veprim, Raport i zgjedhjeve komunale 2009,

Prishtinë, Shkurt 2010.

Interneti: Makina për kërkim Google: www.google.com

Enciklopedia Britanica: www.britannica.com

Enciklopedia e lirë Wikipedia: www.wikipedia.org

Webi i KQZ-së http://www.kqz-ks.org/

Aneks :  Analizë e rezultatit zgjedhor (Zgjedhjet lokale 2009/2010 në

Republikën e Kosovës )

Në vazhdim është analiza e rezultatit zgjedhor në formë tabelare:

Komuna Kandidatët Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Prishtinë Isa Mustafa LDK 39, 306 57.22%

Vegim Gashi AKR 15, 315 22.29%

Prizren

Ramadan Muja PDK 30, 720 53.34%

Hanefi

Muharremi LDK 26, 874 46.66%

Mitrovicë

Avni Kastrati PDK 10, 999 53.12%

Nexhedin

Spahiu AKR 9, 708 46.88%

Gjilan Qemajl Mustafa PDK 20, 471 58.25%

Fatmir Rexhepi LDK 14, 671 41.75%

Ferizaj

Bajrush

Xhemajli PDK 19, 360 50.46%

Naim Ferati AKR 6, 233 16.25%

Pejë Ali Berisha AAK 15, 061 76.80%

Elmi Berisha AKR 4, 549 23.20%

Gjakovë Pal Lekaj AAK 21, 861 51.92%

C E N T R U M 2

265

Mimoza Kusari

Lila AKR 17, 463 41.48%

Skenderaj Sami Lushtaku PDK 25, 017 85.02%

Fadil Geci LDD 3, 171 10.78%

Drenas

Nexhat

Demaku PDK 24, 479 90.54%

Halil Kuliqi AAK 2, 557 9.46%

Kamenicë Shaip Surdolli LDK 7, 218 53.00%

Begzad Sinani PDK 6, 400 47.00%

Fushë

Kosovë

Burim Berisha LDK 6, 606 56.99%

Ahmet Krasniqi PDK 2, 897 24.99%

Kaçanik Xhabir Zharku PDK 7, 633 58.21%

Tahir Caka AAK 5, 479 41.79%

Dragash

Salim Jonuzi PDK 6, 630 53.28%

Halim

Shemsidini LDK 5, 813 46.72%

Klinë Sokol Bashota PDK 9, 631 57.10%

Enver Berisha AAK 7, 235 42.90%

Kllokot

Sasha Mitrovic SLS 510 100%

-----------------

--------

-----------

-

--------

-- ------------

Leposaviq

Ardita Hasani AAK 34 100%

-----------------

-

-----------

- -------- --------

Lipjan Shukri Buja PDK 14, 336 53.66%

Imri Ahmeti LDK 12, 380 46.34%

Malishevë Isni Kilaj PDK 11, 754 61.76%

Januz Kastrati LDK 7, 277 38.24%

Mamushë

Arif Butuç KDTP 1, 441 80.10%

Mehmet

Mazrek AKR 217 12.06%

Novobërdë Bajrush Ymeri LDK 2, 046 80.05%

Radovan Demic SNSD 510 19.95%

Obiliqi

Mehmet

Krasniqi LDK 4, 218 52.56%

Haki Mjekiqi PDK 3, 807 47.44%

C E N T R U M 2

266

Rahovec

Qazim Qeska PDK 10, 205 50.63%

Ibrahim

Kryeziu LDK 9, 950 49.37%

Ranillug

Gradimir Mikic GIZOR 421 71.11%

Perisha

Anoelkovic CKMC 171 28.89%

Deçan Rasim Selmanaj AAK 9, 899 67.82%

Mehmet Bojkaj LDK 2, 727 18.68%

Podujevë Agim Veliu LDK 17, 947 66.18%

Muhamed Latifi PDK 9, 170 33.82%

Graçanicë

Bojan

Stojanoviq SLS 2, 219 60.94%

Nebojsa Periq IVDOVD

AN 442 12.14%

Hani i Elezit

Rufi Suma

I

PAVARU

R

2, 417 53.13%

Mehmet

Ballazhi PDK 2, 132 46.87%

Junik Agron Kuçi AAK 1, 268 56.76%

Tahir Isufaj LDK 966 43.24%

Partesh

Nenad

Cvetkoviq ZLZ 1, 031 57.63%

Todor Mirkoviq JSL 758 42.37%

Shtime Naim Ismaili PDK 5, 153 50.62%

Ismail Hasani LDK 2, 634 25.87%

Suharekë Blerim Kuçi AAK 13, 106 52.33%

Ramë Vata PDK 11, 941 47.67%

Shtërpcë

Bratislav

Nikoliq SLS 4, 268 64.50%

Beqir

Fejzullahu PDK 2, 349 35.50%

Viti

Nexhmedin

Arifi PDK 9, 717 54, 63%

Sokol Haliti LDD 8, 070 45.37%

Zubin Potok Naser Ferizi PDK 233 53.32%

C E N T R U M 2

267

Fatmir

Kahrimani AAK 204 46.68%

Vushtrri

Bajram Mulaku PDK 12, 331 62.78%

Muharrem

Shabani AAK 7, 312 37.22%

Istog

Haki Rugova LDK 8, 508 75.92%

Shashivar

Haxhiaj PDK 2, 698 24.08%

Komunat e fituara nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Prizren Ramadan Muja PDK 30, 720 53.31%

Skenderaj Sami Lushtaku PDK 25, 017 85.02%

Gjilan Qemajl Mustafa PDK 20, 471 58.25%

Ferizaj Bajrush Xhemajli PDK 19, 360 50.46%

Mitrovicë Avni Kastrati PDK 10, 999 53.12%

Rahovec Qazim Qeska PDK 10, 205 50.65%

Vushtrri Bajram Mulaku PDK 12, 331 62.78%

Drenas Nexhat Demaku PDK 24, 479 90.54%

Klinë Sokol Bashota PDK 9, 631 57.10%

Lipjan Shukri Buja PDK 14, 336 53.66%

Shtime Naim Ismajli PDK 5, 153 50.62%

Kaçanik Xhabir Zharku PDK 7, 633 58.21%

Malishevë Isni Kilaj PDK 11, 754 61.76%

Dragash Salim Jonuzi PDK 6, 630 53.28%

Viti Nexhmedin Arifi PDK 9, 717 54.63%

Zubin

Potok

Naser Ferizi PDK 233 53.32%

Tabela 16. Analiza e rezultatit zgjedhor

Tabela 17. Komunat e fituara nga Partia Demokratike e Kosovës

C E N T R U M 2

268

Komunat e fituara nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Prishtinë Isa Mustafa LDK 39, 306 57.22%

Fushë

Kosovë

Burim Berisha LDK 6, 606 56.99%

Obiliq Mehmet Krasniqi LDK 4, 218 52.56%

Podujevë Agim Veliu LDK 17, 947 66.18%

Kamenicë Shaip Surdolli LDK 7, 218 53.00%

Novobërdë Bajrush Ymeri LDK 2, 046 80.05%

Istog Haki Rugova LDK 8, 508 75.92%

Komunat  e  fituara  nga  Aleanca  për  Ardhmërinë  e  Kosovës  në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Pejë Ali Berisha AAK 15, 061 76.80%

Suharekë Blerim Kuçi AAK 13, 106 52.33%

Deçan Rasim Selmanaj AAK 9, 899 67.82%

Gjakovë Pal Lekaj AAK 21.861 51.92%

Junik Agron Kuçi AAK 1, 268 56.76%

Leposaviq Ardita Hasani AAK 34 100%

Komunat e fituara nga minoriteti serb në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Graçanicë Bojan Stojanoviq SLS 2, 219 60.94%

Partesh Nenad Cvetkoviq ZLZ 1, 031 57.63%

Shterpcë Bratislav Nikoliq SLS 4, 268 64.50%

Kllokot Sasha Mitroviq SLS 510 100%

Ranilug Eradimir Mikiq GIZOR 421 71.11%

Tabela 18. Komunat e fituara nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Tabela 19. Komunat e fituara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Tabela 20. Komunat e fituara nga minoriteti serb

C E N T R U M 2

269

Komuna e fituar nga kandidati i pavarur në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Hani i

Elezit

Rufi Suma Kandidat i

Pavarur

2, 417 53.13%

Komuna e fituar nga minoriteti turk në zgjedhjet lokale 2009 

Komuna Kandidati Subjekti

politik Votat

Përqindja

%

Mamushë Arif Butuç KDTP 1441 80.10%

Koalicionet  

Koalicionet e subjekteve politike nuk kanë qenë edhe shumë të

rëndësishme pas rezultatit zgjedhor, pasi që sistemi i ri zgjedhor

kishte mundësuar që kryetarët e komunave të zgjidhen drejtpërdrejt

nga vota e qytetarit. Koalicionet ishin më të rëndësishme gjatë

raundit të dytë, mes subjekteve politike të cilat do të vazhdonin

garën dhe në mes atyre kandidatët e të cilave nuk kishin arritur që

të ishin pjesë e balotazhit. Koalicionet ishin kryesisht mes Lidhjes

Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Aleancës Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë kundër

kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që u përballën me

kandidatët e këtyre subjekteve politike në raundin e dytë. Shumicën

e komunave të raundit të dytë, përkundër përballjes me të gjitha

subjektet politike, i fituan kandidatët e PDK-së. Ndërsa, koalicionet

pas rezultatit përfundimtar nuk ishin edhe shumë të rëndësishme

pasi që të parët e komunave ishin zgjedhur nga vota e drejtpërdrejtë

e qytetarëve, ndërsa për të formuar shumicën në asambletë komu-

nale, shumica e subjekteve politike i kishin lënë të lirë koalicionet

në vullnetin e degëve të tyre. Në shumicën e rasteve, koalicionet për

asambletë komunale ishin: PDK-AKR, LDK-AAK.

Tabela 21. Komuna e fituar nga kandidati i pavarur

Tabela 22. Komuna e fituar nga minoriteti turk