kongresi 24 iufro gjon fierza

3
“Mbështetja e Pyjeve, Mbështetja e Njerëzëve” Kongresi i XXIV-të Botëror i IUFRO-s (5-11 Tetor 2014, Salt Lake City- SHBA) Pergatiti: Gjon Fierza, Agjencia Kombetare e Mjedisit Pyjet dhe drurët pyjor, ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve mjedisore, ekonomike, sociale dhe kulturore të njerëzve në komunitetet rurale dhe të qendrave urbane në mbarë botën. Ruajtja e tyre dhe menaxhimi i qëndrueshëm janë të lidhura ngushtë, globalisht me sfida të rëndësishme shoqërore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, sigurimin e ushqimit, shëndetin e njeriut, regjimin e ujit, sigurimin e burimeve të energjisë dhe ndryshimet klimatike. Programi shkencore për Kongresin Botërore të IUFRO të vitit 2014, do të sjellë së bashku shkencëtarët e të gjitha moshave, nga e gjithë botën, gjithë gamën e plotë të disiplinave të ndërlidhura me pyjet, me tokat pyjore, të cilët janë të angazhuar në kërkimin shkencor, arsimin dhe aplikimin e shkencës me bazë njohuritë në trajtimin e tyre dhe për të përmbushur nevojat në ndryshim të shoqërisë tonë gjithnjë e më të globalizuar.

Upload: gjon-fierza

Post on 26-Dec-2015

68 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kongresi 24 IUFRO Gjon Fierza

“Mbështetja e Pyjeve, Mbështetja e Njerëzëve”

Kongresi i XXIV-të Botëror i IUFRO-s(5-11 Tetor 2014, Salt Lake City- SHBA)

Pergatiti: Gjon Fierza, Agjencia Kombetare e Mjedisit

Pyjet dhe drurët pyjor, ofrojnë një gamë të gjerë të përfitimeve mjedisore, ekonomike, sociale dhe kulturore të njerëzve në komunitetet rurale dhe të qendrave urbane në mbarë botën. Ruajtja e tyre dhe menaxhimi i qëndrueshëm janë të lidhura ngushtë, globalisht me sfida të rëndësishme shoqërore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, sigurimin e ushqimit, shëndetin e njeriut, regjimin e ujit, sigurimin e burimeve të energjisë dhe ndryshimet klimatike. Programi shkencore për Kongresin Botërore të IUFRO të vitit 2014, do të sjellë së bashku shkencëtarët e të gjitha moshave, nga e gjithë botën, gjithë gamën e plotë të disiplinave të ndërlidhura me pyjet, me tokat pyjore, të cilët janë të angazhuar në kërkimin shkencor, arsimin dhe aplikimin e shkencës me bazë njohuritë në trajtimin e tyre dhe për të përmbushur nevojat në ndryshim të shoqërisë tonë gjithnjë e më të globalizuar.Programi shkencore në Kongresin XXIV Botëror të IUFRO do të zhvillohet në seancat plenare, seanca nën-plenare, seanca teknike. Deviza e kongresit është; “Mbështetja e Pyjeve, Mbështetja e Njerëzëve” Komiteti Shkencor Kongresi (KSHC) synon për të nxjerrë në pah se si shkenca e pyjeve është duke ndihmuar adresimin e sfidave të rëndësishme mjedisore, sociale, ekonomike me të cilat po përballet Bota. Programi do të evidentojë kontributet e ndryshme nga komuniteti i shkencës pyjore në të gjithë gamën e gjërë të disiplinave shkencëve natyrore dhe shoqërore. Programi I kongresit do të trajtojë shtatë tema kryesore:

Page 2: Kongresi 24 IUFRO Gjon Fierza

• Pyjet për Njerëzit• Pyjet, Biodiversiteti dhe Shërbimet e Ekosistemit• Pyjet dhe Ndryshimet Klimatike• Lidhja e pyjeve me regjimet e ujërave • Pyjet, Biomasa dhe Bioenergjia• Pyjet dhe produktet e drurit për një të ardhme të gjelbër• Pylli, Shëndeti në një botë në ndryshim Nga tematika si me siper nga kërkuesit shkencor, do të shqyrtohet gjithashtu roli i politikës në; planifikim, në qeverisjen e pyjeve të mbeshtetur në njohuritë tradicionale, për komunikimin, për edukimin dhe trajnimin në mirëmbajtjen, zgjerimin, vlerësimin dhe optimizimin e përfitimeve që rrjedhin nga ekosistemet pyjore dhe produkteve pyjore dhe shërbimeve për njerëzit në nivel lokal, rajonal dhe shkallët më të gjera botërore.Kerkime mbi praktika të ndryshme të menaxhimit të pyjeve ndikimet dhe efikasiteti mbi biodiversitetin në zonat e mbrojtura, menaxhimi I pyjeve nga komunitetit- në plotësim të kërkesave për lëndë drusore dhe produkte pyjore jodrusore; sistemet Agropyjore; sfidat në arritjen e një ekuilibri mes ruajtjes së biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. Efektet e ndryshimeve klimatike mbi strukturën dhe funksionimin e ekosistemit pyjor; monitorimi dhe modelimi i ekosistemeve pyjore, peisazhit në funksion të mundësitë e zbutjes të ndikimeve të lidhura me ndryshimeve klimës. Ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar të kuptuarit e bashkëveprimit mes pyjeve, drurëvë dhe ujit duke përfshirë ekosistemet bregdetare me efektet e përdorimit të tokës.Objektivat Bioenergjitike. Referate do të fokusohen: kultivimin dhe zgjedhja e drurëve për prodhim të biomasës ,environmental and social impacts of forest resource competition; ndikimet mjedisore dhe sociale. Eko-efikasiteti I teknologjive në sistemet e prodhimit bioenergjitik nga pyjeve, and marketing of biomass and its economic impacts. Në tregtimin e biomasës dhe ndikimet e tij ekonomike.Zhvillimi i qasjeve të reja të menaxhimit të pyjeve dhe teknikat e përpunimit të produkteve të mjedisore dhe sociale të pranueshme dhe shërbimeve. Zhvillimi e menaxhimi që i afrohet peizazhit (dmth, Infrastruktura gjelbër); Vlerësimi i përfitimeve që rrjedhin nga produktet pyjore jodrusore dhe shërbimet e ekosistemit; arsimi në pylltari, kërkimi dhe trajnimi për të përmbushur nevojat e ardhshme me specialistë.Përfitimeve ekologjike normale sigurohen nga pyjet e shëndetshëm. Janë themelore kerkimet dhe praktikat për të pasur pyje dhe drure të shëndetshëm. Mekanizmat e zbutjes së rrezikut, të menaxhimit të kafshëve të egra në strategjitë alternative të menaxhimit të pyjeve, çështjet e tregtisë globale, duke përfshirë mbikëqyrjen llojeve të huaja do zeene vend të rëndesishem. Strategjitë zbutëse për menaxhimin dëmtuesve të pyjeve dhe rreziqet e zjarreve janë ceshtje të tjera qe do trajtohen. Ky kongres përveç se për shtetet dhe subjektet pjesëmarrese do të ketë rëndesi, ai do ofrojë mundësi të reja teorike dhe praktike, në nivel botëror. Mbeshtetura në kërkime dhe përfundime shkencore rezulton se kudo në botë “Pyjet kërkojnë mëbeshtetje” e cila përsëdrejti ndikon në përmirësim të jetës së njerëzve, tek zhvillimi i planetit në tërësi.

Page 3: Kongresi 24 IUFRO Gjon Fierza

Shtator, 2014