konkursi kombëtar i praktikave të...

38
Konkursi kombëtar i Praktikave të Mira dhjetor 2016

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Konkursi kombëtari Praktikave të Mira

dhjetor 2016

Page 2: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Ky botim përmbledh praktika të mira të Bashkive të Shqipërisë, të cilat ishin pjesë konkursit kombëtar të praktikave të mira, të organizuar nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) dhe Ministri Shtetit për Çështjet Vendore, me kontributin e katër Agjencive Rajonale të Zhvillimit, të cilat mundësuan informimin, grumbullimin dhe përpunimin e praktikave nga Bashkitë.Në fund të këtij botimi do të gjeni një disk me të gjitha praktikat e mira pjesëmarrëse në Konkurs.

MINISTRI PËR ÇËSHTJET VENDORE

Page 3: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Bashkia Titulli i praktikës së mirë

Berat Krijmi i Zyrës së Interpretimit Turistik në Qytetin e Beratit

Skrapar Zhvillimi i mundësive për Promovimin e Skraparit, Zhvillimi Ekonomik

Rural dhe Krijimi i Mundësive për Punësim

Roskovec Promovimi i turizmit dhe produkteve bujqësore vendase

Vorë Azhornimi i informacionit të bizneseve

Shkodër Zyrat e Integruara me Një Ndalesë (Zi1N)

Vau Dejës Zyra me një ndalesë Z1N në Bashkinë Vau Dejës

Kamëz ONE STOP SHOP, Qendra e Pritjes, Informimit dhe Shërbimit të Qytetarëve

Mallakastër "Rikonstruksioni i Rrugës Princ Boris" qyteti Ballsh

Tiranë Tirana Ime

Elbasan "Rritja e qytetarëve në vendimmarrje nëpërmjet projektit

"Pjesëmarrja Juaj Angazhimi Ynë", praktikë e zbatuar dhe

në Njësitë e Reja Administrative" të Bashkisë Elbasan

Fier Ngritja e një qendre ditore për fëmijët dhe të rinjtë me atësi të kufizuara

Lezhë Biblioteka e Lëvizshme në 28 shkolla të zonës rurale Lezhë

KONKURSI KOMBËTARI PRAKTIKAVE TË MIRA

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 3

Page 4: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë
Page 5: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 5

Krijmi i Zyrës së Interpretimit Turistik

në Qytetin e Beratit

Bashkia Berat

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: Shtator 2015- Qershor 2016

Autori i aplikimit: Bashkia Berat

Zhvillimi i turizmit të qendrueshëm dhe produkteve turistike në Bashkinë Berat, si drejtim

kryesor i zhvillimit Rajonal të Beratit.

Projekti synoi të nxisë zhvillimin e turizmit në qytetin e Beratit si dhe zhvillimin e komunitetit

përmes turizmit. Shërbimet publike dhe private në qytetin e Beratit ishin të fragnentuara.

Egzistonte një Zyrë e Informacionit Turistik e cila nuk ishte lehtësisht e aksesueshme nga

turistët; informacioni dixhital ishte i pamjaftueshëm, i shpërndarë dhe dhe jo i konsoliduar.

Guidat lokale turistike kishin mungesë trajnimi profesional, produktet artizanate dhe suvenire

të prodhuara nga komuniteti kishin mangësi në dizajn, marketim dhe promovim.

Për këtë qëllim u krijua dhe u zbatua projekti Krijimi i Zyrës së Interpretimit Turistik e cila synoi

modernizimin dhe shërbimeve publike turistike në qytet si dhe rritjen e kapacitetit të

komunitetit për të përfituar nga turizmi.

- Ndërtimi i një partneriteti Publik-Privat për menaxhimin e zyrës ndërmjet Bashkisë Berat,

Shoqatës BID BERATI. Bashkia Berat ofron informacion gjithëpërfshirës për qytetin dhe burimet

e tij turistike ndërsa Shoqata BID Berati dhe Qendra e Artizantit "Margarita" ofrojnë produkte

nga artizanët e komuniteti për shitjen. Në këtë mënyrë zyra ofron shërbim publik si dhe

mundëson gjenerimin e fondeve.

- Studimin e informacionit turistik dhe ofrimin e tij në zyrë në forma interpretuese. U

identifikuan shtyllat kryesore të turizmit kulturor dhe natyror, si bashkëjetesa fetare, artizanati,

agroturizimi, rafting, hiking etj. Paraqitja e inforacionit u krye në mënyra inovative.

Trajnimi profesional i 20 Guidave të Interpretimit Turistik, të cilët kontaktohen për të ofruar

shërbimet.

Page 6: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

- Trajnimi i artizanëve në marketim dhe dizenjim produkti si dhe botimi i një harte me artizanët

dhe punishtet tyre si dhe me produktet e tyre. Produktet ekspozohen në zyrë.

- Krijim i Aplikacionit Visit Berat, krijimi i Mjedisi Multimedial etj.

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Komuniteti është një pjesë e rëndësishme e Zyrës së Interpretimit Turistik. Në Zyrë promovohen afërsisht

30 biznese hotelerie dhe 25 biznese restorante si dhe bare, kantina vere etj. Në zyrë reklamohen

produktet e Qendrës Artizanale "Margarita" e cila përbëhet nga 20 anëtarë aktivë nga të cilat 14 janë gra

dhe 6 burra. 8 Guida turistike lokale janë aktiv gjatë gjithë vitit në Zyrën e Interpretimit Turistik të cilët janë

trajnuar dhe certifikuar gjatë zhvillimit të projektit. Të paktë 4-5 profesionistë të rinjë kryejnë praktikën

dhe ofrojë shërbime vullnetare me qëllim për t'u trajnuar pranë Qendrës së Interpretimit turistik.

Projekti u shpall fitues pas një konkursi të organizuar nga " Risi Albania", ku Bashkia aplikoi në

bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit " Bid Berati". Nëpërmjet shërbimeve invovatore për

turistët është rritur cilësia dhe sasia e informacionit të dhënë.

Informacioni është organizuar në mënyrë të tillë e cila rrit interesin e turistëve. Vlerat e

trashëgimisë botërore janë rikrijuar në objekte të krijuar nga artizanë dhe mjeshtër të qyteti dhe

me to janë ndërtuar ekspozita. Aplikacioni Visit Berat udhëzon gjeografikisht dhe jep

informacion audio për turistët që mund ta shkarkojnë aplikacionin në aparaturat e tyre mobile

në zyrë. Partneriteti publik privat për menaxhim mundëson ofrimin e shërbimit të informacionit

publik dhe në të njëjtën kohë u mundëson artizanëve një pikë shitje për produktet e tyre.

Zyra e Interpretimit Turistik ofron qendrueshmëri si rrjedhojë e partneritetit publik privat.

Bashkia Berat ka specialistët e saj të cilët kujdesen për krijimin dhe shpërndarjen e informacionit

për produkte, bizneset dhe individët që ofrojnë shërbime turistike. Si pjesë e misionit të saj për

promovimin dhe zhvillimin e turizmit, Bashkia Berat përballon shpenzimet për funksionimin e

zyrës. Qendra e Artizantit "Margarita" dhe BID Berati mundësojnë ekspozimin e produkteve

turistike të krijuara nga komuniteti lokal me qëllim promovivimin dhe rritjen e të ardhurave të

komunitetit të qytetit të Beratit. Si rrjedhojë e shërbimeve të mara, komuniteti ndihmon stafin e

Qendrës për shumë nga aktivitetet dhe projektet që organizohen nga Qendra.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA6

Page 7: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Zhvillimi i mundësive për Promovimin e Skraparit, Zhvillimi Ekonomik Ruraldhe Krijimi i Mundësive për Punësim

Bashkia Skrapar

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: Nëntor 2014 - Tetor 2016

Autori i aplikimit: Bashkia Skrapar

Zhvillimi i Turizmit dhe Promovimi i Zonës

Skrapari një nga zonat më të bukura të vendit, me resurse të jashtëzakonëshme ,në fushën e

Turizmit Natyror dhe të Aventurës, si kanionet e Osumit ,Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit

,Shpella e Pirogoshit i identifikuar dhe i rekomanduar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Turizmit , Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si një atraksion turistik për turistin vendas dhe të huaj.

Nevoja për një promocion më të mirë, krijimi i infrastrukturës turistike të munguar si sinjalistika,

aksesimi i destinacioneve turistike të saj, rritja e kapaciteteve të opeatorëve turistikë në zonë,

hapja e një Agjencie Turistike Entitet Publik Privat, trajnimi i të rinjëve dhe grave të papuna, çuan

në krijimin e këtij projekti me qëllim, zhivillimin e integruar të turizmit në zonë, në funksion të

rritjes ekonomike. Ky projekt 2 vjeçar u financua me fondet e 1ADSA në partneritet me dy

partnerë ltaliane me Agjensinë San Graventino dhe Cesvin.

- Ndërtimi i pikave hyrëse dhe dalëse përgjate itenerarit të rafting .

- Rikonstruksioni dhe përshtatja e Urave mbi lumin Osum.

- Ndërtimi i pikave Panoramike mbi Kanione.

- Vendosja e sinjalistikës turistike.

- Kurset formuese si: Shërbimi i Pritjes, Guida Lokale, Produkte Tipike të zonës.

- Rritja e ndërgjegjësimit për bizneset, start up ne sektorin e turizmit.

- Dizenjimi i produkteve turistike në natyrë si: rafting, hiking, biking, kacavjerrje në shkembinj, turizmi verërave, turizmi gastronomik, vidio promovuese, guida turistike.

- Hartëzimi i hoteleve, restoranteve etj.

- Hartëzimi i trashëgimisë kulturore dhe trashëgimisë natyrore.

- Hapja e Agjencisë Turistike Pro Skrapar.

- Hapja e Websitit visitskrapar.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 7

Page 8: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Informimi publik apo dëgjesat publike siç përdoren rëndom, janë pjesë e rendësishme në

hartimin e çdo projekti, pasi ato garantojnë përfshirjen e mendimit qytetar në to. Në fillesat u

para u organizuan dëgjesa publike ne Ish Komunat Qendër, Bogovë, Çepan e Bashkinë

Çorovodë si pjesë përbërse të këtij projekti. Në këto dëgjesa morën pjesë qytetarë të shumtë,

grupe biznesi etj. Pjesëmarrja e operatorëve turistikë, mendimi i tyre ishte vital për zhvillimin e

këtij projekti. Aktualisht biznesi ka një Shoqatë "Pro Skrapar", ku ata diskutojnë problematikat e

tyre. Të gjitha problematikat e lindura nga dëgjesat publike u pasqyruan në projekt .Kur projekti

u shpall fitues nga IADSA, përpara se të fillonte implementimi i tij, duhej që të miratohej në

Këshillin Bashkiak, kështu që në Kinemanë e qytetit u zhvillua një dëgjesë publike, ku qytetarë të

shumtë u njohën me benefitet e zonës dhe biznesit nga implementimi i këtij Projekti .

Implementimi i këtij projekti ishte një novitet për zonën, pasi për herë të parë turizmi po

zhvillohet në mënyrë të integruar. Komuniteti i Biznesit është ndërgjegjësuar për përfitimet që

sjell investimi në këtë sektor dhe kanë filluar që investimet e tyrë ti kapitalizojnë në të. Aktualisht

vetëm gjatë këtyre 2 viteve numuri i shtretërëve është dyfishuar nga 80 në 160 vende dhe me

tendencë rritjeje. Investimet e vogla infrastrukurore të kryra në destinacionet turistike kanë

rritur ndjeshëm vizitueshmërinë e zonës. Disenjimi i Broshure Card me të cilën çdo turist që vjen

në zonë nëpërmjet Agjensisë Turistike fiton të drejtën për 10% ulje nga subjektet që janë pjesë e

Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë turistët për të vizituar zonën .

Numri i turistëve që frekuentojnë zonën është gati dyfishuar nga 5000 në 9000 turistë dhe me

tendencë të lartë rritje në të ardhmen kjo si rezultat i promocionit.

Krijimi i infrastrukturës turistike në zonë, sinjalistikës, investimet e kryera në destinacionet

turistike të zonës, pikave panoramike në kanione, pikave të hyrjes dhe daljes për Rafting në

Kanione, promovimi me broshurat informative, websitin visitskrapar, Broshure Card, janë

elementë të zhvillimit të një turizmi të integruar. Menaxhimi i kësaj infrastrukture të krijuar nga

projekti, do të gjenerojë vende të reja pune, për të rinjtë që do të punojnë si guida, gratë në

sektorin e produkteve tipike dhe kulinarisë. Shitja e paketave turistike 2 dhe 3 ditore, të hartuara

nga Agjensia San Graventino, do të mundësojë ardhjen e një numuri të madh turistësh të huaj

ç'ka do të mundësojë më shumë të ardhura për operatorët turistikë të zonës.

www.visitskrapar.com

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA8

Page 9: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Promovimi i turizmit dhe produkteve

bujqësore vendase

Bashkia Roskovec

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Periudha e zbatimit: 28 Tetor 2016 e në vazhdim

Autori i aplikimit: Kejsi Voli, Specialiste arkitekte

Promovimi i turizmit dhe produkteve bujqësore vendose, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës

dhe integrimit të komunitetit në aktivitete festive.

Në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshërn të territorit, rikualifikimi urban, rehabilitimi i

infrastrukturës rrugore dhe integrimi i komunitetit janë kthyer në qëllime për t'u realizuar nga

Bashkia Roskovec. Bashkimi këtyre problematikave është përkthyer në të ashtuquajturën "Festa

e Ullirit", e cila promovoi turizmin (impakt ekonomik), rrugën dhe territorin (territorial), si dhe

produktet bujqësore lokale (social).

Roskoveci është një qytet i vogël stacionar midis Fierit dhe Beratit dhe si i tillë përshkohet nga

shumë udhëtarë vendas dhe të huaj. Vetë krahina ka qenë e njohur për vlera në fushën e

kulturës, prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe frutikulturës. Për shumë vjet kultura bujqësore,

duke përfshirë edhe atë të ullirit, u la në harresë, duke sjellë një impakt negativ në ekonominë

lokale. Nga ana tjetër në fshatin Kurjan, ndodhet kisha 700-vjeçare e "Shën Nikollës" e shpallur

monument kulture, e cila mbart vlera të rëndësishme historike dhe arkitektonike. Pozicionimi i

saj në pikën më të lartë të kodrës, ofron pamje ponoramike të fushës së Myzeqesë dhe ligenit të

Kurjanit, por mungesa e infrastrukturës rrugore dhe rikonstruksionit e ka lënë të pa vizituar për

shumë kohë, dhe ka nxitur migrimin e banorëve brenda krahinës. Me organizimin e këtij

aktiviteti, bashkia ka prekur këto problematika, duke përmirësuar

rrugën e Kurjanit, për të arritur te kisha, njëkohësisht edhe në shërbim të komunitetit të fshatit,

si dhe duke promovuar traditën e kultivimit të ullirit.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 9

Page 10: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme si panairi me prodhime bujqësore e blegtorale,

mbjellja

e ullinjëve nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, demostrimi i përfitimit të vajit të ullirit

me

metodën tradicionale të shtypjes me këmbë, koncert festiv me këngëtarë të njohur.

RezuItatet e arritura :

Ÿ Rritja e informimit të banorëve dhe përfshirja e tyre në aktivitete të rëndësishme për qytetin.

Ÿ Nxitja e mëtejshme e kultivimit të ullirit dhe njohja me metodikat e mbjelljes dhe rritjes së tij,

për të rritur zhvillimin ekonomik vendas.

Ÿ Reklamimi i cilësisë së produkteve bujqësore vendase dhe promovimi i tyre në tregun

kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ÿ Promovimi i kishës së "Shën Nikollës" si pikë turistike me vlera historike dhe arkitektonike

dhe njohja me pamjet panoramike që të ofron ky pozicionim i saj.

Ÿ Përmirësimi i infrastrukturës vendore, rritja e cilësisë së aksesit dhe lëvizshmërisë për banorët

e fshatit Kurjan.

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Ndër vite, bashkitë kanë përdorur mjete dhe mënyra të ndryshme, për të nxitur prodhimin dhe

ekonominë vendase. Risia e Bashkisë Roskovec qëndron tek menaxhimi i një aktiviteti në dukje

festiv, por në dobi të komunitetit. "Festa e Ullirit u zhvillua për herë të parë në qytetin e

Roskovecit, duke mbledhur rreth 1000 banorë dhe të ftuar. Ky aktivitet do të shërbejë jo vetëm si

mundësi për t'i dhënë jehonë ullirit, por edhe për ta reklamuar atë në panairet e organizuara.

Turistit në këtë qytet i ofrohen shumë pak mundësi dhe burime informacioni. Inovacion përbën

edhe fakti se një aktivitet i përmasave të tilla nuk organizohet në ambiente të mbyllura, por në

një hapësirë domethënëse. Nga ky këndvështrim, promovimi i kishës dhe ligenit të Kurjanit

përbën gjetje. Padyshim shërben si një shembull i mirë për bashkitë e tjera të vendit.

Informimi i komunitetit është realizuar në disa forma. Mediat lokale dhe ato të Fierit kanë

raportuar lajmin disa ditë më parë. Gjithashtu janë hartuar broshura informative në lidhje me

veprimtaritë e përfshira në aktivitet, të cilat janë shpërndarë apo publikuar në faqen zyrtare të

bashkisë në internet. Këto metoda kanë qenë rezultative, gjë e clia u vu re dukshëm tek

pjesëmarrja. Banorët u treguan të gatshëm jo vetëm për të festuar, por edhe për të shpalosur

traditat dhe historinë vendas ndaj të ftuarëve.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA10

Page 11: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Bashkia e konsideron këtë projekt të realizuar me sukses, dhe si një traditë që pritet të

përmirësohet më tej ndër vite. 30% e terrenit kodrinor është e mbjellë me pemën e ullirit, e cila

siguron jetesën e këtyre banorëve nëpermjet tregtimit të vajit dhe ullirit. Së pari fokusi kryesor i

bashkisë mbeten rrugët, në mënyrë që transportimi i këtyre prodhimeve të lehtësohet.

Sot janë mbjellë rreth 450 mijë bimë ulliri dhe pjesë e planeve të mëtejshme të bashkisë është

rritja e këtij numri pemësh, shtimi i sasisë së vajit të prodhuar, shtimi i fabrikave përpunuese të

vajit.

Page 12: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë
Page 13: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Azhornimi i informacionit të bizneseve

Bashkia Vorë

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Autori i aplikimit: Alban Demirxhiu

Specialist i Drejtorisë së dhe Kontrollit të Territorit

Bashkëpunim mes DPKZHT, sektorit të Taksave dhe Tarifave

Planifikimi strategjik e Menaxhimi fiskal dhe financiar

Duke u nisur nga Reforma Administrativo-Territoriale, nga ku Bashkisë Vorë i janë bashkuar dhe

2 ish Komuna, Komuna Bërxull, dhe Komuna Prezë, u pa si nevojë për unifikimin e regjistrit fiskal

të territorit të ri të bashkuar të Bashkisë së madhe Vorë, ku u ngritën grupe pune me urdhër të

kryetarit të Bashkisë Vorë, me specialistë nga Drejtoria e Planfikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të

Territorit dhe Drejtorisë së tatim taksave.

Grupi i punës kishte në përbërjen e tij 5 specialistë të fushave të ndryshme, dhe konstatonte në

matjen faktike të objekteve të biznesit, sipërfaqen e ndërtimit, sipërfaqen e sheshit, sipërfaqen e

tabelës reklamuese, llojin e aktivitetit, adresën, kontakte, nipti etj.

Problematike ishte pasi nuk kishte numër të saktë të bizneseve që operojnë në territor të

azhornuara së fundmi, sa biznese të reja ndodheshin të pa azhornuara, pasi kjo sjell evazion

fiskal, biznese të pa regjistruara, të sapo hapura, të mbyllura etj.

Si rezultat i punës së kryer nga grupet e punës të ngritura me urdhër të Kryetarit të Bashkisë

Vorë, ku u konstatua në matjen faktike të objekteve të biznesit, sipërfaqen e ndërtimit,

sipërfaqen e sheshit, sipërfaqen e tabelës reklamuese, llojin e aktivitetit, adresën, kontakte, nipti

etj.

Pasi u mblodh ky informacion u pasqyrua në regjistrin fiskal të Bashkisë Vorë, duke e përditësuar

regjistrin u arrit që të grumbullohet informacion i sakte sipas faktit te bizneseve, me planimetri,

dokumente pronesie, pas perpilimit te aktit te konstatimit per cdo biznes u firmos nga grupi i

punës dhe nga përfaqesuesi i biznesit që ishte prezent.

Kjo punë konkrete solli rezultate shumë të mira ns parashikimin real të buxhetit të Bashkisë Vorë

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 13

Page 14: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

për vitin 2016, regjistrimin e bizneseve të reja dhe atyre të cilat ishin informale.

U arrit minimizimi i evazionit fiskal, taksim i saktë i bizneseve, regjistrim i pronave të bizneseve,

regjistrim i bizneseve të reja, ndarja e llojeve të bizneseve, kategorizimi i tyre etj.

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Është dhënë informacioni i nevojshëm bizneseve në lidhje me azhornimin e të dhënave dhe

përfitimet e këtij projekti, janë bërë njoftime përpara se të konstatonim në objekte veprimtarinë

e tyre.

Reforma Administrative Territoriale solli ndryshime dhe zgjerim të territorit të Bashkisë se re, si

pasojë e bashkimit me ish komunat Bërxull, dhe Prezë.

Duke qenë se vetë Reforma Administrative Territoriale ishte një risi për vendin tonë, u bë e

domosdoshme që të kontrollohet dhe të mblidhet informacion sa më i saktë dhe sa më i freskët

në kuadër të krijimit dhe të plotësimit të regjistrit fiskal të bashkisë.

Në këtë kuadër të punës u bë dhe ndërgjegjësimi i bizneseve të cilat sapo ishin hapur, dhe në

disa raste ishin të pa regjistruar në QKR.

Është inovative pasi biznesi është i azhornuar me të dhëna reale dhe të sakta, të cilat mund të

kërkohen në çdo moment dhe për çdo nevojë që ata kanë

Rezultatet e mbledhura nga grupet e punës sollën mjaft informacione dhe të dhëna reale për

bizneset që operonin në territor, pasi territori i biznesit pëson ndryshime të vazhdueshme në

përditshmërinë dhe në nevojat e saj.

Duke qenë para fakteve që jo të gjitha bizneset dhe njësitë tregtare janë formale, apo janë të

regjistruara me leje ndërtimi, shfrytëzimi, të legalizuara, apo të pajisura me dokumente

pronësie, ky informacion i mbledhur nga grupet e terrenit dhe të konfirmuara nga vetë

përfaqësuesit e bizneseve, bën të mundur që rezultatet e kësaj praktike të përfshihen në punën

e vazhdueshme të bashkisë.

Qendrueshmëria e praktikës ka të bëjë me azhornimin faktik të të dhënave për bizneset, për të

qenë sa më real për parashikimin e të ardhurave nga biznesi.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA14

Page 15: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Zyrat e Integruara me Një Ndalesë (Zi1N)

Bashkia Shkodër

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 04.05.2012 - 31.12.2017

Autori i aplikimit: Helga Sallaku, Përgjegjëse e Sektorit të Administrimit të

Sistemeve dhe Zyrës së Integruar me Një Ndalesë

Qeverisja Elektronike, Shërbimet ndaj Qytetarëve

Kthehemi pas në kohë, rreth 5 vite me parë, kur Bashkia Shkodër, ashtu siç edhe sot, ofronte

shërbime administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Por numri i saktë i shërbimeve që

ofronte nuk dihej, rrjedha e punës e ofrimit të të gjithë shërbimeve ishte e paidentifikuar, ose më

saktë secila strukturë organizative e Bashkisë e ofronte sipas mënyrës së saj, manualisht.

Qyteratët apo bizneset duhet të paraqiteshin në Bashki, të kontaktonin direkt me drejtorët,

përgjegjësit apo specalistët përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të kërkuara. Shpesh harxhonin

të gjithë ditën deri sa të identifikonin personin përgjegjës që duhej ti ofronte shërbimin e

nevojshëm. Si rezultat, gjendeshin përballë mungesës së transparencës, kohës së tejzgjatur të

ofrimit të shërbimeve, rrjedhës së punës të pagjurmuar, mungesës së llogaridhënies, etj.

Ngritja e Z1N daton që në vitin 2012 me marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Bashkisë

Shkodër dhe HIS për ndërtimin e Zyrës me Një Ndalesë (Z1N). Ndërkohë që është bërë ndërhyrja në

infrastrukturë fizike me kushte bashkëkohore të ngritjes së kësaj zyre, e cila është zyra pritëse e

kërkesave për shërbime, paralelisht është implementuar dhe sistemi fizik i komunikimit elektronik të

brendshëm (intranet) në një pjesë të godinës së Bashkisë Shkodër, për të siguruar komunikimin

elektronik me zyrat prodhuese, zyrat përgjegjëse për t'ju përgjigjur kërkesave për shërbime.

Rreth 58 shërbime administrative filluan ti ofrohen qytetarëve dhe bizneseve përmes një qasjeje të re,

asaj të Zyrës me Një Ndalesë pavarësisht se kush ishte drejtoria apo sektori përgjegjës për ti trajtuar

këto shërbime. Përmes mjeteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) tashmë ofrimi

i shërbimeve administrative kishte marrë një formë të re. Tashmë kishim një numër shërbimesh

administrative të identifikuar dhe rrjedhën e punës për secilin nga këto shërbime. Ndonëse sistemi i

informacionit i implementuar në Janar të vitit 2014 ishte File Tracking System, kishte një ndryshim

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 15

Page 16: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Falë mjeteve të Teknologjisë së Informocionit dhe Komunikimit mbi të cilat funksionon Z1N dhe

sistemi informacionit përmes së cilit ofrohen shërbimet, i jep mundësinë qytetarëve dhe

bizneseve që të kërkojnë shërbimin e nevojshëm pavarësisht njësisë administrative ku ata

ndodhen.

Pavarësisht rrjedhës së punës që duhet të ndjekë shërbimi i ofruar qytetarët dhe bizneset do të

marrin përgjigjen për shërbim aty ku ata e kërkojnë, pa qenë e domosdoshme të paraqiten ne

Bashki apo të rendin pas personit përgjegjës për dhënien e përgjigjes.

Ata mund ta ndjekin gjendjen e shërbimit që kanë kërkuar përmes faqes zyrtare web të Bashkisë

Shkodër pa qenë e nevojshme të vijnë disa herë për të pyetur në bashki se kur do të marrin

përgjigje.

Sistemi gjurmon kërkesat për shërbim si dhe përsonat përgjegjës për trajtimine shërbimeve.

Kjo siguron që shërbimeve ti përgjigjen në kohë të shkurtër, transparente dhe cilësore.

Çdo shërbim i ri i identifikuar nga një sektor apo drejtori është lehtësisht i konfigurueshëm

përmes këtij sistemi.

Në përfundim të vitit të parë të implementimit të Z1N numërohen plot 79 shërbime të

konfiguruara dhe 15000 kërkesa të përfunduara, plotësisht të gjurmueshëm në çdo kohë.

Sistemi është shumë inovativ dhe frytdhënës i cili po shtrihet në disa Bashki, por që mund të

merret në konsideratë si model për tu implementuar në të gjitha Bashkitë e vendit.

thelbësor në mënyrën se si ofrohej secili shërbim, një përgjegjësi më të lartë në respektimin e

kohës së trajtimit të kërkesave, gjurmim të çdo këkkese, më shumë transparencë dhe

llogaridhënie. Pati rezultate të menjëhershme për shkak të kësaj qasje të re. Domethënia dhe

vlera e Z1N rritet gjithnjë e më shumë ndërkohë që ndryshon shtrirja territoriale vendore. Jemi

në periudhën e miratimit të Reformës Administrative Territoriale (TAR) dhe para një fakti që kjo

reformë do të implementohet direkt pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015. 10 ish-komuna do ti

bashkohen Bashkisë Shkodër, dhe në Qershor të vitit 2015 ata do të jenë tashmë 10 Njësi

Adminsitrative të reja pjesë e Bashkisë Shkodër të Madhe. Tashmë kemi një territor dhe një

popullsi shumë më të madhe nën administrim.

Ofrimi i shërbimeve administrative do të ishte sfida e parë me të cilën do të përballej Bashkia e

Re në momentin e implementimit të RAT. Në fund të vitit 2014 dhe në muajt e parë të vitit 2015,

falë mbështetjes së Programit për Decentralizimi dhe Zhvillim Lokal (dldp), ekspertët e Bashkisë

Shkodër, të Njësive Administrative që do ti bashkoheshin si dhe të Bashkive të tjera të mëdha

bëhen pjesë e disa tryezave diskutimesh për identifikimin e një liste unike shërbimesh

administrative. Rezultojnë 67 shërbime administrative të unifikuara bashkë me rrjedhën e punës

që duhet të ndjekin të gatshme për implementim paralelisht me zbatimin e RAT.

Nga pikëpamja e Teknologjisë së lnformacionit dhe Komunikimit mendohet një zgjidhje teknike

e bazuar në web e mbështetur në një platformë automatizimi procesesh të punës dhe

menaxhimi dokumentacioni (Documet Management System). Kjo platformë dhe zgjidhje

teknike mundëson integrimin e Zyrave më Një Ndalesë të Bashkisë Qendër dhe Njësive

Administrativ të saj, duke e azhornuar ofrimin e shërbimeve përmes Zyrave të Integruara me Një

Ndalesë (Zi1N). Aktualisht ZlN në Bashkinë Shkodër është shtrirë në Qendër dhe 7 Njësi

Administrative, ndërkohë që deri në fund të vitit 2017 do të shtrihet edhe në 3 Njësitë

Administrative të mbetura dhe në 5 Lagjet.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA16

Page 17: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Që në ditën e parë kur Zyra e Integruar me Një ndalesë është ngritur dhe ka filluar punën në

Bashkinë Shkodër, ofrimi i shërbimeve administrative është përballur me një qasje të re.

Gjithastu mentaltiteti qytetarëve ne mënyrën e përftimit të shërbimeve gradualisht ka

ndryshuar. Informimi për këtë mënyrë tëre komunikimi dhe qeverisje është shtrirë në disa

kanale, që nga informacioni që qytetarëve apo bizneseve u serviren nga specialistët e Zi1N në

Bashkinë Qendër apo në Njësi Administrative, duke vazhduar me informacionin e afishuar në

stendat apo të vizualizuar përmes televizorëve në ambjentet e Z1N, me publikimin në media

dhe pjesëmarrjen në disa emisione televizive lokale kushtuar shërbimeve ndaj qytetarëve, me

publikimet në fagen zyrtare web të Bashkisë Shkodër apo në llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale

të saj etj. Në këtë kontekst vlen për t'u përmendur çmimi i parë i marrë nga Bashkia Shkodër, në

mesin e disa institucioneve qendrore apo vendore konkuruese në Albanian ICT Awards në Prill

të vitit 2016, për shërbimet elektronike ndaj qytetarëve, përkrah AKSHI-t.

Implementimin e ZI1N, Bashkia Shkodër e konsideron si një ndër projektet më të suksesshme

që ka implenetuar deri tani. Përmes këtij sistemi, jo vetëm që ofrohen shërbime administrative

korrekte, në kohë, transparente dhe të gjurmueshme ndaj qytetarëve dhe biznesve ,por

gjithashtu për shkak të rrjedhës së punës së konfiguruar për këto shërbime, Bashkia ka rritur

mbledhjen e të ardhurave dhe tarifave vendore. Qëndrueshmërinë e këtij sistemi, Bashkia e

konsideron afatgjatë. Aktualisht bashkia po implementon disa sisteme informacioni ndër të

cilët vlen për tu përmendur: Sistemi i Integruar Menaxhimit të Taksave dhe Tarifave Vendore,

Sistemi i identifikimit të familjeve banuese në Shkodër dhe gjendjes së tyre sociale dhe

ekonomike, Dixhitalizimi i Arkivës, Sistemi i informacionit për Shërbime Sociale, etj.

Në këtë kontekst qëndrueshmërinë afatgjatë të SIZ1N, Bashkia Shkodër e shikon në integrimin

e tyre dhe komunikimin ndërmjet sistemeve, gjë të cilën platforma mbi të cilën është ndërtuar

SiZ1N e suporton.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 17

Page 18: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA18

Page 19: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Zyra me një ndalesë Z1N në Bashkinë Vau Dejës

Bashkia Vau Dejës

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Periudha e zbatimit: Nëntor 2015-Dhjetor 2016

Autorët e aplikimit: Elizabeta Nika; Përgjegjëse e Zyres me Një Ndalesë

Salvator Gaci, Përgjegjës i Drejtorisë së Planifikimit të Investimeve,

Indrit Gradeci, Përgjegjës i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit

Shërbime administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve përmes Zyrës me Një Ndalesë (Z1N).

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 19

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Me hyrjen në fuqi të Reformës së re Administrativo-Territoriale, ligji nr.115/2014 "Për ndarjen

administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë,

373 njësi të qeverisjes vendore u konsoliduan në 61 bashki të reja të cilat përfshijnë në

juridiksionin e vet disa njësi administrative (ish-komunat). Si rrjedhojë, bashkitë tashmë me një

popullsi më të madhe, kanë për detyrë të garantojnë ofrimin e shërbimeve cilësore, të shpejta

dhe me të njëjtin standart për qytetarët që janë pjesë

e njësive administrative të saj. Pushteti lokal është ofruesi kryesor dhe më i madh i shërbimeve

publike për banorët e tij. Me Njësinë e re qeverisëse udhëheqësit e rinj duan të jenë sa më afër

me qeverisje qytetarëve, duke u siguruar shërbime me cilësi, në kohë, me efiçencë në një

marrëdhënie sa më trasparente dhe demokratike dhe kjo është një sfidë për ta. Zyrat me një

Ndalesë (Z1N) ose One stop shop janë një nga metodat më efektive për sigurimin e një shërbimi

të tillë, për banorët, e cila konsiston në implementimin e një sistemi informatik, që zbaton

proçedurat e miratuara paraprakisht nga Bashkia (rregulloren e shërbimeve administrative dhe

manualin përkatës), dhe që njihen si Zyrat me një Ndalese (Z1N) ose "one stop shop". Zgjidhja e

propozuar bazohet në modelin e Z1N të implementuar nga DLDP në ish-Komunen Bushat, dhe

zgjerimi e aplikimi i kësaj eksperience pozitive si një model i mirë funksionimi dhe komunikimi

me qytetarët në të gjithë territorin. Gama e lartë e shërbimeve që ofron qeverisja vendore për

qytetarët dhe shtimi i funksioneve me ligjin e ri të funksionimit të pushtetit lokal, e rriti nevojën

për Z1 N në Bashkinë Vau i Dejës.

Page 20: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Rezultati 1: Bashkia Vau i Dejës ka të ngritura me infrastrukturën e duhur Z1N, ambjentet (stafi

front-line me 4 përdorues, back-office me 10 përdorues) në Bashkinë Vau Dejës dhe (stafi front-

line me 6 përdorues) në 6-të njësitë administrative, me akses të plotë në intemet dhe intranet,

rrjetin e duhur kompjuterik, pajisjet dhe mjetet e nevojshme të Z1N dhe ka të integruar

shërbimin e Z1N në 6 njësitë administrative me rregulloren e shërbimeve të aprovuara në

këshillin vendor dhe me aplikacionet dhe programet software përkatëse që adaptojë

proçedurat e përcaktuara në rregullore, mundësojnë informimin dhe aplikimin për shërbimet

nga qytetarët, dhe siguron interoperabilitetin me sistemin e databaseve kombëtare duke qenë

autonom (i pavarur) prej tyre.

Aktivitetet: Procesi implementues i ngritjes së Z1N në Bashkinë Vau i Dejës

1. Rehabilitimi dhe krijimi i ambjenteve fizike të nevojshme (sportelet dhe back office) në

Bashkinë Vau i Dejës dhe 6 Njësitë Administrative;

2. Ngritja dhe vendosja në funksion e sistemit dhe pajisjeve të nevojshme (Instalimi i

software në Bashkinë Vau i Dejës, Njësinë Administrative).

3. Identifikimi i Listës së Shërbimeve dhe ndërtimi i rrjedhës së punës për secilin shërbim, me

referencë Ligjin Organik dhe funksionet e ushtruara në kuadër të tij.

4. Konfigurimi i shërbimeve në sistem.

5. Libri i Procedurave Administrative për Shërbimet që do të ofrohen në Z1N.

Rezultati 2: 19 anëtarë të stafit të bashkisë dhe Njësive Administrative kanë rritur kapacitetin në

përdorimin e Z1N, dhe 10 punonjës të bashkisë janë aftësuar për të punuar në zyrën pritëse

(stafi front-line) për qytetarët.

Aktivitetet: "Programi i trajnimit të Administratës Vendore për ofrimin e Shërbimeve

Administrative dhe proceset Smart në menaxhimin e sistemit dhe programeve kompjuterike

për Z1N":

Përshtatja dhe konsolidimi i funksionimit teknik të sistemit dhe asistencë teknike për aplikimin

në nivel kombëtar për regjistrim të sistemit Z1N në bazën e të dhënave qeveritare.

Ÿ Miratimi i Listës së Shërbimeve dhe Librit të Procedurave Administrative për ofrimin e

Shërbimeve në Z1N, si dhe rregullores teknike të shërbimit;

Ÿ Identifikim dhe konfigurim të shërbimeve të reja që mund të kërkohen për shkak të

ndryshimeve legjislative të pritshme;

Ÿ Monitorimi(sipas një liste treguesish) dhe konsolidimi i sistemit për një periudhë 1 vjeçare,

nga momenti i implementimit të projektit;

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA20

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

• Projekti Z1N është krejtësisht i orientuar drejt qytetarëve, dhe është një projekt që

përmirëson cilësine e shërbimeve ndaj qytetarëve në shkallë të gjerë duke i vëne ata në qendër,

dhe pa dallim zone urbane e zone rurale.

• Projekti ka kaluar në nje proces transparent, dhe që në fillim është diskutuar me grupet e

interesit qytetarët, gratë, biznesin dhe është zgjedhur si projekt prioritar.

Gjithashtu në mënyrë të hapur dhe transparente nga të gjithë përfaqësuesit e forcave politike

është votuar në Këshillin Bashkiak. Kosto totale e projektit ishte 126 700 Euro: nga të cilat

Page 21: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 21

Bashkia Vau Dejës ka bashkëfinacuar 91 800 Euro dhe Programi DLDP 73 900 Euro.

• Projekti është i orientuar edhe drejt aspekteve gjinore, sepse gratë janë përfitueset

kryesore të projektit, pasi janë 51% e popullsisë së Bashkisë Vau i Dejës.

Gratë duke qenë se rreth 60% e tyre janë mbajtëset dhe kujdestaret e shtëpive, janë kërkueset

më të shumta në numer të shërbimeve publike nga bashkia.

• Projekti i Z1N është i gjithi inovacion dhe modernizim i shërbimeve publike ndaj banorëve

në qendër dhe në periferi të Bashkisë.

• Kompjuterizimi i listës së shërbimeve publike, aplikacioni dhe ofrimi i shërbimeve online,

webpage dhe procedura e aplikimit është inovacion.

• Inovacion është edhe moduli që gjeneron vetë të dhënat dhe statistikat që janë të

nëvojshme për zyrën e të ardhurave, referuar taksave. Sistemi nuk lejon ndërhyrje duke

eliminuar korrupsionin dhe duke shtuar sigurinë tek banorët, e në të njëjtën kohë nxit rritjen e

të ardhurave (me rreth 16 % për vitin 2016 krahasuar me një vit më parë).

Informimi e pjesëmarrja komunitare

• Qytetarët e Bashkisë Vau i Dejës janë përfituesit kryesorë të këtij projekti. Informimi i tyre,

inxhinierëve të sistemit në Bashki për këtë shërbim të ri, është bërë nëpërmjet këshilltarëve,

mbledhjeve dhe asambleve me fshatrat,ku i'u është shpjeguar banorëve risia e këtij shërbimi të

ri, mënyrat e përfitimit dhe lehtësimit të shërbimeve.

• Bizneset në Vau i Dejës janë një kategori tjetër përfituesisht, sidomos 640 bizneset e

regjistruara dhe mbi 340 biznese të tjera informale, me të cilët jane bërë takime në territor, sesi

ata do të bëjnë aplikimin për liçenca dhe leje më të shpejta, në sportelet e Z1N, dhe direkt nga

aplikacioni online.

• OJF dhe shoqëria civile, është informuar në një takim të hapur duke i ftuar që të njihen me

këtë shërbim të ri, i cili mundëson për ta, kontakte të drejpërdrejta dhe përditësim të

informacionit të duhur për shërbimet në bashki, si në aspektin social, mjedisor, edukativ dhe

zhvillimit ekonomik.

• Bashkia Vau i Dejës, do të përmbushë më së miri kështu shërbimin ndaj qytetarëve në

mënyrë moderne, dhe rreth 198 punonjësit e Bashkisë do të kenë performancë më të mirë të

shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe 19 prej tyre kanë përfituar direkt nga specializimi në Z1N.

Qëndrueshmëria e praktikës

Qëndrueshmëria e sistemit garantohet duke implementuar një program aplikativ i cili është në

gjendje të akomodojë ndryshimet në parametrat e adaptueshmërisë së shërbimit pa patur

nevojë për shërbime zhvillimi shtesë. Programi aplikativ do ti mundësojë bashkisë të shtojë

shërbime të reja apo të ndryshojë elementët për çdo shërbim duke garantuar edhe lidhjen me

sisteme të tjera infomatike të vetë bashkisë apo sisteme të tjera të qeverisjes.

Ÿ Nëpërmjet trajnimit të përsonelit IT të bashkisë do të garantohet ekspertiza teknike për

funksionimin e sistemit në të ardhmen.

Page 22: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

22

Ilustrime lidhur me praktikën

Page 23: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

ONE STOP SHOP, Qendra e Pritjes, Informimit

dhe Shërbimit të Qytetarëve

Bashkia Kamëz

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 2008 e vazhdim (2016 implementimi në NJ.AD. Paskuqan)

Autorët e aplikimit: Qemal Çejku; Erion Vata; Valentina Baja

Bashkia Kamëz

ONE STOP SHOP

Sistemi i shërbimeve të Bashkisë dhe Institucioneve të tjera qendrore në një sportel të vetëm.

Shënon një nga produktet më të rëndesishme të bashkisë që transformoi rrënjësisht funksionet

e shërbimit për qytetarët e biznesin, ndërtimin e "One Stop Shop", një nga projektet më të

mëdha të këtij lloji të zbatuar në Shqipëri e në rajonin tonë.

Misioni i tij ështe përmisimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit, me qellim

mirëinformimin e tyre, rritjen e transparenës, lehtësimin e procedurave burokratike në kryerjen

shërbimeve administrative. Reformim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të

mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së Bashkisë.

-Qytetari paraqitet në sportelin e informacionit, ku merr kontaktin e parë me specialistin e

informacionit.

-Specialisti i jep udhëzimet e duhura për të vazhduar me zgjidhjen e kërkesës që ai ka bërë në

One Stop Shop.

-Më pas kërkesa e qytetarit i kalon zyrës përkatëse për zgjidhje.

-Shqyrtimi i kërkesës bëhet në drejtoritë përkatëse dhe u kthehet përgjigjja brenda afateve

ligjore.

Me të marrë zgjidhje kërkesa e tij, njoftohet qytetari nëpërmjet numrit e tij të kontaktit të lënë

tashmë në kërkesën e bërë nga ai ose nëpërmjet postës.

Qendra e ONE STOP SHOP ka rreth 35 sportele që janë në dispozicion për kryerjen e gati 25

llojeve të ndryshme të shërbimeve në nivel lokal dhe qendror. Ky shërbim ofrohet brenda

mjediseve të Bashkisë Kamëz.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 23

Page 24: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Me reformen e re Administrative Territoriale ky projekt është implementuar edhe në njësitë

administrative te reja (Paskuqan), duke patur po të njëjtin funksion dhe sukses.

Krijimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes komunitetit dhe Bashkisë.

Përcaktimi i adresave të sakta të banimit të shtetasve të cilët janë banorë të Bashkisë Kamëz.

Adresimi dhe zgjdhja e problemeve që qytetarët kanë Transparenca me komunitetin dhe çdo

faktor apo aktor që të bëjë me Bashkinë.

Komunikimi i vazhdueshëm me sekretarinë e kryetarit për personat të cilët kërkojnë apo kanë

lënë takim me kryetarin e Bashkisë.

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Krijimi dhe funksionimi i një sërë shërbimesh në një ambient të vetëm në Bashkinë Kamëz, solli

një përmirësim domethenës në menaxhimin e problematikave të ndryshme, shkurtimin e kohës

së shërbimit, dhe thjeshtimin e procedurave. Ky projekt është risi jo vetëm në shqipëri por edhe

në Ballkanin Perëndimor.

Standarti Inovativ i One Stop Shop:

Ÿ Kamza, modeli i qeverisjes lokale për antikorrupsion

Ÿ Lufta kunder informalitetit/invazionit fiskal

Ÿ Rritja e të ardhurave

Ÿ Bashkëpunimi me komunitetin për taksën familjare

Ÿ Prokurimet "on line"/barazia midis grupeve të interesit në tendera

Ÿ Buxhet shtesë, mbi planifikimin

Ÿ Investime të reja për komunitetin

ONE STOP SHOP ofron 35 sportele me shërbime si:

Ÿ Informacioni

Ÿ Kërkesa/ankesë

Ÿ Zyra e Adresave

Ÿ Zyra e aplikimit Pasaporta Biometrike dhe ID

Ÿ Gjendja Civile

Ÿ Zyra Martesore

Ÿ Ndihma Sociale

Ÿ Urbanistika

Ÿ Legalizimet

Ÿ Financa

Ÿ Licenca

Ÿ Arsim-Kulturë-Sport

Ÿ Ujësjellësi

Ÿ Pastrim-Gjelbërimi

Ÿ Zyra Rajonale e Bujëesisë

Ÿ Taksa e Tarifa Vendore

Ÿ Zyra Rajonale e Punësimit

Ÿ QKR

Ÿ Sigurimet Shoqërore

Ÿ Licenca Ushqimore

Ÿ Filial Bankë

Ÿ Posta

Ÿ Telekomi

Ÿ Zyra e biznesit

Ÿ Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ÿ Zyra kundër dhunës ndaj gruas

Ÿ Informatizimi i të gjitha shërbimeve

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA24

Page 25: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Informacioni i vazhdueshëm dhe publikimet e ndryshme me anë të rrjeteve sociale dhe faqes

web të Bashkisë janë një praktikë bazë e cila i jep një formë të re shërbimi. Ky lioj komunikimi bën

të mundur azhornimin e qytetareve dhe i jep ONE STOP SHOP një mënyrë funksionaliteti me

efikase.

Një risi përbën ndërtimi i faqes së re zyrtare të bashkisë, në bashkëpunim me UNDP

- Përveç One Stop Shop-it bëhet zgjidhja elektronike e kërkes/ankesë të qytetarëve

- E-pjesëmarrja është përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të

lehtësuar dhe ndihmuar pjesëmarrjen e Qytetarëve në qeverisjen vendore.

Shërbimi për qytetarin fillon nga sporteli i Informacionit

-Qytetari paraqitet ne sportelin e informacionit, ku merr kontaktin e pare me specialistin e

informacionit.

-Specialisti i jep udhëzimet e duhura për të vazhduar me zgjidhjen e kerkesës që ai ka bërë në

One Stop Shop.

-Më pas kërkesa e qytetarit i kalon zyrës përkatëse për zgjidhje.

-Shyrtimi i kërkesës bëhet në drejtoritë përkatëse dhe u kthehet përgjigjja brenda afateve

ligjore.

Me të marrë zgjidhje kërkesa e tij, njoftohet qytetari nëpërmjet numrit të tij të kontaktit të lënë

tashmë në kërkesën e bërë nga ai ose nëpërmjet postës.

Si ka qenë

marrja e

shërbimit

Administratat Partnere (One Stop Shop)

Skema e funksionimit

të One Stop Shop

Si është

shërbimi sot

në ONE STOP

SHOP

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 25

Page 26: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë
Page 27: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

"Rikonstruksioni i Rrugës Princ Boris"

qyteti Ballsh

Bashkia Mallakastër

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 14/12/2015 - 08/04/2016

Autori i aplikimit: Ark. Aurora Naka, drejtor i planifikimit te territorit

Fusha e Planifikimit Territorial — lnfrastruktura Publike, Zhvillimi i Qëndrueshëm Social,

Ekonomik dhe Kulturor, duke patur parasysh se në territorin ku shtrihet rruga Princ Boris,

ndodhen rrënojat e Kishes së Vjetër Gllavenica, në të cilën është pagëzuar Princi BORIS i

Bullgarisë. Nga ky investim zona ka marrë një zhvillim social — kulturor dhe ekonomik duke

marrë parasysh edhe ardhjen e vizitorëve të huaj, kryesisht Bullgar por edhe vendas.

Zona në të cilën është bërë investimi, nuk ka patur as infrastrukturën minimale të saj. Rruga ka

qenë tejet e amortizuar, nuk ka qenë e pranishme infrastruktura nëntokesore inxhinierike,

trotuaret, ambjentet e gjelbërta, sinjalistika rrugore, ndriçimi dhe ambjentet shplodhëse

mungonin në këtë zonë. Duke parë kushtet problematike të zonës, ishte e pamundur tërheqja e

vizitorëve të huaj dhe vendas, gjë e cila krijoi një impakt negativ dhe mos zhvillim të kësaj zone.

Ky investim ishte shumë i rëndësishëm pasi solli kushte më të mira jetese për komunitetin e

kësaj zone, rritjen e vlerës së pronave në këtë zonë si dhe shtimin e turizmit kulturor.

Në sajë të këtij investimi u eliminuan problematikat e shumta që ishin tepër shqetësuese për

komunitetin e zonës. U bë eliminimi dhe sistemimimi i rrjetit inxhinierik si K.U.Z dhe K.U.B, gjë e

cila mungonte dhe ishte burim infeksionesh epidemike. U mundësua sistemi i ndriçimit, u

krijuan ambjente shplodhëse për banorët, trotuare, parkime automjetesh, ambjente të

gjelbëruara. Zona shfrytëzohet jo vetëm nga banorët e Lagjes " Gllavenica " por nga të gjithë

banorët e qytetit të Ballshit për shkak sepse ka marrë trajtën e një shetitore që këtij qyteti i

mungonte.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 27

Page 28: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Duke njohur historinë dhe duke patur parasysh faktin që në Kishën Gllavenica, është Pagëzuar

Princi Boris, me pas sundimtari i Bullgarisë i cili konvertohet si i krishter në vitin 1864 si dhe faktin

tjetër që për popullin Bullgar kjo Kishë është e shenjtë, nga ana e Bashkisë janë mbajtur

kontakte të vazhdueshme me Ambasadën Bullgare dhe në shenjë nderi rrugës i është vendosur

emri Rr.Princ Boris, gjë e cila solli edhe vlerësimin nga Qeveria Bullgare duke akorduar fondin

për rikonstruksionin e kësaj rruge. Kjo formë bashkëpunimi ka sjellë zhvillim kulturor dhe

turistik për zonën dhe një shembull i tillë është një mënyrë për t'u ndjekur edhe nga Bashkitë e

tjera që kanë element të trashëgimisë kulturore, rajonale por edhe më gjerë.

Nga ana e komunitetit të zonës, ka patur kërkesa të vazhdueshme për rehabilitimin e

infrastrukturës së munguar prej vitesh dhe në momentin kur u nënshkrua marrëveshja e

bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë dhe Ambasadss Bullgare, kjo u prit mjaft mirë. Banorët kanë

qenë gjatë gjithë kohës aktivë duke u interesuar të dinin më tepër rreth projektit që do të

zbatohej, gjë e cila nuk u ka munguar asnjëherë, pasi Bashkia ka qenë përherë e gatshme dhe

transparente për evidentimin e problematikave të ndryshme. Ka patur shkembime idesh,

ndërmjet komunitetit dhe Bashkisë, ku u morën për bazë idet më të vlefshme.

Bashkëpunimi me organizma dhe organizata të huaja, është në fokusin kryesor të Bashkisë

Mallakastër, duke marrë parasysh dhe mungesën e fondeve për realizimin e investimeve të

ndryshme në infrastrukturën publike .

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA28

Page 29: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Tirana Ime

Bashkia Tiranë

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 5-02-2016 (Live)

Autorët e aplikimit: Jonida Çerekja, Erka Mato

Komunikimi dhe informimi

Pas aprovimit të ligjit Nr.115/2014, 'Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të

Qeverisjes Vendore në Republikën E Shqipërisë', i cili riorganizoi njësitë e qeverisjes vendore,

duke qendërzuar funksionet dhe shërbimet pranë Bashkive, Bashkia Tiranë, u zgjerua duke

përfshirë 24 njësi administrative, nga të cilat 12 i përkasin ish-komunave.

Nisur nga ky zgjerim si dhe duke u fokusuar në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarin si një

nga përparësitë e Bashkisë Tiranë, u vu re që qytetarët hasnin vështirësi të shumta në raportimin

e pakënaqësive apo ankesave drejtuar Bashkisë. Në këtë rast, qytetari ishte i detyruar të

paraqitej fizikisht në sportelet e Bashkisë dhe të plotësonte formularin, ndërkohë që koha e

përgjigjes së kësaj ankese ligjërisht nuk mund të ishte më shumë se 30 ditë.

Tirana Ime u konceptua si një aplikacion mobile për smartphone (Android dhe iOS) i cili u

zhvillua nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Vodafone Albania.

Nëpërmjet këtij aplikacioni, qytetarëve të Tiranës (por jo vetëm) i'u ofrohet akses mbi

informacionin në lidhje me trafikun, transportin urban, turizmin etj në kohë reale.

Tirana Ime shërben si një guidë dixhitale për të gjithë rezidentët apo vizitorët e Tiranës me

qëllimin e vetëm për të lehtësuar dhe përmirësuar jetesën e qytetarëve. I dizenjuar si një

platformë unike dhe lehtësisht e aksesueshme, Tirana Ime përmban gjashtë kategori (Trafiku,

Transporti Publik, Turizmi, Pastrimi, Informacion, Raportim), të cilat ndihmojnë të gjithë

përdoruesit për të marrë informacionin e nevojshëm në kohë reale.

Në një kohë kur kryeqyteti po zhviliohet me ritme të shpejta e në mënyrë dinamike, çdo qytetar

mund të japë kontributin e tij duke u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Nëpërmjet këtij aplikacioni,

çdo qytetar mund të raportojë probleme apo shqetësime, të shoqëruara edhe me fotografi dhe

stafi përgjegjës i dedikuar për këtë do të kthejë përgjigjen e duhur pasi rasti të jetë shqyrtuar.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 29

Page 30: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Tirana Ime mishëron vizionin që një qytet modern duhet të ketë duke kombinuar zgjidhjet

eficente dhe të qëndrueshme teknologjike me një qasje gjithë përfshirëse kundrejt qytetarëve.

Komunikimi interaktiv inovativ me publikun ka një potencial shumë premtues për shërbimet

"smart" të një qyteti. Nëpërmjet vënies në funksion të këtij aplikacioni, Bashkia Tiranë ka sjellë

një risi duke anashkaluar një sërë procedurash burokratike dhe duke vendosur një mënyrë të re

komunikimi me qytetarët e saj.

Tirana Ime u lançua me anë të një eventi mediatik në datë 05.02.2016 dhe që në momentin e

parë pati një impakt të menjëhershëm tek publiku. Deri më sot ka patur afërsisht 15.000

shkarkime, ndërkohë që vazhdon të reklamohet në mediat sociale. Pjesëmarrja e qytetarëve në

shërbimet që ofron Bashkia është në thelb të këtij projekti dhe ndaj Tirana Ime duhet të shihet si

garantues që komuniteti të jetë partner në raportimin dhe zgjidhjen e problematikave të

ndryshme në kryeqytet. Për më tepër, nëpërmjet Tirana Ime, qytetarët kanë mundësi të

përditësohen në kohë reale për fazat dhe procedurat që po ndiqen për trajtimin e ankesës së

tyre.

Tirana Ime tashmë është e integruar tërësisht si praktikë në procesin e punës së Bashkisë Tiranë.

Qendra e Kotrollit të Trafikut përditëson përdoruesit e saj në mënyrë të vazhdueshmë për

situatën e trafikut në kryeqytet duke i njoftuar për rrugët e bllokuara si dhe për segmentet ku po

kryen punime. Gjithashtu, Bashkia Tiranë ka ngritur nje staf prej 12 personash të cilët janë

shpërndarë nëpër të gjithë institucionet që kanë kompetencë trajtimin e problematikave të

listuara në aplikacion (Policia Bashkiake, Inspektoriati i Mbrojtes së Territorit, AMK etj.. ) dhe

ndjekin me përpikmëri të gjithë procesin e punës në lidhje me raportimet e qytetarëve.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA30

Page 31: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

"Rritja e qytetarëve në vendimmarrje nëpërmjet projektit "Pjesëmarrja Juaj

Angazhimi Ynë", praktikë e zbatuar dhe nëNjësitë e Reja Administrative" të Bashkisë Elbasan

Bashkia Elbasan

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 03 Shtator 2015-30 Maj 2016

Autori i aplikimit: Z.Qazim Sejdini, Kryetar i Bashkisë Elbasan

"Rritja e transparencës, pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, me fokus rritjen e Rolit të Grave

në Vendimmarrje" nëpërmjet projektit «Pjesëmarrja Juaj, Angazhimi Ynë»

Nëpërmjet projektit "Pjesëmarrja Juaj, Angazhimi Ynë" u identifikuan disa nevoja dhe u bë

grupimi i tyre në kategori nga specifike në të përgjithshme, si: 1) pjesëmarrja e ulët e grave

sidomos në Njësitë e Reja Administrative të Qytetit, 2) vendi i takimeve, 3) orari i takimeve

sidomos për Njësitë e Reja Administrative, 4) ndërgjegjësimi i ulët i grave për të identifikuar

prioritetet në takimet e hapura, 5) identifikimi i prioriteteve me impakt në infrastrukturë duke

anashkaluar identifikimin e prioriteteve të fushave të tjera të zhvillimit, 6) fuqizimi i kapaciteve të

komunitetit lokal domosdoshmëri për rritjen e rolit të tyre në vlerësimin, zbatimin dhe

monitorimin e prioriteteve.

Veprimtaritë kryesore të implementimit të këtij projekti kanë qenë: 1) fushatë informuese dhe

ndërgjegjësuese me materiale informuese (për më shumë shihni pikën nr.4. 2) Takimet e hapura

publike si:24 takime nën pjesëmarrjen e 4446 banorëve, nga të cilët 1689 gra. 3) Ngritja e një

komisioni të përzgjedhur nga komuniteti: 24 komisioner, 4 takime për ngritje kapacitetesh, 2

takime për vlerësim prioritetesh sipas kriterizimeve. Njoftimi i përfaqësuesve të komunitetit për

miratimin e prioriteteve në Këshill Bashkiak nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtëpërdrejtë të tyre në

Këshillin Bashkiak. Rritja e kapaciteteve të komisionerëve të përzgjedhur si urë lidhëse me

komunitetin për kalimin e informacionit mbi realizimin e projekteve të përzgjedhura nga

komuniteti si zëri i drejtëpërdrejtë i qytetarëve.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 31

Page 32: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Bashkia Elbasan nëpërmjet projektit "Pjesëmarrja Juaj, Angazhimi Ynë" ka përdorur mjete të

ndryshme të komunikimit si: 12.000 fletëpalosje, 3600 postera, njoftime dhe fushata informuese

në media, njoftime të afishuara në faqen e internetit. Për të identifikuar prioritetet komunitare

sipas fushave të zhvillimit janë realizuar 24 takime të drejtëpërdrejta publike, nga ku kanë marrë

pjesë 4446 banorë, prej nga 1689 gra. Më pas komuniteti ka përzgjedhur një përfaqësues me të

drejtë vote për çdo Njësi Administrative i cili jo vetëm do të vlerësojë dhe monitorojë prioritetet

e vëna në zbatim nga Bashkia Elbasan por edhe do të shërbejë si urë lidhëse me komunitetin.

Për herë të parë pas Reformës, (viti 2015) janë realizuar takime publike në 12 Njësitë e Reja

Administrative. Në këto takime të hapura u angazhuan: shkollat, qendrat shëndetësore, mediat,

OJQ dhe të gjithë aktorët e tjerë për të rritur numrin e grave në takim. Në vitin 2016 u arrit të

kemi një pjësëmarrje prej 38 % gra. Takimet kanë konsistuar jo vetëm në rritjen e shkallës së

informimit, por edhe në rritjen e rolit komunitar në vendimmarrje, për projekte dhe buxhete të

cilat reflektojnë nevojat e barabarta të burrave dhe grave. Ky proces ndihmoi dhe në

dimensionin kulturor që shoqëron reformën.

Ky proces do të vazhdojë të zbatohet nga Bashkia Elbasan pasi është institucionalizuar. Stafi i

Bashkisë Elbasan ka një përvojë 10 vjeçare në realizimin e këtij projekti, ka ngritur strukturat,

kapacitetet administrative. Është arritur besueshmëria komunitare nëpërmjet projekteve dhe

investimeve që kanë reflektuar nevojat e dala në takime. Institucioni ka alokuar çdo vit të paktën

30% të buxhetit për zbatimin e prioriteteve të dala nga zëri komunitar në të cilat janë reflektuar

në mënyrë të barabartë nevojat e burrave dhe grave. Në NALAS, më datë 03.11.2014, projekti u

vlerësua si përvoja më e mirë në Europën Juglindore

(shih linkun: http://www.nalas.eu/News/GENWOLITH Awards winners).

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA32

Page 33: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Ngritja e një qendre ditore për fëmijët dhe të rinjtë

me atësi të kufizuara

Bashkia Fier

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Periudha e zbatimit: 2014-2016

Autori i aplikimit: Bashkia Fier

Praktika e paraqitur është zhvilluar si pjesë e përfshirjes sociale të personave me aftësi të

kufizuara, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjtve. Integrimi i këtij grupi vulnerabël është thelbësor

për mirëqënien e tyre dhe familjet e tyre, të cilët shpesh vuajnë margjinalizimin nga komuniteti,

për shkak të problemeve fizike ose mendore të fëmijëve të tyre.

Përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara është shumë e limituar në Fier për shkak të

mungesës së shërbimeve specifike dhe mungesës së ekspertizës teknike nga ana e operatorëve

të sektorit publik si arsimi, shërbimet sociale e shëndetësore. Sipas të dhënave të Shërbimeve

Sociale, Bashkia Fier ka rreth 1245 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara (0 deri në 30 vjeç), por

shumë pak ndjekin arsimin fillor ose të mesëm, marrin trajnime profesionale ose janë përfshirë

në botën e punës. Mungesa e një rrjeti institucional pengon pjesëmarrjen e plotë të personave

me aftësi të kufizuara në jetën sociale të komunitetit.

Qendra Horizont ofron direkt ose indirekt shërbime arsimore, sociale dhe rehabilituese për 100

fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara të Bashkisë Fier. Në veçanti, nëpërmjet programeve

edukative individuale synon të lehtësojë integrimin arsimor dhe profesional të përfituesve të

saj, të cilët janë të angazhuar në aktivitete tradicionale arsimore, punime të artit në pikturë,

qeramikë dhe vepra artizanale, si dhe aktivitete rehabilituese si fizioterapi, terapi e të folurit,

terapi njohëse të zhvillimit, etj. Pas një viti të punës, Qendra Horizont ka përfshirë 6 fëmijë në

shkollat e rregullta, janë certifikuar profesionalisht 10 të rinj (në zdrukthtari, tekstile, kulinari)

dhe përfshirë 4 të rinj në programet e stazhit profesional.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 33

Page 34: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Risia kryesore e Qendra Horizont është bashkëpunimi midis institucioneve të ndryshme

shqiptare, ndërkombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile. Qendra Horizont është krijuar

nga Bashkia Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsmiore, Universitetin e Vlorës, OJF

italiane ENGIM dhe Qendra Sociale Murialdo. Këto institucione kanë diskutuar përvojat dhe

ekspertizën e tyre dhe janë angazhuar për të nxitur integrimin e personave me aftësi të

kufizuara në çdo aspekt të jetës së përditshme dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta të cilat

kanë arritur rezultate efektive me ndikim të vërtetë në jetën e përfituesve.

Pjesëmarrja e komunitetit ka qenë e lartë dhe nisma e ndërmarrë ka synuar pjesëmarrjen

maksimale të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Përfituesit e

Qendra Horizont kanë marrë pjesë në të paktën 4 aktivitete në muaj të organizuara nga

institucionet kulturore, sportive dhe edukative për të sensibilizuar pjesëmarrësit mbi çështjen e

integrimit. Përveç kësaj, është krijuar shoqata e prindërve, si një partner prioritar për Bashkinë e

Fierit, të cilët mund të diskutojnë nevojat dhe politikat që duhet të miratohen për përfshirjen

sociale të personave me aftësi të kufizuara.

Qëndrueshmëria është e garantuar me pjesëmarrjen e institucioneve publike të tilla si Bashkia

Fier dhe Drejtoria Arsimore Rajonale. OJF italiane ENGIM mbështet Bashkinë duke monitoruar

cilësinë e shërbimit, trajnimit të personelit dhe për të siguruar praninë e vullnetarëve

ndërkombëtarë; ndërsa Qendra Sociale Murialdo vazhdon të zhvillojë aktivitete rekreative dhe

integrimin artistik në qendrën e saj të të rinjve, në mënyrë që të lehtësojë takimin me fëmijët e

tjerë. Është parashikuar gjithashtu të krijohen ndërmarrje të vogla sociale që mund të

mbështesin Qendrën Horizont, në partneritet me disa fondacione italiane.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA34

Ilustrime lidhur me praktikën

Page 35: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

Biblioteka e Lëvizshme në 28 shkolla të zonës rurale Lezhë

Bashkia Lezhë

Fusha e aplikimit për praktikat më të mira dhe demonstrimi

i kohezionit social, ekonomik apo territorial

Përshkrimi i problematikës së adresuar

Periudha e zbatimit: 31 Tetor 2016 - vazhdon

Autori i aplikimit: Suela Bala\Përgjegjëse Biblioteka Publike\Bashkia Lezhë

Shërbimi i Bibliotekës së Lëvizshme në të gjitha shkollat e zonës rurale në Lezhë, si një praktikë

që ndërton kohezion territorial dhe social, brenda vizionit të ndërtimit të shanseve të barabarta

të çdo banori për të përfituar shërbimet publike dhe për t'u ndjerë pjesë integrale e komunitetit.

Ndërtimi i këtyre shanseve për fëmuët dhe të rinjtë e zonave rurale, përveçse i adresohet një

target grupi vulnerabël (i prirur të ndjehet e të jetë realisht i margjinalizuar), dëshmon

vetëdije,sensibilizim dhe kontribut në nivel adminstrativ dhe qytetar. Biblioteka Lëvizëse në

Lezhë është e vetmja në shkallë vendi dhe e aplikuar me shumë sukses deri më tani,

ndërsa ka të garantuar vijimësinë, me vullnetin e të gjitha palëve të përfshira (Bashkia Lezhë

përmes Bibliotekës Publike dhe QKR, DAR Lezhë dhe organizata jo fitimprurëse si WORLD

VISION e Kongresi Rinor.Biblioteka e Lëvizshme do të udhëtojë në 28 shkolla të zonës rurale

Lezhë (9 vjeçare dhe të mesme). Në kushtet e distancave të largëta, vështirësive në

transport,pamundësisë së prindërve për t'i shoqëruar në Bibliotekën e qytetit,Biblioteka e

Lëvizshme është një praktikë e shërbimit pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë e zonave rurale, i cili

nxit kulturimin, kapërcimin e barrierave të izolimit(fizik, mendor e psikologjik, si edhe ndihmën

ndaj institucioneve arsimore, në përpjekjen e tyre për të kultivuar leximin jashtëshkollor. Për ta

kthyer këtë praktikë në një kontribut të dobishëm e të pëlqyer për nxënësit, Biblioteka e

Lëvizshme është pasuruar edhe me një specialist të fjalës artistike nga Qendra Kulturore e

Fëmijëve — për të ushqyer talentet e tyre në recitim dhe të folurit publik.

Pas organizimit të ri adminstrativ, Bashkia e Lezhës ka në adminstrim një zonë dominante rurale

(nga rreth 136 mijë banorë gjithësej, vetem 29 mijë banojnë në qytet); kjo reflektohet edhe në

raportin mes shkollave, ku 11 shkolla ( prej tyre 4 private)janë në qytet dhe 28 të tjera në zonë

rurale. Nisur nga ky raport dhe shtrirja e gjerë gjeografike, shërbimi i Bibliotekës së Lëvizshme

adreson detyrimin institucional për t'i ofruar shanse kulturimi këtyre nxënësve, duke dëshmuar

vëmendje ndaj tyre, mundësinë që të ndjehen të barabartë e të integruar, si edhe instrumenta

realë zhvillimi, që i mbrojnë nga margjinalizimi.

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA 35

Page 36: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

A mund të përshkruhet ndërhyrja si inovative

Informimi e pjesëmarrja komunitare

Qëndrueshmëria e praktikës

Ilustrime lidhur me praktikën

Inisiativa e Bibliotekës së Lëvizshme është krejtësisht inovative për Shqipërinë, duke qenë e vetmja Bibliotekë publike që e përmbush këtë aktivitet. Biblioteka e Lëvizshme është një praktikë e vendosur me kohë në vendet e zhvilluara, ndërsa në Shqipëri ka dështuar deri më tani edhe pse Soros ka investuar më herët duke financuar për Bibliotekën e Lëvizshme në Tiranë, por nuk ka arritur ta kthejë në funksionale. Koncepti ynë i Bibliotekës së Lëvizshme tejkalon thjesht shërbimin shëtitës të librit, duke arritur ndërveprimin institucinal në disa nivele të varësive dhe profileve të ndryshme (DAR, Bashkia, Qendra Kulturore e Fëmijëve, World Vision, organizata rinore) dhe angazhimin qytetar.

Biblioteka e Lëvizshme u shpall si një nisëm që kërkonte përfshirjen dhe kontributin e komunitetit dhe mbërriti të realizohej falë kësaj përfshirje. Në pamundësi për të përdorur fondin aktiv të Bibliotekës,(i cili nuk mund të përballojë një fluks kaq të lartë qarkullimi të librit),

ne kerkuam nga qytetarët të sillnin libra nga shtëpitë e tyre ose të kontribuonin financiarisht për blerje librash. Përgjigjia qytetare qe e menjëhershme në nivel individësh, biznesesh, organizatash, të cilët sollën libra nga shtëpitë e tyre, u mblodhën 95 mijë lekë të reja, me të cilat u blenë 250 tituj librash në disa ekzemplarë dhe ndërmorën fushatë për grumbullim librash.

Biblioteka e Lëvizshme është konceptuar dhe funksionon si një praktikë e qëndrueshme, pjesë e kalendarit të punës së Bibliotekës, miratuar nga Bashkia Lezhë. Ajo ka tashmë fond të mëvetshëm librash, të cilat qarkullojnë nëpër të 28 shkollat e zonës rurale, përgjatë gjithë vitit akademik. Kjo marëveshje është arritur edhe me World Vision, të cilët mundësojnë transportin, me një kalendar të miratuar tashmë në bashkëpunim me DAR Lezhe. Biblioteka vazhdon të nxisë inisiativa për pasurimin e fondit të Bibliotekes Lëvizëse, ndërsa ndjeshmëria qytetare është shumë e lartë, për të ofruar shanse kulturimi dhe formimi tek fëmijët e zonave rurale.

Veprimtaritë kryesore dhe rezultatet e arritura

Biblioteka e Lëvizshme, në muajin e parë të fuksionimit (nëntor) ka shkuar në shkollat e fshatrave (9 vjeçare dhe të Bashkuara-ku përfshihen që nga kopështi e deri në të mesme): Balldre, Torovicë, Malecaj, Kalivaç, Ungrej, Rrilë, Shënkoll, Tale dhe Grykë Lumi. Janë organizuar takime me nxënësit dhe mësuesit e letërsisë në këto shkolla dhe janë shpërndarë 350 libra. Librat i'u jepen në adminstrim nxënësve për t'i qarkulluar me shokët e tyre të shkollës, ndërsa në takimin vijues ata dorëzojnë listën personale të librave që kanë lexuar dhe listën e lexuesve që kanë lexuar librin e adminstruar prej tyre. Kjo qasje, përveçse krijon një klimë gjithëpërfshirëse të qarkullimit dhe diskutimit mbi librin, nxit edhe sensin e tyre të përgjegjësisë, duke ushqyer protagonizmin e secilit me një ego pozitive dhe sfiduese.

https://www.facebook.com/pq/Minis

triaKultures/photosntab=album&alb

um id=1018447838260864

Në faqen e Ministrise se Kultures

https://www.facebook.com/profile.p

hp?id=100010811610386

Ilustrimet e cdo takimi ne faqen fb

te Bibliotekës Publike Lezhë

https://www.youtube.com/watch?v=

J8Rn19-A56Q&feature=share

Kronika ne ABC News

KONKURSI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË MIRA36

Page 37: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë
Page 38: Konkursi kombëtar i Praktikave të Miraiditurihost.com/bp/wp-content/uploads/2017/11/broshura_praktikat_e... · Agjensisë është një novitet,nje motivim që do të stimulojë

dldp / HSI Albania (Tiranë)Adresa : Rr. "Ibrahim Rugova", Ndërtesa PLUS, Kati i 2-të, 3Tiranë | Shqipëri, Tel: +355 42269225

dldp / HSI Albania (Shkodër)Adresa: L. Kongresi Përmetit, Rruga Oso Kuka Nr.11, Shkodër | Albania, Tel/fax: +355 22250999 / 50247

www.dldp.al | facebook.com/dldp.al/ | youtube.com/dldpAlbania

Konkursi kombëtari Praktikave të Mira

dhjetor 2016