kontingjenti i dytë paqeruajtës niset me mision në afganistan · 2015-06-09 · nr. 6 - qershor...

52
Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan Qafë Mollë 2 Asgjësimi i stoqeve të tepërta kimike “CIMIC Key Leader Conference” Werner Freers, vlerëson Forcat tona të Armatosura

Upload: others

Post on 20-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset memision në Afganistan

Qafë Mollë 2Asgjësimi i stoqeve

të tepërta kimike“CIMIC Key Leader Conference”

Werner Freers, vlerëson Forcat tona të Armatosura

Page 2: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Drejtoria e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Bulevardi “Zhan Dark”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revistA mbrojtjAorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 83-të i botimitNr. 6/ 2015

© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Page 3: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 6

Lamberto Zannier: 6 Shqipëria të kthehet

në qendër çmilitarizimi

intervista30 Stoltenberg: Rusia të ndalë

mbështetjen e saj për separatistët

bashkëpunimi22 Samiti i komandantëve të

Forcave Detare të Europës

rajon40 Kosovë: Ligji për

Forcat e Armatosura në Parlament

botime ushtarake:50 “Flota detare dhe

arkivat sekrete”

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alijaEtleva SMaçi

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

stafi

4 Qafë moLLë 2

asgjësimi i stoqeve tëtepërta kimikeNë kuadër të Marrëveshjes Teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prezencës së Organizatës për Siguri...

10

Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në afganistanNë kuadër të misionit të NATO-s “Resolute Support Mision”, është nisur për në Kabul, Afganistan...

7 “CimiC key Leader ConferenCe”

“resoLute support mision”

speCiaLe

Werner Freers, vlerëson Forcat tona të armatosuraMinistrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, priti ditën e mërkurë më 6 maj 2015 shefin e Shta-bit të Komandës...

12-21

Kërkim-Shpëtimi në hapësirat territoriale të Republikës së ShqipërisëMë datën 26.05.2015, në ambi-entet e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua Konferenca Kombëtare për “Kërkim-Shpëtimin...

Page 4: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 4

Mbetjet e dëmshme kimike janë evidentuar edhe si sfida që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e mjedisit dhe jetës së qytetarëve por edhe me detyrimin që vendi ynë të përmbushë standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. ‘

ministrja e mbrojtjes Kodheli:

Në kuadër të Marrëveshjes Teknike ndërmjet Minis-trisë së Mbrojtjes dhe Prezencës së Organi-zatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

(OSBE), në Tiranë, për zbatimin e projektit “Për eliminimin e kimikateve stoqe“, në ambientet e grup-depove Qafë Mollë 2 u zhvillua ceremonia për dorëzimin për asgjësim jashtë vendit të 116 tonë të kimikateve stoqe të përbërë nga 47 lëndë të ndryshme kimike. Ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, Sek-retari i Përgjithshëm i OSBE-s, z. Lamberto Zannier, zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Vik-tor Berdo, ambasadorë të vendeve donatore, respektivisht të OSBE, të Republikës Çeke, Turqisë, Gjermanisë dhe Austrisë, si dhe ushtarakë të lartë të FA.

Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se: “Projekti është pjesë e atyre sfidave me të cilat Forcat tona të Armatosura përballen sot, me implikime strategjike dhe ndi-kim të drejtpërdrejtë në të tashmen dhe të ardhmen e vendit e popullit tonë. Ndikimi në popullsi shfaqet për shkak të rrezikut që këto mbetje të dëmshme paraqesin për mjedisin dhe njerëzit, si dhe për joshjen që ato ofrojnë për t’u përdorur si armë në duart e elementëve kriminalë. Po ashtu, mbetjet e dëmshme kimike janë evidentuar edhe si sfida që lidhen

Asgjësimi i stoqeve të tepërta kimike

Qafë Mollë 2

116 ton kimikate do asgjësohen në Greqi, Portugali dhe Suedi

Page 5: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5

ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth 111 tonë mbetje kimike. Në stoqet ekz-istuese kemi përvec 116 tonëve që do të largojmë sot edhe 114 ton të tjerë, që së shpejti, falë donatorëve, tepricës së fondeve të grumbulluara, do të vijojë puna për paketimin dhe ambalazhimin e tyre.

Siguria kimike nuk përmendet shpesh tek ne por projekti i cili nis sot, do të bëjë të mun-dur që kjo siguri të garantohet, pasi ky hap nis transferimin për asgjësimin përfundimtar të mbetjeve të dëmshme ki-mike. Qeveria e Shqipërisë, në bashkëpunim edhe me auto-ritetet lokale dhe kësh i l -lat ambien-taliste, dhe e ndjeshme për rreziqet për shëndetin e njerëzve dhe ndikimin në turizëm kërkoi mbështetje për transportin dhe asgjësimin e këtyre lëndëve ki-mike jashtë vendit. Me ndihmën e donatorëve tani jemi duke nisur pro-cesin e asgjësimit. Në këtë fazë të projektit, pasi është bërë paketimi, po nis transporti drejt Greqisë, Portugalisë dhe Suedisë, që jo vetëm zotërojnë kapacitet e duhura por

drejtpërdrejt me cilësinë e mjedisit dhe jetës së qytetarëve por edhe me detyrimin që vendi ynë të përmbushë standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Falë angazhimit dhe kon-tributit të OSBE dhe vendeve mike si Norvegjia, Austria, Gjermania, Turqia e Republika Çeke, sot do të fillojë largimi nga vendi ynë dhe shpërbërja përfundimtare i 116 tonë lëndëve kimike të rrezikshme. Largimi i këtyre lëndëve do të thotë asgjësimin e 47 përbërësve kimikë të rrezikshëm për qytetarët dhe mjedisin. Projekti për asgjësimin e lëndëve të dëmshme kimike është hapi i parë i një procesi i cili do të vijojë deri në asgjësimin e gjithë mbetjeve të dëmshme të trashëguara nga e kaluara. Këto mbetje kimike janë një bombë me sa-hat, e cila një ditë mund të shpërthe-jë dhe ndotë e dëmtojë popullsinë dhe mjedisin tonë, të cilin e kemi sfilitur nga abuzimi. Ky projekt, në kuadër të pastrimit, sistemimit dhe rregullimit të territorit, do të vijojë përmbush-jen e angazhimit dhe iniciativës së qeverisë për një Shqipëri Turistike e të vizitueshme nga vendas dhe të huaj. Përveç rrezikut që paraqesin për mjedisin dhe popullsinë, sot kur terrorizmi është pjesë e realitetit, eleminimi përfundimtar i këtyre mbetjeve është domosdoshmëri parësore.

Mirëmbajtja e lëndëve të rrezik-shme kimike kërkon personel dhe ku-jdes të vijueshëm. Asgjësimi i tyre na largon një barrë financiare për am-balazhimin, paketimin dhe rruajtjen e sigurt të tyre. Ne, deri tani, kemi

kanë provuar edhe suksesin në këto procese. I falënderoj qeveritë e kë-tyre vendeve për bujarinë e treguar. Edhe njëherë falënderoj OSBE-në, Austrinë, Republikën Ceke, Gjerman-inë, Norvegjinë dhe Turqinë që kon-tribuan financiarisht për realizimin e projektit dhe angazhimin konstant në mbështetje të Shqipërisë. Falenderoj gjithashtu Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë për kon-tributin profesional në evidentimin e stoqeve të këtyre lëndëve, grumbul-limin, paketimin, ruajtjen dhe përfun-dimisht largimin e këtyre mbetjeve te rrezikshme kimike. Asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme kimike, do të vijojë me intensifikimin e punës për evidentimin e tyre dhe në do të vazh-dojmë të përpiqemi për një Shqipëri të pastër dhe të sigurt”.

Page 6: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 6

Shqipëria të kthehet në qendër çmilitarizimi

Kjo ceremoni, tha Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-s, z. Lamberto Zannier, shënon mbylljen e fazës së dytë të një projekti që ka dhënë kontribut domethënës për përmirësimin e

sigurisë së qytetarëve në Shqipëri. Ky projekt është një shembull i besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të efekt-shëm ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Prezencës së OSBE-së. Në këtë kontekst, dua të falënderoj Ministren Kodheli dhe FA Shqiptare për angazhimin e treguar për të pastruar Shqipërinë nga këto mbetje të rrezikshme, duke mundësuar një mjedis më të shëndet-shëm dhe të sigurt. Gjithashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen tonë Republikës Çeke, Turqisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Norvegjisë për mbështetjen e tyre bujare dhe për kontributin e tyre në këtë projekt. Përpara nisjes së këtij projekti, këto rreth 116 tonë lëndë kimike të rr-ezikshme ishin magazinuar në afërsi të disa zonave të populluara në Shqipëri. Paketimi origjinal, në shumicën e rasteve, ishte plotësisht i shkatërruar dhe kishte

nevojë të zëvendësohej menjëherë, për të mbrojtur si jetët e njerëzve si dhe mjedisin. Lëndët kimike u ripaketuan në përputhje me standardet ndërkom-bëtare të sigurisë dhe u magazinuar në një vend të sigurt. Sot, nis operacioni për asgjësimin e tyre dhe Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të mbështesë këtë proces deri kur të gjitha lëndët kimike të jenë asgjësuar në mënyrë të sigurt. Me mbështetjen e OSBE-së, gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës në kuadër të çmilita-rizimit. Prandaj, unë dua ta nxis Shq-ipërinë të vazhdojë punën për trajtimin e çështjes së materialeve ushtarake të pashpërthyera dhe të kthehet në një qendër ekselence rajonale për proce-set e çmilitarizimit. Një gjë e tillë jo vetëm do e bënte Shqipërinë një vend më të sigurt për qytetarët e saj, por do të ndihmonte paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perën-dimor. OSBE-ja mbetet e gatshme të vijojë të mbështesë Shqipërinë në këtë kuadër si dhe në përpjekje të tjera re-formuese”.

Ky projekt është një shembull i bes-imit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të efektshëm ndërmjet au-toriteteve shqiptare dhe Prezencës së OSBE-së. Në këtë kontekst, dua të falënderoj Minis-tren Kodheli dhe FA Shqiptare për an-gazhimin e treguar për të pastruar Shqipërinë nga këto mbetje të rrezikshme, duke mun-dësuar një mjedis më të shëndetshëm dhe të sigurt.

Lamberto Zannier:

Page 7: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 7

Werner Freers, vlerëson forcat tona të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, pri-ti ditën e mërkurë më 6 maj 2015 shefin e Shtabit të Komandës së

Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral gjenerallejtënant Werner Freers, i cili mori pjesë në Konfer-encën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, që po zhvillohet këto ditë në vendin tonë. Ministrja Kod-heli ka falënderuar gjenereal Freers për organizimin e kësaj konference të rëndësishme në vendin tonë dhe për pjesëmarrjen e tij dhe të për-faqësuesve të shumë strukturave të NATO-s në këtë aktivitet. Minis-trja Kodheli diskutoi me gjeneralin e NATO-s lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Europë dhe në kufijtë e saj. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth rreziqeve që i vijnë Aleancës nga Lindja dhe Jugu, si dhe për masat që janë marrë dhe po merren për parandalimin e tyre.

Më tej, ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s, gjen-eral Freers, me punën që po bëhet për modernizimin e Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në përgatitjen dhe modernizimin e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë si repart prioritar në angazhimet në NATO, si dhe me projektet e mëtejshme të zhvillimit në fushën e modernizimit të FA Shq-iptare. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Op-eracionet (ACO), gjeneral Werner Fre-ers, falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për pritjen që i rezervoi dhe

“CIMIC Key Leader Conference”

masat që janë marë për zhvillimin me sukses të Konferencës së NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”. Në mënyrë të veçantë gjeneral Freers vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Ar-matosura në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se Shqipëria ka treguar dhe po tregon një vazhdi-

mësi për tu admiruar në këtë fushë. Komuniteti i CIMIC i Aleancës së At-lantikut të Veriut zhvilloi në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së konferencën e liderëve të CIMIC (CIMIC Key Leader Conference), ku morën pjesë 60 për-faqësues të strukturave të SHAPE dhe NATO-s.

Shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral gjenerallejtënant Werner Freers vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se Shqipëria ka treguar dhe po tregon një vazhdimësi për tu admiruar në këtë fushë.

‘ministrja e mbrojtjes Kodheli:

Page 8: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 8

“Adaptimi i CIMIC me sfidat e reja të Aleancës”

Komuniteti i CIMIC (Civil-Military Cooperation) i Aleancës së Atlantikut të Veriut, zhvilloi në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm

Konferencën e Liderëve të CIMIC (CIMIC Key Leader Conference). Më shumë se 60 përfaqësues të struk-turave të SHAPE dhe NATO, si dhe përfaqësues të lartë të strukturave të FA janë bërë pjesë e audiencës ndjekëse të kësaj konference. Se-sionit kryesor të kësaj konference ju bashkuan edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bazo dhe shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet, gjener-allejtënant Werner Freers.

Në hapje të konferencës drejtori i CIMIC në SHAPE, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i kësaj konfer-ence në Tiranë tregon angazhimin e Shqipërisë për të qenë pjesë ak-tive e zhvillimeve të rëndësishme të Aleancës. “Kjo konferencë është një rast shumëdomethënës, e cila tregon nevojën për të analizuar dhe vlerësuar të gjithë së bashku rolin aktual të CIMIC, si dhe për të qenë të gatshëm për t’ju përgjigjur sfidave të mundshme të së ardhmes”. Me një përshëndetje të veçantë pjesë-marrësve në konferencë ju adresua dhe SHSHP të FA, i cili u ndal në rolin dhe vendin e CIMIC jo vetëm në op-eracionet e sotme të Aleancës, por dhe në ato të së ardhmes. Këtë e reflekton më së miri edhe vetë fokusi i konferencës: “Adaptimin e CIMIC me sfidat e reja të Aleancës”.

“Të gjithë e kanë kuptuar madje edhe vetë ne ushtarakët se vetëm operacionet ushtarake nuk mjaftojnë

për të përmbushur misionin tonë në operacionet ku jemi përfshirë. Por gjithashtu është e vërtetë se akoma nuk kemi zbuluar ‘formulën’ e zgjidhjes që nuk përfshin opera-cionet ushtarake, thënë ndryshe ushtrinë” – u shpreh gjeneralmajor Bazo. Më tej ai theksoi se: “përgjigjja ndaj krizave komplekse për të cilat ne marrim përgjegjësinë t’i zgjidhim është komplekse. Qasja e duhur në këtë rast është gjithëpërfshirja dhe CIMIC është si ‘ngjitësi’ që mundëson veprimin e përbashkët e të koordinuar të të gjithë aktorëve e faktorëve të përfshirë në opera-cionet e Aleancës. Liderët e CIMIC pa dyshim janë aseti dhe mjeti më i mirë për ta bërë një gjë të tillë në interes të kauzës së përbashkët. Operacionet e Aleancës përfshijnë një gjeografi të gjerë po ashtu edhe spektri i këtyre operacioneve është i tillë. Ndërkohë që operacionet ki-netike të NATO synojnë vendosjen

e paqes, një numër jo i vogël i ush-tarakëve të Aleancës sonë është i përfshirë në operacione jokinetike - u shpreh gjeneral Bazo. - Kush më mirë se komuniteti i CIMIC në NATO mund t’i planifikojë e drejtojë më mirë këto operacione? E them me siguri, askush” - tha gjeneralmajor Bazo.

Më pas shefi i Shtabit të Ko-mandës së Aleancës për operacio-net, gjenerallejtënant Werner Freers iu adresua audiencës duke e vënë theksin në tre elemente kryesorë, të cilët komuniteti i CIMIC në Aleancë, por jo vetëm, duhet t’i ketë në kon-siderate: relevancën, integrimin dhe adaptimin. Konferenca tre ditore e përfaqësuesve të CIMIC të NATO, i zhvilloi punimet në tre sesione të veçanta, me fokus në detyrat e Samitit të Uellsit, si dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme të përftuara prej mësimeve të nxjerra nga operacionet e kryera vitet e fundit nga NATO.

60 përfaqësues të SHAPE e NATO, në Konferencën “CIMIC Key Leader”

Page 9: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 9

Forcat tona të Armatosura,krah për krah me aleatët

është me të vërtetë e mrekul-lueshme, pasi ndërsa gjeneral Hoxha shprehej në fjalën e vet, mua më dukej si diçka ire-ale. Dhe a e dini pse? Imagji-noni një gjeneral shqiptar nën

“ombrellën e NATO” të flasë për NATO përpara një audience të NATO, këtu në Tiranë, ndërkohë që pak dekada më parë të flisje për NATO ishte një blasfemi. Është kënaqësi që ndodheni këtu, pasi ndihem i privilegjuar që kam rastin t’ju përshëndes gjatë punimeve të konferencës treditore “CIMIC KeyLeader”. Audienca e kësaj konfer-ence është e gjerë dhe e larmishme ashtu siç do të duhej të ishte dhe padyshim të bën të ndihesh mire për faktin që Tirana është zgjedhur për ta mirëpritur atë. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe personalisht, kam kënaqësinë t’ju përcjell të gjithëve ju një mirëseard-hje të ngrohtë. Unë shpresoj që ju të gjendeni si në shtëpinë tuaj. Gjeneral Hoxha përmendi ndër të tjera disa prej çështjeve që unë do të thosha, ndaj unë nuk do të ndalem më tej në to. Sidoqoftë, unë mendoj se është e rëndësishme që të fokusohemi në temën që na ka sjellë të gjithëve sot së bashku: Përshtatjen e CIMIC ndaj sfidave të reja të NATO.

Unë pata rastin që të vizitoja SHAPE pak ditë më parë, ndaj është e kuptueshme që angazhimet e Aleancës ishin pjesë e diskutimeve të përbash-këta me komandantin e ACO, gjeneralin Breedlove. Çështja e ekzistencës së Aleancës është trajtuar shpesh, si dhe supozime nga më të ndryshmet janë ngritur qysh prej përfundimit të luftës së ftohtë. Tashmë një çerek shekulli pas përfundimit të saj dilema e ekzistencës është fashitur, sidoqoftë është përballur dha ka përjetuar sfidat e kohës.

Operacionet e shkuara dhe ato aktuale të Aleancës sonë kanë treguar se lufta ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar edhe përqasja me të cilën NATO është përballur në secilin prej këtyre operacioneve. Nga Afgani-stani në Kepin e Afrikës, nga Libia në Ballkan, gjeografia e operacioneve të ndërmarra nga NATO është zgjeruar në mënyrë të tillë, që t’u përgjigjet spektrit të operacioneve. Ashtu sikundër operacionet tona kinetike synojnë të përforcojnë paqen dhe të

ulin kërcënimet, një numër i madh i ushtarëve tanë është i angazhuar në operacione jokinetike që synojnë të ndihmojnë në “shtet - ndërtimin”. Kush tjetër përveç njerëzve të CIMIC mund të kryejë më mirë këto lloj operacionesh? Unë do të thosha asnjë. Ata nuk shohin tek NATO vetëm shpresën për paqe, ata shohin gjithashtu shpresën për një jetë më të mirë. Një ushtar i NATO që duket si “terminator” është veçse ai të cilin njerëzit në nevojë kërkojnë. Ata mund të transmetojnë mesazhin e duhur të operacioneve të ndërmarra nga ana e Aleancës. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se lufta duhet luftuar dhe përballuar me sukses.

Ne e konsiderojmë këtë aktivitet të rëndësishëm si një rast të veçantë për të analizuar dhe vlerësuar rolin aktual të CIMIC, si dhe për të qenë të përgatitur në përballjen me sfidat e së ardhmes. Ky gjithashtu do të jetë një rast dhe mundësi, veçanërisht për strukturat e CIMIC në FA, në mënyrë që të njohin nga afër zhvil-limet më të fundit në fushën e tyre të përgjegjësisë dhe të interesit.

Në të njëjtën kohë, do të siguroja angazhimin maksimal të stafit tim, me qëllim që aktiviteti të zhvillohet në përputhje me pritshmëritë tuaja. Unë ju uroj gjithashtu që të punoni së bashku si një skuadër dhe që të ndiheni si në shtëpitë tuaja.

Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimet dramatike me të cilat po përballet bota. Kjo tendencë e re globale e ngarkon NATO me përgjegjësi

të reja të cilat në axhendën tonë të përbashkët duhet të përkthehen në faza të përshtatjes strategjike dhe op-eracionale. Ndryshimet globale duhet të përkthehen në gatishmëri, edukim dhe stërvitje. Vetëm në këtë mënyrë NATO do të jetë në gjendje që të për-ballet me sfidat e paparashikueshme të së nesërmes. Ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë pikërisht në sajë të këtyre sfidave, që pa dyshim duhet të menaxhohen me burime të limituara financiare.

Duke sjellë në mendje Deklaratën e Samitit të Uellsit që përcakton qartë se “ne qëndrojmë të gatshëm për të vepruar së bashku, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e përbash-këta, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, Forcat tona të Armatosura do të qëndrojnë krah për krah me aleatët, për të siguruar paqen dhe stabilitetin kudo në botë. Forcat tona të Armatosura, edhe pse prej pak kohësh në NATO, janë duke ndër-marrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të jenë në të njëjtën linjë me FA homologe të vendeve të NATO. Samiti i Uellsit u fokusua veçanërisht

në sfidat e kontinentit tonë dhe që sig-urisht përbëjnë sfida të reja edhe për vizionin e paqes dhe të lirisë në Evropë. Këto sfida tregojnë se NATO është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të përmbushur me sukses detyrat thelbësore të tilla si mbrojtja kolek-tive, bashkëpunimi për sigurinë dhe menaxhimin e krizave.

Mbajtur në konferencën “CIMIC KeyLeadersConference”.

GjeNeralmajor jeroNim BazoShef i Shabit të Përgjithshëm të Fa

Page 10: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 10

KRoNIKa

Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan

Në kuadër të misionit të NATO-s “Resolute Support Mision”, është nisur për në Kabul, Afganistan, Kon-

tingjenti i Dytë Paqeruajtës i përbërë nga 30 trupa, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës. Ministrja Kodheli, e pranishme në ceremoninë e organizuar me këtë rast më 2 qershor 2015, në aero-portin “Nënë Tereza” në Rinas, duke iu drejtuar ushtarakëve të këtij Kont-gjenti, u shpreh: “Ju, oficerë, nëno-ficerë dhe ushtarë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë, po niseni drejt një rajoni të largët, por ku shumë shqiptarë, kolegë tuajt, kanë shkruar historinë e sakrificës, përkushtimit dhe profesionalizmit ushtarak. Që nga viti 2002, ishim ndër të parët që iu bashkuam Koalicionit Ndërkombëtar që u vendos në Afganistan për të luftuar të keqen që vinte nga radika-lizmi dhe fundamentalizmi, në kuadër të misionit ISAF” . Më pas ajo bëri një rezume të shkurtër të këtij kontributi shumë vjeçar që FA Shqiptare kanë dhënë përkrah me aleatët dhe part-nerët e NATO-s. Në vijim, ministrja Kodheli theksoi se, sot, 13 vjet më

vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Misioni në Mbështetje të Rezolutës, tashmë ndihmon ngritjen e kapac-iteteve të sigurisë në Afganistan, duke ndihmuar personelin vendas për më shumë ekspertizë dhe profe-sionalizëm. Ne duhet të mbajmë në këmbë gjithçka kemi ndërtuar në këto vite në Afganistan. “Shumë përpjekje janë bërë, shumë jetë njerëzore janë humbur, shumë burime janë harxhuar për të vendosur paqe e siguri në atë vend të largët për nga kilometrat, por të afërt për nga rreziqet që i solli familjes sonë euro-atlantike. Më lejoni të kujtoj me krenari dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra si hero në krye të detyrës, duke vënë jetën në shërbim të së mirës së për-bashkët. I nderuar qoftë kujtimi i tij!”, - është shprehur ministrja Kodheli.“Si ministër i Mbrojtjes dëshiroj t’ju sig-uroj se qeveria është e vendosur t’ju mbështesë në rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, modernizimin e pajisjeve, si dhe për krijimin e kush-teve më të mira infrastrukturore. Ende mbetet shumë për t’u bërë, por është me rëndësi të theksoj se

ju keni atë çka nevojitet për të përm-bushur misionin e ngarkuar. Ju keni kapacitete të plota operacionale, jeni të stërvitur njësoj si në kushtet e luftës dhe çka është më e rëndë-sishmja ju keni vullnetin për t’i dalë ballë detyrave tuaja”, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes Kodheli.

Në ceremoninë e përcjelljes së Kontigjentit të Dytë Paqeruajtës në Afganistan ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidyet Bayraktar, gjen-eralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqeru-jtësve etj.

30 trupat e Kontigjentit të Dytë Paqeruajtës në kuadër të “Resolute Support Mision” do të shërbejnë për një periudhë 6 mujore në Kabul, Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe vartësi të Komandës Rajonale Turke në Kabul. Për këtë më datë 3 qershor u firmos në Minis-trinë e Mbrojtjes Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Repub-likës së Turqisë.

Page 11: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 11

Frashëri, - u shpreh ajo, - ishte me të vërtetë një markë. Dhjeta e “Samiut” ishte më tepër se dhjetë në universitet. Kam 35 vjet që kam mbaruar këtë gjimnaz dhe kujtoj me respekt e nostalgji zyshat e shkollës. Unë jam kjo që jam sepse ato kanë qenë ato që kanë qenë”.

Më tej, duke iu drejtuar nxënësve të kësaj shkolle, ministrja Kodheli

Gjeneralmajor Jeronim Bazo në Konferencën e 9-të të shefave të BallkanitShefi i Shtabit të Përgjithshëm

të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mori pjesë në Konfer-encën e shefave të Shtabit

të Përgjithshëm të vendeve të Ball-kanit. Konferenca e 9-të e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkani u zhvilluar në Budva, Mali i Zi nga data 26-28 maj 2015. Në këtë konferencë morën pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të kësaj iniciative, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Ruma-nia, Turqia, Greqia, ndërsa të ftuar ishin edhe titullarë të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Kroacisë, EUCOM, Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli si dhe zëvendëskryetari i Komitetit Ush-tarak të NATO. Gjatë konferencës u diskutuan raportet vjetore të Grupit Koordinator, të Stërvitjes, të Zbu-limit si dhe Komunikimit e Ndërlidhjes. Gjithashtu, një hapësirë të veçantë pati promovimi i kapaciteteve kom-

bëtare si dhe bashkëpunimit ushtarak në këtë kuadër. Vlen për t’u theksuar, se përveç grupeve të punës, vendet e ndryshme anëtarë të kësaj iniciative organizojnë stërvitje të përbashkëta dhe kurse të ndryshme të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndërvepruesh-mërisë së forcave si dhe kanë qenë një platformë për promovimin e paqes,

sigurisë dhe integrimit në strukturat euroatlantike. Gjatë diskutimeve dhe takimeve bilaterale, gjeneralmajor Je-ronim BAZO ka mbështetur arritjet e kësaj iniciative si dhe ka ftuar vendet pjesëmarrëse për të marrë pjesë në Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, që zhvillohet në Tiranë në periudhën shtator - dhjetor 2015.

Bëhuni pjesë e Forcave të ArmatosuraNë kuadër të punës sensibi-

lizuese që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave

të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ngritjen në një stad më të lartë të rekrutimit në FA, Qendra e Personel Rekrutimit zhvil-loi një fushatë rekrutimi për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura, e cila i parapriu fazës së dytë të re-krutimeve, që do të zhvillohet gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti.

Në këtë kuadër, Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka zhvilluar më 12 maj një takim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”. Takimi u zhvillua në kuadër të fazës së dytë të fushatës që po bëhet për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Ar-matosura. Ministrja Kodheli, që në fillim të fjalës së saj ka evidencuar vlerat dhe traditën shumë të mirë që ka përcjellë ndër breza gjimanzi “Sami Frashëri”, një ndër shkollat elitare në Tiranë. “Gjimnazi Sami

theksoi: “Ju jeni në një moment thelbësor të jetës dhe nuk është e lehtë të vendosësh për jetën tënde kur je 17-18 vjeç, sepse nuk është e lehtë në asnjë lloj moshe, je gjithnjë në dilemë. Për fat të mirë, keni mundësi zgjedhjeje dhe duhet të keni heronjtë tuaj që duhet t’iu udhëheqin. Pa heronj, mos e nisni fare rrugën. Heronjtë tuaj mund të jenë prindërit tuaj, mund të jetë një futbollist i “Bar-celonës”, heroi juaj mund të jetë vetë rilindasi ynë i madh Samiu. “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet” është një nga

kryeveprat që një shqipfolës mund të ketë shkruar…Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i FA të Republikës së Shqipërisë pa as më të voglin dyshim. Njerëz të disiplinuar, që kanë respekt për veten dhe punën që bëjnë, njerëz që sakrifikojnë, që ju në darkë të flini të qetë, prindërit tuaj më shumë se sa ju, që kanë ankthin dhe merakun e sigurisë tuaj, të së ardhmes tuaj”.

Page 12: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 12

Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes nuk janë domein vetëm i FA-së, ndërkaq përqasja gjithëpërfshirëse mbetet e vetmja metod-ologji efektive në adres-

imin e tyre. Duke vlerësuar pikërisht qasjen gjithëpërfshirëse në orga-nizimin e kësaj konference, dëshiroj të falënderoj të gjitha strukturat e angazhuara në përgatitjen e saj, duke nisur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Trans-portit dhe Infrastrukturës, atë të Mjedisit, Ministrinë e Shëndetë-sisë, të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Min-istrinë e Energjisë dhe Industrisë, si dhe strukturat e FA-së, Shtabin e Përgjithshëm, Forcat kryesore dhe ato mbështetëse. Kjo konferencë bashkon komunitetin e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit për të ndarë eksperiencën, për të aplikuar mësimet e nxjerra dhe për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit të kapaciteteve, përgatitjen, dislo-kimin dhe përdorimin efikas të tyre në operacione.

Operacionet e kërkim shpëtimit janë operacione komplekse, të cilat kërkojnë sinergjinë e përpjekjeve dhe angazhimin e kapaciteteve të shumë institucioneve, me qëllim që në kohën e duhur të ndërhyhet për gjetjen, shpëtimin dhe evakuimin e personave në rrezik për jetën. Ministria e Mbrojtjes, si institu-cioni përgjegjës për administrimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit dhe zbatimin e politikave në këtë fushë, ka qenë e angazhuar në

rritjen e kapaciteteve dhe hartimin e përditësimin e politikave, pla-neve dhe procedurave. FARSH-i së bashku me institucionet e tjera shtetërore kanë zhvilluar një sërë operacionesh të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë evidentuar, mundësitë e kapaciteteve tona ushtarake, por edhe mangësitë dhe hapësirat për përmirësim. Operacioni në ndihmë të tragetit “Norman Atlantik”, vitin e kaluar apo përballja me situatën e krijuar në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, në jug-perëndim të vendit kanë qënë operacione të kryera në vështirësi dhe komplekse, në shpëtim të jetës së njerëzve, kanë qënë operacione që kanë demonstruar aftësi dhe kapacitet, por ndërkaq nxjerrin në pah edhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet strukturave shtetërore. Me gjithë suksesin në operacionet e kryera, rritja e kapac-iteteve dhe nevoja e përdorimit të integruar të tyre është lehtësisht e evidentueshme.

Për këtë qëllim, në planet e mod-ernizimit të FA-së, kemi vendosur që brenda vitit kapacitetet ajrore të kërkim-shpëtimit të rriten me dy helikopterë SAR (EC-145, versioni SAR i cili zëvendësoi një COUGAR të konfiguruar për shërbime VIP). Gjithashtu, një helikopter COUGAR do të pajiset me kapacitete MEDE-VAC-u (të evakuimit mjekësor), ku njerëzit në nevojë do të kenë edhe trajtim mjekësor gjatë evakuimit. Edhe kapacitetet e Batalionit të Emergjencave dhe Forcat Speciale do të përmirësohen nëpërmjet

përzgjedhjes së personelit cilësor, trajnimit dhe pajisjeve.

Bazuar në ligjin, nr. 10435, datë 22.06.2011 ”Për shërbimin e kërkim shpëtimit ne Republikën e Shqipërisë” dhe me qëllimin e rritjes së operacionalitetit të kër-kim shpëtimit, qëndra kombëtare do të kalojë nga vartësia e Qëndrës së Bashkuar Operacionale, në vartësi të ministrit të Mbrojtjes, si autoriteti kryesor përgjegjës, sikurse përcaktohet në ligj. Ndër-kohë, në bashkëpunim me institu-cionet e tjera, do hartohet “Plani Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit,” i cili, si dokument ndërinstitu-cional, do të përcaktojë, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore, agjencive qeveritare dhe joqeveritare, subjekteve pri-vate për organizimin, planëzimin, mbështetjen, koordinimin dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirat territoriale tokësore dhe detare të RSH-së.

Kjo konferencë është momenti i nisjes së një pune intensive ndërin-stitucionale e gjithëpërfshirëse. Përfundimet dhe rekomandimet e konferencës do të rrisin kapac-itetet reaguese për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe efikasitetin e përdorimit të kapaciteteve tona. Në vizionin tim, kjo konferencë e cila duhet të jetë e përvitshme, e shndërron veten në forumin më të rëndësishëm të SAR-it.

Konferenca Kombëtare “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, 26 Maj 2015

Operacionet e kërkim shpëtimit-operacione

komplekseMiMi KodheliMinistre e Mbrojtjes

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 13: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 13

Kërkim-Shpëtimi në hapësirat territoriale të republikës së Shqipërisë

Më datën 26.05.2015, në ambientet e Min-istrisë së Mbrojtjes, u zhvillua Konfer-enca Kombëtare për “Kërkim-Shpëtimin

në Republikën e Shqipërisë, mbi domosdoshmërinë e hartimit të Planit Kombëtar, gjithëpërfshirës, për kërkim shpëtimin në RSH, si një dokument kryesor që parashikon detyrat e përgjegjësitë e çdo in-stitucioni shtetëror dhe subjekti privat në RSH për organizimin, pla-nëzimin, koordinimin, mbështetjen, si dhe kryerjen e operacioneve të kërkim shpëtimit në hapësirat ter-ritoriale tokësore, detare të RSH, si dhe vendeve partnere në rajon. Në këtë konferencë, morrën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, i cili përcolli përshënde-tjen e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ilir Mustafaraj, depu-tetë përfaqësues nga institucione shtetërore dhe jo-shtetërore, për-faqësues të vendeve fqinje, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj.

Konferenca i zhvilloi punimet në dy panele. Paneli i parë me modera-tor zëvendësministrin e Mbrojtjes

z.Petro Koçi, diskutoi për Sistemin e Kërkim Shpëtimit në RSH, ndërsa paneli i dytë me moderator shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Je-ronim Bazo diskutoi për planëzimin dhe drejtimin e operacioneve të kërkim shpëtimit.

Në të dy panelet u mbajtën rreth 12 kumtesa. Temat që u referuan ishin, “Sistemi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, nga kolonel Dr. Ahmet Leka, komandant i Qendrës së Bash-kuar Operacionale të FA dhe kolonel Dr. Bardhyl Kollçaku, drejtor i Plani-fikimit të Burimeve të Mbrojtjes në SHPFA, ku u trajtua se si funksionon aktualisht sistemi i kërkim-shpëtim-it në vendin tonë, bashkëpunimi dhe

koordinimi ndërinstitucional dhe me fqinjët, zonat e përgjegjësisë SAR, problemet dhe rekomandimet për konsolidimin e strukturave SAR në FARSH e RSH, domosdoshmëria për një plan kombëtar, gjithëpërfshirës, si dhe nevojat e përmirësimit të këtij sistemi në të ardhmen, etj. “Bash-këpunimi i strukturave të MPB-së në mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit” u përgatit nga z.Shemsi Preçi, drejtor i Përgjith-shëm i Qendrës Kombëtare të Emergjencave Civile, z. Xhuvanaq Gjylameti, QKOEC dhe Pavli Balla, nga Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri (PMNZSH-së), MPB.

Në kumtesën “Ro l i dhe përgjegjësitë e MT&I për mbështetjen

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 14: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 14

i Bazës Ajrore, Farkë, trajtoi rolin, detyrat dhe pergjegjësitë e Forcës Ajrore në operacionet e kërkim-shpëtimit, Gjithashtu, perveç prob-lematikës së përgjithshme dhe asaj ligjore, ekzistuese, ata rekomandojnë modernizimin e mëtejshëm të aseteve ajrore për kërkim-shpëtimin, tra-jtimin e ekuipazheve fluturuese dhe aero-shpëtuese, si dhe e vijueshme mbështetjen finaciare të tyre.

“Kapacitetet operacionale të Forcës Tokësore për kërkim-shpëtimin” , gjeneralmajor Zyber Dushku dhe kolo-nel Msc. Tonin Marku, shef i Shtabit të Forcës Tokësore, trajtuan rolin, de-tyrat dhe përgjegjësitë e Forcës Tokë-sore në kryerjen dhe mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe rekomanduan domosdosh-mërinë e koordinimit dhe bashkëve-primit të forcave në FARSH dhe me institucionet e tjera shtetërore dhe jo-shtetërore, gjenerimin e kapaciteteve për të mbështetur Task Forcën e krijuar nga struktura të tjera kombëtare ose ndërkom-bëtare, rishikimin e strukturave të deklaruara si kapacitete kombëtare dhe nevojën e rritjes së shkallës së trajnimit të efektivave për opera-cione kërkim-shpëtimi.

“Kapacitetet operacionale të Komandës Mbështetëse për kërkim-shpëtim” gjeneralbrigade Ylber Dogjani dhe kolonel Msc.

Ardian Bali, komandanti i Batalionit të Mbështetjes Rajonale, trajtu-an rolin dhe detyrat e Komandës Mbështetëse në kryerjen e operacio-neve të kërkim-shpëtimit, si dhe re-komanduan për përcaktimin e qartë të standardeve të veprimit për këto operacione, modernizimi e struk-turave që kryejnë operacione kërkim-shpëtimi me pajisje e sisteme të reja, si mjete të lehta e të kalushmërisë së lartë, mjete për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora, mjete lundruese me fund të rrafshët, pajisje për fikjen e zjarreve në terrene malore, sete alpine, si dhe motivimi financiar i personelit SAR, etj. Kumtesa tjetër ishte, “Trajtimi i operacioneve të kërkim-shpëtimit në kurrikulat arsimore dhe stërvi-tore, domosdoshmëri për edukimin profesional të FARSH” nga kolonel As. Prof. Dr. Idriz Haxhiaj dhe kolonel Roland Berzani.

Mimoza Golikja

e operacioneve të kërkim-shpëtimit”, z. Arben Sula, drejtor i Mbikëqyrjes së Shërbimeve të Trafikut Ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil MT&I trajtoi me kompetence rolin dhe përgjegjësitë e Shërbimit të Trafi-kut Ajror dhe AAC në mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në RSH. Gjithashtu, ai paraqiti disa rekomandime për përmirësimin e këtij shërbimi në të ardhmen, si p.sh standardet dhe detyrimet e Anex 12 të ICAO, përfshirjen e gjithë aktorëve kombëtarë për plani-fikimin dhe zhvillimin e programeve SAR, përmirësimit të legjislacionit, ndërveprimit, komunikimit, hartimit të Planit Kombëtar, trajnimeve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkufitare, marrëveshjeve ra-jonale, si dhe financimit të aktiv-iteteve SAR. Kurse në kumtesën e tij Hysni Aruçi, kapiten i Kapi-tanerisë së Porteve, Drejtoria e Përgjithshme Detare, MT&I, paraqiti rolin dhe bashkëpunimin e Administratës Detare Shqiptare në realizimin me sukses të op-eracioneve të kërkim-shpëtimit në ujërat territorialë shqiptare, standardet e konventës IMO, si dhe bashkëpunimin e DPD me Rojën Bregdetare Shqiptare në kryerjen e operacioneve të kër-kim-shpëtimit, etj. Kumtesa “In-cidentet nga shkaqe natyrore dhe operacionet e kërkim –shpëtimit” e Prof. Dr. Përparim Hoxha dhe Prof. Dr. Spiro Thodhorjani, nga Fakulteti i Gjeologji-Minierave, Universiteti Poli-teknik, Tiranë, trajtonte fenomenet dhe shkaqet natyrore dhe ndikimet e tyre në operacionet e shpëtimit të jetës së njeriut. Ndër të tjera ata theksuan se rreziqet janë ngjarje të rralla, por që kanë një impakt të lartë në jetën e shumë njerëzve, përcaktimin e nivelit të riskut/rrezi-kut, rolin e faktorëve dhe aktorëve që ndikohen nga këto rreziqe, si dhe nevojën e një strategjie kombëtare për menaxhimin e riskut, etj. “E drejta ndërkombëtare dhe bash-këpunimi rajonal i RSH-së në fushën e kërkim-shpëtimit” Kap. i Rangut I(R) Artur Meçollari dhe nënkolonel Bedri Meçuli, nga Akademia e FA, trajtuan të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal të RSH në fushën e kërkim-shpëtimit, duke

theksuar se ndërtimi i një sistemi SAR dhe operimi i tij në përputhje me të drejtën ndërkombëtare është i rëndësishëm për një bashkëpunim efektiv kombëtar dhe rajonal, si dhe trajtimin e rritjes së efektivitetit të sistemit SAR në terma operacionalë kërkon hartimin e Planit Kombëtar të SAR-it, nevojën e nënshkrimit të marrëveshjeve dy e tre-palëshe, plotësimin ei sistemit doktrinor, përfshirjen e tij në sistemin e edu-kimit dhe trajnimit, si dhe planifikimi i stërvitjeve të përbashkëta me ak-torët kombëtarë dhe rajonalë.

Në panelin e dytë temat që u referuan ishin: “Kapacitetet Op-

eracionale të Forcës Detare/Rojës Bregdetare Shqiptare për kërkim-shpëtimin” nga gjeneralmajor (R) Maksim Malaj, komandant i QNOD dhe Kap. Rangut I Adnand Agastra, shef i Shtabit të FD/RB, përveç rolit të pazëvendësueshëm, detyrave dhe kapaciteteve operacionale aktuale të RB shqiptare për kërkim-shpëtim në det, trajtuan edhe se për funksion-imin e përmirësimit të sistemit SAR detar është e domosdoshme të merret në konsideratë, në kuadër të planit kombëtar, edhe krijimi i aseteve të domosdoshme për operacionet SAR, si: Krijimi i shër-bimit radiofonik detar pranë QNOD, krijimin e kapaciteteve monitoruese satelitore të sinjaleve të fatkeqësisë, si dhe realizimin e marrëveshjeve SAR me Greqinë dhe Malin e Zi.

“Kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore për kërkim-shpëtimin”, nënkolonel Kuto Hasani, Komandant

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 15: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 15

Sistemi i Kërkim-Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR) është shërbim me veprimtari thelbësore, jo luftarake në kohë paqeje, krize dhe lufte. Shqipëria, ashtu si dhe shumë vende të tjera, njeh rëndësinë e madhe të

shpëtimit të jetës dhe nevojën për të qenë të përfshirë në dhënien e ndihmës ndaj per-sonave në fatkeqësi nëpërmjet operacionit të kërkim-shpëtimit. Përveç zvogëlimit të humbjes së njerëzve, shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR) siguron edhe përfitime të tjera si:një ambient ajror dhe detar të sig-urt dhe të mbrojtur për çështje që lidhen me industrinë, tregtinë dhe turizmin; përgjigje të shpejtë, që në çastet e para, ndaj një situate, duke bërë të mundur minimizimin e fatkeqësive dhe të humbjes së jetës; rritjen sigurisë për personat në nevojë dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe komunikimit midis shteteve, institucioneve ndërshtetërore dhe organizmave në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ky shërbim

afron më shumë strukturat e FA-ve me komunitetet në nevojë. Në vendin tonë, shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR) është shërbim i ri, me një përvojë disavjeçare, që ka kontribuuar me dhënien e ndihmës në raste të fatkeqësive të ndryshme në hapë-sirat tokësore dhe detare të Republikës së Shqipërisë. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR) është ngritur mbi bazën e përvojës së vendeve fqinje e perëndimore dhe zhvil-lohet në hapësirën tokësore, detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zonat e përgjegjë-sisë, të ndara sipas marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, të nënshkruara nga Repub-lika e Shqipërisë. Kërkimi-Shpëtimi (SAR) është operacion që ka të bëjë me kërkimin dhe dhënien e ndihmës për njerëzit që janë në rrezik ose rrezik të pashmangshëm. Kërkimi dhe shpëtimi (SAR) nënkupton strukturat, sistemet e vrojtimit, person-elin dhe mjetet për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

llojet e kërkim-shpëtimitÇdo rajon kërkim shpëtimi (SAR) ka

karakteristika të veta, në varësi nga lloji i transportit, klima, topografia, kushtet fizike, etj. Këta faktorë krijojnë lloje të ndryshme problemesh gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi (SAR). Faktorë të tillë ndikojnë në zgjedhjen dhe përbërjen e shër-bimeve, ambienteve, pajisjeve dhe stafit që kërkohet për çdo incident SAR. Fusha e përgjithshme e kërkim-shpëtimit përfshin disa nënfusha, të përcaktuara nga lloji i terrenit dhe kushtet përgjatë kohës së kryerjes së tij. Këto nënfusha përfshijnë kërkim-shpëtimin malor; kërkim-shpëtimin tokësor; kërkim-shpëtimin urban dhe në qytete; kërkim-shpëtimin në det, mbi ujë dhe nën ujë, si dhe kërkim-shpëtimin në luftë dhe në fushëbetejë.

a)Kërkim-shpëtimi malorKërkim-shpëtimi malor ka si objekt ve-

primtaritë e kërkim-shpëtimit që ndodhin në një mjedis malor, në mjediset alpine dhe lartësitë e mëdha, si dhe në kushte

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit (SAR) është ngritur mbi bazën e përvojës së vendeve fqinje e perëndimore dhe zhvillohet në hapësirën tokësore, detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zonat e përgjegjë-sisë, të ndara sipas marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

KoloNel Dr. ahMet leKaKomandant i Qendrës së Bashkuar

operacionale të FaKoloNel Dr. barDhyl KollçaKu

Drejtor i Planifikimit të Burimeve të mbrojtjes në SHPFa

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 16: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 16

Kush është misioni i Kërkim-Shpëtimit?Shërbimi i kërkim-shpëtimit ka për mision të krye-

jë operacione të kërkim-shpëtimit në hapësirën tokësore dhe detare të Republikës së Shqipërisë, në raste fatkeqësish të ndryshme, për të ndërhyrë, kërkuar, gjetur dhe shpëtuar persona të humbur ose të zhdukur, pra kur jeta njerëzore është në rrezik. Cilat janë disa nga përgjegjësitë kryesore të Qendrës Kombëtare të Kërkim- Shpëtimit?

Qendra Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit përgjig-jet për: përgatitjen e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit; planifikimin e nevojave dhe kërkesave për mjete, materiale, pajisje në interes të realizimit të planeve të kërkim-shpëtimit; përgatitjen e proce-durave standarde operacionale për marrjen, grum-bullimin, shkëmbimin dhe vlerësimin e informacionit në interes të operacioneve të kërkim-shpëtimit; me-naxhimin e informacionit të prodhuar nga QKAKSH-ja dhe QKDKSH-ja; mbikëqyrjen e aktivitetit të Shër-bimit të Kërkim-Shpëtimit; propozimin për miratim të tabelës së organizimit dhe të pajisjeve te Ministri i Mbrojtjes; vendosjen në dispozicion të QKAKSH-së dhe QKDKSH-së të të gjitha aseteve të nevojshme për realizimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit; përgatitjen dhe shpërndarjen e planeve, direktivave vepruese, procedurave dhe normave për trajnimin e strukturave përgjegjëse për të gjitha llojet e operacioneve të kërkim-shpëtimit; marrjen e vendi-meve dhe aktivizimin sipas fushës së përgjegjësisë të koordinatorëve dhe njësive kombëtare SAR për ndërhyrje, kryerje dhe ndërprerje të operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Qendra Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit përgjigjet për: përgatitjen e Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit; plani-fikimin e nevojave dhe kërkesave për mjete, materiale, pajisje në interes të realizimit të planeve të kërkim-shpëtimit; përgatitjen e procedurave standarde operacionale për marrjen, grumbul-limin, shkëmbimin dhe vlerësimin e in-formacionit në interes të operacioneve të kërkim-shpëtimit...

atmosferike të vështira të dëborës, ortekëve, akullit etj. Natyra e vështirë dhe lartësia e terrenit në të cilin kryhet kërkim-shpëtimi malor, shpesh ka rezultuar në zh-villimin dhe përdorimin e pajisjeve dhe teknikave të veçanta, ku me efektivitet kanë qenë helikopterët. Shërbimet e kërkim-shpëtimit malor zakonisht kryhen nga struk-tura profesioniste, por edhe nga struktura private e agjenci të tjera joshtetrore kundrejt pagesës, si dhe nga profesionistë vullnetarë. Shërbimet e kërkim-shpëtimit me pagesë kryhen në vende me një rrezikshmëri e vështirësi të lartë të tilla si: Alpet, parqet kombëtare në terren malor dhe në shumë vende, ku ushtrohet përdorimi i skive. Natyra e punës intensive, së bashku me teknikat specifike dhe njohuritë lokale të kërkuara për disa mjedise, bëjnë që kërkim-shpëtimi në male të ndërmerret shpesh nga ekipet vullnetare, sidomos nga al-pinistët lokalë. Shërbimet e kërkim-shpëtimit nga profesionistët me pagesë shpesh mund të punojnë në bashkëpunim me shërbimet

vullnetare. Për shembull, një ekip profesionistësh me pagesë nga helikopteri mund të punojë me një ekip të shpëtimit malor vullnetar në terren. Kërkim-shpëtimi malor shpesh është pa shumë kosto, edhe pse mund të ketë angazhime të mjaft organizatave të shpëtimit, të ngarkuara për shërbimet e tyre. Por ka edhe përjashtime. P.sh. Zvi-cra, ku shërbimi i shpëtimit malor është shumë i shtrenjtë (2000-4000 US$) dhe i faturohet per-sonit. Në shumë pjesë të largëta ose më pak të zhvilluara të botës, shërbimet e kërkim-shpëtimit malor janë shpesh të papërfillshme ose jo ekzistente.

b)Kërkim-shpëtimi tokësorKërkim-shpëtimi tokësor është

kërkimi për personat të cilët janë të humbur apo në rrezik, në tokë ose në ujërat e brendshme. Ky kërkim lidhet tradicionalisht me zonat shkretëtirë, mirëpo ai është i nevojshëm në të gjithë zonën ur-bane dhe suburbane për të gjetur personat me sëmundjet alzheimer, autizëm, çmenduri, ose kushte të

tjera që të çojnë në sjellje përçart. Misionet e kërkim-shpëtimit tokë-sor që ndodhin në zonat urbane nuk duhet të ngatërrohen me “SAR Urban”, i cili ka të bëjë me gjetjen e vendndodhjes dhe nxjerrjen e njerëzve nga ndërtesat e rrënuara apo aksidente të tjera. Ekipet e kërkim-shpëtimit në terren mund të shfrytëzojnë edhe qentë e kërkimit dhe shpëtimit.

c)Kërkim-shpëtimi urbanKërkim-shpëtimi urban është

gjetja dhe shpëtimi i personave nga ndërtesat e rrënuara apo ngjarje të tjera urbane dhe industriale. Për shkak të natyrës së specializuar të punës, shumica e ekipeve janë shumëdisiplinore dhe përfshijnë personel nga policia, mbrojtja nga zjarri dhe shërbimet e urgjencës mjekësore. Ndryshe nga tradita e kërkim-shpëtimit në terren, per-soneli i ekipeve të kërkim-shpëtimit urban, ka si trajnim bazë rreziqet që lidhen me linjat elektrike, linjat e gazit natyror dhe rreziqe të tjera. Kërkimi dhe shpëtimi i jetëve njerë-zore nga tërmetet, sulmet terror-iste dhe kushtet ekstreme të motit të tilla si: tornadot dhe uraganet, janë objekt i këtij kërkimi.

ç)Kërkim-shpëtimi në teatrin e luftësNë Luftën e Parë Botërore janë

fillesat e para të doktrinës së kër-kim-shpëtimit në teatrot më fluide të luftës në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Në 1915, gjatë Luftës së Parë Botërore, Shërbimi Britanik Mbretëror Detar dhe Ajror kreu veprimin e parë luftarak në histori të kërkimit dhe atë të shpëtimit. U përdor aeroplan njëvendësh për të shpëtuar një oficer, i cili kishte rënë në Bullgari. Komandanti i Skuadronit Richard Bell-Davies zbriti në një distancë të sigurt, mori nëntogerin Smylie, pavarësisht nga qasja e afërt e armikut dhe u kthye në aerodrom. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, për kërkim-shpëtim është operuar me mjaft sukses me avionë të armatosur shpëtimi. Gjatë Luftës së Vietnamit, forcat e SHBA-ve “SAR” shpëtuan 3883 jetë me anë të 71 shpëtimtarëve dhe 45 aeroplanëve. Kështu shpëti-

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 17: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 17

mi i batalionit të 21-të ishte shumë i kushtueshëm. Kjo detyroi ud-hëheqjen ushtarake amerikane për të gjetur një qasje të re në kërkim dhe shpëtim, në kushtet e nivelit të lartë të kërcënimit. Në rast se një mision SAR është paracaktuar që të dështojë, ai nuk duhet kryer, por duhen gjetur e marrë parasysh op-sione të tjera të tilla si operacionet speciale, taktika diversioni dhe qas-jet e tjera krijuese të përshtatura për situatën. Më 2 qershor, 1995, një avion USAF F-16C u qëllua nga një raketë tokë ajër SA-6 e ushtrisë serbe mbi Bosnje Hercegovinë. Piloti amerikan, Scott O’Grady, u shpëtua gjashtë ditë më vonë. Në vitin 1999, u shpëtua me sukses piloti i një F-117 i cili u qëllua në Jugosllavi, në një mision të drejtuar nga NATO. Piloti u shpëtua/gjet 6 orë pas incidentit.

Sistemi i Kërkim-Shpëtimit dhe kapacitetet operacionaleKrijimi i kapaciteteve për kërkim-

shpëtimin kërkon disa elementë të rëndësishëm si: lidershipin, mendësinë, procesin, mjetet, strukturën, të cilat mbështesin atë dhe përmirësojnë përformancën. Lidershipi në kryerjen e operacio-neve për Kërkim-Shpëtimin është mjaft i rëndësishëm për suksesin e vërtetë të funksionimit të sistemit të kërkim-shpëtimit.

Sistemi i Kërkim-Shpëtimit është një organizim i menaxhimit të kapaciteteve për shpëtimin e jetës njerëzore në rrezik. Ai ka strukturat përgjegjëse në rang kombëtar ku

bashkëpunimi dhe koordinimi efek-tiv i punës së këtyre strukturave mundëson realizimin e misionit. Sistemi i kërkim shpëtimit ashtu si çdo sistem tjetër ndërthur në vetvete elementet e mëposhtme: Doktrinën, Organizimin, Trajnimin, Materialet, Lidershipin, Personelin, Pajisjet, Ndërveprimin (DOTMLPFI). Në njërën anë, kemi atë çfarë kërkojmë të përmirësojmë, pra cilat janë problematikat themelore? Në këtë aspekt përfshihen fush-at e kapaciteteve operacionale themelore për përmirësimin e të cilave vepron ky sistem: gatish-mëria e trupave,efektiviteti i zbulimit,dislokimi dhe lëvizshmëria, efektiviteti i luftimit, efektiviteti i komandim-kontrollit, mbështetja dhe mëvetësia e veprimeve opera-cionale, ruajtja e forcave dhe mbi-jetesa e tyre, etj. Në anën tjetër, kemi drejtimet e zhvillimit dhe

ndryshimit të pritshëm të sistemit ((DOTMLPFI). doktrinat, organiz-imi, stërvitja, materialet,arsimimi, drejtimi, personeli, infrastruk-tura, ndërveprueshmëria. Sistemi i shërbimit kombëtar të Kërkim Shpëtimit në vendin tonë funksionon mbi bazën e ligjit nr. 10435, datë 23.06.2011, “Për shërbimin e kërkim - shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM nr. 742, datë 16.10. 2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim Shpëtimit”. Gjithashtu në ngritjen e këtij shërbimi janë marrë parasysh kërkesat e detyrimet që rrjedhin nga Konventa IMO-s mbi SAR-in (Hamburg 1979) e ratifi-kuar nga parlamenti shqiptar me ligjin nr. 9056 date 24 Prill 2003; marrëveshjet e bashkëpunimit të shërbimit të kërkim-shpëtimit të nënshkruara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas normave

Figura 1: Kapacitet e kërkim shpëtimit

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 18: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 18

të organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil (ICAO).

organizimi i shërbimit të Kërkim ShpëtimitShërbimi i kërkim-shpëtimit në

vendin tonë është organizuar në nivel kombëtar dhe “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është Koordinatori Kombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit (KKKSH) në Republikën e Shq-ipërisë” (Ligjit nr. 10435, datë 23.06.2011, “Për shërbimin e kërkim- shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”). Sistemi i shërbimit të Kërkim shpëtimit SAR si çdo sistem tjetër ka komponentët e tij të cilët duhet të punojnë të gjithë së bashku për të siguruar funk-sionimin e sistemit. Si komponentë primarë të sistemit SAR mund të përmendim: Qendrën e Koordinim Shpëtimit (RCC) për koordinimin e shërbimeve të kërkim shpëtimit; strukturat SAR përfshirë njësitë e kërkim shpëtimit, pajisjet speciale, personelin kualifikuar si dhe burimet e tjera që mund të përdoren; drej-tuesi i operacionit në vendngjarje për koordinimin e veprimtarisë në vendngjarje të të gjitha forcave e mjeteve pjesëmarrëse në opera-cion dhe subjektet mbështetëse, të cilat sigurojnë mbështetje për operacionet e kërkim shpëtimit SAR Struktura qendrore e Kërkim Shpëtimit në Republikën e Shq-ipërisë, është Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, e cila bën planëzimin, organizimin dhe koor-dinimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. Struktura dhe organika e saj përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes. QKKSH-ja është përgjegjëse për planëz-imin, organizimin, koordinimin dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Veprimtarinë e saj e zhvillon në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të legjis-lacionit shqiptar për shërbimin e kërkim-shpëtimit dhe të konven-tave e marrëveshjeve ndërkom-bëtare ku Republika e Shqipërisë është palë. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit të Republikës së

Shqipërisë (QKKSH), sipas akteve ligjore “është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, me seli në Tiranë. Ajo është institu-cion qendror dhe ka stemën, logon dhe vulën e saj, të miratuar nga Ministri i Mbrojtjes”.

Bashkërendimi dhe koordinimi Rëndësi të veçantë merr organizimi i bashkëveprimit me çdo strukturë të vendit që ka mundësi në këtë drejtim si dhe organizmat ndërkom-bëtar të pranuar me ligj nga vendi ynë. Organet shtetërore, të për-caktuara me ligj, janë përgjegjëse dhe të detyruara për të dhënë ndihmë në njerëz dhe mjete në op-eracionet e kërkim-shpëtimit. Për realizimin e misionit të saj QKKSH bashkëpunon në fushën e shërbimit të kërkim-shpëtimit, sipas ICAO-së, IMO-së, me shërbimet homologe të vendeve fqinje, me të cilat janë nënshkruar marrëveshje në fushën e kërkim-shpëtimit; QKKSH-ja është pikë kombëtare kontakti për operacionet e kërkim-shpëtimit. Ajo bashkëvepron me institucio-net shtetërore, entet private dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe përgjigjet për detyrimet kom-bëtare e ndërkombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit në zonat e përgjegjësisë.

QKKSH-ja bashkëpunon me Drejtorinë e Emergjencave Civile për shfrytëzimin e kapaciteteve të deklaruara në Planin Kombëtar të Emergjencave Civile dhe shkëm-bimin e informacioneve në raste të

emergjencave civile dhe SAR.Në ndihmë të operacioneve

të kërkim shpëtimit në vendin tonë marrin pjesë mjetet ajrore, lundruese dhe mjeteve e njësive tokësore të huaja të shërbimit të kërkim-shpëtimit, me mision kërkim-shpëtimin, pas kërkesës për ndërhyrje nga autoritetet kompe-tente të vendeve të huaja, me të cilat kemi marrëveshje. Leja për këto mjete jepet nga Qendra Kom-bëtare e Kërkim-Shpëtimit.

Po kështu edhe RSH dërgon jashtë vendit mjete ajrore, lun-druese, si dhe mjete të njësive tokësore të shërbimit të kërkim-shpëtimit shqiptar, me mision kërkim-shpëtimin, pas kërkesës për ndërhyrje nga autoritetet kompe-tente të vendeve të huaja, me të cilat kemi marrëveshje, leja e të cilave jepet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.

Pranimi nga ana e Forcave të Ar-matosura i nevojës për të zbatuar një qasje më të bashkërenduar gjithëpërfshirëse në operacione, por dhe në veprimtari të tjera ush-tarake, bëhet përherë e më e qartë dhe më urgjente. Një forcë e tillë do të jetë në gjendje të shfrytëzojë të gjithë burimet diplomatike, të zh-villimit të industrisë, modernizimit të mbrojtjes dhe të tregtisë, të lidhur ngushtë me ato të agjencive të tjera, të shumta në numër, të koordinuara përmes një plani të integruar në nivelin strategjik dhe pastaj të zbatuar në fushat e operacioneve, sipas nevojës. Si e

Figura 2: Hapsira e angazhimit të përbashkët

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 19: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 19

tillë, qasja (lidhja, ngjashmëria) do të përfshijë të gjitha veprimtaritë ushtarake tradicionale dhe jotradi-cionale, të kryera në bashkëpunim dhe në një terren më të gjerë, të njohur si “Qasje për Operacionet e Bazuar në Efektet” (QOBE). Rezul-tati i dëshiruar do të jetë efikasiteti më i madh i misionit.

Në përputhje me rrethanat e reja që janë krijuar, Ministria e Mbrojtjes, si struktura kryesore përgjegjëse për administrimin e përgjithshëm të shërbimit të kërkim shpëtimit e zbatimin e politikave në këtë fushë, gjithnjë e më shumë duhet të kërkojnë përsosjen e një force ushtarake, por jo vetëm, të aftë dhe të spe-cializuar që të zotërojë “qasje gjithëpërfshirëse” në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e op-eracioneve të kërkim shpëtimit në bashkëpunim edhe me institucione e tjera shtetërore të ngarkuara me ligj. Fushat e bashkëpunimit lidhen me një kuptim dhe qën-drim të përbashkët ne krijimin e kapaciteteve, strukturave dhe koncepteve te përdorimit te tyre si një nevoje e diktuar. Ajo përfshin zhvillimin e aftësisë së ndërveprimit me aktorë të tjerë, në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive. Në këtë kontekst, operacionet e kërkim shpëtimit do të zbatojnë konceptin e “qasjes gjithëpërfshirëse”. Ato do të kara-kterizohen nga një pjesëmarrje e gjerë e kapaciteteve ushtarake dhe civile, si dhe agjencive qe-

veritare, joqeveritare dhe publike. Mjafton të rikujtojmë Operacionin “Norman Atlantic 2014” dhe se fundi operacionin “Jugu 2015”, ku përveç koordinimit, bashkëpunimit dhe planit të përbashkët ndërin-stitucional, kombëtar dhe rajonal pati edhe një solidaritet qytetar të admirueshëm.

Sipas rastit, në varësi të llojit te operacionit SAR, rajonit të ndodhur, rëndësisë dhe intensitetit të tij, pjesëmarrja e FA të speciali-zuara në këto lloje operacionesh do të duhet të kryhen sipas konceptit “joint”, në kuadrin e një plani kom-bëtar të miratuar, duke konsideruar edhe kooperimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndëragjenci, shumëkombësh dhe publik. Fushat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit duhet të fokusohen:

Së pari: Krijimin e një qëllimi te pëbashket/hapsire e perbashket (e njohur si fusha e PMESII-it), sjell sfida të tjera shtesë, meqë secili aktor do ta përdorë dhe do t’i referohet qasjes gjithëpërfshirëse në mënyra të ndryshme, sipas kon-tekstit dhe kushteve historike.

Kjo mund të krijojë paqartësi në terminologji, procedura standarde, sfida burokratike momentale, por edhe mospajtime në lidhje me për-parësitë, veprimtaritë, mjetet dhe aktorët fundorë të paralajmëruar në kushtet e administrimit të kë-tyre lloji operacionesh.

Së dyti: Për Forcat e Arma-tosura ende mbeten sfidat e ushtrimit të komandim kontrollit (C2) dhe bashkërendimit praktik, sidomos në nivele taktike, ku këto vështirësi rriten për shkak të teknologjisë, “harmonisë mes të gjithëve”, pra institucionalizimit efektiv.

Së treti: Kërkim-shpëtimi është dhe do të mbetet më së paku një përpjekje inter-agjensi dhe në raste të caktuara një përpjekje ndërkombëtare. Në përpjekjet e krijimit të një Kapaciteti të “joint”, Ndërinstitucional, Shumëkombësh dhe Publik (KBNSHP). Krijimi i këtij kapaciteti do ta vërë thek-sin tek zhvillimi i strukturave dhe teknologjive të përbashkëta brenda FA, por ndoshta edhe shtetërore e rajonale. Është e kuptueshme që realizimi i plotë i kësaj sfide do të garantojë suksesshëm për në vitet që do të vijojnë.

Figura 3: Menaxhimi i një operacioni

Figura 4: Koordinimi e bashkëpunimi ndëragjenci

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 20: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 20

Një opsion i tillë ka fituar terren të mirë në mjedisin aleatëve krye-sore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australisë, Zelandën e Re, por edhe në vendet e tjerë po shikohet si domosdoshmëri. Megjithatë, të gjithë në tërësi përfshijnë idenë e krijimit të një aftësie të re, që shkurton punën në të gjithë departamentet dhe nxjerr produktin e vet përmes ekipeve (sipas interesave sektoriale). Në kuptimin teorik, kjo teori e re inx-hinierike kërkon të krijojë një proces ciklik, që bie ndesh me përjashtimet tradicionale sektoriale, duke krijuar një organizatë që drejtohet me më pak probleme dhe është më e efektshme.

Për Forcat e Armatosura, një qasje gjithëpërfshirëse ofron

mundësi në rritje për arritjen e një ndërveprimi dhe bashkëpunimi më të frytshëm mes aktorëve kryesor në fushën operacionale, si dhe në zhvillimin e aftësisë dhe zotësisë së nevojshme për të krijuar rrjete bashkëpunimi po aq thelbësore për arritjen e objektivave.

drejtimi dhe komandim-kontrolli QKKSH-ja koordinon në nivelin

më të lartë kombëtar operacionet e kërkim-shpëtimit në hapësirën tokë-sore, detare e në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Ajo e ushtron aktivitetin e saj operacional nëpërmjet struk-turave vartëse si: Qendra Kom-bëtare Ajrore e Kërkim-Shpëtimit (QKAKSH); Qendra Kombëtare De-tare e Kërkim-Shpëtimit (QKDKSH) dhe strukturat e tjera të vendosura

8 rekomandime nga Konferenca

1. Bazuar në ligjin, nr. 10435, datë 23.06.2011 ”Për shërbimin e kërkim shp ëtimit në Republikën e Shqipërisë” dhe me qëllimin e rritjes së operacionalitetit të kërkim shpëtimit, Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit do të kalojë nga vartë-sia e Qendrës së Bashkuar Operacionale, në vartësi të ministrit të Mbrojtjes, si autoriteti kryesor përgjegjës, sikurse përcaktohet në ligj.2. Nevojitet përmirësimi dhe zhvillimi i një strukture (SAR-it) të integruar e ndërinstitucionale me qëllim planëzimin, organizimin, koordinimin, drejtimin dhe kryerjen me kompetence të operacioneve të KSH.3. Ndërkohë, në bashkëpunim me in-stitucionet e tjera, do hartohet “Plani Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit,” i cili, si dokument ndërinstitucional, do të përcaktojë, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave shtetërore, agjencive qeveritare dhe joqeveritare, subjekteve private për organizimin, planëzimin, mbështetjen, koordinimin dhe kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirat territoriale tokësore dhe de-tare të RSH-së.4. Në planet e modernizimit të FA-së, është e domosdoshme rritja e kapac-iteteve ajrore, detare dhe strukturave të tjera për kryerjen e operacioneve të kërkim shpëtimit.5. Bashkëpunimi rajonal në fushën e SAR-it është një detyrim i Republikës së Shqipërisë, i cili buron nga mar-rëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare ku në të cilat ajo është palë. Është e domosdoshme hartimi dhe nënshkrimin e marrëveshjeve dy dhe trepalëshe për përcaktimin e zonave të përgjegjësisë për kërkim dhe shpëtim, me fqinjët de-tarë të RSH.6. Përvojat e mëparshme në operacionet SAR janë rivlerësuar dhe janë nxjerrë mësime prej tyre. Në këtë kontekst është e domosdoshme rishikimi dhe përmirësimi i legjislacionit në fushën KSH (amendime ligjore, vendime, manuale, rregullore dhe PSV).7. Asistenca dhe ndihma e specializuar e ndër-agjensi e aseteve të kërkim-shpëtimit është përgjegjësi e jona për ta bërë një gjë të tillë. Për këtë ngelet detyrim i vazhdueshme trajnimi, kualifi-kimi e çertifikimi i personelit, i cili kryen detyra ne fushën e SAR..8. Kërkim-shpëtimi luftarak duhet t’i përgjigjet ndryshimit të natyrës së luftës dhe mjedisit të luftimit, duke iu përshtatur operacioneve me spektër të gjerë, shumëdimensionësh, me aktorë dhe faktorë të ndryshëm e të ndryshueshëm. Kërkesat e operacionit të kërkim-shpëtimit luftarak në luftën kundër terrorizmit janë në ndryshim nga kërkesat tradicionale të këtij shërbimi.

Figura 5: Kapacitetet e përbashkëta

Figura 6: Skema e Komandim Kontrollit

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 21: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 21

në varësi operacionale sipas Planit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit. Për nevoja të punës së saj, shfrytëzon edhe kapacitetet e Qendrës së Bashkuar Operacionale. QKKSH-ja e operon sistemin e kërkim-shpëtimit nëpërmjet strukturave të përcaktuara dhe PSV të miratuara për këtë qëllim..

Mbështetja financiare Ministria e Mbrojtjes, në buxhetin

e saj, parashikon përballimin e shpen-zimeve për Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, ndërsa Ministria e Brendshme dhe ministria përgjegjëse për mjedisin, pyjet dhe administrimin e ujërave parashikojnë në buxhetet e tyre përballimin e shpenzimeve për shërbimin e kërkim-shpëtimit. Shpenzimet e tjera, për angazhimin e strukturave në varësi të ministrisë përgjegjëse për punët publike dhe transportin, përballohen në përputhje me dispozitat e nenit 90 të ligjit nr. 10 040, datë 22.10.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”. QKKSH-ja sipas ligjit është institu-cion buxhetor dhe buxheti i saj është pjesë e buxhetit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo mund të marrë dhu-

rime dhe financime nga organizma, brenda dhe jashtë vendit, për të cilat nuk ka detyrimin për t’i kthyer e që hyjnë në buxhetin e qendrës e përdo-ren në përputhje me destinacionin e dhënë. Fondi për kërkim-shpëtimin, i krijuar në Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror si rezultat i kërkesave të Eurokontrollit, të derdhet çdo muaj në llogarinë e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

disa probleme dhe rrugët e zgjidhjes së tyreQendra Kombëtare e Kërkim-

Shpëtimit të Republikës së Shq-ipërisë (QKKSH), sipas akteve ligjore duhet të jetë “person juridik publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, me seli në Tiranë. Ajo duhet të jetë institucion qendror me stemën, logon dhe vulën e saj, të miratuar nga Ministri i Mbrojtjes. Aktual-isht Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit(QKKSH), përfshihet në strukturën e QBO-së dhe jo si qendër më vete sipas akteve lig-jore e nënligjore në fuqi për Kërkim Shpëtimin. Për rregullimin e kësaj situate është ngritur një Grup Pune në Ministrinë e Mbrojtjes/Shtabi

Përgjithshëm, nën drejtimin e Zëvendësministrit të Mbrojtjes për ngritjen dhe funksionimin e QKKSH sipas kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore.

Përfundime:Nevojitet ngritja e një sistemi sa

me funksional të Kërkim-Shpëtimit në RSH, si dhe përcaktimi i qarte i ven-dit, rolit, misionit dhe përgjegjësive të Qendrës Kombëtare të Kërkim Shpëtimit, në përputhje me legjis-lacionin. Nevojitet përmirësimi dhe zhvillimi i një strukture (SAR-it) të integruar e ndërinstitucionale me qëllim planëzimin, organizimin, koor-dinimin, drejtimin dhe kryerjen me kompetence të operacioneve të KSH. Aftësinë për të lehtësuar ndërtimin e ndërveprueshmërisë organizative përmes procedurave, standardeve, mekanizmave dhe rregullave të plani-fikimit koordinues e bashkëpunues. Nevojitet hartimi me urgjence i Planit Kombëtar të Kërkim Shpëtimit duke mundësuar një qasje tjetër më të mirë në ristrukturimin e ndërtimin e kapaciteteve, sidomos në fushën e in-formacionit, komandim-kontollit e bu-rimeve. Nevojitet krijimi i një kornize kombëtare (ndëragjenci) por dhe rajonale e me gjere me kapacitetet për kërkim-shpëtimin, si dhe për reagimin e integruar ndaj emergjen-cave në territorin tonë apo në ato të vendeve fqinje. Nevojitet rishikimi dhe përmirësimi i legjislacionit në fushën e kërkim shpëtimit në përputhje me politikat, konventat, procedurat dhe standardet europiane. Nevojitet përshpejtimi i mundësisë së nego-cimit për hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve dy dhe trepalëshe për përcaktimin e zonave të përgjegjësisë për kërkim dhe shpëtim, me fqinjët detarë të RSH. Forcat e Armato-sura, janë përgjegjëse në kryerjen e funksionit të tyre ligjor, në rast të operacioneve të kerkim shpetimit, në nivel kombëtar. Sfidat në planëzimin, menaxhimin, drejtimin dhe kryerjen e operacioneve të Kërkim Shpëtimit janë të mëdha dhe të lidhura fortë me pune e detyra konkrete. Shpre-soj që të gjithë të ndajmë të njëjtën qasje dhe bashkëpunimin e secilit, në mënyrë që puna jonë të vijojë në drejtimin e përcaktuar dhe të jetë përherë e suksesshme.

Shërbimi SAr që nga viti 1656 Një nga përpjekjet më të hershme të

dokumentuara në botë për shërbimin SAR është ajo e vitit 1656, kur mbytet një anije tregtare holandeze jashtë bregut perëndimor të Australisë ku u kryen tre misione SAR, për kërkimin e të mbijetuarve, por pa sukses. Në vitin 1983, avioni korean “Air Lines Flight 007” me 269 njerëz në bord, u qëllua nga një avion sovjetik pranë Sakhalin. Sovjetikët dërguan helikopterë të SAR dhe anije në ujërat sovjetike, ndërsa një operacion kërkimi dhe shpëtimi u fillua edhe nga SHBA-të, Koreja e Jugut, por asnjë trashëgimtar nuk u gjend.

Në korrik të vitit 2009, avioni “Air France Flight 447” humbi në mes të Oqeanit At-lantik. Një përpjekje ndërkom-bëtare SAR nisi, por nuk pati dobi. Në një përpjekje tjetër, gati dy vjet më vonë, u zbulua vendi i përplasjes dhe u gjetën kutitë e zeza. Në fillim të vitit 2014, avioni “Malaysia Airlines Flight 370” u rrëzua në rrethana misterioze. Shumë kombe kontribuuan në përpjekjet fillestare SAR, të cilat ishin të pafrytshme. Kërkimi për

“Flight 370” është operacioni me kos-ton më të madhe deri tani. Në vendin tonë, në vitin 1964, krijohet ligjërisht Shërbimi i Mbrojtjes Civile në ministrinë e Brendshme. Më vonë, Mbrojtja Civile kthehet në një strukturë ushtarake me

6 nënshërbime (Alarmi ajror, Errësimi i dritave, Shpëtimi/evakuimi, MKZSH (Mbrojtja kundër zjarrit e shpëtimit), Planifikimi e kontrolli i punimeve mbrojtëse/strehuese, MNZ); 4 lloje forcash operative (trupat ndaj ADM-Armëve të Dëmtimit në Masë, grupet e shpëtimit në ndërmarrjet ekonomike, repartet e MNZ, FA të RSH). Fokusim në mbrojtjen e popull-sisë nga lufta dhe fatkeqësitë industriale. Në shtator 1987 u krijuan trupat e para të rregullta të mbrojtjes civile, të strukturuara në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të Republikës, me mision dhënien e ndihmës së shpejtë popullsisë së dëmtuar

nga fatkeqësitë natyrore dhe eliminimin, në një kohë sa më të shkurtër, të pa-sojave të krijuara prej tyre. Kjo struk-turë ishte në varësi të ministrisë së Mbrojtjes dhe me të drejtën e përdorimit nga kryetari i Këshillit të Ministrave.

Në shtator 1987 u krijuan trupat e para të rregullta të mbrojtjes civile, të strukturuara në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të Republikës, me mision dhënien e ndihmës së shpejtë popullsisë së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore dhe eliminimin, në një kohë sa më të shkurtër, të pasojave të krijuara prej tyre.

KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” KOnFerencA “KërKim-Shpëtimi në rSh” SpecialeSpeciale

Page 22: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 22

CHENS 2015 zhvilloi punimet më datë 7-9 maj 2015, nën kryesimin e radhës të Forcës Detare Italiane, në Napoli, Itali, një qytet me histori dhe traditë detare. Tema kryesore e samitit ishte përshtatja e rolit të forcave detare për të reaguar ndaj kërcënimeve aktuale të sigurisë.

‘Chens 2015

Samiti i Komandantëve të Forcave Detare të Europës (CHENS) është një forum jopolitik i cili formohet me pjesëmarrjen e komandantëve të FD të shteteve të BE-së

dhe vendeve anëtarë të NATO-s. Qëllimi i CHENS është arritija e mirëkuptimit ndërmjet FD të vendeve anëtare, mar-rja në shqyrtim e çështjeve detare me interes të përbashkët brenda kuadrit strategjik si dhe ndërgjegjësimi publik për rëndësinë e mjedisit detar dhe rolin e forcave detare. Dokumentet të cilët prodhohen nga grupet e punës nën ud-hëzimin e CHENS janë të rëndësishëm për të pasqyruar mendimin profesional të drejtuesëve më të lartë të forcave detare të Europës në lidhje me çështjet detare. Ky mendim i unifikuar profe-sional përbën bazat e kuadrit këshillues për politik-bërësit e vendeve europiane në lidhje me sigurinë në mjedisin detar. Forca Detare Shqiptare, që nga viti 2010, është anëtare me të drejta të plota në këtë Samit.

CHENS 2015 e përshendeti Sen. Roberta Pinoti, Ministër i Mbrojtjes i Italisë, e cila nënvizoi rëndësinë e forcave detare për të mbështetur vullnetin politik në në një kontekst të paqartë sigurie, në kushtet e krizave aktuale: si Ukraina, ISIS dhe lëvizjet e emigrantëve të paligjshëm në drejtim të brigjeve të Europës. Për sa i përket krizave të emigracionit të paligjshëm në Detin Mesdhe, Sen. Pinoti vuri

Samiti i komandantëve të Forcave Detare të europës

bashKëpuNIMI

KaPiteN i raNGut i-rë adNaNd aGaStraShef Shtabi i Forcës detare

Page 23: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 23

theksin në rolin e madh që luan FD italiane në menaxhimin dhe kontrol-lin e situatës. Nga ana tjetër, Sen. Pinota kërkoi nga vendet e Europës të mbështesin Operacionin “Triton” pasi kriza e Mesdheut është çështje mbarë europiane. )peracioni “Triton” është operacion i organizuar dhe udhëhequr nga Agjencia Europi-ane për Menaxhimin e Koordinimit Operacional në Kufinjë e Jashtëm të BE-së (FRONTEX), i cili ka për qëllim bashkimin dhe koordinimin e përpjekjeve të BE për të menaxhuar krizën e emigracionit të paligjshëm në Mesdheun Qëndror.

Roli i forcave detare në një botë komplekse sipas një skenari multi polar.Sfidat e sigurisë pas luftës së

ftohtë ishin shumë të ndryshme nga ato për të cilat ishin përgatitur, stërvitur dhe pajisur forcat detare. Këto sfida kërkonin që forcat detare të përshtateshin dhe të merrnin përsipër role të ndryshme nga rolet e mirfillta ushtarake. Përhapja e armëve të dëmtimit në masë, ter-rorizmi detar, trafiku i paligjshëm i mallrave dhe i njërëzve, pirateria, emigrimi i paligjshëm nga njëra anë, fatkeqësitë natyrore dhe emergjen-cat humanitare nga ana tjetër bënë që forcat detare të orientohen drejt krijimit të kapaciteteve operacionale të reja. Në kushtet e mungesës së një kërcënimi real, mbajtja dhe përmirësimi i kapaciteteve luftarake detare, krahas kapaciteteve të reja, është një alternativë e kushtueshme

dhe jo pëlqyeshme për vendim-marrësit politikë. Si rrjedhojë forcat detare gjatë çerek shekullit të fundit i kanë ulur kapacitetet e tyre opera-cionale luftarake ndërkohë që gama e detyrave që u kërkohet të kryejnë është shtuar. Prof. Sapelli nga “Uni-versita degli Studi”, Milano dhe Prof. Grove, Analist i Sigurisë Ndërkom-bëtare dhe Historian i Forcave De-tare, SHBA vënë re se forcat detare kanë marrë përsëri një rol shumë të rëndësishëm në përputhje me zhvil-limet e fundit gjeostrategjike. Të dy akademikët konkluduan në CHENS se Forcat Detare nuk duhet të heqin dorë nga përmirësimi i kapaciteteve luftarake ndërkohë që përpiqen të krijojnë kapacitetet e nevojshme për t’ju përshtatur sfidave të reja të sigurisë detare. Teza e tyre gjen argumenta në ndryshimin e situatës gjeopolitike. Konsolidimi i pozitës së Rusisë dhe Kinës si fuqi rajonale të cilat përpiqen të zgjerojnë interesat e tyre rajonale dhe më gjerë, sho-qëruar me kriza dhe situata të ten-sionuara siç janë: kriza në Ukrainë, shtimi i aktiviteteve ushtarake të Rusisë në Detin Balltik dhe në Artik dhe të Kinës në Detin e Kinës japin një ide për sfidat me të cilat do të përballen forcat detare në një botë komplekse, shumë polare.

Kënvështrimi i NATo-s për mjedisin detarÇështjet e sigurisë detare po

zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e NATO-s. Aleanca e At-

lantikut të Veriut është më vendosur se kurrë të implementojë Strat-egjinë Detare të saj, të miratuar në Janar 2011, një objektiv që u pranua njëzëri në Samitin e Wellsit në Shtator 2014. Realizimi i këtij objektivi përfshin një riorganizim të plotë të forcave detare të NATO-s, një program të gjerë shumëvjeçar për stërvitje dhe trajnime detare dhe rritjen e bashkëpunimit jo vetëm midis aleatëve dhe vendeve partnere, por edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë e në veçanti me Bashkimin Europian. Ambasa-dor Evans, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacionet, Stafi Ndërkombëtar, NATO, nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka për aleancën rritja e kapaciteteve op-eracionale të forcave detare aleate. Fjalët e tij: “një forcë detare e mirë nuk është provokim për luftë, por një garanci për paqen” përmbledhin më së miri këndvështrimin e NATO-s në lidhje me sfidat e sigurisë detare të së ardhmes.

Një flotë me kapacitete të balancuaraForcat detare tashmë e kanë

konsoliduar rolin e tyre si institucioni lider në mjedisin detar. Kjo ka ardhur jo vetëm si rrjedhojë e kapaciteteve operacionale që zotërojnë, por edhe për shkak të aftësisë që kanë forcat detare të përshtaten për të kryer misone dhe detyra të një spektri të gjerë. Komandant i Flotës së FD Ital-iane, N/Admiral Foffi, në diskutimin e tij në CHENS, mbështeti këtë

Page 24: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 24

argument duke sjellë eksperiencën operacionale të FD Italiane gjatë op-eracioneve “Mare Nostrum”, “Mare Sicuro” dhe “Triton”. Vitet e fundit, ishulli i Lampeduzës dhe pjesa jugore e Italisë, ka pësuar një valë të madhe emgriacioni të paligjshëm nga brigjet e Afrikës Veriore. Këto operacione kanë për qëllim kontrollin dhe paran-dalimin e emigracionit të paligjshëm dhe shpëtimin e jetëve të klandes-tinëve në rastet e fatkeqësisë. FD italiane ka luajtur dhe po luan një rol udhëheqës në këto operacione duke përdorur platformat dhe ka-pacitetet njerëzore që ka në dispozi-cion. Megjithatë, përballja me sfidat e mjedisit detar kërkon patjetër bashkëpunimin e forcave detare të rajonit. Në Samit u përmend rasti i bashkëpunimit ndërmjet Forcave Detare të Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit “North Atlantic”, i cili mori zjarr ndërkohë që po lundronte në ujrat territoriale të RSH. Duke përfunduar analizën e tij, N/Admiral Foffi sygjeroi se Forcat Detare Ital-iane duhet të zhvillojnë kapacitete me përdorim të dyfishtë, të cilat të sigurojnë mbështetje mjekë-sore, spitale, transport trauma, transport për ndihma humanitare, kapacitete kundër ndotjes detare, etj, por pa hequr dorë nga zhvillimi i kapaciteteve luftarake për mbikqyrje të afërt e të largët dhe shkuarajimin e kundërshtarit. Ky qëndrim u për-forcua nga Prof. N/Admiral (R) San-felice di Monteforte, Profesor i Stu-dimeve Strategjike në Universitetin e Triestes, i cili mbrojti konceptin e zhvillimit të një force detare me kapacitete të balancuara. Me shumë elokuencë, ai sintetizoi qëndrime të ndryshme të mendimtarëve detarë ndër vite në lidhje me tipet e anijeve më të përshtatshme që duhet të pajisen forcat detare dhe propozoi si qasjen më të mirë zhvillimin e kapaciteteve të balancuara, me tipe anijesh shumëfunksionale, të afta të përshtaten dhe të kalojnë nga roli në rol me lehtësi.

Nisma rajonale AdRioN në CheNSDuke qenë se CHENS ka për qël-

lim të unifikojë mendimin profesional të Komandandëve të Forcës Detare

për cështje të sigurisë detare, ai cakton grupe pune për të kryer kërkime në drejtim të temave të miratuara vitin pararendës, të cilat paraqesin interes të vecantë për forumin. Grupet e punës paraqesin konkluzionet e kërkimeve në formë artikujsh shkencor të cilët pasi miratohen nga CHENS shërbejnë si mendim i unifikuar në lidhje me çështjet detare. Ndër temat e pr-ezantuara në këtë Samit, interes të vecantë pati tema “Kontrolli i kufinjve detar me burime të kufi-zuara”. Prezantimi pati rëndësi për vetë faktin se studimi u përgatit nga Grupi i Punës ADRION dhe solli në CHENS mendimin e përbashkët dhe profesional të vendeve ADRION. Tashmë është e ditur që përfaqë-sues të FD të Greqisë, Italisë,

Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Malit të Zi mblidhen në seminare të përvitshme ku diskutojnë temat e sigurisë detare rajonale. Për herë të parë, me propozim të Forcës Detare Shqiptare, tema e diskutuar në seminarin e këtij viti u përzgjodh dhe u miratua si temë kërkimore për CHENS 2015. Studimi në fjalë nxorri në pah disa gjetje interesante për perceptimin e kërcënimeve të sigurisë detare nga vendet e rajonit. Sipas studimit, vendet e rajonit rendisin në krye të kërcënimeve të sigurisë detare: krimin e organizuar, përhapjen e armëve të dëmtimit në masë si dhe trafikun e paligjshëm të mallrave dhe qënieve njerëzore, duke lënë vetëm në vendet e fundit problemet me fqnijët. Për sa i përket alternativave për kontrollin e kufin-

Page 25: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 25

jve detarë me burime të kufizuara, studimi sygjeron se, në radhë të parë, shtetet duhet të përmirësojnë bashkëpunimin ndërinstitucional kombëtar dhe më pas të kërkojnë bashkëpunimin rajonal në fusha si psh shkëmbimi i informacionit apo bashkëpunimin ndërmjet qendrave operacionale detare. Studimi nx-orri në pah se shtetet e rajonit, në përgjithësi, nuk e shohin si alterna-tivë të afërt krijimin e kapaciteteve të përbashkëta sipas konceptit “smart defense”.

CheNS 2015 dhe Forca jonë detare:Në CHENS u nënvizua se roli

i forcës detare është jetësor, megjithatë ajo duhet të përshtatet me natyrën e rreziqeve të amb-

jentit të sigurisë. Aktualisht, roli i FD po vjen duke u forcuar si pasojë e zhvillimeve gjeostrategjike. Sot Forcat Detare të Europës i shohim gjithmonë e më shumë të përf-shihen në detyra dhe operacione të Rojës Bregdetare duke marrë përsipër përgjegjësi të karakterit civil. Kjo është e vetmja mënyrë që ul koston e madhe që ka siguria detare. Në këtë pikëpamje, Forca jonë Detare, nga ana konceptuale, është në pararojë të forcave de-tare të Europës. Forca jonë detare zëvendësoi anijet e vjetra luftarake me anije të reja shumëfunksionëshe të klasit “Iliria” të përshtatshme për të kryer një sërë detyrash në kuadër të sfidave të sigurisë të shekullit tonë. Gjithashtu FD mori përsipër misionin e rojës bregdetare, pro-

movoi dhe mbështeti bashkëpunimin ndërinstitucional e cila u kurorëzua me ngritjen e QNOD-së, një nga strukturat e para në Europë, e cila mbështetet mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërendimin e përpjekjeve ndërmjet të gjitha in-stitucioneve detare për zbatimin e ligjit në det dhe arritjen e sigurisë në mjedisin detar. Nga ana tjetër, koncepti që po përdoret gjerësisht sot në qarqet profesioniste të sig-urisë detare të NATO dhe Europës është ai i zhvillimit të një flote të balancuar, e cila sic u shpjegua më lart, nënkupton zhvillimin e FD në të dyja kahet (të mirfilltë ushtarak dhe të Rojës Bregdetare). Forca jonë Detare ka kapacitete shumë të kufizuara ushtarake. Në këtë kuadër, në planin afatshkurtër, shikohet e rëndësishme pajisja e anijeve të klasit “Iliria” me sisteme armatimi automatik 20 mm. Në planin afat-gjatë, FD ka përcaktuar pajisjen me anije patrulluese të mëdha pas viteve 2022. Në fund, vala e rëndë e emigracionit të paligjshëm e cila ka goditur Italinë ka sjellë reagimin BE-së. Me qëllim bashkimin dhe koordin-imin e përpjekjeve për të menaxhuar situatën e rënduar dhe emigracionin e paligjshëm në Mesdheun Qëndror, Agjencia Europiane për Menaxhimin e Koordinimit Operacional në Kufinjë e Jashtëm të BE-së (FRONTEX) ka nisur operacionin joint “Triton”. FRONTEX ka bërë thirrje për pjesë-marrjen e forcave detare të Europës në këtë operacion i cili financohet nga BE.

Mendojmë se edhe vendi ynë duhet të marrë në konsideratë pjesëmarrjen në operacionin “Triton” në nivelin e kapaciteteve që ka Forca jonë Detare. Përveç imazhit pozitiv të Shqipërisë si kontributore në sigurinë Europiane, pjesëmarrja sjell rritjen e nivelit të profesionalizmit të FD duke e përafruar më shumë me FD të vendeve të Europës. Për më shumë, si një vend që ka vuajtur nga tragjedi të mëdha të lidhura me emigrimin e paligjshëm nga deti, vendi ynë duhet të japë kontributin e tij që ato ngjarje të dhimbshme të mos përsëriten më duke demostruar se Shqipëria nuk është më ekspor-tues i pasigurisë por një kontribues i sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Page 26: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 26

2016: në tiranë, ASAmblejA

parlamentare e nAtO-s

saMItI

Shqipëria do të jetë shteti i radhës për mbledhjen e Asam-blesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet vitin që vjen. Ky lajm është konfirmuar nga deputeti Pandeli Majko, i cili mori pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamen-tare të NATO-s në Budapest-Hungari, zhvilluar ne datat 15-18

Maj 2015. Në Samitin qe do te zhvillohen vitin që vjen në Tiranë, pritet që të jenë të pranishëm mbi 700 pjesëmarrës. “Tashmë është zyrtare, vitin që vjen në Tiranë do të zhvillohet sesioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s me praninë e mbi 700 pjesëmarrësve dhe të sekre-

tarit të përgjithshëm të NATO-s, zotit Jens Stontelberg. “Sapo u kthyem nga Budapesti, nga sesioni i radhës i asamblesë, me kolegët Topalli dhe Qefalia, të shoqëruar me ndjenjat e dashamirësisë hun-gareze, e njohur dhe e vjetër për shqiptarët”, shkruan Majko në pro-filin e tij zyrtar në “Facebook”.

Page 27: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 27

Ne jemi në rrugën e duhur

Më lejoni të filloj duke ju dër-guar urimet më të mira të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg. Ai shpreh keqardhje që nuk është sot sepse një angazhim para-

prak e pengoi për të qenë këtu. Por ne e mirëpresim atë të marrë pjesë në sesionin vjetor në tetor në Stavanger. Është një privilegj i vërtetë për të adresuar takimin tuaj plenar, të zhvilluar në këtë sallë të mrekullueshme, që është një nga ndërtesat më të shkëlqyera të parlamentit të Evropës, një ndërtesë e cila qëndron si një testament i vërtetë në historinë dhe kulturën e pasur të Hungarisë dhe në vendin që ajo zë në Evropë. Qëllimi ynë i përbashkët mbetet një Evropë të bashkuar , e lirë dhe në paqe. Por që tani vizioni është duke u sfiduar. Në kufijtë tanë, Rusia është kthyer në një fuqi të paparashikueshme dhe revizioniste. Duke përdorur forcën për të ndryshuar kufijtë dhe destabilizuar Ukrainën Lindore, ajo kërkon edhe njëherë të ndajë Evropën në sferat e ndikimit. Për më tepër, nëpërmjet pro-pagandës, dezinformimit dhe nacionalizmit ksenofobik, Kremlini po përpiqet që të bindë

rusët se NATO dëshiron konfrontim dhe jo partneritet, në adresimin e kërcënimeve të përbashkëta.

Ndërkohë, dhuna është përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ekstremizmi në kufijtë tanë jugorë frymëzon terrorizmin në rrugët tona. Shtetet dësh-tojnë e krijojnë një vakum që ekstremistët e dhunshëm kërkojnë ta shfrytëzojnë, duke nxitur luftëra civile, popullsi të zhvendosur, dhe migrim masiv përgjatë Mesdheut, me pasoja tragjike. Perceptimet e rëndësisë relative të këtyre rreziqeve dhe sfidave në mënyrë të pashmangshme do të ndryshojnë. Por, si Aleancë, ne nuk kemi luksin për të zgjedhur në mes të “Lindjes” dhe “Jugut”. Siguria jonë e përbashkët dhe vlerat tona të përbashkëta janë të sfiduara nga të dy drejtimet, edhe pse në mënyra të ndry-shme. Nevoja për bashkëpunim transatlantik dhe solidaritet transatlantik, është më e dukshme se kurrë. Së bashku, ne duhet të bëjmë mbrojtjen kolektive dhe menaxhimin e krizës. Ne duhet të bëjmë përdorimin më të mirë të mundshëm të mjeteve të bashkëpunimit, të sigurisë që kemi zhvilluar gjatë viteve, në të dy rajonet tona jugore dhe lindore.

Ne jemi në rrugën e duhur. Me Planin e Veprimit të Gatishmërisë që kemi rënë dakord në samitin e Uellsit në shtatorin e kaluar, ne jemi duke zbatuar përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që prej Luftës së Ftohtë. Për herë të parë, ne do të kemi një prani të vazhdueshme të forcave të NATO-s në pjesën lindore të aleancës sonë, si dhe forca të gatshme për t’i vendosur atje, ose në çdo pjesë të territorit të NATO-s, brenda disa ditësh. Këto vendime demonstrojnë se ne do të mbrojmë çdo aleat kundër çdo kërcënimi, qoftë nga Lindja apo Jugu. Ne gjithashtu jemi duke u përballur me qëllimin dhe shpe-jtësinë e luftës hibride. Ne kemi theksuar ndarjen e inteligjencës dhe mekanizmat e paralajmërimit të hershëm. Ne jemi edhe duke vlerësuar se si Rusia, apo aktorët e tjerë, mund të shfrytëzojnë shoqëritë tona të hapura përmes dezinformimit, sulmeve në internet ose veprimeve të fshehta. Ne të gjithë jemi dakord mbi nevojën për të rritur aftësinë tonë për të penguar, parandaluar

Ne do të kemi një prani të vazh-dueshme të for-cave të NATO-s në pjesën lindore të aleancës sonë, si dhe forca të gatshme për t’i vendosur atje, ose në çdo pjesë të territorit të NATO-s, brenda disa ditësh.

aleKsaNDër Vershbou Zëvendës sekretar

i Përgjithshëm i Nato-s*

Page 28: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 28

dhe, nëse është e nevojshme, për tu mbrojtur kundër kërcënimeve hibride, duke përfshirë sulmet në internet. Ministrat e Jashtëm të NATO-s, të cilët u takuan në Antalia, Turqi, ranë dakord se ne po bëjmë përparim të mirë në mba-jtjen e angazhimeve tona të marra në Uells, në mënyrë të veçantë, kur është fjala për forcimin e vetë gatishmërisë dhe elasticitetin tonë si aleatë. Por duke parë përpara në Samitit tonë të NATO-s, në Varshavë në verën e ardhshme, ka disa fusha ku besoj se ne mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë.

Një prioritet është që të vazh-dojmë që të sigurojmë se forcat tona janë përshtatur plotësisht, të trajnuara dhe të ushtruara për çdo paparashikueshmëri të mundshme. Shpejtësia e reagimit tonë, me më shumë disponueshmëri në ajër dhe në asetet detare dhe aftësia e forcave tona që të lëvizin shpejt nga një teatër në një tjetër, e gjithë kjo do të jetë kritike për efektivitetin tonë si një Aleancë. Kështu që unë besoj se këto kërkesa ushtarake duhet të jenë të larta në agjendën e Samitit tonë vitin e ardhshëm.

Ekziston edhe një dimension politik për këtë. Edhe në qoftë se ne kemi forca që janë të shpejta dhe më të shkathëta të mjaftueshme për tu vendosur brenda disa ditësh, ato nuk do të jenë efektive nëse ven-dimmarrja jonë nuk është e shpejtë dhe e shkathët. Kjo është kryesisht

një sfidë për ata nga ne që ulen rreth tryezës në Bruksel. Por mund të jetë edhe përgjegjësi për qever-itë kombëtare dhe parlamentet në sigurimin e autorizimin e nevojshëm për vendosjen në kohë apo kal-imin tranzit të forcave të NATO-s. Përveç forcimit të vet mbrojtjeve tona, ne gjithashtu duhet të gjejmë mënyra që të sigurojmë mbështetje shtesë për Ukrainën dhe për fqinjët e tjerë të Rusisë që të përballen me kërcënime të ngjashme me sovran-itetin dhe pavarësinë e tyre. Kjo duhet të përfshijë përpjekje shumë më të mëdha për të ndihmuar këto vende që të kryejnë reformat dhe ndërtimin e institucioneve të nevojshme për të forcuar stabilite-tin e tyre dhe elasticitetin e tyre për t’iu kundërvënë presionit rus. Fokusi kryesor i NATO-s do të jetë në reformën e sektorit të sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes. Përpjekjet plotësuese nga Bashkimi Evropian mund të ndi-hmojnë për të promovuar reformat politike dhe ekonomike. Të dy duhet të shkojnë dorë për dore. Politika “Dera e Hapur” e NATO-s mbetet një instrument i fuqishëm për të arritur një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha vendet tona partnere që aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe çdo një nga ata do të gjykohet në bazë të meritave të tyre. Siç kemi rënë dakord në Uells, përparimi i Malit

të Zi do të vlerësohet nga ministrat e Jashtëm të NATO-s deri në fund të vitit, me qëllim për të vendosur në se do të fitojë vendin për t’u bashkuar me Aleancën. Aleatëve gjithashtu do tu duhet se si të adresojnë, për të inkurajuar pro-gresin e mëtejshëm nga të tre kandidatët e tjerë, Gjeorgji, Bosnjë-Hercegovinë dhe ish-Republika Ju-gosllave e Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë që ne për-punojmë strategjinë tonë për ra-jonin lindor të NATO-s, ne gjithash-tu kemi nevojë për një qasje më koherente, pro-aktive të NATO-s në jug. Aleanca ka pasur partneritete me një sërë vendesh në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që nga mesi i viteve 1990, por këto janë themeluar në kohë shumë më të qeta, dhe ato nuk e kanë pasur të njëjtin ndikim si partneritetet tona këtu në Evropën Qendrore dhe Lin-dore. Ne duhet të marrim në kon-sideratë tani se si mund të arrijmë më shumë në mënyrë efektive për fqinjët tanë jugorë, duke përfshirë edhe në mbështetje të koalicionit anti-Isil në të cilin të gjithë aleatët marrin pjesë.

Një objektiv kyç duhet të jetë që të ndihmojmë fqinjët tanë jugore që ata të ndihmojnë veten, për të ndërtuar kapacitetet e tyre të mbrojtjes dhe aftësinë, për të pro-jektuar stabilitet në rajonin e tyre. Kjo është arsyeja pse ne kemi rritur tashmë mbështetjen tonë për Jor-

Page 29: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 29

daninë. Ne jemi duke marrë para-sysh se si ne mund t’iu përgjigjemi më mirë, kërkesës për ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes në ndihmë të Irakut. Ne jemi të gat-shëm për të mbështetur Libinë në rindërtimin e institucioneve të saj të mbrojtjes, siç kërkohet nga qeveria e saj, pasi ta lejojnë kush-tet e sigurisë. Kur vjen puna për të ndihmuar fqinjët tanë jugorë, NATO është në gjendje të sjellë vlera unike të shtuara. Por këtu ka një rol shumë kyç për Bashkimin Evropian, për të ndihmuar këto vende me re-format politike dhe ekonomike, për të ndërtuar institucione të forta dhe për të luftuar korrupsionin.

Në fakt, logjika e bashkëpunimit më të ngushtë mes NATO-s dhe BE-së është më bindëse se kurrë më parë. Kjo ishte një temë e njohur në Ministerialin e Jashtëm pak më parë, duke përfshirë seancën në të cilën Përfaqësuesja e Lartë Mogh-erini ishte e pranishme. Ka një mar-rëveshje e gjërë që NATO dhe BE-ja duhet të koordinojnë përpjekjet e tyre për të forcuar elasticitetin e vet kombeve tona, si dhe atë të fqinjëve tanë lindore dhe jugore. Ne duhet të punojmë së bashku për të përmirësuar aftësitë tona të mbrojtjes. Ne kemi nevojë për të sinkronizuar qasjet tona kundër luftës hibride, të hedhur poshtë dezinformatat ruse dhe duke mbroj-

tur vlerat tona të përbashkëta demokratike. Ne duhet të punojmë së bashku për të menaxhuar krizat, të japim ndihmën humanitare dhe stabilitet përtej kufijve tanë të pro-jektit. Këshilli Evropian për sigurinë dhe mbrojtjen muajin e ardhshëm dhe pastaj Samiti ynë i NATO-s në Varshavë në vitin e ardhshëm, do të jenë mundësi të rëndësishme për të shënuar progres.

Përparimi i vërtetë në të gjitha fushat e ndryshme që kam përmen-dur do të kërkojë angazhim të fortë politik. Kjo do të kërkojë bashkimin e përpjekjeve midis të gjithë anëtarëve të komunitetit transatlantik. Kjo do të kërkojë një sens të ripërtërirë solidariteti midis 28 aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë do të duhet të tregojmë se jemi të përkushtuar për të përmbushur dhe mposhtur të gjitha kërcënimet e ndryshme ndaj sigurisë sonë të përbashkët dhe vlerave të përbashkëta, qoftë nga Lindja, Jugu ose diku tjetër, dhe se jemi të gatshëm dhe të aftë, për të vepruar shpejt dhe në mënyrë efektive kurdo dhe kudo që është e nevojshme.

Ne kemi disa shembuj të shkëlqy-er të kohëve të fundit të këtij soli-dariteti në NATO. Aleatët si Franca, Italia dhe Spanja do të luajnë një rol kryesor në Forcën tonë të re majë shtize. Estonia ka dërguar trupa në Republikën e Afrikës Qendrore.

Unë të doja të përgëzoj vendin tonë pritës, Hungarinë, për vendimin e saj, të miratuar vetëm disa javë më parë këtu në këtë sallë, për të ven-dosur mbi njëqind trupa në ndihmë të Irakut, për të forcuar kapacitetin e saj të mbrojtjes. Por ne duhet të kujtojmë se siguria nuk vjen fa-las. Angazhimi i fortë politik duhet të vijë në formën e burimeve. Ne duhet të kemi mjetet e duhura që të mbrojmë popullin tonë, të mba-jmë kombet tona të sigurta dhe të ndërtojmë stabilitetin së bashku me vendet e tjera. Për të qenë në gjendje që ta bëjm këtë, Qeveritë Aleate duhet të përmbushin zotimin e shpenzimeve të mbrojtjes të marra në samitin tonë të NATO-s në Uells vitin e kaluar, për të lëvizur në drejtim të shpenzimeve 2% të PBB-së në fushën e mbrojtjes dhe të shpenzimit 20% të buxheteve tona të mbrojtjes për pajisjet dhe modernizim. Ne ju llogarisim ju si parlamentarë, që t’i kujtoni qe-veritë tuaja për këtë angazhim të rëndësishëm.

Mbështetja parlamentare ka qenë gjithmonë e rëndësishme për suksesin e NATO-s. Kjo është kritike për aftësinë tonë për të përmbush-ur risqet dhe kërcënimet serioze me të cilat ne tani përballemi, nga drejtime të ndryshme. Kjo do të jetë po aq kritike për aftësinë tonë për të përmbushur sfidat e së ardhmes. Ne vlerësojmë interesin tuaj të vazhdueshëm dhe angazhimin në NATO. Ne presim nga ju mbështetjen dhe sqarimin tek publiku pse çështjet e mbrojtjes dhe pse çështjet e Aleancës. Ne presim që ju të na ndiqni nga afër kur ne vazhdojmë të modernizojmë organizimin e NATO-s dhe për ta bërë atë më transparent. Ne presim që ju të mendoni në mënyrë sa më të mirë kreative për të përdorur mjetet unike politike dhe ushtarake të NATO-s dhe të instrumenteve, për të sjellë paqe dhe stabilitet të vazhdueshëm për komunitetin e kombeve tona dhe për brezat që vijnë.

*Mbajtur më 15-18 maj, në Sesionin pranveror të

Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Budapest, Hungari

Page 30: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 30

Nd

ërko

mb

ëta

re

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp që mbajti në fund të takimit të Min-istrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë me 15 maj tha se NATO është e detyruar ti përshtatet ndryshimit të kushteve të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu përgëzime për vendimin e marrë

në Samitin e Uellsit për udhëheqjen e Trupave Parësore nga Turqia së bashku me gjashtë vende të tjera.Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe theksoi se në mbledhje janë diskutuar kërcënimet e shkaktuara nga Rusia në lindje dhe në jug, nga organizatat terroriste dhe tha se krahas Samitit të Varshavës, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm, u diskutuan edhe çështje të ndryshme si bashkëpunimi me institucionet e ndryshme të BE-së. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje se siguria Euro-Atlantike ka kaluar nëpër një periudhë kritike dhe theksoi se bota ka ndryshuar dhe gjithashtu edhe NATO është e detyruar ti përshtatet ndryshimit të kushteve të sigurisë. Stoltenberg, gjithashtu u shpreh se kanë dyfishuar Fuqinë e Forcës dhe duke krijuar “Trupat Parësore” kanë bërë shtesën më të madhe në mbrojtjen e përbashkët pas Luftës së Ftohtë. Mbi aktivitetet e Rusisë në Lindje të Ukrainës, vendimi për krijimin e Trupave Parësore u mor në Samitin e Uellsit në mënyrë që kjo të rrisë aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme. Trupat Parësore, të cilat përbëhen nga 5 mijë ushtarë, qëndrojnë gjithmonë të gatshëm kundër çdo sulmi të mundshëm.

Stoltenberg ka theksuar se e kanë rritur sigurinë kibernetike dhe kanë përcaktuar edhe më shumë shpërndarjen e inteligjencës duke përshpejtuar mekanizmat e vendimmarrjes për të përballuar kërcënimet “hibride”. Ai tha se në krahasim me më parë ata përballen me iniciativa më të sofistikuara të dezinformacionit dhe të radikal-izmit. Stoltenberg, ka shtuar më tej se “Arma jonë më e fortë kundër dezinformacionit është demokracia, liria e shprehjes dhe informacioni i bazuar në vlerat e një shoqërie të hapur”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, theksoi gjithashtu se kanë rënë dakord për të kërkuar rrugët për kryerjen e më shumë stërvitjeve, shpërndarjen e informacionit dhe më shumë konsultime me Finlandën dhe Suedinë për rajonin e Baltikut e përtej tij. Ndërsa në një pyetje mbi efektet e operacionit të ndërmarrë në Libi nga NATO, Stoltenberg tha se qël-limi i operacionit në vitin 2011 ishte mbrojtja e civilëve nga regjimi i Kadafit dhe se atë e kanë kryer në përputhje me udhëzimet e OKB-së. Stoltenberg, i cili ka theksuar se për stabilitetin e vendit krahas komunitetit ndërkombëtar është detyrë edhe e qeverisë së Libisë, ai u shpreh se “Që të gjithë për të arritur një zgjidhje paqësore politike kemi nevojë për të mbështetur përpjekjet e OKB-së për krijimin e një armëpushimi dhe për një qeveri të unitetit kombëtar”. Ndërsa ndaj pyetjes në lidhje me parandalimin e emigrantëve, të cilët kalojnë përmes Mesdheut për në Evropë, Stoltenberg, vuri në dukje se nga BE-ja nuk ka pasur ndonjë kërkesë në lidhje me këtë, dhe se kjo çështje ka të bëjë me emigracionin dhe sigurinë e kufijve.

nAtO dhe be bashkë kundër “luftës hibride”

takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, u zhvillua në Antalia, Turqi nga data 13- 14 maj 2015. Ky ministe-rial u mbajt në kohën kur trupat nga e gjithë Aleanca

ushtroheshin në një stërvitje të përbashkët. Në këtë stërvitje u an-gazhuan anijet e Detit të Veriut dhe nëndetëset nga dhjetë vende aleate, mbi 13,000 trupa nga tetë vende të NATO-s në stërvitjen tokësore në Estoni, si dhe pjesëmarrja e avio-nëve luftarakë të aleatëve të cilët ndërkohë nën drejtimin e Polonisë policojnë ajrin mbi shtetet Baltike. Kjo është një stërvitje e Forcave të NATO-s që të sigurojë sprapsjen, në mbrojtje të popujve të Aleancës e kërcënimeve nga çdo drejtim, në det, tokë dhe ajër. “Aktivitetet e NATO-s janë mbrojtëse, proporcionale dhe transparente”, tha Stoltenberg, “ato janë gjithashtu të planifikuara nga një afat i gjatë”. Ai tha se

Page 31: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 31

ato janë edhe më të rëndësishme në situatën e ndryshuar të sig-urisë që përjetojmë sot. Siguria e aleatëve tanë është detyra kryesore e NATO-s”. Për lexuesit e revistës “Mbrojtja”po sjellim më poshtë pyetje dhe përgjigjet e dhëna gjatë konferencës për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jeans Stoltenberg.

Përfaqësuesi i lartë, i poli-tikës së jashtme të Be, lidhur me

çështjen e migrimit, i ka kërkuar miratimin oKB-së për përdorimin e mundshëm të veprimit ushtarak të Be-së ndaj kontrabandistëve të qënieve njerëzore të libisë. A është kjo diçka në të cilën NATo duhet të përfshihet? A është kjo diçka, për të cilën NATo është kon-sultuar? A ka një strategji për t’u marrë me këtë çështje? A mendoni se do të funksionojë?

Tragjedia njerëzore, që po zhvil-

lohet në Mesdhe, është në lidhje me migracionin. Ka të bëjë me kontrol-lin e kufirit. BE ka marrë iniciativën të jetë në gjendje që të japë një përgjigje më të plotë të asaj që ne shohim në Mesdhe. Mbështes plotë-sisht përpjekjet nga ana e BE-së. Gjithashtu mbështes dialogun dhe konsultimet që zhvillohen midis BE-së dhe OKB-së në përpjekje për të krijuar një mandat për operacionet e planifikuara të BE-së. Gjithashtu mbështes fuqishëm përpjekjet e bëra nga OKB për të arritur një zgjidhje paqësore të negociuar për trazirat e konfliktit në Libi, në përpjekje për të krijuar një armëpushim dhe për të krijuar një qeveri të unitetit. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për një rol ushtarak të NATO-s në këtë opera-cion të planifikuar nga ana e BE-së. Por unë i mbështes përpjekjet dhe e mirëpres dialogun mes BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.

Në ndjekje të pyetjes rreth Mesdheut dhe libisë, a mendoni se ka një rol që NATo duhet të luajë? Ndoshta Be-ja nuk e ka kërkuar këtë, por që sigurisht askush nuk ka më shumë anije ose aeroplanë se NATo. NATo dhe evropianët do të luajnë rol në përfundimin e kësaj krize humanitare?

Sapo e thashë se kam mbështetur përpjekjet e bëra nga BE dhe nga OKB. Unë mendoj se është e rëndësishme që BE është në gjendje të nisë dhe të bëjë më shumë pikërisht atë, të cilën ata po syn-ojnë. Gjithashtu natyrisht, shumë e rëndësishme, që OKB -ja përpiqet që të arrijë në një zgjidhje, një zgjidhje paqësore, të paktën një qeveri të unitetit dhe një armëpushim në Libi. Ajo që ne kemi deklaruar është se jemi të gatshëm për të ndihmuar, të ndihmojmë qeverinë libiane, kur e lejon situata, kur kemi një situatë të sigurisë e cila na lejon të bëjmë atë që ne e quajmë “ndërtimi i kapaciteteve të mbrojtjes”. Ne kemi qenë të kërkuar më herët nga qeveria libiane. Kemi deklaruar se jemi të gatshëm për t’i ndihmuar. Por atëherë kur situata e sigurisë në terren duhet të jetë tjetër, më e mirë në krahasim me atë që është sot. Përveç kësaj, unë do të doja të shtoja se NATO po bën shumë kur është fjala për adresimin e shkaqeve

Rusia të ndalë mbështetjen e saj

për separatistët

Përgjegjësia kryesore e NATO-s, detyra jonë kryesore është që të mbrojmë të gjithë Aleatët kundër çdo kërcënimi.

Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, për gazetarët me 11 maj 2015, dy ditë para takimit të ministrave të Jshtëm të NATO-s.

Page 32: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 32

për numrin e lartë të njerëzve të mi-gruar mbi Detin Mesdhe; sepse këta janë njerëz vijnë nga shumë vende të ndryshme. Për shembull, ajo që kemi bërë për vite me rradhë në Afgani-stan është rreth përpjekjeve për të stabilizuar Afganistanin. Ne tani po punojmë së bashku me Jordaninë që të ndihmojmë dhe asistojmë atje në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes; Institucionet e ndërtimit, trajnimit, këshillimit. Kjo është në lidhje me mbështetjen e Jordanisë, që është ishull i stabilitetit në detin e destabilitetit në Lindjen e Mesme. Ne punojmë me shtatë partnerët mesdhetarë, duke i ndihmuar. E gjithë kjo dhe çfarë kemi bërë në luftën kundër piraterisë në brigjet e Afrikës, është në lidhje me përpjekjet për të stabilizuar, me përpjekjet për të ndihmuar vendet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre; dhe në këtë mënyrë edhe më pas adresimin e shkaqeve të numrit të lartë të njerëzve të cilët kanë lënë vendin e tyre.

Kur ju thoni se mbështesni iniciativën e Be-së në oKB, nuk do të thotë që ju mendoni se një operacion ushtarak jashtë libisë do të jetë një ide e mirë?

Kjo do të thotë, që unë mbështes përpjekjet nga ana e BE-së për të krijuar një përgjigje më të plotë të tragjedisë ndaj krizës që ne shohim në Mesdhe. Ka shumë elemente të ndryshme në planet, në vendimet të cilat BE tani përpiqet të zba-tojë. Një pjesë e përpjekjeve janë të

varura në mandatin e OKB-së. Unë e mbështes dialogun që do të mbahet midis BE-së dhe OKB-së në përpjekje për të rënë dakord mbi një mandat të tillë. Pra, çfarë bën BE është e bazuar në një mandat të qartë të OKB-së.

Ju përmendët marrëveshjet në Minsk, kush është mendimi juaj i përgjithshëm, lidhur me zbatimin e tyre. Kush është vlerësimi juaj i tanishëm në analizën e Rusisë për mbështejen në kufi. Ka pasur komente të bëra këto ditë nga të dy udhëheqësit, gjermanë dhe ruse për situatën. Pra, çdo gjë që ju mund të thoni në lidhje me ato situata, në atë peizazh, do të jetë i kuptueshëm.

Marrëveshja në Minsk është mënyra më e mirë që të jetë e mun-dur drejt një zgjidhjeje paqësore të negociuar të luftimeve, ndaj krizës në Ukrainën Lindore. Për këtë arsye unë i mbështes të gjitha përpjekjet për të zbatuar Marrëveshjen në mënyrë të plotë. Sigurisht, ne jemi të shqetësuar, kur shohim një numër të lartë të shkeljeve. Shohim shkelje të armëpushimit. I bëj thirrje të dyja palëve të respektojnë armë-pushimin. Por ne gjithashtu shohim p.sh, se kur Marrëveshja në Minsk thekson se të gjitha armët e rënda do të tërhiqen nga linja e kontaktit, kjo nuk ka ndodhur. Kjo është një shkelje e Marrëveshjes në Minsk. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është sigurisht që armëpushimi të respektohet; armët e rënda të

tërhiqen. Rëndësi të madhe ka që monitoruesve të OSBE-së tu jepet akses i plotë; garanci e sigurisë që ata kanë nevojë; dhe të jenë në gjendje të bëjnë punën për të monitoruar armëpushimin. Pra, zbatimi i plotë i armëpushimit në Marrëveshjen Minsk mund të bëhet. Ne kemi parë gjatë disa javëve dhe muajve vazhdimin e mbështetjes nga Rusia për separatistët me armë të rënda, me artileri me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, me trajnim dhe gjithashtu me forca. Kjo është shkelje e hapur e armëpush-imit në Marrëveshjen Minsk. Për këtë arsye ne i themi Rusisë të ndalë mbështetjen e saj për separatistët dhe të bëjë çdo gjë që mundet për të siguruar që marrëveshja të re-spektohet plotësisht. Në Ukrainë Lindore, Rusia dhe separatistët kanë aftësi të kapaciteteve të cilat mundësojnë nisjen e sulmeve të reja, pa paralajmërim. Pra, ata kanë kapacitet. Por sigurisht që është një shqetësim i madh që kemi parë përtej kësaj mbështetje të njëtrajtëshme për separatistët e një pranie ushtarake për një kohë kaq të gjatë.

Mund të filloni bashkëpunimin me Be-në kundër sulmit hibrid?

Unë mendoj se kjo është një fushë ku ka potencial të madh për bash-këpunim më të ngushtë të luftës hibride mes BE-së dhe NATO-s, si dhe se si ne të mbrojmë të gjithë Aleatët kundër luftës hibride. Sepse lufta hibride është në lidhje me

Page 33: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 33

kombinimin e mjeteve ushtarake dhe joushtarake, kjo është në lidhje me operacionet e dukshme dhe të fshehta; me mashtrimin; me për-dorimin e mjeteve ekonomike, komu-nikimit, disinformacionit. Ne duhet të kemi një përgjigje shumë të plotë e të gjerë ndaj kërcënimit hibrid apo luftës hibride. Për këtë arsye ne kemi nevojë për mjete ushtarake. NATO ka sigurisht disa aftësi unike, kapacitet dhe përvojën. Por gjithashtu duhet shumë mjete të tjera për të qenë në gjendje që të mbrojmë aleatët tanë kundër luftës hibride në lidhje me masat ekonomike, energjinë, kiber e kështu me radhë. Pra, kjo është një fushë ku ka një potencial të madh që BE dhe NATO të punojnë së bashku. Do të përmend vetëm disa fusha ku NATO tashmë është përshtatur me rritjen e kërcënimit të luftës hibride. Gatishmëria më e lartë e forcave tona është mënyra për të penguar dhe mbrojtur kundër sulmeve hibride; sepse koha e par-alajmërimit do të jetë e pakët. Dhe gatishmëria e lartë për këtë arësye është e rëndësishme. Operacioni i Forcave Speciale është kyç kur bëhet fjalë për shumë lloje të luftës hibride. Çelësi është të kuptuarit e vetëdijes të situatës. Pra, in-teligjenca apo mbikqyrja e droneve, ne po zhvillojmë një aftësi të re për dronet mbikqyrëse të cilat duam t’i vendosim në Sicili. Çdo gjë që është e gatshme për ndërgjegjësimin e situatës është e rëndësishme për shtyrjen, apo mbrojtjen kundër sul-meve hibride. Gjëja e fundit që unë do të përmend është komunikimi strat-egjik, natyrisht të jetë i përgatitur dhe i aftë për t’iu kundërvënë të gjitha disinformacioneve që shohim në lidhje me sulmet hibride.

Ju keni shprehur shqetësim të madh për Maqedoninë. NATo është duke u përfshirë në çdo nivel, të paktën me monitorimin e situatës apo çfarëdoqoftë? Përveç çështjeve të tjëra mund ta përmendni në ministerialin e jashtëm?

Pres që kjo të diskutohet në mes të ministrave të Jashtëm kur ne të adresojmë sfidat, sfidat me të cilat natyrisht po përballemi, situata në Ballkanin Perëndimor, në ish-Republikën Jugosllave të Maqe-

donisë është një çështje të cilën unë pres që të diskutohet në takimin në Antalia. Por do të filloj duke nënvi-zuar se më vjen keq për humbjen e jetëve. Mendimi im shkon për familjet e atyre që humbën të dashurit e tyre. Jam i inkurajuar në të vërtetë nga fakti se të gjithë liderët politikë të zgjedhur kanë dënuar në mënyrë të qartë dhunën; bëj thirrje për të gjithë që të qëndrojnë të qetë dhe që të shmanget përshkallëzimi i situ-atës. Në fakt policia ishte në gjendje për ta menaxhuar; për të trajtuar situatën. Për fat të keq, disa kanë humbur jetën. Por policia provoi se ishte në gjendje të menaxhonte situatën. Ne do të ndjekim situatën nga afër. Ne kemi zyrën ndërlidhëse të NATO-s në Shkup. Atje do të jetë një takim pas disa ditësh. Kjo është pjesë e bashkëpunimit të rregullt që kemi. Por sigurisht, ata do të përditësohen me situatën e tanishme dhe se si është trajtuar. Gjithashtu besoj shumë se është e rëndësishme që të ketë një kontakt shumë të ngushtë mes Shkupit dhe Prishtinës. Unë bëj thirrje për një hetim transparent në atë që ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Pra, ne mund të bëjmë çdo gjë që të mund të parandalonjmë që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri; për të parandaluar më shumë përdorimin e dhunës dhe të vazhdojmë të punojmë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në kuadër të Planit të Veprimit për Anëtarësim që kemi krijuar dhe të cilat po vazhdojmë.

Kush do të jetë mesazhi i min-isterialit të Jashtëm të NATo-s mbi zhvillimet në rajon: Siri, irak, luftën kundër dAeSh? Cili është qëndrimi i NATo-s mbi zhvillimet në Jemen?

Më lejoni të filloj nga Jemeni. Pra, ne mbështesim përpjekjet e OKB-së për të gjetur një zgjidhje politike për të ndaluar dhunën, për të përmirë-suar dhe të ndihmuar situatën hu-manitare, për të ndihmuar njerëzit që janë në Jemen, të cilat tani janë duke vuajtur për shkak të luftimeve dhe dhunës që ndodh. Siç e dini, të gjithë aleatët e NATO-s në një mënyrë apo një tjetër marrin pjesë në Koalicionin kunder Isil. Disa kanë marrë pjesë në sulmet ajrore; vende të tjera marrin pjesë në mënyra të

tjera. Një arsye pse Koalicioni mund të funksionojë është shembulli në Afganistan ku është zhvilluar shkallë shumë e lartë e ndërveprimit. Forcat e NATO-s së bashku me ven-det partnere kanë arritur tashmë një nivel të kuptimit të ndërveprimit, ata mund të punojnë më afër së bashku në koalicione si Koalicioni kundër Isil. Për këtë arsye edhe pse operacioni si i tillë nuk është një op-eracion i drejtuar nga NATO, aleatët e NATO-s marrin pjesë; Aleatët e NATO-s kontribuojnë. Për shkak të shkallës të ndërveprimit të lartë koalicioni është në gjendje të punojë dhe të arrijë rezultate. Përgjegjë-sia kryesore e NATO-s është të mbrojë dhe të sigurojë të gjithë aleatët. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur sistemin e mbrojtjes nga raketat Patriot në Turqi për të shtuar mbrojtjen ajrore turke. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona; sepse ne duhet të jemi në gjendje për tu vendosur për t’iu përgjigjur në një njoftim shumë të shkurtër. Kjo është edhe arsyeja pse për shembull ne kemi rritur kapacitetin tonë që të kemi vetëdijen dhe kup-timin më të mirë të situatës, sepse duhet të ndjekim dhe të kuptojmë zhvillimet në afërsi të kufijve tanë jo vetëm në Lindje; por edhe në Jug. Atëherë ne jemi të gatshëm, ose në të vërtetë më shumë se kaq, ne jemi tani duke vlerësuar një kërkesë nga Qeveria e Irakut për të vendosur një bashkëpunim të kapaciteteve të mbrojtjes me ta. Kjo është në lidhje me reformimin e institucionit të mbrojtjes. Kjo është në lidhje me trajnimin, këshillimin, edukimin. Ne jemi duke parë në këtë drejtim. Shpresojmë se jemi në gjendje të ar-rijmë një përfundim brenda jo shumë javësh apo muajsh.

Kohët e fundit ka pasur shumë incidente të akuzave për shembull nëndetëseve, finlandezët kanë gjuajtur në thellësi të asaj që ata mendojnë se mund të jetë një nëndetëse ruse, incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, ose incidentet e fluturimit.. Be-ja i ka kërkuar eASA, Agjencisë për Sigurinë e Aviacionit, të përgatisë një raport mbi rrezikshmërinë dhe se çfarë mund të bëhet për

Page 34: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 34

këtë. Raporti interesant, nuk e përmend Rusinë. Por ajo përmen-det kur informacioni i shkëmbyer duhet të përmirësohet. duhet që NATo ta marrë këtë këshillë dhe si? Pse nuk bëhet thirrje për më shumë informacion nga Rusia për këto fluturime? Përgjatë linjave të njëjta a ka plane për më shumë komunikim tani me rusët? Ka pasur disa bisedime për rihapjen e linjave të komunikimit që mund të kenë qenë zvogëluar në konfliktin me Ukrainën.

Unë mendoj se raporti nga Agjencia e Sigurimit të Aviacionit Evropian është një raport shumë i rëndësishëm; sepse ai trajton rreziqet të cilat, rritja e aktivitetit ajror ushtarak paraqet për trafikun ajror civil. Kjo është një çështje e cila është drejtuar disa herë nga NATO. Para së gjithash ne i kemi bërë thirrje Rusisë që të sigurojë se kur janë duke u ushtruar dhe në këtë rast, ata janë në të drejtën e plotë të ushtrimit me aeroplanët e tyre ushtarake, si janë të gjitha kombet e tjera. Por ata duhet ta bëjnë këtë edhe në lidhje për shkak të trafikut ajror civil. Në këtë raport, NATO në fakt, është përgëzuar për mënyrën se si ne po kryejmë flutu-rimet tona; sepse ne e bëjmë këtë për shkak të trafikut ajror civil. Kjo natyrisht kalon nëpër rutinat tona. Ne po shohim mënyrën se si mund ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra, për të shmangur konfliktet mes trafikut civil ajror dhe trafikut ajror ushtarak. Sigurisht, ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të sigurojnë që, kur të kryejnë ushtrime ta bëjnë këtë; ose kur fluturojnë avionë ushtarakë, ta bëjnë këtë në mënyrë që të mos paraqesin rrezik për trafikun ajror civil. Kështu që mendoj se raporti do të jetë tërë-sisht shumë i studiuar; dhe i ndjekur deri në mënyrë që të sigurohemi që të zvogëlohet sa më shumë të jetë e mundur, rreziku për incidente dhe aksidente. Linjat e komunikimit ne do të vazhdojmë t’i mbajmë hapur midis NATO-s dhe Rusisë, autoriteteve ushtarake ruse. SACEUR dhe kry-etari i Komitetit Ushtarak të NATO-s kanë mandatin për të kontaktuar drejtpërdrejt me homologët e tyre

në Rusi. Përveç kësaj, ka edhe disa kontakte bilaterale midis aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. Mendoj që të jënë këto linja të komunikimit ush-tarak të hapura dhe të sigurohemi se ato janë funksionojnë dhe se gjatë gjithë kohës kanë qenë gjithmonë të rëndësishme. Por kjo është ndoshta edhe më e rëndësishme tani; sepse ne po shohim më shumë trafik ajror, më shumë avionë rusë në ajër. Pra natyrisht, rreziku dhe nevoja për të pasur këto linjat të komunikimit në vend është më e rëndësishme; sepse ne duhet të sigurohemi që inciden-tet, aksidentet nuk do të ndodhin; por në qoftë se ato ndodhin, të mos dalin jashtë kontrollit dhe të krijojnë situata edhe më të rrezikshme.

Gjenerali Breedlove i tha Kon-gresit amerikan, në fund të prillit, që ushtria ruse mund të jenë duke përfituar nga luftimet e nivelit të ulët për t’u përgatitur për një ofen-sivë të re ushtarake. A mendoni se është e mundur? Kush është mendimi juaj për këtë? Ministri i jashtëm lavrov dhe Sekretari i Shtetit të ShBA, Kerry, takohen në Soçi për të diskutuar Ukrainën mes tjerash. A keni ndonjë shpresë të depërtimit të këtij takimi në Ukrainë?

Unë thashë në prezantimin tim dhe gjithashtu në disa nga përgjig-jet e mëparshme kam nënvizuar në vijim se ka pasur plotësisht një mbështetje ruse përgjatë kufijve midis Rusisë dhe Ukrainës; por edhe brenda Ukrainës Lindore , me një rrjedhje të qëndrueshme të pajisjeve të rënda, tanke, artileri, municion, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një pjesë e trajnimit. Pra, ata kanë kapacitetin, aftësinë për të nisur sulme të reja në një kohë të shkurtër pa paralajmërim. Por sigurisht, askush nuk mund të thotë me siguri në lidhje me qëllimin. Por gjithsesi ne jemi duke i bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbështetjen e saj për separatistët; sepse kjo është në kundërshtim të Marrëveshjes në Minsk; të ndalë mbështetjen për separatistët dhe të respektojë kufi-rin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe të përdorë të gjithë influencën e saj mbi separatistët për të siguruar që edhe separatistët respektojnë plotësisht dhe zbatojnë Marrëveshjen në

Minsk. Sigurisht, vetëm ekzistenca e këtyre forcave përgjatë kufirit; por edhe brenda Ukrainës Lindore është në vetvete edhe një shkelje e Marrëveshjes Minsk. Por kjo është edhe frikësuese duke bërë presion mbi Kievin dhe Ukrainën. Pra, ky është një problem në vetvete. Takimi midis ministrit të Jashtëm Lavrov dhe Sekretarit Kerry është pjesë e konsultimeve të vazhdueshme, kontakteve politike dhe dialogut i cili zhvillohet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë; por edhe mes disa aleatëve dhe Rusisë. Ka disa Aleatë të NATO-s të cilët kanë pasur dhe do të kenë lloje të ndryshme të takimeve politike me liderët politikë nga Rusia, liderëve të ndryshme politikë rusë. Kjo është gjithashtu në përputhje me atë që ka vendosur NATO. Ne vendosëm që të pezullojmë të gjithë bashkëpunimin praktik. Por të mbajmë hapur kontaktet politike. Pra, kjo është pjesë e një konsultimi të vazhdueshëm politik që zhvillohet në mes të aleatëve të NATO-s dhe Rusisë dhe gjithashtu në mes të NATO-s si një Aleancë dhe Rusisë. Unë i mirëpres kontaktet. E për-shëndes angazhimin politik. Por siç e kam theksuar disa herë, nuk ka asnjë kontradiktë mes mbrojtjes të fortë dhe dialogut. Në fakt, unë mendoj se një mbrojtje e fortë, parashikue-shmëria, një qasje e fortë është një parakusht për dialog politik.

Për Afganistanin, ju po shkoni drejt diskutimit të nevojës për një mbështetje të re përtej Misionit të mbështetjes së Vendosur. Pak më shumë në lidhje me analizën e NATo-s që ju solli në këtë diskutim. Si do të jetë perspektiva e kohës për një mbështetje të mundshme të re përtej Mbështetjes së Ven-dosur? do të diskutoni në Antalia edhe për nevojën për vazhdimin e mbështetjes financiare për forcat e sigurisë afgane, duke përfshirë edhe nga vendet partnere?

Më lejoni të filloj duke falënderuar Japoninë për kontributin e saj të fortë për përpjekjet e NATO-s në Afganistan dhe angazhimit të fortë të Japonisë dhe mbështetjen për Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane. Ajo ka dhënë shumë përkrahje të kon-siderueshme.Ne e falënderojmë për mbështetjen e fuqishme që ka dhënë.

Page 35: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 35

Ka në fakt, të paktën tre elemente që do të trajtohen. Njëra është kohëzg-jatja e mbështetjes së vendosur. Sepse ne nuk kemi vendosur formal-isht sa kohë Misioni i mbështetjes së vendosur do të zgjasë. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar në mënyrë të qartë se ata do të përfundojnë pjesëmarrjen e saj në mbështetjen e vendosur deri në fund të 2016. Natyrisht që NATO duhet ta marrë këtë parasysh kur të marrë vendi-min e saj përfundimtar dhe formal mbi kohëzgjatjen e mbështetjes së vendosur. Ka dy çështje të tjera të cilat ne do t’i diskutojmë në Anta-lia: Çfarë do të bëjmë pasi të kemi përfunduar misionin Mbështetja e Vendosur? Kemi bërë vendime më parë në lidhje me atë që do të krijojmë që ne e quajmë Partneritetin e Qëndrueshëm, partneritetin afatgjatë. Por ne nuk kemi thënë aq shumë në lidhje me përmbajtjen e këtij partneriteti. Pra, tani duhet të fillojmë punën për të diskutuar se çfarë do të jetë përmbajtja e partneritetit afatgjatë me Afganistanin. Siç e dini, part-neritetet e NATO-s me vendet e tjera janë të ndryshme në vende të ndryshme. Në disa vende, ky është vetëm një lloj i partneritetit politik, dialogut politik. Në vende të tjera, part-neritet me të vërtetë mund të jetë një substancë e një pranie civile-ushtarake. Kemi për të marrë vendime, që të fillojmë zhvillimin e udhëzimeve në lidhje me përmba-jtjen. Sa i madh, sa i fortë do të jetë Partneriteti i Qëndrueshëm me Afganistanin? Unë nuk i parashikoj vendimet përfundimtare për këtë çështje në Antalia; por ndoshta disa udhëzime. Vendimet përfundimtare në fushëveprimin, dizajnin e Partner-itetit të Qëndrueshëm, do ta bëjmë në Samitin e NATO-s në korrik të vitit të ardhshëm në Varshavë. Elementi i tretë është mbështetja financiare për Forcat e Sigurisë Kombëtare Af-gane. Forcat e Sigurisë Kombëtare Afgane tani janë me të vërtetë duke marrë përgjegjësinë për sigurinë në Afganistan. Ato po dëshmojnë se janë forca shumë të afta; por ato gjithashtu po marrin humbje të rënda. Kjo është një situatë shumë

e vështirë në Afganistan. Pra, ata do të jenë të varur edhe pas vitit 2017 për mbështetjen tonë ekono-mik. Sigurisht ne do të diskutojmë se si ne do ta përmbushim këtë sfidë. Nuk parashikoj ndonjë vendim në Antalia. Por përsëri, ne duhet të fillojmë të diskutojmë alternativat e ndryshme; përfundimet e Samitit në Uells dhe në Varshavë në korrik të vitit të ardhshëm.

Në lidhje me libinë, kur thatë shprehimisht se, “ne kemi nevojë për një situatë më të mirë të sig-urisë në terren”, mendoni mundës-inë për të nisur një mision të trajnimit në terren atje? Në lidhje me Forcën majë shtize, a ka ndonjë lloj skenari që ju do të mendoni

përdorimin e saj në jug? Mund të shohim Aleatët e NATo-s të drej-tohen kundër dAeSh me këtë lloj force, duke pasur parasysh diçka të ngjashme në Afganistan kundër kërcënimit terrorist?

Para së gjithash duhet të jemi shumë të qartë në vijim: se Forca majë shtize, është pjesë e Forcës të Shtuar të Reagimit të NATO-s. Por Forca majë shtize është vetëm një element në rritjen e gatish-mërisë dhe përgatitjen e forcave tona. Ne jemi duke dyfishuar mad-hësinë e Forcës sonë të Reagimit të NATO-s. Një pjesë e saj do të jetë Forca majë shtize dhe Gatish-mëria shumë e lartë. Kjo është diçka që ne do të përdorim kundër çdo kërcënimi nga çdo drejtim. Pra, ne jemi të përgatitur të përdorim atë për të mbrojtur aleatët në

Lindje ose në Jug apo kudo që ekz-iston një kërcënim ndaj NATO-s. Por ka një dallim në mes të mbrojtjes së territorit të NATO-s; mbrojtur Aleatët e NATO-s dhe të shkuarit jashtë zonës. Përgjegjësia kryesore e NATO-s, detyra jonë kryesore është që të mbrojmë të gjithë Aleatët kundër çdo kërcënimi. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke zhvilluar këto forca, duke rritur gatishmërinë; sigurisht edhe për të mbrojtur aleatët në jug. Ne do të kemi ushtrimin më të madh për shumë e shumë vite, në të cilin në fakt do të ushtrohet edhe Forca majë shtize e përkohshme. Ushtrimi do të zhvillohet në Spanjë, Itali dhe Portugali. Unë vetëm kam nënvizuar

se këto forca janë forca të cilat mund të përdoren si në Lindje dhe në Jug të Aleancës. Atëherë kur bëhet fjalë për misionin në Libi, çfarë NATO ka deklaruar se është e gatshme të bëjë në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, do të thotë trajnimin, këshillimin, duke ndihmuar reformën në mbrojtje në ndërtimin e institu-cioneve. Ka gjëra të ndryshme të cilat ne mund të parashikojmë se mund të bëjmë. Por sigurisht, kjo është diçka që ne duhet të kthehemi, kur situata e lejon; dhe kur ne mund të ulemi të diskutojmë elemente të ndryshëm në të tilla paketa të ndërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes për Libinë. Por siç është tani situata e sigurisë, kjo nuk është diçka që ne do ta bëjmë.

Përgatiti: Mimoza GolikjaNato.int

Page 36: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 36

sht ajo. Zakonisht, pjesa hyrëse e analizës së procesit të stërvitjes do të përmbajë mendimet (konceptet) siç përshkruhet më poshtë. Mbahet në konsideratë se analiza e procesit të stërvitjes paraqet një diskutim dinamik, të çiltër e profesional të stërvitjes (përgatitjes) i cili përqen-drohet në kryerjen e misionit të njësisë përkundrejt e në ballafaqim me standardet e ushtrisë (të FA-së) për detyrat për të cilat ajo është stërvitur. Për më tepër,“një proces i mirëpraktikuar, i mirënjohur dhe elastik për mësimet e nxjerra e rrit në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e kapaciteteve operativë, sidomos përsa i takon doktrinës taktike dhe stërvitjes kolektive.” (2) të të gjitha strukturave të forcave të armatosura.

Kërkesë themelore është që çdo pjesëmarrës i caktuar i cili mund e duhet të jetë i pranishëm të aktivizohet sa më gjerësisht; nëse këta (pjesëmarrësit) kanë mendime e ide të ndryshme, ndonjë vërejtje ose pyetje e paqartësi, këto do të mund të ndihmojnë në njohjen e gjendjes të strukturës apo njësisë ushtarake, për korrigjimin e mungesave dhe ruajtjen fuqisë luftarake e të efektivitetit të saj. Mbahet në konsideratë se analiza e procesit të stërvitjes nuk është e as konsiderohet apo përbën një kritikë apo qortim për pjesëmar-rësit. Asnjeri, pavarësisht nga grada, pozita (detyra) ose forca e personalitetit nuk mund të arrijë e as mund të zotërojë informacionin ose përgjigjen e nevojshme në një formë të përkryer e absolute. Anal-iza e procesit të stërvitjes rrit në maksimum përftimet nga përgatitja e stërvitja, shton efektshmërinë e forcave, duke u lejuar ushtarëve (ushtarakëve), pa marrë parasysh gradën, që të mësojnë edhe nga njëri-tjetri. Qëllimi është “të nxirren mësime të efektshme nga përvoja dhe të sigurohet përligjje të vlef-shme për të përmirësuar mënyrën

Para fillimit të etapës për analizën e procesit të stër-vitjes, në tërësi, ka përfunduar stërvitja, është kryer përfun-dimi i përgatitjes të analizës së procesit të saj (stërvitjes)

dhe pjesëmarrësit kryesorë në këtë analizë janë vendosur sipas përkatë-sisë në vendin (rajonin) e analizës së stërvitjes. Pas kësaj gjendjeje fillon pikërisht koha e analizës së procesit të stërvitjes. Pikësëpari, drejtuesi ushtarak mund të fillojë me disa pjesë hyrëse interesante që tërheqin vë-mendjen e pjesëmarrësve, si me një shaka, me një anekdodë të përshtat-shme ose një shembull tipik historik i cili lidhet e ka të bëjë drejtpërdrejt me përgatitjen, stërvitjen, ngjarjet stërvitore ose kryerjen e analizës së procesit të stërvitjes. Më pas, nëse është e nevojshme, ai rishikon objek-tin, synimin dhe vijimësinë (rrjedhën) e analizës së procesit të stërvitjes, për të siguruar që secili të kuptojë se çfarë është në fakt analiza e procesit të stërvitjes dhe si zhvillohet praktiki-

Koncepti ushtarak për kryerjen e analizës së stërvitjes

“Ne jemi zgje-ruar në një botë e cila përbëhet tërësisht nga zbatimi i dijeve pasqyruese, por në të njëjtën kohë, nuk mund të jemi kurrë të sigurtë se elementë të kësaj dijeje nuk do kenë nevojë për t’u riparë.”(1) Anthony Giddens: ”Pasojat e moderni-tetit”.

KuDret seliMaj

Page 37: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 37

Analiza e procesit të stërvitjes rrit në maksimum përftimet nga përgatitja e stërvitja, shton efektshmërinë e forcave, duke u lejuar ushtarëve (ushtarakëve), pa marrë parasysh gradën, që të mësojnë edhe nga njëri-tjetri.

‘anders Fogh rasmUsen

ekzistuese të bërjes së gjërave, me synim që të përsoset kryerja e detyrave, si gjatë rrjedhës së një operacioni ashtu edhe për opera-cionet pasardhëse. Kjo kërkon që mësimet të jenë kuptimplote dhe të sillen në vëmendjen e autoritetit të duhur, të aftë e përgjegjës për t’u marrë me to. Ajo kërkon, gjithashtu që zinxhiri i komandimit të ketë një kuptim të qartë se si t’i ndajë mësimet sipas përparësisë dhe ku t’i përcjellë ato.”

Çdo analizë e procesit të stër-vitjes nuk klasifikon ose kategorizon suksesin ose dështimin. Gjithnjë, janë dobësitë e mungesat ato që duhen përmirësuar e korrigjuar me pikësynimin që të ruhet e zhvil-lohet më tej fuqia luftarake. Një rekomandim i procesit e i radhës së mundshme për kryerjen e analizës së procesit të stërvitjes përmban në tërësi hyrjen dhe rregullat e përgjithshme; rishikimin e objek-tivave dhe të synimeve; objektivat e stërvitjes; misionin ose synimet e komandantit (çfarë është para-shikuar që të bëhet); misionin apo synimet e komandantit të forcave të imitimit. Në vijim, ai përmbledh dok-trinën përkatëse, taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP); përmbledhjen e ngjarjeve të fundit (çfarë ka ndod-hur); diskutimin e çështjeve kyçe; shtrirjen e renditjen kronologjike të ngjarjeve stërvitore; sistemet e veprimit të fushëbetejës (SVFB); ngjarjet, temat apo çështjet krye-sore e më mprehta. Në të përfshi-hen gjithashtu, parashtresa dhe diskutimi i çështjeve të lira e sipas kërkesave të pjesëmarrësve (pra, jo të detyrueshme); aftësitë e ush-tarëve e të drejtuesve të stërvitjes; të dhënat statistikore; probleme të

ndryshme; diskutimi për mbrojtjen e forcave (sigurinë e forcave) dhe disa komente përmbyllëse (përmbledhje e përfundimeve). Gjithsesi, këtu kërko-het të mbahet mirë në konsideratë se “nuk janë vetëm doktrinat që përcaktojnë gjithçka. Realiteti konk-ret kërkon zhdërvjelltësi, elasticitet, iniciativë, zgjuarsi.” (3)

Pjesëmarrja e ushtarëve e ush-tarakëve në tërësi është e lidhur drejtpërdrejt me mjedisin (klimën) që do të krijohet nga vetë drejtuesi gjatë pjesës hyrëse të analizës së procesit të stërvitjes. Kësisoj, drejtuesi i kësaj analize do të duhet të bëjë përpjekje për bashkëpunim, mirëkuptim apo marrëveshje, për të tërhequr sa më shumë e përfshirë sidomos ushtarët e ushtarakët të cilët duken të stepur, ngurrues e indiferentë për të marrë pjesë në këtë proces analize. Për arritjen e këtij qëllimi është e domosdoshme të përdoren teknika të efektshme, të cilat ndihmojnë drejtuesit për të krijuar një klimë sa më të ngrohtë, inkurajuese e favorizuese sa më të madhe për pjesëmarrësit. Ndër këto përmenden elementët e kërke-sat, si të fillojë diskutimi vetëm atëherë kur është e nevojshme;

të përforcohen fakte që janë të lejueshme apo të pranueshme për të mos qenë thjesht e formalisht të një mendimi me drejtuesin dhe në rastet kur nuk bihet dakord në trajtesën e problemit; drejtuesi të përqendrohet në mësimin dhe inkurajimin e pjesëmarrësve për të dhënë sa më tepër alternativa, opin-ione të hapura e me ndershmëri; të përdoren pyetje, përgjigjet e të cilave të mbeten të hapura si dhe pyetje sugjestive për të drejtuar diskutimin e kryerjes së detyrave të ushtarëve (ushtarakëve), drej-tuesve dhe të njësisë.

Rishikimi i objektivave dhe i synimeve. Rishikimi i objektivave dhe i synimeve në tërësi përmban tre elementë kryesorë, si objektivat e stërvitjes; misionin dhe synimet e komandantit (çfarë parashikohet të ndodhë); misionin dhe synimet e komandantit të forcave të imitimit. Në këtë kuadër, lidhur me objektivat e stërvitjes, drejtuesi i analizës së procesit të stërvitjes lypset të shqyrtojë e rishikojë këto objektiva për misionin apo misionet e stër-vitjes që mbulon e përfshin analizën e procesit të stërvitjes. Ai kërkohet të ritheksojë, si detyrat që janë

Page 38: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 38

rishikuar, ashtu edhe kushtet dhe standardet për të gjitha detyrat e misionit ose të misioneve. Misioni dhe synimet e komandantit mbajnë parasysh kryesisht se çfarë para-shikohet të ndodhë gjatë stërvitjes. Duke përdorur hartat topografike, dokumentet grafike të operacionit ose luftimit (veprimit luftarak), dër-rasat e shkrimit në terren e mjete të tjera, komandanti është e domo-sdoshme që të ritheksojë misionin e strukturës a njësisë ushtarake dhe synimet e tij. Më pas, nëse paraqitet e nevojshme, drejtuesi i diskutimit të analizës së procesit të stërvitjes do të nevojitet të kryejë orientimin e drejtimin e këtij diskutimi, për t’u bindur e siguruar plotësisht që secili pjesëmarrës të kuptojë planin dhe synimet e komandantit. Një tjetër teknikë (metodë) është edhe ajo që bazohet në dhënien nga drejtuesi të misionit të ritheksuar për drejtuesit vartës dhe diskutimin në vijim të synimeve të komandantit të tyre. Përsa i përket misionit dhe synimeve të komandantit të forcave të imit-imit, në rastet e rishikimit zyrtar të stërvitjes, komandanti i këtyre forcave shpjegon planin e tij për të prishur planin e forcave përballë tij e të shpartallojë e të thyejë forcat që ka përballë (forcat tona). Për këtë ai përdor të njëjtat mjete ndihmëse të stërvitjes, ashtu si edhe komandanti i forcave të veta (forcave tona), kështu që pjesëmarrësit mund të kuptojnë më mirë lidhjen organike e integrimin midis të dyja planeve.

Përmbledhja e ngjarjeve më të fundit. Përmbledhja e ngjarjeve më të fundit ose aktuale ka për objekt atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në stërvitje. Drejtuesi i analizës së procesit të stërvitjes, në këto raste orienton e udhëheq diskutimin duke përdorur rrjedhën logjike të çështjeve e problemeve për çdo ng-jarje, për të përshkruar e diskutuar se çfarë ka ndodhur konkretisht. Ai nuk duhet të bëjë pyetje ose të mbajë qëndrime e vlerësime të para-gjykuara e prononcuese, pohuese ose mohuese ndaj tyre, por gjithnjë kërkohet të inkurajojë pjesëmarrësit e të orientojë e drejtojë diskutimin, duke përdorur pyetje me përgjigje të hapura ose pyetje sugjestive. Pyetjet me përgjigje të lëna hapur në përgjithësi nuk kanë përgjigje të veçantë dhe lejojnë personat të cilët përgjigjen që të reagojnë e diskutojnë me origjinalitet, duke u bazuar në atë se çfarë ishte me të vërtetë e rëndësishme për ta në

këtë stërvitje. Përveç kësaj, pyet-jet me përgjigje të hapura kanë më pak gjasa që ta vendosin personelin pjesëmarrës në pozita pritjeje e në pasivitet. Kjo është më efektive në zbulimin e gjetjen e asaj se çfarë ka ndodhur më parë në stërvitje. Çështja shtrohet që të mbizotërojë një frymë besimi e mirëkuptimi shoqëror. Evitimi i karakterit kritik, shmangia e vënies para përgjegjë-sisë, qoftë edhe për mungesat e mosrealizimet në stërvitje, mënjani-mi i kërkesës së llogarisë ndaj pjesë-marrësve në diskutim janë me vlera të pazëvendësueshme. Kësisoj, “… le të përpiqemi të kuptojmë përse të tjerët vepruan ndryshe nga ajo që do të vepronim ne dhe, do të shohim që kjo është më e vlefshme se sa kritika dhe do të jetë burim simpatie, toler-ance dhe mirësjelljeje.”(4)

Porsa diskutimi do të shtrihet më gjerë dhe të ndodhë që mjaft ush-tarë apo ushtarakë të paraqesim, shtojnë e plotësojnë parashikimet e mendimet e tyre, atëherë do të bëhet më e qartë se çfarë ka ndod-hur në fakt në stërvitjen e kryer e kështu, relativisht i është arritur qëllimit të përcaktuar të analizës së procesit të stërvitjes. Gjithnjë mbahet në konsideratë se ky proces nuk është qortues e kritik; vëzh-guesit e kontrolluesit asnjëherë nuk u tregojnë ushtarëve (ushtarakëve) se çfarë ishte mirë ose keq në ve-primet e zhvilluara. Gjithsesi, drej-tuesi i kësaj analize të së procesit të stërvitjes është e domosdoshme të sigurohet se kanë dalë plotësisht në shesh e janë shoshitur, si dukuritë e karakterit pozitiv, ashtu edhe ato të atij negativ. Udhëheqja dhe orientimi me mjeshtëri i këtij diskutimi do të mundë të garantojë gjithëpërfshirjen e që analiza e procesit të stërvitjes nuk mbulon e as lustron gabimet, mungesat ose dobësitë e njësive.

Diskutimi i çështjeve kyçe. Anal-iza e procesit të stërvitjes përbën në vetvete, në thelb, një proces të zgjidhjes së problemeve. Qëllimi dhe synimet e diskutimit janë që pjesë-marrësit të zbulojnë anët e forta e ato të dobëta, të propozojnë zgjidhje e të përshtasin një kurs të veprimit, për të korrigjuar problemet që dalin. Drejtuesit mund të organizojnë këtë diskutim duke përdorur kryesisht një nga tre teknikat (metodat) e njohura, si teknikën e renditjes kronologjike të ngjarjeve stërvitore; teknikën e sistemeve të veprimit të fushëbetejës dhe teknikën e ngjar-jeve, temave ose çështjeve kyçe e

më kryesore.Metoda e renditjes në mënyrë

kronologjike të ngjarjeve paraqet një metodë logjike, të strukturuar dhe relativisht të lehtë për t’u kuptuar. Ajo ndjek rrjedhën e natyrshme të tërë stërvitjes, prej fillimit të saj e deri në fund dhe u mundëson ush-tarëve (ushtarakëve) që të shikojnë e kuptojnë efektin (ndikimin) e vepri-meve të tyre në njësitë përkatëse si dhe në ngjarjet (ndodhitë) stërvitore. Nëpërmjet trajtimit e përshkrimit të ngjarjeve sipas rendit që ato janë shfaqur, ushtarët dhe drejtuesit e strukturave e njësive ushtarake do të mund të jenë më të aftë të mba-jnë parasysh se çfarë është bërë e si ka ndodhur në stërvitje.

Metoda e sistemeve të veprimit të fushëbetejës përqendrohet dhe konturohet kryesisht duke marrë në konsideratë të shtatë elementët përbërës të këtyre sistemeve gjatë tërë procesit të rishikimit të stër-vitjes. Nënvizojmë se në thelb, siste-met e veprimit të fushëbetejës janë grupe funksionesh të operacionit (luftimit) të lidhura me njëri-tjetrin, që përdoren nga komandanti për të sinkronizuar (njëkohësuar) efektet e operacionit (luftimit) sipas qël-limit, kohës dhe hapësirës. Këto sisteme, sipas literaturës ushtar-ake bashkëkohore, përbëhen nga zbulimi; manovra; mbështetja me zjarr; mbrojtja ajrore; lëvizshmëria, kundërlëvizshmëria e qëndruesh-mëria; mbështetja me shërbime logjistike e operacionit (luftimit) dhe komandimi e kontrolli.

Duke u ndalur në secilin nga këta elementë dhe nëpërmjet diskutimit të tyre me logjikë profesionale në të gjitha etapat e stërvitjes, pjesëmar-rësit mund të kryejnë identifikimin e anëve të forta dhe atyre të dobëta të sistemeve të tilla të veprimit. Kjo metodë është më e përdorshme, në mënyrë të veçantë, në drejtoritë, sektorët, degët (seksionet), detyrat dhe përgjegjësitë institucionale të së cilëve lidhen drejtpërdrejt me një ose më shumë elementë të sistemit të veprimit të fushëbetejës. Megjithatë, drejtuesit ushtarakë që ushtrojnë këtë metodë kërkohet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos humbasin këndvështrimin dhe dallimin thelbësor të karakteris-tikave të gjendjes së përgjithshme. Për këtë, ata duhet të mos merren me diskutime të gjata rreth atyre sistemeve të veprimit të cilët nuk lidhen ngushtë me përmbushjen e misionit të strukturave a njësive.

Page 39: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 39

Metoda e ngjarjeve, temave e çështjeve kyçe përqendrohet në diskutimin e ndodhive më të rëndë-sishme e vendimtare të stërvitjes, të cilat mbështesin drejtpërdrejt objektivat stërvitorë që identifikohen në sistemin (hierarkinë) e koman-dimit përpara fillimit të stërvitjes. Nëpërmjet ruajtjes në kujtesë e mbajtjes në qendër të vëmendjes të këtyre ngjarjeve të stërvitjes ar-rihet të parandalohet diskutimi për çështje anësore dhe mënjanohet dalja nga tema e caktuar e marrja me problemet që nuk u përkasin e as kanë të bëjnë me objektivat e stër-vitjes. Kjo metodë është më efektive veçanërisht kur koha në dispozicion është e kufizuar.

Humbjet dhe dëmtimet nga forcat e veta. Humbjet dhe dëm-timet nga vetë forcat e veta (për shkak të pakujdesisë) janë dukuritë negative që shkaktohen si rezultat i përdorimit të armëve e municio-neve të veta, për ta vrarë armikun ose për të shkatërruar pajisjet apo objektet e tij, dukuri të cilat çojnë në vdekje, plagosje ose dëmtim të paparashikuar dhe të paqëllimtë të personelit ose të pajisjeve të forcave të veta.Të gjitha incidentet ose ngjarjet, të kategorizuara përafër-sisht si të tilla, të humbjeve e të dëmtimeve të forcave të veta, të cilat shkaktohen, si nga zjarri i drejt-përdrejtë dhe zjarri jo i drejtpër-drejtë (i tërthortë), ashtu edhe nga mbështetja e afërt ajrore me zjarr e të tjera duhet të diskutohen me

seriozitet, përgjegjësi e në mënyrë të hollësishme. Drejtuesi i struk-turës a njësisë ushtarake është e domosdoshme të përqendrohet në njohjen e identifikimin e shkaqeve të humbjeve e të dëmtimeve nga vetë forcat e veta (pakujdesive në radhët e forcave të veta), të përpunojë e zhvillojë procedurat standarde të ve-primit (PSO) dhe taktikat, teknikat e procedurat (TTP), për të parandaluar ato në të ardhmen. Pavarësisht nga mjedisi (në stërvitje ose në opera-cion e luftim), drejtuesi kërkohet të merret në mënyrë të përshpejtuar me të gjitha llojet e incidenteve që lidhen me humbjet dhe dëmtimet nga forcat e veta. Pas një ngjarjeje, sa më shpejt që të jetë e mundur, nevojitet të organizohet e kryhet analiza e procesit të stërvitjes, për të diskutuar rrethanat e plota që kanë të bëjnë me ngjarjen, duke patur objekt diskutimi çështjet më të mprehta të saj. Këto të fundit përfshijnë ato se, si dhe përse ndodhi incidenti; si janë identifikuar personeli dhe pajisjet e forcave të veta; si kanë qenë përcaktuar, ven-dosur e zbatuar sipas kërkesave të duhura masat e kontrollit të zjarrit në vendin e ngjarjes ku kanë ndodhur humbje e dëmtime nga forcat e veta dhe se, sa efektive kanë qenë ato; si është kryer vlerësimi i rreziqeve nga komandanti si dhe cili është qël-limi i plotë e përfundimtar i tij për misionin, përsa i përket çështjes së humbjeve e të dëmtimeve nga vetë forcat e veta.

Elasticiteti. Një nga çështjet më themelore të modelit (planit) të analizës së procesit të stërvitjes është elasticiteti. Drejtuesi është e nevojshme të përdorë formatin (modelin) kronologjik për të ndër-tuar diskutimin që duhet të mbahet (zhvillohet) e më pas, nëse do të duhet e parashikohet të ketë një çështje sistematike në një sistem të veçantë të veprimit të fushëbetejës, të cilës kërkohet t’i përmbahet grupi i rishikimit, do të ndiqet e vijohet ky sistem i veprimit të fushëbetejës në të gjithë stërvitjen. Menjëherë porsa t’i shkohet deri në fund një çështjeje e deri sa ajo të trajtohet plotësisht, analiza e procesit të stërvitjes do të mundë të vazhdojë duke përdorur formatin (modelin) kronologjik. Çdo metodë apo teknikë do të ngjallë diskutime, njohje e identifikim të anëve të forta e atyre të dobëta dhe stërvitja e njësive do të nevojitet të përmirësohet me mjeshtëri e ashtu siç duhet. Gjithsesi, drejtuesi është e domosdoshme të mbajë parasysh disa kërkesa themelore, si të jetë konkret, të trajtojë problemet të veçanta e të shmangë formalizmin e përgjithësimin; të shtjellojë rrën-jësisht të tëra çështjet e në mënyrë të plotë; të paraqesë, të shprehë e të dokumentojë me hollësi të gjitha çështjet dhe elementët që kanë të bëjnë me përmbushjen e misionit. Ai lypset të përqendrohet më shumë në veprimet praktike; të kryejë lidhjen e kryerjes së detyrave me plotësimin e objektivave të stërvitjes; të njohë e identifikojë veprimet që kërkohet të korrigjohen në aspektet e drejtimet ku shfaqen dobësi si dhe të bëjë përmbledhje e konkluzione racionale në mënyrë të vijueshme.

Përveç diskutimit të çështjeve themelore e të mprehta, të përsh-kruara më lart, drejtuesi i analizës së procesit të stërvitjes mund të nevojitet të mbajë parasysh e të parashtrojë tema e çështje të tjera orientuese, të arsyeshme e në trajtë të pavarur, të cilat përmbledhin aftësitë e ushtarëve (ushtarakëve) e të drejtuesve; ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të kryerjes së detyrave aktuale (në kohën e analizës së procesit të stërvitjes); të dhënat statistikore dhe probleme të tjera.Referenca:1.Anthony Giddens: ”Pasojat e moderni-tetit”.2.Doktrina e Përbashkët e Aleancës për kryerjen e operacioneve, AJP- 3 [B].3.Doktrina Ushtarake.4.Dale Carnegie: “Arti për të fituar miq dhe pushtet.

Page 40: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 40

i sektorit të sigurisë dhe që japin bazën për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Me 6 mars të vitit 2014, qeveria e Kosovës ven-dosi themelimin Forcave të Armato-sura që do të kenë 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe tre mijë rezervë. Në prill të vitit 2014, me kërkesën e qeverisë

Kosovë: ligji për Forcat e Armatosura në parlament

Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për

themelimin e Forcave të Armato-sura të Kosovës dhe tash çështja do të kalojë në Parlamentin e vendit.Themelimi i Forcave të Armatosura kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga pakicat kombëtare.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se është thelbë-sore që nuk po ndërtohen forca të armatosura mbi baza etnike.“Ajo që është esenciale, është që ne nuk po ndërtojmë forca të armatosura mbi baza etnike - as mbi bazë etnike të shumicës shqiptare e as mbi baza etnike të etniteteve të tjera - për të cilat ka pasur trumbetime mjaft të mëdha në opinion tani.Është një forcë unike, në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që përfshin të gjithë pjesëtarët e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, para kabinetit të Qeverisë së Kosovës ka paraqitur amendamentet kush-tetuese, duke thënë se ato janë hartuar në përputhje me kërkesat që kanë dalë, si rishikimi strategjik

së Kosovës, Gjykata Kushtetuese i kishte cilësuar në harmoni me kush-tetutën amandamentet për theme-limin e Forcave të Armatosura.Por, parlamenti dështoi dhe vendi shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamen-tare cka coj ne krijimin e qeverise me kryeminister Isa Mustafen.

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Gjeneral Rama pret ambasadorin Qemal Minxhozi

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti me 8 maj 2015 në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shq-

ipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili në emër të shtetit shqiptar, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e uroi komandantin Rama për detyrën e re. Gjeneral Rama duke falënderuar ambasadorin Minxhozi, vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, ministrive përkatëse si dhe FSK-sëdhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai theksoi se ky bashkëpunim ka qenë shumë i frytshëm sidomos në fushat e shkollimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta. Nga ana e tij ambasadori Minxhozi theksoi nivelin e mirë të bashkëpunimit në mes të dy shteteve,duke pohuar se, thellimi i këtij bashkëpunimi nuk është vetëm në të mirë të dy shteteve tona, por në të mirë të sigurisë së rajonit dhe me gjerë. Me këtë rast ambasadori Minx-hozi vlerësoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme edhe për Kosovën drejtë objektivit të saj për të qenë anëtare e NATO-s.

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 40

Page 41: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 41

që kemi aktualisht. Gjithashtu, gjenerallejtënant Erdal Ozturk, shef i Operacioneve në Shtabin e Përgjith-shëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, tha se Forcat e Arma-tosura dhe Ministria e Mbrojtjes, me gatishmërinë më të madhe ka ofruar kapacitetet e saj në të mirë të zhvillimit profesional e operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ne, shtoi gjenerali Ozturk, në bazë të planit dhe Marrëveshjes Bilaterale do të shtojmë angazhimet tona që në të ardhmen të rrisim numrin e trajnimeve dhe fushave të trajnimeve, pastaj do të identifikojmë edhe fusha tjera të nevojshme për mbështetjen tuaj në këtë fazë, por edhe në të ardhmen në ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

FA të turqisë partner i rëndësishëm për FSK-në

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK),

Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën me 22 maj 2015, në takim të përbashkët një delegacion të lartë ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjenerallejtënant Erdal Ozturk. Minis-tri Haki Demolli, fillimisht e falënderoj gjeneralin Ozturk dhe nëpërmjet tij Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turq-isë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dyja Forcave, dy ministrive dhe të dyja vendeve tona. Gjithashtu, ministri Demolli tha se bashkëpunimi ynë në kuadër të Marrëveshjes bilat-erale, është duke u realizuar në të gjitha fushat me interes të përbash-kët. Ministri Haki Demolli në takim gjithashtu, shtoi se Ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen, duke shpreh mirënjohje për kontributin e gjithanshëm që Forcat e Armatosura të Turqisë po japin si në shkollimin e pjesëtareve, trajnimin e gjithashtu edhe në mbështetjen me pajisje të nevojshme. Në fund, ministri Demolli shprehu konsideratën për kontributin e palodhshëm të Kontigjentit turk në kuadër të KFOR-it që ka dhënë në sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

Nga ana e tij, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi qe falënderoj gjeneralin Ozturk për vizitën si dhe për urimin për detyrën e re, atë të Komandantit të FSK-së, tha se Forcat e Armatosura të Turqisë në vazhdimësi kanë treguar që janë partner i rëndësishëm për FSK-në, dhe se kontributi i Ushtrisë së Turqisë në shumë fusha ka qenë i dobishëm jashtëzakonisht për zhvillim e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në veçanti, gjeneral Rama shpre-hu konsideratë për implementimin e planeve të shkollimit, trajnimit dhe mbështetjes të cilat kanë dalë dhe do të dalin edhe në të ardhmen, bazuar në Marrëveshjen Bilaterale

“Ushtari më i mirë në FSK, 2015”Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant

Rrahman Rama, ndau çmimin ,,Ushtari më i mirë në FSK,2015’’, për ushtarin Migjen Shalen, në një ceremoni solemne të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, pikërisht për shpallen e ushtarit më të mirë të garës së sivjetme. Aktiviteti i shpalljes së rezultateve të garës për ,,Ushtarin më të mirë 2015’’, u mbajt në Komandën e Brigadës për Mbështetje Operacionale, ku u ndanë tri çmimet e para dhe me nga një mirënjohje u nderuan të gjithë garuesit. Në ceremoni morën pjesë oficerë të lartë të FSK-së, si dhe oficerë dhe nënoficerë ndërkombëtar.

Në fjalën e rastit, në këtë aktivitet, gjeneral Rama tha se ndjehet tejet i lumtur që ushtarët të cilët kanë garuar gjatë këtyre ditëve, kanë treguar profesionalizëm, përkushtim, dhe njohuri shumë të mira të shkathtësive ushtarake. Komandant Rama më tej shtoj se: ,, Ba-zuar në rezultatet e arritura, mund të them se ne gjithë jemi fitues e gjithashtu, Ju keni dëshmuar që ne si forcë e re jemi në rrugë të mirë të ngritjes së kapaciteteve tona, dhe ushtarët tonë janë të përgatitur, të motivuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja. Në fund të ceremonisë u shpallën edhe emrat e fituesve të garës, në vendin e parë sipas rezultateve të arritura në gjitha disiplinat u përzgjodh, ush-tar Migjen Shala, nga Brigada për Mbështetje Operacionale në vendin e dytë, ushtar Besnik Nebihu, nga po e njëjta brigadë, kurse, vendi i tretë i takoi Elvis Hasanajt, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë. Çmimet kryesore i ndau, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), kolonel Chad Batts, dhe rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj. Gjithashtu të 22 ushtarët garues nga të gjitha brigadat e FSK-së u nderuar me nga një mirënjohje për pjesëmarrje.

Për tri ditë me radhë, 22 pjesëtarë të përzgjedhur të të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandë së Doktrinës dhe Stërvitjes), garuan dhe sipas rezultateve të tyre të arritura, nesër pritet që të shpallet ush-tari më i mirë. Ushtarët u testuan në këto lëmi: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim në njohuri të përgjithshme ushtarake, marshim në distancë të gjatë me ngarkesë, etj. Gara e FSK-së, për ushtarin më të mirë, është organizuar për herë të dytë në FSK. Garën e vitit të kaluar e pati fituar tetar Binak Podrimqaku, i cili në këtë muaj do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të ushtarëve më të mirë që do të mbahet në Republikën e Kroacisë.

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 41

Page 42: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 42

lule në cdo var, vizitojnë muzeumet e Ushtrisëdhe qytetit. Ceremonia e Memorial Day në shtetin e Pensil-vanisë zhvillohet çdo vit në Muzeun e Ushtarëve dhe Marinarëve të Pittsburghut, një nga muzetë më të mëdha të këtij lloji në SHBA. I ngritur një shekull më parë, ky muzeum përmban një pasuri të madhe histo-rike jo vetëm në sferën ushtarake, por dhe më gjerë. Në eksponatet e tij pasqyrohet historia e krijimit të qytetit dhe rajonit e gërshetuar kjo me luftërat e zhvilluara në SHBA, brenda dhe jashtë vendit. Bazuar në konceptin kohor të zhvillimit të ngjarjeve vijnë me radhë ushtarakët e çdo rangu, çdo shtresë apo gjinie, pjesmarrës në betejat dhe luftërat e zhvilluara.

Natyrisht përmbajtja e muzeumit ka kolonë kryesore konceptin e lir-isë dhe demokracisë, për të cilën amerikanët kanë luftuar më shumë se kushdo. Në muzeum zenë vend të gjithë burrat dhe gratë e Pensilva-nisë që pamvarësisht gjinisë, racës, moshës, origjinës kanë luftuar për liri dhe paqe. Është një muzeum i kom-pletuar dhe mbresëlënës, i cili cdo ditë vizitohet nga dhjetra vizitorë. Një kompleks muzeal, do ta quaja, i konceptuar dhe realizuar bukur në formë dhe përmbajtje, që nga godina e stilit klasik. Kam shkruar gjatë për këtë muzeum vitin e kaluar dhe sdua përsëris, por ajo që dua të evidentoj është një fakt i rëndësishëm për opinionin shqiptar.

Kam dy vite që bashkëpunoj

Kompleks muzeal, me pasuri historike në sferën ushtarake

“MeMoRIal Day CelebRatIoN”

Muzeu “Memorial Day Celebration” në Pittsburgh të SHBA-së:

SHeFQet KërcelliPittsburgh, SHBa

Paraditen e datës 25 maj, qindra qytetarë të Pitts-burghut dhe qendrave të tjera të shtetit të Pensil-vanisë mbushën lulishtet dhe ambientet e brend-

shme të Soldiers&Sailors Memorial Hall&Museum në qendër të qytetit, për të festuar Memorial Day Cel-ebration. Dita e kujtimit të rënëvë është një ditë e veçantë në SHBA, sepse kujtohen e respektohen të gjithë meshkujt dhe femrat me uniformë që kanë dhënë jetën në

beteja. Kjo ditë e ka origjinën që nga Lufta Civile në SHBA, për të nderuar ushtarakët që vdiqën në luftë nga të dy palët luftuese.

Fillimisht ajo njihej si dita e dekori-meve, por në shekullin e XX, koncepti i saj u zgjerua duke ju përkushtuar kryesisht të rënëve dhe veteranëve të Luftës. Nga fillimi i shekullit të XX-të ajo festohet të hënën e fundit të majit dhe është ditë pushimi në të gjithë shtetet federale të SHBA. Në ditën e kujtimit të të rënëve, vet-eranë të luftës,ushtarakë aktivë e në pension bashkë me familjet, si dhe qytetarëte shumte vizitojnë varret e të rënëve, memorialet e tyre, ven-dosin flamuj të SHBA e buqeta me

“Kam dy vite që bashkëpunoj me drejtuesit e Muz-eut “Memorial Day Celebration” në Pittsburgh të SHBA-së, për ngritjen e një këndi (corneri) të vecantë të bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri”.

Page 43: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 43

me drejtuesit e këtij muzeumi për ngritjen e një këndi (corneri) të vecantë të bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri, ide të cilën po e konkretizojmë gradualisht bashkë me zotin Michal Kraus, restaurator në këtë muzeum. Madje zoti Michael ka filluar të ndjehet shqiptar dhe mirëpret çdo shqiptaro-amerikan si vizitor të këtij muzeumi. Kështu në arkivin e këtij muzeumi mund të gjeni disa nga momentet kryesore të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve si, ndihma e Departamentit të Shtetit e Pentagonit për ushtrinë shqiptare gjatë këtyre dy dekadave, programet e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e arësimimit të ushtarakëve shq-iptarë, stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta, vizitat e anijeve të SHBA në portet tona deri tek operacionet paqeruajtëse dhe ato kundër terrorizmit. Sigurisht që vend kryesor kanë ushtarakët shq-iptarë të rënë në fushën e betejës si, Heroi Kapiten Feti Vogli, që ra duke luftuar krah për krah me ushtarakët amerikanë në Kandahar, por dhe djem shqiptaro-amerikanënë përbërje të ushtrisë së SHBA, të vlerësuar me medalje të ndryshme nga autoritet e SHBA.

Për merak të lexuesve në këto material të thjeshta nuk ka asnjë ngjyrim politik, dhe këtë punë e kam bërë thjesht vullnetarisht, si ish ushtarak e dëshmitar i këtij bash-këpunimi mbas viteve ’90. Bazë në njohjen dhe pasqyrimin e tyre janë kryesisht materiale të pasqyruara në shtypin ushtarak shqiptar. Në këtë kuptim shqiptaro-amerikanët kudo që jetojnë në SHBA, mund të mar-rin pjesë denjësisht në ceremonitë e Memorial Day. Bazuar në këto ndjesi, më 25 maj, u bëra pjesë e aktiv-iteteve të larmishme të zhvilluara në këtë ditë të shënuar, ku u përf-shinë qindra qyetarë Pittsburgas, të gjithëmoshave. Kishte dhe ish ushtarakë, tani veteranë që kishin qenë në Shqipëri dhe Kosovë. Fil-limisht në orën 11.00, u zhvillua një ceremoni e vecantë për ushtarakët e Pensilvanisë të rënë në luftën kundër terrorizmit. Presidenti i shoqatës së veteranëve dhe shef ekzekutiv i saj, (CEO, Chief Executive Officer), zoti John F.McCabe i uroi mirëseardhjen qytetarëve të shumtë me ose pa uniformë dhe vlerësoi kontributin e qytetarëve të Pensilvanisë në këtë luftë të madhe, vecantërisht ve-prën heroike të dhjetra ushtarakëve që dhanë jetën për këtë kauzë të

shenjtë.Por për mua ishte befasi, kur

gjatë fjalimit zoti John theksoi se në këtë luftë të madhe ne do vashdojmë bashkëpunimin me shtetin e popullin shqiptar. U ndjeva krenar për këtë, pasi në sallë ishin qindra qytetarë të Pittsburghut, mjaft prej të cilëve pak ose aspak dinë për vendin tonë. Më pas nën drejtimin e kapelanit Ira Houck, përfaqsues i kishës mirësia anglikane, u zhvillua ceremonia e bekimit të të rënëve në beteja. Ishte mallëngjyes e prekës dokumentari që paraqiste të gjithë luftëtarët e Pen-silvanisë në operacionet kundër ter-rorizmit, nën tingujt e simfonive të përzgjdhura për bijtë dhe bijat e këtij shteti. E pra, kujtohej, nderohej dhe respektohej cdo ushtar, nënoficer e oficer për përkushtimin dhe gjakun e derdhur në emër të lirisë. Ndërkohë familjarët e këtyre ushtarakëve e shihnin me sytë e tyre vlerësimin e shtetit amerikan, se nuk humbiste gjë nga djersa dhe gjaku i derdhur për paqe dhe siguri nga bijtë e tyre. Mbas kësaj ceremonie prekëse për të gjithë, vizitorët e shumtë ju drej-tuan ambienteve të muzeumit, për tu njohur me përmbajtjen e tij. Duhen ditë që ta vizitosh atë, por dhe për 6 orë mund të krijosh përshtypje për vlerat që mbart ky muzeum. Muzeu pasurohet cdo ditë me materiale, dokumente e fakte, të dhuruara nga qytetarë e familjarë të ushtarakëve të Pittsburghut. Në ditë të zako-nëshme atje punon një staf prej 15 vetash, ku përfshihen specialistë e ishushtarakë, njohës të periudhave të ndryshme historike, por në raste ceremonish ka me dhjetra vullnetarë që ndihmojnë për cdo punë e shërbim që duhet në këto raste. Kështu duke vizituar këndet e muzeut pashë që

dikush shpjegonte me pasion pjesë nga muzeu. E ndoqa për gati 1 orë shpjegimin e tij dhe më pas e pyeta, kush ishte. Jam Ed Rak, më tha me dashamirësi, kam qenë pilot dhe tani në pension. Nuk ka ciceron më të mirë se një ishushtarak për këto muzeume, thashë me vete. Pjesë e këtij grupi vullnetarësh ishin dhe të rinjtë, kështu djaloshi Avery Kamin-ski, student i historisë, orientonte shikuesit e shumtë në ambientet e muzeumit. Aktivitetet kulturore-historike-zbavitëse pasonin njëri-tjetrin. Ndërsa një pjesë njihej me muzeumin, të tjerët ndiqnin një kon-cert me fyell dhe daulle nga grupi i Regjimentit të 6-të të ushtarëve dhe marinarëve të cilët performuan disa pjesë karakteristike që shoqërojnë ushtarët para se të shkojnë në betejë.Duke ndjekur këtë koncert sa foklorik, aq dhe patriotik e ushtarak, shfrytëzova disa minuta për të njohur grupin e televizionit kryesor të qytetit të Pittsburghut, KDKA me momentet kryesore të bashkëpunim-it SHBA-Shqipëri dhe prezantova vizitat e anijeve amerikane në portet e Durrësit e Vlorës. Ndërkohëfëmi-jët zinin një vend te vecantë në këtë ditë, ndaj nga ora 14.00 deri më 15.00, ata zhvilluan ushtrime të ndryshme rreshtore-ushtarake e sportive,me veshje e piktura të ndry-shme në fytyrë dhe temë atdhe-dashurinë, nën drejtimin e Curatorit të muzeut Michael Kraus, ku për më të shkathtin kishte një zarf të mirë me Dollarë. U zhvilluan ushtrime për shpejtësinë në ngrënien e bukës së misrit e ushqime të tjera që përdorin ushtarët në beteja. Kuptohet që për fituesin e cdo gare kishte stimul material.Ky aktivitet madhështor nuk kishte ngelur jashtë vëmendjes

Page 44: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 44

së Qëndrës së Rekrutimit Ushtarak të Pensilvanisë të cilët ishin të pran-ishëm me një eksponat të vecantë, jo pa rezultat, pasi pashë me sytë e mi të paktën 6 të rinj që u regjis-truan në ushtrinë e SHBA. Mbasdite një nga grupet më të mira muzikore të Pittsburgut, “Brassroots”, dha një koncert falas për të gjithë pjesmarrësit dhe familjet e të rënëve. Vec pjesëve orkestrale në nderim të të rënëve u ekzekutuan me mjeshtëri hymni i SHBA, marshet ushtarake të Marin-save, Forcave Ajrore, Flotës Ushtarake, Rojes Bregdetare, Gardës Kombëtare, etj. Cdo gjë ishte prefekte dhe e orga-nizuar mirë, ku dhe qytetarët e thjeshtë të dukeshin si pro-fesionistë, gërshetohej tradita, puna, kultura, aftësitë, mosha.Hedhja e llotarive ishte një mo-ment tjetër tërheqës i festi-meve të kësaj dite. Dhjetra veteranë e familje ushtarakësh fituan vizita turistike falas në vende e hotele të ndryshme të SHBA. Ishte një ditë ku njerzit respektonin në heshtje të rë-nët, por e ngarkuar dhe me emocionet e programit që u zbatua ashtu thjesht, natyr-shëm dhe pa show artificial, ashtu si dinë ti bëjnë amerika-nët këto punë. Festimin e kësaj dite e sponsorizonin mjaft firma të Pittsburgut ku spikaste restoranti “Shtëpia e peshka-tarit e Pittsburgh-ut”. Ishte vërtet mbresëlënës kontributi i bisnesmenëve për të nderuar të rënët por dhe veteranët që ishin gjallë. Njerzit në tavolinat e mbushur plot ndiqnin aktiv-itetet, bisedonin për operacio-net e betejat e zhvilluara, se-cili kishte shumë për të treguar, flisnin direkt me ushtarët e mari-narët nga Pittsburghu kudo që ndodhen ata, dërgonon pako të ndry-shme, etj. Hapësira e gjelbër për-rreth muzeumit, një sipërfaqe prej disa akrash tokë, i krijonte mundës-inë pjesmarrësve të qëndronin me miq e fëmijë pa shtrënguar kënd. Krahas ndihmës së bisneseve dhe disa universitete të Pittsburghut ofronin bursa për fëmijët e të rënëve dhe veteranëve, ndërsa për këtë ditë vunë në dispozicion disa konvikte për veteranët e ardhur nga rrethinat e Pittsburghut. Pra, në këtë ditë kra-has pjesmarrjes masive, për zhvil-limin sa më normal të saj, u anga-

zhuan e kujdesën të gjithë, jo vetëm Departamenti i cështjeve të ush-tarakëve dhe veteranëve të Pensil-vanisë dhe shoqatat e veteranëve apo ushtarakëve, që e kanë për de-

tyrë. Gjithashtu shteti i Pensilvanisë në një eksponat të vecantë prezan-toi një program për mundësitë e punësimit dhe edukimit të ishush-tarakëve dhe veteranëve, të cilat ishin të shumta, sidomos industria e Pensilvanisë Jugperëndimore kërkonte punonjës të kualifikuar.Shteti i afronte punë sipas zanatit që dëshëronte, por dhe të kualifikon falas për këtë. Aktivitetet vazhduan deri vonë. Këto bënë që dita e ku-jtimit të të rënëve të merte kuptimin e saj të plotë, respekt dhe nderim për të gjithë ata që bënë aktin sub-lim, duke dhënë jetën për liri. Këtë e theksoi dhe presidenti Obama, i cili gjatë vizitës në memorialin e të rë-

nëvë nëWashington më 25 maj tha se “Këta qytetarë amerikanë dhanë gjithëshka kishin, as për lavdi, as për mirënjohje, por për dicka më të madhe që tejkalon veten e tyre”.

Duke ndjekur me detaje programin e Memorial Day theksoj se,nga kjo mënyrë e të përkujtuarit të të rënëve për gjestin e tyre fisnik,kemi cfare të mësojmë dhe ne, si këtu në Amerikë ashtu dhe në Shqipëri. Psh.-Në organizimin e festave tona ne mund të fusim mjaft pjesë nga programi që zbatojnë ameri-kanët, sidomos ato për atdhe-dashurinë. –Nga mënyra se si janë konceptuar, oraganizuar e menax-hohen muzetë në SHBA mund të përfitojnë të gjithë specialistët, muzeologët dhe punonjësit e këtij sektori në Shqipëri, të cilët për fat i kemi me shumicë.–Mendoj se Shqiptaro-amerikanëtkanë të drejtën morale dhe janë të pran-ueshëm për cdo festë tradicio-nale të SHBA, përfshi Memorial Day, anasjelltas ata duhet të ftojnë dhe amerikanët në orga-nizmin e festave tona kombëtare, se miqësia forcohet e zhvillohet në këto aktivitete e jo thjesht nëpër takime zyrtare.-Ka ardhur momenti që të krijohet shoqata e ushtarakëve shqiptaro-amerikanë në SHBA, varet kush e mer inisia-tivën, pasi vetëm në New York janë mbi 200 familje ishushtarakësh shqiptarë. –Është e domosdoshme që në Shqipëri të caktohet një ditë e mirëfilltë e veteranëve, që të festohet thjesht e pa tam-tame, sic i bëjmë ne, kjo nuk e zvëndëson 5 majin, por zbut debatet pa fund tëdatave 28-29 nëntor.–Ndërsa në Ushtrinë Shqiptare duhet të caktohet, dita e paqeruajtësve shqiptarë, ku të evidentohet vlerat dhe kontributi i djemve tanë,

pjesmarrës në misione, me të cilët po mburremi të gjithë, ata që j’a kanë bërë bam në beteja këto 20 vite, e cila gradualisht mund të kthehet dhe në festë kombëtare. Kështu sfumohet dhe roli i të paaftëve, parazitëve e militantëve që gëlojnë me shumicë në ushtrinë shqiptare.- Këto dhe të tjera do i shërbejnëmë së miri forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë, se tashmë populli shqiptar e ka kup-tuar që ne kemi vetëm një partner strategjik, kjo është SHBA, se ndry-she na ha ariu, ujku, dhelpra e cakalli. Politikanët e pushtetarët tanë duhet ta dinë se të tjerët janë thjesht partnerë e aleatë.

Page 45: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 45

Në muajin maj të çdo viti zhvillohet dita kombëtare e miqësisë me studentët e

huaj që studiojnë në Turqi. Kështu në 16 maj 2015 u zhvillua dita e miqësisë në shkollën e lartë ush-tarake të Forcës Ajrore, më datën 22 maj në Akademinë e Forcës detare dhe me 23 maj, në Akade-minë e Forcës Tokësore, në Ankara. “Në këtë ditë të miqësisë, thotë kolonele Razie Mehmeti, Atashe Ushtarak ne Turqi, të gjithë stu-dentët ushtarakë të vendeve të huaja që studiojnë në Akademinë Ushtarake që nga viti 2005, orga-nizojnë Ditën e Miqësisë dhe Vël-lazërisë në Akademinë Ushtarake me qëllim për të zhvilluar miqësinë dhe vëllazërinë dhe për t’iu ofruar mundësinë atyre që ata të prezan-tojnë kulturat e tyre, ku nuk kane munguar as ushtarakët shqiptarë që studjojnë në Turqi”.

Në aktivitetin e këtij viti kanë marrë pjesë përfaqësues të mis-ioneve diplomatike të 19 shteteve, si nga Shqipëria, Kosova, Arabia Saudite, Turkmenistani, Afgani-stani, Gjeorgjia, etj. Gjithashtu kanë marrë pjesë 92 studentë të akademive detare dhe ajrore dhe personel ushtarak i ftuar. Akademia Ushtarake në Ankara të Turqisë ka festuar me aktivitete të ndryshme Ditën e Miqësisë dhe Vëllazërisë. Në një deklarate nga Komanda e Forcave Tokësore, theksohet se “me personelin ushtarak të vendeve të huaja që studiojnë në Akademinë Ushtarake për të zhvilluar miqësinë dhe vëllazërinë dhe për t’iu ofruar mundësinë që ata të prezantojnë kulturat e tyre, që nga viti 2005 çdo vit në muajin maj ata organi-zojnë Ditën e Miqësisë dhe Vël-lazërisë në Akademinë Ushtarake”. Në mënyrë për të përditësuar

dhe për të publikuar të dhënat e akademikëve në faqen e internetit të shkollës është krijuar paneli “Personeli ushtarak i Vizitorëve”. Në këtë panel japin përshtypjet edhe të diplomuarit nga kjo shkollë. Një nga të diplomuarit, atasheu ushtarak i Turkmenistanit, Azat Durdiyev, ka theksuar se ai është diplomuar në vitin 2001 nga kjo shkollë dhe se është krenar që ka

qenë pjesë e kësaj akademie. Ai ka theksuar më tej se nuk janë har-ruar kurrë miqësitë e krijuara në këtë ambient. Në kuadër të mar-rëveshjeve dypalëshe që nga viti 1992 në akademinë Ushtarake në Ankara studiojnë të rinj, por edhe të tjerë nga vende të ndryshme. Përkohësisht tani në Akademinë Ushtarake studiojnë 285 studentë nga 19 vende.

Turqi: Studentët ushtarakë shqiptarë në ditën e Miqësisë

Page 46: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 46

luftës së Dytë Botërore dhe vitet e saj nuk shterin së afruari ngjarje dhe dokumente që vijojnë të hulumtohen dhe plotësohen. 9 maji i vitit 1945, në Berlin, ku u piketua lufta, në prani të përfaqësuarve të aleatëve:

Zhukov, Spotz, Tedder e De Latre dhe të gjermanëve: Ketel, Feidburg e Stumpf, u bë dhe kapitullimi i gjermanëve. Kështu u mbyll dhe prologu i kësaj lufte. Popujt liridashës e festojnë këtë datë si një ngjarje të madhe të njerëzimit, ku Lufta Antifashiste e popujve

mposhti mortajën fashiste që kishte zaptuar çdo cep të botës.

Në historinë e njerëzimit Lufta e Dytë Botërore është konflikti më i madh, ku u përfshinë 61 shtete dhe e gjithë popullsia, ekonomia dhe burimet natyrore të tyre. Vep-rimet luftarake të këtyre shteteve u shtrinë prej Atlantikut deri në Paqësor, ku morën pjesë 110 milionë ushtarë, ku u përdorën teknika më moderne e kohës dhe në shifra kolosale, ku vetëm avionë, tanke dhe topa numëroheshin mbi 2.400.000.

Në këtë ndeshje të madhe të nazizmit gjerman, të fashizmit italian, të militarizmit japonez e aleatëve të tyre, si: Finlanda, Austria, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, u ballafaqua fuqia ushtarake e Koalicionit Anti-fashist Botëror me në krye Bashkimin Sovje-tik, Anglinë dhe SHBA, si dhe forca morale e materiale e popujve, që ju bashkuan këtij kualicioni. Ky koalicion antifashist u diktua nga nevoja e luftës kundër fashizmit, për të fituar lirinë dhe për zhvillimin progresiv të njerëz-imit. Koalicioni antifashist ishte aleanca më e madhe në historinë diplomatike dhe që përf-shiu 51 shtete në fund të luftës, popujsh e

ProF. aSoc. dr. BerNard zotaj

dhe fitorja e popujve

Koalicioni ANTIFAShIST

Në rreshtat e Ushtrisë Nacional Çlir-imtare kishte luftëtarë edhe nga kombësitë e tjera si: ital-ianë, armenë, rus, turkmen, francez, çek, polak e deri gjerman ku humbën jetën rreth 100 prej tyre.

Page 47: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 47

forcash përparimtare të bashkuar nga një qëllim i madh për t’i prerë rrugën forcave nazifashiste.

Qëllimit të koalicionit i parapriu një lëvizje e gjerë diplomatike. Më 22 qershor 1941 kryeministri britanik Çurçill dhe më 24 qershor presidenti amerikan Rusvelt në emër të qeverive së tyre shpallën mbështejen ndaj BS, për të luftuar kundër nazifashistëve. Ndërsa nga data 9-12 gusht 1941 u mbajt Konferenca Anglo-Amerikane dhe u firmos dokumenti që kishte dhe emërin e përfaqësuesve të BS, Belgjikës, Çekoslovakisë, Greqisë, Polonisë, Holandës, Norvegjisë, Luksemburgt dhe Francës.

Midis datave 29 shtator-1 tetor 1941 në Moskë u mbajt Konferenca e tre Fuqive të Mëdha: Bashkimi Sovjetik, Angli dhe SHBA. Këto fuqi nënshkruan deklaratën për ndihmë ndaj BS, që do të mbante peshën kryesore të kësaj lufte. Nisur nga ky protokoll, SHBA e Anglia nga ky moment deri në korrik të vitit 1942 do dërgonin në BS çdo muaj 400 aeroplanë, 500 tanke, makina, aluminë, etj.

Sulmi i Japonisë në Përl Harbor, përkrah SHBA-së dhe kundër saj u rreshtuan Australia, Zelanda e Re, Kanada, Bashkimi Jugafrikan, India, si dhe një seri vendesh nga Amei-kana Latine, Komiteti Kombëtar i “Francës së Lirë”, qeveritë e Polonisë, Greqisë, Irakut, Egjyptit, Çekosllovakisë e Kinës.

Përfundimi i Betejës së Moskës dhe i hyrjes së SHBA-së në luftë forcoi lidhjet midis tre Fuqive të Mëdha dhe popujve antifashistë. Në janar 1942 në Uashington u nënshkurar deklarata e 26 shteteve e njohur si “Deklarata e Kombeve të Bashkuara”, ku kon-firmohej e shpallej përdorimi i të gjithë forcave të tyre ushtarake, ekonomike në luftë kundër fashizmit dhe të bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Në këtë mënyrë u përcaktuan qartë pjesëmarrësit e koalicionit të shteteve ndërluftuese. Në Shqipëri, Konferenca e Pezës ishte reflektim i parë antifash-ist, në përputhje me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara të 1 janarit 1942. Kështu filloi qëndresa anti-

fashiste në Shqipëri, që u zgjerua dhe u forcua e pati jehonë, ku dhe u mbështet nga Kombet e Bash-kuara Antifashiste dhe prej Fuqive të Mëdha.

Të shumta ishin ndeshjet ballore midis forcave të bllokut nazifash-ist dhe forcave aleate në beteja të përgjakshme e privacione të pa-fundme të cilat çuan në dëmtimin deri në shkatërrimin e fashizmit. Beteja e Londrës, shënoi pa dys-him, të paktën qëndresë si dhe të parën disfatë që iu shkaktua Hitlerit në çmendurinë e tij shkatërimtare. Beteja e Moskës, e lavdishmja e Stalingradit, e El Alameinit, e Kurskut, si dhe zbarkimi në Siçili dhe Normandi, të cilat shënuan dhe hapjen e Frontit të Dytë. Këto do të vazhdonin me Betejën e Berlinit,

si dhe ndeshjet në Lindjen e Largët kundër militaristëve Japonezë, duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Përkrah fuqive aleate u zhvil-lua dhe rezistenca e popujve dhe e vendeve të koalicionit antifash-ist. Megjithë ndihmën e aleatëve, në vitet 1940 rezistenca mbeti larg kërkesave të asaj lëvizjeje të gjerë masive popullore që do të shpërthente më pas. Ndryshime cilësore ndodhën edhe në Shqipëri, në Greqi, në Jugosllavi, e në vende në të cilat kundërpërgjigja popul-

lore ishte e gjërë e menjëhershme. Këto vende krijuan formacione të fuqishme partizane e çlirimtare të cilat kryen luftë të vendosur aktive kundër okupatorëve. E fuqishme u zhvillua lëvizja në skajin tjetër të Evropës sidomos në Francë apo lëvizja e leckamanëve në Hol-landë, e pagëzuar më këtë emër në kujtim të revoltës së vendeve të ulta kundër pushtimit spanjoll në shke. XVI. Ndërsa lëvizja e rez-istencës gjeti terren deri në kam-pet naziste të punës, bile dhe në kampet e vdekjes si në Buhenvald, Mathauzen, etj. Tashmë është e njohur veprimtaria e grupeve “Rote Kapelle” dhe “Rosa Bianca” në Gjermani.

Lëvizja e rezistencës u zhvillua

dhe në vendet e Azisë të oku-puara nga Japonia. Në prapavijën Japoneze, në Kinë vijonin veprimet forcat e fuqishme partizane, ve-prime aktive luftarake çlirimtare zhvilluan atdhetarët birmanezë, koreanë, vietnamez, filipinas etj.

Veçori e rëndësishme e Luftës Antifashiste dhe që gjeti shprehje në luftën e popujve kundër push-tuesve fashistë ishte karakteri i saj mbarënacional. Kjo përligjej edhe me detyrat e përbashkëta të luftës kundër okupatorëve fashistë, ndih-ma reciproke e reparteve nacionale

Page 48: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 48

etj. Në shumë vende të Evropës të okupuara nga fashistët në radhët e partizanëve luftuan me dhjetra mijra luftëtarë rus, anglez, ameri-kan, etj. Në Shqipëri nga 15 mijë ushtarë italianë që u dorëzuaan pranë formacioneve partizane, një numur prej 2250 veta u futën në përbërje të formacioneve partizane prej të cilëve 472 u rreshtuan në përbërje të brigadave sulmuese, 401 hyn në shërbim të prapavijës, pjesa tjetër prej 1277 vetash u angazhuan pranë komandave të vendit. Por në rreshtat partizane numërohen rreth 200 luftëtarë të tjerë, shumica armenë dhe një pakicë nga kombësitë e tjera rus, turkmen, francez, çek, polak e deri gjerman, kryesisht të dezërtuar nga radhët e ushtrisë naziste në Shqipëri apo të liruar nga kampet e internimit nga partizanë shqiptarë. Këta luftëtarë të huaj së bashku me partizanët shqiptarë shpesh u shquan për veprime të guxim-shme dhe shpirt heroizmi. Në këtë kah njihet veprimtaria luftarake e batalionit “Antonio Gramshi” por dhe e formacioneve më të vogla me italianë apo kombësi të tjera. Nga radhët e italianëve ranë 73 luftëtarë gjatë veprimeve luftarake kundër pushtuesve nazifashist dhe janë shpallur dëshmorë të Shq-ipërisë. Ndërsa nga luftëtarët e kombësive të tjera dhanë jetën 24 prej tyre.

E njohur është dhe veprimtaria e misioneve aleate në Shqipëri dhe Ballkan e më gjerë. Shqiptarët u janë mirënjohës misioneve aleate që në përgjithësi u treguan ushtarakë të devotshëm, besnikë të misionit të tyre, që përballuan privacione të shumta të luftës partizane në një terren malor e me kohë të keqe, shpesh me mungesa në ushqime e veshmbathje, privacione që çuan deri në humbjen e jetës në emër të lirisë etj. Vetem nga misionaret anglezë, më i madhi në numër dhe në kohëzgjatje prej 18 muaj, dhanë jetën 84 luftëtarë, 37 prej tyre prehen në monumentin e ngritur në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Komandat partizane të vendeve fqinje realizuan një bashkëveprim luftarak të ngushtë. Kështu bash-këveprim i tillë ishte vendosur midis

francezëve dhe partizanëve ital-ianë. Veprime të përbashkëta kryen partizanët italianë e jugosllavë, për herë pati bashkëveprim edhe midis shqiptarëve e jugosllavëve, shqiptarëve e grekëve, francezëve e belgëve, jugosllavëve e bullgarëve, grekërve e jugosllavëve, etj.

Terrori nazist është i paimagjin-ueshëm sidomos ndaj çifutëve që Hitleri e konsideronte si kusht për rendin e ri. Në kampet e përqën-drimit, po riprodhohej e zbatohej thënia cinike e Hitlerit “unë kam të drejtë të zhduk miliona njerëz të racës më të ulët, që shumohen si krimba”. Nuk mund të harohet 9-10 nëntori 1938, i cili ka hyrë në his-tori me emrin “Nata e Kristaltë”, ku në territorin e Rajhut të Tretë, shpërthyen përndjekjet raciste më të tmershme të historisë e ku kërkohej hapja e dyerve të Kampit të përqëndrimit të Buhenvaldit e nga ku hierarku nazist Hajdriu urdhëronte të ligjërohej “gjuetia e njerëzve”.

Humbja njerëzore në Luftën e Dytë Botërore ishte shumë e madhe. Shifrat e sakta për humbjet e pjesëmarësve nuk janë gjithmonë të vlefshme dhe këto që janë, disa jnë konsideruar zakonisht si të pabesueshme. Vlerësimi më i mirë llogaritë në listën e të vdekurve

përafërsisht në 50 milionë njerëz. Humbjet e BS ishin më serioze. Shuma totale më e mundshme e të vdekurve ushtarakë dhe civilë shkon në 20 milionë, përveç kësaj në kra-hinat e pushtuara nga gjermanët mbi 2/3 e shtëpive dhe qendrave të prodhimit u shkatërruan.

Aleatët perëndimorë dolën më pak të dëmtuar, ku SHBA pati 300 mijë njerëz të vrarë, Britania nën 500 mijë dhe vendet e Mbretë-sisë Britanike një shtesë prej 120 mijë më pak se sa humbjet e Mbretërisë Britanike në Luftën e Parë Botërore. Humbjet gjermane ishin mbi 4.5000.000 nga të cilët 1 milionë ishin civilë, shumica të shkaktuar nga nazistët ndaj popullit të vet. Forcat Aziatike patën hum-bje më të rënda. Humbjet japoneze ishin 2 milionë, Italianët humbën mbi 500 mijë vetë. Humbje të rënda pati edhe Kina. Vlerësimet e humb-jeve kineze llogaritin rreth 10 mil-ionë ushtarak e civile. Gjenden edhe disa shifra të tjera për të vdekurit, gjetkë në Azi, por është e njohur që 1 milion e 500 mijë vetë vdiqën në Bengal nga uria në verën e vitit 1943. Më tepër mund të bëhej për të lehtësuar këtë disfatë, në qoftëse transporti detar dhe heku-rudhor do të lihej i lirë nga kërkesat e luftës. Në Evropën Qendrore dhe

Page 49: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 49

Lindore, më tepër se 5 milion e 500 mijë hebrenj të vrarë nga na-zistët dhe shumë civilë jo hebrenj u vranë gjithashtu nga nazistët. Rekordi karakteristik i partizanëve Jugosllavë nuk u arrit pa një cmim. Ndoshta 1 milionë civilë jugosllavë vdiqën në duart e gjermanëve dhe në luftë për mbrojtjen e vendit të tyre. mbi 4 milionë nga vendet e tjera të Evropës Lindore vdiqën, ndërsa Forcat e Armatosura të Jugosllavisë, Hungarisë, Polonisë e Rumanisë humbën së bashku 300.000-400.000 vet vetë. Bull-garia pati humbjet më të pakta: 20 mijë. Në Evropën Perëndimore, Franca humbi 500 mijë vetë, gjys-ma e të cilëve civilë. Holanda humbi 200 mijë civilë. Belgjika dhe vendet Skandinave së bashku pësuan dëme të rënda në krahasim me popullsitë e tyre të vogla. Ndërkohë humbjet janë të pallogaritshme në vlerë materiale. Qytete, fshatra, vepra të mëdha prodhimi, deri çudira të arritjeve të artit të shkencës e teknikës, të ngrituar nga dora e brezave gjatë shekujve u kthyen në gërmadha.

Populli shqiptar ishte i pari në Ballkan ndoshta edhe në Evropë që nisi luftën me armë kundër push-tuesve fashistë në kushte tepër të vështira. Krismat e dyfekëve të rezistencës shqiptare në atë fillim të vitit 1939 nuk ishin natyrisht aq të fuqishme sa të topave që gjëmuan në vjeshtë të atij viti në Poloni. Por ato ishin lajmëtarët e para që dëshmonin se agresorët fashistë nuk do ishin marshime fitimtarësh siç mendonte Duçja dhe Hitleri.

Rreshtimi i Luftës Antifashiste në kuadrin e koalicionit antifashist botëror përbën nga ato ngjarje për të cilën mund të thuhet se pa të rrjedha e historisë mund të kishte qenë e detyruar të merrte tjetër rrugë e të shembte çka ishte kri-juar vite e shekuj.

Populli shqiptar duke qenë vetë i robëruar gjatë gjithë historisë së tij ka patur një ndjenjë të lartë soli-dariteti me popujt që luftonin për çlirimin kombëtar kundër zgjedhës së huaj. Të paktën që nga koha e Skënderbeut e vazhdimisht vull-netarë shqiptarë janë gjetur në

fushat e betejave çlirimtare të popujve fqinjë që nga Greqia, Ruma-nia, Bullgaria e deri tek Garibalidi, por Lufta Antifashishte në Koali-cionin Botëror i dha një kuptim e përmbajtje të re këtij solidariteti. Qëndrimet e reja dhe shqyrtimi objektiv e realist i situatës së krijuar nga lufta e hapur, rrugën e afrimit dhe bashkëpunimit me luftë antifashishte të popujve fqinjë të Jugosllavisë e Greqisë. Qëndrimet humane të mbajtura ndaj ushtarëve italianë që mbetën të braktisur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë fashiste, e sidomos qendrimit ndaj hebrejve në luftë. Edhe qeveria shq-iptare e kohës nxorri vendime për mbrojtjen e hebrejve. Këtyre u janë dhënë dhe pashaporta shtetërore shqiptare, duke përdorur emra të ngjashëm, vetëm që t’u bëhej e mundur mbijetesa në Shqipëri. Shqipëria është vendi i vetëm ku he-brejtë u shtuan nga 200 në 2000 vetë gjatë kësaj lufte. Dhe kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve.

Analiza e marrëdhënieve të LANÇ-it në Shqipëri me lëvizjet çlirimtare të vendeve fqinjë tregon se dhe në ato kushte e rrethana tepër të vështira ku viheshin në balancë fatet e popujve kanë patur tek Shqipëria dhe Lufta e tij një aleat të sinqertë, të sigurtë e të vendosur për të mbrojtur deri në fund aspiratat e popujve kundër agresorëve fashiste. Në Shqipëri, shkruan historiani gjerman Michail Shmidt Neke, “kishte një rezis-tencë të qartë ndaj pushtuesve, e cila duke e krahasuar me popullsinë e atëherëshme të Shqipërisë prej 1 milionë banorë mund të quhet një rezistencë jashtëzakonisht e madhe. Duhet theksuar qartë se shqiptarët kanë marrë pjesë shumë aktive në koalicionin anti Hitlerian, duke kontribuar kështu jo vetëm në çlirimin e vendit, por edhe të popujve të tjerë”.

Edhe kur inisiativa strategjike ishte në dorën e gjermanëve dhe saktësia e goditjes së tyre mund të çonte në shfarosjen e forcave partizane “feniksi partizan mbije-tonete”, theksonte Hiberti, por dhe shumë nga misionarët e tjerë që vepruan gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri .. edhe se

me mjaft situata nënrepartet partizane ishin të zbathur e të reckosur fryma e tyre luftarake ishte e shkëlqyer me shpirt luf-tarak e moral të lartë që mund të idealizohej si shpirt spartanësh me shfaqjet e veta trimërore.

Humbjet e kombit shqiptar llogariten mbi 34 mijë dëshmorë (28 mijë Shqipëria, 6200 në Kos-ovë e disa qindra nga shqiptarët e Maqedonisë e Çamërisë), mbi 15 mijë të plagosur e të inter-nuar në kampe. Vetëm në Itali bijtë dhe bijat e Shqipërisë vua-jtën dhe rezistuan në 98 burgje, ishuj e vende internimi. 50 mijë me punë të detyruar, rreth 1/3 e fshatrave e qendrave të banuara u shkatërua.

Kur flasim për LANÇ-in humbjet e shqiptarëve sigurisht duhet të kuptohet, se kjo luftë nuk ishte vetëm epopeja e luftëtarëve e të formacioneve partizane, se ajo ha-pet e shtrihet jo vetëm në forma-cionet territoriale apo Komandat e vendit, por edhe me kontributet e formacioneve jashte Frontit Nacionalçlirimtar, formacioneve nacionaliste në luftën kundër nazifashistëve, në rezistencën e guximshme të burgosurve e të in-ternuareve nga fashistët italianë, në kampet e përqendrimit gjer-man, angazhimet e nënreparteve e të ushtarakëve të ushtrisë mbretërore në qëndresën anti-fashiste, bile dhe të pjesëtarëve nga ushtria e rregullt të ringritur nga okupatorët që dhanë ndi-hmesë në frontin e madh të luftës kundër nazifashistëve.

9 maji 1945 sjell të freskët mesazhin: popujt janë kundër forcave të errëta të shoqërisë, kundër luftës që imponojnë ato, janë për paqe brenda së cilës çdo popull ruan dinjitetin, pavarësinë e tij. Edhe atëherë kur njerëzimi nuk ka qenë në gjendje që të pen-goj zhvillimin e ngjarjeve me pa-soja negative, (si p.sh Lufta e Dytë Botërore), rezultantja historike ka qenë me popujt të cilët kanë dalë fitimtarë. Në këtë kuptim nëse Luf-ta e Dytë Botërore është shprehje e hapur e forcave fashiste, fundi i saj është triumf i forcave demokra-tike liridashëse.

Page 50: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 50

alBert zHolilirim deda

dhe arkivat sekrete”

libri është i shenjtë. Libri është pasuri e pazëvendësushme. Leximi i librave për Flotën Luftarake Detare, të botuara nga Aleko Pojani, Petrit Myftiu, Myfit Qorduka e të tjerë kuadro të FLD, jo vetëm na pa-suruan botën shpirtërore me dashurinë

për këta kuadro, por na ka rritur dhe krenarinë për ta, si bij të dijtur, të kalitur, zotër të ujrave tona territoriale, si bij të lëvduar të mëmëdheut, që e mbrojtën shpesh me heroizëm, por që dhe i kënduan trojeve dhe detit. Myfit Qorduka, ish kapiten i rangut të parë, si kuadër i FLD, ka shërbyer me detyra të rëndësishme, jo vetëm në Sarandë, Vlorë, Sazan e Pashaliman, por dhe në Durrës e Shëngjin. Në librin: “Flota detare dhe arkivat sekrete”, autori ka hedhur jo thjeshtë kujtimet e përjetimet, nga jeta, puna, shërbimi e drejtimi në Flotën Detare. Hapësira e rrëfimit është më e gjerë, ajo përfshin ngjarje, epi-sode, tregime e portrete për detarë të thjeshtë për kuadro të shquar të FLD, si Abdi Mati, Zeqiri Mero, Dashamir Ohri, Petrit My-ftiu, etj. Të gjithë të përmendurit, kuadro detarë, apo drejtues pasqyrohen në lidhje drejtpërdrejt me ngjarje e fenomene të marrëdhënieve, kundër-shtive e ballafaqimeve.

Teksa shfletojmë fletët e librit: “Flota detare dhe arkivat sekrete”, na mbetet në mëndje ëndrra rinore e gjimnazistit të “Asim Zenelit”, i cili në një hartim të lirë çuditërisht, i vetmi pat zgjedhur një temë për detin dhe detarinë. Dhe mrekullisht ëndrra iu realizua e bashkë me moshatarë, që nga Vlora, niset me det, për të mbërritur në Odesë e më pas në Baku.

Siç del bukur në librin e M. Qordukës, histo-ria e flotës sonë nis me Ilirët, të cilët, edhe pse me mjete të thjeshta detare, zotëruan ujrat e Adriatikut e Jonit, përballë piratëve të shteteve fqinje. Por u desh që FLD në Shqipëri të krijohej vetëm në vitin 1925. Kurse më vonë, në vitet pesëdhjetë të shek. të kaluar FLD u rrit e u shtua me anije, nëndetëse, katera silurues dhe armatim

bashkëkohor. Pas kthimit nga studimet, M. Qor-duka tashmë kuadër i mirëpërgatitur, caktohet në anijen me komandant Spiro Koten, heroin e filmit “Duel i heshtur”, skenarin e të cilit e hartoi po aty shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili ka shkruar dhe parathënien e këtij libri.

Me interes ndjek lexuesi Incidentin e Kanalit të Korfuzit, një ngjarje misterioze, sepse ato mote ne nuk kishim as mina, jo më specialist për t’i vendosur. Në 15 Maj 1946, dy anije luftarake britanike, hynë në ujrat tona territoriale, por u larguan. Dhe ja, ca muaj më vonë, në Tetor të

atij viti, dy destojerë anglezë po në ujrat tona, ranë në mina dhe u fundosën, bashkë me to humbën dhe disa marinarë! Do të duheshin të kalonin plotë 10 vjetë, që në marrëveshje me grekërit, të punohej 6 muaj pandërprerje derisa të çminohej krejt Kanali i Korfuzit. Në krye të këtij aksioni të pashembullt drejtonte Abdi Mati, por dhe Mark Plani, Seit Jonuzi, Selam Qejvani, Eqerem Shakaj, topograf etj.

Në vëmendjen e autorit të librit, nga kreu në fund, janë mar-rëdhëniet midis kuadrove tanë të Flotës e udhëheqjes sonë, me kaudrot sovjetikë e udhëheqës të tyre. Këto marrëdhënie, nga vël-lazërore në vitet 50-të, erdhën e u ftohën, derisa u acaruan keqas. Në përshtatje me këto situate, jepen në libër ngjarje, episode, ku lexuesi ndjen se agravimi i këtyre situatave do të ketë domosdo

fund tragjik. Në këtë periudhë kanë ndodhur ngjarje nga më të papritura, të cilat autori i sjell në libër përmes figurave konkrete, detarë e kuadro heronj, që mbrojnë teknikën e armatimin duke rrezikuar jetën e tyre. Në libër vijnë dhe një mori episodesh, nxjerrë nga arkivat sekrete, ku hidhet dritë mbi provokacione e incidente, por përballë tyre me guxim dalin detarët e kuadrot tanë. Figura të dashura për lexuesin mbeten edhe Fran Ivanaj, Azem Ylviu, Avdulla Hoxha, Zef Deda, etj., që tregojnë heroizmë, bujari, trimëri, profesionalizëm të rrallë. Të tilla ngarkesa emocio-nale bartin: episodi i shpëtimit të 15 ushtarakëve shqiptarë, afër Sazanit, në një det me 9 ballë, kur anijes që furnizonte efektivat iu prish motorri: kur mbytet vaporri “Suzi”; kur shpëtohet Biga lundruese e Durrësit; kur u shpëtuan 4 alpinistë në Korab, sepse radisti ilbil Bregu dëshifroi sinjalin 505, u njoftua urgjent MMP dhe atje u nis helikopteri; kur u shpëtuan 8 marinarë spanjollë, anija e të cilëve u mbyt, etj. episode drithëruese.

“Flota detare“Flota detare dhe arkivat sekrete”, na mbetet në mëndje ëndrra rinore e gjimna-zistit të “Asim Zenelit”, i cili në një hartim të lirë çuditërisht, i vetmi pat zgjed-hur një temë për detin dhe detarinë.

Page 51: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 51

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, porositi në hapjen e Panairit të 12-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF-2015) në qendrën e Ekspozitave dhe

Kongreseve në lagjen Beylikdüzü të Stambollit, se vendi i tij e ka për qëllim që deri në vitin 2023 të jetë plotësisht i pavarur në aspektin e industrisë ush-tarake, raporton Anadolu Agency (AA). Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes (IDEF-2015) është një nga panairet më të mëdhenj të indus-trisë së mbrojtjes me trendin në rritje të vendeve pjesëmarrëse, delegacioneve dhe kompanive, dhe i cili luan rol kyç në zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Në Panair marrin pjesë edhe del-egacionet e vendeve të rajonit.

“Qëllimi jonë është që deri në vitin 2023 plotësisht të shpëtojmë Turqinë nga varësia në vendet të tjera kur është në pyetje industria ushtarake”, tha Erdoğan. Presidenti i Turqisë rikujtoi edhe planin e prodhimit të 100 anijeve ushtarake falë të cilave do të forcohet marina kom-bëtare dhe vuri në dukje rëndësinë e fillimit të realizimit të projektit

të avionit luftarakë i cili do të jetë prodhim vendor. Panairi, i cili që nga viti 1993 mbahet çdo dy vjet, u hap në 6 maj dhe zgjati deri më 8 maj. Këtë vit sponsor është Ministria e Mbrojtjes me përgjegjësi ndaj Fondit Turk të Forcave të Armatosura, ndërsa pritet pjesëmarrja e 400 kompanive nga 32 vendeve. Sipas Nënsekreta+riatit turk për Industrinë e Mbrojtjes, prod-huesit turk në industrinë e mbrojtjes kanë për qëllim rritjen e eksporteve prej 25 miliard dollarë deri në vitin

2023 nga 1.6 miliardë, sa ishte vitin e kaluar, kur më së shumti eksporto-heshin avionët, pjesë të helikopterit, motorët, automjete të blinduara, anije me shpejtësi të lartë, sistemet e ra-ketave, platformat për lançimin, armë të lehta dhe sistemet elektronike, transmetues, simulatorët, sensorë dhe softuer. Deri në vitin 2023, kur Turqia do të shënojë 100 vjetorin e themelimit të Republikës, në pajisjet ushtarake planifikohet të shpenzo-hen 70 miliardë dollarë. Prodhuesi

turk i sistemeve të mbrojtjes ASELSAN dhe industria turke e aviacionit ndodhen në listën e 100 prodhuesve kryesorë në industrinë e mbrojtjes në botë të cilën në gusht të vitit të kaluar e ka bërë javorja prestigjioze amer-ikane “Defense News”. Vemendje në këtë panaiar ka tërhequr arma kombëtare e këmbësorisë, MPT-76, e cila funksionon në të gjitha kushtet e motit. Kjo armë aktualisht është duke u përdorur nga ana e njësive të Forcave të Armatosura të Turqisë. Kjo armë kaloi me sukses edhe 42 testime më të vështira të NATO-s. Arma kombëtare turke është arma e vetme e cila arriti ti kaloj të gjitha testimet e NATO-s.

panairi i 12-të ndërkombëtar i industrisë së mbrojtjesDeri në vitin 2023 industria ushtarake e Turqisë do jetë plotësisht e pavarur

Page 52: Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës niset me mision në Afganistan · 2015-06-09 · Nr. 6 - Qershor 2015/ Mbrojtja 5 ripaketuar dhe ambalazhuar sipas standardeve të OKB, për rreth

Mbrojtja / Nr. 6 - Qershor 2015 52

“Resolute Support Mision”, niset për në Kabul, Afganistan