korrelacionet dhe ngjyrimet e tyre emocionale

12
KORRELACIONET DHE NGJYRIMET E TYRE EMOCIONALE Në konceptet artistike, fjala përbën hallkën më të vështirë e më të rëndësishme të prodhimit letrar. Korrelimi i saj, veçanërisht me objektet që mbartin ngarkesa të veçanta simbolike, ngre përpara autorit një sërë pikëpyetjesh të mbarsura me ndjesi të thella e të lidhura vetiu gjatë kërkimit me përzgjedhjen e duhur normative. Sa më larg të shkohet me “marshuta” të tilla gjuhësore, aq më shumë zgjerohen hapësirat funksionale poetike dhe aq më tepër rritet intensiteti emocional i komunikimit artistik. Rastet e vëzhgimeve të tilla lidhen me konceptet e fiksuara të ngjyrimeve emocionale. Ato konvergjojnë drejt një operimi individual të procesit krijues, përgjatë të cilit, fjala e përzgjedhur përbën shijen autentike të autorit, estetikën e tij gjuhësore dhe konturojnë në mënyrë të dukshme tharmin e individualitetit të tij krijues. Dallimi dhe sqima në përzgjedhjen e shenjave të tilla ndjesore lidhet drejtpërsëdrejti me formimin e kodeve të veçanta poetike, raportet dhe këndvështrimet e caktuara funksionale midis tyre. Një nga veçoritë “bruto” të këtyre shfaqjeve vihet re në kombinimet e brendshme korrelative të fjalëve, në konstruktet dhe përputhjet e harmonizuara emocionale midis tyre. Në poezinë tonë, vihet re funksionimi i një numri të larmishëm korrelacionesh të cilat formojnë disa linja të njehsuara e që shfaqen aty - këtu në mënyrë të dallueshme. Në një këndvështrim të tillë do të fokusohemi tek lidhjet e krijuara me tre nga objektet bazë të poetizuara më shumë në krijimtarinë tonë poetike; hëna, ylberi dhe foletë e zogjve. Hëna, si objekt i spikatur simbolizues është mjaft prodhimtare në ndërtimet e saj korrelative dhe me referencë poetike mjaft të konsideruar në të gjitha kohërat. Në letërsinë tonë ajo gjendet se bashku me gjithë “eskortën” e paradigmave të saj të pafundme. Në trajtesat e burimit popullor, figura e hënës mbart vlerat e përzgjedhura të krahasimeve të drejtpërdrejta dhe metaforike, të cilat vihen në funksion të rritjes së intensitetit kuptimor të objekteve tokësore, për të dhënë

Upload: fatmir-terziu

Post on 07-Apr-2015

123 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

KORRELACIONET DHE NGJYRIMET E TYRE EMOCIONALE Në konceptet artistike, fjala përbën hallkën më të vështirë e më të rëndësishme të prodhimit letrar. Korrelimi i saj, veçanërisht me objektet që mbartin ngarkesa të veçanta simbolike, ngre përpara autorit një sërë pikëpyetjesh të mbarsura me ndjesi të thella e të lidhura vetiu gjatë kërkimit me përzgjedhjen e duhur normative. Sa më larg të shkohet me “marshuta” të tilla gjuhësore, aq më shumë zgjerohen hapësirat funksionale poetike dhe aq më tepër rritet intensiteti emocional i komunikimit artistik. Rastet e vëzhgimeve të tilla lidhen me konceptet e fiksuara të ngjyrimeve emocionale. Ato konvergjojnë drejt një operimi individual të procesit krijues, përgjatë të cilit, fjala e përzgjedhur përbën shijen autentike të autorit, estetikën e tij gjuhësore dhe konturojnë në mënyrë të dukshme tharmin e individualitetit të tij krijues. Dallimi dhe sqima në përzgjedhjen e shenjave të tilla ndjesore lidhet drejtpërsëdrejti me formimin e kodeve të veçanta poetike, raportet dhe këndvështrimet e caktuara funksionale midis tyre. Një nga veçoritë “bruto” të këtyre shfaqjeve vihet re në kombinimet e brendshme korrelative të fjalëve, në konstruktet dhe përputhjet e harmonizuara emocionale midis tyre. Në poezinë tonë, vihet re funksionimi i një numri të larmishëm korrelacionesh të cilat formojnë disa linja të njehsuara e që shfaqen aty - këtu në mënyrë të dallueshme. Në një këndvështrim të tillë do të fokusohemi tek lidhjet e krijuara me tre nga objektet bazë të poetizuara më shumë në krijimtarinë tonë poetike; hëna, ylberi dhe foletë e zogjve. Hëna, si objekt i spikatur simbolizues është mjaft prodhimtare në ndërtimet e saj korrelative dhe me referencë poetike mjaft të konsideruar në të gjitha kohërat. Në letërsinë tonë ajo gjendet se bashku me gjithë “eskortën” e paradigmave të saj të pafundme. Në trajtesat e burimit popullor, figura e hënës mbart vlerat e përzgjedhura të krahasimeve të drejtpërdrejta dhe metaforike, të cilat vihen në funksion të rritjes së intensitetit kuptimor të objekteve tokësore, për të dhënë kështu një ndjenjë më të koncentruar në parabolën e saj korrelative. Kujtojmë këtu krahasimet e përdorura në këngët popullore: “Fytyra si hënë e plotë” apo “Ç’ke moj vajzë që rri zemëruar/ Si hëna që kanë zënë retë” etj. Kurse në letërsinë e kultivuar, përpos këtij drejtimi mjaft të njohur, është bërë gjithashtu traditë edhe pozicioni ndërtimor me kah të kundërt, duke krijuar një lidhje referenciale të larmishme. Po t’i vështrojmë nga pikëpamja e përdorimit të tyre, korrelacionet shfaqen dy tipësh: Tipi i parë, shfaqet me përdorim të vetëm, njëpolar, ndërsa tipi i dytë paraqitet më i shtrirë, dypolar, ndërsa tipi i tretë shfaqet si objekt strukturor e potencial i poezisë dhe mbart në vetvete bërthamën e funksionit sintetik të saj. Nga pikëpamja e elementit burimor të fjalës gjegjëse, korrelacionet degëzohen në dy tipe: Korrelacione me elemente pastorale dhe jopastorale. Vihet re gjithashtu një degëzim i tretë me ngjyrim të spikatur ironizues, i cili gjallohet në mënyrë të kufizuar e tepër të rrallë. Tipi i parë (Korrelacioni njëpolar) Në të gjithë paraqitjen e tij, ky lloj korrelacioni është më i thjeshtë dhe përbën shtresimin më të gjerë e më dominant në poezinë tonë. Ai shtrihet në caqet e tyre më të ndjeshme dhe pasqyron lidhjen e brendshme organike të sistemit duke përngjasuar me një ekuacion matematik. Ekuilibret e brendshme estetiko – emocionale të tij njehsohen me

Page 2: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

rezultatin e zgjidhjes së këtij “ekuacioni”. Sa më i lartë të jetë kualiteti emocional që sjell fjala e përzgjedhur, aq më cilësore bëhet lidhja me të. “Barazimi” presupozon një efekt emocional të justifikuar. Fjala “partnere” duhet të sjellë me vete ngjyrime të tilla kuptimore, të cilat të arrijnë intensitetin shprehës të komunikimit artistik, duke pretenduar ndërkohë arritjen e një konotativi sa më kulmor. I tërë ky fluks emotiv synon ngjyrosjen e elementeve tërësore të poezisë. Ai përdoret vetëm një herë në të njëjtën poezi (një polar) dhe nga pikëpamja e origjinës paraqitet me përbërje pastorale dhe jopastorale.Sistemi korrelativ njëpolar me përbërje pastorale vërshon si një rrymë e shkumëzuar duke gurgulluar herë si krahasim, herë si metaforë në të gjitha rrjedhat poetike të letërsisë. Ndërtime të tilla më të dendura i gjejmë te poezia e Agollit: “Hënë – mëshqerrë”: “Hënën e kuqe/ Si një mëshqerrë/ Dajti mbi shpatull/ E mban me përtim.”1

“Hënë – mace”: “Si mace e verdhë, fshihet hëna/ Përtej mullarëve me bar.”2

“Hënë – ogiç”: “Në një fshat ku bredh mbi male/ Hëna natën si ogiç.” 3

Me të njëjtën eksperiencë ndërtimore operojnë edhe mjaft autorë të tjerë. K. Petriti, “hënë – tas me kulloshtër”: “Mbi lëmë e mbi kroje shket hëna /E verdhë si tas me kulloshtër.” 4

“Hënë – qeleshe”: “Djali pa vajzën që e fërgëlloi dashuria/ Vajza pa hënën si qeleshe mbi mullar.” 5

P. Ruka sjell korrelacionin “hënë – kunadhe”: “Net të kaltra, të kaltra pafund,/ Hëna - kunadhe ndër fletë hardhish.”6

Q. Shemaj, “hënë – kupë me qumësht”: “Dhe hëna e re si kupë me qumësht,/ u ngrit nga vatha ku molëm delet.”7 “Hënë – hoje zoge”: “ka pikuar kjo hënë e bardhë/ si hoje zogash.”8

F. Haliti, “hënë – e verdhë veze”: “Hëna pluskonte në bardhësinë e një reje/ si e verdhë veze.” 9

“Hënë – lopë”: “Dhe hëna si lopë shegane, pëllet.” 10

B. Londo, “hënë – peshk”: “ose në liqenin e madh në park/ hënën ta zëmë me grep si një peshk.” 11

R. Gjoza, “hënë – patkua”: “Mbi fusha binte hëna si patkua.”12 S. Buçpapaj, “hënë – gjethe e plakur”: “Dhe hëna si gjethe e plakur/ Dridhej prej thirrjes së tyre.”13

1 Dritero Agolli, Poezi, Tiranë, “M. DURI”, 1979, fq. 79.2 D. Agolli, po aty, fq. 84.3 D. Agolli, po aty, fq. 424.4 Koçi Petriti, Albumi i lirikave, Tiranë, “TOENA”, 2004, fq. 78.5 K.Petriti, po aty, fq. 79.6 Petrit Ruka, Mirupafshim hënë e vendlindjes, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1990, fq. 65.7 Qazim Shemaj, Përroi që rrjedh ndanë strehës sime, Tiranë, ”N. FRASHERI”, 1984, fq. 11.8 Q. Shemaj, po aty, fq. 49.9 Faslli Haliti, Mesazhe fushe, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1984, fq. 18.10 Faslli Haliti, Kaq, Tiranë, “TOENA”, 2005, fq. 168.11 Bardhyl Londo, Hapa në rrugë, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1981, fq. 31.12 Roland Gjoza, Bukë dhe verë, Tiranë, “GLOBUS R.”, 2006, fq. 35.13 Skënder Buçpapaj, Frika nga atdheu, Tiranë, “NACIONAL”, 2009, fq. 20.

Page 3: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

P. Rista, “hënë – dhëmbë gjarpri”: “Hënë e hollë; dhëmb gjarpri dhe rrotull: helm i verdhë”14

”Hënë – ftua”: “Kjo Hënë e verdhë: ftua fshehur në sepetin e natës.” 15

“Hënë – kalë i bardhë”: “Dhe hëna – kalë i bardhë që vrapon dhe digjet/ nga mallkimet dhe lotët.” 16

A. Bardhi, “hënë – dhelpër”: “Hënëza e sapo dalë, krejt si dhelpër e parritur.”17

V. Marku, “hënë – kulaç”: “Kumtri kulaçin e hënës shtyn/ Mbi kashtën e ndezur argjëndore.”18

Të njëjtin model ndërtimi gjejmë edhe për ylberin. Simbolikisht ylberi ka ardhur prej letërsisë së para viteve 90, më i rrallë në përdorim se hëna. Pavarësisht nga ngarkesa e lartë lirike që mbart në shprehjen e marrëdhënieve të brendshme emocionale dhe figurative, ky objekt nuk është bërë shumë prodhimtar në ndërtimin e serive të tilla korrelative. P. Risto, “ylber – fije kashte që digjet”: “Po mos më thuaj të hyj mik aty ku s’duhet/ se ylberi si fije kashte do digjej...” 19

Q. Shemaj, “ylber – drapër”: “Me ylberët e drapërinjve mbi supe/ shkojnë të korrin grurin e dasmave.” 20

Sidoqoftë, vihet re se tradita e konsumimit të dy këtyre objekteve vazhdon të funksionojë edhe në poezinë e viteve të fundit si një burim letrar me vlera të pashtershme. Edhe autorët e vjetër, por edhe më të rinjtë, i shfrytëzojnë ato me efikasitet, duke bërë përpjekje të vazhdueshme kërkimore për t’i zhvilluar e perfeksionuar më tej përdorimet e tyre. Krejt ndryshe paraqitet degëzimi korrelativ njëpolar me elementin përbërës jopastoral. Ky degëzim dallohet nga struktura e thjeshtë ndërtimore, gërshetuar me elemente të spikatura dekorative. Kulmin e bukurisë ky lloj korrelacioni e ka arritur me Kadarenë: “hënë – medaljon”: “Mbi gjokse pellgjesh tani tundet/ I arti medaljon i hënës.” 21

Prurje të tilla krijojnë një klimë të përzgjedhur në hapësirat poetike të tekstit. Ato hedhin mbi arkitekturën e tij një shkëlqim të ndezur estetik. Medaljoni, si fjala “partnere” e hënës, krijon në krah të saj një vatër të ndezur koloriti burimor, spektrat e së cilës i japin korrelacionit privilegjin e padiskutueshëm të mjetit artistik dominant. Pikërisht këtu, kemi të bëjmë me momentin e shprehjes së shijes autentike të autorit. Dhe tërë ideja e tij konceptuale lëvrohet nga fjala dhe “marshutat” e ndërmarra prej tij në kërkimin e saj. Vetë poezia shfaqet me një transparencë kristalore të emocionit dhe efektit. Që nga thellësitë shpirtërore të poetit dhe intuita e tij estetike, ajo “kërcen” para nesh për të ekspozuar afreskun e tij artistik.Ky prodhim gjallon pas Kadaresë tek mjaft poetë të tjerë: Tek Q. Shemaj, hëna korelohet me gurin e kuq të unazës: “Tej doli hëna, si guri i kuq i unazës.” 22(Çifti i varfër).

14 Petraq Risto. Mënd+afsh, Tiranë, “GLOBUS R.”, 2006, fq. 48.15 P. Risto, po aty, fq. 53.16Petraq Risto. Hallelulja! Tiranë, “GLOBUS R.”, 2007, fq. 214. 17 Aleksandër Bardhi. Zërat e prillit, Tiranë,”ERIK”, 2002, fq. 82.18 Vladimir Marku. Monaliza qan. Tiranë, “M. BARLETI”, 2002, fq. 52. 19 Petraq Risto. Sytë e ditës vizatoj, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1989, fq. 28.20 Q. Shemaj, vepër e cituar, fq. 34.21 Ismail Kadare. Poezi, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1979, fq. 86.22 Qazim Shemaj, Daullja e festivalit, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1975, fq. 30.

Page 4: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

L. Lleshanaku, “hënë – monedhë bronzi”: “Hëna/ monedhë antike bronxi.”23

P. Zogaj, “hënë – kazan floriri”: “Dilni se hëna mori qiellin përpjetë/ Rrumbullake derdhet - kazan prej floriri.” 24

Ndërsa S. Mato ndërton korelacionin “hënë – balonë”: “një hënë e bardhë që ndrinte e vetmuar mbi qytet/ më ndoqi pas, si një balonë e lidhur tek unë.” 25

H. Qesko operon me ngjyrën “hënë – purpur”: “Ndërsa hëna e trëndafiltë/ nëpër purpujt, gjithnjë fshihej.” 26

Sh. Bali, “hënë – pikturë”: “Një kavak si një gozhdë e blertë/ Mbërthen hënën në qiell si pikturë.” 27, ose “Hënë – hieroglif”: “Me ngut traktorët ngisnin arave/ Nën hënën si një hieroglif.” 28

“Hënë –afresk”: “Nga varri edhe unë po u shkruaj/ Pa hënën si një copë afresku.” 29

Me ylberin gjithashtu kemi ndërtime me ngarkesë të spikatur estetike. M. Zeqo vjen me tre korrelacione; “ylber – lak.”, “ylber - lidhëz.” dhe “ylber – jakë.” “Hedh ylberin/ Lakun e kaubojve dhe kap kalin e tërbuar të vjeshtës dhe e rrëzoj përdhe.” 30 “Këpucët e mia të shqyera/ Por me lidhëza ylberesh!” 31, “Ky ylber i fundit i vjeshtës/ Jakë e bukur gëzofi/ në pallton e bardhë prej bore të Dimrit.” 32

S. Buçpapaj sjell korrelacionin “ylber – fill”: “si nëpër fill ylberi/ derdhen rrëketë e jetës.” 33

S. Rusi, “ylber – shall”: “As shiun s’ia bën dot parfum,/ Ylberin s’ia hedh dot si shall.” 34 H. Qesko, “ylber – shpatë”: “Ylberi u çmbyll, si shpatë e Skënderbeut.” 35

P. Rista, “ylber – kravatë”: “Dhëndrri qiell/ me kravatë ylberi ndriçoi/ Tokën – nuse pushtoi.” 36

Sh. Bali, “ylber – autograf”: “Edhe kur iku la në qiell/ Ylberin (si punë autografi!)”37

Korrelacioni me elementin kryesor përbërës “folenë” haset më rrallë, por funksionon në po ato parametra teknik si edhe në modelet e tjera që i përkasin hënës dhe ylberit.L. Lleshanaku është ndër më të rrallat që vjen me një model të tillë duke ndërtuar korrelacionin, “fole – brengë”: “Ikën zogjtë/ Ikën dhe si brenga lanë foletë këtu.” 38 Tipi i dytë (korrelacioni dypolar) Sistemin korrelativ dypolar (dypërdorimësh) e gjejmë te disa autorë. Korrelacioni në këtë sistem kryen dy funksione; figurativ dhe strukturor. Një instalim i tillë, dyfunksional, shërben për të emetuar impulse të rëndësishme konotative. Ky zhvillim 23 Luljeta Lleshanaku. Palca e verdhë, Prishtinë, “BUZUKU”, 2000, fq. 49.24 Preç Zogaj. A thua do të vish duke qeshur...Tiranë, “N. FRASHERI”, 1989, fq. 42.25 Sulejman Mato, Mesi i jetës, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1981, fq. 52.26 Harallamb Qesko. Sytë që na vështrojnë. Tiranë, “N. FRASHERI”, 1984, fq. 6.27 Sherif Bali. Hënë, përkthema këtë libër në qiell! Tiranë, “GLOBUS R.”, 1997, fq. 8. 28 Sherif Bali. Autoportreti im në pjepër, Tiranë, 2000, fq.67.29 Sherif Bali, Letër dashurie me 33 faqe, Tiranë, “ALBIN”, 2000, fq. 102.30 Moikom Zeqo, Miscellanea 5, Tiranë, “APARKEAS - ABRAXAS”, 2008, fq. 291.31 M. Zeqo, po aty, fq. 327.32Moikom Zeqo, Tempulli i hënës, Tiranë, “MUZA”, 1998, fq. 49. 33 Skënder Buçpapaj, Poezi, Tiranë, “N. FRASHERI”, 1986, fq. 7.34 Skënder Rusi, se ti gjithmonë se bën ca gjëra..., Tiranë, “TOENA”, 2004, fq. 57.35 H. Qesko, vepër e cituar, fq. 76.36 P. Risto, vepër e cituar, fq. 46. 37 Sh. Bali. Letër dashurie me 33 faqe, Tiranë, “ALBIN”, 2000, fq. 71.38 L. Lleshanaku, vepër e cituar, fq. 51.

Page 5: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

përbën një drejtim të veçantë në poezinë tonë, i cili shfaqet si një veçori e dallueshme në praktikat e disa autorëve. Tek Kadareja ai shfaqet dukshëm në strukturën e “Tetorit”, në ndërtimin “hënë – medaljon.” “Ti ike udhës së pafundme/ Ku zverdhnin drurët gjetherënës/ Mbi gjokse pellgjesh, tani tundet/ I arti medaljon i hënës.” 39Poezia fillon me këtë korrelacion dhe mbaron po me të. Ky lloj përdorimi përbën skajshmërinë vertikale të poezisë dhe e fut shtjellimin e saj brenda limiteve të caktuara. Korrelacioni, në këtë funksion, dominon dy polet e poezisë, duke formuar edhe bërthamën energjike të saj: “Do shkoj të ulem përmbi pellgjet/ Të pi në gjunjë duke rënë/ Në grykë e di që do më ngelet/ I ftohti medaljon i hënës.” 40 Ky është fundi i poezisë. Siç vihet re, sistemi korrelativ e furnizon atë emocionalisht dhe në mënyrë të shtershme, deri në gjendje të thellë përjetimi. Një model të tillë kaq efektiv të përdorimit dypolar të sistemit e gjejmë edhe në poezinë; “Pikturë me gozhdë”në korrelacionin”hënë – pikturë” të Sh. Balit: “Përmbi shkëmb qan vajtueshëm gjoni/ për një mike që pata dikur/ Një kavak si një gozhdë e blertë/ Mbërthen hënën në qiell si pikturë.” 41 Poezia vazhdon me tre strofat e tjera, teksa përshtypja e marrë nga strofa e parë, vazhdon të rezonojë hapësirat e saj poetike, duke prodhuar fluks të ndjerë emocional. “Përmbi shkëmb gjoni qan, por s’ka gjë/(S’më lëndon ai më si dikur)./O moj gozhdë e blertë kavaku/ Do të shkul, që ta marr atë pikturë!”42

Përsëri e njëjta traditë përmbyllëse e poezisë si tek “Tetori” i Kadaresë, i njëjti efekt energjik i lëshuar nga sistemi korrelativ “hënë – pikturë.”, e njëjta mënyrë e ngjyrimit të elementeve përbërës të poezisë, brenda të njëjtit kufizim skajor dhe e njëjta bërthamë energjike, korrelative, veçse natyrisht secili brenda specifikës së tij të të shprehurit. Këtë tip e gjejmë edhe te poezia “Ja mora ylberin liqenit” të V. Nelos, kushtuar L. Poradecit.“O lirikë e bukur lasgushiane/ Ç’u harkove mbi liqen këtë mëngjes/ Qiejve të botës po të bredhësh/ Një ylber të tillë s’do ta gjesh.” 43

Ashtu si në dy poezitë e sipërcituara, edhe këtu ndiqet po e njëjta teknikë ndërtimi. Nga strofa në strofë vazhdon ngjyrimi i poezisë deri në rimarrje të korrelacionit “ylber – shall”, në strofën e fundit për të “kopsitur” poezinë brenda sistemit të tij dypolar. “Ia mora liqenit dhe rreth gushës sime/ Si shall e harkova ylberin dritar/ Tingëlloja unë si magji poezie/ Bota dritëronte si kurrë më parë.”44

Tipi i tretë (korrelacioni strukturor) Ky tip bën të mundur që një korrelacion i vetëm të mbajë peshëm kryesore të ndërtimit të poezisë, duke shërbyer si objekt strukturor i saj. Struktura të tilla poetike, kanë tipar kryesor shfrytëzimin e kapacitetit të plotë të tij, duke e vënë atë në qendrën vertikale të tekstit, si një kolonë vertebrore, e cila luan rolin kryesor në ngarkesën ndërtimore dhe emocionale të poezisë. Një rast të tillë kemi tek poezia “Peizazh nga ballkoni” të Agollit: “Hënën e kuqe/ Si një mëshqerrë/ Dajti mbi shpatull/ E mban me përtim/ Duket sikur e ka marrë ta shpjerë/ Tutje për ujë, diku në burim.”45

39 I. Kadare, vepër e cituar, fq, 86.40 I. Kadare, po aty, fq. 86.41 Sh. Bali, vepër e cituar, fq. 8.42 Sh. Bali, po aty, fq. 8.43 Vojsava Nelo. Idil në dy akte, Tiranë, “TOENA”, 1997, fq. 47.44 V. Nelo, po aty, fq. 47.45 D. Agolli, vepër e cituar, fq. 79.

Page 6: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

Korrelacioni “hënë – mëshqerrë” bëhet pikë referimi dhe “gjetje” thelbësore e gjithë poezisë, duke u shndërruar në linjë strukturore dhe bërthamë sintetike të saj. Pra korrelacioni nuk përdoret vetëm në funksion figurativ, por edhe për të mbajtur mbi vete gjithë peshën e poezisë. I njëjti tonalitet lirik jepet edhe në poezinë “Magjistricat” të F. Halitit, e cila thuret e gjitha rreth boshtit të saj korrelativ, “hënë –lopë”: “…hëna/ Nis /E zbret/ Duke zbritur nga qielli/ Si lopë shegane pëllet/ Rrotull-rrotull magjistricat/ Rrotullohen lakuriq/ Bark më bark, kurriz më kurriz/ Me lakuriqësi tërheqin hënën/ Hënës/ Zunë i fryhen gjinjtë.”46

Këtë tip sistemi e gjejmë edhe në përdorimin figurative të ylberit, si tek poezia “Ylberi” i M. Pones. Lirika e tij është ndërtuar e tëra mbi korrelacionin “ylber – laps” dhe jep detaje të fokusuara në hapësirë, gërshetuar në mënyrë të natyrshme me botën e thellë ndjesore të njeriut dhe të dhëna nëpërmjet figurës korrelative të ylberit: ”A e bëjmë një pakt? Ti/ në njërin bisht të ylberit / në bishtin tjetër unë/ ta tërheqim - ta tërheqim aq sa të drejtohet i tëri/ dhe të bëhet një laps i bukur me ngjyra/ pastaj gishtat t’i bashkojmë të dy/ lapsin ta kthejmë nga qielli/ dhe të shkruajmë për dashurinë.” 47

E njëjta ngarkesë emocionale pasqyrohet edhe në poezinë “Vizatim” të Xh. Spahiut: “fole – plagë”: “Në qiellin e plumbtë/ Dimërojnë kavakët/ Pa zogj/ Pa fletë/ Aty - këtu/ Foletë/ Si plagët.” 48

Në këtë lirikë dominon ngjyra gri e dhimbjes. Intensiteti i saj emocional vjen e rritet nëpër pjesëzat mohuese, të cilat radhiten si shkallare që të çojnë në mënyrë progresive tek efekti korrelativ i lidhjes: “fole – plagë”, për ta dhënë më të plotë e më të harmonizuar dhimbjen e mungesës, deri në skajin më të largët të saj, në zhveshje. Gjithë ky peisazh realizohet në përputhje të plotë me plagët si partnere e krahut gjegjës të foleve të braktisura. Dhe kurba nuk zbret, mbetet atje, në pikën e vlimit shpirtëror, në SOS-in e saj, lëshuar nga peneli poetik i autorit. Klasifikimi tipologjik sipas ngjyrimit emocional të korrelacioneve ndjek linjën e njohur klasike të kontureve bardhezi, në përputhje me përvijimin psikologjik kontekstual që ngërthehet në momentin e përdorimeve të tilla. Kontigjenti më i rrokshëm i burimeve të tilla i përket ngjyrimit pozitiv. Në këtë familje futen thuajse të gjitha rastet e sipërpërmendura, kurse rastet e tjera të ngjyrimeve negative, apo “gri”, janë më të rralla. Kujtojmë përsëri Kadarenë me korrelacionin “thirrmor” “hënë – ulërimë”: “Ktheheshe bosh nga frontet/ Vetëm me shpirtrat e ushtarëve/ Me vagonat rresht të lagura nga mjegulla/ Dhe sipër një hënë ulëritëse.” 49

V. Nelo sjell “hënë – pikëllimë”: “Ca pikëllima hëne/ Mbi botë ranë këtë natë.” 50

P.Rista, “hënë – gur varri”: “Në vetminë time qielli rrudhoset nga pleqëria/ Dhe Hëna rëndon si gur varri.”51 “Hënë – lot i ngrirë”: “Hëna e ftohtë shkëlqen: lot i ngrirë.” 52

Një tjetër degëzim korrelativ që shfaqet në poezinë tonë, është edhe ai me ngjyrime ironizuese. Është tepër i rrallë dhe thuajse kurorëzohet vetëm në kulturën poetike të disa autorëve. E gjejmë tek vëllimi “Lypësi i kohës” i Agollit, në korrelacionin “hënë –

46 F. Haliti, vepër e cituar, fq. 168.47 Maku Pone, Gjaku i verdhë i lulediellit, Tiranë, “DRITERO”, 1998, fq. 85.48 Xhevahir Spahiu, Udha 2, Tiranë, “IDEART”, 2005, fq. 45.49 I. Kadare, vepër e cituar, fq. 135.50 V. Nelo, vepër e cituar, fq. 51.51 P. Risto, vepër e cituar, fq. 69.52 P. Risto, po aty, fq. 72.

Page 7: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale

petull”: “Në vendin tim e në vendin tënd/ Njerit i kruhet e tjetrit i dhëmb/ Në vendin tim në vendin tënd/ Hënën si petull e pjekin në shkëmb.” 53

K. Petriti, “hënë – kukudh”: “Ja, po ngre kapakun tënd të rëndë /e që lart sheh hëna si kukudh.” 54

L. Lleshanaku “hënë – tabletë”: “Nga mërzia/ kaprojtë flenë me zhabat/ e hëna tretet si tabletë gjumi/ Në barkun e natës.” 55 P. Rista, “hënë – qese me drogë”: “Vjedhin ditën, vjedhin natën/ Hëna: qese me drogë kontrabandë.” 56

”Hënë – aspirinë”: “…kur kam dhembje koke, pi hënën aspirinë.” 57

Siç vihet re nga gjurmimi i korrelacioneve të kultivuara në poezinë tonë, hapësirat e tyre poetike janë të pafundme. Ata e përshkojnë atë tejendanë si një arterie kryesore në degëzime të larmishme e funksionale.

53 Dritero Agolli. Lypësi i kohës, Tiranë, “DRITERO”, botimi i dytë, 1998, fq. 49.54 K. Petriti, vepër e cituar, fq. 103. 55 L.Lleshanaku, vepër e cituar, fq. 80.56 P. Rista, vepër e cituar, fq. 173.57 P. Rista, po aty, fq. 179.

Page 8: Korrelacionet Dhe Ngjyrimet e Tyre Emocionale