kosova pas 20 vjetësh - 2010...letra informative prill 2011 mësimi i bazuar në projekte (mbp)...

12
Prill 2011 Letra informative Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për faktin se për një javë rresht zhvillohen një mori a k - tivitetesh, varësisht nga tema e përcaktuar. Këshilli i nxënësve përzgjodhi si temë të përgjith- s h m e “Ndërtimi dhe funksionimi i Kosovës si shtet” me pyetjen bazë: Si do të dëshironit të jetë Kosova pas 20 vjetësh? Kosova pas 20 vjetësh Diellza Dobroshi: Kam diçka që dua ta them… Ajo ka diçka për të na thënë. Është një sekret adoleshenteje, janë ca fjalë që ajo kësaj here do t’i ndajë me ne. Është vajza që na ka emocionuar me atë zërin e saj sheqer sa herë që dilte të këndonte në ndonjë festë në shkollë. Dhe së fundi, aspak nuk ishte befasuese paraqitja e saj në skenën e Top Fest 8 me këngën “Kam diçka që dua ta them”, që po mbahet në Tiranë. Kryeredaktore Donika Elshani Redaktore Adea Loxha Anëtarë të redaksisë Morea Ibrahimaj Gresa Berisha Dita Baruti Rita Kryeziu Fiona Abdullahu Ilirida Marmullaku Andra Dauti Shend Sylejmani Andi Humolli Tirana Mavraj Agnesa Uka Lirika Tafa e-mail: [email protected] MBP 2011 Letra informative

Upload: others

Post on 31-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Prill 2011 Letra informative

Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për faktin se për një javë rresht zhvillohen një mori a k -tivitetesh, va r ë s i s h t nga tema e përcaktuar. Këshilli i nxënë sve përzgjodhi si temë të p ë r g j i t h -s h m e “Ndërtimi dhe funksionimi i Kosovës si shtet” me pyetjen bazë: Si do të dëshironit të jetë Kosova pas 20 vjetësh?

Kosova pas 20 vjetësh

Diellza Dobroshi: Kam diçka që dua ta them…

Ajo ka diçka për të na thënë. Është një sekret adoleshenteje, janë ca fjalë që ajo kësaj here do t’i ndajë me ne. Është vajza që na ka emocionuar me atë zërin e saj sheqer sa herë që dilte të këndonte në ndonjë festë në shkollë. Dhe së fundi, aspak nuk ishte befasuese paraqitja e saj në skenën e Top Fest 8 me këngën “Kam diçka që dua ta them”, që po mbahet në Tiranë.

Kryeredaktore Donika Elshani Redaktore Adea Loxha Anëtarë të redaksisë Morea Ibrahimaj Gresa Berisha Dita Baruti Rita Kryeziu Fiona Abdullahu Ilirida Marmullaku Andra Dauti Shend Sylejmani Andi Humolli Tirana Mavraj Agnesa Uka Lirika Tafa e-mail: [email protected]

MBP 2011

Letra informative

Page 2: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Të gjithë nxënësit ishin të ndarë në këto nëntema: Turizmi (vendet kryesore, llojet e turizmit, UNESCO); M b r o j t j a d h e Siguria (ushtria e shtetit, FSK, policia e Kosovës); Drejtësia (legjislativi, gjykatat, k u s h t e t u t a ) ; E k o n o m i a , Indus t r ia dhe T r e g t i a (infrastruktura, llojet e industries, minierat, rrugët tregtare); S p o r t i ( l l o j e t , p jesëmarr ja në gara p .sh. O l imp i ada ) ; Akademia e

shkencave; Sistemi arsimor (titujt shkencorë); Kultura

(muz ika , a r t i , f i lm i ) ; Energje t ika (pasur i t ë

natyrore, hidrocentralet, termocentarlet); Mjedisi

( a g r o n o m i a d h e planifikimi hapësinor, mbrojtja e mjedisit); A d m i n i s t r i m i i s h t e t i t d h e Integrimet (sistemi i qeverisjes, integrimet rajonale dhe evropiane, m a r r ë d h ë n i e t n d ë r k o m b ë t a r e ) ; S h ë n d e t ë s i a (shërbimet spitalore, farmacitë); Sistemi arsimor (shkollat fillore, shkollat e

mesme, librat, planprogrami, krahasimet).

Kësaj here ndërroi edhe mënyra e prezantimit të projekteve. Të gjitha produktet e çdo projekti, duke nisur nga incizimet e bëra, do të përmblidhen në një dokumentar, i cili do të jetë gjithëpërfshirës, për të cilin një grup nxënësish janë duke punuar. Atëherë do të mund të shohim më mirë se si do të jetë Kosova pas 20 vjetësh, me imagjinatën e nxënësve të shkollës sonë.

Temat e Javës së projekteve

Filmi dokumentar

Gjatë gjithë javës shkolla vlonte nga puna. Të ndarë nëpër grupe të ndryshme, nxënësit u munduan t’i përfshi jnë të gj i tha segmentet e një temë kaq të gjerë, duke analizuar situatën aktuale, duke vizituar institucione të ndryshme, duke anketuar persona zyrtarë dhe qytetarë të rëndomtë dhe

d u k e h u l u m t u a r funksionimin e shteteve të r a j o n i t d h e a t y r e ndërkombëtare. Në fund të javës nxënësit arritën të paraqesin gjendjen aktuale në të cilën ndodhet shteti i Kosovës si dhe të japin mendime të ndryshme, se si do të ishte shteti ynë pas 20 vjetësh.

Faqe 2 Letra informative

Nxënësit e projektit “Turizmi” në Shpellën e Gadimes

Nxënësit e projektit Energjetika në “Feronikël”

Page 3: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”, shprehej Çabej. Kjo është thënia që nxënësit e shkollës “Mileniumi  i Tretë”  i shoqëron çdo ditë mësimi. Edhe gjatë Javës së Gjuhës Shqipe, ndër të tjera, ata kanë kujtuar shpesh këto fjalë të gjuhëtarit të madh, Eqrem Çabej.  

Më pas është organizuar një garë mes klasash nëpër  kategoritë  e  përmendura,  në  formë  të një  kuisi,  në  të  cilin  ishin  prezent  prindër  të shumtë.  Mënyra  e  realizimit  të  kuisit  ishte jashtëzakonisht  interesante, duke e bërë garën shumë  të pëlqyeshme edhe për nxënësit edhe për  prindërit  pjesëmarrës.  Në  juri  ishin  të thirrura,  drejtoresha  e  shkollës,  Afrore  Lila, Florije Aliçkaj dhe mësuesja Xhevahire. Në fund u  shpallën  fituesit  dhe  drejtoresha  u  dhuroi  

kupona   shpërblyes, bashkë me certifikata.   

“Java e Gjuhës Shqipe”, javë e garës për dije  

Kuisi Java e Gjuhës Shqipe  

orë aktrimi.                     Çdo ditë ka pasur fitues dhe kjo garë i  ka  frymëzuar  nxënësit  të jenë edhe më  të angazhuar ditën  e  ardhshme.  Të premten  nxënësit  kanë shfaqur  talentin  e  tyre  në aktrim dhe recitim.  

Ndërkohë  janë  shpallur fituesit  e  çdo  kategorie, duke  u  shpërblyer  me Certifikata të arritjes.  

Fituesit e JGjSh‐së   

Java ka nisur me kuisin e gramatikës; e marta  ishte e   rezervuar   për d r e j t s h k r i m   d h e b u k u r s h k r i m ;   t ë mërkurën  janë  thurur vargje,  janë  shkruar  ese, apo  dhe  tregime;  të enjten  ka  qenë  ditë  e prezantimit  të  punimeve të  ndryshme  në  hamera, video,fletushka  etj., ndërkaq  e  premtja  ishte 

Faqe 3

Letra informative

Në  shkollën  “Mileniumi  i  Tretë”,  u organizua  “Java  e  Gjuhës  Shqipe”. Aktivitetet  kanë  qenë  të  shumta  duke  i mbajtur  nxënësit  në  maksimum  të angazhuar,  të motivuar  dhe,  ajo  që  është më e  rëndësime, kjo  javë  i ka bërë ata më syçelë  kundrejt  atyre  që  nuk  po  kujdesen aspak për këtë gjuhë hyjnore.  

Drejtoresha e shkollës,

Duke zbuluar asociacionin

Page 4: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

M3: Pret diçka nga Top Festi? Meqë, sikur të kanë vlerësuar, këndon shumë mirë ‘live’, pret të hysh në finale? Diellza: Nuk pres të fitoj ndonjë çmim, por për mua do të ishte sukses të hyja në finale, meqë konkurroj me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare. E rëndësishme për mua është që marr pjesë, pasi është mundësi shumë e mirë e promovimit. M3: Po pas Top Festit, ke ndonjë plan? Diellza: Mendoj se do të vazhdoj të merrem me muzikë. Do të realizoj një videoklip, mbase kësaj kënge. Patjetër që do të realizoj edhe këngë të reja, mirëpo më ngadalë. Tashmë jam në klasë të nëntë dhe prioritet për mua është shkolla. M3: Çfarë mund të thuash për këtë debutim tëndin atje. E prisje të ndodhte kaq shpejt? Si erdhi deri te kjo pjesëmarrje? Diellza: Vërtet ishte diçka e jashtëzakonshme dhe e veçantë për mua. Jam shumë e lumtur që mora pjesë. Pas prezantimit mora komente shumë të mira nga njerëz të artit dhe menjëherë isha e ftuar në disa emisione televizive dhe në radio.

Ajo ka diçka për të na thënë. Është një sekret adoleshenteje, janë ca fjalë që ajo kësaj here do t’i ndajë me ne. Është vajza që na ka emocionuar me atë zërin e saj sheqer sa herë që dilte të këndonte në ndonjë festë në shkollë. Na ka magjepsur me atë fytyrën e saj engjëllore. Dhe së fundi, aspak nuk ishte befasuese paraqitja e saj në skenën e Top Fest 8 me këngën “Kam diçka që dua ta them”, që po mbahet në Tiranë. E lumtur për performancën e saj të parë atje, Diellza i është rikthyer shkollës krejt normalisht, me këmbë në tokë, pasi me gjithë pasionin për këngën, primare për të janë mësimet. Ne, në një pasdite, e ndamë nga aktivitetet në shkollë për t’ia bërë disa pyetje. Ja se ç’farë na thotë ajo…

M3: Posa je kthyer nga festivali i muzikës moderne Top Fest 8. Me çfarë ndjesish vjen nga Tirana? Ç’po të thonë shoqet e shokët? Diellza: Ndjesitë që i kam përjetuar në Tiranë kanë qenë të papërshkrueshme, duke marrë parasysh që konkurrova në një eveniment kaq të madh, sikur është Top Festi. Kur u ktheva në Prishtinë të gjithë më pritën mirë dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi më kanë thënë fjalë shumë të mira dhe më kanë inkurajuar që unë të vazhdoj tutje.

M3: Kënga jote, sa e kam vënë re në ‘facebook’ dhe në ‘youtube’ po pëlqehet shumë. Kush është meritor për këtë, kush janë autorët e saj?

Diellza: Kënga i përshtatet moshës sime dhe flet për një adoleshente e cila shpreh ndjenjat e saj duke bërë monolog me veten. Muzika është kompozuar nga Briz Musaraj dhe Indri Topi dhe teksti është shkruar nga Olti Curri. Në facebook po marr shumë pëlqime dhe vlerësime për këngën. Normalisht po më bëjnë të ndjehem mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur

Diellza Dobroshi: Kam diçka që dua ta them…

Letra informative Faqe 4

Diellza gjatë performancës në Top Fest

Page 5: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Donika Elshani është nxënëse e klasës së tetë të cilën disa herë e kemi parë në programet e organizuara në shkollën tonë dhe jashtë saj. E kjo për arsyen e vetme se talenti është gërshetuar tek kjo vajzë. Përveç këndimit dhe aktrimit Donika së fundmi na ka befasuar duke u paraqitur me kitarë. Ndërkaq në çdo lëndë është e shkëlqyer. E karakterizon edhe ndjenja e soli-daritetit dhe humanitetit. Është mjaft e dashur dhe e afërt me të gjithë. Duhet thënë se padyshim është shtyllë e fortë e suksesit në klasën e saj, por jo vetëm. Me vetë nismë shpeshherë është parë të kontribuojë në shkollë, duke qenë në krye të çdo organizimi.

Një rrjet i informimit të gjerë për aktivitetet në shkollën tonë tashnë është Radio Kosova. Sikur edhe vitin e kaluar, edhe para disa ditësh tre nxënës ishin të ftuar në emisionin për fëmijë, nga tezja Meli, siç e thërrasin të gjithë. Ata treguan më shumë për MBP-në, për JGJSH-në dhe për përdorimin e teknologjisë në shkollën Mileniumi i Tretë. Tashmë gjithçka e rëndësishme që ndodhë në shkollë, mund ta japim edhe në radio, meqë bashkëpunëtore e re nga shkolla jonë është nxënësja e klasës së VIII, Morea Ibrahimaj.

Supertalene  

Letra informative Faqe 5

DONIKA ELSHANI

Bashkëpumini me Radio Kosovën

Në shkollën tonë arti figurativ është një nga lëndët shumë të pëlqyera nga nxënësit. Këtë e dëshmojnë edhe punimet e tyre. Këtë vit ata kanë punuar me një material i cili quhet FIMO.

Punimet e tyre i prezantuan në një ekspozitë e cila u shfaq në Hapësirën për shumë qëllime. Nxënësit jo vetëm që i ekspozuan punimet e tyre, por edhe i shitën. Shumë nxënës dhe po ashtu arsimtaret i blenë ato. Tashmë mund t’i shihni në qafë dhe veshë të nxënësve dhe arsimtareve.

Ekspozita FIMO

Page 6: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Me datën 20. 01. 1011 në klasën e III-2 është mbajtur një ligjëratë nga znj. Arlinda Bajgora, në kuadër të bashkëpunimit mes shkollës dhe prindërve për temën mujore “Rreziqet”. Nxënësit u përgjigjën në pyetjet e parashtruara nga zonja dhe ajo ishte e befasuar me njohuritë që kishin marrë fëmijët në shkollë. Në fund të ligjëratës zonja Arlindë mbajti një kuiz për nxënësit. Ajo i informoi fëmijët me rreziqet që mund të vijnë nga situata dhe fak-torë të ndryshëm.

Në fillim të muajin shkurt mësueset kanë realizuar vizitë te zjarrfikësit. Nxënësit u informuan për së afërmi me teknikën që zjarrfikësit përdorin në raste intervenimi. Z . Bajram Rexhepi, menaxher në këtë kompani, iu përgjigj pyetjeve të nxënësve dhe po ashtu iu demonstroi se si lëshohen shkallët dhe disa mjete të tjera intervenimi.

Prindërit, aktivë në procesin mësimor

Caption describing picture or graphic.

Vizitë zjarrfikësve

Me të njëjtën temë mujore “Rreziqet”, më 27. 01. 2011 në klasën e III-1 është mbajtur një ligjëratë tjetër nga një prind e klasës, znj. Brikena Alija. Ligjërata kishte efekt mjaft pozitiv për nxënësit, të ardhmen e tyre ku ata u informuan për shumë rreziqe që mund të

hasim në jetën e përdit-shme nëse nuk janë të ku-jdesshëm.

Tema “Rreziqet”

Nxënësit e klasës së III—1 duke ndjekur ligjëratën e znj. Brikena

Alija

Letra informative Faqe 6

Page 7: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Nxënësit e klasave të katërta në kuadër të temës mujore "Kultura" vizituan muzeun e Kosovës. Atje nxënësit u pritën nga drejtori i muzeut z. Ar-bër Hadri. Fëmijët u shoqëruan nga ciceronët e muzeut duke u njoftuar me gjërat që ishin të ekspozuara. Drejtori i muzeut nxënësve dhe shkollës ua dhuroi dy kopje nga Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Vizitë në Muzeun e Kosovës nga klasat e katërta

Klasat e katërta organizojnë aktivitete jashtëmësimore... Në kuadër të bashkëpunimit me fa-milje, klasat IV-1 dhe IV-2 zhvilluan aktivitetet relaksuese për fëmijët. Këto aktivitete u organizuan nga vetë prindërit. Me 19 janar klasa e IV-1 viz-itoi kompaninë ”Ilir Canon”. Ky ak-tivitet u organizua nga prindi Albert Fazlia. Me 19 janar një prind nga klasa IV-2, Ilir Bajri, i argëtoi fëmijët duke u bërë muzikë. Me 21 janar nxënësit e klasës IV-2 vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës - FSK-në, aktivitet ky i or-ganizuar nga prindi Rrahman Rama.

Letra informative Faqe 7

Page 8: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Fokus – Ngjarje në objektiv Dy “fotografë të rinj”, të dëshmuar gjatë javës së projekte, në projektin “Fotografia”, Dita Baruti dhe Andi Humolli do të kenë rubrikën e veçantë me këtë titull në revistën e shkollës dhe në ueb faqen www.mileniumi3.net Ata janë ‘paparacët’ e shkollës. Dhe nga java e ardhshme mund ta shihni veten në monitorin e madh në korridorin e shkollës. Kujdes!

FOKUS

Dita e sindromës Down

Dita e sindromës Down u ndje edhe në shkollën tonë. Nxënësit, të motivuar nga arsimtarja e biologjisë, Arta Shala, më 21 mars, në ditën ndërkombëtare të njerëzve me këtë sindromë, prezan-tuan projekte mjaft interesante. Fillimisht nxënësit ndoqën ligjëratën e arsimtares dhe më pas zhvilluan diskutimin. Trizomia 21 apo Mongoloizmi quhet një mutacion gjenetik i veçantë tek njeriu. Persona me trizomi 21 kanë aftësi të kufizuara kognitive, ata zakonisht nuk janë aq inteligjentë sa personat që nuk e kanë këtë sindromë, kanë një pamje që ndryshon nga personat e tjerë dhe mund të kenë edhe probleme mentale. Sindroma Down është emëruar sipas mjekut britanik John Lang-don Down i cili e përshkroi këtë sindromë në vitin 1866. Ai e quajti idiotia mongoloide, por në ditët e sotme ky term nuk gjen më përdorim.

Valsi i tretë i Pavarësisë Festa për shënimin e trevtorit të Pavarësisë u ndje më së miri me valsin tradicional, Valsin e Pavarësisë. Cciftet e përzgjedhura nga kla-sat vallëzuan vals para mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve. Në një atmosferë shumë të këndshme, vajzat me fustane të bukura dhe djem elegantë, nën ritmet e këgës ciftet performuan kush më bukur se tjetri. Në fund u zgjodhën çiftet më të mira nga çdo gjeneratë, të cilët u vlerësuan me mirën-johje. Morën apo jo ndonjë cmim, e rëndësishme është se të gjithëve u qeshnin fytyrat. Ishte vërtetë festë.

Letra informative Faqe 8

Page 9: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Vende magjepsëse të Kosovës Ujëvara e Mirushës Ujëvara e Mirushës është atraksion që ia vlen të vizi-tohet. Udhëtimi prej Prishtinës zgjat 45 minuta. Përgjatë rrugës deri te ujëvara, nuk ka shumë shenja orientuese, megjithatë nuk është vështirë për tu gjetur. Pastaj do t’ju duhet të ecni pak deri te ujëvara, kështu që sigurohuni që keni mbathur këpucë të mira. Ujëvara e parë hapet në një pishinë natyrore,e rre-thuar në të tria anët me shkëmbinj, njihet si vend për të pushuar dhe për të notuar gjatë stinës së nxehtë. Ujëvara është e freskët, mirëpo jo dhe aq e ftohtë sa mund të mendoni. Gjatë sezonit veror ky vend është i mbushur me njerëz që vijnë të kalojnë një ditë fundjave këtu.

Malet e Rugovës Atyre që u pëlqen natyra dhe llojet e ndryshme të sporteve, regjioni i Pejës është një parajsë e vërtetë. Në një anë majat e Bjeshkëve të Nemuna e deri te maja e malit Marash, do të magjepseni nga bukuritë e natyrës.

Regjioni i Rugovës përbëhet nga një sipërfaqe prej 32.000 ha, përfshirë 13 fshatra me lartësi të ndryshme mbidetare, 1.000 deri 2.000m. Vargmalet e ngushta vazhdojnë pastaj lugina hapet me një peizazh të mre-kullueshëm, i cili vazhdon drejt deri në Mal të Zi.

Ujëvarat e gjata përmbi 30m dhe shpellat e pazbu-luara më parë e rrethojnë këtë regjion. Gjatë kthimit, ju mund të ndaleni të pushoni dhe te drekoni në “Kampin e Rugovës” dhe pastaj të vazhdoni rrugëtimin tuaj…

Letra informative Faqe 9

Page 10: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Eda Agani është nxënëse e klasës I-1. Talenti i saj është vizatimi. Lulet janë inspirimi i vazhdueshëm për të. Po ashtu ka dëshirë të shkruajë bukur. Kur të rritet do të bëhet dizajnere. Është nxënëse shembullore dhe kohën e lirë luan me kompjuter..

Ne kemi talent… Ja cilat janë pasionet tona

Rezon Baraku, nxënës i k l a s ë I - 2 , ë s h t ë jashtëzakonisht i talentuar në matematikë. Hobi i tij është futbolli, ndërkohë që kur të rritet do të bëhet shkencëtar.

Forentina Vokrri në I-3 është një balerinë e mrekullueshme. Ka talent edhe për këngën dhe kur të rritet thotë që do të bëhet mësuese, e cila orët e mësimit me nxënës do t’i shndërrojë në art.

Jon Karanezi, nxënës i klasës II-1 shkruan poezi dhe tregime. Ndonëse i vogël, ai di të luajë futboll, ndërkohë që dëshira e tij e tanishme është të bëhet mjek kur të rritet.

Lea Beka, vajzusha e klasës II-2 shpeshherë këndon në klasë, duke argëtuar shoqet dhe shokët. Ajo është mjaft e talentuar. Hobi ka baletin dhe kur të rritet thotë se do të jetë një balerinë profesioniste.

Ajo ka talent të vizatojë, sidomos rrobat. Mbase do të jetë një modele apo dizajnere e famshme në të ardhmen, meqë thotë se ka shumë dëshirë të bëhet modele. Është kjo Rinesa Bullatovci në II-3.

Letra informative Faqe 10

Page 11: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Lum Borovci III-1

Talenti: art Lea Bajgora III-2

Talenti: vallëzimi dhe këndimi

Tringa Deslani III-3

Talenti: shkruan poezi Dëshiron të bëhet dizajnere

Dorian Ccuperiani IV-1

Talenti: kitara Pëlqen futbollin Kur të rritet do të bëhet ekonomist.

Lyra Hoxha V -1

Talenti: piano Pëlqen tenisin Do të bëhet pianiste

Arta Imeri IV-2

Talenti: arti Pëlqen këndimin Do të bëhet dizajnere.

Vijon Baraku IV - 3 Talenti: Matematikë Do të bëhet shkencëtar

Sofia Salihu V-2

Talenti: flauta Pëlqen të vallëzojë Do të bëhet flautiste.

Redita Limani V – 3

Talenti: pianon Do të bëhet pianiste

Letra informative Faqe 11

Ne kemi talent… Ja cilat janë pasionet tona

Page 12: Kosova pas 20 vjetësh - 2010...Letra informative Prill 2011 Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për

Faqe 12

Extraordinary (E jashtëza-konshmja) nga Nancy Werlin Kur Phoebe fillon të shoqërohet me Mallory, vajzë të çuditshme dhe të re në shkollë, ajo njoftohet me vëllain e madh të Mallory, Ry-land. Papritur, ajo fillon të zbuloj një të vërtetë shokuese.

TOP LIBRAT SIPAS MORESË

The things a brother knows (Gjërat që një vëlla i di) nga Dana Reinhardt Kur vëllai i Levi Katznelson, Boaz, kthehet nga lufta, Levi vëren që diçka nuk është në rregull me të. Kur Boazniset prapë për luftë, Levi e ndjek për ta zbuluar të fshehtën.

I am number four (Unë jam numri i katërt) nga Pittacus Lore Ky libër shtjellon fantazinë dhe jetën e adoleshentëve në të njëjtën kohë. Një djalë jashtëtokësor është detyruar të vij në Tokë dhe të mundohet të jetoj jetën e një adoleshenti të thjeshtë, edhe pse disa krijesa jashtëtokësore kërko-

Before I fall (Para se të bie) nga Lauren Oliver Kjo është historia e dhimbshme e një vajze e cila ka gjithëçka një vajzë adoleshente mund të dëshironte: një të dashur perfekt, shoqëri argëtuese dhe famë. Një ditë, ajo pëson një aksident rrugor ku humb jetën. E çuditshmja është se të nesërmen ajo zgjohet në ditën e ak-sidentit, një mundësi e dytë.

Big Girl (Vajza e madhe) nga Danielle Steel Bëhet fjalë për një vajzë e cila qu-het Viktoria. Në familjen e saj ajo ndjehet e diskriminuar pasi motra dhe prindërit e saj janë më të bu-kur dhe ajo është e shëmtuar dhe e shëndoshë por shumë inteleg-jente. Fatkeqësisht, në familjen e saj çmohet më shumë pamja e jashtme…

Letra informative