kreu i dymbëdhjetë pËrpilimi dhe prezentimi i raportit ... · t’i njoh llojet e tabelave...

21
1 Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT KËRKIMOR Qëllimet Ta kuptojë dhe njoh rëndësinë e raportit kërkimor, Ta kuptojë qëllimin e raportit kërkimor, Ta njoh kërkesën themelore dhe llojet e raporteve që kërkojnë ndërmarrjet, T’i njoh kërkesat të cilat duhet t’i plotësojë raporti kërkimor, T’i njoh dhe dalloj tipet e raportit sipas audiencës, Ta kuptojë rëndësinë e pamjes së jashtme të raportit kërkimor, Ta njoh përmbajtjen e elementeve themelore të raportit këkimor dhe përmbajtjen e tyre, Ta kuptojë prezentimin, rëndësinë dhe qëllimet e prezentimit të raportit kërkimor, Ta kuptojë rëndësinë e prezentimit të të dhënave statistikore në raportin kërkimor, T’i njoh llojet e metodave statistikore që përdoren për prezentim, T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin e tyre.

Upload: others

Post on 24-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

1

Kreu i dymbëdhjetë

PËRPILIMI DHE

PREZENTIMI I

RAPORTIT KËRKIMOR

Qëllimet

Ta kuptojë dhe njoh rëndësinë e raportit kërkimor,

Ta kuptojë qëllimin e raportit kërkimor,

Ta njoh kërkesën themelore dhe llojet e raporteve që kërkojnë

ndërmarrjet,

T’i njoh kërkesat të cilat duhet t’i plotësojë raporti kërkimor,

T’i njoh dhe dalloj tipet e raportit sipas audiencës,

Ta kuptojë rëndësinë e pamjes së jashtme të raportit kërkimor,

Ta njoh përmbajtjen e elementeve themelore të raportit këkimor

dhe përmbajtjen e tyre,

Ta kuptojë prezentimin, rëndësinë dhe qëllimet e prezentimit të

raportit kërkimor,

Ta kuptojë rëndësinë e prezentimit të të dhënave statistikore në

raportin kërkimor,

T’i njoh llojet e metodave statistikore që përdoren për prezentim,

T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre,

T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin e tyre.

Page 2: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

2

12.1. KUPTIMI DHE RËNDËSIA

Përpilimi i raportit kërkimor është faza e fundit në procesin e kërkim

marketingut dhe rëndësia e kësaj faza është e madhe. Pra, puna në

procesin e kërkim marketingut, përfundohet me përpilimin e raportit

kërkimor dhe prezentimin e tij.

Raporti kërkimor është paraqitje me gojë dhe/ose shkrim e deklaruar

me qëllim të komunikimit të rezultateve kërkimore, rekomandimet

strategjike, dhe/ose përfundimet tjera menaxhmentit ose audiencës

tjetër.1 Raporti kërkimor është dokumenti themelor i shkruar, shikuar

nga aspekti i shfrytëzuesit të rezultateve. Rëndësia raportit të përpiluar

mirë është e madhe, sepse shumë herë ndodh që kërkimet e

shkëlqyeshme të zhvlerësohen për ate se raporti ka qenë dobët i

përpiluar.

Qëllimi themelor i raportit kërkimor është komunikimi i rezultateve,

përfundimeve dhe porosive në projektin kërkimor. Pa marrë parasysh

rezultatet e kërkimeve në të cilat kërkimi ka arritur, kërkuesit i mbetet

një punë shumë me rëndësi, pra, paraqitja e rezultateve shfrytëzuesve

në mënyrën dhe formën, e cila atyre do ju është më e kuptueshme dhe

e përdorshme.

Përgatitja e raportit të mirë kërkon punë cilësore, e cila shprehet

përmes të sintezës dhe intuitës, përpikmërisë dhe përvojës praktike.

Raporti në fund duhet të paraqitet edhe gojarisht, apo të prezentohet.

Pra, kjo sjell “Ndeshjen ballë për ballë”, midis porositësit të kërkimit

dhe realizuesit të raportit dhe përbën në fakt momentin që vlerësohet

efikasiteti real i kërkimeve, sepse mbi bazën e raportit kërkimor

menaxhmenti i biznisit merr vendimet përkatëse.

Raporti duhet të jetë një mjet efektiv komunikimi jo vetëm në gjetjet e

sakta dhe konkluzionet, por edhe në nxitjen e lexuesit në veprim

menaxherial. Raporti kërkimor supozon nevojën për informacione që

të ndihmon procesin e vendim-marrjes. Me shkrimin e raportit procesi

i kërkim marketingut kompletohet dhe raporti duhet t’i adresohet

vendimit dhe rekomandojë orientimin e veprimit në pikëpamje të

gjetjeve të kërkimit. Përdoruesi ose blerësi i informacioneve duhet të

1 William G. Zimund, Exploring Marketign Research,.8E, Thomson South-Western, 2003, fq.652.

Page 3: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

3

vendos nëse po ose jo do të ketë vëmendjen në këshillën e

rekomanduar të raportit dhe veprimet e rekomanduara nga kërkuesi

duhet të bëhen të njohura.

Raporti duhet të përpilohet në atë mënyrë dhe nivel që të mund ta

kuptojnë edhe ata shfrytëzues, të cilët nuk janë kërkues profesional

dhe nuk e kuptojnë gjuhën e statistikës. Njohësve të mirë të metodave

statistikore është e mjaftueshme që rezultatet t’u paraqiten në formën

numerike, kurse shfryëzuesit mesatar duhet shpjeguar edhe rezultatet e

tabeluara, e lere më procedurat më të komplikuara të përpunimit të të

dhënave.

Prandaj, raporti duhet të jetë gjithë përfshirës, duhet të tregoi bazën

teorike, në bazë të së cilës është kryer kërkimi, ndërsa në fund me

fjalorin e biznismenit të shpjegohen rezultatet në formën, që janë të

kuptueshme për të gjithë ato që do të shërbehen me raportin. Në raport

duhet të shpjegohet metoda me të cilën kërkuesi është shërbyer në

procesin kërkimor. Raporti kërkimor duhet të shkruhet sipas

rregullave të rëndomta për shkruarjen e punimit, të cilat rregulla

shfrytëzuesve ju janë të njohura dhe të përshtatshme.

12.2. KËRKESAT TË CILAT DUHET T’I PLOTËSON

RAPORTI KËRKIMOR

Kërkesë themelore e cila shtrohet para çdo materiali të shkruar është

ta bartë mendimin, të cilin autori e ka pasë me rastin e shkrimit të

raportit. Shfrytëzuesi duhet ta kuptojë ate që është shkruar, nëse kjo

nuk ndodh atëherë raporti i shkruar nuk e ka plotësuar qëllimin

themelor.

Me që shfrytëzuesit e raportit kërkimor dallohen për nga shkollimi,

profilet profesionale, thirrjet shkencore, etj., shpesh herë është e

nevojshme që mënyra e paraqitjes dhe përmbajtja t’i përshtaten

shfrytëzuesve konkret.

Prandaj, kërkuesi gjat shkruarjes së raportit në rend të parë duhet ta

dijë kush është shfrytëzues, kujt i arrijnë rezultatet, kush do t’i lexojë

dhe kush do të shërbehet me to. Fjala është këtu për një rreth të gjërë

Page 4: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

4

aktivitetesh dhe bashkëpunëtorësh, por prap se prap disa janë

bashkëpunëtorë (shpesh një ose dy), të cilët drejtpërsëdrejti merren me

zgjidhjen e problemit, analiza e të cilit bëhet në projektin kërkimor.

Pasi që çdo projekt kërkimor i destinohet kryesisht një ndërmarrje të

caktuar dhe problemit të caktuar të ndërmarrjes, atëherë

bashkëpunëtorët i qasen problemit për zgjidhje. Ka ndërmarrje që

dëshirojnë raporte të shkurtëra kërkimore, me paraqitje tabelare në

shtojcë, të tjerat dëshirojnë raportet të gjëra, prej nga do të shihej e

tërë procedura e kryer.

Kur është fjala për formën dhe gjërësinë e raportit, është e

preferueshme t’i përshtatet kërkesës së shfrytëzuesit ose

shfrytëzuesve. Pra, mundësitë janë të shumta. Mirëpo, ekzistojnë disa

kërkesa, të cilat duhet t’i plotësojë çdo material i shkruar, të cilat

kërkesa janë: tërësia, saktësia, qartësia dhe përmbledhësia.

1. Tërësia Raporti mund të themi se është i tërë, vetëm nëse i jep të gjitha

informacionet që kërkohen dhe në gjuhën të cilën shfrytëzuesi e

kupton. Kjo nënkupton se shkruesi i raportit vazhdimisht duhet të pyes

nëse çdo pyetje në detyrë është adresuar. Cilat aleternativa janë

provuar? Çka është gjetur? Një raport i pakompletuar nënkupton se

raportet plotësuese, janë shqetësuese dhe i vonojnë veprimet, që do të

vijnë. 2

Prandaj, në pyetjet e parashtruara në fillim të procesit kërkimor, të

cilat pyetje njëkohësisht janë formuluar si qëllime kërkimore, raporti

duhet t’i ju përgjigjet.Në qoftë se në fillim janë parashtruar një ose më

shumë hipoteza, analiza e rezultateve doemos duhet të vendos se

hipoteza është e pranueshme ose jo. Nëse nuk kemi përgjigje në

pyetjet e parashtruara në fillim, do të thotë se ekzistojnë mangësi dhe

do të jetë e nevojshme të bëhen përpjekje plotësuese që të arrihet deri

te përgjigjet.

Raporti mundet me qenë jo i plotë ose shumë i gjërë. Nëse shkruesi i

raportit ka përfshi përkufizimin dhe shpjegime të shkurtra dhe jo të

qarta, raporti është jo i plotë. Poashtu, raporti mundet me qenë shumë

2 Gilbert A. Churchill, JR., Basic Marketinf Research.4E. South-Western Thomson Learning, 2001, fq. 769.

Page 5: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

5

i gjërë, nëse në raport janë përfshirë detale, të cilat nuk janë në lidhje

direkte me rezultatet (përshkrimi detal i veshtirësive në kryerjen e

punës në terren ose ndonjë dilemë ose vështirësi metodologjike). Kjo

ndodh kur raporti përfshinë përplot informacione të parëndësishme,

ndërsa çështjet e rëndësishme janë lënë nën hije të çështjeve të pa

rëndësishme. Nëse raporti është i madh në vëllim, mundet me i

dekurajuar lexuesit për leximin e tij.

Mangësitë e tilla mund të jenë rezultat i lëshimeve të ndryshme në

procesin kërkimor, i cili është mjaft i gjatë dhe i përbërë, prandaj ka

mundësi të gabimeve. Gjithashtu, gabime mund të paraqiten edhe me

rastin e shkrimit të raportit, për arsye krejtësisht subjektive, p.sh.

kërkuesi mendon se ndonjë pjesë është e pa nevojshme ose e vlerëson

të pa rëndësishme ose mendon se vetvetiu është e kuptueshme situata,

e të ngjashme.

Prandaj, raporti është jo i plotë nëse kërkuesi nuk i ka shpjeguar disa

detale të rëndësishme apo i ka lënë anash formularët për regjistrim dhe

mbledhje të të dhënave apo i kalon disa vërejtje metodologjike, pa të

cilat lexuesi e ka vështirë t’i kuptojë rezultatet e fituara. Pra, përgatitja

e mirë dhe angazhimi serioz mundëson që të gjitha këto pengesa të

shmangen.

2. Saktësia

Kërkesa themelore, e cila shtrohet para raportit kërkimor është

saktësia, e cila nënkupton nëse kërkimet janë të sakta dhe të dhënat e

përpunuara dhe të paraqitura janë të vërteta dhe të sakta.

Nëse i përpunojmë të dhënat të cilat nuk janë mbledhur me anketim në

terren por anketuesi vetë i ka plotësuar, natyrisht se e tërë procedura

që ka pasuar s’ka kurrfarë kuptimi. Megjithate pasaktësi mund të

ndodhin edhe më vonë si: gjatë kodimit, gjatë bartjes së të dhënave në

kompjuter, gjatë analizës dhe interpretimit të rezultateve dhe gjatë

shkrimit të raportit kërkimor.

3. Qartësia

Qartësia është kriter i përdorur për të vlerësuar raportin në mënyrë të

veçantë kur shprehjet në raport janë të sakta/përpikta. Qartësia është

kriter që ka dështuar më shumë se cilido kriter tjetër dhe prodhohet

Page 6: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

6

nga të menduarit e qartë dhe saktë të shprehjes. Secili autor që

shkruan tekstin mendon se ajo që e ka shkruar është mjaft e qartë.

Përkundrazi shpesh konstatojmë se teksti i shkruar s’është mjaft i

qartë dhe mjaft i kuptueshëm për lexuesin. Pra, për të qenë teksti i

qartë dhe i kuptueshëm është shumë vështirë.

Prandaj, ekzistojnë mundësi që teksti i shkruar së pari të përmirësohet.

Disa autorë porosisin leximin me zë të tekstit të vetë, të tjerët

porosisin dhënjen e tekstit për lexim bashkëpunëtorëve më të afërt ose

kolegëve. Për tu arritur qartësi sa më e madhe e tekstit duhet të

respektohen disa rregulla: mendimi i rrumbullaksuar logjik të shkruhet

me fjali relativisht të shkurtëra. Poashtu, duhet t’i shmangemi

përdorimit të tepërt të mendimeve plotësuese, teksti të shkruhet në

gjuhën letrare dhe mundësisht pa përdorur shprehje të gjuhëve të

huaja.

4. Përmbledhësia

Përmbledhësia si kriter për vlerësim të raportit kërkimor, veçanërisht,

nëse raporti i shkruar është i freskët dhe i drejtpërdrejt. Raporti

kërkimor duhet të jetë i plotë dhe shkruesi duhet të ketë parasysh se

çka të përzgjedh për të përfshinë në raport.

Zgjerimi i tepërt i tekstit të raportit mund ta zvoglojë kuptueshmërinë

e tij. Prandaj, kërkesa për raport të plotë dhe të tërësishëm, bënë që

autorët me kujdes të vendosin se çka do të përfshijnë në raport.

Përmbajtjet të cilat nuk kanë të bëjnë me rezultatet dhe nuk

kontribojnë në kuptimin e drejtë, nuk është e nevojshme të përfshihen

në raport. Poashtu, nuk duhet me detale të metodave të përdorura të

ngarkohet raporti.

Përmbajtja e gjithmbarshme duhet të ndahet logjikisht në krerë apo

kaptina, ndërsa krerët/kaptinat të ndahen në tërësi më të vogla,

nënkrerë/nënkaptina. Gjatë punës duhet pasë kujdes në formulimin e

fjalive dhe në zgjedhjen e fjalëve të qarta. Çdo punim mund të

shkruhet më mirë se është shkruar por edhe këtu duhet të vehet kufiri i

sipërm, sepse kurr as gjë nuk do të ishte publikuar.

Anekdota, funksionari i lartë i qeverisë së një vendi të zhvilluar ka

pasë kërkesa shumë të larta në raport me raportet e shkruara nga

bashkëpunëtorët. Kështu njëherë e ka kthyer një raport me vërejtjen se

Page 7: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

7

ende duhet të përmirësohet. Bashkëpunëtori ka punuar edhe një javë

dhe ja sjellë tekstin. Shefi edhe ate ja kthen me vërejtje të ngjashme

me shtesën ”Ju dini se çka duhet përmirësuar”. Bashkëpunëtori punon

natë e ditë edhe një javë dhe ja sjellë versionin e përmirësuar. “A është

më së miri që keni mundur e pyet shefi, bashkëpunëtori përgjigjet se

vërtetë ka dhënë çdo gjë nga vetja që të jetë i mirë, shefi qesh dhe

vërenë: ”Atëherë do ta lexoi”.3

12.3. TIPET E RAPORTIT KËRKIMOR

Raporti mund të klasifikohet në bazë të shkallës së formaliteti dhe

disenjit. Raporti formal është i formatit të gjatë, sepse përmban

strukturë mirë të detalizuar dhe është i kundërt me raportin e shkurtër.

Raportet e shkurtra

Raportet janë të shkurtra kur problemi është përkufizuar mirë, është i

kufizuar në vëllim, ka metodlogji të thjesht dhe është i drejtpërdrejt.

Shumë raporte informative, të progresit dhe të përkohshme janë të

shkurtra si: raporti i kostos së jetesës për negociatat që do të vijnë ose

shpjegimi ose ndjenja për çmimet damping kundër konkurruesve të

jashtëm.

Raportet e shkurtra janë rreth pesë faqe, nëse përdoret Ëeb site

munden të jenë edhe më të shkurtra. Në fillim duhet ta kenë

deklaratën e shkurtër lidhur me autorizimin e studimit, problemin e

kërkimit dhe gjërësinë dhe thellësinë e tij. Pastaj vijnë përfundimet

dhe porositë, të përcjellura me gjetjet që e mbështesin.4

Raportet e gjata

Raportet e gjata janë dy llojesh, raporti bazë apo teknik dhe raporti i

menaxhmentit.Secili tip i raportit ka për bazë supozimet e caktuara

lidhur me interesin dhe përgatitjen e lexuesit të mundshëm. Prandaj,

tipet e raportit janë të lidhura me audiencën që i destinohet.

3 Mira Marushiq, Istrazhivanje trzhishta, botim I tretë. Informator, Zagreb 1992, fq. 255.

4 Naresh K. Malhotra, Marketing Research - An applied orientation. 4E. Pearson Prentice Hall, 2004,

fq.607.

Page 8: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

8

Shumë projekte kërkojnë të dy lloje të raportit: raporti teknik, i

shkruar për audiencën e kërkuesve dhe raporti i menaxhmentit i

shkruar për menaxherët joteknik ose klientët. Kur kërkuesit përpjeken

të shkruajnë raport që i plotëson të dy llojet, kjo e vështirëson punën

dhe rrallë është e kënaqshme. Të dy llojet e audiencës dallohen për

aftësim të ndryshëm teknik, interes dhe qëllime.

Raporti teknik

Raporti teknik e përfshinë tërë dokumentacionin dhe detajet e

kërkimit, pra i përfshinë të gjitha dokumetet origjinale, bëhet

dokumeti kryesor dhe si raport paraqet tërë rrëfimin se çka është bër

dhe si është bër.

Ky raport bazohet në supozimin se lexuesi ka njohuri nga

metodologjia kërkimore dhe janë të interesuar për detalet e disenjimit

të kërkimit, zgjedhjen e mostrës, metodat statistikore, etj. Lexuesit

janë të interesuar në prezentimin e plotë dhe detalet e diskutimit për

secilin hap të projektit kërkimor. Ata kanë dituri që të vlerësojnë

saktësinë dhe besueshmërinë për secilën fazë që është kryer. Shkruesi

i raportit mund të supozon se gjuha teknike e kërkimit e disenjuar dhe

analiza do të jenë të kuptuara nga lexuesi.

Kur përgatitet ky lloj i raportit, atëherë paraqiten llogari detale për

secilën fazë të projektit, përfshirë kopjet e pyetësorëve dhe ndoshta

rezultatet e printuara në kompjuter. Kjo do të jetë veçanërisht e

nevojshme kur testi statistikor paraqitet me të dhëna. Ky tip i raportit

është në të shumtën i ngjashëm kur bëhet pjesë e serisë së studimeve

ashtu që metodologjia mund të dyfishohet në nënprojektet përbërse.

Raporti teknik, poashtu duhet të përfshijë tërë prezentimin dhe

analizën e të dhënave signifikante. Përfundimet dhe këshillat qartë

duhet të jenë të lidhura me gjetjet e veçanta. Fjalori teknik i përdorur

duhet të zvoglohet, por duhet ditur kur të përdoret. Duhet të përfshinë

referenca të shkurtra lidhur me kërkimet, teoritë dhe teknikat. Është e

këshillueshme që lexuesi për tu familjarizuar me këto referenca, është

e dobishme të përfshinë disa shpjegime të shkurtra, në formë të

fusnotave.

Raporti teknik i shkurtër i mbulon të njejtat çështje si raporti i gjerë

por në formë të shkurtuar. Metodologjia është përfshirë si pjesë në

Page 9: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

9

hyrje dhe nuk përmban më shumë se disa rreshta. Theksi më i madh

vendoset në gjetjet dhe përfundimet. Memorandumi paraqet një

minimum: Cili është problemi dhe cilat janë përfundimet e kërkimit.

Raporti i menaxhmentit

Ky raport disenjohet për audiencë joteknike. Kjo formë e raportit

bazohet në supozimin se lexuesit nuk janë të interesuar në detale

lidhur me teknikat kërkimore dhe kryesisht janë të interesuar në

gjetjet, sepse klientët nuk kan dituri për kërkimet dhe më shumë ju

interesojnë gjetjet se sa metodologjia. Ky raport është raport tipik që

lexohet nga biznismenët. Interesimi më i madhe i këtij tipi të lexuesve

janë gjetjet dhe zbatimi i gjetjeve për vendime në situatën e dhënë.

Stili i shkrimit është disenjuar për lexim të shpejtë dhe krahasim të

gjetjeve kryesore në kërkim. Toni i raporti është joteknik, pra

gazetaresk dhe i saktë, natyrisht përdor më shumë grafik, ndërsa më

pak tabela detale. Qëndrimet e paraqitura të gjetjeve, janë të shkurtra,

dhe precize. Përfundimet dhe këshillat i dallojmë me përdorimin e

yjeve ose numrave për t’i theksuar çështjet.

12.4.FORMA DHE PJESËT E RAPORTIT KËRKIMOR

Pamja e jashtme ose forma e raportit kërkimor ka rëndësi të veçantë.

Është e vërtetë se rezultatet jo të plota nuk do të bëhen më të mira në

raportin mirë të paraqitur, por rezultatet e mira do të humbin në

bindshmërinë e tyre nëse nuk paraqiten në formën përkatëse.

Në shumë vende dhe ndërmarrje ekzistojnë shumë udhëzime për

shkrimin dhe paraqitjen e informacioneve, por nuk ekziston formë

unike, e cila do të ishte e përgjithshme dhe e pranuar. Mirëpo,

ekzistojnë elemente të përbashkëta, të cilat çdo raport duhet t’i

përmbanë, pa marrë parasysh numrin dhe llojin e shfrytëzuesve.

Elementet themelore të çdo raporti kërkimor janë:

1. Faqja e parë

2. Përmbajtja

3. Përmbledhja e shkurtër

Page 10: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

10

4. Hyrja

a) Objekti i kërkimit

b) Qëllimet e kërkimit dhe

c) Metodat e kërkimit

5. Përmbajtja kryesore

a) Rezultatet kërkimore dhe

b) Kufizimet kërkimore

6. Përfundimet dhe porositë

7. Anekset (shtojcat)

a) Formularët për mbledhjen e të dhënave dhe

b) Operacionet numerike për llogaritjen e rezultateve

8. Literatura

1. Faqja e parë, përmban titullin e punimit, emrin dhe adresën e

ndërmarrjes për të cilën bëhet kërkimi, emrin dhe adresën e

ndërmarrjes e cila e bën kërkimin dhe datën e përfundimt të kërkimit.

Faqja e parë poashtu mundet të mbaj edhe logon e institutit që e ka

përgatitë projektin nëse projekti është bër jashtë ndërmarrjes nga

ndonjë institut kërkimor.

2. Përmbajtja. Pas faqes së parë vjen faqja ku prezentohet përmbajtja

e punimit, sipas pjesëve dhe kaptinave me numër të faqeve për secilën

pjesë dhe kaptinë. Nga përmbajtja lexuesi mund të identifikojë

logjikën e arsyetimit dhe më pas mundet të kërkojë të shohë njërin apo

tjetrin nga problemet. Në qoftë se në punim ka shumë tabela (p.sh. më

shumë se njëzet), mund të formohet lista e veçantë me regjistrin e

tabelave, ngjashëm mund të veprohet edhe për paraqitjet grafike.

3. Përmbledhja e shkurtër, shpesh pa të drejtë mund të shihet edhe si

e panevojshme për porositësit ose hartuesit e raporteve kërkimore. Por

një përmbledhje e shkurtër është e domosdoshme, sepse përgjegjësit e

ndërmarrjes për mungesë të kohës nuk e lexojnë të gjithë materialin

por vetëm një pjesë të tij. Kështu çështjet me rëndësi siç janë: qëllimet

e vendosura, rezultatet e arritura dhe përfundimet kryesore.

Përmbledhja e shkurtër mund të përfshihet prej 1-3 faqe.

Page 11: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

11

4. Hyrja, mund të paraqitet si kaptinë në vehte, në të cilën

përkufizohen objekti, qëllimet dhe metodat e kërkimit. Hyrja mund të

përfshihet prej 3-8 faqe.

Objekti i kërkimit, përkufizohet që të mos ketë paqartësi, sepse çdo

produkt ose shërbim mund të kuptohet në disa mënyra dhe ashtu

njerëzit e ndryshëm e kuptojnë në mënyra të ndryshme.

Qëllimet e kërkimit, paraqiten ashtu që shfrytëzuesi ta ketë më të qartë

qëllimin dhe arsyen e kërkimit.

Metoda e kërkimit apo metodologjia, është pjesë shumë me rëndësi në

projektin kërkimor. Nëse në raport s’është evidencuar lloji i kërkimit,

metoda e mbledhjes së të dhënave, mostra në të cilën kërkimi është

bërë dhe të gjitha detajet tjera, shfrytëzuesi nuk ka siguri të

mjaftueshme në rezultatet kërkimore. Nëse paraqitja e elementeve

komplekse dhe të gjata është e domosdoshme (mbledhja e të dhënave,

trajtimet statistikore) përdoret një aneks metodologjik, mirëpo pikat

kryesore duhet të përfshihen në brendësinë e dokumentit në formën e

shpjegimeve metodologjike.

5. Përmbajtja kryesore, përbëhet prej rezultateve të kërkimeve dhe

kufizimet. Rezultatet e kërkimeve janë gjetjet deri te të cilat kërkuesi

ka arritur gjatë procesit kërkimor dhe kufizimet të cilat kanë

përcaktuar këto rezultate. Rezultatet duhet të jenë në pajtim me

qëllimet e parashtruara dhe duhet të japim përgjigje në pyetjet e

parashtruara në fillim të procesit kërkimor.

Vështirë është të jepen porosi për mënyrën e paraqitjes së rezultateve,

sepse çdo projekt e ka logjikën e vet. Ndonjëherë kjo do të ishte oferta

në treg (prodhimi i vendit dhe importi), pastaj konsumi (konsumi i

vendit dhe eksporti), ndonjëherë problematika mund të paraqitet sipas

elementeve të marketing miksit, veçanërisht nëse në këtë rast fillohet

nga produkti (asortimenti prodhues, thellësisë së tij, gjërësisë), përmes

çmimeve (formimi, problematika), shitjes dhe distribuimit (kanalet,

struktura e shitjes), deri te aktivitetet promotive.

Pas paraqitjes së rezultateve rëndom i paraqesim edhe kufizimet e

kërkimeve të kryera. Këtu kërkuesi e ka rastin të jep vështrimin kritik

për rezultatet e arritura dhe shfrytëzuesit ja tërheq vëmendjen në

mangësitë eventuale që janë të pranishme në çdo punë. Pranimi i

Page 12: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

12

vështirësive nuk ja zvoglon vlerën dhe përdorshmërinë e rezultateve.

Prandaj, në studimin e mirë autori vetë i paraqet kufizimet, vlerëson

shkallën e tyre dhe e porositë shfrytëzuesin si dhe sa t’i merr parasysh

në rastin e vendosjes në bazë të rezultateve kërkimore. Përmbajtja

kryesore përfshinë 30-60 faqe.

6. Përfundimet dhe porositë. Në fund të çdo punimi jepen

përfundimet dhe porositë. Përfundimet përmbajnë përgjigjet në pyetjet

e parashtruara në fillim të procesit kërkimor të marketingut.

Përfundimet mbështetën në faktet e vrojtuara ose në skenarët

(reagimet e konkurrentëve, mënyra e krijimit të pyetjeve, etj), të

gjykuara dhe të pranueshme. Në këtë kaptinë zakonisht jepen edhe

porositë si një hap i mëtejmë në procesin kërkimor, të cilat realisht

paraqesin hapin e parë në vendimet e menaxhmentit të ndërmarrjes,

pas të cilës pason akcioni.

Kërkimet e marketingut kanë për qëllim që të dihet se si të veprohet

gjatë planifikimit, realizimit dhe kontrollimit të aktiviteteve të

marketingut. Porosi në këtë rast do të ishte fillimi i realizimit të atyre

qëllimeve për të cilat i kemi hyrë realizimit të procesit të kërkimeve të

marketingut. Përfundimi dhe porositë përfshinë 2-12 faqe.

7. Anekset, sqarojnë brendësinë e raportit dhe shërbejnë në paraqitjen

e aspekteve teknike të një metode ose në paraqitjen e analizave apo të

tabelave dytësore. Anekset jepen në fund të raportit dhe përfshijnë të

gjitha materialet, të cilat janë të dobishme për kuptimin e procedurës

së kërkimeve. Këtu hyjnë formularët për regjistrim dhe mbledhje të të

dhënave primare, procedurat matematiko-statistikore me ndihmën e të

cilave arrijmë te rezultatet, tabelat dhe të gjitha materialet e ngjashme.

Aneksi përfshinë deri në 25 faqe.

8. Literatura, është e preferuarshme që literatura të klasifikohet sipas

llojit dhe burimeve të të dhënave: librat profesionale, artikujt në

revista të ndryshme shkencore, publikime statistikore, dokumentacioni

intern i ndërmarrjes dhe të ngjashme. Çdo lloj i burimit duhet të

renditet sipas abc së emrave të autorëve.

Page 13: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

13

12.5. PREZENTIMI I RAPORTIT KËRKIMOR

12.5.1. Kuptimi i prezentimit

Prezentimi i raportit me gojë është mënyra për t’i paraqitur rezultatet e

arritura-përfundimet dhe porositë gjatë kërkimit në projektin e

kërkimor. Qëllimi i prezentimit me gojë është t’i thekson gjetjet më të

rëndësishme të projektit dhe t’i ofron mundësinë shfrytëzuesit të

rezultateve t’i qartëson gjërat e paqarta me anë të parashtrimit të

pyetjeve.

Prezentimi i raportit kërkimor nënkupton paraqitjen verbale dhe

vizuele të raportit të shkruar kërkimor me qëllim që financuesi të

njihet sa më mirë me raportin. Autorët nuk e rekomandojnë

prezentimin si zëvendësim me raportin e shkruar, por si plotësim i

dokumentit të shkruar. Raporti i shkruar shihet si dokument i arhivës

dhe jo vetëm prezentim i shkruar për ata njerzë të cilët vërtetë janë të

familjarizuar me projektin. Nëse prezentimi me gojë bëhet me sukses,

atëherë bëhet mjet komunikimi për sforcimin e asaj që është dhënë në

raportin kërkimor. Në shumë raste bëhet teknikë e komunikimit të

rezultateve të ekzekutuesve kryesor, të cilët përndryshe nuk do të

kishin interes ose qasje në të dhënat që janë mbledhur jashtë

ndërmarrjes.

Teknologjia audiovizuele sot është pronë e të gjithë prezentuesve në

prezentim. Ekzistojnë shenime të cilat munden me u sugjerue, të cilat

më leht mbahen në mend se sa ajo që shohim dhe dëgjojmë se sa ne

vetëm lexojmë. Sllajdet dhe transparencat munden të përgatiten për

kosto modeste për shumë buxhete të kërkimit dhe të ndikojnë shumë

në prezentimin me gojë. Paraqitja me kompjuter e grafikëve është e

leht të përdoret dhe i mundëson kërkuesit që t’i përdorë grafikët në

prezentimin me gojë me përfshirjen e logos së kompanisë, simbolet e

industrisë, etj. Paraqitjet e shkurtra në videorekorder të mbledhjeve të

fokus-grupeve mund të jenë shumë efektive në demonstrim me

shembuj të veçantë më gjerësisht gjetjet dhe përfundimet që paraqitja

e inçizuar tenton t’i ilustron. Prezentuesit më mirë dhe leht i

formulojnë përfundimet e tyre në bazë të informacioneve të paraqitura

me grafikë ose të formës vizuale se sa me tabela ose numra.

Page 14: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

14

Prezentimin e bën kërkuesi i marketingut përpara interesentëve për

raportin në kohë dhe vend të caktuar, i cili zakonisht preferohet të mos

jetë i gjatë më shumë se 30 minuta. Prezentimi nuk është vetëm një

lexim i thjeshtë i raportit të kërkimit, por kërkuesi përmes të

përfundimeve kryesore dhe rezultateve të gjetura mbi të cilat duhet të

mështetën përfundimet dhe nxirren vendimet e menaxhmentit të

marketingut.

12.5.2. Rëndësia dhe qëllimet e prezentimit

Rëndësia e prezentimit qëndron në ate se menaxhmenti i ndërmarrjes

që ka financuar projektin kërkimor, fiton njohuri dhe kursehet nga

leximi i disa hershëm dhe koha për të parë rezultatet kërkimore, sepse

shumë studime kërkimore marrin kohë të madhe për lexim, madje

edhe një gjysëm dite ose një ditë.

Paraqitja me gojë për kërkuesin është një rast i mirë për të bindur

financuesin e projektit për vlerën dhe rezultatet e kërkimit. Nëse

pritjet e financuesit vërtetohen me përfundimet nga kërkimi, ai lehtë

mund të bindet për një kërkim të suksesshëm, përndryshe prezentuesi

mund të përballet me pyetje, të cilat financuesit ja bëjnë më të qartë

pritjet e ardhshme nga kërkimi.

Koha e prezentimit mund të caktohet ndonjëherë në përshtatje me

kohën e pranimit të projektit. Mirëpo ka raste kur kryesi i kërkimit e

kontakton porositësin rreth një muaji para datës së dërgimit të

dokumentit të shkruar.

Prezentimi duhet që më përpara të planifikohet dhe duhet të merren

parasysh këto momente:5

1. Temën e prezentimit duhet me njohur mirë prezentuesi,

2. Duhet njohur strukturën e dëgjuesve, e cila mund të jetë

homogjene ose heterogjene,

3. Duhet të kemi njohuri për politikën afariste të porositësit të

studimit që më lehtë t’i përkufizojmë porositë nga kërkimet

marketing,

4. Duhet ta njohim vendin (madhësia e sallës, ndriqimin dhe

akustikën e sallës, numrin e të pranishmëve, vendosjen e tyre) 5 Dr. S. Salai & dr. D. Bozhidareviq, Marketing istrazhivanja. Savremena administracija, Beograd 1997,

fq. 231.

Page 15: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

15

dhe teknikën (mjetet audiovizuele), të cilat përdoren për

prezentim,

5. Koha e cila është në dispozicion për prezentim duhet të ndahet

në:

i. Përshëndetje dhe theksim të falenderimit për bashkëpunim

dhe sugjerime të vlershme,

ii. Hyrja e cila jep përgjigje në pyetjet: çka, pse, kur, ku dhe

si?

iii. Përfundimet më të rëndësishme,

iv. Propozimet,

v. Koha për diskutim dhe

vi. Sintezën e rezultateve dhe propozimin,

6. Për prezentim është e preferuar të përgatiten tezat.

Tezat përgatiten varësisht nga stili personal i prezentuesit, por

prezentimi prej 30 minutash mund të paraqitet në formë të tezave

detale ose në formën pyetje-përgjigje, duke përdorur mjete

audiovizuele, mund të lexohet teksti i përgatitur më përpara ose edhe

teksti të thuhet verbalisht nga prezentuesi, etj.

Prezentuesi është e preferueshme që para se të fillojë prezentimin t’i

ketë parasysh dhe t’i zbatojë këto aktivitete:6

1. Në fillim t’i njofton të pranishmit se studimi në formë të

shkruar do të shpërndahet pas prezentimit;

2. Studimin ta shpërndan pas prezentimit;

3. Me fjalin e parë është mirë të “përfitohen” dëgjuesit (si bëjnë

titujt e artikujve në gazeta);

4. Nuk duhet humbur kohë shumë në paraqitjen e problemit, pse

dhe si është realizuar kërkimi;

5. Shfrytëzimi i paraqitjeve vizuele, sepse një fotografi

mundëson kursimin e shumë fjalëve;

6. Nëse prezentimin e bëjnë më shumë kërkues duhet njoftuar

të pranishmit për rolin e secilit në projekt;

7. Duhet folur me zë dhe qartë;

8. Duhet ditur kur duhet të shuhet dhe të përfundohet

prezentimi;

9. Përdorimi i mjeteve teknike e rrit nivelin e prezentimit dhe

10. Prezentuesi duhet të jetë person i hareshëm dhe fleksibil.

6 Po aty, fq. 232.

Page 16: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

16

Këshillohet që nga të pranishmit të zgjedhet një person simpatik dhe

me te të vendoset kontakti me sy. Kjo është në funksion të asaj që

prezentuesi gjatë prezentimit të mundet me kuptuar se prezentimi i tij

është i kuptueshëm, interesant dhe dinamik, pra në një mënyrë të sheh

reagimet ndaj prezentimit.

12.5.3. Prezentimi i të dhënave statistikore

Për prezentim të të dhënave statistikore përdoren dy metoda , të cilat

janë: tabelat dhe grafikët. Këto metoda përdoren shumë në raportet

kërkimore. Lloji i të dhënave ose dëshira e kërkuesve ndikojnë që të

vendosinm dhe që të përcaktojnë se çfarë metodash të përdoren.

Tabelat7

Tabelat statistikore janë metodë për prezentim dhe rregullim të

dhënave, të cilat janë mbledhur lidhur me çështjet që janë shqyrtuar.

Tabelat analitike, ndërtohen që të na ndihmojnë në analizat formale të

ndërvarshmërisë brenda ndryshoreve, kurse tabelat e referencës,

ndërtohen për t’i adresuar të dhënat statistikore. Dallimi në mes të

këtyre dy tipeve të të dhënave qëndron në përdorimin dhe jo ndërtimin

e tyre. Tabela 12.1 është një tabelë reference e përgatitur për të

raportuar te lexuesi numrin e respodentëve për secilën gjini që janë

intervistuar, ndërsa tabela 12.2 është një tabelë analitike e përgatitur

për t’i analizuar dallimet në prefenca bazuar në moshën e

respodentëve.

Kujdesi duhet të jetë në përgatitjen e tabelave që të përfshijnë tituj të

veçantë, shenimet lidhur me shmangijen (përqindjet që shtohen në

mbi një qind për qind, për shembull), dhe burimet e të dhënave. Kjo i

ndihmon lexuesit të interpreton të dhënat që përmbahen në tabela dhe

t’i shmang pyetjet e qarta, siç është “Pse figurat nuk është shtuar deri

në 100 përqind?”

7 Grup autorësh, The Marketing Research guide.the Haëorth Press, NeëYork- London, 1997, fq. 269.

Page 17: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

17

Tabela 12.1. Gjinia e udhëtarëve

Gjinia Numri Përqindja

Mashkuj

Femra

206

207

49.8%

50.2%

Gjithsej 412 120.0%

Burimi: të dhëna nga pyetësorët.

Tabela 12.2. Preferencat për motel-restorantet sipas moshës së

udhëtarëve Grup

mosha

Motel restorantet e

preferuara

Jo-Motel restorantet e

preferuara

Totali sipas

moshës

Numri përqindja Numri përqindja

Nën 25

25-34

35-44

45-54

Mbi 55

7

12

29

33

44

5.5%

12.3%

23.9%

26.2%

34.9%

120

62

38

35

22

45.3%

21.6%

12.2%

12.2.%

7.7%

127

75

67

68

66

Gjithsej 126 99.9% 287 120.0% 412

Burimi: të dhëna nga pyetësorët.

Raportit duhet të përmbajë tabela të thjeshta e përmbledhëse ndërsa

tabelat krahasueseduhet të rezervohen për shtojcë. 8

Po shihet qartë se secila tabelë përban elementet vijuese:

1. Numrin e tabelës, që na mundëson referimin e thjesht nga teksti në

tabelë. Nëse teksti përfshinë shumë tablea ndërtohet lista e

përmbajtes së tabelave.

2. Titulli, do të tregon përmbajtjen e tabelave dhe e plotëson për

kuptim pa ju referuar tekstit. Numri i tabelës dhe titulli zakonisht

vendosen në krye, sepse leximi fillon nga lartë poshtë.

3. Emërtimi i rendeve dhe kolonave.

4. Fusnotat, shpjegimi ose kualifikimi për pjesë të tabelës së caktuar

mund të jepet.

8 William G. Zikmund, Exploring Marketing Research. 8E, Thomson South Western, 2003, fq. 659-661.

Page 18: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

18

5. Burimi, nëse materilei është bazuar në një ose më shumë burime

sekundare se sa në të dhënat e mbledhura të prodhuara nga

projekti, burimi duhet të shenohet nën tabelë.

Grafikët Grafikët ose fotografitë kan rëndësi të madhe këte e ilustrojmë me

thënjen: “Fotografia është më e vlershem se sa njëmijë fjalë”.

Përdorimi siç duhet i grafikëve na ndihmon për të qartësuar çështjet e

ndërlikuara ose theksuar ato. Ekzistojnë shumë lloje të grafikëve që

munden me u përdorur në prezentimin e të dhënave. Prej më të

përdorurave janë paraqitjet rrethore, histogramet dhe grafikët me vija.

Këto grafik i japin dukje të dallueshme prezentimit të të dhënave.

Paketat e ndryshme softverike të grafikëve ofrojnë shumë lloje dhe

janë të lehta për tu përdorur në krijimin e raportit me ndikim më të

madh vizual.

Paraqitja rrethore/diagrami rrethor është grafik i dobishëm në studime

të marketingut, sidomos kur paraqesim pjesëmarrjen e tregut ose

segmentet e tregut. Me këtë paraqesim përbërjen e një madhësie në

pjesë përbërse në kohë të caktuar. Grafiku 11.1 paraqet shembull të

grafikut rrethor. Kjo na lejon t’i identifikojmë pjesëmarrjet e

ndryshme që mbahen nga konkurruesit e ndryshëm.

Histogrami leht ndërtohet dhe leht mundet me u interpretuar edhe për

ato, të cilët nuk janë të familjarizuar me grafikë. Ato veçanërisht janë

të dobishëm në paraqitjen e dallimeve ndërmjet grupeve si janë

prezentuar në grafikun 11.2 . Nga ky histogram është shumë leht të

shihen dallimet në preferenca për motele dhe jomotele lidhur me

moshën e konsumatorëve.

Grafikët me vija përdoren për të paraqitur marrëdhënjen e një

ndryshore më tjetrën. Këto grafikë janë me një vijë dhe me shumë

vija. Ndryshorja e varur në përgjithësi paraqitet në boshtin vertikal

ndërsa e pavarura në boshtin horizontal. Zakonisht ndryshorja e

pavarur për grafikët e tillë është koha ndërsa ndryshorja e varur është ,

konsumi, çmimi, etj.,por kjo nuk është e vetmja formë e pozicionimit

të ndryshoreve. Grafikët me shumë vija tregojnë marrëdhënijen e më

shumë se një ndryshore të varur në ndryshoren e pavarur. Secila vijë

për secilën ndryshore të varur duhet të jetë me ngjyrë tjetër dhe qartë e

shenuar. Pra, këto grafikë paraqesin tendencat e dukurive dhe

Page 19: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

19

krahasimi i tendecave për produkte të ndryshme, konsumatorë dhe

tregje.

Grafiku 11.1. Gjinia e udhëtarëve

206207

Meshkuj

Femra

0

20

40

60

80

100

120

Nën 25 25-34 35-44 45-54 Mbi 55

Gragiku 11.2. Preferencat për motel-restorantet sipas

moshës së udhëtarëve

Motel

Jo-motel

Page 20: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

20

USHTRIME

a. Pyetje për diskutim

1. Kuptimi i raportit kërkimor dhe cila fazë e procesit kërkimor është?

2. Kërkesat të cilat duhet t’i plotësoi raporti kërkimor cilat janë?

3. Kur raporti është i qartë?

4. Kur raporti është përmbledhës?

5. Elementet e raportit kërkimor, cilat janë?

6. Çka përmban faqja e parë e raportit kërkimor?

7. Çka përmban hyrja e raportit kërkimor?

8. Çka përmban përmbajtja kryesore e raportit kërkimor dhe kuptimi I tyre?

9. Çka përmban përfundimi dhe porositë e raportit kërkimor?

10. Kuptimi i prezentimit të raportit kërkimor?

11. Rëndësia e prezentimit të raportit kërkomor ku qëndron?

12. Për prezentim të të dhënave statistikore përdoren metoda:

a. ______________________

b. ______________________.

13. Cilat janë llojet e tabelave që përdoren për prezentimin e raportit kërkimor:

a. ______________________

b. ______________________.

14. Cilat janë llojet të grafikëve përdoren në prezentimin e raportit kërkimor:

a. ______________________

b. ______________________

c. _______________________.

b. Pyetje me shumë zgjidhje

1. Raporti nëse i jep të gjitha informacionet që kërkohen dhe në gjuhën të cilën

shfrytëzuesi do ta kuptojë është.

a. i tërë, b. jo i plotë, c. shumë i gjër, d. as njëra.

2. Forma dhe gjërësia e raportit kërkimor është e preferuar t’i përshtatet:

a. kërkesës së shfrytëzuesit, b. ofertës së hartuesit,

c. të dyja, c. as njëra.

3. Kërkimet janë të sakta dhe të dhënat e përpunuara dhe të paraqitura janë të vërteta dhe

të sakta paraqet:

a. saktësinë, b. tërësinë, c. plotninë, d. as njëra, e. të gjitha.

4. Përfundimet përmbajnë përgjigjet në pyetjet e parashtruara në fillim të procesit

kërkimor të marketingut.

a. jo e sakt, b. e sakt, c. pjesërisht e sakt.

Page 21: Kreu i dymbëdhjetë PËRPILIMI DHE PREZENTIMI I RAPORTIT ... · T’i njoh llojet e tabelave statistikore dhe dallojë përdorimin e tyre, T’i njoh llojet e grafikëve dhe përdorimin

21

5. Porosi do të ishte fillimi i realizimit të atyre qëllimeve për të cilat i kemi hyrë

realizimit të procesit të kërkimeve të marketingut.

a. e sakt, b. jo e sakt, c. pjesërisht e sakt.

6. Kur raporti përkufizon mirë problemin, nuk është vëllimor, ka metodlogji të thjesht

dhe është i drejtpërdrejt, fjala është për:

a. raport të shkurtër,

b. raport të gjatë,

c. raport teknik,

d. as njëra.

7. Raporti që e përfshinë tërë dokumentacionin dhe detajet e kërkimit, pra i përfshinë të

gjitha dokumetet origjinale, bëhet dokumeti kryesor dhe e paraqet tërë rrëfimin se çka

është bër dhe si është bër, është:

a. raport i shkurtër,

b. raport i menaxhmentit,

c. raport teknik,

d. as njëra.

8. Raporti i disenjuar për audiencë joteknike, i cili bazohet në supozimin se lexuesit nuk

janë të interesuar në detale lidhur me teknikat kërkimore dhe kryesisht janë të interesuar

për gjetjet, sepse klientët nuk kan dituri për kërkimet dhe më shumë ju interesojnë gjetjet

se sa metodologjia, fjala është për:

a. raport të shkurtër,

b. raport të menaxhmentit,

c. raport teknik,

d. as njëra.

9. Prezentimin e raportit kërkimor përpara interesentëve në kohë dhe vend të caktuar e

bën:

a. kërkuesi i marketingut,

b. bërësi i vendimit,

c. të dytë,

d. as njëri.

10. Koha e prezentimit preferohet të mos jetë më gjatë se:

a. 40 minuta,

b. 30 minuta,

c.50 minuta,

d. një orë.