kreu iv mundËsitË e bashkËpunimit ... - doktoratura ne ut · anketimet e bëra në institucionet...

20
KREU IV MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR DHE ROLI I TYRE NË NXITJEN E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT Bashkëpunimi ndërkufitar është një ‘mjet’ efektiv për mbështetjen e zhvillimit social dhe ekonomik të rajoneve kufitare dhe, rrjedhimisht, për kontribuar drejt një kohezioni më të madh të zhvillimit rajonal. Bashkëpunimi midis ekonomive vendase në zonat kufitare konsiderohet nga ekonomistët dhe hartuesit e politikave si një nga parakushtet për konsolidimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për integrimin e mëtejshëm të ekonomive kombëtare në një rajon të caktuar. Përveç rëndësisë së tij në ‘nivelin makro’, bashkëpunimi ndërkufitar mund të luajë një rol thelbësor në përpjekjet për të kapur ritmet e zhvillimit të rajoneve kufitare, që në shumicën e vendeve ish- komuniste shpesh ishin vendosur në periferi të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik kombëtar. Si të tilla zonat kufitare tashmë janë bërë objekt i studimeve në aspekte të ndryshme si: historike, kulturore, turistike, ekonomike, arsimore etj. 4.1. Bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e turizmit Në këtë aspekt bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e turizmit përben një problem më vehte që kërkon një trajtim të veçantë. Në këtë kuadër zonat kufitare në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë karakteristika të ngjashme për sektorin e turizmit për shkak të burimeve të përbashkëta natyrore që përfshijnë (liqeni i Shkodrës, liqenin e Shasit, liqenin e Plavës etj), (lumi Buna, Cemi), (deti Adriatik), si dhe zonën malore të (Bjeshkëve të Nëmuna). Qarku i Shkodrës, i ka të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e katër llojeve të turizmit: bregdetar (liqen dhe det), malor (malet), kulturor (qendrat historike, kulturore dhe arkeologjike) dhe agroturizmin 129 të ekoturizmit dhe turizmit alternativ. Në anën tjetër Ulqini më potencialet e tij natyrore dhe historiko- kulturore ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Mali i Zi ka arritur të shfrytëzojë plotësisht këto burime, sidomos pas përfundimit të krizës kosovare, turizmi 129 Gj.Vurmo-Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro-Rajon i ardhshëm apo një përpjekje e mbetur pezull ? – Tiranë 2006, fq. 47

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

KREU IV

MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR DHE ROLI I TYRE NË

NXITJEN E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT

Bashkëpunimi ndërkufitar është një ‘mjet’ efektiv për mbështetjen e zhvillimit social

dhe ekonomik të rajoneve kufitare dhe, rrjedhimisht, për të kontribuar drejt një

kohezioni më të madh të zhvillimit rajonal. Bashkëpunimi midis ekonomive vendase në

zonat kufitare konsiderohet nga ekonomistët dhe hartuesit e politikave si një nga

parakushtet për konsolidimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për integrimin e

mëtejshëm të ekonomive kombëtare në një rajon të caktuar. Përveç rëndësisë së tij në

‘nivelin makro’, bashkëpunimi ndërkufitar mund të luajë një rol thelbësor në përpjekjet

për të kapur ritmet e zhvillimit të rajoneve kufitare, që në shumicën e vendeve ish-

komuniste shpesh ishin vendosur në periferi të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik

kombëtar. Si të tilla zonat kufitare tashmë janë bërë objekt i studimeve në aspekte të

ndryshme si: historike, kulturore, turistike, ekonomike, arsimore etj.

4.1. Bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e turizmit

Në këtë aspekt bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e turizmit përben një problem më

vehte që kërkon një trajtim të veçantë. Në këtë kuadër zonat kufitare në mes Shqipërisë

dhe Malit të Zi kanë karakteristika të ngjashme për sektorin e turizmit për shkak të

burimeve të përbashkëta natyrore që përfshijnë (liqeni i Shkodrës, liqenin e Shasit,

liqenin e Plavës etj), (lumi Buna, Cemi), (deti Adriatik), si dhe zonën malore të

(Bjeshkëve të Nëmuna). Qarku i Shkodrës, i ka të gjitha kushtet e nevojshme për

zhvillimin e katër llojeve të turizmit: bregdetar (liqen dhe det), malor (malet), kulturor

(qendrat historike, kulturore dhe arkeologjike) dhe agroturizmin 129 të ekoturizmit dhe

turizmit alternativ. Në anën tjetër Ulqini më potencialet e tij natyrore dhe historiko-

kulturore ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Mali i Zi ka arritur të

shfrytëzojë plotësisht këto burime, sidomos pas përfundimit të krizës kosovare, turizmi

129 Gj.Vurmo-Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro-Rajon i ardhshëm apo një përpjekje embetur pezull ? – Tiranë 2006, fq. 47

në rajonin e Shkodërs duket se është në hapat e fillimit. A. Bumçi në studimin e tij

thekson: se "Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri dhe në Mal të

Zi nuk ka ndonjë dimension ndërkufitar". Megjithëse afërsia e këtyre burimeve, nga

pikëpamja gjeografike (brenda një rrezeje prej 30 km), përbën një avantazh të madh, po

të krahasohet me Malin e Zi, sektori i turizmit në këtë qark dhe në zonën kufitare në

mes të dy vendeve, në vitet e fundit, nuk ka shfrytëzuar as mundësitë minimal që

disponon. Krejt e kundërta, agjencitë turistike të Shqipërisë dhe ato në Shkodër

vazhdojnë të sjellin turistë dhe vetëm 2-3 vitet e fundit bashkëpunimi i tyre me partnerët

malazezë filloi të përqendrohet në bukuritë shqiptare kryesisht në bukuritë historiko-

kulturore si:Kalaja e Rozafës, Krujës, Beratit, amfiteatri i Durrësit, Parku Kombëtar i

Butrinit etj. Gjithsesi prirjet e reja në këto levizje nuk kanë më tepër se sa udhëtime

ditore në këto qendra turistike dhe interesi për të organizuar gjatë gjithë stinëve është

akoma në nivel të ulët. Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e numrit të hyrje-

daljeve në kufirin shqiptaro-malazez për qëllime vizitash ditore gjatë periudhës 2001-

2009, me gjithë rritjen e vazhdueshme.

Kjo rritje vërehet edhe në grafikun e mëposhtëm:

Graf. 11: Numëri i kalimeve të shtetasve nëpërmjet pikave te kalimit kufitar midis

Shqipërisë dhe Malit të Zi

Vitet2001 2008 2009

Numri i kalimeve

kufitare 138000 1086421 1191092

Burimi: Drejtoria e Policies Qarku Shkodër

E.Shima – Aspekte gjeografike të bashkëpunimit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi – Mikrotezë, Tiranë

2010 fq.38

Harta 2: Llojet e turizmit që zhvillohen në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi

ShkodraTurizmi kulturor dhe qytetar mbi 85%Turizmi bregliqenor dhe llojet e tjera 10%

Ulqini

Turizmi Bregdetar85%Turizmi kulturor10%Llojet e tjera 5%

Velipoja ShëngjiniTurizmi bregdetar për banjo diellore mbi 90%

Në hartën e mësipërme mund të vërejm destinacionet kryesore turistike në zonën midis

Shqipëris dhe Malit të Zi si dhe llojet e turizmit që zhvillohen në këtë zonë. Nga

anketimet e bëra në institucionet si: Bashkia Shkodër dhe Ulqin, komuna Velipojë,

komuna Shëngjin dhe të zyrave turistike në korrik të vitit 2011 rezultoj se lloji më i

zhvilluar i turizmit në këtë zonë vazhdon të mbetet turizmi bregdetar, ndërsa në vend të

dyt është turizmi historiko-kulturor dhe llojet e tjera të turizmit si: biznes, konferenca

etj.

Hapi i ngadalshëm i investimeve publike në rrugët dhe infrastrukturë (mungesa e

objekteve të vendosjes si motele, pansione etj), i largon disi elementët tërheqës të

avantazheve të zonave kufitare. Megjithëse këto vizita përbëjnë një hap të parë të

rëndësishëm drejt promovimit të rajonit të Shkodrës dhe Ulqinit si një rajon turistik

tërheqës. Aktorët vendorë duhet të shtojnë veprimet e tyre dhe të përpiqen të shkojnë

përtej shfrytëzimit të Shkodrës dhe Ulqinit vetëm si një ‘aksesor’ për burimet turistike

malazeze130.

Gjithsesi përpjekjet duhet patjetër të përqendrohen në veprimet e përbashkëta dhe të

bashkërenduara nga të dy anët e kufirit për të tërhequr një numër më të madh turistësh

nga mbarë bota dhe për të siguruar një shfrytëzim më të mirë të potencialit natyror

për zhvillimin e sektorit të turizmit. Pikërisht kjo duhet të jetë në vëmëndjen e

politikave turistike si të ministrive përkatese dhe të pushteteve vendore të cilët mund ta

konceptojnë zonën kufitare dhe rajonin si konkurrentin e tyre më të mirë në të ardhmen,

në sektorin e turizmit.

Megjithëse burimet natyrore për të katër llojet e turizmit përqendrohen brenda një

rrezeje prej afro 30 km, koha për ta përshkuar këtë zonë i tejkalon caqet normale.

Përveç qëndrave të njohura turistike bregdetare (Ulqin. Tivar, Budva, Kotorr etj),

Mali i Zi është mjaft i njohur për qendrat e skive në Bjelasica dhe Durmitor që e bëjnë

këtë vend të gatshëm për turistët gjatë gjithë vitit.

130 Pogranicna Strategija za Razvoj Tuistickih Destinacija – 2008 – Institut za Medjunarodnju Saradnju

Ndërsa lidhja e sipërmarrësve privatë (agjencitë turistike, hotelet, vendpushimet dhe

qendrat turistike) nga të dy anët e kufirit për të arritur qëllimet e sipërpërmendura do të

jetë e rëndësishme në një fazë të mëvonshme, tani aktorët lokalë, kombëtarë dhe

ndërkombëtarë duhet të punojnë për të siguruar krijimin dhe zhvillimin e kushteve

optimale për fazat vijuese të turizmit në të dy anët e kufirit. Në këtë kontekst, në pesë

vitet e fundit, ka disa përmirësime modeste në drejtim të lidhjeve infrastrukturore mes

këtyre rajoneve. Investimet publike në rrugë ( Muriqan-Shkodër, ndërtimi i urës mbi

luim Bunë, rruga Shkodër –Velipojë, rruga Tiranë-Shkodër dhe disa rrugë rajonale) dhe

rihapja e linjës hekurudhore mes dy vendeve ka përmirësuar mjaft jo vetëm shkëmbimet

tregtare, por edhe fluksin e lëvizjes së njerëzve. Madje, qeveritë malazeze dhe shqiptare

kohët e fundit kanë përuruar lidhjen më tërheqëse kufitare mes dy vendeve nëpërmjet

Liqenit të Shkodrës, Shkodër-Vir Pazar131 . Kishte vite që bashkësitë kufitare po u bënin

thirrje autoriteteve qendrore për të vendosur lidhjen Shkodër-Vir Pazar, e cila pritet t’i

japë ngritje shkëmbimeve në turizëm mes dy vendeve. Megjithatë kjo pikë e kalimit

kufitar Shkodër-Virpazar nuk po jep rezultatet e pritura. Ajo tashme figuron vetëm si e

tillë pa asnjë mundësi shfrytëzimi dhe interesi si për turizëm ashtu edhe për tregti. e

njëjta gjë po ndodh edhe më linjen hekurudhore Bajzë – Podgoricë e cila nuk ka një

fluks të madh shkëmbimesh tregtare, ndërsa për qarkullimet e njerzëve në të dy anet

nuk ka një interes. Gjithsesi duket se reagimi i qeverive të të dy vendeve ndaj nevojave

të bashkësive të tyre kufitare nuk është aq e menjëhershme sa të lejojë përshpejtimin e

duhur të bashkëpunimit ndërkufitar. Ka disa nisma që rrinë pezull para autoriteteve

shtetërore të tilla si propozimi malazez për rrugën Podgoricë-Plavë nëpërmjet

Shqipërisë (e cila shkurton mjaft largësinë midis dy qyteteve etj). Një tjetër problem

shqetësues për të dy bashkësitë, në veçanti për sektorin e biznesit, përbën pika e kalimit

me Malin e Zi në Muriqan e cila nuk ka autoritet doganore (aktualisht ky vendkalim

kufitar me kontroll të përbashket të policive të të dy vendeve ka karakter vetem turistik

që do të thotë se aktiviteti tregtar me mallra akoma është i pamundur). Prandaj bizneset

private janë të shtrënguara të komunikojnë dhe të shkëmbejnë mallra nëpërmjet pikës së

131 Gj.Vurmo-Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro-Rajon i ardhshëm apo një përpjekje embetur pezull ? – Tiranë 2006, fq. 47

kalimit të Hani i Hotit, e cila i shton mjaft shpenzimet e transportit132. Ndërsa hapja e

pikëkalimit në Muriqan ka intensifikuar në një farë mase komunikimin mes Ulqinit dhe

Shkodrës, përmirësimet e mëtejshme në infrastrukturën kufitare për këtë lidhje, si dhe

vendosja kohët e fundit e linjës Shkodër-Vir Pazar, do të ndihmojë shumë fuqizimin e të

dy sektorëve turizmit dhe lidhjeve tregtare. Një mundësi tjetër për këto zona kufitare

paraqet edhe lumi Buna, i cili duhet të shfrytëzohet si në turizëm ashtu edhe në tregti.

Por në këto përpjekje duhet të përfshihen edhe sfida të tjera me të cilat po përballen

zonat kufitare. Mbështetja që duhet të japin qeveritë e të dy vendeve për zhvillimin e

sektorit të turizmit në këtë rajon do të sigurojë një efekt pozitiv të menjëhershëm edhe në

segmente të tjera të lidhura me të (shërbimet, transportin, etj.), dhe në veçanti me sektorin e

prodhimit te artizanatit dhe zejeve. Progresi i veprimtarive turistike dhe të artizanatit

tregon deri diku një nivel të lartë ndërvarësie, sepse zhvillimi i secilit sektor shërben për të

nxitur e zgjeruar edhe të tjerët. Kjo është mjaft e rëndësishme në rastin e Shkodrës që

përveç burimeve natyrore që zotëron, ka edhe një traditë të gjatë të artizanatit. Kjo duhet të

shërbej si mundesi bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperience duke organizuar panaire

artizanati etj. Potenciali i rajonit për turizmin kulturor i bazuar në qytetin e Shkodrës,Ulqinit

dhe Shasit si monumentet historike dhe arkeologjike, mund të lehtësojnë zgjerimin e

perspektivave të zhvillimit të tij edhe në rrethet fqinje, Lezhë e Krujë, ku në sajë të rrugës

së re (Shkodër -Tiranë), mund të arrihet brenda një kohe të shkurtër (25-40 minuta). Nga

ana tjetër, veprimtaritë reklamuese të agroturizmit dhe artizanatit në rajon e më gjerë do t’u

përgjigjen nevojave të sektorit të turizmit dhe potencialit të tij të reklamuar dobët. Mungesa

e investimeve të huaja direkte ende përbëjnë pengesa të mëdha për të ardhmen e zhvillimit

të rajonit dhe, në këtë kuptim, autoritetet qendrore mund të tregojnë se ato mund të bëjnë

më shumë dhe jo thjesht të mjaftohen me një mbështetje deklarative ndaj këtij procesi.

Sektori privat në zonën kufitare Ulqin – Shkodër përmes disa nismave vetjake ka arritur të

investoj kryesisht në restorante, kafeteri, etj të cilat kanë ndikuar në levizjet turistike, në

punsimin e të rinjve të këtyre zonave. Në këtë mënyrë imapkti human kryeisisht është

përqendruar në brigjet e lumit Buna që krahas përfitimeve po përbën një problem për

mjedisin në këtë zonë dhe që kërkon zgjidhje të mënjehershme. Bashkëpunimi me Malin e

132 Intervistë me autoritetet doganore në Muriqan korrik 2011. Ato theksojnë se ketu mund të kalojnëvetem turistë dhe ato që kryejn vizita tek të afermit e tyre ose kanë ndonjë punë në Shkodër ose Ulqin,ndërsa për tregti aktualisht nuk mund të flasim. Sipas tyre me përmiresimin e infrastruktures rrugore dhendërtimin e ures mbi lumin e Bunës shpresojmë qe dogana te marrë funksionin e duhur.

Zi tani duhet të përqendrohet në zbatimin e vërtetë të angazhimeve të marra dhe zgjerimin e

mëtejshëm të lidhjeve me bashkësitë kufitare në fusha dhe nisma të tjera. Kontributi i

aktorëve vendorë për bashkëpunimin ndërkufitar nëpërmjet nismave në fusha me interes të

përbashkët si: (turizmi, mjedisi, kultura, arsimi etj.), duhet të vihet nën një kornizë të

organizuar më mirë, që të karakterizohet nga një përmirësim i koordinimit dhe shtimi i

pjesëmarrjes nga të dy anët e kufirit.

Duke pasur parasysh potencialet të cilat i përmendem me lart turizmi përfaqëson

interesin më të madh për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të

Zi. Bashkëpunimi në fushën e turizmit ka filluar që në vitin 2000 ku agjensitë private

nga Shkodra dhe ato nga Ulqini dhe Budva nisën hapat e para të bashkëpunimit dhe të

sjelljes së grupeve turistike. Ky bashkëpunim i këtyre agjensive turistike, si:

SHKODRA TRAVEL, ARLIND TOURS, MIJOVIC TRAVEL etj, u intensifikua më

tepër pas hapjes së pikës së kalimit kufitar Muriqan – Sukubinë. Të dhënat statistikore

të cilat i paraqitem më lart tregojnë qartë për rëndësinë që ka ky vendkalim në aspektin

turistik.

Turistët qe vijnë nga Shqipëria më së tepërmi janë të koncentruar në bregdetin e Ulqinit,

Budvës, Kotorit gjatë sezonit veror dhe në zonën e Kolashinit dhe Zhablakut gjatë

periudhës së dimrit. Ndërsa turistët që vijnë nga Mali i Zi më së tepërmi janë të

interesuar për objektet kulturo – historike (kjo rezulton nga intervistat e bëra me

përfqësuesit e agjensive turistike si: Shkodra Travel dhe Arlind Tours). Bashkëpunimi

që po tregohet në fushën e turizmit është intensifikuar edhe nga vizitat e ministrive

përkatese të turizmit të të dy vendeve ku në axhanden e tyre rëndesi iu kushtohet

agjensive turistike si pika të forta bashkëpunimi dhe promovimi të vlerave turistike që

kanë të dy vendet.

Shkëmbimi i përvojave në fushën e artizanatit është një tjetër mundësi që duhet të

shfrytëzohet në bashkëpunimin turistik të zonave kufitare me qëllim njohjen,

promovimin dhe nxitjen e produkteve lokale. Bashkësitë vendore nga të dyja anët e

kufirit kanë një traditë të gjatë në zejtari dhe prodhimet e artizanatit si p.sh zona e

Shirokës dhe Zogajve, Krajës, Ulqinit etj. Në këtë kuadër më rëndësi do të ishte hartimi

i projekteve për vlerësimin e pemës së Gështenjës dhe produkteve të lidhura me të, e

cila mund të shërbejë për disa zona të Qarkut të Shkodrës dhe të Malit të Zi si një mjet

identiteti bashkues për krijimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ringjallin

produkte shërbime, mënyra tradicionale përpunimi të cilat kanë ekzistuar në zonë133.

Megjithatë, interesi i shprehur në disa veprimtari për nxitjen e mjeshtërive tregon se

"tradita është akoma gjallë"134. Mungesa e burimeve financiare ka kufizuar jo vetëm

zhvillimin e këtij sektori, por edhe organizimin e panaireve tregtare që do të

kontribuonin në të vërtetë për nxitjen e bashkëpunimit në të dy anet e kufirit. Por krahas

veshtirësive që ka ky lloj biznesi dhe turizmi, shoqatat e ndryshme po arrijnë që te

organizojnë panaire të atrizanatit si p.sh Panairi i Artizanatit në Qendrën Tregtare të

"Bexhistanit " në Shkodër, në Ulqin etj. Interesimi që shfaqin te interesuarit e artizanatit

tregon qartë frymen e mire të bashkëpunimit në të dy anet e kufirit.

Foto.5. Pamje nga Panairi tradicional Shkodër mars 2012 ( N.Avdiu )Gjithsesi, përpjekjet në këtë sektor, po tregojnë se Shkodra ka mundësi të zhvillohet si

qendër turistike duke konkuruar me Ulqinin dhe Podgoricën.

Një pikë e fortë e bashkëpunimit ndërkufitar padyshim që mbetet faktori shqiptarë në Mal

të Zi. Tashmë intesifikimi i mardhënieve nëmes dy shtetëve përveç të tjerash po vërehet

edhe në sferën e kulturës pikërisht në organizimin e evenimeteve të rëndësishme siç është

Panairi i Librit gjatë sezonit veror në qytetin e Ulqinit i cili po mbledhë perfaqesuesit më të

lartë të politikës të dy vendeve, (Ministrat e Kulturës, Turizmit etj.), si dhe shtepitë botuese

më prestigjioze të Shqipëris, të Kosovës etj. Organizimi i këtij panairi që tashmë është bërë

tradicional në pikun e sezonit turistik po tregon edhe njëherë se faktori shqiptarë është si

133 Dr. Dashi E., Dr. Guri F.- Mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit mes zonave ndërkufitare të

Shqipërisë dhe Malit të Zi – Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim – 2010, fq.36134 Vurmo Gj. – Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro – Rajon i ardhshëm apo një përpjekje embetur pezull – Tiran; 2006 , fq. 10

urë lidhese nëmes vendeve tona. Aktivitete të tilla në aspektin kulturor, festave e festivaleve

tradicionale etj, do të ndikonte në rritjen e numrit të vizitorëve.

Nxitja e takimeve nëmes të dy vendeve me praninë e faktorit shqiptar vitet e fundit po

krijon korridore të bashkëpunimeve, si p.sh. në rastin e përmbytjeve të viteve 2009 –

2010 ku u intensifikuan takimet për ti dhënë zgjidhje dhe për të hartuar projekte të

përbashketa në fushen e mjedisit, ruajtjes dhe administrimit të tij në të dy anët e lumit

Buna, në liqenin e Shkodrës etj. Për këtë qeveria shqiptare ka paraqitur projektin e një

bay passi për liqenin e Shkodrës që do të zgjidhte problemin e përmbytjes së këtij

qyteti. Ndërkoh që është punuar në argjinaturen e Dajçit në breg të lumit Buna, e cila do

të minimizoj përmbytjet nga ky lum në këtë zonë. Por ajo çka duhet të theksohet është

se lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës si potenciale të përbashkëta natyrore, turistike,

ekologjike etj, duhet ti kushtohet një kujdes më i madh ku në radhë të parë duhet të

hartohet projekti për thellimin e shtratit të tij që tashmë është stërmbushur nga

materialet inerte dhe kthimin e tij në lum të lundrueshëm me vlera turistike, tregtare etj.

Në këtë kuadër projektet e bashkëpunimit mund të jenë të shumta si për (aktivitete në

det, në liqen, në lumin Buna etj.).

Kjo do të ndikonte që agjensitë turistike të organizonin udhetime turistike, ku vrojtimi i

zogjve, mjedisit objekteve historike si kisha në fshatin Shirq,

Foto.6. Pamje nga kisha e Shirqit në breg të lumit Buna (N.Avdiu 2009)

Kalaja e Rozafes dhe një kafe ose drekë në piken turistike të Shirokës ose në Virpazar

në liqenin e Shkodrës do të ishte një tour që çdo turist do të donte ta shijonte. Në anen

tjetër bukuritë magjepse të Bjeshkëve të Nëmuna dhe të zonave përrreth afrojnë

mundësi të shumat për aktivitete në natyrë si: (shëtitje, alpinizëm, ecje më biçikleta

etj.). Për këto vlera që kan Bjeshkët e Nëmuna pjesa që i takon Malit të Zi është

shpallur Park Kombëtar.

Realizimi i këtyre projekteve kerkon një angazhim më të madhë të institucioneve

kompetente parasegjithash të ministrive përkatese duke u alternuar me pushtetet

vendore të cilët duhet të angazhohen më tepër në infrastrukturen e këtyre zonave, të

cilat kanë pasuri akoma të pashfrytëzuar në aspektin turistik.

Në pjesën e Malit të Zi po punohet aktualisht në përmirësimin e infrastruktures rrugore

si në zonën Tuz – Han të Hotit dhe në pjesën e Ulqinit në vendkalimin e Sukubinë -

Muriqan.

.

Foto.7. Pamje nga punimet ne aksin Sukubinë – Ulqin (N.Avdiu shkurt 2012)

Gjithashtu ndërtimi i rruges Shkodër – Koplik - Han të Hotit do të ndikoj në levizjen

më të shpejt të turistëve nga pjesa e Malit të Zi si (Tuzi, Plava etj), drejt bregdetit të

Velipojës, Shëngjinit etj, dhe tranzit të mallrave.

Gjithashtu ura e re në lumin Buna padyshim që është një lehtësim në levizjet e

automjeteve dhe njerëzëve në të dy anët e kufirit.

Në ndihmë të turizmit janë edhe bashkëpunimet e tjera ndërkufitare si në fushën e

energjisë ku viteve të fundit kemi një intesifikim të bashkëpunimit në këtë sektor të

ekonomisë. Si rezulltat i interesit reciprok në sektorin e energjisë kemi ndertimin dhe

vënien në funksion të linjes së tensionit të lartë të transmetimit Podgoricë – Tiranë –

Elbasan, si dhe projekte që priten të relizohen në ndërtimin e gazsjellsit qe vlerësohet si

projekt me vlera të ndersjellta për të dy vendet. Interesi i përbashket në fusha të

ndryshme që kanë të dy vendet shpesh herë nxit edhe takime në nivel kryeministrash

ose presidentash dhe ku faktori shqiptar padyshim që luan një rol parësor në

organizimin e këtyre takimeve.

Liqeni i Shkodrës shihet si një mundësi shumë e madhe për bashkëpunimin në fushën e

turizmit dhe mjedisit. Ky liqen shpesh herë po bëhet si nxitës për organizimin e

simpoziumeve dhe takimeve në nivel ekspertësh me qëllim mbrojtjen e tij nga ndotjet

dhe mundesitë për shfrytëzimin turistik. Vlerat turistike të këtij liqeni nuk konsistojnë

vetëm në pasuritë natyrore por edhe nga pikëpamja e trashëgimisë historike e kulturore.

Në këtë zonë kulturat e ndryshme kanë lënë gjurmët e veta, duke ia lënë vendin njëra-

tjetrës. Në zonën e liq. të Shkodrës mund të takojmë gjurmë të kulturës Ilire, Romake,

Osmane, e deri tek sunduesit e fuqishem shqiptarë e malazez135.

Sot ajo është një zonë e pasur megjithëse e neglizhuar e trashëgimisë kulturore,

dukepërfshirë rrënoja kështjellash e varrezash të vjetra që nga periudha të ndryshme si :

kështjella në Lesendro afër Vraninës që është paraqitur më lartë, manastire të ndryshme

në zonën e Krajes etj.

Foto.8. Shtepi prej guri në zonën e liqenit të Shkodrës

Me vlera të jashtëzakonshme paraqitet edhe arkitektura tradicionale e zonës, e cila

mund të shijohet ende ku shtëpitë prej guri ngjallin kureshtje për vizitorët. Këto objekte

kërkojnë mbështje dhe projekte konkrete ne restaurimin e tyre.135 Shima E. – Aspekte gjeografike të bashkëpunimit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi ( Punimmikroteze ) , Tiranë 2010, fq. 50

Zhvillimi i turizmit në zonën kufitare padyshim që kërkon një infrastrukturë më të

konsoliduar dhe ku struktura akomoduese duhet ti përshtatet edhe konceptit "eko" dhe

zhvillimit të qëndrueshëm. Oferta akomoduese e kësaj zone është modeste dhe bazohet

kryesisht në disa hotele të kapaciteteve nga 10 – 25 dhoma si p.sh. Hoteli "13 jul" në

Virpazar, Hoteli "Pelikan" në Virpazar, ndërsa në pjesën e Shqipërisë si hotele me të

njohura janë: Hoteli "Mondial", "Meteor", "Colosseo", "Kaduku" etj, të cilët iu përkasin

kategorive 2 – 3 yje si dhe hoteli "Europa" me 5 yje. Këto objekte hoteliere më së

tepërmi janë të orijentuara në turizmin e qyteteve Podgoricë dhe Shkodër prandaj ato

nuk mund të përshtaten me konceptin e zonave të mbrojtura natyrore. Përveç hoteleve

në te dy anët e kufirit ekzistojnë edhe objekte private që ofrojnë strehim por që nuk janë

të regjistruar. Këto objekte më së tepërmi gjenden në dy pikat turistike në afersi të

liqenit të Shkodres, si: Shirokë dhe Zogaj. Përshtatja me konceptin eko nuk i

korespondon as kompleksit turistik Pllavnica i cili gjendet në pjesën qendrore të Parkut

Kombëtar të liqenit të Shkodrës (në pjesën e Malit të Zi). Ky komplekes në përbërjen e

tij ka pishina, portin e jahteve, parkingun etj., të cilët nga ana konceptuale nuk janë në

përputhje me statutin që ka një Park Kombëtar si niveli më i lartë i një hapësire të

mbrojtur. Prandaj kompleksi turistik Pllavnica ndikon negativisht në mjedisin dhe

ekosistemin e pjesës qendrore të liqenit të Shkodrës. Gjithashtu edhe ndërtimet e tjera

në breg të liqenit si restorante, lavazhe makinash etj., në zonën e Shirokes etj., ndikojnë

negativisht në mjedisin e liqenit të Shkodrës.

Ne te ardhmen ndertimet e reja turistike që do të planifikohen në hapësirën ndërkufitare

duhet tu përshten koncepteve të reja në përputhje me pozicionimin eko, i cili duhet tu

përshtatet standardeve ekologjike, formave arkitektonike, pershtatje te matrialeve,

dizajnit të ambienteve të brendëshme etj. Të gjitha këto në të ardhmen duhet të

orijentohen ne modelin e ri ecolodge të zhvillimit të turizmit në liqenin e Shkodres.

Sipas TIES (shoqata Ndërkombëtare për ekoturizëm), termi "Ecolodge përdoret për të

treguar ato kapacitete turistike që respektojnë kushtet e ndërtimit në harmoni me

natyrën dhe që janë në përputhje me filozofinë e ekoturizmit"136. Termi ecolodge për

herë të parë u përdor në vitin 1994. Në vitin 1995 në Kostarika u mbajt Konferenca e

136 Mr.Bulatovic.D- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore (Punim Doktorature),Subotica – 2011, fq. 204

parë Ndërkombëtare për koncetin Ecolodge137. Për konceptin ecolodge të turizmit,

Ministria e Turizmit e Mali të Zi në vitin 2007 në bashkëpunim me GTZ –në dhe

Fakultetin e Arkitekturës nga Podgorica kanë hartuar një Projekt se si mund të

zhvillohet ky lloj turizmi në Mal të Zi. Ky projekt më së tepërmi është konceptuar në

Parqet Kombëtare dhe në zonat e mbrojtura të vëndit.

Mondele të zhvillimit të turizmit ecolodge mund të takohen në mjaft vende të botës si

p.sh. në gadishullin Osa dhe në Parkun Kombëtar Corcovado në Kostarika138. Objektete tipit ecolodge kanë një numër të kufizuar dhomash nga 5 deri në 75 dhoma të

përshtatura natyrës dhe konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm139.

Në pamjet e mëposhtme janë paraqitur disa projekt - ide se si mund të ndërtohen

objektet turistike të konceptit ecolodge në liqenin e Shkodrës dhe ne zonat e Parqeve

Kombëtare në Mal të Zi. Koncepte të tilla zhvillimi duhet të përdoren edhe në Shqipëri.

Burimi: Eco Lodge koncept u Crnoj Gori – Ministria e Turizmit e Malit te Zi dhe GTZ -

2007

137

Po aty, fq. 205138 Eco Lodge koncept u Crnoj Gori – Ministartsvo Turizma, Ministarstvo Ekonomije i GTZ , decembar

2007139 Mr.Bulatovic.D- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore (Punim Doktorature),Subotica – 2011, fq. 205

Brenda rrezës së zonës kufitare Shqipëri – Mali i Zi ndodhet edhe liqeni i Shasit i cili

për nga madhësia dhe rëndesia ekologjike, turistike etj., që ka, është i dyti pas atij të

Shkodrës në resurset hidrografike të Mal të Zi. Në afersi të këti liqeni ndodhen edhe

rrënojat e qytetit të vdekur të Shasit të cilët përbëjnë një kompleks të mirëfilltë turistik.

Foto.9. Kisha e Shën Mërisë dhe liqeni i Shasit

Kjo pasuri turistike duhet të zhvillohet përmes planeve që në qendër kanë turizmin e

qëndrueshëm. Sipas Planit Hapësinor të komunës së Ulqinit deri në vitin 2020 në aferi

të zonës se liqenit te Shasit parashihet ndertimi i një tërrreni golfi i cili duhet të

shoqërohet me objekte të tjera përcjellëse si : hotele, restorante, qendra pushimi,

parkingje etj. Një intersim i tillë tregon qartë se zona ka potenciale akoma të

pashfrytëzuara dhe që gjithnjë e më tepër do të jenë në interes të investitorëve më

qellim zhvillimin e turizmit. Liqeni i Plavës përbën një nga potencialet e rëndësishme

turistike për pjesën veriore i cili duhet trajtuar në mëmyrë integrale në kuadër të

kompleksit natyror Bjeshkët e Namuna.

Kontribut i çmuar është ofruar nga zbatimi i programit rajonal të "Bashkëpunimit

Ndërkufitar nëpërmjet administrimit të Burimeve të Përbashkëta Natyrore". Janë

zhvilluar shumë aktivitete për të përfshirë tokat moçalike buzë rrjedhës së Lumit Buna

nga pjesa malazeze brenda konventës së Ramsarit, duke e harmonizuar kështu me anën

shqiptare.

4.2. Mundësi shfrytëzimi të potencialeve natyrore dhe historiko – kulturore të

zonës nderkufitare Shqipëri – Mali i Zi

Nga ajo se çka u trajtua më lart mund të themi se zona kufitare Shqipëri – Mali i Zi

ofron potenciale të cilat nuk janë shfrytëzuar dhe nuk janë vënë akoma në shërbim të

turizmit. Në këtë kuader edhe faktori shqiptar në të dy anet e kufirit duhet të

inkuadrohet dhe të nxitë edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes

reciprok si : turizmi, mjedisi, energjia, kultura, arti, arsimi , shkenca etj.

Mendoj se bashkepunimi më i mirë në këto fusha mund të konkretizohet përmes

projekteve në kuader të fondit IPA - CBC dhe IPA – CBC Adriatik, Mal i Zi -

Shqipëri– programi për bashkëpunimin nderkufitar i cili financohet nga BE – ja.

Projektet e tilla duhet të vënë në veprim pushtetet vendore, OJQ –të në të dy zonat

kufitare Ulqin – Shkoder – Podgoricë. Deri më tani shembujt më të mirë të projekteve të

përbashkëta nderkufitare nëmes dy vendeve që financiohen nga fondi IPA 2007 – 2013

janë : në fushën e artit, si: "Simpoziumi ndërkufitar i skulpturës Shkodër – Ulqin" ku si

rezultat u arrit që të punohen dhe vendosen në ambientet publike veprat e skulptorëve

në të dy qytetet Shkodër dhe Ulqin.

Po ne kuader te fondit IPA po realizohet projekti "Dva jezika – jedna knjiga – Dy gjuhë

një libër – Two Languages – One Book", me qëllim prezantimin e autorëve shqiptar dhe

malazezë si dhe promovimin e botimeve në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Tashmë është koha qe tu largohemi pengesave burokratike që kanë ekzistuar për vite të

tëra në mënyrë që këto fonde të shfrytëzohen sa më mirë, duke ndikuar në

përmirësimin edhe të kushteve të komuniteve në të dy zonat kufitare. Shembuj të tillë se

si funksionojnë zonat kufitare që në terminologjinë europiane njihen si Euro –Regjione

janë të shumta si p.sh. Francë – Gjermani , Itali – Zvicër, Francë - Spanjë etj.

Në hartën e mëposhtme mund të shihen qartë zonat qe njihen si Euro – Regjione.

Zonat nderkufitareShqipëri – Mali iZi, shanse për Euro

- Rajon

Harta 3: Hapësirat e përcaktuara si Euro - Regjione në Evropë

Në studimin e Institutit për Studime Ndërkombëtare me titull "Bashkëpunimi

ndërkufitar në Shkodër Euro – Rajon i ardhshëm, apo një përpjekje e metur pezull" si

dhe në studime të autorëve të ndryshem është hedhur idea që zona ndërkufitare Shqipëri

– Mali i Zi duhet që të shëndrrohet në një Euro – Rajon. Mendoj se një ide e tillë tashmë

duhet që të bëhet realitet pasi për vetë potencialet që ka kjo zonë dhe për trashëgiminë e

pasur kulturore duhet të marrë statusin e Euro – Rajonit. Kjo mendoj se do të ndikoj

edhe më tej në bashkëpunimin e mirë në mes të dy vendeve, ku kontrolli i përbashkët

që po aplikojnë policitë e të dy vendeve gradualisht duhet të kaloj në formen e Euro –

Rajoneve (vetëm me karte te identitetit dhe kontroll selektiv, duke krijuar një "Shengen

Ballkanik"). Gjithashtu krijimi i zonës së tregtisë së lirë do të ndikonte në rritjen e

cilët janë të apasionuar pas këtij lloj turizmi.

shkëmbimeve tregtare etj. Sigurimi i

kufijve është një eksperiencë tjetër që do

të ndikonte në shmangejen e

keqpërdorimit që do të sillte Euro –

Rajonit.

Me fondet e IPA – s tashmë duhet të

kalohet në projekte konkrete ku në

qënder duhet të jetë zhvillimi i turizmit

të qëndrueshëm p.sh. në brigjet e lumit

Buna ku ndërtimi i rrugëve për biçikleta,

platforma për vrojtimin e zogjeve si në

liqenin dhe ligatinat Shkodrës, liqenin e

Shasit, në zonat e ligatinave të kripores

së Ulqinit, lagunen e Vilunit etj, do të

ndikonin në tërheqjen e vizitoreve të

Turizmi kulturor dhe ai qytetarë duhet të zëjë një vend të veçantë në hapësirën e kësaj

zone duke u stimuluar edhe nga projekte konkrete si për Shkodrën , Ulqinin, Tivarin,

Podgoricën, Tuzin, Plavën etj, që duhet të përfitohen nga projekte e fondit IPA CBCdhe

IPA Adriatik e donator të tjerë.

Bashkëpunimi në fushen e turizmit dhe mjedisit tashmë më së miri e tregon edhe

projekti i Parkut Ballkanik të Paqes (B3P). Ky projekt përfshinë tre shtete Shqipëri –

Mal të Zi – Kosovë.

Kjo zonë përfaqëson një rajon ndërkufitar shumë interesant me një "identitet të

përbashkët" meqenëse ai mban të njëjtin emër si në Shqipëri, Kosovë dhe në Mal te Zi.

Parku i Paqes në Bjeshkët e Namuna, i cili është paraqitur në hartën e mëposhtme

mendoj se duhet të zgjërohet edhe në ekosistemin liqenit të Shkodrës – Lumin e Bunës

duke përbërë një uniformitet, pasi kemi të bëjmë me një zonë që ka një traditë, kulturë

dhe identitet të njëjtë. Pokështu edhe grykëderdhja e Bunës, me ishullin Ada duhet të

përfshihet në një Park Rajonal i cili do të përfshinte të dy brigjet e e grykëderdhjes së

këtij lumi më qëllim mbrojtjen e këtij ekosistemi dhe vënien e tij në shërbim të turizmit

të qëndrueshëm. Më Planin Hapësinor të komunës së Ulqinit deri në vitin 2020

grykëderdhja e lumit Buna sëbashku më ishullin turistik të Adës është prpozuar si Park

Rajonal. Mendoj se edhe pala shqiptare duhet ta shohë këtë mundësi pasi kjo do të

ndikonte parasegjithash në mbrojtjen biodiversitetit dhe pasurive të tjera ekologjike të

lumit Buna dhe zonave përrreth.

Harta 4: Parku Ballkanik i PaqësBurimi:www.ballkanspeacepark.com

Mendoj se një formë e re e turizmit që mund të zhvillohet në zonën ndërkufitare është

"NICHE" – turizmi ose ndryshe (turizmi i aktiviteteve specifike në ambient te hapur).

Ky lloj turizmi po zë gjithnjë e më tepër vend në zona të ndryshme të Europës dhe më

gjërë, të cilat po pretendojnë të zhvillojnë turizmin e qendrueshëm dhe alterantiv. Ky

lloj turizmi ka të bëjë me:

sportet ekstreme,

shëtitje dhe gara me biçikleta,

ecje në natyrë,

vrojtim dhe identifikim të shpendëve,

aktivitete ekologjike,

turizëm i kulturës dhe prodhimeve bujqësore, që kanë të bëjnë me shitjen e

produkteve bujqesore bio të zonës, pastaj me prodhimet e artizanatit,

ushqimin dhe gatimet në restorantet tradicionale,

akomodim, pushim dhe çlodhje në zonat rurale,

pushim dhe shëtitje në hapësirat bujqësore,

mësime edukative në natyrë etj.

Aktivitetet e sipërpërmendura duhet të promovohen në të dy anët e kufirit që nga

Vermoshi e deri në grykëderdhjen e lumit Buna. Në hartën e mëposhtme janë paraqitur

disa nga zonat ku mund të zhvillohet ky lloj turizmi, të cilët janë shënuar me shiqetë si

p.sh:

në të dy anët e liqenit të Shkodrës, ku duhet të ndërtohen rrugë për biçikleta,

platforma për vrojtimin e shpendeve të veçantë, si (pelikani kaçurrel etj.)

hapësirat e bregut të lumit Buna

laguna e Vilunit

ishulli i Adës

liqeni i Shasit (hapësirë e përshtatëshme për ndërtimin e hoteleve, moteleve ose

fshat turistik)

zona e Anës së Malit në të dy anet e kufirit (ku duhet të ndërtohen disa objekte

të vendosjes ose të restaurohen shtepitë e vjetra tradicionale me qellim

zhvillimin e turizmit rural, agroturizmit etj.)

zona e Bjeshkëve të Nemuna (me mundësi të zhvillimit te eko – turizmit,

turizmin dimëror, ecjen në natyrë etj.)

qendrat si Shkodra dhe Ulqini, Velipoja, Podgorica etj, (të cilat ofrojnë shanse

për zhvillimin e turizmit për banjo diellore (Ulqini, Velipoja) dhe turizmit

qytetar (Shkodër, Podgoricë, Ulqin).

Harta 5: Zona kufitare Shqipëri – Mali i Zi dhe vendet me mundesi të zhvillimit të

"NICHE"-turizmit

Për realizimin e ketij lloj turizmi kërkohet një informacion sa më i detajuar dhe ndërtimi

i një databaze të dhënash si për numrin e shpendëve, për numrin e objekteve historiko –

kulturore etj., për të cilët duhet të krijohet përmes sistemit GIS një hartë e detajuar për

të gjitha potencialet turistike të zonës ndërkufitare. Mendoj se në këtë drejtim duhet një

frymë e mirë bashkëpunimi ndërshtetëror ku përmes projekteve të ndryshme duhet të

hartohen projekte me interes reciprok ku faktori shqiptar duhet të luaj një rol kyç në

implementimin e projeteve për zhvillimin e zonave kufitare. Mendoj se edhe kuadri

ligjor në të dy zonat kufitare duhet të mundesoj një zhvillim më të mirë të turizmit duke u

alternuar edhe në strategjitë e turizmit, të cilat duhet të punohen në të ardhmen e afert dhe ku

zonave ndërkufitare duhet tu kushtohet një vëmëndje më e madhe.

Analizat e mësiperme të situates nxorrin në pah faktin që zona ndërkufitare Shqipëri – Mali

i Zi është shumë e pasur me burime natyrore dhe historiko – kulturore, por pjesë te

konsidërueshme të saj janë ako të pazhvilluara krahasuar më standardet respektive

kombëtare. Ekziston një potencial i madh për zhvillimin ekonimik dhe te turizmit ne

veçanti të cilat janë përgjithesisht të pa shfrytëzuara siç duhet. Ekziston nje nivel i larte

papunësie dhe i nje fuqie punëtore pjesërisht të pa-kualifikuar dhe ekonomia e zonës është e

bazuar kryesisht tek bujqësia, peshkimi dhe industrite e vogla jo-konkuruese. Qe pas vitit

1990 niveli i shkëmbimeve ndërmjet zonave ndërkufitare ështe rritur në mënyr të ndjeshme,

por akoma i bazuar në disa transaksione tregtare te vogla ndër-kufitare të mallrave te huaja.

Marrdhëniet ndërmjet operatorëve ekonomike dhe organizatave rajonale dhe lokale te

Shqipëris dhe Malit të Zi, jan të dobëta dhe ku duket të ketë pak mirekuptim të përbashkët në

lidhje me mundësit ekonomike ndërkufitare te rajonit.

Programet e ndryshme duhet të planifikohen mbi bazën e partneriteteve ekzistuese dhe

iniciativave të bashkëpunimit ndërmjet dy vëndeve dhe njësive të qeverisjes vendore në zonën

ndërkufitare. Edhe pse deri tani ekzistojnë disa arritje në drejtim të krijimit të

partneriteteve lokale veçanërisht ne fushat e tregtisë, turizmit, dhe mbrojtjes se ambientit,

bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, komuniteteve te biznesit dhe institucioneve kulturore

mbetet akoma në një nivel shume modest. Motivimi i institucioneve lokale dhe njerëzve për t’i

përdorur ne mënyrë sa me efektive mundësitë e bashkëpunimit që ofron Komponenti II-të i IPA-s,

do te përbëj edhe sfidën kryesore për Shqipërinë dhe Malin e Zi gjate implementimit te këtij

programi i cili do të zgjasë deri në vitin 2013.