krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
TRANSCRIPT
Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina
Lenda: KRIZAT EKONOMIKELigj. 8
Kriza e naftës Në Tetor të viti 1973 shtetet e OPEC-ut
(organizate qe i grumbullon vendet eksportuese te naftes) ndaluan eksportimin e naftës në SHBA dhe në shtetet e tjera të perëndimit
Ata e bënë këtë si dënim për ata që mbështetnin Izraelin në luftën e Yom Kippur (lufta e Sirisë dhe Egjiptit kundër Izraelit).
Kjo u quajt “Embargoja Arabe e Naftës”.
Si pasojë e kësaj embargo çmimi i naftës u rrit dhe bëri SHBA-të të mendonin tani për çmimin e energjisë dhe shume produkteve dhe shërbimeve tjera që lidheshin me naftë, për të cilën deri në vitin 1973 ata asnjëherë nuk ishin shqetësuar.
Kjo embargo u përdor si taktikë politike që ti bënin Izraelitët të largonin trupat e tyre nga tokat që ata i kishin pushtuar që nga viti 1967
Por, embargoja shërbeu edhe në aspektin ekonomik, sepse bëri Arabët të mësonin se sa të fuqishëm ishin në botë për nga nafta.
Kriza shkaktoi edhe ngritjen e çmimit të naftës edhe mungesë të naftës.
Konsumi i naftës në SHBA u ul për 20 %. Gjithashtu u preken edhe industria e automobilizmit, dhe shumë industri të tjera sepse gjithçka lidhej me naftë
SHBA-të duke parë gjendjen u munduan që sa më shume të ulnin konsumin e naftës dhe ti shpërblenin ata që do të zbulonin ndonjë mënyrë alternative të prodhimit të energjisë.
Kjo ishte koha kur edhe energjia solare dhe ajo me erë filluan të zhvilloheshin.
Presidenti i atëhershem Nixon formoi edhe Departamentin e Energjisë që të zhvillonte politika energjetike dhe ta bënin Amerikën të pavarur në këtë aspekt.
Pas pesë muajve shtetet e OPEC-ut filluan përsëri të eksportonin naftë në shtetet e perëndimit, por me çmime më të larta (që përfshinte edhe inflacionin).
Efekti afat-gjatë i kësaj embargo ishte: - recesioni ekonomik në të gjithë botën, - inflacion i lartë (mbi 10%) dhe - papunësi e lartë.
Edhe pse kjo embargo shkaktoi recesion ekonomik, i shtyri shumë biznese të mendojnë:
- më shume për efiçecën ekonomike, - të përdorin më pak naftë e cila me pas do të
ishte në shërbim edhe të mbrojtjes së ambientit.
Gjithashtu embargoja hapi një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse bëri Arabët të kuptojnë që mund, në çfarë do kohë, të jenë kërcenim për shtetet e tjera si nga aspekti ekonomik ashtu edhe politik.
Kriza e Borxheve në Amerikën Latine (1982)
Kjo krizë filloi ne mes te viteve 1970, në kohën kur ekonomitë karakterizoheshin me mundësi të mëdha për të marrë kredi me interes të ulet por fleksibil.
Këto para duhej të ishin të destinuara për industrializëm, për programe të ndryshme të infrastrukturës, por një pjesë shumë ë madhe e saj u shfrytëzua për konsum.
Në njërën anë kishim bankat që nuk hezitonin aspak dhënien e kredive, dhe në anën tjetër, kishim agjentët që nuk hezitonin aspak që të merrnin kredi, dhe
Arriti deri në një pikë kur borxhi arriti 50% të PBB-së.
Rritja e normës së interesit bëri që kthimi i obligimeve të behej më i shtrenjtë dhe kështu shtetet kaluan në fazën ku nuk mund ti paguanin borxhet e tyre.
Kriza e Borxhit në Amerikën latine ishte një ndër më të rëndat në këtë pjesë të botës dhe ndikoi negativisht ne të ardhurat e njerëzve, renien ekonomike, rritje të papunësisë, dhe inflacioni uli fuqinë blerëse të konsumatorëve
Kriza e Sistemit Monetar Evropian Shembja e Sistemit të Breton Woods-it dhe
vendimi amerikan për të lënë të lirë përqindjen e këmbimit të dollarit duke filluar nga gushti i vitit 1971 krijoi një valë destabiliteti në tregjet e këmbimit të monedhave duke vënë në vështirësi raportet e paritetit ndërmjet monedhave europiane.
Në përgjigje të kesaj situate destabilizuese monetare, 6 vendet anëtare të BE-së vendosën të hedhin hapin e parë drejt një ‘integrimi monetar’
Bëhej fjalë për një mekanizem fluktuacioni të pranuar të monedhave europiane brenda intervalit të fluktuacionit në raport më dollarin.
Vendet europiane ishin të bindur se nuk duhet të merrnin përsipër riskun e lënies se këmbimeve të tyre tregtare në mëshirën e lëvizjeve të mundshme spekulative që mund të pësonte secili prej tyre.
Kjo u shoqërua me nënshkrimin e një pakti ‘Marrëveshja e Bazelit’, e 10 prilli 1972, në të cilin përcaktohej se ndryshueshmeria e raportit të paritetit të monenadhave evropiane, me njëra – tjetrën
Për Gjermaninë, Belgjiken, Danimarkën, Francën, Irlandën dhe Holandën, nuk mund të ishte më i madh se +/- 2.5% përveç liretës italiane qe kishte një raport pariteti prej 6%.
Si pasojë e rënies së vazhdueshme e vlerës se dollarit në vitet 1972-78, monedhat europiane u goditën njëra pas tjetrës.
Ndërkohë, vendimi i qeverise amerikane i vitit 1978, për të mos mbështetur më dollarin, bëri që destabiliteti monetar të përgjithësohej në tregjet financiare e monetare ndërkombëtare duke prekur direkt edhe kembimet komunitare në Europë
Në këtë kuader, nevoja për një zonë europiane të stabilitetit monetar u bë evidente.
Nën ndikimin e fortë të Francës dhe Gjermanisë, mbas 13 muaj negociatash të ashpra, vendimi zyrtar për krijimin e kesaj zone u morr nga Këshillimi i Europës në 5 dhjetor 1978 dhe u konkretizua në 13 mars 1979.
Në ‘Sistemin Monetar Europian’ të bazuar në konceptin e përqindjeve fikse të këmbimit, por të adaptuara në funksion të situatave, morën pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së në atë kohe me përjashtim të Anglisë.
Funksionimi i SME u mbështet në ECU-në (European Currency Unit) e cila ndërtohej duke u nisur nga një shportë monedhash të komunitetit.
Pesha e çdo monedhe kombëtare në përcaktimin e ECU-s ë varej nga përmasat e vendit, e matur nga PBB dhe vëllimi i shkëmbimeve tregtare të tij
Në fakt, në ato moment nuk ishin të shumtë as politikanët edhe as ekspertët që besonin në të ardhmën e tij, sidomos për mundësitë që SME kishte për t’i rezistuar goditjeve spekulative.
Në një fazë të parë, sidomos në vitët 1979-80, u duk se ky sistem është i qëndrueshem dhe po e realizonte objektivin e tij, atë të stabilitetit të këmbimit të monedhave europiane.
Për më tëpër, ai reagoi në mënyre efikase ndaj tre evenimenteve që mund ta godisnin ekonominë europiane:
i rezistoi krizës se dytë të naftës, lehtësoi luftën për kontrollin e inflacionit dhe konvergoi më shumë politikat ekonomike
europiane.
Por, pavaresisht rezultateve të mira të fillimit, SME nuk arriti të shkonte shumë larg dhe të plotësonte aspiratat e europianëve në këtë drejtim.
Në shtator 1992, si pasojë e dyshimeve dhe efekteve negative që ngjalli referendumi për aprovimin e ‘traktatit të Maastricht-it’ i zhvilluar në Danimarke, lira italianë dhe peseta spanjolle u zhvlerësuan ndjeshëm.
Nga ana tjetër, nën goditjet spekulative të multimiliarderit Xhorxh Soros që administronte një fond të madh spekulativ, u goditë rend edhe stërlina britanike.
Dukej se ishte e pamundur që të respektohej intervali i luhatshmerisë prej 2.25% i aprovuar në ‘marrëveshjen e Bazelit’.
Intervali u zgjerua menjëherë në +/- 15% duke bëre që në verën e vitit 1993 sistemi monetar europian të ‘dorëzohej’.
Kjo u konfirmua edhe nga deklerata e ministratave të financës se vendeve anëtare në gusht të vitit 1993.
Kriza e SME ndodhi në tre etapa të njëpasnjëshme nga ndikimi i faktorëve të brendshem dhe të jashtëm.
Shenja e parë e shpërthimit të saj konsiderohet shtatori i vitit 1992.
Kontrolli i rreptë i përqindjes se këmbimit ndërmjet monedhave europiane ndryshueshmeria e paritetit i të cilave ishte i limituar në intërvalin +/- 2.25% u shoqërua më nivele të ndryshme inflacioni në vendet anëtare
Anglia, Italia dhe Spanja njohën një nivel të lartë inflacioni në shifrat 4-7%,
Ndersa Gjermania dhe Franca arritën të kenë nën kontroll inflacionin në nivelet 1-2%.
Por, bashkimi i dy Gjermanive në tetor 1990 i detyroi të gjitha vendet europiane që të aplikonin një politikë monetare restriktive duke bëre që bankat qëndrore të tyre të mbanin të ngritura normat bazë të interesit për monedha respektive.
E gjithe kjo prodhoi një disekuilibër të madh në ecurinë e ekonomisë dhe financave të tyre.
Që në gjysmën e dytë të viteve 1980-të, shpallja si prioritet e luftës kunder inflacionit i kishte detyruar të gjitha vendet anëtare të SME që t’i vënin ne paritet monedhat e tyre me markën gjermane e cila ishte dhe monedha më e qëndrueshme dhe me inflacionin më të ulët.
Kjo lloj praktike e transformoi SME në një sistem monetar rajonal asimetrik në të cilin BundesBank (Banka qëndrore gjermane) ruante paritetin e markës në raport me dollarin amerikan duke i lënë të gjitha monedhat e tjera europiane që të ruanin paritetin e tyre me markën gjermane.
Veprimet e Bundes-bankës konsistuan në aplikimin e një politike monetare restriktive antiinflacion,
Ndërkohë shumica e vendeve të Europës kerkonte një lehtësim të politikes monetare, ulje të normave bazë të interesit dhe zhvlerësim real të devizave europiane përballë markës gjermane në mënyre që të ruanin apo të rrisnin nivelin e kompetivitetit të ekonomive të tyre.
Ky gabim apo vendim i njëanëshem i Gjermanisë u pagua shtrenjtë në gjithe Europën nëpërmjet një recesioni ekonomik dhe rritje të papunësise
Këto vende kishin nëshkruar tashme ‘traktatin e Maastricht-it’ i cili nuk ju lejonte të kalonin një kufi të caktuar për deficitin buxhetor, borxhin publik dhe inflacionin,
cka do të thoshte se ato i kishin ‘duart e lidhura’ për t’u angazhuar në politika kundër papunësisë apo zhvillimit ekonomik nëpërmjet rritjes se shpenzimeve publike.
Tregjet e ‘ndjenë’ se aplikimi i mundshëm i politikave ekonomike eskpansioniste, rezultat i të cilave nuk mund të ishte gje tjetër veçse zhvlerësimi i monedhave.
Këto goditje bënë që Italia dhe Anglia të dilnin nga SME në shtator të vitit 1992, ndërkohë që në fillim të vitit 1993 u zhvlerësuan ndjeshëm edhe peseta spanjolle, escudo portugeze dhe punt-i irlandez. E vetmja monedhë që rezistoi ishte franga franceze sepse Banka Qëndrore e Francës deklaroi se do ta mbështeste me çdo çmim monedhën e saj, ndërkohë që edhe Bundesbanka shprehi besimin se Banka e Francës mund ta realizonte një angazhim të tille. Situata u qetësua përkohesisht më pranimin në verën e vitit 1993 të intervalit të luhatshmerise se monedhave në masën +/- 15%.
Megjithatë, duke filluar nga muaji qershor 1993, goditjet spekulative u shtuan se tëpërmi ndaj gjithe monedhave europiane, përfshirë këtu edhe frangën franceze që dukej monedha më e qëndrueshme ndaj markes gjermanë.
Goditja spekulative ishte aq e madhe sa Banka e Francës, në tentative për ta ruajtuar vlerën e frangës, humbi të gjithe rezervat e saj monetare, bile duke u futur në borxh ndaj Bundesbankës.
Në të njëjtën situatë u gjendën edhe shumë banka të tjera qëndrore europiane, si për shembull Banka e Anglisë që humbi gjysmën e rezervave të saj monetare brenda 2 orëve.
Goditjet ishin aq të forta kudo në Europë, sa ministrat e financave të 12 vendeve anëtare deklaruan në 1 gusht 1993 se fluktuacioni i monedhave të zgjerohej akoma më shumë se +/- 15%,
Kjo do të thoshte se praktikisht SME kishte marre fund dhe BE duhej të kërkonte një zgjidhje tjetër.