kërkesë për kuotim qendrës së karrierës në shkollën ......

25
Klasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak Berat, Shqipëri Kërkesë për Kuotim per punimet për rindërtimin e sallës së Klasës së Mësimit të Kombinuar dhe Qendrës së Karrierës në Shkollën “Kristo Isak” Berat, Shqipëri

Upload: vothuan

Post on 19-Mar-2018

221 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Klasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës

Shkolla “Kristo Isak “

Berat, Shqipëri

Kërkesë për Kuotim

per punimet për rindërtimin e sallës së Klasës së Mësimit të Kombinuar

dhe Qendrës së Karrierës në Shkollën “Kristo Isak”

Berat, Shqipëri

Page 2: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

1. Tabela Përmbledhëse

2. Informacion i Përgjithshëm

Projekti “Aftësi për Punë” zbatohet nga Swisscontact. Projekti ka nisur në Maj 2016 dhe do të përfundojë

në Shkurt 2019. Ai adreson sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale: cilësia dhe

statusi, financimi, orientimi drejt tregut të punës dhe përfshirja në sektorin privat. Kjo ndërhyrje e

projektit bazohet në përvojën mbi 20 vjeçare të Swisscontact në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në

Shqipëri dhe ndahet në tre komponentë:

1. Përmirësimi i cilësisë së Kërkesës formale dhe joformale për Zhvillimin e Aftesive Profesionale në

sektorët e përzgjedhur, në përfitim të sektorit privat dhe Rritja e aksesit për gratë dhe të rinjtë.

2. Qendrat shumëfunksionale që krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të reja me sektorin privat

në nivel ofruesi të mjeteve dhe instrumenteve për përfshirjen në tregun e punës

Lloji i Procedurës Prokurim; Tender i Hapur per Rindërtim

Vendi Shkolla Kristo Isak Berat, Shqipëri

Afati i fundit për Aplikimin 15 Maj 2017

Data e parashikuar për fillimin e punimeve 22 Maj 2017

Afati i dorëzimit të punimeve 15 Qershor 2017

Adresa ku mund të dërgoni aplikimet: Swisscontact Rr. Skenderbej 6/1/1 P.O. Box 2891 Tiranë.

Formati i dokumentacionit që do të dorëzohet Ofertat, së bashku me një kopje elektronike në USB, mund të dorëzohen me postë ose dorazi në adresën e zyrave të Swisscontact: Rr. Skenderbej 6/1/1 P.O. Box 2891 Tiranë

Dosja e Dokumentacionit duhet të përmbajë: 1. Ofertë Financiare sipas specifikimeve bashkangjitur

2. Dokumentat ligjor te kompanise (NIPT, liçensa, etj)

3. Informacion i përmbledhur mbi Kompaninë ofertuese (volumin financiar, projektet/portofoli, nr. punonjësve të angazhuar)

Page 3: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

3. Funksionaliteti si ofrues i faciliteteve dhe instrumentave për futjen në tregun e punës dhe sfidat

kryesore të zhvillimit të arsimit profesional: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi në tregun e punës

dhe përfshirja e sektorit privat.

Për kuadrin e zbatimit të projektit ne planifikojmë të krijojmë Qendra Karriere (CCs) në 4 shkollat që

mbështet projekti Aftësi për Punë (S4J). CCs-të do të shërbejnë si facilitues të brendshëm për futjen në

tregun e punës dhe duhet të prezantojnë sa më mirë risitë që sjell projekti në sistemin VET në Shqipëri.

Krijimi i CCs-ve do të jetë pika e nisjes dhe për rrjedhojë kemi zhvilluar një stil dizajni bashkëkohor që

është modest në mjete, por shumë tërheqës për studentët dhe kompanitë që (do të) bashkëpunojnë me

shkollat e përzgjedhura. Pas përfundimit të projektit dhe ilustrimit arkitekturor, ne po kërkojmë

kompani që mund të zbatojnë punimet rikonstruktuese të planifikuara në dizajnin e brendshëm dhe

arkitekturor të një prej qendrave të karrierës, e vendosur në Shkollën ‘Kristo Isak’ në Berat - Shqipëri.

Në këtë dokument, ne paraqesim planet e dizajnit të brendshëm dhe arkitekturor (në format 3-d) të hartuar nga Arkitekti Olsi Bocka, pronë e Swisscontact, në bazë të të cilave kompanitë që paraqesin ofertat e tyre duhet të hartojnë planin e punës dhe ofertën financiare. Gjithashtu, aty ku është e aplikueshme, janë dhënë specifikimet teknike. Në rastet kur specifikimet mungojne, ofertuesit duhet te detajojne produktet që ofrojnë. Swisscontact kërkon që kompania e përzgjedhur të dorëzojë punimet rikonstruktuese brenda dates 15 Qershor.

3. DETAJET E PERSHKRIMIT PER SHKOLLEN “Kristo Isak” - Berat

3.1 Specifikimet teknike për punimet e brendshme

3.1.1 E pergjithshme

Specifikimet e detajuara që do të jepen më tej janë për zërat e punimeve të përshkuara në

skedulin e sasive të bashkangjitur këtu dhe do të shërbejnë si udhëzues për zbatimin e duhur të

punimeve sipas standarteve të kërkuara.

Mund të shihet që specifikimet janë të një natyre të përgjithshme dhe do të lexohen në lidhje me

përshkrimin e artikullit në skedulin e sasive dhe skicave.

Puna gjithashtu përfshin të gjitha detajet e vogla të ndërtimit që mund të mos jenë përmendur

në këto dokumenta, por janë të rëndësishme për përfundimin e punës, në përputhje me

standartet e inxhinierisë.

Arkitekti dhe Kontraktori do të jenë i vetmi autoritet vendimarrës për shpjegimin, interpretimet

Page 4: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

dhe implikimet që kanë kërkesat e ndryshme të Specifikimeve.

Në rast të ndryshimeve apo mospërputhje mes specifikimeve të tenderit dhe preventivit,

përparësi ka preventivi.

Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, do te aplikohen kodet dhe standartet më të

fundit të Eurokodit përsa i përket dizajnit, teknikës, cilësisë, cilësisë së materialeve, metodës së

testimit dhe metodës së matjes.

MATERIALET QË DO TË MIRATOHEN /CILËSIA MË E MIRË: Të gjithë materialet që do të përdoren

për punimet, do të jenë të reja dhe më të mirat e kategorisë së tyre. Të gjitha materialet do të

jenë në përputhje me specifikimet dhe do të miratohen nga Arkitekti/Kontraktori.

STANDARTET: Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe dhe kur lejohet nga Arkitekti,

të gjithë materialet do të jenë në përputhje me versionin më të fundit të specifikimeve të

standarteve të Eurokodit.

4. SPECIFIKIMET PER QENDREN E KARRIERES PER SHKOLLEN “Kristo Isak” - Berat

4.1. MATERIALET

A. TAVANI I VARUR

Pajisja dhe kapja e materialit të miratuar 13/15mm të trashë me ndarjen e kërkuar të miratuar nga arkitekti.

Pllakat e gipsit me përmasa 600 X 600 të varura në nivel horizontal të kapura në konstruksion metalik të galvanizuar. Pllakat e tavanit prej gipsi, me përbërjen e miratuar, ne rrjet duhet të lejojnë aty ku duhet, hapje për shërbime si aspirim, grilat e kondicionereve, kapjen e ndriçuesve, sinjalizuesve të tymit, etj. Tavani duhet të ketë një pamje homogjene dhe një mbyllje të lëmuar, ku të mos duken bashkimet e pllakave.

Mbulimi i tavanit të varur me dy ose më shumë shtresa boje plastike (bojë e bardhë) për t’i dhënë një

hije të njëtrajtshme. Tavani i varur duhet të matet vetëm në plan. Lartësia e tavanit nga dyshemeja

duhet të jetë 275 cm.

Page 5: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Fig. 1 Tavan i varur

B. DYSHEMEJA

Heqja e pllakave të dyshemesë ekzistuese, duke rregulluar nivelin e dyshemesë së papërpunuar me teknikë autoniveluese me material me bazë cimento.

Vendosja e dyshemesë laminat 12 mm me cilësi Ac4, sipas ngjyrës dhe nuancës së përzgjedhur; e shtruar në dyshemene e niveluar me ngjitës dhe nënshtresë duke përfshirë këndoret dhe plintuset dhe punime te ndryshme si, finiture mat etj.

E realizuar sipas dizajnit dhe skicave, specifikimeve dhe sipas udhëzimeve të arkitektit.

Page 6: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Fig. 2 Dysheme Laminat

C. IZOLIM I MURIT TË BRENDSHËM

Vendosje e paneleve me polesterol të ngjeshur 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Vendosja

e izolimit direkt në mur është ideale në rastet kur faqja ekzistuese është e lëmuar dhe e njëtrajtshmë.

Kapja e polesterolit në mur duhet të bëhet duke përdorur vida osë ngjitës. Eshtë e rëndësishme që

instaluesi të mos lejojë hapësira mes paneleve. Në të gjitha sipërfaqet e ekspozuara do të vendoset

shtresë me bazë cimento. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike

sipas skicave dhe udhëzimeve të arkitektit.

D. LYERJA

Kontraktori do të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, shkallët, skeleritë dhe të gjithë pajisjet e

nevojshme për përfundimin dhe mbrojtjen e të gjithë lyerjes.

Lyerja nuk duhet të nisë derisa sipërfaqet që do të lyhen të jenë në kushte të përshtatshme për t’u lyer dhe të jepet miratimi nga Arkitekti. Lyerja do të bëhet vetëm pasi puna e kontraktoreve të ketë mbaruar.

Vendosja e astarit dhe bojës do të bëhet duke përdorur furça ose pompa sprucuese. Çdo shtresë duhet lënë të thahet përpara se të vendoset shtresa tjetër; nëse janë të nevojshme shtresa shtesë perveç atyre që janë specifikuar, sepse nevojiten për një shtresë uniforme dhe të lëmuar, ato do të bëhen pa kosto shtesë.

Page 7: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të

njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupit e tjerë të huaj me letër

smerile.

E. XHAMAT DHE VENDOSJA E TYRE

Kontraktori duhet të sigurojë të gjithë materialet, punën, mjetet, pajisjet, dhe shpenzimet qe kërkohen

për përfundimin e instalimit të xhamave dhe elementeve përkatëse. Së pari duhet të hiqen dritaret

ekzistuese (dimensionet e kanateve 1. 139.5 x150 cm; 2- 139.5 x 150.5cm; 3- 139.5 x 150cm ; 4- 140 x 150 cm)

, dera prej druri dhe elementët metalikë. I gjithë xhami duhet të jetë i llojit, cilësisë dhe përbërjes së

specifikuar. Xhami do të jetë 100% pa forma, njolla, gërvishtje dhe bulëza në mënyrë që të mos

deformohet imazhi.

Kontraktori duhet të presë masat e xhamave sipas matjeve ose dimensioneve të skicave te miratuara.

Përgjegjësia për përmasat e duhura të xhamit është e Kontraktorit. Nuk do të pranohen xhama të krisur,

të cifllosur, apo të deformuar.

Kontraktori do të zëvendësojë të gjithë xhamat e thyer, të dëmtuar dhe të deformuar që vjen si pasoje e

punimeve ose e instalimeve të gabuara përpara dorëzimit të objektit, me shpenzimet e tij.

Imazhet dhe specifikimet e references për zgjedhjen e dyerve dhe xhamave

Menteshë për derë me xham të temperuar (100 x 210)

Vendosja e një dere pa kornizë, me xham të temperuar 10 mm, me hapje 180 gradë dhe që qëndron e hapur në 90 gradë. Dera e xhamit duhet të jetë e kthyeshme në mënyrë që të instalohet nga të dyja anët.

Fig. 3 Menteshë për derë me xham të temperuar

Page 8: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Dritare me dopio xham me konstruksion PVC

Heqja e shtresës së parvazit prej mermeri të dritares ekzistuese dhe vendosja e dritares së termoizoluar me dopio xham, me konstruksion PVC, me gjatësi të plotë dhe stil hapje vertikale (6.3 m2) Nivel i lartë mbrojtje nga zjarri, zhurmat, izolim i nxehtësise dhe izolim akustik.

F. INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

Vendosja e percjellësave (telave) për një qark të ri, sistemi i kamerave dhe sigurisë LAN, përfshi sistemin

e tubave me kabllo te padjegshëm dhe kuti shperndarëse të përshtatshme, si dhe kuti çelësash dhe

prizash, të gjitha të futura në mur, dhe pikat e daljes së kamerave.

Të gjithë përcjellesit janë pajisur me tuba dhe këto aksesorë përshtatës/të tubave plotësojnë vendosjen

e telave dhe çelësave.

SPECIFIKIMET E PËRCJELLESAVE

SISTEMI I PËRCJELLESAVE: Sistemi i përcjellesave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalikë ose jometalikë PVC.

Të gjithë tubat duhet të jenë mbi sipërfaqe, në tavanin e varur dhe të fshehur në zonat e tjera, me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga skica. Të gjitha tubat e poshtëm duhet të fshihen, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe.

Përpara vendosjes së tubave, Kontraktori duhet të ketë të miratuar planin e vendosjes së tubave,

numrin dhe dimensionin e tubave, vendin e kutive elektrike ku bëhet shpërndarja dhe kontrolli i

përcjellësve dhe vendndodhjen e kutive të çelesave dhe detajeve te tjera.

Ky plan i tubave do të miratohet nga Kontraktori dhe vetëm ateherë duhet të nisë shtrimi i tubave. Çdo

modifikim apo sugjerim do të miratohet nga Kontraktori përpara vendosjes së tubave.

Page 9: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Fig. 4 Modeli i Çelësit

Pozicionimi dhe vendosja e ndriçuesve

Ndriçimi duhet të shpërndahet sipas specifikimit të skicës në Skedulin e Sasive. Ndriçimi duhet te jetë i plotë në të gjithë aspektet, përfshi kanalin ku montohet llampa, mbajtësi i llampës, starter-i me mbajtësin, transformator elektronik ose bakri, blloku i konektorit, telat e brendshëm dhe pjesët/shtesat dekorative, nëse ka.

Ndriçuesit duhet të montohen dhe instalohen në poziconin e plotë dhe të jenë gati për përdorim në përputhje me skicat e detajuara, udhëzimet e prodhuesit dhe në përputhje me kërkesat e arkitektit.

Fig. 5 Ndriçues Led, të vendosur në profil alumini në formë “U”-je

Page 10: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Ndriçimi duhet të jetë me ndriçues led, të vendosur në profil almini në formë “U”-je, të kapura në tavanin e varur; në momentin kur ndriçimi është i fiksuar në tavanin e varur, duhet të pajiset me mbështetës të përshatshëm, të pavarur;

Të gjithë materialet që do të përdoren për vendosjen e ndriçimit duhet të kenë atë cilëzi, dizajn dhe ndërtim që të ofrojnë mbrojtjen e duhur në përdorimin normal, në rast difekte mekanike/elektrike/ ndërprerje energjie, dhe ekspozimit ndaj riskut të aksidenteve dhe shokut elektrik dhe duhet të përballojë efektet e ekspozimit në atmosferë.

G. AJRI I KONDICIONUAR

Pajisja dhe Instalimi

Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9kw, përfshi set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues.

Pajisja, ngritja, testimi dhe vënia në punë e Njësive të Fryresit Inverter Mural, me stabilizues tensioni dhe pult komande, duke përfshirë tubat e bakrit per lidhjen e njësisë se brendshme, tubi i shkarkimit të kondensës, me të gjithë përshtatësit e termoizoluar me tub gome nitrili 9 mm të trashë, me kompresorin, ventilatorin dhe motorrin e ventilatorit, vendosjen e kabllove mes paneleve te kontrollit dhe njësive.

Të gjitha duhet të plotësohen sipas skicave, miratimit dhe udhëzimeve të Arkitektit/Kontaktorit. Kontraktorit duhet t’i dorëzohet një garanci pesëvjeçare.

H. MBROJTJA NGA ZJARRI

Pajisni dhe instaloni Fikës Zjarri Portabël, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike). Për të parandaluar levizjen dhe dëmtimin e fikëseve, ato do të montohen në rafte ose në kënde në mure, ku doreza mbajtëse të vendoset 1 deri 1.5 m mbi dysheme. Punonjësve duhet t’u jepet Trajnim për Fikësin e Zjarrit Portabël; punëdhënësi duhet të ofrojë një program edukativ që punonjësit të familjarizohen me parimet dhe përdorimin e fikësave. Programi i edukimit duhet të plotësohet në momentin e punësimit dhe më pas çdo vit.

I. AKSESI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR Përshtatja e modelit të rampës ekzistuese sipas standarteve më të fundit në hyrjen e shkollës. Pjerrtësia

maksimale e rampës është 1:20, 5%. Rampat duhet të kenë një vend për të ndaluar, manovruar dhe për

të shmangur shpejtësinë e tepërt. Një mbajtëse mbrojtëse me lartësi minimale 0.4 m duhet të vendoset

përgjatë gjithë gjatësisë së rampave.

Page 11: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

4.2 Projekti 3D për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Qendrës së Karrierës

Page 12: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë
Page 13: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

4.3 SPECIFIKIMET PËR PUNIMET E BRENDSHME PËR QENDREN E KARRIERES

PËRSHKRIMI I ZËRAVE SASIA NJËSIA ÇMIMI SHUMA

A TAVANI I VARUR

A1 Pajisja dhe kapja e pllakave 13/15mm të trasha të tavanit të varur, përmasat 600x600mm

37 m2

A2 Shtrimi i tavanit të varur me dy shtresa me bojë plastike (të bardhë)

A3 Punimet për kapjen e tavanit të varur

B SHTRIMI I DYSHEMESË

B1 Heqja e dyshemesë ekzistuese me pllaka, transporti dhe heqja e materialeve

37 m2

B2 Axhustimi i niveleve të dyshemesë së pashtruar me teknikën autoniveluese me bazë cimento

37 m2

B3 Vendosja e dyshemese laminat 12 mm me cilësi Ac4, sipas ngjyrës dhe nuancës së përzgjedhur; e shtrirë në dyshemenë e niveluar me ngjitës dhe nënshtresë duke përfshirë këndoret dhe plintuset dhe shtresa të ndryshme

37 m2

B4 Profil për anësoret 24 m

B5 Finiturë mat 37 m2

C IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM

C1 Pajisja me panele të ngjeshur polesteroli 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike sipas skicave dhe udhëzimeve të arkitektit.

78 m2

C2 Kapja e paneleve të polesterolit në mur duke përdorur vida ose ngjitës.

l

C3 Punime për izolimin e murit të brendshëm

ditë

Page 14: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

D LYERJA

D1 Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.

115 m2

D2 Lyerja e mureve te korridoreve 150 m2

D3 Punime për rregullimet dhe lyerjen ditë

E XHAMAT DHE DYERT E XHAMIT

E1 Heqja e dritareve ekzistuese, derës prej druri dhe elementëve metalikë

6.3 m2

E2 Zgjerimi i hapësirës së derës (100cm x 215cm)

E3 Vendosja e nje dere pa kornizë, me xham të temperuar 10 mm, me hapje 180 gradë dhe që qëndron e hapur në 90 gradë

1 njësi

E4 Pajisje dhe vendosje e dritareve dopio xham me termoizolim, me konstruksion plastik, dhe hapje me dorezë me rrotullim

6 m2

E5 Heqja e shtresës prej mermeri të dritareve të vjetra

2.1 m2

F INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

F1 Sistemi i percjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalike /jometalike PVC (Tuba, kabllo të padjegshme çelësa/suporte të LAN)

F2 Puna për instalimin e rrjetit 1 m3

F3 Çelësa elektrike 1 njësi

F4 Prizë shuko 2 njësi

F5 Prizë bivalente 2 njësi

F6 Prizë LAN 1 njësi

F7 Pajisja dhe vendosja e ndriçuesit led alumini të drejtë në formë U, me difuzor plastik të bardhë 180x10 cm, në tavanin e varur

4 njësi

Page 15: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

F8 Pajisja dhe vendosja e ndriçuesit led alumini të drejtë në formë U-je, me difuzor plastik të bardhë 60x10 cm, në tavan të varur

2 njësi

F9 Kamera CCTV 2 njësi

G AJRI I KONDICIONUAR

G1 Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9kw, përfshi set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues.

1 njësi

H MBROJTJA NGA ZJARRI

H1 Pajisja dhe instalimi i Fikësve të Zjarrit Portabël, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike).

1 njësi

I AKSESI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

I1 Përshtatja e modelit të rampës ekzistuese me standartet më të fundit në hyrjen e shkollës. Shtresë betoni C12/15, blerje e zhavorrit dhe cimentos, përgatitja e betonit C12/15 dhe shtrimi në sheshin e ndërtimit

m3

I2 Blerja dhe vendosja e nje mbajtëse mbrojtëse 0.40 m e lartë, përgjatë gjatësisë së rampës

m linear

TOTALI

Page 16: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

5. TABELA PERMBLEDHESE E KOSTOVE FINANCIARE TE QENDRES SE KARRIERES

DETAJIMET Kristo Isak

A TAVANI I VARUR

B SHTRIMI I DYSHEMESË

C IZOLIMI I MUREVE TË BRENDSHME

D LYERJA

E XHAMAT DHE VENDOSJA E TYRE

F INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

G AJRI I KONDICIONUAR

H MBROJTJA NGA ZJARRI

I AKSESI PËR PERSONAT ME AFTESI TË KUFIZUAR

KOSTOJA E PËRGJITHSHME

Page 17: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

6. SPECIFIKIMET PER KLASEN E MESIMIT TE KOMBINUAR PER SHKOLLEN “Kristo Isak” – BERAT

6.1. SPECIFIKIMET TEKNIKE PËR PUNIMET E BRENDSHME

6.1.1 E PËRGJITHSHME

Specifikimet e detajuara që do të jepen më tej janë për zërat e punimeve të përshkruara në skedulin e

sasive të bashkangjitur këtu dhe do të shërbejnë si udhëzues për zbatimin e duhur të punimeve sipas

standarteve të kërkuara.

Mund të shihet që specifikimet janë të një natyre të përgjithshme dhe do të lexohen në lidhje me

përshkrimin e artikullit në skedulin e sasive dhe skicave.

Puna gjithashtu përfshin të gjitha detajet e vogla të ndërtimit që mund të mos jenë përmendur në këto

dokumenta, por që janë të rëndësishme për përfundimin e punës, në përputhje me standartet e

inxhinierisë.

Arkitekti dhe Kontraktori do të jenë i vetmi autoritet vendimmarrës për shpjegimin, interpretimet dhe

implikimet që kanë kërkesat e ndryshme të Specifikimeve.

Në rast të ndryshimeve apo mospërputhjeve mes specifikimeve të tenderit dhe preventivit, përparësi ka

preventivi.

Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, do të aplikohen kodet dhe standartet më të fundit të

Eurokodit përsa i përket dizajnit, teknikës, cilësisë, cilësisë së materialeve, metodës së testimit dhe

metodës së matjes.

MATERIALET QË DO TË MIRATOHEN /CILËSIA MË E MIRË: Të gjitha materialet që do të përdoren për

punimet do të jenë të reja dhe më të mirat e kategorisë së tyre. Të gjitha materialet do të jenë në

përputhje me specifikimet dhe do të miratohen nga Arkitekti/Kontraktori.

STANDARTET: Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe dhe kur lejohet nga Arkitekti, të gjitha

materialet do të jenë në përputhje me versionin më të fundit të specifikimeve të standarteve të

Eurokodit.

Page 18: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

6.1.2. MATERIALET

A. IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM

Vendosje e paneleve me polesterol të ngjeshur 30 mm të trashë për termoizolimin e dhomave. Vendosja e

izolimit direkt në mur është ideale në rastet kur faqja ekzistuese është e lëmuar dhe e njëtrajtshme. Kapja e

polesterolit në mur duhet të bëhet duke përdorur vida ose ngjitës. Eshtë e rëndësishme që instaluesi të mos lejojë

hapësira mes paneleve. Në të gjitha sipërfaqet e ekspozuara do të vendoset shtresë me bazë çimento. Çmimi do

të përfshijë edhe prerjen dhe paisjen me ndriçim, vendosjen e ndriçuesve elektrikë, sipas skicës dhe udhëzimeve

të arkitektit. Krijoni mundësi për hapësira, për vendosjen e ndriçuesve, kanaleve elektrike sipas skicave dhe

udhëzimeve të arkitektit.

B. PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

Vendosja e përcjellësave (telave) për një qark të ri dhe e sistemit LAN, duke përfshirë edhe sistemin e tubave me

kabllo te padjegshme dhe kutitë e përshtatshme shpërndarëse, si dhe kutitë e çelësave dhe prizave, të gjitha të

futura në mur. Të gjithë përcjellësit janë pajisur me tuba dhe këto aksesorë përshtatës/të tubave plotësojnë

vendosjen e telave dhe çelësave.

SPECIFIKIMET E PËRCJELLËSAVE:

SISTEMI I PËRCJELLËSAVE: Sistemi i përcjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalikë ose jometalikë PVC. Të gjithë tubat duhet të jenë mbi sipërfaqe, të fshehur në zonat e tjera. Të gjithë tubat e poshtëm duhet të fshihen, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe.

Përpara vendosjes së tubave, Kontraktori duhet të ketë të miratuar planin e vendosjes së tubave duke treguar

rrugën e tubave, numrin dhe dimensionin e tubave, vendin e kutive elektrike ku bëhet shpërndarja dhe kontrolli i

përcjellësve dhe vendndodhjen e kutive të çelësave, pikave të daljes dhe detajeve të tjera. Ky plan i tubave do të

miratohet nga Kontraktori dhe vetëm atëherë duhet të nisë shtrimi i tubave. Çdo modifikim apo sugjerim do të

miratohet nga Kontraktori përpara vendosjes së tubave.

Page 19: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Fig. 6 Model i një çelësi elektrik dhe i një prize elektrike shuko

VENDOSJA E NDRIÇUESVE

Ndriçimi duhet të shpërndahet sipas specifikimit të skicës në Skedulin e Sasive. Ndriçimi duhet të jetë i plotë në të gjithë aspektet, duke përfshirë edhe kanalin ku montohet llampa, mbajtësi i llampës, starter-i me mbajtësin, transformatori elektronik ose bakri, blloku i konektorit, telat e brendshëm dhe pjesët/shtesat dekorative, nëse ka.

Ndriçuesit duhet të montohen dhe instalohen në poziconin e plotë dhe të jenë gati për përdorim në përputhje me skicat e detajuara, udhëzimet e prodhuesit dhe në përputhje me kërkesat e arkitektit.

Fig. 7 Ndriçues i varur linear

Ndriçimi duhet të jetë me ndriçues të varur linear. Të gjitha materialet që do të përdoren për vendosjen e ndriçimit duhet të kenë atë cilësi, dizajn dhe ndërtim që të ofrojnë mbrojtjen e duhur në përdorimin normal, në rast difektesh mekanike/elektrike/ ndërprerje energjie, dhe ekspozimi ndaj riskut të aksidenteve dhe shokut elektrik dhe duhet të përballojnë efektet e ekspozimit në atmosferë.

Page 20: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

C. SUVATIMI DHE PATINIMI

Para kryerjes së suvatimit, duhet përfunduar puna e brendshme përgatitore:

Mbushja e mureve në kornizë strukturore.

Vendosja e kornizave të dyerve, dritareve dhe ventilatorëve. Bashkimi i kolonave me elementet këndore.

Përfundimi i gjithë punimeve të tubacioneve duke i vendosur në pozicionet dhe nivelet e tyre përfundimtare për kanalet elektrike dhe punimet në tubacione për shërbimet e tjera. Nëse ndonjëri nga ato del në sipërfaqe të mureve duhet pajisur me kapuç/mbulesë të fiksuar dhe të përfunduar në nivelin përfundimtar të sipërfaqes së mureve/tavanit.

E gjithë mbrojtja përsa i përket ndriçimit, si për shembull tokëzimi do të përfundohet.

Sipërfaqja që do të suvatohet dhe më pas të patinohet duhet të përgatitet duke pastruar të gjitha papastërtitë dhe ciflat, duke copëzuar dhe pastruar pikat e llaçit, duke copëzuar dhe pastruar sipërfaqen jo të njëtrajtëshme të krijuar gjatë punës së muratorit, punimeve prej betoni në tavan dhe në muret e klasës, duke copëzuar dhe

pastruar mbeturinat dhe sipërfaqen jo të njëtrajshme dhe veshjen e murit pas shënimit të niveleve të ndërprerjes qartazi.

D. DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI

Kontraktori duhet të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, pajisjet, dhe shpenzimet që kërkohen për

përfundimin e instalimit të të gjitha dritareve plastike me dopio xham dhe hyrjen prej druri. Së pari duhen hequr

dritaret dhe dera ekzistuese. I gjithë xhami duhet të jetë i llojit, cilësisë dhe përbërjes së specifikuar. Xhami do të

jetë 100% pa forma, njolla, gërvishtje dhe bulëza në mënyrë që të mos deformohet imazhi. Kontraktori duhet të

presë masat e xhamave sipas matjeve ose dimensioneve të skicave të miratuara. Përgjegjësia për përmasat e

duhura të xhamit është e Kontraktorit. Nuk do të pranohen xhama të krisur, të ciflosur, apo të deformuar.

Kontraktori do të zëvendësojë të gjithë xhamat e thyer, të dëmtuar dhe të deformuar që vjen si pasojë e

punimeve ose e instalimeve të gabuara përpara dorëzimit të objektit, me shpenzimet e tij.

Dera prej druri duhet të jetë në të njëjtën ngjyrë me bojën e murit të përdorur për klasën dhe të miratohet nga

Arkitekti ose Kontraktori.

Porta e hyrjes prej druri (90 x 210)

Vendosja e një dere prej druri dhe që qëndron e hapur në 90 gradë. Dyert prej druri duhet të jenë në të njëjtën

ngjyrë si muri me një çarje të vogël me lustrim si në modelin e pasqyruar më poshtë.

Page 21: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

Fig. 8 Porta e hyrjes prej druri

Dritare me dopio xham me konstruksion plastik

Heqja e shtresës së parvazit prej mermeri të dritares ekzistuese dhe vendosja e dritares së termoizoluar me dopio

xham, me konstruksion PVC, me stil hapje vertikale (përmasat e dritareve 1. - 140 x 151cm; 2- 140 x 151 cm; 3-

140 x 150 cm). Nivel i lartë mbrojtje nga zjarri, zhurmat, izolim i nxehtësisë dhe izolim i pluhurit.

Fig. 9 Dritare me dopio xham me konstruksion plastik

Page 22: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

E. LYERJA

Kontraktori do të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, shkallët, skeleritë dhe të gjithë pajisjet e nevojshme

për përfundimin dhe mbrojtjen e të gjithë lyerjes.

Lyerja nuk duhet të nisë derisa sipërfaqet që do të lyhen të jenë në kushte të përshtatshme për t’u lyer dhe të jepet miratimi nga Arkitekti. Lyerja do të bëhet vetëm pasi puna e kontraktorëve të ketë mbaruar. Vendosja e astarit dhe e bojës do të bëhet duke përdorur furça ose pompa sprucuese. Çdo shtresë duhet lënë të thahet përpara se të vendoset shtresa tjetër; nëse janë të nevojshme shtresa shtesë përveç atyre që janë specifikuar, sepse nevojiten për një shtresë uniforme dhe të lëmuar, ato do të bëhen pa kosto shtesë.

Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të

njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.

Pas përfundimit të lyerjes së mureve, në të dy muret e klasës duhet të pikturohen 12 forma katrore, 45x45 cm me

5 ngjyra të ndryshme, siç është specifikuar në projektin e paraqitur. Paleta e ngjyrave duhet të jetë e miratuar nga

Arkitekti/Kontraktuesi.

F. AJRI I KONDICIONUAR

Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9 kw, duke përfshirë set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelit komandues. Pajisja, ngritja, testimi dhe vënia në punë e Njësive të Fryrësit Inverter Mural, me stabilizues tensioni dhe pult komande, duke përfshirë tubat e bakrit për lidhjen e njësisë së brendshme, tubin e shkarkimit të kondensës, me të gjithë përshtatësit e termoizoluar me tub gome nitrili 9 mm të trashë, me kompresorin, ventilatorin dhe motorrin e ventilatorit, vendosjen e kabllove mes paneleve të kontrollit dhe njësive.Të gjitha duhet të plotësohen sipas skicave, miratimit dhe udhëzimeve të Arkitektit/Kontaktorit. Garancia: Karta e garancisë pesëvjeçare do t'i dorëzohet Kontraktorit.

G. MBROJTJA NGA ZJARRI

Pajisja dhe instalimi i Fikësave Portabël të Zjarrit, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike). Për të parandaluar lëvizjen dhe dëmtimin e fikëseve, ato do të montohen në rafte ose në kënde në mure, ku doreza mbajtëse të vendoset 1 deri 1.5 m mbi dysheme. Punonjësve duhet t’u bëhet Trajnim për përdorimin e Fikësave Portabël të Zjarrit; punëdhënësi duhet të ofrojë një program edukativ që punonjësit të familjarizohen me parimet dhe përdorimin e fikësave. Programi i edukimit duhet të plotësohet në momentin e punësimit dhe më pas çdo vit.

Page 23: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

6.2. PREVENTIVI PËR PUNIMET E BRENDSHME NË KLASËN E MËSIMIT TË KOMBINUAR

PËRSHKRIMI I ZËRAVE SASIA NJËSIA ÇMIMI SHUMA

A IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM

A1 Pajisja me panele të ngjeshur polesteroli

30 mm të trashë duke përdorur vida ose

ngjitës, për termoizolimin e dhomave.

Çmimi do të përfshijë edhe prerjen dhe

paisjen me ndriçim, vendosjen e

ndriçuesve elektrikë, sipas skicës dhe

udhëzimeve të arkitektit.

30.5 m2

A3 Krah pune për izolimin e mureve të brendshme

ditë

B PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

B1 Sistemi i percjellësave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalike /jometalike PVC (Tuba, kabllo të padjegshme çelësa/suporte të LAN)

B2 Krah pune për instalimin e rrjetit

B3 Çelësa elektrikë 1 njësi

B4 Prizë elektrike shuko 8 njësi

B5 Prizë LAN 1 njësi

B6 Paisja dhe vendosja e ndriçuesit të varur linear.

4 njësi

C SUVATIMI DHE PATINIMI

C1 Suvatimi i mureve të brendshme. 85 m2

C2 Bashkimi i kolonave me elementet këndore.

ditë

C3 Patinimi i mureve 85 m2

D DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI

D1 Heqja e dritareve dhe e parvazeve ekzistuese, e derës prej druri dhe ndonjë elementi tjetër.

ditë

D2 Vendosja e një dere prej druri që qëndron e hapur në 90 gradë

1 njësi

D3 Paisja dhe vendosja e dritareve dopio xham me termoizolim, me konstruksion plastik, (90x120cm) me stil hapje

4 njësi

Page 24: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

vertikale.

E LYERJA

E1 Lyerja e mureve të brendshme me bojë plastike të bardhë (dy shtresa) mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të njëtrajtëshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupat e tjerë të huaj me letër smerile.

137.5

m2

E2 Lyerja e 12 formave katrore 45x45 cm me 5 ngjyra të ndryshme.

2.5 m2

D2 Krah pune për rregullimet dhe lyerjen. 140 m2

F AJRI I KONDICIONUAR

F1 Pajisja dhe instalimi i Kondicionerit inverter mural, me fuqi 9 kw, duke përfshirë set-in e pajisjeve, tubave, kabllove dhe panelin komandues.

1 njësi

G MBROJTJA NGA ZJARRI

G1 Pajisja dhe instalimi i Fikësave Portabël të Zjarrit, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike).

1 njësi

TOTALI

Page 25: Kërkesë për Kuotim Qendrës së Karrierës në Shkollën ... · PDF fileKlasa e Mësimit të Kombinuar dhe Qendra e Karrierës Shkolla “Kristo Isak “ Berat, Shqipëri Kërkesë

7. TABELA PËRMBLEDHËSE E KOSTOVE PËR KLASËN E MËSIMIT TË KOMBINUAR

TABELA PËRMBLEDHËSE E KOSTOVE

DETAJIMET SHUMA

A IZOLIMI I MURIT TË BRENDSHËM

B PUNIMET PËR INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE

C SUVATIMI DHE PATINIMI

D DRITARET PREJ XHAMI DHE DERA PREJ DRURI

E LYERJA

F AJRI I KONDICIONUAR

G MBROJTJA NGA ZJARRI

KOSTOJA E PËRGJITHSHME