k.r.u.”radoniqi” sh.a. -...

15
K.R.U.”RADONIQI” sh.a. - Gjakovë MENAXHIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMIT DUKE APLIKUAR SISTEMIN GIS (Sistemi gjeografik i informacionit) Gjakovë, Tetor 2016

Upload: vuminh

Post on 31-Jan-2018

233 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

K.R.U.”RADONIQI” sh.a. - Gjakovë

MENAXHIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMIT DUKEAPLIKUAR SISTEMIN GIS (Sistemi gjeografik i informacionit)

Gjakovë, Tetor 2016

Mirëmbajtja e mirë dhe e rregullt e sistemit të kanalizimit, është kushti

kryesor për menaxhimin racional të kësaj infrastrukture të kushtueshme për

Komunën, për kushte të mira sanitare për zonat urbane dhe rurale si dhe për

mbrojtjen e mirë të mjedisit.

Parakushtet për menaxhimin e mirë të sistemit të kanalizimit, gjegjësisht mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit janë :

• Njohja e mirë e sistemit të kanalizimit dhe karakteristikat e tij,

• Numër i nevojshëm i kuadrove kualitative,

• Organizimi i mirë,

• Mjete të mjaftueshme financiare.

Pa plotësimin e të gjitha këtyre kushteve nuk mund të pritet menaxhim kualitativ i sistemit të kanalizimit.

Që menaxhimi të jetë i suksesshëm duhet të bëhet plani i nevojshëm për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, plani për mjetet financiare si dhe kuadrot.

Pa ekzistimin e planit të mirëmbajtjes nuk mund të bëhet organizimi i mirë i punës, nuk mund të planifikohen mjetet financiare të nevojshme e as kuadrot.

Pasi që sistemi i kanalizimit është specifik për çdo vendbanim, kjo po

ashtu kërkon qasje specifike në kontroll dhe mirëmbajtje për secilin sistem të

kanalizimit.

Kompania e cila udhëheq me sistemin e kanalizimit duhet të përgatitë

planin kontrollues të rregullt dhe të mirëmbajtjes së sistemit të kanalizimit.

Raporti ditor i mirëmbajtjes Raporti mujor i mirëmbatjes se sistemit të

kanalizimit

Raporti vjetor i debllokimeve te kanalizimit Raporti vjetor i mirëmbajtjes së

kanalizimit

Mirëmbajtja dhe udhëheqja e sistemit të kanalizimit sot, por edhe në të

ardhmen do të jetë e vështirë dhe më e komplikuar.

Arsyet kryesore janë kërkesat e mëdha dhe rigoroze në lidhje me

mbrojtjen e mjedisit njerëzor, si dhe kriteret më rigoroze për mbledhjen dhe

largimin e ujërave nga zonat urbane.

Që të mund të udhëhiqet me sisteme të ndërlikuara të kanalizimit,

është e nevojshme që të kemi informacione në lidhje me gjendjen e

sistemit, funksionimin e sistemit dhe të dhënat e nevojshme për zgjidhjen e

problemeve.

Duke pasur parasysh këtë që u tha më lartë është mëse e nevojshme

përdorimi i sistemit GIS ( Sistemi gjeografik i informacionit) për

mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit.

Me zhvillimin e menaxhimit të sistemit të kanalizimit, sistemi GIS

është mase i domosdoshëm për ofrimin e të dhënave siç janë : lokacioni

(vendi), drejtimet e rrjetit(gypave), lloji i materialit të gypave, dimensionet

e gypave ekzistues, thellësia e gypave dhe pusetave, pozita e pusetave,

ujëmbledhesave etj

Inçizimi i rrjetit të kanalizimit fekal e atmosferik ( zona qendrore e lagjes ”Orize” )

Me modelimin e GIS-it, Ndërmarrjeve Publike që mirren me

menaxhimin e sistemit të kanalizimit iu mundësohet të kenë një qasje më të

mirë në sistemin e kanalizimit si dhe është më lehtë të përpunohen të

dhënat për marrjen e qëndrimeve të ndryshme në lidhje me mirëmbajtjen ,

riparimin dhe zhvillimin e sistemit të kanalizimit.

Qëllimi primar i sistemit GIS është që të bëjë evidentimin e

objekteve që janë pjesë e sistemit të ujërave të ndotura, pamjen e tyre,

poziten e tyre në terren si dhe paisjet që posedojnë këto objekte.

Të gjitha këto janë objekte të ndërlidhura në mes veti dhe të gjitha

e formojnë sistemin e kanalizimit i cili duhet të plotësojë kërkesat bazë të

një sistemi që të funksionojë normal – pa probleme gjatë shfrytëzimit.

Më këtë rast është paraqitur si nevojë e domosdosme të bëhet

inçizimi digjital dhe formimi i katastrit të infrastrukturave nëntokësore.

Me sistemin GIS do të bëhet azhurimi- përpunimi shënimeve dhe

ruajtja e infrastrukturave nga dëmtimet si dhe qasja në zhvillimin e

përqojave dhe zgjidhjen e problemeve.

Inçizimi gjeodezik i rrjetit dhe pusetave të kanalizimit

Harta e rrjetit te kanalizimit te

qytetit te Gjakovës

Inçizimi gjeodezik i sistemit të kanalizimit

Me përpunimin e të dhënave pas punimeve me sistemin GIS, sistemi i

kanalizimit mund t`i ketë këto të mira :1. Evidentimin digjital të sistemit të kanalizimit ( profili i gypave, thellësia e

rrjetit, pusetat, lloji i materialit të gypave etj.

2. Pasqyra e funksionimit të sistemit të kanalizimit (gjendjen reale të rrjetit ).

3. Analiza e kapaciteteve ekzistuese të sistemit të kanalizimit.

4. Përcjellja e rrjedhjeve të ujërave në rrjetë në kohën reale ( në çdo moment).

5. Verifikimi i shpejtë i bllokimit të rrjetit dhe intervenimi me kohë.

6. Reagimi i shpejtë në rast të ndotjes së ujërave me substanca helmuese ( me

ç’rast zvogëlohen shpenzimet për sanimin e gjendjes së krijuar).

7. Shfrytëzimi i modelit hidrologjik- hidraulik, duke i shfrytëzuar të dhënat që

janë siguruar me sistemin GIS.

8. Sigurimi i të dhënave per sasinë e ujërave të ndotura në zonat e caktuara të

sistemit të kanalizimit.

9. Në bazë të të dhënave të sistemit GIS, mund të sigurohen shumë më lehtë

vendet ku ka rrjedhje të ujit në sistem, gjegjësisht verifikimin shumë më të

shpejtë të bllokimeve në rrjete, dëmtimit të gypave apo kolektorëve.

10. Posedimi i të dhënave në çfarëdo momenti për nevojat e kyqjeve të reja në

sistem, zgjerimin e rrjetit për zona të caktuara etj.

Përfundim

Brenda sistemit – rrjetit të kanalizimit dhe objekteve zhvillohen një

mori procese si: biologjike, fizike, kimike etj. Këto procese me aktivitetet

e veta ndikojnë në funksionimin normal të sistemit të kanalizimit dhe kanë

ndikime negative në mjedis si: kundërmimi i erës, lirimi i gazrave të

ndryshëm, rrjedhjet në gypa etj.

Për këtë arsye sistemi i kanalizimit duhet që në menyrë kontinuale të

mirëmbahet, që funksionimi i tij të jetë i mirë dhe të mos vijë deri tek

rrezikimet e punëtorëve, ambientit, dhe shëndetit të njerëzve.

Sistemi i kanalizimeve nuk është një infrastrukturë që ndërtohet një

herë e pastaj të harrohet. Ai duhet të menaxhohet dhe të mirëmbahet për të

parandaluar defektet dhe problemet dhe për ta mbajtur atë në kushtet e

funksionimit sa më të mirë të mundshëm.

Sistemi i kanalizimeve është infrastrukturë më e ngurtë dhe më e

madhe, prandaj duhet të ketë përparësi ndaj infrastrukturave – instalimeve

tjera.

Punoi : Avni Caka, inxh i dipl. i hidro.

KOLEKTORI I II-të I KANALIZIMIT FEKAL , RR.”WASHINGTON”

( ORIZE JUGORE) Bllokimi i kolektorit të kanalizimit fekal

Gypi Ø600mm ku kanë depëtruar rrënjët e drunjëve Gypi i pastruar me mjete mekanike ( punëtori ka

qëkanë qenë të mbjellur mbi trasen rrjetit të kanaliz. hyr në gyp dhe i ka prerë rrënjët) . Pas prerjes së

fekal.Profili i gypit ka qenë mbi 70% i bllokuar. rrënjëve kemi arritur ta kthejmë në funksion

rrjetin e kanalizimit afër 80% të profilit është

pastruar.

Punoi : Avni Caka, inxh i dipl. i hidro.

Faleminderit për vëmendje !