kujt i cfarË do - albtelecom - individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. komponenti...

24

Upload: others

Post on 29-Feb-2020

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh
Page 2: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 2

TEMA

PËRMBLEDHJE

KUJT I DREJTOHET KY SEMINAR?

CFARË DO T’JU DUHET

CFARË DO TË MËSONI

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR

Dikur telefonat përdoreshin vetëm për të kryer telefonata, por sot celulari juaj mund të bëj shumë gjëra. Llojet e fundit të telefonave të zgjuar, me prekje, ju lejojnë të keni akses në internet, të përdorni mediat sociale, të merrni në kohë reale lajme të përditësuara, të dëgjoni muzikë e të shihni video dhe të bëni shumë gjëra të tjera. Në përgjithësi ato komandohen nga ekrani me prekje, që mund të jetë një sfidë e vërtetë për ata që janë të rinj në fushën e teknologjisë.

Ndoshta ju nuk keni përdorur asnjëherë një celular dhe jeni kureshtar përse duhet të zgjidhni një telefon të zgjuar. Ndoshta ju dëshironi një celular që të bëj diçka më shumë se telefoni juaj me butona, ose po kërkoni të mësoni diçka më shumë sesa ajo që dini për telefonin tuaj të zgjuar. Ky seminar ka informacion për të gjithë ju.

Një telefon i zgjuar i lidhur me internetin; qoftë ky i juaji ose do t’ju jepet nga organizatorët e seminarit. Ndoshta do ju duhet ta bëni share telefonin e zgjuar me të tjerët në seminar.

Një llogari ekzistuese Apple (ose Apple ID) për të shkarkuar aplikacione në një telefon të zgjuar iPhone.

Një llogari ekzistuese Google (ose Google ID) për të shkarkuar aplikacione në një telefon të zgjuar Android.

Në këtë seminar do të mësoni bazat se si të lundroni në një telefon të zgjuar që ka ekran me prekje.

Ju do të mësoni se si ta ndizni dhe ta fikni celularin, të kryeni dhe të merrni telefonata, të shtoni një numër kontakti dhe të gjeni një numër kontakti, dhe se si të rregulloni volumin e celularit.

Do të mësoni gjithashtu shkurtimisht për aplikacionet, çfarë janë, si ti shkarkoni dhe kostot që kanë.

Vini re: Ky seminar ka shumë të përbashkëta me seminarin Prezantim me Tabletat. Nëse e keni ndjekur këtë seminar, njoftoni konferencierin tuaj, ju tashmë mund të jeni shumë i zoti në përdorimin e ekranit me prekje!

Page 3: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 3

ORARI

Ky seminar përbëhet nga tetë seksione, me një pushim prej 15 minutash. Ka shumë informacion për të dhënë, por ne duam që të gjithë pjesëmarrësit të jenë interaktiv, dhe nëse keni pyetje, mos hezitoni ti bëni!

SEKSIONI KOHËZGJATJA

Çfarë është një telefon i zgjuar?

Një guidë për modelet e ndryshme të celularëve

Si funksionon ekrani me prekje

Si ta ndezim dhe ta fikim celularin

Si të kryejmë një telefonatë

Pushimi

Si të regjistrojmë një kontakt

Një prezantim me aplikacionet

Përmbledhje

TOTALI

Të rregullojmë volumin dhe të bëjmë një foto

15 minuta

15 minuta

15 minuta

10 minuta

15 minuta

15 minuta

15 minuta

15 minuta

10 minuta

145 minuta

20 minuta

Page 4: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 4

TEMA

KOHA

PËRMBLEDHJE

PAKTETAT E INTERNETIT

CFARË ËSHTË NJË TELEFON I ZGJUAR?

15 minuta

Në të shkuarën celularët kryesisht shërbenin thjesht për të kryer telefonata. Ata kishin vetëm një tastierë me numra, një numërator dixhital dhe një buton përgjigju/ refuzo dhe asgjë më tepër. Por tani telefonat e zgjuar ofrojnë shumë më shumë – ata janë si një kompjuter i kompletuar që ju mund ta mbani në xhepin tuaj. Ata mund të hapin programe dhe lojëra, të kenë akses në internet, të dërgojnë e-mail dhe më shumë.

Pothuajse të gjithë telefonat e zgjuar komandohen tashmë me ekran me prekje. Në vend të butonave që kanë qenë dikur, njëra anë e telefonit është e mbuluar nga ekrani me prekje, të cilin ju e komandoni duke prekur mbi, e duke bërë veprime të tjera. Madje nuk ka as butona me numra, kur dëshironi të kryeni një telefonatë, në ekran do t’ju shfaqet një tastierë me numra. Mund t’ju duhet pak praktikë që të familjarizoheni me një telefon të zgjuar. Por, pasi të familjarizoheni me të, do të kuptoni se një telefon i zgjuar mund të bëj më shumë nga sa kishit menduar që mund të bënte një celular.

Një telefon i zgjuar mund:

Të kryej telefonata me zë (patjetër!)

Të kryej telefonata me video

Të aksesoj internetin dhe të shfletoj faqet e rrjetit

Të bëj foto dhe ti ngarkoj ato në rrjet

Të navigoj me GPS nëse celulari ka të instaluar sistemin GPS

Të luaj muzikë dhe video që janë të ruajtura në celular (dhe të lidhet me një PC për të kopjuar media-t në të)

Të menaxhoj kontaktet dhe takimet tuaja

Të dërgoj e-maile

Të luaj lojëra që janë të instaluara në celular

Të hap aplikacionet dhe lojërat e reja të shkarkuara nga interneti.

Të merrni më të mirën nga një telefon i zgjuar, ju duhet të keni një paketë celulari që përfshin internetin.

Kjo nuk është patjetër një nevojë – mund ta përdorni një telefon të zgjuar dhe pa paketë interneti – por nuk do jeni në gjendje të aksesoni internetin, të shkarkoni aplikacione të reja dhe të dërgoni e-maile. Në disa raste mund të mos jeni në gjendje të navigoni me GPS.

Page 5: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 5

Një pjesë e madhe e paketave për telefonat celular – me parapagesë dhe me kontratë – tashmë përfshijnë një komponent interneti. P.sh. një plan Komunikimi Ditor i Telestra përfshin gjithashtu paketa interneti. Për më tepër, për shumicën e shërbimeve me kontratë ju mund të blini një paketë interneti si shtesë e planin tuaj bazë të celularit.

Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh çdo muaj (të listuara në megabyte/MB ose gigabyte/GB). Funksionon pak a shumë si plan i internetit që keni në shtëpi.

Është e rëndësishme të mbahet mend se në pjesën më të madhe të paketave të internetit për celularët, nëse tejkaloni limitin, ju do të tarifoheni ekstra. Ju duhet të lexoni me kujdes kontratën e abonimit dhe të kontrolloni rregullisht sasinë e konsumuar.

Disa furnitor të shërbimeve celulare ofrojnë përdorimin e paketave rastësore të internetit, sipas parimit paguani pasi të konsumoni, nëse nuk keni një kuotë të caktuar mujore në plan. Kjo do të tarifohet më tepër nëse do ta kishit komponentin e internetit të përfshirë në paketë.

PAKTETAT E INTERNETIT

NJË HISTORI E SHKURTËR PËR TELEFONAT E ZGJUAR

Telefonat e parë të zgjuar, IBM Simon dhe Nokia Communicator 9000 dolën në treg përkatësisht në vitin 1994 dhe 1996, dhe kishin karakteristikat e një telefoni celular dhe një asistenti dixhital personal (PDA) për të menaxhuar kalendarët dhe kontaktet. Të dy ishin më të mëdhenj se telefonat normal.

Telefoni i parë vërtetë i zgjuar ishte Ericsson R380 që u lëshua në treg në vitin 2000. Nuk ishte shumë më i madh se një telefeon normal, dhe në fillim të viteve 2000 shumë të tjerë e ndoqën këtë model, me telefona të tillë si Palm dhe BlackBerry, të cilët patën një sukses të madh. Në vitin 2007, Apple nxori në treg iPhone, i cili shmangu butonat dhe paraqiti ekranin me prekje, që ka qenë dhe modeli për telefonat e zgjuar.

Me Kontratë

Një plan me kontratë përfshin pagesën e një tarife mujore fikse për

telefonatat dhe internetin, dhe zakonisht nënkupton

nënshkrimin e një kontrate një ose dy vjeçare. Këto

plane zakonisht shoqërohen me një aparat celular që

subvencionohet nga plani, pra do ta përfitoni më lirë se sa ta kishit blerë

drejtpërdrejt.

Me Parapagesë

Një plan me parapagesë do të thotë kur ju paguani për minutat dhe internetin kur i përdorni. Këto plane nuk kërkojnë kontrata dhe

aparati celular është një shpenzim shtesë.

Page 6: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 6

TEMA

KOHA

PËRMBLEDHJE

SISTEME OPERUES TË TELEFONAVE TË ZGJUAR

GUIDË PËR MODELET E NDRYSHME TË TELEFONAVE

15 minuta

Ka shumë modele telefonash të zgjuar. Telefonat e zgjuar prodhohen nga prodhuesit e mëdhenj të telefonave si: Apple, Samsung, LG, HTC, Nokia, Sony Ericsson, Motorola, RIM, Palm dhe të tjerë.

Megjithatë, telefonat e zgjuar kanë disa ngjashmëri dhe nëse keni mësuar të përdorni njërin prej tyre ju do ta keni më të lehtë të mësoni dhe të tjerët. Ndoshta jo menjëherë, por pothuajse me të njëjtin ritëm që keni mësuar të përdorni telefonin e parë.

Arsyeja që shumica e telefonave kanë ngjashmëri është se ata të gjithë përdorin një numër të vogël të sistemeve operuese. Një sistem operues në një telefon të zgjuar funksionon në të njëjtën mënyrë që funksionon në kompjuter: është software themelor që vë në funksion çdo gjë tjetër. Ashtu si në kompjuterin tuaj desktop keni Windows ose MacOS, edhe në telefonin tuaj keni një sistem operimi.

Pasi të familjarizoheni me një sistem operimi në telefon, do ta keni shumë të lehtë të përdorni telefona të tjerë që përdorin të njëjtin sistem operues.

Mos u shqetësoni nëse u ngatërruat disi me këtë seksion të seminarit. Sapo të përdorim telefonat do ta kemi më të qartë. Nëse njihni njerëz që kanë telefona të zgjuar, mund ti kërkoni atyre t’ju tregojnë si përdoren (shumica e njerëzve i tregojnë me qejf telefonat e tyre të zgjuar!) Ju do të mësoheni me ndryshimet midis modeleve dhe do të kuptoni se nuk ka dhe aq shumë ndryshime.

Ekzistojnë tre sisteme kryesore operimi në telefona:

1. Google Android është sistemi operues më popullor në telefonat celular dhe ka me qindra modele telefonash të prodhuesve të ndryshëm që e përdorin atë.

Ngjan dhe punon afërsisht si iPhone OS (iOS) – për të hapur një aplikacion ose për një funksion të telefonit, ju do të prekni lehtë mbi një ikonë në ekran ose të shtypni një nga butonat në anë të telefonit.

Shumica e telefonave Android janë të përshtatur nga prodhuesi i tyre, kështu pra le të themi se një telefon i prodhuar nga Samsung nuk është saktësisht i njëjtë si një telefon i prodhuar nga HTC.

Prodhuesit e telefonave i referohen kësaj si ndërfaqe; modelet Samsung na paraqiten me ndërfaqen TouchWiz, HTC me Sense, dhe kështu me radhë. Pra, telefonat Android janë të ngjashëm me njëri tjetrin, por jo identik.

Modele të ndryshme telefonash na paraqiten me aplikacione të ndryshme të instaluara paraprakisht.

Shembuj ndërfaqeje Android OS

Page 7: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 7

SISTEME OPERUES TË TELEFONAVE TË ZGJUAR

DIFERENCAT MIDIS MODELEVE TË TELEFONAVE

Apple iOS na paraqitet në Apple iPhone, dhe është i njëjti sistem që përdoret në Apple iPad. Është një sistem shumë i thjeshtë – mjafton të prekni një ikonë për të hapur një funksion ose aplikacionin të telefonit.

Windows Phone është prodhuar nga Microsoft dhe ngjan shume me ndërfaqen e re të Windows 8. Prekja e një prej blloqeve në ekran hap aplikacione të ndryshme dhe phone features.

Edhe pse dy telefona mund të përdorin të njëjtin sistem operimi, kjo nuk do të thotë se janë identikë:

Ka ndryshime fizike: pesha dhe përmasat e ekranit;

Ka ndryshime në performance: shpejtësia e procesorit dhe sasia e memories (pak a shumë si në kompjuter)

Ka ndryshime në software, prodhues të ndryshëm instalojnë programe të ndryshme në telefona.

SISTEME OPERIMI TË TJERË PËR TELEFONA CELULAR

Tri sistemet operative të telefonave të listuara këtu mund të jenë kryesorët por nuk janë të vetmit. Ju mund të hasni telefona të tillë si: Palm, BlackBerry, Symbian, Bada dhe Maemo. Këto mund të funksionojnë pak ndryshe nga sistemet e telefonave Android, iOS dhe Windows.

Ndërfaqe iOS e Apple

Ndërfaqe Windows 8

Page 8: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 8

TEMA

KOHA

LE TË FILLOJMË

PËRDORIMI I GJESTEVE

SI FUNKSIONOJNË EKRANET ME PREKJE

15 minuta

Me përjashtim të disa butonave (që zakonisht përdoren për ta ndezur dhe për ta fikur, kontrolluar volumin, që ju kthejnë në faqen kryesore Home dhe ndoshta të bëni foto), shumica e veprimeve në telefonat tuaj të zgjuar kryhen me prekjen e ekranit.

Psh: për të hapur një aplikacion, prekni mbi ikonën përkatëse në ekran. Për të formuar një numër, do të përdorni tastierën në ekran, duke prekur numrat. Nëse po kërkoni listën e SMS-ve tuaj, për të parë një të plotë mjafton të prekni atë që dëshironi.

Telefonat, ashtu dhe si tabletat (nëse keni marr pjesë në seminarin tonë Prezantim me Tabletat), përdorni gjithashtu gjestet. Këto janë lëvizje speciale që kanë efekte të ndryshme. Gjesti më i thjeshtë është prekja, ku ju thjesht prekni një pjesë të ekranit. Por ka dhe të tjera që mund ti përdorni.

Megjithëse janë disa gjeste që mund të përdoren për telefonat e zgjuar (për disa duhet të përdorni gjithë dorën), gjashtë janë gjestet më kryesore:

1. Prek

Kjo është një prekje e lehtë e ekranit. Është gjesti më i lehtë.

Përdoret për të hapur aplikacionet, për të përzgjedhur ikonat, për të hapur faqet e internetit dhe kështu me radhë.

Është ekuivalenti i klikimit në të majtë i mouse-it në kompjuterin tuaj.

2. Prek dhe qëndro (dhe tërhiq)

Prekni një pjesë të ekranit dhe mbajeni gishtin në kontakt me ekranin.

Efekti i kësaj varet nga aplikacioni.

Në faqen kryesore, mund të përdoret për të lëvizur ikonat dhe widgets. Prek dhe qëndro derisa ikona të shfaqet si ‘e shkëputur’, më pas tërhiqe ku dëshiron ta çosh. Mund të përdoret për tërheqje dhe lëshime të ngjashme për aplikacionet e tjera.

Komandimi me Gjeste

Prekje dy herë

Prek dhe qëndro (dhe tërhiq)

Page 9: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 9

PËRDORIMI I GJESTEVE

3. Tërheqja

Thjesht prekni një pjesë të ekranit që nuk ka buton ose link, që do të aktivizohet nga një e prekur. Mbajeni gishtin tuaj në kontakt me ekranin dhe lëvizeni lart ose poshtë, majtas ose djathtas.

Kjo zakonisht përdoret për tërheqje. Nëse vizitoni një faqe interneti që është tepër e gjatë për t’u parë në ekran, prekni ndonjë pjesë të faqes që nuk ka link në fundin e ekranit, shtypni gishtin mbi ekran sikur të shtypnit faqen e internetit për t’u shfaqur pjesa tjetër e saj. Kjo do të bëj që faqja e internetit të tërhiqet. Nëse po kërkoni listën tuaj të kontakteve (dhe ka më shumë se një faqe), ju mund të tërhiqni në të njëjtën mënyrë lart ose poshtë në listë.

4. Rrëshkitja

Kjo është një lëvizje e shpejtë përmes ekranit.Mund të kryhet në çdo drejtim.

Zakonisht përdoret për të shfletosur faqet (në një libër) ose imazhe (në një slideshow). Rrëshkitja është njësoj si të kalosh anash faqen aktuale ose imazhin për të shfaqur faqen ose imazhin tjetër.

Në një program me imazhe, rrëshkisni nga e djathta në të majtë për të shkuar në imazhin tjetër.

Rrëshkitja përdoret gjithashtu në faqen kryesore të telefonave të zgjuar: nëse keni shumë aplikacione të instaluar (shumë për të qëndruar në ekran), ju mund të keni shumë faqe kryesore. Rrëshkisni majtas ose djathtas të kaloni midis tyre.

Rrëshkitja mund të përdoret për të një tërheqje të shpejtë – ju mund të kaloni nga faqja sipër në faqen poshtë. Shpejtësia e rrëshkitjes përcakton sa larg mund të lëvizni nëpër faqe.

Komandimi me Gjeste

Tërheqja

RrëshkitjaSI FUNKSIONON EKRANI

Pothuajse të gjithë telefonat e zgjuar përdorin tashmë të ashtuquajturin ekranin me prekje.Ajo nuk i përgjigjet forcës që ushtrohet por ngarkesës elektrike që ndodhet brenda trupit tuaj. Për këtë arsye, që të funksionojnë mjafton vetëm një prekje e lehtë – ata do të regjistrojnë dhe kontaktin më të lehtë. Kjo do të thotë se për telefonin prekja më e lehtë është njësoj si prekja e rëndë – nëse diçka nuk funksionon, nëse ushtroni më tepër forcë nuk do ta zgjidh problemin!

Një karakteristikë tjetër e ekranit me prekje me kapacitet është se ju nuk mund ta përdorni nëse keni veshur doreza – me përjashtim të rasteve kur dorezat janë aq të holla sa që nuk e izolojnë gishtin. Gjithashtu nuk do të aktivizohen nga rrobat tuaja, kështu që nëse e mbani telefonin në xhep, ekrani nuk do të aktivizohet.

Page 10: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 10

PËRDORIMI I GJESTEVE

5. Afrimi i gishtave për të zmadhuar/ zvogëluar

Për këtë gjest zakonisht përdoret më shumë se një gisht. Vendosni dy gishta (zakonisht gishtin e madh dhe gishtin tregues, por kjo nuk ka rëndësi) rreth një pjese të ekranit që dëshironi ta hapni ose zmadhoni. Filloni ti hapni gishtat për ta zmadhuar (për të hapur atë pjesë të ekranit), ose afrojini me njëri tjetrin për ta zvogëluar.

Ju mund të mendoni sikur po e shtrydhni ose po e zgjeroni ekranin.

Zakonisht përdoret në shfletuesit e web, duke ju mundësuar të zmadhoni një pjesë të faqes që nuk duket qartë (ose mund të jetë një link që mezi hapet). Përdoret gjithashtu në programet e fotove për të zmadhuar ose zvogëluar një foto.

6. Prekje dy herë

Ku gjest nënkupton thjesht prekjen dy herë radhazi në ekran.

Zakonisht ka funksionin e ngjashëm me afrimin e gishtave për të zmadhuar ose zvogëluar: në shfletuesin tuaj web, prekni dy herë mbi pjesën e faqes që dëshironi të zmadhoni (e bën më të lehtë për të prekur hyperlinks); prekni serish dy herë nëse doni ta zvogëloni.

Mos u shqetësoni nëse ju duket shumë për tani – sapo të përdorni telefonit do t’ju duket shumë normale!

LËVIZJET

Përveç gjesteve, disa telefona suportojnë dhe lëvizjet. Ato mund ti përgjigjen dridhjes së telefonit, animit të telefonit, ta mbani në vesh, të rrotullojnë telefonin dhe të tjera. Manuali i përdoruesit për telefonin do t`ju tregoj çdo lloj lëvizje që suporton dhe se çfarë bën çdo lëvizje.

Afrim i gishtave për të zmadhuar/ zvogëluar

Prekje dy herë

Page 11: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 11

TEMA

KOHA

PËRMBLEDHJE

NDEZJA E TELEFONIT

TË NDEZËSH DHE TË FIKËSH TELEFONIN

10 minuta

Mjaft më me teorinë, le të fillojmë! Do të fillojmë me ndezjen e telefonit.

Duhet të keni parasysh se aktivitetet e mëposhtme do të kryhen pasi të keni instaluar një SIM card në telefon – është karta që lidh telefonin me llogarinë tuaj mobile. Nëse nuk e keni, kontrolloni manualin e telefonit që ju tregon se si të aksesoni vendin e kartës SIM dhe ta instaloni.

Mbani shtypur butonin e ndezjes së telefonit të zgjuar.

Do të shfaqet sekuenca e hapjes.

Nëse është hera e parë që përdorni kartën SIM në këtë telefon, do t’ju kërkohet kodi PIN i kartës suaj SIM.

Do t’ju shfaqet në ekran Unlock. Kjo varet nga modeli i telefonit tuaj. Pjesa më e madhe e telefonave ju kërkon të prekni dhe të tërhiqni një rrëshkitës ose të formoni një rreth nga njëra anë e ekranit në anën tjetër.

Ekrani i telefonit do të mbyllet automatikisht disa sekonda pas përdorimit të fundit. Kjo nuk nënkupton se telefoni do të fiket. Që të shfaqet sërish ekrani, thjesht prekni butonin e ndezjes.

Zakonisht, nuk do t’ju duhet ta fikni një telefon të zgjuar, por nëse lind nevoja thjesht mbani shtypur butonin e ndezjes për disa sekonda. (Një prekje e shpejtë do të bëj që të fiket ekrani).

Page 12: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 12

TEMA

KOHA

KRYERJA E NJË TELEFONATE

KRYERJA E NJË TELEFONATE

15 minuta

Prekni butonin Phone. Zakonisht ka këtë pamje:

Ky veprim ju çon në menunë e numëratorit në telefonin tuaj të zgjuar.

Tani prekni butonin Keypad. Një set numrash do të shfaqen në ekran.

Prekni numrin që dëshironi të telefononi. Mund të shtoni numra thjesht duke i prekur mbi ekran.

Pasi të keni shkruar numrin, prekni butonin jeshil Call (i cili në përgjithësi ka pamjen e një receptori telefoni).

Do të shfaqet tastiera dhe telefonata do të filloj.

Gjatë kryerjes së telefonatës, nëse dëshironi të shtoni numra të tjerë (psh. nëse hasni një sistem menuje të llojit Shtypni 1 për shërbimin me klientin), ju mund të prekni butonin Keypad përsëri që t`ju shfaqet tastiera.

Disa telefona kanë dhe funksione të tjera për telefonata aktive, si psh. të hiqni zërin tuaj, të hapni altoparlantin, (që ju mundëson të dëgjoni dhe të flisni në telefon pa e mbajtur në vesh), ose të lini në pritje palën tjetër. Thjesht prekni butonin përkatës të ekranit.

Kur doni të mbyllni një telefonatë, thjesht prekni ikonën ose butonin e kuq End Call.

Për t’u kthyer në faqen kryesore të ekranit, prekni butonin Home në telefonin tuaj. Në pjesën më të madhe të telefonave është një buton në anë të telefonit ose poshtë ekranit. Por në disa telefona Android, është një ikon në fund të tastierës me prekje.

Page 13: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 13

KRYERJA E NJË TELEFONATE

Kur të merrni një telefonatë, do të bjerë zilja e telefonit.

Nëse thirrësi është në listën tuaj të Contacts (për të cilën do të flasim pas pak), në ekran do të shfaqet emri dhe fotografia e tyre. Nëse jo, ju do të shikoni numrin e telefonit.

Prekni butonin jeshil Answer. Zakonisht duket si butoni Call.

Ju mund ta refuzoni një telefonatë duke mbajtur shtypur ikonën Reject Call (zakonisht një telefon i kuq). Kjo do të ndërpres zilen dhe do të dërgoj mesazhe te personi.

Do të shfaqen butonat e telefonit aktiv, si të kryerit e një telefonate (tastiera, altoparlanti, ejt.).

Ju mund ta mbyllni telefonatën duke prekur butonin e kuq End Call.

Page 14: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 14

TEMA

KOHA

REGJISTRIMI I NJË KONTAKTI

REGJISTRIMI I NJË KONTAKTI

15 minuta

Patjetër që nuk keni pse të mbani mend dhe të shkruani në telefon numrat e personave të do të telefononi. Prandaj ju i regjistroni në telefon kontaktet tuaja.

Në faqen kryesore të ekranit tuaj ose ekranin e aplikacioneve, prekni butonin Contacts. Në një iPhone, ka pak a shumë pamjen si imazhi në krah, por në telefonin tuaj mund të ketë pamje tjetër.

Do të shfaqet lista Contacts.

Për të shtuar një kontakt të ri, prekni butonin Add Contact (ndonjëherë vetëm a + butonin).

Do të shfaqet faqja Add Contact. Mund të ketë fusha që duhet ti plotësoni. Për të plotësuar një fushë, prekni kutizën e fushës.

Do të shfaqet tastiera e ekranit, duke ju mundësuar të plotësoni detajet përkatëse.

Do të shikoni se tastiera do të shfaq vetëm shkronja dhe vetëm disa shenja pikësimi. Nëse dëshironi të shkruani numra, ju duhet të prekni butonin ?123. Kjo e kalon tastierën e shkronjave në numra. (nëse prekni butonin ABC, do t`ju shfaqen sërish shkronjat).

Nëse doni të shkruani me gërma kapitale prekni butonin Shift, që është shigjeta e drejtuar për lart. Kjo ka të njëjtin funksion si butoni Shift në një tastierë kompjuteri (kur e prekni ajo do të bllokohet, kur e prekni sërish do të zhbllokohet).

Tastiera do të shfaqet sa herë që do t`ju duhet të shtypni shkronja në telefonin tuaj. Do të shfaqet kur ju hapni një shfletues web dhe duhet të vendosni një adresë web-i.

Përdoret gjithashtu për të dërguar tekste dhe e-mail-e.

Tani mund t`ju duket e vështirë të prekni shkronjat e duhura por me praktikë bëhet më e lehtë.

Për momentin, ju mund të regjistroni vetëm emrin dhe numrin e telefonit të një personi, por ju mund ti shtoni adresën ku jeton, adresën e e-mail-it, dhe një foto nëse dëshironi (foton mund ta shkrepni në çast ose mund të përdorni një foto që e keni në telefon).

Kur të mbaroni, prekni butonin Save.

Tashmë personi është në listën Contacts.

Tastiera e ekranit

Page 15: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 15

KRYERJA E NJË TELFONATE DUKE PËRDORUR NJË KONTAKT

DËRGONI NJË SMS DUKE PËRDORUR NJË KONTAKT

THIRRJET DHE MESAZHET E HUMBURA

Kthehuni në faqen kryesore të ekranit duke prekur butonin Home.

Prekni butonin Phone për të kryer një telefonatë si më parë.

Tani, në vend që të shtypni butonin e ekranit për të shkruar një numër, prekni butonin Contacts.

Gjeni emrin e personit që dëshironi të telefononi (mund të lëvizni sipër ose poshtë) dhe ta prekni atë. Telefonata mund të filloj automatikisht ose mund të prekni butonin Call.

Kur dikush nga lista e kontakteve ju telefon do të shfaqet emri i tij (telefoni kontrollon numrat e telefonatave thirrëse me numrat e listës së kontakteve).

Një SMS, i njohur si një mesazh me tekst është një mesazh me tekst të shkurtër që ju mund ta dërgoni në një telefon tjetër.

Telefonat e zgjuar janë shumë të mirë për të dërguar mesazhe me tekste, duke qenë se ju mund të shkruani mesazhe komplekse në tastierën e tyre të ekranit, pa qenë nevoja të prekni një tastierë numerike.

Në faqen kryesore të ekranit tuaj, prekni butonin SMS (në një iPhone) ose Messaging (në një telefon Android). Ikona duket ndryshe në telefona të ndryshëm por zakonisht është një flluskë ose një zarf.

Prekni New Message.

Prekni Contacts (ose butonin + në një iPhone), dhe zgjidhni nga lista e kontakteve personin te i cili dëshironi të dërgoni mesazhin.

Prekni fushën e tekstit ku ju duhet të shkruani mesazhin.

Shkruani mesazhin duke përdorur tastierën e ekranit.

Prekni Send.

Në aplikacionin e telefonit, ju do të shihni disa ikona që mund ti prekni: Missed Calls and Messages (Thirrje dhe Mesazhe të Humbura).

Thirrjet e humbura ndryshojnë nga telefoni në telefon. Në një iPhone, ju mund t`ju shfaqet një listë e plotë e thirrjeve që keni kryer së fundmi (të humbura ose jo) duke prekur Recents. Më pas mund të prekni Missed Calls për të parë thirrjet e humbura.

Në listën e thirrjeve të humbura ju mund të prekni njërën prej tyre dhe të telefononi personin.

Nëse keni mesazhe në pritje, do të shihni butonin Voicemail (posta zanore). Mund ta prekni atë dhe të keni një listë të mesazheve në pritje. Prekni mesazhin dhe dëgjojeni.

Lista e Kontakteve

Mesazhe SMS

Faqja e Voicemail

Page 16: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 16

TEMA

KOHA

NDRYSHIMI I ZËRIT

BËRJA E FOTOVE

NDRYSHIMI I VOLUMIT DHE BËRJA E FOTOVE

20 minuta

Le të hedhim një vështrim mbi disa funksione kryesore të telefonit të zgjuar.

Ndryshimi i volumit tek pjesa më e madhe e telefonave është shumë e lehtë.

Butonat e ngritjes/uljes së volumit janë në anë të telefonit. Shtypi ato dhe në ekran do të shfaqet ikona e volumit.

Edhe në rast se nuk ka butona volumi, juve mund ta ndryshoni volumin duke shtypur ikonën Settings, pastaj shtyp sounds dhe së fundmi shfaqet volumi.

Pothuajse të gjithë telefonat e zgjuar kanë kamera të instaluar: kamera e pasme me rezolucion të lartë dhe kamera e parme me rezolucion të ulët (e cila përdoret për thirrjet video dhe vetë-filmimet). Ju do përdorni zakonisht kamerën e pasme për të bërë foto.

Shumë telefona kanë një ose më shumë butona për bërjen e fotove. Manuali i telefonit do t`ju orientojë mbi përdorimin e tyre.

Veprimi i përbashkët është se një prekje e butonit të kamerës do të aktivizojë camera mode; një prekje e dytë (dhe prekjet në vazhdim, për sa kohë që telefoni është në camera mode) do të bëjë foto.

Disa telefona si iPhone, nuk kanë buton kamerë. Në vend të saj do të gjeni ikonën e Kamerës në ekran. Ju mund ta gjeni këtë dhe tek telefonat me butona; ju mund ta aksesoni gjithashtu në këtë mënyrë kamerën. Kur telefoni është tek camera mode, ekrani bëhet viewfinder. Atë çfarë ju e shikoni në ekran është pamja që telefoni ka kapur, më shumë sesa mund të kap një kamera kompakte dixhitale.

Sipër, në fund ose në anë të ekranit ju mund të gjeni butonat për opsionet e kamerës tuaj: flash, picture resolution, shot mode, filters si dhe settings. Gjithashtu keni mundësinë të kaloni tek video recording duke shtypur ikonën e videos në fund të ekranit. Për momentin lëreni tek fotot.

Ju mund ta rrotulloni telefonin tuaj në çdo drejtim për kapjen e peizazheve dhe portreteve.

Për zmadhimin ose zvogëlimin e objektivit përdor zoom slider.

Sapo të keni fokusuar objektin e filmimit tuaj, ju mund të prekni një pjesë të ekranit. Kamera do të përdorë këtë pjesë ekranit për fokusim automatik. Për shembull në rast se dëshironi të

Ikona e kamerës

Pamja e fotove në iPhone

Page 17: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 17

BËRJA E FOTOVE

SHPËRNDARJA DHE SHIKIMI I FOTOVE

siguroheni që fytyra e personit të cilin ju po e filmoni është në fokus, prekni ekranin aty ku është fytyra e tij. Telefoni do të sigurojë që sfera e fokusimit është e rregullt për këtë person.

Për vetë - fotografim ju mund të kaloni tek kamera e përparme përballë duke prekur ikonën e kamerës me shigjetat rrethore poshtë saj. (Vini re pasi disa telefona Android mund të kërkojnë nga ju që në vend të saj të kaloni tek Settings ose Shot Mode). Mos harroni se kamera e parme ka rezolucion më të ulët sesa kamera e pasme, kështu që imazhet do të jenë të një cilësie më të dobët.

Për të bërë një fotografi, prekni ikonën e Kamerës ose butonin hardware të kamerës (në rast se telefoni e ka një të tillë). Në iPhone, ikona e kamerës duket si kamerë e vogël. Tek telefonat Android, ajo zakonisht duket e ngjashme, edhe pse ai është ndonjëherë një buton rrethor ose buton i shkrepjes. Ikona është zakonisht shumë e qartë në ekran, por nëse keni probleme, ju mund të shikoni manualin.

Në shumicën e telefonave ju mund të bëni sa shkrepje të dëshironi.

Shumë telefona kanë opsione lidhur me fotografitë e fundit; për shembull ngarkimin e saj në web ose dërgimin e saj te një personi tjetër nëpërmjet e-mail ose SMS. Manuali i telefonit tuaj përshkruan opsionet tuaja të ndryshme. Për momentin le ti lëmë ato.

Tani kthehuni tek faqja kryesore e ekranit duke shtypur butonin Home të telefonit tuaj.

Prekni ikonën Photos për të filluar shikimin e albumit të fotove tuaja. Në rast se dëshironi të shikoni një dosje të fotove të kamerës tuaj (në iPhone ajo quhet Camera Roll). Prekeni sipër saj.

Tani do të shikoni fotot e minimizuara të të gjitha fotove që ju keni bërë me kamerën tuaj. Prek njërën nga to që të zmadhohet pamja e saj (gjithë ekrani).

Në rast se ajo është figurë peizazhi (më gjerësi më të madhe se gjatësia), ju mund të rrotulloni anësoret e telefonit tuaj për një imazh më të mirë dhe se ekrani i telefonit do të ri-orientohet automatikisht.

Ndërsa kur jeni në pamjen e plotë të ekranit, ju mund të prekni majtas ose djathtas për të vajtur tek imazhi tjetër ose i mëparshëm. Ju mund të përdorni gjithashtu gjestin e afrimit të gishtave për të zmadhuar ose zvogëluar.

Pamja e Camera Roll

Butoni i aktivizimit të kamerës

Page 18: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 18

TEMA

KOHA

NJË PREZANTIM ME APPS

15 minuta

A e mbani mend se në fillim të këtij seminari thamë që telefonat e zgjuar ngjajnë shumë me kompjuterët? Domethënë, si kompjuter, ju mund të instaloni programe të reja në telefonin tuaj të zgjuar. Në telefona dhe tableta quhen apps (shkurtimi për aplikacione).

Telefoni juaj ka një set prej tyre të instaluara paraprakisht. Në faqen kryesore të ekranit tuaj (Home) ose në ekranin tuaj App ju do të shikoni një sërë butonash përveç atyre për të cilat folëm më parë. Secili nga këto butona hap një aplikacion të vetëm. Mos ngurroni të eksperimentoni me aplikacionet duke prekur mbi ikonat e tyre.

Aplikacionet mund të jenë vetëm për çdo gjë:

Lojërat

Shfletuesi i Web-it

Muzikë dhe video lojëra

Kalendarë dhe Organizues personal

Shërbime Web-i si YouTube dhe Flickr

Programe rendimenti si Word processors

Lajme

E-mail dhe aplikacione të rrjetit social

Mjete të tjera argëtuese dhe të dobishme

Janë vërtet qindra mijëra aplikacione të disponueshme për Telefonat e zgjuar.

Përveç aplikacioneve të instaluara paraprakisht, çdo telefon ka një link në një treg online nga ku ju mund të merrni më shumë aplikacione. Ju do të duhet të krijoni një llogari me atë treg për të shkarkuar aplikacionet. (Nëse ju jeni duke përdorur celularët e demonstrimit të seminarit, këto llogari duhet të jenë instaluar tashmë.)

Tregjet më të zakonshme të aplikacioneve janë iTunes App store (në iPhone), dhe Google Play (në shumicën e pajisjeve Android).

Megjithëse është quajtur një treg, disa aplikacione janë tashmë të disponueshme falas ose janë plotësisht të mbështetura nga reklamat.

PËRMBLEDHJE

iPhone

Page 19: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 19

PËRMBLEDHJE

LE TË LUAJMË ANGRY BIRDS!

Nëse një aplikacion nuk është falas, ju duhet të shtoni para në llogarinë tuaj të tregut për ta shkarkuar atë. Aplikacioni i tregut do ju çojë ju drejt atij procesi nëse mundoheni të shkarkoni një aplikacion që nuk është falas.

Ju gjithashtu mund të shkarkoni filma, muzikë, dhe programe Televizive direkt në telefonin tuaj nga dyqanet online të medias. Kjo media mund të performojë në telefonin tuaj duke përdorur aplikacionin e vet integral të media player.

Për t’ju dhënë juve një ide si punojnë aplikacionet dhe se si ti shkarkoni ato, le të shkarkojmë një nga lojërat më të famshme të botës për celularët: Angry Birds.

Në iPhone-in Apple:

Për të shkarkuar aplikacione të reja, prekni në logon e App Store në faqen kryesore të telefonit tuaj.

Faqja kryesore tregon aplikacione, të cilat mund ti eksploroni më vonë, por tani për tani do të bëjmë një kërkim.

Prekni butonin Search.

Shkruani angry birds në fushën Search.

Dyqani i aplikacioneve do ju tregojë rezultatet përkatëse, duke përfshirë disa versione të Angry Birds (Stinët, Hapësira, Rio). Shtypni versionin e rregullt.

Juve do ju dalë faqja e informacioneve për Rovio’s Angry Birds.

Prekni butonin Free.

Prekni Install. (Nëse nuk jeni loguar ende në App Store, prezantuesit tuaj do ti duhet të fusë fjalëkalimin e tij Apple ID në mënyrë që instalimi të vazhdojë.)

Do të shfaqet një tabelë progresi.

Kur të ketë mbaruar ju mund të prekni butonin tuaj Home. Ju mund të shihni që një ikonë e Angry Birds është shtuar në faqen kryesore. Prekeni atë në mënyrë që të fillojë Angry Birds.

Në shumicën e telefonave Android:

Prekni Google Play.

Faqja kryesore tregon aplikacionet dhe ju jep mjetet e shpalosjes për kategori të ndryshme aplikacioni. Por tani për tani do të bëjmë një kërkim.

Luaj Angry Birds duke përdorur gjeste në ekranin me prekje

Page 20: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 20

LE TË LUAJMË ANGRY BIRDS!

Prekni lupën në krye të ekranit. Kjo hap dritaren Search (Kërko) Shkruani angry birds.

Si me iPhone, edhe Google Play do ju tregojë rezultatet përkatëse, duke përfshirë disa versione të Angry Birds (Stinët, Hapësira, Rio). Shtypni versionin e rregullt.

Kjo do ju çojë tek faqja e përshkruar. Nëse nuk është faqja të cilën po kërkoni, mund të prekni butonin Back të telefonit.

Prekni Install. (Nëse nuk jeni loguar ende në Google Play, prezantuesit tuaj do ti duhet të vendos fjalëkalimin e tij Google ID në mënyrë që instalimi të vazhdojë.) Do të shfaqet një tabelë progresi.

Kur të ketë mbaruar ju mund të prekni butonin tuaj të Home. Në varësi të modelit të telefonit tuaj, ju mund të shihni se një ikonë e Angry Birds është shtuar në faqen kryesore ose në faqen tuaj të aplikacioneve.

Prekeni atë.

Tani luani! Angry Birds kërkon një përdorim të madh të ekranit me prekje të një telefoni të zgjuar. Qëllimi është të rrëzoni të gjithë derrat duke vënë zogjtë në një llastik për të gjuajtur me ata. Ju mbani dhe tërhiqni që ti vini zogjtë në llastiqe, pastaj e lëshoni kur doni të gjuani me zogjtë.

Kur të keni mbaruar ju mund të ktheheni tek App Store ose tek Google Play dhe të eksploroni aplikacione të tjera. Ju mund të shfletoni nëpërmjet aplikacioneve të paraqitura ose kërkimit për aplikacione të caktuara që mund t’ju nevojiten.

Page 21: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 21

PËRMBLEDHJE

KOHA 10 minuta

Çfarë është një telefon i zgjuar

Çfarë është një ekran me prekje (touchscreen) dhe si funksionojnë gjestet

Si të ndizni dhe fikni telefonin

Si të bëni një telefonatë dhe si të bëni fotografi

Si të shkarkoni aplikacione të reja nga telefoni juaji zgjuar.

Ndonëse duket se keni mësuar shumë, ju në të vërtetë vetëm keni parë vetëm sipërfaqen se për çfarë janë të aftë të bëjnë telefonat e zgjuar. Njerëzit i përdorin ato si organizues personal, shfletues web-i, miksues muzike, media players, të futen në adresat e e-mail dhe Facebook, të dërgojnë dhe të marrin karta elektonike biznesi, të lundrojnë në një destinacion, të ndajnë median dhe shumë më shumë.

Kaloni pak më shumë kohë duke luajtur me aplikacionet te instaluara në telefonin tuaj dhe duke shkarkuar aplikacione të reja nga App Store dhe Google Play dhe padyshim ju do të mahniteni për çdo gjë që telefoni juaj i zgjuar mund të bëjë.

Faqja kryesore e Android: www.android.com(nëse ju nevojitet mbështetje, më mirë shkoni në faqen e prodhuesit të aparatit).

Faqja e iPhone Apple: www.apple.com/au/iphone/

Suporti i Apple iPhone: www.apple.com/support/ iphone/

Pas këtij seminari ju do të jeni të aftë të përdorni një telefon të zgjuar pa frikë. Tashmë ju duhet të keni mësuar:

REZUME

FAQE INTERNETI TË DOBISHME

Page 22: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

PREZANTIM ME TELEFONAT E ZGJUAR FAQE 22

FJALOR TERMI SHPJEGIMI

3G/4G

ANDROID

APP (APLIKACION)

EKRAN ME PREKJE ME KAPACITET

PAKETA INTERNETI

GESTURE (Gjest)

GOOGLE PLAY

iOS

ITUNES

MEGABYTE/GIGABYTE (MB/GB)

SISTEM OPERIMI

EKRANI ME PREKJE RESISTIVEt

WINDOWS PHONE

WI-FI (WIRELESS PHONE)

Një lloj shërbimi celular që gjithashtu ofron akses interneti.

Një sistem operimi për celularët dhe tabletat.

Një program software për tabletat dhe telefonat.

Një lloj ekrani me prekje që i përgjigjet kapacitetit elektrik të trupit tuaj.

Një kuotë shkarkimi në lidhje me një llogari celulare 3G/4G.

Një lloj lëvizjeje e veçantë që kontrollon touchscreen (ekranin me prekje).

Një treg online për filma, libra dhe aplikacione në aparatet Android.

Një sistem operimi i përdorur në iPhone-in Apple dhe në iPad.

Një media player dhe treg online për muzikë, video dhe libra.

Një lloj shërbimi celular që gjithashtu ofron akses interneti.

Software “bërthamë” i një kompjuteri ose aparati kompjuterik

Një lloj ekrani me prekje që i përgjigjet shtypjes në ekran.

Një sistem operimi për celularët.

Një lloj rrjeti i shkurtër pa kabull, zakonisht që mbulon vetëm një shtëpi, që lë aparatet wireless të aksesojnë një lidhje të bandës së gjerë.

Page 23: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh

DEKLARTË PËR KUFIZIM PËRGJEGJËSIE FAQE 23

DEKLARTË PËR KUFIZIM PËRGJEGJËSIE

Informacioni që është në këtë publikim dhe materialet shoqëruese janë vetëm për qëllime edukimi dhe informimi. Publikimi dhe ndonjë material shoqëruese nuk përmbajnë promovimin, miratimin ose aprovimin e ndonjë produkti ose shërbimi referuar në publikim ose në ndonjë materiali shoqërues të treguar ose të demostruar.

Publikimi dhe ndonjë material shoqërues janë hartuar të përdoren vetëm si një referencë fillestare. Ato nuk janë konsideruar të jenë një udhërrëfyes gjithëpërfshirës ose të aplikohen në të gjitha situatat.

Janë bërë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që informacioni që do të shfaqet në këtë publikim ose në ndonjë material shoqërues të ishte i saktë në kohën e prodhimit. Megjithatë, autorët, prodhuesit dhe prezantuesit e këtij publikimi ose të ndonjë materiali shoqërues (Personat përkatës)*nuk prezantojnë ose japin garanci për saktësinë, besueshmërinë, plotësinë ose për kursin valutor të informacionit në këtë publikim dhe në ndonjë material shoqërues.

Informacioni dhe ndonjë këshillë e mundësuar në këtë publikim dhe ndonjë material shoqërues është dhënë vetëm që audienca të jetë përgjegjëse për të bërë vlerësimin e vet për çështjet e diskutuara këtu dhe janë këshilluar të verifikojnë prezantimet, deklaratat dhe informacionet përkatëse.

* Personat Përkatës:

• nuk përfshijnë maksimalisht në mënyrën e lejuar nga ligji, garancinë e lejuar ose të nënkuptuar në lidhje me ndonjë informacion të këtij publikimi dhe të një materiali shoqërues.

• Nuk kanë obligim të përditësojnë ndonjë informacion të këtij publikimi dhe të një materiali shoqërues ose të korrigjojnë ndonjë pasaktësi në këtë publikim dhe në një materiali shoqërues të cilat mund të bëhen të dukshme më vonë, dhe

• Të ruajnë të drejtën, në maturinë e tyre për të fshirë, për të ndryshuar ose për të lëvizur publikimin (dhe ndonjë material shoqërues) dhe ndonjë element këtu (duke përfshirë edhe kushtet e kësaj deklarate) në çdo kohë pa njoftuar.

* Personat Përkatës përfshijnë çdo individ, kompani, ortakëri ose departament qeveritar të përfshirë në kryerjen e këtij publikimi dhe zyrtarët e tyre përkatës, punonjësit dhe agjentët.

SHËNIM PËR MARKAT TREGTARE

Të gjitha emrat ose websitet e produktit të referuara në këtë publikim udhëzues do të jenë markat tregtare të palëve të treta.

Page 24: KUJT I CFARË DO - ALBtelecom - Individualesi shtesë e planin tuaj bazë të celularit. Komponenti i paketës së internetit do të kufizohet për të përcaktuar një sasi shkarkimesh