kujtesë - ieka · 2014-06-24 · që ju i keni faturuar bizneseve. megjithatë, ndikimi më i...

22
KUJTESË INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania IEKA

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

K u j t e s ë

InstItutI I eksperteve kontabel te autorIzuarInstitute of authorized Chartered auditors of albania

IEKA

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

2

Të nderuar anëtarë të IEKA-sViti 2013, nga analistët e ekonomisë konsiderohet një vit

jo i lehtë përsa i takon ecurisë dhe zhvillimit të biznesit.

Kriza e tejzgjatur financiare, e cila më së shumti tek ne

po ndihet në formën e një krize ekonomike, padyshim

që reflektohet edhe në veprimtarinë tuaj profesionale

si në morinë e problemeve me të cilat ju ndesheni

gjatë dhënies së shërbimeve për biznesin, ashtu edhe

në zgjatjen tej afateve normale të arkëtimit të shumave

që ju i keni faturuar bizneseve. Megjithatë, ndikimi më

i dukshëm tek profesioni ynë lidhet me kryerjen sa

më mirë të rolit të tij në shërbim të interesit publik

dhe sidomos me rivendosjen e besimit të palëve të

interesuara tek shërbimet e profesionit tonë. Krahasuar

me tre vite më parë, numri i anëtarëve të Institutit është

rritur me rreth 25%. sot në Regjistrin publik të eKR-

ve janë regjistruar gjithsej 204 eKR, nga të cilët 144 e

ushtrojnë profesionin si persona fizikë dhe 59 si shoqëri

auditimi.

Në këto kushte, vëmendja parësore e profesionit duhet

të jetë kujdesi maksimal për kryerjen e shërbimeve

profesionale cilësore, që bazohen në standarde

profesionale dhe në respektim të pavarësisë, e cila

nuk mund të arrihet pa integritetin, objektivitetin dhe

kompetencën profesionale të gjithësecilit prej nesh.

Me qëllim që të garantojmë një ecuri normale dhe

vecanërisht për të përballuar me sukses situatat e

paparashikuara që mund të krijohen, do të dëshiroja

t`ju kujtoja për disa cështje të rëndësishme që duhet të

mbahen parasysh gjatë kryerjes së angazhimeve në vitin

2013.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

3

1 Ushtrimi i profesionit dhe papajtUeshmëritë

Dëshiroj të sjell në vëmendjen e gjithësecilit prej jush se Ligji 10091 datë 5.3.2009, por edhe statuti dhe Kodi i Etikës i IEKAs, kanë përcaktuar qartë mënyrën e ushtrimit të profesionit të eKR dhe papajtueshmëritë. Ligji ka përcaktuar se eksperti Kontabël i Regjistruar mund ta ushtrojë profesionin vetëm në njerën nga këto forma (a) në mënyrë individuale si person fizik; (b) i grupuar në shoqëri audituese, si ortak angazhimi dhe (c) i punësuar tek një tjetër EKR. Gjithashtu, Kodi i etikës ka përcaktuar se:

Funksionet e •eKR janë të papajtueshme me çdo angazhim ose akt të natyrës që dëmton drejtpërdrejt a tërthorazi pavarësinë dhe ndershmërinë e tij.

ushtrimi i funksionit të eKR është i papajtueshëm me çdo •post të punësuari, me përjashtim të punësimit tek një eKR tjetër ose në një shoqëri auditimi të regjistruar në regjistrin publik të eKR-ve.

ushtrimi i funksionit të eKR është i papajtueshëm me •ushtrimin në mënyrë të pavarur të cdo profesioni tjetër.

ushtrimi i funksionit të eKR-së është i papajtueshëm me •cdo angazhim, me çdo akt tregtie a ndërmjetësimi, me cdo mandat tregtar, përfaqësimi gjyqësor në çështjet që interesojnë klientët e tij, me çdo punë kontrolli në një entitet, në të cilin ai ka drejtëpërdrejt a tërthorazi interesa.

eKR-së i lejohet ushtrimi i veprimtarisë së mësimdhënies •me kohë të pjesshme dhe pjesemarrja në seminare, konferenca apo veprimtari të ngjashme me to. (neni 32 i ligjit dhe K.e. 20.2.2)

Licenca e eKR nuk lejohet të përdoret në më shumë se një entitet (person fizik apo shoqëri) që ka si objekt auditimin ligjor dhe jo-ligjor të pasqyrave financiare. (K.E. 20.2.11)

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

4

Përvec sa më lartë, për shkak të ruajtjes dhe forcimit të funksionit, imazhit, integritetit dhe interesave të institutit dhe të anëtarëve, me qëllim mos cënimin e interesave të IEKAs dhe anëtarëve të saj,

anëtarësimi i një eKR-je në organizata të tjera profesionale •është subjekt i aprovimit nga strukturat perkatëse të Institutit (KD) dhe do jepet rast pas rasti bazuar në kërkesën individuale dhe në përputhje me kriteret që përcaktohen për këtë qëllim nga KD. (K.e. 20.2.3.(a))

Për këtë qëllim, ju kërkoj të gjithë eKR-ve, por vecanerisht eKR-ve të regjistruar gjatë vitit 2012, të rivlerësojnë pajtueshmërinë me kërkesat e ligjit, statutit dhe K.e. për ushtrimin e rregullt të profesionit.

2 KRyERja E shëRbimEvE të auditimit LigjoR të PasqyRavE FinanciaRE

Në këtë shërbim që përbën edhe themelin e funksionimit të profesionit tonë, e rëndësishme, mendoj se vazhdon të mbetet

marrja përsipër e angazhimeve në pajtim të a) plotë me ligjin 10091 datë 5.3.2012 dhe kërkesat e sna-ve.

sipas nenit 42 të ligjit - eKR ose shoqëria audituese emërohet çdo vit nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve për shoqëritë aksionare (SHA), ose nga asambleja e ortakëve për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK). Shoqëritë tregtare, të cilat zbatojnë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF) dhe të gjitha shoqëritë aksionare,

EKR/shoqëria audituese emërohet çdo vit për SHA-të nga mbledhja e përgjithshme e aksionarëve; për SHPK-të nga asambleja e ortakëve. Shoqëritë tregtare, që zbatojne SNRF-të dhe SHA-të që zbatojnë SKK-të janë të detyruara të emërojnë, të paktën dy EKR, kur këta janë persona fizikë.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

5

të cilat zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit (sKK) janë të detyruara që për auditimin ligjor të emërojnë, të paktën dy EKR, kur këta janë persona fizikë.

Sipas SNA 210 - EKR duhet të njohë dhe kuptojë mirë parakushtet e angazhimit përpara se të marrë përsipër angazhimin e auditimit, d.m.th. ai duhet të vleresoje paraprakisht nëse kuadri i zbatueshëm i raportimit financiar që përdoret në përgatitjen e pasqyrave financiare është i pranueshëm, dhe faktin që drejtimi i entitetit i njeh dhe i kupton përgjegjësitë e tij. Vlerësimi që në fillim i këtyre parakushteve ndihmon në shmangien e situatave me të cilat u ndeshen disa eKR gjatë vitit të kaluar, situata që u bënë objekt shqyrtimi i BMP-së.

Përpara marrjes së misionit, eKR duhet të vlerësojë rrezikun e auditimit dhe të formalizojnë marrjen përsipër të misionit nëpërmjet një kontrate ose letre angazhimi.

Përpara se të marrë në ngarkim një angazhim të ri, eksperti kontabël i regjistruar duhet të njoftojë më shkrim presidentin e IEKA-s. (K.E. 21.2.2)

Komunikimi me audituesin e mëparshëm. b)

Komunikimi me audituesin e mëparshëm e ndihmon audituesin pasardhës në njohjen më mirë të entitetit dhe në vlerësimin e rreziqeve të tij. SNA 300 (paragrafi 13 (b), dhe A.20) ka përcaktuar nevojën për komunikimin. Për të rregulluar më mirë kryerjen e auditimit, Kodi i etikës i eKR-ve ka parashikuar disa detyrime për eKR pasues:

eKR që thirret për të zëvendësuar një eKR tjetër, nuk •duhet të pranojë angazhimin, po qe se ekzistojnë arsye profesionale apo edhe arsye të tjera për mospranimin e angazhimit, siç janë rrethanat që kërcënojnë respektimin e parimeve themelore (K.e. 21.4.1)

eKR që thirret nga një klient për të zëvëndësuar një •eKR tjetër, mund ta pranojë angazhimin vetëm pasi të

Komunikimi me audituesin e mëparshëm ndihmon në njohjen më mirë të entitetit dhe në vlerësimin e rreziqeve të tij. Dokumentimi i komunikimit është dosmosdoshmëri.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

6

jetë informuar me shkrim nga eKR parardhës dhe të jetë siguruar që kërkesa nuk rrjedh nga dëshira e klientit për të shmangur efektet e kryerjes rigoroze të detyrave profesionale. eKR pasues duhet të mënjanojë çdo kritikë personale ndaj paraardhësit. (K.e. 21.4.2)

Para se të marrë përsipër angazhimin e auditimit të •pasqyrave financiare, një EKR duhet të ketë marrë nga klienti një dokument që përligj pagimin e honorareve për paraardhësit të tij (K.e. 21.4.3),

Në të gjitha rastet e tjera komunikimi me eKR-në paraardhës, i cili mbetet i domosdoshëm dhe duhet të dokumentohet, do të mbajë mirë parasysh kërkesat e SNA-ve dhe të kodit të etikës.

Zbatimi i buxheteve kohore dhe tarifave c) orare të përshtatshme

sipas kodit të etikës një eKR i pavarur nuk lejohet të zbatoje tarifa të ulëta për qëllime të sigurimit të klientelës së tij. Atij i ndalohet gjithashtu, të paguajë ose të marrë honorare referuese apo çfarëdo komisioni referues ( K.e. 21.4.3)

sjell në vëmendjen tuaj se për kryerjen e auditimit duhet të bëhet një planifikim i duhur i kohës, bazuar në nivelin e rrezikut të entitetit, në numrin e personelit që do të angazhohet dhe shtrirjen e procedurave të auditimit. shumë kujdes duhet të bëhet për të shmangur buxhetet kohore të pajustifikuara ose që tejkalojnë kohën kalendarike të mundëshme. Ligji për këto raste ka parashikuar penalizime.

Për çdo angazhim të auditimit, eKR ose shoqëria e auditimit duhet të krijojë një dosje të plotë që përmban identitetin e klientit, të drejtuesve të tij, si dhe të gjithë dokumentacionin e evidencën e marrë ose të përgatitur prej tij gjatë kryerjes së auditimit. Ai është i detyruar gjithashtu, që për çdo klient të mbajë regjistër profesional, ku shënon punimet e ndryshme të kryera nga ai vetë ose nga të punësuarit e tij. (K.e. 20.2.7)

Planifikimi i kohës për auditimin e pasqyrave financiare, duhet të bazohet në nivelin e rrezikut të entitetit, në numrin e personelit që do të angazhohet, dhe në shtrirjen e procedurave të auditimit.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

7

sic jeni në dijeni, për herë të parë për këtë vit KD ka krijuar Komitetin e etikës, i cili do të hartojë një program pune të vecantë dhe do të ndjekë me detaje zbatimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në Kodin e etikës. Natyrisht hapi i parë është dhe mbetet edukimi i anëtarëve, me qëllim ndërgjegjësimin dhe zbatimin e këtyre kërkesave.

disa kërkesa të tjera që duhen mbajtur parasysh d) gjatë auditimit të pasqyrave financiare

eKR-të nuk mund të kryejnë shërbimet e dhënies së sigurisë për ato klientë të cilëve ata vetë, apo një nga anëtarët apo të punësuarit e firmës së tyre, i kanë ofruar shërbimin e mbajtjes së kontabilitetit apo përgatitjes së pasqyrave financiare. (K.E. 20.2.2(a))

Cdo EKR, person fizik apo eksperti kontabël, ortak kryesor i angazhimit të një shoqërie auditimi, që ka mbushur kohën e auditimit ligjor të PF të një shoqërie tregtare prej 7 vitesh rresht duhet të zëvendësohet. Personi fizik apo ortaku i angazhimit i shoqërisë së auditimit mund të rimarrë pjesë në auditimin e pasqyrave financiare të kësaj shoqërie vetëm pas mbarimit të një afati kohor prej të paktën, dy vite rresht. (K.e. 20.2.12)

Veprimtaria e anëtarëve të institutit ose e firmave të auditimit të njohura prej tij nuk mund t’i kushtohet në pjesën më të madhe një shoqërie të vetme, një grupi financiar, ose vetëm një bashkësie interesash. Ky prag quhet i arritur kur shpërblimi, që merret nga eksperti ose firma e auditimit, tejkalon 50 për qind të të ardhurave të përgjithshme vjetore të tyre. (K.e. 24.5)

EKR-të nuk mund të kryejnë shërbimet e dhënies së sigurisë për klientët të cilëve ju kanë ofruar shërbimin e mbajtjes së kontabilitetit apo përgatitjes së pasqyrave financiare.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

8

3 ciLësia E angaZhimEvE të aUditimit

Cilësia e kryerjes së minisoneve duhet të dallojë eKR-të nga profesionistët e tjerë. Në këtë kontekst kontrolli i cilësisë mbetet instrumenti kryesor për të garantuar mbrojtjen qoftë për reputacionin e individit profesionist, të organizmit tonë profesional, ashtu dhe të interesit publik.

Për këtë qëllim, që prej vitit 2012, Instituti është angazhuar në zbatimin e projektit të Bankës Botërore, ku një element i rëndësishëm është përmirësimi i rregullave dhe metodës së kontrollit të cilësisë, të investigimit dhe disiplinimit, të shoqëruara këto me përmiresimin e bazës së të dhënave të regjistrit publik të eKR-ve për ta shndërruar këtë të fundit në një dokument shumëfunksional dhe disa qëllimesh.

Përzgjedhja e kontrollorëve do të vazhdojë të bëhet në bazë të një procedure objektive, e cila jep garanci se nuk ka konflikt interesash ndërmjet kontrollorit dhe ekspertit kontabël ose shoqërisë audituese që kontrollohet.

Kontrolli i cilësisë do të vazhdojë të realizohet përmes kontrollit të dosjeve të përzgjedhura të auditimit dhe do të përfshijë vlerësimin e zbatimit të standardeve të auditimit dhe

Kontrolli i cilësisë do të vazhdojë të realizohet përmes kontrollit të dosjeve të auditimit dhe do të përfshijë vlerësimin e zbatimit të SNA-ve dhe të kërkesave të etikës e të pavarësisë, të sasisë dhe cilësisë së burimeve të shpenzuara, të tarifave të përdorura, etj....

të kërkesave të etikës e të pavarësisë, të cilësisë dhe të sasisë së burimeve të shpenzuara, të tarifave të përdorura, përfshirë edhe vlerësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të cilësisë të eKR-së dhe shoqërisë audituese.

Gjatë vitit 2013, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar modelin e kontrollit të cilësisë, duke e fokusuar atë jo aq tek individi por tek rreziku që paraqesin auditimet e kryera për Institutin dhe interesin publik, duke vazhduar të konsiderojmë kontributin e tij në drejtim të rritjes së frytshmërisë dhe të ndihmesës për eKR-të. Pavarësisht kësaj, në fokusin e

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

9

kontrollit do të vijojnë të jenë edhe ato angazhime të auditimit, të cilat nga pasqyrat vjetore të misioneve të raportuara, do të rezultojnë me anomali ose me të dhëna të pajustifikuara, sic janë për shembull, auditimet e kryera brenda një kohe të shkurtër, apo me tarifa të ulëta.

Për shoqëritë e auditimit, që angazhohen në auditimet e entiteteve me interes publik (shoqërive të listuara në bursë, bankave, institucioneve financiare, shoqërive të sigurimeve, etj.) do të sillja në vëmendjen e tyre detyrimin që ato kanë sipas ligjit që brenda tre muajve pas mbylljes së vitit financiar (deri më datën 31 Mars 2013), të publikojnë në faqen zyrtare të internetit një raport për transparencën, ku përfshihen të dhëna për strukturën ligjore dhe të pronësisë, për rrjetin, organet drejtuese, sistemin e kontrollit të brendshëm, të dhëna mbi aktivitetet profesionale të kryera, etj. (neni 45 i Ligjit)

4 ÇështjE E PajtuEshmëRisë mE KëRKEsat e ligjit të parandalimit të pastrimit

të PaRavE

Subjekte të Ligjit nr.9917 dt. 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar, janë edhe eKR-të. Përfshirja e tyre është kryesisht për rastet kur eKR-të përgatisin ose kryejnë transaksione për klientët e tyre për veprimtari të tilla si: kalimi i pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimi i parave, të letrave me vlerë ose të aktiveve të tjera të klientit; administrimi i llogarive bankare; administrimi i pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare; në rastet kur eKR-të përfshihen në krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë dhe/ose të organizimeve ligjore, kur marrin pjesë në marrëveshjet ligjore, në shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare;

Ligji i sipërcituar dhe udhëzimi nr.21, dt 8.9.2011 “Për mënyrat dhe procedurat e raportimit të profesioneve të lira jo-financiare” kërkojnë që EKR-të të hartojnë rregullat e tyre të brendëshme dhe në periudha të rregullta edhe më të vogla se një vit të hartojnë “raportin e vetëkontrollit” i cili detajon masat e marra prej tyre për zbatimin e detyrimeve ligjore.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

10

sipas këtij ligji eKR-të kanë detyrimin t’i paraqisin DPPP raporte me shkrim ku jepet informacion mbi rastet për të cilat dihet apo dyshohet se kanë të bëjnë me pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit.

eKR duhet të ruajë informacionin për konkluzionet e arritura pas analizës së transaksioneve komplekse, apo atyre me vlera të mëdha apo të pazakonta, të cilat i ka konstatuar në subjektet e tij, pavarësisht nëse është arritur në përfundimin se nuk ka ndonjë aspekt të dyshimtë në lidhje me ato transaksione.

Po kështu, ekspertët mund të përballen me kërkesën për të raportuar në formë tabelare të gjitha misionet e marra/kryera gjatë një periudhe kohe të caktuar si dhe do të duhet të japin informacion të detajuar për rritjet e kapitalit që mund të kenë ndodhur në subjektet e tyre sidomos kur këto rritje janë bërë në para në dorë. Një formë për raportin e vetëkontrollit është e përfshirë në udhëzimin e lartëpërmendur.

të gjitha këto mendoj se duhet të mbahen parasysh, gjatë kryerjes së veprimtarive profesionale.

EKR-të duhet të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë dispozitat e parandalimit të pastrimit të parave kur ata përfshihen ose kryejnë transaksione për klientët e tyre, kur marrin pjesë në krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë, etj.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

11

5 PLotësimi dhE dëRgimi i PasqyRavE KonFidEnciaLE të angaZhimEvE

dhE Kuotat PRoFEsionaLE

Në zbatim të Statutit të IEKAs, EKR-të kanë detyrimin t`i dorëzojnë Kryetarit të Këshillit Drejtues jo më vonë se data 28 Shkurt e çdo viti një pasqyrë që përmbledh sipas kategorive, veprimtaritë/misionet që ata kanë kryer gjatë vitit paraardhës si dhe shpërblimet (honoraret) e marra. (neni 7.1 i statutit)

Brenda datës 28 Shkurt të cdo viti EKR-të duhet të depozitojnë pasqyrën që përmbledh veprimtaritë/misionet që ata kanë kryer gjatë vitit paraardhës si dhe pagesat e faturuara.

Bashkëngjitur kësaj kujtese do të gjeni modelin e ri për Pasqyrat e Deklarimit të misioneve, të miratuar me vendimin e KD nr.16 datë 14.01.2013, i cili duhet të dërgohet prej jush në hard copy (dokument në letër, të nëshkruar dhe vulosur) dhe në formatin në excel në CD (për lehtësi përpunimi), duke ju adresuar Kryetarit të Këshillit Drejtues.

Kur ekspertët kontabël e ushtrojnë profesionin e tyre në kuadrin e një shoqërie të regjistruar në Institut informacioni i mësipërm dërgohet nga shoqëria dhe nënshkruhet nga administratori. (neni 7.2 i statutit).

Krahasuar me deklarimin e vitit të kaluar, ka disa përmirësime kryesisht në lidhje me të dhënat e klientëve të auditimit e të shërbimeve të tjera, ku përshihet edhe NIPt/NIus-i, si edhe është përfshirë dhënia e informacioneve për shërbimet e kontabilitetit dhe të përgatitjes së pasqyrave financiare nga ana e EKR-ve (Pasqyra A4). Ky informacion, i cili është dhe do të vijojë të mbetet konfidencial (dhe për këtë vit nuk do të dërgohet përmes emailit), do të ndihmojë në disa drejtime sic janë mirëpërcaktimi i prioriteteve zhvillimore të organizatës, plotësimi i të dhënave statistikore të brendëshme dhe plotësimi i detyrimeve nga anëtarësia në organizmat ndërkombëtare, etj. Për më tepër, ligji ka parashikuar që këto të dhëna në rastin e firmave të auditimit që auditojnë entitete me interes publik, të bëhen publike duke u publikuar në faqen e tyre të internetit.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

12

Në lidhje me kuotat profesionale, të cilat përbëhen nga një kuotë fikse dhe një kuotë variabël, Ju kujtoj se EKR-të kanë detyrimin statutor që t`i paguajnë ato në afatet e caktuara (neni 5.2.2 i statutit).

Në zbatim të nenit 29 të Statutit dhe të Vendimit nr. 73 datë 30.06.2010 të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, Kuota fikse për vitin 2013 është 100.000 lekë dhe afati i pagesës është deri në 28 shkurt 2013; ndërsa Kuota variabël e llogaritur bazuar në arkëtimet e realizuara nga angazhimet e kryera për vitin 2012 e ka afatin e pagesës deri në datë 20 janar 2013.

Kuota variabël për misionet ligjore të vitit 2012 është 1%, ndërsa për misionet ligjore të vitit 2013 bëhet 0.5% (vendimi nr.89 date 26.06.2012 i Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve). Për cdo muaj vonesë në pagimin e kuotës zbatohet një kamatë vonesë prej 2% në muaj mbi shumën e kuotës së papaguar.

6 KuaLiFiKimi vijuEshëm i anëtaRëvE dhE EduKimi E PëRgatitja

E KandidatëvE.

Natyrisht nuk mund të lë pa përmendur kualifikimin e vijueshëm të anëtarëve dhe edukimin profesional e përgatitjen e kandidatëve. Duke u nisur nga rritja e ngarkesës së punës të Komitetit të edukimit gjatë viteve të fundit, KD vendosi që këtë komitet ta ndajë në dy komitete e respektivisht, Komiteti i Edukimit të Kandidatëve (KEK) dhe Komiteti i Kualifikimit të Vijueshëm (KKV) të anëtarëve.

shtimi i numrit të anëtarësisë, padyshim që ka rritur edhe problematikën për kualifikimin e vijueshëm. Ky kualifikim në kushtet aktuale duhet të mbajë parasysh krahas numrit të

Kualifikimi i vijueshëm i anëtarëve për vitin 2013 do të fokusohet në rastet specifike të hasura në praktikë, të cilat do t`i nështrohen diskutimit/debatit me anëtarët; në trainimin me cështjet e teknologjisë së informacionit, të legjislacionit tregtar, fiskal, etj.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

13

konsiderueshëm, edhe diversitetin e anëtarëve, duke tentuar drejt hartimit të programeve të ndryshme për të paktën tre grupe ekspertësh. Vec kësaj, në varësi të sugjerimeve që anëtarësia do ti bëjë KD-së, mundet që një pjesë e mirë e kohës ti kushtohet diskutimeve e debateve për raste specifike të hasura në praktikë, sikurse do të duhet të mbulohen më shumë me trainim cështjet e teknologjisë së informacionit (kontrolli dhe përdorimi), cështjet e legjislacionit tregtar e të atij fiskal, etj. Me grupe të vecanta mund të trajtohen edhe temat që lidhen me teorinë dhe praktikën e auditimit, me standardet e raportimit financiar, etj.

Një aspekt i fundit i kësaj kujtese, por jo i fundit për nga rëndësia është cilësia e përgatitjes së kandidatëve (stazhierëve). Ritmet dhe kërkesat për hyrje në stazh këto vitet e fundit, kanë bërë që edhe numri i ekspertëve të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Vetëm në periudhën Gusht – shtator 2012 u regjistruan në regjistër mbi 35 anëtarë të rinj, të cilët përbëjnë një të pestën e të gjithë anëtarësisë. shumica e tyre vinin pas një përvoje stazhi tre e pesë vjecare.

Në lidhje me stazhin vërehet formalizëm, i cili reflektohet në pothuaj të gjithë komponentët e tij, sic janë përfitimi i ekperiencës praktike, edukimi teorik, testimet, etj. Këto aspekte mund të riparohen vetëm nëse të gjithë kontribuojmë për formalizimin dhe rritjen e eficencës së stazhit, që nis me zgjedhjen e stazhierëve të duhur, me nënshkrimin e kontratave të rregullta të punësimit (apo kontraktimit në rastin e KM-ve) e deri tek përgjegjshmëria e lartë në vlerësimin e rezultateve dhe të performancës së stazhierit nga ana e eKR-ve udhëheqës.

Ne e shohim përgatitjen e stazhierëve si parësore për përmirësimin e cilësisë dhe të reputacionit të profesionit tonë dhe për këtë qëllim KD do të rikonsiderojë praktikën e monitorimit të stazhierëve. Duke vlerësuar hapjen e Institutit ndaj të gjithë atyre që aspirojnë të hyjnë në profesion, KD do të vleresojë disa prej aspekteve të stazhit, sic janë, punësimi i kandidatit, respektimi i orarit të punës, realizimi i kohës së parashikuar në auditim, testimi i njohurive, etj. të gjithë këta elemente, por edhe elemente të tjerë do të vlerësohen nga KD me shumë kujdes dhe ndaj stazhierëve do të merren masat e duhura duke përfshirë edhe ndërprerjen e përkoheshme apo të përhershme të stazhit, në rastet kur do të gjenden papajtueshmëri apo mosarritjet e duhura.

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

14

Në këto kushte, do t`ju kërkoja që ju si eKR të merrni seriozisht stazhin profesional, duke filluar që nga zgjedhja e duhur e kandidatit, mbulimi i angazhimit të stazhierit në auditim për të gjithë kohën e parashikuar nga ligji, etj., e deri tek vlerësimi me përgjegjshmëri maksimale për arritjet/performancën e stazhierit. Brenda 6/mujorit të parë KD do të ngarkojë KeK që të organizojë një monitorim në terren për të gjithë stazhierët e të gjitha viteve.

Në përfundim të kësaj kujtese, do të ftoja të gjithë anëtarët të dërgojnë mendimet/sugjerimet e tyre për përmirësimet që ata mendojnë në cështje të tilla si kualifikimi i vijueshëm, temat që duhet të mbulohen si edhe për cështje të tjera me interes për mbarëvajtjen e organizatës.

Me Konsideratë

hysEn cELa

Kryetar i Këshillit Drejtues

Tiranë më 16 janar 2013

KD do të rikonsiderojë e përmirësojë disa prej aspekteve të stazhit, sic janë, punësimi i kandidatit, respektimi i orarit të punës, realizimi i kohës së parashikuar në auditim, testimi i njohurive, etj.

15

EkspertiKo

ntabeliRegjistruar/Shoq

eriaeEKR____________________________

Tabe

laePe

rmbled

hjes

teDetyrim

evepe

rvitin

Ushtrim

or_________

Angazhimet

ekryera

Shum

aeHon

orarit

tearketuar

Perqindjaeku

otes

variab

elShum

angaku

otavariab

el

1A

Angazhimete

auditim

itligjorte

PF0

1%0

2A1

Angazhimete

tjerate

auditim

it0

3A2

Angazhimete

tjerate

dhen

iesse

sigurise

04

05

0

6Teprica+/

ngavitiikaluar

7Paguar

nevitin

2012

Detyrim

isipas

PM20

110 0

Deklarojnen

pergjegjesinetim

epe

rson

aleqe

angazhim

etebe

rane

cilesine

eEKRse

osete

shoq

erisese

auditim

itja

ne k

ryer

ne

perp

uthj

e te

plo

te m

e te

gjit

ha rr

egul

lat q

e pa

rash

ikoh

en n

ga li

gji,

SN

A-te

e z

batu

eshm

e dh

e K

odi i

Etik

es.

Gjithashtu

konfirmojse

deklarim

etebe

rajane

teplotadh

ete

sakta.

Qelizat

G16

dheG17

dote

vend

osen

ngaanajuaj,bazuarne

tedh

enat

eregjistrim

evetuaja

Ato

dote

jene

subjekti

rakordim

evengaIEKA

Hartuar

data

________

Dorezuarne

IEKA

Data__________

NEN

SHKR

IMI

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJIS

TRUAR

A3

Angazhimete

rishikim

itA4

Angazhimete

tjera

Dife

renca+/

nefund

tevitit

16

Eksp

erti

Kon

tabe

l i R

egjis

trua

r/Sho

qeria

e E

KR

___

____

____

____

____

____

____

____

____

____

____

____

____

____

PASQ

YRAA

PASQ

YRAPE

RANGAZH

IMET

EKR

YERA

GJATE

VITIT

________

AANGAZH

IMETE

AUDITIM

ITLIGJORTE

PASQ

YRAVEFINANCIARE

Totalii

Aktivit

(000

L)

Totaliite

ardh

uravepa

T.v.sh.(00

0L)

Nr.i

puno

njes

ve

ab

c1

23

45

67

89

1011

1213

1 2 3 4 5 6,

7 8 9 10 11 12

Shpjegim

eNekolone

n1shen

oform

eneorganizm

itte

klientit(sh.a.,sh.p.k.etj.)

Nekolone

n2vend

osem

rineshoq

erise,KM

,apo

person

itqe

kahartuarPF

(kur

person

ieshte

ipun

esuarinjeshoq

erieeaud

itimiapo

injeEKRje).

NerastinkurPF

jane

hartuarnganjekontabilistipun

esuariklientitte

auditim

itshen

o"hartuarngaklienti"

Nekolone

n3vend

osem

rineaudituesitte

mep

arshem

,ose

nese

eshteauditim

perhe

rete

pare,she

noauditim

Iri

Nekolone

n4vend

osvitin

kurekenifilluar

auditim

inne

kete

shoq

eri.

Nekolone

n5vend

os(I)

kurmisionieshteindividu

al,ven

dos(P)kur

misionieshtemenjeapomedisa

eksperte

tetjerete

bashkemeruar.

Nekolone

n6,shen

ostandardet

qezbatoh

enngaklientiper

rapo

rtim

infin

anciar

(SKK

,SNRF,tetjera)

Nekolone

n7,vend

ostotalin

eAktivit

teklientitne

000/leke.

Nekolone

n8,vend

ostotalin

ete

Ardhu

rave

teklientitpa

TVSH

teklientitne

000/leke.

Nekolone

n9vend

osnu

mrinepu

nonjesve

teklientit.

Nekolone

n10

,ven

dosoret

epu

nesgjith

sej.

Nekolone

n11

,ven

dosshum

eneho

norareve

tefaturuarangaEKR/shoq

eriaeauditim

itqe

deklaron

.Nekolone

n12

vend

osshum

eneho

norareve

tearketuarangaEKR/Shoq

eriaeauditim

it.Nekolone

n13

"she

nime"

vend

osem

rineortakutteangazhim

itqe

kane

nshkruar

rapo

rtineauditim

itNEN

SHKR

IMI

Har

tuar

dat

a __

____

__Dorezuarne

IEKA

Data__________

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJIS

TRUAR

Shum

ae

hono

rareve

tefaturuara

(000

L)

Form

ae

organizimit

teklientit

Angazhime

individu

ale(I)

apote

perbashk

eta(P)

Num

rii

iden

tifik

imitte

person

itte

tatueshe

m(NIPT/NIUS)

Emriisho

qerise,

KM,apo

person

itqe

kamba

jtur

kontab

ilitetin/

kaha

rtua

rPF

Orete

Pune

ste

ekspertit

Emrii

audituesitte

mep

arshem

,ne

seka

patur

tetille

Kurekeni

marre

misioninpe

rhe

rete

pare

(viti)

0

Nr.

Emrii

Klientit

Stan

dardet

qezbatoh

enpe

rrapo

rtim

infin

anciar

(SKK

,SNRF

,Baza

arketim

pagesa,

Baze

tjeter)

Tregue

siteKlientit

00

Shën

ime

Shum

ae

hono

raritte

arketuar

ngaeksperti

(000

L)

17

Ekspertiko

ntab

eliregjistrua

r/Shoq

eriaeEK

R_______________________________________________________

PASQ

YRAA1

PASQ

YRAPE

RANGAZH

IMETEEKR

YERA

GJATE

VITIT

________

BANGAZH

IMETE

TJER

ATE

AUDITIM

ITTE

INFO

RMACIONEV

EFINANCIARE

HISTO

RIKE

(Aud

itim

eko

nsolidim

i,au

ditimeprojektesh,elemen

tesh

tePF,etj..)

ab

c1

23

45

67

89

101 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

00

0

Shpjegim

eNekolone

n1vend

osform

eneorganizm

itte

klientit(sh.a.,sh.p.k.,ojf,

etj.)

Nekolone

n2vend

os(I)

kurmisionieshteindividu

al,ven

dos(P)kur

misionieshtemenjeapomedisa

eksperte

tetjerete

bashkemeruar.

Nekolone

n3,vend

osstandardet

qezbatoh

enngaklientiper

rapo

rtim

infin

anciar.

Nekolone

n4,vend

osfja

len"po"ne

seauditim

ieshte

pernjepakete

teplotete

PFte

klientit.

Nekolone

n5,vend

osem

ertim

inePF

qeauditohe

t.

Nekolone

n6vend

osem

ertim

ineelem

entit

tePF

qeauditohe

t.

Nekolone

n7vend

osoret

epu

nesgjith

sej.

Nekolone

n8,vend

osshum

eneho

norareve

tefaturuarangaEKR/Shoq

eriaeauditim

itqe

deklaron

.

Nekolone

n9vend

osshum

eneho

norareve

tearketuarangaEKR/Shoq

eria.

Nekolone

n10

"she

nime"

vend

osem

rineortakutteangazhim

itqe

kane

nshkruar

rapo

rtineauditim

it

Hartuar

data

________

Dorezuarne

IEKA

Data__________

NEN

SHKR

IMI

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJIS

TRUAR

Shën

ime

Nr.

EmriiK

lientit

Form

ae

organizimit

teklientit

Angazhime

individu

ale(I)

apote

perbashk

eta(P)

Stan

dardet

qezbatoh

enpe

rrapo

rtim

infin

anciar

(SKK

,SNRF

,Baza

arketim

pagesa,

tjeter)

Shum

ae

hono

rareve

tefaturuara

(000

L)

Inform

acio

nifin

anciar

historik

EmertimiIPF

qeau

ditohe

t

EmertimiI

Elem

entitte

PFqe

auditohe

t

Num

rii

iden

tifik

imitte

person

itte

tatueshe

m(NIPT/NIUS)

Orete

Pune

ste

ekspertit

Shum

ae

hono

raritte

arketuar

nga

eksperti

(000

L)

18

Ekspertiko

ntab

eliregjistrua

r/Shoq

eriaeEK

R_______________________________________________________

PASQ

YRAA2

PASQ

YRAPE

RANGAZH

IMETEEKR

YERA

GJATE

VITIT

________

CANGAZH

IMETE

TJER

ATE

DHEN

IESSE

SIGURISE

(RRITJEKA

PITA

LI,TRA

NSFORM

IM,B

ASH

KIM,N

DARJE,VLERE

SIM

AKT

IVESH,EKS

PERT

IZAGJYKA

TEDHETE

NGJASH

ME)

ab

c1

23

45

67

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

00

0

Shpjegim

eNekolone

n1vend

osform

eneorganizm

itte

klientit(sh.a.,sh.p.k.,ojf,

etj.)

Nekolone

n2vend

osllojin

eceshtjes

neshqyrtim

Nekolone

n3vend

os(I)

kurangazhim

ieshte

individu

al,ven

dos(P)kur

angazhim

ieshte

menjeapomedisa

eksperte

tetjerete

bashkemeruar.

Nekolone

n4vend

osoret

epu

neste

ekspertit.

Nekolone

n5,vend

osshum

eneho

norareve

tefaturuarangaekspertiaposhoq

eriaeauditim

itqe

deklaron

Nekolone

n6vend

osshum

eneho

norareve

tearketuarangaEKR

Nekolone

n7"she

nime"

vend

osem

rineEKRqe

kane

nshkruar

rapo

rtin

Hartuar

data

________

Dorezua

rne

IEKA

Data__________

NEN

SHKR

IMI

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJIS

TRUAR

Shum

aeho

norarit

tearketuar

nga

eksperti(000

L)Shën

ime

Angazhime

individu

ale(I)a

pote

perbashk

eta

(P)

Pershk

rimii

ceshtjes

qeshqyrtoh

et

OretePu

neste

Ekspertit

Form

ae

organizimit

teklientit

EmriiK

lientit

Nr.

Shum

ae

hono

rareve

tefaturuara(000

L)

Num

riiide

ntifikimitte

person

itte

tatueshe

m(NIPT/NIUS)

19

Ekspertiko

ntab

eliregjistrua

r/Shoq

eriaeEK

R_______________________________________________________

PASQ

YRAA3

PASQ

YRAPE

RANGAZH

IMET

EKR

YERA

GJATE

VITIT

________

DANGAZH

IMETE

RISH

IKIM

ITTE

INFO

RMACIONEV

EFINANCIARE

HISTO

RIKE

ab

cd

12

34

56

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

00

0

Shpjegim

eNekolone

n1shen

ollojin

einform

acionitfinanciar

historikqe

shqyrtoh

et

Nekolone

n2vend

os(I)

kurangazhim

ieshte

individu

al,ven

dos(P)kur

angazhim

ieshte

menjeapomedisa

eksperte

tetjerete

bashkemeruar.

Nekolone

n3vend

osoret

epu

neste

ekspertit.

Nekolone

n4,shen

oshum

eneho

norareve

tefaturuarangaEKR/Shoq

eriaeauditim

itqe

deklaron

.

Nekolone

n5shen

oshum

eneho

norareve

tearketuarangaEKR/Shoq

eria.

Nekolone

n6"she

nime"

vend

osem

rineEKRqe

kane

nshkruar

rapo

rtin

Hartuar

data

________

Dorezuarne

IEKA

Data__________

NEN

SHKR

IMI

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJIS

TRUAR

Shën

ime

Nr.

EmriiK

lientit

LlojiiInform

acionit

finan

ciar

historikqe

rishikoh

et/

shqyrtoh

et

OretePu

nes

teEkspertit

Angazhime

individu

ale(I)a

pote

perbashk

eta

(P)

Num

riiide

ntifikimitte

person

itte

tatueshe

m(NIPT/NIUS)

Form

aeorganizimit

teklientit

Shum

ae

hono

rareve

tefaturuara(000

L)

Shum

ae

hono

raritte

arketuar

nga

eksperti(000

L)

20

Ekspertiko

ntab

eliregjistrua

r/Shoq

eriaeEK

R_______________________________________________________

PASQ

YRAA4

PASQ

YRAPE

RANGAZH

IMET

EKR

YERA

GJATE

VITIT

________

EANGAZH

IMETE

TJER

A(M

bajtjeKo

ntab

ilitet,Pe

rgatitjeePa

sqyraveFina

nciare,K

onsulencadh

ete

tjerate

ngjashme)

ab

c1

23

41 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

00

0

Shpjegim

eNekolone

n1vend

osllojin

eangazhim

itte

kryer.

Nekolone

n2vend

ospe

riud

henkoho

rekureshtekryersherbimi(p.sh.m

edata

tepe

rcaktuarangade

ri;o

sesherbim

mujor/3

mujor/vjetor).

Nekolone

n3,vend

osshum

eneho

norareve

tefaturuarangaekspertiaposhoq

eriaeauditim

itqe

deklaron

Nekolone

n4vend

osshum

eneho

norareve

tearketuarangaEKR

Hartuar

data

________

Dorezuarne

IEKA

Data__________

NEN

SHKR

IMI

EKSPER

TIKO

NTA

BELIR

EGJISTRU

AR

Shum

ae

hono

rareve

tefaturuara(000

L)

Shum

aeho

noraritte

arketuar

ngaeksperti

(000

L)Shën

ime

Nr.

EmriiK

lientit

Num

riiide

ntifikimit

tepe

rson

itte

tatueshe

m(NIPT/NIUS)

Form

ae

organizimit

teklientit

Llojiian

gazhim

itqe

kryhet

Periud

haku

reshte

kryersherbimi

21

PASQYRA A5Eksperti kontabel i regjistruar/Shoqeria e EKR __________________________________________________

INFORMACION PER EKSPERTET E BASHKEEMERUAR

12345678

LISTA E TE STAZHIEREVE DHE TE PUNESUARVE PER PUNE PROFESIONALE

12345678

NENSHKRIMIHartuar data ________ Dorezuar ne IEKA Data ___EKSPERTI KONTABEL I REGJISTRUAR

Nr. Emri MbiemriEkspertet (EKR) ,stazhieret dhe tepunesuarit e tjere

Statusi i punesimit me kohete plote / me kohe te

pjeseshme

Modalitetet epageses

"me kontratepunesimi"

"me kontratesherbimi"

Nr. Misioni EKR i bashkeemeruar

IEKA

Rruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tiranë. Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]

22

IEKAInstItutI I eksperteve kontabel te autorIzuar

Institute of authorized Chartered auditors of albaniaRruga Elbasanit, P. Edil AL IT, P.O. Box 1437, Tirane

Tel/Fax ++35542346077 E-mail: [email protected]