kujtime dhe tregime për Çeçon tim të shtrënjtë dhe të pa ... · shqiptare, që janë pasojë...
TRANSCRIPT
1
Selman Lameborshaj
KUJTIME DHE TREGIME
Për Çeçon tim të shtrënjtë dhe të pa harruar
Moskë 2016
2
Mendime të vërteta, pa ndo një lustër,
Të jetuara dhe të pa dala nga kujtesa ime
Asnjëherë. Për çeçon tim, për shokun, për
njeriun mëtë dashur. Për dhimbjen më
të madhe nga vdekja e tij, për pa fzqishmërimë
time ta mbroja nga vdekja, dhe ta shpëtojaa nga
dhëmjet dhe vuajtjet e tij nga Kanceri
NGA AUTORI
Këto tregime, sipas mendimit tim, kanë dy qëllime. E para që të mos
harrojmë jetën e vështirë të prindërve tanë dhe sakrificat e tyre për të na rritur dhe
për të na bërë, njerëz të denjë. E dyta qëndron në atë që sa më shpesh ti kujtojmë
prindërit, aq më shpesh do ti kuptojmë gabimet tona të së kaluarës në
marrëdhëniet me prindërit, dhe dëshpërimet që u kemi sjellë atyre duke mos i
plotësuar këshillat e tyre.
Duke i kujtuar këshillat e tyre ne do i përdorim ato në edukimin e fëmijëve
tanë.
Prindërit tаnë sipas mendimit tim kanë jetuar gjithmon një jetë të ndershme,
kanë punuar me vuajtje dhe sakrifica për të mirën e familjes të tyre për të mirën e
Republikës popullore e cila sot nuk ekziston, dhe e cila nuk u’a shpërbleu
mundimet, djersën dhe gjakun që derdhën Radhimjotët për «Shqipërinë e Re».
Këto tregime nuk kanë qëllim ta mbrojnë ose t’a kritikojnë të kaluarën. Atë,
në të ardhëshmen, do ta gjykojë historia.
Për të kaluarën nuk kam as pak nostalgji. E kujtoj të kaluarën vetëm si
ideollogji të rreme, që me vite të tëra na ka detyruar të jetonim si të verbër.
Të gjitha krimet e të kaluars që i ka hequr shumica e shqipëtarëve, kanë
mbetur në kujtesën e atyre që i kanë kryer, në se janë ende gjallë, ose ruhen në
3
dosjet e organeve të punëve të brëndëshme, të cilat janë të pa njohura nga populli
shqiptar, mbasi shumë pak janë lejuar të botohen nga shkrimtarë dhe shkencëtarë
shqipëtarë. Por jo shumë von ato do bëhen të njohura nga çdo shqiptar, dhe do ti
njohim me emra xhelatët tanë.
Krimet e së kaluarës nuk i zhdukën dëshirat e shqipëtarëve për një jetë më të
lumtur. Në çdo popull ose shoqëri mbeten të gjalla filizat e reja që i bashkojnë
njërëzit dhe u japin atyre frymëzimin për vllazërim, besnikërinë dhe ndeshmëri të
gjitha gjeneratat e shqipëtarëve nga do që janë dhe ku jetojnë sot.
Gjat gjithë jetës time në mërgim, me sa kam mundur ta vërej jetën e të
huajve, në as një vënd të botës - besa dhe nderi nuk e kanë atë vlerë që ato kanë
pasur dhe e kanë në shqipëri.
Prandaj këto tregime mbi Çeçon kanë të vetmin qëllim, që nga jeta e Çeços,
që është shëmbëll i jetës të atyre që kanë jetuar në të kaluarën, t’a bëjmë të
mundur, që në shëmbëllin e punës dhe pasojave të tyre, të ndërtojmë jetën e re në
Radhimë dhe në gjithë Republikën e sotme Shqiptare.
Tregimet mbi Çeçon janë kujtimet e mia të kohës të kaluar,sepse si dihet
nostalgjia për të kaluarën e prindërve tanë është gjithmon në mëndjet tona.
I kujtojmë gjithmon sakrificat dhe mundimet e tyre që i bënin gjatë gjith jetës,
për të arritur një jetë më të lumtur të fëmijve të tyre, shumica e të cilëve me punën
e tyre të pa lodhur e bënë në atë kohë realitet për familjet e tyre.
Por stuhia e fuqishme e reformave të pas çlirimit që ra mbi kokat e çdo
shqiptari u’a theu vullnetin dhe dëshirën për të punuar si më parë.
Sot më mirë se dje duken ndryshimet e mos barazisë të shoqërisë sociale
shqiptare, që janë pasojë e reformave jo largpamëse të kohëve të fundit.
Në Shqipëri mbas vitit 1991 me një herë, pa pritur e pa pandehur, «erdhi
koha e reformave të reja», që i priste çdo shqiptar, por që realisht e vështirësuan
jetën e çdo shqiptari.
Mbas vitit 1991 erdhi koha e tregut ku filloi të shitej dhe të blihej çdo virtyt
shqiptar. Erdhi koha e maskarallëkut, ku filluan të shiten dhe të blihen të tilla
virtute si besa, nderi, mirpritja, trimëria, besnikëria, pronësia e të tjera, e të tjera.
4
Në vënd të tyre erdhi korupsioni, droga, kurvëria, kusaria, banditizmi dhe fuqia e
hajdutëve për të zaptuar pronën e të tjerëve. Vepra që nuk pajtohen me karakterin
radhimjot dhe shqiptar.
Një pjesë e vogël e rinisë shqiptare, e pa pjekur, «këto virtyte të reja» i priti
me zëmër të hapur, pjesa tjetër me kundërshtim, kurse pjesa më e madhe me
indiferencë.
Mendoj se nuk do kalojë kohë e gjatë kur drejtimin e shqipërisë do e marrin
në dorë njerëzit të ndershëm dhe virtytet shqiptare tradicionale do të kthehen
përsëri në Arbëri.
Për fat të keq shumica e atyre personave që e provuan mbi vete gjithë atë
tragjedi nuk do t’i shohin lulet e ardhëshme.
Po thuaj se të gjithë ata që i hoqën në kurrizin e tyre gjithë atë padrejtësi nuk
janë të gjallë, kanë shkuar në botën tjetër, në botën e Zotit.
Por si do e kuptojmë nga jeta e Çeços, dhe radhimjotëve të tjerë, kur ata ishin
të gjallë mundoheshin t’i mbronin me fanatizëm virtutet e shkëlqyera shqiptare, si
bamirësinë, mikpritjen, ndihmën për njeri tjetërin dhe besnikërinë. Tani që u plaka
më vjen shumë keq, që s’pata fatin të jetoja afër Çeços në vitet e pjekurisë time,
për t’i përvetësuar të gjitha virtytet e mira të tij.
Mbas 30 vjetësh i mërguar nga at`dheu, në momentet më të vështira gjithë
mon i lutesha Çeços të më mbromte nga çdo rrezik. Dhe si më duket mua ai më ka
ndihmuar.
Kur erdha në Radhimë dhe shkova për herë të parë te varri i Çeços, në
moment më lindën rrjeshtat e para të drejtuara Çeços.
TE VARRI I ÇEÇOS
E ndiej qё mё ke pritur,
E mbase dhe ke thёnё me vete
Po Selmani, pse s’bёhet gjallё? Ku e ka hallin?
Qё asnjë herë nuk e vizitoi varrin.
5
I shtrёnjti im!
Ti flё nё kёtё vёnd tё qetё,
Ku nuk vyshken lulet e moshёs tёnde,
Dyzet e pesë vjeç ti je nё mёndjen time,
Dhe e ndiej veten gjithёmon tё lehtё.
Me vdekjen tёnde, stuhija e kohёs
Mё la pa fletё qysh filiz tё ri,
Por sot s’kam ardhur tё qahem,
As tё ankohem pёr fatin tim, tё zi.
Njё tjetёr brёngё kam, qё s’di me kё ta qaj,
Ç’po mё trishton shtёpia, - si kavak i zhveshur,
Me plot çerdhe, tё braktisura tё shkreta!
Thёllim i ftohtё fryn mbi tё pa reshtur,
Pse ndodh kёshtu? Pse vallё u dashka pritur
Deri sa tё zhvishet druri pёr t’a parё,
Sa çerdhe kish ndёr tё? Medet nga vitet.
Njё radhё “PSE?” mё ngrihen si gardh pёrpara,
Qё t’u jap pёrgjigje, s’po harrij!
Dhe ndiej vehten tё braktisur, zёmёr vrarё,
Si kavak i tharё nё shkretёtirёn e tij, dhe aq më tepër pa ty.
1. JETA E SHKURTËR E ÇEÇOS DHE VEPRAT E TIJA.
Çeçua im lindi në datën 10 jenar të vitit 1908 në Radhimë të Vlorës. Prindërit
e tij - Babai Lame Halili dhe nëna Rabie Majkua, ishin të dy nga Radhima. Pas
martesës krijuan familjen e tyre dhe rronin të ndershëm si të gjithë Radhimjotët e
tjerë. Prindërit e Çeços: Lamja me Rabien lindën tre fëmijë: Medinenë, Halilin dhe
Dudën.
Halili nga karakteri ngjante në babë Majkon (nevrik, trim i zgjuar dhe
besnik), gjithashtu ishte shakaxhi dhe familjar shëmbëllor.
Shkollën fillore e kreu në fshat nën rujdesin e kushëririt të tij mësuesit dhe
hoxhës të fshatit me shkollë të lartë - Mulla Sali Lameborshit.
6
Mulla Saliu që në vitin e dytë të mësimit j’u drejtua xhaxhait të tij Lames të
kujdeset për djalin. Ti japë arsim, sepse është nxënës shumë i zgjuar.
Mbas mbarimit të shkollës fillore në villin të vitit 1919 Lamja me ndimën e të
vëllait Mehmet Halilit e rregulloi të birin në shkollën tregëtare të Vlorës (të sapo
hapur).
Atje Halili dallohej në gjithë mësimet, por më i shkëlqyer dhe shumë i
zellshëm ishte në matematikë.
Por për fat të keq të tij, shpesh grindej me profesorin e matematikës.
Si pas mendimit të Halilit problemi që shtronte profesori nuk kish vetëm një
zgjidhje si e diktonte profesori, por kishte edhe zgjidhje të tjera. Këto mendime të
Halilit profesorit nuk i pëlqenin.
Në vitin e katërt, në simestërin e fundit të shkollës, aq u acaruan marrëdhëniet
ndërmjet profesorit dhe Halilit, sa ky i fundit nuk e përmbajti dot veten. Në atë
moment e harroi këshillën e babë Lames - “As një herë mos mearr vendim kur je i
nevrikosur”.
Duke e harruar këshillën e të jatit e ofendoi profesorin me epitetet më të liga
që i erdhën në mëndje.
Kaloi një muaj nga dita e ofendimit të profesotit, kur me urdhër të Drejtorit të
shkollës tregëtare Halilin e përjashtuan si nxënes me sjellje të keqe, pa të drejtë
reabilitimi.
Prej qershorit të vitit 1922 dhe deri sa ndërroi jetën më 9 shkurt të vitit 1952,
u muar me punë shtëpiake me bujqësi dhe punëra të ndryshme si brigadier në
punëra të ndryshme.
Në moshën 20 vjeçare e martuan me një vajzë nga Dukati, me Hyri Alien.
Në shkurt të vitit 1929 u lindi vajza e parë Elibaja.
Çeçua ishte familjar i mirë dhe çdo veprim i tij bëhej për të mirën e familjes.
Fëmijët në shtëpinë e Halilit shtoheshin në çdo dy vjet nga një fëmijë, nga të
cilët mbas 7 vjetëve u bënë tre vajza dhe një djalë.
Jeta familjare në shtëpinë e Halil Lames kalonte çdo ditë e më mirë. Kullonte
si burimi me ujë të pastër.
7
Babë Lamja me paratë që merrte nga të dhjetat e Armenit dhe puna e
përditëshme e Çeços në bujqësi dhe blegtori e bënin jetën familjare të kënaqshme.
Unë, akoma fëmijë, por isha i bindur, se jeta në familjen tonë është e qetë
dhe e lumtur, me një gjallëri, si më dukej mua, që e kishin zili dhe një pjesë e
fshatarëve të Radhimës.
Por shumë shpejt e kuptova pa pjekurinë time dhe supozimet pa pjekuri.
At`here në shtëpinë tonë jetonte kushëri i parë i babait - jetimi Sihat, një djalë
i gjatë, dhe simpatik. Ai ishte nja 5-6 vjet më i ri nga Babai, dhe gjithëmon i
ndihmonte atij në punët bujqësore.
Ne, të gjithë pjesëtarët e familjes, e trajtonim shumë mire, kishim për të
dashuri dhe respekt.
Familja jonë, në atë kohë priste nga Hyrija lindjen e fëmijës të pestë.
Por pa pritur, dhe pa pandehur, ngjarjet u nderlikuan si së romanet e
Shekspirit.
Thashethemet e fshatit tregonin se Hyria fëmijën e pestë e ka zënë jo, nga
Halili por nga Sihati.
Të tilla thashetheme të pa denja, i dëgjuan Hyrija dhe Sihati të cilët vendosën
të largohen fshehurazi nga fshati.
Përndryshe, i priste vdekja.
Në Radhime dhe kudo në Shqipëri në atë kohë dominonin ligjet mesjetare.
Për trathëti të burrit, gruaja vritej pa gjyq.
Praktika tregonte se dhe nga thashethemet të cilat në fshat nuk u dihej
përhapësi i tyre dhe nuk e gjëje dot të vërtetën, përsëri burri bënte të njëjtin veprim
i vriste, të dyshuarit.
Në mbrëmje, kur të gjithë u mblodhën në shtëpi dhe u zbulua arratisja e
Sihatit me Hyrinë, babai mori pistoletën dhe iku duke i kërkuar fajtorët në të gjithë
Shqipërinë.
Pas shumë kërkimeve të pa rezultatëshme, u kthye në shtëpi i lodhur dhe i
raskapitur.
8
Çeçua, po thuaj se një muaj të tërë nuk kishte dëshirë të takohesh dhe të
bisedonte me asnjë njeri. Dukej si kur u nxi nga fytyra dhe u dobësua. Ditët dhe
netët i kalonte në hodë i mbyllur në vetmi.
Pas një muaji, babë Gjyshi u ballafaqua me Çeçon në shkallë tek argalia.
E shikuan njëri tjetërin në sy, dhe babe Lamja nuk e mbajti dot veten.
Unë që isha afër tyre për here të pare e dëgjova gjyshin që ngrijti zërin në
djalin e tij të vetëm.
Halil!!! Shqiptoi babë Lamja më një zë urdhërues ose komandues që unë e
dëgjoja për here të parë. Çfarë problemesh zgjidh në hodë i vetmuar.? A mendon ti
për katër kalamajtë dhe babain plak që mbetën mbi supet e tu ?.
Kush do t’i mbajë dhe do t’i ushqejë ata.?
Ke të drejtë ju përgjigj çeçua.
Çeçua në atë kohë sapo i kish mbushur të 31 vjetët, u skuq nga fytyra dhe u
fut përsëri në hodë.
Mbas ndo një ore Çeçua doli nga shtëpia dhe e njoftoi Elibanë se do shkojë
tek dajo Hasani.
Të nesërmen Çeçua u kthye në shtëpi në gjëdje të mire shpirtërore.
Nuk e di, çfarë këshillash të llogjikshme i bëri dajo Hasani, por pas bisedës
me të, Çeçua erdhi në vete.
Natyrisht, jeta familjare, nga arratisja e Hyrisë u perkeqësua, sidomos për ne,
fëmijët e Hyrisë.
Ne kishim frikë të dilnim nga shtëpija, sepse mund të na përbuzte ndonjëri
nga fëmijët e fshatit.
Që në ditën e dytë të ikjes të Hyrisë, punët shtëpijake i mori përsipër motra e
madhe Elibaja, e cila sapo i kish mbushur 13 vjetet.
Ajo, e mbajti shtëpinë si zonjë. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin gjithmonë
të ngopur të veshur dhe të pastër.
Vetëm pas shtatë-tetë muajsh të largimit të Hyrisë dhe Sihatit çeçua vendosi
të martohet me Mamudie Muraten nga Tragiasi, një grua e ve me vajzën tre-
9
vjeçare erdhi në shtëpin e Lameborshajve dhe gjithë jetën e saj jetoi në këtë
familje, të cilën gjithmon me punën dhe veprat e saj e ka nderuar.
Mamudia nga trupi ishte e shkurtër, por shumë e lezeçme, me gërsheta të
gjata deri te beli. Ajo ishte nja 15-16 vjeçe më e madhe se Elibaja, dhe u bë për
fëmijët e gjetur të Halilit motër, dhe nënë e dashur.
Shumë shpejt, ajo na e zëvendësoi nënën.
Së bashku me Elibanë, e pruri shtëpinë në një rregull të mrekullueshëm.
Motrat i mori për sipër, që t’u mësonte argalinë dhe shtizat. Ajo i mësoi ato
të bëjnë çorape, triko, sixhade dhe qylymë.
Mamudieja thoshte se vajzat duhet t’a bejnë pajën për te burri me duart e veta.
Ne shumë shpejt u adaptuam me rregullat e reja. Respekti për Mamudien
rritej nga dita ne ditë e më shumë. Por më e preferuar në familjen tonë ishte vajza e
saj Tarika, vajza bjonde e qeshur dhe e bukur. Ajo deri para dy vitesh jetonte në
Radhimë (tashme edhe ajo ka vdekur ). Për të gjithë fisin tone ajo është motra me e
dashur, dhe ajo e vlerësonte dashurinë tone.
Por, ne fëmijët e Hyrisë, ende, ishim të strukur. Kishim frikë dhe turp për të
dalë në publik.
Kishim gjithmon frikë se dikush nga fëmijët e fshatit mund të thërriste ej ju
fëmijët e nënës të keqe. Dhe për shkak të këtij sebepi, loznim dhe e kalonim kohën
në havllinë e shtëpisë tonë.
2. SURPRIZA E PARË PËRMAMUDIEN
Në baçën e rrethit të ullijve, Çeçua me kazmë dhe qysqi, vendosi të çkulë një
pjesë të shqopjes dhe koçimares dhe ta kthente në tokë për të mbjellë zarzavate.
Mu lut mua që të mos tregoj ndokujt për punën që bënte se do që t’ja bëjë surprizë
Mamudies.
Unë e mbajta fjalën.
Çdo ditë e kqyrja me admirim punën e çeços kur ai me mundime dhe
mjeshtëri të rrallë, pa u nxituar, e shkulte çdo rrënjë të këtyre shkurreve që
shkonin mbi një metër thellë në tokë. Unë e shikoja dhe mahnitesha me durimin
dhe kujdesin e tij për të mos lënë as një rrënjë në tokë.
10
Çeçua mbasi e çliroi tokën mbi dyqint metro kuadrat, nga rrëjët e shumta që
mjaftuan gjat dimërit në shtëpi, si dru zjarri. E punoi tokën me bel dhe e mbolli me
domate piperka dhe bamje . fidanat e duhura shkoi dhe i bleu në Vlorë.
Kur u poqën zarzavatet, Çeçua dhe unë, për herë të parë mbushëm shportën e
vogël, dhe i sollem në shtëpi,dhe j’a vumë Xhxhisë përpara.
Ajo nuk u besoi syve se ato ishin zarzavate nga baçja e jonë.
Mos më gënjeni, tha Mamua.
Nga pamja duken sikur i keni blerë në merkaton e Vlorës.
Unë i thashë Xhixhisë të vërtetën.
Çeçua me punën e tij të pa lodhëshme e bëri të mundur vetëm e vetëm për të
kënaqur ty. Sot siç e shihni ja arriti qëllimit. Mamudieja u ngrit nga vëndi dhe
puthi Çeçon me dashuri të madhe. Që të gjithë të pranishmëve, ky xhest i xhixhisë
na pëlqeu.
3. PETULLAT E XHIXHISË
Nga fundi i dhjetorit të vitit 1941, ditët qëlluan të ishin shumë të ngrohta dhe
shumica e Radhimëjotëve e harruan që është akoma dimër, prandaj ishin veshur
lehtë, si në behar dhe gëzoheshin nga këto ditë të ngrohta.
Por atë ditë, nga të gjithë Radhimjotët, më të gëzuar ishin nxënësit e shkollës
fillore që për 10 ditë do pushonin nga shkolla.
Në shkollë Zoti Gaspër na njoftoi sukseset e tremuajorit të parë, na uroi
pushime të mira dhe na këshilloi që gjat pushimeve të mos i bezdisim prindërit, të
bëjmë çmos që tu ndihmojmë atyre. Duke u ndimuar prindërve tha Z. Gaspër, si ata
dhe ju do merrni kënaqësi nga ndihma për njëri tjetërin.
Sa po dola nga shkolla mora rrugën për në shtëpi, kur mbrijta te shtëpia e
Fejzos Manes, nga ana e djathtë ngrita kokën mbi mur dhe shikova mos kish
ardhur hallë Duda nga lugu i Gegëve, të cilën unë e doja pa mënt, dhe kisha qejf ta
kënaqja me rezultatet e mia të mira, por ajo nuk kish ardhur shtëpia ishte ende e
mbyllur.
Vazhdova rrugën për në shtëpi.
11
Afër shtëpisë të Hodo Begotares qëndrova për disa minuta duke dëgjur një
këngë melodike italine nga gramafoni që e kishin vënë në shkallë. Mbas kësaj
muzike të bukur, me alegrin fëmijnore vrapova për në shtëpi.
Kur mbrita në fillim të kalldrëmit e pashë Xhixhinë që ish ulur në parmak të
derës, e cila në të njëjtën kohë më pa, u ngrit nga vëndi, dhe me gjithë se ishte
shtatzanë në muajin e tetë ose të nëntë, zbriti nga shallët dhe erdhi në takim me
mua.
Akoma pa u takuar ajo më pyeti si e mbarove tremuajorin? Me të gjtha njësha
j’u përgjigja unë (në atë kohë nota një ishte nota më e mirë). Për disa sekonda u
ndodha në pushtimet e saj duke më puthur dhe lavdëruar. Fakt, që m’a ngrijti
akoma më lart gjëndjen time të mirë shpirtërore.
Të dy, të zënë me njëri tjetërin për dore u futëm në dhomën e zjarrit ku ishin
duke lozur motrat. Ajo i njoftoi motrat për rzultatet e mia të shkëlqyeshme dhe u
tha: e lini Selmanin për ndo një orë të pushojë i qetë. Ju shkoni në Mjaltaj tek
Vezikua që sot ka mbetur vetëm se Saliheja ka shkuar në Tragjas për ngushullime.
Motrat pa as një kundërshtim dualën nga dhoma dhe shkuan tek Vezikua të loznin.
Kur mbetëm vetëm Xhixhia më pyeti: Mano! çfarë do që tëtë bëjë Xhixhia
për të ngrënë – peta apo petulla? J’u përgja petulla. Ajo me energjitë e saja të pa
shteruar mori miellin dhe në një kupë filloi të pergatiste brumin. Mbasi mbaroi së
gatuari brumin e vuri tiganin me vaj në zjarr dhe pas disa minutave filluan të piqen
katër petullat e para të cilat i hoqi nga tigani dhe i hodhi në një pjatë.
Në këtë moment u hap dera dhe u fut në dhomë Çeçua që erdhi nga xha
Abazi, ku kish vajtur për ti ndimuar në qepjen e samarit të mushkës. U afrua te
Xhixhija dhe e pyeti: për kë i bën këto petulla? Për Selmanin që e mbaroi
tremuajorin me të gjithë njësha ju përgjeq Xhixhija.
Ajo është detyra e tij u përgjeq Çeçua.
Dhe vazhdoi të thotë: pse vetëm për Selmanin bën petulla! Po motrat lopa i ka
pjellë!
Mori pjatën me katër petulla dhe ja hodhi gomarit në grazhd.
12
Kur u kthye në dhomë i tha Xhixhisë. Dëgjo Mamo! ky rast le të jetë i pari
dhe i fundit. Fëmijët nuk duhet ti ndash në të dashur dhe shumë të dashur. Për
prindërit ata janë të gjithë njësoj. Doli nga dhoma dhe u fut në odë ku afër oxhakut
vuri nënë kokë jastëkun dhe u shtri mbi sixhade për të pushuar ose për të analizuar
veprimin e tij, sepse ishte hera e parë që i bënte vrejtje Xhixhisë.
Mbas dy orësh u kthyen motrat nga Vezikua dhe në shtëpi u kthye harmonia
dhe gëzimi i parë. Tarika, sapo u fut në shtëpi, erdhi tek unë dhe më dha një kokër
karamele. Unë e pyeta pse s’e hëngre vetë? Ajo m’u përgjigj Vezikua më dha dy
kokrra, njërën e ruajta për ty. Këjo vepër e Tarikës ma largoi dëshpërimin e vogël
që nuk m’u dha rasti të haja petulla.
Pas gjysmë ore Çeçua e thiri Elibanë në odë dhe e porositi ti ndimojë
Mamudies të skuqnin petulla për të gjithë.
Elibaja u kthye e gëzuar dhe bashkë me Xhixhinë filluan të bënin petulla.
Nuk kaloi shumë kohë kur në mes të sofërës qëndronte një kupë e madhe plot
me petulla dhe ibrigu me çaj mali që ziente në zjarr.
Elibaja e lajmëroi Çeçon që dreka është gati.
Çeçua u fut në dhomë me një shishe raki në dorë dhe e porositi Elibanë ti bëje
meze. Mbasi çdo gjë u bë gati të gjithë u ulën rreth sofrës.
Pa filluar të hanin petulla Çeçua më thirri mua: Selman hajde të të puthë
Çeçua se e kënaqe familjen me notat e mira dhe të gjithë së bashku, për nderin tënd
do hamë prtullat e shishme të Mamudies. Vajta te Çeçua i cili më puthi në të dya
faqet.
Për mua puthja e Çeços qe peshqeshi dhe kujtimi më i shtrënjtë që e mbaj
mënd edhe deri më sot.
Me që Çeçua erdhi në qejf dreka kaloi me shakarat dhe qyfyret e tij të pa
mbaruara.
Ja Ky - të dashur lexues, është një tregim i vogël mbi fillimin dhe mbarimin e
historisë të petullave të Xhixhisë, i cili ka mbetur për mua kujtim dhe mësim i
mirë në jetë.
13
4. ZËVËNDËSIMI I TRARIT TË THYER
Si thuhet shtëpia ndërtohet një herë, por gjatë gjithë jetës remontohet.
Nga fillimi i marsit të vitit 1943 u thye një nga trarët e dhomës të zjarrit dhe
ishte rrezik të binte çatia.Çeçua pa humbur kohë u mendua dhe e gjeti zgjidhjen e
zëvëndësimit të trarit. Vendosi të heqë një nga trarët e molit të vogël që ndodhej
afër “Posta Feriti” për ballë të arës të Selmanajve dhe ta zëvëndësonte trarin e
thyer.
Me një herë shkoi në vëndin e duhur e shikoi molin nga të gjitha anët dhe
vendosi se cilin tra do të mirrte. E sdudioi mundësin e heqjes të tij nga moli pa
zhurme, duke përdorur për këtë qëllin një qysqi të vogël, për t’i nxjerë ganxhat me
të cilat ishte fiksuar trari në mol.
U kthye në shtëpi dhe me një herë shkoi te hallë Medinea të ftonte Sylejmënin
dhe Hasanin për ndimë. Ata ranë dakort, mandej shkoi te Bushi, i cili në fillim
çfaqi frikë se mos dëgjonin italianët per shkuljen e trarit, por Çeçua e qetësoi me
planin që kish bërë, atehere dhe ai ra dakord. Në një natë të kthjellët nga hëna,
mbas orës 12 të natës, Çeçua, Bushi, Sylejmëni dhe Hasani u nisën për të shkulur
trarin. Çeçua e kish llogaritur mirë shkuljen e trarit pa i parë dhe dëgjuar njeri. Të
katër burrat e vunë trarin në krahë dhe e prunë në shtëpi.
Po atë ditë e zëvëndësuan trarin e thyer me trarin e ri.
Dhoma e zjarrit me trarin e ri u duk si kur u bë dhomë e re. Nga trari përveç
lezetit që mori dhoma, shtëpia me një herë u mbush me një erë deti që të kënaqte
shpirtin. Hasani, që e dalloi i pari këtë aromë me shaka tha: dajua trarin e mori pa
lejen e italianëve, por si duket, për zotësin e tij Zoti i madh si peshqesh i dhuroi të
marrë me vete dhe erën e detit.
Atyre që u dha Zoti mënçuri tha Bushi, çdo gjë futet në shtëpi si pasojë e
mënçurisë.
Si duket, për të gjitha të mirat që ka dajua, Zoti i ka ngjitur vetëm një të metë
– përtacinësinë tha Sulejmëni. Unë mendoj se njeiu i mirë duhet të jet i rrethur si
me virtute dhe me të meta e mbylli shakanë Sulejmëni.
14
Për kohën që bëhej zëvëndësimi i trarit dhe vazhdonin shakatë, Xhixhia
pregatiti një drekë të shijshme dhe shtroi për ta sofërën në odë. Mbasi mbaruan
punën i ftoi për drekë.
Sapo mbaruan punët, në shkallë ish vënë legeni dhe ibrigu me ujë për të larë
duart. Mbasi i lanë duart të katër burrat u futën në odë, të drekeshin.
Dreka dhe darka vazhduan me të ngrënë dhe me të pirë, pa u ngritur nga
sofra. Vetëm mbas orës 12 të natës mezi u ndanë me njëri tjetrin.
Të nesërmen Ceçua shkoi në mal te partizanët dhe u kthye në shtëpi pas një
muaji me një automatik italian në sup.
5. VEPRIMI I SHPEJTË I MAMUDIES SHPËTOI NGA VDEKJA
HURMANË
Mbas dy ditësh Çeçua e mori automatikun t’a zbërthente për t’a fshirë dhe për
t’a lyer. Ne, të gjithë fëmijet bashkë me Xhixhinë dhe Hurmanë nëntë vjeçare që
kishte ardhur për të lozur me motrat e rrethuam Çeçon dhe po e shikonim me
kujdes veprimet e tij.
Kur e rregulloi automatikun, me shaka e drejtoi grykën e automitikut në
koken e Hurmasë, me qëllim që ta provonte sa frikacake është, në atë moment
Xhixhija ja ngriti lart grykën e automatikut dhe për çudin e të gjithve u dëgjua
krisma e automatikut. Plumbi kaloi mbi kokën e Hurmasë dhe theu një qeramidhe
të çatisë.
Të gjithë u hutuam, dhe sikur të gjithve na u tha gjuha dhe nuk folëm as një
fjalë, por të gjihë e drejtuan shikimin nga Çeçua.
Unë për herë të parë e pashë Çeçon të trëmbur dhe të verdhë si limoni.
Ai, për një momet zgjati duart dhe e mori Hurman në gji dhe filloi ta puthë
me lotë në sy dhe ti kërkojë falje për gabimim, që desh e vrau. Ajo nuk kuptonte
çfarë ndodhi por dhe ajo filloi ta puthë Çeçon dhe të qajë bashkë me të.
Ne, pa bërë as një fjalë, të gjithë shikonim Çeçon të trishtuar në maksimum.
Mbas disa minutash Çeçua j’u drejtua Mamudies dhe i tha: tu lumtë ajo dorë që më
shpëtove jetën e Hurmasë bonjake. Të dhëntë zoti të gjitha të mirat që ti do shpirti.
15
Unë ju premtoj, që që sot e tutje, armën, qoftë dhe me shaka, nuk do vë në shënjë
as një njeri në botë, përveç okupatorëve.
Të nesërmen Çeçua iku me vullnetarët e Radhimës në mal të bashkoheshin
me brigadat partizane dhe në datën 13 shtator të mirte pjesë në luftën e
Drasovicës kundra gjermanëve, ku dhe u plagos në supin e djathtë.
Në datën 14 shtator e prunë në shtëpi ku filloi t’a mjekonte për disa ditë një
doktor i partizanëve. Kur u shërua na tregoi, se ai bashkë me Balil Barin , Myftar
Musain dhe Dervish Abazin kishin zënë një pozicion dhe të përbashkët dhe luftuan
të tre si trima. Në këtë luftë nga Radhima morën pjesë Ali Rroko Veli Kapo,
LazeTefa, Ismail Bilani, Sherif Havari, Brahim Bilani, Fejzi Saliu ,Hasan Lagji, Beqir
Kajtazi, Barjam Veliu, Selim Maze, Xhezo Rroko, Numan Bilani etj. Tëgjithë ata nuk
u trëmbën, por me trimëri i sulmonin fortifikatat e gjermanëve.
28 Nentor 1943, me krijimin e formacioneve te para te Brigates se V-te partizane
shume radhimjote u inkuadruan në të, duke marrë pjesë me armë në dore kunder
pushtimit nazist .
Ata u inkuadruan si partizanë të thjeshtë, por më von u bënë drejtuesa
kompanish dhe batalionesh, treguan se me të vërtetë ishin njerez të sakrifices ,
luftetare trima, të pa trëmbur, mbi te gjitha besnike e të ndershem .
Radhima krenohet per bijte e bijat e saj , që kur i kërkon nevoja dolen maleve, pa
e kursyer edhe jeten . I tillë ishte dhe Çeçua im i dashur.
Qëndrimi i denjë i Çeços gjat të okupimit të Shqipërisë
Mbas okupimit të Shqipërisë nga fashistët italianë më 7 prill të vitit 1939,
jeta e lirë dhe e pa bezdi e shqipëtarëve mbaroi.
Pas vitit 1939 si për Çeçon dhe për gjithë shqipëtarët konditat jetësore u
ndryshuan.
Filluan rryma dhe ideologji të ndryshme për çlirimin e Shqipërisë nga
okupatorët fashistë dhe më von nazistë.
Në të gjithë Shqipërinë filloi lëvizja antifashiste Nacional çlirimtare.
Radhima si dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë e përkrahu lëvizjen nacional
çlirimtare.
16
Megjithë atë, në këtë periudhë në fshat pati edhe persona qe lekundeshin si
Hysen Saliu, Ali Radhima, Sadik Ramo, e ndonje tjeter, të cilët nuk kishin vendosur
cilën rrugë të merrnin. Të tillë, të lëkundëshëm ishin dhe vëllezërit e Mamudies,
të cilët mundoheshin t’a inkuadronin dhe Çeçon të futej në radhët e «Ballit
Kombëtar». Organizatën e preferuar të tyre. Çeçua nuk ra në kompromis
Nga fundi i dhjetorit të vitit 1943, në shtëpinë tonë erdhi Muhameti vëllai i
madh i Mamudies dhe u mbyllën me Çeçon në hodë, ku filluan bisedimt e tyre
serioze dhe nervoze.
Muhameti ishte i frymëzuar me ideologjinë Ballit Kombëtar dhe kërkonte
nga Çeçua që dhe ai të bashkohej me këtë ideologji d.m.th të luftojnte kondra
armikut pa u ndarë nga ai. Duke e dobësuar atë nga brënda dhe duke pasur sa më
pak viktima, kështu të bëjmë të mundur çlirimin e Shqipërisë. Mandej mbas
çlirimit gjithë njërëzit janë të barabartë para ligjit shtetënor.
Çeçua nuk binte dakort me shumë mendimet të Muhametit.
Biseda zhvillohej e nevrikosur me zë të lartë që dëgjohej në gjithë shtëpinë.
Mbas dy orësh debati mbaroi.
Çecua nuk ra në kompomis me Muhametin.
Muhameti dolli nga hoda dhe u fut në dhomën e zjarrit ku e urdhëroi
Mamudien të bëhet gati se pas gjysmë ore do nisemi për Tragjas.
Jo a të keqen, unë nuk do vij me ty ju përgjigj Mamudieja.
E dëgjova bisedën tuaj dhe unë jam dakort me mendimet e burrit tim dhe jo
me mendimimet e tua.
Nga kjo shtëpi unë do dal vetëm e vdekur i tha fjalën e fundit Mamudieja të
vëllait.
Muhameti mbasi mbaroi së folur Mamudieja u largua me një here dhe për
gjithmone.
Kështu nga dashuria për Halilin ose nga bindja politike Mamudieja u nda për
gjithë jetën me vëllezërit e saj të dashur.
17
6. SHUMË SHKURT MBI MAMUDIEN.
Mamudie Murate Lameborshaj. Në vajzëri kishte mbiemërin Gjonzeneli.
Lindi, ne Tragjas me 25 mars të vitit 1913. Mamudieja ishte nje grua e shkurter,
pak e dobët, por e lezeçme.
Ishte punetore, familjare dhe guzhinjere e rrallë, po ashtu ishte dhe mikpritëse.
Nga pikëpamja politike si e shpegova dhe më lart, Mamudieja ishte me shpirt
komunisti por pa teser partie.
Burrëria e saj u bë shëmbëll për të gjithë fare e fisin e Lameborshajve. Ajo i priste
me dashuri dhe respect revolicionarët e fisit të Lameorshajve dhe të Radhimës që vinin
si miq ose per të bërë plane kundra okupatorit si p.sh. Hasan Pulon, Zyhra Radhimën ,
Zenel Hamitin, Beqir Shuaipin, Nuri Radhimën, Veli Kapon, Veledin Rukon, Numan
Bilanin, e të tjerë që e vizitonin shpesh shtëpinë tone.
Të gjithë këta emra më vone u bënë të njohur në gjithë shqipërinë, si partizanë
të denjë dhe armiq të rreptë për okupatorët italo-gjermanë.
Më von, të gjithë ata, u hodhën në ilegalitet duke u inkuadruar në çeta të
ndryshme partizane. Të gjithë Radhimjotët ilegalisht ishin me partizanët dhe
legalisht punonin si pas mundësive për të ushqyer fëmijët.
ÇEÇUA BIZNESMENI I PARË NË RADHIMË
Nuk më kujtohet data por më kujtohet ngjarja.
Në një ditë me vapë vere të ulur në sheshin e shkalles ku gjithmon kishte freskësi
Çeçua dhe Babë Lamja fillun bisedën për t’a kthyer pjesën e pyllit të
Lameborshajve në Nisi, e në një arë bujqësore.
Babë Lamja nuk besonte që ai vënd të kthehej në tokë bujqësore vetëm me
fuqin e Çeços.
S’është e mundur more Halil t’a presish atë pyll që zë pesë hektarë pa e
përdorur gjithë atë dru të prerë. Mandej t’i shkulish të gjitha ato rrënjë - duhen
mekanizma dhe maqina transporti.
Ti ke të drejtë i tha Çeçua Babë Lames, por unë i kam menduar të gjitha ato
dyshimet e tua.
Unë kam lidhur kontratë me Xhenjon e Vlorës.
18
Mua më duhet të organizoj prerjen e verriut duke e kthyer atë në sortimentet
(kualitetet) që i duhen Xhenjos dhe ti bëj stiva afër rrugës. Ngarkimin dhe
trasportin e bën Xhenjua.
Kur të transportohet druri, vazhdoi Çeçua unë do ti shpërndaj degët dhe
majat e verriut në për gjithë sipërfaqen me dëndësi të barabartë, mandej do ti djeg.
Mbas kësaj pune me kazmë e qysqi do ti shkul rrënjët dhe do i bëj qymyr të
cilin e blen përsëri Xhenjua.
Babë Lamja i dëgjonte planet e të birit me vëmëndje, në syt dhe fytyrën e tij
dukej një gëzim për vepërën që ka ndërmënd ta kryhej çeçua, dhe aq më tepër për
mënçurinë e djalit të tij të vetëm.
Nuk kaluan shumë ditë kur Çeçua organizoi brigadën e prejes dhe filloi
puna.
Mbas një muaji filluan kamjonat të transportojnë dru për në Vlorë.
Veç çdo ditë nga terreni dilnin vështirësi të ndryshme në transport, si
përshëmbull ngecnin maqinat në rërën e viroit, ose rrëzohej kamjoni i ngarkuar me
dru.
Më kujtohet një rast kur kamjoni ngeci në rërë afër konakut të Nikajve dhe
mua më lanë në kabinë të ruaja maqinën.
Sapo u futa në kabinë dhe u binda që Çeçua me shoferin u larguan,
kurioziteti i im i kaloi çdo kufi të frikës. Fillova të ndizja dritat dhe ti bie bories,
por shyqyr që shoferi u kthue shpejt dhe më qërtoi për faktin se me veprimet e mia
shkarkohej akumulatori dhe është e pa mundur mandej të ndezish maqinën.
Nuk kaloi shumë kohë kur Çeçua filloi fazën e dytë të bëjë qymyr.
Brënda një viti, sipas kontrates të gjitha detyrat para Xhenjos Çeçua i
plotësoi, mori paratë që i takonin me të cilat i shpërbleu punëtorët e tij si pas punës
të kryer. Ky ishte biznesi i parë dhe shumë i leverdishëm në Radhimë.
Mbas këtij rasti në Radhimë filluan dhe fshatarë të tjerë të shesin shkure të
ndryshme atyre që u duheshin për të djegur gëlqere në kamina por fitimet e tyre
nuk krahasohehin me të Çeços.
19
Çeçua, me që filloi lufta partizane dhe gjëndia në Shqipëri u ashpërsua, nuk
mundi ta realizonte kthimin e pyllit të Nisisë në tokë bujqësore.
PUSHTIMI NË BEFASI I FSHATIT
Më 25 Korrik 1943 fshatin në mënyrë të befasishme e zaptuan italianët.
Kerkonin të kapnin Hasan Puluon.
Pasi i vendosën autoblindat perballe shtepive të çdo fshatari, filloi
grumbullimi i fshatarëve ne maje të Bregut.
Me qënë, se nuk e gjetën Hasanin, kërkuan nga fshatarët të dorëzonin djalin e
Hasanit - Jahjain.
Në atë moment delikat, xha Brahimi e urdhëroi Qaniun të nrihet dhe u paraqit
para komandaturës italiane Qani Brahimi dhe u thotë italianëve: "Me merni mua ne
vend te Janit!..." Per një moment oficerët italianë vështruan njeri-tjetrin dhe nga
këjo ndodhi nuk u besonin veshëve të tyre.
Heshtjen e prishi Brahim Sihati , babai i Qaniut: - "Merrni djalin tim se une
kam te tjere, kurse Hasani e ka djalin të vetem !..." Perseri heshtje !
Ndërkohë radisti italianë njofton postkomandën e tyre ne Moçale. Prej andej
erdhi urdhëri. Neqofte se ështe vrare ose plagpsur ndo një italian, gjithe burrat e
fshatit do ti pushkatoni ! Për fat të mire nuk ish dëmtuar nga Radhimjotët as një
Italian.
Disa orë qëndruan italianët në Radhimë. Gjatë këtyre orëve dogjën vetëm
shtepine e Hasan Pulos, dhe u larguan nga fshati.
Mbas Radhimes , i erdhi radha Tragjasit.
Pushtuesit perfundimisht e bene shkrumb e hi kete fshat të bukur të krahinës tone.
Si rezultat i luftes frontale qe po i behej fashizmit Italia po shkonte drejt kapitullimit
shume shpejt më 9 Shtator 1943 ajo kapitulloi.
..Mbas kapitullimit te Italise ushtarët dhe oficierët italianë u konsideruan nga
Gjermanija si armiq të nazizmit. Ata me një here gjetën mbrojtje nga familjet
shqiptare. Shume ushtare për muaj të tërë u strehuan nga familjet radhimjote.
20
Në momentin e ardhjes të nazisteve gjermane, shume nga keto familje
rrezikonin veten dhe femijet, prandaj gjithmon i fshihnin italianët në vënde të sigurta,
mbasi strehimi i italianeve në familjet shqiptare ishte i ndaluar nga gjermanët.
Gjermanet sapo e kupuan Shqipërinë moren nën kontroll gjithe ish pikat
ushtarake italiane të krahinës tone , si në Ramec ,Çipe, Mocale ,etj.
Kudo në Shqipëri, po ashtu dhe në krahinën tonë pushtuesi i ri nuk i’u bë
mirepritje Shqiptare, përveç ballistave që hodhën parullën se okupimi i tyre ishte
kalimtar .
Por në atë kohë Partia Komuniste hodhi parrullen "Lufte gjermanëve pa
kompromis.
Me urdher te shtabit te Zones se I-re Operative Vlore-Gjirokaster me 14
Shtator 1943 duhej te sulmohej garnizoni i ri gjerman i sapo i dislokuar ne
Drashovice. Prandaj, me 13 Shlator çeta vullnetare e fshatit me komandant Zenel
Hamitin , ishte gati per veprim . Radhimjotet pas lufte u kthyen në fshat si fitimtare,
por me nje shok te plagosur, Halil Lamen (babain tim). Siç na tregoi më von, ai
bashkë me Balil Barin , Myftar Musain , Dervish Abazin kishin zënë një pozicion
më vete dhe të tre luftuan si trima .
7. MLEDHJET E SHPESHTA NË SHTËPINË TONE GJAT LUFTËS
ITALO-GJERMANE.
Me sa më kujtohet mua, në kohën e luftës bisedimet e fshatarëve në mledhjet e
ndryshme me njëri tjetërin kishin po thuaj gjithmon në një drejtim - mbi të ardhmen
e jetës të lire të pas luftës.
Me gjithë që propaganda komuniste ishte e këndëshme, disa nga fshatarët e
Radhimës dyshonin në kuptimin e këtyre parrullave, kurse disa të tjerë ishin të
bindur se jeta e njërëzve të lire do bëhet ashtu si deklarojnë komunistat.
Në një nga ditët e mledhjes të aktivistave të luftës partizane në shtëpinë tonë
xha Fejziu ju drejtua Çeços dhe e pyeti. Halil ti beson që në komunizmë i gjithë
njerëzimi do hajë me lugë të florijte? Çeçua ju përgjegj, rruga deri në komunizëm
është e largët, vlera e floririt gjat kësaj kohe do barazohet me vlerat e metaleve të
tjerë kështu që është e mundur të hamë të gjithë me lugë të florjta. O! Ho! Shqyptoi
21
xha Fejziu, at`here unë dhe ti do jemi në pallatet e Perëndisë. Atje po ramë në
xhenet do hamë me ç’të na japë perëndia, po ramë në xhehnem do piqemi si petullat
në tigan.
Ato që thua ti e kundërshtoi Zeneli janë parrulla feje. Pas vdekjes as një në
botë nuk ka dalë nga varri dhe tu tregojë të gjallëve, ka a po ska jetë mbas vdekjes.
Kurse komunizmi është i bazuar në shkencën e Marksimë –Leninizmit ku njërëzit
do jenë të barartë nga çdo pikëpamje.
Dhe çeçua për herë të parë tregoi një dyshim për shkencën e Marksizmë –
Leninizmit, duke ithënë Zenelit se dhe ai nuk beson që në komunizëm çlo njeri do
përdorë për vete sipas nevojës dhe do punojë sipas mundësisë.
Zeneli u përpoq t’u shpegonte të pranishmëve të vërtetën, por shpegimi i tij
ngjalli më shumë dyshime se sa aprovime.
Xha Abazi me qesëndi tha: Si duket Marksi para formimit të shkencës të
komunizmit foli me Zotin dhe mori aprovimin e tij që fëmijët në komunizem do
lindin pa të meta morale, prandaj me bindie të plotë, thotë se njerëst do hanë si pas
kërkesës dhe do punojnë sipas mundësive.
Pa aprovin e Zotit është e pa mundur të realizohet në jetë ajo shkencë.
Marksi ishte ateist, prandaj dhe shkenca e tij nuk do realizohet as një herë dhe në as
një vënd të Botës, shtoi xha Fejziu.
Diskutimet, për çudi zhvlloheshin me gjak të ftohët pa e ofenduar njëri tjetërin.
Veç se të gjithë kishin shpresë se në qoftë se do mbetemi të gjallë nga kjo luftë e
tmerrshme shumë shpejt do i shikojë çdo njëri me syt e tij përparimet që do arrijmë.
Kur vinin shokët e Çeços dhe fillonin diskutimet dhe shqyrtimet politike, për mua
ishte kënaqësia më e madhe ti dëgjoja dhe të fantazoja mbi jetën e shkëlqyeshme të
të gjithë njerëzimit.
Unë dhe vetë e pyesa Çeçon për shumë gjëra, se si do bëhet jeta pas luftës
dhe merrja nga ai përgjie përrallore që fluturoja nga gëzimi. Sidomos ne bisedonim
me njëri tjeterin mbas moshës time trembëdhjetvjeçare, kur fillum të afërohemi me
njëri tjetërin ideologjikisht dhe shpirtërisht.
22
Çeçon deri në moshën dymbëdhjet vjeçare e kam dashur si baba, por e kam
pasur frikë se mos më ndëshkonte për çapkënllëqet e mia që i bëja pa rreshtur.
Mandej për gjithë jetën e kam dashur si baba, si vëlla dhe si shokun tim më të
ngushtë.
Çeçua ishte burrë me trup mesatar, mbi 165 cm i lartë, i shëndoshë në masën
e duhur, i fortë fizikisht, por jo i shkathët. Punonte me ngadalë por punën e bënte
me cilësi të lartë. Babë Lamja e cilësonte punën e tij me të tillë mendim: “Kush
punon ngadalë por e bën punën të mirë, me kohë do t’a harrojnë që punonte
ngadalë, por do t’a kujtojnë që bënte punë të mirë, kurse për ata që punojnë shpejt
po e bëjnë punën shkel e shko, do ta harrojnë që e mbaruam shpejt por do e
kujtojnë që e bënë shkele shko”.
8. KAPITULLIMI I ITALISË
Si rezultat i luftes Nacional çlirimtare të partizanëve shqipëtarë dhe të grekë Italia
po shkonte drejt kapitullimit.
Më 9 Shtator 1943 Italia kapitulloi. Ushtarët dhe oficierët italianë nga gjermanija
u shpallën si armiq të nazizmit. Shume ushtarë dhe oficierë italianë për muaj të tërë
u strehuan në familjet shqiptare dhe radhimjote me qëllim që të mos pushkatohehin
nga gjermanët.
Në momentin e ardhjes të nazisteve gjermanë në Radhimë, shume nga keto familje
rrezikonin veten dhe femijet, mbasi strehimi i italianet ishte e ndaluar nga gjermanët,
prandaj ata i fshinin në vënde të posaçme.
Gjermanet sapo e okupuan Shqipërinë, në Radhimë moren nënë kontroll gjithe ish
pikat ushtarake italiane, si ne Ramec, Çipe, Moçale , etj. Si kudo edhe ne krahinën
tonë pushtuesi i ri nuk u mirëprit nga populli, pavaresisht se ballistat hapën fjalë se
okupimi i tyre ishte kalimtar .
Sipas kqyrjeve të mia, në krahasim me vërsnikët e tij, Çeçua dallohej nga
mpeftësia mendore. Me mperftësin e tij mendore ai ishte në gjëndje të zgjithe çdo
problem që i delte përpara.
Sa po fillova shkollën më mori nënë kontrollin e tij, më stërviste memorien
duke më bërë probleme të ndryshme matematike.
23
Më kujtohet një rast kur isha në klasën e tretë Z. Gaspër i ftoi nxënësit e
klasës së tretë të sajojnë çdo njëri, nga një problem matematik.
Kur unë i lexova problemin e sajuar nga Çeçua, mësuesi me një herë më
pyeti. Vetë e sajove këtë problemë?
Jo! ju pëgjegja e ka pas sajuar Çeçua.
Bravo i qoftë! Tha Z. Gasper.
Mësuesit më të mirë të vëndit nuk janë në gjëndje të sajojnë të tilla probleme
matematike si e ka sajuar Çeçua i yt.
Këjo veti të Çeços dhe thënia e Z. Gaspër mu kujtuan rastësisht në Moskë në
vitin 1980.
9. DUHANI I ÇEÇOS
Më kujtohet dhe një rast tjetër që ndodhi në arën nënëujse në rreth të mullirit.
Afër gardhit që e ndante arën me përroin kish qënë për një kohë të gjatë një
vath i vjetër i dhënve. Çeçua vendosi ta punojë atë copë toke të vaditësme dhe ta
mbillte me duhan.
Mund të them pa komplimenta që duhani i Çeços mori nam në gjithë krahinën
tonë. Fletët e duhanit u bënë të mëdha si veshë elefandi dhe mbas tharjes me një
aromë të mrekullueshme. Tek Çeçua vinin blerësa nga e githë krahina e jonë, bile
dhe blerës nga Vlora. Por për shumicën e blerësave duhani nuk mjaftonte, me
gjithë atë, çdo blerës kishte shpresë se mot do blejnë pa tjetër të tillë duhan. Kështu
vazhdoi tre vjet deri sa Çeçua filloi tu ndimojë partizanëve.
8. THYERJA E KOTRUVES
Një ditë vape të prilli të vitit 1944, gjermanët nuk dukeshin në krahinën tonë,
Çeçua më mori me vete dhe shkuam tek arat në rreth të mullirit. U ulëm nënë hien
e fikut të bardhë që të preheshim pak nga rruga.
Çeçua më urdhëroi të marr kotruven, dhe të shkoj në dërstilë ta mbushja me
ujë të ftohtë.
Sa po u nisa për në dërstilë Çeçua dy – tre herë më porositi: kij kujdes mos ta
thyesh kotruven se do ta marr shpirtin.
24
Vajta në dërstilë e mbusha kotruven me uje të ftohtë dhe fillova të zbrisja nga
muri i dërstilës, tek fundi i murit u gremisa dhe rashë mbi një gur të rubullakët,
kotruvja u thye, kurse unë pa as një plagë, por me verigat e kotruves në duar
qëndroja në këmbë mbi gurin e madh me frikë të madhe në zëmër.
Kur edha në vete të gjitha mendimet e mia kishin një drejtim: si do paraqitem
para Çeços?
Duke më kulluar nga sytë lotët e frikës ju afrova fikut dhe më pa Çeçua që
ishja duke qarë. Pse qan më pyeti, si duket e theve kotruven.
Mos qaj shpirti i Çeços.
Unë të porosita të kesh kujdes të mos e thyesh, por tani që u thye çfarë do
bësh! Do blejmë një kotruve tjetër të re, më të bukur se ajo që theve.
Erdhi afër meje më fshiu lotet, më puthi dhe më përqafoi me dashuri atnore.
Që prej asaj dite mua mu hoq përfundimisht frika nga Çecua.
Fillova ta doja për gjithëmon me një dashuri dhe respekt të madh.
Çeçua ishte tipik burrë shtëpie.
Atë nuk e shikoje kurrë në dyqanin e Amet Sinanit të loste bixhos ose të pinte
raki. Kurrë nuk e kam dëgjur të fliste keq për as një njeri.
Me qejf të madh ai shkonte te Bush Kajtazi të pinte ndo një kafe dhe qanin
hallet me njëti tjetërin.
Me Bushin atij i shkonte muhabeti.
Nga një herë shkonte dhe te xha Abazi. At`;here në shtëpin e hallë Sados
bëhej një duet i mrekullueshëm i dy shakaxhijve që ajo i dëgjonte me gjithë qejf.
9. SELMAN ! MË DUHET NDIMA JOTE
Isha ulur nënë hijen e vidhave që rriteshin te vija e ujit dhe e shikoja me
vëmëndje veprimet e Çeços që po i mbërthente dy qetë për të sheshuar arën pas
lëvrimit. Mbasi e lidhi zinxhirin për verigën e tezgës, shtroi dy thasë në tezgë, u ul
vetë në njerin dhe filloi të më kërkonte mua me sy. Mbasi më pa ku isha ulur – foli
me zë të fortë. SELMAN!!! Mbasi dëgjoi zërin tim më urdhëroi – hajde tek unë,
më duhet ndima jote.
25
Me një frymë dhe me vështirësi duke hecur nëpër plisat e shumtë, arrita te
kufiri i arës me Mjaltajt dhe i fola çeços, çfarë ndime kërkon nga unë.
Ulu afër meje në tezgë që të rëndohet tezga, ta sheshojmë arën më mirë.
Sa po dëgjova urdhërin u ula në thesin afër tij, më pushtoi me dorën e majtë
dhe foli hecë Balash dhe me dorën e djathtë e çpoi me hosten.
Qetë filluan të lëvizin në drejtimin që i urdhëroi Çeçua.
Për herë të parë u bëra pjesëtar i punës të përbashët me Çeçon dhe ndeja veten
të lumtur.
Duke lëvizur lesa nëpër arë unë e kosideroja veten sikur fluturoja në aeroplan.
Me gjithë që pluhuri ngrihej si shtëllungë dhe na i mbushte floket dhe fytyrën,
pa marrë parasysh pluhurin, shpirti i im ishte i kënaqur.
Çeçua e kuptoi gjendjen time shpirtërore dhe më pyeti të pëlqen bujqësia.
Pa u menduar ju përgjegja që më pëlqen shumë. Ai nuk foli më.
10. LARJA NË DET
Mbasi mbaruam të sheshuarin e arës, u ngritëm, nga lesa dhe Çeçua i lëshoi
qetë duke i shoqëruar në arën kseriko nënë hien e vidhave dhe duke u vënë para
sejcilit nga një tufë majë misëri. Unë shkoja pas Çeços.
Mbasi mbaroi të gjitha punët u kthye nga unë dhe po më shikonte me një
shikin sikur më shikonte për herë të parë.
Mandej filloi të qeshë me gjithë shpirt dhe më tha: hajde të shkojmë të lahemi
në det, se nga pluhuri je bërë si durdulec.
Mbasi u shkundëm nga pluhuri. Mes për mes të arës të çeço Bushit mbritëm
në buzë të detit.
Deti me gjithë që ishte pak i ftohët por i qetë si vaj dhe aty këtu dukeshin
lëmenjt e peshqëve që loznin. Buza e detit ishte plot me fiqeza. Në buzë të detit
s’kishte njeri. U xhveshëm me çeçon lakuriq dhe të dy u futëm në det.
Në fillim deti m’u duk uji i ftohët, por shumë shpejt trupi u ambjentua dhe me
Çeçon filluam të loznim në detin e pa fund.
Deri sa unë kënaqesha me ujin e detit, Çeçua mori rrobat me pluhur dhe i lau
në vijën e mullit që ishte nja 30 metro larg nga vendi që laheshim.
26
Mandej i hapi në diell dhe pas një kohe i veshëm rrobat e thara. Kështu më ka
mbetur si kujtim ajo ditë e parafundit të marsit. të vitit 1944.
11. ÇEÇUA I DASHUR NGA GJITHË FISI
Çeçua i donte pa masë i gjithë njerezit e fisit tonë. Gëzohej kur vinin në
shtëpinë tonë nipërit dhe mbesat e tij. Por si fëmijë gëzohej kur vinin nga Sellua
Sulejmëni, Hankua, Hasani dhe Fatimeja. Gëzimi më i madh i tij, që nuk kishte
kufi, ishte kur vinte nga lugu i gegëve hallë Duda me Arshiun (nipin e tij më të
dashur).
Çeçua nuk largohej nga shtëpia. Kur dilte nga shtëpia shkonte me gjithë qejf
në stan të Ismail Sihati, burri i mbesës së tij.
Kur takohesh Çeçua me Ismahil Sihatin (burri i Hankos) muhabeti dhe shakat
e tyre nuk kish mbarim. E detyronin ta linin muhabetin vetëm dhitë që duhet ti
nxirte Ismahili për ti kullotur.
Çeçua gjithëmon ndiente lumturi të rrallë kur vinin miq dhe shokë në shtëpinë
tonë.
Me gjithë që nga lufta nga muaji në muaj vërfaroheshim, por Çeçua nga
shpirti ishte gjithëmon i pasur, dhe kishte gjithmon dëshirë të vinin miq.
Në shtëpi merrej me punë të ndryshme. Shkonte në arat e rrethit të mullirit,
punonte në baçën e shtëpisë dhe në rrethin e ullijve. Në të njëjtën kohë e ndiente si
detyrë tu ndimonte dhe forcave partizane.
Sa po fillova shkollën Çeçua më mori nënë kontrollin e tij, më stërviste
memorien duke më bërë probleme të ndryshme matematike.
Çeçua ishte tipik burrë shtëpie.
Atë nuk e shikoje kurrë në dyqanin e Ahmet Sinanit të loste bixhos ose të
pinte raki. Kurrë nuk e kam dëgjur të fliste keq për as një njeri.
Çeçua mu si fëmijë gëzohej kur vinin nga Sellua nipërit dhe mbesa e tij, por
gëzimi më i madh i tij, që skishte kufi, ishte kur vinte nga lugu i gegëve hallë Duda
me Arshiun (nipi i tij më të dashur).
Mbas çlirimit të Shqipërisë, me qënë që lufta na la pa kuaj, pa qe dhe pa
dhën. Kur nuk kishim as një të ardhur në shtëpi, Çeçua u fut në punë brigadier në
27
ndërtimin e fabrikës të vajit në Ujin e Ftohët, kurse për mua i dha dokumentat në
seksionin e arsimit që të më jepnin bursë për të vazhduar shkollën.
12. MË PËRCOLLËN PËR NË GJYMNAZIN E GJIROKASTËRS
Në dhjetor të vitit 1945 Çeçua dhe Xhixhija më përcollën mua për
Gjirokastër të vazhdoja shkollën.
Atë ditë në Vlorë bëmë një fotografi të përbashkët për kujtim.
Atë fotografi që kemi dalë shtatëdhjet vjet më parë e mbaj dhe sot e kësaj dite
dhe kujtoj me mallëngjim, të dashurit e mi Çeçon dhe Xhixhinë, ashtu, si janë në
fotografi të gjallë, të rimj, të bukur dhe seriozë. Ata dhe sot e kësaj dite janë në
zëmërën time.
Po mësove mirë pa tjetër do të japin bursë për të studjuar
në BRSS, ishte këshilla e Çeços kur u ndamë.
Çeçua gjat gjithë kohës që unë mësoja në Gjirokastër më shkruante letëra, më
jepte kurajo, se po të mësoja mirë shteti pa tjetër do të dërgojë të studjosh në
Bashkimin Sovjetik, më fuste nga një herë në lertër dhe nga 25 lekë të blija
akullore.
Për fat të keq Çeçua ndërroi jetë nëntë muaj dhe dhjetë ditë para se të nisesha
për në Bashkin Sovjetik dhe nuk pati fatin, që atë ditë ta ndiente veten të lumtur që
djali i tij pas pesë vjetëve do kthehej nga Moska inxhinjer, dhe do t’ja plotësonte
dëshirën etij.
28
Po kthehem përsëri në të kaluarën e largët.
10. ÇEÇUA BRIGADIER I NDERTIMIT NË FABRIKËN E VAIT TË
ULLIRIT NË UJIN E FTOHËT
Mbas çlirimit të Shqiprisë, me qënë që lufta na la pa kuaj, pa qe dhe pa dhën.
Kohë kur nuk kishim as një të ardhur në shtëpi, Çeçua u fut në punë brigadier në
ndërtimin e fabrikës të vajit në Ujë të Ftohët, kurse për mua i dha dokumentat në
seksionin e arsimit që të më jepnin bursë për të vazhduar shkollën. Mbasi mbarova
vitin e parë të gjymnaziti në verën e vitit 1945 erdha nga Gjirokastra për pushime
në Vlorë.
Çeçua atë ditë më priti në ujin e ftohët para tunelit të madh, u përqafuam dhe
u puthëm. Mandej shkuam në teritorin e fabrikes të vajit dhe u futëm në kabinën ku
flinte Çeçua.
Mbasi u preha pak nga rruga, Çeçua më propozoi të punoj dhe unë në
ndërtime për një muaj dhe t’i furnizoja punëtorët me ujë nga burimi. Paratë që do
fitosh tha Çeçua do i marresh me vete në Gjirokastër.
Unë rashë dakort.
Në kabinë më rregulloi dhe mua vëndin për të fjetur.
Mbas një muaji pune n’a dhanë rrogën dhe u nisëm me Çeçon për në shtëpi.
Sapo erdhëm në shtëpi Xhixhia na priti me gëzim dhe tha: shyqyr që erdhet.
Dje na lajmëroi Veli Kapua se nesër do mblidhen burrat e Radhimës që i kanë
ndimuar luftës partizane te ullijt e Alikapuet në një mbledhje të rëndësishme. Më
porositi të vijnë si Halili dhe Selmani.
Në orën e caktuar tek ullinjtë e Alikapojve ishin mbledhur disa burra të
Radhimës dhe po prisnin të hapej mbledhja.
Nga porta e Alikapojve dolli Veliu i veshur me uniformë ushtarake dhe të
mbushur gjoksin me dekorata, afër tij ishte një burrë i pamshëm me një valixhe të
vogël në dorë.
Mbasi u përshëndetën me të pranishmit Veli Kapua e hapi mledhjen dhe ndër
të tjera tha: Shqipëtarët e jugut kanë qënë si një monolit në luftë kundra
okupatorëve të Shqipërisë dhe Kuvëndi popullor i ka dekoruar ata me urdhëra dhe
29
dekorata të ndryshme. Shumica e tyre i kanë marrë ato në brigadat e tyre, ose në
Tiranë, kurse një pjesë e vogël s’pati mundësi që ti marrë. Kuvëndi popullor
vendosi tu a dërgojë atyre në fshatërat e tyre në shtëpit e tyre. Sot në Radhimë
përfaqësuesi i Kuvëndit popullor ka prurë dekoratat e Radhimjotëve që akoma nuk
i kanë marrë. Në këtë mledhje ceremonale përfaqësuesi i Kuvëndit popullor do tua
dorëzojmë çdo njërit.
Mandej përfaqësuesi i kuvëndit popullor hapi valixhen dhe me listë filloi të
dekurojë.
I pari në listë ishte Brahim Sihati. Përfaqësuesi foli shumë fjalë të mira për të,
bile kujtoi dhe xhestin burrëror të tij, kur në vënd të Jahja Pulos u dorëzoi
italjanëve djalin e tij Qaniun. Përfaqësuesi ja vari në gjoks xha Brahimit
dekoratën e kujtimit të trimërisë dhe të çlirimit. Mandej ftoi Halil Lamen dhe për
të ai foli shumë fjalë të mira, kujtoi dhe luftën e Drashovicës ku ai u plagos, po
ashtu dhe Çeçon e dekoruan po me të njëjtat dekorata që i vuri xha Brahimit.
Pas Çeços foli emërin tim Selman Halili, Veliu sa po dëgjoi emërin tim, ja
mori dekoratën nga dora e përfaqësuesit të Kuvëndit popullor duke i thënë se këtë
dekoratë ka qejf tja vërë vetë në gjoks të Selmanit. Sa po erdha afër tij ai foli se sot
po dekorohet korieri trim i partizanëve. Ai tha se është dëshmimtar i shumë
sakrificave të Selmanit për të plotësuar detyrën e tij si korier. Me dorën time po i
vë në gjoks dekoratën e trimërisë. I uroj Selmanit trimëri dhe vullnet në mësime,
mandej në gjoks më vari dekoratën.
Që nga ky moment unë vetëm me trup isha pjesëtar i ceremonisë të dekorimit
e të fshatarëve, kurse me mëndje isha në mes të shokëve duke u mburrur për
dekoratën që më dha Kuvëndi popullor.
Të nesërmem Çeçua shkoi në punë kurse unë mbeta në abjentin tim të dashur,
në mes të të dashurve të mi – gjyshit, Xhixhisë dhe motrave. Por gëzimi im nuk
zgjati shumë. Nga fundi i gushtit u nisa për të vazhduar mësimet në Gjimnaz të
Gjirokastrës. Çeçua gjat kësaj kohe vazhdoi punën në ndërtimin e fabrikës të vajit
në Ujë të Ftohët deri sa u mbarua ndërtimi i saj.
11. BRIGADJER NË MINIERAT E SERËS TË SELENICËS.
30
Kushëriri i Çeços Zeneli Ministri i gjeologjisë dhe minierave e rekomandoi
atë të punonte në minierat e Selenicës dhe me një herë emëruan brigadier në atë
minierë me një rrogë më të lartë se ajo që merrte në fabrikën e vajit. Por konditat e
punës ishin shumë më të vështira se se në fabrikën e vajit.
Çeçua ra dakord për të punuar, vetëm e vetëm që familja e tij të mos vuante
nga uria si më parë.
Mbas 7 muaj pune në minierë Çeçua u dobësua dhe u verdh nga fytyra.
Doktorët e ndaluan të punojë në minierë.
Mbasi u pushua nga puna erdhi në shtëpi.
Nënë kujdesin e Mamudies, pas disa muajsh erdhi në gjëndjen e parë
shëndetësore dhe filloi të merret me punët shtëpijake.
12. BRIGADIR I NDËRTIMIT TË LERAVE NË KARABURUM
Për fatin e tij në atë kohë Ministria e Bujqësisë, në fillim të vitin 1949, filloi
ndërtimin në Karaburun të lerave të ujit për bagëtinë nënë udhëheqjen e inxhinjerit
të pyjeve Ilia Mitrushit.
Çeçon e emëruan brigadier të ndërtimit të lerave dhe ai filloi punën të cilën e
mbaroi në afatin e caktuar me cilësi të lartë. Me një fjalë e kreu detyrën e ngarkuar
me sukses.
E them me sukses, sepse në vitin 1957 u njoha me Ilia Mitrushin i cili e
cilësoi Çeçon si brigadier me llogjikë inxhinjeri. Organizator dhe largpamës të
mrekullueshëm. Pa llogjiken dhe vetit organizative të babait tënd përfundoi Ilia
Mitushi ne nuk do ta kishim mbaruar atë ndërtim aq të veshtirë në afatin e caktur
dhe me cilësi të mirë.
Mbas mbarimit të punëve në Karaburun në fillim të vitit 1951 Çeçua
përfundimisht u kthye në shtëpi dhe filloi të merret me punët e shtëpisë. Por për
fat të keq nga dita në ditë e ndiente veten të lodhur dhe pa fuqi. Sëmundja e pa
dukshme lëshoi metastazat në trupin e tij dhe dhëmbjet që ndiente çdo ditë po
bëheshin të pa durushme.
31
Ra në dyshek dhe nuk u ngrit më. Siç më tregoi në një bisedë Naileja
kuptohej që ishte i gjallë kur bërtiste nga dhëmbiet, aq fort sa dëgjohej në gjithë
fshatin.
Nga thënja e Nailesë, mua mu kujtua Hajriu(Tefa)djali i babë hoxhes ( Mete
Tefes) që vdiq nga ajo sëmundje. Bërtitjet e tij që i dëgjoja kur kaloja afër shtëpisë
të tyre dhe më ngjethej mishtë. Dhe sot e kësaj dite më tingëllojnë në vesh bërtitjet
e tij.
Prandaj dhëmbiet e Çeços i parafytyrova dhe në shpirt ndjeva një keq ardhie
për ato kohë kur nuk kishte hilaçe për ti larguar dhëmbiet e tmershme të kancerit.
13. ÇALASHI
Në këto shkrime po kujtoj një ngjarje që ndodhi ne vitin 1950 me motërën
time të dashur Nailenë. Viti 1950 ekonomikisht ishte viti më i vështirë për çdo
shqiptar. Bujqësia ishte dëmtuar nga lufta dhe prodhimtaria e arave kishte rënë,
ndihma nga BRSS nuk ishte e mjaftueme, prandaj kudo ndihej një uri e
përgjithëshme. Populli luftone kundra urisë me metoda të ndryshme.
Unë në atë vit studjoja në teknikumin bujqësor të Tiranës dhe më kujtohet si
sot uria e përditëshme, kur për ta shuar një çikë urinë, në orët e pushimit shkoja në
fermën e Kamzës për te kërkuar në arat mbledhura të misërit ndo një korçan misri
të cilin e zieja dhe e haja. Këto kërkime i vazhoja deri sa kalbej misri i lënë
rastësisht në arë.
Fshatarët për të blerë misër ose grure, që të shuanin urinë e fëmijve, filluan t’a
seleksiononin bagëtinë e imtë – “shterpë, të plakur dhe me të meta trupore”, ti
dërgonin në kasapanë për t’i shitur. Dukati fshati më i pasur me dhi, po thuaj se
çdo ditë tufa dhish dhe kecër të dobët i dërgonin në Vlorë.
Në një ditë korriku të vitit 1950 erdhi Elibaja nga Vlora, në derë babe, të
shikonte motrëm 6 mujore Mjaftimen dhe ti binte Mamudies nja dy kile peshq që i
zinte Ejeti me grep në molo. Mandej do të shkonte në Virua tek xha Shemja për ti
thënë një lajm të mirë.
32
Kur Elibaja do nisej për në Virua Naileja 5 vjeçare j’u lut asaj ta mirte dhe atë
me vete, dhe të dya u nisën për në Virua. Xha Shemen nuk e gjetën në konak dhe u
kthyen për në shtëpi.
Sa po fillon rruga e Radhimës në Virua, në një xinë Naileja dalloi një kec të
vogël si një mace, të mbetur nga tufa e dhive Dukatase, i cili çalonte në kemben e
mbrapëme, dhe i erdhi Nailesë në duar. Naileja e përqafoi dhe u gëzua tepër për
fatin që keci erdhi vetë në dorë të saj, prandaj ju lut Elibasë t’a mernin kecin në
shtëpi. Elibaja e vrejti kecin dhe i tha Nailesë, nuk ka kuptim ta marrim me vete
këtë kec, ai mbas 2-3 javësh do ngordhë.
Naileja filloi të qajë dhe duke i premtuar Elibasë se ajo do ta ushqejë mire, do
ta shëndoshë, dhe mot do e bëj kurban për vëllan që do vijë për pushime nga
Tirana. Elibasë i erdhi mirë dëshira e Nailesë dhe mori kecin në duar për ta çuar në
shtëpi.
Naileja e mbajti premtimin e dhënë. Sa po e prunë në shtëpi, ja mbushi kecit
kupen e vogël me ujë dhe ja vuri përpara i cili piu sa u ngop. Pas ujit i vuri një enë
me bukë misëri të thërmuar që i hëngër me dëshirë të madhe. Mbas këtij shërbimi
keci vajti te këmbët e Nailes, sikur donte ta falënderonte për mirësinë që ajo i bëri.
Naileja e mori kecin në prehër, duke e përkëledhur si mace dhe tha se emërin
do tja vërë Çalash.
Të gjithë të pranishmit qeshën me emërin që ajo zgjodhi, por për çudi të gjithë
shikuan Nailen me admirim, për zëmër gjerësin e saj, që do ti bëjë të mirë çdo
gjëje të gjallë në botë.
Të nesërmen Naileja e nxori Çalashin në majë të Çukës për ta kullotur, duke i
mbledhr gjethet e njoma të përrallit që ti hante nga duart e Nailesë. Mbasi u ngop
Çalashi të dy “çalashet”1 u kthyen në shtëpi të kenaqur nga njëri tjeteri.
Mbas dy-tre muajsh Çalashi e mori veten. Filloi jo vetëm të shëndoshet por
dhe të lozë me pjesëtarët e familjes. Reagonte kur i flisnin Çalash dhe shkonte tek
çdo njëri që ta perkedhelnin dhe të loznin me të, por gjithë mon i qëndronte besnik
thirjes të Nailesë që sigurisht e dallonte shqyptimin e saj të ndryshëm nga të tjerët.
33
Foto 1. Çalashi mbas tre mujsh nënë kujdesin e Nailes u shëndosh. Tani është
duke pushuar në havlli mbas shtëpisë
Tek Naileja ai shkonte dhe pa i folur, bënte çmos që Nailenë t’a binte në qejf
dhe të loste me të. Nailenë ai e kosideronte si nënën etij, i futej në gji kur ajo flinte
i ulej në prehër kur ajo rrinte dhe si nje qën e lëpinte fytyrën e saj. Dashurija e tij
për Nailenë ishte si dashuria e fëmijës për nënën e vetëme.
Që të mos bredhërinte natën nëpër dhoma i shtruan nën argali një prokof të
vjetër dhe e detyruan të fline në vëndin e caktuar.
Çdo ditë keci priste në mëngjes sa të ngrihehin fëmijët të cilët e ushqenin dhe
loznin me të. Kështu kalonin ditë dhe muaj. Keci nga muaji më muaj rritej,
shëndoshej dhe zbukurohej, filluan ti dalin brirët dhe ti shkëlqente gjithë leshi i tij
me ngjyrë kafe të errët.
Keci filoi të shëndoshej, sidomos gjat dimërit kur fëmijët shkonin në baça për
të mbledhur ullij. Keci shkonte me dëshirë të madhe mbas tyre, sepse në ullishte ai
hante jo vetën lastarë të ndryshëm, por u mësua të hante dhe kokra ulliri të
vyshkura. Keci shumë shpejt u kthye në një kec manar.
Kështu vazdoi jeta e tij deri në fillim të qershorit të vitit 1951, kur unë
mbarova vitin e tretë të teknikumit dhe erdha në shtëpi për pushime.
Të gjithë pjesëtarët e shtëpisë, bashkë me Mamudien që mbante për dore
Mjaftimen e vogël - një vjeçe e gjysmë, më pritën te porta e havllisë. Filluan të më
puthim dhe të më perqafonin. Më flisnin fjalët më të mira që u a thoshte zëmëra.
34
Naileja mu drejtua mua dhe më tha: Vëlla unë të kam ushqyer një kec që ta
bëjmë kurban për ty. Nesër do ta therë Çeçua dhe do hash mish sa të ngopesh.
Sa po u futëm në dhomen e zjarrit u njoha me kecin i cili më shikoi mua si i
frikësuar. Mandej shkoi te këmbet e Nailesë.
Të nesërmen kur u ngëritëm nga gjumi, hëngërëm mengjezin dhe duallëm të
shikonim kecin. Për çudi ai nuk ishte në vëndin e tij të zakonshëm. Fillum ta
thërisnim me emërin Çalash, por nuk bënte as një shënjë gjallërie. Më në fund dolli
Naileja dhe e thiri, dhe ai me një herë e la hien e shegës që rritej te muri havllisë
dhe erdhi në duar të Nailesë. Të gjithë u habitën për ketë ngjarje të çuditëshme.
Naileja e zuri kecin dhe ja dha Çeços në duar.
Çeçua e mori kecin nën sqetull dhe u drejtua tek arra ku në degat e saj ishin
varur dy çengela për ta mbajtur varur bagëtin kur e rjepin.
Në këtë kohë Naleja u fut në dhomë dhe filloi të qajë me dënesë për therjen e
shokut të saj të dashur. Të gjithë mundoheshin ta qetësonin por pa rezultat, vetëm
kur i derdhi të gjithë lotët pushoi vetë.
Çeçua mbasi i bëri të gjitha ceremonit e therjes e vari kecin në çengela dhe
filloi ta rjepë. Mbas rjepjes i çau barkun dhe këputi shprekëtën gjysmën e të silës
ma dha mua ta haja të ngrohet, gjysmën tjetër e hengeri vetë. Mandej kërkoi një
kupë për të hedhur mëlçinë, mushkrin dhe gjysmën e dhjаmit të plendësit per të na
bërë Mamudieja arapash për drekë.
I mblodhi zorrët e holla e zbrazi stomakun nga ç’kishte brënda dhe u a dha
motrave që ti lanin dhe të na bënin për darkë paçe. Kecin e rjepur e mbështolli në
një çarçaf të bardhë dhe e vari në shtëpin e zjarrit në një nga trarët e shtëpisë.
Mbas ndo një gjysmë ore dreka ishte gati. Të gjithë hëngërëm me githë qejf
arapash të gatuar me të brëndëshmet e kecit deri sa u ngopëm. Në darkë hengërëm
paçe të shijshme të gatuar nga duart e shënjta të Mamudies, dhe deri von vazhduan
bisedimet e përzëmërta për njëri tjetërin të shoqëruara me shakat e një pas njëshme
të Çeços, që e bënë atë mbrëmje të pa harruar.
Të nesërmen Mamudieja preu kofshet e kecit dhe filloi të na bente një drekë
të shijsme – mish me zarzavate. Kur u mblodhëm për drekë Naileja nuk j’u qas
35
gjellës – tha se nuk i bën mirë mishi i kecit, të gjithë e kuptuan shkakun dhe po
shikonim si do veprojë Mamudieja. Ajo pa bërë fjale u ngrit nga sofra, mori një
pjatë, hodhi mjaft ullij të krypur dhe një çikë djahë dhe ja vuri përpara Nailes.
Ndësa ne kënaqeshim me mish, Naileja hante bukë me ullij dhe djathë.
E njëta gjë u përsërit deri sa mbaroi i gjithë mishi i kecit.
Unë për vete u kënaqa me mish keci që kisha kohë që nuk kisha ngrënë kaq
mish të shishëm të gatuar nga Xhixhija, dhe shpirtërisht e falënderoja Nailenë për
sakrificen e madhe që bëri për mua.
Nailenë e vura re që kur shkonte afër arrës dhe shikonte lëkurën e Çalashit të
ndërë për tu tharë hiqte në zëmër, këtë unë ja tregova Çeços i cili e shpuri lëkurën
në Vlorë dhe e shiti. Si peshqesh për Nailenë bleu për të biskota.
Mbas disa muajsh Çeçua e ndjeu veten keq nga një sëmundje e rëndë dhe po
thuaj afro një vit vuajti nga këjo sëmundie. Në dhjetor të vitit 1951 në kohën e
pushimeve erdha në shtëpi dhe e gjeta Çeçon të shtrirë në dyshek te dritaja e
djathtë e odës, të dobet që mezi fliste. Por pjesëtarët e familjes ishin gjithëmon afër
tij dhe sidomos Mamudieja, ishte te koka e tij, dhe çdo kërkesë ja plotësonte në
moment. U dëshpërova shumë kur pashë Çeçon në të tillë gjëndie, dhe nuk dija dhe
s’kisha asnjë mundësi t’a ndimoja. Xhixhisë i thashë se do rri t’i ndimoj asaj sa të
jetë Ceçua gjallë.
Por ajo më shikoi me dhëmbshuri dhe më këshilloi se ajo sot për sot ka
ndihmën e vajzave, prandaj më urdhëroi të vazhdoj mësimet që të plotësoj
dëshirën e Çeços të bëhesh inxhinjer.
Mbas tre ditësh ika për të vazhdur mësimet. Në datën 9 shkurt të vitit 1952
më lajmëruan që Ceçua vdiq nga kanceri. Kështu që gëzimi i vitit 1950 ishte
gëzimi i fundit në familjen time në prezance të Çeços tim të pa zëvëndësuar nga as
një njeri në zëmërën time.
*1 Me dhëmbie në zëmër e lexova tregimin e Nailesë të shruar në libërin
“Nëna te deti” ku ka përshkrkur shkakun e çalimit të saj.
Besoj se ai tregim do bëhet abetare për prinderit e sotëm dhe të ardhëshëm të
krahines tonë, që për çdo të metë të fëmijës kur lind të konsultohen me doktorin,
36
me qëllim që as një fëmijë të mos ketë fatkeqësinë e Nailesë të çalojë dhe të durojë
dhimbje të tmershme për gjithë jetën. Vetën e vetëm nga suposzimi i prindërve që
vajza lindi e çalë.
14. PRERJA E LISIT NË HAVLLI
Mbasi e mbaruam së ngrëni mishin e kecit në një nga ditët e pushimit , në një
mëngjes të freskët Çeçua më ftoi të shetisnim bashkë.
Sa po dolëm nga dera më futi dorën për krahu dhe më drejtoi nga furra e
bukës. Atje qëndruam dhe filloi të më tregonte planet e tij për ta prurë havllinë në
rregull.
Ja e shikon atë vëndin bosh afër vrimeve të bucelave, më tha ai duke më
treguar me gjisht vendin bosh - do ishte mire të mbillnin një hardhi rrushi e cila do
ti zbukurojë shrallët kurse këtu te furra do bëhet një tëndë e gjelbër prej hardhie ku
mund të pushosh gjatë vapës. Mandej u drejtua nga Arra dhe më tha: e shikon, që
ajo është plakur. Duhet zëvëndësuar me një arrë të re.
Mandej u drejtua nga baça e fikut dhe tha: Me qënë që Leua (ushtari Italian që
jetoi tek ne që nga qershori i vitit 1943 dhe deri sa u çlirua shqipëria, për tu
mbrojtur nga gjermanët të cilët sap o i kapnin ish ushtarët italianë i pushkatonin me
një here), e ndërtoi murin e baçës dhe dheu nuk rrukuliset më në baçën e nënë
Alidies, është mire që në atë vend të mbjellim dy fiq çapelle. Mandej e ktteu kokën
nga maja e çukës.
Ja e shikon atje ku janë përrallet, është mire ti shkulim dhe ti zëvendësojmë
ata me ullinj.
Mandej, ashtu si ishim për krahu u drejtuam tek muri që ndan havllinë tone
me havllin e Mjaltave, dhe më tha se këtu është mire të mbjellim një portokalle dhe
një limon.
Kur u afruam tek muri ma hoqi dorën nga krahu dhe vetë u kumbis (mbeshtet)
për muri duke më shikuar mua me një dashuri të rrallë, sikur ishte hera dhe e
fundit që më shihte.
37
Mbasi u mendua pak u drejtua nga unë dhe më tha – do ishte mire sikur ta
presnin lisin që është afër teje dhe ta bëjmë dru zjarri për dimër. Sot unë e ndiej
veten si pa fuqi, por po të më ndimosh ti, do ta fillojmë ta presim qysh sot.
Pa u menduar, unë rashë dakort dhe i kërkova spatën.
Në fytyrën e tij sikur shkëlqeu nga gëzimi, menjë here shkoi në katua dhe më
pruri spatën.
Unë e mora spatën në dorë dhe provova me gisht mprefësin e saj, ajo ishte e
mprehët që mund të rruheshe. Në përgjithësi Çeçua i mbante vegëlat e punës
gjithmon në rregull, të mprehta dhe me bishtra të rehatëshëm për punë.
Vajta afër lisit dhe po mendoja nga t’ja ta filloja punës. Çeçua i kumbisur për
muri më shikonte me vëmëndje, dhe nuk më dha as një këshillë.
Unë kur ju afrova lisit në momet m’u kujtua si i prisnin trungjet specialistët
që punonin në ndërtimin e hekurudhës.
Dhe me një herë e fillova nga prerja harkut të drejtimitt të rrëzimit, mandej i
dola lisit nga mbrapa dhe fillova t’a pres trungun deri sa të rrëzohet.
Me gjithë që lisi nuk ishte shumë i trashë nja 50 ose 60 cm , por, me që druri
ishte shumë i forte unë u lodha pa masë. Kanatjerja u lag nga djersa sa mund t’a
shtrydhje, duart e pa mësuara me sopatë mu mbushën me flucka dhe filluan të më
dhëmbin.
Çeçua e kuptoi gjëndjen time dhe më këshilloi të çlodhem.
Ndërsa unë në momentin e këshillës mendova për veten time se po të çlodhem
nuk do jem në gjëndje ta filloj punën për së dyti. Prandaj vazhdova t’a pres lisin
deri sa të rrëzohet.
Nuk e di sa vazhdoi prerja, por lisi u rrëzua në drejtimin e arrës pa bërë as një
dëm.
Çeçua që akoma ishte i kumbisur, në syt e tij dukej një kënaqësi. Sa po u
rrëzua lisi erdhi tek unë, më përqafoi dhe më puthi, mandej tha se sot ai është më
lumturi në botë, sepse u bind që Selmani im nuk është vetëm i mënçëm por dhe
punëtor i shkëlqyer, i cili po e filloi punën do ta vazhdojë deri sa ta mbarojë.
38
Mua më erdhi shumë mire nga fjalët e tij dhe i thashë që çdo pushim do e
kaloj në shtëpi dhe do ta ndimoj atë në zbatimin e të gjitha planeve që më tregoi.
Por si thonë , ne bëjmë plane duke harruar që jemi në duart e Zotit.
Kur u ktheva në shtëpi nga mërgimi mbas 30 vjetësh i pashë që shumë
ëndërra të Çeços ishin realizuar nga dhëndëri i tij Agim Novruzi, rahmet paste, dhe
ndjeva një gëzim të rrallë.
Nga ndërtimet dhe rregullat që pashë në shtëpi Agimi u fut në shpirti tim si
vëlla dhe i tillë do të mbetet sa të jem i gjallë.
RINDËRTIMI I KASOLLES TË VJETËR.
Para luftës, nuk më kujtohet se kur, Çeçua në rrethin e mullirit kish ndërtuar
një kasolle të madhe afër fikut të bardhë për të mbrojtur bereqetin dhe vehten nga
shiu. Gjat luftës, nga erërat e forta dhe pa kujdesia për kasollen, ajo po shkonte
drejt shkatërrimit. Me që Çeçua shte ishte i zënë, nuk më kujtohet me çfarë pune,
unë shkoja çdo ditë në rreth të mullirit dhe mendoja si t’a rindërtoja kasollen.
Mbasi e bëra planin e ndërtimit, në fillim preva në Nisi numurin e nevojshem të
shufrave ; në fëngje korra sasin e duhur të fierit dhe një shumicë të madhe fije
gjeshtre.
Mbas një jave kasollen e mbulova.
Kur erdha në shtëpi u mburra para Babë Lames për punën e bërë.
Ai nuk u besoi fjalëve të mia dhe tha që nesër do shkojmë bashkë në rreth të
mullirit të shikojë punën tënde.
Të nesërmen që në mëngjes, gjyshi hipur në gomar kurse unë në këmbë u nisëm
për në rreth të mullirit.
Sapo u kthyem nga xhadeja për në arë nga llogoraja u dëgjuam bubullimat e
para.
Sa po e shkarkum gomarin dhe i hoqëm samarin filloi të binte një shi shëndreu
(dhjetori) ifortë që zgjati disa orë.
Të dy, u futëm në kasolle dhe pritëm sa të mbaronte shiu.
39
Mbasi mbaroi shiu Gjyshi e shikoi kasollen e cila nuk pikoi në asnjë vend u
kthye nga unë dhe më tha: t’u lumshin duart shpirti i Babës. Punën e ke bërë të
cilësisë të lartë. Ke punuar me cilësi të lartë si Halili.
Kjo ishte mburrja më e lartë që bënte Babë Lanja kur krahasonte cilësinë e
punës të të tjerëvet me punën e Halilit.
15. ÇEÇOS NUK I SHKOI FATI DHE NË RINI
Në Moskë në vitin 1980, m’u kujtua një rast që më dëshpëroi.
Kur isha në klasën e tretë Z. Gaspër i ftoi nxënësit e klasës së tretë të sajojnë
çdo njëri problem matematik. Siç e përmënda dhe më lart, kur unë i shtrova
problemin e sajur nga Çeçua, mësuesi me një herë më pyeti. Vetë e sajove këtë
problemë?
Jo! ju pëgjegja e ka pas sajuar Çeçua.
Bravo i qoftë! Tha Z. Gasper.
Mësuesit më të mirë të vëndit sjanë në gjëndje të sajojnë të tilla probleme
matematike si e ka sajuar Çeçua i yt.
Fjalët e Z. Gasperit mu kujtuan në Moskë në vitin 1980, kur mora pjesë në
ronferencë mbi përdorimin e metodave të optimizimit të drejtuar nga lauranti i
çmimit Nobel L.V. Kantaroviçi.
Për herë të parë u njoha me Leonid Vitaljeviçin dhe kur e pashë atë, mu duk si
kur pashë Çeçon të gjallë. Nga fytyra, nga trupi, nga duart ngjante kopje e Çeços,
dhe brrylet mu duk se i kishte si të Çeços.
Jo vetëm nga ngjashmëria e tyre trupore m’u kujtua atë ditë Çeçoa, por m’u
kujtua thënia e Z. Gasper për aftësinë e Çeços në matematikë.
Në atë çast unë mendova se njerëzit që ngjajnë nga pamja e jashtëme me
njëri tjetërin mundet dhe talentet e tyre t’i kene te njejta
Prandaj më erdhi shumë keq për Çeçon, që nuk pat fatin të sdudjonte. Pa
tjetër do ish bërë matematiku i njohur në botë.
40
16. PËRFUNDIMI I TREGIMEVE
Përfundimin e tregimeve po e mbyll me vjershën e Naile Lameborshit –«Babai
im», nga libëri «Të lindësh te baba, të vdesësh te burri», e cila me dahuri të
rrallë dhe me respekt të lartë e ligjëron jetën e shkurtër të babait tonë.
BABAI IM
BABA IM I MIRË
ISHE HALLEXHI,
GJYSHI NË QOSHE
DHE NËNTË FËMIJË
EDHE JU TË DY.
BABA IM I MIRË
KISHE TRIMËRI
DOLE PARTIZAN
LUFTOVE PËR LIRI.
BABA IM I MIRË
O MËNDJE ME VLERË
NË LERAT E SHTETIT
ISHE BRIGADIER.
BABA IM I MIRË
ME SHUMË ZGJUARSI
FËMIJËT NË SHKOLLË MËSONIM
PO ASHTU SI DESHE TI.
BABA IM I MIRË
NE, SENEJA E DYTË
SHUMË U NGATËRUAM
SE FILL NUK LËSHUAM
MË DAJOR NGJASUAM.
BABA IM I MIRË
PO TË ISHE TI
41
S’DO KISHE LEJUAR
AS NJË STRES SI KY.
BABAI IM I MIRË
VDIQE SHUM I RI
VJEÇ, DYZET E PESË
DHE JETIME LE
DHE, NË TRI SENE.
TË KEQEN O ÇEÇO
MORE ÇEÇO XHANI
NUK TË HARROJ KURRË
VIJ TE TI, TE VARRI.
MË MIRË QË S`RROVE
QË S`PE ELIBANË
EDHE ADIXHENË
DHE MË PAS SELMANË
U HELMUAN RËNDË
SE HUMBËN EVLANË.
BABA IM I MIRË
ISHE SHAKAXHI
ISHE SHUMË I DASHUR
DHE MUHABETÇI.
BABAI IM I MIRË
S`RROVE DHE NJË ÇIKË
TË SHIKOJE DJALIN,
ËSHTË AKADEMIK.
IKËT QË TË DY
TI EDHE sELMANI
TI I VARROSUR,
SELMANI NË ARRATI
42
DHE TË GJITHA HALLET
I LATË MBI MUA,
BËHEM SI E ÇMËNDUR,
TË DYVE U DUA.
DY HERË TË VARROSËM
ËSHTË E VËRTETË
SE DO VINTE mAMUA
QË TË FLËSH I QETË.
BABAI IM I MIRE
TI NUK E DI
DERA ËSHTË MBYLLUR
SE NUK KA NJERI
SELMANI NË MOSKË
TI NË VARR TË ZI.
BABA IM I MIRE,
MOS U BËN MERAK
LAJME MË TË MIRA
DO TI DËRGOJ PRAPË.