kultivimi i mollës në formën perit të drejtë

4
Kultivimi i mollës në formën perit të drejtë Arritja e ekonomisë së tregut me vete ka sjell shumë ndryshime. Njëra ndër ta ishte edhe intensifikimi i prodhimtarisë bujqësore, e cila ka ecuri kah efikasiteti më i lartë i prodhimit dhe konkurenca e prodhimeve tona në treg. Në pemtari ky intensifikim ka treguar kalimin prej formave të larta të pemve në ato të ulëta, me qëllim qe në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet sipërfaqja e kultivimit. Kultivimi i llojeve të ulëta me vete bartë shumë përparësi, lehtëson punën, ndërsa kualiteti i pemëve dukshëm përparon. Te mollët, përfaqësues tipik janë vogëlushja (molla shkurtabiqe) formë të perit të drejtë, perit super të drejtë, solaks etj. Më me përspektivë dhe më të përshtatshëm për shrytëzim është ai i formës se perit të drejtë. Kjo është formë e kultivimit e cila është e paraparë për prodhim me shumicë por edhe për kopësht. Masa më e madhe e mbjelljes së sotme në të vërtetë është në ketë formë. Shfrytëzohet, para së gjithash, tek mollët dhe dardhat, është e mundur të shfrytëzohet edhe të llojet tjera të pemëve (qershia, kumbulla, pjeshka, ribizlet e të ngjashme.) Mollët e kësaj forme i kultivojmë gjer

Upload: feritfazliu

Post on 05-Dec-2015

49 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

ff

TRANSCRIPT

Page 1: Kultivimi i Mollës Në Formën Perit Të Drejtë

Kultivimi i mollës në formën perit të drejtë

Arritja e ekonomisë së tregut me vete ka sjell shumë ndryshime. Njëra ndër ta

ishte edhe intensifikimi i prodhimtarisë bujqësore, e cila ka ecuri kah efikasiteti

më i lartë i prodhimit dhe konkurenca e prodhimeve tona në treg.

Në pemtari ky intensifikim ka treguar kalimin prej formave të larta të pemve në ato të

ulëta, me qëllim qe në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet sipërfaqja e kultivimit.

Kultivimi i llojeve të ulëta me vete bartë shumë përparësi, lehtëson punën, ndërsa

kualiteti i pemëve dukshëm përparon. Te mollët, përfaqësues tipik janë vogëlushja

(molla shkurtabiqe) formë të perit të drejtë, perit super të drejtë, solaks etj. Më me

përspektivë dhe më të përshtatshëm për shrytëzim është ai i formës se perit të drejtë.

Kjo është formë e kultivimit e cila është e paraparë për prodhim me shumicë por edhe

për kopësht. Masa më e madhe e mbjelljes së sotme në të vërtetë është në ketë formë.

Shfrytëzohet, para së gjithash, tek mollët dhe dardhat, është e mundur të shfrytëzohet

edhe të llojet tjera të pemëve (qershia, kumbulla, pjeshka, ribizlet e të ngjashme.) Mollët

e kësaj forme i kultivojmë gjer të lartësia maksimale 2,2–2,5 m. Kjo lartësi mundëson

kujdes dhe vjelje te thjeshtë. Minimum 80% e pemëve mund të vjelen direkt nga toka.

Mbjelljen e shpeshtë do të fitojmë me respektimin e diferencës së ngushtë, në praktikë

largësia midis trupave (drunjëve) në rresht 0,8–1,2 m; rreshtat janë larg ndërveti

varësisht prej mekanizimit që shfrytëzohet 2,5–3,5 m. Kjo mundëson mbjelljen e 3000–

3500 copë trupa për hektar. Për të qenë e mundshme kjo mbjellje e ngushtë , domosdo

Page 2: Kultivimi i Mollës Në Formën Perit Të Drejtë

duhet mbjellur kalemet të cilët janë të kultivuar në mbështetëse të dobëta, apo

maksimalisht mbështetëse të mesme. Të mollët mbështetsja standarde është M9, prej

tjerave janë ato, psh J-TE-E, F, G, H, J-OH-A, M27, MM106. Të mbështetëset me të

dobëta dhe sistemeve të rrënjve të cëkta (rreth 30–40 cm të thella) është e

domosdoshsme të sigurohen konstrukcione mbrojtëse dhe vendosja e sistemit të ujitjes.

Konstrukcioni standard është nga druri i bagremit dhe shtyllave të betonit, përmbi të cilët

janë të terhequra 3 radhë të telave të çelikët, dhe atë në lartësi prej 60, 120 e 180 cm.

Konstrukcioni i këtillë shërbën si mbrojtëse për drunjë kundër rënjes, por poashtu

shfrytëzohet për lidhjen e dërgëve me trupin. Kryesisht shfrytëzohet lagështimi me

kokërra, që ështe¨shumë efektiv, dhe shkon direkt gjer në rrënjë, dhe me ndihmën e këtij

sistemi mund te aplikohet edhe plehu shtesë. Përparësitë kryesore të penit, mund t’i

theksojmë në disa qëndrime:

»Kujdesi i thjeshtë – prerja minimale, për ndryshim nga format klasike, mbledhja e

frutave direkt nga toka, pra mbrojtje e thjeshtë dhe kryesisht shumë efikase,

»Prodhimi i mirë – të kjo formë, pa problem mund të arrihet prodhim 40–50 t/ha, te disa

sorte dhe më shumë,

»Kualiteti i lartë i pemëve – duke iu falënderuar kushteve ideale të ndriçimit, që këtë

formë e arsyetojnë, fruta janë të ngjyrërave të ndryshme, të pjekura njësoj, sjellja e

materies eshtë shumë e mirë,

»Hyrja e shpejtë në fazën e prodhimit – mbështetëset e dobëta dhe mënyra e formimit

janë shkas për hyrjet ë shpejtë në fazën kur druri është i aftë të prodhoi. Druri – pema,

frutat e para shpesh i jep gjatë vitit të parë vijues. Maksimalisht prodhojnë prej vitit 3–4 –

tin.

»Efikasiteti i lartë i mjeteve financiare.

Si material për mbjellje e shfrytëzojmë drurin-pemën e rritur një apo më shumë vite.

Mund ta ketë formën me maje ose të ashtuquajtur rritje e përkohshme. I mbjellin në

mënyrën klasike, e rëndësishme është thellësia mbjelljës. Vendi i kalemimit pas

mbjelljes duhet të jetë minimum 10 cm mbi tokë. Me këtë do të ruhet veprimi i lirë e

mbështetës dhe me ketë nuk rrezikojmë që bimet e pakalemuar të lëshojnë rrënjë përtej

mbështetëses.

Me rastin e prerjes dhe formimit duhet të kemi kujdes mbi formën përfundimtare të trupit-

pemës, i cili pas formësimit të mirë dhe kujdesit, do arrijë shfrytëzimin maksimal të

parimeve fiziologjike për rritje dhe dhënien e frutave, të cilët janë kyç te kjo formë.

Page 3: Kultivimi i Mollës Në Formën Perit Të Drejtë

Qëllimi është që të kultivojmë 2–2,5 m më lartë sesa trupi në të cilin janë pak a shumë

në spiralën e drejtë të vendosura deget e skeletit. Në to ekzstojnë degë të shkurtra apo

te gjata të cilat prodhojnë fruta. Në asnjë rast nuk guxojmë të lejojmë mbirritjen e degëve

të skeletit. Në qoftë se rritën më të mëdha se sa duhet do të rrezikojnë drejtpeshimin e

pemës, forma themelore e pemës do të shkatërrohej, çka do te thotë ndërrimin e vendit

të fuqisë dhe materieve ushqyese në drejtim të kundërt. Druri gjatë tërë jetës do të ruaj

formën piramidale, e cila formë do të mundësoje shfrytëzimin e dritës së diellit, shkruan

Botanix.

Prerja themelore shikohet në prerjen e trupit të mesëm rreth 80–90 cm mbi tokë. Në

qoftë se pjesa e kalemuar do të zhvillohej shumë, nuk e prejmë as nuk e shkurtojmë,

trupin e prejmë nja 30–40 cm mbi degën e fundit, varësisht nga kondicioni dhe forca e

trupit. Në periudhën më të afërt vegjetative trupi vet do të përpunohet në 30 cm e sipërm

me degë të reja të cilat i krasitim në periudhën e dimrit dhe atë ngjashëm sikurse vitin

paraprak. Trupin e prejmë 30–40 cm përmbi përkufizimin më të lartë, degët nuk i

shkurtojmë. Degët e dëmtuara dhe ato të tepërta i largojmë krejt, duke i prerë. Kështu

veprojmë çdo vit, deri sa nuk e arrijmë lartësinë përundimtare. Kur trupi të rritet e prejmë

vetëm ne atë mënyrë që i largojmë degët e tepërta, trupin e shkurtojmë gjer tek dega e

fundit, i largojmë deget e sëmura dhe të dëmtuara dhe ato që kanë dalur nga

mbeshtetësja. Është me rëndësi të mos i shkurtojmë degët. Ky do të shkaktonte efekt të

pavolitshëm – degët do forconin dhe merrnin materiet ushqyese te frutave.

Kujdesi tjetër është i njëjtë sikurse te kultivimi i bimëve tjera. I rëndësishëm është

plehërimi, ujitja, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, për fitimin e pemëve kualitative,

është e rëndësishme edhe zgjedhja e frutave. Sa i përket përfaqësimit te sortës – mund

të përdroni të gjitha sortet, por nevojitet të respektoni kerkesat specifike të disa sorteve.

Për shëmbull, pas mbjelljes, është e nevojshme t’u ndërhyni sorteve individualisht të

cilat prodhojnë në trupin tjetër (Rubin, Rubinola, Bohemija Gold e të ngjashme). Këto

sorte formojnë kroshnje të gjërë dhe tentojnë të kurthojnë degët. Prandaj ështe¨e

nevojshme që të aplikojmë krasitjen e hershme në verë si dhe operimet tjera të cilat

çojnë kah rritja e ngadalsuar dhe përmirësimi i prodhimit.