kuq e zi 2014 viti xxi nr. 94 r e v i s t e k u l t u r o ... · sot, ne boten tone te frikeshme,...

42
Kuq e zi – 2014 – viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O R E E U R O – S H Q I P T A R E

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

7 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Kuq e zi – 2014 – viti XXI Nr. 94

R E V I S T E K U L T U R O R E E U R O – S H Q I P T A R E

Page 2: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Shqiptarve s’kanë ç’u duhën ideologjitë e hueja duke pasë një te vetmën të tynën, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar. THEMELUE NE BRUKSEL ME TETOR 1993 E DREJTUE NGA LEK PERVIZI BASHKEPUNTORE Myrteza Bajraktari, Robert Elsie, H.-J. Lanksch, Mergim Korça, Thanas Gjika, Frtiz Radovani, Daniel Gazulli, Paul Tedeschini, Tomorr Aliko, Eugjen Merlika Piro M. Tase, Arben Sebastej, Mark Bregu, Gjovalin Kola, Kastriot Marku, Visar Zhiti, Peter Tase, Lahutari Shqiptar, Shqiponja Duro, Jusuf Zenunaj ================= PAJTIMI VJETOR Belgjikë...............................40 Euro Europë............................... 50 “ Amerikë, Australi.................60 “ Shqipni, Kosovë...................20 “ ================== PAGESAT Me llogari Bankare ose Postë të thjeshtë Llogari Bankare Nr. 001-2138758-81 BNP PARIBAS FORTIS BELGIQUE Adresa : Revista Kuq e Zi Rue de la Victoire, 18 1060 Bruxelles Belgique E-mail : [email protected]

P E R M B A J T J E

* Editorial 94 Lek Pervizi ............................................................................3 * Për vitin e ri 2015 Sami Repishti...........................................................................4 * 74 vjet më parë ndërroi jetë Atë Gjergj Fishta Frank Shkreli ……………………… …………….....8 * Oso Kuka trimeria që sfidoi lëgjendat Koolec Traboini………………………………………9 * Burgu i Vinçenz Prenushit Fritz Radovani…………………………… ………12 *Në Paris u vra liria e shtypit Frank Shkreli ....................................................................13 * Atë Giovanni Fausti Mërgim Korça....................................................................... 16 * Ligji i vërtetë apo mashtrimi i radhës ? Eugjen Merlikai……………………………………...19 * Im Atë Gjeneral Pervizi Lek Pervizi..........................................................................21 * Dosjet nuk janë Tabu Fritz Kaoovanii…………………………… ………26 *Meso shqip në daç….Davutoglu Kimete Berisha ……………………………………...27 * 50 vjet lek i ri e lek i vjetër Gjovalin Gjeloshi…………………………………….27 *Lotët e shpirtit - poezi (pjesë e parë) Bajame Hoxha-……………………………………..30 * Sudimet boterore mbi Ilirët Gjon Fran Veizaj………………………………….32 * Faqe kushtue Arbëreshëve Jeta Arbëreshe …………………………………… 36 * Thanje anonime të njohura e të panjohura Redaksia…………………………………………..40

Lëxoni e perhapni

Revistën Kuq e Zi

Page 3: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

EDITORIAL 94

Kur hyn Viti i Ri gjithë bota gëzohët e shpreson se ai do të sjellë

miresi, begati dhe do të kunërzohët me suksese në çdo fushë të

jetës të njerëzve dhe shtetëve. Të ndjellësh të mirën ajo edhe

mund të realizohet. Jo vetëm ne si shqiptarë dëshirojmë që

Atdheut tone t’i vijë një e mire, që te zajë karar e ta rimarrë veten

nga trauma e madhe e diktaturës, por edhe nga traumet jo të vogla

të një demokracie të paformueme, të cilat trauma shqiptarët po i

pësojmë që prej 25 vjet. Le të themi se ky vit i ri 2015 të hapë

rrugë për një afirmim ma të forte demokracisë, ku sipas mëndimi

tone qëndron dhe në afirmimin e autoritetit të shtetit, për forcimin e

ligjëve në luftën kundër korrupsionit që ka marrë dimensione tepër

të mëdha e zhvillohet pothuejse ashiqare. Gjithashtu për zgjidhjën

e çeshtjës së amdhe të pronës dhe kompensimin e të përdjekurve

politikë. Dy plagë të randa në trupin e Shqip,nisë që kërkojnë

mjekim e shërim. Por ne do të kapërcejmë mbi çeshtjet tona

karshi ngarjës madhore që shkundi Francën e tronditi botën e

qytetnueme, sepse po ka dhe një botë tjetër qe nuk njeh qytetnim,

e mbështetun mbi parime të përçudme të një fundamentalizmi

absurd, ku liria e demokracia nuk ekzistojnë as me fjalë e letër as

me punë. Pra si thamë Franca, vendi i revolucionit qe shpalli para

historisë tre parimet themelore të lirisë, barazisë dhe vllaznimit, u

godit me pabësi prej atyne që ajo u jepte strehim, buk e gëzonin të

gjithë drejtat themelore të njeriut. Që sipas proverbit shqip

shprehët me thanjën “te han bukën e të përmbys kupën”. Atentati

mizor që kaloi në një masakër të padrecedent kundër lirisë së

shtypit dhe lirisë së mëndimit që janë në themel të demokracisë dhe

të të gjithë vendeve demokrate që përbajnë qytenimin perendimor,

atë qytetnim që i dha dritë e zhvillim botës mbarë, përveç vendëve

që mjerish mbulohën nga errësina, injoranca e prapambetja, të

cilëve u shtohët fanatizmi i pa kufi dhe fondamentalizmi i pa

përmbajtun. Siç dihet ky atetntat iu ba gazetës satirike pariziane

Charlie Hebdo, ku atentatorët masakruen ekipin e gazetarëve prej

12 vetësh, dizenjatorë të përmendun e njohun botnisht. Shkaku pse

ata kishin paraqitë disa karikatura të Muhametit. Vrasësit ishin dy

vllazën musulmanë, që kishin hy në shërbim të islamistëve

ekstremistë te Alkaedës dhe SIS, dhe ishin stervitun ushtarakisht në

Yemen. Të financuem prej atyne qendrave, ishin ngarkue për të

krye atë atentat që me të drejtë u quejtë si vrasje e lirisë. Ishte

atetntati ma i madh i ndodhun në zemër të Europës, në Paris, që

godiste barbarisht lirinë e shtypit dhe lirine e shprehjës, dy përbasit

kryesor të demokracisë. Gjithë bota e qytenueme e denoi atë akt

barbar, si akt kriminal e gjakatar, përveç vendeve islamike që e

himnizuen atë vepër mizore duke i shpallur heroi e martirë dy

vllaznit e shokun e tyne që në atë tërbim fanatizmi të pa kufi

kishin kryer një masakër të shëmtuem me 17 viktima. Krim që

mori përmasat e 11 shtatorit. Mannifestimet e mëdha që mbuluen

gjithë Parisin e gjithë Francën dhe pothuej gjithë kryeqytetet dhe

qytetet e Europës e të Amerikës, ishin një shprehje e një solidariteti

të fuqishëm. Një solidaritet me ndjenja të larta humanitare, sepse

duke denue aktin e shëmtuem të atentatit, denohëshin individët që

në emën të Zotit e të fesë tyne kryenin të tilla vepra kriminale. Vetë

feja islame, nuk duhej të aprovonte një të tillë barbarizëm që

zbatohej në emën të islamizmit. Tjetër punë me ndërhy me

marrëveshje e mirëkuptim që nuk ishte mire që figura e Profetit të

karikaturizohej me ato vizatime ne gazetën Charlie Hebdo. Me

siguri se problemi do të gjente zgjidhje, pa qenë nevoja me kalue

në një akt vrasjeje krimianle, që tronditi botën demokratike e futi

në sherr shoqninë njerëzore të dy anëve, ku pasojat mund te jenë

katastrofike. Pra

Lek Pervizi, portret nga i biri, Leonard, Pluk, 1989.

zjarri duhet shue dhe jo ,nxitun e zmadhue deri sa mos t’I bahët

ballë për ta shue. Vendet islamike duhet ta denonin aktin kriminal

qe bahej në emen të tyne. Nga ana tjetër të hapnin bisedime rreth

trajtimit të figures së Muhametit që ata mbajnë si profet. Këtë nuk

ua ndalon kush. Por një gja duhet të dihet mire, nuk mund të ketë

religjon që të predikojë vrasje e të mos respektojë besimet e tjera.

Zoti asht një për gjithë njerëzimin dhe nuk mund te jetë vetëm e një

pjese. Historia e tregon qartë. Bibla e Kurani kanë po të njejtën

përmbajtje, ku njihët vetëm një Zot. Nuk do të kishte asnjë kuptim

që çdo religjon të kishte Zotin e vet. Ne qoftë se dalin individë që

në emën të fesë e te Zotit bajnë krime, vetë ajo fé duhet t’i dënojë

e jot ë glorifikojë. Kemi dhe diçka për të shtue. Sikur

karakaturistët të kishin përdorë figurën e Krishti për një skicë

satirike, që s’ka dyshim që e kanë bërë, në mos këta të Charlie

Hebdo, të tjera gazeta dhe disegnatorë, asnjë i krishterë s’ka

reague e protestue ndonjëherë as s’do të kishte protestue, por do të

kishin qeshun. Gazeta Charlie Hebdo asht nje organ satirik-

humoristik i njohun botnisht, ku s’kanë mbetun pa u paraqitë në

karikaturë mbretën, presidentë, kyeministra, gjeneralë e perandorë,

deri dhe papë, kardinalë, pëshkopë e prifta. Po ashtu nga shoqëria

kulturore, artistike, sportive, bisnesmenë, profësorë e akademikë,

etjerë. Publiku e ka blerë vazhdimish atë gazete për t’u zbavitun.

Si gazeta Hosteni dikur, ku karikauturohëshin gjithë personazhet

“armiqsore” , Tito, De Goli, Papët, Presidentët e Amerikës me

figurën e Daj Samit, e me radhë deri dhe Hrushovi, Teng Siao

Pingu, etjerë. Gazetat humoristike e satirike ekzistojnë kudo në

botë dhe askush nuk i merr për të keq karikaturat që aty paraqitën

dhe s’asht ngritun asnjeri me protestue e jo ma me arritë me ba

krime të shëmtueme, siç ndodhi në Paris. Ajo ngjarje ishte një 11

shtator i përsëritun në një formë tjetër, që mori madhësinë e një

krimi dhe u quejt vrasje e Lirisë. Të asaj lirie që asht themeli i

popujve të qytetnuem, themeli i demokracisë dhe i shprehjës së lire

të mendimit. Themeli i të drejtave univesale të njeriut. Kjo e

gjitha.

“Mos e kërko bizhdilën në synin e

tjetrit, kur e ke traun në synin tand.” JEZUS KRISHTI

Page 4: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Per Vitin e Ri 2015 Paqe ne bote; paqe ne zemrat tona!

Sami Repishti

Ridgefield,CT. USA,- Nga Amerika e larget, urimet ma te

mira per te gjithe, vellazen e motra, me rastin e Vitit te Ri

2015. Paqe ne bote, paqe ne zemrat tona, e vullnet te mire

per mbar njerezimin.

Ne boten ku jetojme per fat te keq paqa dhe vullneti i mire

per mbar njerezimin nuk kane perparue gjate vitit te kaluem.

Konfliktet jane ashpersue kudo qe jane, dhe ne shume vende

tjera ata jane krijue nga forca te erresines. Bota e jone ashte

perseri e ndame ne dy kampe qe na kujtojne kampet ne

“luften e ftohet”, rrezik serioz per paqen qe na kerkojme.

Fondamentalizmi fetar–qe sot deshmohet kryesisht ne

boten arabe me shumice myslimane- abuzon parimet dhe

qellimit e fese islame, e cila mbeshtetet ne parimin moral te

“paqes se mbrendshme” me veteveten per çdo individ, dhe

ate te jashteme si pjesetar te nji shoqenie te gjane, te

krijueme per arritjen e vellaznimit universal. Shprehja

“umma” ne arabisht per bashkesi islame perfshine te gjithe

pjesetaret kudo qe jetojne, pa dallim.

Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane

angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne, nji

masaker e pabesueshme, e te gjithe ne emen te “islamizmit”.

Kjo vetevrasje kolektive qe ka mbrapaskena politike ka

krijue nji atmosfere anmiqsore ndaj “islamizmit” ne bote,

megjithese as parimet as praktika e paleve luftuese nuk kane

gja te perbashket me “islamizmin” qe ata pretendojne me

mbrojte-ose me “perteri”- tue reklamue “pastertine e

shekullit 7” nji aluzion i viteve te Profetit Muhamed. Asgja

nuk ashte ma larg nga e verteta se aktet kriminale te

fondamentalisteve te çmendun te cilet gjithçka mund te jene,

por jo ndjekes te besimit islam.

Ajo qe ngjet sot ne Lindjen e Aferme sidomos ashte nji

reagim i vonuem i viteve te gjata te kolonializmit europian

qe shtypi boten arabe; nji reagim kunder “modernizmit” qe

nuk pranohet nga shoqenite gjysem te zhvillueme te vendeve

islamike; dhe nji tronditje qe para-lajmeron ndryshime

rranjesore ne jeten dhe mendimin e popullsive te atyne

vendeve – nji lloj “levizje protestante” e cila nuk ka gjete

akoma Martin Luther-in e vet per percaktim dhe kodifikim,

por nji levizje megjithate qe nuk do te ndalet deri sa te gjej

pergjegjen e vet te plote. Historikisht, ky ashte nji process i

gjate dhe i pandaleshem! Le te mos harrojme luften 30-jeçare

ne Europe!

***

Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne kontinentin tone

europian. Me gjithe perparimet e medha historike qe u arriten me

formimin e NATO-s dhe krijimin e institucioneve europiane –

me sukses te padiskutueshem sidomos ne ekonomi dhe mbrojtje

te drejtave te njeriut – kohet e fundit kjo fryme ashte çfaqe ne

formen e saj negative me fenomenin e “emigracionit”, dhe

pranimin e “te huejve fatzez” nga

Simboli i ppaqës krijuar nga piktori anglez Gerard Holton më

1958. Praqet shkronjat N e D të mbivendosuna ( Nuclear

disarmemment) çarmatim nujklear, nga alfabeti semafonik.

popullsite vendese. Shembullin ma te ri e kemi pa me

organizime kunder “gastarbeiter-ve” ne Gjermani, qe

detyruen Kancelaren A. Merkel me fole fuqimisht, dhe ne

nderin e Gjermanise, ne favor te pranimit e te perkrahjes se

punetoreve te huej, emigrante. Ne Suedine demokratike

digjet nji xhami nga urrejtja fetare.

Ne Greqi, kemi shembullin e shqiptareve te emigruem dhe

trajtimin e tyne si “elemente te padeshirueshem”, qe

detyrohen me ndryshue fene, me mohue gjuhen, me marre

emna greke dhe me pranue Greqine si vendi i tyne, me

kercenimin e debimit. Akoma te fresketa jane kujtimet tona

te operacioneve “fshesa” kur dhjeta mijera emigrante

nevojtare shqiptare deboheshin brutalisht nga vendet e punes

ne Greqi, e hidheshin pa ceremoni ne territorin shqiptar, ku

mungonte puna, dhe ku shteti nuk kishte mundesi me ushqye

qytetaret e vet. Akoma sot, afer 600.000 emigrante shqiptare

ne Greqi trajtohen si “te rrezikshem’ , nuk kane shkolla

shqipe, dhe ata shume te paketa mbahen gjalle me ndihma

vullnetare nga nji grup misionaresh shqiptare qe meritojne

admirimin tone.

Vete Greqia sot po kalon vitet e veshtira te nji kaosi politik

dhe nji kolapsi ekonomik. Organizata te “se djathtes” si

“Agimi i Arte” kerkojne haptazi kthimin e diktatures se

djathte me thekse admirimi per nazismin barbar. Nga “e

majta”, partia Syriza reklamon haptazi nji Greqi komuniste

me kerkese per dalje nga Bashkimi Europian.

Ne Spanje, Levizja Populiste Podemos ka qartazi

tendenca autoritare, (ne se jo diktatoriale) qe tregojne

shgenjim dhe lodhje nga demokracia liberale. Ne France,

grumullimi post-fashist Le Front National ashte kunder te

gjitheve, sidomos kunder emigracionit afrikan, me theks mbi

popullsine myslimane. Prania, perhere ne rritje, e popullsise

myslimane ne France, ashte kthye ne nji futboll politik qe

sulmohet, ose perdoret si “monedhe shkembimi” nga partite

politike te vendit per qellimet e tyne te dites. Ne Britanine e

Madhe, The Independence Party, ngulmon ne daljen jashte

Europes dhe mbylljen e portave per

Page 5: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Pellumbi e bardhë, simboli i paqës

emigrante, sidomos nga ai i vendeve myslimane. Qindra,

ndoshta mijera emigrante, refugjate pa fajin e tyne. mbyten

ne ujenat e Mesdheut pa terheqe vemendjen e publikut

europian “te qytetnuem”. Ne shqiptareve na kujton

“tragjedite e Otranto-s” vetem pake vite ma pare. Ne

Hungari, kryeministri Urban flirton me idene e nji rregjimi

fashist, qendrim qe ka tradita te forta ne ate vend. Ne Itali,

policia shperndane vazhdimisht demonstratat e neo-

fashisteve nostalgjike qe helmojne atmosferen politike te

vendit. Ne Serbi, fryma e Millosheviqit predominon.

Presidenti Xi i Kines ban thirrje “….te jemi gati per fitore

ne rast lufte” thirrje qe shqeteson shume shtetet e vogla per

rreth dhe helmon atmosferen e rajonit. Ne Rusine e Putin-it,

po krijohet nji atmosfere qe njohim te gjithe, e qe sjelle

vetem lufte e shkaterrime: shovinizmi rusomadh! Okupacioni

brutal ushtarak i Krimese, dhe nderhymja edhe ma brutale

ne Ukrainen lindore jane hapat e pare qe synojne ri-krijimin

e imperatorise sovjetike, nji burg popujsh jo-rus te

nenshtruem me force. Per ironi te fatit, sot kujtojme thanjen e

Karl Marx-it ne vitet e Luftes se Krimese (1856):

“Politika ruse nuk ndryshon. Metodat, taktikat, manovrimi

mund te ndryshojne, por ylli polar i politikes ruse – sundim

botenor- ashte yll i fiksuem. Ka vetem nii rruge qe duhet

ndjeke ne marredhanjet me Rusine, dhe kjo ashte rruga qe

nuk njeh friken”(korrepondenti londinez i gazetes The N.Y

Daily Mail. Emni i tij: Karl Marx. Simbas The New York

Times, 10 Maj 1973).

Nji ringjallje e kesaj utopie te rrezikeshme parashikon

edhe mobilizimin e vendeve sllave, satelite te perjeteshme te

yllit moskovit. Ketu qendron edhe shqetesimi i shqiptareve,

me qe Serbia dhe Mali I Zi e shohin veten si pjese te kesaj

perandorie (“kelyshet e moskovit” A.Gj.Fishta). Dhe te dy

shtetet jane afer, shume afer Kosoves dhe Shqiperise.

Zhvillime aspak inkurajuese!

***

Atmosfera “anmiqsore” mbijeton sot edhe ne vendin tone.

Ajo ka karakter politik dhe social. Per fatin tone, ajo nuk ka

ngjyra fetare ose krahinore. Keto shenja tregojne nji

“anmiqsi” sociale e perfaqesueme nga pakenaqsia e madhe e

pa barazia ekonomike. Vorfenia dhe ata qe jetojne nen

mesataren e nevojshme per nji jete me dinjitet, e qe jane

shumica, rritet; ndersa klasa e privilegjueme, qe jane pakica,

pasunohet çdo dite e ma shume. Hendeku qe hape kjo

dikotomi e padeshirueshme perban nji rrezik social, ne se jo

iminent, padyshim te paevitueshem. Ashte çeshtje kohe, dhe

intensiteti.

Kjo nuk don te thote se nji rrezik social i ketill duhet te

inkurajohet per arsye partizanie politike. Thirrjet “na

udheheqni te vime atje (Tirane) me protesta dhe te heqim

kreun (Qeverine) nga qyteti” jane thirrje te hapta per aksione

violente, jane te paligjeshme, dhe sjellin vetem dam. “Me nji

fryme revolte çdo dite me sfiden e sigurimit te bukes se

perditeshme…” tingellon jo bindese kur deklarohet nga ish-

qeveritare qe kane drejtue vendin per tete vjet me rradhe.

Situata ekonomike e nji populli nuk permiresohet mbrenda

nji viti, aq ma pak nga nji administrate pa eksperience.

Kangëtari anlez John Lemon krojoi e këndoi kangën Give

Peace a Chance

Atmosfera publike e sotme ne Shqiperi nuk lejon nji qasje

ma te arsyeshme per bashkimin e dy poleve politike

kundershtare. E inkurajueme nga nji fitore elektorale qe

tejkaloi edhe parashikimet ma optimiste, administrata

socialiste ka tregue nji prirje te forte drejt monopolizimit te

pushtetit me uzurpimin e pushteteve qe zakonisht jane jashte

autoritetit te saj. Me nji shumice absolute ne Kuvend, kalohet

nji legjislacion pa ose me pak diskutime, dhe ne mungesen e

nji opozite qe bojkotoi per muej me rradhe. Ekzekutivi ashte

mbushe me elemente partiake, verbenisht te nenshtruem ndaj

kupoles se drejtueme me “dore te forte”, dhe qe ka marre

mbi vete prerogativa qe i gezonte Kryetari i Shtetit, jo vetem

Page 6: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

ne sektorin civil por edhe ushtarak. Tashti, bahen perpjekje

me sigurue nji maxhorance ne gjykatat e vendit, sidomos ne

ata te nivelit republikan. Ndamja klasike, dhe e

domosdoshme, e tre pushteteve ashte venite deri ne nji pike

sa krijohet pershtypja se Shqiperia po rreshqet ne nji shtet

monist. Kjo eufori monopolistike ka ndertue bazat per nji

“arrogance te pushtetit”, qe nuk mund te jetoje gjate.

Përfytyrim i Paqës nga piktori Ambrogio Lorenzetti

(1337). Palazzo Pubblico, Siena.

“Ndamja” e thelle pushtet/opozite ka krijue boshlleqe qe

forca te treta, megjithese minimale, perpiqen me mbushe,

dhe me sigurue nji rol sado te kufizuem ne kuadrin e jetes

politike te vendit. Nji rast i veçante i ketij fenomeni ashte

çfaqja ne publik e grupeve te nostalgjise diktatoriale me

simbolin e tyne: imazhin e krykriminelit E.H., satrapit aziatik

qe vendosi rregjimin e terrorit, frikes se pergjitheshme dhe

urise.

Manifestimet e turpeshme –dhe te rrezikeshme- te ish

komunisteve nostalgjike, tashti te moshuem –ne pritje te

gjykimit nga nji Zot qe ata luftuen me ashpersi primitive-

jane revoltuese aq sa edhe qesharake. Ne mesin e tyne, per

fat te mire, nuk ka te rije e te reja, nji prove elokuente se

apeli i tyne nuk gjen mirepritje ne breznine e rritun mbas

ramjes se turpeshme te “diktatures se proletariatit” ne

Shqiperi Kjo tregon se “nostalgjiket” jane ne grahmet e

fundit te jetes dhe vepres se tyne, ne fund te nji udhetimi sa

kriminel, aq edhe famekeq!

***

Keto fenomene negative ngrejne koken sepse Shqiperia

akoma sot nuk ka pranue fajin publikisht; ajo jeton me

ndergjegje te randueme. Kjo gjendje fluide me frikeson! Ne

qofte se sot refuzojme me perballue demonet e se kaluemes,

breznia e re do te pesoje rrjedhimet e pa evitueshme. Ata qe

harrojne mekatin e tyne, e perserisin pa pushim.

Sot, shumica e qytetareve shqiptare perpiqen me dale nga

rrethi vicioz qe i mundon vetem me hedonizem, me shijimin

e te mirave materiale, pa kujdes per vlerat morale dhe

shpirtenore. Dhe kjo, jo vetem ne Shqiperi. Disa gjejne

rrugedaljen e tyne ne terrorizem, nji rruge pa dalje sepse nuk

respekton shenjtenine e jetes njerezore, pa perjashtim.

Perpjekjet e vazhdueshme e pikepamjet e paragjykimet e

ofrueme nga forcat e medha te shoqenise konsumeriste jane

mjaft efektive per rritjen e konformizmit, ndersa prirja me

qene ”i veçante”, i hapun per mendime jo-konvencionale, jo

populiste, disident, shikohet si “herezi”…ose “don-

kishotizem”. Megjithese, pikerisht aty ashte tharmi i nji jete

te mirefillte, dhe i perparimit te mirefillte te shoqenise;

pikerisht aty ashte nundesia e nji kuptimi ma te mire te botes

ku jetojme, e gjetja e nji alternative anti-konformiste, te

pranueshme, autentike, dhe gjithehere fisnike…!

Shqiperia ende sot jeton ne pellgun e padrejtesise se

institucionalizueme. Edhe sot. ajo nuk gjen zanin e saj

autentik, zanin e ndergjegjes njerezore. Ne Shqiperi nuk

ashte ba “pastrimi shpirtnor”, rrefimi i ndergjegjshem e

denoncimi i krimineleve ordinere komuniste. Si rrjedhim,

kemi sot manifestime publike neo-komuniste. Ne Shqiperi

nuk u hodhen bazat e nji shoqenie civile te qytenueme ku

heshtja para krimit e shetitja e kriminelit ne rruget e

katundeve dhe sheshet e qyteteve nuk lejohet, as nga

qytetaret as nga pushtetaret te detyruem me ligje me mbrojte

kete shoqeni. Akoma ma keq: keto akte banditeske te neo-

komunisteve sponsorizohen nga “majat e pushtetit” dhe

shpenzimet paguhen me fondet e shtetit. E çuditeshme deri

ne çmenduri!

Shqiperia sot, jeton ende ne nji vakuum moral qe duhet

mbushe sa ma pare. Nji pastrim ligjor i paligjeshmenise ashte

i domosdoshem. Ky vakuum ashte vecanerisht i dukshem ne

arsim, ne tekstet shkollore per breznite e ardhme.

Botekuptimi komunist ne vendin tone, fryma, mentaliteti,

metodat, shprehjet e tia helmuese nuk jane çrranjose dhe

vazhdojne me derdhe helm ne shoqenine tone.

Ne kete gjendje, nuk mund te shpresohet per nji zgjidhje

qe lehteson plaget akoma te hapuna. Sot, femijte e viktimave

te diktatures se kuqe mbeten vazhdimisht te pangushelluem,

nuk gjejne qetesi, e jetojne perhere me friken e pertrimjes se

terrorit e krimit ne kurrizin e tyne. Manifestime neo-

komuniste rrisin kete frike, dhe forcojne ankthin e nji te

neserme kercenuese. Manifestuesit neo-komuniste vrasin

shpresen e te ardhmes ma te mire, e te jetes ma te qete, per te

gjithe,,,! Pjesemarrja, direkt ose indirekt e “pushtetareve” ne

manifestim ku lejohet adhurimi i satrapit aziatik ashte nji akt

qe duhet denue rande!

Sot, ne Shqiperi, jane te gjalla kujtimet e burgjeve dhe

kampeve te punes se detyrueshme, si te burgosun ose si te

Page 7: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

debuem, mbushe me burra e gra, pleq e te rij, kuadri

monstruoz i te cileve helmon mendjen e ndergjegjen e çdo

qytetari te ndershem me nji zemer te paster. Ne ato kampe

debimi e burgje u dergjen e vdiqen te rijte idealiste, legjonet

e studenteve te gjimnazeve te te gjithe qyteteve te Shqiperise,

qe pa pretendime treguen vendosmenine e tyne me

kundershtue murtajen e kuqe e vdekje-prurese. Sot, kane

mbete vetem kujtimet e te gjithe intelektualeve guximtare te

edukuem ne universitetet europiane, te gjithe kleriket e mire-

informuem sidomos katolike, te gjithe ata qe refuzuen te

“vallezojne” bashke me Neronin kur Shqiperia digjej flake;

te gjithe qytetaret e katundaret, punetoret e bujqet te

shgenjyem nga premtimet e te vorfnuem, malesoret kryenalte

e te dermuem ne torture, pleqet pa shprese mbijetese ne

burgje, te smuret qe vdiqen çdo dite pa asnji mjekim….

kujtimet e nji mase te gjane te burgosunish pa asnji arsye,

turmat e pafajshme, te mbyllun mbrenda me plotesue “fuqine

punetore” te planeve te çmenduna pesevjecare….

Sot jetohet me shpresen se e kaluemja e ferrit mbi token

shqiptare nuk do te perseritet, kurr ma…kurre ma; se nuk do

te arrestohen, torturohen, denohen e pushkatohen te

pafajeshmit…kurre ma nuk do thyhen kockat e gjunjeve me

çekan, nuk do te kalohen netet e gjata te dimnit te varun ne

litar te ashper ne deget e pemeve ne oborre te e Sigurimit ose

hekurat e qelive te burgut, ne shi e ne bore, me nji trup te

çveshun lakuriq e te dermuem nga kerbaçi i “hetuesit”,

gjysem te ngordhun nga denimi pa buke, pa uje, dite e nete

me rradhe….ashtu si shoket e mi, ashtu si une! Kurre ma,

kurre ma!

Para çfaqjeve te ketilla, poetesha Nelly Sachs, qe mbijetoi

holokaustin shkruen: “Na lini, ne embelsi, jeten te

rimesojme… /Mos na tregoni qen qe kafshojne…”

Do te ishte nji gabim fatal me harrue keto fakte kokeforta,

e ne planifikimin e se nesermes mos me llogarite mundesine

e daljes perseri ne skene te monstrit te kuq. Por do te ishte

gjithashtu njilloj gabim ne se refuzojme “…te jemi te afte te

nxjerrim nga vuajtja, virtyte, e te krijojme ‘kulturen e

vuajtjes’ qe popujt e zhvilluem e kane” (Visar Zhiti)

Me urime ma te mira per nji Shqiperi me popull te

zhvilluem, me paqe ne zemrat tona, me dashuni e meshire

per fatkeqte, e shprese per dite ma te mira per te gjithe

njerezimin!

Gezuar Vitin e Ri 2015!

Flamuri i organizatave paqifiste

Koment :

Në një tragjedi të dramaturgut italian Vitorio Alfierit,

protagonisti që asht mbreti i Izraelit Saul, shprehët :,

“Amo in pace fare guerra e in guerra paqe !”

(Në paqë dëshiroj me ba luftë, dhe në luftë paqë).

Këtë thanje Alfieri e ka marrë nga shprehja latine, “Si vis pacem

para bellum”, ( Në qoftë se do pâqën, përgatit luftën). Shprehja i

njihet autorit romak Vegetius (Publius Flavius Veghetius Renatus)

sh. IV-V p. Kr. në veprën Epitoma Rei Militaris (përshkrim

çështjësh ushtarake)

Kështu duket se i shkon koha politikës botnore ose ma mirë me

thanë politikanëve dhe sundimtarve që i rrinë në krye

Organizmave ma te larta të këtij rruzulli të përdalun. Mbahën

fjalime poshte e lart për paqë dhe nga ana tjetër nxitën lufta në çdo

qoshe të kësaj bote te marrosun !

Në qoftë se pranojmë se ekzistojnë çeshtje utopike, mund të themi

se ajo ma utopikja asht paqa. Lufta ka lind bashkë me njeriun dhe

bashkë me njeriun do të marrë fund, pa i lanë vend paqës që të

afirmohet e te shijohet nga njerzimi. Do të ketë ndonjë paqë

lokale, por askurrë paqë univesale. Janë miliona vjet që njeriu,

qyshë kur asht dukun mbi dhé, nuk ka pushue të merret me luftë

për mbijetesë sipas parimit “Mors tua, vita mea” (vdekja jote, jeta

ime). Ne i kemi përjetue historikisht kasaphanet të shkaktueme nga

luftat e ndryshme të kalueme dhe po ashtu të luftave të fundit, dhe

të atynë në vijim, që zhvillohën nën sytë tonë. Zotnat e Olimpit

modern botnor nuk e levizin gishtin për të paqtue njerezimin,

veçse rrinë si soditës dhe kërkojnë të shesin armët e tyne dhe jo t’i

shkatërrojnë ato, apo të mos i fabrikojnë ma. Prej këtyne zotnave

toksorë varet paqëja ose lufta. Siç ishte Zeusi me perënditë e tjera

të Olimpit antik, që zbavitëshin duke i pa njerëzit se si kacafytëshin

e vritëshin, ku secili përkrahte herojt e vet, të gjithë katilë

gjakderdhës. Bamë një përshkrim të trishtë dhe krejt skepitik ndaj

vendosjës së një paqëje në botë. Atentati i Parisit tregoi të

kundërtën, dhe na jep arësye të shprehëmi kështu. Ai ishte jo

vetëm një krim i shëmtuem por dhe një provokim lufte.

Page 8: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

74 VJETË MË PARË

NDËRROI JETË AT GJERGJ

FISHTA

Nga Frank Shkreli

Më 30 dhjetor, 1940 ndërroi jetë At

Gjergj Fishta, poeti kombëtar, diplomati i kombit që mbrojti

të drejtat e shqiptarëve kudo që shkoi, me një zë dhe me një

penë të pashoqe, që pasuroi letërsinë dhe historinë

kombëtare të shqiptarëve, të atij kombi siç ka thënë ai vet, “I

vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të

veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjeve të

vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave

të veta.” Kombi shqiptar është sot zot i tokave të veta, jo

shumë pak falë veprimtarisë së këtij vigani dhe dashurisë së

tij për kombin e vet.

Që të jem i sinqert me lexuesin, unë nuk e kisha në mend ta

shënoja këtë përvjetor me ndonjë kujtim modest, pasi unë në

të vërtetë nuk kam përgatitjen dhe as nuk e ndjejë veten të

denjë dhe as të aftë që të shkruaj për këtë kolos të kombit

shqiptar, dhe për më tepër edhe sepse para disa javësh e

kisha kujtuar At Gjergj Fishtën me një shkrim në lidhje me

lajmin mbi përpjekjet e një bisnizmeni nga Kosova, Sabri

Maxhunit dhe disa të tjerëve, të cilët kishin propozuar se do

të merrnin mbi vete shpenzimet për restaurimin në

shkatërrim e sipër të shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Siç duket,

ky propozim ka ndeshur në një mos reagim “as po as jo”, ose

në një zvarritje burokrate nga autoritetet përkatëse, ose

ndoshta në një mos vullnet nga autoritetet e qëndrës dhe ato

vendase për të marrë seriozisht propozimin e biznismenit nga

Kosova. Ndërkohë që sot lexova në një media shqiptare një

lajm të shkurtër se Vatikani më 30 dhjetor paska shënuar

përvjetorin e 74 të vdekjes së At Gjergj Fishtës. Thashë me

vete, po mirë që Vatikani e kujton këtë përvjetor, po kombi

shqiptar, për të cilin Gjergj Fishta i deklaroi Konferencës së

Paqës se kombi shqiptar “nuk e ka namin ma të vogël se

kombet e tjera të Ballkanit”, çfarë nami ose kujtese po i bën

ai këtij këngëtari të kombit në këtë përvjetor, ose në

përgjithësi.

Duke menduar me vete, më ra në mend një kryeartikull i

Profesor Ernest Koliqit, botuar në revistën e tij Shëjzat e viti

1971, nr.1-3, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së At Gjergj

Fishtës dhe thashë me vete, në vend që të mos thuhet asgjë

për të kujtuar këtë pëvjetor të largimit të At Fishtës nga kjo

jetë nga të gjallët, atëherë thashë se është më mirë që të lëmë

të vdekurit të flasin për të vdekurit, pasi të gjallët nuk çajnë

kokën. Si rrjedhim, dhe në mungesë të një shkrimi tjetër në

median e gjallë shqiptare i dashur lexues, nëqoftse je i

disponuar për të kujtuar At Gjergj Fishtën në këtë 74 vjetor

të vdekjes se tij, mundoju pak të lexosh artikullin e Profesor

Ernest Koliqit me titull thjeshtë, “Fishta”:

“Besoj se pak poetën në botë pësuen fatin e paradoksal të

Gjergj Fishtës. Za i pashoq i mbarë një kombi, interpret

gjenial i shpirtit të tij, i mohohet vepra dhe i shlyhet emni

nga letërsia, shi prej atij kombi të cilit ia qiti në pah fisnikinë

e ia skaliti në vargje të pavdekshme tiparet. Dihet që ky

përdhunim historik u krye zyrtarisht, në emën të kombit, nga

nji pakicë që shkruen e resitë, vendosë e leçitë pa lejue

shumicën me çelë gojë aty ku shtrinë sundimin e vet. Këtë e

dijmë, por prap se prap kjo përndjekje morale kundër

Kangatarit që ndëgjoi të rrahmet e zemrës së Shqipnisë edhe

mati mbi to rrokjet kumbore të poemit të vet, na shtje në

kujdes të madh na shqetson kur mendojmë rritjen e breznive

të reja dhe na terratisë pamjen e një ardhmënije të denjë për

Rilindasit që na dhuruan një atdhe. Sepse mos ta gënjejmë

veten me retorikë mburrjesh të shprazta. Në ashtë se themelet

e një Shqipnie shqiptare mbështeten mbi trashigiminë

shpirtërore që na la De Rada, tre vëllaznit Frashëri, Vaso

Pasha e Çajupi, duhet të pohojmë se sot jemi tue ndërtue (ose

kujtojmë se diç po ndërtojmë) jashtë atyne themeleve.

Eklipsi ose të zanunit e dritës së poezisë fishtjane nuk sjell

tjetër veçse muzgun e vlerave fisnore (e këtu fjala fis nuk

përdoret në vështrim organizimiesh shoqënore primitive, por

si tanësi e nji gjindjeje të nji barku që përbajnë nji komb, nji

nacion). Vorrëmihsat e lavdisë së Fishtës ndoshta pa dashtë

shkaktojnë zhguljen e popullit shqiptar nga rrajët jetike.

Duen të vorrosin Shqipninë e përtrime mbi humus shekulluer

të dokeve stërgjyshore për ta zevendsue me nji Shqipni të

ndërtueme (mjerisht me shumë flijime të pa arsye) hallagrep

e merremerr, mbi parime që s’kanë të bajnë kurrkund me

qytetni të vërtetë evropiane – e vetmja që i përshtatet vetive

tona ethnike. Synimet e Skënderbeut dhe të Rilindasvet po

shkelen. E vërteton ostracizmi i Fishtës nga radhët e

poetënve kombëtarë. Poeti i pa fat i ynë. I cili nuk bani gja

tjetëtër gjatë stinës së vet njerzore veç me i ndiell Shqinisë

fate të lume, lindi me 1871. Na, në botë të lirë ku nuk

pengohet me mjete të dhunëshme kulti i shqiptarizmit të

njimendtë, e kemi për detyrë pëkujtimin e autorit të Lahutës

së Malcisë. Mirë se qofshin t’ardhuna kremtimet e çdo lloji,

por mos të lehet mbas dore mënyra e denjë për të nderue

Poetin, që bani të nderueshëm gjakun shqiptar. Ajo mënyrë

nuk ashtë tjetër veçse leximi i veprave të tij ku vlojnë

idhnimet dhe gëzimet tona historike, ku vizatohet me vija

vezullore tipi i amshuem i Shqiptarit, ku tregohet rruga që

duhet ndjekun për t’u radhitë ndershmënisht përbrij kombeve

të përparueme”, kishte përfunduar kryeartikullin e tij

Profesor Ernest Koliqi më me rastin e 100-vjetorit të lindjes

së Poetit kombëtar, më 1971.

Siç thashë edhe më lartë, unë nuk e ndjejë veten të

kualifikuar, pasi nuk kam përgatitjen të shkruaj për At

Gjergj Fishtën, por nuk jam as i denjë që të kujtoj këtë burr

të madh të kombit shqiptar. Por, si njeri i thjeshtë me

shqetson lënja pas dore e këtij patrioti dhe e veprës së tij nga

Page 9: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

autoritetet kompetente dhe përgjegjëse. Por nga ana tjetër,

megjith shpifjet dhe lënjën pas dore të figurës dhe veprës së

madhe të At Gjergj Fishtës nga bashkatdhetarët e tij gjatë

dekadave, gjithnjë jam optimist me Aleksandër Xhuvanin i

cili me rastin e varrimit të Gjergj Fishtës më 31 dhjetor,

1940, sikurë ta dinte se si do të trajtohej ai pas vdekjes, At

Fishta -- Xhuvani është shprehur se historia nuk do ta

harrojë atë, duke tdeklaruar para arkivolit të Fishtës se, “Nuk

jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për

veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të

zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e

jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të

pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte

vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime

kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-

ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye

e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht

Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të

kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej

bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për

gjithë jetën.”

Le të shpresojmë se kjo ditë për të cilën ka folur Aleksandër

Xhuvani më 1940 do të vijë eventualisht kur në të gjitha

trojet shqiptare, vepra dhe kontributi i figurës së madhe

kombëtare At Gjergj Fishtës, do të vendoset aty ku e ka

vendin dhe emri i tij do të kujtohet brez pas brezi ndër

shqiptarët kudo.

Kalaja e Vraninës

Shënim : Më 1942 u botue një libër biografik mbi Gjergj Fishtën

prej afro 500 faqesh, nga një autor italian me titull ‘Gjergj Fishta’.

Aty lartësohej figura e tij, si një Poet i madh epik, dhe Poeti

kombëtar i Shqiptarve. Nuk po hyjmë në një analizë të zgjanueme.

Deshëm të theksojmë se si në çastin e fundit të vdekjës Gjergj

Fishta, njerëzve që e rrethonin u ishte shprehun : “Nuk me vjen keq

se po vdes, por më vjen keq që po e laj atdheun nën kambën e

huej.” Autori italian i dha këtyne fjalëve, kupitmin se si Fishta po

qante hallin e Greqisë, që kishte pushtue pothuej gjysmën e

Shqipnisë. Nuk ka dyshim se fjalët e Fishtës ...nën kambën e huej

... ishin për Italinë fashiste që kishte pushtue Shqipninë dhe e

mbante nën sundim. Veçse dëshmia ishte e saktë, dhe prandaj po e

japim.

OSO KUKA

TRIMËRIA QË SFIDOI

LEGJENDAT

Nga Kolec TRABOINI Shprehja "Je mbyllur si Oso Kuka" përdoret në zhargonin e

bisedave të përditshme kur komunikon me një njeri, që ke

kohë që nuk e ke parë, a që rri brenda në shtëpi për të

studiuar dhe del disi rrallë në shoqëri. Në fakt shprehja nuk

është krejt e saktë, sepse kujtdo që i thuhet nuk është as në

kushtet, as në qëllimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Për ta

kuptuar se jo çdo mbyllje në shtëpi, në zyrë, konvikt a sallë

studimi, është e ngjashme me mbylljen në Kullë të Vraninës

të Oso Kukës me djemtë e tjerë shkodranë, le t'ju sjellim në

kujtesë ngjarjen:

Ishte koha e perandorisë otomane e shtrire ne tre kontinente.

Malazezët që kishin shtetin dhe mbretërinë e tyre të dalë pas

traktatit të Shën Stefanit në mbarim të luftës ruso-turke, kërkonin

pushtimin e territoreve nën Perandorinë Otomane, të cilat në të

vërtetë ishin toka shqiptare. Siç thonë kronikat e kohës, në maj të

vitit 1862, forcat malazeze nisën sulmet në Malësi të Shkodrës por

u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudës. Një muaj më vonë,

forca të shumta ushtarake të Malit te Zi, sulmuan ishullin e

Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është në

anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga rinia

shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso

Kuka. Detyra e grupit të tij prej 24 vetash ishte të mbronin Kullën e

Vraninës, që ishte dhe postë kufitare, që ndante shtetin malazez me

perandorinë otomane. U zhvilluan luftime të shumta, në mes grupit

të djelmoshave shkodranë të komanduar nga Oso Kuka dhe

ushtarëve të shumtë malazezë. Oso Kuka me shokët e vet rezistoi

gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta

marrin me çdo kusht Vraninën. Oso Kukës po i vriteshin

bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i

Shkodrës po vononin të vinin. Në momentet e fundit, kur malazezët

mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të

gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur gjallë ne

mes te cileve edhe një djalë i ri shkodran i quajtur Salë Behri,

megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në

duart e armikut. Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të

kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur

ushtaret malazezë menduan se shqiptaret ishin vrarë të gjithë dhe i

u afruan kullës me dëshirën kush më parë të hynte brenda për të

vendosur flamurin malazez në majë të kullës, Oso Kuka i gatshëm

me pishtar në dorë, i vuri flakën fuçive të barotit. Bëri atë që nuk e

bëri dot Ali Pasha në Janinë ku mbeti kryeprerë. U dëgjua një

shpërthim i tmerrshëm. Kulla e Vraninës u hodh në erë bashkë me

rrethuesit dhe mbrojtësit. Jehona e kësaj ngjarjeje shumë shpejt u

përcoll në Shkodër e në Cetinë – kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë në

kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar veten,

duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e u përvëluan në ekstazën

e fitores, cfarë u kthye në një tragjedi aq pikëlluese e humbëse, sa

edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi nëpër

këngët popullore elegjiake. Nenat shkodrane e rapsodët e Malësisë

së Shkodrës, trimërinë e Oso Kukës e kënduan në këngë trimërie,

Page 10: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me admirim nga i gjithë populli

shqiptar. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e

vetëmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u

pushtuan nga fqinjët tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e

gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe

pavarësinë e Shqipërisë dhe me pas. Ai u kthye në simbol

mbarëkombëtar. Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë

nga akti vetëmohues i Oso Kukës është Atë Gjergj Fishta, i cili në

kryeveprën e tij "Lahuta e Malcis" i kushtoi katër prej tridhjetë

këngëve të librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

Malësor luftetar i kohes se Oso Kukes

Figura e Oso Kukës ngrihet ne poemin e Fishtës

“Lahuta e Malcisë, si herojt e poemëve Homerikë e

jo më kot që Fishta u quejt Homeri Shqiptar. Si

Akili e Hektori, ai do të mbetët i pavdekshëm e do të

ushqejë me krenari të ligjëshme brezat e ardhshëm

të rinisë shqiptare. Të vjen keq se si artistët

shqiptare, piktorë e skulptorë, nuk i kanë kushtue

kujdes këtij heroj symbol i lirisë dhe i vetmohimit

për mbrojtjën e Atdheut, gjest që do të përsëritej

nga një hero tjetër 100 vjet ma vonë, Mujo

Ulqinaku.

Fishta - Lahuta e Malcisë

OSO KUKA Kanga e Dytë

Zot, ç’ka thanë njaj Avdi Pasha:

paska mbetë Shqipnia n’vasha,

qyshë se s’leka mbrendë nji djalë,

n’atë Vraninë mu sot me m’dalë,

n’atë Vraninë n’atë zezë tërthore, 5

ku mbe’n shkretë sa armë mizore,

ku mbe’n djerr sa tokë gratçore,

ku mbe’n vithnat pa bagëti,

veç prej cubash t’Malit t’Zi,

qi po vrasin djelmt e ri, 10

qi po marrin lopët me viça,

që pô presin dhentë me ogiça,

qi po djegin kulla e stane,

e po thajnë kaq zemra nane !

Eh ! Po Knjazi ke Cetina 15

ka lshue cubat kah Vranina,

për me vra ata e për me pre,

për me djegun gurë e dhé,

veç se t’nisë dëgamë me ne :

pse dushmani asht tu’e ndërsy, 20

tokët e Mbretit për me msy.

Nji dfjalë n’votër t’m’ishte lla,

paçë m’ia lanë t’amën me fsha,

paçë m’ia lanë motrën me kja :

t’mjerën motër, ehu ! pa vëlla, 25

e n’Vraninë un kjeçë tu’e qitun,

cubat Kjazit për me ia pritun.

Por mue djal nuk m’ka qillue :

e n’Shqipni nji djalë drague,

t’cilit mos t’i dhimbet jeta, 30

për Daulet e trojet t’veta,

fort kërkova e s’mund e gjeta.

Kështu ankoi Pasha turqëli.

Oso Kuka paska ndi :

paska ndi, e po kenka idhnue : 35

m’sylah dorën paska çue,

me qit n’ Pashën ka mendue.

Por i urti kurr nuk ngutët,

prej burrnisë e jo prej tutët,

prandej Osja e ndali dorën, 40

e as m’e xierrë s’e xuer mizorën,

n’fletë t’sylahit çatallue,

veç pa i folë s’mujt me durue :

Avdi Pashë, tha, ma kadalë !

Mos e thuej dy herë atë fjalë, 45

se, për Dinë e për Imanë,

t’baj qi t’kjajë e zeza nanë !

T’baj qi t’kjajë pa² exhel ty nana :

Pse n’Shqipni ka djelm si Zana,

Qi për Mbret e troje t’veta, 50

Nuk u dhimbet gjaja as jeta….

……………………………….

Page 11: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

REMEMBER !

Kujto

për të mos harruar !

BAH RI OMARI SHEFQET BEJA pushkauar varur

Kurbani i Enver Hoxhës

BEQIR ÇELA ALI KAVAJA

pushkatuar pushkatuar

Prof. JORGJI ÇOLE EDIP TERSHANA pushkatuar pushkatuar

VEPRAT E “ÇLIRIMIT”

varur

Varur

Varur

Vazhdon lista deri ne më se 10.000 të ekzekutuar.

dhe më se 50.000 të vdekur në burgje e internime,

Përveç ma se 150 mijë te vdekur në kondita

përsekutimi, të dëbuar nga qytetet e fshatrat e tyre

e degdisur në kooperativa të humbura malore.

Page 12: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Fritz Radovani

Burgimi i Vincens Prennushit

A.Q.Sh., Fondi 131, viti 1949, dosje 1, Fleta 1-3.

Gjykatës së Lartë Ushtarake në Tiranë

I nënshkruari Vinçenci Prennushi, prej Shkodre, ish-

kryepeshkop katolik në Durrës , kam nderin me ju parashtrua

si vijojnë në lidhje me gjyqin e zhvilluar kundër meje para

gjykatës ushtarake të garnizonit të Tiranës me qendër

gjykimi në Durrës më 20 dhjetor 1947, në përfundim të të

cilit u dënova me 20 vjet privim lirie e me punë të detyruar:

para të gjithave dua tju njoftoj se u arrestova më 20 maj 1947

dhe se gjykimi im u zhvillua me dyer të mbyllura, pa u

administruar asnjë provë gjatë procesit gjyqësor në

ngarkimin tim. Gjithcka u kufizua në disa deklarata që kishin

bërë disa të pandehur të tjerë në lidhje me mua, por asnjëri

prej tyre nuk doli para gjyqit për të konfirmuar thëniet q

kishin bërë qoftë gjatë hetimeve paraprake, qoftë në gjyq e

sipër. Kuptohet se një sistem provimi i tillë, kur të pandehurit

nuk i jepet mundësia të kontrollojë në pranië të tij të

atribuimet e të tjerëve, nuk ofron asnjë garanci objektiviteti

dhe saktësie.

Pas këtyre premisave unë kaloj në shoshitjen e fakteve që më

ngrihen me anë të aktakuzës, fakte këto që shërbyen për

referimin tim në gjyq dhe mandej për dënimin tim:

1. njëra anë e akuzës merret me aktivitetin tim të zhvilluar

para zhdukjes së okupacionit dhe më ngarkon me

bashkëpunim me okupimin e vendit tonë dhe më pas më

ngarkohet se kam punuar për shtypjen e rezistencës

patriotike të popullit gjatë okupacionit. Në relacion me këtë

anë të aktivitetit tim thuhet se paskam patur lidhje me ish-

konsullin italian Salvatore Meloni, se kam qenë elementi më

i ngushtë i Luogotences dhe i Jacomonit, se kam

bashkëpnuar me arqipeshkvin katolik Nigris dhe se jam

dekoruar me medalje nderi dhe se jam shpërblyer me një

veturë Fiat.

Një përgënjeshtrim i parë i këtyre akuzave qëndron në faktin

se sikur ato t'i përgjigjeshin realitetit unë nuk do të qëndroja

i lirë deri në maj 1947, por do të isha proceduar

imediatikisht, mbasi nuk mund të dyshohet se lidhjet me

sferat e lartëra që më atribuohen do të kishin hyrë në dijeni të

kujtdo he do të isha proceduar për bashkëpunim me

okupatorin.

Theksoj këtu se unë jo vetëm nuk u procedova , por

përkundrazi kur u thirr mbledhja e parë e shkrimtarëve në

1946 u ftova edhe unë të merrja pjesë dhe atje u zgjodha

unanimisht kryetar i mbledhjes. është afër mendjes së një

nder i tillë nuk mund ti akordohej një

IMZOT VINÇENC PRENUSHI

personi që mund t ishte përzjerë me cdo mënyrë qoftë me

pushtimin e vendit tonë, qoftë në luftimin e lëvizjes

clirimtare të popullit tonë.

E pranoj s ekam qenë i dekoruar me medalje nderi dhe se më

është dhuruar një makinë fiat por këto gjeste e gjejnë

shpjegimin në pozitën time si fetar dhe në përmbushjen e

misionit tim si i tillë dhe se nuk kanë të bëjnë aspak me

shërbime në lëmin politik. Vlen të shënohet se të tilla

dekorata dhe dhurime u janë bërë edhe fetarëve të lartë të

besimeve të tjera të vendit tonë dhe vetëm e vetëm për shkak

të cilësisë së tyre.

Por natyrisht nga të gjitha këto dua të rilevoj se është

krejtësisht abuzuese të quhem unë element më i ngushtë i

Luogotencës dhe i Jacomonit, kurse janë të njohur publikisht

ata që gëzonin këtë afërsi me organet e larta të okupacionit.

2. Akuzohem se pas clirimit paskam qenë në kontakt me

misionet anglo-amerikane dhe se posacërisht paskam patur

kontakte me gjeneral Hudgonin, prej të cilit paskam marrë

direktiva për të zhvilluar veprimtarinë time kundër pushtetit.

Këtu është për tu theksuar se me misionet e huaja kam patur

një rast të vetëm të vihem në kontakt: ky ka qenë i ofruar nga

një vizitë që kanë bërë kryetarët e misioneve angleze dhe

franceze pas ardhjes së tyre këtu si mua, në cilësi ipeshkvi të

Durrësit, ashtu edhe kryetarëve të besimeve të tjera të vendit

tonë. Pas këtyre vizitave dhe me autorizim të qeverisë ua

kam kthyer misioneve vizitat në selinë e tyre. Përvec këtyre

kam bërë edhe një vizitë misionit amerikan me rastin e

vdekjes së ish presidentit Roosevelt.

Akuzatorit tim këto vizita protokollare i kanë shërbyer si

material për të thurrur një konspiracion politik ndërmjet meje

dhe misioneve në fjalë de arrihet derisa të thuhet se kam

Page 13: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

patur kontakte “të shpeshta” me gjeneralin Hudgson dhe për

më tepër se kam marrë direktiva prej tij.

3. në vijim të akuzës më ngarkohet se kam patur kontakte me

kriminelët e luftës Prenk Pervizi, Alfons Tracki dhe Gjergj

Vata dhe se i kam ndihmuar ata me të holla dhe ushqime dhe

se jam munduar t'ju lehtësoj daljen jashtë shtetit me anë të

misioneve anglo-amerikane.

Në këtë seri faktesh një gjë është e vërtetë: një shërbyes i

Kishës quajtur Gjok më ka informuar për ndodhjen e prenk

Pervizit i arratisur në Mal të Bardhë. Krejt cështja tjetër që

më ngarkohet sikur unë të kem bërë përpjekje t'i lehtësoj

ikjen me anë të don Shtjefën Kurtit dhe me ndërmjetësi të

anglo-amerikanëve nuk ëhstë aspak e vërtetë. Po ashtu nuk i

përgjigjen realitetit as akuzat që më ngarkohen për ndihmën

që iu paskam dhënë të arratisurve në të holla dhe ushqime ,

sepse para të gjithave unë nuk isha në gjendje ekonomikisht

me iu dhënë një ndihmë të tillë.

4. në fund akuzohem sikur paskam krijuar një grup katolik të

lidhur me organizatën e deputetëve tradhatër, se kam

përdorur Kishën dhe Fenë si mjete për të zhvilluar aktivitet të

drejtuar kundër pushtetit dhe se kam dhënë ndihma të

ndryshme organizatës në fjalë.

Të fillojmë me pjesën e fundit: akordim ndihmash. Të gjithë

më njohin në Durrës që kam qenë tepër ngushtë nga gjndja

ekonomike dhe nuk kam qenë kurrsesi në gjendje të jap jo

30.000 fr.shq., sic thuhet në ajt-akuzë, por as edhe një shumë

minimale prej 1000 fr.shq.

Sa për pjesën e parë të kësaj akuze që merret me krijimin e

një grupi katolik të lidhur me organizatën tradhtaro-

sabotatore, duket se kjo nuk mund t'i përgjigjet realitetit;

sepse sikur të ishte e vërtetë që të kem përdorur Kishën dhe

misionin tim fetar për ta vënë në shërbim të organizatës në

fjalë, padyshim do të ishin mbledhur prova të bollshme nga

besnikët që asistonin në kishë për të deponuar mbi

propagandën politike që zhvillohej nën mbrojtjen e fesë në

faltore por fakti është se nuk u mor asnjë dëshmitar që të

deponoj rreth kësaj akuze tregon sheshazi se ajo nuk është e

vërtetë.

Prandaj, ju lutem, që dojen time t'ia shtroni një riekzaminimi

të kujdesshëm dhe pasi të shihni se një pejsë e mirë e

akuzave që më ngarkohen janë paraqitur me terma gjenerikë

dhe një pjesë tjetër gjejnë përgënjeshtrim në rrethanat e

ndryshme të zhvilluara më lart , - të keni mirësinë me rishiku

dënimin e caktuar kundër meje, duke e modifikuar këtë

konform me gjedjen reale të punëve dhe duke e kufizuar

kohën e ndëshkimit tim në pjesën që kam vuajtur deri më sot,

për pasojë ju lutem ,që të urdhërohet lirimi im.

Durrës më 23 janar 1949

me nderime Vinçenc Prennushi.

NË PARIS VRITET LIRIA E

SHTYPIT

Nga Frank Shkreli

Të mërkurën në Paris të Francës, terroristë të maskuar

sulmuan kryeqëndrën e revistës satirike Charlie Hebdo duke

vrarë 12 veta të pafajshëm, 10 gazetarë dhe dy policë dhe

kanë plagosur disa të tjerë. Ndër gazetarët e vrarë

përfshishej redaktori Stephane Charbonnier dhe satiristët e

njohur Georges Wolinski, jean Cabut dhe Bernard Verlhac.

Sido që ta shikosh, ky ishte një akt barbar që shkaktoi një

tragjedi njerzore, por në thelb ishte një akt terrorist i

shëmtuar kundër lirisë dhe demokracisë. Sulmi në Paris

kundër gazetës satirike dhe gazetarve të saj ishte mbi të

gjitha, sipas gazetës The Financial Times, "Një akt i bërë me

qëllim për të frikësuar shtypin, ishte një sulm kundër lirisë

së fjalës, që është shtylla e çdo shoqërie demokratike."

Sulmi barbar kundër gazetës satirike Charlie Hebdo në Paris

shokoi botën dhe reagimet ndërkombëtare ishin të

shpejta dhe të vendosura nga presidentë e kryeministra, nga

organizata private dhe ndërkombëtare, mbështetse të fjalës së

lirë dhe të lirisë së shytpit. Presidenti Francez, Francois

Hollande e cilësoi sulmin si një akt barbarizmi të veçant

kundër medias dhe shtoi se, "Asnjë sulm barbar nuk do të

vrasë kurrë lirinë e shtypit". Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm

i organizatës franceze, "Reporters Sans

Frontières" (Korrespondentët pa Kufij"), e cila merret me

promovimin dhe mbështjetjen e lirisë së informacionit dhe të

lirisë së shtypit kudo në botë, Z. Christophe Deloire, i

shokuar nga sulmi në Paris, u shpreh se "Sulmet me

armë kundër zyrave të gazetave ndodhin në Irak, në Somali

dhe në Pakistan". A mund ta kishim parashikuar një sulm të

tillë kaq të tmershëm në Paris, bëri pyetje ai. Drejtori i

Organizatës "Reporters Sans Frontières", që me vite ka

mbrojtur lirinë e medias anë e mbanë botës, u shpreh se

sulmi ishte një "Ëndërrë e tmershme që u bë realitet. Ky sulm

terrorist", shtoi ai, "shënon një ditë të zezë në historinë e

Francës." Christophe Deloire deklaroi gjithashtu se, "Nuk

mund të ketë një sulm më të tmershëm kundër lirisë së

medias dhe lirive në përgjithësi, se sa sulmi me armë kundër

një enti gazetaresk, duke vrarë gazetarët. Ne do të

vazhdojmë të luftojmë për liri dhe tolerance, përball këtij

barbarizmi. Do ta bëjmë këtë në kujtim të gazetarëve që u

vranë në Paris si dhe për të gjithë ata që kanë dhënë jetën në

mbrojtje të vlerave themelore të lirisë së fjalës dhe të

informacionit", përfundoi deklaratën e tij, Sekretari i

Përgjithshëm i organizatës, "Reporters Sans Frontières".

Reagimet ishin të shpejta edhe nga udhëheqsit më të lartë

botërorë të cilët u shprehën të shokuar nga sulmi në Paris.

Ata ofruan ngushëllimet e tyre familjeve të viktimave dhe

mbarë popullit francez dhe njëkohësisht dënuan ashpër

Page 14: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

sulmin e të mërkurës, në zemër të Europës. Ndër të parët që

reagoi ishte Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak

Obama, i cili dënoi ashpër vrasjet barbare të gazetarve

francezë dhe i ofroi qeverisë franceze të gjitha ndihmat e

nevojshme të vendit të tij, në këtë moment të vështir për

Francën, duke thënë se “Franca është ndër aleatët më të

vjetër të Amerikës dhe se ajo ka qëndruar krah për krah me

Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrroristëve, të cilët

kërcënojnë sigurimin tonë dhe botën.” Pas një takimi me

Zëvëndës Presidentin Joe Biden dhe Sekretarin Amerikan të

Shtetit, John Kerry për të biseduar mbi situatën e krijuar në

Francë, Presidenti amerikan e cilësoi gjithashtu aktin barbar

në Paris si një sulm kundër lirisë së të shprehurit dhe lirisë së

shtypit në përgjithësi. “Fakti se ky sulm u bë kundër

gazetarve, kundër lirisë tonë të medias, nënvijon gjithashtu

frikën që këta terroristë kanë nga liria e fjalës dhe nga liria e

shtypit”. Në deklaratën e tij, Presidenti i Shteteve të

Bashkuara shtoi se, “Por, gjëja për të cilën jam tepër i sigurt,

është fakti se unë jam i bindur se vlerat të cilat ne i ndajmë

me popullin francez, besimin – një besim universal në lirinë

e fjalës – është diçka që nuk mund të shuhet nga dhuna e

pakuptimtë që ushtrojnë disa.”

Reagimi ndaj barbarizmit kundër gazetarve francezë në Paris

ishte i shpejt edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të

Bashkuara Ban Ki Moon, i cili duke shprehur indinjatën e tij

të thellë, dënoi sulmin duke thënë se, “Ky akt i tmershëm

barbar ka për qëllim të ndajë e të pëçajë dhe si rrejdhim ne

nuk guxojmë të biem në atë kurthë. Ky është një moment

për të treguar solidaritet në mbarë botën, duke qëndruar të

fortë në mbështetje të lirisë së fjalës dhe tolerancës dhe

kundër forcave përçarëse dhe atyre të urrejtjes”, u shpreh

Ban ki Moon. Ndërsa Papa Françesku e dënoi ashpër atë

atë që ndodhi në Francë duke e cilësuar si një “sulm i

tmershëm”, i cili tmeroi jo vetëm Parisin dhe Francën por

shqetësoi dhe habiti të gjithë njerzit vullnet mirë dhe të gjithë

ata që dëshirojnë paqën. Udhëheqsi i Kishës Katolike u bëri

thirrje të gjithëve, “Që të kundërshtojnë me çdo mjet që kanë

në dispozicion përhapjen e urrejtjes si dhe të gjithë format e

ushtrimit të dhunës fizike dhe morale, të cilat shkatërrojnë

jetën njerëzore dhe shkelin dinjitetin e njerëzve, dhe që nga

ana tjetër, minojnë në mënyrën më radikale të mirën

themelore të bashkjetesës midis individëve dhe njerëzve pa

marrë parasyshë dallimet kombëtare, fetare ose kulturore.”

Cilado qoftë arsyeja për atë sulm, dhuna që përfundon në

humbje jete njerzish duhet të dënohet dhe nuk mund të

justifikohet kurrë, është shprehur Papa Françesku.

Revista satirike “Charlie Hebdo” pas atentatit botohet

në 5 milion kopje në disa gjuhë duke përfshi dhe

arabishtën, të mërkurën 14 janar 2015.

Ndërsa Organizata për Sigurim dhe Bashkunim në Europë në një komunikatë që lëshoi me këtë rast thotë se, “Në një

shoqëri demokratike është e nevojshme të pranojmë që të

shokohemi, të zemërohemi, madje edhe të ofendohemi. Por

përdorimi i dhunës, kundër atyre që kanë një mendim

ndryshe, është i papranueshëm”, dhe u bën thirrje qeverive të

ndryshme që të “marrin të gjitha masat që është e mundur për

të luftuar presionet, frikësimet dhe dhunën, përdorimi i të

cilave ka për qëllim ndalimin shfaqjes dhe të përhapjes së

opinioneve dhe ideve të ndryshme.”

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në një

deklaratë në lidhje me sulmin në Paris tha se Franca, si asnjë

vend tjetër e di se liria ka një çmim, sepse ishte ajo vet që e

lindi demokracinë. Franca, shtoi ai, ishte nxiti aq shumë

revolucione të shpirtit njerëzor, të lindura nga liria dhe nga

fjala e lirë dhe kjo është ekzaktërisht ajo nga e cila kanë frikë

ekstremistët, nënvijoi kryediplomati amerikan. John Kerry

u bëri thirrje francezëve që të mos demoralizohen nga këto

kërcënime duke thënë se, “Liria e fjalës dhe liria e shtypit

janë vlerat themelore. Ato janë vlera universale. Janë parime

që mund të sulmohen por kurrë nuk mund të zhduken, sepse

njerëz të ndershëm dhe të guximshëm anë e mbanë botës,

nuk do të dorëzohen kurrë para frikësimeve dhe terrorit të

atyre që përdorin mënyra të tilla me qëllim për të zhdukur ato

vlera universale.”

Mbarë bota po e konsideron sulmin në zyrat e gazetës

satirike Charlie Hebdo Paris që mori jetën e 12 vetave të

pafajshëm, pikëspari si një humbje dhe tragjedi njerëzore,

por edhe si një sulm të përgjakshëm kundër lirisë së të

shprehurit dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe jo vetëm në

Francë. Sulmi që shkaktoi vrasjen e 12 vetave të pafajshëm,

po shikohet dhe komentohet njëkohsisht edhe si një përpjekje

për t’i mbyllur gojën jo vetëm medias së lirë franceze dhe

asaj europiane, por edhe më gjërë. Media të ndryshme dhe

përfaqsues të medias së lirë dhe të pavarur në Francë dhe

anë e mbanë botës, thonë se janë të vendosur që të mos

frikësohen dhe të mos adaptojnë vet-censurimin, si rrjedhim i

masakrës së gazetarve në Paris. Për ndryshe, siç thotë edhe

gazeta e famshme Financial Times në një koment të saj në

lidhje me masakrën e Parisit, shtypi i lirë nuk ka kurrfarë

vlere, nëqoftse praktikuesit e shtypit, dmth gazetarët, nuk e

ndjejnë veten të lirë të flasin dhe të shkruajnë lirisht.

Nuk mund të konceptohët që të ekzistojë një

fé që predikon e nxit vrasjët e krimet në

emën të fesé dhe në emën të Zotit. As mund

të pranohët që një fé të glorifikojë njerëz që

kryejnë krime në emën të saj. Aktet

kriminale duhën dënue. Mosmarrëveshtjet të

zgjidhën me mirëkuptim reciprok, jo me

masakra.

Page 15: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Kryetarë shtetësh në marshimin e Parisit

Franca në këmbë kundër armiqve terroristë të Lirisë, nrreth

momumentit kombëtar të Marianës në sheshi e Republikës.

Manifestimi i Parist një nga më të mëdhejt

në shkallë botërore.

Kryetarët e Provincave dhe Bashkive të Francës

Franca u shpreh kundër atetntatit ndaj lirisë

symbolizuar me Gazetën satirike Charlie Hebdo.

që pësoj atetntatin barbar me vrasjën e gazetarëve

e dizenjatorëve të saj. .

Mariana heroina allegorike simboli i lirisë

dhe i Francës republicane

Tablloja e famshme e Eugene Delacroix

“ Liria udheëheq popullit”

Page 16: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Atë Giovanni Fausti,

jo vetëm martir i

principeve të tij, por edhe

Mëndje Parashikuese Hyjnore

Nga Mërgim Korça

Po e filloj shkrimin tim me si qé shprehur Papa Gjon Pali i II-të gjatë vizitës së Tij në Shqipëri, me ç’rast pati thënë : ... “ Historia ende nuk është njohur me ato që kanë ngjarë në Shqipëri ... kësisoji të dashur shqiptarë, në dramën tuaj duhet të jet’i interesuar mbarë kontinenti Europian nga që ësht’e nevojëshme që Europa mos të harrojë.”

Nga ana tjetër nuk ka se si të mos e rikujtojmë përgjatë kësaj hyrjeje pohimin madhor të ish Presidentit Reagan i cili, kur i patën drejtuar pyetjen se ç’ishte fuqija shtytëse e komunizmit, qe përgjigjur shprehimisht : … “ Është cmira e turmës së paaftë.“

Lidhur me trajtimin e morísë së çështjeve që lidhen me këta dy pohime kanë shkruar analistë si edhe studjues të shquar me ç’rast, sa për të cituar ndonjë syresh, nuk mund të shmangemi pa i përmëndur faktet e panumërta të përjetuara në vetë të parë nga shkrimtari i shquar Visar Zhiti, ose dokumentacionet e pafund arkivale të sjella nga Dr.Pjetër Pepa, nga historiani Uran Butka, ose analistët Agim Musta, Fritz Radovani, etj. etj. të cilët kanë sjellë nëpërmjet kujtimesh personale si edhe kujtimesh vjelë nga pjesëmarrës aktivë në ngjarjet e trajtuara ose dokumentash autentike arkivore, të vërteta të cilat ose ishin lënë tërësisht në hije e si vijim krejtësisht në harresë, ose ishin shtrembëruar me themel ! E doemos përgjatë kësaj hullíje nuk mund të lihen, së paku pa u zënë në gojë, fakte që ata vetë “ulërijnë” se si historianë e gjithashtu edhe shkrimtarë pararojë dhe elitárë të dikurshëm të t’ashququajturit Realizëm Socialist, e kanë pretendimin t’a rishkruajnë së rishmi po ata vetë historin’e 47 viteve të diktaturës gjakatare komuniste ! E si po mëtojnë ata t’ia arrijnë këtij qëllimi ? Nga njera anë duke i quajtur gabime të rënda ngjarjet si edhe politikat e shkuara për të cilat ata vetë, si pjestarë të forumit më të lartë partiak përgjatë

ATE GIOVANNI FAUSTI

votimit të vendimeve kishin ngritur lart të dyja duart në shënjë miratimi e sot, me një pafytyrësí të skajëshme e të transformuar në demokratë të shtirë, duan së rishmi të jenë në krye të atyre q’e shkruajnë historinë !

Kësisoji ajo e keqja e përcaktuar me cilësorin egoizëm, të cilën mendimtari i madh Baba Rexhebi e quante e keqja nga më të mëdhat’e njerëzimit, ishte A-ja mbi të cilën u ndërtua i ashtuquajturi pushtet popullor demokratik që duhej t’a besonte bota por që nga diktatori i ardhshëm quhej edhe diktatura e proletariatit ! Çfarë absurditeti : ishte shtet demokratik apo diktaturë ?

E pikërisht rreth kësaj cmire të skajëshme që kishte diktatori i ardhshëm si intelektual dështak që ishte, i krahasuar me intelektualët dhe patriotët e mirëfilltë, e mëkuar kjo cmirë pikërisht asaj turmës njerëzore të paaftë, duke qen’e mbështetur në faktin që vëndi ynë ishte i shkelur nga këmb’e huaj, nën maskën e s’ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare, u kalua në luftë civile. Pikërisht objektivat për t’u arritur, mjetet e përdorura gjatë kësaj lufte, rrjedhojat si edhe pasojat e tyre janë përshkruar nga analistët si edhe studjuesit që zumë në gojë në fillimin e këtij shkrimi me shitjen totale nga ana e diktatorit të interesave të vëndit shteteve të huaja

Page 17: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

filluar kjo me Jugosllavinë, vazhduar me B.Sovjetik e në fund Kinës. Krimet e përgjakëshme kryer vetëm me vetëm për t’a mbajtur pushtetin, e në fund mjerimi ekonomik q’e përfshiu vëndin si pasoj’e të gjithë këtyre faktorëve që u kulmuan me shkërmoqjen e komunizmit në Shqipëri mbas shëmbjes së Murit të Berlinit, çuan në atë që u quajt ekzodi popullor shqiptar, çfaqje nga më të shëmtuarat q’i ngjau popullit tone : braktisja e Atdheut !

Për të gjitha këto studjuesit e ardhshëm, duke lexuar shkrimet si edhe analizat që zumë në gojë, e duke i krahasuar këto edhe me dokumentat arkivale, me aq sa do të mund të gjënden, e duke i lexuar edhe ç’kanë shkruar edhe ish historianët si edhe shkrimtarët e realizmit socialist para 1991-it si edhe në vazhdim, do të dijnë nga ç’kënd vështrimi dhe me ç’sy t’a gjykojnë periudhën e diktaturës në Shqipëri. Ky fakt, deri në një fare mase, na qetëson se e drejta dhe e vërteta do të dalin në shesh. Mirëpo ësht’edhe një anë tjetër e medaljes e cila, duke qenë disi më e padukëshme, ka të ngjarë që t’a mbulojë tisi i harresës. Pikërisht rreth njerës nga këto dukurí do të përqëndrohemi sot.

Duhet të kthehemi me mbrapavështrim në muajin dhjetor të vitit 1945. Arrestohen Patër Giovanni Fausti, Patër Danjel Dajani si edhe Patër Gjon Shllaku, ndërmjet 39 të arrestuarve të tjerë. As dy muaj hetime dhe me 31 janar 1946 fillon gjyqi i tyre. Gjyqi zgjat vetëm tri javë. Si të quhet … gjyq rrufe ?

Megjithatë studjuesit e ardhshëm i gjejnë si shkresën e cila kërkonte miratimin e vendimeve të marra, (shtatë prej të cilëve me vdekje), e dates 26 shkurt 1946 e gjithashtu edhe shkresën miratuese nga Tirana :

Gjykatës Ushtarake Shkodër Gjegje shkresës nr. 6-55 datë 26 fruer 1946, e

cila miraton vendimet e marra, (me nja dy ndryshime të vogla) dhe e nënëshkruar nga :Ministri i Luftës dhe Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha Po ashtu studjuesit gjejnë edhe Proces-

Verbalin e mbajtur nga zv/prokurori Tonin Miloti më 4 mars 1946, ditën e hënë ora 5 të

mëngjesit, ku shënohet fjala e fundit e të ekzekutuarve ku, ndëmjet të tjerëve, Patër Giovanni Fausti kishte pohuar :

“Jam kondend se vdekja po më vjen t’u krye detyrën tême. Dërgoni shëndet jezuitëve, xhakojve, apostolikëve dhe arqipeshkvit. Rroftë Krishti mbret.”

Ky pohim madhor pak a shumë është bërë nga të gjithë klerikët që janë pushkatuar si pasoj’e gjyqeve të montuara dhe gjakësore përgjatë diktaturës komuniste.

Mirëpo, së pakut me aq sa kam lexuar unë nga shkrimet e analistëve edhe studjuesve, është një moment nga gjyqi i patër Giovanni Faustit që mungon për t’a bërë më të plotë profilin e Tij madhor. Mua dy pohime të klerikut Jezuit m’i ka pasë rrëfyer vite më vonë Ernest Dema, i dënuar me të njejtin grup 39 vetash të arrestuar e unë po i rikujtoj :

“… Kur u zhvillue gjygji në Kinema Rozafatin e Shkodrës, salla e saj ishte e mbushun plot me të ftuem ku në rresht të parë kishin xânë vênd familje dëshmorësh e në vijim funksjonarë shtetnorë e mandej salla ishte e mbushun plot me antarë të partisë komuniste. Kurse jashtë më kanë pasë thânë se kishin vêndue megafonë por qi i hapshin edhe i mbyllshin prej mbrênda sallës simbas dëshirës vrojtuesve të partisë. Ditën kur na të pandehunit kishim m’e thânë fjalën tonë të mrâme, Atë Giovanni Faustin e prûne tue e tërhjekë zharg (zvarrë) dy partizan se aj vetë s’muejte me ecë kah ia kishin thye gjûjt edhe kâmbët nji natë mâ parë në tortura. Kur i erdhi rralla me folë Patër Faustit Aj iu drejtue trupit gjykues mâ s’pari tue u thânë : -- “ … Ju nuk keni m’e besue por mbrâmë, përgjatë tânë natës, un i jam lute Zotit me ju a falë mëkatet se sinqerisht jam i bindun se ju nuk dini se shka bâni !” --

Doemos ky pohim i thënë publikisht në sallën e kinemasë adaptuar si sallë gjyqi si edhe fjala e fundit e Tij para skuadrës së pushkatimit, përbëjnë dëshmínë se si Patër Giovanni Fausti shkoi drejt martirizimit të Tij i ndërgjegjshëm sa u takon principeve të Tij. Mirëpo në vazhdim të fjalës së Tij të mrâme, Patër Fausti shprehu me zë të lartë edhe një pikëpamje të Tijën e cila sot, hiç më pak por mbas 68 vitesh, pa asnjë lloj mëdyshjeje nuk do t’ishte e drejtë t’a quanim thjeshtë parashikim

por, e thënë nga Ai, thuajse ¾ shekulli më pare, si edhe në kushtet e Tij, mund t’a emërtojmë një

Page 18: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

vegim që iu dha Patër Faustit nga lart e që sa më shumë që kaluan vitet vjen e merr pamjen e një parashikimi hyjnor …

Mbas pohimit të pare lidhur me lutjet që Patër Fausti i kishte drejtuar Zotit sa i takonte faljes mëkateve të atyre që nuk dinin se ç’bënin, (sipas Patër Faustit), Ernest Dema pati vazhduar e më tregoi pohimin e dytë të klerikut Jezuit Patër Faustit : -- “ E kam bindjen se ju nuk dini se shka bâni kah shtegu t’cillit ia keni hye fillimisht âsht kah ju bân me veprue kundra intelektualve t’mirfilltë e s’bashkut me ata edhe kundra klerit katolik si kleri mâ i ngritun nga ana intelektuale e prandej fillimisht mjer intelektualët si edhe klerikët ! Në vazhdim mjer të kámunit ! Mbas tyne mjer klasa katundare se ç’ka me hjekë ! Në vijim, shtegu juej ka me ju çue drejt asaj qi për klasën puntore t’cillën keni m’e krijue, të thuhet mjer ajo ! Përgjatë ksi shtegu mandej mjer e gjithë kategorija drejtuese e cilla e mbështeti krijimin si edhe forcimin e shtetit të diktaturës proletare e mandej si e verbët ecte mbas gjurmëve të diktatorit ! E s’fundit mjer i gjithë populli !

Për të vënë në dukje se si gjyqi që po trajtojmë rreth klerikëve në Shkodër i filluar me 31 dhjetor të vitit 1945 çonte në vënd flakë për flakë frymën politike zyrtare të P.K. Shqiptare të asaj kohe ku, në Plenumin e V-të të K.Q. të P.K.Sh.-së më 21 shkurt të vitit 1946, Enver Hoxha pati thënë : “Nuk e kemi drejtuar popullin tone sa duhet

drejt vëllazërimit të shëndoshë me Jugosllavinë, që është një konditë e domosdoshme për ekzistencën e vëndit tone.” Ja edhe zbatimi i kësaj fryme sipas së cilës

prokurori Aranit Çela u drejtonte akuza të pandehurve me ulërima :

“ Të pandehurit kanë shkruar e bërë thirrje për Shqipërinë etnike ! “

Pra kërkesa për bashkim të trojeve shqiptare konsiderohej tradhëtí dhe dënohej me vdekje !(?)

Ja edhe një akuzë tjetër e prokurorit gjakatar Aranit Çela :

“ Këte herë populli ka vënë me shpatulla për muri dhe i kërkon llogari një pjese të klerit

katolik të cilët…Kanë zhveshur shpatën e tradhëtisë kundër popullit. “

U cituan kalimthi vetëm këta pak fakte që të spikasë se si ne edhe sot mbas 68 vitesh, duke e njohur rrjedhën e historisë, tamam që çuditemi me kthjelltësin’e të parashikuarit të ngjarjeve nga ana e Patër Giovanni Faustit sikur faktet të kishin ndodhur ! Ja edhe një ilustrim akoma m’i përqëndruar. Zoi Themeli ishte aso kohe Kryetar i Degës së Brendëshme të Shkodrës. Gjakatar dhe torturues i tmerrshëm. Ai me hetuesit e tij e katandisën Patër Faustin t’a tërhiqnin zvarrë kur e futën në sallë se ia kishin thyer të dyja këmbët me tortura. E Patër Fausti, në ato kushte e shikonte si një vizion se si Zoi Themeli do të internohej familjarisht nga partija e tij komuniste e, duke qen’i internuar në Çermë të Lushnjes jo vetëm që iu vetëvar atje edhe e bija por ai së bashku me ministrat e brëndshëm të pushkatuar që nga Koçi Xoxi e në vazhdim … do të katandiseshin në të mjerë se çdo t’i gjente në të ardhmen nga egoizmi i diktatorit !

Prandaj, shikuar me sytë si edhe njohuritë tona të sotme, jo vetëm që na mahnit kthjelltësija e drejtëpeshimit e në vazhdim e parashikimit të ngjarjeve nga ana e Patër Giovanni Faustit sa që, të trembur se mos koha do t’a mbështjellë me një tis harrese këtë fakt e nuk do t’a radhisë mes fakteve historike, duam që realiteti i përjetuar nga Ernest Dema me shokë të trashëgohet. K ësisoji studjuesit e ardhshëm t’a kenë edhe një pike reference për atë periudhë ku mes atyre që do të pushkatoheshin, veç për hir të egoizmit të

diktatorit, martiri Patër Giovanni Fausti, lidhur me qëndrimet e Tija, mund të thuhet me plot gojën, se qé një Shënjtor ende i pashpallur !

Gjyqet Speciale si ato të revolucionit frances, çuen

në vdekje me mija shqiptarë të pafajshëm dhe

kryesisht shfarosën shtresën e intelektualëve

në mbarë qytetet shqiptare, dhe qyteti i Shkodrës e

pësoj ma randë, ku gjyqi special vazhdoi me vite

duke çue në pushkatim me qindra nga bijt ma të

zgjedhun e te shquem të tij..

Page 19: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

LIGJ I VËRTETË APO

MASHTRIM I RRADHËS ?

Nga Eugjen Merlika

“Politika është arti i përdorimit të

njerëzve, duke i bërë të kujtojnë se ti je duke u

shërbyer atyre e jo ata ty”.

L. Dumur (1863 – 1933)

M’u kujtua kjo shprehje e shkrimtarit francez, të

lindur në Gjenevë, të hasur në një libër aforizmash, kur, për

të satën herë, u rihap biseda e hapjes së dosjevet të Sigurimit

të Shtetit. Besoj se është argumenti më i trajtuar në opinionin

publik, në këta vite të kalesës pas komuniste. Është bërë

objekt bisede i gjithë shoqërisë, kryesisht i pjesës së

përndjekur nga regjimi, si shprehje e dëshirës për një zbulim,

një njohje të të vërtetave të paditura që kanë përcaktuar

fatkeqësi, drama e tragjedi, kryesisht në planin vetiak e

familjar të secilit qytetar që, për dhjetëvjeçarë me rradhë,

është ndjerë i përndjekur, i kërcënuar, i terrorizuar nga një

maqinë e stërmadhe dhune siç ishte Sigurimi i Shtetit, shtylla

më e fuqishme dhe më fuqiplote e diktaturës.

Megjithë vullnetin e mirë të secilit për të kuptuar

mekanizmin, të mirëkuptimit për cfilitjet shpirtërore e

psikologjike të viktimave të shumta të asaj makine infernale

e mbidjallëzore, vetëm ata, jo të pakët, që kanë kaluar në

ingranazhet e saj, janë në gjendje të vlerësojnë, në të gjitha

përmasat e saj, tragjedinë e dukurive. Vetëm ata që janë vënë

para një detyrimi tepër të dhimshëm, që trondiste në themele

gjithë impiantin moralo – psikologjik të njeriut, kur bëhej

fjalë për të vendosur me një firmë një barrë të rëndë në

ndërgjegje, duke dhënë ndihmesën e arrestimit e dënimit të

shokut, të mikut, të familjarit, për të vazhduar një jetë

mjerane pranë familjes, ndoshta me një punë më pak të

lodhëshme, apo të tjerë që “për të fjetur rehat”, për të pasur

ndërgjegjen e pastër, për të mos hyrë në borxh me dikë,

vendosnin braktisjen e familjes në kushte të vështira,

përballimin e arrestimit e të punës së detyruar me rrezik jete

çdo ditë në minierat, të ridënimit, të shkatërrimit të jetës

vetiake e familjare, duke mos pranuar paktin me djallin, janë

në gjendje të kuptojnë thelbin e problemit.

Ajo kategori jo e vogël qytetarësh shqiptarë, nga

kasta drejtuese pas komuniste nuk gjeti asnjë farë

mirëkuptimi n’atë drejtim. I pa shkatërruesit e jetës së tyre të

bëheshin afaristë e pushtetarë dhe nga lartësia e pasurisë së

grabitur me mjete të paligjëshme, apo nga ajo e pushtetit

“demokratik”, të përballej përsëri me nënqeshjen

mefistofelike të tyre.... Ndërmjet viktimave të diktaturës e

klasës politike mbas diktatoriale u krijua një hendek i madh,

për mbushjen e të cilit u bë pak ose aspak në gjithë këta vite.

Pati nisma të ndryshme vetiake e institucionale për të hequr

vellon e misterit, për të hapur dokumentat e fshehta të

diktaturës, por ato mbetën pa zë, pa frymëmarrje, u shkrinë si

vesa në rrezet e diellit si pasojë e mos pranimit të politikës.

Ky qëndrim i kësaj të fundit përligjej me “kujdesin” për të

ruajtur “harmoninë”, për të shmangur “hakmarrjen”, për të

parë “përpara”, në emër të një ideje të së shkuarës, “ku të

gjithë ishin bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”. Kjo ide që vinte

shenjën e barazimit ndërmjet sekretarit të parë e një

koperativisti, të një antari të byrosë e të një puntori, të një

oficeri të Sigurimit e të një të burgosuri atë një internuari,

pengonte çdo përpjekje për të nxjerrë të vërtetën. Por kjo

ishte vetëm njëra anë e medaljes së vendimeve të politikës

shqiptare, kur të gjitha Vendet e tjera ish komuniste e

përballonin problemin e trasparencës dhe miratonin ligjet

përkatëse.

Ana tjetër, më e rëndësishmja, ishte çështja e

pushtetit që, simbas strategjisë katoviciane të Ramiz Alisë,

duhej të mbetej në duart e komunistëve që braktisën ngjyrën

e gjakut, jo fort të pëlqyer nga Perëndimi, e përvehtësuan atë

trëndafilí, të kaltërt, të gjelbër apo të nuancave të tyre. Dosjet

mbaheshin të fshehta, por komisionet e vlerësimit të figurave

shërbenin për të ndaluar hyrjen e mundëshme të viktimave të

dhunës komuniste në politikë. Përfundimi qe një bllokim 23-

vjeçar i çdo përpjekjeje për t’a hartuar dhe miratuar ligjin për

hapjen e dosjeve dhe të lustracionit, duke shpalosur haptas

vazhdimësinë me sistemin e shkuar, jo vetëm përsa i përket

heshtjes ndaj strategjisë kriminale të tij, por edhe

pjesëmarrjes në hallka të ndryshme të pushtetit e të

administratës të njerëzve që, normalisht së paku duhej të

kishin dhënë llogari për krimet kryera. Por kjo është një temë

që kërkon një trajtim të veçantë e del nga kuadri i këtij

shkrimi, edhe se është i lidhur me objektin e tij.

Ditët e fundit, duke filluar nga Kryeministri, po flitet

përsëri, madje dy deputetë, znj. Mesila Doda e z. Shpëtim

Idrizi, n’emër të shoqërisë civile, i kanë paraqitur Kuvendit

një projekt-ligj. Është i habitshëm, për të mos thënë më tepër,

kundërveprimi i Opozitës që, nëpërmjet Z. Edi Paloka, e

quan nismën në fjalë si “një përpjekje për të larguar

vëmëndjen nga dështimet e qeverisë”! Madje Kryetari i PD-

së arrin të kërcënojë znj. Doda me përjashtim nga grupi

parlamentar ! Për aq sa mund të vlejë, përfitoj nga rasti t’i

shpreh kësaj zonje të nderuar respektin, mirënjohjen e

solidaritetin tim për angazhimin e saj shumë vjeçar në dobi të

viktimave të krimit komunist.

Qëndrimi i sotëm i PD-së bie ndesh edhe me

vetveten, sepse para katër vitesh ligji i tyre për lustracionin u

hodh poshtë nga Gjykata kushtetuese. Viktimat e luftës së

klasave, viktimat e krimit komunist presin prej PD, pjestare e

grupit evropian të partive popullore e te djathta, një tjetër

qëndrim kundrejt këtij problemi. Dihet qëndresa e së majtës

shqiptare, trashëgimtare e drejt për drejtë e partisë

komuniste, kundër këtij ligji gjatë gjithë këtyre viteve, por

nuk mund të përligjet n’asnjë mënyrë kundërshtimi i PD-së

sot.

Projekt-ligji i Dodës dhe Idrizit do të ballafaqohet

me mendimin e Qeverisë e të shumicës në pushtet e nuk

dihet se ç’do të dalë, nëse do të dalë. Simbas pohimit të

Page 20: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

këshilltarit Sandër Lleshi, Kryeministri ka vënë si detyrë këtë

projekt që në janarin e këtij viti, pra një vit më parë. Ky fakt

është shpresëdhënës, mbasi tregon vullnetin e tij që, gjatë një

viti, në ballafaqim me faktorë të tjerë pro dhe kundër brënda

shumicës qeverisëse, logjikisht duhet të jetë forcuar,

përderisa flitet publikisht. Z. Lleshi qe mjaft i qartë në

intervistën e tij televizive në shpalosjen e filozofisë politike

që është në bazë të projektit. Së pari ai pranon faktin se

“Fatkeqësisht ne sot jemi vendi i vetëm në Evropën Lindore,

antare në NATO ose kandidate që i kemi ende të mbyllura

arkivat sekrete, kjo rëndon mbi ndërgjegjen e shoqërisë

shqiptare.”. Kjo tregon një ndërgjegjësim të Qeverisë se

problemi kërkon një zgjidhje e nuk mund të shtyhet në

“kalendat greke”, një tregues i realizmit politik. Së dyti z.

Lleshi paraqet projekt-synimin e Qeverisë që ligji i ardhshëm

mos të jetë një krijesë e saj, por një huazim i një përvoje të

huaj n’atë drejtim, në rastin konkret, të asaj gjermane. “.... ne

nuk kemi ndërmënd të shpikim një ligj shqiptar, por do të

marrim një model dhe do t’a zbatojmë me rigorozitet në

parimet e tij.”. Kjo strategji mbetet e diskutueshme, mbasi

përvojat, mendësitë, formimet e dy popujve, shkallët e

qytetërimit, mënyrat e zbatimit të të njëjtit sistem, nuk e di se

deri në ç’pikë mund të sigurojnë efekte të njëjta nga zbatimi i

të njëjtit ligj. Në këtë drejtim ndoshta e veçanta shqiptare

duhet të mbahet më shumë parasysh. Së treti strategjia

qeveritare nuk e sheh në një trup të vetëm hapjen e dosjeve,

trasparencën e regjimit, me ligjin e lustracionit që është

qëndrimi i shtetit kundrejt elementëve të inkriminuar në

përbërjen e tij. Ndoshta kjo mënyrë e ballafaqimit me

problemin, nëse nuk bëhet fjalë për një prapamendim, që do

t’a likuidonte atë në t’ardhmen, do të ishte më e dobishme,

mbasi do të jepte mundësi të thellohej më shumë në

përballimin e tij.

Në këtë vështrim projekt ligji Doda-Idrizi bie ndesh

me mendimin e qeverisë. I pari është më shqiptar si koncept,

i dyti është evropian. Ndoshta zgjidhja më e mirë di t’ishte

një rrugë e mesme për dy arsye : ligji shqiptar do t’i jepte

mundësi edhe teprimeve e, shpesh, dënimeve jo në masën e

drejtë, manipulimeve politike e të tjera dukurive të këtij lloji

si korrupsioni, me të cilin jemi përballur në gjithë këta vite ;

ligji evropian kërkon të njëjtësojë dukuritë, duke u bazuar në

parime universale që nuk mbajnë parasysh veçoritë e

popujve e të situatave. Qëndrimi i Evropës dhe i SHBA-ës

kundrejt viktimave të komunizmit, për mendimin tim, është

tejet i diskutueshëm. Gjatë “luftës së ftohtë” i jepej më

shumë rëndësi marredhënieve tregtare me shtetet komuniste.

Në bisedat rrallë e tek flitej për të drejtat e njeriut, kur n’ata

Vende, kryesisht në Shqipëri, nuk bëhej fjalë për të drejta por

për “krime kundër njerëzimit”. Mbas rënies së komunizmit

nuk pati asnjë kujdes të posaçëm për viktimat as në Evropë

dhe as në SHBA. Kjo ka arsyet e saj, sepse në filozofinë e

tyre minimizohen krimet e komunizmit, për pasojë ata nuk

flasin kurrë për dëmshpërblimet e tyre. Edhe një ligj në këtë

kontekst e në këtë filozofi politike nuk do të ishte plotësisht i

përshtatëshëm për realitetin tonë.

Duke vazhduar bisedën mbi ligjin e ardhshëm dua të

ve në dukje një pikë, që mendoj se është e gabuar e që

meriton një ndreqje të menjëherëshme. Projekt ligji Doda –

Idrizi , në nenin 14, pika 2 shprehet : “ Nëse personi nuk

jeton më, asnjë i afërm nuk mund të kërkojë të dhëna mbi

dosjen”. Në intervistën e z. Lleshi nuk flitet për këtë pikë. E

gjej këtë kusht jashtë logjikës, jo vetëm sepse bie në

kundërshtim me të gjithë konceptin e zgjeruar të

trashëgimisë, por edhe të një padrejtësie, deri në dhunë, të të

drejtave të bijve në raport me prindërit. Nëse ky propozim

është bir i idesë se duhen ndaluar motivet e “hakmarrjes” së

mundëshme të bijve, kjo periudhë 23-vjeçare ka hedhur

poshtë krejtësisht një ndrojtje të tillë të një pjese të shoqërisë

shqiptare e mjaft të huajsh. Për një lloj sensi përgjegjësie

qytetare e respekti ndaj ligjeve, apo frike e mungese guximi,

apo të dyja bashkë, këta vite kanë dëshmuar se Shqiptarët

nuk kanë asnjë prirje për hakmarrje vetiake të atij lloji.

Cilado qoftë konsiderata që ka pjellë atë ide, mendoj se duhet

lënë mënjanë e u duhet siguruar bijve të njerëzve të dënuar e

të përndjekur nga diktatura e drejta për të hyrë në të fshehtën

e Shtetit kundrejt prindërve, edhe në rastin kur ata nuk janë

më në jetë, për më tepër sepse pasojat e asaj të fshehte kanë

rënë mbi ata bij, nga dita që kanë lindur deri sa sistemi

ndërroi formë.

Sa i përket lustracionit, efektet e një ligji të tillë sot,

mbas 23 vjetësh, do të ishin shumë të kufizuara, sepse në

administratën e sotme, për arsye moshe, besoj se do të jenë

shumë të pakët ata që do të prekeshin nga një ligj i tillë. Ky

mund të jetë edhe një motiv më shumë për t’u miratuar nga

Kuvendi, duke nxjerrë në dukje edhe arsyen e vërtetë të kësaj

vonese biblike. Ligji për hapjen e dosjeve do t’ishte një hap

përpara në ndarjen nga diktatura e njohja e një të drejte të

ligjëshme të qytetarëve shqiptarë. Do të kishim një Shqipëri

më të hapur, më të tejdukëshme, më njerëzore, një shoqëri që

nuk vazhdon të mbulojë krimet, edhe se jemi shumë larg

konceptit të dënimit të vërtetë të diktaturës e nxjerrjes para

përgjegjësisë të kriminelëve të saj.

Dosje moj dosje të shkreta,

Tuj fluturue ju shkoj jeta,

Të kuqe, të bardhe dhe sterre,

I keni fut njerzit në sherre,

Kushedi ku ju kan tretë,

Copa copa dhe fletë fletë ;

Ku me ju klërkue ku me ju gjetë !

Page 21: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

TE NJOHIM HISTORINE

NEPERMJET FIGURAVE

PATRIOTIKE QE

E SHOQERUEN

Midis historisë e lëgjendës (Vazhdim nga nr. 93)

Tregimin e nisëm fillimisht me nji ngjarje vendimtare për

jetën e prindit tim. Tani na duhet me u kthye pakëz mbrapa

në kohë për të marrë vesh se kush ishte ky djalë.

Lindi në Skuraj me 4 maj 1897, në ato kullat historike të Gjin

Pjetrit, në nji familje që mbarte emnin fisnik të Pervizit të

Skurajve të Kurbinit. Stema e Skurajve ishte një luan (ose

ujk) në kambë me një brazdë të tërthortë, me një dekor lule

zambaku. Nji stemë krejt e veçantë për nga forma dhe

paraqitja figurative. Ajo u gjet ne Berat, Lezhë e Kashar të

Tiranës. Kjo tregon se dikur Principata e Skurajve shtrihej

nga Kurbini deri në Berat e Vlonë. Mendohet se ajo ishte

krijue rreth shekullit XII. S’ka dyshim se asaj i perkiste

principata e Arbnit të Progonit e të bijve të tij, Gjini e

Dhimitri me kryeqytet Krujën. Principatë që për disa

histotianë qednron akoma e pa studiueme mirë, dhe së cilës

nuk i dihet emërtimi. Fill pas vdekjes së Car Dushanit e

shpërbamjes së mbretnisë tij (1355), ku ishte përfshi

Shqipnia, principata e Skurajve ishte forcue me Princin

Aleksandër Skurën, që sundonte në Vlonë. I pari princ

shqiptar që përmendet historikisht, në analet rumune, për

pjesmarrje në një betejë të një koalicioni ballkanik të vitit

1378 që u zhvillue kundër turqëve në Rumeli, ku ai

komandonte ushtrinë shqiptare. Ma vonë principata u dobsue

edhe u kufizue në krahinën e Kurbinit me qendrën e saj në

Skuraj, duke kalue fillimisht nën sundimin e Topijave pastaj

nën atë të Kastriotëve. Fisi i Pervizit të Skurajve qendroi

përkrah Gjergj Kastriotit Skandërbeut gjatë gjithë kohës

1443 - 1468, si luftëtarë e prijës ushtarakë. Gjergj Kastrioti

kishte vendosun në malet e Skurajve, një bazë të fortë prej ku

ndermerrte sulmet mbi hordhitë pushtuese osmane, dhe e

vlerësonte shumë vendosmëninë e banorëve dhe trimninë e

burrave të Kurbinit, që përbanin gardën dhe një pjesë të mirë

të ushtrisë së tij. Mbas vdekjes së Skëndërbeut kreu i fisit,

princi Ndue Skura me dy djemtë e disa kushrij u detyrue me

u largue për në Itali në krahinën e Ankonës, ku andej nga viti

1520 figuronte një fisnik me emnin Dhimitër Skura. Por

dikush kishte mbetun për të vazhdue mbijetesën e fisit.

Gojdhana ma e hershme asht ajo për Pervizin e Madh të

Skurajve, të cilit nuk i asht përcaktue mirë koha, por

mendohet që të ketë qenë para ardhjes së Skanderbeut, kur

turqit e mundën Gjon Kastrioti më 1413-14 dhe morën

Krujën duke e pushtue principatën e tij, dhe e njihnin si princ

vasal. Siç dihet me këtë rast ia kishin marrë katër djemt peng,

ndër ta Gjergjin 9 vjeç. Emni i Pervizit vjen historikisht nga

një lashtësi ma se 2000 vjeçare, që u ruejt i pacenuem e i

pandryshuem brez pas brezi ndër shekuj dhe ku rezulton se

qendra e tyne ka qenë pikërisht në Skuraj. Por kjo asht një

tjetër bisedë. Komandanti trim Pervizi i Madh (siç quhej)

arriti me u qëndrue në kalanë e tij sulmeve pa sukses të

turqëve, që kërkonin të dëpërtonin në zonat veriore, pas

fitorës mbi Gjon Kastriotin. Ai nuk i pranoi propozimet e

turqëve për pozita të nalta të shoqnueme me dhurata të

çmueshme e me flori. Atëhere Turqit vendosën me e

eliminue fizikisht dhe e banë për veti probatinin për me ia

zanë vendin, i cili arriti ta vrasë Pervizin me pabesi gjatë një

gjuetije ne pyllin aty afër, por besnikët ia morën hakun

kështjellarit trim duke e vra tradhëtarin. Turqit ndërhynë dhe

e shembën kalanë dhe dogjën kishën e Shën Gjergjit dhe

rrënuen fshatin. Nga inati u munduen ta zhdukin familjën e

fisin, që u strehuen në malet e ashpra të Skurajt. Historia e

Pervizit u ruejt djalë pas djali në gojdhanat e popullit. Fisi

mbijetoi e u forcue dhe njëkohësisht nuk pushoi së

kundërshtuemit pushtimin turk duke marrë pjesë në të gjithë

kryengritjet që plasën në krahinat veriore. Dëshmi janë

rrënojat e kalasë e të kullave të tyne të djeguna herë pas here.

Ndërkohë fisit iu desht me ndërrue disa herë emnin për t’i

ikun përsekutimit të turqëve. Nga viti 1650 mbajti emni

Ukasanaj ose Uksanaj, (Vuksanaj) me të cilin gezonte

autoritet të fortë. Ky emën vinte nga stema e Skurajve me

figurën e luanit ose ujkut, siç e quente populli, pra si fisi i

Ukut. Kjo deri në kohën e Gjin Pjetër Markut, kreu i fisit, i

cili për të vu në vend nderin dhe emnin e derës, mblodhi

kuvendin e Dëlbnishtit me 5 - 6 - 7 gusht 1906, me 54 pleqt e

Kurbinit dhe të semtit të Krujës, të cilët ia njohën autoritetin

si Gjin Pjetër Mark Pervizi Skuraj i Kurbinit, duke e rikthye

emnin e fisit ne vendin e vet të nderit, si fis i vjetër fisnik,

dhe vetë Gjinin, e njohën plak të parë të 54 pleqve të

Kurbinit dhe të Semtit të Krujës dhe përfaqësues i vegjelisë

(popullit) të krahinave përkatëse. Populli e kishte gjetë

udhëheqësin e vet te Gjin Pjetër Pervizi dhe ia njihte atij të

Page 22: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

gjithë të drejtat e meritat që i takonin sipas traditave

shqiptare. Në aktivitetin e tij patriotrik e luftarak ai ishte i

lidhun e ne marrëveshje me patriotë të tjerë rilindas, si

Bajram Currin, Isa Buletinin, Abdyl Frasherin, Murat

Toptanin, Fuad, Vehbi e Refat Toptanin, Ded Gjo Lulin, Ded

e Gjeto Cokun, Mehmet Shpendin, Marash Vatën, Luigj

Gurakuqin, At Shtjefën Gjeçovin, Nikoll Kaçorrin, Ismail

Qemalin, Ndre Mjeden, Gjergj Fishten, Preng Bib Dodën

(Preng Pashën), Marka Gjonin, Zef Ndocin, Abat Doçin e të

tjerë patriotë. Sigurisht se pleqt e vitit 1906 i dinin punët ma

mirë se ata të vitit 2014. Një dam të madh solli diktatura

komuniste kur emni i Pervizit as nuk mund të përmendej dhe

jo ma të vlerësohej. I gjithë fisi iu nënshtrue një përsekutimi

të paparë dhe historia e tij u hesht dhe u mbulue me pralla

kalamajsh për njerëz të tjerë të pa kurrfarë vlere, barij dhensh

e banditë rrugësh, për të paraqitë historinë e Kurbinit të

çveshun nga çdo vërtetësi dhe nga çdo figurë të shqueme që

lidhej me emnin e Pervizit. Edhe kur regjimi komunist u

detyrue të njohë veprimtarinë patritioke të Gjin Pjetrit dhe

biles ta dekorojë atë, nuk ia përmendi kurrë mbiemnin

Pervizi, duke e mbajtë në anonimat, mbiemën i cili ishte vu

në shënjestrën e regjimit komunist për t’u zhdukë nga faqja e

dheut. Kjo nga fakti se kreu i fisit, im atë, Gjeneral Prenk

Pervizi, nuk i përfilli komunistët dhe u qëndroi kundërshtar i

vendosun, si gjatë kohës që ndejti në Shqipni ashtu dhe i

arratisun jashtë shtetit.

Pra, im atë lindi në atë kohë kur në të gjithë Kurbinin

kërciste pushka mbi turqit. Populli e kishte njohun Gjin

Pjetrin si udhëheqës dhe ishte hedhë pas tij në kryengritjen e

përgjithëshme kombëtare, që në Kurbin mori përmasa të

randësishme. Historiani i njohun Zef Valentini e përcakton

kryengritjën e Kurbini me Gjin Pjetër Pervizin në krye si ajo

që i dha nismë kryengritjës së përgjithëshme kombëtare.

Kurbini kishte çue krye kundër Stambollit edhe ma përpara

në Kryengritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në 1878, që u

shtyp barbarisht nga taborret e turqisë të Dërvish Pashës më

1881, që dogjën kullat e Pervizajve në Skuraj. Ato kulla do të

digjëshin përsëri nga turqit më 1911. Po ato ndërtesa ku

kishte lindë Prenka, mbas rindërtimit të tyne. Kullat nuk do

të kursehëshin as nga partia komuniste shqiptare qe me

brigatat partizane terroriste do t’i digjte për te tretën herë më

17 janar 1945, pikërsih në ditën e ditlindjës së Gjergj

Kastriotit. Rastësi ?

Stambolli kujtonte se me të tilla masa shtypëse, mund të

mposhtej populli i Kurbinit. Kishte harrue se pikërisht

Kurbini ishte një ndër krahinat ma të vendosuna e të

papërkulshme, që bashkë me Mirditën, Lezhën, Kthellën,

Dukagjinin e Malsinë e Madhe, formonin atë zonë të

pathyeshme, që ruejtën të pacenueme besimin e tyne kristian-

katolik gjatë 19 shekujve. Kishin harrue se fisi i Pervizit që

përfaqesonte Kurbinin nuk ishte nga ato që mposhtëshin

kollaj. Faktikisht, ndonse e lidhun historikisht pas Krujës,

Kurbini nuk u mposht e nuk pranoi të ndryshonte fenë e të

parëve, as me forcë as me hatër. Edhe musulmanët e Kurbini

i ndejtën përkrah Gjin Pjetrit. Ata ishin të ndërgjegjshëm se

të parët e tyne kishin qenë katolikë. Kurbini u ba prita e

pakapërcyeshme e mosnënshtrimit ndaj pushtuesit osmanlli.

E kur filloi të fryeje flladi i lirisë, u çue në kambë e rroku

armët për të mbrojtë të drejtat e veta dhe çeshtjen kombëtare

shqiptare nën udhëheqjen e burrit ma të spikatun të krahinës,

Gjin Pjetër Mark Pervizin e Skurajve, siç e kemi t regue ma

sipër. Emni tij do të radhitej me emnat e atdhetarëve të

mëdhej të Rilindjës që përmendem.

Lindja e babës u prit me gëzim të madh, dhe u përshëndet me

krismat e pushkëve e me gosti. Ai ishte fëmija i parë dhe i

vetmi i Frrok Prendit, ky, djalë axhe me Gjin Pjetrin. Nga

dita e martesës së tij me Mrikën, vajzën e Preng Nikoll Palit

nga Bulgëri, kishin kalue 11 vjet pa fëmijë, dhe pothuej e

kishin fjetun mendjen se mund të kishin ndonjë. Kur ja, Zoti

ua fali ! « Zoti e ban mirë !» shkonte tue thanë gjithmonë

nanë Mrika, gjyshja jonë, grue e dëvotshme, dhe Zoti mirë e

bani, që i fali një djalë. Ajo kishte përjetue mjaft ngjarje që

në rininë e saj. Kishte ndjekë luftimet e çetave të Lidhjes së

Prizrenit e kishte përjetue djegien e kullave atnore të Preng

Nikoll Palit në Bulgër, prej ushtrisë turke në moshën 21

vjeçe, më 1881, kur u dogjën dhe kullat e Pervizajve në

Skuraj. Prej atyne rrethanave ishte martue në moshën 26

vjeçe, me Frrok Prendin. Këto rrethana të bajnë me mendue,

se fati i njeriut vëndoset e zhvillohet sipas një paracaktimi të

pa diskutueshëm, për ata që kanë përvojën e jetës dhe

ndjekin anën e misterëshme të fenomenëve të ndryshme që

lidhen me besimin në Zotin dhe me fatin e njeriut që nga

djepi e deri në vorr.

U ba festë e madhe, dhe pagëzimi u krye në kishën e vjetër të

Sh'na Prenës, në malin e Skurajt, ku iu vu emni i gjyshit tij,

Preng ose Prenk. Tradita do të ndiqte vijën e saj

shumëshekullore, brez pas brezi. Emni Prenk t’im etit i

mbeti nga periudha e Austrisë, ku gjermanisht, shkronja “g”

shqiptohet “k”. Dhe ne vazhdimin e shkollës, emni iu shkrue

sipas shqiptimit gjemanisht dhe i mbeti i tillë.

Ngjarjet e mavonshme e shohin babën akoma kërthiqe,

që merr shtigjet e maleve në kurriz të nanës për t'i

shpëtue hordhive turke, kundër së cilave kishte fillue

pushka në Kurbin, me qendër Skurajn. Jemi më 1897.

Gjin Pjetri kishte largue të gjitha gratë me fëmijë të

vegjël, pleqtë e fëmijët e mitun, nga kullat e tija dhe

familjet e luftëtarve të tjerë, për me u strehue në thellësi

të maleve pranë ilakave dhe miqësive. Nanë Mrika me

djepin mbi shpinë, kishte marrë rrugën për në fshatin

Kryezez të Lezhës, fillikat e vetëm, ku kishte të martueme

motrën, Dilukën, te Pal Gjin Kryezezi. Aty ajo më fëmijën

qëndruen gjashtë muej, e kur kaloi vala e trubullinave u kthyen në

Skuraj. Ngjarjet historike po e përfshinin babën që në moshën e

foshnjërisë, si një paralajmërim për ngjarje të mavonshme.

Kur im atë sa kishte kalue moshën gjashtë vjeçe, Gjin Pjetri

vendosi ta dërgonte në shkollë në Shkodër, bashkë me fëmijë

të tjerë Kurbinas, Mirditas e të Malësisë së Lezhës. Në fakt, i

kishin çue fjalë nga Shkodra, ku ishte krijue “Konvikti i

Maleve”, që të dërgonte disa fëmijë nga këto krahina, të

zgjedhun nga po aq shpi të mira. Gjini, për shpinë e vet,

vendosi me dërgue dy fëmijë, babën dhe nipçën tjetër Nikoll

Bibën, t’etënve të të cilëve u kishte kërkue mendimin. Frrok

Prendi, i ati i babës i ishte përgjigjë:

Page 23: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

- Ti je i zoti i shpisë dhe ti vendos. Sa për Prenin (kështu e

thirrnin), ban ç’të duesh me të. Sikur n’zjarr e n’ujë ta

hedhish unë nuk të them gja !

Po një përgjigje afërsisht si kjo kishte dhanë dhe i ati i

Nikollës. I zoti i shpisë, në familjet patriarkale, nderohej e

respektohej. Fjala dhe vendimet e tij ishin ligj dhe askush i

shpisë nuk i kundështonte.

Kështu, nga shpia jonë, im atë e Nikoll Biba u caktuen me

vazhdue shkollat, dhe ishte vetë Gjin Pjetri që ipërcolli në

"Konviktin e Maleve" bashkë me baballarët e fëmijëve të

tjerë. Por Gjini e kishte synin te Prenka i vogël për me

vazhdue trashigiminë e udhëheqjes së fisit dhe të krahinës.

Në mësimet shkelqeu kurdoherë, që nga fillorja deri në

shkollat ma të nalta, në Shqipni e jashtë saj, si në Austri, në

Itali e gjetke. Bashke me babën dhe Nikollën në atë shkollë

Gjini kishte dergue edhe fëmijë të tjerë nga Skuraj e Bulgëri,

ndër ta, që mbaj mend, Gjon Fushën, Pal Prendin, etj. Ndërsa

im atë e vazhdoi shkollën rregullisht, Nikollën e terhoqi

familja, që ndërkohë kishin ba ndarjen nga trungu i Gjin

Pjetrit, e kishin dalë ne veti. Prandaj, siç shihet, bashkë me

fatin hyjnë edhe vendimet e vetë njerëzve, dhe për çudi, po

t’i kundërvihësh fatit punët nuk të shkojnë mbarë. Gjyshja

jonë, megjithëse mbeti e vejë, vetëm me atë djalë, nuk

ndërhyni kurrë me ia ndryshue drejtimin që kishte marrë,

duke e lanë me ndjekë fatin që i kishte dalë. Në Shkodër, ku

vazhdonte gjimnazin françeskan, pati fatin e nderin të kishte

për mësues e profësorë, ajkën e kulturës shqiptare të kohës

dhe të gjithë historisë sonë, si Gjergj Fishtën, Ndre Mjeden,

Luigj Gurakuqin, Kol Kamsin, Anton Harapin, Mati

Logorecin, Hil Mosi, Pjetër Giadrin, Luigj Shalën, Ndoc

Nikajn, etj., siç e kemi tregue ma përpara. Përveç

profesorëve që përmendëm, ai pati shokë shkolle që ma vonë

do bahëshin me emën, si Prof. Luigj Muzhani, Sandër Saraçi,

Zef Shiroka, Nush Topalli, Loro Muzhani, Spiridon

Kaçaroçi, e te tjerë që do të zinin pozita shtenore e shoqnore

me randësi. Këto përshkrime, përveç se nga im atë e kisha

marrë nga vete të siperpermendunit me të cilët kisha nda

kohën e internimit në kampin e izolimit të Kuçit të

Kurveleshit. Ma vonë, rastësisht edhe nga Prof. Luigj Shala,

kur isha i internuem ne Lushnje, ku ai kishte vajzën, Marien,

të martueme me Z. Ali Ypi, agronom i fermës ku ne

punonim, e mik i vjetër i familjës, si bir i Abdyl Ypit. Luigj

Shala kishte qënë profesor i babës para 50 vjet, dhe me

tregonte për të se si ishte një ndër studentët më të dalluem.

Prandaj njohja me të tilla figura të shqueme të kulturës dhe të

patriotizmit qyshë në bangot e shkollës, e brumosen atë me

ndjenja të një atdhetarizmi të flakët. Mësimet, këshillat dhe

porositë e tyne, i mbeten të ngulituna në mendje gjatë gjithë

jetës dhe veprimtarisë së tij. Ai ruejti një respekt të madh për

ato burra që ma vonë iu banë miq të shtrejtë, kur ai vetë u

afirmue si figurë e randësishme në jetën ushtarake, politike e

shoqnore të vendit. Ndërsa im atë vazhdonte shkollën,

në Kurbin kishte marrë hov kryengritja kundër pushtuesit

osman. Turqit ishin inatosun keq dhe kërkonin të asgjësonin

Gjin Pjetrin, që po u shkaktonte trubullina dhe disfata, tue

fillue nga shpartallimi i tyne në Fushën e Tallajbesë në Krujë

më 1904-1906, në Pllanë (Pdhanë) më 1911 e gjetke.

GJIN PJETER PERVIZI

Udhëqësi i Kryengritjës Kurbinit

axha i Prenk Pervizit

Kur luftohej për Liri

Kështu vendosën ta sulmojnë në çerdhen e vet në Skuraj, për

t’i dhanë fund veprimtarisë së tij kryengritëse. Por po i banin

hesapet pa të zotin, sepse kur taborret turke arritën në Skuraj,

u gjetën para një kalaje të pamposhtshme. Mali shkambor i

Skurajt midis lumit Mat dhe perroit të Urdhazëz, kishte një

pozicion të mbrojtun prej vetë natyrës. Ushtria turke u gjet

para pengësave natyrore dhe para qëndresës së vendosun të

burrave trima të Kurbinit. Megjithë goditjet e artilerisë dhe

sulmëve të parreshtuna të ushtrisë osmane, pushkët e

luftëtarve shqiptarë gjimonin ma shumë se topat e turkisë e

banin kërdinë ndër nizamë. Kjo paraqitet me pak rreshta në

një kangë popullore:

... N'at Urdhazë ka ra ushtria,

bjen daullja e bjen burija,

gjimon topi e dridhet mali,

dridhet shkambi, dridhet zalli,

kërset pushka edhe alltia

prin Gjin Pjetri si duhija ...

……………………………..

Shkon Urdhaza kuq me gjak,

kuq me gjak, me gjak nizami,

luftë po ban Gjin Kapidani .....

Page 24: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Gjyshja ime, kësaj radhe nuk i mori shtigjet malore me

djep në kurriz, por qëndroi pranë luftëtarve, sepse ishte e lirë

nga përkujdesia ndaj djalit që vazhdonte shkollën në

Shkodër. Gjin Pjetri kishte mbajtë gratë pa fëmijë ose me

fëmijë të rritun në prapavijë për furnizim me ushqim e

municione, mjekime e kujdes për të plagosunit e të tjera

shërbime të rastit. Ajo e përjetoi nga afër gjithë luftën e

malit të Skurajt. Pa me sy të vet, ajo dhe gratë e tjera, se si

disa nizamë turq që kishin dëpërtue tinzisht nepër tymin e

luftimit, të primë nga disa tradhtarë , i vunë zjarrin kullave të

Gjin Pjetrit e gjithë objekteve të tjera përreth. Se si lufta nuk

u ndërpre por vazhdoi ma e rrebtë, deri sa turqit u tërhoqën të

mundun, duke lanë mbrapa të vramë e të plagosun e shumë

material ushtarak. Në këto luftime nuk pati asnjë të vramë

nga ana e kryengritësve përveç disa të plagosun lehtë, ndërsa

turqit pësuen shumë humbje në njerëz. Kjo tregon se sa me

përvojë luftarake ishin të pajisun luftëtarët kurbinas, përvojë

e fitueme qyshë nga kohnat heroike të Gjergj Kastriotit

Skënderbeut. Gjin Pjetri ishte një udhëheqës me aftësi

luftarake e dijti të përballojë të gjitha situatat e luftës duke ia

përshtatun terrenit malor e duke përdorun taktikën e

goditjeve të rrufeshme e befasuese të një lufte popullore të

organizueme mirë. Im atë ndërsa ndiqte studimet e veta,

krenohej duke ndigjue jehonën e trimnive të axhës së madh

që printe në krye të burrave trima të Kurbinit.

Ditë ma të lavdishme po afrohëshin. Turkia kishte

marrë tëposhtën. Filluen të dëgjohen tingujt buçitës të

këmbanave të lirisë. Gjin Pjetri dërgon njerëz për të marrë

studentët kurbinas e mirditorë, që të gjendën në Milot ditën e

28 nendorit 1912, ku do të ngrihej Flamuri Kombëtar pas 500

vjet robnie. Atij i kishte ardhë telegram (tejshkrim) nga vetë

Ismail Qemali, për ditën e shpalljës së Pavarësisë. Flamurin

kombëtar të qëndisun nga motrat stigmatine në Shkodër, ia

kishte dorëzue Imzot Nikoll Kaçorri, në kishën e Rubikut. Im

atë, 15 vjeç, u gjet atë ditë, siç e kemi tregue, pranë axhës

Gjin, bashkë me studentë e te rij të tjerë, kur ky përshendeti

me fjalë të zjarrta shpalljen e lirisë dhe të pavarësisë duke

shkreh gjashtën e Karadakut, se cilës iu bashkuen krismat e

armëve të luftëtarve kurbinas e të krahinave fqinje.

Tre dit rresht Miloti e festoi këtë ngjarje, me gosti,

kangë e haré e lojna popullore. Prangat e robnisë ishin

coptue. Shqipja fluturonte krenare dhe e lirë mbi mbarë

kombin shqiptar ! Këto ngjarje ku mbizotnonte heroizmi,

trimnia dhe vendosmënia e luftëtarve të lirisë si dhe aftësitë e

tyne për të luftue dhe arritë fitore kundër një anmiku ma të

madh në numër e ma të fuqishëm në armatime ia mbushnin

babës zemrën, mendjen e shpirtin me entuziazëm e

frymëzim për me iu përkushtue artit ushtarak, që atij i

përshtatej ma mirë, për t’i shërbye sa ma denjësisht Atdheut.

Ai, siç kemi tregue, kishte mbetun jetim për babë qyshë

në moshën nandë vjeç. Prandaj axha Gjin i kishte kushtue një

përkujdesje atnore. Pushimet verore dhe të festave fetare të

Krishlindjeve dhe Pashkëve ai i kalonte në Skuraj pranë

nanës se vet, e cila mëzi priste të rrinte ndonjë ditë për t'u

çmallë me të birin. Nga ana tjetër Gjin Pjetri e mbante pranë

për ta brumosun me dije dhe tradita shqiptare, njohjen e

ligjeve e të kanunëve dhe rregullave e traditave ndërfisnore,

shprehje të urtësisë popullore, të besës, trimnisë, burrnisë,

bujarisë, miqësisë, e të tjera virtute arbnore. Nipi kujdesej

për dokumentat, letrat e shkresat e shumta që i ishin

grumbullue. Ma se një letër e diktueme nga Gjin Pjetri gjatë

atyne viteve, mbanin dorën e t’im etit, e kushedi ku kanë

përfundue. Dokumenta me vlerë të madhe historike që

mjerisht u damtuen e humben me djegien e kullave prej

turqëve e ma vonë prej komunistëve, ndër to i randësishëm

ishe telegrami i Ismail Qemalit që njoftone Gjin Pjetrin për

shpalljen e Pavarësisë me 28 nëndor 1912 në Vlorë.

Shpesh i kujtohëshin këshillat e axhës Gjin :

Pren, koha e jonë ka marrë fund. Koha e padijës dhe e

koburës, pra koha e ballhutës. Një e ardhme e ndritun

paraqitet para jush të rijve. E ardhmja e kulturës dhe e dijes

që ju do të përvetësoni në shkollat tona dhe në ato të huejat.

Kry

engrites kurbinas e mirditore : ne karrike vellai i vogel i Gjinit,

Ndrec Pjetri; kambekryq tre kusherij, ne mes i ati i Prenkes, Frrok

Pervizi.

Dijet që do të fitoni ju afrojnë me Evropën e me gjithë botën

e qytetnueme, ku shqiptarët janë populli ma i vjetër. Prandaj

duhet që të arrini të marshoni me hapin e kombëve të tjerë të

zhvilluem të këtij kontinenti, për me zhdukë prapambetjen që

na pruni pushtimi 500 vjeçar turk. Unë kam besim në ty. Të

zgjodha midis fëmijve të tjerë sepse dallova te ti, squetsi e

gjykim, dhe pse ishe djal i vetëm i Frrok Prendit, të atij burri

të rrallë për nga trimnija e besa shqiptare. Atë e kam pasë ma

shumë se kushri e vëlla : një shok të pandamë e luftëtar të

rrebtë. Të jeshë gjithmonë krenar për babën, për fisin, për

emnin fisnik që trashëgon, për krahinën dhe Atdheun tand të

shtrejtë. Të na nderojsh në mësime, në detyra e në vepra që

do të kryejsh gjatë jetës, si në atdhe ashtu dhe në vende të

hueja, ku mund të ndodhësh ose të çon puna e detyra.

Këto ishin fjalë që nuk mund të harrohëshin kurrë. Ai

do të kalitej e të formohej për të njohun ma mire botën

shqiptare, së cilës do t’i kushtonte aftësinë e veprimtarinë e

tij.

Im atë i jepte randësi të madhe përvetësimit të

gjermanishtës që mësohej në gjimnaz, duke lexue shumë e

duke kontaktue me austriakë që ndodhëshin në Shkodër për

përsosjen e të folunit. Gjatë kohës së vazhdimit të

mësimeve, para ngjarjeve që përshkruem, zhvillohej dhe një

aktivitet i madh kulturor në mjedisin e studentëve, ku vend të

Page 25: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

parë zinte repërtori teatral. Poeti i madh Gjergj Fishta, kishte

krijue disa drama që viheshin menjëherë në skenë. Im atë

ishte përfshi në atë aktivitet dhe ndër të tjerat i kishin caktue

rolin kryesor në melodramën “Juda Makabeu” që duhej të

shfaqej për nder të Vezirit në Shkodër. Shfaqja u prit me

entuziazëm të madh dhe baba u dallue në mënyrë të

jashtëzakonshme, në atë rol kryesor, duke fitue duertrokitjet

e vazhdueshme e të stuhishme të publikut.

Veziri vetë kishte kerkue të ia paraqitnin atë djalë aq të

talentuem, e i kishte dhurue sahatin e vet prej ari me gjithë

qestek, me firmën e tij të skalitun mbi kapak, për të shprehun

vlerësimin që ai i kishte dhanë interpretimit të përsosun të

atij të riu, që quhej Prenk. Ky sahat mbeti si relike muzeale

në shtëpinë tonë të Laçit deri vonë, e humbi bashkë me të

tjera sende me vlerë kur shtëpia u plaçkit e u dogj nga

komunistët në shtator 1944. Këto ndodhi i rreshtova për të

plotësue sa ma mirë një tregim, që synon të paraqesë prindin

tim në aspektin sa ma të vertetë të jetës së tij. Duhet pasë

parasyshë se jeta e tij do të lidhej ngusht me atë pjesë të

historisë shqiptare që i përket kohës së re, kur shqiptarët

arriten të afirmohen në një Shtet Shqiptar të parë ligjor para

botës.

Nga rrefimet e bashkohësve, mund të përmend si të asaj

periudhe, qëndrimin e studentëve ndaj ardhjes se Princ Vidit,

Esat Pashës etj. Tregon shkodrani Nush Topalli, kur ishte i

intemuem në Tepelenë (1952-54), shok shkolle me babën.

Paskej dalë biseda për ngjarjet që po përjetonte Shqipnia ne

1913 - 1914, dhe disa studentë paskëshin vendosë me luftue

kundër Esad Pashës, që ata e quenin tradhëtar. Se si Nushi

kishte bisedue me babën, në shtëpinë e tij në Shkodër, ku im

atë shkonte shpesh, e paskëshin vendosë me shkue me luftue

kundër Esadit e qenkan nisë me u bashkue me forcat që ishin

caktue për këtë punë, e paskëshin arritë deri në Pdhanë, në

bregun verior të lumit Mat, karshi Milotit. Por ndërkaq Princ

Vidi ishte largue nga Shqipnia dhe ngjarjet ishin rrokullisë

keqas, kështu që studentët nuk patën rast me provue se çdo

me thanë të bahësh e të jeshë luftëtar. Por të kthehëm në

vazhdimin e tregimit.

Mbas ngritjes së Flamurit në Milot, Gjin Pjetri mori

pjesë në ngritjen e Flamurit në Lezhë më 6 dhjetor 1912,

përkrah Ded e Gjeto Cokut, Mirajve, Sykëve, Gjergj Fishtës,

Ndre Mjedes, Luigj Gurakuqit e të tjerë, nga që garnizoni

turk ishte largue përfundismisht prej këtij qytetit të lashtë.

Mandej ai ishte kthye në Skuraj ku ishte marrë me

rindërtimin e kullave të djeguna, që u ripërtërinë përsëri si

përpara. Ndërkohë ai merrte pjesë në mbledhje të ndryshme

krahinore për çështje pleqnie e kanunore, duke qenë një

njonës dhe zbatues shumë i mirë i Kanunit. Siç dihet, ai

kishte bashkëpunue me Shtjefen Gjeçovin, kur ky qëndronte

në Laç - Sebaste e merrej me mbledhjen e redaktimin e

ligjeve kanunore. Shtjefen Gjeçovi këshillohej vazhdimisht

me Gjin Pjetrin. Kanunin e Bajrakut të Kurbinit që u vendos

në Dilbnisht me 5 - 6 - 7 gusht 1906, Gjeçovi e kishte përfshi

në librin e vet, si ndër kanunet ma të randësishëm, sepse në

të ishin përfshi dhe vendime politike, për të cilin kuvend

folëm ma sipër, ku ishin të pranishëm, Imzot Nikoll Kaçorri

dhe At Shtjefen Gjeçovi si ndigjues e dëshmitarë. Në atë

kanun del një gabim i vogël shtypi, sepse pleqte ishin 54,

sipas një dorëshkrimit autentik të Gjeçovit, që ruhet në

Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, dhe jo 45 siç janë shtyp

gabimisht në libër. Shtjefen Gjeçovi ndërkohë kishte përpilue

një dorëshkrim prej 116 faqesh kushtue kryengritjës së

Kurbinit dhe veprimtarisë së Gjin Pjetrit, për përiudhë 1903-

1906, mbetun i panjohun 100 vjet deri pas shembjës së

diktaturës, për turp të akademisë dhe historianëve komunistë

që nuk e kishin nxierrë e botue ma perpara. Atë e zbuloi

rastësisht një nip i Gjin Pjetrit.

Në ngjarjet që treguem të Kurbinit ishte i perfshimë edhe

Esad Pasha, që hasi në kundërshtimin e Gjin Pjetrit. Duke

dashun ta bante për vete i kishte çue një besnik, Man Mustën,

me dhurata, flori dhe propozimin e nji pozite te naltë

ushtarake. Gjini ia kishte pre shkurt e me përbuzje Man

Mustës, dhe e kishte përciellë me besnikët e tij jashtë kufinit

të Kurbinit.

Natën e 22 shkurtit 1914 mbasi u kthye nga një

mbledhje, Gjin Pjetri ra i sëmunë randë dhe vdiq papritun në

moshën 56 vjeçe, akoma i fortë për të kontribue me urtësinë

e burrninë e tij për të mirën e vendit. U hap fjala se e kishin

helmatisun turqit ose vetë Esad Pasha me anë të një

tradhëtari të paidentifikuem.

Për këtë ngjarje studentëve kurbinas e mirditorë,

babës me disa shokë, iu dha leje e posaçme për të marrë

pjesë në mort, ku kishin ardhun nga të gjithë krahinat e

qytetet, kur lajmi i zi u përhap. Ndër ta patriotë e figura të

shqueme shqiptare. Gjergj Fishta do ta pasqyronte ne gazetën

“Leka”. Zija mortore zgjati disa ditë. Me vdekjen e Gjin

Pjetrit mbyllej kapitulli ma heroik dhe ma i lavdishëm i

historisë së Kurbinit, dhe i një pjese të nderueme të historisë

së Shqipnisë. Im atë pësonte humbjen e dytë të dhimbshme,

mbas asaj të babës. Kujtimi për tatë Gjinin (siç e quente) do

të mbetej i pashlyeshëm në mendjen dhe zemrën e tij. Siç e

kemi thanë, zot shpie u ba Ndreca, vëllai ma i vogël i Gjinit,

që për ironi të fatit nuk kishte femijë. Prandaj Ndreca e

përqëndroi kujdesin e tij mbi babën, në të cilin dallonte një

pasardhës të denjë të Gjin Pjetrit, të mbar fisit e të Kurbinit.

Ai do t'ishte ripërtëritësi i emnit të lavdishëm të Pervizit të

Madh të Skurajve.

Gjin Pjetri nga ana e vet e kishte lanë një djalë, Pal

Gjinin, që nuk i kishte pasë të dhanat për të ndjekun shkollat

dhe vetitë për të përfaqësue atë vetë, fisin dhe krahinën.

Ligji natyror së bashku me fatin përcaktojnë vijimin

jetësor të njeriut mbi tokë, ku përsonaliteti i vetë njeriut luen

rolin vendimtar në çaste të caktueme, si një katalizator në

reaksionet kimike.

Kuq e Zi

Tribunë shqiptarizmi

Page 26: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Nga Fritz RADOVANI:

DOSJET NUK JANË AS TABUT, AS

ARKIVOL ! Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

MINISTRIA E TERRORISTIT ENVER HOXHA

■Këtu u realizue dëshira e tij: “Unë do të bëhëm

TERRORIST !”...

■Nga kjo ndertesë në vitët 1944 – 1991, janë vra e

terrorizue mbi 500 mijë Shqiptarë!

Dosja e çdo njeriu asht prejardhja, lindja, jeta, veprat

dhe arsyeja e vdekjes!

Ajo nuk asht një grumbull eshtna apo një kufomë

endè e padekompozueme, që e marrim në krah si një tabut

ase arkivol dhe e çojmë përpara selisë së Kuvendit Popullor,

dhe aty presim nga hoxha apo prifti e popi të na tregojnë se:

“Me që ka vdekur, tani më të nuk kemi pse merremi më!

...Merrët tjetër kush, më i madh se né!”

Dosjet dhe fallsifikimi i tyne kanë fillue njëherit me

formimin e Shtetit Shqiptar!

Si mund të justifikojmë që ndër gati 33 vjetë të

themelimit Shtetit Shqiptar, nga 1912 pra, në Shek. XX,

asnjë kryeministër, president apo mbret nuk pat shkollë për

atë post që ka drejtue? Vetëm okupatorët nuk kanë pranue

“bashkpunim” me analfabetë!

Edhe Shqipnia ka “Dosjen” e vet në Londer, Berlin,

New York, Beograd, Romë, Athinë, Ankara, Moskë, Pekin,

Sofje, Teheran, Kajro, Bagdat, Kabul... E gati harrova dhe

Parisin...Ndërsa, në Nuremberg, Strasburg,... apo në ndonjë

skutë ku vazhdojnë me u strehue kriminelat, nuk ka nevojë

për “Dosje”, u kemi dergue “modelet e gjalla”!

Në vitin 1941 kur jugosllavët formuen PKSh (PPSh),

ata ishin edhe specialistët që kanë themelue njëherit edhe

“Dosjet”, të cilat, me 21 Prill 1943, u “sistemuen, arkivuen

dhe u organizuen” në Sigurimin e PKSh, që ishte në varsinë

PKJugosllave, UDB, KGB, CIA e dreqi nuk e mori vesh,

përveç Shqipnisë, që nuk i kanë sherbye asnjëherë! Ata me

kujdesin e tyne mbas vitit 1944 zgjodhën pikrisht terroristët

për me drejtue shtetin.

Ka 22 vjetë që vazhdon përralla e “Dosjeve” në

Shqipni. Thonë “gojëkëqijtë”, se ato pengohen nga vetë

Shteti! Duket e “pabesueshme”! Në një shtet “demokratik”,

si ka prap mundësi që “dosjet” me kenë të administrueme

nga pasuesit e shtetit totalitarë?

Një tmerr i vërtetë kur mendon “Ilir Enver Hoxhën,

në vitin 1991, nëpunës pranë zyrave sekrete të spijunazhit

pranë Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë!” Poshtersi!

Më vjen mirë që të gjithë ishpresidentët tanë

“demokratë” jetojnë, dhe mund të na bindin se, “pengesa”

nuk ishte prejardhja e tyne ase veprimtaria e vet komuniste!

Pengesa e vërtetë SOT, asht prania e terroristëve të

djeshëm dhe vazhdimsia e tyne në të gjitha matrapazlleqet e

shtetit sotëm, në të gjitha hallkat e shtetit Shqiptar!

Arkivat dhe zyret përkatëse të dokumentacioneve

shkencore, sekrete dhe që në përmbajtjen e tyne ruejnë vlera

kombtare, kulturore, shkencore etj., nuk duhet të jenë

kurrëma në varsinë e qeveritarëve apo njerzëve që mund të

kenë lidhje me ta, kjoftë edhe nga prejardhja e tyne që mund

ti kenë sherbye edhe vetem “një orë” terrorizmit!

Pjesa ma e madhe e “Dosjeve” as nuk kanë arsye me

u hapë fare, se sot edhe trashigimtarët e tyne janë me njolla

gjaku në surrat! Tue fillue nga Presidentët dhe me rradhë,

asnjëni nuk tregon në biografi kur bahen zgjedhjet, se kush

ishin prindët e tij. Jo se kanë turp, se nuk kanë as fëtyrë për

turp, po shumica nuk dijnë baben e vërtetë.

Nga disa “detaje të projekt ligjit dosjeve”, më bani

përshtypje një paragraf aty: “Pastërtia e figurës morale është

e papajtueshme, me mbajtjen prej funksionarit publik, gjatë

periudhës 24.10.1944 deri 31.3.1991 të një prej detyrave të

mëposhtme:

Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial,

kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i

Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31

Marsit 1991...”

Shumë interesant! Pikrisht atë natë kur asht

projektue nga Ramiz Alia me gjithë kriminelët rreth tij

“tragjedia e 2 Prillit 1991 në Shkoder”... afati i “Pastertisë së

Figurave” mbyllet... A ka të bajnë data 31 Mars 1991, me

ndonjë “person” që lidhet me 2 Prillin ?

Prap ma poshtë lexoj:

“Funksionarët publikë me mandat kushtetetues dhe

çdo person tjetër i zgjedhur nga Kuvendi janë subjekte të

verifikimit sipas këtij ligji. Ata nuk e ndërpresin mandatin

kushtetues apo detyrën ku janë zgjedhur, por të dhënat e

grumbulluara nga verifikimi publikohen detyrimisht. Në çdo

rast, një funksionar publik i tillë mund të dorëhiqet përpara

përfundimit të mandatit të tij dhe në këtë rast dosja e tij nuk

publikohet.”

Prap ma poshtë: “Me kërkesë të subjektit që

verifikohet, gjykata vendos zhvillimin e gjykimit me dyer të

mbyllura.” Dhe në mbyllje t’ artikullit: “(dëshmia e

verifikimit dhe procesverbali i seancës informuese) mbetet

konfidencial.”

Page 27: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Rezultati: “nuk publikohet”...”me dyer të

mbyllura”... dhe,

Përfundimi: ”Dosja nuk publikohet”! Ju lutem, të nderuem lexues: “A kjo quhet hapje

Dosjesh për Pastërti Figure?”

***

Uroj për Ju, që keni me kenë gjallë në vitin

2030: “Mbylljen e Dosjeve” përjetsisht, dhe të

trashigimisë së atyne Dosjeve!

Kimete Berisha:

Mësò shqip në daç me mësu’,

Davutoglu !

2 milionë shqiptarë thuhet se jetojnë në Turqi. Nuk kanë të

drejtë të flasin shqip, ligjet ua ndalojnë të shkollohen shqip,

si gjatë gjithë Perandorisë osmane, shqiptarëve u mohohet

shkollimi në gjuhën amtare, u mohohet tradita, u mohohet

kultura, me ligje diskriminuese i turqizojnë, nuk i lejojnë të

jenë shqiptarë!

E, ambasadorët shqiptarë, Kryeministrat shqiptarë,

Presidentët shqiptarë, inferiorë deri në asht, as nuk guxojnë

t’u ankohen ‘vëllezërve’ të tyre turq, nuk guxojnë të kërkojnë

nga Turqia që të shikojë mundësinë që t’ua lejojë shqiptarëve

të jenë shqiptarë, që t’i lejojë të shkollohen në gjuhën shqipe.

Kryeministri turk Davutoglu ka thënë se qeveria e tij do ta

rilind dhe do ta përhapë kulturën turke gjithkund ku ka

shqiptarë e boshnjakë, duke shpërndarë falas fjalorë e sende

tjera midis shqiptarëve. Mësimi është vullnetar, kureshtja

është vullnetare, ne mësojmë çfarë duam vetë, e jo çfarë na

imponohet. Rilindja e pasionit neo osman për të dominuar

mbi kulturat tjera, sidomos tullusumin e kanë mbi kulturën

shqipe të cilën e kanë paralizuar për 500 vite, na kanë lënë të

prapambetur për 500 vite, na kanë marrë në qafë.

Nëse duam të mësojmë turqisht, do të mësojmë, është punë e

jona a mësojmë a jo!

Ne mësojmë kulturat që duam, e jo kulturat që na

imponohen.

Pse u dashka që turqit ta imponojnë kulturën e tyre, e ne ti

këqyrim seri e të sillemi si budallenj, si gjatë historisë.

Le të mësojnë turqit shqip. Në daçin. Në jo, ne nuk po

kërkojmë rilindjen e perandorisë. Kemi fjalorë digjitalë,

anglisht-turqisht, dhe nëse na intereson naj shprehje turke e

mësojmë vet. Ne s’po bëjmë propagandë midis turq’ve që

t’ua imponojmë kulturën shqiptare. Bile ne as s’po i vajtojmë

dy milionë shqiptarët tanë që Turqia i ka privuar nga e drejta

për të qenë zyrtarisht shqiptarë.

P.S. Turqia është vendi, ligjet e të cilit edhe këngëtarit

Ibrahim Tatlises ia ndalojnë të këndojë në gjuhën e tij kurde.

50 vjet: lek i ri, lek i vjetër

Edhe pse u bë plot një gjysëm shekulli (1964-2014)

qëkur ka ndryshuar vlera e lekut, për shqiptarët akoma

100-lekëshi është 1000 lek.

Pse janë kaq të pandryshueshme tek ne disa mendësi që

na mbajnë larg të tjerëve.

Nga Gjovalin Gjeloshi

Basil Schader, një miku im i pas vitit 90-të që banon në

pjesën “gjermanike” të Zvicrës, i mban akoma lidhjet me

komunën e Balldrenit në Lezhë. Herë pas here, nëpërmjet

klubit ku ai bënë pjesë (Klubi i Rotarianëve) grumbullon

fonde në ndihmë të arsimit të kësaj komune. Kështu bëri

edhe këto ditë. Kërkoi nga komuna preventiva per riparimin

e disa shkollave dhe kur komuna e realizoi kërkesën e tij,

miku më drejtohet mua me një pyetje: “Vlerat që më kanë

ardhur, domosdo janë me lekë të vjetër, apo jo?.....”. Dhe

vërtet vlerat e preventivave ishin shprehur me vlerën e lekut

të para vitit 1964, se ndryshe “me frangat e tij të reja”, ai nuk

mund të financonte as në një objekt, prej tre që ishin të

planifikuara.

E solla këtë rast për lexuesin, vetëm për vlerën e freskisë së

tij, por jo si rast “ekzotik”, që nuk e ndeshë përditë në çdo

kënd të Shqipërisë: te çdo banorë, te çdo blerës, rrogëtar,

pensionist e deri te institucionet zyrtare, organet e shtypit të

shkruar, pamorë etj, etj. Ne në mënyrë të qëndrueshme, të

palëvizshme për 50 vjet me radhë, vazhdojmë ta shprehim

vlerën e parasë sonë kombëtare me vlerën ireale të saj. Të

lindurit e vitit 1964 që kanë ardhur në jetë me lindjen e

parasë së re (tashmë 50 vjeçarë), por pothuaj edhe dy breza

të mëpastajmë, edhe fëmijët e klasës së parë, vazhdojnë ta

quajnë vlerën e 50-lekëshit, 500 lek apo të 500 lekëshit, 5000

lek.

Në vitet e para mund të justifikohej, (por edhe atëhere vetëm

në të shprehurit popullor), përdorimi i vlerës ireale të lekut,

Page 28: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

edhe për mënyrën se si u bë ndërrimi i kartmonedhës

(thjeshtë duke i hequr një zero), kur n ë një mëngjes të bukur,

prerja 1000 lek (prerja më e madhe) u gdhi 100 lek; 500 lek u

bënë 50 lek e kështu me radhë ato kartmonedha që ekzistonin

në tregun e bankës. Dhe është fakt që deri pas vitit 1990 kur

njerëzit në Shqipëri diskutonin për paranë, as që bëhej fjalë

të përdorej prapashtesa “lek i ri” apo “lek i vjetër”. Thjeshtë

monedha 50 thuhej pesqind lek, apo 10 lekëshi, njëqind lek e

kështu me radhë. Nuk i shikonte njeri kartmonedhat se çfarë

vlere kishin të shkruar sipër. Vlerat e tyre në çdo rast

shpreheshin me sistemin e vjetër. Ky lexim i kartmonedhës

edhe mund të pranohej për përdoruesit (popullsinë), por kjo

shkonte tek të gjitha institucionet zyrtare, deri te individë

edhe institucionet financiare, të cilët shpreheshin me vlerat e

lekut të para vitit 1964, kur ato ishin dhjetë herë më të ulta.

Duhet thënë se këto të fundit ishin të detyruara që në

manualet apo në përpilimin e kostove, çmimeve, pagave etj,

llogaritë e shkruara të bëheshin me vlerën e lekut real, por

edhe në këto ambjente, “ndryshe shkruhej e ndryshe

lexohej”. Njëlloj si ai nxënësi i shkollës tetëvjeçare në një

krahinë të Shqipërisë, që fjalën “gomari” të shkruar në

dërrasën e zezë, e lexonte “magjari”, megjithë insistimin e

mësueses së letërsisë që ta lexonte fjalën ashtu si e shkruante.

Mirë për 25 vjet me radhë në kohën e sundimit komunist, ku

vlerat reale të lekut vërtet ishin qesharake dhe ne i

dhjetëfishonim ato për të na u dukur më shumë, po pajtohemi

me këto emërtesa të padrejta. Po tani në 25 vjetëshin e dytë

pas vitit 1990, kur ne qarkullojmë e përdorim kartmonedha

me vlerë që nuk i kishim fare në treg si: 200, 500, 1000,

2000 e deri te 5 mijë lek, si ka mundësi që vazhdojmë

përsëri, të patundur me të njëjtin emërtim ireal?

Kartmonedhat kanë lindur të reja dhe ne sapo i marrim në

dorë ua dhjetëfishojmë vlerën, i kthejmë në “lek të vjetra”.

Prap paga e një mësuesi tek ne është, fjala vjen 500 mijë lek

kur ajo në fakt është vetëm 50 mijë, pensioni i një ish-

kooperativisti është 90 mijë lek kur ai është vetëm 9 mijë etj.

100 lek që i thamë 1000 lek derisa ishte në qarkullim dhe 10

lek që e quajtëm 100 lek gjithë jetën.

Kishim rast ta ndryshonim traditën e emërtimit të parasë sonë

në fillim të viteve 90-të, atëhere kur edhe filloi “pikiata” e

zhvleftësimit të monedhës sonë. Atëhere kur realisht me 100

lekshin tonë (10 lek) nuk blenim më asgjë: as kilogramin e

orizit apo sheqerit, as dy buket e atëhershme 40 lekëshe, por

vetëm një çamçëkiz. Por përsëri ne nuk luajtëm nga llogorja:

në mendje kishim e kemi dhjetë herë më shumë lek se sa në

xhep.

1000 lek para 1964 (vlera reale) dhe 1000 lek pas vitit 1990

që ne vazhdojmë ta quajmë prapë 10 mijë lek.

Tashmë në Shqipëri, vetëm për financierët mund të themi se

e kanë më në fund bindjen e të folurit për shifrat reale të

lekut. Mund të fusim këtu edhe tregëtarët, të cilët thjeshtë

për të mos trembur klientët, i vendosin etiketat e çmimeve

me vlerën e lekut real. Tregëtarët e mëdhenjë: ata të

apartamenteve, automjeteve etj, shkojnë edhe më tutje: në

kundërshtim me ligjin shqiptar, nuk përdorin lekun, por

euron. Këta nuk e kanë më shumë hallin te “lek i ri” apo “lek

i vjetër”, se sa tek qëndrueshmëria e parasë me të cilën bëjnë

tregëtinë. Nga ana tjetër, masivisht njerëzit vazhdojnë të

thonë: kaq lek të reja apo kaq lek të vjetra. Dhe nuk ka se si,

kur vetë e folura zyrtare, e shkruara në shtyp, e thëna në

ekran etj, vazhdojnë “të shkruajnë gomari dhe të lexojnë

magjari”.

Dikur një kryetar kooperative, kur raportonte për realizimet

në organet eprore, tejkalimet i shprehte me kg, për t’u dukur

më shumë, ndërsa defiçitet i jepte me kv, për t’u dukur më

pak. Nëse e keni vënë re edhe sot: pagat, investimet,

shpërblimet, përfitimet që u jep shteti banorëve të vet,

shprehen në vlerën e lekut të vjetër, për të krijuar imazhin e

një bollëku, ndërsa taksat e detyrimet e shtetasve me lekun e

ri. – E ç’janë 10 lek rritje e çmimit të karburantit? -, thoshte

para disa kohësh drejtuesi i qeverisë shqiptare. Ndërsa një

muaj më vonë, po i njëjti person, vlerën e një objekti prej

disa mijërash e shprehte me një vlerë disa milionëshe. Me

vlerën e lekut të vjetër flitet në mjaft raste edhe prej

ekspertëve të kontrollit të shtetit për të treguar se shkeljet

financiare që janë gjetur kapin shuma të mëdha, për të dalë

kështu më në pah puna e institucionit përkatës.

Page 29: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Pesë lek dhe 50 lek pas vitit 1964 deri pas vitit 1990 që për

ne ishin përkatësisht 50 e 500 lek.

Të dy kartmonedhat janë 500 lekëshe. E para pas 1990-ës, e

dyta para 1964. E para nuk e ka fituar akoma të drejtën të

thirret me vlerën që ka, por dhjetëfish, 5 mijë lek. E dyta e ka

mbyllur “historinë e vet”, duke e vlerësuar aq sa ishte, 500

lek.

Mosndryshimi i kësaj tradite në vetvete edhe mund të mos

përbëjë ndonjë problem. – E rëndësishme është të kemi lek

në xhep, mund të thotë ndokush, dhe nuk ka rëndësi se i quaj,

lek të reja apo të vjetra. Por duke “vëzhguar” traditën e

ndryshimit të ngadalshën të disa zakoneve, koncepteve,

sjelljeve e rregullave që vijnë në kundërshtim me kohën, ne

akuzohemi si shoqëri që nuk ndryshojmë lehtë në disa gjëra

të domosdoshme: ndërtojmë vila e pallate edhe më të mira se

të vendeve përreth, por nuk mbajmë pastër ambjentin e

përbashkët; flasim përditë për menaxhimin e mbeturinave,

por pak prej nesh i ndajmë ato në qese të veçanta në shtëpi;

bëjmë ligje për të mos pirë duhan në ambjente publike, por

shqiptarët tymosin edhe në dhomën e gjumit; vendosim

semaforë, nuk don t’ia dijë këmbësori; bëjmë vija të bardha,

nuk don me i pa shoferi; na vjen mirë që dikush i largon

mbeturinat tona, por nuk paguajmë tarifën e pastrimit. Do t’a

arrijmë Europën me ndërtime (hekur e beton), por akoma

nuk kemi urbanizime; do t’a tejkalojmë me harxhime luksi,

por nuk do t’a mbërrijmë me gjelbërim; do të kemi rrugë të

asfaltuara, por jo të zgjeruara me trotuare e rrugë biçikletash;

vendosim sinjalistika rrugore, por i shkatërrojmë brenda

natës; do t’a arrijmë (e kemi kaluar) me vetura luksoze, por

nuk kemi shërbim urban. E kemi arritur me administratë, por

kemi traditën e dobët të shërbimit ndaj popullatës; e kemi

arritë me rregulla e ligje të shkruara, jemi larg zbatimit të

tyre. E kemi arritur pluralizmin, nuk bëjmë zgjedhjet as të

lira, as të ndershme, as të pranueshme për palët. E kemi

shtetin, por nuk po akoma kemi traditën e burrave të shtetit…

Lexuesi mund të rreshtojë edhe “tradita” të tjera, të

tejkaluara të cilat tek ne lëvizin me shumë vështirësi në

drejtimin e duhur (të kundërt), por ne duhet të urojmë që të

mos mbetemi kaq konservatorë në sensin e ndryshimit të

gjërave, të ngadalshëm në përqafimin e rregullit të ri dhe të

paaftë për të qenë edhe ne si të tjerët.

Don Zoti të mos na kalojnë 50 vjeçarë e ne të mbetemi në

vorbullën e mosndryshimit të zakoneve dhe veseve që na

dëmtojnë e na ulin vlerat edhe në sytë e të tjerëve.

Ledku i Mbretnisë

Zogu vendosi që të kishte figurën e

Lekës Madh .

Page 30: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

BAJAME HOXHA-ÇELIKU

PJESA E PARË

Lotët e shpirtit

Ëndrra mbrëmë ish suferinë

Sa lëndoi shpirtin tim

Për tërë natën shpirt s'e di

Të kam lënë, lotin në gji.

Kam dy vjet që s’të kam në gji

Dhe ndjej dhimbje pa kufi

Më dridhet fjala në buzë

Se të dua si askush.

Loti më shpërthen sakaq

Shpirti më kthehet në flakë

S'dua të më shohësh lot

Kurrë! Nuk zbret një lot i kot.

S'dua që të ndjesh për mua

Eh, o shpirt i përvëluar

Loti oh, gjithë psherëtima

Më përshkon si vetëtima.

Veç kjo zemër, është e qartë

Për ty qan me lot të zjarrtë...

Ku je ti, zambak me vesë

Këtë zgjim, këtë mëngjes?

Unë e ndjej se dhe për ty

Nata mbrëmë ka qenë stuhi

Nga një xixë, nga një shkëndijë

Nëpër ëndërr qemë të dy.

Dashuria s'është e lehtë

Duhet zemër, që ta ndjesh

Duhet shpirt, duhet jetë...

Duhet besë që ta kesh.

Kush e humbi dashurinë

Dhe për të, s'qau çdo stinë?

Çdo kush thotë: ah po, vërtet

Qan çdo çast, qan nëpër net!

Ej ju miq që lexoni vargun tim aty

Thoni, u janë terur lotët nëpër sy?

Në thellësi të shpirtit, jeni mbushur lot

Doni t'u heq brengën, po s'ua heq dot.

Për ty isha unë virtyt i kulluar

Por ja që mbeta, e trishtë, e lënduar

Dua që të mbahem,por që s'mbahem dot

Në zemër rëndon oh,gjithnjë një lot. 10 strofa

Atëherë ligjëroja, bilbil në kajsi

Isha për ty isha, më e bukura perri

Për dashurinë tënde, hirplotë

Përherë në shpirt, më mbin një lot.

Sakaq fjalët e mia me gaz i rrëmbeje

Pa ligësi, në mua çdo gjë të ëmbël gjeje

Çdo fjalë e kulluar, me dashuri vërtitet

Sa loti në thellësi, më arrin dhe mbytet.

Me bukuri, dashuri, kam qenë stolisur

Me xixa në sy, më gjeje, ndaj të ngrysur

Tani shoh ëndrra, s'përmbahem dot

Rreze drita më gjen, të mbytur në lot.

Premtimet e bukura, kishin vlerë atëherë

E unë, e bukur si lulëz me erë

Më prisje në tis, plot jetë, plot gaz

Me shpirt të bleruar, të ndiqja nga pas.

Eh, puthjen e lehtë e provoi poeti

E ndjeu se vinte porsi një valë deti

Rritmi zemrës ah, sa vinte e shtohej

Dimri në acar, ndizej edhe ngrohej.

S'do desha jo kurrë, që ëndrrat t'i ndal

Atëherë edhe vdekja do vinte ngadalë

Por brengën momenti, vjen e më zgjon

Kur loti lag sytë, me vdekjen ngjason.

Një rrjetëz e thurur është dashuria

Me afsh e padurim u futa si njerëzia

Kur bëra të dalë, e portë s'gjeta dot

Mbeta aty skllave, eh,për jetë e mot.

Rrjetëza e bukur më joshi sakaq

Kjo furi tërë jetën në mua zgjat, zgjat

Dielli plot zjarre që hynë edhe ndrinë

Në gjinjtë e dashurisë ai vezullin.

Prapë në zemrën time ti po mbretëron

Dhe ja, prapë ti, si mbret rri në fron

Valë emocionesh ndjej në çdo agim

Të dhashë botën time, ta dhashë pa mbarim.

Kujtova se jeta, do vinte plot lezet

Kështu do kalonim të dy njëqind vjet

Dhe kur abazhuri, ndizte shtratin tonë

Unë natën çelja, si një lulëz e njomë. 20 strofa

Unë s'u rrita jo,me dhelka e pekule

Po pranë teje ngjaja, ngjaja me një lule

U plagos çdo shpresë eh, e rritur kot!

Medet! O zot! Që s'e dita dot !

Page 31: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Për hir të zotit, të të shoh një ditë

Natyra do më falte të gjitha stolitë

Shpirti im në pritje acarin do ta shkrinte

Diell i ngrohtë sakaq, në gji do na hynte.

Si mund një dashuri të quhet hyjni ?

Më thuaj shpirt! Do ta bëja për ty.

Për dashurinë, për të madhin Zot!

S'ka fuqi në botë, që më ndal dot!

Në psherëtimë u kthye shpirti im

Se ty të dhuroi jetë e çdo gëzim

E di, gjithçka me ndjenja të dhashë

Në shpirtin tënd, timin e lashë.

Dashuri s’i thonë të jesh veç në shtrat

Sublimja ndjenjë, qëndron më lartë

Tek ne, mbeti e lirë, mbet’ në fluturim

Në qiej më mirë, se një shtrat, pa zgjim...

Si rrezja e diellit, më hyre në gji

Plot zjarr e plot afsh më puthje në sy

Po moti keq, plot erë e suferinë

Zuri rreze diellin, vrau gjirin tim.

Me zhdërvjelltësi unë vija pranë teje

E ti sy shkëndijë qëndroje pranë meje

Ku ishim, ç'bëmë, as vetë s'e dimë

Me sa e ndjeja, ajsbergun kemi shkrirë.

Që buza të më qaj, o zot, ç'bëre ti

Nuk më le të qesh, në jetën plot stuhi!

Në jetë dashurie kur qeshë plot nur

Sytë e tij lotueshëm s'më tradhtuan kurrë.

O ju o ditë të bukura, që ikët si stuhia!

dhe ti o shpirt i im, që erdhe si magjia

Pse ike, lashë tek ty, ndjenjat shpuzë

Tani, veçse loti, më ngrinë mbi buzë.

Dashuri si zjarr që kurrë s'ke të shuar

Jeto në mes yjesh në qiell të kthjelluar.

Në mua dashuria, s'ka gojë, e s'flet

Kjo zemër sa vuan, s'e dini vërtet. 30 strofa

Maske mortore e nje udheheqesi Ilir, sh. X, p.Kr.

periudha Arkaike (Mueu Beogradit)..

Kalores ilir, sh. XII, p.Kr.

Gjetur ne Sloveni, Vice.

Perkrenare ilire sh. X, p.Kr.

Page 32: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Prof. Gjon Frani Ivezaj:

Studiuesit botërore mbi Ilirët

në rrjedhat e historisë

Historia e popullit shqiptar, është e mbushur me ngjarje të

lavdishme dhe data të rëndësishme plot fitore dhe humbje

tragjike, që kanë lënë gjurmë të thella, gjatë shekujve të

kaluar.

Me këtë temë të preferuar, gjithnjë janë marrë dje dhe sot

autorë vendas dhe të huaj, të cilët e kanë parë historinë e

popullit tonë në këndvështrime të ndryshme.Shumë zona dhe

qytete të civilizuara (për kohën), kanë qenë objekt studimi

dhe përshkrimi të përgjithshëm, por edhe në mënyrë të

veçantë, sipas peshës dhe rëndësisë, që zë secili nga këto

qendra të rëndësishme të banuara.Në këtë pjesë të Shkodrës

dhe Malësisë, sipas autorëve të vjetër, banorët e qytetit të

mirënjohur antik, nuk quheshin popull barbarë.Historianët,

flasin shumë për studimet ilirike dhe shkruan shumë për

ilirizmin. Mbi të gjithë, dominonte mendimi i konsoliduar

dhe provuar historikisht, se ilirët kishin qenë gjithnjë në këto

territore, ku, ende janë sot. Ka shumë të dhëna nga

historianët, gjeografët, filozofët të ndryshëm, që kanë shumë

të dhëna për Ilirizmin dhe shumë fise të tjera ilire. Kështu,

sipas autorëve të rëndësishëm antikë, që nga ato (letrare)

nga Homeri, Hesiodi, Virgjili, Herodoti, Turkiditi, Isokrati,

Skylaksi, Skymna, Pilibi, Apollodori, Straboni, Plini, Lukami,

Ptolemeo, që luajnë rolin e rëndësishëm të dardanëve dhe

fiseve të etruskëve.Me themelimin e Romës e të Athinës,

Raguzës, Kretës dhe të Trojës, Nissusit (Nishi i sotëm),

Mikena, e të gjithë qyteteve të ndërtuara prej fisit estrukëve

dardanë dhe fiseve të tjera, që ishin prej trungut të

pellazgëve.

Objekte ilire, Durres, sh. VII, p. Kr.

zbuluar kohet e fundit.

Të gjitha këto fise, sipas burimeve historike, njihen qysh nga

shekulli i VIII para Krishtit. Kjo vlen më shumë për estrukët

dhe për shtrirjen e pellazgëve në Ballkanin Qendror. Po ashtu

në Perendim dhe Veri të Europës, sikurse do të dëshmohet

edhe në të gjithë zonën e brigjeve të Detit Mesme, në Veri të

kontinentit të Afrikës, në Azinë e Vogël dhe deri në Indi.

Kjo çështje megjithatë hap rolin politik dhe ekonomik të

pellazgëve, si një Mbretëri me një shtrirje të gjërë Euro-

Aziatike.Filozofi i njohur gjerman Gotfried Ëilhem Laibnez

(1647-1717), ishte ndër të parët, që u muar me historinë e

studimeve rreth gjuhës dhe popullit shqiptar në letrën e tij të

10 dhjetorit 1707, e cila u citua në vitin 1897 në revistën

“Albania” të Bukureshtit, deklarohet, se studimet e tij të

librave shqipe, midis të cilëve, është edhe një fjalor, që e

bindi, se shqipja është gjuhë e ilirëve të lashtë. Kështu, sipas

shkrimeve të tjera, e në gjurmimet e arkivave europiane,

cilësojnë, se gjuha shqipe është e para gjuhë, që është

shkruar në Ballkan.Studiuesi Hans Erik Tunman (1746-

1788), historian suedez, professor në Universitetin e Halles

në Gjermani, ishte një nga albanologët e parë, ku, studio

shkencërisht origjinën e gjuhës dhe të popullit shqiptar. Ai,

bëri kërkime në burimet antike greke dhe byzantine dhe

studioj fjalorin tre gjuhësh greqisht-sllavisht dhe shqip (të

botuar në vitin 1770), të historianit të mirënjohur Theodor

Kavaljotit, në veprën e tij: “Hulumtime për historinë e

popujve të Europës Lindore”.Në vitin 1774, ai arriti në

përfundimin shkencorë se shqiptarët janë populli i parë në

Gadishullin e Ballkanit dhe vijues autokton të popullsisë së

lashtë Ilire dhe se ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me

sllavët as me grekët.Po ashtu historian gjerman Bopp Franz,

në veprën e tij: “Uber das Albanesischen”, shkruan në

mënyrë të hapur ose sikurse thuhet botërisht, se gjuha

shqipe dhe shqiptarët, nuk kanë asnjë motër në kontinentin e

Europës. Ai, bazohet në strukturën gramatikore të gjuhës së

lashtë shqipe.Historiani austriak John Georg Von Hahn

(1811-1869), i diplomuar në Universitetin e mirënjohur

Haidelbergut. Ai shërbei si gjykatës në shtetin e sapoformuar

grek, nën drejtimin e Mbretit të Bavarisë (Oton).Ai, për më

shumë bëri një seri studimesh me arvanitasit e Greqisë dhe

Page 33: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

me gjuhën e tyre shqipe, ku, në vitin 1854, botoi të plotë

veprën themelore në tre vëllime: “Albanesische studien”

(Studimet shqiptare), mbi kulturën, gjuhën dhe historinë e

tyre.Po ashtu me burimet antike u bind, se ilirët epirotë dhe

maqedonët, nuk ishin grekë, por ishte populli më i vjetrë se

ata kishin prejardhjen nga pellazgët e lashtë. Ai, ishte i pari,

që studioj fjalorin e ilirishtes së vjetër, ku, drejtpërsëdrejti

arriti të përfundimin, se gjuha shqipe ishte vijuese e

ilirishtes, kurse ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja. (Shih

“Studimet shqiptare”, Tiranë, f.13-27, 378-339).Sipas

historianit gjerman Karl O’Muller, përshkruhet, se populli

shqiptar, është populli më i vjetër parahistotik dhe origjina

historike e tyre vjen nga antikiteti. (Shih, Muller Karl O

“Pralegomena”, 1825)Studiuesi Italo Arberesh (1846), bëri

studimet e rrënjës, sankristishtes, persishtes, latinishtes,

greqishtën klasikë dhe shqipe. Nga analiza kritike e shumë

burimeve shkencore, ai arriti në përfundimin, se gjuha e

popullit shqiptar, ishte ndër më të vjetrat e të gjithë popujve

të Europës.Filozofi dhe historian i mirënjohur Jacques

Edëin, në veprën “Shqiptarët” (f.64), përshkruan, se

pellazgët erdhën në Ballkan, diku nga fillimi i mileniumit të

dytë para Krishtit, ku, sollën me vete gjurmët e qytetërimit të

hershëm, që ishin zhvilluar në brigjet e dy lumenjëve të

mëdhenj lindorë Eufratit dhe Nilit.Në këtë rrugëtim të gjatë,

pellazgët, u përhapën në të gjithë pellgun e Detit Egje, në

Gadishullin Ballkanik edhe në Itali. Por, ata qëndruan më

sëshumti në trevën jugore të Ballkanit, që më vonë u quajt

Greqi. Ky autor vlerëson, se gjithë këto rajone njieshin si

shtete pellazgjike, ku, asokohe Athina, Sparta, Mikena dhe

Agrosi, ishin qendra të forta ekonomike e shoqërore

pellazge. (Shih, “Pellazge”, f.43).Historian Hesiodi, ishte

ndër poetët më të njohur dhe më të rëndësishëm grek. Ai

jetoi në shek. VIII-VII para Krishtit. Hesiodi, shkroi dy

poema në Heksametër, ku, në njërën poemë “Theogonia”, u

muar me krijimin e perendive, me përmbatje tërësisht

mitologjike. Autori, ndër të tjera shkruan, se perënditë grekë,

u muarën krejtësisht nga populli autokton pellazgët.

Gjithashtu, kultura dhe shkrimi, prej botës pellazge u përhap

nëpër Greqi dhe gradualisht në Gadishullin Ballkanik.Po

ashtu, historian tjetër Thukididi (Thucididis), lindi në Athinë

rreth vitit 460 para Krishtit. Në vitin 424, ai ishte komandant

i një njësie detare në Athinë, pranë ishullit Thasos. Ai, u

muar edhe me studime historike, duke prekur shumë kulturën

dhe trajtoi tema të rëndësishme për gjuhën dhe për çështje

pellazge.Studiuesi, la edhe shumë dëshmi të rëndësishme të

drejtpërdrejta, për lashtësinë e ilirëve dhe sidomos për fisin e

Taulantëve, që hyri në luftë në përkrahje të Spartës, gjatë

luftimeve në Gadishullin e Peloponezit. Ky fis ilir, tregoi

trimëri të fortë e të patrembur, kundër ushtarëve të

Gadishulllit të Peloponezit.Sipas historianit grek Homeri, në

mënyrë specifike, ai përshkruan Luftën e famshme të Trojës

në kryeveprën e tij të mirënjohur “Ilida”, ku, populli ilir të

fisit dardan me Mbretitn e tij Priami, luftuan heroikisht, për

nderin e vendlindjes së tyre Troja. (Homeri, “Iliada”, III,

38.VII.89).Historiani grek Apiani, i lindur në Aleksandri të

Egjiptit, nga fundi i shekullit i para Krishtit, në vitin 70,

shkroi historinë e Romës me 24 libra.

Moinedhe e Mbreterreshse Teuta (mendohet) , Shkoder,

sh. III p.Kr.

Aty gjenden gjëra shumë të vlefshme, për ilirët dhe pellazgët,

shtrirjen e tyre gjeografike si dhe për hisotrinë e tyre,

sepse është populli më i lashtë para grekëve dhe

romakëve. (Apiani, “Historia Romana” 4, Illyrike, 1

f.250).Për më shumë, thuhet se ata, pra ilirët, ishin të parët,

që morën civilizimin në Ballkan, ku, në vijimsi ndër shekuj

kultivuan kulturën e vlerave të Europës.Kështu Straboni, për

pjesën Qendrore të Shqipërisë të sotshme thotë, se: “Në

Illyricum, jetonte një popull me emërin Epiriot, në vitin 20 të

erës sonë.”Edhe Georgaj grek, thoshte të vertetën, se aty

ishin me të vërtetë banorët autoktonë epirotët, duke vërtetuar

bindjen, se ky popull ishte i Epirit, i cili, me heroizëm

luftonte shumë kundër forcave të armatosura të Perandorisë

Romake asokohe.Epiriotët, për më shumë përshkruheshin

nga kronistët e kohës antike, si luftëtarë trima, të gatshëm

gjithmonë për të mbrojtur Atdheun e tyre të shtrenjtë.Sipas

autorëve të huaj Skylaks dhe Appionit, thuhet, se popullsia

autoktone e Shqipërisë së sotme, të zonave të Krujës, Lezhës,

Shkodrës deri tek tokat e Malit të Zi (pra deri tek Birizinjumi

i Serbisë së sotme), thuhej se ishte ilire. Për më shumë, ata

shkruajnë: “Popullsia e atyre trevave ishte Kalaja e

Mbretërisë Ilire e pamposhtur. Ajo vijonte deri në Bokën e

Kotorrit, të cilët, luftonin kundër armiqve helenë dhe më

vonë edhe kundër pushtuesve romakë, për të mbrojtur tokat

dhe vijimsinë e kulturës ilire.” (Skylaks & Appion, V.

Kaptina 2 f.221).Edhe më vonë, do të shohim se kronistët

dhe historinët e kohës, do të vijojnë të trajtojnë temen

shqiptare dhe të historisë së lashtë të saj.I tillë, është

historiani i njohur Stefan Byzantini (“Urbibus et Populis”,

Prishtinë, f.417)Leksikografi i shquar me prejardhje nga

Konstandinpoli, që jetoi në shek.VI mbas Krishtit, trajton

shumë temën shqiptare. Në këtë mënyrë, shohim se leksioni i

tij, ka një rëndësi shumë të madhe, për vetë faktin, se ai

trajtoi historinë e Ilirisë, mbasi ai shkruan shumë gjerë dhe

jep përshkrime mbi territorin e Ilirikumit dhe fiset e hershme

autoktone ilire, kulturën e pasur të tyre për kohën, të cilat

natyrshëm janë përfshirë në botimet e vjetra.Për më tepër, ai

shkruan për disa qytete ilirike, që nuk janë trajtuar nga

shkrimtarët paraardhës. Po ashtu, autori shkruan, se në këto

Page 34: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

tërritore të pasura zhvillimi të administratës dhe qendrave të

banimit, janë ruajtur disa fise të hershme autoktone ilire, që

nuk ishin përmendur deri në atë kohë.Në përshkrimet e tij,

autori i quan ato banorë si qytetarë ilirë, pra me një

prejardhje autoktone pellazgjike të lashtë autoktone. Në këtë

grup fisesh, bëjnë pjesë epirotët, sipas autorit të

sipërcituar.Sipas studiuesit bashkëatdhetarë Spiro N. Konda,

në librin: “Shqiptarët dhe problem pellazgjik” (Tiranë, 1964,

f.231), thuhet se grekët, gjithnjë janë munduar të na shuajnë

si popullsi autoktone ilire.Edhe pse të gjithë tokat greke,

ishin toka pellazgjike, helenët, thonin se ishin ata të parët në

Ballkan. Por historia, flet të kundërten, ndonëse

‘Enciklopedia e Madhe Greke’, vijon të këmbngulë në

kënvështrimin e saj të njëanshëm dhe aspak objektiv, duke e

futur historinë në situatë të mjegullta.Në opinionet e tyre të

botuar si dëshmi prove sot, në shumë libra me karakter

historik, shohim se në tërësi ata përputhen në një pikë të

përbashkët, kur ruajnë udhen e vijimsisë së autoktonisë së

trevave tona, të banuar natyrshëm, qysh herët nga

paraardhësit tanë pellazgë dhe ilirët, të cilët e ngritën në

nivele të dëshiruara përparimin e vendit të tyre, në përshtatje

me kushtet dhe kohën kur ata vepruan.Në punimet e veta

hulumtuese shumëvjeçare, autori shqiptar Spiro N. Konda,

shkruan, ndër të tjera, se: “Ilirët autoktonë, janë populli i

parë, që kanë populluar dhe sjellë civilizimin e hershëm të

Gadishullit të Ballkanit, në pjesën Perëndimore të Europës

Juglindore.”Autori, në shumë këndvështrime e kundërshton

historiografinë e pasaktë greke, e cila nga ana e saj, është

munduar të mohojë tezën e autoktonisë dhe vijimsisë së

popullisë dhe qendrave të banimit të hershëm ilir, brenda

territorit të madh të shtetit të Illirikumit.Me dobësimin

ekonomik dhe politiko-administrativ të trevave të

administratës vendase të Ilirisë, shohim, se vijnë në trevat

Monedhe e panjohur ilire me simbolin e svastikes

symbol i epokes parahistorike i tarsheguar nga iliret,

kohe e bronxit, sh. XV p. Kr.

tona të pastra shumë kolonë sllavë nga Stepat dhe Malet

Urale të Rusisë, që gjenden në pjesën e Europës

Lindore.Këto ardhacakë sllav, kur u dynden në shek. VI

mbas Krishtit në trevat tona, u sollën në mënyrë barbare,

duke tjetërsuar gjithçka autoktone ilire. Ata, vazhdimisht dhe

në mënyrë sistematike ushtruan dhunë, raprezalje, krime,

shfarosje barbare të popullisë auktone, shkatërruan civilizmin

e kulturës ilire askohe, duke shkëputur barbarisht vijimsinë e

saj shpirtërore dhe material, me pjesët e tjera të trungut të

Europës Perendimore ose me fqinjët e saj, më të afërt si

helenët dhe romakët.Këto veprime, u bënë në mënyrë të

vijueshme, që të zhduket sa më shumë të jetë e mundur

historia dhe kultura amtare ilire.Gradualisht dhe

sistematikisht, shohim, se asokohe nga sllavët filloi në të

shkruhet dhe përhapet gjerësisht metoda e gënjeshtrës, se:

“Ilirë, sipas tyre janë të ardhur në Gadishullin e Ballkanit”,

ndërsa serbët sllav sipas autorëve sllav, janë autoktonë, gjë e

cila bie në kundërshtim, me realitetin e gjuhës së fakteve

historike Ballkanike dhe Europiane.Pra, jabanxhitë serb, u

munduan të behen si zot të shtëpisë, në tokat e huaja iliro-

shqiptare.Ata, më vonë dhe gradualisht, sipas një plani të

detajuar kolonizues, falë edhe aftësisë së përshtashmërisë

dhe përhapjes së mitit të gënjeshtrës, u bindën në vetvete, se

janë “autokton”. Për më tepër, ata arritën kështu të formojnë

shtetin sllav dhe u bënë një fuqi e madhe në Ballkan.Pika më

kulmore e tyre shenohet periudha e Car Dushanit, që arriti të

pushtoj Shqipërinë deri në dyert e Durrësit dhe më në jug e

shtrinë pushtimin e tyre, në zonën pjellore të Kosovës,

Maqedoninë, Malin e Zi, Gregorinë Bullgare, gjysmën e

Bosnjës dhe arritën të zaptojnë pa ndërprerje gjysmën e

territorëve të Dalmacisë.Këto pushtime Mbretëria e Car

Dushanit, i bëri në vitin 1321 deri më 1355. Duke përdorur

forcën ushtarake, shumë territore, ranë në duart mizore të

ushtrive pushtuese të Car Dushanit, të cilët, si objektiv

primarë të tyre kanë pasur ç’popullimin, shkombëtarizmin

dhe asimilimin në maksimum të banorëve dhe popullisë

autoktone.Në këto mizori sllave, ranë edhe trevat Arbërore,

të cilat, kaluan një kalvar të pashembullt krimesh dhe

masakrash antinjerezore për shekuj me radhë, duke u

munduar të shuaj shqiptarët, gjuhën, fenë, zakonet, traditat,

pra, të sllavizojë cdo gjë të identitetit të pastër shqiptarë.Kur

Car Dushani vdiq, tokat e pushtuara prej tij, mundën që të

fitojnë lirinë. Ata, ranë më në fund, në dorë të principatave

arbërore. Të tillë ishin: Principatat e Balshajve, Kastriotëve,

Topijasit, Muzakët etj.Qysh nga viti 1355 deri me ardhjen e

barbarëve të tjerë të Perandorisë Minore Turke (në Fushë

Kosovë), populli i Arbërisë asokohe, provoi dhe jetoi në një

liri ekonomike, politike, sociale dhe kulturore.Por kjo nuk

zgjati shumë, se pushtuesit e rinj otomane, do të bëjnë sërisht

shkatërrime dhe barbarizime edhe më të mëdha, që ende nuk

janë zbardhur si dhe sa duhet nga historianët e kohës dhe ato

të periudhës së sotme modern të historisë së njërëzimit.Në

Arkivat e Stambollit, ruhet ende e freskët ngjyra e gjakut të

krimeve të përbindshme, që taborret mizore turke, kanë

ushtruar për 5 shekuj mbi popullin shqiptar dhe popujt e tjerë

të Ballkanit.Tokat shqiptare, gjithnjë kanë qenë në gojën e

ujkut apo synimeve shoviniste të fqinjëve të huaj, të cilët,

kanë pasur dhe kanë oreks, që të shkëpusin cope nga torta e

majme e shqiptarëve autoktonë.Në histori, ka mbetur e

shënuar ardhja e barbarëve otomanë, në Gadishullin e

Ballkanit në vitin 1392, mbas betejës së madhe në Fushë

Kosovë, e cila udhëhiqej nga Car Llazari i Serbisë.Në këtë

betejë të njohur, në historinë e njerëzimit, si luftë kryqzatash,

morën pjesë shqiptarët, sërbët, vllahët, bullgarët, grekët.

Ushtria pushtuese otomane, kryesohej nga përbindshi i

Page 35: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

famshem në krime Sulltan Vdekjeprurës Murati I-rë.Në

betejën e përgjashme, ishte në krye të ushtrisë apo forcave

ushtarake shqiptare edhe Gjon Kastrioti, babai i Gjergj

Kastriotit Heroit tonë Kombëtar.Ushtritë e bashkuara

ballkanike, kundër një armiku të përbashket të Perandorisë

Otomane të Bosforit, pësuan disfatë të madhe, mbasi armiqt

ishin më të organizuar dhe të armatosur gjerë në dhëmbë, më

mjetet më modern të kohës. Midis të humburve në këtë

betejë sfiduese, ku, varej fati i popujve të Ballkanit, ishin

edhe shqiptarët.Kështu deri në vitin 1389, kur ushtritë e

panumërta turke fituan betejën, ata mënjeherë filluan të

hakmarren ndaj kundështarëve të tyre, duke nisur të

nënshtrojnë shtetet, mbretëritë dhe princat, që i rezistuan

pushtimit të tyre. Këtë fat të zi, kishin edhe tokat arbërore.Ky

pushtim i gjatë, vijoi pandërprerje deri më 28 Nëntor 1912,

kur plaku i urtë mjekërbardhë Ismail Bej Qemali, dhe

patriotët e tjerë të shquar, si: ish zv/Kryeministri në Qeverinë

e re të Vlorës Imzot Nikollë Kaçorri, Ministri i Financave

liberatori Luigj Gurakuqi, etj., në qytetin historik të Vlorës,

shpallën Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria

Otomane, e cila ishte plasaritur dhe po pësonte

kalbëzimin dhe tjetërsimin e pashmagshëm të

plotë…Në vitin 1572, përfundimisht trevat shqiptare

arbërore, ranë nën sudimin e flamurit barbar të

gjysmëhenës turke, e cila rifilloi sërisht masakrat e

Pllake bronxi, beteje me luftetare ilire,

sh. VIII, Muzeu Kombetar.

përbindshme, kundër popullsisë së pafajshme, duke vra

e prerë gjatë 5 shekujve qindra e mijëra gra, fëmijë,

pleq etj.Ata, menjëherë filluan planin e islamizmimit

me dhunë të pashembullt të trevave tona, fenomen që

vijoi pandërpreje për një kohë të gjatë. Otomanët

barbarë, përdoren metodën e kërbaçit, taksen e xhizies,

për të krishterët katolik dhe ortodoks shqiptarë, dhe u

bënin lëshime e u jepnin privilegje atyre, që

konvertoheshin në fenë e pushtuesit islam.Kështu trojet

e shqiptarëve, gradualisht ranë në sundimin e plotë të

mizorisë së osmanëve të pashpirt, të cilët, pamëshirë

kudo filluan të shkatërrojnë çdo gjë, tokat, kulturën

përparimtare ekzistuese, djegin gjithçka, shtëpitë e

qyteteve dhe qendrave të tjera të banimit në periferi të

tyre, vrasin pamëshirë pleq, fëmijë, gra dhe nëna

shtatzëne, që nuk konvertoheshin në fenë islame.Të

imponuar nga dhuna e madhe dhe e papërshkruar turke

asokohe, duke mos pasur rrugë dalje tjetër, për

mbijetesë, popullsia arbërore, pa dëshirë, filloi në

mënyrë masive të marrë rrugën e emigracionit politik,

në drejtim të vendeve të tjera të Europës, ku, nuk kishte

shkelur ende këmba barbare e pushtuesve të huaj

otoman. Atje, ku, ata, u vendosën në dhe të huaj,

arbëreshët tanë, lanë gjurmë të thella të identitetit të tyre

nga toka e të parëve të Arbërisë.Arbëreshët e gjakut të

shprishur, asnjëherë nuk harruan, se janë arbërorë të

Gjergj Kastriotit, ku, në vendet apo zonat e tjera, ku u

vendosën ruajtën dashurinë për familjen, varret e të

parëve të tyre, të cilët, i kujtonin me shumë nostalgji,

duke i përjetuar në shumë këngë dhe vjersha me tharm

të thekshëm patriotik. Atje ata vijuan të ruajnë gjuhën,

kulturën, fenë, zakonet, traditat, doket etnike, emërat e

fëmijëve të tyre, nipave dhe mbesave si arbërorë, i

trashëguan gjatë shekujve brez mbas brezi…

Farrkëtarë ilirë

Relief guror sh. VI p.Kr.

Page 36: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Faqe kushtuar Arbëreshëve

Nr. 78 i pari i Viti të Ri 2015 me drejtor përgjegjsë zotin Agostino Giordano.

I urojmë Jetës Arbëreshe një vit te ri të mbarë e plot suksese !

Klikoni Jeta Arbereshe në internet per te lexuar permbajtjen.

Page 37: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Dyshekuj me poetin e madh Arbëresh

Page 38: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

nga Dr Greta Jani

pedagoge I gjuhës shqipe në Univ. e Durrësit

2014-a me të drejtë është quajtur viti i De Radës, këtij

personaliteti e rilindasi të shquar të letërsisë shqiptare

që gjithë jetën ia kushtoi çlirimit të atdheut e

përparimit të tij. De Rada studiohet në shkollat

shqiptare për kontributin e tij në fushën e letërsisë dhe

jo vetëm. Në shkollat e mesme ky shkrimtar studiohet

e vlerësohet, pasi programet shkollore në lëndën e

gjuhës shqipe e të letërsisë parashikojnë analiza letrare

e gjuhësore të veprave të tij, veçanërisht të poemave

“Këngët e Milosaos” dhe “Serafina Topia”.

Mesazhet patriotike të veprave të tij janë tepër brilante,

këto jo vetëm për kohën e largët kur janë shkruar

veprat , por edhe për faktin, që edhe pse jetoi larg

atdheut, ai ndihet aq i afërt e i lidhur me hallet e

problemet e tij, gjë që shprehet qartë në vargjet e

këtyre poemave. “Erdh dit’e Arbrit!”,- është ky varg i

famshëm i kangjelit të pestë të poemës “Këngët e

Milosaos”, që shekuj më parë De Rada shkroi duke

ndezur shpresën e duke ngjallur optimizmin e popullit

shqiptar për t’i dhënë fund një jete nën zgjedhë e

fillimit të një jete në liri. De Rada me kontributet e tij

jo vetëm në letërsi, por edhe në folkloristikë, gjuhësi e

publicistikë shënoi kthesën e madhe, kalimin nga

mesjeta në botën moderne, por në Shqipërinë e lënguar

e të drobitur nga zgjedha e huaj ai nuk u lexua e u

kuptua siç duhej. Ata pak që lexuan veprën e De Radës

kuptuan se ajo ishte e ushqyer me gjak arbëresh e luftë

në përpjekje për t’i hapur sytë popullit që të mos i

dorëzohej të huajit, por të luftonte deri në fund.

Poeti i madh arbëresh qe i pari që i fali gjuhës shqipe

një vepër me vlerë poetike të vërtetë. Ai u përkujdes

për këtë gjuhë të lënë pas dore, shekuj me radhë të

palëvruar, e përpoq që dialektin arbëresh ta ngrejë në

lartësinë e një gjuhe letrare. Kjo “përkujdesje” e

dëmtoi mjaft veprën e tij, sepse herë-herë mbyti

ndjenjën e frymëzimin e bashkë me to edhe

thjeshtësinë e spontanitetin. Vetë De Rada e ka pranuar

që stili i tij u bë i vështirë.

1 Poezia lirike ishte më e lëvruara në kohën kur shkroi

Jeronim De Rada, pasi ky lloj i përshtatej më shumë

gjendjes shpirtërore të njeriut në atë kohë. Ishte shtrati

më i mirë ku do të rridhte lumi i ndjenjave të poetëve,

për të shprehur përjetimet e brendshme, idealet,

brengat dhe ngazëllimin për të ardhmen.

2 Këngët e Milosaos” është një nga krijimet më të

bukura të poetit, atë e shquan një ekuilibër i

brendshëm midis brendisë dhe formës.

3 Po kështu, vargjet e “Serafinës”, “Skënderbeut”,

përmes ritmeve herë të, rrëmbyera e herë të shtruara,

vijnë e na prekin edhe sot me forcën e ndjenjës së tyre.

Me këto vepra De Rada, u afirmua si një zë i fuqishëm

e i veçantë në letërsinë shqiptare të rilindjes.

Në hyrjen e veprës “Këngët e Milosaos”, e shkruar

italisht, kushtuar Rafael Zagaresë, miku më I ngushtë i

De Radës gjatë kohës që kaloi në kolegj, autori

shprehet: Mora zemër dhe shestova romanin tim dyfish

lirik. Unë në të derdha shumë ambëlsi e mallëngjim,

mbi të gjitha të vërtetën, tue pas përshkrue, në pjesën

më të madhe ngjarje tamam të mija: as kam lexuar

kurrnjë gja aso dore.

.4 Poezia e tij u ndikua nga poezia popullore, por

njëherazi edhe nga poezia romantike, ndaj vargjet e

“Milosaos”, “Serafinës”e “Skënderbeut” mbartin një

figuracion të pasur e shumë shprehës. Metaforat janë

mjete të fuqishme stilistike që autori përdor, kur

përshkruan natyrën apo gjendjen e personazheve të

cilat shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën në vargjet e

poemës. P.sh.: nata e zezë, zemrat u drodhën, fytyrat u

errën, shiu i butë, mbiu një re manushaqesh etj.

5--Figura e krahasimit e ndërtuar me elemente nga

natyra shqiptare arbëreshe i ka dhënë një bukuri e

shprehësi

të veçantë vargjeve të poemave deradiane. P.sh.: si ato

lule qielli, si thëllëza te foleja etj. Jo rrallë në vargje

hasim dhe similitudën apo krahasimin e zgjatur. P.sh.:

Një hare më rodhi kurmit/ si hareja kur te

shtrati,mbrëmanet/vajza e ngrohtë ndien për të

parëzën sisët që m’i fryhen. Edhe oksimoroni është një

figurë që kur përdoret nga poeti krijon efekte të bukura

poetike, si p.sh.: zhurmërimë e shurdhër etj.

Elipsa është një figurë që haset shpesh në vargje.

Përdorimi i saj është kthyer në tipar stilformues të

autorit. P.sh.: Gjaku im te Lumi i Vodhit etj.

Visar Zhiti

Page 39: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

nga Durrësi

Katundi Arbëresh Në mëngjes herët, kur rrugët dalin nga pylli i gjumit e nëpër pragje, pranë veturave qëndron një mace si emblemë, në mëngjes herët dëgjon shqip, flasin gratë gjuhën e hershme që u lind bashkë me diellin. Fjalët e vjetra u ngjanë gurëve të mureve, dritësorëve që s’lodhen duke parë detin, u ngjajnë verës së vjetër në një qelqe që dot s’e mbaruam mbrëmë. Dhe kur vjen mbrëmja, në stolat e parkut, nën shelgjet vajtues si një kor vajtosash të blerta, pranë ikonave të rrugës flasin shqip çibuqet e vjetër, kapelet, këpucët e lodhura, kuajt, kamerierët, ujët, dëshirat... Ndërsa ditën, ah, ditën, hyn gjuha tjetër, që s’është e huaj, gjuha e çmimeve, e largësive, e dashurisë, e punës, e Urës së Djallit. Më magjepsin mëngjezet dhe mbrëmjet në Arbëri më shumë se flamurët në muzeumet e këtushëm që s’kanë armë.

Rosa që çalon Çalon një rosë dhe pasqyrimi i saj dridhës çalon në ujrat e blertë anash brenda meje. Çalojnë rrezet prej drite të mendimeve si gishtat e një dore të çliruar nga prangat e dikurshme mbi tastjerë, çalojnë këngët, era. Unë pres muzgun, pres hënën të bjerë mes barit si vezë e artë rose që s’do të çalojë më.

Zef Beccia nga Kazallveqi (Fg)

)

Lulë i jimë Lulë, lulë i jimë, lulë të zëmbras t’jimë, ta një natë dhë hënza a plot më ljura gjith një bòt ta nji det dhë ljòt. U ngreva pë t’shihja motin e si vëhshja ta shtrati peva faqen jota a bardha. Të thërrita pë të t’sgjoja, ma kurmi jot ishi i ftofti si gjall bora. Më ljura gjithnjëhèrë, pa thëndrë një fjalë. U qëllova e ngë u sgjova më. Lulë i jimë u thah, e nanì ngë isht më.

Qetësi Sod dielli ngë u duh pë dhë fàre, moti isht i keq edhe i zezë shum. Varèja a ftofta faqën pret, zu fill ma shiun e pas borën teq. Bora vjen posht a dale a dale. Ta nga një shpì gjith tëcònjn zjarrin. Udhet të zeza jan gjith të bardha. Shkon nji qen, ká ta grika nji asht, kërkon nji vend ku mund të a har. Mbrënda më ke ndo një shpì vënjn poçën mbaqa zjarrit pë t’zìenjn groshët, qiqërat edhe bathët. Ta një parathila di grà bënjn kufeqat dhe kur sheshi i bardhi ka gjith një faq. Gjith rrinjën qetu. Si bora vjen posht, nji pullar rraljòn ndën një shpì, thërret katundarin psè do jetrë qavari.

Thanje anonime te njohuna

e te panjohuna

Page 40: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

*-- Ku sundon mbretnia e injorances dhe erresines

lindin njerez gjysmake e mediokre.

*-- Mjerish bota ndahet ne disa qytetnime, ne ato qe e

zhvillojne shoqerine njerezore dhe ne ato qe e

ndrydhin dhe e nepekambin.

*-- Nuk mund te quhet qytetnim ai qe imponohet me

ane te forces, krimit. e terrorit.

*-- A mund te kete qytytetnim te prapambetun ? Po. Ai

qe mbeshtetet mbi injorancen..

*-- Bota u klrijue per t’u zhvillue dhe jo per t’u

permbyse.

*-- Prapambetja lulezon atje ku sundojne njerez te

prapambetun.

*-- Diktatoret afrojne rreth vetes njerez j injorante e

medioker per te mos dale tjeterkush mbi ta dhe per te

sigurue sundimin e tyne.

*-- Ne diktaturat krijohet nje shoqeri

pseudointelektualesh medioker per te glorifikue

sundimin e tyne.

*-- Mediokriteti asht rreziku ma i madh i shoqerise

njerezore te cilen e katandis te fundoset ne nje

prapambetje pâ shprese.

*-- Te gjithe popujt kane nje Rilindje kulturore te

tyne, qe asht kushti i domosdoshem per t’u shkeput

nga prapambetja e mediokriteti e per te hap rrugen

drejt nje zhvillimit te mirefillte te metejshem.

*-- Politika asht nje kenaqesi qe kalon shpeshe ne

neveri.

*-- Kush merret me politike asht si me hy nga dera e

me dale nga penxherja.

*-- Per t’u marre me politike duhet me diiplomue ne

fakultetin e mashtrilmit.

*-- Politika te hyp me shume mundime deri maje

shkalles se suksesit, ku te jep nje shqelm e te permbys

poshte në greminë pa asnjë mundim.

*-- Kush i hy politikes duhet te kete kujdes se po u

fry shume, pelcet.

*-- Kultura ma e spikatun e politikanit asht arrivizmi.

*--Kur politika , ngrihet ne rolin e fese dhe

sunduimtaret ne rolin e idhujve mbi nje popull, ai

popull ka mbarue.

*--Idhujt pagane ishin nje frymezim per te besue ne

Zotin, ndersa idhujt te misheruem ne diktatoret jane

ngritur per te mohue Zotin.

*-- Nuk ka ma fatkeqesi per nje popull qe sundohet

nga nje diktator ateist, qe duke mohue Zotin, mohon te

drejtat themelore te njeriut, te cilin e konsideron kafshe

per t’u there ose bar per t’u korrë. .

*-- Nuk asht fare e çuditeshme se si komunizmi

zgjodhi per simbol drapnin e çekanin, ajo ishte nje

zgjedhje e pâramendueme mire, per te imponue e

zbatue terrorrin total mbi popujt.

*-- Simbolet kane kuptimin e tyne te mirefillte. Kryqi

u zgjodh per te lidhun njeriun me Zotin. Drapni e

çekani per ta mohue krejtesiht Zotin, duke vendose

ligjin e flijimit me viktima njerezore idhujve gjakatre

te tij. .

*-- Neqoftese nje religjon kthehet ne fanatizem ajo e

humb vetine e saj te shejte e kthehet ne arme vrasese e

vetvrasese, dhe duke reklamue e zbatue terriorin e

krimin bie viktime edhe e vetvetes.

*-- Njeriu e kupton jetn kur kjo merr fund.

*-- Po te besosh ne Fatin ke besue ne Zotin.

*-- Asht zor te besosh ne forma qe nuk shifen as nuk

prekenn por ja qe duhet besue.

*-- Ai qe beson ne Zotin, sepakut asht si ai qe e ka nje

sy, ai qe nuk beson asht si verbti nga dy syte.

Vox Populi – Vox Dei

Fjala e Popullit – Fjalë e Zotit

Page 41: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,

Revista Jeta Arbëreshe në Wikipedia

Page 42: Kuq e zi 2014 viti XXI Nr. 94 R E V I S T E K U L T U R O ... · Sot, ne boten tone te frikeshme, besimtare myslimane jane angazhue ne nji lufte per jete o per vdekje ne mes tyne,