kuvendi komisioni për Çështjet ligjore, administratën ......komisioni për Çështjet ligjore,...

31
1 KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Tiranë, më 9.3. 2020 RAPORT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR POLICINË E BURGJEVE” - Hyrje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjet e datave 12.12.2019, dhe 9.3.2020, mori në shqyrtim projektligjin “Për policinë e burgjeve”. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut caktoi relatore për shqyrtimin e projektligjit deputeten znj.Vasilika Hysi. Të pranishëm në mbledhjet e Komisionit ishin ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj, përfaqësues nga kjo ministri, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit, OSBE dhe Misioni EURALIUS. I. BAZA KUSHTETUESE DHE LIGJORE E PROJEKTLIGJIT Projektligji është iniciativë e Këshillit të Ministrave dhe paraqitet për shqyrtim dhe miratim bazuar në nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe shoqërohet me relacionin përkatës sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit. Projektligji është shoqëruar me një raport të treguesve të ndikimit të ligjit në shoqëri. II. QËLLIMI DHE PËRMBAJTJA E PROJEKTLIGJIT Sipas relacionit, projektligji synon të kontribuojë në reformimin e sistemit të burgjeve, me qëllim garantimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së burgjeve në përputhje me standardet e BE-së, nëpërmjet forcimit të kapacitetit të policisë së burgjeve, duke përmirësuar statusin e punonjësve së policisë së burgjeve, organizimin dhe funksionin e këtij shërbimi në sistemin e burgjeve.

Upload: others

Post on 25-Oct-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

1

KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Tiranë, më 9.3. 2020

RAPORT

PËR PROJEKTLIGJIN “PËR POLICINË E BURGJEVE”

- Hyrje

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në

cilësinë e Komisionit për dhënie mendimi, në mbledhjet e datave 12.12.2019, dhe 9.3.2020,

mori në shqyrtim projektligjin “Për policinë e burgjeve”.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut caktoi

relatore për shqyrtimin e projektligjit deputeten znj.Vasilika Hysi.

Të pranishëm në mbledhjet e Komisionit ishin ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj,

përfaqësues nga kjo ministri, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit,

OSBE dhe Misioni EURALIUS.

I. BAZA KUSHTETUESE DHE LIGJORE E PROJEKTLIGJIT

Projektligji është iniciativë e Këshillit të Ministrave dhe paraqitet për shqyrtim dhe miratim

bazuar në nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe shoqërohet me relacionin përkatës

sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit. Projektligji është shoqëruar me një raport të

treguesve të ndikimit të ligjit në shoqëri.

II. QËLLIMI DHE PËRMBAJTJA E PROJEKTLIGJIT

Sipas relacionit, projektligji synon të kontribuojë në reformimin e sistemit të burgjeve, me

qëllim garantimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së burgjeve në përputhje me standardet

e BE-së, nëpërmjet forcimit të kapacitetit të policisë së burgjeve, duke përmirësuar statusin e

punonjësve së policisë së burgjeve, organizimin dhe funksionin e këtij shërbimi në sistemin

e burgjeve.

Page 2: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

2

Në mënyrë të përmbledhur, risitë e këtij projektligji, në raport me ligjin në fuqi, paraqiten

si më poshtë vijon:

- krijimi i një personeli të policisë së burgjeve me kapacitete të mjaftueshme profesionale,

të motivuar dhe me integritet, të aftë për të garantuar sigurinë në vendet e paraburgimit

dhe në burgje;

- përmirësimi i trajtimit ekonomik dhe financiar të personelit të policisë së burgjeve si dhe

të kushteve të punës të punonjësve të policisë së burgjeve, në raport të drejtë me

punonjësit e agjencive të tjera të përafërta në status dhe ecuri në karrierë;

- përmirësimi i procedurave të marrjes në punë, të trajnimit dhe të promovimit në detyrë të

punonjësve të policisë së burgjeve;

- garantimi i rotacionit të vazhduar brenda sistemit, me qëllim motivimin dhe shmangien e

konsumit profesional, të stresit dhe të frustrimit të punonjësve;

- respektimi i të drejtave të punonjësve duke siguruar mbështetje edhe pas ndërprerjes së

marrëdhënieve të punës.

Gjithashtu, me këtë projektligj synohet zbatimi i masave të parashikuara në Planin

Kombëtar për Integrimin Evropian 2018-2020. Në këtë plan është parashikuar që Ministria e

Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të vazhdojnë reformimin e sistemit të

burgjeve me qëllim garantimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë të burgjeve në përputhje

me standardet e BE-së nëpërmjet forcimit të kapacitetit të policisë së burgjeve.

III. Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me sistemin e burgjeve dhe

trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve si dhe raportet e monitorimit

Nisma e propozuar u vlerësua sipas standardeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga një sërë

aktesh ndërkombëtare në të cilat shteti shqiptar është palë, si: Konventa Evropiane për

Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Konventa Evropiane për

Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues dhe në

konventa të tjera që trajtojnë grupe shoqërore të veçanta dhe që ndikojnë në trajtimin e

personave të burgosur.

Nisma është analizuar bazuar edhe në legjislacionin rekomandues ose i njohur ndryshe “i

butë”, kryesisht rekomandimet e përditësuara të Komitetit të Ministrave të Këshillit të

Evropës për standardet në burgje, dhe në veçanti: Rekomandimi (Rec.97) 12 i Komitetit të

Ministrave të Këshillit të Europës “Mbi stafin lidhur me në zbatimin e sanksioneve dhe

masave”, Rekomandimi ReC (2006)2 i Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës “Për

rregullat evropiane në burgje”.

Raportet e Komitetit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor dhe Degradues

(CPT) mbi gjendjen në sistemin e burgjeve në Shqipëri, raportet e mekanizmit kombëtar të

parandalimit të torturës dhe raportet e organizatave vendase të të drejtave të njeriut janë

mbajtur parasysh.

Në shqyrtimin e nismës është vlerësuar jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat

e Njeriut në lidhje me trajtimin e personave të privuar nga liria.

Page 3: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

3

3.1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni 25

Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose

poshtërues.

Neni 28

… 5. Çdo person, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27, ka të drejtën e trajtimit

njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij.

3.2 Rekomandimi (Rec.97) 12 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës “Mbi

stafin lidhur me në zbatimin e sanksioneve dhe masave”1

Rekomandimi i kërkon shtetit antar të udhëhiqet nga parimet për rekrutimin,

përzgjedhjen, trajnimin, kushtet e punës dhe lëvizshmëria e stafit të interesuar për zbatimin e

sanksioneve dhe masave të përfshira në Shtojcën I të Rekomandimit; të ndërmarrë veprime të

duhura për të ofruar udhëzime etike kombëtare për personelin e përfshirë me zbatimin e

sanksioneve dhe masave, qoftë duke hartuar udhëzime të tilla etike në përputhje me

udhëzimet evropiane të përcaktuara në Shtojcën II të rekomandimit ose duke përshtatur, kur

është e nevojshme, udhëzimet ekzistuese etike kombëtare në përputhje me udhëzimet

evropiane; inkurajimi për shpërndarjen më të gjerë të mundshme të rekomandimit dhe

memorandumit të tij shpjegues.

3.3 Rekomandimi ReC (2006)2 i Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës “Për

rregullat evropiane në burgje”2.

Rregullat evropiane të burgjeve (2006) në kreun 5 të tyre parashikojnë një sërë rregullash

për personelin e burgjeve dhe veçanërisht për personelin i sigurisë. Rekomandimet në

paragrafët 71-91 të REB (2006) 2.

3.4 Rregullat minimale të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e të burgosurve

(Rregullat e Mandelës)3

Rregulla të detajuara për personelin në sistemin e burgjeve parashikohen në aktin e Kombeve

të Bashkuara, të njohura si rregullat e Mandelës, paragrafët 74-82.

3.5 Raporti i vlerësimit të ndikimit të projektligjit

Referuar raportit të vlerësimit të ndikimit që shoqëron projektligjin, disa raporte kanë

adresuar problematika dhe sugjerime lidhur me sistemin e burgjeve në Shqipëri. Sipas disa

1 Për më shumë shih rekomandimin e plotë në adresën zyrtare: https://rm.coe.int/16804c3fdd 2 Për më shumë shih rekomandimin e plotë në adresën zyrtare: https://rm.coe.int/european-prison-rules-978-92-

871-5982-3/16806ab9ae 3 Për më shumë shih rregullat e detajuara në adresën zyrtare: https://undocs.org/A/RES/70/175

Page 4: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

4

raporteve nga: Departamenti Amerikan i Shtetit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Prezenca e

OSBE-së në Shqipëri, Avokati i Popullit etj.,:

- Nuk janë përmirësuar kriteret e kualifikimit, zhvillimi i karrierës dhe promovimi në

detyrë i punonjësve të policisë;

- Trajtimi ekonomik dhe financiar si dhe kushtet e punës kanë mbetur në nivele të ulëta në

krahasim me agjencitë e tjera të përafërta në status dhe ecuri në karrierë;

- Trajnimi bazë dhe ndjekja e trajnimit të vazhdueshëm i punonjësve të policisë të rolit

bazë dhe të mesëm, nuk është i përshtatshëm në lidhje me standartet evropiane dhe

kërkesat për përmbushjen e detyrave;

- Kapacitetet profesionale dhe fizike të disa shërbimeve, veçanërisht operacionale janë të

ulëta dhe kanë nevojë për përtëritje. Përmirësimi i teknologjisë, kërkon një staf më të

kualifikuar, me qëllim garantimin e sigurisë;

- Niveli i performancës së punonjësve të policisë së burgjeve lidhur me respektimin e të

drejtave dhe lirive themelore të të dënuarve dhe të paraburgosurve, garantimin e sigurisë

në burgje dhe procesin e rehabilitimit është jo i kënaqshëm;

- Punonjësve nuk u sigurohet mbështetje pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës;

- Punonjësve të policisë së burgjeve nuk u jepen ose garantohen të drejta të tjera shtesë si

rezultat i pamundësisë ekonomike, të tilla si e drejta e mbështetjes në strehim.

3.6 Raportit të Komitetit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor dhe

Degradues (CPT/Inf (2019) 28)4

Problematika janë vënë në dukje edhe në gjetjet e Raportit të Komitetit për

Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor dhe Degradues për Shqipërinë (CPT/Inf (2019)

28) të publikuar në 17 shtator 2019. Lidhur me stafin e burgjeve në këtë raport janë vënë në

pah dhe janë bërë sugjerime si më poshtë;

- CPT ka theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e trainimit fillestar për të gjithë

punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, si dhe të trajnimit të vazhdueshëm për punonjësit në

detyrë. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet gjithashtu në fazën e rekrutimit, zgjedhjes së

personave me cilësitë dhe aftësitë e duhura personale. Për të pasur një staf të aftë

profesionalisht autoritetet duhet të jenë të përgatitura të ofrojnë paga të përshtatshme.

- Delegacioni u informua se rekrutimi i punonjësve të policisë së burgjeve dhe trajnimi

fillestar ishin kryer në bashkëpunim me Akademinë e Policisë. Ndërkohë që për

punonjësit aktualisht në shërbim rezulton se ofrohet pak ose aspak trajnim vazhdues.

Komiteti do të dëshironte të merrte informacione të hollësishme si për trajnimin fillestar

ashtu edhe atë gjatë shërbimit, nga punonjësit e policisë së burgut.

4 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the

Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 20 to 30 November

2018. Ky raport gjendet i botuar në faqen zyrtare të Komitetit për Parandalimin e Torturës, Trajtimit Çnjerëzor

dhe Degradues me adresë: https://rm.coe.int/168097986b

Page 5: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

5

- CPT gjatë vizitës në burgje mori ankesa nga oficerët, se ata nuk kishin pushim dreke

gjatë turnit prej tetë orësh. Një tjetër ankesë, ishte edhe puna përtej orarit të caktuar pa u

paguar për orët shtesë. Sipas vlerësimit të CPT-së, është evidente që mosrespektimi i të

drejtave themelore të punësimit të punonjësve të policisë së ë burgut minon profesionalizmin

e tyre, me pasoja potenciale negative për të burgosurit që kanë në ngarkim. Komiteti do të

donte të merrte sqarime nga autoritetet shqiptare për këto çështje.

- Delegacioni u informua se, në kuadër të një projekti pilot, punonjësit në burgje të

caktuara do të fillonin përdorimin e kamerave të vendosura në trup. CPT konsideron se

përdorimi i pajisjeve të lëvizshme video, nëse funksionojnë siç duhet, përbën një mbrojtje të

rëndësishme kundër përdorimit abuziv të forcës nga stafi i burgut. Komiteti do të donte të

merrte informacion të përditësuar për këtë çështje.

3.7 Rekomandime të tjera të mekanizmave monitorues ndërkombëtare dhe kombëtarë

për sistemin penintenciar në Shqipëri.

Bazuar në përvojën e mirë në Kuvendin e Shqipërisë, me kërkesë të relatores së

projektligjit me lëndë “Evidentimi i të mekanizmave vendase dhe ndërkombëtare në fushën e

të drejtave të njeriut dhe burgjet”, shërbimet e kërkimit parlamentar pranë Kuvendit të

Shqipërisë kryen një studim të rekomandimeve (informacion nr. 13/2020).

Rekomandimet e paraqitura nga mekanizma monitorues në raportet për Shqipërinë u

analizuan me kujdes të veçantë. Konkretisht, rekomandimet e paraqitura nga: Komisioni për

të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara i Kombeve të Bashkuara; rekomandime të

Grupit të Ekspertëve për Masat kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

(GREVIO); rekomandimet e bëra nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës

Trajtimit Çnjerëzor dhe Degradues (CPT); rekomandime të Grupit të Ekspertëve për

Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA); rekomandime të UNICEF në

bashkëpunim me Avokatin e Popullit; Observatori për të Drejtat e Fëmijëve si dhe

rekomandime të Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara si dhe

rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijës i Kombeve të Bashkuara. Në tërësinë e

rekomandimeve, u evidentuan ato që kishin të bënin me të drejtat e personave të privuar nga

liria si dhe të lidhura me personelin e sistemit të paraburgimit dhe burgjet.

3.8 Opinionet e ekspertëve të Këshillit të Evropës në lidhje me projektligjin për policinë

e burgjeve.

Në adresë të Komisionit të ligjeve, me kërkesë të këtij relatores u vunë në dispozicion dy

opinione në lidhje me projektligjin “Për policinë e burgjeve”: opinioni fillestar mbi versionin

paraprak të projektligjit ishte përgatitur në Dhjetor 20185 dhe një analizë vijuese e

5 Ky opinion është përgatitur nga eksperti Jim Murdoch, profesor i së Drejtës Publike, Shkolla Juridike,

Universiteti i Glasgout, Skoci, Mbretëria e Bashkuar –ekspert i Këshillit të Evropës dhe Peter PAVLIN,

Sekretar i Lartë, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Sllovenisë – Drejtoria për të Drejtën Penale dhe të

Drejtat e Njeriut, Republika e Sllovenisë – ekspert i Këshillit të Evropës.

Page 6: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

6

projektligjit për policinë e burgjeve në Republikën e Shqipërisë6. Ky i fundit paraqet një

vlerësim të variantit të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe shkallën e përafrimit të këtij

projektligji me standardet evropiane.

Rekomandimet e adresuara në të dy opinionet kanë qenë objekt shqyrtimi në grupin e

punës dhe gjatë diskutimit në komision.

IV. KONSULTIMI PUBLIK I PROJEKTLIGJIT

Bazuar në rekomandimin nr. (97), 12 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

“Mbi parimet për rekrutimin, përzgjedhjen, trajnimin, kushtet e punës dhe lëvizshmërinë e

stafit”7 që u rekomandon shteteve anëtarë të tij një politikë të qartë për personelin përgjegjës

për zbatimin e sanksioneve dhe masave të përcaktuara në një dokument zyrtar ose dokument

që mbulon të gjitha aspektet e rekrutimit dhe përzgjedhjes, trajnimit, statusit, përgjegjësitë e

menaxhimit, kushtet e punës dhe lëvizshmërinë; hartimin e tyre në konsultim me stafin dhe/

ose përfaqësuesit profesionalë të tyre (paragrafi 1 dhe 2) si dhe në përvojën tashmë të

konsoliduar në Kuvend për konsultimin publik, pas depozitimit dhe përfshirjes së projektligjit

në programin e punës së Kuvendit dhe në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet

Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Komisioni për çështjet ligjore- në

vijim), nisma iu përcoll për mendim, së bashku me projektligjet e tjera të paketës penitenciare

institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në këtë fushë.

U ftuan nga Komisioni për Çështjet Ligjore për t’u shprehur dhe dëgjuar: Komiteti

Shqiptar i Helsinkit, Avokati i Popullit, Zyra e Këshillit të Europës, pedagogë/e të Fakultetit

të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, UNICEF-i,

UNHCR, misionit EURALIUS, Unioni i Gjyqtarëve, Unioni i Prokurorëve, Dhoma e

Avokatëve Penalistë, si dhe organizata të shoqërisë civile që kanë në fushën e veprimtarisë të

drejtat e njeriut si: Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Të

ndryshëm, por të barabartë”, CRCA, TLAS, Shoqata “Grupi Shqiptar i të Drejtave të

Njeriut”, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, dhe Lëvizja Rinore Rome dhe Egjiptiane.

Në adresë të Komisionit për Çështjet Ligjore, pas kërkesës për dhënie mendimi, kanë

paraqitur opinione dhe propozime me shkrim për projektligjin: Zyra e Këshillit të Europës,

Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, misioni EURALIUS, OSBE, Sindikata e

Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

Gjithashtu, në datë 10.2.2020, Komisioni për Çështjet Ligjore zhvilloi seancë dëgjimore

për paketën e projektligjeve në fushën penitenciare, me përfaqësues nga institucionet e

sipërpërmendura si dhe përfaqësues nga grupet e interesit, organizata të shoqërisë civile si

dhe të botës akademike.

6 Ky opinion është përgatitur nga eksperti Jim Murdoch, profesor i së Drejtës Publike, Shkolla Juridike,

Universiteti i Glasgout, Skoci, Mbretëria e Bashkuar –ekspert i Këshillit të Evropës. 7 Appendix I to Recommendation No. R (97) 121 “On staff concerned with the implementation of sanctions and

measures”. Ky rekomandim dhe komentari gjenden në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës me adresë:

https://rm.coe.int/16804c3fdd

Page 7: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

7

Projektligji është diskutuar në grupin e punës të ngritur nga Komisioni, me përfaqësues nga

Avokati i Popullit, Prokuroria e Përgjithshme, OSBE, Zyra e Këshillit të Europës, Ministria e

Drejtësisë dhe misioni EURALIUS, si dhe relatorja e projektligjit.

Në diskutimet e zhvilluara në grupin e punës, në takimet e datave 14.1.2020, 14.2.2020,

19.2.2020 dhe 25.2.2020, janë trajtuar të gjitha mendimet dhe sugjerimet e adresuara në

seancë dëgjimore dhe me shkrim, me qëllim përmirësimin e projektligjit, vlerësimin dhe

reflektimin në të të propozimeve të ardhura nga procesi i konsultimit publik, si dhe të

rekomandimeve nga raportet e monitorimit të organizatave ndërkombëtare në fushën e të

drejtave të njeriut.

V. DISKUTIMI I PROJEKTLIGJIT NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJET

LIGJORE

Projektligji në Komision u prezantua nga ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj e cila

parashtroi disa nga objektivat që synon të realizojë reforma në sistemin penitenciar dhe në të

gjitha organet e tjera ligjzbatuese me karakter penal.

Sipas ministres së Drejtësisë, reforma e sistemit penitenciar, ka disa qëllime kryesore, të cilat

janë mishëruar edhe në ndryshimet që janë pasqyruar në këtë paketë: a) reforma në aspektin

legjislativ për të mundësuar instrumentet dhe mekanizmat e nevojshëm për të arritur dhe

zbatuar objektivat kryesorë lidhur me këtë reformim; b) përmirësimi i infrastrukturës në të

gjitha ato institucione që tashmë janë vlerësuar që ka një nevojë për t’u përmirësuar apo për

t’u rikonstruktuar nga e para; c)trajtimi sipas standardeve të të dënuarve dhe të

paraburgosurve që ndodhen në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale; ç)trajtimi i

përshtatshëm financiar i punonjësve të policisë së burgjeve, garantimi i promovimit, i

karrierës dhe i gradave të tyre, garanci më të madhe lidhur me mbrojtjen, masa me efekte

financiare pasi personeli lë shërbimin si dhe trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve si

policia e shtetit ose polici homologe.

Në shqyrtimin nen për nen të projektligjit në Komisionin për Çështjet Ligjore, relatorja

informoi anëtarët e komisionit se gjatë diskutimit të projektligjit në grupin e punës si dhe nga

komentet e ardhura në Komisionin për Çështjet Ligjore, rezultoi se projektligji kishte nevojë

për përmirësime të mëtejshme me qëllim:

a) Harmonizimin me standardet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut;

b) Reflektimin e sugjerimeve të raporteve të monitorimit për sistemin e burgjeve në

Shqipëri;

c) Harmonizimin me projektligjet e tjera të paketës penitenciare, si dhe me kuadrin ligjor

në fuqi;

d) Riformulimin e neneve për qartësi të dispozitës dhe për efekt të teknikës legjislative.

Duke qenë se Komisoni për Çështjet Ligjore është komision për dhënie mendimi,

projektligji u shqyrtua nga këndvështrimi i përputhshmërisë me Kushtetutën, aktet

ndërkombëtare në fushën penitenciare, ligjet e tjera në fuqi si dhe këndvështrimi i respektimit

të të drejtave të njeriut.

Page 8: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

8

VI. REKOMANDIME PËR KOMISIONIN PËRGJEGJËS

Nga vlerësimi i projektligjit, si dhe nga diskutimet e zhvilluara në grupin e punës,

Komisioni për Çështjet Ligjore vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës për shqyrtimin e

projektligjit rekomandimet e mëposhtme:

1. Trajtimi financiar i punonjësve të policisë së burgjeve

Sikurse është theksuar më lart, trajtimi ekonomik dhe financiar si dhe kushtet e punës të

policisë së burgjeve kanë mbetur në nivele të ulëta në krahasim me agjencitë e tjera të

përafërta në status dhe me ecuri në karrierë. Kjo ka sjellë pamjaftueshmëri dhe prurje jo

cilësore të shprehjes së interesit dhe të pranimit në këtë polici.

Për sa më sipër, komisioni për Çështjet Ligjore i rekomandon komisionit të Sigurisë

që të konsiderojë thelbësor në shqyrtimin e këtij projektligji trajtimin ekonomik

financiar për punonjësit e Policisë së Burgjeve, që duhet të jetë të paktën sipas

standardit të Policisë së Shtetit.

2. Procedura disiplinore

Pjesa e procedurës disiplinore në këtë projektligj (nenet 46-51) duhet plotësuar, pasi nuk i

garanton punonjësit të drejtat që burojnë nga procesi i rregullt ligjor sipas kërkesave të nenit

6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës të Gjykatës Europiane

të të Drejtave të Njeriut. Në bazë të këtyre standardeve, procesi disiplinor duhet të përcaktojë

qartë:

a) klasifikimin e llojeve e shkeljeve (sipas rëndësisë së tyre) për të cilat fillon

procedimi disiplinor;

b) subjektet që mund të kërkojnë fillimin e procedimit;

c) të drejtat e personit në procedim;

ç) procesin e hetimit disiplinor/administrativ;

d) autoritetet hetuese, të cilat duhet të jenë të ndryshme nga ato që japin masën

disiplinore;

e) të drejtat konkrete procedurale gjatë hetimit dhe marrjes së vendimit të masës;

f) procesin e apelimit dhe të drejtat konkrete në këtë aspekt.

Për efekt të sigurisë juridike të personave që preken, këto parashikime duhet të bëhen në

ligj dhe jo në rregullore.

Për sa më sipër i sugjerohet komisionit përgjegjës që të rishikojë nenet që kanë të

bëjnë me procedimin disiplinor.

3. Parashikimi i hartimit dhe miratimit të Kodit të Etikës

Komisioni për Çështjet Ligjore vlerëson se është i nevojshëm parashikimi në projektligj i

hartimit dhe miratimit të Kodit të Etikës së punonjësit, pasi shumë çështje që kanë të bëjnë

Page 9: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

9

me etikën në sjellje të punonjësit të policisë së burgjeve, i janë lënë për trajtim rregulloreve

dhe se ato nuk janë të detajuara në projektligj. Ky kod mund të jetë një kod sjelljeje që të

rregullojë sjelljen e gjithë personelit të institucioneve të paraburgimit dhe burgjeve (personel

policie, psikologë, mjekë, staf etj). Hartimi i këtij Kodi është kërkesë e nënvizuar në shumë

akte ndërkombëtare të sipërcituara, por edhe praktikë e mirë e institucioneve të tjera në

Shqipëri.

4. Garantimi i parimit të sigurisë juridike në lidhje me gradat e përfituara

Projektligji parashikon disa ndryshime në sistemin e gradave, duke suprimuar disa prej

tyre. Duke pasur në konsideratë respektimin e parimit të sigurisë juridike, në projektligj duhet

të parashikohet trajtimi që do u bëhet punonjësve të policisë që i kanë fituar tashmë këto

grada.

VII. RREGULLIME TË TEKNIKËS LEGJISLATIVE DHE RIFORMULIME

SIPAS NENEVE

Gjatë diskutimit nen për nen, Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi këto ndryshime:

Neni 1

Ky nen të riformulohet si vijon:

“Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe parimet e përgjithshme në lidhje me:

a) organizimin dhe funksionimin e policisë së burgjeve;

b) të drejtat dhe detyrat e punonjësit të policisë së burgjeve; si dhe

c) marrëdhëniet e punës dhe statusin e punonjësve të këtij shërbimi.”

Ky amendament është propozuar nga deputetja E.Xhina.

Neni 3

Në këtë nen miratohen shtesat dhe riformulimet e mëposhtme:

Me qëllim për të lehtësuar gjuhën e ligjit, shtohet një përkufizim i ri për togfjalëshin

“ i paraburgosur dhe i dënuar me burgim” si më poshtë:

“I burgosur është personi i paraburgosur ose i dënuar me vendim të formës së prerë.”

Si rrjedhojë, në të gjithë tekstin e projektligjit togfjalëshi “të paraburgosur dhe të dënuar” të

zëvendësohet me termin “i burgosur”.

Page 10: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

10

Ky amendament është propozuar nga relatorja V.Hysi.

Përkufizimi në pikën 1 riformulohet si vijon:

1.“Punonjës i policisë së burgjeve”, është punonjësi i cili ushtron detyra të natyrës drejtuese,

organizuese, mbikëqyrëse ose ekzekutuese për garantimin e rendit e të sigurisë në IEVP dhe

në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ky amendament është propozuar nga relatorja V.Hysi

Përkufizimi në pikën 2, me qëllim që të ketë të njëjtat përkufizime në të gjitha ligjet e

paketës penitenciare, të riformulohet:

2.“Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP)”, janë institucionet e paraburgimit

dhe institucionet e ekzekutimit të dënimit me burgim.”

Bazuar në standardet ndërkombëtare dhe sipas rekomandimit të ekspertit të Këshillit

të Evropës, propozohet një riformulim i përkufizimit “siguri dinamike”, si vijon:

9. ‘Siguri dinamike janë masat e marra për të siguruar që punonjësit e policisë së burgjeve të

jenë të trajnuar dhe të nxiten për të krijuar marrëdhënie të mira me të burgosurit, për t’i

njohur dhe për t’i kuptuar ata, për t’u ofruar ndihmë për problemet personale si dhe për t’u

përfshirë në dialog me ta.”

I propozohet komisionit përgjigjës të vendosë nëse ky përkufizim mund të lihet si pjesë e

nenit 3 ose mund të bëhet pjesë integrale e nenit 5, pika e 5. Në vlerësimin e relatores do të

ishte më mirë të ishte pjesë përbërëse e nenit 5, pasi nuk përdoret gjerësisht në tektin e

projektligjit. Parashikimi i sigurisë dinamike është më rëndësi, pasi koncepti evropian për

punonjësin e policisë së burgjeve është së pari si punonjës që kontribuon në trajtimin

njerëzor, rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve si pjesë integrale e stafit të

institucionit dhe jo thjesht për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në institucion.

Në gjithë nenin 3, i rekomandohet komisionit përgjegjës që për efekt të teknikës

legjislative, renditja e përkufizimeve duhet të bëhet sipas rendit alfabetik si dhe

me fjali të plota.

Neni 5

Të riformulohet titulli dhe përmbajtja e nenit 5 si më poshtë:

“Neni 5

Parimet e funksionimit të policisë së burgjeve

Page 11: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

11

1. Punonjësi i policisë së burgjeve kryen detyrat e tij përmes menaxhimit të sigurt dhe

njerëzor të të burgosurve dhe ofrimit të mundësisë së rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre.

2. Në ushtrimin e detyrës, punonjësi i policisë së burgjeve trajton me humanizëm,

respekt, etikë si dhe mbron çdo të drejtë dhe liri të çdo të burgosuri.

3. Punonjësi i policisë të rolit bazë garanton rendin dhe sigurinë në institucionin e

ekzekutimit të vendimeve penale, gjatë shoqërimit ose transferimit të të burgosurit, në

përputhje me instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me legjislacionin në

fuqi.

4. Garantimi i rendit dhe sigurisë në rastet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni bëhet

mes masave dhe mjeteve teknike dhe sigurisë dinamike.

5. Siguri dinamike nënkupton masat e marra për të siguruar që punonjësi i policisë së

burgjeve të jetë i trajnuar dhe të nxitet për të krijuar marrëdhënie të mira, korrekte dhe etike

me të burgosurin, për ta njohur dhe kuptuar atë, për t’i ofruar ndihmë për problemet

personale si dhe për t’u përfshirë në dialog me të.

6. Punonjësi i policisë së burgjeve merr masa për të mbrojtur të drejtën e jetës dhe të

parandalojë çdo veprim që shkakton keqtrajtim, ose trajtim çnjerëzor ose poshtërues.

7. Të drejtat dhe liritë e të burgosurit mund të kufizohen vetëm në rastet dhe mënyrat e

parashikuara në ligj. Në çdo rast kufizimet duhet të jenë proporcionale me qëllimin legjitim

për të cilin vendoset.”

Ky amendament është propozuar nga relatorja V.Hysi, bazuar në rekomandimin e

ekspertit të Këshillit të Evropës dhe në Rregullat Evropiane të Burgjeve (Rec (2006) 20 dhe

Rec (97) 12).

Neni 6

Bazuar në rekomandimin Rec (2006)2 të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës

“Për rregullat evropiane në burgje”, në rregullin 72.1 që kërkon që menaxhimi i burgjeve

duhet të marrë parasysh detyrimin për të trajtuar personat e dënuar me burgim me humanizëm

dhe respekt për dinjitetin e personit, si dhe sipas propozimit ekspertit të Këshillit të Evropës,

të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, misionit EURALIUS dhe relatores, titulli

dhe përmbajtja e nenit 6 të projektligjit të riformulohet si më poshtë:

“Neni 6

Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit

1. Punonjësi i policisë së burgjeve, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij siguron trajtim

të barabartë, objektiv për të gjithë burgosurit dhe shmang diskriminimin për çdo shkak të

parashikuar në legjislacionin për mbrojtjen nga diskriminimi.”

2 Punonjësi i policisë në trajtimin e të burgosurve mban parasysh veçoritë dhe nevojat

moshore, gjinore, aftësitë fizike dhe shëndëtësore si dhe karakteristikat të tjera specifike që

diktojnë një mbrojtje të veçantë sipas legjislacionit në fuqi.”

Page 12: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

12

Neni 7

Bazuar në rekomandimin ReC (2006)2 të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës

“Për rregullat evropiane në burgje”, në rregullin 77, që kërkon që rekrutimi i punonjësve të

burgjeve duhet të bazohet në kritere të theksuara të integritetit, sugjerimin e misionit

Euralius, të ekspertit të Këshillit të Evropës dhe të relatores, neni 7 i projektligjit të

riformulohet si më poshtë:

“Neni 7

Respektimi i rregullave të etikës dhe sjelljes profesionale

1. Punonjësi i policisë së burgjeve kryen në çdo kohë detyrat e tij me etikë dhe në

mënyrë të tillë që ofron sjellje të mirë në institucion dhe jashtë tij dhe që krijon respekt për

të dhe misionin e tij.

2. Punonjësi i policisë së burgjeve që në formimin fillestar njihet me kodin e etikës, të

drejtat dhe liritë e të burgosurve, respektimin dhe mbrojtjen e tyre si dhe rregullat e

vlerësimit të zbatimit të tyre. Rregullat e etikës dhe sjelljes profesionale përbëjnë pjesë të

trajnimit vazhdues të personelit në institucion, përfshirë edhe personelin e policisë së

burgjeve.

3. Punonjësi i policisë së burgjeve zbaton me përgjegjësi detyrat e tij dhe nuk duhet të

kryejë veprime që mund të krijojnë dyshime për përdorim të papërshtatshëm të shërbimeve

që kryejnë.

4. Rregullat e sjelljes dhe udhëzime më të detajuara të zbatimit të tyre rregullohen në

kodin e sjelljes që miratohet me urdhër të Ministrit të Drejtësisë.”

Neni 10

Nga eksperti i Këshillit të Evropës dhe gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit u vu në

pah se përmbajtja e këtij neni nuk është në harmoni me nenin 57 të projektligjit. Përmbajtja e

nenit 10 të projektligjit, konstatohet se duhet të vlerësohet në raport me përmbajtjen e nenit

57, pika 2 të tij përsa i përket informimit publik. Për këtë arsye i rekomandohet komisionit

përgjegjës që përmbajtja e nenit 10 të shihet në harmoni me nenin 57. 2 të këtij po këtij

projektligji dhe të kombinohen mes tyre.

I sugjerojmë komisionit përgjgjes që në riformulimin e përmbajtjes së këtij neni të mbajë

parasysh Rec (97) 12.

Gjithashtu, duhet të merren në konsideratë edhe rastet kur një punonjës policie merr

informacion për ndonjë aktivitet të paligjshëm të të burgosurit, dhe ka detyrimin që t’ia

transmetojë një autoriteti kompetent. Në lidhje më këtë aspekt, ka një rekomandim të

ekspertit të Këshillit të Evropës të shprehur në opnionin e dytë të tij.

Neni 11

Në këtë nen, për qartësi të dispozitës, miratohen ndryshimet e mëposhtme:

Page 13: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

13

Pika 1, të riformulohet si më poshtë vijon:

“1. Policia e burgjeve funksionon si strukturë administrative e Drejtorisë së Përgjithshme të

Burgjeve.”

Në pikën 2 të nenit, të hiqet togfjalëshi “sipas kësaj pike”.

Ky amendament është propozuar nga deputetja E.Xhina dhe relatorja V.Hysi.

Neni 12

Në këtë nen bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Titulli i nenit të riformulohet:

Neni 12

Detyrat e policisë së burgjeve

Ky amendament është propozuar nga deputetja E.Xhina.

Në zbatim të rekomandimeve të ardhura nga eksperti i Këshillit të Europës, me

propozim të relatores, të shtohet një paragraf në fund të pikës 1 të këtij neni, që të

parashikojë disa detyrime që ka punonjësi i policisë së burgjeve në rastet e shoqërimit të të

burgosurit, me këtë formulim:

“Në rastet e parashikuara në shkronjat “c”, “ç”, “d” dhe ‘dh” të pikës 1 të këtij neni,

punonjësi i policisë së burgjeve ka detyrimin të marrë masa për të ekspozuar të burgosurin

sa më pak që të jetë e mundur para publikut, të marrë masat e duhura mbrojtëse për të

siguruar anonimitetin e tij si dhe të mundësojë lëvizjen e tij në kushte që nuk cenojnë

dinjitetin dhe vështirësojnë gjendjen fizike të tij.”

Në zbatim të rekomandimeve të ardhura nga eksperti i Këshillit të Europës dhe

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me propozim të relatores, në pikën 2, bëhen këto ndryshime:

- Në shkronjat “b” dhe “c” të shtohet fjala “kriminale”pas fjalëve “organizata te tjera”;

- Në shkronjën “ç” të pikës 2, fjalët “grupimeve të ndryshme” të zëvendësohen me

fjalët “grupimeve të tjera kriminale brenda institucionit”.

- të bashkohen shkronjat “d” dhe “dh” me këtë formulim:

Page 14: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

14

“Mbikëqyr takimet familjare të personave të burgosur, si dhe kontrollon korrespondencën e

tyre, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trajtimin e personave të dënuar me

burgim dhe të paraburgosurve.”

- Në shkronjën “e” në fillim të shtohen fjalët “në raste të veçanta”.

Ky riformulim bazohet në diskutimin e rolit të policisë së burgjeve për mbrojtjen e

posaçme të punonjësve të policisë dhe të drejtuesve të institucioneve. Anëtarët e komisionin

për Çështjet Ligjore shprehën nevojën e dallimit të qartë mes rolit që ka policia e shtetit në

mbrojtjen e jetës së personave për shkak të detyrës. Deputetët ishin të mendimit se kjo

mbrojtje mund të ofrohet në institucion, duke shmangur mbivendosjen me kompetencat e

policisë së shtetit sipas legjislacionit në fuqi.

Në zbatim të rekomandimeve të ardhura nga eksperti i Këshillit të Europës, me

propozim të relatores, pas pikës 2, të shtohet një pikë e re, me këtë përmbajtje

3. Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, policia e burgjeve përmbush detyrat e përcaktuara në

pikën 1 dhe 2 të këtij neni duke mundësuar realizimin e qëllimit të riintegrimit të të

burgosurit në shoqëri, pas përfundimit të dënimit'.

Bazuar në diskutimet e anëtarëve të komisionit gjatë diskutimit nen për nen, pika 3 e

nenit, që pas shtesës së mësipërme, bëhet pika 4 e tij, të riformulohet:

“4. Përcaktimi i ruajtjes fizike të IEVP-ve si dhe të objekteve që kanë lidhje me to, në varësi

të Ministrisë së Drejtësisë, miratohet me urdhër të ministrit të drejtësisë.”

Riformulimi i pikës 3 të projektligjit, që bëhet pika 4, u bazua në diskutimet në komision në

lidhje me përmbajtjen e gërmës “e” të pikës 2 të këtij neni.

Neni 13

Në këtë nen bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Bazuar në propozimin e ekspertit të Këshillit të Evropës, se përdorimi i forcës duhet

t’i paraprijë përdorimit të armëve, renditja e neneve 13 dhe 14 të ndryshojë, pra neni

14 të bëhet neni 13 dhe neni 13 të bëhet neni 14;

Në titullin dhe përmbajtjen e nenit 13 ka përdorim të termave të ndryshëm dhe nuk ka

përkufizime për disa prej tyre si: “armë”, “armë zjarri”, “paisje të tjera kufizuese”,

“mjete force”. Ligji për armët jep përkufizimin e tyre, por termat e tjerë nuk gjejnë

përkufizim.

Sa më sipër:

Page 15: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

15

“Në të gjithë tekstin e nenit të zëvendësohen togfjalëshit “pajisje kufizuese” dhe

“mjete force”, me togfjalëshin “mjete shtrënguese”.

Ky ndryshim bëhet me qëllim harmonizimin e termave me ligjet e tjera të paketës

penitenciare si dhe me Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Sipas propozimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në pikën 3, në fund të fjalisë së

parë të shtohen fjalët “dhe çdo mjeti tjetër që e vendos personin në kushtet e torturës,

trajtimit ose dënimit çnjerëzor apo degradues”.

Gjithashtu, lidhur me këtë nen i rekomandohet komisionit përgjegjës që të japë

një përkufizim për mjetet shtrënguese, si dhe të përcaktojë rastet për

përdorimin e prangave dhe armëve të tjera” (propozim i deputetes E. Xhina)

Neni 14

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

Në pikën 1 pas fjalës “nuk” shtohen fjalët “duhet të”

Ky amendament është propozuar nga relatorja V.Hysi. Ndalimi i përdorimit të forcës

është detyrues, përveç rasteve të përcaktuara shprehimisht në ligj.

Sipas propozimit të KSHH, pika 2, fjalia e dytë të riformulohet “Në çdo rast, ndalohet

përdorimi i forcës për qëllime të torturës, trajtimit ose dënimit çnjerëzor apo

degradues”.

Pika 4 e nenit, me propozim të KSHH, riformulohet:

4. Personeli që merret drejtpërdrejt me të burgosurit trajnohet paraprakisht, para se të

marrë detyrën, për teknikat që bëjnë të mundur përdorimin minimal të forcës, për të kthyer

vetëkontrollin te të burgosurit agresivë.”

Me propozim të KSHH, si dhe sipas rekomandimeve të CPT, të shtohet një pikë e re

pas pikës 5, me këtë përmbajtje:

“I burgosuri, pas përdorimit të forcës, duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe trajtimit

mjekësor. Në të gjitha rastet e përdorimit të forcës, punonjësi i policisë së burgjeve harton

një raport, ku jepen arsyet, faktet dhe rrethanat që kanë diktuar nevojën e përdorimit të

forcës, në ç’masë dhe me cilat mjete është ushtruar kjo forcë, si dhe nëse ka shkaktuar ose jo

lëndime fizike te i burgosuri ose te personeli i burgjeve”.

Page 16: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

16

Pikat 7 dhe 8 të nenit 14 të projektligjit sugjerohet të dalin nen më vete, pasi bëhet

fjalë për ndërhyrje nga stafi jashtë institucionit dhe që ndodh në raste të veçanta. Këto

rrethana duhet të dalin qartë. Ky amendament është propozuar nga relatorja V.Hysi.

Gjithashtu, në grupin e punës dhe në diskutimin në komision u propozua që

marrëveshja të lidhjet nga Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i

Përgjithshëm i Burgjeve dhe jo nga ministrat përkatës, me argumentin se marrëveshja

është teknike dhe ata janë zbatues të drejtpërdrejtë të saj.

Neni i ri ka këtë riformulim:

“Neni -

Bashkëpunimi i policisë së burgjeve me strukturat e tjera

1. Në raste të veçanta, kur cenohet rendi dhe siguria në institucionin e ekzekutimit të

vendimeve penale, policia e burgjeve bashkëpunon me strukturat e tjera, që veprojnë në

fushën e rendit dhe të sigurisë.

2. Për rastin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, punonjësit e strukturave, që veprojnë në

fushën e rendit dhe të sigurisë, hyjnë në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale për të

trajtuar konflikte, sipas rregullave të parashikuar në marrëveshjen e lidhur ndërmjet

Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

3. Marrëveshja e parashikuar në pikën 2 të këtij neni parashikon kushtet dhe të drejtat që

kanë punonjësit e secilës strukturë, llojet e ndryshme të forcës që mund të përdoren,

rrethanat kur përdoret çdo lloj force, niveli i nevojshëm i kompetencave përpara se të

përdoret forca, si dhe raportet që duhet të përgatiten pas përdorimit të forcës.”

Shtesa e këtij neni të reflektohet dhe në renditjen përfundimtare të neneve të

projektligjit.

Neni 15

Lidhur me këtë nen kanë shprehur mendime eksperti i Këshillit të Evropës, Komiteti

Shqiptar i Helsinkit (KSHH), deputetja E. Xhina dhe relatorja e projektligjit. Eksperti i KE-

së vë theksin në mbajtjen parasysh të Rregullave Evropiane të Burgjeve (REB), dhe se në

këtë nen nuk rregullohet përdorimi i mjeteve të survejimit, dhe që kontrolli intim mund të

vendosë të burgosurin në kushtet e trajtimit poshtërues.

Sipas KSHH-së raporti që hartohet në fund të kontrollit duhet të nënshkruhet nga të

gjithë personat e pranishëm gjatë kontrollit.

Bazuar sa më sipër, dhe në REB, konkretisht paragrafi 54.2 që sanksionojnë se situatat në

të cilat llojet e kontrolleve janë të nevojshme dhe natyra e kontrollit sipas situatave duhet të

përcaktohet në ligj, me propozim të relatores propozohen disa përmirësime dhe riformulime.

Lidhur me këtë nen, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 17: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

17

Në shkronjën “b” të pikës 1, të zëvendësohen fjalët “në regjim” me fjalët “brenda

perimetrit të sigurisë”;

Pikat 2 dhe 3 të riformulohen si vijon:

2. Kontrolli personal kryhet nga punonjës të së njëjtës gjini me personin e kontrolluar, në

praninë e jo më pak se dy punonjësve dhe në mënyrë që shmang mundësinë e shikimit nga

punonjësi i gjinisë tjetër.

Kontrolli personal i të burgosurit duhet të jetë në proporcion me nevojën si dhe mban

parasysh respektimin e dinjitetit të personit që kontrollet, të besimit dhe veçori të tjera të tij.

3. Në çdo rast, ndalohet kontrolli intim ndaj personave që i nënshtrohen kontrollit nga ana e

punonjësit të policisë së burgjeve. Kontrolli intim bëhet vetëm nga mjeku i burgut, kur ka

dyshim të arsyeshëm se personi që kontrollohet mund të ketë fshehur sende të ndalura.

Kontrolli intim bëhet sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për të drejtat

dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.”

Gjithashtu, lidhur me parashikimin “sipas legjislacionit në fuqi”, rekomandohet që nëse

ka nevojë për një akt nënligjor, duhet të thuhet në këtë nen natyra e aktit, problemet që do të

rregullojë, organi që e nxjerr dhe në fund të projektligjit edhe afati brenda të cilit duhet të

miratohet akti.

Para pikës 5 shtohet një pikë e re me përmbajtjen si më poshtë vijon:

“ I nënshtrohen kontrollit edhe sendet personale që kanë personat që kontrollohen në rastet e

parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Personi që kontrollohet duhet të jetë i pranishëm gjatë

kontrollit të sendeve personale të tij, me përjashtim të rasteve kur përdoren mjetet teknike të

kontrollit ose prania e personit përbën rrezik për personelin që ushtron kontrollin.

Kontrolli personal dhe i sendeve personale të personit mund të bëhet edhe me mjete teknike

të kontrollit.”

Për shkak të shtesës së një pike të re, të rinumërtohen pikat e këtij neni.

Neni 16

Në lidhje me këtë nen, KSHH-ja ka propozuar që të respektohet hierarkia në dhënien e

urdhrit për gatishmëri fillimisht me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe në

raste të situatave të jashtëzakonshme të merrej edhe miratimi i Ministrit të Drejtësisë. Mund

të parashikohet në këtë dispozitë se, në çdo rast, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve njofton

Ministrin e Drejtësisë për kalimin në gatishmëri dhe në rast anulimi nga Ministri, kjo gjendje

(në gatishmëri) pushon.

Gjatë diskutim në komisionin për Çështjet Ligjore u propozuan disa ndryshime.

Page 18: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

18

Në këtë nen bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Pika 1 e nenit 16 riformulohet si më poshtë vijon:

1. Në rastet kur, të drejtat e burgosurve kufizohen përkohësisht në grup, me urdhër të

ministrit të Drejtësisë, sipas parashikimeve në legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe

trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, punonjësit e policisë së burgjeve

kalojnë në gatishmëri.”

Propozohet që kalimi në gatishmëri të bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të

Burgjeve. Për këtë arsye, riformulohen pikat 2 dhe 3 të nenit si vijon:

2. Kalimi në gatishmëri i Policisë së Burgjeve bëhet me urdhër të Drejtorit të

Përgjithshëm të Burgjeve i cili duhet të përcaktojë masat që i përgjigjen nivelit të sigurisë në

institucion, si dhe nivelin e klasifikimit të gatishmërisë, në përputhje me vlerësimin e rrezikut

të situatave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe trajtimin e të

dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve. Kalimi në gatishmëri i njoftohet menjëherë

ministrit të Drejtësisë.

3. Në raste urgjente dhe në pamundësi të ndjekjes së procedurës së parashikuar në

pikën 2, të këtij neni, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe në mungesë të tij zëvendësi, ka të

drejtë të urdhërojë kalimin e menjëhershëm në gatishmëri dhe të vërë menjëherë në dijeni

ministrin e Drejtësisë.”

Të shtohet një pikë e re, 4, që rregullat për kalimin në gatishmëri përcaktohen me

urdhër të Ministrit të Drejtësisë.

Neni 17

Në mbledhjen e komisionit për Çështjet Ligjore, deputetët diskutuan për rëndësinë që ka

trajtimi ekonomik dhe financiar i punonjësve të policisë së burgjeve. Trajtimi ekonomik dhe

financiar i policisë së burgjeve duhet të jetë i tillë që të adresojë zgjidhje të problematikave të

ngritura në raportet e sipërcituara.

Lidhur me këtë nen, Komisioni për Çështjet Ligjore i rekomandon komisionit përgjegjës

që trajtimi ekonomik financiar të jetë sipas standardit të Policisë së Shtetit. Diskutimi në

komisionin përgjegjës i çështjeve që kanë të bëjnë më trajtimin ekonomik, financiar duhet të

bëhet dhe në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Financave.

Neni 19

Në lidhje me këtë nen, eksperti i Këshillit të Evropës ka vënë në pah se formulimi i këtij

neni sjell përplasje midis kompetencave të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve lidhur

me mbrojtjen e veçantë për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesev të IEVP-ve.

Page 19: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

19

Anëtarët e komisionit për Çështjet Ligjore diskutuan gjerësisht harmonizmin e

përmbajtjes së nenit 12 dhe nenit 19 të projektligjit. Në nenin 19 parashikohet që Policia e

Shtetit siguron mbrojtje të veçantë fizike për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit

e IEVP-ve. Duke qenë se ka një ndarje të qartë të detyrave funksionale që kryen Policia e

Shtetit dhe Policia e Burgjeve, pikat 2, 3 dhe 4 të këtij neni janë në kundërshtim me

përgjegjësitë e policisë së burgjeve, prandaj i rekomandohet komisionit përgjegjës që këto tri

pika të hiqen nga neni 19 i projektligjit dhe neni 12 dhe neni 19 duhet të jenë në harmoni me

njëri- tjetrin.

Neni 21

Lidhur me përmbajtjen e nenit 21, Avokati i Popullit vlerëson se individualizimi i

kohëzgjatjes së pushimit vjetor të paguar nuk është i drejtë. Kohëzgjatja e pushimeve të jetë i

garantuar në mënyrë të barabartë për të gjithë punonjësit, pavarësisht rolit që luajnë ose

pozitës që kanë punonjësit në policinë e burgjeve. E këtij mendimi ishte edhe relatorja dhe

një pjesë e deputetëve të Komisionit për Çështjet Ligjore.

Lidhur me nenin 21, sipas propozimit të ardhur nga Avokati i Popullit, Komisioni

vendosi t’i rekomandojë komisionit përgjegjës që për kohëzgjatjen e pushimit vjetor,

nëse është rasti, të trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë punonjësit, pavarësisht

rolit dhe gradave që kanë.

Bazuar në nevojën e harmonizimit të përmbajtjes së këtij neni me Kodin e Punës dhe me

legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë, me propozim të relatores në këtë nen bëhen

ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 2 të hiqet fjala “madhor”, pasi nuk njihet në nivelet e roleve dhe gradave në

policinë e burgjeve.

Përmbajtja e pikës 3 riformulohet si më poshtë vijon:

“3.Pushimi vjetor shtyhet kur punonjësi i policisë së burgjeve, gjatë periudhës së këtij

pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose

aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor. Ai vë në dijeni këtë fakt personit përgjegjës në

institucion. Pushimi vjetor zgjatet për periudhën e paaftësisë së përcaktuar në raportin

mjekësor.”

Në pikën 4, sipas legjislacionit për arsimin e lartë, të hiqet fjala “pasuniversitarë” dhe

të zëvendësohet me fjalën “akademikë”.

Në pikën 4, pushimi i paguar të njihet për kategoritë e familjarëve që përcakton Kodi

i punës, pra bashkëshortit /bashkëjetuesit, paraardhësve ose pasardhësve të

drejtpërdrejtë të tij.

Page 20: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

20

Neni 22

Lidhur me përmbajtjen e këtij neni ka shprehur një sugjerim Komisioneri për Mbrojtjen

nga Diskriminimi. Ai propozon heqjen e pikës 2 të nenit 22 për shkak se bindjet politike të

punëmarrësit janë një e drejtë e tij, për sa kohë nuk ndikojnë në rregullsinë e përmbushjes së

detyrimeve të tij kontraktore, në funksion të detyrës së ushtruar dhe gjatë kohës së saj.

Gjithashtu, KShH-ja sugjeron të qartësohet përmbajtja e pikës 3 të këtij neni , konkretisht

togfjalëshi “që nuk lidhen me kohën” dhe e konsideron të diskutueshme nëse punonjësi i

policisë së burgjeve mund të marrë pjesë në aktivitete me natyrë politike (veçanërisht gjatë

fushatës zgjedhore).

Bazuar në diskutimet e anëtarëve në Komisionin për Çështjet Ligjore, në këtë nen, pika 3

të riformulohet

“3. Punonjësi i Policisë së Burgjeve nuk duhet të shprehë publikisht bindjet ose

preferencat e tij politike, gjatë kohës së ushtrimit të funksioneve publike”.

Neni 23

Sindikata e Policisë sugjeroi që të parashikohej e drejta e sindikatës për të përfaqësuar

punonjësin e policisë së burgjeve që janë anëtarë të sindikatës në çdo procedurë

administrative ose gjyqësore në të gjitha rastet e apelimit për çdo çështje të ngritur, në

mbështetje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe se aktiviteti sindikal zhvillohet ne

ambjentet e caktuara per stafin me dhe pa uniforme, gjithnje jashte orarit te punes. Komisioni

nuk e pranoi këtë sugjerim me argumentin se marrëdhëniet mes tyre rregullohen në statutin e

organizatës sindikale dhe në kartën e të drejtave dhe detyrimeve që pranon çdo punonjës.

Në këtë nen dhe në titullin e tij, në përputhje me terminologjinë e përdorur nga Kodi i

Punës, në vend të fjalës “sindikatë” të përdoret togfjalëshi “organizatë sindikale”.

Në pikën 3 të përdoret termi “të drejtat bazë” dhe jo “të drejtat minimale”.

Neni 25

Lidhur me këtë nen i rekomandohet komisionit përgjegjës që të rishikohet, me qëllim

sigurimin e një balance të drejtë midis lirisë së lëvizjes, si një e drejtë kushtetuese, dhe

kufizimit të saj për shkak të sigurisë dhe rendit publik; të saktësohet nëse bëhet fjalë për

lëvizjen jashtë vendit të punonjësit!

E drejta e lëvizjes është e një drejtë që mund të kufizohet me ligj dhe jo me rregullore.

Është e nevojshme të përcaktohen rastet e kufizimit në ligj, ndërsa në akt nënligjor

rregullohet rregulla të detajuara në lidhje me kërkesën dhe procedurat që duhet të ndjekë

punonjësi.

Neni 26

Lidhur me përmbajtjen e nenit 26 të parë në harmoni me nenin 8 të projektligjit ka

paraqitur komente dhe rekomandime eksperti i Këshillit të Evropës. Sipas tij, në rastin e

Page 21: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

21

urdhrave që nuk duhet të zbatohen duhet të parashikohen dhe ata urdhra që prekin dinjitetin e

personave të dënuar dhe se ka mospërputhje mes përmbajtjes së nenit 8 dhe nenit 26

Të dy nenet janë diskutuar nga deputetët pjesëmarrës në mbledhjen e komisionit për Çështjet

Ligjore.

Komisioni për Çështjet Ligjore i sugjeron komisionit përgjegjës që përmbajtja nenit

26 të vlerësohet në harmomi me nenin 8 të projektligjit.

Në pikën 6 të nenit të zëvendësohen fjalët “procedimit disiplinor” me fjalët “hetimit

administrativ”.

Neni 27

Lidhur me këtë nen i rekomandohet komisionit përgjegjës që në pikën 1 ka nevojë të

qartësohet shprehja “rregullat përkatëse ligjore”, pasi duhet të përcaktohet lloji i aktit.

Neni 28

Sindikata e Policisë ka sugjeruar që marrëdhëniet e punës të punonjësit të policisë së

burgjeve të rregullohen sipas Kodit të Punës, parashikimin e detyrimit që pas daljes së aktit të

emërimit në detyrë të punonjësit të policisë së burgjeve, të lidhet me shkrim kontrata

individuale e punës, duke u bazuar në kontratën kolektive të punës dhe Kodin e Punës; në

rastin e zgjidhjes së kontratës individuale të punës, procedura e përfundimit të marëdhënieve

të punës dhe rregullimi i pasojave që vijnë prej saj do bëhet sipas dispozitave përkatëse të

Kodit të Punës dhe që rregullat dhe procedurat për trajnimin dhe ecurinë në karrierë

përcaktohen në rregulloren e personelit, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave,

pas propozimit të ministrit të Drejtësisë.

Bazuar në këtë propozim dhe në diskutimet e bëra në komision. ky nen, për qartësi të

dispozitës, si dhe për një përcaktim më të saktë të kuadrit ligjor ku bazohen marrëdhëniet e

punës, riformulohet si vijon:

“Neni 28

Marrëdhëniet e punës në Policinë e Burgjeve

1. Marrëdhëniet e punës në Policinë e Burgjeve bazohen në parimet e mundësive të

barabarta, të meritës, aftësive profesionale e mosdiskriminimit. Pranimi në Policinë e

Burgjeve kryhet nëpërmjet një procesi përzgjedhës, transparent e të drejtë.

2. Rregullat dhe procedurat për marrëdhëniet e punës të punonjësve të Policisë së burgjeve

përcaktohen sipas këtij ligji dhe për çështje që nuk rregullohen nga ky ligj, sipas

parashikimeve të Kodit të Punës.

3. Rregulla të detajuara për trajnimin dhe ecurinë në karrierë të punonjësve të Policisë së

Burgjeve përcaktohen në rregulloren e personelit që miratohet me vendim të Këshillit të

Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë.”

Page 22: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

22

Neni 29

Lidhur me përmbajtjen e këtij neni kanë shprehur sugjerime KSHH, Komisioneri për

Mbrojtjen nga Diskriminimi, eksperti i Këshillit të Evropës, Sindikata e policisë dhe relatorja.

Çështjet e adresuara kanë të bëjmë me moshën maksimale të pranimit në policinë e

burgjeve; arsimin dhe llojin e arsimimit që duhet të ketë kandidati që shpreh interesin,

mbajtjen në konsideratë të afatit të parashkrimit të masave disiplinore.

Sugjerimi i KShH-së për rishikimin në pikën 1, të gërmës “c” të nenit 29 që parashikon

kriteret për pranimin e personave me aftësi të kufizuara ose të veçanta në policinë e burgjeve

mund të jetë diskriminues, nuk u pranua nga Komisioni për Çështjet Ligjore pasi formulimi i

dispozitës është e tillë që nuk ndalon punësimin nëse kushtet shëndetësore dhe fizike e lejojnë

të kryejë detyrën, kërkesë kjo edhe e Rregullave evropiane të burgjeve (shih paragrafi 77).

Lidhur me sugjerimin e KSHH-së që do të ishte e këshillueshme që personat që aspirojnë

për të qenë pjesë e policisë së Burgjeve të realizonin një trajnim fillestar, ose Akademi me

kohëzgjatje 6 mujore e më pas të emërohen në pozicionet përkatëse të nivelit të ulët e të

mesëm, sugjerimi është mbajtur parasysh në riformulimin e dispozitës.

Lidhur me konstatimin e KSHH-së se është i diskutueshëm kriteri i parashikuar në

gërmën “dh” për të patur integritet shoqëror, pasi është subjektiv në vlerësim dhe kryesisht

përdoret për funksionarët e lartë shtetërore, Komisioni për Çështjet Ligjore nuk e gjeti me

vend. Rregullat Evropiane të Burgjeve (paragrafët 72, 75, 77) vënë theksin te integriteti i

fortë i stafit dhe testimi dhe verifikimi i integritetit.

Lidhur me kriterin e masës disiplinore, afatet e parashkrimit, nuk u pranua ky sugjerim

me argumentin e rëndësisë së integritetit të punonjësve të policisë së burgjeve

Lidhur me moshën maksimale të caktuar (nën 35 vjeç), sugjerim i Komisionerit për

Mbrojtjen nga Diskriminimi, ekspertit të Këshillit të Evropës dhe relatores, anëtarët e

Komisionit për Çështjet Ligjore e diskutuan me vëmendje.

Sugjerimi i Sindikatës së Policisë për të kufizuar fushat e dijes (mbrojtje, rend dhe

siguri, drejtësi) për punojësit e policisë së burgjeve nuk u pranua.

Bazuar sa më sipër, në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Në pikën 1, të hiqet shkronja “ë”, që përcakton moshën minimale për pranimin në

Policinë e Burgjeve. Komisioni për Çështjet Ligjore vlerësoi se kriteri i moshës mund

të jetë diskriminues, dhe se mosha duhet të shikohet dhe në raport me pjekurinë dhe

aftësi të tjera të nevojshme për pozicionin. Gjithashtu, kufizimi i moshës mund të

rezultojë problematik në rekrutimin në policinë e burgjeve.

Pika 3 të riformulohet duke mbajtur në konsideratë kriteret që përcakton Rregullorja

Europiane e Burgjeve (paragrafët 76, 77, 78), dhe siç nënvizon edhe eksperti i

Këshillit të Europës. Në këtë pikë të shtohet testi psikologjik.

Page 23: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

23

3. Pranimi në policinë e burgjeve bëhet nëpërmjet një konkurrimi të hapur që bazohet në

vlerësimin e aftësive profesionale të kandidatëve, integritetit, humanizimit, përshtatshmërisë

personale për punën komplekse që do të kërkohet nga ata. Pranimi bëhet nëpërmjet një

konkurrimi kombëtar, që përfshin një testim me shkrim, një testim me gojë, testim psikologjik

si dhe vlerësimin e aftësive fizike e profesionale të kandidatit.”

Neni 30

Lidhur më përmbajtjen e këtij neni kanë paraqitur sugjerime Komisioneri për Mbrojtjen

nga Diskriminimi (KMD) dhe Sindikata e Policisë. Komisioni gjeti të drejtë sugjerimin e

KMD-së në ldihje me trajnimet e punonjësve të policisë së burgjeve që punojnë me grupe të

veçanta të të dënuarve, siç janë të miturit, gratë, personat me aftësi të kufizuara, të huajt etj,

duhet të kryejnë trajnime dhe kualifikime të veçanta në fushat përkatëse.

Lidhur me sugjerimin e Sindikatës së Policisë që periudha e provës së punonjësit të

policisë së burgjeve të jetë tre muaj, Komisioni e qartësoi gjatë riformulimit të përmbajtjes së

këtij neni, duke vënë në pah se nuk bëhet fjalë për periudhë prove.

Neni 30, për qartësi të dispozitës të riformulohet:

“Neni 30

Trajnimi

1.Kandidati i përzgjedhur për t’u pranuar si punonjës i policisë së burgjeve, kryen trajnimin

fillestar në përputhje me rregullat e parashikuara në rregulloren përkatëse. Pas përfundimit

të trajnimit, kandidati ka të drejtë të ushtrojë detyrën për një periudhë njëvjeçare, gjatë së

cilës konsiderohet aspirant në Policinë e Burgjeve. Në përfundim të kësaj periudhe, aspiranti

konfirmohet ose jo si punonjës i policisë së burgjeve.

2.Punonjësi i policisë së burgjeve, pas emërimit në pozicionin përkatës, duhet të ndjekë

trajnimin vazhdues të rritjes së aftësive profesionale të Policisë së Burgjeve.

3. Punonjësit e Policisë së Burgjeve të cilët punojnë me grupe të veçanta të të burgosurve, si:

të miturit, gratë, personat me aftësi të kufizuara, të huajt, persona me nevoja të veçanta, etj,

duhet të kryejnë trajnime dhe kualifikime të veçanta në fushat përkatëse.”

4. Punonjësi i Policisë së burgjeve i nënshtrohet vlerësimit vjetor, nga eprori direkt, për

mbarëvajtjen në punë dhe përfitimin e njohurive shtesë.”

Neni 32

Lidhur me ketë nen kanë shprehur sugjerime KSHH, Sindikata e Policisë, eksperti i

Këshillit të Evropës. Thelbi i sugjerimeve është nevoja për të theksuar përvojën profesionale

të drejtuesit të lartë, arsimi i duhur dhe terminologjia e përdorur në lidhje me nivelin e arsimit

të lartë. Sugjerimet janë marrë në konsideratë, me përjashtim të kërkesës për një arsim

specifik vetëm ushtarak, në polici dhe drejtësi.

Neni ka disa rregullime, pas ndryshimit që është bërë në nenin 29, në të cilin është hequr

shkronja “ë”, kriteri i moshës. Gjithashtu në këtë nen rregullohet dhe shkronja a), me qëllim

përshtatjen e terminologjisë me ligjin për arsimin e lartë.

Bazuar sa më sipër, neni 32 riformulohet si vijon:

Page 24: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

24

“Neni 32

Kriteret për emërimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve

1. Drejtor i Policisë së Burgjeve emërohet personi që, përveç kritereve të parashikuara në

pikën 1, shkronjat“a”, “b”, c”, “d’, “dh’, “e”, “f” të nenit 29 të këtij ligji, mban gradën

“Drejtues” dhe ka arsim të lartë, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.

2. Drejtor i Policisë së Burgjeve mund të emërohet dhe personi që nuk e mban gradën

“Drejtues”, me kusht që, përveç kritereve të parashikuara në nenin 29 të këtij ligji, të

plotësojë edhe kriteret e mëposhtme:

a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare ose diplomë të njësuar me të, ose

studimet universitare jashtë vendit dhe të ketë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për

njësimin e diplomave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë;

b) Të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë pune në administratën publike, polici, forcat e

armatosura, profesionet e lira, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlefshëm me to, në sektorin

privat;

c) Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara

vitit 1990, sipas ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-

Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

ç) Të mos jetë subjekt i ndalimeve, sipas legjislacionit në fuqi për garantimin e integritetit të

personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.”

Neni 34

Lidhur me këtë nen, Avokati i Popullit sugjeron garantimin e përfitimit të trajtimit

financiar të personit të transferuar, sikurse është parashikuar për punonjësit e komanduar.

Lidhur me Kreun V dhe emërtimin e tij, rekomandohet që të bashkohet me kreun IV,

pasi nuk mund të ketë një kre vetëm me dy nene.

Në pikën 3 të nenit 34 parashikohet ankimi administrativ vetëm për punonjësit e rolit

bazë dhe të mesëm. Po për punonjësit e rolit drejtues? Duhet të shtohet ankimi dhe për

nivelin e lartë drejtues, pra të drejtën e ankimit ta kenë të gjithë punonjësit e Policisë së

Burgjeve.

Sipas propozimit të Avokatit të Popullit, të shtohet në nenin 34 një pikë e re 5, me këtë

përmbajtje:

“Në rastet kur transporti nuk sigurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, punonjësi i

transferuar përfiton trajtim financiar, sipas parashikimeve të nenit 17, të këtij ligji.”

Page 25: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

25

Neni 35

Pikat 2 dhe 3 të nenit, për qartësi të riformulohen si vijon;

“2.Gjatë periudhës së komandimit, punonjësit i ruhet vendi i punës, dhe përfiton pagën e

funksionit për të cilin është emëruar”.

3.Punonjësi i komanduar përfiton trajtim financiar, sipas parashikimeve të nenit 17 të këtij

ligji, në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk i sigurohen nga Drejtoria e

Përgjithshme e Burgjeve.”

Neni 36

Lidhur me nenin 36 Komisioni për Çështjet Ligjore i rekomandon komisionit përgjegjës

që të ndryshojë titullin e kreut VI dhe të bëhet“ Klasifikimi i roleve dhe gradave në Policinë e

Burgjeve.”, si dhe të hiqet dhe neni 36.

Këto ndryshime propozohen pasi në të gjithë kreun flitet vetëm për role dhe grada. Neni

36 është konfuz në formulim, dhe nuk përcakton asgjë.

Neni 39

Përmbajtja e pikës 1 të nenit të riformulohet nga pikëpamja e teknikës legjislative për t’u

kuptuar më qartë, si vijon:

“1. Hierarkia e punonjësve të policisë së burgjeve brenda rolit përcaktohet nga grada më e

lartë në gradën më të ulët. Hierarkia e punonjësve të policisë së burgjeve ndërmjet roleve

përcaktohet nga roli më i lartë te roli më i ulët.”

Neni 40

Pika 6 e nenit të riformulohet:

“6.Vendet e lira në strukturën e policisë së burgjeve njoftohen sipas rolit, gradës dhe

funksionit brenda datës 31 mars të çdo viti.”

Gjithashtu në këtë nen duhet të përcaktohet edhe se ku njoftohen/bëhen publike vendet e lira.

Neni 42

Në këtë nen, në pikën 2, fjalët “aplikoj”, “aplikim” zëvendësohen me fjalët “shpreh

interesin” dhe “shprehje interesi”

Në ligjin ekzistues janë gradat “Kryeinspektor” dhe “Nënkomisar”, të cilat

suprimohen me këtë projektligj. Në respektim të parimit të sigurisë juridike, në

projektligj duhet një dispozitë tranzitore për trajtimin e këtyre dy kategorive.

Page 26: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

26

Neni 43

Analiza e neneve 38 dhe 43 tregon se kanë lidhje logjike mes tyre. Për këtë arsye, i

rekomandohet komisionit përgjegjës që neni 43 të kalojë pas nenit 38, pasi bëhet më i qartë

në lexim. Me këtë ndryshim në renditjen e neneve duhet të rishikohen dhe referencat në gjithë

tekstin e projektligjit.

Gjithashtu neni 43 ka nevojë për riformulim nga pikëpamja e drejtshkrimit dhe qartësisë

së dispozitës.

Neni 45

Në pikën 1 shprehja “të ankohet te” të zëvendësohet me shprehjen “të bëjë ankim”;

Gjithashtu, në këtë nen të shtohet dhe një pikë e re 3, me parashikimin për të drejtën e

ankimit për gradën në gjykatën administrative, me këtë formulim:

“3.Paraqitja më parë e ankimit administrativ, sipas parashikimeve të këtij neni, nuk

është kusht për ngritjen e padisë në gjykatën administrative”.

Kreu VII ( nenet 46-51)

Lidhur me Kreun VII konstatohet se pjesa e procedurës disiplinore në këtë projektligj

(nenet 46-51) duhet plotësuar, pasi nuk i garantojnë punonjësit të drejtat që burojnë nga

procesi i rregullt ligjor sipas kërkesave të Nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të

Njeriut dhe jurisprudencës të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Komente për këtë

nen ka paraqitur misioni EURALIUS, relatorja dhe deputetë të Komisionit.

Sipas misionit EURALIUS, Kreu VI në vazhdimësi nuk i garanton këto të drejta që burojnë

nga procesi i rregullt ligjor sipas kërkesave të Nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave

të Njeriut dhe jurisprudencës të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në bazë të

këtyre standardeve, procesi disiplinor duhet të përcaktojë qartë procesin e hetimit

disiplinor/administrativ, autoritietet hetuese, të cilat duhet të jenë të ndryshme nga ato që

japin masën disiplinore, të drejtat konkrete procedurale gjatë hetimit dhe marrjes së vendimit

të masës, procesin e apelimit dhe të drejtat konkrete në këtë aspekt. Projektligji aktual është i

paqartë se kush dhe si kryhet hetimi disiplinor, cfarë të drejtash konkrete ka subjekti gjatë

hetimit, ndarja e hetimit nga vendimarrja nuk përcaktohet si dhe procesi i ankimit nuk duhet

të ndalet te Drejtori i Përgjithsëm i Burgjeve.

Për sa më sipër i rekomandohet komisionit përgjegjës që të rishikojë nenet që kanë

të bëjnë me procedimin disiplinor dhe të drejtën e ankimit.

Gjithashtu, në këto nene bëhen këto rregullime:

Në nenin 46, pika 3 të saktësohet duke u riformuluar:

Page 27: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

27

“Efektet e masës disiplinore të dhënë nga organi kompetent, fillojnë pas marrjes dijeni të saj

nga personi ndaj të cilit është marrë kjo masë.”

Ky amendament është propozuar nga Avokati i Popullit. Propozimi i Sindikatës së Policisë që

largimi nga policia të ndahet në dy kategori ( largim nga policia e burgjeve dhe largim nga

policia e burgjeve pa të drejtë rikthimi) nuk u pranua.

Pika 2 e nenit 47 riformulohet si më poshtë vijon:

2. Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore. Vendimi për marrjen e masës disiplinore

i njoftohet me shkrim të interesuarit si dhe bëhet shënimi përkatës në dosjen vetjake.

Ky amendament bazohet në propozimin e misionit EURALIUS.

Neni 48 të riformulohet nga pikëpamja e teknikës legjislative:

“Neni 48

Autoritetet për dhënien e masave disiplinore

Autoritetet për dhënien e masave disiplinore janë:

a) në Drejtorinë e Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kryesisht ose

me propozimin e drejtorit të Policisë së Burgjeve, për masat disiplinore “Vërejtje me

shkrim” dhe ”Vërejtje me paralajmërim”;

b) në IEVP, drejtori i IEVP-së kryesisht ose me propozimin e shefit të Policisë së

Burgjeve, për masat disiplinore “Vërejtje me shkrim”dhe”vërejtje me paralajmërim”.

c) Ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për

punonjësit e rolit të lartë, për masën disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1

vit”;

ç) drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin me shkrim të drejtorit të Policisë së

Burgjeve, për punonjësit e rolit të mesëm, për masën disiplinore “Shtyrje e afatit të

gradimit për 1 vit”;

d) drejtori i Policisë së Burgjeve me propozim të drejtorit të IEVP-së për punonjësit e

rolit bazë dhe për punonjësin në periudhë prove në cilësinë e aspirantit, për masën

disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”;

dh) i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për drejtorin dhe

përgjegjësit e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për masën disiplinore

“Largim nga Policia e Burgjeve”;

e)Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, në bazë të propozimit me shkrim të drejtorit të

Policisë së Burgjeve, për punonjësit e rolit bazë dhe për punonjësin në periudhë prove në

cilësinë e aspirantit, për masën disiplinore “Largim nga Policia e Burgjeve”.

Lidhur me këtë nen, Sindikata e Policisë sugjeronte që masa disiplinore e largimit nga

policia e burgjeve të mos zbatohet ndaj punonjësit të policisë që është aspirant, por të

Page 28: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

28

mjaftohet me zgjidhjen e kontratës sipas parashikimeve të Kodit të Punës, me argumentin se

ai nuk është punonjës i emëruar në mënyrë definitive. Ky propozim nuk u pranua.

Në nenin 49 bëhen këto ndryshime

- Në pikën 1 folja “merret” të zëvendësohet me foljen “jepet”;

- Sipas propozimit të AP të unifikohet koha e apelimit për të gjithë llojet e masave,

duke parashikuar afatin 10 ditë. Pra në pikën 1, togfjalëshi “brenda 5 (pesë) ditëve” të

bëhet “brenda 10 (dhjetë) ditëve”;

- Në pikën 2 të zëvendësohet fjala “çasti” me fjalën “data”.

Neni 50

Në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Pika 2 e nenit 50 riformulohet si vijon:

“2.Komisioni i apelimit të masave disiplinore, pas shqyrtimit të ankesës, mund të

vendosë:

a) Lënien në fuqi masën disiplinore, kur e gjen të bazuar,

b) Shfuqizimin e saj

c) Të kërkojë rishikimin e masës disiplinore nga autoriteti që ka dhënë atë.

Të shtohet një pikë që punonjësi ka të drejtë të ankohet ndaj vendimeve të dhëna, me

këtë formulim:

“4.Vendimi përfundimtar për masën disiplinore mund të ankimohet nga punonjësi i Policisë

së Burgjeve ndaj të cilit është marrë masa, në gjykatën administrative, brenda afateve të

parashikuara në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e gjykatave

administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.”

Neni 51

Në këtë nen pika 2 të riformulohet duke përdorur numrin njëjës, pra “Masa disiplinore...

qëndron në dosjen personale të punonjësit....”.

Neni 53

Në këtë nen bëhen këto ndryshime:

Shkronja “b” e pikës 1 të nenit të riformulohet si më poshtë:

Page 29: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

29

“b) i shkurtohet funksioni organik dhe nuk pranon të emërohet në funksione të lira të

barazvlefshme ose më të ulëta në raport me funksionin që kishte.”

Ky riformulim bëhet me qëllim për të garantuar vijimin e karrierës për punonjësit e

policisë së burgjeve, që të mos preken nga ndryshimet e shpeshta të organikës sa herë

ndryshon titullari. Praktika gjyqësore ka treguar se ka shumë raste të ankimuara nëpër

gjykata të cilat kanë vendosur rikthimin e personave në vendet e mëparshme të punës, gjë e

cila ka ndikuar dhe ndikon ndjeshëm në buxhetet e institucioneve.

Në pikën 1 shkronja“d” riformulohet:

d) paraqet kërkesë për lirim nga detyra.

Në pikën 2, shkronja “a” riformulohet:

a) është në pamundësi shëndetësore për të ushtruar funksionin për më shumë se 6

muaj”

Lidhur me përmbajtjen e nenit 53 ka pasur sugjerime nga Avokati i Popullit, Sindikata e

Policisë dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sugjerimet janë mbajtur parasysh

në riformulimet e paraqitura.

Neni 54

Pika 2 e nenit të riformulohet

“2. Largimi i punonjësit të Policisë së Burgjeve bëhet me urdhër të autoritetit kompetent për

emërimin e tij, në rastet e dënimit me vendim të formës së prerë, ose të autoritetit kompetent

për dhënien e masës disiplinore të largimit nga Policia e Burgjeve, në rastet e zbatimit të

masës disiplinore.”

Propozimi i Sindikatës së Policisë që largimi nga policia të ndahet në dy kategori ( largim

nga policia e burgjeve dhe largim nga policia e burgjeve pa të drejtë rikthimi) nuk u pranua.

Neni 55

Duhet të qartësohet në këtë nen që jo për të gjithë rastet e lirimit të parashikuara në

nenin 53, përfitohet trajtim financiar!

Gjithashtu, në nen duhet të sqarohet nëse për rastet e largimit nga puna, sipas nenit 54, do

të ketë përfitime financiare.

Page 30: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

30

Titulli i nenit flet për ndërprerje të marrëdhënieve të punës, kurse në pikën 1 flitet për

lirim nga detyra. Prandaj në pikën 1, fjalët “kur lirohet nga detyra” të zëvendësohen me fjalët

“që ndërpret marrëdhënien e punës”.

Lidhur me këtë nen, eksperti i Këshillit të Evropës ka sugjeruar të adresohet qartë se një

punonjës policie që ka ndërprerë marrdhëniet e punës nuk humb automatikisht të drejtën për

pension. Sindikata e Policisë ka sugjeruar që të shprehen në mënyrë të detajuar të gjitha

përfitimet e një punonjësi të policisë së burgjeve pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Neni 56

Në pikën 1 fjalët “për shkak të riorganizimit” të zëvendësohen me fjalët “për shkak të

shkurtimit të funksionit organik”.

Neni 59

Lidhur me këtë nen i rekomandohet komisionit përgjegjës që të parashikojë trajtimin e

punonjësve të Policisë së Burgjeve deri në hyrjen në fuqi të shtesës për vjetërsi dhe të shtesës

për natyrë të veçantë pune. Kjo, pasi këto shtesa ata i gëzojnë aktualisht dhe me hyrjen në

fuqi të ligjit do të privohen prej tyre, përkatësisht deri në 1 janar 2021, dhe 1 janar 2022.

Neni 60

Në këtë nen duhet bërë kontrolli në referencat në nenet e ligjit, për shkak të shtesave të

neneve dhe ndryshimeve në renditjen e tyre.

Gjithashtu, afatet për nxjerrjen e akteve të jenë realiste, me qëllim që nxjerrja e tyre të

bëhet brenda afateve ligjore të parashikuar në ligj.

Neni 62

Për shkak se është kaluar afati i parashikuar në të, ky nen të riformulohet;

“Neni 62

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.”

VIII. PËRFUNDIM

Në përfundim, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e

Njeriut, konstatoi se:

Në aspektin ligjor, projektligji është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin

Page 31: KUVENDI Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën ......Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e Komisionit për

31

në fuqi;

Në aspektin procedural, projektligji është paraqitur në përputhje me Rregulloren e

Kuvendit;

dhe pasi e shqyrtoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi, me shumicën e votave të

anëtarëve të pranishëm, e miratoi me ndryshimet e paraqitura nga relatorja, dhe ia përcjell

raportin komisionit përgjegjës dhe seancës plenare.

R E L A T O R E K R Y E T A R

VASILIKA HYSI ULSI MANJA