kuvendi...kuvendi i shqipërisë legjislatura ix - seanca e ditËs sË hËnË, 2 mars 2020 4 se...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020, TIRANË
1
PROCESVERBAL
SEANCËN E DREJTON
KRYETARI I KUVENDIT
GRAMOZ RUÇI
(Seanca filloi në orën 10:00)
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave
plenare të datave 12.02.2020 dhe 17.02.2020
(neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në
Kuvend për shqyrtim (neni 44, pika 3 e
Rregullores)
3. Diskutimi i çështjeve të evidentuara nga
zgjedhësit (neni 40/1, pika 4 e Rregullores)
(Diskutime - jo më shumë se 4 orë)
(Koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të
barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë
parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin
jashtë grupeve parlamentare. Koha e diskutimit
brenda shumicës ose pakicës ndahet, për sa
është e mundur, në proporcion me madhësinë e
grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose
deputetëve jashtë grupeve parlamentare).
Gramoz Ruçi – Seancën e deklaroj të
hapur.
Në rendin e ditës kemi çështjet e
mëposhtme:
(Pasi lexon rendin e ditës.)
A ka vërejtje për dy procesverbalet?
Nuk ka.
Nga Këshilli i Ministrave janë depozituar 8
projektligje, 2 propozime për kandidatura, si dhe
raporti për ecurinë e procesit të integrimit gjatë
vitit 2019. Njëri është projektligji “Për disa
shtesa në ligjin nr. 71/2016 “Për kontrollin
kufitar”, i cili plotëson paketën e akteve
nënligjore, që synojnë përafrimin e legjislacionit
të Bashkimit Europian në fushën e kontrollit
kufitar dhe të luftës kundër terrorizmit dhe
krimeve të renda. Komisioni i Sigurisë dhe
Komisioni i Integrimit t’i japin përparësi
shqyrtimit të këtij projektligji, pasi miratimi i tij
do t’i hapë rrugë nënshkrimit të një
marrëveshjeje bashkëpunimi me NATO-n.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
2
Nga deputetët është depozituar një
projektligj dhe dy interpelanca, të cilat do të
zhvillohen në seancat pasardhëse.
Nga institucionet e krijuara me ligj, siç
është Autoriteti i Konkurrencës, janë depozituar
raportet vjetore.
Njëkohësisht, njoftoj seancën se, në
mbështetje të nenit 7, pika 3/1, me propozimin e
kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste, zotit Balla, deputeti Musa Ulqini
është caktuar kryetar i Grupit të Miqësisë
Shqipëri-Bullgari.
Listën me titujt të projektakteve të
depozituara e keni përpara në sistemin
elektronik. Materialet, si gjithmonë, do t’i gjeni
të publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit, në
internet dhe në sistemin e brendshëm e-
parlament.
Vazhdojmë me diskutimin e çështjeve të
evidentuara nga zgjedhësit.
Nga Grupi i PS-së janë regjistruar: Vasilika
Hysi, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Antoneta
Dhima, Ismet Beqiraj, Fadil Nasufi, Jurgis
Çyrbja, Ardit Konomi; nga Grupi Demokrat janë
regjistruar: Rudina Hajdari, Korab Lita, Arlind
Çaçani, Halil Jakimi, Myslim Murrizi; nga Grupi
Parlamentar i Pavarur Edlira Hyseni, Nimet
Musaj, Ralf Gjoni, Enver Rroshi; nga deputetët
jashtë grupeve parlamentare janë regjistruar:
Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, Artur Roshi,
Lefter Maliqi, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Kujtim
Gjuzi, Eugen Bojaxhiu, Erion Piciri dhe Selami
Jenishehri.
Sipas Rregullores, secili deputet ka të
përcaktuar edhe kohën.
Fjalën e ka Vasilika Hysi.
Të përgatitet Rudina Hajdari.
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Kryetar!
Të nderuara kolege dhe kolegë deputetë,
Java në shërbim të zgjedhësve është një
gjetje shumë e dobishme për të pasur në
vëmendje të shtuar ushtrimin e funksionit tonë
përfaqësues, gjithashtu, na jep mundësinë të
takohemi dhe të dëgjojmë nga afër ata që na kanë
votuar, por jo vetëm.
Pata mundësinë të takohesha me katër të
rinj të komunitetit egjiptian, veprimtarë dhe
mbrojtës së të drejtave të minoritetit. Këtë javë
ne e përmbyllëm me ditën ndërkombëtare të
diskriminimit zero, që është data 1 mars, dita
zyrtare e caktuar nga Organizata e Kombeve të
Bashkuara si dita për të dhënë mesazhin se çdo
njeri ka të drejtë të jetojë një jetë të plotë me
dinjitet dhe me respekt.
Dita e diskriminimit zero, por edhe kjo
javë, na shërbejnë për të kthyer vëmendjen
pikërisht tek ata njerëz që ende sot vuajnë nga
përjashtimi social dhe ekonomik për shkak të
paragjykimeve dhe intolerancës.
Si përfaqësues të zgjedhur, është parësore
për ne të kontribuojmë për të krijuar një shoqëri
gjithëpërfshirëse, të ndreqim situata
diskriminuese dhe të promovojmë barazi në
shoqërinë tonë.
Sot dua të ndaj me ju një problematikë që
njihet nga të gjitha institucionet në fushën
përkatëse, por edhe nga ne si deputetë. Disa nga
ne hasim në zonat tona zgjedhore problemin më
të rëndësishëm që kanë minoriteti egjiptian, ai
rom, por jo vetëm, që është aksesi në strehim të
përshtatshëm.
Nga takimi që ne patëm me të rinjtë
egjiptianë, me përfaqësuesit e komunitetit rom
dhe egjiptian, si dhe me përfaqësuesit e
institucioneve vendore në Bashkitë e Korçës dhe
të Pogradecit, në kuadër të vizitës monitoruese të
kryer nga Komisioni Ligjeve, doli në pah një
problem 30-vjeçar, që nuk duhet të mbetet pa u
zgjidhur, por mund të zgjidhet lehtësisht gjatë
këtij viti: aksesi tek energjia elektrike dhe uji i
pijshëm. Këto janë dy të drejta bazike për çdo
individ, pavarësisht përkatësisë apo pozitës
sociale. Sot në disa bashki një numër i madh
familjesh rome dhe egjiptiane nuk kanë akses tek
energjia elektrike për dy arsye: mungon shtrimi i
linjës ose për shumicën e tyre linja ekziston, por
ata nuk furnizohen me energji elektrike, sepse
nuk paguajnë dot detyrimet e prapambetura, nuk
kanë mundësi ekonomike ose nuk përballen dot
me tarifat dhe skemën e detyrimeve që kanë për
të paguar me këste. Pra, masa e përcaktuar në
vendimet e organeve kompetente është e
papërballueshme për ta.
Të nderuar kolegë dhe kolege,
Një familje rome ose egjiptiane, por edhe
një familje tjetër në nevojë, që njihen ndryshe si
klientë në nevojë, gëzon të drejtën të furnizohet
me energji elektrike. Energjia elektrike nuk është
luks, por e drejtë për të jetuar me dinjitet, është
mundësi për të edukuar dhe arsimuar fëmijët në
shkollë, është mundësi për kujdesin shëndetësor
ndaj pjesëtarëve të familjes, përfshirë fëmijët dhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
3
të moshuarit; është kulturë, është higjienë, është
mundësi për të jetuar i barabartë në shoqëri dhe
pa diskriminimin, se nuk ke mundësi të lahesh
apo të mos mësosh për shkak të mungesës së
energjisë elektrike në shtëpinë ku banon.
Mendoni për një çast që secili prej nesh të
mos ketë ujë apo energji në familje, jo një muaj
ose me vite, por një ditë. Sa herë reagojmë? Sa
herë e marrim në telefon shërbimin e klientit apo
furnizuesin me energji elektrike, pa duruar dhe
pa mirëkuptuar edhe atëherë kur ka punime,
avari, për të cilat punonjësit e nderuar të
OSHEE-së punojnë për t’i riparuar!? Dikush
mund të thotë se energjia është mall dhe se çdo
mall shitet dhe blihet, pra duhet paguar. Po, është
e vërtetë, është mall dhe duhet paguar, por në
këtë Kuvend maxhoranca ka miratuar disa ligje
shumë të rëndësishme, duke filluar nga ligji për
sektorin e energjisë elektrike në vitin 2015, ku
kemi miratuar një strategji dhe një plan veprimi
për minoritetin rom dhe minoritetin egjiptian.
Gjithashtu, kemi marrë një sërë angazhimesh dhe
unë jam krenare që i përkas kësaj maxhorance,
pasi ka bërë shumë në lidhje me përmirësimin
dhe gëzimin e të drejtave të minoritetit rom dhe
atij egjiptian. Nga ana tjetër, ne jemi institucioni
ku raportojnë qeveria dhe Enti Rregullator i
Energjisë, i cili, në dijeninë time, është i pari që
do të raportojë në kuadër të raportimit vjetor.
Pikërisht Ministria përgjegjëse për Energjinë,
Ministria përgjegjëse për Çështjet Sociale dhe
Shëndetësinë, Ministria e Financave dhe Enti
Rregullator i Energjisë, bashkë më grupet e
interesit, kanë hartuar kriteret për përfitimin e
statusit të klientit në nevojë. Kjo është bërë
shumë mirë dhe është për t’u përshëndetur. Nga
ana tjetër, klientët familjarë, të cilët kanë
përfituar statusin e klientit, kanë të drejtë të
përfitojnë nga shërbimi me furnizim universal,
sipas parashikimeve të këtij ligji. Ndodh që
shumë prej tyre kanë detyrime të prapambetura
dhe skema e marrëveshjes, e cila është një nismë
e kësaj maxhorance, në një pjesë të
konsiderueshme të këtyre familjeve nuk mund të
funksionojë. Përfaqësuesit e minoritetit rom dhe
atij egjiptian ngritën shqetësimin se shumë
familje janë në pamundësi për të lidhur
kontratën e furnizimit, pasi për të lidhur këtë
kontratë duhet të paguajë një tarifë që e kalon
tarifën e ndihmës ekonomike të tyre.
Së dyti, duhet të paguajnë shumën 1200
lekë, plus pagesën mujore të shpenzimit të
energjisë dhe, nga ana tjetër, duhet të paguajnë
detyrimin e plotë të prapambetur të një viti
paraardhës. A ka mundësi një familje me ndihmë
ekonomike apo një familje që nuk përfiton
ndihmë ekonomike t’i paguajë njëherazi të gjitha
këto kosto? Besoj se të gjithë biem dakord dhe
nuk ka nevojë të jesh as mësues matematike për
t’i bërë mirë llogaritë.
Ne kemi miratuar shumë amnisti në
parlament dhe u kemi falur detyrimet e pashlyera
shumë personave, shumë bizneseve, si dhe u
kemi falur gjobat e papaguara drejtuesve të
mjeteve. Unë besoj se detyrimet, të cilat nuk
kanë për t’u mbledhur kurrë nga këta klientë në
nevojë, mund të falen dhe për ta mund të fillojë
furnizimi me energji, pra gëzimi i të gjitha të
mirave si çdo familje tjetër. Ligji sanksionon se
klientit në nevojë mund t’i ndërpritet furnizimi
me energji elektrike nëse ai nuk i përmbush
kriteret e përcaktuara në marrëveshje, por a ka
mundësi ERE-ja (e cila shumë shpejt, brenda
këtij muaji, do të raportojë në Kuvend) të
rishikojë tarifat dhe mënyrën e skemës, duke
ofruar një skemë më të favorshme për familjet
egjiptiane? Unë mendoj se ERE-ja, e cila
zgjidhet nga Kuvendi dhe raporton në Kuvend,
është institucioni që mund ta japë këtë zgjidhje.
Unë besoj se, në kuadër të kontrollit parlamentar
në komisionin përkatës, por edhe në seancë
plenare, ne duhet të adresojmë disa çështje, të
cilat mund të zgjidhen.
Së pari, amnistia e detyrimeve të
prapambetura për familjet dhe klientët në nevojë.
Së dyti, një plan pagese për furnizuesin e
energjisë, që të jetë i përballueshëm për familjet
në nevojë.
Së treti, shërbimi universal i furnizimit me
energji elektrike të mos kushtëzohet nga pagesa
paraprake e menjëhershme pas lidhjes së
kontratës, por të paguhet me këste. Të rinjtë e
minoritetit egjiptian ishin të gatshëm të
kontribuonin në përmbushjen e këtij detyrimi.
Së katërti, oferta e planit të pagesave të
furnizuesit të vlerësojë mundësitë e klientit në
nevojë.
Të nderuar kolegë dhe kolege,
Kjo maxhorancë në mandatin e saj ka
ndërmarrë një ndër reformat më të thella,
reformën e energjisë. Askush nuk do ta besonte
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
4
se pikërisht njerëzit, të cilët për 20 vjet nuk
kishin paguar energji elektrike, do të fillonin ta
paguanin. Ne kemi falur shumë detyrime edhe
për ata njerëz, të cilët kanë pasur mundësi
ekonomike, por që nuk e kanë respektuar ligjin.
Mendoj se ne kemi fatin e mirë që sot në
qeveri kemi shumë gra ministre. Nëse 3 zonjat e
nderuara ministre, ministrja përgjegjëse për
Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, ministrja
përgjegjëse për Energjinë, ministrja përgjegjëse
për Financat, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet
me Parlamentin dhe ERE-ja do të uleshin
bashkë, unë jam e bindur se brenda kësaj jave do
ta zgjidhnin problemin, sepse është vetëm çështje
koordinimi dhe menaxhimi. Ka vullnete shumë
të mira në stafe, por edhe të ministrive veçmas
për të adresuar dhe për ta zgjidhur këtë problem.
Unë do të doja shumë që në një javën e
ardhshme të kishim një përgjigje pozitive për
ngritjen e një grupi pune për adresimin e këtyre
problemeve. Nëse ky problem do të zgjidhet,
atëherë shumë probleme të tjera do të futen në
rrugën e zgjidhjes. Zgjidhja e këtyre problemeve
do të kursente para, do të kursente buxhetet e
familjeve, do të rrisnin mirëqenien e qytetarëve
tanë, të familjeve rome dhe egjiptiane apo edhe
të njerëzve të tjerë në nevojë. Gjithashtu, fëmijët
do të rriten të shëndetshëm, të arsimuar, nuk do
të diskriminohen dhe nuk do ta braktisin
shkollën, se nuk kanë mundësi të lahen apo të
mësojnë; familjet do të kenë mundësi të marrin
informacion me mjete informuese, kështu që
edhe ministrja përgjegjëse për Kulturën do të
ketë mundësi të realizojë programet dhe planet e
ministrisë së saj. Familjet do të kenë mundësi të
integrohen më mirë në shoqërinë tonë dhe nuk
do të diskriminohen, për shkak të kushteve
higjieno-sanitare; shoqëria jonë do të jetë
gjithëpërfshirëse, sepse minoritet janë vlerë, janë
asete në një shoqëri dhe lum ata që i kanë.
Prandaj, duke qenë se kemi hyrë në muajin
mars dhe dita e mësuesit dhe e grave po afron,
mendoj se dhurata më e mirë për gratë, vajzat,
nënat dhe familjet e tyre është premtimi i
ministreve gra që problemet në familje (në
shumicën e rasteve i vuajnë gratë rome dhe
egjiptiane) do të zgjidhen. Një ndër to është edhe
furnizimi me energji elektrike, i cili, ndërkohë,
nuk duhet të jetë më problem.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja Hysi!
Fjala për Rudina Hajdarin.
Të përgatitet deputetja Edlira Hyseni.
Rudina Hajdari – Të nderuar kolegë,
Të dashur qytetarë, që na ndiqni sot në këtë
seancë të rëndësishme, e cila është e dedikuar për
të folur për problemet tuaja.
Më lejoni sot të prek dy probleme, me të
cilat pata rastin të njihesha javën e kaluar në
takimin me disa naftëtarë, por edhe me qytetarë
të thjeshtë, të cilët i ndanë problemet e tyre me
mua. Javën e kaluar isha pikërisht në Ballsh për
të folur nga afër me naftëtarët dhe disa grevistë,
të cilët ishin në grevë për javë të tëra për të
luftuar për pagat e tyre. Unë isha pikërisht me
Gramozin, Remziun, Jonuzin, Erlindin, Ervinin e
me shumë të tjerë, të cilët ndanë historitë e tyre.
Ata kishin gati 20 vjet që punonin në rafinerinë e
Ballshit dhe nuk paguheshin pikërisht nga ata, që
sot menaxhojnë ARMO-n. Historia e tyre është
dhimbshme dhe ne shpeshherë i shikojmë
historitë e tyre nëpërmjet ekraneve; i shikojmë
vetëm si shifra, disa njerëz, të cilët nuk paguhen,
disa njerëz të thjeshtë që vetëm ankohen, sepse
kështu jemi mësuar, kemi krijuar imunitet ndaj
njerëzve të thjeshtë. Qeveria e sotme i ka bezdi
njerëzit e varfër dhe nuk pranon t’i dëgjojë
problemet e tyre.
Kur i takon sot naftëtarët, këta njerëz të
thjeshtë, mëson historitë e tyre që të rrëqethin
mishin.
Dëgjova Gramozin të më thoshte që
shkonte çdo ditë në punë dhe helmohej duke
përpunuar naftë, duke u sakrifikuar për fëmijët e
tij. Ai e dinte që e vetmja rrugë që kishte ishte
sakrifica e jetës së tij; të luftonte si njeri i
thjeshtë, me djersë, si i ndershëm, që në fund të
ditës të kthehej në shtëpi me një pagë të thjeshtë
për fëmijët e tij. Pikërisht kjo nuk ka ndodhur në
atë qytet, këtyre naftëtarëve nuk u është dhënë
paga prej shumë kohësh.
Dëgjova edhe një histori tjetër që më goditi
në zemër. Dikush më tha që kishte djalin student
në Tiranë, por nuk kishte as tetë mijë lekë të
vjeër t’ia dërgonte fëmijës së tij për të përballuar
shpenzimet e ditës. Me lot në sy ky person më
tha që i kishte kërkuar borxh për t’ia dërguar
fëmijës së tij student në Tiranë.
Çfarë po ndodh kështu? Pse po ndodh kjo
gjë në Ballsh? Problemi i naftëtarëve nuk është
thjesht problemi i një qyteti, por problemi i
gjithë Shqipërisë, është problemi i njerëzve të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
5
thjeshtë, problemi i atyre njerëzve që luftojnë me
djersë për të nxjerrë bukën e gojës.
Çfarë po bën sot qeveria arrogante përballë
këtyre njerëzve? Ajo ka krijuar imunitet, i shikon
naftëtarët si njerëz që e bezdisin, si njerëz me
histori normale që jepen në filma dhe ndodhin
kudo. Në fakt, këto nuk janë historitë e kujtdo,
por historitë e vëllezërve tanë, e atyre zgjedhësve
që u kërkoni votat sa herë bëhen zgjedhje. Çfarë
po bëni ju për ata? Ju keni një qasje komplet
grabitqare. Ju keni një qasje vetëm për ata njerëz
që sot kanë ndryshuar xhepin e tyre dhe janë bërë
miliarderë. Pikërisht kjo sallë për 30 vjet është
bërë grupi i miliarderëve. Kjo sallë u ka dhënë
atyre personave lekë, i ka bërë të pasur dhe
grabitqarë të pasurive tona kombëtare.
Si ka mundësi që sot në Shqipëri ata njerëz,
që jetojnë mbi naftë, nuk kanë lekë për të
ushqyer fëmijët e tyre, nuk kanë lekë të blejnë
medikamente për të moshuarit, nuk kanë lekë të
përballojnë shpenzimet e familjes së tyre?
Ne jemi një vend me pasuri natyrore, por
sot e vetmja gjë që ndodh në Shqipëri është që
disa vetë janë bërë miliarderë duke grabitur lekët
e njerëzve të varfër. I vjedhin...
Sot ka ndryshuar: ju jeni bërë më të pasur
dhe shqiptarët më të varfër.
Në vitin 2014 Edi Rama shkoi në Ballsh
dhe u premtoi naftëtarëve që historia e pagave të
prapambetura do të merrte fund. Çfarë ka bërë
sot Edi Rama? Pse naftëtarët akoma janë akoma
në grevë urie? Janë, sepse Edi Rama nuk e
mbajti premtimin e tij, bëri të kundërtën, i çoi ata
keq e më keq.
Historia e naftëtarëve është historia e
njerëzve të thjeshtë, është historia e atyre
njerëzve që luftojnë me djersën e ballit, është
historia e atyre njerëzve, të cilëve u ka ardhur në
majë të hundës nga një klasë politike që nuk
denjon të hedhë sytë nga qytetarët e thjeshtë. I
kanë bezdi, madje, nuk i durojnë dot.
Sa herë shkojnë t’i takojnë, i shpërfillin,
bëjnë gjoja sikur i dëgjojnë, por shkojnë në
shtëpitë tyre dhe nuk bëjnë absolutisht asgjë për
ta. Çfarë po ndodh sot në Shqipëri? Historia e
shqiptarëve të vërtetë dhe të ndershëm nuk është
historia e këtij parlamenti. Historia e Shqipërisë
është historia e këtyre njerëzve, sepse janë ata që
do ta mbajnë gjallë shpirtin e këtij kombi. Por ju
mos e harroni asnjëherë se do të paguani të gjithë
për këto mëkate!
Përveç historisë së naftëtarëve, sot dua të
flas edhe për një histori shumë të dhimbshme.
Dy vjet më parë isha në këtë parlament, në këtë
foltore, kur fola për historinë e një gjyqtareje që
u vra nga burri i saj në mes të rrugës, si një
kafshë. Çfarë bëri ky parlament? Absolutisht
asgjë. Ku jemi sot? Në dy muaj janë vrarë shtatë
gra. Ku jemi sot dhe çfarë po bëjmë ne kundër
dhunës ndaj grave? Kjo është një emergjencë
kombëtare, të dashur kolegë. Gratë sot nuk janë
të mbrojtura. Gratë dhe vajzat dhunohen çdo
ditë. Kam pasur rastin të takohem me disa prej
këtyre zonjave. Më vjen keq që pas 2 vjetëve e
gjysmë të flas përsëri në këtë parlament për gra
që vriten çdo ditë në rrugët e Tiranës. Gratë dhe
vajzat punojnë me djersë, por, kur shkojnë në
shtëpi, dhunohen nga burrat e tyre. Çfarë po bëni
ju sot? Ju sot reklamoni që roli i gruas shqiptare
po rritet, ndërkohë që ato vriten në rrugë. Çfarë
po bëni ju sot? A e kuptoni që çdo grua që ju
njihni apo keni përkrah, mund të jetë dhunuar një
ditë? A e kuptoni sot që ne jemi të gjitha viktima
të këtij fenomeni, sepse nuk e luftojmë dhe
bëhemi pjesë e tij? Nuk mjafton ta mbushni këtë
parlament me gra, por duhet të luftojmë kundër
këtij fenomeni. Duhet të luftojmë, zonja
Ministre, sepse po më shikoni në sy. Ju duhej të
kishit bërë një hap konkret. Duhej të kishit
shkarkuar dikë që punon me ju, duhej të kishit
marrë masa më konkrete për këto gra.
Ministri nuk është fare këtu. Është komplet
bosh salla. Ministri i Brendshëm duhej të kishte
marrë masa, duhej të kishte shkarkuar dikë deri
më sot për këtë fenomen. Nuk mjafton thjesht të
thoni se i kemi parë këto fenomene nëpër
televizione dhe se ndodhin kudo. Jo! Nuk mund
të ndodhë kjo. E dini pse? Sepse historia e gruas
shqiptare është historia e një gruaje që vuan
gjithë jetën e saj.
Qytetarë të dashur, dua ta ndaj me ju këtë
problem, që për mua është shumë i thellë dhe një
plagë e rëndë në historinë e Shqipërisë.
Gruaja shqiptare vuan më shumë se çdo
grua tjetër. Femra shqiptare vuan më shumë se
çdo grua tjetër.
E deklaroj këtu para jush, që edhe unë, kur
kam qenë e re, kam qenë pre dhe viktimë e
dhunës, si çdo njeri tjetër, jo sot, nuk po flas
vetëm për dhunë psikologjike. Jemi të gjithë
viktima të këtij fenomeni dhe duhet të luftojmë
që fëmijët tanë të mos e përjetojnë më.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
6
Nëna ime, patjetër, mund të ketë qenë
viktimë e dhunës në kohën kur ka jetuar, në
kohën e komunizmit, unë kam qenë viktimë e
dhunës, por fëmija im nuk duhet të jetë më
viktimë e dhunës.
E dini pse? Unë të paktën i mora forcat,
sepse jetova në një vend si Amerika, që më
armatosi me të gjitha mjetet për të luftuar sot.
(Bie gongu.)
Kush do të luftojë sot për gratë shqiptare
që t’u japë atyre forcë? Pra, ne duhet të luftojmë.
Nuk kam absolutisht besim që ky vend do ta bëjë
këtë. Duhet të luftojnë gratë deputete për gratë
shqiptare, që vriten sot në rrugë!
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka deputetja
Edlira Hyseni.
Të përgatitet ministrja Manastirliu.
Edlira Hyseni – I nderuar Kryetar i
Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar drejtues të kabinetit qeveritar,
Të dashur qytetarë,
Në këtë seancë të posaçme parlamentare,
ku jemi thirrur të përcjellim problematikat apo
çështjet që shqetësojnë qytetet dhe zonat nga
vijmë, ku jetojmë dhe banojmë, jam këtu sërish
para jush për të folur për Durrësin.
Herën e fundit kur fola për të, në fakt, ishte
akoma prezent dhe i fortë impakti goditës që
përjetuam të gjithë ato ditë dhe javë të gjata
lëkundjesh tërmeti dhe paniku të përgjithshëm.
Ishim në kushtet e mbrojtjes së jetës mbi
gjithçka. Deri sot kanë kaluar disa muaj dhe
avash-avash qetësia në jetën e përditshme, për
aq sa është e mundur, ka nisur të kthehet. Në
fakt, është një qetësi e kushtëzuar më shumë nga
pushimi (për fat të mirë) i lëkundjeve të tërmetit,
për të cilat jemi bërë, pak a shumë, ekspertë apo
specialistë.
Ne nuk ishim të përgatitur për një
eksperiencë të tillë, as e kishim menduar që do të
përballeshim me të.
Ka kaluar paniku dhe ndjenjat e pafuqisë së
parë dhe objektivi është rikthimi në normalitet,
aq sa është e mundur, sidomos për ato mijëra
familje, që janë dëmtuar seriozisht dhe kanë
humbur të afërmit, banesat dhe shtëpitë i kanë të
dëmtuara rëndë, familje që u janë dëmtuar
pasuritë dhe të mirat materiale, për të cilat
punuan, kursyen, luftuan një jetë për t’i ngritur
avash-avash.
Emergjenca e parë e strehimit të atyre
njerëzve, që ngelën jashtë shtëpive ose e kishin
të pamundur të riktheheshin në shtëpitë e tyre,
duket e superuar. Kjo u zgjidh nëpërmjet
strehimit të tyre, në radhë të parë, në hotelet e
qytetit të Durrësit.
Nga kjo foltore dëshiroj të falënderoj me
gjithë zemër të gjitha ata pronarë dhe njerëz të
dedikuar, bujarë dhe fjalëpakë, të këtyre
strukturave pritëse, që u hapën portat dhe u
dhanë një mundësi njerëzve për të përballuar
emergjencën e tërmetit në ditët e para! Më pas
strehimi i tyre ka proceduar me kalimin në
banesa me qira, për të cilat shteti ka marrë
përsipër përballimin e kostove mujore të
qiramarrjes.
Herën e kaluar, kur kërkova për Durrësin
një shtet prezent dhe një zgjidhje sa më të shpejtë
dhe më të plotë të pasojave të tërmetit, ishte e
pritshme të më thoshte kushdo se ke të drejtë,
por rindërtimi kërkon lekë, shumë lekë. Përtej
shkatërrimit që sjellin fatkeqësitë natyrore, bëhet
pothuajse mision i pamundur rigjetja e shpresës
dhe e besimit. Ama sot ne e dimë të gjithë që
bota nuk na la vetëm, që Konferenca e
Donatorëve na dha mundësinë të kemi shpresë,
oksigjen dhe frymëmarrje për zemrat dhe
mendjet tona.
Prandaj, një falënderim dhe mirënjohje e
pafund u shkon gjithë atyre që na shtrinë dorën
dhe na dhanë mundësinë për ta rindërtuar sot
këtë vend të shkatërruar!
Pa dyshim, një falënderim i shkon edhe
përpjekjes, angazhimit dhe këmbënguljes që
qeveria shqiptare bëri për mbledhjen e fondeve të
tilla!
Tani sytë dhe pritshmëritë tona në Durrës,
ku kemi ngritur jetët tona dhe dëshirojmë të
qëndrojmë, janë te procesi i shpejtë i rindërtimit.
E dimë që kjo kërkon punë, kërkon angazhimin e
të gjitha institucioneve, të administratës, të
personelit drejtues, të çdo hallke shtetërore dhe
private. Fondet e premtuara janë donacione, pra
janë ndihma të dhëna pa kushte, janë grante të
kushtëzuara nga projekte që qeveria juaj duhet të
përgatisë dhe të dorëzojë, një pjesë e madhe e
tyre janë kredi të buta dhe të leverdishme, pa
dyshim, por janë borxhe për t’u rikthyer një ditë.
Prandaj, është absolutisht e domosdoshme
që, përkrah zgjidhjeve të pasojave të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
7
posttërmetit, të ndërmerren politika të mirëfillta
zhvillimi ekonomik dhe social gjithëpërfshirës.
Prandaj, në gjykimin tim, por edhe të
shumë të tjerëve, ky është një okazion i artë për
t’i rikthyer Durrësit jo vetëm jetën dhe
normalitetin që kishte, por për t’i dhënë
mundësinë e një fillimi të ri, një zhvillimi të ri,
që këto vite i ka munguar.
Nëpërmjet këtij procesi rindërtimi ju keni
mundësinë t’i riktheni Durrësit jo vetëm atë që
humbi nga pasojat e tërmetit, por ta bëni atë me
potenciale më të larta realizimi të ardhurash për
buxhetin vendor dhe atë qendror.
Durrësi i ka mundësitë pa fund në turizëm,
në shërbimet portuale, shërbime të tjera,
transport, fasoneri e të tjera. Paratë tani janë aty.
Ju keni realisht mundësinë t’i tërhiqni ato. Ne që
ju ndjekim me vëmendje absolute dhe me
padurim për rezultate konkrete, presim të
kuptojmë vullnetin dhe seriozitetin në
mirëmenaxhimin që do t’u bëni fondeve.
Dua të përmbledh shkurt tre prioritete, që
mendoj se ka Durrësi sot, që dua t’i shpreh këtu
para jush.
Në radhë të parë është fillimi sa më shpejt i
punimeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara
dhe të shembura, por absolutisht më emergjente
janë banesat për familjet që janë në çadra dhe
ende jetojnë jashtë.
Së dyti, në kuadër edhe të asaj që thashë më
lart, që ky proces rindërtimi duhet të jetë
gjithëpërfshirës dhe të përbëjë një zhvillim të
përgjithshëm, do të donim që në Durrës,
mundësisht, në projekte të përfshiheshin edhe
problematikat që kanë 30 vjet të pazgjidhura, siç
janë: infrastruktura në qytet dhe periferi, sistemi
i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha,
përmbytjet, si dhe ngrohja në çdo godinë
arsimore. Ne detin e kemi dhe për fat të mirë
s’mund të na e marrë kush, por gjelbërimi dhe
hapësirat publike janë sot një domosdoshmëri.
Së treti, biznesi në Durrës dhe në zona të
tjera të prekura nga tërmeti ka nevojë për
ndihmë, për bashkëpunim dhe për tolerancë. Në
fakt, nga fondet, grantet apo kreditë që do të
përfitojë Shqipëria nga Konferenca e
Donatorëve, duhet të përfitojnë edhe bizneset në
Durrës, në mënyrë që të rinisin dhe të rimarrin
veten nga ana financiare për dëmet që u janë
shkaktuar.
Në fund të vitit u fol për një paketë
lehtësirash fiskale, që do t’u bëheshin Durrësit
dhe zonave të prekura nga tërmeti. U fol për falje
gjobash për periudhën e emergjencës, apo pagesë
me këste të detyrimeve tatimore pa interesa dhe
kamatëvonesa, si dhe shmangie të kontrolleve
tatimore në subjektet e biznesit në Durrës dhe në
zonat e prekura, por deri tani, në dijeninë time,
ka vetëm një udhëzim për njohjen e shpenzimeve
të inventarëve dhe aktiveve të dëmtuara nga
tërmeti. Ndaj unë dua të di, edhe pse nuk është
ministrja e Financave, a janë parashikuar masat
e tjera ndihmëse për biznesin në Durrësi dhe në
zonat e prekura nga tërmeti? Nëse po, cilat janë
ato?
Te nderuar drejtues të lartë të këtij vendi që
ne duam,
Ju sot keni përgjegjësinë, por edhe
mundësinë për të ndryshuar mirëqenien e
shqiptarëve dhe për të na treguar me vepra, përtej
fjalëve, se e ardhmja e shpejtë do të jetë më e
mirë sesa e tashmja. Durrësi kërkon të mbani
premtimet që keni bërë.
Meqenëse kam edhe pak kohë në
dispozicion, dua të jap një mesazh për fenomenin
e rëndë, për të cilin foli pak më parë zonja
Hajdari, i cili lidhet me krimin dhe dhunën në
familje ndaj grave dhe vajzave.
Së pari, kam dy fjalë për burrat, duke
përfshirë edhe djemtë tanë, që jemi përpjekur t’i
edukojmë me vlera e parime. Një burrë është ai
që krijon jetë, mbron jetën, jep edhe jetën e vet
për familjen dhe atdheun. Nëse e lëndoni, nuk e
respektoni, e dhunoni apo ngrini dorë mbi gruan,
vajzën, nënën, motrën, shoqen dhe këdo, ju nuk
jeni burra, por frymorë të vegjël, që s’i duheni
askujt dhe ligji duhet t’ju dënojë ashpër, fort dhe
egër. Ndaj, mos guxoni!
Ne, gratë dhe vajzat, që çdo herë besojmë
se mund të ndryshojmë një burrë që nuk na
respekton, nuk kujdeset për ne, nuk di dhe nuk
do të na japë sadopak qetësi, që na duket sikur
është xheloz i tepruar, sepse na do shumë, që
bëhet shpesh i dhunshëm kur pi ndonjë gotë, që
shkon dhe vjen nga shtëpia si t’i dojë qejfi, që
tryezën e pret të shtruar dhe rrobat e lara, por që
nuk di të thotë kurrë faleminderit, ata burra që na
rrahin, sepse na duan shumë, për këta burra dhe
të ngjashëm me këta, të dashura gra, s’ia vlen
vërtet të luftoni, as t’i duroni dhe as t’i toleroni,
por lërini të shkojnë dhe, nëse rikthehen të
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
8
penduar apo të ankuar, bëjeni zemrën e mendjen
e fortë dhe mbylleni derën pa asnjë pishman. Ta
duam veten dhe të kemi besim te vetja shumë më
shumë sesa presim të na duan ata.
Ju faleminderit !
Gramoz Ruçi- Faleminderit, zonja Hyseni!
Fjala për ministren e Shëndetësisë, Ogerta
Manastirliu.
Ogerta Manastirliu- I nderuar zoti
Kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Më lejoni të bëj një përmbledhje të shkurtër
të situatës dhe masave që Shqipëria ka marrë në
kuadër të parandalimit, kontrollit dhe mbrojtjes
ndaj Koronavirusit të ri. Ndërsa debatet mes
profesionistëve të shëndetit në Organizatën
Botërore të Shëndetësisë tashmë janë duke
vendosur nëse kjo situatë paraqet një situatë
pandemie, apo kërkuesit shkencorë po përpiqen
të gjejnë vaksinën apo trajtimin terapeutik për
këtë virus, gjithashtu profesionistët e tjerë
vlerësojnë se me ngrohjen e kohës mundet që
forca goditëse e këtij virusi të ulet, ajo çfarë të
gjitha vendet e botës janë duke bërë është
forcimi i masave dhe vigjilencës ndaj kësaj
epidemie. Ajo çfarë është e rëndësishme sot për
të diskutuar dhe relatuar, pasi edhe qytetarët
janë shumë të interesuar për të ditur jo vetëm
masat, por edhe situatën aktuale në Shqipëri,
është fakti që aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë
rast të konfirmuar të Koronavirusit të ri. Deri në
këto momente që flasim janë realizuar disa teste
laboratorike të personave, të cilët kanë shfaqur
simptoma. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar
negativë sa i përket prekjes nga koronavirusi i ri.
Gjithashtu, dua të bëj një përmbledhje të
shkurtër të masave që ne kemi ndërmarrë. Në
task forcën e ngritur nga Ministria e
Shëndetësisë, me përbërje të Inspektoratit
Shtetëror Shëndetësor, Institutit të Shëndetit
Publik, strukturave të kujdesit parësor dhe
institucioneve, të tjera siç janë: Drejtoria e
Kufirit dhe Emigracionit, drejtoritë arsimore dhe
Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra e
përfaqësisë në Tiranë, prioritet është
administrimi i këtij momenti të rëndësishëm
sipas të gjitha protokolleve dhe rekomandimeve
të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe
Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit.
Ne kemi përforcuar masat në task forcën e
ngritur dhe në të gjitha strukturat tona për
survejancën e infeksioneve respiratore, si dhe
sistemin alert, sistemin e shpejtë për një situatë
jo të zakonshme shëndetësore. Kemi forcuar të
gjitha kapacitetet laboratorike për identifikimin e
Koronavirusit të ri, duke mundësuar kryerjen e
analizës së plotë në Institutin e Shëndetit Publik
në një kohë nga 8 deri në 12 orë, që është një
kohë relativisht e shpejtë për identifikimin e këtij
virusi.
Gjithashtu, janë përcaktuar udhëzuesit se si
do të veprohet për transportin dhe ndjekjen e
rastit me COVID-19; është vendosur shtimi i
masave higjieno-sanitare në pikat kufitare, në
institucionet arsimore, por dhe në strukturat e
tjera publike. Është e rëndësishme të theksoj se
masat që ne kemi ndërmarrë janë të fokusuara
kryesisht në strukturat arsimore. Pra, shtimi i
masave higjieno-sanitare dhe i higjienës
personale është një element shumë i rëndësishëm
për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të
ri.
Gjithashtu, kemi dyfishuar ekipet e
shëndetësisë në pikat kufitare, në aeroportin
“Nënë Tereza”, në dy portet dhe në pikat e
kalimit kufitar tokësor, ku vetëm në një javë
monitorohen 14 mijë udhëtarë për të gjitha
elementet, sipas protokolleve të Organizatës
Botërore të Shëndetësisë, pra mbahet skeda e
individit dhe ndjekja e rastit nga strukturat tona,
nëse e ka të nevojshme, pikërisht ato referenca
që jepen në kuadër të autokarantinimit apo
vetëkarantinimit. Janë më shumë se 1000
udhëtarë të skeduar, të cilët monitorohen dhe
vlerësohen nga strukturat epidemiologjike
përkatëse.
Gjithashtu, janë marrë të gjitha masat për
rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.
Është shumë e rëndësishme të theksoj se një
punë e rëndësishme është duke u bërë nga
strukturat tona për sa i përket mbrojtjes së
personelit, si një element kyç për të rritur
sigurinë në sistemin tonë shëndetësor. 1 milion
dollarë u janë shtuar buxheteve të spitaleve dhe
strukturave për të rritur stokun e masave të
mbrojtjes personale, ndërkohë që 1,2 milionë
maska janë shpërndarë në të gjitha strukturat
tona të kujdesit parësor dhe spitalor, pikërisht për
të përforcuar masat e mbrojtjes personale të stafit
dhe të ekipeve tona shëndetësore.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
9
Nga ana tjetër, është rekomanduar
vetëkarantinimi për 14 ditë, sipas udhëzuesit të
vetëkarantinimit dhe rekomandimeve të OBSH-
së, për të gjithë ata qytetarë udhëtarë, të cilët
vijnë nga zonat ku ka një transmetim komunitar
të COVID-19.
Komiteti teknik për COVID-in ka vlerësuar
dhe ka vendosur vende të posaçme për sa i përket
karantinës dhe, ashtu siç e kemi deklaruar,
komiteti i ekspertëve ka marrë masat për të
vendosur, sipas specifikave përkatëse dhe
kushteve të vlerësuara, Konvaleshencën e
Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të sigurohet në
rastin sipas protokolleve mjekësore karantinimi i
personave të kontaktit, gjithmonë nëse do të jetë
e nevojshme.
Gjithashtu, kemi marrë masa për sigurimin
e stokut të medikamenteve, kryesisht të
medikamenteve antivirale, që rekomandohen apo
që, praktikisht, janë përdorur në raste të
ngjashme të trajtimit të këtij virusi të ri.
Ndërkohë, janë marr masat qoftë në spitalin
infektiv në QSUT, qoftë në spitalin universitar
“Shefqet Ndroqi” për të administruar rastet dhe
për t’i përkthyer sipas skenarëve, të cilët janë
vlerësuar nga ekipi i ekspertëve dhe task forca
për t’u përballuar sipas kapaciteteve aktuale. Të
gjitha ato raste, të cilat mund të paraqiten apo
mund të konfirmohen me këtë simptomë, do t’i
presë spitali infektiv, më pas, sipas kapaciteteve,
do të kemi një transformim të spitalit “Shefqet
Ndroqi” dhe strukturave të veçanta të tij, si
pritëse për trajtimin e rasteve të identifikuara me
COVID.
Ndërkohë, Urgjenca Kombëtare ka marrë të
gjitha masat për të vendosur në dispozicion jo
vetëm strukturat e saj për transportin e sigurt të
rasteve të konfirmuara, por, gjithashtu, edhe për
të pritur të gjitha telefonatat, në raport edhe me
numrin e shtuar të rasteve, pasi një ndër
rekomandimet e Organizatës Botërore të
Shëndetësisë është që rastet, të cilat paraqesin
simptoma, që telefonojnë në numrin 127 për të
marrë të gjithë informacionin dhe ndihmën e
nevojshme mjekësore. Ndaj, i kemi shtuar
kapacitet e Urgjencës Kombëtare, nga 1100
telefonata që priteshin në ditë, sot kemi arritur në
numrin 1500 telefonata, ndërkohë kapacitetet e
linjës 127 të Urgjencës Kombëtare janë më
shumë se 5000 thirrje në ditë, pra për t’iu
përgjigjur të gjithë atyre personave, të cilët
marrin jo vetëm për informacion, por edhe për
një ndjekje të rasteve që e kanë të nevojshme
për shkak të dyshimit për koronavirus. Vijon
trajnimi sipas një skeme kaskadë i personelit
shëndetësor, i cili ka përfunduar në të gjitha
spitalet rajonale, por po vijohet edhe në qendrat
shëndetësore për të pasur një informacion sa më
të imtësishëm për trajtimin, për identifikimin e të
gjitha atyre rasteve, të cilat duhen trajtuar me
shumë diskrecion, por edhe me seriozitet dhe me
përgjegjësi nga të gjitha strukturat e
shëndetësisë.
Gjithashtu, dua t’ju informoj ju dhe
qytetarët, ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë kësaj
periudhe, ku informacionet tona kanë qenë të
përditshme në raport me informimin e publikut
dhe me informimin e medies për sa i përket
situatës aktuale, se deri tani nuk ka asnjë rast të
konfirmuar me koronavirusin e ri, madje edhe
testimet e përditshme që vijojnë të bëhen, pra 31
raste të testuara rezultojnë negative. Për këtë
situatë do të vijojmë të mbajmë komunikimin
publik, duke u thënë qytetarëve se kjo është një
situatë, e cila përballohet pa panik, por,
sigurisht, duke u mbështetur mbi evidenca
shkencore dhe me një solidaritet të nevojshëm
mes njerëzve, por edhe ndërmjet vendeve që po
e kalojnë këtë situatë.
Nuk e di nëse kam pak kohë shtesë dhe
nëse grupi mund të më japë pak minuta, ose jo,
që të ndalem edhe te çështja e dhunës ndaj grave,
ku dua të them se ndryshimet ligjore ne jo vetëm
i kemi realizuar, por ato çfarë po zbatohen në
terren shkojnë pikërisht për mbrojtjen e
mëtejshme dhe për reduktimin e dhunës ndaj
grave dhe familjes. Ajo që duhet të bëjmë ne të
gjithë së bashku është të vijojmë me forcimin e
masave, jo vetëm duke ndryshuar dhe duke
përforcuar ligjin aktual, por, gjithashtu, duke
prekur Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës
Penale për të ndëshkuar ata, të cilët dhunojnë
gratë dhe ata të cilët i mbrojnë dhunuesit dhe nuk
i çojnë aty ku duhet.
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zonja
Ministre!
Fjalën e ka Kostaq Papa!
Të përgatitet Vasil Sterjovski.
Kostaq Papa – Faleminderit, zoti Kryetar!
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar ministra,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
10
Të nderuar kolegë deputetë dhe ju,
bashkëkombës që na ndiqni,
Shumë mirë që është caktuar kjo seancë për
të folur për problemet dhe hallet e publikut,
sepse ato janë të shumta, të prekshme dhe të
dukshme. Problemet i shton edhe më shumë
situata politike, i agravon kriza politike, por
problemet shtohen edhe shumë kur shihet që në
nivelet politike të drejtimit qoftë në pushtetin
qendror, qoftë në pushtetin lokal, kemi një parti
qeverisëse. Pra, orientimi i njëkahshëm politik
dhe shpërndarja e fondeve në njërin kah bëjnë që
drejtuesit dhe shkallët apo nivelet e tjera të
qeverisjes, duke qenë se e kanë të kopsitur
pozitën ose pozicionin e tyre nëpërmjet
anshmërisë politike të drejtimit të pushtetit, të
veprojnë si sharlatanë dhe pa angazhim për
zgjidhjen e problemeve dhe të halleve të
qytetarëve, madje sillen dhe veprojnë gjithnjë me
më pak humanizëm. Kjo sjellje është e
“mbrojtur” nga militantizmi politik dhe nuk sjell
goditje të personit në detyrë publike për
qëndrimin jokorrekt apo për moskryerjen e
detyrës, pasi numri i kartonëve në pushtetin
qendror apo në atë lokal e mbron atë, edhe pse
nuk duhet mbrojtur, edhe pse nuk e ka kryer
detyrën dhe duhet ndëshkuar. Kjo gjë në politikë
quhet korrupsion dhe e ka bazën në
prostitucionin politik.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Grupi ynë i punës ishte këto ditë në rrethin
e Gramshit, i cili, edhe pse është konsideruar si
një bastion i së majtës, ka probleme të shumta
dhe maxhoranca e ka lënë mbrapa këtë cep të
Shqipërisë, duke konsideruar se e ka gjithmonë
në xhep dhe e manipulon gjithmonë. Pozita e
mashtron dhe e mban peng daljen e kësaj zone
apo të këtij rajoni nga hija e diktaturës së
dikurshme, duke e qeverisur nën hijen e një
diktature të re, por me elemente të diktaturës së
dikurshme.
Në Gramsh, institucione si KLSH-ja duhet
të ndërhyjnë në mënyrë urgjente që të
kontrollojnë tenderët e gjashtë vjetëve të fundit
të Bashkisë së Gramshit, duhet të shkojnë në sitë
të gjithë veprimtarinë dhe vjedhjet galopante të
drejtuesve të ujësjellësit të Gramshit.
Po ashtu, të ndërhyjnë me forcë për të
ndaluar shkatërrimin dhe zhdukjen e pyllit të
Poroçanit, që e bën një firmë e caktuar, si dhe të
pyllit të Librazhdit e të qarkut të Gramshit nga
firmat shkatërrimtare të Eraldo (Aldo Bare)
Mustafarajt, i cili vitet e fundit ka fituar të gjithë
tenderët në këtë bashki – rreth; të gjithë tenderët
e rrugëve për ndërhyrjet në infrastrukturë, kur
kjo firmë është e specializuar vetëm për prerjen e
drurëve. Korrupsioni dhe krimet, që po kryen kjo
firmë, janë aq të mëdha, saqë të gjithë qytetarët
tallen me administratën qesharake të bashkisë
apo me administratën tjetër publike për këtë
grabitje në ditën me diell.
U bëj thirrje KLSH-së, prokurorisë dhe
organeve të tjera të drejtësisë që ta frenojnë këtë
shkatërrim të pasurisë kombëtare, që po bën kjo
firmë, e cila, ku ka vendosur dorën, ka shkretuar
dhe ka shkatërruar gjithçka.
Bashkia e Gramshit po përpiqet të nxjerrë
jashtë strehës së përkohshme disa familje me
familjarë me probleme dialize, të cilët i ka
strehuar vetë. Këto familje përpiqen të shpëtojnë
jetën e familjarëve, ndërkohë që shërbimet e
dializës i kryejnë në Elbasan, pasi në Gramsh
nuk ka aparatura. Por këta fatkeqë, që janë të
varfër dhe të sëmurë, kanë edhe stresin e
mbijetesës, por duhet të mos dalin në rrugë nga
kërcënimet për jetën që u bën Bashkia e
Gramshit.
Do të ndalem në prostitucionin politik në
arsimin e rrethit të Gramshit. Problemet e
mbartura në arsimin e Gramshit mos ia ngarkoni
ministres Shahini. Prostitucioni i para pak viteve
në arsimin e Lushnjës, ajo çfarë po ndodh dhe
jep televizioni për prostitucionin në Liceun
Artistik të Fierit apo falsifikimi i shumë dosjeve
të arsimtarëve në Zyrën Arsimore të Gramshit
janë probleme të mbartura që duhen zgjidhur.
Ashtu siç më thonë mua në konfidencë,
ashtu duhet të veprojnë edhe në terren drejtues të
maxhorancës për ta prishur Zyrën Arsimore
Gramsh dhe për ta ristrukturuar nga fillimi e t’i
ndëshkojnë të gjithë drejtuesit që kanë falsifikuar
dosjet dhe diplomat dhe t’ia japin ata drejtësisë.
Le t’i flakin, siç flakën njërin nga drejtuesit e
mëparshëm, Xhevit Dyrmishin, por vazhdojnë të
mbajnë ende kryefalsifikatorin Isa Basha.
Po ashtu, duhet të flakin nga shkolla
“Asllan Shahini” drejtuesen që veproi duke u
tallur me deputetin. Kjo e fundit është një
diplomante e xhaketave të varura dhe e kravatave
të varura dhe nuk ka qenë asnjëherë në shkollë të
lartë. Kjo sharlatane nuk mund t’i japë asgjë
arsimit kombëtar me gjestet që bën për t’u tallur
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
11
me deputetin, i cili shkoi atje për të parë
familjen, në një kohë kur nuk ka interesa
personale dhe nuk ia njeh emrin kësaj
pornostareje të politikës. Po e quaj me këtë emër
për të treguar që veç marrëzira bën ajo për ju,
prandaj duhet të flaket nga arsimi, sepse nuk ka
diplomë, por ka diploma të falsifikuara nga ata,
të cilëve u ka dhënë shërbime në natyrë gjatë
kësaj periudhe.
Shqetësimi për arsimin është shqetësim për
shoqërinë, për qytetarët, për Shqipërinë dhe për
të ardhmen e brezave.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Papa!
Fjalën e ka deputeti Vasil Sterjovski.
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Vasil Sterjovski – I nderuar zoti Kryetar i
Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Si deputet i qarkut të Korçës, sot do të
trajtoj një nga shqetësimet që ngritën banorët e
Bashkisë së Pustecit në takimet që pata me ta
gjatë javës që kaloi, i cili ka të bëjë me
problemin e furnizimit me energji elektrike.
Bashkia e Pustecit, e cila banohet nga një
popullsi prej 502 mijë banorësh të komunitetit
maqedonas, furnizohet me një linjë elektrike nga
nënstacioni i Bilishtit. Gjatësia e linjës është 63
kilometra, e ndërtuar që në kohën e
elektrifikimit, rreth viteve 1965, dhe nuk është
bërë asnjë ndërhyrje në të, duke sjellë një
amortizim të rrjetit.
Mungesa e furnizimit me energji elektrike,
si dhe tensioni i ulët, krijojnë vështirësi në jetën
e përditshme të banorëve, por dëmton edhe ato
pak restorante dhe biznese që operojnë në
territorin e bashkisë, sjell probleme edhe në
funksionimin e institucionit të Bashkisë së
Pustecit, në shkolla, në ambulanca, në qendrën
shëndetësore në Pustec, si dhe pengon
mbarëvajtjen e sezonit turistik në Bashkinë e
Pustecit.
Për shkak të tensionit të ulët të energjisë
elektrike, pajisjet në qendrën shëndetësore në
Pustec nuk punojnë. Për këtë problem, me të
cilin përballen banorët e kësaj bashkie, kam folur
disa herë në Kuvend. Gjithashtu, zyrtarisht nga
protokolli i Kuvendit kam nisur disa shkresa
drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe
Energjisë, si dhe Operatorit të Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike. Përgjigjja që kam marrë nga
këto institucione është se Drejtoria Rajonale e
OSSHEE-së Korçë e njeh problemin e furnizimit
me energji elektrike të Bashkisë Pustec dhe ka
hartuar një projekt për rikonstruksionin e linjës
kryesore, projekt i cili pret miratimin dhe
financimin.
Të nderuar deputetë,
Bashkia e Pustecit është model për sa i
përket pagesës së faturave të energjisë elektrike
dhe është e vetmja bashki në vendin tonë, ku
banorët i kanë paguar gjithmonë 100% faturat e
energjisë elektrike. Në vitin 2014, kur nisi
reforma në sektorin e energjisë elektrike, një
pjesë e banorëve të Bashkisë Pustec, edhe pse i
kishin paguar të gjitha faturat, ishin të detyruar
t’i paguanin për së dyti faturat, për të cilat në
sistem figuronin debitorë, ndërsa në realitet ato
para ishin abuzuar nga ana e punonjëses së
Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike.
Bashkia e Pustecit është një nga perlat më
të bukura natyrore të vendit tonë dhe si e tillë
është shpallur zonë turistike dhe territori i saj
korrespondon me Parkun kombëtar të Prespës.
Fshati Zernosko është shpallur nga qeveria
shqiptare si një ndër 100 fshatrat turistikë.
Shpresoj që Ministria e Infrastrukturës dhe e
Energjisë në bashkëpunim me Operatorin e
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të marrë
në konsideratë shqetësimin e banorëve të
komunitetit maqedonas dhe do të investojë në
rikonstruksionin e linjës kryesore të energjisë
elektrike nga Bilishti në Bashkinë e Pustecit dhe
në rikonstruktimin e rrjetit të shpërndarjes së
energjisë elektrike, si dhe në kabinat elektrike
për nëntë fshatrat e Bashkisë Pustec.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi - Faleminderit!
Fjala për deputetin Korab Lita!
Të përgatitet deputeti Nimet Musaj!
Korab Lita - Të nderuar kolegë,
I nderuar zoti drejtues i seancës,
Të nderuar qytetarë,
Java e gjelbër ose java e zgjedhësve,
mendoj se është zgjedhja e duhur, pas asaj
shkëputjeje që është bërë me ndryshimet
kushtetuese të vitit 2008, në lidhje me deputetin
dhe zgjedhësit e tij. Besoj se kjo shërben, më
mirë pak se asgjë, pasi, siç e dimë të gjithë,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
12
shkëputja dhe hendeku midis zgjedhësit dhe të
zgjedhurit janë shumë të mëdha.
Sigurisht që ne të gjithë shkojmë nëpër
zonat tona elektorale dhe takojmë shumë njerëz,
takojmë shumë miq, takojmë shumë hallexhinj,
shumë njerëz me probleme, por situata në të
cilën ndodhen sot zgjedhësit shqiptarë ose
Shqipëria, besoj se është një situatë shumë
ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim më
përpara.
Sot njerëzit nuk kërkojnë më investime,
pasi ata e shohin që nuk i kanë, nuk kërkojnë më
rrugë, ujë, drita dhe kanalizime, por kërkojnë
ekzistencën e shtetit. Njerëzit sot nuk gjejnë dot
drejtësi nëpër gjykatat e tyre, nuk gjejnë rend dhe
qetësi nëpër parqet e tyre, nuk gjejnë të drejtën e
tyre për pronën, nuk gjejnë të drejtën e tyre në
sistemin e tatim-taksave apo kudo tjetër.
Si për ironi të fatit, zgjedhësit sot kërkojnë
gjërat më elementare të shtetit ligjor, kërkojnë
votën e lirë, kërkojnë përfaqësimin, kërkojnë
shtet kushtetues, kërkojnë kushtetutë dhe
respektim të Kushtetutës. Si për ironi të këtij fati,
sot jemi para një situate ku dy gladiatorët e
politikës shqiptare kanë dalë në shesh, njërit i
duket vetja si Napoleoni, që do të dalë nga ishulli
i Elbës dhe të pushtojë Parisin dhe tjetrit i duket
vetja si Skënderbeu, që shkon të bëjë besëlidhjen
në Lezhë për rrethimin e tretë të Shqipërisë.
Besoj se kjo është e papranueshme, pasi
nuk mund të kërkojnë besëlidhje me qytetarët
kur janë vetë arkitektët e shkatërrimit të shtetit
ligjor dhe të shtetit institucional. Në Kanun dhe
në të gjithë librat e drejtësisë, ose në histori,
gjithmonë besa lindi menjëherë me pabesinë.
Gjithmonë kërkon besë ai njeri që ka bërë një
pabesi. Unë dua t’i pyes të dy: çfarë keni me
shqiptarët që u kërkoni besë?
Çfarë u keni bërë shqiptarëve ju, që u
kërkoni besë?
Si mendoni ta zgjidhni këtë besë, pasi
shqiptarët thjesht duan të jetojnë të lumtur,
thjesht duan të jenë të respektuar me ligje dhe me
shtet ligjor dhe ju arkitektët e kësaj situate
shkoni dhe u kërkoni besë?
Unë jam një person, që për 25 vjet në
politikë kam bërë me qindra e qindra protesta.
Kam protestuar me qindra e qindra herë kundër
Fatos Nanos, kundër Ilir Metës, kundër Edi
Ramës, por kam protestuar edhe brenda partisë
sime me mënyrën time për demokratizimin e
jetës së brendshme të partisë, pasi mendoj se
partitë politike dhe mënyra e drejtimit të tyre
janë një aset kombëtar. Ndoshta, ngritja e zërit
brenda partisë sime më ka bërë që të jem sot këtu
si deputet, jashtë linjës politike të partisë sime.
Po mendoj që kam bërë shumë mirë.
Problemi është se, përveç të gjitha
institucioneve shtetërore që kanë humbur
shqiptarët, sot kanë humbur edhe partitë politike.
Sot partitë politike qeverisin me një statut të
pashkruar, nuk qeverisen nga vlerat, nga
anëtarësia e tyre, nga meritokracia e tyre, por
qeverisen nga servilët dhe nga uni i kryetarit, si
dhe janë në shërbim të axhendës politike të
kryetari të tyre, të gjitha partitë politike
shqiptare. Kjo ka ndodhur dhe e ka themelin
vetëm në ndryshimet politike të vitit 2008.
Unë e shikoj që po më mbaron edhe koha,
por mendoj që nuk duhet të jenë këta persona për
lëvizjen emergjente, e cila do të marrë në
mbrojtje Kushtetutën dhe sundimin e ligjit në
Shqipëri.
Këtë situatë duhet ta marrë në dorë shoqëria
civile. Ky parlament të vetmen punë që duhet të
bëjë është reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, jo
një reformë zgjedhore jashtë parlamentit, një
reformë zgjedhore brenda parlamentit, një
reformë për të çliruar votën e lirë, për të
ndryshuar sistemin dhe këtu fillon ndryshimi i
Kushtetutës. Ky parlament, mbas kësaj pune,
duhet të shpërndahet dhe deputetët të shkojnë
para zgjedhësve për të marrë mandatin e tyre të
drejtpërdrejtë
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Lita!
Fjala për deputetin Nimet Musaj!
Të përgatitet ministrja Belinda Balluku!
Nimet Musaj - I nderuar Kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Dua ta nis fjalën time me një çështje të
veçantë, një emision televiziv investigativ
denoncoi një rast në qytetin e Fierit dhe, nëse
drejtësia e vërteton fajësinë e personazheve të
përfshira në të, kemi të bëjmë me një shfaqje
para së cilës, këndej dhe andej sallës, pa dallime,
pa kursime të energjisë dhe pa ndasi vetash,
duhet të lidhim aleancë për të shporrur njëherë e
mirë nga shkollat shqiptare këto ngjarje. Po flas
për ngacmimin seksual në mjediset shkollore, po
flas për pedofilinë në mjediset shkollore dhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
13
shpërdorimin e detyrës nga pozitat e shenjta të
mësuesit.
Si deputet i qarkut Fier, por edhe si prind,
kam qenë solidar në këto momente të paqarta
dhe të vështira me prindërit e nderuar të asaj
shkolle. Kam qenë, jam dhe do të mbetem
përkrah stafit pedagogjik elitar që ka kjo shkollë
58-vjeçare, puna e të cilëve nuk duhet të
përbaltet dhe të vihet në diskutim nga lajthitja e
disa personave të stafit akademik të kësaj
shkolle.
Si deputet i qarkut të Fierit kam vlerësuar
hapat e ndërmarrë nga drejtoria rajonale, si edhe
nga ministria përkatëse për t’i dhënë energjinë e
duhur, vijimësinë atij institucioni me rëndësi
jetike për qarkun e Fierit, një ndër qarqet më
artdashëse në vend.
Gjej rastin këtu të kërkoj më shumë
investime në drejtim të kulturës dhe artit, që
talentet e jashtëzakonshme që ajo shkollë nxjerr
çdo vit të kenë hapësira të reja dhe të pamata për
promovimin e tyre.
Ftoj gjithashtu ministrin e Punëve të
Brendshme, pas një studimi të hollësishëm të
mundësive dhe të rrethanave, të sjellë në Kuvend
nismën për ashpërsimin e masave për rastet që
citova më sipër, ku për secilin syresh, deklaroj pa
kushte dhe pa e menduar dy herë votën time pro.
Dua të kaloj te një tjetër çështje, që lidhet
sërish me qarkun e Fierit, konkretisht me qytetin
e Ballshit, që lidhet me Ministrinë e Ekonomisë
dhe Financave, me Ministrinë e Energjetikës dhe
Transportit, por edhe me filozofinë e qeverisjes.
Zotërinj të nderuar në këtë sallë,
Unë uroj që të mos kemi raste fatale për
jetët e grevistëve të Ballshit. Uroj që
sipërmarrësi i tyre ose të vihet përpara
përgjegjësisë, ose t’i thërrasë ndërgjegjes
njerëzore dhe t’u dalë zot punonjësve të tij, duke
i paguar ata edhe për diferencat e tjera të pagave
nëse ka. Por dy gjëra dua t’i them me siguri të
plotë, sepse jam rritur pranë komunitetit naftëtar.
Si djalë i lindur dhe i rritur në Patos dua të them
se kërkesat e tyre janë të drejta. Po ta kishim
pronë publike dhe po të drejtohej centralisht ajo
rafineri, që është zemra dhe mushkëria e një
qyteti, sot nuk do të kishim qindra familje të
zhytura në borxhe gati 3-vjeçare. Nëse do të
duhet mbështetje ligjore, unë ofroj timen që
përmes masave të menjëhershme dhe të
jashtëzakonshme të shihen mundësitë dhe
hapësirat ligjore që ajo nyje aq e rëndësishme e
ekonomisë në Jug të vendit të administrohet këtu
nga Tirana, nga shteti shqiptar dhe atje nga
specialistët dhe naftëtarët më të mirë që ndodhen
në këtë qytet.
Të nderuar kolegë, meqenëse jemi te
naftëtarët, dua të ndalem më gjatë dhe më
hollësisht. Përgjatë javës së gjelbër parlamentare
jam interesuar personalisht dhe fizikisht për
ecurinë e zbatimit të ligjit “Për statusin e
naftëtarëve”. Kam gjetur një pritje mjaft të
ngrohtë nga drejtuesi i Drejtorisë Rajonale të
Sigurimeve Shëndetësore në Fier, zotit Andjus
Olldashi, të cilin e konsideroj një nga drejtuesit
me etikën dhe përkushtimin profesional më të
lartë jo vetëm në rang qarku. I kërkova drejtuesit
të institucionit në fjalë të më njihte hollësisht
përmes dokumenteve me të gjithë procesin e
lidhur me këtë gjë. Arrita të evidentoj se në 1400
dosje për shtesën suplementare mbi pensionin
1000 të tilla kanë përgjigje pozitive dhe shpreh
vlerësimin tim maksimal. Por, për hir të së
vërtetës, hulumtimin tim, nisur edhe nga indicie
paraprake nga zgjedhës të caktuar, e përqendrova
në 400 rastet e pazgjidhura.
Nisur nga këto raste: së pari, dua t’i
drejtohem ministres përgjegjëse për shtimin e
stafit në këtë drejtori. Është e pamundur që,
pavarësisht përkushtimit të drejtuesit dhe stafit,
në një periudhë të shkurtër kohore të
argumentohen dhe të procedohen më se 4 mijë
kërkesat e pritshme në total në rang qarku ndaj
këtij institucioni.
Së dyti, dua t’i bëj thirrje qeverisë që të
nxjerrë VKM-të e reja për përcaktimin e stafit
inxhiniero-teknik dhe plotësimin e profesioneve
të munguara dhe të papërfshira në VKM-në nr.
526 të vitit 1958.
Së treti, dua t’i bëj thirrje ministrisë së
linjës që ta vendosë para përgjegjësisë shoqërinë
“Albpetrol” për të zhbllokuar procesin e lëshimit
të dokumenteve: vërtetimin e posaçëm zyrtar për
vitet e punës në naftë në profesione të vështira, si
dhe pagat dhe profesionet për periudhën pas vitit
1994.
Gjithashtu, Albpetrolit, për sa i takon këtij
procesi, i duhet hequr vëmendja për qëndrimin
indiferent në këtë proces, duke u treguar
ngurrues dhe jobashkëpunues ndaj vetë DRSSH-
së së Fierit, duke i krijuar asaj vonesa në punë.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
14
Së katërti, dua të kërkoj nga ministria e
linjës që të gjejë sa më parë gjetjen alternative
për vështirësinë e krijuar për të verifikuar në
vend dokumentacionin e ndërmarrjes së uzinës
së Ballshit, që sot rezulton e mbyllur.
Së pesti, kërkoj që qeveria përmes një
VKM-je të nxjerrë një listë të plotë dhe të saktë
të emërtesave të institucioneve dhe të
ndërmarrjeve përpara vitit 1994 për të shmangur
vështirësitë në argumentimin nga ana e
institucionit.
Të nderuar kolegë deputetë, dua ta mbyll
fjalën time me një çështje që dashur pa dashur
nga tryezat e kafeneve, tek tavolinat e ngrohta
familjare dhe deri te kujdesi i prindërve për
fëmijët apo kujdesi ndaj më të moshuarve është
bërë temë kryesore e diskutimit.
Po flas për koronavirusin dhe rrezikun që
një ditë ndoshta të largët ai mund bëhet pjesë e
vendit tonë. Sigurisht, unë nuk vij nga fusha e
mjekësisë, por në njërën anë dëgjoj dhe shoh një
shqetësim nga publiku shqiptar, të cilin në doza
të caktuara e kam ndarë edhe vetë si prind, por
në anën tjetër shoh një punë shumë të mirë që
dua ta përshëndes nga kjo foltore në dy drejtime:
për informacionin dhe për masat paraprake të
parandalimit të koronavirusit. Kam ndjekur me
shumë kujdes, gjithashtu kam fituar një lloj
sigurie, duke e parë angazhimin maksimal të
Ministrisë së Shëndetësisë, si edhe personalisht
të ministres Manastirliu, të cilën e përshëndes. I
dërgoj përshëndetjet më të ngrohta si prind, si
shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe si deputet
i Kuvendit edhe Institutit të Shëndetit Publik dhe
stafeve të angazhuara në terren për evidentimin
dhe parandalimin e rasteve të tilla. Nga kjo
foltore, ftoj publikun që po e ndjek këtë seancë
që të jetë sa më i mirinformuar. Do t’u sugjeroja
shumë dashamirësisht të shikonin edhe në site-in
e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmban
informacione për gjithçka që mund t’ju duhet të
dini, për të shëruar ankthet dhe shqetësimet tuaja,
të nderuar qytetarë.
Të nderuar qytetarë, mos e ushqeni veten
me lajme dhe njoftime të rreme, joserioze,
dashakeqe, por drejtohuni në site-in e Ministrisë
së Shëndetësisë, i cili përditësohet kohë pas kohe
me ecurinë, masat dhe këshillat për parandalimin
e virusit! Lutem, që sa më sipër të jetë dëgjuar
dhe ndjekur me kujdes nga institucionet për të
cilat apelova dhe për secilën nga problematikat e
ngritura, në të mirë të banorëve të qarkut të
Fierit, të gjenden zgjidhjet përkatëse.
Faleminderit !
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Musaj!
Fjala për ministren e Energjetikës dhe
Infrastrukturës, zonjën Belinda Balluku.
Belinda Balluku – I nderuar Kryetar,
Të nderuar anëtarë të Këshillit të
Ministrave,
Të nderuar deputetë,
Fillimisht po i përgjigjem deputetit, i cili
preku çështjen e investimeve në nënstacionin dhe
në linjën elektrike në Pustec, pasi është më e
thjeshtë.
I nderuar deputet, patjetër që edhe Pusteci
është pjesë e projekteve tona për përmirësimin e
linjave elektrike, ai bën pjesë te paguesit
shembullorë të energjisë, por, për të thënë të
drejtën, tashmë pas reformës për vendosjen e
ligjshmërisë në sektorin energjetik, shumë
qytete, pothuaj mbi 95% e popullsisë paguan në
mënyrë shembullore. Për ne është e rëndësishme
që kemi një planifikim të mirëfilltë të
investimeve dhe një listë prioritare për
investimet në energji.
Dua vetëm t’ju kujtoj se në vitin 2013
qeveria shqiptare investonte 490 mijë euro në
fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike,
ndërkohë që viti 2018 u mbyll me 67 milionë
euro investim dhe viti 2019 me 76,5 milionë
euro investime në fushën energjetike. Kjo është
diferenca midis kësaj qeverie dhe qeverive të
mëparshme. Patjetër që edhe Pusteci është në
planet tona të afërta, por duhet kuptuar se ka një
listë prioritetesh. Nuk mund ta mohojë askush
gjithçka që është bërë në fushën energjetike jo
vetëm për përmirësimin e shpërndarjes, por edhe
të linjave të transmetimit, dhe askush nuk e
mohon sot se humbjet në rrjet janë ulur nga 45%
në 23% dhe synojmë të shkojnë në 16% në vitin
2024, apo orët e ndërprerjes, që nga 1103, që
ishin në vitin 2013, sot kemi arritur në 526.
Kështu që edhe Pusteci do të jetë në vëmendjen
tonë, por pa harruar se çfarë është bërë në këta 7
vjet.
Tani po u përgjigjem të gjithë deputetëve,
që prekën çështjen e punonjësve të uzinës, por,
ju lutem, të mos harrojnë punonjësit e pompave
të ujit dhe të nënstacionit elektrik të Poçemit.
E para, është e papranueshme (nuk e thanë
të gjithë, as nuk dua të përmend me emra se kush
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
15
e tha), të thuhet se nuk ka pasur vëmendje nga
qeveria, apo se nuk jemi marrë me këtë problem.
Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse, që ta dini,
mua më është dashur të kryej rolin e një
koordinatori me “Tosk-un”, qiramarrësin e
uzinës për një vit e pak, që nuk e merr nga ne
energjinë, të dashur deputetë, por nga “Lum
Energy”, që është blerësi i kësaj uzine. Ju e dini
shumë mirë historikun e privatizimit. Nëse keni
dëshirë jua them sërish, pa asnjë lloj problemi, se
në vitin 2008 është bërë privatizimi më i
turpshëm dhe më i çuditshëm që është parë
ndonjëherë. Burrat e Poçemit ishin në grevë, por
dolën, sepse i morën pagat, po ajo situatë mund
të krijohet sërish; kanë punuar 6 muaj pa marrë 6
paga, madje edhe kur uzina u mbyll në fund të
shtatorit ata vazhduan të punonin, se punojnë për
t’i dhënë zonës energji elektrike dhe ujë.
Qeveria e 2008-s vendosi që si nënstacionin
elektrik, që nuk i jepte vetëm energji uzinës, por
edhe banorëve atje, ashtu dhe nënstacionin e
pompave të ujit, t’i privatizonte bashkë me
uzinën, pa e vrarë mendjen për pasojat që do të
kishim.
Të nderuar deputetë, pavarësisht se qeveria
shqiptare nuk ka më asnjë aksion në uzinën e
Ballshit, as te nënstacioni i Poçemit dhe as te
pompat e ujit, ne jemi marrë çdo ditë me këtë
problem. Nuk e di për kë flisni ju, por unë e shoh
deputetin Ismet Beqiraj të flasë vetëm për atë
çështje.
Në datën 20 shkurt u bë këtu në parlament
një takim, ku ka qenë edhe deputeti Beqiraj dhe
nuk e di pse ju nuk keni marrë pjesë, sepse ishit
shumë të shqetësuar, por duhet të jeni pjesë e
proceseve, se nuk duhet të dilni këtu e të thoni
çfarë dëgjoni në televizor. Në atë takim kanë
qenë të pranishëm zoti Beqiraj, zoti Taulant
Balla, kryetari i Bashkisë së Ballshit dhe
përfaqësues nga punonjësit e uzinës. Të vetmit
që mungonin ishin përfaqësuesit e “Tosk-ut”,
sepse përfaqësuesit e uzinës nuk pranuan t’i
kishin në tryezë. Ju jeni të keqinformuar Ne jemi
marrë çdo ditë pa pasur përgjegjësi, por ama
kemi përgjegjësinë sociale dhe e ndjejmë më
shumë nga sa mendoni..
Pagat u morën me ndërhyrjen tonë, se ne
luajmë rolin e koordinatorit, pa pasur asnjë
përfshirje në këtë histori, i detyruam “Tosk-un”
dhe “Bylis-in” të paguanin 6 paga për Poçemin
dhe 3 për punonjësit e uzinës në Ballsh. Por a
është zgjidhje kjo? Dëgjova nga deputeti
Nimeti, të cilin e falënderoj, që kërkoi të
kryheshin sa më parë të gjitha detyrat (të gjitha
janë në proces), se duhet të administrohen nga
Tirana dhe se duhen kthyer në qeveri? Ta
shtetëzojmë?! Çfarë propozoni? Ngrihuni si grup
deputetësh dhe na thoni se çfarë duhet të bëjmë!
Mendoni se jemi në kushtet për ta shtetëzuar.
Ndoshta edhe kjo mund të jetë një zgjidhje, zoti
Nimet, por problemi është se ne nuk mund të
bëjmë të njëjtat gabime që ka bërë Sali Berisha
në 2008-ën. Ata e morën dhe e privatizuan, pa
pyetur as për 870 punonjësit, pa pyetur për
nënstacionin që u ofronte energji njerëzve që
punonin në zonë, pa pyetur për asgjë. Mos duhet
të bëjmë të njëjtën gjë?! Në ditët e sotme nuk
kemi proces shtetëzimi, por nëse do të jetë e
nevojshme, edhe do ta bëjmë. Ne nuk i
garantojmë dot uzinës, të cilën ju e quajtët vepër
e jashtëzakonshme... Jo, uzina nuk është më një
vepër e jashtëzakonshme. Ka nisur ndërtimi më
1968-n dhe ka filluar puna më 1976-n, nëse nuk
jam gabim, por ajo nuk është më një vepër e
jashtëzakonshme.
Sot ajo uzinë është totalisht jashtë çdo
parametri, gjë që e dimë shumë mirë të gjithë.
Uzina kryen operime në kushte jo të mira,
nganjëherë edhe të rrezikshme. Është një uzinë,
për të cilën nuk ka investime, siç ju thashë, shteti
nuk ka çfarë të bëjë, nuk është në pronësinë tonë.
Pra, kjo është situata me uzinën.
Ju lutem shumë, të nderuar deputetë, ne
jemi shumë të hapur, dhe kur ulemi me ata
punonjës, kur ata vijnë këtu në parlament apo në
ministri, ku zëvendësministri Bejtja i takon
rregullisht. Për të qenë në kontakt me ta, jeni të
ftuar për të qenë të pranishëm edhe ju, për të mos
ngelur me informacionin që ju japin mediet.
Për sa i përket statusit të naftëtarit, ai është
një proces. Siç ju e thatë, nga 1400 dosje, vetëm
brenda këtij viti janë proceduar 1000, gjë për të
cilën ndjehem mirë, sinqerisht, sepse është një
proces që po shkon me hapa të shpejtë drejt
përfundimit.
Se çfarë problemesh kemi me
dokumentacionin, ju e dini shumë mirë. Janë
arkiva të vjetra, janë arkiva që nuk kanë qenë
asnjë ditë të automatizuara. Na duhet patjetër që
t’i hapim rrugë një automatizimi dhe një
dixhitalizimi të këtyre arkivave, sepse do të
duhen edhe më vonë. Sigurisht, Albpetroli duhet
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
16
të lëshojë të gjitha vërtetimet që kërkohen për
këtë proces. Pa dyshim, Ministria e Ekonomisë
dhe Financave është duke ndërmarrë të gjitha
ndryshimet e fundit, pasi ne kemi dërguar draftin
tonë për të nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që
nevojiten për këtë proces.
Këto kisha unë për sa thatë, dhe jam shumë
i sigurtë se për Ministrinë e Infrastrukturës dhe
Energjisë do të keni edhe shumë pyetje të tjera
gjatë ditës së sotme. Jam shumë e hapur për të
gjitha përgjigjet.
Ju falënderoj!
Gramoz Ruçi – Fjala për Kryeministrin,
zotin Rama.
Edi Rama – Tri çështje dëshiroj të ndaj sot
me Kuvendin, dhe përmes Kuvendit, edhe me
qytetarët, duke pasur parasysh natyrën e kësaj
seance të muajit, e cila u kushtohet
problematikave të terrenit, pas javës së të gjithë
deputetëve në terren.
Së pari, dëshiroj të ritheksoj edhe një herë
domosdoshmërinë që qytetarët të mos u
referohen burimeve jozyrtare lidhur me
koronavirusin, dhe në radhë të parë të mbrohen
nga infodemia e cila, siç e nënvizon Organizata
Botërore e Shëndetësisë, përbën një kërcënim
serioz në gjithë përpjekjen për të përballuar
epideminë.
Infodemia është epidemia e lajmeve të
rreme, e të dhënave të falsifikuara apo të
fabrikuara, e klikimeve marramendëse në burime
të infektuara të informimit, prej të cilave
qytetarët duhet të ruhen dhe të mbrohen vetë, të
ruhen e të mbrohen me vetëdijen se të gjitha këto
burime të infodemisë shkaktojnë ankth,
shkaktojnë pasiguri, shkaktojnë alarme
krejtësisht të pakëshillueshme në kushtet kur
duhet përballuar epidemia.
Së dyti, e dhëna e fundit zyrtare lidhur me
vdekshmërinë e personave të prekur nga
koronavirusi ka rënë nga 3 % në 2,3 %. Pra, 2,3
% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërkohë që
e gjithë pjesa tjetër, pra 97,7 % e ka përballuar
dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi.
Kjo është shumë e rëndësishme për ta
mbajtur mirë parasysh, sepse, nëse shohim
efektet e infodemisë, fjala vdekje, lajmet për të
vdekurit janë eksponencialisht më shumë sesa
fjala shërim apo lajmet për të shëruarit. Por
realiteti është krejt ndryshe nga çfarë mund të
perceptohet, nëse hyn në kanalet e informimit pa
maskën e vetëdijes. Meqë jemi duke folur për
maskat, thirrja që bën Organizata Botërore e
Shëndetësisë, thirrje që e përsëris edhe unë këtu,
është: Mos rendni të blini maska! Mos harxhoni
lekë për maska! Maskat nuk mbrojnë personat
nga prekja. Maskat janë të dobishme për
personelin mjekësor, janë të dobishme për vetë të
prekurit, janë të dobishme për ata që u shërbejnë
personave të prekur. Për të tjerët, maskat nuk
sjellin asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë.
Të jemi të qartë se e gjithë histeria për të
blerë maska dhe për t’u maskuar, e cila ka
përfshirë gjithë botën, është thjesht dhe vetëm
harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për
ata që prodhojnë dhe shesin maska. Nga ana
tjetër, në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka 1
milion dollarë plus për të adresuar të gjitha
problematikat dhe sot numëron 1,2 milionë
maska të shpërndara apo të marra nga qytetarët,
të cilat do të mbeten aty si relike, për t’u kujtuar
që një ditë kaloi këtej, në fakt, ende nuk ka
kaluar, sepse nuk kemi asnjë rast të verifikuar,
një farë epidemie që quhej koronavirus.
Sa i përket trajtimit të përditshëm dhe të
përminutshëm të kësaj problematike nga
Ministria e Shëndetësisë dhe i gjithë sistemi i
vënë në dispozicion për të përballuar këtë
kërcënim, 31 testime të kryera te personat me
simptoma të dyshimta dhe të ngjashme me ato të
koronovariusit kanë rezultuar negative, pra asnjë
i prekur deri tani. Ndërkohë në numrin 127,
Urgjenca Kombëtare ka në dispozicion mjekë
dhe infermierë, jo centralistë, që përgjigjen,
trajton 1400 thirrje në ditë, kryhen verifikime për
të gjitha ato raste kur shpjegimet e telefonuesve
shkaktojnë dyshim dhe nga 400 verifikime të
kryera asnjë rast nuk rezulton i prekur nga
koronavirusi.
16 mijë kontrolle janë kryer në pikat
kufitare dhe i gjithë sistemi vazhdon të jetë i
angazhuar në funksion të parandalimit të
përhapjes, duke pasur gatishmërinë për të bërë
identifikimin e rastit të parë, i cili ende nuk është
shfaqur. Është shumë e rëndësishme ta mbyll
këtë çështje të parë, duke e përsëritur për të
gjithë qytetarët: mos u alarmoni nga infodemia,
qëndrojuni larg lajmeve dhe informacioneve
jozyrtare dhe vendosni maskë në vetëdije për të
përballuar rezultatet e klikimeve kuturu nëpër
portale që flasin vetëm për vdekje dhe për fundin
e botës. Fundi i botës nuk po afron dhe
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
17
koronavirusi nuk kërcënon të sjellë fundin e
botës, përkundrazi duhet pasur parasysh që
statistika e deritanishme mbi personat, të cilët
për fat të keq kanë humbur jetën, tregon se
koronavirusi prek më të moshuarit fare në
mënyrë shumë kërcënuese për jetën, të sëmurët
dhe deri tani është kapërcyer me sukses të plotë
nga fëmijët dhe personat e shëndetshëm.
Çështja e dytë që dua të ngre, besoj si një
informim i rëndësishëm, është se kemi filluar të
angazhojmë një grup, për të angazhuar 300
nxënës të shkollave profesionale të viteve III dhe
IV të lidhura me fushën e ndërtimit dhe për të
filluar trajnimet e tyre, në mënyrë që t’u japim
mundësinë të përfshihen në punën për
rindërtimin dhe njëkohësisht përmes kësaj pune
të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë në
kantieret e rindërtimit. Ashtu sikundër në ditët në
vijim, ministri i Shtetit për Rindërtimin do të
publikojë në faqen dedikuar informacionit dhe
transparencës për rindërtimin një thirrje të hapur
për të gjithë ata që kanë një njohuri në të gjitha
proceset e ndërtimit dhe që duan punë. Sado
absurde të duket, është fakt se një nga sfidat më
të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe
për punë, për punonjës dhe ky proces do të hapë
shumë vende pune dhe këto vende pune kërkojnë
punonjës me një kualifikim të caktuar në të
gjitha proceset e ndërtimit. Kjo do të thotë se nga
njëra anë ne jemi të përgatitur të kryejmë
trajnime për të gjithë ata që kanë nevojë për një
trajnim plus, nga ana tjetër jemi të sfiduar nga
fakti se ka shumë ankesa se nuk ka punë. Nga ky
proces do të hapen shumë vende pune të tjera, të
cilat ngelen bosh, për shkak se ata që ankohen se
nuk kanë punë, duan punë shteti kryesisht,
ndërkohë që kemi nevojë për punë krahu të
kualifikuar.
Nga ana tjetër, dua t’ju bëj me dije se
qeveria do t’i imponojë kompanitë e ndërtimit që
të vendosin një pagë për të gjithë ata që do të
përfshihen në procesin e rindërtimit të barabartë
me pagën mesatare që paguhet në Shqipëri, e cila
është 420 euro. Do të negociojmë me kompanitë
dhe do të pranojmë të ulemi vetëm në ato raste
kur do të jetë e arsyetuar ulja dhe asnjëherë nuk
do të pranojmë që kompanitë t’u paguajnë
punëtorëve pagën e sotme minimale apo diçka
mbi pagën minimale. Paga për të gjithë ata që do
të përfshihen në procesin e rindërtimit do të jetë
e imponuar nga qeveria mbi kompanitë dhe do të
jetë rreth pagës mesatare që merret sot në
Republikën e Shqipërisë, natyrisht me të gjitha
sigurimet e nevojshme. Por falë ligjit që kemi
kaluar në këtë parlament, ne do të hapim kufijtë
edhe për punonjësit e huaj. Kufijtë kanë qenë të
hapur, por ka pasur procedura të tmerrshme
burokratike, ndërkohë që tani do t’u japim
mundësi kompanive të rekrutojnë punonjës të
huaj për të punuar në Shqipëri, në rast se kjo do
të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës
që nuk plotësohen me punonjës vendas.
Kjo është një sfidë e madhe e gjithë rajonit.
Kjo është një sfidë e madhe e gjithë Europës
Lindore, po themi, dhe në këtë sfidë ne kemi
mundësinë që me avantazhin e krijuar, me një
procedurë tërësisht të lehtësuar prej vetëm 7
ditësh për marrjen e punonjësve nga jashtë, të
kemi punonjës nga jashtë në të gjithë sektorët që
kërkojnë punonjës dhe që vuajnë shumë për
mungesë të krahut të punës, si pasojë e refuzimit
të shumëkujt për të punuar në sektorin privat në
pritje të një pune në shtet.
Puna në shtet është një punë që i është lënë
perspektivës së studentëve ekselentë, ose atyre
të cilët vijnë nga eksperienca të suksesshme të
tjera, kështu që shtigjet për të punuar në shtet
falë partisë, falë krushqisë, falë xhepit do të
shkojnë duke u ngushtuar, deri në mbyllje të
plotë. Siç e kemi parë, pas Paktit për
Universitetin punësimet në administratë tanimë
janë punësime që e kanë fokusin tek ekselentët.
Vitin e shkuar janë punësuar me qindra. Këtë vit,
përsëri, së shpejti hapet thirrja e re dhe studentët
që vijnë për të trokitur në dyert e administratës
me nota që i konsiderojmë pjesë të trajtimit të
ekselencës, pavarësisht se është më e gjerë sesa
thjesht ekselenca, 9-10, janë ata, të cilët e kanë
derën e hapur dhe që do të konkurrojnë për
vendet e punës.
Natyrisht, në këtë proces ne duam që jo
thjesht të riparojmë dëmet dhe të mbyllim plagët
e tërmetit, por të bëjmë një kapërcim të
rëndësishëm për ekonominë e vendit. I kemi tani
të gjitha kushtet për ta synuar këtë, kemi bazën
solide të krijuar në këto vite, kemi edhe
hapësirën e rëndësishme të frymëmarrjes që
është krijuar nga suksesi i jashtëzakonshëm i
Konferencës së Donatorëve dhe shumë shpejt ne
do të paraqesim planin e ri ekonomik për vendin,
duke synuar që të adresojmë të gjitha potencialet
e fjetura dhe, nga ana tjetër, ta kthejmë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
18
rindërtimin në gravitetin e një bumi zhvillimi
ekonomik dhe social, në kuptimin më të vërtetë
të kësaj fjale, me shumë më tepër investime dhe
me një rritje të konsiderueshme të të ardhurave.
Në këtë aspekt, amnistia e përgjithshme
fiskale dhe penale, që shpresoj do të ketë
mbështetjen e plotë të parlamentit, pa dallim
ngjyrash dhe përkatësish partiake, është një
domosdoshmëri për t’u dhënë të gjithë
shqiptarëve, që prej 30 vjetësh kanë punuar dhe
jetuar me punë të ndershme, në emigracion apo
në vendin tonë, të të gjitha kategorive,
mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre
nga puna, duke formalizuar të gjitha ato të
ardhura që nuk i kanë deklaruar për 1001 arsye e
duke i futur paratë e tyre në bankat e vendit, si
edhe formalizimin e të gjitha aseteve të tyre.
Dimë shumë mirë që në këtë vend ka asete të
paformalizuara, ose asete që nuk janë në emrin e
të vërtetëve. Të vërtetët do të kenë mundësinë të
shfaqen e të formalizojnë asetet e tyre, nëse nuk
duan që pas përfundimit të amnistisë, asetet e
tyre të jenë objekt i ligjit për asetet kriminale. Do
të trajtohen njësoj si asetet kriminale. Nuk është
e mundur më që vendi të mbajë në kurriz peshën
30 vjeçare të pasurive kriminale.
Këtë çështje ne e kemi adresuar dhe në këtë
front kemi filluar një betejë që do ta çojmë deri
në fund. Për fat të mirë, institucionet e reja të
drejtësisë, që kanë hyrë në këtë proces dhe
posaçërisht SPAK-u, janë vënë në lëvizje të plotë
e po provojnë dita-ditës se janë në drejtimin e
duhur. Të gjitha dosjet me kërkesa për
sekuestrim po trajtohen nga SPAK-u dhe
vendimet e para të gjykatës speciale janë shumë
inkurajuese. Askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta
e OFL-së dhe e drejtësisë për asetet e vëna me
krim. Por natyrshëm kjo ka krijuar një pasiguri, e
cila nuk ka bazë, sepse OFL-ja nuk ka subjekt të
veprimtarisë së vet askënd tjetër, përveç atyre që
kanë kryer krimet e parashikuara në ligj. Por ka
edhe një shqetësim nga ata që kanë para të
fituara nga puna në të zezë, se kanë asete të
padeklaruara, kanë një lloj pasigurie.
Për të adresuar këtë pasiguri dhe për të
njohur të drejtën e formalizimit të të gjitha atyre
që vijnë nga djersa e punës së ndershme e të
gjithë emigrantëve shqiptarë që, kur kanë shkuar
dhe kanë kaluar për herë të parë kufirin e botës,
nuk i ka pritur njeri me krahë hapur, por kanë
bërë gjithfarë punësh dhe kanë kursyer për të
mbajtur veten dhe familjet e tyre, për këto
kursime të ndershme, ne do të hapim rrugën e
futjes nëpër banka, duke i përjashtuar nga çdo
kontroll i natyrave të regjimit të jetës së
përditshme, siç ka ndodhur dhe siç do të ndodhë
pas amnistisë.
Nga amnistia e përgjithshme fiskale do të
përjashtohen kategorikisht të gjithë ata që i kanë
të ardhurat e tyre nga krimi. Amnistia e
përgjithshme do të jetë fiskale dhe penale, do të
votohet këtu me 84 vota dhe nuk do të ketë shans
njeri të vijë e ta kthejë mbrapsht për arsye
politike. Të gjithë ata që i kanë paratë e tyre nga
krimi, janë të paamnistueshëm, ashtu sikundër
janë të paaministueshme të ardhurat e
politikanëve dhe të rrethit të tyre familjar, të
gjykatësve, prokurorëve dhe të rrethit të tyre
familjar, të punonjësve të policisë dhe të rrethit
të tyre familjar, si dhe të gjithë drejtuesve të
shtetit që janë subjekt i deklarimit të pasurive.
Për këto kategori nuk ka amnisti dhe paratë apo
asetet e këtyre kategorive, që janë subjekt i
deklarimit të pasurive, nuk mund të legalizohen
asnjëherë nëse vijnë nga veprimtaria e
paligjshme.
Për t’iu përgjigjur edhe një herë pyetjeve të
përsëritura të shumë njerëzve pse OFL-ja merret
me kriminelët dhe nuk merret me politikanët; pse
OFL-ja merret me kriminelët dhe jo me
gjykatësit dhe prokurorët, sqaroj se OFL-ja ka
objekt të ofensivës së vet persona që e kanë kryer
procesin gjyqësor, pra persona të dënuar,
ndërkohë që politikanët, gjykatësit, apo
prokurorët janë subjekte të deklarimit të pasurive
prej shumë vitesh dhe u takon institucioneve të
drejtësisë që të shohin për çdo rast, sipas
nevojave të tyre për hetime, burimin e pasurisë
së politikanëve apo gjykatësve. Sikundër
shpresoj se, më herët se vonë, SPAK-u do të
kalojë në fazën tjetër të procesit që ka nisur me
reformën në drejtësi, ku përmes vetingut kanë
dalë jashtë sistemit shumë gjykatës dhe
prokurorë, pasuria e të cilëve ka qenë e
papërligjur; do të shohë e do të thërrasë, ashtu
sikundër është edhe në formularin e Bundestagut,
ashtu sikundër me siguri do të jetë edhe në
kërkesat e Komisionit Europian, që gjykatësit
dhe prokurorët të përgjigjen tashmë jo para
komisionit të vetingut, por para drejtësisë për të
argumentuar burimin e pasurisë së tyre, që
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
19
rezultoi e papërligjur gjatë procesit të vetingut.
Kështu që të mos t’i ngatërrojmë gjërat.
Operacioni Forca e Ligjit është një
operacion policor. Në një vend demokratik nuk
ndodh që operacionet policore të zhvillohen
kundër politikanëve apo kundër gjykatësve, të
cilët nuk kanë kaluar nga rruga e drejtësisë.
Operacioni policor Forca e Ligjit zhvillohet në
adresë të të gjitha subjekteve që janë dënuar apo
janë akuzuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga
parlamenti, as nga partitë, as nga prokurorët
popullorë të tribunave të konferencave të shtypit.
Kjo besoj se ndihmon për t’u sqaruar që asnjë
nga këto faza dhe asnjë nga këto veprime nuk
përjashtojnë njëra-tjetrën.
Veprimtaria e OFL-së është e fokusuar te
ndarja me thikë midis parasë së fituar nga puna,
qoftë kjo para e fituar dhe e deklaruar, qoftë kjo
para e fituar dhe e padeklaruar, siç është paraja e
kursimeve të emigrantëve, që për 1001 arsye
kanë bërë shumë punë në të zezë në vendet ku
kanë shkuar, apo siç është paraja e shumë, për të
mos thënë e të gjithë sipërmarrësve këtu në
Shqipëri, të vegjël apo të mëdhenj, që nuk kanë
deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre, por
sidoqoftë janë të ardhura nga puna dhe për këto
të ardhura duhet dhënë mundësia e formalizimit,
duke i amnistuar me një komision, me një taksë,
e cila do të jetë shumë e favorshme, siç është në
të gjitha amnistitë fiskale dhe penale të planetit
për t’u përdorur për investime, përsëri për
njerëzit me një afat të caktuar. Pasi mbaron afati
i amnistisë, çdo para dhe çdo aset që është jashtë
sistemit të formalizuar, konsiderohet para
kriminale e aset kriminal dhe trajtohet njësoj si
paratë dhe asetet e krimit. Nuk ka më asnjë
tolerancë të mundshme nga ana e shtetit.
Dua ta kenë të gjithë parasysh që ne po
përgatitemi të hyjmë në një tjetër nivel, që lidhet
me nevojën që ka vendi, por edhe me përputhjen
e sistemit të kontrollit me sistemin europian të
kontrollit, ku do të kërkohet që të regjistrohen
dhe të deklarohen këtu në Shqipëri të gjitha
asetet dhe të ardhurat që shqiptarët kanë jashtë
vendit dhe shteti shqiptar do të ketë detyrimin,
por dhe kapacitetin, falë koordinimit me të tjerët,
për të kontrolluar të ardhurat dhe asetet e
shtetasve të tij jashtë vendit. Kështu që kjo është
një thirrje, në radhë të parë, për të gjithë ata që
janë biznesmenë me të ardhura të
konsiderueshme, që kanë asete jashtë vendit që
t’i deklarojnë duke përfituar nga amnistia dhe të
mos bëjnë shaka që mund t’iu kushtojë shumë
shtrenjte pas përfundimit të amnistisë. Amnistia
do të vijë në parlament shumë shpejt, do të
konsultohet paraprakisht me grupet e interesit,
por jo shumë gjatë. Do të vijë në parlament për
t’u bërë pjesë e gjithë këtij procesi përpjekjesh
për një zhvillim të ri të konsiderueshëm
ekonomik dhe social të vendit.
Në vijim do të kemi edhe masa të tjera të
kësaj natyre, por gjëja që dua t’ju them të
gjithëve është që këto masa, amnistinë e
përgjithshme fiskale dhe atë penale, t’i shikojmë
si një masë që duhet të jetë bipartizane, që nuk
duhet t’i ndajë partitë, nuk duhet t’i ndajë
individët që përfaqësojnë këtë popull, sepse kjo
është në interes të të gjithë qytetarëve që janë në
emigracion, të të gjitha familjeve që kanë lidhje
me ata që janë në emigracion, të të gjithë atyre
që kanë jetuar me një biznes të vogël apo të të
gjithë atyre që merren me biznes në Shqipëri. E
mbi të gjitha, kjo nuk është në interes të askujt
prej nesh, sepse ne që jemi këtu, nëse kemi gjëra
të fshehura, nuk ka amnisti që na i lan dhe herët
ose vonë do të duhet që të vijë edhe dita e
shumëpritur, nga unë të paktën, që të ndahet kjo
punë, pra kush është kush në këtë histori, se që
nuk jemi të gjithë njësoj, nuk diskutohet, mjafton
të na shikoni nga gjatësia. Por është e
padiskutueshme që, ashtu sikundër pemët nuk
janë njësoj, sikundër kafshët nuk janë njësoj,
njerëzit jo e jo nuk janë njësoj dhe ata që merren
me politikë absolutisht nuk janë njësoj. Ka nga të
gjitha dhe besoj se kjo ndarje do të vijë, siç po
vijnë shumë ndarje të rëndësishme pak nga pak,
por hap pas hapi dhe pa u lëkundur në këtë
vendin tonë që, deri para disa vitesh, dukej sikur
nuk kishte shans të dilte nga kthetrat e atyre që e
mbajtën peng për shumë e shumë vjet dhe nuk
kishte shans t’i shpëtonte oligarkisë më të madhe
financiare, që ishte oligarkia e gjykatësve dhe e
prokurorëve. Tani po e shikojnë të gjithë që ajo
oligarki po shkërmoqet, por është e sigurt që nuk
kanë parë gjë akoma.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti
Kryeministër!
Fjala për deputetin Arlind Çaçani.
Të përgatitet deputeti Artur Roshi.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon.)
Arlind Çaçani e ka fjalën.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
20
Po, urdhëroni!
Rudina Hajdari - Ju lutem, zoti Kryetar!
Si kryetare e Grupit Parlamentar
Demokrat...
Gramoz Ruçi – Kjo nuk është seancë e
zakonshme. Kjo është seancë tjetër.
Kryeministri foli në kohën e grupit
parlamentar të maxhorancës. Nuk është seancë
tjetër që ju të replikoni pas Kryeministrit. Ai
ishte në të drejtën e tij, në të drejtën e grupit dhe
shprehu pikëpamjet e tij, ashtu siç i shprehe edhe
ti. Në këtë rast nuk ka replikë.
Fjalën e ka Arlind Çaçani.
Arlind Çaçani - Faleminderit!
I nderuar Kryetar i seancës,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Sot dua të diskutoj për problematikat e
banorëve të qarkut Juglindor. Dua të ngre
shqetësimin e braktisjes së qyteteve dhe
fshatrave në qarkun e Korçës. Faktikisht ky
fenomen ka prekur të gjithë vendin, por më
shqetësuese është se zonat malore të këtij qarku
janë totalisht të braktisura. Të vjen keq kur
shikon të rinj, që nuk u ka mbetur asnjë shpresë
në vendin e tyre; të rinj që çdo mëngjes
mendojnë si të largohen nga vendi. Probleme ka
i gjithë qarku, por zona më problematike është
rrethi i Kolonjës. Fermeri në Kolonjë ndihet
tërësisht i braktisur, sepse nuk ka infrastrukturën
e nevojshme për ujitjen dhe kullimin, si dhe i
mungojnë subvencionimet ...
Gramoz Ruçi – Ju lutem, kolegë deputetë,
mbani qetësi!
Kush dëshiron, le të qëndrojë në sallë dhe
të ndjekë folësin.
Arlind Çarçani – Faleminderit, zoti
Kryetar!
Mungojnë subvencionimet në karburante
dhe në produkte plehëruese, madje blegtorët
ankohen, sepse nuk i kanë përfituar ende
subvencionimet e vitit 2019. Shkak për këtë janë
bërë burokracitë e shumta dhe pragu i
përfituesve, që sa vjen edhe pakësohet. Në
Kolonjë mund të merresh vetëm me bujqësi dhe
me blegtori, sepse nuk ka industri të rëndë. Pra,
këta dy sektorë janë jetikë për atë zonë.
Problemi më i madh në këtë krahinë është
bllokimi i investimit të rrugës nacionale Korçë-
Ersekë me pretendimin se ka akse më të
avancuara! Nga kjo rrugë është bërë vetëm
gjysma, deri atje ku mbaron territori i qarkut të
Korçës. Unë nuk e kuptoj se cilat janë akset më
të avancuara, që të bëhet gjysma e rrugës dhe të
lihet në mes, sepse për qeverinë qenka një aks i
paavancuar! Ne nuk mund të pretendojmë ta
zhvillojmë atë rreth pa u bërë kjo rrugë; ne nuk
kemi si të pretendojmë për agroturizëm kur nuk
ka rrugë. Aty po rikostruktohen shkolla dhe është
një gjë shumë e mirë, por kush do të shkojë në
atë shkollë?! Gjithashtu, është bërë edhe
ujësjellësi, por kush do ta përdorë, kur kjo zonë
po shpopullohet?! E keni nisur punën nga bishti
dhe jo nga koka, andej nga është radha.
Zotërinj, nëse nuk bëhet kjo rrugë, të
gjitha këto që po bëni, do t’ju dalin pa vlerë. Ju
bëj thirrje që kësaj zone me kaq shumë burime
natyrore, pjesë e territorit të Republikës së
Shqipërisë, t’i japim zhvillimin që meriton.
Investitorët nuk i mungojnë Kolonjës, por pa
rrugë nuk të vjen njeri.
Të nderuar kolegë, unë ju ftoj të shkoni dhe
ta shikoni Kolonjën sa natyrë të mrekullueshme
që ka, sa njerëz bujarë dhe punëtorë do të gjeni
në aty, të cilët me mund dhe me djersë e mbajnë
atë pak ekonomi.
Këtë javë me kolegët e Komisionit të
Sigurisë ishim në Korçë. Jo pa qëllim i ftova të
shkonim në Kolonjë dhe i falënderoj që e
pranuan kërkesën. Më këtë rast pata mundësinë
t’u tregoja kolegëve një pjesë të Kolonjës që ta
shihnin vetë sa e nevojshme është rruga për atë
qytet. Nuk dua të bëj fare politikë, por dua t’ju
sensibilizoj që t’i ktheni sytë nga Kolonja. Aksi
nga Korça në Përmet është ende rruga e ndërtuar
që nga koha e Italisë fashiste. Kjo rrugë meriton
vëmendje, sepse problemet janë të shumta, por
jam i sigurt që, po të bëjmë rrugën, ajo zonë do
të marrë një zhvillim të menjëhershëm.
I bëj thirrje dhe nxis industrinë e fasonërisë
të investojë në Kolonjë, sepse do të gjejë njerëz
punëtorë dhe të mençur. Gjithmonë e majta e ka
pasur bastion të sigurt Kolonjën, por kurrë nuk e
ka vlerësuar për atë që kanë besuar kolonjarët.
Sot po ju flas në emër të kolonjarëve dhe
po i drejtohem politikës: po nuk i kthyet sytë nga
Kolonja, po nuk e vlerësuat dhe të investoni në
infrastrukturë, në bujqësi dhe blegtori, në
turizëm dhe agroturizëm, në fasoneri dhe
shërbimet të tjera bazë, kolonjarët do t’ju kthejnë
reston, do t’ju bojkotojnë ju dhe këdo që do të
vijë pas jush. Në bazë të numrit të votuesve
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
21
mbase nuk ju jep pushtet, por i sigurt se jua heq
atë.
Gramoz Ruçi – Fjala për Artur Roshin.
Të përgatitet Lefter Maliqi.
Artur Roshi – Zoti Kryetar,
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Në datën 26 shkurt 1951 Sabiha Kasimati,
Hekuran Troka, Tefik Shehu, Lluka Drashkoviç,
Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi,
Fadil Dizdari, Ali Qordaliu, Jonuz Kaceli, Gafer
Jegeni, Petro Ekonomi, Zydi Herri, Niko Lezo,
Gafurr Jegeni, Qemal Kasaruho, Manush
Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin
Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, të gjithë
këta intelektualë, një pjesë edhe të shkolluar
jashtë në universitetet më të mira të botës, u
pushkatuan pa gjyq. Pasuritë e tyre u konfiskuan
dhe familjet u internuan. Kjo ndodhi jo se ishin
pjesëmarrës në ndonjë veprimtari kriminale, por
sepse ishin pjesë e elitës, të një elite e cila nuk do
të pajtohej asnjëherë me regjimin diktatorial.
Këta intelektualë dhe të tjerë u persekutuan për
shkak të ideve demokratike të Mithat Frashërit
dhe pasuesve të tij politikë, ide që, edhe pse në
terrenin e ashpër dhe gati shterp shqiptar kishin
hedhur rrënjët e lirisë.
Regjimi luftoi me të gjithë armiqtë që
fantazoi; shkatërroi elitën shqiptare, por në
mendjen e tij ai kishte vetëm një armik të
përjetshëm dhe potencial: lirinë dhe Mithat
Frashërin, njeriun simbol të saj. Shqipëria u
kthye në një burg të madh të rrethuar me tela me
gjemba dhe me shqiptarët e burgosur në të. Edhe
ajrin e kontrollonin dhe ua jepnin me racion në
qelitë e racionuara.
Për këto vuajtje të tyre, për këto
pushkatime pa gjyq, internime, burgime, punë të
detyruar nuk ka asnjë “më fal” deri më sot.
Më 26 shkurt vdiq e veja e diktatorit, vdiq
në shtëpinë e saj, pa pranuar asnjë faj të së
djeshmes, sepse në Shqipëri nuk pati
“Nurenberg”, edhe pse pati terror, krime lufte
dhe krime kundër njerëzimit. Ky është mëkati
më i madh i klasës politike në Shqipëri dhe, mbi
këtë mëkat, ngrihen teoritë e politikës së sotme,
që kërkon ende të jetë parti për të gjithë popullin.
Një ish- ministre, që mund të jetë këtu në sallë,
në një status të saj përmend Sabiha Kasimatin
dhe vlerat e saj, vlera që ajo ish-ministre nuk ia
njohu kurrë, sa ishte në atë post. Nuk kemi
dëgjuar qoftë edhe një propozim për një emër
rruge ose shkolle, që do të ishte gjëja më
elementare, për të mos thënë pastaj për ndonjë
çmim me emrin e saj ose të ndonjë intelektuali
tjetër të vrarë barbarisht nga regjimi.
Në të kundërt të kësaj, Tirana u mbush me
foto vrasësish në 75- vjetorin e pushtimit të saj.
Të bësh një status kundër Nexhmijes që ka
vdekur, pa dënuar gjithçka, e mban atë gjallë dhe
është pa vlerë. Nuk mund të dënosh Institutin e
Marksizëm-Leninizmit, që ajo drejtonte, ku
bëhej propagandën që shpëlante trutë e njerëzve
dhe të ngresh lart punët e kinostudios “Shqipëria
e Re”, që ishte shtojcë e kësaj propagande
politike, e cila ende vazhdon të bëjë
propagandën e saj dhe të rivrasë ata njerëz, si
Sabihaja, kundër të cilëve janë filmat e realizmit
socialist e të tjera.
Përmendja e këtyre figurave vetëm si
histori personale pa thënë të vërtetën historike,
pa dënuar krimet dhe dhunën e djeshme është
thjesht një përmendje për të marrë vota dhe për
të treguar që partitë vazhdojnë të jenë të të gjithë
popullit dhe i përfaqësojnë të gjithë. Ka ardhur
koha që partitë politike të mbështeten në
ideologjitë e tyre. Ka ardhur koha që ish- të
përndjekurit, ish -pronarët dhe të gjithë ata që u
cenuan nga regjimi diktatorial të kthehen te
partia që i përfaqëson, tek idetë e Midhat
Frashërit, te Balli Kombëtar Demokrat.
Së fundi, ju kërkoj një minutë heshtje në
kujtim të viktimave të bombës në ambasadën
sovjetike, por edhe të të gjithë viktimave të
komunizmit. Sigurisht jo, nga të gjithë, por ata
që e ndiejnë me zemër atë.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi-Ka një pikë të Rregullores
se si dhe kush i propozon seancës së Kuvendit
për të nderuar me një minutë heshtje, prandaj, ju
lutem, të respektohet ajo!
Zoti Gjoni, për procedurë.
Ralf Gjoni – Faleminderit!
Zoti Kryetar, në nenin 46 të Rregullores,
në pikën 6, thuhet se drejtuesi i seancës u jep
fjalën diskutuesve sipas regjistrimit paraprak,
duke harmonizuar pjesëmarrjen për çdo grup
parlamentar.
Tani unë e kuptoj që juve, Kryetar, ju
takon të harmonizoni emrat dhe të ndani
proporcionalisht diskutantët, sipas grupeve
parlamentare ose ato që janë jashtë grupeve
parlamentare, por, ju lutem, ndërkohë që neve
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
22
na vihet në dispozicion në ekran një rend
folësish, kur ky rend ndërrohet nga ana juaj, u
lutem shërbimeve të Kuvendit, sidomos IT-së ta
pasqyrojë në ekranet tona! Kjo për arsye
transparence dhe, minimumi, korrektësie
institucionale dhe procedurale të Kuvendit të
Shqipërisë.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi- Faleminderit, zoti Gjoni!
Dua t’ju them se ajo që thoni ju është e
drejtë, pra është në Rregullore, por nuk e di nëse
realizohet teknikisht. Ai nen është zbatuar
konform dhe unë jam munduar të ruaj balancat
midis të regjistruarve. Të regjistruarit i keni të
gjithë me kohën e përcaktuar. Ju njoftoj që deri
tani nga grupi i PS-së është konsumuar 50% e
kohës, pra 60 minuta nga 120 minuta; nga grupi i
PD-së është konsumuar 20 minuta nga 35
minuta, ose 60% e kohës; nga Grupi i Pavarur
është konsumuar 20 minuta nga 35 minuta, ose
60% e kohës. U jam borxhli deputetëve të
pavarur, prandaj u dhashë fjalën dy deputetëve
njëri pas tjetrit.
Fjalën e ka zoti Maliqi. Pastaj fjalën e ka
deputeti i pavarur, Zef Shtjefni.
Lefter Maliqi- Faleminderit, Kryetar!
Të dashur shqiptarë,
Siç po ndiqni edhe sot shoun e radhës, para
pak minutash patë Kryeministrin e Shqipërisë, të
cilit sot i kishte ikur edhe zëri, edhe ngjyra e
fytyrës dhe besoj e shpresoj që së shpejti t’i ikë
edhe ajo karrige...
Gramoz Ruçi- Zoti Maliqi, nuk kemi në
listë Kryeministrin, por kemi hallet, problemet
dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë.
Lefter Maliqi- ...e bërë pis me krim,
korrupsion dhe papërgjegjshmëri...
Gramoz Ruçi- Ju lutem, sepse do t’jua
ndërpres fjalën në qoftë se do të vazhdoni!
Lefter Maliqi- “Për hallet e shqiptarëve”.
Por çfarë hallesh të shqiptarëve do të dëgjojmë
ne kur këtu mbrapa kabineti qeveritar ka ikur,
sepse sapo ikën i madhi në Surrel, ikën gjithë
kabineti, nuk është këtu, dhe nuk dëgjon
deputetët për hallet e problemet e qytetarëve.
Imagjinoni çfarë drejtimi bëjnë këta!
Nga t’ia nisim?! Nga timoni që i dhatë ju,
qytetarë të Beratit dhe qytetarë nga Vermoshi në
Konispol?! Nga ky timon dhe premtimet boshe,
apo nga reformat, që i ka bërë të gjitha në
funksion të oligarkëve dhe krimit të organizuar,
apo nga reforma territoriale, që ka harruar
banorët e zonave rurale, të cilët nuk kanë
mundësi të takojnë këta kryebashkiakë me
zgjedhje moniste, që i kanë lënë banorët pa
investime dhe pa shërbime, apo nga legalizimet
falas, nga shëndetësia falas, apo nga reforma në
arsim dhe shëndetësi për interesa të klientëve?!
E përdorën Çilin për interesat e tyre dhe vetëm se
u doli kundër, i bënë arrestim të bujshëm, sepse
kush u del kundër këtyre, kështu arrestohet. Po të
tjerët, që kanë nxjerrë kriminelët më të
rrezikshëm këto ditë dhe këto muaj, nuk kanë
ndikuar te gjyqësori, apo vetëm Çili, një
intelektual dhe pedagog, paska ka ndikuar?!
Me çfarë të vazhdosh?! Me mashtrimet e
tyre që për 100 ditë do të vendosin rendin, kur
ndërkohë ka pasiguri, rrëmbime, vrasje, tritol dhe
drogë gjithandej?!
Me çfarë të vazhdosh?! Me rritjen e
pagave, që ishte një mashtrim i radhës edhe në
kongresin e këtyre, të cilët nuk kishin aty anëtarë
të Partisë Socialiste?! Po të dojë media, u jap
edhe video, që t’ju tregoj se çfarë njerëzish
kishte aty dhe sesi çonin mesazhe për të sjellë
njerëz nga administrata dhe të rinj nga shkollat e
universitetet.
Për çfarë do të flasim?! Për mashtrimet e
tyre, për një varfëri ekstreme, apo për një
shpopullim ekstrem?!
Sot është një ditë e madhe për të gjithë
shqiptarët, prandaj i iku zëri lartmadhnisë dhe
iku në Surrel apo në ndonjë vend tjetër. Sot është
një ditë e madhe e një manifestimi të madh në
mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës dhe
fateve të vendit. Së bashku ta largojmë këtë njeri,
që ka marrë peng Partinë Socialiste, sepse
qeveria nuk përbëhet nga anëtarë të Partisë
Socialiste, vetëm dy-tre ministra janë edhe
deputetë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në
kor dhe nuk u shërbejnë interesave të vendit. Sot,
me një uragan të madh popullor ta largojmë
njëherë e mirë këtë të keqe të madhe, ta çojmë
vendin në zgjedhje të parakohshme dhe të
pasohet me protesta të tjera të mëdha derisa
faktori ndërkombëtar të ulë palët dhe ta largojmë
këtë njeri nga karrigia e zezë, që e ka bërë pis me
krim, i cili është drejt divorcit jo vetëm me
Bilalin, por edhe me Partinë Socialiste. Ta
largojmë njëherë e mirë këtë bandë të lidhur me
krimin, e cila nuk ka lidhje as me Partinë
Socialiste dhe as me interesat e vendit, të cilin po
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
23
e shpopullon, po e varfëron dhe po e vret nga
dita në ditë.
Sot në orën 17:00, të gjithë ata që janë të
ndërgjegjshëm, deputetët e opozitës e të tjerët, të
jemi bashkë me flamurin kombëtar dhe me
mimoza në dorë për ta larguar këtë të keqe, që po
gllabëron vendin, po shkatërron fatet e rinisë dhe
trurit, që e largoi.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjala për zotin Zef
Shtjefni.
Zef Shtjefni –Të dashur qytetarë shqiptarë,
Të dashur qytetarë të qarkut Shkodër,
Sot dua të flas për takimin e zhvilluar me
qytetarët e zonave tona nëpër kafe, sepse nuk
kemi zyra. U keni dhënë zyra të tjerëve, të cilëve
ndoshta nuk u duhen gjë, dhe neve që punojmë
në terren, nuk na keni dhënë zyra. Unë kërkoj
zyrë për takime pune dhe kryetarët e partive
politike, të cilët janë këtu, duhet të kenë zyra,
prandaj, merrni masa që të pajisemi me zyra.
Justifikimet nuk na hyjnë më në punë, sepse po
bëhet gati 1 vit që po flasim për këtë temë.
Problemet e zonave tona i kam paraqitur
vazhdimisht, por dua t’ju them se Shkodra ka
mjaft probleme, është e varfër, pa investime dhe
ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Po të shkoni
në Shkodër me makina, përpara do t’ju dalin
mijëra njerëz me biçikleta, të cilët nuk kanë një
korsi ku të kalojnë dhe trafiku gjithmonë
rëndohet. Duhet një investim për korsi
biçikletash në të gjithë qytetin e Shkodrës, sepse
bashkia nuk ka mundësi për investime. Prandaj,
ftoj qeverinë dhe çdo institucion ndërkombëtar të
investojë në qytetin më të bukur të këtij vendi,
me njerëzit më të mirë e të bekuar nga Zoti!
Shkodra dhe zonat e Nënshkodrës kanë
mjaft probleme, të cilat i kam paraqitur në
seancat e kaluara.
Një problem dhe shqetësim tjetër që kanë
bizneset e Shkodrës janë kasat fiskale tatimore.
Ato duhet të blejnë kasa të reja, që kushtojnë mbi
200 euro, në një kohë kur kasat që kanë janë në
gjendje pune. Prandaj, shikojeni këtë problem
për zgjidhje, sepse bizneset nuk kanë pse të
blejnë kasa tatimore të reja, pasi i kanë në
gjendje pune këto që janë.
Problemi tjetër, që u prek këtu nga zonja
Hajdari dhe nga zonja Hyseni, është dhuna në
familje dhe unë po jap një shifër për vitin 2019,
që është alarmante dhe është një katastrofë: 950
gra dhe vajza gjatë këtij viti kanë kërkuar urdhër
mbrojtjeje, por gjysma e tyre e kanë përfituar atë.
Pra, shikojeni se ku është katandisur shoqëria
shqiptare sot! Prandaj shteti duhet të veprojë me
forcë kundër atyre që shkelin të drejtat e vajzave
dhe të grave tona.
Po vazhdoj me tej. Njerëzit që takova kanë
një shqetësim të madh, për të cilën jam këtu dhe
dua t’jua bëj prezente situatën e vështirë politike
që po kalon vendi. Duket qartë që njerëzit e
njohin mirë politikën, pra se si në këta 30 vjet
kanë dominuar një grusht njerëzish, duke bërë
çdo gjë për pasurinë e tyre, për interesat e tyre
në kurriz të shqiptarëve. Lindin pyetjet: pse vjen
tani ky revansh? Për të hedhur në erë
demokracinë? Për të zhbërë reformën në
drejtësi? Për të minuar organet kushtetuese që po
marrin formë? Unë u thashë njerëzve që
kontaktova këto ditë se direkt pas Konferencës së
Donatorëve, ku Shqipëria u vlerësua me 1,15
miliardë euro, jemi në prag të negociatave me
Bashkimin Europian. Por mendimi se
Kryeministri po përgatitet për një mandat të tretë
bëri që të turren një pjesë e mirë e tyre dhe të
thonë se kurrë Rama nuk do të marrë një mandat
të tretë, si dhe Presidenti të lëvizte duke mos
pyetur për Kushtetutën dhe për ligjet. Natyrisht,
opozita jashtë parlamentit, opozita brenda
parlamentit këtë punë kanë. Patjetër që ajo
kërkon pushtet dhe është në tagrin e saj të
vazhdojë luftën politike për të fituar zgjedhjet.
Mirëpo Presidenti, duke kërcënuar se do të
shpërndajë parlamentin dhe duke thënë se këtë
do ta bëjë populli, jep mesazhin më të keq tani
kur Shqipëria u vlerësua pozitivisht nga
komuniteti ndërkombëtar për të filluar punën për
rindërtimin e vendit nga pasojat e tërmetit të 26
nëntorit dhe për hapjen shumë shpejt të
negociatave me Bashkimin Europian.
Po sqaroj një pikë të Kushtetutës, ku thuhet
se parlamenti shpërndahet vetëm në 3 raste.
Së pari, kur nuk arrin të zgjedhë
Presidentin, sipas nenit 87 të Kushtetutës.
Së dyti, kur nuk arrin të zgjedhë
Kryeministrin, sipas nenit 96 të Kushtetutës.
Së treti, kur Kryeministri humbet mocionin
e mosbesimit, sipas nenit 101 të Kushtetutës, pra
në asnjë rast tjetër. Presidenti vihet në lëvizje nga
Kryetari i Kuvendit ose nga Kryeministri.
Shpërndarja e parlamentit nuk është një
kompetencë e shkruar në Kushtetutë dhe nuk
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
24
përmendet si detyrë specifike për Presidentin.
Ka edhe një mundësi tjetër që Presidenti mund të
dekretojë zgjedhje të parakohshme apo
referendume. Pra, çdo veprim që mund t’i bëhet
republikës parlamentare, në kundërshtim me
Kushtetutën, do të marrë goditjen e
menjëhershme nga ky parlament, pasi Presidenti
nuk i njeh deputetët që morën mandatin.
Unë bashkë me shumë kryetarë të partive
politike disa vite më parë kemi marrë pjesë në
“Çadrën e lirisë” kundër Edi Ramës dhe Ilir
Metës. Pavarësisht marrëveshjes politike që bëri,
them se Edi Rama është më ndryshe se Ilir
Meta, ndonëse asnjërin prej tyre nuk i kam
takuar kurrë. Zotin Rama e shikoj këtu në
foltore, por, pavarësisht kësaj, Lulzim Basha
është më i mirë se këta të dy, sepse zoti Basha
është lider europian. Ai mbetet një kandidat i
pazëvendësueshëm për Kryeministër.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Taulant Balla.
Të përgatitet Halil Jakimi.
Taulant Balla – Faleminderit, zoti Kryetar,
për mundësinë që më dhatë!
Kjo seancë është tërësisht e dedikuar për
një reflektim që sjellim nga takimet në secilën
nga zonat zgjedhore dhe nuk do të doja që as
unë, si kryetar i grupit të shumicës, dhe askush ta
shkelë këtë parim. Megjithatë, në çdo rast kur ka
një eveniment të rëndësishëm apo një moment të
rëndësishëm për Shqipërinë, mendoj se ajo duhet
ndarë edhe në kontekstin e kësaj seance.
Sot, në vijim të një progresi të
vazhdueshëm të rrugës europiane, besoj se si
Kuvend ne duhet të bashkëndajmë atë, që është
pa dyshim lajmi i ditës së sotme: raportin e
Komisionit Europian, i cili pas pak momentesh
do të bëhet publik. Por mendova të ndaj me ju
dhe me kolegët deputetë të maxhorancës, por
edhe të opozitës disa prej vlerësimeve themelore
që bën ky raport.
Ashtu siç e dini, ky raport paraprin
vendimmarrjen e Këshillit Europian të 27-28
marsit. Sikurse planifikohet në organigramën
vendimmarrëse të Bashkimit Europian,
mbledhjeve të Këshillit Europian u paraprin
raporti i Komisionit edhe për të 6-ta vendet, por
për Shqipërinë dhe Kosovën pa dyshim që jemi
shumë herë më të vëmendshëm dhe më të
interesuar. Në rastin e Shqipërisë Komisioni
Europian vlerëson pozitivisht të gjithë hapat e
hedhur nga raporti i fundit, gjithashtu, vlerëson
se vetingu ka ecur në mënyrë të shkëlqyer, por
edhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë,
edhe implementimi i plotë i deritanishëm i
reformës në drejtësi ka pa dyshim vlerësimin
maksimal. Duke thënë të gjitha këto, nuk duhet
të harrojmë në asnjë moment të gjithë hapat e
tjerë të rëndësishëm që ka bërë Shqipëria dhe
faktin që reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet
guri i themelit të rrugës europiane të Shqipërisë.
Ky është hapi më i madh që ka ndërmarrë
Shqipëria në 30 vjet dhe, në këtë kontekst,
mendoj se vlerësimi i sotëm i Komisionit
Europian për t’i rekomanduar Këshillit në fund të
marsit fillimin e bisedimeve për anëtarësimin me
Shqipërinë është një moment sa i rëndësishëm,
aq edhe moment krenarie. Nuk e bëj këtë për
subjektivizëm, por jam objektiv në një vlerësim
që dua t’i bëj edhe opozitës parlamentare. Së
bashku kemi punuar në mënyrë rigoroze, kemi
vijuar miratimin e shumë ligjeve që kanë kërkuar
shumicë të cilësuar. Ky është një dallim i madh
që ju ndan me opozitën e rrugës. Jam i
vetëdijshëm se shumë ligje, që kanë kërkuar
shumicë të cilësuar, ne nuk t’i kishim mundur t’i
çonim përpara dhe jam po aq i vetëdijshëm që
plot e plot momente të tjera na presin për të ecur
para. Në këtë kontekst, dua të citoj se edhe
raporti i Komisionit Europian, edhe Bundestagu
gjerman, e shënojnë si një prej detyrave dhe ne
duhet ta përmbyllim sa më shpejt. Do ta quaja
fazën e parë të reformës zgjedhore, që lidhet me
adresimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR-
it.
Ne kemi treguar gatishmërinë për t’i
mundësuar opozitës jashtëparlamentare të jetë
pjesë e tryezës (këtu falënderoj zonjën Hajdari
dhe zotin Gjiknuri për disponibilitetin për t’u
ulur dhe për të dëgjuar edhe opozitën jashtë
parlamentit), por të mos harrojmë se gjithçka
bëhet brenda institucioneve, bëhet në
Komisionin e Posaçëm të Reformës në
Zgjedhore dhe, pa dyshim, do të bëhet edhe në
një seancë plenare këtu.
Po ashtu, ne kemi treguar disponibilitetin
për të qenë të hapur edhe me ju, me një kërkesë
tejet legjitime nga ana juaj, që ka të bëjë edhe me
mundësinë e vlerësimit të propozimeve, që mund
të vijnë për sistemin zgjedhor, edhe pse, më
lejoni të jem i sinqertë dhe i hapur me ju, nuk
është sistemi zgjedhor problematika kryesore që
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
25
lidhet me zgjedhjet në Shqipëri, por është
adresimi i rekomandimeve të ODIHR-it ai që do
të na mundësojnë të jemi shumë striktë në
cilësinë e zgjedhjeve.
(Ndërhyrje pa mikrofon nga salla)
Megjithatë, për ata që nuk e dinë, që janë
në klasën e parë të Kuvendit, pra në vitin e parë
të eksperiencës së tyre, ky sistem zgjedhor është
miratuar në vitin 2008 dhe është aplikuar për
herë të parë në zgjedhjet e vitit 2009, por
eksperienca ka rolin e saj dhe sigurisht që në këtë
kontekst kemi shumë punë për të bërë.
Dua të theksoj, përsëri po rikthehem te
raporti i Komisionit Europian, që ky është një
lajm shumë i mirë për shqiptarët, sepse lidhet me
gjithçka që është bërë në Shqipëri. Reforma në
drejtësi ka ecur para.
Për fat të keq, ditën që reforma në drejtësi u
miratua në këtë Kuvend (një pjesë juaja këtu,
pjesa në krah të djathtë, nuk ka qenë në detyrat
që mban), më besoni, është ngjizur në Shqipëri
edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të
korruptuar, për të bërë gjithçka për ta penguar
reformën në drejtësi. Pra, edhe pse me kokën
poshtë dhe dorën lart e votuan reformën në
drejtësi, kanë bërë gjithçka kanë mundur deri atë
ditë, por kanë qenë shumë më aktivë më pas, për
të penguar çuarjen para të reformës në drejtësi.
Prandaj, edhe “beslikja”, bashkë me
“republikën e re” është sot në të njëjtin front për
të penguar dhe për të dëmtuar çdo lloj ecjeje para
të reformës në drejtësi dhe të rrugës europiane të
Shqipërisë. I them të dyja, sepse të dyja janë të
ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Çdo lloj proteste dhe manifestimi kundër
reformës në drejtësi nuk ka për t’ia rritur kurrë të
pengojë këtë angazhim të rëndësishëm të
historisë së re të drejtësisë në Shqipëri dhe të
historisë së anëtarësimit të Shqipërisë në
Bashkimin Europian. Për këtë të jetë i sigurt
edhe ndonjë Lejfen, që vjen këtu e merr fjalën në
seancën e Kuvendit si zëdhënës i manifestimit të
“beslikes”. Po i them se as shtangisti, boksieri
apo kushdo tjetër, madje edhe gjyshja e mikut
tim, Bes Kallakut, nuk e dinë fare se çfarë është
reforma në drejtësi, si mund të çohet para ajo dhe
çfarë përbën reforma në drejtësi për historinë e
Shqipërisë sonë, jo për këtë dekadë që kemi
nisur, por për më shumë se kaq.
Kjo është një reformë që është udhërrëfyesi
ynë kryesor për shumë e shumë vite, që do të
pasojnë prej sot deri në ditën e anëtarësimit në
Bashkimin Europian.
Kush mendon sot se dita e anëtarësimit në
Bashkimin Europian është e largët, më besoni, e
ka shumë gabim. Nëse para 7 vjetësh për
Shqipërinë as nuk bëhej fjalë të merrte statusin e
vendit kandidat, në 7 vjet Shqipëria jo vetëm që
e mori statusin e vendit kandidat, por sot është
gati për të filluar bisedimet.
Metodologjia e re, vlerësimi i sotëm i
Komisionit Europian, ka mundësuar që edhe
vende skeptike, që nuk lidhen fare me
Shqipërinë, se ç’ka bërë apo ç’duhet të bëjë
Shqipëria, ç’ka bërë apo ç’duhet të bëjë
Maqedonia e Veriut, që lidhen me çështje të
politikës së brendshme dhe çështje të rritjes së
popullaritetit të lëvizjeve të ekstremit të djathtë
në secilin prej vendeve, që nuk janë kundër
zgjerimit, por kundër Bashkimit Europian, pra në
këtë kontekst, sikurse besoj se jemi të gjithë të
vetëdijshëm, jam i bindur që Franca, pas
miratimeve të metodologjisë së re, pas këtij
vlerësimi pozitiv sot nga Komisioni Europian, do
të jetë mbështetëse.
Për sa u përket Vendeve të Ulëta, për të
qenë korrekt me termin, pas 1 janarit të 2020-s,
ne do të jemi shumë më bashkëveprues me njëri-
tjetrin, për të informuar kolegët e parlamenteve
të Vendeve të Ulëta për gjithçka që kemi bërë në
luftën kundër kriminalitetit, edhe pse më duket
paksa e çuditshme që nuk e dinë se çfarë roli
duhet të bëjë e të luajë Shqipëria, edhe me
disponibilitetin e Policisë së Shtetit për të qenë
shumë më prezentë dhe shumë më informuese
për çdo lloj grupi kriminal, që vepron në
Amsterdam, Roterdam apo në çdo pjesë të këtij
vendi. Megjithatë, kjo është diçka që ne duhet të
vazhdojmë ta bëjmë.
Integrimi europian ka në bazën dhe në
themelin e vet bashkëveprimin dhe
bashkëpunimin në dobi të shumë sektorëve dhe
lufta kundër krimit dhe drogërave, pa dyshim,
është një prej detyrave themelore në kuadër të
këtij bashkëveprimi.
Gjëja tjetër që doja t’ju thosha, që besoj se
merr një rendësi të posaçme sot, është se në këtë
ditë të rëndësishme të vlerësimit nga Komisioni
Europian, të njëjtët politikanë të establishment-it
të vjetër kundër reformës në drejtësi, përpiqen të
dëmtojnë me sa të kenë mundësi imazhin e një
vendi.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
26
Të thuash sot se Shqipëria është nën një
grusht shteti, është jo qesharake, jo futja kot, por
shprehje e gjendjes së rëndë psikologjike, të
cilën ne e kemi paralajmëruar 4 vjet më parë.
Në këtë sallë të Kuvendit të Shqipërisë
kemi thënë se sa më shumë afrohen dhe
institucionalizohen institucionet e reja të
drejtësisë, Prokuroria Speciale Antikorrupsion,
Byroja Kombëtare e Hetimit (dua t’ju kujtoj që,
pas një procesi shumë transparent, brenda pak
ditëve do të përzgjidhet drejtori i ri i Byrosë
Kombëtare të Hetimit dhe më pas e gjithë
struktura e re e Byrosë Kombëtare të Hetimit,
siç kemi rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, do të trajnohet dhe do të jetë gati në
një kohë shumë të shkurtër, sipas të njëjtit
model të Byrosë Federale të Hetimit në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës), dhe sa më shumë
forcohen këto institucione, aq më shumë rritet
ankthi dhe e folura jashtë çdo lloj norme dhe
etike institucionale.
Nuk besoj se në këtë sallë të parlamentit
ka ndonjë që mendon ndryshe nga unë për
mënyrën e qasjes së Presidentit të Republikës
përkundrejt institucioneve. Presidenti i
Republikës e ka humbur prej shumë kohësh të
drejtën për të qenë njeriu që përfaqëson unitetin
kombëtar. Ai ka zbritur në terrenin ku ka qenë
prej kohësh dhe e ka kthyer Presidencën në një
prej selive të opozitës. Kjo është një zgjedhje e
tij dhe është në të mirë të institucionit të
Presidentit që Presidenti ta legalizojë këtë
sjellje kundër institucionit të Presidentit. Ilir
Meta mund të jetë një prej katërshes drejtuese të
opozitës, por kurrsesi nuk mund të jetë
President i Republikës.
Ju kërkoj ndjesë për këtë pjesë, por e mora
fjalën për të ndarë me ju këtë lajm shumë të
mirë që Shqipëria mori sot, që sqaron çdo
mendje të çoroditur, por harrojeni se mund të
sqarojë Lefter Maliqin. Lefter Maliqi ka halle të
tjera që nuk ia zgjidhni dot as ju, as ne.
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Balla!
Fjalën e ka deputeti Halil Jakimi. Të
përgatitet deputetja Antoneta Dhima.
Dua të njoftoj zonjën Dhima, zotin Fadil
Nasufi, zotin Ergys Çyrbja dhe zotin Ardit
Konomi se diskutimet e tyre nuk duhet të
zgjasin më shumë se pesë minuta.
Halil Jakimi – I nderuar, Kryetar i
Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Jam sot këtu për t’ju vënë në dijeni të
shqetësimeve që më janë adresuar nga një grup
minatorësh e pensionistësh të Bulqizës gjatë
takimeve që kam pasur me ta javën që lamë pas,
kushtuar zgjedhësve shqiptarë, zgjedhësve në
zonat që mbulojmë.
Nëse do të bëja një përmbledhje, do të
konstatoja një sërë mangësish dhe problemesh që
kanë minatorët e Bulqizës, por veçanërisht dua të
ndalem në një problematikë të qëllimshme ose
jo, të ligjit nr. 29/2019. Bëhet fjalë për ligjin për
trajtimin suplementar të punonjësve që kanë
punuar në miniera dhe në nëntokë. Por cila është
“thembra e Akilit” në këtë ligj?
Nëse një minator do të dalë në pension në
moshën 55 vjeç, sipas ligjit të sigurimeve
shoqërore, ai nuk do të mund ta përfitonte këtë
1% të masës shtesë. Pyetja që më duhet të ngre
është: cili është avantazhi i një minatori
nëpërmjet kësaj shtese 1% të ligjit nr. 29/2019?
Asnjë avantazh dhe asnjë shtesë prej 1%.
Kushti për të përfituar, sipas këtij ligji, këtë
shtese prej 1% është vetëm nëse minatori do të
zgjedhë të dalë në pension në moshën 65 vjeç.
Atëherë, në funksion të këtij fakti cili është
përfitimi që ai të dalë në moshën 65 vjeç dhe
nëse do të ketë jetëgjatësi do të mund ta përfitojë
këtë shtesë apo të heqë dorë dhe të dalë në
pension në moshën 55 vjeçare dhe të mos e
përfitojë shtesën prej 1%?
Dihet që për shkak të kushteve të vështira
minatorët kanë një jetëgjatësi më të shkurtër në
krahasim me qytetarët e tjerë apo me një
punonjës të administratës, edhe për shkak të
rrezikshmërisë së lartë në punë, vdekjet janë më
të larta në minierë sesa në administratë. Në këto
kushte dua t’ju vë në dukje se një minator, në
relacionin e shtesës prej 1%, pothuajse e ka të
pamundur ta përfitojë gjatë jetëgjatësisë së tij
këtë shtesë, por vetëm kur të mbushë moshën e
pleqërisë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Me anë të kësaj dua të theksoj edhe shkeljen që i
është bërë nenit 18 të Kushtetutës, sepse me anë
të këtij ligji përfitojnë minatorët e dalë në trajtim
gjatë vitit 2001, por nuk përfitojnë minatorët që
kanë dalë nga 1 janari i vitit 2015 dhe në
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
27
vazhdim. Pra, edhe këtu kemi një trajtim jo të
barabartë të minatorëve.
Po ashtu, problem është edhe mosnjohja e
viteve të punës që minatorët kanë nëpër librezat
përkatëse. Dua t’ju sjell këtu një shembull, të një
minatori që quhet Ruhi Kola, nga Sopoti, i cili
kishte punuar 3 vjet në kaldajën qendrore
ngrohëse të qytetit të Bulqizës, por vitet e punës
nuk i ishin njohur, përkatësisht vitet ‘88, ‘89 dhe
‘90. Librezën që kishte në dorë e kishte të
vulosur dhe të firmosur me vulat e institucionit të
asaj kohe, por nuk i ishin njohur si vite pensioni
dhe vetë institucioni ishte justifikuar me arsyen
se nuk ka një dokument përkatës që i vërtetonte
vitet e punës. Vetë minatori në fjalë i njihte
kolegët, përgjegjësin dhe të gjithë punonjësit që
kishte punuar në atë kohë.
Problemet e minatorëve të Bulqizës janë
vënë në dukje edhe nga Sindikata e Minatorëve
të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar së
fundmi, të cilët kanë ngritur zërin për të drejtat e
tyre, kanë shpallur një listë me kërkesa, që nga
kushtet e punës, rishikimi i pagave, rishikimi i
kontratave kolektive e të tjera, por që nuk kanë
gjetur zgjidhje, madje, është pushuar nga puna
kryetari i kësaj sindikate, zoti Elton Debreshi, si
dhe anëtarët e kryesisë, zoti Beqir Duriqi dhe
Behar Gjimi.
Zëri i minatorëve janë vetë minatorët e
Bulqizës në mbrojtje të të drejtave të tyre që u
janë shkelur ndër vite. Po ashtu, në mbështetje
të tyre kanë dalë lëvizje, organizata dhe parti të
tjera politike. Dua të theksoj në këtë foltore që
nuk është kjo zgjidhja, pavarësisht se kushdo
ka të drejtë të japë ndihmë dhe të jetë në krahë
të një shtrese në nevojë. Ajo që duhet të zgjidhë
problemet e minatorëve është qeveria; ajo
duhet të marrë masa, sepse është detyra e saj t’i
zgjidhë këto probleme dhe të jetë rregullatore e
marrëdhënieve mes punëdhënësit dhe
punëmarrësit për kushtet e punës, kontratat
kolektive, pagat, sigurimet shoqërore, të cilat
janë të drejtat që u janë mohuar minatorëve.
Vetëm qeveria është hallka e bashkëpunimit dhe
e zgjidhjes së problemit të tyre. Minatorët nuk
mund t’i lëmë të përdoren si kamxhik për
gjobvënien ndaj bizneseve apo si fushë beteje
për partitë politike, por duhet t’u japim
zgjidhje. Kur të dalin në pension 55 vjeç, duhet
t’u jepet edhe shtesa prej 1%, pra duhet të hiqet
mosha 65 vjeç. Meqenëse i keni nxjerrë në
pension me ligj 55 vjeç, atëherë jepuni
minatorëve edhe hakun.
Ftoj Kryeministrin, ministrin e linjës, të
cilët me sa shikoj nuk janë në sallë, të vijnë dhe
të zhvillojnë një takim, ku t’i dëgjojnë vetë
minatorët nga afër...
(Drejtimin e seancës e merr zonja Hysi.)
Vasilika Hysi - Faleminderit, zoti Jakimi!
Fjalën e ka deputetja Antoneta Dhima. Të
përgatitet deputeti Ralf Gjoni.
Antoneta Dhima - E nderuar zonja
drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë dhe kolege deputete,
Të dashur qytetarë,
Gjatë takimeve me zgjedhësit e zonës që
unë përfaqësoj, me drejtuesit rajonalë dhe
vendorë kemi trajtuar dhe kemi orientuar për
zgjidhje një sërë problemesh. Një nga
shqetësimet e përcjella nga ish- naftëtarët dhe
naftëtarët, si edhe nga drejtuesi i Drejtorisë
Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Fier ishte
zbatimi i ligjit nr. 29, datë 23.05.2019 “Për
trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që
kanë punuar në miniera, në nëntokë, të
punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe
të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
Të gjithë ish-naftëtarët pensionistë, të cilët
përfitojnë trajtimin suplementar kanë plotësuar
dokumentacionin e miratuar me ligj dhe kanë
përfituar trajtimin financiar, duke filluar nga 5
korriku i vitit 2019. Një pjesë kanë përfituar për
të gjitha vitet e punës që kanë punuar në
industrinë e naftës, një pjesë kanë përfituar
trajtimin financiar pjesërisht për vitet e punës në
industrinë e naftës dhe pjesa tjetër nuk ka filluar
trajtimin financiar sipas ligjit për shkak të
mosmiratimit të vendimeve të Këshillit të
Ministrave për përcaktimin e funksioneve të
stafit inxhiniero-teknik, i cili do të përfitojë sipas
ligjit, si dhe për shkak të mospërcaktimit të
profesioneve të munguara, të cilat nuk janë
përfshirë në vendimin e Këshillit të Ministrave
nr. 526, datë 20.12.1958 “Për ndarjen e punëve
në kategori për efekt pensioni”.
Për zbatimin e plotë të këtij ligji dhe
përfitimin e shpërblimit nga ish- naftëtarët dhe
naftëtarët që plotësojnë kriteret e specifikuara në
ligj, dua të inkurajoj qeverinë të miratojë sa më
shpejtë vendimet e Këshillit të Ministrave për
stafit inxhiniero-teknik dhe ndarjen e punëve në
kategori për efekt pensioni.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
28
Mbështetja financiare e treguar nga qeveria
shqiptare në këto vite për investime në
infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore,
në banesa sociale, në energjetikë, në bujqësi, në
ujësjellës e të tjera ka përmirësuar ndjeshëm
zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Patjetër që kërkesa për përmirësimin e
infrastrukturës rrugore ka dhe do të ketë në çdo
kohë, por ajo që dua të orientoj për zgjidhje është
shqetësimi i banorëve të 4 bashkive të qarkut të
Fierit për rikonstruksionin e rrugës nacionale, e
cila lidh bashkitë Fier - Patos –Roskovec, si dhe
Patos - Mallakastër. Kjo rrugë është shumë e
amortizuar dhe duhet të planifikohet nga
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që t’i
nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë në të
gjithë gjatësinë e segmentit Fier- Mallakastër.
Rikonstruksioni i kësaj rruge është i
domosdoshëm dhe duhet të planifikohet edhe për
faktin se në të gjithë gjatësinë e saj, kryesisht në
segmentin Fier - Patos ka një numër të
konsiderueshëm sipërmarrjesh, të cilat ushtrojnë
aktivitetin e tyre dhe kontribuojnë mjaftueshëm
në buxhetin e shtetit.
Shpresoj dhe besoj se nga Ministria e
Infrastrukturës dhe Energjisë kjo kërkesë do të
merret në konsideratë, do të orientohet për
zgjidhje dhe do të jetë në prioritetet e saj.
Një problem tjetër, të cilin e kam përcjellë
edhe më parë dhe që duhet orientuar për zgjidhje
nga ana e qeverisë është akordimi i fondit për
dëmshpërblimin e 531 shtëpive të dëmtuara
pjesërisht nga tronditjet e tokës në njësinë
administrative Zharrës, Bashkia e Patosit, të cilat
janë vlerësuar në shumën 54 milionë e 132 mijë
e 270 lekë nga komisioni i ngritur nga Enti
Kombëtar i Banesave.
Faleminderit!
Vasilika Hysi - Faleminderit, zonja Dhima!
Fjalën e ka deputeti Ralf Gjoni. Të
përgatitet deputeti Klajdi Qama.
Ralf Gjoni – Faleminderit, zonja Hysi!
Unë po e vazhdoj atje ku m’u ndërpre fjala
para dy javësh. Po flisja pikërisht për hallet e
qytetarëve, sepse për hallet e qytetarëve po
mblidhet kjo seancë një herë në muaj. Në fakt,
më vjen turp që jam deputet i këtij Kuvendi ku
më shumë se treçereku i deputetëve nuk janë në
sallë dhe 80% e qeverisë nuk është e
pranishme në vendin e saj.
Kur ngrihen problemet dhe hallet nga
deputetët për elektoratin e tyre apo për qytetarë
të ndryshëm që u kanë transmetuar shqetësime
çdo ministër duhej të ishte këtu i ulur në
tavolinë dhe të mbante shënime për t’i adresuar
këto probleme. Të gjithë erdhën këtu, kur erdhi
kryekomandanti i madh për monologun e tij të
radhës, por askush nuk është këtu për të mbajtur
shënim se çfarë hallesh kanë qytetarët. E dini
pse? Të nderuar shqiptarë, sepse nuk u bëhet
vonë fare.
Këtë javë, edhe unë bashkë me kolegen,
zonjën Hajdari, qëllova të isha në Ballsh. Nuk
është zona ime elektorale, por mendoj se është
një problem shumë i madh, i cili na prek të gjithë
ne shqiptarëve, sepse bëhet fjalë për rafinerinë e
vetme të Republikës së Shqipërisë pronari apo
pronarët e të cilës kanë muaj pa u paguar rrogat
punonjësve për hakun e tyre. Ishim atje, do t’i
përsëris edhe një herë emrat, bashkë me
Gramozin, Remziun, Durimin, Sokolin, Jonuzin,
Erlindin, Selamin, Ervinin dhe shumë të tjerë,
të cilët pas 11 ditësh grevë urie më në fund
morën vetëm 3 muaj paga të prapambetura për
hakun e punës që ata kanë bërë. Të nderuar
kolegë, u deshën 11 ditë grevë urie që të
kaloheshin 3 rroga të prapambetura, të cilat u
takonin në fund të fundit, nuk po kërkonin
ndonjë gjë të madhe.
Unë ndihem tërësisht i përulur përballë
kësaj sakrifice. Ku është problemi? Problemi
është se Shqipëria është plotë naftë, plot 400
milionë tonë rezervë naftë nën tokë dhe
naftëtarët sot rrezikojnë jetën e tyre për t’u futur
në grevë urie, për të drejtat minimale, për rrogën
që u takon.
Shqipëria është plot me krom, ndërsa
minatorët e Bulqizës dalin nëpër protesta, sepse
janë të pakënaqur me kushtet e punës. Shqipëria
është plot me ujë, e dyta për rezerva ujore, pas
Norvegjisë, por sot Tirana është kryeqyteti i
vetëm ku qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm nëpër
shtëpitë e tyre. Pra, toka jonë shtrihet mbi ujë,
ndërsa ne nuk kemi në shtëpi ujë të pijshëm, të
cilin na duhet ta blejmë me shishe plastike. Kjo
nuk ndodh në asnjë kryeqytet tjetër në hapësirën
europiane.
Ja pra, kjo është Shqipëria e burimeve të
panumërta minerare e nëntokësore, që nuk i
gëzon qytetari shqiptar, por i gëzojnë vetëm disa
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
29
gangsterë, të cilët vazhdojnë të tërheqin fijet
qeveritare.
Unë mezi pres që SPAK-u të fillojë të
hetojë rastet e grabitjeve masive të pasurive tona
kombëtare për hesap të një grushti gangsterësh.
Nuk po ndodh ende, por po presim. Qeveria
duhet t’i japë urgjentisht zgjidhje ARMO-s, të
nderuar kolegë. Besoj se jemi dakord në lidhje
me këtë pikë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për tre
muaj rroga të prapambetura të naftëtarëve, por
bëhet fjalë për një aset kombëtar. Çfarë do të
bëhet me rafinerinë e vetme që ka ky vend? Ku
do të shkojë ajo naftë që nxirret nga nëntoka
shqiptare? Përse sot vazhdojmë të kemi çmimet
më të larta për litër nafte në rajon? Sepse disa
gangsterë janë duke bërë lekë, janë duke bërë
para në kurriz të pasurive kombëtare të
Shqipërisë.
Kam bërë shumë takime gjatë këtyre ditëve,
por më ka mbetur në mend një takim i javës së
kaluar, me një grup të rinjsh këtu në Tiranë. U
kërkova leje që t’ua përmendja emrat këtu, por
kishin frikë; në vitin 2020 kishin frikë t’u
përmendej emri. Më habitën të gjithë, sepse të
gjithë ishin të interesuar në lidhje me ligjin e ri,
që ka hyrë zyrtarisht në fuqi dje ose sot në
Gjermani, ligj i cili hap dyert e vizave të punës
ose të qëndrimit në Gjermani të të rinjve
shqiptarë nën 25 vjeç. Ndërkohë që ca vende si
Franca shqetësohen për migracionin ilegal, ne
duhet të shqetësohemi për migracionin legal. Me
këtë ligj Gjermania do të na i marrë të gjithë të
rinjtë dhe të gjithë profesionistët, ndërkohë që
askush nuk është i shqetësuar.
Por Kryeministri e ka gjetur zgjidhjen, ka
kaluar ligjin “Për të huajt”, me votat e të
bindurve të tij e të ndonjë tjetri. Vjen këtu, në
parlament, na thotë se po kërkojmë punëtorë, por
nuk na përgjigjet kush; shqiptarët nuk dashkan të
punojnë, të gjithë duan të shkojnë në Gjermani,
kështu që ne do t’i marrim nga vendet e Botës së
Tretë.
Kam një sugjerim për Kryeministrin: pse
nuk merr në telefon kryeministrin grek,
kryeministrin bullgar, ose pse s’merr në telefon
tatën tënd, Erdoganin? Ata refugjatë të bllokuar
mes kufirit turk, grek...
(Debat në sallë)
Zonja drejtuese e seancës, ju lutem, nëse
deputetët duan të vazhdojnë të flasin, mund të
shkojnë te kafeneja.
Vasilika Hysi – Keni të drejtë zoti Gjoni!
Të nderuar kolegë, ju lutem mbani qetësi!
Respektoni kolegun që është duke folur! Ju
falënderoj për mirëkuptimin! Ju lutem, le ta
dëgjojmë kolegun, sepse po flasim për çështje të
zgjedhësve tanë.
Ralf Gjoni – Sindroma e qeverisjes
socialiste rilindëse as nuk e çan fare kokën njeri
për hallet e qytetarëve.
Edhe një herë: ky Kryeministër...
(Debat në sallë)
Çfarë je ti, pronari i parlamentit, që më flet
kështu nga salla? Çfarë je ti? pronari je?
Vasilika Hysi – Ju lutem zoti Gjoni,
vazhdoni!
Ralf Gjoni – Po kërkoj respekt, sepse unë i
dëgjova të gjithë këtu. Po kërkoj respekt
minimal.
Vasilika Hysi – Ju lutem, vazhdoni fjalën!
(Debat në sallë)
Ralf Gjoni – S’jeni në komunizëm këtu. Se
e di që ju ka ngelur ora në komunizëm.
(Debat në sallë)
Na lini rehat, që të flasim, ju lutem!
Zonja drejtuese e seancës, vini rregull dhe
respektoni opozitën!
Vasilika Hysi – Zoti Gjoni, jua kam dhënë
fjalën, ua kam tërhequr vëmendjen kolegëve!
Ralf Gjoni – Tërhiqua vëmendjen pra,
sepse neve na e ndërpret fjalën kryetari!
Vasilika Hysi – Ju lutem, ua kam tërhequr
vëmendjen. Vazhdoni fjalën tuaj!
Ralf Gjoni – Për fjalën po debatojmë,
vetëm për fjalën, se s’po u japim gjë tjetër.
Kthehemi të zoti Balla. Prezenca jonë në
këtë parlament, si opozitë parlamentare, nuk
duhet të merret e mirëqenë, sepse po afrohemi
drejt 15 marsit. Zoti Balla nuk është në sallë, më
duket, por zotit Balla, të falënderoj shumë për
fjalët e mira në lidhje me prezencën tonë këtu
dhe për shpirtin konstruktiv të opozitës në
parlament. Kjo më kujton hipokrizinë e një çifti,
s’po marr mashkullin apo femrën, por njëri
partner i thotë tjetrit: “të dua, të dua”, ndërkohë
që është duke fjetur orë e minutë me dikë tjetër,
në një krevat tjetër.
Kontributi ynë për të mbajtur në këmbë
këtë parlament, jo maxhorancën tuaj, por
institucionin e parlamentit, të nderuar kolegë,
nuk duhet të merret e mirëqenë. Kontributi ynë
është në funksion të një reforme tërësore
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
30
zgjedhore. Kuptohet, nuk jemi kundër ODIHR-it,
nuk jemi bllokues, por nga ana tjetër, mos
kujtoni se ne jemi dele këtu dhe mund të votojmë
çfarë të doni ju, për të krijuar një alibi për Lul
Bashën, që të rikthehet në tryezë.
Prandaj, zoti Balla, nëse ju e keni seriozisht
angazhimin tuaj me ne këtu, si opozitë, sepse unë
nuk e kam ndër mend të cedoj te kjo pikë,
Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet t’i
shtyhet mandati minimumi gjashtë muaj. Në rast
se ata dalin nga Këshilli Politik, ne duhet të
mblidhemi urgjent këtu, të miratojmë reformën
zgjedhore të ODIHR-it dhe ndryshimet e
nevojshme të sistemit, për t’i dhënë drejtim kësaj
pune, sepse mjaft halle kanë shqiptarët dhe mjaft
i kemi duruar pleqtë e vjetër të politikës.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjoni!
Fjalën e ka deputeti Klajdi Qama. Të
përgatitet deputeti Ismet Beqiraj, e më pas
deputeti Kujtim Gjuzi.
Ju lutem, të nderuar kolegë, kjo seancë
është me minutazh të përcaktuar. Respektoni
orarin që ju ka përcjellë sekretaria e secilit grup.
Faleminderit!
Klajdi Qama – E nderuar kryetare e
seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
E kam thënë në fjalët e mia të mëparshme
dhe do e përsëris derisa të gjendet zgjidhja e
duhur, se problemi më i madh i qytetit tim
mbetet papunësia. Poliçani është një qytet i
vogël, i transformuar në një nga qytetet më të
rëndësishme industriale gjatë diktaturës
komuniste, me një natyrë gjeografike të
larmishme dhe komplekse, por që sot për shkak
të mungesës së zhvillimit ekonomik dhe
lëvizjeve demografike, po ngelet në mëshirë të
fatit. Çdo ditë e më shumë vihet re tendenca e
banorëve të qytetit për t`u larguar drejt zonave
më të mëdha urbane, edhe pse ia vlen të thuhet se
urbanizimi dhe infrastruktura e këtij qyteti është
përmirësuar ndjeshëm. Madje, po ta krahasojmë
me qytete të tjera të qarkut, Poliçani ka një
zhvillim urban dhe infrastrukturor për t`u marrë
shembull, si dhe investime të rëndësishme, siç
është ai i furnizimit me ujë 24 orë.
Në këto kushte, e them me bindje të plotë
se e vetmja arsye që ngelet për lëvizjen
demografike të këtij qyteti është zgjidhja për
punësim, sidomos të punëtorëve të ish-
Kombinatit të Armëve.
Shkatërrimi i punëdhënësit më të madh dhe
mbyllja e guroreve, pa menduar për sistemimin
dhe punësimin e qytetarëve që mbetën në rrugë,
sjell vetëm largime dhe humbje për këtë qytet.
Është detyra e qeverisë të shfrytëzojë të
gjithë mekanizmat e saj, që një situatë e
dëmshme të mos sjellë si pasojë një tjetër krizë.
Është detyra ime si përfaqësues i këtij qyteti të
vogël, por me njerëz që e duan aq shumë, t`i
kërkoj qeverisë të gjejë një zgjidhje sa më të
shpejtë për punonjësit e ish-Kombinatit të
Armëve dhe punonjësit e guroreve.
Në një qytet ku po bëhen kaq shumë punë
të mira, është e dhimbshme të shohësh largimin e
familjeve dhe migrimin e të rinjve, vetëm sepse
nuk funksionojnë mekanizmat e duhur për një
vend të bekuar nga Zoti, por të dënuar nga dora e
njeriut. Poliçani është një qytet i ringjallur nga
hija fantazmë e diktaturës komuniste, është një
qytet i vogël, por që ka mbajtur në mushkëritë e
tij dëmet e pariparueshme të industrisë së armëve
dhe një barrë të rëndësishme ekonomike. Ndaj
sot është detyra jonë e përbashkët të bëjmë të
gjithë pjesën tonë për t`i rikthyer këtij qyteti
frymëmarrjen ekonomike, për të cilën ka aq
shumë nevojë.
Gjej rastin t’i bëj thirrje ministres së
Mbrojtjes të marrë parasysh kërkesën time si
deputet i qarkut Berat për pagat e punonjësve të
ish-Kombinatit Mekanik të Poliçanit, që kanë dy
vjet pa i marrë.
Zonja Ministre, është hera e tretë që unë
ngre problemin e pagave të punonjësve të ish-
Kombinatit Mekanik të Poliçanit dhe gjej rastin
që në këtë seancë, që u dedikohet zgjedhësve
tanë, ta ngre përsëri këtë problem, duke kërkuar
të bëni një takim me ata banorë, se edhe ata kanë
të drejtat e tyre.
Ju faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Qama!
Urdhëroni, 3 minuta për procedurë, zoti
Bici!
Dritan Bici – Desha të flas për detyrimet
që kemi ne si deputetë, se secili deputet ka zonën
e vet dhe unë do t’i lutesha gjithsecilit të flasë
për zonën e vet dhe për problemet që ka zona e
vet.
Unë e lidh këtë me diskutimin që bëri zoti
Kosta Papa, që është i listës së Tiranës dhe foli
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
31
për arsimin e Gramshit, duke bërë paralelizma
me një rast të “Stop”-it për shkollën “Jakov
Xoxa” në Fier, duke njollosur arsimin e rrethit të
Gramshit.
Kosta është kollovar në Gramsh, nuk është
nga Gramshi, dhe ne e kemi trajtuar mirë. Unë e
kam trajtuar si shok edhe në kohën kur kam qenë
kryetar bashkie, e kam trajtuar mirë në mënyrë
që mos ta ndiente veten kollovar në Gramsh, por
unë mendoj se ai nuk mund të njollosë dot
arsimin e Gramshit, sepse ashtu i thotë gruaja e
vet, se gruaja e tij është xheloze për drejtoreshën
apo për x-in dhe y-nin. Ai mori nëpër gojë një
zonjë të nderuar, drejtoreshën e shkollës “Asllan
Shahini”, që është një ndër shkollat më të mira të
qytetit të Gramshit. Ajo është një zonjë e nderuar
dhe nuk është fare e vërtetë ajo që tha zotëria dhe
nuk janë të vërteta ato hulli në të cilat e futi ai.
Ajo është një zonjë super e nderuar dhe shkollën
e ka bërë të plotë, arsimin e ka të plotë dhe
drejtimin e shkollës e ka bërë me kompetencë.
Edhe drejtorët e arsimit, të cilët ai i mori
nëpër gojë, kanë qenë njerëzit më të nderuar të
rrethit të Gramshit dhe unë do të thosha se
qeveria socialiste dhe bashkia e Gramshit i kanë
kushtuar një rëndësi të veçantë arsimit në këtë
rreth, duke krijuar të gjitha kushtet, qoftë për
ambientet arsimore, qoftë për ngrohjen dhe drutë
e zjarrit, qoftë për personelin, qoftë për
transportin dhe të gjitha me radhë.
Ne kemi probleme si rreth, por problemet
tona janë si problemet e të gjithë Shqipërisë, siç
janë problemet e infrastrukturës rrugore nëpër
ish-komunat, kemi probleme me ujësjellësit, se
ende nuk i kemi bërë të gjitha fshatrat me
ujësjellës, kemi probleme me energjinë elektrike
nëpër fshatrat e zonave rurale, por kurrsesi nuk
mund të përdoret ajo gjuhë që përdori ai, gjuhë
prostitucioni. Ai le të vejë të flasë atje ku e ka
radhën e vet, por nuk mund të flasë dot për
arsimin e Gramshit.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Bici!
Zoti Papa, nuk lejohet replikë për një
ndërhyrje. Do t’u lutesha të gjithë folësve që, kur
adresoni shqetësimet e zgjedhësve, duhet të jeni
korrektë dhe të mos flisni për gjëra të cilat nuk
na takojnë.
Fjalën e ka deputeti Ismet Beqiraj!
(I drejtohet deputetit Papa, i cili kërkon të
marrë fjalën.)
Ju lutem, zoti Papa, nuk ju lejohet.
Rregullorja e Kuvendit nuk lejon replikën, kur
kolegu flet për procedurë.
Në datën 5 kemi seancë dhe mund të flisni.
(Debate në sallë)
Ju tërheq vëmendjen dhe do t’ju çoj për
procedurë disiplinore në Sekretariatin e
Mandateve!
(Debate në sallë)
Keni vërejtje. Ju jap masën e dytë, vërejtje.
(Debate në sallë)
Ju tërheq vëmendjen përsëri!
Fjalën e ka deputeti Ismet Beqiraj!
Ndjesë, zoti Beqiraj!
Ismet Beqiraj – E nderuar zonja drejtuese
e seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar mallakastriotë,
Të nderuar kolegë të mi naftëtarë në
Mallakastër dhe jo vetëm,
Në vijim të fjalës sime do t’u dedikohem
tërësisht problematikave tuaja, të cilat jo vetëm
kanë derivuar protestat dhe dy grevat e
punonjësve muajin e fundit në Stacionin e
Pompave të Ujit të Pijshëm në Poçem dhe në
Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në
Ballsh, por kanë dhënë edhe efekte sociale dhe
ekonomike për të gjithë banorët e Bashkisë
Mallakastër.
Gjej rastin që nga kjo foltore të falënderoj,
së pari, naftëtarët dhe mallakastriotët për
qytetarinë që demonstruan për të kërkuar
demokratikisht të drejtat e tyre legjitime për punë
dhe mirëqenie, për fisnikërinë dhe vendosmërinë,
duke sfiduar çdo përpjekje të segmenteve të
vjetra të politikës dhe medies shqiptare për ta
shfrytëzuar politikisht dhe hedhur helm dhe
ndasi mes tyre, jo vetëm këtë krizë sociale dhe
ekonomike të naftëtarëve, por edhe për
fatkeqësinë e humbjes së jetës në kushte natyrore
të kolegut të tyre. “Kush kërkon të nxjerrë
përfitim nga vdekja, është më i zi se vetë
vdekja”, thotë populli. Shpirti i mikut tim,
naftëtarit Artan, u prehtë në paqe!
Duke ripozuar problemet jo vetëm në
institucionet përkatëse, por edhe disa herë nga
kjo foltore, përsëri dhe përsëri do t’i prezantoj
ato, si edhe alternativat për rrugën e zgjidhjes së
tyre:
Për këtë ma bëri më të lehtë diskutimin
edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
32
lidhur me problematikat, përpjekjet, angazhimet
që kjo maxhorancë ka bërë për zgjidhjen e
problemeve të naftëtarëve dhe jo vetëm.
Do të theksoja tri probleme, të cilat u
diskutuan edhe nga pjesa dërrmuese e
parafolësve.
Problemi i parë lidhet me grevën 16-ditore
të punonjësve të Stacionit të Pompave të Ujit të
Pijshëm në Poçem. Nga kjo grevë rrezikohet
siguria për furnizimin me ujë të pijshëm të rreth
80% të banorëve të Mallakastrës, po ashtu edhe
me energji elektrike jo vetëm për shërbime
publike, por edhe për të gjithë aktivitetin dhe
operacionet hidrokarbure të industrisë së naftës,
nxjerrjes dhe përpunimit të saj.
17 punonjës të këtyre aseteve industriale
ushtruan 16 ditë grevë urie në ambientet e punës,
por e veçantë për grevat në këta 30 vjet, pa
cenuar shërbimin publik të furnizimit me ujë të
pijshëm dhe energji elektrike, edhe sepse
sipërmarrësit e këtyre aseteve u kanë borxh
vlerësimin e mundit të tyre për rreth 27 paga
mujore të prapambetura, plus sigurimet
shoqërore. Kërkesa e tyre ishte paga dhe vetëm
paga.
Cili nga ne deputetët, që të vetmin burim
kemi pagën, do të duronte dhe sakrifikonte kaq
gjatë dhe me veprime dhe akte dinjitoze si këta
punonjës? Por fatkeqësia e këtyre punonjësve,
dhe jo vetëm, por edhe të gjithë mallakastriotëve
dhe më gjerë, qëndron dhe i ka rrënjët te
kontrata e shitjes së të vetmes kompani të
përpunimit të naftës, ARMO, në vitin 2008. Ky
privatizim është një privatizim kriminal. Më
lejoni që në vijim të diskutimit tim të jap këto
alternativa për zgjidhje!
1. Kundrejt detyrimeve financiare ndaj
institucioneve shtetërore që pronari i kompanisë
“ARMO” sh.a., ose pronarët e fundit kanë, kam
propozuar që dy nënstacionet e energjisë
elektrike Ballsh dhe Poçem dhe stacioni i
pompave dhe rrjeti përkatës i ujit të pijshëm të
rishtetëzohen. Ne nuk duhet të kemi frikë nga
rishtetëzimet, kur privatizimet ose koncesionet
janë dhënë gabim. Ky rishtetëzim mund të bëhet
nëpërmjet procedurave gjyqësore dhe
përmbarimore, përkatësisht dy nënstacionet
elektrike të OSHEE-së, kurse Stacioni i
Pompave dhe rrjeti i shpërndarjes plus depot e
ujit të pijshëm t’i kalohen Ndërmarrjes së
Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Mallakastër.
2. Duke qenë se këto asete kryejnë
shërbim me funksion të dyfishtë, furnizimin me
ujë të pijshëm dhe energji elektrike për qëllime
publike dhe veprimtari industriale, sugjeroj që
transferimi i këtyre aseteve në favor të OSHEE-
së dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve,
Bashkia Mallakastër, të shoqërohet edhe me
transferimin e punonjësve përkatës dhe detyrimin
e pagave, plus sigurimet shoqërore të
prapambetura, jo vetëm të këtyre 3 muajve të
vitit që mbyllëm, që ishte detyrim i kompanive
që e kanë këtë aset me qira, por edhe pagave
historike të prapambetura. Ky detyrim t’u
shtohet detyrimeve që pronari i kompanisë
“ARMO” sh.a. ose pronarët e fundit u kanë
institucioneve shtetërore.
Problemi i dytë, që ka rëndësi të madhe
sociale, shoqërore dhe politike, për elektoratin
dhe mallakastriotët naftëtarë dhe jo vetëm, është
fati i mbi 850 naftëtarëve mallakastriotë, fierakë,
patosarakë etj., që punojnë në Kombinatin e
Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, fat i cili
lidhet jo vetëm me ekzistencën dhe
vazhdimësinë e aktivitetit të industrisë
përpunuese të naftës në vend, por edhe me
vetekzistencën e jetës demografike dhe sociale
në qytetin e naftëtarëve Ballsh, Patos dhe në të
gjithë krahinën e Mallakastrës dhe Fierit, si dhe
në të gjitha rajonet e industrisë së naftës.
Si alternativë për zgjidhjen e kësaj situate,
që riciklohet vazhdimisht, do të sugjeroja që
strukturat shtetërore, në mbrojtje të interesave të
punonjësve dhe gjithë komunitetit në këtë rajon
industrial naftëtarësh, të vendosin sekuestro
konservative jo vetëm për llogaritë e kompanive
që kanë aktualisht me qira ose/dhe pronësi në
këtë aset, por edhe për lëndët e para (naftën
bruto), nënproduktet dhe produktet e gatshme, që
janë në këtë kombinat deri në likuidimin total të
detyrimeve ndaj punonjësve për pagat e pamarra
dhe sigurimet shoqërore të padredhura. Janë
marrë masa edhe falë negocimit me naftëtarët e
të dyja grevave, me nismën e kryetari të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste, zotit Balla, si
dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së
Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në lidhje me pagat historike të
prapambetura dhe sigurimet shoqërore, për të
cilat një pjesë e konsiderueshme e naftëtarëve të
Kombinatit të Përpunimit të Thellë i kanë fituar
gjyqet tashmë, të tjerët janë ende në proces,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
33
kërkoj që të fillojë të ekzekutohet vendimi në
favor të naftëtarëve nga Shërbimi i Përmbarimit
Gjyqësor në përputhje me dispozitat e Kodit të
Procedurës Civile në bazë edhe të urdhrit për
vendosjen e sekuestros konservative nr. 249/14,
datë 22.10.2019 në favor të 505 kreditorëve
naftëtarë, i nxjerrë aktualisht nga Urdhri
Kombëtar i Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë për
aksionet e palës debitore.
Sa i takon vazhdimësisë së punës në këtë
kombinat, e cila mbetet një sfidë, vazhdoj të kem
bindjen e palëkundur se, nëse falimenton pronari
apo qiramarrësi i radhës i këtij aseti, por jo
industria e përpunimit të naftës, derisa të ketë
edhe një pikë naftë në tokat shqiptare, e cila
është me bollëk dhe perspektivën e ka të
shkëlqyer, kundrejt detyrimeve financiare
shtetërore që pronari i kompanisë “ARMO” sh.a.
ose pronarët e fundit kanë, të shihet mundësia e
rishtetëzimit të aseteve të KPTHN-së Ballsh
nëpërmjet procedurave gjyqësore dhe
përmbarimore.
Nga kjo foltore, si deputet i Kuvendit të
Shqipërisë, i kërkoj SPAK-ut që në serialin e
privatizimeve dhe të koncesioneve kriminale të
bëra këta 30 vjet mbi pasurinë kombëtare të nisë
hetimin e privatizimit dhe të postprivatizimit të
kompanisë “ARMO” sh.a., e cila duhet të jetë
dosja e parë në toplistën e korrupsionit dhe të
abuzimit me pasurinë kombëtare, që ky
institucion ta hetojë dhe ta gjykojë. Mesazhi që u
përcjell naftëtarëve të Ballshit është të gjejnë
forca dhe të vetorganizohen në një lëvizje ligjore
sindikaliste...
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Beqiraj!
Po, zoti Gjoni.
Për procedurë? Po.
Ralf Gjoni – Faleminderit, zonja Hysi!
Duke marr shkas nga deputeti i Gramshit,
zoti Bici, për çështjen që ngriti, dua me shumë
modesti t’i kujtoj zotit Bici, që neni 70 i
Kushtetutës, thotë: “Deputetët përfaqësojnë
popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat
detyrues”. Kjo bëhet edhe më relevante, sidomos
në kuadër të një seancë të tillë që u është
dedikuar halleve të qytetarëve dhe zgjedhësve,
por, duke marr shkas edhe nga një numër i
cunguar i deputetëve të opozitës, për shkak të
mosplotësimit të të gjitha mandateteve. Ne e
kemi detyrim, të nderuar kolegë, të sjellim këtu
dhe të përcjellim shqetësimet e qytetarëve jo
vetëm të qarkut nga ne burojmë, por edhe të
zonave të tjera elektorale ku gjykojmë se ka një
shqetësim.
Zonja Hysi, ju lutem, si drejtuese e seancës,
përcilleni këtë shqetësim dhe ta sqarojeni jo
vetëm zotin Bici, por edhe kolegët e tjerë
deputetë që në një seancë të tillë për hallet e
qytetarëve ne kemi të drejtë, sipas Kushtetutës, të
ngremë hallet e çdo qytetari qoftë ai brenda
qarkut nga ku burojmë, qoftë edhe jashtë tij.
Përndryshe, zotit Beqiraj do t’i ngelej hatri që
unë shkova në Ballsh dhe u takova me naftëtarët,
apo jo? Zotit Beqiraj nuk i ngelet hatri, sepse e
kupton atë si një shqetësim qytetar për disa
qytetarë të shkretë atje.
Nga ana tjetër, ju kërkoj ndjesë, do të bëj
vetëm një ndërhyrje, dua të falënderoj 4
ministret, zonja të nderuara, që janë prezente,
duke dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që po japin
një shembull, të cilin duhet ta ndjekin edhe
kolegët e tjerë të qeverisë.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjoni!
Fjalën e ka deputeti Kujtim Gjuzi.
Të përgatitet deputeti Fadil Nasufi dhe më
pas deputeti Myslim Murrizi.
Zoti Gjuzi, keni 5 minuta në dispozicion.
Zoti Fadil Nasufi, keni 5 minuta në
dispozicion, ndërsa zoti Myslim Murrizi ka 10
minuta në dispozicion.
Faleminderit!
Kujtim Gjuzi – Faleminderit, e nderuar
zonja Nënkryetare e parlamentit të Republikës së
Shqipërisë!
Faleminderit, shkëlqesi ministra! Shoh që
jeni vetëm zonja, shumë respekt për ju që jeni
këtu!
Ndërkohë, Kryeministri ishte i pranishëm, u
shpreh për 3 probleme dhe u largua, e kishte
fjalën për koronavirusin. Në fakt, koronavirusi e
ka zënë Kryeministrin prej 20 vjetësh që është në
pushtet, duke mos mbajtur përgjegjësi. Flet në
kongresin e Partisë Socialiste a thua se këtu janë
bërë gjithë të mirat e këtij vendi, por harron
menjëherë se Europa që na do, sepse jemi më
shumë europianë se europianët dhe na akordoi
miliona euro.
Problemi i dytë i Kryeministrit është me
studentët e ekselencës, të cilët do të punësohen,
por, ndërkohë, shkoni dhe shikoni administratën,
100 mijë prej tyre janë anëtarë të Partisë
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
34
Socialiste, herë 4 vota, 400 mijë vota, 420 mijë
pensionistë; 820 mijë ka kërkuar tani
Kryeministri.
Zoti Kryeministër, i keni votat, po vazhduat
kështu, do të rrini në pushtet deri kur, në fakt,
duhen edhe 25 vjet të tjera ta mbushësh
mesataren ponderike.
Po ndalem pak te çështja e studentëve. Një
koleg u shpreh se nuk keni punë me deputetin
këtu, deputetin atje, çështje xhelozie e të tjera,
më duket se zoti Bici e tha këtë. Zoti Bici, po ju
them se këtu jemi në 100-vjetorin e parlamentit
shqiptar dhe deputetët e këtij Kuvendi të
Republikës së Shqipërisë munden dhe kanë të
drejtë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të qenë në
çdo vend të Shqipërisë, në çdo qytet dhe fshat.
Po ju sjell në vëmendje se Shqipëria ka 2668
fshatra, zoti Bici. Ka shumë probleme në
Universitetin e Durrësit, Universitetin e
Shkodrës dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
në Tiranë. Në dosje kam emrat e disa
pedagogëve, të cilët jo vetëm që kërkojnë para,
por kërkojnë edhe favore të tjera, sidomos kur
kanë të bëjnë me zonjusha që i lënë prej 3
vjetësh maksimumi, duke i risjellë për provime,
duke i konsideruar dhe duke paguar para. Dua t’u
bëj ftesë këtyre pedagogëve, që nëse do t’i zë
mat, u kam vënë edhe njerëz tani për t’i
kontrolluar nga afër dhe nëse do të thonë edhe
një herë shprehjen: “Do të shohësh tavanin
pastaj, do të marrësh notën”, mjerë ata! Kjo
shprehje përdoret në Fakultetin e Gjuhëve të
Huaja në Tiranë.
Dua t’u them disa pedagogëve dhe
pedagogeve në Shkodër se nuk mund të
penalizojnë, sikurse e kanë kthyer universitetin
nga 27 mijë studentë në 700-800 studentë, ta
kenë mendjen në mësim, gjë që e kam përsëritur
disa herë. Këtu patjetër duhet të jetë më e fortë
edhe vëmendja nga vetë ministrja e Arsimit,
duke dërguar njerëzit e saj dhe ta marrë
informacionin nga burimi dhe, në këtë mënyrë,
do ta ketë të sigurt se këto që po ju them këtu
janë reale, madje studentët do të japin edhe emrat
e pedagogëve. Nuk ka si të ndodhë ndryshe,
sepse, nëse një student e ka librezën e studentit
me notat 9, 8, 7, 6, 5, ka dhe ndonjë 4 dhe ky
student për 3 vjet nuk merr asnjë provim, se nuk
paguan. Në Shkodër 500 deri në 2000 euro
shkon provimi, ndërsa në universitetin e Durrësit
shkon 300 euro, sepse është disi më afër Tiranës.
Në Tiranë thonë: “Hë, more, 200 mijë lekë dalin,
ndërsa në Elbasan 100 mijë lekë”! Këta janë disa
njerëz që nuk duhet të jenë në sistemin
akademik.
Si deputet i këtij Kuvendi, kërkoj që të
vijmë me një qeveri transitore me akademikë të
ndershëm dhe të mos vidhen votat!
Po bëhet gati nëpërmjet asaj që thuhet:
“Reforma e OSBE-së, reforma e kësaj, reforma e
asaj”, por nuk mund të ketë dot reformë me
Gjiknurë dhe me ata që braktisën parlamentin e
Shqipërisë! Nuk mund të vendosen dot data sot,
nesër, dhe nuk mundet dot ta bëjë këtë Presidenti
që zgjodhët ju, se konservatorët ishin kundër që
ditën e parë, në datën 6 qershor ata folën në
media dhe në datën 8 qershor 2017 e dërguan
Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë
që sot Presidenti del edhe një herë e thotë: “Do të
bëj protestë”, pastaj e kupton që nuk mund të
bëjë protestë, se është i të gjithëve Presidenti,
nëse do të ishte normal. Një njeri, për të cilin
kam thënë dhe e përsëris, ka konsumuar
Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, tashmë
presidencën dhe kërkon që...
(Ndërhyrje pa mikrofon)
Po, po, ai si President duhet të japë këshilla.
Patjetër, t’i japë, por jo të puqet me qytetarët, të
cilët i mashtron, siç ka mashtruar me mandatet
që i vodhi në vitin 2001! Prandaj, askush nga ata
që beson në doktrinën konservatore, në fjalën që
thotë Kujtim Gjuzi, të mos jetë sot në shesh,
sepse në shesh sot janë ata që i marrin erë bregut
të Lanës!
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Gjuzi!
Fjalën e ka deputeti Fadil Nasufi.
Fadil Nasufi – E nderuar zonja drejtuese e
seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Për shumë çështje dhe probleme që do të
zinin vend në fjalën time, besoj që publiku mori
informacion edhe nga Kongresi që zhvilloi Partia
Socialiste, ku u shpallën prioritetet, në fokus të të
cilit është edhe rindërtimi.
Pas situatës apokaliptike që kaluam me
tërmetin, ne kemi kaluar në një fazë të re të
mbushur me optimizëm, me kantierë ndërtimi që
do të rihapen, që do të sjellin transformime të
plota jo vetëm në zonat e prekura nga tërmeti,
por edhe në të gjithë programin zhvillimor të
Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
35
Dua të sjell në vëmendjen e publikut fakte
që na i thonë njerëzit, të cilët përcjellin
mirënjohje dhe marrin energji pozitive, kur
dëgjojnë lajme të tilla, kur ëndrrat dhe aspiratat e
tyre, të shuara me zhgënjim ndër vite, më në
fund gjejnë zgjidhje.
Po kështu, komunikimi publik me njerëzit
nuk mund të jetë jashtë shqetësimit të tyre
politik. Një nga shqetësimet dominante të
kohëve të fundit, që është prezent në çdo
ambient, ka të bëjë me tensionimin e situatës
politike, e cila ka për protagonist kësaj radhe
Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili,
pikërisht në kohën kur Shqipërisë i jepet një
mbështetje kaq e madhe politike, humanitare e
financiare dhe ku konfirmohen deklarata të
vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e
negociatave, ndërmerr nisma dhe akte
destabilizuese për Shqipërinë me një
këmbëngulje dhe kokëfortësi që nuk duhet të
jenë në natyrën e kreut të shtetit, si bartës i
unitetit të popullit. Kjo sjellje meskine e të parit
të shtetit, që buron nga një ndërgjegje e trazuar,
nga natyra e tij dyshuese edhe ndaj vetes, është
reagim i një njeriu që nuk pati dritë për të parë
rrugën, edhe pse Partia Socialiste e ndihmoi që ta
ushtronte detyrën sipas Kushtetutës, edhe pse i
dha shansin që të mos gabonte, edhe pse në
politikë vepron aksioma: “Mos e ndalo kurrë një
kundërshtar të gabojë”. Mirëpo, siç thotë populli:
“Nepsmadhi vret midenë e vet dhe, kur të miklon
kjo botë, të jep të mirat e tjetrit, por, kur të kthen
shpinën, të merr edhe të tuat”. Brenda kësaj
filozofie popullore është edhe karakteri dhe
dilema e Presidentit të Republikës, por qytetarët
e këtij vendi nuk duhen mbajtur peng me stres,
me konflikt, me ankthe, me bllokime dhe vonesa,
si dhe nuk duhet të ushqehen me mesazhe
dëshpëruese.
Një shqetësim tjetër, që dua ta përcjell këtu,
ka të bëjë me etikën tonë në komunikim, me
gjuhën e urrejtjes që përcjellim ne politikanët,
duke gjeneruar konflikt, dhunë, destruktivitet,
varfëri shpirtërore dhe antiligj. Unë nuk jam këtu
për të mbajtur ndonjë leksion, por nuk mund të
hesht për fyerjet, fjalorin ordiner dhe zhargonin e
rrugës, që nuk kursen as zonjat e nderuara, siç
ndodhi kohët e fundit me të nderuarën ministre të
Drejtësisë nga kryetarja e LSI-së. “Gruaja e
politikanit i zbut gjërat që burri ndien, ajo e merr
nxehtësinë dhe pret goditjen e parë”, thoshte
Regani, por nuk ndodh kështu në politikën tonë
dhe në Shqipëri. Shoqëria jonë është e mbushur
me një kulturë force, me agresivitet, me gjuhë
kundërshtuese deri në ekstrem, si dhe me
modelin se, duke përdorur një gjuhë denigruese
dhe masakruese, me shpifje dhe etiketime fyese
ndaj kundërshtarit, ti fiton terren dhe superioritet
mbi të. Ndaj, elita politike duhet të japë
shembullin e emancipimit të shoqërisë me fjalë
të kujdesshme dhe emancipuese, me një
vëmendje të shtuar ndaj kësaj çështjeje.
Unë admiroj dhe shpreh mirënjohjen e
thellë për shumë zonja të nderuara që kemi sot në
familjen tonë politike, të cilat janë shumë të
kulturuara, shumë të mençura dhe shumë të urta,
japin mesazhe shumë të forta dashurie, miqësie
dhe kërkojnë që politika të njohë dhe të
reflektojë mbi përmasën e mëshirës dhe që
politikës t’i prishet qetësia për hallet e njerëzve,
t’u paraprijë sfidave të fëmijëve tanë dhe të
gjitha shtresave të shoqërisë.
Një problem konkret ia kushtoj nevojës për
programe zhvillimore, të infrastrukturës dhe për
zhvillimin social dhe ekonomik të një treve të
lënë jashtë vëmendjes për gati 30 vjet, siç janë
fshatrat e njësisë Roshnik dhe Vërtop apo, siç
njihet ndryshe, Nahija e Tomorit; një zonë me
resurse të jashtëzakonshme, ku bukurive natyrore
u shtohet shpirti sipërmarrës i njerëzve shumë
punëtorë të fshatrave të kësaj zone, të cilët bëjnë
diferencën ndërmjet maksimumit që jep
gjithsecili në tokën dhe në pronën e tij dhe të
qenit larg investimeve publike për rrugë,
ujësjellës dhe linjat e energjisë elektrike.
Të gjithë deputetët, që e kanë përfaqësuar
këtë zonë, kanë ngelur të mikpritur dhe me
mbresa të jashtëzakonshme nga sjellja dhe
mënyra se si i ka mbështetur kjo zonë, por
qeveria duhet t’i bashkohet një pakete
investimesh, sepse tërmeti i harresës e ka
ndëshkuar ndër vite këtë trevë.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Nasufi!
Fjalën e ka deputeti Myslim Murrizi. Të
përgatiten deputetët Enver Roshi dhe Jurgis
Çyrbja.
Myslim Murrizi – Faleminderit, zonja
Hysi!
Së pari, shikoj që ka një përplasje për
kompetencat në ndarjen territoriale mes
deputetëve. Mos u habisni, kjo situatë ka që në
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
36
vitin 2009, deputetët bredhin si ajo nëpër brekë
edhe nëpër emrat e listave, sepse nuk kanë zona
dhe nuk kanë këllqe të shkojnë dhe të votohen
nga qytetarët. Kjo e ndan më së miri këtë punë,
atje ku votohesh, në emër të tyre do të flasësh,
dhe flasin në emër të partisë, siç pashë edhe
shpalosjen e vendimeve të kongresit të fundit të
partisë, nga një koleg parafolës.
Dëgjova me vëmendje të parin tuaj, që e
kishte përqendruar fjalimin në tri pika. E para,
ishte leksioni mjeko-shkencor, që do ta kishte
analizë çdo laborator biologjik i botës për
koronavirusin dhe m’u kujtua doktor Hamdi
Sulçebeg Rama.
E dyta ishte punësimi i të huajve, por jo i
shqiptarëve, dhe e treta, ishte amnistia fiskale ose
shndërrimi i OFL-së në MLF. Pastaj kryetari i
grupit erdhi dhe shpjegoi katalogun sesi do të
funksionojë reforma në drejtësi edhe besoj se
këto janë hallet e qytetarëve, meqenëse është
“java e gjelbër” dhe do të flasim për ata.
Prej disa ditësh fermerët myzeqarë të
Lushnjës, por edhe të zonave përreth, kanë qenë
në protestën e tyre, në të drejtën legjitime, për
hallin se bujqësia, si i vetmi sektor prodhues në
Shqipëri, është i harruar edhe pse në vitin 2013
premtuat me bujë heqjen e TVSH-së, heqjen e
akcizës, rimbursime dhe përralla të këtij lloji.
Sot, shqiptarët, por më së shumti fermerët, e
blejnë naftën 1700 lekë edhe pse në shtetin tjetër
shqiptar, në Kosovë, jo më larg se dje, çmimi i
naftës ishte 1 euro litri, që do të thotë 1200 lekë.
Te ne është 500 e kusur lekë më shumë. Kosova
nuk ka as port, as depo, por e merr naftën këtu
dhe e shet 500 lekë më lirë sesa ne. Pse? Sepse
ne kemi taksë qarkullimi ekstra për naftën,
ndërsa ata janë më me këmbët në tokë. Pse?
Sepse ne jemi të mbërthyer prej atyre që
sjellin naftë dhe kurrë nuk kemi kurajën të
ndikojmë me politikën dhe me autoritetin që ka
shteti, kur e gjithë nafta në botë ka pësuar një
ulje dhe ka shkuar rreth 50 dollarë fuçia. Këtu te
ne as ka pasur depozita, as kanë ndër mend të
kenë depozita, ruajnë të njëjtin çmim, sepse duan
të rrjepin sa më shumë dhe pjesën që rrjepin e
ndajnë me këta që janë këtu mbrapa.
Më erdhi mirë sot, që disa deputetë të
qarkut Fier, folën edhe për problemin që është në
atë qark dhe që me të drejtë punëtorët e rafinerisë
ditët e fundit u acaruan dhe kaluan në një grevë,
por nuk më erdhi mirë kur të gjithë politikisht ia
hidhnin fajin vitit 2008.
Po mirë, ju nuk keni ardhur dje në pushtet,
keni 7 vjet. Nëse e mendoni seriozisht se duhen
anuluar privatizimet e ujësjellësit, e pompave, e
stacionit të dritave, qoftë edhe i ARMO-s, i
Albpetrolit, çfarë të keni qejf, çfarë ju ka
penguar që nuk e bëni?!
Nuk më erdhi fare mirë që nuk dëgjova
askënd të vinte gishtin aty ku është realisht
problemi i një mijë familjeve që ushqehen atje
dhe indirekt i të gjithë rrethit të Mallakastrës, por
jo pak edhe i Patosit dhe i Roskovecit. Ore
zotëri, shteti është rregullator edhe mes privatit!
Nga kjo sallë janë votuar pesë anëtarët e
Autoritetit të Konkurrencës dhe marrin rrogë më
shumë sesa deputetët. Ky Autoritet ka marrë
gjashtë vendime për atë konflikt që është atje nga
data 13/03/2018 deri më datë 10/10/2019 dhe
asnjë nuk ka zbatuar, sepse nuk e lejon Edmond
Kokoneshi, që thërret ministrat në emër të
Kryeministrit në Kryeministri. Nuk ka këllqe
Juliana Latifi të zbatojë vendimet që Autoriteti
ka marrë. Ajo e ka gjobitur kompaninë e cila
merr, shet, gllabëron dhe nuk paguan asnjë lek
tatim në shtet, bankës së shtetit nuk...
Ç’patët more, ishit synetos nga gjuha që
nuk ua dëgjova ta përmendnit? Pse? Të gjithë
paguajnë nganjëherë!
Problemi i vërtetë është se mbi një milion
ton naftë në vit ikën në tregjet e huaja me 15
euro më lirë, sesa e ka pas marrë ajo rafineri.
Nuk flisni, sepse ka deputetë që i kanë
kthyer baballarët në zyra avokatie dhe marrin
nga 400 mijë euro nga Bankers. Këtu, këtu...
Autoriteti i Konkurrencës nuk është
institucion privat, varet nga ky Kuvend.
Ministrja tha që paskan ardhur dje përfaqësues
dhe janë takuar në Kuvend me Taulantin dhe me
kryetarin e bashkisë. Ky është takim partie. Kur
kanë ardhur, jemi takuar dhe me Kryetarin, zotin
Ruçi, i cili është i pari si kryetari i qarkut Fier
dhe të tjera gjëra na ka thënë. Nuk e di se sa jeni
pajtuar ju me ata. Grevistët kanë dalë se hynë për
tri paga, por do të hyjnë përsëri në grevë, nëse
nuk vihet dorë realisht aty ku është thelbi i
problemit. Boll dhe mos u bëni ortakë me
hajdutët e Bankersit që prej 12 vjetësh nuk
paguajnë asnjë lek tatim-fitim. Me ata hajdutë që
Drejtoria e Përgjithshëm e Doganës i gjobiti 100
milionë euro, jo lek, dhe ministrja e Financave,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
37
që paska ikur, e bllokoi gjobën. Nga 109 mijë
subjekte që ka Shqipëria, vetëm për këtë ndodh
që bllokohet gjoba me urdhër të kësaj zonjës
këtu! Nuk do të paguajë as atë gjobë që i ka vënë
Autoriteti i Konkurrencës, se Latifin e merr në
telefon Engjëlli.
Ka Shqipëria naftë, ka, por ne e blejmë më
shtrenjtë se të gjitha vendet e tjera që na
rrethojnë, më shtrenjtë sesa Europa, sepse nafta
jonë ngroh xhepat e atyre që e kanë qeverisur
këtë vend prej vitit 2008. Po, po, nëse është për
ta parë...
Më pëlqeu thirrja e kolegut Beqiri, që ta
marrë SPAK-u në dorë. Hajde t’ia çojmë, zoti
Beqiri, unë edhe ti së bashku, t’ia çojmë SPAK-
ut edhe privatizimin, edhe evazionin, edhe
kontrabandën, edhe tenderët. Hajde t’i çojmë!
Tha do të punësojmë 300 mijë veta në shtet
dhe se nuk ka vend për ata që nuk janë ekselentë.
Nga portali i ministres, kam zotin Majko këtu,
meqenëse mbulon diasporën, t’ia bëjë me dije
ministres së Arsimit, sepse besoj se është në
varësinë e Majkos...
(Ndërhyrje pa mikrofon.)
Ah, më fal!
Zyra Arsimore Fier, thotë: “Mësuesja e
parë 49,4 pikë në pritje, mësuesja e dytë 37 pikë,
e pranuar”. Ky që merr ekselentët, që zbaton
portalet!
Nga portali i ministrisë e kam marrë këtë
gjë. Prandaj, propagandë se këtu do të lëvrohen
fronte të reja, kantierë ndërtimi pune, do të vijnë
të huaj... Kush do të vijnë, sirianët, irakianët dhe
të përzihen shqiptarët çdo ditë të vitit për ekzil
politik në të gjitha vendet e BE-së? Është një
demagogji, që shqiptarët më shumë se çdonjëri
prej nesh në këtë sallë, e dinë mirë, sepse u ka
dalë boja mashtrimeve bajate sa herë që bëjnë
kongres apo sa herë që kanë hall të kapërcejnë
lumin.
Ministri i Bujqësisë, kudo që të jetë, ka një
kërkesë nga shoqata e fermerëve, të ndryshojë
skemën e rimbursimit, ta dërgojë atë direkt te
fermeri për prodhimin që shet dhe të hiqet dorë
nga rimbursimi i sekserëve, sepse keni 7 vjet që
rimbursoni vetëm sekserë. Pesë persona në
rrethin e Lushnjës me 71 mijë hektarë tokë,
numri një i bujqësisë në të gjithë Shqipërinë,
kanë përfituar si sekserë nga rimbursimet e
famshme tuajat. 4 vjetët e parë ia hodhët fajin
LSI-së, pasi ministri i Bujqësisë ishte i LSI-së.
Po këta 3 vjet, a e keni vetë?
Për dalldinë e përbashkët që ju ka kapur
kohët e fundit me atë që e zgjodhët nën
duartrokitje kur unë dhe opozita ishim në
“Çadër”, besoj se e keni lojë politike, nuk keni
këllqe, keni 1 vit që luani si macja me miun, herë
jepni pretencën, më pas e kap amnistia, herë
mblidheni të shtunën, herë ngrefoseni të dielën,
pastaj jepni dorën kur takoheni gjëkundi, hallin e
keni të përbashkët. U habita shumë që nuk ju
kanë ftuar edhe ju, Ramën të paktën, sepse në një
çanak jeni, me trëndafila, mimoza apo buzëkuqe,
çfarë thotë ai.
E fundit, të cilën doja ta filloja në fillim,
por ngaqë kemi pasur një përplasje të padrejtë së
bashku, zonja Hysi, miqësisht dua t’ju them që
kur ta lexoni mbiemrin tim, shtoni edhe një “r”,
se e kam me dy jo me një, pa pagesë e keni, jo
për hatrin tim, por ata që kanë mbiemrin tim janë
më shumë sesa unë dhe u ngelet qejfi kur e
lexoni ashtu.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit!
Zoti Murrizi, nuk e kuptova vërejtjen tuaj?
E keni për mbiemrin, Murrizi?
Në rregull, faleminderit!
Fjalën e ka deputeti Enver Roshi.
Keni 7 minuta në dispozicion.
Enver Roshi – Besoj se 7, është mesatare e
mirë, as shumë dhe as pak.
Faleminderit, zonja drejtuese e seancës!
Të nderuar deputetë,
Sot do t’ju flas pak për rrezikun global të
koronavirusit, është një rrezik që kërkon një
veprim global, por edhe Shqipëria i ka marrë
masat e saj. Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur
në komision ministren e Shëndetësisë, Institutin
e Shëndetit Publik, si dhe aktorë të tjerë të
sistemit shëndetësor, prandaj dua t’ju them që
deri tani masat e marra në të gjitha pikat kufitare
janë të arrira. Gjithsesi, mesazhi që dua t’ju
përcjell nuk është për të përhapur panik, por dua
t’ju them se sistemi ynë shëndetësor dhe bluzat e
bardha janë ato që gjenden në ballë të punës,
prandaj e ndiej si detyrim t’i falënderoj të gjithë
mjekët, specialistët e shëndetit publik, Institutin
e Shëndetit Publik, Qendrën Spitalore
Universitare në Tiranë dhe shërbimin e
sëmundjeve infektive në QSU-të, si dhe i bëj
thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të gjejë forca
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
38
për të punësuar sa më shumë specialistë të
shëndetit publik që kanë mbaruar Fakultetin e
Shëndetit Publik në sistemin shëndetësor, sepse
shoh që në shumë vende ka nevojë për
profesionistë të vërtetë të sistemit shëndetësor.
Natyrshëm që koronavirusi më i madh në
Shqipëri është koronavirusi politik. U bë gati 1
vit që jemi në parlament. Dua t’ju them se gjatë
këtij viti i kemi dhënë një mësim të mirë
politikës shqiptare, pasi largimi nga tryezat,
dialogu, debatet dhe institucionet është dëmi më
i madh që i bëhet shoqërisë shqiptare. Sot e 1 vit
kemi arritur t’i japim një mësim politikës
shqiptare që të mos largohet më, por të qëndrojë
aty, duke zgjidhur problematikat dhe hallet e
qytetarëve shqiptarë. Akti i hyrjes në parlament
është sa intelektual, aq edhe kombëtar, sepse u
bë në shërbim të futjes së vendit tonë në
komunitetin europian, Bashkimin Europian.
Reforma në drejtësi është votuar nga
parlamenti dhe opozita, që unë e falënderoj.
Së dyti, akti tjetër, formimi i institucioneve
si Gjykata Kushtetuese e të tjera, duhet të ecë në
një vijë, që kjo arritje dhe ëndërr europiane të
realizohet.
Gjithashtu, edhe reforma zgjedhore duhet
të përfundojë, sepse akti i administrimit të votave
në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Sistemi
zgjedhor të bëhet i hapur dhe qytetarët të
zgjedhin përfaqësuesin që duan.
Nga ana tjetër, dua të them se qëkurse ka
ardhur në parlament, kjo opozitë (ky është
mendimi im), larg të bërtiturave, larg klithjeve,
larg zënies së podiumit, larg akuzave monstruoze
që i bëjmë njëri-tjetrit, i është kthyer debatit,
etikës, kulturës së komunikimit, argumenteve
dhe analizës së situatës politike që është në
Shqipëri.
Politika shqiptare nuk duhet të jetë larg
problematikës së qytetarëve në bazë. Ne shpesh
flasim për gjëra të tjera, ndërkohë që hallet e
qytetarëve janë të tjera. Qeveria shqiptare duhet
të jetë më e ndjeshme ndaj problematikës së
qytetarëve shqiptarë.
Shpreh shqetësimin tim për një familje në
Durrës që përmbarimi e nxori nga banesa, duke e
lënë në mes të rrugës, pasi edhe një
dokumentacion bazë që ishte aty, në mënyrë të
falsifikuar... Kjo familje që u la në mes të rrugës
dhe nuk dihet si do të shkojë fati i saj, duhet
sistemuar. Ndoshta dikush këtu ka përgjigje, por
unë, kur e pashë nga televizioni, u ndjeva vërtet i
shqetësuar.
Ndjeshmëria, gjithashtu, shkon edhe për
qytetarët e Ballshit e gjithë të tjerët. Pra, duhet të
jemi më njerëzorë në trajtimin e problematikës së
qytetarëve. Të ulemi me ta në bazë e t’i pyesim.
Ka shumë ligje sot, të cilat qeveria nuk
duhet t’i shohë me arrogancë. Ajo duhet të
analizojë si po ecën ligji për arsimin e lartë në
Shqipëri. Sa është zbatuar ai? Si po funksionon?
Cilat janë problemet që ngrihen nga akademikët
shqiptarë? Qeveria duhet t’i analizojë ato dhe
duhet të bëjë përmirësimet e nevojshme në ligj.
Nga ana tjetër, në sistemin shëndetësor ka
nevojë për t’u parë në mënyrë rrënjësore se si
funksionojnë operatorët e sistemit shëndetësor në
Shqipëri, sa janë të bazuara ato në ligj, cili është
efikasiteti i përdorimit të tyre dhe çfarë nevojash
njerëzore kanë, pasi e shoh si një mundësi, sepse
një pjesë e buxhetit të shëndetësisë harxhohet për
operatorët shëndetësorë, ndërkohë që ai mund të
alokohet ndryshe. Pra, duhet parë edhe një herë
formulimi i operatorëve dhe për ta kthyer atë në
shërbim të qytetarëve, pasi problematika e
qytetarëve nuk zgjidhet duke bërë operatorë apo
megaoperatorë. Sistemi i dikurshëm i detyrimeve
të shëndetit publik kanë qenë më afër qytetarëve,
ndërsa sot një qytetar nga Leskoviku apo nga
Berati duhet të shkojë në Elbasan apo nga
Përmeti duhet të shkojë në Vlorë, largësia është
rritur.
Më 2 korrik 1990 parlamentarët kosovarë
në dyert e Kuvendit të Kosovës shpallën
Kushtetutën. Më 2 korrik këtu u hapën
ambasadat. A të jetë vallë kjo një koincidencë?!
Që nga ai moment e deri më sot, sa herë ka një
ëndërr europiane për Shqipërinë, ndodh diçka o
këtu, o në Kosovë.
Ne jemi këtu për të realizuar investimin
amerikan për Shqipërinë. Amerika ka më se 100
vjet që investon për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Jeni këtu për t’i shërbyer partneritetit të
Shqipërisë në Europë dhe integrimit të saj në
organizmat euroatlantike.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Roshi!
Fjalën e ka deputeti Çyrbja. Të përgatitet
zoti Bojaxhiu.
Jurgis Çyrbja – E nderuara drejtuese e
seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
39
Të nderuar qytetarë,
Meqenëse sot jemi në seancën parlamentare
pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,
do të doja të theksoja misionin dhe obligimin
tonë të përditshëm që janë njerëzit, të cilët na
besojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre, duke
nisur nga gjërat më të vogla e deri te sfidat më të
mëdha, si ajo e pas tërmetit, një sfidë që vijon
ende të përballohet me angazhimin maksimal të
qeverisë shqiptare në çdo fazë të saj.
Ja ku jemi sot për të reaguar për rrënojat
psikologjike që na la pastërmeti i 26 nëntorit.
Është përgjegjësi e madhe dhe privilegj që këtë
sprovë po e kalojmë me sukses.
Gjatë të gjithë kohës kam pasur takime me
njerëzit, me shumë të rinj e të reja, që janë
solidarizuar me komunitetin ku jetojnë dhe na
kanë dhënë të gjithëve një shkëndijë shprese se
çdo gjë do të kthehet në normalitet për këto
familje.
Kam pasur takime me njerëzit që kanë
mbetur të pastrehë dhe aktualisht përfitojnë
bonus qiraje. Vetëm në Bashkinë e Shijakut janë
aprovuar bonuset e qirave për 593 familje,
gjithashtu, 650 familje individuale dhe 30 pallate
do të rindërtohen nga fillimi. Në total janë 5
mijë banesa të dëmtuara.
Nga kontakti i vazhdueshëm që kemi pasur
me njerëzit në Bashkinë e Shijakut theksoj se
bashkia ka qëndruar pranë çdo familjeje të
prekur duke u shërbyer me dy turne njerëzve në
nevojë. Bashkë me kryetarin e bashkisë dhe
stafin kemi bërë edhe dëgjesa publike për
rindërtimin dhe kemi dëgjuar çdo shqetësim të
tyre dhe besoj se ia kemi arritur.
Ata të rinj dhe të reja, për të cilët ju fola
pak më sipër, janë lodhur nga protestat politike.
Njerëzit çuditen se si pikërisht në situatën ku
ndodhet, Shqipëria mori një përkrahje kaq të
madhe dhe të paparashikueshme nga e gjithë
bota. Por ka politikanë që nga njëra anë
mundohen të flasin në emër të popullit dhe nga
ana tjetër kërkojnë të bëjnë tubime për qëllimet e
veta të ngushta politike.
Shqiptarët duan Shqipërinë që çdo ditë po
përpiqemi ta ndërtojmë në bashkëpunim me
aleatët tanë SHBA-të dhe BE- në.
Është detyra jonë t’u përgjigjemi njerëzve
dhe të inkurajomë shpresën e përditshme të tyre.
Partia Socialiste ka vizionin, vullnetin dhe
këmbënguljen për të kapërcyer çdo vështirësi në
realizimin e përgjegjësive të menjëhershme që na
janë caktuar nga njerëzit që ne përfaqësojmë.
Si përfundim, dua të risjell një shqetësim
për zonën që unë përfaqësoj. Bëhet fjalë për
rikonstruksionin e rrugës Shijak- Durrës, që
është një rrugë me shumë problematika dhe që
ua ka vështirësuar jetën banorëve. Ministrja nuk
është, por unë dua t’i drejtohem pikërisht asaj:
zonja Ministre, a kemi një datë të caktuar se kur
do të fillojë puna për rikonstruksionin e rrugës
Shijak-Durrës?
Presim përgjigje.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti Çyrbja!
Fjalën e ka deputeti Eugen Bojaxhiu. Të
përgatitet deputeti Ardit Konomi.
Eugen Bojaxhiu - E nderuar drejtuese e
seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Gjithmonë dëgjojmë të flitet për urbanizim,
infrastrukturë dhe turizëm në sallën e seancave,
në mbledhjet e komisioneve, në tryeza e me
radhë. Ne përpiqemi të ftojmë sa më shumë të
huaj të bëhen pjesë e turistëve që vizitojnë
Shqipërinë; bëjmë promovime për
ndërkombëtarët, të cilën kërkojnë të vijnë dhe të
humbasin në mrekullitë e Shqipërisë.
Pyetja ime është: çfarë do të shikojnë në
Berat të huajt që ftojmë ne për të vizituar
Shqipërinë? Ata, patjetër që do të provojnë
mikpritjen, do të shijojnë bukuritë e qytetit të një
mbi një dritareve, qytetit muze, që përbën një
nga trashëgimitë më të mëdha të turizmit
shqiptar.
Por, gjithashtu, do të shikojnë rrugën
“Antipatrea”, aksi kryesor i së cilës është i
dëmtuar, me gropa dhe asfalt të deformuar; do të
shikojnë probleme infrastrukturore, sepse ka
mungesë investimesh për gati 20 vjet; do të
shikojnë lagje të lëna në mëshirën e fatit, pa
ndriçim, pa kanalizime, pa infrastrukturë dhe pa
asfaltim. Një ndër to është lagjja “ish-Pyjorja”,
pas stadiumit të ri, e ndërtuar pas viteve 1990, e
përbërë kryesisht nga shtëpi private, të cilat
mund të përdoren në çdo kohë si bujtina për
turizëm nëse do të investohet në infrastrukturën
rreth tyre. Është e patolerueshme që qyteti i
legjendave ilire, romako-bizantine, pjesë e
rëndësishme e trashëgimisë sonë kombëtare,
vuan nga rrugët me gropa, nga mungesa e
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
40
investimeve, të reklamuara aq shumë, nga
mungesa e kanalizimeve, nga përmbytjet që sjell
me këtë rast dora e njeriut dhe jo ajo e Zotit.
Unë sot, si qytetar beratas, si përfaqësues i
njerëzve të këtij qyteti, kam detyrimin t’i kërkoj
Bashkisë së Beratit dhe qeverisë të ndërhyjë te
lagjet e harruara të qytetit, si tek “ish-Pyjorja”,
lagjja “Çlirim”, lagjja “Murat Çelepias” dhe
lagjja “Barrikadë”. Kjo situatë, e pazgjidhur deri
tani, ndikon, së pari, në jetën e përditshme të
qytetarëve që banojnë aty. Qytetarët janë të
shqetësuar dhe jo pak herë u janë drejtuar për
ndihmë autoriteteve të qytetit.
Qeveria, pushteti vendor dhe ne si
parlament, kemi detyrim t’i presim, t’i dëgjojmë
qytetarët tanë dhe t’u japim zgjidhje
problematikave të tyre. Jetojmë në Shqipërinë e
vitit 2020, në një Shqipëri të zhvillimeve urbane
dhe drejt dixhitalizimit, por ndërkohë ata njerëz
hyjnë në shtëpi në orën 18:00, sepse lagjja e
qytetit ku banojnë nuk ka infrastrukturën e
duhur. Në qytetin e një vendi, që aspiron të bëhet
pjesë e familjes europiane, aq më tepër në një
qytet muze, bartës i një trashëgimie mijëvjeçare,
këto situata janë të pafalshme.
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti
Bojaxhiu!
Fjalën e ka deputeti Ardit Konomi.
Të përgatitet ministrja Elisa Spiropali.
Ardit Konomi – Të nderuar deputetë,
Ndoshta jo shumë prej jush kanë pasur fatin
të dëgjojnë, ta shkelin ose ta shikojnë rrugën e
vjetër historike tregtare “Niko Dhimi”, me
shumë histori prapa, e cila ka reshtur së
ekzistuari pothuajse pas fillimit të shekullit XIX.
Sot është rikonstruktuar, është efektive,
rreth 90% e gjatësisë e kësaj rruge. Një pjesë e
saj është bërë në saj të vëmendjes së investimeve
të qeverisë shqiptare dhe pjesa tjetër në saj të
bashkëpunimit me konsorciumin TAP, i cili
zhvilloi një pjesë të mirë të punimeve të shtrimit
të linjës së tubacioneve gazsjellëse përgjatë këtij
aksi. Aktualisht, mbetet një pjesë shumë e vogël,
rreth 5-6 kilometër është e pambaruar. Kjo rrugë
lidh aksin Korçë-Skrapar-Berat dhe ka një
interes të jashtëzakonshëm turistik dhe kulturor.
Pa dyshim, kur janë këto të dyja, ka edhe efekte
të mëdha ekonomike. Gjithashtu, kjo rrugë prek
afërsisht 42 monumente kulture, monumente
natyrore të rëndësisë primare për vendin. Një
pjesë e mirë e tyre janë të aksesueshme direkt
nga aksi rrugor dhe pjesa tjetër me devijime të
vogla. Njëkohësisht, është një aks që u jep jetë
xhepave turistikë të vendit tonë, zonës së
Skraparit, zonës së Vithkuqit dhe Voskopojës në
rrethin e të Korçës, duke u lidhur me Bredhin e
Hotovës në zonën e Përmetit. Duke filluar nga
Korça rruga shtrihet në malësinë e Vithkuqit, në
pjesën e Malësisë së Panaritit të Ostrovicës, zbret
në qafën e Martës, më pas në fshatin Tropollar,
në fshatin Potom, në Çorovodë dhe ndalon në
Berat.
Në këtë moment, duke qenë se TAP-i është
në përfundim të punimeve të tij në atë aks rrugor,
është shumë e rëndësishme që sipas kontratës me
qeverinë shqiptare, respektivisht me aspektin
mjedisor, me Ministrinë e Mjedisit, në përfundim
të punimeve duhet të rikthejë në identitet të
gjitha rrugët e aksesit, të cilat i ka ndërtuar për t’i
shërbyer pjesës së punimeve.
Në pjesën e lidhjes së kësaj rruge, midis
Korçës dhe Skraparit, posaçërisht ky aks rrugor,
që preket nga punimet rindërtuese, është aksi për
të cilin po flisja, i cili shtrihet nga Panariti në
Mashkullor, drejt fshatit Tropollar. Ministria e
Mjedisit duhet të ketë bashkëpunim të
padiskutueshëm me Ministrinë e Kulturës dhe
me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,
që, së pari, të ulen në tavolinë me konsorciumin
TAP, për të diskutuar për heqjen e këtij aksi
rrugor nga kjo pjesë e kontratës, për të lejuar që
punimet e tij të vazhdojnë dhe akset rrugore të
mbeten efektive, pasi, nëse kjo nuk ndodh, do të
jemi para riskut për ta humbur një herë e mirë
këtë rrugë. Bëhet fjalë për 5-6 kilometër, që
aktualisht janë në një stad të avancuar punimesh
shumë cilësore, të kategorisë së parë rrugore, të
një rruge me standard 4,5-4,6 metër. Këto janë
disa nga fotot e punimeve. (Tregon fotot).
Unë kam përgatitur një material të detajuar
për të tria ministritë, njëkohësisht me sugjerimet
përkatëse se si duhet të hyjmë në këtë
marrëdhënie me konsorciumin TAP. Kjo ka
ardhur edhe pas diskutimeve që kemi bërë me
konsorciumin dhe besoj se bëhet. Në këtë lloj
marrëdhënieje kërkohet efektshmëri, sepse besoj
se do të vijë shumë shpejt momenti, bëhet fjalë
për çështje javësh apo muajsh, në të cilin do të
diskutohet rikthimi në identitet i këtyre
territoreve apo për rrugët e lëna në gjendjen
aktuale.
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
41
Faleminderit!
Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti
Konomi!
Fjalën e ka ministrja Spiropali.
Të përgatiten deputetët Erion Piciri dhe më
pas Selami Jenihsheri.
Elisa Spiropali - Të nderuar kolegë,
Të dashur qytetarë,
Sa herë që vritet një grua, fillon seanca e
tronditjes publike. Unë dëgjova sot këtu zonjën
Hajdari që mbajti një fjalë të ndierë për këtë
çështje. Vritet një grua me sqepar, me thikë, me
hekur në kokë, me plumb te dera e shtëpisë, në
sy të fëmijëve, në dhomë hoteli, në mjedis
publik, i përplaset koka në çimento e të tjera
ngjarje makabre, të cilat të bëjnë të ndihesh keq
për faktin e të qenurit grua. Vdekja e gruas nuk
vjen duarbosh, por papritur pasohet nga një gjyq
popullor medietik. Për kë? Për vetë viktimën!
Gjyqi fillon: a i hidhte kripë gjellës; a e donte
vjehrrën; a e donte bashkëshortin; a kishte
probleme; a e xhelozonte burrin?! Pra, fillon
gjyqi moral në medien tonë, e cila nuk kursen as
viktimat, duke riprodhuar një dhunë sistematike
medietike jo vetëm për viktimën, por për të
gjitha gratë, patjetër me nënkuptimin që, nëse një
grua vritet, gjithmonë, për arsye që kuptohen,
faji është i saj. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk
arrijnë të revoltohen. Kjo është arsyeja pse
njerëzit nuk dalin në protestë. Pra, sepse
patriarkalizmi është kaq i rrënjosur jo vetëm në
trurin e maskarait, i cili e kryen vrasjen në sy të
fëmijëve, por edhe në hapësirën publike, ku
gruaja konsiderohet si një pronë, ku trupi i saj
mund të dhunohet, sepse nuk i përket asaj, por u
përket atyre. Pra, i përket njëherë babait që e ka
në shtëpi, më pas bashkëshortit dhe më pas
kujtdo tjetër.
Ne kemi parë skena, ku 6 jetime për dy ditë
qajnë dhe ulërijnë në ekrane; skena, të cilat nuk i
shikon as nëpër filma; skena që të krijojnë
ndjesinë se këtu gruaja nuk mund të shpëtohet as
nga policia, as nga shërbimet sociale, sepse
problemi është në shtëpi. Ne duhet të fillojmë ta
shikojmë problemin në hapësirën e shtëpisë, por
edhe në hapësirën publike.
Në hapësirën publike Presidenti i
Republikës, kur një grua i kundërvihet
politikisht, guxon t’i vërsulë lukuninë e ish-
partisë së tij për ta “kryqëzuar moralisht”. Në
emër të cilit moral flet Ilir Meta, se ai nuk është
më President i Republikës?! Si guxon të nxjerrë
zëdhënësit e institucionit të tij dhe t’i përdorë si
leckë për të goditur jo vetëm një grua ministre,
siç është ministrja e Drejtësisë e me radhë, por
për të goditur një funksionare publike?! Problemi
këtu qëndron se është grua, sepse, nëse një burrë
do t’i kundërvihej Ilir Metës, ai nuk do të
guxonte të nxirrte aradhën e paturpshme të
partisë së tij dhe të gjithë institucionit për ta
goditur, apo jo? Këtu fillon problemi. Nëse
goditet me fjalë apo fyhet me gjuhë patriarkale,
seksiste, misogjine ministrja e Drejtësisë,
imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një gruaje
në fshatin më të largët! Atë grua e vrasin me
thikë, e vrasin me armë. Kjo është ajo që duhet të
ndryshojë. Për këtë duhet të ngrihet zonja
Hajdari dhe të gjitha ne këtu. Këta nuk kanë
asnjë lidhje me traditën shqiptare, e cila e mbron
gruan, themelin e saj; nuk kanë lidhje as me të
ardhmen; nuk kanë lidhje as me vizionin për një
Shqipëri europiane, por janë vetëm një çetë, që
sulmojnë me fjalë kë t’u dalë përpara dhe pastaj
sulmojnë Shqipërinë...
(Ministres Spiropali i ndërpritet fjala, sepse
i ka përfunduar koha në dispozicion.)
Vetëm një sekondë, sa të mbaroj fjalën!
Vasilika Hysi – Zonja Spiropali, minutat
janë të përcaktuara nga Kryetari i Kuvendit!
I lutem sekretarisë, vetëm 30 sekonda.
Elisa Spiropali – Këta nuk kanë lidhje as
me traditën, as me të shkuarën, as me të
ardhmen, sepse janë vetëm një grup rastësor që i
kanë rënë për hise Shqipërisë. Kjo është historia.
Faleminderit!
(Drejtimin e seancës e merr zoti Gramoz
Ruçi.)
Gramoz Ruçi – Fjala për deputetin Erion
Piciri.
Të përgatitet deputeti Selami Jenishehri.
Erion Piciri – Të nderuar qytetarë
shqiptarë,
Sot parlamenti flet për problematikat më të
mëdha që kanë qytetarët tanë, por do të ishte
mirë të fliste për ekonominë, papunësinë dhe
korrupsionin. Por ka diçka tjetër, që na çon
mbrapa si shtet, na çon mbrapa si shoqëri dhe
lidhet me pushtetin që do të kapë shtetin, që do
të kapë të gjitha institucionet. Në këtë drejtim
jemi të ngjashëm me Rusinë. Disa ditë më parë
Kryeministri ynë çonte përpara flamurin e
OSBE-së në Moskë dhe për hir të së vërtetës,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
42
rusët tanë, “rusët e Lanës” takoheshin me rusët e
Uraleve. Në të njëjtën filozofi na bashkojnë
shumë gjëra me Rusinë, pavarësisht se nuk
duam. Në këta 80 vjet na bashkon bolshevizmi,
na bashkon fakti që sot jemi një ndër 3 vendet
më të korruptuara të Europës, por na bashkon
edhe diçka tjetër, pra ne dhe Rusia nuk hyjmë në
vendet e lira të këtij kontinenti, na bashkon edhe
fakti që pushteti ka goditur në një formë të tillë
që edhe opozitat i kemi dekorative.
Meqenëse jemi këtu në parlament, është
mirë të flasim edhe për disa shembuj pozitivë që
do të bëjnë diferencën midis asaj që jemi dhe
midis asaj se ku duhet të shkojmë.
Sot dua të flas për Xhorxh Uashingtonin.
250 vjet më parë, ky ushtarak luftoi për çlirimin
e vendit të tij dhe, pasi mundi perandorinë
britanike nuk shkoi pas pushtetit, sikurse
bolshevikët tanë në ’45-ën, apo disa të tjerë në
vitet më pas, por iku dhe u tërhoq në fermën e
tij. Në një moment të caktuar disa nga mendjet
më brilante të Amerikës e ftuan që të vinin bazat
e një kushtetute dhe të gjithë së bashku vunë
bazat e një kushtetute për ndarjen dhe për
balancimin e pushteteve që kurrë të mos ndodhë
që ndonjë personazh, si Putini apo si ky që kemi
tani, të marrë në një dorë të gjitha pushtetet.
Vunë një kushtetutë demokratike...
Dëgjoni edhe ju, socialistët, sepse këto janë
leksione shumë të rëndësishme për ju dhe për
formimin tuaj, sepse ju keni formim bolshevik
prej 75 vjetësh.
(Ndërhyrje nga salla pa mikrofon)
Pas 2 mandatesh ky njeri (u lutën të bëhej
President) u tërhoq si një njeri i lirë.
8 vjet në pushtet! Dje patët një kongres dhe
kërkonit mandatin e tretë. Po çfarë mandati të
tretë kërkoni ju kur keni shkatërruar ekonominë?
Nga rritja 4,1% keni rënë në 2,7%. Kur keni çuar
korrupsionin në nivelin më të lartë?
Ajo që po kërkoni sot, ditë pas dite, është
kapja e shtetit për të mbajtur pushtetin dhe jo
zhvillimi i vendit tonë. E keni degraduar
ekonominë, i keni bërë shqiptarët të jenë në një
ndër katër vendet e para në botë me dëshirën për
emigrim, keni shkatërruar arsimin shqiptar. Kjo
është ajo që po ndodh sot në Shqipëri, kurse ju
krenoheni me 800 milionë euro borxhe. Nuk ju
vjen zor!? Në fakt, shkoni në bazë të traditës,
sepse në 100 vjet ky vend është mbajtur vetëm
me borxhe; borxhe tek italianët, borxhe te
sovjetikët, borxhe te kinezët, borxhe te bankat
ndërkombëtare, borxhe tek arabët. Në konceptet
perëndimore ky është një huazim për gjeneratat
që vijnë. Keni shkatërruar ekonominë.
Vendi nuk mund të ecë përmes
autokracisë, përmes rritjes së korrupsionit dhe
rritjes së borxhit publik. Po shkatërroni
Shqipërinë e sotme dhe të së ardhmes.
Sot dua të ndaj një përshëndetje me ata
që do të dalin në shesh. Nuk më pëlqejnë ato
personazhe që në 30 vjet kanë ngrënë të njëjtën
çorbë bolshevike prej 75 vjetësh, por kauzat e
tyre për Kushtetutën, për balancimin e
pushteteve, për disiplinën fiskale, për uljen e
borxhit, por edhe për investimin në arsim janë të
drejta. Më vjen keq që nuk bashkohem dot me
ta, por shpresoj që shumë shpejt në rrugët e
Tiranës, njëlloj si në rrugët e Bukureshtit, të dalë
një gjeneratë tjetër që ta rrëzojë këtë
nomenklaturë 80-vjeçare komunistësh të
pandreqshëm.
Gramoz Ruçi – Fjalën e ka Selami
Jenishehri!
Selami Jenishehri – I nderuar Kryetar i
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zoti
Gramoz Ruçi,
Të nderuar kolegë,
Të dashur dhe të nderuar shqiptarë, brenda
dhe jashtë atdheut,
Sot është një ditë pak më e veçantë nga
ditët e tjera. Në shqipëri po ndodh një gjë e
pazakontë.
Gjatë kësaj jave që ne, deputetët, kemi
komunikuar me qytetarët, të cilët na kanë sjellë
këtu si përfaqësuesit e tyre, kam lexuar
shqetësimin e madh të tyre që Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, i cili ka për detyrë të
ruajë unitetin e popullit shqiptar, e ka shkelur
atë me të dyja këmbët ose do ta shkelë në orën
17:00, kur me librin e Kushtetutës së Shqipërisë
do të rrugëtojë në bulevardin “Dëshmorët e
Kombit”.
Të gjithë qytetarët që kam takuar, kanë
shprehur indinjatën e madhe për këtë gjest të
paprecedent dhe me të drejtë pyesin: ky
President do të rrugëtojë sot në bulevardin
“Dëshmorët e Kombit” me Kushtetutën e
Shqipërisë, për të cilën thotë se është Gjykata
Kushtetuese, pra gjyqtarët e saj?! Hajdeni të
bëjmë një analizë të vogël. Kur qytetarët pyesin:
“A është votuar me 69 vota ajo Kushtetutë?”,
Kuvendi i Shqipërisë
LEGJISLATURA IX - SEANCA E DITËS SË HËNË, 2 MARS 2020
43
çfarë përgjigjeje mund të japë deputeti? Po kur
qytetarët pyesin: “A është e vërtetë që Gjykata
Kushtetuese dhe gjyqtarët e kësaj të fundit e
kanë shfuqizuar nenin 315 të Kodit Penal?” Po
kur i thotë gjyqtarit se ti mund të marrësh një
vendim, që dihet se është i padrejtë, por ti nuk
dënohesh?! Qysh prej vitit 2008 gjyqtarët nuk
janë as Jezu Krishti, as Hafsa Pejgamberi, madje
u keni thënë: po hytë për të vjedhur, nuk ju thonë
gjë....
Shikoni: për të gjithë ata që i ka nxjerrë
jashtë vetingu, ka filluar ky proces hajnie. Ka
pasur pasoja të jashtëzakonshme për popullin
shqiptar pas vitit 2008, pasi është kjo Gjykatë
Kushtetuese, për të cilën zoti President do të dalë
sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do
t’u tregojë shqiptarëve se është Kushtetuta... Për
cilën Kushtetutë flet ti, more?! Çfarë gjyqtarësh
të Gjykatës Kushtetuese ke ti, more?! Por a janë
ata që i thanë qytetarit: “Unë ty ta marr pronën;
unë do të ta nxjerr djalin. Ai i dënuari me burgim
të përjetshëm ta ka vrarë djalin, por do ta nxjerr
jashtë dhe ti nuk ke çfarë më thua mua, sepse unë
nuk përgjigjem përpara ligjit?!” Ky është një turp
i madh për parlamentin shqiptar, more! Si mund
të jemi ne parlamentarë?! Si mund të jemi ne,
deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, more?! Si
mund të ulemi në këto karrige, kur ky nen është i
shfuqizuar? Del Presidenti i Republikës sot në
bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe na e do
këtë Kushtetutë?!
Unë them se përgjegjësi më të madhe sesa
ka Presidenti Ilir Meta për këto pasoja nuk e ka
asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë, sepse
është President, ka qenë Kryeministër, ka qenë
ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm e me
radhë dhe në këtë politikë, qysh në vitin 1991, ai
ka qenë dhe ka dorë në të gjitha prapësitë që i
kanë ardhur dhe sot i bëhen popullit shqiptar.
Zoti President thotë se ky parlament nuk
është legjitim. Meqenëse kam mbaruar degën
“Matematikë” dhe sensi im është të flas me
argumente, po ia kujtoj një: parlamenti që ishte
përpara nesh ku këtu kishte disa burra dhe gra që
ikën. Erdhën deputetët që i kam në krahun e
djathtë, këta trima, këta burra, këta deputetë të
vërtetë që i thanë shkopit të dirigjentit... Nuk
shkuan pas tij, por erdhën këtu të japin
kontributin e tyre.
I gjithë populli shqiptar e di shumë mirë që
ky parlament me këtë opozitë të re, siç e quajnë
ata...
(Deputetit Jenishehri i mbaron koha e
diskutimit.)
Faleminderit!
Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti
Jenishehri!
Ky ishte diskutimi i fundit për seancën e
sotme. Seanca tjetër do të zhvillohet ditën e
enjte, në orën 10:00.
Faleminderit të gjithëve!
(Seanca u mbyll në orën 14:00)
Kryetari i Kuvendit
Gramoz Ruçi
Sekretari për Procedurat dhe Votimin
Alket Hyseni
Drejtori i Shërbimit të Botimeve
Parlamentare
Krenar Hajdëri