kuvendi procesverbal - parlament · rendi i ditës: shqyrtimi nen për nen i projektligjit “për...

39
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë PROCESVERBAL Tiranë më, 17.04.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Elisa Spiropali nënkryetare e Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. Marrin pjesë: Elisa Spiropali, Klodiana Spahiu, Ilir Pendavinji, Flamur Golemi, Edlira Bode, Adelina Rista, Arben Kamami, Roland Xhelilaj, Almira Xhembulla, Nuri Belba. Merr pjesë edhe deputetja Klotilda Bushka. Mungojnë: Petrit Vasili, Bardh Spahia, Vangjel Tavo, Floida Kërpaçi, Grida Shqina, Halim Kosova, Orjola Pampuri dhe Lindita Metaliaj. Të ftuar: Dajna Sorensen Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave Saida Turabi shërbimi juridik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Doris Andoni - shërbimi juridik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Rajmonda Stefa nëndrejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave Danada Seferi drejtore e Programit të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Upload: others

Post on 05-Feb-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

PROCESVERBAL

Tiranë më, 17.04.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Elisa Spiropali – nënkryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”.

Marrin pjesë:

Elisa Spiropali, Klodiana Spahiu, Ilir Pendavinji, Flamur Golemi, Edlira Bode, Adelina

Rista, Arben Kamami, Roland Xhelilaj, Almira Xhembulla, Nuri Belba.

Merr pjesë edhe deputetja Klotilda Bushka.

Mungojnë:

Petrit Vasili, Bardh Spahia, Vangjel Tavo, Floida Kërpaçi, Grida Shqina, Halim Kosova,

Orjola Pampuri dhe Lindita Metaliaj.

Të ftuar:

Dajna Sorensen – Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave

Saida Turabi – shërbimi juridik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave

Doris Andoni - shërbimi juridik në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave

Rajmonda Stefa – nëndrejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave

Danada Seferi – drejtore e Programit të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

2

HAPET MBLEDHJA

Elisa Spiropali – Përshëndetje!

Sot do të diskutojmë projektligjin “Për strehimin social”, një projektligj shumë i

rëndësishëm, i cili zgjidh me themel çështjen e strehimit për të gjitha kategoritë sociale. Strehimi

social është një nga prioritetet e maxhorancës me një impakt dhe ndjeshmëri shumë të lartë për

qytetarët, sidomos për të pamundurit. Ministria e Zhvillimit Urban si ministri përgjegjëse, që

mbulonte çështjet e strehimit për periudhën 2013-2017, ka marrë nisma të rëndësishme në fushën

e legjislacionit dhe unë gjej këtu vendin të falënderoj zonjën Gjermeni, ish-ministre e asaj kohe e

Ministrisë së Zhvillimit Urban, e cila ka treguar lidership dhe forcë për ta çuar përpara këtë

projektligj.

Gjithashtu, dua të falënderoj pa diskutim relatoren Almira Xhembulla dhe zonjën Grida

Duma, relatoren e Partisë Demokratike, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe

Financave dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë

kurdoherë të gatshëm për të ardhur në komision, të përgjigjen para grupeve të interesit, por edhe

përpara komisionit tonë për këtë ligj kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm për qytetarët.

Më lejoni t’ju kujtoj se ky projektligj u hartua me bashkëpunimin e ngushtë të Programit

për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, të PNUD-it, i cili jo vetëm ka mbështetur projektligjin,

por në çdo takim ka shtyrë përpara kalimin e këtij projektligji në komisionin tonë apo në

Komisionin e Ligjeve dhe më tutje.

Në fillim projektligji u projektua si një ndryshim i ligjit nr. 9332 “Për programet sociale

dhe strehimin”, por u pa e nevojshme që ky ligj të ndryshohej rrënjësisht, sepse duhej që ligji të

ishte i plotë për t’i adresuar të gjitha kategoritë sociale dhe për të gjetur zgjidhje.

Dua vetëm t’ju theksoj që në këtë projektligj preken shumë nga kategoritë, të cilat janë më

të margjinalizuarat në shoqërinë tonë dhe u jepet zgjidhje, shihen dhe përcaktohen me përparësi

kategori si personat me aftësi të kufizuar në përputhje me përcaktimet e bëra nga Këshilli i

Ministrave, individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore

deri në moshën 30 vjeç, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-

pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë, azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në

detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë, punonjësit e repartit RENEA, viktimat e

dhunës në familje, viktimat e trafikimit, viktimat e mundshme të trafikimit, anëtarët e komunitetit

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

3

rom, anëtarët e komunitetit egjiptian, të cilët problemin e strehimit e kanë parësor, të miturit në

konflikt me ligjin pas ekzekutimit të dënimit, vajzat-nëna, individët nga komunitete të

diskriminuara, të cilët në bazë të vendimeve të autoriteteve përkatëse, siç është Autoriteti

Antidiskriminim nëse ka vendim, përfitojnë nga ky ligj, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të

tyre për strehim.

Ne si komision propozojmë që te lista prioritare të përfshihen edhe ish-të përndjekurit

politikë, të cilët kanë vuajtur nga regjimi dhe të shihen me prioritet nga ky ligj dhe në këtë mënyrë

ne marrim parasysh edhe propozimin që bëri opozita për këtë kategori e me radhë. Ndërsa për

dispozitat, në fund fjala do të jetë për përfaqësuesit e ministrisë për të përfshirë ndoshta edhe

familjet e ish-ushtarakëve, të cilët banojnë në banesa shtetërore dhe besoj se kemi një dakordësi

edhe me ministrinë në lidhje me këtë pjesë.

Të pranishëm në mbledhje janë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë,

zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida Turabi nga shërbimi juridik, Doris Andoni

nga shërbimi juridik, Rajmonda Stefa, nëndrejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave dhe nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zonja Denada Seferi, drejtoreshë e Programit të

Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pa u zgjatur po ia jap fjalën zonjën Sorensen.

Dajna Sorensen – Faleminderit!

Ne sot do të kalojmë nen për nen dhe do të shprehim dakordësinë tonë për të gjitha

rekomandimet që kanë ardhur qoftë nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, sikurse edhe

Komisioni i Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, që kanë dhënë

rekomandimet e tyre dhe ne kemi dhënë dakordësinë për ndryshimet e parashtruara për secilin nen.

Besoj se duhet të kalojmë direkt në secilin nga nenet.

Elisa Spiropali – Fjala për relatoren, zonjën Xhembulla.

Almira Xhembulla – Faleminderit, zonja kryetare!

Së pari, edhe pse e kam theksuar disa herë, dua të shpreh falënderimet e mia si relatore në

këtë komision për gjithë angazhimin e madh dhe mbështetjen që patëm qoftë nga kolegët e dy

komisioneve të tjera për dhënie, por kryesisht edhe për angazhimin ekspertëve që kanë punuar për

projektligjin dhe të ekspertëve që vijnë nga Ministria e Financave. Duke qenë se që në fillim

projektligji u miratua parimisht, pothuajse edhe nga opozita pati një angazhim nga ana jonë për të

qenë të hapur për të përfaqësuar dhe përfshirë në këtë projektligj, i cili ashtu siç e thatë edhe ju

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

4

kryetare, është një ndër ligjet ku ne ndihemi mirë, sepse adreson një problem të pazgjidhur deri

më sot të familjeve të komuniteteve të varfra, të cilat janë të pafavorizura në shoqëri dhe mbase ky

projektligj është faqja më sociale e një qeverie të majtë.

Fakti që projektligjin e sotëm, pas variantit të parë të punuar para 2 vjetësh, e prezanton

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sigurisht përbën një garanci për të shtuar edhe mbështetjen

financiare të programeve sociale të strehimit dhe është një dëshmi se qeveria i ka kushtuar shumë

vëmendje këtij sektori dhe për ne është një garanci që nesër ligji do të jetë i zbatueshëm, duke

pasur parasysh që është parë me shumë kujdes edhe në termat financiarë.

Pa diskutim, strehimi social ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe

presupozohet që të jepen rreth 550 milionë investime dhe për përmirësimin e kushteve të banimit

për komunitetet rome dhe egjiptiane dhe diferenca në subvencione. Sot është lançuar një nismë e

re, që janë kreditë e buta dhe të gjitha këto nisma përbëjnë të gjithë interesin që ka qeveria për këtë

targetgrup. Nuk po i ritheksoj edhe një herë parimet, sepse besoj se shtyllat kryesore të këtij

projektligji janë: siguria e qëndrimit, strehimi i përballueshëm dhe strehimi i përshtatshëm, të cilat

janë pa diskutim shtyllat dhe përparësia e këtij projektligji në krahasim edhe me ligjet që kanë

qenë më përpara në fuqi dhe që adresonin këtë çështje.

Ka tre programe të reja që ky projektligj parashikon t’i adresojë këto shtresa në nevojë.

I pari është programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, të cilat paraqesin

rrezik shembjeje, si dhe ato që janë të amortizura në të cilat përfitojnë prioritet familjet me nevoja

të veçanta, personat me aftësi të kufizuar, individët me statusin e jetimit, ashtu siç ju i përmendët,

të moshuarit, komunitetet rome dhe egjiptiane, komunitetet në zonat rurale e të tjera.

Programi për krijimin e banesave të përkohshme, të cilat janë të domosdoshme në kushtet

e adresimit të nevojave emergjente, si dhe programi i banesave të specializuara, të cilat adresojnë

probleme sociale të grupeve të veçanta, siç janë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar,

viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët që janë pa kujdes prindëror e të tjerë.

Vlen të përmenden, ashtu siç kemi diskutuar shpeshherë këtu në komision, por edhe në

diskutimet tona me kolegët në grupin parlamentar, instrumentet e rinj që sjell ky projektligj që

kanë të bëjnë me kontributin e sektorit të ndërtimit për sigurimin e banesave sociale. Me miratimin

e këtij ligji çdo subjekt privat që ndërton mbi 2 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi kalon në

pronësi të bashkisë 3% të sipërfaqes për t’u përfshirë në fondin publik të banesave sociale. Ndoshta

më vonë do të kemi mundësinë që ta shohim konkretisht edhe në nenin përkatës që është nenin 22.

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

5

Pra, kontributi i sektorit privat mbështetet në nenin 59 të Kushtetutës së Republikës së Shqipëri, i

cili thotë: “Shteti brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon (njëkohësisht ky

është edhe argument për ne në momentin që do ta votojmë), si dhe në plotësim të nismës dhe të

përgjegjësisë private synon plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim”.

Ka edhe dy elemente të tjera, që janë bashkëpunimi me sektorin privat dhe pronari social,

të cilët janë ashtu siç edhe e thashë instrumente të rinj të këtij projektligji.

Njëkohësisht kemi edhe dy argumente shumë të rëndësishme për familjet pa të ardhura dhe

në këtë përkufizim na ka ardhur në ndihmë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën

e falënderoj për gatishmërinë për të na ndihmuar që të vijmë me një përkufizim të qartë në lidhje

me këtë, ashtu siç na ka ardhur edhe rekomandimi për ta riparë ne në komision si komision

përgjegjës, ku për herë të parë projektligji adreson në mënyrë eksplicite edhe familjet pa të ardhura,

duke e sqaruar termin se çfarë nënkupton kjo kategori dhe adresimin e problemit të strehimit social

brenda mundësive financiare...

Elisa Spiropali – Zonja Xhembulla, ndjesë që po ju ndërpres, ishte shumë shteruese e

gjitha, thjesht unë...

Almira Xhembulla – Thjesht për t’u futur edhe një herë në ligj, sepse u bë kohë e gjatë që

nga momenti që e kemi kaluar në parim...

Elisa Spiropali – E përgëzoj punën që keni bërë si relatore, edhe në bashkëpunim me

Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ka qenë një punë

vërtet e madhe, por meqë sot jemi në diskutimin nen për nen mendoj që të gjitha çështjet mund t’i

diskutojmë tani nen për nen meqë kemi edhe përfaqësuesit e ministrisë dhe të bëjmë votimin.

Edhe një herë shumë faleminderit për punën tuaj!

Atëherë po futemi në diskutimin nen për nen meqë në parim e kemi diskutuar disa herë.

Neni 1 “Objekti dhe juridiksioni” i projektligjit të ardhur në Kuvend. Po jua lexoj: “Objekti

i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigurimit,

të shpërndarjes, administrimit dhe planifikimit të programe sociale për strehimin, me qëllim

krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në

aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve

shtetërore”. Ky është projektligji i ardhur këtu.

Kemi ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve si më poshtë:

Titulli i nenit bëhet “Objekti dhe qëllimi”.

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

6

Pika 1 ndryshohet si vijon: Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i

procedurave administrative për mënyrat e planifikimit, sigurimit, administrimit dhe të shpërndarjes

së programeve sociale për strehimin me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm

dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për

strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Ministria ka rënë dakord, ky është varianti.

Po, zoti Xhelilaj.

Roland Xhelilaj – Nuk e di në qoftë se ju e keni si praktikë që çdo nen të lexohet, por për

mendimin tim, pjesa dërmuese e neneve, të cilat janë kaluar parimisht edhe nga komisioni ynë, por

janë trajtuar me shumë seriozitet edhe nga Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Veprimtarisë

Prodhuese, kanë vetëm ndryshime termash. Pra, atje ku në krah është ndryshimi dhe nga mbrapa

fjala “dakord”, ne mund të themi neni 1, ka një ndryshim termi, komisionet kanë qenë dakord dhe

ne jemi dakord e kështu të kalohet. Ne të gjithë e kemi materialin përpara, kështu që...

Elisa Spiropali – Në fakt, praktika e mirë e do që të lexohet për ta parë në fund, por duke

qenë se janë 82 nene, jam dakord që të procedojmë menjëherë.

Roland Xhelilaj – Në pjesën ku ka komente mund të komentohet...

Elisa Spiropali – Secili mund të komentojë. Dakord.

Faleminderit, zoti Xhelilaj!

Për nenin 1, varianti përfundimtar. E hedhim në votë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Ndryshimet për këtë nen të bëra nga Komisioni i Ligjeve i keni të gjithë përpara.

Kemi dakordësinë nga Ministria e Financave. A ka komente?

Almira Xhembulla - Jemi dakord me rekomandimet që janë sjellë nga Komisioni i

Ligjeve.

Dajna Sorensen – Te pika 28 e nenit 2 kemi një riformulim, fjala “minimale” ose

përkufizimi i saktë do të ishte “individë, familje në nevojë për strehim. Individi, familja që ka

banesë por e ka në normën e strehimit që nuk ka të ardhura që të sigurojë pagesën për një qira të

përballueshme në tregun e lirë”. Ky është një reflektim i sugjerimit që ka ardhur nga OSFA për

pikën 28.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

7

Gjithashtu, riformulimi i pikës 46 i nenit... është në gjykimin tuaj si komision përgjegjës,

riformulim i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Elisa Spiropali – Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e ka diskutuar, jemi në

rregull.

A ka nevojë ta lexojë si bëhet, apo jeni dakord?

Atëherë e hedhim në votim, sipas variantit përfundimtar, me ndryshimet e Ministrisë së

Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pro? Kundër? Abstenime?

Për nenin 3 kemi një ndryshim të propozuar nga Komisioni i Ligjeve, germa “a”, pika 1,

sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Mesatarja nuk shpenzon më shumë se 25% të të ardhurave

të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatshëm”. Kemi dakordësinë e ministrisë.

Në fund të pikës 2, germa “a” sugjerohet të thuhet: “Mesatarja nuk shpenzon më shumë

se 25% të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatshëm”.

Në fund të pikës 3 sugjerohet shprehja “të parashikuara nga ky ligj”.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit ka bërë propozimin, i cili nuk

është reflektuar. Këtu janë reflektuar vetëm ndryshimet e bëra nga Komisioni i Ligjeve.

Përfaqësuesit e ministrisë, a jeni dakord?

Dakord. Neni 3. Kush është pro? 10 pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

10 vota pro.

Neni 4. Përsëri ndryshime nga Komisioni i Ligjeve. Pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më

poshtë: “Strehimi konsiderohet i përshtatshëm për një individ dhe/ose familje atëherë kur garanton

privatësinë një jetesë të sigurt, të qetë dhe me dinjitet.

“Në pikën 2 sugjerohen ndryshimet e mëposhtme germa “a” sugjerohet të riformulohet si

më poshtë: Hapësirat të mjaftueshme banimi sipas normave të strehimit dhe standardeve të

ndërtimit të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Shkronja “d” sugjerohet të riformulohet si më poshtë: Akses në shërbimet e punësimit

shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, në arsim dhe shërbimet e tjera komunitare është dhënë

dakordësia në variantin përfundimtar.

Përfaqësuesit e ministrisë a jeni dakord?

Dakord.

Kalojmë në votim. Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

8

Miratohet.

Kalojmë te neni 5. “Parimi i sigurisë së qëndrimit.”

Sërish Komisioni i Ligjeve ka sugjeruar, neni 5, me qëllim reflektimin e sugjerimit të

depozituar nga Avokati i Popullit për qartësimin e dy koncepteve “dëbim” dhe “zhvendosje”,

sugjerohet të riformulohet si më poshtë: “Qëndrimi në një vendbanim/strehim të përkohshëm ose

të përhershëm është i pacenueshëm.

Pika 2. Ndalohet dëbimi i individëve/familjeve nga vendbanimi i tyre”.

Në variantin përfundimtar të sjellë nga ministria...

Almira Xhembulla – Këtu kemi një rekomandim edhe në konsultim me ministrinë. Në

pikën 1 e nenit 5, “Qëndrimi në një vendbanim/strehim të përkohshëm ose të përhershëm është i

pacenueshëm” të shtohet edhe pjesa “përveç rasteve që janë në kundërshtim me parimet

kushtetuese si edhe ato të parashikuara me ligj”.

Elisa Spiropali- Kemi dakordësi për këtë pjesë?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Almira Xhembulla - Komisioni ynë në bashkëpunim me ministrinë.

Elisa Spiropali – Atëherë, votojmë nenin 5 me ndryshimin final të ministrisë.

Kemi edhe një ndryshim për neni 5/1, “Procedura e zhvendosjes. Në rast se qëndrimi në

një strehim ose vendbanim bëhet i pamundur për shkak të investimeve me interes publik, prishje

të objektit për shkak të përjashtimit nga procesi i legalizimit ose raste të tjera të përcaktuara në

këtë ligj ose ligje të tjera, njësia e vetëqeverisjes vendore kryen procedurën e mëposhtme: njofton

me shkrim individin, familjen për arsyen e zhvendosjes 30 ditë para nxjerrjes së aktit

administrativ. Për zhvendosjen nga banesa; b- informon individin, familjen për mundësitë

alternative të strehimit, nxjerr aktin administrativ për zhvendosjen nga banesa 45 ditë para

zhvendosjes duke njoftuar edhe formën e miratuar për strehim alternativ. Zhvendosja sipas

parashikimeve të këtij neni nuk zbatohet pa siguruar më parë sistemimin me strehim të

përshtatshëm të individëve/familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim.

Kundër vendimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore për zhvendosje nga banesa mund të

bëhet ankim në gjykatën administrative kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi për

gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Individët, familjet që preken nga zhvendosja përfitojnë ndihmë juridike në përputhje me

legjislacionin në fuqi për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

9

Pika 5. Procedurat e zhvendosjes dhe të bashkëpunimit institucional përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave”. Kemi dakordësinë me ministrinë.

Atëherë, hedhim nenin 5 në votim. Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 6. “Parimi i respektimit të kulturës dhe për një ndryshim traditave të komuniteteve”.

Kemi një propozimi të Komisionit të Ligjeve, pika 2, me qëllim reflektimin e sugjerimit të

depozituar nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare, sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Ndërtimi i banesave duhet të mundësojë shprehjen e identitetit kulturor dhe diversitetin e

komuniteteve pa cenuar standardet e nevojshme të cilësisë së strehimit”.

Kalojmë te votimi i nenit 6. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 7. “ Parimi i pjesëmarrjes”. Nuk ka ndryshim.

Atëherë, votohet në versionin e ardhur në Kuvend. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 8. “Parimi i transparencës dhe informimit të publikut”. Germa “c” sugjerohet të

riformulohet si më poshtë: “Ndihmë për plotësimin e formularëve të aplikimit për strehim për

individët me aftësi të kufizuar në të parë dhe në të folur nëpërmjet interpretuesit të gjuhës së

shenjave ose lehtësuesit të komunikimit, të moshuarit, për persona që nuk kuptojnë gjuhën shqipe

ose ata që nuk dinë shkrim dhe këndim, si dhe të sigurojnë që çdo individ/familje, të cilët kanë

vështirësi komunikimi për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore ose sociale. të marrin

informacionin dhe ndihmën e nevojshme për këtë qëllim”.

Dakord me propozimin e Komisionit të ligjeve. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 9. “Parimi i mosdiskriminimit”. Nuk kemi ndryshime. Pro? 10 vota pro. Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kreu 3. “Programet sociale të strehimit”.

Në nenin 10 kemi një propozim për ndryshim në germat “a” dhe “c” të pikës 1. Përpara

akronimeve shtohet shprehja: “Këtu e më poshtë referuar””.

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

10

Në pikën 2, fjala “sigurojnë” zëvendësohet me fjalën “kujdesen”, pas shprehjes “program

tjetër” shtohet shprehja “strehim social”. Në fund të pikës 3 shtohet shprehja “strehim social në të

njëjtën kohë”.

Kemi dakordësinë e përfaqësuesve të ministrisë.

Hedhim në votim nenin 10. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 11. “Ndërthurja e programeve sociale të strehimit me shërbimet sociale”. Nuk ka

propozime për ndryshime. E hedhim në votim siç është. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 12. “Kushtet për fitimin e statusit të përfituesit nga programet sociale të strehimit”.

Kemi një propozim për ndryshim: “Fjalia e parë e pikës 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

1.Statusin e përfituesit nga programet sociale, sipas këtij ligji, e gëzon çdo individ që ka mbushur

moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes

vendore, të cilët në momentin e aplikimit plotësojnë kushtet e mëposhtme”.

Pika 3 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Parashikimet e pikave 1 dhe 2 të këtij neni

zbatohen vetëm për ata individë ose familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë

fare të ardhura, sipas përcaktimeve të nenit 3 të këtij ligji”.

Pas pikës 3 sugjerohet të shtohet pika 4 si më poshtë: “Të drejtën për të përfituar nga

programi i banesave sociale të specializuara e kanë edhe të miturit nën moshën 18 vjeç pas lirimit

ose pas përfundimit të programit të masës alternative të shmangies, në rastin kur bazuar në një

vendim gjyqësor ose një akt administrativ mbeten të pastrehë për arsye se nuk duhet të jetojnë me

prindërit, kujdestarin ligjor ose me familjen e tyre”. Ndryshim tjetër nuk ka.

Kemi dakordësinë nga përfaqësuesit e ministrisë.

Kalojmë në votim. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Edlira Bode - Zonja drejtuese e komisionit, kam një mendim, të gjithë anëtarët e

komisionit i kanë ndryshimet përpara, unë mendoj se duhet të ndalemi vetëm tek ato ndryshime

që mund të jenë objekt debati.

Elisa Spiropali – Po, më thonë që ndryshimet duhet patjetër të lexohen.

Po, zoti Xhelilaj.

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

11

(Ndërhyrje pa mikrofon).

Elisa Spiropali – Po, zonja Frehati.

Klotilda Bushka Ferhati – Ky nen, si parashikim, ka të bëjë me detyrimet që vijnë në

kuadër të Kodit të Drejtësisë për të Miturit, cili parashikon programet e kujdesit social sa i takon

strehimit në organet e pushtetit lokal ose institucionet e specializuara kur ata mbeten të pastrehë

për efekt të problematikave në familje”. Sigurisht ata nuk do ta përfitojnë banesën në emër të tyre,

por duhet të futen në një nga programet sociale.

Elisa Spiropali - Dakord e votuam nenin, vazhdojmë me nenin 13. Edhe një herë, sqarimet

janë të domosdoshme për t’u lexuar në mënyrë që të gjithë të kemi dakordësinë.

Neni 13. Rregulla të përgjithshme për aplikimin në programet sociale të strehimit. Këtu

nuk kemi propozime për ndryshim. Atëherë e votojmë nenin siç është. Pro? 10 vota pro. Kundër?

Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 14. “Rregullat e përgjithshme të përzgjedhjes”. Neni 14 sugjerohet të ndryshohet si

më poshtë: “Rregullat e përzgjedhjes përmes sistemit të pikëzimit”. Përzgjedhja e subjekteve dhe

familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi, i cili miratohet dhe publikohet në çdo

program nga njësia e vetëqeverisjes vendore, bazuar në parimet e parashikuara në këtë ligj, si edhe

kriteret e bëra publike para fillimit të procesit të aplikimit.

Pika 2. Në përzgjedhjen e subjekteve përfituese me anë të sistemit të pikëzimit përfshihen

individë/familje, të cilat përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikuara sipas këtij programi.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit për çdo

vit të specifikuar për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore dhe për çdo program që zbatohet në ato,

bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë ligj.

Pika 4. Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojë listat e përfituesve

brenda një afati 2-mujor nga data e njoftimit të subjektit publik ose privat, që ofron dhe realizon

një nga programet sociale të strehimit kur ky subjekt nuk është vetë njësia e vetëqeverisjes vendore.

Marrëdhënia e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit që financon projektin përcaktohet

me marrëveshje të posaçme.

Pika 5. Hartimi i listës së përfituesve kryhet nga zyra përgjegjëse ose struktura e ngarkuar

nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Lista e përfituesve dhe e dokumentacionit përkatës

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

12

vlerësohet nga komisioni i strehimit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore”.

Përfaqësuesit e ministrisë janë dakord me këtë version.

E hedhim në votë. Pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 15. Kemi propozime për ndryshim. Fjalia hyrëse e paragrafit të parë sugjerohet të

ndryshohet si më poshtë: “Njësia e vetëqeverisjes vendore në përzgjedhjen e individëve/familjeve

përfituese për hartimin dhe miratimin e sistemit të pikëzimit bazohet në kriteret e mëposhtme: a.

duke marrë parasysh sugjerimin e paraqitur nga shoqata për autonominë vendore. Shtohet një

nënparagraf me përmbajtje si më poshtë: 6. Banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga

procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike.

Në nënparagrafin 4 të germës “b”, pas shprehjes “mosha e përgjithshme”, sugjerohet të

shtohet fjala “ e përbashkët”. Në germën “c” sipas pikës 7, të shtohet pika 7/1 me përmbajtje si

vijon: Punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.

Kemi edhe një propozim nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese. “Në nenin 15, germa

“c” pas pikës 7 shtohet pika 7/1 me përmbajtje si vijon: Punonjësit e shërbimit për mbrojtjen nga

zjarri dhe shpëtimi”. Kanë bërë të njëjtin propozim.

Në nënparagrafin 12, të germës “c” pas shprehjes “të miturit në konflikt me ligjin” të

shtohet shprehja sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Në nënparagrafin

14, germa “c” sugjerohet të ndryshohet si vijon: “Individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të

cilat janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit

kompetent sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton, i cili si pasojë

e diskriminimit, individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të

pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij

ligji”. I njëjti koment sugjerohet të merret në konsideratë edhe për nenin 35, pika 3, germa “j”.

Dakord?

Atëherë e hedhim në votë nenin 15.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 16 “Sistemi i pikëzimit dhe procedurat e përzgjedhjes” sugjerohet të hiqet, pasi

përmbajtja e tij është integruar në propozimin e bërë për riformulimin e nenit 14, duke qënë se

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

13

këto dispozita normojnë rregullat e përzgjedhjes sipas sistemit të pikëzimit. Pra, ne kemi rënë

dakord që të hiqet ky nen, meqenëse është parashikuar në nenin 14.

Pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 17 “Procedurat e zhvendosjes” sugjerohet të hiqet pasi rregullohet nga neni 5/1. Nuk

ka ndryshime të tjera në këtë nen.

Atëherë, hedhim në votë nenin 17, me ndryshimin.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 18 “Kuptimi i programit të banesave sociale me qira”.

Pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Programi i banesave sociale me qira është

programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike nga fondi publik i banesave

sociale, si dhe banesat që janë në pronësi të pronarit social”.

Në pikën 2, germa “a” shprehja “apo persona juridikë privatë” sugjerohet të hiqet.

Në pikën 2, germa “b” sugjerohet të rifomulohet si vijon: “Banesat ekzistuese në treg, në

pronësi të pronarit social”. Ndryshime të tjera nuk ka, kështu që jemi dakord ta hedhim në votë.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 19 “Fondi publik i banesave sociale”.

Ndryshimet e propozuara janë:

Germa “b” sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Blerje të banesave në treg të lirë ose

pas ankandit të parë të banesave, që shiten sipas parashikimeve të nenit 557 të Kodit të Procedurës

Civile. Në rastet e blerjes së banesave, pas ankandit të parë, në kontratën e shitjes parashikohet

marrëveshja kufizuese, që ndalon tjetërsimin e pasurisë ose ndryshimin e destinacionit të saj për

përdorim si banesë sociale për të paktën 10 vjet nga data e blerjes”.

Germa “c” e pikës 1 të nenit 19 sugjerohet të hiqet. Ky sugjerim bëhet për shkak të nevojës

për harmonizimin e disa parashikimeve të projektligji me ligjin nr.139 “Për vetëqeverisjen

vendore” dhe ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, si dhe duke mbajtur në konsideratë

parimet e vendosura në këto ligje lidhur me autonominë financiare të njësive të vetëqeverisjes

vendore, për të vendosur mënyrën e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga taksat vendore.

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

14

Gjithashtu, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese propozon që germa “c”, e pikës 1 të

nenin 19 të hiqet.

Pika 2 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Rastet dhe mënyra e bashkëpunimit

ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor për krijimin ose shtimin e fondit publik të

banesave sociale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Dakordësinë e kemi, kështu

që e hedhim në votë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Rajmonda Stefa – Unë mendoj se duhet t’i referohemi të njëjtit term. Pra, kudo ku është

përdorur termi “pushtet vendor” të ndryshohet në “njësitë e vetëqeverisjes vendore”.

Elisa Spiropali – Dakord! Shumë e drejtë.

Atëherë, duhet ndryshuar termi nga “pushtet vendor” me “njësitë e vetëqeverisjes

vendore”.

Rajmonda Stefa – Atëherë, ndryshimi ka të bëjë me nenin 19, pika 2: “Rastet dhe mënyra

e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit vendor”. Pra, këtu ku thuhet “pushtetit

vendor” duhet të zëvendësohet me termin “njësitë e vetëqeverisjes vendore”, sipas ligjit “Për

ndarjen territoriale”.

Elisa Spiropali – Dakord!

Atëherë, hedhim në votë nenin 19, me këtë ndryshim.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 20 “Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik”. Ndryshimet e propozuara

nga Komisionin e Ligjeve janë: “Duke marrë në konsideratë qëllimin e këtij projektligji dhe

interesin publik në realizimin e objektivit social të strehimit, nga njëra anë, dhe nevojën për

respektimin e parimeve dhe standardeve kushtetuese në rastet e kufizimit të një të drejte të

sanksionuar në Kushtetutë, neni 59, në veçanti sugjerohet që pika 1 e këtij neni të riformulohet si

më poshtë...

Almira Xhembulla – Më falni!

A mund ta lexojmë këtë rekomandimin që kemi ne, si komision, lidhur me këtë?

Elisa Spiropali – Po, zonja Xhembulla, mund ta lexoni rekomandimin e komisionit tonë.

Almira Xhembulla – Në bashkërendim me Ministrinë e Financave, pika 1 e nenit 20

propozohet të ndryshohet, si vijon: “Çdo subjekt që investon dhe/ose kryen ndërtime me sipërfaqe

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

15

ndërtimore banimi mbi 2 mijë metra katrorë siguron kalimin pa shpërblim të të paktën 3% të

sipërfaqes funksionale, me kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik të

banesave sociale. Kjo sipërfaqe, në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të

banimit që ndërtohet, mund të jepet në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi”.

Elisa Spiropali – Atëherë, më lejoni të dal nga votimi i nenit dhe të shpreh kënaqësinë e

grupit tonë dhe maxhorancës për këtë nen kaq të rëndësishëm, por edhe këtë politikë sociale, e cila

i siguron të gjithë ata që kanë mundësi financiare të shfrytëzojnë më shumë burime natyrore, tokë,

hapësirë e të tjerë, siç janë ndërtuesit, dhe t’ua japin rreth 3% të sipërfaqes së banimit njerëzve që

e kanë të pamundur të strehohen në këtë vend.

Unë mendoj se është një nga politikat më të mira të kësaj qeverie dhe dua të shpreh me

shumë forcë mbështetjen e kësaj maxhorance pikërisht për këtë nen.

Atëherë, hedhim në votim nenin 20, me ndryshimet e propozuara.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 21 “Përcaktimi i kufijve të të ardhurave të individëve dhe familjeve që përfitojnë nga

banesat sociale me qira”.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po, e lexuam!

Te neni 20 kishim edhe një ndryshim të termit “volum ndërtimi”, i cili zëvendësohet me

termin “intensitet ndërtimi” kudo ku është përdorur. Në fund të kësaj pike të shtohet shprehja

“sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Kjo ishte

e panevojshme, sepse është vetëm një ndryshim termi, kështu që ne e votuam nenin 20, me të

gjitha ndryshimet e propozuara.

Vazhdojmë me nenin 21, të cilin e lexova. Këtu nuk kemi asnjë propozim për ndryshim,

kështu që e votojmë nenin siç është.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Në nenin 22 “Blerja e banesave sociale në treg” kemi ndryshimet e propozuara nga

Komisioni i Ligjeve.

Pika 2 germa “a” ndryshohet si më poshtë: “Vërtetohen kushte emergjente për strehim”.

Dakordësinë e kemi, kështu që e hedhim në votë.

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

16

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 23. Edhe këtu kemi një propozim për ndryshim...

Almira Xhembulla - Më falni, por edhe këtu kemi një rekomandim për ndryshim nga

komisioni ynë.

Elisa Spiropali – Po, mund ta lexoni.

Almira Xhembulla - Në pikën 2 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Kur banesat

sociale me qira financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, ose bashkërisht nga buxheti i shtetit dhe

nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore, ato regjistrohen në zyrën vendore të regjistrimit të

pronave, në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ose të institucionit publik të parashikuar

në nenin 73, germa “f”, me shënimin përkatës për marrëveshjen kufizuese, që ndalon tjetërsimin e

pasurisë.”

Elisa Spiropali – A jeni dakord?

(Diskutime pa mikrofon.)

Dakord, hedhim në votë nenin 23, me ndryshimet e propozuara.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 24 “Kuptimi dhe statusi i pronarit social”.

Ndryshimet e propozuara janë: titulli i nenit ndryshon dhe bëhet “Statusi i pronarit social”.

Ju lutem, zoti Hyseni, a mund të mbani pak qetësi?

Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “Çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes

vendore, si dhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa

për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, regjistrohet pranë njësisë së vetëqeverisjes

vendore me statusin e “pronarit social” nëse plotëson kushtet dhe kriteret e këtij neni.”

Pas pikës 1, sugjerohet të shtohet pika 1/1, si më poshtë: “Njësia e vetëqeverisjes vendore,

brenda muajit janar të çdo viti, publikon thirrjet për aplikimet për çdo subjekt të interesuar, i cili

kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për

përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale, që miratohen nga këshilli i njësisë së

vetëqeverisjes vendore.” Nuk ka ndryshime të tjera.

Atëherë, hedhim në votë nenin 24, me propozimet e paraqitura.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

17

Miratohet.

Neni 25 “Marrëveshja ndërmjet pronarit social dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore”.

Ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Çështjeve Ligjore janë: fjalia hyrëse e këtij neni

sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Pronari social dhe njësia e vetëqeverisjes vendore

nënshkruajnë një marrëveshje. Kjo marrëveshje parashikon:...”

Almira Xhembulla – Zonja kryetare, këtu kemi një sugjerim nga komisioni ynë, që të

hiqet germa “ç”, sepse është diskrecion i njësive të vetëqeverisjes vendore.

Elisa Spiropali – A ka dakordësi nga ministria? Dakord!

Atëherë, hedhim në votë nenin 25, me ndryshimet e propozuara.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 26 “Mbështetja e pronarit social”

Almira Xhembulla – Edhe për këtë nen sugjerimi i komisionit tonë është që të hiqet germa

“b”, sepse është e njëjta gjë, është diskrecion i njësive të vetëqeverisjes vendore.

Elisa Spiropali – A ka dakordësi nga ministria? Dakord!

Atëherë, hedhim në votë nenin 26, me ndryshimet e propozuara.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 27 “Administrimi dhe mirëmbajtja e banesave sociale me qira”.

Pika 3 sugjerohet të dalë si pikë 1 dhe të riformulohet si më poshtë: “Këshilli i njësisë së

vetëqeverisjes vendore përcakton mënyrën e administrimit dhe të mirëmbajtjes së fondit publik të

banesave sociale me qira. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të ngarkojnë strukturat

përgjegjëse të tyre për të kryer funksionet menaxhuese për administrimin, në rastin kur kjo detyrë

nuk i është ngarkuar një enti menaxhues.”

Në pikën 4, pas termit “administrohen”, sugjerohet të shtohet shprehja “dhe mirëmbahen”.

Atëherë, hedhim në votë nenin 27, me ndryshimet e propozuara.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Në nenin 28 “Enti menaxhues”, nuk ka propozime për ndryshim.

Gjithashtu, kemi edhe dakordësinë e ministrisë, kështu që e hedhim në votë nenin 28.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

18

Miratohet.

Në nenin 29 titulli i nenit sugjerohet të bëhet: “Kushtet e menaxhimit të banesave sociale

me qira”. A jeni dakord? Në rregull!

Atëherë, hedhim në votë nenin 29.

Pro? 10 vota. Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 30 “Lidhja e kontratës së qirasë”.

Në pikën 2 shprehja “me të drejtë rinovimi”, të zëvendësohet me shprehjen “me të drejtë

ripërtëritjeje”.

Në pikën 4, duke marrë parasysh sugjerimin e Qendrës për Nisma Ligjore dhe Qytetare

termi “kryefamiljari” sugjerohet të zëvendësohet me shprehjen “çdo pjesëtar madhor i familjes”.

Ky koment vlen edhe për pikën 5.

A kemi një variant përfundimtar nga komisioni ynë?

Po, zonja Xhembulla.

Almira Xhembulla – Atëherë, për pikën 4 varianti që duam ne sot, se çdo pjesëtar madhor

i familjes, nëpërmjet një deklarate noteriale, vërteton edhe të ardhurat e tjera të familjes, sipas

pikës 46 të nenit 2 të këtij ligji.

Elisa Spiropali – Pas pikës 5 sugjerohet të shtohet pika 6 si më poshtë: “Me lidhjen e

kontratës, qiramarrësi është i detyruar të paguajë një paradhënie në formë garancie, në vlerën e një

qiraje mujore”.

Po, zonja Bushka.

Klotilda Bushka Ferhati – Kam dy ndërhyrje, e para ka të bëjë me faktin që ju po e bëni

shumë qartë shpjegimin e ndryshimeve, por në momentin kur lexoni ndryshimet e sugjeruara nga

Komisioni i Ligjeve dhe nga Komisioni i Shëndetësisë, të bëhet e qartë nga ata që do të zbardhin

procesverbalin, se miratohet pjesa e sugjeruar nga Komisioni i Ligjeve, por edhe me ndryshimin

tuaj, sepse kam përshtypjen se në disa nene mund të ndodhë që teksti të dalë integral.

Kurse për pikën që paraqiti zonja Xhembulla, unë jam kundër. Nuk do të doja të

parashikonim këtu një deklaratë noteriale, sepse për kategorinë që po flasim, është kosto, në

kuadrin e politikës qeveritare për deregulimin dhe për uljen e shpenzimeve për qytetarët, se flasim

për një deklaratë noteriale e cila ka kosto për çdo pjesëtar madhor të familjes, do të rëndojë në

xhepin e atyre që janë në kushte sociale më të vështira ekonomike se të tjerët. Fjalën “deklaratë

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

19

noteriale” mund ta lëmë si deklaratë, por sipas një formati të përcaktuar nga organi përkatës. Po e

lamë “noteriale” do t’i detyrojmë qytetarë t’i paguajnë shpenzime noterit.

Elisa Spiropali – Cili është opinioni i ministrisë?

Dajna Sorensen – Dakord.

Na duhet një formulim përfundimtar.

Roland Xhelilaj – Klodi, a mund të bëj një pyetje?

Pjesëtar madhor dhe kryefamiljar nuk janë njësoj? Në mungesë të kryefamiljarit çdo

pjesëtar madhor mund të bëjë një deklaratë noteriale. Kështu që propozimi i komisionit mund të

jetë i saktë.

Klotilda Bushka Ferhati – Në versionin fillestar, ka qenë në fakt kryefamiljari, por në

praktike, kur ne kemi diskutuar nenet përkatëse në Komisionin e Ligjeve, ka ndodhur që

kryefamiljari nuk mbante përgjegjësi për të ardhurat e anëtareve të tjerë madhorë, sepse kur ai

shkruan gabim thotë “unë kështu e di”. Në momentin që të gjithë pjesëtarët madhorë bëjnë një

vetëdeklarim për të ardhurat, mbajnë përgjegjësi direkte personale. Kështu që formulimi këtu

mund të jetë vetëdeklarim. Po e riformuloj për efekt procesverbali: “Çdo pjesëtar madhor i

familjes, nëpërmjet një vetëdeklarimi, vlerëson edhe të ardhurat e tjera të familjes”. A është e

qartë?

Atëherë po e përsëris: “Çdo pjesëtar i familjes vetëdeklaron të ardhurat...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Një sekondë ta shoh më me kujdes.

Elisa Spiropali – “...vërteton edhe të ardhurat e tjera të familjes”.

Klotilda Bushka Ferhati – Riformulimi final më i saktë është ky: “Çdo pjesëtar madhor i

familjes vetëdeklaron të ardhurat e veta sipas pikës 46 të nenit 2 të këtij ligji”.

Elisa Spiropali – A është dakord përfaqësuesja e ministrisë? Zonja Sorensen? Dakord.

Po, zonja Bode.

Edlira Bode – Klotilda, a rrezikojmë të kemi deklarime të rreme? A ka një mekanizëm që

ta evitojë?

Klotilda Bushka Ferhati – Në nenet e fundit është parashikuar që nëse të ardhurat janë të

rreme, apo të pasakta, janë parashikuar mekanizma dhe këtë do ta shihni te nenet e fundit, si për

shembull: të kthehet shuma dhe të paguhen penalitete e deri në ndjekje penale. Kështu që tashmë

është parashikuar edhe mekanizmi ndaj atij që gënjen, ndaj atij që nuk parashikon drejt të ardhurat

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

20

dhe abuzon me të drejtën për strehim, gjithashtu ka edhe pasojën për vuajtur ato dënime që

parashikon ligji.

Edlira Bode – Kur dhe kush e bën kontrollin?

Klotilda Bushka Ferhati – E bën njësia e vetëqeverisjes vendore dhe ka një mekanizëm

të tërë se si përcaktohen këto raste, por, për të qenë të saktë, kur të arrijmë tek ai nen, mund ta

lexojmë dhe sqarojmë këtë gjë. Keni të drejtë për pyetjen, por është e parashikuar në këtë fazë.

Elisa Spiropali – Atëherë edhe një riformulim të fundit që ta regjistrojmë për ta votuar!

Pika 4, varianti përfundimtar.

Klotilda Bushka Ferhati - Çdo pjesëtar madhor i familjes vetëdeklaron të ardhurat e veta

sipas pikës 46 të nenit 2 të këtij ligji”.

Elisa Spiropali – E hedhim në votë propozimin e fundit të zonjës Ferhati.

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

E thamë që pas pikës 5 sugjerohet të shtohet pika 6 si më poshtë. Kjo nuk ka ndryshim,

kemi dakordësinë, kështu që votohet ligji vetëm me ndryshimin e fundit të propozuar nga zonja

Bushka dhe me rekomandimin e Komisionit të Ligjeve, pra me 10 vota.

Neni 31. Përcaktimi i qirasë.

Në pikat 4 dhe 5 të rishihen dhe saktësohen referencat e bëra në dispozita të këtij

projektligji. Kemi variantin përfundimtar te pika 3 që nuk ndryshon dhe kemi dakordësinë për

referencat.

E hedhim në votë.

Kush është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 32. Zgjidhja e kontratës së qirasë nga qiradhënësi para afatit.

Pika 4 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

Në rast se qiramarrësi nuk përmbush detyrimet sipas germës “ç”, pika 1, për shkaqe të tilla

si: shpenzime të arsyeshme shëndetësore, papunësie të menjëhershme ose humbje një pjesëtari të

familjes, që siguron të ardhurat dhe këto arsye nuk ndryshojnë me kalimin e 3 muajve, qiramarrësi

kalon në një nga programet e tjera të strehimit social. Detyrimet e pashlyera për 3 muajt e fundit,

mbulohen nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore.

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

21

A është dakord përfaqësuesja e ministrisë? Dakord.

E hedhim në votë me ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 33. Zgjidhja e kontratës së qirasë nga qiradhënësi para afatit.

Në pikën 1shprehja “në adresën e cila i bashkëlidhet kontratës së qirasë” të zëvendësohet

me shprehjen “në adresën e përcaktuar në kontratën e qirasë”.

Pika 2 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Në rastin e zgjidhjes së kontratës së qirasë para afatit, me kërkesën e qiramarrësit, garancia

e paguar si paradhënie, kthehet, me përjashtim të rastit kur qiramarrësi nuk ka përmbushur

detyrimet sipas kontratës”.

Pika 3 sugjerohet të hiqet, pasi është përfshirë në parashikimin e bërë në pikën 2.

A është dakord përfaqësuesja e ministrisë? Dakord.

E hedhim në votë me ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 34. Kuptimi dhe qëllimi i qirasë.

Titulli ndryshohet dhe bëhet: “Masa e subvencionit të qirasë”.

Ndryshim tjetër nuk ka.

E hedhim në votë.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

(pas 5 minutave pushim)

Fillojmë me nenin 35. Rregullat e përgjithshme mbi subvencionimin e qirasë.

Neni 35, pika 1, bazuar në komentin e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome sugjerohet të

ndryshohet si më poshtë: “Subvencionimi i qirasë, si rregull, kryhet nga të ardhurat e njësisë së

vetëqeverisjes vendore. Subvencionimi i qirasë mund të bëhet edhe nga pushteti qendror sipas

parashikimeve të pikës 3 të nenit 36 të këtij ligji”. Fjalia e parë e pikës 3 sugjerohet të ndryshohet

si më poshtë:

“Përparësia në subvencionimin e qirasë, sipas sistemit të pikëzimit ka, por pa u kufizuar në

to, kategoritë e mëposhtme. Në pikën 3, “Pas germës “l” sugjerohet të shtohet germa “ll”: “Familjet

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

22

me statutin e qiramarrësit në banesa ish-pronë private, sipas aktit normativ nr. 3, datë 1.03.2012.

Pas pikës 3 sugjerohet të shtohet një fjali, ku të përcaktohet që radha e përparësisë së këtyre

kategorive përcaktohet me vendim të Këshillit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore. Ky koment

merret në konsideratë edhe për nenin 44 të projektligjit.

A është dakord përfaqësuesja e ministrisë? Dakord.

E hedhim në votë me ndryshimet e propozuara.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 36. Administrimi i kërkesave për planifikimin e fondeve nga buxheti i shtetit për

subvencionimin e qirasë.

Pikat 2 dhe 3 sugjerohet të ndryshohen si më poshtë: “Kërkesat e aplikuesve të rinj për

përfitimin e subvencionimit mund të paraqiten në çdo kohë gjatë vitit, por jo më vonë se muaji

nëntor për vitin pasardhës.

Pika 3. Rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për

fonde nga buxheti i shtetit mbi subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të

subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe

ministrisë përgjegjëse për strehimin përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dakordësinë e kemi.

E hedhim në votë sipas ndryshimeve të propozuara.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 37. Subvencionimi i qirasë për banesat në treg të lirë.

Titulli i nenit 37 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Subvencionimi i qirasë për banesat në pronësi të pronarit social”.

Të pika 1 të hiqet shprehja “treg të lirë”.

Ndryshim tjetër nuk ka.

E hedhim në votë sipas ndryshimeve të propozuara nga Komisioni i Ligjeve.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 38. Administrimi i subvencionit të qirasë.

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

23

Ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve është që titulli i nenit të ndryshohet si

më poshtë:

“Në administrim të subvencionit të qirasë në pronësi të pronarit social”. Në fillim të pikës

1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Subvencioni paguhet drejtpërdrejt në llogari të pronarit,

ndërsa qiramarrësi përfiton vetëm të drejtën për të përdorur banesën me qira”.

Në pikën 2 shprehja “dhe përparësitë” hiqet.

Nuk ka ndryshim tjetër.

E hedhim në votë sipas ndryshimeve të propozuara.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 39. Përcaktimi i vlerës së subvencionit të qirasë në tregun e lirë.

Në pikën 2 sugjerohet që termi “30%” të zëvendësohet me termin 25%. Ky sugjerim bëhet

me qëllim që të sigurohet harmonizimi me parashikimet e nenit 3 të projektligjit. Pika 3 sugjerohet

të ndryshohet si më poshtë:

“Mënyra e llogaritjes së vlerës së subvencionimit të qirasë në tregun e lirë përcaktohet me

VKM.

E hedhim në votë sipas ndryshimeve të propozuara.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 40. Vlefshmëria e subvencionit të qirasë të banesave në treg të lirë.

Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet: “Procedura e subvencionit të qirasë së banesave në

pronësi të pronarit social”. Pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Brenda një muaji nga data e miratimit nga Komisioni i Strehimit të Njësisë së

Vetëqeverisjes Vendore të listës së individëve të familjeve që përfitojnë nga subvencionimi i

qirasë së banesave në treg të lirë, subjekti përfitues depoziton pranë komisionit të Strehimit

Kontratat e qirasë të lidhura ndërmjet tij dhe pronarit social”. Pas pikës 1 sugjerohet të shtohet pika

1/1 si më poshtë:

“Në rastet kur subjekti përfitues nuk e depoziton kontratën brenda afatit 1-mujor, komisioni

e shtyn afatin me 30 ditë. Nëse edhe pas këtij afati shtesë subjekti përfitues nuk depoziton

kontratën, ai humbet të drejtën për të vijuar procedurën. Subjekti ka të drejtë të aplikojë përsëri në

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

24

përputhje me procedurat e parashikuara në këtë ligj”. Në pikën 2 shprehja “do të kryhet”,

zëvendësohet me termin “zhvillohet”. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“Subvencioni i qirasë rinovohet çdo vit, sipas kontratës së qirasë dhe të ardhurave të

deklaruara të familjes, sipas përcaktimit në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 30 të këtij ligji. Pika 5

ndryshohet si më poshtë: “Subvencioni i qirasë e humbet vlefshmërinë kur kontrata zgjidhet sipas

përcaktimit të nenit 32 të këtij ligji”.

Dakordësinë e ministrisë e kemi.

E hedhim në votë me ndryshimet.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Vijojmë me kreun 6. Programi për përshtatjen dhe përmirësimin e kushteve të objekteve

dhe banesave.

Neni 41. Kuptimi dhe qëllimi.

Pika 3 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Me përmirësim të kushteve të banesave ekzistuese dhe nëse është e nevojshme deri në

ndërtim të ri, kuptohet tërësia e punimeve që duhet të kryhen, me qëllim që banesa të shndërrohet

në një strehim të përshtatshëm sipas kushteve të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji”.

Ndryshim tjetër nuk ka.

E hedhim në votë sipas ndryshimeve të propozuara.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Vijojmë me nenin 42.

Nuk ka propozim për ndryshim.

E hedhim në votë siç është.

10 pro? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 43, në pikën 2 ndryshohet si më poshtë:

Kriteret dhe procedurat e përfitimit dhe dhënies së granteve konkurruese, përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave.

E hedhim në votim nenin 43.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

25

Miratohet.

Neni 44. Përfituesit nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit. Në pikën 2 germa

“f” ka nevojë të unifikohet. Pra, të unifikimit të termit “viktima të trafikimit” dhe “të dhunës” me

përkufizimin e bërë në nenin 15 që përdor dy kategori të ndryshme. Për këtë arsye germa “f”

sugjerohet të ndryshohet. “Viktima të trafikimit/viktima të mundshme të trafikimit”. Pas germës

“f” sugjerohet të shtohet germa “g”. “Viktima të dhunës në familje”.

Kush është pro me nenin 44? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 45. Kuptimi i banesave sociale me kosto të ulët. Në titullin e nenit sugjerohet të hiqet

fjala “sociale”. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“Banesat me kosto të ulët që sigurohen nëpërmjet ndërtimit në njësitë e vetëqeverisjes

vendore, ku vlerat e tregut janë më të larta se kostoja e ndërtimit, shiten me çmim nën vlerën e

tregut, por jo nën vlerën e kostos së ndërtimit”.

Në germën “c” të pikës 4 parashikohet si instrument për blerjen e banesave me kosto të

ulët instrumenti financiar i marrjes së kredisë, ku dorëzanës është vetë shteti, dhe instrumenti i

garancisë shtetërore për kreditë hipotekore ndërmjet entit investues në rastin e përkeqësimit të të

ardhurave të përfituesit. Është e paqartë se cilat do të jenë mekanizmat e zbatimit të këtyre

instrumenteve, cilat janë risqet që do të përballojnë institucionet shtetërore dhe njësitë vendore nga

zbatimi i këtyre mekanizmave. Në vlerësimin tonë kjo formë mund të krijojë problematika në

zbatim dhe shoqërohet me efekte rënduese për buxhetin e shtetit dhe buxhetin e njësive vendore.

Për këtë arsye vlerësohet se ky instrument, dorëzania, duhet të hiqet.

Pika 4, germa “a” dhe germa “b”, sugjerohet të zhvendoset nga kjo dispozitë dhe të shtohet

si pikë e veçantë në nenin 46 të projektligjit, pasi nuk ka lidhje me kuptimin e BKU-së, por me

formën e sigurimit të këtij programi.

A ka ministria ndonjë opinion për këtë gjë?

Zoti Xhelilaj?

Roland Xhelilaj –Pika 4 duhet të hiqet fare, apo do të lihet...?

Elisa Spiropali – Jo, nuk shkruhet që do të hiqet fare, por zhvendoset nga kjo dispozitë

dhe të shtohet si pikë e veçantë.

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

26

Roland Xhelilaj - Germa “ç” të hiqet, thotë, se është e paqartë. Ndërsa germat “a” dhe

“b” zhvendosen. Çfarë ngelet te pika 4? Çfarë shtohet? Germat “a” dhe “b” kalojnë matanë.

Germa “c” thuhet se është e paqartë, të hiqet. Çfarë ngelet? Te neni 45, pika 4.

Elisa Spiropali- Zoti Xhelilaj ka të drejtë, se përderisa te pika 4 ,germat “a” dhe “b”

zhvendosen, dhe germa “c” duhet të hiqet, “dorëzania”, atëherë duhet të hiqet e gjithë pika 4.

Në rregull. Nuk është përcaktuar që hiqet pika 4.

Dakord.

Që të jemi të saktë, germat “a” dhe “b” të pikës 4 zhvendosen te neni 46 i projektligjit.

Meqë zhvendosen te neni 46, pika “c”, që është “dorëzania”, sipas sugjerimit të Komisionit të

Ligjeve duhet të hiqet. Pika 4 duhet të hiqet e gjitha.

Dakord ministria? Dakord. E hedhim në votë.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 46. Pika 2 sugjerohet të hiqet për shkak se nuk është e harmonizuar me parashikimet

e Kodit të Procedurës Civile.

Pika 4 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Normat dhe standardet e banesave me kosto të ulët, procedurat e blerjes nga tregu,

procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit, të

familjeve që përfitojnë banesa me kosto të ulët konkrete, në varësi të nivelit të të ardhurave të tyre,

miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Pas pikës 4 sugjerohet të shtohet një paragraf si më poshtë:

“Për lehtësimin e blerjes së BKU-së nga përfituesi përdoren instrumentet financiarë të

mëposhtëm”: “Granti i menjëhershëm dhe/ose subvencioni i interesave të kredive.”

A jeni dakord me ndryshimet?

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 47. Granti i menjëhershëm për banesat me kosto të ulët.

Në germën “ç” të pikës 1 lidhëza “ose” të zëvendësohet me lidhëzën “dhe”. Pra, duke

përfshirë “komuniteti rom dhe egjiptian”.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

27

Neni 48. Subvencionimi i interesave të kredive.

Pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie

hipotekore me kushte lehtësuese nga një institucion financiar, që ka lidhur marrëveshje me

ministrinë përgjegjëse për strehimin, ministrinë përgjegjëse për financën, ose me njësinë e

vetëqeverisjes vendore”.

Almira Xhembulla – Duke qenë se në pikën 2 bie referenca me heqjen e nenit 49 dhe për

të sqaruar më mirë standardet që duhen përdorur për llogaritjen e masës së subvencionit, ne

propozojmë riformulimin e mëposhtëm:

“Financimi nga buxheti i shtetit dhe/ose i njësive të vetëqeverisjes vendore jepet në formën

e subvencionit të interesave të kredisë për ato familje, të cilat me të ardhurat e tyre nuk i përballojnë

dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të

tregut, në ato njësi të vetëqeverisjes vendore, dhe në sipërfaqe jo më të mëdha se normat e

strehimit. Kur kësti i kredisë edhe pas subvencionimit të interesave të kredisë është i

papërballueshëm, sipas kuptimit të nenit 3 të këtij ligji, familja përzgjidhet për një program tjetër

social strehimi. Masa e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurat e dhënies së saj

përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Elisa Spiropali – Dakord.

Ka opinion nga ministria?

Nuk është e qartë në mënyrën e zbatimit të saj, në mekanizmat që do të përdoren, dhe

mënyrën e vënies në hipotekë të garancive dhe pasurive të paluajtshme shtetërore. Ligji nr.

8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, parashikon si parime të administrimit të një prone

shtetërore ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, si dhe ruajtjen dhe rritjen e vlerës ekonomike

të pronës, ndërkohë që dispozita parashikon vënien e saj në hipotekë/garanci për garantimin e

shlyerjes së kredisë së një individi ndaj një institucioni financiar. Duke vlerësuar se ky instrument

do të krijojë problematika në zbatim dhe të shoqërohet më efekte rënduese për buxhetin e shtetit

dhe buxhetin e njësive vendore, sugjerohet heqja e këtij neni. Është dhënë dakordësia nga

ministria.

E hedhim në votim nenin 49.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

28

Votohet me ndryshimin e propozuar.

Po e lexoj edhe një herë, se nuk u regjistrua për shkak të mikrofonit.

Pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

1. Përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët familjet me të ardhura mujore jo më

të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, sipas përcaktimit të

nenit 2, pika 47, germa “a” e këtij ligji, të cilat, në kohën e paraqitjes së kërkesës pranë strukturës

përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore:

a) vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e

pronësisë, të paktën në 5 vjetët e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të

një fatkeqësie, vdekje apo sëmundje e rëndë, ose forcë madhore;

b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

c) janë të zhvendosura nga banesat, sipas parashikimeve në nenin e këtij ligji.

Pika 3 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

Normat e strehimit sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni dhe procedura e shkëmbimit

të banesës me kosto të ulët, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

A jeni dakord me ndryshimet e propozuara?

E hedhim në votë.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 51. Familjet përfituese të BKU-së. Sugjerohet të hiqet ky nen si i panevojshëm, pasi

parashikimet e tij janë të ezauruara në dispozitat përkatëse të kreut që trajton programin e banesave

sociale me kosto të ulët. Ndryshim tjetër nuk ka.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 52. Kufizimet. Nuk ka propozim për ndryshim. E hedhim në votim siç është.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 53. Kuptimi i programit. Titulli i nenit ndryshohet dhe bëhet: “Programi për

zhvillimin e zonës me qëllim strehimin”. Pika 4 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë, sipas

ndryshimeve edhe nga komisioni. Kemi dhe një ndryshim, një variant përfundimtar. Për pikën 3 apo për

pikën 4?

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

29

(Flet një specialiste pa mikrofon.)

Elisa Spiropali – Pika 4. Zhvillimi i zonës sipas pikës 3 të këtij neni bëhet me investimet

nga buxheti i shteti, buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore dhe/ose në bashkëpunim me

sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi”.

A jeni dakord me variantin përfundimtar propozuar nga... Ndjesë!

Pika 7 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Trualli i pajisur me infrastrukturë, pjesë e zhvillimit të një zone me qëllim strehimin,

mund t’u ofrohet për ndërtim, pa shpërblim nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe familjeve

përfituese që marrin përsipër të ndërtojnë banesën mbi të me shpenzimet e tyre, sipas kushteve dhe

kritereve të parashikuara me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.”

A jeni dakord me propozimet e ndryshuara?

Almira Xhembulla – Edhe një herë, zonja Elisa, se ndoshta mikrofoni ka qenë i fikur. Për

pikën 3. “Zhvillimi i zonës, me qëllim strehimin, përfshijnë hartimin dhe miratimin e projektit të

ndërtimit deri në përfundimin e tij.”

Elisa Spiropali – Me propozimin e zonjës Xhembulla të komisionit dhe me propozimet e

komisionit të Ligjeve hedhim në votim nenin 53.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 54. Përparësi në përfitimin nga programi për zhvillimin e zonës. Ndryshim të

propozuar nuk ka.

Hedhim në votim nenin 54.

Kush është pro? 10 vota pro. Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 55. Kontraktimi publik-privat për ndërtime në zona të zhvilluara me qëllim strehimin.

Sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Partneriteti publik-privat për ndërtime në zona të zhvilluara me qëllim strehimin;

1. Ndërtimi i banesave në kuadrin e partneritetit publik-privat, bazohet, por pa u kufizuar,

në parimet e mëposhtme:

a) parimin e kthimit të investimit subjektit privat, dhe një fitim të arsyeshëm për një

periudhë kohore të caktuar;

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

30

b) alokimin e risqeve sipas parimit se, pala e cila do të mbajë riskun është ajo e cila është

në pozitë më të mirë për të përballuar riskun dhe/ose për të minimizuar pasojat e tij;

c) vleresimin e drejtë të përfitimit të njësisë së vetqeverisjes vendore në favor të realizimit

të programeve sociale të strehimit, nëpërmjet përcaktimit të vlerës më të mirë për para.

2. Marrëveshja për ndërtimin e banesave, që kryhet nga subjekte private, nëpërmjet

partneritetit publik-privat bazohet në një nga format e mëposhtme:

a) financimi i ndërtimit nga subjekti privat në truallin ose truallin me infrastrukturë në

pronësi të vetëqeverisjes vendore në këmbim të përfitimit nga njësia vendore të një përqindjeje të

caktuar, sipërfaqeje ndërtimi të përshtatur në apartamente sipas normave të strehimit sikundër

vleftës së vlerës së truallit të pajisur me infrastrukturë. Vlera e truallit do të shkëmbehet me

sipërfaqe ndërtimi dhe do të vlerësohet me vlerat e tregut nga ekspertë të licencuar. Financimi i

ndërtimit nga subjekti privat dhe shfrytëzimi si banesa sociale me qira për një periudhë kohe të

përcaktuar në marrëveshje sipas financuesit dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në përfundim

të afatit të marrëveshjes, çështjet për pronësinë e banesave sociale rregullohen në përputhje me

parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe të marrëveshjes së partneritetit publik-privat;

c) Bashkëfinancim i ndërtimit nga subjekti privat dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nga

buxheti i vet dhe/ose me mbështetje të buxhetit të shtetit përkundrejt përfitimit të një numri

banesash sociale dhe ose me kosto të ulët.

Almira Xhembulla – Kryetare, ne sugjerojmë që pika 3 të ndryshohet si më poshtë:

“Marrëveshjet midis palës publike dhe asaj private për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara

me qëllim strehimi, të cilat do të realizohen sipas formës së përcaktuar në pikën 2, germat “a” dhe

“c”. Procedura e përzgjedhjes, mënyra e kontraktimit, forma e kontratës do të përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave”. Ndërkohë, ne sugjerojmë që të shtohet edhe një pikë 4,

“Marrëveshjet midis palës publike dhe asaj private për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara

me qëllim strehimi, do të realizohen sipas formës së përcaktuar në pikën 2, germa “b” e këtij neni,

përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

Duke iu referuar kësaj pike, projektet propozohen vetëm në formën e propozimeve të kërkuara.

Elisa Spiropali- Meqenëse këtu kemi një përfaqësuese të Komisionit të Ligjeve dua t’i

bëj një pyetje. Pse lindi nevoja e sugjerimit për ndryshimin e nenit 55, të paktën për pikat 1 dhe 2?

Klotilda Bushka Ferhati - Është përputhur me ligjin për koncesionet. Mënyra sesi ishte

formuluar më parë ishte shumë evazive. Sot kemi një ligj për koncesionet, ku pjesë e tij është edhe

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

31

ndërtimi për efekt të strehimit social. Kështu që duhet përshtatur dhe harmonizuar, sepse detyra e

Komisionit të Ligjeve është të harmonizojë tekstet që vijnë. Në sugjerimin që ka bërë zonja

Xhembulla ka një problem në moskuptimin e fjalisë. Jam dakord që pika 3 të ndahet në dy pika,

në 3 dhe 4, por kështu siç është formuluar nuk ka kuptim. Ne nuk mund të themi “Marrëveshjet

midis palës, mënyra, forma do të përcaktohen me vendim”, sepse marrëveshjet nuk përcaktohen

me vendim të Këshillit të Ministrave. Mund të themi: “Kushtet dhe kriteret, procedurat dhe

rregullat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, por jo marrëveshjet, sepse ato lidhen

midis subjekteve që i ngarkon ligji. Ne mund ta riformulojmë këtë.

Elisa Spiropali – Ndoshta duhet një riformulim për këtë pikë. A e kanë parë përfaqësuesit

e Ministrisë së Financave këtë? A jeni dakord?

Almira Xhembulla – Nga pikëpamja e teknikës legjislative, ndoshta është dashur ta

konsultonim me...

Klotilda Bushka Ferhati – Nuk ka kuptim fjalia, nuk është vetëm teknikë legjislative.

Elisa Spiropali – A ka ndonjë koment nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave?

Doris Andoni – Lidhur me riformulimet që janë bërë për pikën 3 dhe shtesën e pikës 4 ne

jemi dakord, por formulimi nga pikëpamja juridike ndoshta duhet të rregullohet, sepse nuk mund

të ndryshojë thelbi në qoftë se ne ndryshojmë termin nga “Marrëveshje” në “Kushtet e

marrëveshjes që nënshkruhet midis palëve...”

Roland Xhelilaj – Pika 3, ekzistuese, e përmbledh edhe pikën 3, edhe pikën 4 shtesë, por

mund ta ndryshojmë vetëm në qoftë se e bëni shteruese për të parë ndonjë problem specifik.

Doris Andoni - Germa “b” është e përfshirë në një formë më klasike të partneritetit publik-

privat, e cila përfshihet në ligjin e partneritetit publik privat, ndërsa germat “a” dhe “c” janë më

specifike dhe më të detajuara për format e bashkëpunimit për efekt të sigurimit të banesave sociale.

Lidhur me këtë, ne e kemi parë të nevojshëm specifikimin e mënyrës së bashkëpunimit në rastet e

parashikuara në germat “a” dhe “c”.

Klotilda Bushka Ferhati - “Procedura e përzgjedhjes, mënyra e kontraktimit, forma dhe

kushtet e kontratës për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, të cilat do

të realizohen sipas formë së përcaktuar në pikën 2, germat “a” dhe “c”, përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave”. Kjo ishte pika 3.

Pika 4, “Për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, të cilat do të

realizohen sipas formës së përcaktuar në pikën 2, germa “b” e këtij neni, kushtet e marrëveshjes

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

32

midis palës publike dhe asaj private përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, për

koncesionet dhe partneritetin publik- privat. Referuar kësaj pike, projektet propozohen vetëm në

formën e propozimeve të kërkuara”.

Elisa Spiropali - A jeni dakord me riformulimin?

Doris Andoni – Po, jemi dakord me riformulimin, pasi thelbi i të dyja pikave nuk

ndryshon.

Elisa Spiropali – Atëherë, ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Ligjeve dhe variantin

përfundimtar sipas propozimit të zonjës Xhembulla dhe me ndryshimet e bëra nga zonja Ferhati

në riformulim i hedhim në votim.

Neni 55. 10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 56, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Kreu IX. Neni 57, “Strehët e përkohshme dhe rastet e përdorimit”. Në fjalinë hyrëse të

pikës 2 fjala “mund” të hiqet. Germa “c”, bazuar në sugjerimin Fondacionit ”Shoqëria e hapur për

Shqipërinë” të riformulohet si më poshtë: “Individëve që zhvendosen për shkak të investimeve

publike ose private dhe nuk përfitojnë kompensim, vetëm në ato raste kur njësia e vetëqeverisjes

vendore dëshmon se nuk disponon asnjë alternative tjetër strehimi në kuadër të programeve të tjera

të strehimit social”. A jeni dakord?

E hedhin në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 58, “Kushtet që duhet të plotësojnë strehët e përkohshme”. Në pikën 2 shprehja “Nga

bora, shiu, era e dielli” zëvendësohet me shprehjen “Nga kushtet atmosferike”. Ky më duket

sugjerim shumë i drejtë. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 59, nuk ka ndryshime. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

33

Neni 60, në pikën 2 shprehja “Udhëzim të Këshillit të Ministrave” zëvendësohet me

shprehjen “Vendim të Këshillit të Ministrave”.

Pika 3, riformulohet si më poshtë: “Institucionet publike, të ngarkuara për administrimin e

strehëve të përkohshme dhe mirëmbajtën e tyre, mund të lidhin kontrata me subjekte publike ose

subjekte private fitimprurëse ose jofitimprurëse”. E hedhim në votë. Ju lutem shpreheni vullnetin

tuaj duke ngritur dorën!

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Kreu X, neni 61 nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 62, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 63, pika 1 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Banesat e specializuara për

viktimat e trafikimit, viktimat e mundshme të trafikimit dhe viktimat e dhunës në familje pajisen

me shërbimin e punonjësve të specializuar socialë dhe u garantohet mbrojtje nga punonjësit e

Policisë së Shtetit në rastet e rrezikut për jetën dhe shëndetin”. E hedhim në votë me ndryshimet e

propozuara.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 64, pika 1, sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Banesat e specializuara për të

miturit nga mosha 14 deri në 18 vjeç, pas lirimit ose kryerjes së programeve rehabilituese, përdoren

në rastet kur nga organet kompetente vendoset se rikthimi i tyre në familje rrezikon kryerjen e të

njëjtës vepër penale apo të një vepre tjetër penale”.

Në pikën 3, folja “rekomandohet” të zëvendësohet me foljen “referohet”.

Pika 4 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Banesave të specializuara për të miturit dhe

të rinjtë, të parashikuara nga ky nen, iu ofrohet shërbimi i psikologut ose punonjësit social për të

siguruar monitorimin e tyre me qëllim integrimin dhe rishoqërizimin në komunitet”. E hedhim në

votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Page 34: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

34

Miratohet.

Neni 65, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 66, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 67, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 68 “Mënyrat e verifikimit”, pika 2 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Verifikimi

i gjendjes ekonomike të familjes kryhet nga administratorët shoqërorë, në përputhje me kriteret

dhe procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka bërë një tjetër sugjerim

në pikën 2, në fund të fjalisë të shtohet shprehja “Në përputhje me procedurën dhe rregullat e

parashikuara në legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Hedhim në votë

nenin 68 me rekomandimet.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 69, “Ankimimi”, pika 2 sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “Kundër vendimit të

administratorëve shoqërorë individi/familja ka të drejtë të ankohet brenda 10 ditëve nga marrja

dijeni e vendimit pranë kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke kërkuar një rivlerësim

të dytë. Vendimi i rivlerësimit merret nga kryetari dhe i njoftohet ankuesit”.

Pas pikës 2 sugjerohet të shtohet pika 3, si më poshtë: “Vendimi i rivlerësimit të kryetarit

të njësisë së vetëqeverisjes vendore mund të ankimohet në gjykatën kompetente, në përputhje me

afatet dhe procedurën e parashikuar nga legjislacioni në fuqi për gjykatat administrative dhe

gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. I hedhim në votë propozimet e ndryshuara.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 70, “Burimet e financimit të programeve sociale të strehimit”, germa “ç” e këtij neni

sugjerohet të dalë si germë “b” dhe anasjelltas.

Page 35: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

35

Germa “c” sugjerohet të riformulohet si më poshtë: “Kontribute dhe investime nga sektori

privat”. E hedhim në votë nenin 70.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 71, nuk ka ndryshime të propozuara. E hedhim në votë.

10 vota pro. Kundër nuk ka. Abstenim nuk ka.

Miratohet.

Neni 72. Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Neni 73. Mënyra e planifikimit. Duke marrë në konsideratë komentin dhe sugjerimin e bërë

për heqjen e instrumentit të garancisë shtetërore për kreditë hipotekore, në nenin 45 të projektligjit,

sugjerohet heqja e germës “ç” të këtij neni.

Në germën “g” shprehja “dhe kërkime shkencore” sugjerohet të hiqet.

E hedhim në votë.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Kreu 13. Neni 74. Këshilli Kombëtar për Strehimin. Në pikën 2 sugjerohet që në përbërjen

e KKS-së të përfshihet një anëtar nga secila prej shoqatave përfaqësuese të vetëqeverisjes vendore.

Pika 5, sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “rregulla të hollësishme për organizimin,

funksionimin, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të

Strehimit, si dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera shtetërore, që veprojnë në këtë fushë,

përcaktohen me vendim të KM-së. Në pikën 6 pas germës “c” sugjerohet të shtohet germa “ç” si

më poshtë: “këshillohet për programet kombëtare 5-vjeçare të strehimit dhe për rishikimin

eventual të tyre. Programet 5-vjeçare të strehimit miratohen me VKM.

Pika 7 sugjerohet të hiqet.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese ka riformuluar pikën 7, si vijon: Këshilli Kombëtar

për Strehimin harton programet kombëtare 5-vjeçare të strehimit dhe ia propozon për miratim

Këshillit të Ministrave nëpërmjet ministrit përgjegjës për strehimin”. Varianti përfundimtar i

riformuluar brenda germës “c”, jo si shtesë.

A jemi dakord me variantin përfundimtar dhe me ndryshimet e tjera të paraqitura?

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Page 36: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

36

Miratohet.

Neni 75, germa “a” sugjerohet të ndryshohet si më poshtë: “harton strategjinë kombëtare

10-vjeçare të strehimit, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave”.

Pas germës “a” sugjerohet të shtohet nënparagrafi “a/1” si më poshtë: “përditëson planin e

veprimit të Strategjisë Kombëtare 10-vjeçare të Strehimit në bazë të programeve 5-vjeçare të

njësive të vetëqeverisjes vendore për strehimin. Ndryshim tjetër, varianti përfundimtar, pika “f” ...

Klotilda Bushka Ferhati – Për pikën “f” ne rekomandojmë këtë variant: “Zbaton

drejtpërsëdrejti programe sipas këtij ligji nëpërmjet institucionit publik që themelohet, organizohet

dhe funksionon me vendim të KM-së” Kjo është një shtesë.

Elisa Spiropali – Dakord me variantin përfundimtar?

(Diskutime pa mikrofon)

Atëherë hiqet fjala “drejtpërsëdrejti”. Varianti përfundimtar “Zbaton programe sipas këtij

ligji nëpërmjet institucionit publik që themelohet, organizohet dhe funksionon me vendim të KM-

së”.

(Diskutime pa mikrofon)

E hedhim në votë.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Neni 76. Në pikën 2, fjalia e parë e germës “dh” sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Brenda muajit janar të çdo viti paraqet pranë ministrit përgjegjës për strehimin kërkesën për

financime, investime dhe subvencione. Sipas këtij ligji nga fondet e buxhetit të vitit korent të

shoqëruar me informacionin, i cili përmban të tjera.

Pikat 5 dhe 6 sugjerohet të ndryshohen si më poshtë:

5. në rastet kur programi i strehimit financohet plotësisht ose pjesërisht me fondet e

buxhetit të shtetit dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përmbush detyrimin e dakordësuar në

marrëveshjen e posaçme zbatimi i programeve të strehimit për afatin e marrëveshjes i kalon

ministrisë përgjegjëse për strehimin.

6. proceduar për zbatimin e pikës 5 të këtij neni përcaktohen me udhëzim të KM-së.

Dakord me ndryshimet? E hedhim në votë.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Page 37: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

37

Neni 77. Ngritja e kapaciteteve dhe afatet.

Pika 1 sugjerohet të riformulohet si më poshtë:

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas përcaktimeve në këtë ligj, krijojnë strukturën

përgjegjëse dhe të qëndrueshme për zbatimin e këtij ligji, bazuar në burimet financiare dhe

njerëzore në dispozicionin tuaj. Në pikën 2, fjala “kurrikulën” zëvendësohet me fjalën

“programet”.

Dakord me ndryshimet?

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Neni 78. Sugjerohet të ndryshohet në tërësi, pasi në germën “a” nuk jepet një procedurë e

qartë e kthimit të përfitimeve dhe gjithashtu procedura e parashikuar është e lidhur vetëm me një

program social strehimi. Germa “b” e pikës nuk është në harmoni me parimin e autonomisë

vendore dhe me parashikimet e ligjit “Për prefektin e qarkut” sipas të cilit marrëdhëniet ndërmjet

prefektit të qarkut dhe organeve të vetëqeverisjes vendore bazohen në parimin e konsultimit dhe

të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, si dhe nuk mbështeten në parimin e

varësisë institucionale. Për rrjedhojë, ky nen sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

Neni 78 “Rimbursimi në rastin e përfitimit të padrejtë:

1. Individi/ familja që ka përfituar nga programet e strehimit duke paraqitur të dhëna

të pavërteta ose të pasakta ose në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e parashikuara në këtë ligj,

detyrohet të rimbursojë shumën e përfituar padrejtësisht, pavarësisht nga rimbursimi i kësaj shume

njësia e vetëqeverisjes vendore bën kallëzim penal, ku konstaton se ka elemente të veprës penale.

2. Rimbursimi i shumës së përfituar padrejtësisht sipas pikës 1 të këtij neni bëhet sipas

kërkesës së njësisë së vetëqeverisjes vendore;

në rast mosekzekutimit vullnetar, njësia e vetëqeverisjes vendore paraqet kërkesë-padi në

gjykatën kompetente, duke kërkuar kthimin e shumës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dakord me propozimin?

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet neni 78 me ndryshimet.

Neni 79. Aktet nënligjore. Kemi një variant përfudnimtar, propozim i komisionit tonë.

(Dikutime pa mikrofon)

Page 38: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

38

Klotilda Bushka Ferhati – Ngarkohet ministri përgjegjës për strehimin, ministri

përgjegjës për çështje vendore dhe ministri përgjegjës për çështjet sociale, për nxjerrjen e akteve

përkatëse nënligjore brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Elisa Spiropali - Dakord.

Atëherë votojmë variantin përfundimtar të nenit 79.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Neni 80. Në pikën 5 togfjalëshi “kategoritë e tjera”...

(Diskutime pa mikrofon)

Rajmonda Stefa – Përveç asaj “ kategoritë e tjera” te pika 1, germa “b” do të shtojmë një

paragraf “Kriteret dhe procedurat e vlerësimit të këtyre objekteve për privatizim përcaktohen me

VKM”.

Elisa Spiropali – Dakord.

Pra, përveç pikës 5, togfjalëshi “ kategoritë e tjera” që sugjerohet të hiqet, kemi edhe

ndryshimin e propozuar nga zonja Stefa.

E hedhim në votim.

(Diskutime pa mikrofon)

Për pikën 10 variantin përfundimtar të Komisionit të Çështjeve Sociale: “Programet që janë

në proces të zbatimit të ligjit nr. 9232, si dhe ato që do të zbatohen me fondet e planifikuara për

vitin 2018 dhe 2019 do të trajtohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9232/2004, të akteve nënligjore

në zbatim të tij”. Jemi dakord?

Atëherë me variantin përfundimtar, me ndryshimin e propozuar nga zonja Stefa dhe me

ndryshimin e propozuar nga Komisioni i Çështjeve Ligjore e hedhim në votë.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Neni 81. Sugjerohet të ndryshohet si më poshtë:

“Shfuqizime. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr.9232, datë 13.05.2004 “Për programet

sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar” shfuqizohet”.

Dakord? E hedhim në votë.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Page 39: KUVENDI PROCESVERBAL - parlament · Rendi i ditës: Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për strehimin social”. ... zonjat Dajna Sorensen, zëvendësministre, zonja Saida

39

Neni 82. Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletore Zyrtare.

Pro? 10 vota pro. Kundër? S’ka. Abstenim? S’ka.

Miratohet.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA