kuvendi r a p o r t - · pdf filepasuritë e të cilëve janë në proces...

35
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Tiranë, më 20.11.2015 R A P O R T PËR VLERËSIMIN NË PARIM TË PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR” Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në 2 mbledhje të tij, të zhvilluara në datën 20 nëntor 2015, shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe shqyrtohet në përputhje me nenet 78- 85 të Rregullores së Kuvendit. Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes prezantuan ndryshimet e propozuara në projektligj, arsyet dhe efektin e pritshëm të tyre tek qytetarët, biznesi dhe ekonomia e vendit. Projektligji është pjesë e paketës fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016. Ai është hartuar në mbështetje të programit të Qeverisë dhe të politikave të saj në drejtim të reduktimit të barrës fiskale ndaj biznesit, zgjerimit të formalizimit të ekonomisë, si dhe mbështetjes së reformës administrativo territoriale që po kryhet në vendin tonë. Politikat për lehtësimin e barrës fiskale ndaj biznesit janë në vijueshmëri dhe thellim të mëtejshëm. Më 1 janar 2014 shkalla e tatimit mbi fitimin e biznesit të vogël u reduktua nga 15

Upload: nguyentram

Post on 10-Feb-2018

220 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Tiranë, më 20.11.2015

R A P O R T

PËR VLERËSIMIN NË PARIM TË PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE

SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE

VENDORE”, TË NDRYSHUAR”

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në 2 mbledhje të tij,

të zhvilluara në datën 20 nëntor 2015, shqyrtoi në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

Projektligji është propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe shqyrtohet në përputhje me nenet 78-

85 të Rregullores së Kuvendit.

Ministri i Financave dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

prezantuan ndryshimet e propozuara në projektligj, arsyet dhe efektin e pritshëm të tyre tek

qytetarët, biznesi dhe ekonomia e vendit.

Projektligji është pjesë e paketës fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016. Ai është

hartuar në mbështetje të programit të Qeverisë dhe të politikave të saj në drejtim të reduktimit të

barrës fiskale ndaj biznesit, zgjerimit të formalizimit të ekonomisë, si dhe mbështetjes së

reformës administrativo territoriale që po kryhet në vendin tonë.

Politikat për lehtësimin e barrës fiskale ndaj biznesit janë në vijueshmëri dhe thellim të

mëtejshëm. Më 1 janar 2014 shkalla e tatimit mbi fitimin e biznesit të vogël u reduktua nga 15

Page 2: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

2

për qind, në 7.5 për qind. Projektligji parashikon heqjen apo reduktimin e mëtejshëm të këtij

tatimi për një numër të konsiderueshëm biznesesh. Ai siguron rritjen e mbështetjes ndaj

bizneseve që kanë qarkullim dhe të ardhura më të ulëta dhe lehtësimin e mëtejshëm tatimor të

bizneseve të tjera, me të ardhura më të mëdha.

Reforma ndaj informalitetit është një nga reformat më të rëndësishme që po realizohet në vendin

tonë. Ajo synon zgjerimin e bazës së tatueshme, formalizimin e bizneseve dhe të punësuarve,

forcimin e konkurrencës së ndershme, e si rrjedhojë përmirësimin cilësor të klimës së biznesit.

Rezultatet e kësaj reforme duken mjaft pozitive, duke sjellë rritje të numrit të bizneseve dhe të të

punësuarve që deklarojnë veprimtarinë, si dhe të të ardhurave të arkëtuara prej tyre.

Projektligji synon, gjithashtu, promovimin e sektorit të turizmit, si rezultat i reduktimit të taksave

për operatorët turistikë.

Projektligji harmonizohet me ligjin nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të

njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë“, duke mbështetur reformat e

ndërmarra për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit fiskal.

Ndryshimet që propozohen në këtë projektligj janë si më poshtë:

1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

Shkalla tatimore e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, e cila varet nga qarkullimi

vjetor, ndryshohet si më poshtë:

Tatimi i thjeshtuar mbi

fitimin për biznesin e vogël

Ishte Bëhet

Me qarkullim vjetor 0-2

milionë lekë

25 mijë lekë/vit Me qarkullim vjetor 0-5 milionë

lekë

0

Me qarkullim vjetor 2-8

milionë lekë

7.5 %, por jo më

pak se 25 mijë

lekë në vit

Me qarkullim vjetor 5-8 milionë

lekë

5 %

Page 3: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

3

Nga kjo politikë fiskale përfitojnë afro 100 mijë biznese, nga të cilët:

rreth 84 mijë biznese, qarkullimi vjetor i të cilëve është nga 0-5 milionë lekë, nuk do të

paguajnë më tatim;

rreth 16 mijë bizneseve, qarkullimi vjetor i të cilëve është nga 5-8 milionë lekë do t’u

reduktohet tatimi nga 7.5 për qind, në 5 për qind.

Efekti negativ në buxhet nga reduktimi i kësaj takse parashikohet 1.3 miliardë lekë.

2. Taksa e fjetjes në hotel.

Projektligji parashikon reduktimin e taksës së fjetjes në hotel nga “5 për qind e çmimit të

fjetjes”, në “140 lekë për natë qëndrimi”. Kjo politikë fiskale synon reduktimin e kostos së

operatorëve që ushtrojnë veprimtari turistike dhe rritjen e deklarimit të numrit të personave që

qëndrojnë në hotel. Si rezultat, pritet të rriten më tej të ardhurat e pushtetit vendor, tek të cilat

derdhet kjo taksë. Efekti në të ardhura pritet të rritet me 510 milionë lekë.

3. Mbështetja e reformës administrativo-territoriale.

Projektligji parashikon heqjen e emërtimit të njësisë administrative “komunë“, duke e përputhur

përmbajtjen e tij me ligjin nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të

qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë“. Sipas ndarjes së re administrativo-territoriale,

nuk ekziston më si njësi administrative “komuna”, por vetëm bashkitë dhe qarqet.

4. Taksa e truallit.

Aktualisht, tatimi mbi pasuritë e paluajtshme vepron mbi tokën bujqësore dhe ndërtesat.

Projektligji parashikon që të shtohet një taksë e re: taksa e truallit. Niveli i kësaj takse

parashikohet, në varësi të kategorizimit të bashkive, 5600 lekë/ha, 4200 lekë/ha, 2800 lekë/ha

dhe 1400 lekë/ha në vit. Kjo politikë fiskale është ndërmarrë në zbatim të kërkesave të

administratorëve të pushtetit vendor, si dhe të rekomandimeve të FMN dhe USAID-it,

mbështetur në përvojat e vendeve të tjera. Ajo do të sjellë rritjen e të ardhurave të pushtetit

vendor dhe zgjerimin e shërbimeve të tyre në favor të qytetarëve.

5. Taksa mbi përdoruesit e pasurive të paluajtshme.

Page 4: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

4

Taksa mbi truallin parashikohet të paguhet edhe nga personat që e kanë truallin në përdorim, por

jo në pronësi. Arsyet e kësaj politike fiskale janë se në vendin tonë, megjithëse procesi i

regjistrimit të pasurive të paluajtshme po vijon, ka një numër të konsiderueshëm personash,

pasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo legalizimi, por ende nuk e kanë dokumentin e

pronësisë. Kjo politikë fiskale synon trajtimin e barabartë fiskal të të gjithë personave që

zotërojnë në pronësi apo në përdorim pasuri të paluajtshme, duke ndikuar në rritjen e të

ardhurave të pushtetit vendor.

Përdoruesit e pasurive të paluajtshme, të cilët nuk kanë dokumentin përkatës të pronësisë, do ta

vetëdeklarojnë sipërfaqen e truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli. Organet e

pushtetit vendor kanë instrumentin ligjor për verifikimin e këtij vetëdeklarimi.

6. Taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është trajtuar në ligjin ekzistues dhe i shërben pushtetit vendor

për të kryer investimet e nevojshme në hapësirat publike ku infrastruktura është prishur, si

rezultat i ndërtimeve të reja. Projektligji bën një saktësim të përmbajtjes së dispozitës ekzistuese,

duke qartësuar që kjo taksë paguhet vetëm në rastet kur kostoja e rehabilitimit nuk është

përfshirë në preventivin e investimit.

Vlerësime dhe rekomandime:

Gjatë shqyrtimit të projektligjit deputetët paraqitën vlerësime të ndryshme, të cilat janë si më

poshtë:

Vlerësimi i mazhorancës.

- Politikat fiskale të parashikuara në këtë projektligj do të ndikojnë në lehtësimin e barrës fiskale

ndaj qytetarëve dhe biznesit, rritjen e formalizimit të ekonomisë dhe të barazisë në zbatimin e

politikave fiskale, rritjen e të ardhurave të pushtetit vendor, thellimin e decentralizimit fiskal, si

dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

- Për zbatimin me sukses të masave të parashikuara në këtë projektligj është e nevojshme

të përmirësohet më tej performanca e administrimit tatimor. Duhet të forcohet kontrolli

Page 5: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

5

tatimor në drejtim të saktësisë së vetëdeklarimeve të biznesit, për të mos lejuar shmangjet

nga pagesa e tatimit.

- Komisioni rekomandon që strukturat përkatëse ekzekutive të përshpejtojnë dhe forcojnë

procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në proces, për të bërë të mundur

evidentimin sa më të plotë të tyre.

Vlerësimi i opozitës.

- Deputetët e opozitës e mbështetën politikën lehtësuese fiskale për biznesin e vogël, duke

e konsideruar nismë pozitive. Por, ata ishin të mendimit se ajo që e dëmton më tepr këtë

biznes janë sanksionet e ashpra që po zbatohen ndaj kësaj kategorie të biznesit, në kuadër

të luftës kundër informalitetit, të cilat nuk kanë një korelacion të drejtë me dëmin e

shkaktuar. Kjo ka ndikuar në dëmtimin e klimës së biznesit, reduktim të të ardhurave të

tyre, si dhe të të ardhurave të buxhetit në përgjithësi.

- Projektligji parashikon rritje të disa taksave, siç janë taksa për hotelet dhe taksa e truallit,

duke rënduar barrën fiskale për biznesin e vogël.

Përfundim.

Komisioni e miratoi projektligjin në parim me votat pro të mazhorancës dhe votat kundër të

opozitës.

RELATORI KRYETARI

Ervin KOÇI Erion BRAÇE

Page 6: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

6

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Tiranë, më 9.12.2015

R A P O R T

PËR VLERËSIMIN NEN PËR NEN DHE NË TËRËSI TË PROJEKTLIGJIT “PËR DISA

NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN

E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR”

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës, në 3 mbledhje të tij,

të zhvilluara në datat 7 dhe 9 dhjetor 2015, shqyrtoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për

disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”,

të ndryshuar”. Projektligji është pjesë e paketës së projektligjeve financiare që shoqërojnë

projektbuxhetin 2016.

Shqyrtimi nen për nen u zhvillua pas miratimit në parim të këtij projektligji në seancën plenare të

datës 4 dhjetor 2015 dhe procedura përkatëse mbështetet në nenet 32-38, nenin 80 dhe nenin 83

të Rregullores së Kuvendit.

Në mbledhjet e Komisionit ishin të pranishëm, për të dhënë spjegime mbi projektligjin,

Zëvendësministrja e Financave dhe Drejtoresha e Politikave Fiskale në këtë ministri.

Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me shoqatat e biznesit për projektligjet financiare që

shoqërojnë projektbuxhetin 2016. Në këtë seancë paraqitën mendime e propozime për

projektligjin drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhomës Amerikane të

Tregtisë, Shoqatës “Biznes Albania” dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Gjithashtu, Komisioni

Page 7: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

7

zhvilloi një seancë dëgjimore me Kryetarin e Shoqatës për Autonomi Vendore, njëkohësisht

edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të cilën u njoh me disa mendime, vërejtje e propozime për

ndryshime në projektligj, të cilat synojnë përmirësimin e sistemit fiskal të pushtetit vendor.

Pasi analizoi propozimet për ndryshime të paraqitura nga grupet e interesit, Komisioni miratoi

disa ndryshime në dispozitat e projektligjit për këto çështje:

1. Taksa e truallit.

Lidhur me këtë taksë, Komisioni propozon këto ndryshime:

- Taksa e truallit në projektligj është e njëjtë, pavarësisht nëse taksapaguesi është individ apo

biznes. Për diferencuar nivelin e taksës së truallit midis qytetarëve dhe bizneseve, në përputhje

me të ardhurat, Komisioni propozon që kjo taksë të ndahet në dy kategori, sipas përdoruesve të

truallit, si dhe niveli i taksës të jetë si më poshtë:

Për qëllime banimi nga individët. Në këtë rast niveli tregues i taksës mbetet i njejtë si në

projektligj, duke mbështetur argumentin që synimi i kësaj takse është për qëllime

statistikore. Niveli i taksës është tejet i ulët: 0.56; 0.42; 0.28; 0.14 lekë/m2/vit, në varësi të

kategorizimit të bashkive, sipas aneksit bashkëlidhur projektligjit.

Për qëllime biznesi.

Në rastet e përdorimit për qëllime biznesi, taksa e truallit propozohet të jetë më e lartë: 20,

18, 15 apo 12 lekë/m2/vit, në varësi të kategorizimit të bashkive, i cili mbetet i njejtë si në

projektligj.

- Ndryshon nga “hektar” në “m2”, njësia e matjes së sipërfaqes së truallit në pronësi apo në

përdorim të taksapaguesit, e cila shërben si bazë e taksës mbi truallin. Ky ndryshim bëhet për ta

bërë më të thjeshtë dhe të matshme sipërfaqen e truallit.

Efekti në të ardhura është rreth 1.7 miliard lekë.

Page 8: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

8

2. Taksa për zënien e hapësirës publike.

Aktualisht, kjo taksë aplikohet mbi të gjitha subjektet që shfrytëzojnë hapësira publike për të

kryer aktivitete të ndryshme. Baza e taksës për zënie të hapësirave publike është sipërfaqja në

metër katror që vihet në shfrytëzim nga subjekti për ushtrim aktiviteti.

Mbështetur në propozimin e Shoqatës së Bashkive, Komisioni propozon që taksa e zënies së

hapësirave publike të riklasifikohet si tarifë. Kjo për arsye se zënia e hapësirave publike për

qëllime biznesi është qiradhënie dhe jo taksë. Përcaktimi si tarifë do të mundësojë një

vendimmarrje të plotë të Këshillave Bashkiakë, të cilët njohin më mirë pasuritë publike të tyre,

zonat përkatëse dhe kanë të gjithë informacionin e nevojshëm për një tarifim të drejtë. Kjo do të

shërbejë:

Si një stimul për Këshillat Bashkiakë në politikat e përdorimit dhe efiçencës së hapësirave

publike;

Për rritjen e fleksibilitetit në vendimmarrje, në përputhje me frymën e decentralizimit;

Efekti n[ t[ ardhura [sht[ rreth 0.15 miliard lek[.

3. Taksa e tabelës.

Komisioni propozon disa ndryshime, si më poshtë:

a) Detajohet dhe riklasifikohet taksa e tabelës për qëllime identifikimi.

Aktualisht, tabela për qëllime identifikimi, pavarësisht nga sipërfaqja, ka një nivel takse prej 120

lekë/vit.

Përcaktimi “pavarësisht nga sipërfaqja” lë vend për abuzime nga subjekte të ndryshme tregtare,

të cilat mund ta përdorin për qëllime reklamimi. Për të shmangur këtë problematikë dhe për të

vendosur një nivel takse në përputhje me qëllimin e saj, taksa e tabelës për qëllime identifikimi

detajohet në:

Tabelë për qëllime identifikimi, deri në 2 metra katror. Niveli i taksës bëhet zero.

Page 9: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

9

Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra katror. Niveli i taksës bëhet 45 000

lekë/m2/vit.

b) Detajohet, për sa i përket nivelit të taksës, kategoria “Tabelë për qëllime reklamimi, të thjeshta

dhe elektronike”, si më poshtë:

Për tabelat e thjeshta, niveli i taksës mbetet i njejtë me nivelin aktual.

Për tabelat elektronike, niveli i taksës dyfishohet.

Kjo masë synon të kufizojë përhapjen e tabelave elektronike, të cilat ndikojnë negativisht në

sensin estetik të hapësirave publike.

c) Taksa aktuale “për sipërfaqet mbi 18 metër katror”, e cila ishte mjaft e lartë, nuk përbën kuptim

ekonomik dhe penalizon padrejtësisht një pjesë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e

reklamimit, duke defavorizuar konkurrencën, Për këtë arsye, kjo kategori e taksës është hequr.

ç) Për të qartësuar subjektet paguese të taksës së tabelës për qëllime reklamimi, referuar

ndryshimeve në mënyrën e ushtrimit të aktivitetit reklamues, saktësohen në projektligj kategoritë

e reklamave të lëvizshme dhe të palëvizshme.

Efekti në të ardhura vlerësohet rreth 49 milion lekë.

Të dhënat e detajuara për taksën e tabelën pasqyrohen në Aneksin 7.

4. Taksa e ndërtesës.

Ndryshimet kryesore janë:

- Përgjysmohet taksa për ndërtesat që përdoren për veprimtari prodhuese, niveli i të cilave

nga 400, 300 dhe 200 lekë/m2 në vit që është aktualisht, ulet në 200, 150 apo 100 lekë/m2

në vit, në varësi të zonës përkatëse”;

Page 10: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

10

- Përfshihet në projektligj kategoria e taksave “Ndërtesa në pronësi apo në përdorim, në

territore të miratuara si fshatra turistike, me nivel takse 400 lekë/m2 në vit”. Kjo taksë është

pjesë e ligjit ekzistues, por për shkak të një gabimi teknik, nuk ka qenë e përfshirë në

projektligj. Rregullimi që propozohet është rregullim teknik.

5. Taksa e fjetjes në hotel.

Komisioni propozon ndryshimin e nivelit të taksës së fjetjes në hotel nga 140 lekë për natë

qëndrimi, në disa nivele të ndryshme, në përputhje me kategorizimin e bashkive dhe llojin e

njësive akomoduese, sipas Aneksit 8, pjesë e këtij raporti, si më poshtë:

d) - Hotel me 4-5 yje: 200, 100 apo 80 lekë për natë fjetje;

e) - Bujtinë, fjetinë, motel dhe çdo njësi tjetër akomoduese, sipas përcaktimeve të ligjit për

turizmin: 100, 50 apo 35 lekë për natë fjetje, në varësi të zonës ku ndodhen.

Argumenti:

Në disa bashki të mëdha ushtrojnë veprimtari një numër i madh hotelesh, ku vizitorët vijnë

kryesisht për qëllime biznesi dhe çmimet janë shumë më të larta se sa në bashkitë më të vogla,

ku hotelet presin vizitorë për qëllim turizmin.

Aplikimi i taksës fikse prej 140 lekë për natë qëndrimi krijon një barrë tatimore shumë të ulët në

raport me të ardhurat për kategorinë e hoteleve të biznesit, kundrejt barrës tatimore që

përballojnë hotelet për qëllime turizmi. Si rrjedhojë, aplikimi i këtij niveli të taksës do të sillte

edhe reduktim të të ardhurave në bashkitë e mëdha.

Për të shmangur këto problematika, propozohet një kategorizim i nivelit të taksave sipas

bashkive dhe njësive akomoduese.

6. Taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Aktualisht kjo taksë llogaritet mbi vlerën në lekë të investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Niveli

i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind e kësaj vlere,

ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind e saj.

Page 11: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

11

Komisioni propozon që të bëhet një shtesë, sipas së cilës në rastin e ndërtimeve për qëllime

banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat nuk destinohen për përdorim në

sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në

masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet

në vlerën referuese të tregut sipas përcaktimeve të udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për

miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që

miratohet çdo vit.

Kjo masë propozohet mbështetur në propozimin e Shoqatës së Bashkive, me këto argumente:

Duke qenë se baza e taksuar është kosto e ndërtimit dhe jo vlera e tregut, të ardhurat nga kjo

taksë janë në vlerë të ulët dhe politika e nxitjes apo dekurajimit të ndërtimit sipas zonave është

joefiçente.

Vendosja e një tavani të lartë për taksën fikse, bën të mundur që të nxitet zhvillimi në zonat që

kanë ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të ngadalësohet ndërtimi në

hapësira të mbindërtuara e të urbanizuara tej limiteve të mundshme infrastrukturore.

Vendet e rajonit, për të racionalizuar boom-in ndërtimor dhe për të krijuar një burim të ardhurash

për bashkinë, kanë taksa të larta për ndërtimin për metër katror. Tabela më poshtë tregon nivelet

e taksës në vendet e rajonit:

Qyteti Taksa e Ndërtimit Çmimi mesatar qendër

(€/m2)

Çmimi mesatar

perfieri

(€/m2)

Podgorica 0 - 140 € / m2 1700 € 1100 €

Sarajeva 5 - 50 € / m2 1300 € 800 €

Shkupi 70 € / m2 1200 € 900 €

Beogradi 50 - 60 € / m2 1900 € 1100 €

Page 12: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

12

Tirana 2-4% (8 € / m2) 1700 € 700 €

Tirana e

propozuar

30-100 €/ m2

Gjithashtu, të ardhurat që vjelin bashkitë nga kjo taksë nuk justifikojnë aspak vlerën e krijuar

nëpërmjet dhënies së lejeve të ndërtimit, sidomos për sa i përket godinave rezidenciale të banimit

në zonat shumë të kërkuara. Për më tepër, kjo vlerë nuk justifikon aspak presionin që këto

ndërtime të reja krijojnë nëpërmjet rritjes së dendësisë së banorëve në infrastrukturën pubike.

Përfundim.

Komisioni e miratoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi me votat pro të mazhorancës dhe

votat kundër të opozitës, me disa ndryshime, si më poshtë:

Neni 4 i projektligjit, që ndryshon nenin 9 të ligjit ekzistues.

Ky nen riformulohet si më poshtë:

1. Pika 2 e nenit 9 ndryshohet si më poshtë:

“2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi

tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.”.

2. Pika 7 “Taksa për zënien e hapësirave publike”, shfuqizohet.

Neni 8 i projektligjit, që ndryshon nenin 26 të ligjit ekzistues.

Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Niveli tregues i taksës është sipas aneksit 8 bashkëlidhur këtij ligji.

Pika 4 hiqet.

Page 13: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

13

Neni 13 i projektligjit, që shton nenin 23/1 në ligjin ekzistues.

Në nenin 23/1, që shtohet, bëhen këto ndryshime:

f)

g) - Në pikën 1, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të

taksapaguesit.”.

h)

i) - Në pikën 2 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Niveli i taksës caktohet ne lekë për metër katror.”.

j) - Aneksi nr.2.1 që i bashkëlidhet këtij projektligji zëvendësohet me aneksi 2.1 në fund të këtij

raporti.

Neni 14 i projektligjit ndryshohet si më poshtë:

“Neni 27 ndryshohet si më poshtë:

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë”

“1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e

çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri, përcaktohen në

përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

2. Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, të cilat

nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik, taksa e

ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% deri 8% të çmimit të shitjes për metër katror. Baza

e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së njësive të shërbimit apo

ndërtesave për qëllime banimi. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të

vlerës së tregut sipas përcaktimeve të udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e

kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Page 14: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

14

3. Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, niveli i

taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind të kësaj vlere,

ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind e saj.

Për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve,

tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto

projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0,1 për qind e vlerës së

investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar kur kjo kosto

nuk është përfshirë në preventivin e investimit.

Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të

reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit.

4. Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat

mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.

5. Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet

nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që

mbulon territorin ku do të bëhet investimi.

6. Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie

ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen

proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të

ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës Bashki.”

Pas nenit 14, shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 32 “Taksa të tjera”, ndryshohet si më poshtë:

“Këshilli Bashkiak cakton bazën dhe nivelin e taksës së tabelës.”.

Page 15: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

15

Pas nenit 14/1 të projektligjit, shtohet neni 14/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 14/2

1. Në pikën 1, të nenit 35 “Tarifat vendore dhe administrimi i tyre”, pas shkronjës “b”, shtohet

shkronja “c” me këtë përmbajtje:

“c) paguhet për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi. Tarifat llogaritet si detyrim

mujor i tatimpaguesit. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin, rregullat bazë për administrimin

dhe mbledhjen e kësaj tarife, si dhe mund të caktojë nivele të ndryshme të kësaj tarife sipas

nivelit të zhvillimit të veprimtarisë së biznesit në zona të ndryshme të qendrës së banuar.

Tarifa për zënien e hapësirës publike nuk zbatohet për hapësirat që nuk janë në pronësi dhe

nën administrimin e pushtetit vendor”.

Neni 15 riformulohet si më poshtë:

“Anekset 1; 2.1; 3; 6 dhe 7 zëvendësohen me anekset me të njejtët numra që i bashkëlidhen

këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.”.

Page 16: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

16

Aneksi 1.

Nivelet treguese të taksës së ndërtesës.

Bashkitë

Zona 1 Zona 2 Zona 3

Kategoritë

minimale të

ndërtesave

Bashkia Tiranë,

Njësia

Administrative

Tiranë, Kashar, Dajt,

Farka.

Bashkia Durrës,

Njësia

Administrative

Durrës

Bashkia Vlorë, Njësia

Administrative Vlorë

Bashkia Fier, Njësia

Administrative Fier

Bashkia Sarandë, Njësia

Administrative Sarandë

Bashkia Pogradec, Njësia

Administrative Pogradec

Bashkia Korçë, Njësia

Administrative Korçë

Bashkia Elbasan, Njësia

Administrative Elbasan

Bashkia Berat,

Njësia Administrative

Berat

Bashkia Lushnjë, Njësia

Administrative Lushnjë

Bashkia Ura Vajgurore,

Njësia Administrative Ura

Vajgurore

Bashkia Kuçovë, Njësia

Administrative Kuçovë

Bashkia Skrapar, Njësia

Administrative Skrapar,

Bashkia Poliçan, Njësia

Administrative Poliçan

Bashkia Dibër, Njësia

Administrative Peshkopi

Bashkia Bulqizë,

Njësia Administrative

Bulqizë

Bashkia Mat, Njësia

Administrative Burrel

Bashkia Klos, Njësia

Administrative Klos

Page 17: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

17

Bashkia Gjirokastër,

Njësia Administrative

Gjirokastër

Bashkia Shkodër, Njësia

Administrative Shkodër

Bashkia Kavajë, Njësia

Administrative Kavajë

Bashkia Lezhë, Njësia

Administrative Lezhë

Bashkia Durrës/ Njësia

Administrative Sukth

Bashkia Durrës/ Njësia

Administrative Manëz

Bashkia Shijak, Njësia

Administrative Shijak

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Krujë

Bashkia Cërrik, Njësia

Administrative Cërrik

Bashkia Belsh, Njësia

Administrative Belsh

Bashkia Peqin, Njësia

Administrative Peqin

Bashkia Gramsh, Njësia

Administrative Gramsh

Bashkia Librazhd, Njësia

Administrative Librazhd

Bashkia Përrenjas, Njësia

Administrative Përrenjas

Page 18: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

18

Bashkia Patos, Njësia

Administrative Patos

Bashkia Roskovec, Njësia

Administrative Roskovec

Bashkia Divjakë, Njësia

Administrative Divjakë

Bashkia Mallakastër,

Njësia Administrative

Ballsh

Bashkia Libohovë, Njësia

Administrative Libohovë

Bashkia Tepelenë, Njësia

Administrative Tepelenë

Bashkia Memaliaj, Njësia

Administrative Memaliaj

Bashkia Përmet, Njësia

Administrative Përmet

Bashkia Këlcyrë, Njësia

Administrative Këlcyrë

Bashkia Dropull, Njësia

Administrative Dropull i

Poshtëm

Page 19: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

19

Bashkia Maliq, Njësia

Administrative Maliq

Bashkia Pustec

Bashkia Kolonjë, Njësia

Administrative Ersekë

Bashkia Devoll, Njësia

Administrative Bilisht

Bashkia Kukës, Njësia

Administrative Kukës

Bashkia Has, Njësia

Administrative Krumë

Bashkia Tropojë, Njësia

Administrative Bajram

Curri

Bashkia Mirëditë, Njësia

Administrative Rrëshen

Bashkia Kurbin, Njësia

Administrative Laç

Bashkia Malësi e Madhe,

Njësia Administrative

Koplik

Page 20: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

20

Bashkia Vau i Dejës,

Njësia Administrative Vau

i Dejës

Bashkia Pukë, Njësia

Administrative Pukë

Bashkia Fushë-Arrëz,

Njësia Administrative

Fushë-Arrëz

Bashkia Kamëz, Njësia

Administrative Kamëz

Bashkia Vorë, Njësia

Administrative Vorë

Bashkia Rrogozhinë,

Njësia Administrative

Rrogozhinë

Bashkia Selenicë, Njësia

Administrative Selenicë

Bashkia Himarë, Njësia

Administrative Himarë

Bashkia Sarandë, Njësia

Administrative Sarandë

Page 21: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

21

Bashkia Konispol, Njësia

Administrative Konispol

Bashkia Finiq, Njësia

Administrative Finiq

Bashkia Delvinë, Njësia

Administrative Delvinë

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Krujë

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Fushë-

Krujë

Bashkia Kurbin,

Njësia Administrative Laç

Bashkia Kurbin,

Njësia Administrative

Mamurras

Bashkia Kolonjë,

Njësia Administrative

Ersekë

Bashkia Kolonjë,

Njësia Administrative

Leskovik

Page 22: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

22

Bashkia Has,

Njësia Administrative

Krumë

Lekë/m2 në vit

I. Ndërtesa

banimi

- ndërtuar

para 1993

15 10 5

- ndërtuar

gjatë dhe pas

1993

30 12 6

II. Ndërtesa

të tjera

- Për tregti

dhe shërbime

400 300 200

- Të tjera 100 60 40

Ndërtesa që

përdoren për

veprimtari

prodhuese

200 150 100

III. Ndërtesa

në pronësi

apo në

përdorim, në

territore të

miratuara si

fshatra

turistike.

400

400

400

Page 23: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

23

Shënim I: Në të gjitha njësitë administrative të tjera, niveli tregues i taksës për çdo kategori

minimale të ndërtesës është sa një e dyta e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të

ndërtesës në njësitë administrative të përcaktuara në tabelë.

Shënim II: Për ndërtesat në pronësi të shoqërive të ndërtimit, të destinuara për shitje, por që janë

ende të pashitura, taksa do të vendoset sipas destinacionit të përdorimit të ambientit të ndërtesës.

Ambientet e hipotekuara, si:

- apartamente banimi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa banimi”;

- ndërtesë biznesi do t’i nënshtrohen taksës mbi ndërtesat në kategorinë “Ndërtesa të tjera për tregti

dhe shërbime”.

Page 24: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

24

Aneksi 2.1

Nivelet treguese të taksës së truallit (jo hapsirë

publike)

Klasifikimi sipas bashkive

Vlera e taksës në lekë/m2/vit

për qëllime banimi nga

individët

Vlera e taksës në

lekë/m2/vit, për qëllime

biznesi

I

Bashkia Tiranë

Bashkia Durrës 0.56 lek/m2

20 lekë/m2

Bashkia Kavajë

Bashkia Krujë

Bashkia Lezhë

Bashkia Lushnjë

Bashkia Fier

Bashkia Vlorë

Bashkia Sarandë

II

Bashkia Shkodër

0.42 lek/m2

18 lekë/m2

Bashkia Elbasan

Bashkia Berat

Page 25: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

25

Bashkia Korçë

Bashkia Delvinë

Bashkia Kurbin

Bashkia Peqin

Bashkia Kuçovë

III

Bashkia Gjirokastër

Bashkia Përmet

Bashkia Pogradec

Bashkia Librazhd

Bashkia Dibër 0.28 lekë/m2

15 lekë/m2

Bashkia Skrapar

Bashkia Mallakastër

Bashkia Devoll

Bashkia Tepelenë

IV

Bashkia Bulqizë

Bashkia Kukës 0.14 lekë/m2

12 lekë/m2

Page 26: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

26

Bashkia Tropojë

Bashkia Pukë

Bashkia Mirditë

Bashkia Malësi e Madhe

Bashkia Gramsh

Bashkia Ersekë

Bashkia Has

Të gjitha Bashkitë e tjera 0.14 lekë/m2

12 lekë/m2

Page 27: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

27

Aneksi 7

TAKSA E TABELËS.

Kategoritë Niveli i taksës

1) Tabelë për qëllime identifikimi:

a) Tabelë për qëllime identifikimi, deri në 2 metra

katror, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose

brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që

nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të

tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji

i aktivitetit të kompanisë.

a.1) Tabelë për qëllime identifikimi mbi 2 metra

katror, të trupëzuara në sipërfaqen e ndërtesës ose

brenda territorit ku zhvillon aktivitet biznesi dhe që

nuk përdoren për të reklamuar aktivitetin e të

tretëve. Në të tilla tabela vendoset emri dhe/ose lloji

i aktivitetit të kompanisë.

b) Tabela për qëllime identifikimi jashtë territorit

ku zhvillohet aktiviteti në formën e përmasat e

tabelave të sinjalistikës për orientim.

0 lekë/vit

45 000 lekë/m2

120 lekë/vit

2) Tabelë për qëllime reklamimi e lëvizshme dhe e

palëvizshme:

a) Pёr Bashkinë e Tiranës

a.1) Tabelë e thjeshtë

a.2) Tabelë elektronike

45 000 lekë/m2/vit.

90 000 lekë/m2/vit.

Page 28: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

28

b)Pёr bashkitë qendër qarku

b.1) Tabelë e thjeshtë

b.2) Tabelë elektronike

c) Pёr bashkitë e tjera

c.1) Tabelë e thjeshtë

c.2) Tabelë elektronik

3) Tabelë në funksion të ekspozimeve të ndryshme

të hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese,

banderola etj

22 500 lekë/m2/vit

45 000 lekё/ m2/vit

13 500 leke/ m2/vit

27 000 leke/ m2/vit.

1 000 lekë/m2/ditë

Page 29: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

29

Aneksi 8.

Taksa e fjetjes në hotel.

Bashkitë

Zona 1 Zona 2 Zona 3

Kategoritë

minimale të

taksës së

fjetjes në

hotel

Bashkia Tiranë,

Njësia

Administrative

Tiranë, Kashar, Dajt,

Farka

Bashkia Durrës,

Njësia

Administrative

Durrës

Bashkia Vlorë, Njësia

Administrative Vlorë

Bashkia Fier, Njësia

Administrative Fier

Bashkia Sarandë, Njësia

Administrative Sarandë

Bashkia Pogradec, Njësia

Administrative Pogradec

Bashkia Korçë, Njësia

Administrative Korçë

Bashkia Elbasan, Njësia

Administrative Elbasan

Bashkia Berat,

Njësia Administrative

Berat

Bashkia Lushnjë, Njësia

Administrative Lushnjë

Bashkia Ura Vajgurore,

Njësia Administrative Ura

Vajgurore

Bashkia Kuçovë, Njësia

Administrative Kuçovë

Bashkia Skrapar, Njësia

Administrative Skrapar,

Bashkia Poliçan, Njësia

Administrative Poliçan

Bashkia Dibër, Njësia

Administrative Peshkopi

Bashkia Bulqizë,

Njësia Administrative

Bulqizë

Bashkia Mat, Njësia

Administrative Burrel

Bashkia Klos, Njësia

Administrative Klos

Page 30: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

30

Bashkia Gjirokastër,

Njësia Administrative

Gjirokastër

Bashkia Shkodër, Njësia

Administrative Shkodër

Bashkia Kavajë, Njësia

Administrative Kavajë

Bashkia Lezhë, Njësia

Administrative Lezhë

Bashkia Durrës/ Njësia

Administrative Sukth

Bashkia Durrës/ Njësia

Administrative Manëz

Bashkia Shijak, Njësia

Administrative Shijak

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Krujë

Bashkia Cërrik, Njësia

Administrative Cërrik

Bashkia Belsh, Njësia

Administrative Belsh

Bashkia Peqin, Njësia

Administrative Peqin

Bashkia Gramsh, Njësia

Administrative Gramsh

Bashkia Librazhd, Njësia

Administrative Librazhd

Bashkia Përrenjas, Njësia

Administrative Përrenjas

Page 31: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

31

Bashkia Patos, Njësia

Administrative Patos

Bashkia Roskovec, Njësia

Administrative Roskovec

Bashkia Divjakë, Njësia

Administrative Divjakë

Bashkia Mallakastër,

Njësia Administrative

Ballsh

Bashkia Libohovë, Njësia

Administrative Libohovë

Bashkia Tepelenë, Njësia

Administrative Tepelenë

Bashkia Memaliaj, Njësia

Administrative Memaliaj

Bashkia Përmet, Njësia

Administrative Përmet

Bashkia Këlcyrë, Njësia

Administrative Këlcyrë

Bashkia Dropull, Njësia

Administrative Dropull i

Poshtëm

Page 32: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

32

Bashkia Maliq, Njësia

Administrative Maliq

Bashkia Pustec

Bashkia Kolonjë, Njësia

Administrative Ersekë

Bashkia Devoll, Njësia

Administrative Bilisht

Bashkia Kukës, Njësia

Administrative Kukës

Bashkia Has, Njësia

Administrative Krumë

Bashkia Tropojë, Njësia

Administrative Bajram

Curri

Bashkia Mirëditë, Njësia

Administrative Rrëshen

Bashkia Kurbin, Njësia

Administrative Laç

Bashkia Malësi e Madhe,

Njësia Administrative

Koplik

Page 33: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

33

Bashkia Vau i Dejës,

Njësia Administrative Vau

i Dejës

Bashkia Pukë, Njësia

Administrative Pukë

Bashkia Fushë-Arrëz,

Njësia Administrative

Fushë-Arrëz

Bashkia Kamëz, Njësia

Administrative Kamëz

Bashkia Vorë, Njësia

Administrative Vorë

Bashkia Rrogozhinë,

Njësia Administrative

Rrogozhinë

Bashkia Selenicë, Njësia

Administrative Selenicë

Bashkia Himarë, Njësia

Administrative Himarë

Bashkia Sarandë, Njësia

Administrative Sarandë

Page 34: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

34

Bashkia Konispol, Njësia

Administrative Konispol

Bashkia Finiq, Njësia

Administrative Finiq

Bashkia Delvinë, Njësia

Administrative Delvinë

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Krujë

Bashkia Krujë, Njësia

Administrative Fushë-

Krujë

Bashkia Kurbin,

Njësia Administrative Laç

Bashkia Kurbin,

Njësia Administrative

Mamurras

Bashkia Kolonjë,

Njësia Administrative

Ersekë

Bashkia Kolonjë,

Njësia Administrative

Leskovik

Page 35: KUVENDI R A P O R T - · PDF filepasuritë e të cilëve janë në proces regjistrimi apo ... në 3 mbledhje të tij, të zhvilluara në datat 7 dhe 9 ... qëllime biznesi është

35

Bashkia Has,

Njësia Administrative

Krumë

Lekë për natë fjetje

Hotelet 4-5

yje 200 100 80

Bujtinë,

fjetinë,

motel, dhe

çdo njësi

tjetër

akomoduese,

sipas

përcaktimeve

të ligjit për

turizimin

100 50 35

RELATORI KRYETARI

Ervin KOÇI Erion BRAÇE