kuvendi - skupština - assembly · 2020. 12. 4. · ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit...

84
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 30 NËNTOR 2020 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 30. NOVEMBRA 2020. GODINE NËNTOR - NOVEMBAR 2020

Upload: others

Post on 04-Mar-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

E MBAJTUR MË 30 NËNTOR 2020

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 30. NOVEMBRA 2020. GODINE

NËNTOR - NOVEMBAR

2020

Page 2: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

2

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L048

për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin

nr.03/L-221, me Ligjin nr.04/L-116, me Ligjin nr. 04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin

05/L-007,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve

të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit

(PKZMSA) 2020-2024,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të

Kosovës për vitin 2019,

9. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019,

10. Shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

për vitin 2019,

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019,

13. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

14. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e

Ujit.

Dnevni red 1. Izjave van dnevnog reda,

2. Parlamentarna pitanja,

3. Drugo razmatranje N/zakona br. 07/L-005 o izmeni i dopuni Zakona br. 03/L048 o upravljanju

javnim finansijama i odgovornostima, izmenjen i dopunjen Zakonom br. 03/L-221, Zakonom br.

04/L-116, Zakonom br. 04/L-194, Zakonom br. 05/L-063 i Zakonom br. 05/L-007,

4. Prvo razmatranje N/zakona br. 07/L-043 o merama smanjenja troškova prostiranja mreže

elektronske komunikacije visoke brzine,

5. Razmatranje Nacionalnog programa za sprovođenje Sporazuma o stabilizaciji-pridruživanju

(PKZMSA) 2020-2024,

6. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Agencije za besplatnu pravnu pomoć za 2019. god.,

7. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Akademije pravosuđa za 2019. god.,

8. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Agencije za menadžiranje kosovskih memorijalnih

kompleksa za 2019.god.,

9. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Agencije za informisanje i privatnost za 2019. god.,

10. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Nezavisnog nadzornog odbora Civilne službe Kosova za

2019.god.,

11. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Nezavisne komisije za medije za 2019. god.,

12. Razmatranje Godišnjeg izveštaja Narodnog advokata za 2019. god.,

13. Imenovanje predsedavajućeg i članova Komisije za reviziju NP KOSTT,

14. Izbor predsedavajućeg Komisije za razmatranje pri Regulativnom autoritetu za usluge vode.

Page 3: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

3

Mbledhjen e drejtoi nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

I hap punimet e seancës plenare sipas rendit të ditës të përgatitur nga Kryesia e Kuvendit, në

marrëveshje me grupet parlamentare, në mbledhjen e mbajtur më 24 nëntor 2020.

Konstatoj se të pranishëm në sallë janë 63 deputetë.

Para se të vazhdoj me pikat e rendit të ditës, si zakonisht ju përkujtoj lidhur me rëndësinë e

respektimit të masave për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 sipas rekomandimeve të

Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të Institut Kombëtar të Shëndetit Publik.

1. Deklarime jashtë rendit të ditës

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës është e kufizuar deri në 30 minuta. Diskutimi në emër të

grupit parlamentar zgjat deri në pesë minuta, ndërsa diskutimi i deputetit deri në tre minuta.

Deputetët që paraqiten për diskutim i lus që të njoftojnë se në çfarë cilësie e kërkojnë fjalën,

meqenëse kemi të pranishëm edhe ministrin e Arsimit. Ashtu siç jeni në njohuri, nëse në këtë

pikë paraqiten për deklarata edhe ministrat nga Kabineti qeveritar, sipas nenit 48 të Rregullores

së Kuvendit, së bashku me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe deklaratat e ministrit diskutimet

zgjasin deri në 60 minuta maksimumi.

Atëherë, fillojmë me deklarimet jashtë rendit të ditës sipas grupeve parlamentare. Në emër të

Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, fjalën e ka deputeti Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Të nderuar deputetë,

E nderuar kryesuese,

Përderisa ditë më parë një zëvendëskryeministër i fyen publikisht të gjitha viktimat e krimeve të

Serbisë në Kosovë e luftën e fundit, duke bërë këtë edhe pas shprehjes në vazhdimësi të

padurueshmërisë me çështjen e të pagjeturve, madje duke e refuzuar të raportojë para Komisionit

Parlamentar, duke e cilësuar çështjen e të pagjeturve si çështje e ezauruar e të konsumuar, dje

zëvendësi tjetër i Avdullah Hotit, Goran Rakiq, në ditën që po mbaheshin zgjedhjet theu heshtjen

zgjedhore duke kërkuar nga qytetarët e veriut të Mitrovicës që ta votojnë kandidatin e Listës

serbe.

Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e shtetit të

Serbisë dhe të presidentit Aleksander Vuçiq. Goran Rakiq nuk është një qytetar i zakonshëm, ai

është zëvendëskryeministër i Kosovës dhe qëndrimi dhe deklarimi i tij pashmangshëm e

implikon institucionin ku është pjesë, pra Qeverinë e Kosovës.

Page 4: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

4

Ky zëvendëskryeministër e shkeli ligjin për zgjedhje, duke bërë thirrje që të votohet një kandidat

i një subjekti të caktuar dhe i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së

Kosovës, kur ka deklaruar se Serbia dhe presidenti i saj Vuçiq e përkrahin këtë kandidat.

Po, nga ana tjetër, asnjë reagim nga Avdullah Hoti, e që presupozohet të jetë shefi i tij. E

pritshme dhe normale ka qenë që të ndodhin shkarkimet tashmë. Si ka mundësi që një e quan

veten kryeministër si Avdullah Hoti lejon që të normalizohen qëndrime të tilla të kundërligjshme

e kundër rendit kushtetues nga varësit e tij. A do të thotë kjo se zoti Hoti pajtohet me qëndrime të

tilla të zëvendësit të tij, apo është në gjumë dhe nuk vepron, sepse nuk e di ndoshta se duhet

vepruar. Ndoshta pra Avdullah Hoti nuk e di se duhet të veprojë, apo edhe ndoshta nuk e çan

kokën fare për këtë punë. Duke i parë sjelljet e tij dhe të qeverisë së tij, ai po na fut në këtë

dilemë.

Ta zëmë, kur ta deklaruar në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më datën

10 shtator 2020 se respekton plotësisht marrëveshjen e vitit 2015, translacionin, apo thënë më

mire Zajednicën, të cilën Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si antikushtetuese dhe ky nuk thirret

në Kushtetutën e vendit dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, ka dhënë sinjal

të qartë për gatishmërinë për ndryshim të Kushtetutës dhe e ka futur vendin në një rrugë shumë

të rrezikshme për sovranitetin, e ne nuk po arrijmë të kuptojmë se a e ka bërë këtë se nuk e ka

ditur, apo nuk e çan kokën.

Njëjtë kur e ka pranuar Marrëveshjen e Novi Sadit për mini-Shengen, njëjtë edhe kur e pranuar

që të ndahet Ujmani, nuk po e dimë a nuk e ka ditur apo nuk e ka çarë kokën për këtë. Por, ama,

në anën tjetër, sovranitetin e vendit e ka rrezikuar.

Këtu në shumicën e seancave të Kuvendit nuk i shohim pothuajse asnjë nga Qeveria, madje as në

interpelanca nuk vijnë, e që përbën thyerjen e madhe të parlamentarizmit dhe të llogaridhënies

demokratike. Ata nuk janë, pra Qeveria nuk është, vendi aty po duket përherë i zbrazët dhe kjo

është edhe më keq se sa një qeveri si e keqe. Qeveria, pra, nuk është. E tash a nuk e çajnë kokën

apo nuk e dinë se duhet të vijnë para deputetëve të japin llogari. Pra, a nuk janë, sepse nuk duan,

apo nuk janë sepse nuk e çajnë kokën.

Po vendimin që e hëna të jetë ditë pune, të marrë në pasditen e së premtes, a e bëri për faktin se

nuk e diti që vendimet duhet të merren me kohë dhe të sqarohen mirë apo nuk e çau kokën as për

këtë gjë. Dhe, sot, si pasojë e konfuzionit të krijuar edhe nga deklarimi i sindikatës, disa shkolla

mbajnë mësim e disa jo, kaos total.

Tash këtë kaos a po e krijoni se nuk po dini, a po nuk po çani kokën, përveç faktit se jeni

jolegjitim dhe jolegal, përveç se kaos, ju po shkaktoni çdo ditë në rritje dhe rrezik të

përgjithshëm në vend, e që po manifestohet me inkurajim të vazhdueshëm të ideve për

Page 5: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

5

ndryshime të Kushtetutës së vendit dhe të apetiteve e kërcënimeve të Serbisë. Ju nuk keni

mbështetje të qytetarëve, ju nuk jeni legjitim dhe nuk jeni as legal. Dhe, mos harroni, se po

abuzoni me qetësinë e qytetarëve në kushte të pandemisë dhe besoj e dini, se nuk mund të

abuzoni gjatë. Shtegdalja nga kjo situatë është largimi juaj dhe zgjedhjet e reja që krijojnë

rrethana për shpëtim të vendit në këto rrethana të rrezikut të përgjithshëm. E ndërkohë mbase

edhe mund të zgjidhet e qartësohet kjo dilema se a nuk dini apo nuk e çani kokën.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Aliu! Në emër të LDK-së, a e dëshiron dikush fjalën? Nuk ka

të lajmëruar nga LDK-ja për fjalë. Vazhdojmë me Grupin Parlamentar të PDK-së, Bekim Haxhiu

e ka fjalën.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryesuese!

Kabinet qeveritar,

Të nderuar kolegë deputetë,

Situata me pandeminë COVID-19 është tejet alarmante, SHSUK dhe spitalet tona janë para

kolapsit nga numri i madh, i shtuar, i pacientëve me koronavirus.

E derisa vendi po shkon drejt katastrofës shëndetësore, gara për pushtet i ka verbëruar këta të

Avdullah Hotit që janë në qeveri dhe ata që ishin para tij.

Derisa spitalet janë të mbushur me pacientë, personeli shëndetësor dhe ai mbështetës të

stërlodhur nga mbingarkesa e rasteve, Qeveria sillet me komoditet thua se spitalet tona janë në

një planet tjetër, e jo obligim dhe detyrim i kësaj Qeverie.

Gjendja e krijuar po na dëshmon se kjo Qeveri ka probleme substanciale e organizative,

profesionale, në menaxhim të situatës së pandemisë COVID-19. Klinikat me COVID janë

shndërruar në vatër kryesore të përhapjes të koronavirusit. Dhomat e pacientëve të infektuar me

koronavirus janë mbushur me familjarë, po ashtu korridoret përplot me civilë e familjarë të

pacientëve, e këto korridore nuk mund të gjesh as edhe një sterilizues, nuk ka as aparate për

dezinfektim. Po ashtu nuk ka vijë ndarëse me ambiente të kontaminuara dhe kjo rezulton me

përhapje të virusit nga klinikat COVID.

Numri i rasteve tani është afruar 40 mijë pozitive, numri i vdekjeve ka tejkaluar 1000, e numri i

rasteve aktive afro 14 mijë. Shifra ditore 600, 700 e 800 në ditë janë shndërruar në normalitet.

Me mashtrim dhe joprofesionalizëm e hajni kishte vepruar edhe Qeveria paraprake e Kurtit, i cili

edhe mbrëmë shkeli masat mbrojtëse, pa maskë organizoi tubime festive për të satën herë me

radhë. Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet dhe nuk ndëshkohen,

atëherë përse shteti i dënon qytetarët e amniston politikanët? Këta qeveritarë e politikanë të

Page 6: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

6

papërgjegjshëm sillen me aq komoditet pa çarë kokën se çfarë po vuajnë pacientët dhe familjarët

e tyre në spitale, çfarë mundi, çfarë sakrifice mbinjerëzore janë duke bërë një pjesë e madhe e

mjekëve e personelit shëndetësor dhe atij mbështetës tani e më shumë se tetë muaj.

Qeveria nuk është duke kuptuar as rolin e saj, e as të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe më shumë kemi pasur shkarkime e emërime në borde e në spitale, se sa

mbështetje për spitale për mjekët, pacientët, qytetarët dhe bizneset. Pushteti plotësimi i apetiteve

politike, ishin dhe janë prioritet i këtyre dy Qeverive të mashtrimit. Në pandemi shkarkohen

bordet e drejtorët e spitaleve jo për shkak për performansës apo paaftësisë menaxhuese, po për

shkak të bindjeve politike, prandaj jemi këtu ku jemi.

Të nderuar kolegë,

Tanimë është bërë vonë për çdo hap parandalues apo kontrollues të pandemisë. Tani duhet të

ndërmerren masa urgjente për të shpëtuar nga një katastrofë e madhe dhe kjo për fajin e kësaj

Qeverie që nuk ka as edhe një plan apo strategji dhe ka mbetur në mjegull pa gjetur rrugëdaljen.

Duket se sytë dhe shpëtimin e ka drejtuar kah vaksina, por derisa të arrijë vaksina, vështirë se

shumë qytetarë do ta përballojnë, vështirë se edhe mjekë edhe personeli shëndetësor dhe

mbështetësit deri atëherë do të mund të rezistojnë. Ata vërtet që janë heronj, por edhe heronjtë

duhet të mbështeten në betejën e tyre në luftë. Ata do të duhej që këtë kohë Qeveria të përdorë

standarde të dyfishta, duke diskriminuar punëtorët e sigurimit e të pastrimit, të cilët me të drejtë

tanimë më janë demotivuar, nga se Qeveria nuk i trajton ashtu siç e meritojnë.

Si guxon të ndodhë kjo? A e kupton kjo Qeveri se shëndetësia është një sistem i tërë, një hallkë

zinxhirore dhe duhet të funksionojë nga dera e pranimit, ku punon punëtori i sigurimit, e te

mjeku, e deri tek punëtori i pastrimit që mbledh mbeturinat e kontiminuara me COVID. Si

mundet të diskriminohet kjo kategori e herë një kategori tjetër, kjo dëshmon më së miri

paaftësinë e kësaj Qeverie. Gabimet në menaxhim i shihni posa të hyni në Klinikën Interno, ku

janë ndërprerë shkallët e pacientët me COVID e qytetarët detyrohen të hyjnë në lifte. Këto

gabime, të cilat janë duke ndodhur, kanë çuar numrin e rasteve të vdekjes nga 15, 16 në ditë.

Të nderuar kolegë deputetë,

Ju apeloj që të bashkërendojmë forcat për të shpëtuar vendin nga katastrofa shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë urgjentisht duhet të bëjë një rifreskim të stafit duke angazhuar

vullnetarë. Të angazhojë të gjithë mjekët e diplomuar si dhe të fillojë punën menjëherë me

specializantët e pranuar në mënyrë vullnetare deri më 31. 12. 2020 dhe më pas me pagesë nga

viti i ardhshëm.

Të krijohen ekipet mjekësore profesionale, për kujdes dhe trajtim të pacientëve në të gjitha

klinikat COVID, të punohet urgjentisht në përgatitjen e hapësirave për pranim të numrit edhe më

Page 7: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

7

të shtuar të pacientëve të mundshëm, të bëhet rritja e pagave për sektorin e shëndetësisë, stafit

mbështetës, policinë dhe inspektoratin sipas propozimit që e kemi bërë si parti...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe tridhjetë sekonda, regjia.

BEKIM HAXHIU: Të bëhet rritja e pagave për sektorin e shëndetësisë, stafin mbështetës,

policinë dhe inspektoratin sipas propozimit që kanë bërë në emër të PDK-së në muajt qershor

dhe korrik. Të votohet propozimi ynë për kategorizim të Trustit nga 10 deri 30% dhe më pas

Ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Të nderuar kolegë,

Situata është në limitet e kapaciteteve shëndetësore dhe humane, është buzë kolapsit, prandaj

duhet vepruar me ndërgjegje edhe profesionalizëm. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka Teuta

Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!

Të nderuar kolege dhe ju kolegë deputetë,

I nderuar kryeministër,

Ministra,

Sikurse edhe në shumë shtete të tjera në botë, edhe në vendin tone, në kuadër të mbrojtjes së

grave nga dhuna, me moton 16 ditët e Aktivizimit kundër Dhunë në Baza Gjinore, para disa

ditëve në Gjakovë filloi kjo fushatë për të vazhduar më pastaj edhe nëpër të gjitha qendrat,

përkatësisht komuna të tjera.

Pra, edhe ashtu Kosova ka qenë pjesë e fushatës globale, Fushata e 16 ditëve, për disa vite tani,

përmes Zyrës së UN Vomen në Kosovë, fushata e cila koordinohet nga Grupi për Siguri dhe

Barazi Gjinore.

Fushata vetëdijesuese Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Baza Gjinore është një fushatë

ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit. Kjo për faktin se, për fat të keq, edhe sot e kësaj dite dhuna

ndaj grave është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Nëse u referohemi konkretisht të dhënave ndaj grave gjatë kohës së pandemisë me COVID-19

dhe kjo temë globale, pra e këtyre 16 ditëve të aktivizimit, me sloganin Ngjyrose Botën

Portokalli, financoni, reagoni, parandaloni, mblidhni të dhëna. Ne duhet të nxitemi dhe të marrim

shkas nga kjo gjendje e rënduar dhe të punojmë maksimalisht që duke avokuar sa më shumë që

Page 8: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

8

të jetë e mundur, të ndryshojmë situatën për të mire, për të mirën tonë të përbashkët, sepse një

gjë e tillë mendojmë se është e domosdoshme për ngritjen e një shoqërie të shëndoshë dhe pa

dhunë.

Sipas të dhënave të deritashme me të cilat disponojmë, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka

pasur shtim të dhunës ndaj grave dhe vajzave, e cila është manifestuar përmes formave tashmë të

njohura, siç janë ato psikologjike, fizike, ekonomike, të nxitura sidomos nga mbyllja e

detyrueshme e kufizuar gjatë këtij viti pandemik, pastaj pasiguria ekonomike dhe ushqimore e

shtëpisë, e kështu me radhë. E vërteta është se para gjendjes së krijuar nga COVID-19 dhuna

ndaj grave ishte një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut, statistikat tashmë

tregojnë se 18 deri 20% e grave dhe vajzave përjetuan dhunë fizike nga partnerët e tyre.

Mbylljet e detyruara të shkollave, pastaj mosqëndrueshmëria financiare ka nxitur rrezikun e

dhunës për vajzat, duke përfshirë shfrytëzimin seksual, ngacmimet dhe martesat e fëmijëve.

Kosova nuk mbetet ose nuk përjashtohet nga kjo prirje, pasi studimet e fundit kanë treguar se ka

pasur një rritje të dhunës ndaj grave dhe vajzave të nxitura nga koha e pandemisë.

Ndërkaq sipas një raporti nga ndikimi socio-ekonomik i COVID-19, i zhvilluar gjatë majit të

këtij viti, rezulton se kjo rritje është rritur edhe mbi 20%, mirëpo kemi edhe tashmë së fundi disa

hulumtime të tjera që tregojnë që kjo përqindje është edhe më e lartë. Situata bëhet edhe më e

rëndë e më shqetësuese kur dihet mirëfilli se kjo gjendje nuk raportohet për arsye të shumta dhe

për gjithë që janë të njohura, ndonëse të papranueshme, pasi që gratë janë mbyllur në shtëpitë e

tyre me shkaktarët e kësaj dhune, duke mos qenë në gjendje të kërkojnë ndihmë duke e lajmëruar

dhunuesin në organet kompetente.

Kjo natyrisht se për shoqërinë tonë paraqet një shqetësim jashtëzakonisht të madh dhe për këtë

arsye, më themelore, dëmtimin në themel të familjes, e cila para së gjithash është vlerë

fundamentale e çdo shoqërie.

Ne jemi të vetëdijshëm se si pjesë e programeve të financuara nga Bashkimi Evropian UN

Vomen ka lehtësuar një masë të madhe në krijimin e mekanizmave koordinues të dhunës në

familje që mbetet vendimtarë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në baza ligjore.

Duke mbështetur mekanizma në forcimin e kapaciteteve të tyre për një menaxhim më të mirë të

kësaj çështjeje, përfshirë edhe dispozitat e Konventës së Stambollit. Fatmirësisht Kuvendi i

Kosovës më 25 shtator i dha mbështetje të plotë, nga kjo legjislaturë, Konventës së Stambollit, si

një instrument ligjor ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare si dhe për mbrojtjen e

viktimave. Ndjekja penale e dhunuesve cilësohet si bazament i kësaj konvente.

Por, ne si Komision për të Drejtat e Njeriut kemi iniciuar një draft-ligj kundër dhunës në familje

dhe dhunës ndaj gruas, për çka ne presim nga kryeministri që në mbledhjen e parë të Qeverisë t’i

Page 9: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

9

japë dritë jeshile këtij projektligji dhe të na e sjellë në Kuvend, në mënyrë që ne të përcjellim në

leximin e parë dhe në leximin e dytë dhe ta finalizojmë një ligj të tillë.

Prandaj, edhe ne si institucione shtetërore duhet të...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda regjia, ju lutem!

TEUTA HAXHIU: Prandaj edhe ne si institucione shtetërore duhet të gjejmë mënyra dhe forma

të reja, me anë të programeve të ndryshme vetëdijesuese, në mënyrë që dhunën ndaj grave jo

vetëm ta parandalojmë, por mundësisht ta heqim nga fjalori i përditshmërisë sonë. Ne nuk duhet

të lejojmë që rastet e rënda të dhunës që për fat të keq shkojnë edhe në fatalitet, pra siç ishte

vrasja e Valbonës në Gjakovë apo Donjeta Pajazitit, të mos përsëriten kurrë më.

KRYESUESJA: Nuk është askush i pranishëm nga Lista serbe dhe nuk ka kërkuar fjalën dikush

nga Grupi Parlamentar Nisma-AKR, tani vazhdojmë me deputetë të lajmëruar sipas grupeve

parlamentare që flasin në emër personal.

Fjalën e ka deputeti Shpejtim Bulliqi.

SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, nënkryetare!

Të respektuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Dje ishte ditë zgjedhore në Llap, andaj më lejoni që nga këtu t’i përgëzoj gjithë qytetarët e Llapit

dhe Gollakut për një fitore mahnitëse dhe për sjelljen e ndryshimit pas 20 vjetëve atje. Ishte një

ditë e veçantë për të gjithë qytetarët, për arsye se dita e djeshme ishte ditë e ndryshimit, ku e

lamë pas një pushtet që për kaq vite nuk arriti as për së afërmi të realizojë kërkesat edhe nevojat

e tyre. Prandaj, nga dje Llapi edhe Gollaku shpresoj që frymojnë lirshëm dhe prej dje Llapi edhe

Gollaku qytetarëve të vetë ua ka kthyer Komunën në dispozicion, e cila për gjatë kohë u ka

munguar.

Nga këtu shfrytëzoj rastin që t’i përshëndes të gjithë qytetarët llapjanë, edhe ata të Gollakut, i

përshëndes gjithë deputetët e grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë aktivistët dhe

qytetarët, të cilët na përkrahën gjatë krejt kësaj fushate dhe na ndihmuan shumë që këtë fitore ta

bëjmë më të lehtë dhe Lëvizjen Vetëvendosje ta vejmë të parën në komunën e Podujevës.

Po ashtu nuk bënë që ta harrojmë edhe angazhimin maksimal, në veçanti të ministrit Abrashi, i

cili gjatë kësaj periudhe kohore përmes asfalteve të ndryshme, me ato dy centimetra asfaltit ka

bërë një punë të jashtëzakonshme dhe e ka ndihmuar relativisht shumë punën e institucioneve

lokale për nesër. Kësisoj unë mendoj shumë që nesër si kryetar i Podujevës do të jem një kryetar,

Page 10: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

10

i cili do të punojë shumë, fuqishëm dhe do t’i trajtojë barabar të gjithë qytetarët e Podujevës. Kjo

fatkeqësisht për një periudhë të gjatë kohore atyre qytetarëve u ka munguar dhe unë zotohem,

sepse do ta bëjë punën me ndershmërinë më të lartë dhe me trajtim të barabartë, me një

transparencë në të gjitha fushat, në veçanti në paranë publike, kur është në pyetje dhe kjo

transparencë do të vazhdojë edhe me administratën komunale, edhe me arsimin, edhe me

shëndetësinë, edhe me subvencionet dhe besoj që prej dje qytetarët e Llapit do të...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda, regjia.

SHPEJTIM BULLIQI: Prej dje qytetarët e Llapit do ta ndiejnë dorën e barabartë të pushtetit të

tyre lokale dhe sigurisht që do të arrijmë bashkërisht t’i realizojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat

e tyre. Faleminderit!

(Duartrokitje)

KRYESUESJA: Faleminderit, kryetar Bulliqi! Urime dhe shumë suksese në detyrën e re.

Meqenëse nuk ka të lajmëruar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, vazhdojmë me deputeten Blerta

Deliu-Kodra nga PDK.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, zonja kryesuese!

Po e shfrytëzoj rastin që t’ju uroj Festat e Nëntorit, është hera e parë në historinë e re të Kosovës

që data 28 nuk është datë feste, ndonëse me ligj e kemi në kuadër të ditëve memorialë.

Megjithatë, çështja të cilën sot do ta diskutoj, zonja kryesuese, lidhet me pacientët të cilët janë të

infektuar me virusin COVID, sepse këto ditë kemi pasur një numër në rritje, një numër alarmant

të infektuarve me këtë virus. Pastaj ajo që kemi parë gjatë kësaj kohe, jo vetëm ne që jemi

përballur me virusin, por edhe qytetarët të shumtë, të cilët janë ankuar në vazhdimësi për koston

e lartë të trajtimit me këtë sëmundje.

Ka pasur shumë ankesa dhe më ka rastisur të takoj shumë prej tyre, të cilët vijnë nga një familje

dhe prej tyre i kemi 2 deri 3 raste që janë detyruar të paguajnë kosto marramendëse të trajtimit

me këtë virus, madje faturat në disa raste kanë shkuar deri në 2500 euro për t’u trajtuar me

virusin COVID. Ajo që duhet thuhet është që Qeveria duhet të hartojë një plan të detajuar për t’i

ndihmuar këta pacientë, të cilët janë në numër të shtuar, aq më pak kur disa kuvende komunale

tashmë kanë filluar që t’i obligojnë komunat e tyre, është rasti i Prishtinës dhe i Mitrovicës, që në

mënyrë simbolike, me 50 euro, t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vet. Edhe pse kjo kosto është

simbolike, konsideroj që Qeveria duhet të hartojë një plan, me të cilin duhet të parashohë se si t’i

ndihmojë qytetarët me virusin COVID.

Page 11: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

11

Qeveria Hoti duhet ta ketë parasysh që kemi raste me asistencë sociale, shumë familje në Kosovë

jetojnë në varfëri të skajshme, një pjesë e tyre janë në asistencë sociale, prandaj është nevojë që

të mendohet një plan i detajuar për t’i ndihmuar edhe pacientët e të cilët për çdo ditë kanë

ankesa, të mos ndalem te terapia, e cila është terapi me çmime marramendëse dhe çmime të cilat

kanë variuar edhe nëpër barnatoret tona, nga më të ulët e diku çmimet e kanë tejkaluar edhe

pritjen e qytetarëve.

Prandaj, konsideroj, meqë kryeministri është sot këtu, që do të duhej të mendojë kur kemi një

numër të madh dhe një numër në rritje çdo ditë e më shumë, konsideroj që është e nevojshme të

mendohet, meqë në Kosovë tashmë i kemi 30 mijë persona të cilët janë të prekur me virusin

COVID, mbi 800 prej tyre e kanë humbur jetën dhe imagjinoni se çfarë ndodh, po e them, me

familje të cilat kanë 4 deri 5 anëtarë, e të cilat e kanë të pamundur të marrin përkrahje nga shteti

për të luftuar me jetën e tyre. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Deliu! Fjalën e ka deputetja Albena Reshitaj.

ALBENA RESHITAJ: Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kryeministër,

Ministra,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të gjithë tashmë i dimë padrejtësitë që janë bërë ndaj familjeve të të rënëve për liri dhe

pavarësinë e vendit, si dhe ndaj një pjese të të plagosurve dhe invalidëve të periudha të ndryshme

kohore. Krejt kjo si pasojë e mospërfshirjes së plotë në statusin për të drejtat e dëshmorëve,

invalidëve, viktimave civile, veteranëve, pjesëtarëve dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe

familjeve të tyre.

Si rezultat i mostrajtimit adekuat ligjor nga shteti ynë, për të cilin ata kanë dhënë aq shumë, një

pjesë e qytetarëve të këtyre kategorive jetojnë në kushte tejet të rënda për ta. Duke bashkëndjerë

thellë me të gjithë dhe duke qenë edhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie

Sociale, jam angazhuar që kjo padrejtësi ndaj këtyre kategorive të eliminohet dhe të marrë fund

sa më parë.

I kam dhënë dhe do t’u jap përkrahje këtyre kategorive dhe secilës nismë ligjore që do të

adresonte një herë mirë këto padrejtësi ndaj këtyre kategorive dhe nuk do të lejohet një herë mirë

as keqpërdorimi i këtyre kategorive kaq të ndjeshme të vendit tonë.

Pas shumë takimeve e diskutimeve, hulumtimeve dhe analizave kemi ardhur në përfundim që

zgjidhja më e mirë është që për të gjitha këto kategori që kanë dhënë aq shumë për lirinë e

Page 12: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

12

vendit, e të cilat kanë mbetur të papërfshira nga trajtimi institucional e shtetëror, të iniciojmë një

nismë të re ligjore, ku do të përfshihen të gjitha kategoritë, në të gjitha periudhat e caktuara

kohore që lidhen drejtpërdrejt me statusin për të drejtat e dëshmorëve, civilëve, invalidëve,

veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre.

E gjithë kjo me qëllimin që të mos mbesin jashtë nga trajtimi nga shteti kategoritë nga vitet 1968

deri 1999, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë tanë ushtarë e të vrarë në ish-armatën jugosllave. Në

këtë nismë ligjore natyrisht është shumë e rëndësishme edhe dakordimi me mekanizma

mbikëqyrës të sistemit fiskal në vend. Në kuadër të kësaj nisme më lejoni të flas sot për

kategorinë e invalidëve civilë të luftës. Një kategori e dëmtuar keq nga lufta në Kosovë, e që një

nismë e re ligjore për ndryshimin e statusit të tyre do të thoshte shumë edhe për ata, edhe për

familjet e tyre, por edhe në përgjithësi për shoqërinë tonë.

Pra, të dashur kolegë,

Invalidë civilë të luftës janë të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët u lënduan gjatë dhe pas

luftës, edhe nga minat dhe mjetet tjera eksplozive që...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe 30 sekonda regjia, ju lutem!

ALBENA RESHITAJ: Faleminderit!

Atëherë, ne si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do ta trajtojmë në përpikëri dhe

me analizë të thuktë edhe këtë kategori dhe kërkojmë të ndahet një fond për proteza dhe për

rehabilitimin fiskal në banjat rehabilituese për të gjithë ata që gjenden në Kosovë, të bëhet rritja e

pensioneve për invalidët civilë të luftës, të kërkohen edhe benificione të cilat ata njerëz i

meritojnë. Për të gjitha kërkesat dhe analiza e tjera do të ju lajmërojmë në...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Reshitaj! Fjalën e ka deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.

VALENTINA BUNJAKU-REXHEPI: Përshëndetje, e nderuar nënkryetare,

I nderuar kryeministër,

Kabinet qeveritar,

Ju kolegë deputetë

Dhe, në veçanti qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ata të Kamenicës,

Po e shfrytëzoj prezencën e kryeministrit dhe të ministrit këtu dhe dua të ngre shqetësimin tim

për të ashtuquajtur reformë në Komunën e Kamenicës.

Page 13: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

13

Unë personalisht, ne si komision kemi ftuar në raportim kryetarin e Kamenicës dhe personalisht

unë jam pro reformës, por reforma duhet të bëhet gradualisht dhe jo në këtë mënyrë se si ka

filluar kryetari i Kamenicës. Ata prindër atje janë të shqetësuar shumë dhe fëmijët e tyre ende

nuk e vijojnë mësimin në shkolla.

Prandaj, kryeministër dhe ju ministër i Arsimit, besoj që është momenti dhe koha e duhur që të

ngrini zërin dhe të reagoni, t’u dalim në ndihmë qytetarëve të Kamenicës, sepse ata qytetarë

mbajnë burg, dënohen me gjoba pse po rezistojnë këtë reformë në arsim.

Unë në vazhdimësi kam kontakt me ata prind dhe jam në dijeni edhe për vendimet e gjykatave

dhe lus të gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë, të bëhemi bashkë dhe t’u dalim në ndihmë

fëmijëve tanë në komunën e Kamenicës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Folësja e fundit për sot është deputetja Ganimete Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetare!

I nderuar kryeministër,

I nderuar Kabinet qeveritar,

Kolege dhe ju kolegë deputetë,

Për herë të parë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk u shënua Dita e Flamurit

Kombëtar, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e Ushtrisë Çlirimtare në

skenë.

Përveç që nuk u shënua zyrtarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, u tentua që kjo festë

edhe të shëmtohet duke luajtur me shkollat, të cilat kanë krijuar një konfuzitet se a do të ketë të

hënën mësim apo nuk do të ketë dhe Kosova në këtë festë për herë të parë u duk pa zot shtëpie.

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Unë e di që për ju ka qenë shumë e rëndësishme fushata në Podujevë, por unë mendoj që ju si

kryeministër duhet të silleni si zot shtëpie dhe ju bëj vërejtje se këtë nuk jeni duke e kryer me

nder, këtë detyrë. Prandaj, ju lus shumë ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zotshpillakun,

sepse ka kush e udhëheq Kosovën dhe ka kush i kryen detyrat e shtëpisë. Sot, në këtë foltore dua

të apeloj të gjithë ata, të cilët synojnë të vijnë në karrigen e kryeministrit, të vijnë në karrigen e

kryeparlamentares, në karrigen e presidentit që ta kenë prioritet festën tonë kombëtare, siç është

28 Nëntori. Kjo festë ndër breza ka shërbyer si festë uniteti e bashkimi kombëtar, ndërsa dje për

herë të parë në Kosovë kjo festë mund të thuhet se është shënuar me përçarjet më të mëdha

politike ndërmjet vete ndër shqiptarët e Kosovës. Prandaj, edhe një herë bëj vërejtjen e fundit,

ose silluni si zot shtëpie ose dorëzojeni zotshpillakun.

KRYESUESJA: Fjalën e ka kryeministri Hoti!

Page 14: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

14

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Lidhur me festën

e 28 Nëntorit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zbatuar një agjendë zyrtare që është tash e sa

dekada, prej vitit ‘99 e këndej, të njëjtën agjendë, të njëjtin protokoll zyrtar e ka zbatuar Qeveria

e Republikës së Kosovës më 28 Nëntor, ditë e shtunë. Por, ju keni caktuar seancë sot që është

datë 30 nëntor, edhe ne si anëtarë të Qeverisë duhet të jemi përpara juve.

Për shkak se gjithë stafi shëndetësor, stafi mbështetës, policia, inspektorati, shtabet komunale, të

gjithë janë në krye të detyrës, nuk e kanë pushim, kemi vendosur që sot të dalin në zyrë edhe

zyrtarët publikë, edhe shërbyesit civilë. Kjo është e vërteta, çfarëdo konotacioni që doni t’i jepni,

e nderuar deputete, nuk qëndron, absolutisht nuk qëndron.

Dua shkurtimisht të flas për adresimin që u bë për gjendjen me COVID. Atë çfarë kemi bërë deri

më tash, kemi raportuar disa herë në këtë Kuvend, ministri i Shëndetësisë ka informuar në detaje

edhe komisionin, edhe këtu në seancë se çfarë vërtet kemi bërë, çfarë aktivitete konkrete kemi

bërë. Tash që po përballemi me valën e dytë të pandemisë i kemi organizuar edhe një herë

komplet klinikat për t’i vënë në funksion të menaxhimit të situatës për të krijuar shtretër shtesë,

nuk jemi para kolapsit, jemi në gjendje emergjente shëndetësore, kjo është e vërtetë, nuk jemi

para kolapsit, sepse kemi ndërmarrë masat e nevojshme sikur çdo vend në regjion dhe në BE. E

kemi përmirësuar furnizimin me barna, është dukshëm më i mirë tani ndërkohë që po flasim, po

unë e kam parasysh që plot familje shpenzojnë edhe nga xhepi i tyre për të blerë barna të

caktuara, do të bëjmë të pamundurën që t’i furnizojmë edhe komunat, qendrat kryesore të

mjekësisë familjare me barna.

Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës anti-COVID përtej sasisë që na është garantuar që na

jepet krahas vaksinave që u jepen vendeve të tjera të regjionit. E kemi marrë një vendim para dy

javësh, ku i kemi kategorizuar komunat, bazuar në një protokoll të qartë të organizatave

përkatëse shëndetësore në nivel ndërkombëtar, por duhet të jemi të qartë që ne po ndajmë fatin e

vendeve në regjion dhe të vendeve të tjera. Unë nuk dua të arsyetohem këtu sigurisht, merreni

rastin e Francës ose rastin e Italisë, ose cilindo vend të BE-së, ku numri i të infektuarve tash në

valën e dytë është më i larti prej se ka filluar pandemia. A ka dështuar atëherë sistemi

shëndetësor i Francës në këtë drejtim? Nuk po dua as të arsyetohem, as të implikoj asgjë, veç të

tregoj që po ndajmë fatin e vendeve të tjera dhe po bëjmë maksimumin për t’i dalë zot situatës.

Krejt mjekët janë angazhuar, të punë e të papunë janë riorganizuar, të gjithë janë në funksion të

menaxhimit të situatës. Strategjia që jemi duke e zbatuar ne është në përputhje me strategjinë që

po zbatojnë edhe vendet e Bashkimit Evropian, ku krahas veprimeve konkrete në institucionet

shëndetësore, nënkupton edhe ndërmarrje të masave të kufizimit të lëvizjes me të vetmin qëllim

që të mos mbingarkohen institucionet shëndetësore, në mënyrë që të përballojmë fluksin e atyre

që kanë nevojë për trajtim në institucionet shëndetësore. E kemi rregulluar çështjen e shtesave

përfundimisht në konsultim me federatat shëndetësore, për krejt, edhe mjekët, edhe stafin tjetër

Page 15: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

15

mbështetës, edhe stafin teknik dhe ka dakordim për këtë me përfaqësuesit e sindikatave, me

QKUK-në dhe bashkë me komunat.

Tash, do të shohim mundësinë nëse mund t’ju dalim në ndihmë edhe familjeve që janë prekur,

personave individualisht që janë prekur me këtë, ne kemi një fond në dispozicion prej 365

milionë euro për këtë vit. Rreth 380 milionë i kemi shpërndarë deri më tash, një pjesë e kemi

dërguar edhe në Fondin për Garantim të Kredive, është edhe një pjesë, do të shohim mundësinë

se si mund t’i vëmë në dispozicion tash drejtpërdrejt familjeve. U kemi ndihmuar komunave me

29 milionë euro shtesë për të menaxhuar me situatën, dhe disa prej komunave siç është rasti i

Prishtinës dhe disa komuna të tjera kanë filluar e po i ndihmojnë edhe bizneset, përveç ndihmës

që vjen në biznese përmes qeverisë, drejtpërdrejt edhe komunat. Familjeve në asistencë sociale

që janë më të ndjeshme, grupin më të ndjeshëm ua kemi dyfishuar asistencën, deri në dhjetor e

kanë dyfish si pjesë e fondit për rimëkëmbje ekonomike. Unë ju lus që sa më parë ta miratojmë

Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sepse ky na mundëson edhe një 200 milionë euro menjëherë,

ndoshta për disa javë të shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve, pra mjetet që tërhiqen nga

Trusti.

Ndërkaq, për vitin 2021 unë shpresoj që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm ta përmbyllim

çështjen me pandeminë, duke qenë se po parashihet edhe vaksina dhe ta shohim edhe dinamikën

se sa shpjet mund të shpërndahet, por jam i bindur që pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të

përmbyllet kjo çështje. I kemi në dispozicion 182 milionë euro, janë pjesë e buxhetit, tash për

vitin 2021, mund të marrim çfarëdo rekomandimi për të parë se si ta shpërndajmë më mirë këtë

shumë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë, meqenëse edhe kryeministri e mori fjalën, do të

vazhdojmë të konsumojmë 60 minuta për pyetjet parlamentare. Kemi filluar në orën 10:53, që do

të thotë që kemi kohë deri në orën 11:53.

2. Koha për pyetje parlamentare

Vazhdojmë me deputetët pas fjalës së kryeministrit, Ganimete Musliu e ka fjalën.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

I nderuar kryeministër,

Ajo çka thashë unë qëndron plotësisht dhe dua ta vërtetoj edhe një herë, të lutem, kthehu te viti i

kaluar, kthehu para dy vjetëve, kthehu para tre vjetëve dhe shiko se si është trajtuar festa e 28

Nëntorit në mënyrë zyrtare, nga qeveritë e kaluara. Jeni ju i pari që po i shkelni këto rregulla,

nuk e di me vetëdije apo pa vetëdije, me dashje apo pa dashje, mirëpo ju keni lënduar të gjithë

shqiptarët e Republikës së Kosovës me qasjen tuaj inferiore ndaj festës së 28 Nëntorit.

Page 16: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

16

Festa e 28 Nëntorit nuk ka pasur erë feste në Kosovë, prandaj edhe një herë, e kam parasysh

punën e secilit dhe e respektoj punën e secilit, por unë mendoj që me një ditë pushim nuk është

vetëm solidarizim, ndoshta pikërisht me një ditë pushim do të solidarizoheshe edhe më mirë,

sepse do të zvogëlohej numri i rasteve ndoshta edhe me ato sektorë ku ti i përmende që gjoja je

solidarizuar. Do të thotë, edhe një herë, po e përsëris, ajo çka thashë në fjalën time të parë

qëndron plotësisht dhe prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës 28 Nëntori është festuar zyrtarisht

në Kosovë.

KRYESUESJA: Blerta Deliu-Kodra, a keni edhe ju replikë?

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, nënkryetare!

Zoti kryeministër, e përmendët fondin që e keni në dispozicion disa milionësh për t’u dalë në

ndihmë këtyre familjeve, të cilët janë përballur me virusin COVID. Do të doja të di nëse ka

ndonjë plan, a do të ketë rimbursim për ata pacientë kur e kemi parasysh faktin që janë familje, të

cilat kanë pasur të infektuar 4 deri në 5 familjarë dhe ekonomia e tyre familjare është dëmtuar

rëndë edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të situatës, të cilën e kemi aktualisht,

shumë familje në Kosovë kanë humbur vende të tyre të punës. A do të keni mundësi t’i

rimbursoni, meqë nëse e shohim rajonin, tashmë shtetet e rajonit kanë filluar veç fazën e

rimbursimit për pacientët, të cilët janë dëmtuar rëndë dhe ju e përmendët faktin që e keni

dyfishuar çështjen e skemave sociale, por keni parasysh që një pjesë e medikamenteve që kanë

kosto tejet të lartë për t’u përballur me COVID-in nuk mund t’i marrin në shtëpitë e shëndetit

apo në institucionet tona publike, por janë detyruar t’i blejnë me shuma të cilat janë skandaloze,

janë shuma tejet të larta dhe kur kemi parasysh gjendjen e tyre ekonomike, a do të ketë qeveria

ndonjë plan për t’i rimbursuar, nëse po, kam dëgjuar diçka që ministri i Shëndetësisë e ka

përmendur, por nëse ka ndonjë plan do të doja të di cili është plani juaj?

KRYESUESJA: Faleminderit! Zonja Ismaili-Ahmeti, a keni pyetje ose koment në lidhje me këtë

që foli ministri, apo ka mbetur fjala nga më herët? Sepse, për pjesën e parë është konsumuar, veç

nëse keni në raport me deklaratën e kryeministrit.

Deputetes Ismaili fjalën, ju lutem!

BESA ISMAILI-AHMETI: Jo, në fakt, është e lidhur me pjesën e parë, ku edhe kam qenë e para

e lajmëruar si deputete, nuk e di se çfarë ndodhi me radhitjen te ju. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Bekim Haxhiu, replikë dy minuta.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryesuese!

Kryeministër, sinqerisht po më vjen keq prej jush që të jesh kryeministër i Kosovës e të mos e

dish situatën reale me pandeminë. Ju do të duhej të kishit informata në çdo orë të paktën, vetëm

Page 17: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

17

po të paralajmëroj dhe po të bëj me dije që mbrëmë në COVID-2, në Pulmo është paralajmëruar

mungesë e furnizimit me boca të oksigjenit. Po ju bëj me dije, i nderuar kryeministër, se pacienti

Sokol Begu nga Mitrovica i është ndalur furnizimi me oksigjen për shkak se nuk ka boca të

oksigjenit.

I nderuar kryeministër, po ju sfidoj, eja edhe hyj në COVID-2, COVID-3, vizitoi aty brenda,

shikoi se si është gjendja, eja edhe në Intensiven qendrore, eja edhe bisedo me mjekë, bisedo me

personelin shëndetësor, me personelin mbështetës, janë buzë kolapsit. Situata është alarmante,

lëre more para 4 muajve ke thënë do ta bëjmë, e do të shohim, e do bëjmë! Po flasim për jetë

njerëzish, nuk janë 1 mijë e 8 vdekje numra, janë jetë njerëzish. Nuk guxohet të rrihet me këtë

komoditet çfarë e keni ju sikur po ndodh COVID-i në planet tjetër. Lërini shifrat e Evropës se

kurrkah s’jemi. Vetëm 15 vende të Evropës kanë numrin e vdekjeve më të madh, kërkoj falje, më

të madh se Kosova.

Por, nëse doni edhe statistikat me të gjitha vendet e botës, t’i ofroj, por do të duhej t’i kishit ju, të

na e prezantoni këtu, na e prezantoni planin, strategjinë si të dilet nga situata e jo të flitet këtu

thua ti po ndodh pandemia në një vend tjetër të planetit.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Fitim Uka është i fundit i lajmëruar për fjalë për replikë

dhe pastaj kryeministri Hoti.

FITIM UKA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Unë personalisht nuk e kisha ndërmend të flisja sot, mirëpo deklarimi i kryeministrit është më

tepër se sa nxitje. Besoj që vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm mund të flasë kështu e të

arsyetojë situatën me COVID-19 që e kemi në Kosovë.

E para, që ta kuptojnë të gjithë, ne këtu nuk po flasim më për keqmenaxhim, këtu po flasim për

mungesë totale të menaxhimit me COVID-19 dhe këtë në secilin rrafsh, në secilin drejtim. Mbi

të gjitha për shkak se kjo qeveri e papërgjegjshme ka dhënë aq shumë premtime sa që asnjë prej

atyre nuk ka arritur t’i realizojë. Këto i kemi thënë disa herë me radhë që ju keni ardhur me një

premtim të jashtëzakonshëm për testime masive dhe këtë nuk e keni realizuar kurrë. Vazhdojmë

të jemi një ndër vendet me numrin më të vogël të testimeve në gjithë Evropën dhe pastaj ju na

krahasoni me vendet e tjera për kah menaxhimi që është skandaloz. Keni përmendur vaksinën si

zgjidhje, ndërkaq na thoni edhe sot se ku janë vaksinat kundër gripit sezonal fillimisht, mos na

flisni për vaksinën anti-COVID.

Atë e keni premtuar, nuk e realizoni, tash keni ardhur me një premtim të ri për vaksinat anti-

COVID, për të cilat akoma nuk keni asnjë lloj marrëveshje. Nuk na tregoni se si i përballojnë

qytetarët tanë shpenzimet e jashtëzakonshme për të blerë barnat e domosdoshme për të

menaxhuar me COVID-19, sa kushton Remdesiviri? A e paguani ju? Kush i paguan ato? Dhe

Page 18: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

18

këtu na flitni për sukses në menaxhimin e pandemisë, na thoni që jemi njëjtë me vendet e tjera.

Jemi vendi me menaxhimin më skandaloz të pandemisë dhe këtë e konfirmon jo vetëm numri i

vogël i testimeve, numri i madh i rasteve, por mbi të gjitha numri i madh i vdekjeve.

Andaj, thërrisni mendjes dhe...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën!

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Unë shumë shkurt

po përgjigjem në ato që ngritën edhe një herë në replikën e dy deputetëve të nderuar. Deputetes

Musliu edhe një herë po i them: nëse keni barometër për nivelin e patriotizmit që ka secili këtu

në sallë, ajo është tjetër gjë, e atë barometër mund ta kesh veç ti.

Aktivitetet që janë shënuar për 28 Nëntorin janë aktivitete standarde, zyrtare, të Qeverisë, është

ndryshe, sepse kësaj radhe është një kryeministër tjetër, nuk është një kryeministër i një partie

tjetër, kjo mund të jetë diferenca që mund ta shohësh ti, por me gjithë protokollin zyrtar shtetëror

është shënuar data e 28 Nëntorit. Nëse ke kërkuar ditë pushim, ju në seancë sot e keni bërë ditë të

rregullt të punës të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk dua të politizoj më shumë me zotin

Haxhiu, as me folësin e fundit, po përdorni situatën për qëllime tuaja politike, unë tërhiqem prej

këtij lloj debati. Ne e kemi një fond prej 182 milionë euro në dispozicion, që nuk është i

shpërndarë, është pjesë e buxhetit për vitin 2021, së shpejti do ta diskutoni buxhetin e 2021-ës

këtu në Kuvend, e diskutojmë së bashku se si mund ta shpërndajmë më së miri.

KRYESUESJA: Ministri Zemaj e ka fjalën, pastaj mund të replikoni, sipas nenit 48 të

Rregullores.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!

Kryeministër,

Kolegë deputetë,

Ne javën e kaluar pothuajse kishim raportin apo interpelancën rreth situatës epidemiologjike në

vend, isha edhe i ftuar të raportoj në Komisionin për Shëndetësi, munguan deputetët që e kishin

thirrur vetë komisionin, sidomos ata që realisht tërë kohën shpërndajnë dezinformata dhe

mundohen që situatën epidemiologjike ta trajtojnë sipas dëshirave dhe tekeve tyre personale.

Gjendja është e rënduar si pasojë e shpërndarjes dhe rritjes së infeksionit edhe në rajon, edhe në

vendet evropiane, të cilat sfiduan edhe sistemet më të avancuara shëndetësore. Por, ajo çka mund

t’ju garantoj, asnjë pacient në Republikën e Kosovës nuk është në mungesë të trajtimit qoftë

spitalor, qoftë klinik apo edhe dhënies dhe marrjes së shërbimeve. Dhe, me këtë rast i falënderoj

Page 19: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

19

profesionistët shëndetësorë, personelin, për punën, për ngarkesën që e kanë, jo vetëm ne si

Republikë e Kosovës, por të gjitha vendet e rajonit, të cilat po përballen me pandeminë COVID-

19. Ato, të cilët i kemi premtuar dhe kemi pas orientim të menaxhimit më të mirë të pandemisë,

pothuajse me dinamik të shpejtë edhe kushtet edhe standardet çfarë ofron edhe legjislacioni, edhe

mundësitë buxhetore të Republikës së Kosovës janë.

Vaksina kundër gripit është duke u shpërndarë, sot ka filluar shpërndarja, është dyfishi më shumë

se sa vitin e kaluar. Janë vaksina katërvalente, jo trivalente, siç janë mësuar të blihen në të

kaluarën dhe shtojmë dhe besojmë që do të ndikojnë në imunizimin dhe mbrojtjen e grupeve të

rrezikuara, ashtu siç e parashohin Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Kujdesi Parësor

Shëndetësor. Janë 160 mijë e 500 vaksina, të cilat kanë filluar të shpërndahen dhe 50 mijë të tjera

veçse janë të siguruara dhe kjo është dëshmia më e mirë. Kapacitetet testuese janë katërfishuar,

këtë javë do të dhjetëfishohen sipas nevojave çfarë ka Republika e Kosovës. Nëse ju keni dëshirë

statistika, nuk ka teste ka 100, 50, teste selektive, ka mijëra testime brenda ditës që bëhen. Vetëm

për 12 ditë kemi bërë teste sa 92 ditë që ju keni qenë në pushtet, vetëm për 12 ditë.

Por, duke nënkuptuar faktin që gjendja dhe nevojat janë për testime, të gjashtë qendrat rajonale

nga dita e djeshme janë pajisur me pajisje për testime sereologjike dhe pajisjet PCR.

Andaj, kontribuoni më shumë gjendjes për parandalimin e shpërndarjes së infeksionit, ndaljen e

rritjes, mos shfrytëzoni, siç kemi parë grumbullime tendencioze, për t’u gëzuar qoftë edhe për

rastet që përfundojnë me fatalitet. Kosova e ka vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe në Evropë

edhe me rastet COVID, ndërsa sa i përket vlerësimit të pandemisë janë institutet shkencore që

janë kredibile, qoftë Oxfordi, qoftë Instituti Robert Co, i cili ka dhënë vlerësimet edhe ato janë

publike, nuk kam nevojë unë as t’i marr si merita, por është meritë e përbashkët e qytetarëve të

Republikës së Kosovës, e profesionistëve shëndetësorë, është më së paku jaja, që asnjë masë

pothuajse nuk e keni zbatuar shpeshherë.

KRYESUESJA: Po, vazhdojmë me komentet ose pyetjet e deputetëve. Fatmire Kollçaku e ka

fjalën! Deputetes Kollçaku, fjalën ju lutem!

FATMIRE KOLLÇAKU: Faleminderit, nënkryetare!

Vetëm po kërkoj që fokusin kjo qeveri ta ketë te trajtimi dhe të jenë të vetëdijshëm që njerëzit

nuk po kanë mundësi të trajtohen për shkak të shpenzimeve enorme. Në QKMF nuk jepet kurrgjë

nga terapia, ndërsa milionat po shkojnë në sektorin privat, nuk kam kurrgjë kundër, shkoni

shikoni, bëjeni një analizë sa shpenzime bëhen në baza ditore nga gjepi i varfër i qytetarëve.

Mbulojini së paku kategoritë në nevojë, fillimisht. Nën dy, për ministrin, çfarë po ndodh me

inspektorate? A janë duke i marrë shtesat? A do t’i futni në pako? A është e vërtetë që

inspektorëve shëndetësorë iu ka ndaluar hyrja, legjitimohen hyrjet në Ministri të Shëndetësisë, ku

do të shkojnë zyrtarëve punëtorëve të Ministrisë, të lutem demantoje. A është e vërtetë që u

Page 20: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

20

ndalohet hyrja, duhen thënë ku po shkojnë punëtorët e Ministrisë? Dhe, a do t’i përfshijë të gjithë

inspektoratet, sepse punojnë pa orar, ftohen në orët e vona, janë vija e parë e mbrojtjes, çka po

bëni t’i fuqizoni, po jo t’i dobësoni ata inspektorë. E kjo është informata që kam, demantoje

ministër.

Për vaksina, si epidemiologe vaksinat e gripit sezonal parashihen të merren në fund të tetorit a në

fillim të nëntorit, ne jemi në fillim të dhjetorit, pranojeni që jeni në vonesë, mirë që keni filluar,

jemi në epidemi, sa do të kenë efekt. Ajo parashihet të merret me kohë, jo kur të futemi ne në

epidemi.

Çështja tjetër është, sa janë funksionale komisionet për infeksione intrahospitalore, sepse luajnë

një rol tepër të rëndësishëm, a keni raporte të tyre në parandalimin e infeksioneve brenda

spitaleve, që është tepër e rëndësishme. Pra, të bëhet një rregull aty, të mos i kemi spitalet vatra

kryesore të shpërndarjes së infeksioneve, duke e pasur parasysh që janë krejt familjarët aty,

pozitivë e negativë bashkë, sepse janë të detyruar. Fokus...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Evgjeni Thaçi-Dragusha!

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Më nxiti fjala e kryeministrit, i cili tha “a keni ndonjë barometër për të matur patriotizmin këtu

mes nesh”. I nderuar kryeministër, nuk kemi ndonjë barometër, po kemi fakte të shumta, unë dua

t’ju përmend vetëm tri fakte që tregojnë patriotizmin e grupacionit politik, të cilit i përkisni ju.

E para, akademiku Frashër Demaj, i cili i përket grupit tuaj parlamentar, i cili është bërë pjesë e

librave, teksteve shkollore, të cilat e deformojnë komplet historinë e kombit shqiptar, i mohojnë

komplet vlerat dhe sakrificën e popullit shqiptar. Fakti tjetër është zëvendëskryeministri nga

radhët e partisë tuaj, Driton Selmanaj, i cili me fjalimet e tij përçmuese ndaj të pagjeturve dhe

familjeve të të pagjeturve flet me gjuhën që flet edhe Serbia zyrtare dhe, fakti tjetër është ai që

kemi zbuluar rishtazi që deputetë të partisë, të cilës i përkisni ju, kanë fshehur letrën e gjykatësit

Mallkom Simons, ish-gjykatës i EULEX-it, i cili shpërfaq fakte se drejtësia ndërkombëtare në

Kosovë është përdorur për eliminim politik. Unë nuk e di cili është interesi juaj për të fshehur

këtë letër, por është një nga skandalet më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, e për të cilin ju

duhet të jepni përgjigje.

Por, meqenëse ju thoni që për Ditën e 28 Nëntorit, për festën më të madhe kombëtare që kemi,

është zbatuar protokolli. Ju lutem, më tregoni çfarë masash do të merrni ndaj atyre...

(Ndërprerje nga regjia)

Page 21: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

21

KRYESUESJA: Labinotë Demi-Murtezi e ka fjalën!

LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit, për fjalën nënkryetare!

Zoti Hoti, njerëzit që flasin në këtë Kuvend, qytetarët që përfaqësojnë, qytetarë të tjerë që janë

jashtë këtij Kuvendi kanë emër dhe mbiemër dhe pavarësisht partisë politike, të cilës i takojnë

dhe grupit parlamentar, të cilit i takojnë kanë emër dhe mbiemër dhe nuk mund t’i neglizhoni

duke thënë “me parafolësin, me folësin” ose diçka tjetër.

Nëse nuk arrini t’i kundërargumentoni ose të jepni zgjidhje konkrete për çështjet që ngritën dhe

pyetjet që ju parashtrohen, ju lutem kërkoni falje, ose ju lutem na ofroni për bashkëpunim. E

them këtë shumë sinqerisht, na hapni dyert për bashkëpunim, ngase sa i përket çështjes së

pandemisë dhe situatës kaotike, të cilën po e kalojmë që nga fillimi i kësaj qeverie që për ne ende

mbetet jolegjitime, edhe pse ju s’e pranoni, por e ndjeni që jeni jolegjitim, ne kemi ofruar

kontributin tonë në vazhdimësi. Që nga marrja e mandatit në mënyrën siç ju e keni marrë dhe siç

vetëm ju e pranoni dhe shumë mirë e dini, ne i kemi ofruar si Komision për Shëndetësi jo

raportim, por takim zotit Zemaj, në mënyrë që ta menaxhojmë pandeminë jashtë krejt konturave

politike që i ka secili këtu. Zoti Zemaj e ka refuzuar atë takim, është ankuar që po e thërrasim

para kohe në raportim, ka refuzuar edhe takimin e radhës që i kemi bërë për këtë javë, duke thënë

“kam agjendë” pa specifikuar data. Ka dështuar takimi, raportimi në Komisionin për Shëndetësi,

ngase ka qenë larg i pamë se ka pasur marrëveshje për dështim, nga tre deputetë që ka Lëvizja

Vetëvendosje në këtë komision, dy kemi qenë prezentë, njëri ka qenë jashtë shtetit, për këtë ka

fakte, ka argumente.

Ne përsëri e kemi thirrur, kemi kontribuar në Ligjin për pandeminë, kemi bërë thirrje që bashkë

të shkojmë t’i vizitojmë klinikat, sidomos Pulmologjinë, mirëpo ju nuk e keni ndjeshmërinë më

të vogël as humane për profesionistët...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Në minutat e mbetura, fillimisht ministri Zemaj një përgjigje për pyetjet dhe

pastaj kryeministri Hoti.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: E para, e nderuar deputete Labinota, pothuajse çdo ditë jam në

klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, edhe në Pulmologji,

edhe me profesionistët shëndetësorë edhe me gjithë të tjerët.

Deputetja Kollçaku, QKMF-të ju e dini që janë kompetencë e komunave, Qeveria e Republikës

së Kosovës ka ndarë më shumë se 39 milionë euro buxhet, po sigurisht ata janë të obliguar të

shfrytëzojnë edhe për menaxhim më të mirë të pandemisë dhe kjo është evidente, përkundër

ngarkesave, ndërlidhjen që kemi bërë me Kujdesin Parësor është hera e parë, ta quaj, në 20 vjetët

Page 22: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

22

e pasluftës, që komunikimi është ditor dhe është i një niveli pothuajse të njëjtë të trajtimit, qoftë

te rastet e tirazhimit të pacientëve, por edhe të ndihmës dhe vlerësimeve ditore, që ne i bëjmë

bashkërisht.

Rastet spitalore, shpërndarja e infeksionit ju e dini që është e pashmangshme. Gjithmonë kemi

bërë thirrje, edhe me polici, edhe me sigurim, që njerëzit që nuk kanë nevojë për trajtim të mos

hyjnë në ato klinika. Është evidente, është sfiduese, por kjo është normale që ne ta shtojmë

kujdesin. Nuk është e vërtetë, që inspektorët e shëndetësisë e kanë të ndaluar asnjë lloj

komunikimi.

Llogaridhënia që unë kam ngritur, kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj, është për t’u vlerësuar.

Besoj që ju e dini më mirë se unë se për çfarë e kam fjalën. Ata që janë të interesuar të punojnë, e

kanë përkrahjen time maksimale, ata që janë të interesuar dhe kanë qenë të interesuar për 20 vjet

të bëjnë sfilatë në institucionet e shëndetësisë e dinë që nuk e kanë përkrahjen time dhe marrin

përgjigjen meritore, sipas ligjeve në fuqi.

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Tash jam i detyruar të them të drejtën, e nderuar deputete Thaçi-Dragusha.

Po, shërbehesh me të pavërteta, edhe pse me gjithë respektin tentoj të mos përdor asnjë fjalë që

është gjuhë ndoshta jo në përputhje me kodin e gjuhës parlamentare, por kështu është në të tri

rastet që përmende.

Tek Driton Selmanaj, është e papranueshme qysh jeni duke u sjellë ndaj një personi, duke

përdorur komplet një kontekst të pavërtetë lidhur me të. Pyetini deputetët e të gjitha grupeve

parlamentare që janë anëtarë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe çështje të

tjera. Në raportimin që e kemi pasur me dyer të mbyllura në atë komision për dy orë e sa, në

detaje janë informuar derisa i kemi përmbyllur të gjitha çështjet, pa asnjë çështje të hapur të

diskutimit në atë komision, për krejt aktivitetet që është duke i bërë kjo Qeveri, për të qenë

kështu i saktë, është vazhdimësi e aktiviteteve tash e sa vite, disa qeveri me radhë.

Tash është krijuar një momentum i ri për të pagjeturit, edhe me marrëveshjen e Uashingtonit,

edhe tash në Bruksel si temë e parë, dhe vërtet janë duke u bërë veprime konkrete edhe për

shkaka të përfshirjes më të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare. Ju kemi informuar në detaje,

por për shkak të ndjeshmërisë së situatës unë kam kërkuar mbledhje të mbyllur të komisionit.

Mbani një mbledhje të mbyllur të seancës, një seancë të mbyllur dhe do të ju informoj në detaje,

me emër dhe mbiemër, çdo veprim që e kemi bërë për të pagjeturit. Por, jo në një interpelancë, e

keni shndërruar atë kauzë tuaj politike. Atëherë, ne duhet të tërhiqemi prej këtij lloj debati që

bëhet për këtë temë. Pra, mos u shërbeni me të pavërteta... (Ndërprerje nga regjia)

Page 23: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

23

KRYESUESJA: 30 sekondat e fundit dhe u konsumua koha për këtë pikë.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: ...mos përdorni informata të mediave për të ndërtuar

kauza të paqena politike. Nuk i bëni shërbim, as asaj që ju po mendoni t’i bëni shërbim, po as

diskutimit tonë të përbashkët për këtë çështje.

KRYESUESJA: Është konsumuar koha për këtë pikë. Domethënë, ka kaluar një orë prej se kemi

filluar me trajtimin e kësaj teme. Kështu që, vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës:

2. Pyetjet parlamentare

Nuk ka të drejtë për replikë. E konsumuam nenin 48, i cili ka të bëjë me deklarimet që i bëjnë

anëtarët e Qeverisë dhe komentet e pyetjet. Është konsumuar koha prej 60 minutash për këtë

pikë. Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës, që janë pyetjet parlamentare.

Ju njoftoj se në bazë të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit edhe koha për pyetje parlamentare

zgjatë 60 minuta. Për këtë seancë janë 33 pyetje parlamentare të paraqitura. Ora është 12:00,

kështu që deri në orën 13:00 vazhdojmë me pyetjet parlamentare.

Fillimisht fillojmë me pyetjet e mbetura nga seancat e mëparshme. Deputetja Ganimete Musliu

ka pyetje për ministrin Agim Veliu. Ministri nuk është këtu. Deputete, e dëshironi fjalën?

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetare!

Është hera e tretë kjo, me sa e di unë, që vjen kjo pyetje dhe nuk e di më se ku me e gjete, dje e

gjetën mediat, ishte në Podujevë, po sot s’di ku është ministri Agim Veliu. Po besoj që pas

debaklit që ka pësuar në Podujevë ka me pas goxha telashe për t’u kthjellë edhe me e ditë rrugën

për Kuvend. Sido që të jetë, unë i uroj shërim emocional, në këto momente meqë s’e kemi

mundësinë që t’i bëjmë pyetjet parlamentare për çka jemi të thirrur sot këtu. Por, një njeri i

papërgjegjshëm, që ikë në çdo takim, nuk meriton më shumë se sa të bëjmë hajgare me të.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Musliu! Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka pyetje për

ministrin Armend Zemaj.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: E nderuara kryetare,

Unë e kam bërë këtë pyetje në seancat e kaluara, po me sa duket ka qenë ndonjë gabim ndoshta i

sekretarisë që e ka bartur përsëri. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Rrezarta Krasniqi ka pyetje për ministrin Selim Selimi.

Ministri nuk është këtu. Deputete, e dëshironi fjalën? Po! Fjalën deputetes, ju lutem!

Page 24: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

24

RREZARTA KRASNIQI: Faleminderit, kryesuese!

Pasi që ministri nuk është këtu, po e lë për seancën e radhës.

KRYESUESJA: Faleminderit! Veç sa për informatën e juaj, është hera e dytë, kështu që nuk

mund ta paraqitni pyetjen. Kjo publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka pyetje për ministren Meliza Haradinaj-Stublla. Ministrja nuk

është këtu. Deputete, e dëshironi fjalën?

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Atëherë, edhe unë pyetjen do ta bëj në seancën e radhës.

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputeti Sejdi Hoxha ka pyetje për ministrin Arban Abrashi.

Ministri nuk është këtu. Në rregull. Deputeti Sejdi Hoxha ka edhe një pyetje për ministrin Ramë

Likaj. A e dëshironi fjalën? Deputeti Elmi Reçica ka pyetje për ministrin Armend Zemaj.

ELMI REÇICA: Faleminderit, kryesuese!

Përshëndetje, zoti ministër!

Kolegë të nderuar deputetë,

Qytetarë të Kosovës, specifikisht qytetarë të regjionit të Ferizajt dhe të vetë Ferizajt,

Në bazë të nenit 45, pika 2 e Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës bëj pyetje për

përgjigje me gojë në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës. Çështja është ndërtimi i spitalit të

përgjithshëm të Ferizajt.

Zoti ministër, është çështje e njohur dhe është e ditur, por desha që ta forcoj dhe ta sforcoj këtë

çështjen e ndërtimit të spitalit të Ferizajt. Edhe pse ndërtimi i spitalit të përgjithshëm të Ferizajt

ishte nevojë e kahmotshme, e mbi njëqindmijë banorëve të Ferizajt dhe mbi 150 mijë banorëve të

qyteteve përreth, përfshi Kaçanikun, Shtimen, Hani i Elezit, Shtërpcen, por edhe të Vitisë, që

frekuenton në masë të madhe në regjionin e Ferizajt.

Pas disa vitesh nëpër procedura, nga ministria deri të OSHP-ja, më në fund në mandatin

qeverisës të Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e ish-ministrit Uran Ismajli u nënshkrua kontrata

për ndërtimin e tij.

Siç e dini, ky projekt ka vlerë mbi 10 milionë euro dhe është duke u ndërtuar në një hapësirë prej

2,7 hektarësh. Objekti 7-katësh me 22 000 m² do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe

pajisjet që përmbushin standardin e një spitali të përgjithshëm. Megjithatë, ky projekt është

planifikuar të ndërtohet brenda tre vjetësh, prandaj qytetarët me të drejtë janë të interesuar të dinë

nëse ju jeni duke u kujdesur që të ndani buxhetin e nevojshëm, që punët në këtë projekt të

përfundojnë me kohë.

Page 25: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

25

Zoti ministër,

A mund të na njoftoni për buxhetin që e keni ndarë për këtë vit dhe planifikimin për vitin e

ardhshëm, për zbatimin me kohë të këtij projekti dhe cili është plani juaj për përfundimin e

punimeve dhe funksionalizimin e këtij spitali?

KRYESUESJA: Ministri e ka fjalën.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: I nderuar deputet Elmi Reçica,

Ju falënderoj për pyetjen tuaj.

Në seancën e kaluar jam përgjigjur, ka qenë një pyetje e njëjtë edhe me një kolegë apo

bashkëvendës tuajin nga Ferizaj, për interesimin për punët dhe meremetimet që bëhen në spitalin

e Ferizajt.

Punimet e vrazhda e dini janë kryer, ndërsa meremetimi i brendshëm ende jo. Kjo për shkak të

problemeve që kanë ndodhur me tender, tender i dhënë siç e thatë në Qeverinë e kaluar. Buxheti

është ndarë për vazhdimin e punimeve për përfundimin e spitalit në Ferizaj, problemet janë

ligjore. Ndërprerja e punimeve ishte bërë për shkak të keqpërdorimeve në të kaluarën.

Ministria e Shëndetësisë si investitor bashkë me Komunën e Ferizajt kemi formuar një komision

për harmonizimin e këtij projekti, që ka vlerën më shumë se 10,2 milionë euro. Komuna e ka

ndarë parcelën, por edhe mbikëqyr implementimin e projektit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë

dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e financon atë.

Ishte paraparë që ndërtimi i spitalit të Ferizajt të përfundojë në qershor të vitit 2021, andaj edhe

sot po bëjmë përpjekje maksimale që projekti të përfundojë në kohën e paraparë dhe qytetarët e

Ferizajt të kenë spitalin modern. Javën e kaluar kam pritur edhe kryetarin e Komunës në zyrën

time, zotin Agim Aliu, me të cilin kemi shtuar dinamikën e këtyre grupeve punuese,

komisioneve, dhe kemi insistuar në mbikëqyrjen e tyre në mënyrë që të eliminohen shkaqet,

arsyet dhe mangësitë që janë paraqitur në këtë projekt dhe të shohim ato mungesa, sidomos në

sasitë e mjaftueshme të armaturës, të cilat ekziston një raport, që të bëhen kalkulime të shpejta

dhe të vazhdojnë punimet në spitalin e Ferizajt.

Zotimi ynë është në bazë të buxhetit që e kemi, i siguruar, ka qenë i siguruar edhe për këtë vit,

por do të jetë edhe për vitin e ardhshëm. Nëse këto probleme eliminohen ashtu siç janë zotuar

teknikët, arkitektët dhe mbikëqyrësit e projektit para meje si ministër dhe para kryetarit Aliu,

besoj që shumë shpejt do të vazhdojnë punimet dhe Ferizaj do ta ketë spitalin e tij. Faleminderit!

KRYESUESJA: A keni pyetje shtesë, zoti Reçica?

Page 26: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

26

ELMI REÇICA: Zoti ministër,

Pyetjen e kam bërë më 26 tetor, por për shkak se kam dalë pozitiv me COVID, pastaj ka qenë

dashur të pauzojë pyetja, megjithëse ka ardhur këtu por unë nuk kam qenë këtu që ta bëj, e para.

E dyta, e kemi një përvojë jo shumë të mirë, se ky spital ka qenë dashur të fillojë në vitin 2014,

por me ndryshimin e ministrave pastaj është shty ai projekt dhe ka filluar tek me ardhjen e zotit

Ismajli. Zoti Ismajli këtë projekt e ka gjetur të gatshëm dhe vetëm e ka nënshkruar kontratën.

Çfarë ka ndodhur më herët e di ministri para zotit Ismaili dhe e di edhe ish-kryetari i Komunës,

që me angazhimet e tyre e kanë penguar fillimin e spitalit.

Po e them një çështje, që është shumë me rëndësi. Veç mund ta imagjinoni po të kishte qenë, po

të kishte filluar në 2014-ën dhe po të kishte qenë i kryer, i përfunduar, ky spital. Ferizaj është në

qendër të Kosovës dhe sidomos...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYETARJA: Edhe 30 sekonda, regjia!

ELMI REÇICA: ...çfarë mbështetje e fuqishme dhe çfarë ndihmese do të ishte për Kosovën dhe

për shëndetësinë e Kosovës. Është një projekt diku i hershëm, që zakonisht është planifikuar në

situata të epidemive, ose të pandemive, të jetë një spital ku i trajton ata që janë të infektuar, se

qytetarët përveç nevojës që të shërohen nga Pandemia, kanë edhe shumë nevoja të tjera për ta

trajtuar shëndetin e tyre. Për atë arsye edhe po them, ky është spital regjional, i ka mbi 200 mijë

banorë, është qendra e Ferizajt, meqë është afër qyteteve tjera dhe ky është projekt ekskluzivisht

që duhet ministria dhe Qeveria të kujdeset për të.

KRYESUESJA: Ministri e ka fjalën.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, deputet!

Orientimi ynë apo edhe imi personalisht për ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës edhe ato

humane, janë prioritete krahas menaxhimit të Pandemisë. Kjo është dëshmuar. Nuk dua të

gjykoj, as të rikthehem në të kaluarën, qoftë në Qeverinë paraprake, qoftë në atë që ka pasur

mandat më të largët. Projektet e ndërprera sikur ky që është i Ferizajt, i Mamushës, i Drenasit, i

Deçanit dhe të tjera, i kam rikthyer në prioritet. Dy janë në proces të tenderimit. Drenasi do të

jetë shumë shpejt, Mamusha do të jetë po do të jetë edhe spitali i Ferizajt dhe për këtë ju

garantoj. Janë vetëm projektet e problemet analitike domethënë që kanë qenë për një problem të

caktuar. Nuk dua të hyj në interesa të kujt, ose si kanë qenë, por nuk lejoj që qytetarët e Ferizajt

dhe i gjithë ai rajon, ju po e shihni si po i vuajmë pasojat tash në kohën e Pandemisë për shkak të

stërngarkesës me pacientë. Po të ishte i rregulluar, do të ishte ndihmesë shumë e madhe për ne

dhe për qytetarët e atij rajoni.

Page 27: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

27

Një gjë mund të garantoj, që nuk do të lejoj asnjë pengesë nga askush, që Ferizaj ta ketë spitalin

e vet. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputetja Arbëreshë Krasniqi për ministrin Besian Mustafa. Nuk e shoh se

deputetja është e pranishme. Deputetja Floretë Zejnullahu ka pyetje për ministrin Arban Abrashi.

Ministri nuk është këtu. E dëshironi fjalën, deputete?

FLORETË ZEJNULLAHU: Faleminderit, kryesuese!

Në secilin takim që kam me qytetarët e Podujevës shqetësim yni i përbashkët është kjo

magjistrale, punimet që nuk po përfundojnë në të. Edhe pse është papërgjegjësi e ministrit që nuk

është sot i pranishëm në seancë, unë do t’ia parashtroj pyetjen me kërkesë që ai të përgjigjet në

njërën nga seancat e ardhshme.

Rruga nga Prishtina për Podujevë është ndër rrugët më të ngarkuara në vend. Mijëra vetura bëjnë

këtë rrugë çdo ditë. Zgjerimi i rrugës ka nisur para më shumë se pesë viteve, por punimet janë

zhvilluar ngadalë, pjesë-pjesë dhe pa mbështetje të nevojshme financiare. Përveç punimeve që

nuk po kryhen, dy segmentet e para që kinse kanë përfunduar kanë probleme serioze. Qytetarët

nuk e dinë se si do të jetë kyçja në këtë rrugë, madje fshatrave të caktuara u janë shkaktuar

shumë probleme në qarkullim.

Problem serioz del të jetë edhe për autobusët, për shkak se nuk ka vend për stacione dhe shoferët

detyrohen të ndalen në rrugë për të zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu jetën e tyre.

Qytetarët që udhëtojnë për punë çdo ditë ballafaqohen me stresin dhe vonesat që u shkaktohen

nga punimet që nuk u përfunduan kurrë. Atyre u shkaktohen edhe shumë shpenzime nga dëmet

që po u bëhen automjeteve, ndërsa bizneset që operojnë skaj rrugës po falimentojnë çdo ditë e

familje të tëra po mbeten pa punë. Do të duhej të kishin kaluar tashmë dy vite nga përfundimi i

punimeve në këtë rrugë, por për fat të keq kanë kaluar pesë vite nga fillimi i punimeve në rrugën

Prishtinë – Podujevë dhe rruga nuk ka përfunduar. Punimet janë stërzgjatur dhe vonesat që po

shkaktohen po irritojnë qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë rrugën çdo ditë.

Pyetja ime për ministrin është, se cilat janë veprimet që do të ndërmarrë ai në këtë drejtim, që

punimet në rrugën Podujevë - Prishtinë të përfundojnë sa më parë? Faleminderit!

KRYESUESJA: Pasi ministri nuk është këtu, vazhdojmë me pyetjen e radhës. Deputetja Floretë

Zejnullahu ka edhe një pyetje për ministrin Armend Zemaj kësaj radhe.

FLORETË ZEJNULLAHU: Faleminderit, kryesuese!

I nderuar ministër,

Page 28: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

28

Udhëzimi Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve

medicinale i nënshkruar në maj të vitit 2019 garantonte çmime të njëjta në çdo barnatore dhe

barna më të lira në tërë Kosovën. Në mungesë të këtij udhëzimi qytetarët kishin shpenzuar nëpër

barnatore mbi 10 milionë euro më shumë për barna në vit, ndërsa shteti ynë kishte blerë mbi 6

milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit.

Udhëzimi do të ndalonte këto që ofertonte me çmime më të larta se në treg. Për të parandaluar

çdolloj abuzimi me çmime të barnave, udhëzimi kishte parashikuar krahasimin e çmimeve me

vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi, dhe nxjerr një çmim të volitshëm

për qytetarët e Kosovës.

Pra, do të kishim çmime më të ulëta, më shumë barna, furnizim më të mirë dhe kursim të

buxhetit. Kanë kaluar katër muaj nga koha kur ju anuluat Udhëzimin Administrativ 02/19 për

rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe më pas përsëri anuluat

vendimin tuaj, vetëm një ditë pasi që kishit anuluar këtë udhëzim. Na thatë, se keni nxjerrë

vendim me të cilin keni obliguar sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, që të

marrë veprime për plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi, për rregullimin e çmimit të produkteve

dhe pajisjeve medicinale, por janë bërë katër muaj dhe për asnjë vendim të ri nuk jemi njoftuar.

Pyetja ime është: Çka po ndodh me plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për

rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dhe a janë të përfshirë të gjithë

akterët në këtë proces? Faleminderit!

KRYESUESJA: Ministër, e dëshironi fjalën për përgjigje? Ministri Zemaj e ka fjalën.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, deputete!

Për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 02/19 për rregullimin e çmimit të

produkteve dhe pajisjeve medicinale, më lejoni të ju njoftoj se bazuar në vendimin nr. 191/8-

2020 të datës 24. 8. 2020 grupi punues deri më tani ka realizuar disa takime. Gjatë punëtorisë

shumica e anëtarëve të grupit punues janë dakorduar për të shqyrtuar kryesisht ato nene,

paragrafë, të Udhëzimit Administrativ për të cilat si qëllim kryesor do të kishin: evitimin e

çështjeve të ngritura nga Komisioni i Ankesave, si dhe lehtësimin e punës së Komisionit për

Çmime, çështje këto që do të evitonin pengesat e paraqitura në implementimin e Udhëzimit

Administrativ.

Ky shqyrtim i rekomandimeve të pranuara në formë të komenteve, nga ecuria e punës zhvillohet

konform dakordimit paraprak mbi arsyeshmërinë, ato që disa edhe ju i potencuat, andaj

meqenëse drafti rregullon çmimet e produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë, në

të cilat kanë leje për qarkullim në RKS, përcaktimi i çmimeve të produkteve medicinale nga lista

e barnave të rimbursueshme nga fondi i sigurimeve shëndetësore nuk ka qenë kompetencë dhe

Page 29: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

29

nuk është e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që fondi për sigurime shëndetësore është organizatë

e pavarur buxhetore dhe çështja e rimbursimit është kompetencë e rregulluar me ligj të veçantë.

Referuar faktit se rekomandimi i lartcekur ndryshon në mënyrë substanciale qëllimin e

Udhëzimit Administrativ aktual, i cili ka tentuar të rregullojë çmimet për listën e barnave

esenciale, listën e barnave të rimbursueshme, si dhe çmimet e produkteve medicinale për shitje

me shumicë dhe pakicë, ky grup që është duke punuar ka vlerësuar se zbatimi i rekomandimeve

të tilla i tejkalon kompetencat e grupit punues konform vendimit përkatës për plotësim dhe

ndryshim, duke çuar në hartimin e një udhëzimi administrativ krejtësisht të ri. Bazuar në të

dhënat e mësipërme si dhe faktin, se hartimi i një udhëzimi administrativ krejtësisht të ri është në

diskrecionin e politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, ne jemi dakorduar që të vazhdojmë me

ecuritë e mëtejme.

Udhëzimi administrativ për rregullimin, unifikimin, e çmimeve të barnave, i nënshkruar nga

ministri Uran Ismajli, është në fuqi. Në arsyetim të atij vendimi, i cili është marrë në mbështetje

tash dhe nga ankesat e qarkulluesve me shumicë e pakicë të produkteve medicinale në Kosovë,

tutje domethënë në arsimin që është paraqitur para meje, komisioni ka konstatuar që dispozitat e

këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të

çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare janë ato të cilat janë përdorur nga

Komisioni për Përcaktimin e Çmimeve.

Puna është duke u bërë që tash në të dy drejtimet. Ka qenë evidentimi, ne e kemi sqaruar, dhe

hartimi i udhëzimit...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Keni pyetje shtesë, deputete? Jo! Faleminderit! Deputetja Ariana Musliu-Shoshi

ka pyetje për kryeministrin Hoti.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

I nderuar zoti kryeministër,

Bazuar në raportin informues të datës 16 shtator 2020 nga zyrtari ndërlidhës policor në

Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel jemi njoftuar, se profesorit Muhamet Mustafa

në cilësinë e ekspertit në bisedime me Serbinë gjatë drekës në një restorant i është vjedhur çanta,

në të cilën kishte dokumentacion zyrtar të natyrës sensitive, që kryesisht janë përdorë, ose do të

përdoreshin, në bisedimet Kosovë - Serbi.

Duke marrë parasysh natyrën e materialeve të humbura Policia Belge ka angazhuar njësi të

specializuara të hetimit dhe është caktuar një prokuror i Kurorës së Mbretit, që të menaxhojë me

Page 30: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

30

këtë rast. Bazuar në këtë raport dyshimet janë, se çanta mund të ketë qenë cak i një grupi të

organizuar për të futur në dorë materiale apo dokumente që gjendeshin në çantë.

Zoti kryeministër, çfarë veprime keni marrë ju lidhur me këtë rast dhe a keni pranuar ndonjë

informatë lidhur me procesin dhe motivin e vjedhjes së çantës së profesor Mustafës?

Faleminderit!

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare e nderuar!

E nderuar deputete Musliu-Shoshi,

Lidhur me pyetjen tuaj sa i përket raportimit për humbjen e një çante të një anëtari të

Delegacionit të Kosovës në Bruksel më lejoni që në fillim të theksoj, se çdo aludim apo

pretendim se ka pasur përpjekje të mbajtjes në fshehtësi nga ana e delegacionit apo Qeverisë

është spekulim. Këtë e dëshmon fakti, që në mënyrën më transparente kjo çështje është raportuar

menjëherë tek autoritetet përkatëse belge.

Zyrtarët përkatës të Ambasadës sonë në Bruksel kanë qenë dhe janë në bashkëpunim të

vazhdueshëm me autoritetet belge për ndriçimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje. Për

më tepër, zyrtarët e Ambasadës për këtë çështje, këtë çështje pra e kanë raportuar edhe tek

autoritete përkatëse policore në Kosovës, siç edhe dëshmon raporti i publikuar në media. Madje,

në këtë pikë shqetësim shumë i madh, edhe për ju, edhe për mua, do të duhej të ishte bërja

publike e një raporti policor konfidencial, pa u përmbyllur hetimet deri në fund.

Unë do të kërkoj hetim për rrethanat, se si ka rrjedhë ky raport në media, ndërkohë që hetimi

ende po vazhdon.

Lidhur me këtë çështje koordinatori shtetëror dhe profesori Muhamet Mustafa janë deklaruar

edhe publikisht, pra ka qenë personale e profesor Mustafës. Edhe ai, edhe delegacioni, e kanë

ndjekur rrugën ligjore të raportimit te autoritetet përkatëse. Është konstatuar se në çantën e

vjedhur nuk ka pasur asnjë dokument sekret, publikimi i të cilave e ka dëmtuar, ose do të mund

të dëmtonte, punën e delegacionit dhe vendit tonë.

Natyra sensitive në raportin policor është përmendur vetëm në kontekst të motivimit për hetimin

urgjent, që është duke u bërë. Derisa dokumentet janë gjetur, hetimi policor nga ana belge ende

nuk është përmbyllur përfundimisht. Është paradoksale nga ana tjetër, bërja e kësaj teme çështje,

qoftë në media, qoftë në qarqe zyrtare, në kohën kur këto hetime ende po vazhdojnë.

Unë jam njoftuar me kohë për këtë ngjarje dhe vazhdoj të mbahem plotësisht i informuar.

Faleminderit!

Page 31: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

31

KRYESUESJA: Keni pyetje shtesë, deputete? Jo! Deputeti Bekim Haxhiu ka pyetje për

ministrin Blerim Kuçi. Ministri nuk është këtu. E dëshironi fjalën?

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, kryesuese!

Edhe pse ministri nuk është këtu, është hera e dytë që po e bëj këtë pyetje dhe mund të më

përgjigjet edhe kryeministri, besoj, nëse ka informata. Besoj se do të duhej të kishte.

Sipas raportimeve të fundit ditë më parë janë bllokuar xhirollogaritë e dy ndërmarrjeve publike

me rëndësi të veçantë për shtetin tonë, pra janë bllokuar xhirollogaritë e Telekomit dhe të

Trepçës. Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për ndërmarrje publike, neni 3, të gjitha

ndërmarrjet publike qendrore janë në pronësi të Republikës së Kosovës. Pra, Qeveria e Kosovës

është pronare dhe aksionare e ndërmarrjeve publike qendrore, ku bëjnë pjesë Telekomi dhe

Trepça.

Derisa në të kaluarën Qeveria e Kosovës ka marrë dividendë nga PTK-ja, pra kur ndërmarrja ka

operuar me profit, Qeveria ka marrë fitimin, por sot kur xhirollogaritë janë të bllokuara nuk po

shohim asnjë veprim të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e situatës së zhbllokimit të

xhirollogarive të Telekomit dhe të Trepçës. Profiti që Qeveria e Kosovës e ka marrë në të

kaluarën nga PTK-ja është bërë i mundur falë punës së punëtorëve të Telekomit, të cilët nuk

kanë marrë paga muajin e kaluar, me shumë vonesë më pas, dhe Qeveria nuk ka bërë veprime të

duhura që të bëjë zhbllokimin e xhirollogarive.

Prandaj, dua të bëj një pyetje konkrete për tani kryeministrin, ose ministrin, cilido që të

përgjigjen.

Cilat janë veprimet e Qeverisë së Kosovës deri më tani për të zgjidhur këtë problem dhe si

mendohet të dilet nga një situatë e tillë me dy ndërmarrjet publike, me Telekomin dhe me

Trepçën, dhe që punëtorët atje të marrin pagat me rregull, sepse mu ju keni qenë atëherë edhe

ministër i Financave, kur ua keni marrë 15 milionë euro dividendë në mënyrë kundërligjore

Telekomit.

KRYESUESJA: Dëshironi të përgjigjeni? Po! Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare!

I nderuar deputet Haxhiu,

Të dyja këto ndërmarrje i kanë pasur llogaritë e bllokuara. Në të dy rastet llogaritë janë

zhbllokuar. Në Telekom për shkak se është arritur një marrëveshje me kreditorin për të kthyer

borxhin. Kjo është e vërteta. Unë kam kërkuar nga korriku që Bordi i kësaj kompanie bashkë me

menaxhmentin të përgatisë plan-biznesi pesëvjeçar për të nxjerrë këtë kompani nga problemet,

me të cilat është duke u ballafaquar.

Page 32: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

32

Kemi trashëguar një situatë shumë të rëndë në këtë kompani. edhe në kompanitë tjera realisht, po

në veçanti në këtë kompani, si rezultat i vendimeve të vazhdueshme të menaxhmenteve të

kaluara. Plotë prej atyre vendimeve janë nëpër procedura të ndryshme gjyqësore. Ka edhe

komision hetimor, në të cilin ju si deputet jeni duke u marrë.

Por, çfarë kemi bërë ne në këtë rast? Kemi kërkuar përgatitjen e planit të biznesit, se si kjo

kompani do t’u dalë ballë obligimeve që ka e në veçanti obligimit ndaj këtij kreditori. Është

nënshkruar marrëveshja dhe kompania ka filluar të operojë normalisht. Janë reduktuar tej mase

shpenzimet, plot prej tyre të panevojshme, po nuk më takon mua në këtë foltore të them, por

është Bordi dhe menaxhmenti që po merren me atë çështje. Edhe ju mund t’i ftoni edhe në

Komision Hetimor Parlamentar për t’u informuar më detajisht.

Tek Trepça – edhe këtu janë zhbllokuar llogaritë. Situata është pak më ndryshe, për shkak se

produkti që kjo shet në tregjet financiare, çmimi i atyre produkteve ka rënë shumë dhe nuk po

arrijnë të kenë të hyra të mjaftueshme të rregullta për të mbuluar shpenzimet e nevojshme

elementare që kanë.

Për Trepçën ne kemi ndarë një shumë prej 1.1 milion euro. Kjo nuk e zgjidh problemin

përfundimisht aty, por shpresojmë që për disa muaj të arrijë menaxhmenti i Trepçës të shesë

koncentratin me nus-produkte që i kanë në pritje sapo të përmirësohet pak gjendja në tregjet

financiare. Jemi duke i monitoruar nga afër për rregullsinë e funksionimit të këtyre ndërmarrjeve,

në mënyrë që të mos vijmë prapë në situatë të rëndë ku bllokohen llogaritë e këtyre

ndërmarrjeve.

Atë që jemi duke e bërë tash është që po punojmë në përgatitjen e po e quajmë indikatorë të

performansës, të secilës ndërmarrje, të cilët indikatorë do të vlerësohen në baza të rregullta

vjetore nga Komisioni ndërministror për ndërmarrje publike.

Telekomi dhe Trepça janë pak më ndryshe, sepse operojnë në tregje të hapura. Ndërkohë i kemi

ndërmarrjet e tjera të furnizimit me ujë me mbeturina etj. që operojnë në tregje që janë pak a

shumë të rregulluara dhe me të hyra gati të garantuara. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputeti Haxhiu ka pyetje shtesë.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit kryeministër për informatat.

Po jua bëj me dije që unë pyetjen e kam parashtruar më 9 nëntor dhe ky veprim, d.m.th. ky input

i përkohshëm, a mund të presim që në të ardhmen kjo mbështetje të jetë afatgjate që punëtorët të

mos presin datën 1 dhjetor, ose 1 janar prapë me frikën se do t’i kenë xhirollogaritë e tyre të

zbrazëta, nuk do t’i marrin pagat. A ka një strategji edhe momentale por edhe të asaj përtej

afatgjates që ju e prezantuat?

Page 33: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

33

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Besoj që isha i qartë, po më lejoni të them edhe një herë.

Te rasti i Telekomit është përgatitur plani i biznesit afatgjatë i kompanisë. Kjo kompani nuk ka

nevojë për mbështetje afatshkurtër, përveç duhet hequr qafe disa kontrata të dëmshme, edhe

duhet racionalizuar shpenzimet sa më parë.

Për Trepçën, unë besoj që për disa muaj kjo kthehet prapë në tregjet ndërkombëtare edhe

vazhdon të performojë normalisht.

KRYESUESJA: Deputeti Haxhiu ka pyetje për ministrin Ramë Likaj.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit kryesuese!

I nderuar ministër,

Që nga viti 2012 ka filluar iniciativa për themelimin e Universitetit të shkencave të mjekësisë,

ndërsa në vitin 2014 Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka mandatuar dhjetë profesorë për të

përpiluar elaboratin i cili parasheh shndërrimin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitet të

shkencave të mjekësisë. Ndërsa në vitin 2015, me shkrimin e tyre 230 profesorë të Fakultetit të

Mjekësisë kërkojnë themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë.

Në shumë vende në rajon, në Evropë dhe në botë ekzistojnë universitete të mjekësisë dhe

analizat kanë treguar që një organizim i tillë i punës ka kontribuar në ngritjen e kualitetit të

studimeve dhe për ngritjen e kujdesit shëndetësor për pacientët.

Ligji i ri i shëndetësisë është në draftim dhe pritet që shumë shpejt të vijë në Kuvend. Atëherë do

të ishte në interes të avancimit të studimeve dhe ofrimit më të mirë të shërbimeve shëndetësore,

që Ministria e Arsimit të trajtojë kërkesën e 230 mësimdhënësve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të

ketë vendimmarrje për themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë. Ekzistojnë të gjitha

kushtet ligjore dhe infrastrukturore që të kemi universitetin e shkencave të mjekësisë, pasi që

këto ditë Fakulteti i Mjekësisë ka filluar punën në objektin e ri të dekanatit të mjekësisë, projekt

që e kam iniciuar në v. 2012 bashkë me dekanin e atëhershëm prof. Dr. Naim Haliti dhe me

mbështetjen e ministrit të atëhershëm të financave, Bedri Hamza. Pra, në objekt të ri të fillojnë

punën në universitetin e ri të shkencave të mjekësisë.

I nderuar ministër,

Pyetja është: Kur pritet që të shqyrtoni kërkesën e 230 mësimdhënësve në Fakultetin e Mjekësisë

për themelimin e universitetit të shkencave të mjekësisë? A ka ndonjë strategji apo vendimmarrje

nga Ministria e Arsimit për këtë iniciativë?

KRYESUESJA: Ministri Likaj e ka fjalën.

Page 34: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

34

RAMË LIKAJ: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar deputetë,

I nderuar deputet Haxhiu,

Të falënderoj për pyetjen dhe për çështjen të cilën e keni ngritur. Është një prej politikave të

planit qeverisës profilizimi i universiteteve publike dhe duke pasur parasysh që unë jam në dijeni

me kërkesën që ju e keni bërë dhe me krejt procedurën të cilën e keni përmendur, por po ashtu

edhe për një kërkesë të një grupi të mësimdhënësve të fakulteteve teknike. Duke pasur parasysh

edhe specifikat që ka Fakulteti i Mjekësisë dhe fakultetet teknike, pastaj e përmendët ju për

shkak të menaxhimit më të lehtë me resurse humane, financa, për shkak të ngritjes së cilësisë,

për shkak të kërkesave të tregut të punës në vazhdimësi për këto profile, për këto programe

mësimore dhe përmbushjes së këtyre kërkesave me profesionistë mjekësorë dhe fushës së

shkencave teknike, pastaj lidhjes që ka Fakulteti i Mjekësisë me Qendrën Klinike Universitare

dhe vetë ligjit që e përmende ti për shëndetësi, unë e përkrah plotësisht idenë e juaj.

Ende nuk ka vendimmarrje, por këtë iniciativë do ta përcjell. Duhet pasur parasysh që për ndarje

dhe për profilizim të tillë neve na duhet të zbatojmë në tërësi kriteret që i parasheh Ligji i arsimit

të lartë dhe infrastruktura ligjore për t’u thirrur me emrin universitet, por për këtë nevojitet edhe

përkrahja e Komisionit Parlamentar për Arsim, e juve deputetë të nderuar të Kuvendit të

Kosovës, që të kemi profilizim dhe ndarje të tillë në universitetin e Shkencave Mjekësore,

universitetin e shkencave teknike dhe në universitet tjetër pa e ndryshuar emrin Universiteti i

Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Unë do ta filloj këtë iniciativë dhe do të punojmë në këtë drejtim, po nevojitet përkrahja e

Komisionit së pari, por njëkohësisht edhe e juve deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, ministër! Deputeti Haxhiu ka pyetje shtesë.

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, ministër!

Përveçse gatishmërinë tonë si deputetë, edhe po besoj të Komisionit të Arsimit, do t’ju mbajmë

për fjalësh për premtimin publik që e dhatë për profilizimin e universiteteve tona. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputeti Gazmend Syla ka pyetje për ministrin Selim Selimi. Ministri nuk është

këtu. A e dëshironi fjalën deputet? Deputetit Syla ju lutem fjalën me kartelë të Time Kadrijaj.

GAZMEND SYLA: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Kabinet qeveritar,

Ministri nuk është këtu. Në qoftë se dikush nga kabineti, qoftë edhe kryeministri, qoftë edhe

zëvendëskryeministrja do të marrë përgjegjësinë të ma kthejë përgjigjen, do të ishte mirë.

Page 35: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

35

Pyetja ime është: Qyteti i Dardanës, ish-Kamenicës nuk ka noter. D.m.th. ka rreth 30 mijë

qytetarë. Shumica e tyre që kanë nevojë për noter, ata obligohen të shkojnë në Gjilan për të

noterizuar dokumentet e tyre. Desha të di nëse ka paraparë Qeveria të hapë një vend për një

noter. Një vend, që kërkesat janë të mëdha, ndërsa nuk ka lëvizur ende as Ministria, po as nga

Qeveria nuk kemi parë ndonjë reagim për hapjen e mundësisë të një noteri në Komunën e

Kamenicës, tash Dardanës. Faleminderit shumë!

KRYESUESJA: Faleminderit, z. Syla! Deputetja Time Kadrijaj ka pyetje për ministrin Armend

Zemaj.

TIME KADRIJAJ: Faleminderit nënkryetare!

E nderuar Qeveri,

Deputetë të nderuar,

Meqenëse kjo pyetje është bërë më 11 nëntor 2020, d.m.th. ka kaluar kohën, e po mendoj që

edhe nëpër debate, edhe plotë patën pyetje pikërisht për këtë çështje, po megjithatë do ta

parashtroj. Çështja është se nga infeksioni me COVID-19 nëpër spitalet tona po trajtohen shumë

pacientë. Një numër i madh i tyre po trajtohen edhe nëpër shtëpi, por që terapinë po ashtu po e

marrin nëpër institucione. Trajtimi i gjatë ka një kosto të lartë buxhetore. Sa janë të furnizuara

institucionet tona? D.m.th. QKMF-ja, spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare me

terapi sipas protokolleve, sepse kjo terapi po ka një kosto të lartë buxhetore. Normalisht që

banorët nuk mund ta përballojnë këtë kosto të lartë buxhetore.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit deputete për pyetjen tuaj!

Ky ishte edhe interesim i vazhdueshëm në komunikimet tona. Është shumë e natyrshme që kur

rritet numri i rasteve të hospitalizuara, kërkesat për terapi po ashtu rriten. Ministria e

Shëndetësisë për të gjithë pacientët e shtrirë nëpër klinikat tona u siguron të gjitha terapitë që

janë të përcaktuara me protokoll anti-COVID, me përjashtim të Remdesivirit, i cili bar është

hartuar dhe është rregulluar me udhërrëfyesin tonë klinik, por akoma nuk është siguruar nga

Ministria e Shëndetësisë.

Ne kemi dy lloje të tendencave për të siguruar, një për prokurim të brendshëm, një për të BE-së.

Çmimet e ofruara kanë qenë enorme dhe për këtë arsye jemi kufizuar në këtë drejtim.

Pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pasur në dispozicion edhe terapi

Favipiravir, të cilën e kemi siguruar me ndihmën e qeverisë japonese, 12,200 copë dhe 10 mijë

copë nga një donator vendor, familja Buçaj. I njëjti produkt gjithashtu është edhe në procedurat e

tenderimit të përbashkët ndërkombëtar sikurse ka qenë edhe Remdeseviri. Kemi edhe disa

dilema tash që kanë dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka përjashtuar këtë

terapi. Sido që të jetë, është në dorën e farmacistëve tanë për përdorimin e tyre.

Page 36: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

36

Pacientët e shtrirë kanë pasur terapi mbështetëse për trajtimin e tyre në spitale, përkundër që

numri i pacientëve ka qenë dhe akoma është shumë i madh. Ajo që na ka munguar si pasojë edhe

e mungesës së sigurimeve shëndetësore funksionale, ka qenë pamundësia për t’i rimbursuar

pacientët me forma më të lehta të mjekimit apo trajtimit shtëpiak. Prandaj, kjo duhet të jetë edhe

një arsye më shumë për të gjithë deputetët dhe neve që të miratohet ligji për rimëkëmbjen

ekonomike, me qëllim që qytetarët tanë të ndihmohen edhe në aspektin social edhe ekonomik për

t’i përballuar pasojat COVID-19.

Para dite ishte edhe një shqetësim i ngritur nga deputetja Deliu, nëse pacientët që kanë rezultuar

pozitiv dhe kanë marrë terapi, qoftë ajo COVID apo edhe terapi shtëpiake, a do të rimbursohen,

shpresoj dhe besoj që në mundësitë dhe kapacitetet tona buxhetore të shohim si qeveri e

Republikës së Kosovës edhe me miratimin e këtij ligji, cilat do të jenë mundësitë tona financiare.

Faleminderit!

KRYESUESJA: A keni pyetje shtesë znj. Kadriaj? Fjalën deputetes Kadrijaj, ju lutem!

TIME KADRIJAJ: Faleminderit, ministër!

Sepse ne këto ditë po hasim edhe nëpër mediat tona që njerëzit po ankohen, për të gjitha

profesionet, qoftë arsimtarë, qoftë profesorë, qoftë mjekë, qoftë punëtorë të administratës, policë,

dhe të gjithë zjarrfikësit të cilët nuk po mund ta përballojnë këtë kosto të lartë buxhetore që po

trajtohen e sidomos te ata që po zgjat trajtimi, ndërsa këto ditë ose sot më mirë po them po

alarmohet se banorët e Luginës së Preshevës po ankohen se s’kanë terapi për trajtimin e

pacientëve me anti-COVID po s’kanë edhe kapacitete spitalore për shtrirjen dhe hospitalizimin e

shqiptarëve dhe qytetarëve të cilët janë të sëmurë.

Sa ka bërë Qeveria jonë dhe sa po bën Ministria jonë? A jeni në komunikim me banorët e

Preshevës, në mënyrë që ne t’u dalim në ndihmë edhe për hospitalizim, por edhe në sigurim të

terapisë për këta pacientë të cilët janë me COVID?

KRYESUESJA: Ministri Zemaj e ka fjalën.

MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, deputete!

Po e përsëris edhe një herë. Çështja e trajtimit me terapi anti-COVID mbetet sfiduese jo vetëm

për neve, po për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe raste të cilat kërkojnë këtë tretman.

Andaj, kërkoj edhe gjithë mirëkuptimin edhe të juaj edhe të tjerëve që të bëjmë të pamundurën

që sadopak të lehtësojmë, por mbi të gjitha të respektojmë udhërrëfyesin dhe protokollet klinike

sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe OBSH-së, të cilat edhe ne i adaptojmë.

Sa i përket interesimit tonë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, po, me vetë

iniciativën time kam komunikuar me dy kryetarët edhe të Preshevës, edhe të Bujancit, njërit duke

Page 37: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

37

i uruar shërim dhe duke i ofruar trajtim në Republikën e Kosovës, trajtim spitalor, ndërsa edhe

me kryetarin e Këshillit Nacional jam në komunikim të vazhdueshëm, të shohim cilat janë

mundësitë edhe ligjore, edhe të komunikimit tonë të përbashkët që t’u ofrojmë sadopak ndihmë

vëllezërve dhe motrave tona atje.

Interesimi im është që t’u ndihmojmë me teste dhe në ngritjen e kapaciteteve testuese, nëse

kryhen disa procedura dhe lejohen sipas komunikimit që është ndërshtetëror, atëherë edhe unë

jam i gatshëm, edhe Ministria e Shëndetësisë të ofrojë këtë mundësi. Jo në aspektin politik, por

në aspektin të ruajtjes dhe kujdesit për qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Unë kam

ofruar një numër të konsiderueshëm të testimeve, të cilat shpresoj që ata do t’i pranojnë dhe do

t’u mundësojnë qytetarëve të tyre që ta rrisin numrin e testimeve pasi që infeksioni sidomos në

Preshevë ka qenë alarmant kohët e fundit.

Kemi edhe disa angazhime të tjera për t’i pajisur me pajisje medicinale, qoftë me një

autoambulancë, qoftë edhe me pajisje të tjera, të cilat në momentin që do të sigurohen, do të jenë

edhe për ta. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Deputetja Ganimete Musliu, pyetje për ministrin Anton Quni.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit nënkryetare!

I nderuar ministër Quni,

Më 12 nëntor, ju i jeni përgjigjur kërcënimeve të Vuçiqit në këtë mënyrë: fare nuk jam i

interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdoherë

do të fitojmë, mos e harroni ferrin e Koshares.

I nderuar ministër, a mund të na thoni ju lutem se në çfarë cilësie e keni dhënë këtë përgjigje z.

Vuçiq.

KRYESUESJA: Fjalën e ka ministri Quni.

MINISTRI ANTON QUNI: E nderuar deputete Musliu,

Pyetja që kishte ardhur me shkrim, ashtu mendonit ju për reagimin tim ndaj deklaratave të Daçiq,

por e kuptova se ishte një lapsus. Postimi im në fjalë nuk është i nxitur nga ndonjë deklarim nga

ana e z. Daçiq, po nga presidenti i Republikës së Serbisë, z. Vuçiq, i cili tërhoqi paralele me

situatën në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, epilogu i së cilës ishte lufta. Dhe me këtë situatë,

që sipas tij mund të ndodhë edhe mes Kosovës dhe Serbisë, ai e justifikoi nevojën për fuqizimin

e Serbisë në aspektin ushtarak.

Postimi im nuk është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, por në faqen time

personale. Aq më shumë, postimi im në asnjë element vizual apo përmbajtjesor, nuk përmban

Page 38: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

38

asnjë element të një qëndrimi zyrtar si ministër i Mbrojtjes. Prandaj, është qëndrimi im personal.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputetja Musliu ka pyetje shtesë.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

I nderuar ministër,

Mos harroni se 24 orë në ditë jeni ministër i Republikës së Kosovës. nuk arsyetohet në asnjë

mënyrë deklarata juaj se a ka qenë personale apo deklaratë zyrtare. E para.

E dyta, në mandatin e kaluar, në këtë Kuvend ju u patët deklaruar se do të jepni dorëheqje nga

politika në momentin që do t’i çoni në burg Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Tani kur ata janë në

burg, unë kisha dashur të di kur do të jepni dorëheqjen, pasi që është përmbushur misioni juaj

politik? Faleminderit!

KRYESUESJA: Ministri Quni e ka fjalën.

MINISTRI ANTON QUNI: E kuptoj shqetësimin e juaj për deklaratën që e kam dhënë. Besoj që

përkundër asaj që unë jam ministër i Mbrojtjes, nuk e humbi të drejtën të kem edhe qëndrime

personale. Së paku këtë na e siguron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare.

Sa i përket deklaratës sime që pasi t’i shoh prapa grilave të apostrofuarit, presim epilogun, pastaj

do të marrë vendim edhe unë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, z. Quni! Deputetja Besa Ismaili ka pyetje për ministrin Blerim

Kuçi. Ministri nuk është këtu. Deputete, a dëshironi fjalën.

BESA ISMAILI-AHMETI: Faleminderit, zonja kryesuese!

Meqenëse ministri nuk është këtu për të na treguar se cilat janë pakoja e masave të Ministrisë së

Ekonomisë për të adresuar këtë tronditje të madhe masive ekonomike në Kosovë, ndoshta

Kryeministri do të mund të na i thoshte disa fjalë, sepse me të vërtetë jemi në një krizë shumë të

madhe ekonomike dhe nuk po i shohim masat për të cilat kemi nevojë. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit nënkryetare!

Nuk e kam parë pyetjen specifike që i keni shtruar ministrit, por nga ajo që thatë e nderuar

deputete, po ju informoj pra.

Page 39: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

39

Siç e dini, pjesë e buxhetit të Kosovës për këtë vit, me rishikim pra, është fondi prej 365 milionë

euro për rimëkëmbje ekonomike. Nga kjo shumë, disa transhe kanë shkuar për fondin për

rimëkëmbje ekonomike si kontribut i Qeverisë për të mbuluar deri në 80 për qind të kolateralit të

bizneseve. Shuma tjetër është ndarë në bazë të vendimit të muajit korrik të Qeverisë për masat

për mbështetje të bizneseve për t’u dalë në ndihmë për shkak të situatës nëpër të cilën po

kalojmë. Ju njoftoj që deri më tash janë shpërndarë saktë nuk mund të them, por rreth 280

milionë euro. Por raportin me të gjitha shifrat, me të gjitha aktivitetet, me të gjitha veprimet për

shpërndarjen e këtij fondi, ne mund t’jua sjellim kurdo që e shihni të nevojshme në Kuvend.

Në kuadër të kësaj shume, kemi mbështetur dhjetë milionë komunat për nevojat e tyre për

situatën nëpër të cilën po kalojmë. Është dashur të mbështesim edhe me 10 milionë euro

shëndetësinë, për furnizim me barna e materiale shpenzuese e të tjera. E pjesa tjetër është ndarë

për ekonomi, për qytetarë dhe për biznese. Për qytetarë, në veçanti për familjet në asistencë

sociale. Siç e dhashë më herët, deri në dhjetor e kanë të dyfishuar asistencën sociale. Në pjesën e

parë të vitit janë paguar ato shumat 130 dhe 170 euro në muaj për punëtorë. Ndërkaq në pjesën e

dytë, ne gjatë kësaj qeverie kemi vazhduar me masat e tjera për biznese. 60 milionë euro i kemi

shpërndarë tanimë për të gjitha bizneset sipas numrit të punëtorëve, në dhjetor të vitit të kaluar

dhe në korrik të këtij viti për të marrë një mesatare të numrit të punëtorëve.

Pra, janë 60 milionë euro që janë futur në ekonomi. 24 milionë euro për bujqësi, për dyfishim të

të gjitha subvencioneve në bujqësi, prej të cilave 12 veç janë paguar dhe 12 milionë euro duhet të

paguhen deri në fund të këtij viti. I kemi disa instrumente të veçanta për grupe të caktuara. Ta

zëmë, për gratë në biznes, të cilën e kryem javën e kaluar, janë shpërndarë 2 milionë euro, një

milion veç janë shpërndarë dhe një milion deri në fund të vitit. Sot e kemi shpërndarë një shumë

prej 2 milionë euro për projekte të zhvillimit ekonomik rajonal, përmes Ministrisë së Zhvillimit

Ekonomik. Kemi ndarë një fond të veçantë për komunitetet joshumicë, 2 milionë euro, për

familjet e komuniteteve joshumicë që janë në kushte të vështira dhe për bizneset me pronarë të

komuniteteve joshumicë dhe bizneseve të tjera që punësojnë punëtorë të komuniteteve

joshumicë.

Pra, këto janë masat që deri më tash i kemi marrë.

KRYESUESJA: A keni pyetje shtesë deputete? Ndoshta ka pyetje shtesë deputetja dhe pastaj

përgjigjeni.

BESA ISMAILI: Ju faleminderit i nderuar zoti kryeministër!

Përgjigjja ime specifike ishte sepse nga disa studime ishin 30 për qind të bizneseve që kanë

larguar mbi 50 për qind të të punësuarve të tyre vetëm gjatë kohës së pandemisë. Interesimi im

ishte natyrisht si plotësohet ky boshllëk? Shto këtu që nga ata 50 për qind të punësuarve të

larguar, jam e bindur dhe sigurisht edhe ju kështu mendoni, që numri më i madh i tyre janë gra.

Page 40: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

40

Duke qenë që ne tashmë jemi në këtë 16-ditëshin e vetëdijesimit të dhunës kundër gruas,

posaçërisht në eksploatimin ekonomik që i bëhet, do të doja që nga këto masa që keni listuar të

fusni në listë edhe një mbështetje për të fuqizuar gratë punëtore në sektorin joformal, ku në fakt

është numri më i madh i grave që punojnë, por të cilat janë goditur më së keqi tash në këtë

pandemi. Ju falënderoj. Ky ishte vetëm një sugjerim. Nuk është një pyetje.

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Nuk ka shumë shifra të sakta. Së paku deri në fund të

vitit nuk mund të jemi shumë të sigurt për ndikimin e pandemisë në punësim. Është e vërtetë që

në disa sektorë, disa punëtorë janë ndikuar më shumë. Ta zëmë në sektorin e gastronomisë, nuk

mund të them që femrat janë ndikuar më shumë sa i përket punësimit për shkak të pandemisë

sesa meshkujt. Por ne megjithatë kemi zhvilluar një instrument të veçantë vetëm për femrat në

biznes.

Javën që shkoi, ne kemi nënshkruar kontratat me 115 institucione parashkollore, me çerdhe, që

kanë pronarë femrat dhe që kanë punësuar kryesisht femra. Edhe një milion tjetër do ta kemi

besoj në javët e ardhshme, vetëm për bizneset që punësojnë ose që janë me pronare. Është një

instrument i veçantë për gratë në biznes.

KRYESUESJA: Deputetja Time Kadrijaj ka pyetje për ministrin Selim Selimi. Ministri nuk

është këtu. A e dëshironi fjalën, deputete?

TIME KADRIJAJ: Faleminderit! Ndoshta mundet edhe kryeministri.

Çështja është: pse në Pakon financiare shtesë që është shpërndarë nga Qeveria e Kosovës është

bërë një padrejtësi dhe stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk është përfshirë në pakon e

stafit, në pakon financiare, ashtu siç është përshirë p.sh. stafi i shëndetësisë dhe stafi i policisë,

gjithsej pjesë e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë 1630 zyrtarë. Po ashtu sipas ligjit,

për çdo dhjetë vite përvojë pune, punëtorët e sektorit publik u takon një pagë jubilare. Ndërsa, ky

shërbim nuk ka përfituar asnjëherë. Tani stafi kërcënon me aktpadi në Gjykatë dhe rrezikohet

buxheti me shumë të lartë për shkak të kamatës, pse vetëm kjo kategori nuk e gëzon këtë

benificion që sigurohet me ligj.

A keni paraparë që stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës të përfshihet në pakon financiare

shtesë dhe për këto pagat jubilare? Ndoshta Kryeministri mund të përgjigjet.

KRYESUESJA: Ndoshta mund të përgjigjet ministri kurdo që të vijë.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetje për Kryeministrin Avdullah Hoti.

Page 41: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

41

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit e nderuar kryesuese!

Zoti Hoti, me Ligjin për komunikime elektronike, neni 78, statusi dhe bordi pika 2 thotë: anëtarët

dhe kryetarin e Bordit me rekomandimin e ministrit i propozon Qeveria dhe emërohen nga

Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Duke e ditur se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike ka bordin pa kryesues tash e

një vit, për arsye se kryesuesi i kaluar është zgjedhur shef i AKI-së, ndërsa katër anëtarë të

Bordit nuk kanë arritur për një vit e gjysmë të zgjedhin kryesuesin, përderisa ne kemi pasur një

situatë mjaft dramatike me Autoritetin dhe ofertën që fatmirësisht u tërhoq nga Telekomi i

Serbisë për të blerë operatorin e dytë të telefonisë mobile. Këtë e shtova në mënyrë që të tregojë

peshën dhe rëndësinë e Autoritetit. Mua më intereson të dijë a keni filluar procesin e

përzgjedhjes, gjegjësisht rekrutimit për anëtarët e rinj dhe përcjelljen e emrave për Kuvendin e

Republikës së Kosovës, duke e ditur se më 15 dhjetor, gjegjësisht për dy javë këtij Bordi pa

kryesues i skadon afati.

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Faleminderit, nënkryetare!

E nderuar deputete,

Në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes

Ministrisë së Ekonomisë dhe të Ambientit është duke i kryer procedurat e nevojshme ligjore për

të rekrutuar anëtarët e rinj të Autoritetit Rregullativ dhe së shpejti do t’i procedojmë në Kuvend.

KRYESUESJA: Deputetja Kusari ka pyetje shtesë.

MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, z. Hoti!

Në këtë proces dua t’ju rikujtoj që është domosdoshmëri që emrat që vijnë për Kuvendin e

Kosovës të kenë një balancë gjinore, për faktin se bordi aktual nuk e ka pasur asnjë grua të

vetme, në kundërshtim me Ligjin për barazi gjinore. Prandaj, para se të sillen emrat në Kuvend,

dhe mos të ballafaqohemi me vonesa të tjera, shpresoj që të kemi një listë të balancuar në

aspektin gjinor ashtu siç e parasheh ligji. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Kryeministri e ka fjalën.

KRYEMINISTRI AVDULLAH HOTI: Tani kërkoj ndoshta ndjesë për mungesën e modestisë,

po të garantoj që unë jam mbrojtës më i madh sesa ti i kauzës për barazi gjinore.

KRYESUESJA: S’e di si e ka konstatuar këtë, por perceptim i z. Hoti ky. Deputeti Elbert

Krasniqi, pyetje për ministrin Skender Reçica. Deputetit Elbert Krasniqi fjalën, regjia!

Page 42: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

42

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, nënkryetare!

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga viti 2016 shpall thirrje në mbështetje të OJQ-ve, të

cilat ofrojnë shërbime sociale. Në fund të vitit 2019, kjo ministri nuk e ka shpallur këtë thirrje

deri në shtator të vitit 2020. A nuk është dashur që për shkak të pandemisë të shtohen shërbimet

sociale për kategoritë në nevojë, personat me aftës të kufizuar, pleqtë, gratë e kategoritë e tjera

që i mbulon kjo skemë.

KRYESUESJA: Ministri e ka fjalën.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit,

I nderuar kryeministër,

Të nderuar deputetë,

Deputet Krasniqi, faleminderit për pyetjen!

Lidhur me këtë dhe çështjen që ju e shtroni rreth thirrjeve për mbështetje të organizatave të cilat

ofrojnë shërbime sociale dhe familjare e të cilat mbështeten nga Ministra e Punës, më lejo të

shpjegoj që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vitin 2019, në dhjetor të vitit 2019 ka

bërë shpallje për organizatat, respektivisht për strehimoret, të cilat ofrojnë shërbime për viktimat,

të cilat janë shkaktuar nga dhuna në familje apo ndonjë dhunë tjetër.

Andaj, në këtë kuadër, duke pasur parasysh që kjo fushë nuk është e rregulluar ashtu siç duhet,

në dhjetorin e vitit 2019 është bërë thirrje publike dhe janë mbështetur 10 strehimore të

licencuara të cilat ofrojnë këtë shërbim.

Duke e ditur faktin që buxheti i vitit 2020 është miratuar me vonesë, Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale nuk ka pasur mundësi që këtë thirrje ta bëj më herët, shto faktin që kjo

ministri në mandatin e qeverisë së kaluar është shpërndarë dhe përgjegjësitë e saj janë ushtruar

nga disa ministri, e ka vështirësuar edhe më shumë këtë çështje.

Ju e dini mirë që nga qershori i këtij viti kur kjo Qeveri ka marrë mandatin dhe pas miratimit të

Ligjit për rishikimin e buxhetit, ne si ministri kemi paraparë buxhet dhe tashmë është në

përfundim e sipër thirrja e dytë për mbështetje të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare

dhe unë po besoj që këto organizata, respektivisht këta ofrues të këtyre shërbimeve do ta kenë

mbështetjen së shpejti për këtë vit.

Ajo që dua ta theksoj është që edhe për vitin e ardhshëm, ne si ministri kemi paraparë buxhet për

t’i mbështetur këto organizata dhe të gjithë ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare, po dua ta

nënvizoj një fakt, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për ofruesit e shërbimeve sociale dhe pse?

Sepse derisa kjo çështje është e rregulluar me thirrje publike për t’i mbështetur këto, konsideroj

që nuk është mënyra më e mirë e rregullimit.

Page 43: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

43

Kjo çështje do të marrë adresim njëherë e mirë siç duhet, vetëm pas miratimit të projektligjit për

financat e pushtetit lokal, ku është paraparë edhe granti specifik për secilën komunë për

shërbimet sociale dhe familjare dhe vetëm atëherë, ne do të kemi zgjidhje siç duhet për ofruesit e

shërbimeve sociale dhe familjare. Faleminderit!

KRYESUESJA: Deputeti Krasniqi ka pyetje shtesë.

ELBERT KRASNIQI: Faleminderit, ministër!

Përpos strehimoreve ka edhe shumë organizata të tjera të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe të

cilat nuk kanë përfituar.

Edhe pse është shpallur me vonës në shtator të këtij viti, ende nuk i ka nënshkruar kontratën.

Jemi në dhjetor, nesër jemi në dhjetor. Kur duhet t’i implementojnë projektet këto organizata?

Pyetje shtesë për juve është: Ku është Ligji për shërbime sociale dhe sa është numri i personave

që do të përfitojnë nga shërbimet sociale në Kosovë?

KRYESUESJA: Ministri Reçica e ka fjalën.

MINISTRI SKENDER REÇICA: Deputet, unë e ceka që thirrja e dytë është bërë gjatë muajit

shtator dhe tashmë komisioni është fare në përfundim të kësaj procedure dhe unë besoj që është

çështje ditësh, të mos them brenda kësaj jave, sa u përket përfituesve.

Ndërsa sa i përket Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, ne këtë ligj e kemi në procedurë dhe

së shpejti do ta procedojmë për miratim edhe në Qeveri dhe do ta keni edhe ju në parlament.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Pyetja e fundit për sot është nga deputeti Enver Haliti, i cili ka pyetje për

ministren Meliza Haradinaj-Stublla. Ministra nuk është këtu. Deputeti Haliti e ka fjalën.

ENVER HALILI: Faleminderit, nënkryetare!

Zonja Haradinaj nuk është këtu, siç duket është duke u marrë me emërimin e konsujve politikë,

kështu që këtë pyetje do ta lë për herën tjetër kur zonja Haradinaj të jetë këtu. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë, është konsumuar koha për pyetjet parlamentare. Ashtu

siç jeni në njohuri në bazë të nenit 45, paragrafi 11 i Rregullores së Kuvendit, pyetjet e

deputetëve që nuk marrin përgjigje në dy seanca plenare do të publikohen në revistën e Kuvendit

dhe në faqen zyrtare elektronike të Kuvendit.

Vazhdojmë me shqyrtimin e pikës së tretë të rendit të ditës:

Page 44: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

44

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.

03/L048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe ndryshuar

me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin nr. 04/L-194, me Ligjin 05/L-063

dhe me Ligjin 05/L-007

Të nderuar deputetë,

Komisioni Funksional e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit i ka rekomanduar miratimin e tij

me amendamentet e propozuara.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve e ka shqyrtuar po ashtu këtë projektligj

dhe ka vlerësuar se projektligji nuk cenon dh nuk prek të drejtat dhe interesat e komuniteteve,

ndërsa nuk i ka miratuar amendamentet e propozuara në këtë projektligj.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit edhe Mbikëqyrjen e

Agjencisë Kundër Korrupsion e ka shqyrtuar projektligjin me amendamentet e propozuara dhe

ka vlerësuar se projektligji dhe amendamentet e propozuara janë në pajtim me Kushtetutën dhe

me ligjin e zbatueshëm.

Komisioni për Integrim Evropian e ka shqyrtuar projektligjin dhe amendamentet e propozuara si

dhe ka vlerësuar se dispozitat e projektligjit dhe amendamentet e propozuara nuk janë në

kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

E ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, zotin Hekuran Murati ta paraqesë dhe ta

arsyetojë raportin e komisionit.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në pajtim me rregullat 57.1 dhe 9, 67 dhe 68 të Rregullores

së Kuvendit shqyrtoi Projektligjin nr. 07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-

048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqesë

këtë raport me rekomandime.

Fillimisht, qëllimi i projektligjit plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave

publike dhe përgjegjësitë ka për qëllim krijimin e bazës ligjore përmes rritjes së përkohshme të

kufirit të deficitit buxhetor dhe uljes së bilancit të përdorshëm banak në më pak se 4.5% të bruto

prodhimit vendor, me qëllim së rritjes së mundësisë së shkallës së rritjes së borxhit publik dhe

shpenzimeve publike për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.

Pra, me këtë projektligj është paraparë të ndryshohet dhe plotësohet ligji aktual edhe me

miratimin e këtij ndryshim-plotësimi sigurohet dhe mundësohet rritja e përkohshme e kufirit të

deficitit që bilanci i përdorshëm bankar të jetë edhe më i vogël se 4.5% të bruto prodhimit të

Page 45: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

45

paraparë, me qëllim të uljes së ndikimit financiar, ekonomik dhe social të pandemisë COVID-19

në Republikën e Kosovës.

Përgjegjës të drejtpërdrejt për zbatimin e këtij ligji është Qeveria dhe Ministria e Financave.

Komisioni ka shqyrtuar projektligjin dhe po ashtu i rekomandon Kuvendit miratimin e

projektligjit me amendamentet e propozuar si vijon, janë dy amendamente gjithsej që kryesisht

kanë të bëjnë me çështje teknike. Pra, amendamenti i parë te neni 4, nenet e reja të shtuara në

ligjin bazik 22 c dhe 22 d, rirenditen si nenet 22 d dhe 22 e, kjo për shkakun që neni 22c, tashmë

ekziston nga amendamentimet paraprake të këtij ligji.

Si dhe amendamenti i dytë, po ashtu i propozuar nga komisioni funkasional ka të bëjë me

afatizimin e këtij projektligji, pra pas nenit 4, të shtohet neni i ri 5 me tesktin si vijon që ka të

bëjë me vlefshmërinë e ligjit dhe thotë, që ky ligj mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021. Kjo

për arsye që Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, tashmë ka një sërë

amendamentesh, një numër i madh dhe po të shtohet edhe ky amendament, po të ishte i

përhershëm, pra do të bëhej gjendja paska kaotike, marrë parasysh që tashmë i kemi disa

amendamente.

Pra, ideja ka qenë, meqenëse ndikimi është përllogaritur të jetë i përkohshëm, edhe ky projektligj

nëse hyn në fuqi të ketë efekt të përkohshëm.

Sa i përket komisioneve të tjera të përhershme, siç e thatë edhe ju, kemi pranuar raportet dhe

opinionet dhe sipas tyre nuk ka ndonjë gjë që bie ndesh me shumëveprimet e tyre që ato

komisione i mbikëqyrim.

Ne në komision kemi diskutuar rreth këtij projektligji dhe ideja ka qenë që, meqenëse ka tashmë

një vendim të këtij Kuvendi në lidhje me këtë çështje, me çështjen konkrete, pra ka pasur vendim

që të rritet deficiti vjetor, e po ashtu edhe të lejohet shpenzimi i bilancit bankar përtej nivelit

4,5% të bruto-prodhimit vendor, kemi vlerësuar që ndoshta edhe mund të mos jetë i nevojshëm

meqenëse bëhet punë e dyfishtë edhe me këtë projektligj.

Megjithatë, anëtarët e komisionit me shumicë votash kanë vlerësuar që në seanca plenare t’i

rekomandohet Kuvendit që të miratohet ky projektligj si i tillë. Kjo sa i përket aspektit ose

çështjes që e ka trajtuar komisioni.

Ndërkaq, tani në emër të grupit kisha dashur që ta shpreh mendimin.

Si grup parlamentar, ne vazhdojmë të jemi të mendimit që fillimisht kur është marrë vendimi për

tejkalimin e deficitit nuk ka qenë i bazuar domosdo në ligj, për shkak se ka shkuar përtej asaj që

Page 46: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

46

parasheh ligji. Megjithatë, tashmë një vendim e kemi si Kuvend, pra dilema fillimisht ka qenë se

a duhet që kufiri i deficitit të tejkalohet me vendim të Kuvendit apo me ligj të veçantë.

Kuvendi, tashmë e ka marrë një vendim të tillë dhe është përcaktuar që rritje dhe tejkalime të

tilla të bëhen me vendim. Pra, kemi një vendim në fuqi, i cili edhe po zbatohet. Andaj,

konsiderojmë si grup parlamentar që është e panevojshme dhe punë e dyfishtë të kemi edhe një

ligj të tillë apo një amendamentim të tillë të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe

meqenëse tashmë vendimi i Kuvendit veçse po zbatohet, nuk ka nevojë të kemi apo të miratojmë

ligje të tilla si Kuvend, të cilat do të shkaktonin një rrëmujë për sa u përket amendamenteve të

shumta që tashmë i janë bërë Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Ju

faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati!

Nuk ka të lajmëruar për fjalë nga përfaqësues të komisioneve të përhershme. A e dëshiron fjalën

dikush tjetër në emër të grupeve parlamentare, nga LDK-ja, PDK-ja, AAK e të tjera? Jo!

Askush nga Qeveria nuk është i pranishëm. Më falni! Shkelzen Hajdini nga LDK në emër të

Grupit Parlamentar të LDK-së. Deputetit Hajdini, ju lutem fjalën!

SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryesuese!

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Grupit Parlamentar të LDK-së, ne e përkrahim këtë

projektligj, edhe pse ne e kemi një vendim të marrë nga Kuvendi për rritjen e deficitit dhe

zvogëlim bilancit përdorshëm bankar.

Megjithatë, ne prapë e përkrahim ngase konsideroj që nuk ka asgjë të keq edhe nëse aprovohet

ky ligj. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk ka të lajmëruar nga grupet tjera parlamentare. Askush nga

Qeveria nuk është i pranishëm për të prezantuar projektligjin dhe nuk ka deputetë të lajmëruar

për fjalë.

Meqenëse do duhej të vazhdonim me votim, aktualisht janë 45 deputetë të pranishëm në sallë,

kështu që e konsiderojmë të konsumuar diskutimin për këtë pikë dhe e hedhim në votim pas

pushimit kurdo që të kemi kuorum.

Vazhdojmë me pikën e katërt të rendit të ditës:

Page 47: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

47

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-043 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së

rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investrime Strategjike e ka

shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendin i ka rekomanduar miratimin e tij.

Nuk kemi të pranishëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës askënd që ta paraqesë dhe

arsyetojë projektligjin, kështu që hiqet nga shqyrtimi. Domethënë, shtyhet shqyrtimi i kësaj pike.

5. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,

2020-2024

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Integrime Evropiane e ka shqyrtuar programin kombëtar për zbatimin e

Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024 dhe Kuvendit ia ka rekomanduar për miratim.

Meqenëse askush nga Qeveria nuk është i pranishëm që të paraqesë dhe arsyetojë programin

kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nuk mund të vazhdojë me

shqyrtimin e këtij programi.

Pika e gjashtë sipas rendit të ditës:

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e

Agjencisë Kundër Korrupsion, në pajtim me nenin 72 të Rregullores së Kuvendit e ka shqyrtuar

raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka

rekomanduar miratimin e këtij raporti.

Edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Agjencisë

për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019 dhe Kuvendit po ashtu i ka rekomanduar për miratim të

këtij raporti.

Nuk e di a është i pranishëm, ftoj kryetarin e Komisionit për Legjislacion, zotin Shkëmb Manaj

që ta paraqesë raportin e komisionit. Zoti Manaj nuk është këtu. A është nënkryetari këtu? Jo.

Kështu që, nuk mund të shqyrtohet. As përfaqësuesit e Qeverisë nuk janë këtu.

Zoti Manaj është këtu, kështu që e paraqet raportin e komisionit.

Page 48: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

48

SHKËMB MANAJ: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Komisioni për Legjislacion duke u bazuar në nenin 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit e ka

shqyrtuar raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019.

Gjatë vitit 2019, për periudhën e raportuese për ndihmë juridike falas, kjo ndihmë u është ofruar

5 539 qytetarëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret, duke përfshirë 2 039 raste në procedurë civile,

3 230 raste në procedurë administrative, 251 raste në procedurë penale dhe ... raste në procedurë

kundërvajtëse.

Sipas të dhënave statistikore 95,22% janë trajtuar nga zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike

Falas duke pohuar se janë angazhuar më pak avokatë në mënyrë që të kursehet buxheti.

Nga themelimi i këtij institucioni janë procedura 45 539 raste, të cilat kanë qenë përfitues të

ndihmës juridike falas.

Gjatë kësaj periudhe, në zyrat mobile janë shtuar kërkesat për ndihmë juridike falas dhe kjo

dëshmon nevojën e qytetarëve nëpër komuna, ku janë hapur zyra në lidhje me këto shërbime.

Të nderuar kolegë deputetë,

Sfidë për këtë institucion mbetet sigurimi i hapësirave në Prishtinë në objektet publike, sigurimi i

mjeteve buxhetore për aftësimin profesional të stafit, sensibilizimit dhe vetëdijesimit të publikut,

veçmas i grupeve të interesit për shërbimet që ofrohen nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Anëtarët e komisionit diskutuan për raportin dhe paraqiten shqetësimet e tyre, duke adresuar një

mori pyetjesh në lidhje me punën e agjencisë së sa ka pasur mundësi që t’ju ofrohet ndihmë

qytetarëve? Kush i përzgjedh avokatët dhe sa raste janë të fituara? Sa janë të informuar

komunitete për këtë agjenci? Sa janë punësuar komunitetet në këtë institucion? Sa raste janë

mbyllur dhe si kanë përfunduar ato? A parashihet buxheti i caktuar në fushatën vetëdijesuese dhe

cilat janë pengesat dhe sfidat që ka hasur kjo agjenci.

Të nderuar kolegë deputetë,

Një hap i madh në funksionalizimin e plotë të këtij institucioni është edhe zgjedhja e Këshillit të

Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë jashtë

funksionit nga viti 2018.

Ky këshill tashmë ka filluar punën dhe mënojmë se do të ndikojë në avancimin e këtij

institucioni dhe në ofrimin e shërbimeve të plota të ndihmës juridike falas për të gjithë qytetarët e

vendit që kanë nevojë për këto shërbime.

Page 49: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

49

Prandaj, pas shqyrtimit të raportit të punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin

2019, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen

e Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke vepruar në pajtim me nenin 72 paragrafët 1 dhe 2 të

Rregullores së Punës së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2019 vendosi që

Kuvendit t’ia paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet raporti i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019.

Nëse bën po flas edhe në emër të grupit. Atëherë, Grupi Parlamentar i Lidhje Demokratike të

Kosovës e vlerëson punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe do ta mbështetëse këtë raport të

punës.

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Manaj! Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ftoj

zotin Hekuran Murati që të paraqesë dhe arsyetojë raportin me rekomandim.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Edhe Komisioni për Buxhet dhe Trasnfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar për vitin 2019

të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Komisioni për Buxhet edhe Transfere në mbledhjen e mbajtur më 4 nëntor 2020 e ka shqyrtuar

këtë raport dhe ka vlerësuar se i njëjti raport përmbushë obligimet ligjore për raportim që dalin

nga Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe me shumicë votash i ka

rekomanduar Kuvendit për miratim.

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj përfaqësuesit e grupeve. Zoti Murati në emër të grupit.

Domethënë, e mbështesin. Faleminderit! Nga LDK-ja veç u deklarua zoti Manaj. Nga PDK

fjalën e ka deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndihmën juridike e përcakton si kategori kushtetuese dhe

ofrimi i ndihmës juridike falas është një kategori e njohur me akte ndërkombëtare për të drejtat e

njeriut.

Në Kosovë kjo e drejtë më tej rregullohet me dispozita ligjore, konkretisht me Ligjin për ndihmë

juridike falas.

Në pajtim me kërkesat e ligjit, agjencia ka miratuar raportin vjetor të vitit 2019 përmes të cilit

përshkruhen aspektet organizative të agjencisë, numrin e rasteve të trajtuara të ofrimit të

Page 50: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

50

shërbimeve juridike, si dhe adreson një sërë rekomandimesh për të avancuar më tej rolin e

Agjencisë në ofrimin e Ndihmës Juridike Falas në Kosovë.

Raporti i agjencisë për vitin 2019 ofron një pasqyrë të aktiviteteve kryesore të Agjencisë në

ofrimin e Ndihmës Juridike Falas si dhe trajton sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar

ky institucion në përmbushjen e qëllimeve dhe detyrave ligjore.

Ky raport thekson se puna e agjencisë mbështet nga buxheti i Republikës së Kosovës, i cili ofron

ndihmë juridike falas vetëm për shtatë komuna. Pra, duke përdorur Buxhetin e Republikës së

Kosovës mbulohen shtatë komuna. Ndërsa një pjesë e aktiviteteve është mbështetur edhe nga

GIZ-i në ofrimin e 14 zyrave mobile në 14 komuna të Kosovës.

Qytetarët e 17 komunave të tjera mbesin jashtë mundësisë për qasje të barabartë në drejtësi,

sepse kjo agjenci nuk ka mjete financiare për të hapur zyrat e saj mobile.

Sipas konstatimeve në raport, rezulton se kjo agjenci në vazhdimësi ka parashtruar kërkesë

buxhetore për hapjen e zyrave mobile. Megjithatë, kërkesat e tilla nuk janë aprovuar duke bërë

që të vështirësohet ofrimi i qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj.

Edhe ato 14 zyra që financohen nga GIZ-i do të mbyllen, sepse projekti përfundon dhe agjencia

ka kërkuar rreth 23 mijë euro për të vazhduar punën. Unë shpresoj se do të gjejnë mbështetje në

projekt-buxhetin e vitit 2021.

Po ashtu, agjencia i është drejtuar disa herë Ministrisë së Administratës Publike, në mënyrë që t’i

sigurohet hapësirë të punës që të mos paguajnë qira, mirëpo asnjëherë nuk i është kthyer

përgjigje.

Problem tjetër është edhe shkalla e vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me këtë institucion dhe me

të drejtën e tyre që të kenë qasje në mbrojtje juridike falas. Fushatat vetëdijesuese janë të

shtrenjta dhe si duket nuk është përkrahur nga institucionet.

Po ashtu, është shqetësues fakti se sipas raportimeve edhe nga OJQ-të, se policia e Kosovës,

prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës shpesh dështojnë që të identifikojnë dhe informojnë të

pandehurit të akuzuar për vepra penale për të drejtën e tyre për përfaqësim juridik fala në rastet

penale nën juridiksionin e departamenteve të përgjithshme të gjykatave themelore.

Këto praktika tregojnë se qytetarët e akuzuar mbeten të pavetëdijshëm për këtë të drejtë vitale

dhe si rrjedhojë avokatët e Kosovës nuk thirren siç duhet për të mbrojtur këta qytetarë të varfër.

Page 51: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

51

Raporti përmban të dhënat financiare në kuptim të të hyrave dhe shpenzimeve si dhe ofron një

pasqyrë të detajuar lidhur me rastet e trajtuara të ndara sipas kategorive gjyqësore, përfshirë një

analizë të strukturës së brendshme të agjencisë dhe miratimit të akteve nënligjore për

funksionimin e mirëfilltë të këtij institucioni.

Dua të theksoj edhe unë se tashmë Këshilli i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas është

kompletuar pasi është votuar nga Kuvendi dhe shpresojmë që puna e agjencisë të vazhdojë dhe

t’i kryejë detyrat dhe obligimet e saj kushtetuese ligjore me sukses.

Në përgjithësi, raporti është hartuar konform standardeve për hartimin e raporteve. Është sjellë

në mënyrë të rregullt me procedurë të rregullt dhe mendojmë se pasqyron realisht punën e

agjencisë.

Ne si Parti Demokratike e Kosovës do ta mbështesim me votën tonë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar i AAK-së fjalën e ka deputeti Syla me kartelë të Time

Kadrijajt.

GAZMEND SYLA: Faleminderit, kryesuese!

Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës për Armërinë e Kosovës e ka shqyrtuar raportin, njëkohësisht

e mbështetë atë dhe shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal t’i përgëzoj të gjithë punëtorët,

stafin e kësaj agjencie për një punë të mrekullueshme që bëjnë karshi qytetarëve të Republikës së

Kosovës, e në veçanti për ata që kanë probleme ekonomike. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Nisma-AKR fjalën e ka deputeti Endrit Shala.

ENDRIT SHALA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!

Edhe ne si Grup Parlamentar Nisma-AKR e vlerësojmë punën e kësaj agjencie dhe po ashtu siç

rekomandojnë edhe dy komisionet përkatëse edhe ne si grup parlamentar do ta votojmë dhe do të

jemi pro këtij raporti. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk kemi askënd të pranishëm nga Qeveria që ta marrë fjalën.

Vazhdojmë me deputetët sipas radhës së paraqitjes. Aktualisht është lajmëruar për fjalë vetëm

deputetja Besa Ismaili-Ahmeti.

BESA ISMAILI-AHMETI: Ju faleminderit!

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke u

bazuar në nenin 72 të Rregullores së Kuvendit dhe në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2020

kemi shqyrtuar raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019 dhe Kuvendit ia

paraqesim këtë:

Page 52: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

52

Rekomandim

Kuvendi ta miratojë raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Arsyetim

Institucionit të Avokatit të Popullit, duke u bazuar në nenin 29 të Ligjit nr.05/L-019 për Avokatin

e Popullit, ia ka paraqitur Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin për vitin 2019.

Komisioni, në bazë të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit ka shqyrtuar raportin e Institucionit të

Avokatit të Popullit në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2020. Raporti për nga ana

përmbajtjesore, metodologjia e hartimit dhe strukturimi është gjithëpërfshirës si dhe i plotëson

kushtet për t’ju proceduar Kuvendit për miratim.

Mbi këtë bazë, komisioni vendos që Kuvendit t’ia rekomandojë miratimin e raportit të

Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Duke u bazuar në nenin 135.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit ka

paraqitur këtë raport dhe arsyetimin e rekomandimit në Kuvend e kam paraqitur unë në emër të

Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ju

faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Ismaili! Nuk ka deputetë të lajmëruar për fjalë. Duhet të

vendoset në votim edhe kjo pikë dhe nuk ka kuorum.

Kështu që po marrim pauzën deri në orën 15:30. Ju lus që të jemi në kohë dhe të vazhdojmë me

pikat e mbetura për këtë seancë. Pauzë deri në orën 15:30.

* * *

Page 53: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

53

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Të nderuar deputetë,

Jemi 26 deputetë të pranishëm në seancë. E lus regjinë që të japin sinjal me zile nëse dikush

është në zyrë që të bashkohen, sepse kaluar 15 minuta prej kohës së paraparë.

Ndërkohë, me pëlqimin tuaj, kishim vazhduar me diskutime për pikat sipas rendit të ditës, në

mënyrë që të vazhdojmë për aq sa nuk kemi nevojë për Qeverinë ose për kuorum.

Atëherë vazhdojmë me pikën e gjashtë të rendit të ditës, në fakt e përfunduam pikën e gjashtë po

nuk kemi votuar për shkak se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e

Agjencisë Kundër Korrupsion, në pajtim me nenin 72 të Rregullores së Kuvendit, e ka shqyrtuar

raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për

miratim.

Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të

Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Ftoj fillimisht kryetarin e Komisionit për Legjislacion, zotin Shkëmb Manaj, që të paraqesë

raportin e komisionit.

SHKËMB MANAJ: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e

Agjencisë Kundër Korrupsionit, në cilësinë të Komisionit Funksional, duke u bazuar në nenin 72

të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 4.8.2020, shqyrtoi raportin e punës së

Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019.

Bazuar në Ligjin për Akademinë e Drejtësisë, Akademia themelohet si institucion publik i

pavarur, funksionet kryesore të cilët janë hartimi i programit trajnues dhe organizimi i trajnimit

për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit, stafin administrativ gjyqësorë dhe prokurorial, trajnimin për

avokat shtetërorë, avokatë dhe profesione tjera të lira, zhvillimin e procesit, vlerësimeve të

nevoja për trajnime, kryen analiza, hulumtime, veprimtari botuese në përmbushe të mandatit për

nevojat e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe profesioneve të lira si dhe kryen punë të tjera të

përcaktuara me ligj dhe me akte të tjera.

Page 54: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

54

Akademia funksionin e saj ligjor e ushtron përmes tri programeve kryesore, si: në programin për

trajnimin e vazhdueshëm, ku numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në trajnime të vazhdueshme

gjatë vitit 2019 ishte 2762 persona, prej tyre 1567 gjyqtarë, 425 prokurorë si dhe pjesëmarrës të

tjerë 770, ku përfshihen bashkëpunëtorë profesionalë, stafi administrativ gjyqësor dhe

prokurorial, avokatë, zyrtarë nga Policia e Kosovës, shërbimi sprovues, Dogana, Administrata

Tatimore dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Nga këta pjesëmarrës, 2506 ishin shqiptarë, 240 serbë, 7 boshnjakë dhe 9 pakica të tjera, ndërsa

në baza gjinore, 1804 pjesëmarrës ishin meshkuj dhe 958 femra.

Programi i trajnimit fillestar është program trajnues, i cili u dedikohet gjyqtarëve dhe

prokurorëve të shtetit të sapoemëruar. Në kuadër të këtij programi zhvillohen aktivitete, të cilat

kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të gjyqtarëve

dhe prokurorëve të shtetit të sapoemëruar.

Gjatë vitit 2019 trajnimet fillestare kanë ndjekur katër gjenerata. Gjenerata e gjashtë e gjyqtarëve

të sapoemëruar të komunitetit serb 2018-2019. Gjenerata e shtatë e prokurorëve 2018-2019,

gjenerata e shtatë e gjyqtarëve 2019-2020 dhe gjenerata e tetë e prokurorëve 2019-2020.

Sa i përket programit për hulumtime dhe publikime gjatë vitit 2019 janë zhvilluar aktivitete që

kryesisht kanë qenë të orientuara në drejtim të zbatimit të procesit për vlerësim të nevojave

trajnuese dhe përpunimit të të dhënave për draftin e programit trajnues për vitin 2020, veprimtari

botuese, aktivitete në dobi të revistës juridike, gjyqtarë dhe prokurorëve të sapoemëruar,

aktivitete në procesin e përmbledhjes dhe publikimit të botimeve ligjore në bashkëpunim me GIZ

dhe UNDP.

Të nderuar kolegë deputetë,

Në periudhën raportuese Akademia e Drejtësisë iu ka kushtuar ngritjen e kapaciteteve

profesionale dhe interdisiplinare të përfituesve të saj përmes tri programeve, në të cilat janë

përfshirë gjyqtarë, prokurorë, stafi administrativ gjyqësor dhe prokuroria si dhe profesionistë të

tjerë ligjorë.

Këshilli Drejtues gjatë vitit 2019 ka mbajtur shtatë takime, në të cilat është debatuar dhe ka

vendosur për çështje të ndryshme që ndërlidhen me punën dhe aktivitetet e Akademisë së

Drejtësisë.

Si sfidë e Akademisë së Drejtësisë u përmendën racionalizimi i agjencive të pavarura dhe procesi

i reformës administrative shtetërore, të cilat duhet të sigurojnë pavarësinë institucionale të këtij

institucioni të rëndësishëm, pastaj mungesa e ndërtesës së akademisë, sigurimi i buxhetit sipas

Page 55: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

55

planifikimeve të përcaktuara në programe trajnuese, ndarja e buxhetit sipas kërkesave buxhetore

të dorëzuar në Ministrinë e Financave.

Anëtarët e komisionit ngritën çështje dhe shqetësime që ndërlidhen me buxhetin e Akademisë së

Drejtësisë, qasjen për vlerësimin e nevojave të trajnimit të gjyqësorit. Pra, ku është nevoja për

trajnime dhe sa janë kapacitetet për të përmbushur këto nevoja nga të gjithë lëmenjtë, qofshin ato

penale, civile apo administrative, çfarë ka ndodhur me gjyqtarët e integruar, të cilët janë

rekrutuar në pjesën veriore, a kanë ndjekur trajnimet fillestare apo të vazhdueshme në

Akademinë e Drejtësisë, cili është procesi i përzgjedhjes së trajnerëve dhe cili është premtimi për

përgatitje akademike dhe praktike.

Duke marrë parasysh të gjitha këto diskutime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete,

Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke vepruar në

pajtim me nenin 72, paragrafët 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 5

gusht 2020 shqyrtoi këtë raport të Akademisë së Drejtësisë dhe vendosën që Kuvendit t’i

paraqesin rekomandim që të miratohet raporti punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019.

Më lejoni, e nderuar kryesuese, që edhe në emër të grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të

Kosovës të shpreh vlerësime për punën e Akademisë së Drejtësisë dhe të shpreh qëndrimin që

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet raportin e Akademisë së

Drejtësisë për vitin 2019.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Manaj!

E ftoj deputetin Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, që të paraqesë

dhe të arsyetojë raportin e komisionit me rekomandime.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Në bazë të nenit.. paragrafi 3 i Ligjit 05/L-095 për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, kjo

Akademi i raporton Kuvendit të Kosovës për punën së paku një herë në vit, e jo më vonë se deri

më 31 mars të vitit vijues kalendarik.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur më 9 nëntor të këtij viti ka

shqyrtuar raportin vjetor financiar të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019 dhe ka vlerësua se i

njëjti raport përmbush obligimet ligjore për raportim që dalin nga Ligji për menaxhimin e

financave publike dhe përgjegjësitë dhe me këtë i rekomandon Kuvendit për miratim të këtij

raporti.

Po ashtu edhe në emër të grupit do të doja të prononcohem.

Page 56: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

56

Ne si Grup Parlamentar, si Lëvizje Vetëvendosje e mbështesim këtë raport, andaj edhe do të

votojmë pro. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati! Pasi nga Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së

tashmë u deklaruar. Nga Grupi Parlamentar i PDK-së fjalën e ka deputeti Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Faleminderit, kryesuese!

Po ashtu Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e mbështet këtë raport. Njëkohësisht

vlerësojmë lart angazhimin dhe punën e Akademisë së Drejtësisë gjatë vitit të kaluar.

Mendoj është fatkeqësi që kjo Qeveri ka ndërprerë në gjysmë reformën në kuadër të Ministrisë

së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera në kuadër të zbatimit të ligjit që ka ndërprerë që kemi

filluar vite më parë. Një institucion i tillë kaq i rëndësishëm, siç është Akademia e Drejtësisë, ka

një rol shumë të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve, në fuqizimin e kapaciteteve edhe brenda

gjyqësorit edhe brenda organit të akuzës.

Dhe ne kemi pas filluar më herët rishikimin funksional dhe e kemi trajtuar po ashtu edhe

Akademinë e Drejtësisë si një institucion shumë të rëndësishëm dhe e kemi parë të udhës që në

të ardhmen të afërt ndoshta kjo akademi do të duhej të jetë brenda Ministrisë së Drejtësisë, që të

kemi një angazhim më të madh shtetëror, qeveritar. Sepse pikërisht është angazhimi i Qeverisë

së Republikës së Kosovës direkt në ngritjen e kapaciteteve edhe në kuadër të Gjyqësorit, edhe në

kuadër të prokurorisë edhe në ngritjen e profesionalizmit, duke respektuar gjithmonë pushtetet

dhe duke respektuar gjithmonë edhe ndarjen e pushteteve sipas Kushtetutës së Republikës së

Kosovës.

Mirëpo, nuk kemi ndihmuar mjaftueshëm dhe nuk kemi bërë mjaftueshëm në fuqizimin e kësaj

Akademie. Pra, sikur të ishte në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të kishim një angazhim më

të madh edhe të Qeverisë në këtë rast. Roli i saj do të ishte shumë më i madh se sa që ka qenë

deri më tani realisht.

Dhe, ne, e thashë edhe në fillim, do ta mbështesim një raport të tillë dhe njëkohësisht do të

punojmë që në një të ardhme të afërt ta definojmë dhe ta fuqizojmë këtë agjenci që mundësisht të

jetë në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo kështu siç është tani, sepse edhe me

Ligjin për racionalizimin e agjencive shtetërore është menduar që një agjenci e tillë të kalojë në

kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! A e dëshiron dikush fjalën nga Grupi AAK, deputetja Donika

Kadaj-Bujupi, me kartelë të deputetes Time Kadrijaj.

Page 57: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

57

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, nënkryetare!

Siç thanë edhe kolegët nga komisioni, e përkrahim në parim, kuptohet me kërkesën edhe të tyre,

po edhe nevojën që kapacitetet të rriten përmes shtimit të përkrahjes me anë të buxhetit.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Nuk ka të lajmëruar nga Nisma-AKR për fjalë. Nuk është askush nga Qeveria

këtu dhe nuk po shoh që ndonjë deputet e ka kërkuar fjalën për të diskutuar për këtë pikë. Po

ashtu përsëri, me shumë keqardhje më duhet të konstatoj se nuk kemi kuorum të mjaftueshëm

për të votuar, janë shumë pak deputetë në sallë. Janë 44 deputetë në sallë, rrjedhimisht nuk ka

kuorum për të votuar.

8. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të

Kosovës për vitin 2019

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis e ka shqyrtuar

raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për vitin

2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim.

Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të

Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për vitin 2019 dhe Kuvendit i

ka rekomanduar për miratim.

Ftoj fillimisht kryetarin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe

Mjedis, zotin Liburn Aliu, për arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

LIBURN ALIU: Faleminderit!

Komisioni për Bujqësi dhe Infrastrukturë në bazë të nenit 62 të Rregullores së Kuvendit, në

mbledhjen e mbajtur më 15 maj të vitit 2020 e ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për

Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës për vitin 2019 dhe ka vendosur që Kuvendit

t’ia paraqesë këtë raport me rekomandimin për votim, meqenëse vlerëson nga mbledhja e

Komisionit është vlerësuar dhe votuar se ky raport i plotëson kushtet e parapara për të miratuar

dhe rrjedhimisht rekomandohet që të votohet në këtë seancë.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Hekuran Murati, që të paraqesë dhe të

arsyetojë raportin në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Edhe për këtë çështje Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur më 11 nëntor

të këtij viti, ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksit

Page 58: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

58

Memorialë të Kosovës për vitin 2019 dhe ka vlerësuar me shumicë votash se i njëjti i ka

përmbushur obligimet ligjore për raportim që dalin nga Ligji për menaxhimin e financave

publike dhe përgjegjësi edhe me këtë i rekomandon Kuvendit për miratim. Ky ishte qëndrimi i

Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë vazhdojmë me deklarimet e kryetarëve të grupeve

parlamentare.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Liburn Aliu.

LIBURN ALIU: Raporti në fjalë është trajtuar në grupin parlamentar dhe për këtë raport do të

abstenohet. Arsyet janë edhe nga vërejtjet në aspektin financiar, po ashtu edhe gjendja e shumë

monumenteve dhe memorialëve në Kosovë.

Por duke pasur parasysh edhe vështirësinë dhe gjendjen në të cilën është edhe vetë kjo agjenci,

pra mospërkrahjen mbase të projekteve financiare dhe, nga ana tjetër, e stafit të duhur, atëherë

nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ky raport do të abstenohet, pra do të abstenojmë

në votimin e këtij raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deputeti Ilir Ferati e ka fjalën.

ILIR FERATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka përkrahur raportin edhe në Komision

për Bujqësi dhe Infrastrukturë, me vërejtjet të cilat i kemi ngritur në lidhje me memorialin

Ibrahim Rugova në Prishtinë, gjendjen e memorialit të dëshmorëve të Koshare, po ashtu gjendjen

e memorialit të dëshmorëve në Istog, probleme të cilat janë publike.

Andaj edhe sot këtu e përkrahim kalimin e këtij raportit dhe i ftojmë deputetët e Grupit

Parlamentar të LDK-s që ta votojnë raportin e Agjencisë së Memorialëve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit të PDK-së, fjalën e ka Bajrush Xhemajli.

BAJRUSH XHEMAJLI: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!

I nderuar Kabinet qeveritar, në fakt, nuk paska asnjë prej kabinetit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Kosova gjatë historisë së vet ka krijuar shenja të forta identifikuese kulturore historike, të cilat ka

qenë nevojë e përhershme për t’i vënë në pah.

Page 59: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

59

Për këto vlera mbi bazën e Ligjit për mbrojtjen e komplekseve memorialë, siç dihet kujdeset

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve të Kosovës, raportin të cilin po e shqyrtojmë sot.

Ajo çka më duhet të them që në fillim është se në këtë fushë Kosovës i duhet një prezantim

dinjitoz, sepse këto monumente me vlera historike vizitohen nga shumë turistë, jo vetëm

vendorë, por edhe të vendeve nga mbarë bota, e kështu duhet dëshmuar me krejt kapacitetin që

kemi për trashëgiminë tonë, në vlera tona, para të tjerëve dhe vetvetes në veçanti për gjenerata që

do të vijnë.

Por ajo që këtë fushë e ka bërë problematike është se ende nuk e kemi të zgjidhur as të

përcaktuar qartë me ligj se kush mund të ndërtojë buste, shtatore, lapidar, komplekse memorialë

e tjera, prandaj edhe janë ndërtuar dhe ende ndërtohen monumente pa kritere e pa prioritete,

pastaj për shumë nga këto nuk janë shpallur konkurse, edhe kur janë shpallur, në raste të rralla,

shpesh janë abuzuar nga komisionet përzgjedhëse duke mos ua dhënë projektin meritor.

Kështu që cilësia e këtyre monumenteve lë shumë për të dëshiruar. Në të shumtën e rasteve për

monumente janë bërë nisma e janë ndërtuar mbi baza vullnetare, kush si ka mundur t’i financojë,

i kanë përfunduar ashtu siç kanë mundur, e për shumë sosh as që mund të flitet për këtë cilësi,

për cilësi as artistike, as ndërtimi.

Agjencia, e as shteti me cilindo mekanizëm nuk ka arritur t’i ketë në menaxhim si tërësi, e madje

as kjo Agjenci për Mbrojtjen e Monumenteve, sado që e ka bërë një hap në këtë drejtim, nuk ka

të përfunduar identifikimin, as evidentimin, as listimin e numrit dhe llojit të monumenteve në

këtë gjendje, e as nuk ka mundur t’i marrë në mbrojtje.

Sa i përket raportit që e kemi përpara edhe ky raport është me të dhëna standarde, ashtu siç bëhen

zakonisht edhe më raportet e tjera të kësaj natyre, ku paraqiten organogrami i agjencisë, misionit,

vizionit të tij, të cilat sado që e rëndojnë raportin, janë të nevojshme. Sidoqoftë, në këtë raport

janë pasqyruar materialet, të cilat tregojnë realisht për punën e të metat që e kanë përcjellë

agjencinë, ku mbi bazën e krejt të dhënave del se monumentet dhe komplekset memorialë janë

në gjendje të keqe në disa aspekte. Disa projekte nuk po kryhen e disa, edhe pse të kryera, nuk po

arrihen të mirëmbahen.

Në mënyrë të veçantë dua të theksoj lënien pas dore të kryerjes të disa monumenteve kapitale për

shtetin, siç është kompleksi memorial “Adem Jashari”, të cilave që dy dekada ende nuk u është

bërë konservimi i kullave dhe ka kaluar nga një qeveri te tjetra pa asnjë arsye reale. Në fakt, ka

munguar vendimmarrja dhe aspekti menaxherial, edhe pse paratë janë ndarë çdoherë, por

Këshilli ndërministror asnjëherë nuk ka pasur vullnet për ta kryer punën e tij për shkak të

neglizhencës së pakuptimtë.

Page 60: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

60

Kështu është edhe me çështjen e Krushës së Vogël, ku gjurmët e krimit po zhduken e

institucionet përkatëse po vendnumërojnë, e nuk po bëhet pothuajse asgjë, e po kështu është

shtyrë e nuk po përfundohet memoriali i masakrës së Mejës, e të tjera. Shpeshherë janë

ngatërruar kompetencat e nivelit qendror dhe atij komunal, sa për të gjetur arsye kompetentët për

të neglizhuar realizimin e projekteve të ndryshme, siç është rasti me varrezat e veteranëve në

Prishtinë. Sigurisht që për të kërkuar llogari dhe punë cilësore nga kjo Agjenci për Mbrojtjen e

Komplekseve Memorialë, i cili është shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm, duhet që t’i jepet

kompetencë edhe të plotësohen kushtet si në aspektin financiar, ashtu edhe me staf adekuat, me

kuadro pa të cilët nuk mund të kryhen punët me sukses, siç janë: projektues, arkitektë,

ndërtimtarë, ciceronë e tjerë, për të cilët drejtori i Agjencisë ka bërë me dije disa herë.

Sidoqoftë, edhe 21 vjet pas lufte mbeten edhe prioritetet, të cilat janë punë e institucioneve, e që

nuk janë kryer, pavarësisht premtimeve, madje edhe fillimit të një pjese të punimeve, e me

rëndësi të veçantë do të ishte ngritja e përmendores Adem Jashari në Prishtinë, ngritja sa më e

shpejtë e Muzeut të Luftës, e plot, e plot të tjera. Sidoqoftë, me krejt të metat që ka ky raport,

shihet se për aq sa agjencia ka potencial dhe kushte, është punuar dhe ka rezultate pozitive.

Prandaj, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta votojë këtë raport të kësaj

agjencie. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të AAK-së, fjalën e ka deputeti Arbër Tolaj, me kartelë

të Time Kadrijaj ose Teuta Haxhiu.

ARBËR TOLAJ: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës është një nga agjencitë më të

rëndësishme, njëkohësisht më me përgjegjësi dhe më e ndjeshme në raport me qytetarët e vendit.

Deri më tani nuk kanë mundur që t’i përmbushin të gjitha obligimet, sepse ende ka nevojë për

shumë investime në lapidarë dhe memorialë që janë të ndërtuara dhe nuk janë në gjendje të mirë.

Megjithatë, duke u nisur nga raporti vjetor i Agjencisë i vitit 2019, shohim se situata ka

ndryshuar bukur shumë në kuptimin pozitiv. Kemi rastin e Kompleksit Memorial në Meje, i cili

është në përfundim, por vërtet është stërzgjatur dhe në këtë kontest kishim lutur po ashtu

agjencinë që në mbikëqyrjen e tij punimet të finalizohen sa më shpejt që familjarët të kenë një

gjendje shpirtërore pak më të mirë. Dhe, le të theksohet se, sipas raportit, se tani kemi

intervenime në shumë memorialë të dëmtuara, e po ashtu ngritje të lapidareve të reja dhe që

vlejnë për të potencuar që kemi shtrirje në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, vërehet se ngritja

e këtyre lapidarëve është e kualitetit të dëshiruar, prandaj ne si grup parlamentar do ta

mbështesim këtë raport.

Page 61: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

61

Po ashtu, mendoj që ne si Parlament e kemi obligim ta mbështesim këtë agjenci me buxhet

shtesë, e po ashtu edhe me personel profesional, kërkesa këto që kjo agjenci i ka në vazhdimësi

pa ndërprerë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk është askush i pranishëm nga Grupi Parlamentar Nisma-

AKR, as nga Qeveria nuk e kemi askënd të pranishëm. A ka deputetë që dëshirojnë të marrin

fjalën për këtë pikë? Jo!

I njëjti raport po ashtu nuk mund të vendoset në votim, sepse nuk kemi kuorumin e mjaftueshëm

prej 61 deputetëve të pranishëm.

9. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për

Informim dhe Privatësi për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për miratim. Gjithashtu,

edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Agjencisë

për Informim dhe Privatësi për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për mosmiratim. Ftoj

fillimisht kryetaren e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, zonjën Fatmire Kollçaku,

për arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

FATMIRE KOLLÇAKU: Faleminderit, nënkryetare!

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, si Komision Funksional dhe raportues, në bazë

të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur më 16. 6. 2020, shqyrtoi raportin

vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019 dhe vendosi që Kuvendit t’i

paraqesë këtë rekomandim: të miratohet raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për

vitin 2019.

Arsyetim: Në bazë të nenit 66, të Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

agjencia ka për obligim t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës raportin vjetor të punës, të cilin duhet

ta publikojë jo më vonë se deri më 31 mars të vitit vijues. Në pajtim me këtë nen, agjencia ia ka

paraqitur Kuvendit raportin e punës për vitin 2019.

Komisioni Funksional në mbledhjen e mbajtur më 16.06.2020 e shqyrtoi raportin dhe të njëjtin ia

rekomandon Kuvendit për miratim në seancë plenare. Ky ka qenë qëndrimi i komisionit, e tani

nëse bën edhe në emër të Grupit Parlamentar të vazhdoj?

Atëherë, Agjencia për Informim dhe Privatësi, e transferuar me Ligj nga Agjencia Shtetërore për

Mbrojtjen e të Dhënave Personale është institucion shtetëror i pavarur i themeluar në bazë të

Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe është përgjegjëse për mbikëqyrjen e

zbatimit të legjislacionit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale,

Page 62: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

62

me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fizikë në lidhje me

përpunimin e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike, bazuar në

Ligjin nr. 06/L-081. Sa i përket Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për detyrë, pra, t’i

zbatojë dy ligje shumë të rëndësishme: pra, Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe

Ligjin për qasje në dokumente publike. Këto dy ligje janë harmonizuar edhe me standardet e BE-

së.

Mirëpo, mbetet sfidë e madhe e agjencisë moszgjidhja e komisionerit të kësaj agjencie që edhe

ne si Komision Funksional jemi ballafaquar me probleme të mëdha, përkundër faktit që ne së

bashku me projektin britanik, të cilët ekspertët nga Britania na kanë mbikëqyrë, jo vetëm

komisionin tonë, por edhe disa komisione gjatë gjithë procedurës prej konkursit e deri te fazat e

intervistimit dhe deri kur kanë ardhur tre kandidatë, janë përzgjedhur për votim këtu dhe kemi

parë që tash e sa vjet është e pamundur që kjo agjenci të funksionalizohet dhe një ndër shkaqet

kryesore është edhe mospërzgjidhja e komisionarit.

Është shumë zhgënjyes fakti që ne përkundër faktit që dy kandidatët të përzgjedhur që ishin të

ranguar i pari edhe i dyti, ishin në harmoni të plotë edhe me qëndrimet e partnerit britanik, ne

megjithatë dolëm me tre kandidatë këtu në seancë për votim dhe është zhgënjyese që në rundin e

fundit deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan seancën, se si duket nuk e patën të

përzgjedhurin e tyre në mesin e dy kandidatëve që mbetën për t’u votuar dhe ne e pamë që

megjithatë ndikimet politike po pamundësojnë që të përzgjidhet një komisioner dhe tashmë po

vuajnë qytetarët pasojat, sepse kjo agjenci nuk është funksionale, ka probleme të mëdha në

nënshkrimin e rregulloreve që duhet të nënshkruhen nga komisioneri, nuk mund të

funksionalizohen inspektorët se në rolin e tyre kanë edhe inspektimin, pra një ndër rolet kryesore

është edhe që agjencia kryen inspektimin lidhur me zbatimin e këtij ligji.

Ligji është jofunksional, dy ligje të rëndësishme nuk po mund të zbatohen, këtij Kuvendi i

mbetet sfida, pra që përsëri ne si komision e kemi shikuar cilat janë mundësitë që të ndikohet në

faktin që kur të vijë në Kuvend, të lehtësohen procedurat. E kemi iniciuar një ndryshim-plotësim

të ligjit, edhe pse ligji është shumë i ri dhe ka edhe vërejtje që ne nuk kemi dëshirë që me

ndryshimet që ne do të iniciojmë, prapë të rrezikohen dy milionë euro fonde që edhe tani janë të

rrezikuara me prolongimin e përzgjedhjes së komisionerit. E kemi shqyrtuar dy herë çështjen e

asaj se si është e mundur që ne si komision edhe të iniciojmë plotësim-ndryshimin e Ligjit, por të

mos bie në kolizion edhe me partnerët tonë, të cilët i kanë garantuar këto 2 milionë euro, nëse ne

arrijmë më në fund që në Kuvend të përzgjedhim një komisioner.

Kështu që kjo mbetet si sfidë, ne edhe si grup do të votojmë për miratimin e këtij raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kollçaku! Ftoj zotin Hekuran Murati që të paraqesë raportin

në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

Page 63: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

63

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur më 11 nëntor të këtij viti shqyrtoi

raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019 dhe të njëjtin nuk

e përkrahu, prandaj i rekomandon Kuvendit të mos e miratojë atë.

Arsyeja për këtë rezultat është për shkak se disa nga anëtarët e komisionit kanë abstenuar, duke

marrë parasysh që në mungesë të komisionerit të përzgjedhur nga Kuvendi, shumë prej punëve të

kësaj agjencie kanë mbetur pa u kryer si duhet dhe shumë gjëra, pra që parashihen me ligj nuk

kanë arritur të bëhen. Prandaj, edhe ka qenë rezultati i tillë dhe me këtë rezultat, pra i

rekomandohet Kuvendit që të mos miratohet ky raport.

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati! Në emër të LDK-së fjalën e ka Ilir Tasholli.

ILIR TASHOLLI: Faleminderit, kryesuese!

Meqenëse jam anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, ne si Lidhje Demokratike

e mbështesim raportin, i cili është referuar në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri. U

tha edhe pak më herët, është një agjenci shumë e rëndësishme, e cila gati ka 5 vjet që nuk po

mund të dalë prej problemeve që janë kryer aty, është problemi i zgjedhjes së komisionerit. Ne si

komision parlamentar e kemi dërguar një iniciativë ligjore në Kryesi të Kuvendit që të bëhet

plotësim-ndryshimi i ligjit.

Ajo çka ne kërkojmë është që në afat sa më të shpejtë që është e mundur të vazhdohet me

inicimin që e kemi bërë për plotësim-ndryshim të ligjit. Përndryshe, agjencia nuk është

funksionale, ka pesë vjet që po tentohet të zgjidhet komisioneri dhe nuk po mund të zgjidhet. Po

besojmë që me plotësim-ndryshim të ligjit i njëjti do të zgjidhet. Kështu që, edhe një herë ne si

grup parlamentar e përkrahim aprovimin e këtij raporti. Faleminderit!

KRYESUESJA: Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së fjalën e ka deputetja Ganimete

Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, nënkryetare!

Edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka shqyrtuar raportin vjetor të

Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019, edhe në komisionin parlamentar i kemi

dhënë mbështetje dhe po ashtu, duke pasur parasysh që hendikepin që e ka kjo agjenci në

mungesë të komisionerit dhe duke e arsyetuar pamundësinë për të vepruar më shumë, ne

mendojmë që ata i kanë kryer të gjitha punët dhe detyrat e tyre në bazë të kapaciteteve që ata

kanë aktualisht. Edhe unë do ta përmend sfidën me të cilën ballafaqohet kjo agjenci, që është

sfida për mungesën e komisionerit, gjë që uroj dhe shpresoj që ne si deputetë dhe si Kuvend i

Republikës së Kosovës t’i përmbushim obligimin dhe detyrimet tona që kemi ndaj kësaj agjencie

dhe ta kompletojmë sa më parë që të jetë një komisioner, i cili do ta udhëheqë me të gjitha

Page 64: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

64

kapacitetet ligjore që parashihen me rregullativat ligjore të shtetit të Kosovës. Kështu që ftoj

kolegët deputetë ta votojnë këtë raport.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit të AAK-së, fjalën e ka Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë për

Informim dhe Privatësi për vitin 2019 dhe e përkrahim. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Nuk është askush i pranishëm nga NISMA-AKR, as nga Lista

serbe dhe as nga Qeveria. Nuk ka deputetë të lajmëruar për fjalë dhe fjalia e përsëritur tashmë:

nuk ka kuorum për të vendosur në votim edhe këtë pikë.

Gjithsej 49 deputetë vetëm jemi në sallë.

10. Shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të

Kosovës për vitin 2019

Të nderuar deputetë, Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal

dhe Media e ka shqyrtuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

të Kosovës për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka rekomanduar për mosmiratim. Gjithashtu edhe

Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit të

Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019 dhe, edhe ky komision

Kuvendit i ka rekomanduar për mosmiratim. Ftoj, fillimisht kryetarin e Komisionit për Qeverisje

Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, zotin Mërgim Lushtaku, për

arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

MËRGIM LUSHTAKU: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, në bazë të

nenit 67 dhe 72 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 27.10.2020 shqyrtoi

raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës për vitin 2019

dhe vendosi t’ia paraqesë këtë rekomandim: të mosmiratohet raporti vjetor i Këshillit të Pavarur

Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2019.

Arsyetim: Në bazë të nenit 28 të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të

Shërbimit Civil të Kosovës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ia

paraqet raportin vjetor të punës së Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Qeverisje Lokale,

Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media në mbledhjen e mbajtur më 27.10.2020

Page 65: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

65

shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për

vitin 2019 dhe Kuvendit i rekomandoi mosmiratimin e tij.

Nëse kisha mundur të vazhdoj edhe në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së. Meqenëse jam

kryetar i këtij komisioni, por gjithashtu përfaqësoj edhe grupin parlamentar në këtë komision, ne

e dimë shumë mirë që ky këshill realisht nuk ka pasur në anëtarë të Bordit apo anëtarë të këshillit

për gati 1 vit e gjysmë dhe, si i tillë, nuk ka mundur t’i shqyrtojë plot lëndë të ankuesve që kanë

bërë në këtë këshill dhe, si e tillë, disa deputetë nuk kanë marrë pjesë në votim, por prapëseprapë

besoj që si grup parlamentar besojmë se duhet të miratohet ky raport, për arsye se nuk ka ndonjë

feedback në këtë drejtim. Besoj që është mirë të mbështetet për arsye se pasqyrohet edhe realiteti

i gjithë punës së Këshillit të Pavarur dhe lëndët të cilat janë tashmë të pazgjidhura, ne e dimë

shumë mirë që tash Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil është zgjedhur dhe anëtarët e

këtij këshilli janë duke e bërë punën e tyre, shpresojmë që ky rekomandim të na ndihmojë që

herën tjetër të pasqyrohet edhe më mirë, duke shqyrtuar të gjitha lëndët që kanë nevojë.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, zotin Hekuran Murati, që

të paraqesë raportin e këtij komisioni.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur më 11 nëntor ka shqyrtuar raportin

vjetor financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin

2019, të njëjtin nuk e ka përkrahë me shumicë votash dhe i rekomandon kësisoj Kuvendit të mos

e miratojë këtë raport. Ky ishte qëndrimi i komisionit, në emër të grupit po besoj flet Valon

Ramadani.

KRYESUESJA: Faleminderit! Atëherë, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

fjalën e ka deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Faleminderit, nënkryetare!

Muaj më parë në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe

Media kemi pasur në raportim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil,

bashkë me disa anëtarë të tjerë të Këshillit, asnjëri nga ata nuk ka qenë në gjendje të na flasë për

strategjinë e këshillit që ka përgatitur, ose që do të përgatisë, në mënyrë që të arrijë t’i shqyrtojë

ankesat që tashmë janë bërë shumë. Aq më tepër, kur e dimë se këshilli ka qenë jofunksional për

më shumë se një vit. Sipas raportit vjetor gjatë vitit 2019 këshilli ka pranuar gjithsej 784 ankesa,

si dhe ankesat e bartura nga viti 2018, pra 112 sosh e që në total deri në kohën kur e kemi pasur

raportin, pra në fund të muajit qershor, kanë qenë 896 ankesa.

Page 66: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

66

Nuk kemi pasur ndonjë përgjigje për numrin e ankesave të pranuara gjatë vitit 2020 dhe nëse

është hartuar ndonjë plan apo janë vendosur afate kohore, që kanë të bëjnë me trajtimin e

pikërisht këtyre lëndëve. Ne si deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i kemi

propozuar edhe zyrtarisht këshillit, që të hartojë një plan të tillë dhe ta dorëzojë atë në

Komisionin Parlamentar për një periudhë jo më të gjatë se një muaj, që nga data kur e kemi

pasur këshillin në raportin. Madje, në kuadër të këtij plani ne kemi kërkuar të hartohet edhe

metodologjia me indikatorë të matshëm për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani nga

KPMSHCK-ja. Por, siç po e dimë tashmë jemi muaj pas dhe nuk kemi asnjë raportim lidhur me

lëvizjet që këshilli mund t’i ketë pasur gjatë kësaj periudhe e lëre më me ndonjë plan konkret të

veprueshmërisë.

Më 25 janar 2017 dhe më 27 dhjetor po të vitit 2017, këshilli ka miratuar planet vjetore për

mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil në

institucionet e Administratës Publike, pra për vitet 2017 dhe 2018. Sipas këtyre planeve

obligohen anëtarët e këshillit dhe sekretariati i këshillit për zbatimin e këtyre planeve. Deri më

datën 21 janar të vitit 2019 këshilli ka vazhduar punën me një kolegj. Ne nuk kemi informacion

nëse një plan i tillë për vitin 2019 është miratuar nga këshilli dhe nëse ka qenë e mundur që

mbikëqyrja të bëhej nga sekretariati i këshillit, pra në mungesë të anëtarëve të këshillit.

Një tjetër gjë shqetësuese e këtij raporti ka qenë edhe përqindja e lartë e aktgjykimeve të

gjykatave, që i kanë anuluar vendimet e këshillit e që janë rreth 30% sosh. Sa i përket kësaj, nuk

kemi marrë asnjë përgjigje konkrete nga anëtarët e këshillit, nëse janë marrë masa për ta ulur

këtë përqindje, pra për të dhënë vendime meritore dhe të ligjshme dhe në të njëjtën kohë të rrisë

integritetin dhe profesionalizmin institucional.

Prandaj, bazuar në këto të dhëna, që dalin nga raporti i këshillit, ne deputetët e Lëvizjes kemi

votuar kundër në komision dhe njëjtë do të veprojmë edhe sot në Kuvend, sepse duke pasur

parasysh se sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është funksionimi i rregullt i këtij këshilli dhe duke

pasur parasysh faktin se për një kohë të gjatë ka qenë jofunksional dhe kjo ka shkaktuar telashe

të mëdha për punëtorët e shërbimit civil, përbërja e re e këtij këshilli do të duhej të kishte qenë

më shumë se e fokusuar dhe më shumë se e vendosur, që të punojë me një strategji konkrete.

Por, duket se ky nuk është halli i tyre. Ndërkohë, si pasojë e kësaj do të pësojnë lëndët e shumta

të grumbulluara dhe koha e marrjes së përgjigjes për të gjitha ankesat e parashtruara, që i bie se

do të zgjatet sërish.

Ky raport ka ardhur sot në Kuvend, pra pa miratimin e Komisionit Parlamentar. Ne si Grup

Parlamentar i Vetëvendosjes jemi kundër dhe kërkojmë edhe nga ju, deputetë, që të mos e

miratoni një raport të tillë me kaq shumë të meta. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të LDK-së fjalën e ka deputeti Ardian Shala.

Page 67: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

67

ARDIAN SHALA: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Grupi Parlamentar i LDK-së e përkrah miratimin e raportit vjetor për vitin 2019 të Këshillit të

Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civilë të Kosovës.

Në raport përmenden vështirësitë që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve Civilë të

Kosovës kishte si rezultat i moszgjedhjes të disa anëtarëve të saj nga ana e Kuvendit të

Republikës së Kosovës. Më 21 janar të vitit 2019 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbyesve

Civilë të Kosovës ka mbetur pa kuorum për vendimmarrje dhe nuk ka mundur të ushtrojë asnjë

funksion të paraparë me dispozita ligjore, ku të gjitha ankesat e parashtruara nga ankuesi gjatë

vitit 2019 nuk kanë arritur të zgjidhen.

Pikërisht ky raport që sot e kemi në shqyrtim është përpiluar dhe aprovuar nga anëtarët e

Këshillit të Pavarur dhe Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës tek me datën 23 tetor të vitit

2020, gjë e cila sipas rregullave do të duhej të bëhej në fillim të vitit 2020. Gjithsej gjatë vitit

2019 janë pranuar 784 ankesa, duke shtuar edhe 112 ankesa të bartura nga viti 2018, në total janë

896 ankesa që presin për t’u zgjidhur. Pra, siç shihet nga raporti i këshillit komplet viti 2019 dhe

2020 deri në 28 tetor ka qenë jofunksional krejt për shkak të mungesës së kuorumit në këtë

komision.

Ndër ankesa që janë më të shumta aty janë kontestime konkursi diku 405 ankesa apo 51%,

kompensim material 97 ankesa apo 12%, kërkesa nga marrëdhënia e punës 86 ankesa 10%,

ndërprerja e marrëdhënies së punës 53 ankesa apo 6,76%, masa disiplinore 53 ankesa apo

6,76%/.

65,30% janë ankesa kundër vendimeve nga institucionet qendrore, 34% janë ankesa kundër

vendimeve të institucioneve lokale. Vlen të theksohet se gjatë vitit 2019 këshilli ka shqyrtuar dhe

vendosur për gjithsej 49 ankesa, ku prej tyre ka aprovuar 8 nga to, pjesërisht të aprovuara 4

ankesa, të refuzuara 13 ankesa, të hedhura poshtë si të palejuara 8 ankesa, të shpallura

jokompetentë 7 ankesa.

Këshilli gjatë periudhës raportuese ka nxjerrë vendime për detyrim të organeve të punësimit për

të vendosur për tri ankesa. Janë kthyer në rishqyrtim 5 ankesa. Për përfundim të procedimit

administrativ një ankesë.

Andaj, të nderuar deputetë, ju ftoj që ta mbështesni këtë raport dhe me këtë t’i ndihmojmë

Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civilë të Kosovës që me profesionalizëm t’i

ushtrojë funksionet në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin. Faleminderit!

Page 68: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

68

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Grupi Parlamentar i AAK-së, fjalën e ka deputeti Rasim

Selmanaj.

RASIM SELMANAJ: Faleminderit, kryesuese!

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil pothuajse tash e dy vite nuk ka funksionuar dhe

përgjegjës për mosfunksionimin e këtij këshilli është Parlamenti i Republikës së Kosovës, i cili

nuk ka arritur që ta kompletojë këtë këshill.

Mirëpo, në një nga seancat e kaluara ky këshill është kompletuar dhe mendoj se ky këshill do të

arrijë me sukses t’i trajtojë qindra lëndë që janë në Shërbimin Civil.

Ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i japim mbështetje këtij raporti.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Askush nga Qeveria nuk janë të pranishëm. Kështu që,

vazhdojmë me deputetët. Është i lajmëruar për fjalë deputeti Shkëmb Manaj.

SHKËMB MANAJ: Faleminderit, e nderuara kryesuese!

Të nderuar deputetë,

Për njoftimin e juaj Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është

institucion i pavarur kushtetues, që i trajton ankesat e nëpunësve civilë dhe të kandidatëve për

pranim në Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Duhet ta keni parasysh që gjatë vitit 2019 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka qenë jashtë

funksionit, sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar që t’i zgjedhë anëtarët e Këshillit

të Pavarur Mbikëqyrës dhe rrjedhimisht, ky këshill e ka pasur të pamundur që të vendosë lidhur

me ankesat e nëpunësve civilë të Republikës së Kosovës dhe shumë procedurave tjera, që

ndërlidhen me procedurat e rekrutimit. Pra, faji i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës që e

ka vënë jashtë funksionit këtë institucion.

Unë ndoshta kam një kërkesë, ose sqarim, nga kryetari i Komisionit Funksional për Administratë

Publike, që të na sqarojë se çka ka shqyrtuar Komisioni Funksional, sepse fakti që ky institucion

ka qenë jashtë funksionit, Komisioni Funksional nuk ka mundur që ta shqyrtojë një raport, sepse

Komisioni Funksional e shqyrton raportin nëse janë ushtruar këto funksione nga ky institucion i

pavarur kushtetues. Gjatë vitit 2019 ky organ ka qenë jashtë funksionit dhe e ka pasur të

pamundur që të vendosë për ankesat e nëpunësve civilë dhe për kandidatët për pranim në

Shërbimin Civil.

Në vlerësimin tim në këtë rast vetëm Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka mundur ta trajtojë

raportin vjetor të punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për vitin 2019, sepse administrata në

Page 69: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

69

kapacitetin e saj ka funksionuar, mirëpo ajo nuk ka kompetencë që të vendosë lidhur me ankesat

e nëpunësve civilë.

Unë sot i kam dilemat, ndoshta është mirë që edhe sekretaria e Kuvendit dhe sekretari i

Kuvendit, por edhe deputetët, ta vlerësojnë nëse do të duhej që ky raport të votohej në seancë

plenare, sepse nuk ka raport, sepse institucioni ka qenë jashtë funksioni dhe nuk ka raport të

detajuar për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2019. Është mirë që kohëve të fundit Kuvendi ka

arritur t’i zgjedhë 5 anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës tash në këtë periudhë dhe tashmë

ky institucion është funksionalizuar dhe në bazë të informatave ata janë duke punuar edhe gjatë

vikendeve, në mënyrë që të arrijnë t’i trajtojnë të gjitha ato ankesa që kanë qenë në pritje dhe që

e kanë pasur të pamundur që të zgjidhen.

Prandaj, është mirë që edhe si Kuvend t’i inkurajojmë tash këtë institucion, që ta kryejë punën e

vet në pajtim me Ligjin dhe Kushtetutën dhe që procedura për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve që

vijnë nga komunitetet pakicë të përfundojë sa më shpejt nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

dhe që ky institucion të funksionalizohet plotësisht. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Manaj! Siç u deklarova në fillim, ne kemi dy raporte të

komisioneve, kështu që vazhdojmë proceduralisht kështu siç është e përcaktuar. Nga Qeveria

nuk kemi askënd të pranishëm që ta marrë fjalën për këtë pikë. Nuk ka deputetë të tjerë të

lajmëruar për fjalë. Nuk mund të vendoset në votim as kjo pikë.

Pika e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është:

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media e ka

shqyrtuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2019 dhe Kuvendit i ka

rekomanduar për miratim.

Njëjtë edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar këtë raport dhe i ka rekomanduar

Kuvendit për miratim.

Ftoj kryetarin e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe

Media, zotin Mërgim Lushtaku për arsyetimin e raportit të Komisionit Funksional.

MËRGIM LUSHTAKU: Faleminderit!

Të nderuar deputetë,

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media në bazë të

nenit 67 dhe 72 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 27.05.2020 shqyrtoi

Page 70: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

70

raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2019 dhe vendosi që Kuvendit t’ia

paraqesë këtë:

Rekomandim

Të miratohet raporti i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2019.

Arsyetim

Në bazë të nenit 3, paragrafi 2, pika 8 e Ligjit nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur për Media,

KPM-ja ia paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës deri më 31 mars të vitit vijues një raport

vjetor, duke përfshirë edhe të dhënat e plota lidhur me përcaktimin dhe zbatimin e politikës së

transmetimit, dhënies së licencave dhe të ankesave, sanksionet që zbatohen dhe vendimet në

lidhje me to, aktivitetet financiare, aktivitetet tjera të transmetimit, si dhe objektivat për vitin e

ardhshëm.

Raporti vjetor duhet të bëhet publik pas miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e mbajtur më

27.05.2020 shqyrtoi raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media dhe vlerësoi se i njëjti

përmbush obligimet ligjore për raportim dhe i rekomandon Kuvendit për miratim të tij.

Gjithashtu, edhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës kisha dashur

ta vazhdoj fjalën, nëse ka mundësi? Edhe ne si Parti Demokratike e Kosovës e kemi shqyrtuar në

grup këtë raport dhe vlerësojmë se duhet të miratohet. I ftojmë të gjithë deputetët që ta

mbështesin këtë raport. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftoj kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, zotin

Hekuran Murati, që të paraqesë dhe arsyetojë raportin në emër të komisionit.

HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur më 11 nëntor të këtij viti ka

shqyrtuar raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2019 dhe ka

vlerësuar se i njëjti përmbush obligimet ligjore për raportim, që dalin nga Ligji për menaxhimin e

financave publike dhe përgjegjësitë. Me këtë rast, me shumicë votash i ka rekomanduar

Kuvendit për miratim të këtij raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje fjalën e

ka deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

ARBËRESHË KRYEZIU-HYSENI: Në lidhje me raportin e punës së Komisionit të Pavarur për

Media raporti për monitorimin e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për vitin 2019 ka shpalosur

Page 71: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

71

një varg të të gjeturave specifikisht për KPM-në në seksionin e raportit të mediave. Ky raport ka

gjetur raste të izoluara të shkeljeve nga kanalet private televizive, të cilat transmetuan programe

dhe kanë transmetuar spote reklamimi me pagesë nga subjektet politike para fushatës zgjedhore.

Pavarësisht se KPM është përgjegjëse për mbikëqyrjen e akteve nënligjore të mediave, përfshirë

ato që kërkojnë nga transmetuesit që të ofrojnë një mbulim editorial të drejtë dhe të ekuilibruar

në çdo kohë dhe duke i ndaluar ata të transmetojnë çdo transmetim me pagesë nga partitë politike

para fushatës zgjedhore, KPM nuk e ka zgjeruar mbikëqyrjen në periudhën para fushatës

zgjedhore, duke pretenduar se ka burime të kufizuara financiare dhe resurse të pamjaftueshme

njerëzore për t’u përballë me një situatë të tillë.

Pyetja këtu është, përse nuk është kryer rekrutimi dhe përse nuk janë plotësuar këto pozita, në

mënyrë që KPM të ketë resurse humane të mjaftueshme për realizimin e detyrave ligjore, që

derivojnë nga Ligji nr. 04/L-44 për KPM-në?

Pra, KPM duhet forcuar mbikëqyrjen e akteve nënligjore ekzistuese të mediave për të siguruar që

transmetuesit të sigurojnë një mbulim të ekuilibruar dhe të mos transmetojnë përmbajtje politike

me pagesë para fushatave zyrtare zgjedhore. Gjatë fushatës zgjedhore KPM ka monitoruar 17

kanale televizive, duke gjetur shkelje të shumta dhe të përsëritura të Ligjit. Edhe pse, ka gjetur

këto shkelje nga 11 kanale televizive, KPM nuk ka marrë masa të menjëhershme, duke

pretenduar se procedurat e brendshme nuk e lejojnë një gjë të tillë, duke mos i specifikuar këto

procedura.

Sanksionimi i 11 kanaleve televizive është bërë vetëm pasi ka përfunduar procesi zgjedhor. Kjo

tregon se procesi i vendimmarrjes në KPM nuk është, as efektiv dhe as parandalues i shkeljeve,

duke sanksionuar shkeljet gjatë fushatës zgjedhore që i bëjnë mediat audiovizive e që janë duke

u përsëritur nga një palë zgjedhje në tjetrën.

Pra, procesi i vendimmarrjes i KPM-së duhet të rishikohet, në mënyrë që të adresojë shkeljet dhe

ankesat në kohën e duhur, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, dhe të zbatojë sanksione të rrepta

ndaj shkelësve. Edhe pse, transmetuesi publik është munduar që të jetë i balancuar gjatë fushatës

zgjedhore, dhjetë ditë para kësaj fushate i ka dhënë hapësirë të konsiderueshme ish-kryetarit të

Kuvendit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, përkatësisht kryetarit dhe nënkryetarit të PDK-së.

Saktësisht, ky raport gjatë monitorimit të tij ka gjetur se në faqen e Facebookut të RTK-së ka

pasur postime të sponsorizuara për PDK-në para zgjedhjeve.

Kjo dhe veprime të tjera të transmetuesit publik kanë bërë që të përforcohet percepcioni për një

transmetues të anshëm. Për këtë KPM nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sanksionues ndaj shkeljeve

që i ka bërë transmetuesi publik. Gjithashtu, KPM ka dështuar që para komisionit të tregojë

arsyet se përse komisioni të ketë dy projekte për digjitalizimin.

Page 72: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

72

Duke pasur parasysh këto arsye, ne si Lëvizje Vetëvendosje kërkojmë nga deputetët e Kuvendit

të Kosovës që të mos e miratojnë këtë raport, sepse ky institucion është treguar joefikas,

joprofesional dhe i anshëm politik në zbatimin e bazës së përcaktuar ligjore. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së fjalën e ka deputeti

Ardian Shala.

ARDIAN SHALA: Faleminderit, kryesuese!

Komisioni i Pavarur i Mediave në raportin e punës për vitin 2019 ka ofruar të dhëna të

nevojshme për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që u takojnë. Një

ndër to ka qenë edhe monitorimi i përmbajtjeve të televizioneve lidhur me mbrojtjen e fëmijëve

në shërbimet audio-vizuele, ku në raportin vjetor të vitit 2019 thuhet se janë monitoruar 15

televizione.

Si anëtar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas shqyrtimit të këtij raporti të punës së Këshillit

të Pavarur të Mediave kam dhënë mbështetjen time në mbledhjen e Komisionit, andaj edhe sot

në këtë seancë plenare në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së mbështesim miratimin e tij, pasi

që mendojmë se përpilimi i të dhënave në këtë raport ka qenë korrekt dhe paraqet në mënyrë të

plotë rolin dhe angazhimin e KPM-së përgjatë vitit të kaluar.

Ne vlerësojmë bashkëpunimin e Komisionit të Pavarur të Mediave me Autoritetin e Mediave

Audio-vizele të Republikës së Shqipërisë AMA dhe Konsiderojmë se trajtimi i çështjeve me

interes të përbashkët si dy autoritete rregullative do të rrisin cilësinë e mediave përmes

shkëmbimit të përvojave për metodologjitë e përdorura në monitorim të përmbajtjeve

programore dhe të drejtat e autorit.

Është një hap i mirë po ashtu dhe i nevojshëm organizimi i tryezës me temën Rregullatorët e

mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin, aktivitet ky që KPM-ja e ka zhvilluar në

kuadër të edukimit medial. Gjithashtu Komisioni i Pavarur i Mediave duhet të trajtojë me

prioritet ashtu siç e ka paraqitur në raportin e punës për 2019 implementimin e procesit të

digjitalizimit sipas Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për digjitalizimin e

transmetimeve radiodifuzive tokësore për v. 2020. Ju faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, Rasim Selmanaj e ka

fjalën.

RASIM SELMANAJ: Grupi Parlamentar i AAK-së e ka shqyrtuar raportin e Komisionit të

Pavarur të Mediave. Po ashtu edhe në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale

Page 73: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

73

dhe Media e kemi mbështetur këtë raport. Prandaj, edhe sot si grup parlamentar i japim

mbështetje këtij raporti të Komisionit të Pavarur të Mediave për v. 2019.

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga Qeveria nuk e kemi askënd të pranishëm për të marrë fjalën

në lidhje me këtë pikë.

Vazhdojmë me deputetët sipas radhës. Fjalën e ka deputetja Fjolla Ujkani.

d.m.th. nuk ka deputetë të interesuar për të biseduar për këtë pikë. Nuk ka kuorum për ta

vendosur në votim.

Vazhdojmë me pikën tjetër:

12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019

Me shpresën që keni vëmendje për këtë pikë. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,

për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e ka shqyrtuar raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të

Popullit për v. 2019 dhe Kuvendit ia ka paraqitur për miratim.

Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të

Institucionit të Avokatit të Popullit për vitit 2019 dhe i njëjti ia ka rekomanduar Kuvendit për

miratim.

Për informatën e juaj, në mbështetje të nenit 135, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së

Kosovës, Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ftoj Avokatin e Popullit, z. Naim Çelaj që para deputetëve të Kuvendit ta paraqesë raportin

vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për v. 2019.

AVOKATI NAIM ÇELAJ: E nderuar nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, znj. Nagavci!

Të nderuara zonja deputete,

Të nderuar zotërinj deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Raportimi i Avokatit të Popullit në Kuvend është një instrument i fuqishëm i përcaktuar me

Kushtetutë që mundëson të diskutohet me përfaqësuesit e popullit për gjendjen e të drejtave dhe

lirive të njeriut në Kosovë.

Respektimi i të drejtave të njeriut është aspekt shumë i rëndësishëm, që ndërlidhet me sundimin e

ligjit, nivelin e demokracisë, mirëqeverisjes dhe me të gjitha aspektet e tjera që janë me rëndësi

për jetën e secilit qytetar të vendit tonë.

Page 74: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

74

Kufizimi i raportimit në Kuvend vetëm në nivel të informimit dhe mungesa e debatit lidhur me

raportin, kërkoj dhe besoj që do të ndryshohet në të ardhmen, ashtu që t’i jepet më shumë

hapësirë kësaj teme.

Përmes raportit, Avokati i Popullit prezanton dhe pasqyron gjendjen e të drejtave të njeriut, që

kryesisht varet nga puna dhe aktiviteti i institucioneve të Republikës së Kosovës, zbatimit të

ligjit dhe funksionimit të gjyqësorit. Raporti i Avokatit të Popullit provon dhe tërheq vëmendjen

e Kuvendit të Kosovës, që respektimi i të drejtave të njeriut të mos mbetet në mëshirën e

veprimeve të lira politike, po nëpërmjet instrumenteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të

sigurojë zbatimin e tyre.

Të nderuar deputetë,

Më lejoni që gjendjen e të drejtave të njeriut ta paraqes të ndara në tri shtylla të pushtetit. Po e

filloj me legjislacionin. Në vitit 2019, legjislativi i Kosovës është treguar i gatshëm për

aprovimin e nismave ligjore në avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Mirëpo,

numri i ligjeve të aprovuara ka qenë shumë më i vogël sesa ligjet të cilat i ka planifikuar t’i

aprovojë.

Siç janë adresuar nga Avokati i Popullit, sa i përket legjislativit për vitin 2019, do t’i përmbledh

si në vijim: mungesa e një sistemi dhe kodifikimi i sistemimit të kodifikimit të ligjeve. Mungesa

e interpretimit të ligjeve nga vetë Kuvendi, legjislativi. Teknika e papërshtatshme juridike e

hartimit të ligjeve, mungesa e terminologjisë unike ligjore, paqartësia e ligjeve për të qenë të

kuptueshme për të gjithë, kundërthëniet me ligjet e tjera, mospërputhja e versioneve gjuhësore të

akteve normative dhe mungesa e mekanizmit të kontrollit parlamentar për zbatimin e ligjeve. Që

së bashku me mospërmbushjen e kushteve për krijimin e mekanizmave për zbatim të ligjeve nga

ekzekutivi, janë disa nga problemet që Avokati i Popullit ka evidentuar edhe vite me radhë. Kur

kësaj i shtohet edhe mungesa e promovimit të ligjeve, mosinformimi i qytetarëve me të drejtat që

i kanë, sidomos me ligje që rregullojnë aspektet sensitive dhe çështjet e ndjeshme, vështirëson

tejmase zbatimin e tyre në praktikë. Kjo detyrimisht ndikon edhe në gjendjen e të drejtave të

njeriut.

Harmonizimi i legjislacionit me masat afirmative dhe ndryshimi që mundësojnë zbatimin direkt

të instrumenteve ndërkombëtare, jo çdoherë po përcillet edhe me harmonizimin e ligjeve dhe

masave për krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e kapaciteteve që të zbatohen këto ligje. Kjo

po i pamundëson legjislativit të ushtrojë kontroll më tej në zbatimin e ligjeve të aprovuara,

ndërsa ekzekutivi nuk ka shprehur gjithmonë vullnetin t’i marrë masat për zbatimin e

legjislacionit të miratuar nga Kuvendi, për arsye që lidhen me mungesat e kapaciteteve,

mungesën e infrastrukturës, implikimeve apo mosplanifikimeve të mira buxhetore dhe shumë

arsyeve të tjera.

Page 75: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

75

Për të përfunduar me legjislacionin, kisha dashur të vazhdoj me sfidat me të cilat është

ballafaquar gjatë vitit 2019 sipas raportit të Avokatit të Popullit sistemi gjyqësor, që lidhet

drejtpërdrejt me funksionimin e këtij sistemi.

Sistemi gjyqësor edhe në vitin 2019 ka vazhduar të ballafaqohet me probleme të vazhdueshme e

që sfidë mbeten për Avokatin e Popullit tri sfida kryesore: moszbatimi i praktikës gjyqësore të

Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, siç ka përcaktuar edhe neni 53 i Kushtetutës, pastaj

zvarritja e procedurave gjyqësore për të cilat jemi të vetëdijshëm të gjithë dhe ka qenë problem i

vazhdueshëm ndër vite, dhe moszbatimi i aktgjykimeve të plotfuqishme të gjyqësorit që në

njëfarë mënyre e zbeh fuqinë që e kanë vendimet gjyqësore për zgjidhjen e problemeve të

qytetarëve dhe realizmin e të dretjave të tyre.

Sa i përket ekzekutivit, pushteti i ekzekutivit, si niveli qendror, ashtu edhe ai lokal, vazhdon të

mbetet pa kontroll të mjaftueshëm nga sistemi i kontrollit parlamentar. Numri më i madh i

ankesave të parashtruara në Institucionin e Avokatit të Popullit janë kundër kësaj shtylle të

pushtetit. Mbi 65 për qind të ankesave janë drejtuar kundër ekzekutivit. Numri i konsiderueshëm

i ankesave për qasje në dokumentet zyrtare, ka shpërfaqur problemin e mungesës së

transparencës dhe mungesës së llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv. Mungesa e kësaj

llogaridhënie, pandëshkueshmëria dhe mosraportimi i shkeljeve, mbetet sfidë edhe për vitet në

vijim.

Avokati i Popullit, përveç mandatit kushtetues në promovimin, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të

drejtave të njeriut, është edhe organ i barazisë. Në këtë drejtim, ka mbetur sfidë që Kuvendi dhe

institucionet e tjera ta përmirësojnë zbatimin e ligjeve që vijnë nga pakoja e ligjeve për të drejtat

e njeriut.

Në periudhën raportuese, Avokati i Popullit ka konstatuar në këtë aspekte, këto shkelje, ose këtë

gjendje. Sa i përket shërbimit social, në të gjithë vendin është vërejtur mungesa e ofrimit të

shërbimeve profesionale sociale. Sistemi i decentralizuar i ofrimit të shërbimit social ka

pamundësuar koordinimin, financimin dhe planifikimin adekuat.

Strehimi social për arsye të decentralizimit ka pamundësuar realizmin e kësaj të drejte në kushte

të barabarta, për shkak se buxhetet e komunave dhe politikat lidhur me strehimin social në nivel

vendi kanë qenë të ndryshme.

Personat me aftësi të kufizuar janë kategori që më së paku gëzojnë respektim të të drejtave të

njeriut në Kosovës. Sidomos personat me vështirësi në dëgjim. Këto kategori nuk janë përfshirë

në asnjë skemë sociale të përcaktuar me ligj.

Page 76: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

76

Barazia gjinore gjatë këtij viti, raportohet se është vërejtur fakti se gratë kanë pasur vështirësi për

të garuar në tregun e punës dhe ato kanë shumë pak gjasa të punësimit, posaqërisht në pozitat më

të larta. Madje edhe në rastet kur ato kanë kualifikim të njëjtë ose edhe më të lartë.

Avokati i Popullit vazhdimisht ka ngritur çështjen e mospërfaqësimit të barabartë në listën e

kandidatëve për zgjedhje, në të cilat garojnë, dhe konsideron si njëra ndër shkeljet më të rënda të

trajtimit të barabartë para ligjit dhe gjithashtu kjo është në kundërshtim të plotë me nenin,

paragrafin 2 të nenit 7 të Kushtetutës e cila flet për vlerat e garantuara në Republikën e Kosovës.

Dhuna në familje dhe pozita e viktimave të dhunës në familje është e vështirë. Ende ballafaqohen

me problemin e mungesës së mbrojtjes efektive nga ana e shtetit dhe në pajtim me detyrimet

pozitive, sipas standardeve ndërkombëtare dhe problemi i moskompensimit adekuat për shkeljet

që dalin nga mosveprimi i autoriteteve shtetërore.

Avokati i Popullit veç tjerash ka edhe mandat të udhëheq mekanizmin kombëtar për

parandalimin e torturës në kuadër të autorizimeve ligjore, ka realizuar vizita të rregullta dhe pa

paralajmërim në të gjitha vendet ku mbahen personat e provuar nga liria, në kuadër të mandatit

që ka, ka nxjerrë edhe rekomandime. Është për t’u theksuar se rekomandimet e adresuara te

institucione relevante, pothuajse të gjitha janë zbatuar. Kjo përbën një tregues të mirë për

bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përmirësimin e gjendjes në këtë segment.

Në fund të këtij adresimi nga ana ime, më lejoni të ritheksojë që edhe përkundër përpjekjeve

institucionale, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk është në gjendje të kënaqshme.

Mbetet detyrë e të gjithë neve që të bëjmë më shumë për të përmirësuar, sidomos infrastrukturën

që mundëson mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ju falënderoj për vëmendjen!

KRYESUESJA: Faleminderit për ekspozenë, z. Çelaj! Ftoj kryetaren e Komisionit për të Drejtat

e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione që të paraqesë raportin e

Komisionit. Nuk po e shoh as znj. Duda Balje e as nënkryetaren Besa Ismaili këtu. Nuk janë të

pranishme asnjëra në sallë.

Lus kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, z. Hekuran Murati, që të paraqesë dhe

arsyetojë raportin e Komisionit.

HEKURAN MURATI: Faleminderit e nderuar kryesuese!

Ne si Komision për Buxhet dhe Transfere kemi shqyrtuar raportin vjetor financiar të Institucionit

të Avokatit të Popullit. Në pajtim me nenin 135.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe

nenit 29, paragrafit 1 dhe 2 të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, ky institucion ia

paraqet raportin vjetor Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe fillimisht miratohet edhe nëpër

komisione përkatëse, pastaj edhe në seancë.

Page 77: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

77

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mbledhjen e mbajtur më 18 nëntor të këtij viti, e ka

shqyrtuar raportin vjetor financiar të Insitutcionit të Avokatit të Popullit për v. 2019 dhe ka

vlerësuar se i njëjti i përmbush obligimet ligjore për rekomandim, prandaj i rekomandon

Kuvendit për miratim të këtij raporti.

KRYESUESJA: Faleminderit, z. Murati! Fjalën e ka tani deputetja Besa Ismaili-Ahmeti.

BESA ISMAILI-AHMETI: Faleminderit zonja kryesuese!

Edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione,

në bazë të nenit 72 të Rregullores së punës së Kuvendit, ka shqyrtuar raportin e Institucionit të

Avokatit të Popullit për vitin 2019, në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2020. Komisioni po

ashtu vendos që Kuvendit t’i rekomandojë miratimin e raportit të Institucionit të Avokatit të

Popullit për vitin 2019. Faleminderit!

KRYESUESJA: Vazhdojmë me deklaratat në emër të grupeve parlamentare. Fjolla Ujkani në

emër të Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje.

FJOLLA UJKANI: Faleminderit nënkryetare!

Edhe ne e kemi trajtuar raportin e Avokatit të Popullit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe

e kemi mbështetur atë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se ka disa probleme që ndërlidhen me

zbatimin e rekomandimeve, për të cilat Qeveria patjetër që duhet të përkujdeset.

Problematike për nga aspekti i të drejtave të njeriut janë, si mungesa e instrumentit ligjor për

kompensimin e personave të cilëve u janë shkelur të drejtat, ashtu edhe mungesa e kontrollit

adekuat të zbatimit të kotave gjinore. E problem të veçantë paraqet moscentralizimi i shërbimeve

sociale, sepse kjo lë mundësinë që komunat të rialokojnë buxhetin e kësaj kategorie për projekte

që mund të shiten për poenë politikë.

Andaj, ne do ta votojmë raportin, por kërkojmë që këto probleme të adresohen. Faleminderit!

KRYESUESJA: A e dëshiron dikush fjalën në emër të Grupit të LDK-së? Nga PDK, jo. Atëherë

fjalën e ka deputetja Teuta Haxhiu.

TEUTA HAXHIU: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar kolegë dhe ju kolege deputete,

Edhe Grupi Parlamentar i Aleancës e ka shqyrtuar raportin e Avokatit të Popullit për v. 2019. Si

të gjitha raportet e tjera, normal që edhe ky raport është i punuar nga ekspertë, profesionistë

brenda Institucionit të Avokatit të Popullit, nga zëvendësministrat që janë në numër jo të paktë, e

aq më shumë që janë të gjinisë femërore dhe që janë të përkushtuara. Gjithmonë rekomandimet e

Avokatit të Popullit nuk flasin asgjë më shumë sesa për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe

Page 78: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

78

rekomandojnë institucionet që t’i zbatojnë ato rekomandime. Fakti që një raport shkruhet nga ky

institucion për cilindo institucion publik që nuk zbaton rekomandimet e tij, atëherë konstatojë që

thjesht ato institucione janë shkelës të të drejtave të njeriut.

Andaj, për çdo mandat e kam përmendur, por kurrë nuk është e tepërt për të thënë që Komisioni

që harton Rregulloren e Kuvendit duhet ta ketë parasysh pra që raportin e Avokatit e Popullit

mos të hedhet në votim, ngase është e palogjikshme që të hidhet në votim dhe të votojmë për apo

kundër, një raport që tregon pra për rekomandimet e këtij institucioni drejtuar institucioneve

publike për shkeljen e të drejtave të njeriut. Pra, fakti që hidhet në votim është për mua

krejtësisht i palogjikshëm si raport.

E dyta, kjo që ka ndodhur sot, ndodh në çdo raport, mirëpo atë që e kemi kërkuar vazhdimisht

është, që duhet ta kemi parasysh prapë që Avokati i Popullit do të duhej të ishte prezent edhe kur

deputetët kanë për të ngritur çështje gjatë shqyrtimit të raportit. Pra, që të jetë i pranishëm dhe të

ketë mundësinë për të bashkëbiseduar me deputetët. Kjo kërkesë ka dalë pra në shumë mandate

rresht si kërkesë e deputetëve dhe kjo do të duhej të parashihej në Rregulloren e Kuvendit.

Pra, Aleanca e përkrah këtë raport dhe i thërret institucionet që të zbatojnë rekomandimet e

Avokatit të Popullit, ngase e kanë detyrë dhe përgjegjësi. Pra, do të jemi monitorues dhe do të

flasim për secilin institucion veç e veç, qoftë në nivel lokal apo në nivel qendror të cilët bëjnë

shkelje dhe nuk respektojnë këto rekomandime të Avokatit të Populllit. Faleminderit!

KRYESUESJA: Fetah Rudi e ka fjalën në emër të LDK-së.

FETAH RUDI: Faleminerit, nënkryetare!

Desha që pas grupeve parlamentare ta marrë fjalën. Faleminderit!

E nderuar nënkryetare,

I nderuar zoti Avokat i Popullit, Naim Çelaj,

Sot këtë diskutim tim për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe për të drejtat e personave me aftësi

të kufizuar është dashur ta paraqesë nga foltorja e Kuvendit, njëjtë si shumica prej juve, po ja që

pikërisht shkelja e të drejtave dhe diskriminimi që i bëhet çdo ditë personave me aftësi të

kufizuar e bën të pamundur këtë për mua.

Mirë që deri këtu në vendin e caktuar për mua, unë të hyj, edhe pse me shumë mund dhe

vështirësi.

Me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, në Kushtetutën e shtetit tonë, janë

përcaktuar disa të drejta dhe parime, të cilat duhet të jenë të mbrojtura dhe të garantuara edhe me

ligj dhe me veprime të autoriteteve shtetërore.

Page 79: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

79

Se a po respektohen këto të drejta të njeriut në përgjithësi dhe për personat me aftësi të kufizuar

në veçanti, ku tjetër mund të dimë më mirë se në raportin e Avokatit të Popullit dhe jo vetëm. Për

gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë mësojmë çdo ditë edhe nga

vet personat me aftësi të kufizuar, organizatat e tyre dhe aktivistët të cilët raportojnë për shkeljen

e të drejtave dhe diskriminimin që u bëhet kudo dhe nga kushdo nga autoritet politike, pa

përjashtuar edhe rastet nga autoritet jopolitike.

Edhe raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe raporti për të drejtat e njeriut për Kosovën i

Departamentit Amerikan të Shtetit, tregojnë për gjendjen e jo të mirë të të drejtave të personave

me aftësi të kufizuar në Kosovë.

Duke lexuar raportin e Avokatit të Popullit hasim në shkeljet që po u bëhen personave me aftësi

të kufizuar në lidhje me realizimin e të drejtave nga skemat e pensioneve.

Personat me aftësi të kufizuar po detyrohen të enden nga kjo zyre në tjetrën, nga ministria në

gjykatë nga gjykata në ministri e që e gjithë kjo nuk po zgjidhet pa kaluar së paku dy vjet.

Tutje, sipas gjendjes në terren dhe sipas raportit të Avokatit të Popullit, shqetësuese vazhdon të

mbetet dështimi i shtetit në respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimit të barabartë, lëvizjes së

lirë, qasjes adekuate dhe pa diskriminim në shërbimet publike të personave me aftësi të kufizuar

nga mosarritja e përfshirjes së nevojave të tyre gjatë planifikimit hapësinor.

Po ashtu, nuk është shënuar ndonjë përmirësim për qasje lehtësuese në objekte, e sidomos në

objektet e institucioneve publike, ashtu siç është e paraparë në udhëzimin administrativ për

kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasje të personave me aftësi të kufizuar.

Avokati i Popullit në raportin e vitit 2019 e ka përfshirë raportin ex officio në lidhje me situatën

e personave me aftësi të kufizuar në Komunën e Gjilanit, si dhe të drejtën për aftësim dhe

punësim të tyre në institucionet publike, me qëllim që të tërheq vëmendjen e autoriteteve

kompetente për hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmerren për respektim e plotë të të drejtave

të njeriut.

Në këtë raport, Avokati i Popullit ka konstatuar se mosdhënia e një përshtatjeje apo akomodimi

të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar në përputhje me nevojat e tyre, përbën

diskriminim.

Po ashtu, Avokati i Popullit konstaton se nuk po zbatohet neni 12 i Ligjit për riaftësimin

profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar, duke mos përmbushur numrin e

nevojshëm të të punësuarve nga radhët e personave me aftësi të kufizuar.

Page 80: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

80

Tutje thuhet se institucionet publike duhet të vazhdojnë me veprime konkrete që të sigurohen

qasje në objekte arsimore, si dhe punësimi i stafit mbështetës, e sidomos asistentë personal në

mënyrë që të sigurojmë për secilin person mundësi të barabartë për t’u arsimuar sipas aftësive

dhe nevojave të veçanta të tyre.

Kufizim të lëvizjes paraqet edhe gjendja e keqe e trotuareve, shtigjeve për këmbësorë që gjendja

e tillë e pamundëson lëvizjen e lirë dhe të papenguar të qytetarëve, e në veçanti të personave me

aftësi të kufizuar.

Në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se fëmijët me aftësi të kufizuar janë ende përjetuar

vështirësi serioze dhe përballen me pengesë për gëzimin e plotë të të drejtave të përcaktuar me

ligj.

Fëmijët me aftësi të kufizuar i përkasin njërit prej grupeve më të rrezikuar të fëmijëve. Nga

ankesat e trajtuara nga Avokati i Popullit lidhur me të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar,

njëri rast kishte të bënte me mohimin e të drejtës për shkollim të fëmijëve me aftësi të kufizuar

në qendrën burimore në Pejë.

Në lidhje me këtë rast, Avokati i Popullit ka konstatuar se në këtë qendër burimore nuk ofrohen

shërbimet në pajtim me dispozitën përkatëse ligjore, e që përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve

me aftësi të kufizuar të vendosur në këtë qendër.

Rasti tjetër ka të bëjë me vlerësimin profesional të fëmijës, përkatësisht me sigurimin e

asistencës personale dhe sigurimin e transportit për fëmijët me aftësi të kufizuar në Komunën e

Prishtinës.

Në lidhje me këtë rast, Avokati i Popullit ka konstatuar se mosndërmarrja e veprimeve përkatëse

për vlerësimin profesional të fëmijëve me aftësi të kufizuar, përbën shkelje të të drejtave të

fëmijëve.

Organizatat raportojnë se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemin edukativo-

arsimor është shqetësuese, mungojnë asistentët, objektet shkollore janë të pa qasshme dhe ka

probleme serioze në realizimin e transportit shkollor.

Rasti i fëmijëve, rasti i fundit i parashtruar te Avokati i Popullit për të cilin gjatë vitit 2019 nuk

janë kryer hetime gjatë atij viti, ka të bëjë me vendimin e Doganës së Kosovës, në të cilin

ankuesit i është refuzuar kërkesa për lirimin nga pagesa e detyrimeve importuese për automjetin

e kujdestarit për personat me aftësi të kufizuar.

Page 81: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

81

Në lidhje me lirimin nga obligimet doganore për automjetet për nevojat e personave me aftësi të

kufizuar, çdo ditë haset në pengesë për realizimin e kësaj të drejte.

Kushtëzimi për të pasur patentë-shoferi dhe që automjeti të jetë i dizajnuar apo i përshtatur për

përdorim nga personat me aftësi të kufizuar, për mendimin tim dhe të komunitetit te personat me

aftësi të kufizuar, paraqet diskriminim.

Në raportin e Avokatit të Popullit thuhet se është nxjerrë edhe një opinion për Komisionin e

Pavarur për Media, në lidhje me sigurimin e qasjes në informim për kategorinë e personave me

aftësi të kufizuar të obligimit për të cilin ka konstatuar se mosdhënia e mundësisë në të kuptuarit

e kësaj gjuhe për personat e shurdhër, vlerësohet si diskriminim mbi bazë të aftësisë së kufizuar.

Për më shumë, Avokati i Popullit ka vlerësuar se ndër kategoritë që më së paku gëzojnë

respektin dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, janë personat me vështirësi në të dëgjuar. Kjo

kategori nuk është përfshirë në asnjë skemë social të përcaktuar me ligj.

Pastaj, në raport është pasqyruar edhe çështja e lirimit nga pagesa për personat e verbër në

parkingun e QKU-së, për të cilën çështje Avokati i Popullit ka konstatuar se detyrimi që personat

e verbër të paguajnë hyrjen në QKU, përbën veprim të kundërligjshëm, i cili duhet të ndalohet në

të gjitha institucionet publike.

Përfundimisht, në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2019, vlerësohet se gjendja e të

drejtave të personave me aftësi të kufizuara vazhdon të jetë...

KRYESUESJA: Edhe një minutë, ju lutem regjia, zotit Rudi!

FETAH RUDI: Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me shumë vështirësi,

sikurse në punësim, qasje në hapësirë publike dhe në institucionet publike, të transportit publik,

varfëri dhe vështirësi në realizimin e të drejtave në mbështetje financiare, të garantuara sipas

legjislacionit në fuqi.

Disa nga barrierat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në Kosovës janë edhe mungesa e

shtigjeve të prekshme, semaforët e zëshëm, publikimi dhe njoftimet të alfabetit të brailit në

institucione. Në lidhje me ankesat e qytetarëve për këtë kufizim gjatë karantinës dhe kufizimit të

paligjshëm për personat me aftësi të kufizuar, më së miri e ka dhënë djaloshi me aftësi të

kufizuar Riad Mehmeti, i cili në një mesazh të tij, pati thënë: Nëse ju duket e vështirë juve që

qëndroni në karantinë, paramendojeni se si ndjehen të gjithë e miqtë e mi që jetojnë me aftësi të

kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu për tërë jetën e tyre, të mbyllur dhe të distancuar nga

shoqëria. Faleminderit!

Page 82: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

82

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Rudi! Fjalën e ka kërkuar edhe deputeti Fikrim Damka, por

nuk po e shoh që është i pranishëm.

Atëherë, nuk ka të tjerë të lajmëruar për fjalë dhe nuk ka...

Veton Berisha e ka fjalën. Regjia, fjalën deputetit Berisha ju lutem!

VETON BERISHA: Faleminderit, nënkryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Avokat i Popullit,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Pa dashur që të përsëritëm me parafolësit dhe të mos e zgjas tepër, kujtoj që të gjitha ato që u

thanë janë konstatime të sakta.

Unë po dua ta shpreh mirënjohje ndaj qasjes së Zyrës së Avokatit të Popullit në raport me

kërkesat e komuniteteve, ku në përgjithësi ka qenë një qasje proaktive dhe vërtetë Institucioni i

Avokatit të Popullit, për komunitetet po konsiderohet që është institucioni më i besueshëm.

Edhe të gjeturat nga raporti i vitit 2019 janë të gjetura të cilat edhe neve na preokupojnë për

shkak se në atë raport konstatohet që vërtet akoma ka shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos të

komuniteteve, në këtë rast edhe të komunitetit egjiptian, dhe këto konstatime na bëjnë të

shqetësohemi për faktin që janë të gjetura që bien në përgjegjësi institucionale dhe këto duan

ndërhyrje dhe duhet të trajtohen me prioritetin më të madh.

Një prej rekomandimeve ka qenë që edhe kërkohet përfillja e rekomandimeve të Institucionit të

Avokatit të Popullit nga institucionet. Edhe unë bëj thirrje nga këtu që të gjitha rekomandimet e

Institucionit të Avokatit të Popullit, të vendosen në prioritet dhe jo vetëm të merren si të tilla dhe

të mos të jenë më të diskutueshme.

Andaj, unë vetëm po dua që t’i përmend disa prej të gjeturave të cilat janë të evidentuara. Akoma

komunitetet nuk kanë qasje në institucione publike, mohohet e drejta në arsim, e drejta e mohuar

në punësim ekziston akoma te komunitete.

Gjendja e fëmijëve në rrugë është evidente dhe është e dukshme në secilin rast dhe edhe ky është

konstatim që është ka vërehet dhe nuk ka asnjë reagim prej asnjë institucioni në parandalimin e

kësaj dukurie.

Dukuria e lypësisë te fëmijët, po edhe te personat e tjerë e cila është dukuri vërtet e dyshimtë për

neve, dhe unë mendoj që institucionet duhet ta trajtojnë me prioritet këtë çështje dhe të merren

më saktë, në mënyrë që të evidentohet se çfarë ndodh me këtë kategori dhe qysh organizohen.

Page 83: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

83

Një shkelje tjetër është mohimi i së drejtës në skemën në sociale, ku pa arritjes së moshës pesë

vjeç, ju ndalohet familjeve në gjendje të rëndë ekonomike skema sociale, dhe unë e konfirmoj që

është njëra prej shkeljeve më elementare të të drejtave të njeriut, sepse secila familje pas arritje

së kësaj moshe, normalisht që do të ketë nevoja më të mëdha, sidomos në vazhdimin e procesit të

mësimit.

Andaj, kjo shkelje pikërisht në momentin kur fëmijët fillojnë të ngritën në nivelin e edukimit më

lartë, iu pamundësohet dhe nuk u jepet ndihma sociale.

Po ashtu ka dukuri të shëmtuar të cilat kanë ndodhur edhe nga institucionet edhe nga individë të

caktuar për shkak të përkatësisë etnike të njerëzve dhe janë të evidentuara dhe janë publike ato.

Dhe një prej çështjeve të evidentuara në raport është pamundësia në vendimmarrje. Domethënë,

komunitetet, sidomos në nivelet lokale e kanë të pamundshme dhe ka shumë shpesh mohime të

mundësisë për vendimmarrje në politikat lokale.

Unë mendoj që e kemi diskutuar në njërin prej komisioneve edhe me Avokatin e Popullit dhe

mendoj që do të ishte e udhës dhe është një praktikë e mirë që në kuadër të Avokatit të Popullit

të krijohet një departament i cili do të merrje me komunitete, me problemet e komuniteteve dhe

me çështjet që janë kryekëput për komunitetet. Për një arsye, për shkak se vet kërkesat edhe

numri i madh i rasteve që trajtohen në Zyrën e Avokatit të Popullit e pamundësojnë veprimin e

shpejtë dhe vërtet deri te arritja e të drejtave të këtyre personave të cilët ankohen, merr kohë

shumë.

Andaj, do duhej që avokati aktual ta ketë parasysh një mundësi të tillë, sepse besoj që nuk ndonjë

pengesë ligjore që të krijohet një departament i cili do të merrej kryekëput me çështjet e

komuniteteve, dhe mendoj se në këtë formë do të ndihmoheshin edhe institucionet dhe zgjidhja e

problemeve edhe në sistemi e drejtësisë. Pra, do të ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe nga

Zyra e Avokatit të Popullit.

Unë si anëtar i Grupit Parlamentar Nisma-AKR bëj thirrje që të mbështet raporti dhe si i tillë të

tërheq vëmendjen e institucioneve që të jetë sa më i implementueshëm. Faleminderit!

KRYESUESAJ: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Vlora Limani-Hajnuni.

VLORA LIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, kryesuese! Faleminderit për fjalën!

Ne e pamë që ky raport flet për shkelje të të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe për shkelje të të

drejtave në baza gjinore ose në pabarazinë gjinore, sidomos pabarazi në aspektin e përfshirjes së

grave në pozita vendimmarrëse dhe në pabarazi në aspektin e përfaqësimit në lista zgjedhore dhe

Page 84: Kuvendi - Skupština - Assembly · 2020. 12. 4. · Ky zëvendësi i dytë madje gjatë prononcimit deklaron se Lista serbe ka përkrahjen e ... 10 shtator 2020 se respekton plotësisht

84

pabarazinë e grave në aspektin e renditjes në këto lista zgjedhore, sidomos në nivelin komunal

gjatë zgjedhjeve komunale.

Gjithashtu, flet edhe për shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta,

ndërsa kur flet për një mungesë të ofrimit të shërbimeve sociale nga institucionet e shtetit, një gjë

është faktike. Shërbimet sociale që nga koha e decentralizimit të këtyre shërbimeve, në mënyrë të

padrejtë janë atakuar komunat duke iu bartur përgjegjësitë, por jo edhe buxheti.

Në këtë formë, tani e disa vite kemi ngecje të ofrimit të këtyre shërbimeve nga institucionet e

shtetit, duke bërë që shtresa të caktuara të shoqërisë të privohen nga e drejta për të marrë

shërbimet e nevojshme dhe esenciale që janë shërbime sociale për ta.

Prandaj, rekomandimet e këtij institucioni, gjegjësisht Institucionit të Avokatit të Popullit, duhet

të trajtohen specifikisht nga të gjitha institucionet e shtetit, sidomos ato që kanë të bëjnë me

shërbime sociale.

Andaj, mendoj që shteti duhet t’i rregullojë këto shërbime dhe komunave krahas përgjegjësive

duhet tua rregullojë edhe mundësitë buxhetore. Tani disa seanca, ne kemi kërkuar miratimin ose

plotësim-ndryshimin e Ligjit për financa dhe pushtetit lokal, dhe në këtë ligj duhet të parashihet

një grant specifik, i cili i rregullon këto shërbime dhe ofron mundësinë për komuna që këto

shërbime të ofrohen për njerëz dhe shtresa të cilat e kanë të nevojshme që t’i marrin këto

shërbime. Faleminderit!

KRYESUESJA: Ju faleminderit! Nuk ka deputetë të tjerë të lajmëruar për fjalë dhe ky raport nuk

mund të vendoset në votim për shkak se gjithsej janë të pranishëm vetëm 43 deputetë.

Për dy pikat e fundit të mbetura, po ashtu nevojitet votimi dhe për pikën e 13 nuk është i

pranishëm as kryetari i Komisionit Funksional, zoti Endrit Shala, që ta paraqesë raportin.

Rrjedhimisht, duhet t’i ndërpresim punimet e kësaj seance. I lus shefat e grupeve parlamentare që

të kontaktojnë, qoftë me kryetaren, qoftë të tregojnë se kur do të jenë në gjendje që t’i sjellin

deputetët dhe të kemi kuorum.

Përndryshe, s’ka kuptim kështu dhe po ashtu, më lejoni që të gjithëve t’ua tërheq vërejtjen që të

mos kemi raste që deputetët të vijnë të nënshkruajnë dhe të dalin prej sallës, sepse qysh sot do të

kërkoj që të fshihen emrat e atyre që vepruan në këtë mënyrë, por të mos përsëritet. Ju kisha lutur

për kujdes!

Faleminderit dhe natën e mirë!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë