kuvendi - skupština - assemblykuvendikosoves.org/uploads/data/sessionfiles/2020_02_03... · 2020....

93
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 3 SHKURT 2020 SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 3. FEBRUARA 2020. GODINE SHKURT - FEBRUAR 2020

Upload: others

Post on 24-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

Republika e Kosovës

Republika Kosovo - Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

T R A N S K R I P T

I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,

E MBAJTUR MË 3 SHKURT 2020

SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,

ODRŽANE 3. FEBRUARA 2020. GODINE

SHKURT - FEBRUAR

2020

Page 2: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

2

Rendi i ditës

1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Dnevni red

2. Izbor Vlade Republike Kosova.

Page 3: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

3

Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Glauk Konjufca.

KRYETARI: Të nderuar deputetë,

Të nderuar mysafirë,

Së pari ju kërkojmë falje për vonesën,

Përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova,

Komandant i KFOR-it, Michele Risi,

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Kosnet,

Ambasadorë dhe përfaqësues të zyrave diplomatike të akredituar në Kosovë,

Përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovë,

Kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës,

Të gjithë ju të tjerët të pranishëm në këtë seancë, si dhe ju të nderuar përfaqësues të mediave.

Konstatoj se në seancë janë të pranishëm 103 deputetë, që nënkupton se janë përmbushur kushtet

për mbajtjen e kësaj seance.

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se në seancën konstituive të Kuvendit, të mbajtur më 26 dhjetor të vitit 2019, kanë

munguar nëntë deputetë për ta dhënë betimin e tyre dhe, me këtë rast dua të bëj një sqarim.

Sipas nenit 10, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit, deputeti që mungon në mbledhjen

konstituive të legjislaturës kur bëhet betimi, thuhet që betimin e bën në mbledhjen e radhës.

Andaj i njoftoj deputetët, të cilët nuk e kanë dhënë betimin në seancën konstituive të datës 26

dhjetor dhe këta janë: Uran Ismajli, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj,

Behgjet Pacolli, Endrit Shala dhe Kujtim Gashi, e që sot janë të pranishëm në këtë seancë, që të

ngrihen në këmbë për ta dhënë betimin.

Ju e dëgjoni tekstin e betimit që do ta lexoj unë dhe në fund e shqiptoni fjalën “Betohem!”.

Teksti i deklaratës është:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta

kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës

dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e

kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit

institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e

vendit dhe me standardet evropiane. Betohem!”

Ju lus që personalisht ta nënshkruani tekstin e betimit dhe t’ia dorëzoni këtë shërbimit të

deputetëve. Ju dëshiroj mirëseardhje dhe ju dëshiroj punë të mbarë në Kuvend!

Page 4: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

4

Të nderuar deputetë,

Ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur më 31 janar të këtij viti, me kërkesë të

zotit Albin Kurtit, kandidat për kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

ka vendosur që seanca plenare të mbahet më 3 shkurt dhe me këtë rend dite:

1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar deputetë,

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 95 të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, me dekretin numër 05-2020, të datës 20 janar të këtij viti, zotin Albin

Kurti ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër për ta formuar Qeverinë

e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast e ftoj kandidatin e propozuar për kryeministër të Republikës së Kosovës, zoti Albin

Kurti, që para deputetëve të Kuvendit ta paraqesë përbërjen e Qeverisë për miratim dhe prej këtij

momenti unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës ia kaloj fjalën që ta udhëheqë këtë seancë

nënkryetares së Kuvendit, zonjës Arbërie Nagavci. Faleminderit!

ALBIN KURTI: Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Shkëlqesi, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë,

Kryetarë të komunave,

Familje të dëshmorëve,

Uvaženi poslanici,

Sajen milet! Vekinleri!

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni t’ia filloj prej asaj që është më e rëndësishmja: programi ynë qeverisës, për të cilin

ekzistojmë ne edhe si përfaqësues, e së shpejti edhe si qeveri.

Programi i plotë do të publikohet në faqen zyrtare, por unë këtu po shpalos një pjesë të tij.

Kemi një program, i cili adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë program ne

jetësojmë premtimet e 6 tetorit, të kësaj dite që shënoi ndryshimin e madh politik në vend, e të

cilin ne sot po e institucionalizojmë së bashku me qeveri të re.

Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike.

- Ashtu edhe siç po e shihni, prapa meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 sa ishin më herët.

Page 5: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

5

- Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Pra, më pak shpenzime

në poste e në privilegje që të shpenzojmë më shumë në projekte zhvillimore.

- Do të departizohen e depolitizohen agjencitë dhe ndërmarrjet publike. Do të reduktojmë e

ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm të performansës për të rregulluar

cilësinë e për të matur suksesin dhe dështimin.

- Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të bazuar në

performansë dhe rezultate.

Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Për të ndalur migrimin masiv, për të

nxitur punësimin e për të rritur produktivitetin na duhet një program që nxit zhvillimin

ekonomik, prandaj:

- Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë në tërësi, me fokus të veçantë ndihmën për

ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe industritë prodhuese. Ndërmarrësit i shohim si partnerë

kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik.

- Do të nivelojmë garën për bizneset, duke hequr monopolet dhe duke eliminuar evazionin fiskal.

Në Kosovë sot ka më shumë treg të zi e të hirtë, se sa treg të lirë. Këtë do ta ndryshojmë.

- Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e të rrisin punësimit do të mbështetet përmes Fondit

zhvillimor, kurse qeveria do të punojë në zgjerimin e tregut për të rritur eksportet.

- Do të rrisim konkurrueshmërinë në prokurimin publik dhe cilësinë në punë publike, duke rritur

transparencën dhe duke përmirësuar kriteret në dhënien e kontratave.

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të transformohet në një agjenci

brenda Qeverisë.

- Do të themelohet Fondi Sovran, i cili do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës

së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar investime të jashtme dhe qasje në tregje të

huaja të kapitalit.

- Do të marrim masa, të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve e të grave në veçanti.

Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat.

- Do të themelojmë Fondin Zhvillimor, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për ide inovative.

Page 6: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

6

- Do ta fuqizojmë Fondin e Kosovës për garanci kreditore që të rrisim kreditimin për kompanitë

vendore.

- Do të jetësojmë Grantin e katërt për komuna për investime kapitale.

- Do të bashkojmë Administratën Tatimore (ATK) dhe doganat në një agjenci të vetme që të

kalojmë mbledhjen e TVSH-së nga kufiri në brendi të territorit për të hequr ngarkesën që kanë

bizneset sot.

Pra, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, më shumë garë të drejtë e pa favore, pa

monopole e pa evazion fiskal, e më shumë mbrojte e qasje në tregje për bizneset që të nxisim

zhvillimin e të rrisim punësimin.

Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit. Për punëtorët më shumë të drejta dhe mbrojtje

ligjore të garantuar.

- Programi “8 orë punë” do të promovojmë punën 8 orë në ditë - 40 orë në javë për punëtorët.

Për ta arritur këtë synim, do ta shtojmë numrin e inspektorëve të punës deri në 400.

Paga minimale e orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe dinjitetin e punëtorit.

Buxheti 3 miliardë euro.

- Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës,

duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve

publike në Bruto Produktin e Brendshëm.

Programi nacional i kursimeve.

- Do të niset një Program Nacional i Kursimit katërvjeçar, nëpërmjet të të cilit do të reduktohen

shpenzimet e luksit publik dhe do të evitohen të gjitha shpërdorimet financiare.

Do të jemi qeveri për bujqësi.

Bujqit e fermerët tanë nuk janë lypsarë. Ata janë punëtorë të zellshëm që punojnë shumë e

fitojnë pak. Mbështetjen duhet ta marrin ata që prodhojnë.

- Ne do të riorganizojmë plotësisht skemën e subvencioneve dhe skemën e granteve, bazuar në

kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke u bazuar në produktivitet (sasi të prodhimit), e jo

në sipërfaqe, në mënyrë që të përkrahet rritja e produktivitetit dhe në bashkëpunim me sektorin

financiar, do të themelohet Fondi për Sigurime Bujqësore.

Page 7: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

7

- Do të investojmë në sistemet e ujitjes së tokave bujqësore.

- Do të lehtësohet qasja në fonde për bujq nëpërmjet rritjes së mbulueshmërisë së kredive nga

Fondi për Garantim të Kredive.

- Do të ndërtohet një skemë për subvencionim të normave të interesit për kreditë.

- Do të ketë një plan konkret që siguron çmimet minimale për produkte bujqësore nga ana e

shtetit, pra një çmim dysheme, ku Ministria e Bujqësisë brenda një periudhe gjashtëmujore vjen

me një plan konkret, përfshirë kulturat bujqësore, për të cilat aplikohen çmimet referente.

Pra, më shumë subvencione e grante që shkojnë te fermerët e vërtetë e jo fiktivë, më shumë

ndihmë për të kultivuar produktet, më shumë qasje në financa e më shumë tregje e garanci për

shitje e më shumë siguri në ushqim.

Do të jemi qeveri për teknologji informative.

Të rinjtë tanë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Aftësive e talenteve të tyre duhet t’u ofrojmë

hapësirën për zhvillim, prandaj:

- Qeveria e re do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës, në mënyrë që ata t’u

përshtaten trendeve të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.

- Do ta krijojmë Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studentëve të dalluar.

- Do të themelojmë qendra të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme dhe joshëse për

kompanitë ndërkombëtare dhe vendore.

- Ligjet do t’i harmonizojmë me ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ligjet për privatësi të

të dhënave dhe sigurinë kibernetike.

- Do të ofrojmë politika stimuluese për institucionet e teknologjisë, kompanitë e reja (“start-up”),

si dhe kompanitë ekzistuese që merren me teknologji.

Do të jemi qeveri për ruajtjen e ambientit.

- Zhvillimi ynë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm të qytetarëve.

Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore.

- Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve nga degradimi dhe

investimet për gjelbërim e ripyllëzim.

Page 8: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

8

- Do të sigurohemi që të kemi shfrytëzim racional të pyjeve krahas pyllëzimit të vazhdueshëm.

- Do t’i mbrojmë burimet ujore. Në Kosovë sot ajri shihet e uji s’pihet. Dikur njerëzit kanë pirë

ujin e lumenjve direkt, sot nuk munden as të lahen. Bagëtia nuk e pinë më ujin e lumenjve në

Kosovë. Duhet ta pastrojmë Kosovën.

- Do të përfundohen projektet për trajtimin e ujërave e të zeza dhe do të investojmë në

menaxhimin e mbeturinave, në mënyrë që mos të kemi deponi të hapura që e rrezikojnë jetën e

qytetarëve.

Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri dhe paqe.

Siguria e jashtme do të jetë prioritet:

- Do të bëhen përgatitjet për avancim të FSK-së drejt ushtrisë në kohë optimale dhe përgatitjet

për anëtarësim në NATO.

- Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, dogana dhe Njësi të Inteligjencës Financiare

do të jetë prioritet.

- Shteti i së drejtës duhet të garantojë barazinë para ligjit. Drejtësia jonë duhet të jetë e pavarur, e

paanshme dhe profesionale. Ne do të heqim ekzekutivin brenda drejtësisë e mbi drejtësinë. Me

qeverisjen tonë s’do të ketë as individ e as parti e as kompani më të fuqishme se shteti. Do ta

ndalojmë korrupsionin në institucione, do ta luftojmë korrupsionin në shoqëri.

- Do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit në sistemin e

drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë vetingun dhe krijimin e institucioneve të veçanta për

luftim të korrupsionit. Vetingu fillimisht do të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm.

Procesi i vetingut do të kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për vetingun

e parë të përgjithshëm është 24 muaj.

- Do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave dhe do të shuhen ato që konsiderohen të

panevojshme për t’i hapur rrugë themelimit të “Zyrës Shtetërore të Hetimeve”, në përputhje me

parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, si dhe

- Do të miratohet ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili do të

marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të vendeve perëndimore.

Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm.

Page 9: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

9

- Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do t’i fillojmë

përgatitjet për shërbimin obligues ushtarak. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tremujore, i cili

do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.

Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës.

- Do të miratohet Ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe

agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i cili e mbështet Prokurorinë në

dokumentimin e krimeve të luftës. Nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe

ndërkombëtar, do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

për krimet e kryera në Kosovë.

Do të jemi qeveri e arsimit e për arsimin.

Zhvillimi ynë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar. Për të bërë këtë duhet të sigurohemi

se në shkollat tona kemi cilësi, e në fakultetet tona kemi përputhje të programeve me kërkesat e

tregut. Çdo i katërti i ri në Kosovë nuk është as në punë e as në shkollë. Më shumë se gjysma e

atyre që punojnë, këtë e bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punon në profesion dhe as

10% nuk bëjnë punë që lidhen me profesionin e tyre.

Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zot, po i ik truri vendit tonë. Në vendet e varfra ka më

shumë njerëz të tejkualifikuar, pikërisht pse nuk e kanë të lidhur arsimin me ekonominë, nuk e

kanë urëzuar hendekun e shkathtësive, dhe kanë përfunduar me papunësi të lartë dhe varfëri të

gjerë.

Prandaj, një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia, e kjo është lidhja e arsimit

me ekonominë.

- Ministria e Arsimit do të riorganizohet për të rritur funksionimin dhe efikasitetin.

- Do të investohet në modernizimin e infrastrukturës në arsimin e lartë.

- Do të investohet në kabinete, laboratorë e biblioteka.

- Do të bëhet vlerësim i plotë i kurrikulave arsimore për të mundësuar mësim-nxënie dhe

mësimdhënie më të lehtë dhe më efikase.

- Në këtë drejtim, do të fuqizohet Instituti Pedagogjik në krijimin e kapaciteteve në zhvillimin

dhe mbikëqyrjen e vlerësimin e rregullt të zbatimit të kurrikulave.

Page 10: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

10

- Do të ndihmohen komunat në planifikimin dhe ndërtimin e rrjetit të institucioneve

parashkollore që të rrisim pjesëmarrjen në arsim parashkollor deri në 50% deri në vitin 2022.

- Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla, me përfshirje më të madhe të komunitetit dhe me rol

më të fuqishëm të drejtorit të shkollës.

- Do të rishikohet Ligji për arsimin e lartë.

- Do të investohet në sigurimin e pavarësisë së plotë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

- Do të rithemelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës si dhe do të zhvillohet dhe fuqizohet Fondi

Kombëtar i Shkencës për të mbështetur projekte shkencore mbi baza të konkurrencës dhe

prioriteteve kombëtare që i ka shteti ynë.

- Do të zhvillohet “Fondi i Ekselencës”, i cili do të mbështesë kuadrot premtuese me orientim në

shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë

vendit.

Do të jemi qeveri për shëndetësi.

Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund t’i mohohet asnjë qytetari,

pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton, prandaj:

- Do të rritet buxheti për të siguruar furnizimin 100% me barna nga Lista esenciale e barnave.

- Do të rritet buxheti në 50 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për modernizimin e

klinikave për të ofruar shërbimeve cilësore.

- Dhe, pas shumë vjetëve pritjeje e ankthi, qeveria do të bëjë funksional Fondin brenda dy

vjetëve të para të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve

teknike të Fondit dhe funksionalizmin e Sistemit Informativ shëndetësor, si kusht kryesor për

fillimin e punës së Fondit.

- Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet Instituti për Nënën dhe Fëmijën,

ku do të hyjnë të gjitha klinikat që lidhen me nënën dhe fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe

Sëmundje Kardiovaskulare.

Do të jemi qeveri për politikat sociale.

Page 11: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

11

Vendi ynë është i varfër, e nga varfëria nuk dalim dot nëse ata që janë në fund nuk përparojnë.

Progresi ynë shoqëror duhet të ndahet, duhet të shpërndahet. Askush nuk do të mbetet mbrapa.

Kur edhe punon, por nuk e ngop dot familjen me bukë, ky është mjerimi nga i cili duan të

arratisen njerëzit.

- Kjo qeveri do të synojë të kthejë sensin e barazisë në shoqëri.

- Do të ndërmerret një reformë gjithëpërfshirëse e politikave sociale, e cila do të rezultojë me një

definim të qartë të kritereve për skemat sociale dhe do të jetësohen shtesat për fëmijë.

- Banimi do të bëhet i përballueshëm. Institucionet shtetërore do të përfshihen në ndërtimin e

banesave që do të jenë të përballueshme për familjet e reja dhe familjet në nevojë që nuk mund të

përballojnë blerjen e banesave me kushte të tregut.

- Do të ndërmerret një reformë e përgjithshme e skemave pensionale për t’i bërë këto skema më

të qëndrueshme.

- Do të aplikohet rimbursimi për familjet me të ardhura nën 5.000 euro në vit.

- Do të intensifikojmë dialogun social për përcaktimin e pagës minimale.

Do të jemi qeveri e kulturës e për sportin.

Ne mund të investojmë shumë në Ministri të Punëve të Jashtme, në ambasada e në konsullata,

por shpeshherë më shumë njohje, përveçse reputacion, na sjellin medaljet e sportistëve e të

artistëve se sa diplomatët.

- Do të ndërtojmë Teatrin e operës dhe baletit.

- Do të themelojmë Muzeun e Krimeve të Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të Arteve

Bashkëkohore.

- Do të rrisim subvencionet dhe do të avancojmë diplomacinë kulturore.

- Do të financojmë projektet e qendrave multifunksionale sportive.

- Do të investojmë në Qendrën Nacionale të Sportit në Prishtinë si dhe

- Mbështetje financiare për klubet garuese në garat ndërkombëtare.

Page 12: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

12

Do të jemi qeveri për infrastrukturë:

Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të jetë në shërbim të

shteteve të tjera, si rrugë transit për të dalë në një shtet tjetër, por duhet të jetë e integruar me

ekonominë tonë.

- Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të mbyllura, që do të na lidhin

kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e

lidhur me ekonominë nacionale. Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-

Shkodër, si dhe funksionalizimin e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës.

Do të jemi qeveri për energji.

Çdoherë të vetëdijshëm për ambientin, ne duhet të shfrytëzojmë resurset tona me përgjegjësi dhe

vetëm si zgjedhje të fundit në shërbim të zhvillimit ekonomik.

- Do të përdorim fuqinë energjetike dhe minerale në shërbim të zhvillimit ekonomik, por gjithnjë

duke mbrojtur ambientin.

- Do të arrijmë cakun prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga burimet e ripërtëritshme në bruto

konsumin final të energjisë.

- Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri për të arritur komplementaritet

në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike për të mundësuar

një treg konkurrues, transparent, jodiskriminues dhe i orientuar drejt konsumatorit.

Do të jemi qeveri për mërgatën.

Mërgata jonë është jashtë shtetit, por brenda kombit.

(Deputetja Ganimete Musliu ia vendos në sako një emblemë)

Faleminderit, deputete Musliu!

Ata janë pasuria jonë e pashtershme që financuan luftën çlirimtare e që mirëmbajnë paqen

sociale.

- Ne do të rrisim pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Do të inkurajojmë dhe garantojmë

investimet e tyre.

Page 13: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

13

- Do të lehtësojmë votimin dhe do të rrisim komunikimin përmes Këshillit Konsultativ të

Diasporës.

- Do të kemi politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveri e integrimit në BE.

- Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe standardet

ndërkombëtare në fushën e diplomacisë.

- Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu

çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit, suksesionit të ish-Federatës

Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy

shteteve.

- Me Serbinë do ta kthejmë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik e politik.

- Jam i gatshëm të udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë. Do të kem ekip gjithëpërfshirës

për bisedime, në kuptimin politik, etnik, shoqëror dhe profesional.

Nuk konsideroj që jam as më i mençuri, as më i dituri dhe as më i guximshmi në këtë shtet. Dhe,

jam ai që jam, për shkak se jam bashkë me të tjerët.

Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Dhe, sot, ndodhem, të nderuar deputetë,

këtu para jush, plot 23 vjet si opozitar dhe sot, këtu më ndan vetëm një votim juaji nga

përfundimi i karrierës sime politike, të tillë çfarë njihej e dihej deri tani. Ata që më kanë dashur

si opozitar, besoj se do të duhej të më duan edhe tash si qeveritar. Ata që nuk më kanë dashur si

opozitar, e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën. Ju faleminderit!

Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, zonja Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Zoti Kurti, ju falënderoj për ekspozenë tuaj dhe tani ftoj kryetarët e grupeve

parlamentare të shfaqin qëndrimet e tyre eventuale.

E ftoj përfaqësuesen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zonja Fatmire Mullhaxha

Kollçaku.

FATMIRE MULLHAXHA-KOLLÇAKU: Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

E nderuar nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar kryeministër, zoti Albin Kurti,

Page 14: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

14

Të nderuar diplomatë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, dhe ju

përfaqësues të medias.

Ajo çfarë ne si Vetëvendosje kishim për të thënë sot, në pjesën më të madhe u tha në ekspozenë e

kryeministrit. Prandaj, me këtë rast, në një seancë me karakter solemn unë do t’ ju adresohem

vetëm me një fjalë përshëndetëse. Pra, kjo seancë sot është një ngjarje historike në Kosovën e re,

në Kosovën pas pavarësisë, sepse për herë të parë opozita ka fituar dhe ky është vullneti i

qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot kemi për të votuar Qeverinë Kurti dhe koalicionin që

aq shumë e pritën qytetarët e vendit tonë. Më 6 tetor qytetarët vendosën, duke na folur qartë për

kahun që duan t’i japin vendit, porosia e tyre sot po vihet në vend. Me besimin se kjo do të jetë

qeveria e prosperitetit, politik dhe zhvillimit ekonomik, ftojmë deputetët e Kuvendit ta

mbështesin dhe ta votojnë. Pra, derisa 6 tetori 2019 tashmë do të jetë një datë e shënuar në

historinë më të re të Kosovës, ajo që na pret në vitin 2020 është po aq e rëndësishme, sepse

fitorja jonë është vetëm mundësia për të bërë ndryshimin që e kemi kërkuar, e ky ndryshim duhet

të bëhet duke formuar qeverinë e re. Ju falënderoj dhe ju ftoj që ta votojmë dhe të ecim përpara

drejt fitoreve të reja.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kollçaku-Mullhaxha!

E ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotin Arben

Gashi.

ARBEN GASHI: E nderuar kryesuese e seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar kandidat për kryeministër,

Mysafirë dhe të ftuar,

Sot ne po fillojmë një epokë të re, një proces të ri si rezultat i një bashkëpunimi, edhe pse jo i

zakonshëm, në mes një partie të qendrës së majtë dhe një partie të qendrës së djathtë, rezulton

nga një proces zgjedhor, por paraprakisht nga një proces bashkëpunues opozitar.

Pas një periudhe të gjatë të bashkëpunimit dhe të koordinimit në Kuvendin e Kosovës hymë në

një fushatë zgjedhore si dy subjekte politike ndaras, me programet tona ndaras dhe me kandidatët

tanë për kryetar të Qeverisë. Kemi pasur një proces zgjedhor shumë të mirë dhe, po ashtu, ka

rezultuar me zgjedhje dhe përzgjedhje të qytetarëve të Kosovës sipas bindjeve të tyre politike. E

rëndësishme është se në këtë proces zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje historike në zgjedhje.

Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është jashtëzakonisht i lartë, që tregon për vullnetin e

qytetarëve të Kosovës për ndryshim.

Ne si parti e qendrës së djathtë për herë të parë kemi garuar me një grua për kryeministre, e cila

në frymën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të ndërtuar dhe të ideuar nga presidenti Rugova,

drejtoi një fushatë model dhe arriti të kemi një rezultat shumë të mirë.

Page 15: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

15

Sot kemi një program qeveritar të koordinuar, i cili i ka të gjitha fushat e mbuluara, duke filluar

nga siguria dhe sundimi i ligjit, vazhduar me sigurinë e jashtme që ka të bëjë me Forcën e

Sigurisë së Kosovës, pastaj në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, mirëqenies sociale,

zhvillimit ekonomik, transportit, e tjerë. Pra, ky program i koordinuar dhe i hartuar bashkërisht

në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është një program

plotësisht i darkorduar dhe faza finale ka qenë ndarja e përgjegjësive politike në procesin e

drejtimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo ndarje e përgjegjësive normalisht që nuk është e

lehtë, sepse këndvështrimet tona, edhe politike, po edhe ato qëndrimet statutare si parti e djathtë

apo parti e majtë, normalisht që reflektojnë edhe në përgjegjësitë individuale. Por, sot jemi para

jush me një program të koordinuar, jemi para jush me një listë për ministra shumë të mirë dhe

jemi para jush të kërkojmë besimin dhe votën tuaj për Qeverinë e re.

Pra, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike

të Kosovës ju ftoj që ta votoni këtë koalicion qeveritar dhe të fillojmë një fazë të re të qeverisjes

së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Gashi! E ftoj kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë

Demokratike të Kosovës, zotin Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

Ne dëgjuam këtu ekspozenë nga mandatari për kryeministër të Qeverisë së Republikës së

Kosovës, po si deputetë nuk kemi program dhe për programin sigurisht se nuk mund të

diskutojmë në detaje derisa të njëjtin ta kemi.

Përtej kësaj, ne nuk e pamë as përbërjen e Kabinetit të mandatarit për Qeverinë e Republikës së

Kosovës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës sigurisht se janë të përgatitur

për këtë seancë, i kanë të përgatitura diskutimet e tyre dhe pas diskutimeve të Grupit Parlamentar

të Partisë Demokratike, Partia Demokratike e ka qëndrimin e vet në raport se si do të votojë dhe

sigurisht, edhe një element shtesë, se do ta them edhe në fjalimin që do ta kem, për një arsye që

mua personalisht, po edhe të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së e bën të mos e

votojmë, është pabesueshmëria në ekspozenë që u tha. Veç një çështje po e them dhe po e

përfundoj që t’u lë radhë diskutimeve.

Premtimet që u dhanë nuk ka ekonomist në këtë sallë edhe jashtë kësaj salle që mund t’i

akomodojë brenda buxhetit 3 miliardësh, e pamundur. Prandaj, le të dalë, nuk po flas në këtë rast

veç si opozitar, por le të dalë një ekonomist edhe brenda Grupit të Vetëvendosjes apo brenda

LDK-së dhe që mund ta argumentojë që të gjithë këto premtime t’i akomodojë brenda një

buxheti 3 miliardësh, unë atëherë seriozisht do t’ia bëj shumë pyetje vetes.

Page 16: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

16

Prandaj, deputetët e Grupit Parlamentarë të PDK-së do t’i kenë diskutimet e veta dhe në fund,

mbi bazën e atyre diskutimeve do të jetë edhe qëndrimi ynë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hamza. Për informatën tuaj, zoti Kurti e paraqiti ekspozenë e

tij dhe sigurisht përbërjen e ekipit qeverisës do ta prezantojë menjëherë pas fjalës së shefave të

grupeve parlamentare. Ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të AAK-së, zonja Haxhiu, po?

TEUTA HAXHIU: E nderuar kryesuese e Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Pyetja jonë në radhë të parë është, a ka dhënë dorëheqje zoti Konjufca apo jo? Këtë ende nuk po

e dimë. Jo, po deklarohet.

Atëherë, sa i përket fjalës së Albin Kurtit gjatë gjithë kohës me vëmendje e dëgjuam, çfarë na

kujtoi ishin video lojërat e tij të ditëve të fundit, kur nuk takoheshin me Isa Mustafën apo kur

takoheshin për të mos u takuar, apo kur dakordoheshin për të mos u dakorduar. Ujdi monarkësh e

ogur fatkeq ishte rrëfimi i ditëve të fundit, momenti kur e pati quajtur vetëm pak ditë më parë

largimin e Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit, më i eturi për pushtet i ditëve tona,

Albin Kurti, i cili për të arritur synimet e tij, madje me një ego të papërmbajtur, është në gjendje

të sakrifikojë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Për vendimin e Kuvendit të datës 26 dhjetor 2019 u deklaruan disa herë figura më të larta të

Vetëvendosjes, madje të bindur 100%, që nuk do të ketë dorëheqje. Po i citoj disa, duke filluar

nga vetë Albin Kurti: “Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin

2019...”

KRYESUESJA: Zonja Haxhiu, të kisha lutur që të përmbahesh te çështja për të cilën jemi sot

këtu e të koncentroheni ju lutem te ekspozeja! Do të ishte mirë për ju dhe të tjerët.

TEUTA HAXHIU: E nderuar spikere, të lus, të kesh kujdes! A jeni në vitin 2019, pyetja ime

është, apo cili vit është për ju sot? Këto ishin fjalët tuaja. Për të vazhduar me Albulenën, po citoj:

“Vullneti i 75 deputetëve nuk do të kthehet, e para është përmbysje e vullnetit të qytetarëve,

është tallje me institucionin më të lartë, Kuvendin”. A është tallje apo jo, Albulenë?

Arbëria: “Në këtë vend duhet të veprojmë si njerëz të pjekur dhe me përgjegjësi, shkarkimi nuk

na garanton që ecim përpara”. A ju garanton apo jo? A jeni pjekur sot?

Liburni: “Nëse aludohet që dy persona të ulen në një tavolinë në mënyrë arbitrare, mbase si dy

diktatorë, të bisedojnë për shkarkimin, kjo është fyerje për vetë institucionin”. Edhe zyrtarë të

tjerë, por pyetja është a është fyerje apo jo. Bahtiri, megjithatë: “Pazare nuk bëjmë”. A janë

pazare, zoti Bahtiri? Edhe pse, nuk është këtu. A janë pazare apo jo, atëherë? Dëgjoni me

Page 17: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

17

vëmendje, kisha dashur përgjigjen tuaj. Ua jepni mediave, ndoshta. “Proces që nuk kthehet”,

kishte zyrtarë të tjerë të gjitha këto të cituara të bindur 100% zyrtarët e Vetëvendosjes. I dirigjuar

e i mbajtur peng për muaj me radhë nga dikur, citoj, “argati i Serbisë”, në “profesor të nderuar” e

këmbëngulës për të shkelur të gjitha parimet e shpikura, kundërshtari...

KRYESUESJA: Zonja Haxhiu, ua tërheq vërejtjen edhe një herë, të lutem të përmbahesh në

diskutimin për temën për të cilën jemi sot këtu. Fokusohuni te ekspozeja e kandidatit.

Faleminderit!

TEUTA HAXHIU: ...duke i gëlltitur fjalët dhe shkelur parimet tashmë synon kreun e ekzekutivit

kosovar. Në fakt, monarku është vetë Albini, që me sjellje gjithnjë arrogante dhe fjalët e veta të

përtypura deligjitimoi institucionin demokratik me marrëveshjen apo ujdinë e tij monarkiste, që e

bëri kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vijë vetë në pushtet, njëjtë siç e bëri kurban

edhe Isa Vjosën. Dy protagonistët e kësaj loje, që zgjati muaj të tërë, më në fund synojnë që u

dakorduan duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve që besuan më 6 tetor, të cilët haptazi e kanë parë

lojën pingpong të tyre këto ditë, sepse e ngritur dhe e përkushtuar nga një mosbesim i skajshëm

për muaj të tërë, kjo Qeveri duket se javët do t’i ketë të shkurtra, sepse jeta, cilado qoftë ajo, në

secilën sferë ndërtohet me besim reciprok.

Ne jemi shumë të sigurt dhe kam bindjen e plotë se këto pazare dhe këto lojëra, tashmë të klanit

popullist, nuk do të kenë rezultatin e premtuar nga qeverisja e shpresës e përbërë nga ujku e dhia,

sepse vizioni i tyre plotësisht në kahe të kundërta, ashtu siç e deklaruan edhe zyrtarët e LDK-së

mu tani. Populli do të bindet shumë shpejt se popullizmi i shfrenuar i Albin Kurtit, tashmë i

kurorëzuar me LDK-në e Isa Mustafës, parti e cila për 13 vjet ishte në pushtet, do të sjellë

zhgënjim te qytetarët që e votuan. Uroj që ky zhgënjim të mos jetë në shkallë të lartë, e cila jetën

e qytetarëve do ta bëjë edhe më të pasigurt, edhe gjithnjë e më të pashpresë.

Për Aleancën dhe për mua është e qartë se nuk mund të pritet asgjë më mirë nga një grup

mashtruesish, të nxitur nga mashtruesi që vazhdimisht premtoi se nuk do të rritet numri i

ministrive prej 12, premtim kryesor i krejt fushatës së tij elektorale, por për një çast nga egoja e

tyre e sëmurë për pushtet shkel dhe thotë se tanimë gjithçka ka ndryshuar. Sidomos Albini, gjatë

fushatës kishte premtuar 12 ministri, ndërsa sot e ka kopjuar plotësisht programin qeverisës, në

fakt vendimin e Qeverisë, projektligjin e Qeverisë që ka pesëmbëdhjetë, Albin. Pesëmbëdhjetë

qeveri programi, vendimi i Qeverisë, projektligji i Qeverisë Haradinaj, e ke në sirtar, mos e mbaj

në sirtar, jetësoje. Ku në vend të kërkim-faljes, në radhë të parë për votuesit e tij që i besuan këtij

premtimi elektoral, në vend se ta thotë ndershmërisht dhe për arsye të pazareve të ndyra politike

po e shkel këtë zotim. Del e deklaron sot pa fije turpi se synimi ynë ka qenë 12 ministri, ka qenë

i drejtë, që të kursejmë sa më shumë, por analizuam strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i

disa superministrive u dëshmua se kosto është më e madhe se 12 ministri. Këtë e kuptoi ditëve të

fundit, nuk e di ku ka jetuar më parë. Sepse, njerëzit me ego të sëmurë nuk mund të udhëheqin as

Page 18: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

18

shtëpitë e tyre, brenda apo jashtë, e lëre më shtëpinë tonë të përbashkët që quhet Republikë e

Kosovës. Ka gjëra në këtë Kosovën tonë të dashur, që nuk ka njeri që të guxojë të luajë me to, në

asnjë kohë e për asnjë çmim. Sepse, këto themele të shtetësisë sonë të ngritura mbi një sakrificë

të përbashkët të brezave nuk guxon kush t’i prekë. Janë të paprekshme, e besa të paarritura,

sidomos për ata njerëz që rastësisht dhe pa asnjë meritë janë në pozicione të caktuara.

Prandaj, duam të besojmë se, sidomos vazhdimësia e punëve të Qeverisë Haradinaj në raport me

vendimet e interesit nacional nuk do të preket. Urojmë mbi të gjitha, pra, që vendimet, sidomos

vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100% për mallrat serbe të mos preket.

E të mos flasim për pazaret eventuale cilado qofshin ato në dëm të Republikës së Kosovës. Sot

mbase do të ishte e udhës që deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’ua tregonit programin z. Kurti.

Programin të cilin e keni proklamuar, ku është ai program? Ku e kanë deputetët? Në ueb-faqe,

me video-lojëra? Programin e keni thënë vazhdimisht, duhet ta kenë deputetët për ta analizuar.

Andaj që në fillim, normal për ne e dimë që jeni mashtrues, mirëpo qytetarët e vendit do ta

kuptojnë çdo ditë.

Vonesa e pajustifikuar dhe ndarja e posteve në këtë mënyrë, duke shkelur edhe zotimin kryesor,

që e determinoi pasqyrën e fundit paszgjedhore, madje edhe me çmimin e zhvlerësimit të votave

të deputetëve të Kuvendit, është vetëm fillimi i mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet

ky koalicion dhe Albin Kurti si kryeministër. Dita e mirë shihet në mëngjes, thotë populli, e

mëngjesi duket se është shumë i zymtë. Urojmë të ndodhë e kundërta, se Kosova është e të

gjithëve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Sot e kemi një mëngjes të bukur me diell!

Fjala për përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të Listës serbe. Nuk dëshirojnë të flasin.

Atëherë, e ftoj përfaqësuesin e Grupit Parlamentar Nisma. Zoti Haxhi Shala, fjala për ju!

HAXHI SHALA: Faleminderit, kryesuese!

Ju përshëndes të gjithë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Urime fillimi i punës për detyrën që jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Faleminderit qytetarë për besimin që të kemi përfaqësimin tonë në Kuvendin e Republikës së

Kosovës dhe ju kërkoj falje për këtë muaj ngecje, por faljen më të madhe duhet ta kërkojnë ata të

cilët e patën mandatin dhe u zotuan për formimin e institucioneve.

Kosovën e presin sfida, andaj kjo Qeveri, edhe pse e vonuar, është e mirëseardhur. Pas një seriali

me shumë episode nga Kuvendi, ku po ndajnë pazaret ndërmjet dy partive të para. Të paktën nga

Page 19: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

19

sot, qytetarët nuk janë të obliguar t’i dëgjojnë ofendimet e juaja ndaj njëri-tjetrit, por të shohin

nga tani e tutje punën e juaj në institucione dhe të gjykojnë ata.

Nëse për asgjë tjetër, patjetër që kjo Qeveri do të mbahet mend për marrëveshje të shpejta të

programeve dhe për stërzgjatjen e marrëveshjeve për pozita. Nëse ju po pretendoni standard të ri

në qeverisje, fillimi juaj e dëshmon të kundërtën, sepse në bashkëpunimet parimore është në

rregull. Në këto negociata programore dhe mbi gjashtë muaj për asete, është shumë të ketë

negociata katër muaj për të ndarë poste. Më shumë se bashkëpunim, e keni synuar dominimin

ndaj njëri-tjetrit dhe kjo do të manifestohet me probleme të vazhdueshme që do t’ju dalin rrugës,

e që do ta bëjnë koalicionin qeverisës jostabil, jo për nga numri i votave në Kuvend, por për nga

mosbesimi ndaj njëri-tjetrit. Personalisht nuk jam i habitur, sepse mandatari për kryeministër që

kur ka filluar të merret me politikë, ndryshe ka thënë, ndryshe ka menduar, e ndryshe ka vepruar.

Dhe, katër muajt e fundit kanë shërbyer për ta parë atë dhe partinë e tij që të zhvishet nga çdo

ideal të cilin e kanë proklamuar.

Si u bë sot çuditërisht normale që sikur dy monarkë, siç i quan edhe vetë dy kryetarët e dy

partive të ndryshme, kryeparlamentarin e votuan me 75 vota, përderisa dje ishte shkelje e

demokracisë? Si arriti që dikë, të cilin e gjykoi nëpër studio televizive me dhjetëra vjet burg, e që

partia jote kishte dërguar edhe dosje në Prokurori, për t’u bërë sot bashkëpunëtori yt në luftimin

e krimit dhe në zbatimin e ligjit? Cili ligj do të zbatohet tani e tutje, nëse gjithçka që ka ndërtuar

deri më tani është e mbështetur edhe në aktivitetet joligjore dhe në dëmtimin e pronës publike?

Si mund të presim forcimin e Republikës nga një organizatë që në kulturë të aktiviteteve politike

e ka radikalizimin, ndërsa thyerjen e ligjit e sheh si të zakonshëm. Bile, edhe aktivistët e saj i

vlerësojnë mbi kriterin se sa vepra penale i kanë.

Personalisht pres pak nga ky kryeministër, që lirisht mund ta quajmë simbol të hipokrizisë

politike. Në vitin 2004, VV-ja u themelua, ndërsa absolutja e saj ishte ‘Jo negociata,

Vetëvendosje’. Çka sot, Albin?

Atëbotë kur po bëhej përgatitja e negociatave të Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, shoku

Albin thërriste për bojkotim të këtyre bisedimeve. Sot të gjithë pajtohemi se pavarësia e Kosovës

ishte rezultat pikërisht i atyre bisedimeve dhe nëse atëherë do të dëgjonin ty Albin, ndoshta as

shtetin s’do ta kishim.

Sot në vitin 2020 e kemi një status tjetër. Kemi negociata të nivelit tjetër, ndërsa rëndësia e kësaj

faze të negociatave në krahasim me ato të 2007-tës është pa dyshim më e vogël.

Nëse dikur thirrej për protesta të përgjakshme, ku fatkeqësisht e humbën jetën edhe dy të rinj, për

ndaljen e bisedimeve me Serbinë, në kohën kur as statusi i Kosovës nuk ishte i zgjidhur, çka do

të bëni tani si kryeministër në negociatat e reja? A do të krijosh kompromis të ri me Serbinë, apo

Page 20: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

20

do të mbash qëndrimin se vetëvendosja është e vetmja rrugë Albin? A do të negociosh vetëm me

qytetarët serbë në Kosovë, ashtu siç pretendove dikur, apo do të shkosh së bashku me Hashimin

në Bruksel? A do të vazhdosh të takohesh me zyrtarët serbë për kafe, pas takimeve zyrtare,

Albin?

Çka do të bësh me demarkacionin, Albin, duke e ditur se ekipi korrigjues është ende duke

punuar. A keni qëndrime të përbashkëta se si do të trajtohen këto çështje, pas raporteve të

komisioneve punuese, duke e ditur se partneri juaj qeverisës dhe ju e shihni ndryshe këtë çështje?

Po me Listën serbe, Albin, ku mbetën vijat e kuqe? I ndoqe nëpër korridore të Kuvendit për t’u

marrë votat. A do të kenë vend në Qeverinë tënde ata që i quajte çetnikë, apo jo, Albin? Apo

edhe këtu ndryshe, sapo e pe mundësinë për t’i fituar votat nga ta? Si është e mundur të thirresh

në patriotizëm dhe të kërkosh nga gjykatat të pranohen votat ilegale nga Serbia, Albin?

Çka do të bësh me taksën, Albin? A do të vendosësh reciprocitet me Serbinë brenda 100 ditëve të

para të qeverisjes?

Çfarë do të bësh me Gjykatën Speciale, Albin? Pse po strukesh kur po flitet për këtë temë? A ke

qenë ai që rrihje gjoks dhe thoshe se në qeverisjen tënde s’do të dorëzohen ushtarët e UÇK-së,

sepse ju nuk e njihni atë gjykatë?

Praktika juaj tregon se për ju është gjithçka në rregull, atëherë kur ju konvenon juve, ndërsa

gjithçka tjetër nuk vjen nga ju e keqja.

Si është e mundur Albin që tash e kuptove se 12 ministri nuk mjaftojnë dhe nevojiten 15? A nuk

e ke njohur sa duhet strukturën administrative shtetërore, kur premtoje se kjo ishte pjesë e

pazareve që duhet bërë me plotësimin e epsheve tuaja për pushtet?

Si do të arsyetohet sjellja juaj arrogante me mediat përgjatë proceseve të negociatave me LDK-

në? A do të jetë kjo forma e transparencës të cilën e ke premtuar?

Cilat do të jenë arsyet e tua para popullit, Albin, për të gjitha këto, e për të tjerat tema? Koha e

qeverisjes suaj do të jetë kohë e humbur, por gjithsesi e merituar për të provuar, e pastaj për t’u

harruar në skenën politike. Sepse, nëse deri tani ke synuar poenë politikë duke përfituar nga

situata dhe duke sharë, duke mallkuar e duke rrënuar, tash po përballesh me sfidat e vërteta

shtetërore, nga të cilat s’mund të na ikësh lehtë.

Kjo Qeveri do të jetë një Qeveri afatshkurtër, që do të karakterizohet me probleme të brendshme

e të pakënaqësive popullore. Urrejtja që ke mbjellë në popull do të të kthehet bumerang, Albin,

sepse hipokrizia juaj po shpërfaqet dhe këtë po e kupton secili qytetar i Kosovës.

Page 21: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

21

Në fund, më lejoni të shtoj se do t’i gëzohemi dhe bashkëngjitemi secilës vepër të mirë të kësaj

Qeverie, por puna që shihet kallauz nuk do. Dhe, kjo Qeveri me këtë mentalitet do ta ketë të

pamundur t’i bëjë ndryshimet e nevojshme. Ne si opozitarë patjetër që do ta luajmë rolin

konstruktiv për të mirën e vendit, por edhe do të jemi përherë këtu për të kërkuar llogari

nëpërmjet formave institucionale dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Faleminderit!

KRYSUESJA: Faleminderit, z. Shala, e për shumicën e pyetjeve që veç i parashtruat z. Kurti i

paraqiti qëndrimet e tij në ekspozenë hyrëse.

E ftoj përfaqësuesin e Grupi Parlamentar Multietnik.

ALBERT KINOLLI: Llaqo dive sarenenge!

Pasi i nderuari kryeministri në ardhje ma anashkaloi gjuhën time amtare dhe i përshëndeti të

gjithë në gjuhën e tyre, unë jo vetëm votuesit e mi, por për të gjithë qytetarët e Republikës së

Kosovës desha t’i përshëndes në gjuhën time amtare dhe të dëshmoj z. kryeministër që edhe ne

jemi këtu të pranishëm si komunitet.

E nderuar kryesuese,

Të nderuar kolegë deputetë,

Kor diplomatik,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Duke e respektuar gjithmonë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila jep mundësinë që ne të

jemi pjesë e Qeverisë dhe gjithnjë deri më tani në qeveritë e kaluara kemi qenë pjesë e Qeverisë,

duke luajtur rol konstruktiv për këto njëzet vjetët e fundit të historisë së re në Kosovë, edhe kësaj

radhe, ne si Grup Parlamentar 6+ do të jemi pjesë e Qeverisë në ardhje.

Ne e dëgjuam ekspozenë dhe programin e z. Kurti. Me bindje të thellë dhe besim të madh që

kërkesat dhe nevojat e komuniteteve do të realizohen gjatë këtij mandati dhe do të na jepet

hapësirë edhe më e madhe për t’i realizuar kërkesat tona. Pa dashur që ta zgjas më shumë, në

emër të GP 6+, dëshiroj të them që ne do të japim përkrahjen për këtë Qeveri. Faleminderit!

KRYESUESJA: Ftoj zoti Kurti që ta paraqesë përbërjen e Kabinetit qeverisës. Zoti Kurti, fjala

për ju!

ALBIN KURTI: Ju kërkoj falje deputet, z. Albert Kinolli! Llaqo dive!

Të nderuar deputetë,

Atëherë kur përmenden emrat, zbehen çështjet. Prandaj, e pamë të udhës që fillimisht të bëjmë

ekspozenë për programin tonë, një përmbledhje e së cilës do t’ju shpërndahet nga Sekretaria tash.

Page 22: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

22

Në këtë herë të dytë të fjalës sime po i prezantoj ministrat e ardhshëm të Qeverisë së re të

Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministër i parë, profesor Avdullah Hoti,

Zëvendëskryeministër i dytë, z. Haki Abazi,

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca,

Ministër i Integrimit Evropian, z. profesor Blerim Reka,

Ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu,

Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajrami,

Ministër i Financave dhe Transfereve, profesor Besnik Bislimi,

Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu,

Ministër i Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve

Strategjike, znj. Rozeta Hajdari,

Ministër i Mbrojtjes, z. Anton Quni,

Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Lumir Abdixhiku,

Ministër i Shëndetësisë, z. Arben Vitia,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa,

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi,

Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Rexhepi,

Ministër për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtiq dhe

Ministër për Zhvillim Rajonal, z. Ivan Milojeviq.

Të nderuar deputetë,

Unë do të jem kryeministër, që e respekton Parlamentin dhe opozitën.

Page 23: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

23

Të nderuar deputetë opozitarë,

I nderuar lider i opozitës, z. Kadri Veseli, ndaj opozitës do të sillem me respekt, pa arrogancë.

Asnjëherë nuk do ta fyej asnjërin, apo ofendoj për bindjen time të fuqishme. Opozita është kushti

i nevojshëm për pushtetin, është kushti i domosdoshëm për demokracinë, dhe është kushti i

mjaftueshëm për kritikën. Pa opozitë, pushteti e humb kuptimin, pa opozitë demokracia e humb

mundësinë, dhe pa opozitë, kritika e humb aktualitetin.

Vendimet e Qeverisë çdoherë e përherë do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes e llogaridhënies nga

Parlamenti. Qeveria do të jetë përgjegjëse e llogaridhënëse para Parlamentit dhe unë do të jem

kryeministër që respekton dhe qeveris mbi bazën e vullnetit të qytetareve. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Kurti!

E kemi një numër të konsiderueshëm të deputetëve që e kanë kërkuar fjalën për të diskutuar.

Kështu që po fillojmë së pari nga Grupi Parlamentar Lëvizja Vetëvendosje, nëse është dikush i

interesuar ta marrë fjalën.

Për momentin, s’kemi. Atëherë, nga LDK-ja është lajmëruar zoti Shkëmb Manaj. E tërheq fjalën.

Faleminderit, zoti Shkëmb! Nga PDK-ja, zoti Kadri Veseli.

KADRI VESELI: Përshëndetje të nderuar deputetë!

Në fakt, e vlerësoj adresimin e fundit të kandidatit për kryeministër në ardhje. Është mirë të

respektohet opozita, aq më shumë Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucioni më i lartë.

Edhe pse më bëri pak përshtypje fjalimi mbresëlënës, në aspektin ekonomik flasin këta ekspertët,

por ishte pak pa rima dhe pjesa... Një vërejtje, të cilën ndoshta nuk është mirë, 23 vjet

opozitarizëm, nuk është mirë të mbështillet koha e Milosheviqit me kohën e Rugovës, me kohën

e Hashim Thaçit, me kohën e Ramush Haradinajt, kur kanë qeverisur. Pra, është mirë të bëhet një

distancë.

Nuk ka qenë opozitarizëm ‘97-ta, ‘98-ta, ‘99-ta, e pas ‘99-tës, e pas lirisë së Kosovës, mund ta

konsiderojmë opozitarizëm, i cili është më normal.

Të nderuar mysafirë,

Media të nderuara,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot po votohet me katër muaj vonesë Qeveria e re. Që nga 6 tetori, ne jo vetëm që nuk pamë

përpjekje serioze prej të dyja partive për ta bërë Qeverinë, por kuptuam sesi do duket qeverisja

tani e tutje.

Page 24: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

24

Një qeverisje e ortakëve që nuk flasin për parime e programe, por flasin për karrige dhe pushtet.

Nuk mendojnë për qytetarët dhe shtetin, por vetëm për vete dhe për njerëzit e vet.

Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i zhgënjyen qytetarët ende pa ia nisur, por,

megjithatë, është mirë që kjo po ndodh sot, që unë kam kërkuar zëshëm pas 6 tetorit se partia e

parë duhet ta krijojë Qeverinë.

Sot është ditë e veçantë, sepse tash e tutje do t’i kemi dy të vërteta që përballen me njëra-tjetrën.

Është e vërteta e Kosovës përballë asaj të Albin Kurtit. E vërteta e parë dhemb shumë, është e

patjetërsueshme dhe është kokëfortë.

Ne erdhëm këtu duke luftuar për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, kurse Albin Kurti, kur

ishte koha ta luftojë Serbinë, nuk e luftoi, u dorëzua. Por, kur erdhi paqja dhe shteti i lirë i

Kosovës, ai e përbuzi, e përdhosi dhe e luftoi atë më vrazhdë se sa Serbinë që e ka luftuar

ndonjëherë. Prandaj, unë sot do të flas vetëm për të vërtetën tonë, e cila është e vërteta e

Kosovës.

E vërteta e parë është se si po ua lëmë Kosovën sot, të cilën ti Albin Kurti as nuk e njeh, as nuk e

ndien, dhe as nuk e mendon si vend për të jetuar.

Sot, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e botës demokratike. Sot,

Kosova ka buxhet pothuajse katër herë më të madh se sa para shpalljes së pavarësisë. Sot,

Kosova ka ushtri dhe polici, ndër më të mirat në rajon. Sot, Kosova ka media profesionale dhe

shoqëri civile të lirë dhe shumë aktive. Sot, Kosova ka stabilitet të lakmueshëm makroekonomik

dhe makrofinanciar me borxhin publik më të voglin në rajon.

Sot, Kosova është një, ka sovranitet, kontroll mbi kufij, ka kontroll administrativ mbi të gjitha

komunat në Republikën e Kosovës, përfshirë ato serbe. Ka institucione të pavarura, ka flamur

dhe e ka kombëtaren e saj të futbollit. Sot, Kosova ka edhe shumëçka tjetër, të arritura me shumë

mund deri këtu.

Pa dyshim, ka edhe shumë gjëra që duhet bërë në këtë Kosovë, e besa të tjera gjëra që duhen

bërë edhe më mirë, edhe më me pak gabime. E themi se ne nuk kemi qenë të përkryer, por nuk i

kemi ikur kurrë përgjegjësisë si Parti Demokratike e Kosovës.

E vërteta e dytë, fatkeqësisht tregon se ju jeni sot këtu mbi rrënojat e një tregimi të zi për shtetin

dhe shtetësinë e Kosovës. Ti ke protestuar kundër gjithë asaj të mire që i ka ndodhur Kosovës.

Ke sulmuar policët më të mirë dhe institucionet e Kosovës, ndërsa sot po kërkon të bëhesh

kryeministër i kësaj Kosove, që e ke quajtur dje të dështuar.

Page 25: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

25

Ti e përqeshje dhe e përbuzje flamur e Kosovës, por kur erdhi dita jote për pushtet, ti e harrove

dhe e përbuze edhe flamurin e gjakut kombëtar. Ta vendosi Ganja!

Por, sot si dje dhe nesër, po i përdor këta flamuj vetëm për lojërat e tua politike, sepse egoja jote

është mbi çdo flamur, çdo gjak dhe çdo sakrificë, prandaj u bëre flamurtari i marrëzisë tënde.

Ti i akuzove kundërshtarët politikë, disa prej të cilëve ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës, familjarë të dëshmorëve, heronjve, si tradhtarë kur shkuan në Bruksel për shtetin e

Kosovës në dialog me një shtet armiqësor, i cili ua ka vrarë vëllezërit e tyre. Por, sot ti ke

pranuar gjithçka dhe po i tradhton të gjitha fjalët e tua që i ke thënë deri më sot.

Për shumë akuza e sulme në këto vite ne kemi heshtur, dhe a e dini pse? Sepse kemi dashur ta

ruajmë Kosovën. E kemi mbyllur njërin sy dhe jemi kujdesur për qytetarët tanë dhe për këtë shtet

të ngritur me shumë mund dhe sakrificë, ndërsa ti ke përfituar dhe abuzuar në këtë heshtjen tonë,

secilën herë, veç për vete. Por, nga sot, Albin, dhe të gjithë ju, ne nuk do të heshtim.

Jo vetëm që do të mbani përgjegjësi ju dhe kasta juaj partiake dhe qeveritare prej sot e tutje sesi

do të silleni, por edhe për akuzat tuaja të deritashme nuk do të heshtet më. Dhe, pikërisht sot ju

kërkoj që t’u tregosh qytetarëve të Kosovës se çfarë e ke këtë Qeveri me këtë përbërje? A doni ta

luftosh Serbinë me këtë qeveri, apo neve nëpërmjet Gjykatës Speciale? Sepse ti edhe gjysma e

Kabinetit tënd të ministrave të cilët i ke propozuar kanë kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës.

Si është e mundur që asnjë patrioti nuk i bëre vend në Kabinetin tënd qeverisës? I ke eliminuar

edhe si kandidatë që të bëhen deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

E vërteta e tretë është se nuk do të jemi paragjykues, por do të jemi të pakompromis.

Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë përgjegjësi për temat më të ndjeshme të Kosovës që

nga paslufta, edhe më herët. Kur të doni do t’i hapim dhe do t’i diskutojmë këtu të gjitha

marrëveshjet e arritura për dialogun në Bruksel, për ta mësuar të vërtetën nëse ka tradhti, apo jo.

Nëse ti shkon në një dialog pa kërkuar falje Serbia, pa i kthyer eshtrat e secilit shqiptar siç keni

premtuar, a jeni tradhtar, apo jo?

Do të flasim për taksën e vendosur ndaj Serbisë, do ta heqësh, apo jo? Do të flasim për të gjitha

pasurimet në Kosovë, për privatizimet dhe tenderimet. Do të flasim për krimet e komunistëve

jugosllavë mbi shqiptarët e Kosovës. Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, të cilit nuk ia

përmende as familjen, e me emrin e të cilit keni abuzuar dhe akuzuar çdo kundërshtar politik,

përfshirë edhe këta që i keni në koalicion.

Page 26: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

26

Do të flasim edhe për UÇK-në, edhe për Shërbimin Informativ të Kosovës. Do të flasim edhe për

sulmet terroriste të “Syrit të Popullit” mbi individë, familje dhe institucione. Do të flasim për të

gjitha që duhet, e mbi të gjitha edhe për vrasjet politike me të cilat shpesh është abuzuar me

tragjeditë e tyre në kohë fushatash.

Do të flasim edhe për diçka tjetër, Albin! Para qytetarëve të Kosovës do të japësh përgjegjësi si

kreu i organizatës terroriste, “Syri i Popullit”.

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Ky koalicion do të jetë koalicion i pazareve dhe taksirateve të këtyre pazarxhinjve dhe asnjë

vendimi të mirë për Kosovën.

Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta mbrojmë çdo pjesë të vendit tonë. Do ndihmojmë

dhe do ta ruajmë çdo qytetar. Do të jemi kujdestar për çdo të mirë e të keqe që i vjen vendit tonë.

Nuk do ta lejojmë ta cenojë askush lirinë, pavarësinë e vendit tonë dhe as të preken interesat tona

kombëtare. Është vullnet i popullit që na përcjell sot këtu. Është besimi i votuesve të Partisë

Demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha ky është amaneti i shokëve tanë të vrarë në luftë.

Në fund të fundit, ky është atdheu ynë dhe nuk do të guxojë askush dhe asnjëherë në asnjë vend

ta tjetërsojë Kosovën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KRYESUESJA: Nga AAK-ja është lajmëruar për fjalë Shkumbin Demaliaj.

SHKUMBIN DEMALIAJ: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Të dashur deputetë të legjislaturës së re,

Media,

Përfaqësues të ambasadave dhe të atyre që janë të instaluar në Kosovë për veprimtari dhe ndihmë

të ndryshme që i japin Kosovës,

Është dita e parë e debatit në këtë legjislaturë, e cila është krijuar tash një muaj dhe do të

mundohem ta filloj ashtu siç me mençurinë e tij, Albini, ka mbërri deri këtu.

Praktika e Internacionales së Dytë para 100 vjetëve të Vladimir Iliç Leninit, sot po do të

instalohet në Kosovë. Dhe, do t’ua thosha një poezi të vogël; Ylli i vogël lart në qiell/duket porsi

zjarr në pyll.../ sipër dheut lart qëndron/xixa-xixa xixëllon! Kështu do ta çojë këtë legjislaturë,

Albin, ngase ke rrejtur.

Albin...!

Page 27: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

27

KRYESUESJA: Zoti Demaliaj, ju lutem keni kujdes për gjuhën që e përdorni, për fjalorin. Keni

kujdes për fjalorin, përmbaju Rregullores!

SHKUMBIN DEMALIAJ: Janë poezi shqipe, ngase ju lexoni shumë. Dëgjoi ndonjëherë, a po

dëshiron edhe ty një? Dhe, mos më pengo!

Kështu, e pashë kabinetin. Faleminderit, asnjë ministër nga Dukagjini, as nga Drenica. Do të

thotë, se ky është totalitarizëm, se duhet të pushtohen këto vende, mirëpo mirë ua bëni, sepse ata

ju kanë votuar dhe ju kanë besuar.

Asnjë, mbajeni në mend, Albin! Kosova nuk është kaq, janë 630 mijë banorë në zonën e

Dukagjinit. Edhe Drenica i ka diku 500 mijë, domethënë 60% e popullsisë ti e ke hequr prej

programit tënd qeverisës.

Mund të jetë dikush, por është shumë më larg, se unë po e kuptoj se ku dëshiron të dalë Vjosa.

Është i martuar, një njeri s’ka të bëjë me Dukagjinin. Faleminderit, por shyqyr që është.

Në këtë kabinet e keni ofruar Carla Del Ponten tënde, shikoje! Ministrja që i fut njerëzit në burg.

Nuk na frikëson askush, Albin, se kem bërë diçka për këtë vend. Krejt veprimtarinë time politike

që e kam bërë, edhe ushtarake, kam qenë shumë i ri, s’kam qenë ushtarak me profesion, por e

kemi pasur një betim të gjithë ne këtu, se nuk dua të ndërhyj në atë që e tha zoti Veseli, e kemi

pasur bashkimin kombëtar, Albin! Betim e kemi pasur si ushtarë, por në bashkëpunim me

bashkësinë ndërkombëtare kemi ardhur që ta bëjmë një Kosovë shtet, duke e pasur përkrahjen e

tyre.

Asnjëherë nuk e përmendet sot, Albin, as në ekspoze. As nuk thatë se do ta sjell atë projekt të

bashkimit. Ua kam borxh familjarëve të mi të vrarë, unë në atë betim.

Ti sot nuk e ke përmendur, flamurin ta dha Ganja, harruat, Albin. Ai është identiteti ynë, kur

flasim për patriotizëm. Kemi punuar edhe bashkë si opozitë.

Albin, “argati i Serbisë”, të ka rrahur me kërrutë deri sot deri sot. Je nënshtruar, duke i thënë

profesor, dhe ka pasur të të mbajë edhe një muaj, derisa ta thirrje akademik.

Në fillim kur ka filluar fushata e kam thënë, e kam thënë dhe mediat e dinë që nuk do ta përmend

këtë send dhe nuk kam folur kurrë më as në media, më kanë thirrur mediat, u kërkoj falje, sot më

kanë thënë po u doket monotoni, po shkon me vizatime, po unë shkruaj me gjuhën e shenjave, të

dashura media. Faleminderit! Kështu i koncentroj punët e mia.

Page 28: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

28

Dalim te pjesa tjetër.

Albin, kemi qenë një herë në një protestë bashkë kur udhëheqshin zoti Mustafa me PDK-në.

Krejt sheshi ulërinte ‘argatin e Serbisë’, po e kam kuptuar edhe në legjislaturën e kaluar se nuk

merrni vesh me institucionet dhe me ligje, s’ke njerëz, Albin, për të udhëhequr, nuk ke njerëz,

më vjen keq, mund të jesh më i dituri, por njerëz nuk ke për të drejtuar institucione, e Kosova ka

institucione, të mira a të këqija, i ka ligjet për të gjitha ato që fole tani.

Për pjesën tjetër makro-ekonomike ekspertët le të flasin, po nganjëherë po të ketë nevojë të

ndërhyjmë, edhe ndërhyjmë.

I dashur Albin,

Jemi në një kohë kur gjithçka na ke mashtruar dhe ke rrejtur për të ardhur sot deri këtu. Nëse e

ke pasur veç për pushtet, është mirë ta pranosh.

KRYESUESJA: Demaliaj, hera e dytë që përdorni gjuhë joparlamentare, ju lus të keni kujdes për

fjalorin, përndryshe më duhet t’jua ndërpres fjalën.

SHKUMBIN DEMALIAJ: Është një pjesë tjetër shumë interesante, qysh me atë çka ke thanë u

bashkove me lëvizjen çetnike të Vuçiqit, Albin. Vetë u ke thënë çetnikë, bre Albin. Na thoshe pa

Listën serbe ju nuk mund të bëni bash kurrgjë hiç, duhet të vijë Vuçiqi t’ua ndërtojë Qeverinë.

Një milion herë në media kam thënë se janë kategori kushtetuese, minoritetet janë pjesë e

simbolikës, ne e dimë kur kemi qenë pakicë në Jugosllavi. Nëse ne duhet t’u drejtohemi atyre në

gjuhën qysh janë sjellë ata me neve, jo, pakicat janë pasuri jona.

Shumë jam i dëmtuar familjarisht, historikisht e në shpirt e krejt prej Serbisë së Milosheviqit, po

u ke thënë çetnikë dhe kur po e mbledh krejt atë, po më kujtohet ajo parulla e madhe në shesh

‘Qeveria e Rashkës’, LDK, Lista serbe, komunitetet, nuk jeni Qeveri e shumicës, Albin, keni

bërtitur këtu, 57 jeni krejt shumicë shqiptare, nuk e bëni as gjysmën.

Duhet pasur kujdes shumë, jemi për të përkrahur në të gjitha ato çka është në të mirën e Kosovës,

po kjo është një diçka që 23 vjet veprimtari tuat i ke shuar për një ditë, një stinë, katër muaj ia

keni hupur Kosovës, një stinë, dua të flas ashtu qysh ke qejf ti.

Albin, nuk e votojmë Qeverinë. Grupi Parlamentar i AAK-së nuk e voton Qeverinë sikur t’i

kishe futur të gjitha ato dhe të mos i kishe hëngër fjalët e tua për ta dhënë shansin, e kishim

votuar, po mashtrim e rrena deri tash, ta shohim qysh do të funksionojë.

Rexha është kah më këqyrë sot pak këtu, po unë e kam pasur mik e m’u ka hidhëruar nuk po më

flet Rexhep Selimi. Ky ndoshta e ka bërë me qenien shpirtërore, po unë kur do të merrem me

politikë, e bëj edhe atë. Kohëve të fundit ia ka nisur ta matë edhe koeficientin e inteligjencës. Po

Page 29: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

29

Albinit nuk mundet aftësisë t’ia matë askush, mbase është i dhënë shumë pas asaj praktike, se je

kah i pëlqen si i mençur.

Po shoh shumë njerëz, figura, kemi punuar bashkë, që kalon qeverisja, udhëtim të mbarë i

dëshiroj qeverisjes, uroj të shkojë puna mbarë, në fund të fundit, mos e bëj as për opozitën, që

the do ta mbështesë, bëje për Kosovën, neve ajo na intereson. Faleminderit!

KRYESUESJA: Fjala për deputetin e Grupit Parlamentar Nisma, zoti Fatmir Limaj.

FATMIR LIMAJ: Faleminderit, kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Para se t’i them disa fjalë, më lejoni që t’ju uroj të gjithëve mandatin e ri, suksese, punë të mbarë

në shërbim të vendit, pozitë e opozitë!

Sot është dita e parë e fillimit të funksionimit të institucioneve, sigurisht pas zgjedhjes së

Qeverisë, pozitë dhe opozitë, dhe sigurisht do të kemi rast të mjaftueshëm që secili të mbrojë

qëndrimet e veta, edhe ne si opozitë paraqesim qëndrimet tona.

Po fillojmë sot më tepër me mandatarin, me disa sugjerime. Do të kemi kohë të mjaftueshme ta

kritikojmë, të pajtohemi a të mos pajtohemi, varësisht nga angazhimet që do t’i kemi këtu në

Kuvend.

E para, mandatari nëse votohet sot këtu, sugjerimi im është të ulë kokën, të ulë fort kokën dhe të

sillet si kryeministër i Kosovës, të ulë kokën dhe të nisë të punojë e ta ndërrojë mënyrën e

opozitarizmit, si burrështetas t’i shërbejë vendit, të marrë përgjegjësitë që i takojnë me

Kushtetutë dhe ligjet e këtij vendi.

Mandatari, në mënyrë të veçantë ka shumë punë, për dallim nga mandatarët e kaluar, për faktin

se mandatari aktual nuk ka qenë thjesht një opozitar, ka qenë më tepër se sa opozitar.

Mandatari ynë në të kaluarën nuk e ka kursyer veprimin dhe gjuhën e opozitarizmit, ka shkuar

deri në ndarje, përçarje e në urrejtje. Është normale të jesh opozitar, po duhet ruajtur minimumin

e komunikimit.

Parlamenti i vendit tonë, sikur çdo parlament në botë, është i veçantë si institucioni më i lartë për

faktin që duhet të jesh i kujdesshëm për fjalët që i thua, duhet të jesh i kujdesshëm për veprimet

që i bën dhe sjelljen që e bën, sepse ato nuk harrohen, ato çojnë mesazhe deri te qytetari në skaj

të Kosovës.

Page 30: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

30

Albini ka shumë punë për t’i përmirësuar, për të ndryshuar nga ai Albini i opozitës, shumë ka

punë, dhe ne askush s’mund t’ia marrin të drejtën për të ndryshuar, përkundrazi, njerëzit

ndryshojnë e duhet të ndryshojnë për të mirë, ama Albini ka shumë punë, posaçërisht Albini

duhet menjëherë njerëzve të vet, të rrethit t’ua ndërpresë gjuhën e urrejtjes, siç kemi parë, e ka

vazhduar edhe pas rezultatit zgjedhor.

Historia e Republikës së Kosovës, ju të Vetëvendosjes, dijeni, nuk fillon me juve, nuk fillon me

juve, nuk fillon as me ne, Kosova ka histori të gjatë e të lavdishme shumë para nesh.

Nderoni dhe respektoni ata njerëz dhe atë të kaluar që kanë bërë mirë në vendin tonë, nëse doni

t’u nderojmë e t’u respektojmë për punën që do ta bëni.

Unë ju siguroj që në foltoren e Parlamentit, edhe si grup, edhe si individ do të përshëndes gjithë

punë të mirë që bëhet në vendin tim. Dua të duartrokas që çdo punë të mirë që bën kryeministri i

vendit tim, sepse çdo punë e mirë i shërben Kosovës.

Arrogancë e urrejtje, arrogancën largojeni, i kam pas thënë, jo në këtë mandat, në mandatin e

kaluar, një shumice të madhe, juve do t’ju rrëzojë arroganca juaj dhe ashtu ka ndodhur, e ju

euforinë ndaleni, arrogancën hiqeni dhe e shërojeni urrejtjen që e keni mbjellë te qytetarët me të

pavërteta. Duke mos lanë çmim ose normë pa e tejkaluar në arritjen e objektivave.

Po dal te çështja e opozitarizmit. Unë besoj, Albin, nuk është e lavdishme opozitarizmi yt, nuk

besoj që ke trashëgimi politike me të cilën duhet të krenohesh. Çdo gjë që ju keni qenë në

opozitë, po flas për tema të mëdha, jo për dialog e biseda këtu në Parlament, në tema të mëdha ka

ndodhur e kundërta.

Unë për shembull po e them, unë ndihem sot krenar e besoj, çdo njeri nga ne këtu si përfaqësues

të popullit, po edhe qytetarët e Kosovës duhet të ndihen mirë për në gjë, që jetojmë në këtë vend,

cila është? Për kulturën dhe kapacitetin tonë demokratik, sot Kosova, si asnjë vend tjetër në rajon

duhet të ndihet krenare për kulturën dhe kapacitetin e vet demokratike. Pse? Sepse sot Kosova

është në momentet e votimit të një mandatari, kryeministër i cili për 20 vjet nuk e ka njohur

shtetin e Kosovës, i cili nuk iu ka ngritur flamurit të Kosovës, i cili nuk iu ka ngritur himnit të

Kosovës, i cili e ka përbuzur shtetin e Kosovës dhe sot kemi ardhur, po ky shtet i ka afruar po

këtij njeri mundësinë për ta drejtua shtetin e Kosovës, kjo është kulturë demokratike.

E kjo pjesa tjetër e opozitarizmit, a ka bërë mirë a s’ka bërë mirë, kemi kohë për t’ u marrë, po si

kulturë demokratike duhet kuptuar në çfarë vendi po jetojmë.

Vendi ynë ka nevojë për energji pozitive, ka nevojë për pozitivitet, për t’i çliruar energjitë për të

punuar për këtë vend, mjaft më me keqpërdorje të vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës,

Page 31: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

31

pakënaqësitë e qytetarëve të Kosovës, gjendjen e rëndë të tyre për të përfituar individualisht a

partiakisht.

Kur thashë nuk keni shumë pse thirreni se trashëgimia politike e opozitarizimit nuk është e

lavdishme, po i marr tri momente.

Ju keni qenë kundër Rambujesë, si rezultat i Rambujesë, Kosova ka fituar lirinë. Ju keni qenë

kundër pakos së Ahttsarit, u derdh gjak kundër pakos së Ahtisarit, janë dy aktivistë, dy njerëz të

këtij vendi. Si rezultat i pakos së Ahtisarit Kosova është shtet edhe, mbi të gjitha, duke iu

falënderuar asaj pakoje të Ahtisari dhe këtij shteti ju sot po konkurroni të bëheni kryeministër.

Çfarë opozitarizmi, se këtu, buxheti etj., normalisht që njeriu gabon dhe duhet të ndryshojë, po

këtu maten. Domethënë, mos u thirrni në opozitarizëm, në të kaluarën, harroni atë. Ju duhet

urgjentisht, bile-bile sa më shumë të punoni e ne të tjerët ta harrojmë, ose të mos e përmendim,

se është e kaluar jo e lavdishme.

Shikoni, më 17 shkurt e kemi Ditën e Pavarësisë, kryeministri që mund të votohet sot do të presë

delegacione shtetërore, duhet mbajtur fjalimin solemn, a po sheh, Albin, që duhet pasur kujdes

çka flet e si vepron, kështu që duhet dalë si kryeministër i vendit.

Çka ka ndodhur në krejt këto, Rambujeja, paketa e Ahtisarit e deri këtu, po është e vërtetë,

gjithmonë në Kosovë është një përqindje e pakënaqurve, gjithmonë sikur në çdo shtet të lirë

demokratik, në shoqëri të hapura, gjithmonë do të ketë njerëz të pakënaqur, ky është kuptimi i

shoqërive të hapur. Problemi është sa ne jemi të përgjegjshëm si drejtues, të mos i shfrytëzojmë

për mbrapshtë ato energji ose ato pakënaqësi për ego individuale dhe pikërisht këtë e keni bërë

ju, keni gjetur në kohën e Rambujesë kundërshtarët e Rambujesë, keni gjetur në kohën e pakos së

Ahtisarit kundërshtarët e pakos së Ahtisarit, kur janë harxhuar këto temat nacionale, jeni kthyer

tani në temat sociale.

Kosova sot ka para vetes një mandatar, i cili nuk e njeh shtetin, jo në kuptimin simbolik, për atë

dihet, por unë kam problemin tjetër, atë e di çdo qytetar, nuk e njehni funksionimin e shtetit.

Kërkoj nga kolegët e koalicionit, partnerët e koalicionit, mësojeni më së pari qysh funksionon

shteti. Ky njeri ka nevojë të mësohet qysh funksionon shteti, seriozisht ky nuk e di që Kosova ka

shtet, duhet hyrë brenda, ky mendon me përralla e me romane a me ndonjë film, nuk bëhet shteti

me përralla, romane e filma a fjalime filozofike, me fjalime, për besë, nuk kryhen punët.

Duhet të së pari me qetësi, për ata thashë, ule kokën e mësoje si funksionon shteti.

Page 32: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

32

Nuk po hyj në program, se për mua ato janë pallavra çka ke folur, për pika programore, do të

kemi kohë t’i shohim, për faktin se unë kam problemin kryesor a e njeh shtetin si funksionon,

duhet kohë.

Prandaj, kam qenë i bindur dhe jam i bindur e do të tregojë koha, para kohe je duke ardhur në

mandat, kryeministër, po ta them si shok, si mik, shumë para kohe, ka qenë dashur ti të ishe farë

ministri, farë zëvendëskryeministri, ngadalë të mësosh, të shihesh si bëhet shteti...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Nëse ke diçka të rëndësishme të thuash, edhe një minutë, regjia!

FATMIR LIMAJ: Shpresoj edhe unë. Në emër të gjithë kësaj që e thashë, një gjë dije, Albin,

këtë po ta them edhe ty, edhe të gjithëve, harroje që t’i mund të bësh ndonjë marrëveshje me

Serbinë kundër Kosovës, harroje, jo, jo, edhe po të duash, nuk mundesh, këtë harroje. As ti, e

askush, sikur që s’i kemi lënë të tjerët, s’ka mundur as Hashim Thaçi, ti edhe më hiç. Unë e di që

ti ke dhënë premtime, po harroje, se ata, edhe djemtë, edhe bijtë e UÇK-së janë gjallë, kurrë s’do

të lënë t’i bëhet dëm Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Për njohurinë tuaj, janë gjithsej 13 deputetë të lajmëruar për të marrë fjalën. Prej

tyre është një deputet nga AAK-ja dhe 12 të tjerë nga PDK-ja. Kështu që unë do t’i thërras me

radhë, ashtu siç janë lajmëruar. Fjala për zotin Bedri Hamza.

BEDRI HAMZA: Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

Zoti Kurti, sot mund të votohesh për kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një nga

pozitat më të rëndësishëm në shtetin e Kosovës, pozitë për të cilin gjenerata të tëra kanë dhënë

mund, punë, sakrificë gjithçka çka kanë pasur.

Pozitë, të cilës ju nuk arritët asnjëherë ta tejkaloni veten dhe t’i drejtoheni me respekt dhe keni

vendosur një precedent të keq.

Jeni i shtati me radhë, pjesa dërmuese e tyre deri në momentin e zgjedhjes kryeministër kanë

pasur kontribute, disa prej tyre të pakrahasueshme më shumë se ju. Cila do të jetë qeverisja,

mbetet të shihet, po bazuar vetëm në zhvillimet e fundit, nuk jeni premtues.

Kthehemi pak në retrospektivë, kthehemi në vitin 2007, kur janë të njohura parullat dhe

performansat tuaja për gjithë ne, me epitete të rënda për ata që garuan për postin e deputetit, e

disa edhe u bënë deputetë. E në zgjedhjet e vitit 2010 garuat ju vetë, u bëtë deputetë, post të cilin

ju e ofenduat dhe u tallët me të.

Page 33: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

33

Ju i fyet, ofenduat bartësit e institucioneve, i sulmuat fizikisht ata, pronën dhe familjen e tyre, ju

keni qenë edhe jashtë traditave tona të lashta shqiptare që kur dikush ka qenë me grua, në rastet

më të rënda është kursyer, ju jo që i sulmuat bartësit, po edhe në prezencë të bashkëshorteve

familjare të tyre e bëtë këtë, ju dhunuat, sulmuat e dogjët institucionet.

Folët shumë për jakat e bardha dhe vetëm pas një kohe të shkurtër ju jeni me jaka të bardha, edhe

atë kualitet, bile.

Ju që ishit kundër flamurit, sot kur është në pyetje pushteti, ndryshuat, më herët kishit të gjithë

nga një flamur kombëtar me rastin e betimit për deputet, tani e thjeshtësuat, të gjithë ju kishit

vetëm një. Dhe kur gjithë Kosova me krenari mbështetëse ekipin e saj në futboll që po

shkëlqente, ju asnjëherë asnjë përkrahje dhe asnjë fjalë të vetme nuk e thatë. Por, kur e sheh

interesin e ngushtë politik, jo vetëm që shkon në stadium, por edhe kujdesesh të tregosh në rrjete

sociale, me deklarata interesante populliste në tribunat e lindjes, edhe më populliste do të ishte

sikur të ishit në pjesën mbrapa portës.

Numri i caktuar i vajzave dhe djemve janë përballur me drejtësinë si rezultat i qëndrimeve dhe

veprimeve në raport e EULEX-in dhe tani ju keni takime me krerët e këtij misioni, kjo nuk na

pengon dhe nuk e gjykojmë, por derivon pyetja logjike: a e keni pasur mirë atëherë, apo e keni

mirë sot?

Cila do të jetë qasja e juaj për dialogun? A do të qëndroni në pozitat dhe kërkesat e njohura tuaja,

vështirë të besohet, dhe kërkesat tuaja të njohura, vështirë të besohet, apo do të ndryshojë qasja.

E filluat me 12 ministri, përfunduat me 15. Nuk ktheheni para datës 26.12.2019 për

kryeparlamentarin, por kur është në pyetje pushteti, qartas shihet se ktheheni, sepse nuk ka

parime. Shkurt i numërova vetëm disa gjëra që tregojnë mungesën totale të konsistencës, vetëm

në një qëllim jeni konsistent arritjen në pushtet dhe karrigen, pa zgjedhur formë dhe mjete, duke

përfshirë edhe ato jodemokratike dhe të dhunshme.

Nëse ka diçka që paraqet në mënyrën më reprezentative fjalinë e famshme “Qëllimi arsyeton

mjetin”, jeni ju. Nuk më pengon aspak bashkëpunimi me LDK-në, por të freskëta janë ngjarjet

dhe epitetet e përdorura ndaj figurave të LDK-së, parullat e shkruara nëpër muret e ndërtesave,

çka s’u keni thënë, prapë është punë juaja. Është në traditën tonë respektimi i miqve, sidomos i

ambasadorëve. Është mirë ndryshimi drastik juaji në raport me këtë çështje, duhet t’i

respektojmë shumë, të jemi mirënjohës dhe të punojmë shumë për shtimin e miqve

ndërkombëtarë, është mirë dhe e nevojshme të kemi takime dhe bashkëpunim, se kanë shumë

kontribut për të arriturat e vendit. Ju nuk i respektuat deri tani, të paktën, merreni mundin dhe

shkoni fshini, pastroni muret e ndërtesave nga parullat tuaja edhe ndaj miqve, ambasadorëve,

edhe ndaj partnerit tuaj të koalicionit, edhe ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesë e madhe juaj jeni të pasur, jetoni si të pasur, por flisni dhe ndonjëherë aktroni si të varfër.

Page 34: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

34

Ju flisni për barazi, por nuk jeni të barabartë. Sulmuat bartësit e institucioneve, edhe çdoherë kur

u diskutua për bisedime dhe marrëveshjet me Serbinë, i etiketuat me lloj-lloj epiteti, e ju? E ju

pse me Gjuriqin dhe përveç pjesës zyrtare, në kohën tjetër, edhe për kafe.

Vendin sa i përket stabilitetit makrofiskal dhe financiar e merrni në gjendje stabile, të

qëndrueshme dhe me likuiditet më se të mjaftueshëm. Viti u mbyll me një rritje ekonomike që

vlerësohet të jetë mbi 4%, deficiti primar buxhetor rreth 0,7%, bilanci bankar mbi 5%, janë

respektuar të gjitha rregullat fiskale në fuqi të vendosura edhe në bashkëpunim me Fondin

Monetar Ndërkombëtar. Rritja e të hyrave ka shënuar trend pozitiv, vetëm Administrata

Tatimore e Kosovës, nëse e krahasojmë vit më vit, rritja e të hyrave ka qenë mbi 10%, borxhi

publik vetëm rreth 17% e Bruto-Produktit Vendor, rritja e kredive dyshifrore, rritje e depozitave,

kreditë joperformuese në nivel shumë të ulët krahasuar me vendet e BE-së, normat e interesit me

zbritje, sektori bankar mirë i kapitalizuar, likuid dhe profitabil.

A duhet të frikësohen kontributpaguesit për paratë e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale?

Edhe pse këto janë kursime private personale, cila do të jetë qasja? A do ta sulmoni sektorin dhe

biznesin privat, mos po mendoni nacionalizimin e pronave dhe kthimin e kooperativave

bujqësore. Si do t’i tërhiqni investimet e huaja, kur i sulmoni bizneset prezente me kapital vendor

dhe të huaj. Në emër të çkapjes së shtetit, ju do ta plasni shtetin, kjo shpejt do të shihet. Çka do të

bëni me valutën? A do ta mbani euron apo keni opsion tjetër? Ne nuk e rritëm asnjë tatim, nuk

kemi vendosur asnjë tatim të ri, ka pasur vetëm lirime nga tatimet. Arritëm të përfitojmë mbi 200

milionë euro grande, siguruam shumë financime të volitshme për shumë projekte, ku përveç

bilancit bankar në para të gatshme, ju si Qeveri trashëgoni edhe qindra miliona euro nga

marrëveshjet e ratifikuara për shumë projekte, siç janë: rruga Prishtinë-Pejë, Prishtinë -

Mitrovicë, investimet në hekurudha, shumë projekte në trajtimin e ujërave të zeza, furnizimin me

ujë dhe projekte të tjera.

Ju premtuar shumë, premtuat pa mbulesë gjëra që nuk mund të realizohen, keni qasje, koncept të

gabueshëm, e në segmente të caktuara të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit. Mbetet ta shohim si

do ta themeloni Bankën Zhvillimore, me sa kapital. Nga do t’i siguroni mjetet? Si do të

qeveriset? Cili do të jetë kontributi në ekonomi dhe cili do të jetë rreziku për stabilitetin

financiar? Sidoqoftë, edhe këtu keni mungesë të konsistencës, sepse më herët në programet tuaja

keni pasur dy banka, tash e keni thjeshtësuar në një dhe e keni përjashtuar Bankën Agrare. Keni

folur për Fondin sovran, sepse keni dëgjuar për diçka të tillë në disa vende, po cilat janë ato

vende? Cilat janë resurset dhe kapacitet e tyre ekonomike? Kujt i dedikohen këto fonde? Por,

juve krejt u është përzier koncepti, jeni një konglomerat, ku nuk dihet ku fillon e mbaron as e

majta, as e djathta. Sot folët edhe për një premtim shtesë, subvencionimin e pagave në sektorin

privat. Folët për buxhet 3 miliardë, premtuat çka s’premtuat, po të vendosen ato premtime brenda

3-miliardëshit nuk keni mundësi edhe nuk do të ndodhë.

Page 35: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

35

Premtuat rritje të pagave, a do të ndodhë dhe në çfarë përqindjeje? Çka për pensionistët? Ne e

rritëm buxhetin që na e mundësoi rritjen e pagave, pensionet, asistencën sociale. Financuam

skema të reja, tash të shohim, a do t’i përmbushni premtimet, a do t’i rritni ju pagat, asistencën

sociale...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Edhe një minutë, regjia, ju lutem!

BEDRI HAMZA: Çka presin mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë? Çka presin

çiftet e reja, a do t’ua financoni zgjedhjen e çështjes së banimit, ju e premtuat këtë. Çka me

shtesat e fëmijëve dhe sa do të jenë ato? Sa do të kushtojnë të gjitha këto, po as që e keni

llogaritur koston e të gjitha këtyre. Ku do t’i merrni parat? A do t’i rrisni tatimet dhe t’i ngarkoni

bizneset dhe qytetarët? A do ta rritni borxhin publik dhe do t’i ngarkoni gjeneratat e ardhshme,

apo do ta dëmtoni strukturën e buxhetit në dëm të investimeve kapitale. Zonja Osmani premtoi e

çka s’premtoi, e lëshoi dorën. 200 milionë vitin e parë për shëndetësi, 200 milionë vitin e parë

për arsim, e vërejti që po i humb zgjedhjet, e pa që s’është e para dhe e lëshoi dorën, por jo,

more, ku i merr paratë dhe këto shpejt do të vërtetohen që nuk janë premtime të...

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hamza! Fjala është për deputetin e AAK-së, zotin Arbër

Tolaj.

ARBËR TOLAJ: E nderuar nënkryetare!

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar kor diplomatik në Kosovë,

Të nderuara media,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kandidati për kryeministër të Kosovës, zoti Albin Kurti, dha premtime në të gjitha fushat dhe

sferat. Unë mendoj se mbetet për t’u dëshiruar realizimi i të gjitha këtyre premtimeve.

Në mesin e premtimeve me gjasë harroi të përmendë edhe kategoritë e dala nga lufta, një çështje

e rëndësisë së madhe për neve dhe arsyes pse ndoshta ne jemi sot këtu së bashku, të gjithë ne. I

ashtuquajturi “koalicion i shpresës” pas rrugëtimit maratonik, mashtrimit publik e lojës

emocionale me votues, më në fund arriti marrëveshjen për një koalicion qeverisës 4 muaj pas

datës së zgjedhjeve. Por, fatkeqësisht, ky koalicion që në nismë dështoi, se është më tepër

ndoshta koalicion i zhgënjimit. E them këtë, ngase ata që ndër vite na shitën moral politik duke

trumbetuar drejtësi, sakrificë për qytetarin e Kosovës dhe normalisht, shumë patriotizëm, gjithnjë

duke proklamuar idenë për bashkim kombëtar dhe për muaj të tërë na dëshmuan se bëhet fjalë

Page 36: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

36

vetëm për premtime dhe mashtrim. Meqë nuk gjenin dot rrugëzgjidhjen për formimin e

koalicionit bashkëqeverisës, jo për unifikim të programit për shtetin, por pikërisht për ndarje të

posteve dhe pushtetit. Vërtet është për të ardhur keq se si ata që popullit i premtuan ndryshim,

shpresë, faktuan se misioni i ndryshimeve të proklamuara nga ta ishte veç një zhgënjim dhe

përfitim, me çka edhe përçmuan intelektin e qytetarëve të këtij vendi.

Koalicioni i zorit na tregoi botërisht egot e pangopura për pushtet që këto dy subjekte me pole të

kundërta politike dhe ideologjike i kanë për të ardhur në pushtet, e si të besojmë se Lëvizja

Vetëvendosje do ta çrrënjosë korrupsionin, nepotizmin kur në bashkëqeverisje do të jetë me

LDK-në, që si subjekt ndër vite e gjejmë duke rrugëtuar në qeverisjen e vendit, qoftë si bartës

apo edhe partner qeverisës, duke qenë pjesëmarrës dhe bashkëpërgjegjës për të gjitha dukuritë e

ndryshme negative në vendin tonë. Vërtet e dhimbshme, kur keni parasysh se akoma pa ardhur

në pushtet Lëvizja Vetëvendosje shkeli të gjitha parimet bazë, mbi të cilat për 12 vjet edhe i

ndërtoi. Janë këta që duke shitur “patriotizëm” kundërshtonin Listën serbe, gjersa sot vetëm për

pushtet harruan kauzën e tyre bazë, duke iu nënshtruar kushteve që serbët i parashtruan. Pra,

shkelën mbi parimet që ndërtuan, duke nëpërkëmbur dhe përçmuar besimin e sovranit. Qeveria

sot numëron 15 ministri, nga 12 sa ishin premtuar në vazhdimësi. Ne e dimë se Kosovën e presin

punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, të cilat duhet drejtuar nga lidershipi i vendit, por unë

dyshoj se ky formacion do të ketë qëndrueshmëri dhe konsistencë përballë sfidave që e presin

vendin tonë, sepse që më parë ne u bindëm se këto dy subjekte nuk preokupohen fort për shtetin,

por veç për përfitime, interesa personale dhe për pushtetin.

Ky koalicion nuk paraqet reformë e zhvillim, por mosbesim dhe zhgënjim. Si Aleancë kërkojmë

që Qeveria aktuale ta ruajë skajshmërish bashkëpunimin dhe orientimin strategjik

properëndimor, të ndërtuar në vazhdimësi dhe euro-atlantik të vendit. Ne këmbëngulim që taksa

100% ndaj produkteve serbe të vazhdojë të qëndrojë edhe më tej, sepse siç e dinë, taksa e ruajti

tërësinë territoriale të vendit, e faktorizoi Kosovën, duke rivendosur aspektin Kushtetues të saj.

Propaganda antitaksë prodhon politikë, e kjo politikë ka vendosur ta heqë taksën si masë

reciprociteti, e që i bie se mallrat serbe ta ripushtojnë Kosovën në emër të kompromisit. Kosova

me Haradinajn ndërtoi strategjinë e faktorizimit, kurse kjo qeveri ka indikacione që në emër të

pushtetit ta defaktorizojë Kosovën në vazhdimin e çnjohjeve dhe brishtësinë e saj si shtet.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Tolaj! Fjala është për deputetin e PDK-së, zotin Mërgim

Lushtaku.

MËRGIM LUSHTAKU: Të nderuar kolegë deputetë!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Media,

Kor diplomatik,

Page 37: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

37

Sot, gati 4 muaj nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit të vitit 2019, përfundoi telenovela

Vetëvendosje-LDK me një marrëveshje për një qeveri gjoja të shpresës. Për shumë qytetarë,

Qeveria Kurti do të jetë mes shpresës dhe dëshpërimit, por duke i vënë shpresat tek ai, sigurisht

që vetëm në dëshpërim do të përfundojë. Partia Demokratike e Kosovës më 6 tetor 2019, ka

dhënë shembullin e munguar në politikën ballkanase, duke e pranuar rezultatin zgjedhor akoma

pa u dhënë i plotë dhe pa u deklaruar zyrtarisht.

Partia Demokratike e Kosovës përgjatë këtyre 120 ditëve nuk ka thënë asnjë fjalë, përveç

shprehjes për domosdoshmërinë që partia që ka dalë e para në zgjedhje të tregojë përgjegjshmëri

dhe të formojë sa më parë institucionet. Deklarimi i kryetarit të partisë, zotit Kadri Veseli, Partia

Demokratike e Kosovës e pranon rezultatin dhe kalon në opozitë, nuk ishte një deklarim që

ndryshohet varësisht nga rrethanat, ashtu siç u mësuam të dëgjojmë këto 120 ditë nga

marrëveshja e LDK dhe Vetëvendosje. Partia Demokratike e Kosovës sot është në këtë seancë

me deputetët e saj jo për të penguar themelimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, që aq

shumë i ka të nevojshme, ashtu siç bënte dikush më parë. PDK-ja është këtu për t’u treguar

qytetarëve të këtij vendi fytyrën e vërtetë të këtyre partive politike, që gjatë 120 ditëve nuk kanë

lënë të zezë pa i thënë për njëri-tjetrin dhe sot na paraqiten se janë gjoja shpresa e këtij vendi.

Bllokada e tyre disamujore do të ketë pasoja të pariparueshme për vendin tonë dhe kjo do të

vërehet në vazhdimësi. Rrjedhimisht afërsia e këtyre dy partive ishte e çuditshme për gjithkënd,

duke i pasur parasysh raportet e tyre të ndërsjella, prej hedhjes së molotovëve, të argatit të

Serbisë, e deri te ‘gomari i Zajednicës’. Mirëpo, le të themi se në politikën e zotit Kurtit çdo gjë

është relative dhe se deklaratat e tij politike shpeshherë janë për konsum ditor.

Në fushatën zgjedhore këto dy parti luajtën me ndjenjat e qytetarëve, duke ua proklamuar atyre

shpresën e shumëpritur dhe ardhjen e një koalicioni të çudirave. Ata zotoheshin madje se do ta

përfundonin marrëveshjen brenda 72 orëve apo me pak se 100 orë, pas certifikimit të rezultatit

zgjedhor, pasi që në pikëpamje programore ishin pajtuar plotësisht dhe se çështja e ndarjes së

posteve ishte formalitet. Po ashtu, premtonin se për çudirat e tyre nuk nevojiteshin shumë

ministri, por vetëm 12. Madje, aktori në rolin kryesor të telenovelës, zoti Albin Kurti, me

patriotizmin e tij në vazhdimësi kishte thënë se nuk bëj negociata me Serbinë dhe se Lista serbe

nuk do të jetë pjesë e qeverisë së tij, pa marrë parasysh obligimet kushtetuese. Por, çka ndodhi?

Kur e pa se fitorja relative mund t’i rrëshqasë nga duart e zotit Kurti, filloi t’i shkelë një nga një

parimet e tij. Së pari, e shtoi numrin e ministrive nga 12 në 15, edhe pse gjatë gjithë kohës

deklaronte se numri i madh i ministrive ishte bërë për plotësimin e apetiteve të personave të

caktuar, e që tani për tani të njëjtën gjë e bëri vetë. Së dyti, shkoi dhe ul në tavolinën e pazarit

edhe me Listën serbe, që dikur e quante pabesi ndaj shtetit të Kosovës. Dhe, së treti, për ego të tij

e sakrifikoi bashkëpunëtorin më të ngushtë të tij, Glauk Konjufcën, edhe pse deklaronin se nuk

mund të bënin tallje me tempullin e demokracisë, Kuvendin, por jemi mësuar me talljet e tij për

flamurin dhe për shtetin. Gjithë qytetarët e Kosovës, ata që i besuan dhe ata që nuk i besuan zotit

Page 38: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

38

Kurti, do të shohin fytyrën e vërtetë të tij. Siç thotë një fjalë e urtë popullore, “Për të parë

karakterin e vërtetë të një njeriu, jepjani karrigen e pushtetit”.

Më të vërtetë, Albini e ka të vështirë, sepse e ka minuar fushën politike me parimet prej një

politikani të mirë që ai vetë i ka vënë. Që në start i ka shkelur, e të mos flasim në të ardhmen e

largët se sa parime të tjera do t’i shkelë. Por, ne nuk e njohim Albinin të pamençur, nuk është se

nuk e ka ditur Kushtetutën, e s’e ka të domosdoshme për t’i dhënë ministri Listës serbe. Albini

mund t’u qesë hije syve atyre qytetarëve që nuk e njohin mirë Kushtetutën dhe legjislacionin në

fuqi, por ajo atyre që e dinë. Në mes të shkelësit të parimeve dhe atij mashtruesit, besoj se kjo e

dyta është më e rëndë dhe më e rrezikshme.

Si përfundim, mund të themi se ky koalicion mund të jetë çdo gjë tjetër, i pazarit, i zorit, i

Burdushit, apo i etjes për pushtet, por jo i shpresës dhe i parimit.

KRYESUESJA: Faleminderit! Ftojmë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, zotin Enver

Hoxhaj. Zoti Hoxhaj, fjala për ju.

ENVER HOXHAJ: Faleminderit shumë, zonja kryesuese, zonja nënkryetare!

Zoti Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Të nderuar deputetë, fillimisht dua t’jua uroj secilit postin që keni marrë! Mendoj që sot është një

ditë e veçantë për Kosovën, por nuk është fundi i historisë, se e dëgjova atë fjalimin e zotit Kurti

dhe la përshtypjen që jemi duke folur për fillim dhe për fund të historisë. Nuk është as fundi, as

fillimi i historisë, por është një vazhdimësi. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se zoti Kurti ka

krijuar një pritje gjatë që kur të jetë lider institucional do të jetë ndryshe dhe sot e kemi para nesh

një Qeveri, e cila nuk ka program, pati një ekspoze. Edhe në ekspoze ka plot gjëra të cilat janë

bërë, nëse doni i përmend, ose të cilat janë në bërje e sipër.

Ndoshta i këshilloj kolegët e LDK-së, se këta kanë qenë në institucione, që së paku kur e bini

programin e Qeverisë, të mos ketë gabime për gjëra të cilat janë bërë, ose janë në bërje e sipër,

që duhet të riformulohen dhe, po them në mënyrën më të sinqertë. Por, nuk pashë edhe objektiva

të qarta, pos një listë të temave, por jo një hierarki të prioriteteve se çfarë është prioritet i parë,

çka i dytë e çka i tretë, që është shumë e rëndësishme edhe në rrafshin praktik edhe politik, po

edhe në rrafshin psikologjik të atij që duhet ta trajtojë Qeverinë dhe ministrat. Ata duhet ta dinë

se cili është prioriteti i parë, i dytë e i tretë, për çka qëndron një Qeveri e tillë.

Page 39: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

39

Mendoj se kjo është çfarë do të duhej ta them kështu në një rrafsh shumë parimor. Në atë se çfarë

tha zoti Kurti, dëgjova opinionet e tij, por në politikë ka edhe opinione e ka edhe fakte. Unë do

t’i përmend tri-katër fakte.

Së pari, po më vjen mirë që po flet si kryeministër i Republikës së Kosovës, dje janë mbushur 13

vjet kur ne kemi qenë në këtë sallë, si deputet i ri, unë kam qenë në opozitë, Fatmir Rexhepi ka

qenë ministër i Brendshëm dhe kolegët e LDK-së kanë qenë në pushtet, kur zoti Ahttisari më 2

shkurt e ka sjellë Planin për Pavarësinë e Kosovës, që ka qenë fillimi i lindjes së vështirë të

Kosovës pas 100 vjetësh. Dhe, zoti Kurti dhe Konjufca, se mua më është dashur të hyj në

Kuvend të Kosovës, i patën lidhur dyert e Kuvendit të Kosovës me zinxhirë dhe atë me zinxhirë

të trashë. Dhe, në atë kohë zoti Kurti dhe VV-ja, Serbia dhe Rusia, e kanë kundërshtuar një plan

të tillë. Të paktën, është mirë të thuhet që këtë ndryshim, paradigmë ose ndryshim radikal e kam

bërë. Albin, është mirë të thuhet, të pranohet.

Së dyti, prej 2008-ës e deri tash, deri sot, s’po flas se çfarë është thënë në këto 10 vjetët e fundit,

veç çka e dëgjova zotin Kurti sot, nuk e ka njohur Kushtetutën, këtij flamuri i ka thënë “lara-

lara”, nuk e ka njohur shtetin, ka folur për bashkimin kombëtar. Sot nuk e tha asnjë fjali për

bashkimin kombëtar, e narracioni kryesor, shpjegimi kryesor ka qenë që zoti Kurti do ta bëjë

bashkimin kombëtar. Tash, po e shoh, të nderuar ambasadorë që janë këtu të pranishëm, e që i

përshëndes të gjithë, dhe korin diplomatik, edhe në Kosovë ka njëfarë shpjegimi që zoti Kurti

është popullist. Nuk është popullist, është demagog.

Mënyra qysh ka hequr dorë prej bashkimit kombëtar e të mos e thotë asnjë fjali, realisht e bën

zotin Kurti një mashtrues rajonal, një mashtrues kombëtar, se s’e tha asnjë fjali. Do të duhej ta

thoshte një fjali, pse të paktën ka hequr dorë, edhe në raport me votuesit e tij, edhe me

mbështetësit e tij.

Së treti, zoti Kurti ka kundërshtuar qëllimet e dialogut, ka kundërshtuar procesin e dialogut, ka

kundërshtuar rezultatet e dialogut. Ne shpeshherë në këtë sallë kemi pasur gaz lotsjellës dhe

dhunë. Pjesë të ndryshme të Kosovës, sidomos Prishtinës, kanë qenë të shkretuara prej protestave

të dhunshme. Dhe sot, e tha një fjali të thjeshtë, tha: “Unë do ta udhëheq dialogun me Serbinë

për çështje bilaterale dhe fqinjësi të mirë”.

Mënyra se si e shkeli çdo premtim, çdo qëndrim dhe çdo vullnet, realisht e bën zotin Kurti, kur

flasim për dialogun, prej mashtruesit kombëtar në një mashtrues rajonal, se qëndrime të tilla i

kanë njohur edhe në rajon. Ky ka folur për tema të tilla. Mandej, e ka krijuar imazhin qe dhjetë

vjet që është negociuesi më i mirë. Unë dua ta përgëzoj kryetarin Mustafa, se me dy poteze ia ka

bërë mat. Imagjinoni çfarë i bën Vuçiqi këtij. Imagjinoni, me dy poteze, mat. Negociuesi i

promovuar qe dhjetë vjet me dy poteza zoti Mustafa ia bëri mat, 120 ditë pritje.

Page 40: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

40

Një gjë të fundit, raporti që ka krijuar VV-ja me ndërkombëtarë ka qenë një raport që për neve sa

kemi qenë në pushtet dhe në Qeveri, kështu goxha shqetësues. Bashkëpunimi që ne kishim në

emër të shtetit të Kosovës i thoshte “ndërhyrje ndërkombëtare”. Po ma përmendni ju, të nderuar

deputetë, se disa prej nesh jemi gjatë këtu, kur ka ndodhur që ambasadorët e Kuintit kanë takuar

dy parti politike për të bërë një koalicion qeverisës? Kur ka ndodhur? Kur ka ndodhur dhe ka

pasur mbështetje herë pas here amerikane dhe evropiane për krijimin e Qeverisë dhe ne e

pranojmë këtë punë. Po, asnjëherë s’ka ndodhur kumbarë i një qeverie të bëhet një spanjoll,

Boreli. Është më afër Spanja, është më afër Amerika, është më afër Gjermania, Britania e

Madhe, shtetet mike, dhe më bëri përshtypje goxha shumë edhe në adresimin që e pati zoti

Konjufca. Fillimisht i përshëndeti shtetet që janë me qëndrim të statusit neutral në raport me

Kosovën, mandej ato që janë me 1244 e pasandaj vendet njohëse. Tash nuk di, protokolli i

Kuvendit e ka ndryshuar apo ishte dëshirë e tij.

Zoti Kurti, nuk mendojmë që krijimi i një qeverie të re dhe mbetja jonë në opozitë është fundi i

botës, as fundi i historisë, as fillimi i historisë, po mënyrën, rrugën, metodat dhe dhunën që e ke

ndjekur deri më tash për të ardhur në pushtet e meritojnë të paktën një fjalë, të thuash “ju kërkoj

falje për mënyrën se si jam sjellë deri më tash”, “tash do të jem kryeministër edhe i atyre që më

kanë votuar, edhe i atyre që s’më kanë votuar, edhe i opozitës”. Është mirë të dalësh dhe ta

thuash një fjalë për qëndrimet, të cilat i ke mbajtur, rrugën, metodën që ke ndjekur deri më tash.

Ndryshimi i pushtetit është demokratik, edhe mbetja jonë në opozitë është demokratike, edhe

ardhja juaj në pushtet është e natyrshëm, por nuk mund ta harrojmë këtë punë, se disa prej nesh

shpeshherë edhe fizikisht janë sulmuar kur ne kemi arritur marrëveshje ndërkombëtare në dialog,

në 2013-ën. Dhe, ju është mirë si burrë të dilni dhe të kërkoni falje për sjelljen politike, për

qëndrimet politike, për mënyrën parapolitike të bërjes së politikës në këto 20 vjetët e fundit.

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hoxhaj. Fjala për deputeten e AAK-së, zonjën Time Kadrijaj.

TIME KADRIAJ: Të nderuar nënkryetarë,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Media,

Përfaqësues të korit diplomatik,

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Dua të filloj me një thënie, e keni mbytur popullin me seri, me episode shumë. I ke dëshpëruar,

por ju ke ndihmuar të kuptojnë se sa shumë i ke rrejtur e i ke mashtruar, se pate deklaruar se

brenda 72 orësh do ta formosh Qeverinë. Kërkoje transparencë gjithë kohën, ndërsa krejt ky

proces i bisedimeve tre-katër muaj nuk ka pasur asnjë grimë transparencë, veç i keni mërdhirë

gazetarët duke ju pritur me nga 4-5 orë nëpër holle të Kuvendit në atë të ftohtë dhe acar dhe kur

keni dalë çfarë keni deklaruar? “Jemi takuar, për të deklaruar, për t’u takuar nesër”. Kjo ka qenë

ajo çfarë u keni thënë gazetarëve. A është kjo transparenca juaj?

Page 41: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

41

E dokumentove se pushteti është mbi shtetin. E sakrifikove edhe Glaukun, e bëre

kryeparlamentar, deri sot u deklaruan “nuk ka shkarkime, veç emërime, ka veç emërime...nuk e

sakrifikojmë Glaukun se e kemi nënkryetar...” dhe tash për shkak të pushtetit hiç nuk t’u dhimbs

a? E hoqe, e hoqe prej kryeparlamentarit, e detyrove të tërhiqet, të japë dorëheqje.

Të nderuar qytetarë, a ju kujtohen aksionet patriotike të Vetëvendosjes në Merdar, duke rrëzuar

kamionët ma mallra serbe, kur i merrnin krejt qytetarët dhe të rinjtë, të cilët i patën indoktrinuar

t’i nxirrnin në Merdar, në të ftohtë, “t’i rrëzojmë ata kamionë”. Dhe, ata kamionë që janë rrëzuar

në Merdar kanë qenë mallra megjithatë që i kanë blerë disa biznesmenë të Kosovës dhe tash, kur

u vendos taksa 100%, kur direkt atakohet Serbia me milionë euro, a do ta heqësh taksën, Albin,

apo do ta mbash edhe taksën, e do të vendosësh edhe reciprocitet. Mos e heq taksën, sepse taksa

duhet të jetë kusht për njohje. Edhe nëse këtë e bën, vaj halli për ty.

A do t’i anulosh marrëveshjet e arritura në Bruksel, se ke thënë: “Kur unë të bëhem kryeministër,

krejt marrëveshjet do t’i anuloj dhe do ta fillojmë dialogun prej pikës zero”. E në vend të motos

“Jo negociata, po vetëvendosje”, sot deklarove se do të dialogosh. Shko, pra, lyej ndërtesat, po

edhe semaforët, se sa herë që jemi ndalur nëpër semaforë, kemi parë “Jo negociata, po

vetëvendosje”. Vazhdo e mos i ndrysho brenda ditës edhe natës, se është marre.

Shko kërkoju falje familjeve që kanë sakrifikuar për kauza tua të rrejshme, kërkoju falje, nuk

është marre, thuaju “unë krejt këto sakrificën që ua bëra juve familjes që keni rënë, e bëra për të

mbërritur në pushtet edhe për t’u bërë kryeministër”. Kërkoju falje, se kjo ka qenë një kauzë e

rrejshme dhe nuk është kauzë që e ke bërë për shtetin.

Ku mbeti flamuri kombëtar? Ku mbeti bashkimi kombëtar? Nuk i dëgjova. Mirë po të rrika sot

shenja edhe me flamurin e Kosovës, edhe me flamurin kombëtar, të cilin flamur ti s’e njohe

asnjëherë, as himnin, as flamurin.

Diaspora. E mashtrove edhe diasporën. Krejt takimet që i kemi pasur, pate thënë që do ta merrni

trurin e diasporës e ta ktheni në Kosovë. Pse s’e bëre një ministër prej diasporës? Në të gjitha

takimet u ke premtuar. The ushtrinë do ta shërbejnë. Jam shumë e lumtur që unë e kam kryer

ushtrinë, e s’do të bëhem ushtare, ti të më çosh ushtare. Po vajza juaj, ku do ta kryejë ushtrinë,

zoti Kurti? A do ta çosh në Norvegji, në ushtri në Kosovë, apo ku?

Për ju gjithçka ka qenë zi e terr, e kurrkush s’ka qenë i mirë. Të mirë s’kanë qenë as partnerët

tuaj të koalicionit, të cilët i keni sharë, i keni ofenduar, po edhe i keni sulmuar. Ju jeni deklaruar

se do t’i burgosni të gjithë. A do ta burgosni Isa Mustafën edhe shtatëdhjetë dosjet që ia keni

deponua në Polici, sepse the kurrkush nuk ka, veç shteti është, nuk ka asnjë njeri mbi shtetin.

Atëherë, burgoseni Isa Mustafën, 70 dosje ia ke deponuar në Polici.

Page 42: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

42

Ju dhe përfaqësuesit tuaj në takimet zyrtare në Bruksel, në Berlin dhe kudo që keni qenë, keni

negociuar kundër liberalizimit të vizave, sepse s’keni dashur që liberalizimi i vizave të ndodhë

në këtë qeveri, duke menduar që krejt ato merita do t’i marrësh edhe të ndodhë liberalizimi i

vizave në qeverinë tuaj. Asnjëherë në histori, asnjë deputet, edhe të opozitës të tjerë, kur kemi

shkuar nëpër vizita zyrtare jashtë shtetit kemi qenë një, kemi folur me një emër, kemi folur një

qëndrim, ndërsa deputetët tuaj kanë folur kundër.

Ju jeni një ligjërues i mirë, po edhe një filozof. Ende po doni ta mashtroni popullin me program

qeverisës, po tash të nevojiten rezultatet. Deri tash ke folur, por tash të nevojitet rezultat e

rezultat nuk do të ketë, do të dështosh keq, se ti s’e ke shkopin magjik. Thjesht, ke mashtruar dhe

do të shpallesh mashtrues.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kadrije! Fjala për deputetin e PDK-së, zotin Memli

Krasniqi.

MEMLI KRASNIQI: Faleminderit!

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Të nderuar deputetë,

Të nderuar mysafirë,

Kanë kaluar katër muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe më në fund sot një koalicion i pazareve

të ulëta vjen në këtë Kuvend për ta bërë kryeministër një njeri, që krejt karrierën e vet politike e

ka ndërtuar me mashtrime, manipulime dhe dhunë.

Trajektorja politike e Albin Kurtit, e frymëzuar nga mësimet e kasapëve revolucionarë, jo vetëm

që dhunoi kundërshtarët e tij politikë, por nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët

përktheheshin vetëm në kurbane për arritjen e qëllimeve të tij. Ai i sakrifikoi ata edhe kur i nxori

në rrugë, duke i gënjyer se Kosova kurrë s’do të bëhej shtet, por edhe kur i nxiste për të sulmuar

institucionet e shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Sot pak më butë, i sakrifikon për

t’u bërë kryeministër, si puna e njeriut më të afërt të tij, kurban Konjufcës, sepse për Albin

Kurtin asnjë çmim nuk është i lartë nëse atij ia mundëson kapjen e pushtetit, për të cilin ka

ëndërruar dhe ka vepruar me metodat më të pista, tash e gati pesëmbëdhjetë vjet.

Por, ironia më e madhe këtu është se paterica e Albin Kurtit, që po e bën atë kryeministër sot,

është një parti, të cilën ai vetë e luftoi në të gjitha mënyrat e mundshme. Është Isa Mustafa që ky

Albin e quajti me vite “argat të Serbisë” e “tradhtar të vendit”. Sot Isa është “profesor i nderuar”

për Albinin, sepse pa Isën Albini nuk mund ta kapë pushtetin që e do kaq shumë. Këta dy, si dy

monarkë diktatorë, siç mund t’i quajmë disa deputetë të Vetëvendosjes, bënë pazare të natës në

rançin e Prapashticës, jo vetëm për të çnderua Kuvendin e Kosovës dhe pozitën e kryetarit të

këtij institucioni, por edhe për ta bërë Isa Mustafën president të vendit atëherë kur t’i vijë koha,

edhe pse këtë pikë të marrëveshjes asnjëri s’po guxon ta publikojë. Ky diktat i këtyre dyve po

Page 43: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

43

shihet edhe sot kur ua kanë ndaluar krejt deputetëve të koalicionit ta marrë fjalën në këtë seancë.

Asnjë prej tyre nuk kanë të drejtë sot të flasin, sepse monarkët diktatorë u kanë thënë “msheleni

gojën”. Për këtë arsye po flet vetëm opozita.

Ajo që po dihet sot së paku, është fakti që Albin Kurti po na del edhe fallxhor i suksesshëm,

sepse ka muaj që ai ia ka përcaktuar për LDK-në, pa i pyetur ata fare, se kush do të jetë kryetare

e Kuvendit. Pra, sot apo këto ditë marioneta e Albinit në LDK, Vjosa Osmani, do të bëhet

kryeparlamentare, ashtu siç e përcaktoi Albini fatin e saj tash e goxha do muaj më parë.

Ky koalicion i panatyrshëm i një partie të ekstremit të majtë me një parti që e quan veten të

qendrës së djathtë nuk ishte i papritshëm, sepse kishte filluar qe më shumë se një vit, kur këto dy

parti ishin në opozitë, por pyetja që duhet të shtrohet është përse nuk arritën koalicionin ashtu siç

e proklamuat për 72 orë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. Kaluan mbi 1 600 orë derisa ju

u morët vesh dhe pikëpyetja e madhe e marrëveshjes suaj është pse e bëtë kumbarë të koalicionit

Josep Borellin. Pse u desh një spanjoll që s’e njeh as shtetin e Kosovës t’ju bëjë bashkë, derisa i

dërguari i Presidentit Trump, ambasadori Grenell nuk jua la as shenjë me vizitën e tij. Çka duhet

të presim prej koalicionit që e ngjiz oferta e burokratit të Bashkimit Evropian, që është kundër

pavarësisë së Kosovës?

Për çka jeni marrë vesh në atë darkën e pafamshme, ose të famshme me Josep Borellin, për të

cilin po flisni të dyja palët? Sigurisht që jeni marrë vesh që ta vazhdoni dialogun me Serbinë. Po

ku i le kushtet për dialog, Albin? A do të shkosh në takim me Serbinë e me Vuçiqin pa kërkuar

ata falje për krimet e luftës e për gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë? A do t’i kërkosh

reparacionet e luftës dhe t’i marrësh ato, siç ke proklamuar vetë para se të vazhdosh dialogun? A

do t’i anulosh marrëveshjet e dëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se të dëmshme i ke

quajtur, e veçanërisht marrëveshjen për Zajednicën, që e ka nënshkruar Isa Mustafa, partneri yt

në këtë koalicion? Apo do t’i harrosh krejt këto premtime, siç i ke harruar edhe njëqind të tjera

deri sot, dhe do të shkosh i buzëqeshur në Bruksel te Borelli për të bërë pazare në kurriz të shtetit

tonë?

Një gjë mund t’jua themi që sot, Kosovën po e merrni me policë, me doganierë e me zyrtarë të

shtetit në secilin cep të saj, edhe ruajuni se po e humbni kontrollin e territorin. Ruajuni se po e

rrezikoni një centimetër tokë të Kosovës, e atëherë më mirë ju bie të rrini krejt në Bruksel e të

mos ktheheni prapa. Mund të shkoni edhe në Norvegji, nëse ju vjen më lehtë, por një gjë ta dini,

për dialogun me Serbinë, Kushtetuta është e shenjtë dhe territori e sovraniteti janë të

pacenueshëm. Mos e harroni këtë për asnjë minutë, sepse harresa mund t’ju kushtojë!

Jua them këtë, se fjalët tuaja janë gati gjithmonë ndryshe nga veprimet që i bëni. Njëjtë ke

vepruar Albin, duke mashtruar njerëzit se po punon për bashkim me Shqipërinë, e sot nuk guxon

Page 44: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

44

as ta përmendësh bashkimin. Përveç atyre që përmenda, Isa Mustafën e ke quajtur të korruptuar,

e ia ke dërguar 70 dosje në Prokurori, e sot me këtë njeri thua se do ta luftosh korrupsionin.

Keni bërë dy palë fushata, duke gënjyer se Qeveria do të ketë veç 12 ministri, e sot i prezantoni

15 ministri këtu. Ke thënë se me Listën serbe nuk do të takohesh kurrë, e javën e kaluar pate

takime të këndshme me ta. Sot në Kabinetin tënd po i emëron dy ministra të Listës serbe, edhe

pse duket se je marrë vesh me ta që të mos ta votojnë Qeverinë, e as të mos e çojnë vendimin në

Kushtetuese, sepse do të ishte i paligjshëm.

Ke thënë se s’kthehesh në vitin 2019 për ta zhbërë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. e sot ky

kryetar veç hijen e ka si pozicion.

Ke thënë edhe shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat i ke ndryshuar jo veç me fjalë, po me

veprime të kundërta, e sot qytetarët që të kanë votuar, edhe mund të besojnë, po shpejt do ta

shohin edhe ata se ti nuk je më shumë se një balon i fryrë shumë, që kur të shpërthejë do t’i

zhgënjejë të gjithë ata që kanë besuar pa ndonjë interes.

Sot juve vërtet ju erdhi dita, por Kosovës i erdhi nata. Sot, sepse dita juaj është nata e Kosovës.

Drita juaj është terri i Kosovës. Endrra juaj është makthi i Kosovës. Ju do ta kapni pushtetin prej

sot, por dijeni se në asnjë minutë nuk do të jeni të qetë të veproni pa dhënë llogari për çdo

veprim tuajin.

Albin, ti the se do të jesh korrekt me opozitën dhe se nuk do të na fyesh, por ti na ke fyer dhe na

ke ofenduar dhe na ke dhunuar edhe për nja 100 vjet të ardhshme.

Ne ju kemi kursyer kur keni qenë në opozitë. Por, opozita e këtij mandati do të jetë jo vetëm

kontrolluese, por edhe korrektuese e juaja. Për punë të mbara kemi për t’ju ndihmuar, por për

punë të mbrapshta s’kemi për t’ju lënë rehat asnjë minutë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj, e neve përhajr na koftë kjo dasmë!

KRYESUESJA: Faleminderit, z. Krasniqi! Fjala për deputetin e LDK-së, z. Armend Zemaj.

ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!

Kolegë deputetë, të rinj e të vjetër,

Mysafirë të pranishëm,

Media,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Page 45: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

45

Realisht, zgjedhjet demokratike krijojnë dy fraksione dhe është shumë normale, pozitë dhe

opozitë. Është pëlqim i qytetarëve të vendit, është përzgjedhje, qoftë mbi bazën e të së kaluarës,

edhe qoftë mbi bazën e besimit për të ndërtuar të ardhme.

Është më se normale që punët e mira dhe punët e këqija vihen në një kandar ta quaj kështu

kushtimisht, për të cilin vlerësojnë qytetarët se kush duhet të udhëheqë me institucionet për një

mandat qeverisës katërvjeçar. Edhe përtej kësaj, sigurisht është detyrim kushtetues, moral edhe

ligjor i të gjithë neve si përfaqësues të qytetarëve të zgjedhur me votën e lirë, që ta kryejmë

mandatin me nder dhe me përgjegjësi. Një pjesë e mandatit është edhe mbikëqyrja parlamentare.

Është edhe mbështetja për Ekzekutivin. Mbi të gjitha, është edhe krijimi i raporteve, qoftë

njerëzore dhe qoftë kolegiale mes pozitës dhe opozitës dhe, pjesës tjetër, atë që po e quajmë

garanci kushtetuese për komunitetet pakicë në Republikën e Kosovës.

Dhe tash, e gjithë kjo ngërthen në vete një qëllim sigurisht - marrjen e përgjegjësisë të një

mazhorance, jo në kohë të lehta. Nëse rikthehemi në të kaluarën, mund ë gjejmë gabime, edhe të

mëdha, edhe të vogla. Mund të gjejmë edhe gjuhë jodemokratike, ashtu siç u përdor, dhe sjellje

jodemokratike edhe në institucionet tona, por qytetarët janë lodhur nga këtu. Qytetarët presin

përgjegjësi, presin dinjitet, presin kthimin e dinjitetit, e ai kthim i dinjitetit është dëshmuar me

ikjen e shumë të rinjve e të rejave nga Republika e Kosovës.

Dhe përtej fjalëve, qofshin ato me peshë apo pa peshë, edhe përtej fjalëve me dëshmi apo

dëshmi, mendoj që ka ardhur koha që të kemi njëlloj përafrimi të qëndrimeve për t’i dhënë kahe

pozitive këtij vendi. Zoti Albin Kurti po e kërkon këtë përgjegjësi. Unë besoj që shumica

kuvendore do t’ia japë. Sigurisht që do ta mbajmë përgjegjës edhe për programin, edhe për

premtimet. Sigurisht që do ta mbajmë përgjegjës edhe për fjalët që janë thënë në të kaluarën,

edhe në rolin e të qenët opozitë, edhe në rolin e të qenët jashtë institucioneve të Republikës së

Kosovës.

Ajo çka është dëshmuar, ndoshta nuk mund të kthehemi apo të rikthehemi gjithmonë në të

kaluarën, atë të largët apo të afërt. Por, nuk mund ta harrojmë atë. Nuk mund ta harrojmë, sepse

mund të përsëritet, edhe mund të kemi problem në zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës.

Unë nuk do të doja të shihja asnjëherë kallje të flamujve, siç ka ndodhur p.sh me flamurin e

Presidentit Ibrahim Rugova, apo për mosnjhohjen e flamurit të shtetit të Kosovës, të cilin e ka

aprovuar dhe miratuar Kuvendi i Kosovës si akt themeltar më 17 shkurt 2008.

D.m.th., këto janë gjëra të cilat më shumë duhet të shihen si mësim, të merren si justifikim për të

punuar dhe opozita normal duhet ta bëjë punën e vet, që t’i ndihmojë, ta quajmë korrektim,

mbikëqyrje, çfarëdo forme që ajo mendon që ta përdorë.

Page 46: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

46

Pjesa politike e harmonizimit edhe të ideologjive, edhe të përgjegjësive, nuk është e lehtë, është e

kuptueshme që duhet të ndodhë. Ashtu kanë vendosur qytetarët e vendit. Por, programi duhet të

jetë konciz, duhet të jetë i qartë, duhet të jetë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve, sidomos në

pjesën për sundimin e rendit dhe të ligjit. Dhe të mos harrojmë se një ndër njollat më të mëdha në

shoqërinë tonë kosovare janë vrasjet politike. Dhe gjithmonë, sa herë kemi biseduar, bile nëse

flas për taborin politik të LDK-së, shpeshherë edhe jemi akuzuar se i përdorim për fushatë

politike, apo për marrje të votave. Është mendim i atyre që janë munduar t’i përdorin, por

institucioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet ta ngrejë këtë përgjegjësi edhe në

krijimin e mekanizmave ligjorë, ashtu siç jemi dakorduar me programin politik, harmonizimin e

qëndrimeve politike, edhe të krijimit të institucioneve të forta brenda institucioneve të sigurisë

për t’i zbuluar dhe për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë vënë dorë ndaj figurave

politike dhe ushtarake në Republikën e Kosovës. Dhe kjo nuk do të ndalet, as si kërkesë, as deri

në implementimin e plotë të saj. Qofshim dëshmitarë që të jemi këtu, në afatin sa më të shkurtër,

por edhe nëse s’jemi ne këtu, kjo histori do të vazhdojë dhe nuk do të mund askush as ta ndalë

dhe as ta pengojë.

E kjo është përgjegjësi e Kryeminsitrit në ardhje, e ministrave që merren me sferën e sigurisë dhe

këtë do ta kërkojmë dhe do ta theksojmë sa herë do të na jepet mundësia dhe sa herë do të mund

që të kontribuojmë në këtë pjesë shumë të ndjeshme që akoma po e bren, jo vetëm pjesën e

familjarëve, por edhe ata që janë gjallë, apo nuk janë më në mesin tonë.

Andaj, këto me fjalë mendoj që duhet të jemi koshientë ndaj gjendjes aktuale. Askush nuk besoj

që është i kënaqur me ndërrimin e pushteteve, por askush nuk është i kënaqur me atë çka është

duke ndodhur në Republikën e Kosovës. Sidomos pjesa kur ka vakum institucional, ajo çka

shihet në institucionet tona është keqpërdorimi i vazhdueshëm që vazhdon në të gjitha sferat dhe

në të gjitha elementet përbërëse të saj, sepse mosfunksionimi i Kuvendit krijon ato komoditete

për ata që punojnë jo në të mirën e vendit dhe të institucionit. Sigurisht që kjo është ajo pjesa që

ne duhet të jemi edhe vigjilentë sot, edhe t’i theksojmë si kërkesë të programit politik.

Nëse nuk arrijmë ta bëjmë këtë, tash po e kufizoj përgjegjësinë te dy grupet politike, sigurish që

qytetari do të vendosë ashtu siç ka vendosur edhe për zgjedhjet paraprake. Kështu që, besoj dhe

shpresoj që Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të jetë përtej, nuk do të them pritjeve, sepse

pritjet ndonjëherë rriten edhe në mënyrë emocionale të njerëzve, por përtej pritjeve për ta

ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Mbi të gjitha ua kemi borxh edhe atyre që e kanë

mbështetur Republikën e Kosovës në rrugën e saj për liri dhe pavarësi dhe për mua mbeten

gjithmonë prijëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian.

Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Zemaj! Fjala për deputeten e AAK-së, zonja Donika Kadaj-

Bujupi.

Page 47: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

47

DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit!

Të nderuar kolegë deputetë!

Të nderuar mysafirë të pranishëm,

Qeveria që do të votohet sot është quajtur vazhdimisht, edhe para fushatës zgjedhore, shumë

muaj para fushatës, në ato deklarimet dhe debatet në Kuvend parazgjedhore, dhe po ashtu edhe

gjatë fushatës, e edhe në këto 120 ditë vonesë si Qeveri e ndryshimit. Mirëpo, deri tash nuk kemi

parë asnjë ndryshim, përveç ndryshimit të qëndrimeve.

Pra, në këto 120 ditë, për çdo ditë kemi pasur një qëndrim ndryshe, nga ata të cilët vazhdimisht

proklamuan ndryshimin në vend. Prandaj, është legjitime sot t’i ngremë disa pyetje këtu në

Kuvend për të mandatuarin për kryeministër, i cili para pak minutash pati një ekspoze, në

mungesë të programit, dhe në mungesë të paktën të një letre të shkruar për deputetët e këtij

Kuvendi.

Është mandati i pestë dhe është e paprecedent që t’u thuhet deputetëve që programin qeverisës

do ta keni në faqen e Kuvendit, ose të Qeverisë.

Pse ka munguar vullneti që për 120 ditë, të paktën ta kemi një letër, e cila u shpërndahet

deputetëve të kësaj legjislature në këtë seancë.

Pyetja e parë është: Albin, pse nuk e përmende UÇK-në në ekspozenë tënde? Pse nuk e

përmende bashkimin kombëtar? Nëse e harrove, s’e besoj, nuk është punë që harrohet. Nëse u

frikësove, nga kush u frikësove? S’e besoj që ndërkombëtarët të thanë të mos e përmendësh

UÇK-në, e s’e besoj që as LDK-së kishte për t’i penguar ta përmendësh UÇK-në në ekspozenë

tënde. Prandaj, na thuaj pse s’e përmende fare? A ka qenë UÇK-ja përgjatë këtyre viteve veç

mjet për t’i luftuar qeveritë e tjera, apo tash nga megalomania e ke hequr edhe prej fjalorit?

E dyta, para pak ditësh, nëpërmjet një letre drejtuar profesorit, siç i drejtoheni tani Isa Mustafës,

ju thatë që nëse Glauk Konjufca largohet nga ky Kuvend, atëherë do të kemi një ujdi të

monarkëve. Tani na thuaj, a po themelohet Qeveria Kurti mbi ujdi të monarkëve? A është ujdi e

monarkëve marrëveshja juaj me Isa Mustafën, meqë Glauk Konjufca ka dhënë dorëheqje, është

larguar prej Kuvendit? Kështu e thatë ju në një letër të shkruar.

E treta, na thoni çfarë do të ndodhë me këtë ogurin e zi të cilin e paralajmëruat, edhe të them të

drejtën edhe ajo Baba Vanga do t’ua kishte lakmi për këto paralajmërime, edhe kur ka për të

filluar të aktivizohet ai oguri i zi, se Glauku shkoi, e oguri mbeti? Çka do të ndodhë tash? Mos

është Ministria e Punëve të Brendshme ai oguri i parë, sepse nuk e di a hyn ajo në spektrin e

ndryshimeve, të cilat ju i keni paralajmëruar si qeveri në ardhje?

Page 48: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

48

Unë besoj që ndryshim do të nënkuptonte një transformim rrënjësor të qeverisjes e politikëbërjes

në Kosovë dhe çka na paska qenë ky transformim deri tash? Të marrim së pari diskutimin për

poste kundrejt atij për program. Dy partitë e koalicionit diskutuan së pari për program, por ky

diskutim përfundoi aq shpejt, e për të cilin aq pak u fol, gjë që tregon qartë se asnjëra palë nuk e

ka pasur mendjen aty, pra te programi. Kështu s’ka ndodhur as në të kaluarën. Të paktën, një

program është sjellë në Kuvend, është diskutuar, dhe është kërkuar vota për Qeverinë e re, mbi

bazën e një programi. Siç e thashë, ne asnjë letër nuk e kemi, veç rendin e ditës, me një pikë të

rendit të ditës.

Tjetra, është shumë joserioze një Qeveri të vijë në Kuvend dhe të kërkojë votë prej deputetëve pa

e pasur një program. Madje-madje, të sjellësh edhe emra të njerëzve pa asnjë fjalë të shkruar se

çka do të bëjnë këta njerëz. Pra, na kërkohet t’i pranojmë ata për atë që janë, e jo të na kërkohet

të votojmë për atë që do të bëjnë. Dhe, tani mëtoni se ky është ndryshim. Ky nuk është ndryshim.

Përkundrazi, është prapakthim.

Kur thoni Qeveri e ndryshimit, si do ta ndryshoni Kosovën? Së paku njëra prej partive të

koalicionit, këtu Lëvizja Vetëvendosje, ndryshimin e koncepton si transformim rrënjësor

shoqëror e ekonomik, të paktën në fjalimet e tyre përgjatë gjithë ekzistencës së tyre, e cila do ta

dërgonte, siç thoshin, Republikën në fazën e tretë, siç do ta quante në një kohë z. Kurti

“Republika e tretë”. Ku është kjo republikë e tretë në programin e juaj sot? S’e përmendët fare.

Madje s’e përmendët as fjalën republikë.

Nga mandatari për kryeministër në intervistat e tij në këta muajt e fundit, në këto 120 ditët e

fundit, ne për dallim prej të kaluarës kur bënte fushatë, nuk e dëgjuam fjalën republikë, as nuk e

dëgjuam fjalën zhvillim, as sovranitet, as barazi, por më shumë e dëgjuam fjalën dialog, heqje e

taksës, Lumezin, dhe mbi të gjitha kulmin, “mua ma lë këtë ministri, jo mua ma lë atë ministri, jo

unë do të zgjedh i pari, jo t’i zgjidh i pari, jo unë po zgjedh i pari”.

Për 120 ditë e kemi dëgjuar vetëm këtë diskurs, e ky është ndryshim, por nuk është ndryshim për

së mbari.

Dhe krejt për fund, meqë shumica u tha edhe nga kolegët e mi më herët, kam edhe disa pyetje

shtesë: Meqë LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje ndryshojnë jashtëzakonisht shumë edhe në

kuptimin e qëndrimeve që kanë pasur në të kaluarën, edhe në kuptimin ideologjik, tash LDK-ja

duhet të tregojë nëse programi i saj do të jetë i majtë, i djathtë, sepse ende nuk e dimë, apo kanë

ndërruar edhe këta?

Mirëpo, unë do t’i bëj disa pyetje konkrete: Lëvizja Vetëvendosje duhet të deklarohet në këtë

Kuvend se cili është qëndrimi i saj për Zajednicën? Zajednicën e ka nënshkruar Isa Mustafa?

S’po hyj sot ta cilësoj se qysh e keni quajtur Isa Mustafën në atë kohë në protestat e mëdha të

Page 49: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

49

organizuara kundër marrëveshjes, mirëpo është nënshkrues i Zajednicës. E cili është sot qëndrimi

i VV-së për Zajednicën? A jeni pro Zajednicës, a jeni kundër Zajednicës?

E dyta, a jeni pro privatizimit apo kundër privatizimit dhe a e keni sqaruar këtë punë me LDK-

në, sepse LDK-ja, jo veç që ka qenë pro privatizimit, por është goxha shumë e përfshirë në këtë

proces përgjatë qeverisjes me PDK-në.

Janë dy nga çështjet, të cilat, besoj, edhe në kuptimin politik, por edhe në kuptimin ekonomik,

për të cilën u munduat që të flisni pak, duhet të na jepni disa sqarime neve si Kuvend, si

deputetë, të cilëve pak më herët na u drejtuat dhe e kërkuat votën tonë.

Krejt për fund, po e lë anash se si do qeveriset në një koalicion kur për çdo ditë nga të dyja palët

shpërfaqet një mosbesim i skajshëm, fyerje e ofendime publike, përqeshje të njëri-tjetrit, pra një

energji negative, e cila edhe sot po vërehet në këtë sallë, nëse i shikoni fytyrat e ngrysura të

deputetëve të të dyja subjekteve politike. Pra, e nisët mbrapshtë, me mosbesim, me energji

negative, me fyerje, tallje, përçarje. U vonuat, ato 72 orë u bënë 120 ditë. Se si do të vazhdoni,

mbetet të shihet, por agu ishte i zymtë.

Ndoshta sot është ditë me diell, por koalicioni definitivisht ka qenë i vranët. Ka lënë shije të

hidhur te të gjithë ata qytetarë, të cilët i mashtruat me zotimin e madh që do sillni ndryshim.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kadaj-Bujupi! Fjalën e ka deputeti i Grupit Parlamentar

Nisma-AKR, zoti Behgjet Pacolli.

BEHGJET PACOLLI: Të nderuar kolegë,

Së pari ju uroj mandatin e ri dhe besoj se do të keni shumë punë. Sfidat për Kosovën janë të

mëdha dhe kemi përpara nesh një punë shumë të madhe. Kosova duhet të ecën përpara.

Të nderuar përfaqësues diplomatikë,

Media dhe ju që jeni të pranishëm,

Është e natyrshme që sot do të ketë ndarje. Sot, në tregun politik është prezantuar një ofertë, ajo

e kryeministrit të ri.

Unë dua t’i besoj të resë. Dua t’i besoj premtimit. Dua të besoj në këtë ofertë dhe dua të besoj në

çdo fjalë që e thatë sot para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj se nëse njeriu angazhohet shpirtërisht, nëse është serioz, çdo gjë është e arritshme.

Por, ka një parakusht, atë që dëshiron ta bësh, duhet ta duash. Unë besoj se ju e doni këtë.

Page 50: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

50

Ne si AKR gjithmonë kemi qenë konstruktivë. Ende s’janë përmbyllur proceset themelore të

shtetësisë sonë. Kam qenë i kritikuar pse i kam votuar qeveritë e mëparshme. Nuk kam mundur

të bëj ndryshe. Jam shpirt konstruktiv. Nuk mund të ndryshoj as sot, dhe dua të mbetem ashtu i

natyrshëm si gjithmonë.

Ne si AKR kemi qenë konstruktivë, prapë po ju them, do të jemi prapë konstruktivë. Duhet

pajtim, duhet urti, duhet energji pozitive, jo urrejtje derisa të përmbyllen proceset e

shtetndërtimit të Kosovës.

Për eksperiencën që e kam, duhet t’jua jap një këshillë: Historia e Kosovës nuk fillon sot, zoti

kryeministër! Harrojeni atë pjesë të së kaluar suaj politike të shënjuar nga ndarja, ndoshta edhe

nga urrejtja, nga energjitë negative.

Vetë ju thatë diçka për kthesën që shënohet për karrierën tuaj 23-vjeçare. Sot jeni thirrur në një

detyrë të vështirë. Mos e bëni atë që e kemi bërë ne, nëse mendoni që kemi bërë keq. E ne nuk do

ta bëjmë atë që e keni bërë ju.

Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën kur votohet diçka e rëndësishme. Ne

do të jemi këtu. Por, për më shumë, unë dua t’ju them se unë do t’ju votoj juve. Të shohim nga e

ardhmja, të mos kthehemi në të shkuarën.

Jam dhe do të mbetem pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do të analizohet nga unë. Do

t’ju përball me dështimet tuaja, nëse ato janë të arsyeshme. Kam qenë, mbetem konstruktiv dhe

derisa kryhet shtetndërtimi i Kosovës do të mbetem ashtu. Puna e mbarë ju qoftë!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Pacolli! Fjalën e ka deputeti pa grup parlamentar, zoti Veton

Berisha. Ai nuk qenka në sallë, kështu që fjalën e ka deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,

zonja Eliza Hoxha!

ELIZA HOXHA: Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar mysafirë dhe media,

Për mua si deputete e re, e edhe si qytetare e Republikës së Kosovës, por edhe për qytetarët atje

jashtë, ky proces katërmujor ka qenë befasues, sepse ka shpalosur gjithçka që ju keni thënë se

nuk jeni dhe nuk do ta bëni.

Gjithçka mbi të cilën jeni ngritur ndër vite, nga kauzat kombëtare deri te premtimet më të imëta

ka rënë ujë duke e shpërfaqur fytyrën tuaj të vërtetë se programi ishte vetëm një mbështjellës i

hollë mbi instinktet dhe apetitet tuaja bazike që lidhen vetëm dhe vetëm me pozitat pushtetare.

Page 51: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

51

Ju i mashtruat qytetarët. Ju e bëtë të kundërtën e premtimeve duke proklamuar dhe duke bërtitur

se jeni ndryshe, duke përdorur e vendosur gra në krye për vota dhe duke i lënë ato në sfond në

procesin vendimmarrës, duke u thirrur se keni përparime, e në fakt ju e patët për pushtet dhe për

pozita.

Po, sepse ne dhe qytetarët e Kosovës nuk e dëgjuam dhe nuk e pamë as edhe një shkronjë të

vetme nga programi dhe marrëveshja. Në fakt, tani sapo erdhi këtu në duart tona.

Premtuat 12 ministri, u bënë 15, e ndoshta bëhen edhe 16. E prekët sektorin më vital të

shoqërisë, tentuat ta zhbëni sportin, kulturën dhe rininë, ata që përfaqësuan dhe ngritën flamurin

e Kosovës në skenën globale, duke e rritur krenarinë kolektive dhe duke e shënuar historinë e re

të Kosovës.

Dhe, falë presionit publik të aktorëve të skenës kulturore dhe qytetare, tani e paskeni rikthyer

sërish dhe me këtë edhe mund të arsyetoheni se është dashur ta rritni numrin e ministrive, por ne

e dimë që edhe kthimi i kësaj ministrie është ushqim dhe balancim i apetiteve tuaja për pozita.

U tha që do të zvogëlohet Ministria e Kulturës dhe do të rritet kultura dhe tani që e keni rikthyer

ministrinë, uroj ta rritni edhe kulturën. E më së pari, kulturën e komunikimit, të cilën vetë ju e

keni zhbërë në këtë Kuvend.

Akuzuat të gjithë të tjerët dhe për veten thoshit se nuk ulemi me Serbinë pa i pranuar krimet dhe

pa kërkuar falje, por ju pamë duke pirë kafe së bashku dhe duke negociuar me ta.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, që slogani juaj kryesor: Vetëvendosje - jo negociata, nga 6 tetori

e tutje është slogan i rrokullisur në: negociata - jo vetëvendosje, si ato makinat e rrokullisura nga

ju poshtë e përpjetë dikur.

Po, sepse ju nuk do të mund të vetëvendosni në këtë Kuvend dhe kjo prek në thelb emërimin dhe

veprimin tuaj. Po, sepse negociata dhe kompromisi do të jenë kryefjala e çdo gjëje tash e tutje.

Andaj, pyetja ime është: Kush jeni ju vërtet, dhe pe duhet ne dhe qytetarët e Kosovës t’ju

besojmë? Majtas apo djathtas, uroj ta gjeni rrugën.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Hoxha! Fjalën e ka deputeti i PDK-së, zoti Uran Ismaili.

URAN ISAMILI: Përshëndetje të nderuar deputetë!

Sot na paraqitet një koalicion, i cili është proklamuar për një kohë të gjatë, e është vonuar shumë

për shkak të pazareve të ulëta dhe të pozitave.

Page 52: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

52

Megjithatë, kjo maratonë e përplasjeve që e kemi parë për hir të pozitave nuk duhet të na

befasojë. Do të jetë diçka që do ta shohim gjatë tërë kësaj qeverisjeje.

Ky epilog ka qenë destinacion i pashmangshëm për arsye se në thelb të këtyre negociatave, në

thelb të këtij koalicioni ishte vetëm lakmia për pozita dhe asgjë tjetër.

Sa panë qytetarët nga programi? Sa panë nga ajo që u i intereson qytetarëve, nga projektet? Dhe,

çka panë qytetarët gjatë tërë kësaj kohe? Vetëm e vetëm diskutime për pozita, ngase lakmia e

këtij koalicioni bazohej vetëm në atë se si të marrë pozita më shumë.

Cila ishte një pikë programore që u shfaq diku? E gjitha që na kujtohet është “po zgjedh unë, jo

po zgjedh unë, jo po zgjedh unë, jo, jo po zgjedh unë”. Pra, mbeti programi, u harruan projektet,

u kthye lakmia dhe zgjedhja për pozita.

U ndanë dhe u bashkuan ministritë pas asnjë analizë. U kthyen ato prapë në pazare për pozitë. U

mor sporti dhe iu bashkëngjit shëndetësisë, thua se shëndetësia s’kishte mjaft probleme, e u

kthye prapë në vendin e vet kur u kërkua nga një pozitë se duhet shtuar edhe një ministri. Për çka

po i bëni këto ndryshime? Për asgjë më shumë se për pozitat që keni nevojë t’i ndani ndërmjet

njëri-tjetrit, jo për programe, jo për qytetarët.

Një gjë e cila nuk qëndroi gjatë këtyre negociatave ishin parimet dhe qëndrimet. Parimet e

qëndrimet i shkelët të gjitha. Nuk latë asnjë parim e qëndrim pa e shkelur. Ju pengonin në

negociata. Ju pengonin ta ngrini një program të duhur. Dhe, këto parime e qëndrime, më duhet t’i

ndajë dy apo tri, të cilat për mua kanë qenë ndoshta edhe befasuese.

Më 12. 11. 2019, Lëvizja Vetëvendosje me deputetët e saj u ankua që të lejohen votat serbe të

kontrabanduara nga Serbia. As Lista serbe nuk u ankua! Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

kërkuan që të lejohet kontrabandimi i votave serbe në Kosovë.

Asnjë parti shqiptare asnjëherë në historinë e saj nuk mendoi ta bënte një veprim të tillë, e ne e

pamë në formën e një ankese të deponuar zyrtare. Për çka? Për pak pozita më shumë, për pak

deputetë më shumë. Kush të largohet, të largohen 40 mijë vota shqiptare. Vota të lira në proces

demokratik.

Çfarë kanë qenë ato vota? Pleq e plaka që kanë dëshiruar të votojnë në shtetin e Kosovës.

Familje të dëshmorëve. Ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të rinj e të reja që kanë

besuar në Kosovën e tyre votojnë, ndërkaq deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me instruksionet e

Albin Kurtit vendosin të ankohen, t’i largojmë ato dhe t’i sjellim disa vota të kontrabanduara

serbe se na shtohet dy-tre deputetë. Pra, gjithçka është për pozitë. T’i forconi pozitat, t’i ndani

ato.

Page 53: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

53

Një qëndrim tjetër, i cili realisht na zuri në befasi të gjithëve, ishte edhe ky takimi që u mundua

të bëhet i qetë, i lehtë, veç një ditë kur u zgjua Albin Kurti dhe e pa vetën karshi Marko Gjuriqit.

Veçse lehtë kështu, pa e bërë një pompozitet rreth asaj, s’kemi nevojë. “Po ato ishin qëndrime të

tjera, i shkelëm ato, çfarë nevoje kemi për to”.

Dhe, ndoshta do të kalonte po të mos dilte ajo fotografia e Xhelal Sveçlës duke i paguar ato

kafetë e Marko Gjuriqit. E, ju dështoi, u panë qëndrimet!

Shkelja më e madhe që është bërë gjatë kësaj kohe dhe për të cilën duhet të them se duhet t’jua

jap një çmim - çmimin “inovativ për shkeljen e parimit dhe rregullit të demokracisë”. Këtë e

meritoni ju.

Në këtë kohën e teknologjisë sonë kanë filluar të përdoren edhe disa valuta që quhen kripto-

valuta, pra valuta elektronike, të reja, të cilat përdoren për transaksione të ndryshme, por valutë

për transaksione politike nuk kemi pasur deri sot.

Më duhet t’jua jap çmimin që e zbuluat edhe valutën ‘Glauku’. Pra, e bëtë Glaukun valutë për

transaksione politike. “Ta jap një Glauk m’i jep dy ministri. Po ta jap një Glauk, m’i jep dy

nënkryetarë”. Ja ku e sollët demokracinë.

Vjosa Osmani do të jetë ndoshta kryetare e Kuvendit. A është valutë e përkohshme, a do ta

mbajë katër vjet, apo do ta shpallni edhe një valutë tjetër të përkohshme transaksionale, deri sa të

vijë çështja e presidentit. T’ua lirojnë andej, pastaj e ktheni Glaukun. E keqja në këtë punë është

se edhe shpërdorimin demokratik po e bëni me një totalitarizëm të plotë.

Nuk u shkarkua Glaku, u avancua dhe duartrokitni të gjithë. I bindeni kësaj shkelje të

demokracisë, sepse ua thotë... Mua më ngjan me disa avancime në kooperativa bujqësore në disa

filma komunistë, e largoni nga një vend e çoni diku tjetër dhe të gjithë duartrokasin.

E shkelët Kuvendin, e shkelët rendin demokratik, pikërisht ato që i thoshit. Thoshit se vota e

deputetëve është e shenjtë. Ku mbeti sot, i humbi shenjtëria votës? A shkoi shenjtëria e votës,

apo edhe shenjtëria e votës ishte transaksionale?

Ne nuk kemi koalicion para vetes. Ne e kemi një martesë të çuditshme të Isës me Albinin. S’ka

koalicion këtu. S’ka! Është martesë politike. Pa vizion, pa programe. Me programe të fshehura,

me premtime të thyera, me qëndrime të shkelura.

Ndoshta po ju duket e tepërt ajo që po i përsëritim frazat, por Lëvizja Vetëvendosje ka qejf të

thotë që Albini ka edhe thënie dhe ato janë thënie që e tejkalojnë kohën, sot thuhen, por do t’i

qëndrojnë kohës.

Page 54: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

54

T’jua lexoj disa fraza të Albinit dhe ju kisha lutur për duartrokitje, sepse kur i keni dëgjuar keni

duartrokitur. “Tradhtar i shtetit e i kombit që meriton 15 vjet burg!”. S’ka duartrokitje! “Isa

Mustafa, spiun i Serbisë, super-kriminel!”, “Isa Mustafa, ministër i Rrahman Morinës, shërbëtor

i Mishkoviqit, kryeministër i Rashkës, servil i Daçiqit e i Vuçiqit, argat i Serbisë!”.

Pyetja ime është, a do të ketë ndonjë hetim për këtë çështje? Tradhtia është çështje e rëndë, ju e

dini. Tradhtia është çështje e rëndë. A i ka skaduar kontrata Isa Mustafës? A është ende argat,

apo i ka skaduar kontrata? A e ke parë skadencën e kontratës? Në qoftë se ke pranuar që ta futësh

brenda koalicionit një tradhtar të kombit me vetëdije, a e ke parë që e ka përfunduar?

Këto sulme nuk kanë qenë veç mediatike, është orkestruar dhunë. Janë orkestruar sulme nëpër

shtëpi e në vetura mbi bazën e këtyre temave, mbi bazën e tradhtisë. Mirëpo, kur u ule me Marko

Gjuriqin, a mendove se në atë listën e tradhtisë që i ke shkruar për të gjithë njerëzit, a e vendose

edhe emrin tënd?

Sepse u ule pa mandat, u ule pa platformë, u ule në qoshe pa asnjë vadilitet për ditën që keni

qenë aty. A e vendose edhe emrin tënd në listën e tradhtarëve, dhe pak mbi atë emrin tënd është

emri i Isa Mustafës, që e ke shkruar vetë.

Mirëserdhe në listën e tradhtarëve të kombit!

Kjo Qeveri s’ka program. Kjo Qeveri s’ka vizion. Kjo qeveri është e ndërtuar mbi baza të

pozicioneve, të nënshkruarit e partisë, pazaret e partisë dhe të fortit e partisë. Kaq! Këtu

përfundon. Unë e kam parë qeverisjen tuaj.

Dikush mund të thotë se ende s’e kemi parë. Unë e kam parë në Prishtinë. Po jua numëroj disa

emra të cilët kanë qeverisur në Prishtinë dhe sot janë bashkëpunëtorë tuajt të afërt: Arbërie

Nagavci, drejtoreshë; Fitore Pacolli, drejtoreshë; Liburn Aliu, drejtor; Avdollah Hoti, nënkryetar;

Vlora Dumoshi, drejtoreshë; Hysni Durmishi, drejtor; Sali Zyba, drejtor.

Ne e kemi parë qeverisjen tuaj. E kemi parë se çfarë keni bërë, e keni marrë...

KRYESUESJA: Një minutë, regjia!

URAN ISMAILI: ...e keni marrë prej krimit të LDK-së, i keni dorëzuar disa dosje dhe keni

stagnuar. E di Prishtina. Asnjë model të asnjë lagjeje në Prishtinë nuk është që mund të krenohet

me qeverisjen tuaj. Asnjë çerdhe nuk mund të krenohet. As nuk ka shkolla, as nuk ka rrugë, ka

trafik që na stërmbyt çdo ditë.

Page 55: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

55

Kjo është qeverisja juaj. Qeverisja LDK, Lëvizja Vetëvendosje është kjo. Nuk duhet më shumë

se ta shohësh kryeqytetin e Kosovës të katandisur në këtë situatë. Këta jeni ju.

Andaj, atë që e di është se ne do të vazhdojmë të jemi një opozitë çfarë nuk e ka parë Kosova,

qoftë konstruktive, qoftë kreative, por e vërteta është se edhe ju do të jeni një Qeveri çfarë s’e ka

parë Kosova. Një Qeveri e abuzimeve, e pozitave të ndara, e përçarjeve të mëdha politike e

partiake, e mos thëntë Zoti edhe e tradhtisë kombëtare.

KRYESUESJA: Fjala për deputetin Arben Gashi!

ARBEN GASHI: Faleminderit!

Meqenëse jemi në një fazë, kur ka diskutime pasiononte dhe opozita vazhdon të ketë dëshirë që

të shprehet me fjalë të ashpra dhe me arrogancën e ikjes prej pushtetit, ne si pozitë e ardhshme

nuk preferojmë që t’i përdorim numrat për ta ndërprerë debatin siç ka ndodhur në të kaluarën,

propozoj që të kemi pauzë deri në orën 16:00, dhe të kthehemi për debat. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, Arben! Për informatën tuaj, janë të lajmëruar edhe 13 deputetë të

PDK-së për ta marrë fjalën. Po e hedh në votim, domethënë a jeni të pajtimit që të kemi një orë

pauzë?

Në rregull, atëherë kthehemi pas një ore, në orën 15:40 dhe vazhdojmë me seancën.

Faleminderit!

* * *

Page 56: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

56

Vazhdimi i mbledhjes, pas pauzës

Mbledhjen e drejton nënkryetarja e Kuvendit, zonja Arbërie Nagavci.

KRYESUESJA: Në radhë për fjalë është zonja Blerta Deliu-Kodra.

BLERTA DELIU-KODRA: Faleminderit, zonja kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

Përfaqësues të mediave,

Të nderuar mysafirë të pranishëm në këtë seancë,

Natyrisht, unë ndoshta do të përsëritem me kolegët e mi sot, megjithatë derisa të mbushet salla,

do të filloj me pjesën e fjalimit tim.

Partia Demokratike e Kosovës natyrisht që sot po merr pjesë në këtë seancë jo për të penguar

themelimin e insitucioneve të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë bërë në të kaluarën disa

subjekte politike, por jemi këtu për të treguar te qytetarët e këtij vendi fytyrën e vërtetë të atyre

që për katër muaj me radhë nuk lanë të zezë pa thënë për njëri-tjetrin dhe sot na paraqiten si

shpresë e vetme e kësaj shoqërie.

Sot kur do të duhej të dilnim të flisnim në këtë foltore për 100-ditëshin e punës së Qeverisë të

dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, tek sot jemi mbledhur për të tentuar për të votuar qeverinë e re.

U deshën pothuajse gati katër muaj që dy partitë që dje lidhën koalicion të arrijnë një

marrëveshje, e cila u premtua e u trumbetua që do të mbërrihet për 72 orë. Plot katër muaj nga të

dy taborret politike kemi dëgjuar të shkëmbehen akuza nga më të ndryshmet në emër të shpresës,

në emër të ndryshimit. Por, për gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi parë dy parti politike, të cilat janë

tallur me popullin dhe të cilat nuk kanë pasur ndjeshmëri e përgjegjësi për vendin dhe për të

ardhmen e qytetarëve të Kosovës. E sot, sot në këtë seancë po na kërkohet që të votohet për

kryeministër zoti Albin Kurti.

Pyetja ime, e cila do të shtrohet sot është: cili Albin Kurt? Albini që harroi bashkimin kombëtar

dhe me aq lehtësi hoqi dorë nga flamuri kombëtar, me të cilin i printe dikur Lëvizjes

Vetëvendosje dhe i akuzonte të tjerët për tradhti kombëtare.

Albini, i cili dikur ish-kryeministrit Mustafa ia lexonte nenet e Kushtetutës dhe ligjeve që do të

duhej ta çonin atë në burg për tradhti kombëtare. Albinin dhe anëtarët të tjerë të Lëvizjes, të cilët

pazare politike i bënë në shtëpinë që dikur me plot gojë e quanin ranç të Prapashticës, me njeriun

që dikur e cilësonin si njeri të Rrahman Morinës e si “argat të Serbisë”.

Albin Kurti, i cili dikur i akuzonte familjarët e Isa Mustafës për lidhje binzenosre me

Mishkoviqin. Kurtin e Vetëvendosjes që nga studio televizive Isa Mustafën e quante me plot

Page 57: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

57

gojën “qyqan”, e në kohën e gazit lotësjellës e sulmonte atë me sprej dhe u bërtiste deputetëve, të

cilët i kemi edhe sot këtu të Lidhjes Demokratike të Kosovës “shkoni në Serbi, sepse atje ju e

keni vendin”.

Kurti, i cili me bindje të thellë e thoshte se nuk kishte aspak respekt për Isa Mustafën, e pas

zgjedhjeve iu nënshtrua atij duke pranuar që të bëjë kurban njeriun më të votuar në parti pas tij,

Glauk Konjufcën.

Albinin Kurtin, i cili deklaronte se nuk tërhiqet kryetari i Kuvendit, sepse është përmbysje e

vullnetit të Kuvendit apo se është tallje me me vetë institucionin e Kuvendit. Albin Kurtin dhe

Vetvendosjen që kishin vija të kuqe për partitë shqiptare, por jo edhe për Listën serbe, apo siç ata

dikur i quanin, partinë e Veslinoviqëve, të Jabllanoviqëve dhe të Radojçiqëve.

Të nderuar kolegë deputetë,

Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot po na kërkohet të japim votën për Albin Kurtin, i cili tallej edhe kur deklaronte kur do ta

merrte Listën serbe në koalicion dhe ata i quante ‘çetnikë’, kurse neve na cilësonte me plot gojën

‘njerëz që po bashkëpunojmë me Serbinë’.

Është detyrim kushtetues, po thotë sot zoti Kurti, thua se Kushtetuta po ekziston vetëm nga 6

tetori i vitit 2019. Po do të udhëheqë qeverinë ai i cili gjatë gjithë kohës i ka akuzuar qeveritë me

radhë për mungesë të programit e i ka quajtur pa tekst e pa kontekst, e për katër muaj nuk nxorën

asnjë copëz teksti nga marrëveshja për program qeverisës.

Disa pika, të cilat ishin shumë të mira për t’i dëgjuar, i dëgjuam edhe sot në ekspozenë

paraprake, por unë shumë besoj që do të duhej që të ketë vend dhe kohë për t’i diskutuar

detajisht ato fraza të bukura që, si duke, zoti Kurti i ka edhe pasion në gjuhën e tij të deklarimit.

Besoj që shumica në këtë sallë i kanë të freskëta leksionet e shumta të Kurtit për demokracinë, ai

që aq shumë foli për demokracinë, me t’i fituar zgjedhjet vendosi ta ndërrojë edhe statutin e

partisë së tij për të mbetur kryetar i përjetshëm i partisë së tij.

Leckë lara-lara e quante dikur flamurin e Kosovës, por etja e madhe për pushtet e detyroi që

dikur ta vendoste po atë flamur rreth qafës. Servilë dhe të nënshtruar i quante këdo që

bashkëpunonte me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë, ndaj të cilëve dikur protestonte, madje edhe

ua rrokulliste edhe makinat, e lufta për pushtet e bëri që t’i harrojë pothuajse të gjitha deklarimet

dhe të gjitha parimet, për të cilat foli me radhë në këtë Parlament.

Edhe krejt e natyrshme, të nderuar kolegë deputetë, që populli sot pret përgjigjet në të gjitha këto

pyetje, të cilat u mundova t’i përsëris vetëm me disa shembuj konkretë, e ne jemi të vetëdijshëm

Page 58: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

58

që ka shembuj e shembuj për shkeljen e përhershme të parimeve për deklarime të rrejshme dhe

për mashtrimet që për katër muaj me radhë ua u ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

PDK-ja nuk do të votojë asnjëherë një qeveri, në të cilën bëjnë pjesë ata të cilët e kanë luftuar

Kosovën. Një Qeveri që mjetin kryesor të të bërit politikë e ka pasur dhunën në këtë Parlament.

Një Qeveri, e cila nuk arriti asnjëherë që të bëjë opozitarizëm pa e përdorur dhunën dhe tentoi të

pengojë konsolidimin e shtetit të Republikës së Kosovës. Dhe, në kohën kur Kosova kishte më së

shumti nevojë që të kishte mbështetjen e miqve dhe aleatëve, ne pamë pamjet kaotike të një

shteti, të cilat në mënyrën më të mirë i shfrytëzoi Serbia për të përhapur propagandën e saj ndaj

një shteti i cili po tentonte të konsolidohej.

Unë besoj që edhe në opozitë njeriu duhet të ketë dinjitet dhe duhet të jetë i përgjegjshëm për

fjalën e vet. Jam e bindur që Partia Demokratike e Kosovës do ta ketë po atë dinjitet, do të votojë

gjithmonë për vendimet e mira, për politika të cilat prekin qytetarët e Republikës së Kosovës, por

nuk do t’i shkelë asnjëherë parimet, nuk do ta shkelë asnjëherë gjakun e atyre që ka dhënë jetën

për këtë vend dhe nuk do t’i shkelë mundin e sakrificën e mijëra qytetarëve që edhe këtë mandat

kanë votuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Deliu-Kodra! Fjala për deputetin Abelard Tahiri.

ABELARD TAHIRI: Shpirt opozitar ke ti, nuk po të rri kurrqysh ky petku i pushtetit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar deputetë,

Sot më në fund katër muaj pas zgjedhjeve vendi po pritet të ketë Qeverinë. Qeverinë që u nis me

parime e përfundoi me pazare.

Me atë Qeveri që u tha se po bëhej me njerëz të pastër, e përfundoi me zhvatës, me aktorë të

krimit të organizuar e të korrupsionit, përfitues të fondeve publike, aktorë të lidhur me organizata

terroriste, si dhe njerëz të fajdesë, haraçit e të prostitucioni.

Pra, kjo Qeveri e parimeve, doli të jetë asgjë më shumë se Qeveri me begraund kriminal. Me

njerëz që për 20 vjet zhvatën fondet e organizatave joqeveritare e shoqërisë civile dhe u shërbyen

kauzave politike. Me njerëz që për 20 vjet mbikëqyrën aktivitetin kriminal në komunat veriore

dhe me njerëz që nuk lanë pa nëpërkëmbur në çdo hap rrugëtimin e shtetit tonë.

Pra, Qeveria e reformave të premtuara, paska qenë Qeveri e pozicionimit të aktorëve të krimit,

zhvatjes e të keqpërdorimit.

Page 59: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

59

Kështu siç po pritet të ndërtohet kjo Qeveri, Albin Kurti na ka dhënë një mesazh të prerë, se

vizionin e vet, luftimin e korrupsionit, zhvatjes së abuzimit më së miri po e arritka duke

legjitimuar në krye të saj ata që janë të krimbur në kriminalitet, korrupsion e abuzim.

Prandaj, unë besoj se frenimi i kësaj Qeveria është detyrë parësore politike e secilit prej nesh.

Nevoja për të frenuar këtë Qeveri rrjedh nga fakti se këtyre aktorëve të kriminalitetit që janë bërë

bashkë në emër të shkapjes, tani u prin si kandidat për kryeministër njeriu që për 20 vjet ishte

protagonist e antagonist me çdo element të rendit liberal demokratik që kemi ndërtuar.

Rruga që ka ndjekur deri më sot, ky pretendent mashtrues për kryeministër e njohim të gjithë:

refuzues, kundërshtues, dhunues i institucioneve dhe mosnjohës i tyre.

Pra, sot kemi një kandidat për kryeministër, i cili në manifestin e vet nuk e ka njohur lirinë tonë

kombëtare dhe të drejtën historike të shtetformimit, por në vend të kësaj lirie na ka ftuar për një

liri e çlirim nga neokolonalizmi.

Na ka ftuar që të çlirohemi nga raportet ekonomike të prira nga interesi dhe progresi, nga

ekonomia e lirë e tregut, nga sfera jonë private familjare, na ka ftuar që t’i rrokemi kështu lirisë

që na tjetërson, duke na bërë të gjithëve të barabartë brenda totalitarizmit që ajo e shpall.

Kemi kandidat për kryeministër një person që nuk e njeh luftën çlirimtare si kauzë të plotë

kombëtare për çlirim. Pasi që ajo është arritur me ndihmën e të huajve e rrjedhimisht, u është

nënshtruar raporteve koncensionuese. Kemi kandidat njeriun që krejt jetën e vet s’ka dhënë asnjë

tullë të vetme në ndërtimin e kohezionit social e politik, përveç të kundërtës, linçimit.

Njeriun që e frymëzoi e motivoi organizatën terroriste Syri i Popullit, në fokus të së cilës ishte

neutralizimi i rivalëve politikë deri në shkallë të eliminimit përmes atentateve. Njeriu që së

bashku me zëvendësin e tij apo marionetën e tij që herë e bënë ministër, herë

zëvendëskryeministër e herë kryetar Kuvendi, linçuan çdo politikan, duke frymëzuar kështu

anëtarët e Vetëvendosjes, të cilët planifikuan t’i eliminonin krerët e shtetit të institucioneve, në

mesin e tyre edhe ish-kryeministrin Mustafa, sot për sot partnerin e tij të koalicionit.

Pra, këtë përfshirje, motivim e organizim, as sot e kësaj dite ky kandidat për kryeministër dhe

zëvendësi i tij dhe krejt Vetëvendosja s’kanë gjetur kurajon për t’u distancuar dhe për të

denoncuar këtë grupim terrorist.

Pra, kemi një kandidat për kryeministër njeriun që e karakterizon mashtrimi historik. Ai e

mashtron masën me premtime, ndërsa i mashtroi mbështetësit e vet me dezertim nga parimet e

veta.

Page 60: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

60

Të nderuar deputetë,

Që nga 6 tetori e kemi parë duke dezertuar vazhdimisht nga këto bindje, e kemi parë në negocim

me Listën serbe, e cila është bërë partner i Albinit dhe deri tje ishte instrument i Aleksandër

Vuçiqit dhe Daçiqit, e kemi parë të kërkojë dialog, i cili nuk është më pengesë, edhe pse nuk na

ka njohur Serbia, edhe pse nuk ka kërkuar falje për viktimat që ka shkaktuar gjatë luftës në vitin

1998 dhe 1999, edhe pse nuk i ka kthyer të zhdukurit, edhe pse nuk i ka paguar dëmet e luftës.

E kemi parë të fitojë e të ngrejë epitete ndaj profesorit Isa Mustafa, dikur e quante ‘argat i

Serbisë’ dhe kur i fitoi zgjedhjet, tha është një kryeministër që ka vjedhur vendin e vet.

E kemi parë të kërkojë shkapjen e shtetit duke kapur shtetin e duke shtuar ministri sipas dëshirës,

a se ka premtuar reduktimin e tyre sipas nevojës. Nga ai që kundërshtonte negociatat e dialogun

me dialogues e negociator, nga ai që kundërshtonte decentralizimin, sot po e materializon

pushtetin lokal pikërisht përmes Listës serbe. Nga ai që kërkon bashkim kombëtar, me ata sot

ndërton Qeveri, me Rakiqin e Radojçiqin.

Pra, komunikimi i këtij mashtruesi me realitetin social e politik s’ka pasur kurrë përputhje me

veprimet konkrete. Kaq sa i përket konsistencës së tij.

Të nderuar deputetë,

Kjo Qeveri dhe ky koalicion që pritet të votohet, është koalicion i pazareve. Të gjithë jemi

dëshmitarë se këta ministra që po presin të votohen sot, nuk janë rezultat i programit politik

qeveritarë, por i pazareve politike për ego private.

Premtuan 12 ministri, e përfunduan në 15 ministri, po të kishte edhe pak kohë, besoj që do të

shkonin në 20 ministri.

Kështu u formulua që ky mashtrues, ju kujtohet se na premtoi kur do të vij unë do të ketë më pak

pushtet e më shumë shtet, dhe brenda ditës u konvertua: më shumë pushtet e më pak shtet.

Ky koalicion përveç se është koalicion i pazarit, është koalicion i terri, na ka lënë në terr të

gjithëve që nga 6 tetori, kanë premtuar transparencë të plotë për programin qeveritar, që thanë se

e ndërtuan për 2 ditë, edhe pas 110 ditëve qytetarët e vendit nuk e kanë parë asnjë paragraf të

vetëm, i ka frikësuar e i frikëson transparenca, sepse atë çfarë kanë shkruar si program, ose janë

treguar të paaftë të programojnë diçka të vlefshme, ose kanë programuar diçka aq të mbrapshtë,

sa që nuk kanë guximin as ta publikojnë.

Kështu mungesë të transparencës përballë errësirës së plotë programore në mungesë të parimeve

përballë një qeverie të pazareve. Në mungesë të personaliteteve përballë kriminalitetit në krye të

saj është fare e lehtë ta kuptojnë se çfarë presim nga kjo Qeveri:

Page 61: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

61

1. Dezertimin e plotë përballë nevojë së domosdoshmërisë,

2. Paaftësinë totale menaxhuese e qeveritare,

3. Kapjen e shtetit deri në asht përmes shpalljes miteve të shkapjes,

4. Cenimin më të madh të investimeve dhe pasiguri totale për sektorin privat,

5. Degradimin e pozicionit të Kosovës në dialog me Serbinë, sipas formulës tash më të njohur të

Albinit, “në emër të pushtetit e japin vetë shtetin”.

Jam i bindur se një Qeveri e tillë nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i parë produktet e

keqqeverisjes, sepse jam i bindur që do të jetë qeveria më jetëshkurtër në Republikën e Kosovës.

Të nderuar deputetë,

Dua t’ju kujtoj një moment. Ishte viti 2014 kur pikërisht Lëvizja Vetëvendosje e hodhën ujëra të

zeza mbi Gjykatën Kushtetuese, për faktin që nxori vendimin kujt i takon mandatari i parë dhe i

dytë. Sot pra, pikërisht është ky njeri, është Albin Kurti që arrin t’i përbijë ato ujëra të zeza dhe

përmes atij vendimi ta materializojë kërkesën e tij për të ardhur në pushtet.

Të nderuar deputetë,

Është LDK-ja që ia mundëson këtij këtë detyrë.

Pra, për tre muaj LDK e terrorizoi opinionin publik, duke vënë kushte, duke shndërruar

marrëveshjen si qëllim në vetvete, vetëm për të amnistuar kështu nga premtimet elektorale. E

harruan “gomarin e Zajednicës”, ashtu siç e harroi Vetëvendosja tradhtarin e shumëfishtë,

bashkëpunëtorin e Serbisë, hegjemoniste, veglën e nacionalizimit serb të Vuçiqit e të Daçiqit, siç

e quante Albin Kurti Isa Mustafën.

Të nderuar deputetë,

Pra, sot na është prezantuar një fletushkë prej 15 faqesh, 16 faqe, më falni. Pra, dy vjet keni qenë

opozitë, dy vjet keni thënë që ju keni bashkërenduar aktivitetet, keni zhvilluar pothuajse një

fushatë të përbashkët elektorale dhe pas këtyre tre vjetëve, gjatë dy vjetëve opozitë dhe këtyre

gjashtë muajve sa ka kaluan prej dorëheqjes së kryeministrit, ju sot nuk ketë në gjendje t’u

prezantoni qytetarëve të Republikës së Kosovës një program qeverisës, pas këtyre pothuajse tre

vjetëve sot ju na i prezantuat 16 faqe program, kjo është qeverisja juaj, kjo do të jetë qeverisja

më e shkurtër në historinë e Republikës së Kosovës. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit edhe juve zoti Tahiri! Fjala për deputetin Bekim Haxhiu.

Page 62: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

62

BEKIM HAXHIU: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Të nderuar kolegë deputetë,

E nderuar nënkryetare,

Po drejtohem me “e nderuar nënkryetare”, sepse je ulur në karrigen, e cila përfaqëson sovranin,

asnjëherë asnjë deputeti e asnjë lideri shtetëror e institucional nuk i kemi bërë një gjë të tillë t’i

drejtohemi me “e nderuar” si shenjë e kulturës, respektit për institucionet dhe për ata që dhanë

më së shumti që ne sot jemi këtu, për gjithë ata që ranë dëshmorë në vijat e frontit. Jo pse je më e

nderuar se Kadri Veseli a Jakup Krasniqi a Kolë Berisha e Nexhat Daci, po për të respektuar

institucionin e shtetit.

Të nderuar kolegë deputetë,

E nderuar familje Jashari, nuk shoh se qenka këtu, a po nuk di se a i ka bërë ftesë për të qenë,

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Përfaqësues të invalidëve dhe të rënëve të luftës,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,

Mysafirë të respektuar,

Edhe Albinit do t’i isha drejtua me zoti Kurti, se ende s’ka marrë detyrën si kryeministër, por e

ka me borxh dhe derisa të vijë në atë pozicion do t’i drejtohem me “Bini i Binçës”, sepse duhet

sqaruar, a ka qenë në Binçë në vitin 2004, një pyetje që vite më parë ia kam bërë, e kur ia kam

bërë në Parlament strukej dhe tani prej pozicionit në të cilin është, duhet sqaruar përpara se të

betohet që të mos i referohemi si “Bini i Binçës”, po t’i referohemi si kryeministër i ardhshëm i

Kosovës.

Pra, të nderuar,

Koalicioni i proklamuar i shpresës brenda katër mujave ende pa ardhur në qeveri u shndërrua në

koalicionin e “gomarit të Zajednicës” që u nënshtrua në rançin e Prapashticës. Jo me kauzën e

demarkacionit apo Zajednicës, po për lakmi e për pushtet dhe të pozitës.

Sot nuk po votohet perspektiva e Kosovës, por për ata që manipuluan dhe për shumë vite

mashtruan.

Shikoni çfarë koincidence është sot, sot Albini 13 vjet pas dëshiron të votohen kryeministër në

një plan të Ahtisarit që dikur e kundërshtonte, e në rrugët e Prishtinës u vranë dy aktivistë, dy

qytetarë të ndershëm e patriotë të këtij vendi, Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilëve Albini as

emrin nuk ua përmendi, po sot do të bëhet kryeministër duke hyrë në atë pakon e Ahtisarit që

vite më parë e kundërshtonte. Se ka bërë koalicion me ata që i ka akuzuar për vrasjen e Astrit

Deharit, më nuk është ndonjë befasi, sepse për katër muaj të gjitha kauzat e rreme që vetë Albini

i ka krijuar gjatë kësaj kohe, i ka shkelur dhe i ka mohuar.

Page 63: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

63

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti deklaronin se nuk do të bisedojmë me Listën serbe, por

me serbët lokalë.

Ndërsa jemi dëshmitarë të veprimeve krejt të kundërta, ata që deklaronin se do të bisedojmë me

serbët lokalë, u zunë flagrancë duke pirë kafe me përfaqësuesit e Beogradit në mes të Tiranës.

Bllokada e krijuar gjatë këtyre katër muajve nga vetë LDK edhe Vetëvendosje përfundimisht u

ka hequr maskat të ty partive, se s’kemi të bëjmë me parime e programe e pushtet, po veç me

lakmi për pushtet.

Mungesa e gjatë e moskrijimit të qeverisë nuk ishte për shkak të mosharmonizimit të

programeve, të djathta e të majta, por ishte për karrige, për të plotësuar egot personale të kësaj

klike të pamoralshme politike pa vizion për shtetin e shumë lakmiqare për veten. Prandaj

Besiana do të shkojë në zgjedhje, sepse duhet plotësuar egot personale dikujt nga këta dhe nuk

do të shkohet për qytetarin në zgjedhje në Besianë, po për të plotësuar egot e këtyre për pushtet.

Gjatë kësaj kohe Kurti dhe Mustafa nuk treguan asnjë ndjeshmëri dhe përgjegjësi për vendin dhe

të ardhmen e qytetarëve të tij, katër muaj u sollën e u pështollën korridoreve e sallave të

Kuvendit, kafeneve e restoranteve të Prishtinës deri në rançin e Prapashticës, të cilin kohë më

parë e ruanin banorët e kushërinjtë e Isës nga aktivistët e Albinit.

Gjatë këtyre bisedave më ka lënë përshtypje një detaj, me shumë rëndësi, se si këta luanin

pingpong me ministri. Unë do të zgjedh i pari, pastaj ti. Kjo do të tregojë më si mirë se kjo

Qeveri nuk përfaqëson ëndrrën e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që votuan më 6 tetor 2019,

por është një mashtrim me fjalime e me dinakëri që s’përfaqëson asnjë qytetar të ri të këtij vendi,

e as të vjetër, as pleq e as pensionist, asnjë. Ata që i keni mashtruar se pagën do t’ua rritni e t’ua

trefishoni, deri në 600 euro pagën minimale, e do t’u siguroni banesa çdo çifti të ri, mbetet të

shihet që është veç një mashtrim në vazhdën e fjalimeve tuaja.

Deri sot qindra protesta, disa të vrarë, mijëra të lënduar, miliona dëme materiale e dëme të

pallogaritshme për shtetin u bënë nga Albin Kurti dhe aktivistët e tij me parullën ‘Jo negociata,

po Vetëvendosje’. Dhe kjo përfundoi me kafe me Gjuriqin, pa asnjë kushtëzim, nga kushtëzimi

se do të bëhet për dialogun, nuk ka bisedime me Serbinë pa u kthye eshtrat e të gjithë të

pagjeturve dhe pa u zbardhur fati i të pagjeturve nuk ka dialog me Serbinë. Janë transkriptet e

këtij Kuvendi që ato i ka thënë disa herë. Po nga kushtëzimi kaluan në kafe, dhe atë midis

Tiranës. Prandaj, do t’i mbajmë përgjegjës dhe do të shohim si do t’i qaseni dialogut me Serbinë.

Vetëm në atë që ju këtu e keni kërkuar në foltoren e këtij Kuvendi, sepse jemi këtu për të

mbrojtur interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për të parë manipulimin që e keni

bërë me familjet e të pagjeturve, e të cilët kanë pritur vërtet dhe presin zbardhjen e fatit të

familjarëve të tyre, të paktën t’i kenë eshtrat e tyre, ku mund të prehen të qetë.

Page 64: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

64

Sot nuk na u afrua programi i Qeverisë, dikush e pashë që e ngriti këtë marrëveshjen dhe

programin, më duket kjo është, s’kemi marrë diçka tjetër, Arben. Nëse kësaj i thuhet program, në

rregull. Ndoshta ka pasur probleme për harmonizimin dhe programin e majtë e të djathtë, edhe

ne është me rëndësi të dimë se cilin program do ta zbatoni si qeveri, të dinë cila parti është

shkrirë. Është shumë me rëndësi a do të implementohet programi i majtë apo i djathtë, të dimë se

cila në cilën jeni shkrirë.

Ndoshta dikush edhe këtë ndryshim mund ta quajë reflektim, apo Albin, por në fakt, e ka veç një

emërtim që quhet ‘mashtrim’.

Na kujtohen skenat, pak fjalimin sot ta kam përshtatur, se ke qejf kështu nga pak edhe rimën. Na

kujtohen skemat e rrokullisjes së kamionëve nga Serbia, të cilët hynin në Kosovë me “plazma

keksa”, por qytetarët duhet ta dinë se tash duhet të shkosh në Doganë, në Merdar, ku i ke

rrokullisur, t’i doganosh, t’i zhdoganosh, po ja me taksën 100%, ti do ta lësh me zero përqindje

për Serbinë dhe qytetarët do të binden shumë shpejt se fjala reciprocitet ka qenë veç një frazë

koti, sa për t’i mashtruar njerëzit të dalin në protestë. Me këtë përfundimisht edhe do të hiqet

maska e premtimeve e mashtrimeve që i ke bërë.

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Mbeten shkurt të shpjegohet, sepse kam edhe ca për të shtuar.

E pashë që në media, kanë kalkuluar disa media që s’i kalkulon Bekimi, deputeti, isha duke

llogaritur se thanë buxheti do të jetë tre miliardë për katër vjet, do të shtohen 400 milionë, e

llogarita me shtimin që i ka bërë Partia Demokratike Buxhetit të Republikës së Kosovës, kur ne e

kemi marrë Qeverinë ka qenë 760 milionë, e kemi sjellë në 2 miliardë e 560 milionë, e llogarita

sa vjet i duhen Albinit të arrijë sukseset e Partisë Demokratike, e hiç më pak a më shumë se 20

vjet do të duhen të realizosh një program edhe një buxhet që e ka arritur Partia Demokratike.

Mbetet shkurt të them, kërkoj nga kryesuesja që vetëm edhe një minutë të ma vazhdojë fjalën.

(Ndërprerje nga regjia)

KRYESUESJA: Një minutë, edhe pse jeni duke i përsëritur të njëjtat gjëra.

BEKIM HAXHIU: Sigurisht që disa nga sukseset e Partisë Demokratike, të cilat kanë ndodhur

në këto vite, dua t’jua rikujtoj që viti 2008 paga e mjekut ka qenë 240 euro, ndërsa me Ligjin e ri

të pagave me Partinë Demokratike 1200 euro dhe dua t’jua rikujtoj se kur Partia Demokratike ka

ardhur në pushtet, kemi pasur TMK-në, e sot kemi FSK e ushtri konkurrente e të barabartë me

NATO-n, u premtua edhe atu një gjë, Albinit i ka mbetur merak të shkojë në ushtri, ndoshta i

vjen radha edhe nja tre muaj ditë ta heqë merakun e tij. Faleminderit!

Page 65: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

65

KRYESUESJA: Faleminderit! Nga PDK-ja, pas deputetit Bekim Haxhiu, është fjala për

deputeten Ganimete Musliu.

GANIMETE MUSLIU: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit, zonja Nagavci,

Nënkryetar i Kuvendit, zoti Shala,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuara familje të veteranëve, të invalidëve,

Familje të dëshmorëve,

Shoqatat e dala nga lufta që sot u harruat në përshëndetje nga kryeministri,

Të nderuar ish të burgosur politikë, që dikur krekosej kandidati aktual për kryeministër që ju ka

miq e shokë dhe sot, le që në programin e tij ju kishte harruar, por ju ka harruar edhe në

përshëndetjen e fjalës së parë ose paraqitjes së parë në Kuvend.

Por, mos u befasoni shumë se ju keni qenë goxha moti, kohë e moçme është ajo kur ju kanë

kryqëzuar rrugët. Kandidati për kryeministër harroi t’i përshëndesë ose t’i përkujtojë se jo t’i

përshëndesë, por t’i përkujtojë edhe miqtë e aksioneve të fundit, të cilët sot nuk jetojnë, siç është

Astrit Dehari, Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilët u sakrifikuan për ardhjen në pushtet të Albin

Kurtit.

Të nderuara media,

Të nderuara kolege e ju kolegë deputetë,

Më lejoni që paraqitjen time në këtë foltore sot, fillimisht ta shfrytëzoj për të falënderuar të gjithë

ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët më 6 tetor adresë të besimit të tyre kishin Partinë

Demokratike të Kosovës, kryetarin Veseli dhe mua për të katërtën herë më kthyen në këtë

Kuvend. Meqë sot ka interes të madh qytetar për ta ndjekur këtë seancë, dua të theksoj një gjë,

zgjedhjet e 6 tetorit edhe një herë dëshmuan se votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës janë

votues besnikë dhe votojnë se i besojnë Partisë Demokratike të Kosovës dhe vlerave të saj.

Dëshmuan se vota e votuesit të PDK-së nuk është votë inati, urrejtje, paragjykimi, por është votë

e fituar me punë e mirëbesim. Unë u jam shumë mirënjohëse të gjithëve dhe nga zemra u them

faleminderit. Sot ju garantoj se asnjëherë nuk do të heq dhe nuk do të ndalem, por do të jem zëri

juaj në mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot jemi mbledhur në këtë vend me pikën kryesore

të rendit të ditës që ta votojmë të ashtuquajturin “Koalicion i shpresës”, sepse program qeverisës

nuk kishin. Unë do të doja shumë të ishte ashtu, por po ju garantoj se gjithçka tjetër mund të

ofrojë ky koalicion, përveç shpresë. Ky koalicion që udhëhiqet nga dy autokratë me pushtet

absolut në partitë e tyre, të cilët kushdo që brenda partisë i kundërshton, përjashtohen nga partia,

duke u linçuar, denigruar dhe kërcënuar publikisht, ky veç koalicion i shpresën nuk mund të jetë.

Ky koalicion udhëhiqet nga dy figura që dikur njëri e urdhëronte organizimin e qytetarëve për të

ikur nga Kosova me autobus, për të ndërtuar kauza politike të rrejshme për të ardhur në pushtet,

Page 66: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

66

e tjetri për ta ruajtur pushtetin tallej pse paskan një smart phone qytetarët që po e lënë Kosovën,

ky veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë. Ky koalicion që erdhi duke krijuar kauza

vëllavrasëse, duke organizuar organizata terroriste si “Syri i Popullit” ky veç koalicion i shpresës

nuk mund të jetë. Ky koalicion që me flamurin e Republikës fshiu wc-të dhe përdhosi himnin e

saj në një kohë kur sportistët tanë arritën me krenari ta lartësojnë edhe në shtetin më kundërshtar

të Kosovës, në Rusi, ky veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë.

Ky koalicion që etjen për pushtet e shndërronte në pseudo-kauza politike duke djegur

institucionet e Republikës së Kosovës, duke përgjakur policinë që kujdesen për sigurinë e shtetit

dhe të qytetarëve të Kosovës, që mori jetë njerëzish dhe asnjëherë nuk kërkoi falje, ky veç një

koalicion i shpresës nuk mund të jetë. Ky koalicion që premtoi marrëveshje për 72 orë dhe

traumatizoi qytetarët duke u tallur e linçuar në studio televizive, rrjete sociale, ata që synonin t’i

kenë partnerë të koalicionit edhe sot pas 2 mijë e 600 orëve ose 121 ditëve ende nuk kanë

mirëbesim që të qeverisin bashkë, ky gjithçka mund të jetë, por vetëm koalicion i shpresës nuk

mund të jetë. Ky koalicion që protagonist ka të ashtuquajturin nga Vetëvendosja “argat i Serbisë”

dhe të ashtuquajturin nga Lidhja Demokratike liderin e “beretave të kuqe”, gjithçka mund të jetë,

por veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë.

Ky koalicion që iu deshën më shumë se 4 muaj për të arritur marrëveshje me partitë shqiptare e

me Listën serbe ka arritur marrëveshjen në afat rekord brenda 40 minutave, duke e fuqizuar

Listën serbe nga 13% sa kishte në qeverisjen e kaluar në 15% pjesëmarrje në këtë qeverisje, ky

veç një koalicion i shpresës nuk mund të jetë. Ky koalicion që e shfrytëzoi diasporën tonë të

shenjtë, duke luajtur me ndenja të atdhedashurisë dhe duke i përdorur financiarisht për udhëtimet

e tyre të shpeshta nëpër Evropë që në momentin e parë e tradhtoi besimin e tyre duke e

shndërruar Ministrinë e Diasporës në një departament, e duke mbyllur kështu institucionin

kryesor që organizonte këtë pjesë të ndjeshme të kombit tonë, ky veç koalicion i shpresës nuk

mund të jetë.

Ky koalicion që premton bashkim kombëtar, e unifikim të shqiptarëve ende pa e marrë besimin

në Kuvend margjinalizon treva të caktuara, ky veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë. Për këtë

të fundit që e thashë do t’i jap vetëm tri argumente:

a). I ashtuquajturi “koalicion i shpresës” vetëm 72 orë pas rezultateve zgjedhore u deklarua se

janë dakorduar të tërhiqen projektet nga Drenica, rast konkret Stadiumi Kombëtar i Futbollit.

b). Me të ardhur në karrigen e kryeparlamentarit punën e parë që e bëri ky koalicion zhvendosi

fotografinë zyrtare të Presidentit të Republikës së Kosovës, vetëm pse nuk mund ta durojnë një

president me prejardhje nga Drenica.

Page 67: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

67

c). Edhe pse gënjyen se do t’i kenë vetëm 12 ministri dhe e rritën numrin e ministrave,

prapëseprapë treva e Drenicës u la anash komplet.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës një gjë e tillë është pritur, sepse kjo trevë e ka përjetuar

përjashtimin dhe izolimin nga qeverisja e tyre, ndërsa nga Vetëvendosja nuk mund të presim

tjetër, ku i nominuari për zëvendëskryeministër, Haki Abazi dhe Agim Bahtiri, ditën e koalicionit

njëri e vlerëson si ditë të pavarësisë, e tjetri si ditë të çlirimit, duke ofenduar e përdhosur gjakun e

derdhur për liri e pavarësi. Këtë koalicion të pabesisë, gënjeshtrave, të tradhtisë ndaj besimit

qytetar e mban gjallë vetëm mendësia e ngurtë e tyre dhe urrejtja e sëmurë ndaj njerëzve më të

dëshmuar të Kosovës, me theks të veçantë ndaj atyre që me dekada kanë qenë të përndjekur, të

maltretuar e të persekutuar, por të nënshtruar asnjëherë jo.

Dhe, për fund mbajeni në mend, një ditë ky koalicion do të jetë një koalicion i turpit, por kurrë

një koalicion i shpresës.

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Musliu! Fjala për deputetin Hajredin Kuçi.

HAJREDIN KUÇI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit!

I nderuar kandidat për kryeministër,

Zonja dhe zotërinj,

Natyrisht që orvatja ime në këtë mandat do të jetë më shumë me zotin Kurti si kryeministër, dhe

me leksionin tonë që do të provojmë t’i japim si të sillet në opozitë. Ky ka mundur të shohë si

sillen në pozitë edhe mirë edhe keq, dhe tani e ka një shans të shohë atë që ka qenë mirë ta

vazhdojë, çka nuk ka qenë bash mirë dhe ta dobësojë, por në opozitë edhe vitin 2004-2007 kur

s’ka qenë parti politike, s’e ka pasur shumë të qartë se si mund të sillet një parti politike, por

besoj që kësaj radhe do ta kemi një, po e quaj një bashkëveprim për të mirën e qytetarit.

Ne do të jemi opozitë e kësaj Qeverie, por jo opozitë e Kuvendit, jo opozitë e Kosovës dhe në

këtë drejtim pa dilemë që do ta luajmë rolin tonë. Unë besoj që ato që u thanë më herët për zotin

Kurti më shumë, më pak, edhe dihen e s’ka nevojë t’i përsëris, unë do t’ia përmend disa gjëra që

e presin zotin Kurti dhe të cilat besoj me dashamirësi mund t’i marrë parasysh dhe mund t’i

injorojë, por jam i bindur që do të ballafaqohet.

E para, do të ballafaqohet me kohezionin nacional. Të gjithë ne duhet ta luajmë rolin që ta kemi

një kohezion nacional, por kryeministri e ka punën kryesore që ta ruajë kohezionin nacional

përball zhvillimeve politike, ekonomike dhe tjera që mund të ndodhin. E di që nuk është punë e

lehtë, e di që ke problem të mbash kohezionin brenda partisë tënde, me partnerët e koalicionit, në

veçanti me opozitën, po listoj edhe me mediat, shoqërinë civile dhe me të tjerët, dhe e di që në

veçanti do ta kesh një telashe të madhe se opozitë kësaj radhe e ke gati ata që e kanë ADN UÇK-

Page 68: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

68

në. Dhe, ata nuk janë shumë të mirë të veprojnë, por të reagojnë janë të shkëlqyeshëm dhe besoj

që këtë e dini që edhe ju jeni prej asaj provenience.

E dyta, që ju duhet ta keni po ashtu parasysh, diskursin politik, zoti Kurti. Prej vitit 2014 e tutje

ka rrëshqitur diskursi politik në Kosovë, nuk ka mbetur kush në këtë vend gati burrë i mirë ose

grua e mirë, kush ka qenë në politikë dhe si ka qenë diskursi politik, nëse je me mua, është krejt

çdo gjë në rregull, nëse nuk je me mua, asgjë nuk është në rregull. Dhe, unë po e them, të gjithë

në PDK nuk janë engjëj dhe nuk janë të gjithë dreqër, por as në Vetëvendosje, as në LDK, apo

diku tjetër dhe unë të lus që në radhë të parë ata që i kemi deficit të Vetëvendosjes, disiplinoi. Ti

je një purgator i mirë për disa njerëz, por provo ata t’i disiplinosh pak dhe t’iu thuash që Kosova

vazhdon edhe pas këtij mandati, edhe para këtij mandati dhe disa të tjerë.

Tjetra, veprimet ilegale. Ju e di që keni provuar t’u jepni legjitimitet, por tash e tutje veprimet

ilegale janë të dënueshme, jo vetëm në kuptimin ligjor, kushtetues, por edhe personal. Kemi

pranuar ndonjë veprim ilegal edhe tuajin, duke thënë që jeni opozitë, duke thënë që po doni të

bëni diçka në mënyrë legjitime të mbroni një interes nacional dhe, në fund, të mos e përdorim

shtetin kundër opozitës, po tash e tutje çdo veprim ilegal jo vetëm që do të jetë i cenueshëm, por

do të jetë i kundërshtueshëm edhe për veprimet paraprake, edhe ato kur keni qenë në opozitë.

E treta, që duhet ta kem parasysh, kush e analizon zotin Kurti i di tri veprime të tij: e para, ka

përdorur nacionalizmin, e dyta popullizmin dhe nganjëherë ekstremizmin, zoti Kurti, hiq dorë

prej ekstremizmit. Popullizmin përdore, se je parti politike, kryetar i partisë në momente të

caktuara, nga nacionalizmi mos heq dorë, mos heq dorë prej ideve nacionaliste në veçanti deri të

zgjidhet problemi me Serbinë dhe këtu duhet të jeni të kujdesshëm, pse? Se në emër të asaj ideje,

ju e keni edhe mbështetjen qytetare. Nuk ju njohin njerëzit juve shumë që do të jeni ekonomist i

mirë apo për rend dhe ligj, ose diçka tjetër, por ju njohin dhe njerëzit mendojnë që përmes jush

mbrohet kauza kombëtare dhe unë po e them, idetë e mëdha, e di, e kam lexuar programin e

Vetëvendosjes në 2004, nuk e keni bashkimin kombëtar, por e keni proklamuar dhe unë po e

them prej sot e tutje kurrë njerëzit s’kanë për të besuar më që bën bashkimin kombëtar nëse nuk

e bën kur je kryeministër dhe unë e di sa vështirë e ke, mos mendo që ke për ta bërë bashkimin

kombëtar. Po duhet ftuar qytetarët e tjerë që e kanë idenë e bashkimit kombëtar prej vitit 1912 të

mos ftohen, mos u ftohni prej idesë së bashkimit kombëtar.

Ne kemi dalluar prej juve, ne thoshim po hyjmë në Union Evropian dhe bashkohemi dhe disa të

tjerë thoshin po bashkohemi, pastaj hyjmë në Union Evropian. Kjo ide nuk është e lehtë,

nacionalizmin ruaje edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë. Pse po e them? Ne kemi qenë

jashtëzakonisht të dëgjueshëm për partnerët ndërkombëtarë, bile jemi kritikuar, na thoshin se jeni

bërë si LDK-ja, edhe njerëzit tuaj, por tash po e them, provoni edhe para tyre dhe e keni

mbështetjen tonë të jeni nacionalist për idetë kombëtare edhe atyre t’u tregohet që bash çdo gjë

në Kosovë nuk bën, se ne kemi mbetur të fundit në proceset integruese.

Page 69: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

69

Çka do të jetë tjetër, ju keni dy detyra të rënda, konsolidimi i brendshëm i shtetit dhe konsolidimi

i jashtëm. Shikoni, konsolidimi i brendshëm, unë e di që mediokrit mendojnë veç qysh të

dërgohen njerëzit në burg, por dijeni një, liderët e mëdhenj kanë vizion për vendin, ato janë punë

të rendit dhe ligjit, bile bota demokratike i ka ndarë pushtetet. Pse i ka ndarë? Të lirohen prej

shumicës, të lirohet gjykata prej shumicës, të lirohen prokuroritë prej shumicës, policinë prej

shumicës dhe nuk duhet të jeni ju ai i cili e okuponi ose kushdo tjetër.

Tjetra, zhvillimi ekonomik. Për mua është bukur brengë e madhe në vendin tonë migrimi i

njerëzve ose nga fshati në qytet dhe e kundërta, edhe më e madhe nga Kosova jashtë saj. Unë dua

të shoh një program konkret për këtë, qytetarët tanë, fëmijët tanë duan ta shohin këtë. Unë e di që

nuk bëhet për një ditë, por po ashtu e di që do ta matim aktivitetin tuaj në këtë drejtim. Në këtë

drejtim, në konsolidimin e jashtëm është mirë që të jeni më konkret çka do të bëni me shtetet që

s’e kanë njohur Kosovën, çka do të bëni me shqiptarët në Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni, çka do

të bëjmë në raporte me Shqipërinë. Në konsolidimin e jashtëm çka do të bëjmë me Vatikanin,

çka do të bëni me Adis Abeben, Tel Avivin, me OKB-në? Kryeministri i një vendi nuk mjafton

të dijë veç çka mendon kjo sallë, as çka mendon Kosova, kryetari i komunës është mirë t’i dijë

kufijtë administrativë, ta ketë ndonjë ministër shok, kryeministri duhet ta dijë çka mendon edhe

Brukseli e Uashingtoni. Domethënë, në këtë drejtim unë mendoj që duhet të jesh një forcë

kohezive në këtë pa dilemë.

Unë e di që idetë e mëdha asnjëherë s’kanë vdekur, bile Hygo thotë “kurrgjë më e madhe se ideja

nuk është veç kur të bëhet parimi i shoqërisë”. Edhe unë besoj që disa ide të mëdha duhet t’i

bëjmë parim të shoqërisë gjithë, jeta ka evoluar dhe ne duhet të evoluojmë bashkërisht, por e di

që reagimi i opozitës dikujt i pëlqen, dikujt s’i pëlqen, por po e them një fakt, mos e harro që e ke

partner të koalicionit LDK-në, është partia e dytë momentalisht, prej 2004 s’i ka fituar zgjedhjet.

Nëse duam t’i fitojmë zgjedhjet, duhet me të kundërshtua ty, a ne nëse duam t’i fitojmë, duhet t’u

kundërshtojmë juve dy palëve. Pra, nuk je bash i lehtë në këtë drejtim dhe bash komod me

koalicionin që e ke.

Tjetra, që po ashtu duhet ta kemi parasysh, lajmet më të vështira, më të pakëndshme, dëmtimin

më të madh nuk ke për ta pasur prej opozitës, prej njerëzve tuaj, prej ministrave tuaj, dikastereve

tuaja, prej partnerëve tuaj, flasim në fund të mandatit për këtë nëse mendon që është ndryshe.

Opozita veç mund ta vërë në pah, unë e them opozita, nëse ti e bën gabimin, ne ta themi, pa e

bërë gabimin, ne s’do t’ia themi askujt, por nëse e bëni gabimin do të jeni target i secilit, nuk do

t’i përdorim krejt metodat tuaja, por po e them po ashtu, nuk do të jemi edhe ata krejt të urtë.

Unë e di që ka njerëz që shkruajnë në Facebok, bëjnë zhurmë, nuk jemi me marre, nuk jemi as që

i ruhemi dikujt, as nuk frikësohemi që kemi bërë diçka as para ligjit, as para Zotit, por jemi për

kujdes moral minimal që duhet ta ketë institucioni dhe unë kisha dashur që pozita të mos na vërë

Page 70: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

70

në pozitë të tillë që të reagojmë në mënyrë joinstitucionale dhe, krejt e fundit, ju i keni dy rrugë:

rruga që të jeni shpresë për qytetarët, që po i thoni edhe vetes, ose të jeni shpresë për opozitën.

Sinqerisht kam dëshirë të jeni shpresë për qytetarët, por po frikësohem që 2 muajt e fundit kanë

treguar që më shumë jeni shpresë për opozitën, se sa që jeni shpresë për qytetarët e vendit dhe

ajo çka dua ta them, Partia Demokratike, po e them në këtë rast në veçanti, kur ka qenë në

pushtet ka qenë edhe e urtë, e durueshme. Karrigen e patë, zoti Kurti, e kryeministrit, e ke parë

sa të urtë bëheni, s’i kishe duruar tërë këto fjalime, i kam pas thënë një mikut tim, Agim Çekut, a

i ndërrojmë pozitat e kritiko ti sa të duash, e di që duhet duruar, por provo të durosh atë që të

flenë në vesh e ta do zemra, jo veç atë që ta do veshi.

Nënë Tereza ka thënë, po e përfundoj: “Me qenë njeri i pushtetshëm, i suksesshëm, ke miq të

rrejshëm e armiq të vërtetë”, edhe unë po dua të them kujdes prej të dy palëve, se pushteti nuk

është bash i lehtë me asnjërën palë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Kuçi! Fjala është për deputeten Ariana Musliu-Shoshi.

ARIANA MUSLIU-SHOSHI: E nderuar kryesuese, faleminderit për fjalën!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar kolegë deputetë dhe

Të nderuar të pranishëm.

Sot jemi mbledhur me kërkesën e mandatarit për formimin e Qeverisë, kryetarin e

Vetëvendosjes, zotin Kurti. Pra, 120 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, 68 ditë pas certifikimit të

zgjedhjeve dhe 38 ditë pas konstituimit të Kuvendit. Sot mandatari për kryeministër na foli për

parimet qeverisëse dhe na prezantoi kabinetin qeverisës. Sot, zoti Kurti po na flet për të tashmen

dhe të ardhmen. Sot, mandatari Kurti nuk po flet për historinë siç e ka zakon, sepse po duket që e

ka harruar. Por, rruga nëpër të cilën ka kaluar dhe gjendet në këtë moment ka mbetur e shkruar, e

transkriptuar, e incizuar, ai ka lënë gjurmë në ecjen politike të tij.

E para, dy vjet më parë në seancën të cilën e kërkoi vetë lidhur me parimet programore të

Qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë 2017-2021, zoti Kurti tha se secila qeveri duhet të

synojë të ketë më së shumti 12 ministri, po e citoj: “Së paku deri në momentin që Serbia ta njohë

Kosovën ose deri në momentin që në Kosovë nuk do të veprojë leva direkte të Serbisë, siç është

Lista serbe e krijuar në Beograd”. Sepse, sipas tij qeveria me më pak se 30 ministri, pra 12 i ka

dy të mira: ajo edhe kursen, edhe lë më pak hapësirë për Serbinë në Kosovë.

Përkundër kësaj, zoti Kurti gjatë fushatës dhe pasi që doli i pari nga zgjedhjet tha se qeveria e tij

nuk do të ketë më shumë se 12 ministri. Pra, Kurti nuk e mbajti premtimin për qeverisje të mirë

dhe të vogël, po e them këtë për Kurtin, sepse LDK tha se nuk ka kërkuar shtimin e ministrive.

Zoti Kurti, do të kisha mirëkuptuar kur lëshon pe, ama jo kur i gënjen qytetarët. Na tha se po i

bën 15 ministri, sepse zvogëlimi sa u kishte premtuar qytetarëve po bënte probleme të mëdha.

Page 71: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

71

Kjo gënjeshtër nuk shitet më, më mirë do të ishte të thoshe se s’pata qare se sa s’pata qare pa hy

në pazar.

E dyta, Lista serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë, pajtohem me këtë konstatim tuaj, e ke

thënë më 24 prill të vitit 2018. Kritika, sharje dhe fyerje pati edhe për krerët e mëparshëm të

institucioneve, pse po i takojnë dhe pse po bisedojnë, sot i takon dhe i lut për pak pushtet, për t’u

bërë pak kryeministër, e rrite numrin e ministrive vetëm për t’i marrë në Kabinetin tuaj. Pra,

premtimi për marrëveshje me parime u shndërrua në pazare për poste.

E treta, zoti Kurti dhe e gjithë Vetëvendosje viteve të ekzistencës së saj asnjë marrëveshje me

Serbinë kurrë nuk i duartrokiti, në lëvizjen më të vogël dhe në tekstin më të shkurtër ata folën,

reaguan, u bënë aktivë radikal. Sot kur një marrëveshje u nënshkrua, ajo e aviacionit dhe për

tjetrën po bisedohet ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, ata i mbyllën veshët dhe nuk

thanë asgjë, për pak pushtet, zoti Kurti u fsheh.

E katërta, vite më parë në një intervistë në emisionin “Opinion” në Klan, zoti Kurti keni thënë se

pasi na tradhtoi neve në opozitë Isa Mustafa, ku ne kishim bërë shumicën parlamentare, ai e bëri

edhe tradhtinë e vendit tonë marrëveshjen me Serbinë. Nuk po më intereson sot shumë se çka

keni thënë për bashkëpunëtorin tuaj të tanishëm, më shumë më intereson të di nga ju se cili do të

jetë hapi juaj në lidhje me atë marrëveshje, siç e keni thënë që përbën tradhti kombëtare.

E pesta, folët shumë për rëndësinë e institucionit më të lartë të Republikës së Kosovës në vendin

tonë, pra për Kuvendin, në një letër që ia keni dërguar kryetarit të LDK-së, zotit Isa Mustafa,

keni thënë se nuk mundeni të delegjitimoni institucionet me ujdi monarkësh. Zgjedhja e

Konjufcës ishte legale dhe legjitime, sot duhet të na thoni se a u ulët si monark për largimin e

zotit Konjufca, sot duhet të na thoni se a është tallje me Kuvendin dorëheqja e zotit Konjufca dhe

a e përmbysët vullnetin e 75 deputetëve.

E gjashta dhe e fundit, duke pasur parasysh se nuk kemi pranuar program qeverisës, zoti Kurti do

t’i parashtroj disa pyetje publike, të cilat në fund edhe do t’i dorëzoj zyrtarisht, për të cilat kisha

dashur të të kem përgjigje po në këtë seancë. Sa do të jetë rritja e pagës minimale dhe kur do ta

shqyrtoni këtë çështje? Sa njohje do t’ia sillni Republikës së Kosovës gjatë vitit të parë të

udhëheqjes suaj dhe gjatë tërë mandatit? Gjatë qeverisjes suaj a do të arrini t’i bindni pesë shtete

të BE-së që nuk e kanë njohur dhe nuk e njohin Republikën e Kosovës? Cila është strategjia juaj

për njohjen nga Vatikani? Çka do të bëni në lidhje me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re,

pra konkretisht me Contour Global? Cila do të jetë strategjia juaj për anëtarësim në Interpol, ku

do të aplikoni si qeveri për anëtarësim? A do t’i publikoni të gjitha kontratat e mëdha e të

qeverisjeve të kaluara? Si kryeministër, kur do ta vizitoni fizikisht Veriun e Mitrovicës? Sa do të

jetë paga juaj si kryeministër dhe cila është politika juaj financiare në lidhje me pagat e mjekëve,

punëtorëve të arsimit dhe policëve të Kosovës gjatë mandatit?

Page 72: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

72

Zoti Kurti, kur do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës? Dhe, e fundit, por jo më pak e

rëndësishme është se a erdhi dita që shpresat për qeverinë tënde të mbetet tek Ambasada e

Serbisë në Kosovë, pra Lista serbe. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Musliu-Shoshi! Fjala për deputetin Bajrush Xhemajli.

BAJRUSH XHEMAJLI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuar kolegë deputetë,

Të nderuar të pranishëm,

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Që në fillim dua të them se për hir të Kosovës çdo qeverie do t’i dëshiroja rrugëtim të mbarë,

prandaj edhe kësaj qeverie që po vjen, por e kam të vështirë, madje edhe të pamundur të besoj se

kjo qeveri do të jetë qeveri e shpresës, siç e keni quajtur ju koalicioni qeverisës, e aq më pak që

të përmbushë pritjet e qytetarëve. Për këtë fatkeqësisht më bën të besoj dështimet dhe

kontroversat katërmuajshe tuajat, zoti Kurti, të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerit tuaj

qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Imazhi politik i krijuar fals i juaj, zoti Kurti, si shumë parimor për çdonjërin, i cili rezonon esëll e

sheh se u çmontua për katër muaj dhe kështu do të çmontohet deri në fund, jo vetëm si lider, por

do çmontohet edhe si Lëvizje Vetëvendosje, e cila mbolli urrejtjen, ishte brutale, arrogante,

shantazhuese, e dhunshme dhe jashtë çdo kornize politike në tentativat për të mbizotëruar me

çdo kusht spektrin politik në Kosovë. Në pushtet erdhët tamam në mënyrë makiaveliste, se

qëllimi e arsyeton mjetin dhe fituat, në zgjedhje u dorëzuat, duke shkelur shumë nga parimet, për

të cilat predikuat dhe modelin e politikanit të pakompromis. Ju u shfaqët për katër muaj rresht në

sy të qytetarit të Kosovës duke negociuar poste ministrash, zgjerim kabineti, oferta për president,

marrje dhe lënie ministrish, e shumë të tjera. Ky koalicion i provoi opinionit publik se nuk është

duke bërë betejë në mes së resë dhe së vjetrës, por një betejë e etshme për pushtet, e cila për

katër muaj këtë koalicion e dërmoi përmes situatave të krijuara gjatë negocimit. Me

marrëveshjen që ka dalë në pah dhe tanimë është bërë e qartë gjithçka, krejt këto lojëra e vonesa

janë bërë për karrige e pozita. Prandaj, ky është koalicioni i interesave të ngushta e për të kapur

shtetin, ashtu siç akuzoni të tjerët.

Lidhja Demokratike e Kosovës e lideri i saj veç janë provuar gjatë bashkëqeverisjes dhe

qeverisjes me partitë e tjera dhe dihen bëmat e të pabërat e saj, prandaj po ndalem te Lëvizja

Vetëvendosje, e cila ende pa filluar të qeverisë ka braktisur parimet e propaganduara në fushatë,

sepse ka parë që ishte në ëndrra. Në raport me pakicën serbe ndërroi qëndrim, të cilin aq shumë e

propagandoi dhe, për më tepër, ky formacion qeverisës do t’i japë dy ministri Listës serbe.

Madje, Vetëvendosja shkoi edhe më larg se të gjitha subjektet e tjera deri më sot, ashtu që gjatë

numërimit të votave luftoi për votën serbe totalisht të paligjshme, që edhe vetë e patën cilësuar si

të tillë.

Page 73: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

73

Të nderuar të pranishëm e ju qytetarë të nderuar,

Zoti Kurti, atje prej lartësisë së Olimpit, ku mbante ligjërata utopiste krejt demagogji dhe na

jepte moral që të bënte të qeshësh, por që tanimë veç ka rënë në tokë për jo më shumë se katër

muaj, ku ka parë se idetë utopiste nuk shkojnë në politikëbërjen e realitetit në Kosovë. Sigurisht

se do të marrë kohë të kthehet i kthjellur plotësisht në realitetin që po jetojmë, por me rëndësi

është se ka bërë hapat e parë. Pallavrat për gjoja qëndrim stoik, për refuzim bashkëpunimi me

Listën serbe, për refuzim të negociatave me Serbinë, për refuzim të flamurit shtetëror të

Republikës së Kosovës e shumë e shumë të tjera, dolën shpejt në sipërfaqe ashtu siç janë. U pa se

tallen me qytetarët që nga 6 tetori, e demontoi veten dhe i doli krejt e kundërta, siç është ta zëmë

bashkëpunimi me Listën serbe, madje krejt miqësisht duke pirë kafe e shumë zemërgjerë me ta,

duke u dhënë dy ministri pastaj. U pa qartë se zoti Konjufca është tërhequr, të cilën gjë nuk donit

ta bënit në asnjë mënyrë. E vërteta tjetër që ministritë janë shtuar nga 12 në 15 për pazare

politike, e plot e plot të tjera.

Po, fundja, fjalët e tyre po i hanë, apo jo? Summa summarum, qytetarët janë ata që e kthjellin

zotin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që gjithsesi i kanë kuptuar këto veprime që shihen

qartë. Edhe pse, të gjithë u hapëm rrugë e askush nuk u pengoi, ju zoti Kurti e zoti Mustafa nuk

treguat kurrfarë ndjeshmërie aq sa e latë vendin e qytetarët e saj pa institucione për katër muaj

me radhë, edhe pse kishit deklaruar se do ta bënit jo më shumë se për 72 orë. Me lojërat tuaja

negociuese ishit ata që u munduat para syve të të gjithë opinionit publik për ta dominuar,

shantazhuar e nënshtruar njëri-tjetrit subjektin. Bllokada juaj katërmujore në këtë kohë me siguri

do të ketë pasoja të pariparueshme për vendin tonë. Ju mund t’ia bëni qejfin vetit si të doni

kështu siç po ia bëni në këtë seancë me një program me fontanë dëshirash, por me këtë program,

të cilin e ekspozuat si kandidat për kryeministër, vërtet jeni për të ardhur keq.

Unë prisja atë çka më ka interesuar më së shumti, që edhe ju keni pasur si lider në atë kohë i

Vetëvendosjes, e keni pasur flamur të propagandës, madje e keni shitur për kauzë bashkimin me

Republikën e Shqipërisë. Ja çka thoni tani si kandidat për kryeministër në raportin me shtetin e

Republikës së Shqipërisë: “Avancim kualitativ të bashkëpunimit me Shqipërinë”. Vetëm kaq,

ama asnjë fjalë më shumë. Vërtet, më ka ardhur shumë keq sinqerisht, sepse edhe unë jam për

bashkim me Shqipërinë dhe kam hequr shumë për këtë bashkim e do të hiqja edhe ku ta dish se

sa, veç të bëhej bashkimi. Do të kisha qenë vërtet bashkëpunëtor i mirë në këtë drejtim.

Nëse bazohemi se çka thoni si lider i Vetëvendosjes, e çka thoni tani, si kandidat për

kryeministër, nuk dyshoj aspak se ju jeni mashtrimi më i madh për qytetarët dhe natyrisht do të

jeni edhe zhgënjimi më i madh për ta. Unë po e shoh që sot jeni në flatra, por koalicioni juaj që

po e quani “i shpresës”, madje dikush tha edhe historik, si ndërrim epokash, edhe më shumë, do

të mbetet fatkeqësisht vetëm një ëndërr në ëndrra të elektoratit të mashtruar.

Page 74: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

74

Sidoqoftë, ne këtu jemi dhe do të shihemi shpesh për të bërë të ditur për të gjitha ato që ndodhin

në kurriz të qytetarit të mashtruar. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Xhemajli! Fjalën e ka kërkuar zoti Elmi Reçica.

ELMI REÇICA: Faleminderit, kryesuese!

Po më duket shpejt keni nisur të lodheni, se të ikën ushtarët. Apo ndoshta, s’kishin dëshirë fort ta

dëgjojnë parafolësin, Bajrushin, çfarë u tha, se një pjesë e madhe keni kaluar goxha momente të

vështira dhe të rënda me të.

Qytetarë të nderuar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,

Mysafirë të respektuar,

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e pati përafërsisht një ekspoze 20-minutësh, ose 30-

minutësh, në këtë foltore dhe tha shumë gjëra që nuk i kemi dëgjuar kurrë këtu, as në këtë

foltore, as në këtë sallë, po as jashtë kësaj salle. Kujt t’i besojmë? Albin Kurtit që foli 20 a 30

minuta këtu, apo Albin Kurtit që ka folur dhe ka vepruar për gati se 10 vjet rresht këtu. Ju

qytetarë të nderuar e të respektuar, ata të cilët e keni votuar dhe ata të cilët keni pasur qëndrim

ndryshe, ju kisha lutur të bëni një krahasim, a janë këto 20 a 30 minuta e vërteta çfarë e thotë

Albin Kurti, apo janë ato 9 vjet, gati se 10 vjet, çfarë ka folur dhe ka bërë këtu. Kjo është shumë

me rëndësi, jo për hir të kësaj Qeverie, jo për hir të Albin Kurtit, po për hir të së ardhmes së

Kosovës. Ju duhet të gjykoni drejt dhe pastaj të vendosni.

Odiseja e përpjekje të vazhdueshme e të pandalshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së, që

nga 6 tetori i vitit të kaluar për ta justifikuar njërën parti apo për ta fajësuar e sulmuar partinë

tjetër për mosarritjen e marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe i gjithë opinioni publik tashmë i ka

parë dhe ka dëgjuar fare qartë diskursin e përdorur të lidershipit të këtyre dy partive, të

manifestuara me sulme, fyerje, mosrespektim të njëra-tjetrës, linçime e nënçmime, detyrim për

dorëzim, poshtërim të njëra-tjetrës e deri te kërcënimet për protesta masive dhe për përdorim

dhune. Krejt kjo po bëhej për të vetmin qëllim, për qëllimin e gllabërimit sa më shumë të

pozitave dhe të pushtetit për njëra-tjetrën. Përgjatë këtyre katër muajve të fundit kemi parë

qëndrimet e vërteta të tyre politike, mundësitë e tyre politike. Këto dy parti nuk kanë pasur për

qëllim të qeverisin mbi parimet dhe vlerat e demokracisë, nuk kanë pasur dhe nuk kanë për

qëllim zgjedhjen e prioriteteve të vendit tonë, nuk kanë pasur për qëllim as ndarjen e

përgjegjësive shtetërore ndërmjet tyre për ta balancuar pushtetin, por qëllimin e tyre të vetëm e

kanë që të gllabërojnë sa më shumë pushtet për vete.

Ky koalicion qeverisës nuk garanton dhe nuk mund të garantojë fuqizimin dhe përmbylljen e

shtetësisë së Kosovës, ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, zhvillimin ekonomik të

Page 75: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

75

vendit. Nuk mund të garantojë të përmbyllë suksesshëm dialogun në mes të Republikës së

Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke, me ulëse në OKB. Ky koalicion nuk mund të vazhdojë

orientimin e anëtarësimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Nuk mund të jetë qeveri e shpresës një koalicion, i cili ka fituar vota përmes premtimeve të

rreme zgjedhore, përmes kauzave të paqena e të pavërteta. Ky bashkim i koalicionit qeverisës do

të nxjerrë një qeveri të krijimit dhe thellimit të pakënaqësive qytetare, qeveri të karrigeve të

pushtetit, të pozitave të akomodimit të tyre në pushtet. Këta kanë vetëm aspirata për pushtet, e jo

përgjegjësi për shtet, ashtu siç i proklamojnë përmes premtimeve apo kauzave të tyre të rreme.

Se Albin Kurti për të ardhur në pushtet nuk zgjedh mjete e forma politike, tashmë e ka dëshmuar

me dhjetëra e qindra momente. Mjafton të ndalemi e vlerësojmë momentin e zgjedhjes dhe

momentin e largimit dhe degradimit të Glauk Konjufcës. Përderisa, ditë më parë idenë dhe

kërkesën për largimin apo dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit e quante ‘ujdi monarkësh’, apo

‘ogur fatkeq’, po edhe deligjitimim i institucioneve demokratike, tani shtohet pyetja a kemi “ujdi

monarkësh”, a kemi deligjitimim të institucioneve demokratike apo a është ‘ogur fatkeq’ ky

moment?

Pra, Albin Kurti për të ardhur në pushtet është në gjendje ta ndryshojë secilin qëndrim, deklarim,

zotim e kauzë të tij politike dhe morale, të keqpërdorë e të djegë politikisht këdo, madje edhe

miqtë e kolegët më të afërt.

Dhe, në fund, pse e gjithë kjo përpjekje për të ardhur me çdo kusht në pushtet, për të mirën e

vendit apo për të shkatërruar atë që është arritur deri tash? Pa dyshim se është kjo e dyta, për të

shkatërruar çdo gjë që është arritur deri tash. E gjithë veprimtaria e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes

Vetëvendosje fillim e mbarim karakterizohet me papërgjegjësi, linçime të personaliteteve

publike, përçarje, polarizim të skajshëm të skenës politike, grumbullim të masave popullore

përmes kauzave plotësisht të rrejshme e inekzistente, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe

ndaj çdo të arriture shtetërore, sulm ndaj rendit juridik e kushtetues të vendit tonë, dëmtime e

shkatërrime të pronës publike, ide, motivim e frymëzim të grupeve e organizatave kriminele dhe

terroriste, siç është “Syri i Popullit”, për të eliminuar edhe fizikisht të gjithë aktorët dhe

personalitetet e skenës politike që nuk pajtohen dhe që mendojnë ndryshe nga Albin Kurti. Krejt

këto veprime e akte vandale e kriminele, të cilat Vetëvendosje i ka bërë vite me radhë dhe atë

pandalshëm, kishin të vetmin synim e qëllim - ardhjen e tyre në pushtet.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Këto dy parti që përbëjnë koalicionin qeverisës dhe që synojnë të udhëheqin me institucionet

shtetërore ju kanë gënjyer, ju kanë mashtruar. Ju kanë ofruar premtime të rrejshme zgjedhore, ju

Page 76: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

76

kanë prezantuar dhe ofruar kauza të rrejshme dhe joreale politike, vetëm e vetëm që të fitojnë

votat tuaja për të ardhur në pushtet, e jo për të punuar për shtet, ashtu siç kanë premtuar dhe

proklamuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka vënë vija të kuqe për partitë shqiptare, por nuk ka vënë vija të kuqe për

Listën serbe, nuk ka vënë vija të kuqe për disa prej ministrave që i ka tash, përkundër asaj që ata

ministra që sot i ka propozuar më herët kanë pasur vija të kuqe prej atyre me të cilët ka

bashkërenduar dhe kemi ardhur deri te liria dhe më vonë Pavarësia e Kosovës. Përkundër gjithë

këtyre fakteve dhe argumenteve të vërteta politike të këtij koalicioni për pushtet e për interesa të

tyre, Partia Demokratike e Kosovës, si forcë politike bartëse dhe prijatare e lirisë, shtetësisë,

shtet ndërtimit dhe konsolidimit institucional e demokratik të Kosovës, edhe pse me një rol të ri

në skenën politike në vend, si partia më e madhe opozitare në vend, do t’i mbikëqyrë të gjitha

proceset politike në vend, do të refuzojë ashpër çdo moment dhe çdo çështje që nuk përkon me

interesat shtetërore e kombëtare. Do të përkushtohemi fuqishëm në drejtim të transformimit

pozitiv për Kosovën dhe organizimin e brendshëm politik e forcimin e partneritetit me Shtetet e

Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë që me përgjegjësi të lartë t’i shërbejë vendit dhe të

gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës duke ushtruar funksionet tona në interes kombëtar e

shtetëror, në të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e

miratuara në këtë sallë, duke respektuar simbolet e shtetit, flamurin dhe himnin e tij.

Dhe, së fundmi, keni shuar Ministrinë e Diasporës, keni mashtruar Diasporën, keni kërkuar prej

tyre që t’ju votojnë, se do t’i mbështesni fuqishëm. E keni marrë një përgjigje nga njerëz shumë

të denjë dhe njerëz shumë përfaqësues. Do t’ua them me një rast tjetër se çfarë u kanë shkruar

ata. Keni dështuar, Albin Kurti, që në start! Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Reçica! Fjala është për deputetin Ferat Shala.

FERAT SHALA: Të nderuar deputetë,

Të nderuara media,

Kor diplomatik,

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Sot do të duhej të flisnim më shumë për programin ekonomik, por meqë nuk kemi program

ekonomik, duhet t’i kthehemi shkurtimisht pak hartuesit të atij drafti apo pamfleti, sepse është i

thirrur për pamflete dhe jeta i ka shkuar duke shkruar pamflete.

T’ju them të drejtën, gjatë prezantimit të këtij programi apo pikave, nuk mund të vij në konstatim

tjetër përveç që para nesh sot kemi një kandidat të metamorfizuar shkencërisht, të metamorfizuar

në gjithë dimensionin e tij, edhe social, edhe politik, edhe nacional. Nuk mund të them pse është

Page 77: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

77

i metamorfizuar pa përmendur që procesi i metamorfizimit nënkupton ndërrim në strukturë,

ndërrim në përbërje, ndërrim në ngjyrë dhe në fytyrë. Dhe, metamorfizimi i procesit dhe i liderit

sot më së paku i duhet Kosovës, sepse nuk mund ta quash ndryshe, përveç personalitet të

metamorfizuar kur ia kujton rrugëtimin e tij më shumë se një dekadë, rrugëtim rrugëve, më

shumë se një dekadë pa bërë asnjë ditë punë, më shumë se një dekadë duke ngritur kauza, më së

keqi edhe kauza me karakter nacional, të cilat realisht populli, vendi dhe shteti i ka mirëpritur

gjithmonë. Pra, metamorfizim më të madh se të shmangesh nga kauzat që ke ndërtuar vetë, nga

ato nacionale deri te ato sociale, ekonomike, deri te ato socio-ekonomike, që shpesh bien ndesh

edhe me konceptet e parimit të sotëm të demokracisë dhe ekonomisë, nuk ka demokratizim të

tillë, vetëm në këtë program sheh.

Pra, nuk ka vjedhje më të madhe të idesë nacionale, se sa pas dhjetë vjetësh kauza nacionale me

programe të ndryshme të hartuara ad hoc, sot e vjedh idenë, e vjedh konceptin, e vjedh shpirtin e

rinisë demokratike, e vjedh shpirtin e punëtorit që besuan në të, e vjedh shpirtin dhe djersën e

mërgimtarit që besuan në të. Dhe, krejt këto kauza dhjetëvjeçare bien në pus, në ujë, harrohen,

tjetërsohen brenda një periudhe njëqindditore, atëherë kur ai e nxjerr metamorfizimin e tij edhe

në ngjyrë, edhe në fytyrë. Dhe, në realitet kjo është gënjeshtra, kjo është mashtrimi më i madh që

u bëhet edhe idealeve, edhe të kaluarës, edhe ekonomisë, edhe shpresës së rinisë, e cila shumë

besoi në të dhe sot komplet i harroi me gjithë kauzat e tij mashtruese si deri më sot. Prandaj,

metamorfizimi i tillë nuk mund të quhet ndryshe vetëm vjedhje e shpresës, e zhvillimit dhe

integrimit të vendit tonë.

Nuk i duhet një metamorfizim i tillë as në koncept, as në përbërje, prandaj shpresojmë që këto

kauza të elaboruara shkurtazi, besoj dhe shpresoj që shumë shpejt do të shpërfaqen me gjithë atë

që e kemi parë deri sot, por me një fytyrë dhe ngjyrë tjetër. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Shala. Fjala për deputetin Kujtim Gashi.

KUJTIM GASHI: Të nderuar deputetë,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Vendi ynë sot si rezultat i një marrëveshjeje, për shumëçka joparimore, por ekskluzivisht

marrëveshje mbi baza të interesave dhe të garës së padinjitetshme për pushtet të të dyja partive

përkatëse, po e fillon një kapitull me shumë të panjohura.

Programet politike të këtyre dy partive të koalicionit qeverisës, veçmas aspekti i tyre ideologjik

nga përmbajtja, por edhe nga objektivat, janë krejtësisht kundërthënëse. Si rrjedhojë, këto dy

programe të dy partive politike në asnjë format, në asnjë model qeverisës, nuk mund të

përafrohen, e lëre më të krijojmë një qeverisje të qëndrueshme dobiprurëse për shtetin dhe për

popullin tonë. E them se ato programe politike të të dyja partive vështirë se mund të afrojnë një

program të suksesshëm qeverisës, sepse ato dy parti politike në të gjitha fushat janë platformë e

Page 78: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

78

shkollave të ndryshme politike dhe ideologjike. Ata i bashkon vetëm një qëllim, vetëm një

objektiv, pa zgjedhur mjete, pushteti, ndarja e tij, kapja e shtetit me standardin e tyre, si dikur në

Prishtinë e tani në Prizren dhe aty ku cilido prej tyre e drejton qeverisjen vendore.

Stërzgjatja e negociatave, e përcjellë me mos respekt reciprok, me kalkulime të të gjitha

prapaskenave, me ofendime dhe me bazë personale janë fakte të mjaftueshme për të kuptuar se

kjo marrëveshje mes dy partnerëve qeverisës nuk mund t’i sjellë dobi vendit tonë, i cili në shumë

aspekte është para sprovave të jashtëzakonshme.

E dyta, marrëveshja e arritur midis dy partnerëve të koalicionit qeverisës nuk përfill asnjë normë,

asnjë parim, asnjë standard, asnjë rregull të demokracisë parlamentare për krijimin e

koalicioneve qeverisëse. Prandaj, del se është më tepër marrëveshje e mosmarrëveshjes,

marrëveshje për mosmarrëveshje dhe pas ditës së sotme.

Në rrethana të këtilla, kur qytetarët kanë pritur dhe presin marrëveshje jo për pushtet dhe në emër

të ndarjes së pushtetit, por marrëveshje për të mirën e vendit, për të ardhmen e qytetarëve e jo të

oligarkëve të partive të koalicionit, me të drejtë shtrohet pyetja: çfarë zhvillime e presin vendin

tonë me një qeveri të dalë nga mosmarrëveshjet, intrigat e pasmesnatës dhe të mëngjeseve të

ngrysura, duke u thirrur rrejshëm në sloganin “ndryshime”, në sloganet mashtruese se gjoja do t’i

shërbejnë popullit dhe qytetarëve.

A thua, me gjithë këtë dramë gati se hamletiane, të cilën që nga viti i kaluar ua imponuan

qytetarëve të vendit, menduakan se i shërbejnë vendit, ecjes përpara Kosovës sonë? Historia e

dështimeve të këtyre partnerëve të koalicionit qeverisës në ardhje që nga dita e sotme është

paralajmërim, është lajmëtar i sigurt, gjithsesi jo i mirë.

E treta, sa mund t’i besojë qytetari, përveç anëtarësisë së partive të koalicionit, kësaj qeverie të

propozuar, kur bartësi, ideologët, arkitektët e kësaj marrëveshjeje të koalicionit lozin me kolegët

e tyre sikur me figura të shahut kur i vendosin dhe madje, edhe bashkërisht i votojnë dhe pastaj si

shenjë pendese të njëjtit i shkarkojnë, ose i lusin që me elegancë politike, pa zhurmë, të tërhiqen,

në fakt, e vetëposhtërojnë.

E katërta, partnerët e koalicionit të zhurmshëm gjatë fushatave kanë kritikuar këdo qoftë për

negociata me komunitetet, e veçmas me Listën serbe. Edhe ata e dinë se sa herë kanë lozur me

këtë letër politike dhe vazhdojnë të jenë të vetëmashtruar, në lajthitje, ndaj e kanë të kotë të

krijojnë opinione spekulative politike, qoftë të elektoratit të tyre apo edhe te qytetarët. Ndërkohë

që propaganduesit e mjegullave politike dhe ideologët e tyre të skemave mashtruese nga radhët e

të dyja partive politike, LDK dhe Vetëvendosje, nuk e hezituan që ta demantojnë veten, t’i

kundërshtojnë, t’i anatemojnë proklamimet e tyre të dikurshme, në çastet kur ishin në bllokada,

në kurthe të ngritura për të tjerët, por edhe për veten. Ata koalicionet qeverisës nxituan që t’ua

Page 79: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

79

kërkojnë fjalën, aleancat e premtimin edhe atyre që deri dje i kundërshtonin të gjithë, pra Listës

serbe.

Ku ngelën e ku u tretën në këtë çështje parimet mashtruese të LDK-së dhe të Vetëvendosjes?

Akuzat dhe vetëm akuzat ndaj rivalëve politikë, mashtrimet dhe vetëm mashtrimet ndaj

anëtarësisë së tyre dhe ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo ishte dhe është platforma

bazë politike e partnerëve të qeverisë në ardhje. Prandaj, ne do të jemi zë i fuqishëm,

argumentues dhe unik opozitar, sepse nuk mund të lejojmë që kjo qeveri në ardhje vendin të

shtyjë në zymtësi dhe në pashpresë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Gashi. Fjala për deputeten Evgjeni Thaçi- Dragusha.

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit, e nderuar kryesuese!

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Mysafirë,

Anëtarë të korit diplomatik,

Media,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Veteranë të UÇK-së,

Është muaji shkurt dhe në këtë muaj, në fakt, ne do të ishte dashur që të analizonim 100-ditëshin

e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në vend të saj, sot na u soll një dokument tjetër,

një dokument që më shumë është intern në mes dy partive të koalicionit, një marrëveshje për

bashkëqeverisje. Marrëveshja u lajmërua se u arrit, Qeveria ose Kabineti Qeveritar u prezantua

për t’u votuar edhe përkundër përpjekjeve maksimale të të dyja palëve që kjo të mos ndodhë.

Është një nga rastet më interesante e më të rralla kur partitë fituese të zgjedhjeve refuzojnë kaq

shumë dhe luftojnë kaq shumë për të mos marrë përgjegjësitë që rrjedhin nga rezultati i

zgjedhjeve, por siç duket të gjitha opsionet e tjera i kishin të mbyllura dhe tmerri i tyre më i

madh i kamufluar si dëshirë për të qeverisur me vendin u bë realitet.

Me veprimet e tyre këto parti të koalicionit na dhuruan katër muaj spektakël, duke u bërë figurat

më argëtuese në sezonin dimëror, i cili njihet si sezon i fjetur kulturor e artistik. Ndërkohë që ne i

përcillnim nga lart, ata e shfaqnin karakterin e tyre komplet të zhveshur para publikut dhe para

votuesve të tyre. Me të vërtetë, ju i keni tejkaluar edhe pritshmëritë tona. E tani spektakli duhet të

vazhdojë sezonin tjetër. Tani, partia që synon ta udhëheqë qeverinë do të zgjohet nga gjumi dhe

të përballet me realitetin. Populli pret shumë. Njerëzit janë shumë kuriozë të shohin se si do të

veprojë mbreti i parimeve dhe i premtimeve. Parime dhe premtime këto që u shkelën ende pa u

marrë pushteti. Por, akoma s’kemi parë asgjë.

Page 80: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

80

Të nderuar deputetë,

Në periudhën kur dialogu me Serbinë udhëhiqej nga PDK-ja, ai proces kundërshtohej nga partia

që sot synon të udhëheqë Qeverinë. Nga ky kundërshtim në fakt e mori edhe emrin

Vetëvendosje. E për ironi të fatit, kompleksi më i madh i kësaj partie është pikërisht emri i

subjektit të tyre, sepse ashtu siç e tha edhe mandatari për kryeministër, edhe siç shkruhet në këtë

marrëveshje për bashkëqeverisje, ky dialog do të udhëhiqet pikërisht nga mandatari, ose nga

kryeministri i ardhshëm. Ky dialog, i cili u refuzua dhunshëm me gurë e ngjyrë ndaj policisë së

Kosovës, me përdhosje të ndërtesave të institucioneve më të larta të vendit, me viktima në mesin

e protestuesve, me shkatërrime të pronave të misioneve diplomatike ndërkombëtare, ambasadorët

e të cilëve misione nuk u kursyen as nga sulmet fizike. E tash, duan ta udhëheqin dialogun. U

harruan të gjitha këto, sakrifica e aktivistëve kundër dialogut shkoi dëm, sapo lideri i tyre arriti te

pragu i Kryeministrisë.

Të nderuar deputetë,

Kur PDK-ja ndërtonte autostrada që lidhnin kombin dhe rajonet e Kosovës, nga personi këtu

para meje, ajo Qeveri quhej Qeveri e asfaltit, ndërsa sot dhe përgjatë fushatës i njëjti person

trumbeton se do të bëjë një autostradë Prizren - Tetovë me një tunel që kalon në brendi të Sharrit.

E si qenka ndryshe ky projekt nga projektet që ka realizuar PDK-ja?

Pra, me një fjalë, partia që sot synon të udhëheqë me institucionin e kryeministrit premton të

realizojë ato projekte të cilat për më shumë se një dekadë i ka akuzuar partitë në pushtet, edhe

partnerin e koalicionit. E gjitha kjo e ka një emër, mashtrim. Mashtrim i një populli që ka vuajtur

shumë, e për të cilin nuk keni bërë asgjë.

Këto janë vetëm disa nga argumentet, nga shumë argumente të tjera, të cilat tregojnë se e kaluara

dhe zhvillimet e periudhës udhëheqëse të PDK-së janë synimet dhe ëndrrat e këtij koalicioni të

ardhshëm. E unë ju uroj sukses në këtë rrugë që ne e kemi trasuar.

Ne do të përkujdesemi në çdo moment që projektet tona që ju do t’i zhvilloni të realizohen pikë

për pikë. Ne do të jemi inxhinierët mbikëqyrës të këtyre projekteve. E qe besa, projektet tona të

cilat do të realizohen nga njerëz, të cilët, ose kanë kaluar nga ne, ose janë ngritur nga ne.

Projektet të cilat ju do t’i zhvilloni me emblemën e Republikës së Kosovës, me flamurin e

Republikës së Kosovës, deri te i cili shumëkush sakrifikoi gjithçka, shumë familje dhanë më të

dashurit e tyre, e ju e gjetët të gatshëm. E quajtët flamur lara-lara e rrema-rrema, e tani do t’ju

duhet ta mbani në zyrë, në tavolinë, në xhepa, në kuleta, kudo. E gjithë kjo për t’ju përkujtuar

hipokrizinë e juaj.

Page 81: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

81

U përmend më herët kthimi i dinjitetit të institucioneve të Kosovës. Puna më e madhe që na pret

neve si deputetë është kthimi i dinjitetit të deputetit të Kosovës, të deputetit të opozitës së

Kosovës, e sidomos të dinjitetit të deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Opozita e kaluar e ka bërë një denigrim të madh të imazhit të deputetes së Kosovës, trupat e të

cilave u përdorën edhe për të bartur mjete, me anë të të cilave u sulmuan...

KRYESUESJA: Zonja Thaçi, të lus të kesh kujdes me deklarata dhe të mos flasësh të pavërteta!

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Të lutem, mos më analizoni mua!

KRYESUESJA: Të lutem, tërhiqe fjalën dhe mos jep deklarata të pavërteta!

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Se a janë të vërteta apo jo, e dini veç ju. Prandaj ne kemi mjaft

punë që ta kthejmë këtë dinjitet, ashtu siç keni ju mjaft punë të mësoheni me institucionet e

Kosovës dhe me Republikën e Kosovës.

KRYESUESJA: Fjala për zonjën Valdete Idrizi.

VALDETE IDRIZI: E nderuara nënkryetare e Kuvendit!

Të nderuara kolege deputete dhe kolegë deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot do të duhej të ishte festë, sepse po votohet Qeveria, një qeveri e re pas një zvarritjeje

katërmujore, por siç po shihet nuk është festë, sepse kjo është Qeveri të cilën qytetarët nuk e

kanë votuar. Në fakt nuk është Qeveri e shpresës siç e kishin proklamuar të dy partnerët e

koalicionit. E pamë ne, e panë të gjithë qytetarët, edhe ata që e votuan këtë koalicion, në fakt

koalicion shprese, i cili koalicion bëri çmos që të arrijë te pushteti vetëm duke i parë interesat e

veta personale, interesat e grupeve të brendshme partiake, madje shumë të rrezikshme, e jo

qytetarin qysh e keni proklamuar gjatë gjithë kohës.

E pamë që sot ky koalicion, e nesër kjo Qeveri, as nuk është parimore, as programore, as e

shpresës dhe as s’do të jetë afatgjatë. Pse t’ju besojnë qytetarët kur i mashtruat qartë se keni

marrëveshje rreth programit? Se kinse keni program? Pse t’ju besojnë kur i shkelët të gjitha

parimet? Pse t’ju besojnë kur s’e mbajtët asnjë fjalë të dhënë? Pse t’ju besojnë kur asnjë fjalë nuk

ju ka karar? Thatë për 72 orë, u bënë katër muaj. Thatë 12 ministri, u bën vetëm 15. Thatë vetëm

15. Thatë jo me Listën serbe, tash po me Listën serbe. Thatë e çka s’thatë, por asnjë premtim nuk

e mbajtët.

Pse t’ju besojmë z. Kurti, kur për partner të koalicionit e keni njeriun që deri dje e quanit argat të

Serbisë? U përmend disa herë dhe do ta përmendim sa herë që të jetë nevoja. Pse t’ju besojmë

Page 82: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

82

kur në Kabinetin tuaj keni njerëz, madje të propozuar për zëvendëskryeministër të dytë, që dje ju

akuzonte për shumëçka, e madje edhe për vrasje të aktivistëve tuaj? Pse t’ju besojmë kur afër

vetes e keni njeriun i cili është i njohur për mashtrim dhe zhvatje fondesh nga fondacionet e

huaja? Njeriun që kudo që ka shkuar nuk ka lënë gjë të zezë pa bërë, e gjë të zezë pa thënë për

këtë shtet, vetëm e vetëm që të thithte sa më shumë fonde, për interesin personal natyrisht, se jo

për shtetin. Ai duhet të japë llogari për të gjitha, para se të pretendojë të qeverisë këtë vend.

Pse t’ju besojmë kur gjatë gjithë këtyre viteve keni promovuar gjuhën e urrejtjes, keni nxitur

dhunë dhe nuk ndiheni aspak përgjegjës për gjithë atë dhunë gjithandej nëpër Kosovë? Shumë po

shpresoj që do ta zbutni zërin, do ta zbutni gjuhën, sepse e kemi parë gjatë këtyre katër muajve

që kur doni, për interes tuajin, ju dini edhe ta zbutni edhe gjuhën. Shumë po shpresoj që për

interes të qytetarëve do të dini ta zbutni edhe gjuhën, në mënyrë që të ketë sa më pak dhunë, e të

ketë sa më shumë paqe, ashtu qysh e thatë në fillim.

Pse t’ju besojmë kur gjatë gjithë kohës ju e promovuat një shtet që do të ketë drejtësi, e jeni vetë

ju ata që gjithherë loboni, edhe praktikoni drejtësi selektive. Ku janë ato lëndë e akuza për

korrupsion siç keni bërë me partnerin tuaj të koalicionit? Asnjëherë nuk ia qartësuat publikut se

ku i keni lënë ato fajlle. Atëherë thoshit që janë me të vërtetë shumë, diku afro 70, e tha dikush

më herët.

Ju zotërinj nuk mund t’i manipuloni më. Jo kështu, boll i mashtruat! Do t’ju shpërfaqet fytyra

juaj e vërtetë edhe më shumë, siç iu shpërfaq një pjese në këta katër muaj. Ka shumë njerëz si

unë që e duan këtë vend, që nuk mashtrohen lehtë, e që nuk do t’ju besojnë as sot, e as nesër. Jo

kështu! Ka shumë njerëz që ju kanë besuar deri dje, por që nuk do t’ju besojnë as sot, e as nesër.

Ka njerëz që ju besojnë, por që nuk do t’ju besojnë nesër. Jo kështu, jo asnjëherë. Faleminderit!

KRYESUESJA: Faleminderit zonja Idrizi! Fjala për deputeten Albulena Balaj-Halimi.

ALBULENA BALAJ-HALIMI: Para se ta them fjalën time, do të doja t’i pyesja kolegët

deputetë nëse ndonjëherë e kanë parë VV-në ose deputetët e VV-së kaq të qetë, të butë? Sa mirë!

Nuk na kanë treguar se e kanë për pushtet, sepse do t’jua mundësonim më herët, pa problem.

Nuk do të ishte mirë të paragjykonim një qeveri të ardhshme të tillë, sepse nëse nuk do të kishim

shembuj pra të qeverisjeve të mëhershme, nuk do të kishim paragjykuar po ashtu edhe realizimin

e mundshëm të programit qeverisës, ose më mirë të them të premtimeve qeverisëse, nëse nuk do

të kishim ekspertë do të na thoshin se të gjitha këto premtime në fushatë, e edhe sot këtu, do të

ishin të pamundura të realizoheshin me këtë buxhet që e kemi.

Kjo Qeveri nuk e pashë që ka prioritete dhe aty ku nuk ka prioritete gjithçka mund të fillohet e të

mos bëhet, çdo punë mund të niset e të lihet në gjysmë. Por, e kuptoj zotin Kurti, sepse shumica

Page 83: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

83

e filozofëve nuk i kanë kushtuar kurrë rëndësi parasë. Nuk i kushton as Albini dhe për dallim nga

atëherë, që shumë filozofë mbanin kurse filozofie pa para, pra pa pagesë, sot nuk mund të

realizosh program pa buxhet. Atëherë filozofët ishin këshilltarë nëpër oborre mbretërore. Sot një

filozof, normalisht jo si ata, filozof inxhinier, do që të jetë në krye. Nuk i dua as unë paratë, nuk i

do as Albini paratë, këtë e kemi të përbashkët. Por, unë dua që të tjerët të marrin para për punën

që kryejnë, se ata me ato jetojnë, për dallim nga ju që mendoni se mund edhe të punohet, e edhe

të realizohet program pa para, pra pa buxhet.

Ndoshta edhe do të mendonim që t’jua jepnim votën, sikur të mos nguteshit për ta treguar

shpirtin dhe dëshirën për pushtet absolut. Ndoshta do të mendonim se jeni ata të cilët keni thënë

se jeni, ende pa ju parë se si dukeni. Ju treguat dëshirën për pak më shumë pushtet, fillimisht me

votat e kontrabanduara të Serbisë dhe të helmuara po ashtu për tre deputetë më shumë. Ju nuk

deshët të njihni besimin e mbi 42 mijë qytetarëve.

Unë personalisht kurrë nuk do të besoja që ju dhe partia juaj do të bënit ankesë në secilën shkallë

për t’i numëruar dhe pranuar votat e Vuçiqit, por ja që ju e bëtë. E krijuat vërtet një standard të

ri.

Juristët e partisë suaj zoti Kurti mendonin dhe ishin të bindur se do ta fitonin rastin, e ai rast, siç

edhe ne thamë që nga fillimi, ishte kryekëput joligjor. E tash imagjinojeni, juristë të cilët ishin të

bindur se do ta fitonin atë rast, këta juristë nesër do ta udhëheqin drejtësinë. Ndoshta do të marrin

vendime në të ardhmen, ose edhe do të mendojnë, ose mbrojnë çështje vetëm atëherë kur atyre

ose partisë së tyre i përshtatet.

Edhe sot, sikur unë edhe shumë qytetarë të tjerë, duam të dimë pse u vonua seanca. Deputetët

pritën mbi 40 minuta. Çdo seancë e filluar qoftë edhe vetëm një minutë më vonë nga pushtetet e

kaluara, është marrë nga ju si pazar, e si ta marrim ne sot? U dakorduat me Listën serbe që të

mos jua votojë Qeverinë, e pastaj edhe të mos ju dërgojë Kushtetuese, apo nuk merreshit vesh

me të tjerët, derisa t’ua jepnit ato që kërkonin.

Unë ju kuptoj zoti Kurti, sepse për të qeverisur duhet të kesh partnerë, madhe qofshin ata edhe

argatë të Serbisë. I kuptoj edhe ata që kërkojnë, sepse kanë edhe kujt t’i kërkojnë.

Sa për të parë qeverisjen Kurti, e kemi parë në Prizren. Meqë shumë deputetë kujtuan shumë

ngjarje të mëparshme, po ua kujtoj edhe unë një. Në Prizren kemi protestuar për logon e qytetit

me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Sot dy vjet qeverisje atje, asnjëherë, në asnjë moment nuk keni

diskutuar më për atë. Sepse ju keni premtuar se do ta riktheni atë si e mëparshmja. Por, jo! Jo që

nuk e rikthyet, por as nuk e keni diskutuar kurrë më. Praktika si kjo tregojnë se ju nuk i zbatoni

teoritë tuaja, apo i zbatoni vetëm kur është në pyetje interesi i grupeve të ngushta. Ndërsa

patriotizmit tuaj po shihet se gradualisht po i mbarojnë bateritë.

Page 84: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

84

Sa për flamurin lara-lara, himnin, jo po muzikën pa tekst, folën të tjerët deputetë. Unë nuk dua të

përsëris. Unë pres dhe dua që kjo Qeveri të punojë drejt dhe mbarë, e pastaj uroj që në këtë kohë

të kuptoni se shumë më mirë është të krijosh partnerë shqiptarë, sesa të tjerë. Shumë më me vlerë

janë partnerët shqiptarë sesa të tjerët. Nuk mund të jenë të gjithë të këqij, të gjithë të korruptuar,

të gjithë të dështuar, e vetëm ju të jeni të mirë. Nuk është e mundur kjo.

Sot do të dakordohemi që të mbajmë sërish seancë, e kur Kryesia e Kuvendit takohet të na

thërrasë në seancë, ne do të vijmë sërish, e kur ta mbajmë seancën e radhës do të dakordohemi

sërish për një seancë të tjera, e pastaj për të tjera me radhë. Kështu që ne do të jemi këtu sërish

nëse këto që janë prezantuar sot nga ju do të realizohen.

Edhe për fund, meqë zonja kryesuese po vlerëson se kush çfarë po thotë dhe sa është e

rëndësishme, do ta pyesja nëse thashë diçka të rëndësishme.

KRYESUESJA: Po besoj se qytetarët janë duke ju përcjellë me vëmendje të gjithëve dhe e

vlerësojnë rëndësinë e kësaj që po flitni. E ftoj deputetin Sejdi Hoxha ta marrë fjalën.

SEJDI HOXHA: Të nderuar qytetarë të Republikës të Kosovës!

Meqenëse është fjalimi im i parë, dua t’ju falënderoj për besimin e dhënë në zgjedhjet e 6 tetorit

për Partinë Demokratike të Kosovës, për kryetarin Veselin dhe për mua personalisht. S’po di se

si t’ju drejtohem zonja kryesuese me termin “zonjë”, kur për dy mandate radhazi asnjë deputetë

nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar mirëkuptim që të thotë “i nderuar kryetar i Kuvendit, z.

Kadri Veseli”.

Të nderuar kolegë deputetë,

Sot po diskutojmë për krijimin e një Qeverie, e cila vjen nëpërmjet një koalicioni të

panatyrshëm, të cilin e tha edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së që quhet koalicioni i

shpresës, e që në realitet është koalicioni i interesit dhe dështimit.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Albin Kurti, për më shumë se një dekadë ka krijuar

kauzë të rrejshme, nëpërmjet së cilës fatkeqësisht i ka manipuluar në forma të ndryshme

qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Kjo kauzë, duke parë ndjesinë që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës, fillimisht filloi me

idenë për bashkimin kombëtar, me rritjen e ekonomisë, rritjen e punësimit, përmirësimin e

kualitetit në arsim, në shëndetësi dhe ndaljen e emigrimit të qytetarëve jashtë vendit.

Jemi dëshmitarë të gjithë që nga data 6 tetor e deri më sot asnjë prej këtyre elementëve që e

përbëjnë këtë kauzë nuk ishin prioritet i Albin Kurtit. Çdo veprim i zotit Kurti nga data 6 tetor e

deri më sot nuk dha shkëndija pozitive që do ta çonin përpara kauzat e rrejshme, me të cilat u

Page 85: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

85

manipuluan qytetarët e Republikës së Kosovës. Për më tepër, një personalitet i shkëlqyer i

manipulimit me qytetarë të ndershëm të këtij vendi, një personalitet i tipit makiavelist që nuk

zgjedh mjet për të arritur në pushtet. Për manipulim perfekt ju përgëzoj zoti Kurti, edhe për atë

që bëtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku kryetaren e Kuvendit brenda LDK-së e bëtë ju

atë që e kërkuat dhe që e dëshiruat.

Me siguri nuk i harroni intervistat tuaja publike kur keni deklaruar që pas certifikimit të

rezultateve, Qeveria bëhet për 72 orë. Për ta bërë Qeverinë u deshën 120 ditë, apo thënë më mirë

u deshën edhe minutat e fundit kur skadonte afati i paraparë kushtetues.

Ju deklaruat se Qeveria do t’i ketë 12 ministri. Për t’i kënaqur egot tuaja politike, të dostave tuaj

dhe për t’i rregulluar pazaret politike me partnerët e koalicionit, i bëtë 15 ministri. A ka mundësi

zoti Kurti të na tregoni publikisht pse e shkelët këtë premtim?

Ju deklaruat që nuk ka kthim prapa për pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe të njëjtin e bëtë

kurban të këtij koalicioni. Vetëm na tregoni arsyen pse e bëtë kurban? Për shkak të interesit tuaj

personal, apo për shkak të lidhjeve të tij familjare me organizatën terroriste “Syri i Popullit”.

Ju keni deklaruar që nuk e njohim flamurin e Kosovës, është flamur lara-lara. Në momentin që

morët pak pushtet, e harruat flamurin kombëtar. Në institucionet që ju përfaqësoni dhe në takime

me përfaqësues ndërkombëtarë nuk po shihet askund flamuri kombëtar. Pse e përdorët simbolin

kombëtar vetëm për të ardhur në pushtet? Pse në legjislaturën e kaluar i obliguat të gjithë

deputetët tuaj që ta vendosin në sakot e tyre flamurin kombëtar? Na tregoni se çka po ndodh sot

me këtë transformim tuajin kaq të menjëhershëm dhe pse sot deputetët tuaj nuk e mbajnë në

sakot e tyre flamurin kombëtar?

Për më shumë se 15 vjet akuzuat partitë e tjera politike për bashkëpunim me serbët lokalë në

Kosovë, por ende pa ardhur në pushtet u patë së bashku me deputetët tuaj duke bërë pazare me

Marko Gjuriqin, duke ju shtjelluar që nuk do të harroni që qeverisja e PDK-së këtë njeri e ka

arrestuar për shkak të shkeljes së rendit kushtetues në Republikën e Kosovës.

Nga kauza “jo negociata, vetëvendosje”, u transformuat në “po negociata” dhe shumë shpejt

“vetëfundosje”. Dokumentin e marrëveshjes për bashkëqeverisje që na e dorëzua sot, së bashku

me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e analizuam shumë shkurt. Përmbajtja e saj shihet që më

shumë është një dokument që flet për pushtet dhe ndikim sesa për politika zhvillimore. Politikat

sociale të prezantuara në këtë dokument janë vetëm një lojë mashtruese me qytetarët e

Republikës së Kosovës, sepse këto premtime është dashur t’i inkorporoni edhe në buxhetin e

shtetit.

Page 86: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

86

Kam dëgjuar dy prioritete të kësaj Qeverie, prioritetin e parë të zhvendoset stadiumi nacional nga

Drenasi dhe prioritetin e dytë, të zhvendoset autostrada e Dukagjinit. Po dua të besoj që të dyja

këto prioritete kanë qenë vetëm për konsum politik dhe për çështje elektorale.

Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, jam shumë i sigurt që me ju kryeministër në Kosovë do

të ketë regres të zhvillimit të përgjithshëm në të gjithë sektorët e shtetit, izolim të Kosovës në

aspektin ndërkombëtar, si dhe rritje enorme të ndikimit të Serbisë në institucionet e Kosovës.

Prandaj, e them me plot kuptimin e fjalës që ju jeni personalitet manipulues dhe jo kredibil për të

qenë kryeministër i Republikës së Kosovës.

KRYESUESJA: Fjala për deputeten Floretë Zejnullahu.

FLORETË ZEJNULLAHU: E nderuara përfaqësuese!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar kolegë deputetë,

I nderuar Kor diplomatik,

Përfaqësues të mediave,

Sot është një ditë shumë e rëndë për vendin tonë, ndonëse shumëkush ka besuar se është një ditë

e shpresës, ashtu siç Vetëvendosje dhe LDK e kanë promovuar gjatë gjithë kohës. Më besoni se

këto fjalë nuk do t’i thosha sikur të mblidheshim këtu menjëherë pas certifikimit të rezultateve të

zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, nuk mund të mos e them tani kur ju pamë me të vërtetë se kush jeni.

Premtuat se Qeverinë do ta bëni për 72 orë, e në fakt terrorizuat qytetarët me muaj të tërë. Gjatë

kësaj kohe, ju zoti Kurti dhe partneri juaj LDK, i udhëhequr nga Isa Mustafa, nuk keni treguar

asnjë pikë ndjeshmërie dhe përgjegjësie për vendin tonë dhe të ardhmen e qytetarëve të vendit.

Këtë e them me bindje të plotë, se fillimisht na shitët parime me koalicionin e ashtuquajtur

“koalicion i shpresës” dhe tash përfunduat duke folur për pozita dhe pazare shumë të ulëta, që

nuk kishin të bënin aspak me interesin publik dhe atë për çka qytetarët ju votuan.

Ky koalicion me të vërtetë para qytetarit është vetëm një paradoks, duke marrë parasysh sharjet

dhe ofendimet e shumta që keni përdorur deri para zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, nëse me të vërtetë

keni harruar kaq shpejt se çfarë thatë për njëri-tjetrin, ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë këtu

për t’jua përkujtuar.

Ju lus për pak vëmendje...

(Demonstrim incizimesh me telefon i deklaratave të personave të tretë)

KRYESUESJA: Ju kisha lutur ta vazhdoni fjalën! Mund t’i thuash vetë të gjitha.

Page 87: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

87

FLORETË ZEJNULLAHU: Nuk e di, a kam kohë...

(Vazhdim i emetimit të incizimeve nëpërmjet telefonit)

KRYESUESJA: Zonja Zejnullahu, a keni për të shtuar diçka?

FLORETË ZEJNULLAHU: I kam dhjetë minuta kohë. Kjo është ajo çfarë kam për të shtuar.

(Vazhdim i emetimit të incizimeve nëpërmjet telefonit)

KRYESUESJA: Është koha e caktuar për juve, a keni për të thënë diçka ju personalisht?

FLORETË ZEJNULLAHU: Veç dëgjo! Vëmendje!

(Vazhdim i emetimit të incizimeve nëpërmjet telefonit)

KRYESUESJA: Zonja Zejnullahu, nëse s’keni asgjë për të thënë, lus regjinë që ta kalojë fjalën te

deputeti i radhës.

Është lajmëruar për fjalë edhe deputeti Gazmend Bytyçi, deputeti i fundit i lajmëruar për fjalë. I

ftoj deputetët që mund të jenë jashtë sallës që të jenë të pranishëm, sepse pas pak procedojmë me

votim të Qeverisë Kurti. Faleminderit! Zoti Bytyçi, e keni fjalën.

GAZMEND BYTYÇI: Atëherë, përshëndetje të nderuar kolegë deputetë dhe deputete,

Është e udhës që fjalimi im i parë në këtë sallë të Kuvendit shumë të respektuar për mua, ta nis

me urime. Pra, urime të gjithë të zgjedhurve dhe uroj që kjo legjislaturë të jetë më e përkushtuara

se të gjitha të tjerat në forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimit të mëtejmë të shtetit e kombit.

Do të doja të kisha më shumë urime, por fatkeqësisht sot nuk kam, sepse u bënë mbi tre muaj që

kemi një odiseadë tragjikomike deri me qeshje e qarje, çfarë e ka cilësuar vetë kandidati për

kryeministër, duke përfunduar me një terror psikologjik mbi qytetarët tanë, të cilët prisnin për t’u

krijuar institucionet e reja.

Paaftësia e partive politike që e morën obligim për ta formuar Qeverinë e re, u shpërfaq në të

gjitha dimensionet e saj, në mënyrën më të keqe të mundshme gjatë kësaj kohe, por sot dhe këtu

është momenti i së vërtetës. Pra, momenti kur nuk mund të mashtroni më, ngase s’do të mund të

bazoheni në mashtrimet dhe në kauzat e rrejshme që keni ngritur që sa e sa vite.

Page 88: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

88

Parimet tuaja kishin pasur jetë aq të gjatë, sa që nga 6 tetori e këtej ato ju ranë si një kullë prej

letre që i çonte çdo erë sado e vogël.

Gjatë kësaj kohe i shkatërruat të gjitha kauzat, parimet e rrejshme që i kishit ngritur vite me

radhë. Kohën e fundit e filluat me propagandën për krijimin e një blloku opozitar me listat të

përbashkëta, e që nuk ndodhën kurrë, për të vazhduar pas 6 tetorit me takime me qëllim që t’i

zvogëloni e t’i rritni ministritë, varësisht nga pazaret.

Pastaj me luftë mediale, duke sulmuar njëri-tjetrin deri edhe me takimet me Listën serbe, ani pse

patët thënë se kjo është tradhti ndaj vendit, e shumë e shumë të tjera. Me gjithë këto situata, na

treguat se jeni shumë më të aftë se çdo qeverisje tjetër për pazare e poste, dhe nuk ju intereson

fare interesi i përgjithshëm.

Ajo që doli në pah këto ditë ishte edhe një tendencë për njëlloj anarkizmi oportunistë

institucional, që ligjet dhe shtetin i respektoni vetëm atëherë kur ju konvenon, apo kur ju mund të

jeni në pushtet.

Kam përshtypjen se nuk jeni të vetëdijshëm që ta kërkosh mandatin nga populli dhe të bësh

lojëra me popullin dhe me institucionet që i ka zgjedhur populli, siç është institucioni i

Presidentit, është injorancë deri në naivitet.

Ndoshta kur të kthjelleni nga topitja e mendimit se ju jeni etërit e kombit, se ju do ta bëni

historinë, se ju do ta çlironi vendin, se ju do ta bënë shkapjen për t’i kapur vetë institucionet,

atëherë do ta kuptoni edhe dëmin që e shkaktuat me këto psudokauza e lojëra pazaresh, e shfaqje

të arrogancës e injorancës politike.

Duke sulmuar çdo individ e personalitet politik e publik që nuk ishte i juaji, ju thelluat aq shumë

mosbesimin qytetar saqë tashmë vetë do të përballeni me të. Por, ky nuk është vetëm kurth

politik që ia ngritët vetes, është më shumë se kaq, është dëm i madh që iu bë popullit dhe vendit

tonë.

Nuk ka dëm më të madh se demoralizimi i pjesës më vitale të popullatës, duke e forcuar bindjen

se këtu në këtë vend të gjithë janë kriminelë nëse nuk janë në partitë tuaja, natyrisht.

Gjithashtu, dua t’jua kujtoj se ju patriotë nuk keni leni asnjë vend pa shkruar parulla; “jo

negociata - vetëvendosje”, dhe njëkohësisht duke i shpallur tradhtarë të gjitha personalitetet

politike, që ishin pjesë e bisedimeve.

Page 89: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

89

Ju pyetën edhe parafolësit, do t’ju pyes edhe unë: Kur ju të takoheni në bisedime me Serbinë,

çfarë do të jeni ju, patriotë apo tradhtarë? Ju vetë e keni dhënë verdiktin moral, pra do të jeni

tradhtarë.

Për të gjitha këto premtime që i keni bërë dhe po i bëni, ne si opozitë do të jemi këtu që t’jua

rikujtojmë vazhdimisht, por do të kemi edhe angazhime të tjera për të kërkuar komisione

hetimore parlamentare, sidomos për një periudhë shumë të errët të pasluftës, për vrasjet politike,

të cilat Lidhja Demokratike i përmend vetëm në kohë fushatash.

Pastaj, do të kërkojmë zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, të cilin Vetëvendosje e përmend dhe e

mban fotografinë e tij vetëm gjatë fushatës.

Për t’u marrë me këto tema duhet guxim edhe besim në institucione dhe në shtetin, që nga

presidenti deri te nëpunësi më i ulët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. E besimi nuk kthehet me

mashtrime, por me kërkimfalje para popullit për akuzat e rrejshme, për shpifjet dhe insinuatat e

krijuara me vite.

Unë pres që do t’i shembni edhe këto, ashtu siç i shembët mitet e partive dhe kauzat tuaja për

këta tre muaj.

Në qeverisje mund t’ju duhet kohë edhe më shkurtër që t’i tregoni popullit se kush jeni dhe se të

gjithat që i keni thënë ishin vetëm fushatë dhe mënyrë e pandershme për ta fituar pushtetin.

Megjithatë, këtu do të jemi edhe si opozitë që merremi me problemet reale të qytetarëve tanë. Do

të punojmë në fusha të ndryshme siç është arsimi, shëndetësia, ekonomia, siguria, forcimi i

shtetit ligjor, kultura, sepse kjo dhe këto janë kauzat e vërteta që i duhen vendit tonë.

Faleminderit për vëmendje!

KRYESUESJA: Ju faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për diskutimet e sotme.

Më lejoni ta bëj një sqarim procedural lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë nga radha e

komuniteteve që nuk janë shumicë. E citoj nenin 96 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për

ministritë dhe përfaqësimin e komuniteteve: “Zgjedhja e zëvendëskryeministrave dhe

zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partinë, koalicionin ose grupet që

përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë. Nëse caktohen kandidatë jashtë

deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi

formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave

qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”.

Page 90: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

90

Pra, para se të procedojmë me votimin e Kabinetit qeveritar për ministrat e propozuar nga radhët

e komunitet serb, zoti Dalibor Jevtiq dhe zoti Ivan Milojeviq, të cilët nuk janë deputetë, kërkohet

miratimi formal i shumicës së deputetëve nga radha e komunitetit serb.

Pra, nevojiten së paku 6 vota për të deputetëve nga komuniteti serb. Lus deputetët e këtij grupi

parlamentar që të votojnë. Regjia, ju lutem t’i numëroni votat!

Konstatoj se me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u dha miratimi formal i shumicës

së deputetëve nga radha e komunitetit serb për kandidatët e propozuar.

Vazhdojmë! Konstatoj fillimisht se të pranishëm në sallë janë 82 deputetë. Pra, e kemi kuorumin

e mjaftueshëm për të vazhduar.

Në bazë të nenin 95, paragrafit 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria konsiderohet e

zgjedhur nëse e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pra,

nevojiten së paku 61 vota për.

I lus deputetët e pranishëm që me ngritje të dorës të deklarohen për Qeverinë e Republikës së

Kosovës në tërësi. Kush është për? Beso, se erdhi dita! Ndërkohë, a kemi ndonjë votë kundër?

Abstenim, a ka?

(Duartrokitje)

Konstatoj se me 86 vota për dhe me 10 abstenime u votua Qeveria Kurti. Urime, kryeministër

Albin Kurti! Urime Kuvendit dhe të gjithë deputetëve! Urime qytetarëve të Republikës së

Kosovës!

E ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, dhe anëtarët e Qeverisë së

Kosovës që t’i zënë vendet e tyre.

(Ndërprerje e incizimit)

(Duartrokitje)

E ftoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, që ta lexojë tekstin e betimit.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Ne, anëtarët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të

zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, betohemi solemnisht se me përgjegjësi, me

përkushtim dhe me ndershmëri do t’i kryejmë të gjitha detyrat dhe punët që i kemi sipas mandatit

të dhënë nga ky Kuvend, gjithmonë duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin

Page 91: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

91

dhe vendimet e miratuara, duke respektuar, parimet, normat dhe standardet ndërkombëtare për

liri, barazi, demokraci në interes të përparimit ekonomik, arsimor, kulturor e të gjithmbarshëm të

të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Betohemi!

KRYESUESJA: Atëherë, lus të gjithë anëtarët e Qeverisë që ta nënshkruajnë betimin.

Ndërkohë, zoti kryeministër mund t’u drejtoheni deputetëve të Kuvendit me një fjalë rasti.

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: Ju faleminderit!

E nderuar kryesuese e seancës,

Të nderuar anëtarë të Kabinetit të ri të Qeverisë,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuar diplomatë dhe mysafirë,

Shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Sot po e hapim një kapitull të ri në Republikën e Kosovës. Ajo që ngjante e pamundur ishte

kështu vetëm në dukje, sepse një popull që refuzon të nënshtrohet e bën gjithçka të mundur.

Është populli që me zgjedhjen e tij të lirë, e ne me angazhimin dhe veprimet tona i japim kuptim

Kushtetutës dhe ligjeve tona dhe vendosim për mënyrën tonë edhe të jetesës, edhe të përparimit.

Këtë e kemi bërë më 6 tetor, këtë po e bëjmë sot, kur me krijimin e Qeverisë që qytetarët e kanë

votuar po e jetësojmë entuziazmin dhe shpresën e krijuar më 6 tetor. Ndryshe nuk mund të ishte

dhe nuk mund të jetë.

Populli ynë nuk e ka duruar kurrë robërinë, nuk i ka duruar kurrë pushtuesit e jashtëm, por as

sundimtarët e brendshëm.

Ne jemi pasardhësit e Skënderbeut, të Fan Nolit e të Hasan Prishtinës, të Ukshin Hotit, të Azem

Bejtës e të Adem Jasharit, prandaj edhe nuk na rri e nuk ka hije korrupsioni, sepse ata nuk

vodhën e nuk u pasuruan kurrë në emër të popullit.

Prandaj, edhe nuk na rri padrejtësia, sepse ata e dhanë jetën që ne të jetojmë në një shtet të lirë e

të drejtë.

Prandaj, edhe nuk na rri paaftësia e injoranca, sepse ata rrezikuan e sakrifikuan gjithçka që ne të

kemi gjuhën dhe shkollat, dhe dijen.

Page 92: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

92

Prandaj, sot nuk ka fituar Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk ka fituar Lidhja Demokratike e

Kosovës. Sot kanë fituar qytetarët, të cilët sa herë që janë përballur me padrejtësitë janë ngritur

në këmbë, sepse ne jemi popull kryengritës. Jemi popull që nuk nënshtrohemi, jemi popull që

nuk përulemi.

Sot, pushtetin e shtetin e ka fituar populli, sepse atij i takonte. Atij i takon e do t’i takojë përherë.

Ne të gjithë jemi vetëm kalimtarë dhe shërbëtorë që punojmë e veprojmë në emër të popullit e

për popullin. Ne të gjithë jemi të zëvendësueshëm, por populli mbetet i përhershëm.

Prandaj, kontributi i secilit prej nesh duhet të matet me atë se sa i japim popullit, e jo sa i marrim

atij, se sa shumë e pasurojmë popullin, e jo vetveten.

Unë zotohem këtu para jush që do ta jap maksimumin e aftësive dhe kapacitetit tim për të mirën

e të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim. Nga sot, pavarësisht se si e kë e keni votuar, unë do jem

kryeministër i të gjithë juve dhe do ta dëgjoj zërin tuaj, sidomos kur nuk pajtohemi. Sepse ne

mund të kemi qëndrime e mendime të ndryshme, por ndajmë ëndrra e të ardhme të përbashkët.

Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme për të sjellë ndryshimin që të gjithë e

kemi pritur, e që vendi ynë ka nevojë. Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë nëpërmjet

klientelizmit, favoreve e monopolit, dhe fillon një etapë e re e qeverisjes me integritet e me

dinjitet.

Unë i ftoj të gjithë punonjësit në secilin institucion publik që ta përqafojnë shtetin e së drejtës. Të

distancohen e ta denoncojnë korrupsionin. T’i sfidojnë të korruptuarit e shkelësit e ligjit, sepse

nga sot ka një lidership të ri, i cili i konsideron aleatë të gjithë ata që kujdesen për pasurinë

publike, por që do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Liria e qytetarit në Republikë varet nga ndarja e pushteteve. Të gjithë fitojmë kur e ndajmë

mirëqenien e progresin. Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në shtet të përbashkët dhe le ta ndajmë

mirëqenien dhe progresin bashkë.

Demokracia jonë është parlamentare dhe deputetët janë përfaqësues të popullit. Populli na zgjedh

për të punuar në emër të tij për të mirën e interesin e tij, e jo për interesat tona personale a

grupore qofshin ato.

Derisa sot fillon një kapitull i ri në qeverisjen e brendshme, sot fillon gjithashtu një kapitull i ri i

politikës së jashtme. Politika jonë e jashtme duhet të jetë unike. Koha kur brenda Qeverisë

dërgohen mesazhe të ndryshme mbaron sot dhe fillon koha kur flasim me një zë dhe të

koordinuar.

Page 93: Kuvendi - Skupština - Assemblykuvendikosoves.org/Uploads/Data/SessionFiles/2020_02_03... · 2020. 2. 7. · 1. Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Të nderuar deputetë,

93

Atyre që e njohin dhe e respektojnë vendin tonë, ne u themi se do ta fuqizojmë bashkëpunimin

dhe partneritetin. Atyre që hezitojnë të na njohin, ne u themi se do të punojmë që të fitojmë

njohjen dhe respektin tuaj.

Atyre që e mohojnë të drejtën tonë dhe që synojnë të na pushtojnë nga jashtë e të na ndajnë

përbrenda, unë u them që Kosova e ka një kryeministër të ri dhe koha kur interesat e personave

ishin mbi interesat e shtetit ka mbaruar.

Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Kjo është premisa e çdo dialogu dhe epilogu, e çdo

marrëveshjeje.

Ne synojmë bashkërisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian e në NATO, avancimin e

bashkëpunimit, afrimin e integrimit me Shqipërinë dhe ta ruajmë e ta kultivojmë aleancën e

partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka shumë nga ata që janë ankuar se po flasim shumë, prandaj nga sot do të flasim më pak e do të

punojmë më shumë. Shumë më shumë.

Ju faleminderit e urime të gjithëve!

(Duartrokitje)

KRYESUESJA: Faleminderit, kryeministër Kurti!

Për shkaqe procedurale, konstatoj edhe një herë se Qeveria Kurti u votua me 66 vota për dhe me

10 vota abstenim.

Me kaq i shpall të mbyllura punimet e kësaj seance plenare. Ju faleminderit të gjithëve dhe

suksese!

E përgatiti:

Njësia për Transkriptim dhe Lekturë