l09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

18
ëëë.company.com TEORIA E PRODHIMIT DHE PRODUKTIT MARGJINAL Tetor, 2010 MSc. LULJETA ELEZAJ

Upload: ekonomia

Post on 07-Dec-2014

5.969 views

Category:

Business


5 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

TEORIA E PRODHIMIT DHE PRODUKTIT MARGJINAL

Tetor, 2010

MSc. LULJETA ELEZAJ

Page 2: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

• Produkti total, produkti mesatar,produkti

margjinal dhe lidhja midis tyre

• Veprimi I ligjit të të ardhurave zbritëse, të

ardhurat e shkallës, faktoi kohë dhe ndryshimet

në teknologji.

Page 3: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtëra

- Procesi i prodhimit kërkon kombinime të

caktuara të inputeve

- Lidhja midis inputeve të përdorura dhe sasisë

së produktit të marrë jepet me anën e

funksioni të prodhimit.

Page 4: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

1. Qëllimi i firmës është maksimizimi i fitimit

2. Firma përdor vetëm dy inpute: punën dhe kapitalin (puna

e ndryshueshme, kapitali i fiksuar)

3. Firma vepron në konkurencë të plotë si për produktin

ashtu edhe për fuqinë punëtore (çmimpranuese dhe

pagëpranuese),

4. Pagat përfaqësojnë të vetmen kosto të punës dhe puna

supozohet homogjene

5. Firma nuk e ndryshon teknologjinë e përdorur

Modeli i funksionit të prodhimit – supozimet e

nevojshme

Page 5: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Funksioni i prodhimit

• Funksioni i prodhimit shpreh lidhjen midis sasisë së

inputeve të përdoruara dhe produktit të prodhuar.

• Cila është sasia minimale e inputeve që duhet të përdor

firma për të prodhuar një sasi të dhënë produkti ose

• Cila është sasia maksimale e produktit që mund të

realizohet me një sasi të dhënë të inputeve.

• Q=f(K,L),

Page 6: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Funksioni i prodhimit dhe kurba e produktit total

Sasia e produktit të prodhuar nga kombinimi I inputit punë L dhe inputit kapital K,

quhet produkt total (ose produkt total fizik) dhe shënohet me Q ose TP

L

Page 7: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Produkti Margjinal

• Produkti margjinal I një faktori të ndryshueshëm mat

ndryshimin në produktin total që rezulton nga një ndryshim

me një njësi të sasisë së punës së përdorur.

• Produkti margjinal i punës?

• MP = ΔTP/ ΔL

• ΔTP- shtesa në produktin total,

• ΔL – shtesa në inputin punë,

Page 8: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Produkti Total dhe Produkti Margjinal

Page 9: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Produkti Mesatar

• Produkti mesatar llogaritet si raport i produktit total

me njësitë e punës të përdorura.

Page 10: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Ligji i të ardhurave zbritëse

Në qoftë se ndaj një sasie të dhënë të faktorit të fiksuar , shtohen

njësi të njëpasnjëshme të një faktori të ndryshueshëm të prodhimit,

produkti margjinal dhe ai mesatar I faktorit të ndryshueshëm

eventualisht do të bien.

-Për njësitë e para të punës, ndërkohë që kapitali është i fiksuar ,

do të kemi një nënpërdorim të kapitalit dhe prodhimi i firmës do të

jetë joefiçient.

-Me shtimin e numrit të punëtorëve rritet produkti margjinal,

mesatar dhe ai total.

-Mirëpo me punësimin e punëtorëve shtesë, arrihet një moment

pas të cilit puna bëhet relativisht e tepërt kundrejt madhësisë së

kapitalit të fiksuar - puna bëhet e nënpoërdorur.

-Ky ligj vepron vetëm në periudha afatshkurtra

Page 11: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Të ardhurat e shkallës, koha dhe

ndryshimet në teknologji

Të ardhurat e shkallës pasqyrojnë reagushmërinë e

produktit total kur të gjitha inputet rriten në të njejtin

përpjestim

Tri raste:

1. Të ardhurat konstante të shkallës

2. Të ardhurat zbritëse të shkallës,

3. Të ardhurat rritëse të shkallës.

Page 12: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Faktori kohë

• Periudha momentale ( të gjitha faktorët e prodhimit janë të fiksuar)

• Periudha afatshkurtër (të paktën njëri prej faktorëve është konstant)

• Periudha afatgjatë (faktorët e prodhimit bëhen të ndryshueshëm)

Periudha shumëafatgjata (ndryshon edhe teknologjia)

Page 13: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Funksioni I prodhimit në periudha afatgjata

Funksioni i prodhimit në periudha afatgjata shpreh lidhjen midis

kombinimeve të ndryshme të inputeve dhe madhësisë maksimale të

produktit që mund të realizohet me këto kombinime, me një gjendje të dhënë

të tëknologjisë

Page 14: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Cili është kombinimi më i mirë i inputeve

punë dhe kapital që duhet të zgjedhë firma për të

maksimizuar fitimin e saj?

VIJAT BARAZSASI (izokuante )

dhe VIJAT BARAZKOSTO (izokosto)

Page 15: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Vijat barazsasi

• Tërësia e kombinimeve të ndryshme të punës

dhe të kapitalit që japin sasi të barabarta

produkti.

• Tregon metodat alternative për prodhimin e një

sasie të dhënë produkti

Page 16: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Vijat Izokosto (kosto të barabarta)

• Izokostoja tregon të gjitha kombinimet e punës

dhe të kapitalit që mund të bëhen me vlerë të

dhënë nga ana e firmës

Page 17: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Zgjedhja kostominimizuese

Page 18: L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal

ëëë.company.com

Faleminderit për

vëmendje!