l2000dx user manual albanian

15
ETI Umwelttechnik AG Kalchbuehlstrasse 18 P.O. Box 176 CH-7007 Chur / Switzerland Tel: +41 (0) 81 253 54 54 Faks: +41 (0) 81 253 66 22 E-mail: [email protected] Internet: www.eti-swiss.com PAJISJA ANALIZUESE L2000DX Manual i Përdoruesit Shqipëri

Upload: pcbsmed

Post on 27-Mar-2016

228 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: L2000dx user manual albanian

ETI Umwelttechnik AG

Kalchbuehlstrasse 18

P.O. Box 176

CH-7007 Chur / Switzerland

Tel: +41 (0) 81 253 54 54

Faks: +41 (0) 81 253 66 22

E-mail: [email protected]

Internet: www.eti-swiss.com

PAJISJA

ANALIZUESE

L2000DX

Manual i Përdoruesit

Shqipëri

Page 2: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 2

HYRJE MBI L2000DX

PËRGËZIME për blerjen e Pajisjes Analizuese L2000DX.

Bifenili i Poliklorinuar (BPK) është ndotësi i synuar i substancës kimike që do t’i nënshtrohet

analizës (analitit). L2000DX është projektuar për të matur përmbajtjen Totale të Klorit Organik

nga lëndët e mëposhtme:

Naftë/vaj transformatori

Dheu

Uji

Pastrues Sipërfaqesh

Nafta/vaji nuk ka asnjë burim tjetër të Klorit Total Organik. Si rrjedhojë, supozohet se

përmbajtja totale e klorit organik rrjedh nga BPK. Në rast të lëndëve të tjera, mostra duhet të

përgatitet me qëllim që të izolojë përmbajtjen e synuar të klorit organik dhe analizimin për BPK-

në.

Ekzistojnë 3 hapa kryesorë që mundësojnë që Pajisja Analizuese L2000DX të përcaktojë

përmbajtjen e Klorit Total Organik të substancës kimike të synuar për t’iu nënshtruar analizës.

Përgatitja e mostrave

Shndërrimi në Klorur Inorganik

Llogaritja Sasiore

Përgatitja e mostrës kryhet me qëllim shndërrimin e klorit organik në klor inorganik.

Rrjedhimisht, të gjitha burimet e jashtme të klorit inorganik, pra djersitja, duhet të shmangen,

dmth, me përdorimin e dorezave. Shndërrimi në klor inorganik mbetet i njëjtë për të gjitha

lëndët. Mostra reagon ndaj sodiumit metalik dhe më pas ekstraktohet në një solucion rregullues

ujor. Elektroda me bazë kloruri përdoret për përcaktimin e sasisë së klorurit.

Page 3: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 3

PËRMBAJTJA E PAJISJES ANALIZUESE

L2000DX

Pajisja Analizuese L2000DX dorëzohet në një kuti mbajtëse me artikujt e mëposhtëm.

Pajisja Analizuese Elektronike L2000DX i Klorurit/ BPK-së

Transformator me Burim të Ndërkëmbyeshëm Energjie i Rrymës Alternative-Rrymës së

Vazhduar

Peshore Elektronike Portabël

Pikatore 5 ml

Mbajtëse Ampulash

Kohëmatës

Markues

Dy Ampula Bosh 20 ml për solucionet SHPËLARËSE dhe të KALIBRIMIT

Një grup Udhëzimesh dhe një Fletë Sigurie për të Dhënat e Materialeve

Elektrodë për Matjen e Përqendrimit të Klorurit në Mostrat Ujore

Pako me Shirita Polirimi

Mbajtëse e Epruvetave

Me qëllim parandalimin e dëmit, reagentët transportohen veçmas. Ekzistojnë katër opsione të

mëtejshme në lidhje me sasitë e disponueshme të reagentëve. Ato bazohen në lëndën e kërkuar

për testim.

Reagentët për Testimet e Naftës/Vajit

1 –shishe 250 ml e solucionit të EKSTRAKTIT

1 –shishe 250 ml e solucionit SHPËLARËS

1 –shishe 250 ml e solucionit të KALIBRIMIT

1 –shishe 60 ml e Solucionit Mbushës të Elektrodës

1 – kontenier i ampulave bosh prej qelqi 20 ml

1 – kuti me kartpeceta

1 – raft që përmban:

– filtrues

– pikatore

– epruveta reaguese (tapa të zeza automatike)

NAFTë!

!

Page 4: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 4

PËRGATITJA FILLESTARE

1) Nxirreni mbajtësen e ampulave dhe vendosni dy ampula 20 ml në platformën mbajtëse.

Etiketojini si SHPËLARËS dhe KALIBRUES dhe hiqni tapat.

2) Mbushni ampulat me solucionin përkatës deri në rreth GJYSMËN e tyre.

3) Hiqni tapën mbrojtëse nga koka e Elektrodës

4) Mbushni Elektrodën deri në vrimën në pjesën anësore, me Solucionin Mbushës të

Elektrodës Orion të pajisur me secilën sasi të Reagentëve.

Page 5: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 5

5) Thani Elektrodën duke e shtyrë poshtë në tapën e zezë ku teli hyn në trupin e elektrodës.

6) Rimbushni Elektrodën duke u siguruar që solucioni mbushës po vendos kontakt midis

hinkës së zezë dhe veshjes mbrojtëse plastike në pjesën e poshtme. Vendosni elektrodën

në solucionin SHPËLARËS.

7) Lidhni elektrodën me konektorin për kabllon me bosht të përbashkët të etiketuar

ELEKTRODË.

8) Aktivizoni Pajisjen Analizuese L2000DX duke shtypur butonin ON/ENTER . Zgjidhni

OPTIONS MENU (MENYJA E OPSIONEVE) nga ekrani i parë duke shtypur butonin

OPTIONS .

9) Në OPTIONS MENU shkoni tek menyja DIAGNOSTICS duke shtypur 6.

10) Temperatura aktuale dhe rezultati i elektrodës do të shfaqen në ekran në formatin e

mëposhtëm.

Rezultati i elektrodës duhet të arrijë 140 mV brenda 1 minute nëse mund të

stabilizohet. Nëse jo, atëherë rimbushni solucionin SHPËLARËS. Nëse është e

nevojshme, thajeni elektrodën dhe rimbusheni.

DIAGNOSTICS X.X

XXX mV 24 oC

Page 6: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 6

FUNKSIONIMI BAZË I L2000DX

Pas karikimit Pajisja Analizuese L2000DX duhet të jetë i aftë të funksionojë për 3 ditë të plota 8

orëshe të analizës. Funksionimi i Pajisjes Analizuese kryhet në touch pad (panel me prekje) me

disa ekrane që mundësojnë hyrjen e informacioneve.

Katër ekranet kryesore janë FIRST SCREEN (EKRANI I PARË), ekrani SELECT METHOD

(ZGJIDHNI METODËN), ekrani ANALYSIS (ANALIZA) dhe ekrani i menysë OPTIONS

(OPSIONET).

FIRST Screen është i pari që shfaqet me aktivizimin e aparatit. Duke shtypur butonin ENTER

Pajisja Analizuese do të kalojë në ekranin SELECT METHOD. Menyja OPTIONS mund të jetë

e arritshme nga të dyja këto ekrane në çdo kohë duke shtypur butonin OPTIONS .

Ekrani SELECT METHOD kërkon që të përzgjidhet metoda e analizës. Duke shtypur butonat

<NO dhe YES> përdoruesit i jepet mundësia të eksplorojë opsione të ndryshme. Duke shtypur

ENTER mundësohet përzgjedhja e metodës së kërkuar.

Tani programi do të hyjë në ANALYSIS LOOP të programit. Nga këtu menyja OPTIONS nuk

është e arritshme. Hapi i parë në këtë pikë është KALIBRIMI i elektrodës.

KALIBRIMI

Pasi hyn në ANALYSIS LOOP ekrani i parë që shfaqet është ekrani i KALIBRIMIT.

Shtypja e ENTER ose YES> do të kërkojë vendosjen e elektrodës në solucionin e

KALIBRIMIT. Ky i fundit është një solucion standard kloruri 50 ppm (pjesë për milion).

KALIBRIMI do të kërkohet automatikisht çdo 20 analiza ose 15 minuta.

KALIBRIM PËR

emrin e metodës

A ËSHTË

SOLUCIONI I

KALIBRIMIT GATI?

Page 7: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 7

Zhvendoseni elektrodën nga solucioni SHPËLARËS, fshijeni lehtë elektrodën me një leckë të

pastër dhe vendosni kokën e elektrodës në solucionin e KALIBRIMIT.

MOS E FSHINI KOKËN E ELEKTRODËS PASI NË KËTË MËNYRË MUND TA

DËMTONI

Përdridhni elektrodën disa herë dhe shtypni ENTER ose YES> . Mundësoni që elektroda të

mbetet në pozicion ndërsa kontatori shfaq mesazhin e mëposhtëm.

Menyja e KALIBRIMIT do të shfaqë rezultatin e mëposhtëm.

Gjithashtu, rezultati do të printohet në formë tekstuale (në letër). Kjo do të përcaktojë nëse

rezultati i elektrodës është brenda kufirit të pranueshëm apo jo. Nëse rezultati i elektrodës nuk

është brenda këtij kufiri të pranueshëm, atëherë do të shfaqet mesazhi i mëposhtëm.

ANALIZA PA MOSTËR

Çdo metodë e para-programuar i jep përdoruesit opsionin e zbritjes të një ANALITI nga

llogaritjet përfundimtare. Opsioni shfaqet si mesazhi i mëposhtëm:

Menyja BLANK (ANALITI) jep opsionin e përdorimit të një analiti të regjistruar më parë në

analizë.

Nëse zgjidhet YES , atëherë jepet opsioni për ndryshimin e analitit të ruajtur ose për shënimin e

një vlere për analitin. Nëse zgjidhet NO, atëherë Pajisja Analizuese kërkon që elektroda të

vendoset në solucionin e analitit derisa të shfaqet rezultati. Mund të redaktohen vetëm analitet e

ruajtura.

MEASUREMENT IN

PROGRESS

MATJE NË PROCES

CAL TEMP (TEMP E KAL)

= 24 oC

mV = XXX

CAL ERROR (GABIM

KAL.)

MV = XXX

USE BLANK (PËRDORIM

I ANALITIT)

YES/NO (PO/JO)

USE PREVIOUS

BLANK (PËRDORIM I

ANALITIT TË MËPARSHËM)

YES/NO (PO/JO)

Page 8: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 8

PROCEDURAT E ANALIZËS

Përgatitja e mostrave do të trajtohet në seksionin e ardhshëm të këtij manuali. Pasi të jetë

përgatitur Mostra, ju TANI jeni gati ta analizoni me Pajisjen Analizuese L2000DX.

Pasi të kenë përfunduar KALIBRIMI dhe ANALIZA PA MOSTËR, Pajisja Analizuese kalon në

fazën ANALITIKE të funksionit të tij. Ekrani do të shfaqë mesazhin e mëposhtëm:

Shtypja e butonit ENTER do të sjellë aparatin në këtë ekran:

Këtu mundësohet emërtimi ose caktimi i një ID-je (identiteti) për mostrën. Në këtë moment

elektroda duhet të hiqet nga solucioni SHPËLARËS, të fshihet me kujdes pika e solucionit, dhe

të vendoset në solucionin e testimit.

MOS E FSHINI KOKËN E ELEKTRODËS PASI NË KËTË MËNYRË MUND TA

DËMTONI

Shtypni butonin ENTER.

Kjo do të nxisë kryerjen e një regjistrimi dhe shfaqjen e një vlere në ekran.

Mostra shtesë mund të analizohen duke shtypur ENTER. Pikatoret, ampulat dhe dorezat duhet të

hidhen si mbetje Klori Organik/ BPK. Solucioni i analizës mund të eliminohet si solucion ujor

me ndotje nikeli.

KONTROLLI I ELEKTRODËS

Elektroda është komponenti më i rëndësishëm i Pajisjes Analizuese L2000DX

Kontrolloni që është lidhur siç duhet me pjesën e prapme të Njësisë

Kontrolloni që elektroda të mbushet në nivelin e duhur

Nëse është e nevojshme, rimbushni elektrodën

Kontrolloni rezultatin e elektrodës duke e vendosur elektrodën në solucionin

SHPËLARËS

Hyni në OPTIONS MENU dhe zgjidhni 6 – DIAGNOSTICS.

Rezultati i Elektrodës duhet të arrijë vlerën 140 mV brenda 1 minute.

Nëse jo, zëvendësoni solucionin SHPËLARËS dhe/ose rimbushni elektrodën

ANALYZE SAMPLE

method name (MOSTËR ANALIZE

Emri i metodës)

SAMPLE ID

Sample id [ID (identiteti i

mostrës)]

Page 9: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 9

PËRGATITJA E MOSTRAVE

A MOSTRAT E NAFTËS/VAJIT

1) Hiqni tapën nga epruveta E ZEZË e taposur dhe me anën e një pikatoreje shtoni 5 ml

naftë/vaj në vijën e shenjuar në epruvetë. Zëvendësoni tapën në epruvetë.

2) Thyeni pjesën e poshtme të Ampulës në Epruvetë. Tundeni mirë epruvetën për 10

SEKONDA.

3) Thyeni pjesën e sipërme të Ampulës në Epruvetë. Tundeni epruvetën fort për 10

SEKONDA. Më pas tundeni me ndërprerje për një minutë.

4) Duke përdorur Pikatoren 5 ml shtoni 5 ml SOLUCION EKSTRAKTI në epruvetën E

ZEZË të taposur. Rivendosni tapën dhe tundeni fort derisa shkuma dhe ngjyra e errët të

zhduken. Ventiloni epruvetën, nëse është e nevojshme disa herë, derisa të mos ketë më

presion, dhe rishtrëngoni tapën dhe vazhdoni ta tundni fort për 20 SEKONDA.

Vendoseni epruvetën përmbys në pjesën e sheshtë të sipërme të tapës për 2 MINUTA.

Kjo do të ndajë fazat e naftës/ vajit dhe ujit.

ky është i njëjti hap/parim ndërsa përdorni kompletin e pajimeve të testimit Clor-N-

Oil (shihni fotografitë në faqen tjetër)

Page 10: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 10

5) Vendoseni HINKËN FILTRUESE në një prej ampulave prej qelqi 20 ml të shenjuara me

ID-në e mostrës. Poziciononi epruvetën në filtrues dhe shpërndani solucionin nëpërmjet

pipëzës shpërndarëse për në filtër.

Sigurohuni që kjo të bëhet në një hap dhe ndërpriteni sapo të shfaqet nafta/vaji

Mostra tani është gati për Analizë!!!!!!

B MOSTRAT E DHEUT

Për të analizuar mostrat e dheut, Kloruret Organike/BPK-të duhet të ekstraktohen nga dheu.

Cilësia e analizës varet nga cilësia e teknikave të marrjes së mostrave!

1) Duke përdorur lopatëzën prej inoksi dhe peshoren elektronike portabël, peshoni 10

GRAMË dhe vendoseni në epruvetën E BARDHË të taposur.

2) Hiqeni tapën nga epruveta E ZEZË prej qelqi e taposur dhe derdhni përmbajtjen në

epruvetën E BARDHË të taposur me dheun në të. Tundeni fort për 1 MINUTË. Trazoni

plisat e dheut në epruvetë duke shtypur në pjesët anësore të epruvetës. Lëreni të

stabilizohet për 2 MINUTA.

Nëse shtresa e naftës/vajit është në pjesën e

poshtme, NDËRPRISNI testimin!

Nëse shtresa e naftës/vajit është në pjesën e

sipërme, vazhdoni testimin!

Page 11: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 11

3) Hiqni TUBIN E THARJES nga qesja e tij dhe nxirreni TAMPONIN nga SHIRINGA

10cc. Vendosni fundin e TUBIT bojë qielli TË THARJES tek SHIRINGA duke vidhosur

bokullën tek maja e SHIRINGËS. Sigurohuni që të mbyllet mirë.

4) Hiqni tapën nga epruveta e ZEZË e taposur me dy ampula brenda. Duke përdorur një

PIKATORE polietileni, merrni solucionin e ekstraktuar nga dheu dhe vendoseni në

SHIRINGË. Nevojitet rreth 7 ml. Shtyni solucionin me tampon nëpërmjet SHIRINGËS

për në TUBIN E THARJES në ritmin 2 deri 3 PIKA për sekondë.

5) Mbushni epruvetën E ZEZË të taposur në nivelin 5 ml dhe shtrëngoni tapën.

VAZHDONI SI ME MOSTRËN E NAFTËS/VAJIT

C MOSTRAT E UJIT

DOZA E LARTË (5 – 2000 ppm)

1) Mbusheni mostrën deri në vijën 10 ml me mostra uji

2) Shtoni SULFAT SODIUMI dhe tundeni fort

3) Shtoni 10 ml tretës ekstraktimi ISOOKTANI dhe tundeni fort për 30 SEKONDA.

4) Mundësoni ndarjen në dy faza për 2 minuta. Hiqni 5 ml dhe shtoni në epruvetën E ZEZË

të taposur.

VAZHDONI SI ME MOSTRËN E NAFTËS/VAJIT

DOZA E ULËT (10 ppb – 20 ppm)

1) Grumbullojeni mostrën në një shishe qelqi 1 KUART (çerek galoni), duke lënë 30 ml

hapësirë boshe.

2) Shtoni 10 ml ISOOKTAN në kontenierin e mostrës. Tundeni fort për 2 MINUTA dhe

lëreni të stabilizohet për 3 MINUTA.

3) Shtoni UJË TË DISTILUAR të mjaftueshëm pa klor për ta sjellë ujin në nivelin deri në

grykën e shishes.

4) Tërhiqni 5 ml nga shtresa e sipërme e tretësit dhe vendoseni në epruvetën E ZEZË të

taposur.

VAZHDONI SI ME MOSTRËN E NAFTËS/VAJIT

Page 12: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 12

D MOSTRAT PËR PËRCAKTIMIN E NDOTJES

RADIOAKTIVE

1) Poziciononi ampulat hermetike të qelqit që përmbajnë heksan me shkallë kromatografike

dhe thyeni majën me kujdes. Derdhni të gjithë përmbajtjen në ampulën që përmban

garzën. Merrni garzën e lagur me anën e një pince (forcepsi) përkatës dhe duke përdorur

një teknikë të aprovuar, fshini një sipërfaqe 1000 cm2. Lejoni që heksani të avullojë nga

materiali fshirës për përcaktimin e ndotjes radioaktive (rreth 1 minutë).

2) Vendoseni pastruesin në epruvetën E BARDHË të taposur. Derdhni solucionin e

EKSTRAKTIMIT (10 ml SOOKTAN) në epruvetën E BARDHË të taposur. Lëreni të

tretet për 30 SEKONDA. Shtrydheni për të përfunduar larjen e garzës.

3) Hiqeni tapën E ZEZË nga një epruvetë E ZEZË e taposur. Shpërndani 5 ml lëng në

epruvetën E ZEZË nëpërmjet pipëzës shpërndarëse.

VAZHDONI SI ME MOSTRËN E NAFTËS/VAJIT

Page 13: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 13

MENAXHIMI I TË DHËNAVE

Pajisja Analizuese L2000DX ka disa opsione për menaxhimin e të dhënave. Gjithashtu, ai ofron

mundësi për përgatitjen e një metode specifike të analizës në terren. Menyja OPTIONS

(OPSIONET):

1. METHOD – CREATE/EDIT (METODA-KRIJONI/REDAKTONI)

2. HEADER INFORMATION (INFORMACION PLOTËSUES)

3. DATA MANAGEMENT (MENAXHIMI I TË DHËNAVE)

4. PRINTER OPTIONS (OPSIONET E PRINTERIT)

5. TIME AND DATE (KOHA DHE DATA)

6. DIAGNOSTICS (IDENTIFIKIMI)

Menyja OPTIONS është e arritshme ose nga ekrani FIRST ose nga ekrani SELECT METHOD,

duke shtypur çelësin OPTIONS.

Opsioni METHOD – CREATE/EDIT mund të përdoret me ndihën e manualit të përdoruesit të

L2000DX për të krijuar një metodë analize specifike në terren.

Opsioni HEADER INFORMATION i jep mundësinë operatorit të vendosë informacionin e

mëposhtëm që do të shtohet në ambientet e ruajtjes të Pajisjes Analizuese.

OPERATOR ID (ID E OPERATORIT)

CUSTOMER ID (ID E KLIENTIT)

JOB ID (ID E PUNËS)

LOCATION ID (ID E VENDNDODHJES)

COMMENTS (KOMENTE)

Ky informacion do të ruhet në memorje dhe do të aplikohet për çdo punë të re derisa të

ndryshohet.

DATA MANAGEMENT (MENAXHIMI I TË DHËNAVE) i jep mundësinë operatorit të ruajë

informacionin në Pajisjen Analizuese L2000DX. Ai i jep mundësinë operatorit :

TË RUAJË TË DHËNA

TË PASTROJË MEMORJEN E TË DHËNAVE

Pas zgjedhjes së opsionit për ruajtjen e të gjitha të dhënave, një KOPJE E PRINTUAR e të gjitha

analizave të ndërmarra mund të aksesohet nga menyja PRINTER OPTIONS (OPSIONET E

PRINTERIT). Ky opsion jep gjithashtu mundësinë e printimit të informacionit të analizës ndërsa

analizohet. Ekzistojnë opsionet e mëposhtme:

PRINT POINTS WHEN TAKEN (Y/N)? (PIKËT E PRINTIMIT KUR MERREN

(PO/JO)

Page 14: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 14

PRINT LAST XXXX POINTS (PIKËT XXXX TË FUNDIT TË PRINTIMIT)

PRINT HEADER NOW (Y/N) (KOKA E PRINTIMIT TANI) (PO/JO)

PRINT METHOD NOW (Y/N) (METODA E PRINTIMIT TANI) (PO/JO)

Me mbërritjen e Pajisjes Analizuese L2000DX, përdoruesit i kërkohet të regjistrojë datën dhe

kohën. Ky informacion mund të ndryshohet në çdo kohë duke hyrë në menynë e DATËS DHE

KOHËS. Opsioni i menysë DIAGNOSTICS është përmendur hollësisht më parë në këtë manual.

REGJISTRIMI I TË DHËNAVE

Në Pajisjen Analizuese L2000DX ndodhet një tastierë çelësash me 16 butona, e përbërë nga 12

çelësa alfanumerikë dhe 4 çelësa funksionesh. Për vendosjen e shkronjave në një varg tekstual si

për shembull emri i një metode ose identiteti i një mostre, çelësi i numrit dhe çelësi ALPHA

duhet të shtypen së bashku.

Për shembull, për të futur një U, përdoruesi duhet të shtypë çelësin 7 dhe më pas të shtypë

çelësin ALPHA derisa 7 të ndryshojë në S , më pas në T e më pas në U.

Në tastierë ndodhen dy karaktere WILDCARD (ZËVENDËSUESE). Shtypja e çelësit * në ID

(identitetin) e një mostre do të rendisë automatikisht numrat në ID nga 00001 dhe 99999. Nëse ?

futet në të njëjtën ID mostre, do të bëjë të njëjtën gjë, do të vendosë kufirin e numrit të numrave,

dmth ???? do të kufizojë numrat në 9999 ID të mundshme.

Çelësi BACK/OFF (KTHEHUNI MBRAPSHT/FIKNI) përdoret për të dalë nga ndonjë ekran

për në menynë e mëparshme. Kjo do të thotë se nga opsioni SELECT MENU (ZGJIDH

MENYNË), ky çelës do ta kthejë Pajisjen Analizuese sërish në FIRST SCREEN (EKRANIN E

PARË). Nga FIRST SCREEN ky çelës do të fikë Pajisjen Analizuese.

Çelësi ENTER/ON (HYNI/NDIZNI) ndez Pajisjen Analizuese dhe mundëson zgjedhjen e një

opsioni ose metode në procesin e Pajisjes Analizuese.

Në rregull, ju po bëni pikërisht atë

që po iu them unë!

Page 15: L2000dx user manual albanian

ETI Environmental Technology International Ltd. – P.O. Box 176 – CH-7007 Chur / Switzerland – [email protected] - www.eti-swiss.com

L2000DX Manual i Përdoruesit 15

KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA

Elektroda është komponenti më i rëndësishëm i Pajisjes Analizuese L2000DX

Pjesë e rëndësishme e përdorimit afatgjatë të Pajisjes Analizuese është kujdesi dhe mirëmbajtja

e duhur e njësisë. Ky element do të përfshijë:

Ndryshimin e Letrës në Printer

Moslejimin e njësisë që të laget ose moslejimin e derdhjes së solucioneve në Njësi

Zgjatjen e përdorimit të baterisë, përdorimin e reduktorit me energji alternative, nëse ka

energji

Përpjekje për të përdorur gjithmonë aparatin/pajisjen me bateri të karikuara plotësisht

Ruajtjen e Pajisjes Analizuese me Bateri të karikuara dhe karikimin periodik të Njësisë

Mbrojtjen e Njësisë nga Ngarkesat Statike Elektrike

Ruajtjen e njësisë larg burimeve të mundshme të klorit, dmth jo në një mjedis të kripur

ASNJËHERË mos derdhni sërish në shishe solucione SHPËLARËSE, KALIBRIMI ose

EKSTRAKTIMI

Nëse është e nevojshme, mund të kryhet polirimi i elektrodës

Nëse elektroda është jashtë përdorimit për një kohë më të gjatë, ajo duhet të thahet.

Informacione të plota të hollësishme mbi mënyrën sesi duhet të ndërmerren hapat e

mirëmbajtjes, mund të gjenden në Manualin e PËRDORUESIT për Pajisjen Analizuese

L2000DX.