la ilahe il-la all-llah

52

Upload: artansinani

Post on 17-Jan-2016

27 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Autor

TRANSCRIPT

Page 2: La Ilahe Il-la All-llah

La ilahe il-la All-llah

Fjalë e mbijetesësMënyrë e Jetës

Shejkh Dr. Jasir Burhami

Përktheu: Ummu Muhlisa

Kur’an dhe Sunnet © 2002-2009

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 3: La Ilahe Il-la All-llah

3 Fjalë e mbijetesës ...

Përmbajtja:

* Parathënie . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .4 * La ilahe il-la All-llah: Fjalë e mbijetesës . . . . . 6

* La ilahe il-la All-llah: Mënyrë e jetës . . . . . . . 11 * Kuptimi (domethënia) e La ilahe il-la All-llah . . . 15 * Kuptimi i Taghut dhe Mohimi në Karakteristikat, Veçoritë e tij . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 20 * El-velau Vel-berau : Nga thelbi i kuptimit të La ilahe il-la All-llah . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 29

* Islami është fe e faljes dhe drejtësisië . . . . . 40

* A jemi ne ekstremist ? . . . . . . . . . . . . . . 44

* Domethënia e termeve të përdorura . . . . . . . 46

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 4: La Ilahe Il-la All-llah

4 Mënyrë e jetës ...

Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Parathënie

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

یأیھا ٱلذین آمنوا ٱتقوا ٱللھ حق تقاتھ وال تموتن إال وأنتم مسلمون

”O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran 102)

یأیھا ٱلناس ٱتقوا ربكم ٱلذي خلقكم من نفس واحدة وخلق منھا زوجھا وبث منھما رجاال كثیرا ونسآء وٱتقوا ٱللھ

علیكم رقیباٱلذي تسآءلون بھ وٱألرحام إن ٱللھ كان

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 5: La Ilahe Il-la All-llah

5 Fjalë e mbijetesës ...

"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En Nisa 1)

یصلح لكم یأیھا ٱلذین آمنوا ٱتقوا ٱللھ وقولوا قوال سدیداأعمالكم ویغفر لكم ذنوبكم ومن یطع ٱللھ ورسولھ فقد فاز

فوزا عظیما

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab 70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 6: La Ilahe Il-la All-llah

6 Mënyrë e jetës ...

La Ilahe il-la All-llahFjalë e mbijetesës

A e ke pyetur ndonjëherë veten: Çfarë kërkon nga jeta e kësaj bote, dhe çfarë All-llahu ka kërkuar, atëherë kur Ai të ka vënë në jetën e kësaj bote?

Nuk ka dyshim se e tërë njerëzia në rruzullin tokësor janë në kërkim dhe gjurmim të lumturisë, paqes së mendjes dhe qetësisë shpirtërore. Andaj këto gjëra nuk mund të realizohen përpos nëse dëshira jonë e lirë përputhet me qëllimin për të cilën All-llahu na krijoi dhe formësoi. All-llahu Subhanehu ve Teala thotë:

وما خلقت ٱلجن وٱإلنس إال لیعبدون

“ Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." ( Edh Dharijat 56)

Dhe ashtu siç u krijuam pa konsultimin dhe pëlqimin tonë, gjithashtu në të njëjtën mënyrë do të shpërngulemi dhe transferohemi nga jeta e kësaj bote pa konsultimin dhe pëlqimin tonë. Ne do të jetonim jetën tonë pa qëllim përveç asaj që All-llahu do të na testonte dhe provonte me dhuratën e zgjedhjes dhe dëshirës së lirë. Ai na ka dërguar të dërguar(pejgamber) dhe me ta ka zbritur librat e udhëzimeve,

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 7: La Ilahe Il-la All-llah

7 Fjalë e mbijetesës ...

për të na informuar dhe njëkohësisht për të na paralajmëruar. Ai i frymëzoi të gjithë të dërguarit e tij me një da'wet të njejtë, i cili asnjëherë nuk ndryshoi. Synimi i tyre ishte që njerëzve tua bëjn të qartë qëllimin themelor dhe final për të cilin jemi krijuar, pa të cilin ne kurrë nuk mund të arrijmë lumturinë. Ka thënë All-llahu azze ve xhel-l:

ولقد بعثنا في كل أمة رسوال أن ٱعبدوا ٱللھ وٱجتنبوا ...ٱلطاغوت

“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djajve (taghutëve dhe adhurimit të tyre)!” ... (En Nahl 36)

ومآ أرسلنا من قبلك من رسول إال نوحي إلیھ أنھ ال إلـھ إال أنا فٱعبدون

"Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (El Enbija' 25)

إال ٱلذي وإذ قال إبراھیم ألبیھ وقومھ إنني برآء مما تعبدونفطرني فإنھ سیھدین

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 8: La Ilahe Il-la All-llah

8 Mënyrë e jetës ...

"(Përkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë (udhëzoj) !” (Ez Zukhruf 26-27)

Kanë thënë dijetarët: 'Ajo është fjala 'La ilahe il-laAll-llah'.

Dhe ashtu siç u tha Nuhu alejhi selam popullit të vet:

أن ال تعبدوا إال ٱللھ إني أخاف علیكم عذاب یوم ألیم

"Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme." (Hud 26)

Ashtu si edhe Hudi, Salihu, dhe të dërguarit e tjerë (alejhimul-selaam). Nuk ka pasur asnjë pejgamber apo i dërguar, vetëm se deklarata e parë e tyre për popullin e tyre ishte:

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 9: La Ilahe Il-la All-llah

9 Fjalë e mbijetesës ...

... .. یقوم ٱعبدوا ٱللھ ما لكم من إلـھ غیره

"... O populli im adhurone vetëm All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ... " (Hud 50)

Dhe tha Mesihu (Isa alejhi selam)

ین قالوا إن ٱللھ ھو ٱلمسیح ٱبن مریم وقال لقد كفر ٱلذٱلمسیح یابني إسرائیل ٱعبدوا ٱللھ ربي وربكم إنھ من یشرك بٱللھ فقد حرم ٱللھ علیھ ٱلجنة ومأواه ٱلنار وما

ن أنصارللظالمین م

"Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar(ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." (EL

Maideh 72)

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 10: La Ilahe Il-la All-llah

10 Mënyrë e jetës ...

Pra fjala “la ilahe il-la All-llah “ ishte thirrje e të gjithë pejgamberëve, është moto e teuhidit, ështëlidhje më e fortë , dhe kjo është fjalë e mbijetesës(shpëtimit) . Pejgamberi sal-lall-llahu 'alejhi ve selem kathënë:

"Kush vdes dhe fjala e fundit që e shqipton është'la ilahe il-la All-llah', do të hyjë në Xhennet." (1)

... A është thjesht kjo vetëm një fjalë që e thojm dhe pastaj e bëjmë atë çfarë bëjmë ?

________________________

(1) Transmeton Ebu Davudi, Hakimi, dhe ai e ka bërë sahih, dhe gjithashtu është shpallur sahih prej shejh Albanit.

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 11: La Ilahe Il-la All-llah

11 Fjalë e mbijetesës ...

La ilahe il-la All-llah

Mënyrë e jetës

ھداني ربي إلى صراط مستقیم دینا قیما ملة قل إننيإبراھیم حنیفا وما كان من ٱلمشركین

"Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fe e drejtë, fe e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar!" (El en-Am 161)

قل إن صالتي ونسكي ومحیاي ومماتي للھ رب ٱلعالمین

لمسلمینال شریك لھ وبذلك أمرت وأنا أول ٱ

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 12: La Ilahe Il-la All-llah

12 Mënyrë e jetës ...

Zotim) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!" (El

en-Am 162-163)

Deklarimi i teuhidit (njëshmërisë së Zotit) nuk është vetëm një fjalë që thuhet apo një ide që miratohet, përkundrazi imani është njohuri dhe veprim, një sistem i besimit dhe sistemi i së drejtës.

Pra gjithsesi se ajo është të besosh All-llahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e Fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të së mirës dhe sëkeqes.

Si dhe është respekt dhe bindje ndaj All-llahut, sinqeritet, pasimi i të Dërguarit sal-lall-llahu 'alejhi ve

selem ; është dashuri ndaj All-llahut, përmallim për Të, frikë nga Ai i Vetmi, shpresë në të mirat e Tij. Është lutje, përulje dhe dorëzim ndaj Atij të Vetmit.

Ajo është mirënjohje për bekimet e All-llahut, durim dhe respekt ndaj sprovave të TIJ, është distanc nga epshet dhe teket e kësaj bote.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 13: La Ilahe Il-la All-llah

13 Fjalë e mbijetesës ...

Është namaz, agjërim, zekat, haxh, xhihad, sakrific, therrje, betim vetëm në All-llahun Një të Vetmin të pa shok.

Është kërkim në atë çka është e lejueshme (hallall), dhe shmangien e asaj që është e ndaluar (haram) në ushqim, pije, veshëmbathje dhe të ardhura.

Është bëmirësi ndaj prindërve, mirëmbajtje e lidhjeve familjare, sjellje dhe karakter të mirë ndaj fqinjëve, dhe moral I mirë me gjithë njerëzinë (përmbushjen e kontratave, mbajtja e fjalës dhe premtimit si dhe shmangien e keqbërjes).

Është largim dhe abstenim nga kamata, ryshfeti, kumari, mashtrimi (hile), është gjykim me ligjin e All-llahut, angazhim dhe përkushtim me të si dhe të kënaqurit me ligjin dhe gjykimin e Tij. Është përulje e shiqimit, mbrojtje e dëlirësisë, është mbulesë dhe mbrojtje e auretit.

Është bërja da'wet (thirrje) në rrugën e All-llahut,luftë dhe ndihmë në rrugën e dinit, urdhërim në të mira

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 14: La Ilahe Il-la All-llah

14 Mënyrë e jetës ...

dhe ndalim nga e keqja, si dhe ngritje dhe themelim i legjislacionit Islam në të gjitha skajet e tokës.

Është ti përkasësh palës së besimtarëve – partis sëAll-llahut Subhanehu ve Teala, dhe braktisje e palëvetë humbura në drejtim të keq (të cilët janë ndjekësit e shejtanit).

Në përgjithësi imani është deklarimi i personit se është hanif ( i pastërt) në çdo çështje për hir të All-llahut, që d.m.th. ky person është kthyer kah All-llahu në shpresa, dhe bëhet më afër All-llahut në përputhje me mësimet e të Dërguarit të Tij sal-lall-llahu 'alejhi ve

selem.

فأقم وجھك للدین حنیفا فطرت ٱللھ ٱلتي فطر ٱلناس علیھا ال كن أكثر ٱلناس ال تبدیل لخلق ٱللھ ذلك ٱلدین ٱلقیم ولـ

یعلمون

" Përqëndrohu në vetëvetën tënde sinqerisht në fenë, e larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 15: La Ilahe Il-la All-llah

15 Fjalë e mbijetesës ...

ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë." (Er Rum 30)

Kuptimi (domethënia) e

La ilahe il-la All-llah

All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

...فٱعلم أنھ ال إلـھ إال ٱللھ

" Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, …" (Muhammed 19)

Pra, është e detyrueshme mbi çdo musliman të rritur që të kërkojë njohuri në kuptimin e "la ilahe il-la All-llah". "Ilah" (Zot), është Ai që adhurohet, të Cilit i gjithë krijimi i kthehet për plotësimin e nevojave.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 16: La Ilahe Il-la All-llah

16 Mënyrë e jetës ...

Pra kuptimi (domethënia) e "la ilahe il-la All-llah"është: Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin përpos All-llahut.

Dhe ata (robërit e All-llahut) nuk kërkojnë, nuk i përulen, nuk i drejtohen në kërkesat dhe nevojat e tyre askujt përveç All-llahut. Dhe Ai është për të Cilin mallëngjohen shpirtërat, dhe drejt Tij anojn dhe përkulen zemrat.

Disa gabimisht menduan se kuptimi i "ilah" është Ai i cili ka fuqi dhe pushtet mbi krijesat dhe shpikjen e tyre dhe kaq.

Mushrikët (idhujtarët) pranuan kuptimin "ilah" dhe ende, të dërguarit e tyre këmbëngulnin që ata të pranojn dhe vërtetojn se askush nuk meriton adhurimin përveç All-llahut Subhanehu ve Teala.

قل من یرزقكم من ٱلسمآء وٱألرض أمن یملك ٱلسمع وٱألبصار ومن یخرج ٱلحي من ٱلمیت ویخرج ٱلمیت من

ٱلحي ومن یدبر ٱألمر فسیقولون ٱللھ فقل أفال تتقون

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 17: La Ilahe Il-la All-llah

17 Fjalë e mbijetesës ...

فذلكم ٱللھ ربكم ٱلحق فماذا بعد ٱلحق إال ٱلضالل فأنىتصرفون

Dhe tha i Lartmadhëruari: " Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk frikësoheni?” (dënimit). E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione(devijim), e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)? (Junus 31-32)

Kjo do të thotë se kushdo që konfirmon, pohonekzistencën e All-llahut, por adhuron dikënd tjetër pos Tij, ose i mohon të dërguarit e Tij, është mosbesimtarë (kafir) në All-llahun, dhe do ta kalon përjetësinë në ferr (xhehenem). Gjithashtu, ai i cili i lutet dikujt tjetër pos All-llahut, apo kërkon strehim , apo bën flijim, sakrifikim për këdo përveç All-llahut

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 18: La Ilahe Il-la All-llah

18 Mënyrë e jetës ...

(pasi që personin ta ken arritur argumentet dhe pavlefshmëria ndaj këtyre veprimeve) do të vuan të njejtën pasojë dhe përfundim.

Fjala " la ilahe il-la All-llah" në gjysmën e parë të saj përfshin mohim në taghut – 'la ilahe'- nuk ka zot, hyjni, kjo fjalë përmban mohim i të drejtës për adhurim posAll-llahut Subhanehu ve Teala.

Kurse në gjysmën e saj të dytë përfshin besimin (imanin) në All-llahun – il-la All-llah' – përveç All-llahut.

فمن یكفر بٱلطاغوت ویؤمن بٱللھ فقد ٱستمسك بٱلعروة ... ٱلوثقى ال ٱنفصام لھا وٱللھ سمیع علیم

" ... E kush nuk i beson taghutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është Dëgjues i Dijshëm." (El Bekareh 256)

"... lidhjen më të fortë ...' ... بٱلعروة ٱلوثقى Dijetarët kanë thënë:

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 19: La Ilahe Il-la All-llah

19 Fjalë e mbijetesës ...

në ajetin e lartpërmendur ka për qëllim 'la ilahe il-laAll-llah’.

I dërguari i All-llahut sal-lall-llahu 'alejhi ve selem ka thënë: "Kush thotë 'La ilahe il-la All-llah' dhe pastaj bënë kufr mbi secilin që adhurohet përskaj All-llahut - gjaku dhe pasuria e tij janë të mbrojtur.’’ (1)

Pra shqiptimi, shprehja 'la ilahe il-la All-llah' është dëshmi e mohimit të çdo adhurimi krahas All-llahutSubhanehu ve Teala. Prandaj, besimi (imani) në All-llahun nuk mund të plotësohet përveç pas mohimit në taghut (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas All-llahut)Pra çfarë është taghut? Dhe çfarë është kuptimi i mohimit në taghut ?

________________________(1) Transmeton Muslimi dhe Ahmedi.

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 20: La Ilahe Il-la All-llah

20 Mënyrë e jetës ...

Kuptimi i Taghut dhe Mohimi nëKarakteristikat, Veçoritë e tij

Zanafilla e taghutit është shkelje, thyerje dhe mëkat,që do të thotë kalim i kufijve. Taghut është gjithçka për hir të cilit robi i ka kaluar kufijt e adhurimit. Është kushdo që pretendon, pohon dhe deklaron për veten e tij ndonjë karakteristik ose të drejtë prej të drejtave të uluhijes apo rububijes. Pra taghut është gjithçka dhe çdo gjë që adhurohet pos All-llahut Subhanehu ve Teala, dhe se adhuruesi është i kënaqur me të.

Kokat e taghutëve

Ekzistojn pesë tawaghit kryesorë që janë shkak për devijimin e gjithë botës.I pari prej tyre - shejtani, thirrës në adhurim pos All-llahut. All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

لم أعھد إلیكم یبني ءادم أن ال تعبدوا ٱلشیطانأ

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 21: La Ilahe Il-la All-llah

21 Fjalë e mbijetesës ...

"O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni, adhuroni djallin,..." (Ja-Sin 60)

Pra çfarë është kuptimi adhurim i shejtanit? A ka ndokush që thotë se zot dhe adhurues i tij është shejtani?!A nuk po e shohim, se të gjithë edhe jobesimtarët e fyejnë dhe e mallkojnë shejtanin?!

Adhurimi i shejtanit është bindje ndaj tij në : mosbesim, shirk, dhe në mohimin e të dërguarëve (alejhimul-selaam). Prandaj kushdo që pranon dhe respekton dhe i bindet atij (shejtanit); atëherë ai person ka adhuruar atë (djallin) pos All-llahutSubhanehu ve Teala.

I dyti – Sundimtari i cili sundon me ligj tjetër pos asaj çka ka zbritur All-llahu Subhanehu ve Teala. Dhe argumenti i prerë për këtë është në Kur'anin famëlartë, fjala e të Lartmadhëruarit:

ألم تر إلى ٱلذین یزعمون أنھم آمنوا بمآ أنزل إلیك ومآ أنزل من قبلك یریدون أن یتحاكموا إلى ٱلطاغوت وقد أمروا أن

یكفروا بھ ویرید ٱلشیطان أن یضلھم ضالال بعیدا

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 22: La Ilahe Il-la All-llah

22 Mënyrë e jetës ...

"A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli (taghuti), e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi." (En Nisa’ 60)

Ky ajet është shpallur në lidhje me ata që dëshiruan të kërkojnë gjykimin tek jehudi K'ab ibn Eshref apo te ndonjëri nga fallxhorët. Gjithashtu, kjo vlen për cilindo që kërkon gjykimin e atij që sundon me diqka pos asaj që ka zbritur All-llahu Subhanehu ve Teala. Megjithatë, nuk ka dyshim se ai i cili sundon me diqka tjetër pos asaj që ka zbritur All-llahu, i ka kaluar kufijt e ubudijes (adhurimit,robërimit), e cila kërkon dhe urdhëron në pranimin dhe miratimin e Ligjit të All-llahut të Madhëruar. Dhe poashtu nuk ka dyshim se ai ia veshi vetëvetes vetin dhe atributin e rububijes me kryerjen e këtij legjislacioni.All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

... أال لھ ٱلخلق وٱألمر

" … vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi..." (El A’raf 54)

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 23: La Ilahe Il-la All-llah

23 Fjalë e mbijetesës ...

Dhe Ai tha:

أم لھم شركاء شرعوا لھم من ٱلدین ما لم یأذن بھ ٱللھ

“A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu?..." (Esh Shura 21)

Kështu që All-llahu atë që pranon sundim tjetër pos atij të All-llahut, e emërtoi me emrin mushrik (idhujtarë) dhe kafir (jobesimtarë), dhe këta "ligjvënësit" janë bashkëpunëtor të rremë, fals, dhe jobesnik, ndërkaq All-llahu nuk ka bashkëpunëtor në krijimin e Tij.

...أال لھ ٱلخلق وٱألمر ...

“... Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi ...(El A’raf 54)

E treta –priftët (ahbarët) dhe murgjit (ruhbanët) të cilët zëvendësuan Ligjet e All-llahut Fuqiplotë. Me fjalë të tjera, ata janë dijetarët e këqinj, zemër lig e mëkatar, si dhe robt e këqinj epshorë të cilët vrapojnë në kërkimin dhe ndjekjen e kësaj jete botërore.All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 24: La Ilahe Il-la All-llah

24 Mënyrë e jetës ...

ٱتخذوا أحبارھم ورھبانھم أربابا من دون ٱللھ وٱلمسیح ٱبن مریم ومآ أمروا إال لیعبدوا إلـھا واحدا ال إلـھ إال ھو سبحانھ

عما یشركون

"Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë." (Et Teube 31)

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu 'alejhi ve selem e komentoi dhe sqaroi këtë ajet kur tha: "A nuk e bën ata të ligjshmen (hallallin) për ju të paligjshme (haram), dhe e bën të ndaluarën (haramin) të lejuar(hallall), dhe ju i pasuat ato në këtë, pra ky ishte adhurimi juaj ndaj tyre. (1)

________________________(1) Hasen: transmeton Tirmidhiu, Bejhakiu në El-Kebir, dhe shejh Albani e ke shpallur hasen në Sahih Tirmidhi

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 25: La Ilahe Il-la All-llah

25 Fjalë e mbijetesës ...

E katërta – magjistarët. Ata pretendojnë të kenë kompetencën për të dëmtuar, për të përfituar, krijuar si dhe për rrotullimin e zemrave. Të gjitha këto cilësi janë cilësitë e rububijes.Tha I Lartmadhëruari:

وما كفر سلیمـن ولـكن ٱلشیـطین كفروا یعلمون ٱلناس …

…ٱلسحر

"... Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë..." (El Bekareh 102)

E pesta – fallxhorët- Pretendojnë që kanë njohuri mbi të fshehtën (gajbin), të cilën All-llahu Subhanehu ve Teala e ka mbajtur të fshehur në diturinë e Tij. Dhe Ai tha:

ه مفاتح ٱلغیب ال یعلمھآ إال ھو ویعلم ما في ٱلبر وعندوٱلبحر وما تسقط من ورقة إال یعلمھا وال حبة في ظلمت

ٱألرض وال رطب وال یابس إال في كتب مبین

“Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 26: La Ilahe Il-la All-llah

26 Mënyrë e jetës ...

dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud)." (El en-A'am 59)

Karakteristikat, Cilësitë e mos besimit/mohimit nëTaghut

Të ket bindjen dhe të pohoj zhvlersimin dhe pavleshmërin me të cilën ata thërasin, në atë që ata ia mveshën vetes së tyre nga cilësit e adhuruesit të vërtetë, apo të drejatat e Tij, All-llahut një të Vetëm të pa shok ; si dhe duhet ta shfaq, shqipton dhe deklaron këtë me gjuhën e tij.Le të dijë se kur shqipton 'la ilahe il-la All-llah ' që don të thotë mohim dhe përgënjeshtrim në çdo gjë që adhurohet pos All-llahut. Më tej mosbesimi në taghut nënkupton që veprat e tij të jenë në pajtueshmëri me deklarimin e bindjes dhe besimit të tij.

Të mos e pason shejtanin dhe të mos i përgjigjet atij, si dhe thirrësve të tij të cilët thërasin në mosbesim (kufr) dhe mëkate.

Të mos kërkojë gjykim mga kushdo i cili sundon dhe gjykon me ligj tjetër pos asaj që All-llahu Subhanehu ve Teala ka shpallur.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 27: La Ilahe Il-la All-llah

27 Fjalë e mbijetesës ...

Të mos ndjek, pasoj si dhe bindet atij i cili ndryshon ligjin e All-llahut.

Të mos shkon tek magjistarët dhe fallxhorët.

Plotësimi i gjithë kësaj është xhihadi (lufta për hir të All-llahut), me gjuhën, dorën, pasurinë dhe jetën e tij, për të asgjësuar dhe zhvlerësuar adhurimin e taghutëve, si dhe t'i ç'rënjosë dhe zhduk ata nga sipërfaqja e tokës. Gjithashtu t'i nxjerrë robërit prej adhurimit të robërve, në adhurim të All-llahut të gjithë robërve.All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

…وقاتلوھم حتى ال تكون فتنة ویكون الدین كلھ هللا

"Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun ..." (El Enfal 39)

Ka thënë i shquari Imam Ahmedi: "Fjala fitneh ka për qëllim idhujtari (besim i kotë/shirk)."

Ka thënë i Dërguari sal-lall-llahu 'alejhi ve selem: "Jam paraqitur para ditës së fundit (kijametiti), derisa të

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 28: La Ilahe Il-la All-llah

28 Mënyrë e jetës ...

adhurohet All-llahu i Vetëm i pa shok." (1)

Rebii bin Amir i tha Rustemit komandantit të Persisë: "All-llahu na ka dërguar që t'i nxjerrim njerëzit prej adhurimit ndaj robërve, në adhurim të vërtetë të All-llahut, dhe nga ngushtësia e kësaj bote në hapësirën dhe lirinë e saj. Nga devijimi i feve në drejtësinë e Islamit, si dhe na ka dërguar me fenë e Tij tek krijesat e Tij që t'i thërrasim drejt bindjes së Tij Subhaneh, andaj kush pranon këtë; pranojm nga ai dhe kthehemi prej tij, e kush refuzon; e luftojm gjithmonë derisa tëarrijm drejt premtimit dhe takimit me All-llahunSubhanehu ve Teala."

________________________(1) Transmeton Ahmedi, Ibn Ebi Shejbe, dhe e ka bërë sahih shejkh Albani në 'Sahihul Xhami'

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 29: La Ilahe Il-la All-llah

29 Fjalë e mbijetesës ...

El-Velau vel-Berau (Miqësia dhe Armiqësia):

Nga thelbi i kuptimit të ‘La ilahe il-la Allah’

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu 'alejhi ve selem ka thënë: "Lidhja më e fortë e imanit (besimit) është dashuria për hir të All-llahut, dhe urrejtja për hir të All-llahut". (1).

A është e mundur që një besimtarë ta don All-llahundhe ta adhuron Atë, por njëkohësisht t'i urren besimtarët t'i merr ata si armiq duke mos i ndihmuar ata?!

Kjo është e paimagjinuar, përpos prej atij i cili nuk e ka kuptuar imanin e vërtetë.All-llahu i Lartmadhëruar ka thënë:

________________________(1) Transmeton Tabarani në El-Kebir, dhe Shejkh Albani e ka shpallur Hasen në Sahih El Xhami (2536).

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 30: La Ilahe Il-la All-llah

30 Mënyrë e jetës ...

خر یوآدون من حآد ٱللھ ال تجد قوما یؤمنون بٱللھ وٱلیوم ٱآلورسولھ ولو كانوا آبآءھم أو أبنآءھم أو إخوانھم أو

…عشیرتھم

" Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre ...” (El Muxhadele 22)

Dhe Ai Subhneh tha:

وا ٱلیھود وٱلنصارى أولیآء یـأیھا ٱلذین آمنوا ال تتخذبعضھم أولیآء بعض ومن یتولھم منكم فإنھ منھم إن ٱللھ ال

یھدي ٱلقوم ٱلظالمین

" O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë." (El Maideh, 51)

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 31: La Ilahe Il-la All-llah

31 Fjalë e mbijetesës ...

Andaj nëse është thënë : "Por edhe çifutët dhe të krishterët besojnë në Zot ?"Atëherë ne do të thojmë: "Ne nuk do tu ju përgjigjemi, por përkundrazi Kur'ani do të përgjigjet."All-llahu Subhanehu ve Teala thotë:

لقد كفر ٱلذین قالوا إن ٱللھ ھو ٱلمسیح ٱبن مریم

“ Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”... (EL Maideh 72)

Dhe Ai tha:

…ر ٱلذین قالوا إن ٱللھ ثالث ثالثةلقد كف

" Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”… (El Maideh 73)

Dhe All-llahu Azze ve Xhel-le thotë:

عزیر ٱبن ٱللھ وقالت ٱلنصارى ٱلمسیح ٱبن وقالت ٱلیھود ٱللھ ذلك قولھم بأفواھھم یضاھئون قول ٱلذین كفروا من قبل

قاتلھم ٱللھ أنى یؤفكون

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 32: La Ilahe Il-la All-llah

32 Mënyrë e jetës ...

ٱتخذوا أحبارھم ورھبانھم أربابا من دون ٱللھ وٱلمسیح ٱبن إال ھو سبحانھ مریم ومآ أمروا إال لیعبدوا إلـھا واحدا ال إلـھ

عما یشركون

" E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut , e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë. (Et Teube 30-31)

I Dërguari sal-lall-llahu 'alejhi ve selem ka thënë: " Pasha Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im, nuk ka asnjë çifut apo krishterë prej këtij populli që ka ndëgjuar për mua dhe më pas vdes duke mos besuar

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 33: La Ilahe Il-la All-llah

33 Fjalë e mbijetesës ...

në atë me çka kam qenë i dërguar, e që mos të hyjë në xhehennem. (1)

Dhe në qoftë se është thënë: "A nuk janë ata 'Ehlul Kitab' (Ithtarët e Librit)?" Atëherë ne përgjigjemi:

All-llahu Subhanehu ve Teala thotë:

إن ٱلذین كفروا من أھل ٱلكتاب وٱلمشركین في نار جھنم خالدین فیھآ أولـئك ھم شر ٱلبریة

"S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme." (El Bejjineh 6)

Andaj kushdo që mohon Muhammedin sal-lall-llahu 'alejhi ve selem ai është mosbesimtarë (kafir), po edhe nëse është nga Ehlul Kitab (ithtarët e librit).

________________________(1) Transmeton Muslimi, Ahmedi

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 34: La Ilahe Il-la All-llah

34 Mënyrë e jetës ...

Dhe në qoftë se na thuhet: "A nuk është dini (feja) përAll-llahun e vatani për të gjithë?"

Ne përgjigjemi: Jo! Dini është për All-llahun, ashtu siq është e gjithë toka, dhe jo vetëm vatani (atdheu).

... ال شریك لھ للھ رب ٱلعالمین...

“ ... All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër)..” (El en-A’am 162-163).

All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

إن ٱألرض للھ یورثھا من یشآء من عباده وٱلعاقبة … للمتقین

" ... S’ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që don Ai nga robët e Tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit." (El A'raf 128)

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 35: La Ilahe Il-la All-llah

35 Fjalë e mbijetesës ...

Dhe në vazhdim ajetet e qarta nga kaptina Mumtehine janë të mjaftueshme për të vërtetuar veprimet e kota të lidhjes kombëtare dhe atdhetare.

All-llahu Subhanehu ve Teala thotë:

قد كانت لكم أسوة حسنة في إبراھیم وٱلذین معھ إذ قالوا لقومھم إنا برءآؤا منكم ومما تعبدون من دون ٱللھ كفرنا

ى تؤمنوا بكم وبدا بیننا وبینكم ٱلعداوة وٱلبغضآء أبدا حتبٱللھ وحده إال قول إبراھیم ألبیھ ألستغفرن لك ومآ أملك لك

من ٱللھ من شيء ربنا علیك توكلنا وإلیك أنبنا وإلیك ٱلمصیر

" Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!” (Nuk e kemi shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: “Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!” Zoti ynë, vetëm Ty të jemi

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 36: La Ilahe Il-la All-llah

36 Mënyrë e jetës ...

mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!" (El Mumtehine 4)

Dhe nëse ata thonë: " A nuk ka thënë All-llahu:

ذین آمنوا ٱلذین قالوا إنا نصارى ولتجدن أقربھم مودة للذلك بأن منھم قسیسین ورھبانا وأنھم ال یستكبرون

"... Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë." (El Maideh 82)

E ne atyre u thomë: "Plotësone ajetin, dhe mos e shkëputni atë kështu që ju ta kuptoni se kënd ka për qëllim ajeti."

A thua vallë krishterët e kohës sonë kur ndëgjojnë Kur'anin Fisnik qajnë dhe thonë ' Ne kemi besuar në All-llahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lall-llahu 'alejhi ve selem'?!

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 37: La Ilahe Il-la All-llah

37 Fjalë e mbijetesës ...

All-llahu i Lartmadhëruar thotë:

وإذا سمعوا مآ أنزل إلى ٱلرسول ترى أعینھم تفیض من ٱلدمع مما عرفوا من ٱلحق یقولون ربنآ آمنا فٱكتبنا مع

ٱلشاھدین

" Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë , ne kemi besuar, pra regjistrona ndër ata që dëshmojnë (ndër ummetin e Muhammedit)." (El Maideh 83)

Ky ajet ka zbritur për ata që besuan si shembulli i Nexhashiut dhe të tjerët. E sa u përket atyre qëmohuan, All-llahu Subhanehu ve Teala vetëm se ka thënë:

قاتلوا ٱلذین ال یؤمنون بٱللھ وال بٱلیوم ٱآلخر وال یحرمون ما حرم ٱللھ ورسولھ وال یدینون دین ٱلحق من ٱلذین أوتوا

ٱلكتاب حتى یعطوا ٱلجزیة عن ید وھم صاغرون

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 38: La Ilahe Il-la All-llah

38 Mënyrë e jetës ...

"Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur." (Et Teube 29)

Dhe prej pamjes më të qartë nga miqësimi i ndaluar me jobesimtarët është: përngjasimi dhe kopjimi i tyre qoftë ajo haptazi apo fshehurazi.

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu 'alejhi ve selem ka thënë: "Kushdo që i ngjan një populli ai është prej tyre." (1)

Dhe prej përngjasimit të tyre është: Kremtimi i festave të tyre të kota si p.sh. festa e vitit të ri, festa e të dashuruarëve (dita e valentinit), festimi i ditëlindjes, 8 marsi, ... e shumë të tjera që janë shenjë e dinit të tyre të kotë, paganë, e të pabazë.

________________________(1) Transmeton Ebu davudi, Ahmedi, Tabarani në El-Awsat, Ibn Hibbani, dhe ai e ka bërë Sahih, si dhe shejkh Albani e ka bërë Sahih në Sahih El-Xhami'.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 39: La Ilahe Il-la All-llah

39 Fjalë e mbijetesës ...

All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

لذین ال یشھدون الزور وإذا مروا باللغو مروا كراماوٱ

" (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (El Furkan 72)

Dijetarët dhe komentatorët e njohur në lidhje me interpretimin dhe komentimin e këtij ajeti kanë thënë se ky ajet ka për qëllim festat e jobesimtarëve (mushrikëve).

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se kur Pejgamberi sal-lall-llahu 'alejhi ue selem erdhi në Medinë, i gjeti ata duke festuar dy festa dhe tha: “Kanë qenë për ju dy ditë që keni lozur në to e All-llahu i Lartësuar ua ka zëvendësuar me diçka më të mirë se ato: dita e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.” (1)

________________________(1) Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu me zinxhir të saktë.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 40: La Ilahe Il-la All-llah

40 Mënyrë e jetës ...

Islami është fe e faljes dhe drejtësisë

Po, por me siguri se ka një dallim mes dashurisë dhe kënaqësisë të popujve të tjerë përveç Islamit. (1)

Pra Muslimani nuk i bën padrejtësi askujt, po edhe nëse ai është jobesimtarë, ai nuk gënjen dhe mashtron askënd, si dhe nuk e thyenë premtimin. Ai është i mirë me çdokënd që nuk bën, zhvillon luftë kundër tij dhe dinit të tij, megjithëse ai e urren atë për shkak të mosbesimit (mohimit) të tij.

Kjo është drejtësi dhe ndershmëri, e jo dashuri, bashkim, afërsi, përngjasim dhe imitim.

Thotë i Lartmadhëruari:

________________________(1) Thotë i Lartmadhëruari: "Pa dyshim feja te All-llahu është Islami..." (Ali imran 19)Dhe thotë i Lartmadhëruari: "E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit." (Ali Imran 85)

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 41: La Ilahe Il-la All-llah

41 Fjalë e mbijetesës ...

ال ینھاكم ٱللھ عن ٱلذین لم یقاتلوكم في ٱلدین ولم یخرجوكم روھم وتقسطوا إلیھم إن ٱللھ یحب من دیاركم أن تب

ٱلمقسطینإنما ینھاكم ٱللھ عن ٱلذین قاتلوكم في ٱلدین وأخرجوكم من

وھم ومن یتولھم دیاركم وظاھروا على إخراجكم أن تولفأولـئك ھم ٱلظالمون

" All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetës." (El Mumtehine 8-9)

Gjithashtu, është e pranuar dhe e lejuar që muslimani të merr pjesë në blerje, shitje, marrje dhe jepje me qirra, si dhe shkëmbim të dhuratave me jobesimtarët me qëllim që t'i pajtoj, harmonizoj ata drejt Islamit.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 42: La Ilahe Il-la All-llah

42 Mënyrë e jetës ...

Megjithatë nuk është e lejuar për atë (muslimanin) t'i don ata (jobesimtarët), t'i ndihmonë ata para besimtarëve, apo t'i lavdërojë ata në pavërtetësinë e tyre. As nuk është e lejuar t'i ndjek/ pasojë ata, apot'i bindet/dëgjon ata, apo t'i shoqëron dhe t'i merr ata si miq. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu 'alejhi veselem ka thënë:

"Mos merrni për shok askënd përpos besimtarin." (1)

Andaj obligim i ynë ndaj tyre është që t'i thërasim në Islam (fenë e vërtetë), Ka thënë All-llahu i Lartmadhëruar:

قل یأھل ٱلكتاب تعالوا إلى كلمة سوآء بیننا وبینكم أال نعبد نا بعضا أربابا من إال ٱللھ وال نشرك بھ شیئا وال یتخذ بعض

دون ٱللھ فإن تولوا فقولوا ٱشھدوا بأنا مسلمون

Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të

________________________(1) Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, dhe shejkh Albani e ka bërë Hassen.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 43: La Ilahe Il-la All-llah

43 Fjalë e mbijetesës ...

mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri -tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran 64)

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 44: La Ilahe Il-la All-llah

44 Mënyrë e jetës ...

A Jemi ne Ekstremist?!

Ne kemi vendosur para jush akiden tonë në fjalën e teuhidit – 'La ilahe il-la All-llah' – me argumente të qarta nga Kur'ani dhe Sunneti autentik. Prandaj, nuk na takon ne e as askujt tjetër që t'i ngarkoj, vetvetes përkatësinë në Islam me çdo fjalim apo veprim pëveç se me argumente të Kur'anit dhe Sunnetit, në pajtim me kuptimin e selefëve të këtij ummeti si dhe dijetarët e tij.

A thua vallë një i tillë që beson në këtë është ekstremist?!

Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë pasha All-llahun ne jemi, me ata të cilët është Kur'ani dhe Sunneti, edhe nëse na kundërshtonë e gjithë bota në këtë. Dhe takimi i të nesërmes është përballë All-llahut Fuqiplotë.

All-llahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 45: La Ilahe Il-la All-llah

45 Fjalë e mbijetesës ...

یوم ٱلقیامة یفصل بینكم لن تنفعكم أرحامكم وال أوالدكموٱللھ بما تعملون بصیر

" Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t’ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni." (El Mumtehine 3)

Kështu që shiko dhe vështro veten se ku do të jesh nesër ; ti je duke vendosur sot.

وإن جندنا لھم ٱلغالبون

" Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit." (Es-Saffat 173)

~ال إلھ إال اهللا~

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 46: La Ilahe Il-la All-llah

46 Mënyrë e jetës ...

Domethënie e termeve të përdorura

Da’wet -thirrje në fenë Islame

La ilahe il-la All-llah - : Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin përpos All-llahut. Ajo duhet ndjekur me “Muhammed-ur-Resul-All-llah” Muhammedi është i Dërguari i All-llahut.

Alejhimul-selaam - paqja qoftë mbi ta

Teuhid - Njësimi i All-llahut të Lartësuar me atë që i takon prej zotërimit, adhurimit, emrave dhe cilësive. Teuhidi është kusht pa të cilin nuk mund të paramendohet ndonjë ibadet (adhurim).Dhe kjo ndahet në tri pjesë apo tri grupe:

1.Teuhidi Rububije - Njësimi i All-llahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm All-llahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S'ka krijues tjetër përveç

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 47: La Ilahe Il-la All-llah

47 Fjalë e mbijetesës ...

Tij. S'ka zot tjetër përveç Tij. S'ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç All-llahut nuk komandon në gjithësi.

2.Teuhid Uluhijeh: Ky lloj i Teuhidit përbën edhe kuptimin e vërtetë të fjalës "La ilahe il-la All-llah S'ka zot tjetër (të vërtetë) përveç All-llahut."

Me Teuhidin Uluhije është për qëllim përkushtimi i fesë vetëm All-llahut dhe veçimi i Tij me adhurim. Pra, të mos adhurojmë askë tjetër përveç All-llahut. Të mos i lutemi askujt tjetër përveç All-llahut. Të mos i kërkojmë ndihmë askujt tjetër përveç All-llahut. Të mos presim kurban për askë tjetër përveç All-llahut. Të mos kërkojmë mbështetje, përkrahje, ngadhënjim dhe shpëtim nga askush tjetër pëveç All-llahut.

3. Teuhidi el-Esmau ues-Sifat

Është të besuarit dhe te vërtetuarit e emrave dhe cilësive të All-llahut dhe qenies së Tij, pa ndonjë shtrembërim ose përngjasim, formësim dhe keqkuptim të këtyre emrave dhe cilësive, por të

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 48: La Ilahe Il-la All-llah

48 Mënyrë e jetës ...

besohet dhe cilësohet All-llahu ashtu si e ka cilësuar Ai vetën e Tij, dhe ashtu si e ka përshkruar Atë i Dërguari i Tij Muhammedi, alejhi selam (duke mos tejkaluar Kur’anin dhe sunnetin). Thotë All-llahu në Kur’an: "Asgjë nuk i përngjan Atij dhe Ai dëgjon dhe sheh" (Esh-Shura, 11), d.m.th ne nuk guxojmë që me zemrat tona, imagjinatat dhe gjuhët tona t’i krahasojmë cilësitë e Tija me cilësitë e krijesave të Tija si dhe të pyesim a thua si është qëndrimi i Allahut mbi Arsh ose si është dora e Tij, etj.

Iman - besim I plotë

Ihlas - sinqeritet në adhurim ndaj All-llahut

Xhihad - lufta e shenjtë në rrugë të All-llahut ose ndonjë përpjekje tjetër për ta bërë fjalën e All-llahut (Islamin) më të lartë dhe superiore. Xhihadi konsiderohet si një ndër parimet themelore dhe fundamentale të Islamit.

Bir el-validejn - të jetë I mëshirshëm dhe I drejt ndaj prindërve të tij.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 49: La Ilahe Il-la All-llah

49 Fjalë e mbijetesës ...

Riba - kamata, e cila mund të jet dy lloje:

1.Riba Nasii’ah (kamata e prolongimit - e vonesës): Është shtimi i kushtëzuar, të cilin e merr borxhdhënësi nga borxhmarrësi në vend të prolongimit.

2.Riba fadl - Është shitje e një malli që i takon mallrave të kamatës me një mall tjetër të njëjtë duke qenë njëri mall ma tepër apo shitja ose këmbimi i dy mallrave të njëjta me shtesë.Islami rreptësisht ndalon të gjitha llojet e kamatës.

Auret - pjesë e trupit e cila është e ndaluar (haram) që të shfaqet, ekspozohet para të tjerëve.

Din - religjion, fe (Islami)

Shejtan - Iblisi, djalli (njëjës), shejatin (shumës).

Hanif - ai i cili ndjek monoteizmin e pastër islamik (duke adhuruar vetëm All-llahun dhe askënd tjetër)

Mushrikin - ata që adhurojn zotra të tjerë zbashku me All-llahun.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 50: La Ilahe Il-la All-llah

50 Mënyrë e jetës ...

Taghut – Taghut përfshin gjithëçka që adhurohet veç All-llahut njerëzit të cilët gjykojnë, përvec asaj që ka shpallur All-llahu, i quajmë tavaghit

Uluhije - shih teuhidin më lart

Rububijeh - shih teuhidin më lart

Shirk - Shirk do të thotë t’i përshkruash All-llahut shok ndërsa Ai të ka krijuar.Të adhurosh edhe dikë, diçka tjetër përveç All-llahut.

Ubudijeh – adhurim, robërim

El-velau Vel-berau- miqësia dhe armiqësia

El-velau: është përzemërsia dhe dashuria ndërmjet muslimanëve me njëri-tjetrin, si edhe miqësia me ta.

El-berau: është urrejtja ndaj jobesimtarëve (mosdashuria për ta) dhe armiqësia ndaj tyre.

Ehlul kitab - ithtarët e librit

Nexhashiu - mbreti i Abisinisë në kohën e migrimit të parë të muslimanëve

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009

Page 51: La Ilahe Il-la All-llah

51 Fjalë e mbijetesës …

Eid – festë. Festat e muslimanëve janë dy Festa e Fitër Bajramit dhe Festa e Kurban Bajramit, e jo festa e vitit të ri e festat e shumta të jobesimtarëve, që për fat të keq edhe muslimanët po I festojn. Ka thënë Omer ibnul Hattab: “Mos shkoni tek jobesimtarët në festat e tyre e as mos hyni në kishat e tyre në ditët e festave të tyre, ngase zemërimi dhe hidhërimi zbret mbi ata.”

Akide - besim

Sunnet - tradita apo rruga e Pejgamberit në aktet e adhurimit

Selef - gjenerata e parë e artë

Ummet - popull. Ky term përshin në vetveten të gjithë ata që kanë pranuar Shpalljen (Shehadetin) se “Nuk ka të Adhuruar më të drejtë përveç All-llahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”, duke u trajtuar kësisoj të barabartë mes tyre dhe duke mos bërë dallime në bazë të racës, kombit, vendit apo gjuhës. Kriteri i vetëm për mbivlerësimin e njërit ndaj tjetrit është vetëm devotshmëria dhe përkushtimi i tij i sinqertë ndaj adhurimit të Zotit, i Cili është një dhe nuk ka shok.

Kuran dhe Sunnet © 2002-2009