laboremus dhjetor 2015_albania_jackievanacek

12
REPORTAZH Jacqueline Vanacek duke folur ne Chongqing University ne Kinë Sipërmarrja, shprehje e vetvetes Jacqueline Vanacek, këshilltare sipërmarrjeje globale nga Silicon Valley Prime Collection #3 DHJETOR 2015 Kryeredaktor: Mateo Prifti Design: Arsel Aga, Rigers Qarri Ad eundum quo nemo ante iit Arsyeja përse quhemi Prime Collection #3 është se me futjen e gazetës online dhe ndryshimeve të tjera që kemi sjellë, kemi nisur një epokë të re të Laboremus-it. Albania Study Abroad Initiative Dalin Borici interviston Au- lon Kuqin, bashkëthemelue- sin e ASAI. INTERVISTE fq.5 EDUKIM fq.6 BIZNES fq.10 BIBLIOTEKA KULTURE Aktivitetet e bibliotekës këtë muaj Të rejat nga klubi i robotikes. Fultzistja shkruan parathenien e Sherlok Holms Hapat që duhen ndjekur për të studjuar në Gjer- mani. Viktoria na prezanton me hapat që duhen ndjekur për tu shkolluar në Gjermani. Evente qe nuk duhen humbur nga siperma- rresit e rinj. Keni nje ide biznesi? Kërkoni investime? Ketu do të gjeni disa nga aktivitetet më të mëdha të biznesit në botë. Konferenca nder- kombetare e fizikes ne Tirane. Nxënësi i Fultzit na tre- gon për eksperiencën e tij në konferencën e fizikës. fq.7 6 Leksione Lidershipi nga Bill Gates. Bill Gates një nga ikonat e inovacionit në teknologji ës- htë një shëmbull perfekt për të gjithë ata që duan të bëhen lidera. fq.8 Si të ndërtosh një plan biznesi të sukseshëm. Fq. 9 Si të gjeni pasionin tuaj në jetë. Fq. 9 Ja si të bëni para online në 6 hapa. Fq. 7 Eksperienca ime në JA. Fq. 10 K lubi i robotikes po vazhdon me intensitetin planin e parashikar. Grupet janë në fazën e fundit, që është ndërtimi dhe testimi i projekteve të tyre. Fazë kjo që vjen pas etapave paraardhëse që kanë qenë fitimi i njohurive praktike me anë të mi- krokontrollorëve lego evo3, dhe atyre teorike me anë të leksioneve të ndryshme të ofruara nga studentët amerikanë. Në fund mund të themi se projetet përfundimtare priten të jenë të një cilësie të lartë, meritë kjo që i atribohet edhe printerit të ri 3D (tre përmasor). B iblioteka e Harry Fultz është faciliteti më i përdorur për sa i përket organizimit të aktivi- teteve me karakter akademik, kulturor dhe jo vetëm. Ky muaj ka qënë shumë i ngarkuar, pasi ka pasur një fluks prezantimesh nga universitete të huaja si ai i American University in Bulgaria dhe American College Thesaloniki. Festat e nëntorit sollën një atmosferë ndryshe me prezantimet dhe performancat e nxënesve lidhur me historinë që kanë mbrapa tyre datat 28 dhe 29 nëntor. Për të parën herë, këtë vit biblioteka e shkollës mirëpriti biznesmenin Re- nis Tërshana, ekzekutivin e R&T Group i cili foli për sipërmarrjen dhe biznesin në Shqipëri. fq.10 Q ë prej 13 nëntorit mund të gjeni një përkthim të ri të Aventurave të Sherlok Hol- msit jo vetëm në shumicën e librarive të Tiranës, por dhe në bibliotekën e shko- llës. Libri përmban novelën e parë “Etyd në tone të purpurta” dhe historitë e shkurtra të koleksionit “Aventurat e Sherlok Holmsit”, të cilat përbëjnë më pak se gjysmën e aventurave te detektivit londinez. fq.4

Upload: jacqueline-vanacek

Post on 14-Apr-2017

206 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

REPORTAZH Jacqueline Vanacek duke folur ne Chongqing University ne Kinë

Sipërmarrja, shprehje e vetvetes Jacqueline Vanacek, këshilltare sipërmarrjeje globale nga Silicon Valley

Prime Collection #3

DHJETOR 2015 Kryeredaktor: Mateo Prifti Design: Arsel Aga, Rigers Qarri

Ad eundumquo

nemo ante iit

Arsyeja përse quhemi Prime Collection #3 është se me futjen e gazetës online dhe ndryshimeve të tjera që kemi sjellë, kemi nisur një

epokë të re të Laboremus-it.

Albania Study Abroad InitiativeDalin Borici interviston Au-lon Kuqin, bashkëthemelue-sin e ASAI.

INTERVISTE fq.5

EDUKIM fq.6

BIZNES fq.10

BIBLIOTEKA

KULTURE

Aktivitetet e bibliotekës këtë muaj

Të rejat nga klubi i robotikes.

Fultzistja shkruan parathenien e Sherlok Holms

Hapat që duhen ndjekur për të studjuar në Gjer-mani.Viktoria na prezanton me hapat që duhen ndjekur për tu shkolluar në Gjermani.

Evente qe nuk duhen humbur nga siperma-rresit e rinj.Keni nje ide biznesi? Kërkoni investime? Ketu do të gjeni disa nga aktivitetet më të mëdha të biznesit në botë.

Konferenca nder-kombetare e fizikes ne Tirane. Nxënësi i Fultzit na tre-gon për eksperiencën e tij në konferencën e fizikës. fq.7

6 Leksione Lidershipi nga Bill Gates.

Bill Gates një nga ikonat e inovacionit në teknologji ës-htë një shëmbull perfekt për të gjithë ata që duan të bëhen lidera. fq.8

Si të ndërtosh një plan biznesi të sukseshëm. Fq. 9

Si të gjeni pasionin tuaj në jetë. Fq. 9

Ja si të bëni para online në 6 hapa. Fq. 7

Eksperienca ime në JA. Fq. 10

Klubi i robotikes po vazhdon me intensitetin planin e parashikar. Grupet janë në fazën e fundit, që është ndërtimi dhe testimi i projekteve të tyre. Fazë kjo që

vjen pas etapave paraardhëse që kanë qenë fitimi i njohurive praktike me anë të mi-krokontrollorëve lego evo3, dhe atyre teorike me anë të leksioneve të ndryshme të ofruara nga studentët amerikanë. Në fund mund të themi se projetet përfundimtare priten të jenë të një cilësie të lartë, meritë kjo që i atribohet edhe printerit të ri 3D (tre përmasor).

Biblioteka e Harry Fultz është faciliteti më i përdorur për sa i përket organizimit të aktivi-teteve me karakter akademik, kulturor dhe jo vetëm. Ky muaj ka qënë shumë i ngarkuar,

pasi ka pasur një fluks prezantimesh nga universitete të huaja si ai i American University in Bulgaria dhe American College Thesaloniki. Festat e nëntorit sollën një atmosferë ndryshe me prezantimet dhe performancat e nxënesve lidhur me historinë që kanë mbrapa tyre datat 28 dhe 29 nëntor. Për të parën herë, këtë vit biblioteka e shkollës mirëpriti biznesmenin Re-nis Tërshana, ekzekutivin e R&T Group i cili foli për sipërmarrjen dhe biznesin në Shqipëri. fq.10

Që prej 13 nëntorit mund të gjeni një përkthim të ri të Aventurave të Sherlok Hol-msit jo vetëm në shumicën e librarive të Tiranës, por dhe në bibliotekën e shko-

llës. Libri përmban novelën e parë “Etyd në tone të purpurta” dhe historitë e shkurtra të koleksionit “Aventurat e Sherlok Holmsit”, të cilat përbëjnë më pak se gjysmën e aventurave te detektivit londinez. fq.4

Page 2: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

2

Entrepreneurship, Decision Making, EducationBUSINESS

What are your thoughts on high school age people trying to pursue an idea and build a startup?I think any high school students who are passionate about an idea and will te-naciously pursue a startup should go for it! A successful entrepreneur will pursue his or her idea at all costs. That is what Elon Musk and Mark Zuckerberg are famous for - focus and commitment at all costs. It takes about 10 years to build a sustainable, profitable business. So anyone wanting to be an entrepreneur also needs to be willing to “jump in for the long haul.” I have great respect for young people today - they have so much courage and wisdom. It is inspiring to witness! So if a student already knows he or she wants to bypass college to be an entrepreneur first, regardless of what tradition or other people might say, then go for it! Or … go to college and pursue your startup on weekends and vaca-tions. Prove your product concept with a working model, validate with friends and prospects via a prototype, and then decide if you have a market opportunity to further pursue your startup part- or full-time. But be prepared to work harder than ever before! But it’s exciting! Alternatively, if a student prefers to at-tend college, explore your options! You need to know yourself. If you do not know where to take your future, try new courses to expand your skills, clarify your preferences and do summer jobs or internships where you think you want to contribute. While not everyone wants or is meant to launch a startup, I strongly believe universities should teach entre-preneurship anyway. Entrepreneurship is a mindset for taking charge of one’s

life. It’s not just for business. In the US, it is expected that more than 40% of our workforce will be “freelancers” by 2020. These independent careers will mix part-time “gigs” like driving for Uber or other “on demand” services in our “gig economy,” and Corporate or small busi-ness projects or consulting. So learning how to be an entrepreneur will allow everyone to craft their futures with greater flexibility and in pursuit of what they really love and where they excel.

How do you make big decisions in life or business?How I make big decisions is to always maximize my options. So if I were deciding between launching a startup or attending college, then I would explore how I could be part of a startup while attending college or keep the door open to college in future. I would not want to eliminate either option permanently in case I wanted to do it later.And I would realistically map out each scenario so I could make a well-in-formed decision. It is not an all or noth-ing decision. I once helped my niece address this question. She wanted to go to graduate school but my sister and her

father wanted her to get a job. I advised her to apply to her favorite graduate schools and also look for a job. That way, if she didn’t get into a preferred graduate school, then she could work to support herself and see if her employer would pay for her graduate school in future. A lot of large companies do that. It’s an option she didn’t know she had. She attended school on a scholarship but did not finish her master’s degree and ran out of money. So she took a job and loves it! Now she is working and slowly finishing her master’s, to advance her career. While not the route she planned, she will end up with both! So my point is, if you are not sure which path you want, maximize your options for both. That way you can combine or stagger your preferences over time, in a way that’s manageable.But also know that your decision could be made for you by circumstance! What if you aren’t admitted to the college of your choice? Then you might attend a different college, get a job, join a startup or launch your own. To launch a startup, you need to realistically map out what it takes. For example, what will it cost? How are you going to pay for it? Where will you set up shop? How will you support yourself and employ-ees? What are your resources? Who is your team? Another option is to study entrepreneurship in college and pursue your startup there. Many universities now offer entrepreneurship programs and startup incubators. For example, UC Berkeley has a new program with a new curriculum. They built an incuba-tor called SkyDeck and are aiming to be more like Stanford. Many leading tech ideas come out of Berkeley, yet Stanford

is always recognized as Silicon Valley’s academic innovation hub!The bottom line is: understand your environment and its challenges, map out your options and profile each option at a high level, end-to-end, to make a well-informed decision. If interested, keep the door open to both avenues. If you really want to do both, you’ll find a way! Most importantly … I always ask myself “what do I really want?” I let my heart and intuition be my guide, because they lead to decisions that are authentically right for me. I have done this my entire life - and it works!

How important is it to have a college degree?This is a personal decision, and it’s critical to understand a) how the power structure sees the value of college, and b) the ramifications of your decision.I have a friend who left her family in Ukraine to come to San Francisco. She got her green card but never finished her bachelor’s degree. She left the coun-try before graduating college. Without a bachelor’s degree she is finding it very hard to land a professional office job. She said that nobody wants to talk to her. I told her that in US, a degree is essential to get a foot in the door and have her resume seriously considered. It might not be right or fair, but that’s how the power structure for employment works here. In today’s job environment, you have more options with a bachelor’s degree. If you don’t have one, then you might only get access to 20% of the job opportunities you’re interested in. If you choose not to get a bachelor’s degree, be very clear that you could be walking

Conversation with Jacqueline Vanacek on Entrepreneurship.Mateo Prifti

About nine months ago, I was among the lucky few chosen to attend and compete at the “Geek Business Camp” in Osijek Croatia, which was being held in parallel with the Ron Brown Forum. It was an amazing and very insightful experience. This very well-organized event brought the best business and entrepreneurship community from the region and beyond to attend. During my stay at the camp I was fortunate enough to meet Jacqueline Vanacek, a Corporate Software Executive from Silicon Valley, who was one of the mentors. Even though the camp ended after less than a week, we managed to keep in touch. Just recently I asked Jackie to have an interview about youth entrepreneurship, making decisions and things to keep in mind going from high school to college.

From right to left, Jackqueline Vanacek and Guy Kawasaki

Who is Jackie?Jacqueline Vanacek is a Global Entrepreneurship Advisor from Silicon Valley. She mentors students and start-ups and educates policymakers in U.S., EU and China on how cloud computing, mobility, social media and data analytics can advance entrepreneurship and streamline government. With nearly 30 years’ experience at corporate high tech leaders SAP, HP and Fujitsu, she was most recently Vice President and Cloud Computing Evangelist at SAP.

She was just honored as the only woman and American business Executive invited to speak at an International

Management Forum at Chongqing University of Posts and Telecommunica-tions in China. She was also appointed a Visiting Professor.

She represented Silicon Valley at Croatia’s Brown Forum for economic development, by invitation of the U.S. Dept of State. She mentored startups in our boot camp and spoke on technology trends.

She has also been the first business woman ever sponsored for 1000 Talents Fellowship by China’s Ministry of Transport Research Institutean industry advisor for Eisenhower Fel

lows foreign relations foundation in U.S.a featured contributing journalist in Forbes promotional case studies.

While Vice President at SAP, she achieved the first ever White House recognition for SAP, Stanford School of Medicine and Germany’s NCT in President Obama’s U.S. Federal Big Data Initiatives, for innovations in genomics analytics to advance precision medicine.

Lastly, she was a leader in the U.S. Cloud Commissions that developed industry best practices to guide Federal and State-Local Governments in cloud computing adoption. She became the only American active in a European CloudUP Consortium to help Euro-pean small business, and she advised on a high-level cloud roadmap for the Republic of Kazakhstan.

Skydiving with Navy Seal from 13,000 feet

Page 3: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

3

away from 80% of the higher paying professional jobs.

If serious about running your own company someday, then the value of a bachelor’s degree would depend on the kind of startup and you as an individu-al. For example, do you need a college degree to open a small retail shop or movie theater? What about a software startup? What matters is the skills you need to run your business and where to get them. In college or “on the job?” Or will you hire others with the skills you need? And will this make your chance for success harder … or easier? There is a big controversy in U.S. today about if our higher education is suited to devel-op the right skills for our digital econo-my. Universities are beginning to teach entrepreneurship and require students to study both business and IT to prepare for our data-driven society. But college is not just about learning content. It’s useful for building your network. PayPal, Google and others are great startup examples of Stanford classmates who launched their startups in school or went into business together later! And the content learned in college often has little to do with what’s required in your first job. And job descriptions rarely reflect what you will really do on a day-to-day basis. College is not just for learning content, but also for learning how to a) think critically, b) budget time and money, c) live independently, and d) manage your future.While I majored in chemistry, I had no interest in being a chemist. I initially planned to go to medical school. But I later chose to work for Hewlett-Pack-ard. I used my chemistry degree in a business-oriented way, to sell chemical instruments to pharmaceutical com-panies. I learned firsthand from my customers how little I really knew about chemistry! But as I moved into the computer side of high tech, I excelled in using my skill to envision the big picture and translate that into its com-ponent parts. It was extremely helpful to lead cross-functional or Enterprise programs. I had honed that skill doing theoretical “roadmap problems” in organic chemistry. It was amazing how I was using my education. It wasn’t the chemistry that mattered, but rather, how it taught me how to think. The ability to see the vision, the detail and how they relate, is unique. Being good at *both* vision and detail is my greatest skill. And it is how a CEO needs to think.

Do people who go to college have an advantage over those who do not when starting a business?Bill Gates didn’t finish college. Neither did Mark Zuckerberg. And there are other stories. That is why Peter Thiel established the Thiel Fellowships, which grants money to young entrepreneurs to pursue their big ideas instead of “sitting in a classroom.” Thiel’s point isn’t that college isn’t useful, but rather that today’s college curriculum doesn’t best serve entrepreneurs who want to innovate and build something new.Many people here do not think our

mainstream education fosters entrepre-neurship and innovation. How should we change the education system so that it does? Stanford now offers a special entrepreneurship program on campus and in several countries. Cornell Tech is spending over a billion dollars to build a New York City campus as their own “Silicon Alley.” UC Berkeley is completely changing their curriculum to focus on entrepreneurship. Univer-sity of Southern California, Pepperdine University and UCLA met with the Los Angeles mayor and built their own “Silicon Beach.” That is where unicorn startups Snapchat and SpaceX launched.In summary, if you are deciding between launching a startup or going to college, or how to combine both, realistically map out your options. Talk

to entrepreneurs and business profes-sionals to understand your choices and challenges. Go to meetups and events to get a better view of what launching a startup really takes. And if you have a burning idea - see what your trusted circle thinks! Does your idea “have legs” - how fast can you get a prototype “out there” - and are future customers just waiting for your creative genius?!

How would you define the word entrepreneur?An entrepreneur is someone who takes a creative idea or question and builds something new as a means of personal expression. The venture solves a prob-lem one cares deeply about, or defines one’s personal legacy. A prominent se-rial entrepreneur in Silicon Valley once told me that his first software startup was about money. But his second start-up was about legacy … to deliver some-thing unique to the technology industry by which he would be remembered.Entrepreneurship is about sharing one’s gifts with the world. It is not just about money. My neighbor’s son graduated from UC Irvine in business and IT. While his mother wanted him to work for SAP, he was not interested. Rather, he told me he wanted to work for a startup. He did some local networking, including

with college alumni, and landed a job in a Los Angeles startup. He is now doing big data analytics for consumer purchases. His role is part business and part IT. He said they keep piling projects on him but he loves it. In a startup, you do what needs to get done. You don’t always get to choose. If you have 5 people in your company and 30 things to do, everybody takes 6. Every job is cross-functional so the company can survive and grow. We call it “wearing a lot of hats.” In a startup, everything you know can be creatively applied. And not just the founders, but everyone in the startup is an entrepreneur!

Would you say that an entrepreneur is similar to a politician?No! I think any similarity between an entrepreneur and a politician is simply in influencing stakeholders to drive an agenda. An entrepreneur’s agenda is to drive revenue via product or service to help customers, employ workers and re-imburse investors. A politician’s agenda is to implement policies that support ways for citizens to succeed. The politician’s role is to enable the engine of success, while the entrepreneur and business community *are* the engine of success!We have a larger private sector in US than elsewhere. And having worked with public and private sector customers and policymakers globally, I have seen firsthand how the private sector can play a huge role in advancing a country’s future. So I am inspired to help young entrepreneurs in your country and else-where use their skills to enhance your future at home!

What if politicians were more like entrepreneurs...Carly Fiorina is interesting to watch, because I knew her when I was at Hew-lett-Packard. I did not think she was effective as HP’s CEO, because some de-cisions hurt the company, like acquiring Compaq. But what I like about Carly is that she represents a staunch indepen-dent thinker. She is extremely focused on what she wants and has the same kind of laser focus that Mark Zucker-berg is known for. She does not allow what people say about her in business or politics to deter her from her goals. She has a somewhat mixed reputation in politics for her failed run as CA Senator and past role in Senator John McCain’s Presidential campaign. But she has a single-minded vision that is fueling her pursuit of the US Presidency or some other prominent position. That kind of commitment to go after what you want, from your inner core, is what makes an entrepreneur successful. Some people are natural entrepreneurs and already have what it takes. And an entrepreneur is not necessarily someone who builds a company from scratch. An entrepreneur is someone who thinks differently to create some-thing new. You absolutely captured it in your email to me, that being an entrepreneur is expressing a representation of self. I am

extremely entrepreneurial but for many years, chose to “invent new models and processes” in a corporate environment with financial safety net. I don’t like the status quo, so I am always inventing new approaches inside a complex environ-ment. But a year ago, I embarked on my own to build an international consulting practice, applying my unique knowl-

edge and experience to help others. It was very much about “expressing my authentic self.” I am my own startup!

What’s one of the biggest mistakes that an entrepreneur makes when just starting out?To be an entrepreneur is hard work. It means never taking a vacation, working 12 - 16 hours every day, potentially liv-ing on no income or having some other source of income. It also means learning how to sell. So if you’re someone who is really technical, analytical, shy and not good at standing in front of other people to sell your idea, then you need to partner with someone who is. Your startup won’t survive otherwise. And that’s a mistake many entrepreneurs make. Developers build something they think is cool, except maybe no one else thinks so. They have no idea if there is a market for their product or not. I go to pitch contests at which some people promote their idea or product, yet they fail to qualify the business value (“who cares?”) and quantify the market oppor-tunity (“how much $$$ will I make?”) to investors. The reaction of the investor community is “Who is this person and why is he or she wasting my time?” To help tackle this problem, technical people need to partner with business people. And they need to validate their ideas, prototypes and products with real customers every step of the way. This is a key ingredient to becoming a success-ful entrepreneur. You need to be cross-functional in your thinking, team-oriented in your leadership and offer a solution to a real customer problem. And you need to be passionate and committed for the long haul. This is what it takes. So if this is what you are burning to do, then go for it!

China technology magazine cover (How cloud computing can accelerate entrepreneurship in China)

With well-known 500 Startups Incubator Founder & CEO Dave McClure at a Silicon Valley startup event

Page 4: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

4

Viktoria Ruci shkruan parathënien e HolmesKULTURE

Viktoria Ruci

Robert Downey Jr, Cumber-batch apo Johnny Lee Miller? - Jo faleminderit, unë zgjedh Holms, të parin, të vetmin, atë të vërtetin, atë nga i cili u frymëzuan dhjetëra filma e libra të tjerë; unë zgjedh Holmsin e fletëve të verdha të librit, që tani mund ta zgjidh-ni dhe ju.

Që prej 13 nëntorit mund të gjeni një përkthim të ri të Aventurave të Sherlok Hol-msit jo vetëm në shumicën e librarive të Tiranës, por dhe në bibliotekën e shkollës. Libri përmban novelën e parë “Etyd në tone të purpurta” dhe historitë e shkurtra të koleksionit “Aventurat e Sher-lok Holmsit”, të cilat përbëjnë më pak se gjysmën e aven-

turave të detektivit londinez. Me pak fjalë, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për Holmsin mes lexuesëve shqiptarë, një maratonë historishë emocionuese, në parathënien e së cilës, në pak faqe pata nderin t’i uroja mirëseardhjen personazhit tim më të dashur.

Historia se si emri im përfundoi në ato faqe është shembulli klasik i kombinimit të rastësisë dhe pasionit, që sjell sukses (sado të vogël), që provon se me pak fat dhe shumë dashuri mund të arrihet shumë; mund të arrish të kërcesh nga një artikull i shkurtër tek “Laboremus” në një parathënie të një vepre madhështore si ajo e Artur Konan Dojl. Për të mos u zgjatur shumë, vjet shkruajta një artikull mbi të pathënat

e Dojl dhe trillimit të tij tek “Laboremus”, që rastësisht, gjatë Panairit të Punësimit dhe Arsimit Profesional, përfundoi në duart e pronarit të shtypëshkronjës që po përkthente “Aventurat e Sher-lok Holmsit”.

Është e tepërt të them se si rrodhën pastaj ngjarjet, deri sa papritur u gjenda para përgjegjësisë dhe nderit të papërshkrueshëm, që vinin bashkë me t’i uruarit mirë-seardhjen të madhit Holms. Të them se detektivi gjakf-tohtë e gjenial është idhulli im është pak; jeta ime mori kuptim ditën që zbulova, se në muret e dhomës së tij në Baker Street ndodhen të gd-hendura inicialet V.R., edhe pse për arsye të tjera patrio-tike, të cilat refuzoj t’i pranoj (“Victoria Regina”).

Mendoj se me kaq mund të kuptoni pse kjo ishte për mua, mes të tjerash, finalizimi i një dashurie të madhe. Them mes të tjerash, sepse më bëri të kuptoj sa fuqi promovuese për talentet e nxënësve ka një gazetë shkolle, se si mirën-johja e “Laboremus” mund t’u shërbejë nxënësve të "Harry Fultz” dhe se sa duhet vlerësuar kjo aftësi e shtypit të shkollës. Dikush aty jashtë është duke kërkuar pikërisht atë që JU mund të ofroni dhe “Laboremus” është ura lidhëse.Ndaj s'më mbetet gjë tjetër, veçse të them: "Faleminderit një mijë herë!" dhe t'ju uroj të gjeni "Sherlok Holmsin" tuaj, atë ç'ka ju bën vërtet të lumtur dhe, pse jo, ta ndani me ne.

Holmes, Sherlock Holmes

Çmimet Oskar 2015 – Nominimet për Filmin Më të Mirë të VititREVIEW FILMASHT

Birdman (The unexpected virtue of ignorance)

Një Shpëtimtar i Errët i ndërgjegjesNjë aktor “i dalë boje” (Riggan), tashmë i tërhequr nga bota e filmave aksion dhe vetë Hollywood-it, përpiqet t’i rikthehet rrugës së suksesit duke vënë në skenë një pjesë teatrale, që i kushton Rigganit më shumë se ç’kishte menduar. Ditët e fundit para shfaqjes në Brodway, Riggan lufton me egon e tij shkatërrimtare, që i shfaqet në formën e Birdman, personazhit që e bëri të famshëm 20 vite më parë. Një përpjekje e fundit për të shpëtuar veten, karrierën dhe familjen e tij, veçanërisht marrëdhënien me të bijën, ish përdoruese e drogës (portretizuar përsosmërisht nga Emma Stone), që përpiqet të shlyejë gabimet e saj duke i qëndruar pranë një babai egoist. Mania e Riggan për sukses nxitet nga etja për famë dhe prestigj, duke na provuar se sa rrënjësisht ndrysho-jnë këto dy të fundit nga njëra-tjetra. Drejtuar nga regjizori meksikan Alejandro González Iñárritu, i njohur për guximin e tij, filmi vjen si një alarm zgjimi për t’u përmendur nga kllapia e famës. I konsideruar nga mediat si një prodhim madhështor, që na bën të pyesim veten se ç’mund t’i bëjë njeriut bota e kinemasë. Përveç skenarit të padëgjuar, çfarë e bën të veçantë këtë prodhim, është filmimi pa ndërprerje, ku i gjithë filmi duket si një xhirim, një skenë e vetme, që të mban ngulur në ekran për 90 minuta fantastike.

Viktoria Ruci

The Grand Budapest Hotel

Wes Anderson dhe Stefan Zweig? Kombinim i përkry-er. Një film që përshkon një vijë mendimi shumë më të lartë e të hollë se çdo film i nominuar këtë vit. Një kritikë e ëmbël, por e dhimbshme e historisë midis dy luftërave botërore, që të bën të buzëqeshësh të mendosh. Vetëm fakti se është frymëzuar nga novelat e Stefan Zweig të parapërgatit për një film tërheqes, domethënës, plot të papritura të këndshme dhe një fund jo aq të lumtur, por të pashmangshëm. Një film tipik i Wes Anderson, ku gjejmë firmën e regjizorit në çdo detaj: në ndërtimin e çuditshëm dhe simetrik, qesharak, fëminor dhe pakashume të dalë mode, në ngjyrat e ndezura të kombinuara aq bukur, muzikën e mirë e notat aq komike. I vlerësuar me katër cmime Oskar (Music, Costume, Make-up and Hairstyling, Production Design), The Grand Budapest Hotel ko-siderohet si filmi më artistik i këtij viti. Mos e lini t’ju gënjejë traileri: filmi ju bën për të qeshur, por nuk është qesharak; është çuditërisht i vërtetë dhe, më e rëndë-sishmja, ju bën të mendoni. Për të mos u humbur.

The Imitation Game – një film i bërë për t’u nominuar

Historia e matematikanit Alan Turing, heroit të heshtur homoseksual, që askush nuk e kutpon, që me gjenialite-tin e tij theu Enigmën, kryeveprwn naziste, dhe “shpër-blimi” që mori për misionin e tij. Një film i parashikue-shëm, i ngurtë e megjithatë prekës, kryesisht për shkak të performancës së përkryer të Benedict Cumberbatch dhe Kiera Knightly krah për krah. Ndoshta sepse është një histori e treguar më parë, ndoshta sepse personazhi kryesor të duket i njohur (tek kujton pak Beatuiful Mind), filmi nuk u prit dhe aq mire nga kritikat. Megjithatë duhet vlerësuar për misionin e tij: tregoi një histori, që të vjen turp dhe inat që nuk e dije, jo për fajin tënd, ç’është më e keqja, por për shkak të një shoqërie mizorisht homofobike. Mund të derdhni ndonjë lot andej nga fundi, ndoshta jo, por gjithsesi është një film që duhet parë patjetër.

Page 5: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

Dalin Boriçi

“Albanian Study Abroad Initiative (ASAI) është një nismë e disa stu-dentëve dhe ish-studentëve shqip-tarë për të këshilluar gjimnazistë që mendojnë të vazhdojnë studimet e larta jashtë Shqipërisë. Duke u udhëzuar nga studentë aktualë ose ish-studentë të një universiteti të huaj, gjimnazistët do të mund të marrin informacion të detajuar mbi procedurat e aplikimit dhe mundësitë e përfitimit të bursave.”

Ky është përshkrimi i faqes “Albanian Study Abroad Initiative - ASAI” në “Facebook”, të cilën ma rekomanduan miqtë e mi, ish-studentë të shkollës sonë, Aleksandër Bello dhe Aulon Kuqi. Për të pasur një ide më të qartë rreth “ASAI” dhe se cilët janë ata pas kësaj nisme, kam intervistuar një prej themeluesve, Aulon Kuqin.

Aulon, ju lutem, një prezantim dhe për rrugëtimin tuaj të deritanishëm. U maturova në degën “Elektronikë”, kla-sa e 2014. Semestri i vjeshtës së vitit të fundit ishte më i ngarkuari, pasi duhet të punoja paralelisht me shkollën, SAT-et, TOEFL-in, letrat e rekomandimit, procesin e plotë të aplikimit me pak fjalë. Pikësynimi fillestar ishte ShBA, më pas zvogëlova numrin e universiteteve në ShBA dhe rrita ato në Hollande, si

dhe shtova ne lisë “Jacobs” (që është në Gjermani). Shkurtimisht, zgjedhja ideale për mua ishte Jacobs University Bremen. Momentalisht studioj në vitin e dytë, dega “Computer Science”. Punoj në kampus si dhe jam organizatori krye-sor i “jacobsHack!” - një “hackathon” (maratone programimi), e cila po rritet nga viti në vit dhe po vendos themelet si një prej hackathon-ave më të mëdha europiane.

Si ju lindi ideja për ASAI? Bashkuam forcat, ide të ngjashme për t’i dhënë jetë iniciativës. Personalisht, gjatë procesit të gjatë të aplikimeve, kam biseduar me të gjithë miqtë e mi, shumi-ca ish-Fultzista, që studionin jashtë dhe aty e kuptova se sa mungesë informa-cioni kisha. Duke e vënë veten në pozitë të shumë gjimnazistëve të tjerë, ishte e qartë se kjo mungesë informacioni pengonte një numër të madh studentësh në arritjen e synimeve të tyre. Gjatë vitit të fundit të Fultzit bisedoja shumë me disa studentë shqiptarë në universitete të huaj, të cilët më ndihmuan në proces-in e aplikimeve. Unë mendova të ndaj eksperiencen time duke shkruar një do-kument të thjeshtë të cilin e shperndava “online”. Duke folur dhe me studentë të tjerë rreth çështjes së edukimit dhe gjimnazeve në Shqipëri, konvergjuam në këtë nismë.

Si mendoni t’i ndihmoni gjimna-zistët e sotëm? Mentorship një-më-një. Secili nga ne do jetë në kontakt me një gjimnazist të interesuar dhe do e shoqërojmë hap pas hapi në këtë proces. Këshillat tona do jenë të bazuara nga eksperienca perso-nale, nga bisedat e shumta me studentët e tjere në pozita te ngjashme si tonat, si dhe nga kerkimi i vazhdueshem në burime të sigurta informacioni lidhur me procesin e lartpermendur.

Si mund t’ju kontaktoje një gjimnazist i interesuar? Na kontaktoni nëpërmjet faqes së facebook-ut “Albanian Study Abroad Initiative” ose dërgoni e-mail në [email protected]

A ka ndonjë kosto monetare ky shërbim? Absolutisht jo. E gjitha është punë vull-netare me synimin e krijimit të një rrjeti të fortë informacioni. P.sh unë ndaj eksperiencen me disa gjimnazistë, pas disa vitesh ata e ndajne me disa të tjerë, e keshtu e me rradhe. Duhet theksuar se do na ndihmonte shumë nëse studentet e interesuar kanë filluar kerkimin. Nëse na kontakton pak muaj para diplo-mimit dhe do të studiosh në ShBA për shembull, nuk mund të të ndihmojmë dot pasi shumë afate do kenë kaluar në atë kohë.

Kur do ishte periudha ideale për t’u regjistruar? Kjo është një pikë shumë e rendesishmë! Duhet ditur që procesi i aplikimit është i gjatë dhe i lodhshëm, prandaj është mirë të filloni sa më shpejt të jetë e mundur. Hapi i parë është të vendosësh nëse do të studiosh jashtë apo jo. Hapi i dyte është të kesh një ide në cilin shtet do te studiosh dhe sigurisht të fillosh gjuhën. Hapi i tretë është krijimi i një ideje rreth degës dhe universiteteve konkrete. Mendimi im personal është që në vit të parë të shkollës së mesme të keni gati dy hapat e pare. Në fund të vitit të parë dhe në fillim të vitit të dytë, na kontaktoni ne.

Mbaj mend se megjithëse po kryenit vitin e parë të studimeve universi-tare, ju erdhet në shkollën tonë për të dhënë një prezantim për universite-tin në të cilin studioni. A mendoni të bëni po të njëjtën gjë edhe në shkolla

të tjera?Une jam gjithmonë i gatshem. Fakti që dhashë një prezantim te Jacobs-it në Fultz lidhet me gatishmerinë e Fultzit. Gjithmonë ju bëj një vizitë sa here që kthehem në Shqipëri dhe në Janar 2015 u ktheva vetëm për 5 ditë, prandaj nuk kisha mundësi të vizitoja shkolla të tjera. Por nëse dikush më fton dhe unë jam në Shqipëri, me shumë kenaqesi do të shkoja.

Si e shikoni tendencën që një pjesë e mirë e elitës së nxënësve shqiptarë duan të studiojne jashtë? A janë të gatshëm ata të kthehen në një të ardhme në Shqiperi dhe t’i japin kontribut vendit të tyre?Fatkeqsisht kjo është jashtë parashiki-meve tona. Ne nuk duam të imponojmë asnjë detyrim ndaj studentëve. Ne be-sojmë se edukimi është mjeti më i fortë në zhvillimin e një shteti. Kjo ndihmë mbetet thjeshtë ndihmë; nuk pres-im asgjë në kthim. Sigurisht do të na pëlqente nëse këta studente do të ishin të gatshëm të ndihmonin Shqipërinë dhe duhet thënë se ka plot mënyra të tilla edhe nëse nuk ndodhemi fizikisht në Shqipëri. Vetë krijimi i një komunite-ti të studenteve shqiptarë nëpër botë do të kishte vlerë të madhe për vendin.

5

INTERVISTE - INFORMACIONNjihuni me Aulonin! Bashkthemeluesin e ASAI

Albanian Study Abroad Initiative (ASAI)

Aulon Kuqi

NJOFTIME

Keni deshire te degjoni kengen E

preferuar ne pushimin e madh ?KONTAKTONI FONINË E SHKOLLËS NË:

Rigers Qarri rigersqarri

Page 6: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

Viktoria Ruci

Gjermania në listën e destinacioneve për studime? Natyrisht. Universitetet me traditë qindravjeçare, standartet e larta të jetesës dhe përqindja më e ulët e papunësisë në Evropë mjaftojnë për ta bërë Gjermaninë një magnet studentësh. Por si të aplikosh në një universitet gjerman? Ky udhëzues i vogël do t’ju orientojë pak mbi procedurat.

Rankimet e universiteteveDuhet të kesh parasysh se vlerësimet e universiteteve në Gjermani përditëso-hen çdo vit dhe janë shumë të ndry-shueshme: nëse vjet për shembull TU München e gjeje patjetër ndër 4 vendet e para, këtë vit ka humbur shumë terren në krahasim me universitete të tjera më pak të dëgjuara. Kjo ndodh sepse: 1. Sistemi i vlerësimit është shumë fleksibël, ai merr parasysh anketimet mes studentëve 2. Pedagogët ndërrojnë shpësh vendet e punës, ndaj dhe cilësia e mësimdhënies ndryshon.

Elektroteknikë dhe Teknikë Infor-macioni RWTH AchenTU DresdenUni BW MünchenTU DarmstadtKarlsruher Inst. f. Technologie KITTU Ilmenau

InformatikëRWTH AchenUni AugsburgJacobs Uni Bremen (priv.)Hasso-Plattner-Inst. Potsdam (priv.)Uni des Saarlandes/SaarbrückenUni Magdeburg

Shkenca EkonomikeUni Frankfurt am MainUni JenaUni MainzUni TübingenUni Ulm

MjekësiUni HeidelbergUni TübingenUni LübeckUni WürzburgTU MünchenUni Münster

Cfarë duhët të dish paraprakisht: Syno lart, por ki një plan rezervëNëse ke ndërmend të aplikosh në 5

universitete, mos zgjidh 5 më të mirët. Zgjidh 3 nga më të mirët dhe dy mesa-tarë, në mënyrë që të rrisësh mundësitë e pranimit.

Njihu me klishetë dhe thyeji“Universitetet më të mira janë në perën-dim. Oh, po dhe jugu i Gjermanisë është përrallë! Universitet më të vjetra janë atje: Heidelberg, Uni Freiburg, LMU München, TU München.” Meqë vetë gjermanët preferojnë perëndimin e ven-dit për të jetuar dhe studiuar, studentët e huaj gjejnë më shumë mundësi pranimi në lindje. Dhe mesa tregojnë zhvillimet e fundit, kjo është shpesh më e mira për ta. Qytetet lindore i kanë dhënë shumë rëndësi arsimit kohët e fundit. Lepizigu dhe Dresdeni kanë ndërmarrë reforma të shumta për të tërhequr studentë jo vetëm të huaj, por dhe nga Gjermania perëndimore. Leipzigu vetëm këtë vit nga ndërtuar 3 konvikte të reja për studentët, ndërsa TU Dresden mund ta gjeni ndër vendet e para në çdo rankim. Qytetet lindore janë gjithashtu më të lira, dhe më miqësore për studentët. Dresdeni është qytet i ri (rikonstruktu-ar tërësisht pas bombardimeve të ’44) dhe Leipzigu, përvec universitetit ku ka studiuar Merkel, Goethe dhe Nietzche, është i njohur për shpirtin e tij të gjallë e rinor.

Ji realistDuhet të qëndrosh me këmbë në tokë. Uni Freiburg për shembull nuk ka pran-uar asnjë aplikim nga Shqipëria vjet, Uni Heidelberg dhe LMU München janë gjithashtu shumë të vështirë për t’u kapur dhe nga vetë gjermanët (duhet të merrni parasysh kuotat e ulta për non-EU Students). Nëse pyet një gjerman, do të të thotë se nuk ia vlen fare të konkurrosh për mjekësi në Charite-n e Berlinit, LMU München, Uni Freiburg

apo Heidelberg. Do të të thonë se pa një mesatare 1.0 (10.0) nuk pranohesh.

Por nuk i dihet asnjëherëMos u beso gjithmonë “gojëve të liga”. Vështirësitë e pranimit nuk duhet të të dekurajojnë. Nëse përmbush kriteret e gjuhës, apliko sepse nuk i dihet asn-jëherë. Mrekulli ndodhin...

Vendi i mundësive të dytaKur vjen puna tek shkolla e lartë, Gjer-maninë mund ta quash pikërisht kështu. Nëse nuk pranohesh për semestrin e dimrit (që fillon në shtator-tetor), mund të aplikosh përsëri për semestrin e verës (që fillon në shkurt-mars).

Njih gjuhënNëse ke ndarë mendjen për Gjermani, do të të duhet të merresh me burokraci-rat e pafundme të aplikimeve (gjer-manët vdesin të ta bëjnë jetën e vështirë) dhe pothuajse çdo informacion online është VETËM gjermanisht. Ndaj duhet ose ta njohësh gjuhën shumë mirë ose të

gjesh dikë që e njeh dhe që mund të të ndihmojë. Ambasada Austriake dhe ajo Gjermane ofrojnë një listë përkthyesish që mund të ndihmojnë me aplikimet (kundrejt një pagese patjetër).

Fol me dikë, informohuShqiptarët që studiojnë në Gjermani janë shtuar shumë gjatë 5 viteve të fun-dit. Nesë mendon pak, njeh patjetër dikë (ose dikë që njeh dikë që njeh dikë...) që studion në Gjermani. Kontaktoje dhe

pyete mbi gjithçka që do të dish: që nga aplikimet, deri te ku mund të blesh një

bicikletë. Nuk ka si informacioni i dorës së parë, pikërisht nga ata që e kanë për-jetuar vetë stresin e të qenurit student në një vend të huaj.

TestASKy është një testim inteligjence + njohurish specifike. Ai provon aftësinë tënde për të ndjekur studimet në Gjer-mani dhe do të të duhet VETËM kur të aplikosh për universitet (jo Studien-kolleg, pra jo vitin e parë). Testi mund të jepet në gjermanisht ose anglisht dhe duhet zgjedhur një drejtim i caktu-ar (shkenca natyrore+matematikë + informatikë/ ekonomi/ lëndë shoqërore/shkenca inxhinierike). Ai përmban dy pjesë kryesore: një që mat inteligjencën (Kerntest) dhe një që mat njohuritë në degën e zgjedhur. Kerntest/Coretest përbëhet nga 4 pjesë: problema matem-atike, plotësim vargu numerik, përcak-tim marrëdhëniesh mes fjalëve, plotësim modeli figurash. Kerntest është ndërtuar në mënyrë të tillë, që të mos arrihet asnjëherë rezultati 100%, pra duhet të mësohesh me idene se s’do të të dalë koha për të gjitha. Pjesa e specifikuar ka pyejte cilësore në lidhje me degën dhe është në përgjithësi më e lehtë.

Hapi 1: Pse Studeinkolleg?Diploma e Maturës Shtetërore Shqiptare nuk njihet nga universitetet gjer-mane, ndaj duhet të bësh atë që quhet “unifikim diplome”, pra të marrësh një diplomë të barasvlefshme me atë gjer-mane. Këtë mund ta bësh ose duke iu nënshtruar menjëherë të ashtuquajturit “Feststellungprüfung”, pra me pak fjalë të japësh provimet e maturës gjermane (gjermanisht kuptohet) ose të bësh 2 semestra përgatitës për këtë test, pra të ndjekësh një Studienkolleg. Reko-mandohet gjerësisht (për të mos thënë absolutisht) të ndiqet mënyra e dytë. Pranoje: s’mund thjesht të japësh men-jëherë maturën gjermanisht. Për atë Zot, proteinës i thonë “Eiweiss” dhe laringut “Kehlkopf ”, si u shkoi në mendje...

Hapi 2: AplikimetAplikimi për Studienkolleg NUK kryhet direkt në Studienkolleg. Aplikimi kalon njëherë nga universiteti ku do të stu-diosh. Universiteti vlerëson Diplomën tënde si të pavlefshme, pastaj e dërgon aplikimin tënd në Studienkolleg-un e land-it (rrethit). Jo çdo universitet ka Studienkolleg-un e tij, psh.: TU Dresden dhe Uni Leipzig kanë të njëjtin Studi-enkolleg: Studienkolleg Sachsen. Kini parasysh: Nëse aplikon vetëm në dy uni-

Hapat që duhen ndjekur për shkollim në Gjermani

6

Udhërrëfyes për shkollim në GjermaniEDUKIM

LMU Munchen

Page 7: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

versitete, ke mundësi më të mira nëse janë dy universitete me dy Studienkol-lege të ndryshëm. Nëse s’të pranon njëri Studienkolleg, mbetet tjetri si opsion. Por nëse vareni vetëm nga një Studien-kolleg (i cili shqyrton aplikimet nga dy universitetet e ndryshme), është më e “rrezikshme”. Kur përfundon Studien-kollegun, automatikisht konkurron në universitetin që ke vendosur në aplikim-in fillestar, por mund të aplikosh në çdo universitet tjetër që dëshiron. Tashmë ke një diplomë të vlefshme.

Nga t’ia nisësh?Patjetër që nga website-t tërësisht gjermanisht, me terma kilometrikë, të komplikuara sa një manual ndër-timi avioni dhe me një grafikë prej fillestari HTML-je (të thashë që të duhet ndihmë). Gjej rubrikën “Internation-al>>International Bewerber/Applicants” dhe informohu mbi mënyrën si dërgo-het aplikimi dhe cilat materiale duhen (CV, certifikatë gjuhe, listë notash). Shumë universitete pranojnë aplikime VETËM nëpërmjet faqes uni-assist. Kjo ta lehtëson punën, pasi ngarkon të

dhënat vetëm një herë (psh certifikatën e gjuhës) dhe ajo u dërgohet të gjithë universiteteve. Cdo universitet ka formularin e vet të aplikimit, që duhet printuar, plotësuar, firmosur, ngarkuar në uni-assist dhe pastaj dërguar. Por jo çdo universitet pranon aplikime nga uni-assist. Disa duan aplikim të drejt-përdrejtë, këtë duhet ta marrësh vesh nga faqja e universitetit.

Informohu mbi kriteret dhe afatetKriteri kryesor është ai i gjuhës. Ai ndryshon nga universiteti në universitet, por në përgjithësi duhet TË PAKTËN një certifikatë niveli B1 me rezultate “gut” ose “sehr gut”. Nuk mjafton cer-tifikata e pjesëmarrjes në kurs, ju duhet patjetër ajo e një provimi ndërkombëtar (Goethe Zertifikat/TestDAF/të tjera). Me një nivel B2 jeni tërësisht në rregull, me TestDAF akoma më mirë. Kujdes të madh afateve të dërgimit të aplikim-it! Përpiqu t’i dërgosh sa më herët, në mënyrë që nëse ka probleme (mungojnë dokumente/ humbasin/ nuk janë të vlefshme), të kesh mundësi t’i ridër-gosh. Kjo vlen për të gjitha dokumentet,

përvec Diplomës. Zakonisht Diploma jonë del më vonë se afatet e pranimit, ndaj sigurohu të keni pyetur paraprak-isht (dhe me shumë mirësjellje), nëse mund ta dërgosh me pak vonesë. Por në rastin e Studienkolleg Hamburg, kjo nuk pi ujë. Afati i fundit i dërgimit të aplikimeve është 25 marsi dhe nuk besoj se 4 muaj mund të quhen “pak vonesë”. Më vjen keq, harrojeni Hamburgun.

Hapi 3: BanimiFakti që ke fituar një vend në Studi-enkolleg, në parim nuk ju siguron një vendbanim. Aplikimi për një dhomë në konvikt bëhet veçmas dhe është vetëm pak më pak i komplikuar. Ndonjëherë mund të të kërkojnë intervista, deri ese të tipit “Pse doni të banoni në konviktin tonë?”. A nuk është mjaft e qartë...? Se s’dua të fle poshtë urës! Nëse kërkon në internet Studentenwohnheim / Studentenwerk do të dalin plot faqe që ngjasojnë me ato për kërkimin e një apartamenti. Çmimet variojnë nga qyte-ti në qytet: në qytete të mëdha (Ham-burg, Berlin, München) qiraja mujore mund të arrijë deri 500 euro për dhomë.

Në qytete më të vogla dhe në qytete lindore (Leipzig, Dresden) mund të gjeni dhoma me 180-300 euro në muaj. Funfact: Konviktet nuk kanë WiFi, kanë vetëm Internet fiks (logjika gjermane: bli modemin tënd po deshe, s’është puna ime). Përpiqu të gjesh një banesë sa më parë, sepse zihen shumë shpejt. Disa thonë se duhet ta gjesh madje PARA se të vijë përgjigja nga Studienkollegu, edhe pse mund të mos jetë e sigurt se do të jetosh në atë qytet. Aq e vështirë është të gjesh një dhomë gjatë përiudhës gusht-shtator.

Hapi 4: StudentifikohuBëhu student! Mëso si t’ia dalësh me një buxhet të kufizuar, si të menaxhosh kohën, gjej mencat më afër shkollës, njihu me zonën dhe bli një bicikletë. Për një student në Gjermani kjo e fundit nuk është mundësi, është detyrim! Mbi të gjitha, mos e merr me frikë. Do të jetë ndryshim i madh, por do t’ia dalësh. Shumë të tjerë e kanë arritur, pse ti jo? *Do t’ju thoja të më kontaktonit për in-formacione të mëtejshme, por sinqerisht nuk di më shumë se kaq. Suksese!

7

EDUKIM

SHKENCË

Udhërëfyes për shkollim në Gjermani

Konferenca nderkombetare e Fizikes ne Tirane

Dalin Borici

Vjet në pothuajse këtë periudhë, u mbajt në Shkodër një konferencë ndërkombëtare për fizikën, e cila u organizua nga Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Tiranës dhe CERN (Qendra Europiane e Kërkimeve Bërthamore). Të ftuar ishin shumë profesorë dhe kërkuesë nga vende të ndryshme të botës. Tematika e diskutimeve ishte mjaft e gjerë: nga fizika e energjive të larta e të ulta deri në aplikimet e saj në industri si në mjekësi apo inxhinieri. Atë e ndoqën me interes studentë nga një sërë universitetesh, por gjithashtu edhe një grup prej gjashtë nxënësish nga Instituti Harry Fultz. Sivjet, Departamenti i Fizikës në Fakultetin e Shken-cave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, organizoi një konferencë me karakter të ngjashëm në Tiranë më 14 nëntor. Kjo konferencë ishte e para e cila organizohej tërësisht nga Departamenti i Fizikës. Temat mbi të cilat u fol në konerencë kishin të bënin kryesisht me aplikime të fizikës në fusha të ndryshme të industrisë, si në mjeksi, industri ushqimore apo në mjedis. Në të mabjtën referime profesorë nga vetë

fakultetet e fizikës nga e gjithë Shqipëria, kërkuesë nga Instituti i Fizikës Bërthamore, si dhe studentë doktor-ature. Po njësoj si vjet, konferencën e ndoqën studentë edhe nga Instituti Harry Fultz.

Në konferencë ishte i ftuar fizikanti dhe profesori grek Panos Agiragis nga Universiteti i Selanikut, i cili ka një miqësi të vjetër me Departamentin e Fizikës. Ai ka vizituar Tiranën që në vitet 80’, ku nisi edhe bashkëpunimin shkencor me ne. Profesor Agirakis dha referimin e parë në konferencë dhe foli për një fushë mjaft interesante dhe të re në fizikë: Ekono-Fizika dhe Socio-Fizika. Shumë njerëz mund të pyesin me habi se ç’lidhje ka fizika me shkenca si ekonomia apo sociologjia. Në fakt ligjet fizike shpjegojnë shumë dukuri ekonomike apo shoqërore. Llogaritjet të cilat kryhen në fizikën e grimcave elementare mund të përdoren fare mirë për të bërë kërkim në sociologji apo ekonomi. Kjo temë zgjoi mjaft interes edhe për nxënësit e shkollës sonë.Departamenti i Fizikës planifikon të organizojë eveni-mente të ngjashme në të ardhmen dhe synon të forcojë bashkpunimin me shkollën tonë duke rritur interesin ndaj fizikës edhe në nivelin e shkollës së mesme.

Konferenca Ndërkombëtare e Fizikës

Econophysics sociophysics

Hyrja e FSHN

Page 8: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

8

BIZNES Evente qe mund tju ndryshojne jeten

Mateo Prifti

Startup Weekend: Është një lëvizje ndërkombëtare e cila ka për qëllim fuqizimin e liderëve të rinj të komunitetit dhe spiërmarrësve të cilët po mësojnë bazat e të ndërtuarit një biznes të suksesshëm. Kjo lëvizje inkurajon individë me prirje lidershipi të organizojnë konkurse në komu-nitetet e tyre. Konkursi zgjat gjithsej 54 orë. Gjatë këtyre 54 orëve, pjesmar-rësit formojnë grupe, ndërtojnë plane biznesi, marrin leksione nga mentorë dhe në ditën e fundit prezantojnë atë ç’kanë arritur përpara një jurie. Çmimet varijojnë nga konkursi në konkurs, në varësi të investimeve dhe partner-iteteve që kanë bërë stafet organizative paraprakisht. Mundësitë e pafundme

që ofrohen për të njohur njerëz të rinj e bëjnë këtë aktivitet një mundësi që nuk duhet humbur.

Startup Grind:“Misioni i Startup Grind Tirana është të mirëpresë në një forum të ngushtë ko-munitetin e themeluesve dhe sipërmar-rësve që duan të mësojnë nga eksperien-ca më e mirë e liderëve apo drejtuesve të kompanive të teknologjisë”, thotë Endri Mataj, drejtori rajonal i “Startup Grind”. Sipas tij, qëllimi i “Startup Grind Tirana” është promovimi i komunitetit shqiptar të fushës së teknologjisë dhe sipërmarrjes, për të ndarë eksperienca dhe mendime me homologët e tyre lokalisht dhe në botë.

TechChrunch Disrupt:Është një nga konferencat e teknologjisë më të pritura në botë. Kompani nga e gjithë bota marrin pjesë me shpresë se idetë e tyre do të njihen nga një audi-encë e gjerë pjesmarrësish ku midis tyre gjenden edhe investitorë potencial. Çdo vit bëhet një përkujdesje dhe seleksion-im i madh i personave që do mbajnë fjalime në këtë konferencë kaq prestig-joze. Paralelisht në të njëjtwn kohë me konferencën, zhvillohet edhe “Startup Battlefield”, ku startupe të ndryshme konkurojnë midis tyre me shpresën se do t’u jepet mundësia të prezantojnë bi-znesin e tyre para të gjithë pjesmarrësve.

Wired Business Conference:Event i cili tërheq emra të mëdhenj nga fusha e biznesit, “Weird Business Con-ference”, mbledh në një sallë të vetme disa nga mendimtarët dhe inovatorët më të mëdhenj të momentit në botë. Një mundësi që nuk duhet humbur nëse do të bësh vlerësime të ideve të tua të biznesit dhe të marrësh “feedback” nga mendimtarë të shquar dhe sipërmarrës serial të klasit botëror.

Evente të tilla janë mundësi e artë për të validuar idenë tuaj, gjetur investitor dhe frymëzuar për të vazhduar përpa-ra me të njëjtin entuziazëm që e nisni një projekt.

Evente që nuk duhen humbur nga sipërmarrës të rinj

Darius Vishkurti

1.Bëj marrëveshjet e duhura Kur Microsoft-i ishte në moshën 6 vjeçare, kompania bëri një lëvizje që, jo vetëm do të ndryshonte të ardhmen e kompanisë, por dhe atë të kompjuterave personalë. Kjo ndodhi kur Microsoft bleu një sistem operimi për 75000 $ nga Seattle Computer Products. Këtë sistem Microsoft-i e zhvilloi për kompjuterat e parë personale IBM. Ky sistem ishte MS-DOS (Microsoft Disk Operating System), i cili dominoi tregun në një kohë rekord që nga shfaqja e tij për publikun e gjerë në 1981. Po në atë vit Gates, tashmë një person goxha me influencë në fushën e teknologjisë, në një intervistë më PC Magazine, tha se Microsoft në mënyrë të pavetëdijëshme mund të kishte revolucionuar tregun e kompjuterave personalë dhe për rrjed-hojë kishte revolucionuar mënyrën se si njerëzit punojnë.

2.Jep kur ke mundësi.Liderët e suksesshem e kuptojnë rëndësinë e përdorurit të suksesit të tyre si një mjet për të ndihmuar njerëzit në nevojë, duke dhënë një shembull pozitiv dhe për njerëzit e tjerë që e kanë këtë mundësi. Me anë të fondacionit “Bill & Melinda Gates”, tashmë në vitin e 15

të themelimit, duke dhuruar rreth 42 bilion $, familja Gates është përpjekur të ndihmojë vende në nevojë në të gjithë botën, duke duke kontribuar në aspekte të ndryshme, ku më të rendësishëm janë shëndeti publik, arsimimi dhe ndërtimi i infrastukturës në vendet në zhvillim.

3. Lexoni sa më shumëTa quani Bill Gates thjesht një lexues të apasionuar është një nënvlerësim. Gatës ka një mardhënie të vecantë me librat e tij, të cilëve së fundmi i ka dedikuar një blog online, ku që nga viti i shkuar, ka komentuar dhe rekomanduar një mori librash të kategorive nga më të ndryshme. Në listën e tij janë një numër i madh autorësh ku mund të përmen-dim Allie Brosh, Randall Munrow dhe Doris Kearns Goodwin. Pra një lidër i suksesshëm e kupton rëndësinë e lex-imit dhe perspektivat e reja që krijohen nga leximi, duke ditur që frymëzimi mund të vijë nga cdo anë.

4. Mos harroni që t’ia kaloni mirë dhe të argëtoheniGates nuk e kalon të gjithë kohën e tij duke lexuar apo duke zgjidhur prob-lemet e botës. Ndonjëherë ai preferon të bëjë disa punë të lehta shtëpie apo të luajë ndonjë lojë me letra. Gjithashtu ai njihet nga kolegët e tij si njeriu i festave,

duke qenë se Krishlindjet e kaluara krijoi një program, ku cdokush mund të zgjidhte dhuratën e preferuar sipas dëshirës.

5. Ndiqe vizionin tënd me pasion dhe tregohu bashkëpunues.Gjatë konferencës D5 në 2007, Bill Gates dhe Steve Jobs, ishin të dy një-kohësisht pjesëmarrës në një interv-istë dhe folën për të shkuarën dhe të ardhmen kompanive përkatëse. Gates reflektoi mbi punën e tij dhe se si ai arri-ti të përmbushte dëshirën e Paul Allen, bashkëpuntorit dhe bashkëthemeluesit të Microsoft, duke vendosur një komp-juter në cdo tavolinë dhe cdo shtepi. Në fund, ai shtoi se sfida më e madhe dhe njëkohësisht më shpërblyese për të, ishte gjetja e individëve dhe ndërtimi i ekipit të duhur

6. Kurrë mos ndalo së kërkuari ndaj vetes.Gjatë një fjalimi në një ceremoni diplo-mimi, në Harvard, në 2007, Gates foli për rëndësinë e kthimit të dëshirës për të bërë mirë në dicka konkrete që mund të zgjidhë shumë probleme në botë. Ai iu drejtua studentëve të diplomuar duke u thënë: “Caktoni një qëllim në jetë, mendoni për problemet që do të hasni gjatë realizimit të këtij qëllimi, më

pas mendoni se si do ti zgjidhni këto problme dhe, pasi ti keni menduar këto dy hapa, hidhuni në sulm dhe kurrë mos ndaloni, derisa t’ia dilni mbanë. Në fund mos harroni asnjëherë të ndani eksperiencat tuaja, qofshin ato pozitive apo negative.”

Për më shumë rreth Bill Gates mund të ndiqni blogun e tij në internet “gates-notes.com” , vend në të cilin ai ndan mendimet dhe pikëpamjet e tij në lidhje me shumë tema globale.

Shkëputur dhe përshtatur në shqip nga entrepreneur.com

KARRIERË6 Leksione lidershipi nga ikona e teknologjisë

Leksione lidershipi nga Bill Gates

Page 9: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

Keshilla mbi ndertimin e nje plani biznesi

Mateo Prifti

Kur fillon një biznes duhet të kesh një vizion të qartë të qëllimeve dhe objek-tivave që do të arrish. Mënyra më e mirë për t’i identifikuar këto, është përmes hartimit të një plani biznesi.

Përse duhet një plan biznesi?Në sipërmarrje, ka shumë raste kur do të të duhet një plan i tillë: në rastet kur të duhet të gjesh investitor, të aplikosh për kredi biznesi dhe të besh përmir-sime në konceptim dhe ide.

Hapi i parë i ndërtimit të një plani të suksesshëm është identifikimi i nevojës që përmbush biznesi.Nëse nuk je i sigurt se çfarë qëllimi ka ose çfarë problemi zgjidh biznesi yt, atëhere duhet të rimendosh gjithçka nga e para, para se të dalësh në treg.

Hapi i dyte është te artikulosh dhe

përshkruash saktë, se si biznesi do t’i plotësojë këto nevoja. Përpiqu të listosh objektivat e veprimeve që do ndjekësh për të zgjidhur një nevojë apo problem që identifikon biznesi yt.

Hapi i tretë është të kuptosh se ku qën-dron e veçanta e biznesit tënd. Specifiko se cili është modeli i biznesit, me detaje mbi avantazhet dhe se si do mbijetojë ai në treg. Dallo pikat e dobëta dhe të forta.

Hapi i Katërt është të identifikosh se cilët do të jenë pjestarët e bordit, aksionerët dhe bashkthemeluesit. Teksa liston pjestarët e ekipit, sigurohu që të identifikosh qartë dhe saktë se cilat janë benefitet që ata i sjellin biznesit.

Hapi i pestë konsiston në njohjen me tregun që pretendon të impaktosh. Të arrish të kuptosh problemet e tyre, çfarë shërbimesh përdorin aktualisht dhe a është biznesi yt vërtetë i nevojshëm për ta?

Hapi i gjashtë është identifikimi i grupmoshave dha klasave sociale, politike dhe demografike që përbëjnë targetin tënd. Në këtë mënyrë do e kesh shumë më të thjeshtë të dish cilin treg po impakton dhe si ai reagon në bazë të rrethanave të sipërpërmëndura.

Hapi i shtatë është listimi i metodave që

do përdoren për promocion. Pas listi-mit duhet bërë një vlerësim i kostove, shpenzimeve dhe impaktit që do ketë në shitje apo reklamim raporti i energjisë dhe përkushtimit të stafit kundrejtë kostove dhe impaktit që kanë pasur metodat e përzgjedhura.

Hapi i tetë është identifikimi i të ard-hurave të bzinesit tënd. Si do paguash stafin? Zyrat, taksat dhe jetesën tënde? Studion ligjore dhe ato të reklamimit nëse do i kesh të jashtme për të mini-mizuar kostot?

Hapi i nëntë është planifikimi i buxhetit që nevojitet për të filluar biznesin. Identifikimi i mundësive dhe burimeve ku mund të gjesh atë lloj investimi. Përshëmbull: investitor ëngjëj, “venture capital”, kredi biznesi, “crowdfunding” etj.

Hapi i dhjetë është nxjerrja e statisti-kave se kur biznesi do kthehet fitimpru-rës dhe si do ndahen këto fitime për të përmbushur nevojat për zmadhimin dhe menaxhimin e mëtejshëm.

Si të ndërtosh një plan biznesi të sukseshëm

KARRIERËSi të zbuloni pasionin tuaj në jetë

Patrik Bardhi

Në një epokë kaq diverse sa ç’është kjo e jona shpesh herë është e vështirë të zbulosh se çfarë të pëlqen në të vërtetë dhe se me çfarë dëshiron të merësh gjatë jetës , në mënyrë që t’i japësh kuptim asaj. Shembuj konkretë nga jeta jonë e përditshme siç janë Bill Gates ose Mark Zuckenberg kanë bërë epokë duke ndjekur ato çfarë duan, ose e thënë ndryshe pasionet e tyre. Këto personazhe nuk bien në sy vetëm prej pasurive miliona dollarëshe që zotërojnë por edhe prej asaj që bëjnë, mënyrës se si ato i krijojnë dhe menaxhojnë gjithë këto të ardhura. Ato ndjekin pasionet e tyre dhe i përdorin ato për t’u pasuruar dita ditës si dhe për të pasur impakt mbi tokë. Njerëz të mençur kanë thënë se njeriu bën vepra madhështore kur nxitet nga pasioni. Megjithatë shumë prej nesh adoleshentëve nuk kanë arritur ende të gjejnë pasionet tona dhe t’i përdorim

ato në shërbim te vetes sonë. Më poshtë do të rendis disa mënyra që çdokush të mund t’i përdorë për të kuptuar ekzak-tësisht se cilat janë pasionet e tyre.

Shikojeni pasionin tuaj si një rrugëtim karriere.Shpesh herë për të gjetur pasionet tuaja duhet t’i mendoni ato si pjesë thelbësore të karrirës që keni ndër mend të ndiqni. Në këtë mënyrë nuk do të punoni asnjë ditë të vetme të jetës tuaj pasi do të jeni duke bërë diçka që dashuroni. Themeluesja e kompanisë “Chic Brides-maid” ka thënë se në momentin që ajo e konsideroi pasionin e saj si një rrugëtim dhe jo destinacion , jeta e saj ndryshoi pasi ajo pati një ide të qartë se ku t’i investonte energjitë e saj.

Kujdesuni që të mësoni nga cdo gjë që bëni.Të presësh që çdo gjë që bën të të pëlqe-jë është e pamundur . Shpesh herë na duhet të bëjmë dhe gjëra që nuk na in-

teresojmë ose i shohim si të pavlera por në të tilla raste duhet të fokusohemi në aftësitë e reja që mund të fitojmë prej tyre dhe cilat prej tyre mund t’i zbato-jmë në funksionin tonë. Një shembull tipik do të ishte Emily Fetcher , e cila kaloi 10 vite të jetës së saj në aktrim dhe më pas zbuloi që pasioni i saj i vërtetë ishte mësimdhënia. Kjo gjë nuk e depre-soi atë por perkundrazi aftësitë e fituara gjatë aktrimit i inkorporoi në mësim-dhënie duke dhënë një ide shumë më të qartë të asaj që mundohej të shpjegonte. Tashmë ajo jep mësime joga dhe shumë nxënës të saj janë puonjës të Google.

Kushtoji rëndësi komplimenteve.Zakonisht çfarë dimë të bëjmë mirë tregon se neve na pëlqen të meremi me të. Nëqoftëse marrim komplimente për një punë të mirë që kemi bërë atherë me shumë gjasa është diçka që e kemi bërë me zemer si dhe i kemi dhënë një trajtë sipas karakterit dhe intelektit tonë.

Lexoni libra kreativ dhe reflektoni.Sipas Ayse Birsel , autores së librit të famshëm “Dizenjo jetën që dashuron” gjithkush duhet të përpiqet të imag-jinojë talentin e tij duke e shprehur atë me muzikë, piktura, etj. Ajo thotë se e shikon jetën si një projekt, një projekt ku gjithçka që ajo vizualizon kthehet në realitet. Kjo është gjithashtu dhe një mënyrë e mirë për të pasur në kontroll dhe shprehur kreativitetin. Mendoni për misionin tuaj në jetë.Njerëzit në përgjithësi nuk duhet ta përqëndrojnë vëmëndjen e tytre vetëm në fusha që ju interesojnë por më së shumti duhet të fokusohen në aftësitë që parapëlqejnë të përdorin. Në këtë mënyrë ato do të kenë rendiment të lartë në një shumllojshmëri punësh që mund t’iu ngarkohen. Në qoftëse misionin e keni të qartë në mendje , ju mbetet vetëm që të perfeksiononi aftësitë që do ju ndihmojnë ta përbushni atë.

Gjeni pasionin tuaj në jetë

BIZNES9

Page 10: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

10

Klaudia përshkruan eksperiencën e saj në JASHKOLLA

Klaudia Ndreu

Vitin që shkoi, në vitin tim të tretë, u shtua një lëndë e re në degën e biznesit. JA ( Junior Achievement) ishte një lëndë që na mësonte si të mendonim si sipër-marrës të rinj. U shqetësuam shumë, si çdo nxënës, pasi na u shtua një lëndë e re dhe dy orë mësimi shtesë. Na u duk një orë e mërzitshme dhe e bezdisur.Filluan orët e para e nuk po nxirrnim gjë në dritë. Duhej të gjenim një ide biz-nesi, të krijonim një kompani, të benim fushata marketingu dhe ta lançonim në treg. Kaluan dy muajt e parë dhe na kishin shteruar idetë. Idetë e një pro-dukti unik, qe do të shitej shumë, nuk ishin ne horizont. Kështuqë, vendosëm të krijonim një shërbim. Ideja konsis-

tonte në krijimin e një web page ku do të mblidheshin te gjithe zanatçinjtë e Tiranës, në një faqe të vetme. Menjëherë krijuam faqen e quajturNesherbimintuaj.al dhe kompaninë FGI( Future Generation Ideas ). U habitëm nga interesi I zanatçinjve për te qënë pjesë e faqes dhe kete ne e cilësonim si sukses. Dërguam planin e biznesit dhe të dhënat e kompanisë dhe na lajmëruan që fazën e parë e kishim kaluar. Tani mbetej konkursi I madh mes kompanive të qyteteve të ndryshme në një panair të madh. Ishim po aq nervozë saç ishim të sigurtë. Pjesëmarr-ja e presidentit Bujar Nishani, Ministrit të ekonomisë, si dhe biznesmenë e përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, e benin dicka më serioze se thjesht një lëndë shkollore. Na vizitonin herë pas

here në stendën tonë, na bënin pyetje, na jepnin ide e këshilla. Më pas na lajmëruan që ishim një nga gjashtë kompanitë qe shkonin në finale, ku duhet të bënim një prezantim për 7 minuta në një sallë te mbyllur përpara biznesmenëve. Ishim shumë të lumtur, sigurisht por dhe shumë nervozë për prezantimin. Fatmiresisht gjithçka shkoi shumë mirë dhe dolëm të lehtësuar. Momenti ndarjes së cmimeve ishte

shumë emocionues. Kishte mjaft kom-pani me ide inovatore dhe konkurenca ishte shumë e fortë. Fituam vendin e dytë, ideja më inovatore. Donim të fitonim, sigurisht, por u gëzuam për çmimin që morëm.Për ta mbyllur, doja të shtoja që Junior Achievement ishte nje nga eksperiencat më te bukura, emocionuese dhe më frytdhënëse që kam kaluar.

Eksperienca ime gjatë programit Junior Achievment

BIBLIOTEKABiblioteka këtë muaj

Klaudia Ndreu

Biblioteka e shkollës, ndër vite, ka pasur një sërë aktivitetesh nga ato artistike e deri te ato shkencore. Ky vit akademik, që në fillim na ka ndeshur me prezantimet e bibliotekës për nx-ënësit e vitit të parë, ku ata u njohën me ambientet, projektet e aktvitetet.

Unë, nxënëse e vitit të katërt, qeshë pjesë e një konkursi midis klases, 4-6 dhe klasës tjetër të biznesit, 4-5. Duhej të ndërtonim kompani brenda seciles klasë, me dokumentacionin përkatës, planin e biznesit dhe një katalog ku shfaqen produktet ose shërbimet tona. Të tregohem e sinqetë, isha pak kon-fuze, pasi ne kishim kompani brenda klasës e përderisa ishte konkurs mes klasash, s’po kuptoja cilët ishin kundër-shtarët e vërtetë. Ndoshta është një mënyrë e re e konkurimit, por ne do na duhet pak kohë ta kuptojmë.

Fitues dolën katër kompani, dy nga 4-6 e dy nga 4-5. Besoj se do e quajmë një barazim.

Aktivitetet tjeter interesantë e mo-tivues, ishte ardhja e dy biznesmenëve të R&T Group, të cilët dhanë shumë këshilla të vlefshme e na treguan se me besim e vullnet ne mund të be-hemi po aq të suksesshëm sa ata.

Patëm kënaqësinë të kishim në ambi-entet e bibliotekës disa përfaqësuese të

Aleancës Franceze, të cilat na njohën me sistemin universitar në francë, dhe dokumentacionin që duhet.

Në datën 26 Nëntor, ditën e enjte, u organizua një aktivitet letrar në bashkëpunim me lëndët shoqërore. U prezantuan projekte për dy shkrim-tarë, Carlos Zafon dhe Paulo Coelho. A.Leskaj, Xh.Rrapi, E. Mukli dhe S. Zelka prezantuan punët e tyre. Prezantimet ishin mjaft të bukur estetikisht dhe kishin informacion të thelluar e detajuar. U fol për jetën, veprat kryesore dhe efektin që I japin lexuesit.

Gjithashtu, me rastin e festave të nëntorit, kabineti I anglishtes mblodhi maturat e këtij viti, gjimnaz dhe pro-fesionale, në projekte e prezantime në kuadër të kësaj dite.

Në fund, siç është tradita, tashmë disa vjecare, kabineti I letërsise mbledh nxënës të talentuar për të treguar his-torinë ndër vite, për të recituar disa nga vjershat e poezite të shkrimtarëve më të mirë shqiptarë, për të interpretuar ashtu sic dimë të bëjmë vetëm ne, në fund mbyllet aktiviteti me një kolazh vallesh nga vajzat e shkollës, të cilat e bëjnë atmosferën më patriotike dhe energjike.

Aktivitetet e bibliotekës këtë muaj

Ekzekutive te R&T Group dhe Darius Vishkurti

Nxenes biznesi duke i drejtuar pyetje ekzekutiveve te R&T Group

Prezantime ne kuader te 28 - 29 nentorit

Workshop ne ambjentet e “Oficina”Nga American College Thesaloniki

Page 11: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

11

EDUKIM

Darius Vishkurti

Sipas një studimi të Jupiter Research gjatë vitit 2008, një shumë marra-mendëse prej 2.1 bilion $ është gjeneru-ar nga pagesat e reklamimeve online. Ky studim konfirmon atë që ekspertët e internetit e dinë prej kohësh: Që markentingu online është një prej mundësive më përfituese të biznesit, kjo sepse kostot e kësaj sipërmarrje janë të ulëta dhe të ardhurat mund të arrijnë shuma marramëndëse. Marketingu online kërkon që ju të keni një faqe interneti dhe në këtë faqe të reklamoni produkte të ndryshme. Për cdo shitje të suksesshme që është iniciuar nga një reklamë në faqen tuaj, ju merrni një përqindje në formën e një komisioni. Reklamimi online mund të bëhet si një punë me kohë të pjesëshme, por janë të shumtë ata që kanë pasur aq shumë sukses, saqë e kanë kthyer këtë punë në profesion me kohë të plotë. Pjesa emocionuese është, se ti mund ta fillosh këtë provojë në kuadrin e disa orëve. Por suksesi i kësaj sipërmarrje varet nga koha dhe mundi që ju i kushtoni. Ja se si ju mund të bëni para online me këto 6 këshilla:

1.Krijo një website ose blog.Për të qënë një nga reklamuesit online, ju duhet të keni një website ku të ven-dosni linqet e produkteve apo shërbi-meve që ju rekomandoni. Ka shumë faqe të lira ku ju mund të hostoni faqen tuaj si Hostgator dhe GoDaddy. Një mënyrë tjetër më e lehtë është ndërtimi i një blogu me anën e Google’s Blogger.

2.Vendos kategorinë e produktin apo. shërbimin që do të reklamoshTregjet e reklamimit online ndihmo-jnë kompanitë dhe sipërmarrësit që të

shesin gjithcka që ata dëshirojnë, nga bi-zhuteritë deri tek aparatet telefonikë dhe nga websitet deri tek librat dixhitalë. Zg-jidh një kategori që e njeh dhe ke infor-macion ose një që ke dëshirë të mësosh. Kjo do të ndihmojë në eficencën e punës tënde si reklamues produktesh online dhe do të rrisë mundësinë e suksesit.

3.Vendos cilin produkt apo shërbim do të reklamosh.Ekzistojnë shumë kompani apo site të cilat lidhin faqen promovuese me shitësin, gjë e cila ndihmon këtë të fundit të shesë produktin apo shërbimin e tij. Disa nga këto janë:Clickbank, E-junkie dhe PayDotCom, të cilët janë liderët përsa i përket lidhjes së krijuesve të librave dixhitalë me faqet që promovojnë këto produkte.

4.Lidh përmbajtjen e faqes me pro-duktin që po reklamon.Ka dy qasje kryesore ose dy modele biznesi për ta bërë këtë gjë:

E para: faqja të jetë e fokusuar në of-rimin e artikujve udhëzues ose atikujve që shfaqin interes relativish të lartë nga përdoruesit online, dhe më pas të reklamosh produkte që kanë një lidhje direkte ose indirekte me artikujt. Për-ditësimi i informacionit sa më shpesh është dicka tjetër shumë pozitive, sepse i jep vistiorëve një arsye më tepër për t’u rikthyer tek faqja duke rritur në këtë mënyrë edhe numrin e klikimeve të reklamave.

E dyta është të faqja jote të jetë një faqe testimi dhe rishikimi produktesh, ku ti shkruan rreth tyre dhe i ndihmon vizitorën të zgjedhim produktin më të mirë. Për cdo product që ti rishikon, ti i mundëson vizitorit edhe një link ku ai mund ta blejë. Kjo qasje është më e mirë për personat që nuk kanë kohë

ose mundësi që ta përditësojnë shpesh informacionin, por cilësia e këtyre artikujve duhet të jetë e lartë dhe sa më objektivë.

5.Një reklamim i suksesshmën onlinekërkon faqe me numër të lartë vizitorëshShumica e njerëzve që vizitojnë faqen ose blogun tuaj nuk do të klikojnë reklamat. Prandaj është shumë e rëndë-sishme që të implemetohen disa taktika marketingu në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë vizitorë.Për ta bërë këtë gjë ekzistojnë katër mënyra kryesore:

Reklmamim me pagesëEdhe pse mund t’iu duket jo eficente, kjo është mënyra më efektive për sa i përket tërheqjes së vizitorëve dhe njëkohësisht me riskun më të lartë të dështimit apo falimentimit të faqes.Reklamim falasFaqe si Craiglist dhe US Free Ads janë dy nga faqet më popullore që pranojnë këtë metodë reklamimi. Arsyeja që këto faqe të lejonë të reklamosh falas është sepse këto faqe fitojnë një komision për cdo klikim që bëhet në reklamën tënde. Për rrjedhojë, reklamimi “falas” nuk është një zgjidhje afatgjatë e tërheqjes së vizitorëve.

Marktetingme anë të artikujve** Kjo është metoda më popullore dhe ofron shumë përfi-time. Kjo medotë realizohet me anë të artikujve cilësorë dhe objektivë të

lartpërmendur.Marketing me anë të emailit Cdo visitor i faqes është i rëndësishëm, kështu që krijimi një lidhje me ta është i

rëndësishme. Kjo realizohet duke marrë emrin dhe emailin e vizitorëve, dicka që patjetër është fakultative. Faqja ime e preferuar që e ofron këtë shërbim është Aweber, por ekzistojnë dhe shumë faqe të tjera cilësore.

6.Mëso rreth reklamimit online nëpërmjet forumeveEkzistojë forume online me një numër të madh antarësh. Anëtarët kanë intere-sa të përbashkëta dhe ndajnë ndërmjet tyre ide dhe eksperienca nga më të ndryshmet. Disa nga këto forume janë:

Digital Point ForumGjigand, me rreth 25000 mijë antarë aktiv, Një vend i shkëlqyer për të mësuar rreth teknikave dhe risive të reja në lidhje me marketingun online.

aBestWebNjë mga forumet më të mëdhaja, me afërsisht 100 nën-forume. Mbulon një fushë të gjerë të reklamimit online,, duke filluar që nga marketingu dhe deri tek gjetja e reklamave online.

Warrior ForumNjë nga forumet më inovativë dhe i përshtatshëm si për fillestarët edhe për profesionistët. Kështu që regjistrohu, bëhu pjesëmarrës i rregullt, pyet dhe promovo veten.

Nëse dëshiron të kesh sukses, lexo dhe mëso nga eksperiencat e të tjerëve, adapto mjetet dhe strategjitë e fundit, por përpara se të fillosh, zgjidh një kategori reklamimi që ti e njeh mirë. Sa më shumë të përfshihesh, aq më shpejt do të jesh në gjendje ta kthesh metodën e reklamimit online në një biznes të suksesshëm.

Pershtatur neshqip nga keto burime:businesstoday.inforbes.comentrepreneurs.com

Si të bësh para online në 6 hapa

Doni të bëni para online?

Page 12: Laboremus Dhjetor 2015_Albania_JackieVanacek

Në kontrast nga vitet e mëparshme, stafi i gazetës Labore-mus këtë vit do të sjellë ndryshime dhe risi në mënyrën se si gazeta do të operojë.

Duke qenë se mediat e printuara e kane të vështirë të qën-drojnë relevante në ditët e sotme ku teknologjia po ecën me hapa eksponencialë, stafi i Laboremus po ndërton për të parën herë nje website online.

Ky website do të perdoret për transmetimin e artikujve në format dixhital përvec atij të shtypur. Përparësia kryesre qën-dron ne shpeshtësinë me të cilën do të mund të informoheni.

Nëse versioni i printuar shpërndahet një herë në muaj, në versionin dixhital do të keni mundësi të përditësoheni më shpesh. Mision i medias brenda shkollës është informimi, pro-

movimi dhe pasqyrimi i kreativitetit të nxënësve. Të gjithë ata që mendojnë se kanë diçka për të thënë ose

duan të vet-promovohen, mund të kontaktojnë direkt me redaksinë e gazetës përmes email-it:

[email protected]

Shkolla ka pasur dy edicione gazetash ne 91 vitet e fundit

Duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet në mënyrënse si gazeta do të funksionojë, si për stafin dhe kanalet e komunikimit me kontributorët, këtë vit krijuam edicionin e

tretë.

Numri 3 është numër prim, dhe si rrjedhojë ky edicion do të quhet “Prime Collection”.

#137

Prime Collection #3

Ka qenë delegat në Global Entrepreneurs-hip Summit 2015 ne Kenya, pjesëmarrës në Forumin Ron Brown dhe kampin prestigjoz te biznesit “Geek Business Camp Osijek”. Fitues cmimesh nderkombtare ne pikture prej 11 vi-tesh. I ftuar në takimet konsultuese për harti-min e Programit të Qeverisë së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Autor artikujsh teknik ne SitePoint.

Mateo Prifti

Kampioni shqiptar në fuqi i skive.Pjesmarrës në 3 konferenca ndërkombëtare të fizikësKitarrist i bandës “The Zennners”.

Dalin Boriçi

Delegate Dublin Belfast EYP International Session. Dita e saj nuk quhet e plotë pa luftuar pa-triarkinë dhe gabimet drejtshkrimore.

Viktoria Ruci

Anëtar I organizatës ndërkombëtare ambien-taliste ANEP dhe I ftuar në takimet konsul-tuese për hartimin e Programit të Qeverisë së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ka pasion sportet.

Patrik Bardhi

Bota e saj ndahet mes biznesit dhe muzi-kës, mes shkollës dhe live-ve në lokalet e Tiranës. Funfact? Kur këndon, bën gjth-monë një lëvizje te cuditshme me këmbë.Fituese e vendit te 2 ne konkursin e Junior Achievment dhe vendit te 1 ne konkursin prestigjoz te Partners Albania!

Klaudia Ndreu

Shumë I dhënë pas design-it, veçanërisht I zoti në përdorimin e Photoshop-it dhe InDe-sign-it. Kontribues ne dixhitalizimin e indeksimit te pronave. Eksperienc pune te JCS. Ka “pak” frikë nga qentë.

Arsel Aga3 herë rresht kampion kombëtar Tae-kwondo-je dhe zotëron Diplomën e Shko-llës së Mesme për Piano.Është solist I grupit të rock-ut “The Zenners”.

Rigers Qarri

I apasionuar pas teknologjisë dhe i dhënë rreth kauzave qytetare dhe shoqërore. Në kohën e lirë i pëlqen të programojë, lexojë ose të merret me organizimin e eventeve të ndryshme. Anëtar në organizata të ndryshme rinore.

Darius Vishkurti