leaflet of the project: participate if you want your voice to be heard and your vote to be counted...

2
Adresa: Rruga Eksod 99, L 5, K I, Sh 2/3 Tel. Fax ++355-242-4006 Mobile ++355682070905 E-mail: [email protected] Projekti financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtnme. Ky projekt zbatohet ne rrethet Kukës,dhe Has nga Shoqata ALB-AID ne bashkepunim me Dre- jtorinë Arsimore Rajonale Kukës Shtator 2013, © ALB-AID Projekti kontribuon në përmirësimin e të Drejtave të Fëmijëve me fu- qizimin e kapaciteteve të qeverive të nxënësve (QNx) të shkollave fillore të qarkut të Kukësit, për tu siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të konsiderohet nga hartuesit e politikave lokale. Parime të përgjithshme të drejtave të fëmijës Mbrojtja e të drejtave bëhet duke garantuar: 1. Interesin më të lartë të fëmijës, si konsideratë mbizotëruese, në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga ofruesit publikë apo privatë të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, gjykatat, autoritetet administrative ose legjislative. 2. Barazinë dhe asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo lloj opinioni tjetër, origjina kombëtare, etnike apo shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare a çdo gjendje tjetër e fëmijës ose e prindërve/përfaqësuesve ligjorë të tij. 3. Eliminimin e të gjithave formave të diskriminimit ose të ndëshkimit të fëmijës, për shkak të pozitës, të veprimtarive, të opinioneve të shprehura apo bindjeve prindërve/ përfaqësuesve ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij. 4. Respektimin e përgjegjësive, të të drejtave dhe të detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë për fëmijën. 5. Krijimin e kushteve për mbijetesë maksimale dhe për zhvillim. 6. Parimin e respektimit të mendimit të fëmijës, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij.

Upload: alb-aid-kukes

Post on 19-Jul-2015

57 views

Category:

Education


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Leaflet of the project: Participate if you want your voice to be heard and your vote to be counted -Promotion of Students Governments

Adresa: Rruga Eksod 99, L 5, K I, Sh 2/3 Tel. Fax ++355-242-4006 Mobile ++355682070905

E-mail: [email protected]

Projekti financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtnme.

Ky projekt zbatohet ne rrethet Kukës,dhe Has nga Shoqata ALB-AID ne bashkepunim me Dre-

jtorinë Arsimore Rajonale Kukës Shtator 2013, © ALB-AID

Projekti kontribuon në përmirësimin e të Drejtave të Fëmijëve me fu-

qizimin e kapaciteteve të qeverive të nxënësve (QNx) të shkollave fillore

të qarkut të Kukësit, për tu siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të konsiderohet nga

hartuesit e politikave lokale.

Parime të përgjithshme të drejtave të fëmijës Mbrojtja e të drejtave bëhet duke garantuar:

1. Interesin më të lartë të fëmijës, si konsideratë mbizotëruese, në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga ofruesit publikë apo privatë të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, gjykatat, autoritetet administrative ose legjislative.

2. Barazinë dhe asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo lloj opinioni tjetër, origjina kombëtare, etnike apo shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare a çdo gjendje tjetër e fëmijës ose e prindërve/përfaqësuesve ligjorë të tij.

3. Eliminimin e të gjithave formave të diskriminimit ose të ndëshkimit të fëmijës, për shkak të pozitës, të veprimtarive, të opinioneve të shprehura apo të bindjeve të prindërve/përfaqësuesve ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.

4. Respektimin e përgjegjësive, të të drejtave dhe të detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë për fëmijën.

5. Krijimin e kushteve për mbijetesë maksimale dhe për zhvillim.

6. Parimin e respektimit të mendimit të fëmijës, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij.

Page 2: Leaflet of the project: Participate if you want your voice to be heard and your vote to be counted -Promotion of Students Governments

Përshkrimi i projektit : a ) qëllimi i projekt . Kthimi i shkollës në një vend ku demokracia ushtrohet nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes aktive të fëmijëve, familjeve dhe komunitetit në procesin arsimor . a) Objektivat e projektit 1 . Fuqizimi i kapaciteteve të qeverive të nxënësve (QNx) të shkollave fillore të qarkut të Kukësit që të jenë në gjendje të demonstrojnë se fëmijët janë dëgjuar dhe zërat e tyre merren seriozisht nga autoritetet e shkollave dhe politk bërësit lokal të arsimit. 2. Sigurimi që pikëpamjet e fëmijëve të shkollave janë dëgjuar nga hartuesit e politikave lokale , duke u përcjellë mesazhet e fëmijëve tek udhëheqësit politik lokal dhe vendimmarrësve në veçanti , duke ofruar një kontribut për zbatimin e strategjive kombëtare dhe lokale për të Drejtat e fëmijëve dhe Planin e Veprimit 2013-2020. b) Rezultatet e pritura të projektit 1. Përmirësimi i kapaciteteve të QNx të shkollave të synuara të cilët janë të aftë për të shprehur interesat e fëmijëve. 2. Fuqizimi i kapaciteteve të QNx të shkollave fillore të qarkut të Kukësit për të qenë të aftë për të demonstruar / siguruar që fëmijët janë dëgjuar dhe zërat e tyre merren seriozisht nga autoritetet e shkollave të tyre dhe hartuesit e politikave lokale të arsimit 3. Sigurimi se pikëpamjet e fëmijëve janë dëgjuar nga hartuesit e politikave lokale , fëmijëve / mesazhe të kaluar për udhëheqësit lokal politikë dhe vendim-marrësit dhe janë marrë në konsideratë në planet dhe politikat e tyre ; 4. Përmirësimi i zbatimit të strategjive kombëtare dhe lokale për të Drejtat e Fëmijëve dhe Planin e

Logo e qeverisë së nxënësve e dizenjuar nga nxënësit e

shkollës Bardhoc

Fillon ribotimi i gazetës “Jemi dhe ne …” Pas publikimit të 6 numrave vitin e kaluar me fonde të UNICEF këtë shtator do të fillojë ribotimi i gazetës “Jemi dhe ne…” në kuadër të projektit “Aktivizohuni në veprimtaritë shkollore nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet.” i cili financohet nga Minsitria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Ky organ mujor informativo - kulturor fëminor është botuar deri në këtë kohë nga shoqata ALB – AID , në kuadrin e disa projekteve të ndryshme, në fazën e parë (2006 -2008) të financuar nga Komisioni Evropian dhe të dytën (2008-2010) nga UNICEF. Ribotimi, sërish do të bëhet nën kujdesin e shoqatës ALB – AID si pjesë e veprimtarive të parashikuara në projektin “Aktivizohuni në veprimtaritë shkollore nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet.” që ajo po zbaton. Edhe në numrat vijues gazeta “Jemi edhe ne...” do të vazhdojë të ruaj karakterin e saj fëminor dhe informativ – kulturor duke mbetur tribunë e zërit të fëmijëve, e mendimit të tyre alternativ për problemet që i shqetësojnë, e sprovave të para të talentit të tyre në lëmë të krijimtarisë letrare e figurative. Veç sa sipër gazeta do të vazhdojë të jetë burim informacioni interesant të fushave të ndryshme kryesisht nga vendlindja jonë. Duke i pasur edhe në të ardhmen këto drejtime në qendër të vëmendjes, nuk do heqim dorë, për asnjë moment, nga cilësia e përmbajtjes dhe kultura e paraqitjes. Në fund duke besuar se gazeta jonë sërish do të pritet me interes nga lexuesit e vegjël të qarkut të Kukësit, kërkojmë bashkëpunimin dhe kontributin e secilit për ushqimin e saj me lëndë nga jeta e përditshme e fëmijëve.

Shoqata ALB-AID në bashkëpunim me UNICEF-in, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Drejtoritë e Arsimit të Kukësit dhe Korçës ka krijuar një model institucional të funksionimit të duhur të studentëve të Qeverive gjatë një projekti pilot 2010-2012. Ky model është pasqyruar ne Ligjin e ri për Arsimin Para universitar.

Këto instruksione do te shërbejnë për te ndihmuar nxënësit dhe mësuesit koordinator për përmirësimin e demokracisë ne shkolla dhe rritjes se pjesëmarrjes aktive te nxënësve ne aktivitete.