leonardo da vinci aron mane

12

Upload: lira-kuca

Post on 03-Jul-2015

210 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Leonardo da vinci Aron Mane
Page 2: Leonardo da vinci Aron Mane

• Leonardo Da Vinci lindi në 1452 në Vinci. Ai ishte fëmija jashtë martese i Maestro Pieros (një noter publik) dhe shoqërueses së tij Katerina. Në moshën 17 vjeçare Leonardo me të atin vendosen në Firence. Leonardostudioi në Verrokio, ku gjeniu i tij shkëlqeu më shumë se maestro që e drejtonte.Në vitin 1472 Leonardo bëhet anëtar i bashkësisë sëpiktorëve të Firences. Në 1476 ai denoncohet me pretekstin e përhapjes së imoralitetit, denoncim i cili hidhet poshtëmë vonë.

• Në vitin 1481 ai nis të punojë një nga pikturat më tëfamshme të tij. Mes viteve 1507 dhe 1508 Leonardorivizitoi Firencen për të shitur pjesë të pasurisë sëpatundshme që kish trashëguar nga i ati. Më pas ai kaloi disa vite në Milano ku iu dha titulli "peintre et ingenieurordinarie". Kohën më të shumtë ia dedikoi projekteve shkencore siç ishte kanalizimi i drigjeve të lumit ADDA.

Page 3: Leonardo da vinci Aron Mane

• Rikthimi i familjes SFORZA ne vitin 1512 detyron Leonardon tëlargohet nga Milano sërish. Nga viti 1513 deri në vitin 1516 ai qëndroi në Romë nën protektoratin e të vëllait të papës LeoX, Guiliano dei Medici. Këtu ai njihet me artistët edhe rivalet e tij të rinj, Rafaele edhe Mikelanxhelo.Pas vdekjes së Guliano dei Medici, Leonardo pranon ofertën e miqve të tij nga Franca edhe vendoset në kështjellën e Clouxafër Amboise. Ai qëndroi aty nën shoqërinë e studentit të tij tëdevotshëm Melzi.Leonardo vdiq në 2 maj 1519 edhe u varros nëe San Fiorentino, që ndodhet pikërisht në Ambosise.

Page 4: Leonardo da vinci Aron Mane

Disa nga veprat e tij

• Piktura dhe vepra e tij më e njohur është "Mona Liza", që ruhet në

Muzeun e Luvrit në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të

përfaqësonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del

Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme.

Page 5: Leonardo da vinci Aron Mane

• Darka e Fundit->1498

Virgjëresha e shkëmbinjve

1495 – 1508

Page 6: Leonardo da vinci Aron Mane

Disa nga shpikjet e tij• Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si

mjeshtër i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike.Da Vinçi është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak tëshkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tijshkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim imadh në krahasim me kohën e tij. Sipas DaVinçit, "shkenca është bija e përvojës". Ai filloi tëmendonte dhe të ishte i dobishëm për të gjitha problemetqë kishte njerëzimi në atë kohë dhe mundohej t'i bëntegjerat më të lehta me inteligjencën e tij të rrallë. Filloi menjë planimetri të qytetit të Milanos në Itali, dukeprojektuar në hapësirat e qytetit shtëpi tëbukura, shërbime publike, etj. Da Vinçi mendoi jo vetëmpër ecjen në tokë me anë të makinës, por dhe në ujë, dhepër këtë ai shpiku anijen më avull, e cila ishte një bark meelika.

Page 7: Leonardo da vinci Aron Mane

• FluturimiDa Vinçi ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan, por që ky nuk do të kishte mundur të fluturonte.

• UrbanizimiLeonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjera, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.

Page 8: Leonardo da vinci Aron Mane

• Anije me avullKjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.

• KARROJA E LUFTIMITEdhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës

është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da

Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët

e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.

Page 9: Leonardo da vinci Aron Mane

• OPTIKËDa Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.

• KanaleNë Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.

Page 10: Leonardo da vinci Aron Mane

• Anatomia• Mori pjesë në shumë

autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.

• FortesatLeonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.

Page 11: Leonardo da vinci Aron Mane

Disa mistere të Da VinçitFirence, qyteti ku filloi gjithçka…

• I ati u transferua në Firence, ku do ta merrte edhe Leonardon e ri, të ciline dërgoi në studion e Andrea del Verokio, skulptor dhe piktor. Nuk dihetme saktësi se kur ai filloi punë pranë mjeshtri të njohur, por dimë se, qëprej vitit 1469, Leonardo jetoi dhe punoi tek Verokio. Në atë periudhëFirence ishte qëndra kryesore artistike e Italisë, si dhe qyteti më i hapurndaj çdo të reje në fushën e artit. Leonardo njihet me artin e Rilindjes sëhershme në studion e mjeshtrit të tij, por do ta ndesh atë edhe nëpërrrugët dhe në kishat e qytetit. Në moshën njëzet vjeçare Leonardo bëntepjesë zyrtarisht në rrethin e piktorëve fiorentinë. Tani mund të kryentepunë me porosi që vinin në emër të tij, edhe pse vazhdonte tëbashkëpunonte me studion e Verokios. Bashkëkohësit e përshkruanin sinjë burrë me një bukuri të pazakontë, me një karakter të këndshëm dhetë komunikueshëm, gjithmonë të veshur me shumë kujdes. Në këtovite, interesi i tij ishte i përqënduar drejt pikturës. Si asnjë artist tjetër, Leonardo zotëronte aftësinë për t’i dhënë jetë pikturave të tij.

• Leonardo do t’i përkushtohej gjithashtu, studimeve më të hollësishme tëanatomisë dhe përzgjodhi kufomat e një spitali fiorentin. Ishte gjithmonëe më i dhënë pas misterit të trupit të njeriut dhe pas misterit të jetës nëpërgjithësi.

Page 12: Leonardo da vinci Aron Mane

Kush është Xhokonda?• Titulli i Xhokondës apo Mona Lizës, duhet të ishte në vërtetë Portreti i

damës, duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjëindentifikim i sigurt i gruas së portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Françesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturës. Ka mundësi qëLeonardo ta ketë marrë këtë porosi më 1503, kur Liza ishte njëzet e katër vjeç.

• Sipas burimeve të tjera, vepra ka qenë e porositur nga Xhuliano de Mediçi dhe përfaqëson “një farë dame”, ndoshta një kurtizane. Ka shumë mundësi që në punë e sipër, artisti t’i jetë larguar projektitfillestar duke transformuar kështu një portret realist, në një vepërideale, në një kryevepër të pashoqe. Piktura nuk do t’i dorëzohejasnjëherë atij që e porositi dhe artisti do ta mbante gjithmonë me vete. Rafaelo ka mundësi qe ta ketë parë veprën në studion e Leonardospërpara se ta përfundonte. Vepra e Rafaelos, Portreti i MadalenaDonit, paraqet një grua në të njëjtën pozë si Xhokonda, edhe pseRafaelo nuk ka vënë në dukje as buzëqeshjen enigmatike, as pejsazhine sfumuar, as ngjyrën e errët të kromuar të pikturës origjinale, duke realizuar kështu nje vepër, e cila i qëndron larg tërheqjes misteriozetë Monalizës.