letra informative 4 - 2010...paraqitjen e saj. nr. 4 dhjetor 2010 3 letër informative fillimi i...

9
Letër Informative Redaksia Kryeredaktore Donika Elshani Redaktore Adea Loxha Anëtarë të redaksisë Morea Ibrahimaj Gresa Berisha Dita Baruti Rita Kryeziu Fiona Abdullahu Ilirida Marmullaku Andra Dauti Shend Sylejmani Andi Humolli Tirana Mavraj Agnesa Uka Lirika Tafa Disejni Zana Buçinca Nr. 4 Dhjetor 2010 Shkolla “Mileniumi i Tretë” zyrtarizon partneritetin me PASCH-in Ky partneritet shënon një hap drejt mësimit të integruar të gjuhës gjermane, si gjuhë e perspektivës dhe miqësisë së madhe ndërnjerëzore. Një ndër organizimet më të rëndësishme dhe të parat e këtij viti në shkollën tonë ishte ndërtimi i një lidhjeje partneriteti në mes të shkollës “Mileniumi i Tretë” me rrjetin e shkollave gjermane. Kjo u zyrtarizua më 7. 10. 2010, duke nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit midis shkollës sonë dhe iniciativës gjermane “Shkollat: Partnere të së Ardhmes” si dhe u bë pranimi i pllakës PASCH. Kjo ceremoni u zhvillua në praninë Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë z. Hans- Dieter Steinbach, përfaqësueses së institutit Goethe dhe iniciativës PASCH, znj. Johanna Nüsse, ministrit të arsimit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, si dhe udhëheqësit të sektorit kulturor në Ambasadën Gjermane, z. Christoph Deißenberger. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, dy arsimtaret e gjuhës gjermane Krenare Muriqi dhe Valbona Prekorogja bashkë me dy nxënës Fjoralba Krapi dhe Sharr Rezniqi morën pjesë në kursin veror, organizuar në Bamberg të Gjermanisë. PASCH-i premtoi ndihmesë të madhe për shkollën tonë Në fjalën e saj të rastit, drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi gatishmërinë e shkollës sonë për të nxënit e gjuhës gjermane që në klasën e parë si dhe rëndësinë e partneritetit me projektin PASCH, si një hap më tutje drejt synimeve afatgjata të shkollës “Mileniumi i Tretë”, e që do t'i përgatisë nxënësit e sotëm për studime të së nesërmes, që të hulumtojnë, të studiojnë dhe të jenë të barabartë në fusha të ndryshme të dijeve me bashkëmoshatarët e tyre në rajon dhe me gjerë. “Ky partneritet, të jetë një shtytje për të gjithë ata nxënës që duan të flasin, të shkruajnë dhe të studiojnë në gjuhën gjermane si dhe ta njohin kulturën dhe qytetërimin e vendeve gjermanofone”, tha ndër të tjera znj. Lila. Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, ministri i arsimit të Kosovës dhe përfaqësuesja e projektit në fjalë në fjalimet e tyre premtuan mbështetje të madhe ndaj shkollës sonë për të ndihmuar avancimin e nxënësve gjatë të nxënit të gjuhës gjermane.

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Letër Informative

Redaksia

KryeredaktoreDonika Elshani

RedaktoreAdea Loxha

Anëtarë të redaksisëMorea IbrahimajGresa BerishaDita BarutiRita KryeziuFiona AbdullahuIlirida MarmullakuAndra DautiShend SylejmaniAndi HumolliTirana MavrajAgnesa UkaLirika Tafa

DisejniZana Buçinca

Nr. 4 Dhjetor 2010

Shkolla “Mileniumi i Tretë” zyrtarizon partneritetin me PASCH-in

Ky partneritet shënon një hap drejt mësimit të integruar të gjuhës gjermane, si gjuhë e perspektivës dhe miqësisë së madhe ndërnjerëzore.

Një ndër organizimet më të rëndësishme dhe të parat e këtij viti në shkollën tonë ishte ndërtimi i një lidhjeje partneriteti në mes të shkollës “Mileniumi i Tretë” me rrjetin e shkollave gjermane. Kjo u zyrtarizua më 7. 10. 2010, duke nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit midis shkollës sonë dhe iniciativës gjermane “Shkollat: Partnere të së Ardhmes” si dhe u bë pranimi i pllakës PASCH. Kjo ceremoni u zhvillua në praninë Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë z. Hans-Dieter Steinbach, përfaqësueses së institutit Goethe dhe iniciativës PASCH, znj. Johanna Nüsse, ministrit të arsimit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, si dhe udhëheqësit të sektorit kulturor në Ambasadën Gjermane, z. Christoph Deißenberger. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, dy arsimtaret e gjuhës gjermane Krenare Muriqi dhe Valbona Prekorogja bashkë me dy nxënës Fjoralba Krapi dhe Sharr Rezniqi morën pjesë në kursin veror, organizuar në Bamberg të Gjermanisë.

PASCH-i premtoi ndihmesë të madhe për shkollën tonë

Në fjalën e saj të rastit, drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi gatishmërinë e shkollës sonë për të nxënit e gjuhës gjermane që në klasën e parë si dhe rëndësinë e partneritetit me projektin PASCH, si një hap më tutje drejt synimeve afatgjata të shkollës “Mileniumi i Tretë”, e që do t'i përgatisë nxënësit e sotëm për studime të së nesërmes, që të hulumtojnë, të studiojnë dhe të jenë të barabartë në fusha të ndryshme të dijeve me bashkëmoshatarët e tyre në rajon dhe me gjerë. “Ky partneritet, të jetë një shtytje për të gjithë ata nxënës që duan të flasin, të shkruajnë dhe të studiojnë në gjuhën gjermane si dhe ta njohin kulturën dhe qytetërimin e vendeve gjermanofone”, tha ndër të tjera znj. Lila. Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, ministri i arsimit të Kosovës dhe përfaqësuesja e projektit në fjalë në fjalimet e tyre premtuan mbështetje të madhe ndaj shkollës sonë për të ndihmuar avancimin e nxënësve gjatë të nxënit të gjuhës gjermane.

2

Letër Informative

Dy orët e fundit të ditës së premte për nxënësit e shkollës sonë janë vërtet gëzim i madh, pasi secili ka mundësi të bëjë atë që do. Këtë kohë ata shfaqin kreativitetin e tyre, punojnë, mësojnë, luajnë, argëtohen etj. Ne pyetëm disa nga arsimtarët bartës të klubeve dhe ata na dhanë disa informacione të shkurtra për aktivitetet që bëhen në kuadër të klubeve.

Sportet Në kuadër të këtij klubi zhvillohen gati të gjitha lojërat sportive, si basketboll, futboll, hendboll, ping-pong etj. Qëllimi është që nxënësit gjatë kësaj kohe të zbaviten dhe të përvetësojnë elemente tekniko-taktike të këtyre sporteve. Interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i madh për klubin, por, për shkak të kohës, nuk kemi mundur t'i inkuadrojmë të gjithë, gjë për të cilën më vjen keq. Arsimtarja: Edona Cami

Shahu Mendojmë që në të ardhmen nxënësit që nuk e dinë këtë lojë ta e mësojnë më mirë. Ndërsa ata që e dinë, ta perfeksionojnë. Nxënësve kjo lojë iu duket shumë atraktive dhe interesante. Arsimtar: Genc Dervishi

Z h a n r e t e m u z i k ë s amerikane dhe debateKy klub u formua që nxënësit të mësojnë më shumë rreth debatit si formë e diskutimit. P lani f ikojmë që në të ardhmen fëmijët të zhvillojnë oratorinë dhe të argëtohen duke mësuar për tema të ndryshme. Arsimtare: Hana Selmani

Dardanët Në fillim kemi shikuar më shumë filma historikë, ndërkaq tani po na intereson më shumë historia e muzikës. Nxënësit po interesohen për historinë e muzikës argëtuese nga e jona, por edhe botërore. Kemi bërë plan që javën tjetër të vizitojmë institutin për mbrojtjen e monumenteve kulturore-historike në Prishtinë, dhe pastaj do të vizitojmë një monument tjetër. Arsimtar: Enver Sadiku

Arts&Crafts Nxënësit argëtohen shumë duke punuar me rruaza, por edhe janë duke u mësuar të qëndisin e gjëra të tjera të tilla. Do të përpiqemi të bëjmë një ekspozitë, në të cilën nxënësit do të prezantojnë punën e tyre.Arsimtare: Zymryte Avdiu dhe Florije Aliçkaj

Biologët e rinjBiologët e rinj për ccdo orë s h p r e h i n i n t e r e s i m i n t ë hulumtojnë donjë kuriozitet nga biologjia. Pra, meqë klubi ka k a ra k t e r r e l a k s u e s , a t a shpeshherë mësojnë përmes lojës, si plotësimi i pjesëve të qelizës. Herë-herë analizojmë aparatura të ndryshme. Arsimtare: Arta Shala

Klubet, shfaqje e kreativitetit të nxënësve

Për t'i përshëndetur të pranishmit, nxënësit e shkollës sonë përgatitën edhe disa pika artistike, kryesisht në gjuhën gjermane. Vlen të përmenden kënga në gjuhën gjermane “Hans der Haze”, eseja e shkruar në gjuhën gjermane nga nxënësja Modesta Imeri, pika në piano e kompozitorit gjerman Johan Sebastian Bah, luajtur nga Shend Syejmani, një pikë baleti nga balerinat e vogla të shkollës sonë, ndërkaq këngën fituese të Eurovisionit “Satelite” nga Lena, e këndoi nxënësja Donika Elshani, e cila kënaqi të pranishmit me paraqitjen e saj.

Nr. 4 Dhjetor 2010

3

Letër Informative

Fillimi i vitit 2010/2011 në shkollën ,,Mileniumi i Tretë” ishte me përplot risi. Ndër to ishte edhe pajisja me uniforma e të gjithë nxënësve nga klasa e 6 deri tek klasa e 11. Bordi i shkollës në bashkëpunim me bordin e prindërve kanë vendosur që në shkollë nxënësit të kenë uniformat e tyre. Kështu që nxënësit, pavarësisht disa ankesave në fillim, kur i panë uniformat, u pëlqyen shumë dhe tashmë ato i bartin me kënaqësi. Nxënësja Agnesa Uka thotë se me kënaqësi e bart uniformën e shkollës, madje ndjehet krenare me logon e Mileniumit të Tretë. “Tani do ta kemi më të lehtë se çfarë do veshim në shkollë dhe do të jemi të gjithë të barabartë”, shprehet ajo. Ndërkohë nxënësi Andi Humolli shprehet se në fillim nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë lajmi se do të pajisen me uniforma, mirëpo më vonë kjo ndjenjë i është ndërruar krejtësisht. “Pasi i morëm uniformat dhe pashë të gjithë nxënësit njësoj, fillova të ndihem shumë mirë dhe tani e vesh me kënaqësi ”, thekson ai. Si duket, bluzat me logon “Mileniumi i tretë” me ngjyrë të kuqe, në bluzat me ngjyrë të hirtë, janë bërë pjesë e identitetit të nxënësve, identitet ky që në shkollë theksohet jo thjeshtë nga pamja e nxënësit, por nga suksesi që ata tregojnë në procesin e përçdoditshëm mësimor.

Uniformat

Të gjithë jemi bërë një!

Lepurushi Hans është në klasë të parë

Gjuha gjermane tingëllon edhe tek nxënësit e klasës së parë. Më së miri për ta e flet lepurushi Hans, i cili bëri rrugë të gjatë, nga Gjermania deri në shkollën tonë, për t'u mësuar atyre fjalë në këtë gjuhë. Por ai ka dëshirë që të dalë edhe tek klasat e dyta dhe të treta dhe kënaqet me fëmijët, të cilët e ka mirëpritur atë dhe e trajtojnë me shumë dashuri. Përmes lojërave dhe aktivitete të ndryshme, të nxënit e gjuhës gjermane do të bëhet edhe më atraktiv për këta nxënës. Lepurushi Hans do t'i shoqërojë nxënësit gjatë çdo ore mësimore, duke kontribuar që gjuha gjermane të bëhet më konkrete dhe më e kapshme për ata.

Arsimtarja Valbonë Prekorogja duke prezantuar lepurushin Hans para nxënësve të klasës së parë

Nr. 4 Dhjetor 2010

4

Letër Informative

Tashmë është traditë që në shkollën tonë të realizohet “Mësimi i bazuar në projekte”. Është ky viti i shtatë kur nxënësit kanë zgjedhur temat e propozuara nga arsimtarët, tema këto që u cilësuan si shumë të qëlluara. Java e dytë e muajit tetor ishte ndër javët më të bujshme në shkollë. Të gjithë nxënësit vlonin nga dëshira që të realizonin sa më mirë projektet e tyre, përmes hulumtimeve, punës praktike, vizitave etj. Kjo u pa në ditën e prezantimit, më 12 tetor, kur, meqë kishte karakter garues, juria e pati shumë të vështirë të përzgjedhë të tri vendet e para. Të tre anëtarët e jurisë ishin ekspert të jashtëm të fushave të ndryshme.

Vendi i parë - “Zëri”Vendi i dytë - “Buka”Vendi i tretë - “Bimët mjekuese”

Ndërkaq projektet “Poetry”, “Zhanri i filmit dhe muzikës” si “Dasma shqiptare” u shpërblyen me çmim të veçantë për atmosferën argëtuese që krijuan.

Produkte të tjera nga kjo javë vlen të theksohen edhe ekspozita e fotografisë së nxënësve të projektit “Fotografia”, punime të shumta në “Power Point” dhe hamera, realizimi i një pjese të shkurtër teatrale për trafikimin e qenieve njerëzore, videoklipe të ndryshme për temat në fjalë, shfaqje me kukulla etj.

Temat e projekteve për ciklin e lartë BukaZëriFotografiaDrejtëza numerikeBimët mjekueseDasma shqiptareZhanri i filmit dhe muzikësPoetry, The Wonders of 3 ancient civilisations: Maya, Incas & AztecsTrafikimi i qenieve njerëzorePasuritë nëntokësore të Kosovës

Temat e projekteve për ciklin e ulët Filmat për fëmijëBota bimore dhe shtazoreShfaqja me kukullaBota e gjallë dhe jo e gjallëPërdorimi i matematikës në jetën e përditshmeKomunikacioniDizajni i veshjeve-ModaYjet e muzikës

Java e projekteve, javë e suksesit

Nr. 4 Dhjetor 2010

5

Letër Informative

Fituese e projektit “Kosovision” është edhe klasa V-1 e shkollës sonë. Nxënësit shprehen të jenë gëzuar shumë me të marrë lajmin se janë fitues. “Kemi punuar shumë mirë dhe me përkushtim, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin të gjithë kemi pasur dëshirë të punojmë dhe gjithashtu kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, shprehen nxënësit e kësaj klase. Ata kanë do të shkojnë në një ekskursion në Brezovicë dhe do të realizojnë një CD me krijime të tyre. Ata falënderojnë mësuese Vjollca Pireva, që i ka përkrahur për realizimin e idesë së tyre.

V-1, fituese e “Kosovision”-it

Edhe këtë vit në shkollë u organizua turniri dimëror në futboll për djemtë dhe në basketboll për vajzat. Finalja u mbajt me datë 28 Nëntor, ditë kjo feste e gëzimi. Më poshtë po i japim klasat fituese sa i përket finales së madhe.

Klasat fituese në futboll:

III – 2 IV – 3 V – 2 VII - 2 IX – 2 X – 2

Klasat fituese në basketboll:

V – 1 VI – 1 IX – 2 X – 2

Turniri dimëror 2010

Me datën 27.10.2010 z. Agron Bajrami, prind i njërit nga fëmijët e klasës II- 2 vizitoi klasën e fëmijës së vet dhe në kuadër të temës mujore “Profesionet” , ai bëri një prezantim për punën e tij gazetareske. Fëmijët zhvilluan mjaft aktivitete atë ditë. Ndër to është edhe shkrimi i lajmeve të ndryshme që ata bënë për të përgatitur gazetën e klasës “Panda”.

Aktivitete të shumta të nxënësve

Nr. 4 Dhjetor 2010

Letër Informative

6

Një nga prindërit duke mbajtur aktivitetin me titull “Mirëmbajtja e dhëmbëve” me nxënësit e klasë së parë, realizuar më 22.11.2010.

Më 27. 9. 2010 nxënësit e klasave të treta vizitojnë Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës me qëllim që të shohin për së afërmi si funksionon ajo.

Me datën 01.11.2010 Florie Muriqi vizitoi klasën II-1 në shkollën tonë me qëllim që të njoftojë nxënësit me profesionin e saj, atë të inxhinieres.

Me da tën 22 .10 .2010 nxënësit e klasës së dytë vizituan një nga barnatoret e qytetit për të parë më për së a f ë r m i s i f u n k s i o n o n barnatorja dhe për t'u njohur më mirë me profesionin e farmacistit.

Me datë 05.11.2010 u r e a l i z u a v i z i t a n ë shtypshkronjën “Koha print” dhe nxënësit panë se si shtypet gazeta dhe libri. Në fund ata u shpërblyen me nga një libër për fëmijë, gjë që ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për ta.

Vizita në redaksinë “Kosovarja” më 30.11.2010

Më 25 shtator, nxënësit e klasave të katërta vizituan Parlamentin e Kosovës. Vizita ishte me karakter mësimor pasi gjatë këtij muaji është realizuar tema mujore “Ikonat Kombëtare”. Atje nxënësit për së afërmi u njohwn me historikun dhe punën e Kuvendit të Kosovës si dhe takuan disa personalitete të njohura.

Nr. 4 Dhjetor 2010

Letër Informative

7

Më datën 20.10.2010 nxënësit e Aktivit të Klasave IV dhe V realizuan vizitën mujore në kinemanë ABC. Fëmijët shikuan filmin "The Karate Kid". Vizita u realizua në kuadër të temës mujore “Filmi”. Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur me filmin e shikuar. Ndërkaq lidhur me temën mujore “Filmi” një ditë më pas klasën IV/1 e vizitoi edhe prindi Levend Biçaku. Me këtë rast në klasë ishte i pranishëm edhe regjisori Jeton Neziraj dhe dy mysafirë nga Amerika, Michael dhe Jacqueline Lessac, të cilët mbajtën një ligjëratë lidhur me ecurinë dhe krijimin e një filmi. Gjithashtu ato ditë në lokalet e KEC-it prindi i nxënësit të klasës IV/2 Bekim Mulaj mbajti një ligjëratë për klasat e katërta me temën Filmi.

“Filmi”, një temë intriguese

Njerëzit kanë tendencë për të

identifikuar veten e tyre në shoqëri

me mënyra të ndryshme. Një prej

tyre është dhe veshja, e cila për disa

është mjaft e rëndësishme. Mos

harroni se moda është gjithçka.

Është ajo që ju jepni informacionet

për karakterin tuaj. Stili juaj shërben

për të nxjerrë në pah personalitetin

tuaj. Moda është përcaktuar

kryesisht nga shijet e një shoqërie të

veçantë. Ajo ka një ndikim të madh

në vendimet tona dhe kjo është

shumë e rëndësishme në tregun

global. Edhe në shkollën tonë ka

nxënës që identifikohen për stilin e

tyre mjaft interesant. Ne kemi

zgjedhur disa prej tyre. Tashmë

nxënës i t vesh in un i fo rmat ,

megjithatë ka ditë të veçanta ku ata

gjejnë mundësi të tregojnë stilet e

tyre të veshjes.

Moda në shkollë

Nr. 4 Dhjetor 2010

Letër Informative

8

Lum Skenderi IV/1

Gjithçka më pëlqen në shkollë. Sidomos projektet që bëjmë dhe koha kur mbajmë klubet, ku gjatë kësaj kohe ne bëjmë atë çka duam vetë. Ndërsa nga gjërat që dua të ndryshojë diçka është të mos kemi kaq shumë detyra të shtëpisë.

Melos Deçani V/3

Pasioni i tij për tenisin bën që tek ai të lindin mijëra dëshira, sikur edhe kjo që na e tha neve: të ndërtohet një fushë e madhe tenisi në shkollë tonë. Ndërkaq në turnirin e organizuar në ping-pong ai çdoherë del i suksesshëm dhe e pret me padurim këtë aktivitet.

Rozafa Kryeziu VI/2

Një tjetër pasion vlon brenda nxënësve të kësaj shkolle. Është pasioni për vallëzimin. “Dëshiroj të shtohet klubi i vallëzimit”, shprehet Rozafa, e cila thotë se gjithçka në shkollë i pëlqen jashtëzakonisht.

Hana Blakçori VII/1

Instrumentet muzikore janë ato që shpeshherë të gjendur në duart e nxënësve tanë, lëshojnë tinguj të bukur. Ndonëse ka mjaft aktivitete, në të cilat nxënësit e shfaqin këtë talent, Hana Blakqori dëshiron edhe më shumë se kaq.

Fiona Abdullahu VIII/2

“Mua më pëlqejnë jashtëzakonisht arsimtarët tanë”, shprehet Fiona, nxënëse e klasës së tetë. Ajo është një nga valltaret më të mira në shkollë. Ndërkaq, Fionën e bezdis ideja e bexhave, ani pse ajo është shumë e vetëdijshme se duhet respektuar rregullat, të cilat i kontribuojnë mbarëvajtjes në shkollë.

Miriam Talia Nixha VIII /1

Mua më pëlqen java e projekteve dhe turniri. Gjithashtu më pëlqen shumë ideja e uniformave. Po ashtu më pëlqen shumë fakti që po mësojmë për cdo ditë gjuhë angleze. Ndërkaq më duket paksa e paarsyeshme që duhet të paguajmë për çdo pjatë që ne thyejmë në restorant. E them këtë pasi na mjafton ndjenja jo e mirë kur ndonjëri nga nxënësit gjendet në një situatë të tillë, kur krejtësisht pa dashje të shpëton nga duart dhe e gjithë salla i kthejnë sytë nga ti. Mua më ka ndodhur njëherë dhe jam skuqur e tëra.

Ja cilat janë pasionet dhe dëshirat tona

Nr. 4 Dhjetor 2010

Letër Informative

9

Dear John

Gjatë qëndrimit në qytetin e lindjes John njihet me Savannah, një studente kolegji. Edhe pse dashuria ndërmjet tyre nuk pritej, kjo s'do të thotë që ato nuk e gjetën. Megjithëse John do të largohet përsëri në ushtri pas sulmit të 11 shtatorit, dashuria e tyre nuk do të ndalet. Ato do përpiqen të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin me anë të letrave por a do t'ia arrijnë?

Frozen

Tre shokë do të bllokohen në teleferik dhe do të detyrohen të bëjnë zgjedhje për jetë apo vdekje ose të qëndrojnë në vend dhe të vdesin së ftohti. A do të mbijetojnë ata?

She's out of my league

Historia e Kikryt, një djalë i cili takon vajzën perfekte, është një histori ku mungesa e besimit në vetvete dhe influenca e shokëve dhe familjes së tij fillon ta largojë atë nga kjo lidhje.

Red

Kur jeta e thjeshtë e tij vihet në rrezik, ish-agjenti i CIA Frank Moses mbledh skuadrën e tij të vjetër në përpjekjen e tyre të fundit për të mbijetuar.

Paranormal activity

Kur një çift të rinjsh hyjnë në një shtëpi të re, në provincë, që në pamje të parë dukej shumë e qetë, ato fillojnë të shqetësohen nga një prezencë që nuk është demonike por shumë aktive në natën e zezë. Kjo prezencë duket të interesohet më shumë për Keitin një studente, e cila në tërë jetën e saj ndjente se diçka nuk e linte rehat. Mika i dashuri i saj harxhon një shumë të madhe parash për të zbuluar se ç'është kjo prezencë që lëviz natën kur ato flenë gjumë. Ato vendosin kamera në dhomën e tyre për të analizuar më tej këtë fenomen. Gjërat fillojnë të bëhen më të acaruara dhe jeta e tyre të mos ngjasojë kurrë si më parë…

Eclipse

Në “Eclipse”, Bella është sërish e rrethuar nga rreziku dhe një vampire e tmerrshme e kërkon për ta vrarë. Ndërkohë, ajo detyrohet të zgjedhë ndërmjet dashurisë së saj për Edward dhe shoqërisë së saj me Jacob duke ditur që vendimi i saj mund të jetë shkëndija e dyluftimit shekullor ndërmjet vampirëve dhe njerëzve ujq.

Top filmat sipas Moresë

Nr. 4 Dhjetor 2010