letra informative gëzuar vitin e - · pdf filelajme televizive, ese argumentuese me...
TRANSCRIPT
E shfaqur në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit,
“Pema e Shpresës” në mënyrë simbolike shpreh
nevojën për vetëdijesim të të gjithë qytetarëve,
veçmas të të rinjve për ruajtjen dhe zhvillimin e
natyrës së gjelbëruar. Zëri i këtyre të rinjve u
dëgjua nga shumë qytetarë, të cilët nuk reshtnin së
marri informacione, por edhe duke shkruar në
gjethet e kësaj peme. “Pema e Shpresës”, e punuar
krejtësisht me material riciklues.
“Mileniumi i Tretë” vazhdon suksesshëm
projektin Aces. Grupi i nxënësve të shkollës sonë,
bashkë me mësimdhënësit posa janë kthyer nga
Sllovenia, ku ishin pjesëmarrës për herë të tretë.
Në shtator të këtij viti , në Bukuresht të Rumanisë,
u mbajt takimi i parë i përbashkët i delegacioneve
të shkollave pjesëmarrëse me 44 projektet e
përzgjedhura, në ciklin e projekteve Aces
2013/14.
L e a d S t o r y H e a d l i n e
DHJETOR 2013
LETRA INFORMATIVE MILENIUMI I TRETË
GËZUAR
VITIN E
RI 2014!
“PEMA E SHPRESËS” SHPREH NEVOJËN PËR NJË
MJEDIS MË TË PASTËR
ACES - VAZHDON AKTIVITETIN
2
Letra informative
Në shënim të një dekade pune të
susksesshme të punës me pro-
jekte në shkollë u organizua ek-
spozita e hapur e “Të nxënit në
Vepër”. Pas punës katërditore në
klasa, nxënësit e klasave 6-12
prezantuan produktet dhe pro-
jektet e tyre të premten duke
finalizuar kështu javën e mësimit
të bazuar në projekte. Me këtë
rast nxënësit përfaqësues të të
gjitha projekteve, përfshirë këtu
edhe një stendë me produktet e
nxënësve të klasave 1-4, patën
mundësinë të prezantojnë pro-
jektet e tyre para nxënësve dhe arsimtarëve të tjerë, prindërve e mysafirëve që e vizituan shkollën.
Të ftuarit patën mundësinë të vizitonin stendat e njëmbëdhjetë projekteve duke u shoqëruar nga
tingujt e muzikës, me performancën e nxënësve të projektit “Koncerti”, dhe po ashtu patën
mundësinë të përcjellin dokumentarin që doli si produkt i projektit “Mbingarkimi i Qytetit” si dhe foto-
grafitë e bëra gjatë kësaj jave.
Projektet po ashtu u vlerësuan nga komisioni i përbërë nga tre anëtarë, gjegjësisht:
Irena Mane, drejtoreshë e shkollës “Albanët” në Tiranë (promotore e MBP-së në shkollën e vet);
Xhavit Rexhaj, prodekan i universitetit AAB; Fitore Hoxha, mësimdhënëse e gjuhës angleze në
shkollën tonë.
Pasi që komisioni vizitoi të gjitha projektet dhe dëgjuan përshkrimet e detajuara të nxënësve përfa-
qësues, u përzgjodhën projektet më të mira, të cilat si gjithnjë me shpërblimet që marrin janë stimu-
lim i angazhimit të vlerës së shtuar:
Vendi i I: Projekti: “ Pema e Shpresës”
Vendi i II: Projekti: “ Energjia dhe Mjedisi”
Vendi i III: Projekti: “ Qumështi dhe përdo-
rimi i tij”
Ndërkaq, me votat e mësimdhënësve e per-
sonelit udhëheqës të shkollës, Çmimin e
Publikut e fitoi projekti “Humanitarian Fund-
raising”. Po ashtu u ndan edhe dy çmime të
tjera: Çmimi i Jurisë iu nda përmbledhjes së
produkteve interesante e simpatike nga cikli i
ulët dhe Çmimi i Drejtoreshës iu nda projektit “Things Talk”, nxënësit e të cilit projekt bën edhe
hapjen e ekspozitës me një skeç të shkurtër.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” shënon dhjetëvjetorin e Mësimit të Bazuar në Projekte
3
Më poshtë po shkëpusim një pjesë nga fjala e
drejtoreshës, znj. Afrore Lila drejtuar
nxënësve, stafit të shkollës dhe mysafirëve që
e bënin edhe më të madh eventin:
... Sot, tok me juve po kurorëzojmë një dekadë
të mësimit konstruktiv të shkollës sonë, e para
e këtij modeli në Kosovë. Tashmë kujtoj me
ëndje ankthin e para dhjetë vitesh, atëherë kur
bashkë me një grup kolegësh prijatarë të
“Mileniumit të Tretë” pas trajnimit treditor
nga KEC-i filluam për herë të parë Javën e Pro-
jekteve. Morëm përsipër të zhvillojmë së pari
lajme televizive, ese argumentuese me elemen-
te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-
urave gjeometrike, etj., por fakti se për një javë
do të shkëputeshim nga kurrikula e rregullt
mësimore na mbushte drithërima, me idenë se
vështirë do të arrinim me nxënësit realizimin e
planit e programit të planifikuar. Nuk ishim
mësuar më parë të ndryshonim bindjet tona me
diçka që thjesht paraqiste sfidën e radhës në një
shkollë NDRYSHE. Mirëpo, dalëngadalë
bindjet tona u formësuan atëherë kur
ndryshuam praktikat tona të mësimdhënies,
atëherë kur nxënësve tanë ua dhamë mundësinë
të bëhen vetëhulumtues, atëherë kur besuam se
rezultatet rriteshin kur shoqëroheshin me mësi-
min DUKE BËRË. Secili nga ne me përkush-
timin e madh prej pedagogu, me etjen e madhe
prej nxënësi të shkëlqyeshëm ngarendëm për të
hapur një derë të madhe të punës me projekte,
për të shembëllyer ditën e prezantimeve e cila
ishte më shumë se event, një teatër me perfor-
mancë të shkëlqyeshme. Dhe, atëherë na
shkrepi ideja të shpërndajmë filozofinë prag-
matike të edukimit. E si do të kontribuonim më
mirë përveç se duke ftuar gjithnjë nxënës e
mësimdhënës të shkollave publike, nga viset
rurale e urbane të Kosovës? Tash e katër vjet
me radhë me kënaqësi jemi nikoqirë të
shkollave, në mënyrë që dijet, shkathtësitë e
shprehitë që fitojnë fëmijët me të mësuarit
ndryshe të mëvetësohen edhe nga të tjerët. Dhe,
këtë praktikë nuk e ndalëm këtu; para dy vitesh
trajnuam edhe stafin e një shkolle në Tiranë për
punën me projekte. Aty pamë entuziazëm të
madh për këtë lloj mësimdhënie, aty u bindëm
se ideja e themeluesit të shkollës NDRYSHE po bëhej realitet. Shkëmbimi i përvojave me
stafin e shkollës “Albanët” dhe produktet e shkëlqyera që nxorën ata nga MBP na siguruan
se po shndërroheshim në Organizatë të të Nxënit...
Letra informative Letra informative
4
Nxënësit në shkollën tonë edhe këtë vit treguan talentin dhe
dijen e tyre . Ata bënë shumë punime me të cilat ne
krenohemi . Temat e zgjedhura ishin tema interesante dhe
shprehëse, ato tregonin dijen, dashurinë dhe interesimin që
ata kanë për artin dhe degët e tij . Ne shpeshherë mendojmë
se me fjalën “art” kuptojmë vizatimin , kjo gjë nuk është e
vërtetë sepse me fjalën art ne kuptojmë gjithçka që na
rrethon , edhe ajo që vet natyra krijon është art. Prandaj nuk
mund të themi se punimet më poshtë nuk shprehin art.
Ndër punimet më karakteristike për të cilat bëmë hulumtime
ishin “Syri” (Riana Manxhuka), ”Punimi në mur” (nxënësit dhe
mësuesja ),”Teatri” (Lorik Beqiri), “Kosova dhe pema e vitit të
ri” (Adora Krasniqi) , “Betoveni” (Amari dhe Rinori ) etj.
Disa nga punimet e të vegjëlve tanë
Letra informative
5
Festat e fundvitit tashmë u afruan e këtë gjë më së miri
mund ta vërejmë me ambientet e ngrohta që kanë
përgatitur nxënësit e shkollës sonë për këtë vit . Ata
përveç se kanë përgatitur zbukurime të lloj llojshme
edhe kanë ricikluar gjëra . Duke u bazuar në përgjigjjet
që morëm , nxënësit e presin me padurim vitin 2014 .
Nxënësit e ri thonë se kaluan një kohë të mirë deri tani
dhe shpresojnë që po ashtu do të vazhdojnë .
Përgatitjen e shumta dhe gëzimi i madh mbetet të
shprehet vetëm me anë të shembujve dhe fotove .
Nxënësit si zbukurim kryesor kishin bredhin. Bredhin e
dekoruan bukur me zbukurime të shumëllojshme.
Zbukurime ata quanin edhe fjollat e borës që i bënë me anë të riciklimit . Pra , ja ku kemi
disa shembuj:
Zbukurimet për fund vit Zbukurimet për festat e fundvitit
Letra informative
6
Një grup nxënësish me arsimtaret e tyre janë mbledhur, për Ditën e Vullnetarëve në
qendër të Prishtinës për të ngritur në sytë e qytetarëve “Pemën e Shpresës”, një projekt
ky që është realizuar me shpresën për të ndikuar direkt në ndërgjegjësimin e qytetarëve
për ruajtjen dhe zhvillimin
e natyrës. Pema e
shfaqur në Shesin
Skënderbe të kryeqytetit
në mënyrë simbolike
shpreh nevojën për
vetëdijesim të të gjithë
qytetarëve veçmas të të
rinjve për ruajtje dhe
zhvillim të natyrës së
gjelbëruar. Njëherësh,
përmes këtij aktiviteti
grupi i nxënësve ka
shprehur pakënaqësinë
për shkatërrimin që po i
bëhet natyrës, duke
dëmtuar edhe pjesë të gjelbëruara të saj. Me këtë qëllim është zhvilluar ky aktivitet në
qendër të Prishtinës, ku qytetarët e rastit u janë bashkuar nxënësve për të mbushur e
zbukuruar degët e kësaj
peme me gjethe të
gjelbra. Për më tepër,
secili qytetar, fëmijë, i ri
a i rritur, ka pasur
mundësinë të shprehë
në formë mesazhi ide
dhe mendime të
ndryshme, që shkojnë
në të mirë të këtij qëllimi
të ruajtjes së natyrës së
gjelbëruar. Për të
realizuar këtë projekt
këta nxënës janë nxitur
edhe nga një statistikë e
keqe për Kosovën, që
thotë se shteti ynë është 30 herë më i ndotur se shtetet e Bashkimit Evropian. Në këtë
mënyrë, ata kanë dashur të ndikojnë për të mirë që të ndryshojë sadopak këtë të thënë
duke ndikuar direkt në vetëdijesimin e njerëzve, pasi, sipas tyre, një ambient i gjelbëruar
dhe i pastër nënkupton edhe një ambient të shëndetshëm për jetën e njerëzve, e këtu në
radhë të parë ndikon direkt dora e njeriut.
“Pema e Shpresës” shpreh nevojën për një mjedis më të pastër
Letra informative Letra informative
7
Gjatë gjithë kohës që është punuar
dhe prezantuar “Pema e Shpresës”,
një grup muzikantësh, nxënës shkolle,
kanë shfaqur edhe pika muzikore, duke
e bërë më të këndshme gjithë
atmosferën e kësaj dite të ftohtë
dhjetori për qytetarët e Prishtinës.
“Pema e Shpresës”, e punuar
krejtësisht me material riciklues, është
një projekt i realizuar nga një grup i
nxënësve të shkollës “Mileniumi i Tretë”.
“Një ide e tillë, me ndikim kaq të gjerë,
të vijë nga nxënës, normalisht që duhet
mirëpritur dhe përkrahur nga të gjithë.
“Unë ndjehem krenare me nxënësit e
mi, që nuk kënaqen së punuari vetëm
për suksesin e tyre, por që, ndonëse të
rinj, kanë ide me përmasa të tilla
vetëdijesimi”, shprehet Violetë Pllana-
Elezi, mësimdhënëse dhe bartëse e
projektit në fjalë. Kështu ndihet edhe
arsimtarja Valbonë Prekorogja, e cila në
cilësinë edhe të bartëses së projektit
uron që ky aktivitet të jetë si një nismë
për një veprimtari më të gjerë të këtij
grupi, pasi që në këtë drejtim pritet të
zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera
në mbarë vendin.
“Pema e Shpresës është gjithashtu
shprehje e revoltës, thirrje për
ndryshim”, tha Drin Krasniqi, maturanti i
shkollës “Mileniumi i Tretë”, që është
dhe ideator i këtij projekti. Zëri i këtyre
të rinjve u dëgjua nga shumë qytetarë,
të cilët nuk reshtnin së marri
informacione, por edhe duke shkruar
në gjethet e kësaj peme. Në fund të
ditës “Pema e Shpresës” është dërguar
dhe vendosur në ambientet e Ministrisë
së Mjedisit dhe të Planifikimit
Hapësinor, ku është pranuar nga
zëvendësministri, Shpëtim Rudi dhe
zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.
Letra informative Letra informative
8
Ekspozita Java e Trashëgimisë, u hap në qendër të shkollës sonë, ishte një mundësi më shumë
për të mbledhur bashkë prindër, mësimdhënës e nxënës. Një ndërthurje mes punimeve rreth
objekteve të trashëgimisë, qoftë asaj materiale apo shpirtërore dhe fotografive të bëra gjatë vizitave
të kësaj jave, po me këtë karakter, nxënësit e projektit Java e trashëgimisë në shkolla kanë bërë një
thirrje tek të gjithë: të rritet ndërgjegjësimi për ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë
Kulturore të Kosovës.
Një kënd ishte i mbushur me koleksione nga më të ndryshmet, si materiale, veshje, punëdore,
vegla, objekte e të tjera gjëra këto që i përkasin trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkaq në një tjetër
kënd mund të gjeje ushqimet tona tradicionale si: fli, manti, bakllava etj.
Trashëgimia materiale dhe ajo shpirtërore e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi. Veç muzeve të
njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të zakonshme, që befasojnë këdo nga
natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja. Kjo
trashëgimi gjendet në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në
arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në
kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët si edhe në të gjitha muzetë e saj. Trashëgimia
kulturore jomateriale shpirtërore në vete përmban mënyrat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë
dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanalet dhe hapësirat kulturore. Në këtë
projekt morën pjesë nxënës të klasës së katërt, të klasës së shtatë dhe të së nëntës. Ndërkaq, i
gjithë projekti u udhëhoq nga dy mësimdhënëset Violetë Pllana dhe Alida Thaçi. Kjo ekspozitë, e
cila do të jetë e hapur edhe javën e ardhshme, është organizuar në përmbyllje të kësaj jave mjaft të
ngjeshur me aktivitete e vizita. Ndërkaq ky projekt është mbështetur nga Këshilli i Evropës, i cili
përzgjodhi fituese shkollën tonë.
Java e Trashëgimisë finalizohet me ekspozitë
Letra informative Letra informative
9
Aces është projekt ndërkombëtar ku
marrin pjesë shkolla nga e gjithë
Evropa, dhe për herë të tretë edhe
shkolla jonë “Mileniumi i Tretë”. Në
shtator të këtij viti , në Bukuresht të
Rumanisë, u mbajt takimi i parë i
përbashkët i delegacioneve të
shkollave pjesëmarrëse me 44
projektet e përzgjedhura, në ciklin e
projekteve Aces 2013/14. Secila
shkollë pjesëmarrëse u përfaqësua
nga një mësimdhënës dhe një
nxënës. Në këtë takim, shkolla jonë u
përfaqësua nga arsimtarja Krenare Lleshi dhe nxënësja Dea Buleshkaj. Gjatë katër ditëve
me radhë delegacioni nga shkolla jonë pati mundësinë të takohet me përfaqësuesit e
shkollave partnere dhe së bashku morën pjesë në punëtoritë për diversitetin, reflektuan për
qëllimet e projekteve dhe planifikuan hapat në vijim për implementimin e projektit.
Pas dy muajve punë nga ana e pjesëmarrësve të projektit të shkollës sonë, në dhjetor u
vendos takimi i parë mes shkollave partnere i cili u mbajt në Slloveni. 15 nxënësit
pjesëmarrës (Adea Loxha, Adijata Zhdrella, Arba Shporta, Art Latifi, Dea Buleshkaj, Dardan
Sokoli, Don Agani, Drin Krasniqi, Genita Abazi, Gentiana Hoxha, Lis Deri, Lum Skeja,
Valon Ismajli, Vegim Bytyqi, Zana Dalladaku) dhe mësimdhënësit (Krenare Lleshi, Valmir
Sadiku, Tringa Shpendi) u takuan me pjesëmarrësit e dy shkollave të tjera, njëra nga
Lubljana dhe tjetra nga Lipania, këtë herë në Lubjanë, ku u prezantua puna e
deriatëhershme dhe shteti, qyteti, shkolla e secilit grup. Po ashtu u organizuan aktivitete të
ndryshme, lidhur me diveristetin. Në mars pritet që të mbahet takimi i dytë në Kosovë, ku
ne do t’i mirëpresim shkollat nga Sllovenia dhe Sllovakia.
PROJEKTI ACES Letra informative
10
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Sot në shkollën tonë u shënua
“Dita Ndërkombëtare e Vajzave”,
me përkrahjen e Qendrës KUSA
(Kosovo United State Alumni),
me titullin: "Fuqizimi i vajzave
drejt femrave të suksesshme".
Nxënëseve vajza të moshave 12-
17 vjeç u mbajtën fjalime in-
spiruese dy anëtare të KUSA-s:
Sanije Murati (ndërmarrëse) dhe
Afrore Lila (drejtoresha e
shkollës). Ato shpalosën para
vajzave diçka nga prapaskena e
jetës së tyre duke i inspiruar për
karrierë të suksesshme, sepse
me gjithë sfidat me të cilat janë
përballur femrat në mentalitetin
kosovar me entuziazëm të madh
arrijnë të krijojnë suksese, duke
e fuqizuar kësisoj edhe rolin e
femrës në shoqërinë kosovare.
Znj. Arta Agani - kryesuese e KUSA -s dhe organizatore e evenimentit të sotëm u shpreh
shumë e kënaqur me pjesëmarrjen aktive të vajzave të shkollës në debatin e zhvilluar.
Vajzat i argëtuan me 2 këngë, të përcjella në kitarë nga shokët e tyre, ndërsa programi u
përmbyll me koktej rasti. Në këtë mënyrë, shkolla "Mileniumi i Tretë" edhe me një aktivitet
të radhës dëshmon ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe rolin primar të saj për zhvillimin
shumëdimensional të nxënësve të vet.
Në shkollën tonë sporti është prioritet . Edhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër u mbajt turniri i
futbollit dhe basketbollit . Çdo gjë shkoi në rregull dhe fitues dolën ata që e
merituan .Përveç lojërave brenda mjedisit te shkollës, shkolla jonë ka marrë pjesë edhe
në turnirë ndërkombëtare .Prandaj gjenerata e re e shkollës tonë do të përcjellë edhe
shumë sportist .
Sporti
Letra informative
11
Vizitë në të përditshmen “Koha Ditore”
Në vazhdën e aktiviteteve të depar-
tamentit të klasave të pesta, me
datë 30.10.2013 u realizua vizita në
redaksinë e të përditshmes “Koha
Ditore”. Nxënësit gjatë vizitës u
njoftuan nga afër me funksionimin,
punët dhe angazhimet që bëjnë
gazetarët në këtë të përditshme.
Prindi Agron Bajrami njoftoi
nxënësit për detyrat dhe
përgjegjësitë që ka kjo redaksi ndaj
lexuesve në informimin e saktë dhe
të gjithëanshëm. Departamenti i
klasave të pesta falënderon prindin
Agron Bajrami i cili mundësoi realizimin e kësaj vizite.
Elizabeth Gowing e ftuar në
klasën V-1
Me datë 01.11.2013 në klasën V-1 e
ftuar ishte znj. Elizabeth Goëing. Ajo
bisedoi me nxënësit për gjendjen
ekonomike dhe nivelin e shkollimi të
komunitetit romë në përgjithësi dhe të
familjes së Xhejlanës në veçanti.
Nxënësit me aq sa patën mundësi
ndihmuan bashkëmoshatarët e tyre
romë. Vizitën e mundësoi prindi Lem-
ane Kamberi
Vizitë e klasave të para në qumështoren ”Bylmeti” – Miradi e Epërme
Në kuadër të aktiviteteve mujore, nxënësit e klasave të para vizituan ambientin e
qumështores “Bylmeti” në fshatin Miradi e Epërme – Fushë Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite
ishte me karakter mësimor.
Nxënësit u informuan për së afërmi
për produketet e qumështit si dhe
rëndësinë e tyre për shëndetin
tonë.
Departamenti i klasave të para
falënderon anëtarët e qumëshores
“Bylmeti” për mikëpritjen dhe
dhuratat që bëri për nxënësit e
klasave të para.
Letra informative Letra informative
12
Vizitë në ordinancën stomatologjike “Dentika”
Dhëmbët e qumështit luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimit si dhe nxitjen e
zhvillimit të kockave dhe muskujve. Dhëmbët e përkohshëm ose të qumështit, ruajnë
vendin e caktuar për dhëmbët e tjerë ose dhëmbët e përhershëm që pritet të vijnë,
gjithashtu dhëmbët e përparmë u nevojiten fëmijëve me qëllim që të arrihet një shqiptim
normal i tingujve (bashkëtingëlloreve) s, f, v, th dhe dh. Meqenëse, nxënësve të klasës së
parë tanimë janë duke iu ndërruar dhëmbët e qumështit, ne vendosëm që të vizitonim sto-
matologen z. Lendita Perjuci- Vokshi, prind i klasës I/2.
Ajo na mirëpriti dhe na mësoi shumë gjëra për
pastërtinë e dhëmbëve dhe gojës, nxënësve u dha
shumë këshilla, si për shembull: Për të zvogëluar
mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve, p. sh. gër-
ryerjes së tyre, është e domosdoshme të lahen
dhëmbët me furçë, duke përdorur pastë
dhëmbësh dy herë në ditë, pas ngrënies së
mëngjesit dhe në darkë para fjetjes.
Në fund, stomatologia kishte përgatitur edhe disa dhurata
për nxënësit. Ajo u dha nga një mollë të gjithëve si dhe
nga një broshurë me rregulla për pastërtinë e dhëmbëve.
Zonjën Lendita, e falënderojmë për mikpritjen, infor-
macionet e reja dhe dhuratat që kishte përgatitur për
nxënësit e klasave të para.
Vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj
Nxënësit e klasave të dyta gjatë muajit tetor në kuadër të temës mujore “Vendi im” reali-
zuan vizitën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj. Nxënësit për së afërmi u
njoftuan me punën dhe rregullat ushtarake të FSK-së.
Falënderojmë stafin e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj për pritjen e ngrohtë që iu bënë
nxënësve.
Letra informative Letra informative
13
Vizitë në ambientet e kompanisë
Mr. Bali - Paintball Kosova
Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e
informatikës, nxënësit e klasëve të
dymbëdhjeta vizituan ambientet e kom-
panisë Mr.Bali - Paintball Kosova. Qëlli-
mi i kësaj vizite ishte me karakter ar-
gëtues. Falënderojmë anëtarët e kompa-
nisë Mr.Bali, për mikëpritjen e tyre.
Vizitë - Parku i Arinjve
Klasat e para në javën e dytë të muajit
Shtator realizuan vizitën në parkun e
Arinjve në Prishtinë. Nxënësit u njoftuan
për mënyrën e jetesës, ushqimin e do-
mosdoshëm që arinjtë duhet ta kon-
sumojnë gjatë një dite.Vizita në parkun e
Arinjve për nxënësit ishte shumë
atraktive, ku nxënësit kishin mundësi që
të bënin pyetje të ndryshme lidhur me
jetesën dhe zhvillimin e arinjve.
Vizitë në sallonin e automjeteve
“TOYOTA”
Me datë 24.09.2013 nxënësit e klasave
të pesta vizituan sallonin “Toyota Auto-
trade” në Prishtinë. Këtë vizitë e organi-
zoi prindi Rubik Spahiu, i cili përpos
pritjes së ngrohtë që kishte organizuar,
të gjithë nxënësit i informoi lidhur me
funksionimin e sallonit “TOYOTA” si dhe
me disa nga llojet e makinave më të
përsosura të kohës të cilat i kontribuojnë
mbrojtjes së ambientit.
Departamenti i klasave të pesta falën-
deron prindin z. Rubik Spahiu për organizimin e vizitës dhe për të gjitha shpjegimet e bëra.
Letra informative
14
Filloi viti i ri shkollor për
të gjithë nxënësit e
shkollës "Mileniumi i
Tretë". Slogani "Mirë se
Erdhët" dhe ambienti
tërheqës joshi nxënësit,
të cilët pas pushimeve
kishin ardhur të etur për
dije të reja - aty ku gjithnjë e gjejnë përkrahjen dhe dashurinë e mësim-
dhënësve të përkushtuar. Ndërsa Fatosat e Yllkat e vogla, ca të
buzëqeshur e ca të tjerë të ndrojtur e kthyen shikimin e tyre në admirim
për shkollën ku i priste mesazhi mirëpritës i ndihmës-drejtoreshës, znj.
Zana Zeqiri dhe i mësueseve, të gatshme për rrugëtimin e përbashkët për
një duzinë hulumtuesish të ardhshëm. Këtë vit në shkollën tonë pranuam
shumë nxënës të rinj. Disa vijnë kryesisht prej Kosovës e disa të tjerë
vijnë edhe prej vendeve të huaja. Në shkollën tonë çdo nxënës pritet
ngrohtësisht dhe ka lirinë e plotë të të shprehurit. E vetmja gjë që na
mbetet për të thënë është t’u urojmë sukses dhe përshtatje të lehtë.
Audicion
Shkolla jonë këtë gjysëmvjetor or-
ganizoi ardhjen e një grupi aktorësh
nga Prishtina për të bërë intevistë
disa minutëshe me nxënësit e përz-
gjedhur sipas aftësive oratorike.
Nxënësit u ndanë të kënaqur me
këto intevista. Ende pritet të
shpallen fituesit e këtij audicioni.
Shpresojmë që sa më shumë nxënës të dalim fitues!
Nxënësit e rinj
Letra informative Letra informative
15
Redaksia
Erna Stublla
Rrita Lluka
Vlera Shehu
Valëza Stanovci
Adea Loxha.
GËZUAR!
Letra informative