liber mesuesi fizika 6

34
LIBËR PËR MËSUESIN FIZIKA 6 Marie Korriku BOTIME

Upload: reomio

Post on 19-Jan-2016

280 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

Liber mesuesi

TRANSCRIPT

Page 1: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBËR PËR MËSUESIN

FIZIKA 6

Marie Korriku

BOTIME

Page 2: Liber Mesuesi Fizika 6

BOTIME

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2012Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese

“Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 [email protected] i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73

Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 [email protected]

Page 3: Liber Mesuesi Fizika 6

PËRMBAJTJE

Plani mësimor........................................................................................................4

KREU 1 TRUPAT DHE LËNDATema 1.1 Trupat dhe lënda..................................................................................7Tema 1.2 Gjendjet e lëndës dhe ndrtimi i saj......................................................8Tema 1.3 Përmasat e trupave.Vëllimi................................................................9Tema 1.4 Masa e trupave .................................................................................11Tema 1.5 Vetitë e trupave të ngurtë...................................................................12Tema 1.6 Vetitë e lëngjeve.................................................................................13Tema 1.7 Vetitë e gazeve..................................................................................14Tema 1.11 Përsëritje kapitulli (trupat dhe lënda)................................................15Tema 1.12 Test për vetkontroll (trupat dhe lënda)...............................................16

KREU 2. DUKURITË TERMIKETema 2.1 Ndjesitë termike dhe temperatura......................................................18Tema 2.2 Bymimi dhe tkurrja e trupave të ngurtë..............................................17Tema 2.3 Bymimi termik i lëngjeve dhe i gazeve ................................................20Tema 2.4 Shndërrimi i gjendjeve të lëndës ........................................................21Tema 2.7 Përsëritje (Dukuritë termike).............................................................22Tema 2.8 Test për vetëkontroll ..........................................................................23

KREU 3: DUKURITË ELEKTRIKE DHE MAGNETIKE Tema 3.1 Qarku dhe rryma elektrike..................................................................25Tema 3.2 Skema e qarkut elektrik......................................................................26Tema 3.4 Efektet e rrymës elektrike....................................................................27Tema 3.5 Bashkëveprimi magnetik....................................................................28Tema 3.6 Toka sillet si magnet. Busulla.............................................................29Tema 3.9 Përsëritje (dukuritë elektrike).............................................................30

Page 4: Liber Mesuesi Fizika 6

4

PL

AN

I M

ËS

IMO

R

ND

A: F

IZIK

Ë

Kla

sa: V

I

Pro

gram

i sin

teti

k

35 ja

vë x

1 o

rë/j

avë

= 3

5 o

Njo

huri

të re

ja

16 o

Punë

labo

rato

ri

8 or

ë

Përs

ëritj

e

3

orë

Test

e

3

orë

Kuri

kula

e li

5

orë

Page 5: Liber Mesuesi Fizika 6

5

1

I. Lënd

a dh

e ve

titë

e

saj.

(12

orë)

7T+3

P.P

+1P

+1T.

K:

përf

undi

m të

kap

itul

lit n

xënë

si të

jetë

i af

të:

•Të

dal

lojë

trup

a dh

e lë

ndë.

•Të

dal

lojë

tri g

jend

jet e

lënd

ës.

•Të

treg

ojë

vetit

ë e

trup

ave.

•Të

për

kufiz

ojë

mas

ën d

he v

ëllim

ine

trup

it.•

Të a

naliz

ojë

trup

a dh

e lë

ndë

që n

dotin

mje

disin

.•

Të p

ërdo

rë sa

ktë

mje

te la

bora

torik

e si

vizo

re, p

esho

re,

ene

e sh

kallë

zuar

.•

Të p

ërca

ktoj

e vë

llim

in e

trup

ave

të rr

egul

lt dh

e të

çr

regu

llt.

•Të

nxj

errë

për

fund

ime

të sa

kta

mbi

mat

jet m

e m

jete

t la

bora

torik

e.•

Të zb

atoj

ë rr

egul

lat e

sigu

rimit

tekn

ik n

ë la

bora

tor

1.1

Trup

at d

he lë

nda.

Teks

ti Fi

zika

6

trup

a, fo

togr

afi

21.

2 Tr

i gje

ndje

t e lë

ndës

dhe

ndë

rtim

i thë

rrm

ijor i

saj.

Susta

, lën

gje,

trup

a të

ngu

rtë

31.

3 Pë

rmas

at e

trup

ave.

Vël

limi.

trup

a gj

eom

etrik

ë

41.

4 M

asa

e tr

upav

e.pe

shor

e, tr

upa

51.

5 Ve

titë

e tr

upav

e të

ngu

rtë

sustë

, pla

stelin

ë,

61.

6 Ve

titë

e lë

ngje

ve.

Enë

e sh

kallë

zuar

Lëng

je

71.

7 Ve

titë

e ga

zeve

.Sh

iring

ë, tu

llum

bac

81.

8 P.P

. Të

mat

im p

ërm

asat

dhe

vël

limin

e tr

upav

e në

fo

rmë

të rr

egul

lt.fle

tore

labo

ra-

tori

trup

a, v

izore

,ku

boid

91.

9 P.P

. Të

mat

im v

ëllim

in e

lëng

ut d

he të

një

trup

i në

form

ë jo

të rr

egul

lt.En

ë e

shka

llëzu

ar,

Ujë

, tru

pa të

veg

jël

101.

10 P

.P. M

atja

e m

asës

me

pesh

ore.

Pesh

ore,

trup

a të

nd

rysh

ëm

111.

11 P

ërsë

ritje

kap

itulli

.fle

tore

pun

e

121.

12 T

esti

për v

etko

ntro

ll

13

II.

Duk

urit

ë Te

rmik

e(8

orë

)

4T+2

P.P

+1P

++1

T.K

përf

undi

m të

kap

itul

lit n

xënë

si të

jetë

i af

të:

•N

ë pë

rfund

im të

kap

itulli

t nxë

nësi

Të je

të i

aftë

:•

Të p

ërsh

krua

jë n

drys

him

et fa

zore

.•

Të d

allo

jë v

limin

nga

avu

llim

i.•

Të p

ërsh

krua

jë fa

ktor

ët q

ë nd

ikoj

në n

ë pr

oces

in e

av

ullim

it.•

Të p

ërsh

krua

jë n

drys

him

et te

k tr

upat

gja

të rr

itjes

apo

zv

ogël

imit

•të

tem

pera

turë

s.•

Të p

ërdo

rë m

jete

t për

mat

jen

e •

Tem

pera

turë

s•

Të in

terp

reto

jë d

ukur

itë te

rmik

e•

rolin

për

jetë

n në

tokë

.•

Të n

dërt

ojë

grafi

kun

e va

rësis

ë së

tem

pera

turë

s nga

koh

a.

2.1

Ndj

esia

term

ike

dhe

tem

pera

tura

.

Teks

ti Fi

zika

6

Ujë

i ng

roht

ë-fto

htë

142.

2 By

mim

i dhe

tkur

rja e

trup

it të

ngu

rtë

Mje

t lab

orat

ori

152.

3 By

mim

i dhe

tkur

rja e

lëng

jeve

dhe

gaz

eve

gotë

kim

ike,

lëng

, tu

llum

bac

162.

4 Sh

ndër

rimet

e g

jend

jeve

të lë

ndës

gotë

qel

qi,

term

omet

ër

172.

5 P.P

. Të

vroj

tojm

ë ng

rohj

en d

he a

vulli

min

e u

jit.

fleto

rela

bora

-to

rite

rmom

etër

,na

ftalin

ë, p

rovë

z18

2.6

P.P. T

ë vr

ojto

jmë

shkr

irjen

dhe

ngu

rtës

imin

e

nafta

linës

.

192.

7 Pë

rsër

itje

kapi

tulli

.

202.

8 Te

st pë

r vet

ëkon

troll.

Orë

Kre

uO

bjek

tiva

t e K

reut

Tem

a m

ësim

ore

për

çdo

orë

mës

imi

Mat

eria

libu

rim

orM

jete

t m

ësim

ore

Page 6: Liber Mesuesi Fizika 6

6

21

III.

Duk

urit

ë m

agne

tike

dhe

elek

trik

e (1

1ore

)

5T+3

P.P

+1P

+1O

.L+1

T.K

përf

undi

m të

kap

itul

lit n

xënë

si të

jetë

i af

të:

•N

ë pë

rfund

im të

kap

itulli

t nxë

nësi

të je

të i

aftë

:•

Të d

allo

jë p

olet

e m

agne

tit d

he fo

rcat

e b

ashk

ëvep

rimit

ndër

mje

t tyr

e.•

Të p

ërdo

rë b

usul

lën.

•Të

dal

lojë

trup

at p

ërcj

ellë

s dhe

veç

ues.

•Të

për

cakt

ojë

vepr

imet

e rr

ymës

ele

ktrik

e.•

Të n

dërt

ojë

qark

un e

lekt

rik.

•Të

viza

tojë

skem

ën e

qar

kut e

lekt

rik.

•Të

për

dorë

mod

ele

si el

ektro

mag

netin

apo

zile

n el

ektr

ike

•Të

pye

së d

he të

mbl

edhë

info

rmac

ion

mbi

gjë

rat q

ë e

habi

sin

3.1

Bash

këve

prim

i mag

netik

.

Teks

ti Fi

zika

6

mag

net,

trup

, hek

ur

223.

2 To

ka si

llet s

i mag

net.

Busu

lla.

mag

net,

busu

ll

233.

3 Q

arku

dhe

rrym

a el

ektr

ike.

bate

ri, ll

ambë

, çel

ës

243.

4 Sk

ema

e qa

rkut

ele

ktrik

.ba

teri,

llam

bë, ç

elës

253.

5 P.P

. Për

çues

dhe

veç

ues.

fleto

rela

bora

-to

riba

teri,

llam

bë,

çelë

s etj.

26 3

.6 V

eprim

et e

rrym

ës e

lekt

rike.

Teks

ti Fi

zika

6

qarq

e el

ektr

ikë

27O

rë e

lirë

1. T

esti

vje

tor

(orë

e li

rë)

drej

toria

283.

7 P.P

. Ndë

rtim

i i q

arku

t ele

ktrik

.fle

tore

labo

ra-

tori

bate

ri, ll

ambë

, çel

ës

293.

8 P.P

. Të

ndër

tojm

ë el

ektro

mag

netin

.

bate

ri, ll

ambë

, çel

ës

gozh

dë.

303.

9 Pë

rsër

itje

kapi

tulli

.

313.

10 T

est

kont

rolli

.

32

Orë

të li

ra

(4 o

rë)

Orë

e li

rë2.

Për

forc

im n

johu

rish

33

O

rë e

lirë

3. P

ërfo

rcim

njo

huri

sh

34

O

rë e

lirë

4. V

epri

mta

ri s

hkol

lore

35

O

rë e

lirë

5. V

epri

mta

ri sh

kollo

re

Orë

Kre

uO

bjek

tiva

t e K

reut

Tem

a m

ësim

ore

për

çdo

orë

mës

imi

Mat

eria

libu

rim

orM

jete

t m

ësim

ore

Page 7: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

7

Tema 1.1: Trupat dhe lënda

ObjektivatNxënësi në përfundim të orës së mësimit të jetë i aftë:

1) Të thotë përkufizimin e trupit dhe lëndës.Të listojë 5 trupa që ndodhen në klasë.Të listojë 3 lëndë që ndodhen në klasë.

2) Të listojë 3 trupa me të njëjtën lëndë.Të listojë 3 trupa me funksion të njëjtë, por me lëndë të ndryshme.

3) Të shkruajë katër karakteristika të trupave, duke i shoqëruar me shembuj.

Metoda e zhvillimit të mësimit • Bashkëbisedimi• Shpjegimi • Analiza

Mjetet• Teksti • Trupa të ndryshëm

Zhvillimi i orës së mësimit• Nxënësve u drejtohet pyetja “Thoni objekte që na rrethojnë në mjedisin ku

jetojmë dhe më gjerë?” Shkruhen në dërrasë objektet që thonë nxënësit.• Orientohen më shumë për ato që shohin dhe prekin por, edhe për ato që

nuk i shikojnë dhe prekin.• Shkruhet tema në dërrase dhe njihen nxënësit me objektivat e orës së mësimit.

Përkufizohet çfarë është trupi dhe lënda.

• Kërkohet nga nxënësit të gjejnë në klasë trupa të ndryshëm me të njëjtën lëndë dhe trupa me funksion të njëjtë me lëndë të ndryshme.

• Listohen në dërrasë disa trupa të ndryshëm dhe pastaj gjejmë karakteristikat që i bëjnë të ndryshëm këta trupa p.sh.: shkumësi, dërrasa, dritarja, harta, libri, stilolapsi, susta e stilolapsit, një shishe me ujë, coca-cola, alkool etj. Evidentohen karakteristikat e trupave nga përbërja e lëndës (qelqi i tejdukshëm, i fortë, i thyeshëm; druri i fortë; shkumësi i fortë por i thyeshëm; susta ndryshon formën; plastelina e butë etj.), nga forma dhe përmasat, si tavolina e nxënësit me të mësuesit ndryshon forma dhe madhësia etj.

• Ndahen nxënësit në katër grupe për të parë përvetësimin e njohurive të marra:

Page 8: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

8

A- Të listojnë pesë trupa me të njëjtën lëndë.B- Të listojnë pesë trupa të njëjtë të përbërë nga lëndë të ndryshme.C- Të listohen pesë karakteristika të trupave të ndryshëm, duke dhënë nga një

shembull.D- Të listohen pesë lëndë të ndryshme dhe nga një trup për secilin.

Secili grup thotë përgjigjet e veta dhe diskutohen.Punohen ushtrimet 1-5 (provoni njohuritë)Bëhen vlerësimet e nxënësve për njohuritë.Jepen detyrat e shtëpisë ushtrimet 7-11

Tema 1.2 Gjendjet e lëndës dhe ndërtimi i saj

Objektivat1) Nxënësi në përfundim të orës së mësimit të jetë i aftë:

• Të përshkruajë tri gjendjet e lëndës.• Të listojë nga dy trupa ku lënda të jetë në tri gjendjet e saj.

2) Të nxjerrë në pah natyrën grimcore të lëndës nëpërmjet tre shembujve.3) Të thotë nga dy karakteristika që ka secila gjendje e lëndës dhe t’i krahasojë

ato.

Metodat• Bashkëbisedim• Vrojtim• Diskutim• Eksperimenti frontal

Mjetet• Teksti• Shkumës • Letër, laps• Ujë, bojë• Kripë ose sheqer• Ngrohës• Enë metalike

Zhvillimi i orës së mësimit• Diskutohen detyrat e shtëpisë.• Shkruhet tema e mësimit në dërrasë.

Page 9: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

9

• Pyeten nxënësit çfarë dinë për këtë temë, çfarë kanë mësuar nga Dituria e Natyrës.

• Kërkohen shembuj nga nxënësit për të dalluar tre gjendjet e lëndës.• Lënda ndryshon gjendjen në varësi të kushteve fizike, p.sh. nëpërmjet

temperaturës. Bëhet një eksperiment frontal, ku të vërehet shndërrimi i akullit në avull. Të kërkohen nga nxënësit shembuj të tjerë.

• Shpjegimi i ndërtimit të lëndësKryhen disa eksperimente frontale për të treguar që lënda është e përbërë nga

thërrmija të vogla, duke marrë pluhurin e shkumësit, copa letre, sheqer duke e tretur në ujë, hapet një parfum etj.

Jepet përkufizimi i molekulësTheksohet që molekulat ruajnë vetinë e lëndës dhe lëndë të ndryshme kanë

molekula të ndryshme.• Kontrollohen njohuritë e marra nëpërmjet pyetjeve.Thoni tre gjendjet e lëndës. Thoni shembuj për tre gjendjet e lëndës.Ç’është molekula?Punohen ushtrimet 1- 4 provoni njohuritë.Vlerësohen nxënësit.Jepen detyrat e shtëpisë ushtrimet 5 dhe 6. Të shkruajnë shembuj të

ndryshëm që vërtetojnë se lënda ka ndërtim thërrmijor.

Tema 1.3 Përmasat e trupave. Vëllimi

Objektivat: Nxënësi në përfundim të orës së mësimit të jetë i aftë:1) Të përkufizojë vëllimin e trupave në hapësirë.• Të thotë formulën e gjetjes së vëllimit të kuboidit.• Të thotë njësinë matëse të gjatësisë, shumëfishat dhe nënfishat e saj.2) Të zbatojë formulën e vëllimit për trupat e rregullt.3) Të zbatojë formulën e vëllimit për lëngjet. • Të gjejë vëllimin e trupave të çrregullt kur përdor enë të shkallëzuara.

Metodat: Shpjegim, bashkëbisedim, vrojtim, eksperiment, arsyetim.

Mjetet: Vizore të shkallëzuar, enë të shkallëzuar, trupa gjeometrikë, trupa të çrregullt.

Zhvillimi i orës së mësimit• Diskutohen detyrat e shtëpisë.

Page 10: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

10

• Pyeten nxënësit për tre gjendjet e lëndës, kërkohet të jepen shembuj të trupave të ndryshëm të formave të rregullta dhe jo të rregullta.

• Pyeten nxënësit si bëhet krahasimi ndërmjet trupave të ndryshëm nga ana e madhësisë.

Shkruhet tema në dërrasë.Përmasat e trupave .

Shpjegohet që çdo trup zë një vend në hapësirë.Trupat e rregullt kanë tre përmasa, gjerësi, gjatësi, lartësi. Në formën e bashkëbisedimit duke pyetur për trupa të ndryshëm në klasë, përcaktohen përmasat e tyre.Kujtojmë njësinë e matjes së gjatësisë, shkruajmë në dërrasë shumëfishat dhe nënfishat e metrit. Pyeten nxënësit se çfarë dinë për veprimet me njësinë e gjatësisë.Tregohen mjetet që përdoren për matjen e përmasave të trupit.Vëllimi i trupaveVëzhgohen trupat në klasë dhe diskutohet për hapësirën që zënë në klasë.Kërkohet nga nxënësit për të thënë disa nga trupat e rregullt që njohin. Jepet përkufizimi i vëllimit të trupave .E rëndësishme është të përsëritet shndërrimi i njësisë së vëllimit nga m3 në dm3 në cm3 në mm3 po ashtu dhe shndërrimin e 1 litër =1dm3 1 litër =1000cm3 ………….Matja e vëllimit të lëngjeve.Kërkohet nga nxënësit se si mund të gjejmë vëllimin e trupave të çrregullt p.sh. një gur i vogël kur kemi enë të shkallëzuar, apo vëllimi i një kokërr orizi apo gruri.Gjendet vëllimi i një shkrepëseje në klasë. Te shpjegohet matja e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë.E rëndësishme është të theksojmë madhësitë fizike dhe njësitë matëse.

Kontrollohen njohuritë e marra në këtë orë mësimi Punohen ushtrimet 1-7 duke i diskutuar.Kërkohet nxënësve të ndarë në grupe me katër ose gjashtë nxënës të gjejnë vëllimin e objektit që ka formë të rregullt, duke bëre matje të drejtpërdrejta.Vrojtohet puna e nxënësve diskutohet dhe vlerësohet.Jepen detyrat e shtëpisë ushtrimi 8-10.

Page 11: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

11

Tema 1.4 Masa e trupave

Objektivat: Nxënësi në përfundim të orës së mësimit të jetë i aftë:1) Të përkufizojë masën e trupave.2) Të kryejë veprime me njësitë e masës, shumëfishat dhe nënfishat.3) Të krahasojë trupat jo vetëm nga hapësira që zë në hapësirë por dhe nga rëndesa

e tyre.

Metodat: Shpjegim, bashkëbisedimi, vrojtimi, eksperimenti, arsyetimi.

Mjetet: Metër të shkallëzuar në mm, enë e shkallëzuar, trupa të lëndëve të ndryshëm.Kontrollohen detyrat e shtëpisë.Cilat janë tre gjendjet e lëndës? Shembuj për secilën gjendje.Ç’është vëllimi i trupave? Si gjendet vëllimi i trupave të rregullt? Po i trupave të çfarëdoshëm? Informacioni i riShkruhet tema në dërrase.Sasia e lëndësMerren disa trupa të së njëjtës lëndë dhe kërkohet se cili rëndon më shumë. Merren trupa të lëndëve të ndryshme ku mbase forma është e ndryshme , krahasohen se sa rëndojnë. Theksojmë se trupat e të njëjtës lëndë që rëndojnë njësoj themi se përmbajnë të njëjtën sasi lënde.Merren trupa me të njëjtën formë por që rëndojnë jo njësoj themi se përmbajnë sasi të ndryshme lënde.Masa. Matja e masësJepet përkufizimi i masës, theksohet që masa shpreh një veti të veçantë të trupit.Shpjegohet cila është njësia matëse e masës së trupave.Bëhen shndërrimet në shumëfisha dhe nënfisha.Duhet të theksojmë se kur matim masën e një trupi do të thotë të krahasojmë atë trup me etalonin e masës.Një rezultat të saktë e marrim vetëm me peshore. Shpjegojmë si përdoret peshorja, shembuj të disa peshoreve.Theksohet që masa e trupit është veti e vetë trupit dhe nuk varet nga vendndodhja e tij në univers, sepse sasia e lëndës nuk ndryshon.

• Bëhet një përforcim i lëndës duke parë realizimin e objektivave. Punohen ushtrimet 3-8 në formë bashkëbisedimi, por duke bërë dhe vlerësime.

• Ndahen nxënësit në dy grupe në formë konkursi . Shkruhen dy ushtrime në dërrasë.

Page 12: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

12

0,5 kg=…………mg 756mg=……….g3780mg=………g 0,35 kg=……..mg12kg+1200g= 5kg+2000g=

• Bëhet vlerësimi i nxënësve.• Jepen detyrat e shtëpisë ushtrimi 1, 2.

Tema 1.5 Vetitë e trupave të ngurtë

Objektivat: Nxënësi në përfundim të orës së mësimit të jetë i aftë:1) Të thotë vetitë e trupave të ngurtë.2) Të konkretizojë secilën veti të trupave të ngurtë me nga një shembull.3) Të shpjegojë me anë të përshkrimit të një eksperimenti, që trupat e ngurtë e

ruajnë vëllimin e tij.

Metodat: Shpjegim, bashkëbisedim, eksperiment frontal, analizë.

Mjetet: Trupa të ndryshëm të ngurtë me veti të ndryshme si: gotë qelqi, vizore plastike, copë kompensatë, shkumësa, enë të shkallëzuar, ujë, plastelinë, sustë etj.

Zhvillimi i orës së mësimit.• Kontrollohen detyrat e shtëpisë. (5 min)• Pyeten nxënësit për ndërtimin thërrmijor të lëndës.• Si përkufizohet vëllimi dhe si gjendet vëllimi i trupave të ndryshëm?• Si përkufizohet masa e trupave dhe si gjendet masa e trupave?• Ç’është molekula? (5 min)

• Informacioni i ri (25 min)Kërkohet nga nxënësit të thonë disa trupa të ngurtë që ndodhen në klasë dhe jashtë saj. Për secilin nga trupat kërkohet çfarë vetish dinë dhe çfarë mund t’i bashkojë.

Shkruhet tema në dërrasë.• Përbërja e trupave të ngurtë. Trupat përbëhen nga lëndë të ndryshme.• Ndërtimi i trupave të ngurtëMe anë të arsyetimit shpjegohet modeli i ndërtimit të trupave të ngurtë, p.sh. “Do të mendoni sikur karriget të jenë të fiksuara në dysheme dhe ju të lidhur me karrigen si do të lëvizni ju? A mund të zhvendoseni?”• Trupat e ngurtë ruajnë formën. Jepen shembuj.

Page 13: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

13

• A shformohen trupat e ngurtë?

Shembuj të shformimit elastik dhe plastik të trupave që kemi përreth. Trupat që thyhen.E rëndësishme është të theksohet, që trupat e ngurtë pavarësisht shformimit vëllimi ruhet.

• Trupat e ngurtë ruajnë vëllimin.• Trupat e ngurtë janë të fortë, shembuj të ndryshëm.

Provohen njohuritë e marra:• Punohen ushtrimet 1-5 duke i diskutuar rast pas rasti. • Vlerësohen nxënësit. (7 min) • Jepen detyrat e shtëpisë ushtrimi 6 dhe për secilin paragraf të temës në libër të

shkruajë një shembull që nuk paraqitur aty. (3 min)

Tema 1.6 Vetitë e lëngjeve

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:1) Të thotë katër nga vetitë e lëngjeve.2) Të konkretizojë me nga një shembull secilën veti të lëngjeve.3) Të japë katër shembuj të sipërfaqeve të lira të lëngjeve dhe t’i krahasojë ato për

të gjetur të përbashkëtën.

Metodat: Shpjegim, eksperiment, arsyetim.

Mjetet: Lëngje të ndryshme që të ndryshojnë nga viskoziteti, gota qelqi, enë të shkallëzuar shiringë, sfera të vogla, ngjyrues etj.

Zhvillimi i orës së mësimit.• Kontrollohen detyrat e shtëpisë• Pyeten nxënësit për karakteristikat e trupave të ngurtë duke i konkretizuar me

shembuj.

Informacioni i ri (23 min)• Njihen nxënësit me temën dhe shkruhet në dërrase.• Pyetën për ndërtimin thërrmijor të lëndës dhe për molekulën.

Page 14: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

14

• Zhvillohen eksperiment me sfera dhe një gotë uji për të nxjerrë në pah vendosjen e molekulave te lëngjet, paketimin e tyre po ashtu dhe vetinë e rrjedhshmërisë, duke rrëshqitur shtresat.

• Nëpërmjet eksperimenteve provoni që lëngjet nuk e ruajnë formën e tyre, por marrin formën e enës ku ndodhet.

• Provoni që vëllimi i lëngjeve nuk ndryshon duke përdorur enë të shkallëzuar.• Tregoni që lëngjet nuk ngjishen duke përdorur një shiringë dhe ujë.• Tregoni që sipërfaqja e lirë e lëngjeve në prehje është më e vogla e mundshme.

• Bëhet një përsëritje e vetive të lëngjeve (2 min)• Kontrolloni njohuritë e marra nga nxënësit. (7 min)• Punohen ushtrimet 1,3,4,5,6 • Bëhen vlerësimet dhe jepen detyrat e shtëpisë Usht 2,7,8 (3 min)

Tema 1.7 Vetitë e gazeve

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:1) Të thotë katër veti të gazeve.2) Të thotë nga një shembull për çdo veti të gazit.3) Të shpjegojë ndërtimin molekular të gazeve dhe lëvizja e tyre. 4) Të bëjë krahasimin midis vetive të lëngjeve dhe të gazeve.

Metodat: Shpjegimi, eksperimenti, bashkëbisedimi, arsyetimi.

Mjetet: Shiringë, tullumbace, parfum etj.

Zhvillimi i orës së mësimit• Kontrollohen detyrat e shtëpisë.• Pyeten nxënësit për vetitë e lëngjeve.• Lëvizja e molekulave të lëngjeve nga se varet?

Informacioni i ri • Pyeten nxënësit çfarë na rrethon ne. Atmosfera nga se përbëhet?• Cilat janë gjendjet e lëndës?• Shkruhet në dërrasë tema e mësimit.• Lëvizja e molekulave të gazta krahasohet me lojtarët në fushën e futbollit

(lëvizja është në drejtime të çfarëdoshme e pareshtur, distanca ndërmjet molekulave është 10 herë më e madhe se te lëngjet).

Page 15: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

15

• Të theksohet që gazet nuk kanë formë dhe vëllim të caktuar, por marrin formën e enës ku ndodhet.

• Gazet kanë veti të zgjerohen, të përhapen kudo.• Gazet ngjishen, jepni shembuj të ndryshëm • Ajri dhe përbërja e tij.• Të theksohet që ajri gjatë lëvizjes mund të kryejë punë.

Bëhet një përsëritje e njohurive të dhënaKontrollohen njohuritë e marraPunohen ushtrimet 1-5Vlerësohen nxënësit Jepen detyrat e shtëpisë usht 6,7,8

Tema 1.11 Përsëritje kapitulli (trupat dhe lënda)Objektivat: Nxënësi/ja në përfundim të orës së mësimit të jetë i/e aftë:1) Të listojë pesë koncepte të marrë në kapitullin (Trupat dhe lënda).2) Të përkufizojë konceptin trup, masë ,vëllim, lëndë, molekulë.3) Të listojë nga tre veti për secilën gjendje të lëndës.4) Të gjejë veti të përbashkëta të 3 gjendjeve të lëndës.5) Të kryejë veprime me njësitë e gjatësisë dhe të masës për gjetjen e vëllimit të

trupave dhe masën e tyre.

Metodat: Bashkëbisedimi, problemore, arsyetimi, analiza.

Zhvillimi i orës së mësimitBëhet një përsëritje e koncepteve të marra (5 min)Kërkohet nga nxënësit të listojnë konceptet e mësuara në këtë kapitull duke

ndërtuar hartën në dërrasë Theksohet qe molekula është thërrmija më e vogël e lëndës qe ruan vetitë e

saj.Pyeten nxënësit për njësitë e matjes për gjatësinë, vëllimin dhe masën e

trupave .Ndahen nxënësit në tri grupe dhe u jepet usht 1,2,3 (5 min)Diskutohen përgjigjet e ushtrimeve (5 min)Pyeten për tre gjendjet e lëndës dhe vetitë e tyre të ndarë në tre grupe ku secili grup përgjigjet për vetitë e një gjendje të lëndës. (5 min) Nxënësit të ndarë në 6 grupe u jepen ushtrimet nga 1-6 (5 min )

Page 16: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

16

Diskutohen ushtrimet nga 1-6 (10 min)Si mund të gjendet masa e një sasie lëngu?Si mund të gjendet vëllimi i një trupi jo të rregullt kur kemi enë të shkallëzuar

dhe uji. (2 min.)

Si provohet qe molekulat janë në lëvizje të parreshtur. (2 min)Sa është vëllimi i një dhome me përmasa 4 m, 500c, 3000mm 3 min gjithë klasa. 3 minVlerësimi i nxënësve dhe udhëzime për detyrat e shtëpisë. Testi për

vetëkontroll. 3min

Tema 1.12 Test për vetëkontroll (trupat dhe lënda)Objektivat: Nxënësi/ja në përfundim të orës së mësimit të jetë i/e aftë:1) Të gjejë pohimet e vërteta nga të gabuarat.2) Të plotësojë tabelën ku të gjejë mjetin dhe njësinë matëse.3) Të shkruajë shembuj për vetitë e trupave 4) Të kryejë veprime me njësitë e vëllimit dhe të masës, shumëfishat dhe nënfishat

e tyre.

Metoda: Punë e pavarur e nxënësit

Zhvillimi i orës së mësimitNxënësit ndahen në dy grupe.U jepet testi çdo nxënësi.

Grupi A1. Cilët nga fjalët e mëposhtme tregon lëndë? (3 pikë)

Tavolinë, karrige druri, uji, shishe qelqi, qelq, letër, dru. 2. Cilat nga pohimet e mëposhtme NUK janë të vërteta? (10 pikë)

a) Lënda ndodhet në gjendje të ngurtë, të lëngët, të gaztë.b) Molekula është thërrmija më e vogël e lëndës që nuk e ruan vetinë e saj.c) Njësia matëse e masës së trupave është m3 .d) Trupat e ngurtë e ruajnë formën dhe vëllimin kur nuk veprohet mbi to.e) Lëngjet nuk ruajnë vëllimin.

3. Jepni nga dy shembuj për 3 veti të trupave të ngurtë. (3 pikë)4. Si gjendet vëllimi i një çelësi me anë të një enë të shkallëzuar dhe ujë?

Përshkruani shkurt metodën e përdorur. (3 pikë)

Page 17: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

17

5. Plotësoni barazimet : (8 pikë)

2cm+100mm= …………cm 5 kg+ 255g=……………kg..

2 l+4 cm3=……………cm3. 2000cm=? ……….m

Notat 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-6 7-10 11-14 15-19 20-22 23-25 26-2727

Shënim: Testi zhvillohet në 35 min. 10 min diskutohet testi për paqartësitë që kanë pasur nxënësitGrupi B1. Cilët nga fjalët e mëposhtme tregon trup? (3 pikë)

Tavolinë, karrige druri, uji, shishe qelqi, qelq, letër, dru.2. Cilat nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta? (10 pikë)

a) Lënda ndodhet në gjendje të ngurtë, lëngët, gaztë.?b) Molekula është thërrmija më e vogël e lëndës që nuk e ruan vetinë e saj?c) Njësia matëse e masës së trupave është m3 ?d) Trupat e ngurtë e ruajnë formë dhe vëllimin kur nuk veprohet mbi to?e) Lëngjet nuk ruajnë vëllimin?

3. Jepni nga dy shembuj për 3 veti të trupave të lëngët. (3 pikë)4. Si gjendet vëllimi i një shkumësi me anë të një ene të shkallëzuar dhe ujë?

Përshkruani shkurt metodën e përdorur ( 3 pikë)5. Plotësoni barazimet : (8 pikë) 6dm+150mm= …………cm 13 kg+ 50g=……………g.. 5 l+4 dm3=……………dm3. 2000mm=? ……….m

Notat 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-6 7-10 11-14 15-19 20-22 23-25 26-2727

Shënim: Testi zhvillohet në 35 min. 10 min diskutohet testi për paqartësitë që kanë pasur nxënësit.

Page 18: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

18

KREU 2. DUKURITË TERMIKE

Tema 2.1 Ndjesitë termike dhe temperatura

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1. Të përkufizojë temperaturën si madhësi fizike.2. Të shpjegojë kuptimin e baraspeshës termike.3. Të shpjegojë ndërtimin e termometrit. 4. Të shpjegojë përdorimet e tyre në jetën e përditshme.

Metodat e përdorura • Bashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi, shpjegimi.

Mjetet: • Trupa të lëndëve të ndryshme, ngrohës uji, termometër mjekësor dhe

termosetër lëngjesh etj.

Zhvillimi i orës së mësimit• Pyeten nxënësit për tri gjendjet e lëndës dhe vetitë e tyre.• Kërkohet që nxënësit të prekin me dorë trupa të ndryshëm që kanë përreth.• Pyeten çfarë ndjesie kishin në dorë të ngrohtit ose të ftohtit.• Njihen nxënësit me kapitullin e ri dhe shkruhet tema në dërrasë. (7 min)• Informacioni i ri

Jepet përkufizimi i temperaturës si madhësi fizike.Theksohet që temperatura tregon shkallën e ngrohtësisë së trupave, më i ngrohë apo më i ftohtë.Jepet njësia matëse e temperaturës e shprehur në celsius dhe kelvin.

Matja e temperaturës, termometriTheksohet se te prekurit nuk mund të përcaktojë saktë shkallën e ngrohtësisë.

Shpesh është e pamundur por dhe e gabuar, prandaj duhet mjeti matës.• Jepen llojet e termometrave dhe përdorimi i tyre.• Si përdoret ai në matje (kontakt i plotë me trupin që mat temp.)Baraspesha termike dhe matja e temperaturës • Kur trupat janë në baraspeshë termike, shembuj të ndryshëm.• Si shkëmbehet ngrohtësia e trupave kush merr dhe kush jep? (25 min)

Page 19: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

19

Kontroll i njohurive të marra Ushtrimet 1-4 10 minVlerësim i njohurive, dhënia e detyrave . 3 min

Tema 2.2 Bymimi dhe tkurrja e trupave të ngurtë

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1) Të përkufizojë dukurinë e bymimit dhe të tkurrjes së trupave.2) Të thotë nga dy shembuj për bymimin dhe tkurrjen e trupave.3) Të shpjegojë rëndësinë e të diturit të këtyre dy dukurive, bymimit dhe

tkurrjes.

Metodat e përdorura: shpjegimi, bashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi.

Mjetet:Ngrohës, unazë metalike, sferë të të njëjtit diametër.

Zhvillimi i orës së mësimit• Kontrollohen detyrat dhe pyeten për ndjesitë termike dhe temperaturën. (7 min)• Njihen me temën e re. Bymimi dhe tkurrja e trupave të ngurtë.• Shpjegohet çfarë ndodh me trupat kur ngrohen ose ftohen.• Jepet përkufizimi i bymimit dhe tkurrjes termike të trupave.• Zhvillohet eksperimenti që tregon bymimin termik të trupave të ngurtë.• Pasojat praktike të bymimit termik të trupave të ngurtë. Jepet shembulli:

Kur temp. ndryshon nga -30 Co në 40Co, një urë metalike me gjatësi 200m e ndryshon gjatësinë me 15cm.

Arsyet pse duhet të kenë njohuri njerëzit kur bëjnë ndërtime.• Bymimi termik varet nga lloji i lëndës.

Jepen shembuj për rëndësinë e njohjes së kësaj dukurie, p.sh. Në një tarracë shtëpie nuk mund të përdoren dy lloj metalesh etj.

(25 min)Kontrollohen njohuritë e marra nga nxënësit nëpërmjet pyetjeve dhe usht

1-4 (10 min)Bëhet vlerësimi i njohurive dhe jepen detyrat e shtëpisë.

Page 20: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

20

Tema 2.3 Bymimi termik i lëngjeve dhe i gazeve

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1) Të përkufizojë dukurinë e bymimit dhe tkurrjes së lëngjeve dhe gazeve.2) Të shpjegojë dallimin që ekziston te të tre gjendjet e lëndës për bymimin

dhe tkurrjen.3) Të analizojë pse është ky dallim (gazet bymehen dhe tkurren më shumë se

lëngjet dhe se trupat e ngurtë)

Metodat e përdorura: Vëzhgimi, shpjegimi, arsyetimi

Mjetet: Ngrohëse, tullumbace, shishe, lëngje të ndryshme

Zhvillimi i orës së mësimit• Kontrollohen detyrat e shtëpisë dhe njohuritë për bymimin dhe tkurrjen

termike të trupave të ngurtë. (7 min)Informacioni i ri

• Shkruhet tema në dërrasë. • Lëngjet bymehen kur ngrohen dhe ngjishen (tkurren) kur ftohen.• Shpjegohet ndërtimi i termoskopit dhe përpiqemi të bëjmë eksperimentet

me lëngje të ndryshme.• Theksohet që lëngjet bymehen kur ngrohen (rrisin vëllimin) dhe zvogëlojnë

vëllimin kur ftohen (tkurren).• Lëngjet e ndryshme me të njëjtin vëllim nuk bymehen njëlloj.

Të theksohet që bymimi dhe tkurrja vjen si rezultat i ndryshimit të largesës midis molekulave të lëndës.

• Ndërtimi i termometrit bazohet në bymimin dhe tkurrjen e lëngjeve (termoskop i shkallëzuar). Gazet bymehen dhe tkurren (termikisht).

• Bëhet eksperimenti me një shishe dhe tullumbac, ngrohet me një tharëse flokësh.• Shpjegohet dukuria që ndodh gjatë ngrohjes dhe gjatë ftohjes. • Shpjegohet pse bymimi dhe tkurrja te gazet është më i dukshëm se te

lëngjet dhe trupat e ngurtë. (25 min)Kontrollohen njohuritë e marra nëpërmjet pyetjeve të ndryshme dhe usht.

1-3 për të kontrolluar objektivat. (10 min)Bëhet vlerësimi dhe jepen detyrat e shtëpisë usht. 4, 5, 6. (3 min)

Page 21: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

21

Tema 2.4 Shndërrimi i gjendjeve të lëndës

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1) Të përkufizojë dukurinë e shkrirjes dhe të ngurtësimit të trupave kristalorë. Të përkufizojë dukurinë e avullimit dhe të vlimit, kondensimit, sublimimit. 2) Të tregojë me fjalë dallimin që ekziston te dukuria e vlimit dhe e avullimit.3) Të analizojë 3 faktorët që ndikojnë në avullimin e lëndës. Të japë nga një shembull për secilin faktor që ndikon në avullim.

Metodat e përdorura: Vëzhgimi, shpjegimi, arsyetimi.

Mjetet: Ngrohëse, enë e hapur, shishe, lëngje të ndryshme, akull.

Zhvillimi i orës së mësimitKontrollohen detyrat e shtëpisë dhe pyeten për bymimin dhe tkurrjen

termike të lëngjeve dhe gazeve. (7 min)• Njihen nxënësit me temën e mësimit

Pyeten nxënësit për tre gjendjet e lëndës dhe dallimet ndërmjet tyreKur ndryshon gjendja e lëndës?Kërkohen shembuj të ndryshëm të gjendjeve të lëndës në natyr .Bëhet eksperimenti i shkrirjes së një cope akulli dhe avullimit të plotë të tij.Theksohen faktorët e ndryshimit të gjendjes së lëndës: temperatura dhe kushtet fizike (sipërfaqja).Kalimet e lëndës nga një gjendje në një tjetër.

Jepen përkufizimet e dukurive të shkrirjes, ngurtësimit, lëngëzimit, avullimit, vlimit, sublimimit, brymëzimit.Secila dukuri e shoqëruar me shembuj.Faktori temperaturë është vendimtar në ndryshimin e gjendjes së lëndës. Theksohet që avullimi ndodh në çdo temperaturë, por me rritjen e temperaturës, shtohet avullimi dhe arrin një temperaturë ku lëngu valon (avullim i vrullshëm).Avullimi varet nga sipërfaqja e lirë e lëngut (shembuj), por dhe nga lloj i lëngjeve (shembuj).Avullimi ndodh dhe te trupat e ngurtë (shembull: era e sapunit, naftalinës........) kjo quhet sublimim.Ndërtoni skemën e përbashkët për shndërrimet e gjendjeve të lëndës. (25 min)

Page 22: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

22

Kontrollohen njohuritë e marra për të parë realizimin e objektivave nëpërmjet diskutimit të usht 1-7 (10 min)

Bëhet vlerësimi i nxënësve dhe jepen detyrat e shtëpisë. (3 min)

Tema 2.7 Përsëritje (Dukuritë termike)

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1) Të shkruajë hartën e koncepteve të marra në këtë kapitull.2) Të përkufizojë temperaturën si madhësi fizike dhe të thotë njësinë matëse3) Të përkufizojë dukurinë e avullimit dhe të vlimit, kondensimit,sublimimit. 4) Të tregojë nëpërmjet shembujve që temperatura është faktori kryesor i

ndryshimit të gjendjes së lëndës me shembuj .5) Të përkufizojë dukuritë e bymimit e tkurrjes së trupave.6) Të analizojë dobinë ose dëmin që shkaktojnë në natyrë bymimi dhe tkurrja

e trupave, të japë nga një shembull për secilën dukuri.

Metodat e përdorura: Diskutimi, arsyetimi, punë e pavarur.

Zhvillimi i orës së mësimitKontrollohen detyrat e shtëpisë (5 min)• Ndahen nxënësit në katër grupe.

Secilit grup i jepet të diskutojë për dukuritë, madhësitë fizike, njësitë matëse, ndeshja në natyrë e këtyre dukurive dhe rëndësia e njohjes së tyre.Grupi Pare:Ndjesitë termike dhe termometriGrupi i dytë: Bymimi dhe tkurrja e trupave të ngurtë.Grupi i tretë: Bymimi dhe tkurrja e lëngjeve dhe gazeve.Grupi i katërt: Shndërrimet e gjendjes së lëndës. (10 min)

• Diskuton secili grup duke plotësuar grupet tjera. (20 min)• Bëhet një përmbledhje e gjithë dukurive dhe madhësive fizike të mësuara

në këtë kapitull. (5 min)• Bëhet vlerësimi i nxënësve dhe jepen detyrat e shtëpisë (Testi për

vetëkontroll). (5 min)

Page 23: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

23

Tema 2.8 TEST PËR VETËKONTROLL

(Dukuritë termike)

Objektivat: Nxënësi/ja në përfundim të orës së mësimit të jetë i/e aftë:

1) Të gjejë pohimet e vërteta nga të gabuarat.2) Të shpjegojë me shkrim dukuritë termike që ndodhin në natyrë.3) Të arsyetojë për ndryshimet e gjendjes së lëndës, duke dhënë argumentet e

tij me shkrim.

MetodaPunë e pavarur e nxënësit

Zhvillimi i orës së mësimitNxënësit ndahen në dy grupe.I jepet testi çdo nxënësi.

Grupi A1) Lidhni elementet e listës së parë me ato të listës së dytë dhe të tretë.Madhësi fizike Njësi matëse Aparat matës Temperaturë kilogram metër shiritKohë Gradë Celsius peshoreMasa sekondë oraVëllimi m 3 termometër enë e shkallëzuar (4 pikë)1) Qarko vetëm thëniet e gabuara dhe korrigjoje shprehjen si duhet:a) Lëngjet dhe gazet nuk bymehen.b) Gazet bymehen më shumë se lëngjet.c) Avullimi i lëngjeve varet vetëm nga temperatura.d) Avullimi i lëngjeve varet nga sipërfaqja.e) Bymimi i trupave të ngurtë nuk bëhet sipas të gjithë drejtimevef ) Lëngjet e ndryshme avullojnë njëlloj në të njëjtën temperaturë.g) Avullimi ndodh në çdo temperaturë.h) Parimi i punës së termometrit mbështetet në avullimin e lëngjeve.

Page 24: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

24

i) Bymimi i metaleve të ndryshme në të njëjtën temperaturë është indryshëm.j) Një top llastiku i fryrë i futur në frigorifer fryhet më shumë. (16 pikë)

Shënim. Alternativa që është e gabuar n.q.s. e kthen në të vërtetë vlerësohet me dy pikë.

Notat 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-5 6-9 10-12 13-15 16-17 17-18 19-20

20

Shënim: Testi zhvillohet në 35 min. 10 min diskutohet testi për paqartësitë që kanë pasur nxënësit.

Page 25: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

25

KREU 3: DUKURITË ELEKTRIKE DHE MAGNETIKE

Tema 3.1 Qarku dhe rryma elektrike

Objektivat:Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1. Të përkufizojë rrymën elektrike si dukuri fizike.• Të thotë njësinë e intensitetit të rrymës dhe të tensionit.2. Të shpjegojë ndërtimin e baterisë si burim të energjisë elektrike.3. Të ndërtojë një qark të thjeshtë elektrik dhe të thotë pjesët kryesore të qarkut

elektrik. • Të krahasojë qarkun elektrik me atë hidraulik.

Metodat e përdorura Bashkëbisedimi,vrojtimi, arsyetimi, shpjegimi.

Mjetet: Bateri me tensione të ndryshme, llamba të vogla, tela lidhës prej bakri.

Zhvillimi i orës së mësimit• Pyeten nxënësit për ndërtimin e lëndës dhe molekulën.• Njihen nxënësit me kapitullin e ri dhe shkruhet tema në dërrasë (7 min)

Informacioni i riBëhet një hyrje e shkurtër çfarë dinë nxënësit për rrymën elektrike, pse përdoret. Një nga burimet e energjisë elektrike. Pila• Nxënësit vrojtojnë pila të ndryshme dhe bateri.• Shpjegohet ndërtimi i pilës dhe formimi i baterisë. Në çdo pilë ose bateri janë

të shënuar disa karakteristika. Një ndër to është tensioni (V). Shpjegohet që tensioni është madhësi fizike karakteristikë e baterisë.

Qarku elektrikNdërtohet një qark i thjeshtë elektrik me bateri, llambë dhe fije lidhëse. Shpjegohet rëndësia e secilës pjesë, shtohen dhe elemente të tjera. Tregohen disa konsumatorë të energjisë elektrike.Kur qarku është i hapur dhe kur i mbyllur. Ndërtohet një skemë e thjeshtë në dërrasë duke patur të gjithë elementët e nevojshëm.

Page 26: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

26

Rryma elektrikeShpjegohet ndërtimi i molekulës, atomit (modeli planetar). Ngarkesat elektrike +, -Shpjegohet që në natyrë ka dy ngarkesa elektrike (mbartësit e këtyre ngarkesave).Jepet përkufizimi i rrymës elektrike. Tregohen disa përcjellës (alumin, bakër, flori).Njësia matëse e intensitetit të rrymës (Amperi). Aparati matës, Ampermetri.Bëhet krahasimi i qarkut elektrik me atë hidraulik. Bateria me rezervuarin e ujit, fijet përcjellëse me tubat e ujit, konsumatorët e energjisë elektrike me ato të ujit, ampermetri me matësin e ujit. (25 min)Kontrollohen objektivat e orës së mësimit usht. 1-5. (10 min) Vlerësim i njohurive, dhënia e detyrave. (3 min)

Tema 3.2 Skema e qarkut elektrik

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1. Të vizatojë simbolet e një qarku elektrik dhe t’i emërtoji ato.2. Të thotë një ndryshim ndërmjet lidhjes në paralel dhe në seri të konsumatorëve

të energjisë elektrik në një qark elektrik.3. Të ndërtojë një qark të thjeshtë elektrik kur jepet skema e tij dhe anasjelltas.• Të krahasojë qarkun elektrik me atë hidraulik duke krahasuar secilën pjesë.

Metodat e përdoruraBashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi, shpjegimi.

Mjetet: Bateri me tensione të ndryshme, llamba të vogla, tela lidhës prej bakri.

Zhvillimi i orës së mësimitKontrollohen detyrat e shtëpisë

• Pyeten nxënësit për qarkun elektrik dhe rrymën elektrike. Përbërësit e një qarku të thjeshtë elektrik. (7 min)

Informacioni i riSkema e një qarku elektrik

• Për secilin element vizatohen shenjat dalluese (simbolet) dhe emërtohen.• Ndërtohet skema e një qarku të hapur dhe të mbyllur.

Lidhja e konsumatorëve në një qark.

Page 27: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

27

Qarku elektrikNdërtohet një qark i thjeshtë elektrik me bateri, llambë dhe fije lidhëse. Shpjegohet rëndësia e secilës pjesë, shtohen dhe elemente të tjera. Tregohen disa konsumatorë të energjisë elektrike.Ndërtohet një skemë e thjeshtë në dërrasë duke patur të gjitha elementet e nevojshme. Dy mënyrat e lidhjes, në seri dhe në paralel. Shpjegohen karakteristikat e secilës lidhje. Cila nga madhësitë fizike nuk ndryshon. Si lidhet ampermetri dhe voltmetri në qark.Nxirret në pah epërsia e lidhjes në paralel në krahasim me lidhjen në seri. Jepen shembuj.Bëhet krahasimi i qarkut elektrik me atë hidraulik, duke i listuar në dy kolona dhe i lidhim me shigjetë. Bateria me rezervarin e ujit, fijet përcjellëse me tubat e ujit, konsumatorët e energjisë elektrike me ato të ujit, ampermetri me matësin e ujit.

(25 min)Kontrollohen objektivat e orës së mësimit usht.c1-5. (10 min) Vlerësim i njohurive, dhënia e detyrave të shtëpisë usht 6-8. (3 min)

Tema 3.4 Efektet e rrymës elektrike

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1. Të listojë katër efekte të rrymës elektrike që i shikojnë në jetën e përditshme.2. Të japë nga një shembull për çdo efekt të rrymës elektrike.3. Të ndërtojë një skemë të një qarku të thjeshtë elektrik kur të përmbajë

konsumatorë të ndryshëm.

Metodat e përdoruraBashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi , shpjegimi.

Mjetet: Tharëse flokësh, ngrohëse elektrike, llambë elektrike, gozhdë, bateri, tela lidhës prej bakri.Zhvillimi i orës së mësimit.

Kontrollohen detyrat e shtëpisë • Pyeten nxënësit për qarkun elektrik dhe rrymën elektrike. Përbërësit e një

qarku të thjeshtë elektrik. Skemë e thjeshtë e lidhjes në seri të konsumatorëve dhe e lidhjes në paralel (lidhje e degëzuar). (7 min)

Page 28: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

28

Informacioni i riEfekti termik i rrymës elektrikeShpjegohet efekti termik i rrymës me anë të shembujve të ndryshëm, por dhe me demostrim me një tharëse. Shpjegohet roli i rezistencës elektrike te konsumatorët, kur kjo është e dobishme dhe kur e dëmshme.Efekti dritor i rrymës elektrike.Shembuj ku është i dukshëm efekti dritor i rrymës. Efekti magnetik i rrymës elektrike.Ndërtohet një qark i thjeshtë elektrik me bateri, fije lidhëse, një gjilpërë magnetike, një bobinë e vogël. Vrojtohet ndryshimi i drejtimit të gjilpërës magnetike kur mbyllet qarku. Shembull: Një kaçavidë e përdorur tërheq gjilpërë ose tallash hekuri. Efekti mekanik i rrymës elektrike.Jepen shembuj të ndryshëm të përdorimit të elektromotorëve në pajisjet elektro-shtëpiake.Efekti kimik i rrymës elektrike.Përdoret në veshjet e metaleve (P.sh. thuhet që është larë me flori).Procesi i elektrolizës (do mësohet në klasat më të larta). (25 min)

Kontrollohen objektivat e orës së mësimit usht. 1-4. (10 min) Vlerësim i njohurive, dhënia e detyrave të shtëpisë usht. 5,6. (3 min)

Tema 3.5 Bashkëveprimi magnetik

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

4. Të përkufizojë magnetët.5. Të tregojë si bashkëveprojnë magnetët .• Të tregojë ku bashkëveprimi është më i madh.6. Të ndërtojë një skemë të bashkëveprimit të magnetëve.• Të tregojë dallimin në mes magnetëve të përhershëm dhe të përkohshëm.

Metodat e përdorura:Bashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi, shpjegimi.

Mjetet:

Page 29: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

29

Magnetë të drejtë dhe në formë U-je, tallash hekuri, gjilpërë magnetikeZhvillimi i orës së mësimit.Kontrollohen detyrat e shtëpisë • Pyeten nxënësit për efektet e rrymës elektrike dhe kërkohet shembull për çdo

efekt (7 min) Informacioni i ri• Çfarë janë magnetët?

Shpjegohet kush mund të jetë magnet, elektomagnet, lëndët ferromagnetike, magnetë të përhershëm dhe të përkohshëm.Polet e një magneti.Eksperiment frontal për të treguar polet e magnetit.Të theksohet që sa herë ta ndajmë magnetin shfaqen pole të reja. Bashkëveprimi magnetik dhe fusha magnetike.Me anë të demonstrimit provojmë që përreth magnetëve ka fushë magnetike dhe nëpërmjet saj ndodh bashkëveprimi. Çfarë duhet të dihet rreth magnetëve.Polet e magnetëve, bashkëveprimi, fusha magnetike, busulla, nuk ndahen polet e magnetëve, magnetizimi i trupave . (25 min)Kontrollohen objektivat e orës së mësimit usht. 1-5. (10 min) Vlerësim i njohurive, dhënia e detyrave të shtëpisë (3 min)

Tema 3.6 Toka sillet si magnet. Busulla

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1. Të përkufizojë vijat e forcës të fushës magnetike.2. Të tregojë ndërtimin e busullës.• Të thotë dy shembuj të përdorimit të përdorimit të busullës.3. Të argumentojë ndërtimin e busullës.• Të ndërtojë skemën e fushës magnetike të tokës.

Metodat e përdoruraBashkëbisedimi, vrojtimi, arsyetimi, shpjegimi.

Mjetet: Gjilpëra magnetike, tallash hekuri, busull, fije peri, gjilpërë, magnetë të drejtë.

Page 30: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

30

Zhvillimi i orës së mësimitKontrollohen detyrat e shtëpisë

• Pyeten nxënësit për magnetët, fushën magnetike, polet e magnetit, bashkëveprimi ndërmjet tyre, vijat e forcës. (7 min)

Informacioni i ri• Përsëri mbi fushën magnetike

Përpiquni të krijoni pamjen e vijave të fushës magnetike të një magneti të drejtë me tallash hekuri, ku vijat janë më të dendura dhe fusha është më e fortë.

Fusha magnetike e tokësToka është një magnet gjigant. Ndërtohet figura në dërrasë. Tregohet që polet gjeografike nuk përputhen me polet magnetike. BusullaTregohet ndërtimi i busullës, pjesët kryesore, arsyeja pse kutia nuk është metalike.Si mund të ndërtojmë një busull të thjeshtë. Si duhet ambienti përreth busullës që të tregojë orientim të saktë. (25 min)

Kontrollohen objektivat e orës së mësimit usht. 1-8. (10 min) Vlerësim i njohurive, dhënia e detyrave të shtëpisë. (3 min)

Tema 3.9 PËRSËRITJE (DUKURITË ELEKTRIKE)

Objektivat: Në përfundim të këtij mësimi, nxënësi/ja duhet të jetë i/e aftë:

1) Të shkruajë hartën e koncepteve të marra për dukuritë elektrike dhe magnetike në këtë kapitull.

• Të përkufizojë rrymën elektrike, qarkun elektrik, lidhjen në seri dhe në paralel.

• Të listojë efektet e rrymës elektrike.

2) Të krahasojë lidhjen në paralel me atë në seri të konsumatorëve elektrikë, duke patur skemat përpara.

3) Të analizojë fushën magnetike nëpërmjet vijave imagjinare të fushës magnetike, si element i rëndësishëm i bashkëveprimit magnetik.

Page 31: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

31

Metodat e përdorura: Diskutimi, arsyetimi,punë e pavarur.

Zhvillimi i orës së mësimit.Kontrollohen detyrat e shtëpisë (5 min) • Ndahen nxënësit në dy grupe. Secilit grup i jepet të diskutojë për dukuritë

elektrike, magnetike dhe njësitë matëse, ndeshja në natyrë e këtyre dukurive dhe rëndësia e njohjes së tyre.

• Grupi i parë: Dukuritë elektrike. Qarku elektrik, pila, bateria, rryma elektrike, përcjellës dhe jopërjellës, lidhja në seri, karakteristikat, lidhja në paralel, karakteristikat, skema e tyre.

• Grupi i dytë: Dukuritë magnetike. Magnetët, polet, magnet të përhershëm dhe të përkohshëm, bashkëveprimi i magnetëve.

Të vizatojnë fushën magnetike dhe të tregojnë ku është më e madhe. Të vizatojë fushën magnetike të tokës. (10 min)

• Diskuton secili grup duke plotësuar grupet e tjera.• Diskutohet nga një rast për secilin ushtrim tek testi për vetëkontroll.

(20 min)• Bëhet një përmbledhje e gjithë dukurive dhe madhësive fizike të mësuara në

këtë kapitull. (5 min)• Bëhet vlerësimi i nxënësve dhe jepen detyrat e shtëpisë (Testi për vetëkontroll). (5 min)

Page 32: Liber Mesuesi Fizika 6

FIZI

KA

6

32

Tema 3.10 TEST PËR VETËKONTROLL(Dukuritë elektrike dhe magnetike)

Objektivat: Nxënësi/ja në përfundim të orës së mësimit të jetë i/e aftë:

1) Të gjejë pohimet e vërteta nga të gabuarat.2) Të skicojë skemën e lidhjes në seri dhe paralel të konsumatorëve elektrikë, efektet e rrymës elektrike në natyrë.3) Të shpjegojë me shkrim bashkëveprimin magnetik.

Metoda: Punë e pavarur me nxënësit.

Zhvillimi i orës së mësimitNxënësit ndahen në dy grupe.I jepet testi çdo nxënësi.

Grupi APlotëso vendet bosh në fjalitë e mëposhtme:•Rryma elektrike________________ në përcjellës, nëse qarku është i ________•Efekti mekanik dhe _____________ gjen zbatim tek _____________•Në lidhjen në paralel n.q.s digjet një llambë te __________________________•Polet e njëjta të magnetit,___________________ (4 pikë ) 1) Qarko vetëm thëniet e gabuara dhe korrigjoje shprehjen si duhet.a) Qarku elektrik formohet nga përcjellës dhe konsumatorë.b) Polet e kundërta të magnetëve tërhiqen.c) Ampermetri është aparat matës i temperaturës.d) Magneti tërheq të gjithë trupat e ngurtë.e) Tek hekuri i hekurosjes gjen zbatim efekti termik i rrymës.f ) Në shtëpi instalimi është në lidhje në seri.g) Në një shufër çeliku të magnetizuar, të dyja polet janë të njëjta.h) Lidhja në paralel ndryshe quhet lidhje e degëzuar.i) Në lidhjen në seri n.q.s digjet një llambë, të tjerat nuk ndizen.j) Bëni skemën e tokës si magnet.k) Ndërtoni skemën e lidhjes në seri të dy llambave në një qark elektrik të mbyllur.

Page 33: Liber Mesuesi Fizika 6

LIBË

R PË

R M

ËSU

ESIN

33

Shënim. Alternativa që është e gabuar n.q.s e kthen në të vërtetë vlerësohet me dy pikë.

Grupi B. Bëhet nga mësuesi/ja

Notat 4 5 6 7 8 9 10Pikët 0-5 6-9 10-12 13-15 16-17 17-18 19-2020

Shënim: Testi zhvillohet në 35 min. 10 min diskutohet testi për paqartësitë që kanë pasur nxënësit.

Page 34: Liber Mesuesi Fizika 6