libër s h t Ë p i a b o t u e s e libër - media...
TRANSCRIPT
SH
TË
PI
A
BO
TU
ES
E
Qytetariamësuesi11
Libër Flora Gjoka
Qytetaria 11mësuesiLibër Flora Gjoka
ISBN: 978-99956-93-69-5
Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.
Çmimi 250 lekë
www.mediaprint.al9 789995 693695
Libër mësuesi Qytetaria 11Teksti mësimor Qytetaria 11 është hartuar nga: Prof. Dr Edmond Dragoti, Ma.Marinela Sota, Flora Gjoka
Flora Gjoka
©
Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese
Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.
Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605
Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201
[email protected] [email protected] [email protected]
Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
“Mediaprint” sh.p.k.
S H T Ë P I A B O T U E S E
Tel.: 04 4500605
Titulli: Libër mësuesi Qytetaria 11
Autore: Flora Gjoka
Drejtoi botimin: Anila Bisha
Redaktore gjuhësore: Elona Çali
Kopertina: Visidesign
Design: Elzana Agolli
Shtypi: Media-print
ISBN: 978-99956-93-69-5Botimi i parë, 2011
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
5
PËRMBAJTJA Parathënie.......................................................................................7 Plani mësimor.................................................................................9
Ushqimi.....................................................................................................................11 1.1. Ushqyerja si nevojë dhe kënaqësi..................................................................11 1.2. Ushqyerja biologjike dhe qytetare.................................................................14 1.3. Të dish të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme.......................................16 1.4. Ushqimet natyrore dhe ato të ndryshuara gjenetikisht..............................19 1.7. Ushqimet e ndryshuara dhe qëndrimet për to.............................................21 1.8. Mbrojtja ligjore nga OMGJ..............................................................................23
Konsumatori..................................................................................24 2.1. Çdo individ është konsumator .......................................................................24 2.2. Ligji dhe konsumatori 2.3. Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit.......................................................26 2.4. Si të menaxhojmë një problem konsumi......................................................27 2.6. Kontrata e shitblerjes........................................................................................27 2.7. Reklama, funksionet dhe keqpërdorimi i saj...............................................28 2.8. Rrugët dhe format e mbrojtjes së konsumatorit..........................................30
Siguria rrugore.......................................................................................32 3.1. Përdorimi i rrugës si qytetar, llojet e ndryshme të përdorimit të rrugës......................................................................................32 3.2. Qarkullimi rrugor dhe rregullat e tij..............................................................34 3.3. Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë......................................................35 3.4. Rregullat Evropiane të qarkullimit.................................................................36
KAPITULLI 1
KAPITULLI 3
KAPITULLI 2
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 6
3.5‐3.6. Sinjalistika rrugore. Sjellja e përdoruesve të rrugës. Agresiviteti në rrugë...................................................................................37 3.7. Njohja e rregullave të qarkullimit rrugor si nevojë e individit................38 3.8. Detyra qytetare e njohjes së elementëve të sigurisë së automjeteve.......39 3.9. Nevojat e krijimit të shprehive të qarkullimit rrugor (veprimtari praktike)...................................................................................42 3.10. Pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.......................42
4.1. Informacioni dhe rëndësia e tij.......................................................................45 4.2. Mjetet e informacionit.......................................................................................46 4.3. Vlerësimi i informacionit.................................................................................49 4.5. Liria e medias......................................................................................................50 4.6. Media dhe etika..................................................................................................50 4.9. Problemet e informimit të të rinjve...............................................................52 .
KAPITULLI 4
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
7
PARATHËNIE KOLEGË! Ky libër është një përpjekje për t’ju ardhur sadopak në ndihmë. Jemi nisur
nga ideja për t’ju ndihmuar si mësimdhënës dhe si individë me një mision shumë të rëndësishëm në jetë.
Përpjekja juaj si misionar të formimit qytetar të nxënësve, sot duhet orientuar drejt filozofisë së arsimit, thelbi i së cilës është: “Mos i jepni nxënësit zgjidhje të gatshme, i jepni atij mekanizmin për të gjetur zgjidhje.”
Ky libër do t’ju ndihmojë të shmangni të mësuarit tradicional të nxënësve dhe do ta bëjë nxënësin më pak “skllav” të tekstit dhe ta verë më shumë në qendër të mësimit.
Në faqet që vijojnë do të gjeni planin mësimor që u korrespondojnë temave të tekstit të nxënësit. Disa nga temat mund të zhvillohen dhe si veprimtari praktike. Në plan janë parashikuar teste, projekte përsëritje dhe veprimtari praktike.
Elementët përbërës të çdo ditari mësimor janë: ‐ Tema ‐ Objektivat ‐ Fjalë kyçe ‐ Struktura e mësimit ‐ Metoda dhe veprimtaritë e nxënësit ‐ Vlerësimi i nxënësit ‐ Orientimi për temën e ardhshme ‐ Detyra e shtëpisë ‐ Temat e mësimit vijojnë sipas planit mësimor që ka përgatitur mësuesi ‐ Objektivat e arritjeve të nxënësit janë hartuar sipas 3 niveleve: bazë, i mesëm dhe i lartë Ato nuk synojnë vetëm marrjen e njohurive të thjeshta, por edhe formimin e
shprehive dhe qëndrimeve të caktuara të nxënësit ndaj një problemi të caktuar.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 8
‐ Veçimi i “fjalëve kyçe” për secilën temë është një kujtesë për mësuesin se çfarë është e domosdoshme të ngulitë nxënësi në temën përkatëse.
‐ Temë zhvillohen me anë të strukturës së mësimit ERR (Evokim, realizimi i kuptimit, reflektimi).
‐ Në këto faza të zhvillimit të mësimit ofrohen metoda dhe veprimtari të ndryshme si: diskutim i ideve, punë në grupe, punë individuale, ditari i të nxënit, marrëdhënie pyetje‐përgjigje, bashkëveprimi ndërveprues etj.
Me anë të këtyre metodave mësimi zhvillohet duke vënë në qendër nxënësin.
‐Vlerësimi i nxënësit është një moment i rëndësishëm i cili duhet të bëhet në fund të orës sepse nxënësi mund të angazhohet gjatë gjithë orës së mësimit.
Të vlerësosh nuk do të thotë thjeshtë të vendosesh një notë, por të nxisësh edhe vetëvlerësimin tek nxënësit. Kjo mënyrë vlerësimi e bën nxënësin më aktiv gjatë gjithë orës së mësimit.
‐ Orientimi për temën e ardhshme i ndihmon ata të “parapërgatiten” për informacionin e ri dhe ju jep mundësinë të jenë pjesëmarrës më aktiv gjatë trajtimit të temës së re nga mësuesi.
‐ Detyra e shtëpisë është shumë e rëndësishme të përzgjidhet si një ndërlidhëse e mësimit të ditës me temën e re (aty ku është e mundur) në raste të tjera ajo mund të shërbejë si moment diskutimi për ndonjë problem të caktuar. Kjo që kemi paraqitur ne nuk do të thotë se është e vetmja mënyrë. Kjo është njëra nga shumë modele të tjera që mësuesi mund të realizojë në një orë mësimi.
Shpresojmë se ju kemi ndihmuar sadopak në punën tuaj të lodhshme por shumë të rëndësishme për individin dhe shoqërinë në tërësi.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
9
PLANI MËSIMOR 36 javë x 1 orë = 36 orë gjithsej Njohuri të reja = 22 orë Kurrikula e lirë = 14 orë (veprimtari, teste, projekte, përsëritje)
Nr Kapitulli Ora Temat
1 Ushqimi 1 Ushqyerja si nevojë dhe kënaqësi
2 Ushqyerja biologjike dhe qytetare
3 Të dish të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme
Veprimtari 4 Ushqyerja e baraspeshuar
5 Ushqimet natyrore dhe ato të ndryshuara
6 Ushqimet e ndryshuara dhe qëndrimet për to
Veprimtari 7 Mbrojtja ligjore nga ushqimet e ndryshuara
8 Përsëritje
Konsumatori
9 Çdo individ është konsumator
10 Ligji dhe konsumatori. Të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit
Veprimtari 11 Si të menaxhojmë një problem konsumi? Ankesa
12 Kontrata e shitblerjes
13 Reklama, funksionet dhe keqpërdorimi i saj
14 Rrugët dhe format e mbrojtës së konsumatorit
Veprimtari 15 Si të realizojmë një reklamë?
16 Përsëritje kapitulli
17 Test
18 Projekt
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 10
Siguria rrugore
19 Përdorimi i rrugës si qytetar, llojet e përdorimit rrugor
20 Qarkullimi rrugor dhe rregullat e tij
21 Kodi rrugor i RSH dhe rregullat evropiane të qarkullimit
Veprimtari 22 Sinjalistika rrugore dhe sjellja në rrugë
23 Njohja e rregullave të qarkullimit rrugor si nevojë e individit
24 Detyra qytetare e njohjes së elementeve të sigurisë së automjeteve
Veprimtari 25 Krijimi i shprehive të qarkullimit rrugor
26 Pasojat e moszbatimit të rregullave
27 Përsëritje kapitulli
Informimi
28 Informacioni dhe rëndësia e tij
29 Mjetet e informacionit
30 Vlerësimi i informacionit
31 Liria e medias
32 Media dhe etika
Veprimtari 33 Si të krijojmë zyrën e shtypit në shkollë
34 Problemet e informimit të të rinjve
35 Përsëritje kapitulli
36 Test
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
11
KAPITULLI 1
USHQIMI Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë:
të përshkruajë ushqimin si element i identitetit kulturor; të përcaktojë sasinë dhe llojin e ushqimit për të cilin ka nevojë çdo individ; të tregojë se ç’është ushqyerja e baraspeshuar; të përcaktojë shprehitë e pashëndetshme si të rrezikshme për adoleshentët; të tregojë që zgjedhjet e shëndetshme bazohen në informacionin që ne
kemi për ushqimet; të analizojë rolin e kontrollit shtetëror në ruajtjen nga OMGJ.
1.1. USHQYERJA SI NEVOJË DHE KËNAQËSI
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë stilin e tij të jetesës; të verë në dukje përfitimet që kemi nga një stil i shëndetshëm jetese; të tregojë pse duhet të kemi kujdes nga kënaqësia fiziologjike e ushqimit.
Struktura e orës së mësimit: ERR
Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve Në këtë fazë nxënësve u kërkohet të rikujtojnë njohuritë që ata kanë për
ushqyerjen dhe për ushqimet që ata përdorin. Çfarë do të thotë ushqyerje? Pse është i domosdoshëm ushqimi? Ushqimi është më shumë nevojë (domosdoshmëri) apo kënaqësi?
Fjalë kyçe: Ushqyerje, kënaqësi, kulturë ushqimi.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 12
Disa nga përgjigjet e nxënësve paraqiten grafikisht në tabelë.
Gjatë përgjigjeve të nxënësve veçohen ato përgjigje që na interesojnë për fazën e dytë në trajtimin e temës së re.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhënie pyetje ‐ përgjigje Në këtë fazë mësuesi jep informacionin e ri duke bashkëvepruar me
nxënësit. Ushqyerja si nevojë Ushqimi shërben për funksionimin normal të trupit. Ushqyerja vlerësohet e mirë kur:
bëjmë zgjedhje të mira; baraspeshojnë ushqimet; bëjmë një jetë të shëndetshme.
Diskutohet me nxënësit kuptimi i tyre. Cilat janë përfitimet nga stili i shëndetshëm i jetesës:
Ushqimi
Burim për zhvillim fizik
Bazë për rritjen
Sistem imunitar i sigurtë
Bazë për shëndetin
Shëndet më i mirë
Më pak sëmundje
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
13
Pse duhet të kemi kujdes nga kënaqësia fiziologjike e ushqimit? Sepse – yndyrnat aktivizojnë qelizat e shijimit duke dërguar sinjal kënaqësie
në tru. Truri preferon yndyrnat sepse:
vetë truri përbëhet nga 65% yndyrna. trupi ruan gjatë yndyrën. qelizat e yndyrës preferojnë trurin.
Në këtë fazë mund të theksohet rëndësia që ka ndërgjegjësimi për zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme.
Pyetje: Çfarë ushqimesh preferoni: Shkruani në tabelë dhe analizoni me radhë dobinë dhe dëmin që mund të na
shkaktojnë këto ushqime të dhëna nga nxënësit. Reflektimi (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë individuale Nxënësit u njohën me informacionin e ri dhe tani ato dinë që: • Ushqimi është pjesë e identitetit familjar apo shoqëror: Nxënësit u jepet detyrë të shkruajnë disa receta gatimi të trashëguara nga
brezi në brez në familjet e tyre dhe gatime të asimiluara nga kulturat e tjera. Nxënësit mund të shkëmbejnë fletoret me njeri‐tjetrin për të lexuar detyrën e
shokut. Në klasë lexohen ato gatime që mendohen më interesante nga vetë nxënësit.
Peshë normale
Ndihem mirë
Shëndeti i mirë Shumë
energji
Pak rrezik për
sëmundj
Dukem mirë
Kocka të forta
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 14
Bëhet vlerësimi i nxënësit sipas pjesëmarrjes në mësim dhe përgjigjeve të tyre;
Orientohen nxënësit për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie Informacione për ushqime tradicionale shqiptare sipas zonave të ndryshme të Shqipërisë.
1.2. USHQYERJA BIOLOGJIKE DHE QYTETARE Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:
të përshkruajë me fjalët e tekstit ushqyerjen biologjike; të tregojë larmishmërinë e ushqimeve tradicionale shqiptare; të analizojë qëndrimet qytetare ndaj ushqyerjes.
Struktura e mësimit: ERR
Evokimi (Përgatitje e të nxënit) Metoda mësimore: Përvijimi i të menduarit Në këtë fazë bëhen disa pyetje nga mësimi i kaluar si p.sh.
‐ Çfarë do të thotë stil jete i shëndetshëm? ‐ Cilat janë përfitimet e stilit të shëndetshëm të jetesës? ‐ Pse duhet të kemi kujdes nga kënaqësia fiziologjike e ushqimit.
Në këtë fazë nxënësit lexojnë detyrën e shtëpisë për gatimet tradicionale të trashëguara në familjet e tyre. Detyra shërben si pikë lidhëse me temën e re.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda mësimore: Të nxënit me këmbime Ushqimi është një nga elementët e identitetit kulturor të popujve grupeve
shoqërore dhe krahinore të veçanta:
Fjalë kyçe: ushqyerje biologjike, ushqyerje qytetare, ushqyerje tradicionale, qëndrime qytetare
Ushqimi lidhet:
me vendin ku është gatuar
gjendjen ekonomike klimën
llojet e ushqimeve
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
15
Ushqimet që vijnë nga receta tradicionale shqiptare, janë të larmishme dhe na tregojnë për ushqyerjen në krahina në kohë të ndryshme. Këto ushqime kanë ardhur në kohën tonë nëpërmjet kujtesës popullore.
Ushqyerja tradicionale shqiptare Nxënësit shkruajnë në një fletë një gatim tradicional të krahinës së tyre (kjo
është dhënë detyrë shtëpie). Fletët e palosura i hedhim në një kuti. Në tabelë vizatohet harta e Shqipërisë.
Çdo nxënës tërheq një fletë nga kutia dhe përpiqet për ta lidhur gatimin me krahinën ku është traditë (kështu vazhdohet deri sa të plotësohet e gjithë harta).
Çfarë do të vini re (në fund të detyrës së realizuar nga vetë nxënësit). Ushqyerja tradicionale shqiptare:
është shumë e larmishme në gatim; dallohen nga asortimentet e ndryshme kanë mënyrën e tyre të konservimit dhe ruajtjes së ushqimeve ushqyerja u përshtatet kushteve ekonomike.
Pasi mbaron diskutimi dhe informacioni i dhënë nga mësuesi, nxënësit mund të shprehin ato që mësuan për ushqyerjen tradicionale shqiptare të thëna nga shokët e tyre. Qëndrimet qytetare ndaj ushqyerjes janë të shëndetshme, të pashëndetshme dhe ndonjëherë bazohen në mitet për ushqyerjen.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Diskutim i ideve
Lexoni me vëmendje mitet për ushqyerjen dhe tregoni të vërtetën rreth tyre. Diskutoni mendimet tuaja me njeri‐tjetrin.
Bëhet vlerësimi i nxënësve sipas pjesëmarrjes në mësim Orientohen për temën e ardhshme Jepet detyra e shtëpisë:
Hartoni një dietë ushqimore me asortimente që tregojnë një mënyrë ushqyerje të shëndetshme (mëngjesi‐dreka‐darka) 1.3. TË DISH TË USHQEHESH NË MËNYRË TË SHËNDETSHME
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të identifikojë disa fakte shkencore për ushqyerjen; të tregojë rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të stinës; të analizojë adoleshencën si periudhë kritike të ushqyerjes:
Fjalë kyçe: ushqyerje e shëndetshme, ushqime të shëndetshme, dietë ushqimore.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 16
Struktura e mësimit: ERR
Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Përvijim i të menduarit Në këtë fazë rikujtohen njohuritë e temave të kaluara.
Cilat janë konceptet fiziologjike të ushqyerjes: Përmendni disa qëndrime të shëndetshme dhe të pashëndetshme për ushqyerjen.
Pyetje: Pse disa sëmundje të quajtura “perëndimore” ishin më pak të përhapura në vendet e pazhvilluara?
Pyetje: A keni mbajtur ndonjëherë dietë dhe cili ka qenë qëllimi i kësaj diete? Nxënësit japin përgjigjet e tyre rreth këtyre pyetjeve te cilat mund të
shërbejnë si pikë lidhje me temën e re.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje – përgjigje
Pas përgjigjeve të nxënësve është e rëndësishme të theksohet rëndësia që ka të ushqyerit në mënyrë shkencore për të shmangur problemet që mund të vijnë nga kequshqyerja ose dietat e pakontrolluara.
Pyetje: Çfarë do të thotë të ushqehesh në mënyre të shëndetshme? Kjo formë ushqyerje do të thotë:
Të përcaktohet sasia dhe lloji i ushqimit për të cilin ka nevojë çdo individ;
Të plotësohen nevojat kalorike të individit në varësi të moshës dhe gjinisë;
Të kemi larmi të ushqimeve që konsumojmë; Të llogarisim kaloritë ditore të nevojshme; Te përcaktojmë racionin ditor në përputhje me lëndët ushqyese të
nevojshme për trupin e njeriut.
Duke pasur këto informacione në bashkëpunim me nxënësit ne mund të formojmë piramidën ushqimore.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
17
Piramida e të ushqyerit të shëndetshëm
Nxënësit ndahen në gjashtë grupe sipas grupeve të piramidës ushqimore. Ata tregojnë rëndësinë që ka grupi i tyre në piramidë (p.sh, 2 grupi i perimeve). Sa herë në ditë i konsumojmë perimet, mënyrën e konsumimit të tyre, rëndësinë që kanë për trupin e njeriut etj. (kështu vazhdojnë të gjithë grupet).
Në fund të analizës së grupeve do të vini re: Ushqimet e freskëta kanë shumë vlera ushqimore; Ushqimet e stinës kanë kohë të caktuar kur piqen dhe konsumohen. Perimet mund të konsumohen të freskëta ose të përpunuara. Frutat konsumohen të freskëta ose ruhen në gjendje të ngrirë. Ushqimet mund të jenë edhe të përpunuara.
Pas punës në grupe është e rëndësishme të theksohen edhe problemet e ushqyerjes në periudhën e adoleshencës.
Këtu theksohet se: • Rritja dhe zhvillimi në adoleshencë ka nevojë të veçantë për
ushqyerje të shëndetshme. • Gjatë adoleshencës ndryshon stili i jetës dhe zakonet e të ushqyerit.
Në bashkëpunim me nxënësit analizohen edhe prirjet që kanë adoleshentët për dietat ushqimore.
Këtu theksohet se dietat e shëndetshme ushqimore janë ato që sigurojnë
1Bukë, , fasule , makarona etj .
2Perime
3Fruta
4Qumësht kos
5 Mish, peshk,djath, vezë
6 Dhjamra, vaj sheqerna
drithëra
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 18
konsumimin e sasisë së nevojshme të lëndëve ushqyese dhe sasinë e ujit të nevojshëm.
Gjithashtu ato duhet të plotësojnë edhe nevojat e veçanta ushqimore për vitamina A, B12 dhe C.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Ditarët e të nxënit Përshkruani pse frutat duhet të konsumohen të freskëta. Çfarë ndodh kur
ato përpunohen? Tregoni se si i kombinoni ushqimet për të marrë një racion normal ditor dhe
për të pasur një dietë javore të shëndetshme. Krahasoni dietën tuaj ushqimore me atë të shokëve dhe i bëni vërejtje njeri‐tjetrit nëse vini re se ata kanë përdorur me shumë yndyra, ëmbëlsira ose kanë konsumuar pak fruta, etj. Diskutoni në klase dietat më të sakta pasi ato të jenë përzgjedhur me votë.
Në fund të orës bëhet përmbledhja e koncepteve kryesore të temës mësimore:
Bëhet vlerësimi i nxënësve; Orientohen për temën e ardhshme
Jepet detyra e shtëpisë Duke shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni grumbulloni fakte që
ndikojnë në ushqyerjen e rregullt. Ku bazohet hartimi i dietës tuaj ushqimore?
1.4. USHQIMET NATYRORE DHE ATO TË NDRYSHUARA GJENETIKISHT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë cilësitë e ushqimeve natyrore; të tregojë nga ndryshojnë ushqimet organike nga ato natyrore; të listojë efektet e dobishme të ushqimeve natyrore.
Struktura e mësimit: ERR Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Nëpërmjet një diskutimi të përqendruar rikujtojmë njohuritë që nxënësit
kanë për ushqimin. Çdo të thotë të ushqehesh në mënyrë shkencore?
Fjalë kyçe: ushqime natyrore, ushqime organike, ushqime të ndryshuara gjenetikisht.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
19
Pse është e rëndësishme të konsumohen ushqime të stinës? Çfarë duhet të plotësojnë dietat ushqimore? (Disa përgjigje të nxënësve paraqiten grafikisht.)
Nga përgjigjet e nxënësve veçohen ato përgjigje që na ndihmojnë për
zhvillimin e temës së re.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëpunues. Çfarë janë ushqimet natyrore? Listohen disa cilësi të tyre:
Ushqime të stinësLloje
perimesh Përdoren me forma të ndryshme
Konsumohen të freskëta
Kanë vlera ushqimore
Lloje frutash
Të ngrira
Të përpunuara
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 20
Ky informacion e ndihmon nxënësin për të bërë dallimin midis ushqimeve
natyrore dhe atyre organike: Ushqimi organik prodhohet pa përdorur:
Pesticide Lëndë kimike Rrezatim jonatyror
A është ushqimi natyror ushqim organik? Ushqimi natyror nuk do të thotë ushqim organik sepse në ushqimet
organike janë përjashtuar lëndët artificiale dhe ndërhyrjet në ciklin biologjik të tyre: ‐A keni dëgjuar për ushqime të ndryshuara gjenetikisht (OMGJ) ‐Nxënësit japin mendimet e tyre të cilat shkruhen në tabelë.
Mësuesi specifikon qartë cilësitë e OMGJ: Ushqimet e ndryshuara gjenetikisht janë ushqime që ndryshohen në
mënyrë gjenetike nëpërmjet lëndëve artificiale gjithashtu: u është ndryshuar materiali gjenetik;
Nuk përmbajnë
Antibiotik
Hormone
Konservues
Përbërës ngjyruese
Përbërës artificial
Sheqer artificial
Sepse
Mbajnë peshën nën kontroll
Fitojnë energji
Trupi asimilon mirë ushqimet
Shëndet të mirë
Kemi gjatësi
Kanë efekte të dobishme
Ushqimet natyrale
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
21
përdoret bioteknologjia për të ndryshuar gjenetikën; kanë çmime të ulëta; kanë rezistencë të madhe ndaj insekteve.
Reflektim (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale A lejohen në Shqipëri ushqimet e ndryshuara gjenetikisht. Diskutoni në klasë mendimet tuaja duke u bazuar edhe në përvojat tuaja
personale për këto produkte. Detyrë shtëpie
Realizoni një fletëpalosje ose poster me temë: Shqipëria pa “OMGJ”, drejt produkteve “BIO”
Qëllimi: Sensibilizimi i konsumatorëve për riskun e mundshëm të ushqimeve me “OMGJ” dhe rëndësinë e prodhimit të produkteve “BIO”.
‐Bëhet vlerësimi i nxënësve për pjesëmarrjen dhe përgjigjet e tyre. ‐Orientimi për temën e ardhshme që nxënësi të ketë një informacion bazë për problemet që do të diskutohen në klasë.
1.7. USHQIMET E NDRYSHUARA DHE QËNDRIMET PËR TO
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të tregojë arsyet e rritjes së prodhimeve të ndryshuara gjenetikisht; të shpjegojë ndikimet që kanë në organizimin e njeriut; të japë shembuj të ushqimeve të ndryshuara gjenetikisht në Shqipëri.
Struktura e mësimit: ERR
Evokim (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e informacionit të temës së kaluar.
Çfarë janë ushqimet natyrore? Ku ndryshojnë ushqimet natyrore nga ushqimet organike? Çfarë janë ushqimet e ndryshuara gjenetikisht?
Prezantohen detyrat e shtëpisë: “Shqipëria pa OMGJ drejt produkteve BIO”. Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje
Fjalë kyçe: ‐nevojat e shoqërisë, ndikimi i ushqimeve, informacioni.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 22
Detyra shërben si pikëlidhje me temën e re: (1) A ndryshojnë ushqimet e ndryshuara nga ato natyrore? (2) Pse po rriten
sasia e prodhimit të tyre: Sepse: Janë produkte me çmime të ulëta. Ushqime që durojnë gjatë. Kanë pamje të këndshme për konsumatorin.
Pyetje: Si ndikojnë ushqimet e ndryshuara në organizimin e njeriut. Pas përgjigjeve të mundshme që japin nxënësit, mësuesi shkruan në tabelë:
Mund të rrisni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tek njerëzit. Mund të shtohen alergjitë. Dëmtojnë mjedisin. Sjellin rreziqe për zinxhirin e ushqimeve.
Reflektim (konsolidimi i të nxënit) Metoda (Punë në grup) Pas marrjes së informacioneve për ushqimet organike dhe ato të ndryshuara
organizoni një debat në klasë: Grupi 1: Pro ushqimeve të ndryshuara gjenetike. Grupi 2: Kundër ushqimeve të ndryshuara gjenetike. Çdo grup jep argumentet e veta pro dhe kundër. Në fund të debatit është e
rëndësishme të theksoni: “Ne duhet të jemi të informuar për ushqimet që përdorim”.
Zgjedhjet e shëndetshme, të sigurta dhe të informuara bazohen në informacionin që kemi për ushqimet.
Bëhet vlerësimi i nxënësve. ‐Orientohen për temën e ardhshme. ‐Detyrë shtëpie.
Sillni në klasë disa produkte ushqimore dhe verifikoni nëse etiketat e tyre përmbajnë të gjithë elementët përkatës të sigurisë.
VEPRIMTARI
1.8. MBROJTJA LIGJORE NGA OMGJ Objektivat: Në fund të aktivitetit nxënësi duhet të jetë i aftë:
të njihet me ligjet në Shqipëri për mbrojtjen e konsumatorit; të ndërgjegjësohet për rëndësinë që ka informimi për këto produkte. Qëllimi i veprimtarisë: Nxënësit të aftësohen në njohjen e cilësisë së
produkteve organike dhe të ndryshuara dhe të dinë të mbrojnë veten dhe të tjerët nga këto ushqime.
Konkluzionet përfundimtare të aktivitetit bëhen nga mësuesi duke treguar qartë edhe realizimin e qëllimit të kësaj veprimtarie.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
23
KAPITULLI 2 KONSUMATORI Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë të:
të përshkruajë kërkesat kryesore të konsumatorit për mallra dhe shërbime; të përshkruajë kërkesat kryesore të ligjit për konsumatorët; të tregojë cilat janë të drejtat dhe detyrimet e konsumatorit; të analizojë marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve; të listojë faktorët që mbajnë në ekuilibër dhe kontroll konsumatorin; të tregojë që mbrojtja e konsumatorit është një e drejtë njerëzore dhe
qytetare që bazohet në Kushtetutën e Shqipërisë.
2.1. ÇDO INDIVID ËSHTË KONSUMATOR Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të:
të përshkruajë cilësitë e konsumatorit; të tregojë rëndësinë që ka informimi për produktet që konsumojnë; të shpjegojnë strukturën shtetërore për mbrojtjen e konsumatorit.
Struktura e mësimit: ERR
Evokimi (Përgatitje për të nxënit) Metoda‐ Diskutim për njohuritë paraprake. Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e informacionit që nxënësi do të mësojë
në kapitullin e “Konsumatorit”. Mësuesi tregon shkurtimisht se kush quhet konsumator. Konsumator, jemi nëse blejmë mallra ose shërbime për nevojat vetjake dhe jo
për qëllime tregtare. Pyetje nxënësve: A jeni konsumator?
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 24
Çfarë mallrash dhe shërbimesh konsumoni më shumë? Listohen në tabelë përgjigjet e nxënësve: Do vini re se:
Nxënësit janë konsumator. Konsumojnë më shumë produkte për nevojat e tyre të përditshme. Ndikohen nga reklamat. Mund të kenë rënë pre e abuzimeve nga tregtarët.
Realizimi i kuptimit Metoda: Diskutimi i ideve paraprake Nxënësve u shpjegohet rëndësia që ka informimi për mallrat apo shërbimet
që duam të blejmë: Por çfarë duhet të dimë për një mall që blejmë:
a) cilësinë e mallit; b) çmimin; c) përbërësit; d) përfitimet; e) kohëzgjatjen e garancisë; f) mënyrat e ruajtjes së mallit.
Nëse një produkt nuk i plotëson këto cilësi, çfarë ndodh me konsumatorin. ‐Është e rëndësishme të njohim të drejtat e konsumatorit para se të konsumojmë
‐Analizohen strukturat shtetërore për mbrojtjen e konsumatorit Reflektimi (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Ditarët e të nxënit
Nxënësit u jepet detyra të shkruajnë një rast nga jeta e tyre ose e familjes së tyre kur ata kanë bërë një blerje të zgjuar dhe një blerje të gabuar (mund të jenë mashtruar nga reklama ose tregtarët). Diskutohet në klasë rreth mendimeve të nxënësve.
Bëhet vlerësimi i nxënësve Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie (detyra e tekstit).
2.2-2.3. LIGJI DHE KONSUMATORI. TË DREJTAT
DHE DETYRIMET E KONSUMATORIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të: përshkruajë kërkesat kryesore të ligjit për konsumatorin; të tregojë rëndësinë që ka njohja e ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”; të analizojë kërkesat e ligjit për detyrimin e konsumatorit.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
25
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja për të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve
Çfarë do të thotë të jesh konsumator? Pse ka rëndësi informimi i konsumatorit për produktet që konsumon? Për çfarë duhet të informohemi para se të blejmë një mall? ‐A jemi të mbrojtur ne si konsumator?
Realizimi i kuptimit (përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Nxitje e diskutimit
Pas përgjigjeve të marra nga nxënësit me pyetjen e fundit mësuesi tregon: Mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve është një detyrim që sanksionohet në
ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.
Analizohet fusha e zbatimit të ligjit. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve. Detyrimet e konsumatorit janë në vend të dytë dhe të shpërndara në çështjet që mbulon ligji.
Reflektimi (Konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë individuale Pasi të lexoni të drejtat dhe detyrimet që përcakton ligji për konsumatorin
jepni opinionin tuaj: A e mbron mirë ligji konsumatorin shqiptar? Jepni shembuj nga përvoja juaj.
Qëllimi i ligjit
Mbrojtja
Shëndetit MjedisitSigurisësë jetës
Fjalë kyçe i ligjit: parimet e ligjit, informimi
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 26
Diskutoni me klasën opinionet tuaja.
Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Sillni në klasë informacione të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit në Shqipëri.
Veprimtari
2.4. SI TË MENAXHOJMË NJË PROBLEM KONSUMI Si të shkruajmë një anketë Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësi të jetë i aftë:
të dijë cilat janë problemet e konsumit; të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojë një ankesë; të aftësohet për hartimin e një ankese.
Veprimtaria mund të zhvillohet edhe në mjediset tregtare që keni afër shkollës ose me ndihmën e prindërve të cilët kanë përvojë në blerjen e mallrave dhe shërbimeve.
2.6. KONTRATA E SHITBLERJES Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të:
të përshkruajë elementët e një kontrate shitblerjeje; të tregojë pasojat e shkeljes së kontratës; të japë shembuj kur ne mund të kemi një kontratë.
Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve Cili është qëllimi i ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”?
Pse është e rëndësishme njohja e ligjit? Cilat janë kërkesat e ligjit për konsumatorët? A i ruani faturat kur blini një produkt? A mund ti quajnë këto kontrata?
Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë dhe mund të përdoren si pikë lidhjeje me temën e re.
Realizimi i kuptimi (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Kontrata e shitblerjes është një marrëveshje ndërmjet prodhuesit‐shitblerësit‐
furnizuesit‐konsumatorit. Kontrata është dokument ligjor. Ajo është një detyrim ligjor për dy palët. Tregohen rastet kur bëjmë një kontratë shitblerjeje:
Nënshkruajmë një dokument.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
27
Zgjedhim një mall në dyqan duke marrë faturën tatimore. Klikojmë tastin në një faqe interneti.
Në bashkëpunim mësues‐nxënës analizohen pasojat e shkeljes së një kontrate.
Reflektim (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: (Ditarët e të nxënit) Në këtë fazë nxënësve u jepet detyrë të shkruajnë raste nga jeta e familjes së
tyre kur ata kanë nënshkruar një kontratë shitblerje ose raste të blerjeve në internet. Diskutoni në klasë rastet më interesante:
Bëhet vlerësimi i nxënësve. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Sillni në klasë faturat tatimore të blerjeve të fundit që keni bërë.
2.7. REKLAMA, FUNKSIONET DHE KEQPËRDORIMI I SAJ
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të japë shembuj të reklamave për mallra dhe shërbime; ‐të tregojë cilat janë funksionet e reklamës; ‐të verë në dukje elementet e reklamave të pandershme;
Struktura e mësimit ERR Evokimi (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje
Çfarë do të thotë: “Kontrata është një dokument ligjor”? Cilat janë format e kontratës së shitblerjes? Cilat janë synimet e kushteve të padrejta në kontratë? A ndikohemi nga reklama për blerjen e një produkti?
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Nxitje e diskutimit Nëse nxënësit nxiten nga reklama për blerjen e një produkti atëherë u
kërkohet të japin shembuj nga reklamat dhe blerjet e tyre.
Fjalë kyçe: reklamë, reklamë e padëmshme, reklamë mashtruese.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 28
Me bashkëpunimin mësues‐nxënës analizohen funksionet e reklamës dhe
elementet e reklamës së pandershme. Reflektimi (konsolidim i të nxënit) Metoda: Punë në grup Ndajmë klasën në 3‐4 grupe. Çdo grup të përgatisë një reklamë duke ju
përmbajtur elementeve përbërës të saj. Votoni në klasë reklamën më të mirë dhe më të saktë.
Bëni vlerësimin e nxënësve. Orientohen nxënësit për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Gjeni reklama në gazeta dhe shikoni se sa i plotësojnë ato funksionet e reklamës.
2.8. RRUGËT DHE FORMAT E MBROJTJES SË KONSUMATORIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë të identifikojë ligjin për mbrojtjen e konsumatorit; të tregojë rrugët e mbrojtjes së tij; të shpjegojë rolin e organizatave në informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Struktura e mësimit: ERR Evokim ( përgatitje e të nxënit) Metoda: Diskutimi i ideve
Mashtruese
Krahasuese Korrekte
E pandershme
Reklamohen mallrat
Të bindë konsumatorët
Reklama
Fjalë kyçe: shoqatë konsumatorësh, kod etike, organe përgjegjëse.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
29
Bëhet një përmbledhje e informacioneve paraprake që ka nxënësi për temat e kaluara:
Cilat janë funksionet e reklamës? Çfarë është një reklamë e pandershme? Lexohet detyra e shtëpisë.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Mbrojtja e konsumatorit është një e drejtë njerëzore dhe qytetare. Bazohet në
Kushtetutën e Shqipërisë ligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”. E drejta e ankesës ushtrohet në disa nivele:
Cila është forma më e mirë për mbrojtje: në mënyrë individuale apo në
formë të organizuar. Nxënësit japin mendimet e tyre. Mënyra më e mirë për mbrojtjen e konsumatorit është ajo e organizuar. Në këtë moment tregohet roli dhe të drejtat që kanë shoqatat e konsumatorëve.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Në disa pika shitje lexohet njoftimi “produktet e blera nuk mund të
kthehen”. Si mendoni ju a i shkel të drejtat e konsumatorit ky njoftim? Si duhet të veprojnë? Sillni përvojat tuaja personale në klasë dhe diskutoni rreth tyre.
Bëhet vlerësimi i nxënësve. Orientohen nxënësit për temën e re. Detyrë shtëpie: Bëni një kërkim në dyqanet që tregtojnë alkool dhe duhan, që ndalohet me ligj të shiten për konsumatorët nën 18 vjeç. Diskutoni për njohuritë që kanë tregtarët për këtë ligj.
Ankimi
Në kompaninë e prodhimit
Në drejtorinë për mbrojtjen e konsumatorit
Në shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit
Në gjykatë
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 30
KAPITULLI 3
SIGURIA RRUGORE Objektivat e kapitullit: Në fund të kapitullit nxënësi të jetë i aftë:
‐të përshkruajë përgjegjësitë personale në përdorimin e rrugës; ‐të tregojë disa rregulla dhe sjellje që duhen ose nuk duhen të kryhen; ‐të listojë disa nga shenjat e sinjalistikës të detyruara për tu zbatuar; ‐të analizojë rëndësinë që ka njohja e rregullores së qarkullimit; ‐të verë në dukje faktorët e riskut që varen nga ne ose nga të tjerët; ‐të analizojë pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor; ‐të aftësohet në praktikë me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
3.1. PËRDORIMI I RRUGËS SI QYTETAR, LLOJET E NDRYSHME TË PËRDORIMIT TË RRUGËS
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: ‐të përshkruajë disa rregulla të qarkullimit rrugor si këmbësorë; ‐të tregojë llojet e përdorimit të rrugës; ‐të japë shembuj nga realiteti me shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në këtë fazë nxënësit njihen me përmbajtjen e informacioneve që do të
mësojnë në këtë kapitull dhe me veprimtaritë praktike që do të realizohen për njohjen e tyre.
Nxënësve u kërkohet të tregojnë disa forma të përdorimit të rrugës dhe mjetet që ata përdorin më shumë.
Fjalë kyçe: përdorues rruge, llojet e përdorimit të rrugës, këmbësor.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
31
Disa nga përgjigjet e nxënësve paraqiten në tabelë.
Paraqitja grafike (kllaster) i ndihmon nxënësit për të mbajtur mend më mirë informacionin.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Pyetje‐përgjigje Vihet re se pjesa më e madhe e nxënësve janë përdorues të rrugës si
këmbësor (kjo parashikohet nga përvoja e përditshme e të gjithë nxënësve). Çdo të thotë përdorimi i rrugës si qytetarë?
respektimi i rregullave të qarkullimit. respektimi i përdoruesve të tjerë të rrugës. vëmendje e kujdes për grupet e veçanta: fëmijë, të moshuar, invalidë etj.
Në klasë sillen histori të jetuara ose të dëgjuara për pasojat që kanë pasur nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
‐Kjo i aftëson ata për të kuptuar rëndësinë që ka zbatimi i tyre. Diskutohet rreth tyre. Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grupe Ndani klasën në 3‐4 grupe. Çdo grup të ndërtojë një situatë imagjinare: si drejtues i një mjeti. Grupi i parë: drejtues makine
Me patina
Me urbanMotoçiklet
Taksi
Me makinë me prindërit
Drejtues biçiklete
E përdor rrugën si:
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 32
Grupi i dytë: drejtues motoçiklete Grupi i tretë: drejtues biçiklete Grupi i katërt: përdorues i rrugës si pasagjer. Çdo grup tregon përgjegjësitë që ka si drejtues dhe rregullat që duhet të
zbatojnë në rrugë. Vlerësohet grupi për saktësinë më të madhe në përshkrimin e situatës.
Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Kërkoni në statistikat e Ministrisë së Brendshme për
numrin e aksidenteve me pasojë vdekjen në rrugë dhe rolin e viktimave si përdorues rruge. Bëni një analizë të statistikave dhe nxirrni konkluzione për jetën tuaj.
3.2. QARKULLIMI RRUGOR DHE RREGULLAT E TIJ Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:
të përshkruajë rëndësinë e njohjes së rregullave të qarkullimit; të tregojë pse të rinjtë rrezikojnë shumë nga moszbatimi i tyre; të japë shembuj të rregullave të sigurisë për të gjithë përdoruesit.
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Pyetje‐përgjigje Çfarë do të thotë përdorim rruge si qytetar? Cilat janë llojet e përdorimit të rrugës?
Lexohet detyra e shtëpisë për statistikat e MB për numrin e aksidenteve.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Faktet e sjella nga nxënësit dhe ato të tekstit shërbejnë si nxitës për të treguar
rëndësinë që ka të mësuarit e rregullave të qarkullimit rrugor. Analizohen grupmoshat më të rrezikuara nga moszbatimi i rregullave të
qarkullimit dhe arsyet e tyre. Jepen shembuj ose histori të vërteta dhe analizohen veprimet që duhen bërë dhe nuk duhen bërë në rrugë.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Argumentoni: Qarkullimi në rrugë kryhet sipas rregullave të caktuara të
kodit rrugor. Përse është domosdoshmëri zbatimi i tyre.
Fjalë kyçe: Qarkullimi rrugor, rregulla ligjore, rregulla sigurie.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
33
Diskutoni argumentet tuaja në klasë. Bëhet vlerësimi i nxënësve. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Sillni në klasë foto të shkeljes ose zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
3.3-3.4. KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË. RREGULLAT EVROPIANE TË QARKULLIMIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë rëndësinë që ka sinjalistika; të tregojë cilat janë sinjalet më të rëndësishme në Evropë për qarkullimin rrugor;
të tregojë pse ndryshojnë rregullat e qarkullimit rrugor në vende të ndryshme.
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje ‐ përgjigje Në këtë fazë bëhen pyetje nga temat e kaluara p.sh.
Çfarë do të thotë qarkullimi rrugor? A janë rregullat e qarkullimit vetëm për drejtuesit e automjeteve? Sillni shembuj të përdoruesve të tjerë të rrugës. Nxënësit paraqesin detyrën e shtëpisë në foto nga shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Informacioni i detyrës përdoret për të kaluar në temën e re. Realizim i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Nxënësi nëpërmjet fotove mund të tregojë rregullat të cilat janë shkelur nga
përdoruesit e rrugës. Mësuesi i njeh nxënësit në disa parime të Kodit Rrugor. Jepet përcaktimi i konceptit rrugë. Rrugë quhet zona me përdorim publik, për qarkullimin e mjeteve,
këmbësorëve dhe kafshëve. Në bazë të karakteristikave të tyre teknike, të ndërtimit dhe funksionale,
rrugët klasifikohen në:
Fjalë kyçe: Kod rrugor, rregulla ligjore, qarkullimi rrugor.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 34
Njohja me këto koncepte është e rëndësishme sepse shërben si bazë
paraprake për marrjen e lejes së drejtimit të mjetit kur të mbushni moshën. Për nxënësit është e rëndësishme të njohin rregullat e qarkullimit në Evropë dhe ndryshimet e tyre në rastet kur ata mund të udhëtojnë në këto vende.
Pyetje: Cilat janë rregullat që duhet të njohim para se të udhëtojmë në Evropë? Vendet e BE kanë rregulla të ndryshme për qarkullimin rrugor. Nëse ne
njohim Kodin Rrugor të vendit tonë, atëherë nuk do te kemi probleme të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ne vende të tjera evropiane, sepse parimet e kodeve, sinjalistika rrugore, rregullat që nuk duhen shkelur, janë përgjithësisht të njëjta.
Rregullat që duhet të njohim në Evropë janë:
Rregullat në Europë
Përdorimi i celularëve
Vendkalimet për këmbësorët
Korsi të veçanta
Përdorimi i dritave
Skemat kryesore
Parakalimi etj .
Ndërurbane dytësore
Lokale
Ndërurbane kryesore
Urban dytësor
Urban kryesor
Rrugët klasifikohen
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
35
Çdo rregull konkretizohet me shembull konkret që të bëhet më e kuptueshme. Reflektim (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Duke përdorur informacionin e tekstit nxirrni 2‐3 rregulla të qarkullimit në
Shqipëri që ndryshojnë nga vendet e tjera Evropiane. Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie
Klasifikoni rrugët në zonën ku banoni sipas vlerës dhe rëndësisë. A janë të pajisura me të gjitha elementët përbërës të rrugës:
3.5-3.6. SINJALISTIKA RRUGORE. SJELLJA E PËRDORUESVE TË RRUGËS.
AGRESIVITETI NË RRUGË Veprimtari praktike Bëni një vëzhgim në rrugë dhe vëreni:
Si është sinjalistika rrugore? Si zbatohen rregullat e qarkullimit nga këmbësorët dhe drejtuesit e
automjeteve? Sjelljet agresive në rrugë?
Veprimtaria praktike mund të realizohet me grupe nxënësish në rrugë të ndryshme afër shkollës tuaj.
Orën e ardhshme paraqiten detyra praktike nga përfaqësuesit e grupeve. Mund të bëhen edhe foto në disa raste.
Veprimtaria mund të zhvillohet në 1 orë vëzhgim dhe 1 orë paraqitje ose mund të jepet si detyrë paraprake dhe paraqitet detyra orën e ardhshme.
Në fund të orës bëhen konkluzionet përfundimtare të veprimtarisë praktike. Vlerësohet grupi që ka realizuar detyrën me saktë dhe më bukur.
3.7. NJOHJA E RREGULLAVE TË QARKULLIMIT RRUGOR SI NEVOJË E INDIVIDIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë domosdoshmërinë e njohjes së rregullave të qarkullimit; të tregojë disa rregulla si drejtues dhe si këmbësor; të analizojë statistikat për përfshirjen e të rinjve në aksidente me vdekje.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 36
Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Pyetje‐përgjigje
Cilat janë parimet e Kodit Rrugor? Çfarë quhet rrugë? Cilat janë veprimet e ndaluara në rrugë? Listoni disa rregulla kryesore të qarkullimit që i gjejmë në shumicën e
vendeve Evropiane. Lexohet detyra e shtëpisë për sinjalistikën rrugore.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëpunues Detyrat e nxënësve shërbejnë si pikë lidhje me temën e re. Përdorimi i rrugës Ne e përdorim rrugën dhe kemi nevojë të njohim rregullat e qarkullimit për
2 arsye: për ta përdorur rrugën në mënyrën më të sigurt për veten dhe të tjerët. për të mbrojtur të drejtat tona si përdorues rruge.
Jepen fakte dhe histori të vërteta nga problemet që kanë pasur të rinjtë si drejtues automjetesh (biçikleta, motorë) dhe përfshirja e tyre në aksidente.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Argumentoni me shembuj pse aksidentet në rrugë ndodhin edhe për shkak
të mosnjohjes dhe mungesës së sinjalistikës rrugore dhe vendndodhjes së tyre (p.sh mbulohen nga reklamat, etj).
Diskutoni në klasë opinionet tuaja. Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie
Bëni një vëzhgim në rrugët e lagjes tuaj për të parë se sa përdoret biçikleta nga banorët.
Tregoni avantazhet dhe disavantazhet që ka ky mjet.
Fjalë kyçe: këmbësorë, përdorues rruge, drejtues automjetesh.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
37
3.8. DETYRA QYTETARE E NJOHJES SË ELEMENTËVE TË SIGURISË SË AUTOMJETEVE
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë detyrimin qytetar që të njohë elementët e sigurisë së automjeteve;
të tregojë kush janë këto elemente sigurie; të ilustrojë me shembuj nga jeta e tyre si përdoren këto elementë sigurie.
Struktura e mësimit: ERR Evokimi (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Bëhet një përmbledhje e njohurive të temës së kaluar p.sh.
Pse keni nevojë të njihni rregullat e qarkullimit rrugor? A ndikon mosha, gjinia në përfshirjen e tyre në aksidente? Cilat janë rregullat e qarkullimit rrugor si këmbësor etj.? Lexohet detyra e shtëpisë.
Pyetje: Sa përdoret biçikleta nga banorët? Është e rëndësishme që nxënësit t’i përgjigjen pyetjeve.
Si përdorues biçiklete a duhet ta mbajmë mjetin në gjendje pune dhe sigurie?
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Përgjigjet e nxënësve shërbejnë si nxitje për të dhënë informacionin për
elementët e sigurisë. Elementët e sigurisë janë të përcaktuara në legjislacionin. Çdo përdorues i rrugës ka për detyrë qytetare të njohë elementët e sigurisë
së automjeteve që përdor.
Fjalë kyçe: siguri, detyrë qytetare, elemente sigurie.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 38
Kush janë elementët e sigurisë. Nxënësit japin mendimet e tyre dhe mësuesi
i paraqet në mënyrë grafike.(Kllaster)
Krahas elementeve të sigurisë kemi edhe rregullat e sigurisë që duhen
zbatuar nga drejtuesi i automjetit për pasagjerët (p.sh fëmijët, kafshët, telefoni ose mjetet e tjera etj.).
Diskutohen me nxënësit të gjitha rregullat e sigurisë duke i konkretizuar me shembuj nga jeta e tyre.
Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Pasi keni diskutuar rregullat e sigurisë me njeri‐tjetrin atëherë përpiquni të
tregoni pse nuk duhet të përdorni pajisjet personale për argëtim kur drejtoni një automjet. Listoni arsyet.
Në fund të orës bëhet përmbledhje e informacionit kryesor nga mësuesi. Bëhet vlerësimi i nxënësve.
Orientohen për temën e ardhshme.
Arsyet e njohjes
Për parandalimin e situatave të rrezikshme për jetën
Për të kuptuar problemet e sigurisë për mjetet e tjera
Frenat
Borinë
Matësin e shpejtësisë Gomat
Dritat
Xhamat
Elemente të sigurisë
Fshirëset e xhamave
Pasqyrat etj..
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
39
Detyrë shtëpie: Gjeni raste të aksidenteve të ditëve të fundit që kanë ndodhur si rezultat i mungesës së elementeve të sigurisë së automjetit ose drejtuesit të tij.
3.9. NEVOJAT E KRIJIMIT TË SHPREHIVE TË QARKULLIMIT RRUGOR (veprimtari praktike)
Objektivat: Në fund të veprimtarisë nxënësit të jetë i aftë: të kuptojë rëndësinë e krijimit të shprehive të qarkullimit rrugor; të njohë faktorët që rrezikojnë shprehitë e qarkullimit; të aftësohet në njohjen e masave për të rritur sigurinë rrugore.
Veprimtaria mund të realizohet në shumë mënyra p.sh në një autoshkollë, bisedë me një instruktor ose ndonjë të ftuar që është drejtues automjeti.
‐ Në fund të veprimtarisë bëhen konkluzionet përfundimtare nga mësuesi.
3.10. PASOJAT E MOSZBATIMIT TË RREGULLAVE TË QARKULLIMIT RRUGOR
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë pasojat e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit; të tregojë se çfarë duhet të bëjmë nëse përfshihemi në një aksident; të shpjegojë sjelljen e tij si dëshmitar në një aksident.
Struktura e mësimit: ERR
Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Përvijim i të menduarit Në këtë fazë bëhet rikujtimi i njohurive të temave të kaluara.
Pse duhet të njohim elementet e sigurisë së automjetit? Cilat janë këto elemente sigurie? Cilët faktorë rrezikojnë shprehitë e qarkullimit rrugor?
Në këtë fazë përdoren fakte dhe të dhëna që kanë sjellë nxënësit për aksidentet nga mungesa e rregullave të sigurisë së automjetit.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Të nxënit bashkëveprues Pyetje lidhëse të temave me njeri‐tjetrin.
Fjalë kyçe: aksident, lëndime, plagosje.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 40
Cilat janë pasojat e moszbatimit të rregullave të qarkullimit? Nxënësit japin mendimet e tyre. ‐ Çfarë ndihme duhet të japim në një aksident?
a) si dëshmitar b) i përfshirë në aksident ndaj një këmbësori c) ndaj një mjeti tjetër d) ndaj një kafshe Diskutohet rreth tyre dhe është e rëndësishme që të konkretizohen me
shembuj nga realiteti.
Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Listoni disa pasoja që ka drejtuesi i automjetit kur ai largohet nga vendi i
ngjarjes, ku është i përfshirë në një aksident me një këmbësor. Diskutoni rreth tyre në klasë. Nxirrni konkluzionet përfundimtare në bashkëpunimin mësues‐nxënës.
Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Kërkoni me mjetet e komunikimit masiv statistikat më të fundit të aksidenteve rrugore. Klasifikoni ato sipas rasteve përkatëse.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
41
KAPITULLI 4 4.1. INFORMACIONI DHE RËNDËSIA E TIJ
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë:
të përshkruajë me fjalët e tekstit rëndësinë që ka informacioni; të tregojë ku përcaktohet e drejta për informim; të shpjegojë se ç’është interesi publik. Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në këtë fazë nxënësit njihen me përmbajtjen e kapitullit, me problematikën
që do të trajtohet gjatë orëve në vijim. Pyetje: Cilat janë mjetet kryesore të marrjes së informacionit? Nxënësit japin mendimet e tyre të cilat paraqiten në mënyrë grafike.
Interneti
Gazetat
RadiojaRevistat
PikturatMjetet e
informacionit
Librat
Fotografitë
Fjalë kyçe: Informacion, publik, interes publik.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 42
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhënie pyetje‐përgjigje Informacioni lidhet me të drejtën për informim që është një nga liritë dhe të
drejtat themelore të njeriut. Kjo e drejtë është e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 23. ‐Cili është informacioni që qytetarët kanë të drejtë të njohin? Ai që konsiderohet si informacion publik. Publik konsiderohet edhe një person.
Në bashkëpunim me nxënësit analizohen konceptet e mësipërme. Informacioni është i rëndësishëm për qytetarët që ata të sigurohen se
autoritet publike kanë marrë vendimet e duhura për mirëqenien e tyre. Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Përmendni disa raste të kufizimit të lirisë së shprehjes të cilat konsiderohen
të drejta dhe të tjera të cilat nuk konsiderohen të tilla. Diskutoni mendimin tuaj me njeri‐tjetrin. Nxirrni konkluzionet përfundimtare. Bëhet vlerësimi i nxënësit.
Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie
Kërkoni në internet dhe shikoni nëse keni hasur faqe të cilat ju kufizojnë që të shikoni? Pse mendoni se ndodh kjo?
Llogaridhënien
Pjesëmarrjene publikut
Ndërgjegjësimin e publikut
Drejtësinë
Interesipublikpërfshin
Sigurinë publike
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
43
4.2. MJETET E INFORMACIONIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: ‐ të tregojë cilat janë mjetet e informacionit; ‐të listojë llojet e medias së shkruar; ‐të bëjë dallimin midis gazetave dhe televizionit si mjete informacioni.
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Përvijimi i të menduarit Në këtë formë bëhet përforcimi i koncepteve të temave të kaluara. ‐Pse është i rëndësishëm informacioni? ‐Ku përcaktohet e drejta për informim? ‐Çfarë është interesi publik? ‐Cilat mjete informimi përdorim më shumë? Nxënësit japin përgjigjet e tyre të cilat listohen në tabelë:
1. Gazetat 2. Revistat 3. Televizioni 4. Radion 5. Internetin 6. Telefonin 7. Botimet e ndryshme etj.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Informacioni i mësipërm i dhënë nga nxënësit, mësuesi i klasifikon sipas
llojit të tyre: a. media e shkruar – gazeta, revista, botime b. media elektronike‐ radio, televizioni c. Interneti d. Posta dhe telefoni
Është e rëndësishme që të bëhen dallimet midis tyre duke treguar avantazhet dhe disavantazhet me marrjen e informacionit.
Në bashkëpunimin mësues‐nxënës bëhet renditja e tyre sipas kohës së përdorimit dhe përparësitë që ato kanë për marrjen e informacionit.
Fjalë kyçe: Mjete informimi, media e shtypur, media elektronike.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 44
Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Bëni një analizë të shkurtër të mjeteve të informacionit. Analizoni anët pozitive dhe negative të televizionit si media kryesore:
Diskutoni mendimin tuaj me njeri‐tjetrin. Nxirrni konkluzionet përfundimtare. Bëhet vlerësimi i nxënësve.
Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Analizoni anët pozitive dhe negative të Facebook‐ut.
4.3. VLERËSIMI I INFORMACIONIT
Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: ‐ të përshkruajë se për cilat informacione interesohen të rinjtë; ‐ të tregojë kriteret e vlerësimit të informacionit; ‐ të analizojë treguesit e besueshmërisë së informacionit.
Struktura e mësimit ERR Evokim (Përgatitja e të nxënit) Metoda: Marrëdhënie pyetje‐përgjigje Në këtë fazë bëhet një përmbledhje e koncepteve kryesore të temës së kaluar.
Cilat janë mjetet e informacionit? Tregoni dallimet midis gazetarëve dhe televizionit si mjete informacioni. Klasifikoni mediat sipas llojit? Cili është niveli i besimit që kemi për mjetet e masmedias?
Përgjigjet e dhëna nga nxënësit shërbejnë si bazë për të kaluar në fazën e dytë.
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Marrëdhënia pyetje‐përgjigje
Të rinjtë janë konsumatorë të informacionit sipas moshës dhe nevojave të tyre. Informacioni duhet të jetë i saktë për të rinjtë që ata të dinë ta përdorin për
interesat e tyre. Përgjigjet e nxënësve për besueshmërinë dhe cilësitë e informacionit paraqiten grafikisht në tabelë.
Fjalë kyçe: nevojë për informacion, cilësi të informacionit, vlerësimi kritik.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
45
Në bashkëpunimin mësues‐nxënës analizohen me radhë cilësitë e
informacionit të mirë. Përpiquni që cilësitë e tyre të konkretizohen me shembuj konkretë nga jeta
dhe realiteti shqiptar. Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grup Klasa ndahet në 2 grupe Grupi I: Bëni një vlerësim kritik të informacionit: Deklaratë për shtyp nga
një organizatë për shëndetin. Grupi II: Bëni një vlerësim kritik të informacionit “Deklaratë për shtyp nga
një organizatë për sigurinë rrugore”. Diskutoni në klasë mendimet e dy grupeve: Nxirrni konkluzionet përfundimtare.
‐ Bëhet vlerësimi i nxënësit. ‐ Orientohen për temën e ardhshme. ‐ Detyrë shtëpie: Sillni në klasë artikuj gazetash dhe revistash që mendoni se
kanë cilësitë e informacionit të mirë. 4.5. LIRIA E MEDIAS
Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë rolin e medias në shoqëri; të listojë funksionet e medias; të tregojë pse ajo njihet si “pushteti i katërt”;
I thelliarI gjerë
I saktë I vërtetë
I kuptueshëm
Cilësitë e Informacionit
të lirë
I pavarur
I besueshëm
Etik
Për shumë këndvështrime
Ipërditësuar
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 46
të shpjegojë pse media nuk mund të jetë tërësisht e lirë.
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhënia pyetje‐përgjigje Bëhet një rikujtim i njohurive të temave të kaluara.
Cilat janë kriteret e vlerësimit të informacionit? Çfarë është besueshmëria e informacionit? Çdo të thotë vlerësim kritik i informacionit? Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutim i ideve Media është e rëndësishme në shoqëri.
Sepse
Plotëson qëllime shoqërore që lidhen me ndikimin e saj aty.
Analizohen funksionet kryesore të medias. A mund të jetë media tërësisht e lirë pa asnjë kufi?
Diskutohet në klasë rreth kësaj pyetje duke treguar se pse ajo quhet edhe “pushtet i katërt”.
Pyetje: Cilat janë parimet që duhet të respektojë media? Mësuesi paraqet në tabelë përgjigjet e nxënësve. Analizohet roli i mediave kohët e fundit dhe roli i saj si pushtet i katërt.
Ky ndikim përfshin
Shpërndarja e informacionit
Shprehjen e mendimeve
Krijimin e opinionit
Lehtësimin e debatit piblik
Fjalë kyçe: Media, liri, pushtet i katërt.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
47
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Përshkruani lirinë e medias në Shqipëri. Kini parasysh informacionin që morën në klasë për të bërë krahasimin. Diskutoni në klasë mendimet tuaja.
Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë Shtëpie: Gjeni raste në media ku janë shkelur të drejtat individuale,
dinjitetin personal të drejtat e pronës etj.
4.6. MEDIA DHE ETIKA
Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë me fjalët e tekstit se ç’është etika në media; të tregojë parimet më të pranuara të etikës; të shpjegojë pse media duhet të ketë organe vetëkontrolluese.
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje për të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Në fillim të orës bëhet rikujtimi i njohurive të temës së kaluar.
Pse media njihet si “pushteti i katërt”? Cilat janë funksionet e medias në shoqëri? Kur është e lirë media?
Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Media i shërben publikut ajo duhet të përcjellë lajme të sakta, të drejta dhe të
balancuara. Transmetuesit e shërbimit publik duhet të raportojnë në mënyrë:
a. objektive b. të drejtë c. etike
Etika përfshin rregulla të cilat duhet të respektohen nga media, ndërsa ligji përcakton kufirin që nuk duhet kaluar.
Në bashkëpunimin mësues nxënës analizohen parimet etike të medias që paraqiten grafikisht në tabelë.
Fjalë kyçe: media, etikë, organe vetërregulluese.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11 48
Pse media duhet të ketë organe vetëkontrolluese? Diskutoni rreth rëndësisë që kanë këto institucione për median.
Reflektimi (Konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë me grupe Ndani klasën me 2 grupe Grupi i parë: Analizoni ankesën për cenimin e privatësisë dhe jepni
rezultatin. Grupi dytë: Analizoni ankesën për mosmbrojtjen e fëmijëve dhe jepni
rezultatin. Diskutoni rezultatet përfundimtare në klasë:
Bëhet vlerësimi i nxënësve. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Sillni raste të mediave shqiptare dhe tregoni nëse janë respektuar parimet etike.
4.9. PROBLEMET E INFORMIMIT TË TË RINJVE
Objektivi: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: të përshkruajë nevojat e tyre për informacion; të tregojë mënyrat e ruajtjes së privatësisë së informacionit; të njihet me këshillat e ruajtjes së privatësisë.
TerrorinLuftën
SaktësimePërgjegjshmërinë
Paanshmërinë
Parimet etike përfshijnë
Privatësinë
Drejtësinë
Dëmtimet dhe shkeljet
Privatësinë
Krimit
Besimin
Fjalë kyçe: informacioni, privatësi, burime të pasigurta informacioni.
LIBËR MËSUESI: QYTETARI 11
49
Struktura e mësimit: ERR Evokim (Përgatitje e të nxënit) Metoda: Marrëdhëniet pyetje‐përgjigje Rikujtohet informacioni i temës së kaluar.
‐ Çfarë është etika dhe media? ‐ A ka ndonjë organ përgjegjës që kontrollon median? ‐ Cilat janë parimet etike të mediave?
Për çfarë informacionesh i përdorim më shumë mjetet e komunikimit masiv? Përgjigjet e nxënësve shfrytëzoni për të kaluar në temën e re. Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes) Metoda: Diskutimi i ideve Të rinjtë kanë nevojë për shumë informacion, media i ndihmon ato të rrisin
mundësitë për zgjedhje.
Informacioni i të rinjve ndeshet me probleme të ndryshme si:
a. informacion i papërshtatshëm. b. mundësi për burime alternative. c. burime të pasigurta informacioni, privatësie e informacionit etj.
Diskutohet në klasë për këto probleme duke i konkretizuar me shembuj nga realiteti shqiptar.
Reflektimi (konsolidimi i të nxënit) Metoda: Punë individuale Lexoni 10 këshillat për të ruajtur privatësinë dhe tregoni se sa i keni zbatuar
ju ato dhe sa të rëndësishme mendoni të jenë ato. Bëhet vlerësimi i nxënësit. Orientohen për temën e ardhshme. Detyrë shtëpie: Analizoni ndikimin e internetit me jetën tuaj.
Shkëmbejnë
Lidhje sociale
Punësim
Shkollim
Forume të të rinjëve etj .
Kujdes shëndetësor
Ngjarje të ndryshme
Krijojnë rrjete
Kërkojnë informacion
informacione
SH
TË
PI
A
BO
TU
ES
E
Qytetariamësuesi11
Libër Flora Gjoka
Qytetaria 11mësuesiLibër Flora Gjoka
ISBN: 978-99956-93-69-5
Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.
Çmimi 250 lekë
www.mediaprint.al9 789995 693695