libri i politikave te biznesit - biznes albania

48
Bashkimi i Biznesit të Shqipërisë - BIZNESALBANIA LIBRI I POLITIKAVE TE BIZNESIT “Si të përmirësohet klima e të bërit biznes në Shqipëri” Propozime për forcat polike në fushatën e zgjedhjeve – 23 Qershor 2013

Upload: doandung

Post on 30-Dec-2016

232 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

1

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

Bashkimi i Biznesit të shqipërisë - BiZNEsALBANiA

LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT“Si të përmirësohet klima

e të bërit biznes në Shqipëri”

Propozime për forcat politi ke në fushatën e zgjedhjeve – 23 qershor 2013

Page 2: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

2

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

ITBIZNESALBANIA, anëtare e IOE (Organizatës Ndërkombëtare të Punëdhënësve)

Ky botim mundësohet nga financimi i Programit të Bashkëpunimit të Punëdhënësve Hollandezë (DECP)

Page 3: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

3

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

PERMBAJTJA

1) Hyrje 3

2) Pjesa e parë• Kush është BIZNESALBANIA 7• Iniciativa e BIZNESALBANIAS për realizimin

e Librit të Politikave të Biznesit 8• Veçoritë e Librit të Politikave të Biznesit 9

3) Pjesa e dytë • Propozime që lidhen me Ekonominë, Financat,

Administrimin Publik, Formimin Profesional, Partneritetin midis komunitetit të Biznesit dhe Shtetit. 11

4) Pjesa e tretë - Propozime me karakter sektorial, kombëtar 19

• Turizmi 19• Sektori ndërtimit 24• Sektori i veshjeve dhe këpucëve

(Puna me fason për eksport) 27• Sektori i energjisë dhe hidrokarbureve 28• Industria agroushqimore 29

• Sektori transporteve 34• Artizanati dhe bizneset e vogla 35

Page 4: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

4

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Politika bankare ndaj biznesit 36 • Formimi professional 37• Gratë në biznes 38

5) Pjesa e katërt- Propozime me karakter rajonal 39

6) Mbyllje 44

Page 5: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

5

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

hYRJE

“Bashkimi i Biznesit të Shqipërisë – BIZNESALBANIA, është organizata përfaqësuese e biznesit/punëdhënësve të Shqipërisë. Ky mision, na obligon te jemi aktiv ndaj politikave qeveritare në lidhje me biznesin. Biznesi nuk mund të qëndrojë indiferent, në pritje të programeve të partive politike, që zakonisht i imponohen. Jemi në kohën e duhur që biznesi i organizuar, të hartojë një dokument vizionar të politikave të biznesit, me kërkesa për t’i orientuar forcat politike në fushatën elektorale të 23 Qershorit 2013.

Forcat kryesore politike në garë për zgjedhjet e ardhshme, këtë herë kanë sjellë një risi në fushatën elektorale: fokusimin në çështjet ekonomike, e veçanërisht në marrëdhëniet me biznesin. BIZNESALBANIA ka marrë pjesë, me një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish, në të gjitha takimet që forcat politike të spektreve të ndryshme kanë zhvilluar.

Biznesi i ka vlerësuar premtimet e partive në këtë fushatë elektorale me një rezervë të natyrshme, në kuptimin se sa dhe cilat prej tyre do të jenë realisht të zbatueshme për forcën politike fituese të zgjedhjeve.

Qysh në fillim të kësaj fushate elektorale, duke ndjerë dhe përfaqësuar sensibilitetin e komunitetit të biznesit, për të mos u mjaftuar me pajtimin apo mospajtimin e propozimeve partiake, BIZNESALBANIA ndërmori nismën për t’u paraqitur forcave politike, propozimet e komunitetit

Page 6: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

6

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

të biznesit që përfaqëson, për t’u marrë në konsideratë në programet e tyre ekonomike elektorale e qeverisëse.

Për këtë qëllim BIZNESALBANIA orientoi dhe u kërkoi organizatave anëtare që sipas sectorëve të veprimtarisë së tyre të bënin propozime. Këto propozime, të shumta e të larmishme, të përgjithshme e specifike përbëjnë dhe përmbajtjen e këtij Libri. Kaq do të ishte e pamjaftueshme.

Në një fazë të dytë BIZNESALBANIA ndërmori aksionin e konsultimit direkt me bizneset në gjashtë rajone të vendit: Fier, Elbasan, Vlore, Durrës, Lezhë, Tiranë. Në takimet direkte me dhjetra sipërmarrës në secilin nga këto rajone, ne morëm propozime të çmuara jo vetëm me karakter të përgjithshëm dhe kombëtar por edhe me karakter rajonal.

Ne kemi akoma edhe një pritshmëri tjetër nga forcat politike, që ka të bëjë me seriozitetin e premtimeve elektorale. Forcës politike që do të fitojë zgjedhjet e do të qeverisë vendin i kërkojmë që propozimet tona ti bëjë pjesë të programit qeverisës. Ne do t’i kërkojmë Qeverisë së ardhshme të nënshkruaj me BIZNESALBANIA një Pakt Social – Ekonomik për mirëqeverisjen e vendit. Në sintezë të gjithë aksionit për marrjen e propozimeve, një grup pune i përbërë me ekspertë nga më të kualifikuarit e fushave, bënë të mundur hartimin e Librit të Politikave të Biznesit.

Në përfundim, gjej rastin për të falenderuar mbështetësin e kësaj iniciative, DECP (Programin e Bashkëpunimit të Punëdhënësve Hollandez), e përfaqësuar nga Këshilltari i Lartë, Z. Jean Marie Standaert, si dhe kontributin e Bordit të BIZNESALBANIA, Profesorët Sherif Bundo e Bahri Musabelliu, Stafin e BIZNESALBANIA dhe të gjithë sipërmarrësit në të gjithë vendin, që kontribuan me propozimet e tyre të çmuara.

Luan BREgAsiPREsiDENT

Page 7: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

7

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

• “Bashkimi i Biznesit të Shqipërisë – BIZNESALBANIA”, është një bashkim vullnetar i organizatave dhe shoqatave të biznesit në Shqipëri, që ka për mision të përkrahë, të mbështesë, të inkurajojë dhe të nxit iniciativën e të bërit biznes në Shqipëri.

• Objekti social i BIZNESALBANIA është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të biznesit, të grupuar në shoqata dhe organizata kombëtare, rajonale, sektoriale apo të çdo forme dhe organizimi që të jetë.

• BIZNESALBANIA, gjykon se prodhimi vendas është energjia bazë e progresit dhe e rritjes ekonomike të shoqërisë shqiptare. Nxitja dhe inkurajimi i shtimit dhe i rritjes së prodhimit vendas duhet të shërbejnë si objektivi kryesor i çdo politike shtetërore, ndërkohë edhe si gjetja kryesore e motivimit ekonomik në vendin tonë.

• BIZNESALBANIA, gjykon se klima e të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar. Kriza financiare botërore, e harmonizuar dhe gërshetuar me vështirësitë dhe shqetësimet rajonale dhe me veçoritë individuale të ekonomisë shqiptare, kanë ndrydhur iniciativën private, kanë ngurtësuar

P J E s A E P A R E

Kush është BIZNESALBANIA

Page 8: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

8

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

procesin e investimit dhe të zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

• BIZNESALBANIA, konsideron se për inkurajimin e biznesit dhe iniciativës private, duhen kërkuar rrugët e kthimit të ekonomisë në shinat e rritjes dhe të progresit, duhen kërkuar dhe gjetur nevojat jetike për të hapur vende të reja pune dhe reduktimin e papunësisë, duhen kërkuar dhe gjetur burimet e rritjes së nivelit të jetesës dhe të mirëqënies ekonomike.

• Biznesi privat dhe iniciativa private janë dhe do të vazhdojnë të mbeten, mbështetja dhe burimi kryesor prej nga rrjedhin të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe të investimeve publike. Sektori privat i ekonomisë, dominon në mënyrë absolute jetën dhe veprimtarinë ekonomike në vendin tonë. Ky sektor sot, jep mbi 80% të PPB, mbi 75% të të punësuarëve dhe mbi 80%, të investimeve në vend.

1. Iniciativa e BIZNESALBANIA për realizimin e Librit të Politikave të Biznesit

BIZNESALBANIA, si përfaqësuese serioze e zërit të biznesit të Shqipërisë, nisur edhe nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, ndër to edhe Bankës Botërore (Doing Business 2013, Albania), ka marrë përgjegjësinë të hartoj dhe prezantojë para partive politike në Shqipëri, “LiBRiN E POLiTiKAVE TE BiZNEsiT”, ku parashtrohen propozimet dhe kërkesat e biznesit të Shqipërisë.

Page 9: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

9

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

Burimi: Banka Botërore “Të Bërit Biznes 2013 – Profili Ekonomik,

Shqipëria.

2. Veçoritë e Librit të Politikave të Biznesit

• Propozimet në këtë libër, janë propozime institucionale të forumeve të biznesit. Ato janë kërkesa autentike të BIZNESALBANIA për politikë bërësit në Shqipëri.

• BIZNESALBANIA, gjykon se fushatat elektrorale janë një shans ku shpalosen alternativat dhe ku faktorët konkurues politikë, shfaqin dhe shpallin vizionin e tyre për biznesin privat dhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

• BIZNESALBANIA, do të vlerësoj partitë politike të cilat kanë marrë në konsideratë propozimet e BiznesAlbania.

• Ky libër i vihet në dispozicion të gjitha partive politike dhe aktorëve të dialogut social.

Page 10: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

10

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

Page 11: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

11

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

P J E s A E D Y T E

Propozime që lidhen me Ekonominë, Financat, Administrimin Publik, Formimin Profesional, Partneritetin midis komunitetit të Biznesit dhe Shtetit.

1. PRODHIMI VENDAS - ENERGJIA E PROGRESIT

BIZNESALBANIA konsideron se, në dobi të zhvillimit dhe të prosperitetit të ekonomisë së vendit, është absolutisht e domosdoshme që të fokusohemi dhe të kapemi fort te prodhimi vendas. Duke konsideruar këtë problematik, BIZNESALBANIA sjell në vëmendje të politikës, nevojën e një KONsENsUsi, lidhur me:

A. Përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të vendit.

Duke konsideruar nevojën dhe domosdoshmërinë e përcaktimit të prioriteteve të zhvillimit të vendit, BIZNESALBANIA thekson se vëmendja duhet të përqendrohet te:

• Inkurajimi i zhvillimit të turizmit.• Inkurajimi i zhvillimit të burimeve energjetike të

vendit.• Inkurajimi i zhvillimit të sektorit të ndërtimeve.• Inkurajimi i zhvillimit të sektorit të shërbimeve.• Inkurajimi i zhvillimit të mëtejshëm të

infrastrukturës së transporteve.

Page 12: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

12

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Inkurajimi i zhvillimit të industriesë agroushqimore.• Inkurajimi i kreditimit të biznesit nga bankat edhe

përmes fondeve shtetërore të garancisë.

B. Mbështetje prodhimit vendas.

Në lidhje me çështjet e mësipërme dhe me objektiv nxitjen e prodhimit të vendit, BIZNESALBANIA i kërkon politikës hartimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive që kontribuojnë në nxitjen dhe mbështetjen e biznesit vendas, pasi ajo e konsideron fuqinë e rritjes dhe të zhvillimit të ekonomisë kombëtare tek aftësia për të krijuar markën “Made in Albania”.

2. PROPOZIME KONKRETE

2.1. Hartimin dhe implementimin e politikave specifike mbështetëse ndaj biznesit, sipas fazave të ciklit të jetës së tij.

Problemet që kushtëzojnë zhvillimin e biznesit, e shoqërojne atë gati në të gjitha fazat e ciklit të tij. Nisur nga ky fakt dhe në vlerësim të kërkesave të të gjitha shoqatave anëtare, BIZNESALBANIA ka formuluar dhe iu propozon aktorëve politikë dhe qeverisës politika dhe strategji konkrete.

A. Implementimi

• Për bizneset e sapo krijuara, duhet të hartohen dhe implementohen politika inkurajimi, të cilat ndër të tjera nënkuptojnë:- Përjashtim nga tatim fitimi për tre vitet e para,- Kredi pa interes, ose me interes deri 2% për bizneset

e reja dhe për bizneset e organizuara nga të rinjtë, - Krijimin e një fondi shtetëror të garancisë për këtë

kategori,- Inkurajim bizneseve të krijuara nga të sapo

diplomuarit,

Page 13: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

13

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

- Formim dhe kualifikim profesional, falas dhe të garantuar.

• Për bizneset në rritje, duhet të hartohen dhe implementohen politika të mbështetjes, ku në fokus duhet të jetë:- Kualifikim profesional, falas dhe i garantuar.

• Për bizneset e maturuara, duhet të hartohen dhe implementohen politika të studiuara, që i kontribuojnë zgjatjes së fazës së maturitetit.

• Për bizneset në vështirësi dhe rënie, duhet të hartohen dhe implementohen politika të përkrahjes, ku në fokus duhet të jetë:- Lehtësimi i transferimit të teknologjive nga një

sektor në tjetrin.

• Për bizneset në vështirësi dhe në likujdim:- Politika lehtësuese në mbylljet e bizneseve për

shkaqe fiziologjike dhe natyrale.- Reduktim të procedurave dhe frenim i zvarritjeve

burokratike të ç’rregjistrimit të një biznesi.

B. Rezultatet e pritura

• Zhvillim dhe rritje të numrit dhe të aktivitetit të sipërmarrjes në vend.

• Rritje të shpejtë të nivelit të punësimit.• Ritje të prodhimit vendas dhe të të ardhurave.• më shumë mundësi për rritje të të ardhurave në

buxhetin e shtetit.• Rritje të konsumit, përmirësim të nivelit të jetesës.• Rritje të kontributit të biznesit në PBB (GDP).• Rritje të eksporteve dhe përmirësim të raporteve në

bilancin import -eksport.• Më shumë lehtësi për transferimin e teknologjive dhe

të kapitaleve.

Page 14: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

14

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

2.2. Bizneset e reja dhe prosperiteti ekonomik.

BIZNESALBANIA konsideron dhe vlerëson fort rolin e biznesit në zhvillimin ekonomik të vendit, ndaj dhe mbështet fuqishëm domosdoshmërinë e nxitjes së krijimit të bizneseve të reja. Në këtë kontekst, ajo kërkon nga faktorët politikë bërës, politika dhe strategji mbështetëse ndaj bizneseve të reja.

A. Implementimi

• Procedura lehtësuese për organizimin e një biznesi.• Kredi pa interes për bizneset e reja, deri në një kuotë të

caktuar. Fond garancie shtetërore për kreditimin.• Kualifikim profesional, falas dhe të garantuar. • Mbështetje fiskale të drejtëpërdrejta ndaj bizneseve

me fokus eksportin.• Sigurimet shoqërore të të rinjve që punësohen për

herë të parë, të paguhen nga shteti për dy vjet rresht.

B. Rezultatet e pritura

• Rritje të numërit të sipërmarrjeve• Rritje të nivelit të punësimit.• Ritje të prodhimit dhe të ardhurave.• më shumë mundësi për rritje të të ardhurave në

buxhet.• Rritje të konsumit, përmirësim të nivelit të jetesës.• Rritje të kontributit të biznesit në GDP.

2.3. Biznesi dhe roli i emrit të mirë.

BIZNESALBANIA i vlerëson mjaft të rëndësishme kërkesat e shoqatave anëtare, që lidhen më vështirësitë që ju krijohen atyreve si pasojë e mos mbrojtjes së emrit të mirë të biznesit dhe të markës “Made in Albania”, apo dhe mos respektimit të kërkesave dhe standardeve të lidhura me tregun.

Page 15: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

15

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

A. Implementimi

• Ndalimi i investimeve pa kriter, pa lejë,• Konkurencë të bizneseve në të njëjtin mjedis, klientele,

treg etj. Shembulli me adekuat i kësaj situate është biznesi i pikave të karburanteve, farmacive, furrave të bukës etj.

• Mbështetja nga shteti, bizneseve që prodhojnë dhe eksportojnë me markën “Made in Albania”.

B. Rezultatet e pritura

• Mirëpërdorim dhe eficiensë të investimeve,• Ritje të prodhimit, shërbimeve dhe të ardhurave,• Konkurencë të ndershme dhe luajale.

2.4. Të rinjtë dhe punësimi.

BIZNESALBANIA sjell në vëmendje të politikës, se aktualisht ne përballemi me një brez të ri të madh në numer, me nivele të larta shkollimi (edhe pse ka probleme në drejtim të formimit profesional), por me nivele të ulta punësimi.

A. Implementimi

• Kredi pa interes për bizneset e organizuara nga të rinjtë dhe fonde garancie shtetërore për kreditimin bankar .

• Formim profesional, falas dhe të garantuar. • Lehtësime fiskale dhe të sigurimeve shoqërore.

B. Rezultatet e pritura

• Rritje të numërit të sipërmarrjeve nga të rinjtë• Rritje të nivelit të punësimit te të rinjtë• Rritje të prodhimit dhe të ardhurave personale.• më shumë mundësi për rritje të të ardhurave në

buxhet.• Rritje të konsumit, përmirësim të nivelit të jetesës.• Rritje të kontributit të biznesit në GDP.

Page 16: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

16

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

2.5. Edukimi dhe formimi profesional. Kualifikimi & rikualifikimi

BIZNESALBANIA konsideron dhe mbështet fort rolin dhe rëndësinë e padiskutueshme të edukimit dhe formimit profesional, për rritjen dhe fuqizimin e biznesit.

A. Implementimi

• Përmirësimi i sistemit të shkollimit profesional.• Edukim, formim profesional dhe kualifikim i vazh-

dueshëm i sipërmarrësve, si një element i rëndësishëm për klimën e biznesit.

• Nxitje të kulturës së bashkëpunimit dhe e bashkëpro-nësisë, midis biznesmenëve dhe bizneseve në fushën e formimit profesional.

• Rinovime dhe respektim të standardeve sipas statusit të punëdhënësve dhe të punëmarrësve.

• Mbështetje në mënyrë të veçantë të artisanëve dhe bizneseve të vogla që kanë nevoja urgjente për formim profesional.

B. Rezultatet e pritura

• Rritje dhe prosperitet të biznesit• Standarde dhe cilësi• Rritje të cilësisë së prodhimit dhe të përfitueshmërisë.

2.6. Ruajtja e mjedisit-detyrim dhe obligim ndaj brezave që vijnë.

BIZNESALBANIA kërkon dhe mbështet fort hartimin dhe implementimin e strategjive të mbrojtjes së mjedisit.

A. Implementimi

• Rregull i rreptë mjedisor.• Rregull i fortë në administrimin e ndërtimeve dhe

banesave kolektive.

Page 17: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

17

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

• Rregull i fortë dhe ligj i hekurt ndaj bizneseve që nuk mirëadministrojnë mbetjet teknologjike dhe që ndotin mjedisin.

• Edukim të brezave për mjedisin.

B. Rezultatet e pritura

• Mjedis i përshtatshëm dhe normal për biznesin dhe publikun

• Përdorim racional dhe të qëndrueshëm të burimeve prodhuese.

2.7. Marrëdhënie korrekte dhe transparente me biznesin.

BIZNESALBANIA kërkon arbitrime objektive në konfliktet me administratën shtetërore, specifikisht me admistratën tatimore, me administratën doganore, me gjykatat dhe me organet e pushtetit që japin lejet e ndërtimit, licensat, etj.

A. Implementimi

• Jo gjobave për faj të sistemit elektronik.• Objektivitet dhe jo burokraci në rregjistrat e pasurive

të paluajtshme.• Barazi në prokurime.• Barazi para sistemeve tatimore.• Jo tendera të reja për firmat që dështojnë në investime

publike, në afate, në cilesi, apo që reklamohen punët e tyre sistematikisht. Jo monopolit në tendera.

• Jo tenderave për ndërmjetësit, (sekserët) që nuk kanë fare subjekte.

• Prezencë të organizmave që asistojnë dhe ndihmojnë biznesin për njohjen më të mirë dhe zbatimin e standartizimit.

• Korrektesë në pagesa të enteve publike. • Funksionimi i Gjykatës Administrative.

Page 18: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

18

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Gjykime objektive të konflikteve tregtare mes bizneseve dhe bizneseve me administratën publike, veçanërisht atë tatimore.

• Pagesën me këste të tatimeve dhe taksave.• Ulje të interesave të kredive nga bankat tregëtare.• Rishikim të marrëveshjeve të tregëtisë së lirë, rishikim

të kuotave në eksportet rajonale, me theks stimulimin e biznesit vendas.

B. Rezultatet e pritura

• Klimë normale në zhvillimin e biznesit• Rritje të prodhimit dhe të ardhurave.• Më shumë mundësi për rritje të të ardhurave në buxhet.• Rritje të konsumit, përmirësim të nivelit të jetesës.• Rritje të kontributit të biznesit në GDP.

2.8. Administrimi i mirë i tokës bujqësore

Toka bujqësore përbën pasurinë më të madhe që kanë shqiptarët. Për fat të keq, është nga pasuritë që janë copëzuar keqazi, përdorohet keq, apo dhe që një pjesë e mirë e saj nuk përdorohet fare.

A. Implementimi

• Ndërhyrje në Kodin Civil, për të mos lejuar ndarjen e tokës (brenda familjes) në natyrë, por vetëm në vlerë.

• Përmirësimi i treguesve ekonomik dhe vënia në efiçiensë të rregjistrit kombëtar të fermave.

B. Rezultatet e pritura

• Rritje të madhësisë së fermave dhe konsolidim të tyre.• Konsolidim të ofertës bujqësore.• më shumë mundësi për rritjen e prodhimit vendas për

treg.• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.• më shumë mundësi rajonizimi dhe specializimi të prodhimit

etj.

Page 19: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

19

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

P J E s A E T R E T E

Propozime me karakter sektorial, kombëtar, të bëra gjatë konsultimeve me organizatat/shoqatat e biznesit, sipas sektorëve të veprimtarisë.

1. SEKTORI I TURIZMIT

Industria e turizimit në Shqipëri po rritet me ritme mjaft të shpejta dhe me kontribute jo të pakta në ekonominë shqiptare. Në bazë të statistikave nga World Travel dhe Tourism Council, rezulton që mbi 200.000 shqiptarë të jenë përfshirë në bizneset e turizmit dhe ky numër pritet të rritet në të ardhmen, pavarësisht nga efektet e krizës globale, përfshirë këtu edhe atë të industrisë së turizmit. Por edhe pse tendencat për zhvillimin e turizmit janë në rritje, vlen të theksohet se barrierat dhe problemet me të cilat përballet ky sektor jetik për zhvillimin e ekonomisë janë të shumta.

Në këtë kontekst, BIZNESALBANIA sjell në vëmendje të politikës dhe kërkon prej saj projektimin dhe implementimin e disa Politikave dhe Strategjive, përmes të cilave të bëhet e mundur:

• Një turizëm i qëndrueshëm dhe një menaxhim i integruar i tij.

• Përdorimi me efikasitet i resurseve turistike që ka vendi.

• Nxitja e investimeve në këtë fushë.

Page 20: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

20

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Krijimi i një klime nxitëse për rritjen e numërit të operatorëve në këtë fushë dhe bashkë me të edhe niveli i punësimit.

• Stimulimi i zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe rural.

Në dobi dhe në funksion të objektivave të mësipërme, BIZNESALBANIA, në konsiderim të shoqatave të sektorit të turizmit, sjell në vëmendje të politikës dhe kërkon prej saj:

1.1. Çertifikim të biznesit dhe produkteve turistike si një domosdoshmëri jetike dhe garanci për cilësi shërbimi.

BIZNESALBANIA kërkon që biznesi turistik të jetë biznes i çertifikuar dhe produkti turistik të jetë i kontrolluar, me standard të garantuar, e të respektohen normat e OBT-së dhe të BE-së.Lidhur me regjistrimin e subjekteve të turizmit: (njësitë akomoduese, operatorët turistik/tour operatorët e agjentët, transportuesit, guidat etj,) kërkojmë përfshirjen në QKR të kategorive dhe nënkategorive të bizneseve brenda të njëjtit sektor (të aktivizohet pasi në QKR ekziston), pasi nuk ka nevojë për kosto shtesë.

A. Implementimi

Është bërë domosdoshmëri dhe jetike që biznesi dhe produktet turistike të jenë të çertifikuara. Është një fakt i pa kontestueshëm që, krahas me rritjen (kryesisht në gjerësi) të biznesit dhe të produkteve turistike, mungesa e çertifikimit dhe mungesa e standardeve sipas normave të OBT-së dhe të BE-së ka bërë që aktiviteti i turizmit të mos jetë konkurrues, me të gjitha pasojat që e shoqërojnë atë. Konsideruar sa më sipër del si domosdoshmëri:

• Rritja e kontrollit të cilësisë së shërbimeve turistike dhe garantimi i standarteve të tyre.

• Investimi në formimin dhe kualifikimin profesional të të punësuarëve dhe të rinjve, në këtë sektor.

Page 21: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

21

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

• Rritja e prezencës së ekspertëve dhe profesionistëve të diplomuar në subjekte që ushtrojnë veprimtari turistike.

B. Rezultatet e pritura

• Rritjen e flukseve turistike.• Krijimi i imazhit pozitiv të biznesit turistik dhe me të

gjitha arritjet që e shoqërojnë këtë dukuri.• Rritje të numrit të bizneseve.• Rritje të punësimit, veçanërisht të të shkolluarëve dhe

të të diplomuarëve në fushën e turizmit.• Rritje të të ardhurave dhe të mirëqënies.

1.2. Jo vetëklasifikimit të nivelit të shërbimit hotelier

BIZNESALBANIA kërkon që t’i thuhet JO klasifikimit vullnetar dhe vetëvlerësimit në turizëm.

A. Implementimi

Shërbimi hotelier vuan nga mungesa e standardeve dhe e kërkesës lidhur me klasifikimin e hoteleve. Nuk është gabim të thuhet se në këtë lloj shërbimi nuk ka vlerësim sipas kërkesave dhe standardeve të ofruara, por më tepër ka një lloj vetëvlerësimi nga ana e pronarëve të tyre. Sa më sipër kërkohet:

• Shërbimi hotelier të klasifikohet dhe çertifikohet në përputhje me standardet e BE.

• Të ruhen dhe të konservohen vlerat turistike të vendit.• Të rishikohet dhe të ulet TVSH-ja në turizëm.

B. Rezultatet e pritura

• Rritjen e flukseve turistike dhe garantimi i cilësisë së shërbimit.

• Rritje e imazhit të biznesit turistik, me të gjitha avantazhet që e shoqërojnë këtë dukuri.

Page 22: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

22

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Rritje të numrit të vizitorëve dhe koefiçentit të shfrytëzimit të kapaciteteve turistike.

• Zgjatje të kohës së të bërit turizëm në Shqipëri gjatë një viti.

• Rritje të numrit të të punësuarëve.• Rritje të impaktit të turizmit mbi ekonominë dhe

veçanërisht mbi bujqësinë, industrinë përpunuese, kulturën, sportet, etj.

• Rritje të të ardhurave.

1.3. Reduktim i TVSH-së për shërbimet hoteliere dhe turistike

BIZNESALBANIA kërkon që të aplikohet TVSH e reduktuar për shërbimet hoteliere dhe turistike (aktivitet i krahasueshëm me eksportet)

BIZNESALBANIA sjell në vëmendje të politikës se shërbimi hotelier dhe ai turistik nuk janë e njëjta gjë. Konsiderimi vetëm i këtij fakti dikton nevojën e diferencimit të TVSH-së, pasi shërbimi turistik duhet të konsiderohet i krahasueshëm me atë të exportit.

A. Implementimi

• Të përdoret TVSH e reduktuar në shërbimin hotelier.• TVSH-ja në turizëm të jetë konkurruese me vendet e

rajonit.

B. Rezultatet e pritura

• Rritje dhe fuqizim të bizneseve turistike.• Rritje të aftësive konkurruese me bizneset e turizmit në

rajon.• Rritje të numrit të të punësuarve.• Rritje të të ardhurave dhe të zgjerim të bazës tatimore.

Page 23: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

23

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

1.4. Informaliteti dhe mungesa e kontrollit shtetëror

BIZNESALBANIA kërkon që në shërbimin turistik t’i thuhet përfundimisht JO informalitetit dhe mungesës së kontrollit shtetëror, pasi përbën rrezik serioz, si për shërbimet turistike ashtu dhe për mbrojtjen e konsumatorit.

A. Implementimi

• Të ketë kontroll rigoroz në fushën e shërbimeve turistike.

• Shteti të marrë përgjegjësi lidhur me mirëfunksionimin e subjekteve turistike.

• Organet e pushtetit qëndror dhe ato vendor të harmonizojnë punën për kontrollin dhe promovimin e vlerave turistike.

B. Rezultatet e pritura

• Ulje të konkurrëncës së pandershme.• Rritjen e flukseve turistike dhe mbrojtje e konsumatorit.• Rritje të numrit të bizneseve• Rritje të punësimit• Rritjen e të ardhurave.

1.5. Ruajtja dhe konservimi i mjedisit

Në dobi të përmirësimit të nivelit të të jetuarit, në respekt të përmirësimit dhe rritjes së vlerave të mjedisit, dhe në funksion të zhvillimit të turizmit, BIZNESALBANIA kërkon që në shërbimin turistik, ruajtja dhe konservimi i mjedisit të konsiderohet si çelësi magjik për të ardhmen e zonave turistike.

BIZNESALBANIA është për një politik që i kontribuon zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Page 24: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

24

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

A. Implementimi

• Rregulla të forta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike.

• Rregulla të forta për administrimin e mjediseve të përbashkëta.

• Rregulla të forta për ruajtjen e pyjeve, kullotave, lumenjve dhe të hapësirave ujore.

• Pastrimin e mjediseve të banuara dhe të lira nga ndotjet dhe derdhjet që dëmtojnë dhe cënojnë ekologjinë.

B. Rezultatet e pritura

• Ruajtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij.• Krijim dhe zhvillim të zonave turistike.• Më shumë hapësira për rritjen e numrit të bizneseve

turistike.• Rritje e të ardhurave dhe rritje të të punësuarve

2. SEKTORI I NDËRTIMIT

BIZNESALBANIA gjykon se sektori i ndërtimit është duke përjetuar moment shumë të vështira të rritjes dhe të zhvillimit të tij. Në këtë situatë, kanë ndikuar një numër i konsiderueshëm faktorësh, ndër të cilët përmendim:

• Zhvillimet dhe ndërtimet kaotike për një periudhë të gjatë kohe rreth 20 vjeçare.

• Menaxhimi pa kritere të drejta dhe jo profesional i sipërfaqeve të ndërtimit dhe i trojeve të ndërtimit.

• Angazhimi në sektorin e ndërtimit edhe të subjekteve jo serioze, pa kapacitete dhe me mungesa të theksuara të profesionalizmit.

• Mungesa e një pakete të plotë ligjore që rregullon veprimtarinë në fushën e ndërtimit.

• mos përfundimi i planeve rregulluese të qyteteve kryesore dhe Planeve të Detajuara Vendore.

Page 25: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

25

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

BiZNEsALBANiA kërkon:

• Të bëhet një vlerësim real i gjendjes dhe mbi këtë bazë të hartohet një strategji e qartë dhe një plan real antikrizë në fushën e ndërtimit.

• Të eliminohen praktikat centralizuese dhe shtrënguese fiskale në ndërtim, duke hequr çmimet e referencave, fitimet e kostot minimale fiskale. Të hiqet pagesa e detyrimeve fiskale shtesë, nga firmat e ndërtimit për të tretët. (pronarët e truallit). Kjo gjë ndikon në konkurrencën midis firmave dhe në koston e ndërtimit të banesave.

• Llogaritja e detyrimeve tatimore për tatimin mbi fitimin dhe mbi vlerën e shtuar të bëhet mbi bazën e dokumenteve reale ligjore dhe të regjistrimeve kontabile të vetë firmave. Detyrimet tatimore për firmat e ndërtimit të llogariten, si dhe për aktivitetet e tjera, në bazë të rregullave kontabile në fuqi, si diferencë e të ardhurave faktike të realizuara, me shpenzimet e njohura fiskalisht.

• Për përmirësimin e klimës së biznesit dhe uljen e arbitraritetit në kontroll e vlerësim, që kryhet nga organet tatimore, është e domosdoshme të përgatitet një kuadër i plotë nënligjor në formën e manualeve sqaruese të dispozitave ligjore fiskale në ndërtim. Kjo masë do rrisë ndërgjegjen dhe qartësinë e firmave për detyrimet, si dhe do ul arbitraritetin e organeve të kontrollit.

• Të gjitha institucionet publike që kanë detyrime për të paguar për objektet publike të ndërtuara nga firmat e ndërtimit, të hartojnë një program për likujdim sa më të shpejt të detyrimeve. Kjo do ndikojë në rritjen e likuiditetit, rritjes së konsumit, përmirësimin e gjendjes së firmave, si dhe rritjen e besimit ndaj shtetit.

• Të ndërmerren veprime konkrete në luftën kundër korrupsionit në këtë sektor.

Page 26: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

26

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Në luftën ndaj tij është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me grupimet e organizuara të biznesit, të cilat janë për konkurrencën e ndershme, zbatimin e ligjit dhe kundër informalitetit.

• Të ndiqet një politik investimesh publike e strukturuar më mirë lidhur me shpërndarjen e punës, aktivizimin e sa më shumë njerëzve, si dhe rritjen e qarkullimit të vlerave monetare në ekonomi.

• Të krijohen kushtet e duhura për sektorin bankar, me qëllim që bankat të zbatojnë si duhet misionin e tyre të financimit të ekonomisë dhe të jenë më aktive në kreditimin, duke lehtësuar procedurat që kanë të bëjnë me vendosjen e kolateralit.

• Të bëhet regjistrimi i 300 objekteve që presin që nga viti 2007. (nga ALUIZNI dhe ZRPP-të)

• Të bashkëpunohet për përmirësimin dhe ndryshimet e nevojshme në ligje si ai i “Prokurimit Publik”, “Për Planifikimin e Territorit”, dhe akte të tjera nënligjore.

• Të miratohen studimet urbanistike për planet rregulluese të qyteteve kryesore. Një pjesë e këtyre studimeve janë përgatitur në kuadrin e një financimi të Bankës Botërore dhe prej vitesh po presin miratimin në instancat më të larta.

• Të punohet për zgjidhje të reja dhe më efektive për problemin e të pastrehëve. P.sh. shteti mund të hyj me përqindje si pronar toke në ndërtimin e banesave popullore, etj.

• Të kryhen PDV-të (Planet e Detajuara Vendore) brenda një periudhe jo më shumë se 1 vit (në projektligj janë parashikuar 2 vjet).

• Rregullimi i sistemit kontraktual për punët publike (aktualisht ka vetëm të biznesit ndaj shtetit, nuk ka detyrime të anasjellta).

Page 27: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

27

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

3. SEKTORI I VESHJEVE DHE KEPUCEVE SI DHE PUNA FASON PER EKSPORT

Industria e veshjeve dhe këpucëve, që kryesisht punon sipas sistemit “fason” është një nga burimet më të stabilizuara të biznesit që krijon punësim, veçanëisht të grave. Kohët e fundit për shkak të krizës globale dhe rënies së blerjeve në tregjet europiane, industritë që punojnë në sistemin fason po rrezikojnë tkurrje deri mbyllje. BIZNESALBANIA kërkon:

• Heqje të plotë të TVSH-së në dogana për të gjitha subjektet që punojnë në regjimin e përpunimit aktiv. Kjo për faktin se rimbursimi automatik i TVSH-së së rimbursueshme nuk ka funksionuar deri më tani.

• Përmirësimin e VKM për heqjen e TVSH-së për importin e makinerive dhe pajisjeve, që lidhet me hartimin e një liste zyrtare të makinerive e pajisjeve. Makineritë dhe pajisjet e importuara për sektorin e regjimit të përpunimit aktiv nuk mund të jenë të listuara, sepse rinovimi teknologjisë në këtë sektor është një proces i pandërprerë. Verifikimi i importeve për përmirësimin teknologjik mund të bëhet në subjektet e licensuar për këtë sektor.

• Të rishikojë në kahjen e përmirësimit, angazhimin dypalësh për ngritjen e shkollave profesionale për këtë sektor dhe gjetjen e mundësive financiare me kushte lehtësuese për të risjellë në treg profesionistët e rinj në fushën e modës, stilit dhe të qepjes së prodhimeve për nevoja të tregut të brendshëm.

• Të realizohet pjesëmarrja e sipërmarrjeve të këtij sektori në panairet ndërkombëtare, të specializuara, me një stendë përfaqësuese, ku financimi të mbulohet nga Ministria përkatëse.

• Shteti të marrë përsipër pagesën për një vit të sigurimeve shoqërore dhe të kualifikimit të puntoreve të reja.

Page 28: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

28

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• Të hartohet një strategji për ta shndërruar industrinë e veshjes dhe këpucëve nga një cikël i vogël fasoni në një cikël të plotë prodhimi për eksport.

• Përkrahje dhe asistencë e industriesë së veshjes dhe këpucëve me të gjitha mundësitë e lehtësimeve fiskale, të sigurimeve sociale, të procedurave doganore e fiskale, kur kjo industri punon sipas sistemit fason.

4. SEKTORI I ENERGJISE DHE HIDROKARBUREVE

BIZNESALBANIA gjykon se sektori i Energjisë dhe Hidrokarbureve është jetik për të vënë në lëvizje gjithë industritë e shërbimet. Sektori i energjisë ka kaluar e po kalon një periudhë të vështirë menaxhimi, që influencon në mbarëvajtjen e bizneseve. Edhe sektori i hidrokarbureve kërkon rregulla të qarta loje dhe mbështetje fort te investimet vendase dhe të huaja.

BiZNEsALBANiA kërkon:

• Përmirësimin e legjislacionit për inspektoriatet dhe entet rregullatore, të energjisë dhe hidrokarbureve.

• Strategji për eksport/importin e energjisë dhe hidrokarbureve.

• Zbatimi i standarteve të Bashkimit Europian për numrin e pikave të shitjes me pakicë (distributorëve) në raport me numrin e mjeteve motorike, numrin e popullsisë dhe sipërfaqen e rajoneve ku ato do të vendosen. Përcaktimi i pikave të shitjes në magjistralet kryesore rrugore.

• Respektim i kontratave dhe standarteve të shitjes së energjisë.

• Rishikimi i vlerës së akcizës së karburanteve për të lehtësuar çmimin.

Page 29: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

29

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

• Deklarimi online dhe rishikimi i sistemit të kasave fiskale.

• Heqja e akcizës për lëndët djegëse që përdoren në prodhim.

Lënda djegëse zë një peshë të rëndësishme në proceset prodhuese, rrjedhimisht edhe akciza rrit koston e prodhimit. Legjislacioni në fuqi në përputhje me standartet ndërkombëtare përjashton nga taksat ose rimburson prodhuesit për vlerën e akcizës së përdorur në procese teknologjike.

Kjo frymë e ligjit është deformuar aq shumë nëpërmjet akteve nënligjore sa që praktikisht bëhet e pamundur që të përfitohet përjashtimi apo rimbursimi i akcizës së paguar për lëndët djegëse të importuara apo prodhuara në vend.

Fakti që skemat përjashtuese mund të jenë burim evazioni siç edhe ka ndodhur në të kaluarën ka orientuar Qeverinë drejt aplikimit të skemave rimbursuese ku evazioni është zëvendësuar me pamundësinë e përfitimit për shkak të procedurave të shumta burokratike apo shfaqjen e dukurisë së korrupsionit.

Në këto kushte kur flasim për nxitje të prodhimit vendas dhe të eksporteve duhet të realizojmë në praktikë këtë objektiv nëpërmjet aplikimit të një skeme të thjeshtë dhe funksionale.

5. INDUSTRIA AGRO-USHQIMORE

5.1. Vlerësim i mjedisit të biznesit bujqësor

Duke u bazuar në studimet dhe vlerësimet e deritanishme lind sot nevoja për një vlerësim dhe analizë më të hollësishme të problematikave me të cilat përballet agroindustria. Duhen njohur dhe vlerësuar më në detaje raportet reciproke që lidhin dy nënsektorët atë

Page 30: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

30

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

të përpunimit industrial me atë të prodhimit bujqësor si lëndë e parë.Problematikat që karakterizojnë sot bizneset në sektorin e agropërpunimit janë:

• Mos funksionimi i hallkave në sistem dhe inenfiçienca. • Mungesa e ndikimeve reciproke mes hallkave në sistem. • Mungesa e përfitimeve të ndërsjellta mes hallkave në

sistem. • Mungesa e një politike që i shërben konsolidimit të

sistemit. • Vështirësitë e adaptimit të politikave mbështetëse etj.

5.2. Politika & Strategji për Industrinë Agropërpunuese

Politikat & Strategjitë për industrinë agropërpunuese, synojnë që të mundësojnë vënien në efiçiencë të sistemit të agrobiznesit, ku hallkat që e përbëjnë atë të jenë në përputhje dhe të mund të ndikojnë mbi njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ... “fermeri ta konsideroj fermën e tij si “aneks” të ndërmarrjes agropërpunuese dhe veten e tij si punëtor të pjesshëm të ndërmarrjes agropërpunuese.”...BIZNESALBANIA sjell në vëmendje të politikës, se industria agropërpunuese punon kryesisht me lëndë të parë me bazë importi dhe se ndikimi i saj mbi fermat e prodhimit është inekzistente. Kjo do të ishte një situate e pa pranueshme për prodhuesit bujqësorë, për të mos folur për problematikat që lidhen me cilësinë e lëndëve të para, kostot e larta të transaksioneve etj.

Përballë situatës së mësipërme, BIZNESALBANIA kërkon mbështetje me përparësi për industrinë agropërpunuese, në mënyrë që kjo e fundit të bëhet financuese indirekt dhe promotori i zhvillimit të bujqësisë në vend.

Duke konsideruar ndikimet e ndërsjellta dhe në këtë kontekst edhe përfitimet potenciale që vijnë si pasojë

Page 31: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

31

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

e integrimeve mes hallkave në sistemin e agrobiznesit, Politika/Strategjia e mësipërme do të mundësojë arritjen e një numri përfitimesh të rëndësishme që vijnë si pasojë e nxitjes mes aktorëve dhe e rritjes së rolit të tyre në treg.

Normalisht, industria përpunuese e lëndëve të para me origjinë bujqësore, duhet të ndërtojë dhe të fuqizojë lidhjet e saj me ferma tregtare, të prodhimit bujqësor. Që të mundësohet kjo, industria agropërpunuese, duhet të bëhet financues indirekt dhe promotori i zhvillimit të bujqësisë.

Rezultatet e pritura

• Reduktim të kostove të transaksioneve për përpunuesit.• më shumë integrim mes fermave të prodhimit dhe

industrisë përpunuese.• Tregje të sigurta për prodhuesit e lëndëve të para.• Mbështetje më e mirë financiare (por dhe jo vetëm

financiare) për prodhuesit.• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.• Rritje të rolit të aktorëve në zinxhirin e vlerës, e për

pasojë dhe të nivelit të përfitueshmërisë.• Më shumë mundësi për sigurimin në kohë, sasi dhe

cilësi të lëndëve të para.• më shumë mundësi për lidhje të qëndrueshme mes

llojit të lëndëve të para dhe llojit të produktit që do të prodhojë agroindustria.

• Më shumë mundësi për të prodhuar me emër, markë.

5.3. Çështje të cilësisë dhe të mirëmenaxhimit të saj

Është fakt se në vitet e fundit prodhimi nga industria agropëpunuese është rritur, por se vëllimi i prodhimeve të eksportuara është shumë i ulët. Cilësia mbetet një problem i madh.

Page 32: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

32

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

Në këtë kontekst, BIZNESALBANIA kërkon, mbështetje me përparësi për implementimin e strategjive të mirëmena-xhimit të cilësisë.

BIZNESALBANIA, bashkohet me shqetësimet e shoqatave të biznesit se politikat/strategjitë e dritanishme nuk kanë kontribuar në problematikat që lidhen me mirëmenaxhimin e cilësisë, e cila ndikon në eksportet, çmimet, sigurinë ushqimore etj.

BiZNEsALBANiA kërkon:

• Paketë ligjore të veçantë per implementimin e standardeve të cilësisë.

• Kërkesë detyruese nga AKU-ja për standardet e cilësisë.

• Forcimi i rolit të institucioneve për mbrojtjen e interesave të publikut (nga cilësia e ulët e produkteve dhe pasiguria e tyre).

• Zhvillimi i një plan trajnimi në lidhje me cilësinë (agjensitë shtetërore si edhe bizneset), i lidhur me projekte konkrete.

• Përcaktimi i projekteve pilot për të testuar metodat e cilësisë dhe sigurisë dhe për të demostruar se çfarë mund të arrihet.

Rezultatet e pritura

• Më shumë mundësi për produkte më cilësore

• Më shumë mundësi për eksport.

• Më shumë çmime konkurruese.

• Siguri ushqimore

• Më shumë mundësi punësimi.

• Më shumë të ardhura.

Page 33: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

33

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

5.4. Kontratat një mundësi më shumë në zhvillimin e agroindustrisë

Problemet në furnizimin e agroindustrisë me lëndë të para, ndër të tjera, kushtëzohen jo vetëm në çështje që lidhen me ofertën bujqësore, por dhe probleme që lidhen me kontratat mes prodhuesve dhe agroindustrisë.

Në këtë kontekst, BIZNESALBANIA thekson nevojën e mbështetjes dhe nxitjes së strategjive të kontraktimit në marrëdheniet industri përpunuese-fermë dhe anasjelltas.BIZNESALBANIA, në konsiderim dhe të shqetësimeve të shoqatave të biznesit, vë theksin në këtë Politikë/Strategji, pasi sistemi i kontraktimeve në marrëdhëniet industri përpunuese – fermë dhe anasjelltas, është pothuaj inekzistente. Kjo situatë përbën normalisht kosto të madhe si për prodhuesit e lëndëve të para ashtu dhe për përpunuesit.

BIZNESALBANIA kërkon mbështetje specifike ndaj biznesit përmes politikave nxitëse ligjore dhe administrative për implementimin e strategjive të kontraktimit në marrëdhëniet industri përpunuese-fermë dhe anasjelltas. Një ligj i veçantë lidhur me këtë çështje, si dhe organizimi dhe funksionimi i sistemeve të arbitrimit do të ishte domosdoshmëri.

Rezultatet e pritura• Reduktim të kostove të transaksioneve për përpunuesit.

• Tregje të sigurta për prodhuesit e lëndëve të para.

• Integrim mes fermave të prodhimit dhe industrisë përpunuese.

• Më shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë.

• Rritje të rolit të aktorëve në zinxhirin e vlerës, e për pasojë dhe të nivelit të përfitueshmërisë.

• Më shumë mundësi për sigurimin në kohë, sasi dhe cilësi të lëndëve të para.

Page 34: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

34

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

• më shumë mundësi për lidhje të qëndrueshme mes llojit të lëndëve të para dhe llojit të produktit që do të prodhojë agroindustria.

6. SEKTORI TRANSPORTEVE

BIZNESALBANIA vlerëson se sektori i transporteve është jetik në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Infrastruktura rrugore ka patur një zhvillim të kënaqshëm, por jo të mjaftueshëm dhe cilësor.

BIZNESALBANIA kërkon:

• Përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së transportit rrugor përmes:

- Ndërtimit të rrugëve të reja me standartet e Komunitetit Europian.

- Rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese.• Objektiva dhe rregulla të qarta sipas standarte

europiane për sigurinë rrugore.

• Përmirësimi i inventarit të mjeteve të transportit rrugor. Në këtë drejtim duhet të ketë standarte të veçanta për mjetet e transportit të brendshëm rrugorë dhe për transportin ndërkombëtar. Aktualisht vazhdojnë të jepen licensa për transport ndërkombëtar dhe për mjete që i kanë kaluar 20 vjet në përdorim. Ky problem është i lidhur dhe me ruajtjen e mjedisit.

• Përmirësimi i legjislacionit në fushën e transportit rrugor.

• Zgjerimi dhe përmirësimi i marrëveshjeve bilaterale me shtetet e tjera për të lehtësuar punën e transportuesve shqiptarë. Në këtë kuadër me rëndësi është dhe nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konventave të tjera për transportin rrugor.

Page 35: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

35

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

• Krijimi i lehtësirave dhe përmirësimi i procedurave doganore dhe kufitare për pakësimin e kohës së pritjes së mjeteve të transportit ndërkombëtar në këto operacione.

• Heqja ose pakësimi i taksave që paguajnë mjetet shqiptare në shtetet e tjera. Flagrant vazhdon të jetë pagesa që bëjnë mjetet tona në Itali.

Taksën e peshës dhe taksën e qarkullimit mjetet shqiptare vazhdojnë ta paguajnë në nivel maksimal dhe në mënyrë diskriminuese. Ky problem ka 20 vjet që kërkohet nga transportuesit dhe nuk po merr zgjidhjen e duhur.

• Forcimi i kontrollit për mjetet e huaja që vijnë në Shqipëri. Mungesa e këtij kontrolli bën që shumë transporte kryhen padrejtësisht nga mjete të shteteve të tjera.

7. Artizanati dhe bizneset e vogla

Artizanati dhe biznesi i vogël janë sektorët më të rëndësishëm për vetëpunësim dhe punësim familjar. Populli Shqiptar trashëgon një kulturë të lartë të prodhimeve të artizanatit të shumëllojshëm, por rendja pas biznesit të mesëm e të madh industrial, mungesa e politikave shtetërore për artizanatin, ka sjellë si pasojë zbehjen e kësaj kulture shekullore artizanat - biznes.

Ka një paqartësi edhe nga pikëpamja e standarteve të klasifikimit të bizneseve në mikro, të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj me akte ligjore e nënligjore. Ekziston një ligj standart i BE-së për klasifikimin e bizneseve. Në Shqipëri kemi një ligj të NVM-ve sipas standartit Europian, por i pazbatueshëm në praktikë, sepse ka një klasifikim tjetër të bizneseve nga pikëpamja e tatimeve (të vegjël e të mëdhenj).

Page 36: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

36

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

Shqipëria ka aderuar prej kohësh në “Kartën Europiane të Biznesit të Vogël”, por 10 pikat e famshme të kësaj karte as nuk njihen publikisht e jo më të zbatohen në praktikë.

BIZNESALBANIA konsideron se vendi ynë disponon burime natyrore dhe njerëzore të konsiderueshme për zhvillimin me përparësi të artizanatit dhe bizneseve të fokusuara në drejtim të zhvillimit të produkteve të territorit.

BIZNESALBANIA kërkon:

• Mbështetje për nxitjen e zhvillimit të artizanatit dhe biznesit të vogël për të rritur prodhimet dhe punësimin në territor.

• Aplikimin sa me parë të parimeve të Kartës Europiane të Biznesit të Vogël dhe standarteve të tjera Europiane, të klasifikimeve të Bizneseve.

Rezultatet e pritura• Mirëpërdorim të burimeve të prodhimit.

• Mbështetje për zhvillimin e turizmit rural.

• Rritje të punësimit.

• Zhvillim të aktiviteteve të reja.

• Rritje e të ardhurave familjare.

8. POLITIKAT BANKARE NDAJ BIZNESIT

Marrëdhëniet banke – biznes janë baza e zhvillimit të bizneseve të ndërsjellta midis tyre. Është sistemi bankar që ka mundësi të mbështesë gjithë ciklin e operacioneve financiare të një biznesi. Banka krediton për investime, teknologji, blerje të lëndës së parë e mundësi të tjera. Banka bën edhe shërbimet e ndryshme të pagesave që janë bërë tashmë një detyrim ligjor për bizneset.Nga një ballafaqim që bëri kohët e fundit biznesi me bankat

Page 37: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

37

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

me ndërmjetësinë e Bankës së Shqipërisë, u evidentuan një sërë problemesh reciproke:

• Bankat mbajnë një nivel të lartë të interesit të kredive ndaj bizneseve, që përkthehet si një klimë jo miqësore e bankave ndaj bizneseve.

• Bankat kanë pagesa shërbimi shumë të larta, gati të papërballueshme nga bizneset e vogla, për shërbimet që ofrojnë, por që janë të detyrueshme përmes sistemit bankar.

• Sipas statistikave të B.SH. bankat kanë arritur norma fitimi të ekzagjeruara në raport me vështirësitë për mbijetesë që kanë bizneset e tjera në kohën e tanishme të krizës globale.

BIZNESALBANIA konsideron se krijimi i sistemeve të fondeve të garancive dhe kredive të buta duhet të kthehet në një politikë konstante e raportit bankë-biznes.

9. EDUKIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL

BIZNESALBANIA mbështet një ekuilibër të pranueshëm që diktohet nga tregu i punës, midis edukimit të përgjithshëm dhe edukimit e formimit profesional. Sot në Shqipëri ka një disekuilibër të papranueshëm midis edukimit të përgjithshëm, që synon arsimin universitar (kryesisht me profile shoqërore) dhe edukimit e arsimit profesional që prodhon direkt forca pune të kualifikuara. Ky raport sot është 80% me 20%. Tregu i punës kërkon që ky raport duhet të ndryshojë relativisht shpejt për të

Page 38: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

38

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

arritur në raportin mesatar europian 50% me 50%.Në kapitujt dhe paragrafët e mëparshme janë specifikuar kërkesat për formim dhe kualifikim profesional sipas sektorëve. Një gjë është evidente: vendi ynë ka nevojë për zanate, që kërkon zhvillimi i teknologjive të reja.

Kualifikimi i administratorëve dhe stafeve të bizneseve është gjithashtu një kërkesë konstante, veçanërisht e bizneseve të vogla, ku administratori kryen shumë funksione.

9. GRATE NE BIZNES

BIZNESALBANIA konstaton se gratë sipërmarrëse, sidomos në rrethe ndjejnë mjaft presionin e taksambledhësve dhe klimën jo mbështetëse të institucioneve lokale. Shoqatat e grave theksojnë se mungon fryma e bashkëpunimit në rrethe sidomos në çështjen gjinore, ku thirren për konsulta, të cilat edhe këto janë të rralla, vetëm sipërmarrësit dhe jo sipërmarrëset. Bizneset e vogla të drejtuara nga gratë po diskriminohen, edhe pse mbajnë peshën më të rëndë ekonomike ku 30% përfaqësohen prej tyre. Në bazë të 10 parimeve të Aktit të Biznesit kërkojmë për sipërmarrëset gra:

- Kreditime te ulta,

- përfshirje në projekte të BE-së,

- markën e tyre si biznes,

- standartizimin e produkteve artizanale me parametrat evropiane,

- kualifikimin profesional të grave në biznes duke mbuluar të paktën 50% të kostove të kualifikimit.

Page 39: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

39

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

P J E s A E K A T E R T

Propozime me karakter rajonal, të bëra gjatë konsultimeve me organizatat/shoqatat e biznesit, sipas sektorëve të veprimtarisë.

Në bazë të propozimeve të bëra nga sipërmarrësit në takimet e zhvilluara në gjashtë qarqe të vendit, BIZNESALBANIA thekson nevojën e vlerësimit dhe të zgjidhjes nga politika të problematikave të mëposhtëme:

1. Mbështjen dhe mbrojtjen e “emrit të mirë” të një biznesi, duke ndaluar kategorikisht investime pa kriter dhe konkurrencën e pandershme.

2. Rregulla më të qarta në prokurimet publike, në lidhje me tenderat që kanë të bëjnë kryesisht me potencialin ndërtues të një firme. Pra tenderat nuk mund të fitohen nga ndërmjetës që nuk kanë aftësi e mjete.

3. Korrektësi absolute në pagesat nga ana e enteve shtetërore për zbatuesit e punëve publike.

4. Zbatim rigoroz të marrëveshjes së tregëtisë së lirë me vendet e rajonit, duke luftuar spekulimet për zëra të veçantë.

5. Abuzimet nga administrata e tatimeve në raport me biznesin (gjoba të sistemit kur kalohet me një ditë afati i pagesave për shkak të mos funksionimit të serverave të tatimeve).

Page 40: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

40

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

6. Mos reflektim të uljes së normave të interesit të kredive për biznese, nga bankat e nivelit të dytë, pas uljes që i bënë Banka e Shqipërisë normës së interesit. Banka e Shqiperise duhet t’u bëjë presion atyre për uljen e normës së interesit për kredi .

7. Realizimi i një plani strategjik në rrethin e Vlorës, për nxitjen e zhvillimit të turizmit, ku në fokus të jenë: porti ekzistues i Vlores si port turistik, ndërtimi i aeroportit në Akerni të Vlorës; ndërtimi i bypassit të qytetit; investime në gjallërimin e resurseve historike dhe arkeologjike të rajonit; stimulimi i politikave për zhvillimin e sektorit agroushqimor.

8. Ulje të ndjeshme të tatimeve e taksave lokale për turizmin.

9. Zgjatja e afatit të sezonit turistik, të turistëve nga Rusia dhe vende të tjera pa viza (më shumë se 3 muaj) me qëllim rritjen e flukseve të turizmit.

10. Ulja e tarifave për çështje ankimore në Gjykata dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (3% në Gjykatë dhe 50% e vlerës së detyrimit në momentin e apelimit në tatime).

11. Kontroll më i rreptë për futjen e mallrave jo cilësore dhe me çmim nënkosto, të cilat konkurrojnë mallrat e prodhimit vendas edhe pse është sipas standarteve Europiane.

12. Kualifikimi i punonjësve dhe çertifikimi i tyre ka një boshllëk të madh, pasi bëhen kualifikime profesionale, por nuk është i mundur çertifikimi i tyre.

13. Fondi për investimet publike duhet të jetë i plotë dhe jo i copëzuar.

Page 41: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

41

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

14. Krijimi i një rrjeti midis të gjitha institucioneve shtetërore, për të mos i kërkuar bizneseve dokumenta nga institucionet e tjera, por t’i sigurojnë vetë online. Kjo ul abuzivitetin nga të dyja palët dhe kohën që do të harxhoj biznesi.

15. Në përputhje me rolin dhe rëndësinë e turizmit në rrethin e Lezhës, diktohet nevoja e një plani prioritetesh për nxitjen e zhvillimit të turizmit, në fokus të të cilit të jenë: porti i Shëngjinit; peshkimi, artizanati, etj.

16. Kompanitë monopol, si Bankat, Shoqëritë e Sigurimeve, Kompanitë Telefonike, Kompanitë e Energjisë, etj., mund të kalojnë në taksën progresive (pjesa me e madhe e tyre jane te huaja dhe fitimin e transferojnë jashtë).

17. Investimet për punët publike të prezantohen e të tenderohen pasi Qeveria të ketë siguruar financimet e plota përkatëse.

18. Krijimi i mundësive për të realizuar parimin e barazisë gjinore: Financime të veçanta publike për mbështetjen e grave në biznes dhe formimin profesional të tyre; kreditime të veçanta për biznese të krijuara nga gratë në zonat më të varfëra e rurale.

19. Në Ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, kërkohet ndryshim i nenit 21 që ka të bëjë me shpenzimet e panjohura.

Kërkohet të hiqet pika 2 e nenit 21, për këto arsye:- Vendosja e limiteve në njohjen e interesave të

kreditimeve ndëshkon shoqërinë me 10% tatim fitimi për interesat që kalojnë kufirin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 21.

- Të gjitha interesat që paguhen duhet të njihen si shpenzime për faktin se ato janë të ardhura për

Page 42: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

42

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

bankat dhe për këto të ardhura paguhet tatim fitimi.

- Kreditë bankare nuk shërbejnë për zmadhimin e kapitaleve për shtimin e aktiveve të qëndrueshme dhe vendosja e kufizimeve të tilla pengojnë zhvillimin e biznesit.

20. Projektligji për TVSH-në parashikon rivendosjen e TVSH-së për reklamat në media (në ligjin ekzistues janë të përjashtuara). Një ndryshim i tillë përkeqëson gjendjen financiare të medias, e cila mbështetet kryesisht tek reklamat.

21. Në “Ligjin mbi Akcizat”, kërkohet përmiresimi i shto-jcës 2, si më poshtë:

Në praktikën ndërkombëtare njihet qëllimi i përdorimit të pullave fiskale si një instrument për mbledhjen e të ardhurave, me qëllim identifikimin e produkteve që nuk e kanë paguar detyrimin.

Bazuar në këtë praktikë dhe në parimin që kostoja e mbikqyrjes nuk mund të jetë në nivele të krahasueshme me detyrimet fiskale të arkëtuara, vërejmë një deformim shumë të madh që po ndodh në industrinë e prodhimit të birrës në veçanti.

Një nga treguesit më të rëndësishëm në vendet e zhvilluara është raporti i shpenzimeve në raport me të ardhurat. Ky raport në shumicën e vendeve të BE, dhe jo vetëm, është në nivelin 1-1.5 Cent për çdo Euro të mbledhur.

Në industrinë e prodhimit të birrës, ky raport po t’i referoheni të dhënave të mësipërme vetëm për pagesën e kodeve fiskale është 95 cent për çdo Euro të mbledhur. Në kushtet kur arkëtimet për këtë shërbim i janë transferuar një kompanie private e

Page 43: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

43

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

bëjnë shumë të diskutueshëm këtë fenomen. Nëse do të shtojme edhe shpenzimet e tjera që lidhen me vënien në funksionim të aparaturave të markuesve dhe shpenzime të tjera që lidhen me procedurat e deklarimit në Administratën Tatimore dhe tashmë edhe në Administratën Doganore, rezulton se Ministria e Financës aplikon një sistem taksimi jo koherent. Në këto kushte kërkojmë që ky deformim të korrigjohet.Korrigjimi duhet të bëhet duke u bazuar në analizën e mësipërme duke mos cënuar raportin midis të ardhurave dhe shpenzimeve të mbikqyrjes. (në rastin e cigareve që është një produkt tipik që shoqërohet me pullë fiskale, raporti aktualisht është 4 cent për çdo Euro të mbledhur). Duke u nisur nga sa më sipër kërkojmë që pagesa për vendosjen e kodeve fiskale të ndryshojë nga: 22 Euro për 1000 kode, në 3 Euro për 1000 kode.

22. Propozohen ndryshime për Rimbursimin e Taksës së Ambalazhit për Eksportet (Ligji Nr. 9975, datë 28.7.2008 i ndryshuar).

Taksa e ambalazhit për produktet që eksportohen ndikon ndjeshëm në konkurrueshmërinë e produkteve të eksportuara “Made in Albania”. Nuk mund të konkurrojmë në tregjet rajonale duke eksportuar produkte ushqimore apo industriale të konservuara në enë qelqi apo plastike për të cilat prodhuesi shqiptar krahasuar me prodhuesit e vendeve të tjera paguan përkatësisht 100 lekë për kg për ambalazhet e plasticës dhe 10 lekë për kg për ambalazhet e qelqit.

Page 44: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

44

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

mBYLLJE

BIZNESALBANIA, përmes Librit të Politikave të Biznesit, shpall pikëpamjet për “përmirësimin e klimës së bërjes biznes në shqipëri”, duke bërë analiza dhe propozime konkrete në të gjitha nivelet dhe për të gjithë sectorët e veprimtarisë të bizneseve që përfaqëson.

BIZNESALBANIA u kërkon forcave politike të konsiderojnë, të studiojnë dhe t’u japin përgjigje propozimeve që parashtrohen në këtë Libër, i cili do t’u dorëzohet gjatë fushatës. Grupimet politike do të ftohen nga BIZNESALBANIA për të marrë pjesë në tavolina për të debatuar për propozimet e parashtruara në Libër.

Pas zgjedhjeve, BIZNESALBANIA do t’i kërkojë forcës politike qeverisëse që të përfshijë në programin e Qeverisë ato propozime tonat që i ka pranuar në fushatën elektorale. Për më shumë, do t’i kërkojmë që të marrë më shumë përgjegjësi e të përfshijë më shumë propozime, për të rritur besueshmërinë e biznesit ndaj shtetit.

BIZNESALBANIA do t’i kërkojë Qeverisë së ardhshme arritjen dhe nënshkrimin e një Pakti Social-Ekonomik, me synimin e një partneriteti të ri Biznes-Qeveri. Në këtë kuadër do t’i kërkohet Qeverisë krijimi me ligj të një institucioni shumë të rëndësishëm të partneritetit social: “KESHILLIT KOMBETAR EKONOMIK SOCIAL”. Ne besojmë se ky institucion i dialogut social Biznes - Qeveri, do të jetë jo vetëm garanti por edhe kuvendi i konsensuseve ekonomike e sociale në dobi të zhvillimit ekonomik e social të vendit.

Page 45: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

45

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

Page 46: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

46

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT

Page 47: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

47

“SI T

ë Pë

RmIR

ëSO

hET

KLI

mA

E T

ë Bë

RIT

BIZN

ES N

ë Sh

qIP

ëRI”

Page 48: LiBRi i POLiTiKAVE TE BiZNEsiT - Biznes Albania

48

LIBR

I I P

OLI

TIKA

VE T

E BI

ZNES

IT