ligjerues: safet gërxhaliu prishtinë 2012/2013 iv... · anton bebler- hyrje ne integrimet...

26
Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

12 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Ligjerues: Safet Gërxhaliu

Prishtinë 2012/2013

Page 2: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Ngarkesa e studentit

Ligjerata interactive 15 jave x 3 ore 45 ore Ushtrime, prezentime, 15 “ x 1 “ 15 “ Pune individuale – ne biblioteke, praktika ne organizata,vizita studimore etj. 15 “ x 8 “ 120

“ Gjithesejt ngarkesa e studentit 180 ore Ky vëllim i ngarkesës së studentit përfiton 6 kredi

Format e detyrimeve dhe vleresimi i studentit Testi i pare 25% Punimi seminarik 25% Pjesa PP 25% Pjese marrja ne ligjerata 15 % Forma tjera 10% Gjithësejt 100%

Page 3: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Literatura Desmond Dinan- “Historia e Integrimit Everopian”,

Shpresa Kursani- “Shtegtimi i Unionit Evropian”,

Anton Bebler- “Hyrje ne Integrimet Evropiane”;

Desmond Dinan- “Politika e Bashkimit Evropian”.

Page 4: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Idetë e hershme për një evropë të bashkuar

Fjala Europë e ka origjinën në mitologjinë e lashtë greke. Sipas kësaj, mbreti I zotërave, Zeusi,u dashurua në vajzën jashtëzakonisht të bukur të mbretit fenikas Agrenor, e cila quhej Europa. Për ta fituar dashurinë e saj, Zeusi u shndrrua në një mëzat të artë me brirë të ndritur të fuqishëm, e mashtroi Europën për të hipur mbi shpinën e tij dhe e iku përmes detit në drejtim të ishullit të sotëm Kreta. Kur mbërritën në ishull, Zeusi riktheu formën e njeriut, I tregoi se kush ishte në të vërtetë dhe I premtoj Europës se tani e tutje ajo do të ishte e përjetshme, sepse pjesa e tokës në të cilën kishin mbërritur do të quhej sipas saj Europa. Pra, miti për Europën është mjaft I lashtë.

Page 5: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Që nga mesjeta e hershme është dokumentuar se fjala Evropë nuk përfaqëson vetëm një rajon gjeografik, por ajo simbolizon tërësinë e vlerave kulturore dhe shoqërore të përbashkëta të popujve që jetojnë në këtë kontinent. Përveq kësaj, me fjalën Evropë ndërlidhen edhe idetë e shumta për krijimin e një bashkësie politike të popujve evropianë, përpjekje këto qëjabë kulminuar shpesh në idenë për themelimin e një shteti (federativ) evropian, ku do të shkriheshin shtetet e Evropës. Që në vitin 1307 juristi franqez Pierre Dubois propozoi krijimin e një sistemi evropian për ruajtjen e paqes. Në vitin 1693 anglezi Ëilliam Penn propozoithemelimin e një parlamenti evropian, ndërsa më 1795 gjermani Immanuel Kant ngriti idenë për krijimin e një federate republikane të shteteve evroppiane. Mirëpo këto ide nuk u materializuan politikisht për shkak të realpolitikës së shteteve evropiane dhe theksimit të sovranitetit të tyre, I cili do të humbej në rast se këto shtete do të shkriheshin në një shtet evopian.

Page 6: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Pas përfundimit të Luftës së parë botërore(1918) u ringjallërua ideja për një bashkim politik evropian përmes propozimit të Kontit Richard Coudenhove – Kalergie për themelimin e shteteve të bashkuara të Evropës(1923)dhe lëvizjes së bashkimit panevropian të themeluar nga ai. I ndikuar nga këto ide, ministry I Ministrisë së Punëve të jJashtme të Francës Aristide Briand I propozoi Lidhjes së Kombeve krijimin e një federate evropiane, mirpo kjo ide dështoi për shkak të kundërshtimit të shteteve evropiane, të cilat nuk ishin të gatshme të heqin dorë nga sovraniteti dhe pushteti I tyre politik në favor të një shteti të bashkuar evropian.

Page 7: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) lëvizja e rezistencës barti idenë e një Evrope të bashkuar si formë të organizimit politik me të cilin do të mund të tejkaloheshin rreziqet dhe pasojat shkatërruesetë nacionalizimit dhe fashizmit, të cilat kishin qenë shkaqet kryesore për shpërthimin e Lufës së Dytë Botërore. Evropa ksihte kaluar nëpër katrahura të llojit të vet, gjurmët e të cilave gjendeshin gjithandej kontinetit. Mjafton të përmendet me këtë rast një përshkrim I një ish-oficeri të ri britanez lidhur me situatën në Gjermani, I cili thotë: “Nuk ishin vetëm personat e zhvendosur ntë cilit ishin në lëvizje…...,miliona gjerman lëviznin nga lindja në perendim. Dy kanalet e mëdha ishin të bllokuara. Trenat ishin ndeshur mbi urat e improvizuara. Ju ecni rrugës dhe gati pas secilit kilometër të pestë ju shihni shenjën ‘devijim’(umleitung) dhe ju duhet të merrni rrugët anësore….”

Page 8: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Integrimi evropian pas luftës së dytë botërore – themelimi I komunitetit evropian për

qymyr dhe Çelik Përfundimi I Luftës së Dytë Botërore I gjeti shtetet evropiane,në veqanti Gjermaninë,Francën dhe Britaninë e Madhe të shkatëeeuara ekonomikisht dhe ushtarakisht. Në vitin 1945 Gjermania u pushtua nga forcat aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), të Britanisë së madhe, të Francës dhe të Bashkimit Sovjetik dhe u nda në katër sektorë, ku secili prej tyre administrohej nga një prej forcave aleate. ShBA dhe Bashkimi Sovjetik dolën si dy superfuqitë e reja nga Lufta e Dytë Botërore dhe rivaliteti ideologjik e politik midis tyre patipër pasojë fillimin e luftës së ftohtë, e cila e karakterizoi politikën botërorederi në vitin 1989. Dobësia e shteteve evropiane rrezikonte krijimin e një vakumi politik dhe ushtarak, I cili për SHBA-në paraqite një rrezik se do të mund të plotësohej nga Bashkimi Sovjetik dhe lëvizjet komuniste që filluan të zhvilloheshin në Evropën pëPerëndimore pas vitit 1945.

Page 9: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Në këtë kontekst, një prej qështjeve thelbësore për SHBA – në ishte qështja se sit ë trajtohej Gjermania me qëllim që të evitoheshin gabimet e Traktatit të Versajës, të cilat ndër të tjera shpien edhe deri te fillimi I Luftës së Dytë Botërore, si të rregulloheshin raportet midis Francës dhe Gjermanisë si shtetet qendrore për stabilitetin politik të Evropës dhe sit ë evitohej që Evropa Perëndimore të mos bie nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik. Për të forcuar Evropën Perëndimore ekonomikisht SHBA-ja miratoi Planin Marshall, nga I cili rezultoi në vitin 1948 themelimi I Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik Evropian (e cila në vitin 1960 u shndërrua në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe I cili shërbente si mekanizëm për derdhjen e fondeve për rindërtimin e Evropës Perëndimore. Si kusht për marrjen e këtyre fondeve SHBA-jakërkoi që shtetet evropiane të krijojnë struktura qeveritare të cilat janë në favor të tregtisë së lirë, pasi që pjesë e politikës së SHBA-së për pengimin e zgjerimit të ndikimit sovjetik ishte krijimi I një sistemi ndërkombëtar ekonomik të bazuar në tregti të lirë dhe në investime pa pengesa(kjo ndërlidhet edhe me lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme për Tarifa dhe Tregti në vitin 1947).Si Pasojë e fillimit të luftës së ftohtë shtetet e Evropëx Lindore ksihin rënë nën ndikimin politik sovjetik,të vetmit përfitues të Planit Marshall ishin shtetet e Evropës Perëndimore.

Page 10: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Në rrafshin ushtarak, në vitin 1948 Belgjika, Holanda,Franca,Luksemburgu dhe Britania e Madhe lidhën Traktatin e Brukselit, me të cilin krijuan një system të mbrojtjes së ndërjelltë dhe nga I cili në vitin 1954 u krijua Bashkimi I Evropës Perëndimore si sistem evropian I mbrojtjes kolektive. Në vitin 1949 u themelua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut(NATO), e cila krijoi një sistem të mbrojtjes kolektive midis Evropës Perëndimore dhe Amerikes Veriore, që drejtohej kundër zgjerimit të ndikimit politik dhe ushtarak sovjetik. Me gjithë këto përpjekje, problem thlbësor evropian, d..th. ai I zgjidhjes së qështjes gjermane në veqanti në raport me Francën kërkonte një zgjidhje të qëndrueshme për të krijuar stabilitet politik në Evropë. Lufta e ftohtë pati për pasojë që Gjermania të ndahej në vitin 1949 në Republikën Federativ të Gjermanisë(perëndim) dhe në Republiken Demokratike të Gjermanisë(lindje). Për SHBA-në ishte e rëndësishme që Gjermnia Perëndimore të konsolidohej si shtet demokratik dhe të forcohej ekonomikisht,me qëllim që uledhin kostot administrative dhe ushtarake të SHBA-së.

Page 11: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Kjo kërkonte një afrim politik midis Francës dhe Gjermanisë dhe mënyra e preferuar e SHBA-së ishtë një zgjidhje supranacionale në nivelin evropian. Zërat e parë për krijmine një forme të bashkimit politik evropian të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan qysh në vitin 1946, kur Ëinston Chruchill ftoi për ringjallërimin e evropës në formë të Shtetëve të Bashkuara të Evropës. Në vitin 1948 u mbajt Kongresi I Evropës I cili bëri apel për themelimin e një Shteti Federativ të Evropës, mirpo sidomos për shkak të rezistencës së Britanisë së Madhe, e cila me qdo kusht kundërshtonte qfarëdo humbje të sovranitetit të saj, përpjekjet e Kongresit të Evropës nuk quan më larg veqse deri te themelimi I Këshillit të Evropës si organizatë ndërkombëtare, ng e cila doli Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore(KEMDNLTH).

Page 12: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Duke e parë suksesin e kufizuar të përpjekjeve në kuadër të Kongresit të Evropës dhe thellimin e konfliktit me Bashkimin Sovjetik, SHBA-ja ushtroi trysni mbi Francën që të gjejë zgjidhje supranacionale në raport me Gjermaninë. Deri në atë kohë vija politike e Francës ishte që të mbajë Gjermaninë të dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht. Duke parë se forcimi ekonomik I Gjermanisë ishtë I pashmangshëm dhe se presioni politik I SHBA-së për të gjetur një zgjidhje në raport me Gjermaninë nuk mund të kundërshtohej kur merren parasysh rrethanat e luftës së ftohtë, me 9 maj 1950, ministri I Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Robert Schumann, paraqiti planin e përgaditur nga Jean Monnet për Themelimin e komunitetit për Qymyr dhe Qelik, ku thuhej:

Page 13: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

“Bashkimi I të gjitha kombeve evropiane kërkon që një armiqëai shekullore mes Francës dhe Gjermanisë të marrë fund. Angazhimet pëe veprime duhet të merren përsipër në radhë të parë nga Franca dhe Gjermania. Qeveria Franceze prpozon që të vendoset tërësia e prodhimit franko-gjerman të qymyrit dhe qelikut nën një autoritet të lartë të përbashkët, në një organizatë të hapur për pjesmarrjen edhe të vendeve të tjera të Evropës. Bahskimi I prodhimit të qymyrit dhe qelikut do të sigurojë menjëherë hedhjen e themeleve të përbashkëta të zhvillimit ekonomik si etapë e parë e federatës evropiane dhe do të ndryshojë fatin e rajoneve që për shumë kohë I ishin kushtuar prodhimit të armëve të luftës, viktimat më të shpeshta të të cilave kanë qenë vetë këto rajone.”

Page 14: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Me këtë propozim Franca siguronte kontrollin mbi përdorimin e qymyrit dhe qelikut gjerman sidomos për nevoja ushtarake si dhe siguronte qasjen e Francës në resurset gjermane të qymyrit dhe qelikut. Për Gjermaninë ky propozim paraqite një zgjidhje të problemit të basenit të Rurit, të cilin Franca don ta kontrollonte, si dhe ishte një mundësi për rehabilitimin politik të Gjermanisë në rrafshin ndërkombëtar dhe për këtë arsye përkrahej. Britania e Madhe dhe shtetet skandinave mbanin një qëndrim të rezervuar, sepse nuk e shihnin veten pjesë të një structure supranacionale, por dëshironin bashkëpunimin ndërkombëtar në frmën ndërqeviritare.Spanja, Portugalia dhe Greqia ishin nën qeverisje diktatoriale Zvicra mbante qëndrim kategorik neutral dhe kështu përveq Francës dhe Gjermanisë vetëm Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Italia nënshkruan Traktatin për Themelimin e Kumunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik në vitin 1951.

Page 15: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Themelimi I Kumunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte vullnetin e Francës dhe të Gjermanisë për të filluar bashkëpunimin në kuadër të një oragnizate ndërkombëtare me karakter supranacional dhe kështu krijoheshin parakushtet për një stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë. Përveq kësaj, Komuniteti Evropian për Qymyr dhe Çelik përbënte modelin organizativ të komuniteteve të tjera evropiane që do të vijonin pak vite më vonë dhe kështu paraqiste hapin e parë në drejtim të integrimit më të thelluar.

Page 16: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Në këtë drejtim autorët Ëeatherill dhe Beaumnt do të shpreheshin se “Zgjidhja e qymyrit dhe qelikut si pikë fillestare e integrimeve evropiane nuk ishte aksident. Këto ishin dy industritë nga të cilat ishin zhvilluar edhe luftërat. Anëtarët kishin vendosur këto dy uindustri nën kontrollin e përbashkët me qëllim të sigurimit që asnjë shtet të mos ketë kapacitet të pavarur për t’u përgaditur për luftë”.

Page 17: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Komuniteti ekonomik evropian dhe komuniteti evropian i energjisë bërthamore

Vitet pas themelimit të KEQÇ u karakterizuan nga një zhvillim ekonomik në Evropën Perëndimore, I cili nuk ishte vetëm rezultat I tregtisë së lirë në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme për Tarifa dhe Tregti( GATT), por edhe si pasjë e Bashkimit Doganor të shteve të Beneluksit(Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu) të krijuar në vitin 1948. Duke e parë suksesin ekonomik të këtij Bashkimi Doganor, Holanda propozoi krijimin e një tregu të përbashkët evropian që të përfshinte të gjithë sektorët ekonomikë të administruar nga një institucion ndërkombëtar mbinacional.

Page 18: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Propozimi holandez u përqafua nga Gjermania si dhe Franca, e cila në parim kishte politikë ekonomike proteksionte, port ë

cilës u dhanë garanca për një rregullim të favorshëm të bujqësis dhe ruajtjes së preferncave tregtare koloitë e saj jashtë Evorpës, përkatësisht shtetet që më hereët kishin qenë koloni të Francës. Britania e Madhe prap mbeti jashtë, edhe pse mori

pjesë në negociatat vijuese,sepse krijimi I një tregu të përbashkët evropian me element mbinacional nuk përputhej me politikat e saj ekonomike dhe dtrategjike të cilat ishin të përqendruara më shumë ne drejtim të Commonëealth-it.

Kështu, më 25 mars 1957 shtetet thmeluse të KEQÇ nënshkruan Traktatin për themelimin e Komunitetit Ekonomik

Evropian si dhe Traktatin për Themelimin e Komunitetit Evropian për Energji Bërthamore, të cilët hynë në fuqi me 1

korrik 1958(të njohura edhe si “Traktatet e Romës” për shkak të nënshkrimit të tyre ne Romë).

Page 19: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Qëllimi I komunitetit Evropian për Energji Bërthamore (KEEB) ishte krijimi I një organizate evropiane për bashkëpunim në rrafshin e shfrytëzimit të energjisë bërthamore, mirpo Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) ishte definitivisht organizata me Rëndësinë më të madhe dhe e cila u bë bërthama e proceseve të ardhshme të integrimit evropian. Për këtë arsyë trajtimi I së drejtës dhe të instrukcioneve evropiane do të përqendrohet kryesisht ne KEE, ndërsa dy organizatat tjera KEQÇ dhe KEEB do të trajtohen vetëm nëse këtë e kërkon konteksti. Në vitin 1958 kemi, pra, tri organiata ndërkombëtare, të cilat paraqesin themelimin institucional të procesit të integrimeve evropiane.

Page 20: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Shtetet anëtare I pacaktuan qëllimet e KEE-së si vijon:

Të vendosë themelet e një bashkimi vazhdimisht më të ngushtë midis popujve të Evropës;

Të sigurojë përparimin ekonomik dhe shoqëror të shtetëve anëtare përmes veprimit të përbashkët drejtuar eliminimit të barrierave që ndajnë Evopën;

Tësigurojë përmisimin e vazhdueshëm të kushteve jetësore dhe të punës dhe popujve të tyre;

Të forcojë unitetin e ekonomive të tyre dhe të sigurojë zhvillimin e tyre harmonizuar, duke reduktuar ndasitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme;

Të sigurojë eliminimin gradual të kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare përmes një politike të përbashkët tregtare.

Page 21: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Pasi që krijimi I një tregu të përbashkët me të gjitha këto elemente kërkonte ndryshime dhe harmonizime në politkat dhe legjislacionin nacional të shteteve anëtare, ishte paraparë që tregu I përbashkët të krijohej gradualisht. KEE administrohej nga katër institucione(i) Këshilli I Ministrave, (ii) Komisioni, (iii)Asambleja Parlamentare dhe (iv)Gjykata e Drejtësië – të gjitha këto të bazuara në modelin institucional të KEQÇ-së. Asambleja Parlamentare dhe GJED shfrytëzoheshin bashkarisht nga KEE dhe nga KEQÇ, ndërsa KEE kishte Këshillin e Ministrave dhe Komisionin e ndarë nga Këshilli dhe Autoriteti I Lartë KEQÇ-së. Në vitin 1965 përmes Traktatit pëe Bashkimin e Traktateve u vendos që të katër institucionet t’I shërbenin të tri organizatave dhe që kështu të ketë vetëm një Këshill, një Komision, një Parlment(me këtë traktat u bë ndryshimi prej Asamblesë Parlamentare në Parlament) dhe një Gjykatë të Drejtësisë për KEE, KEQÇ dhe KEEB.

Page 22: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Organi kryesor për marrjen e vendimeve ishte Këshilli, ku ishin të përfaqësuara shtetet anëtare në rang ministry. Asambleja Parlamentare kishte rol kryesisht konsultativ, ndërsa Komisioni e kishte të drejtën e propozimit të akteve normative dhe mbikëqyrte zbatimin e drejtë të traktatit. Me themelimin e KEE-së vendimet në KËshill merreshin me unanimitet, por parashihej që më vonë pëe shumë qështje të merrej vendim me shumicë të kualifikuar. Marrja e vendimeve në Këshill me shumicëtë kualifikuar ishte një element I rëndësishëm I karakterit supranacional të KEE, sepse një shtet mund të mbivotohej nga shtetet e tjera tjera anëtare dhe këtë në qështje që tradicionalisht janë qështje të brendshme të një shteti. Shteti I cili mbivotohej ishte I detyruar të pranonte dhe të zbatonte vendimin e Këshillit edhe pse ndoshta ksihte votuar kundër tij.

Page 23: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

Integrimi evropian gjatë viteve të 60-ta

Kalimit prej votimit me unanimitet në votim me shumicë të kualifikuar në mës të viteve të 60- ta shkaktoi krizën e parë institucionale ne KEE. Komisioni kishte propozuar që KEE të financohet nga të hyrat vetanake, ndërsa Franca insistonte që KEE të vazhdonte të financohej nga kontributet e shteteve anëtare. Përderisa KEE financohej nga shtetet anëtare ishte vetëm një organizatë klasike ndërkombëtare, ndërsa me krijimin e mundësisë për vetëfinancim theksohej elementi federative I KEE, të cilin Franca e kundërshtonte Kategorisht.

Page 24: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

.

Për të evituar marrjen e vendimit me shumicë të kualifikuar në Këshill, Franca zbatoi politiken e quajtur “politika e karrigës së zbrasët”, sepse bojkotonte mbledhjet e këshillit, duke mos marrë pjesë në to. Mungesa e pjesmarrjes së Francës, shtetit I cili kishte lansuar idenë për një integrim evropian dhe një prej shteteve bosht të Evropës Perëndimore, nuk mund të injorohej, sepse vënte në pikëpytje ekzistencën e mëtejme te KEE- së. Në janar 1966 u arrit I ashtuquajturi “Kompromisi I Luksemburgut” si vijon :

Page 25: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

“I. Nëse në rastet kur me propozim të Komisionit Vendimet mund të merren me shumicë votash , janë në pytje interesa të rëndësishme të një ose më shumë partnerëve, atëherë anëtarët e Këshillit do të bëjnë përpjekje që Brenda një kohe të arsyeshme të arrijnë zgjidhje të cilat mund të miratohen nga të gjithë anëtarët e Këshillit, duke respektuar interest e tyre të ndërsjella dhe ato të Komunitetit si dhe në pajtim me nenin 2 të Traktatit.

II. Lidhur me paragrafin më sipër , delegacioni francez konsideron se kur janë në pyetje interesa shumë të rëndësishme, atëherë diskutimet duhet të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje unanime.

Page 26: Ligjerues: Safet Gërxhaliu Prishtinë 2012/2013 IV... · Anton Bebler- Hyrje ne Integrimet Evropiane ó; ... kishte më shumë rëndësi politike se sa ekonomike, sepse simbolizonte

III. Gjashtë delegacionet pranojnë se ka dallime në mendime se qka duhet bërë në rast se nuk mund të arrihet një marrëveshje e plotë.

IV. Sidoqoftë, gjashtë delegacionet konsiderojnë se dallimet në mendime nuk pengojnë që Komuniteti të vazhdojë punën në pajtim me procedurat e rregullta.