ligjërata iv: i thirruri (ّو عدملا · 1 ligjërata iv: i thirruri (ّو عدملا) 06...

13
1 Ligjërata IV: I THIRRURI ( المدعو) 06 prill 2020, Ligjërata është mbajtur online Literatura bazë: Bejanuni, El-med’hal ila Ilmi ed-Daveh, f. 169-181.

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    Ligjërata IV:

    I THIRRURI ( (المدعوّ

    06 prill 2020,

    Ligjërata është mbajtur online

    Literatura bazë: Bejanuni, El-med’hal ila Ilmi ed-Daveh, f. 169-181.

  • 2

    HYRJE

    Thirrja, si proces, nuk mund të paramendohet edhe pa tjetrin. Nëse Thirrësi nuk do të kishte dikë të cilit ia drejton thirrjen, atëherë angazhimi i tij nuk do të kishte kuptim. I pakuptimtë do të ishte edhe nëse ka tjetrin por nuk i drejtohet sipas nevojës që ka. Jo rrallë shkaku pse një porosi fetare nuk jep efektet e duhura qëndron në adresimin e gabuar të Thirrësit. Jo të gjithë të Thirrurit janë të njëjtë dhe rrjedhimisht jo të gjithëve ju drejtohet mesazhi i njëjtë dhe në formë të njëjtë.

    Kjo ligjëratë merret pikërisht me këtë çështje, duke u orvatur t’i gjejë përgjigje pyetjeve në vijim:

    1. Kush është meduvi? 2. Cilat janë të drejtat e tij? 3. Cilat janë detyrimet e tij? 4. Si t’i klasifikojmë të thirrurit?

    Ligjërata ka rëndësi pasi që, nëpërmjet ofrimit të këtyre përgjigjeve, mëton të orientojë profesionalisht studentët, respektivisht t’i aftësojë për t’i trajtuar të thirrurit sipas karakteristikave që kanë. Po kështu, ligjërata ka rëndësi pasi që studentëve ju ofron edhe një pjesë të vokabularit davetik, i cili iu duhet në veprimtarinë e tyre në të ardhmen.

    1. KUSH ËSHTË MED’UVVI

    Në Hyrje, kur e kemi definuar Med’uvvin, kemi thënë se ai është: ‘ Njeriu të cilit i drejtohet Thirrja.’ Pra, është njeriu në përgjithësi, pavarësisht se është afër apo larg, mysliman apo jomysliman, mashkull apo femër.

    Natyrisht, ky përgjithësim nuk nënkupton heqjen nga rendi parimin e prioriteteve, respektivisht thirrjen e familjarëve dhe të afërmve para të tjerëve, sepse, parimisht, ata janë njerëzit që meritojnë respektin dhe mirësjelljen tonë para çdokujt tjetër. Allahu xh.sh., thotë:

    ﴾٤١٢َوأَنِذْر َعِشيَرَتَك اْْلَقْ َربِيَن ﴿ ﴿“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.” [Kur’ani: Shuara: 214]

    Në këtë kontekst, nuk ka më të afërt për Thirrësin se vetvetja, andaj edhe duhet të fillojë prej vetes së vet. Allahu xh.sh., na mëson:

    اَها ﴿ ﴿ اَها ﴿٩َقْد َأفْ َلَح َمن زَكَّ ﴾١١﴾ َوَقْد َخاَب َمن َدسَّ

  • 3

    “Me të vërtetë, ai që e pastron shpirtin, do të jetë i lumtur.” [Kur’ani: Shems: 9-10]

    Pastaj vjen familja:

    ﴾٦يَا أَي َُّها الَِّذيَن آَمُنوا ُقوا أَنُفَسُكْم َوَأْهِليُكْم نَارًا ﴿ ﴿“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri...” [Kur’ani: Tahrim: 6]

    َها ﴿َوْأُمْر َأْهَلَك بِالصَََّلِة َواْصطَبِ ﴿ ﴾١٣٤ْر َعَلي ْ“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz...” [Kur’ani: Taha: 132]

    Pas tyre vijnë të afërmit tjerë, farefisi, të cilët trajtohen sipas afërsisë që kemi me ta, për të kaluar më pas tek fqinjët dhe njerëzit në përgjithësi.

    Shkaku pse po e përmendim këtë detaj dhe këtë radhitje ka të bëjë me pavëmendjen e shumë Thirrësve dhe shpërfilljen që i bëjnë këtij parimi. Jo rrallë i gjejmë tek i kushtojnë rëndësi të madhe të tjerëve ndërsa harrojnë veten e tyre apo preokupohen me thirrjen në fe të njerëzve të huaj në ndërkohë që të afërmit e tyre i kanë të paudhëzuar. Allahu xh.sh. thotë:

    ُلوَن اْلِكَتاَب ۚ َأَفََل تَ ْعِقُلوَن ﴿ ﴿ ﴾٢٢أَتَْأُمُروَن النَّاَس بِاْلِبرِِّ َوتَنَسْوَن أَنُفَسُكْم َوأَنُتْم تَ ت ْ“Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?” [Kur’ani: Bekare: 44]

    2. CILAT JANË TË DREJTAT E MED’UVVIT

    Të Thirrurit kanë të drejtat, sikur që kanë edhe detyrimet përkatëse. Si të drejta më të theksuara do të veçonim:

    1) Të shkojë Thirrësi tek ata dhe t’i thërret, apo, nëse nuk mundet personalisht, të dërgojë dikë që t’i thërret.

    2) Të mos e prezantojë Da’ven si projekt apo prezantim të rastit. 3) Të shfaqë kujdesin dhe përkushtimin për të gjithë, pa mos

    nënvlerësuar a përbuzur askënd, cilado që të jetë pozita e tyre.

    Allahu xh.sh., i dërgoi pejgamberët a.s., tek njerëzit për tua dhënë të drejtat nga një aspekt dhe për tua provuar apo dëshmuar përgjegjësinë (ar.

  • 4

    1 Ikametu-l-huxheh është koncept që nënkupton përcjelljen e mesazhin fetar tek njerëzit qartë dhe

    pastër në atë mënyrë që ata të mos kenë mundësi shfajësimi me atë se nuk e kanë ditur apo nuk janë njoftuar më parë. Përkthyesi.

    ikametu-l-huxheh)1 në aspektin tjetër. Për këtë shkak, është parimi në fe që askush të mos ndëshkohet pa mos ua provuar përgjegjësinë më parë dhe pa mos ua kushtuar të drejtën që kanë për ta njohur fenë. Allahu xh.sh., thotë:

    َعَث َرُسوًًل ﴿ بِيَن َحتَّٰى نَ ب ْ ﴾١١﴿ۗ َوَما ُكنَّا ُمَعذِِّ“...Na nuk dënojmë (askënd) para se të dërgojmë pejgamber!” [Kur’ani: Isra: 15]

    Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka çuar në vend këtë obligim në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas tij, shokët e tij, Sahabet r.a., e vazhduan rrugën e Da’ves, duke e përhapur fenë anekënd botës dhe duke ia provuar përgjegjësinë të gjithë njerëzve. Kjo për shkak se ymeti islam nuk ekziston për vetveten por për të tjerët, respektivisht për t’i shpëtuar të tjerët nga errësira e injorancës. Për këtë shkak edhe jemi ymet thirrës. Allahu xh.sh., thotë:

    َهْوَن َعِن اْلُمنَكِر َوتُ ْؤِمُنوَن بِاللَّ ِه ۗ ﴿ َر أُمٍَّة ُأْخرَِجْت لِلنَّاِس َتْأُمُروَن بِاْلَمْعُروِف َوتَ ن ْ ًرا ُكنُتْم َخي ْ َوَلْو آَمَن َأْهُل اْلِكَتاِب َلَكاَن َخي ُْهُم اْلُمْؤِمُنوَن َوَأْكثَ ُرُهُم اْلَفاِسُقوَن ﴿ ﴾١١١لَُّهم ۚ مِّن ْ

    “Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Perëndinë, kërkoni që të punohen vepra të mira, e të shmangen nga të këqijat. E, sikur ithtarët e Librit të besonin do të ishte më mirë për ta, ka prej tyre besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë të këqij.” [Kur’ani: Al Imran: 110]

    Pejgamberi a.s., nuk ka aplikuar kritere përjashtuese ndaj askujt. Me fjalë tjera, ai e ka thirrur të madhin e të voglin, të riun e të vjetrin, mashkullin e femrën, të afërmin e të huajin. Pra, i ka thirrur të gjithë. Po kështu, as thirrja e të afërmeve nuk e ka bërë të pavëmendshëm ndaj të huajve. Ai i ftonte të gjithë: liderët e popujt, njerëzit me pozitë e pa pozitë. Madje kur njëherë pati ndodhur diç e këtillë, jo për shkak të injorimit por marrjes në konsideratë të prioriteteve, Allahu xh.sh., ia kujtoi Muhammedit a.s., këtë parim. Këtë na e mëson Allahu xh.sh., në Kur’an:

    ٰى ﴿٤﴾ َأن َجاَءُه اْْلَْعَمٰى ﴿١﴿َعَبَس َوتَ َولَّٰى ﴿ ُر فَ َتنَفَعهُ الذِِّْكَرٰى ﴿﴾ َأْو يَ ٣﴾ َوَما يُْدرِيَك َلَعلَّهُ يَ زَّكَّ ﴾٢ذَّكَّ“Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë) (1) ngase i erdhi pranë i verbëri. (2) E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet

  • 5

    2 Këtë ngjarje e kanë shënuar Ebu Nuajmi në librin Ed-delail, f. 105, dhe Jusuf Kandehlevi në

    librin Hajatu-s-Sahabeh, 1/104.

    (nga mëkatet), (3) ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi.” [Kur’ani: Abese: 1-4]

    Pas kësaj, Pejgamberi a.s., nuk ka lënë njeri pa e ftuar në fe. Madje edhe në Akabe kur Pejgamberi a.s., pa gjashtë burra nga fisi hazrexh që po rruanin kokat e tyre, u ndal dhe i thirri në fe. Ishin pikërisht ata që vunë themelet e para të Besatimit në Akabe në kohën kur shumë të tjerë, liderë dhe pari e fiseve, ia kishin kthyer shpinën Muhammedit a.s.,...2

    3. CILAT JANË DETYRIMET E MED’UVVIT

    Detyrat më të rëndësishme të Meduvvit karshi Daiut janë si në vijim:

    1) T’i përgjigjet pozitivisht thirrjes, pavarësisht motivit. Pra, të mos jenë shkak ndonjë zakon personal i tij, injoranca, mendjemadhësia, ndonjë element i dobët në personalitetin e Daiut, ndonjë lëshim apo diç tjetër të ngjashme. Allahu xh.sh., thotë:

    نَ ُهْم َأن يَ ُقوُلوا َسِمْعَنا َوَأطَْعَنا ۚ وَ ِإنََّما َكاَن قَ ْوَل الْ ﴿ ُأولَٰ َِِك ُهُم ُمْؤِمِنيَن ِإَذا ُدُعوا ِإَلى اللَّ ِه َوَرُسوِلِه لَِيْحُكَم بَ ي ْ ﴾١١اْلُمْفِلُحوَن ﴿

    “Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Allahu dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.” [Kur’ani: Nur: 51]

    Ata nuk duhet të jenë sikur jobesimtarët, të cilët u përgjigjën negativisht:

    َنا ﴿ ﴾٢٦﴿ َويَ ُقوُلوَن َسِمْعَنا َوَعَصي ْ“...dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!”...” [Kur’ani: Nisa: 46]

    Allahu xh.sh., i ka urdhëruar besimtarët që mos ta refuzojnë të vërtetën por t’i përgjigjen.

    ﴾٤٢يَا أَي َُّها الَِّذيَن آَمُنوا اْسَتِجيُبوا لِلَّ ِه َوِللرَُّسوِل ِإَذا َدَعاُكْم ِلَما ُيْحِييُكْم ﴿ ﴿“O besimtarë! Përgjigjuni Perëndisë dhe Pejgamberit kur t’ju thërrasë, meqë ju ngjallë juve...” [Kur’ani: Enfalë: 24]

    Nëse është e drejtë e meduvvit që të thirret dhe të mos lihet anash, është po kështu detyrim i tij që të përgjigjet dhe të mos refuzojë.

  • 6

    4. CILAT JANË KATEGORITË E MED’UVVËVE

    Njerëzit, pasi t’u prezantohet da’veja dhe të përgjigjen disa e të refuzojnë të tjerë, ndahen në disa kategori. Allahu xh.sh., thotë:

    رِيَن َوُمنِذرِيَن َوأَن ﴿ اْلَح ِِّّ لَِيْحُكَم بَ ْيَن النَّاِس ِفيَما اْختَ َلُفوا َزَل َمَعُهُم اْلِكَتاَب بِ َكاَن النَّاُس أُمًَّة َواِحَدًة فَ بَ َعَث اللَّ هُ النَِّبيِِّيَن ُمَبشُِّهْمۖ فَ َهَدى ن َ َن للَّ ُه الَِّذيَن آَمُنوا ِلَما اْختَ َلُفوا ِفيا ِفيِه ۚ َوَما اْختَ َلَف ِفيِه ِإًلَّ الَِّذيَن ُأوُتوُه ِمن بَ ْعِد َما َجاَءتْ ُهُم اْلَبيَِِّناُت بَ ْغًيا بَ ي ْ ِه ِم

    ﴾٤١٣اْلَح ِِّّ بِِإْذنِِه ۗ َواللَّ هُ يَ ْهِدي َمن َيَشاُء ِإَلٰى ِصَراٍط مُّْسَتِقيٍم ﴿“(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi mospajtimi ndër ta), dhe Allahu u ka dërguar profetët si sihariques dhe si frikësues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta, që me të, të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra që nuk janë pajtuar. Mirëpo, njerëzit u grindën ndërmjet veti, pasi që u erdhën argumentet e qarta, nga zilia e njëri-tjetrit; dhe atëherë Allahu, me autorizimin e Vet i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetë, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Allahu e shpie në udhë të drejtë atë që do Ai.” [Kur’ani: Bekare: 213]

    Kështu njerëzit janë ndërmjet të udhëzuarit dhe të përdalit, pranuesit dhe refuzuesit, sikur që në mesin e tyre ka edhe të atillë që shtiren si besimtarë ndërsa në zemër e fshehin kufrin. Allahu xh.sh., thotë:

    َن آَمُنوا َوَما َيْخَدُعوَن ِإًلَّ ﴾ ُيَخاِدُعوَن اللَّ َه َوالَِّذي٨َوِمَن النَّاِس َمن يَ ُقوُل آَمنَّا بِاللَّ ِه َوبِاْليَ ْوِم اْْلِخِر َوَما ُهم ِبُمْؤِمِنيَن ﴿ ﴿ ﴾١١﴾ ِفي قُ ُلوِبِهم مََّرٌض فَ َزاَدُهُم اللَّ هُ َمَرًضا ۖ َوَلُهْم َعَذاٌب أَلِيٌم ِبَما َكانُوا َيْكِذبُوَن ﴿٩أَنُفَسُهْم َوَما َيْشُعُروَن ﴿

    “Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe jetën tjetër!” – por, ata nuk janë besimtarë. (8) Ata përpiqen të mashtrojnë Perëndinë dhe ata që besojnë, por vetëm mashtrojnë veten, e ketë nuk e vërejnë. (9) Zemrat e tyre janë të sëmura (me injorancë) e Allahu ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë.” [Kur’ani: Bekare: 8-10]

    Në fillim të kaptinës Bekare janë përmendur tre kategori të njerëzve: besimtarë, jobesimtarë, dhe hipokritë. Nëse do t’i shpalosnim citatet fetare përkitazi me kategoritë e njerëzve, do të mund të konkludonim se të thirrurit apo meduvvët ndahen në dy kategori kryesore:

    1) Myslimanët, të cilat në terminologjinë da’vetike njihen si ymeti i istixhabes (pranimit të fesë), e të cilët ndahen më pas në disa nënkategori, dhe

    2) Jomyslimanët, të cilët ndryshe thirren ymeti i da’ves, e të cilët po kështu ndahen në disa nënkategori që do t’i përmendim më vonë.

    4.1. Kategoritë e myslimanëve

  • 7

    3 Për më shumë rreth gjykimet ndaj këtyre grupeve shih: El-I’tisam të Imam Shatibiut 2/185; 200-

    223; 226-230; Mexhmu fetave Ibn Tejmije, 35/99-104; El-kufru ve-l-mukeffirat të babit tim Hoxhës Izzuddin Bejanunit; Levamiu-n-envar el-behijje të Sefarijinit, 1/76-93, etj.

    Kategorinë e myslimanëve mund ta ndajmë mbi bazën e dy kritereve:

    1) Udhëzimit dhe devijimit 2) Mbajtjes së fuqishme ose jo për fesë.

    Sa i përket nënndarjes së parë, myslimanët ndahen në: myslimanë të udhëzuar dhe myslimanë të devijuar. E kriter për të vlerësuar se kush është i udhëzuar e kush jo është gjykimi për bindjet, respektivisht akiden dhe përputhjen e saj me konceptet e pastra islame. Kjo për shkak se një mysliman mund të ndodhë të devijojë në një aspekt por që ky devijim të mos e nxjerr nga feja. P.sh., ai mund të jetë i prekur në besim nga një bidat (risi) e cila megjithatë nuk e nxjerr nga feja. Apo mund të mohojë një mesele bazike fetare por duke u mbështetur mbi ndonjë interpretim, siç kanë bërë ta zëmë shiat, havarixhët, mu’tezilitët, etj. Kjo sa i përket gjykimeve për grupe e kolektive, ndryshe sa i përket individëve në mesin e tyre mund të ketë të përdalë, apo dhe kafir, varësisht nga veprimet besimnxjerrëse që bën, fjalë apo vepra qofshin3.

    Ndërsa sa i përket aspektit të dytë, ata ndahen në tre nënkategori:

    1) Besimtarë të devotshëm që nxitojnë për në punë të mira, 2) Të padrejtë ndaj vetvetes, pra shkelës dhe shpërfillës të rregullave të

    fesë, dhe 3) Të tretë mesatarë, pra që as nuk janë prej besimtarëve të devotshëm

    por as nuk kanë rënë në shkallën e shpërfillësve të fesë deri në atë masë që të quhen zullumqarë ndaj vetvetes.

    Allahu xh.sh., thotë:

    ُهْم َساِب ٌِّ بِ ثُمَّ َأْورَثْ َنا اْلِكَتابَ ﴿ ُهم مُّْقَتِصٌد َوِمن ْ ُهْم ظَاِلٌم لِِّنَ ْفِسِه َوِمن ْ َنا ِمْن ِعَباِدنَا ۖ َفِمن ْ ِلَك الَِّذيَن اْصطََفي ْ َراِت بِِإْذِن اللَّ ِه ۚ ذَٰ اْلَخي ْ ﴾٣٤ُهَو اْلَفْضُل اْلَكِبيُر ﴿

    “Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.” [Kur’ani: Fatir: 32]

    Këto tre kategori të besimtarëve kanë qenë evidente në të gjithë pasuesit e Pejgamberëve a.s.

  • 8

    4 Tirmidhiu, nr. 1535; Ahmedi, 2/34; 69; 86; 87. Hakimi e ka saktësuar, 4/297, për çka ka

    pajtuar edhe Imam Dhehebiu. 5 Imam Neveviu duke komentuar këtë hadith thotë: Disa dijetarët pjesën “...kufër ose shirk.” e

    kanë interpretuar si metaforë për kritikën e ashpër dhe vërejtjen e madhe për atë që e bën një vepër të tillë. Kjo është e ngjashme me atë që është përmendur në librin Rijad es-salihinë, f. 649,: “Rijaja është shirk.” Shih edhe: Fejd el-Kadir të Munavit, 6/120.

    6 Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Ibn Haxheri citon Kermanin të ketë thënë: “...ose që të dihet se një pjesë e nifakut është kufër nën ose më pak se kufri. Kjo për arsye se nifaku në kuptimin literal nënkupton që shpirtërorja të mos korrespondojë me të dukshmen. Nëse kjo shprehet në besim, është nifak i madh, ndryshe është nifak në vepra.” Ai po ashtu citon Imam Neveviun të ketë thënë: “Mendimi i dijetarëve të mëdhenj është se këto cilësi janë hipokrizi dhe se poseduesi i tyre përngjason në to me hipokritët dhe ka moralin e hipokritëve...” Shih: Fet’h el-Bari, 1/89-90.

    Tek këto kategori mund të vërehen elemente kufri dhe nifaku, për të cilat meritojnë qortim, edhe nëse ato nuk janë në rangun e veprave që i nxjerrin

    nga feja. Për këtë shkak thuhet kufrun dune kufër ( ُكْفٌر ُدوَن ُكْفر) pra kufër por jo si kufri, respektivisht vepër kufri por jo si kufri që të nxjerr nga feja. Ose, sipas terminologjisë së akaidit, kufër i vogël (ar. el-kufru el-asgar). Nga kjo perspektivë përngjasimi me hipokritët në veprat e tyre quhet nifak amelij –hipokrizi në vepra. Në hadith profetik qëndron: “Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut ka bërë kufër ose shirk.4” Pra ka bërë vepër të idhujtarëve. Arsyeja pse është klasifikuar kështu ka të bëjë me qortimin e ashpër për këtë vepër dhe vërejtjen e madhe për të hequr dorë prej saj5.

    I ngjashëm është dhe hadithi: “Kush posedon katër cilësi, ai konsiderohet hipokrit i kulluar ndërsa kush posedon një prej tyre, ai thjesht ka një cilësi të hipokritit: kur t’i besohet diç, tradhton; kur të flet, gënjen; kur të premton, nuk e përmbushën premtimin, dhe kur të kalojë në hasmëri, shpërthen (tejkalon kufijtë).6”

    Secila nga këto kategori thirret sipas gjendjes që ka. Besimtari i devotshëm thirret për t’i shtuar të mirat dhe për ta rritur nivelin e devotshmërisë i cili nuk njeh skaj. Allahu xh.sh., thotë:

    ﴾١٣٦يَا أَي َُّها الَِّذيَن آَمُنوا آِمُنوا ﴿ ﴿“O besimtarë! Besoni...” [Kur’ani: Nisa: 136]

    ُقوا اللَّ َه َح َِّّ تُ َقاتِِه َوًَل َتُموُتنَّ ِإًلَّ َوأَنُتم مُّْسِلُموَن ﴿يَا أَي َُّها ﴿ ﴾١١٤الَِّذيَن آَمُنوا ات َّ“O besimtarë! – keni dro Alalhun ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” [Kur’ani: Al Imran: 102]

    Zullumqari ndaj vetvetes thirret që të ndalet nga mëkatet dhe ta frenojë veten prej tyre, duke u penduar dhe duke iu kthyer rrugës së Allahut xh.sh.

  • 9

    Në Kur’an, Allahu xh.sh., thërret në pendim ata që kanë bërë mëkate të mëdha, respektivisht kanë kryer vrasje, kanë rënë në amoralitet, etj.

    Po kështu edhe mesatarët thirren që të përcaktohen për pozitën e besimtarëve të devotshëm, pra të mos vazhdojnë me mëkate por të bëjnë vepra të mira dhe të ngritën në pozitën e të parëve. Allahu xh.sh., thotë:

    نُوَب َجِميعً ُقْل يَا ِعَباِدَي الَِّذيَن َأْسَرُفو ﴿ ا ۚ ِإنَُّه ُهَو اْلَغُفوُر الرَِّحيُم ا َعَلٰى أَنُفِسِهْم ًَل تَ ْقَنطُوا ِمن رَّْحَمِة اللَّ ِه ۚ ِإنَّ اللَّ َه يَ ْغِفُر الذُّ﴿١٣﴾

    “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” [Kur’ani: Zumer: 53]

    ْبِصُروَن ﴿ ﴿ ُروا فَِإَذا ُهم مُّ ْيطَاِن َتَذكَّ َن الشَّ ُهْم طَاِئٌف مِّ ﴾٤١١ِإنَّ الَِّذيَن ات ََّقْوا ِإَذا َمسَّ“Me të vërtetë, ata që besojnë – kur i gjen ndonjë e keqe nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Allahut), e atëherë e shohin rrugën e drejtë.” [Kur’ani: A’rafë: 201]

    Pra, kategoritë e besimtarëve thirren në fe sipas pozitës që kanë. Është gabim që metoda dhe mesazhi i njëjtë t’i përcillet të tria kategorive.

    Po kështu thirren në fe edhe besimtarët e lajthitur, pra ata që kanë rrëshqitur në çështje të besimit. Këta thirren fillimisht në përmirësimin e koncepteve të besimit, në largimin nga bindjet e gabuara, e tek më pas thirren në zbatimin e çështjeve dytësore. Nëse pendohen, atëherë ata me automatizëm ngritën në njërin prej tre grupeve të besimtarëve, të përmendura më parë. Metodat që duhen përdorur në raport me këtë grup kanë të bëjnë me zhvlerësimin e bindjeve të tyre, me përgjigjen në dyshimet dhe dilemat që kanë, metoda këto të njohura për dijetarët dhe ekspertët.

    4.2. Kategoritë e jomyslimanëve

    Jobesimtarët ose jomyslimanët mund t’i ndajmë në grupet në vijim:

    1) Ateistët

    Këta janë njerëzit që mohojnë ekzistimin e Allahut xh.sh. Janë, në një farë forme, vazhdimësi e atyre natyralistëve, për të cilët Kur’ani na rrëfen:

    ُعوثِيَن ﴿ ﴿ نْ َيا نَُموُت َوَنْحَيا َوَما َنْحُن ِبَمب ْ ﴾٣٣ِإْن ِهَي ِإًلَّ َحَياتُ َنا الدُّ

  • 10

    7 Autori në origjinal e ka emërtuar ‘kafir aslij’ dhe kur ne e përkthejmë ‘jobesimtar i lindur’ e kemi

    për qëllim vetëm nga aspekti i zhvillimit të tij në një ambient kufri. Pra, kjo nuk ka të bëjë aspak me parimin islam se të gjithë njerëzit lindin me besim të pastër. Përkthyesi.

    “Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.” [Kur’ani: Mu’minunë: 37]

    ِلَك ﴿ ْهُر ۚ َوَما َلُهم ِبذَٰ نْ َيا نَُموُت َوَنْحَيا َوَما يُ ْهِلُكَنا ِإًلَّ الدَّ ُنُّوَن مِ َوقَاُلوا َما ِهَي ِإًلَّ َحَياتُ َنا الدُّ ْن ِعْلٍم ۖ ِإْن ُهْم ِإًلَّ يَُ﴿٤٢﴾

    “E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu.” [Kur’ani: Xhathijeh: 24]

    Ata nuk janë ndryshe vetëm se sikur komunistët të cilët thonë se nuk ka Zot dhe se jeta është materializëm, jo tjetër. Apo që thonë atë maksimën famëkeqe: feja është opium.

    2) Idhujtarët

    Fjala është për politeistët, ata që krahas Allahut xh.sh. adhurojnë zota të tjerë, siç ta zëmë kanë qenë arabët në kohën e Muhammedit a.s., apo të tjerë, për të cilët Alalhu xh.sh., na ka lajmëruar:

    نَ ُهْم ِفي مَ يَ َوالَِّذيَن اتََّخُذوا ِمن ُدونِِه َأْولَِياَء َما نَ ْعُبُدُهْم ِإًلَّ لِيُ َقرِِّبُونَا ِإَلى اللَّ ِه زُْلَفٰى ِإنَّ اللَّ هَ ﴿ ا ُهْم ِفيِه ْحُكُم بَ ي ْ ﴾٣َيْخَتِلُفوَن ۗ ِإنَّ اللَّ َه ًَل يَ ْهِدي َمْن ُهَو َكاِذٌب َكفَّاٌر ﴿

    “...E, ata që marrin përveç Allahut, mbrojtës, (thonë): “Ne i lutemi atyre vetëm që të na afrojnë te Allahu” – Allahu, me të vërtetë, gjykon ndërmjet tyre për atë që nuk janë pajtuar. Me siguri, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.” [Kur’ani: Zumer: 3]

    Këto dy grupe mund të degëzohen në dy grupe tjera:

    1) Jobesimtar i lindur7, pra që është rritur në një ambient kufri dhe mohimi të Allahut xh.sh.

    2) Renegat, pra dikush që ka qenë mysliman fillimisht e më pas ka ndërruar fenë.

    Secili nga këto dy kategori ka normat dhe trajtimin përkatës, dhe që të dyja këto grupe thirren për ta besuar Allahun një dhe të vetëm, pa i shoqëruar askënd, për tu larguar nga kufri dhe idhujtaria e tyre.

  • 11

    8 Isai a.s., p.sh., nuk ka predikuar trinitetin. Kjo është një përzierje ndërmjet besimit monoteist

    dhe idhujtarisë, gjë që e nxjerr automatikisht nga të qenit besim i pastër e aq më pak i predikuar nga Isai a.s. Përkthyesi.

    9 Xhizja që iu merret në kohë lufte, lejimi i ngrënies së kafshëve të therura prej tyre, lejimi i martesës me bijat e tyre, etj. Për më shumë shih librin Ahkamu ehli-dh-dhimmeh të Ibn Kajjimit, etj.

    10 Autori në origjinal e ka emërtuar ‘kafir aslij’ dhe kur ne e përkthejmë ‘jobesimtar i lindur’ e kemi për qëllim vetëm nga aspekti i zhvillimit të tij në një ambient kufri. Pra, kjo nuk ka të bëjë aspak me parimin islam se të gjithë njerëzit lindin me besim të pastër. Përkthyesi.

    Kur’ani është përplot argumente në të cilat shtjellohet thirrja e tyre në besim të pastër.

    3) Ithtarët e Librit

    Këta janë ithtarët e feve të mëparshme, çifutët dhe të krishterët, të cilët nuk i kanë besuar Muhammedit a.s. Janë quajtur ‘Ithtarët të Librit’ për shkak se thirren në librat e mëparshëm qiellorë. Nga kjo perspektivë thirren me këtë emër, edhe pse shumë prej tyre, marrë parasysh besimin fillestar8, kanë rënë në idhujtari. Islami i ka veçuar me disa norma përkatëse...9

    Ky grup, sikur grupet tjera, thirren në besim të pastër, në besimin në Allah fillimisht, pastaj në besimin në shtyllat e besimit, në atë se Islami është feja e vetme e pranuar. Nëse pranojnë, atëherë vazhdohet me thirrjen në çështjet tjera, si në namaz, agjërim, zekat, etj. Në hadithin e Muadhit r.a., qëndron se Pejgamberi a.s., i ka thënë: “O Muadh, ti do të shkosh tek një popull që janë Ithtarë të Librit, andaj kur të shkosh, fillimisht thirre që ta deklarojnë dëshminë islame se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij. Nëse të përgjigjen, atëherë lajmëroji se Allahu ua ka bërë obligim faljen e pesë namazeve....”10

    Këta, në kuptim të gjerë të normës, nuk dalin jashtë të qenit jobesimtarë, për shkak se nuk i janë përgjigjur thirrjes së Muhammedit a.s. Allahu xh.sh. thotë:

    ْسََلِم ِديًنا فَ َلن يُ ْقَبَل ِمْنهُ َوُهَو ِفي اْْلِخَرِة ِمَن اْلَخاِسرِيَن ﴿ َر اْْلِ َتِغ َغي ْ ﴾٨١﴿ َوَمن يَ ب ْ“E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” [Kur’ani: Al Imran: 85]

    4) Mynafikët

    Këta janë që fshehin kufrin ndërsa publikisht deklarohen se janë myslimanë. Janë lloji më i rrezikshëm i jobesimtarëve për shkak të

  • 12

    paqartësisë së njerëzve përkitazi me pozicionimin e tyre dhe për shkak të paraqitjes mashtruese që bëjnë. Pra, kur janë me besimtarë, shtiren si besimtarë, kur janë me të tjerët, e tregojnë fytyrën e vërtetë. Për këtë shkak ndëshkimi për ta është më i rëndi. Allahu xh.sh., thotë:

    ْرِك اْْلَْسَفِل ِمَن النَّ ﴿ ﴾١٢١اِر َوَلن َتِجَد َلُهْم َنِصيًرا ﴿ِإنَّ اْلُمَناِفِقيَن ِفي الدَّ“Padyshim, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehennemit, dhe ti (o Muhammed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmëtarë atyre.” [Kur’ani: Nisa: 145]

    ََلِة قَاُموا ُكَساَلٰى يُ َراُءوَن اِإنَّ اْلُمَناِفِقيَن ُيَخاِدُعوَن اللَّ َه َوُهَو ﴿ لنَّاَس َوًَل َيْذُكُروَن َخاِدُعُهْم َوِإَذا قَاُموا ِإَلى الصَِّلَك ًَل ِإَلٰى َهٰ ُؤًَلِء َوًَل ِإَلٰى َهٰ ُؤًَلِءۚ َوَمن ُيْضِلِل اللَّ ُه فَ َلن َتِجدَ ١٢٤اللَّ َه ِإًلَّ قَِليًَل ﴿ ِبيًَل َلُه سَ ﴾ مَُّذْبَذبِيَن بَ ْيَن ذَٰ

    ﴿١٢٣﴾ “Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm, duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë), e Allahun e përmendin pak herë. (142) Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Allahu ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre.” [Kur’ani: Nisa: 142-143]

    ﴾ اللَّ ُه ١٢ْستَ ْهزُِئوَن ﴿ِإَلٰى َشَياِطيِنِهْم قَاُلوا ِإنَّا َمَعُكْم ِإنََّما َنْحُن مُ َوِإَذا َلُقوا الَِّذيَن آَمُنوا قَاُلوا آَمنَّا َوِإَذا َخَلْوا ﴿ُهْم ِفي طُْغَيانِِهْم يَ ْعَمُهوَن ﴿ تُ ُهْم ﴾ ُأولَٰ َِِك الَِّذيَن اْشتَ َرُوا الضَََّلَلةَ بِاْلُهَدٰى َفَما رَِبَحت تَِِّجارَ ١١َيْستَ ْهِزُئ ِبِهْم َويَُمدُّ

    ا َأَضاَءْت َما َحْوَلُه َذَهَب اللَّ ُه بُِنورِِهْم َوت َ ١٦انُوا ُمْهَتِديَن ﴿َوَما كَ رََكُهْم ﴾ َمثَ ُلُهْم َكَمَثِل الَِّذي اْستَ ْوَقَد نَارًا فَ َلمََّما١٨﴾ ُصمٌّ ُبْكٌم ُعْمٌي فَ ُهْم ًَل يَ ْرِجُعوَن ﴿١٣ِفي ظُُلَماٍت ًلَّ يُ ْبِصُروَن ﴿ َن السَّ ِء ِفيِه ظُُلَماتٌ ﴾ َأْو َكَصيٍِِّب مِّ

    ﴾ َيَكاُد ١٩يَن ﴿رِ َورَْعٌد َوبَ ْرٌق َيْجَعُلوَن َأَصاِبَعُهْم ِفي آَذانِِهم مَِّن الصََّواِع ِِّ َحَذَر اْلَمْوِت ۚ َواللَّ ُه ُمِحيٌط بِاْلَكافِ ْو َشاَء اللَّ ُه َلَذَهَب ِبَسْمِعِهْم ْيِهْم قَاُموا ۚ َولَ اْلبَ ْرُق َيْخَطُف أَْبَصارَُهْم ۖ ُكلََّما َأَضاَء َلُهم مََّشْوا ِفيِه َوِإَذا َأظَْلَم َعلَ

    ﴾٤١َوأَْبَصارِِهْم ۚ ِإنَّ اللَّ َه َعَلٰى ُكلِّ َشْيٍء َقِديٌر ﴿“Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “Besojmë!” – por kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqij) thonë: “Na vetëm bëjmë shaka, na jemi me ju”. (14) Allahu tallet me ta; Ai do t’i lë një kohë të gjatë që të bredhin andej-këndej në mohimin e tyre. (15) Ata janë prej atyre që kanë blerë (zgjedhur) rrugën e gabuar, në vend të së vërtetës. Tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie, dhe as nuk janë orientuar në rrugë të drejtë. (16) Ata (që janë zhytur në të këqija e bredhin

  • 13

    11 Sa për ilustrim, shih punimin ‘منهج القرآن في مجادلة أهل الكتاب’ (Metodologjia kur’anore në debatin

    me Ithtarët e Librit) të Abdullah Sudejsit, udhëheqës shkencor i të cilit kam qenë unë dhe i cili është mbrojtur në Institutin e Daves në Medinën Munevvere në vitin 1409 h.

    andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Allahu ua merr dritën, i le në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! (17) Ata janë të shurdhër, memecë, e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të mirë). (18) Ose ata i ngjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, nga frika e vdekjes – për të mos dëgjuar ushtimën me gishtërinjtë mbyllin veshët, por Allahu i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpëtim). (19) Shkreptima, pothuaj, ua merr të pamurit atyre; sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen. E sikur të dojë Allahu, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të pamurit, se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm.” [Kur’ani: Bekare: 14-20]

    Edhe këta thirren ta besojnë Allahun xh.sh., ta braktisin hipokrizinë, por, duke qenë se secili grup ka mënyrën përkatëse të thirrjes, atëherë edhe këta thirren me mënyrën përkatëse. Nuk mund të trajtohen njëjtë ata që e shfaqin haptazi kufrin me ata që e fshehin atë.

    Jobesimtarët, pavarësisht kohës dhe vendit kur dhe ku jetojnë, nuk dalin jashtë këtyre kategorive të përmendura, sado që të kenë emërtime tjera e të manifestojnë kufrin e tyre në forma tjera. kanë ekzistuar në kohën e Muhammedit a.s., e do të ekzistojnë deri në kiamet.

    Kur’ani dhe Sunneti janë përplot udhëzime se si duhen thirrur ata dhe si duhet qasur atyre dhe bindjeve të tyre. Edhe punime shkencore që trajtojnë metodat e thirrjes së tyre janë me bollëk, falënderuar qoftë Allahu!11