llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i …...6 mall nuk do ta harroj asnjëherë vajtjen time...
TRANSCRIPT
Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i
paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët
mbyllës
Ligjerata e shtatë: Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës
dhe paragrafët mbyllës
Teuta Vinca-Kafexholli
LITERATURA:
LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli
Literatura shtesë: “Shkrim akademik” , S.Barnet, P. Bellanca, M. Stubbs
1
Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve.
Paragrafët hyrës dhe paragrafët mbyllës
Llojet, uniteti, koherenca dhe organizimi i paragrafëve. Paragrafët hyrës dhe paragrafët
mbyllës : Përmbajtja e ligjeratës së shtatë: (Shkrim akademik, S.Barnet, P. Bellanca, M.
Stubbs (f.67-88)
Llojet e paragrafëve
Uniteti i paragrafëve: fjalitë-temë, idetë-temë
Organizimi i paragrafëve
Paragrafët induktiv dhe ata deduktiv
Të ruajmë njësinë logjike të paragrafit
Pragrafët hyrës
Disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj më tërheqëse te paragrafët hyrës
Disa udhëzime që mund të jenë të frytshme për paragrafët mbyllës
2
3
Llojet e paragrafëve
përshkrues
shpjegues tregues
Bindës
(argumentes)
Paragrafët janë katër llojesh:
4
Paragrafi tregues
- Tregohet një histori apo ngjarje nga jeta e
shkruesit
5
Duke gatuar me gjyshen
Gjyshja dhe unë kënaqeshim shumë kur “gatuanim” në kopshtin prapa shtëpisë. Në fillim mbushnim kutitë bosh të kosit me shkopinj të vegjël dhe me të gjitha llojet e gjetheve.Keto ishin disa nga perimet tona. Në vend të lakrës përdornim bar. Pastaj ushqimin e përzienim me shkop dhe e linim në diell që të “ziente”. Gjatë gjithë kohës shikonim nëse ushqimi ishte gati. Kishte raste kur në vend të kripës dhe piperit, gjithçka e spërkatnim me rërë. Dhe në fund, bënim një “gosti” të madhe!
(Paragraf tregues -nje histori ose ngjarje
nga jeta e shkruesit)
Fjalia kryesore
Detajet interesante
Fjalia mbyllëse
6
Mall
Nuk do ta harroj asnjëherë vajtjen time të parë në Greqi. Ai vend (ishull) i vogël m„u duk i njohur dhe mikpritës, sepse aty ishin familja ime. Prindërit e mi së bashku me vëllanë kishin një vit që ndodheshin atje. Ishte viti 1998, dhe hera e parë që shkoja në atë vend. Udhëtimi ishte interesant dhe i qetë, por unë jo. Mendja më rrinte tek ata njerëz aq të dashur të jetës sime dhe zbrazëtia e mungesës e gëzimi i takimit përziheshin bashkë dhe s„më linin të qetë. Kur trageti iu afrua brigjeve të kuqrremta të atij ishulli të vogël, pashë mes turmës siluetat e tyre dhe u përlota.
(Paragraf tregues)
7
Paragrafi përshkrues
- Përshkruan një person, vend ose send.
Për të shkruar një paragraf të tillë,
përdoren fjalë që e ndihmojnë lexuesin të
shikojë, dëgjojë, ndjej a shijojë objektin e
përshkrimit
8
Pranverë
Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të
shkrijnë e të mbushin lumenjtë e
liqenet. Natën kur qielli është i pastër,
mund të shihen yjet, miliona yje,
krahas vezullimit të dritës së hënës.
Ndonjëherë mund të shikoni edhe yje
që bien dhe zhduken para se të
arrijnë vijën e horizontit.
(Paragraf përshkrues – ku
përshkruhet një person, vend
ose send).
Fjalia kryesore
Detaje interesante mbi
qetësinë, yjet, ejt
Fjalia mbyllëse. Detaji
më i mire është ruajtur
për në fund
9
Dhurata e ditëlindjes
Sapo e mora në dorë, e ndjeva që ajo kuti e vogël e kuqe do të kishte vlerë të veçantë për mua. Hoqa me kujdes fjongon e bardhë që kishte përsipër dhe hoqa kapakun. Ishte një unazë në formë luleje, kishte disa petale të hapura, të mbushura me dhjetë gurë të vegjël, të shndritshëm, që për mua donin të thonin shumë, dhe në qendër ca petale të tjera rrethonin një gur të madh të shndritshëm, imitim diamanti. Punimi mjaf i veçantë, e bënte të dukej e mrekullueshme, sidomos në gishtin tim. Ndoshta bukurinë ia shtonte pesha e veçantë emocionale që kishte për mua. Ishte simboli i dhjetë viteve miqësie të sinqertë me një shoqe të mrekullueshme.
(Paragraf përshkrues objekti)
10
Paragraf përshkrues vendi:
Shpella antike
Shpella antike në malin e Tomorrit mbart në vete vlera të papërsëritshme kulturore, historike dhe arkitektonike. Branda saj është një errësirë thuajse absolute dhe mbizotëron kudo lagështia. Natyra i ka gdhendur muret gëlqerore me një mjeshtëri të mahnitshme, me larmi formash dhe ngjyrash. Nga tavani e dyshemeja zgjaten stalagmite e stalaktite magjepëse. Gjithsesi, aty duket edhe dora njerëzore: nëpër mure janë gdhendur figura të thjeshta që mendohet se i përkasin prehistorisë. Nga një banesë e njerëzve primitivë, kjo shpellë është kthyer në një muze me vlera të mëdha.
11
Paragraf përshkrues personi:
Gjyshja ime
Ndonëse kanë kaluar vite nga ndarja ime me të, portreti i gjyshes më rri pranë, i freskët, i dashur, sikur të jetë ende gjallë. Gjithçka e kam të gdhendur në zemër: sytë e qeshur, vështrimin e ngrohtë, flokët e thinjur, fytyrën me rrudha pleqërie, por gjithmonë erëmirë dhe duart topolake që s„harronin kurrë të më përkëdhelnin. Trupvogël, por me zemër të madhe, ajo dinte të falte vetëm dashuri, dashuri nëne, ndaj kujtimet për të janë strukur diku në kujtesë, si për të më treguar se ai vend është vetëm i saj dhe i askujt tjetër.
12
Paragraf me përshkrim ngjarje (1):
Padrejtësi
S„ishte e drejtë, po ja që ndodhi. Prej dy vitesh, ai ishte një ndër shokët e mi të klasës, por nuk shoqërohej me asnjë nga ne. Ishte nga ata fëmijë që vijnë në shkollë kur kanë kohë të lirë, sepse pjesën tjetër të kohës e kalojnë duke punuar. Nxënësit e tjerë e bënin shpesh objekt talljeje, me ose pa dashje. Qeshnin kur ai thoshte se nuk e njihte të atin, nuk e dinte me çfarë merrej, ku ishte. Megjithatë, të gjithëve u erdhi keq ditën kur ai tha se do të linte shkollën. Arsyet tronditëse po ua tregoj më poshtë...
13
Paragraf me përshkrim ngjarje (2):
Nata e frikshme
Gjithnjë më kanë pëlqyer filmat policorë, por kurrë s„e kisha menduar veten dëshmitarë të një krimi. Ishte ora tetë e mbrëmjes dhe unë po nxitoja për në shtëpi. Rruga ishte shumë e errët; veç dritave, mungonin edhe yjet në qiell. Disa metra larg meje, dëgjova të bërtiturat e sharjet e dy të rinjve. Njëri prej tyre mbante në dorë një thikë. E tmerruar u fsheha pas një peme. Nxora celularin dhe i telefonova policisë duke menduar në kokë arsye të ndryshme...
14
Paragrafi shpjegues – jepen
shpjegime për një send,
ngjarje etj; ose jepen
informacione për to. Në të
përfshihen fakte që i nevojiten
lexuesit për ta kuptuar
subjektin.
15
Jeta me një vëlla më të vogël Të jetosh me vëllanë tim të vogël është shumë e vështirë. (fjalia kryesore) Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht, kështu do të bëjë edhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi.Nëse ne luajmë basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël.Së treti, ai kërkon të qëndrojë zgjuar sa unë. Gjithmonë i thotë mamit: „Përse ai të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?“ (detaje interesante). Mamaja më thotë se ai dëshiron të më ngjajë, dhe për këtë duhet të jem krenar. Përpiqem të jem, por nuk është gjithmonë e lehtë.(fjalia mbyllëse)
16
Rënia e ortekut Të gjithë ata që nuk e dinë, mund të mendojnë se rënia
e ortekëve kushtëzohet vetëm nga rënia e dëborës. Por gabohen, sepse rënia e ortekëve është dukuri natyrore, që nuk mund të ndodhë pa praninë e shumë faktorëve të tjerë. Si fillim, e rëndësishme është që sasia e dëborës që bie të formojë një shtresë 0,3-0,5 m. Edhe temperaturat luajnë rol të rëndësishëm: gjatë dimrit, ato tkurrin dëborën dhe në pranverë, pjesa e sipërme e saj shkrin dhe bën që dëbora e sapo shkrirë të depërtojë në shtresat e poshtme, duke i lëvizur ato. Së treti, edhe era ndikon në formimin e oretkëve. Kusht i rëndësishëm është që ajo të fryjë me shpejtësi 25-30 milje/orë. Relievi është faktor i rëndësishëm. Ai ndihmon në rënien e ortekëve me formën karakteristike, ekspozimin, pjerrësinë që duhet të jetë 22-60 gradë,etj. Pra, rënia e ortekëve nuk është një dukuri aq e thjeshtë sa duket.
17
Paragrafi argumentues-bindës
– Shprehet një opinion në lidhje me
një send, ngjarje etj. Shkruesi
gjithashtu përpiqet ta bëjë lexuesin të
jetë një mendje me të, lidhur me
çështjen e parashtruar.
18
Pa trotuare
Në rrugët e lagjes sonë nevoiten trotuarë.(fjalia kryesore shpreh opinionet). Pa to, kalimi në rrugë është i rrezikshëm dhe i vështirë.Ne nuk mund të ngasim biçikletat, pasi prindërit nuk na lënë që të dalim me to në rrugë. Po kështu, nuk mund të përdorim as patinat. Në dimër është e vështirë të shkosh në shtëpitë e shokëve, sepse dëbora grumbullohet në anët e rrugës. Kështu jemi të detyruar të luajmë në oborrin e shtëpisë.(arsye të shumta). Në lagjet e tjera, rrugët kanë trotuare, po tek ne, përse nuk duhet të ketë? (fjalia mbyllëse)
19
Jo duhanit
Duhani dëmton seriozisht shëndetin. Kjo është shprehja që predikojnë të gjithë, madje dhe vetë prodhuesit e paketave të cigareve. Jo më kot organizatat e shëndetit dhe qeveria përpiqen të bëjnë të ndjeshëm përdoruesit për rrezikun që vjen nga përdorimi i tij. Sot, sipas statistikave, duhani është shkaktari i një numri të madh vdekjesh në vendet e industrializuara. Prej tij,
shumë fëmijë lindin jonormalë, të
tjerë kanë probleme frymëmarrjeje
ose sëmundje kronike mushkërish,
vetëm e vetëm se kanë pasur “fatin”
të lindin në familje duhanpirësish.
E çfarë tjetër duhet të ndodhë që
këta njerëz të kuptojnë se kështu,
përveç vetes, dëmtojnë edhe
njerëzit që duan më shumë?
20
21
Paragrafi hyrës
Fillimi i mbarë gjysma e punës.
Fjalë e urtë
Paragrafi hyrës
Paragrafi hyrës është shumë i rëndësishëm.
Ai është një lloj “pasaporte” që e njeh
lexuesin me idenë, me qëllimin e shkrimit
dhe çfarë do të shtjelloni më tej. Ndaj dhe
duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në
formulim në mënyrë që të tërheq vëmendjen
e lexuesit dhe ta mbajë gjallë interesin e tij
për të vazhduar leximin deri në fund.
22
23
- disa këshilla për ta bërë hyrjen tuaj
më tërheqëse
Me një citim që ka lidhje me temën.
Një anekdotë ose një rrëfim tjetër i shkurtër.
Një fakt apo detaj interesant ( për shembull një statistikë interesante).
Një përkufizim të një termi të rëndësishëm
Me ndonjë pyetje provokuese dhe interesante.
Një vështrim për një pikëpamje të ndryshme nga e juaja.
Një pohim se një problem ekziston.
24
Gjatë leximit mund të vërejmë se këto
mjete përdoren gjërësisht në paragrafët
hapës.
Po japim një shembull të paragrafit hapës
me anekdotë:
25
Eshtë një rrëfenjë e vjetër popullore amerikane mbi një tas druri. Puna ishte se gjyshja, me duart që i dridheshin, hera-herës thyente nga një piatë. E zemruar, e bija i dha një tas druri duke i thënë se këtej e tutje ajo do të hante në të. Duke parë këtë, mbesa e mitur pyeti të ëmën se përse gjyshja duhet në hante në një tas druri, kurse gjithë të tjerët në shtëpi në piata porcelani. “Sepse është plakë!” iu përgjegj e ëma. Fëmija u mendua për një çast e pastaj i tha s‟ ëmës, “Kur gjyshja të vdes, ruaje tasin e drunjtë.” E ëma e pyeti përse dhe fëmija iu përgjegj, “që ta kesh kur të plakesh.”
26
- një detaj interesant
Që bluxhinset ose denimet nuk gjinden vetëm në Teksas nuk na habit
po të kujtojmë se xhinset e kanë
marrë emrin nga Gjenova (Gene),ku u
end së pari kjo rrobë, dhe se denimi
është rrobë de Nimes, domethënë nga
Nimes-i, një qytet në Francë.
(Një informacion i tillë mund të mirret nga një fjalor)
27
- Strategjia me ndonjë pyetje mbi çështjen nëse
është e lejueshme që doktorët t’i gënjejnë
nganjëherë pacientët e tyre A duhet që doktorët t’i gënjejnë pacientët në dobi të tyre – për të shpejtuar shërimin ose pë të fshehur afrimin e vdekjes? Ashtu si në sferën e ligjit, të qeverisjes dhe në punë të tjera, në mjekësi kërkesa për ndershmëri shpesh zvoglohet për hir të nevojave të tjera: të nevojës për t’iu shmangur lajmeve të këqija ose për të respektuar premtimin për mbajtjen e një të fshehte;për të ekspozuar korrupsionin ose për të ngjallur interesin e publikut.
28
ose
E keni menduar ndonjëherë se
si do të ishte sot jeta pa
kompjuterë?..
Paragrafët mbyllës
Paragrafët mbyllës sikurse paragrafët
hapës (hyrës), janë veçanërisht të
vështirë ndoshta jo për gjë tjetër, por
se janë shumë të spikatur.
Në paragrafin mbyllës duhet thënë
diçka interesante.
29
30
S’do të kishte kurrfarë interesi të thonit “Kështu
shohim…” ose shprehjen e stërnjohur e të
mërzitshme “si përfundim…” dhe pastaj t’i bëni
jehonë titullit dhe paragrafit të parë. Kjo në një
farë mënyre është e justifikueshme në një ese të
gjatë, sepse lexuesi mund të ketë harruar disa
nga idetë e paraqitura tridhjetë faqe më parë,
por në një ese që mbahet mend lehtë ka nevojë
për diçka më shumë.
31
- disa udhëzime që mund të jenë të
frytshme për të bërë paragrafët mbyllës
Lloji më i zakonshëm është përmbledhja.
E mbyllni esenë me një citim, sidomos me një citim që zgjeron ose e modifikon një citim të përdorur në paragrafin hapës.
E mbyllni me një pikë të re (por të lidhur), që e çon diskutimin tuaj një hap më tej.
E mbyllni me një aluzion ta zëmë me një figurë ose ngjarje historike ose mitologjike. (p.sh. Një fitore e arrirë me sakrifica e humbje të mëdha, quhet zakonisht “fitore e Pirros”)
Përdorimi i pyetjeve retorike.
32
- Shembull i mbylljes me përmbledhje
Po, për mua nata e Vitit të Ri është një natë shumë e veçantë, për shkak të njerëzve shumë të veçantë të cilët më kanë dhuruar shumë kujtime të bukura. Këngëtarët , grupet muzikore, kërcimtarët, madje edhe aktorët e estradës i kanë dhënë jetës sime gëzim e hare. Këtë vit, me fillimin e përgatitjes së koncertit të Vitit të Ri, mendoj se çfarë befasie të mrekullueshme do të na ofrojë mesnata e ndërrimit të viteve. Do të jetë qetësi apo një kaos i furishëm nëpër rrugë, apo një festim me të vërtetë gazmor? Pres me padurim ta zbuloj!
33
-përfundim me pyetje retorike (pohim
që bëhet në formë pyetje)
Sikurse paraqita dhe u mundova të ilustroj më lart, kurrë nuk do të arrij të kuptoj aftësinë e njerëzve “për të folur më shumë se për të ecur”. Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për djegien e plehrave, se sa të veprojmë dhe t‟i djegim ato? Përse na duket më e lehtë të diskutojmë për shërbimet komunitare, se sa të shërbejmë? Këtë nuk do ta kuptoj kurrë.
34
Një përmbledhje mendimesh të
rëndësishme për paragrafet
Paragrafi është njësia më themelore e
tekstit.
Një grup fjalish me lidhje të ngushta midis
tyre.
Gjykimet dhe arsyetimet që shprehim kanë
lidhje logjike me njëra tjetrën.
35
Sa i përket anës logjike, paragrafët mund të tregojnë
detaje –që zhvillohen si analizë, përshkrim ose
numërim i hollësishëm i veçorive.
ilustrim- për të konkretizuar diskutimin
krahasim – të diçkaje me gjëra të ngjajshme ose
të ndryshme
përsëritje- me qëllim të përforcimit të idesë
kryesore
përkufizim - të një koncepti apo dukurie
36
Çdo paragraf trajton një ide të vetme që shprehet
me një varg fjalish
Rëndësi të veçantë ka zgjedhja e fjalisë që do të
shërbejë si bërthamë organizuese e paragrafit
(fjalia- temë ose fjalia bosht)
Fjalitë tjera të paragrafit merren me shtjellimin e
mendimit që përmban fjalia-temë.
P.sh.
37
Muzika të kënaq.
Olimpiada Botërore e Atletikës filloi.
Fjalët kënaq dhe filloi që dalin si fjalë kyçe vështirë se mund të shtjellohen më tej
Duke i formuluar ndryshe, këto fjali mund të shërbejnë si fjali temë(bosht) për paragrafin:
38
Muzika ngjall emocione të forta.
Olimpiada Botërore e Atletikës pati të papritura të shumta.
Grupi emëror emocione të forta dhe të papritura të shumta lejojnë të shtjellohet më tej me fjali të tjera, të cilat do të sqarojnë se ç’emocione shkakton muzika, ose ç’të paprtitura pati Kampionati…
Tema dhe drejtimi i fjalisë (fjalia temë) përmban rrjedhën logjike të paragrafit.
39
Fjalia-temë (fjalia bosht) mund të ndodhet në fillim në
mes apo në fund.
Kur nisim me shembuj, për të dalë tek fjalia që përmban
idenë kryesore të paragrafit themi se ky paragraf është
INDUKTIV.
P.sh. Nëse kjo është hera e tretë që motra juaj sëmuret
pasi ha pjeshka, ju mund të nxirrni një përfundim se ajo
ka alergji nga ato.
Paragrafi induktiv pra fillon me të veçantat- një numër
bindës shembujsh, rastesh, eksperimentesh, detajesh.
Të trajtuara së bashku këto të veçanta, përbyllen me një
konstatim të përgjithshëm.
Procesi i shkrimit me induksion nuk funksionon kur
shembujt janë të paktë në numër ose të dobët në
rëndësinë e tyre për të mbështetur një argument të
përgjithshëm.
40
Nëse paragrafi është DEDUKTIV, do të
nisim me fjalinë që përmban idenë
kryesore për të vijuar me ilustrimin e saj
me shembuj.
41
42
Disa këshilla për të ruajtur njësinë
logjike të paragrafit
1. Në një paragraf duhet trajtuar një ide të
vetme.
2. Kur kalohet nga një ide në tjetrën, nis një
paragraf të ri.
3. Dy mendime të lidhura ngushtë midis
tyre nuk ndahen në dy paragraf të
ndryshëm.