luan topçiu darka e gabuar njË tentativË pËr tË rrokur ne befasi vetveten

7
Page | 1 1 DARKA E GABUAR” E KADARESE- NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR BEFASISHT VETVETEN “Artisti është origjina e veprës. Vepra është origjina e artistit. Asnjë nga këta terma nuk jetojnë pa njëra-tjetrën” - Heidegger VEPRA SI ORIGJINA E AUTORIT Kadare me romanin “Darka e gabuar” dëshmon, përpos cilësish të tjera, të mirënjohura dhe të çmuara, për maturitet deri në përkorje të frazës, përlëmim të subjektit, për sqimë stilistike, për rimarrjen në mënyrë mjeshtërore muzikore të motiveve, për zhbirime të hetimeve psikologjike dhe cilësi të tjera që kanë të bëjnë me teknologjinë e shkrimit. Romani është kaplues, i veshur me një magji dhe dashuri të vërtetë, sepse Kadare flet për një nga dashuritë e mëdha të tij, për vendlindjen, për personazhe që nuk janë vetëm të trilluar artistikisht, por shumica realë, që kanë populluar, intriguar dhe e kanë bërë më pjellore, në një jetë njerëzore mendjen e shkrimtarit. Romani është një përpjekje për të kapur në befasi vetveten, në hipostaza të panjohura, të harruara, të rizgjuara, të përndritura, të fshehura. “Darka e gabuar” bën objekt të trillit artistik, hyrjen e gjermanëve më 1943 në Gjirokastër, vendosjen e komunizmit, deri tek vdekja e Stalinit, më 1953. Romani vendos dy njerëz dhe dy kohë në hipostaza të ndryshme: nga njëra anë doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, kolonelin Fritz von Schwabe, në anën tjetër, si dhe Shqipërinë e parë në tre hipostaza: otomane, gjermanike dhe atë komuniste. Ndërsa në “komplotin e bluzave të bardha”, të pasqyruar në roman, kashtosen legjendat, ngjarjet me të gjitha ngjyresat lokale. Kadare u ofron kësisoj lëçuesëve një variant tragji-komik të historisë, një version të historisë kundra diktaturave që Shqipëria ka njohur gjegjësisht asaj: otomane, fashiste dhe komuniste. Një version i mbushur me ironi, humor, tragjizëm dhe çmenduri. Kjo do të ishte një formulë e reduktuar e subjektit, që mund të dilte nga një lundrim i parë mbi tekstin; por si për çdo vepër arti do të ishte e pamjaftueshme për të ngërthyer në pak fjalë një roman që emeton më

Upload: david

Post on 18-Nov-2014

805 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Mbi romanin "Darka e gabuar" të Ismail Kadarese

TRANSCRIPT

Page 1: Luan Topçiu DARKA E GABUAR NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR NE BEFASI VETVETEN

Page | 1

1

“DARKA E GABUAR” E KADARESE-NJË TENTATIVË PËR TË

RROKUR BEFASISHT VETVETEN“Artisti është origjina e veprës. Vepra është origjina e artistit. Asnjë nga këta

terma nuk jetojnë pa njëra-tjetrën” - Heidegger

VEPRA SI ORIGJINA E AUTORIT

Kadare me romanin “Darka e gabuar” dëshmon, përpos cilësish të tjera, të mirënjohura dhe të çmuara, për maturitet deri në përkorje të frazës, përlëmim të subjektit, për sqimë stilistike, për rimarrjen në mënyrë mjeshtërore muzikore të motiveve, për zhbirime të hetimeve psikologjike dhe cilësi të tjera që kanë të bëjnë me teknologjinë e shkrimit. Romani është kaplues, i veshur me një magji dhe dashuri të vërtetë, sepse Kadare flet për një nga dashuritë e mëdha të tij, për vendlindjen, për personazhe që nuk janë vetëm të trilluar artistikisht, por shumica realë, që kanë populluar, intriguar dhe e kanë bërë më pjellore, në një jetë njerëzore mendjen e shkrimtarit. Romani është një përpjekje për të kapur në befasi vetveten, në hipostaza të panjohura, të harruara, të rizgjuara, të përndritura, të fshehura.

“Darka e gabuar” bën objekt të trillit artistik, hyrjen e gjermanëve më 1943 në Gjirokastër, vendosjen e komunizmit, deri tek vdekja e Stalinit, më 1953. Romani vendos dy njerëz dhe dy kohë në hipostaza të ndryshme: nga njëra anë doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, kolonelin Fritz von Schwabe, në anën tjetër, si dhe Shqipërinë e parë në tre hipostaza: otomane, gjermanike dhe atë komuniste. Ndërsa në “komplotin e bluzave të bardha”, të pasqyruar në roman, kashtosen legjendat, ngjarjet me të gjitha ngjyresat lokale. Kadare u ofron kësisoj lëçuesëve një variant tragji-komik të historisë, një version të historisë kundra diktaturave që Shqipëria ka njohur gjegjësisht asaj: otomane, fashiste dhe komuniste. Një version i mbushur me ironi, humor, tragjizëm dhe çmenduri. Kjo do të ishte një formulë e reduktuar e subjektit, që mund të dilte nga një lundrim i parë mbi tekstin; por si për çdo vepër arti do të ishte e pamjaftueshme për të ngërthyer në pak fjalë një roman që emeton më shumë izotope njëherazi dhe që përmban një përmasë vertikale të thellësisë.

Teksti i Kadaresë është i mbushur me dashuri, me ironi, me situata plot absurd, me komizëm tragjik, me detaje piktoreske, me çmenduri, me dhimbje e nostalgji, me humor, grotesk, hulumtime hamëndësirash dhe gjasimesh, me kalime nga përsiatje psikologjike në realitet, nga detaje të parëndësishme, në pamje të parë, në probleme ekzistenciale në jetën e një njeriu apo madje dhe të një kombi. Rrëfimtari, i identifikuar më së shumti me autorin, përzgjedh nga kujtesa e tij ngjarje, mbresa, kujtime të ringjallura nga fëmijëria, mite e legjenda, histori e personazhe reale, ndodhi dhe personazhe që janë prehur në kujtesën afektive të autorit. Në fakt Kadare nuk rrëfen, por përzgjedh me sqimën e pagabueshme detaje që e ndihmojnë në ndërtimin e veprës së tij. Ndonëse romani nuk trajton një

Page 2: Luan Topçiu DARKA E GABUAR NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR NE BEFASI VETVETEN

Page | 2

2

linjë dashurie, romani mund të quhet dhe një roman dashurie, si homazh e dashuri për vendlindjen. Një dashuri që shkakton më shumë dhimbje, hidhërim, sepse në këtë tablo të qytetit je i detyruar të vizatosh dhe vetveten. Pasqyrimi i vetvetes është po aq i paevitueshëm dhe po aq i pamëshirshëm si pasqyrimi para pasqyrës.

Soren Kierkegaard thotë pak a shumë kështu: njeriu ka tre mënyra të qasjes ndaj botës: etike, estetike, fetare. Kadare në romanin e tij “Darka e gabuar”, si në pjesën më të madhe të veprës së tij, ka një qasje estetike-etike ndaj botës.

Por ajo që është më e rëndësishme, është fakti se Kadare dëshmon se di të heshtë atje ku duhet, di të ndalë në momentin e duhur, di të alternojë fjalën dhe pushimin, përparimin e përsiatjeve të stërholluara, hamendësive deri te haluçiunacionet psikologjike të personazheve, zhvillimin e misterit dhe sqarimit me pushimin, me heshtjen, me ndalimin për t’i lënë vendin meditimit, zbrazëtisë që duhet të mbushet nga lëçitësi pjesëmarrës aktiv etj. Kadare, si në poezinë moderne apo në gravurën japoneze di të ruajë sensin e masës, të vendosë në marrëdhënie harmonike boshin dhe plotin, zbrazësinë dhe ngarkesën, fjalën dhe heshtjen. Sensi i masës, duket se është dhe tipari dallues i artistit të madh.

Kjo përbën ndoshta diferencën, aftësia për të krijuar e shkaktuar pezmin, heshtjen, pushimin që kërkon të plotësohet, variacionin, endjen e tekstit dhe zotërimin tërësor të tij. Të gjitha këto krijojnë klasin e shkrimtarit, sharmin dhe epërsinë ndaj të tjerëve.

Teksti i Kadaresë nuk është asnjëherë eksplicit, ndonëse gjuhësisht ndërtohet thjesht, hulumtimi dhe ngasja për të cikur, qoftë thellësisht, qoftë përkitas një temë a një ndodhi, një personazh, apo një detaj, rrit dhe gjeneron më shumë rrugë të interpretimit. Kadare në përçapjet për të sqaruar shton mjegullën, në momentet kur do të rrisë dozën e seriozitetit dhe toni bëhet më i rëndë, mund të zbulosh në tekst më shumë ironi dhe humor, kur sjell më shumë të dhëna dokumentare për të argumentuar një ide, ngjarja dhe personazhi mbulohet me më shumë mister dhe fshehtësirë.

Në romanin “Darka e gabuar” Kadare ka përsosur rrëfimin jo në të mirë të sqarimit të situatës, jo në të mirë të sqarimeve dhe teksteve plotësuese, por rafinamenti i rrëfimit ka shtuar më shumë sugjerimin, rolin aktiv të lexuesit. Fjala është për endjen e tekstit, valorizimi i sintagmave që duken rastësore, rikthimi tek ato me elemente befasie dhe me një korrelacion pothuaj muzikor.

TOPOGRAFI SHPIRTËRORE

Kadare na kujton se armiku ynë më i madh është koha dhe mikja jonë e madhe është hapësira. Qyteti i tij i lindjes Gjirokastra është hapësira bujare ku autori monton pjesën, vizaton atmosferën, arkitekturën e qytetit, ndërton shtëpitë, sokakët, rrugët shpirtërore, thashethemet dhe heshtjen, padyshim me një domethënie të caktuar emocionale, me një ngarkesë të posaçme afektive, ku personazhet mund të identifikohen lehtësisht, shumë syresh mbajnë emra apo mbiemra të vërtetë.

Ajo që duhet theksuar qysh në fillim është fakti se autori pikturon shpirtin e vendit, frymën e tij. Si qeniet e gjalla dhe vendet janë mbartëse të një shpirti, fryme të caktuar. Siç mund të mbartin një ngjyrë të caktuar, një pamje të caktuar, një aromë të caktuar. Gjirokastra e Kadaresë, në këtë roman si dhe në “Kronikë në gur” vjen me shpirtin e saj. Kadare nuk pikturon vetëm sokakët e Gjirokastrës, shtëpitë me arkitekturë të posaçme, marrëdhëniet e njeriut me këto ndërtime, familjet kryesore të qytetit, nuk pikturon topografinë fizike të qytetit, por një

Page 3: Luan Topçiu DARKA E GABUAR NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR NE BEFASI VETVETEN

Page | 3

3

topografi shpirtërore. Historia mesjetare e qytetit, fqinjësitë e tij, marrëdhëniet me Perandorinë Osmane, pushtimi gjerman, pushtimi italian, vendosja e komunizmit, krimet dhe dashuritë, intrigat dhe kurthet dhe çmendurinë dhe xhelozitë meskine që prodhojnë vendbanimet e vogla përbëjnë trajtat e qytetit fiksional. Të gjitha këto përbëjnë portretin e këtij vendbanimi, historinë e këtij qyteti, tragji-komizmin e tij.

Ndërsa hapësira ofron mundësi të merresh me të, të endesh në të, të kotesh në të, të lëvizësh në një zonë të pamodifikueshme, koha është e pandalshme, koha shkëputet, ndërpritet, rimerret, fragmentarizohet, si kohë afektive e lidhur me kohën historike.

Por mesazhi është shumë më i gjerë, është me konture kombëtare, europiane, të marrëdhënieve midis sistemeve politike, por dhe për një sistem të caktuar vlerash. Kufizimi me Gjirokastrën, me gjithë vlerën afektive që ka autori, do t’i zbehnin dimensionet romanit. Në një paradigmë më të gjerë kuptimore do të lexoheshin marrëdhëniet mes pushtuesit dhe të pushtuarit, historisë dhe mitit, realitet historik me realitetin fiksional, kumtit të fshehtë dhe realiteteve eksplicite, krimeve dhe sistemeve diktatoriale, logjikës së gjërave dhe absurdit etj.

Një përmasë tjetër që perceptohet në “portretin e Gjirokastrës” është dhe ritmi i jetës së këtij qyteti, herë me një ritëm anakronik, herë me përzgjatje kohore nga një periudhë në tjetrën, me pushimet dhe heshtjen e tij, me pezmin psikologjik që mbart, me muzikën e rëndë të ndërtimeve hijerënda e të gurta. Elementë kompozicionalë si : rivaliteti i dy doktorëve Garameto në qytet, Aeroporti i vjetër, personazhet e familjeve të mëdha në qytet, Guva e Shanashisë, shtëpia e Kadarenjve që shërbeu si spital, rruga e Varroshit, Vehip Qorri etj janë elementët që popullojnë peizazhin dramatik. ”Kishte ditë që qyteti dukej se i afrohej zgripit, por shi në çastin e fundit, i shmangej”

Romani është një ironi për komunizmin, një qëndrim i figurshëm i historisë së Shqipërisë nga Lufta e Dytë Botërore dhe deri në ditët e sotme, një histori e komunizmit, një paradigmë e patriotizmit, një përkufizim artistik i mitit, ëndrrës, kllapisë, realitetit historik, mitit që krijojnë pjesën integrale të së gjithës. Lënda letrare, si pothuaj në gjithë veprën e tij, kashtoset, bëhet një.

Kadare është mjeshtër i trajtimit të absurdit në letërsi, i minimizimit të rëndësisë së ngjarjeve “të mëdha” dhe i mëshimit të “ndodhive të vogla” nuancave, detajeve, zhbirimeve vertikale të qenies deri aty ku ai takohet me mitin, me misterin, me përsëritjen e ngjarjeve në histori, me takimin me të përjetshmen etj.

Kalimi “miqësor” i gjermanëve nazistëve në Gjirokastër, lidhet me darkën mes dy ish kolegëve të Fakultetit, doktor Gurameton dhe komandantin e divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe dhe që u bë fatale e (gabuar), sepse përcaktoi kthesën dramatike në jetën e personazhit. Darka do të kthehet dhe në nyjën qendrore të rrëfimit, e rrëfyer me luks detajesh, e ritreguar me pasion hetimi, duke e rimarrë si motiv e lajtmotiv, duke u tjerrë psikologjikisht pas vitesh, duke fituar gjithë vëmendjen dhe peshën e romanit. Darka e gabuar do të shndërrohet në darkën fatale, darkën e keqkuptimeve të mëdha që do t’i kushtonte doktorit Gurameto deri në jetën e tij.

Kur flet për Darkën e gabuar, nuk mund të mos e bashkëshoqërosh me Darkën e Fundit, si motiv biblik, që gjeneron domethënie simbolike, por dhe me kryeveprën e mirënjohur të Leonardo da Vinci-t, realizuar mbi këtë subjekt. Sipas Dhiatës së Re, një natë më parë se Jezusi të tradhtohej nga një prej apostujve të tij, ata u

Page 4: Luan Topçiu DARKA E GABUAR NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR NE BEFASI VETVETEN

Page | 4

4

takuan dhe hëngrën bashkë, Krishti duke thënë se e dinte se çfarë do të ndodhte. Gjatë darkës, foli për një nga të fshehtat thelbësore të krishterimit : eukaristia-n.

Darka e Fundit, biblike, mbart një mister dhe domethënie biblike, piktura e gjeniut më të madh të të gjitha kohërave, nga ana e saj, ka gjeneruar përpos misterit të kumtit të saj, kaq e kaq gojëdhëna e interpretime.

Në darkën e gabuar të Kadaresë, nuk takon shenjtorë, por dy miq shkolle, (apo njëri i shtirur si i tillë apo thjesht një fantazmë apo një i vdekur që nderon ftesën për në darkë). Të treja versionet janë ato që na ofron Ismail Kadare. Një pikë e përbashkët është fshehtësira që mbart, kumti i posaçëm dhe vello e misterit që i mbështjell të dyja. Një element i dytë i përqasshëm me një nga darkat më të përfolura dhe interpretuara në 2000 vjetët e fundit është tradhtia apo fataliteti që mbulojnë të dy darkat. Të dy darkat do të përfliten më pas për mesazhe sekrete, për misterin dhe paqartësinë e mesazhit, për enigmën e madhe e të pazbërthyeshme. "Duke zbritur thellë e më thellë në kohë, disa u kujtuan për darkën e Krishtit, siç tregohej në shkrimet e shenjta, të sigurt se atje do të gjenin, më në fund, enigmën. Ishin të gjithë në darkë: Krishti vetë, pikëllimi i tij hyjnor, apostujt, madje, dhe Juda Iskarioti. Kështu u duk se po e gjenin të vërtetën, por shi atëherë, ajo nisi të fironte. Që s'ishte Krisht doktor Gurametoja e, aq më pak, mysafirët gjermanë, kjo dukej që larg, por edhe Judë t'i quajë, ishte e tepërt". (fq. 45).

Përpos darkës, si bërthama semantike e romanit, Kadare, në nivel stilistik, transformon çdo hapësirë dhe personazh në një simbol: doktori, zonjat, darka, ftesa, vdekja, varri, guva e Shanishasë, Gjirokastra, Vehip Qorri, Ali Pashë Tepelena, motra e tij etj.

IRONIA TRAGJI-KOMIKE

Kadare ka manifestuar qysh në fillim të herës interesin dhe ka përdorur gjerësisht strategjinë e shkrimit ironik, manifestim i një forme të guximit intelektual, kushtimisht nga talenti. Ironia depërton në fushën e letërsisë fiksionale në forma tejet të larmishme. Fjala, gjestikulimi, si dhe gjendjet në të cilat kundërthuhet mendimi me realitetin zotëron të njëjtën fuqi ironizuese, komike, dramatike apo madje dhe tragjike. Ligjërimi ironik, ndërtohet, në thelb, për të kundërshtuar diçka. Optika ironike, në nivelin e një romani, filtron në mënyrë kritike, përmes kundërshtisë, realitetin. Nota kritike e fiksionit të maskuar nga autori, përzierë me histori reale dhe me personazhe realë, në një roman siç është “Darka e gabuar”, emeton mesazhe për vështrimin e historisë, historinë e Gjirokastrës, historinë individuale të personazheve etj.

Duke e lexuar me vëmendje, me aq vëmendje sa i qasshëm është ligjërimi, romani i përgjigjet formatit dhe përmasave moderne të ironisë tragjike. Në shqetësimet e Kadaresë, në gjithë veprën e tij, ai ka qenë njëherazi dhe për ironinë tragjike antike (analizuar nga Nietzsche). Duhet vënë në dukje dhe evolucioni i romaneve të Kadaresë dhe kalimet nga ironia tragjike në ironinë komike apo alternimi i të dyjave në hapësirat e të njëjtit tekst. Pra, nga e qara tek e qeshura, nga tonet sublime e heroike në tone humori absurd, duke njohur e përdorur mjeshtërisht faktin se letërsia përsërit historinë. Alternimi qarje-qeshje, konfirmon praninë e ironisë në gjithë historinë e botës. Ligjërimi ironik, i ndërtuar me natyrshmëri, është dashuria e madhe dhe prirja e gjithë letërsisë së Kadaresë deri më tash.

Page 5: Luan Topçiu DARKA E GABUAR NJË TENTATIVË PËR TË RROKUR NE BEFASI VETVETEN

Page | 5

5

 “Në këtë e sipër, thua se kishte përfituar nga klima e turbullt, romi Dan Veremi, rojtari i natës i Institutit të Higjenës, e kishte nxjerrë një këngë për kujtim të dashurës së tij, shtypur prej makinës-cisternë të ujërave të zeza, në prill të atij viti: Jeta ime rrapa-shtrapa/ Jam gabeli i institutit/dhe një dashnore që pata/Ma shtypi makinë e mutit…(fq. 107)

…zërat sa vente acaroheshin. Kërkoheshin fajtorët. Shefit të kulturës dy herë i ra të fikët. Aty nga mesnata, shefi i madh e nisi fjalën e mbylljes me porosinë e Leninit se armiku më i rrezikshëm ishte ai që harrohej. Ai nuk kurseu askënd, as veten e vet. Armiku i kishte kapur në gjumë. Dekadentizmi, pasi ishte dëbuar nga porta, ishte rikthyer nga dritarja. Pa larë mirë llogaritë me idetë e Nietzches, me “perpetuum mobile” dhe prapësi të tjera, qytetit i duhej të përballej me këtë flamë të errët: zonjat e tij. Jo më kot kjo ndodhte në kushtet e një acarimi me Greqinë. Dhe s’ishte rastësi që Flota e Gjashtë Amerikane kishte ditë që po vërtitej në detin Mesdhe. Fajtorët do të ndëshkoheshin pa mëshirë” (fq 108-109)

Kujtimet, e pazakonshme të rrëfyera në të tashmen, duke filluar nga fëmijëria, duke vazhduar me rrëfimin e figurshëm të vetë historisë së Shqipërisë, duke kashtosur realen dhe të sajuarën letrare, Kadare na krijon një skenë të pleksur me tragjedi të rënda që pllakosin fatin e një kombi, me zhdukjen e elitave perëndimore të vendit dhe vendosja e komunizmit, figurën e Stalinit, vdekjen dhe zhdukjen e zonjave nga qyteti bashkë me kohën e tyre, ardhjen e komunizmit të vizatuara me tragji-komizëm.

Zhdukja e qytetërimit Perëndimor, krijimi i një kohe të re, i një njeriu të ri, i një pështjellimi shoqëror të pashoq që do të vijonte me krime të rënda të shqiptarëve kundra shqiptarëve në emër të një ideologjie. Në një radhë titujsh simbolikë si “tjetër rend”, “dita dy. ag”, “dita minus dy”, “varg ditësh e muajsh”, “varg stinësh” etj autori përshkruan istaurimin e sistemit komunist. Komunistët kishin arrestuar dhe të operuar: “Ndërsa vinin në vete, njëra nga infermieret e shërbimit përpiqej, kushedi pse, t’u shpjegonte se përveç që u ishte hequr apendiciti apo veshka e sëmurë, ata gjendeshin, ndërkaq, në një rend tjetër.”

Sjellja në të tashmen e disa kujtimeve, për të cilat autori na dëshmon se mund të ekzistojnë disa lidhje të mistershme të ndodhive në roman shtojnë shtresat kuptimore dhe domethëniet e tyre.

Pohimi dhe mohimi i menjëhershëm hyjnë në një konkurrim ludik, kundërshtohen reciprokisht, ngjarjet duke fituar më shumë ambiguitet dhe paradoks. Ironia, me shoqërueset e saj, paradoksin dhe oksimoronin përbëjnë idiolektin estetik, parimin letrar të Kadaresë. Tek e fundit, ironia nuk është vetëm një cilësi e tekstit, por dhe një mënyrë lëçitjeje, për të përkthyer dykuptimësinë, të pashpjegueshmen. 

“Darka e fundit” bën pjesë në veprat e zhbirimit të ekzistencës njerëzore. Në momentin kur shkenca fiton autonominë për të analizuar sendet së jashtëmi, (apo me termat e Martin Heidegger-it kur prodhohet një harrim i vetëvetes, i Qenies,) shfaqet romani për të zhbiruar botën e gjallë. Historia e romanit është një vijimësi përçapjesh për ta rrokur Vetveten, identitein njerëzor. Në këtë roman prania e Kadaresë është më e gjallë se në shumë vepra të tjera. Kemi të bëjmë me një tentativë për të rrokur hipostaza të panjohura nga vetë autori.