lumturia by m.gj

7

Click here to load reader

Upload: webalbania

Post on 03-Jul-2015

994 views

Category:

Technology


3 download

DESCRIPTION

lumturia-Albanian pps

TRANSCRIPT

Page 1: Lumturia By M.Gj

Vazhdimisht e bindim veten se do të kemi jetë më të mirë kur ta përfundojmë shkollën,kur të punësohemi,kur të martohemi,të kemi një fëmijë apo edhe fëmijen tjetër.

Pastaj ndihemi të pakënaqur kur na duket se fëmijët nuk janë rritur ende dhe na duket se do të jemi shumë më të kënaqur kur ata të rriten edhe pak.

Përsëri ndjehemi të zhgënjyer me faktin se duhet të jetojmë me adoleshentë, sigurisht do të jemi më të lumtur kur fëmijët ta kalojnë atë fazë.

I themi vetes se jeta do të jetë më e plotë kur partneri do të jetë më i organizuar, kur ta blejmë veturën e re, kur do të kemi mundësi të shkojmë në një udhëtim të bukur ose kur të dalim në pension.

E vërteta e vetme është se nuk ka moment më të mirë për lumturi se i tanishmi. Nëse jo tash, kur? Jeta jote do të jetë gjithmonë e mbushur me sfida. Është më mirë që ta pranosh këtë dhe të fillosh që megjithatë të ndihesh i lumtur.

www.markgjeka.piczo.com

Page 2: Lumturia By M.Gj

Na duket vazhdimisht se jeta jonë e vërtetë ende nuk ka filluar.Vazhdimisht gjendet ndonjë pengesë , përvojë nëpër të cilën duhet kaluar, punë të cilën duhet bërë, kohë të cilën duhet t’ja kushtosh ndonjë gjëje, faturat që duhet paguar. Vetëm kur t'i kalojmë të gjitha këto, mund ta fillojmë jetën.Më në fund e kuptojmë se të gjitha këto pengesa janë në fakt vetë jeta.

Kjo gje më ka ndihmuar që të shoh se në të vërtetë nuk ka ndonjë rrugë për tek lumturia.Lumturia ËSHTË rrugë.

Prandaj përjetoje çdo moment.Mos prit gjersa ta mbarosh shkollën, gjersa të humbësh apo fitosh 10 kg., gjersa të punësohesh, martohesh, ta ndërtosh shtëpinë, të kesh fëmijë apo të dalësh në pension, gjersa fëmijët nuk pavarësohen, gjer në pranverë, verë, vjeshtë, dimër, gjer në vitin tjetër, gjersa të vdesësh ... para se të vendosësh të jesh i lumtur.

www.markgjeka.piczo.com

Page 3: Lumturia By M.Gj

Lumturia është rrugëtim e jo cak.Lumturia është rrugëtim e jo cak.

Nuk ka kohë më të mirë për lumturi Nuk ka kohë më të mirë për lumturi se e tashmja.se e tashmja.

Jeto dhe kënaqu në çdo moment!Jeto dhe kënaqu në çdo moment!(Autor i panjohur)(Autor i panjohur)

Tani mendo dhe provo të përgjigjesh në këto pyetje:

1 – Kush janë 5 njerëzit më të pasur në botë?2 – Kush janë 5 fitueset e fundit të konkursit për Miss bukurie në botë?3 – Kush janë 10 fituesit e fundit të çmimit Nobel?4 – Kush janë 10 fituesit e fundit të çmimit Oskar?

www.markgjeka.piczo.com

Page 4: Lumturia By M.Gj

Nuk të kujtohet? Pyetje mjaft të vështira, apo jo?Mos u brengos,askujt nuk i kujtohen të gjitha këto.

Duartrokitjet përfundojnë !Medaljet mbulohen me pluhur!Fituesit harrohen shpejt!

Tani përgjigju në këto pyetje:

1 – Cilët ishin 3 mësuesit që ndihmuan edukimin tënd?2 – Cilët ishin 3 miqtë që të ndihmuan kur ndjeheshe keq?3 – Cilët ishin njerëzit më të veçantë në jetën tënde?4 – Cilët janë 5 njerëzit të cilëve dëshiron t'ua kushtosh kohën tënde?

Këto janë pyetje në të cilat mund të përgjigjesh.Njerëzit të cilët janë domethënës për jetën tënde nuk janë “më të mirët” e as më të pasurit, ata as që kanë fituar ndonjë shpërblim të madh…

Këta janë njerëz që kanë nevojë për ty, kujdesen për ty, që janë me ty gjithmonë pa marrë parasysh rrethanat..

Mendo për këtë për një çast.Jeta është shumë e shkurtë!Cilit grup i përket ti?

www.markgjeka.piczo.com

Page 5: Lumturia By M.Gj

Më lejo të ta zgjas dorën.Ti nuk je ndër “më të famshmit”, por ndër ata të cilët më bien ndër mend gjithmonë kur duhet t'u dërgoj porosi si kjo…

Jo fort moti,në njërën nga lojërat olimpike, nëntë vrapues, që të gjithë me të meta psiqike apo mendore, qëndronin në startin e garës së vrapimit në 100 metra.U dha shenja dhe gara filloi. Nuk vraponin që të gjithë,por çdokush kishte dëshirë të marrte pjesë dhe të fitonte..

Vraponin nente veta, por një djalosh u rrëzua gjatë vrapimit dhe filloi të qajë.Tetë garuesit tjerë e dëgjuan se si qante. E ngadalësuan hapin dhe u kthyen të shikonin prapa… Pastaj u ndalën dhe u kthyen prapa. Që të gjithë…

Një vajzë me sëmundjen (sindromin) e Downit u ul afër tij, e përqafoi dhe e pyeti: A po ndjehesh tani më mirë?Pastaj që të nëntë garuesit , krah për krah e kaluan vijën e cakut.

Të gjithë shikuesit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën. Por kjo duartrokitje ishte shumë, shumë e gjatë…

www.markgjeka.piczo.com

Page 6: Lumturia By M.Gj

Njerëzit që e kanë shikuar këtë pamje e përmendin edhe sot.Përse?

Sepse dikund thellë në brendinë tonë, të gjithë ne e dijmë se gjëja më e rëndësishme në jetë nuk është vetëm fitorja jonë.

Gjëja më e rëndësishme në këtë jetë është t'u ndihmojmë të tjerëve që të fitojnë. Qoftë edhe nëse duhet ngadalësuar hapin dhe ndryshuar

diçka në garën vetjake..

Nëse ia dërgojmë këtë porosi dikujt, ndoshta do të arrijmë ta ndryshojmë zemrën tonë, ndoshta bile edhe zemrën e dikujt tjetër…

“Kandili nuk e humb ndriçimin nëse ndez kandilin tjetër”

www.markgjeka.piczo.com

Page 7: Lumturia By M.Gj